Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë Raporti i punës 2020 1 Republika e Kosovës Republika Kosova – Republic of Kosovo Komunae Mitrovicës Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE “Dr. NEXHAT ÇUNI” MITROVICË RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2020 Mitrovicë Drejtori i QKMF Janar 2021 Dr.Fevzi I.Sylejmani
49
Embed
QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE Dr. NEXHAT ÇUNI ... · 4.5 – RESURSET HUMANE Në fund të vitit 2020 numri i punëtorëve ka qenë 257. Gjatë vitit 2020 në listën e
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
1
Republika e Kosovës
Republika Kosova – Republic of Kosovo
Komunae Mitrovicës Opština Mitrovica – Municipality of Mitrovica
QENDRA KRYESORE E MJEKËSISË FAMILJARE “Dr. NEXHAT ÇUNI”
MITROVICË
RAPORTI I PUNËS PËR VITIN 2020 Mitrovicë Drejtori i QKMF Janar 2021 Dr.Fevzi I.Sylejmani
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
2
Përmbajtja:
1) Shkurtesat dhe akronimet 2) Përmbledhja ekzekutive 3) Prapavija 4) Struktura organizative 5) Objektivat 6) Aktivitetet në realizimin i objektivave 7) Rekomandimet 8) Shtojcat
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
3
1. Shkurtesat dhe akronimet
• KPSh - Kujdesi Parësor Shëndetësor
• QKMF - Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare.
• QMF - Qendra e Mjekësisë Familjare.
• MSh - Ministria e Shëndetësisë.
• DKSH - Drejtoria Komunale e Shëndetësisë.
IKSHP - Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik .
• QRSHP – Qendra Regjionale e Shëndetit Publik
KNCSHSH - Komiteti për Ngritjen e Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore
• ZHVP - Zhvillimi i Vazhdueshëm Profesional
• SISH - Sistemi Informativ Shëndetësor
• QZHMF - Qendra e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare
SDC - Swis Agency for Developement
AQH - Kujdesi i Qasshëm dhe Cilësor
• ESP - Edukimi Specialistik Pasdiplomik
ETHP - Edukimi Themelor Pasdiplomik
• KD - Këshilli Drejtues
QTMF - Qendra trajnuese e Mjekësisë Familjare
SHSP/MF - Shkollimi Specialistik Pasdiplomik në Mjekësinë Familajre
BHIS – Sistemi Informativ Shëndetësor Qeveritar
COVID-19 –Sëmundja e shkakëtuar nga Cornna virusi
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
4
Falënderim: Zyra e Drejtorit të QKMF-së falënderon të gjithë Kryeshefat e Departamenteve/Shefat e Sektoreve si dhe përgjegjësit e njësive organizative sipas organogramit të cilët me dërgimin e raporteve kanë kontribuar në përgaditjen e këtij raporti. Falënderime dhe për Drejtoratine Shëndetësisë, Kabinetin e Kryetarit si dhe të gjitha institucionet komunale, agjencioneve partnere të cilat me angazhimin e tyre kanë mundësuar që ky raport të jetë sa më përmbajtësor.
2. Përmbledhja ekzekutive: Duke u bazuar në Ligjin e Shëndetësisë së Kosovës si dhe Ligjin për Vetëqeverisje Lokale i cili ka inkorporuar në tërësi konceptin e Mjekësisë Familjare duke e definauar atë si “formë themelore e ofrimit të shërbimeve shëndetësore gjithëpërfshirëse në nivelin parësor të kujdesit shëndetësor, për individët dhe familjet e tyre”, KPSh në Komunën e Mitrovicës shëbimet shëndetësore i ofron në bazë te konceptit të Mjekësisë Familjare bazuar në legjislacionin në fuqi. Edhe në periudhën e raportimit KPSh ka ndihmuar që shërbimet shëndetësore të ofrohen edhe në komunat tjera (Leposaviq Komuna e Mitrovicës Vreiore dhe Zveqanit), në lokalitetet më shumicë shqiptare e që është një specifikë në ofrimimin e shërbimeve në Komunën e Mitrovicës. Infrastruktura dhe objektet e vjetra, numri i vogël i stafit me theks në personelin me përgaditje superiore por edhe atë të mesëm, mosha mesatare e shtyer e personelit domosdoshmërisht kanë pas impakt në realizimin e objektivave për vitin 2020. Situiata e krijuar me pandeminë COVID-19 pothuajese gjatë gjithë vitit ka pas ndikim në të gjitha aspeket e veprimtarisë së QKMF dhe dukshëm ka dëmtuar realizimin e planit dhe objektivat të parashtruara si në aspektin e cilësisë.
Një studim i organizuar nga Agjencioni për Bashkëpunim Zviceran dhe e implenetuar nga Projekti i AQH ka treguar se ofrimi i shërbimeve me theks në Sëmundjet Kronike Masovike Jo Ngjitëse por dhe në fushat tjera ka treguar se nevojitet përmirësim dhe vetëdijësim, si nga ana e personelit shëndetësor ashtu edhe të komunitetit në mënyrë që të parandalohen dhe trajtohen këto patologji duke siguruar një efiçiencë më të mirë të shërbimeve, parandalimin e sëmundëshmërisë si dhe përmirësimin e kualitetit të jetës. Disa mjete (instrumente) për përmirësimin e cilësisë janë promovuar si një domosdoshmëri për përmirësimin e performancës se intitucionit. Poashtu edhe vlerësimi i përformancës së stafit ka filluar me një qasjë më bashkëkohore. Pajimi i departamenteve dhe sektoreve pothuajse është kompletuar duke i falenderuar agjencioneve të ndryshme si AQH, Zyra Japoneze, MSh por edhe nga fondet vetanake. Sido që të jetë me përkrahjan nga Institucionet Lokale me theks në Drejtorinë e Shëndetsisë si dhe në planifikimin e aktiviteteve bazura në resureset në dispozicion janë marë në konsiderat gjatë përpilimit të këtij raporti.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
5
3. Sfondi
Me decentralizimin e Kujdesit Parësor Shëndetësor në vitin i 2002 edhe QKMF Mitrovicë ka filluar me ofrimin shërbimeve shëndetësore preventive aq sa ka qenë e mundur bazuar në specifikën në të cilat ka operuar si dhe resurset në dizpozion. Pas mbylljës së Spitalit Regjional në pjesën veriore të qytetit për një kohë të gjatë shërbimet parësore dhe dytësore janë ofruar në objektin QKMF-së së tanishme, gjë që ka ndikuar në ofrimin e shërbimeve si dhe në cilësin e tyre. Mungesa e ofrimit të shërbimeve të mirëfillta në nivel sekondar ka pas ndikim të jashtëzakonshëm në trajtimin dhe menagjimin e rastve ku një numër i madh i tyre është dashtë të referohen në QKUK, dhe si rjedhojë kjo ka reflektuar edhe në organizimin e shërbimeve në kuadër të Kujdesit Parësor. Ngulfatja me personel shëndetësor fluksi i jashzakonshëm, mosdefinimi i kompetencave si rezultat kishte improvizimin e shërbimeve të përcjella me një cilesi të dobët si dhe sëmundëshmëri por edhe vdekshmëri të shtuar.
Situata politike dhe e sigurisë, mungesa e kornizës legjistaltative, numri i vogël i stafit me theks në atë me përgaditje superiore, infrastrukura e vjetër dhe e dëmtuar kanë qenë faktor shtesë të cilat kanë ndikuar në veprimtarin e KPSh.
Me ndihmën e institucioneve qendrore, donatorëve si dhe parteneshipin me palët e interesuara, me kalimin e kohës, e që duhet potencuar se ka qenë mjaft sfiduese, KPSh në Mitrovicë ka arrit suksese të shënuara, duke marë në konsidetratë kushtet në cilat operon bazuar në resurse financiare dhe njerëzore. Ofrimi më cilësor i shërbimeve, përgjegjësia dhe llogaridhënja, rekrutimi stafit duke ju ofruar standardeve të OBSH-së, ngritja e numrit të Mjekëve në ESP në Mjekësi Familjare, implementimi i SISH-it, puna me termine, ngritja e përqindjës së imunizimit dhe vaksinimit, përmirësimi i cilësisë së shërbimeve urgjente, transportit të pacienteve, përmirësimi shëndetit oral parandalues, ofrimi i kujdesit antenatal, shpërndarja e metodave të planifikmit familjar, planifikimi dhe distribuimi i medikamenteve nga LEB, përmiresimi i mbulimit me ekipë mjekësore me theks në viset rurale kanë qenë vetëm disa të arritura. Si rezultat është arrit të ngritet ofrimi më cilësor i shërbimeve, si dhe shërbimet të ofrohen me pacientin në qendër.
Por duhet të potencohet se edhe përkundër vështërsive si dhe specifikës së ofrimit të shërbimeve në Komunën e Mitrovicës Kujdesi Parësor Shëndetësor, aktivitetet gjatë vitit 2018 patëm synim ofrimin dhe kujdesin shëndetësor cilësor për të gjithë kërkuesit e shërbimeve pa dallim etnie përmes zbatimit të konceptit të Mjekësisë Familjare në kuadër të sistemit unik shëndetësor të Kosovës, matjen e performancës së institucionit, ngritjën e kapaciteteve njerëzore dhe profesionale, bashkëpunimin dhe bashkëveprimin me DSh dhe institucionet tjera komunale, partnershipi me Projektin e AQH-së, OJQ-ve, kanë qenë në përpuethshmëri me planin e punës së QKMF për vitin 2020, Statutit të QKMF-së, Strategjisë së KPSH dhe politikave të MSh, si dhe legjislacionit në fuqi.
