Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica DREJTORIA PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE MIRËQENIE SOCIALE RAPORT I PUNËS Janar – Mars 2020 SEKTORI PËR INTEGRIME EVROPIANE Zyra për Integrim Evropian, kryen funksionin dhe detyrat e saja duke u bazuar në RREGULLOREN Nr. 08/2011, PËR ORGANIZIMIN DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRAVE KOMUNALE PËR INTEGRIM EVROPIAN , në monitorimin, bashkëpunimin dhe raportimin e rregullt për Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, Divizionit për Integrime Evropiane. Në pjesën e parë të muajit Janar, Zyra për Integrim Evropian, përveç detyrave të përditshme të kësaj zyreje dhe drejtorie, nuk ka pasur ndonjë ftesë apo aktivitet të caktuar. Zyra për Integrim Evropian, me ftesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës- Kolegjiumit për Integrim Evropian, më datën 23.01.2020, ka marrë pjesë në takim e parë të Kolegjiumit për IE, për vitin 2020. Arsyeja e takimit të Kolegjiumit të zyrtarëve për Integrime Evropiane, ishte me qëllim që të shqyrtohet plani i punës si dhe përcaktimi i aktiviteteve në kuadër të koordinimit dhe zhvillimit të veprimtarisë të Kolegjiumit. Më datën 24.01.2020, me ftesë të Asociacionit të Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut (MWAHR) dhe Shoqata e Grave Pesçanik nga Krushevci i Serbisë, Zyra për Integrim Evropian ka marrë pjesë në diskutim publik në kuadër të projektit " Dialogu Beograd – Prishtinë, nga Perspektiva e Grave". -Qëllimi i projektit është të krijojë kontakte dhe të sjellë së bashku aktivistet e të drejtave të njeriut dhe të grave nga Kosova dhe Serbia me qëllim që të kontribojnë në pajtimin dhe krijimin e paqës në rajon. Projekti synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në proceset e integrimit evropian, përfshirë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës. Vlenë të ceket se Zyra për Integrim Evropian, ka filluar të punoj në kryerjen e një Analize të përgjithshme, duke nxjerrë rekomandime lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga Agjenda Evropiane, konkretisht lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Janar-Dhjetor 2019) -PKZMSA-në komunale, të plotësuar dhe të publikuar në UEB Faqen Komunale. Gjatë javës së parë të muajit shkurt, sa i përket zyrës për IE, nuk ka pasur ndonjë aktivitet të veçantë, përveç bashkëpunimit me MAPL-në, Divizionin për IE, të cilët kanë kërkuar nga zyra jonë që ti përcjellim me email disa plane dhe vendime komunale. Zyra për Integrim Evropian, më datën 13.02.2020, me ftesë nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me GIZ, ka marrë pjesë në trajnimin një ditor me temë“Informimi dhe Komunikimi i MSA-së në nivelin lokal”. -Trajnimi ka pasur për qëllim
25
Embed
Republika e Kosovës Komuna e Mitrovicës Opština Mitrovica ... · mbështjelljen e kufomës (qefini), piramidat me mbishkrim, afishet, transportin e kufomës nga shtëpia – xhami
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Komuna e Mitrovicës
Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica
DREJTORIA PËR INTEGRIME EVROPIANE DHE MIRËQENIE SOCIALE
RAPORT I PUNËS
Janar – Mars 2020
SEKTORI PËR INTEGRIME EVROPIANE
Zyra për Integrim Evropian, kryen funksionin dhe detyrat e saja duke u bazuar në RREGULLOREN Nr.
08/2011, PËR ORGANIZIMIN DHE PËRGJEGJËSITË E ZYRAVE KOMUNALE PËR INTEGRIM
EVROPIAN , në monitorimin, bashkëpunimin dhe raportimin e rregullt për Ministrinë e Administrimit të
Pushtetit Lokal, Divizionit për Integrime Evropiane.
Në pjesën e parë të muajit Janar, Zyra për Integrim Evropian, përveç detyrave të përditshme të
kësaj zyreje dhe drejtorie, nuk ka pasur ndonjë ftesë apo aktivitet të caktuar.
Zyra për Integrim Evropian, me ftesë të Asociacionit të Komunave të Kosovës- Kolegjiumit për
Integrim Evropian, më datën 23.01.2020, ka marrë pjesë në takim e parë të Kolegjiumit për IE,
për vitin 2020. Arsyeja e takimit të Kolegjiumit të zyrtarëve për Integrime Evropiane, ishte me
qëllim që të shqyrtohet plani i punës si dhe përcaktimi i aktiviteteve në kuadër të koordinimit
dhe zhvillimit të veprimtarisë të Kolegjiumit.
