-
REPUBLIKA E KOSOVËS REPUBLIC OF KOSOVA - REPUBLIKA KOSOVA
KOMUNA E GJILANIT
MUNICIPAL GJILAN - OPŠTINA GNJILANE - GILAN BELEDIYESI
DREJTORIA PËR ZHVILLIM EKONOMIK
DEPARTMENT OF ECONOMY DEVELOPMENT – UPRAVA ZA EKONOMSKI RAZVOJ -
IKTISADI KALKINMA MDÜRLÜGÜ
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik
Agim Zuzaku, Drejtor
Qershor, 2016
RAPORTI 6 MUJOR
Janar - Qershor 2016
-
Page 2
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
Aktivitetet janar – qershor 2016
PËRMBLEDHJE
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik gjatë muajit janar – qershor
2016 fokus të veçantë ju ka dhënë
bashkëpunimit me donatorë që kanë ndikuar në përkrahjen e
bizneseve të vogla e të mesme.
Përderisa në tremujorin e parë kanë përfituar rreth 200 biznese
në forma të ndryshme nga
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik, në pjesën e dytë të
gjashtëmujorit fokus më i veçantë ju ka
kushtuar donatorëve dhe përmbylljes së marrëveshjeve dhe
obligimeve ndaj donatorëve në
aspektin e rregullimit të dokumentacioneve të kërkuara.
Një indikator i mirë për zhvillimin e sektorit të bizneseve në
këtë gjashtë mujor është
regjistrimi i 265 bizneseve të reja me 443 punëtorë, dhe nëse e
krahasojmë me periudhën e
njëjtë të vitit 2015 kemi 51 biznese të regjistruara më shumë
dhe 107 punëtorë të punësuar më
tepër se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Ndërsa, këtë
vit kemi vetëm 46 biznese të
çregjistruara.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka punuar në bashkëpunim me
Ministrinë e Financave dhe
KfW për programin “Masat për efikasitet energjetik në ndërtesat
publike në nivel komunal,
Kosovë". Marrëveshje për Financim ndërmjet KfW, Frankfurt am
Main (“KfW”) dhe
Republika e Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave
(“Marrësi”) për 2,500,000.00 €.
Kjo marrëveshje vijë në sajë të bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me
shtetin Gjerman dhe BE-në.
Marrëveshja për këtë projekt kap vlerën prej 7.5 milion euro; ku
5 milion euro janë grant; 2.5
nga Qeveria Gjermane dhe 2.5 nga WBIF; Me këtë marrëveshje
Komuna e Gjilanit përfiton mbi
1 milion euro, që do të investohen përmirësimin e jetës së
qytetarëve të Komunës së Gjilanit,
pasi që nga ky projekt direkt do të përfitojnë institucionet më
të rëndësishme, siç janë shkollat
fillore dhe të mesme dhe shëndetësia primare.
Komuna e Gjilanit ka hyrë në një faze të re të zhvillimit, duke
vlerësuar se lloji i investimeve
përmes partneritetit publiko privat, është në radhë të pare
interes i qytetarëve të Gjilanit dhe i
perspektivës së tyre. Kemi hartuar planin e ri për Partneritet
Publiko Privat dhe në kuadër të
planifikimit të Kornizës Afatmesme Buxhetore kemi nda vijën
buxhetore për herë të parë për
projektet që do të financohen nga Partneritetit Publiko Privat.
Kjo i hapë rrugë zhvillimit
ekonomik përmes partneriteteve me sektorin privat duke investuar
në infrastrukturën publike.
Kur jemi te Partneriteti Publiko Privat tani kemi filluar
implementimin e projektit “Kompleksi
i shkollave të mesme” dhe jemi në fazën e zhvillimit të punimeve
dhe po ecën me dinamikën e
planifikuar. Me anë të kampusit, krijohen kushte më të mira për
nxënësit, ngritje në cilësinë e
arsimit dhe krijimi i vendeve të reja të punës, por edhe ndikimi
në zhvillimin ekonomik lokal,
përmes investimeve të cilat janë paraparë të investohen në këtë
kompleks.
