Top Banner
31

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Feb 13, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit

“MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE

ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE DHE ADMINISTRIM

PUBLIK”

SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE

“UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

Eksperti i vlerësimit: Dr. Klodiana Beshku

Korrik 2015

Page 2: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 1 of 31

RAPORT I GRUPIT TË VLERËSIMIT TË JASHTËM

Për Programin e studimit MSc:

“MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE DHE ADMINISTRIM PUBLIK”

SHKOLLA E LARTË UNIVERSITARE JOPUBLIKE “UNIVERSITETI MARIN BARLETI”

HYRJE

Masteri Shkencor në “Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim publik”

është veçse një prej profileve në fushën e Studimeve Evropiane të cilin e ofron aktualisht Fakulteti i

Drejtësisë, Shkencave Sociale e Politike i Shkollës së lartë universitare jopublike “Universiteti Marin

Barleti”. Bëhet fjalë për njërin prej Masterave të Shkencave me 120 kredite në Shkenca Politike:

Studime Evropiane ku profilet janë: Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Diplomaci; Politika Evropiane

dhe Administrim Publik, Studime Ekonomike Evropiane, E Drejta Evropiane)

Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe

Administrim Publik” i është nënshtruar procedurës së vlerësimit paraprak në APAAL, është hapur

në bazë të Urdhërit nr. 549 datë 11.11.2011 të Ministrit të Arsimit dhe Shkencës.

SHLUJ UMB më datë 21.11.2012 ka paraqitur pranë Agjencisë Publike të Akreditimit të Arsimit të

Lartë kërkesën “Për nisjen e procedurës së akreditimit të studimeve “Master i Shkencave në Studime

Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” dhe ka kryer procesin e vlerësimit të

brendshëm, i cili përfundon me Raportin e Vlerësimit të Brendshëm si dhe materialet mbështetëse të

këtij raporti.

Pas një periudhe pauze në procesin e akreditimit të këtij Masteri 2013-2014, një periudhë e cila

përkon me nje pauzë të përgjithshme insitucionale të APAAl, procedura e akreditimit kanë rifilluar

sërish në vitin 2015. Për këtë arsye, në arkivën e APAAL ekzistojnë dy raporte të brendshmë të

ShLUJ-së “Universiteti Marin Barleti”; njëri i periudhës Nëntor 2012 dhe tjetri i periudhës Maj

2015. Për hartimin e këtij raporti jemi bazuar vetëm në raportin e Majit 2015 duke e

konsideruaratë si një Raport i plotë i dorëzuar rishtaz në APAAL e jo si një përditësim i

Raportit të parë. Për hartimin e këtij raporti janë marrë parasysh edhe dokumentat shtesë të marra

gjata vizitës në institucion të cilat janë:

1. Syllabuset e disa lëndëve

2. Veprimtaria kërkimore në UMB gjatë vitit 2013

3. Të dhënat për kërkimin shkencor në 5 vitet e fundit

4. Orari mësimor

5. Formular vlerësimi për studentin

Pas shkresës së ardhur nga titullari i Universitetit Marin Barleti me nr. 115/19 të datës

19.06.2015 Mbi draft raportin e GVJ-së, ky raport ndryshon si më poshtë:

a) Sugjerimi i pikës (a) qëndron

b) Sugjerimi i pikës (b) transformohet në sugjerim mbi një lëndë specifike në lidhje me

Shqipërinë, administratën publike të saj dhe evropianizimin e kësaj administrate ose një

krahasim i administratave publike apo pushtetit qëndror e lokal mes vendeve të rajonit.

c) Sugjerimi i pikës (c) qëndron pasi biblioteka duhet të konceptohet si një vend ku studenti

duhet dhe mund të lexojë.

d) Sugjerimi i pikës (d) qëndron

e) Pika (e) vazhdon të mbetet e paqartë edhe pas komenteve ndaj draft raportit të vlerësimit të

jashtëm

Në përfundim, duke marrë parasysh edhe komentet e dërguara në adresë të APAAL nga institucioni i

interesuar, raporti përfundimtar për akreditimin e Masterit të Shkencave në Studime Evropiane me

profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik, është si në vijim.

Page 3: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 2 of 31

GRUPI I VLERËSIMIT TË JASHTËM (GVJ)

Përbërja e GVJ:

1. Klodiana Beshku (Ph.D)

1. Misioni/Objektivat e programit të studimit

Programi është i organizuar në lëndë mësimore, të cilat janë të vlerësuara me kredite, sipas

Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Masteri ka 120 kredite dhe

është i shtrirë në një periudhë dy vjeçare.

Sipas raportit të brendshëm të hartuar nga grupi i vleresimit të brendshëm i UMB lexohet:

“Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim

Publik” ka si mision të ofrojë një formim të thelluar teorik në fushën e Studimeve Europiane dhe ta

drejtojë studentin drejt studimeve të doktoratës ose drejt karrierës kërkimore. Masteri i Shkencave

në Studime Europiane me fokus në politika evropiane dhe administrim publik bazohet më tepër në

një qasje analitike të studimit të dinamikave politike të Bashkimit Evropian. Përveçse të ofrojë një

përgatitje të mirë akademike, ky program synon të aftësojë studentët për kryerjen e punëve

kërkimore origjinale dhe e vë theksin te metodologjia e kërkimit”.

Programi i kushton të njëjtën rëndësi formimit praktik, krahas atij teorik të studentit, një drejtim ky

i pari jo shumë në përputhje me karakterin shkencor të Masterit në fjalë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve1

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 3 Programet e studimeve hartohen në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit; Kriteri 4 Programet e studimeve hartohen në përputhje me nevojat e tregut të punës; Kriteri 5 Programet e studimeve hartohen në përputhje me zhvillimin ekonomik të vendit; Kriteri 6 Programet e studimeve pasqyrojnë vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të

kombit.

Kriteri 3 Programet e studimit janë hartuar në përputhje me misionin dhe qëllimin e institucionit krijues të këtij Masteri pasi edhe në RVB thuhet qartë se: “Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” përputhet me strategjinë e zhvillimit të institucionit pasi ai është konceptuar në përputhje me vizionin për të plotësuar misonin dhe objektivat strategjikë. Përputhja shihet në disa aspekte: a) programi master është ndërtuar mbi programin bachelor në shkenca politike...” Ky Master është konceptuar si vazhdimësi e programeve te studimit bazë në SHLUJ UMB dhe për këtë arsye ai i përgjigjet më së miri kërkesave të këtij Institucioni. Kriteri 4 Pavarësisht se RVB-ja citon se është hulutmtuar tregu u punës, nuk ka studim të mirëfilltë të tij. Programi i këtij Masteri është hartuar më së shumti duke pasur parasysh kërkesëm akademike dhe kryesisht tendencën e studentëve që mbarojnë Bachelor në Fakultetin e Drejtësisë dhe Shkenca Politike pranë insitucionit SHLUJ UMB dhe kërkesat që vijnë nga komuniteti i të punësuarve në Administratën Publike të vendit osre që aspirojnë aty. Kriteri 5 Programi i studimit është hartuar duke pasur parasysh komponentin euro-integrues të vendit në BE, një prirje e cila e ka karakterizuar Shqipërinë sidomos në pesë vitet e fundit, pas realizimit të komponentit atlantik. Mendohet se ata studentë që do të mbarojnë këtë Master do të dinë të integrojnë teorinë e praktikën, mësimin me kërkimin (pa specifikuar cilin

1 GVJ duhet të shprehen me shkrim për çdo standard në mënyrë të përmbledhur (mbështetur në kriteret

majtas). Në fund të çdo rubrike, grupi duhet të japë mendimin e tij për përmbushjen e standardeve në tërësi.

Page 4: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 3 of 31

lloj kërkimi; atë shkencor apo ndonjë lloj kërkimi tjetër), por nuk është në fokusin e këtij Masteri “zhvillimi ekonomik i vendit”, në përputhje kjo me karakterin e tij shkencor e jo ate profesional, ashtu siç duhet të jetë në fakt. Kriteri 6 Programi i studimit pasqyron vullnetin e institucionit për ruajtjen e vlerave kulturore të kombit. Nuk ka asnjë element i cili të dëshmojë të kundërtën.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1 Programet e studimeve janë përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit;

Kriteri 1 Programet e studimeve janë tërësisht të përshtatur me strategjinë për zhvillim të institucionit dhe me kërkesat e studentëve pranë tij.

Standardi I.3 - Programet e studimeve ofrohen në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Përmbatja e programeve

të studimeve është në përputhje me kriteret e përcaktuara nga aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi Kriteri 2 Emërtimi i programit të studimit është në përputhje me nivelin e kualifikimit të arritur dhe të përcaktuar nga Korniza Shqiptare e Kualifikimit.

Kriteri 1 Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” është ndërtuar mbi bazën e kritereve të përcaktuara nga Ligji për Arsmin e Lartë, nga Udhëzimet e MASH dhe të APAAL. Kriteri 2 Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” i përket nivelit 7 sipas Kornizës Shqiptare të Kualifikimit përsa i përket nivelit të kualifikimit të pretenduar prej tij. Emërtimi nuk përshatatet me karakterin e specializuar e specifik që mbart një Master Shkencor në vetvete, ndaj mund të hiqet pjesa “me profil” në emërtimin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” dhe kështu të bëhet Master i Shkencave “Studime Evropiane në Politika Evropiane dhe Administrim Publik” ose Master i Shkencave në Studime Evropiane: “Politikat Evropiane dhe Administrimi Publik” . E njëjta gjë mund të vlejë edhe për Masterat e tjerë me profile të ndryshëm brenda Studimeve Europiane, duke pasur parasysh që Studimet Europiane jane në vetvete një profil i veçantë.

Standardi I.11 - Institucioni harton një plan zhvillimi të programeve të studimeve, të rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit. Kriteri 1 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni harton një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit.

Kriteri 1 SHLUJ UMB disponon një plan strategjik në nivel institucioni për zhvillimin dhe përmirësimin e programeve të studimeve të bazuar në anketime dhe monitorime të të gjithe procesit të mësimdhënies. Kjo vihet re qartë edhe nga përzgjedhja e një profile specific, atë më të kërkuarin në fushën e Studimeve Evropiane, pra Masterin në fjalë. Kriteri 2 SHLUJ UMB ka hartuar një plan strategjik në nivel institucioni për përmirësimin e rezultateve të mësimdhënies dhe të të nxënit. Kjo vihet re nga fokusimi dhe të drejtuarit të qartë të studentëve pas mbarimit të nivelit Bachelor.

Konkluzionet e vlerësimit:

Ky program Masteri Shkencor është në përputhje të plotë me objektivat e Institucionit që e

ka krijuar atë, me politikat kulturore kombëtare dhe me aktet ligjore e nënligjore në fuqi.

Emërtimi i këtij Masteri Shkencor bie ndesh me karakterin specific të një Masteri Shkencor

në vetvete dhe profilizimit të tij automatikisht si i tillë, ndaj propozohet një emërtim tjetër:

Master i Shkencave “Studime Evropiane në Politika Evropiane dhe Administrim Publik” ose

Master i Shkencave në Studime Evropiane: “Politikat Evropiane dhe Administrimi Publik”.

Page 5: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 4 of 31

2. Struktura akademike e Fakultetit (përgjegjës për programin e studimit)

Fakulteti përgjegjës për programin e studimit në fjalë është Fakulteti i Drejtësisë, Shkencave

Sociale e Politike. Ai zhvillon disa programe bachelor dhe master në Drejtësi, Shkenca Politike,

Administrim Publik, Psikologji, Sociologji dhe Edukim. Fakulteti drejtohet nga Dekani dhe Këshilli i

Fakultetit, përgjegjësit e Departamenteve dhe drejtuesit e Instituteve Shkencore. Asnjë prej këtyre

organeve nuk rezulton të jetë i zgjedhur.

Baza e të dhënave të njësisë ndodhet në selinë qendrore të SHLUJ UMB. Freskimi i

vazhdueshëm i saj dhe përgjegjësitë e mbajtjes dhe dhënies së informacionit janë disponibël dhe të

hapura me të interesuarit.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.2 - Institucioni organizohet në përputhje me aktet ligjore e nënligjore në fuqi, për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizohet në mënyrë që të përmbushë misionin e tij; Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; Kriteri 3 Fakulteti organizohet në njësi bazë. Çdo fakultet ka, së paku, tri të tilla, nga të cilat dy departamente; Kriteri 4 Fakulteti ose Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit përbëhet nga, së paku, 3 njësi bazë me objektiva dhe mision të mirëpërcaktuar; Kriteri 5 Departamenti duhet të ketë në përbërje të tij të paktën 7 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët të paktën 3 duhet të jenë me gradën shkencore “Doktor”.

Kriteri 1 Fakulteti i Drejtësisë Shkencave Sociale dhe Politike. Misioni i fakultetit realizohet nëpërmjet zhvillimit efektiv dhe të plotë të programeve bachelor dhe master në drejtësi, shkenca politike, administrim publik, psikologji, sociologji dhe edukim. Kriteri 2 Institucioni ka së paku dy Fakultete; 1. Fakulteti i Drejtësisë Shkencave Sociale dhe Politike 2. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë Kriteri 3 SHLUJ UMB ka dy Fakultete: Fakulteti i Drejtësisë Shkencave Sociale dhe Politike organizohet në njësi bazë. Ky Fakultet përbëhet nga tre departamente: Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Shkencave Politike, Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit. Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomisë nuk rezulton të jetë i organizuar në njësi bazë nga RVB-ja. Kriteri 4 Fakulteti i Drejtësisë Shkencave Sociale dhe Politike organizohet në njësi bazë. Ky Fakultet përbëhet nga tre departamente: Departamenti i Drejtësisë, Departamenti i Shkencave Politike, Departamenti i Shkencave Sociale dhe Edukimit me objektiva dhe mision të përcaktuar qartë si në ëeb-site ashtu edhe në RVB. Kriteri 5 Departamenti i Shkencave Politike ka në përbërje të tij 8 anëtarë efektivë si personel akademik, ndër të cilët 3 prej tyre janë me gradën shkencore “Doktor”. Dhe një me gradën prof. Asoc.

