Top Banner
REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË PROGRAM LËNDOR Fusha: ARTE Lënda: MUZIKA Klasa: 1-9 Kodi: _______ Koordinatore: Majlinda HALA Tiranë, 2012
59

REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

Aug 29, 2019

Download

Documents

hoangnhu
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

REPUBLIKA E SHQIPËRISË

MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS

INSTITUTI I ZHVILLIMIT TË ARSIMIT

KURRIKULA KOMBËTARE E ARSIMIT BAZË

PROGRAM LËNDOR

Fusha: ARTE

Lënda: MUZIKA

Klasa: 1-9

Kodi: _______

Koordinatore:

Majlinda HALA

Tiranë, 2012

Page 2: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

2

MUZIKË

GRUPI I PUNËS:

Petrit MALAJ

Besnik BISHA

Julika SIMO

Majlinda HALA

Ani THEODHOSI

Fatbardh LEKA

Vjollca PURIQI

Miradie PEPNIKA

Page 3: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

3

MUZIKË

1. TË PËRGJITHSHME

Muzika, si një prej disiplinave artistike brenda fushës së Arteve, është pjesë e

rëndësishme e përvojës njerëzore, që bashkëpunon me disiplinat e tjera artistike.

Shumëllojshmëritë e kërkesave dhe veprimtarive muzikore, siç janë: kënga, shkrimi i notave dhe

elementeve të tjera muzikore, dëgjimi i pjesëve muzikore, luajtja në instrumente të ndryshme

ritmike ORF, në fyell etj., të paraqitura në këtë program, i përgjigjen objektivit për zhvillimin e

muzikalitetit të fëmijëve. Njohja dhe zbatimi i përmbajtjeve në lëndën e muzikës sigurojnë

mundësinë për zbatimin e një kurrikule kombëtare të arsimit bazë 1-9, duke krijuar mundësinë që

nxënësit të jenë të suksesshëm në këtë disiplinë artistike.

Objekti i studimit të Muzikës në arsimin bazë janë dukuritë, proceset dhe çështjet që i

përkasin muzikës, duke vërtetuar ligjshmërinë e tyre, si dhe duke shpjeguar mënyrat e

interpretimit dhe ndërtimit të tyre, gjë e cila çon drejt realizimit të një procesi të suksesshëm të

mësimit të muzikës.

Ky program në arsimin bazë ka për qëllim: Të edukojë nxënësit nga pikëpamja muzikore,

duke i orientuar ata me kreativitet drejt kuptimit të vlerave muzikore dhe veçorive të ligjërimit

muzikor nga më e thjeshta te më e ndërlikuara, drejt marrjes pjesë dhe interpretimit në

veprimtaritë muzikore individuale dhe në grup, drejt formimit dhe krijimit të një qëndrimi artistik

në njohjen me muzikën shqiptare dhe atë botërore, përmes formave dhe gjinive të ndryshme

muzikore.

2. SYNIMET E PROGRAMIT SIPAS CIKLEVE DHE NËNCIKLEVE

KLASAT 1-3

Në fund të klasës së tretë, nxënësit duhet:

të zbulojnë ritmin në mjedis dhe në muzikë;

të përjetojnë ritmin në mjedis dhe në muzikë, duke provuar modele të ndryshme ritmike;

të përshkruajnë karakteristikat e tingujve nga natyra, duke i përcaktuar ato;

të demonstrojnë njohjen e ritmeve me dy dhe tri goditje;

Page 4: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

4

MUZIKË

të këndojnë këngë dhe lojëra didaktike për fëmijë, këngë popullore, të përshtatshme për nga

karakteri, përmbajtja e shtrirja, me dhe pa shoqërim instrumental;

të formojnë kulturën vokale, duke respektuar kërkesat e këndimit: pozicioni, frymëmarrja,

artikulimi i fjalëve etj.);

të luajnë në instrumente ritmike, duke shoqëruar këngë dhe lojëra muzikore;

të demonstrojnë krijimin e modeleve ritmike përmes ligjërimit të vargjeve, lëvizjeve dhe

shoqërimit në instrumentet ritmike;

t’u përgjigjen këngëve apo lojërave muzikore përmes shoqërimit me lëvizje trupore, me

shuplaka apo instrumente me goditje;

të komentojnë me fjalë të thjeshta muzikën që këndojnë, luajnë dhe dëgjojnë.

KLASAT 4-6

Në fund të klasës së gjashtë, nxënësit duhet:

të njohin dhe të përdorin shkrimin muzikor, duke krijuar përmes tyre;

të kuptojnë ndryshimet muzikore që ndodhin gjatë dëgjimit të një pjese vokale apo

instrumentale: shpejtësia (tempi), karakteri, ngjyrimi i zërit dhe i instrumenteve;

të dallojnë, gjatë dëgjimit, llojin e muzikës për fëmijë, popullore, klasike etj.;

të dallojnë masat ritmike me dy, tre dhe me katër goditje, përmes shembujve të ndryshëm

ritmikë dhe melodikë;

të këndojnë këngë dhe lojëra muzikore për fëmijë, didaktike, të kultivuara dhe popullore, të

përshtatshme për nga karakteri, përmbajtja, shtrirja, me dhe pa shoqërim instrumental;

të formojnë kulturën vokale, duke respektuar kërkesat e të kënduarit bukur dhe korrekt

(pozicioni, frymëmarrja, artikulimi i fjalëve etj.);

të luajnë në fyell ushtrime dhe pjesë shumë të thjeshta për fëmijë;

të krijojnë ushtrime ritmike apo melodike në kohët e thjeshta, masat 2-3-4-kohore;

të krijojnë, të shpjegojnë dhe të vlerësojnë krijimet muzikore të vetat apo të të tjerëve.

Page 5: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

5

MUZIKË

KLASAT 7-9

Në fund të klasës së nëntë, nxënësit duhet:

të kuptojnë kohët e përbëra dhe të përziera, përmes shembujve ritmikë dhe melodikë;

të kuptojnë notën dhe pushimin 1/8 dhe 1/16;

të njohin dhe të kuptojnë përdorimin e intervaleve dhe të shenjave të shartimit në muzikë;

të zbatojnë masën e paplotësuar, lidhjen vlerëse dhe shprehëse, koronën, sinkopën në

shembujt muzikorë;

të demonstrojnë dallimin e formave të thjeshta muzikore A-B; A-B-A dhe të dëgjojnë pjesë

të ndryshme vokale, instrumentale, vokale-instrumentale në këto forma;

të bëjnë dallimin e orkestrave: bandë, ansambël dhome, orkestër simfonike, përmes dëgjimit;

të luajnë në fyell ushtrime në kohët e mësuara;

të këndojnë

o këngë tematike për fëmijë (të rinj),

o këngë popullore,

o këngë të huaja,

o pjesë të vogla (me një ose dy zëra);

të këndojnë kanone me dy zëra;

të flasin për zhvillimin e muzikës popullore shqiptare, këngët, vallet dhe muzika

instrumentale;

të shpjegojnë zhvillimin e muzikës së kultivuar shqiptare, duke renditur disa nga

përfaqësuesit kryesorë;

të njohin zhvillimin dhe rolin e kulturës muzikore1 shqiptare dhe botërore dhe të veprave

artistike, të krijuara në kontekste të ndryshme sociale, politike, fetare dhe kulturore nga

artistë të ndryshëm;

1 Njohja me zhvillimin e kulturës muzikore DUHET të jetë shumë e thjeshtë dhe të zërë shumë pak rreshta. Jeta e

kompozitorëve, që mund të jenë të shumtë në numër, do të jetë shumë e reduktuar. Do të sillen në vëmendje kompozitorët dhe veprat më të spikatura të zhvillimit të kulturës muzikore. Kjo gjë vlen edhe për muzikën shqiptare. Hollësirat që i përkasin zhvillimit të përgjithshëm historik - muzikor, plotësohen me hollësitë përkatëse në gjimnaz.

Page 6: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

6

MUZIKË

të njohin zhvillimin e muzikës moderne përmes rrymave bluz, xhaz, rok;

të krijojnë melodi mbi një ritëm të caktuar, mbi vargje, apo elemente të tjera krijuese

3. KËRKESA PËR ZBATIMIN E PROGRAMIT TË MUZIKËS 1-9

Programi i Muzikës është dokument zyrtar, pjesë e tërësisë së dokumenteve zyrtare për

arsimin bazë. Dokumentet e tjera kryesore janë Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar

dhe standardet e fushës së arteve, ku lënda e muzikës bën pjesë. Hartimi i programit është

mbështetur te Korniza Kurrikulare dhe te standardet e fushës. Për të siguruar përdorimin sa më të

mirë të programit, është e vlefshme njohja me dokumentet e lartpërmendura.

Fusha e Arteve në arsimin bazë zhvillohet në mënyrë të plotë për sa u përket kohës,

përmbajtjes, strukturës dhe lëndëve, të cilat janë: arti pamor, muzika, kërcimi dhe teatri.

Muzika në arsimin fillor studiohet në 210 orë mësimore dhe në arsimin e mesëm të ulët

studiohet në 105 orë mësimore. Programi i Muzikës organizohet sipas linjave dhe nënlinjave të

përmbajtjes dhe për çdo linjë shënohen objektivat, që materializojnë njohuri muzikore, aftësi dhe

qëndrime që pritet të fitojnë nxënësit gjatë realizimit të këtij programi. Linjat që do të

përshkruajnë lëndën e Muzikës, janë: 1) Dëgjimi muzikor; 2) Kënga dhe instrumenti; 3) Krijimi

dhe reflektimi. Raporti i vëllimit midis njohurive dhe veprimtarive në lëndën e muzikës është

afërsisht 50 me 50.

Shkrirja e orëve për çdo linjë apo nënlinjë të programit gjatë procesit mësimor do të

zhvillohet nga vetë mësuesit, si ta shikojnë ata të arsyeshme, duke zhvilluar njohuritë

përmbajtjesore në veprimtari të përbashkëta muzikore. Për shembull: nënlinja e këndimit dhe ajo

e luajtjes në instrument zhvillohen bashkë (edhe pse orët janë të ndara), pasi nxënësit mund të

këndojnë dhe të shoqërojnë me instrumente ritmike dhe ORF këngët dhe lojërat muzikore, duke

ndërthurur njohuritë dhe aftësitë për këngën dhe instrumentin.

Përdorues të këtij programi do të jenë të gjithë aktorët që marrin pjesë drejtpërdrejt ose jo

në arsim: specialistët e arsimit bazë dhe më tej, mësuesit, autorët e teksteve, prindërit etj.

Zbatimi i programit të bëhet duke respektuar parimet e barazisë gjinore, etnike, kulturore,

racore dhe fetare.

Page 7: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

7

MUZIKË

Objektivat e programit

Objektivat e programit janë për të gjithë nxënësit. Kjo do të thotë se të gjithë nxënësve

duhet t’u jepet mundësia që të nxënë çka përshkruhet tek objektivat. Realizimi i objektivave në

linja, tema (njësi mësimore) dhe renditja e tyre është zgjedhje e lirë e zbatuesit të programit. Orët

e sugjeruara të nënlinjës “Luajmë në instrument” në ciklin 1-3, mund të realizohen në mënyrë të

integruar me nënlinjën “Këndojmë”, ku nxënësit mund të këndojnë dhe të shoqërojnë veten e

tyre, apo grupin ku ata këndojnë, me instrumente ritmike me goditje.

P. sh., objektivi “Shoqërojnë me mjete trupore ose instrumente me goditje këngët dhe

lojërat muzikore”, kërkon që mësimdhënësit të bashkojnë orën e këngës me atë të instrumentit

gjatë procesit mësimor, por kjo gjë nuk vlen për autorët e tekstit.

Një objektiv i përmbajtjes lëndore përmbushet në nivele të ndryshme nga nxënës të

ndryshëm. Mësuesit dhe autorët e materialeve mësimore duhet të mbulojnë të gjithë gamën e

niveleve të nxënësve. P. sh., në linjën “Dëgjimi muzikor” dhe nënlinjën “Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi muzikës” në ciklin 1-3, objektivi “Nxënësit zbulojnë dhe shpjegojnë me fjalë të

thjeshta karakteristikat dhe ndryshimet e tingujve që dëgjojnë në jetën e përditshme”, bie fjala:

zëri i zogut dhe zëri i luanit (ndryshimet),

zëri i gruas dhe zëri i burrit (ndryshimet),

tingulli i violinës dhe i kontrabasit (ndryshimet),

kërkon që të gjithë nxënësve t’u jepet mundësia për të zbuluar dhe shpjeguar karakteristikat e

tingujve që dëgjojnë në mënyrë të sigurt, por jo nga të gjithë do të pretendohet i njëjti nivel i

shpjegimit të këtyre karakteristikave.