Më datën 24.01.2020, me ftesë të Asociacionit të Grave të Mitrovicës për të Drejtat e Njeriut
(MWAHR) dhe Shoqata e Grave Pesçanik nga Krushevci i Serbisë, Zyra për Integrim Evropian
ka marrë pjesë në diskutim publik në kuadër të projektit " Dialogu Beograd – Prishtinë, nga
Perspektiva e Grave". -Qëllimi i projektit është të krijojë kontakte dhe të sjellë së bashku
aktivistet e të drejtave të njeriut dhe të grave nga Kosova dhe Serbia me qëllim që të kontribojnë
në pajtimin dhe krijimin e paqës në rajon. Projekti synon të rrisë pjesëmarrjen e grave në
proceset e integrimit evropian, përfshirë dialogun mes Beogradit dhe Prishtinës.
Vlenë të ceket se Zyra për Integrim Evropian, ka filluar të punoj në kryerjen e një Analize të
përgjithshme, duke nxjerrë rekomandime lidhur me përmbushjen e obligimeve që dalin nga
Agjenda Evropiane, konkretisht lidhur me Planin Komunal të Veprimit për Zbatimin e
Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit për Janar-Dhjetor 2019) -PKZMSA-në komunale, të
plotësuar dhe të publikuar në UEB Faqen Komunale.
Gjatë javës së parë të muajit shkurt, sa i përket zyrës për IE, nuk ka pasur ndonjë aktivitet të
veçantë, përveç bashkëpunimit me MAPL-në, Divizionin për IE, të cilët kanë kërkuar nga zyra
jonë që ti përcjellim me email disa plane dhe vendime komunale.
Zyra për Integrim Evropian, më datën 13.02.2020, me ftesë nga Ministria e Administrimit të
Pushtetit Lokal në bashkëpunim me GIZ, ka marrë pjesë në trajnimin një ditor me
temë“Informimi dhe Komunikimi i MSA-së në nivelin lokal”. -Trajnimi ka pasur për qëllim
zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të zyrtarëve për komunikim publik në komuna dhe
zyrtarëve komunal për Integrime Evropiane lidhur me njohuritë për MSA-në dhe programin e
saj, procesin e monitorimit dhe raportimit, rolin e institucioneve lokale në zbatimin e MSA-së,
mediat sociale, si dhe bashkëpunimi me shoqërinë civile në procesin e zbatimit të MSA-së. -
Grupet e synuara ishin Zytarët për Komunikim Publik në Komuna dhe Zyrtarët Komunal për
Integrime Evropiane të komunave: Mitrovica e Jugut, Mitrovica Veriore, Skenderaj, Vushtrri,
Zveçan, Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan, si dhe përfaqësues të shoqërisë civile.
Me ftesë nga OJQ-„‟MWAHR-Mitrovica Women Association for Human Rights‟‟, Zyra për IE,
ka marr pjesë në Tryeza e Rrumbullakët, më 14 dhe 15 shkurt 2020. Tema e këtij takimi ishte:
Rezoluta 1325 e KB „‟Gratë, paqja, siguria‟‟. Në këtë takim pjesëmarrëse ishin gra nga të dy
shtetet; Kosova dhe Serbia, të cilat kishin profile të ndryshme si; zyrtare të komunave të
ndryshme të Serbisë, kordinatore të qeverisë , këshilltare nga misioni i OSBE-së, profesorë-
asistente, përfaqësuese të OJQ-ve, asambleiste komunale, gra të bizneseve, prej mediave, etj,.
Tryeza e Rrumbullakët është mbajtur në qytetin Krushevac të Serbisë.
Zyra për Integrim Evropian, me datë 21.02.2020, ka vizituar strehimorën „‟Raba Voca‟‟ në
Mitrovicë, ku edhe është mbajtur një takim informues për sesionet e projektit - „‟Thyej
Heshtjën‟‟, të kësaj strehimoreje. Mes tjerash, të pranishmet në këtë takim u njoftuan edhe me
vështërsitë që ka kjo strehimore nga numri i madhë i grave që vazhdimisht kërkojnë ndihmë dhe
strehim nga dhuna në familje.
Me ftesë nga „‟Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror - OFAP”, Zyra për Integrim Evropian
me datë 25.02.2020, ka marr pjesë në punëtorinë një ditore me temë ; “Për fuqizimin e familjeve
të riatdhesuara për mënyrën e kujdesit të fëmijëve si dhe për rreziqet dhe pasojat e migrimit
ilegal në aspektin psikologjik”. Të pranishëm në këtë punëtori përveç zyrtarëve të komunës dhe
QPS-së, ishin edhe disa familje të riatdhesuara, me ç‟rast morën njohuri nga kjo punëtori dhe nga
zyrtarët komunal lidhur me kërkesat që ata kanë si persona të riatdhesuar.
Gjatë kësaj jave, Zyra për Integrim Evropian, ka dërguar edhe draft përmbledhjen e raportit të
komunave (PKVMSA-në), i cili është hartuar po nga MAPL-ja, por që janë kërkuar komentet
lidhur me këtë raport nga secila komunë.