Vizioni Shëndeti më i mirë i mundshëm për popullatën e Komunës së Mitrovicës përmes jetësimit të plotë të konceptit të Mjekësisë Familjare. Misioni Ofrimi i shërbimeve shëndetësore cilësore të sigurta, të ndërtuara mbi parimet e konceptit të Mjekësisë Familjare, të drejtuara nga nevojat dhe kërkesat e individëve, familjeve dhe bashkësisë me synim promovimin, ruajtjen dhe përmirësimin e shëndetit e të gjithë popullatës në Komunën e Mitrovicës.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
6
4. STRUKTURA ORGANIZATIVE Struktura organizative e QKMF-së bazohet në Statutin e QKMF dhe përbëhet nga Departamentet, Sektorët dhe Njësitë. 4.1 Departamenti i Mjekësisë Familjare me Sektorë dhe Njësi:
1. Sektori i Mjekësisë Familjare 2. Sektori i Shëndetit Oral 3. Sektori i Diagnostikës
a) Njësia e Laboratorit dhe b) Njësia e Rentgenit
4. Sektori i Shëndetit Publik a) Njësia e Vaksinimit dhe Imunizimit
5. Njësia e Sistemit Informativ Shëndetësor. 6. Sektori i Kujdesit Urgjent
4.2 Departamenti i Administratës:
1. Njësia për Buxhet dhe Financa 2. Njësia Juridike dhe personelit dhe 3. Njësia e Shërbimit Teknik 4. Njësia për transportin e pacientëve 5. Njësia e mirëmbajtjës së higjienës dhe rrobalarja 6. Byfeja
4.3 Barnatorja Qendrore – e cila funksionon në kuadër të QKMF-së që bënë distribuimin dhe disperzimin e barnave nga lista e barnave esenciale në të gjitha QMF-të dhe Ambulancat Shëndetësore. 4.4- RRJETI I KUJDESIT PRIMAR SHËNDETËSOR Funksionon përmes 1 Qendre Kryesore të Mjekësisë Familjare, 10 Qendrave të Mjekësisë Familjare dhe 12 Ambulanteve Shëndetësore (shtojca rrjeti i institucioneve dhe organogrami). 4.5 – RESURSET HUMANE Në fund të vitit 2020 numri i punëtorëve ka qenë 257. Gjatë vitit 2020 në listën e pagave kanë hyrë gjithësejt 15(pesëmbëdhjetë) punëtor, prej tyre 2(dy) Doktor të Mjekësië, 2(dy) Doktor të Stomatologjsë, 6(gjashtë) Infermier, 3(tre) Teknik Laborant , 1(një) asistent i stomatologjisë dhe 1(një) teknik i dhëmbëve, ndërsa nga lista e pagave janë larguar 16(gjashtëmbëdhjetë) punëtor, 4(katër) për shkak të pensionimit, 10(dhjetë) doktor për shkak të vazhdimit të Shkollimit Specialstik dhe 2(dy) për shkak të vdekjës, ndërsa në pushim të lehonisë kanë qenë 7(shtatë) punëtorë (shtojca Raporti i Zyrës për resurse humane). 5. OBJEKTIVAT TË QKMF- së Bazuar në legjislacionin në fuqi si dhe misionin që ka QKMF si objektivin startegjik për vitin 2020 e ka përkufizuar si: Sigurimi i shërbimeve shëndetësore themelore dhe cilësore të ofrohen në kuadër të KPSh dhe duke u bazuar në konceptin e Mjekësisë Familjare. Ojektivat specifike: - Përmirësimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
7
- Forcimi i kapaciteteve profesionale, të menaxhimit dhe llogaridhënjës - Zhvillimi i resurseve humane - Promovimi shëndetësore dhe pjesëmarrja e komunitetit në shërbimet e ofruara - Përmirësimi i komunikimit ndërsektorial dhe ndërinstitucional - Fuqizimi i i punës ekipore - Evalumimi dhe monitrorimi Objektivat janë zbatuar duke u udhëhequr nga parimet :
Barazia
Cilësia
Ndershmëria dhe përgjegjësia
Gjithëpërfshirja dhe jo diskriminimi
Financimi i qëndrueshëm
Financimi kosto-efektiv
Bashkëfinancimi Shërbimet shëndetësore që ofrohen nga rrjeti i institucioneve të KPSh-së përfshijnë: • Shërbimet e promovimit shëndetësorë, përfshirë informimin, komunikimin dhe edukimin • Shërbimet e imunizimit dhe vaksinimit dhe shërbimet tjera parandaluese • Shërbimet esenciale kurative dhe ndërhyrje të vogla kirurgjike • Shërbime të kujdesit akut dhe urgjent • Shërbimet e kujdesit shëndetësor për sëmundjet kronike • Shërbimet e kujdesit shëndetësor për fëmijë, adoleshentë dhe të rinjë • Shërbimet e kujdesit ante/peri dhe post natal • Shërbimet e shëndetit oral prevenues • Shërbimet e shëndetit mendor • Shërbimet e vizitave shtëpiake përfshirë këtu shërbimet e kujdesit të nënave dhe
fëmijëve deri në moshën tre vjeçare, kujdesin terminal/paliativ
Shpërndarjen e mjeteve të planifikimit familjar • Shpërndarjen e barërave nga lista esenciale
6.0. Aktivitetet në realizimin i objektivave Duhet të potencohet se shumica e aktiviteteve të cilat i mbulohen si pasojë e shpalljës së Emergjencës mjekësore shkaktuar nga Pandemia SARS-COV-19 dukshëm ka ndikuar në realizimin e objektivave parashtruara si dhe Planin e Punës për vitin 2020. Situata e krijuar ka pas ndikim në të gjitha Deparatementet, Sektoret dhe njësit Organizative. Por edhe përkundër gjendjës së krijuar QKMF me rrjetin e institucioneve në vazhdimësi ka ofruar të gjitha shërbimet në kuadër të mandatit, ndonëse në forma të reduktuara. Siguria e personelit dhe pacientëve ka qenë një nga sfidat kryesore në organimzimin e aktiviteve me theks në periudhën Mars - Qershor ku si pasoj e situatës së krijuar me pandeminë jemi ballafaquar më sfida të shumta në të gjitha segmentet e ofrimit të shërbimeve. Sido që të jetë, si objektiv strategjik ka qenë riorganizimi dhe menagjimi i aktiviteteve si në Departamente/Sektore, poashtu edhe në rrjetin e Institucioneve të KPSh me synim të përmirësimit të cilësisë së shërbimeve të ofruara duke ju përshatur situatës se krijuar nga pandemia me COVID-19, si dhe ngritjen e përgjegjesisë dhe llogaridhënjës.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
8
6.1.Aktivitetet në nivel të QKMF Përmirësimi i ofrimit të shërbimeve shëndetësore përmes:
Organizimit dhe menaxhimit më efikas të resurseve në dispozicion përmes racionalizimt dhe distribumit më adekuat.
Ngritja e numrit të personelit shëndetësor me theks në ata me përgaditje superiore dhe në këtë mënyrë është arrit mbulimi më i mirë i të gjitha shërbime mjekësore ku gjatë viti 2020 pas kompletimit të procedurave të rekrutimit janë punësuar 2 doktor të mjekësise, 2 doktor stomatologjisë si dhe 11 me përgaditje të mesme profesionale.
Përmirësimi i raportimit nga përgjegjësit e departamenteve dhe sektoreve si dhe të përgjegjësve në nivel të QMF-ve ku është synuar komunikimi si dhe koordinimi më efikas i aktiviteve, delegimi i përgjegjësive si dhe shkëmbimi i informatave.
Përmirësimi i rrjedhës së pacientëve në të gjitha sektoret si dhe në QMF-ët me theks në Sektorin e Mjekësisë Familjare në partneritet me Projektin e AQH.
Zvogëlimi i ankesave nga ana e kërkuesve të shërbimeve.
Ofrimi të shërbimeve më afër qytetarit përmes fuqizimit të zoonimit.
Mbikqyrja më efikase dhe racionalizimi i shpenzimit materialit të punës në të gjitha sekoret.
Ngritja e komunikimit në vijë horizontale dhe vertikale si dhe ngritja e përgjegjësive dhe llogaridhënjës.
Menaxhimi më efikas i disperzimit të medikameteve dhe materialit shpenzues nga LEB si dhe të Insulinave si medikament jetik për personat me sëmunmdjen e diabetit të tipit 1.
Ngritja e shërbimeve në Sektorin e Shëndetit Oral përmes funksionalizmit të karrigave stomatologjike në QMF, kontinuitetit të furnizimit me material për punë si dhe ngritjen e numrit të personelit.
Vazhdimësia e ofrimit të shërbimeve labaratorike me të gjitha analizat të cilat kryhen në KPSh, përmes furnizimit kontinuel, aktivizimit në njësive në 2 QMF-ve si dhe ngritjen e numrit të personelit.
Ngritja e përvshirjes së fëmijëve në vaksinimin e regullt sipas kalendarit të vaksinimit si dhe imunizimit si dhe kundër gripit sezonal dhe COVID-19.
Përvshirja e numrit më të madh të personelit në aktivitetet e ZHVP-së si dhe pjesëmarrja në trajnimet e organziuara.
Përmirësimi i vizitave shtëpiake për nënën dhe fëmiun, e organizuar nga MSh dhe UNICEF.
Bashkëpunimi me të gjitha palët e interesit me theks në DSh.
