1 Raport monitorimi nga Drejtësia Sot Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë për periudhën qershor - dhjetor 2019
1
Raport monitorimi nga Drejtësia Sot
Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe
Prokurorial në Kosovë për periudhën
qershor - dhjetor 2019
2
Raport monitorimi nga DREJTËSIA SOT
Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe
Prokurorial në Kosovë për periudhën
qershor - dhjetor 2019
Autor: Drejtësia Sot
Kontribuan në shkrimin e raportit: Rinon Arifi, Vullnet Bugaqku,
Liridon Salihi
Monitorues: Vullnet Bugaqku, Liridon Salihi, Rinon Arifi, Zanë Buçinca,
Nita Kusari, Biondina Zeneli, Ermirë Januzi, Blenda Mjeku, Leutrim
Himaj, Ronita Halimi, Mentor Buzhala, Uran Zogaj, Lorik Kabashi,
Qendresa Bytyqi, Jeta Vula, Blerta Kelmendi, Selvije Morina, Edita
Koliqi, Egzon Musa
Shkurt 2020
Projekti “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në Kosovë“ realizohet me
fonde të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar përmes
Ambasadës Britanike në Prishtinë.
Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi vetëm e Grupit për Studime Juridike dhe
Politike dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e Ministrisë së Punëve të
Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar.
3
Përmbledhje ekzekutive
HYRJE ........................................................................................................................................................ 5
MONITORIMI I PUNËS SË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS (KGJK) GJATË PERIUDHËS QERSHOR –
DHJETOR 2019 ...................................................................................................................................... 6
Themelimi i Departamentit Special ........................................................................................................ 6
Miratimi i rregullores për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ............................. 7
Emërimi i kryetarëve të Gjykatave/ Ndryshimi i Rregullores për procedurat e zgjedhjes, emërimit,
vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës ............ 7
MONITORIMI I PUNËS SË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS (KPK) GJATË PERIUDHËS QERSHOR
– DHJETOR 2019 ................................................................................................................................... 8
Miratimi i legjislacionit sekondar ............................................................................................................ 8
Emërimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK) ......................... 8
Tentativa e parë ....................................................................................................................................... 8
Tentativa e dytë ........................................................................................................................................ 8
Emërimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës ........................................................ 9
LUFTIMI I KORRUPSIONIT NË SISTEMIN E DREJTËSISË NË KOSOVË ............................................... 10
Trajtimi i lëndëve që bien në kapitullin e veprave penale të korrupsionit në gjykatat themelore në
Kosovë dhe aktakuzat e ngritura nga prokuroritë gjatë periudhës Qershor - Dhjetor 2019 .......... 10
Gjykata Themelore në Prishtinë ............................................................................................................ 11
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ................... 11
Gjykata Themelore në Prizren dhe Prokuroria Themelore në Prizren ................................................ 11
Gjykata Themelore në Pejë dhe Prokuroria Themelore në Pejë ......................................................... 11
Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë ......................................... 11
Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj .................................................. 11
Gjykata Themelore në Gjilan dhe Prokuroria Themelore në Gjilan ..................................................... 12
Gjykata Themelore në Gjakovë dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë ............................................. 12
Efikasiteti i luftimit të korrupsionit nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial ........................................ 12
Llojet e aktgjykimeve të nxjerrura nga gjykatat themelore në Kosovë gjatë periudhës qershor –
dhjetor 2019 .......................................................................................................................................... 13
Trajtimi i lëndëve që bien nën kapitullin e veprave penale të korrupsionit nga Gjykata e Apelit në
periudhën Qershor – Dhjetor 2019 ...................................................................................................... 16
Trajtimi i lëndëve që bien nën kapitullin e veprave penale të korrupsionit nga Gjykata Supreme në
periudhën Qershor – Dhjetor 2019 ...................................................................................................... 16
4
LUFTIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR NË SISTEMIN E DREJTËSISË NË KOSOVË ................................ 17
Llojet e aktgjykimeve të nxjerrura ......................................................................................................... 19
Gjykata e Apelit dhe lufta kundër krimit të organizuar ........................................................................ 20
LUFTIMI I VEPRËS PENALE TË PASTRIMIT TË PARAVE NË SISTEMIN E DREJTËSISË NË KOSOVË ... 20
Gjykata e Apelit dhe lufta kundër pastrimit të parave ......................................................................... 21
TRAJTIMI I RASTEVE TË ORGANIT SHYQRTUES TË PROKURIMIT (OSHP) NË DEPARTAMENTIN
ADMINISTRATIV DHE ATË EKONOMIK NË GJYKATËN THEMELORE NË PRISHTINË ......................... 22
Llojet e aktgjykimeve të nxjerrura ......................................................................................................... 23
SHKELJET PROCEDURALE TË EVIDENTUARA GJATË PERIUDHËS SË MONITORIMIT ....................... 24
Dështimi i sistemit gjyqësor në sigurimin e një gjykimi të drejtë dhe në kohë të arsyeshme .......... 24
Mosrespektimi i afateve ligjore për mbajtjen e seancave................................................................... 25
Bashkimi dhe veçimi i procedurës për shkak të mungesës së të pandehurit dhe mbajtja e seancës
gjyqësore në mungesë të tij .................................................................................................................. 25
Vendimet joligjore për mbylljen e seancave të shqyrtimit kryesor dhe transparenca e organeve
gjyqësore ................................................................................................................................................ 27
Vendimet joligjore për moslejimin e publikimit të emrave të dëshmitarëve ...................................... 27
Mbajtja e gjykimit në mungesë të përkthyesit gjyqësor ...................................................................... 28
Vendimi i Gjykatës për refuzimin e kërkesës së PSRK-së për ndaljen e pensioneve në rastin
“Veteranët” ............................................................................................................................................. 28
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME.................................................................................................... 29
Këshillit Gjyqësor të Kosovës .................................................................................................................. 30
Për Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës ................................................................................. 30
Për Gjykatën e Apelit .............................................................................................................................. 30
Këshillit Prokurorial të Kosovës .............................................................................................................. 31
Për Prokurorin e Shtetit .......................................................................................................................... 31
5
HYRJE
Raporti i vendit i Komisionit Evropian për vitin 2019 ka theksuar se Kosova ka arritur pak
progres në hetimin dhe ndjekjen e disa rasteve të nivelit të lartë të korrupsionit mirëpo, korrupsioni
është mjaft i përhapur dhe mbetet ende çështje shqetësuese për vendin.1Në këtë raport si hap
pozitiv numërohet miratimi i disa ligjeve që janë të rëndësishme në funksioninim e gjyqësorit dhe
luftës kundër korrupsionit, mirëpo të njejtat kërkojnë zbatim dhe implementim adekuat në mënyrë
që të arrihet qëllimi i tyre. Lidhur me këtë aspekt, Platforma 'Drejtësia Sot' gjatë muajve qershor -
dhjetor të vitit 2019, ka monitoruar nga afër institucionet të cilat sigurojnë që sistemi i drejtësisë në
Kosovë ruan dhe promovon një standard që i shërben drejtësisë së të gjithë qytetarëve të Kosovës
dhe mbështetë respektimin e të drejtave të njeriut, të garantuara me Kushtetutë dhe Konventën
Evropiane për të Drejtat e Njeriut.
Më konkretisht, Drejtësia Sot në formë sistematike ka monitoruar punën e Këshillit Gjyqësor
të Kosovës (KGJK), punën e Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), punën e të gjitha gjykatave në
Kosovë dhe të gjitha prokurorive, me theks të veçantë në trajtimin dhe gjykimin e lëndëve të
korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe atyre lëndëve ku janë të përfshirë zyrtarë
të lartë shtetëror. Për të njejtat ka raportuar në baza ditore në platformën e Drejtësia Sot, e krijuar
nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike dhe e mbështetur financiarisht nga Ambasada Britanike
në Prishtinë.2
Për më tepër, marrë parasysh të gjeturat e botimit të pestë të Indeksit të Performancës së
Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë, i njohur me emrin (RoLPIK), raport ky i përgatitur nga
Drejtësia Sot e i mbështetur në anketimin e 1071 të anketuarve të moshës mbi 18 vjeç në të gjithë
territorin e Kosovës me përkatësi shqiptare (963), serbe (54) dhe pjesëtarë të komuniteteve të tjera
(54), të gjithë të anketuar në muajin shtator 2019; të dhënat e analizës tregojnë se më shumë se
gjysma e qytetarëve mohojnë të kenë vërejtur përmirësim në sistemin e drejtësisë dhe më pak se
30% thonë se kanë vërejtur efekte pozitve në këtë aspekt.3
Disa nga të dhënat kryesore të këtyre të gjeturave tregojnë se sa i përket ndikimit politik për
vitin 2019, rreth 65.2% e qytetarëve besojnë se politikanët kanë më pak gjasa të ndëshkohen nga
ligji, kurse vetëm 10.3% prej tyre mendojnë se qytetarët janë të barabartë para drejtësisë. Ndërsa,
qytetarët i besojnë më së paku gjykatave lidhur me punën e tyre sepse mendojnë se kanë influencën
më të madhe nga politika në 34.4 % të rasteve, ndërsa organin më pak të ndikuar politikisht e
konsiderojnë policinë me 18.4%. Ndërsa, të pyetur për gatishmërinë e tyre për të raportuar
korrupsionin dhe veprat penale, meqenëse të anketuarit në masë të madhe janë të pakënaqur me
punën e institucioneve në luftimin e këtyre dukurive në shoqëri, vetëm 69.2% prej tyre kanë thënë
se janë të gatshëm ta raportojnë atë tek institucionet përkatëse, ndërsa 21.8% nuk do të ishin të
gatshëm ta bënin këtë gjë. Të gjitha këto të dhëna janë shumë shqetësuese për vendin tonë.
Drejtësia Sot konsideron që mungesa e llogaridhënies dhe e transparencës që mbizotëron
në këtë sistem ndikon direkt në krijimin e mendimeve të tilla të qytetarëve. Edhepse hapa pozitiv
janë ndërmarrur në këtë aspekt, sistemi gjyqësor i Kosovës duhet të jetë pushteti më i besuar e më i
përkrahur ndër qytetarët marrë parasysh rëndësinë e tij në përgjithësi; e një gjë e tillë arrihet vetëm
me anë të punës së këtyre institucioneve konkrete, pjesë e këtij raporti.
1 Komisioni Evropian, “Kosovo* 2019 Report”, 29 maj 2019, burimi: https://ec.europa.eu/neighbourhood-
enlargement/sites/near/files/20190529-kosovo-report.pdf 2 Drejtësia Sot, https://www.rolpik.org/justicetoday/ 3 Drejtësia Sot, “Indeksi I Performancës së Institucioneve të Sundimit të Ligjit në Kosovë”, Janar 2020, burimi:
https://ëëë.rolpik.org/publikim/
6
Rrjedhimisht, ky raport paraqet të dhënat e mbledhura gjatë monitorimit të punës së KGJK-
së, KPK-së, gjykatave dhe prokurorive në Kosovë përgjatë muajve qershor –dhjetor 2019. Ky raport
tenton të ofroj një pasqyrë mbi punën e këtyre institucioneve gjatë kësaj periudhe kohore dhe ofron
disa rekomandime lidhur me mundësinë e përmirësimit dhe adresimit të disa problemeve të
pranishme e të vazhdueshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë.
MONITORIMI I PUNËS SË KËSHILLIT GJYQËSOR TË KOSOVËS (KGJK) GJATË PERIUDHËS QERSHOR –
DHJETOR 2019
Themelimi i Departamentit Special
Departamenti Special është themeluar në Korrik të vitit 2019 përmes Ligjit per Gjykatat,
nr.06/L-054. Themelimi i këtij departamenti ka rezultuar si nevojë për rritjen e efikasitetit në luftën
kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.4 Ky departament ka kompetencë gjykimin e të gjitha
çështjeve që janë në Kompetencën e Zyrës së Prokurorisë Speciale përfshirë gjykimin e të gjitha
rasteve të krimit të organizuar në të gjithë territorin e Kosovës.5 Departamenti Special funksionon
në kuadër të Gjykatës Themelore dhe asaj të Apelit6, ku përbëhet prej gjashtë (6) gjyqtarë në
Departamentin Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës dhe tre (3) gjyqtarë në Departamentin
Special të Gjykatës së Apelit.7
Megjithatë, procesi i përzgjedhjes së gjyqtarëve të Departamentit Special ka qenë i mbyllur
për sytë e publikut dhe organizatave të shoqërisë civile në të gjitha aspektet e tij. Vlen të theksohet
se KGJK përpos që nuk u ka lejuar organizatave të shoqërisë civile qasje në këtë proces, e njëjta nuk
ka paraqitur as edhe metodologjinë e përdorur për përzgjedhjen e kandidatëve të emëruar. Për më
tepër, kërkesës së Drejtësisë Sot për qasje në dokumente publike, përkatësisht qasje në kriteret ose
metodologjinë e përdorur nga KGJK për të vlerësuar kompetencën dhe profesionalizmin e
kandidatëve për poste të tilla, KGJK nuk i është përgjigjur fare duke mos ndarë asnjë informacion
mbi procesin dhe metodologjinë e përzgjedhjes së kandidatëve në listën e ngushtë edhe pse
kategoria e të dhënave të kërkuara nga Drejtësia Sot nuk i përket informatave konfidenciale, por
atyre publike.8 Drejtësia Sot, konsideron se mënyra se si ka shkuar ky proces lë dyshime të mëdha
mbi kualitetin e këtij procesi të përzgjedhjes dhe të vet gjyqtarëve që janë emëruar në pozitat e
dhëna. Mirëpo edhepse ne konsiderojmë që procesi nuk ka qenë proces transparent, Departamenti
Special i Gjykatës së Apelit ka treguar sukses deri tani. Ky departament ka konfirmuar aktgjykimin e
Gjykatës Themelore të Prishtinës në një rast të pastrimit të parave, ku gjykata ka konfiskuar një
shumë prej afërshisht 1 milion EUR. Ky vendim është një hap pozitiv drejt procedures së konfiskimit
të pasurisë së fituar në formë të kundërligjshme në Kosovë.