Standardi II.3 - Njësitë e institucionit angazhohen drejtpërdrejt dhe me përkushtim për realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Njësitë bazë dhe kryesore janë të ndërgjegjshme për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Njësitë bazë dhe kryesore përfshihen në procesin e rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Kriteri 1 Këshilli i Fakultetit dhe Këshilli Shkencor i Programit të studimit si edhe Koordinatorët e programit të studimit rezultuan gjatë vizitës në vend shumë të përkushtuar, të informuar dhe si rrjedhojë të ndërgjegjshëm për përgjegjësitë që kanë për realizimin e programeve të studimeve Kriteri 2 Këshilli i Fakultetit dhe Këshilli Shkencor i Programit të studimit si edhe Koordinatorët e programit të studimit si edhe Grupi per Sigurimin e Cilësisë së brendshme rezultuan tejet të përfshirë në procesin e

Page 6: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 5 of 31

rekrutimit të personelit akademik të nevojshëm dhe në vlerësimin e tij.

Konkluzionet e vlerësimit:

Njësitë e institucionit janë të angazhuara plotësisht në procesin e hartimit të programit të

Masterit në shqyrtim në veçanti si edhe në procesin e mësimdhënies në përgjithësi.

Megjithëse jo të zgjedhura me votim të drejtpërdrejtë nga antëtarët e Universitetit, të gjitha

oganet kompetente duket se gëzojnë aprovimin dhe mbështetjen e njëri-tjetrit. SHLUJ UMB

është i organizuar sipas akteve ligjore e nënligjore në fuqi.

3. Personeli akademik dhe personeli mbështetës për programin e studimit

Masteri Shkencor në fjalë ka në përbërjen e tij staf akademik të kualifikuar, në përuthje me

programin akademik që ai ofron. Raporti i përgjithshëm PAK/PAE në Departamentin përgjegjës

është 8/6, pra rreth 60%/40%, ndërsa raporti mes PAK/PAE në lidhje me mësimdhënien në këtë

program Masteri është 10/2, pra mbi 70% të lendëve në Master mbulohen nga PAK.

Raporti personel administrativ/student është i vështirë për tu përcaktuar pasi personeli

administrativ është i pozicionuar në të dyja kampuset e SHLUJ UMB dhe gjendet shpesh në lëvizje.

Shpërndarja e ngarkesës për stafin akademik është e kënaqshme në lidhje me Masterin

Shkencor në shqyrtim. Pothuajse pedagogët kanë mesatarisht nëj lëndë në ngarkim.

Rekrutimi i stafit akademik kryhet sipas procedurave ligjore dhe në përputhje me nevojat e

Departamentit. SHLUJ UMB ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit.

Pjesë e vlerësimit të stafit referuar kontratave të personelit janë disa aspekte: mësimdhënia, kërkimi

dhe kontributi në projekte. SHLUJ UMB ka një strukturë të posaçme të emërtuar Zyra e Burimeve

Njerëzore, e cila ka krijuar një bazë të dhënash për personelin dhe vendet vakant të punës, që ndjek

shpalljen e vendeve të lira, përpunimin e të dhënave etj. Kriteret dhe procedurat e rekrutimit të

personelit akademik janë të përfshira në Statut për nivelet e larta të drejtimit (neni 28-30 i Statutit)

ndërsa për stafin tjetër sipas nenit 23 të Statutit të SHLUJ UMB, është Bordi që miraton kriteret

kryesore arsimore për stafin që rekrutohet. Ndërkohë kriteret propozohen në varësi të vendit vakant

nga strukturat përkatëse drejtuese.

Çdo anëtar i stafit akademik dhe administrativ nënshkruan në fillim të çdo viti akademik

kontratën e punës me Administratorin e Deleguar, ku përcaktohen të gjitha detyrimet dhe të drejtat

e palëve. Në bazë të dokumentacionit të parë në Institucion, rezulton se kontratat janë të firmosura

nga palët e interesuara.

Cilësia e stafit drejtues, mësimdhënës dhe administrativ për programin e studimit jepet në

Tabelën 1 dhe 2

Tabela 1

Fakulteti Drejtësisë dhe Shkencave Sociale e Politike Departamenti i Shkencave Politike

Personeli Akademik Efektiv (Emër Mbiemër)

Detyra në Dep.

Titulli /Grada

Personeli Akademik me Kontratë (Emër Mbiemër)

Titulli /Grada

Institucioni ku punon full time

1. Zamira çavo Përgjegjëse dep.

Prof. Asoc. Dr

1. Eralda Methasani

Prof. Asoc Këshilltare e Kryeministrit

2. Reis Mulita Anëtar Ph.D 2. Shpëtim Cami Dr. Kryetar i Njësisë Bashkiake 1 Tiranë

3. Dorian Jano Anëtar Ph.D 3. Ilia Kristo Prof. Dr. UT

4. Ervis Martani Anëtar Ph.D 4. Lavdosh Ahmetaj

Dr. Universiteti “Aleksandër Moisiu”, Durrës

5. Eurona Leka Anëtare Dokt. 5. Petrit Dollani Dr. UT

Page 7: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 6 of 31

6. Erion Kristo Anëtar Dokt. 6. Gjergji Dhima MSc. Biznes privat

7. Xhulieta Krasta Anëtare Dokt.

8. Fatjona Qurku Anëtare MSc.

Shënim: Prof. Paskal Milo i cili rezulton në RVB, rezultoi të mos ishte më pjesë e stafit akademik gjatë vizitës në Institucion.

Ai ka dhënë mësim në ciklin e parë të këtij Masteri dhe aktualisht rezulton të jetë zëvendësuar me një pedagog të brendshëm

specialist të fushës, emri i të cilit nuk bëhet i ditur as në shkresën e dërguar rishtazi nga institucioni ndaj draft-it të këtij

raporti.

Tabela 2

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave Politike

Departamenti i Shkencave Politike

Numri i PAE

Numri i PAK Në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Profesorë 0 0 0 1 1 1

Profesorë të asociuar 1 1 1 1 1 1

Doktorë 3 3 3 3 3 3

Pedagogë pa tituj 4 4 4 1 1 1

Në total 8 8 8 6 6 6

Këshilli Shkencor i Programit të studimit dhe Koordinatori/ët e programit të studimit jepet në

Tabelën 3

Tabela 3

Emër Mbiemër Titulli/grada Pozicioni në Këshillin shkencor

Zamira Çavo Prof. Asoc. Dr. Kryetare

Dorjan Jano Dr. Koordinator

Eurona Leka Dokt. Anëtare

Të dhënat sipas kualifikimit dhe Raportet midis tyre jepet në Tabelën 4)

Tabela 4

Titulli

Dep 1

PAE PAK Raporti PAE/PAK

Profesorë 0 1 0/1

Profesorë të As. 1 1 1/1

Doktorë 3 3 3/3

Docentë - - -

Pedagogë (pa tituj) 4 1 4/1

Asistentë me Ma - - -

Asistentë pa Ma - - -

Personeli Administrativ - - -

Të dhënat sipas seksit jepen në Tabelën 5

Tabela 5

Fakulteti i Drejtësisë dhe Shkencave

Sociale e Politike

Departamenti i Shkencave Politike

Numri i PAE

Numri i PAK Në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Femra 4 1 5

Meshkuj 4 5 9

Në total 8 6 14

Të dhënat sipas moshës së personelit jepen në Tabelën 6

Page 8: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 7 of 31

Tabela 6

Fakulteti i Drejtësisë

dhe Shkencave Sociale e Politike

Departamenti i Shkencave Politike

Numri i PAE

Numri i PAK Në Total

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

Gj Tituj/ Grada

25-35 vjeç 2 1 3

36-45 vjeç 5 2 7

46-55 vjeç - 2 2

56-65 vjeç 1 - 1

66-68 vjeç - 1 1

Në total 8 6 14

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.1 - Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ angazhohen për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve. Kriteri 1 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me objektivat e programeve të studimeve dhe për arritjen e tyre Kriteri 2 Personeli akademik, ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ i institucionit angazhohen në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit.

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka kritere për pajtimin në punë të personelit të brendshëm dhe të jashtëm dhe përzgjedhja e tij është bërë në përputhje më këto kritere. Personeli i angazhuar në Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” është i specializuar për lëndët në këtë program. Kriteri 2: Personeli akademik, ndihmës dhe administrativ i SHLUJ UMB-së ishte i angazhuar në zbatimin e detyrave specifike mbështetur në kontratën e punës sipas nevojave të institucionit.

Standardi II.4 - Personeli akademik angazhohet në hartimin dhe zbatimin e politikave të zhvillimit të institucionit. Kriteri 1 Personeli akademik luan rol kryesor në hartimin e kurrikulës dhe në vendimet institucionale që i përkasin organizimit të programeve të studimeve; Kriteri 2 Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi.

Kriteri 1: Personeli i Fakultetit të Drejtësisë Shkencave Sociale dhe Politike është përfshirë në hartimin e zbatimin e kurrikulës. Kriteri 2: Rekrutimi i personelit të ri dhe përcaktimi i ngarkesës mësimore bëhet në përputhje me aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi dhe rregullat e brendshme të SHLUJ UMB.

Standardi III.1 - Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin dhe vlerësimin e personelit. Kriteri 1 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit në përputhje me statutin dhe rregulloren; Kriteri 2 Personeli akademik i punësuar me kohë të plotë në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përbën së paku 70% të

personelit akademik të angazhuar për realizimin e programeve respektive të studimeve; Kriteri 3 Institucioni ndjek procedura ligjore dhe transparente të vlerësimit të personelit; Kriteri 4 Institucioni mban një bazë të dhënash të raporteve të rekrutimit të

Kriteri 1 SHLUJ UMB ndjek procedura ligjore dhe transparente për rekrutimin e personelit. Baza ligjore për rekrutimin e personelit përbëhet nga Ligji për Arsimin e Lartë, Kodi i Punës, aktet nëligjore të MASH, korniza rregullatore e SHLUJ UMB. Zyra e Burimeve Njerëzore e SHLUJ UMB është përgjegjëse për zbatimin e procedurave të rekturimit të personelit. Kriteri 2 Në Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” 9 lëndë mbulohen nga pedagogë të brendshëm dhe 3 lëndë mbulohen nga pedagogë të jashtëm. Personeli i brendshëm i programit përbën 80 % të personelit akademik. Prof Paskal Milo rezultonte të mos ishte më pjesë e stafit, ndonëse kudo paraqitej i tillë. Pedagogu zëvendësues nuk bëhet i ditur nominalisht.

Page 9: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 8 of 31

personelit, të njoftimeve për vende vakante, etj.

Kriteri 3 Kuadri rregullativ i SHLUJ UMB përmban procedura transparente të vlerësimit të personelit. Kriteri 4 Zyra e Burimeve Njerëzore e SHLUJ UMB ka një bazë të dhënash (dosje personale aplikimi dhe punësimi, formularë vlerësmi, tabela staistikore) për të gjithë personelin.

Standardi III.2 - Personeli akademik (me grada shkencore dhe tituj akademikë) mbulon nevojat e institucionit dhe i ka të përcaktuara qartë përgjegjësitë. Kriteri 1 Përgjegjësi i programit ka të paktën titullin “Profesor i asociuar” ose, gradën shkencore “Doktor” (“PHD”) të fituar pranë universiteteve perëndimore dhe përvojë akademike në këto universitete; Kriteri 2 Titullari i lëndës/modulit në programet e studimeve “Master i Shkencave” ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Titullari dhe pedagogët e lëndës/modulit në programet e studimeve “Master profesional” ka të paktën gradën shkencore “Doktor” ose, diplomën “Master Profesional” ose “Master Shkencash” dhe një përvojë profesionale së paku 5-vjeçare në profesionin në të cilin ofrohet ky program studimi; Kriteri 4 Rektori, zv/rektori, drejtori dhe zv/drejtori i qendrës ndëruniversitare, dekani, zv/dekani, drejtori, përgjegjësi i departamentit, përgjegjësi i shërbimit, përgjegjësi i programit janë të punësuar me kohë të plotë në institucionin që ofron programin e studimeve; Kriteri 5 Institucioni siguron personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale.

Kriteri 1: Koordinatori i programit z. Dorjan Jano ka gradën shkencore PhD të fituar në Itali. Kriteri 2: Në Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” 1 titullar ka titullin “Profesor”,2 kanë titullin Prof as. Dr, 8 kanë gradën “Doktor”. Kriteri 3: Në Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” 1 titullarë ka titullin “Profesor”,2 kanë titullin Prof as. Dr, 8 kanë gradën “Doktor”. Disa prej tyre kanë përvojë të paktën 5 vjeçare në mësimdhënie në lëndën përkatëse Kriteri 4: Rektori, zëvendësrektori, dekanët e fakulteteve, përgjegjësit e departamenteve dhe drejtorët e instituteve dhe të qendrave janë të punësuar me kohë të plotë në SHLUJ UMB. Kriteri 5 SHLUJ UMB ka personel të mjaftueshëm për udhëheqjen dhe mbikëqyrjen e praktikave profesionale

Standardi III.5 - Studentët që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave” apo programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë kanë udhëheqës për tezën. Kriteri 1 Studentët që ndjekin këto programe studimesh kanë një udhëheqës për punën kërkimore dhe tezën që përgatisin për marrjen e diplomës në përfundim të studimeve të këtij cikli; Kriteri 2 Udhëheqësi ka të paktën gradën shkencore “Doktor”; Kriteri 3 Udhëheqësi nuk mbikëqyr më shumë se 5 (pesë) studentë njëkohësisht për temat me karakter kërkimor të aplikuar (si ato të ofruara në programet e studimeve në fushat e shkencave të natyrës, shkencave mjekësore, etj.) dhe më shumë se 10 (dhjetë) studentë njëkohësisht për temat e ofruara në programet e studimeve në fushat e

shkencave shoqërore e humane.

