Përgatiti: Arian PLAKU Dita Olimpike Durrës 2015
Si përgjegjës i sektorit të veprimtarive masive pranë QKF-Durrës , për të VI vit radhazi organizoj veprimtarinë masive të titulluar:
“Dita e Edukimit Olimpik”
Kjo veprimtari për është organizuar në bashkëpunim me KOKSH, Bashkinë dhe DAR-Durrës.
Bashkëpunimi me KOKSH ka qenë dhe është mjaft produktiv që në hapat e parë të kësaj dite Olimpike.
Në VI vite sigurisht kemi pasur ndryshime në organizim ashtu si dhe përmirësime.
Në fillim krijojmë një platformë organizimi ku duhet të jenë të mirë-detajuara:
Idea e veprimtarise
Vëndi ku do të zhvillohet veprimtaria
Data dhe ora e saktë
Këndet ku do të performohet secili demostim
Programi për 3 orë veprimtari i specifikuar duke përfshirë dhe ceremoninë e fillimit dhe të mbylljes të aktivitetit
Më pas ky informacion pasi miratohet nga DAR dhe QKF-Durrës u dërgohet të gjithë shkollave 9-vjeçare publike dhe jo publike të qytetit minimalisht 2-3 javë përpara datës së zhvillimit të veprimtarisë.
REPUBLIKA E SHQIPËRISË
QENDRA KULTURORE E FEMIJEVE
DURRËS
Adresa: Rruga Egnatia Tel: 00355-52 22-30-59 e-mail: [email protected]
_______________________________________________________________________________________________________
Nr______prot. Durrës më 15.04.2015
Lënda : Platforma e organizimit të aktivitetit. Dita e Edukimit Olimpik
Drejtuar : Drejtuar drejtorive të shkollave 9-vjeçare të qytetit.
Të nderuar Drejtorë,
Duke u bazuar dhe në planin e aktiviteteve kulturore-artistike, sportive, shkencore të QKF-Durrës, miratuar nga DAR-Durrës, do të organizohet aktiviteti masiv “ Dita e Edukimit Olimpik”
Dita e Edukimit Olimpik është një aktivitet masiv i cili ka për qëllim aktivizimin masiv të nxënësve në të gjitha lojrat dhe disiplinat sportive si dhe për të kaluar një dite argëtuese ndryshe nga ditët e tjera. Duke pasur një eksperiencë të tillë edhe në 5 vitet e kaluara mendojmë që këtë aktivitet ta kthejmë në një traditë duke e pasuruar cilësisht c’do vit e më shumë.
Këtë vit sektori masiv ka menduar që në ditën e edukimit olimpik të aktivizohen edhe fëmijët e ciklit fillor përkatësisht nxënës të klasave I. II. III. IV. V si dhe ciklin e lartë nxënësit e klasave të VI, VII, VIII, IX.
Të gjitha lojrat do të kënë këndin e tyre dhe do të drejtohen dhe monitorohen nga mësues përkatës të caktuar nga organizatorët.
Vëndi ku do të zhvillohet aktiviteti: Shëtitorja “Taulantia“ (tek vollga)
Në shëtitoren “Taulantia” (vollga) do të jenë të gjithë ekipet Volejbollit, baskebollit, futbollit, ping-pongut, shahut, kros, bicikleta, tenis, patina, monopatina, tërheqje litari, aerobi etj.
Data dhe ora e zhvillimit të aktivitetit: Dt.15/05/2015 Ora 09:30-13:00.
Pjesëmarrja: Nxënës të ciklit të ulët dhe të lartë të shkollave 9-vjeçare publike dhe jo publike të qytetit.
Përmbajtja e aktivitetit: Gara miqësore-argëtuese dhe lojra të ndryshme sportive si: Kros, Gara me patina, Gara me monopatina, Gara me bicikleta ,Demostrime të ndyshme sportive si: Futboll, Tenis, Volejboll, Karate, Aerobi, Gjimnastikë artisike, Ping-pong, Shah, Tërheqje litari, lojra popullore, ekpsozitë pikture, koncert artistik etj.
Secila shkollë duhet të ketë si pjesëmarrës nxënësit e tyre si më poshtë shënuar:
Shkolla Jusuf Puka 10 fëmijë me Bicikleta + 10 fëmijë me Monopatina.
Shkolla Bedrie Bebeziqi 20 fëmijë me Balona + 20 fëmijë me Patina.
Shkolla Marie Kaculini 20 fëmije me Patina + 20 fëmijë me Balona
Shkolla Eftali Koci 30 fëmijë në Kros djem + vajza
Shkolla Kushtrimi i Lirisë 20 fëmijë Lojra popullore + 20 fëmijë me kros djem + vajza.
Shkolla Nënë Tereza 4 ekipet e kërcimeve .
Shkolla Vasil Ziu 2 ekipet e kërcimeve.
Shkolla Hajdar Dushi 10 fëmije me Balona + 10 fëmije me Bicikleta.
Shkolla Vinçenc Prendushi 2 ekipe aerobie + Lojra lëvizore shkathtësie me objekte të ndryshme.
