QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËSTHE KOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS
Standardet e të Drejtave të Njeriut në Institucionet Korrektuese dhe qendrat e
paraburgimit në Kosovë
Report Vjetor Janar – Dhjetor 2012
Raporti i pestë vjetor, Mars 2013
QKRMT, Prishtinë
QENDRA KOSOVARE PËR REHABILITIMIN E TË MBIJETUARVE TË TORTURËS KOSOVA REHABILITATION CENTRE FOR TORTURE VICTIMS
Standardet e të Drejtave të Njeriut në Institucionet Korrektuese dhe qendrat e
Projekti “Promovimi i respektimit të të drejtave të njeriut në
qendrat korrektuese dhe të paraburgimit” është projekt i
mbështetur nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur (OSI). Ky projekt
menagjohet dhe implementohet nga Qendra Kosovare për
Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në
bashkëpunim me DIGNITY- Insitutin Danez kundër Torturës.
Pikëpamjet dhe mendimet e shprehura në këtë raport janë
përgjegjësi e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve
të Torturës – QKRMT, dhe jo domosdoshmërisht pasqyrojnë
politikën zyrtare dhe qëndrimet e OSI.
Konkluzionet dhe rekomandimet në këtë raport dalin nga puna
monitoruese e QKRMT gjatë vitit 2012.
Autor: Alban Muriqi, Menagjer i projektit (QKRMT)
Redaktorë: Dr. Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive e QKRMT-së
Louise Johannsen, Zyrtare Ligjore
Monitoruesit: Dr. Feride Rushiti, Drejtoreshë Ekzekutive e QKRMT-së
Alban Muriqi, Jurist
Fatmire Haliti, Juriste
Dr. Reshat Bajrami, Mjek
Dr. Osman Veliu, Mjek
Kontakti: QKRMT Rr. Hamëz Jashari 16b/2 10000 Prishtinë, Kosovë Tel/Fax: +381 (0)38 243 707 E-mail: [email protected] Website: www.krct.org
3
Monitorimi i të drejtave të njeriut në vendet e paraburgimit në Kosovë Të gjithë personat e privuar nga liria (PPL) duhet të trajtohen njerëzisht
dhe të respektohet dinjiteti i tyre si qenie njerëzore. Këto të drejta janë
mishëruar në dokumente ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare që
kanë karakter ligjor të detyrueshëm.
Të paraburgosurit dhe të burgosurit janë vecanërisht në rrezik për t’iu
shkelur të drejtat, duke qenë se PPL mbahen larg vëmendjes së
opinionit. Prandaj, roli i shoqërisë civile si monitorues i jashtëm dhe i
pavarur është thelbësor në parandalimin, dokumentimin dhe
adresimin e shkeljeve të mundshme të drejtave të njeriut në vendet e
ndalimit në Kosovë.
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës
(QKRMT) po hynë në vitin e katërmbëdhjetë të ekzistencës së saj. Që
nga viti 1999, kjo organizatë ka punuar në parandalimin e torturës dhe
rahabilitimin e ish të burgosurve të traumatizuar në Kosovë. Mandati i
QKRMT-së është unik krahasuar me OJQ-të tjera Kosovare për të
drejtat e njeriut, në kuptimin që ka një mandat specifik për luftimin e
torturës përmes monitorimit dhe dokumentimit parandalues të
vendeve të ndalimit duke u ofruar ndihmë viktimave të torturës
përmes programeve të saj rehabilituese.
Qëllimi i kësaj pune monitoruese është që të vlerësoj pajtueshmërinë
me standardeve ligjore regionale dhe ndërkombëtare në vendet e
ndalimit, të parandalojë shkeljet e të drejtave të njeriut në vendet e
ndalimit dhe në mënyrë të tërthortë të zgjerojë tranparencën dhe
legjitimitetin e Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe Policisë së
Kosovës (PK). Për më tepër, aktivitetet monitoruese janë zgjeruar në
përfshirjen e stacioneve policore dhe institucioneve korrektuese (2007)
dhe institucioneve të shëndetit mendor (2010). Si rezultat i këtyre
vizitave, ekipet monitoruese kanë dalë me gjetje dhe rekomandime
konkrete.
Raporti i tanishëm paraqet një sintezë të vrojtimeve të mbledhura dhe
rekomandimet e zhvillimet e bazuara në 20 vizita monitoruese përgjatë
vitit 2012.
4
QKRMT shpreh faliminderimet për bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe
konktruktiv të SHKK-së dhe PK-së dhe konsideron atë si njohje të punës
së saj duke qenë se autoritetet shpesh i janë përgjigjur pozitivisht
rekomandimeve të saj duke ndërmarr hapa konkret për të përmirësuar
kushtet në vendet e ndalimit dhe respektimin e të drejtave të njeriut
për këta persona.
Përmes një qasjeje profesionale, QKRMT ka ndërtuar një marrëdhënie
besimi dhe konfidencialiteti me të ndaluarit dhe familjet e tyre. Përvoja
e QKRMT-së në monitorimin e vendeve të ndalimit në Kosovë është e
mirënjohur për akterët më të rëndësishëm vendor, regjional dhe ata
ndërkombëtarë. Raportet e monitorimit të QKRMT-së shërbejnë për
gjenerimin e veprimeve konkrete nga institucionet vendimmarrëse dhe
gjetjet e saj janë cituar rregullisht nga Departamenti i Shtetit të SHBA-
së, Raporti i Progesit i Komisionit të Bashkimit Evropian, dhe Komiteti
Evropian për Parandalimin e Torturës.
Si pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të institucionalizuar
monitorimin e pavaruar në vendet e ndalimit në nivel vendi- dhe në
pajtim me Protokolin e Konventës Kundër Turturës (OP-CAT) që
parasheh themelimin e mekanizmit kombëtar parandalues, QKRMT-ja
ka nisur diskutimin me instutucionet relevante me qëllim të krijimit të
një makanizmi të tillë në Kosovë. Si rezulat i këtyre aktiviteteve, një
marrëveshje bashkëpunimi me Institucionit e Avokatit të Popullit,
QKRMT-në dhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të
Njeriut (KLMDNJ) është nënshkruar me 10 maj 2011.
Si rezultat i këtij Memorandimi, është themeluar një organ i
përbashkët i emëruar “Komiteti Drejtues”. Ky organ, i cili kryesohet nga
IAP, QKRMT-së dhe KMDNJ-së ka zhvilluar aktivitete në promovimin e
të drejtave të personave të privuar nga liria dhe do të vënë themelet
për krijimin e MKP në pajtim me protokolin Opcional të Konventës
Kundër Torturës të OBK-së.
Dr. Feride Rushiti
QKRMT- Drejtoreshë Ekzekutive
5
Përmbajtja:
Lista e shkurtesave ........................................................................... 7
HYRJE ................................................................................................ 9
Mandati i QKRMT-së për të monitoruar vendet e paraburgimit. 11
Objektivi ...................................................................................... 11
Metodologjia ............................................................................... 12
Korniza ligjore dhe standardet ................................................ 13
Programi i vizitës ..................................................................... 13
Organizimi dhe përgatitja e vizitave ........................................ 15
Përbërja e ekipeve monitoruese ............................................. 16
Zhvillimi i vizitave .................................................................... 16
Përcjellja/pasimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të misionit .. 18
Rezultatet e monitorimit/gjetjet dhe rekomandimet .................... 19
Trajtimi ........................................................................................ 19
Tortura dhe keqtrajtimi ............................................................... 19
Qendra Korrektuese në Lipjan .................................................... 21
Përdorimi i vetmisë/izolimit ........................................................ 22
Marrëdhënjet mes personelit dhe të
burgosurve/paraburgosurve ....................................................... 24
Siguria për personelin, të dënuarit dhe të paraburgosurit ............. 26
Kushtet e punës për personelin ...................................................... 27
Masat brojtëse.............................................................................28
Informimi i të dënuarve dhe të paraburgosurve për të drejtat dhe
detyrat.........................................................................................30
Sanksionet disiplinore.................................................................32
Procedurat e ankesave ................................................................ 38
Kushtet material ............................................................................. 42
Akomodimi dhe mbipopullimi ..................................................... 42
Dhomat, shtretërit dhe veshjet ................................................... 45
Drita, ventilimi dhe ngrohja ........................................................ 47
6
Ambientet sanitare ..................................................................... 49
Ushqimi dhe ambientet e kuzhinës ............................................. 51
Regjimi dhe aktivitetet ................................................................... 53
Kontakti me botën e jashtme ...................................................... 59
Edukimi ....................................................................................... 62
Aktivitetet sportive, rekreative dhe kulturore ............................ 64
Shërbimi shëndetësor ..................................................................... 68
Trajtimi mjekësor ........................................................................ 71
Furnizimi me barna ..................................................................... 72
Shërbimet psikologjike dhe psikiatrike ....................................... 73
Shërbimet dentare ...................................................................... 75
Personeli dhe kushtet e punës .................................................... 75
Çështje tematike: Matja e kualitetit të jetës në burg ..................... 80
Avokimi dhe vetëdijësimi................................................................ 82
Tryezë e rrumbullakët “Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e
Torturës-sfidat dhe mundësitë ” ................................................. 83
Tryeza “Roli i monitoruesve të jashtëm në respektimin e të
drejtave të personave të privuar nga liria” ................................. 84
Konferenca Vjetore në gjetjet e monitorimit
dhe rekomandimet ..................................................................... 85
Mekanizmi Institucional për parandalimin e torturës ................ 89
7
Lista e shkurtesave
KPK Kodi Penal i Kosovës
KPPK Kodi i Procedurës Penale të Kosovës
CPT Komiteti Europian për Parandalimin e Torturës dhe
trajtimit jonjerëzor, degradues dhe ndëshkues
CRD Civil Rights Defenders
ECHR Konventa Europiane për Mbrojtje e të Drejtave të
Njeriut dhe Lirive Themelore
EIDHR Instrumenti Europian për Demokraci dhe të Drejta të
Njeriut
EULEX Misioni Europian e sundimit të ligjit në Kosovë
HRW Human Rights Watch
ICCPR Konventa Ndërkombëtare për të Drejtat Civile dhe
Politike
ICESCR Konventa Ndërkombëtare mbi Mbrojtjen e Drejtave
Ekonomike, Sociale dhe Kulturore
ICRC Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq
SHKK Shërbimi Korrektues i Kosovës
PK Policia e Kosovës
QKRMT Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të
Torturës
LESP Ligji mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale
MKP Mekanizmi Kombëtar Parandalues
OPCAT Protokolli Opsional i Konventës së OKB-së kundër
Torturës dhe formave tjera të keqtrajtimit, trajtimit
jonjerëzor, degradues dhe ndëshkimit
OSBE Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë
8
SMR Rregulat standarde minimale për trajtimin e të
burgosurve
UDHR Deklarata Universale e të Drejtave të Njeriut
UNCAT Konventa kundër Torturës dhe formave tjera të
keqtrajtimit, trajtimit jonjerëzor, degradues ose
ndëshkimit
UNMIK Misioni i Përkohshëm i Kombeve të Bashkuara në
Kosovë
9
HYRJE
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Viktimave të Torturës
(QKRMT) është organizatë e pavarur, joqeveritare, dhe jo-
fitimprurëse që është themeluar në vitin 1999 me mision për të
ofruar trajtim si dhe rehabilitimin e viktimave e torturës në Kosovë.
Me kalimin e kohës QKRMT-ja ka zgjeruar mandatin e saj duke
përfshirë promovimin e respektimit të të drejtave të njeriut me
qëllim të parandalimit dhe çrrënjosjes së torturës dhe keqtrajtimit.
Si pjesë e këtyre përpjekjeve, QKRMT-ja i monitoron vendet e
ndalimit, përfshirë burgjet, qendrat e paraburgimit, dhomat e
mbajtjes në polici dhe institucionet e shëndetit mendor.
Gjatë këtij viti, qendra më e madhe korrektuese në Dubravë e cila
akomodon mbi 1000 të bugosur është ballafaquar me sfida të
ndryshme si ikje të një të burgosuri e cila është përcjellë më
largimin e Drejtorit të Përgjithshëm për t’u zëvendësuar nga një
Bord i Përkohshëm. Bordi i Përkohshëm në fillim të punës së tij
është ballafaquar me sfida në përmirësimin e situatës dhe
menagjimin e përgjithshëm të këtij institucioni, dhe pastaj me
grevën e urisë të të burgosurve për ligjin mbi amnistinë, që kishte
ndikim në zhvillimet e përgjithshme në këtë institucion. Poashtu ka
pasur vonesa dhe shtyrje në procesin e rekrutimit të Drejtorit të ri,
që ka zgjatur rreth 6 muaj. Gjatë verës së vitit 2012 është realizuar
rekrutimi i pothuaj gjithë drejtorëve dhe zëvendës-drejtorëve të
Institucioneve Korrektuese, duke përfshirë sistematizimin dhe ri-
caktimin e drejtorëve të mëparshëm. Poashtu, gjatë vitit 2012, në
vazhdën e reformave të përgjithshme në sistemin penitensiar, ka
filluar procesi i decentralizimit në shërbimin korrektues, që
përfshinë një ri-organizim më të gjerë dhe nevojën për zhvillimin e
kapaciteteve në këtë fushë.
Derisa QKRMT, kryen monitorimin në një varg vendesh të
paraburgimit, duke përfshirë institucionet korrektuese (burgjet),
qendrat e paraparaburgimit, stacionet policore, dhe institucionet
psikiatrike (qendrat e shëndetit mendor), raporti aktual adreson
10
vetëm gjetjet e grumbulluara në burgje dhe qendra të
paraburgimit. Gjetjet e mbledhura në dhomat e ndalimit në
stacionet e policisë dhe ato institucionet psikiatrike trajtohen në
raporte të veçanta, të cilat mund të shkarkohen në:
http://www.krct.org/site
11
Mandati i QKRMT-së për të monitoruar vendet e paraburgimit.
QMRKT-ja bënë monitorimin e burgjeve dhe qendrave të
paraburgimit bazuar në Memorandumin e Mirëkuptimit (MiM) me
Ministrinë e Drejtësisë (MD). MiM përtërihet çdo vit dhe herën e
fundit është bërë me 23 nëntor 2012. MiM përcakton mënyrën e
bashkëpunimit me MD dhe QKRMT-së për qasje në institucionet
korrektuese të Kosovës, duke i mundësuar ekipeve monitoruese të
QKRMT-së qasje të plotë në të gjitha institucionet korrektuese të
Kosovës.