Kriteri 1: Studentët që ndjekin Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” kanë një udhëheqës për tezën. Departamenti ka një listë të udhëheqësve të miratuar e cila gjendet si shtojcë e RVB-së. Lista dëshmon se është respektuar kriteri për udhëheqësin shkencor. Kriteri 2 Sipas listës në RVB, udhëheqës i provës finale caktohet një pedagog i SHLUJ UMB, ose një bashkëpunëtor i SHLUJ UMB që mban titullin “Profesor”, “Profesor i Asociuar”, gradën “Doktor” që është njohës i mirë dhe kontribues i fushës nga e cila është përzgjedhur punimi që ai ngarkohet të udhëheqë. Kriteri 3 Sipas listës shtojcë të RVB-së, në Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik”, udhëheqësit shkencorë nuk mbikëqyrin më shumë se 5 studente.

Standardi III.6 - Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit dhe është

Page 10: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 9 of 31

parashikuar të përgatitet teza. Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar udhëheqësi është në përputhje me fushën studimore në të cilën ofrohet programi i studimit. Kriteri 2 Udhëheqësi ka njohuri të avancuara teorike dhe aftësi të veçanta kërkimore në fushën në të cilën ofrohet

programi i studimeve dhe në të cilën është parashikuar të hartohet teza.

Kriteri 1 Fusha studimore-kërkimore në të cilën është specializuar dhe ka përvojë kërkimore udhëheqësi do të përputhet me temën që do të udhëheqë. Kriteri 2: Departamenti, bazuar në CV e pedagogëve, të vlerësimit të veprimtarisë mësimore, kërkimore dhe të përvojës së pedagogëve ka gjykuar nese udhëheqësit e miratuar të punimeve të diplomave për Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” janë të përshtatshëm për udhëheqjen e punimeve. Në përgjithësi vihet re një përputhshmëri mes palëve.

Standardi III.7 - Institucioni angazhon personel ndihmës mësimor-shkencor dhe administrativ për përmbushjen e misionit të tij. Kriteri 1 Institucioni dëshmon një angazhim optimal të personelit ndihmës mësimor-shkencor për realizimin e orëve laboratorike dhe për mirëmbatjen e laboratorëve e mjediseve shkollore; Kriteri 2 Institucioni dëshmon një përdorim optimal të burimeve njerëzore për përmbushjen e objektivave të programeve të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka personel ndihmës për pajisjet e teknologjisë mësimore i cili u asiston si pedagogëve dhe studentëve dhe mirëmban gjithe rrjetin e internetit dhe pajisjet kompjuterike në laboratorin e informatikës. Kriteri 2: SHLUJ UMB ka pozicione të ndryshme pune për shërbimet dhe punonjësit e punësuar janë plotësisht të angazhuar për të përmbushur objektivat e programit.

Standardi III.8 - Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi. Kriteri 1 Personeli akademik realizon ngarkesën mësimore të përcaktuar në aktet ligjore e nënligjore në fuqi; Kriteri 2 Ngarkesa mësimore e zhvilluar nga personeli akademik në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të

ciklit të dytë dhe organizimi e drejtimi i tyre, vlerësohen me orë mësimore.

Kriteri 1: SHLUJ UMB, bazuar në aktet ligjore dhe nënligjore në fuqi, Kodi i Punës, Ligji për Arsimin e Lartë, Udhëzime të MASH dhe dokumentin e Politikës së Ngarkesës Mësimore ka përcaktuar ngarkesën mësimore si dhe elementet e tjerë të ngarkesës së punës. Duket se personeli e realizon kete ngarkese. Kriteri 2: Ngarkesa mësimore e personelit është e llogaritur në orë mësimore sipas Dokumentit të Ngarkesës Mësimore të SHLUJ UMB. Kjo u vu re edhe nga kontratat e punës të hartuara për përsonelin.

Standardi III.9 - Institucioni disponon një bazë të dhënash për personelin e tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një bazë të dhënash të hollësishme për anëtarët e personelit akademik të përfshirë në program dhe të personit përgjegjës për organizimin e programit të studimit; Kriteri 2 Institucioni disponon për secilin semestër listën e plotë të personelit akademik, të personelit ndihmës mësimor-shkencor dhe personelit administrativ; Kriteri 3 Institucioni përcakton dhe publikon kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit akademik.

Kriteri 1: SHLUJ UMB disponon një bazë të dhënash të hollësishme për personelin akademik të përfshirë në Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politikë Evropiane dhe Administrim Publik” që perfshin dosjen personale. Kriteri 2: SHLUJ UMB disponon listën e plotë të personelit akademik që jep mësim në Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik”. Zyra e Burimeve Njerëzore, Departamenti i Shkencave Politike, Njësia e koordinimit të programeve master, Sekretaria mësimore e Masterave kanë informacion të plotë për personelin e angazhuar në realizimin e programit dhe periudhën kohore të realizimit të detyrave përkatëse. Kriteri 3: SHLUJ UMB i ka të përcaktuara dhe të publikuara kriteret dhe procedurat për rekrutimin e personelit.

Page 11: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 10 of 31

Konkluzionet e vlerësimit:

PAE dhe PAK i angazhuar në mësimdhënie në Masterin Studime Europiane me profil Politika

Europiane dhe Administrim Publik është i një niveli të lartë akademik dhe tejet i

përshtatshëm në ekspertizë me fushën e kërkuar. Studentit i ofrohet një cilësi e lartë

mësimdhënieje dhe udhëheqjeje shkencore në tezat e diplomimit.

Përsa i përket të dhënave mbi stafin e punësuar me kohë të plotë ose të pjesshme, mund të

thuhet se zyra e burimeve njerëzore i disponon pjesërisht ato. Kontratat e nënshkruara mes

subjektit dhe punëmarrësve janë të formuluara shumë mirë, si për PAE ashtu edhe për PAK,

tek këto të dytat janë të specifikuara edhe pagesat për ore leksioni e seminari. Kontratat

ishin te firmosura nga palet e interesuara, por pa vulen e institucionit.

Grupi i ekspertëve hasi në vështirësi për të marrë kopje të kontratave të vjetra mes

institucionit dhe pedagogëve që nuk ishin me pjesë e stafit. Kjo do të thotë se arkiva me

dokumentacionin për pedagogët nuk ishte e disponueshme në zyrën e burimeve njerëzore.

4. Infrastruktura në funksion të programit të studimit, logjistika dhe shërbime të

tjera ndaj komunitetit

Në SHLUJ UMB gjenden dy kampuse. Në kampusin 1 janë të përqendruar kryesisht studimet

bachelor dhe administrata, ndërsa në kampusin 2 studimet master. Në total ka një sipërfaqe të

mjaftueshme përdorimi për salla leksionesh, laboratore, zyra, hapësira parkimi, mjedise çlodhëse,

hapësira të gjelbra, hapësira të lira qarkullimi. Në mbështetje të studentëve funksionojë shërbimi i

fotokopjeve, mensa, biblioteka, Zyra e rekrutimit, Zyra e këshillimit, Klinika e Këshillimit Psiko-

social, Mentorët e Grupeve, Prorektori i Studentëve, Dekani i studentëve etj.

Në kampusin 2 ku janë të përqendruar studimet Master ka mjedise të mjaftueshme për stafin si

edhe mjedise çlodhëse: mjedise për Dekanin, zyrë për sekretarinë mësimore, zyrë për

Departamentet, për personelin akademik,, restorant në formë fast-food, nyje hidrosanitare, bar etj.

Sallat e leksioneve janë të mjaftueshme e të mirëpajisura me mjetet e nevojshme. Ato janë sipas

madhësive e formave të vendosjes së tavolinave të ndryshme, në bazë të leksioneve apo seminareve

qe do të zhvillohen.

Sipas RVB mesatarja e sipërfaqes varion nga 7 deri në 15 m2 për studentë.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.5 - Institucioni siguron infrastukturën e nevojshme për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë që ofron. Kriteri 1 Institucioni ka një vendndodhje të përhershme, që nënkupton mjedis qendror administrativ dhe mjedis ku zhvillohet veprimtaria mësimore; Kriteri 2 Këto mjedise janë në dispozicion të institucionit për jo më pak se 6 vjet; Kriteri 3 Nëse programi i studimit ofrohet në më shumë se një godinë, institucioni siguron menaxhim efikas dhe kontroll të vazhdueshëm për arritjen e standardeve dhe zbatimin e politikave arsimore të hartuara për realizmin e programeve të studimeve që ofron;

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka dy kampuse me vendndodhje të përhershme me të gjitha mjediset e nevojshme mësimore, kërkimore administrative dhe të shërbimit. Kriteri 2: Mjediset janë pronësi e pronarëve të SHLUJ UMB. Mjediset e kampusit 2 janë në pronësi të SHLUJ UMB prej më pak se 6 vjetësh. Kriteri 3: Mësimdhënia dhe aktivitetet e tjera të programit zhvillohen në dy godinat në dispozicion të SHLUJ UMB. Në kampusin 1 ndodhen zyrat e Fakultetit të Drejtësisë, Shkencave Politike e Sociale, biblioteka, zyra e burimeve njerëzore ndërsa në kampusin 2 ndodhen zyrat e Fakultetit të Drejtësisë, Shkenca Sociale dhe Politike dhe

Page 12: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 11 of 31

Kriteri 4 Institucioni garanton kapacitete dhe mjedise të mjaftueshme për realizimin e praktikave profesionale të parashikuara për realizimin e programeve të studimeve në fushat e shëndetësisë, veterinarisë, bujqësisë, shkencave teknike, etj.

Ekonomisë për nivelin Master, sallat e mësimit, laboratori i kompjuterave, sekretaria mësimore dhe shërbime ndihmëse. Largësia mes dy kampeve mund të krijojë ndonjë vështirësi për koordinimin dhe menaxhimin e veprimtarisë mësimdhënëse dhe shkencore, por është ndarja e mirë e punës e cila e zbut këtë hendek. Kriteri 4 nuk aplikohet për këtë program

Standardi V. 1- Institucioni vë në dispozicion të studentëve bibliotekën e tij.

Kriteri 1 Institucioni siguron tekste mësimore cilësore dhe literaturë ndihmëse të mjaftueshme dhe bashkëkohore; Kriteri 2 Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme që e ndihmon studentin për për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 3 Në bibliotekë ka botime

periodike dhe librari elektronike, të cilat përmbajnë libra apo revista shkencore të nevojshme për realizimin me sukses të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës; Kriteri 4 Përgjegjësit e programit kanë hartuar një plan të detajuar për shtimin e zërave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët, përfshirë edhe buxhetin e planifikuar për këtë qëllim; Kriteri 5 Biblioteka ka orare të shërbimit në përshtatje me oraret e programeve të studimeve dhe nevojat e studentëve.

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka siguruar një pjesë të teksteve mësimore dhe literaturës ndihmëse për programin që vlerësohet. SHLUJ UMB ka një politikë për përkthimin dhe botimin e teksteve univertsitare si edhe për publikimin e një reviste shkencore periodike “Gjeopolitika”. Kriteri 2: Në bibliotekë ka literaturë të mjaftueshme në trajtën e teksteve për Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik”. Kriteri 3: Biblioteka nuk ka abonime në botime periodike shkencore bashkëkohore në fushën e Shkencave Politike apo të Studimeve Evropiane, ndaj është e nevojshme të shtohet kjo literaturë dhe të sigurohet edhe literaturë periodike veçanërisht elektronike. Kriteri 4: Departamenti i Shkencave Politike ka paraqitur një plan të detajuar për shtimin e titujve dhe të revistave të bibliotekës në mbështetje të programit të studimit, të projektit kërkimor shkencor dhe për përgatitjen e tezës nga studentët Kriteri 5: Biblioteka nuk ka orare në përshtatje me programete studimit dhe nevojat e studentëve, duke pasur parasysh se pjesa më e madhe e kurseve Master zhvillohen mbasdite, ndërsa Biblioteka mbyllej në orën 16.30.

Standardi V. 2- Institucioni vë në dispozicion të studentëve laboratorë të mjaftueshëm dhe mjedise të përshtatshme mësimore. Kriteri 1 Institucioni dëshmon se ka në sasi të mjaftueshme: laboratorë, klasa, zyra, studio e mjedise të tjera me pajisje elektronike dhe të teknologjisë së informacionit, për realizimin e programit të studimeve; Kriteri 2 Pajisjet e mjediseve mësimore janë të përshtatshme për mësimdhënie në përputhje me qëllimet e programit; Kriteri 3 Laboratorët përmbajnë aparaturat dhe mjetet e nevojshme për plotësimin e kërkesave të programeve të studimeve dhe për zhvillimin e praktikave të parashikuara nga programi i studimit, në përputhje me qëllimet e programit, si dhe mirëmbahen dhe janë në përmirësim të vazhdueshëm; Kriteri 4 Institucioni, në varësi të programeve të studimeve që ofron, ka së paku një laborator, për secilin grup leksionesh ku parashikohen praktika laboratorike.

Kriteri 1: Kampusi nr. 2 disponon sasi të mjaftueshme laboratorësh, klasash, zyrash etj, me pajisje elektronike të duhura për zhvillimin e leksioneve. Kriteri 2: Pajisjet mësimore janë në përputhje me qëllimet e programit. Aty gjenden projektorë e tabela për të shkruar në përputhje me mësimdhënien në Shkenca Sociale. Kriteri 3: Nuk është i aplikueshëm për programin në fjalë Kriteri 4: Nuk është i aplikueshëm për programin në fjalë.