-
Page 3
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
Gjatë këtij gjashtëmujori rëndësi ju ka kushtuar edhe
Inkubatorit të Biznesit, duke emëruar
fillimisht menaxherin e inkubatorit. Drejtoria për Zhvillim
Ekonomik ka siguruar tani më
shtatë zyre brenda hapësirës së Inkubatorit të Biznesit,
programi po realizohet me suksese,
ndërmarrësit e rinj tani po aftësohen në aktivitet e tyre për të
krijuar një zhvillim të
qëndrueshëm ekonomik. Objekti i Inkubatorit të biznesit tani
është në fazën e renovimit dhe
po merë formën dhe po kthen nga dale destinacionin për çka edhe
është ndërtuar.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka filluar me implementimin e
programit të Help – Hilfe zur
Selbsthilfe E.V, projekti financohet nga Qeveria Gjermane,
Qeveria e Kosovës, Komuna e
Gjilanit. Projekti ofron "Mbështetje stabilitetit socio-ekonomik
përmes fuqizimit të mikro-
bizneseve në Kosovë" . Nëpërmjet këtij projekti, planifikohet të
shpërndahen rreth 40 grande,
(për Komunën e Gjilanit) duke ofruar pajisje në mënyrë që
përfituesit të mund të fillojnë apo
rrisin biznesin e tyre. Vlera totale mesatare e një grandi, për
një përfitues, do të jetë 2,000.00 €,
shumë kjo e cila përfshinë edhe investimin nga përfituesit prej
15%. Krahas pajisjeve,
përfituesve do t'u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe
mbështetje teknike pasi të kenë
pranuar pajisjet.
Programi BE – EURED, Zhvillimi i Agrobizneseve në Regjionin e
Gjilanit, që po realizohet nga
Organizata CARE dhe ATRC në kuadër të projektit të përbashkët që
zbatohet në partneritet
me Komunën e Gjilanit “Përkrahja e Agrobizneseve në Regjionin e
Gjilanit” tani më ka dhënë
imputet e veta duke u punësuar 20% e praktikantëve të cilët kanë
ndjekur praktikë tremujore
në sektorin privat të mbështetur nga Qendra për Mbështetje të
Bizneseve. Gjithashtu në
kuadër të këtij projekti janë përkrahur në forma të ndryshme
fermerët në mënyrë që të
vetëpunësohen. Në kuadër të këtij projekti janë certifikuar me
bio-standarde fermerët që kanë
përfituar nga ky program, të cilët tani prodhimet e tyre
bujqësore mund ti plasojnë në tregun
evropian.
Programi BE – BNK Bashkëpunimi Ndërkufitarë ka përfunduar duke i
lënë të kënaqur 28
përfitues të granteve në vlerë prej 2,000 € ku shumica e tyre
kanë qen nga sektor i zejtarëve.
Kjo i ka ndihmuar bizneset sociale nëse mund i quajmë ashtu për
ruajtjen e traditave të tyre në
fushën e zejtarisë duke i ndihmuar me këto grante.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik – po bashkëpunon ngushtë edhe me
Institutin Riinvest e cila
po realizon studimin "Menaxhimi i tregjeve lokale në 16 komuna -
Mundësitë për
bashkëpunim ndërkomunal". Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është
pjesë integrale e këtij
bashkëpunimi me Institutin Riinvest i cili program mbështet nga
program “Avancojmë
Kosovën së Bashku – Alternativa Lokale i financuar nga Agjencia
e Shteteve të Bashkuara për
Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe i implementuar nga Fondi për
Zhvillimin e Komunitetit
(CDF). Vlen të përmendet që Komuna e Gjilanit ndër donatorët
kryesorë e ka USAD-in që tani
janë në proces tri projekte: 1) Çerdhja në Lagjen Dardania, 2)
Asfaltimi i Rrugës në Livoç dhe
3) Ndërtimi i aneksit të shkollës në Ponesh.
-
Page 4
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
AKTIVITETET E REALIZUARA NGA DZHE PËR PERIUDHËN
JANAR-QERSHOR 2016
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik gjatë muajit janar – qershor
2016 ka vazhduar me aktivitete të
cilat kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të zhvillimit ekonomik
lokal në komunë, e gjitha duke
përkrahur biznese të vogla e të mesme që të aplikojnë në
thirrjet për grande që shpresojmë se
do të rezulton sukses .
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka filluar me implementimin e
programit të Help –
Hilfe zur Selbsthilfe E.V, projekti financohet nga Qeveria
Gjermane, Qeveria e Kosovës,
Komuna e Gjilanit . Projekti ofron "Mbështetje stabilitetit
socio-ekonomik përmes
fuqizimit të mikro-bizneseve në Kosovë" .