4 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr. 06/ L-054 mbi Gjykatat, neni 13 and neni 24, burimi:
https://gzk.rksgov.net/ActDocumentDetail.aspx?ActID=18302 5 Kuvendi i Kosovës, Ligji Nr. 03 / L-052 për Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, burimi: https://gzk.rks-
gov.net/ActDetail.aspx?ActID=2526 6 Id tek 1. Neni 18 7 Drejtësia Sot, “Janë emëruar gjyqtarët e Departamentit Special të Gjykatës Themelore dhe Gjykatës së Apelit”, Qershor 2019, burimi:
https://ëëë.rolpik.org/jane-emeruar-gjyqtaret-e-departamentit-special-te-gjykates-themelore-dhe-gjykates-se-apelit/ 8 Drejtësia Sot, “Duke vepruar në errësirë: Një analizë mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, (2019), fq. 4, burimi:
https://ëëë.rolpik.org/duke-vepruar-ne-erresire-nje-analize-per-zhvillimet-e-fundit-ne-sistemin-e-drejtesise-ne-kosove/
7
Miratimi i rregullores për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) me 27 dhjetor 2019, ka miratuar Rregulloren për
Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës nga Gjyqësori.9
Kjo rregullore ka për qëllim përcaktimin e qartë të kritereve dhe procedurën për zgjedhjen e
anëtarëve të KGJK-së. Megjithatë, Drejtësia Sot ka vlerësuar se kjo rregullore nuk është në përputhje
me parimet fundamentale ligjore të përcaktuara më Ligjin Nr.06/L-055 për Këshillin Gjyqësor të
Kosovës (Ligji për KGjK). Më konkretisht, nenet të cilat rregullojnë mënyrën e përzgjedhjes së
anëtarëve të KGJK janë në kundërshtim me qëllimin e përcaktuar të Ligjit për KGJK-në.10 Rregullorja
në fjalë lë hapësirë që sistemi gjyqësor të konsiderohet si elektorat politik, ku rrezikohet që gjykatat
që përfaqësohen në KGJK do të shërbejnë për t’i mbrojtur interesat e tyre; ku në fakt rregullorja
duhet të garantojë që procesi i nominimit të anëtarëve të KGJK-së nuk shpërdoret nga një gjykatë e
vetme dhe nuk kontrollohet nga një apo më shumë kryetarë gjykatash.11
Për më tepër, kjo rregullore lejon parcializim të procesit të përzgjedhjes së anëtarëve të
Gjyqësorit të KGjK-së përmes dy proceseve të emërimit: votimit të nominimeve nëpër gjykata, dhe
vetëm pasi ato të kalojnë atë fazë, vihen në disponim për votim të tërë Gjyqësorit. Kjo është në
shpërputhje të plotë me parimin e votës së lirë të instaluar me ligjin për KGJK-në, e cila nënkupton
që kushdo ka të drejtë të jetë i nominuar dhe të nominohet, dhe një nominim i tillë t’i vihen në votim
tërë Gjyqësorit; pa asnjë procedurë filtrimi nëpër gjykata, gjë që e bën plotësisht të kontrollueshme
votën, dhe përmes kësaj, e lidh autoritetin e kryetarit të gjykatës me anëtarin e gjykatës së tij në
KGjK. Një zingjir i tillë është kufizues për veprimtarinë e mëpastajme të anëtarit të KGjK-së, dhe
raportimin e tij ndaj bazës filtruese/nominuese.
Drejtësia Sot komentet dhe rekomandimet i ka prezantuar para KGJK-se gjatë kohës së
draftimit të kësaj rregullore, mirëpo të njejtat nuk janë marrë parasysh, me ç’rast edhe i ka bërë
thirrje KGJK-së të anulojë Rregulloren në fjalë dhe ta sjell atë në përputhje me standardin ligjor të
përcaktuar përmes ligjit për KGJK-në.
Emërimi i kryetarëve të Gjykatave/Ndryshimi i Rregullores për procedurat e zgjedhjes, emërimit,
vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës
Me 27 Janar 2020, Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka miratuar Rregulloren Nr. 01/2020 për
plotësimin dhe ndryshimin e rregullorës (Nr. 09/2016) për procedurat e zgjedhjes, emërimit,
vlerësimit, pezullimit dhe shkarkimit të kryetarëve të gjykatave dhe gjyqtarëve mbikëqyrës. Ky
ndryshim i rregullores ka ardhur si nevojë ad-hoc në mënyrë që procesi i emërimit të kryetarëve të
gjykatave Themelore të Pejës dhe të Gjakovës të jetë proces meritor dhe transparent.
Gjykatat në fjalë qysh prej Korrikut 2019 janë duke u udhëhequr nga ushtrues detyre, me
ç’rast emërimi i kryetarëve ka qenë nevojë urgjente. Shtyerja e procesit të amandamentimit të kësaj
rregulloreje ka qenë faktor kontribues për shtyerjen e proceseve të emërimeve të kryetarëve të
9 Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Rregullore nr. 09/2019 për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të
Kosovës nga Gjyqësori, burimi: https://www.gjyqesori-rks.org/ëp-
content/uploads/lgsl/92188_Rregullore_Nr_09_2019_per_Proceduren_dhe_Kriteret_Zgjedhjes_%20Anetareve_te_KGJK-
se_nga_Gjyqesori.pdf 10 Nenet e ndryshuara (8, 9 dhe 10) përcaktojnë që nëse një gjykatë themelore ka një përfaqësues në KGjK, ajo nuk mund të nominoj një
tjetër, kufizim ky që është në shpërputhje me formatin e përcaktuar me ligj ku neni 8 i ligjit i lë të drejtën e nominimit/kandidimit të hapur
për 3 gjyqtarë të gjykatave themelore, pavarësisht faktit nëse gjykatat ku ata shërbejnë tashme kanë ose jo një anëtar të emëruar në
KGjK. 11 Drejtësia Sot. “Rregullorja për zgjedhjen e anëtarëve të KGJK-së nga gjyqësori është jo ligjore (2019), burimi:
https://www.rolpik.org/rregullorja-per-zgjedhjen-e-anetareve-te-kgjk-se-nga-gjyqesori-eshte-jo-ligjore/
8
këtyre dy gjykatave. Dispozitat e ndryshuara afektojnë vetëm përgjegjësinë disiplinore të
kandidatëve dhe mandatin e kryetarëve të gjykatave.
Vlen të theksohet se procesi i emërimit të dy Kryetarëve të Gjykatave Themelore të Pejës dhe
Gjakovës është në fazën fillestare dhe KGJK ka caktuar dy komisione vlerësuese për kandidatët që
kanë aplikuar për këto pozita.12
MONITORIMI I PUNËS SË KËSHILLIT PROKURORIAL TË KOSOVËS (KPK) GJATË PERIUDHËS QERSHOR
– DHJETOR 2019
Miratimi i legjislacionit sekondar
Ligji Nr.06/L –056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës (Ligji për KPK), parasheh që KPK-ja,
si një organ kushtetues, vendos në mënyrë të pavarur emërimin e Kryeprokurorëve të Prokurorive
Themelore, Prokurorisë Speciale dhe asaj të Apelit. Legjislacioni sekondar është mekanizmi që
rregullon procedurën e emërimit të Kryeprokurorëve. Gjatë viteve të fundit kjo rregullore ka pësuar
një mori ndryshimesh, e cila praktikë ka shkaktuar pasiguri juridike dhe ka ndikuar ndjeshëm në
procedurat e emërimit për pozicionet kryesore në degën e prokurorisë. Vlen të theksohet se
implementimi dhe ndryshimi i legjislacionit sekondar ka afektuar edhe proceset e emërimeve të
Kryeprokurëve të Republikës së Kosovës e të cilat do t’i paraqesim më poshtë:
Emërimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK)
Tentativa e pare
Me pensionimin e z. Reshat Millaku (që në atë kohë ishte Prokuror i Prokurorisë Speciale të
Republikës së Kosovës) ka rezultuar nevoja për emërimin e kryeprokurorit të ri të PSRK-së.
Megjithatë, procesi i emërimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës ka
qenë një proces jashtëzakonisht i vështirë, i përcjellur me një mori zvarritjesh sa i përket hartimit të
legjislacionit dhe shkelje procedurash dhe legjislacioni.
Konkursi për përzgjedhjen e kryeprokurorit të PSRK-së është zhvilluar në fillim të vitit 2019
dhe i njëjti është anuluar me datën 25 prill 2019, meqenëse është vlerësuar që Rregullorja që
përcaktonte mënyrën e përzgjedhjes së tij ishte jokushtetuese dhe në mënyrë që të sigurohen
procedura transparente dhe ligjore për emërimin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale nevojitej
ndryshimi i Rregullores së atëhershme në fuqi (Rregullorja e vitit 2016). Për më tepër e njëjta ka
qenë dashur të reflektojë parimet e vendosura nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës në
rastin “Daka”.13 Rrjedhimisht, u vendos që derisa të miratohet Rregullorja nuk duhet të zhvillohen
procese emërimi të drejtuesve të prokurorive në vend. Në këtë drejtim është vendosur që konkursi
për Kryeprokuror të Prokurorisë Speciale të anulohet dhe të pritet derisa të amandamentohet
Rregullorja (2016).
Tentativa e dytë
Pas miratimit të Rregullores 01/2019 per emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe
Kryeprokurorëve të Prokurorive të Republikës së Kosovës në Gusht të vitit 2019, unanimisht u votua
për hapje të konkursit për kryeprokuror të Prokurorisë Speciale dhe kryeprokuror të Prokurorisë
12Drejtësia Sot, “Takimi i 230 i Këshillit GJyqësor të Kosovës”, (2020), burimi: http://www.rolpik.org/takimi-i-230-te-i-keshillit-gjyqesor-te-
kosoves/ 13 Drejtësia Sot, Duke vepruar në errësirë: Një analizë mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, (2019), fq. 9, burimi:
https://www.rolpik.org/duke-vepruar-ne-erresire-nje-analize-per-zhvillimet-e-fundit-ne-sistemin-e-drejtesise-ne-kosove/
9
Themelore të Prishtinës. Më 23 Dhjetor 2019, me 10 vota pro dhe asnjë kundër, KPK ka emëruar
për Prokuror të Prokurorisë Speciale të Kosovës z. Blerim Isufaj. I njejti ka qenë kryesues i Këshillit
Prokurorial të Kosovës deri me 16 janar 2019.
Drejtësia Sot ka kritikuar procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale,
për faktin se ka konsideruar që mënyra e përzgjedhjes e përcaktuar me rregulloren e lartpërmendur
nuk ka garantuar parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe meritën e përzgjedhjes që duhet
shoqëruar një proces të tillë.14
Emërimi i Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës
Sikurse me Prokurorinë Speciale të Kosovës, pothuajse i njëjti standard jo ligjor është
aplikuar edhe tek procesi i rekrutimit të Prokurorit të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, duke
filluar nga përzgjedhja e ushtruesit të detyrës z. Kujtim Munishi e deri tek përzgjedhja e po të njejtit
në pozitën e Kryeprokurorit të kësaj Prokurorie. Meqenëse KPK kishte vendosur që t’i pezullojë
proceset e përzgjedhjes së Kryeprokurorëve derisa të miratohet rregullorja e re, me 7 qershor 2019,
KPK në bazë të propozimit të Kryesuesit të Këshillit Prokurorial, z. Hyseni, e ka përzgjedhur z. Kujtim
Munishi si Ushtrues i Detyrës së Kryeprokurorit të Prokurorisë Themelore në Prishtinë.
Drejtësia Sot ka konsideruar se emërimi i z. Munishi në këtë pozitë është bërë duke e
shpërfillur rregulloren në fuqi. Më konkretisht, emërimi është bërë në kundërshtim me kriteret e
përcaktuara në nenin 14 të Rregullores Nr.08/2016 për Emërimin e Kryeprokurorëve, ku qartazi ka
përcaktuar se Kryeprokurori i njësisë përkatëse të Prokurorisë përcakton në pozitën e tij/saj,
zëvendës prokurorin i cili e zëvendëson kryeprokurorin në rast të mungesës së tij. Në këtë drejtim, z.
Kujtim Munishi nuk ka mbajtur detyrën e zëvendës kryeprokurorit por këtë pozitë e ka mbajtur
zëvendësi i z. Imer Beka, prokurori Ibrahim Berisha, e të cilit ligjërisht do të duhej t’i takonte pozita e
ushtruesit të detyrës.15
Ndërsa, më datë 23 Dhjetor 2020, KPK me 10 vota pro dhe asnjë kundër emëroi z. Kujtim
Munishi si Kryeprokuror të Prokurorisë Themelore të Prishtinës. Drejtësia Sot, sikurse edhe tek
përzgjedhja e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, edhe tek përzgjedhja e z. Munishi si
Kryeprokuror i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, konsideron se procesi nuk ka garantuar parimin
e barazisë para ligjit, sigurinë juridike dhe meritokracinë.16
Rrjedhimisht, të gjitha veprimet e ndërmarrura nga këto dy institucione, KGJK dhe KPK,
ndikojnë direkt në besueshmërinë e qytetarëve në sistemin e drejtësisë në Kosovë. Duke
konsideruar që KGJK dhe KPK janë institucione kushtetuese për sigurimin dhe mbikëqyrjen e
pavarësisë, paanshmërisë dhe efikasitetit të sistemit gjyqësor dhe prokurorial, të njejtat me veprimet
14 Drejtësia Sot, “Reagim ndaj procesit të emërimit të Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës dhe Kryeprokurorit
të Prokurorisë Themelore në Prishtinë”, 24 dhjetor 2019, burimi: https://www.rolpik.org/reagim-ndaj-procesit-te-emerimit-te-
kryeprokurorit-te-prokurosise-speciale-te-republikes-se-kosoves-dhe-kryeprokurorit-te-prokurorise-themelore-ne-prishine/ 15 Drejtësia Sot, “Duke vepruar në errësirë: Një analizë mbi zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, (2019), fq. 9, burimi:
https://www.rolpik.org/duke-vepruar-ne-erresire-nje-analize-per-zhvillimet-e-fundit-ne-sistemin-e-drejtesise-ne-kosove/ 16 Kjo Rregullore paraqet rreziqe të larta për abuzim me kandidaturat, dhe nuk respekton parimin e barazisë para ligjit, sigurinë juridike, meritokracinë dhe kompetencën ekskluzive të KPK-së për të siguruar dhe hedhur poshtë çdo kandidat që kandidon për një pozicion të tillë, duke shfrytëzuar të gjithë mekanizmat në dispozicion dhe përgjegjësi të tij. Sipas formulës aktuale të përcaktuar në këtë rregullore, Paneli i Vlerësimit merr kompetenca që fillimisht, sipas kushtetutës dhe ligjit të KPK-së, i përkasin vetëm KPK-së. Një formë e tillë e vendimmarrjes është shpallur jokushtetuese në çështjen "Daka" (KI34 / 17) nga Gjykata Kushtetuese, sipas standardeve kushtetuese për emërimin e zyrtarëve të vjetër në sistemin e drejtësisë të Republikës së Kosovës. Futja e elementeve të tillë si kriteri i përqindjes prej 3% për eleminimin e kandidatëve nga votimi në Këshill nuk parashihet në asnjë vend tjetër demokratik, dhe është tërësisht i drejtuar në mundësinë e eleminimit të një kandidati të mundshëm, për shkak të një teknike të ngushtë numerike ('3% ). 3% është një instrument i drejtpërdrejtë që mund të përdoret nga një pakicë e anëtarëve të KPK-së (pesë anëtarë) për të paracaktuar fituesin në procesin e përzgjedhjes. Kjo është plotësisht kundër vlerave thelbësore të një sistemi të pavarur, të paanshëm dhe meritokratik të drejtësisë.