6.2 Subvencionet /donacionet /projektet Implementimi i fazës së parë të ndërtimit të QMF Koshtovë.
Nga kategoria e mallrave dhe shërbimeve jemi furnizuar me medikamente ampulare dhe orale, material shpenzues medicional, goma për automjetet e parkut vozitës, paisje hardverike, inventar, kaseta metalike etj. Bazuar në kontratat aktive me operatorët e përzgjedhur përmes procedurave të prokurimit.
QKMF ka qenë përfituese në kuadër të Projekteve për Përmirësimin e Cilësisë nga ana e Projektit të AQH: ”Dixhitalizimi i termineve të vizitave/riorganizmi i hapsirës për ruajtjen e kartelave shëndetësore për Sektorin e Mjekësisë Familjare në QKMF Mitrovicë" në vlerë prej 15.000€.
Furnizimi me automjet për teren dhe vizita shtëpiake për nënën dhe fëmiun në vlerë prej 12.800€.
Furnizim me dy karrige stomatologjike.
Vendosja dhe funksionalizimi i kamerave në objektin e QKMF-së.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
9
Donacion nga UNICEF-i: një oksigjenator- koncetrator për trajtimin e rastve me hipoksi, llap top dhe tablet për Programin e Vizitave në shtëpi për Nana dhe Fëmijë.
Donacioni na “Koslabor” me dezinfektues për hapësira.
Donacioni nga UNICEF-i me material higjienik për familjet me asistencë sociale.
Donacion nga OJQ “Mundësia” dezifektues për hapësira dhe për automjetete të parkut vozitës.
KFOR-i Amerikan, FSSHK, NEKI Dent, si donacione kanë sjellë material për mbrojtje personale.
KFOR-i Gjerman dhe FSK kanë dhuruar donacion në vlerë 10.000 euro paisje mbrojtëse për COVID-19.
6.3 Aktivitetet sipas departamenteve dhe sektoreve
Departamenti i Mjekësisë Familjare 6.3.1 Sektori i Mjekësisë Familjare Si sektor më i madh në aspektin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, burimeve njerëzore, objekteve dhe hapësirave punuese ky sektor edhe ne vitin 2020 ka qenë një nga bartësit kryesor të aktiviteteve dhe implementimit të konceptit të Mjekësisë Familjare. Një nga objektivat ka qenë ngritja e cilësisë së shëbimeve të ofruara si dhe shërbimet me pacientin në qendër. Që nga muaji Mars kur nga niveli qëndror është shpallë gjendja e emergjencave mjekësore e krijuar nga pandemia me COVID-19 si menaxhment i QKMF kemi ndërmarë aktitete në riformatizimin e ofrimit të shërbimeve duke i prioritizuar dhe përshtaur situatës së krijuar. Disa nga këto akivitet janë:
1. Aktivitetet në sigurinë e personelit shëndetësor si linja e parë e ofrimit të shërbimeve përmes pajimit me Mjete për Mbrojtjën Personale (maska, doreza, mantela mbrojtës, syze, paisje protektive për fytyrë etj).
2. Riorganizimi i ofrimit të shërbimeve në Sektorin e Urgjencës, Mjekësisë Familjare, Shëndetit Oral, Imunizimit dhe Vaksinimit si dhe në Departamentin e Adminstratës më synim të zvogëlimit të ekspozimit të personelit të ndaj COVID-19.
3. Organizimi i ekipit mjekësor për kontrollimin e personave në pikën kufitare “Brnjak” - 24/7.
4. Dërgimi i rasteve suspekte në Klinikën Infektive – QSKUK. 5. Dërgimi i rasteve nga pika kufitare në karantin në Qendrën e Studentëve. 6. Transporti i rasteve të ardhura nga vendet tjera në Mitrovicë përkatësisht në
vendbanimet e tyre bazuar në vendimet të Ministrit të Shëndetësisë. Janë dërguar gjithësej 6 raste në Klinikën Infektive dhe janë riatdhesuar 4 persona nga Qendra e Studentëve.
7. Dezinfektimi i hapësirave në Rrjetin e Instucioneve Shëndetësore/QKMF – QMF. 8. Vendosja dhe funksionalizimi i pikës për trazhim në hyrje të QKMF - së për detektimin e
rasteve suspekte. 9. Distribuimi dhe disperzimi i mjeteve për PPM në të gjitha ISh ku ofrohen shërbimet. 10. Ofrimi i kujdesit dhe shërbimeve shëndetësore në mënyrë kontinuele për të gjithë
kërkuesit e shërbimeve shëndetësore. 11. Koordinimi me Qendrën Infromuese për COVID me synim të koordinimit të aktiviteve
lidhur me rastet suspekte.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
10
12. Bashkërendimi me DSh dhe QRSHP në koordinimin e aktiviteteve lidhur me situatën rreth COVID – 19.
13. Ofrimi i terapisë parenerale për pacientët me COVID. Për këtë aktivitetet është destinuar një hapësirë e veçant në ish objektin e dializës. Deri në fund to viti 2020 në këtë “ambulancë“ janë trajtuar gjithëest 637 pacientë dhe janë aplikuar 1047 infuzione.
14. Kontaktimi dhe përcjellja e rasteve të konfirmuara me COVID-19 përmes telefonit me qëllim të përcjellës së ecurisë së simptomave dhe detektimit të shenjave të rrezikut.
15. Shpërndarja e pakove me medikamente dhe materail dezinfektues për familjet pozitiv në COVID.
16. Ofrimi i kujdesit shëndetësor për pacientët me sëmundje kronike si dhe atyre me nevoja të veçanta e të cilët për shkak të situatës nuk kan pasur qasje në Institucioneve shëndetësore.
Gjatë kësaj periudhe një numër i personelit ka rezultuar pozitiv ne COVID, andaj edhe ky element ka ndikuar në organizimin e punës dhe aktiviteteve. Që nga fillimi i gjendjës emergjente mjekësore kanë rezultuar pozitiv në COVID 52 punëtor. Fatmirësisht nuk kemi pas raste të vdekjës dhe të gjithë të infektuarit janë kthyer aktiviteteve punuese pas rekomandimeve të IKSHP. Mund të konkludohet se edhe përkundër vështërsive objektive por edhe subjektive ecuria e aktiviteteve ka qenë në nivel të lakmueshëm. Vlenë të përmendet se përmes instrumenteve për matjen e performancës si: auditet, rishqyrtimet kolegiale, riaduditet, komisionit për mbikëqyrjen e orarit si dhe komisioneve tjera sipas statutit, vëzhgimit dhe monitorimit kanë treguar se ka përmirësime në indikatorët e përformancës individuale dhe institucionale. Aplikimi i termineve e cila mundëson përkujdesje më efektive, përmirësimi i rrjedhës së pacientit, niveli adekuat i referimeve në KDSh, përdorimi i dokumetacionit unik shëndetësor (përdorimi i kartelave shëndëtsore), shkalla e raportimit nga të gjitha institucionet vartëse, zgjërimi i spektrit të shërbimeve, përmirësimi i respektimit të orarit zyrtar, mbulueshmëria më e mirë me ekipe mjekësore në AMF sidomos në visert rurale, ngritja e komunikimit dhe involvimit të komunitetit, respektimi i të drejtave të pacientit, kanë qenë disa aktivitete të cilat kanë pas ndikim pozitiv në veprimtarinë në këtë e sektor. Por gjithësesi vështërsit nuk kanë munguar e që kanë pas një ndikim në arritjen e objektivave të parashtruara. Këtu duhet përmendur numrin e pamjaftueshëm të mjekëve sidomos në pjesën e dytë të vitit kur institucionin e kanë lëshuar përnjëherë dhjetë Doktor të Mjekësisë nga ta edhe dy specializant nga Mjekësia Familjare. Ky largim ka shkaktuar çrregullim të madh në organizimin e punës si dhe mbulimin në QMF ve dhe AMF ve me staf mjekësor. Situata është rënduar edhe më shumë në ketë periudhë, kur një numër i mjekëve ka rezultuar pozitiv me COVID, por me anë të angazhimit maksimal të gjithë personelit është arritur të tejkalohet kjo periudhë jashtzakonisht e vështirë. Edhe përkundër vështërsive të githë pacientët kanë marë shërbime gjatë 24 orëve. Duhet potencuar se gjatë kohës së pandemisë numri i pacientëve të cilët kanë kërkuar shërbime ka qenë dukshëm me i vogël. Përkujdessja për komunitet minoritare( Rom Ashkali, dhe Egjiptian) ka qenë një tjeteër aktivitet duke marë parasysh specificitetin e këtyre komuniteve si dhe intersesimin e shtuar të faktorit ndërkomëtar.Gajtë vitit kemi pas disa korespodenca me MSh rreth rifillimit të matjeve të nivelit të Pb me theks te komuniteti Rpm ppor për shka të pamundësisë së sigurimit të materialit të domosdoshën nuk ka ardhe deri te rifillimi i këtij aktiviteti . AMF Fidanishte ka qenë një nga prioritetet në ofrimin e shërbimeve duke e dërguar mjekun dhe duke e furniziuar me medikamente nga LEB.Duhet theksuar se komuniteti Rom shërbimet shëndetësore i mer në Komunën e Mitrovicës Veriore p]r shkaqe të panjohura. Në anën tjetër infrastruktura e vjetër, e dëmtuar por edhe dhe jofunksionale bazuar në kriteret dhe standadret e kërkuara sipas koncepit të Mjekësisë Familjare është një nga faktorët që kanë
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
11
pas ndikim në ecurin dhe mbarvajtjen e aktiviteteve pothuajse në të gjithë rrjetin e instiucioneve.