Page 13: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 12 of 31

Konkluzionet e vlerësimit:

Insitucioni ka vënë në shërbim të studentëve hapësira të mjaftueshme për zhvillimin e plotë e

të kënaqshëm të procesit mësimor. Godinat janë të ndara në dy kampuse, të cilët, megjithëse

larg nga njëri-tjetri, janë të mirëmenaxhueshëm për shkak të ndarjes së punës në nivelin

Bachelor e atë Master përkatësisht.

Biblioteka ndodhet në kampusin 1. Ajo disponon mjaftueshëm material hard copy për kërkimin

shkencor, por i mungon abonimi në periodikë shkencorë apo biblioteka on line, një kusht i

domosdoshëm përsa i përket kërkimit shkencor në Studime Evropiane, një kërkim i cili

përditësohet me hapa galopantë në këtë disiplinë.

Biblioteka nuk punon me orar të zgjatur në mënyrë që të plotësojë kërkesat për studentët të

cilët duan të studiojnë apo të lexojnë deri vonë.

Ambjentet e tjera janë të mirëpajisura e të përshtatshme për mësim.

5. Financimi dhe menaxhimi i burimeve financiare

RVB i hartuar për akreditimin e këtij përmban një raport të detajuar në lidhje me të ardhurat

dhe financimet e ndryshme në këtë program.

SHLUJ UMB është nje subjekt fitimprurës ndaj si i tillë ai arkëton të ardhura kundrejt

shërbimeve të ofruara. Të ardhurat e saj janë ato të siguruara nga tarifat e studimit, që paguajnë

studentët. Në institucion funksionojnë disa zyra/individë të ngarkuar për përmbushjen e detyrave

financiare: Kancelari i Universitetit, Administratori i Deleguar, Pergjegjësi i Financës, financierët. Në

vitin e fundit akademik kostoja për student ka rezultuar 1160 Euro. Shoqëria i nënshtrohet

auditimit çdo vit nga ekspertë financiar, si dhe sipas interesit të aksionerëve kryhen dhe kontrolle e

auditime të tjera me ekspertë të shoqërive të grupit “Dudaj”.

Gjithashtu i është nënshtruar dhe kontrollit nga organet tatimore. Të dhënat në vijim janë

marrë nga bilancet e shoqërisë, të cilat pasqyrojnë të dhëna fiskale sipas viteve kalendarikë.

Sipas bilanceve të paraqitur në RVB, shoqëria rezulton me një bilanc aktiv në këto vitet e fundit.

Të bie në sy fakti se kosto për marketing e kalon koston për kërkimin shkencor në çdo vit.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi II.9 - Institucioni bën një auditim të përvitshëm (të jashtëm dhe/ose të brendshëm) të situatës financiare.

Kriteri 1 Raporti i auditit paraqet të gjithë situatën financiare për përdorimin e buxhetit të vënë në dispozicion për realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Raporti i auditit përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara dhe kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 3 Raporti i auditit analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të

Kriteri 1: Raporti i auditit të brendshëm përmban një pasqyrë të qartë të situatës financiare për përdorimin e të ardhura të grumbulluara nga shërbimet që ofron institucioni në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 2: Raporti i auditit të brendshëm përmban një pasqyrë të qartë të granteve të huaja të përfituara në funksion të realizimit të programeve të studimeve dhe të eficienës së përdorimit të buxhetit dhe të kontratave të shërbimeve të lidhura në funksion të realizimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 3: Raporti i auditit të brendshëm analizon eficiencën e përdorimit të të ardhurave nga tarifat e studentëve në funksion të rritjes së cilësisë së studimeve

Page 14: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 13 of 31

rritjes së cilësisë së studimeve në këtë cikël studimesh.

në këtë cikël studimesh.

Standardi VI.1 - Institucioni harton një raport financiar të kostove të programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni harton një raport që pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve, si kostot operacionale, kostot fikse të mjediseve dhe të pajisjeve, etj.

Kriteri 2 Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Kriteri 1: Zyra e Financës e SHLUJ UMB harton një raport i cili pasqyron të dhëna të hollësishme financiare të kostove për realizimin e programeve të studimeve Master. Kriteri 2: Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen. Bilanci pozitiv e dëshmon këtë si edhe fakti që SHLUJ UMB është pjesë e Shoqërisë “Dudaj” garanton qëndrueshmërinë

Konkluzionet e vlerësimit:

SHLUJ UMB është nje subjekt fitimprurës ndaj si i tillë ai arkëton të ardhura kundrejt

shërbimeve të ofruara. Të ardhurat e saj janë ato të siguruara nga tarifat e studimit, që

paguajnë studentët.

Institucioni dëshmon se ka një qëndrueshmëri financiare përgjatë kohës së zhvillimit të

programeve të studimeve dhe se ka kapacitete financiare të mjaftueshme për përmirësimin e

situatës financiare dhe gjenerimin e të ardhurave në të ardhmen.

Një pjesë e konsiderueshme e burimeve financiare është përdorur për burimet njerëzore, pra

për personelin e brendshëm dhe të jashtëm gjë që dëshmon se i është vënë një rëndësi e

madhe nivelit të mësimdhënies dhe pedagogëve të rekrutuar për këtë qëllim.

Sipas bilanceve të paraqitur në RVB, shoqëria rezulton me një bilanc aktiv në këto vitet e

fundit. Të bie në sy fakti se kosto për marketing e kalon koston për kërkimin shkencor në

çdo vit, nderkohë që mund ose duhet të ishin në mos në një raport të përmbysur, të paktën

aty aty.

6. Sistemi i Brendshëm i Sigurimit të Cilësisë

SHLUJ UMB bën përpjekje të vazhdueshme në mënyrë që të që të ofrojë një cilësi të lartë të

mësimit, të kërkimit dhe të shërbimeve; të demonstrojë se po bën përpjekjet e mundshme më të

mira për të përdorur me efektshmëri burimet dhe të garantojë se standardet shtetërore të cilësisë

janë përmbushur. Për të garantuar cilësinë, efektshmërinë e kërkuar dhe përmbushjen e

standardeve, SHLUJ UMB ka miratuar dokumentin e Politikës së Vlerësimit dhe ka organizmat e saj

të sigurimit të brendshëm të cilësisë. Dokumenti i Politikës së Vlerësimit përmban kriteret e

sigurimit të cilësisë, funksionet e organizmave të sigurimit të cilësisë dhe procedurat e vlerësimit të

brendshëm.

Procesi i vlerësimit të brendshëm përfshin mbledhjen sistematike të të dhënave administrative,

anketimin e studentëve dhe të diplomuarve, intervistimin e pedagogëve dhe të studentëve. Ky proces

përmbyllet me një raport që analizon statusin e institucionit ose/dhe të programit të studimit

përkundrejt standardeve shtetërore të cilësisë.

Për sigurimin e brendshëm të cilësisë në SHLUJ UMB vepron Njësia e Sigurimit të Brendshëm të

Cilësisë

e përbërë nga dy seksione:

• Seksioni që përgjigjet për cilësinë e programeve Bachelor

• Seksioni që përgjigjet për cilësinë e programeve Master

Page 15: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 14 of 31

NJSBC ka autonomi vepruese dhe akses për të gjitha të dhënat në SHLUJ UMB. Roli i NJSBC është

të krijojë një kulturë që synon të arrijë dhe ruajë një cilësi të lartë të veprimtarisë akademike dhe

kërkimore në SHLUJ UMB.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë përgatit çdo vit vlerësime të cilësisë të cilat janë

diskutuar dhe në mbledhje të veçanta në Senat. Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë kryen

anketime çdo semestër, dy javë përpara mbarimit të tij. Pra, me secilin grup, çdo vit, dy herë.

Përgjithësisht tendenca ka qenë për të marrë mendime për çdo lëndë të programit. Numri i

studentëve të anketuar ndryshon nga njëri anketim në tjetrin, në varësi dhe të studentëve të

pranishëm në momentin e kryerjes së anketimit.

Të gjithë pyetsorët përpunohen dhe rezultatet i paraqiten me shkrim Rektorit. Rezultatet e tyre

bëhen pjesë e diskutimeve në Senat. Gjithashtu rezultatet u komunikohen pedagogëve

individualisht. Studentët njoftohen për rezultatet e vlerësimeve të tyre për çështje të përmirësimit të

kurrikulave dhe të mësimdhënies.

Bazuar në këto vlerësime janë bërë ndryshime në kurrikula, përmirësime të niveleve të shërbimit,

mbyllje kontratash me staf akademik, etj. Forma të tjera të vlerësimit të programit janë mendimet e

gjeneruara nga pedagogët, veçanërisht stafi i jashtëm, nga Zyra e rekrutimit, këshillimit.

NJSBC disponon raportet e vlerësimit, formularët e vlerësimit dhe të dhëna statistikore për

vlerësimin e brendshëm.

Gjatë vizitës në institucion u morën:

• Formular i vlerësimit të studentëve për pedagogun dhe lëndën

• Formular i vlerësimit të aktivitetit akademik që plotësohet nga secili pedagog

Këta formularë ishin të hartuar shumë qartë e në mënyrë të tillë për të arritur qëllimin e tyre.

Anëtarët e NJSBC

Detyra që ka në në NJSBC

Sa kohë ka në këtë detyrë

1. Prof. Asoc. Dr. Semiha Loca Specialiste 2009

2. Dr. Robert Gjedia Specialist 2014

3. Migena Kapllanaj (Dokt.) Specialiste 2010

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.10 - Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni përdor metodologji vlerësimi, instrumente matëse dhe vlerësuese për ecurinë e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni e përfshin këtë informacion në vetëvlerësimin që bën për arritjen e sigurimit të brendshëm të cilësisë; Kriteri 3 Institucioni publikon rezultatet e vlerësimit dhe rezultatet që synon të arrijë; Kriteri 4 Institucioni, për kryerjen e vlerësimit, përdor metoda të tërthorta ose të drejtpërdrejta. Të tërthorta:

a. Sondazhe: të studentëve që ndjekin programet e studimeve, të të

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka një dokument të politikës së vlerësmit dhe një paketë me instrumente për vlerësimin e programit. Përdoret vlerësimi formues dhe përmbledhës, i drejtpërdrejtë ose i implikuar. Kriteri 2: Informacioni për vlerësimin e programit të studimit është përfshirë në raportin e vlerësimit të brendshëm. Kriteri 3: SHLUJ UMB i ka bërë publike rezultatet e vlerësimit të brendshëm në Senatin e Universitetit, ua ka komunikuar pedagogëve dhe studentëve. Kriteri 4: SHLUJ UMB ka përcaktuar metoda të drejtpërdrejta dhe të tërthorta për kryerjen e vlerësimit, të brendshëm, përdor një paketë me instrumente të

Page 16: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 15 of 31

diplomuarve në këto programe në vitet e mëparshme akademike apo në ciklet e ndryshme të studimeve;

b. Sondazhe të vlerësimit të mësimdhënies, kurrikulës, të të mësuarit;

c. Pyetje konceptuale;

d. Intervista; e. Etj.

Të drejtpërdrejta:

a. Rezultatet e arritura nga studentët në teste të standardizuara kombëtare/ndërkombëtare (p.sh. provimi i shtetit për profesionet e rregulluara, etj);

b. Dëgjime në auditor; c. Rezultatet e arritura nga studentët në

provimet e vlerësuara me nota/pikë; d. Rezultatet e arritura nga studentët në

testimet paraprake dhe përfundimtare, provimet për module, praktikat profesionale;

e. Rezultatet e arritura nga studentët në vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit të programit të studimit (punë individuale apo në grup, detyra kursi për të analizuar të kuptuarit konceptual, referatet, projektet, provimet, etj.);

f. Vëzhgime gjatë kryerjes së ushtrimeve/praktikës;

g. Rezultatet e arritura dhe cilësia e rezultatit të kërkimit - tezës;

h. Etj.

vlerësimit. Janë përdorur procedurat dhe instrumentet e mëposhtme:

• Monitorim i përvitshëm • Raport i përmbledhur vlersërimi në • përfundim të çdo viti • Vlerësim nga studentët për çdo lëndë • Feedback nga studentët që ndjekin programet • e studimeve dhe nga të diplomuarit në këto • programe • Feedback nga pedagogët • Formularë vlerësimi • Pyetësorë • Intervista • Rezultatet e studentëve në provime • Rezultatet e arritura nga studentët në • vlerësimin e detyrave të kryera gjatë zhvillimit • të programit të studimit (detyra kursi, • projekte, punë individuale, punë në grup ) • Vëzhgime gjatë kryerjes së praktikës • Rezultate të provës finale.

Nga formularët e vlerësimit të studentit të marra gjatë vizitës në institucion, duket qartë se pyetësori mbulon plotësisht metodat e tërthorta të kryerjes së vlerësimit në lidhje me mësimdhënien. Nuk ka elementë që provojnë vlerësimin me metodat e drejtpërdrejta.

Standardi I.13 - Institucioni publikon rregullisht informacion të paanshëm dhe objektiv, sasior e cilësor, për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 1 Institucioni publikon rregullisht broshura, buletine etj., të hartuara dhe botuara nga institucioni, për vlerësimin e brendshëm; Kriteri 2 Institucioni publikon rregullisht prezantime në faqe interneti, video e audio etj. për vlerësimin e brendshëm.

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka përgatitur raporte dhe buletine për vlerësimin e brendshëm. Kriteri 2: SHLUJ UMB ka publikuar informacion në faqen e internetit për vlerësimin e brendshëm.

Standardi II.7 - Institucioni kryen një analizë vjetore për vlerësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni harton një analizë vjetore për vlerësimin e ecurisë së programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë; Kriteri 2 Institucioni harton politika që synojnë përmirësimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1: Në bazë të politikës së vlerësimit të SHLUJ UMB, Departamenti Shkenca Politike ka hartuar një raport analize vjetore për ecurinë e programit. Kriteri 2: SHLUJ UMB ka dokumentin e politikës së vlerësimit në të cilin janë parashikuar politikat dhe procedurat që ndihmojnë për përmirësimin e programeve të studimit. Departamenti Shkenca Politike në bashkëpunim me NJSBC kanë realizuar monitorimin, vlerësimin e studentëve për lëndët mësimore dhe analizën vjetore për ecurinë e programit.