Nëpërmjet këtij projekti, planifikohet të shpërndahen rreth 40
grande, (për Komunën e
Gjilanit) duke ofruar pajisje në mënyrë që përfituesit të mund
të fillojnë apo rrisin
biznesin e tyre. Vlera totale mesatare e një grandi, për një
përfitues, do të jetë 2,000.00 €,
shumë kjo e cila përfshinë edhe investimin nga përfituesit prej
15%. Krahas pajisjeve,
përfituesve do t'u ofrohen edhe trajnime profesionale dhe
mbështetje teknike pasi të
kenë pranuar pajisjet.
Nga Komuna e Gjilanit në organizatën Help janë dorzuar
gjithsejtë 236 aplikacione por
vetëm 40 qytetare do te shpërblehen me grand. Ne listën e
ngushte, do te vizitohen 64
klientë (aplikacione), ne listë të pritjes 65 klientë
(aplikacione) ndërsa nuk janë
përzgjedhur fare 107 aplikant, të cilët janë konsideruar që nuk
janë në harmoni me
objektivat e programit.
Gjatë muajit qershor nën monitorimin e Drejtorisë për Zhvillim
Ekonomik, përfaqësuesit e
organizatës “Help” kanë filluar me procedurat e verifikimit të
aplikacioneve për grande dhe
vizitave në terren tek bizneset gjilanase.
Po ashtu dy programet e Komisionit Evropian janë:
Programi BE – BNK Bashkëpunimi Ndërkufitarë Komuna e Gjilanit
(KS) & Komuna e
Çairit (MK) e cila tani vetëm ka përfunduar, program që është
realizuar edhe në
bashkëpunim me dy organizata jo qeveritare Organizata AgorEko
(Gjilan) dhe
Iniciative for European Perspective (Çairë), emri i projektit:
Valorizimi i tregtisë
tradicionale dhe potenciali socio - ekonomik), ky program ka
shpërndarë 28 grante në
vlerë prej 2,000€ për aplikuesit ku shumica e tyre kanë qen nga
sektor i zejtarëve.
-
Page 5
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
Programi BE – EURED, Zhvillimi i Agrobizneseve në Regjionin e
Gjilanit, që po
realizohet nga Organizata CARE dhe ATRC në kuadër të projektit
të përbashkët që
zbatohet në partneritet me Komunën e Gjilanit “Përkrahja e
Agrobizneseve në Regjionin
e Gjilanit”. Aktivitet e programit:
Po ashtu ky program ka nxitur dhe ka ndihmuar edhe nxënësit dhe
studentet e
komunës se Gjilanit (100 nxënës) cilët janë të angazhuar në pune
praktike (3)
mujore neper biznese dhe kompani private. Vlenë të përmendet që
tani 20 prej
tyre kanë gjetur punë të përhershme falë këtij projekti.
Programi ka organizuar takime Biznese me Biznese (B2B) dhe
Biznese me
Konsumatorë (B2C).
Programi ka mbështetur 25 fermerë me mekanizëm bujqësor dhe sera
si dhe ka
nxitur bujqit dhe ka ndihmuar në kultivimin e sallatës, bimëve
mjekësore -
aromatike si dhe ka ndare pajisje (tharëse për bimë mjekësore –
aromatike).
Po ashtu ka organizuar punëtorinë me qëllim Hartimin e
Srategjisë për Avokim
dhe Lobim. Kjo strategji do ti ndihmojë ngritjes së kapaciteteve
avokuese dhe
lobuese të përfaqësuesve të bizneseve të rajonit te Gjilanit në
çështje që kanë të
bëjnë me bizneset e tyre (hartimin e rekomandimeve për
politikat, negocimi me
zyrtarët qeveritar, si dhe avokimi për ndryshime në politikat
lokale ekonomike.
Programi KYDP (Kosovo Youth Development Projekct) – Projekti për
Zhvillimin Rinisë në
Kosovë i cili ofron trajnim falas për ndërmarrësit e rinj po
realizohet suksesshëm Projekti
financohet nga Banka Botërore dhe implementohet nga organizata
“Qendra Rinore” Gjilan,
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka siguruar tani më shtatë zyre
brenda hapësirës së
Inkubatorit të Biznesit. Inkubatori i biznesit tani është fazën
e renovimit dhe po krijohen
kushte më të mira për aktivitet të cilat lidhen me nxitjen dhe
zhvillimin e bizneseve të vogla.
