Top Banner
Qepa dhe hudhra Allium cepa -Allium sat ivum hortimanual Projekti Zvicran për Promovimin e Hortikulturës - Kosovë
30

Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

Oct 18, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

Qepa dhehudhraAllium cepa -Allium sativum

hort

iman

ual

Projekti Zvicran për Promovimin e Hortikulturës - Kosovë

Page 2: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

Ky është publikim i Projektit Zvicran për Promovimin eHortikulturës - Kosovë, PZPH-K, i aplikuar nga Intercooperation

dhe i financuar nga Agjencia Zvicrane për Zhvillim.

Pjesa teknike e publikimit është bërë nga dr. Skender Kaçiu,mbrojtja e bimëve është bërë nga prof. dr. Latif Susuri,

marketingu nga Luan Hoti,redaktimi gjuhësor nga mr. Shefqet Riza.

KOORDINATORE E PUBLIKIMITMagbule Hyseni

FOTOGRAFITËPZPH-K

PËRGATITJA GRAFIKEpunëtori grafike

SHTYPIShtypshkronja ILIRI, Prishtinë

Swiss Project for Horticultural Promotion – Kosovo, SPHPKIntercooperation, zyra në Prishtinë:

Ekrem Rexha st. No.3 Arberia/DragodanTel/Fax: +381 (0)38 243 034 • Po.Box No.2 Pristina 10000, KOSOVA

Intercooperation, zyra në Gjakovë:Mihail Grameno rd. No.3

Tel/fax: +381 (0) 390 25 479 - GJAKOVA 50000, KOSOVA

[email protected] • www.intercoopkos.org

Nr. 5 QEPA DHE HUDRAKoleksioniNo1 KAROTANo2 LAKRANo3 MARULJA No4 FASULJA No5 QEPA DHE HUDHRA No6 DOMATJA

hortimanual

Page 3: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

Konsumi vjetor i vlerësuar i qepës në Kosovë është 14.929 tPër kokë të banorit konsumohen 7.46 kgBurimi i shënimeve:Intercooperation - Zakonet blerëse dhe shprehitë konsumuese për pemë dhe per-ime në Kosovë - Shtator 2001Konsumi vjetor i vlerësuar i hudhrës në Kosovë është 4,071.6 tPer kokë të banorit konsumohen 2.03 kgBurimi i shenimeve:Intercooperation - Traditat blerëse dhe shprehitë konsumuese për pemë dhe per-ime në Kosovë - Shtator 2001

Vendet Qepa Hudhra Qepa Hudhra Qepa Hudhra

Greqia 7.748 1.800 25.80 8.88 199.898 15.984

Turqia 82,000 15.000 21.30 8.33 1.746.600 124.950

Bullgaria 13.000 7.000 6.15 4.28 79.950 29.960

Kroacia 7.100 2.500 7.04 3.28 49.984 8.200

Maqedonia 3.200 1.096 10.70 3.34 34.240 3.661

S&M i Zi 21.000 9.600 6.81 2.60 143.000 24.960

B&H 5.200 2.300 5.77 3.04 29.999 6.992

Kosova* 1.343 1.821 6.0 3.20 8.058 583

Të dhënat e përgjithshme n Qepa hyn në radhën e kulturave më të vjetra që njeh njerëzimi.n Përdorimi i saj në të ushqyerit e njeriut ka një të kaluar mjaft të largët. Atë e

kanë kultivuar edhe popujt e lashtë të cilët qepën përveç që e kanë shfry-tëzuar në ushqim e kanë përdorur mjaft shumë edhe si bimë mjekuese.

n Falë qëndrueshmërisë relativisht të mirë ndaj kushteve të mjedisit të jashtëm,qepa ka një areal mjaft të gjerë të shtrirjes.

Përdorimi n Duke iu falënderuar vlerës së lartë ushqyese, qepa ka një përdorim mjaft të

gjerë në të ushqyerit e njeriut. Për ushqim përdoret në forma të ndryshme. Tene të rralla janë gjellërat pa pjesëmarrje të qepës.

n Përveç vlerës ushqyese, qepa ka edhe vlerë mjaft të lartë shëruese.

VI

TI

2

00

2

Vendet Sipërfaqja e mbjellur (Ha) Rendimenti (t/ha) Prodhimi (t)

Burimet e shënimeve:* FAOSTAT** MBPZHR, DMPB 2005

nformatatTHEMELOREI

1

Page 4: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

2

Burimet e shënimeve:* FAOSTAT** MBPZHR, DMPB 2003

Page 5: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

3

TreguKRAHASONI PRODHIMTARINË TUAJ:n Planifikoni prodhimin tuajn Planifikoni prodhimtarinë e hershme ose të vonshmen Mbani shënime të prodhimtarisën Specializohuni për prodhimtari, sepse do të bëheni i njohur

Çmimi n Ndyshimet e çmimeve me shumicë dhe me pakicë në tregun e Prishtinës

(viti 2002-2004).

Q E P A D H E H U D H R A Ç M I M I M E P A K I C Ë

Burimi i shënimeve : "Monitorimi" Monitorimi javor i çmimeve të pemëve dhe perimeve të freskëta nga Tregu i Madh i Prishtinës - SPHPK/Intercooperation

Qepa Hudhra Qepa Hudhra Qepa Hudhra

Janar 0.75 1.50 0.46 1.75 0.93 1.63

Shkurt 0.75 1.63 0.43 1.75 0.75 1.75

Mars 0.63 2.00 0.46 1.75 0.70 1.56

Prill 0.69 2.13 0.70 1.70 0.70 1.50

Maj 0.81 1.63 0.70 1.46 0.70 1.50

Qershor 0.68 2.13 0.75 1.69 0.58 1.50

Korrik 0.50 1.69 0.52 1.75 0.48 1.50

Gusht 0.43 1.23 0.52 1.75 0.40 1.10

Shtator 0.50 1.69 0.50 1.75 0.40 1.15

Tetor 0.53 1.75 0.70 1.88 0.40 1.10

Nëntor 0.50 1.75 0.68 1.56 0.40 1.20

Dhjetor 0.50 1.75 0.58 1.50 0.40 1.43QE

PA

D

HE

H

UD

HR

A Muajtë Viti 2002 Viti 2003 Viti 2004

Page 6: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

4

Tokan Pjesa më e madhe e sistemit rrënjor është e lokalizuar në shtresën e sipërme të

tokës.n Për këtë arsye qepës më së shumti i përshtaten tokat me strukturë të mirë,

mesatarisht të lehta deri mesatarisht të rënda. Më së miri rritet dhe zhvillohet nëreaksion neutral (pH 6,8 – 7,5).