Standardi VIII.1 - Institucioni garanton sigurimin e cilësisë në realizimin e programeve të studimeve. Kriteri 1 Institucioni ka plotësuar standardet institucionale dhe është akredituar në nivel institucional përpara aplikimit për akreditimin e programeve të studimeve; Kriteri 2 Institucioni përdor instrumentet e

Kriteri 1: SHLUJ UMB është akredituar në nivel institucioni me Urdhërin nr. 288 datë 04.09.2009 të Ministrit të Arsimit dhe Sporteve. Kriteri 2: SHLUJ UMB ka një paketë me instrumente për sigurimin e cilësisë që përbëhet nga formularë,

Page 17: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 16 of 31

duhura për sigurimin e cilësisë; Kriteri 3 Institucioni harton një politikë dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre;

Kriteri 4 Institucioni përdor mekanizma formalë për shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit; Kriteri 5 Institucioni synon ndërgjegjësimin e personelit të vet dhe të studentëve që ndjekin programet e studimeve që ofrohen, për rëndësinë e cilësisë dhe sigurimin e cilësisë në to; Kriteri 6 Institucioni harton dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë publikuar.

pyetësorë dhe raporte për njësitë kryesore, bazë, për pedagogët, studentët, punëdhënësit. Kriteri 3: SHLUJ UMB ka përgatitur dokumentin e politikës së vlerësimit dhe ndjek procedura të caktuara për sigurimin e cilësisë dhe standardeve të programeve të tyre. Kriteri 4: SHLUJ UMB kryen shqyrtimin, miratimin dhe mbikëqyrjen e herëpashershme të programeve të studimit. Kriteri 5: SHLUJ UMB ka përgatitur materiale dhe ka organizuar trajnime për informimin dhe ndërgjegjësimin e personelit dhe të studentëve për sigurimin e cilësisë dhe rolin e tyre në këtë proces. Kriteri 6: SHLUJ UMB ka hartuar dhe zbaton një strategji për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë. Strategjia, politika dhe procedurat janë bërë publike në takime me pedagogë dhe studentë dhe janë publikuar në faqen e Internetit të SHLUJ UMB.

Konkluzionet e vlerësimit:

SHLUJ UMB ka ngritur Njësinë e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë. Me hapjen e studimeve

të ciklit të dytë, NJSBC u riorganizua në dy seksione: seksioni që përgjigjet për cilësinë e

programeve bachelor dhe seksioni që përgjigjet për cilësinë e programeve master. NJSBC ka

autonomi vepruese dhe akses për të gjitha të dhënat në SHLUJ UMB. Eshtë hartuar

dokumenti i politikës së vlerësimit që përshkruan kriteret e sigurimit të cilësisë, procedurat

e vlerësimit të brendshëm dhe

funksionet e organizmave të sigurimit të cilësisë: të njësisë, seksioneve dhe të komitetit të

cilësisë. Roli i Njësisë së Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë është të krijojë një kulturë që

synon të arrijë dhe ruajë një cilësi të lartë të veprimtarisë akademike dhe kërkimore në

SHLUJ UMB.

Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë kryen funksione monitorimi, vlerësimi,

trajnimi, kërkimi dhe informimi. Duket se kjo njësi i kryen kënaqshëm këto funksione të

përgjithshme. Publikimi i raporteve të vlerësimit në ëeb-site është kryer me sukses .

POLITIKAT E FORMIMIT TË STUDENTËVE 7. Programi i studimit, organizimi i tij

Në RVB lexohen qartë kriteret dhe procedurat e pranimit për studentët të cilët i gjejmë edhe në rregulloren e pranimti dhe ato janë:

• Diplomë Bachelor. Të zotërojë një diplomë universitare “Bachelor”ose diplomë tjetër studimi

të fituar brenda apo jashtë vendit, të vlerësuar ekuivalente me të në fushën përkatëse ose në

fusha të përafërta me programin për të cilin aplikon. Në rastin kur diploma nuk përputhet

me fushën e programit të kërkuar, departamenti që mbulon programin përkatës të studimeve

master vlerëson nëse kualifikimet dhe përvoja në fushë janë të mjaftueshme apo përcakton

nëse kandidati duhet të realizojë një program përafrimi.

• Diplomë Master Profesional në fushën përkatëse ose në fusha të përafërta me programin për

të cilin aplikon.

Page 18: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 17 of 31

• Të ketë notë mesatare të studimeve universitare “Bachelor” si rregull 7.5 e lart e cila është

konkurruese. Kandidatët që kanë një mesatare nën 7.5 të rezultateve akademike mund të

pranohen nëse dëshmojnë se janë të përfshirë në veprimtari kërkimore.

• Të zotërojë dëshmi të gjuhës angleze ose të japë provimin e gjuhës angleze në përfundim të

studimeve mbi bazën e një testimi të njohur ndërkombëtar. [TOEFL, IELTS – International

English Language Testing System, CPE - Cambridge Certificate of Proficiency in English,

CAE- Cambridge Certificate of Advanced English, TOEIC].

• Të arrijë rezultate të mira në çdo testim pranimi ose intervistë të kërkuar nga departamenti

që mbulon Programin Master.

• Të shprehë qartë qëllimin e ndjekjes së studimeve në Programin “Master i Shkencave”.

• Të jetë i rekomanduar nga dy persona të cilët i njohin aftësitë akademike, profesionale,

kërkimore dhe personale të kandidatit.

• Të përballojë shpenzimet e shkollimit.

• Gjithashtu SHLUJ Universiteti Marin Barleti pranon transferime të studentëve në vitet e

ndërmjetme nga shkollat e tjera universitare vendase ose të huaja, publike ose jopublike, dhe

lejon transferimin e studentëve të saj në shkolla të tjera sipas disa procedurave dhe një

dokumentacioni të kërkuar, kjo sipas rregullore se tranferimeve.

Organizimi i çdo programi studimi (vite, semestra, javë etj.):

• 1 vit akademik ka 30 javë mësimore në auditor

• 1 Semestër ka 15 javë mësimore në auditor

• 1 ECTS ka 25 orë mësimore punë të studentit

• 1 orë mësimore është 60'

Emërtimi i Diplomës për programin e studimit: Master i Shkencave në Studime Evropiane me

profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik

Fillimi i programit Master

Ky Master ka filluar në vitin 2012-2013 brezi i parë dhe në vitin 2013-2014 brezi i dytë.

Plani mësimor jep ndarjen e ECTS sipas formave të mësimdhënies për çdo lëndë dhe nuk ka

ndryshimet sipas lëndëve gjatë viteve.

Mënyra e përcaktimit të krediteve (ECTS) për format e studimit për:

• Leksionet 10 orë në auditor 15 orë punë e pavarur e studentit

• Seminaret 10 orë në auditor 15 orë punë e pavarur e studentit

• Praktikën Profesionale 250 orë në institucion 50 orë punë e pavarur e studentit

• Provimi përfundimtar 140 orë në auditor dhe 610 orë punë e pavarur e studentit

Vlerësimi për Syllabus-et dhe elementët e tyre për çdo lëndë:

Të gjithë syllabus-et e lëndëve të ofruar nga ky Master i përmbajnë të gjithë elementët e duhur si:

Emërtimi i lëndës/modulit, viti/semestri kur zhvillohet lënda, emri i pedagogut që do të zhvillojë

lëndën, vendi që zë lënda në formimin tërësor të studentit, njohuritë paraprake që duhet të ketë

studenti për përvetsimin e lëndës, njohuritë dhe aftësitë që i jep studentit kjo lëndë, temat që do të

trajtojë lënda në formimin teorik dhe praktik, ngarkesa në orë në auditor dhe jashtë auditorit si dhe

në ECTS, format dhe metodat e mësimdhënies të lëndës dhe raportet midis tyre, format e vlerësimit

të studentëve, detyrimet e studentit për lëndën si edhe literatura e detyruar dhe ajo ndihmëse.

Vlen për tu përmendur pozitivisht fakti se literatura e detyruar nëpër syllabus-e në përgjithësi është

në gjuhën shqipe në ndihmë të studentit, ndërkohë që literatura e huaj jepet në formë sugjerimi tek

literatura ndihmëse.

Page 19: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 18 of 31

Syllabus-et rezultojnë të gjithë të firmosur nga titullari i lëndës dhe nga Përgjegjësi i Departamentit.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi I.1 - Institucioni ofron programe studimesh në përputhje me misionin dhe qëllimin e tij. Kriteri 1 Institucioni ofron programe të akredituara të studimeve, të organizuara në module dhe të vlerësuara në kredite,

sipas Sistemit Europian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS); Kriteri 2 Sasia mesatare e krediteve të grumbulluara gjatë një viti nga një student që ndjek një program studimi me kohë të plotë është 60 kredite;

Kriteri 1 Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” i është nënshkruar procedurës së vlerësimit paraprak në APAAL, është hapur në bazë të Urdhërit nr. 549 datë 11.11.2011 të Ministrit të Arsimit dhe të Shkencës. Programi është i organizuar në module dhe lëndë mësimore, të cilat janë të vlerësuara me kredite, sipas Sistemit Evropian të Transferimit dhe Grumbullimit të Krediteve (ECTS). Kriteri 2 Plani mësimor i këtij programi parashikon ngarkesën me 120 kredite për dy vite akademikë.

Standardi I.2 - Programet e studimeve janë në përputhje me strategjinë për zhvillim të institucionit. Kriteri 2 Programet e studimeve të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, “Master i arteve të bukura” apo “Master Profesional”

i pajisin studentët që zotërojnë diplomën universitare “Bachelor” me njohuri të thelluara, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor apo trajnim të mirëfilltë profesional; Kriteri 3 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura” dhe “Master Profesional” synojnë të zgjerojnë njohuritë e fituara në ciklin e parë të studimeve; Kriteri 4 Programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë (në mjekësi, stomatologji, farmaci, veterinari, arkitekturë) i pajisin studentët me njohuri të thelluara dhe kompetenca shkencore, teorike dhe praktike, si dhe trajnim për kërkim shkencor sipas fushës. Pas përfundimit të tyre si dhe përfundimit me sukses të provimit të shtetit për programin specifik, studentët fitojnë të drejtën e ushtrimit të një profesioni të rregulluar sipas ligjit në fuqi; Kriteri 5 Programet e studimeve të këtij cikli i pajisin studentët me kompetenca të përgjithshme dhe profesionale që synohen të arrihen apo të zgjerohen gjatë zhvillimit të tij; Kriteri 6 Programet e studimeve “Master i Shkencave” ose “Master i arteve të bukura”dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë krijojnë baza të qëndrueshme njohurish për studimet e ciklit të tretë doktoratës, duke përfshirë aftësimin për kërkimin shkencor dhe plotësimin e parakushteve (njohuri, aftësi dhe kompetenca) për pranimin në ciklin e tretë të studimeve; Kriteri 7 Programet e studimeve “Master

Kriteri 2: Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” i pajis studentët me njohuri të thelluara teorike me aftësi praktike, me aftësi për kërkim shkencor dhe i trajnon për profesionin. Kjo dëshmohet në komponentët e planit mësimor dhe në përmbajtjen e programeve të lëndëve mësimore. Mungojnë lëndë të karakterit teorik apo kritik mbi Integrimin apo Studimet Evropiane ose lëndë të qasjeve të ndryshme shkencore mbi Integrimin Evropian. Të vetmet lëndë mbi kërkimin shkencor janë ato mbi metodologjinë sasiore apo cilësore të kërkimit. Kriteri 3: Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” ngrihet mbi bazën e programit Bachelor në Shkenca Politike, por synon një specializim të thelluar në politika evropiane dhe administrim publik. Kriteri 4: Nuk aplikohet për këtë program Kriteri 5: Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” mundohet t’i pajisë studentët me njohuri të thelluara teorike dhe praktike. Programi synon që studentët në përfundim të studimeve të zotërojnë kompetencat të cilat janë të pasqyruara në Rregulloren e Studimeve. Në këtë rregullore shumë prej aftësive që priten të forcohen tek studentët i përkasin një Masteri profesional, prandaj Masteri duhet të priret disi më shumë në aftësimin analitik dhe thellimin e dijes shkencore tek studenti. Kriteri 6: Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” përpiqet t’i pajis studentët me njohuri të thelluara teorike dhe aftësi të kërkimit shkencor që mundësojnë ndjekjen e studimeve të doktoratës. Masteri Shkencor ofron pak lëndë të cilat e përgatisin studentin për kërkimin shkencor, kusht për një Master Shkencor. Të vetmet lëndë mbi kërkimin shkencor janë ato mbi metodologjinë sasiore apo cilësore të kërkimit.

Page 20: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 19 of 31

Profesional” kanë objektiva të qartë profesionalë, të justifikueshëm, të arritshëm, me synime të qarta për arritjen e kualifikimit të nevojshëm dhe në përputhje me kërkesat e tregut të punës.

Kriteri 7 Nuk aplikohet për këtë program

Standardi I.4 - Programet e studimeve ofrohen në përshtatje me nivelin e studimeve.

Kriteri 1 Përmbajtja dhe renditja e objektivave të programeve të studimeve synojnë arritjen e qëllimeve të tyre në përputhje me nivelin e studimeve në të cilin ofrohen ato; Kriteri 2 Metodat e vlerësimit të studentëve nëpërmjet kontrollit të vazhdueshëm të njohurive me anë të testeve me përgjigje alternative apo provimeve përfundimtare dëshmojnë ecurinë dhe arritjet e studentëve për ciklin përkatës të studimeve.

