1 KONTROLLI I LARTË I SHTETIT RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË” RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË Mbi auditimin e rregullshmërisë financiare. Auditimi u ushtrua në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 1224/1 Prot. Datë 14.12.2016 Auditimi është kryer nga: 1. Aulona Jonuzi, përgjegjës grupi; 2. Pjetër Beleshi; 3. Erjola Mecaj; 4. Melina Kabo dhe 5. Eni Kabashi Auditimi ka filluar më 15.12.2016 Auditimi ka përfunduar më 18.02.2017 Tiranë, 2017
99
Embed
RAPORT AUDITIMI NË KUVENDIN E SHQIPËRISË · marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet publik. I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
1
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
RAPORT AUDITIMI
NË KUVENDIN E SHQIPËRISË
Mbi auditimin e rregullshmërisë financiare.
Auditimi u ushtrua në bazë të programit të auditimit të miratuar nga Kryetari i Kontrollit të
Lartë të Shtetit nr. 1224/1 Prot. Datë 14.12.2016
Auditimi është kryer nga:
1. Aulona Jonuzi, përgjegjës grupi;
2. Pjetër Beleshi;
3. Erjola Mecaj;
4. Melina Kabo dhe
5. Eni Kabashi
Auditimi ka filluar më 15.12.2016
Auditimi ka përfunduar më 18.02.2017
Tiranë, 2017
2
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Mbi planifikimin dhe zbatimin e buxhetit të shtetit………………………………..
4
20
3 Auditimi i llogarive për vitin 2014, 2015...……………………………………......
34
4 Auditimi i zonave të llogarisë..............…………………………………………..... 45
5 Mallra dhe Shërbime / Investime.............................................................................. 60
6 Krijimi dhe përdorimi i të ardhurave. Auditimi i grandeve dhe zërave të tjerë
material në pasqyrat financiare……………………………………………………......
90
Aneksi I. Qasja dhe Metodologjia e auditimit....................…………..…………........ 94
Aneksi II. Shpjegim i llojeve të ndryshme të opinioneve të aplikuara nga ................
KLSH
95
Aneksi III. Rezultatet e Pyetësorit..............................................................................
96
Aneksi IV. Tabela e punonjësve që kanë kaluar në listë pritje......................................99
3
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
PËRMBLEDHJE
Hyrje
Kontrolli i Lartë i Shtetit auditoi Kuvendin e Shqipërisë, në bazë të programit të auditimit të
miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit nr. 1224/1, datë 14.12.2016, duke i
kushtuar një vëmendje të veçantë çështjeve që lidhen me organizimin dhe mbajtjen e
kontabilitetit, plotësimi i pasqyrave financiare në afat, dhënia e opinionit për saktësinë e
paraqitjes së zërave të aktivit e pasivit dhe pasqyrave të tjera shoqëruese të bilancit si dhe
rregullshmërinë në procedurat e prokurimeve publike mesipas kërkesave të aktet ligjore e
nënligjore.
Auditimi u krye me zgjedhje, për vlerësimin e saktësisë së raportimit financiar të aktivitetit
ekonomik të mbyllur më datë 31.12.2014 der më datë 31.12.2016.
Opinion i pakualifikuar
Nga auditimi i pasqyrave financiare të Kuvendit të Shqipërisë, për vitin ushtrimor 2015 dhe
2016, u konstatua se këto pasqyra përfshijnë pasqyrën e gjendjes ekonomike, pozicionit
financiar (hyrjeve dhe daljeve (pagesave) në para, pasqyra e amortizimit, pasqyrën e
krahasimit të fondeve buxhetore dhe rezultateve aktuale, si dhe shënimet shpjeguese që
shoqëronin të nevojshme për të shoqëruar këto pasqyra.
Në gjykimin tonë pasqyrat financiare prezantojnë një pamje të drejtë në të gjitha aspektet
materiale lidhur me hyrjet dhe daljet në para, si dhe të buxhetit të realizuar nga Kuvendi i
Shqipërisë për vitin 2015 dhe 2016, në përputhje me bazën ligjore që rregullon raportimin
financiar dhe atë buxhetor.
Baza për Opinionin
Ne kemi kryer auditimin në përputhje me kërkesat e manualit të auditimit financiar të KLSH
si dhe standardet ndërkombëtare të auditimit financiar të zbatueshme për Institucionet
Supreme të Auditimit. Sipas këtyre standardeve, përgjegjësitë tona janë përshkruar tek pjesa,
Përgjegjësitë e Audituesit për Auditimin e Pasqyrave Financiare. Sipas kërkesave etike, të
cilat janë relevante për auditimin tonë në institucionet buxhetore, dhe përgjegjësitë e tjera
etike janë përmbushur në pajtim me këto kërkesa. Ne besojmë se dëshmitë e auditimit që
kemi marrë janë të mjaftueshme dhe të duhura për sigurimin e bazës për opinionin tonë.
Veprimtaria financiare e Kuvendit të Shqipërisë zhvillohet në përputhje me:
- Ligji nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”, i ndryshuar,
-Ligji nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”,
-Ligji nr. 85/2013, datë 28.12.2013 “Për buxhetin e vitit 2014”,
-Ligji nr. 160/2014, datë 27.11.2014 “Për buxhetin e vitit 2015”,
-Ligji nr. 147/2015, datë 17.12.2015 “Për buxhetin e vitit 2016”,
-Ligji nr. 9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare”, i ndryshuar,
-Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin Publik”, i ndryshuar,
-Udhëzimi nr. 2, datë 06.02.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit”,
4
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
-Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 7, datë 28.2.2014 “Për përgatitjen e programit
buxhetor afat mesëm 2015-2017 dhe tabelat e tavaneve për PBA 2015-2017” dhe aktet në
zbatim të tyre,
-Udhëzimi i Ministrisë së Financave “Për përgatitjen e programit buxhetor afat mesëm 2014-
2016 dhe tabelat e tavaneve për PBA 2014-2016”, si dhe aktet në zbatim të tyre,
-Udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 30 datë 27.12.2011”Për menaxhimin e aktiveve në
njësitë e sektorin publik”.
- Rregullorja e Brendshme e Kuvendit të Shqipërisë;
- Akte të tjera nënligjore të dala në zbatim të tyre, etj.
Përgjegjësia e Audituesit të KLSH për auditimin e pasqyrave financiare.
Përgjegjësia jonë është që të shprehim një opinion për saktësinë e Raportimit Financiar, në
bazë të auditimit tonë. Auditimi është kryer në përputhje me Standardet Ndërkombëtare të
Auditimit. Këto standarde kërkojnë që ne t‟i përmbahemi kërkesave etike, të planifikojmë
dhe të kryejmë auditimin për të marrë siguri të arsyeshme, për faktin nëse Pasqyrat
Financiare, nuk kanë gabime materiale, pra pasqyrat në tërësi nuk përmbajnë gabime
materiale qoftë nga mashtrimi ose gabimi. Siguria e arsyeshme i referohet një niveli të
pranueshëm sigurie, por nuk garanton asnjëherë sigurinë absolute, dhe auditimi në
pajtueshmëri me standardet nuk presupozohet që të zbulojë gjithnjë një gabim material kur ai
ekziston. Auditimi përfshin kryerjen e procedurave për të marrë dëshmi auditimi rreth
shumave dhe raportimit të shifrave në Pasqyrat Financiare. Procedurat e zgjedhura varen nga
gjykimi i audituesit, duke përfshirë këtu edhe vlerësimin e rreziqeve nga gabimi material,
qoftë për shkak të mashtrimit apo gabimit. Në bërjen e këtyre vlerësimeve të rrezikut,
audituesi vlerëson nivelin e kontrollit të brendshëm që është relevant në entitet, në mënyrë që
të programojë procedura auditimit që janë të përshtatshme për kushtet e entitetit, por jo për
qëllim të shprehjes së opinionit mbi efektivitetin e kontrollit të brendshëm të entitetit.
Përputhshmëria me kërkesat ligjore për Raportimin Financiar
Përgatitja dhe miratimi i Pasqyrave Financiare, në Kuvendin e Shipërisë, është realizuar në
mbështetje të Ligjit nr.9228, datë 29.04.2004 “Për kontabilitetin dhe pasqyrat financiare” i
ndryshuar, udhëzimi nr. 14, datë 28.12.2006 “Për pergatitjen dhe raportimin e pasqyrave
financiare vjetore te vitit 2006 per institucionet qendrore, organet e pushtetit vendor dhe
njesive qe varen prej tyre si dhe te njesive te menaxhimit / zbatimit te projekteve e
marrëveshjeve me donatore te huaj”, i ndryshuar, si edhe standardet kombëtare të kontabilitet
publik.
I. VLERËSIMI I FUNKSIONIMIT TË SISTEMIT TË MENAXHIMIT FINANCIAR
DHE KONTROLLIT
Në zbatim të nenit 9 të ligjit nr. 10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe
kontrollin”, i ndryshuar, në bazë të këtij ligji u krye vlerësimi i funksionimit të sistemeve të
menaxhimit financiar dhe kontrollit në Kuvendin e Shqipërisë.
Në kuptimin e këtij ligji, menaxhimi dhe kontrolli financiar përcaktojnë përgjegjshmërinë
menaxheriale për planifikimin, zbatimin dhe kontrollin e buxhetit, kontabilitetin dhe
raportimin, për të arritur objektivat dhe për të shmangur shpërdorimin dhe keqpërdorimin e
pasurisë.
5
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Objektivi i veprimtarisë së Kuvendit të Shqipërisë është:
– shërbimet legjislative, në përbërje të të cilit janë shërbimi i komisioneve, shërbimi i seancës
plenare, shërbimi juridik dhe shërbimi i përafrimit të legjislacionit;
– shërbimet e informacionit dhe dokumentacionit, në përbërje të të cilit janë shërbimi i
kërkimit parlamentar dhe bibliotekës, shërbimi i teknologjisë së informacionit, shërbimi i
botimeve parlamentare dhe shërbimi i marrëdhënieve me publikun;
– shërbimi i monitorimit të institucioneve kushtetuese dhe atyre të pavarur të krijuar me ligj;
– shërbimi i marrëdhënieve me jashtë në përbërje të të cilit janë shërbimi i marrëdhënieve dy
palëshe dhe shumëpalëshe, shërbimi protokollar dhe shërbimi i përkthimit;
– shërbimet administrative, në përbërje të të cilit janë shërbimi i trajtimit të deputetëve dhe i
burimeve njerëzore, shërbimi i financës dhe buxhetit, shërbimi i transportit, shërbimi i
mirëmbajtjes, arkiva parlamentare, zyra e protokollit dhe sektori i prokurimeve.
Për periudhën objekt auditimi 2014, 2015 dhe 2016, rezultoi se:
Në referencë të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”,
i ndryshuar, neni 9 “Përgjegjshmëria menaxheriale e titullarit”, pika 4, germa “b” i cili citon
se “Nënpunësi autorizues i të gjitha niveleve të njësisë publike në fushën e menaxhimit
financiar dhe kontrollit kanë përgjegjësi kryesore hartimin e objektivave dhe zbatimin e
planeve strategjike dhe vjetore, në përputhje me objektivat e miratuara nga titullari i
njësisë”, ky institucion nuk ka hartuar dhe propozuar tek nëpunësi autorizues i njësisë publike
planin strategjik, i cili duhet të përmbajë objektivat strategjikë, prioritetitet e institucionit dhe
planet e veprimit, të cilat janë në zbatim të strategjisë ndërsektoriale për fushën e teknologjisë
dhe informacionit edhe pse në Strategjinë Kombëtare për Zhvillimin dhe Integrim, e miratuar
me VKM nr. 318 date 11.05.2016, dhe në “Planin Kombëtar për Integrimin Evropian 2016-
2020”, miratuar me vendimin e Këshillit të Ministrave nr.74, datë 27.01.2016, janë trajtuar
objektivat strategjike dhe masat për përforcimin e funksionit ligjvënës të Kuvendit, forcimin
e rolit mbikqyrës të tij, miratimin e kuadrit ligjor për adresimin e cështjeve për individët me
rekorde kriminale etj, me qëllim mirëfuksionimin ligjvënës dhe mbikëqyrjes së parlamentit.
Pamvarësisht sa më sipër, nevojiten që këto objektiva strategjike të zbërthehen më tej në
objektiva operacionale, ku të parashikohen edhe planet ose strategjitë për realizimin e tyre në
përputhje me formën dhe përmbajtjen që parashikon Manualit të Menaxhmit Financiar dhe
Kontrollit.
Nga auditimi u konstatua se shërbimet e Kuvendit të Shqipërisë funksionojnë sipas
Rregullores së miratuar me vendim të Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004 (i ndryshuar) e cila ka
fuqinë dhe vlerën e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit dhe votohet ne seancë plenare
me shumicë të cilësuar.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017: Akti kryesor i fuksionimit të shërbimeve të Kuvendit është “Rregullorja e Kuvendit të Republikës së
Shqipërisë, miratuar me vendim të Kuvendit nr.166, datë 16.12.2004 (i ndryshuar) e cila ka fuqinë
dhe vlerën e ligjit për organizimin dhe funksionimin e Kuvendit dhe votohet ne seancë plenare me
shumicë të cilësuar. Sipas pikës 3 të Rregullores së Kuvendit, Byroja e Kuvendit, miratoi Rregulloren
e Brendshme për Organizimin dhe Fuksionimin e Shërbimeve të Kuvendit. Pra, rregullorja e cituar ne
6
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
projekt-raportin e KLSH, është miratuar me Vendimin e Byrosë së Kuvendit nr.42 datë 16.07.2015
dhe e firmosur nga Kryetari i Kuvendit, si drejtues i saj.
Në nenin 120 të Rregullores, është përcaktuar se shërbimet e Kuvendit kryejne detyra këshilluese,
informuese organizative dhe teknike në shërbim të veprimtarisën së deputetëve, Kuvendit dhe
organeve të tij. Shërbimet e Kuvendit krijojnë mundesi dhe kushte të barabarta që deputetet, Kuvendi
dhe organet e tij të kryejne detyart kushtetuese dhe ligjore. Në këtë nen janë përcaktuar përbërja e
shërbimeve të Kuvendit
Komenti i Grupit të Auditimit
Shprehemi dakord me observacionin e paraqitur nga Administrata e Kuvendit duke bërë rregullimin
përkatës në Raportin Përfundimtar të Auditimit.
-Krijimi i Grupit të Menaxhimit Stategjitk (GMS), në referencë të ligjit nr. 10296 date
07.08.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” dhe Manualit të Menaxhimit Financiar
dhe Kontrollit, GMS GMS luan një rol kyç përsa i takon integritetit të informacionit financiar
të njësisë publike, sistemin e saj të kontrollit të brendshëm, si dhe sjelljen etike dhe se ky
grup përbëhet nga titullari i njësisë publike, zëvendëstitullarët, nëpunësi autorizues, nëpunësi
zbatues dhe të gjithë menaxherët e tjerë të nivelit të lartë. Nga auditimi u konstatua se, në
Kuvendin e Shqipërisë, Byroja e Kuvendit luan rolin e GMS-së. Byroja vendos për buxhetin
e Kuvendit, vendos për ankimet në rastet e konstatimit të grupeve parlamentare, miraton
rregulloren e brendshme për organizimin dhe funksionimin e shërbimeve të Kuvendit etj. Mbi
këtë bazë Byroja e Kuvendit me vendim nr. 55/2 prot. Datë 10.03.2003, ka miratuar
rregulloren e organizimit dhe funksionimin të administratës së Kuvendit të Shqipërisë,
rregullore e cila ka ndryshuar me vendimin nr. 42 datë 16.07.2015. Anëtarët e Byrosë së
Kryetari i Kuvendit, zëvendëskryetarët, 2 sekretarë për buxhetin e 4 sekretarë dhe drejtohet
nga Kryetari i Kuvendit, ndërsa referuar nenit 27 te ligjir nr. 10296 datë 08.07.2010 anëtarët
e GMS-së parashikohet të jenë titullari i njësisë publike, zëvendëstitullarët, nëpunësi
autorizues, nëpunësi zbatues dhe të gjithë menaxherët e tjerë të nivelit të lartë.
Referuar sa më sipër, konstatohet se asnjë nga antarët e GMS, të sipërpërmendur nuk janë
pjesë e Byrosë së Kuvendit. Për sa më sipër gjykojmë se duhet rregulluar përbërja e GMS, në
përputhje me kërkesat e pikës 2, të nenit 27 të ligjit nr. 10296 datë 08.07.2010, i ndryshuar.
Në nënin 8, pika 1, të “Rregullores së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcaktohet: “1.
Byroja e Kuvendit ndjek dhe vendos për çështjet administrative, si dhe funksionimin e
brendshëm të Kuvendit dhe të organeve të tij”.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Po ashtu në nenin 10/1, të Rregullores së Kuvendit, Sekretariati për Buxhetin e Kuvendit ka
këto detyra : “..............................Në Vendimin nr.40 datë 16.07.2015, Byroja e Kuvendit ka
miratuar Strategjine e Menaxhimit të Riskut për periudhën 2015-2017 në të cilën është
përcaktuar që Byroja e Kuvendit luan rolin dhe ka përgjegjësitë e GMS.
Në mbledhjen e dates 09.03.2017, Byroja e Kuvendit me vendimin nr.110, miratoi “Ngritjen
e grupit për Menaxhimin Strategjik në Institucion” (bashkëlidhur), përbërja e të cilit është në
përputhje me kërkesat e pikës 2, të nenit 27, të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 (i ndryshuar).
Komenti i Grupit të Auditimit
7
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Grupi i auditimit shprehet dakord me masat që ka marrë Kuvendi i Shqipërisë, me vendimin
nr.110, datë 09.03.2017, për ngritjen e GMS të institucionit, në përputhje me kërkesat e
pikës 2, të nenit 27, të ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 (i ndryshuar).
Mbështetur në vetëvlerësimin e bërë nga ana e Kuvendit për vitin 2014, 2015 dhe 2016, si
dhe referuar përgjigjeve të pyetësorit, më poshtë rendisim punën e bërë nga ky institucion, si
dhe mangësitë e konstatuara në plotësimin e kërkesave që kërkojnë komponentët e kontrollit
të brendshëm në drejtim të funksionimit me përgjegjshmëri, realizimit të objektivave të
institucionit dhe përdorimit me efektivitet të fondeve të tij.
1. Mjedisi i kontrollit.
Mjedisi i kontrollit është baza e menaxhimit të fondeve buxhetore dhe përbën themelin, ku
ngrihen të gjithë komponentët e tjerë të kontrollit të brendshëm. Mjedisi i kontrollit përmban:
Integritetin personal dhe etikën profesionale të nivelit menaxhues dhe punonjësve të tjerë të
njësisë publike; Politikat menaxheriale dhe stilin e punës; Strukturën organizative, garantimin
e ndarjes së detyrës, hierarkinë dhe rregulla të qarta, të drejtat, përgjegjësitë dhe linjat e
raportimit; Politikat dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore dhe aftësitë
profesionale të punonjësve.
a. Integriteti personal dhe etika profesionale e nivelit menaxhues dhe punonjësve të tjerë të
kësaj njësie publike.
Në referencë të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në administratën
publike”, si dhe ligjit nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”,
nevojitet që punonjësit të respektojnë normat etike dhe profesionale të bashkëpunimit e të
ndihmës së ndërsjelltë, mbështetur në krijimin e një Kodi të Brendshëm Etik. Nga auditimi u
konstatua se, edhe pse institucioni i Kuvendit ka parshikuar Kodin e Brendshëm Etik në
Rregulloren e Brendshme, ka mangësi në trajtimin e këtij Kodi, sipas kërkesave të Ligjit
nr.9131, datë 8.9.2003 “Per rregullat e etikes ne administraten publike”.
Kuvendi, gjatë periudhës objekt auditimi, nuk kishte hartuar Kodin e Etikës, si dokument më
vete në përmbushje të kërkesave të ligjit nr. 9131, datë 08.09.2003 “Për rregullat e etikës në
administratën publike”, institucioni është në proces për hartimin dhe miratimin e dokumentit
të Kodit të Etikës, ku rekomandojmë që të reflektohen të plota në këtë dokument rregullat e
sjelljes që duhet të ndjekin nëpunësit e administratës publike, me qëllim arritjen e
standardeve të kërkuara të etikës.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Kuvendi i Shqipërisë bazohet në dy dokumente të rendësishë që rregullojnë pjesërisht
rregullat e etikës në institucion.
Për nëpunësit civil të Kuvendit, ligji Nr.152/2013 “Për nëpunësin civil” i cili në Kreun VII
“Të drejtat dhe detyriët e nëpunësit civil‟, Seksioni i dytë “Detyrat e nëpunësit civil ka 6
nene që përcaktojnë: ......................................
Gjithashtu në “Rregullore e organizimit dhe funksionimit të administratës së Kuvendit të
Shqipërisë”, neni 40 – “Rregullat e etikës për nëpunësit/ punonjësit”. Pavarësisht sa më
sipër, Kuvendi ka haruar një projekt vendim „Kodi i Etikës për deputetët dhe personeli” Ky
projekt është përfshirë në kalendarin e punimeve të Kuvendi prej shkurtit 2017. Megjithatë,
strukturat administrative të Kuvendit kanë mbi një vit që janë angazhuar për hartimin e
“Kodit të etikës për deputetët dhe stafin”.
Komenti i grupit të auditimit:
8
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Grupi i auditimit vlerëson punën e bërë nga Kuvendi për hartimin e projektvendimit mbi
kodin e etikës për deputetët dhe personelin dhe mbetemi në pritje të miratimit të tij.
b. Struktura organizative, garantimi i ndarjes së detyrave, rregullat e qarta, të drejtat,
përgjegjësitë dhe linjat e raportimit.
Administrata e Kuvendit funksionon në bazë të strukturës së miratuar me vendimin e Byrosë
së Kuvendit nr.2, date 8.11.2013 ”Për miratimin e strukturës të shërbimeve të Kuvendit”, i
ndryshuar. Grupi i auditmit konstatoi se referuar ndryshimit të strukturës të sipërpërmendur,
në shërbimin legjislativ është shtuar një shërbim i ri “Sekretariati i Këshillit Kombëtar për
Integrimin Europian”, por nga ana e institucionit nuk janë bërë ndryshime në rregulloren e
brendshme, në përcaktimin e përshkrimit të punës, detyrat dhe përgjegjësite e këtij shërbimi.
Në Manualin e Përshkrimit të Punës të Administratës së Kuvendit, administrata ka detyrim
ligjor, të reflektoj të gjitha detyrat dhe përgjegjesitë e këtij sektori, te cilat përshkruhen në
ligjin për “Manaxhimin Financiar dhe Kontrollin”. Nga ana e subjektit deri në përfundim të
këtij auditimi, nuk janë reflektuar këto ndryshime, si për nënpunësin autorizues, për nënpunës
zbatues, si dhe për menaxherët e tjerë të njësisë, detyrim ky i cili mundëson njohjen e
punonjësve të administratës me te drejtat dhe detyrimet e tyre.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Për këtë duhet saktësuar se:
Vendimi bazë për strukturën e Administratës së Kuvendit është vendimi nr.2, date 8.11.2013
”Për miratimin e strukturës të shërbimeve të Kuvendit”, i Byrosë së Kuvendit dhe e firmosur
nga Kryetari i Kuvendit, si drejtues i saj..............................................................Rekomandime
ka patur dhe për fuqizimin e shërbimeve të tjera.Vendimi nr.61 datë 03.02.2016 është marrë
në zbatim të ligjit nr.15, datë 05.03.2015 “Për rolin e Kuvendit në procesin e integrimit të
Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Europian”si dhe bazuar në rekomandimet e progress
Raportit të BE për Shqipërine në vitin 2015.
-Për mungesën e përshkrimit të punës për pozicionet e “Sekretariati i Këshillit Kombëtar për
Integrimin Europian”, drejtor, dy këshilltarë dhe një specialist.
Në muajin qershor 2016, kanë qënë gati të gjitha përshkrimet e punës për pozicionet e reja të
krijuara dhe të pasqyruara në “Manualin e përshkrimit të punëve në administratën e
Kuvendit”. Kemi vazhduar ë Manualin e vitit 2013 për shkak të ndryshimeve të tjera, në
strukturë që parashikonim të propozonim. Aktualisht Manuali është miratuar me shkresën
nr.3084/1 datë 18.10.2016 të Sekretarit të Përgjithshëm, është në proçes shpërndarje për të
gjithë Shërbimet e Kuvendit.
Në mbledhjen e dates 09.03.2017, Byroja e Kuvendit me vendimin nr.105, ka miratuar “Disa
ndryshime në Rregulloren e Brendshme të Organizimit dhe funksionimit të Shërbimeve të
Kuvendit” në të cilin janë përfshirë dhe shërbimi i ri si pjesë e shërbimit legjislativ.
(bashkelidhur).
Komenti i grupit të auditimit:
Grupi i auditimit shprehet dakord me masat që ka marrë Byroja e Kuvendit, me miratimin e
vendimit nr.105, datë 09.03.2017, me të cilin ka miratuar “Disa ndryshime në Rregulloren e
Brendshme të Organizimit dhe funksionimit të Shërbimeve të Kuvendit” në të cilin janë
përfshirë dhe shërbimi i ri si pjesë e shërbimit legjislativ.