Në linjën “Dëgjimi muzikor” dhe nënlinjën “Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës” në ciklin 7-9,

objektivi: “Të njohin llojet e orkestrave: bandë, ansambël dhome, orkestër simfonike dhe

dëgjojnë pjesë instrumentale dhe vokale, të ekzekutuara nga ato” kërkon që të gjithë nxënësve

t’u jepet mundësia për të dalluar llojet e orkestrave, por jo nga të gjithë do të pretendohet i njëjti

nivel i shpjegimit të këtyre llojeve të tyre.

Page 8: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

8

MUZIKË

Orët mësimore

Programi i muzikës është strukturuar në linja dhe nënlinja që vijnë njëra pas tjetrës.

Shpërndarja e orëve të sugjeruara do të jepet në çdo linjë të programit të detajuar.

Në programin e lëndës së muzikës, afërsisht 50% e totalit të orëve mësimore është për

shtjellimin e njohurive të reja lëndore dhe 50% e tyre është për përpunimin e njohurive (gjatë

vitit dhe në fund të vitit shkollor).

Përpunimi i njohurive

Përpunimi i njohurive përmban:

përsëritjen brenda një linje të njohurive-bazë të tij (konceptet themelore);

integrimin e njohurive të reja të një linje me njohuritë e linjave apo nënlinjave

paraardhëse;

integrimin e njohurive të reja me njohuritë e lëndëve të tjera brenda fushës së arteve ose

me fusha të tjera të të nxënit (ndonëse këto integrime do të përshkojnë zhvillimin e çdo

ore mësimore; gjatë përpunimit i duhet kushtuar kohë e posaçme);

testimin e njohurive-bazë;

përsëritjen vjetore (pavarësisht nga ndarja në linja dhe në blloqe tematike, lënda duhet

parë si një e tërë);

testimin vjetor (nuk është i detyruar).

4. INTEGRIMI DHE LIDHJA NDËRLËNDORE

Qasjet ndërlëndore në këtë lëndë nënkuptojnë marrëdhënien reciproke midis dy ose më

shumë lëndëve brenda një fushe apo edhe me fusha të tjera të nxëni. Muzika është e lidhur me

lëndët brenda fushës së saj, por edhe me fusha të tjera të nxëni në kurrikul. Elementet muzikore,

melodia, ritmi, harmonia, dinamika, tempi etj., lidhen shumë mirë me disiplinat e tjera artistike,

si Kërcimin, Artin pamor, Teatrin, por edhe me Matematikën, Gjuhën shqipe dhe letersinë, si dhe

Shkencat shoqërore. Kështu që në arsimin fillor, mësuesit përmes mësimit të shumë përmbajtjeve

Page 9: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

9

MUZIKË

mësimore, duhet t’u japin mundësinë fëmijëve të konsolidojnë përvojat që ata kanë krijuar dhe

që i sjellin në klasë, duke i pasuruar dhe duke u dhënë drejtim të mëtejshëm këtyre përvojave.

Më poshtë paraqiten disa lidhje ndërlëndore të muzikës me lëndë të tjera, të para përmes

objektivave të njohurive:

MUZIKA SHKENCAT NATYRORE

Karakteristikat e tingujve muzikorë:

intensiteti, lartësia, gjatësia.

Karakteristikat e valëve të tingujve

përfshirë amplitudën, frekuencën, valët e

gjata etj.

MUZIKA MATEMATIKA

Lidhja e gjatësisë së një tingulli me ritmin,

duke i shprehur përmes shprehjeve: 2/4, ¾,

4/ 4 etj.

Numrat – gjysma është më shumë se ... ose

¼; ose hapësirë e barabartë ose intervalet.

MUZIKA SHKENCAT SHOQËRORE

Tematikat e këngëve dhe elementet përbërëse

të pjesëve muzikore shpeshherë reflektojnë

ndikimet që kanë pasur në kulturën muzikore

dukuritë sociale, ngjarjet historike, veçoritë

klimaterike dhe burimet natyrore.

Modelet e mënyrës së jetesës së njerëzve

janë zhvilluar sipas tipareve të mjedisit dhe

vendit ku ata kanë jetuar, duke u bërë

frymëzim edhe për tematika të ndryshme

artistike (muzikore).

MUZIKA ARTI PAMOR

Muzika shpreh idetë përmes kombinimit të

tingujve, timbrit, regjistrave, pra elementeve

muzikore.

Arti pamor shpreh idetë përmes

kombinimit të ngjyrave, vijave dhe

formave, pra elementeve të artit.

5. METODOLOGJITË E MËSIMDHËNIES

Organizimi i mirë i procesit të mësimit të muzikës do të thotë që fëmijët të vendosen në

situata konkrete dhe praktike ku ata përjetojnë dhe provojnë vetë dukuritë dhe fenomenet

muzikore. Kjo arrihet vetëm nëpërmjet një motivimi të drejtë dhe përkundrejt një objektivi të

caktuar mësimor. Mësimdhënia muzikore, për nga vetë natyra, nënkupton një veprimtari

Page 10: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

10

MUZIKË

emocionale dhe fizike jo gjithmonë të vetëdijshme për fëmijët. Çdo përmbajtje mësimore

muzikore është e pëlqyeshme dhe krijon emocione, kur nxënësit drejtohen drejt një veprimtarie

në mënyrë të vetëdijshme, çka u mundëson atyre shprehjen e potencialit të tyre

intelektual/muzikor në shumë aspekte.

Disa komponentë shumë të rëndësishëm, që ndihmojnë në formimin e kulturës muzikore

të fëmijëve dhe që duhet të merren parasysh nga mësuesit gjatë punës së tyre, janë:

Muzika, si komponent i edukimit estetik. Si e tillë, muzika ndihmon në edukimin estetik, sepse

zhvillon muzikalitetin te fëmijët dhe u jep mundësi atyre:

të përjetojnë dhe të kuptojnë të bukurën në muzikë;

të ndiejnë karakterin e një muzike, kur e dëgjojnë.

Muzika, si komponent i formimit edukativ dhe social. Nëpërmjet veprimtarive të

përbashkëta, siç janë: të kënduarit në grup, loja në instrument, kërcimi etj., nxënësit koordinojnë

veprimet me njëri-tjetrin, duke krijuar kështu raporte shoqërore. Në këtë mënyrë ata fillojnë të

gërshetojnë punën dhe përgjegjësinë vetjake me atë që është e përbashkët, p.sh.: puna në grup

(kor) zhvillon rregullin, ku veprimtaria e çdo nxënësi (këndimi) zhvillohet me kërkesat e të bërit

muzikë në mënyrë të përbashkët. Ky aktivitet bëhet i pëlqyeshëm kur të gjithë zërat këndojnë në

harmoni me njëri-tjetrin. Aspekti edukativ i muzikës mund të vihet re edhe në përmbajtjen e

teksteve të këngëve, siç janë ato me karakter atdhetar, shoqëror, familjar, nga natyra etj.

Muzika si komponent i proceseve psikologjike. Nëpërmjet përjetimit dhe njohjes me

muzikën, në mënyrë të vetëdijshme nxiten një sërë procesesh psikike. Format e ndryshme të

punës gjatë edukimit muzikor zhvillojnë vëmendjen herë në ritëm dhe herë në melodi, dhe pastaj

tek të dyja bashkë. Nxitja e të shprehurit dhe krijimeve muzikore përmes improvizimeve

muzikore ndikon në imagjinatën krijuese të fëmijëve. Dëgjimi i muzikës i bën fëmijët më të

ndjeshëm, më të drejtpërdrejtë në përjetimin e pjesë muzikore, u jep kuptimin e së bukurës

muzikore etj.

Muzika si komponent i zhvillimit fizik. Si e tillë, muzika nxit proceset psikike dhe

njëkohësisht edhe proceset fizike, sepse ato janë të ndërlidhura dhe të kushtëzuara. Muzika

Page 11: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

11

MUZIKË

ndikon në gjithë qenien fizike të njeriut përmes lëvizjeve, frymëmarrjes dhe qarkullimit të gjakut.

Këndimi zhvillon aparatin e këndimit dhe të gjitha organet marrin pjesë njëkohësisht gjatë të

kënduarit dhe funksionojnë në mënyrë të sinkronizuar. Lidhjet e muzikës me lëvizjet janë të

thella dhe shumëfish të lidhura. Lëvizjet dhe kombinimi i tyre me muzikën janë: më të gjalla, më

të organizuara, më plastike, emocionale. Lojërat muzikore dhe kërcimet e ndryshme ndihmojnë

dhe zhvillojnë në mënyrë harmonike ritmin. Zhvillimi shpirtëror dhe fizik i fëmijëve përmes

lëvizjeve sjell gëzimin dhe ndjenjën e kënaqësisë te fëmijët dhe shton gjallërinë fizike të tyre.

Planifikimi i mirë i përmbajtjeve mësimore përmes veprimtarive muzikore, si këndimi

dhe luajtja në instrument, dëgjimi dhe krijimi, çon mësuesit drejt suksesit të procesit. Vëzhgimi,

eksperimentimi, krijimi apo biseda janë forma shumë të mira për të zbuluar dukuritë muzikore

dhe shumë të rëndësishme gjatë punës së mësuesit. Trajtimi i dukurive muzikore në punën

praktike të mësuesit duhet të realizohet duke iu përmbajtur parimit kryesor të njohjes në muzikë

dhe në art, që është përjetimi. Çdo dukuri, duke filluar nga ajo më e thjeshta, duhet përjetuar

emocionalisht e pastaj të arrihet njohja e vetëdijshme për të përfunduar në interpretim të

vetëdijshëm. Kjo është një procedurë metodike muzikore, ku përvetësimi i dukurive muzikore

mbështetet në përjetimin dëgjimor dhe emocional, çka nënkupton që edhe në momentin e

ushtrimit të aftësive dhe shprehive muzikore qëndron emocioni si proces nismëtar, mbi të cilin

njohuritë duhet të ushtrohen dhe të përvetësohen. Çdo njohuri në përmbajtjen e kësaj lënde është

sistemuar në mënyrë shkencore dhe metodike, ndihmon në racionalizimin dhe lidhjen logjike të

çështjeve, pasi çdo dukuri muzikore është trajtuar përgjatë harkut që ka të bëjë me përjetimin,

njohjen dhe zbatimin praktik.

Edukimi me ritmin jepet përmes shembujve ritmikë (ose onomatopeve ritmike), lëvizjeve

ritmike, ligjërimit ritmik të përmbajtjeve të thjeshta dhe përkatëse poetike, luajtjes me

instrumente ritmike, si dhe konkretizimit të gërshetuar të shembujve audio-vizualë të formave të

ndryshme ritmike. Në klasat e mëvonshme fillon njohja konkrete me notat muzikore, shkrimin

muzikor etj. Edukimi i ndjenjës melodike duhet të bazohet, së pari, te kënga dhe përkatësisht te

këndimi. Pra, një nga procedurat që duhet të ndjekin mësuesit, është të kënduarit me vesh, gjë e

cila bëhet bazë për zhvillimin e aftësisë së këndimit dhe në klasat e mëvonshme edhe me nota.

Kultivimi i zërit është pjesë shumë e rëndësishme e edukimit muzikor. Këndimi solo dhe në grup

(kor) duhet të jetë forma artistike interpretuese gjatë procesit mësimor. Në klasat 1-3, nxënësve u

mësohen këngë mjaft të thjeshta, që lidhen me botën e fëmijëve, me natyrën, me jetën e tyre të

Page 12: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

12

MUZIKË

përditshme, me imagjinatën dhe ëndrrat e tyre, apo këngë lojë popullore, të cilat janë të stilizuara

dhe të përshtatshme nga ana edukative. Ndërsa në klasat e mëvonshme rritet gama e tematikave

të këngëve. Luajtja me vegla, sidomos me ato ritmike, zbatohet në shoqërimin e këngëve ose e

lidhur me lëvizjen dhe vallëzimin. Njohja dhe luajtja me instrumentin e fyellit fillon në arsimin

fillor dhe vazhdon gradualisht në klasat e tjera. Dëgjimi muzikor është një linjë mjaft e

rëndësishme krahas këndimit dhe krijimit, prandaj trajtohet me shumë kujdes dhe zë një vend

shumë të rëndësishëm në program.