Kriteri 1: Objektivat e këtij programi përputhen me nivelin e studimeve të ciklit të dytë në të cilin ofrohen. Kriteri 2: Në aspektin e vlerësimit të njohurive, programi parashikon mënyra të vazhdueshme të kontrollit të njohurive të paraqitura edhe ne syllabus-at e lëndëve si: vlerësimim i vazhduar (detyrë kursi, studim rasti, projekt, analizë dokumenti, etj.) provim përfundimtar (me gojë ose me shkrim). Skema e vlerësimit është e parashikuar ne Rregulloren e Studimeve dhe në çdo program lënde.

Standardi I.5 - Programet e studimeve synojnë të arrijnë dimensione ndërkombëtare.

Kriteri 1 Programet e studimeve mbështeten në përvojën disavjeçare dhe praktikat e mira të vendeve europiane; Kriteri 2 Programet e studimeve janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementet që përmbajnë (të dhëna të përgjithshme, objektivat kryesorë, plani mësimor, kreditet, kushtet e pranimit në to, metodat e vlerësimit, kriteret dhe procedurat e tranferimit të krediteve e njohurive të fituaara, diplomat që jepen në përfundim etj.) duke afirmuar vlerat e arsimit universitar në Shqipëri; Kriteri 3 Programet e studimeve janë hartuar në përputhje me objektivat e përcaktuar në legjislacionin dhe direktivat e BE-së për arsimin e lartë dhe

profesionet e rregulluara.

Kriteri 1: Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” duket qartazi se është hartuar duke mbajtur parasysh përvojën e disa universiteteve ndërkombëtare. Kriteri 2: Programet e studimit janë ndërkombëtarisht konkurruese për nga elementët e formës, dhe kanë mundësi përmirësimi në drejtimin e afrimit me qasjet kritike dhe kërkimit shkencor në drejtimin e përmbajtjes. Kriteri 3: Programi i ofruar është ndërtuar në frymën e përgjithshme të legjislacionit dhe direktivave të BE për arsimin e lartë. Vlen të vihet në dukje se programi është bazuar në përvojën e Projektit evropian TUNING.

Standardi I.6 - Programet e studimeve përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor.

Kriteri 1 Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë përfshijnë aftësimin profesional dhe kërkimin shkencor;

Kriteri 2 Programet e studimeve hartohen në përputhje me profilin e Institucionit të Arsimit të Lartë dhe strategjinë e tij për zhvillim; Kriteri 3 Personeli akademik angazhohet në punën kërkimore shkencore për realizmin e programeve të studimeve; Kriteri 4 Puna kërkimore e personelit akademik të angazhuar për realizimin e programit të studimeve përkon me synimet për arritjen e qëllimeve të tij.

Kriteri 1 Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” synon pajisjen e studentëve me aftësi profesionale dhe të kërkimit në fushën e studimeve evropiane me specializim politikat evropiane dhe administrimin publik. Aftësimi praktik realizohet si nëpërmjet komponentit të praktikës ashtu edhe trajtimit profesional të rasteve konkrete. Aftësimi për kërkimin shkencor realizohet nëpërmjet lëndëve të posaçme të metodave të kërkimit, të elementeve të kërkimit të të gjitha lëndëve dhe të provës finale që kërkohet në trajtën e një kërkimi shkencor. Do të ishte e përshtatshme që të kishte edhe lëndë specifike të cilat ta derjtonin studentit ndaj arsyetimit kritike dhe qasjeve të ndryshme shkencore, përveç asaj liberale e neoliberale të cilat karakterizojnë këto lloj studimesh në Studime Evropiane. Kriteri 2: Programi “Master i Shkencave në Studime

Page 21: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 20 of 31

Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” përputhet plotësisht me profilin e SHLUJ UMB dhe me strategjinë e zhvillimit të këtij institucioni. Kriteri 3: Pavarësisht mungesës së dosjeve personale mbi kërkimin shkencor të pedagogëve gjatë vizitës në institucion, arritjet shkencore të pedagogëve të angazhuar në mësimdhënie në këtë Master janë për tu përshëndetur. Vlen të theksojmë marrjen e Katedrës Jean Monnet nga Dr. Dorian Jano si edhe aktivitetin intensiv shkencor me dimension studimesh evropiane të Dokt. Eurona Leka. Kriteri 4 Veprimtaria e personelit akademik të Programit “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” me kohë të plotë përputhet me synimet që ka përcaktuar programi. Kjo veprimtari është relativisht intensive.

Standardi I.8 - Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës.

Kriteri 1 Programet e studimeve marrin parasysh nevojat e tregut të punës, dhe hartohen në përputhje me synimet strategjike të zhvillimit ekonomik kombëtar; Kriteri 2 Institucioni, për vlerësimin e nevojave të tregut të punës, kryen një studim tregu, i cili përfshin:

a. mundësitë e punësimit të studentëve në tregun vendas ose atë rajonal, komëtar a ndërkombëtar;

b. kërkesat e punëdhënësve; c. një parashikim të përafërt për

numrin e pritshëm të studentëve që mund të regjistrohen në këtë program;

d. numrin e të regjistruarve në programe të ngjashme në institucionet simotra.

Kriteri 1: Programi i studimit përputhet me synimin e strategjisë kombëtare për zhvillim dhe integrimin, mban parasyshh nevojat e tregut të punës dhe bazohet në modelet më të përparuara bashkëkohore evropiane. Kjo pasqyrohet në misionin e programit, në programet lëndore dhe në veprimtarinë që kryen departamenti përkatës. Kriteri 2: SHLUJ UMB ka kryer investigime të tregut dhe anketime për kërkesat e tregut vendas dhe rajonal për specialistë të studimeve evropiane, për kërkesat e punëdhënësve, ka sigurauar të dhëna për IAL që ofrojnë programe në studimeve evropiane. Informacioni i mbledhur ka mundësuar parashikimin e numrit të studentëve të mundshëm për të ndjekur programin.

Standardi I.9 - Programet e studimeve synojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare dhe interesave kombëtare. Kriteri 1 Institucioni ofron programe studimi që nuk bien ndesh me interesat kombëtare; Kriteri 2 Programet e studimeve synojnë të ndihmojnë ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare.

Kriteri 1: Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” nuk bie ndesh me interesat kombëtare. Kriteri 2: Programi i studimeve synon të ndihmojë në ruajtjen e vlerave kulturore kombëtare. Këtë e realizon nëpërmjet theksimit të vlerave kombëtare në çdo lëndë mësimore, megjithatë do të ishte me interes në këtë aspekt parashikimi në kurrikula i një lënde specifike mbi faktorin shqiptar në Ballkanin Perëndimor dhe integrimin evropian apo idenë e Evropës.

Standardi I.12 - Kohëzgjatja dhe numri i krediteve për programet e studimeve të këtij cikli janë në përputhje me me ligjin nr. 9741, datë 21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar.

Kriteri 1 Programet e studimeve “Master i Shkencave” realizohet me 120 kredite europiane ECTS, ku përfshihen 30-40 kredite europiane ECTS për projektin kërkimor dhe tezën që duhet përgatitur në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Kohëzgjatja normale e tyre është 2 vite akademike;

Kriteri 1: Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” që është objekt i këtij vlerësimi realizohet me 120 kredite (ECTS). Plani mësimor i këtij programi ka 78 kredite per pjesën teorike nga të cilat 24 kredite për formimi bazë, 42 kredite për formimin e specializuar, 12 kredite për formimin kërkimor, 30

Page 22: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 21 of 31

kredite për provën finale dhe 12 kredite për praktikën. Kohëzgjatja normale e këtij programi është 2 vite akademikë.

Standardi II.6 - Institucioni siguron menaxhimin efikas të informacionit në lidhje me programet e studimeve.

Kriteri 1 Informacioni i ofruar për programet e studimeve, modulet dhe syllabuset është lehtësisht i konsultueshem për studentët; Kriteri 2 Informacioni për programet e studimit, modulet dhe syllabuset ofrohet në forma të ndryshme të shkruara dhe elektronike.

Kriteri 1: Që në ditën e fillimit të studimeve, studentëve u jepet rregullorja e studimeve, plani mësimor, programet e lëndëve, orari i mësimit, ndërsa paketa e praktikës dhe e provës finale jepen në periudhën para fillimit të tyre. Gjithashtu studentët mund të informohen nëpërmjet broshurave, fletëpalosjeve dhe faqes së internetit të SHLUJ UMB. Kriteri 2: Informacioni për programet e studimit i ofrohet studentëve në formë të shkruar dhe elektronike dhe është i publikuar në faqen zyrtare të internetit të SHLUJ UMB.

Standardi II.8 - Programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë parashikojnë një plan diplomimi.

Kriteri 1 Plani i diplomimit shpjegon mënyrën e diplomimit në përfundim të

studimeve brenda afatit të parashikuar; Kriteri 2 Për realizimin e programeve të studimeve “Master i Shkencave” janë parashikuar 30-40 kredite për projektin kërkimor dhe tezën.

Kriteri 1: Rregullorja e Studimeve për Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” përcakton kushtet dhe procedurën e diplomimit. Po ashtu Paketa e Provës Finale është një dokument i cili parashikon rregulla për realizimin e diplomimit. Kriteri 2: Në planin mësimor të Programit “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” janë parashikuar 30 kredite për tezën.

Konkluzionet e vlerësimit:

Programi “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe

Administrim Publik” që është objekt i këtij vlerësimi, është një program i cili vlen për tu

përgëzuar e mbështetur në realitetin akademik shqiptar. Ai është i mirëstrukturuar dhe të jep

idenë e dimensionit të Studimeve Evropiane në fushën e studimit Master.

Programit të këtij Masteri shkencor i mungon dimensioni i theksuar shkencor dhe i kërkimit

shkencor i cili shihet vetem në prezencën e vetëm dy lëndëve mbi metodologjinë e kërkimit

shkencor dhe në mungesën e ndonjë lënde mbi qasjet e ndryshme shkencore të integrimit

evropian ose të shkollës kritike të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Gjithashtu, ajo që vihet re është edhe mungesa e një lëndë specifike në lidhje me Shqipërinë,

administratën publike të saj dhe evropianizimin e kësaj administrate ose një krahasim i

administratave publike apo pushtetit qëndror e lokal mes vendeve të rajonit. Ky boshllëk do të

mund të mbushej ndoshta nëpërmjet ofrimit të lëndëve ose kurseve me zgjedhje, të cilat

mungojnë në program ose nëpërmjet shtimit të numrit të lëndëve dhe uljen e krediteve të tyre

në këtë Master.

Përzgjedhja e stafit akademik dhe veprimtaria e tij shkencore në vija të përgjithshme si edhe

hartimi i programeve të lëndëve vlejnë për tu përshëndetur.

8. Mësimdhënia

Page 23: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 22 of 31

Mësimdhënia ne SLUJ UMB organizohet duke kombinuar disa forma. Forma bazë është ajo e

kombinimit të leksioneve, seminareve, prezantimeve të detyrave të studentëve, prezantimi i videove

të ndryshme në varësi të temave dhe diskutimi në lidhje me to, prezantimi i rasteve të ndryshme,

analiza e rasteve hipotetike apo simulative si edhe organizimi i lektoriumeve me figura të njohura të

fushës.

Sa i takon vlerësimit përgjithësisht përqindjet variojnë sipas lëndëve dhe kritereve që përdoren.

Vihet re një notë mesatare e përgjithshme hyrëse tek 7-ta dhe një ngritje e notës mestare të

përgjithshme diku tek 9-ta. Kjo mund të shpjegohet edhe me klasat e vogla dhe me punën intensive

të pedagogëve të lëndës me studentët, por edhe me vlerësime dorëlëshuese nga ana e pedagogëve të

caktuar.

Gjithsesi, gjatë vizitës në insitutcion, studentët u shprehën tejet të kënaqur me përkushtimin e

pedagogëve ndaj mësimdhënies dhe aktivitetit të tyre të përditshëm studentor. Gjithashtu studentët

bëhen pjesë dhe e projekteve të Fakultetit apo qendrave kërkimore të SHLUJ UMB. Lloji i fomës

mbizotëruese të mësimdhënies ishte ai i leksioneve të integruara me seminarë, ndërsa si formë e

kontrollit të njohurive mbizotëronte ajo e provimeve të ndërmjetme e provimeve finale.

Gjithsesi, nga orari i Masterit të marrë në insitucion rezulton se 4 orë në javë për një lëndë nuk

janë të mjaftueshme për të realizuar 40 orët e leksioneve e 20 të seminarëve në kuadrin e

planifikimit për marrjen e krediteve të duhura në fund të semestrit. Duhen të paktën 4 orë leksion

në javë e dy orë seminar për ta arritur këtë kuotë.

9. Studentët

Procedurat e pranimit të studentëve janë ato të parashikuara nga ligji për arsimin e lartë dhe gjithë

dokumentacioni i plotë në dosjet personale të studentëve e dëshmonte këtë.

Cilësia në hyrje e studentëve është relativisht e mirë. Ajo cilësi duket se rritet në mënyrë të

konsiderueshme në mbarimin e studimeve. Kalueshmëria e studentëve duket se nuk është një

problem pasi ajo është e lartë dhe me nota shumë të mira, fenomen ky që të jep paksa përshtypjen

si jo real përsa i përket vlerësimit të studentëve.

SHLUJ UMB ka statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë

përfunduar. Në Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane

dhe Administrim Publik” për vitin akademik 2011-2012 janë regjistruar 13, nga të cilët janë

diplomuar 12. Ndërsa në vitin 2014-2016 janë regjistruar 7 studentë, të cilët janë në proces studimi.