6.3.2 Sektori i Urgjencës Pandemia në këtë sektor nuk ka pas ndikim në ofrimin e shërbimeve, përkundrazi, këtij sektori u janë shtuar aktivitet dhe detyrat të cilat është dashur ti përmbushin. Menaxhimi i rasteve suspekte dhe të konfrirmuara, transporti në kujdesin dytësor dhe tretësor, transporti i rasteve të ardhura nga vendet tjera në Mitrovicë, përkatësisht në vendëbanimet e tyre, bazuar në vendimet të Ministrit të Shëndetësisë, transporti i rasetve të rezidentëve nga Mitrovica prej Qendrës së Karantinës, në Prishtinë si dhe rasteve të tjera sipas nevojës dhe kërkesave. Përveç menaxhimit të rasteve me COVID ky sektor ka kryer edhe të gjitha aktivitetet dhe detyrat e regullta në menaxhimimin e rasteve urgjente si dhe rasteve tjera të cilat kanë kërkuar ndihmë në këtë sektor. Duhet potencuar se fluksi i pacientëve ka qenë i zvogëluar andaj edhe stafi nuk është vënë nën presion dhe ka pas mundësi të përkushtimit më të mirë ndaj rasteve emergjente. Nuk ka pas redukime të personelit andaj ekipet kanë punuar me kapacitet të plotë. Edhe në këtë sektor ka pas personel të cilët kanë rezultuar pozitiv në COVID por pa raste fatale. Para situatës së emeregjencave Mjekësore në ndrimin e parë shërbimet janë ofruar nga 2 mjek me qëllim rastet urgjente të ofrohen në vendëngjarje apo në teren. Sektori është i paisur me aparaturë dhe ka pas furnizim kontinuel me medikamente, material shpenzues, mjete për mbrojtje personale si dhe dezinfektues. Vështërsit të cilën e kanë përcjellë këtë sektor kanë qenë stafi i moshuar, fluksi i shtuar i rasteve joemergjente, mungesa e gazit medicinal, futja jo e mjaftueshme në databazë e të dhënave në SISH.
6.3.3 Sektori i Shëndetit Oral Edhe ky sektor ka qenë i ndikuar nga situata e krijuar me COVID-19. Sipas vendimit të Ministrit të Shëndetësisë shërbimet stomatologjike janë ofruar vetëm për raste urgjente ndërsa janë pezulluar të gjitha shërbimet tjera. Me këtë edhe numri i personelit, ka qenë i reduktuar përveç ekipeve kujdestare. Kjo situat ka qenë e qëndrueshme deri në gjysmën e dytë të viti 2020 kur ofrimi i shërbimeve i kështë këthyer normalitetit. Ndonëse ka lëvizje pozitive mbetet të punohet mjaft shumë deri në arritjen e rezultateve të prekshme. Shërbimet e shëndeit Oral përveç në objektin e QKMF-së ofrohen edhe në 5(pesë) QMF tjera, me qëllim të ofrimit të shërbimeve sa më afër popullatës. Edhe ky sektor është i pajisur me paisje stomatologjike dhe material për punë në nivel të kënaqëshëm gjatë gjithë vitit. Mbetet që më me një menaxhim më adekuat dhe më agil nga ana e përgjegjëseve të eliminohen dhe përmirësohen dobësit subjektive dhe qasje më e mirë ndaj aktiviteteve punuese gjë që duhet dëshmuar me rezultate konkrete.
6.3.4 Sektori i Diagnostikës. Si dhe Sektorët tjerë edhe ky sektor qenë i afektuar nga situata e krijuar me pandemi. Gjatë kësaj periudhe shërbimet janë ofruar me personel të redukuar në mënyrë që të zvogëlohet ekspozimi ndaj virusit. Edhe pse kërkesat për analiza ka qenë më i ulëta, gjatë gjithë kohës qytetarëve u janë ofruar analizat to cilat janë në mandantin e KPSh. Gjatë tremujorit të fundit ka pas një fluks të shtuar të pacientëve andaj ka rifilluar edhe caktimi i termineve e cila ka qenë variabël prej 1 deri në 3 ditë. Duhet theksuar se analizat emeregjente janë kryer brenda ditës. Kryerja e analizave labaratorike është realizuar ne kontinuitet gjatë gjithë vitit. Ndonëse edhe në këtë sektor ka pas personel pozitiv në COVID kjo nuk ka ndikuar në aspektin kualitaiv dhe kuantitativ të shërbimeve të cilat ofrohen në këtë sektor. Kërkesat jashtëzakoinisht të mëdha për analiza
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
12
laboratorike shpeshëherë të panevojshme qoftë nga Spitali Regjional, por edhe nga klinikat dhe ordinancat private kanë qenë një nga sfidat edhe gjatë vitit 2020. Nje audit i realizuar grupi punues ka treguar se më shumë se 80% të analizave të kërkuara kanë qenë në vlera normale gjë që ka shkaktuar mbingarkesë të aparturës dhe personelit e me këtë është rrezikuar edhe siguria e vet analizave. Një problem ka qenë edhe mirëmbajtja dhe servisimi i paisjeve nga serviserët e autorizuar për shkak të skadimit të kontratës me opertatorin.
6.3.5. Sektori i Shëndetit Publik Ky sektor përbahet nga Njësia Vaksinimit dhe Imunizimit si dhe SISH. Me vendim të IKSHP gjatë tremujorit të dytë të vitit 2020 ka qenë i pezulluar vaksinimi i fëmijëve sipas kalendarit të vaksinimit përveç vaksinës BCG. Nga muaji Qershor në këtë sektor ka rifilluar vaksinimi i fëmijëve sipas kalendarit të vaksinimit, si dhe vaksinimi i fëmijëve të klasave të para dhe të gjashta të SHFMU në gjithë teritorin e Komunës së Mitrovicës. Imunizimi kundër gripit sezonal ka filluar në pjesën e parë të muajit Dhjetor dhe në këtë aktivitet janë përvëshirë rreth 4800 persona kryersisht të moshuar, ata me sëmundje kronike, personeli shëndetësor dhe pacientëve të dializës. Ky aktivitet vazhdon edhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2021 e cila është kohë optimale për marjen e kësaj vaksine. Masat anticovid janë respektuar në nivel të shtuar për shkak të ndjeshmerisë së grupmoshave të cilat duhet ti nënshtrohen vaksinimit dhe imunizimit. Vaksinat, materiali i nevojshëm për punë është siguruar në kontinuitet nga IKSHP. Vlen të theksohet se ky sektor ndër vite ka treguar një performancë shumë të mirë në përfshirjen e fëmijve në kalendarin e rregullt të vaksinimit. Ndërsa njësia e SISH është ballafaqur më disa vështërsi me theks në funksionimin e sistemit, kryesisht për shkak të problemeve me operatorët e rrjetit të komunikacionit elektronik por edhe mugesës së personit për IT. Edhe në këtë segmet situata e krjuar ka pas ndikim në përmbushjen e objektivave. Ndonëse nga MSh ka pas progres në funksionalizimin më të mirë, mund të thuhet se ka pas edhe dështime në funksionalizimin e plotë të BHIS në QMF dhe AMF me çka është pamundësauar kompletimi dhe i funksionimit të këtij sistemi. Futja e të dhënave nuk është në nivel të dëshirueshëm qoft për shkaqe objektive por edhe atyre subjektive gjë që po shkakton probleme në përgaditje e raporteve dhe tabelave numerike periodike.
Barnatorja Qendrore Pavarsisht situatës me pandeminë Barnatorja Qendore gjatë vitit 2020 ka qenë një nga sektorët kyq në trajtimin dhe menaxhimin e rasteve të cilët kanë kërkuar shërbime. Furnizimi kontinuel me medikamente dhe material shpenzues, distribuimi dhe disperzimi i tyre në rrjetin Institucioneve të QKMF kanë qenë disa nga prioritetet në këtë digaster. Planifikimi i furnizimit dhe realizimi i kërkesave gjatë vitit ka shkuar përmes Sistemit të Menaxhimit të Stokut Farmaceutik (SMSF), ku për çdo artikull është futur në këtë sistem gjë që ka mundësuar qasjen dhe kontrollin më të mirë të stokut dhe distribuimit të medikamenteve. Prioritet në furnizim ka pas Sektori i Emergjencës ku asnjëherë nuk kanë munguar medikamentet ampulare për trajtimin e rasteve me prioritet. Furnizimi nga Divizioni Farmaceutik ka qenë më i mirë si në aspektin kualitativ por edhe kuantitativ dhe kërkesat janë realizuar rreth 65%. Furnizimi me Insulina ka qenë në nivel, nuk ka pasë vështërsi të theksuara ne furnizim përveç vonesave ne realizimin e kërkesave. Përveç furnizimt nga MSh përmes operatorit ”Madekos“ jemi furniziuar me medikamenteve të cilat nuk janë ofruar nga DF/Msh. Hapsira e vogël dhe jo e përshtashme për farmaci ku kryhet dhënja e barnave dhe insulinës për pacientë si dhe hapësira e depos qëndrore ku ruhen medikamentet janë një nga vështërsit më të cilat ballafaqohen ne këtë sektor.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
13
6.3.6 Departamenti i Administratës
Implementimi i Ligjit për Shëndetësi, Ligjit të punës, Udhëzimeve Administrative dhe akteve tjera ligjore kanë qenë njëra prej prioriteteve gjatë vitit 2020.