Përveç punës monitoruese, QKRMT-ja së bashku me Institucionin e
Avokatit të Popullit (IAP) dhe Këshillin për Mbrojtjen e të Drejtave
të Njeriut (KMDLNJ) ka nënshkruar Marrëveshjen e bashkëpunimit
me 10 Maj 2010 e cila ka hapur rrugë themelimit të Këshillit
Drejtues, i mandatuar për të ndërmarrë vizita të përbashkëta të
pavarura monitoruese në vendet e ndalimit dhe avokuar për
krijimin e Mekanizmit Kombëtar Parandalues (MKP).
QKRMT shpreh mirënjohje dhe falënderime Ministrisë së Drejtësisë
(MD) dhe Shërbimit Korrektues të Kosovës (SHKK) për
bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e pakursyer
ekipeve monitoruese të QKRMT-së në të gjitha nivelet.
Objektivi E drejta për të mos iu ekpozuar torturës ose trajtimit mizor,
çnjerëzor ose ndëshkimit është e garantuar me ligj, udhëzime dhe
standarde ndërkombëtare, kombëtare dhe regjionale.
Monitorimi i vendeve ku mbahen personat e privuar nga liria është
esencial, ngase këta janë kategori e ndjeshme dhe në rrezik për t’u
keqrajtuar dhe madje torturuar. Personat e privuar nga liria kanë
12
ndikim shumë të kufizuar në fatin e tyre dhe tërësisht varen nga
autoritetet për të garantuar dhe mbrojtur të drejtat e tyre.
Atëherë kur zhvillohet në mënyrë profesionale, monitorimi i
institucioneve korrektuese dhe të paraburgimit kontribuon në më
shumë transparencë dhe llogaridhënie dhe fuqizon legjitimitetin
dhe besimin e opinionit në këto institucione.
Vizitat monitoruese të ndërmarra nga QKRMT-ja kanë për qëllim të
sigurojnë në vecanti:
• Një vlerësim të mënyrës së trajtimit dhe mbrojtjen e të
burgosurve dhe paraburgosurve;
• Një vlerësim të kushteve materiale/kushteve të jetesës në
Qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit;
• Një vlerësim të funksionimit të mekanizmit të
mbrendshëm të ankesave.
• Një shqyrtim të parametrave tjerë relevant, duke përfshirë
regjimin dhe aktivitetet, kontaktin me botën e jashtme,
shëndetësinë, nevojat e veçanta të grupeve të
rrezikuara/ndieshme etj;
• Ofron rekomandime për Drejtorin dhe stafin, SHKK/MD,
MSH etj.
Metodologjia
Për të siguruar se të gjitha vizitat monitoruese janë kryer në
mënyrë profesionale dhe në pajtim me parimet e monitorimit të
vendeve të ndalimit, QKRMT-ja ka zhvilluar një doracak i cili
parasheh qartë metodologjinë që zbatohet në të gjitha vizitat
monitoruese për monitorimin e këtyre vendeve.
13
Korniza ligjore dhe standardet
QKRMT ndërmerr punën e saj monitoruese duke u bazuar në të
drejtat, parimet dhe standardet e përcaktuara në Konventën e
OKB-së Kundër Torturës (UNCAT) dhe Protokolin Opsional të saj
(OP-CAT), Konventen Europiane kundër Torturës dhe Standardet
Minimale të Komitetit Evropian për Parandalimin e Torturës të
Këshillit të Evropës (Standardet e CPT-së) për trajtimin e personave
të ndaluar, Rregullat Standarde Minimale për Trajtimin e të
Burgosurve (SMR), Ligjin mbi Ekzekutimin e Sanksioneve Penale
(LESP) si dhe udhëzimet administrative përkatëse.
Programi i vizitës
Në fillim të çdo viti, ekipi monitorues përpilon një listë të qendrave
të paraburgimit për që do të jenë objekt i vizitave në bazë të
kritereve si në vijim: (i) rreziqet e mundshme ose faktike, (ii)
informatat në dispozicion, duke përfshirë numrin e ankesave, ose
kur nuk ka asnjë ankesë, numrin e të dënuarve/paraburgosurve etj,
(iii) qendrat që nuk vizitohen shpesh etj. Përgjatë vitit 2012, QKRMT
ka kryer gjithsej 20 vizita (përfshirë tri në janar 2013 në QK në
Dubravë) në Qendrat Korrektuese dhe të Paraburgimit në Kosovë.
Vizitat e QRKMT-së në qendrat e korrektuese dhe paraburgimit gjatë 2012
Emri i Institucionit Data e vizitës Lloji i vizitës dhe përbërja e njësisë
QP Prishtinë/Pristina (Njësia
e psikiatrisë)
3 shkurt 2012 QKRMT vizitë tematike
QP Gjilan/Gnjilane 14 mars 2012 QKRMT Vizitë tematike
QK
Smrekonicë/Smrekovnica
23 mars 2012 QKRMT, Vizitë testuese
në kuadër të hulumtimit
“Matja e kualitetit të jetës
14
në burg”
QK Dubravë/Dubrava 13 prill 2012 QKRMT, Vizitë testuese
në kuadër të hulumtimit
“Matja e kualitetit të jetës
në burg”
QP Gjilan/Gnjilane 24 maj 2012 Vizitë sistematike e
Këshillit Drejtues (Task
Forcës)
QP Prizren 6 qershor
2012
QKRMT vizitë sistematike
QK Lipjan/Lipjani 12 qershor
2012
QKRMT/DIGNITY, vizitë e
përbashkët në kuadër të
hulumtimit “Kuptimi i
reformave në burgje”
QP Prishtinë/Pristina 10 korrik
2012
QKRMT Vizitë tematike
QP Pejë/Pec 31 gusht 2012 QKRMT Vizitë tematike
dhe vizitë përcjellëse
QK Dubravë/Dubrava 7 shtator
2012
QKRMT Vizitë tematike
(Greva e urisë)
QP Lipjan/Lipjani 21 shtator
2012
QKRMT Vizitë tematike
QK
Smrekonicë/Smrekovnica
4 tetor 2012 QKRMT Vizitë tematike
QP Lipjan/Lipjani 10 tetor 2012 QKRMT Vizitë përcjellëse
QK Lipjan/Lipjani 31 tetor 2012 QKRMT Vizitë tematike
QP Gjilan/Gnjilane 6 nëntor 2012 QKRMT Vizitë tematike
dhe vizitë përcjellëse
QP Gjilan/Gnjilane 16 nëntor
2012
QKRMT Vizitë përcjellëse
QK Dubravë/Dubrava 22 nëntor
2012
QKRMT Vizitë sistematike
dhe vizitë në kuadër të
hulumtimit “Kuptimi i
reformave në burgje”
Vizitat sistematike apo të rregullta ndërmerren me qëllim të
vlerësimit të gjithë ambientit dhe kushteve të jetesës dhe zhvillimit
15
të intervistave private. Këto vizita shërbejnë për mbledhjen dhe
analizën e informatave që ndërlidhen me të gjitha aspektet e
trajtimit dhe mbrojtjes të dënuarve dhe të paraburgosurve si dhe
kushteve materiale/kushteve të jetesës së tyre. Në secilën vizitë
vëmendje e vecantë i është kushtuar vlerësimit të funksionimit të
mekanizmit të ankesave-mundësisë së ofruar të dënuarve për të
paraqitur ankesa dhe mënyrën e procesimit të tyre. Gjendja e
përgjithshme është vlerësuar në bazë të indikatorëve paraprak,
rekomandimeve të mëparshme si dhe zhvillimeve aktuale në këto
qëndra.
Vizitat përcjellëse synojnë përcjelljen e aspekteve specifike të
ndalimit (burgimit/paraburgimit), rastet individuale ose zbatimin e
rekomandimeve të mëparshme.
Vizitat tematike kanë në fokusuar vlerësimin e menagjimit të
masave disiplinore, kontaktet me botën e jashtme, grevat e urisë,
rastet e vdekjeve dhe vetvrasjeve, ankesat ose pretendimet për
keqtrajtim apo përdorim të forcës, kujdesit shëndetësor, raportet
ndërmjet personelit/menagjmentit dhe të
burgosurve/paraburgosurve, grupeve të rrezikuara etj.
Organizimi dhe përgatitja e vizitave
Vëmendje e veçantë gjatë vizitave monitoruese i është kushtuar
përgatitjes dhe strukturimit të vizitave monitoruese me qëllim të
realizimit të objektivave. Për të siguruar rezultate të strukturuara,
ekspertët e QKRMT-së kanë përgatitur një listë të vlerësimit të
indikatorëve dhe kanë zhvilluar një raportim të strukturuar
paraprak bazuar në praktikat e monitorimit të Komitetit për
Parandalimin e Torturës dhe nën-Komitetit për Parandalimin e
Torturës.
Para çdo vizite, secilit anëtarë të ekipit monitorues i është siguruar
informacioni themelor dhe të dhënat e nevojshme për vlerësim të
aspekteve të ndryshme dhe specifike të institucionit që vizitohet.
16
Rolet dhe përgjegjësitë janë ndarë mbrenda anëtarëve të grupit
dhe secilit ekspert i është dhënë detyrë e vecantë.
Para çdo vizite, informacioni i mbledhur gjatë vizitave paraprake
(intervistave me të burgosurit, të paraburgosurit, menagjerët dhe
personelin) është shqyrtuar dhe vlerësuar. Informacioni i siguruar
nga organizatat e të drejtave të njeriut dhe trupat tjerë monitorues
poashtu është marrë në konsiderim, si dhe informacioni i
mbledhur nëpërmjet bisedave me të afërmit e të dënuarve është
përdorur poashtu si burim informacioni.
Përbërja e ekipeve monitoruese
Përbërja e ekipeve monitoruese të QKRMT-së është mbështetur në
parimin e kombinimit të aftësive profesionale dhe ruajtjen e
balancës gjinore. Në kuadër të QKRMT-së janë gjithsej 5
monitorues të rregullt, duke përfshirë 3 juristë dhe 2 doktorë të
mjekësisë. Cdo herë kur është e mundur, njësia përbëhet nga
ekspert femra dhe meshkuj për të siguruar balancën gjinore.
Zhvillimi i vizitave
Shumica e vizitave monitoruese – vizitat sistematike – përfshijnë
një varg aktivitetesh. Varësisht nga madhësia e ekipit dhe grupeve
të ekspertëve këto aktivitete mund të ndërmirren njëkohësisht.
Të gjitha vizitat fillojnë me një takim me drejtuesin e institucionit.
Qëllimi i këtij takimi është njohja me misionin e ekipit monitories,
qëllimet dhe objektivat, mbledhja e informacioneve nga
këndvështrimi i menagjmentit, si dhe përcjellja e progresit të arritur
në raport me rekomandimet e mëparshme.
Vizita sistematike poashtu përfshinë një vlerësim të
dhënave/regjistrave lidhur me personat e privuar nga liria. Kjo fazë
17
ka për qëllim të kuptuarit e qartë të problemeve që ndërlidhen me
masat disiplinore, shërbimet mjekësore, administrimin e edukimit
dhe aktiviteteve, higjienën dhe nivelet e përdorimit të forcës nga
ana e stafit të regjimit etj.
Ekipi monitorues i kushton vëmendje dhe kohë monitorimit të
kushteve materiale, duke përfshirë dhomat, ambientet e të sapo-
ardhurve/pranuarve, ambienteve sanitare, kuzhinës, hapësirave të
jashtme, bibliotekës, ambienteve të ndihmës së parë dhe kujdesit
shëndetësor, dhomave për takimeve të veçanta, hapësirave për
aktivitete fetare, si dhe ambienteve të personelit.
Takimet dhe intervistat janë zhvilluar me të burgosurit dhe të
paraburgosurit për të vlerësuar trajtimin dhe masat mbrojtëse që
zbatohen, mirëqenien e tyre të përgjithshme, kontaktet me botën e
jashtme kushtet shëndetësore, qasjen në regjime dhe aktivitete të
tjera etj. Për këto qëllime, QKRMT-ja ka zhvilluar një udhëzues të
qartë mbi intervistimin dhe kontaktet personale, dhe të gjitha
intervistat janë zhvilluar privatisht për të siguruar konfidencialitetin
dhe mbrojtjen e të intervistuarve.
Mjekët në kuadër të ekipeve monitoruese i kushtojnë vëmendje
vlerësimit të ambienteve mjekësore, furnizimit me medikamente
dhe trajtimit të dënuarve dhe paraburgosurve të sëmurë. Kjo
realizohet përmes ekzaminimeve të përgjithshme të kushteve fizike
dhe pajisjeve përkatëse si dhe përmes intervistave me personelin
mjekësor, infermierët dhe pacientët.
Para takimit me menagjmentin e institucionit korrektues, ekipi
monitorues mban një takim të brendshëm për të diskutuar
rezultatet e monitorimit/gjetjet dhe rekomandimet.
Në fund, ekipi monitorues takohet me udhëheqësin e institucionit
përkatës për t’ia prezantuar një përmbledhje të shkurtë të vizitës,
gjetjet dhe rekomandimet e mundshme. Ekipi poashtu shpjegon
procedurat e ndjekura gjatë realizimit të vizitës. Të gjitha vizitat
shoqërohen me një raport të shkruar i cili përfshinë gjetjet kryesore
dhe rekomandimet.
18
Përcjellja/pasimi i gjetjeve dhe rekomandimeve të misionit
Përcjellja e zbatimit të rekomandimeve është po aq me rëndësi sa
edhe vetë monitorimi i institucioneve korrektuese. Bazuar në
indikatorët e theksuar më lartë, QKRMT-ja paraqet rekomandimet
personalisht dhe në mënyrë të shkruar pas çdo vizite monitoruese.
Këto rekomandime ndahen me menagjmentin e institucionit dhe
në disa raste me Shërbimin Korrektues të Kosovës (SHKK) dhe
Ministrinë e Drejtësisë varësisht natyrës së gjetjeve dhe autoritetit
përgjegjës për të ndërmarr veprimet dhe masat lidhur me situatën
konkrete.
Rekomandimet e ekipeve të QKRMT-së gjithmonë janë mirëpritur
dhe vlerësuar nga autoritetet e e institucionet e vizituara dhe SHKK
dhe në çdo rast kanë shprehur vullnetin për t’i pasur në
konsideratë dhe zbatuar rekomandimet.
19
Rezultatet e monitorimit/gjetjet dhe rekomandimet
Trajtimi
Neni 10 i Konventës Ndërkombëtare mbi të Drejtat Civile dhe
Politike (ICCPR) thotë se: “Të gjithë personat e privuar nga liria
duhet të trajtohen me humanizëm dhe me respekt për dinjitetin e
tyre të pandarë njerëzor”.