Temperaturan Në përgjithësi mund të thuhet se qepa ka kërkesa të vogla ndaj temperaturës.n Temperatura minimale e mbirjes është 2 - 5˚C, ndërsa temperatura optimale 18 –

20˚C.n Kërkesat më të mëdha për nxehtësi janë në fazën e formimit të bulbit kur temperatu-

ra optimale duhet të jetë rreth 22ºC, ndërsa minimalja 150C.

Lagështian Kërkesat më të mëdha për lagështi janë në fazën e mbirjes dhe deri në për-

fundimin e fazës së rritjes intensive të gjetheve (formimi i plotë i bulbit).n Në fazën e pjekjes kërkesat për lagështi zvogëlohen mjaft shumë. Lagështia e

tepërt në fazën e pjekjes shkakton zgjatjen e periudhës së vegjetacionit e pran-daj qepët e këtilla vështirë ruhen gjatë dimrit.

ushtetE SUKSESIT K

Page 7: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

5

Plëhrimin Kërkesat e qepës ndaj materjeve ushqyese janë të ndryshme varësisht nga fazat

e rritjes dhe zhvillimit të saj. Në fazat e hershme të vegjetacionit kërkesat ndajmaterjeve ushqyese janë të vogla. Në fazën e rritjes intensive të gjetheve dheformimit të bulbit, kërkesat për materje ushqyese janë më të larta. Në kohën kurfillon pjekja e bulbit, kërkesat për materje ushqyese vijnë duke u zvogëluar.

n Gjatë prodhimit të qepëve përmes qepujkave, sasitë orientuese të materjeveushqyese (në formë të materjeve aktive) do të mund të ishin: 100 - 120 kg N, 80- 100 kg P2O5 dhe 120 – 140 K2O.

n Është me rëndësi që materjet ushqyese të jenë në gjendje leht të shfrytëzueshmenga ana e bimëve.

n Afatet e dhënies së plehërave varen nga mënyra e prodhimit. Megjithatë janë dyafate kryesore: Dhënia e plehrave gjatë përgatitjes së tokës (me ç'rast jepengjysma e plehrave të planifikuara të azotit dhe dy të tretat e plehrave të plani-fikuara të fosforit dhe kaliumit) ndërsa përmes riplehërimit jepet sasia tjetër (nëfazën e formimit intensiv të gjetheve para formimit të bulbeve të qepëve).

n Në prodhimin e qepës zakonisht nuk aplikohet plehërimi i drejtpërdrejtë me plehtë freskët shtalle, për arsye se ky lloj plehërimi ndikon në mënyrë të njëanshmenë rritjen e gjetheve, që mund ta zgjatë vegjetacionin, ndërsa bulbat nuk zhvil-lohen mirë, ngelin më të buta dhe nuk mund të përgatiten mirë për ruajtjen etyre gjatë dimrit. Megjithatë, në tokat e varfëra dhe në ato ku nuk është bërëplehërimi me plehra shtalle për një kohë të gjatë mund të përdoret plehuorganik, por me kusht që ai të jetë i dekompozuar («i djegur»), sepse si i tillë dotë ndikojë në ushqimin e bimëve, si dhe do të ketë ndikim mjaft pozitiv edhe nëpërmirësimin e strukturës së tokës.

Page 8: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

6

Mënyrat e kultivimitn Qepa kultivohet në tri mënyra:

•Përmes qepujkave •Përmes mbjelljes së drejtpërdrejtë të farës në fushë•Përmes fidanit

Mënyra e kultivimit të qepës varet nga tradita e përvetësuar prej prodhuesve, ngaqëllimi i prodhimtarisë, nga kultivari etj.

Prodhimi i qepës përmes qepujkaveKjo është mënyra kryesore e prodhimit të qepës në Kosovë.Parakusht kryesor i prodhimit të suksesshëm të qepës përmes qepujkave është

cilësia e qepujkave të cilat prodhohen në vitin e parë.

Prodhimi i qepujkaven Për prodhimin e qepujkave duhet zgjedhur toka të lehta ranore me veti të mira

fizike dhe të pastruara nga barojat e këqia. Parakulturat më të mira për qepujkajanë lakrat, spinaqi, kungullorët etj. Përgatitja e tokës për prodhimin e qepujkaveduhet të jetë sa më cilësore.

n Në tokat mesatarisht të pasura me materje ushqyese, vlerat orientuese tëplehrave minerale në formë të materjeve aktive mund të jenë: 60 – 80 kg N, 50– 60 kg P2O5 dhe 80 – 100 K2O/ha. Është me rëndësi që gjatë plehërimit tëfavorizohet formimi i qepujkave relativisht të vogla dhe me përmbajtje sa më tëlartë të lëndës së thatë.

n Mbjellja e farës duhet bërë sa më herët që të jetë e mundur në pranverë (dukefilluar nga fillimi i marsit). Mbjellja e farës bëhet në rende, në distancë 10 – 15cm. Pas çdo 5 - 10 rendeve lihet një distancë e zbrazët rreth 50 cm, me qëllim qëbimëve t'u shërbehet më leht. Gjatë mbjelljes në mënyrë të mekanizuar nevo-jiten rreth 80 – 100 kg farë/ha.

n Në tokat e rënda është e preferueshme që fara të mbillet 1 – 1,5 cm, ndërsa nëtokat e lehta deri në 2 cm.

Kultivimi i qepësn Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë me punimin themelor të tokës. Në pranverë,

sa më herët që të jetë e mundur fillon përgatitja e tokës për mbjellje. Përgatitjacilësore e tokës është mjaft e rëndësishme për arritjen e bulbave të madhësisëuniforme dhe të padeformuar.

Qarkullimi bimorn Qepa në qarkullimin bimor vie në vendin e dytë, do të thotë pas kulturave që

plehërohen me pleh organik, siç është: domatja, speci, lakra etj.n Nga ana tjetër, qepa është parabimë mjaft e përshtatshme për shumë kultura të

tjera perimore.n Për shkak të vetive fitoncide (baktericide) ajo ndikon mjaft mirë në dezinfektimin

e tokës. Në të njëjtën sipërfaqe nuk është e preferueshme që të mbillet së paku3 – 4 vite radhazi.