Gjatë vitit 2020 komisioni për ankimimin e ankesave të qytetarëve ka shqyrtuar 3 raste të ankesave nga qytetarët ndaj personelit tonë. Komisioni i ka mbajt seanca dëgjimore me shkelësit në fjalë dhe pas shqyrtimit të lëndës ka marrë masat e parapara me ligj dhe njëkohësisht janë informuar paraqitësit e ankesave me shkrim për masat e ndërmarra. Nga MSh kemi pas ) ankesa të lajmëruara përmes linjës telefonike por shumica e ankesave kanë qenë në lidhje me ambulancat specialistike të SR-Mitrovicë kryesisht për shkak të mosrespektimit të orarit .
Komisioni për hapjen e kutive të ankesave: brenda viti 2020 ishin 10(dhjetë) dokumente - ankesa dhe pas grumbullimit të letrave, letrat nga kutitë e ankesave nga QKMF-ë, QMF-ë dhe nëpër AMF, komisioni i ka shqyrtuar të gjitha letrat një nga një. Të gjitha letrat në të cilat ishin vënë emra, numrat ë telefonit dhe të letërnjoftimit i morëm në telefon dhe u konsultuam lidhur me paraqitjen e ankesës pastaj u takuam edhe me puntorët shëndetësor për të cilët është paraqitur ankesa të cilët u zotuan se në të ardhmen nuk do të përseriten gabimet e bëra. Është shkruar raporti për gjetjet faktike të komisionit gjatë hapjes së kutive.(Rapoti Komisionit në shtojcë).
Komisioni disiplinor ka shqyrtuar 5 fletëparaqitje disiplinore ndaj shkelësve të supozuar dhe janë shqiptuar vërejtjet bazuar në legjislacionin në fuqi. Poashtu janë shqipëtuar 6 “Qortime me Gojë“ si masë disciplinore nga ana e përgjegjësave për shkak të mos respektimit të rendit shtëpak.
Proceduarat për pagesat jubilare nga ana e personelit. Gjatë viti 2020, 83 punëtor kanë parashtru këkeasat për paga jubilare në Zyrën e Personelit ndërsa janë ekzikuar 37 vendime gjygjësore një nunër i madh përmes përmbaruesit.
Në mënyrë kontinuele në DSh janë dërguar kërkesa për furnizim, përzgjedhjen e operatorëve, Drejtorisë së Prokurimit, për funksionimin e Institucioneve Shëndetësore të KPSH.
Proceduarat për pagesat jubilare nga ana e personelit. Gjatë viti 2020, 83 punëtorë kanë parashtruar kërkesat për paga jubilare ndërsa janë ekzekutuar 37 vendime gjygjësore një numër i madh përmes përmbaruesit.
Dërgimi i korigjimeve në MAPL.
Plotësimi i dokumetacionit sipas kërkesës së palëve të treta.
Rregullimi dhe mirëmbajtja e objekteve të KPSH, eliminimi i defekteve, parandalimi i avarive, nga uji, zjarri, energjia elektrike.
Dezinfektimi i hapësirave në të gjitha Institucionet e KPSh si dhe automjeteve për transportin e rasteve me covid.
Menaxhimi i buxhetit me procedurat përcjellëse.
6.3.7.Aktivitetet tjera
Ngritja e disciplinës dhe respektimit të orarit zyrtar në të gjitha institucionet shëndetësore përmes vizitave periodike të komisionit për mbikëqyrjen dhe respektimin e orarit.
Vizitat periodike në Institucionet me qëllim të mbikqyerjës së aktiviteteve dhe eliminimin e dobësive.
Sigurimi i shërbimeve në AMF, në komunat tjera ku jetojnë pjesëtarët e popullatës shqiptare ku edhe për kundër situatës politike kemi aritur ti qasemi me shërbime dhe furnizime. Gjatë
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
14
vitit 2020 është arritur që një herë në javë të ofrojmë shërbime shëndetësore mjekësore për popullatën e fshatrave Koshtovë.
Mirëmbajtja e nivelit të higjienës e cila është më në nivel duke ju falenderuar angazhimit të personelit të higjienës si dhe operatorit ekonimik ndonëse ka vend për përmirësime. Objektet e vjetra, mosha mesatere e punëtoreve të higjienës ku shumica janë me sëmundje kronike ku ndikon në mirëmbajtjen e nivelit to higjienës.
Vazhdimi i aktiviteteve në QTMF në ESP nga MF, ku tranjerët e QTMF kanë plotësuar angazhimet në kuadër të ESP në MF si dhe objektivat e zhvillimit të konceptit të MF.
Ngritja e cilësisë së shërbimeve shëndetësore si dhe matja e performancës së Institucioneve shëndetësore është realizuar përmes Komunitetit për Ngritje të Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore (shtojca këtij dokumenti).
Aktivitetet në Zhvillimin e Vazhdueshëm Profesional i kuadrove ekzistuese, mjek dhe infermier, i cili realizohet në bazë të Ligjit për Shëndetësi të Kosovës, dhe Odave të profesionistëve shëndetësor të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, mbështetur në arritjet bashkëkohore të Mjekësisë Familjare. Ky segment është ndikuar shumë gjatë vitit 2020 për shkak të situatës së krijuar dhe është realizuar rreth 30% prej planit si për mjek poashtu edhe për infermier.
Nga MSH përmes fondit të Bankës Botrore janë punësuar me kontrat në kohë të caktur 3+3 muaj një punëtore të administratës dhe një infermiere.
Vazhdimi i aktiviteteve në QTMF në SHSP nga MF, ku tranjerët e QTMF kanë plotësuar angazhimet në kuadër të SHSP në MF si dhe objektivat e zhvillimit të konceptit të MF.
Aktivitetet në promovimin shëndetësorë dhe pjesëmarrje në komunitet përmes edukimit dhe shënimit të ditëve të shënuara si ditës së zemrës, tymosjes së duhanit AIDS, Kancerit të gjirit, përmes aktiviteteve në komunitet si dhe ngritjës së vëtëdijes për parandalimin kundër këtyre patologjive.
Trajnimi në Menaxhmentin Shëndetësor, cikli i katërt, për menaxherët e linjës së dytë. Pjesmarës kanë qenë shtatë përgjegjësa nga sektoret e Departamnetit të Mjekësisë Familjare.
Realizimi i “Programt të Vizitave për Nëna dhe Fëmijë” në kuadër të programit MSh/UNICEF-it. Gajtë vitit 2020 janë realizuar gjithësejt 3063 vizita prej tyre 1159 gra shtatëzna dhe 1903 fëmijë. QKMF Mitrovicë i ka përmbushur numrin e vizitave të planifikuara dhe për këtë ka marë falenderime nga Udheheqësit e programit. Në këtë cilësi QKMF si donacion ka marë një tablet dhe një llaotop.
Vazhdimi i projektit për skreningun e Qafës së Mitrës, projekt i cili realizohet në partneritet me AMC, dhe Spitalin Regjional. Duhet të theksohet se në këtë projekt nuk jan realizuar pritjet kryesisht për shkak të situatës së krijuar me COVID. Pas disa takimeve me perfaqësusit AMC dhe SR që nga muaji Tetor ka rifilluar ky aktivitet në mënyrë të vazhdueshme.
Gjatë vitit 2020 janë realizuar vizita në teren kryesisht për rastet me sëmundje kronike, pacientët e palëvizshëm dhe ata më sëmundje terminale, si dhe rasteve të hendikepuara dhe me nevoja të veçanta.
Aktivitetet në edukimin e popullatës dhe shënimit të ditëve botërore si: Diabetit, HIV/AIDS, zemrës etj.
Matje e performancës institucionale dhe profesionale në ofrimin e cilësor të shërbimeve shëndetësore.
Vlerësimi i performancës së personelit të KPSh.
Takimet e rregullta të Këshillit Drejtues.
Takimet e rregullta javore me përgjegjësit e Departamenteve dhe Sektore si dhe me Stafin Drejtues lidhur me aktivitetet, ecurin e punëve si dhe mundësit për përmirësim.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
15
Pjesëmarja në grupet punuese sipas vendimeve të Sekretarit permanet të Ministrisë së Shendetësisë, si “Organizimi struktura dhe Veprimtaria e Instituconete të KPSh”, Statuteve uniuke të QKMF, përgaditjen e Protokolit klink për “Astmën dhe Infeksionet e Traktit Urinar”
Aktivitetet në implementimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë ne Institucionet e KPSh në kuadër të Projektit të AQH.
7.Konkluzionet/ Rekomandimet Situata e krijuar me pandmeinë COVID ka ka pas impakt të madh në tërë strukturën dhe
organizimin e aktiviteteve dhe detyrave të punës në secilin domen. Si Institucion nuk kemi pas përvojë me pandeminë andaj në fillim kemi pas mjaft probleme qoftë me organizim, qoftë me përdorimin e masave për mbrojtje personale si dhe furnimzim kontinuel.
Përvojat e fituara duhet të përdoren në raste tjera emergjente eventuale. Pas përfundimit duhet të përgaditet një plan i veprimit për situata të tilla.
Duhet gjetur mënyrën për furnizim me gaz medicinal si artikull me rëndësi të madhe në trajtimin e rasteve me theks atyre emergjente.
Duhet shiquar mundësia për blerjen e aparateve oksigjenues për QMF sidhe për autoambulanca çka për një periudhe të konsiderueshme do të zgjedhej problemi me furnizim kontinuel me këtë artikull shumë të rëndësishëm.