10
e elaboruara më lartë, është dashur të marrin më shumë masa në sigurimin dhe rritjen e nivelit të
llogaridhënies dhe transparencës në institucionet e tyre. Mungesa e bashkëpunimit të mirëfilltë të
këtyre institucioneve me shoqërinë civile dëmton besueshmërinë e qytetarëve në këtë sistem dhe
dëmton nivelin e përformancës së tyre në zhvillimin e punëve të tyre parësore e kushtetuese.
LUFTIMI I KORRUPSIONIT NË SISTEMIN E DREJTËSISË NË KOSOVË
Sistemi i rregullt gjyqësor në Kosovë përbëhet nga tri nivele: Gjykata Themelore, Gjykata e
Apelit dhe Gjykata Supreme. Secila Gjykatë Themelore në Kosovë duke përfshirë edhe Gjykatën
Themelore në Prishtinë ka degët e veta në qytetet tjera ashtu siç është e përcaktuar me ligj.
Në bazë të Ligjit të mëparshëm për Gjykatat me nr. 03/L-199, të datës 24 Gusht 2010,
Gjykata Themelore në Prishtinë ka pasur pesë departamente dhe atë: Departamenti i Përgjithshëm
Civil, Departamenti i Përgjithshëm Penal, Departamenti Administrativ, Departamenti Ekonomik si dhe
Departamenti për Krime të Rënda. Ndërsa më hyrjen në fuqi të Ligjit të ri për Gjykatat, kompetenca
për gjykimin e lëndëve të korrupsionit dhe krimit të organizuar bie mbi Departamentin Special, i cili
është funksionalizuar në bazë të rregullores nr.03/2019 e datës 23.04.2019. Departamenti Special
ka kompetenca lëndore të gjykojë aktakuzat e ngritura nga Prokuroria Speciale e Republikës së
Kosovës.
Në tabelën e mëposhtme janë të paraqitura të dhënat zyrtare të ofruara nga gjykatat
themelore në Kosovë dhe prokuroritë themelore lidhur me rastet e korrupsionit, krimit të organizuar,
pastrimit të parave, si dhe të dhënat parësore të siguruara nga monitorimi sistematik i Drejtësia Sot.
Njëkohësisht, me poshtë analizohen edhe të dhënat mbi rastet e Organit Shqyrtues të Prokurimit
(OSHP) në Departamentin Administrativ dhe atë Ekonomik në Gjykatën Themelore në Prishtinë.
Trajtimi i lëndëve që bien në kapitullin e veprave penale të korrupsionit në gjykatat themelore në
Kosovë dhe aktakuzat e ngritura nga prokuroritë gjatë periudhës Qershor - Dhjetor 2019
Të dhënat për
periudhën kohore
Qershor - Dhjetor
2019
DREJTËSIA SOT
GJTH
Prishtinë
GJTH
Prizren
GJTH
Pejë
GJTH
Mitrovicë
GJTH
Ferizaj
GJTH
Gjilan
GJTH
Gjakovë
KORRUPSION DKR DS DKR DKR DKR DKR DKR DKR
Të
trashëguara 157 0 19 11 39 10 21 7
Të pranuara 29 7 18 6 8 2 10 6
Të zgjidhura 34 0 12 7 6 6 13 7
Në punë 152 7 25 10 41 6 18 6
Prishtinë
PTH
Prizren
PTH
Pejë
PTH
Mitrovicë
PTH
Ferizaj
PTH
Gjilan
PTH
Gjakovë
Aktakuzat e
ngritura PSRK DKR DKR DKR DKR DKR DKR DKR
5 22 12 2 8 0 9 4
11
Gjykata Themelore në Prishtinë
Siç mund të vërehet nga të dhënat e përmbledhura, nga 157 lëndë të trashëguara dhe 29
lëndëve të pranuara, Gjykata Themelore në Prishtinë (GJTHP) gjatë kësaj periudhe kohore ka arritur
t’i përfundoi vetëm në numër të pakënaqshëm prej tyre, gjithsejt 34. Në këtë mënyrë, viti 2020 këtë
Gjykatë e gjen më shumë lëndë të trashëguara, përkatësisht 152 lëndë të korrupsionit të cilat janë
ende në punë, e që është numër i konsiderueshëm në krahasim me trendin e zgjidhjes së rasteve
nga ky institucion. Nëse marrim në krahasim numrin e lëndëve të pranuara dhe ato të zgjidhura,
vërejmë se GJTHP ka zgjidhur më shumë lëndë sesa që ka pranuar gjatë kësaj periudhe, mirëpo
mbetet sfidues numri i madh i rasteve të trashëguara ndër vite.
Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës
Sa i përket ngritjes së akteve akuzuese të natyrës së veprave penale të korrupsionit,
Prokuroria Themelore e Prishtinës (PTHP) gjatë kësaj periudhe raportuese ka ngritur 22 aktakuza.
Ndërsa, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) në këtë gjashtëmujor ka ngritur gjithsej
5 aktakuza të natyrës së korrupsionit.
Gjykata Themelore në Prizren dhe Prokuroria Themelore në Prizren
Gjykata Themelore e Prizrenit, referuar në tabelë, shihet se ka arritur të zgjidh vetëm 12
raste përkundër që në këtë kohë ka pranuar 18 raste të reja dhe ka pasur 19-të të trashëguara.
Rrjedhimisht, kësaj gjykate në vitin 2020 do t’i mbesin në punë edhe 25 raste të natyrës së
korrupsionit. Ndërsa, në bazë të informatave të siguruara nga Prokuroria Themelore në Prizren dhe
nga monitorimi sistematik i Drejtësia Sot, kjo prokurori nga muaji Qershor deri në muajin Dhjetor
2019 ka ngritur gjithsej 12 aktakuza për korrupsion.
Gjykata Themelore në Pejë dhe Prokuroria Themelore në Pejë
Gjykata Themelore e Pejës gjatë periudhës raportuese ka arritur të zgjidh 7 raste të
korrupsionit, përkundër që ka pranuar 6 raste të reja dhe ka trashëguar 11 raste të tjera. Nga kjo,
vijmë në përfundim që brenda këtij viti mbesin në punë edhe 10 raste të korrupsionit. Ndërsa,
Prokuroria Themelore e Pejës gjatë kësaj kohe ka ngritur vetëm 2 aktakuza të natyrës së
korrupsionit.
Gjykata Themelore në Mitrovicë dhe Prokuroria Themelore në Mitrovicë
Gjykatë tjetër e cila përballet me një numër të madh të rasteve të trashëguara është edhe
Gjykata Themelore në Mitrovicë. Në bazë të statistikave, kjo gjykatë ka 39 lëndë të trashëguara, 8 të
pranuara dhe ka arritur të shpall aktgjykime vetëm për 6 raste. Ky trend i trajtimit të lëndëve të
korrupsionit nga Gjykata Themelore e Mitrovicës do të jetë sfidues për vitin 2020, për shkak së
përveç 41 lëndëve të trashëguara në këtë gjykatë, Prokuroria Themelore e Mitrovicës ka ngritur edhe
8 aktakuza të tjera të korrupsionit, që bien nën kompetencën territoriale të kësaj gjykate.
Gjykata Themelore në Ferizaj dhe Prokuroria Themelore në Ferizaj
Gjykata Themelore e Ferizajit paraqet shembull të efikasitetit të trajtimit të rasteve kur bëhet
fjalë për veprat penale të korrupsionit. Nga totali i lëndëve të trashëguara dhe të pranuara, kjo
gjykatë ka arritur të përfundoj një cikël gjykimi në themelore në 6 raste apo 50% të të gjitha rasteve
12
që janë në kompetencë të kësaj gjykatë. Në anën tjetër, Prokuroria Themelore e Ferizajit, gjatë
periudhës Qershor-Dhjetor 2019, nuk ka ngritur asnjë aktakuzë sa i përket natyrës së korrupsionit.
Gjykata Themelore në Gjilan dhe Prokuroria Themelore në Gjilan
Gjykata Themelore në Gjilan, në këtë kohë raportimi ka arritur që të zgjidh 13 raste të
korrupsionit nga 21 sa ishin aktive. Kjo bën që viti 2020 këtë gjykatë ta gjej me 18 raste të
pazgjidhura si dhe me 9 aktakuza të reja të cilat i ka ngritur Prokuroria Themelore në këtë qytet.
Gjykata Themelore në Gjakovë dhe Prokuroria Themelore në Gjakovë
Gjykata Themelore në Gjakovë, për veprat penale të korrupsionit nga 7 lëndët e trashëguara
dhe 6 të pranuara ka arritur që të vendos me aktgjykim në 7 prej tyre, duke mbetur në punë edhe 6
raste të tjera të cilat nuk kanë arritur të zgjidhen gjatë vitit 2019. Këto raste do të trashëgohen në
vitin 2020. Ndërsa, Prokuroria Themelore në Gjakovë, në këtë gjashtëmujor ka ngritur gjithsej 4
aktakuza për veprat penale që hyjnë në kapitullin e korrupsionit të Kodit Penal të Republikës së
Kosovës.
Analizimi i Tabelës nr.1
Nga të gjitha të dhënat e lartcekura, vijmë në përfundim se, përjashtuar Gjykatën Themelore
në Prishtinë, PTHP-në dhe PSRK-në, gjykata që ka trashëguar më së shumti lëndë të korrupsionit
është Gjykata Themelore e Mitrovicës, ndërsa ajo me më së paku lëndë të trashëguara ka qenë
Gjykata Themelore e Gjakovës. Po ashtu, Gjykata Themelore e Mitrovicës mban primatin si gjykata
që do të ketë më së shumti lëndë të korrupsionit të mbetura në punë për vitin 2020.
Ndërsa kur krahasohet numri i lëndëve të pranuara për veprat penale të korrupsionit nëpër
gjykata, Gjykata Themelore e Prizrenit është gjykata me më së shumti lëndë të pranuara të kësaj
natyre për dallim nga Gjykata Themelore e Ferizajit që ka pranur vetëm 2 lëndë të tilla.
Në raport me numrin e lëndëve të korrupsionit të zgjidhura brenda periudhës raportuese,
Gjykata Themelore e Gjilanit ka arritur të vendos me aktgjykim në 13 raste ndërsa Gjykata
Themelore e Mitrovicës dhe Ferizajit kanë numrin me të vogël të rasteve të zgjidhura, me nga 6 raste
secila veҫ e veҫ.
Në bazë të raportit mes lëndëve të trashëguara, lëndëve të pranuara dhe atyre të zgjidhura,
Gjykata Themelore e Ferizajit paraqitet si gjykata më efikase sa i përket zgjidhjes së rasteve të
natyrës së korrupsionit. Kjo për shkak se, nga totali prej 12 lëndëve aktive në këtë gjykatë, është
marrë aktgjykim për 6 raste të kësaj natyre.
Ndërsa, sa i përket aktakuzave të ngritura, Prokuroria Themelore e Ferizajit, nuk ka ngritur
asnjë aktakuzë lidhur me veprat penale të korrupsionit, që paraqet një rezultat shumë të dobët të
kësaj prokurorie. Ndërsa, prokuroria më aktive në këtë aspekt është Prokuroria Themelore në
Prizren, pas Prokurorisë Themelore në Prishtinë e cila udhëheq me numrin më të madh të
aktakuzave të ngritura.
Nëse krahasojmë të gjitha të dhënat e paraqitura, vijmë në përfundim se Gjykata Themelore
në Mitrovicë ka treguar efikasitetin më të dobët në zgjidhjen e lëndëve të korrupsionit, meqenëse ka
numrin më të madh të lëndëve në punë. Ky trend pritet të vazhdojë për shkak se ky institucion ka
pranuar edhe 8 aktakuza të reja gjatë kësaj periudhe.
13
Efikasiteti i luftimit të korrupsionit nga sistemi gjyqësor dhe prokurorial
Llojet e aktgjykimeve të nxjerrura nga gjykatat themelore në Kosovë gjatë periudhës qershor –
dhjetor 2019
Tabela nr.2
Duke ju referuar monitorimit sistematik të Drejtësia Sot, vërehet se në muajt Qershor -
Dhjetor 2019, Departamenti për Krime të Rënda dhe Departamenti Special i Gjykatës Themelore në
Prishtinë, ka shpallur gjithsej 25 aktgjykime për vepra penale që hyjnë në kapitullin e veprave penale
të korrupsionit, prej të cilave 5 aktgjykime liruese, 1 refuzues dhe 19 dënuese. Edhe pse kemi një
numër të konsiderueshëm të aktgjykimeve dënuese në krahasim me numrin e aktgjykimeve liruese
dhe refuzuese në këtë gjykatë, mbetet shqetësuese lloji dhe lartësia e sanksioneve penale të
shqiptuara me këto aktgjykime.
Nga 19 aktgjykimet e analizuar, në vetëm 6 prej tyre është shqiptuar dënimi me burgim
efektiv. Në këtë aspekt, përveç numrit shumë të vogël të dënimeve të shqiptuara me burgim gjatë
kësaj kohe, sfidë tjetër ka qenë edhe lartësia e këtyre dënimeve, faktor që është shpjeguar më
poshtë në analizë.
Në 1 rast është shqiptuar dënimi me burgim efektiv në kohëzgjatje prej 6 muajsh, në 3 nga
këto raste është shqiptuar dënimi me burgim në kohëzgjatje prej 9 muajsh, ndërsa vetëm në 2 raste
gjykata ka shqiptuar dënim me 1 vit burgim efektiv. Ky dënim del të jetë dënimi më i lartë për
kryerësit e veprave penale të korrupsionit e që është e dhënë tejet shqetësuese, marrë parasysh
natyrën dhe peshën tejet të rëndë të veprave penale që hyjnë në kapitullin e korrupsionit.