Gjatë kësaj kohe është punuar ngushtë me Asociacionin e
Agjencive për Zhvillim Rajonal
(ARDA) e cila ka lansuar Skemën e Granteve për Zhvillimin e
Sektorit Privat të, program i
financuar nga BE, e cila ka për synim t’i ofrojë mbështetje
ndërmarrjeve ekonomikisht të
qëndrueshme dhe krijimit e vendeve të reja të punës.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik – Zyra për promovimin e
bizneseve ka ofruar në vazhdimësi
udhëzime për komunitetin e biznesit, thirrjeje ka qenë e ndarë
lotet, ndërsa përqindja e
financimit nga vetë aplikantët ishte nga 10% deri në 40%.
a) Loti 1 – Projekte të reja biznesi (ndërmarrje të reja
fillestare) Shuma për projekt nga 2,000 € deri në 5,000 €
b) Loti 2 – Ndërmarrjet ekzistuese por fillestare (ndërmarrje me
më pak se 2 vjet)
-
Page 6
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
Shuma për projekt nga 5,000 € deri në 10,000 €
c) Loti 3 – NVM-të (ndërmarrje ekzistuese të vogla, mbi 2 vjet)
Shuma për projekt ndërmjet 10,000 € - 20,000 €
Bazuar në të dhënat që posedon Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik
në këtë thirrje kanë aplikuar
nga Regjioni Lindje 297 aplikues të cilët i kanë dorëzuar
aplikacionet në zyrën e RDA-së në
Gjilan prej tyre 117 vetën nga Komuna e Gjilanit, përjashtimisht
aplikuesit e kanë pas të drejtë
të aplikojnë edhe përmes postes e gjitha bazuar në dhënat që
kemi nga regjioni lindje kemi
afërsisht 450 aplikues, ndërsa llogaritet që nga Komuna e
Gjilanit afërsisht kemi mbi 200
aplikacione nga është vazhduar afati edhe për një muaj për
aplikim në këtë fond, rezultatet
priten të shpallen gjatë muajit tetor të këtij viti.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik - është duke bashkëpunuar
ngushtë me Organizatën
Qeveritare Gjermane Deutsche Gesellschaft für Internationale
Zusammenarbeit – GIZ, në Hartimin e
Planit Komunal për Menaxhimin e Mbeturinave dhe Rregulloren për
Menaxhimin e
Mbeturinave dokumentet të aprovuara nga Asambleja Komunale në
fund të muajit maj. GIZ –
do të mbështesë Komunën e Gjilanit edhe gjatë vitit 2016 në
realizmin e këtyre objektivave të
përbashkëta:
a) Përfundimin e fazës së parë të Pilot Projekti “Gjilani
Riciklon” ku përfshihet trajnimi
i mbeturinave në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të
qytetit dhe
b) Fillimin e fazës së dytë të Pilot Projekti “Gjilani Riciklon”
ku përfshihet trajnimi i
mbeturinave në 20 shkollat fillore në fshatra.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik - është duke koordinuar
aktivitet edhe me Organizatën Qeveritare
Gjermane Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit
– GIZ, e cila po
implemententon projektin “Promovimi dhe konkurrentshmërise se
sektorit privat në zonat
rurale - COSiRA” të financuar nga Ministria Federale Gjermane
për Bashkëpunim dhe
Zhvillim Ekonomik –BMZ, në këtë projekti është i përfshirë
regjioni Anamoravës dhe
AnaDrini. Projekti i GIZ - COSiRA gjatë muajit maj - qershor ka
angazhuar dy OJQ lokale të
cilat do të implementojnë një pjesë të aktiviteteve të
promovimit-marketingut të produkteve
bujqësore:
a) Grupi Lokal i Veprimit (GLV) në Viti – do të bëjë promovimin
e produkteve
lokale dhe kualitetin e tyre si dhe
b) Organizata lokale “Ratar” Ranilluk i cili do të implemntoj
projektin e
promovimit të produkteve të mjalti dhe përpunuesit e rakisë.
Projekti i GIZ - COSiRA gjatë muajit shtator do te lansoj
thirrjet edhe për shume aktivitet tjera
të cilat janë të lidhura me marketingun dhe promovimin e
produkteve bujqësore te Regjionit të
Anamoravës.