Përdorimi i mjeteve për mbrojtje personale dhe dezinfektuesve ka qenë një nga përparsitë gjatë pandemuisë. Ka gatishmëri të personelit për respektimin dhe përmbushjen e obligimeve punuese.
Duhet të punohet në përkufizimin dhe implemetin e Sistemit për Menaxhimin e Cilësisë aq sa lejonjnë kushtet. Për këtë është formuar edhe grupi punues.
Duhet të ndërtohet sistemi i vlerësimit dhe menaxhimit të rrezikut.
Implementimi i Sistemit Mbikqyrës Mbështetëse. Edhe këtu është i formuar grupi për implementim.
Fuqizimi i Komitetit për Ngritjen e Cilësisës së Shërbimeve Shëndetësore si dhe Koordiantorit të Cilësisë.
Ngritja e vetiniciativës dhe motivimit të personelit në përbushjen e detyrave punuese.
Mbikqyrja e respektimit të orarit përmes instalimit të aparturaës për hyrje –dalje në të gjitha ISh.
Furnizimi me uniforma dhe mbathje për të gjithë personelin.
Aplikimi i Udhërrëfyesve dhe Protokoleve Klinike të miratura në menaxhimin e pacientëve.
Zvogëlimi i përshkërimit të terapisë parenterale.
Dërgimi dhe përkrahja financiare i mjekëve por edhe i gjithë personelit në kurse, seminare, kongrese dhe evenimente tjera me interes për QKMF.
Formnimi i grupit për realizimit të kornizës së monitorit dhe evaluimit të Master planit.
Delegemi i detyrave në përmbushjen sa më kualitative të përgjegjësive dhe obligimeve tek i gjithë stafi e me theks në Përgjegjësat e Departamenteve/Sektoreve si dhe Përgjegjësve në QMF.
Përmes indiaktorëve të paracaktuar në mënyrë kontinuele duhet të maten rezultatet dhe performanca në aritjen e objektivave të parashtruara.
Aktivitetet në ngritjen e cilësisë së shërbimeve dhe njëkohësisht të shiqohet progresi përmes instrumenteve matëse.
Monitorimi i zbatimit e aktiviteteteve përmes indikatorëve të paraqitur në planin për vitin 2021.
Synimi në përmbushjen e planit për vitn 2021 .
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
16
Punësimi i personelit shëndetësor mjek/infermier duke synuar arritjen e standardeve të paracaktuara.
Implementim i UA dhe akteve tjera nënligjore të miratuara.
Miratimi i Statutit të QKMF në Asamblen Komunale.
Vazhdimi i bashkëpunimit me agjencionet nacionale dhe ndërkombëtare si dhe Institucione të nivelit qendror dhe lokal duke u fokusuar në prioritett dhe planin për vitin 2021.
Renovimi dhe mirëmbajtja e objektit të QKMF-së si dhe objekteve tjera.
Gjetja e mënyrës për ngrohjen e objektit të QKM-së si dhe instalimi i ngrohjeve qenderore në QMF ku do të racionalizohej energjia e shpenzuar
Identifikimi i palëve të interesit si dhe mbajtja e komunikimit me qëlim të realizimit të objektivave me theks në ndërtimin e objektit të QKMF-se si dhe intervenimeve në infrastrukturë .
Duhet punuar në fuqizimimin e zoonimit si një nga principet kryesore të konceptit të M.F si ofrimin e shërbimeve sa më afër vendëbanimeve të tyre dhe shkarkimin e fluksit dhe presionit në QKMF si dhe do të ritej efektiviteti dhe cilësia e shërbimeve.
Fuqizimi i rolit të ekipit të mjekësisë familajre (mjek familjar/infermier/e familjare).
Sigurimin e dy ekipeve në Sektorin e Urgjencës, ku njëra prej tyre do të ofron kujdes urgjent në vendngjarje.
Angazhimin e Sektorit të Shëndetit Oral në zvogëlimin e prevalencës së kariesit me theks të fëmijët shkollor dhe parashkollor.
Mbulueshmëria e fëmijëve në kalendarin e vaksinimit me theks në komunitetet minoritare (Rom).
Kontinuiteti i imunizimit kundër gripit sezonal dhe SARS- COV.
Implementimi i rrjeit të SISH BHIS në të gjitha Institucionet e KPSh, si dhe ngritjen e cilësisë së futjes së dhënave në databazë.
Punësimi i IT për mirëmbajtjen e paisjeve hardverike, softverike si dhe rrjetit të internetit.
Mbikqyrja e disperzimit të medikamenteve nga LEB planifikimit dhe reralizimit të planifikimit si dhe regjistrimi në SMSF.
Racionalizimi i analizave labaratorike bazuar në diagnozë, aplikimi i termineve dhe funksionalizimi i labaratoreve në QMF.
Aplikimi i i trendeve e reja në menaxhimin e aktiviteteve dhe personelit si implementimi i shpërblimeve por edhe dënimeve sipas legjislaciniot.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
17
Shtojcat 8. 8.1 Organogrami
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
18
8.2Rrjeti I QMF –ve dhe AMF -ve
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
19
8.3 Rapoti i Zyrës për Resurse Humane
Numri i përgjithshëm i personelit për periudhën Janar-Dhjetor 2020, sipas muajve, struktura profesionale
dhe gjinore janë paraqitur në tabelën dhe grafikonet në vijim:
N.r Muaji Nr. i personelit
1 Janar 260
2 Shkurt 259
3 Mars 270
4 Prill 270
5 Maj 270
6 Qershor 269
7 Korrik 271
8 Gusht 270
9 Shtator 270
10 Tetor 269
11 Nëntor 268
12 Dhjetor 257
260 259
270 270 270 269 271 270 270 269 268
257
250
255
260
265
270
275
Numri i përgjithshëm i personelit nëpër muaj gjatë vitit 2020
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
20
Mashkuj 95
37%
Femra 163 63%
Struktura gjinore e personelit të QKMF (Dhjetor 2020)
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
21
Mjek
specialist
Inferm
iere -
numër
Mjek
familjar
Inferm
iere
familj
Mjek të
përgjith
shëm
Staf
tjetër me
shkollim
të lartë
Staf
tjetër
Totali-
QKMF 9 90 4 6 45 154
Poliklinika e
Stomatologjisë
3 22 14 39
QMF Bare-Bare 2 1 3
QMF Bair 1
Mitrovicë
1 3 4
QMF Bair 2
Mitrovicë
1 2 3
QMF Ilirida-
Mitrovicë
1 11 1 13
QMF Kushtova-
Kushtovë
2 1 3
QMF Sheshi i
Vjetër-Stantërg
2 1 3
QMF Shipol-
Mitrovicë
1 4 1 6
Shupkovc-
Mitrovicë
1 3 4
QMF Tuneli i Parë 3 1 4
QMF Ura e Gjakut -
Mitrovicë
1 3 1 5
QMF Zhabar 1 2 3
AMF Bajgorë 1 1
AMF Bistricë
AMF Broboniq 1 1
AMF Fidanishte-
Mitrovicë
2 2
AMF Gushavc 2 1 3
AMF Kaqanoll
AMF Kodra e
Minatorëve
1 1 2
AMF Kqiq i Madh 1 2 3
AMF Rashan 1 1
AMF Selac
AMF Vllahi
AMF Zabërgjë
3 22 17 137 27 6 45 257
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
22
Në Zyrën e Personelit gjatë periudhës Janar- Dhjetor 2020 janë përpiluar dhe lëshuar
shkresat:
194 - Vendime
161 - Vërtetime 35 - Kontrata
32 - Ndalesa administrative
185 – Kërkesa 17-të tjera.
Vështirësitë
Gjatë këtij viti pavarsisht vendimit për shfrytëzimin e pushimit vjetor dhe informimit me kohë
nga Zyra e Personelit për rrjedhën e pushimeve vjetore në disa sektore nuk është respektuar
afati për shfrytëzimin e pushimit vjetor (pjesa e dytë e pushimit vjetor të shfrytëzohet deri me
31.12.2020) si në: Sektorin e Mjekësisë Familjare, në Sektorin e Shëndetit Oral, në Sektorin e
Diagnostikës, në Sektorin e Kujdesit Urgjent, në Intervencë, në Administratë, në Shërbimin e
Rentgenit, në Shërbimin Teknik, në Shërbimin e Transportit, në Shërbimin e Rrobalarjes.
Konkluzionet/Rekomandimet
Të zbatohet vendimi për shfrytëzimin e pushimit vjetor nga ana e shefave të sektorëve dhe
kryeinfermierëve të QKMF-së, gjithmonë duke pasë parasysh që shfrytëzimi i pushimit vjetor
të harmonizohet ndërmjet personelit përkatës nga njëra anë si dhe me nevojat e sektoreve për
personel nga ana tjetër në mënyrë që realizimi i kësaj të drejte të mos reflektojë me ngecje dhe
pengesa në procesin e punës.
Të respektohet procedura e pushimeve vjetore nga ana e Shefave të Sektoreve dhe Njësive duke
filluar nga Kërkesa për pushime vjetore dhe ardhja me kohë në Zyrën e Personelit për marjen e
vendimeve të pushimeve vjetore në dy kopje për secilin punëtor që e shfrytëzon pushimin
vjetor.