Vlera artistike e veprave të përzgjedhura për dëgjim, si dhe shpjegimi i tyre për nivelin e

nxënësve, është shumë e rëndësishme për t’u mbajtur parasysh nga mësuesit dhe autorët e

teksteve. Përjetimi i veprës muzikore është më i fuqishëm se çdo shpjegim paraprak. Përjetimi

dhe njohja më e thellë e veprës nëpërmjet dëgjimit zhvillohet edhe përmes vëmendjes së

përqendruar te forma e veprës muzikore. Forma muzikore, si forcë integruese e elementeve

shprehëse muzikore, ndikon në përjetimin dhe kuptimin e kompozimit të veprës. Çdo përmbajtje

mësimore muzikore është e pëlqyeshme dhe krijon emocione kur nxënësit drejtohen drejt një

veprimtarie në mënyrë të vetëdijshme, gjë e cila u mundëson atyre shprehjen e potencialit të tyre

intelektual/muzikor në shumë aspekte. Gërshetimi i njohurive, i aftësive dhe i qëndrimeve i bën

ata të jenë të suksesshëm në veprimtaritë muzikore, p.sh., dëgjimi i muzikës popullore nga

Shqipëria e Jugut, e Mesme dhe e Veriut dhe përshkrimi i karakteristikave të saj, i njeh nxënësit

me muzikën dhe trevën nga ajo vjen, i ndihmon ata të interpretojnë llojin e muzikës që ata

dëgjojnë dhe i aftëson të bëjnë krahasime duke e bërë kështu procesin të vetëdijshëm nga

nxënësit. Me një planifikim të mirë, veprimtaritë muzikore që do të realizohen nga nxënësit në

ciklin 7-9, duhet të jenë në përputhje me përmbajtjet mësimore.

Instrumentet dhe mjetet mësimore përkatëse që do të ndihmojnë në zbatimin me sukses të

mësimit, duhet të jenë: instrumentet ritmike dhe melodike, mjetet auditive, vizuale, lëvizore, të

simboleve, audio-vizuale. Të gjitha këto, nëpërmjet shqisave, ndikojnë në proceset shoqërizuese

dhe estetike, si dhe në vetëdijen muzikore të nxënësve.

6. METODAT E VLERËSIMIT TË ARRITJEVE

Vlerësimi i nxënësit përshkon gjithë procesin mësimor dhe i shërben përmirësimit të këtij

procesi. Vlerësimi i nxënësit nuk ka për qëllim të vetëm vendosjen e notës dhe as nuk përfundon

Page 13: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

13

MUZIKË

me vendosjen e saj. Në muzikë, ndryshe nga lëndët e tjera, përjetimi individual, interpretimi që e

dallon nga të tjerët, krijimi i përfytyrimeve, në njëfarë mënyre nuk mund të maten me testime.

Por elemente të tjera, që mund të provohen dhe kontrollojnë njohuritë përmes testimit, ka dhe

mund të përfshihen. Testi në edukimin muzikor përfshihet vetëm si një formë plotësuese për

vlerësimin e nxënësve, pasi vetëm ndërveprimi i drejtpërdrejtë muzikor me nxënës-mësues është

baza e vlerësimit të tyre.

Vlerësimi mbështetet tërësisht në objektivat e programit lëndor dhe mësuesit nuk kanë të

drejtë të vlerësojnë nxënësit për ata objektiva që nuk përshkruhen në program.

Objektiv i vlerësimit nuk janë vetëm njohuritë dhe aftësitë, por edhe qëndrimet e

nxënësve, si qëndrimet etiko-sociale, në përgjithësi, dhe ato të bashkëpunimit me të tjerët, në

veçanti. Mësuesit zhvillojnë vetë dhe në bashkëpunim me nxënësit larmi mënyrash vlerësimi, që

kanë të bëjnë me dëgjimin dhe riprodhimin e dukurive muzikore (në klasat 1-3) apo me shkrimin

dhe krijimin përmes ritmeve muzikore, notave muzikore dhe përdorimit të elementeve muzikore

(në klasat 4-6) etj. Vlerësimi i nxënësve në këtë lëndë duhet të bëhet përmes përfundimeve që

arrin nxënësi gjatë procesit mësimor, vetëm ose në grup, nga veprimtaria praktike, d.m.th.,

përmes të kënduarit, të luajturit, të dëgjuarit, të analizuarit të pjesëve muzikore etj. Vlerësimi

bëhet në atë çfarë nxënësi ka përvetësuar dhe është i aftë të bëjë.

Vlerësimi mund të bëhet individual ose në grup, në klasë ose jashtë saj. Nxënësit

vlerësohen me notë, ndërsa demonstrojnë arritjet nëpërmjet veprimtarive e produkteve të

ndryshme, si p.sh.:

Cikli 1-3: Të dallojnë e të reagojnë saktë dhe menjëherë ndaj dukurive melodike, p.sh.: të

tingujve që dëgjojnë dhe riprodhojnë.

Cikli 4-6: Të klasifikojnë saktë përmes dëgjimit timbrin e instrumenteve muzikore, si:

instrumentet e harqeve (violina), instrumentet me goditje (piano), instrumentet me frymë

(klarineta), instrumentet elektrike (kitara) etj.;

Cikli 7-9: Të krijojnë në kohët 5/8, 7/8, 9/8 me vlera dhe pushime notash, melodike dhe

ritmike, duke i lexuar dhe kënduar ato.

Mësuesit nuk janë të detyruat të vlerësojnë nxënësit me notë në çdo orë mësimore dhe

vendosin nota në regjistër për secilën orë mësimore. Ata duhet të vlerësojnë me notë, duke ua

bërë të qartë nxënësve që në fillim qëllimin e vlerësimit dhe kriteret e tij.

Page 14: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

14

MUZIKË

Portofoli i nxënësit, si një mundësi vlerësimi e vetëvlerësimi, është një koleksion i

punimeve përgjatë vitit shkollor në muzikë. Ai mund të përmbajë krijime të thjeshta, detyra

tematike (ese), organizime dhe projekte kurrikulare, prodhime të ndryshme të CD-ve e DVD-ve

në dobi të veprimtarive të ndryshme shkollore, produkte të veprimtarive kurrikulare etj.

7. OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA e 1-rë

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

1 Linja: Dëgjimi muzikor 8 orë

Nënlinja: Zbulojmë ritmin dhe tingujt 5 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 3 orë

Linja: Kënga dhe instrumenti 24 orë

Nënlinja: Këndojmë këngë dhe lojëra muzikore 21 orë

Nënlinja: Luajmë në instrument 3 orë

Linja: Krijimi dhe reflektimi 3 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 3 orë

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 8 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën përmes dukurive ritmike dhe

melodike, të cilat zbulohen nga mjedisi apo muzika dhe përjetohen e zbatohen në formë

konkrete. Gjithashtu, kjo linjë, përveçse zhvillon ndjenjën ritmike dhe melodike përmes

dukurive muzikore, kërkon të zhvillojë te nxënësit aftësinë për të shpjeguar këto dukuri, përmes

mjeteve shprehëse muzikore me fjalë të thjeshta.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Zbulojmë ritmin

dhe tingujt

(5 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të identifikojnë nëpërmjet dëgjimit (CD),

duke identifikuar tingujt e krijuar nga

burime të ndryshme, p.sh.:

- shiu kur bie,

Tingull

Instrument

Zë vokal

Zë fëmije

Zë të rrituri

Trekëndëshi

Page 15: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

15

MUZIKË

- bubullimat,

- era kur fëshfërin,

- boritë e makinave,

- qentë kur lehin,

- kukuvajka,

- foshnjat kur qajnë,

- macja kur mjaullin,

- lumi kur rrjedh qetë,

- çaf-çuf (lokomotiva),

- trak-trok (hapi i kalit),

- quak-quak (bretkosa,

- tik-tak (ora) etj.

të imitojnë disa prej këtyre tingujve;

të eksperimentojnë mbi tingujt që nxjerrin

instrumentet: trekëndëshi, zilka/këmborë, duke

kuptuar:

- ndryshueshmërinë e tingujve që lëshon

secila prej tyre dhe duke i shpjeguar

ato me fjalët e tyre i lartë, i fortë etj.;

të zbulojnë shembuj të ritmit në mjedisin ku

ata janë, duke kuptuar ndryshueshmërinë e

goditjeve;

të gjejnë shembuj të ritmit në mjedis dhe

t’i imitojnë ata:

- çekani – çak-çak,

- ora – tik-tak etj.;

të dallojnë zërat e fëmijëve nga zërat e të

rriturve në mjedisin e klasës apo të shkollës;

të dallojnë zërin që flet dhe zërin që

këndon, duke shpjeguar me fjalët e tyre

ndryshimin.

Zilka

Këmborë

Ritëm

Page 16: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

16

MUZIKË

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi

muzikës

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të dëgjojnë, duke shpjeguar me fjalë të

thjeshta, karakteristikat dhe ndryshimet e

tingujve që dëgjojnë në jetën e përditshme,

p.sh.:

- zëri i zogut dhe zëri i luanit (ndryshimet),

- zëri i gruas dhe zëri i burrit (ndryshimet),

- tingulli i një instrumenti muzikor, p.sh.,

violinës, dhe i kontrabasit (ndryshimet);

të kuptojnë shpejtësinë në muzikë, duke iu

përgjigjur fragmenteve të shkurtra

muzikore përmes lëvizjeve me hapa

normalë, marshit, apo vrapimit të lehtë ose

të shpejtë (shpejtësinë e muzikës);

të flasin për parapëlqimet e tyre gjatë

fragmenteve të shkurtra muzikore që

dëgjojnë, duke i shpjeguar me fjalë të

thjeshta, p.sh.:

- kjo muzikë është e kërcyeshme dhe e

gëzuar dhe më bën të ndihem...,

- kjo muzikë është e shpejtë dhe dua të...,

- kjo muzikë është e qetë dhe më bën të

krijoj/vizatoj një peizazh.

Dëgjim

Karakteristikë e

tingullit

Fragment

muzikor

Marsh

E shpejtë

E qetë

Page 17: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

17

MUZIKË

LINJA: KËNGA, LOJA DHE INSTRUMENTI

Orë të sugjeruara: 24 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit

dhe të kënduarit me kulturë vokale. Fuqia e zërit, plotësuar me tinguj dhe fjalë, krijon një fuqi

dhe ndjesi emocionale më të madhe te fëmijët. Përmbajtja e këngëve për fëmijë ka një tematikë

të caktuar: himni, atdheu, familja, shoqëria, këngët patriotike, festat e ndryshme etj., si dhe

këngë, lojë muzikore dhe popullore. Këto këngë dhe lojëra mësohen në 1 orë dhe në disa raste

në 2 orë, kur janë të vështira. Ato janë didaktike dhe kanë vlera artistike muzikore – poetike, të

cilat edukojnë për një qëllim të caktuar, ndaj dhe tematika e tyre është e detyrueshme. Këngët

duhet të jenë të thjeshta për nga shtrirja e zërit, melodia dhe ritmi.

Kjo linjë ka si qëllim edhe njohjen me instrumentet trupore dhe me goditje, të cilat do të jenë

pjesë e shoqërimit të këngëve dhe muzikës që nxënësit këndojnë, vallëzojnë dhe luajnë.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë dhe

lojëra

muzikore/popullore

(21 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të njohin rregullat e qëndrimit të

trupit gjatë të kënduarit dhe t’i

zbatojnë ato;

të këndojnë këngë me tematika të

caktuara fëminore (atdheu,

familja, natyra, shoqëria, shkolla

etj.), që i kanë mësuar në kopsht,

apo i kanë dëgjuar nga TV,

radioja, festivalet për fëmijë etj.,

të thjeshta për fëmijë 2/4, ¾, 4/4

të thjeshta për nga shtrirja e

zërit, melodia dhe ritmi;

të këndojnë dhe të luajnë këngë

dhe këngë-lojë për fëmijë

popullore;

të këndojnë këngë për fëmijë solo

dhe në grup;

Këndim

Rregulla të

këndimit

Këngë

Lojëra muzikore

Solo

Grup

Shoqërim

Instrument

Mjet trupor

Page 18: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

18

MUZIKË

të këndojnë lojërat muzikore dhe

t’i shoqërojnë ato me mjete

trupore (duartrokitje);

të këndojnë lojërat muzikore dhe

t’i shoqërojnë ato me vegla

ritmike (zilka, trekëndësh);

të këndojnë dhe të shoqërojnë

këngët dhe lojërat muzikore, duke

ndërthurur muzikën me lëvizjen.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Luajmë në instrument

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të njohin mjetet trupore:

shuplakat, fishkëllimat, rrahjen e

gjunjëve etj.;

të krijojnë modele ritmike të

rastësishme përmes duartrokitjeve

me shuplaka;

të njohin disa instrumente me

goditje (trekëndëshi,

zilka/këmborë);

të bëjnë lidhjen midis emrit të

instrumentit dhe figurës së tij;

të shoqërojnë këngët dhe lojërat

muzikore me mjetet trupore apo

instrumente me goditje.