-
Page 7
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka kryer edhe këto aktivitet të
cilat kanë ndikuar në përmirësimin e bashkëpunimit me arteret të
cilët ndikojnë në Zhvillimin Ekonomik Lokal
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik në saje të bashkëpunimit ka
fuqizuar marrëdhëniet
me Ministrinë e Financave të Kosovës dhe Ministrisë së Financave
të Austrisë, për
realizmin e programin (Soft Loan Project) i cili program i
dedikohet projekteve
madhore që përfshin infrastrukturën publike me fokus të veçanet
rrjete të
kanalizimit dhe trajtim të ujërave të zeza.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik – ka pas një bashkëpunim të mirë
dhe ka
koordinuar aktivitete e saja edhe me Komitetin për Zhvillim
Ekonomik, si dhe
partitë politike ku të gjitha kërkesat e adresuara nga partitë
politike kanë marrë
përgjigjen në kohë të caktuar.
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik ka bashkëpunuar edhe me
Agjencisë Kosovare të
Privatizimit (AKP) gjatë kësaj kohe kemi bërë identifikimin dhe
evidentimin e
pronave – tokave të Ndërmarrjeve Shoqërore të cilat menaxhohen
nga Agjencia
Kosovare e Privatizimit të cilat prona janë në territorin e
komunës së Gjilanit dhe
janë me interes të përgjithshëm publikë (lokacioni i “Varrezave
të Reja” të qytetit).
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik – po bashkëpunon ngushtë edhe me
shoqata si
GAP, KDI, MDA e cila po bënë një Hulumtim mbi Industrinë e
Duhanit
(Perspektiva e industrisë së duhanit në Komunën e Gjilanit
(periudhat kohore - para
lufte dhe pas lufte).
Gjatë muajit maj edhe me iniciativë të kryetarit të Komunës së
Gjilanit, për kulturën
e duhanit është mbajtur tryeza me e madhe me Komisionin për
Buxhet dhe Financa
i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të cilët në bashkëpunim me
organizatën KDI
dhe MDA, temë e tryezën së diskutimit ishte “akciza në produktet
e duhanit dhe
revitalizimin e industrisë së duhanit në Republikën e Kosovës”,
në takim morën
pjesë edhe shumë fermerë të interesuar për kultivimin e bimës së
duhanit.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik – po bashkëpunon ngushtë po
ashtu UBT ku kem
prezantuar të arriturat e Komunës së Gjilanit në konferencën :
Austrian Kosovo
Smart Infrastructure – Day 2016).
Po ashtu kemi pas një bashkëpunim edhe me Ministrin e Tregtisë
dhe Industrisë –
Departamentin Turizmit me temën kapacitete humane në Regjionin e
Gjilanit, pasi
turizmi rural shihet si një e ardhur e mirë e zhvillimit
ekonomik lokal.
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik – po bashkëpunon ngushtë edhe me
Institutin
Riinvest e cila po realizon studimin "Menaxhimi i tregjeve
lokale në 16 komuna -
Mundësitë për bashkëpunim ndërkomunal".
-
Page 8
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik është pjesë integrale e këtij
bashkëpunimi me
Institutin Riinvest i cili program mbështet nga program
“Avancojmë Kosovën së
Bashku – Alternativa Lokale i financuar nga Agjencia e Shteteve
të Bashkuara për
Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) dhe i implementuar nga Fondi për
Zhvillimin e
Komunitetit (CDF). Qëllimi i përgjithshëm i projektit është
inkurajimi i komunave
për të krijuar partneritete dhe rrjete regjionale për adresimin
e çështjeve me interes
të përbashkët, konsolidimin dhe përmirësimin e standardeve të
qeverisje së mirë,
dhe zhvillimin e qasjeve të reja në adresimin e sfidave aktuale
dhe të ardhshme të
qeverisjes lokale.
Falë angazhimit të Drejtorisë për Zhvillim Ekonomik e cila ka
përgatitur koncept
dokumentin dhe draft marrëveshjen, gjatë muajit maj është
konkretizuar
marrëveshjen e mirëkuptimit në mes të Komunës së Gjilanit,
kompanisë “WURM”
dhe “BAV-KOS” për dërgimin e 15 nxënësve të shkollës së mesme
teknike "Mehmet
Isai" në shkollim profesional prej 42 muajve në Gjermani.