Neni 3 i Konventës Europiane mbi të Drejtat e Njeriut, për më tepër
thekson se “Askush nuk duhet të jetë subjekt i torturës ose trajtimit
çnjerëzor, degradues ose poshtërues”
Tortura me fjalë të tjera është e ndaluar në kuptimin absolut me të
drejtën ndërkombëtare dhe nuk mund të arsyetohet nën kurrëfarë
rrethanash. Mbrojtja nga tortura është e drejtë njerëzore e
patjetërsueshme, dhe turtura nuk arësyetohet qoftë ajo me
rrethana të emergjencës, çështje e sigurisë shtetërore apo arsye të
tjera.
Tortura dhe keqtrajtimi
Trajtimi i personave të dënuar sikurse edhe atyre në paraburgim në
institucionet korrektuese në Kosovë ka shënuar trend të
përmirësimit, duke iu falenderuar veprimeve të ndërmarra nga
autoritetet vendore si dhe atyre ndërkombëtare.
Bazuar në vrojtimet sistematike dhe të vazhdueshme, QKRMT ka
përshpytjen se gjatë viteve të fundit është shënuar ngritje e
vetëdijes tek personat në paraburgim dhe të burgosurit mbi të
drejtat e tyre, si dhe tek drejtuesit e institucioneve ashtu edhe
personeli. QKRMT ka vërejtur përmirësim tek institucionet për të
mirëkuptuar problemet me të cilat ballafaqohen personat në
paraburgim dhe të burgosurit gjatë qëndrimit të tyre në këto
institucione, si dhe duket që ka më tepër fokusim në adresimin e
problemeve individuale, gjë që përbën një zhvillim shumë pozitiv.
20
Përkundër kësaj që u tha, QKRMT-ja mbetet seriozisht e shqetësuar
për rritjen e pretendimeve për keqtrajtim të ushtruar ndaj të
privuarve nga liria nga ana e personelit në vendet e paraburgimit
në Kosovë.
Qendra Korrektuese në Dubravë
QKRMT-ja ka vazhduar edhe gjatë vitit 2012 të pranojë një numër
ankesash nga të dënuarit për keqtrajtim nga ana e Njësisë të
Ndërhyrjes Speciale në QK në Dubravë, sikurse edhe në vitin
paraprak, përshirë ankesa për keëtrajtim fizik dhe verbal.
Përkundër rekomandimeve të rregullta të QKRMT-së në vitet
paraprake për të ndërmarr veprime të menjëhershme, në këtë
aspekt është shënuar progres i kufizuar.
Përveq keqtrajtimeve nga Njësia e Ndërhyrjes Speciale,
monitoruesit e QKRMT-së poashtu kanë pranuar ankesa për sjellje
jo të mira nga gardianët e rregullt, duke filluar nga fyerjet,
kërcënimet e madje edhe keqtrajtimet fizike.
Kërcënimet e dhunës dhe keqtrajtimit nga gardianët e rregullt
duket poashtu të shënojnë rritje në Qendrën Korrektuese në
Dubravë gjatë grevës së urisë. Në shtator 2012, QKRMT ka zhvilluar
intervista me një numër të të burgosurve grevist në të cilën kishin
hyrë afër 500 të dënuar që kërkonin përfshirjen e Amnisrtisë si
kategori kushtetuese. Pas këtyre intervistave, ishte e qartë që të
dënuarit nuk kishin caktuar ndonjë përfaqësues nga frika e
represaljeve në kuptimin e transferit, kërcënimeve verbale apo
edhe keqtrajtimit fizik. Kjo frikë nga gardianët e burgut dhe
personeli, ka dëmtuar në masë të madhe komunikimin mes të
burgosurve, ngase vetëm informacion i kufizuar është dhënë për
media.
Shqetësim i vazhdueshëm mbetet e transferi i të burgosurve nga
një burg në tjetrin, për shkak që konsiderohet se zbatohet nga
autoritetet të burgut kundër të burgosurve si mjet hakmarrës: psh.
21
në një rast një i burgosur nga QK në Dubravë është ballafaquar me
disa transfere gjatë vitit 2011-2012. Duke iu referuar këtij rast,
QKRMT i ka shprehur shqetësimin e saj SHKK dhe Ministrisë së
Drejtësisë për lëvizjet e shpeshta të të burgosurve që aplikohet si
dënim për udhëheqësit e grevës dhe atyre që japin kritika ndaj
menagjmentit të burgut. Si rezultat i kësaj, SHKK ka kthyer të
dënuarin në QK në Dubravë dhe ai nuk është lëvizë më tutje nga ajo
kohë.
Qendra Korrektuese në Lipjan
Derisa QKRMT-ja ka evidentuar përmirësime të konsiderueshme sa
i përket trajtimit të femrave dhe të miturve në QK në Lipjan në
tetor 2012, monitoruesit kanë vazhduar të marrin ankesa nga të
miturit e privuar nga liria për zbatim të tepruar të forcës nga
oficerët korrektues, përfshirë rrahjet e tre të miturve me shuplakë
ku edhe drejtori i qendrës ishte informuar rreth rastin dhe më
pastaj nuk ka pasur ankesa. Pas disa muajsh, njëri nga tre të miturit
ka telefonuar QKRMT-në dhe është ankuar për rrahje nga
personeli. Menagjmenti i QK në Lipjan ka zhvilluar hetime rreth
pretendimeve për keqtrajtim në rastin e parë dhe nuk ka gjetur
shkelje/abuzim ana e personelit. Megjithatë, pas reagimit të
QKRMT-së për rastin e fundit për keqtrajtim (rrahjet nga personeli),
menangjmenti i këtij institucioni ka krijuar një bord hetues dhe
personelit përgjegjës të këtij institucioni i është tërhequr vërejtja
nga menagjmenti.
QKRMT-ja poashtu ka dokumentuar zbatim të tepruar të mjeteve
kufizuese në Pejë (në gusht 2012) përfshirë zbatimin e pa arsyetuar
të prangave gjatë gjykimeve, duke shkaktuar plagë dhe lëndime
personave të privuar nga liria. Në të njëjtën vizitë në QP në Pejë,
njësia e QKRMT-së ka identifikuar një rast të zbatimit të tepruar të
masës së izolimit për shkak të sëmundjes infektuese. I burgosuri
ishte mbajtur nën këtë masë më gjatë sesa ishte udhëzuar nga
mjeku, duke bërë këtë rast një burgim të paligjshëm. QKRMT ka
22
vënë kontakt më autoritetet e burgut, ka takuar mjekun e
institucionit e cila ka rezultuar me lirimin e të dënuarit nga kjo
masë.
Derisa keqtrajtimi fizik është zbatuar në numër të izoluar të rasteve
në vitin 2011, QRKMT- ja konstaton që përkundër ngritjes së
mirëkuptimit dhe të vetëdijes për përgjegjësitë ligjore, ankesat dhe
pohimet për keqtrajtim kanë shënuar rritje gjatë vitit 2012, e cila
për QRMKT-në mbetet një shqetësim i madh.
Rekomandimet:
• Të ndalohen menjëherë të gjitha format e keqtrajtimit, në
vecanti zbatimi i forcës dhe kërcënimeve për përdorim të
forcës. (Veprimi: Ministria e Drejtësisë, SHKK,
Managjmenti i të gjitha qendrave);
• Trajnim i vazhdueshëm të gardianve të burgjeve mbi të
drejtat e njeriut, në vecanti trajnime mbi trajtimin e të
miturve të privuar nga liria. (QK në Dubravë dhe Lipjan );
• Të ndërrmirren masa ligjore dhe disiplinore ndaj
gardianëve në burgje që janë përgjegjës për keqtrajtim të
burgosurve dhe të miturve. (Veprimi: Managjenti i QK në
Dubravë dhe Lipjan).
Përdorimi i vetmisë/izolimit
Sipas LESP, dhomat e vetmisë ose izolimit parashihen të strehojnë
vetëm të paraburgosurit ose të burgosurit që kryejne vepra
diciplinore.
Sikur në vitin 2011, edhe gjatë këtij viti QKRMT konstaton që
zbatimi i vetmisë ose izolimit është zbatuar përgjithësisht në pajtim
me ligjin e aplikueshëm (LESP) dhe si masë e fundit.
23
Kushtet materiale në dhomat që përdoren për vetmi/izolim të të
dënuarve dhe paraburgosurve, në përgjithësi përceptohen si të
varfëra dhe qëndrimi në këto dhoma mund të qojë në trajtim
degradues. QKRMT ka vërejtur në vecanti kushtet e papranueshme
të jetesës në Pavionin 2 në QK në Dubravë ku nyjet sanitare ishin
jofunksionale. Kushtet jo higjenike në dhomat e izolimit janë
vërejtur nga monitoruesit edhe QP në Prizren.
Rastet e personave që nuk njoftohen për gjatësinë e qëndrimit në
izolim poashtu mbetet një problem në QK në Dubravë.1
Mbipopullimi i burgjeve dhe i qendrave të paraburgimit mbetet një
problem në gjithë Kosovën. Në veçanti në pjesën dytë të vitit 2012,
kjo ka penguar administrimin e drejtë të dhomave të izolimit, të
cilat në shumë raste janë përdorur për të paraburgosurit dhe në
disa raste për të burgosurit derisa janë gjetur zgjidhje tjera.
Vendosja e të dënuarve dhe të paraburgosurve në dhoma të
izolimit është e papranueshme dhe kjo praktikë paraqet shkelje të
rëndë të dinjitetit të këtyre personave si dhe shkelje të ligjeve
Kombëtare, Regjionale dhe Ndërkombëtare.
Përderisa QKRMT më parë ka mbledhur të dhëna për ankesat mbi
mungesën e konkrolleve ditore mjekësore gjatë qëndrimit në izolim
në QK në Dubravë, QKRMT shpreh kënaqësinë që të konstatoj që
gjatë vitit 2012 janë zhvilluar kontrolle mjekësore të rregullta në
pajtim me ligjin. Megjithatë, QKRMT ka hasur në një rast në QP
Pejë ku një person i privuar nga liria ka qëndruar në izolim për
shtatë ditë, përkundër faktit se përshkrimi mjekësor rekomandonte
vetëm pesë ditë qendrim në izolim për shkak të shëndetit të tij.
Rekomandimi:
• Sigurojë që dhomat që përdoren për izolim t’i plotësojnë
kushtet adekuate dhe që masat e izolimit të zbatohen në
mënyrë striktë në pajtim me ligjin. (Veprimi: Managjmenti
1 LEPS: Neni 114.5 “Vendimi i arësyetuar mbi masën disiplinore bëhet në
mënyrë të shkruar dhe dorëzohet personit të dënuar”.
24
i të gjitha institucioneve korrektuese, Minsitria e
Drejtësisë);
• Të respektohen të drejtat e personave të cilëve iu është
shqiptuar masa e izolimit, në vecanti e drejta në
informacion.
• Të shmangen praktikat e vendosjes të burgosurve në
dhoma të izolimit, edhe për kohë të shkurte. (Veprimi:
Managjmenti i të gjitha institucioneve korrektuese).
Marrëdhënjet mes personelit dhe të burgosurve/paraburgosurve Gjatë vizitave monitoruese në vitin 2012, QKRMT i ka kushtuar një
vëmendje të vecant marrëdhënieve mes personelit dhe të
burgosurve. Zhvillimi i marrëdhënjeve konstruktive dhe pozitive
midis personelit dhe të paraburgosurve është qenësor në uljen e
rrezikut të keqtrajtimeve, por edhe në ngritjen e nivelit të sigurisë
brenda institucionit dhe krijimin e kushteve të pranueshme të
jetesës dhe punës për të paraburgosurit dhe personelin. Kjo ka një
rëndësi të vecant, ngase raportet përkeqësuara shpiejnë në një
ambient të mosbesimit dhe pasigurisë mes të paraburgosurve si
dhe poashtu në raport me personelin e institucioneve korrektuese.
Bazuar në gjetjet e mbledhura gjatë vitit 2012, QKRMT konstaton
që marrëdhëniet mes personelit dhe të dënuarve dhe të
paraburgosurve janë përkeqësuar dhe janë tensiouar shumë, në
vecanti në QK në Dubravë dhe në disa raste të izoluara në QP dhe
QK në Lipjan.
QKRMT poashtu ka monitoruar rregullisht rastet marrëdhënieve të
dobëta, formale dhe distancore mes personelit dhe të
dënuarve/paraburgosurve, ku personeli shpesh komunikon me të
dënuarit dhe paraburgosurit në mënyrë të ashpër.
Në QK në Dubravë, QKRMT ka vërejtur në përgjithsi frikë mes të
burgosurve për të folur për trajtimin e tyre nga gardianët e burgut
25
dhe shumë prej tyre kanë shprehur drojën e represaljeve për shkak
të pjesëmarrjes në intervista, e cila është mjaftë shqetësuese.
QKRMT ka pranuar poashtu një numër të ankesave rreth personelit
që i injoron kërkesat legjitime të të dënuarve dhe burgosurve,
shkelje të pajustifikueshme të privatësisë nga ana e Njësisë së
Ndërhyrjes Speciale në QK në Dubravë, trajtim jo të barabartë të të
dënuarve dhe të paraburgosurve në lidhje me kërkesat dhe ankesat
e paraqitura etj., e cila shkakton një klimë të tensionuar të
mosbesimit mes personelit dhe të dënuarve.
Një shembull konkret i mungesës së besimit është shënuar në
Pavionin 1 në QK në Dubravë. Në mungesë të kushteve sanitare në
dhomat e tyre, të dënuarit nuk kanë janë të detyruar që të kërcasin
në derë dhe t’u kërkojnë gardianëve të burgut qasje në tualete. Në
bazë të disa intervistave me të dënuarit, gardianët e burgut bëhen
nervoz për shkak të kërcitjeve në dyer dhe shpesh reagojnë ose
duke i goditur të dënuarit me shuplaka dhe duke u thënë “kryeni në
shishe” ose duke u thënë “ kush jeni ju që kërcisni në derën time”
etj.2
Për më tepër, në disa intervista të zhvilluara të dënuarit dhe
personeli në QK në Dubravë vënë në pah që korrupsioni dhe
familjarizimi mbetet shqetësim për gjithë sistemin, i cili cënon
efektshmërisht procedurat e drejta dhe transparente dhe pastaj
përsëri i përkeqëson marrëdhëniet edhe ashtu të tensionuara mes
personelit dhe të dënuarve. Procedurat e pa qarta sa i përket
kategorizimit të të dënuarve në regjime të ndryshme- dhe
beneficionet që ata mund t’i marrin nga kjo, në vecanti shkakton
gjerësisht frustrim dhe paknaqësi mes të dënuarve.