Zyra për Integrim Evropian, me datë 03.03.2020, ka marrë pjesë në diskutimin e organizuar nga
“Lëvizja Fol”, ku qëllimi i këtij diskutimi ishte promovimi i Ligjit për Mbrojtjen e Sinjalizuesve
dhe sfidat e zbatimit në praktikë. Diskutimi u mbajtë në ambientet e KK të Mitrovicës, dhe
pjesëmarrës ishin zyrtarë dhe drejtor nga Komuna e Mitrovicës.
Zyra për Integrim Evropian, ka punuar intensivisht në përmbledhjen e raportit të komunës
(PKVMSA-në), të cilin do ta publikoj javën që vie në ueb faqen komunale.
Zyra për Integrim Evropian, me datë 06.03.2020, me ftesë nga strehimorja „‟Raba Voca‟‟, ka
marr pjesë në takimin e dytë të sesioneve të projektit – „‟Thyej Heshtjën‟‟, i cili po përkrahet
edhe nga Rrjeti i Grave të Kosovës.
Në këtë takim u diskutuan masat të cilat duhet ti ndërrmarin institucionet tona dhe shoqëria jonë
për të parandaluar dhunën në familje. Takimi u mbajt në restronat – „‟VaPiano‟‟, në Mitrovicë.
Gjatë javës, Zyra për Integrim Evropian, ka përfunduar Përmbledhjen e Raportit për
përmbushjen e obligimeve nga Agjenda Evropiane, me Rekomandime, të cilin e ka përcjellë me
email në kabinetin e Kryetarit.
Gjithashtu, gjatë kësaj jave, Zyra për Integrim Evropian, ka bashkëpunuar përmes emailit me
MAPL-në lidhur me identifikimin e nevojave të komunës për aplikim në TAIEX.
Nga data 16 Mars 2020, Zyra për Integrim Evropian, nuk ka pasur aktivitete, si pasojë e
pandemisë COVID19.
SEKTORI PËR MIRËQENIE SOCIALE DHE STREHIM
Sektori për Mirëqenie Sociale dhe Strehim, aktivitetet e punës i mbështet në dispozitat ligjore të
Republikës së Kosovës të cilat e rregullojnë lëmin e mirëqenies sociale dhe të strehimit.
Komuna e Mitrovicës, realisht është ndër komunat më të shkatëruara të dalura nga lufta e fundit
e vitit 1999, ekonomia e së cilës ende vazhdon të jetë shumë pak aktive përballë kërkesave dhe
nevojave që ka komuna e Mitrovicës dhe qytetarët e saj. Problemet politike dhe të sigurisë me të
cilat është përballur që nga paslufta, gjendja e banorëve të pjesës veriore, mungesa e vendeve të
reja të punës dhe rritja e vazhdueshme e papunësisë, mungesa e vendbanimeve për strehim për
qytetar në nevojë sociale të cilët vazhdojnë t‟a kenë të pazgjidhur çështjen e strehimit, si dhe
problem me sëmundjen e Pandemis COVID – 19 dhe në përgjithësi janë ndër çështjet kryesore
të cilat në vazhdimësi e kanë rëndu gjendjen sociale dhe shëndetësore në komunën e Mitrovicës.
Duke u mbështetur në të dhënat në dispozicion dhe gjendjen reale në teren, konsiderojmë se
numri i kërkesave të shumta për ndihma ushqimore - higjienike, strehim, meremetim të shtëpive,
pagesën e qirave të banimit, ndihmë financiare, ndihmë me lëndë djegëse – dru, si dhe të
formave tjera të ndihmës të rasteve në nevojë sociale është i arsyeshëm.
Sektori për Mirëqenie Sociale dhe Strehim, gjatë periudhës Janar – Mars 2020, ka pranuar 78
kërkesa të ndryshme, sikurse për ndihma ushqimore - higjienike, strehim, ndërtim, meremetim,
pagesën e qirave të banimit, krerjen e praktikës profesionale etj, prej të cilave 27 janë aprovuar -
pozitive, 51 janë refuzuar – negative, ndërsa 1 ka mbetur në proces .
Vlen të theksohet se kërkesat e parashtruara pranë Drejtorisë për Integrime Evropiane dhe
Mirëqenie Sociale të cilat refuzohen kryesisht në mungesë të mjeteve buxhetore dhe donacioneve
eventuale, mbesin të evidentuara pranë sektorëve përkatës të drejtorisë dhe në veqanti rastet më
të rënda trajtohen në mundësitë e para të drejtorisë dhe prioriteteve të saj.
Përkundër përpjekjeve për t‟iu ofruar ndihmë qytetarëve dhe familjeve në nevojë sociale, një
numër mjaft i madh i familjeve janë përfitues të asistencës sociale.
Sektori për Mirëqenie Sociale dhe Strehim dhe Drejtoria në përgjithësi, me një angazhim të
vazhdushëm, kanë arritë të krijojnë një komunikim dhe bashkëpunim shumë të mirë me shumë
organizata joqeveritare dhe mekanizma të cilët kanë ndihmuar Drejtorin për integrime Evropiane
dhe Mirëqenie Sociale gjatë kohës së Pandemis Covid – 19 , sikurse që është Organizata jo-