9
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Nga auditimi u konstatua se, Nëpunësi Zbatues i Kuvendit pra Drejtori i Shërbimit të Financës
dhe Buxhetit nuk ka varësi direkte nga Sekretari i Përgjithshëm, pasi ky Shërbim varet nga
Shërbimi Administrativ, në përputhje me kërkesat e parashikuara në nenin 120, të Rregullores
së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, miratuar me Vendimin e Kuvendit nr. 166, datë
16.12.2004, i ndryshuar, ku përcaktohet se Shërbimi i Financës dhe Buxhetit është në përbërje
të Shërbimit Administrativ, sa më sipër në kundërshtim me kërkesat e parashikuara në nenin
12 të ligjit nr. 110/2015 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10296, datë 08.07.2010,
“Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017: Sqarim: Në Rregulloren
e Kuvendit të Shqipërisë miratuar me vendimin nr.166, date 16.12.2004, i ndryshuar, pika 2,
e nenit 120, janë klasifikuar në pesë grupe shërbimet e Kuvendit, sipas natyres qe punës që
kanë dhe në pikën (ç) është përcaktuar se Shërbimi Administrativ ka në përbërje: trajtimin e
deputetëve, shërbimi i burimeve njerëzore, shërbimi i financës dhe buxhetit, shërbimi i
transportit dhe shërbimi i mirëmbajtjes. Po ashtu, në pikën 4 të nenin 121, është përcaktuar
që struktura e detajuar dhe kufiri organik i punonjësve të Kuvendit vendoset nga Byroja e
Kuvendit.
Mbi sa më sipër zbatimi i parashikimit të ligjit nr.10296, date 08.07.2010 “Për Menaxhimin
Financiar dhe Kontrollin”, kërkon një ndryshim të shkronjës “ç” të pikes 20, të nenit 120 të
Rregullorës së Kuvendit, e cila miratohet ë shumicë absolute të deputetëve të Kuvendit të
Shqipërisë dhe më tej reflektimit të saj në Strukturat e Shërbimeve të Kuvendit. Por,
pavarësisht mungesës së varësisë së drejtpërdrejtë në strukturën të nëpunësit zbatues nga
nëpunësi autorizuar, në këndvështrimin e kryerjes së detyrave funksionale, urdhërat,
raportimi dhe realizimi i detyrave, sipas ligjit të sipërcituar, kanë ndjekur linjën e
drejtpërdrejtë të varësisë dhe llogaridhënies tek Sekretari i Përgjithshëm (NA)
Komenti i grupit të auditimit: ........
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk merret në konsideratë pasi varësia e nëpunësit
zbatues duhet rregulluar në përputhje me kërkesat e nenit 12, të ligjit nr.10296, datë 08.07.210,
i ndryshuar duke bërë rregullimet e nevojshme në vendimin e kuvendit nr.166, date 16.12.2004, i
ndryshuar. Nga auditimi u konstatua se, në bazë të kërkesave të këtij neni “Përgjegjshmëria
menaxheriale e nëpunësve zbatues”, cilësohet se “Nëpunësi zbatues i njësisë publike është
punonjës i nivelit të lartë të menaxhimit të njësisë publike, me diplomë universitare të nivelit
të dytë në shkencat ekonomike ose juridike, me përvojë menaxheriale dhe i specializuar në
fushën e menaxhimit financiar ose të financave publike. Nëpunësi zbatues i njësisë publike
është përgjegjës dhe i raporton nëpunësit autorizues të njësisë publike për garantimin e
cilësisë së dokumentit përfundimtar të buxhetit dhe bashkërendimin e punës gjatë procesit të
përgatitjes së buxhetit të njësisë publike, në rolin e sekretarit të grupit të menaxhimit
strategjik të njësisë publike dhe raportimit periodik për vendimmarrjen, në funksion të
realizimit të objektivave, si dhe të pasqyrave financiare vjetore të njësisë publike, në
përputhje me kërkesat e legjislacionit në fuqi dhe rregullat e miratuara nga Ministri i
Financave”. Nënpunësi zbatues i kryen të gjitha përgjegjësitë mënxherialë të tij, ku saktësisht
ka një raport periodik mbi vendimarrjen në funksion të realizimit të objektivave. Krijimi i
GMS, në përputhje me kërkesat e ligjit për MFK, luan një rol kyç përsa i takon integritetit të
10
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
informacionit financiar të njësisë publike në sistemin e kontrollit të brendshëm, pasi nëpunësi
zbatues i njësisë publike ka rolin e sekretarit të GMS.
c.Stili i të vepruarit dhe filozofia e menaxhimit. Në kundërshtim me ligjin nr.10296, datë
08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, neni 15 “Rregulla të përgjithshme
për delegimin e detyrave”, si dhe Kapitulli III “Delegimi i detyrave”, të Manualit për
Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin, kemi konstatuar se kanë munguar rregullat e
brendshme të miratuara nga titullari, të cilat trajtojnë delegimin e detyrave dhe mënyrën e
dokumentimit të tyre, që referuar Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit, duhet te
jetë pjesë e Rregullores së brendshme si pjesë më vete - “Delegimi e Detyrave”.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Sqarim: Proçedurat e delegimit në institucionin e Kuvendit janë realizuar në zbatim të nenit
27 të Kodit të Procedures Administrative, duke përcaktuar detyrat që do të kryhen dhe afati i
këtij delegimi i cili ka qënë i kufizuar në kompetenca dhe përmbajtje në të cilën ato do të
ushtrohen.
Delegimet që ka kryer Kryetari i Kuvendit në zbatim të ligjit për Menaxhimin Financiar dhe
Kontrollin, të cilat janë për një afat të gjatë, janë botuar edhe në Fletoren Zyrtare në përputhje
me legjislacionin në fuqi.
Byroja e Kuvendit me vendimin nr.105, datë 09.03.2017 “Disa ndryshime në Rregulloren e
Brendshme të Organizimit dhe funksionimit të Shërbimeve të Kuvendit”, ka miratuar nenin
72/1 për delegimin e kompetencave. ”(bashkelidhur)
Komenti i grupit të auditimit:
Grupi i auditimit shprehet dakord me masat që ka marrë Byroja e Kuvendit, me miratimin e
vendimit nr.105, datë 09.03.2017, me të cilin ka miratuar “Disa ndryshime në Rregulloren e
Brendshme të Organizimit dhe funksionimit të Shërbimeve të Kuvendit”, ku në nenin 72/1
përcaktohen rregullat për delegimin e detyrave.
d.Politikat dhe praktikat e menaxhimit të burimeve njerëzore.
Nga auditimi u konstatua se, për vitin 2014 dhe 2015 vlerësimet e punonjësve nuk janë të
protokolluara sipas akteve ligjore.
Për ruajtjen dhe zhvillimin e kompetencave profesionale të punonjësve gjatë viteve të objekt
auditimit, nga auditimi u konstatua se, ky institucion ka programe specifike për trajnimin e
punonjësve të administratës, referuar Manualit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin,
Kap. II, pika 2.5.1 “Mjedisi i kontrollit (ose mjedisi i brendshëm i njësisë)”, paragrafet
“Politikat dhe praktikat që lidhen me burimet njërezore” dhe “Profesionalizmi i stafit”.
2. Menaxhimi i riskut.
Nga auditimi u konstatua se, ky institucion ka përcaktuar menaxherin e riskut dhe ka miratuar
regjistrin e riskut, pra ka bërë vlerësimin dhe kontrollin e risqeve, të cilat venë në rrezik
arritjen e objektivave ku drejtuesit janë të vetëdijshëm për përgjegjësinë që kanë në
menaxhimin e riskut. Nga auditimi u konstatua se, punonjësit nuk janë trajnuar mbi
menaxhimin e riskut (vetëm një punonjës është trajnuar), element ky shumë i rëndësishëm në
veprimtarinë e një institucioni bazuar në ligjin për Menaxhimin Financiar dhe Kontrolli si
dhe referuar kapitullit III të “Manualit të Menaxhimit Financiar dhe Kontrollit” i cili citon se
11
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
punonjësit duhet të kryejnë trajnime në fushën e përdorimit të metodikës së pranuar në
identifikimin, analizën dhe menaxhimin e riskut.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Sqarim: Për menaxhimin e riskut në Institucionin e Kuvendit, çdo shërbim ka hartuar
regjistrin e riskut, Institucioni ka të miratuar me vendim Byroje nr. 40, datë 16.07.2015
”Strategjinë e Riskut 2015-2017”, të cilën e ka rishikuar dhe miratuar më vendimin nr.85 datë
12.10.2016 “Për miratimi i regjistrit të riskut për vitin 2016”; vendimi i Byrosë nr. 103 datë
09.03.2017 “Miratimi i regjistrit të riskut dhe plani i veprimit për mënjanimin e riskut për
vitin 2017” ; si dhe me vendimin e Byrosë nr.102, datë 09.03.2017 është miratuar Rregullorja
e Menaxhimit të Riskut në Institucion.
Gjithashtu, Institucioni i Kuvendit gjatë paraqitjes/përcjelljes së dokumentit të PBA 2017-
2019 miratuar me vendim Byroje nr.87 datë 12.10.2016 e ka të shoqëruar me regjistër risku
ku jo vetëm listohen risqet por dhe përcaktohet propabiliteti i ndodhjes së tyre, si dhe masat
per tu ndermarre, impakti që mund te kenë, para dhe mbas ketyre masave, etj. Mbi këtë bazë
është hartuar dhe matrica që vlerëson këtë risk.
Nevoja për trajnim mund të jetë shprehur në analizat vjetore të viteve të mëparshme, të cilat i
janë vënë në dispozicion grupit të auditimit apo edhe në vlerësimet që janë bërë nga eproret
për punonjësit, pasi në Institucion ka punonjes te rinj, të cilet duhet të trajnohen, por kjo nuk
mund të konsiderohet si një nevojë e përgjithshme për institucionin.
Gjatë vitit 2016, i jemi drejtuar me shkresë nr. 3562 prot datë 21.11.2016, Shkollës së
Administratës Publike për të planifikuar kurse trajnimi me tematikë specifike në të cilën është
përfshirë edhe “Vlerësimi i Riskut”; me shkresë nr. 3711 prot datë 12.12.2016 i jemi drejtuar
Sekretares se Përgjithshme të Ministrisë së Financës për të na mundësuar trajnimin të ekipit
të menaxhimit të riskut, por nuk ka patur asnjë përgjigje nga këto dy institucione, për këtë
kërkesë të Kuvendit. Ndërkohë Kuvendi ka planifikuar një trajnim për menaxhimin e riskut
në “Plani i trajnimeve për vitin 2017”
Komenti i grupit të auditimit:
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe sqarojmë se, trajnimi i punonjësve të institucionit,
nuk mund të barazohet me vlerësimet periodike apo vjetore që bëjnë eprorët për punën e tyre.
Tajnimi është i nevojshëm për të gjithë punonjësit, për të rritur aftësitë e tyre profesionale, e
veçanërisht për punonjësit e rinj.Gjykojmë se planifikimi i një trajnimi nga Kuvendi, për
menaxhimin e riskut në planin etrajnimeve për vitin 2017, do të plotësojë mangësitë e konstatuara
gjetë auditimit.
3. Aktivitetet e kontrollit.
Nga auditimi u konstatua se, institucioni ka hartuar gjurmët e auditimit që kanë si qëllim, të
ndihmojnëë menaxhimin për të vlerësuar përshtatshmërinë e sistemeve të menaxhimit
financiar dhe kontrollit, të identifikojë boshllëqet, etj, në përputhje me kërkesat e ligjit
nr.10296, datë 08.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”. Nga auditimi u
konstatua se, rregullat, dhe procedurat për minimizimin e risqeve me synim arritjen e
objektivave, gjatë përiudhës objekt auditimi, kanë funksionuar në institucionin e Kuvendit,
pamvarësisht nevojës së vazhdueshme për përmirësime.
4. Informim komunikimi.
Nga auditimi u konstatua se, përgjithëisht komunikimi me titullarin dhe nëpunësit e tjerë
është bërë në formën dhe kohën e duhur, për ti ndihmuar ata në përmbushjen e detyrave dhe
të përgjegjësive. Titullari është informuar nga drejtuesit me anë të mbledhjeve, nëpërmjet
12
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
relacioneve dhe raporteve rreth ketyre mbledhjeve. Sektori i Financës ka raportuar tek
nëpunësi autorizues me anë të situacioneve buxhetore mujore dhe vjetore të krahasuar me
planin, duke hartuar raporte monitorimi mujore, apo tremujore. Punonjësit brenda instiucionit
vijojnë të komunikojnë me postë elektronike dhe në mënyrë verbale ndërsa, jashtë
institucionit komunikohet kryesisht në formë shkresore zyrtare dhe ka korrespondencë të
rregullt me subjektet kryesore të jashtme, pa përjashtuar komunikimin elektronik dhe atë
telefonik. Kuvendi ka faqen e tij zyrtare dhe nëpërmjet këtij ëebsite të gjithë të interesuarit
mund të informohen rreth punës së përditshme të Kuvendit.
5. Monitorimi.
Nga auditimi i të gjitha fushave të veprimtarisë së këtij institucioni rezultoi se, janë hartuar
raportet e monitorimit të buxhetit dhe raportet e monitorimit vjetor të tij, sipas ligjit nr.
10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, në nenin 65
“Monitorimi”, në të cilin citohet: “Nëpunësit autorizues të njësive të qeverisjes qendrore, i
paraqesin sa herë që kërkohet, por jo më pak se katër herë në vit, nëpunësit të parë autorizues,
raportet e monitorimit të zbatimit të buxhetit, për performancën financiare, produktet dhe
objektivat e realizuar për çdo projekt të përcaktuar në vitin e parë të dokumentit përfundimtar
të projektit buxhetor afatmesëm”.
1.1 Analiza dhe Vlerësimi i Auditit të Brendshëm.
Nga auditimi u konstatua se, shërbimi i auditit të brendshëm gjatë tre viteve objekt auditimi është
organizuar dhe ka funksionuar me dy specialist, pa pasur një shef sektori. Ngritja e sektorit të AB
nuk bazohet në kriteret e përcaktuara në nenin 10, të lgjit nr, 9720, datë 23.4.2007 „Për auditimin
e brendshëm në sektorin publik”, i ndryshuar, në pikën 2, të VKM nr. 212, datë 30.3.2012 “Për
miratimin e kritereve për ngritjen e njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik” dhe as
në VKM nr. 893, datë 17.12.2014 “Për miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit
të kabineteve ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës shtetërore,
si dhe për procedurat e hollësishme për përgatitjen, propozimin, konsultimin dhe miratimin e
organizimit të brendshëm” ku parashikohet se “Një sektor mund të krijohet si njësi organizative
e veçantë kur në të janë të paktën një pozicion shef/përgjegjës sektori dhe dy vartës. Një sektor
mund të krijohet edhe pa pozicionin e shefit/përgjegjësit, nëse është në kuadër të një drejtorie
dhe ka të paktën dy nëpunës”.
Ndryshimet ligjore për auditimin e brendshëm publik, kanë krijuar mundësinë që njësia e
auditimit të brendshëm të organizohet dhe të funksionojë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, e për
rrjedhojë organizimi i këtij sektori duhet bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet 10
e 26, të ligjit nr. 114/2015, datë 22.10.2015 dhe në pikat 1 e 3, të VKM nr. 83, datë 3.2.2016 “Për
miratimin e kritereve të krijimit të njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik”
Ekonomist Menaxhim Deri ne 5 vjet Mbi 5 vjet Po Jo
2 0 1 1 22
Arsimimi Vjetersia ne pune Te certifikuarPunonjës gjithësej
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Sqarim: Referuar, Rregullores së Brendshme të Organizimit dhe Funksionimit të Administratës
së Kuvendit, miratuar ë Vendim të Byrosë Nr.42 datë 16.07.2015, Kreu III “Shërbimet e
Kuvendit”, neni 12, pika 3, Njësia e Auditit të Brendshëm funksionon pranë Zyrës së Sekretarit
të Përgjithshëm. Bazuar në ngarkesën e punës së tyre është vlerësuar se është e mjaftueshme që
13
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
ky sektor të jetë ë dy specialistë.
Komenti i grupit të auditimit
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe u bënë rregullimet e nevojshme në lidhje me konstatimin
e grupit të auditimit për organizimin dhe funksionimin e njësisë së auditimit të brendshëm i cili
duhet të organizohet dhe të funksionojë me njërën nga opsionet e parashikuara nenet 10 e 26, të
ligjit nr. 114/2015, datë 22.10.2015 dhe në pikat 1 e 3, të VKM nr. 83, datë 3.2.2016 “Për
miratimin e kritereve të krijimit të njësive të auditimit të brendshëm në sektorin publik”.
Planifikimi strategjik & vjetor, për vitin 2014 për Auditimin e Brendshëm
Grupi i auditimit mbas shqyrtimit të dokukentacionit konstatoi se Plani Vjetor dhe Strategjik nuk
i përmbahet objektivave të parashikuara në Manualin e Auditimit të Brendshëm, Kap. II, pika
2.1 “Plani strategjik i auditimit”, pika 2.2 “Plani vjetor i auditimit” dhe pika 2.3 “Afati i
përgatitjes dhe miratimit të planit strategjik dhe planit vjetor”.
Plani strategjik përcakton punën qe do të ndermarret nga njësia e Auditimit të Brendshëm për
periudha të ardhshme disa vjeçare. sipas Manualit të Auditimit të Brendshëm, ky plan duhet të
përmbaje Misionin, vizionin, Objektivat strategjike, strategjinë e auditimit për një periudhë 3-5
vjecare. Plani vjetor, përcakton me detaje veprimtarinë e Auditimit të brendshëm qe do të
ndërmerren gjatë vitit ushtrimor nga njësia ë auditimit. Plani strategjik dhe plani vjetor i
pëergatitur nga njësia e auditit të brendshëm nuk i përmban këto çështje, por mbështetet vetëm në
plotësimin e disa prej formateve standard. Me shkresën nr. 4058/1 prot. Me shkresën nr. 4058/1
prot datë 15.01.2015 është dërguar Raporti vjetor i Njësisë së Auditimit të Brendsëhm në
NJQHAB duke respektuar afatin e dërgimit.
Për hartimin e planit strategjik, njësia ka plotësuar formatet standard si, pyetësor për planin
strategjik, formularin, të kuptosh procedurat e auditimit të brendshëm,përmbledhjen e risqeve të
identifikuar, identifikimin e sistemit për subjektet, formularin lidhja midis riskut dhe punës së
planifikuar të auditimit dhe planin strategjik të objekteve për tu audituar për periudhën 2014-
2018.
Në planin strategjik 2014 – 2018, shërbimi i AB ka parashikuar 5 misione auditimit ku
praktikisht në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit; në Shërbimin e Burimeve Njerëzore; ndjekja e
rekomandimeve të KLSH; Shërbimi i transportit dhe Sektori i prokurimeve. Ky sektor nuk ka
vlerësuar asnjë shërbim me nivel risku të lartë.
Nga treguesit e aktivitetit të auditit të brendshëm rezulton se, për viti 2014, nga 5 misione
auditimi të planifikuara, janë realizuar shtatë misione. Misionet e auditimit janë kryer
përkatësisht në : Shërbimin e transportit, Shërbimin e Financës; Shërbimin e Burimeve
Njerëzore, në Sektorin e Prokurimeve si dhe ndjekja e rekomandimeve të lëna nga KLSH. Përvec
misioneve të planifikuara në planin vjetor 2014, janë kryer dhe dy misione auditimi specifike me
kërkesën e Sekretarit të Përgjithshëm.
Në bazë të ligjit dhe manualit për auditimin e brendshëm në sektorin publik, për periudhën objekt
auditimi, Shërbimi i Auditimit të Brendshëm ka hartuar planet vjetore të auditimit dhe mbi bazën
e tyre ka realizuar auditimet. Për kryerjen e auditimeve në zbatim të manualit të auditimit, janë
hartuar programet e auditimit për çdo subjekt të audituar. Programi i Auditimit përmban: Llojin e
auditmit, metodën, teknikën e kryerjes së auditmit, grupin e auditimit, afatin e auditimit,
periudhën e audituar, qëllimin e auditimit, objektivi i auditimit, sistemet të cilat do të auditohen,
bazën ligjore, etj.,
14
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Sqarim: Në hartimin e dokumentit “Plani Vjetor dhe Strategjik 2015-2019”, dorëzuar pranë
Mininistrise së Financave datë 10.10.2014 (pjesë e punës së NJAB për vitin 2014), njësia e
auditimit është bazuar në Manualin dhe në udhëzimin nr.12 datë 05.06.2012 “Mbi procedurat e
kryerjes së veprimtarisë së Auditimit të Brendshëm në Sektorin Publik”. Ky dokument është
hartuar duke u bazuar në formatet standarte pjesë e Manualit të AB dhe në përshkrimin e tyre.
Kanë qenë pjesë e dokumentit ato format standarte që kanë patur lidhje me “Planin Vjetor dhe
Strategjik” dhe që janë kërkuar nga Njësia e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm. Për këtë
çështje nga njësia e Harmonizimit të Auditimit të Brendshëm pranë Ministrisë së Financës nuk ka
rikthyer asnjë praktikë për plotësim dokumentacioni. Njësia e Auditit të Brendshëm, në hartimin
e dokumentit “Plani Vjetor dhe Strategjik 2016-2020” dorëzuar pranë Ministrisë së Financave
datë 13.10.2015 (pjesë e punës së NJAB për vitin 2015) është bazuar në Manualin e AB, në
plotësimin e formateve standarte që ndihmojnë në hartimin e Planit strategjik e vjetor dhe me
kërkesë të Drejtorisë së Harmonizimit për AB janë bërë pjesë e dokumentit të “Planit Strategjik
dhe Vjetor” dorëzuar. Po ashtu dokumenti “Plani Vjetor dhe Strategjik 2017-2019” dorëzuar
pranë Ministrisë së Financave, brënda afateve të përcaktuara , datë 20.10.2016 (pjesë e punës së
NJAB për vitin 2016) është bazuar specifikisht në udhëzuesin e Ministrisë së Financave, që i
përkon format standart nr.5 në Manualin e ri të AB (2016) sipas së cilit, është përcaktuar një
strukturë për hartimin e Planit Strategjik dhe Vjetor, për të siguruar harmonizimin e planeve
strategjike nga të gjithë Njësitë e Auditit të Brendshëm (bashkëlidhur udhëzuesi).
Komenti i grupit të auditimit
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe sqarojmë se nga grupi i auditimit është pasqyruar puna
e bërë për hartimin e planit strategjik dhe vjetor, por sugjerojmë që në të ardhmen ai të
plotësohet edhe të përmbaje misionin, vizionin, objektivat strategjike, strategjinë e auditimit për
një periudhë 3-5 vjecare etj, si dhe të shoqërohet analizën e secilit format.
Referuar gjetjeve sipas auditiveve me bazë sistemi, rezulton se, për periudhën objekt auditimi,
janë konstatuar gjetje gjithsej në shumën 4,638 mijë lekë, e konkretisht, në sistemin e pagave, në
vlerën 2.650 mijë lekë dhe në sistemin e prokurimeve në vlerën 1.988 mijë lekë. Referuar këtyre
rezultateve, vërejmë se peshën më të madhe e zë sistemi i pagave, ku saktësisht zë 60% të vlerës.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
2.3 Konstatimi nga grupi i auditimit të KLSH(fq.11): “Referuar gjetjeve sipas auditiveve me bazë
sistemi, rezulton se, për periudhën objekt auditimi, janë konstatuar gjetje me dëm ekonomik
gjithsej në shumën 4,638 mijë lekë, e konkretisht, në sistemin e pagave, në vlerën 2.650 mijë lekë
dhe në sistemin e prokurimeve në vlerën 1.988 mijë lekë. Referuar këtyre rezultateve, vërejmë se
peshën më të madhe e zë sistemi i pagave, ku saktësisht zë 60% të vlerës:”
Sqarim :Për këtë sqarojmë se shuma prej 1.988 mijë lekë është konstatuar si i tillë në vitin 2013,
shkaktuar Kuvendit nga operatori ekonomik “Th.”, ..............................................................
Sqarim: Vlera prej 2.650 mijë lekë nuk është dëm ekonomik në sistemin e pagave, por janë gjetje
në sistemin e pagesave (TAP i papaguar dhe dieta ), të cilat janë sistemuar në periudhën në vijim,
në zbatim të planit të masave të hartuar. .....................................................................................
Po ashtu shuma prej 78 mijë lekë, janë dietat per trajtimin financiar të punonjësve ......................
Komenti i grupit të auditimit
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe shprehemi dakord me observacionin e paraqitur nga
Administrata e Kuvendit duke bërë rregullimin përkatës në Raportin Përfundimtar të Auditimit.
15
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Planifikimi vjetor për vitin 2015
Grupi i auditimit mbas shqyrtimit të dokukentacionit konstatoi se Plani Vjetor dhe Strategjik nuk
i përmbahet objektivave të parashikuara në Manualin e Auditimit të Brendshëm, Kap. II, pika
2.1 “Plani strategjik i auditimit”, pika 2.2 “Plani vjetor i auditimit” dhe pika 2.3 “Afati i
përgatitjes dhe miratimit të planit strategjik dhe planit vjetor”.
Plani strategjik duhet të përmbaje Misionin, Vizionin, Objektivat Strategjike, strategjinë e
auditimit për një përiudhë 3-5 vjecare. Plani vjetor, përcakton me detaje veprimtarinë e Auditimit
të brendshëm qe do të ndërmerren gjatë vitit ushtrimor nga njësia ë auditimit. Plani strategjik dhe
plani vjetor i përgatitur nga njësia e auditit të brendshëm nuk i përmban këto cështje, por
mbështetet vetëm në shqyrimin e formateve standard. Me shkresën nr. 5/1 prot. Datë 15.01.2016
është derguar Raporti vjetor i NJAB në NJQHAB duke respektuar afatin e dërgimit.
Për hartimin e planit strategjik, njësia ka plotësuar formatet standard si, formatin pyetësor për
planin strategjik, formatin, të kuptosh procedutrat e auditimit të brendshëm, formatin,
përmbledhje e risqeve të identifikuar, formatin,identifikimi i sistemit për subjektet, formatin,
lidhja midis riskut dhe punës së planifikuar të auditimit dhe formatin, plani strategjik i objekteve
për tu audituar për periudhën 2015-2019.