Mjet trupor

Shuplakë

Fishkëllimë

Model ritmik

Trekëndëshi

Zilkë

Këmborë

Page 19: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

19

MUZIKË

LINJA: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 3 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën përmes dukurive ritmike

dhe melodike, të cilat përjetohen dhe zhvillohen në formë konkrete përmes dëgjimit. Gjithashtu,

kjo linjë, përveçse zhvillon ndjenjën ritmike dhe melodike përmes dukurive muzikore, kërkon

të zhvillojë te nxënësit aftësinë për të përjetuar dhe kuptuar dukuritë muzikore me fjalë të

thjeshta.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të gjejnë dhe të shpjegojnë

shumëllojshmëri burimesh tingëllore,

duke i imituar dhe duke i përdorur ato,

p.sh.:

- nga natyra,

- zëri i njeriut,

- tingëllimi i instrumenteve me goditje të

prodhuara vetë në shtëpi apo klasë,

- tingëllimi i mjeteve trupore (trokitje e

trupit, të duarve, të këmbëve,

fishkëllima);

të improvizojnë, në përshtatje me ritmin

dhe melodinë, lëvizje të ndryshme

trupore;

të shpikin/krijojnë modele të thjeshta

ritmike dhe melodike, duke përdorur

zërin, objekte të ndryshme që prodhojnë

ritëm, instrumentet me goditje, mjetet

trupore;

të regjistrojnë krijimet e tyre muzikore

(imitime, këngë etj.) në magnetofonin e

Burim tingëllor

Instrument me

goditje

Mjete trupore

Ritëm

Melodi

Regjistrim

muzikor

Page 20: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

20

MUZIKË

klasës, shkollës;

të komentojnë me fjalë të thjeshta

muzikën apo këngët që dëgjojnë (shpejt,

ngadalë, rëndë, ëmbël).

OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA E 2-TË

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

2 Linja: Dëgjimi muzikor 8 orë

Nënlinja: Zbulojmë ritmin dhe tingujt 5 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 3 orë

Linja: Kënga dhe instrumenti 24 orë

Nënlinja: Këndojmë këngë dhe lojëra muzikore 21 orë

Nënlinja: Luajmë në instrument 3 orë

Linja: Krijimi dhe reflektimi 3 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 3 orë

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 8 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin e nxënësve me muzikën përmes dukurive

ritmike dhe melodike, të cilat zbulohen në mjedis. Karakteristikat e tingujve dhe burimet e tyre,

karakteristikat e zërave do të jenë pjesë e përmbajtjes së kësaj linje.

Kuptimi dhe zbatimi i karakteristikave të mësipërme nga vetë nxënësit është pjesë e pandashme

e procesit të dëgjimit muzikor.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Zbulojmë ritmin dhe

tingujt

(5 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të përshkruajnë karakteristikat e

zërave të burrave, grave dhe

Karakteristikat e

zërit: (i fortë, i

butë, i shkurtër,

ëmbël, i thatë, i

Page 21: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

21

MUZIKË

fëmijëve, duke i shprehur ato me

fjalë të thjeshta, p. sh.: mësuese X e

ka zërin shumë të ëmbël, ndërsa

mësues Y e ka zërin më të fortë;

Beni e ka zërin më të lartë se zëri i

Mirës;

të këndojnë fragmente shumë të

shkurtra muzikore, duke e përdorur

zërin në mënyra të ndryshme:

- duke pëshpëritur,

- duke thirrur,

- duke fishkëllyer,

- duke folur,

- duke kënduar etj.;

të zbulojnë duke eksperimentuar

mbi tingujt që krijojnë disa

instrumente nga goditja: daullja,

dajrja, duke u shprehur me fjalët e

tyre për ngjyrimin e tingullit që

dëgjojnë;

të identifikojnë shembuj të ritmit

në mjedis dhe më tej, që i përkasin

ritmit me dy goditje, si:

- çaf-çufi i trenit,

- tik-taku i zemrës,

- pulsi i dorës, duke kuptuar që

ato kanë vetëm dy rrahje

(goditje);

të gjejnë fjalë me dy rrokje dhe të

kuptojnë ku bie theksi gjatë

shqiptimit të fjalës;

lartë, ngadalë,

qetë, shpejt)

Mjedis

Objekt

Instrumente:

Daullja (tamburi),

Dajrja

Ritmi me dy

goditje

Theksi

Page 22: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

22

MUZIKË

të dallojnë ritmin në vargjet e një

vjershe, p.sh., modele të fjalëve me

dy rrokje;

të përjetojnë rrahjen ritmike me dy

goditje, p.sh., marsh, duke

rrahur/mbajtur ritmin me dy

goditje, këngë (2/4) (njëri grup

mban ritmin e një kënge me

instrumente me goditje, ndërsa

grupi tjetër këndon këngën) etj.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi muzikës

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të përshkruajnë disa karakteristika

të tingujve që dëgjojnë nga burime

të ndryshme në jetën e përditshme

(i shpejtë, i rëndë, i fortë, i

frikshëm etj.), p.sh.:

- bubullimat janë shumë të forta;

- boritë e makinave janë të

bezdisshme;

- shiu bie shpejt dhe me furi, por

bie dhe qetë e ngadalë;

- ulërima e ujkut – e lartë dhe e

gjatë;

- cicërima – e ëmbël etj.;

të identifikojnë, gjatë dëgjimit,

tingujt shumë të njohur nga natyra,

vokalë dhe instrumentet muzikore,

p.sh.:

- ujku, zogu, bretkosa, lopa –

Dëgjim

Shpejt

Ngadalë

I rëndë

I fortë

Marsh

E gëzuar

E trishtuar

E qetë

Burimi i tingujve:

natyrorë,

njerëzorë

(vokalë),

muzikorë

Page 23: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

23

MUZIKË

tinguj natyrorë;

- zëri i motrës, vëllait, babait,

mamasë, shokëve/shoqeve –

tinguj vokalë ose njerëzorë;

- tingulli i pianos, kitarës,

violinës etj. – tinguj

instrumentesh – muzikorë;

të shpjegojnë në mënyrë të thjeshtë

se çfarë kuptojnë me fjalët i shpejtë

- i ngadaltë në muzikë;

të dëgjojnë fragmente të vogla

muzikore të huaja dhe shqiptare,

ku ata diskutojnë, duke përdorur

fjalë të thjeshta:

- e gëzueshme, e trishtueshme,

marsh etj.;

- e shpejtë, e ngadaltë, e qetë, etj.,

apo nëse muzika këndohet apo

luhet me instrumente.

LINJA: KËNGA/LOJA DHE INSTRUMENTI

Orë të sugjeruara: 24 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit

dhe të një kënduari të saktë në intonacion e ritëm. Zëri i shoqëruar me tinguj dhe fjalë krijon një

fuqi dhe ndjesi më të madhe te fëmijët. Përmbajtjet e këngëve për fëmijë kanë një tematikë të

caktuar: himni, atdheu, familja, shoqëria, këngët patriotike dhe festat e ndryshme etj., si dhe

këngë/lojë muzikore dhe popullore.

Këto këngë dhe lojëra mësohen në 1 orë dhe në disa raste në 2 orë, kur janë të vështira. Ato janë

didaktike dhe kanë vlera artistike muzikore - poetike, të cilat edukojnë për një qëllim të caktuar,

ndaj tematika e tyre është e detyrueshme. Këngët duhet të jenë të thjeshta për nga shtrirja e

zërit, melodia dhe ritmi. Kjo linjë ka si qëllim edhe njohjen me instrumentet trupore, me goditje

dhe ORF, të cilat do të jenë pjesë e shoqërimit të këngëve dhe muzikës që nxënësit këndojnë,

vallëzojnë dhe luajnë.

Page 24: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

24

MUZIKË

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë dhe

zhvillojmë lojëra

muzikore/popullore

(21 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të respektojnë gjatë këndimit

rregullat e të kënduarit;

të këndojnë këngë për fëmijë solo

dhe në grup;

të këndojnë këngë - lojë me

tematika të caktuara (atdheu,

familja, natyra, shoqëria, shkolla

etj.), për fëmijë 2/4, ¾, 4/4 , me

shtrirje Do – Do;

të këndojnë dhe të luajnë këngë –

lojë muzikore dhe popullore për

fëmijë të krahinës ose më tej;

të këndojnë e të shoqërojnë

këngët, lojërat muzikore, duke

ndërthurur muzikën me lëvizjen;

të këndojnë këngë të ndryshme,

duke bërë dallimin e shpejtësisë

në të cilën këndohet kënga apo

kënga-lojë, p.sh.:

- kënga-lojë “Çova një letër

mu në postë”,

- kënga “Tik-tak, një-dy” –

Agron Xhunga,

- kënga “Qengji i vogël”.

Këndim

Rregulla të

qëndrimit

Këngë

Lojëra muzikore

Lojëra popullore

Solo

Në grup

Shoqërim

Instrument/ mjet

trupor

Lëvizje

Shuplaka

Shpejtësi

Page 25: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

25

MUZIKË

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Luajmë në instrument

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të këndojnë lojërat muzikore e

t’i shoqërojnë ato me mjete

trupore (shuplaka), me vegla me

goditje (shkopinj, tambur);

të njohin e të luajnë me

instrumentet e thjeshta ORF me

goditje;

të shoqërojnë këngët me

fishkëllimë;

të përjetojnë përcjelljen ritmike

me dy goditje përmes

duartrokitjeve me shuplaka

(kryesisht me dy goditje);

të luajnë me vegla të thjeshta me

goditje: tamburi, trekëndëshi,

shkopinjtë.

Instrument/ Mjet

trupor

Shuplaka

Fishkëllima

Tamburi

Shkopinj

Trekëndëshi

Ritmi me dy goditje

LINJA: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 3 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën përmes dukurive nga

mjedisi dhe muzika ritmike e melodike, të cilat përjetohen dhe zbatohen në formë konkrete

përmes krijimit dhe reflektimit. Gjithashtu, kjo linjë, përveçse zhvillon ndjenjën ritmike dhe

melodike përmes dukurive nga natyra dhe muzika, kërkon të zhvillojë te nxënësit aftësinë për të

përjetuar dhe kuptuar dukuritë muzikore, duke i shpjeguar ato me fjalë të thjeshta. Improvizimi,

krijimi, përdorimi dhe komentimi i muzikës do të jenë pjesë e rëndësishme për zhvillimin e

kësaj linje.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të improvizojnë, përmes lëvizjeve të

Improvizim

Page 26: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

26

MUZIKË

(3 orë)

ndryshme, në përshtatje me ritmin dhe

melodinë;

t’i përgjigjen muzikës së këngëve apo

lojërave muzikore, përmes lëvizjeve

trupore, shoqërimit me shuplaka dhe

me instrumente me goditje;

të përdorin simbole të thjeshta, për të

krijuar modele të thjeshta (ritmike)

sipas dëshirës me dy goditje;

të flasin për parapëlqimet e tyre

muzikore, duke i shpjeguar ato me

fjalë të thjeshta, p.sh.:

- kjo muzikë është e bukur dhe unë dua

ta dëgjoj vazhdimisht,

- kjo muzikë është e ngadaltë, ndaj dua

të bëj një shëtitje në pyll,

- kjo muzikë është e qetë, prandaj më

pëlqen të vizatoj oborrin e shtëpisë;

të regjistrojnë krijimet e tyre në

magnetofonin e klasës/shkollës.

Instrument me

goditje

Model ritmik me

dy goditje

Regjistrim

OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA E 3-TË

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

3 Linja: Dëgjimi muzikor 11 orë

Nënlinja: Zbulojmë ritmin dhe tingujt 7 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 4 orë

Linja: Kënga dhe instrumenti 21 orë

Nënlinja: Këndojmë këngë dhe lojëra muzikore 19 orë

Nënlinja: Luajmë në instrument 3 orë

Page 27: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

27

MUZIKË

Linja: Krijimi dhe reflektimi 3 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 3 orë

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 11 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën përmes karakteristikave të

tingujve: Ritmi – tingull i gjatë - i shkurtër; Dinamika – tingull i rëndë - i fortë - i butë;

Lartësia - tingull i lartë - i ulët; zbulimi dhe përdorimi i tyre në muzikë. Kuptimi përmes

simbolit, shqiptimit dhe rrahjes së ritmeve me 2 dhe 3 goditje (2/4, ¾) përmes modeleve shumë

të thjeshta që nxënësit i përdorin çdo ditë dhe më pas përmes shembujve muzikorë.

Eksperimentimi mbi instrumente të ndryshme muzikore ka për qëllim zbulimin e

ndryshueshmërisë së tingujve që lëshojnë ato përmes prekjes apo goditjeve, p.sh., te dajrja,

zbulimi i ndryshueshmërisë së tingullit në varësi të formës dhe materialit të instrumentit është

pjesë e kësaj linje.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Zbulojmë ritmin

dhe melodinë

(7 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të klasifikojnë ndryshimet e lartësisë

së tingujve:

- ky tingull më i lartë se..., por më i

ulët se. . . .