Niveli i punësimit pas studimeve në këtë Master duket të jetë i lartë, të paktën për brezin e parë të të

diplomuarve. Komunikimi me ish-studentët e diplomuar është i vazhdueshëm si edhe informimi i

studentëve duket se vazhdon gjithnjë si para, gjatë dhe pas studimeve.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi IV.1 - Studentët kanë të drejtë të ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Studentët që ndjekin programet e studimeve “Master i Shkencave” apo “Master Profesional” zotërojnë së paku diplomën universitare “Bachelor” dhe kanë grumbulluar 180 kredite ECTS; Kriteri 2 Pranimi në programet e integruara të studimeve bëhet në përputhje me ligjin nr. 9741, datë

Kriteri 1: Studentët e Programit “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” pranohen mbi bazën e studimeve Bachelor. Kriteri 2: Rregullorja e studimit të këtij programi përmban kriteret e pranimit në përputhje me legjislacionin në fuqi. Kriteri 3 Studentët i plotësojnë kriteret e pranimit të

Page 24: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 23 of 31

21.5.2007, “Për arsimin e lartë në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar dhe akteve nënligjore në fuqi; Kriteri 3 Studentët plotësojnë kriteret e pranimit të përcaktuara nga institucioni;

Kriteri 4 Studentët e këtyre programeve të studimit japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. Për programet e studimeve “Master Profesional” niveli i gjuhës angleze është B2, ndërsa për programet e studimeve “Master i Shkencave” dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë niveli i gjuhës angleze është C1, sipas Kuadrit Europian të Gjuhëve; Kriteri 5 Institucioni vlerëson herë pas here politikat e pranimit dhe ndikimin e tyre në përparimin e mëtejshëm të studentëve në programin e studimit, si dhe harton plane të mundshme për ndryshimin e kritereve të pranimit.

përcaktuara nga institucioni. Kriteri 4: Studentët e Programit “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” japin deri në diplomim edhe provimin e gjuhës angleze mbi bazën e testeve të njohura ndërkombëtare. SHLUJ UMB ofron kurse gjuhe dhe në bashkëpunim me PEARSON Testing Center ofron mbrojtjen e gjuhës angleze me test ndërkombëtar. SHLUJ UMB ka respektuar Udhëzimin e MAS për nivelin e gjuhës angleze. Kriteri 5: SHLUJ UMB ka vlerësuar politikat e pranimit dhe i ka ndryshuar ato në përputhje me ndryshimet që i janë bërë legjislacionit të arsimit të lartë, kërkesave të tregut të punës dhe standardeve të cilësisë së institucionit.

Standardi IV. 2- Institucioni informon studentët në lidhje me: statusin e institucionit, të programeve të studimeve që ofron dhe me politikat e punësimit. Kriteri 1 Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve; Kriteri 2 Studentëve u jepet informacion për akreditimin e institucionit dhe të programeve të studimeve që ofrohen si edhe për njohjen dhe vlefshmërinë, brenda dhe jashtë vendit, të diplomës së lëshuar nga ky institucion; Kriteri 3 Studentëve u ofrohet shërbimi i këshillimit të karrierës.

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka dy zyra që japin informacion për mundësitë e punësimit dhe ofrojnë shërbimin e këshillimit. Zyra e Alumnit dhe e Karrierës siguron një pikë fokusimi për studentët, komunitetin e gjerë universitar dhe botën e punës. Ajo mbështet në mënyrë aktive të diplomuarit në planet e tyre për karrierën dhe përshtatjen me tregun e punës. Kriteri 2: Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, Njësia e Programeve Master i informon studentët për akreditimin e institucionit, të programeve të studimit, për procedurat e njohjes dhe vlefshmërisë së diplomave brenda dhe jashtë vendit. Kriteri 3: Studentëve u jepet informacion për mundësitë për punësim pas diplomimit në përfundim të këtyre programeve të studimeve. Zyra e Karrierës u ofron studentëve këshillime lidhur më punësimin e ardhshëm.

Standardi IV. 3- Institucioni, kur aplikon për vlerësimin dhe akreditimin për herë të dytë, disponon statistika në lidhje me numrin e studentëve që ndjekin programet e studimeve të ciklit të dytë dhe programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë. Kriteri 1 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar; Kriteri 2 Institucioni disponon statistika vjetore për numrin e studentëve të regjistruar në programet e studimeve të ciklit të dytë dhe në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, tërheqjet nga programi, si dhe largimet para përfundimit të programit apo mospërfundimin me sukses të vitit akademik;

Kriteri 3 Institucion disponon të dhëna për ecurinë akademike të

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka statistika vjetore për numrin e të diplomuarve në programet e studimeve që kanë përfunduar. Kriteri 2: SHLUJ UMB ka të statistika vjetore të plota vjetore. Kriteri 3: SHLUJ UMB ka të dhëna për ecurinë akademike të studentëve që nga pranimi deri në diplomim. Këto të dhëna ruhen në regjistrin e arritjeve akademike.

Page 25: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 24 of 31

studentëve që nga pranimi deri në diplomim.

Standardi IV. 4- Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me statistikat e punësimit të studentëve që janë diplomuar pas përfundimit të programeve e studimeve të ciklit të dytë dhe programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë.

Kriteri 1 Institucioni mban një bazë të dhënash të studentëve të punësuar pas përfundimit të programeve të studimeve të ciklit të dytë apo të programeve të integruara të studimeve të ciklit të dytë si dhe për vendet e punësimit të tyre; Kriteri 2 Institucioni mban një bazë të dhënash për studentët që vazhdojnë studimet e mëtejshme në ciklet e tjera të studimeve etj.

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka një bazë të dhënash për punësimin e studentëve pas diplomimit të tyre. Kriteri 2: Aktualisht SHLUJ UMB bashkëpunon me Clemson University për doktoratën që ky universitet ofron në Shqipëri dhe në kuadrin e përgjegjësive administrative ka një bazë të dhënash për studentët që ndjekin studimet doktorale.

Standardi IV. 5- Institucioni informon studentët në mënyrë të vazhdueshme dhe të detajuar, në lidhje me programet e studimeve. Kriteri 1 Studentët informohen në mënyrë të detajuar për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe

organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit; Kriteri 2 Studentët informohen për rezultatet e vlerësimit gjatë dhe në përfundim të programit; Kriteri 3 Përgjegjësi i modulit diskuton hapur me studentët rezultatet e këtyre vlerësimeve.

Kriteri 1: Sekretaria mësimore dhe personeli akademik informon në mënyrë të vazhdueshme studentët për programet e studimeve, afatin e përfundimit dhe organizimin e programit, statusin e akreditimit të programit. Kriteri 2: Studentët informohen për rezultatet e vlerësimi gjatë programit dhe në përfundim të programit. Informimi bëhet nga pedagogët ose Sekretaria mësimore. Kriteri 3: Pedagogët u japin vazhdimisht studentëve feedback për rezulatet akademike dhe u komunikojnë vlerësimet.

Standardi IV. 6- Institucioni angazhon personelin e tij për përkujdesjen ndaj studentëve. Kriteri 1 Institucioni u ofron këshillim studentëve, ndjek ecurinë e tyre dhe i ndihmon për trajtimin dhe

zgjidhjen e çështjeve dhe problematikave që lidhen me procesin mësimor; Kriteri 2 Institucioni (nëpërmjet zyrës për këshillimin e karrierës) ndihmon studentët në përzgjedhjen e institucionit në të cilin ata do të zhvillojnë praktikën profesionale, në rastet kur parashikohet një e tillë.

Kriteri 1: SHLUJ UMB i ndihmon studentët për çështje të procesit mësimor nëpërmjet këshillimit që ofron Zyra e Karrierës, secili departament dhe secili pedagog. Kriteri 2: Zyra e Karrierës dhe koordinatori i programit u japin ndihmë studentëve në përzgjedhjen e institucioneve apo kompanive për zhvillimin e praktikës profesionale.

Konkluzionet e vlerësimit:

Mësimdhënia në kuadrin e Masterit në shqyrtim rezulton të jetë e një niveli të lartë përsa i

përket përgatitjes së pedagogëve. Këtë e konfirmojnë edhe studentët gjatë takimit me ta në

institucion.

Studentët ndiqen hap pas hapi nga pedagogët e nga strukutrat e institucionit që prej

regjistrimit e deri në mbarimin e studimeve.

Të bie në sy mestarja e lartë e notave të diplomimit të studentëve. Kjo mund të jetë

rezultat i përkushtimit të punës së pedagogut, por edhe dorëlëshim në vlerësim nga na e tij.

Gjatë kontrollit të procesverbaleve të notave të binte në sy vlerësimi me nota maksimale në

bllok i studenteve nga ana e pedagogut.

Page 26: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 25 of 31

KËRKIMI SHKENCOR NË FUNKSION TË PROGRAMIT TË STUDIMIT.

10. Kërkimi shkencor

SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” ka një politikë të kërkimit dhe strukturat e posaçme të

kërkimit për përmbushjen e kësaj politike. Në SHLUJ UMB funksionon Instituti i Kërkimit dhe

Zhvillimit "Barleti" (BIRD) si dhe Instituti Shqiptar për Çështje Publike (AIPA). Institutet synojnë të

realizojnë qëllimin e tyre nëpërmjet kryerjes së punës studimore e kërkimore, trajnimeve, kurseve e

konsultave, shërbimeve, veprimtarisë botuese dhe realizimit të projekteve të nivelit të lartë në të

mirë dhe interes të publikut.

SHLUJ UMB ka krijuar hap pas hapi të gjithë infrastrukturën e nevojshme për të nxitur dhe

mbështetur veprimtarinë kërkimore-shkencore ndërdisiplinore cilësore të strukturave të SHLUJ

UMB-së, Instituteve. SHLUJ UMB, AIPA dhe BIRD synojnë të bashkëpunojnë me institucione të tjera

kërkimore-shkencore si dhe agjencitë e zhvillimit në rajon e më gjerë për organizimin e veprimtarive

të përbashkëta si dhe të bëhen pjesëmarrës aktiv në rrjetet ndërkombëtare të institucioneve të

kërkimit dhe zhvillimit. Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit Barleti dhe Instituti Shqiptar për Çështje

Publike janë ngritur posaçërisht për t'i shërbyer qëllimit kryesor të kërkimit, duke u bërë krahu

kryesor i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” në këtë drejtim. Institutet janë njësi të angazhuara

tërësisht në kërkimin që fokusohet jo vetëm në organizimin e mirë dhe rritjen e kapaciteteve të

institucionit, por edhe në krijimin e një mjedisi të angazhuar në kërkim brenda tyre, që

mbështet përpjekjet kërkimore dhe gjenerimin e një tërësie rrethanash të volitshme për kërkimin në

kontekstin e gjerë socioekonomik të Shqipërisë. Ato përpiqen që të ruajnë balancën në zhvillimin e

trinomit arsim - kërkim - novacion, në përputhje me kriteret dhe standartet e BE-së.

Një ndër objektivat kryesore të Institucionit dhe Instituteve është realizimi, nëpërmjet stafit të

brendshëm dhe atij të atashuar, i kërkimeve cilësore në fushat e veprimtarisë që mbulohen prej tyre,

jo vetëm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, por edhe me institucione të tjera kërkimore-shkencore

brenda dhe jashtë vendit. Vetë stafi akademik i SHLUJ “Universitetit Marin Barleti” realizon punë

kërkimore-shkencore kryesisht si staf i angazhuar pranë qendrave, departamenteve apo Instituteve,

si punonjës kryesorë kërkimor-shkencorë, lektorë apo koordinatorë projektesh kërkimore.

Studimet dhe hulumtimi i zhvilluar nga stafi akademik i SHLUJ UMB publikohen periodikisht

në revistën "Gjeopolitika", në Revistën Studime Sociale, botim i Institutit të Sociologjisë si dhe në

revista të tjera të njohura ndërkombëtarisht. Revista "Gjeopolitika" publikohet një herë në tre muaj

duke u fokusuar në çështje tematike të rëndësisë bashkëkohore. Instituti i Kërkimit dhe Zhvillimit

"Barleti" është në proces të përgatitjes së një reviste tjetër shkencore që do të mbulojë fushat

kryesore të veprimtarisë shkencore në SHLUJ UMB dhe do të mundësojë ndarjen e rezultateve të

kërkimeve shkencore.

Në fushën e Studimeve Evropiane vlen të përmendet marrja e katedrës Jean Monnet nga njëri

prej PAK në insitucion, ekzistenca e projekteve si Youth Act si edhe doktorimi i disa anëtarëve të

stafit në vende të evropës perëndimore.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi III.3 - Personeli akademik angazhohet në veprimtari shkencore të organizuara në kuadër të programit të studimeve.

Page 27: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 26 of 31

Kriteri 1 Personeli akademik publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse; Kriteri 2 Personeli akademik, nëpërmjet angazhimeve në këto veprimtari jep ndihmesën e tij në zhvillimin e shkencës

ose në zhvillimin e sektorëve të prodhimit apo të shërbimit.

Kriteri 1: Personeli akademik që mbulon Programin “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik” publikon rregullisht artikuj, materiale shkencore në disiplinën përkatëse. Kriteri 2: Veprimtaria kërkimore e personelit akademik përbën një kontribut për zhvillimin e kërkimit të aplikuar në fushën e shkencave politike dhe atë të Studimeve Evropiane. Vlen për tu përmendur fakti se personeli akademik pohon se nuk është penguar asnjëherë nga drejtuesit e institucionit në kryerjen e aktivitetit shkencor të gjithësecilit.

Standardi III.4 - Institucioni ofron programe mësimdhënieje edhe në gjuhë të huaj, me një personel akademik të kualifikuar. Kriteri 1 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka kryer studimet universitare në atë gjuhë ose zotëron një çertifikate për njohje të avancuar të saj; Kriteri 2 Personeli akademik që angazhohet në mësimëdhënie në gjuhë të huaj ka një përvojë në mësimdhënie në atë gjuhë, prej së paku një semestri.