Shkolla Hasan Koçi Ekipi i futbollit i shkollës.
Shkolla Jan Kukuzeli Ekipi i futbollit i shkollës.
Shkolla Jan Kukuzeli Ekipi i Volejbollit Vajza
Shkolla Shaqe Mazreku Ekipi i Volejbollit vajza.
Shkolla Nënë Tereza 10 djem + 10 vajza Shah djem + vajza .
Shkolla Qemal Mici Ekipi i Aerobisë.
Shkolla 14 Nëntori Ekipi i Aerobisë.
Shkolla Neim Babameto 20 fëmijë djem + vajza Kros. Shkolla Turgut Ozal 20 fëmijë me balona + 20 fëmijë me patina. Shkolla Migjeni 20 fëmijë me balona + 5 fëmijë shah. Shkolla Met Hasa 20 fëmijë në Kros djem + vajza. Shkolla e Re 30 Fëmijë tërheqje litari. Shkolla Iliria 20 Fëmijë për Tenis. Shkolla Migjeni 20 Fëmijë Taekwondo. QKF-Durrës Të gjithë ekipet e sektorit sportiv të demostrojnë në hapsirat e caktuara disiplinën e tyre të drejtuar nga instruktorët përkatës. Sektori i artit: këngëtarët, kurset e pikturës + kursi i kitares +teatri i kukullave. Sektori masiv: Grupi i gjimnastikës aerobike + grupi i valleve. Sektori Shkencor: Grupi i parlamentit të fëmijëve. Secila shkollë mund të sjellë nxënës të tjerë të cilët kanë dëshirë ti bashkohen bashkëmoshatarëve tv tyre në këtë aktiviteti masiv.
Ora 09:30 Paraqitja e të gjithë ekipeve mësuesit përkatës pranë organizatorëve, tek shetitorja Taulantia (vollga). Marrja e udhëzime për mënyren e zhvillimit të gjithë aktivitetit si dhe njohja me terrenet e përcaktuara nga organizatorët.
Ora 10:00 Ceremonia e hapjes së aktivitetit. Ardhja e flakës Olimpike + Himni Olimpik +Himni Kombëtar.
Fjala e hapjes nga autoritete të pushtetit vendor e lokal si dhe veteranë të sporteve të ndyshme të qytetit.
Ora 10:15 Zhvillimi i të gjitha lojrave në të gjithë hapsirën e shëtitores të ndara sipas udhëzimeve të organizatorëve, si dhe fillimi i aktivitetit artistik tek sheshi para monumentit
Ora 13:00 Ceremonia e mbylljes së aktivitetit. Shpërndarja e çertifikatave për të gjithë shkollat pjesëmarrëse të përgatitura nga QKF-Durrës, si dhe çertifikata për fëmijët që morën pjesë në demostrimet sportivo-artistike të veprimtarisë të përgatitura nga KOKSH.
Për cdo informacion ju mund të na kontaktoni në postën tonë elektronike të lart shënuar,ose në cel: 069-39-24-029 / 068-69-16-558 / 067-42-48-550
KONCEPTOI
Përgj. Sek.Veprimtarive Masive Q.K.F Durrës
Arian PLAKU
M I R A T O I
DREJTOR i QKF DREJTORE e DAR
Avni ÇUNI Lindita MUKAJ
Njoftime zyrtare institucioneve bashkëpunuese për mbarëvajtje si dhe marrja e konfimimeve të tyre:
Drejtorisë së Spitalit (për vënien në dispozicion të një auto-ambulance dhe një stafi ndihmës)
Drejtorisë së policisë rrugore. (për të pezulluar qarkullimin e makinave në ambjentin e zhvillimit të veprimtarisë)
Drejtorisë së policisë së rendit. (për të shmangur ç’do incident të mundshëm)
Drejtorisë së dekorimit të qytetit (dekorimin e qytetit + qendrën e zërit)
Njoftimi i mediave të shkruara dhe vizive (për reklamimin e aktivitetit)
Zhvillimi i veprimtarisë.
Në këtë veprimtari krijohen kënde për demostrime sportive-artistike si:
Tërheqje litari Lojra popullore
Shah Ping-pong
Volejboll Basketboll
Aerobi Kërcim
Kros Bicikleta
Monopatina Patina
Tenis Futboll
Pikture Taekwondo
Balona etj.
Për këto demostrime të gjitha shkollave pjesëmarrëse u kërkohen nga 5-10 fëmijë.
Në secilin kënd ka 1-2 mësues përgjegjës.
Ardhja e flakës Olimpike shoqëruar në sfond me Himnin Olimpik dhe ekipin e krosit i jep një tjetër atmosferë dhe pamje madhështore kësaj veprimtarie.
Qyteti i Durrësit për ndjezjen e flakës Olimpike shfrytëzon si detaj nisjen nga amfiteatri deri tek sheshi Taulantia ku zhvillohet dhe ceremonia e hapjes së veprimtarisë nga autoritete të KOKSH, Bashkisë, DAR dhe QKF-Durrës.
(kjo është karakteristikë e qytetit te Durresit dhe unë këshilloj që c’do qytet të mund të gjej ndonjë detaj të tillë)