Page 9: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

7

Kultivimi i qepës në Shipol - Mitrovicë

Mbjelljan Mbjellja e qepujkave bëhet në pranverë sa më herët që të mund të përgatitet

toka.n Në disa rajone të Kosovës është e njohur edhe mbjellja vjeshtore e qepujkave e

cila bëhet nga mesi i tetorit. Mbjellja vjeshtore është e rëndësishme sidomos përprodhimin e qepëve të reja të gjelbërta të cilat shfrytëzohen herët në pranverëkur asortimani i perimeve është mjaft i varfër. Për këtë formë të kultivimit për-gatitja e tokës fillon menjëherë pas largimit të parakulturës.

n Është e preferueshme që qepujkat të kenë madhësi 1 – 1,5 cm. Distancat embjelljes janë 20 – 30 cm ndërmjet rendeve dhe 8 – 10 cm ndrëmjet bimëve nërend.Sasia e qepujkave për mbjelljen e 1 ha është e ndryshme, varësisht nga madhë-sia e tyre dhe sillet nga 300 – 1000 kg/ha.

Page 10: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

8

asatE PËRKUJDESJES

MUjitja n Tek ujitja duhet pasur kujdes që pas formimit të bulbit ato të ndërpriten, sepse

mund të ndikojnë në zgjatjen e vegjetacionit.n Kultivimet ndërmjet rendeve janë mjaft të preferuara me qëllim të mbajtjes së

një regjimi të mirë ujoro – auror.

Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit n Bazohen në shkriftimin e sipërfaqeve ndërmjet rendeve, eliminimin e barojave,

ujitje dhe mbrojtjen nga sëmundjet dhe dëmtuesit.n Gjatë vegjetacionit kryhen 2 – 3 kultivime (prashitje) ndërmjet rendeve, derisa

sipërfaqja ndërmjet rendeve të mos mbulohet nga gjethet e bimëve.n Në disa raste në toka shumë të varfëra mund të bëhet edhe riplehërimi i bimëve,

por ai duhet të bëhet vetëm në fazat e hershme (para fillimit të formimit të bulbit).

Page 11: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

9

Kultivimi i qepës me anë të mbjelljes së drejtpër-drejtë të farës në fushë

n Kjo është një mënyrë mjaft e përhapur e kultivimit të qepës në shumë vende tëbotës. Kjo mënyrë e kultivimit të qepës është mjaft ekonomike dhe ka disa për-parësi në krahasim me kultivimin e qepës me anë të qepujkave.

n Kjo mënyrë e kultivimit kërkon përgatitje shumë më cilësore të tokës si dhekujdes shumë më intensiv në krahasim me mënyrën tjetër të kultivimit(përmes qepujkave).

n Kultivimi i qepës me anë të mbjelljes direkte të farës në fushë mund të jetë isuksesshëm vetëm në tokat me strukturë të mirë, të përgatitura për mbjelljenë mënyrë cilësore, të rrafshta (të përshtatshme për ujitje), të pastërta ngabarojat etj.

n Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë menjëherë pas largimit të parakulturës melavrimin e thellë. Në pranverë sa më herët që të jetë e mundur duhet të fillo-jë punimi plotësues.

n Për këtë formë të kultivimit të qepës është me rëndësi zgjedhja e kultivarittë përshtatshëm për prodhimin e saj.

n Mbjellja e farës duhet të bëhet sa më herët që të jetë e mundur për t`u kryerpërgatitja e tokës (gjatë muajit shkurt – mars). Mbjellja e farës bëhet në thellësirreth 2 cm. Sasia e nevojshme e farës për 1 ha sillet rreth 5 – 7 kg.

n Masat e përkujdesit nuk dallojnë shumë nga ato që aplikohen te kultivimi iqepës me anë të qepujkave, ndonëse nevojitet një kujdes paksa më intensiv dhemë i madh i ujitjes (deri në fazën e formimit të bulbit).

Page 12: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

10

Kultivimi i qepës me anë të fidanitn Kjo formë e prodhimit është e dedikuar në rend të parë për prodhimin e qepëve

të reja (të njoma) herët në pranverë dhe zakonisht është e lokalizuar në afërsi tëqyteteve të mëdha.

n Përgatitja e fidanit për këtë formë të prodhimit bëhet në lehë të ftofta dhe krye-sisht në pjesën e dytë të muajit gusht.

n Për 1 m2 hudhen 8 – 10 gr farë.n Gjatë kultivimit si kulturë e veçantë, kur për mbjellje shfrytëzohen kultivarë me

rritje të kufizuar, vjelja mund të bëhet në mënyrë të mekanizuar.n Fidanet arrijnë për ndërrim në pjesën e parë të muajit tetor.n Distancat e mbjelljes janë të njëjta si me mbjelljen e qepujkave.n Në pranverën e hershme, posa këtë ta lejojnë kushtet klimatike, preferohet që të

bëhet një kultivim ndërmjet rendeve.n Qepët e njoma arrijnë për vjelje zakonisht nga fundi i prillit.

Page 13: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

11

KultivarëtNë kultivimin e qepës te ne dominon kultivari Shtutgarter. Në sipërfaqe diq më

të vogla (sidomos në rrethin e Prizrenit) mbillet edhe kultivari autokton iqepës, i njohur si qepa e Prizrenit, e cila ka formë të shtypur të bulbit. Nëkohë të fundit kanë filluar të përhapen edhe kultivarë të tjerë si Seton etj.

Kultivari Karakteristikat e kultivarëveShtutgarter Është kultivar me rritje të ulët, me gjatësi të kërcellit 45-

50 cm. Kokrrat i ka me madhësi mesatare, me formëvezake të zgjatur, me ngjyrë të bardhë. Arrin të piqet për70-75 ditë. Është i qëndrueshëm ndaj virusit të mozaikuttë fasules dhe është tolerues ndaj shkaktarit të antra-knozës si dhe ndaj bakteriozave.

BISER Është kultivar determinant, me rritje të bujshme. Ky kul-tivar e ka kokrrën me madhësi mesatare, në formë tërrumbullakët dhe me ngjyrë të bardhë. Faza e pjekjesarrihet gjatë periudhës 74-78 ditë. Është i qëndrueshëmndaj virusit të mozaikut të fasules dhe tolerues ndajshkaktarit të antraknozës si dhe ndaj bakteriozave.

Populacionet vendore Në kushtet tona klimatike kultivohen disa kultivarë ven-dorë. Për këta kultivarë prodhuesit tanë vetë e sigurojnëfarën nga prodhimi i rregullt.