Në planin strategjik 2015 – 2019, NJAB, ka parashikuar 4 misione auditimi, e përkatësisht; në
shërbimin e financës dhe buxhetit, në drejtorinë e prokurimeve, në shërbimin e transportit dhe
shërbimin e burimeve njerëzore. Ky plan nuk është ralizuar i plotë për shkak se një nga audituesit
për një periudhë 6 mujore ka qënë me raport shëndetësor duke mos realizuar një mison auditimit.
Në planin vjetor, njësia ka hartuar planin e subjekteve për tu audituar në vitin 2015, planifikimin
e kostove të njësisë, planifikimin e nevojave për trajnim të stafit, risqet e identifikuara sipas
sistemeve për vitin 2015, etj.
Nga treguesit e aktivitetit të NJAB-së, rezulton se, për viti 2015, nga 4 misione auditimi të cilat
janë planifikuar, janë realizuar vetëm tre, ose në masën 75%.
- Në bazë të ligjit dhe manualit për auditimin e brendshëm në sektorin publik, për periudhën
objekt auditimi, NJAB ka hartuar planet vjetore të auditimit dhe mbi bazën e tyre ka realizuar
auditimet. Për kryerjen e auditimeve në zbatim të manualit të auditimit, janë hartuar programet e
auditimit për çdo subjekt të audituar. Programi i Auditimit përmban, llojin e auditmit, metodën,
teknikën e kryerjes së auditmit, grupin e auditimit, afatin e auditimit, periudhën e audituar,
qëllimin e auditimit, objektivi i auditimit, sistemet të cilat do të auditohen, bazën ligjore, etj., por,
kjo njësi në planet e auditmit nuk ka përcaktuar vlerësimin e funksionimit të sistemeve të
kontrollit të brendshëm mbi bazën e pesë komponenteve si, mjedisi i kontrollit, menaxhimit i
riskut, aktivitetet e kontrollit, informacioni dhe komunikimi dhe monitorimi, kërkesa këto të
parashikuara në nenin 3, germa a) paragrafi i parë i ligjit nr. 9720, datë 23.04.2007 “Për
Auditimin e Brendshëm në Sektorin Publik”, i ndryshuar, dhe Manualit të për Menaxhimin
Financiar dhe Kontrollin, Kap II, pika 2.4.5 “Monitorimi”, paragrafi “Roli i Auditimit te
Brendshëm”. Për vitin 2015, NJAB ka konstatuar gjetje me dhe pa dëm ekonomik.
Referuar gjetjeve sipas auditimeve me bazë sistemi, nga auditimi rezulton se, për periudhën
objekt auditimi, janë konstatuar gjetje, gjithsej në shumën 697 mijë lekë, e konkretisht, në
sistemin e pagave në vlerën 697 mijë lekë.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
2.4 Konstatimi nga grupi i auditimit të KLSH (fq.12):”Referuar gjetjeve sipas auditiveve me bazë
16
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
sistemi, nga auditimi rezulton se, për periudhën objekt auditimi, janë konstatuar gjetje me dëm
ekonomik gjithsej në shumën 697 mijë lekë, e konkretisht, në sistemin e pagave në vlerën 697
mijë lekë”.
Sqarim :Po kështu gjetjet e konstatuara në vitin 2015 (objekt auditimi viti 2014) në vlerë 697
mijë lekë, nuk konsiderohen dëm ekonomik ne sistemin e pagave, por gjetje në sistemin e
pagesave (dieta dhe shpenzime për pjesmarrje komisione), të cilat janë sistemuar, brenda vitit
2014, ne pagesat e honorareve te mbledhjeve te komisioneve ne vazhdim ( jane bere kompensime
plus apo minus sipas rastit). Gjithashtu dhe për këtë vit, dietat per jashte shteti jane sistemuar me
dokumenta arke (mandat arketime apo mandat pagesa) per secilin person te identifikuar nga
Auditi i Brendshëm
Komenti i grupit të auditimit
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe shprehemi dakord me observacionin e paraqitur nga
Administrata e Kuvendit duke bërë rregullimin përkatës në Raportin Përfundimtar të Auditimit.
Planifikimi vjetor për vitin 2016
Për vitin 2016, NJAB në institucionin e Kuvendit ka përgatitur Raportin vjetor dhe e ka dërguar
në NJQHAB me shkresën nr.63/1 datë 13.02.2017.
Në planin vjetor të vitit 2016 NJAB ka planifikuar dhe programuar 4 misione auditimi. Për 6-
mujorin e parë të vitit 2016 janë planifikuar misione auditimi; në shërbimin e burimeve njerëzore
dhe në shërbimin e financës dhe buxhetit, ndërsa për 6 mujorin e dytë janë planifikuar auditim në
shërbimin e trnsportit dhe drejtorinë e prokurimeve, ku ky i fundit nuk është mbyllur brenda vitit
2016 por është mbartur edhe në 2017 me arsyen e volumit të madh të dosjeve. Pra si rezultat për
vitin 2016, shërbimi i auditit ka kryer 4 misione auditimi.
Nga audituesit janë identifikuar fushat me risk, ku risqet e identifikuara sipas sistemeve të cilat
jane hasur gjatë auditimeve jane, mosfunksionimi elektronik i procedurave të tenderit,
mosrespektimi i kufijve monetare, moszbatimi korrekt i kontratës etj.
Nga auditimi i kryer në Shërbimet Kryesore të Institucionit të Kuvendit janë konstatuar gjetje
kryesisht, në sistemin e pagesave, ku konkretisht janë si më poshtë vijon:
- Pagesa për dieta të cilat nuk janë bërë në përputhje me Udhëzimin e Ministrisë së Financës nr.
22 satë 10.07.2013 “Mbi zbatimin e VKM nr 870 datë 4.12.2011 Për trajtimin financiar të
punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit. Vlera e këtyre pagesave është në vlerë
absolute të vogël.
- Janë konstatuar në disa raste pagesa jo të sakta të dietave, të cilat kanë ardhur si pasojë e
mosinfromimit jo të saktë të Shërbimit të Financs dhe Buxhetit nga Shërbimi i Mardhënieve me
Jshtë, për oraret e fluturimit.
Për sa më sipër në raportin e NJAB-së, njësia shprehet se sa i takon auditimit në sistemin e
prokurimeve, duke qenë se procesi ende nuk ka përfunduar, informacioni i detajuar do të jetë
pjesë e raportit të 6 mujorit të parë të vitit 2017.
Nga auditimi i veprimtarisë së NJAB, për periudhën objekt auditimi u konstatua se, për vitin
2014 është tejkaluar plani i auditiveve konkretisht janë realizuar 2 auditime të plota më shumë
nga plani. Gjithashtu konstatojmë se gjatë vitit 2014 janë realizuar më shumë auditimi në
krahasim me vitet që vijojne 2015 dhe 2016. Ndërsa gjatë vitit 2015 dhe 2016 konstatojmë
mosrealizim të planit, konkretisht realizuar 3 auditime të plota nga 4 të parashikuara.
17
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Periudha
Të programuara Të realizuara
Shërbime gjithsej
Te
plota Te pjesshme Gjithsej të plota të pjesshme
2014 5 4 1 7 6 1
2015 4 4 0 3 3 0
2016 4 4 0 3 3 0
Ndërsa sa i takon gjetjeve të konstatuara nga NJAB-ja, për dy vitet ushtrimore 2014 dhe 2015 ato
rezultojnë si vijon:
Viti 2014 /
Gjetje
Viti 2015 /
Gjetje
Viti 2016
Sistemi i preocesve organizative
Në
nr
Në
mijë
lekë Në nr
Në
mijë
lekë
Në nr Në
mijë
lekë
Sistemi i pagave 6 2.650 3 697 - -
Sistemi i Pagesave - - - - 1 -
Sistemi i prokurimeve 5 1.988
- -
- -
Sistemi i kontabilitetit dhe raportimit
financiar
-
-
-
-
- -
Sistemi i teknoligjise
-
-
-
-
- -
Sisteme te tjera 2
-
-
- 1 -
Sistemi i proceseve organizative 3
-
-
-
- -
Totali 16 4.638 3 697 2 -
Nga verifikimi me zgjedhje i disa dosjeve të auditimit për vitin 2014 dhe 2015 dhe 2016 rezultoi
se:
1. Në auditimi i kryer në sherbimin e transportit, në bazë të programit nr. 1759 prot., datë
11.05.2015, për periudhën janar 2014 deri më dhjetor 2014, u konstatua se, nuk është mbajtur
dokumentacioni i plotë, në kundërshim me manualin e auditimit të brendshëm dhe Udhëzimit nr.
12, datë 05.06.2012 “Mbi procedurat e kryerjes së veprimtarisë së auditimit të brendshëm në
sektorin publik”, pasi në dosje mungojnë dokumentat, programi i masave për zbatimin e
rekomandimeve, dokumentimi i rishikimit të brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë
inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar në arkivin e institucionit, në kundërshtim me
rregullat e përcaktuara në normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në
R SH.
2. Auditim i kryer në sektorin e prokurimeve, ne bazë të programit nr. 2876 prot. Date
14.09.2015, për periudhën 1 Janar 2014 deri më 31 Dhjetor 2014, u konstatua se, nuk është
mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me manualin e auditimit të brendshëm dhe
Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë dokumentat dokumentat që lidhen me kryerjen
e angazhimit të auditimit,programi i masave për zbatimin e rekomandimeve,dokumentimi i
rishikimit të brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk
është arkivuar në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në normat
tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në R SH.
18
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
3. Auditim i kryer në shërbimin e Financës dhe Buxhetit,
ne bazë të programit nr. 339 prot. Date 28.01.2015, për periudhën 1 Janar 2014 deri më 31
Dhjetor 2014, u konstatua se, nuk është mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me
manualin e auditimit të brendshëm dhe Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë
dokumentat për rishikimin e brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes
dhe dosja nuk është arkivuar në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara
në normat tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH.
4. Auditim i kryer në shërbimin e transportit,
ne bazë të programit nr. 2759 prot. Date 20.09.2016, për periudhën 1 Janar 2015 deri më 31
Dhjetor 2015, u konstatua se, nuk është mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me
manualin e auditimit të brendshëm dhe Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë
dokumentat, programi i masave për zbatimin e rekomandimeve, dokumentimi i rishikimit të
brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar
në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në normat tekniko-
profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në R e SH.
5. Auditim i kryer në shërbimin e Burimeve Njerëzore,
ne bazë të programit nr.158 prot. Date 20.01.2016, për periudhën 1 Janar 2014 deri më 31
Dhjetor 2015, u konstatua se, nuk është mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me
manualin e auditimit të brendshëm dhe Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë
dokumentat, programi i masave për zbatimin e rekomandimeve, dokumentimi i rishikimit të
brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar
në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në normat tekniko-
profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në RSH.
6. Auditim i kryer në shërbimin e Financës, ne bazë të programit nr.931 prot. Date
17.03.2016, për periudhën 1 Janar 2015 deri më 31 Dhjetor 2015, u konstatua se, nuk është
mbajtur dokumentacioni i plotë, në kundërshim me manualin e auditimit të brendshëm dhe
Udhëzimit nr. 12, datë 05.06.2012, pasi mungojnë dokumentat, dokumentimi i rishikimit të
brendshëm të cilësisë, si dhe nuk është bërë inventarizimi i dosjes dhe dosja nuk është arkivuar
në arkivin e institucionit, në kundërshtim me rregullat e përcaktuara në normat tekniko-
profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor në R e SH.
Nga auditimi i dosjeve të audimit, u konstatua se ka mungesë dokumentacion ne dosjet e
auditimit të brendshëm sa i takon dokumentimit të procesit të auditimit të kryer nga NJAB, në
kundërshtim me Udhëzimin nr. 12, datë 05.06.2012 “Mbi procedurat e kryerjes së veprimtarisë
së auditimit të brendshëm në sektorin publik”. Nga auditimi u konstatua se, të gjitha dosjet e
auditimit të brendshëm, rezultojnë të painventarizura, në kundërshtim me nenin 15, të ligjit nr.
9154 datë 06.11.2003 “Për Arkivat” dhe me nenin 30, të Normve tekniko-profesionale dhe
metodologjike të shërbimit arkivor në RSH, të hartuara nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave.
Gjithashtu nga auditimi u konstatua se gjatë verifikimit të dosjeve të auditimit të brendshëm, numri
i shkresave për cdo dosje nuk merr një numër rendor apo dokumentat të cilat lidhen me të, të cilat
duhet të evidentohen me të njëjtin numër progresisvisht me fraksion deri në mbyllje të praktikës, në
kundërshtim me kërkesat e normave tekniko-profesionale dhe metodologjike të shërbimit arkivor të
RSH.
Për sa më sipër nevojitet që Sektori Auditit të Brendshëm, në bashkëpunim me Sektorin e Arkivës,
me qëllim ruajtjen e dokumentacionit për të gjitha aktivitetet dhe ngjarjet e rëndësishme, që lidhen
19
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
me procesin e auditimit të brendshëm, të marrin masa për plotësimin dhe administrimin e dosjeve
të auditit të brendshëm, duke caktuar për cdo dosje një numër rendor, në mënyrë të tillë që të gjithë
dokumentat, që lidhen me të, të evidentohen me të njëjtin numër progresisvisht me fraksion deri në
mbyllje të praktikës.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Sqarim: Programi i masave ka munguar dhe nuk ka qenë pjesë e dosjes në ato auditime ku nuk ka
patur rekomandime të mirëfillta. Nuk mund të hartosh një plan masash për një raport auditimi,
kur rekomandimi i vetëm është vijueshmëria e zbatimit të ligjit.
Në pikën 6 të çështjeve të ngritura në lidhje me Auditin e Brëndshëm (fq 15 ) e gjejmë me vend
të saktësojmë për auditimin në Shërbimin e Financës, me nr.2236 datë 13.07.2016 është hartuar
plani i masave për zbatim dhe është protokolluar me nr.2236/2 datë 19.07.2016. Nga masat për
zbatim, të gjitha pikat janë zbatuar. Pra mbi bazën e planit të masave, Shërbimi i Financës ka
bërë kontabilizimin e detyrimit sipas rekomandiëve të Auditit të Brëndshëm, ka bërë pagesat dhe
ka mbledhur detyrimet. Vlera prej 35 euro që ka mbetur pa u arketuar do të mbahet nga paga.
Komenti i grupit të auditimit
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk meret në konsideratë pasi në të gjitha dosjet e
audituara (me përjashtim të dosjes së Shërbimeve të Financës) nuk ishte pjesë e dosjeve plani i
masave për zbatimin e rekomandimeve. Në total NJAB ka lënë 31 rekomandime dhe për abatimin
e tyre duhej hartuar për secilin shërbim plani i masave.
Çështja 1.1 – Mbi vlerësimin e Auditin të Brendshëm
Gjetja 2
Ngritja e sektorit të AB nuk bazohet në kriteret e përcaktuara në nenin 17, të
ligjit nr, 9720, datë 23.4.2007 „Për auditimin e brendshëm në sektorin
publik”, i ndryshuar, në pikën 1, të VKM nr. 212, datë 30.3.2012 “Për
miratimin e kritereve për ngritjen e njësive të auditimit të brendshëm në
sektorin publik” dhe as në kërkesat e VKM nr. 893, datë 17.12.2014 “Për
miratimin e rregullave të organizimit dhe të funksionimit të kabineteve
ndihmëse, të organizimit të brendshëm të institucioneve të administratës
shtetërore,...”. Ndryshimet ligjore për auditimin e brendshëm publik, kanë
krijuar mundësinë që njësia e auditimit të brendshëm të organizohet dhe të
funksionojë edhe në Kuvendin e Shqipërisë, e për rrjedhojë organizimi i këtij
sektori duhet bërë në përputhje me kriteret e përcaktuara në nenet 10 e 26, të
ligjit nr. 114/2015, datë 22.10.2015 dhe në pikat 1 e 3, të VKM nr. 83, datë
3.2.2016 “Për miratimin e kritereve të krijimit të njësive të auditimit të
brendshëm në sektorin publik”.
Niveli i
Prioritetit
I Mesëm
Rekomandimi Institucioni i Kuvendit të marrë masat e duhura organizative për organizimin
e Njësisë së Auditimit të Brendshëm në përputhje me kërkesat dhe kriteret e
përcaktuara në aktet nënligjore që rregullojnë veprimtarinë dhe funksionimin
e këtij shërbimi, duke përfshirë sektorin në një drejtori, ose duke e
20
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
kontraktuar shërbimin e auditimit të brendshmë me njërin nga opsionet e
parashikuara në nenin 10, të Ligjit nr. 114/2015 “Për Auditimin e Brendshëm
në sektorin publik”.
Afati për
zbatimin e
rekomandimit
Në vijimësi
Gjetja 3
Nga auditimi i veprimtarisë së Njësisë së Auditit të Brendshëm u konstatua
se:
- në përgatitjen e planit strategjik dhe vjetor, për të tre vitet objekt auditimi,
nuk i është përmbajtur formatit që kërkon Manuali i Auditimit të Brendshëm,
i cili ndër të tjera kërkon të reflektohet misioni, vizioni, objektivat strategjike
mbi bazë të analizës së risku, si dhe strategjia e auditimit për një periudhë 3-
5 vjeçare; dhe
- janë konstatuar mangësi në dokumentacion në dosjet e auditimit të
brendshëm që lidhen me programin e masave, dokumentimin e rishikimit të
brendshëm të cilësisë, etj në kundërshtim me kërkesat e Udhëzimit nr. 12,
datë 05.06.2012 “Mbi procedurat e kryerjes së veprimtarisë së auditimit të
brendshëm në sektorin publik”. Gjithashtu, nga auditimi u konstatua se, të
gjitha dosjet e auditimit të brendshëm, rezultojnë të painventarizura, sipas
kërkesave të parashikuara në “Normat-tekniko-profesionale dhe
metodologjike të shërbimit arkivor në Republikën e Shqipërisë”, në zbatim të
ligjit nr. 9154 datë 06.11.2003 “Për Arkivat”. Gjithashtu konstatojmë se për
këto dosje, shkresat dhe/ose dokumentet që lidhen me të nuk janë evidentuar
me të njëjtin numër progresivisht me fraksion, deri në mbyllje të praktikës, në
kundërshtim me kërkesat e ligjit nr. 9154, datë 06.11.2003.
Niveli i
Prioritetit
I lartë
Rekomandimi - Sektori i Auditit të Brendshëm të marrë masat e duhura për përgatitjen e
Planit Strategjik dhe vjetor, larg parashikimeve formale, si dhe programimin
e veprimtarisë audituese në mënyrë sa më efektive, për të parashikuar
mbulimin e risqeve kryesore gjatë një periudhe 3-5 vjecare.
- Sektori Auditit të Brendshëm, në bashkëpunim me Sektorin e Arkivës, të
marrin masa për plotësimin dhe administrimin e dosjeve të auditit të
brendshëm, duke caktuar për cdo dosje një numër rendor, në mënyrë të tillë
që të gjithë dokumentat, që lidhen me të, të evidentohen me të njëjtin numër
progresivisht me fraksion deri në mbyllje të praktikës.
Afati për
zbatimin e
rekomandimit
Në vijimësi
21
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
II. MBI PLANIFIKIMIN DHE ZBATIMIN E BUXHETIT TË SHTETIT
Auditimi i programimit dhe realizimit të fondeve buxhetore u krye duke mbajtur parasysh
legjislacionin e mëposhtëm:
-Ligjet:
nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”;
nr.10296, datë 08.07.2010“Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”
nr. 185/2013 “Për buxhetin e vitit 2014” dhe aktet normative që e ndryshojnë këtë ligj gjatë
vitit.
nr.160/2014 datë 27.11.2014 “Për buxhetin e vitit 2015” dhe aktet normative që e
ndryshojnë këtë ligj gjatë vitit.
nr.147/2015 datë 17.12.2015 “Për buxhetin e vitit 2016”.
-Vendimet e Këshillit të Ministrave:
nr.433, datë 02.07.2014 “Për miratimin e projekt dokumentit të programin buxhetor
afatmesëm 2015-2017”.
-Udhëzimet e Ministrisë së Financave:
nr.2, datë 06.01.2015 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2015”
nr.3, datë 17.01.2014 “Për zbatimin e buxhetit të vitit 2014”
nr.8, datë 29.03.2012 “Për procedurat standarde të përgatitjes së programit buxhetor
Në zbatim të udhëzimit të Ministrisë së Financave nr. 9, datë afatmesëm”
nr.7, datë 28/02/2014,“Për përgatitjen e programit buxhetor afatmesëm 2015-2017 dhe
tabelat e tavaneve për PBA 2015-2017”;
nr.7, datë 11.02.2015 “Për procedurat standarde të përcaktimit dhe zbatimit të limiteve të
angazhimit”;
shkresen e Ministrise se Financave, nr. 9709 prot.,date 22.09.2008.
Pika 1. Mbi zbatimin e kritereve dhe procedurave të hartimit të buxhetit të vitit 2015 dhe
2016, çelja e detajimi i planit fillestar, ndryshimet e tij gjatë vitit dhe zbatimi i tij.
Kuvendi, bazuar në programin buxhetor afatmesëm dhe në përputhje me nenin 24 të Ligjit
nr.9936, datë 26.06.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”,
Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.8 datë 29.03.2012 “Për procedurat standarte të
përgatitjes së programit buxhetor afatmesëm”, Udhëzimit të Ministrisë së Financave nr.9 datë
lekë, në llogarinë “Mallra dhe Shërbime” realizuar 295,868 mijë lekë, shuma prej 20,087
mijë, etj. Nga auditimi u konstatua se, shpenzimet për pagat gjatë vitit 2014 rezultojnë
439,920 mijë lekë (ose 53% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (61%; 39%)
repsektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për sigurime janë
realizuar në masën 60,606 mijë lekë (ose 7% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (52%;
42
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
48%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për mallra dhe
shërbime janë realizuar në masën 295,868 mijë lekë (ose 36% e totalit) dhe janë shpërmdarë
në raportin (77%; 23%) repsektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ.
Gjithashtu vlen për tu përmendur dhe zëri i shpenzimeve për pagesa të punonjësve në lista
pritjeje, realizuar në masën rreth 20,087 mijë lekë (ose 2% e totalit). Auditimi u krye duke
kryqëzuar informacionin e gjeneruar nga pasqyrat financiare, me të dhënat për zërat
respektivë në situacionin e shpenzimeve, si edhe diferencat për shpenzimet e dhjetorit të vitit
paraardhës me dhjetorin e vitit ushtrimor korent.
Gjatë vitit 2015, nga auditimi i shpenzimeve të kryera, në bazë të situacionit, u konstatua se
janë shpenzuar në total 826,559 mijë lekë (ose rreth 83% ndaj planit përfundimtar), të
shpërndara në shpenzimet për pagat gjatë vitit 2015 për 461,080 mijë lekë (ose 49% e totalit)
dhe janë shpërmdarë në raportin (62%; 38%) repsektivisht për programin legjislativ dhe atë
administrativ. Shpenzimet për sigurime janë realizuar në masën 60,633 mijë lekë (ose 6% e
totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (55%; 45%) respektivisht për programin legjislativ
dhe atë administrativ. Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë realizuar në masën 343,926
mijë lekë (ose 37% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (83%; 17%) respektivisht për
programin legjislativ dhe atë administrativ.
Gjatë vitit 2016 janë shpenzuar në total 1,002,669 mijë lekë (ose rreth 94% ndaj planit
përfundimtar), të shpërndara në shpenzime për pagat rezultojnë në masën 482,334 mijë lekë
(ose 48% e totalit) dhe janë shpërndarë në raportin (63%; 37%) respektivisht për programin
legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për sigurime janë realizuar në masën 62,660
mijë lekë (ose 6% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin (66%; 34%) respektivisht për
programin legjislativ dhe atë administrativ. Shpenzimet për mallra dhe shërbime janë
realizuar në masën 406,192 mijë lekë (ose 41% e totalit) dhe janë shpërmdarë në raportin
(66%; 34%) respektivisht për programin legjislativ dhe atë administrativ. Gjithashtu vlen për
tu përmendur se në llogarinë 606 për vitin 2016, reflektohen shpenzime për fondin e vecantë
në shumën 468 mijë lekë të akorduara rast pas rasti nga Ministria e Financave për raste
vdekjesh si dhe pagesa për dalje në pension, ndërsa diferenca prej 627 mijë lekë reflekton
pagesat për shpërblime të menjëhershëm për lënie mandati, sipas dispozitave ligjore të
shprehura në ligjin nr. 9061, date 8.5.2003 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr.8097,
date 21.3.1996 "Për pensionet shtetërore suplementare të personave që kryejnë funksione
kushtetuese dhe të punonjësve të shtetit", ndryshuar me ligjin nr.8500, datë 10.6.2000”,
realizuar në masën rreth 20,087 mijë lekë (ose 2% e totalit). Nga auditimi u konstatua se në
të gjitha rastet, urdhër shpenzimet janë shoqëruar me miratimin e Ministrit të Financave për
përdorimin e fondit të vecantë. Duke konsideruar materialitetin e cështjeve, si dhe peshën
specifike që secili zë përfaqëson ndaj totalit të shpenzimeve, nga auditimi me përzgjedhje i
llogarisë 6024 “Shpenzime udhëtimi” u konstatua sa më poshtë:
1. Urdhër shpenzimin nr. 96, datë 03.12.2015, në shumën totale prej 45,18 lekë përbëhet nga
vlera e biletës së udhëtimit prej 54,000 lekë (udhëtim në Strasburg për ) si dhe diferenca prej
8,832 lekë si pagesë për kthim takse aeroporti. Nga auditimi i praktikës bashkëlidhur urdhër
shpenzimit u konstatua se ka dalë urdhri i Sekretarit të Përgjithshëm nr. 212, datë 23.09.2015,
me nr. Prot 2959/2, ku në mbështetje të nenit 19 të ligjit nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për
menaxhimin e sistemit buxhetor në RSH” dhe nenit 9, të ligjit nr. 10296, datë 08.0.2010 “Për
43
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, për pjesëmarrjen e delegacionit parlamentar shqiptar
prej 5 vetash, në sesionin e rradhës të APKiE-së, në Strasburg, në datat 28.09-2.10.2015 (pala
pritëse nuk mbulon asnjë shpenzim). Pjesëmarrja e delagacioni është miratuar respektivisht
nga Kryetari i Kuvendit me urdhrin nr. 2858/1, datë 11.09.2015 si dhe nga Kryetari i Grupit
Parlamentar respektiv. Sipas Urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nisja e delegacionit do të
bëhet më datë 27.09.2015 dhe kthimi më datë 30.10.2015 (përvec një deputeti, i cili është
parashikuar të kthehet më datë 01.10.2015).