- ky tingull i njëjtë me ..., por i

ndryshëm me ..., p.sh.:

krahasueshmëria midis ziles së derës,

ziles së shkollës, ziles së telefonit,

apo krahasueshmëria midis tingujve

të lartë dhe të ulët nga luajtja në një

instrument muzikor, p.sh., tastierë;

të gjejnë shembuj të ritmit me 2 dhe 3

goditje në mjedisin ku jetojnë apo në

shkollë;

të gjejnë fjalë me dy dhe tri rrokje

dhe të përcaktojnë theksin gjatë

shqiptimit të fjalës;

Cilësitë e tingujve

Gjatësia – tingull i

gjatë - i shkurtër;

Dinamika – tingull i

rëndë - i fortë - i

butë;

Lartësia - tingull i

lartë - i ulët;

Ritmi me 2 goditje

Ritmi me 3 goditje

Theksi

Rrahje e gjatë

Rrahje e shkurtër

Vals

Marsh

Page 28: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

28

MUZIKË

të kuptojnë ritmin me dy goditje, duke

e prezantuar atë me simbole të

ndryshme.

Simboli rrahje e gjatë, nënkupton

dy goditje;

Shqiptimi: TA - A;

Lëvizja: 2 lëvizje;

Simboli: rrahje e shkurtër

nënkupton 1 goditje;

Shqiptimi: TA;

Rrahja: 1 goditje , shqiptimi: TA;

Lëvizja: 1 lëvizje;

të kuptojnë funksionin e pikës së

vlerës;

të kuptojnë ritmin me tri goditje, duke

e prezantuar atë me simbole të

ndryshme;

Simboli rrahje më e gjatë,

nënkupton 3 goditje;

Shqiptimi: TA - A - A;

Lëvizja: 3 lëvizje;

të përjetojnë rrahjen ritmike, p.sh.,

marsh – marshojnë, duke

rrahur/mbajtur ritmin me 3 goditje,

vals – vallëzojnë, duke mbajtur ritmin

me 3 goditje dhe theksuar goditjen e

parë.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi

muzikës

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të zbulojnë, gjatë dëgjimit të pjesëve

Ndryshueshmëria e

tingujve

Page 29: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

29

MUZIKË

( 4 orë) shumë të thjeshta, cilësitë e tingujve:

- Gjatësia - tingull i gjatë - i shkurtër;

- Dinamika - tingull i rëndë - i fortë - i

butë;

- Lartësia - tingull i lartë - i ulët;

të dëgjojnë tinguj nga natyra,

njerëzorë dhe muzikorë, duke dalluar

dhe përdorur fjalë të thjeshta, si: i

butë, i rëndë, i trashë, i fortë, pak i

fortë etj , për të kuptuar shenjat e

ngjyrimit në muzikë p, f, mf;

të eksperimentojnë mbi tingujt

muzikorë instrumentalë, duke zbuluar

ndryshueshmërinë e tingujve që

lëshojnë ato përmes goditjeve, p.sh.,

nga goditje në dy pjesë të ndryshme

të dajres në qendër dhe në cep të saj,

me goditje të lehta dhe të forta

(përftimi i dy tingujve të ndryshëm);

të zbulojnë se tingulli ndryshon në

varësi të formës (trekëndëshi,

zilka/këmborë, dajrja, daullja), dhe

materialit prej të cilit mund të

përbëhet instrumenti: druri, metali,

plastika.

Instrumente

muzikore

Tinguj natyrorë

Tinguj njerëzorë

Tinguj muzikorë

Shenjat e ngjyrimit p,

mf, f

LINJA: KËNGA/LOJA DHE INSTRUMENTI

Orë të sugjeruara: 21 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit

dhe të një kënduari të saktë në intonacion e ritëm. Zëri i shoqëruar me tinguj dhe fjalë krijon një

fuqi dhe ndjesi më të madhe te fëmijët. Përmbajtja e këngëve për fëmijë ka një tematikë të

caktuar: himni, atdheu, familja, shoqëria, këngë patriotike dhe festat e ndryshme etj., si dhe

këngë/lojë muzikore dhe popullore. Këto këngë dhe lojëra mësohen në 1 orë dhe në disa raste

Page 30: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

30

MUZIKË

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë dhe

lojëra muzikore

(19 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të respektojnë rregullat e të

kënduarit gjatë këndimit;

të këndojnë këngë për fëmijë

solo dhe në grup;

të këndojnë këngë me tematika

të caktuara (atdheu, familja,

natyra, shoqëria, shkolla,

patriotike, partizane, himn, etj.),

për fëmijë 2/4, ¾, 4/4 , me

shtrirje Do – Sol dhe Do – Do;

të këndojnë dhe luajnë këngë –

lojë muzikore dhe këngë-lojë

popullore për fëmijë të krahinës

apo dhe më tej;

të këndojnë dhe të shoqërojnë

këngët, lojërat

muzikore/popullore, duke

ndërthurur muzikën me lëvizjen;

të interpretojnë me ndjenjë

këngët dhe lojërat muzikore.

Këndim

Rregulla të

qëndrimit

Këngë

Lojëra muzikore

Lojëra popullore

Solo

Në grup

Shoqërim

Instrument / mjet

trupor

Lëvizje

Shuplaka

Shpejtësi

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Luajmë në instrument

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin dhe të luajnë me

Instrumentet ORF

Instrumentet me

goditje: tamburi

në 2 orë, kur janë të vështira. Ato janë didaktike dhe kanë vlera artistike muzikore – poetike, të

cilat edukojnë për një qëllim të caktuar, ndaj tematika e tyre është e detyrueshme. Këngët duhet

të jenë në kohët 2/4, ¾, 4/4 , me shtrirje të regjistrit vokal Do - Do. Njohja me instrumentet

fëminore ORF është e domosdoshme dhe këto instrumente të thjeshta do të jenë pjesë e

shoqërimit të këngëve dhe muzikës që nxënësit këndojnë, vallëzojnë dhe luajnë.

Page 31: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

31

MUZIKË

instrumentet e thjeshta ORF me

goditje: tamburi, zilka,

trekëndëshi, shkopinjtë;

të shoqërojnë me shuplaka

këngët dhe lojërat muzikore dhe

popullore, kryesisht këngët me 2

dhe 3 goditje (koha 2/4 dhe ¾);

të shoqërojnë këngë dhe lojërat

muzikore me instrumentet me

goditje.

Zilka

Trekëndëshi

Shkopinj

Shoqërim

Linja: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 3 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim zhvillimin e aftësive krijuese dhe reflektuese, duke

zbatuar njohuritë muzikore të marra në formë konkrete përmes improvizimit, krijimit,

përdorimit dhe komentimit të muzikës që luajnë apo krijojnë.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të krijojnë modele ritmike (deri

në dy modele) me dy goditje;

të krijojnë modele ritmike (deri

në dy modele) me tri goditje;

të improvizojnë përmes

lëvizjeve të ndryshme në

përshtatje me ritmin ¾ dhe

melodinë (vals);

t’u përgjigjen këngëve apo

lojërave muzikore/popullore

përmes lëvizjeve shoqëruese

trupore, me shuplaka apo

Krijim

Instrument me goditje

Model ritmik

Dy goditje

Model ritmik

Tri goditje

vals

Preferencë

regjistrim

Page 32: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

32

MUZIKË

instrumente me goditje;

të shoqërojnë modele të thjeshta

ritmike dhe melodike ose këngë,

duke përdorur zërin,

instrumentet me goditje, mjetet

trupore;

të komentojnë me fjalë të

thjeshta muzikën që këndojnë

apo dëgjojnë;

të flasin me fjalë të thjeshta për

parapëlqimet e tyre nga dëgjimi

i fragmenteve muzikore që

dëgjojnë;

të regjistrojnë krijimet e tyre në

magnetofonin e klasës/shkollës.

OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA E 4-T

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

4 Linja: Dëgjimi muzikor 10 orë

Nënlinja: Zbulojmë ritmin dhe tingujt 7 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 3 orë

Linja: Kënga dhe instrumenti 21 orë

Nënlinja: Këndojmë këngë dhe lojëra

muzikore/popullore 19 orë

Nënlinja: Luajmë në instrument 3 orë

Linja: Krijimi dhe reflektimi 4 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 4 orë

Page 33: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

33

MUZIKË

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 10 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nxënësit të klasifikojnë saktë burime të

ndryshme tingëllore nga mjedisi dhe muzika, duke përcaktuar saktë karakteristikat e tyre për t’i

përdorur ato në muzikë. Edhe në këtë klasë vazhdon rikujtimi i ritmeve me dy dhe tri goditje, si

dhe njohja me ritmin me katër goditje, (4/4) kuptimi përmes simbolit, shqiptimit dhe rrahjes

përmes modeleve shumë thjeshta, që ata i përdorin çdo ditë dhe, më pas, përmes shembujve

muzikorë. Njohja më e thelluar me këngët patriotike dhe partizane do të jetë pjesë e zhvillimit

të kësaj linje. Dëgjimi i fragmenteve të shkurtra muzikore të huaja dhe shqiptare dhe përcaktimi

i karakterit të pjesëve muzikore të gëzueshme, të trishtueshme, marshit; tempit, të shpejta, të

ngadalta, të qeta; tingëllimin e instrumenteve muzikore do të jenë pjesë e studimit të kësaj linje.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Zbulojmë ritmin dhe

melodinë

(7 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të dallojnë cilësitë e tingujve

muzikorë:

- Gjatësia – tingull i gjatë - i

shkurtër;

- Dinamika – tingull i rëndë - i fortë

- i butë;

- Lartësia - tingull i lartë - i ulët;

të klasifikojnë ndryshimet e gjatësisë

së tingujve të shkurtër dhe të gjatë

(nga dëgjime të ndryshme muzikore);

të kuptojnë dallimin midis tingujve të

folur dhe tingujve të kënduar, p.sh.,

loja muzikore “Çova një letër mu në

postë”, ku pjesa e parë e këngës është

parlando (recituar) dhe pastaj e

kënduar;

të gjejnë fjalë me katër rrokje dhe të

vendosin theksin e fortë gjatë

shqiptimit;

Cilësitë e tingujve

Parlando

Theksi i fortë

Ritmi me katër

goditje

Page 34: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

34

MUZIKË

të kuptojnë ritmin me katër goditje

duke e prezantuar atë simbole të

ndryshme;

Simboli rrahje shumë e gjatë,

nënkupton 4 goditje;

Shqiptimi: TA - A –A -A;

Lëvizja: 4 lëvizje, 1- 2 -3- 4;

të përjetojnë rrahjen ritmike, p.sh.,

marshojnë duke rrahur/mbajtur ritmin

me dy goditje;

të mbajnë ritmin e valsit ¾ nëpërmjet

hapave, duke theksuar gjithmonë

goditjen e parë (1);

të shoqërojnë ritmin e një kënge me

instrumente me goditje (njëri grup)

dhe shoqërim vokal (grupi tjetër).

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi muzikës

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të dëgjojnë duke përshkruar

ndryshimet e karakteristikave të zërit

në këngë të kënduara nga burra, gra

dhe fëmijë;

të dallojnë, gjatë dëgjimit, këngën

himn, këngën patriotike, këngën

partizane;

të dëgjojnë fragmente të shkurtra

muzikore të huaja dhe shqiptare, ku të

dallojnë:

- karakterin e pjesëve muzikore të

Ndryshueshmëria e

zërave

Zërat: burra, gra,

fëmijë

Patriotike

Partizane

Karakter muzikor

E gëzueshme,

E trishtueshme,

marsh

Temp

Page 35: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

35

MUZIKË

gëzueshme, të trishtueshme, marsh,

- tempin e pjesëve muzikore të shpejta,

të ngadalta, të qeta etj.;

- tingëllimin e instrumenteve muzikore

(piano, violinë) etj.;

të flasin, duke shpjeguar me fjalë të

thjeshta, për parapëlqimet e tyre për

muzikën që dëgjojnë, p.sh.:

- kjo muzikë është e kërcyeshme, e

gëzuar dhe më bën të ndihem...;

- kjo muzikë është e shpejtë dhe dua të

kërcej...;

- kjo muzikë është e qetë dhe më bën të

krijoj/vizatoj peizazh.

e shpejtë,

e ngadaltë,

e qetë

LINJA: KËNGA DHE INSTRUMENTI

Orë të sugjeruara: 21 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit

dhe të një kënduari të saktë në intonacion e ritëm. Zëri i shoqëruar me tinguj dhe fjalë krijon një

fuqi dhe ndjesi më të madhe te fëmijët. Përmbajtja e këngëve për fëmijë ka një tematikë të

caktuar: himn, atdheu, familja, shoqëria, këngë patriotike dhe festat e ndryshme etj., si dhe

këngë/lojë muzikore dhe popullore. Këto këngë dhe lojëra mësohen në 1 orë dhe në disa raste

në 2 orë, kur janë të vështira. Ato janë didaktike dhe kanë vlera artistike muzikore – poetike, të

cilat edukojnë për një qëllim të caktuar, ndaj tematika e tyre është e detyrueshme. Këngët duhet

të jenë në kohët 2/4, ¾, 4/4 , me shtrirje të regjistrit vokal Do – Do.