Page 14: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

12

Vjelja dhe ruajtja e qepës n Qepa arrin për vjelje në kohën kur thahet pjesa mbitokësore e bimës dhe lus-

pat e jashtme të bulbit.n Në praktikë shpesh herë ndodhë që bulbi të mos thahet plotësisht për një

kohë të gjatë deri në fillim të vjeshtës. Kjo ndodh në rastet kur toka plehëro-het me doza të tepërta të plehrave azotike dhe kur ka lagështi të tepërt nëtokë në fazën e formimit të bulbit.

n Qepët e këtilla gjatë dimrit ruhen mjaft vështirë, andaj si të tilla preferohetqë të përdoren për konsum të menjëhershëm.

n Ruajtja e qepëve gjatë dimrit nuk varet vetëm nga mënyra se si ruhen ato,por edhe nga mënyra se si futen në ruajtje.

n Qepa nxirret me anë të makinave të ndryshme për nxjerrjen e qepës apo medorë me vegla të ndryshme.

n Pas nxjerrjes qepët duhet të thahen (teren) sa më mirë, para futjes në ruajtje.

Tharja e qepës në Shipol – Mitrovicë Qepa në supermarketin “Ylli” Bec

Page 15: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

13

Hiri i qepës (Leveillula taurica)Është sëmundje e re, por në kushte tona nuk ka të dhëna për dëme ekonomike.

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

n Shkaktare e hirit të qepës është kërpudha Leveillula taurica.n Kërpudha depërton përmes stomave dhe zhvillohet në brendi të gjethes.n Formon spore dimëruese, ndërkaq gjatë vegjetacionit përhapet me spore veg-

jetative.

SIMPTOMAT

n Në gjethe të qepës shfaqen njolla të verdha, në formë të rrumbullakët ose tëzgjatura me diametër 5-15 mm.

n Më parë infektohen gjethet e moshuara, të cilat janë të mbuluara me njështresë ngjyrë hiri. Njollat e reja kanë ngjyrë të bardhë në të përhitur.

MASAT E LUFTIMIT

n Nuk ka të dhëna për masat e luftimit.

ëmundjetDHE DËMTUESIT E QEPËSS

Hiri i qepës

Page 16: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

14

Vrugu i qepës (Peronospora destructor)

Sëmundja shfaqet gjatë motit me lagështi, që infekton qepën e rrallëherëhudhrën (Allium sativum) dhe preshin (Allium porrum).

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

n Organet e dimërimit janë oosporet në formë të rrumbullakët me membranëtë trashë.

n Konidet formohen në lagështi të lartë relative 100% dhe në temperaturë opti-male 13°C. Këto organe mbijnë në temperaturë 7-25°C.

n Sëmundja përhapet në mënyrë intensive gjatë motit të freskët dhe melagështi.

n Sëmundja nuk bartet me anë të farës. Infektimi nga një vit në tjetërin bartetme bulëza të infektuara.

SIMPTOMAT

n Sëmundja shfaqet në pjesën e brendshme dhe të jashtme të gjethes në formëtë njollave të zgjatura me ngjyrë të verdhë, të mbuluara me shtresë myku mengjyrë të përhitur.

n Tharja e gjetheve dhe e kërcejve shpeshherë ndodh edhe nga infektimi i dytënga kërpudha Alternaria porri.

n Kërpudha përmes gjetheve kalon në bulëza të qepës, të cilat shpejt kalbennga veprimi i mikroorganizmave të tjerë saprofitë.

MASAT E LUFTIMIT

n Bëhet grumbullimi dhe djegia e gjetheve të infektuara dhe përdoret qarkulli-mi bimor.

n Bulëzat e qepës mbahen në afat prej katër orësh në temperaturë 41°C.Mbajtja e bulëzave në diell në afat prej 15 ditësh ndikon në dobësimin emicelit që gjendet në luspa.

n Gjatë vegjetacionit përdoren preparatet në bazë të bakrit dhe fungicidetorganike sintetike: Dithane M-45, Antracol në përqëndrim 0.25-0.30% oseAntracol bakri në përqëndrim 0.3-0.4%.

Vrugu i qepës

Page 17: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

15

Kalbëzimi i hirtë (Botrytis aclada ,B. alli)

Është patogjeni më i rëndësishëm gjatë deponimit të qepës me luspa të kuqe.

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

n Luspat e qepës në pjesën e qafës janë të lagura, ndërkaq në fazën e mëvon-shme zbuten, vyshken dhe thahen.

n Në fazën e kalbjes shfaqen masat e organeve të riprodhimit të kërpudhës sishtresë me ngjyrë të përhitur. Në luspa formohen sklerotët (disa kokërrza tëzeza) me diametër 1-5 mm.

SIMPTOMAT

n Në këtë proces marrin pjesëedhe format tjera të kërpu-dhës Botrytis.

n Kërpudha nga njëri vegjeta-cion në tjetrin bartet me anëtë qepujkave të infektuara,por edhe me anë të farës sëinfektuar.

Vyshkja fuzariale (Fusarium oxysporum)

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

n Patogjeni qëndron në tokënë formë të micelit ose tëklamidio-sporeve dhe bënkryesisht jetë saprofite.

n Përmban shumë forma dheraca fiziologjike që dallohennë pikëpamje të aftësisë përtë shkaktuar infektimin e qepës.

n Këto raca fiziologjike mund të infektojnë bimë të ndyshme. Kështu Fusariumoxysporum f.sp. cepae e infekton qepën.

SIMPTOMAT

n Pjesët e infektuara të bimëve vyshken dhe nekrotizohen. Majat e rrënjëve tëbimëve të reja kanë ngjyrë të kuqërremtë.

Vyshkja Fuzariale

Page 18: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

16

n Kërpudha Fusarium oxysporum është organizëm që jeton në tokë ose gjen-det në mbeturina të infektuara bimore. Dimërimi dhe konservimi i kërpudhëssigurohet në mbeturina të infektuara bimore.

MASAT E LUFTIMIT

n Qarkullimi bimor me bimë të qëndrueshme.n Luftimi i drejtpërdrejtë i kërpudhës me Benomil.n Përdorimi i këtij fungicidi për një kohë të gjatë ka mundësuar shfaqjen e

specieve të qëndryeshme të kërpudhës.

Bloza e qepës (Urocystis cepulae)

Sëmundja është e përhapur në shumë vende të Evropës. Kërpudha infektonnjomëzat e qepës, të hudhrës dhe të preshit, bimët e të cilave dëmtohen për 50-70%.