Nga auditimi u konstatua se, për dy pjesëmarrës në konferencë ka mospërputhje mes datës së
nisjes sipas Urdhrit të Sekretarir të Përgjithshëm dhe itinerarit të parashikuar në ftesën për
ofertë ( data e parashikuar e nisjes është 25.09.2016, pra dy ditë më herët si dhe 26.09 pra një
ditë më herët). Nga verifikimet e kryera të urdhërshpenzimeve dhe urdhërshërbimeve
respektive, rezultoi se edhe pse janë nisur më herët, janë mbuluar nga buxheti i shtetit vetëm
shpenzime për fjetje dhe dieta që i takojnë ditëve të parashikuara në përputhje me urdhrin nr.
2858/1, datë 11.09.2015.
Gjithashtu u konstatua se, në procesverbalin e datës 23.09.2015, i mbajtur nga Komisioni i
Prokurimit me vlerë të vogël, i caktuar me urdhrin nr. 199, datë 07.09.2015, në zbatim të
urdhrit të prokurimit nr. 203, datë 22.09.205, me objekt “Blerje bilete udhëtimi me avion dhe
tren Tiranë-Rome-Paris-Strasburg-Paris-Tiranë”, reflektohet ndryshimi i itinerarit për biletën
e kthimit të deputetit (nga data 30.09.2015 që ishte parashikuar, në datën 28.09.2015, për
arsye madhore emergjente shëndetsore në familje). Për sa më sipër bashkëlidhur praktikës
është edhe korrespondenca shkresore për anullimin e biletës së kthimit si edhe prerjen e një
bilete tërësisht të re, me datë 28.09.2015 (itinerari Strasburg – Tiranë) dhe vlerë 54,000 lekë,
e cila në fakt përbën kosto shtesë mbi shumën fillestare të planifikuar për këtë udhëtim. Duke
qenë se në lidhje me këtë shpenzim agjencia ka njohur dhe kthyer taksën prej 8,832 lekë,
kosto neto totale shtesë mbi shumën e planifikuar dhe e paguar për llogari të Kuvendit të
Shqipërisë për këtë udhëtim është diferenca prej 45,168 lekë.
Nga auditimit i praktikës për ekzekutimin e urdhër shpenzimit me nr. 952, datë 05.12.2016 u
konstatua se është bërë likuidimi i shumës totale prej 335,410 lekë, e përbërë nga 424,410
lekë vlera e biletave të udhëtimit (në Frankfurt) dhe diferenca që i zbritet kësaj shume për
vlerën 89,000 lekë si “Kthim takse” (ku kosto e një bilete është 140,070 lekë/person). Në
bazë të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshëm nr. 260, datë 16.11.2016, për pjesëmarrjen në
Konferencën “Family Business in dialog 2016”, në Baden, Gjermani, ku gjithë shpenzimet do
të mbulohen nga Kuvendi. Nga auditimi u konstatua se është anulluar udhëtimi i njërit prej
anëtarëve që ishte parashikuar të mërrte pjesë në konferncë, duke shkaktuar kosto shtesë për
diferncën e biletës së paguar (për shumën 51,070 lekë = cmimi i biletës – kthimin e taksës).
Nga auditimit i praktikës për ekzekutimin e urdhër shpenzimit me nr. 792, datë 25.10.2016 u
konstatua se është bërë likuidimi i shumës totale prej 39,328 lekë, e përbërë nga 50,288 lekë
vlera e biletave të udhëtimit (në Paris) dhe diferenca që i zbritet kësaj shume për vlerën
10,960 lekë si “Kthim takse” (ku kosto e një bilete është 50,288 lekë/person). Me miratimet
respektive të respektive, të Kryetarit ët Kuvendit dhe Kryetarit të Grupit Parlamentar, në
përputhje me kërkesat e parashikuara në Rregulloren e Brendshmë mbi udhëtimet
Ndërkombëtare, miratuar me Vendimin e Kryetarit të Kuvendit me nr. 18, datë 11.11.2014,
44
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
janë kryer procedurat e minikonkursit për biletat, dhe është lidhur kontrata e shërbimit me
Odisea Travel me nr 2758/1, datë 20.09.2016, për vlerën e një bilete Tiranë-Paris-Tiranë, për
shumën 50,288 lekë. Me shkresën nr 2961, datë 10.10.2016, nga Drejtoria e Prokurimeve
është njoftuar anullimi i biletës dhe për këtë, në përputhje me kërkesat e Rregullores së
sipërpërmendur, me urdhër të Kryetarit respektiv të grupit parlamentar me nr. 2625/4, datë
10.10.2016 është konfirmuar pamundësia ë deputetit për të marrë pjesë në konferencë, për
shkak të angazhimeve politike në vend.
Në përfundim, nga auditimi me përzgjedhje i urdhërshpenzimeve u konstatuan raste të
anullimit të biletave, të cilat kanë shkaktuar devianca nga kostot e parashikuara fillimisht,
sipas dokumentacionit përkatës që shoqëron dosjet, si vijon:
Në lekë Urdhër shpenzimi Kosto e biletës Kthim takse Paguar nga fondet e Kuvendit
Nr. 952, datë 05.12.2016 140,070 - 89,000 51,070
Nr. 792, datë 25.10.2016 50,288 - 10,960 39,328
Viti 2016 190,358 - 99,960 90,398
Nr. 967, datë 27.11.2015 28,560 - 4,778 23,782
Nr. 1018, datë 16.12.2015 86,641 - 12,792 73,849
Nr. 1019, datë 16.12.2015 60,700 - 12,384 48,316
Viti 2015 175,901 - 29,954 145,947
Grand Total 366,259 - 129,914 236,345
Nga auditimi u konstatua se, në mbështetje të Rregullores së Brendshme mbi udhëtimet
ndërkombëtare, miratuar me Vendimin nr. 18, datë 11.11.2014 parashikohet se:
- në rastet kur deputeti ndryshon itinerarin e udhëtimit, anullon udhëtimin për shkak të një
tjetër angazhimi pune i konfirmuar nga Kryetari i Kuvendit/Kryetari i Grupit Parlamentar,
diferenca në cmim me pjesën tjetër të delegacionit do të përballohet nga buxheti i shtetit.
- në rastet kur nëpunësi i administratës ndryshon itinerarin e udhëtimit, anullon udhëtimin për
shkak të një tjetër angazhimi pune i konfirmuar nga Drejtuesi i Shërbimit dhe Sekretari i
përgjithshëm, diferenca në cmim me pjesën tjetër të delegacionit do të përballohet nga
buxheti i shtetit.
- në rastet kur deputeti/nëpunësi ndryshon itinerarin e udhëtimit, anullon udhëtimin për arsye
personale, diferenca në cmim në krahasim me pjesën tjetër të delegacionit dhe pagesa e
biletës së anulluar do të përballohet nga vetë deputeti/nëpunësi.
Nga auditimi me përzgjedhje i urdhër shpenzimeve janë konstatuar 5 raste udhëtimesh që
lidhen me shërbimet jashtë vendit, për pjesëmarrje në konferenca dhe takime ndërkombëtare,
për të cilat, edhe pse nën nivelin e materialitetit për nga vlera, nevojitet dokumentim i
kujdesshëm i praktikave shoqëruese, të merret miratimi i Kryetarit të Grupit Parlamentar për
mos kryerjen e udhëtimit para afatit të para afatit të përcaktuar, me qëllim verifikimin dhe
argumentimin e deviancave nga datat ose itineraret e parashikuar.
Nga auditimi u konstatua se, në praktikat e shërbimeve për udhëtime ndërkombëtare që
shoqërojnë urdhrat e Sekretarit të Përgjithshëm me nr. 233, datë 28.0.2016 (me nr. Prot 2967/3,
datë 28.10.2016), nr. 243, datë 04.11.2016 (me nr. Prot 3193/4, datë 04.11.2016), nr. 245, datë
04.11.2016 (me nr. Prot 3164/3, datë 04.11.2016), nr. 242, datë 03.11.2016 (me nr. Prot
3136/2, datë 03.11.2016), nr. 185, datë 05.09.2016 (me nr. Prot 2531/1, datë 05.09.2016), nr.
239, datë 02.11.2016, mungojnë “boarding pass-et”, edhe pse në rregulloren e brendshme të
45
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Kuvendit parashikohet se, shërbimi i financës përgatit urdhër-pagesën, bashkëlidhur së cilës
është dokumentacioni i përcjellë nga shërbimi i prokurimeve dhe boarding pass i secilit ose një
konfirmim i Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë (SHMJ) për personat që kanë udhëtuar. Ky
përcaktim, (konfirmimi i SHMJ-së) bie në kundërshtim me pikën 11 të VKM-së nr. 870, datë
14.12.2011 “Për trajtimin financiar të punonjësve që dërgohen me shërbim jashtë vendit", i
ndryshuar, ku përcaktohet se: “Shpenzimet e transportit, të fjetjes dhe pagesat e tjera, në të
gjitha rastet, njihen dhe paguhen sipas dokumentit përkatës justifikues (faturës, biletës etj.)”,
pasi konfirmimi nga SHMJ nuk është dokument justifikues që provon kryerjen e udhëtimit dhe
si i tillë të ketë forcën e një prove ligjore apo administrative. Me qëllim përdorimin e fondeve
me eficiencë, efektivitet dhe ekonomicitet, nevojitet që në çdo rast të bëhet pjesë e praktikës së
shpenzimeve të kryera për udhëtimet jashtë vendit, edhe boarding pass, si dokument i
nevojshëm justifikues, i cili duke pasur forcën e një prove ligjore dhe administrative, provon
kryerjen e udhëtimit për të cilin janë lëvruar fondet e buxhetit.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Megjithëse bashkëlidhur do Ju bëjmë të mundur fotokopje të boarding pass-eve të cilat kanë
qënë të lidhura në praktikat përkatëse, dëshirojmë të sjellim në vëmendje se sipas nenit 8 të
ligjitr 10296 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin” pika 8/ë, është në kompetencë të
titullarit të sigurojë nëpërmjet akteve të brendshme administrative zbatimin e rregullave për
kontrollin e brendshëm.
Në Kuvendin e Shqipërisë janë miratuar një sërë aktesh të brendshme, ku përfshihet dhe
rregullorja e Byrosë së Kuvendit “Për udhëtimet ndërkombëtare”. Në këtë rregullore është
përcaktuar që Shërbimi Marrëdhënieve me Jashtë fillon procedurat për organizimin e
udhëtimit që nga miratimi te Kryetari e deri në kthimin nga udhëtimi duke konfirmuar në rast
nevoje pjesëmarrjen apo jo të anëtarëve të delegacionit.
Ashtu siç grupi i auditimit ka referuar bazën ligjore, që shpenzimet njihen dhe paguhen sipas
dokumentit përkatës justifikues ( faturës,biletës etj.) rregullorja ka përcaktuar që në
përcaktimin “etj” do të përfshihen boarding pass ose konfirmimi i SHMJ.
Sa më sipër, konfirmojmë se në të gjitha rastet e pagesave pa përjashtim është bashkëlidhur
bileta dhe fatura, dhe në shumë pak raste konfirmimi i SHMJ mund të ketë zëvendësuar
boarding pass vetëm për udhëtime të deputetëve.Në asnjë rast nuk është bërë likuidim pa
asnjërën nga këto dy dokumente sipas parashikimeve të Rregullores së sipërcituar.
Sqarim: Në lidhje me këtë gjetje, sqarojmë se ndryshimet e itinerarit janë një përqindje tepër
e ulët në numrin e udhëtimeve dhe kanë qënë raste të pashmangshme për shkak të
veprimtarive parlamentare. Siç kemi sqaruar dhe grupin e KLSH kanë qënë rasti kur: në mars
2016 në Bruksel ka patur shpërthime terroriste; rasti kur nga një aktivitet i NATO-s, z. Majko
i duhej të kthehej për tu paraqitur në Gjykatën Kushtetuese pasi u kthye përgjigja nga
Komisioni i Venezias për Ligjin e Vettingut, e të tjera angazhime politike të deputetëve.
Gjithnjë këto veprime kanë qënë të parashikuara dhe janë kryer pas miratimit të Kryetarit të
Grupit Parlamentar apo Kryetarit të Kuvendit.
Komenti i grupit të auditimit:
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk merret në konsideratë pasi pavarësisht nga
pozicioni tepër i rëndësishëm që ka SHMJ, si strukturë që ndjek procedurat e organizimit të
udhëtimeve jashtë shtetit ajo nuk mund të provojë saktësisht nëse udhëtuesu ka udhtuar apo
46
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
jo në destinacionin e përcaktuar. Këtë nuk mund ta provojë as fatura tatimore e lëshuar nga
agjencia e udhëtimeve dhe as bileta e udhëtimit nëse ajo nuk është e vulosur dhe e shoqëruar
me boarding pass që vërteton se udhëtari ka udhëtuar në avionin e linjës.Një dokument
justifikues që ka forcën e një prove ligjore apo administrative duhet të plotësojë kriteret e
përcaktuara në udhëzimin e MF. Nr. 30, date 27.12.2011. Në këndvështrimin tonë konfirmimi
i SHMJ për pjesëmarrjen apo jo të anëtarëve të delegacionit në një veprimtari jashtë shtetit
nuk mund të njihet si provë ligjore justifikuese dhe pa e paragjykuar le shteg për abuzime.
Çështja 3 – Auditimi i llogarive
Gjetja 1
Nga auditimi u konstatua se për përllogaritjen e amortizimin përgjithësisht
janë përdorur saktë normat e amortizimit në përputhje me kërkesat e
udhëzimit nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi te ardhurat”, i ndryshuar,
përveç rastit të konstatuar të inventarit ekonomik (llogaria 218), nga ku u
konstatua se, është përfshirë në këtë llogari zëri “piktura” me kosto historike
4,505,023 lekë, duke u amortizuar me normën 3%, ndërkohë që sipas
standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit public - SNKP 17, këto aktive
nuk amortizohen pasi vlera e tyre, ndryshe nga gjithë aktivet e tjera, jo vetëm
nuk pakësohet (për efekt amortizimi), por shtohet me kalimin e kohës.
Sipas të dhënave që disponon Drejtoria e Shërbimit të Transportit dhe të
konfirmuara në inventarët fizik të aktiveve qarkulluese, në magazinën e
parkut të autoveturave më datë 31.12.2016 ndodhen gjendje 754 artikuj,
pjesë këmbimi në vlerën 9,477,167 lekë mbi nevojat dhe që nuk përdoren
për shkak të pakësimit të numrit të mjeteve në dispozicion të Kuvendit, në
zbatim të ligjit nr. 10160, datë 15.10.2009, si dhe për faktin se disa tipe
mjetesh si FIAT UNO, FIAT TIPO, PEUGOT, BENZ 240, BMW, etj, janë
hequr nga shfrytëzimi në vitin 2003. Për evadimin e këtyre mallrave (pjesë
këmbimi për autovetura) të konsideruara stok e me qarkullim të ngadalshëm
u konstatua se ky sektor ka filluar punë për përgatitjen e dokumentacionit
për shitjen e tyre me ankand.
Niveli i
Prioritetit
I Mesëm
Rekomandimi Njësia e Financës të bëjë sistemimin kontabël për shpenzimet e amortizmit, të
cilat për këtë zë aktivi nuk janë përllogaritur drejt, me qëllim reflektimin drejt
të këtij zëri në pasqyrat financiare të institucionit.
Me qëllim që të rriten të ardhurat e institucionit dhe të rikuperohen fondet e
ngurtësuara të aktiveve qarkulluese, Drejtoria e Shërbimit të Transportit, të
ndjekë me përparësi shitjen e pjesëve të këmbimit të autoveturave me
ankand.
Afati për
47
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
zbatimin e
rekomandimit
Menjëherë
Gjetja 2
Nga auditimi me përzgjedhje i urdhër shpenzimeve janë konstatuar 5
raste udhëtimesh që lidhen me shërbimet jashtë vendit, për pjesëmarrje
në konferenca dhe takime ndërkombëtare, për të cilat, edhe pse nën
nivelin e materialitetit për nga vlera, nevojitet dokumentim i kujdesshëm
i praktikave shoqëruese, të merret miratimi i Kryetarit të Grupit
Parlamentar për mos kryerjen e udhëtimit para afatit të përcaktuar, me
qëllim verifikimin dhe argumentimin e deviancave nga datat ose
itineraret e parashikuar.
Niveli i
Prioritetit
I mesëm
Rekomandimi
Nga Drejtoria e Financës të kërkohet me rigorozitet plotësimi i
plotësimi i dokumentaiconit dhe praktikave shoqëruese të udhëtimeve të
deputetëve, me qëllim minimizimin e shmangieve nga itineraret e
përcaktuara dhe reduktimin e impakteve financiare të këtyre
shmangieve.
Afati për
zbatimin e
rekomandimit Në vijimësi
IV. AUDITIMI I ZONAVE TË LLOGARISË
Në vijim do të trajtojmë cështje që lidhen me
- Pagat, shpërblime e të tjera personeli (llog. 600) dhe sigurimet shoqërore (llog 601); dhe
- Respektimin e strukturës organike të miratuar dhe krahasimi me faktin. Zbatimi i
dispozitave ligjore për marrëdhëniet e punës dhe të pagave.
Nga auditimi i zonave të llogarisë për vitin kalendarik 2014 u konstatua se, ka qenë në fuqi
struktura e miratuar me Vendimin Byros nr. 2 datë 08.11.2013, ku numri nëpunësve dhe të
stafit politik reflektohet si më poshtë bazuar në ndryshimet që kanë ndodhur përgjatë muajve
Janar, Mars dhe Dhjetor:
Tabela: Vende vakante të ndara në dy grupe: Muaji Nëpunësit Stafi Politik
Janar 27 3
Mars 23 3
Dhjetor 7 2
Sa më sipër paraqitet edhe në mënyrë grafike nga ku konstatojmë se numri i vendeve vakante
ka ardhur në rënie si për nëpunësit e administratës ashtu edhe për stafin politik:
48
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Viti Kalendarik 2015
Nga auditimi u konstatua se, struktura e Kuvendit të Shqipërisë ka pësuar disa ndryshime me
anë të Vendimit të Byros nr.22 datë 02.02.2015. më konkretisht:
Në zyrën e Sekretarit të Përgjithshëm është krijuar “Sektori i Projekteve” me dy
specialist, paga e klasës III, kategoria III-b
Në Shërbimin Juridik është shtuar një këshilltar juridik, me pagën e klasës II,
kategoria II-b
Në Shërbimin e Teknologjisë së Informacionit janë shtuar dy pozicione: një shef
sektori me pagë kategoria III-a dhe një specialist audiovizioni me pagë kategoria III-
b.
Në shërbimin e Kërkimit Parlamentar dhe Bibliotekës është shtuar një specialist i
kërkimit parlamentar, me pagë kategoria III-b.
Sektori i Prokurimeve ngrihet në nivel dhe emërtohet Shërbim i Prokurimeve dhe
shtohen dy specialist prokurimi. Pra nga Shef sektori do të emërtohet Drejtor me pagë
klasa II, kategoria II-b dhe pesë specialist me page kategoria III-b.
Kategoria e pagës për të gjithë këshilltaret e grupeve parlamentare ( ne atë kohë 11)
të rritet nga kategoria II-b, në kategorinë II-a.
Paga për pozicionet Sekretar për Komisionin dhe Sekretar për Seancën Plenare, të
rritet nga klasa IV
Emërtesa “operator”, në Shërbimin e Seancës Plenare, të kalojë në emërtesën
“specialist” me pagë të kategorisë IV-a / III-b.
Shtimi në Strukturë e Administratës së Kuvendit, në stafin politik, i njëzet e katër
nëpunësve, me emërtesën “Specialist”, në zyrat e deputetëve në qarqe, me pagë të
kategorisë IV-a / III-b
49
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Nga auditimi u konstatua se, me anë të Vendimit të Byrosë nr. 26 datë 10.04.2015. “Për
miratimin e një shtese në strukturën e administratës së Kuvendit” është miratuar ndryshimi në
strukturën e Kuvendit, që lidhet me krijimin e emërtesës “listë pritje”, me 2 vende brenda
numrit të përgjithshëm të punonjësve të Kuvendit, të miratuar për vitin buxhetor 2015.
Terminologjia e përdorur, “listë pritje” e cilësuar në vendimin nr. 26 datë 10.04.2015, i përket
ligjit nr. 8549, date 11.11.1999, (i shfuqizuar) neni 23 ku parashikohet se: “Nëpunësi civil
vazhdon të gëzojë të drejtat e vendit të tij të mëparshëm deri sa atij t’i ofrohet një vend tjetër,
por jo për me tepër se 1 vit”, ndërkohë që në Ligjin e ri nr. 152/2013 datë 18.12.2014 “Për
Nënpunësin Civil”, neni 50 “Transferimi në rastin e mbylljes dhe ristrukturimit të
institucionit”, nuk parashikohen pagesa për punonjësit në listë pritje, por sistemimi i tyre në
përputhje me kriteret e përcaktuara në këtë në nen të ligjit dhe me kriteret e përcaktuara në
VKM nr. 171, datë 26.03.2014, Kreu III.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Institucioni i Kuvendit vlerëson të dijë se: Në cilin dokument është konstatuar nga grupi i
auditimit që referimi ligjor i përket ligjit të shfuqizuar?
Komenti i grupit të auditimit:
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk merret në konsideratë pasi grupi i auditimit nuk
i është referuar ndonjë dokumenti por ka konstatuar se në nenin 50 të ligjit të ri 152/2013
datë 18.12.2014 që daton para miratimit të vendimit të Byros nr. 26 i datës 10.04.2015, nuk
parashikohet ndonje pagesë për punonjësit në listë pritje, madje nuk parashikohet në asnjë
nen termi “listë pritje”.
Viti kalendarik 2016
Nga auditimi u konstatua se, vendimet që miratohen nga Byroja e Kuvendit të Shqipërisë
mbështeten në Rregulloren e brendshme, neni 121. Në këto vendime miratohen propozimet
që ka bërë Sekretarja e Përgjithshme e Kuvendit të Shqipërisë.
Nga auditimi u konstatua se, struktura e Kuvendit të Shqipërisë ka pësuar disa ndryshime me
anë të Vendimit të Byros nr.61 datë 03.02.2016. më konkretisht ndryshimet janë si më poshtë:
Në Shërbimin Legjislativ të shtohet një shërbim i ri “Sekretariati i Këshillit
Kombëtar për Integrimin Evropian”, me strukturë: drejtor – paga e Klasës II,
kategoria II-a; dy këshilltarë – paga e klasës II, kategoria II-b; një specialist –
paga e klasës III, kategoria III-b.
Në shërbimin e Seancës plenare, është shtuar një strukturë një specialist, paga e
klasës III, kategoria III-b.
Në Shërbimin e Botimeve Parlamentare, janë shtuar dy specialist-redaktor, paga e
klasës III, kategoria III-b,
Në Shërbimin e Burimeve Njerëzore dhe Trajtimin e Deputetëve është shtuar një
specialist me pagë klasa III, kategoria III-b dhe paga e Drejtorit të shërbimit është
rritur brenda klasës II, nga II-b në II-a.
Në Sektorin e Arkivës së Dokumentacionit Parlamentar është shtuar në strukturë
një specialist-arkivist me pagë klasa III, kategoria III-b.
Sektori i Arkivës së Dokumentacionit ka kaluar në varësi direkt të Sekretarit të
Përgjithshëm.
Zyra e shumëfishimit të kalojë nga Shërbimi i Komisioneve, në Shërbimin e
Seancës Plenare.
50
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Në Shërbimin e Transportit janë shkurtuar dy mekanikë të Parkut të Automjeteve
të Kuvendit.
Në Shërbimin e Financës dhe Buxhetit janë shtuar emërtesat “shef sektori për
financën” me pagë të klasës III, kategoria III-a
Zyra e Protokollit është ngritur në nivelin “Sektori i Protokollit” me përbërje një
shef sektori dhe dy specialist, është shtuar emërtesa “shef sektori”, paga e klasës
III, kategoria III-a.
Për vitin buxhetor 2016 “Lista e pritjes” është bërë me katër vende brenda numrit
të përgjithshëm të punonjësve të miratuar konkretisht 405.
Kuvendi i Shqipërisë si institucion i pavarur, ka karakter të veçantë edhe në strukturën e tij.
stafi politik ka natyrë të veçantë pasi ai përcaktohet sipas kërkesave të forcës politike.
Nga auditimi u konstatua se, struktura e Kuvendit të Shqipërisë ka pësuar disa ndryshime me
anë të Vendimit të Byros nr.81 datë 29.09.2016. më konkretisht ndryshimet janë si më poshtë:
- Në strukturën e Kuvendit, pika 1 Stafi Politik, germa A Kabineti i Kryetarit janë shtuar dy
vende në pozicionin“Këshilltar i Kryetarit”;
- Në pikën III.1. Shërbimi Juridik është pakësuar një këshilltar.
- Në pikën III.2. Shërbimi i Komisioneve është pakësuar një këshilltar për komisionet. Numri
i përgjithshëm i punonjësve në Administratën e Kuvendit nuk ka ndryshuar.