-
Page 9
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
QENDRA PËR REGJISTRIMIN E BIZNESEVE
Qendra për Regjistrim të Bizneseve (QRB) në Gjilan gjatë
periudhës janar – maj 2016 ka kryer
aktivitet e saja sa i përket kërkesave të qytetareve për
regjistrim të bizneseve dhe komunitetit
te biznesit për nderim dhe shtim te aktiviteteve biznesore apo
edhe shuarje te biznesit.
Bazuar në të dhënat nga Qendra për Regjistrim të Bizneseve (QRB)
kemi pasur një rritje më të
madhe nga vitet e kaluara.
Emertimet Janar 2015 Janar 2016 Shkurt 2015 Shkurt2016 Mars 2015
Mars 2016 Prill 2015 Prill 2016 Maj 2015 Maj 2016 2015 2016
Dallimi
Prodhuese 4 7 2 7 6 7 6 2 7 9 25 32 7
Tregtare 15 17 3 18 9 4 13 19 20 15 60 73 13
Shërbyese 19 23 8 30 22 30 35 32 20 32 104 147 43
Ndërtimore 6 1 6 3 6 8 5 0 3 1 26 13 -13
Gjithësej: 43 48 19 58 43 49 59 53 50 57 214 265 51Pronar femra
6 8 3 13 8 4 14 11 8 7 39 43 4
Pronar meshkuj 37 40 16 45 35 45 45 42 42 50 175 222 47
Puntorë në Biznes 64 88 28 93 76 98 96 80 72 84 336 443 107
Emertimet
Janar 2015 Janar 2016 Shkurt 2015 Shkurt2016 Mars 2015 Mars 2016
Prill 2015 Prill 2016 Maj 2015 Maj 2016 2015 2016 Dallimi
Prodhuese 1 1 0 0 3 0 0 0 0 1 4 2 -2
Tregtare 4 9 3 4 9 3 3 0 5 6 24 22 -2
Shërbyese 7 1 3 6 3 3 4 3 2 5 19 18 -1
Ndërtimore 0 1 1 1 2 1 0 1 1 0 4 4 0
Gjithësej: 12 12 7 11 17 7 7 4 8 12 51 46 -5Pronar meshkuj 12 12
5 9 14 9 5 3 7 9 43 42 -1
Pronar femra 0 0 2 2 3 0 2 1 1 3 8 6 -2
Puntorë 16 41 8 20 22 9 12 7 12 16 70 93 23
Dallimi i regjistrimit të bizneseve 2015-2016
Të çregjistruara
Tabela1. Dallimi i regjistrimit të bizneseve
Marrë në përgjithësi nga
grafikoni shihet që
gjashtëmujorit të vitit 2016 janë
regjistruar 265 biznese të reja,
me 443 punëtor të punësuar. Për
dallim nga viti 2015 i të njëjtës
periudhë që janë regjistruar 2014
biznese, me 336 punëtorë. Nëse e
shohim edhe çregjistrimin e
bizneseve vërejmë se kemi 5
biznese më pak të çregjistruara
me 23 punëtorë më pak për
dallim nga viti 2015.
Fig. 1 Krahasimi sipas vitit 2015-2016 i perudhës së njejtë
janar-qershor
-
Page 10
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
Nëse e krahasojmë sipas periudhave, muaji shkurt 2016 është
muaji ku numri i bizneseve të regjistruara
ka qenë më i madhi, ndërsa në muajin mars 2016 ka qenë muaji kur
bizneset e regjistruara kanë
paraqitur numin më të madh të punëtorëve.
Fig. 2 Krahasimi sipas vitit 2015-2016 i perudhës së njejtë
janar-qershor
Sektori i Inspeksionit gjatë periudhës janar – qershor ka
inspektuar bizneset që nuk janë të
regjistruara, po ashtu ka njoftuar komunitetin e biznesit për
rregulloret komunale (orari i
punës) dhe (taksa komunale) gjatë kësaj periudhe ka kryer këto
aktivitete të shumta në teren.
-
Page 11
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
RAPORT PËR FALJEN E BORXHIT PËR TAKSA KOMUNALE TË
BIZNESEVE
Drejtoria e Zhvillimit Ekonomik – po implementon suksesshëm
LIGJIN Nr. 05/L -043 - PËR
FALJEN E BORXHEVE PUBLIKE.