BIOLOGJIA E PATOGJENIT

n Kërpudha në pustule të fryra formon teliospore, që përmbajnë një qelizë errallëherë dy qeliza qendrore të plleshme në formë të rrumbullakët ose elip-tike.

n Organet e ripordhimit ruajnë vital-itetin në tokë për një periudhë tëgjatë kohore.

n Patogjeni bartet me anë të farës,ndësa infektimi i bimëve shkaktohetme teliospore, që ruajnë aftësinëinfektuese në tokë deri 20 vjet.

n Infektimi i bimëve shkaktohet nëtemperaturë të tokës 7 - 25°C, kurseteliosporet mbijnë në temperaturë 3 - 33°C, optimale 12 - 22°C

SIMPTOMAT

n Shenjat e sëmundjes duken në kotiledone dhe në gjethet e para në formë tëpustuleve të zgjatura me ngjyrë të mbyllur, që përfshijnë një pjesë ose tërëgjethen.

n Në krahasim me gjethet e shëndosha janë më të trasha, përdridhen dhe lakohenn Në fillim pustulet janë të fryra me ngjyrë të zezë të mbështjella me një cipë

ngjyrë argjendi, të cilat çahet lehtë prej nga lirohen teliosporet.

Bloza e qepës

Page 19: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

17

MASAT E LUFTIMIT

n Me përdorimin e farës së shëndoshë për mbjellje.n Me qarkullimin bimor.n Me dezinfektimin e farës me fungicide në bazë të

tiramit, kaptanit, folpetit dhe karboksinit.

Ndryshku i qepës (Puccinia allii)

Kërpudha infekton qepën, hudhrën dhe preshin. Sipasojë e infektimit bimët ngecin në rritje dhe shkaktohet tharja e gjetheve.Prania e sëmundjes në disa vende e kufizon kultivimin e këtyre bimëve tërëndësishme.

BIOLOGJIA E DËMTUESIT

n Kërpudha formon eciospore të rrumbu-llakëta ose eliptike të mbështjella me murngjyrë të zbehtë me diametër mesatar 16-28 µm.

n Urediniosporet njëqelizore kanë formësferike ose vezake me membranë gjem-bore, pa ngjyrë, me madhësi 23-32x20-26 µm. Ndërkaq, pas çarjes lirohenteliosporet me ngjyrë të mbyllur.

n Kërpudha Puccinia allii dhe Puccinia porri janë të ngjashme, por ekzistojnë tëdhëna se këto janë dy patogjenë të ndryshëm.

SIMPTOMAT

n Në gjethet e para të bimëve të infektuara shfaqen eciet në formë të rrumbu-llakët ose pakëz të zgjatura me ngjyrë të verdhë.

n Gjethet e bimëve të infektuara rëndë vyshken dhe thahen.n Më vonë shfaqen uredinet me urediniospore me ngjyrë të verdhë në formë

çarjesh të epidermës.n Nga fundi i vegjetacionit këto formacione shndërrohen në teliopustule me

teliospore me ngjyrë të mbyllur.

MASAT E LUFTIMIT

n Kërpudha dimëron në formë të teliosporeve në mbeturina të infektuarabimore. Për këtë shkak bëhet lërimi i thellë i tokës dhe qarkullimi bimor katërderi pesëvjeçar.

n Me përdorimin e farës së shëndoshë.n Luftimi i drejtpërdrejtë bëhet me fungicide në bazë të bakrit dhe me ato sintetike.

Ndryshku i qepës

Page 20: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

18

Antraknoza e qepës (Colletotrichum circinans)

Është sëmundje që shfaqet në qepë me luspa të bardha, ndërkaq kultivarëtme luspa të ngjyrosura janë të qëndrueshëm. Sëmundja ndikon në pamjene qepës, por nuk e zvogëlon cilësinë e saj.

SIMPTOMAT

n Në luspat e qepës shfaqen njolla me ngjyrë të errëttë gjelbër deri në të zezë, të radhitura në formë tërrumbullakët

n Kërpudha nuk futet thellë në indin e butë të qepës.

MASAT E LUFTIMIT

n Me qarkullimin bimor.n Ndërkaq, në ngastra të tilla mund të mbillen kultivarë me luspa të ngjyrosura.

Miza e qepës (Hylemyia antiqua)

n Miza e rritur e qepës është e ngjashme me mizën e shtëpisë me madhësi 6-8 mm.

n Larvat kanë formë cilindrike, me ngjyrë të verdhë në të bardhë, kurse në drej-tim të kokës trupi ngushtohet me gjatësi deri në 10 mm.

n Dëme shkakton larva e cila ushqehet në brendi të këcellit.n Bimët e dëmtuara vyshken, gjethet zverdhohen, gjethi i mesëm thahet tërë-

sisht dhe shumë lehtë mund të shkulet.n Nëse këcellët e tillë çahen për së gjati, në to duken

shumë larva të dëmtueses.n Dëmet shkaktohen gjatë motit me lagështi.n Dëmtime më të mëdha shkakton gjenerata e parë

në pranverë. Ndërkaq, në kushtet tona shfaqen 2-3 gjenerata.

MASAT E LUFTIMIT

n Në ngastra të mëdha përdoren insekticidet në formë granulash, të cilat mëparë futen në tokë në rende gjatë mbjelljes.

n Insekticidet e tilla janë : Volaton G-10 në dozë 10-15 kg/ha (100-150 g/100 m).n Gjatë vegjetacionit për spërkatje mund të përdoren edhe insekticide të tjera siç

janë: Basudin 40, Rogor 40, Dursban E-48.

Antraknoza e qepës

Miza e qepës

Page 21: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

Tenja e qepës (Acrolepia assectella)

n Forma e rritur është flutur me madhësi 6-8 mm, me krahë të parë me ngjyrëtë errët, me një njollë në pjesën e pasme, ndërkaq krahët e poshtëm kanëngjyrë të çelur.

n Dëme shkakton larva, e cila ushqehet me pjesën e brendshme të gjethes, pormë vonë futet në brendi të kokës.

n Shenjat e para duken në gjethe në formë të njollave të zgjatura me ngjyrë tëargjendtë.

n Dëmtuesi nuk shfaqet rregullisht, por gjatë disa viteve shkakton dëme.

BIOLOGJIA E DËMTUESIT

n Dëmtuesi formon dy gjenerata,por në vende me klimë të nxe-htë formon edhe gjeneratën etretë.

n Dimëron në formë të insektit tërritur (si flutur), në vende tëndryshme të mbrojtura, nëgjethe, por ndonjëherë dimëron edhe në formë të pupës në tokë.