Ligjet dhe UA që ofrojnë bazën ligjore për zbatimin e procedurave në Zyrën e Personelit
janë, si vijon:
-Ligji i Punës Nr.03/L-212
-Ligjit për mbrojtjen e të ushqyerit me qumësht gjiri Nr 05/L-023
-Kontrata kokektive Sektoriale e lidhur në mes të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Federatës së
Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës
-Udhëzimi Administrativ Nr.07/2017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin
Publik.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
23
8.4 Raporti i Koordinatorit për Sigurimin e Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore (KSCSHSH) Hyrje "Sigurim i cilësisë" nënkupton mbajtjen e një cilësie të lartë të kujdesit shëndetësor duke matur
vazhdimisht efektivitetin e njësive që e ofrojnë atë, përmes intstrumenteve të ndryshme e të
cilat ndihmojnë në vlerësimin e nivelit të cilësisë së shërbimeve të cilat ofrohen për qytetarët,
detektohen mangësitë eventuale dhe hulumtohen e propozohen masat dhe rekomandimet e
mundshme për përmirësimin e devijimeve dhe ngritjen e standardit apo standardeve të
synuara të cilësisë. Rrjedhimisht “sigurimi i cilësisë“ paraqet një metodë të vlefshme për
evaluimin e kujdesit shëndetësor i cili ofrohet për pacientët.
Komiteti për Sigurimin e Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore (KSCSHSH), gjatë periudhës
njëvjeçare
Janar - Dhjetor 2020 ka realizuar një varg aktivitetesh të parapara me planin vjetor të punës për
sigurimin e cilësisë së shërbimeve shëndetësore.
Aktivitetet e KSCSHSH gjatë vitit 2020 janë zhvilluar në formë të:
Auditeve mjekësore,
rishqyrtimeve kolegiale,
hulumtimeve,
SWOT analizës dhe
vizitave mbikëqyrëse, nga grupet punuese të caktuara nga KSCSHSH.
Qëllimi:
Sigurimi i cilësisë së shërbimeve shëndetësore përmes, hulumtimit, analizës, vlerësimit
dhe përmirësimit të mangësive të konstatuara në procesin e punës.
Objektivat:
Rritja e përgjegjësisë në punë dhe vetëdijësimi i stafit për nevojën e zhvillimit dhe
përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimeve të ofruara.
Ruajtja e vazhdimësisë së implementimit të Auditeve, Rishqyrtimeve Kolegiale,
monitorimeve dhe hulumtimit të kënaqshmërisë së pacientëve me shërbimet
shëndetësore të cilat u ofrohen dhe hulumtimit të kënaqshmërisë së stafit me punën,
kushtet e punës dhe motivimin për punë.
SWOT analiza e punës së KSCSHSH gjatë vitit 2020
Anët e forta:
Zhvillimi i aktiviteteve për ngritjen e cilësisë së shërbimeve shëndetësore është bazuar në
planin e punës, të hartuar dhe të dakorduar nga anëtarët e Komitetit për Sigurimin e
Cilësisë së Shërbimeve Shëndetësore;
Është përcaktuar orari për realizimin e aktiviteteve të parapara për t’u realizuar sipas
planit të punës përgjatë tërë vitit;
Aktivitetet janë zhvilluar nëpërmes grupeve punuese;
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
24
Menaxhmenti i QKMF ka përkrahur, krijuar mundësi dhe lehtësira për lirimin nga
aktivitetet e rregullta të punës për bartësit e aktiviteteve (anëtarët dhe kryesuesit e
grupeve punuese) për realizimin e aktiviteteve të parapara për t’u zhvilluar;
Dobësitë:
Tejkalimi i afatit kohor për realizimin dhe raporitmin e aktivitetit të kryera në disa raste;
Mospërmbushja në tërësi e planit të punës të paraparë për vitin 2020 për shkak të
rëndimit të situatës epidemiologjike të shkaktuar nga pandemia me COVID-19. Situata
epidemiologjike, në periudha të caktuara kohore gjatë vitit ka imponuar riorganizimin e
stafit dhe orarit të punës gjë që ka reflektuar edhe në mospërmbushjen në tërësi të
aktiviteteve të planifikuara të grupeve punuese të caktuara nga KSCShSh;
Mosmundësia e organizimit të takimeve të KSCShSh të planifikuara me planin e punës së
KSCShSh, për shkak të masave preventive të reakomanduara nga MSh dhe IKSHPK për
mos grumbullimin e më shumë se sa 10 personave në ambiente të mbyllura, ka ndikuar
që të mos mund të realizohen të gjitha takimet e planifikuara në formatin e plotë të
KSCShSh.
Edhe përkundër tentimit të organizimit të takimeve përmes formave online, të
rekomanduara me Qarkoren informative 01/2020 të Ministrisë së Shëndetësisë, përgjegja
e anëtarëve të KSCShSh ka qenë simbolike, për shkak të mungesës së përvojave të
përdorimit të platformave online apo për arsye tjera të panjohura për të cilat nuk ka pasur
informata kthyese nga anëtarët e KSCShSh të cilët nuk janë inkuadruar në 2 takime të
caktuara për muajin Dhjetor 2020.
Mundësitë:
Rikujtimi i anëtarëve të grupeve punuese për afatet e realizimit të aktiviteteve, para
periudhës së planifikuara për realizim të aktivitetit si dhe në kohën e planifikuar për
raportim të aktivitetit të realizuar.
Shfrytëzimi i formave online të organizimit të takimeve të KSCShSh deri në përmirësimin
e situatës epidemiologjike.
Facilitimi i anëtarëve të KSCShSh të cilët kanë vështirësi për shfrytëzimin e platformave
online, për përvetësimin e shkathtësive elementare të inkuadrimit në këto platforma!
Raportimi i realizmit apo mosrealizimit të punës së deleguar nga KSCShSh, te
mbikëqyrësit e anëtarëve të grupeve punuese për t’u përfshirë në vlerësimin
përfundimtar të performansës.
Në përbërjen e grupeve punuese për Audite dhe Rishqyrtime kolegiale, në të ardhmen të
caktohet së paku një anëtar i cili zotëron me teknikat dhe metodologjinë e realizimit të
Auditeve dhe Rishqyrtimeve kolegiale.
Rreziqet:
Neglizhenca, indiferenca dhe mungesa e ndjenjës së përgjegjësisë së anëtarëve të
grupeve punuese për realizimin e detyrave të deleguara;
Aktivitetet e realizuara sipas Planit të punës: Nga Plani i punës së KSCShSh për vitin 2020 edhe përkundër situatës së rënduar epidemiologjike, janë realizuar 65% e aktiviteteve të planifikuara. Aktivitetet e realizuara janë listuar si më poshtë:
1. Takimet e KSCSHSH (3 takime);
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
25
2. Diskutimi dhe Aprovimi i Planit të punës së KSCShSh për vitin 2020;
3. Vizitat monitoruese me listë kontrolluese për vlerësimin e plotësimit të standardeve
minimale të cilësisë, në:
a. QMF Ilirida (06.01.2020);
b. QMF Zhabar (24.02.2020);
c. QMF Koshtovë (10.03.2020);
4. Anketë për hulumtimin e kënaqshmërisë së pacientëve me shërbimet shëndetësore në
KPSh të komunës së Mitrovicës”
1 anketë - realizuar në Nëntor/Dhjetor 2020;
5. Hulumtimi i kënaqshmërisë me punën dhe motivimin te punëtorët e kujdesit parësor
shëndetësor;
1 hulumtim – realizuar në Nëntor/Dhjetor 2020;
6. Auditet mjekësore (3 Audite):
a. Referimet nga KPSH i Mitrovicës Janar-Dhjetor 2019 (realizuar në Shkurt 2020)
b. Vizitat shtëpiake për gra shtatzëna dhe të posalindur për periudhën Janar-Nëntor
2020 (realizuar në Dhjetor 2020)
c. Përfshirja e pacientëve me DM dhe HTA në sesionet edukative dhe këshilluese në
këshillimoren për SKJN në QKMF Mitrovicë – (realizuar në Nëntor 2020);
7. Rishqyrtimet kolegiale:
a. Zbatimi i masave për parandalimin dhe kontrollin e infeksioneve nga koronavirusi i
ri - COVID-19 – (realizuar në Qershor 2020);
8. SWOT analiza:
a. Shqyrtimi i pengesave dhe përmirësimi i procesit të regjistrimit të pacientëve në
sistemin informativ shëndetësor (web-aplikacion) në Sektorin e Mjekësisë Familjare
në QKMF Mitrovicë.
Aktivitetet e planifikuara të cilat nuk janë realizuar sipas Planit të punës së
KSCSHSH të vitit 2020:
1. Auditet mjekësore:
a. Përdorimi dhe plotësimi i kartelave shëndetësore stomatologjike (planifikuar për
Maj 2020);
b. Menaxhimi i HTA në QKMF (planifikuar për Nëntor 2020);
c. Përdorimi dhe plotësimi i kartelave shëndetësore në Sektorin e Mjekësisë Familjare
në QKMF (planifikuar për Nëntor 2020);
2. Rishqyrtimet kolegiale:
a. Plotësimi i regjistrave të pacientëve dhe dokumentacionit mjekësor (planifikuar për
Shkurt 2020);
b. Masat për parandalimin dhe kontrollën e infeksionit (planifikuar për Prill 2020);
c. Masat për parandalimin dhe menaxhimin e rrezikut (planifikuar për Shtator 2020);
Sqarim: Aktivitetet e parealizuara të vitit 2020 (1a, 1b, 1c, 2b dhe 2c) janë bartur në planin e punës së KSCShSh të vitit 2021.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
26
8.5. Raporti i Kooordinatorit të Zhvillim të Vazhdueshëm Profesioanl për personelin Mjekësor/ Janar – Dhjetor 2020 Komiteti për ZHVP i QKMF-së në Mitrovicë, në bashkëpunim me QTMF-në në Mitrovicë
përkatësisht Koordinatorin e QTMF-së dhe trajnerët e MF si dhe me koordinatoren për
Edukimin e Vazhdueshëm Infermierik dhe trajnerët për trajnimin e infermierisë, kanë zhvilluar
aktivitete të larmishme në funksion të përparimit të vazhdueshëm profesional të punëtorëve
shëndetësorë të QKMF-së së Mitrovicës. Për shkak të aktiviteteve të shumta për ZHVP të cilat
janë zhvilluar gjatë vitit 2020 raporti do të paraqitet i ndarë për stafin superior përkatësisht për
mjekë si dhe për stafin e mesëm përkatësisht për infermieri.