Totali i borxhit të falur:
Drejtoria për Zhvillim Ekonomik u bënë thirrje qytetarëve të
Komunës së Gjilanit që të
shfrytëzojnë mundësinë që ju jep Ligji për faljen e borxheve
publike dhe të fillojnë sa më
shpejtë në kryerjen e obligimeve dhe fillimin e proceduarave për
faljen e borxheve. Është një
mundësi e mirë që qytetarët ta shfrytëzojnë këtë të drejtë para
datës 2 shtator 2016.
-
Page 12
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
PËRGATITJA E PLANIT TË RI PËR PPP Në fund të muajit qershor
pritet të përzgjidhet kompania konsulentë për hartimin e
studimeve
të fizibilitetit dhe më pas fillojmë me hartimin e dokumenteve
të cilat duhet aprovuar në
Komitetin për PPP të udhëhequr nga Ministri i Financave.
Projektet me prioritet për PPP janë:
a) Palestra sportive “Bashkim Selishta” dhe
b) Objektet përcjellëse (stalla e lopëve, sera, plantacioni,
depoja ftohëse për pemë
dhe perime) të shkollës së mesme bujqësore “Arbëria.
Lista e re e Projekteve me Partneritet Publiko Privat
Nr. Emri dhe përshkrimi i projektit
Gjendja momentale e projekteve
Proces
Në fazën e
studimit të
fizibilitetit
Të
identifikuara
për procesin e
PPP
Progresi
01. Rregullimi i infrastrukturës së kompleksit të shkollave
të
mesme në Gjilan Ka filluar implementimi
02. Transporti publikë – Transporti urban Në fund të
qershorit
03. Salla e sporteve Në fund të qershorit
04. Shkolla e Mesme Bujqësore “Arbëria” Gjilan Në fund të
qershorit
05. Ndërtimi i Çerdhes së fëmijëve (ish tregu i kafshëve) –
lagjja
ARBËRIA
06. Menaxhimi i parkingjeve të qytetit
07. Hapësira e ish kompanisë “ Higjiena ”
08. Zona ekonomike – Gllama (Livoq i Epërm)
09. Tregu i automjeteve (Rruga Qarkore)
10. Kodra e Velekincës
11. Hapësira e ish kompanisë “Magjistralja”
12. Fizibiliteti - trajtimit të ujërave të zeza Studimi i
fizibilitetit i
përfunduar
13. Fizibiliteti - zonës ekonomike Llabjan Studimi i
fizibilitetit i
përfunduar
EFICENCA E ENERGJISË DHE KfW-së
Marrëveshje Financim ndërmjet KfW, Frankfurt am Main (“KfW”) dhe
Republika e Kosovës,
përfaqësuar nga Ministria e Financave (“Marrësi”) për
2,500,000.00 € për programin:
“Masat për efikasitet energjetik në ndërtesat publike në nivel
komunal, Kosovë". Fondi
Rajonal për energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të energjisë:
(BMZ 2007 65 941 / 2007 70 222).
Pjesë e projekti të lartshënuar janë komunat: Prishtinë, Gjilan,
Ferizaj dhe Gjakovë.
-
Page 13
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
Qeveria e Republikës së Kosovës dhe KfW (Banka Gjermane për
Zhvillim) kanë nënshkruar
me 22 janar 2016 Marrëveshjen për masat e Efiçiencës në Energji
për nivelin Komunal. Kjo
marrëveshje vijë në sajë të bashkëpunimi të shkëlqyeshëm me
shtetin Gjerman dhe BE-në.
Marrëveshja për këtë projekt kap vlerën prej 7.5 milion euro; ku
5 milion euro janë grant; 2.5
nga Qeveria Gjermane dhe 2.5 nga WBIF; pjesa e kredisë përfshin
vlerën prej 2.5 milion euro
nga KfW-ja me një grejs periudhe 3 vjeçare dhe me afat
amortizimi deri në vitin 2028, me këste
që paguhen dy herë brenda vitit.
Me këtë marrëveshje Komuna e Gjilanit përfiton mbi 1 milion
euro, që do të investohen
përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Gjilanit, pasi
që nga ky projekt direkt do të
përfitojnë institucionet më të rëndësishme, siç janë shkollat
fillore dhe të mesme dhe
shëndetësia primare.