Sic është thënë edhe nga SHKK, QKRMT rithekson që marrëdhëniet
pozitive personel-i dënuar varen në masë të madhe nga sigurimi i
2 Qasje e lehtë në banjo me kushte edekuate dhe sigurimi i standardeve të
duhura të higjienës është komponentë themelore për një embient njerëzor
(CPT/Inf/ E (2002) 1-REV.2004)
26
një numri të mjaftueshëm të personelit në ambientet e
paraburgimit dhe vendet të cilat shfrytëzohen shpesh nga të
dënuarit për aktivitetet e tyre. Promovimi i marrëdhënieve
konstruktive në vend të konfrontimeve mes personelit dhe të
dënuarve do t’i shërbej uljes së tensioneve në çdo ambient të
institucionit korrektues, dhe do të zvogëlojë gjasat për incidente të
dhunës dhe keqtrajtimit eventual.
Rekomandimi:
• SHKK t’i kushtojë vëmendje të vecant përmirësimit të
marrëdhënieve mes personelit dhe të dënuarve dhe
raportet e punës të jenë të qëndrueshme. (Veprimi: SHKK,
Managjmenti i QK në Dubravë dhe të gjithat
menagjmentet tjera);
• Të luftohet korrupsioni dhe familjarizmi në mënyrë që të
zvogëlohet niveli i frustrimit mes të dënuarve dhe ofrimi i
një trajtimi të barabartë për të gjithë të burgosurit
(Ministria e Drejtësisë dhe SHKK);
• Rritja e numrit të personelit duke u ofruar atyre garanci
dhe siguri gjatë kryerjes së detyrave të tyre të punës
ditore me efikasitet (të gjithë QK, QP, në vecanti QK në
Dubravë).
Siguria për personelin, të dënuarit dhe të paraburgosurit Sa i përket sigurisë së personelit, të dënuarve dhe të
paraburgosurve, QKRMT ka pranuar ankesa nga një numër i madh i
personelit për mungesën e sigurisë në QK në Dubravë, duke qenë
se institucioni ka mungesë të theksuar të personelit. Mungesa e
personelit është identifikuar të ketë poashtu ndikim qenësor edhe
në aktivitetet ditore dhe rutinën e të dënuarve.
Gjatë një vizite të realizuar në QK në Dubravë, QKRMT ka vërejtë që
vetëm katër anëtarë të personelit ishin të pranishëm në një Pavion
27
me 168 të burgosur dhe të gjithë anëtarët e intervistuar të
personelit kanë shprehur shqetësimet serioze lidhur me mungesën
e sigurisë gjatë kryerjes së detyrave të tyre. I njëjti problem është
evident me personelin në Pavionet tjera, ku për çdo ndërrim janë të
caktuar vetëm nga gjashtë anëtarë.
Këto çështje lidhur me sigurinë janë sfiduar më tej nga numri
gjithnjë në rritje i të dënuarve gjatë vitit 2012 derisa numri i
personelit ngelet i njëjtë. Për shkak të këtyre zhvillimeve, QKRMT e
sheh si alarmuese faktin e pohuar nga menagjmentit për mungesë
rekrutimesh të reja të personelit në QK në Dubravë gjatë tre viteve
të fundit.
Kushtet e punës për personelin
Kushtet adekuate të punës janë esenciale për mirëvajtjen dhe
punën efikase të personelit dhe ndikon në motivimin për punë si
dhe në qëndrimin e tyre në raport me të dënuarit/paraburgosurit.
Sikur në vitet e mëparshme, QKRMT ka vërejtë kushte të dobëta të
punës për personelin që reflekton drejtpërdrejtë në mirëqenien e
tyre dhe në mënyrë të tërthortë në marrëdhëniet e tyre me të
dënuarit dhë të paraburgosurit. Në QK në Dubravë, Pavionet 1,3,5
dhe 6, zyret e personelit të uniformuar janë të pajisura dobët dhe
shpesh u mungojnë pajisjet elementare, dhe punëtorët social
ankohen për mungesë hapësire ngase janë të detyruar të përdorin
zyret administrative ose libraritë për konsultimet e tyre më të
dënuarit etj. Monitoruesit e QKRMT kanë vërejtë kushte të dobëta
të punës për personelin në QP në Prishtinë, që lidhen me zyret e
vogla, mungesën e ventilimit dhe dritës natyrore.
Njësia e Transportit të Personelit në QK në Lipjan është ankuar
lidhur me mungesën e kushteve adekuate të punës. Ata i referohen
mungesës së pajisjeve si makinave, mjeteve të komunikimit që
shkaktojnë vështërsi në zhvillimin e aktiviteteve ditore, në vecanti
gjatë transportimit të personave të dënuar.
28
Gjatë intervistimit të personelit, një numër simbolik kanë theksuar
që në punën e tyre janë të motivuar nga dëshira për t’i shërbyer
sistemit korrektues dhe shumica e tyre kanë pranuar që arësye e
vetme për të mbajtë këtë punë është mungesa e mundësive për t’u
anagzhuar në ndonjë punë tjetër. Trajnimi i personelit poashtu
është shumë i kufizuar, dhe QKRMT ka intervistuar një anëtar të QK
në Lipjan cili është i angazhuar në shërbimin korrektues dhe për
dhjetë vite nuk i është ofruar asnjë trajnim profesional.
Rekomandimi:
• QKRMT rekomandon ndërmarrjen e masave për
përmirësimin e kushteve të punës për personelin e SHKK
në qendrat korrektuese dhe të paraburgimit, dhe kushtet
specifike të punës së tyre duhet të mirren në konsideratë.
(Veprimi: Ministria e Drejtësisë);
• Marrëdhëniet mes personelit dhe të dënuarve duhet të
ndërtohen dhe zhvillohen në bazë të respektit, trajtimit
me korrektësi, njerëzi dhe profesionalizëm. (Veprimi:
menagjmenti në QK Dubravë);
• Personeli profesional dhe i kualifikuar duhet rekrutuar
duke u bazuar në kritere të qarta dhe ata që kanë nevojë
duhet të trajnohen (Veprimi: SHKK)
Masat mbrojtëse
Të gjitha qendrat korrektuese dhe të paraburgimit mbajnë dhe
ruajnë të dhëna që përmbajnë informata bazike mbi të dënuarit
dhe të paraburgosurit, duke përfshirë informacione mbi emrin,
llojin e veprës, kohëzgjatjen e dënimit, datën e pranimit, lirimin e
pritur, lirimin me kusht, amnistinë etj. Këto informata çdoherë i
ofrohen ekipeve monitoruese gjatë vizitave, dhe nga përvoja e
QKRMT-së drejtorët dhe menagjmenti i qendrave çdoherë është i
gatshëm për të ofruar dhe diskutuar informacionet.
29
Megjithatë, si në vitin 2011, ende mbetet shqetësuese mungesa
ose mirëmbajtja jo e duhur e informacioneve më të detajuara si:
raportet mjekësore dhe psikologjike, informatat e nevojshme për
nevoja të shqyrtimit të Panelit për lirim me kusht, raportet e
sigurisë, raportet e punëtorit social etj.
Poashtu mbesin vecanarisht shqetësuese regjistrat mbi ankesat e
parashtruara (numri i ankesave, natyra e ankesave, veprimet e
ndërmarra, apelimet ndaj tyre etj) të cilat përgjithsisht nuk janë
mirë të dokumentuara dhe mirëmbajtura. Njëjtë mbetet shumë
problematike nxerrja e të dhëna të sakta për numrin dhe natyrën e
masave të ndërmarra disiplinore ngase këto të dhëna ose nuk
mbahen ose mbahen konfidenciale. Ky faktor nuk kontribuon në
imazhin e Shërbimit Korrektues të Kosovës të hapur dhe
transparent.
Për më tepër, problematike mbetet fakti se këto informata nuk
janë të centralizuara, prandaj edhe sigurimi i tyre është i mundur
vetëm përmes departmenteve apo shërbimeve të ndryshme (psh.
Departamenti i Sigurisë, SHKK, Ambulanca, Qendra apo njësi të
veçanta korrektuese), që shkakton vonesa të konsiderueshme
kohore.
Sikur në vitin 2011, QKRMT-ja është e shqetësuar për faktin se nuk
ekzistojnë procedura unike, forma dhe libra të evidencave për
mbledhjen e informatave, që poashtu e vështirësojnë pasqyrimin e
plotë të aspekteve të ndryshme që ndikojnë në jetën e përditshme
dhe mirëqenien e të dënuarve dhe të paraburgosurve.
Rekomandimi:
• Të gjitha raportet mjekësore dhe psikologjike, dosjet e ankesave
dhe masave disiplinore të regjistrohen mënjeherë dhe që këto
regjistra të mirëmbahen dhe t’iu vihen në disponim ekipeve
monitoruese për konsultimin e tyre (Veprimi: Menagjmentet e
të gjitha institucioneve korrektuese, Ministria e Drejtësisë);
30
• Centralizimi i informacioneve në mënyrë elektronike dhe krijimi
i procedurave unike, formave dhe librave të evidencave për
evidentimin e të dhënave të të dënuarve dhe paraburgosurve
për të garantuar transparencë, efikasitet dhe qasje më të lehtë
(Veprimi: Ministria e Drejtësisë).
Informimi i të dënuarve dhe të paraburgosurve për të drejtat dhe detyrat Të dënuarit dhe të paraburgosurit duhet që menjëherë me rastin e
pranimit të tyre në institucionin korrektues t’iu sigurohet
informacioni me shkrim mbi rregullat me të cilat administrohet
trajtimi i të dënuarve të kategorive përkatëse, kërkesat disiplinore
të institucionit, metodat që zbatohen për kërkimin e
informacioneve dhe parashtrimin e ankesës dhe çështje tjera të
nevojshme për të kuptuar të drejtat dhe obligimet e tyre si dhe për
t’u përshtatur me jetën brenda institucionit3.
Me përjashtim të QK në Dubravë, ekipet monitoruese të QKRMT-së
kanë përshtypjen e përgjithshme se të dënuarit dhe të
paraburgosurit informohen në mënyrë të duhur mbi të drejtat dhe
obligimet e tyre me të arritur në institucionin korrektues.
Ndryshe nga viti 2011, ku ekzistonte përshtypja në QKRMT që
procedurat në përgjithsi zhvilloheshin në pajtim me rregullat nga
personeli në QK në Dubravë, në vitin 2012 QKRMT ka vërejtur disa
raste ku të dënuarit nuk janë njoftuar lidhur me drejtat e tyre pas
arritjes në Insititucion as më vonë. Në Pavionin 1 kur të informohen
3 LESP në dispozitat përkatëse (Neni 31) ka përfshirë parimet që dalin nga
rregullat e EPR 30.1 mbi të drejtën e të dënuarve lidhur me marrjen e
informataive; çdo i dënuar me të pranuar do t’i ipet informacioni në formë
të shkruar mbi rregulloret që qeverisin trajtimin e të dënuarve të
kategorisë së tij, kërkesat disiplinore të institucionit, metodat e autorizuara
për të kërkuar informacion dhe paraqitur ankesë, dhe të gjitha cështjet që
janë të nevojshme për t’i mundësuar atij të kuptojë të drejtat dhe
obligimet dhe t’i përshtat sjelljet e tij jetës në këtë institucion.
31
për të drejtat dhe obligimet e tyre, përmbajtja dhe saktësia e tyre
nuk është e plotë sikundër që ka vonesa të konsiderueshme në
dhënjen e informatave. Në vecanti, të dënuarit shpesh nuk janë të
njoftuar me të drejat për të paraqitur ankesa dhe lidhur me kriteret
e kalimit nga regjimi standard në atë të avancuar. Të dënuarit e
intervistuar nuk ishin të njoftuar lidhur me kohën dhe kriteret që
kërkohen për një kalim të tillë, për shkak të vështërsive dhe pa
rregullsive në respektimin e procedurave të shkaktuara nga
mbipopullimi në QK në Dubravë.
Për rrjedhojë, shumë prej të dënuarve dhe të paraburgosurve
pohojnë se të drejat dhe obligimet përfshirë rregullat mbi rendin i
mësojnë përmes të burgosurve të tjerë dhe jo nga autoritetet e
institucionit sic parasheh ligji. Eshtë esenciale për SHKK që të
sigurojë që të gjithë të privuarit nga liria të jenë të njoftuar lidhur
me të drejat dhe obligimet e tyre menjëherë pas pranimit të tyre
në institucion, sikur që është kruciale që kjo të bëhet nga personeli
profesional i përgaditur për këtë. Monitoruesit e QKRMT-së në
shumë raste kanë pranuar pyetje nga të dënuarit për t’i informuar
ata për të drejat e tyre dhe kërkojnë këshilla se si të marrin këto
informata nga autoritetet, gjë që përbën një cështje shumë
shqetësuese.
Rekomandimi:
• Të sigurohet informimi i menjëhershëm i të privuarve nga liria
për të drejtat dhe obligimet e tyre përfshirë rregullat
disiplinore të institucionit me rastin e pranimit të tyre nga ana
e personelit të përgaditur (Veprimi: Menagjmenti i QK në
Dubravë);
• Të sigurohet në veçanti se të gjithë të dënuarit janë informuar
për të drejtën për të parashtruar ankesë dhe procedurat
përkatëse si dhe kriteret për transferimin nga një regjim në
tjetrin (Veprimi: Menagjmenti i QK në Dubravë);
32
Sanksionet disiplinore
Derisa disiplina dhe rendi garanton funksionimin efikas të burgjeve
dhe qendrave të paraburgimit, sanksionet disiplinore duhet të
zbatohen vetëm kur është e domosdoshme për sigurinë dhe
rregullin e jetës së komunitetit në burg, dhe gjithmonë duhet të
konsiderohen si masë e fundit, në pajtim me barazvlerën e shkeljes
së kryer.
Ndëshkimi fizik, ndëshkimi me vendosje në qelinë e errët dhe të
gjitha llojet e keqtrajtimeve janë absolutisht të ndaluara si masa
ndëshkimore për shkelje disiplinore.
Për të siguruar se sanksionet disiplinore janë zbatuar në pajtim me
ligjin, duhet të përmbushen kriteret si në vijim:
• Sjellja/veprimi të përbën shkelje disiplinore
• Llojet dhe kohëzgjatja e ndëshkimit që është zbatuar
• Autoriteti kompetent për të imponuar dënimin e tillë
QKRMT-ja mirëpret faktin se SHKK-ja ka hartuar një udhëzim
administrativ të LESP në vitin 2011, i cili parasheh kriteret dhe
procedurat për aplikimin e masave disiplinore (sanksionet
administrative) por megjithatë mbetet shqetësuese që të dënuarit
dhe të paraburgosurit nuk janë të njoftuar si duhet me rregullat
dhe procedurat e krijuara lidhur me sanksionet disiplinore.