Tabela: Trendi i vendeve vakante Viti Numri i Nëpunësve Vakant Gjithsej Staf Politik Vakant
2014 220 26 194 26 3
2015 230 12 218 35 1
2016 251 26 225 35 0
Më poshtë po paraqesim në mënyrë grafike trendin e vendeve vakante, ku konstatohet rritje e
vendeve vakante, përgjatë këtyre tre viteve:
Nga sa u konstatua, gjykojmë se nevojitet kryerja e planifikimeve të kujdesshme të nevojave
për staf, pasi vihet re që janë shtuar vende në strukturë ndërkohë që numri i vendeve vakante
është rritur, duke riskuar orientimin e nevojave për fonde buxhetore drejt fushave që
rezultojnë të mos jenë vlerë e shtuar për punën e Kuvendit të Shqipërisë (Si p.sh. Sekretariati
i Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian është një pjesë e shtuar në vitin 2016 në
strukturën e Kuvendit të Shqipërisë e cila është e gjitha vakante nga e cila nuk është arritur
përfitueshmëria e synuar.)
Gjithashtu nga auditimi u konstatua se, vendet vakante më të shumta në numër vihen re në
stafin e këshilltarëve në Shërbimin Legjislativ, pozicione pune të cilat lidhen ngushtë me
51
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
funksionin parësor të Kuvendit të Shqipërisë, hartimin apo amendimin e ligjeve, pra nevoja e
këshillimit ligjor është element kyç, siç edhe vetë ky institucion ka parashikuar në strukturë
14 këshilltarë juridik, ku gjashtë prej tyre janë vende vakante.
Nga auditimi u konstatua se, ndryshimet në strukturën e Kuvendit të Shqipërisë miratohen
me vendim të Byrosë, e konkretisht, pasi shfaqet nevoja për shtimin e stafit, Sekretari i
Përgjithshëm merr vendimin për reflektimin e ndryshimit të nevojshëm të strukturës. Natyra e
veçantë e këtij institucioni shfaqet edhe në përbërjen e tij, për shkak të stafit me natyrë
politike dhe të stafit të nëpunësve civil, nga ku në fakt në stafin e nëpunësve vihet re një
numër i konsiderueshëm vendesh vakante.
Duke qenë se nevoja institucionale ka bërë të domosdoshme që të shtohen vendet e punës,
duhet që institucioni të mos ketë mangësi në stafin e punonjësve. Rrjedhimisht vendet
vakante duhet të jenë në shifra minimale. Madje bazuar edhe në pyetësorët që grupi i
auditimit i drejtoi vetëm specialistëve të institucionit, dalim në konkluzionin se nevoja për
plotësimin e vendeve vakante është evidente sepse vihet re dukshëm që specialistët shprehen
të pakënaqur me mbingarkesën që ju duhet të përballojnë. Shprehur të pakënaqur edhe për
faktin se paga e tyre nuk e justifikon ngarkesën e lartë të punës që iu kërkohet të përmbushin.
Nga auditimi me zgjedhje që u bë në dosjet e Sektorit të Burimeve Njerëzore, për plotësimin
dhe ruajtjen e dosjeve të nëpunësve civilë të institucionit, u konstatuan se dosjet janë të plota
sipas kërkesave që parashikon VKM nr. 117 datë 05.03.2014 “Për përmbajtjen, procedurën dhe
administrimin e dosjeve të personelit e të regjistrit qendror të personelit”.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
“Është një konstatim real përsa i përket mos plotësimit të vendeve vakante. Por ka arsye
objektive, psh, për pozicionin “këshilltar juridik”, gjatë vitit 2016, konkursi është shpallur 6
herë. Vetëm në herën e 5 dhe të 6 mundëm të rekrutonim nga një këshilltar. Shkak kryesor
për këtë mungesë kandidatësh është kërkesa që ata duhet të kenë: për procedure me “lëvizje
paralele”- statusin e nëpunësit civil të nivelit të mesëm drejtues; për procedure me “ngritje në
deyrë”, statusin e shefit të sektorit- niveli i ulët drejtues.pavarësisht përpjekjeve të
vazhdueshme për plotësimin e vëndeve vakante “Këshilltar” nuk këmi patur mundësi
rekrutimi në përputhje me legjislacionin në fuqi.”
Koment i grupit të auditimit:
Ky observacion nuk pranohet dhe vazhdon me të njëjtin arsyetim për plotësimin e vendeve
vakante. Komenti i grupit të auditimit
U shqyrtua observacioni i paraqitur dhe nuk merret në konsideratë, pasi mosplotësimi i
vendeve vakant ndikon drejtpërdrejt në mospërmbushjen e detyrave të ngarkuara për çdo
strukturë të administratës së Kuvendit.
Nga auditimi me zgjedhje i disa dosjeve rezultoi se ato janë të plotësuara me
dokumentacionin e kërkuar si: kualifikimet universitare dhe pasuniversitare, gradat shkencore
kur kanë, dëshmitë e gjuhëve të huaja të mbrojtura në institucione të akredituara për dhënien
e diplomave ose certifikatave për gjuhët e huaja, fletë inventari i dosjes së nëpunësit, shkresa
e emërimit në detyrë, CV personale, fotokopje kartës së identitetit, çertifikatë familjare ose
personale, letër reference, dëshmi e gjendjes gjyqësore, etj.
52
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Nga auditimi i disa dosjeve të punonjësve të cilët janë rekrutuar/ lëvizje paralele apo ngritje
në detyrë në pozicionet e punës të cilat janë shtuar përgjatë këtyre tre viteve objekt auditimi u
konstatua se:
- Në një rast të ngritjes në detyrë konkretisht nga “këshilltar” në “drejtor”, pjesë e
Sekretariatit të Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian, ku nga vlerësimi i bërë sipas
VKM nr.242 datë 18.02.2014 “Për plotësimin e vendeve të lira në kategorinë e ulët dhe të
mesme drejtuese”, Kreu III, pika 7 dhe 19, dosja ka rezultuar pjesërisht e plotë, pasi mungon
raporti mjeko-ligjor për aftësi në punë dhe dëshmia e mbrojtjes së gjuhës angleze. Gjithashtu
për këtë rast është konstatuar se, nuk është reflektuar ndryshimi në strukturë, e rrjedhimisht
nuk janë bërë ndryshimet në listëpagesën e muajit korrik, ndërkohë që ndryshimi i
marrëdhënieve financiare është bërë sipas vendimit nr. 23 datë 23.05.2016, me numër
protokolli 1700/3 fillon në datën 24.05.2016.
- Në një rast i rekrutimit të një “specialist prokurimesh” ku rezulton që dosja të jetë e rregullt
dhe e plotë, por ajo që le për të dëshiruar janë notat jo të mira në shkollimin e tij. Gjykojmë
se duhen vendosur kritere më të larta në rekrutim e punonjësve të rinj e veçanërisht kur
kërkohen specialistë të kualifikuar e me eksperiencë pune pasi një specialist prokurimesh ka
përgjegjësi të cilat lidhen drejtpërdrejt me përdorimin efektiv të fondeve publike. Plotësimi i
vendit që është hapur, ku është rekrutuar punonjësi në fjalë nuk ka qenë eficient për
institucionin e Kuvendit të Shqipërisë. Në manualin e përshkrimeve të punës, i cili i ka filluar
efektet e tij në vitin 2013 parashikon se për pozicionin e punës specialist prokurimesh një nga
pikat është eksperienca më shumë se 3 vite në fushën e legjislacionit të prokurimeve. Ndërsa
në shpalljen publike që është bërë për këtë pozicion pune me shkresën nr. protokolli 2041 dhe
datë 02.06.2015 ky kriter është kërkuar “të ketë përvojë pune deri në një vit”. Në CV e të
rekrutuarit nuk thuhet se ai ka eksperiencën e kërkuar, madje nuk ka fare eksperiencë pune.
Pavarësisht se në këtë njoftim publik kriter për gjuhën e huaj është vetëm, të këtë njohuri në
gjuhën angleze apo ndonjë gjuhe tjetër, vlen të theksohet se bazuar në dosjen e të rekrutuarit
certifikatat e gjuhëve të huaja si gjermanishtja apo anglishtja nuk janë dëshmi të mbrojtjes së
gjuhëve në fjalë por ato vërtetojnë se personi në fjalë ka ndjekur kursin në nivelin e
përmendur në këto certifikata.
- Një rast rekrutimi në pozicionin “specialiste audiovizioni” ku në listën e notave paraqet
nivel të dobët, pavarësisht eksperiencës së gjatë në fushën e telekomunikacionit.
Si përfundim: Nga auditimi konstatohet se, rekrutimet e punonjësve në moshë relativisht të
re, nxisin nevojën për të ndëruar një manual të përshkrimeve të punës me kritere më specifike
dhe më kërkuese për punonjësit, në mënyrë që të ketë përcaktim të saktë të kapaciteteve të
nevojshme për të qenë eficientë në të gjitha pozicionet e punë ku rekrutohen punonjës të rinj.
Në kuadër të auditimit të kësaj pike, grupi i auditimit përpiloi një pyetësor me gjashtë pyetje,
të cilat iu drejtuan specialistëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe konkretisht:
1-Sa kohë keni që bëni këtë punë?
2-Kur filluat çfarë nuk ju pëlqeu dhe menduat se duhet të ndryshonte?
3-Çfarë nuk shkon aktualisht si legjislacion apo rregull i shkruar?
4-Çfarë do të rregullonit në atë që quhet sinergjia institucionale?
5-Cilat aspekte të punës ju marrin më shumë kohë rutine që ulin produktivitetin e punës tuaj?
6-Je i/e kënaqur me trajtimin monetar që të bëhet?
53
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Gjithsej u plotësuan 49 pyetësorë, nga grup mosha të ndryshme, nga punonjës që kanë mbi 10
vite punë në këtë institucion ashtu edhe nga ata që janë rekrutuar prej pak kohe në këtë punë.
Ky pyetësor iu drejtua vetëm specialistëve dhe bazuar në përgjigjet e tyre doli në pah se:
1. 100% prej tyre i janë përgjigjur pyetjes së parë, nga të cilët 6.1%, (3 punonjës) kanë më
pak se 1 vit në Kuvendin e Shqipërisë, 51% (25 punonjës) kanë nga 1 deri ne 4 vite, 24% (12
punonjës) kanë 6 deri ne 10 vite, 18% (9 punonjës) nga 10 deri në 25 vite.
2. Në lidhje me pakënaqësinë e specialistëve, peshën më të madhe e zë
mungesa e ndarjes së detyrave në mënyrë efektive
cedimi në komunikim midis kolegëve.
Pakënaqësitë në lidhje edhe me ambientet e punës
pajisjet audiofonike me të cilat disa nga specialistët realizojnë detyrat e tyre
ngarkesën në punë, për
bashkëpunimin midis kolegëve
mungesën e trajnimeve
mungesën e një ambienti adekuat për të ngrënë
pushimin e drekës.
Një pjesë relativisht e vogël shprehen se janë të kënaqur.
3. Në lidhje me problematikat me bazën ligjore specialistët shprehen se mospërputhja me
përshkrimin e punës, mbi ngarkesa e punës apo pamundësia e ngritjes në detyrë dhe mos
pagesa e orëve jashtë orarit. Pabarazia që hasin specialistët si pjesë e stafit.
4. Në lidhje me sinergjinë institucionale pjesa me e madhe shprehen se funksionon referuar
bazuar në pakënaqësitë e shprehura më lart si mungesa e komunikimit apo trajtimi i
pabarabartë, të shpie në përfundimin se sinergjia nuk është në nivelet e duhura. Stafi nuk
kanë kuptim të qartë për teorik dhe aplikativ mbi sinergjinë institucionale.
5. Është evidente se gjatë veprimtarisë së punës së specialistëve menaxhimi jo i mirë i punës
bënë që ata të ngarkohen edhe me përgjegjësi që nuk janë të tyret dhe kjo ndikon negativisht
duke ulur produktivitetin e punës.
6. Për sa i përket pakënaqësisë me pagën kundrejt ngarkesës reale me punë konstatojmë se
80% e tyre janë të pakënaqur.
Rezultatet e pyetësorit, paraqiten grafikisht ne Aneksin 3 bashkëlidhur këtij materiali. Nga auditimi me përzgjedhje u konstatua se, pagat e punonjësve janë vendosur sipas
funksionit dhe kategorisë në përputhje me ligjin Nr. 152/2013 “Për Nëpunësin Civil”.
Nga auditimi me përzgjedhje i listpagesave të stafit për vitet 2014, 2015 dhe 2016, vihet re se
janë respektuar kategoritë sipas strukturave të miratuara për secilin vit objekt auditimi dhe
përllogaritja e pagës bruto dhe pagës neto sipas vjetërsisë në punë, sigurimeve shoqërore.
Punonjësit me Gradë Shkencore si më poshtë përfitojnë këto vlera:
Pozicioni Grada Shkencore Vlera
Drejt Sekr.Kësh.Kom për I. Eur (Shërbimin e Përafrimit të Legjislacionit) Doktor 20.000
Këshilltar Kom. Edukim Informim Doktor 20.000
Drejt.Përf Legjislacioni Doktor-jashtë vendit 25.000
Këshilltar Përf Legjislacioni Doktor-jashtë vendit 25.000
Këshilltar Përf Legjislacioni Doktor 20.000
Dr. i Përgjithshëm Doktor 20.000
54
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Bazuar në VKM Nr.545 datë 11.08.2011 pika 2 germa “c” ku parashikohen pozicionet e
punës që përfitojnë shtesat për kualifikim përfshihen “Sekretar i Përgjithshëm dhe pozicione
pune të veçanta të kategorizuara në kategorinë II-b dhe më lartë, të institucioneve që
përfshihen në pikën 1/1 të kësaj vkm-je ku bënë pjesë edhe Kuvendi i Shqipërisë, në
kategorinë II-b përfshihen edhe këshilltarët, ndaj referuar sa më sipër ata përfitojnë shtesë për
kualifikim. Kriteret e përfitimit të kësaj shtese janë: “kualifikimi, grada apo titulli shkencor
të përputhen me përshkrimin e nëpunësit, por pas miratimit rast pas rasti... si dhe nga njësitë
e menaxhimit të burimeve njerëzore, për institucionet e pavarura”. Por në lidhjen me nr.2/1
parashikohet se Këshilltarët e Kryetarit të Kuvendit përfitojnë shtesë për kualifikim për
titullin “Profesor” ose “Profesor i Asocuar” dhe për studimet postmaster apo të barasvlershme
me studimet postmater, diplomat master të kryera në përfundim të programeve universitare
që realizohen me jo më pak se 60 kredite ECTS... ndërsa për titullin “Doktor” nuk përcakton
pozicionet e punës të cilat e përfitojnë këtë shtesë për kualifikim dhe i referohet Udhëzimit
nr.1 datë 16.03.2012, pika 4 “Masat e përfitimit të shtesës, sipas nivelit të kualifikimit, gradës
apo titullit akademik dhe pozicionit të punës, ku sërisht bazohet në lidhjen me nr. 2/1,
bashkëlidhur VKM nr.545, datë 11.08.2011, të ndryshuar”.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Pagesa për kualifikim, gradë apo titull shkencor është një shtesë që ju jepet personave që e
kanë këtë titull/kualifikim dhe që pozicioni & përshkrimi i punës së tyre ka lidhje me
kualifikimin. Në Vendimin e Këshillit të Ministrave nr.449, date 11.7.2012 “Për disa
ndryshime dhe shtesa në vendimin nr.545, datë 11.8.2011, të Këshillit të Ministrave, “Për
miratimin e strukturës dhe të niveleve të pagave të nëpunësve civilë/nëpunësve,
zëvendësministrit dhe nëpunësve të kabineteve, në Kryeministri, aparatet e ministrive të
linjës, administratën e Presidentit, Kuvendit, Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Prokurorinë
e Përgjithshme, disa institucione të pavarura, institucionet në varësi të Kryeministrit,
institucionet në varësi të ministrave të linjës dhe administratën e prefektit” dhe udhëzimit te
përbashkët nr.1, date 16.03.2012 “Për zbatimin e vendimit nr.545 datë 11.08.2011” , në
faqen e dytë të lidhjes 2/1 përcaktohet dhënia e shtesës për doktor i shkencave - 20 000 lekë
dhe doktor i shkencave- jashtë vendit me 25 000 lekë për pozicionet .
Koment i grupit të auditimit:
Për një menaxhim të mirë të parasë publike, do të ishte efektive të bëhej pjesë e kritereve që
parashikohen në Manualin e Përshkrimit të Punës, ku të përcaktohet si kriter rekrutimi që
për këshilltarët të nevojitet pasja e titujve shkencor. Azhurnimi i manualit të përshkrimit të
punës është në proces finalizimi pasi puna ka nisur gjatë periudhës së auditimit.
4.2 Realizimi i fondit të pagave dhe sigurimeve shoqërore për Kuvendin e Shqipërisë, për
vitin 2014, 2015, 2016 paraqitet në tabelat si më poshtë:
a. Për vitin 2014, nga auditimi u konstatua se, fondi i pagave (llog.600) rezulton me realizim
në masën prej 89% kundrejt planit buxhetor për legjislativin dhe 78% për stafin administrativ.
Drejtor Post Master 20.000
Drejt.Përgj. Mardh me jashtë Doktor-jashtë vendit 25.000
Stafi Politik
Shef Kabineti Doktor 20.000
Këshilltare Doktor 20.000
55
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Buxheti është planifikuar për 220 punonjës dhe në fakt rezulton se janë paguar 194 punonjës,
njëkohësisht për këtë vit nuk ka pasur dhe pagesa jashtë kohës normale të punës.
b. Nga auditimi u konstatua se fondi i sigurimeve shoqërore është realizuar në masë 69% për
legjislativin dhe 83% për stafin e administratës, si rezultat i mosplotësimit të vendeve vakant
dhe në rastet e pushim lindjeve apo raporteve mjekësore, pagesat kryhen nga Instituti
përkatës dhe jo nga punëdhënësi.
Nga auditimi u konstatua se, shpenzimet për pagat dhe sigurimet shoqërore tregojnë një nivel
më të ulët nga realizimi i pritshëm për arsye që lidhen kryesisht me vendet vakante në
organikën e Kuvendit, dorëzimi i mandatit të deputetit nga disa ministra si dhe penalitetet e
parashikuara për mospjesëmarrje në seancat plenare.
Nga auditimi me zgjedhje i dosjeve të punonjësve që kanë dalë në listë pritje u arrit në
konkluzionin se arsyet e nxjerrjes në listë pritje kanë qenë suprimimi i vendit të punës apo
mos plotësimi i kritereve të punës si dhe nga strukturimi i administratës së Kuvendit të
Shqipërisë me Vendimin e Byrosë Nr. 2 datë 18.03.2013. Në rastet e redaktorëve të
Komisionit Parlamentar ky vendim ka shkaktuar reduktimin e pozicioneve nga 22 në 16, e
për rrjedhojë kalimin në listë pritje të disa punonjësve. Shuma e parave që janë shpenzuar për
pagat e këtyre punonjësve përgjatë një viti në listë pritje ka një efekt në buxhet e
administratës së Kuvendit, në shumën 20,531,587 lekë. Në Aneksin 4, paraqiten në mënyrë të
detajuar rastet e audituara të punonjësve që kanë kaluar në listë pritje. Ndërsa në vijim po
Nga auditimi i strukturave organike për periudhën objekt auditimi u
konstatua se, për vitin 2014, rreth 12% e pozicioneve paraqiten
59
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
vakante, për vitin 2015 rreth 5%, dhe për vitin 2016 rreth 10% e tyre, si
për shembull paraqiten vakante pozicionet e këshilltarëve juridikë, në
Shërbimin Legjislativ, detyrat e të cilëve lidhen me funksionet parësore
të Kuvendit të Shqipërisë siç janë hartimi apo amendimi i ligjeve, apo
dhe pozicioni i Drejtorit të Përgjithshëm në Shërbimin Legjislativ i cili
paraqitet vakant prej tre vitesh. Krijimi i vendeve vakante dhe listave të
pritjes, janë kosto të shtuara për institucionin.
Niveli i
Prioritetit
I Lartë
Rekomandimi Institucioni të marrë masa për të plotësuar vendet vakante ose për të
rishikuar strukturën organike, me qëllim që detyrat e parashikuara për
këto funksione të minimizojnë risqet që mund të cenojnë realizimin e
funksioneve të Kuvendit të Shqipërisë
Afati për
zbatimin e
rekomandimit
Në vijimësi
Gjetja 3
Nga auditimi u konstatua se, për pagesën e të ardhurave për pjesëmarrje në
komisionet parlamentare të deputetëve është mbajtur tatim në burim, në
masën 15% e shumës së përfituar, në kundërshtim me kërkesat e ligjit nr.
8438 datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar, si edhe me
kërkesat e Udhëzimit nr. 5, datë 30.01.2006 “Për tatimin mbi te ardhurat i
ndryshuar, në pikën 2.3.1. Administrata e Kuvendit ka zbatuar pikën 5, germa
“c” të Vendimit të Kuvendit Nr. 114/2014 datë 24.12.2014, “Për mënyrën e
trajtimit të deputetëve”, ku parashikohet se: “Tatimi i shpërblimeve për
pjesëmarrje në komisione do të konsiderohet si tatim në burim”. Ky
përcaktim bie në kundërshtim me sa parashikohet në nenin 9, pika 1/a e ligjit
nr. 8438, datë 28.12.1998.
Niveli i
Prioritetit
I Mesëm / Lartë
Rekomandimi Institucioni i Kuvendit të Shqipërisë t‟i kërkojë Byrosë së Kuvendit
shfuqizimin e pikës 5, germa “c” e Vendimit nr. 114/2014 datë 24.12.2014,
“Për mënyrën e trajtimit të deputetëve”.
Afati për
zbatimin e
rekomandimit
Menjëherë
60
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
V. MALLRA DHE SHËRBIME (llogaria 602)
1.Baza ligjore e përdorur në auditim.
-Ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”;
-Ligjin nr.10296, datë 08.07.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”;
-Ligjin nr.169/2013 “Për disa ndryshime në ligjin nr.10160, datë 15.10.2009 “Për rregullimin
e shërbimit të transportit për funksionarët publik dhe nëpunësit civilë”;
-UMF nr.30, datë 27.12.2011“Për Menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik”, i
ndryshuar me UMF nr.20, datë 17.11.2014 “Për disa shtesa dhe ndryshime në udhëzimin
nr.30, datë 27.12.2011"Për menaxhimin e aktiveve në njësitë e sektorit publik", ku citohet:
"Inventarizimi kryhet nën përgjegjësinë dhe sipas procedurave të miratuara me këtë udhëzim
dhe me urdhër/udhëzim të miratuar nga titullari i njësisë publike. Komisioni i inventarizimit
duhet të përpilojë një raport lidhur me inventarizimin fizik të aktiveve, vlerësim paraprak
lidhur me cilësinë dhe kushtet e ruajtjes së tyre, gjendjen fizike dhe vërejtjet, lidhur me
karakterin e diferencave e dëmtimeve të konstatuara, për shkaqet e tyre dhe personat
përgjegjës, së bashku me gjithë dokumentacionin e inventarizimit, t'ia dorëzojë për veprime
të mëtejshme nëpunësit autorizues".
5.1. Mbi auditimin e prokurimeve të fondeve publike (602, 230 dhe 231)
Për periudhën objekt auditimi, vitet 2014, 2015 dhe 2016, u konstatua se:
Për vitin 2014, regjistri i parashikimeve, është miratuar me shkresën nr. 471, datë 13.02.2014,
ndryshuar me shkresat nr. 471/1, datë 10.07.2014, nr. 471/2, datë 06.10.2014, dhe nr.3562,
datë 05.11.2014 ku janë parshikuar 29 procedura blerje të mëdha dhe 39 procedura me vlerë
të vogël.
Regjistri i realizimt është miratuar me shkresat nr.1710, datë 20.05.2014, ndryshuar me
nr.1710/1, date 20.02.2014, nr.1710/2, datë 12.09.2014, dhe nr.1710/3, datë 16.01.2015 dhe
janë realizuar 25 procedura blerje të mëdha dhe 42 procedura me vlerë të vogël.
Për vitin 2015, regjistri i parashikimeve, është miratuar me shkresën nr. 127, datë 15.01.2015,
ndryshuar me nr. 127/1, datë 19.05.2015, nr. 2717, datë 24.08.2015, nr.2717/1, date
10.09.2015, nr.2717/2Prot, datë 04.11.2015 dhe me nr.3547/1Prot, datë 10.12.2015 dhe janë
parshikuar 29 procedura blerje të mëdha dhe 47 procedura me vlerë të vogël.
Regjistri i realizimeve per vitin 2015 është miratuar me shkresën nr.1809, datë 15.15.2014,
ndryshuar me nr.1809/1, datë14.09.2015, dhe nr.1809/2, datë 11.01.2016 dhe janë realizuar
31 procedura dhe 48 procedura me vlerë të vogël.
Për vitin 2016 , regjistri i parashikimeve, është miratuar me shkresën nr. 68, datë 11.01.2016,
ndryshuar me nr 68/1, datë 12.02.2015, nr 68/2Prot, datë 21.03.2016, dhe atë nr.68/3 prot,
datë 19.05.2015. Janë parshikuar 24 procedura blerje të mëdha dhe 55 procedura me vlerë të
vogël.
Regjistri i realizimeve është miratuar me shkresën nr.1524, datë 05.05.2014, ndryshuar me
nr.1524/1, date 21.09.2016, dhe atë me nr.223, datë 19.01.2017. Janë realizuar 25 procedura
blerje të mëdha dhe 58 procedura me vlerë të vogël.