Qëllimi i këtij programi është përmirësimi i kushteve të jetesës
për banorët e komunave të
Prishtinës, Gjakovës, Gjilanit dhe Ferizajt dhe është i bazuar
në studimin e fizibilitetit i
përfunduar në vitin 2012 dhe i financuar nga Korniza Investuese
për Ballkanin Perëndimor ku
janë identifikuar 30 ndërtesa në komuna të ndryshme që kanë
nevojë për rehabilitimin e
masave të efiçiencës energjetike, në ndërrimi i dritareve,
izolim, sisteme të ngrohjes, të
shkollave, kopshteve të fëmijëve, spitaleve dhe qendrave
mjekësore.
• Ministria e Financave•Duke e përmbushur obligimin e vetë të
përcaktuar me sipas nenit 7 të rregullores nr. 09/2011 me rishikim
të buxhetit, Hipotetikishtë (proporcionalisht) ndanë përgjegjësit
financiare.
MEF
• KfW•Në përputhje me marrëveshjen shpallë thirrjen për
Konsulentë e cila identifikon në koordinim me komunat projektet të
cilat janë pjesë e programit të EE si dhe ofron asistencë teknike
gjatë gjithë procesit .
KfW• Komuna e Gjilanit • Bazuar në fizibilitetin e konsulencës
përcakton prioritet si dhe bashkëpunon me KfW dhe MF në procesin e
tenderimit .
•Në bazë të kryerjes të punëve në teren bënë alokimin e mjeteve
për ekzekutimin e pagesave.
Komuna
M a rr ë v e sh j e F i n a n c i m i ndërmjet : KfW, Frankfurt
am Main (“KfW”) dhe Republika e Kosovës,përfaqësuar nga Ministria e
Financave (“Marrësi”) për 2,500,000.00 € për programin : “Masat për
efikasitet energjetik në ndërtesat publike në nivel komunal, Kosovë
"
Fondi Rajonal për energji të ripërtërishme dhe efiçiencë të
energjisë : (BMZ 2007 65 941 / 2007 70 222)Pjesë e projekti të
lartshënuar janë komunat : Prishtinë, Gjilan, Ferizaj dhe Gjakovë
.
DREJTORIA PËR ZHVILLIM EKONOMIK DEPARTMENT OF ECONOMY
DEVELOPMENT – UPRAVA ZA EKONOMSKI RAZVOJ
-
Page 14
RA
PO
RT
j
an
ar
–
qe
rs
ho
r 2
01
6
TREGU I GJELBËR Në Ministria e Zhvillimit Ekonomik – Njësinë për
Politika dhe Monitorim të Ndërmarrjeve, Drejtoria
për Zhvillim Ekonomik ka dorëzuar kërkesën për themelimin e
ndërmarrje së re publike lokale
“Tregu” sh.a Gjilan.
Ne kemi pasur takim edhe me Zyrën Ligjore në Ministria e
Zhvillimit Ekonomik. Në takimin e radhës
do të procedohet kërkesa jonë, për themelimin e ndërmarrje së re
publike lokale “Tregu” sh.a Gjilan.
Nga zyra e projekteve janë kryer detyrat projektuese, dhe deri
në fund të qershorit do të jetë konkursi i
hapur sa i përket projektit të tregut të gjelbër. Ndërsa,
Investimet pritet të nisin në muajin shtator.
KAMPUSI I SHKOLLAVE TË MESME Projekt i cili është me Partneritet
Publiko Privat. Projektit “Kompleksi i shkollave të mesme”
ka filluar punimet në fillim të qershorit dhe tani është në
fazën e zhvillimit të punimeve dhe
po ecën me dinamikën e planifikuar.
Me anë të kampusit, krijohen kushte më të mira për nxënësit, do
të ketë ndikim edhe në
cilësinë e arsimit dhe ajo që është e rëndësishme është që do të
funksionoj në mënyrën më të
mirë trekëndëshi nxënës-mësimdhënës-prindër. Po ashtu, kampusi
ndikon edhe në zhvillimin
ekonomik lokal.
INKUBATORI I BIZNESIT Drejtoria për Zhvillim Ekonomik ka
siguruar tani më shtatë zyre brenda hapësirës së
Inkubatorit të Biznesit, programi po realizohet me suksese,
ndërmarrësit e rinj tani po
aftësohen në aktivitet e tyre për të krijuar një zhvillim të
qëndrueshëm ekonomik.
Objekti i Inkubatorit të biznesit tani është në fazën e
renovimit dhe po merë formën dhe po
kthen nga dale destinacionin për çka edhe është ndërtuar.