Njohja me instrumentet fëminore ORF është e domosdoshme dhe këto instrumente të thjeshta

do të jenë pjesë e shoqërimit të këngëve dhe muzikës që nxënësit këndojnë, vallëzojnë dhe

luajnë.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë dhe

lojëra muzikore

(19 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të respektojnë gjatë këndimit rregullat

e të kënduarit;

të këndojnë këngë për fëmijë solo dhe

në grup, me tematika të caktuara

Rregulla të këndimit

Këngë

Lojëra muzikore

Lojëra popullore

Solo

Në grup

Page 36: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

36

MUZIKË

(himn, patriotike, partizane, atdheu,

familja, natyra, shoqëria, shkolla etj.),

për fëmijë 2/4, ¾, 4/4 , me shtrirje Do

– Do;

të këndojnë dhe të luajnë këngë dhe

këngë-lojë popullore për fëmijë të

krahinës dhe më tej;

të këndojnë dhe të shoqërojnë këngët

dhe lojërat muzikore /popullore, duke

ndërthurur muzikën me lëvizjen;

të interpretojnë me ndjenjë këngët dhe

lojërat.

Shoqërim

Instrument/ mjet

trupor

Lëvizje

Shuplaka

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Luajmë në

instrument

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin e të luajnë me instrumentet

ORF ritmike dhe melodike;

të shoqërojnë këngët që këndojnë me

instrumentet ORF ritmike (shkopinj,

triangolo, tamburi, karakas etj.);

të shoqërojnë lojërat muzikore me

instrumentet ORF me goditje.

Instrumentet ORF

Shoqërim

Karakas

Trekëndëshi

Shkopinj

Glokenshpil

Ksilofon

Karakas

LINJA: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 4 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim zhvillimin e aftësive krijuese dhe reflektuese, duke

zbatuar njohuritë muzikore të marra në formë konkrete përmes improvizimit, krijimit,

përdorimit dhe komentimit të muzikës që luajnë apo krijojnë.

Page 37: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

37

MUZIKË

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të zhvillojnë krijime të vogla

muzikore, duke përdorur simbole të

ndryshme që tregojnë ritmin 2, 3 dhe 4

goditje;

të përdorin simbole të thjeshta, për të

krijuar ushtrime mbi gjatësitë ritmike

2/4 dhe 4/4 të mësuara dhe t’i

shpjegojnë ato;

të regjistrojnë në grafik 2 vargjet e

para të këngës “Fyelli i bariut” (R.

Sokoli), duke shkruar saktë:

- fjalët,

- goditjet poshtë çdo rrokjeje,

- shqiptimin (ta/ti);

të shoqërojnë me instrumente me ORF

këngët dhe lojërat muzikore/popullore;

të improvizojnë, përmes lëvizjeve

trupore, në përshtatje me ritmin dhe

melodinë;

të komentojnë me fjalë të thjeshta

muzikën që këndojnë dhe dëgjojnë;

të regjistrojnë krijimet e tyre në

magnetofonin e klasës/shkollës.

Krijim

instrument me

goditje

Model ritmik dy

goditje

Model ritmik tri

goditje

Model ritmik

katër goditje

Vals

Preferencë

Regjistrim

Page 38: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

38

MUZIKË

OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA E 5-të

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

5 Linja: Dëgjimi muzikor 11 orë

Nënlinja: Zbulojmë ritmin dhe tingujt 7 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 4 orë

Linja: Kënga dhe instrumenti 20 orë

Nënlinja: Këndojmë këngë 14 orë

Nënlinja: Luajmë në instrument 6 orë

Linja: Krijimi dhe reflektimi 4 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 4 orë

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 11 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nxënësit të njihen me terminologjinë bazë që

përbën ritmin dhe melodinë, kuptimin dhe përdorimin e tyre në krijimet muzikore. Të tilla janë

njohja me notat muzikore, çelësin muzikor, pentagramin, nota ¼ si njësi numërimi etj.

Klasifikimi i zërave vokalë dhe instrumenteve ku ata bëjnë pjesë, do të jetë pjesë e studimit të

kësaj linje.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Ritmi dhe melodia

(7 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin pentagramin dhe të kuptojnë pse

shërben ai;

të njohin çelësin e solit dhe çelësa të

tjerë muzikorë;

të njohin, të shkruajnë në pentagram dhe

të ngjyrosin me 7 ngjyrat e ylberit 7 notat

muzikore do - re – mi –fa –sol –la –si,

duke kuptuar lartësinë e tyre;

Çelësi muzikor

Pentagrami

Notat muzikore: do -

re – mi –fa –sol –la

–si

Notat në fusha dhe

në vija, poshtë dhe

sipër pentagramit

Nota ¼

Page 39: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

39

MUZIKË

të shkruajnë notat muzikore në vija dhe në

fusha, sipër dhe poshtë pentagramit;

të njohin piramidën e vlerave (gjatësive)

të notave dhe pushimeve;

të kuptojnë ç’është masa muzikore;

të kuptojnë përdorimin e notës ¼, si njësi

matëse në muzikë.

Piramida e vlerave të

notave dhe

pushimeve

Masa muzikore

Nota 1/4

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi

muzikës

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të bëjnë klasifikimin e zërave vokalë në

muzikë gjatë dëgjimit:

- zërat e fëmijëve, të bardhë;

- zërat e grave (soprano, mexosoprano,

alto);

- zërat e burrave (tenor, bariton, bas);

të klasifikojnë, gjatë dëgjimit,

instrumentet muzikore popullore për

fëmijë dhe familjet ku ato bëjnë pjesë:

instrumente aerofonë, kordofonë,

membranofone, idiofonë;

të bëjnë dallimin midis marshit dhe valsit,

gjatë dëgjimit të pjesëve të ndryshme

muzikore;

të identifikojnë, gjatë dëgjimit, pjesë të

ndryshme muzikore, duke shpjeguar

karakteristikat e tempit në muzikë, p.sh.: i

shpejtë - i ngadaltë ose më i shpejtë - më i

ngadaltë.

Soprano

Mexosoprano

Alto

Tenor

Bariton

Bas

Tempi: i shpejtë - i

ngadaltë ose më i

Shpejtë - më i

ngadaltë

Instrumentet

muzikore popullore

(grupet)

Page 40: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

40

MUZIKË

LINJA: KËNGA DHE INSTRUMENTI

Orë të sugjeruara: 20 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit

dhe të kënduarit me intonacion e ritëm. Zëri i shoqëruar me tinguj dhe fjalë krijon një fuqi dhe

ndjesi më të madhe te fëmijët. Përmbajtja e këngëve për fëmijë ka një tematikë të caktuar:

himn, atdheu, familja, shoqëria, këngë patriotike dhe festat e ndryshme etj., si dhe këngë/lojë

muzikore dhe popullore. Këto këngë dhe lojëra mësohen në 1 orë dhe në disa raste në 2 orë, kur

janë të vështira. Ato janë didaktike dhe kanë vlera artistike muzikore – poetike, të cilat

edukojnë për një qëllim të caktuar, ndaj tematika e tyre është e detyrueshme. Këngët duhet të

jenë në kohët 2/4, ¾, 4/4 , me shtrirje të regjistrit vokal Do – Do.

Njohja dhe luajtja me instrumentin e fyellit do t’i bëjë nxënësit të përjetojnë më së miri ndjenjën

melodike dhe ritmike të ushtrimeve dhe pjesëve që do të mësojnë. Gjithashtu, luajtja me

instrumentet ORF është pjesë e studimit të kësaj linje.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë

(14 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të respektojnë gjatë këndimit

rregullat e të kënduarit;

të këndojnë këngë për fëmijë solo

dhe në grup, me tematika të

caktuara (himn, patriotike,

partizane, atdheu, familja, natyra,

shoqëria, shkolla etj.) , për fëmijë

2/4, ¾, 4/4 , me shtrirje Do – Do;

të këndojnë dhe të luajnë këngë

dhe lojëra muzikore/popullore me

tematikë të ndryshme për fëmijë;

të këndojnë dhe të shoqërojnë

këngët apo lojërat, duke

ndërthurur muzikën me lëvizjen;

të interpretojnë me ndjenjë dhe

emocion këngët.

Këndim

Rregulla të qëndrimit

Këngë

Lojëra muzikore

Solo

Në grup

Shoqërim

Lëvizje

Shenja ngjyrimi

Page 41: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

41

MUZIKË

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Luajmë në instrument

(6 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të mësojnë të luajnë me

instrumentin e fyellit 7 notat

muzikore si dhe ekzekutimin e

notave në katër dhe dy kohë;

të shoqërojnë këngët e mësuara

me instrumente të thjeshta ORF

tamburi, zilka, trekëndëshi,

shkopinjtë etj., duke demonstruar

aftësi të sakta ritmike.

Fyell

Instrumentet ORF

Shoqërim

LINJA: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 4 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën në formë konkrete përmes

krijimit dhe reflektimit. Gjithashtu, përzgjedhja, improvizimi, krijimi, përdorimi dhe komentimi

i muzikës që luan apo krijon, do të jetë pjesë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj linje.

Nxënësit, gjithashtu, do të njohin dhe përdorin mjetet audio-vizuale që i ndihmon ata të

regjistrojnë, të dëgjojnë muzikën që ata pëlqejnë.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të përzgjedhin melodi të thjeshta,

për të portretizuar një

karakter/personazh të preferuar

apo një atmosferë të caktuar,

p.sh., një shëtitje në pyll etj.;

të përgjigjen për karakterin e

muzikës që dëgjojnë edhe

nëpërmjet arteve të tjera, si:

- duke kërcyer,

Krijim

Model ritmik dy

goditje

Model ritmik tri

goditje

Model ritmik me

katër goditje

Vals

Preferencë

Regjistrim

Page 42: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

42

MUZIKË

- duke krijuar një poemë apo

histori,

- duke ilustruar nëpërmjet artit

pamor;

të krijojnë modele të thjeshta

ritmike me 2, 3 ose 4 goditje dhe

të shpjegojnë rrugët që kanë

ndjekur për t’i krijuar ato;

të përshkruajnë emocionet e tyre

të përjetuara gjatë dëgjimit të një

fragmenti muzikor, duke u

shprehur, p.sh.: kjo muzikë më

kujton fluturimin, Krishtlindjen,

ditëlindjen, festat kombëtare etj.;

të diskutojnë mbi krijimet e veta

dhe të shokëve të tjerë, duke

përdorur një terminologji të

thjeshtë muzikore;

të regjistrojnë krijimet e tyre duke

përdorur pajisjet elektronike, si:

magnetofon, kompjuter etj.

Pajisje

elektronike

OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA E 6-TË

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

6 Linja: Dëgjimi muzikor 10 orë

Nënlinja: Ritmi dhe melodia 7 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 3 orë

Linja: Kënga dhe instrumenti 21 orë

Page 43: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

43

MUZIKË

Nënlinja: Këndojmë këngë dhe lojëra muzikore 14 orë

Nënlinja: Luajmë në instrument 7 orë

Linja: Krijimi dhe reflektimi 4 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 4 orë

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 10 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nxënësit të njihen me terminologjinë bazë që

përbën ritmin dhe melodinë, kuptimin dhe përdorimin e tyre në muzikë. Të tilla janë notat,

intervalet muzikore, shkallët muzikore, shenjat e përsëritjes etj. Dëgjimi i fragmenteve apo

pjesëve të thjeshta muzikore, duke dalluar ritmet ku ato luhen ose këndohen, zërat apo

instrumentet që marrin pjesë, janë objekt i studimit të kësaj linje.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Ritmi dhe melodia

(7 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin intervalet muzikore;

të njohin T dhe ½ T;

të njohin shkallët muzikore e të ndërtojnë

shkallën Do+(maxhore) e La –( minore);

të kuptojnë konceptin e strukturës në

muzikë;

të kuptojnë dhe të identifikojnë shenjën e

përsëritjes gjatë një pjese të kënduar apo të

dëgjuar.

T dhe ½ T

Shkalla

muzikore

Shkalla do+ dhe

La–

Përsëritja

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi

muzikës

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të klasifikojnë instrumentet muzikore:

instrumente kordofonë, aerefone, idiofone,

membranofone dhe elektrike, gjatë dëgjimit

dhe pamjes, p.sh.:

- instrumentet e harqeve (violina),

Ritmet 2/4, ¾, 4/4

Termat dinamikë

Llojet e muzikës:

muzikë për fëmijë,

popullore, klasike.