Edhe më shqetësues rezulton të jetë fakti se në shumicën e këtyre rasteve, të pandehurit
janë dënuar me dënim me burgim me kusht si dënim alternativ i paraparë me Kodin Penal të
Republikës së Kosovës.
Gjykata Themelore e Prishtinës, në 8 nga 19 rastet e lartëcekura, është mjaftuar me
shpalljen e aktgjykimeve ku shumë të akuzuar i ka gjykuar me dënim me burgim me kusht.
Nëse marrim parasysh shpjegimin dhe mbështetjen ligjore të dënimit me kusht, duhet ti
referohemi nenit 50 të Kodi Penal I Republikës së Kosovës (KPRK), i cili shprehimisht thotë se:
“qëllimi i dënimit me kusht është që të mos zbatohet dënimi për vepra të lehta penale, kur
vlerësohet se tërheqja e vërejtjes me kërcënimin e dënimit është e nevojshme të ndalojë që kryesi të
Të dhënat për
periudhën
kohore Qershor
- Dhjetor 2019
DREJTËSIA SOT
KORRUPSION
AKTGJYKIME GJTH
Prishtinë
GJTH
Prizren
GJTH
Pejë
GJTH
Mitrovicë
GJTH
Ferizaj
GJTH
Gjilan
GJTH
Gjakovë
Dënuese 19 9 5 2 6 6 5
Liruese 5 4 2 1 4 7 0
Refuzuese 1 1 0 1 2 0 0
14
mos kryejë vepër penale.” Pra, duke u mbështetur në këtë dispozitë, mund të konstatojmë se dënimi
me kusht mund të shqiptohet me qëllim që të mos zbatohet dënimin me burgim për veprat e lehta
penale, e rrjedhimisht i bie që gjykata në rastet e lartëcekuar, me shqiptimin e këtij dënimi, veprat
penale të korrupsionit po i trajton si vepra të lehta penale, për të cilat është e mjaftueshme që
kryerësve të tyre të u tërhiqet vërejtja se nëse ndërmarrin veprime të tjera kundërligjore ndaj tyre do
të ekzekutohet dënimi i shqiptuar me kusht.
Gjatë kësaj periudhe, është shqiptuar edhe dënimi me gjobë si dënim kryesor, ashtu që në 5
raste gjykata ka dënuar të pandehurit me gjobë në vlera të ndryshme. Dënimet me gjoba kanë
variuar nga shuma 600 deri në 4000 euro gjobë, e cila është edhe vlera më e lartë monetare me të
cilën janë dënuar këta të pandehur.
Sa i përket aktgjykimeve liruese, kjo gjykatë për këtë periudhë ka shpallur 5 aktgjykime , 4
nga këto raste për shkak të mungesës së provave, ndërsa një 1 rast për shkak të mospërmbushjes
së elementeve të vepres penale.
Aktgjykimet liruese janë tregues shumë i mirë i vlerësimit të punës së Prokurorisë në
ndjekjen e krimit. Që nga vitet e pasluftës, ky institucion është përballur me kritika të vazhdueshme
lidhur me profesionalizmin në zhvillimin e hetimeve dhe vullnetin që të zbatojnë hetime efikase.
Shumë aktakuza të ngritura për gjatë këtyre viteve nuk kanë arritur të vërtetohen pranë gjykatave
nëpër gjithë territorin e Kosovës, dhe kjo konsiderohet të jetë dështim i prokurorisë që të arrijë të
mbrojë këto teza të akuzave të paraqitura pranë gjykatave. Ky dështim i vërtetimit të aktakuzave ka
ardhur si pasojë e kualitetit të dobët në hartimin dhe mbledhjen e provave me rastin e ngritjes së
aktakuzës në gjykatë si dhe përfaqësimin e dobët të prokurorëve në mbrojtje të këtyre aktakuzave.
Sa i përket aktgjykimeve refuzuese vërejmë se kjo gjykatë ka shqiptuar vetëm një aktgjykim
refuzues, me arsyetimin se ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale.
Për rajonet tjera, si karakteristikë mund të theksohet se Gjykata Themelore në Gjilan në
krahasim me rajonet tjera, duke përfshirë edhe Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka shpallur më së
shumti aktgjykime liruese.
Kjo gjykatë në 7 aktgjykimet liruese, ka theksuar se pas shqyrtimit gjyqësor, në 5 raste nuk
është arritur të provohet fajësia e të akuzuarve, ndërsa në dy raste nuk janë përmbushur të gjitha
elementet e veprës penale për të cilën është ngritur aktakuza. Nga kjo, mund të konkludojmë se nga
të gjitha Prokuroritë Themelore të Kosovës, ajo e Gjilanit ka qenë prokuroria që më së paku ka
arritur të vërtetoj aktakuzat e veta pranë gjykatës.
Nga të gjitha aktgjykimet dënuese të të gjitha rajoneve duke përjashtuar Prishtinën, vetëm
në dy raste, një në Gjykatën Themelore në Gjakovë dhe një në Prizren, është shqiptuar dënim me
burgim efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti, i përcjellur me dënim me gjobë në vlerë prej 1000 euro.
Ndërsa si denim më të lartë me burgim efektiv nga të gjitha gjykatat në territorin e Kosovës, ka
shqiptuar Gjykata Themelore në Ferizaj, ku në një rast gjyqësor të korrupsionit, ka shpallur denim me
burgim efektiv prej 4 viteve.17
Ndërsa, të gjitha dënimet e tjera të shqiptuara më burgim, kryesisht prej 5 deri në 6 muaj
burgim, janë zëvendësuar me gjoba në vlerë nga 1100 deri në 3400 euro. Duke trajtuar këto lloje të
sanksioneve penale, mund të vërejmë se konvertimi i dënimit me burgim në dënim me gjobë, ka
qenë dënimi me i shpeshtë i shqiptuar për vepra penale të korrupsionit.
17Drejtësia Sot, 2019, Sërish shpallet e pafajshme ish – gjyqtarja Safete Tolaj, dënim me burgim për djalin e saj në kohëzgjatje prej 4
viteve, i qasshëm në linkun: https://www.rolpik.org/serish-shpallet-e-pafajshme-ish-gjyqtarja-safete-tolaj-denim-me-burgim-per-djalin-e-saj-
ne-kohezgjatje-prej-4-viteve/.
15
Duke trajtuar këto dënime të shqiptuara, mund të përfundohet se me këto lloje të dënimeve,
gjykatat në të gjithë territorin e Kosovës, nuk kanë mundur të luajnë rolin e tyre adekuat në
ndëshkimin e krimit dhe arritjen e qëllimit të dënimit.
Shqiptimi i sanksioneve të ulëta penale dhe lartësia tejet e vogël e dënimit me burgim
efektiv, janë treguesi më i mirë se si gjykatat trajtojnë dukurinë e korrupsionit në vend. Nga këto
dënime vërehet se lëndët e korrupsionit në gjykatat e vendit kryesisht punohen me qëllimin e
perfundimit të tyre si nevojë sa për të përmbushur numrin e lëndëve të përfunduara, ndërsa luftimi
substancial i kësaj dukurie shoqërore dëshmohet të mos jetë qëllimi krucial i gjykatave në këtë
periudhë.
Kjo argumentohet edhe me faktin e anashkalimit total të udhëzuesit për politika
ndëshkimore të Gjykatës Supreme, pasi që i njejti nuk ka gjetur zbatim në asnjë nga dënimet e
shqiptuara. Ky udhëzues konkretizon mënyrën e marrjes dhe matjes së dënimit duke sqaruar të
gjitha rrethanat që duhet marrë për bazë me rastin e përcaktimit të dënimit dhe lartësisë së tij. Ajo
se çka mund të konsiderohet si e nevojshme për të kuptuar në këtë udhëzues është mënyra e
përcaktimit të lartësisë së dënimit, i cili do të mund të u ndihmonte tej mase gjyqtarëve që të
përcaktojnë saktë dhe drejtë lartësinë e sanksionit kryesor që do të arrinte efektin e vet.
Si një ndër pikat kyçe që do të mund të ndikonte në arritjen e qëllimit të dënimit është edhe
marrja parasysh e pikënisjes së caktimit të dënimit kryesor të cilin e sqaron ky udhëzues. Sipas tij,
pikënisja e caktimit të lartësisë së dënimit gjithmonë do të jetë pika e mesme e kufirit të paraparë
në Kod Penal për veprën e caktuar penale. Në pikën e mesme, gjykatës i jepet diskrecion maksimal
për të lëvizur poshtë apo lartë brenda kufirit të paraparë me ligj. Pra, si dënim fillestar kryesor,
gjykata duhet të merr pikën e mesme të kufirit të atij dënimi të përcaktuar me KPRK, ndërsa
varësisht nga rrethanat lehtësuese dhe rënduese apo edhe elemeteve të posaçme të veprës penale,
kufijtë e këtij dënimi lëvizin poshtë apo lartë pikës së mesme.
Nëse krahasojmë kapitullin e veprave penale të korrupsionit, e në veçanti veprën penale
“Keqpërdorim i pozitës apo autoriteti zyrtar” nga neni 422 i KPRK të hyrë në fuqi më 1 janar 2013,
për të cilën janë shqiptuar shumica e sanksioneve të lartëpërmendura në njerën anë dhe në anën
tjetër lartësinë e dënimeve të shpallura për këta të pandehur, mund të vërejmë se kjo pikë e
udhëzuesit për politika ndëshkimore fare nuk ka gjetur zbatim në praktikë.
Kjo ngase vepra penale e “Keqpërdorimit të pozitës apo autoriteti zyrtar” nga neni 422 i
KPRK-së, është e dënueshme me burgim efektiv nga 6 muaj deri në 5 vite, ndërsa dënimi më i lartë
me burgim i cili është shqiptuar përgjatë kësaj periudhe për këtë vepër penale ka qenë 1 vit burgim
efektiv. Kjo i bie që gjykata nuk ka marrë në konsideratë udhëzuesin për politika ndëshkimore gjatë
marrjes dhe matjes së dënimit, por ka shqiptuar sanksione penale tejet të ulta dhe të cilat nuk
ndëshkojnë krimin, përkundrazi krijojnë opinionin në shoqëri që krimi në vendin tonë nuk
ndëshkohet nga gjykatat. Rrjedhimisht, qëllimi i dënimeve të shqiptuara nuk arrihet meqenëse
shoqëria jonë nuk sensibilizohet lidhur me dëmin që krijohet me kryerjen e veprave penale
korruptive.
Një tjetër dukuri që është vërejtur gjatë monitorimit është edhe mungesa e arsyetimin të
vendimeve gjatë shpalljes së aktgjykimit në kuptim të paragrafit 2 të nenit 366 të Kodit të
Procedurës Penale të Republikës së Kosovës (KPPRK). Kjo dispozitë obligon gjyqtarët që me rastin e
shpalljes së aktgjykimit të shpjegojnë shkurtimisht arsyet pse është marrë aktgjykim i tillë, qoftë
lirues, dënues apo refuzues. Në shumë raste në praktikë është hasur në situatë ku gjyqtarët nuk
kanë dhënë asnjë arsye të vetme gjatë shpalljes së aktgjykimit. Një nga rastet e këtij lloji është
16
“Pronto”, ku gjyqtari vetëm ka lexuar dispozitivin e aktgjykimit por fare nuk ka dhënë arsye të
shkurtra pse është marrë vendim i tillë.18
Trajtimi i lëndëve që bien nën kapitullin e veprave penale të korrupsionit nga Gjykata e Apelit në
periudhën Qershor – Dhjetor 2019
Tabela nr.3
Gjykata e Apelit si gjykatë e shkallës së dytë ka kompentecë lëndore dhe territoriale në gjithë
territorin e Kosovës të vendosë dhe të trajtoi ankimimet e palëve që iu drejtohen vendimeve të
gjykatave të shkallës së parë, ndër to edhe vendimet e dhëna nga këto gjykata për lëndët e natyrës
korruptive.
Në bazë të statistikave të dhëna nga Gjykata e Apelit, mund të vërehet se kjo gjykatë ka
qenë relativisht e ngarkuar me lëndë të natyrës korruptive. Nëse shohim raportin e lëndëve të
pranuara dhe atyre të zgjidhura, mund të konsiderojmë se kjo gjykatë ka treguar efikasitet të
kënaqshëm në trajtimin e ankesave të ushtruara ndaj vendimeve të gjykatave të shkallës së parë në
të gjithë territorin e Kosovës. Nga të gjitha lëndët e trashëguara, të pranuara dhe të zgjidhura, vetëm
19 lëndë mbesin ende në punë tek kjo gjykatë, dhe të cilat presin verdiktin final gjatë vitit 2020.
Në bazë të statistikave të pranuara, vendimet e gjykatave të shkallës së parë më së shumti
janë përcjellur me shkelje esenciale të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale. Në 15 ankesa,
Gjykata e Apelit ka vërtetuar pretendimin e palëve në procedurë se gjykata e shkallës së parë, gjatë
zhvillimit të gjykimit ka gabuar thelbësisht në zbatimin e Kodit të Procedurës Penale. Gjetjet e Apelit
lidhur me shkeljet esenciale të Kodit të Procedurës Penale, janë sinjal për mungesën e
profesionalizmit në zhvillimin e procedurave penale nga gjykatat e shkallës së parë.
Karakteristikë tjetër në raport me bazën e ankimimit të palëve është se asnjë ankesë kundër
vendimeve të gjykatave të shkallës së parë, nuk është ushtruar lidhur me shkeljen e ligjit penal apo
vërtetimin e gabuar apo jo të plotë të gjendjes faktike.
Trajtimi i lëndëve që bien nën kapitullin e veprave penale të korrupsionit nga Gjykata Supreme në
periudhën Qershor – Dhjetor 2019
Gjykata Supreme si gjykata më e lartë e rregullt në territorin e Kosovës, ka arritur që të trajtoi
gjithsej 12 kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë, të ushtruara kundër vendimeve të Gjykatave
Themelore dhe asaj të Apelit.