Ky raport pasqyron përfshirjen e mjekëve të QKMF-së në aktivitetet e ZHVP-së ndërsa për
përfshirjen e stafit të mesëm apo infermierëve në aktivitetet e ZHVP-së do të raporton anëtarja
e KZHVP-së përgjegjëse për organizimin dhe mbarëvajtjen e ZHVP-së për stafin e mesëm.
Përveç aktiviteteve të ZHVP-së të zhvilluara në QKMF, punëtorët shëndetësorë të QKMF-së së
Mitrovicës kanë marr pjesë edhe në aktivitetet e ZHVP-së në QZHMF në Prishtinë. Aktivitetet e
ZHVP-së gjatë vitit 2020 në QKMF
Aktiviteteve të ZHVP-së të zhvilluara në QKMF kane filluar sipas planprogramit te aprovuar
nga OMK për vitin 2020 dhe kane vazhduar deri ne shpalljen e pandemisë Covid 19 nga OBSH.
Bazuar në rrethana e krijuar si pasoj e pandemisë nga ajo kohe aktivitet janë mbajtur ne
platformën digjitale siç janë: Konferencat dhe trajnimet. Komisioni për edukim te
vazhdueshëm profesional (OMK) liron komunitetin mjekëve nga grumbullimi i pikëve
akredituese për vitin 2020 dhe piket e fituara për ketë vit kalojnë për vitin 2021
Temat e mbajtura, koha e mbajtjes së tyre si dhe emri i prezantuesit janë pasqyruara në tabelën
numër 1 ( shih tabela nr. 1 )
Trajnimet janë mbajtur përmes Platformës virtuale për t’ju mundësuar mjekëve te arrijnë
njohuri në zhvillimin e vazhdueshëm profesional me te vetmin qellim qe ata te jene te motivuar
dhe te aftësuar, qe njohurit e tyre ti praktikojnë ne vendin e tyre te punës dhe në rritjen e
cilësisë se shërbimeve shëndetësore. Koha e mbajtjes dhe vendi si dhe emrat e mjekeve
pjesëmarrës janë paraqit ne tabelat 2,3, (shih tabelat)
8.6.Raporti i aktiviteteve të Zhvillim të Vazhduershëm Profesioanal për infermieri Janar –
Dhjetor 2020
Në këtë raport janë prezentuar aktivitetet e realizuara përgjatë muajit janar – dhjetor 2020.
Qëllimi
Promovim sa më të mirë të Edukimit Shëndetsor
√ Përmirësimin e shërbimeve shëndetësore në praktikë
√ Implementimin e nevojave të reja
√ Menagjimi i informacioneve te reja
√ Vazhdimi i edukimit shëndetësor në komunitet
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
27
Ecuria e ligjëratave:
Trajnimet fillimishtjanë mbajtur katër herë në muaj, pjesmmarrësit janë lajmëruar me kohë.
Në çdo prezantim është diskutuar në mënyrë interaktive për rolin dhe detyrat e mëtutjeshme
pas trajnimit konkretisht për implementimin e njohurive të reja në praktikën e përditshme
infermierore.
Konkluzionet: Mund të konkludoj që për sa i përket vijushmërisë së pjesmarrësve vlen të theksohet se
interesimi ka qenë shumë i lartë si nga ana e prezentuesve ashtu edhe nga ana e audiencës.
Fillimisht janë mbajtur katër herë në muaj, pjesmmarrësit janë lajmëruar me kohë ndërkaq
pas pllakosjes nga pandermia e koronavirusit Covid _19 jemi detyruar që t’i çasemi punës me
orar të zgjatur dhe t’i ndërprejmë aktivitetet e ZHVP-së për të rifilluar në shtator me grupe të
vogla jo më shumë se 10 dhe nga numri total kanë rezultuar 14 trajnime në muaj duke mos i
përfshirë kolegët mbi moshën 60 vjeqare.
Dua të theksoj se pëkundër ngarkesës së shtuar në punë gjithmonë unë me stafin menaxhues
dhe të gjithë infermierët kemi gjetur alternativa nga më të përshtatshmet në mënyrë që
aktivitetet e ZHVP-së të realizohen pa lënë asgjë të parealizuar as nga obligimet praktike dhe as
nga ato edukative dhe promovuese në punë.
8.7. Raporti i komisionit për ankimimin e anakesave nga ana e pacientëve
Komisioni për shqyrtimin e ankesave të pacientve në përbërje të plotë nga:
a. Dr: Nysret Maliqi – kryetar komisioni ,
b. Inf: Fatmire .B. Qenaj – anëtare,
c. Inf : Samire Uka – anëtare.
Gjatë vitit 2020 ne si komision për shqyrtimin e ankesave dolëm për hapjen e kutive nëpër
QKMF-ë, QMF-ë dhe nëpër AMF-ë.
Gjatë kësaj periudhe fillimisht ne dolëm ne tre mujorin e pare pastaj nuk vazhduam kur e dim
qe arsye kryesore ishte pandemia e covid 19 dhe mungesa e mjekve dhe per kete arsye nuk
mundete te vie dr,Nysret Maliqi i cili njeherit eshte edhe kryetar komisioni .
Gajtë periudhës së parë për muajit Janar, Shkurt dhe Mars - ne si komision përhapjen e kutive
gjetëm këtë gjendje:
Në shumicen e kutive të lavdatave dhe ankesave nëpër Qmf-ë dhe Amf-ë ishin të zbrazura.
Gjatë punës në teren në kutit e ankesave dhe lëvdatave ne hasëm këtë gjendje në:
Shqyrtimi i të gjeturave dhe përgjigjëjet e gjetjeve në kutitë e ankesave.
Me datë 13.02.2020 kemi analizuar ankesat e klietve / pacientve dhe kemi konstatuar këtë gjendje: Amf- Koshtovë - kemi gjetur një letër falënderuese – lavdat të paemrëtuar pa adresë por është
nga klientët e asaj qendre. Lavdata gjegjësisht falënderimi është për stafin infermieror të cilët
kanë sjellje shembullore me pacientët e asaj qendre,
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
28
AMF- Kçiq i Madh –kemi gjetur një letër falënderuese – lavdat të pa emrëtuar nga një
klientët e asaj qendre . Lavdatat gjegjësisht falënderimi është për stafi të cilët punojn në atë
qendër mjekësor. Lëvdata kanë të bëjn me sjelljen e mirë të stafit dhe si staf janë i
mrekullueshëm vetëm le të vazhdojn kështu edhe në të ardhmen por njëkohsisht është edhe
kërkesë që të mos të ndrrojn këtë staf pasi që janë ekip e mrekullueshme.
QKMF- Departamenti i Mjekësisë Familjare: - në kutinë e ankesave dhe falënderimeve kemi
gjetur këtë gjendje, një letër falënderuese dhe tri letra ankese
Të gjitha ankesat të cilat ishin me emra, numrat e telefonit dhe të letërnjoftiminim i kemi
kontaktuar ,i kemi ftuar dhe jemi takuar me ankuesit dhe me puntorët shëndetsorë ndaj të cilve
është paraqitur ankesa .
Kurse ankesat të cilat ishin me emra dhe numra telefonit e të cilat nuk janë të drejtuara ndaj
personelit shëndetësor por janë ankuar për ndonjë mungesë qoftë të barërave apo nevojave
tjera të pacientave i kemi kontaktuar dhe i kemi ftuar i kemi sqaruar gjëndejn faktike në Qkmf
dhe Qmf por edhe nëpër ambullancat tjera.
Ankesat ishin të shkruara dhe kryesisht ishin rreth:
Mosrespektimi i orarit,
Sjelljet jo të mira të mjekve ndaj pacientve ,
Komuninikim jo i mirë mjek pacient, dhe
Higjiena jo e mirë.
Vlen të thuhet se të gjitha ankesat lavdatat e gjetura i posedojm në dosjen tonë por kopjet i kemi
dorëzuar tek shefat e shërbimeve për të cilët janë ankuar dhe falenderuar pacient-klientët për
sjejllet e punëtorve shëndetësor.
Vëretje; Të gjitha ankesat që kanë pasur emër mbiemër, adresë dhe numër telefoni i kemi
zgjidhur përveç njëres e cila ankesë e cila kishe emer mbiemer dhe numer por me adresë të
gabuar
Ndonëse sipas rekomandimeve kutit duhet të hapen së paku 1 herë n ë muaj kjo nuk ka mund
të realizohet si pasojë e pandemicë me COVID- 19 dhe si mungesa e mjekut për shka të
obligimeve ndaj pacientëve.
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
29
Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Nexhat Çuni” Mitrovicë
Raporti i punës 2020
30
8.8 Tabelat dhe grafikonet 8.8.1 Numri i vizitave dhe pagesës sipas pacientëve per çdo muaj për vitin 2020