MASAT E LUFTIMIT

n Nga dëmtuesi mbrohen qepët e reja posa të duken shenjat e para të dëmtimit.n Për këtë qëllim mund të përdoret ndonjë insekticid siç janë: Fastac 10% SC,

Decis EC-1.25, Chromogor 40, etj.n Kjo masë nuk përdoret në qepët që konsumohen në gjendje të freskët.

19

Tenja e qepës

Tenja e qepës

Page 22: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

20

Tripsi i duhanit (Trips tabaci)

n Tripsi është insekt me madhësi 1 mm. Ka dypalë krihë, ndërkaq larva është pa krihë mengjyrë të verdhë në të gjelbër.

n Dëmet i shkaktojnë larvat dhe insekti i rritur,që i thithin lëngjet nga pjesët e njomabimore.

n Regullisht shfaqet në qepë, por dëme shkak-ton gjatë motit të thatë. Brenda një viti for-mon 5 gjenerata, ndërkaq dimëron në formëtë insektit të rritur.

n Rendimentet më të mira mund të arrihen nëtokat aluviale, me strukturë të mirë dhe me reaksion neutral.

MASAT E LUFTIMIT

n Për trajtim mund të përdoret njëri nga këto insekticide siç janë: Actelic 50,Fastac 10%, Decis Ec-1.25, Karate 2.5 EC etj.

n Kjo masë nuk përdoret në qepët që konsumohen në gjendje të freskët.

Nematodat

n Në kulturën e qepës, hudhrës dhe purrinit dëmeshkaktojnë nematodat e këcellit të gjinisëDitylenchus. Nematoda e kërcellit (Ditylenchus dip-saci) paraziton shumë specie bimore (mbi 450 lloje).Nematoda dëmton pjesët nëntokësore dhe mbitokë-sore të bimëve siç janë: domatja, bizelja, spinaqi,fasulja, qepa, hudhra, purrini, etj.

SIMPTOMAT

n Gjethet e infektuara të qepës janë të fryra, të vyshkura me ngjyrë të verdhë.

MASAT E LUFTIMIT

n Në toka të infektuara, para mbjelljes së kulturës, përdoret Basamid në formëgranulash. Para trajtimit me këtë preparat duhet të eliminohen të gjitha mbe-turinat bimore dhe barërat e këqija në të cilat parazitojnë nematodat. Poashtu, si masë mbrojtëse, rekomandohet përdorimi i qarkullimit bimor, ku nëngastra të tilla mbillen kultivarët e qëndrueshëm të jonxhës. Për mbjellje për-doret materiali i shëndoshë.

Page 23: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

LUFTIMI I BARËRAVE TË KËQIJA

Qepa prodhohet në tri mënyra: me farë (mbjellja bëhet drejtpërdrejtë), me qepu-jka dhe me fidanë. Për këtë arsye edhe përdorimi i herbicideve dallon sipas-mënyrës së mbjelljes së qepës.

Qepa e kuqe

1. MBJELLJA ME FARËPara mbjelljes (pre sowing)

n Për këtë qëllim ekziston një numër i vogël herbicidesh. Në disa vende për-doret herbicidi TREFLAN EC në dozë 1-2 lit/ha. Trajtimi bëhet 15 ditë parambjelljes, duke futur herbicidin në tokë.

Pas mbjelljes e para mbirjes (pre émergence)n PROPAKLOR T-50 në dozë 8-10 lit./ha përdoret pas mbjelljes, por para mbir-

jes së qepës.Pas mbirjes

n TOTRIL në dozë 0.3-0.4 lit/ha përdoret në fazën e mbirjes së qepës. Dhe nëfazën e gjetheve të para të zhvilluara.

2. MBJELLJA ME QEPUJKAPara mbjelljes

n TREFLAN EC në dozë 1-2.5 lit/ha. Trajtimi bëhet 15 ditë para mbjelljes, dukefutur herbicidin në tokë.

Pas mbjelljes e para mbirjes (pre émergence)n PROPAKLOR T-50 në dozë 8-10 lit./ha përdoret pas mbjelljes, por para mbir-

jes së qepës.n TENORAN 50, në dozë 6-8 kg/ha, 10 ditë pas mbjelljes.n TRIBUNIL në dozë 2 kg/ha përdoret në toka mesatarisht të rënda dhe në ato

të rënda. Lufton barërat e këqija gjethegjera dhe gjethengushta.Pas mbirjes

n TOTRIL në dozë 1 lit/ha + AFALON LËNG 1 lit/ha. Ky kombinim përdoret nëqepë të mbira të mbjellura me qepujka.

n Në qepë të dobësuara nuk përdoren këto herbicide për shkak të veprimit fito-toksik.

n GOAL 1-1.53 lit/ha përdoret në fazën e tri gjetheve të zhvilluara.

21

Page 24: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

22

1 Lavrimi traktor 80 1 80

2 Plehërimi me pleh të shtallës traktor 45 9 180

3 Frezimi (2X) traktor 60 2 120

4 Mbjellja vegla të dorës 45 5 225

5 Plehërimi me pleh artificial (3x) traktor 90 6 180

6 Ujitja (4x) pompë 15 10 165

7 Mbrojtja e bimëve (3x) spërkatëse 45 3 90

9 Kontrollimi i barishteve (5x) vegla të dorës 18 270

10 Vjelja dhe paketimi traktor, vegla të dorës 150 3 450

13 Transportimi traktor 30 2 60

GJITHSEJ: 1.820

QE

PA

N

Ë F

US

HA

PU

R ,

SH

PE

NZ

IME

T E

PR

OD

HIM

IT P

ËR

1

HA

1. SHPENZIMET E PUNËS

2. SHPENZIMET DHE KOSTOJA E MATERIALEVE

3. SHPENZIMET TJERA 300

4. SHPENZIMET E FUQISË PUNËTORE 15€/ditë kokë

5. RENDIMENTI 3.500 tonë

6. ÇMIMI ME SHUMICË 0.3 €/kg

7. SHITJA E TËRËSISHME 10.500 €

8. SHPENZIMET E PËRGJITHSHME 3.041.35

9. SHPENZIMET E PRODHIMIT 0.09 €/kg

10. PROFITI 7.458.65 €

Nr. Punët operacionale Mjetet Shpenz. e makinerisë (€) Ditët e punës Shpenz. e punës (€)

1 Arpaxhik kg 400 1.2 480

2 Plehu i shtallës t 10 10 100

3 N:P:K (15:15:15) kg 550 0.24 132

4 NAG kg 250 0.18 45

5 Ushqim foliar lt 12 3 36

6 Antracol lt 1 8 8

7 Ridomil kg 1.2 18. 21.6

8 Sistemin lt 1 12.5 12.5

9 Zhupilan lt 1.5 12.5 18.75

10 Goal lt 1.5 45 67.5

Gjithsej 921.35

Nr. Materialet Njësia Sasia Çmimi (€) Shpenzimet (€)