18 Drejtësia Sot, 2020, Analizë: “Një reflektim institucional mbi rastin “Pronto””, botuar më 9 Janar 2020, i qasshëm në linkun:
http://www.rolpik.org/nje-reflektim-mbi-trajtimin-insititucional-te-rastit-pronto/
15
48 44
190
20
40
60
Të trashëguara Të pranuara Të zgjidhura Ne pune
GJYKATA E APELIT
17
Nga këto kërkesa, vetëm 3 prej tyre i ka konsideruar të bazuara, ndërsa si rezultat i
aprovimit të tyre, vetëm një 1 nga to është kthyer në rivendosje në gjykatën e shkallës së parë. Nga
kjo rezulton se 2 nga këto kërkesa të aprovuara janë të ushtruara nga Prokuroria e Shtetit, kurse një
1 nga pala mbrojtëse. Të dy kërkesat për mbrojtje të ligjshmërisë, të ushtruara nga Prokuroria e
Shtetit janë aprovuar nga Gjykata Supreme, por meqenëse dispozitat ligjore nuk e lejojnë, këto
çështje penale nuk janë kthyer në rivendosje dhe pothuajse nuk kanë asnjë efekt real juridik në
rishikimin e këtyre vendimeve.19
Duke marrë parasysh se këto 2 kërkesat e Prokurorisë për mbrojtje të ligjshmërisë janë
miratuar nga Gjykata Supreme, mund të konstatohet se puna e tyre ka qenë efektive, mirëpo numri i
vogël i kërkesave të drejtuara në këtë gjykatë mbetet ende sfidues, andaj kërkohet nga organit
ndjekës që të jetë më aktiv në ushtrimin sa më të shpesht të kërkesave për mbrojtje të
ligjshmërisë.20
LUFTIMI I KRIMIT TË ORGANIZUAR NË SISTEMIN E DREJTËSISË NË KOSOVË
Drejtësia Sot nga muaji Qershor 2019 ka monitoruar në mënyrë sistematike punën e
gjykatave dhe prokurorive lidhur me trajtimin e lëndëve të krimit të organizuar, të cilat bien në
kompetencë të Departamenteve për Krime të Rënda në të gjitha gjykatat e Kosovës. Mirëpo, që nga
funksionalizimi i Departamentit Special në Gjykatën Themelore të Prishtinës, këto lëndë me
automatizëm do të gjykohen në këtë departament.
Në tabelën e mëposhtme janë paraqitur të dhënat lidhur më lëndët e krimit të organizuar që
trajtohen në gjykatat themelore të Kosovës, e poashtu edhe statistikat e numrit të aktakuzave të
ngritura nga ana e prokurorive përkatëse.
19 Drejtësia Sot, 2019, “ Duke vepruar në errësirë: Një analizë për zhvillimet e fundit në sistemin e drejtësisë në Kosovë”, i qasshëm në
link: http://www.rolpik.org/duke-vepruar-ne-erresire-nje-analize-per-zhvillimet-e-fundit-ne-sistemin-e-drejtesise-ne-kosove/ 20 Gjykata Supreme e Kosovës: vendimi “PML.nr.36/19 “ i datës 05.06.2019 dhe “PML.nr.16/2019”, i datës 01.07.2019
Të dhënat për
periudhën
kohore DREJTËSIA SOT
Qershor -
Dhjetor 2019
GJTH Prishtinë
GJTH
Prizren
GJTH
Pejë
GJTH
Mitrovicë
GJTH
Ferizaj GJTH Gjilan
GJTH
Gjakovë
KRIM I
ORGANIZUAR DKR DS DKR DKR DKR DKR DKR DKR
Të
trashëguara 33 0 1 2 15 0 0 0
Të pranuara 2 7 0 0 0 0 0 0
Të zgjidhura 3 0 1 0 0 0 1 0
Në punë 32 7 0 2 15 0 0 0
18
Tabela nr.4
Në bazë të të dhënave të paraqitura në tabelë shihet qartë se Departamenti i Krimeve të
Rënda në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka numrin më të madh të rasteve me veprat penale nga
kapitulli “Krim i organizuar” i KPRK-së. Nga 33 raste të trashëguara dhe 2 raste të pranuara gjatë
kohës së raportimit, ky departament ka arritur t’i përfundoi vetëm 3 raste, me ҫka kanë mbetur në
punë edhe 32 raste të tjera.
Ndërsa, që nga koha kur është funksionalizuar Departamenti Special në këtë gjykatë, janë
pranuar 7 raste të krimit të organizuar prej të cilave asnjëra nuk është zgjidhur. PSRK ka
kompetencë për ngritjen e aktakuzave që kanë të bëjnë me veprat penale nga kapitulli i krimit të
organizuar. Ashtu edhe siç është paraqitur në tabelë, në periudhën kohore Qershor-Dhjetor 2019,
PSRK ka ngritur 4 aktakuza, që paraqet një numër të ulët të tyre në krahasim me seriozitetin e
kësaj vepre penale.
Për dallim nga Gjykata e Prishtinës, në Gjykatën Themelore në Pejë janë të trashëguara 2
raste të krimit të organizuar të cilat do të mbesin të tilla edhe në vitin 2020 për shkak se nga
Qershori asnjëri nga rastet nuk ka përfunduar.
Në Gjykatën Themelore të Gjilanit kemi 2 lëndë të trashëguara të cilat më vonë janë bartur
në Departamentin Special të GJTH Prishtinë. Kurse nuk kemi asnjë lëndë të pranuar kjo ngase vetëm
1 rast ka marr epilog përfundimtar në këtë gjykatë. Kështu, deri në muajin Dhjetor kjo gjykatë nuk ka
asnjë lëndë aktive sa i përket krimit të organizuar.
Përveç se në trajtimin e rasteve të korrupsionit, edhe në trajtimin e çështjeve penale të
krimit të organizuar, Gjykata Themelore e Mitrovicës karakterizohet me mosefikasitet absolut.
Bazuar në të dhënat e tabelës shihet se nga 15 rastet e trashëguara nuk është zgjidhur asnjë lëndë,
pavarësisht që asnjë rast të ri nuk e ka pranuar. Për më tepër, gjatë periudhës së monitorimit asnjë
seancë në asnjërin prej këtyre rasteve nuk është mbajtur. Këto të dhëna janë mjaftë shqetësuese
meqenëse Gjykata Themelore në Mitrovicë është në mesin e gjykatave me më së shumti gjyqtarë në
DKR. Përveç Gjykatës Themelore në Prishtinë që ka 13 gjyqtarë në DKR, Gjykata Themelore e
Mitrovicës dhe ajo e Gjilanit kanë 6 gjyqtarë në këtë departament. Të gjitha gjykatat tjera kanë më
pak. Pra, Gjykata Themelore në Gjakovë ka 4 gjyqtarë që gjykojnë në DKR, Gjykata Themelore në
Pejë ka 2 gjyqtarë që gjykojnë në DKR, Gjykata Themelore në Ferizaj ka 2 gjyqtarë dhe ajo në Prizren
ka 3 gjyqtarë që gjykojnë në DKR.
Ndërkaq, në Gjykatat Themelore të Gjakovës, Prizren dhe Ferizajit, bazuar në informacionet e
siguruara nga zyrtarët për komunikim me publikun dhe nga monitorimi jonë, vijmë në përfundim që
këto gjykata nuk kanë asnjë rast të krimit të organizuar.
Duke përjashtuar Gjykatën Themelore në Prishtinë, gjykata e cila ka numrin më të madh të lëndëve
të trashëguara dhe atyre të mbetura në punë për vitin 2020, në raport me gjykatat e tjera të
Kosovës është Gjykata Themelore e Mitrovicës. Ndërsa, në raport me lëndët e pranuara dhe me
efikasitetin më të lartë në trajtimin dhe zgjidhjen e rasteve të krimit të organizuar prinë Gjykata
Themelore e Gjilanit.
Prishtinë
Aktakuzat e
ngritura PSRK PTHP
4 0
19
Llojet e aktgjykimeve të nxjerrura
Të dhënat për
periudhën kohore
Qershor - Dhjetor
2019
DREJTËSIA SOT
Krim i organizuar
AKTGJYKIME GJTH Prishtinë GJTH Prizren GJTH Gjilan
Dënuese 1 0 1
Liruese 0 1 0
Refuzuese 0 0 0
Tabela nr.5
Sa i përket të dhënave lidhur me lëndët e përfunduara të natyrës së krimit të organizuar,
Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka të përfunduara 3 lëndë të kësaj natyre, por
Drejtësia Sot ka monitoruar vetëm një shpallje të aktgjykimit gjatë kësaj periudhe.
Në këtë rast, Gjykata Themelore në Prishtinë ka shpallur një aktgjykim dënues për dy të
akuzuar për të cilët ka shqiptuar dënim me burgim 6 vite e 6 muaj. Për njërin nga të akuzuarit, kjo
gjykatë ka shpallur dënim me burgim efektiv prej 3 viteve ndërsa për të akuzuarin tjetër dënim me
burgim ka qenë 3 vite e 6 muaj. Këta dy të akuzuar janë gjykuar në drejtim të veprës penale “Blerja,
posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe
analagoe” nga neni 273 par.2 lidhur me nenin 281 par.1 nënpar 1.1 dhe 1.2. të KPRK-së, e cila
është e dënueshme nga 3 deri në 15 vite burgim efektiv.21 Nga dënimi i shqiptuar ndaj këtyre të
akuzuarve mund të konsiderohet se kjo gjykatë ka shqiptuar dënim me burgim në kufijt e minimales
së lejuar.
Ndërsa, sa përket rajoneve tjera, vetëm Gjykata Themelore e Gjilanit dhe ajo e Prizrenit, kanë
arritur që gjatë kësaj periudhe të shpallin aktgjykime lidhur me veprat penale që lidhen me kapitullin
e krimit të organizuar. Gjykata Themelore në Gjilan, në një rast penal të natyres së tillë ka gjykuar 7
persona me dënim total me burgim në kohëzgjatje prej 41 viteve, i përcjellur edhe me dënim me
gjobë në vlerë prej 135 mijë eurosh.22
Ndërsa, nga totali prej tri aktgjykimeve të shqiptuara për këto vepra penale, Gjykata
Themelore në Prizren ka qenë e vetmja që ka shpallur aktgjykim lirues ndaj 8 të akuzuarve.
Karakteristikë e veçantë e këtij rasti është se kjo gjykatë ka shpallur aktgjykim lirues sa i përket
veprës penale krim i organizuar dhe asaj shpërlarje e parave, ndërsa ka shqiptuar dënime për veprat
tjera përcjellëse për të cilat janë gjykuar.23
Pra, përgjatë kësaj periudhe dënimin më të lartë për krim të organizuar e ka shqiptuar
Gjykata Themelore e Gjilanit, për të cilën Drejtësia Sot konsideron se ka qenë sanksion penal i
21Drejtësia Sot, 2019, Dënohet me tre vite burgim ish zyrtari policor Bunjamir Jaha për posedim dhe shprëndarje të paautorizuar të
narkotikëve, i qasshëm në linkun: https://www.rolpik.org/denohet-me-tre-vite-burgim-ish-zyrtari-policor-bunjamir-jaha-per-posedim-dhe-
shprendarje-te-paautorizuar-te-narkotikeve/. 22Drejtësia Sot, 2019, Shpallen fajtor të akuzuarit për krim të organizuar me 820 kg narkotikë të fshehur nën tavolina, i qasshëm në
linkun: https://www.rolpik.org/shpallen-fajtor-te-akuzuarit-per-krim-te-organizuar-me-820-kg-narkotike-te-fshehur-nen-tavolina/. 23Gjykata Themelore në Prizren, rasti “PKR.nr.76/ 2018, vendimi i datës 24.05.2019.
20
mbështetur në dispozitat ligjore në fuqi. Në këtë aktgjykim, kjo gjykatë ka shqiptuar dënimin me
burgim efektiv si dënim kryesor dhe dënimin me gjobë si dënim plotësues. Ajo se çka mund të
konsiderohet pozitive në këtë rast është lartësia e gjobës që është shqiptuar si dënim e që arrin
vlerën prej 135 mijë euro.
Ndërsa sa i përket aktakuzave të ngritura, PSRK ka ngritur gjithsej 4 aktakuza kundër këtij
lloji të veprës penale. Pritet që ky numër të rritet marrë parasysh faktin që PSRK është I vetmi
institucion me kompetenën për të luftuar krimin e organizuar në vend.
Gjykata e Apelit dhe lufta kundër krimit të organizuar
Tabela nr.6
Siç mund të shihet në tabelën e mësipërme, Gjykata e Apelit ka pasur të trashëguar 1 lëndë
të krimit të organizuar, ndërsa ka pranuar 4 të tilla. Nga 5 lëndët të cilat i ka pasur në punë, ka
arritur që vetëm në 2 raste të jap verdikt përfundimtar, kurse viti 2020 këtë gjykatë e pret me tri 3
lëndë të cilat presin vendimin e kësaj gjykate.
Sa i përket rasteve të zgjidhura, gjatë periudhës së monitorimit sistematik të Drejtësia Sot
është monitoruar vetëm një vendim i Apelit lidhur me lëndët e kësaj natyre. Kjo gjykatë me vendim
përfundimtar kishte vërtetuar pjesërisht aktgjykimin e gjykatës së shkallës së parë ndaj 3 personave
të akuzuar për krim të organizuar.
LUFTIMI I VEPRËS PENALE TË PASTRIMIT TË PARAVE NË SISTEMIN E DREJTËSISË NË KOSOVË
Të dhënat për periudhën kohore
Qershor - Dhjetor 2019 DREJTËSIA SOT
PASTRIMI I PARAVE GJTH Prishtinë GJTH Prizren
DKR DS DKR
Të trashëguara 5 0 1
Të pranuara 0 7 0
Të zgjidhura 1 0 0
Në punë 4 7 1
Tabela nr.7
1
42 3
Të trashëguara Të pranuara Të zgjidhura Ne pune
GJYKATA E APELIT
21
Siҫ shihet në tabelë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka numrin më të madh të lëndëve që
kanë të bëjnë më veprën penale “Shpërlarja e parave”. Departamenti i Krimeve të Rënda të kësaj
gjykate, ka numrin më të madh të lëndëve të trashëguara, përkatësisht 5 lëndë, prej të cilave vetëm
1 ka arritur të përfundoj më aktgjykim. Ndërsa, gjatë vitit 2020, këtij departamenti do t’i mbesin këto
4 raste që nuk ka arritur t’i përfundoi gjatë vitit paraprak.
Kurse, Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka pranuar gjithsej 7 lëndë
të reja të pastrimit të parave por të cilat ende vazhdojnë të gjykohen dhe deri më tani nuk kemi asnjë
nga këto raste të përfunduara.