Derisa egziston përshtypja e përgjithshme e monitoruesve të
QKRMT-së është se masat disiplinore zbatohen kryesisht në mënyrë
proporcionale dhe si masë e fundit, mungesa e mirëmbajtjes së
regjistrave e vështirëson ose pamundëson pasqyrimin real të
aplikimit të sanksioneve disiplinore, ashtu siç pengon SHKK të
zhvillojë strategji dhe politika efektive për këto probleme. QKRMT
ka vrojtuar mirëmbajtjen e regjistrave që kanë të bëjnë me
sanksionet disiplinore vetëm në QP në Pejë dhe QP në Lipjan.
Sikurse në vitin 2011, edhe gjatë këtij viti QKRMT-ja ka vërejtur
kufizime të tepërta në të drejtën për kontakt me botën e jashtme
33
(vizita familjare, thirrje telefonike, korrespndenca etj), të cilat herë
pas here janë aplikuar në mënyrë diskriminuese. Masat e tilla nuk
janë në linjë me Rregullat Evropiane të Burgjeve, të cilat
përshkruajnë se masat e tilla duhet të aplikohen si sanksione
disiplinore vetëm përjashtimisht, pasi ato përndryshe, përbëjnë
shkelje ose cenim të të drejtave themelore të personave të dënuar.
Në një vizitë në QK në Dubravë në fund të vitit 2012, QKRMT ka
intervistuar dy të dënuar të vendosur në izolim dhe njëri nga ta ka
pretenduar se nuk është informuar për gjatësinë e masës së tillë
sikundër që atij nuk i është dhënë ndonjë vendim nga autoriteti i
institucionit mbi vendosjen në izolim.4
Rekomandimi:
• Të informohen të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit
me rregullat dhe procedurat mbi sanksionet disiplinore në
pajtim me Udhëzimin e ri Admnistrativ (Veprimi:
Menagjmentet e institucioneve korrektuese);
• Të sigurohet se kufizimet në kontaktet me botën e
jashtme aplikohen si masa disiplinore vetëm në rrethana
përjashtuese dhe vetëm për sjelljen që përbën shkelje
disiplinore. (Veprimi: Menagjmentet e institucioneve
korrektuese);
• Të informohet personeli dhe të dënuarit se cilat veprime
përbëjnë shkelje disiplinore dhe cfarë snaksionesh
disiplinore parashihen për to, duke i publikuar këto
informata në burgje dhe qendra të paraburgimit. (Veprimi:
Menagjmentet e të gjitha institucioneve korrektuese,
Ministria e Drejtësisë);
4 LEPS, Neni. 114.5 “vendimi i arësyetuar mbi masat disiplinore bëhen në
formë të shkruar dhe duhet t’i dorëzohen të dënuarit”.
34
• Të sigurohet që të gjitha sanksionet disiplinore dhe masat
e aplikuara të regjistrohen në mënyrë të duhur. (Veprimi:
Menagjmentet e institucioneve korrektuese, Ministria e
Drejtësisë).
Sistematizimi dhe Kategorizimi i të dënuarve dhe të paraburgosurve
Kategoritë e ndryshme të të dënuarve duhet të mbahen në
institucione të veçanta ose seksione të ndryshme të institucionit,
duke marrë parasysh gjininë e tyre, moshën, të dhënat kriminale,
kohëzgjatjen e dënimit, arsyet ligjore për dënimin e tyre dhe
nevojën për trajtim. Kjo do të thotë se meshkujt dhe femrat duhet
të vendosen ndarazi, sikundër edhe të miturit nga të rriturit.
Rregullat e njëjta duhet të zbatohen edhe për personat e pagjykuar
dhe personat e dënuar. Të dënuarit me vepra penale të lehta
penale (për çështje civile) duhet të ndahen nga të dënuarit me
vepra të rënda penale.
Këto rregulla me përjashtime të caktuara respektohen edhe në
institucionet korrektuese të Kosovës.
Në QK në Lipjan, gartë dhe të miturit (të dënuar dhe të
paraburgosur) janë të vendosur në objekte të veçanta. Megjithatë
QKRMT ka konstatuar që femrat të mitura të paraburgosura në QK
Lipjan, mbahen në lokale (objekte) të njëjta me femrat e dënuara,
sikundër që femrat e dënuara për vepra të lehta janë të vendosura
me ato me vepra të rënda penale. Derisa kjo shpjegohet me
mungesë të hapësirës dhe numrit të madh të të dënuarave,
megjithatë mund të ketë edhe efekt negativ ndaj femrave të mitura
të paraburgosura apo të dënuara për vepra penale të lehta.
Në QK në Dubravë, i gjithë Pavioni 7 i dedikohet kategorive të
ndjeshme (të moshuarve, personave me sëmundje kronike, të
hendikepuarve etj.) kurse të dënuarit me varësi nga droga janë të
vendosur në pavionin nr 5. Përderisa kjo përbën një përpjekje
35
shumë pozitive për ndarjen dhe mbrojtjen e grupeve të
rrezikuara/ndjeshme, nisma megjithatë është e disfavorshme për
shkak të numrit të madh të të dënuarve të sëmurë që janë
vendosur gjithandej, derisa kapaciteti i këtij pavioni është mjaft i
kufizuar – me vetëm 22 shtretër. Për më tepër, derisa ndarja e
grupeve të rrezikuara është me rëndësi në kuptimin e sigurimit të
mbrojtjes për ta, është shqetësuese që këto ambiente nuk u janë
përshtatë kërkesave/nevojave të veçanta të personave aty.
Në raportin e mëparshëm vjetor, QKRMT ka shprehur shqetësimin
që reth 200 persona në paraburgim ishin të vendosur në QK në
Dubravë, shumica e tyre në Pavionin 2. Përkundër rekomandimeve
të shumta të QKRMT-së për transferimin e personave në
paraburgim nga QK në Dubravë nëpër qendrat përkatëse të
paraburgimit, ky numër për më tepër ka shënuar rritje dhe në fund
të vitit 2012 është ngritë në 250.
Praktika e gjerë e vendosjes të paraburgosurve në institucione
korrektuese është shumë e papranueshme, duke ditur statusin e
tyre, përkatësisht kufizimet që përcakton Kodi i Procedurës Penale
në pikëpamjë të lëvizjes, aktiviteteve të jashtme, vizitave etj.
Vendosja e tyre në institucion korrektues bie në kundërshtim me
parimin ligjor të pafajësisë (Prezumimi i pafajësisë) deri në
vendimin e plotëfuqishëm të një autoritetit gjyqësor. Është me
rëndësi që këto çështje të adresohen për shkak se mungesa e
ndarjes të dënuarve dhe personave në paraburgim sipas kategorisë
mund të shkaktojë pasoja afatgjata negative për disa kategori të
personave të dënuar apo që janë në paraburgim.
Në QP në Prizren, ekipi monitorues ka vërejtur të paktën 4 të
dënuar me dënim afatgjatë apo maksimal (40 vite burgim) të cilët
nuk mund t’i realizojnë të drejtat ligjore që i takojnë një të dënuari
për shkak të kufizimeve nga vendosja e tyre në një qendër
paraburgimi. Eshtë poashtu shqetësuese që të dënuarit dhe
personat në paraburgim qëndrojnë në të njëjtën qendër dhe nuk
36
janë kategorizuar apo sistemuar sipas standardeve dhe kritereve
ligjore për shkak të mungesës së hapësirave.5
Në QP Prishtinë, QKRMT ka vërejtur të dënuar me dënim maksimal
(40 vite) që janë të vendosur në të njëjtën dhomë me personat në
paraburgim, që bie ndesh plotësisht me ligjet vendore, regjionale
dhe ndërkombëtare.
Në QP Pejë, QKRMT njëjtë ka dokumentuar që të dënuar me
burgim afatgjatë që ishin vendosur në një dhomë me të
paraburgosurit, sikundër që të paraburgosur që ishin të akuzuar për
vepra të rënda penale qëndrojnë në të njëjtën dhomë personat e
akuzuar për vepra penale të lehta.
Duke u bazuar në këto të gjetura, QKRMT konstaton që të
burgosurit me rrezikshmëri të lartë të vendosur pafundësisht në
qendra të parburgimit e prishë rutinën ditore, sikundër që paraqet
kërcënim mbi sigurinë për personat në paraburgim. Këto probleme
janë monitoruar vecanarisht në QP Prishtinë, Gjilan, Pejë, Lipjan
dhe Prizren.
Mungesa e programeve të duhura rehabilituese dhe ri-socializuese
për të dënuarit në Dubravë (në mungesë të aktiviteteve të
punës/ekonomike, nuk mund të planifikohen programe të duhura
ri-socializuese); mungesa e kategorizimit dhe regjimit në njësinë e
femrave në QK në Lipjan- vecanarsiht trajtimi jo adekuat i të
miturve ose femrave të mitura në Lipjan, të cilat janë të vendosura
me femrat madhore.6
Transferet e rregullta të dënuarve me rrezikshmëri të lartë poashtu
paraqet shqetësim sepse lëvizjet konstante të dënuarve
problematik nga një institucion në tjetrin mund të ketë efekt
5 Personat e dënuar nuk do të vendosen në të njëjtin pjesë të objektit me
personat që janë në paraburgim, LEPS Neni 33.5.
6 Të rriturit nuk duhet të vendosen në të njëjtin institucion ose njesi të
institucionit ku janë të vendosur të miturit. (LESP Neni 33.4)
37
negativ në aspektin psikologjik dhe mirëqenien fizike të të
dënuarit7.
Rekomandimi:
• Të miturit e dënuar dhe të miturit në paraburgim të
mbahen të ndarë nga madhorët në njësinë e femrave në
Lipjan (Veprimi: Menagjmenti QK në Lipjan);
• Pavilioni 7 i QK në Dubravë të zgjerohet në kuptimin e
kapaciteteve (shtretërve) në mënyrë që të përfitojnë një
numër më i madh i personave me nevoja të vecanta, dhe
këtyre kategorive t’u ofrohet trajtim i duhur në pajtim me
kërkesat/nevojat specifike të tyre (Veprimi: SHKK dhe
Menagjmenti i QK në Dubravë);
• Të sigurohet ndarja e kategorive të ndryshme dhe të
personave në paraburgim sipas të dhënave kriminale të
tyre dhe sipas asaj nëse janë të dënuar apo në paraburgim
(Veprimi: Menagjmenti i të gjitha institutioneve);
• Të sigurohet, në vecanti, që të dënuarit me rrezikshmëri të
lartë të akomodohen ndaras. (Veprimi: Menagjmenti i QK
në Dubravë);
• Të garantohet që personat në parabugrim të transferohen
nga Dubrava në qendrat përkatëse të paraburgimit.
(Veprimi: Menagjmenti i burgut në QK në Dubravë,
SHKK);
• Kategorizimi më i mirë i femrave në burg në kuptimin e
gjatësisë së dënimit. (Veprimi: Menagjmenti i QK nëm
Lipjan).
7 Normat e KPT, Rekomandimi nr. 57 (2004)
38
Procedurat e ankesave
Të gjithë të dënuarve dhe të paraburgosurve duhet t’iu
mundësohet parashtrimi i kërkesave ose ankesave, pa kufizim, në
administratën e institucionit korrektues, autoritetin gjyqësor ose
autoritetet tjera përgjegjëse. Përveç nëse kërkesa ose ankesa është
në mënyrë të qartë e pabazuar, ajo duhet të trajtohet mënjeherë
dhe në mënyrë konfidenciale dhe t’i ipet një përgjigje pa vonesa të
panevojshme. Nëse ankesa ka të bëjë me pohim për ndonjë sulm,
goditje apo të ngjajshme, personi duhet t’i nënshtrohet kontrollit
mjekësor menjëhërë.8
Procedurat efektive të ankesave përbëjnë garanci themelore
kundër keqtrajtimit në institucionet korrektuese. Prandaj, është
vendimtare që menagjimi i mekanizmit të ankesave të ndërmerret
në atë mënyrë që garanton konfidencialitetin e ankuesve dhe
siguron se ankesa është pranuar nga niveli të cilit i është drejtuar
brenda sistemit korrektues dhe përgjigjja në ankesë është dhënë
mënjeherë. Çfarëdo zone e errët në këtë fushë përbën rrezikun e
përceptimit të zhvillimit të sistemeve jozyrtare dhe të
pakontrolluara.9
Ankesat mund të jenë të lidhura me aspekte të ndryshme të jetës
të dënuarve, duke përfshirë vendimet për lirimin me kusht,
trajtimin mjekësor, kushtet materiale, shkeljen e rregullave të
brendshme, keqtrajtimin etj. Ankesat më së shumti parashtrohen
nga të dënuarit dhe të paraburgosurit, por poashtu mund të
parashtrohen edhe nga anëtarët e familjes, përfaqësuesi ligjor, të
dënuarit dhe paraburgosurit tjerë dhe OJQ-të në emër të tyre.
Në Kosovë, të dënuarit dhe të paraburgosurit kanë të drejtë të
paraqesin kërkesë dhe të parashtrojnë ankesë të brendshme tek
drejtori i institucionit. Të dënuarit dhe të paraburgosurit mund të
parashtrojnë ankesë të jashtme tek Institucioni i Avokatit të
8 Standardet e KPT, ekstrakti nga Raporti i 12-të i Përgjithshëm [CPT/Inf / E
(2002) 1, par. 54
9 KPT, Raporti i 2-të i Përgjithshëm i aktiviteteve, par. 54 (1991)
39
Popullit dhe Ministria e Drejtësisë, Komisioni për të Drejtat e
Njeriut, Barazi Gjinore dhe Persona të Humbur në Kuvendin e
Kosovës. Raportet për vepra penale poashtu mund të dërgohen tek
prokurori publik kompetent në pajtim me Kodin e Procedurës
Penale të Kosovës.
Bazuar në vlerësimet e saj përgjatë vitit 2012, QKRMT-ja mbetet
mjaft e shqetësuar lidhur me procedurat e paqarta dhe praktikat
me të cilat vazhdojnë të qeverisen procedurat e ankesave.