Për auditimin e procedurave te prokurimeve grupi i auditimit u fokusua në zbatimin e bazës
ligjore dhe nënligjore si vijon:
61
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
- Ligjit nr.9646 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik” i ndryshuar,
- VKM nr.1 datë 10.01.2007 “Për rregullat e prokurimit publik”i ndryshuar me VKM nr.914,
datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”,
- VKM nr.918 datë 29.12.2014 “Për kryerjen e procedurave të prokurimit publik në mënyrë
eletronike”,
- Udhëzim e APP-së nr.2 datë 27.01.2015 “Për hartimin e regjistrit të parashikimeve të
prokurimit publik dhe regjistrit të realizimeve të prokurimit publik”,
- Udhëzimin e APP-së nr.3 datë 27.01.2015 “Për procedurën e prokurimit me vlerë të vogël” ,
- Udhëzimi i APP-së nr. 6, datë 27.0.205 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër”, i
ndryshuar, dhe çdo akti juridike që është në fuqi në lidhje mbi prokurimet publike të
financuara nga Buxheti i Shtetit. Për shkak të volumit të dosjeve të procedurave të prokurimit
të zhvilluara dhe sidomos të, atyre me vlera të vogla, u përzgjodh metoda me zgjedhje
rastësore, metoda e gjurmimit të dokumentacionit si dhe çdo paqartësi është diskutuar me
personat përgjegjes për proçesin e prokurimit të audituar.
Auditimi u krye në zbatim të legjislacionit të prokurimit publik duke u fokusuar në drejtimet
si vijon:
-Hartimin dhe njoftimin e rregjistrit të prokurimit publik;
-Përllogaritjen e fondit limit dhe procedurat e shpalljes së prokurimit;
-Hartimi i kërkesave për kualifikim, miratimi i dokumentave standarte të tenderit;
-Paraqitja dhe shqyrtimi i ofertave;
-Vlerësimi i ofertave dhe klasifikimi i ofertuesve, verifikimi në sistemin prokurimit
elektronik (SPE) dhe dosjen fizike të dokumentave të operatorit fitues ;
-Menaxhimi i procesit të ankimit, pjesëmarrësit në proces;
-Njoftimi, hartimi dhe nënshkrimi i kontratës me operatorin fitues dhe zbatimi i saj;
-Arkivimi i dosjeve të prokurimeve si nga sistemin prokurimit elektronik dhe fizike.
Nga auditimi me zgjedhje i procedurave të prokurimit, rezultatet e tyre sipas zërave të
shpenzimeve, për vitin 2014, 2015 dhe 2016, janë si më poshtë:
Procedura blerje karburanti viti 2014
1. Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Blerje karburanti për automjete dhe motorrgjenerator”,
me këto të dhëna: Të dhëna për tenderin Komisioni i negocimit Njësia e prokurimit
a b c
Urdhër Prokurimi nr.3 Prot, datë 07.02.2014
Fondi limit pa tvsh 1.598.151.5 lekë pa tvsh
Procedura e Prokurimit: Negocim pa shpallje
Data e zhvillimit të tenderit : 20.02.2014
Firma fituese: “ B.O.” sh.a
Data e lidhjes së kontratës: 28.02.2014
Vlera e kontratës. 1.598.151.5 lekë pa TVSH
Diferenca nga fondi limit: -
E.H.
M.M.
B.Xh.
K.Sh.
A.D.
J.J.
Me urdhrin nr.113/1Prot, datë 21.01.2014, bazuar në VKM Nr.1, datë 10.01.2007 “Për
rregullat e prokurimit publik” I ndryshuar, kreu V dhe sipas urdhrit nr 33 datë 11.07.2013
lëshuar nga Ministria e Financave, për prokurimin me objekt “Blerje karburant për
automjete” është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit i cili përbëhet nga 1.I. L.; 2.
J.J.; 3. E.H.. Llogaritja e fondit limit është kryer në përputhje me Rregullat e Prokurimit
62
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Publik, është bërë analiza e nevojave të institucionit , analiza e tregut duke u mbështetur në
cmimet e kontratave të mëparshme dhe cmimeve ndërkombëtare.
Urdhri i prokurimit nr.3, datë 07.02.2014 ka të përcaktuar fondin limit, proceduren e
prokurimit Njësine e prokurimit dhe Komisionin negocimit në përputhje me VKM nr. 1, datë
10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” kreu V, pika 1, germa ç, 2
germa ç, “Komisioni i vlerësimit të ofertave, i cili emërohet me urdhër të veçantë të titullarit
të autoritetit kontraktor”.
Është mbajtur procesverbali i miratimit të dokumentave të tenderit nga njësia e prokurimit ku
janë miratuar ftesa për ofertë, dokumentet e parashikuar për kualifikim.
Në datën 11.02.2014 është dërguar ftesa për ofertë ku është përcaktuar procedura e
prokurimit, përshkrimi i shkurtër i kontratës kohëzgjatja e kontratës dhe afati kohor për
negocim i cili është në datën 20.02.2014.
Është lidhur kontrata me nr.3/3Prot, datë 28.02.2014, me autoritet kontraktor Kuventin e
Shqipërisë dhe kontraktues B.-O., me objekt: Blerje karburant për automjete dhe me vlerë
1.598.151.5 lekë pa TVSH.
Në datën 14.04.2014 është mbajtur procesverbali mbi kontrollin e specifikimeve teknike të
mallit “Karburant për automjete”. Grupi i punës ka bere kontrollin e faturave tatimore,
buletitnin e datës 14.04.2014 të APP-së Raport analizat e Laboratorit të Kontrollit të Naftës
dhe Gazit, kursin e këmbimit të valutave të Bankës së Shqipërisë dhe formularët e llogaritjes
së cmimit të gazoilit dhe benzinës, i cili rezultoi në përputhje me specifikimet teknike.
Janë likuiduar me urdhër shpenzimet nr. 288, datë 10.04.2014, nr.337, datë 08.05.2014 dhe
nr.359, datë 08.05.2014.
Procedura “Blerje pajisje elektronike” viti 2014
2. Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Blerje pajisje elektronike ”, me këto të dhëna: Të dhëna për tenderin Komisioni i vlerësimit Njësia e prokurimit
a b c
Urdhër Prokurimi:nr.1946Prot, dt. 05.06.2014
Fondi limit : 18,745,567 dhe 22,494,680 pa tvsh
Procedura e Prokurimit: Tender I hapur
Data e zhvillimit të tenderit : 13.10.2014
Firma fituese: C.C.S sh.p.k
Data e lidhjes së kontratës: nr.36/16Prot, datë 25.11.2014
Vlera e kontratës. 17.885.650
E.H.
M.M.
B.Xh.
K.Sh.
Gj.G.
A.D.
Me urdhrin me nr.1946Prot, datë 05.06.2014 “Për përllogaritjen e fondit limit, termat e
referencës dhe sasitë përkatëse për lidhjen e kontratës për mallrat me objekt ” “Blerje pajisje
elektronike dhe të tjera zyrash” bazuar në VKM nr.1, datë 10.01.2007 i ndryshuar “Për
rregullat e prokurimit publik ” kreu V dhe sipas urdhrit nr.33, datë 11.07.2013, lëshuar nga
Ministria e Financave, është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit dhe përgatitjen e
specifikimeve teknike, i cili përbëhet nga :E.T., E.Ll, E.P. dhe Zh. Dh..
Përcaktimi I specifikimeve teknike dhe fondit limit është bërë me shkresën nr.1946/3Prot,
datë 15.07.2014, në përputhje me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik”.
Fondi limit eshte përcaktuar duke nxjerrë mesataren e ofertave të ardhura, nga tre subjekte.
63
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Urdhri i prokurimit nr. 36, datë 18.08.2014 ka përcaktuar fondin limit me vlerë 18,745,567
lekë dhe 22,494,680 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Procedurë e hapur.
Pranë autoritetit kontraktor është paraqitur ankesa nga subjekti B. E. sh.p.k sipas së cilës
kërkesat e institucionit në këtë procedurë prokurimi janë në kundërshtim me nenin 1 dhe
nenin 23 “Specifikimet teknike” pika 5.
Me vendimin nr.36/1Prot, datë 01.09.2014, u vendos “Pezullimi i procedurës së prokurimit”
deri në trajtimin përfundimtar të ankesës nga Autoriteti Kontraktor.
Pasi u mor në shqyrtim ankesa nga operatori u konstatua se lidhur me kërkesën e parë sipas
grupit të punës qëllimi i këtyre specifikimeve është bërë për faktin se kuvendi ka pajisje
elektronike të markës për të cilat janë bërë specifikimet teknike dhe për këtë arsye kërkohen
pajisje ekuivalente me pajisjet që disponon. Në treg gjenden mjaftueshëm operatorë të cilët
mund ti përgjigjen kërkesave të përcaktuara nga grupi i punës.
Lidhur me kërkesën e dytë, kjo kërkesë ka objekt “blerje pajisjes elektronike, brenda këtij
cmimi është përfshirë dhe instalimi i tyre në rrjetin ekzistues i cili kërkon qe nga subjekti
fitues, krahas blerjes së pajisjeve duhet të bëhet dhe instalimi i tyre në rrjetin ekzistues si dhe
të sigurohet garancia e tyre. Kjo kërkesë nuk bie ndesh me nenin 1 të ligjit, si dhe nuk pengon
konkurrencën. Për këto arsye vendosi mospranimin e ankesës.
Nga auditimi u konstatua se kërkesat e paraqitura nuk bien ndesh me legjislacionin në fuqi
pasi ne Ligjin Nr.9643, datë 20.11.2006, ndryshuar, Nenin 23 “Specifikimet teknike” pika 5 e
tij, “Specifikimet teknike nuk duhet të kenë asnjë kërkesë apo referencë të ndonjë marke.....,
përveç rasteve kur nuk ekziston një mënyrë e mjaftueshme, e saktë apo e kutueshme, e
përshkrimit të kërkesave, me kusht që fjalët “ose ekuivalent” të përfshihen detyrimisht në
këto specifikime”. Në këtë rast qëllimi i këtyre specifikimeve është bërë për faktin se kuvendi
ka pajisje elektronike të markës për të cilat janë bërë specifikimet teknike dhe për këtë arsye
kërkohen pajisje ekuivalente me pajisjet që disponon.
Me anë të formularit të ankesës subjekti i ka drejtuar një ankesë Komisionit të prokurimit
Publik. KPP me vendimin nr 525/2014 pasi shqyrtoi ankesën vendosi :Të mos pranojë
ankesën e paraqitur nga operatori ekonomik “B.E.” sh.p.k pasi operatori nuk e ka paraqitur
ankesën brenda afatit të përcaktuar në nenin 63, pikën 1.1, dhe pikën 6 të ligjit nr.9643, datë
20.11.2006, “Për Prokurimin Publik” i ndryshuar.
Me urdhrin nr.36/3, datë 22.09.2014, është ngritur Komisioni i vlerësimit të ofertave.
Në procesverbalin e mbajtur nga KVO u paraqit se në sistemin elektronik të prokurimit
publik në faqen zyrtare të APP deri në datën 13.10.2014, datë e vendosur si afat
përfundimtar, u paraqitën tre operatorë ekonomikë të cilët ishin: 1-N.T.; 2-CCS; 3-I. S.. KVO
pasi mori në shqyrtim ofertat e paraqitura vlerësoi:
Operatori N.T Albania nuk ka paraqitur ofertë ekonomike si dhe asnjë dokumentacion
tjetër.sipas legjislacionit, në bazë të nenit3, pika 13, gërma a, “Ofertues është operatori
ekonomik që paraqet ofertë në një prokurim publik”si dhe në bazë të neneve 52, 53 dhe 55 të
LPP konstatoi se mungonin dokumentacionet thelbësore të kërkuara nga AK, për këtë arsye
komisioni vendosi të mos e konsiderojë si ofertues këtë operator dhe rrjedhimisht të mos e
kualifikojë këtë operator ekonomik.
Pas auditimit rezulton se skualifikimi është bërë ne përputhje me bazën ligjore pasi ky
operator nuk ka paraqitur dokumentacionin përkatës.
KVO ka shqyrtuar ofertën e paraqitur nga operatori ekonomik I. S.
64
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Operatori ekonomik ka ofertuar Laptop HP ProBook 645 G1.Ky produkt i ofruar nga
operatori nuk është produkti i kërkuar nga AK në DST . Mos ofrimi i këtij kapaciteti teknik
përbën dhe objektin kryesor të procedurës së prokurimit, në këtë rast përbën dhe shkakun e
moskualifikimit të këtij operatori në zbatim të nenit 46, si dhe VKM 1/2007, kreu III, pika 3,
gërma b, si dhe nenit 53, pika 3 dhe pika 5 e LPP.
Nga auditimi rezulton se skualifikimi është bërë ne përputhje me bazën ligjore pasi ky
operator nuk ka paraqitur produktin e kërkuar nga Autoriteti Kontraktor në përputhje me
bazën ligjore të nenit 46, si dhe VKM 1/2007, kreu III, pika 3, gërma b, si dhe nenit 53, pika
3 dhe pika 5 e LPP.
KVO pas shqyrtimit te ofertës se OE, C.C.S, konstatoi se ky operator kishte paraqitur
dokumentacion të plotë administrativo ligjor dhe në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe
të vecanta. Për këtë arsye KVO bazuar në nenin 53, pika 3 “Kriteret e përcaktimit të ofërtës
fituese” e konsideroi ofertën e këtij operatori të vlefshme dhe e kualifikoi me vlerë oferte
1.7885.650 lekë pa TVSH.
Nga auditimi rezulton se kualifikimi i operatorit është bërë në përputhje me bazën ligjore pasi
operatori dispononte të gjithë dokumentacionin në përputhje me kriteret e pergjithshme dhe të
vecanta.
Është lidhur kontrata me nr.36/16Prot, datë 25.11.2014 midis palëve: Kuvendi i Shqipërisë
dhe Operatorit Ekonomik “CCS”. Është likuiduar me urdhër shpenzimin nr.1086, datë
31.12.2014 me vlerë 20.389.641 lekë me tvsh.
3-Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Blerje autoveture ”, me këto të dhëna: Të dhëna për tenderin Komisioni i vlerësimit Njësia e prokurimit
a b c
Urdhër Prokurimi: nr.12, Datë 17.03.2014
Fondi limit : 6.666.665 lekë pa tvsh
Procedura e Prokurimit: Kërkesë për propozim
Data e zhvillimit të tenderit : 11.07.2014
Firma fituese: “A.G.”
Data e lidhjes së kontratës: 29.07.2014
Vlera e kontratës. 6.444.444 lekë pa tvsh
E.H.
E.B.
Zh.Dh.
Gj.G.
K.Sh.
A.D.
Me urdhrin me nr.502/1Prot, datë 17.02.2014 “Për përllogaritjen e fondit limit, termat e
referencës dhe sasitë përkatëse për lidhjen e kontratës për mallrat me objekt ” “Blerje
autoveture” bazuar në VKM nr.1, datë 10.01.2007 i ndryshuar “Për rregullat e prokurimit
publik ” kreu V dhe sipas urdhrit nr.33, datë 11.07.2013, lëshuar nga Ministria e Financave,
është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit dhe përgatitjen e specifikimeve teknike, i
cili përbëhet nga : I.L., B.Xh.j dhe J.J..
Përcaktimi I specifikimeve teknike dhe fondit limit është bërë me shkresën nr.502/2Prot, datë
12.03.2014, në përputhje me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 .
Fondi limit u përcaktua duke nxjerrë mesataren e ofertave të ardhura nga 10 operatorë.
Me urdhrin e prokurimit nr.12, Datë 17.03.2014 është përcaktuar fondi limit me vlerë
6.666.665 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Kërkesë për propozim duke qenë se fondi
limit I parashikuar është nën kufirin e ulët monetar.
Me procesverbalin përfundimtar të mbajtur në datën 11.07.2014, Komisioni I vlerësimit të
ofertave vendosi kualifikim e tre operatorëve
65
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Në vend të parë oferta e operatorit “A.G.”, me vlerë oferte 6.444.444 lekë pa tvsh
Në vend të dyte ofertën e operatorit “M.M.”, me vlerë oferte 6.590.000 lekë pa tvsh
Të skualifikojë operatorin ekonomik “P. Sh.a” me vlerë oferte 6.490.000 lekë pa tvsh, pasi
dokumentacioni I paraqitur nuk është në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të vecanta
të DST dhe me specifikimet teknike.
Me vendimin nr 12/3, datë 18.07.2014, u vendos shpallja fitues e operatorit ekonomik
“A.G.”sh.p.k.
Është lidhur kontrata me nr.12/6Prot, datë 29.07.2014 midis palëve “A.G.” dhe Kuvendit të
Shqipërisë. Me objekt “Blerje Autoveture”. Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.651,
datë 25.08.2014 me vlerë 7.346.666 lekë me tvsh
4.Në tenderin e zhvilluar me objekt: “Shërbim mirëmbajtje fotokopje ”, me këto të dhëna:
Të dhëna për tenderin
Komisioni i vlerësimit Njësia e prokurimit
a b c
Urdhër Prokurimi: nr.6, Datë 26.02.2014
Fondi limit :Loti I -2.544,120 leke;
Loti II- 1,119,960 leke
Procedura e Prok.: Kërkesë për propozim
Data e zhvillimit të tenderit : 10.03.2014
Firma fituese: B. E.
Data e lidhjes së kontratës:1-datë 23.04.2014; 2- datë
23.05.2014
Vlera e kontratës.Loti1- 1.991.520 leke
Loti 2 -923,760, leke
E.T.
G.B.
Zh.Dh.
Gjergj Goxhi
Karolina Shahini
Arlinda Dini
Me urdhrin me nr.458/1Prot, datë 14.02.2014 “Për përllogaritjen e fondit limit, termat e
referencës dhe sasitë përkatëse për lidhjen e kontratës për mallrat me objekt ” “Shërbim
mirëmbajtje fotokopje” bazuar në VKM nr.1, datë 10.01.2007 i ndryshuar “Për rregullat e
prokurimit publik ” kreu V dhe sipas urdhrit nr.33, datë 11.07.2013, lëshuar nga Ministria e
Financave, është ngritur komisioni për llogaritjen e fondit limit dhe përgatitjen e
specifikimeve teknike, i cili përbëhet nga : E.E., B.K. dhe J.P..
Përcaktimi I specifikimeve teknike dhe fondit limit është bërë me shkresën nr.458/4Prot, datë
24.02.2014, në përputhje me VKM nr. 1, datë 10.01.2007 “Për miratimin e rregullave të
prokurimit publik” kreu II, pika 2, germa ç.
Nisur nga fakti që janë dy marka të ndryshme fotokopjesh u propozua që të bëhet ndarja në
lote në mënyrë qe të ketë sa më shumë pjesëmarrje.
Fondi limit u përcaktua duke nxjerrë mesataren e ofertave të ardhura nga operatorë të
ndryshëm ekonomik.
Me urdhrin e prokurimit nr.6, Datë 26.02.2014 është përcaktuar fondi limit: Loti I I “Shërbim
mirëmbajtje fotokopjesh X.” me vlerë 2,544,120 lekë pa tvsh, Loti I II “Shërbim mirëmbajte
fotokopjesh T.” me vlerë 1,119,960 lekë pa tvsh, procedura e prokurimit: Kërkesë për
propozim duke qenë se fondi limit I parashikuar është nën kufirin e ulët monetar,
Me procesverbalin përfundimtar të mbajtur në datën 11.07.2014, Komisioni I vlerësimit të
ofertave për Lotin e I vendosi kualifikim e tre operatorëve .
Të kualifikojë operatorin “K.” me vlerë oferte 1991520 lekë pa tvsh
Të skualifikojë operatorin R.-Al”, me vlerë oferte 1.351.865 lekë pa tvsh, pasi
dokumentacioni I paraqitur nga ky operator nuk është në përputhje me dokumentat standarte
66
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
të tenderit. Konkretisht ky operator e ka mbështetur ofertën në pajisjet R. dhe jo sipas
specifikemeve teknike, nuka ka paraqitur kopje të vërtetimit të xhiros vjetore të 3 viteve të
fundit, nuk ka sjellë bilancet e dy viteve të fundit , cv e paraqitur nuk është në përputhje me
fushën që do të ndjeki kushtet e kontratës.
Të skualifikojë operatorin “A.H.” me vlerë oferte 1.209.240 lekë pa tvsh,pasi dokumentacioni
I paraqitur nuk është në përputhje me kriteret e përgjithshme dhe të vecanta të DST dhe me
specifikimet teknike. Konkretisht vlera e mesatares së xhiros vjetore të 3 viteve të fundit
është më e vogël se vlera e përllogaritur e fondit limit.
Komisioni I vlerësimit të ofertave për Lotin e II vendosi kualifikim e tre operatorëve :
Të kualifikojë operatorin “A.H.” me vlerë oferte 859320 lekë pa tvsh, “Të Të kualifikojë
operatorin B.E.”, me vlerë oferte 923760 lekë pa tvsh
Të skualifikojë operatorin R.-AL me vlerë oferte 561744 lekë pa tvsh, pasi dokumentacioni I
paraqitur nga ky operator nuk është në përputhje me dokumentat standarte të tenderit.
Konkretisht ky operator e ka mbështetur ofertën në pajisjet R. dhe jo sipas specifikemeve
teknike, nuka ka paraqitur kopje të vërtetimit të xhiros vjetore të 3 viteve të fundit, nuk ka
sjellë bilancet e dy viteve të fundit , cv e paraqitur nuk është në përputhje me fushën që do të
ndjeki kushtet e kontratës.
Është paraqitur ankesa nga operatori ekonomik R.-AL pasi arsyet e skualifikimit të operatorit
nuk qëndrojnë.Pasi u pezullua procedura e prokurimit dhe u shqyrtua ankesa grupi I punës
vendosi ta shpalli ankesën të pabazuar ne ligj dhe të paargumentuar në ligj fakte dhe prova.
Është paraqitur ankesa nga operatori ekonomik B.E. pasi arsyet e skualifikimit të operatorit
nuk qëndrojnë dhe pretendimi ishte që kjo kompani është e vetmja shoqëri distributore në
territorin e Shqipëriseë dhe se inxhinierët e saj janë të pajisur me certifikata nga prodhuesi
T., pretendimi I dytë është fakti se fituesi I “A.H.” nuk është e autorizuar për shërbim
fotokopje T. dhe nuk ka inxinierë të certifikuar .Grupi I punës pasi shqyrtoi ankesën konstatoi
se operatori ekonomik nuk ankohet mbi bazën ligjore por bazohet në dyshime se operatori
ekonomik nuk përmbush kriteret e vecanta.
Komisioni I Prokurimit Publik në bazë të ankesës së bërë nga operatori B. E. me vendimin nr
161/1 Prot, datë 17.04.2014 vendosi të pranojë kërkesën e paraqitur nga operatori B. E., të
anullojë vendimin e KVO-së për shpalljen fitues të operatorit “A.H.” dhe të shpallë fitues
operatorin B. E.
Është lidhur kontrata me nr.6/13Prot, datë 23.04.2014 midis palëve “K.” shpk dhe Kuvendit
të Shqipërisë. Me objekt “Shërbim mirëmbajtje fotokopjesh X.”, me vlerë 1.991.520 pa tvsh.
Është lidhur kontrata me nr.6/21Prot, datë 23.05.2014 midis palëve “T.” shpk dhe Kuvendit
të Shqipërisë. Me objekt “Shërbim mirëmbajtje fotokopjesh T.”, me vlerë 923,760 pa tvsh.
Është likuiduar me urdhër shpenzimet me nr.574, datë 25.07.2014, nr696, datë 11.09.2014,
nr.1043, datë 30.12.2014, nr 1071, datë 31.12.2014
PROCEDURAT E BLERJEVE TË VOGLA
1. Nga auditimi i procedurës së prokurimit në sistemin e prokurimeve elektronike (SPE) dhe
dokumentacionit bashkangjitur praktikës së likujdimit, për tenderin me objekt “Kontratë për
monitorimin e shtypit të përditshëm” me fond limit 385.000 lekë pa TVSH, konstatohet se:
67
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Me Urdhër Prokurimin nr.9, datë 22.01.2014 është filluar procedura e prokurimit blerje me
vlerë të vogël. Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet ofertave të paraqitura nga tre
operatorë ekonomik duke mbajtur procesverbalin me tre anëtare komisioni sipas nenit 29,
pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/1/b
“Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI “Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime,
prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e konsulencës, konkursi i projektimit” .
Kane paraqitur ofertat në sistemin elektronik të prokurimeve 3 operatorë: Enxhi Taipi me
vlerë oferte 370.000 lekë pa tvsh, MC M. me vlerë oferte 380.000 lekë pa tvsh, dhe D. P. me
vlerë oferte 385.000lekë pa tvsh. Është shpallur fitues operatori ekonomik MC.M.me vlerë
oferte 380.000 lekë pa tvsh.
Është lidhur kontrata e shërbimit në datën 06.02.2014 mes Kuvendit të Shqipërisë dhe MC
M. me vlerë 380.000 lekë pa tvsh. Është likuiduar me urdhër shpenzimet nr.630, datë
Është lidhur kontrata e sipërmarrjes për shërbime me nr.25/2, datë 16.02.2016 mes Kuvendit
të Shqipërisë dhe operatorit Sh. T. me objekt “Marrje me qera të automjeteve në kuadër të
Asamblesë Parlamentare të Mesdheut (PAM)17-21 Shkurt 2016”, me vlerë kontrate
1.957.920 lekë pa tvsh.
Është konfirmuar realizimi për shërbimin e kërkuar me shkresën nr.421/4, datë 08.04.2016.
Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.289, datë 18.04.2016 me vlerë 1.803.100 lekë
5. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së
likujdimit, për tenderin me objekt “Drekë zyrtare” .