Gjykata e vetme, pas Gjykatës Themelore nëPrishtinë që ka rast aktiv të pastrimit të parave
është Gjykata Themelore në Prizren. Kjo aktakuzë është e ngritur nga PSRK dhe gjatë periudhës
Qershor-Dhjetor 2019, lënda ende nuk ka arritur të përfundojë dhe vendimi për këtë rast pritet të
shpallet gjatë vitit të ardhshëm.
Aktgjykimi i vetëm për shpërlarje të parave është shpallur në rastin ndaj dy të akuzuarve, të
cilët janë dënuar nga Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë me 2 vite
burgim me kusht dhe 5000 euro gjobë secilit veç e veç, kurse si dënim plotësues është shqiptuar
konfisikimi i pasurisë së përfituar nga kryerja e veprës penale në vlerë prej rreth 1 milion euro. Ky
vendim është vërtetuar edhe nga Gjykata e Apelit, e cila përfundimisht ka konfiskuar këtë pasuri të
fituar në mënyrë të kundërligjshme.24 Ky vendim i Apelit konsiderohet të jetë njëri nga vendimet e
pakta me të cilën është konfiskuar një shumë kaq e madhe e mjeteve monetare të fituara me vepër
penale dhe paraqet hap pozitiv në aspektin e konfiskimit të përhershëm të pasurisë së
kundërligjshme.
Për trajtimin e procedurave ku është e përfshirë edhe vepra penale “Shpërlarja e parave”,
Drejtësia Sot ka hartuar një hulumtim të zgjeruar ku janë analizuar 9 raste të tilla, në të cilën janë
paraqitur të gjitha ngecjet dhe problematikat në trajtimin e këtyre rasteve.25
Nëse e krahasojmë punën e Gjykatës së Apelit në lidhje me trajtimin e ankesave për veprat
penale që kanë të bëjnë me “Shpërlarje të parave” dhe ankesave për kapitullin që kanë të bëjnë me
veprat penale të “Krimit të organizuar”, mund të shihet se kjo gjykatë ka treguar efikastiet më të ulët
në trajtimin e lëndëve të krimit të organizuar.
Gjykata e Apelit dhe lufta kundër pastrimit të parave
Tabela nr.8
Sa i përket lëndëve të pastrimit të parave, kjo gjykatë ka pranuar vetëm një rast penal të tillë
brenda periudhës Qershor-Dhjetor 2019, të cilin edhe e ka zgjidhur.Nëse analizohet kjo statistikë në
24 Drejtësia Sot, 2020, Apeli vërteton dënimin me burgim me kusht të akuzuarve për shpërlarje parash dhe u konfiskon shumën prej rreth
një milion euro, i qasshëm në linkun: https://www.rolpik.org/apeli-verteton-denimin-me-burgim-me-kusht-te-akuzuarve-per-shperlajre-
parash-dhe-u-konfiskon-shumen-prej-rreth-nje-milion-euro/. 25 Drejtësia Sot, 2019, LUFTA KUNDËR PASTRIMIT TË PARAVE DHE KONFISKIMI I ASETEVE TË FITUARA NË MËNYRË TË KUNDËRLGJSHME:
Një reflektim i gjendjes aktuale, botuar më datë 16.12.2019, i qasshëm në linkun: http://www.rolpik.org/5583-2/.
01 1
0
Të trashëguara Të pranuara Të zgjidhura Në punë
GJYKATA E APELIT
22
parim këtu kemi të bëjme me efikasitet absolut, por i cili nuk mund të konsiderohet si rezultat i
punës së mirë të kësaj gjykate. Kjo ngase e njejta si gjykatë e shkallës së dytë nuk gjykon në shkallë
të parë dhe se puna e saj varet automatikisht nga gjykatat e rangut më të ulët të cilat janë
kompetente të gjykojnë këtë vepër penale. Megjithatë, ky numër i vogël i aktakuzave të ngritura nga
PSRK është shumë i ulët.
TRAJTIMI I RASTEVE TË ORGANIT SHYQRTUES TË PROKURIMIT (OSHP) NË DEPARTAMENTIN
ADMINISTRATIV DHE ATË EKONOMIK NË GJYKATËN THEMELORE NË PRISHTINË
Në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinë funksionojnë edhe Departamenti për Ҫështje
Administrative dhe Departamenti për Ҫështje Ekonomike, që kanë kompetencë lëndore në të gjithë
Republikën e Kosovës. Në fokusin e projektit “Monitorimi i Sistemit Gjyqësor dhe Prokurorial në
Kosovë” ka qenë raportimi i seancave në të cilat si palë në procedurë ishte Organi Shqyrtues i
Prokurimit (OSHP). Procedura e prokurimit publik është e rregulluar me ligjin për prokurimin publik
në Kosovë, përkatësisht Ligjin Nr.05/L-092 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 04/l-042 përp
rokurimin publik të Republikës së Kosovës, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/l237 dheme
Ligjin nr. 05/l-068.Qëllimi i këtij ligji është të siguroj mënyrën më efikase, më transparente dhe më
të drejtë të shfrytëzimit të fondeve publike, burimeve publike si dhe të gjitha fondeve dhe burimeve
të tjera të autoriteteve kontraktuese në Kosovë.
Bazuar në të dhënat e mbledhura, në tabelën e mëposhtme janë paraqitur statistikat e
këtyre rasteve të trajtuara në departamentet përkatëse. Siç shihet, trajtimi i rasteve që i delegohen
këtyre dy departamenteve nuk është në nivelin e kënaqshëm me theks të veçantë në rastet ku si
palë e paditur në procedurën administrative është Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP).
Tabela nr.9
Rrjedhimisht, Departamenti për Ҫështje Administrative ka zgjidhur vetëm 14 nga 166 raste
sa kanë qenë aktive. Kjo bën që në viti 2020 ky departament të trashëgoi edhe 152 raste. Po ashtu
Të dhënat për periudhën
kohore
Qershor - Dhjetor 2019
DREJTËSIA SOT
GJTH Prishtinë
Organi Shqyrtues i
Prokurimit
(OSHP)
Departamenti për Ҫështje
Administrative
Departamenti për Ҫështje
Ekonomike
Të trashëguara 124 2
Të pranuara 42 1
Të zgjidhura 14 1
Në punë 152 1
23
edhe Departamenti për Ҫështje Ekonomike ka ngecur në trajtimin e rasteve të OSHP-së, ku referuar
në tabelë e paraqitur shihet se në këtë gjashtëmujor është vendosur me aktgjykim vetëm në 1 nga 3
raste sa ishin aktive.
Llojet e aktgjykimeve të nxjerrura
Të dhënat për periudhën
kohore DREJTËSIA SOT
Qershor - Dhjetor 2019
Organi Shqyrtues i Prokurimit
(OSHP) GJTH Prishtinë
Llojet e aktgjykimeve Departamenti për Ҫështje
Administrative
Departamenti për Ҫështje
Ekonomike
Refuzuese 11 0
Aprovuese 4 0
Pjesërisht
aprovuese 1 0
Tabela nr.10
Nga 16 aktgjykimet e nxjerrura për rastet ku e paditur ka qenë Organi Shqyrtues i
Prokurorimit (OSHP), gjyqtarët e Departamentit Administrativ të Gjykatës Themelore në Prishtinë, në
11 raste kanë refuzuar paditë e operatorëve ekonomik të cilët kanë kërkuar anulimin e vendimeve
lidhur me dhënien e tenderëve nga organet shtetërore.
Në 4 raste, ky departament ka konisderuar se paditë e operatorëve ekonomik kanë qenë të
bazuara, andaj edhe ka marrë vendim që të njëjtat t’i aprovoj, ndërsa vetëm në një vendim ka
konstatuar se kërkesa e tyre është e bazuar pjesërisht.
Në rastin e vetëm në të cilën Gjykata ka aprovuar pjesërisht padinë e operatorit ekonomik,
arsyeton se OSHP-ja, në vendimin e saj, nuk ka arritur të sqarojë saktë se cilat pika të ankesës janë
aprovuar dhe cilat janë refuzuar. Nën këto rrethana, Gjykata ka vendosur që këtë lëndë ta kthej në
rivendosje tek ky organ, dhe e ka obliguar që me rastin e marrjes së vendimit t’i marrë parasysh të
gjitha vërejtjet e Gjykatës.26
Në 11 çështjet administrative në të cilat Gjykata ka refuzuar kërkespadinë e operatorëve
ekonomik, aktgjykimi arsyeton vendimin e tillë për shkak të mosplotësimit të kritereve të tenderimit
nga ana e këtyre operatorëve.
Kurse gjatë periudhës raportuese është paraqitur një rast në të cilen gjykata ka hudhur
poshtë kerkesëpadinë dhe një rast tjeter në të cilin është pezulluar procedura administrative.
Ndërsa, arsyeja kryesore për aprovimin e padive të operatorëve që kishin aplikuar për marrjen e
tenderit në organe shtetërore, ka qenë shkelja e Ligjit të Procedurës së Përgjithshme Adminstrative
lidhur me vërtetimin e gjendjes faktike.
26 GJTH-Prishtinë, Departamenti Administrativ, numri i lëndës: “A.nr.1301/2017”, vendimi i datës 11 Korrik 2019.
24
+Trajtimi i rasteve të OSHP-së nga Gjykata e Apelit
Gjykata e Apelit në raport me konfliktet administrative, si gjykatë e shkallës së dytë ka
vendosur lidhur me 12 ankesa të ushtruara kundër aktgjykimeve të shkallës së parë. Të gjitha
ankesat e ushtruara nga palët e përfshira në procedurë kjo gjykatë i ka refuzuar me pretendimin se
ato nuk ishin të bazuara.
SHKELJET PROCEDURALE TË EVIDENTUARA GJATË PERIUDHËS SË MONITORIMIT
Dështimi i sistemit gjyqësor në sigurimin e një gjykimi të drejtë dhe në kohë të arsyeshme
Gjykimi në kohë të arsyeshme është një ndër parimet e mbrojtura nga legjislacioni
ndërkombëtar dhe ai vendor. KPPRK në nenin 5 thotë se gjykata detyrohet të kujdeset që procedura
të zbatohet pa zvarritje dhe të pengohet çdo keqpërdorim i të drejtave që u përkasin pjesëmarrësve
në procedurë, ndërsa neni 6, paragrafi 1 i Konventës Europiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore
të Njeriut (KEDNj), parasheh që çdo njeri, në përcaktimin e të drejtave dhe detyrimeve të tij civile,
ose të ndonjë akuze penale kundër tij, ka të drejtë për një proces të drejtë dhe të hapur, brenda një
afati të arsyeshëm, nga një gjykatë e pavarur dhe e paanshme, e krijuar sipas ligjit.
Në shumë raste të monitoruara nga Drejtësia Sot, që kanë të bëjnë me vepra penale të
natyrës korruptive dhe të krimit të organizuar, procedurat zgjaten me vite të tëra pa marrë ndonjë
epilog përfundimtar në mënyrë meritore. Shembuj konkret të cilët argumentojnë mungesën e
zbatimit të parimit të gjykimit në kohë të arsyeshme janë rasti “Vizat” ku për mashtrime me viza
italiane gjykohen të akuzuarit, rasti “Toka” që është lëndë e krimit të organizuar dhe rasti “Fondi
3%”.
Kjo ngase në rastin “Vizat”, edhe pas 4 vite nga ngritja së aktakuzës (datë 18.05.2016) ende
nuk është marrë vendim i shkallës së parë e që është fakt i mjaftueshëm që kjo lëndë pritet të
zgjatet ende deri sa të përfundojë në formë të prerë. Në rastin “Toka”, aktakuza është ngritur më
datë 24.10.2016, ku edhe pas 4 viteve procedura penale tani gjindet në administrimin e provave
materiale. Njëkohësisht, ekziston situatë pothuajse e ngjashme edhe me rastin “Fondi 3%”,
aktakuza e së cilës është ngritur më 28.04.2017, ku edhe pse kanë kaluar gati 3 vite në proces
gjyqësor nuk kemi asnjë vendim përfundimtar për këtë lëndë. Zvarritja e proceseve gjyqësore ka për
pasojë parashkrimin e ndjekjes penale apo humbjen e të drejtës së organeve gjyqësore që të fillojnë
ndjekjen apo të japin verdiktin përfundimtar për to. Me këtë rast, të gjitha dyshimet e mundshme
mbi vullnetin e këtyre organeve në ndjekjen dhe ndëshkimin e krimit mund të jenë reale dhe të
prekshme.
Duke analizuar trajtimin e këtyre rasteve nga ana e gjykatës, Drejtësia Sot ka ardhur në
konkludim se si rezultat i zvarrijtes së procedurës në rastin “Fondi 3%”, po rrezikohet që të
parashkruhen dy pikat e dispozitivit të kësaj aktakuze. Përkatësisht, sipas Drejtësia Sot parashkrimi
mund të ndodhë për pikën IV dhe V të aktit akuzues në të cilat të akuzuarit akuzohen për veprën
penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 249 par.1 i Kodit të Përkohshëm Penal të Kosovës.27 Për
rastin konkret, pika IV dhe V e aktakuzës i ngarkon Naser Osmanin dhe Atdhe Gashin për veprën e
lartëcekur dhe duke marrë parasysh se veprimi i fundit i tyre është kryer në vitin 2013 sipas
aktakuzës, atëherë i bie se këto dy pika të aktakuzës janë parashkruar. Kjo për arsye se ata
akuzohen për veprën penale “Shmangie nga tatimi” nga neni 249 par.1 të Kodit të Përkohshëm
27 Drejtësia Sot, 2019, Nga zvarritja e rastit në gjykatë, rrezikojnë të parashkruhen dy pika të aktakuzës në rastin “Fondi 3%”, i qasshëm
në linkun: http://www.rolpik.org/nga-zvarritja-e-rastit-ne-gjykate-rrezikojne-te-parashkruhen-dy-pika-te-aktakuzes-ne-rastin-fondi-3/.
25
Penal të Kosovës, i cili parasheh dënimin me burgim deri në 3 vite dhe meqenëse ka kaluar dyfishi i
kohës së paraparë, ka arritur parashkrimi absolut i ndjekjes penale, edhe pse për një gjë të tillë
ende nuk kemi një vendim të gjykatës kompetente.
Pra, zgjatja e këtillë e proceseve gjyqësore me të drejtë konsiderohet si dështim i sistemit
gjyqësor të Kosovës, në adresimin e çështjeve penale të profilit të lartë, aq më tepër kur dihet se
trajtimi dhe përfundimi i tyre është vënë kusht nga bashkësia ndërkombëtare për procest integruese
të vendit.