Kriteri 1: Ky kriter nuk është zbatuar për këtë program. Kriteri 2: Ky kriter nuk është zbatuar për këtë program

Standardi III.10 - Institucioni angazhohet për kualifikimin e vazhdueshëm dhe të mëtejshëm të personelit të tij. Kriteri 1 Institucioni organizon programe specifike për kualifikimin e mëtejshëm profesional të personelit akademik e të personelit mësimorshkencor; Kriteri 2 Institucioni u ofron personelit akademik dhe atij mësimor-shkencor mundësinë e kualifikimeve të mëtejshme

brenda dhe jashtë vendit.

Kriteri 1: SHLUJ UMB ka organizuar dy programe kualifikimi dhe zhvillimi profesional për personelin akademik të drejtuara nga prorektori për kërkimin dhe studimet pasuniversitare. Programet kanë patur si objekt aftësimin për përdorimin e metodologjisë bashkëkohore të mësimdhënies, për hartimin e programeve lëndore, për specifikat e mësimdhënies me të rriturrit, për njohjen me prirjet e zhvillimit të arsimit të lartë, për bashkëpunimin me biznesin. Në seancat e kualifikimit janë ftuar edhe pedagogët e jashtëm. Kriteri 2: Personeli akademik i SHLUJ UMB është mbështetur për kualifikime të mëtejshme brenda ose jashtë vendit, por jo financiarisht. Disa pedagogë kanë fituar specializime jashtë vendit.

Standardi III.11 - Institucioni disponon një bazë të dhënash në lidhje me veprimtarinë kërkimore-shkencore të personelit akademik të tij.

Kriteri 1 Institucioni disponon një

bazë të dhënash të studimeve

shkencore të personelit akademik të

angazhuar në këtë program studimi;

Kriteri 2 Institucioni disponon një

bazë të dhënash për botimet (tekste,

monografi, libra, artikuj apo kumtesa

në konferenca) brenda e jashtë vendit

të personelit akademik të angazhuar

në këtë program studimi;

Kriteri 3 Institucioni disponon një

bazë të dhënash për projektet

kërkimore shkencore kombëtare e

ndërkombëtare në të cilat ka marrë

ose merr pjesë personeli akademik i

Kriteri 1: SHLUJ UMB disponon të dhënat për studimet shkencore të pedagogëve të Programit “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik”. Këto të dhëna, megjithëse jo të përfshira në dosje të veçanta e personale, përfshijnë pjesëmarrjen dhe kumtimet në konferenca, artikujt shkencorë. Kriteri 2: SHLUJ UMB disponon të dhënat për botimet e pedagogëve të Programit “Master i Shkencave në Studime Evropiane me profil Politika Evropiane dhe Administrim Publik”. Kriteri 3 Institucioni disponon një bazë të dhënash për projektet kërkimore shkencore kombëtare e ndërkombëtare në të cilat ka marrë ose merr pjesë personeli akademik i angazhuar në këtë program studimi. Këto të dhëna na u vunë në dispozicion gjatë vizitës në SHLUJ UMB.

Page 28: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 27 of 31

angazhuar në këtë program studimi.

Konkluzionet e vlerësimit: SHLUJ “Universiteti Marin Barleti” ka një politikë të kërkimit dhe strukturat e posaçme të kërkimit për përmbushjen e kësaj politike e cila reflektohet në ekzistencën e disa insituteve apo qëndrave kërkimore shkencore në Universitet si edhe në publikimin periodikisht të revistës shkencore "Gjeopolitika", botim i SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”.

Në fushën e Studimeve Evropiane vlen të përmendet marrja e katedrës Jean Monnet nga njëri prej PAK në insitucion, ekzistenca e projekteve si Youth Act si edhe doktorimi i disa anëtarëve të stafit në vende të evropës perëndimore. Veprimtaria kërkimore e personelit akademik përbën një kontribut për zhvillimin e kërkimit të aplikuar në fushën e Shkencave Politike dhe atë të Studimeve Evropiane. Vlen për tu përmendur fakti se personeli akademik pohon se nuk është penguar asnjëherë nga drejtuesit e institucionit në kryerjen e aktivitetit shkencor të gjithësecilit.

Personeli akademik i SHLUJ UMB është mbështetur për kualifikime të mëtejshme brenda ose jashtë vendit, por jo financiarisht.

11. Bashkëpunimi kombëtar, ndërkombëtar dhe marrëdhëniet me publikun

SHLUJ UMB ka përcaktuar një politikë bashkëpunimi me partnerë vendas dhe të huaj në dobi të

përmbushjes së objektivave të programeve që ofron. SHLUJ UMB ka nënshkruar marrëveshje

bashkëpunimi me këto institucione:

Marrëveshje me këto Universitete:

• Universiteti "Universum", Kosovë,15 Prill 2007

• Universiteti për Biznes dhe Teknologji,Prishtinë, Kosovë, 7 Mars 2008

• Universiteti Shtetëror i Tetovës, Maqedoni, 7 Mars 2008

• Universiteti "Fama", Kosovë, 12 Janar 2009

• Universiteti Clemson,South Caroline, USA, 8 Mars 2010

• Universiteti Ibero-American (UNIBE), Rep.Domenikane, 8 Mars 2010

• Universiteti "Mahidol", Tailand, 8 Mars 2010

• Universiteti i Prishtines, Kosove,8 Mars 2010

• Universiteti "South Bohemia" , Rep. Çeke,8 Mars 2010

• Universiteti "Free State", Afrikë e Jugut, 8 Mars 2010

• Universiteti "Western Cape", Afrikë e Jugut, 8 Mars 2010

• Universiteti "Tallin", Estoni, 8 Mars 2010

Page 29: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 28 of 31

• Universiteti Capital Normal, 14 Prill 2010

• Universiteti Cardiff, England,5 Maj 2010

• Universiteti i Udine-s, Fakulteti i Ekonomisë,Itali,22 Qershor 2010

• Universita Degli Studi di Genova,Italia 13.01.2015

• Universita Degli Studi Roma Tre, Italia 18.09.2014

• Instituti Teknologjik i Epirit 10.05.2014

• Lappeenranta University of Technology, Finland 01.08.2013

• University of Arkansas Clinton School 03.04.2013

• University of Studies of Bari, Italy 31.03.2013

• Il Politecnico di Bari (POLIBA), Italia 31.01.2013

• Instituto Nacionale di Architettura, Roma, Italia 31.07.2012

• AHLEI (American Hotel & Lodging Educational Institution) 27.02.2012

• Instituto Nacionale di Architettura INARCH, Lazzio, Italia 17.02.2012

• Pearson Language Tests, London, United Kingdom 25.01.2012

• Seconda Universita Degli Studi di Napoli, Italia 11.07.2011

• Bournville College, Birmingham United Kingdom 22.06.2011

Marrëveshje me Universitetet e Rajonit

• Memorandum bashkëpunimi me Universitetin AAB Prishtinë

• Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Shtetëror të Tetovës

• Universitetin për Biznes dhe Teknologji të Prishtinës (UBT)

• Memorandum bashkëpunimi me Universitetin Dardania Prishtinë.

Po kështu ka marrëveshje me institucione brenda vendit si: Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve,

Instituti Europian i Tiranës, Instituti Shqiptar i Sociologjisë, Internacional Sociological Association-

ISA, European Sociological Association, ESA Balkan sociological Forum, BSF, Qendra Aleanca

Gjinore për Zhvillim etj.

SHLUJ UMB gjithashtu ka nënshkruar edhe marrëveshje bashkëpunimi më disa nga agjencitë e

rëndësishme të punësimit.

Vlerësimi sipas Standardeve

Standardi/Kriteret Vlerësimi sipas standardeve

Standardi V. 3- Institucioni ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të biznesit vendas apo të huaj për kryerjen e praktikave të studentëve të tij. Kriteri 1 Për kryerjen e praktikave të ndryshme të parashikuara për realizimin e programit të studimeve “Master Profesional”, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me ndërmarrje apo sipërmarrje nga fusha e tregtisë, industrisë apo e shërbimeve prodhuese; Kriteri 2 Për kryerjen e praktikave të ndryshme në programin e studimeve “Master i Shkencave” ose në programet e integruara të studimeve të ciklit të dytë, institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit.

Kriteri 1: Nuk aplikohet në këtë rast Kriteri 2: Institucioni dëshmon se ka marrëdhënie bashkëpunimi me aktorë të ndryshëm nga sfera publike dhe ajo private që mundësojnë përfitimin e njohurive më të mira profesionale nga ana e studentit. Sugjerohet arritja e një marrëveshjeje me Ministrinë e Integrimit dhe me Ministrinë e Punëve të jashtme, si institucione të përshtatshme për praktikën në kuadrin e këtij Masteri.

Standardi VII.1 - Institucioni garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi mes personelit të tij.

Page 30: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 29 of 31

Kriteri 1 Institucioni, për hartimin dhe mbikëqyrjen e programit, nxit bashkëpunimin ndërmjet personelit brenda institucionit nëpërmjet shkëmbimit të informacionit; Kriteri 2 Institucioni, nëpërmjet ndarjes

së detyrave mes personelit Brenda institucionit, marrjes së përgjegjësive respektive dhe analizës së vazhdueshme të punës së tyre, garanton marrëdhënie të frytshme bashkëpunimi.

Kriteri 1: Marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit të SHLUJ UMB me një sërë institucionesh dëshmojnë institucionalizimin e bashkëpunimit për realizimin e praktikës profesionale si dhe dëshmojnë një menaxhim të mirë të punës brenda institucionit. Kriteri 2: Suksesi i praktikave profesionale dhe firmosja e një numri të lartë marrëveshjesh, dëshmojnë një menaxhim të mirë të punës brenda institucionit si edhe të marrëdhënieve të frytshme të bashkëpunimit.

Standardi VII.2 - Institucioni garanton marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj. Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit dhe aktorët e biznesit vendas ose të huaj; Kriteri 2 Institucioni vendos

marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron; Kriteri 3 Institucioni organizon trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit; Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve.

Kriteri 1 Institucioni për realizimin e objektivave të programeve të studimeve ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me institucionet homologe jashtë vendit. Aktorët e biznesit vendas ose të huaj janë pak ose aspak aktraktiv në kuadrin e këtij Masteri. Sugjerohen marrëveshje me Universitetin e Brugges dhe European Institute of Florence në kuadrin e cilësisë së lartë që ato ofrojnë në fushën e Studimeve Evropiane. Kriteri 2 Institucioni ka vendosur marrëdhënie bashkëpunimi me punëdhënësit për kryerjen dhe mbikëqyrjen e praktikës, në varësi të programeve të studimeve që ofron. Kriteri 3 Institucioni ka organizuar trajnime profesionale të mëtejshme në bashkërendim me punëdhënësit. Kriteri 4 Institucioni bën një raport analitik të përfitimeve nga marrëveshjet kontraktuale në funksion të realizimit të programeve të studimeve nëpërmjet feed-back-ut që vjen nga studentët pas kryerjes së praktikës pranë këtyre insitucioneve.

Konkluzionet e vlerësimit:

Marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit të SHLUJ UMB me një sërë institucionesh

dëshmojnë institucionalizimin e bashkëpunimit për realizimin e praktikës profesionale si

dhe dëshmojnë një menaxhim të mirë të punës brenda institucionit.

Sugjerohet arritja e një marrëveshjeje me Ministrinë e Integrimit dhe me Ministrinë e

Punëve të jashtme, si institucione të përshtatshme për praktikën në kuadrin e këtij Masteri.

ANALIZA PËRMBLEDHËSE PËR IMPLEMENTIMIN E PROGRAMIT TË STUDIMIT

Analiza përmbledhëse e RVJ sipas metodës SWOT (Strengths-pikat e forta, Weaknesses- pikat e

dobëta, Opportunities-mundësitë, Threats-pengesat).

a. Pika të forta:

1) Program Masteri Shkencor specifik, i rëndësishëm dhe i domosdoshëm në fushën e

studimeve akademike në Shqipëri.

2) Stafi mësimdhënës i përgatitur, me eksperiencë dhe i specializuar në fushën e Studimeve

Evropiane.

3) Marrëdhënie e ngushtë mësimdhënieje/mësimnxënieje pedagog/student për shkak të

klasave të vogla dhe kushteve optimale të ambjenteve për zhvillimin e mësimit.

Page 31: RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Barleti/RVJ e...RAPORT I VLERËSIMIT TË JASHTËM Për Programin e studimit “MASTER I SHKENCAVE NË STUDIME EVROPIANE ME PROFIL POLITIKA EVROPIANE

Faqe 30 of 31

b. Pika të dobëta:

1) Programi i Masterit ka më tepër karakter profesional sesa shkencor, megjithëse programi

shtrihet në dy vjet.

2) Për përmbushjen e numrit të krediteve, kohëzgjatja e leksioneve në javë nuk është e

mjaftueshme për një Master Shkencor. Kohëzgjatja aktuale (4 orë në javë x 15 javë) është e

duhur për një Master profesional.

3) Vlerësimi me nota të larta i studentëve

c. Mundësitë:

1) Një riorganizim i lëndëve nëpërmjet rritjes së numrit të tyre dhe uljes së numrit të krediteve

dhe përfshirjes së lëndëve me zgjedhje.

2) Shtimi i orëve javore të leksioneve e seminareve

3) Bashkëpunim me institucione të arsimit të lartë jashtë vendit që ofrojnë program të

ngjashëm Masteri.

4) Kërkim shkencor dhe aplikim në projekte të iniciuar nga BE-ja nëpërmjet këtij Masteri.

d. Pengesat:

1) Mungesë e informimit dhe arritja e marketingut në kanalin e duhur të të interesuarve në

Administratën publike shqiptare për rritjen e numrit të të regjistruarve në Master.

2) Përditësimi i literaturës bashkëkohore në European studies nëpërmjet e-library.

Grupi i Vlerësimit të Jashtëm

Klodiana Beshku (Ph.D)