Sipas kërkesës së Drejtorisë së Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë nr.3383, datë
14.11.2016 “Kërkesë për drekë zyrtare”, “Drekë zyrtare nga Kuvendi, për nder të
Delegacionit të kryesuar nga Kryetarja e Komisionit të Jashtëm të Asamblesë Nacionale të
Francës, Znj.E. G. në Tiranë më 17 nëntor 2016, ora 12:45 ”, me Urdhër Prokurimin nr.163,
datë 17.11.2016 është filluar procedura e prokurimit blerje me vlerë të vogël .Në urdhërin e
prokurimit është përcaktuar numri i personave prej 18 persona dhe çmimi (tarifa)për person
3750 lekë dhe fondi limit në shumën 67500 lekë.
Llogaritja e vlerës limit është kryer nëpërmjet testimit te tregut duke mbajtur Proces Verbalin
me tre anëtare komisioni sipas nenit 29, pika 5, të ligjit nr.9643, datë 20.11.2006 “Për
prokurimin publik”, (i ndryshuar), pikën 2/1/b “Prokurimi me vlerë të vogël” të kreutVI
“Zhvillimi i procedurës së kërkesës për propozime , prokurimit me vlera të vogël, shërbimet e
konsulencës, konkursi i projektimit” të VKM nr.358, datë 24.04.2013 “Për mënyrën e
prokurimit të mallrave, punëve, shërbimeve, në kuadër të veprimtarive të ceremonialit
zyrtar”.
82
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Paraqitën ofertat 3 operatorë: Tirana Breë House me vlerë oferte 3750 lekë për person,
Monarc me vlerë oferte 3740 lekë për person, dhe S.H. me vlerë oferte 3700 lekë për person.
Është shpallur fitues operatori ekonomik S.h. me vlerë oferte 3700 lekë për person .
Për drekën e shtruar, S. H..ka paraqitur faturën tatimore nr. 491, datë 17.11.2016, e cila është
likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.1112, datë 30.12.2016 me vlerë 79.920 lekë me tvsh.
6. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së
likujdimit, për tenderin me objekt “Blerje pajisje elektronike” .
Sipas kërkesës së Shërbimit të teknologjisë së Informacionit nr.2873/2, datë 10.10.2016
“Kërkesë për shpenzime për blerje “Pjesë këmbimi për pajisje Elektronike (Hard Disk i
jashtëm, Ram etj.)”, me Urdhër Prokurimin nr.148 datë 01.11.2016 është filluar procedura e
prokurimit blerje me vlerë të vogël . Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar fondi limit në
shumën 393.771 lekë pa tvsh.
Është kryer Llogaritja e vlerës limit sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik” me nr.2873/1 Prot,datë 04.10.2016 nga cmimet e tregut të tre
operatorëve ekonomik.
Paraqitën ofertat 7 operatorëAlbamedia me vlerë oferte 280.000 lekë pa tvsh, S.&S. me vlerë
oferte 298.000 lekë pa tvsh, M.N. me vlerë oferte 343.120 lekë pa tvsh, J. G. me vlerë oferte
349.995 lekë pa tvsh, X.S. me vlerë oferte 380.000 lekë pa tvsh, I.-A.C. me vlerë oferte
387.800 lekë pa tvsh dhe B.E. me vlerë oferte 390.000 lekë pa tvsh .
Është shpallur fitues operatori ekonomik A. me vlerë oferte 280.000 lekë pa tvsh .
Pas shqyrtimit të dokumentacionit u konstatua se dokumentacioni i subjektit A. nuk ishte i
plotë për këtë arsye ky operator u skualifikua . Komisioni njoftoi se pas shqyrtimit të
dokumentacionit shpallet fitues operatori J.G. me vlerë oferte 349.995 lekë pa tvsh.
Është lidhur kontrata me nr 148/3, datë 24.11.2016 mes Kuvendit të Shqipërisë dhe operatorit
ekonomik J.G. me vlerë kontrate349.995 lekë pa tvsh.
Janë paraqitur faturat tatimore me nr .810, datë 05.12.2016 me vlerë 294.345 lekë pa tvsh
dhe fatura me nr.811, datë 05.12.2016 me vlerë 55.650 lekë pa tvsh.
Është mbajtur raporti mbi realizimin e kontratës me nr.2873/3, datë 30.11.2016 i cili rezulton
se mallrat janë konform të gja specifikimeve teknike.
Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.1004, datë 16.12.2016 me vlerë 419.994 lekë me
tvsh.
7. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së
likujdimit, për tenderin me objekt “Blerje dhurata promocionale dhe çanta të personalizuara,
për pjesëmarrësit në Asamblenë Parlamentare të Nato-s” .
Sipas kërkesës së Shërbimit të Marëdhënieve me Jashtë nr.1183/2, datë 12.04.2016
“Kërkesë për blerje. Me Urdhër Prokurimin nr.58 datë13.04.2016 është filluar procedura e
prokurimit blerje me vlerë të vogël .Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar fondi limit në
shumën 1.500.00 lekë pa tvsh, gjithashtu sasia dhe llojet e dhuratave Çanta të zeza-400 copë
dhe Sahati i vogël i Tiranës - 400 copë.
Është kryer Llogaritja e vlerës limit sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”duke testuar tregun , dhe mori oferta nga tre operator 1-A.P.,
2- O. A., 3- E.G..
Paraqiti ofertë 1 operatorë A.Pirro me vlerë oferte 1.500.000 lekë pa tvsh.
Është shpallur fitues operatori ekonomik A.P. me vlerë oferte 1.500.000 lekë pa tvsh .
83
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Është lidhur kontrata me nr 58/3, datë 25.04.2016 mes Kuvendit të Shqipërisë dhe operatorit
ekonomik A.P.me vlerë kontrate 1.500.000 lekë pa tvsh.
Është mbajtur raporti mbi realizimin e kontratës me nr.1183/3, datë 12.05.2016 i cili rezulton
se mallrat janë konform të gja specifikimeve teknike. Është likuiduar me urdhër shpenzimi
me nr.400, datë 17.05.2016 me vlerë 1.800.000 lekë me tvsh.
8. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së
likujdimit, për tenderin me objekt “Marrje automjete me qera për aktivitetin e Asamblesë
Parlamentare të Nato-s” .
Sipas kërkesës së Shërbimit të Marëdhënieve me Jashtë nr.1503/2, datë 09.05.2016
“Kërkesë për ofrim shërbimi”. Me Urdhër Prokurimin nr.78 datë 09.05.2016 është filluar
procedura e prokurimit blerje me vlerë të vogël .Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar
fondi limit në shumën 4.694.024.8 lekë pa tvsh, gjithashtu sasia dhe llojet e makinave.
Është kryer Llogaritja e vlerës limit sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”duke testuar tregun .
Paraqitën ofertë 3 operatorë :1-Operatori ekonomik “Sh. T.” me vlerë oferte 4.655.000 lekë
pa tvsh, 2-Operatori ekonomik “T.A.” me vlerë oferte 4.685.000 lekë pa tvsh, 3-Operatori
ekonomik “E.P. shpk”me vlerë oferte 4.693.250 lekë pa tvsh.
Është shpallur fitues operatori ekonomik “Sh.T.”me vlerë oferte 4.693.250 lekë pa tvsh.
Është paraqitur fatura tatimore me nr.7701, datë 13.06.2016 me vlerë 4.120.000 lekë pa tvsh.
Është mbajtur raporti mbi realizimin e kontratës me nr.1503/3, datë 17.06.2016 i cili rezulton
se mallrat janë konform të gja specifikimeve teknike. Është likuiduar me urdhër shpenzimin
me nr.516, datë 23.06.2016 me vlerë 4.944.000 lekë me tvsh.
9. Nga auditimi i procedurës së prokurimit dhe dokumentacionit bashkangjitur praktikës së
likujdimit, për tenderin me objekt “Shërbimi i Organizimit Të Aktivitetit Parlamentar si dhe
Sigurimin e Pajisjeve Të Nevojshme Për Mbarëvajtjen e Eventit të Asamblesë parlamentare
të Nato-s i Cili do të Mbahet në Ambjentet e Pallatit të Kongreseve Gjatë Periudhës 27 deri
31 Maj 2016”.
Sipas kërkesës së Shërbimit të Marëdhënieve me Jashtë nr.921/2, datë 23.03.2016
“Kërkesë për ofrim shërbimi”. Me urdhrin nr.986Prot, datë 21.03.2016 është ngritur
komisioni për procedurat e prokurimit , bazuar në ligjin nr.9643, datë 20.11.2016 “”Për
Prokurimin Publik”, i ndryshuar , V.K.M-së nr.358, datë 24.04.2013 “Për mënyrën e
Prokurimit të Mallrave, Punëve e të Shërbimeve, në kuadër të veprimtarisë të Ceremonialit
Zyrtar” sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit
publik” ,Komisioni përbëhet nga :1.Ermal Lleshi, 2.B.K., 3.M.M., 4.N.V., 5.J.G.. Janë
përcaktuar mallarat dhe shërbimet si kompjutera, laptop, printera, fotokopje, pajisje audio
vizive dhe pajisje ndihmese.
Me Urdhër Prokurimin nr.48 datë 23.03.2016 është filluar procedura e prokurimit blerje me
vlerë të vogël .Në urdhërin e prokurimit është përcaktuar fondi limit në shumën 33.767.601
lekë pa tvsh.
Është kryer Llogaritja e vlerës limit sipas VKM-së nr 914 datë 29.12.2014 “Për miratimin e
rregullave të prokurimit publik”duke testuar tregun .
Paraqitën ofertë 3 operatorë :1-Operatori ekonomik “S.Ad” me vlerë oferte 27.787.800 lekë
pa tvsh, 2-Operatori ekonomik “29.605.000”lekë pa tvsh, 3-Operatori ekonomik “A. E.”me
vlerë oferte 33.071.300 lekë pa tvsh.
84
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Është shpallur fitues operatori ekonomik “S.Ad”me vlerë oferte 27.581.560 lekë pa tvsh i
ndryshuar pasi janë pranuar disa gabime ne formularin e ofertës , gabime të sqaruara të cilat
kanë ardhur si pasojë e nxitimit në hartimin e dokumentave të të tenderit.
Është lidhur kontrata sipërmarrje shërbimi me nr.48/4Prot, datë 14.04.2016 midis palëve
Kuvendit t ë Shqipërisë dhe operatorit ekonomik Screen Ad me vlerë 27.581.560 lekë pa
tvsh.
Është mbajtur raporti mbi realizimin e kontratës me nr.1889, datë 06.06.2016 i cili rezulton se
mallrat janë konform të gjitha specifikimeve teknike.
Është pasqyruar fatura tatimore me nr.573, datë 08.06.2016 me vlerë 27.581.560 lekë pa tvsh
dhe 33.097.827 lekë pa tvsh.
Është likuiduar me urdhër shpenzimin me nr.530, datë 29.06.2016 me vlerë 33.097.872 lekë
me tvsh.
MBI AUDITIMIN E PROCEDURAVE TË PROKURIMIT PËR MARRËVESHJEN
KUADËR ME OBJEKT “BILETA PËR UDHËTIME NDËRKOMBËTARE”
Në mbështetje të urdhrit të Sekretarit të Përgjithshmë nr. 424, datë 03.02.2015, “Për ngritjen
e komisionit për përllogaritjen e e fondit limit dhe specifikimeve teknike për prokurimin me
objekt “Bileta për udhëtime ndërkombëtare”, është ngritur grupi me anëtarë: I. C., Kryetare,
N. L., anëtare, A. K., anëtare, A. B., anëtare, dhe – E. B., anëtare, me qëllim parashikimin e
këtij fondi si dhe përcaktimin e specifikimeve teknike, në përputhje me kërkesat e Ligjit nr.
9643, datë 20.10.20116 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, dhe VKM nr. 914, datë
29.12.2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik”.
Nga auditimi u konstatua se, komisioni i është drejtuar Shërbimit të Financës, ku i kërkon
informacion të detajuar për fondet e planifikuara për udhëtime, për 4 vitet e ardhshme, sa i
takon biletave ndërkombëtare, ku kërkohej gjithashtu t specifikohej numri i personave , klasi
i udhëtimit dhe itineraret e udhëtimit. Paralelisht Komisioni i është drejtuar me shkresë
Drejtorisë së Marrëdhënieve me Jashtë, për ti kërkuar informacion të detajuar mbi kalendarin
e aktiviteteve të Kuvendit për periudhën 2011-2018. Duke konstatuar gjithashtu mungesën e
ekspertizes në fushën në fjalë, Komisioni i është drejtuar edhe Autoritetit të Aviacionit Civil,
sa i takon informacionit rreth kërkesave minimale të cilësisë që duhet të përmbushin
operatorët ekonomikë që operojnë në treg.
Në përgjigje të shkresës së Komsionit nr 424/4, datë 19.02.2015, Drejtoria e Financës ka
sqaruar ndër të tjera se, referuar regjistrit të prokurimeve me blerje me vlera të mëdha (ku
janë marrë parasysh edh ekërkesat e Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë), ky fond është
18,000,000 lekë. Komisioni ka vërejtur se fondi ishte i paspecifikuar në detaje sa i takon
numrit t ëpjesëmarrësve dhe numrit të udhëtimeve dhe se ky informacion duhet të merret nga
Shërbimi i Marrëdhënieve me Jashtë. Në përgjigje të shkresës së Komsionit nr 424/3, datë
19.02.2015, drejtuar Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë rreth kalendarit të aktiviteteve të
Kuvendit për periudhën në fjalë, Komisioni k konstatuar gjithashtu se informacioni nuk është
paraqitur në formatin e kërkuar (psh sa i takon klasin të udhëtimit). Ndërsa Komisini i
85
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
përllogaritjes së Fondit Limit, nuk ka marrë përgjigje nga Autoriteti i Aviacionit Civil s ai
takon informacionit të kërkuar që nevojitet për vlerësimin e fondit.
Në përfundim, më datë 21.05.2015, Shërbimi i Financës ka dërguar këto të dhëna:
- Fondet e shpenzuara nga Kuvendi për vitin 2011, kanë qenë 17,048,146 lekë; numri i
udhëtarëve 133; dhe numri i fluturimeve 39.
- Fondet e shpenzuara nga Kuvendi për vitin 2012, kanë qenë 14,529,012 lekë; numri i
udhëtarëve 140; dhe numri i fluturimeve 36.
- Fondet e shpenzuara nga Kuvendi për vitin 2013, kanë qenë 12,263,164 lekë; numri i
udhëtarëve 161; dhe numri i fluturimeve 41.
- Fondet e shpenzuara nga Kuvendi për vitin 2014, kanë qenë 15,263,164 lekë; numri i
udhëtarëve 215; dhe numri i fluturimeve 88.
Drejtoria e Shërbimit të Marrëdhënieve me Jashtë ka informuar se, në kalendarin e
parashikimeve për vitin 2015, janë programuar rreth 64 udhëtime, nga të cilat 48 janë
aktivitete të deputetëve dhe nëpunësve të administratës dhe 16 aktivitette të Kryetarit të
Kuvendit së bashku me delegacionin shoqërues. Në total parashikohet të udhëtojnë 224
persona.
Pas konsolidimit të të dhënave të mësipërme, Komsioni, në zbatim të nenit 55 të ligjit nr.
9643, datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar, udhëzimit të APP-së nr. 6, datë
27.01.2015 “Për përdorimin e Marrëveshjes Kuadër”, ka sugjeruar që të përdoret si kriter të
në përcaktimin e ofertës fituesëmarzhin e fitimit më të ulët (%). Në përfudnim të procedurës,
Komisoni ka rezultuar në parashikimin e fondit limit për periudhën njëvjecare prej
18,000,000 lekë ndërsa nëse kjo periudhë do të jetë 3 vjecare, ky fond është parashikuar të
jetë 54,000,000.
Nga auditimi u konstatua se në Dokumentat Standarde të Tenderit, fondi limit është
30,000,000 lekë dhe jo 18,000,000 sikundër paraqitet në relacionin e Komisionit dërguar
Sekretarit të Përgjitshëm me shkresën nr. 960, datë 09.03.2015, për të cilin nuk ka asnjë
procesverbal për të argumentuar ndryshimin e vlerës së fondit limit.
Nga auditimi i specifikimeve teknike u konstatua se, në përmbushje të kriterit të kapacitetit
ligjor të operatorëve ekonomikë, është kërkuar që operatorët të paraqesin certifikatë
akreditimi të lëshuar nga IATA, e vlefshme për vitin 2015, ndërkohë që marrëveshja kuadër
është parashikuar në po këto dokumenta të ketë një afat maksimal 3 vjecar.
Observacion i Administratës së Kuvendit nr.3651/4 datë 10.04.2017:
Sqarim : Referuar Udhezimit të APP nr. 6 date 27.01.2015 i ndryshuar , pika 7.2,” Në rastin
kur autoriteti kontraktor e ka të pamundur të përcaktojë sasinë e objektit të prokurimit, për
efekt të përllogaritjes së vlerës së marrëveshjes kuadër, duhet t’i referohet për aq sa është e
mundur, nevojave të planifikuara dhe/ose nevojave të mëparshme për këtë objekt. Në çdo
rast, përllogaritja e nevojave, duhet të jetë sa më e plotë dhe gjithëpërfshirëse, me qëllim
shmangien e situatave kur dalin nevoja të reja, për të njëjtin objekt, të papërfshira në
marrëveshjen kuadër.”
Ne zbatim të ketij udhëzimi të APP, Autoriteti Kontraktor duke pasur parasysh pamundesine
e përllogaritjes së sakte te nje fondi per shkak te kushteve specifike ku kryhen shume
udhëtime dhe në perberje te delegacioneve janë një numer i konsiderueshem anetaresh, ndoqi
86
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
procedurat dhe realizoj nje marreveshja kuader ne vitin 2015 me afat perfundimtare sherbimi
deri me 31.12.2016 dhe jo per 3 vite.
Çertifikatë IATA eshte kerkuar qe te paraqitet ne kerkesat e vecanta per kualifikim, e
vlefshme vetëm per vitin ne te cilin eshte realizuar kjo procedure.
Komenti i grupit të auditimit:
U shqyrtua observacioni i paraqitur nga administrata e Kuvendit dhe nuk merret në
konsideratë, pasi në dokumentet e tendetit që kini hartuat si autoritet kontraktor keni
përcaktuar që certifikata e akreditimit e lëshuar nga IATA, të ketë afatinin maksimal 3
vjeçar.
KVO Me urdhrin e Sekretarit të Përgjithshëm nr. 40/1, datë 01.09.2015, është parashikuar: ngritja e
Komisionit të Vlerësimit të Ofertave (KVO) për procedurën e prokurimit me objekt “Bileta
për udhëtime ndërkombëtare”, me anëtarë, I.P., Kryetare dhe A.B., M.P., R.M. dhe G. G.,
anëtarë dhe data e zhvillimit të tenderit 02.10.2015.
KVO, sipas nenit 58 të Rregullores së Prokurimit Publik u njoh me operatorët që kishin
shfaqur interes si vijon:
1. “A. D – V.T.O.”;
2. “A.-L.”;
3. “A. E.”;
4. “D. K.”;
5. “G.T.”; dhe
6. “O.T. and T.”
1. Lidhur me OE “A. D – V. T.O.” në tenderin e hapur KVO konstatoi se ky operator nuk
ka plotësuar kriteret si më poshtë:
-Kriteret e veçanta për kapacitetin teknik: Operatori ekonomik ka paraqitur vërtetimin e
lëshuar nga administrata tatimore për sigurimin e punonjësve por listëpagesat jan fotokopje
(edhe pse kanë vulën tatimore), në kundërshtim me kërkesat e DST, ku kërkohen që
dokumentat të jenë origjinale; si dhe
- kontratat e punës rezultojnë me “afat të pacaktuar”, në kundërshtim me kërkesat e DST ku
kërkohet që ky afat të jetë të paktën deri në fund të vitit 2016,
Për sa më sipër KVO ka vendosur skualifikimin e OE “A. D – V.T. Op.”.
2. Lidhur me OE “A.-L.”, KVO konstatoi se ky operator i përmbush kriteret duke e
kualifikuar atë.
3. Lidhur me OE “A.E.”, KVO konstatoi se operatori nuk përmbush kriteret e veçanta për
kapacitetin teknik e konkretisht: “Për eksperiencat e mëparshme OE ka paraqitur fatura
tatimore, në vlerën e kërkuar prej jo më pask se 20% e fondit të planifikuar, por të pavulosura
nga shitësi, në kundërshtim me kërkesat e DST, ku përcaktohet se gjithë dokumentat duhet të
jenë origjinale ose fotokopje të noterizuara të tyre”.
Për sa më sipër KVA ka vendosur skualifikimin e OE A.E.”.
4. Lidhur me OE “D.K.” KVO konstatoi se operatori nuk ka përmbushur kriteret e veçanta
për kapacitetin teknik e konkretisht:
- ka paraqitur vetëm vërtetimin e Administratës Tatimore për pagesën e sigurimeve
shoqërore, por listëpagesat për muajt e kërkuar nuk i ka të gjeneruara nga administrata
87
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
tatimore, me firmën dhe vulën e institucionit, por i ka thjesht të printuara, në kundërshtim me
kërkesat e DST;
- ka paraqitur kontratën e punës vetëm për një punonjës, ndërkohë që kërkohet për të paktën 2
punonjës, kur nga listëpagesa rezulton të ketë 4 punonjës.
Për sa më sipër KVA ka vendosur skualifikimin e OE “D.K.”.
5. Lidhur me OE “G.T.” KVO konstatoi se ky bashkim operatorësh nuk plotëson kriteret e
përgjithshme si më poshtë:
- BOA ka aplikuar për aktmarrëveshjen e datës 22.05.2015, ndërkohë që ai tender është
anulluar, duke bërë që aktmarrëveshja e datë 19.05.2015 të jetë e pavlefshme për këtë tender.
- lidhur me prokurën e posaçme, hartuar më datë 19.05.2015, për tenderin e shpallur nga AK
me objekt “Bileta për udhëtime ndërkombëtare” të datës 22.05.2015, ajo prokura k
apërfunduar për sa kohë tenderi i asaj date u anullua.
Si dhe kriteret e veçanta për kapacitetin teknik respektivisht të OE “G.T.” dhe OE “World
Travel”, të sqaruara edhe procesverbalin mbi shqyrtimin përfudnimtar të KVO-së.
Në përfundim OE “G.T.” u skualifikua.
6. Lidhur me OE “O.T.”, KVO konstatoi se ky operator i përmbush kriteret duke e
kualifikuar atë.
Në përfundim KVO arriti të kualifikojë dy operatorë si më poshtë:
1. OE “A.-L.”, me marzh fitimi 1%
2. OE “O.T.” me marzh fitimi 0.2% Nga auditimi u konstatua se më datë 22.10.2015, OE D.K. ka paraqitur ankesë pranë AK-së,
duke kundërshtuar skualifikimin e tij nga procedura e prokurimit dhe më datë 06.11.2015 OE
ka paraqitur ankesë pranë KPP-së për të njëjtën arsye të sipërpërmendur. Nga shqyrtimi i
çështjes, me Vendimin e KPP-së nr. 693/2015, datë 18.11.2015 vendosi të mos pranojë
ankesën e paarqitur nga OE dhe se AK lejohet të vazhdojë me hapat e mëtejshëm të
procedurës së prokurimit. Vendimi i është dërguar Kuvendit të Shqipërisë me shkresën nr.
693/1, datë 18.11.2015 (marrë në dorëzim më datë 19.11.2015).
Më datë 27.11.2015, OE D.K. ka depozituar kërkesë padinë me të paditur Komisionin e
Prokurimit Publik (KPP) dhe Kuvendin e Shqipërisë, në Gjykatën Administrative të shkallës
së Parë, Tiranë ku kërkon shfuqizimin e vendimit të mësipërm. Për sa më sipër Kuvendit i
është dërguar fletëthirrja për gjykimin administrativ me nr. Regjistri 7137, datë 02.12.015, e
cila është marrë në dorëzim më datë 03.12.2015 (datë në të cilën Kuvendi ka firmosur
Marrëveshjen kuadër me dy operatorët fitues).
Më datë 03.12.2015 janë lidhur marrëveshjet kuadër me nr. 40/11 dhe nr. 40/12 mes
autoritetit kontraktor dhe respektivisht kontraktuesve “A.-L.” shpk dhe “O.T.”
Me vendimin nr. 372, datë 03.02.2016, Gjykata Administrative e Shkallës së Parë ka
shfuqizuar Vendimin e KVO-së për skualifikimin e Dorina Karaiskaj dhe shfuqizimin e
Vendimit nr. 693, datë 18.11.2015 të KPP-së, duke parashikuar si detyrim për paln e paditur
(AK) që krahas marrëveshjeve të lidhura me OE-të “A.-L.” dhe “O.T.” të lidhë marrëveshje
edhe me OE-në “D.K.”.
Me vendimin e Gjykatës Administrative të Apelit, Tiranë nr. 1712, datë 16.06.2016, është
vendosur: “Ndryshimi i vendimit nr. 372, datë 03.02.2016 duke:
- shfuqizuar vendimin e KVO-së për skualifikimin e OE Dorina Karaiskaj, nga procedura e
prokurimit,
88
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
- shfuqizuar vendimin nr. 693, dattt 18.11.2015 të KPP-së,
- shpenzimet gjyqësore të parapaguara iu ngarkohen palëve të paditura, dhe
- kundër këtij vendimi lejohet rekurs në Kolegjin Administrativ të Gjykatës së Lartë brenda
30 ditëve duke filluar ky afat nga dita e njoftimit të këtij vendimi.
Nga auditimi u konstatua se në vendimin e Gjykatës së Apelit, në ndryshim nga Gjykata
Administrative e Shkallës së Parë, nuk është parashikuar që pala e paditur (AK), krahas
marrëveshjeve të lidhura me OE-të “A.-L.” dhe “O.T.” të lidhë marrëveshje edhe me OE-në
“D.K.”.