Mosrespektimi i afateve ligjore për mbajtjen e seancave
Përgjatë periudhës së monitorimit gjashtëmujor, si dhe analizimit të disa nga rastet e
trajtuara nga gjykatat e shkallës së parë është vërejtur shkelja e dispozitave ligjore lidhur me
caktimin, mbajtjen dhe përfundimin e shqyrtimeve gjyqësore sipas afateve të parapara në KPPRK. Si
shembuj konkret të veprimit në kundërshtim me këto dispozita paraqitet trajtimi i rasteve të njoura
si “Toka”. “Pronto”, “Fondi 3%”, “Stenta”, “Vizat”, si dhe “Syri i Popullit”, ku kemi të bëjmë me
mosrespektimin e afateve ligjore për caktimin e shqyrtimeve fillestare pas ngritjes së aktakuzës. Kjo
për arsye se seancat e shqyrtimeve fillestare janë caktuar në kundërshtim me nenin 242 par.4 të
Kodit të Procedurës Penale. Ky nen shprehimisht thotë se: “Gjyqtari i vetëm gjykues ose kryetari i
trupit gjykues cakton menjëherë shqyrtimin fillestar, i cili duhet të mbahet brenda tridhjetë (30)
ditëve pas ngritjes së aktakuzës”, e në rastet e lartëcekura kjo nuk ka ndodhur pasi që shqyrtimet
fillestare janë caktuar në kundërshtim me këtë afat ligjor.
Në rastin “Fondi 3%”, aktakuza është ngritur më datë 28.04.2017, kurse shqyrtimi fillestar
është mbajtur më datë 23.05.2018, përafërsisht pas më shumë se një 1 viti pas ngritjes së
aktakuzës, duke mos harruar dhe faktin që ngritja e kësaj aktakuze është mbajtur e fshehur nga
publiku për rreth një vit. Ndërsa, në rastin “Toka” aktakuza është ngritur më datë 24.10.2016 dhe
shqyrtimi fillestar është caktuar për datat 12, 13 dhe 15 dhjetor të vitit 2016, andaj i bie që kanë
kaluar më shumë se 30 ditë nga ngritja e aktakuzës e deri te shqyrtimi fillestar. Po ashtu, në të
gjitha rastet e potencuara më lartë, shqyrtimet gjyqësore vazhdojnë me vite të tëra, dhe në mënyrë
flagrante shkelet neni 314 par.1 nënpar 1.2 i cili përcakton se shqyrtimi gjyqësor që mbahet para
trupit gjykues duhet të përfundohet brenda 120 ditësh, përveç situatave të jashtëzakonshme të
parapara në paragrafin 2 të këtij neni, i cili përcakton kushtet që duhet të plotësohen që të
vazhdohet ky afat.
Nga kjo, mund të konkludojmë se gjykata me veprimet e tilla, duke mosrespektuar afatet e
përcaktuara nga ligjvënësi për caktimin dhe përfundimin e procedurave penale, nuk ofron siguri
juridike për qytetarët e Republikës së Kosovës se procedurat penale konkrete përfundohen brenda
dispozitave të parapara me KPPRK, duke shkelur kështu parimet kryesore të procedurës penale si
parimi i gjykimit në kohë të arsyeshme.
Bashkimi dhe veçimi i procedurës për shkak të mungesës së të pandehurit dhe mbajtja e seancës
gjyqësore në mungesë të tij
Përgjatë monitorimit të Drejtësia Sot, është hasur një situatë e pazakontë juridike në lidhje
me veçimin e procedurës penale ndaj një apo më shumë të pandehurve, dhe atë në disa nga
çështjet penale me rëndësi që trajtohen nga gjykatat tona. Neni 36 i KPPRK-së parasheh mundësinë
e veçimit të procedurës me qëllim të efikasitetit dhe arsyeshmërisë së procedurës penale. Sipas
kësaj dispozite, për t’u veçuar procedura ndaj një apo më shumë të pandehurve duhet të ekzistojnë
26
shkaqe objektive dhe subjektive, ndër të cilat janë paarritshmëria e të pandehurit për organet e
drejtësisë ose gjendja jo e mirë shëndetësore e tij.
Në rastet e monitoruara nga Drejtësia Sot, si rasti “Arratisja nga QKUK” si dhe rasti
“Veteranët”28 ku të akuzuar janë shumë figura të larta politike dhe institucionale, për shkak të
mungesës së ndonjë prej të pandehurve është veçuar procedura vetëm për një seancë, ndërsa
shqyrtimin e ardhshëm, pas paraqitjes së të pandehurit në gykim është bashkuar
procedura.29Ndërsa në seancën në të cilën ka munguar i pandehuri është vazhduar procedura me
administrimin e provave, për të cilat ky i pandehur nuk ka pasur mundësinë që të realizoi të drejtën
e tij për mbrojtje, përkatësisht kundërshtim të provave të Prokurorisë.
Veçimi i tillë i procedurës gjyqësore, është arsyetuar nga gjyqtarët me faktin se në këto
çështje penale janë shumë persona të pandehur dhe me shtyerjen e seancave të vazhdueshme po
zvarriten tej mase këto procese gjyqësore.
Përkundër kësaj kemi hasur edhe në situata kur gjykimi është mbajtur edhe pa prezencën e
të akuzuarit madje edhe kur nuk është veçuar procedura penale ndaj tij. Shembull konkret paraqitet
në rastin “Syri i Popullit” ku seanca gjyqësore e datës 03.05.2019 është mbajtur pa prezencën e
njërit prej të akuzuarëve. Por, KPPRK në nenin 307 par.1 nuk parasheh mundësinë e mbajtjes së
shqyrtimit gjyqësor pa praninë e të pandehurit. Parimi i drejtpërdrejtë dhe e drejta për mbrojtje
kërkojnë që i pandehuri të jetë i pranishëm në shqyrtim gjyqësor në të cilin merret vendimi për
veprën penale për të cilën akuzohet.
Mbajtja e gjykimit pa prezencën e pandehurit, shpien në dy konsekuenca ligjore të cilat
dëmtojnë zhvillimin normal të procedures dhe marrjen e një vendimi të drejtë lidhur me të.
Së pari, mbajtja e shqyrtimeve gjyqësore pa praninë e të pandehurve dhe administrimi i provave në
po të njejtin gjykim pas veçimit të procedurës penale, konsiston në shkelje të parimit që i pandehuri
të jetë i pranishëm në procedurë penale si një ndër drejtat themelore të tij, e cila ndikon edhe në
zhvillim të një procedure efikase, të mbështetur në të drejtën e të pandehurit për mbrojtje dhe
përmbushjen e parimit kontradiktor.
Rrjedhimisht, duke mos qenë prezent në gjykim, i pandehuri nuk ka mundësi që të
kundërshtoj dhe të japë këndvështrimin e tij lidhur me provat e Prokurorisë, dhe kësisoj nuk
zbatohet parimi kontradiktor. Ndërsa në momentin e veçimit të procedurës penale, në çështjen
konkrete duhet të veçohen të gjitha provat materiale apo formale që kanë të bëjnë me të
pandehurin në fjalë dhe ndaj tij duhet të zhvillohet procedurë penale e mëvetshme dhe provat që
kanë të bëjnë me të nuk mund të administrohen pa praninë e tij, siç ka ndodhur në rastet konkrete.
Së dyti, këto veprime procedurale të ndërmarra nga gjyqtarët përkatës mund të jenë
indikacion i mjaftueshëm që lënda të kthehet përsëri në rivendosje nga gjykata e shkallës së dytë,
kjo si rezultat i shkeljes së dispozitave esenciale të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës. Neni
384, paragrafi 1 nënparagrafi 1.3. i KPPRK-së thekson se shqyrtimi gjyqësor i cili mbahet pa praninë
e personave prania e të cilëve në shqyrtimin gjyqësor është e detyrueshme, pa marrë parasysh se
ata nuk janë thirrur fare ose janë thirrur po nuk i janë përgjigjur thirrjes, paraqet shkelje absolute të
dispozitave të KPPRK-së.
Në mënyrë që të shmangen situatat e tilla, gjykata duhet të shfrytëzoj mjetet tjera të
nevojshme për sigurimin e prezencës së të pandehurve në gjykim, duke filluar nga urdhërarresti
28 Drejtësia Sot, 2019, Ka filluar gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin “Veteranët”, i qasshëm në linkun: http://www.rolpik.org/ka-filluar-
gjykimi-ndaj-te-akuzuarve-ne-rastin-veteranet/. 29 Drejtësia Sot, 2019, Ka filluar gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin “Veteranët”, i qasshëm në linkun: https://www.rolpik.org/ka-filluar-
gjykimi-ndaj-te-akuzuarve-ne-rastin-veteranet/.
27
sipas nenit 175 të KPPRK-së me të cilin kërkon që i akuzuari të sillet forcërisht, e deri tek caktimi i
masës së paraburgimit, pas plotësimit të kushteve për caktimin e kësaj mase të parapara në nenin
187, e një ndër kushtet që citohet është edhe shkelja e masave më të buta siç është thirrja apo
masat tjera të parapara nga neni 173 i KPPRK-së.
Kësisoj, kur një i pandehur nuk i përgjigjet ftesës së gjykatës, kjo e fundit duhet të caktojë
masë më të ashpër për sigurimin e tij në procedurë, por jo të bëj veçimin dhe bashkimin e
procedurave për një apo dy seanca gjyqësore dhe njëkohësisht të administroj provat që kanë të
bëjnë me atë të pandehur i cili mungon në seancë. Krejt kjo për shkak të ekzistimit të rrezikut që
këto çështje penale të rikthehen në rishqyrtim si rezultat i shkeljes së dispozitave të KPPRK-së.
Vendimet joligjore për mbylljen e seancave të shqyrtimit kryesor dhe transparenca e organeve
gjyqësore
Zhvillimi i procedurave gjyqësore pranë gjykatave tona është përballur edhe më sfidën e
privimit të publikut nga përcjellja e gjykimit duke vepruar në mënyrë kundërligjore, ashtu që në
shumë raste ka munguar informimi për ngritjen e aktakuzave dhe rrjedhën e procedurave e deri tek
përjashtimi i publikut nga shqyrtimet gjyqësore pa u mbështetur në një aktvendim të arsyetuar mirë.
Në këtë mënyrë, gjykatat janë bërë akterë të shkeljes së parimit të publicitetit dhe transparencës së
organeve gjyqësore, si një ndër parimet themelore të procedurës penale.
Shembuj konkret të shkeljes së këtij parimi janë rasti “Toka” “Syri i Popullit” dhe “Fondi 3%”
ku konsiderohen si çështje penale tejet me rëndësi të cilat kërkojnë trajtim të kujdesshëm dhe
efikas. Në rastin “Fondi 3%”, gjykata ka mbajtur të fshehur caktimin e seancës fillestare për
pothuajse mbi 1 vit pas datës së ngritjes së aktakuzës, si dhe në shumë raste nuk ka lajmëruar për
caktimin e seancave gjyqësore dhe ka anuluar disa prej tyre pa ndonjë arsyetim. Ndërsa në rastin
“Toka” disa nga seancat e shqyrtimit kryesor janë mbyllur për publikun, me një konstatim të shkurtër
në procesverbal, por jo edhe me aktvendim të arsyetuar mirë siç përcaktohet me nenin 296 të
KPPRK-së. Kjo dispozitë shpjegon se aktvendimi për mbylljen e seancës duhet të shpallet publikisht,
andaj si rrjedhojë duhet të jetë i çasshëm për publikun të cilit i privohet e drejta e përcjelljes së
gjykimit.30 Pothuajse e njëjta praktikë ka ndodhur edhe në rastin “Syri i Popullit” ku seanca ishte
mbyllur me rastin e marrjen në pyetje të Presidentit të Kosovës, i cili ishte i ftuar në cilësinë e
dëshmitarit.
Drejtësia Sot vlerëson se ky veprim është në kundërshtim me parimin e publicitetit të
paraparë më nenin 31 par.3 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, i cili thotë se gjykimi është
publik, me përjashtim të rasteve kur gjykata, në rrethana të veçanta, konsideron se në të mirë të
drejtësisë, është i domosdoshëm përjashtimi i publikut.
Vendimet joligjore për moslejimin e publikimit të emrave të dëshmitarëve
Drejtësia Sot përmes monitorimit të seancave dhe analizmit të veprimeve procedurale të
gjykatës, ka hasur në situata ku nuk është lejuar publikimi i emrave të dëshmitarëve. Si rast me
rëndësi ku është vërejtur ky fenomen, është rasti i njohur si “Veteranët”, ku kryetarja e trupit gjykues
mori aktvendim me të cilin u kufizua fotografimi, regjistrimi televiziv në pjesët kur jepet dëshmia e
dëshmitarëve dhe u ndalua raportimi i dëshmisë së dëshmitarëve, ashtu që i’u tërhoq vërejtja
30 Drejtësia Sot, 2019, Mbyllen dyert në rastin “Toka” ku po gjykohen Azem Syla dhe të tjerët, i qasshëm në linkun:
http://www.rolpik.org/mbyllen-dyert-ne-rastin-toka-ku-po-gjykohen-azem-syla-dhe-te-tjeret/.
28
monitoruesve të shoqërisë civile e akterëve ndërkombëtarë që emrat e dëshmitarëve t’i publikojnë
vetëm me iniciale.31
Sipas analizës sonë, ky vendim i gjykatës konsiderohet të jetë i kundërligjshëm pasiqë në
këtë rast nuk kemi të bëjmë me dëshmitar të mbrojtur e as me dëshmitar bashkëpunues; situata
këto që përcaktohen me nenin 223 të KPPRK-së, nen ky që e bën të qartë se kur mund të kufizohet
publikimi i emrave të dëshmitarëve në një rast gjyqësor.32
Mbajtja e gjykimit në mungesë të përkthyesit gjyqësor
E drejta e komunikimit në gjuhën amtare, është e drejtë thelbësore e të pandehurit në një
procedurë penale, e drejtë kjo që i mundëson atij që të njoftohet me akuzën dhe të kuptoj të gjitha
veprimet e tjera procedurale të ndërmarra gjatë zhvillimit të gjykimit. Ky parim është përcaktuar në
mënyrë shprehimore edhe me nenin 6 paragrafi 3 pika (e) të KEDNJ dhe nenin 30 paragrafi 1 nën
paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Kushtetuta e Republikës së Kosovës e
garanton të drejtën e secilit që është i akuzuar për vepër penale, që të ketë ndihmë pa pagesë të një
përkthyesi nëse nuk e flet ose nuk e kupton gjuhën në të cilën zhvillohet gjykimi.