Instrumentet

muzikore (grupet)

Page 44: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

44

MUZIKË

- instrumentet me goditje (pianoja),

- instrumentet me frymë (klarineta),

- instrumentet elektrike (kitara) etj.;

të dëgjojnë fragmente nga pjesë të shkurtra

muzikore në kohët 2/4, 3/4 dhe 4/4, ku të

dallojnë ritme të ndryshme:

- polka (2/4 ),

- marsh (2/4),

- vals (3/4) etj.;

të kuptojnë, gjatë dëgjimit, ndryshimet që

ndodhin në një pjesë vokale apo

instrumentale, lidhur me shpejtësinë, termat

dinamikë largo, lento, grave, andantino,

allegretto etj.;

të klasifikojnë, gjatë dëgjimit, llojin e

muzikës që dëgjojnë - muzikë për fëmijë,

popullore, klasike;

të përcaktojnë, gjatë dëgjimit, shoqërimin

instrumental nga një instrument apo nga

shumë instrumente.

LINJA: KËNGA DHE INSTRUMENTI

Orë të sugjeruara: 21 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit

dhe të kënduar të saktë në intonacion e ritëm. Zëri i shoqëruar me tinguj dhe fjalë krijon një

fuqi dhe ndjesi më të madhe te fëmijët. Përmbajtja e këngëve për fëmijë ka një tematikë të

caktuar: himn, atdheu, familja, shoqëria, këngë patriotike dhe festat e ndryshme etj., si dhe

këngë/lojë muzikore dhe popullore. Këto këngë dhe lojëra mësohen në 1 orë dhe në disa raste

në 2 orë, kur janë të vështira. Ato janë didaktike dhe kanë vlera artistike muzikore - poetike, të

cilat edukojnë për një qëllim të caktuar, ndaj tematika e tyre është e detyrueshme. Këngët duhet

të jenë në kohët 2/4, ¾, 4/4 , me shtrirje të regjistrit vokal Do - Do.

Luajtja me instrumentin e fyellit do t’i bëjë nxënësit të përjetojnë më së miri ndjenjën melodike

dhe ritmike të ushtrimeve dhe pjesëve që do të mësojnë.

Page 45: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

45

MUZIKË

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë

(14 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të respektojnë gjatë këndimit

rregullat e të kënduarit;

të këndojnë këngë për fëmijë solo

dhe në grup, me tematika të

caktuara (himn, patriotike,

partizane, popullore, atdheu,

familja, natyra, shoqëria, shkolla

etj.) 2/4, ¾, 4/4 , me shtrirje Do –

Do;

të këndojnë e të shoqërojnë

këngët, duke ndërthurur muzikën

me lëvizjen;

të respektojnë shenjat e ngjyrimit

gjatë këndimit të këngëve për

fëmijë sipas tematikës;

të interpretojnë me ndjenjë dhe

emocion këngët.

Këndim

Rregulla të qëndrimit

Këngë

Lojëra muzikore

Solo

Në grup

Shoqërim

Lëvizje

Shenja ngjyrimi

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Luajmë në instrument

(7 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të shoqërojnë muzikën që

këndojnë apo krijojnë vetë, duke

përdorur instrumente me goditje

ORF;

të luajnë në instrumentin popullor

melodik fyellin notat muzikore në

ngjitje dhe në zbritje dhe ushtrime

Instrumenti fyell

Instrumentet ORF

Shoqërim

Valle

Page 46: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

46

MUZIKË

të thjeshta në kohët 2/4,3/4, 4/4;

të luajnë pjesën popullore “Vallja

e Peshkopisë”.

LINJA: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 4 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën në formë konkrete përmes

krijimit dhe reflektimit. Gjithashtu, përzgjedhja, improvizimi, krijimi, përdorimi dhe komentimi

i muzikës që luan apo krijon, do të jetë pjesë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj linje.

Nxënësit, do të përdorin mjetet audio vizuale, që i ndihmon ata të regjistrojnë, të dëgjojnë

muzikën që ata pëlqejnë dhe duan.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të improvizojnë nëpërmjet

lëvizjeve trupore, mbi një melodi

të përzgjedhur nga vetë ata;

të krijojnë ushtrime ritmike apo

melodike në kohët e thjeshta, në

masat 2-3-4-kohore;

të krijojnë melodi, mbi vargjet e

një poezie të zgjedhur, në ritmet e

mësuara, duke përshtatur saktë

notat me rrokjet e vargut;

të shpjegojnë krijimet e tyre dhe

të shokëve;

të lexojnë apo të këndojnë

krijimet e veta dhe të shokëve;

të listojnë disa fjali, shprehje që

ata përdorin për të shprehur

marrëdhëniet e tyre me muzikën,

p. sh.:

- të krahinës time, sepse …;

Krijim

Model ritmik dy

goditje

Model ritmik tri

goditje

Model ritmik me

katër goditje

Marrëdhënie me

muzikën

veprimtari muzikore

në komunitet

preferencë

regjistrim

pajisje elektronike

Page 47: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

47

MUZIKË

të listojnë disa veprimtari që

zhvillohen në komunitetin e tyre

ose në jetën e tyre të përditshme,

duke shprehur me fjalë të thjeshta

emocionet që ju krijojnë këto

veprimtari, si:

- muzika e dëgjuar në televizion,

- festat familjare,

- festat apo spektaklet në krahinë

apo në vend;

të regjistrojnë krijimet e tyre,

duke përdorur pajisjet

elektronike, si: magnetofon,

kompjuter etj.

OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA E 7-TË

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

7 Linja: Dëgjimi muzikor 10 orë

Nënlinja: Ritmi dhe melodia 7 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 3 orë

Linja: Kënga dhe instrumenti 21 orë

Nënlinja: Këndojmë këngë 13 orë

Nënlinja: Luajmë në instrument 8 orë

Linja: Krijimi dhe reflektimi 4 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 4 orë

Page 48: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

48

MUZIKË

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 10 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nxënësit të njihen me terminologjinë bazë të

elementeve përbërëse ritmike dhe melodike, me kuptimin dhe përdorimin e tyre në muzikë. Të

tilla janë ritmet e përbëra dhe të përziera, njohja e mëtejshme me terminologjinë muzikore dhe

dëgjimin e zbatimin e tyre në këngë apo në krijimet muzikore. Njohja me ritmet 3/8 dhe 6/8,

dhe vazhdimi me njohjen e notës dhe të pushimit 1/8 dhe 1/16, masës së paplotësuar, lidhjes

vlerëse dhe lidhjes shprehëse, koronës, sinkopës, tonalitetit do të jenë pjesë e kësaj linje të

programit.

Dëgjimi i fragmenteve apo pjesëve të thjeshta muzikore, kuptimi i formave të thjeshta muzikore

A-B; A-B-A, të cilat mund të jenë vokale, vokal-instrumentale dhe instrumentale, do të

zgjerojnë më tej njohuritë muzikore të nxënësve.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Ritmi dhe melodia

(7 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të demonstrojnë kuptimin e ritmeve

3/8 dhe 6/8, përmes shembujve

ritmikë dhe melodikë;

të demonstrojnë kuptimin e

gjatësisë së notës dhe të pushimit

1/8 dhe 1/16;

të njohin shenjat e shartimit në

muzikë;

të kuptojnë rëndësinë e tonalitetit

në muzikë;

të kuptojnë dhe të zbatojnë, në

shembuj të thjeshtë ritmikë dhe

melodikë, masën e paplotësuar,

lidhjen vlerëse dhe shprehëse,

koronën, sinkopën;

të respektojnë në këngë, ushtrime

apo shembuj ritmikë apo melodikë

Ritmi 3/8

Ritmi 6/8

Nota 1/8

Nota 1/16

Pushimi 1/8

Pushimi 1/16

Masa e paplotësuar

Lidhja vlerëse

Lidhja shprehëse

Korona

Sinkopa

Tonalitet

Shenja shartimi

Page 49: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

49

MUZIKË

të gjitha shenjat dhe simbolet e

mësuara;

të lexojnë ritmikisht dhe të

këndojnë muzikalisht shembuj në

kohët 3/8 dhe 6/8.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi muzikës

(3 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të njohin format e thjeshta

muzikore A-B; A-B-A dhe të

dëgjojnë në këto forma fragmente

nga vepra të ndryshme vokale,

instrumentale, vokale-

instrumentale;

të njohin llojet e orkestrave, si

bandë, ansambël dhome, orkestër

simfonike dhe të dëgjojnë pjesë

instrumentale dhe vokale, të

ekzekutuara nga ato;

të kuptojnë funksionimin e termave

dinamikë largo, lento, grave,

andantino, allegretto etj., në

interpretime të ndryshme vokale

dhe instrumentale;

Dëgjim

Fragment muzikor

Kënga himn

Kënga patriotike

Kënga partizane

Forma muzikore

A-B; A-B-A

Vepra vokale

Vepra vokal-

instrumentale

Vepra instrumentale

LINJA: KËNGA DHE INSTRUMENTI

Orë të sugjeruara: 21 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit

dhe të një kënduari me një kulturë vokale. Fuqia e zërit, plotësuar me tinguj dhe fjalë, krijon një

fuqi dhe ndjesi emocionale më të madhe te fëmijët. Përmbajtja e këngëve për fëmijë ka një

tematikë të caktuar: himn, atdheu, familja, shoqëria, këngë patriotike, partizane, festat e

ndryshme etj., si dhe këngë popullore. Këto këngë dhe lojëra mësohen në 1 orë dhe në disa raste

Page 50: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

50

MUZIKË

në 2 orë, kur janë të vështira. Ato janë didaktike dhe kanë vlera artistike muzikore – poetike, të

cilat edukojnë për një qëllim të caktuar ndaj tematika e tyre është e detyrueshme. Këngët duhet

të jenë në kohët 2/4, ¾, 4/4, 3/8 dhe 6/8 me shtrirje Do – Do të regjistrit vokal.

Ndërsa luajtja me instrumentin e fyellit vazhdon në njohjen dhe luajtjen jo vetëm në ritmet e

thjeshta, por edhe në ritmet 3/8 dhe 6/8.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë2

(13 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të respektojnë rregullat e të kënduarit,

gjatë këndimit;

të këndojnë këngë me tematika të

caktuara për fëmijë, të kultivuara,

patriotike, himn, partizane, popullore;

të përjetojnë këngët partizane, patriotike

etj., në kohët 2/4, ¾ etj.;

të këndojnë kanone të ndryshme;

të këndojnë, duke respektuar karakterin

e këngëve, ritmin, intonacionin, shenjat

e ngjyrimit, etj.;

të këndojnë këngët solo dhe në grup

(ansambël/kor);

të këndojnë dhe të interpretojnë me

ndjenjë dhe në mënyrë shprehëse, duke

respektuar karakterin e këngës.

Këndim

Rregulla të qëndrimit

Këngë

Solo

Në grup

Ritëm

Intonacion

Shenja ngjyrimi

Karakter i këngës

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Luajmë në

instrument

(8 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të luajnë në fyell ushtrime të thjeshta në

kohët 3/8 dhe 6/8;

të luajnë shkallën Do+;

Fyell

Instrumente ORF

Kohët 3/8, 6/8

Shkalla Do+

Karakter

2 Kjo nënlinjë përbëhet nga kërkesa për një këndim, të cilat ndryshojnë në varësi të këngëve që variojnë sipas

moshave, njohurive muzikore dhe tematikave të përmbajtjeve mësimore.

Page 51: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

51

MUZIKË

të luajnë një pjesë të thjeshtë për fyell

(popullore);

të zbatojnë karakterin dhe shenjat e

ngjyrimit gjatë luajtjes në instrument;

të shoqërojnë me instrumente ritmike

ose ORF këngët apo meloditë.

Shenja ngjyrimi

LINJA: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 4 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën në formë konkrete përmes

krijimit dhe reflektimit. Gjithashtu, kjo linjë, përveçse zhvillon ndjenjën ritmike dhe melodike

përmes shembujve muzikorë, kërkon edhe të zhvillojë tek ata aftësinë për të përjetuar dhe

krijuar një shembull muzikor, si dhe duke e shpjeguar me fjalë të thjeshta.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të krijojnë ushtrime prej 12

masash muzikore, në kohët 3/8

apo 6/8, duke përdorur gjatësi të

ndryshme të notave dhe

pushimeve;

të improvizojnë me lëvizje të

ndryshme trupore në përshtatje

me ritmin dhe melodinë e

muzikës (p.sh., në 3/8 apo 6/8);

të përcjellin mendimet dhe

emocionet e tyre, duke shprehur

qartë marrëdhëniet e tyre me

muzikën që ata dëgjojnë apo

këndojnë, p.sh.: “Sonata e hënës”

- Bethoven, më krijon ndjesinë e

natës me yje;

Krijim

Improvizim

Instrument me goditje

Model ritmik dy

goditje

Veprimtari kulturore

Regjistrim

Page 52: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

52

MUZIKË

të listojnë dhe të shpjegojnë

rëndësinë e veprimtarive

kulturore artistike dhe muzikore

që zhvillohen në komunitetin e

tyre ose në jetën e tyre të

përditshme;

të regjistrojnë krijimet e tyre duke

përdorur pajisjet elektronike, si:

magnetofon, kompjuter etj.

OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA E 8-TË

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

8 Linja: Dëgjimi muzikor 10 orë

Nënlinja: Ritmi dhe melodia 5 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 5 orë

Linja: Kënga dhe instrumenti 21 orë

Nënlinja: Këndojmë këngë 15 orë

Nënlinja: Luajmë në instrument 10 orë

Linja: Krijimi dhe reflektimi 4 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 4 orë

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 10 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nxënësit të njihen me terminologjinë bazë të

elementeve përbërëse muzikore, me kuptimin dhe përdorimin e tyre në muzikë. Të tilla janë

ritmet e thjeshta dhe të përbëra, njohja e mëtejshme me terminologjinë muzikore dhe zbatimin

e saj në këngë apo krijime muzikore. Njohja me ritmet e përziera që përfaqësojnë muzikën

popullore të trevave të ndryshme në Shqipëri, këngët dhe vallet, njohja me muzikën popullore

shqiptare dhe zhvillimin e muzikës së kultivuar shqiptare do të zgjerojë me tej njohuritë

muzikore të nxënësve.

Page 53: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

53

MUZIKË

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Ritmi dhe

melodia

(5 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të demonstrojnë se njohin ritmet e

përziera 5/8, 7/8, 9/8 përmes shembujve

të ndryshëm muzikorë;

të lexojnë dhe të këndojnë saktë nga ana

ritmike dhe melodike shembuj nga

folklori ynë përmes ritmeve e përziera

5/8, 7/8, 9/8;

të njohin intervalet muzikore.

Ritmi i përzier 5/8, 7/8,

9/8

Intervalet muzikore

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi

muzikës

(5 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

Të njohin zhvillimin e muzikës popullore

shqiptare: kënga, vallja dhe muzika

instrumentale popullore. Festivali

Folklorik;

të dallojnë, gjatë dëgjimit, muzikën

popullore të Shqipërisë së Jugut, të

Mesme dhe të Veriut, dhe të japin disa

karakteristika të saj;

të diskutojnë, gjatë dëgjimit, mbi vallet

popullore dhe elementet kryesore që i

përbëjnë ato:

- muzika,

- kostumet,

- lëvizjet koreografike të valles,

- tematika;

- të dinë ndonjë valle nga

krahina/qyteti i tyre;

Muzikë popullore

muzikë e kultivuar

Këngë popullore

Valle popullore

Muzikë instrumentale

Festival folklorik

Page 54: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

54

MUZIKË

të demonstrojnë njohuri mbi zhvillimin e

muzikës së kultivuar shqiptare, duke

renditur disa nga përfaqësuesit kryesorë;

të njohin, të dëgjojnë dhe të interpretojnë

këngë të muzikës së kultivuar shqiptare.

LINJA: KËNGA DHE INSTRUMENTI

Orë të sugjeruara: 21 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit

dhe të një kënduari me një kulturë vokale. Fuqia e zërit, plotësuar me tinguj dhe fjalë, krijon

një fuqi dhe ndjesi emocionale më të madhe te fëmijët. Përmbajtja e këngëve për fëmijë ka një

tematikë të caktuar: himn, atdheu, familja, shoqëria, këngë patriotike, partizane, festat e

ndryshme, këngë të kultivuara, këngë popullore në ritmet 5/8, 7/8, 9/8, të cilat kanë vlera

artistike muzikore – poetike dhe edukojnë për një qëllim të caktuar. Për shkak të përmbajtjes

që mësohet në këtë vit, këngët mund të jenë në kohët 2/4, ¾, 4/4, 3/8 dhe 6/8, por edhe në

ritmet 5/8, 7/8, 9/8 me shtrirje të ndryshme të regjistrit vokal. Luajtja me instrumentin e fyellit

vazhdon me njohjen dhe luajtjen jo vetëm në ritmet e thjeshta e të përbëra, por edhe në ritmet

e përziera 5/8, 7/8, 9/8.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë

(11 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të respektojnë gjatë këndimit

rregullat e të kënduarit;

të këndojnë këngë me tematika të

caktuara për fëmijë, këngë të

kultivuara shqiptare, këngë

popullore shqiptare në ritmet 5/8,

7/8, 9/8;

të këndojnë kanone të ndryshme;

të këndojnë duke respektuar

karakteristikat melodike dhe

ritmike të këngës: ritmin,

intonacionin dhe karakterin e

këngës;

Këndim

Rregulla të qëndrimit

Këngë

Solo

Në grup

Shoqërim

Kanone

Page 55: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

55

MUZIKË

të këndojnë këngët solo dhe në

grup (ansambël/kor);

të këndojnë dhe të interpretojnë

me ndjenjë dhe në mënyrë

shprehëse, duke respektuar

karakterin e këngës.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Luajmë në instrument

(10 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të luajnë në fyell ushtrime të

thjeshta në kohët 5/8, 7/8 dhe 9/8;

të luajnë një pjesë të thjeshtë për

fyell (popullore).

Fyell

Luajtje

Ritme të përziera

LINJA: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 4 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën në formë konkrete përmes

krijimit dhe reflektimit. Gjithashtu, përzgjedhja , improvizimi, krijimi, përdorimi, komentimi

i muzikës që luan apo krijon do të jetë pjesë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj linje.

Nxënësit gjithashtu do të përdorin mjetet audio vizuale që i ndihmon ata të regjistrojnë, të

dëgjojnë muzikën që ata pëlqejnë dhe që duan.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

(4 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të krijojnë në kohët 5/8, 7/8, 9/8

me gjatësi të ndryshme notash

dhe pushime përkatëse, ushtrime

apo krijime melodike dhe ritmike

duke i lexuar dhe kënduar ato;

të krijojnë një vijë melodike mbi

vargjet e një poezie, duke

përcaktuar më parë ritmin nga

Krijim

Vijë melodike

Ritme të përziera

Improvizim

Lëvizje trupore

Ese

Përjetim

Page 56: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

56

MUZIKË

kohët e mësuara 5/8, 7/8 ose 9/8;

të ndërtojnë intervale të ndryshme

muzikore;

të improvizojnë, përmes lëvizjeve

trupore, ritme të ndryshme në

përshtatje me melodinë;

të krijojnë ese rreth një

veprimtarie folklorike zhvilluar

vitet e fundit në Shqipëri;

të përjetojnë muzikën edhe

nëpërmjet arteve të tjera: vizatim,

poezi etj.

OBJEKTIVAT SIPAS LINJAVE DHE NËNLINJAVE, KLASA E 9-TË

35 javë mësimore x 1 orë/javë = 35 orë vjetore

Klasa Linja Orë të sugjeruara

8 Linja: Dëgjimi muzikor 17 orë

Nënlinja: Dëgjojmë dhe i përgjigjemi muzikës 17 orë

Linja: Kënga 13 orë

Nënlinja: Këndojmë këngë 13 orë

Linja: Krijimi dhe reflektimi 5 orë

Nënlinja: Improvizojmë dhe krijojmë 5 orë

LINJA: DËGJIMI MUZIKOR

Orë të sugjeruara: 17 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim që nxënësit të njihen me terminologjinë bazë të

elementeve përbërëse muzikore, kuptimin, dëgjimin dhe përdorimin e tyre në muzikë. Njohja

me zhvillimin historik të muzikës shqiptare dhe të huaj dhe përfaqësuesve më të mirë të saj do

të jetë objekt i kësaj linje. Dëgjimi nga fragmente të ndryshme të kryeveprave muzikore do të

plotësojë më së miri njohuritë kulturore muzikore të nxënësve.

Page 57: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

57

MUZIKË

Nën linja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Dëgjojmë dhe i

përgjigjemi

muzikës

(17 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të njohin zhvillimin e kulturës muzikore3

në:

- lashtësi (arti grek, indian, egjiptian,

babilonas etj.)

- mesjetë (lindjen e shkrimit të notave –

Guido d’Areco, këngët gregoriane,

polifonia);

- Rilindje,

- Barok,

- Klasicizëm,

- Romantizëm,

- Shekulli i 20-të, përmes njohjes me

kompozitorët4, e muzikës botërore dhe

veprat vokale dhe instrumentale më të

spikatura të tyre.

të njohin zhvillimin e kulturës muzikore

shqiptare vokale dhe instrumentale,

përmes njohjes me kompozitorët

shqiptarë5 dhe veprat më të spikatura të

tyre;

të njohin zhvillimin e muzikës moderne

përmes rrymave: bluz, xhaz, rok, pop etj.,

dhe kompozitorëve më të spikatur.

Kultura muzikore në

Lashtësi

Mesjetë

Rilindje,

Barok

Klasicizëm,

Romantizëm,

Shekulli 20-të

Kultura muzikore

shqiptare

Muzika moderne

3 Njohja me zhvillimin e kulturës muzikore DUHET të jetë shumë e thjeshtë dhe të zërë shumë pak rreshta. Jeta e

kompozitorëve, që mund të jenë të shumtë në numër, do të jetë shumë e reduktuar. Do të sillen në vëmendje

kompozitorët dhe veprat më të spikatura të zhvillimit të kulturës muzikore. Kjo gjë vlen edhe për muzikën shqiptare.

Hollësirat që i përkasin zhvillimit të përgjithshëm historik - muzikor, plotësohen me hollësitë përkatëse në gjimnaz. 4 Kompozitorë të sugjeruar: Vivaldi, Moxart, Bethoven, Shubert, Paganini, Shopen, Verdi, Pucini, Rosini,

Çajkovski, Gershvin etj. 5 Kompozitorë të sugjeruar: Martin Gjoka, Palok Kurti, Cesk Zadeja, Prenk Jakova, Nikolla Zoraqi, Tish Daija,

Tonin Harapi, Feim Ibrahimi etj.

Page 58: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

58

MUZIKË

LINJA: KËNGA

Orë të sugjeruara: 13 orë

Përshkrimi i linjë: Kjo linjë ka si qëllim t’u mësojë nxënësve mënyrat e formësimit të zërit dhe

të një kënduari me një kulturë vokale. Fuqia e zërit, plotësuar me tinguj dhe fjalë, krijon një

fuqi dhe ndjesi emocionale më të madhe te fëmijët. Përmbajtja e këngëve duhet t’i përgjigjet

nivelit moshor si nga ana e shtrirjes së regjistrit nga ana vokale, ashtu edhe nga ana letrare.

Këngët duhet të jenë të larmishme, për fëmijë, popullore, të huaja, muzikë e lehtë etj., të cilat

mësohen në 1 orë dhe në disa raste në 2 orë, kur janë të vështira. Ato janë këngë që kanë vlera

artistike muzikore – poetike, të cilat edukojnë për një qëllim të caktuar. Për shkak të

përmbajtjes që mësohet në këtë vit, këngët mund të jenë në kohët e mësuara dhe me shtrirje të

ndryshme të regjistrit vokal.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Këndojmë këngë

(13 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të respektojnë gjatë këndimit

rregullat e të kënduarit;

të këndojnë këngë tematike

- për fëmijë (të rinj),

- popullore,

- të huaja,

- moderne të rrymave të

ndryshme,

- pjesë të vogla (me një ose dy

zëra);

të këndojnë kanone me dy zëra;

të këndojnë solo dhe në grup

(ansambël/kor) me dhe pa

shoqërim instrumental.

Këndim

Rregulla të qëndrimit

Këngë

Lojëra muzikore

Solo

Në grup

Shoqërim

Page 59: REPUBLIKA E SHQIPËRISË MINISTRIA E ARSIMIT DHE SHKENCËS ...shkolla-barbullush.weebly.com/uploads/2/4/1/7/24177640/muzika_-_kl.1-9.pdf · 3 MUZIKË 1. TË PËRGJITHSHME Muzika,

59

MUZIKË

LINJA: KRIJIMI DHE REFLEKTIMI

Orë të sugjeruara: 5 orë

Përshkrimi i linjës: Kjo linjë ka për qëllim edukimin me muzikën në formë konkrete përmes

krijimit dhe reflektimit. Gjithashtu, përzgjedhja , improvizimi, krijimi, përdorimi, komentimi i

muzikës që luan apo krijon do të jetë pjesë e rëndësishme për zhvillimin e kësaj linje. Nxënësit

gjithashtu do të përdorin mjetet audio vizuale që i ndihmon ata të regjistrojnë, të dëgjojnë

muzikën që ata pëlqejnë dhe që duan.

Nënlinja Objektiva Terma/Koncepte kyçe

Improvizojmë dhe

krijojmë

(5 orë)

Nxënësit duhet të jenë të aftë:

të realizojnë një projekt mbi jetën

dhe veprën e një kompozitori apo

grupi kompozitorësh të një

periudhe të caktuar;

të krijojnë një kolazh me muzikë

të gjetur nga ata vetë në një CD;

të shpjegojnë funksionimin e një

studioje muzikore.

Krijim

Projekt

Regjistrim

Kolazh

Studio muzikore