Nga auditimi u konstatua se, ka dalë urdhri i Sekretarit të Përgjithshëm nr 41, datë
02.03.2016 “Rregullat dhe dokumentacioni i zbatimit të marrëveshjes kuadër “Bileta
udhëtimi ndërkombëtare”, në mbështetje të nenit 121, pikat 1 dhe 2 të Rregullores së
Kuvendit të RSH”, VKM nr. 914, datë 29.12.2014, Udhëzimit nr. 6, datë 27.01.2015 dhe
Vendimit nr. 18, datë 11.11.2014 të Byrosë së Kuvendit “Për miratimin e Rregullores mbi
udhëtimet ndërkombëtare”, ku parashikohen hapat që duhen ndjekur për prerjen e biletave
(pra për zhvillimin e minikonkursit). Në pikën d) dhe e) të këtij udhëzimi parashikohet se në
momentin e ardhjes së ofertës, KVO bën kontrollin e cmimeve duke llogaritur dhe marzhin e
fitimit që është parashikuar në marrëveshjen kuadër; si edhe harton procesverbalin në të cilin
përshkruan kriterin e përcaktimit të të ofertës fituese, dhe verifikimin e % së marzhit të
fitimit.
Në përfundim u konstatua se, janë audituar 300 procedura prokurimesh prej të cilave 9
procedura blerje të mëdha dhe 291 procedura blerjesh të vogla kryesisht pritje përcjellje,
akomodim në hotel dhe bileta udhëtimesh. Janë bërë pjesë e raportit të auditimit 56
procedura auditimi të zgjedhura në bazë të riskut që paraqesin.
Nga auditimi i llogarisë “Mallra dhe shërbime” u konstatua se, Procedurat e Prokurimit
janë kryer në përputhje me bazën ligjore .
Cështja 5 – Mallra dhe shërbime
Gjetja 2
Nga auditimi në institucionin e Kuvendit, për zbatimin e procedurave të
prokurimit për marrëveshjen kuadër me objekt “Bileta për udhëtimet
ndërkombëtare”, u konstatuan mangësi në bazën ligjore që rregullon zbatimin e
marrëveshjes, për sa i takon masave që AK duhet të marrë në rastet kur konstaton
se një operator, palë në marrëveshje kuadër nuk përmbush më kriteret e
kualifikimit, për të cilat është shpallur fitues. Konkretisht në udhëzimin nr 6, datë
27.01.2015 “Për përdorimin e marrëveshjes kuadër”, paragrafi 12, pika 12.6
parashikohet se në rast se AK konstaton mospërmbushje të detyrimit (sa i takon
kritereve të kualifikimit) duhet të veprojë konform nenit 47 të ligjit 9643, datë
20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar. Ndërkohë që neni 47, i LPP
parashikon se AK s‟kualifikon çdo kandidat ose ofertues që paraqet të dhëna të
rreme, për qëllime kualifikimi, në çdo kohë, deri në shpalljen e kontratës fituese.
Pra konstatojmë se udhëzimi nr. 6, datë 27.01.2015 i referohet periudhës “pas
nënshkrimit të marrëveshjes kuadër”, ndërsa neni 47 i LPP-së të cilin referon
udhëzimi 6, datë 27.01.2015, parashikon periudhën deri në fazën e lidhjes së
kontratës, duke lënë kështu “të parregulluar” ligjërisht se si duhet të veprojë
89
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
AK, në rastet kur konstaton mospërmbushjen e kritereve të kualifikimit, për të
cilat operatori ekonomik është shpallur fitues në marrëveshje.
Niveli i
Prioritetit
I lartë
Rekomandimi
Duke qenë se neni 47, i LPP, përcakton rastet e skualifikimit të ofertuesve që
paraqesin në një procedurë prokurimi për kualifikim, të dhëna të rreme, (para
lidhjes së kontratës) ndërsa në udhëzimin e APP nr. 6, datë 27.01.2015 “Për
përdorimin e marrëveshjes kuadër”, parashikohet mos përmbushja e detyrimeve
për sa u takon kritereve të kualifikimit (pas lidhjes së kontratës), Agjencia e
Prokurimit Publik duhet të rishikojë paragrafin 12, pika 12.6 të udhëzimit nr 6,
datë 27.01.2015, duke reflektuar saktë dhe në mënyrë specifike rastet kur gjatë
minikonkursit, konstaton se, pas verifikimit të kriterit të kualifikimit (në rastin
konkret, marzhi i fitimit), OE nuk përmbush më kriteret e kualifikimit, për të
cilat është shpallur fitues në këtë marrëveshje.
Rekomandojmë gjithashtu, që në udhëzimin respektiv të parashikohet qartë edhe
mënyra se si ky marzh do të verifikohet në kuadër të përmbushjes së kriterit të
kualifikimit, për të cilën sugjerojmë që, për çdo faturë biletë, OE fitues të sjellë
edhe BSP (e cila në vetvete tregon koston e biletës për operatorin), që do t‟i
shërbejë AK-së (KVO-së) për përllogaritjen e marzhit te fitimit, dhe verifikimin
nëse marzhi i përllogaritur përputhet me vlerën e marzhit të deklaruar në
marrëveshjen kuadër.
Afati për
zbatimin e
rekomandimit
Menjëherë
Gjetja 3
Nga auditimi i procedurës së prokurimit për “Shërbimin e mirëmbajtjes e-
Parlament, Software dhe Hardware” u konstatua se nuk janë respektuar
kërkesat e VKM nr. 710, datë 21.08.2013 “Për krijimin dhe funksionimin e
sistemeve të ruajtjes se informacionit, vazhdueshmërisë së punës dhe
marrëveshjeve të nivelit të shërbimit”, në pikën, 2 germa b, të të cilit
parashikohet detyrimi për të lidhur marrëveshjen për mirëmbajtjen e
sistemeve, për ato institucione që kanë sisteme ekzistuese, për një periudhë
jo më e shkurtër se 2 vjet. Nga auditimi u konstatua se, ky shërbim është
prokuruar për 4 muaj por është ofruar për 2 muaj. Niveli i
Prioritetit
I Mesëm
Rekomandimi
Marrjen e masave që në vijim institucioni të kryejë analizën e nevojave për
marrëveshjet nivel shërbimi për sistemet ekzistuese dhe ato të reja, për të
cilat të planifikojë me kujdes fondet dhe angazhimet e nevojshme
buxhetore, për realizimin me sukses të këtyre marrëveshjeve.
90
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Afati për
zbatimin e
rekomandimit
Në vijimësi
VI. KRIJIMI DHE PËRDORIMI I TË ARDHURAVE. AUDITIMI I GRANDEVE
DHE ZËRAVE TË TJERË MATERIALË NË PASQYRAT FINANCIAR
6.1 Baza ligjore për auditimin për krijimin dhe përdorimin e të ardhurave dytësore.
1.Baza ligjore për auditimin për krijimin dhe përdorimin e të ardhurave dytësore.
-Ligji nr.9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor në Republikën e
Shqipërisë”;
-VKM nr.432, datë 28.06.2006 “Për krijimin dhe administrimin e të ardhurave që krijojnë
institucionet buxhetore”, i ndryshuar dhe udhëzimit nr.1233, datë 05.10.2006, në zbatim të
kesaj VKM-je;
-VKM nr.192, datë 04.03.2015 “Për përcaktimin e procedurave dhe kritereve për
përzgjedhjen e projekteve, organizatave, apo eventeve nga Bordi i Çështjeve të Mira të
Llotarisë Kombëtare”;
-UMF nr.2, datë 06.2.2012 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit” dhe
udhëzimeve vjetore të zbatimit të buxhetit;
Të ardhura jashtë limitit janë të ardhura të paplanifikuara në buxhetin vjetor që sigurojnë
njësitë e qeverisjes së përgjithshme dhe që përdoren prej tyre sipas masës dhe kritereve të
përcaktuara në aktet ligjore dhe nënligjore përkatëse. Kryerja e shpenzimeve nga përdorimi i
të ardhurave jashtë limitit evidentohet me strukturë të veçantë buxhetore, sipas autorizimit që
bën struktura përgjegjëse për thesarin, në përputhje me të ardhurat e realizuara në fakt. Të
ardhurat jashtë limitit klasifikohen:
-Në të ardhura që mbarten në vitin buxhetor pasardhës;
-Në të ardhura që nuk mbarten në vitin pasardhës.
Të ardhurat jashtë limitit të papërdorura dhe që mbarten në vitin buxhetor pasardhës, çelen
direkt nga struktura përgjegjëse për thesarin në nivel dege, pa autorizim nga Nëpunësi i Parë
Autorizues, pas rakordimit me njësinë shpenzuese që mbulon.
Në të ardhurat jashtë limitit të cilat mbarten në vitin buxhetor pasardhës përfshihen:
Sponsorizime me destinacion të përcaktuar nga donatori; Të ardhura nga arsimi i lartë; Të
ardhura nga spitalet; Të ardhura nga agjentë tatimorë që nuk janë institucione buxhetore.
Të njëjtat procedura me të ardhurat jashtë limitit përdoren edhe për mjetet monetare në
ruajtje, në të cilat janë: Paradhëniet për pjesëmarrje në ankand dhe garancitë bankare (kur
janë të kthyeshme); Arkëtimet e paidentifikuara deri në sistemimin e tyre; Arkëtimet e
gabuara që duhen rikthyer kur vërtetohen si të tilla; Arkëtimet e përkohshme nga penalitetet
deri në marrjen e vendimit të formës së prerë; Arkëtimet nga kërkesat ankimore të sistemit
doganor; Mjetet monetare në ruajtje të sipërmarrësit lidhur me shumën e garancisë së
punimeve për defektet, të mbajtur sipërmarrësit mbi vlerën totale të situacionit përfundimtar
të investimit sipas kontratës.
91
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Në të ardhurat jashtë limitit, të cilat nuk mbarten në vitin buxhetor pasardhës përfshihen:
Të ardhurat nga vendosja e sanksioneve dhe shitjes së mallrave të konfiskuara në zbatim të
Ligjit “Kodi Doganor i Republikës së Shqipërisë” dhe Të ardhurat nga ankandet për mallrat
kontrabandë.
Nëpunësi zbatues rakordon çdo muaj me strukturën përgjegjëse të thesarit në degë për të
ardhurat progresive që ka realizuar njësia shpenzuese e qeverisjes së përgjithshme mbi bazën
e raporteve të sistemit informatik financiar të qeverisë. Pas miratimit të akt-rakordimit,
nëpunësi zbatues i njësisë, në bazë të udhëzimit të përbashkët të Ministrisë së Financave me
njësitë e qeverisjes qëndrore, përgatit Kërkesën për Rritje të Autorizuar. Struktura përgjegjëse
për thesarin nuk lejon kryerjen e shpenzimeve mbi limitin vjetor të përdorimit të të ardhurave
edhe pse niveli i mbledhjes së tyre nuk kufizohet gjatë vitit buxhetor.
-UMF nr.5, datë 29.01.2013 “Për procedurat standarde të zbatimit të buxhetit” dhe
udhëzimeve vjetore të zbatimit të buxhetit.
2.Krijimi dhe përdorimi i të ardhurave.
Nga auditimi mbi krijimin dhe përdorimin të të ardhurave dytësore, në institucionin e
Kuvendit të Shqipërisë rezultoi se, gjatë vitit 2014 janë krijuar të ardhura dytësore në shumën
1,192,445 lekë, në vitin 2015 kjo shumë është shtuar me rreth 222% duke rezultuar në
2,649,925 lekë, dhe në vitin 2016 rritur me 147%, duke rezultuar në shumën 3,885,362 lekë.
Nga auditimi u konstatua se bashkëngjitur relacionit të pasqyrave financare, për të tre vitet
ushtrimore, objekt i periudhës objekt auditimi, institucioni i Kuvendit, ka rakorduar në fund
të vitit me degën e thesarit Tiranë për të ardhurat që ka realizuar. Në vijim po paraqesim
burimin e të ardhurave dytësore për vitin 2014, 2015 dhe 2016:
Të Ardhurat dytësore për vitin 2014 janë 1,192,445 lekë, ose rreth 0.11% të total të hyrave
në fondet e buxhetit vjetor të institucionit të Kuvendit, duke mos përbërë vlerë materiale ndaj
total të ardhurave të institucionit.
Gjatë vitit 2014, janë arkëtuar si të ardhura dytësore në shumën 1,192,445 lekë, të cilat në
masën 56%, ose 670,000 lekë janë të ardhura nga Eurosig, ndërsa shuma prej 432,818 lekë
(ose 36%) konsistojnë xhirime të brendshme. Në mënyrë më të detajuar këto fonde paraqite si
vijon.
Nr Burimi i te ardhurave / viti 2014 vlera në lekë %
1 sekuestro sigurim kontrate ANSIG 71,592 6%
2 xhirme të brendshme 432,818 36%
3 derdhje (punonjës) 18,035 2%
4 E ardhur Eurosig 670,000 56%
Total 1,192,445 100%
Të Ardhurat dytësore për vitin 2015 janë 2,649,925 lekë, ose rreth 0.25% e total të hyrave
në fondet e buxhetit vjetor të institucionit të Kuvendit, duke mos përbërë vlerë materiale ndaj
total të ardhurave të institucionit.
Gjatë vitit 2015, u konstatuan se të ardhurat dytësore janë realizuar në pjesën më të madhe
nga Rimbursime nga Parlamenti Europian për kryerjen e disa aktiviteteve jashtë vendit në
shumën 1,679,550 lekë, që zënë edhe rreth 63% të total të ardhurave dytësore të institucionit.
Pjesa tjetër i takon të ardhurave nga penalitetet për vonesat në realizimin e kontratave (rreth
92
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
20% ndaj totalit të të ardhurave), 10% janë të ardhura nga masat e zhdëmtimit të mabjtura
ndaj punonjësve të Kuvendit, etj sipas tabelës ëm poshtë:
Nr Emertimi I te ardhurave / viti 2015
vlera në
lekë %
1 te ardhura nga ambientet me qera 45,323 2%
2 Rimbursime nga Parlamenti Europian 1,679,550 63%
3 ndalesa sipas rekomandimeve AB 32,400 1%
4 te ardhura nga penaliteti( vonesa ne kontrate) 524,019 20%
5 Zhdemtime nga punonjes te Kuvendit 262,935 10%
6 kthim page ( sa llogaritur me shume) 51,447 2%
7 zhdemtim per mungese inventari ( Subashi) 21,851 1%
8 te ardhura gabimisht nga thesari 32,400 1%
Total 2,649,925 100%
Për vitin 2016, të ardhurat dytësore rezultojnë në shumën 3,885,362 lekë, ose rreth 0.4% e
total të hyrave, të cilat tregojnë në fakt një rritje të lehtë krahasuar me vitet e mëparshme, por
që gjithsesi vijon të ngelet nën nivelet e materialitetit, të parashikuar për këtë auditimin
financiar.
Gjatë vitit 2016 u konstatua se rreth 87% e totalit të ardhurave dytësore konsistojnë në
xhirime të brendshme 3,377,647 lekë të cilat janë: Zhdemtime nga punonjes dhe deputete(
mungesa paperligjura) për shumën 3,281,812 lekë; kthim për përdorim të makinës zyrtare për
shumën 15,000 lekë; kthim për masë disiplinore në shumën 74,123 lekë; dhe zhdëmtim për
mungesë inventari në shumën 6,712 lekë. Të tjera burime të të ardhurave dytësore, të
verifikuara ng agrupi i auditimit janë rimbursime nga NATO (shpenzime telefonie); te
ardhura nga penaliteti (vonesa në kontratë) në shumën 45,773 lekë, etj.
Nr
Burimi i te ardhurave/viti
2016 vlera në lekë %
1 shitje shtypshkrime 4,528 0%
2 paguar kamatë vonesa 45,773 1%
3 xhirime të brendshme 3,377,647 87%
4 Derdhje (R. Xhafa) 3,710 0%
5 Qera lokali 130,638 3%
6 Shpenzime telefoni (NATO) 323,066 8%
Total 3,885,362 100%
Për sa më sipër paraqitet ky Raport Përfundimtar Auditimi.
Audituesit Shtetërorë të KLSH:
Aulona Jonuzi (përgjegjës grupi)
Pjetër Beleshi
Erjola Mecaj
Melina Kabo
93
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Eni Kabashi
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
ANEKSI I: QASJA DHE METODOLOGJIA E AUDITIMIT
Nisur nga gjykimi dhe ndjeshmëria e zonave të llogarisë, duke ditur që materialiteti shpreh
nivelin maksimal nivelin të devijimit, që audituesi e vlerëson si të mundshëm për të
influencuar te përdoruesit e informacionit financiar, kemi përcaktuar materialitetin në masën
2% për të gjitha zonat e llogarisë të planifikuara për t‟u audituar. Nën gjykimin profesional të
audituesit, grupi i punës ka marrë në konsideratë pragun e materialitetit prej 2%, duke rritur
gamën e gabimeve për tu konsideruar, pasi gjatë kryerjes së testeve të kontrollit është arritur
në përfundimin që sistemet e kontrollit të brendshëm kanë risk të ulët deri në të moderuar.
Metodologjia e aplikuar gjatë planifikimit konsiston në auditimin e të dhënave të siguruara
nga vetë subjekti dhe kryqëzimin e tyre me të dhënat e gjeneruara nga databaza e sistemit të
Thesarit, në Kuvendin e Shqipërisë. Konkretisht, (A) mbi transaksionet e Kuvendit u
aplikuan:
- teste të kontrolleve për të verifikuar se si kanë funksionuar sistemet e kontrollit të
brendshëm (u analizuar menaxhimi financiar dhe kontrolli); dhe
- teste të detajeve, të mbështetura mbi praktikat e NAO-s.
Nën gjykimin profesional të audituesve të pavarur, për përzgjedhjen e kampioneve për
ekzaminim, në zërat e shpenzimeve, u morën në konsideratë dy elementë:
Risku i lidhur me shpenzimin specifik; dhe
Pesha specifike që ky zë shpenzimesh zë ndaj totalit të shpenzimeve të subjektit.
Për të përzgjedhur minimumin e cështjeve për auditimi, mbi këta zëra shpenzimesh, u
aplikuan format e përllogaritjes si më poshtë:
KUVENDI I SHQIPËRISË, VITI 2014
Emërtimi i
Shpenzimeve
Vlera e
Popullatës
Faktori i Riskut
(0.7-2-3)
Çështje për tu
shqyrtuar
Paga (600) 441,565,561 0.70 24
Sigurime Shoqërore
(601) 61,398,074 0.70 3
Mallra e Shërbime
(602) 270,984,305 0.70 15
Të tjera transf.
korrente me jashtë
(605) 9,796,492 0.7 1
Të tjera transf.
korrente(llog 606) 20,087,237 0.7 1
Total 803,831,669
Niveli i materialitetit për vitin 2014, është përllogaritur si vijon:
94
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
Viti 2014 Vlera
Materialiteti në % 2%
Materialiteti në vlerë 16,082,277
Gabimi i lejuar (10% - 20%) 1,608,228
Precizioni i planifikuar - 90% 13,026,644
Për vitin 2015 KUVENDI I SHQIPËRISË, VITI 2014
Emërtimi i Shpenzimeve
Vlera e
Popullatës
Faktori i Riskut
(0.7-2-3)
Çështje për tu
shqyrtuar
Paga (600) 463,903,098 0.70 23
Sigurime Shoqërore (601) 60,994,600 0.70 3
Mallra e Shërbime (602) 344,708,648 0.70 17
Të tjera transf. korrente
me jashtë (605) 2,347,669 0.7 1
Të tjera transf.
korrente(llog 606) 584,190 0.7 1
Total 872,538,205
Niveli i materialitetit për vitin 2015, është përllogaritur si vijon:
Viti 2015 Vlera
Materialiteti në % 2%
Materialiteti në vlerë 17,668,274
Gabimi i lejuar (10% - 20%) 1,766,827
Precizioni i planifikuar - 90% 14,311,302
b-Zbatimi i pemës së vendimeve.
Bazuar në pemën e vendimmarrjes, pasi bëmë vlerësimin e riskut dhe mënyrën e funksionimit
të sistemit të kontrollit të brendshëm dhe testimin e tyre, bëmë një rishikim të përgjithshëm të
rezultateve duke përcaktuar faktorin e riskut (0.7) për pagat, (0.70) për sigurimet shoqërore,
(1.00) për shpenzimet operative dhe (2.00) për investimet.
Mbi bazën e materialitetit dhe faktorëve të riskut për vitin 2014 minimumi i çështjeve për tu
shqyrtuar për pagat janë 24, për sigurimet shoqërore është 3 çështje, për mallra e shërbime
janë 15 çështje. Për vitin 2015 çështjet për tu shqyrtuar për pagat janë 23, për sigurimet
shoqërore është 3 çështje, për mallra e shërbime janë 17 çështje. Për 2016 çështjet për tu
shqyrtuar për pagat janë 23, për sigurimet shoqërore është 3 çështje, për mallra e shërbime
janë 17 çështje.
ANEKSI II: SQARIM RRETH LLOJEVE TË NDRYSHME TË OPINIONEVE TË
APLIKUARA NGA KLSH.
Audituesi duhet të shprehë një opinion të pamodifikuar mbi ligjshmërinë dhe rregullsinë e
transaksioneve kur audituesi konkludon se transaksionet përputhen, në të gjitha aspektet
materiale, me kuadrin ligjor dhe rregullator që zbatohet për transaksione të tilla. Një opinion i pakualifikuar (pa rezervë) jepet kur audituesi është i kënaqur në të gjitha
aspektet materiale se:
(a) pasqyrat financiare janë përgatitur duke përdorur baza të pranueshme të
kontabilitetit dhe politika të cilat janë aplikuar në vazhdimësi;
(b) pasqyrat janë në përputhje me kërkesat ligjore dhe me rregulloret përkatëse;
95
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
(c) situata e paraqitur nga pasqyrat financiare është në përputhje me njohuritë e
audituesit mbi njësinë publike të audituar; dhe
(d) janë paraqitur saktë të gjitha çështjet materiale që lidhen me pasqyrat financiare. Opinioni me rezerve. Opinioni me rezerve do të jepet në rastet kur audituesi nuk është
dakord ose është i pasigurt për një ose më shumë çështje specifike që bëjnë pjesë në pasqyrat
financiare të cilat janë materiale, por jo thelbësore për arsyetimin e pasqyrave. Formulimi i
opinionit zakonisht tregon një rezultat të kënaqshëm të subjektit të auditimit në një deklaratë
të qartë dhe koncize të çështjeve të mospajtimit ose të pasigurisë, duke çuar në opinionin me
rezerve. Nëse efekti financiar i paqartësisë apo i mosmarrëveshjes është i përcaktuar si shumë
nga audituesi, ndonëse nuk është gjithmonë e praktikuar ose e përshtatshme, atëherë kjo do të
shërbente si ndihmë për përdoruesit e pasqyrave.
Opinioni i kualifikuar. Audituesi duhet të shprehë një opinion të kualifikuar: 1. kur
audituesi ka marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të auditimit dhe arrin në
përfundimin se anomalitë apo rastet e mospërputhshmërisë, individualisht ose së bashku, janë
materiale, por jo të përhapura, në llogaritë vjetore apo transaksionet në fjalë; ose 2. kur
audituesi nuk është në gjendje për të marrë dëshmi të mjaftueshme dhe të përshtatshme të
auditimit ku të bazojë opinionin, dhe efektet e mundshme mbi llogaritë vjetore apo
transaksionet të kësaj pamundësie janë materiale por jo të përhapura. Opinioni negativ (kundërshtues). Opinioni negativ (kundërshtues) do të jepet në rastet kur
audituesi e ka të pamundur të krijojë një opinion mbi pasqyrat financiare në tërësi, si pasojë e
mospërputhjes aq shumë vendimtare sa të përmbys situatën e paraqitur në atë masë që një
opinion me rezerve në aspekte të caktuara nuk do të ishte i përshtatshëm. Formulimi i këtij
opinioni qartëson faktin se pasqyrat financiare nuk janë deklaruar saktësisht duke specifikuar
në mënyrë të thjeshtë dhe koncize të gjitha rastet e mospërputhjes. Gjithashtu, aty ku është
me vend dhe është e mundur, do të ishte e dobishme sikur ndikimi financiar mbi pasqyrat
financiare të përcaktohej në shumë.
Refuzim i opinionit. Refuzimi i opinionit do të jepet në rastet kur audituesi e ka të pamundur
që të mbërrijë në një opinion për sa i përket pasqyrave financiare të marra në tërësi, si pasojë
e pasigurisë apo e kufizimit të fushëveprimit aq shumë thelbësor, në mënyrë që një opinion
me rezerve në disa aspekte të caktuara të mos jetë i përshtatshëm. Formulimi i refuzimit të
opinionit qartëson faktin se është e pamundur të jepet një opinion duke specifikuar në mënyrë
të qartë dhe koncize të gjitha rastet e paqartësisë.
ANEKSI III : Rezultatet e Pyetësorit
1-Sa kohë keni që bëni këtë punë?
96
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
2-Kur filluat çfarë nuk ju pëlqeu dhe menduat se duhet të ndryshonte?
3-Çfarë nuk shkon aktualisht si legjislacion apo rregull i shkruar?
97
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
4-Çfarë do të rregullonit në atë që quhet sinergjia institucionale?
98
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
5-Cilat aspekte të punës ju marrin më shumë kohë rutine që ulin produktivitetin e
punës tuaj?
99
KONTROLLI I LARTË I SHTETIT
RAPORT “PËR AUDITIMIN E USHTRUAR NË KUVENDIN E SHQIPËRISË”
6-Je i/e kënaqur me trajtimin monetar që të bëhet?
ANEKS 4
NR. Punonjësi Pozicioni Arsyeja e daljes në listë pritje
1 N. S. Sek. Byroje.Konf.Kryetarëve Ristrukturim, suprimim pozicioni
2 D. T. Këshilltar i Shërbim.Monitorim Ristrukturim, suprimim pozicioni
3 M. H. Spec.Letrave Peticioneve Mos plotësim i kritereve të reja për