Pavarësisht dialogut të vazhdueshëm me menagjmentin e
institucioneve të ndryshme korrektuese gjatë vitit 2012, progresi
është i kufizuar: Si në vitin 2011, ende vazhdojnë të mbesin disa
mangësi dhe paqartësi, të cilat përfshijnë mungesën e procedurave
standarde dhe të qarta për paraqitjen e ankesave, mungesa e
mbrojtjes ligjore pa pangesë, informatat mbi të drejtën e paraqitjes
së kërkesave dhe ankesave nuk i ofrohen të dënuarve dhe
personave në paraburgim me rastin e pranimit, shqyrtim i vogël i
ankesave, mungesa e konfidencialitetit dhe mungesat e regjistrave
mbi ankesat dhe kërkesat e parashtruara dhe të shqyrtuara.
Kutitë e ankesave në qendrat korrektuese dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë, 2012
Institucionet korrektuese
Kapaciteti i plotë
Numri actual it ë dënuarve/paraburgosurve
Kutitë e ankesave (të IAP-së dhe të brendshme)
QK Dubravë 1104 1030 9 +9
QK Lipjan 120 110 (65 femra/45 të mitur) 4
QK
Smrekonicë 200 70 3
QP Lipjan 188 190 2
40
QP Prishtinë 68 70 2
QP Peja 86 85 2
QP Prizren 92 92 2
QP Mitrovicë 79 40 4
QP Gjilan 94 95 2
Përgjatë vitit 2012, QKRMT-ja në vazhdimësi ka avokuar tek
Shërbimi Korrektues dhe Ministria e Drejtësisë për vendosjen e
kutive të ankesave në të gjitha Pavilonet në QK të Dubravës, që ka
rezultuar me ndërmarrjen e hapave konkrete nga SHKK dhe MD për
të për të realizuar këtë aktivitet. QKRMT ka siguruar një numër
simbolik prej 11 kutive të ankesave përmes një donacioni nga OSBE
Misioni në Kosovë në dhjetor të vitit 2011.
Prania fizike e kutive të ankesave është hapi i parë për të siguruar
funksionimin e sistemit të ankesave dhe QKRMT beson që do të
pasohet me rregullimin e procedurave të qarta për administrimin e
sistemit të brendshëm të ankesave.
Si pjesë e përpjekjeve për ngritjen e procedurave të ankesave në
burgje dhe qendrat e paraburgimit në Kosovë, QKRMT është
angazhuar aktivisht më MD dhe SHKK dhe ka ofruar rekomandimi
lidhur me ndryshimin e LEPS në mënyrë që të sigurohet që ligji të
jetë në pajtim me legjislacionin vendor dhe Evropian. Në këtë
drejtim, QKRMT ka dhënë kontributin substancial lidhur me
Udhëzimin Administrativ mbi Procedurat e Ankesave në vitin 2012
dhe shpreh gatishmëri si dhe angazhohet në sjelljen e standardeve
dhe praktikave më të larta për një sistem efikas të ankesave dhe
kërkesave për të dënuarit dhe personat në paraburgim.
41
Rekomandimi:
• Të sigurohet që çdo të dënuar dhe i paraburgosur ka të
drejtë të parashtrojë ankesë të brendshme dhe të jashtme
lidhur me trajtimin e tij/saj, kushtet materiale si dhe
shkeljet e pretenduara të rregullave të brendshme
(Veprimi: Menagjmenti i të gjitha institucioneve
korrektuese, SHKK, MD);
• Secili i dënuar dhe i paraburgosur të informohet me të
dhënat më të reja rreth rregullave dhe procedurave për
parashtrimin e ankesës (Veprimi: Menagjmenti i të gjitha
institucioneve korrektuese, SHKK, MD);
• Të sigurohet se ankesa gjithmonë është dorëzuar në
konfidencialitet të plotë për të garantuar mbrojtjen e
ankuesit përgjatë gjithë rrjedhës së procedurës dhe që të
gjitha ankesat të jenë adresuar mënjeherë në pajtim me
ligjin e aplikueshëm (Veprimi: Menagjmenti i të gjitha
institucioneve korrektuese, SHKK, MD);
• Të sigurohet se të afërmit, përfaqësuesi ligjor, OJQ-të dhe
personat e tjerë të prekur janë në njoftuar me të drejtën
për të parashtruar ankesë në vend të personit të dënuar
apo të paraburgosur. (Veprimi: Menagjmenti i të gjitha
institucioneve korrektuese, SHKK, MD);
• Të ofrohet ndihma ligjore pa pagesë (Veprimi:
Menagjmenti i të gjitha institucioneve korrektuese, SHKK,
MD);
• Të sigurohet se të gjithë të dënuarit dhe të paraburgosurit
kanë të drejtë në apel (kundërshtim/ankesë) ndaj vendimit
mbi ankesën e tyre, duke përfshirë autoritetin e
brendshëm apo të jashtëm (Veprimi: Menagjmenti i të
gjitha institucioneve korrektuese, SHKK, MD).
42
Kushtet material Akomodimi dhe mbipopullimi
Qendrat Korrektuese dhe Qendrat e Paraburgimit duhet të ofrojnë
hapësirë të mjaftueshme për secilin person që është i vendosur aty.
Një dhomë duhet të jetë jo më pak se 7 metra kub hapësirë. Lidhur
me dhomat e përbashkëta, CPT ka gjetur të pranueshme si në vijim:
10 m2 për 2 persona, 21 m2 për 5 persona, 35 m2 për 7 persona
dhe 60 m2 për 12 persona. (Standardet e KPT-së). Ndryshe nga
vitet paraprake, mbipopullimi ka shënuar rritje gjatë vitit 2012 në
të gjitha qendrat e paraburgimit dhe korrektuese në Kosovë, në
vecanti në pjesën e dytë të vitit. Përjashtim bënë vetëm QK në
Smrekonicë, kapacitetet e plota të të cilës ende nuk janë
shfrytëzuar për shkak të nevojës për renovime dhe adoptime të
objektit.
Derisa çështja e mbipopullimit mbetet problem serioz në fund të
vitit 2012, QKRMT mirëpret disa iniciativa të ndërmarra nga
autoritetet për ngritjen e kapacitetit të qendrave të paraburgimit
dhe atyre korrektuese në vend. Ministria e Drejtësisë ka nisur
procedurat për ndërtimin e burgut të sigurisë së lartë para dy
vitesh. Ndërtimi i këtij objekti pritet t’i akomodojë rreth 300
persona dhe të jetë funksional në vitin 2013. Vënja në funksion të
tij do të zgjidhte problemet lidhur me mbipopullimin në QK në
Dubravë si dhe problemet e tanishme mbi mungesën e ndarjes së
kategorive të ndryshme.
Nga mesi i vitit 2012 njësia për dëshmitarët e mbrojtur është hapur
në QK në Dubravë e cila ka kapacitet për vendosjen e 20 personave.
Parimisht, kjo është iniciativë pozitive, kapaciteti i njësisë nuk është
shfrytëzuar plotësisht ngase aktualisht janë vetëm tre dëshmitarë
43
të mbrojtur. Poashtu në fazën e tenderimit është edhe projekti për
ndërtimin e një qendre të paraburgimit në afërsi të Gjilanit, duke
qënë se institucioni aktual është mjaft i dëmtuar dhe në vazhdimësi
ka pasur mungesë të hapësirave për të paraburgosurit.
QP në Prishtinë ndodhet në kushte të rënda materiale dhe ka
mungesë të hapësirës për vendosjen e të dënuarve. Hapësira të
kufizuara për aktivitete jashtë/shëtitje. Poashtu, kushte të dobëta
pune për personelin (zyra të vogla, nuk ka ventilator dhe dritë
natyrore, e furnizuar dobët); Derisa QP në Gjilan ka e një qendër
fitnesi të pajisur shumë mirë, asnjëra nga QP tjera nuk ofron
hapësirë për aktivitete sportive ose rekreative.
QKRMT vlerëson projektin e SHKK-së për zgjerimin e kapaciteteve
të QK në Smrekonicë me qëllim të vendosjes së një numri më të
madh të personave të dënuar atje. MD parashikon ndryshimin e
dispozitave ligjore sa i përket kësaj qendre që të mundësojë
vendosjen e të dënuarve deri në 36 muaj dhe jo vetëm atyre të
dënuar më pak se 12 muaj ( sic aplikohet tani). Në këtë kuptim
duhet theksuar që zgjerimi i hapësirave të kësaj qendre do të
kërkojë edhe rritjen e kapaciteteve njerëzore të kësaj qendre
korrektuese. Kjo është vecanarisht e rëndësishme pasi që nga
funksionalizimi në 2009, kjo qendër në Smrekonicë ka pasur
mungesë të stafit adekuat për kryerjen e detyrave.
Derisa Ministria e Drejtësisë ende nuk ka zhvilluar një plan të
përgjithshëm për zvogëlimin e mbipopullimit në qendrat
korrektuese dhe të paraburgimit në Kosovë, është e njohur që
Ministria e Drejtësisë ka ndërmarr disa iniciativa me qëllim të
zvogëlimit të mbipopullimit.
QKRMT pajtohet me vendimin për ndërtimin e një objekti të ri për
kategori specifike të të dënuarve, por thekson që zgjidhja e
44
problemit të mbipopullimit nuk mund të gjindet vetëm përmes
ndërtimit dhe zgjerimit të objekteve10
. QKRMT rekomandon një
qasje të bazuar në një strategji më afatgjatë që do të pasohej me
ndonjë plan veprimi të të gjithë akterëve përgjegjës, duke marrë
parasysh masat në vijim si:
- Përmirësimi i statusit të të dënuarve, të paraburgosurve
dhe personave tjerë të privuar nga liria;
- Të humanizojë sanksionet penale dhe të sigurojë zbatim
më gjithëpërfshirës të standardeve relevante
ndërkombëtare;
- Të sigurojë rezultatet mbi efektshmërinë e aplikimit të
sanksioneve penale me qëllim të përmirësimit të
politikave kriminale të gjykatave dhe Kodit Penal të
Kosovës;
- Të ngrisë efikasitetin e Shërbimit Korrektues të Kosovës;
- Të reduktojë dhe rishpërndajë fondet buxhetore të ndara
për fuqizimin e sanksioneve penale;
- Aplikimin më të madh të sanksioneve penale dhe masave
alternative, përfshirë gjobat në vend të dënimeve me
burgim.
Në veçanti QKRMT, rekomandon para se gjithash rishikimin e
legjislacionit dhe praktikave në vend në fushën e paraburgimit dhe
10
Paragrafi 14 i Raportit të 7-të të KPT-së thekson se disa disa shtete
evropiane kanë ndërmarrë një plan të gjërë të ndërtimit të burgjeve, duke
u e arsyetuar ngritjen e kapaciteteve fizike me rritjen e popullimit nëpër
burgje.
45
të dhënies së dënimeve, si dhe tërësinë e dënimeve që nuk
kërkojnë heqjen e lirisë dhe që janë të disponueshme.11
QKRMT do të monitorojë zhvillimet për së afërmi në këtë fushë
gjatë vitit 2013.
Dhomat, shtretërit dhe veshjet
Edhe pse dhomat janë të vogla, QKRMT-ja ka gjetur se përveç QP
në Gjilan, nuk ka probleme që ndërlidhen me mbingarkesën
(mbipopullimin), siç ishte konstatuar në vitet e mëparshme.
Dhomat kryesisht ofrojnë hapësirë akomodimi për 4-6 persona
duke lënë kështu hapësirë të kufizuar për intimitet në jetën e
përditshme të të burgosurve dhe paraburgosurve. Mbipopullimi në
pjesën më të madhë të qendrave të paraburgimit dhe korrektuese
e ka përkeqësuar situatën.
Sikur në vitin 2011, situata me shtretërit mbetet problematike në
pjesën më të madhe të Pavioneve në QK në Dubravë. Megjithatë,
në fund të vitit 2012, SHKK ka bërë furnizimin më qarshafë të ri për
Pavilonin 5. Poashtu në QP në Lipjan mbulojat janë të vjetra ose të
holla. Të paraburgosurit në QP në Prizren ankohen për dhimbje
trupi për shkak të dyshekëve të hollë. Në këtë kuptim, duhet
theksuar që Pavilonet 4 dhe 6 në Durbavë janë në gjendje më të
mire, përfshirë kushtet e përgjithshmë higjenike dhe të jetesës.
QKRMT gjatë vizitës në QP në Lipjan në Shtator 2012 ka vërejtur
vendosjen e të paraburgosurve në dysheme në dyshek shumë të
hollë deri në 15 ditë për shkak të mungesës së shtretërve. Në
vizitën përcjellëse pas tre javësh, ekipi i QKRMT-së ka vërejtur
përmirësim të situatës ku janë siguruar nga dy dyshekë, por jo për
të gjitha dhomat që kishin nevojë.
11
Rekomandimi Nr (99) 22 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës
lidhur me çështjen e mbipopullimit të burgjeve.
46
Mund të thuhet që hapësirat akomoduese mbesin brenda kufijve
minimal, kushtet materiale janë të arsyeshme në kuptimin që
shtretërit, karriget dhe tavolinat brenda dhomave janë në
dispozicion. Siç është theksuar, shumica e institucioneve
korrektuese mund të përfitojnë nga renovimet e mëtututjeshme.
Fakti se tualetet në shumë raste janë të integruara në kuadër
dhomave nuk ofron privatësi dhe komoditet të mjaftueshëm.
Mungesa e shtretërve dhe dyshekëve të përshtatshëm mbetet
problem i përgjithshëm. Dyshekët në shumë raste janë shumë të
hollë, në disa raste shumë të papastër, si dhe shtretërit e
papërshtatshëm (të papastër, të shqyer/dëmtuar ose nuk janë në
dispozicion gjatë tërë kohës). Në periudhën e dytë të vitit 2012
është bërë furnizimi i disa pavioneve të QK në Dubravë me çarçafë
dhe mbulesa të reja në Pavionin 5 si pasojë e ankesave të
vazhdueshme të të dënuarve.
Të dënuarit dhe të paraburgosurit bartin rrobet e tyre personale,
përveç kur dalin nga hapësirat e institucionit për aktivitete të
jashtme. Në këto raste ata janë të obliguar të veshin
rrobet/uniformat e portokallta për t’u identifikuar nga rojet e
institucionit. Është vënë re gjithashtu se të dënuarit dhe të
paraburgosurit kur dëshirojnë mund të pastrojnë vetë rrobat e tyre.
Dhomat në pjesën dërrmuese të Paviloneve në QK në Dubravë nuk
kanë dollap për vendosjen e rrobave dhe gjërave tjera personale të
të dënuarve. Situata më së keqi qëndron në Pavionet 1,3 dhe 5 ku
të dënuarit janë të detyruar që t’i vendosin gjërat në kuti letre nën
shtretërit e tyre. Në QK, në njësinë e femrave në Lipjan, në njërën
dhomë me katër shtretër kishte mungesë të mbulojave.