Ky parim më gjerësisht mbështetet edhe në nenin 14 paragrafi 2 të KPPRK-së ku parashihet
që: “personi që merr pjesë në procedurë penale i cili nuk e flet gjuhën në të cilën zhvillohet
procedura, ka të drejtë të flasë gjuhën e vet dhe të jetë i informuar nëpërmjet përkthimit pa pagesë
me faktet, provat dhe procedurën dhe përkthimi sigurohet përmes një përkthyesi të pavarur”.
Monitorimi sistematik i Drejtësia Sot, ka vërejtur situata kur në proces gyqësor gjykata nuk ka arritur
që të siguroi përkthyes gjuhësor për persona të nacionalitetit joshqiptar, të cilët këtë shërbim e
kishin pasur të nevojshëm për të kuptuar përmbajtjen e veprimeve procedurale të organeve
gjegjëse. Kështu që, Gjykata Themelore në Prizren, në gjykimin e një të pandehuri të nacionalitetit
boshnjak në drejtim të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga neni 422
paragrafi 1 i KPRK-së, i cili edhe në fazat e mëhershme të këtij procesi gjyqësor ka deklaruar se nuk
e kupton në tërësi përmbajtjen e gjykimit, nuk ka siguruar përkthyesin e pavarur gjyqësor, ashtu siç
përcaktohet më kushtetutë dhe KPPRK.33
Ndërsa në këtë rast, gjyqtari në seancën e shqyrtimit të dytë, nuk e ka njoftuar të pandehurin
me të drejtën e tij, madje as nuk e ka evidentuar në procesverbal të shqyrtimit gjyqësor.Në të
vërtetë, mbajtja e shqyrtimit të dytë pa praninë e përkthyesit apo interpretit përbën shkelje absolute
të dispozitave të procedurës penale, e paraparë në nenin 384 paragrafi 1 nën paragrafi 3 të KPPRK-
së. Së këndejmi, me këtë shkelje esenciale të dispozitave të procedurës penale, Gjykata e Apelit ka
autoritet që ta anuloj aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prizren dhe çështjen ta kthej në rigjykim
dhe vendosje në këtë Gjykatë.
Vendimi i Gjykatës për refuzimin e kërkesës së PSRK-së për ndaljen e pensioneve në rastin
“Veteranët”
Rasti i njohur si “Veteranët” njihet si një nga rastet më të ndjeshëm që nga paslufta, i cili bëri
bujë të madhe në tërë Republikën e Kosovës dhe i cili trajton punën e komisionit të qeverisë për
njohjen e statusit të veteranit pjesëmarrës në UÇK. PSRK, përgjatë zhvillimit të hetimeve edhe
31 Drejtësia Sot, 2019, Ka filluar gjykimi ndaj të akuzuarve në rastin “Veteranët”, i qasshëm në linkun: https://www.rolpik.org/ka-filluar-
gjykimi-ndaj-te-akuzuarve-ne-rastin-veteranet/. 32 Drejtësia Sot, 2020, Analizë: “Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit “Veteranët e rrejshëm”, i qasshëm në linkun:
https://www.rolpik.org/hulumtim/. 33 Gjykata Themelore Prizren: “Rasti Pkr.nr.26/19”.
29
shqyrtimit gjyqësor, vazhdimisht kishte kërkuar pezullimin e pagesës së pensioneve për 19 mijë e
500 përfitues të statusit të Veteranit Luftëtar. Por, kryetarja e trupit gjykues që po gjykon këtë
çështje penale, ka refuzuar kërkesën për lëshimin e masës së përkohshme për sigurimin e kërkesës
pasurore juridike, të propozuar nga PSRK. Si pasojë e kësaj, PSRK-ja ka paraqitur ankesë kundër
këtij aktvendimi në Gjykatën Themelore të Prishtinës. Mirëpo, gjykata në fjalë, refuzoi ankesën e
PSRK-së.
Në vendimin e Gjykatës thuhej se kjo kërkesë është refuzuar me arsyetimin se iu është
drejtuar personit të tretë dhe jo të pandehurve edhe pse me këtë vendim vazhdon të dëmtohet
buxheti i Republikës së Kosovës në baza mujore prej rreth 3.315,000.00 euro. Drejtësia Sot
konsideron se ky arsyetim i gjykatës, tregon jo gaditshmërinë e gjyqësorit që të kujdeset për
mbrojtjen e parasë publike, respektivisht mbrojtjen e buxhetit të shtetit nga shpërdorimi dhe humbja
e miliona eurove.34
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
Drejtësia Sot që nga muaji Qershor i vitit 2019, monitoron sistematikisht sistemin gjyqësor
dhe prokurorial në Republikën e Kosovës. Ky monitorim përfshin punën dhe aktivitetin e Këshillit
Gjyqësor të Kosovës, Këshillit Prokurorial të Kosovës, Prokurorive dhe Gjykatave në gjithë territorin e
Kosovës. Fokus i veçantë i monitorimit janë lëndët e natyrës së korrupsionit, krimit të organizuar dhe
pastrimit të parave.
Drejtësia Sot ka analizuar procesin e vendimmarrjes së Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK-
së) dhe Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK-së), si dy institucione kryesore gjyqësore që
koordinojnë punën e gjykatave dhe zyrave të prokurorisë në tërë Kosovën. Për periudhën qershor -
dhjetor 2019, KGJK-ja nuk ia doli të sigurojë një proces transparent dhe të ligjshëm për emërimin e
gjyqtarëve në Departamentin Special duek mos lejuar GLPS dhe asnjë organizatë tjetër të shoqërisë
civile ta monitorojë procesin. Emërimi i gjyqtarëve në Departamentin Special të Gjykatës Themelore
në Prishtinë dhe Gjykatës së Apelit u realizua nëpërmjet një procesi të fshehur, të mbajtur larg nga
kontrolli publik, duke shkelur parimet kushtetuese të transparencës dhe përgjegjshmërisë.
Në anën tjetër, KPK-ja me miratimin e Rregullores 01/2019, e cila përcakton mënyrën e
zgjedhjes së kryeprokurorit të shtetit dhe kryeprokurorëve, ka lënë hapësirë të gjerë abuzimi me
kandidaturat, dhe nuk respekton parimin e barazisë para ligjit, sigurisë juridike dhe meritës së
përzgjedhjes.
Po ashtu, gjatë analizimit dhe monitorimit të punës së Prokurorive dhe Gjykatave, janë
vërejtur mangësi procedurale dhe materiale në procedimin e rasteve gjyqësore. Këto mangësi
konsistojnë në aplikimin e gabueshëm të legjislacionit në fuqi, duke ndikuar kështu në
mosefikasitetin e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Si një ndër gjetjet më të theksuara gjatë kësaj periudhe të monitorimit janë shkelja e
parimeve themelore të procedurës penale, që përfshin parimin e gjykimit të drejtë dhe në kohë të
arsyeshme si dhe parimin e publicitetit dhe transparencës së organeve gjyqësore.
Për fund, pas të gjeturave nga kjo analizë mund të konkludohet se institucionet e drejtësisë
ende nuk po arrijnë të zbatojnë modele të bazuara në transparencë dhe në meritokraci gjatë
emërimit të akterëve kryesorë për luftimin e korrupsionit, krimit të organizuar dhe krimit të nivelit të
lartë, si dhe zhvillimin e procedurave gjyqësore efikase në luftimin i këtyre dukurive.
34 Drejtësia Sot, 2020, Analizë: “Një reflektim mbi trajtimin institucional të rastit “Veteranët e rrejshëm”, i qasshëm në linkun:
https://www.rolpik.org/hulumtim/.
30
Për të trajtuar çështjet e gjetura në këtë raport, Drejtësia Sot jep këto rekomandime:
Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK)
1. KGJK ftohet që të ndryshojë Rregulloren për Procedurën dhe Kriteret e Zgjedhjes së
Anëtarëve të Këshillit Gjyqësor të Kosovës pasiqë e njëjta lë hapësirë që sistemi gjyqësor të
konsiderohet si elektorat politik ku rrezikohet që gjykatat që përfaqësohen në KGJK do të shërbejnë
për t’i mbrojtur interesat e tyre;
2. KGJK ftohet që të përshpejtojë procedurat për emërimin e kryetarëve të gjykatave si dhe të
ofrojë dhe garantojë që përzgjedhja e tyre të rrjedhë nga një proces transparent dhe meritor;
3. KGJK ftohet që me rastin e mbikqyrjes së punës së gjyqtarëve të ketë parasysh dhe të
kujdeset që gjyqtarët me rastin e marrjes së vendimeve dhe matjes së dënimit zbatojnë
legjislacionin në fuqi, me theks të veçantë udhëzuesin për politika ndëshkimore;
4. KGJK duhet të jetë shembull i hapjes ndaj publikut, konkretisht duke zgjedhur zyrtarët
kompetent që bëjnë të mundur qasjen në dokumente publike. Veçanarisht të bëhet përzgjedhja e
këtyre në GJTH në Mitrovicë dhe në Ferizaj për faktin se këto dy gjykata ende nuk kanë zyrtar për
informim me publikun;
5. KGJK ftohet që të ndërmarrë masa specifike kundër gjyqtarëve të përfshirë në nxjerrjen e
aktgjykimeve që përmbajnë shkelje të ligjit;
6. KGJK ftohet që të angazhohet në rritjen e numrit të gjyqtarëve dhe stafit mbështetës të
gjyqtarëve, veçanërisht në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë dhe të
Gjykatës së Apelit;
7. KGJK ftohet të bëj organizimin e trajnimeve dhe punëtorive të ndryshme me qëllim të ngritjes
së profesionalitetit dhe performancës së gjyqtarëve, veçanarisht për gjyqtarët që trajtonë vepra
penale të natyrës së rëndë si: krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe korrupsionit.
Për Gjykatat Themelore të Republikës së Kosovës
1. Gjyqtarët ftohen t’i respektojnë të drejtat e të pandehurve në procedurë penale, veçanërisht
në rastet kur nevojitet përkthyes ndaj të pandehurve që u përkasin komuniteteve joshumicë;
2. Gjyqtarët ftohen që me rastin e mbylljes së seancave për publikun, të marrin aktvendim të
shkruar dhe të arsyetuar sipas legjislacionit në fuqi;
3. Gjyqtarët ftohen që mos të kufizojnë publikimin e emrave të dëshmitarëve dhe as
deklaratave të tyre në seancat gjyqësore që janë të hapura për publikun;
4. Gjyqtarët ftohen të respektojnë afatet ligjore për caktimin, mbajtjen dhe përfundimin e
seancave të shqyrtimeve gjyqësore, duke respektuar parimin e gjykimit të drejtë brenda një kohe të
arsyeshme.
Për Gjykatën e Apelit
1. Gjykata e Apelit ftohet që të shtoi efikasitetin në trajtimin e lëndëve gjyqësore të natyrës së
korrupsionit, krimit të organizuar dhe pastrimit të parave;
2. Gjykata e Apelit ftohet që të trajtojë me kujdes të gjitha lëndët në kompetencën e saj në mënyrë
që të sigurojë zbatueshmëri të përpiktë të legjislacionit penal material e procedural në fuqi.
31
Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK)
1. KPK ftohet që si institucion kushtetues dhe i pavarur të rrisë nivelin e transparencës,
respektimit të parimit të barazisë para ligjit dhe sigurisë juridike gjatë proceseve të emërimit të
personave në poste kyçe në organet e Prokurorisë;
2. KPK ftohet që të ndryshoj Rregulloren për emërimin e Kryeprokurorit të Shtetit dhe të
sigurohet që e njejta të mos lë hapësirë të abuzimit me kandidaturat dhe parimin e barazisë para
ligjit, parimin e sigurisë juridike dhe meritës së përzgjedhjes por e njejta të jetë në përputhje me
standardin e vendosur nga Gjykata Kushtetuese në rastin “Daka”;
3. KPK ftohet të rritë numrin e stafit mbështetës në Prokurorinë Speciale të Prishtinës në
mënyrë që të kemi efikasitet më të madh në trajtimin e rasteve që bien në kompetencë të kësaj
prokurorie;
4. KPK ftohet të ndërrmarë masa diciplinore ndaj prokurorëve të cilët nuk tregojnë efikasitet
në ngritjen dhe përfaqësimin e aktakuzave pranë gjykatave;
5. Drejtësia Sot fton KPK-në që të bëj organizimin e trajnimeve dhe punëtorive të ndryshme me
qëllim të ngritjes së profesionalitetit dhe performancës së prokurorëve, veçanarisht për prokurorët
që trajtojnë vepra penale të natyrës së rëndë si: krimi i organizuar, pastrimi i parave dhe të
korrupsionit.
Për Prokurorin e Shtetit
1. Prokurorët ftohen që me rastin e ngritjes dhe përfaqësimit të aktakuzave të tregojnë
profesionalizëm gjatë trajtimit të lëndëve në gjykatë;
2. Prokurorët ftohen që aktakuzat t’i mbështesin në prova që vërtetojnë dyshimin e bazuar se
një i pandehur ka kryer veprën penale duke i respektuar dhe zbatuar elementet e përgjithshme dhe
të posaçme të ngritjes së një aktakuze;
3. Prokurorët ftohen të angazhohen që me rastin e ngritjes së aktakuzave të paraqesin
propozime për konfiskim të pasurisë së fituar me vepër penale, me theks të veçantë për lëndët e
krimeve ekonomike dhe financiare;
4. Prokurorët ftohen që në të gjitha rastet e korrupsionit të propozojnë dënime plotësuese siç
është ndalimi i ushtrimit të profesionit, i veprimtarisë ose detyrës;
5. Prokurorët ftohen që gjatë fazës së hetimeve, në rastet e krimeve të korrupsionit të
mbështesin ngritjen e aktakuzave me ekspertizë financiare lidhur me saktësinë e lartësisë së dëmit
që pretendohet se është shkaktuar me vepër penale. Kjo për faktin se është shumë me rëndësi të
saktësohet vlera e dëmit për shkak se e njëjta është provë për vërtetimin e ekzistimit të veprës
penale;
6. Prokurorët ftohen që të jenë më aktiv në ngritjen e kërkesave për mbrojtje të ligjshmërisë
veçanërisht në rastet kur kemi të bëjmë për vepra penale si krim i organizuar dhe shpërlarje parash,
kjo për faktin se gjatë kësaj periudhe kohore të monitorimit nuk është hasur asnjë kërkesë e tillë
drejtuar Gjykatës Supreme të Kosovës.
32
Vullnet Bugaçku, Liridon Salihu'Veterans'