Page 25: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

23

Hudhran Hudhra është kulturë shumë e vjetër që e kanë kultivuar edhe popujt e lashtë,

të cilët përveç vlerës ushqyese i kanë njohur mjaft mirë edhe vetitë e sajshëruese.

n Në Kosovë hudhra kultivohet në të gjitha viset, por në sipërfaqe të vogla.n Në të ushqyerit e njeriut hudhra ka përdorim të gjerë. Si e freskët përdoret

herët në pranverë. Përveç kësaj, hudhra përdoret si shtesë e gjellërave tëndryshme, ushqimeve të konservuara etj.

n Vlera shëruese e hudhrës është ditur qysh nga popujt e lashtë, të cilët i kanënjohur vetitë dezinfektuese të hudhrës.

Page 26: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

24

Tokan Për kultivimin e hudhrës më të përshtatshme janë tokat mesatarisht të lehta deri

mesatarisht të rënda.

Temperaturan Thelbinjët e hudhrës fillojnë të mbijnë në temperaturë 3–5ºC. Temperatura optimale

për rritjen e bimëve është 16–18ºC. Pjekja (tharja) e bulbit bëhet në temperature rreth25ºC. Është mjaft e qëndrueshme ndaj temperaturave të ulëta.

Lagështian Fazat më të ndjeshme për lagështi janë menjëherë pas ndërrimit (mbjelljes) së

thelbinjëve dhe ajo e rritjes së bulbit. Në kohën kur fillon pjekja kërkesat përlagështi janë minimale.

Plehrimin Hudra ka kërkesa të theksuara për materje ushqyese. Gjatë përgatitjes së tokës

në vjeshtë mund të jepet një sasi e plehut oganik të dekompozuar mirë.n Vlerat orientuese të plehrave minerale në formë të materjeve aktive do të mund

të ishin: 80 – 100 kg N, 70 – 80 kg P2O5 dhe 60 – 80 kg K2O për hektar.n Në rast se nuk përdoret plehu organik i dekompozuar, sasia e plehërave minerale

duhet të shtohet për 20 – 30%.

ushtetE SUKSESIT K

Page 27: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

25

Kultivimi i hudhrësn Paraprakisht duhet pasur shumë kujdes në zgjedhjen e materjalit (thelbinjëve)

për mbjellje, sepse mund të jenë të infektuar. Tek ne zakonisht fermerët shfrytë-zojnë për mbjellje thelbinjtë e hudhrës të prodhuar nga prodhimtaria e rregullte saj. Si materjal për mbjellje shfrytëzohen thelbinjtë e shëndoshë, të pa defor-muar dhe kryesisht nga pjesa anësore e bulbit.

Përgatitja e tokësn Përgatitja e tokës fillon në vjeshtë, ndërsa për mbjelljen vjeshtore fillohet men-

jëherë pas largimit të parakulturës. Në pranverë punimi plotësues duhet të fillo-jë sa më herët që të jetë e mundur.

Qarkullimi bimor n Hudhra kultivohet pas lakrës, pas drithërave dhe pas disa perimeve të hershme.

Në të njëjtën sipërfaqe nuk preferohet të mbillet rresht për 3–4 vite. Në anëntjetër hudhra është parakulturë shumë e mirë për shumicën e bimëve të tjeraperimore.

Mbjelljan Mbjellja (ndërrimi) e thelbinjëve bëhet me dorë ose në mënyrë të mekanizuar.n Tek mbjellja pranverore, mbjellja e thelbinjëve bëhet sa më herët që të jetë e

mundur (zakonisht deri nga mesi i marsit). Ndërkaq, tek mbjellja vjeshtore afatioptimal i mbjlljes është nga mesi i tetorit.

n Mbjellja e thelbinjëve duhet të bëhet në thellësi rreth 3 cm.n Distancat e mbjelljes janë të ndryshme dhe ato sillen rreth 25–30 cm ndërmjet

rendeve dhe 8–10 cm ndërmjet bimëve në rend.n Sasia e thelbinjëve për hektar është rreth 700–1000 kg, ndërsa te mbjella vjesh-

tore kjo sasi mund të jetë diç më e lartë.

Page 28: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

26

asatE PËRKUJDESJES

MMasat e përkujdesit gjatë vegjetacionit n Masat e përkujdesit gjatë vegjetacionit bazohen në kultivimin ndërmjet rendeve,

mbrojtjen nga sëmundjet dëmtuesit dhe barojat. Gjithashtu kujdes duhettreguar për ujitjen e bimëve dhe eventualisht riplehërimin e tyre.

n Kultivimi ndërmjet rendeve është masë e obligueshme. Përmes kësaj mase arri-het përmirësimi i regjimit ujoro–ajëror të tokës dhe ruajtja më e mirë e sasive tëujit në tokë. Shkriftimi më i mirë është i rëndësishëm edhe për faktin se mundë-son rritje më cilësore të bulbit të hudhrës, i cili në toka të ngjeshura ngeli i defor-muar dhe në përgjithesi më i vegjel. Gjithashtu përmes kultivimit ndërmjet ren-deve bëhet edhe eliminimi i barojave.

n Ujitjeve (sidomos tek mbjellja pranverore) duhet kushtuar kujdes. Fazat më kri-tike për ujë janë dy–tri javët e para pas mbjelljes së thelbinjëve dhe rrites inten-sive të pjesës mbitokësore deri te formimi i plotë i bulbit (në kushtet tona deringa mesi i qershorit). Andaj në këtë fazë duhet pasur kujdes që varësisht ngakushtet konkrete në fushë të aplikohet edhe ujitjat. Zakonisht aplikohen 2–3ujitje.

Vjeljan Vjelja e hudhrës kryhet kur bëhet tharja masive e pjesës mbitokësore të bimëve.

Hudhrat që nuk e kanë të tharë pjesën mbitokësore apo që vjelen gjatë kohëskur ka shumë të reshura ruhen me shumë vështërsi dhe si të tilla është më mirëtë përdoren për konsum të menjëhershëm. Pas vjeljes pjesa e tharë mbitokësore(sikurse edhe rrënjët) duhet të pastrohet. Në vendet për ruajtje hudhra duhet tëvendoset e terur.

n Ruajtja e hudhrës bëhet në mënyrë të ngjashme sikurse edhe qepa.