Në një visitë në QP në Pejë në Gusht 2012, QKRMT ka marr ankesa
nga të paraburgosurit lidhur me uniformat (veshjet) e
papërshtatshme për temperatura të larta mbi 30 C, në vecanti
47
lidhur me pantollonet e trasha. Të paraburgosurit janë të obliguar
të bartin uniformën kur janë jashtë dhomave të tyre. QKRMT
thekson që përgjegjësia lidhur me veshtjet e personave të dënuar
bie mbi autoritetet e burgut në bazë të dispozitave të LESP (Neni
41): Personi i dënuar ka të drejtë në veshjet e mbrendshme, rroba
dhe këpucë pa pagesë, të cilat janë të përshtatshme me kushtet
klimatike në vend dhe kohën gjatë vitit.
Rekomandimi:
• Sigurimi i dyshekëve të përshtatshëm dhe të pastër kudo
që është e nevojshme dhe pastrimi i shtrojave/mbulojave
në mënyrë të rregullt (psh. çdo dy javë), me theks të
veçantë në QK në Dubravë (Veprimi: Menagjmentet e të
gjitha institucioneve korrektuese);
• Sigurimi i veshjeve adekuate për të dënuarit dhe personat
në paraburgim në pajtim me kushtet ligjore dhe duke pas
parasysh kushet klimatike (Veprimi: menagjmenti i QP
Pejë).
Drita, ventilimi dhe ngrohja
Përgjatë vizitave monitoruese, ekspertët e QKRMT-së vemëndje të
veçantë i kanë kushtuar pranisë së dritës natyrale, ventilimit apo
ajrosjes si dhe ngrohjes në dhomat ku mbahen të dënuarit dhe të
paraburgosurit.
Sa i përket dritës, QKRMT-ja me kënaqësi ka konstatuar se shumica
e institucioneve ofrojnë dritë të mjaftueshme, duke iu falënderuar
renovimeve të bëra viteve të fundit. Fatkeqësisht, QP në Prishtinë
veçohet në këtë aspekt, pasi atje ka mungesë të theksuar të dritës
natyrale, për shkak të strukturës së objektit. Për gjendjen e rëndë
ankohet edhe stafi i kësaj qendre duke potencuar vështirësitë që
48
sjell puna nën kushtet e dhomave të vogla dhe të errëta, pa ajrosje
dhe dritë natyrale në një ndërrim ditor që zgjatë 8 orë.
Në QP në Pejë, përvec krahut D, ambientet tjera ku janë të
vendosur të paraburgosurit nuk kanë ventilim fare edhepse ka
nevojë për ventilim për shkak të mbipopullimit në këtë institucion.
Shumica e institucioneve korrektuese vuajnë nga sistemet e
ventilimit të pamjaftueshëm, pasi ato nuk janë të instaluara ose
thjeshtë janë jashtë funksionit. Mungesa e ventilimit shkakton
vështirësi serioze për kushtet e banimit në dhoma dhe përbën
rrezik për shëndetin e të dënuarve dhe të paraburgosurve. Gjendje
më e rëndë është vërejtur në QP në Prishtinë dhe në QP në Gjilan si
dhe në disa ambiente në QK në Dubravë. Personeli i QP në Prishtinë
ankohet që mungesat e hapësirave dhe kushtet e dobëta të punës
dhe qëndrimi për 8 orë në një ambient shumë të vogël pa qasje në
dritë natyrore dhe ventilim është traumatizuese.
Edhe QP në Lipjan që është renovuar së voni, vuan nga lagështia
dhe mungesa e ajrosjes. Dy të paraburgosur të mitur të vendosur
në Lipjan për shkak të mbipopullimit dhe mungesës së hapësirave
për femra të mitura janë vendosur në një dhomë shumë të vogël të
adoptuar (që ishte e dizajnuar për izolim) dhe janë ankuar që ato
kishin pasur të ftohtë gjatë gjithë periudhës së dimrit.
Mungesa e ngrohjes gjatë sezonës së dimrit vazhdon të mbetet
problem serioz për disa institucione korrektuese, në veçanti QK në
Dubravë si pasojë e sistemit të vjetëruar i cili nuk ofron ngrohje të
mjaftueshme dhe të rregullt. Situata në Dubravë është aq
problematike sa që të dënuarit shpesh detyrohen të përdorin
rrobet e tyre personale për të mbyllur dritaret dhe mbrojtur nga të
ftohtit.
49
Problem tjetër është sistemi i energjisë elektrike në QK në Dubravë
i cili është dobët dhe shpesh shkakton dëme për shkak të
mbingarkimit. Sipas të dënuarve dhe personelit kjo krijon problem
dhe zakonisht ata vet janë të obliguar të ndërhyjnë për të
rregulluar prishjet.
Rekomandimi:
• Fillimi i ndërtimit të një objekti që do të zëvendësonte QP
në Prishtinë dhe do të ofronte dritë natyrale dhe në
përgjithësi kushte më të mira materiale. Deri në ndërtimin
e një objekti të tillë, ventilimi dhe pajisjet për ngrohje
duhet të sigurohen për këtë institucion (Veprimi: MD);
• Të merren masa për sigurimin e pajisjeve të ventilimit dhe
rregullimin ose furnizimin me ngrohje dhe rregullimit e
sistemit të energjisë për të gjitha institucionet korrektuese
në Kosovë (Veprimi: SHKK)
Ambientet sanitare
Ekipet monitoruese përgjatë vizitave në hapësirat sanitare kanë
pranuar numër të madh të ankesave për pajisje të thyera të
tualeteve (guaska) furnizim të pamjftueshëm me ujë për dush dhe
larje, renovime të dobëta si dhe kushte johigjienike. Sigurimi i
pamjaftueshëm i ujit mbetet problem sidomos për QK në Dubravë
për shkak të furnizimit me reduktime. Mungesa e ujit të ngrohtë
për më tepër ka shtyer të dënuarit e kësaj qendre që të ngrohin
ujin e grumbulluar nëpër shishe me tela të rrymës ose termos, që
përbën rrezik të madh për shëndetin e tyre.
Tualetet e përbashkëta në Pavionet nr. 1,3, dhe 5 në QK në
Dubravë mbesin në kushte të mjerueshme sikur në vitin 2011 për
shkak se janë të dëmtuara ose/dhe jashtë funksionit. Për këtë
arsye, higjiena në këtë ambiente lë shumë për të dëshiruar.
50
Pothuajse të gjitha pajisjet e dusheve të përbashkëta dhe tualetet
në këto pavijone janë të dëmtuara (pajisje të zhvendosura) dhe
jashtë funksionit. Tualetet e përbashkëta nuk mirëmbahen dhe
mbesin largë për të qenë të pranueshme.
Sikurse gjatë vitit paraprak, gjatë gjithë vitit 2012, QKRMT ka
ngritur shqetësimet tek autoritetet lokale dhe qëndrore për kushtet
e papërshtatshme në pjesën dërrmuese të njësive në QK në
Dubravë.
Në fund të vitit 2012, QKRMT ka vërejtur se ka filluar ndërtimi i
banjove të reja të ndara nga krahët e njësisë dhe rivendosja e atyre
ekzistuese. Ky proces ka marr më tepër se tre muaj kohë dhe ka
shkaktuar disa probleme për të paraburgosurit- qasje të kufizuar
për pastrim, tek personeli por edhe në aktivitetet ditore të vet
menagjmentit. Personeli ka shprehur ankesa lidhur me cilësinë e
dobët të renovimeve pa bërë analizë paraprake nevojave dhe
kushteve fizike të objektit.
QKRMT mirëpret planet e SHKK për fillimin e renovimeve të
Pavionit 3 në fillim të vitit 2013, që do të përfshijë poashtu pajisjet
sanitare. QKRMT ka vërejtë kushte të dobëta të mureve të
dhomave në Pavionin 1 dhe 5 si pasojë e dëmtimeve të pajisjeve
sanitare në këto Pavione.
Në Pavionin 1, çështja më problematike mbetet mungesa e
tualeteve mbranda dhomave. Prandaj, të dënuarit dhe një numër i
caktuar i personave në paraburgim të vendosur në këtë njësi pas
orës 8 (koha e mbylljes) duhet të trokasin në derë për të kërkuar
nga zyrtari i sigurisë për të shkuar për kryerjen e nevojave
fiziologjike. Bazuar në përshtypjet e të dënuarve, zyrtarët e sigurisë
nuk i mirëpresin kërkesat e tilla dhe shpesh ata reagojnë me
nervozitet ndaj kërkesave të tyre duke i ofenduar ose kërcenuar
ata.
51
Rekomandimi:
• Rekomandohet që vemendje e veçantë t’i kushtohet
sigurimit, funksionimit dhe pastrimit të pajisjeve dhe
ambienteve sanitare në të gjitha institucionet, e veçmas
QK-së në Dubravë (Veprimi: Menagjmenti i QK në
Dubravë dhe QP në Lipjan);
• Të dënuarit dhe të paraburgosurit të kenë qasje në
ambiente sanitare dhe në dushe. Vemëndje e theksuar
duhet t’i kushtohet pavioneve nr.1,3,5 dhe 7 në QK në
Dubravë (Veprimi: Menagjmenti i QK në Dubravë);
• Autoritetet të ndërmarrin masat për të rregulluar defektet
e pajisjeve dhe instalimeve, sistemit të ngrohjes dhe
furnizimit me ujë kudo që është e nevojshme, duke
përfshirë edhe mirëmbajtjen e tyre (Veprimi:
Menagjmenti i të gjitha institucioneve korrektues).
Ushqimi dhe ambientet e kuzhinës
Të dënuarit dhe të paraburgosurit kanë të drejtë në ushqim të
përshtatshëm për të mbajtur një shëndet të mirë dhe të fortë
përmes tri shujtave në ditë dhe i cili duhet të jetë i llojllojshëm dhe
kalorik.
Rënia e kualitetit të ushqimit ditor gjatë vitit 2011 shpjegohet me
problemet që ndërlidhen me procedurat e prokurimit, derisa në
vitin 2012 rënia e kualitetit të ushqimit shpjegohet me nxjerrjen e
direktiva përkatëse të SHKK të cilat përcaktojnë listën e zgjedhjeve
dhe limitin e çmimit për shujtë.
Derisa në vitin 2011, që karakterizohet me shpërndarje të
pamjaftueshme të ushqimit dhe mungesës së diversitetit (qasje
limituar në salatë, frute, lëngje etj.), gjatë vitit 2012 ka pasur disa
përmirësime në këtë aspekt, por ka ende ankesa rreth kualitetit të
ushqimit të ofruar dhe mungesës së variacioneve.
52
Megjithë faktin që Drejtoria Qendrore ka bërë përpjekje në
vendosjen e standardeve mbi ushqimin nëpër burgje dhe qendra të
paraburgimit duke aplikuar udhëzues që përcaktojnë menyjën
ditore dhe përcakton kufizimet e çmimeve për to, kjo raportohet që
në disa raste e ka zvogëluar cilësinë dhe sasisë së ushqimit për
shkak të çmimit të diktuar. QKRMT ka pranuar ankesa në veçanti
rreth cilësisë së ushqimit dhe në disa raste mbi sasinë e ushqimit të
ofruar në fund të vitit 2012 nga të dënuarit dhe nga personeli në
QP në Pejë, Gjilan dhe QK në Dubravë.
Sikur në vitin 2011 edhe vitin 2012, personeli menagjues në të
gjitha institucionet ka theksuar nevojën për decentralizimin e
procedurave të prokurimit për ushqim (dhe furnizimet tjera si për
produktet mjekësore dhe higjienike), duke theksuar që këto
institucione janë në një pozitë më të favorshme për të t’i njohur
dhe adresuar nevojat sikundër që kjo do t’i shkurtonte dhe
thjeshtësonte procedurat. Ky shqetësim është ngritur poashtu nga
Drejtori i Përgjithshëm i SHKK i cili ka vënë në dukje pengesat që
këto procedura burokratike paraqesin në punët menagjuese ditore
nëpër këto institucione12
.
Është më rëndësi të theksohet që QKRMT në secilën vizitë të
realizuar i ka kushtuar vëmendje kushteve në kuzhinë, ushqimit të
shërbyer dhe mënyrave të përgaditjes, higjienës dhe operimi me
mjetet. Siç është theksuar në raportet e mëparshme, monitoruesit
e QKRMT kanë vërejtë se kushtet në kuzhinën në QK në Dubravë
ishin në nivel jo të kënaqshëm.
Edhe gjatë vizitës së QKRMT-së në QK në Dubravë në muajin
shtator 2012 gjatë grevës së urisë së të dënuarve, në këtë
institucion është konstatuar gjendje e papranueshme në ambientet
e kuzhinës.
12
Për më tepër informata, ju lutem referojuni raportit të tryezës së
rrumbullakët “ Roli i monitoruesve të jashtëm në respektimin e të drejtave
të njeriut në qendrat korrektuese” (p.20)
53
Sikundër është theksuar në raportin vjetor të vitit të mëparshëm,
pas kësaj vizite QKRMT i ka rekomanduar Bordit të menagjmentit të
përkohshëm që të ndërmerr hapat për përmirësimin e kushteve në
QK në Dubravë.
QKRMT mirëpret renovimin e kuzhinës në QK në Dubravë që ka
përfunduar në fillim të vitit 2013 por poashtu thekson nevojën e
sigurimit të pajisjeve bazike të kuzhinës të jenë funksionale. Duke
pas parasysh procedurat të ndara të prokurimit, për këtë arësye
(furnizim me kërkesa), blerja e këtyre mjeteve duket megjithatë se
do të shtyhet për një periudhë të papërcaktuar. Duke njohur
gjendjen e rëndë të kuzhinës në QK në Dubravë, QKRMT mbetet e
shqetësuar me kushtet higjeniko-sanitare të këtyre objektive derisa
të jenë plotësisht funksionale- të pajisura me mjetet e nevojshme.
Rekomandimi:
• Të sigurohet se të gjitha pengesat e lidhura me prokurimin janë
adresuar dhe është marrë parasysh decentralizimi i
procedurave të prokurimit për këtë qëllim (Veprimi: SHKK,
MD);
• Riparimi i menjëhershëm i të gjitha makinave dhe pajisjeve tjera
të kuzhinave, apo furnizimi me to (Veprimi: Menagjmenti i QK
në Dubravë, QK në Lipjan dhe QP në Prishtinë).