Page 29: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

27

1 Lavrimi traktor 80 1 80

2 Plehërimi me pleh të shtallës traktor 45 9 180

3 Frezimi (2X) traktor 60 2 120

4 Mbjellja vegla të dorës 45 5 225

5 Plehërimi me pleh artificial (3x) traktor 90 6 180

6 Ujitja (4x) pompë 15 10 165

7 Mbrojtja e bimëve (3x) spërkatëse 45 3 90

9 Kontrollimi i barishteve (5x) vegla të dorës 18 270

10 Vjelja, pastrimi dhe paketimi traktor, vegla të dorës 15 15 225

13 Transportimi traktor 30 2 60

Gjithsej: 1.595

QE

PA

N

ËF

US

HA

PU

R ,

SH

PE

NZ

IME

T E

PR

OD

HIM

IT P

ËR

1 H

A

1. SHPENZIMET E PUNËS

2. SHPENZIMET DHE KOSTOJA E MATERIALEVE

3. SHPENZIMET TJERA 300

4. SHPENZIMET E FUQISË PUNËTORE 15€/ditë kokë

5. RENDIMENTI 12.000 tonë

6. ÇMIMI ME SHUMICË 1 €/kg

7. SHITJA E TËRËSISHME 12.000 €

8. SHPENZIMET E PËRGJITHSHME 4.528.5€

9. SHPENZIMET E PRODHIMIT 0.38 €/kg

10. PROFITI 7.471.5 €

Nr. Punët operacionale Mjetet Shpenz. e makinerisë (€) Ditët e punës Shpenz. e punës (€)

1 Farë copë 800 1.5 1200

2 Plehu i shtallës t 10 10 100

3 N:P:K (15:15:15) kg 550 0.24 132

4 NAG kg 250 0.18 45

5 Vuksal lt 1.5 2.5 3.75

6 Zhupilan lt 1.5 12.5 18.75

10 Goal lt 1.2 45 54

11 Rrjetat cope 12000 0.09 1280

Gjithsej 2.633.5

Nr. Materialet Njësia Sasia Çmimi (€) Shpenzimet (€)

Page 30: Qepa dhe hudhra - helvetas-ks.org

Qepa që nga fillimi i civilizimit ka qenë pjesë shumë e rëndësishmeeushqimit.

Historia e qepës është një tregim interesant. Qepa besohet të ketëorigjinën nga Azia, por mendohet gjithashtu se qepa është rritur si e egër

në çdo kontinent. 3500 vjet para erës sonë, qepa ka qenë njëra prej

perimeve të pakta të cilat nuk janë prishur gjatë muajve të dimrit.Stërgjyshërit tanë kanë njohur qëndrueshmërinë e perimeve dhe kështu

kanë filluar ta kultivojnë qepën për ushqim.

Qepa ka filluar të përdoret si ushqim, por edhe më shumë se ushqim pasarritjes në Egjipt. Egjiptianët e lashtë e kanë adhuruar qepën, kanë

besuar se forma sferike dhe rrethet koncentrike të saj simbolizojnë për-jetësinë . Popullariteti i qepës është rritur në Greqinë antike, sepse atletët

kanë konsumuar sasi të madhe të saj për shkak se qepa lehtëson bal-ancimin e gjakut. Mbas Greqisë qepa gjithashtu edhe në Romën antike ka

filluar të bëhet artikull kryesor në ushqimin e popullsisë. Gladiatorëtromakë janë fërkuar me lëng qepe për forcimin e muskujve.

Kur qepa ka filluar të përhapet në rajone të tjera të botës, atëherë ajo ka filluar të bëhet shumë e

dobishme për ushqim. Në mesjetë mjekët e kanë këshilluar qepën përlehtësimin e kokëdhembjeve, për shërimin pas kafshimit të gjarprit dhe

madje kundër rënies së flokëve. Qepa është vlerësuar lart edhe në medicinë,por edhe në ushqim të përditshëm.

Sot qepa vazhdon të jetë pjesë shumë e rëndësishme e ushqimit. Institutinacional i kancerit ka raportuar se qepa përmban antioksidante të cilat ndih-mojnë në ndalimin e paraqitjes së kancerit dhe në zvogëlimin e kolesterinës.

Hudhra në gjithë botën rreth 4000 vjet më parë ka pasur një rol të rëndë-sishëm në jetën e përditshme dhe në mjekësinë popullore. Është përdorur, pra,

në medicinë dhe për ushqim. Në popull njihet si gjë që sjell fat dhe si mbrojtjenga djalli. Popujt e lashtë kanë besuar se era e hudhrës mënjanon magjitë,

etj. Në dorëshkrimet egjiptiane prej 1500 vjet para erës sonë hudhra është reko-manduar për 22 lloje të ushqimit. Egjiptasit i kanë ushqyer skllevërit e tyre me

hudhra gjatë ndërtimit të piramidave dhe këtë e kanë bërë për mbrojtje nga sëmundjet dhe për qëndrueshmërinë e tyre fizike. Në Greqinë dhe

Romën antike qepa është preferuar për përdorim kundër kafshimit të qenve dhe mbro-jtjen nga infeksionet e ndryshme, por edhe për shërimin e lebrozës dhe astmës. Në mes-

jetë është menduar se hudhra mbron nga mortaja. Përveç paragjykimeve ngastërgjyshërit tanë, kërkimet moderne kanë konfirmuar se sa e shëndetshme është hudhra.

Kërkimet e Louis Pasterit në vitin 1858 kanë dokumentuar se hudhra i mbyt bakteret. GjatëLuftës së Dytë Botërore, kur penicilina dhe ilaçet tjera kanë munguar, hudhra është përdorur

si antiseptik për dezinfektimin e plagëve të hapura dhe ka ndikuar në mbrojtjen nga gangrena. Kur thelpinjtë e hudhrës priten apo shtypen, enzima e cila gjendet

në qelizat e bimës së hudhrës kombinohet me aminoacid. Ky kombinim krijon një për-bërës të ri të quajtur allicin i cili është treguar i suksesshëm në mbytjen e 23 llojeve të

ndryshme të baktereve, duke përfshirë salmonellën dhe staphylococcu-n.Hudhra mund ta parandalojë kancerin, sepse përmban vitaminën C, A dhe B të cilat stim-

ulojnë sistemin e imunitetit, eliminojnë toksinet si dhe i luftojnë shkaktarët kancerogj-enë,. Hudhra gjithashtu mbyt 60 lloje të kërpudhave.

Qepa dhe hudhraAllium cepa -Allium sativum