Regjimi dhe aktivitetet
Pas arritjes në institucionin korrektues të dënuarit i nënshtrohen
periudhës së vlerësimit prej 28 ditësh (regjimi i pranimit) për të
përcaktuar të gjitha rrethanat dhe kushtet për rehabilitimin e
personit brenda institucionit si dhe risocializimin e tyre pas lirimit.
Në bazë të rekomandimeve të stafit profesional të institucionit,
drejtori harton programin e rehabilitimit duke iu referuar së paku:
vendosjes në një institucion, pjesëmarrjes në aktivitetet edukative,
54
pjesëmarrjes në trajnimet profesionale, pjesëmarrjes në aktivitetet
sportive, kulturore dhe informative, punës dhe ngritjes së
shkathtësive profesionale, lidhjeve familjare dhe kontakteve me
botën e jashtme, kushteve për t’u kualifikuar për të drejtën për
pushim në shtëpi, lirimit me kusht apo lirimit të parakohshëm dhe
masave që synojnë përgatitjen për lirimin përfundimtar.
Në QK në Dubravë, Paneli për regjie e beneficione dhe të drejtën
për punë është përgjegjës për vlerësimin dhe kategorizimin e të
dënuarve. Paneli përbëhet prej profileve të ndryshme profesionale.
Regjimet bazë në QK në Dubravë janë si vijon:
- Regjimi themelor
- Regjimi standard
- Regjimi i avancuar
Regjimet e ngjajshme zbatohen edhe në QK në Lipjan, ndërsa QK në
Smrekonicë i përket tipit gjysëm të hapur të institucionit korrektues
dhe shërben për dënime afatshkurtëra si dhe përgatitjen e të
dënuarve për jetën pas lirimit.
Edhe përgjatë vitit 2012, QKRMT ka pranuar ankesa të shumta
lidhur me zbatimin subjektiv të regjimeve dhe beneficioneve apo
privilegjeve përbrenda sistemit, duke kontribuar në këtë mënyrë në
zhvillimin e klimës së korrupsionit apo nepotizmit. Të burgosurit
janë ata që vuajnë më së shumti nga këto praktika diskriminuese
dhe arbitrare në QK në Dubravë. Të dënuarit poashtu pretendojnë
se të drejta të ndryshme u jipen të dënuarve brenda të njëjtit
regjim, veçmas në lidhje me arsimimin, aktivitetet rekreative dhe
kontaktin me botën e jashtme, si dhe trajtimin mjekësor jashtë
institucionit.
Sidomos, shqetësojnë deklaratat e të dënuarve si ato se “nëse nuk
ke të holla, nuk mund të kalosh nga regjimi standard në atë të
55
avansuar, pavarësisht sjelljeve të mira” dhe “nëse ke para mund ta
sjellësh edhe tankun këtu”. Çështja e nepotizmit poashtu përbën
një sfidë të madhe për QK në Dubravë dhe ky është përceptim i
përgjithshëm i të burgosurve dhe një numri të konsiderueshëm të
personelit në gjithë sistemin korrektues e posaqersisht atij në QK
në Durbavë. Për pasojë, të dënuarit me lidhje familjare në brenda
këtij regjioni përfitojnë më së shumti nga këto regjime si dhe nga
“marrëveshjet tjera” duke shkaktuar në këtë mënyrë trajtim
diskriminues të të dënuarve. Veçanërisht kjo përbën shqetësim
lidhur me pranimin e vizitave humanitare dhe fundjavave të lira, të
cilat poashtu janë subjekt i korrupsionit dhe nepotizmit.
Në përgjithësi, QKRMT rikujton se diskriminimi në çfarëdo baze
është i ndaluar me legjislacionin kombëtar dhe ndërkombëtar.
Pavioni 1 i dedikohet të gjithë të dënuarve por aktualisht shërben
për pranimin e personave të dënuar deri në 12 muaj kurse të
dënuarit më burgim afatgjatë pranohen në Pavionin 3. Në Pavionin
1 ka poashtu persona që janë në paraburgim, të dënuar me dënime
të shkurta si dhe vullnetarë.
Personeli i këtij Paviloni vë në pah si problematike vuajten e
dënimeve të shkurta prej 2 ose 3 ditëve me burgim nga personat që
vinë prej rajoneve të largëta si psh Kamenica, Prizreni etj dhe
shpenzimet për transport nga vendbanimet e tyre për të qëndruar
aty për një kohë shumë të shkurtë.
Paraburgimi
Numri i personave në paraburgim ka shënuar rritje gjatë vitit 2012
krahasuar me vitin 2011, përfshirë personat e vendosur në QK në
Dubravë që nuk është e dedikuar për strehimin e të
paraburgosurve. Kohëzgjatja e paraburgimit në fillim të vitit 2013
përbënte çështje shqetësuese për të paraburgosurit si dhe për
menagjmentin e institucioneve korrektuese. Menagjmenti i QK në
56
Dubravë e shohim situatën sfiduese në kuptimin e gjendjes së
sigurisë dhe sigurimit të rutinave të ndryshme ditore dhe
aktiviteteve tjera për 250 të paraburgosur të vendosur aty.
Janë shënuar ankesa të vazhdueshme rreth vonesave/kohëzgjatjes
së procedurave gjyqësore. Poashtu është një numër i madh i
personave që qëndrojnë në paraburgim për 2 vite, dhe në disa
raste madje edhe për 3 ose 4 vite; në disa raste të paraburgimit (QK
në Dubravë dhe QP në Lipjan) nuk janë zhvilluar procedura
gjyqësore me vite të tëra. Në QK në Lipjan, ishte e vendosur një
femër madhore e cila ishte në paraburgim prej 3 vitesh.
Kjo situatë është përkeqësuar edhe me tepër, dhe ka rezultuar me
një hamendje mes autoriteteve gjyqësore (gjykatave), nëse duhet
aplikuar Kodin e mëparshëm të Procedurës Penale apo Kodin e
Procedurës Penale i cili ka hyrë në fuqi më 1 Janar 2013. Kodi i ri
kërkon ristrukturim dhe ri-organizim të gjerë të gjykatave dhe
zyreve të prokurorive publike, përfshirë përbërje plotësisht tjetër të
trupit gjyqësor dhe kompetencave të tyre.
Për pasojë, një numër i lartë i seancave gjyqësore janë shtyrë duke
ndikuar në stërzgjatjen e procedurave gjyqësore dhe paraburgimit.
QKRMT ka qenë pjesëmarrëse në hulumtimin e Komitetit Hungarez
të Helsinkit “Promovimi i reformave lidhur me paraburgimin në
vendet e CEE-FSU” të mbështetur nga OSI duke ofruar të të dhëna
për gjendjen e paraburgimit në Kosovë. Tabela më poshtë paraqet
një numër relativ për personat në paraburgim pa aktgjykim të
formës së prere që është mbi 40 %. Sipas të dhënave të ofruara për
vitet 2009, 2010 dhe 2011, numri i personave në paraburgim është
në nivel shumë të lartë. Për më tepër numri i të paraburgosurve
gjatë këtyre viteve është rritur tejet mase, kurse në vendet tjera,
statistikat në përgjithsi tregojnë zvogëlim të numrit të personave
në paraburgim, në vitet respektive si në vijim:
57
Raporti i personave në paraburgim në totalin e popullatës të
personave të privuar nga liria
Çështa e mbi ngarkesës së qendrave të paraburgimit është e lidhur
ngushtë me aplikimin në masë të gjerë të paraburgimit si masë për
sigurimin e prezencës të pandehurit në gjykatë. Sikurse në vitet
paraprake, QKRMT mbetet shumë e shqetësuar për mos-aplikimin
nga ana e autoriteteve gjyqësore të masave alternative të parapara
me Kodin e Procedurës Penale të Kosovës në vend të paraburgimit
ose të merr në konsideratë ato para se të shqiptojë masën e
paraburgimit.
Personat në paraburgim kanë shumë ankesa lidhur me
kohëzgjatjen e pafund të procedurave gjyqësore, pauzat e gjata
mes seancave si dhe shërbimet e pamjaftueshme të përfaqësuesve
të tyre ligjor.
Në këtë aspekt, QKRMT thekson që çështja e ofrimit të mbrojtjes
ligjore dhe rëndësia e saj për individët kur ajo zbatohet efektivisht,
sjell poashtu beneficione të mëdha si në sistemin e drejtësisë
penale ashtu edhe për integrimin social: kursen shumë parashë dhe
resurse, zvogëlon zbatimin e masës së paraburgimit, nxitë zbatimin
0.00%
10.00%
20.00%
30.00%
40.00%
50.00%
60.00%M
on
ten
egr
o
Alb
ania
Turk
ey
Ko
sovo
Hu
nga
ry
Serb
ia
Ukr
ain
e
Bu
lgar
ia
Mo
ldo
va
Ru
ssia
Lith
uan
ia
Kaz
akh
stan
Cze
ch R
ep
ub
lic
Po
lan
d
2009
2010
2011
58
e masave të diversitetet në drejtësinë penale, zvogëlon trajtimin jo
të mirë, keqtrajtimin dhe elementet korruptive, përmirëson
funksionimin e drejtësisë penale dhe rrit transparencën dhe
besimin në sundimin e ligjit.
Në kontekstin e rritjes së madhe të numrit të personave në
paraburgim gjatë vitit 2012, duhet theksuar që preken poashtu
shërbimet dhe kualiteti i tyre duke pas parasysh që gjatë tre viteve
të fundit buxheti i Ministrisë së Drejtësisë për Shërbimin Korrektuës
është pothuaj i njëjtë dhe procedurat e prokurimit kanë ngelur të
pandryshuara- të centralizuara.
Tabela më poshtë tregon shumën e shpenzimeve për një person (të
dënuar dhe persona në paraburgim) për një ditë në vendet të cilat
kanë qenë pjesëmarrëse në hulumtimin e lartë përmendur lidhur
me promovimin e reformave mbi paraburgimin, e cila e rangon
Kosovën pothuaj në krye të listës për shpenzimet për një person në
burgim/paraburgim.
Cost of PTD per person per day Years
Countries 2009 2010 2011 3 years AVG
Czech Republic 34,81 € 33,32 € 30,75 € 32,96 €
Kosovo 30,00 € 30,00 € 30,00 € 30,00 €
Hungary 28,00 € 27,00 € 26,00 € 27,00 €
Russia N/A 21,92 € 21,92 € 21,92 €
Poland 17,72 € 18,60 € 19,14 € 18,49 €
Albania 15,60 € 17,50 € 19,80 € 17,63 €
Lithuania 16,61 € 14,24 € 13,67 € 14,84 €
Turkey 10,75 € 14,33 € 18,36 € 14,48 €
Kazakhstan 6,40 € 8,30 € 8,00 € 7,57 €
Moldova 6,31 € 6,46 € 7,25 € 6,67 €
Ukraine 1,26 € 1,63 € 1,73 € 1,54 €
59
Lirimi me Kusht
Të dënuarit ankohen vazhdimisht në punën e Panelit për Lirim me
Kusht. Në pjesën dërrmuese të rasteve ata shprehim habi me
arësyet që u ofrohen atyre ne vendimet e Panelit ose mungesën e
argumenteve;
Shumica e të dënuarve theksojnë faktin që kërkesat e tyre janë
shqyrtuar dhe refuzuar për 7 ose 8 herë nga ana e Panelit, dhe për
arësyet e njëjta. Ata pohojnë që është e pamundur të realizohen të
të drejtat e tyre me sukses nëse nuk ofrohen shuma të mira të
hollash. Prandaj ata ndiejnë frustrim dhe janë të demotivuar.
Të dënuarit shpesh theksojnë të jenë të bezdisur përse ta zëmë u
kërkohet atyre të përmirësojnë sjelljet e tyre, meqenëse ata nuk
mund të gezojnë beneficionet nga Shërbimi Korrektues për sjellje
të mira. Ponëtorët social poashtu ankohen në Panelin për shkak të
mungesës së efikasitetit dhe “distancës” së anëtarëve të tij nga të
dënuarit (mosnjohjes së tyre). Sipas tyre, vendimet e Panelit shpesh
janë në kundërshtim më faktet nga dosjet e të dënuarve, duke u
shkaktuar kështu atyre vështërsi në përmbushjen e detyrave të
tyre.
Kontakti me botën e jashtme I dënuari dhe personi në paraburgim ka të drejtë komunikimi dhe
konsultimi me avokatin e tij ligjor. Poashtu, nën mbikqyrjen e
nevojshme atyre duhet t’iu mundësohet komunikimi dhe mbajtja e
raporteve me të afërmit e tyre përmes korespondencës dhe
pranimit të vizitave. Përveç kësaj, të dënuarit dhe të paraburgosurit
duhet të informohen rregullisht me zhvillimet në shoqëri përmes
shtypit ditor, periodik dhe transmetimit jo-kabllorë.
Sa i përket ndihmës juridike, të paraburgosurit lejohen të
kontaktojnë dhe komunikojnë me avokatët e tyre dhe kërkesat e
60
tyre për ndihmë juridike zakonisht refuzohen dhe shpesh avokatet
janë të pëfshirë në procedura ankimore. Edhe pse ndihma juridike
për personat e dënuar dhe të paraburgosur është e garantuar me
ligj, ajo ende nuk gjenë zbatim në praktikë. Për pasojë, të dënuarit
e në veçanti të paraburgosurit që nuk kanë mjete, nuk përfitojnë
nga shërbimet ligjore, gjë që mbetet mjaft problematike.
Gjatë vizitave monitoruese, monitoruesit e QKRMT-së kanë pranuar
numër të konsiderueshëm të ankesave lidhur me kufizimet në
kontaktin me familjet e tyre. QKRMT-ja ndan përshtypjen se
kontakti me familjen nuk është i rregulluar si duhet, dhe për më
tepër kjo e drejtë i nënshtrohet nepotizmit dhe korrupsionit. Si
rezultat, të dënuarit dhe të paraburgosurit janë subjekt i
diskriminimit të gjërë, pasi vizitat familjare dhe fundjavat lejohen
vetëm nëse të dënuarit shprehin dëshirën ose janë në gjendje t’i
paguajnë oficerët e institucionit korrektues apo nëse i kanë lidhjet
direkte përmes të afërmve të tyre. Strukturat apo lidhjet të tilla
janë vërejtur sidomos në QK në Dubravë dhe në QP në Prishtinë. E
drejta për të kontaktuar me të afërmit është e drejta kryesore e
personave të privuar nga liria dhe është jetike për rehabilitimin e
tyre gjatë vuajtjes së dënimit dhe pas lirimit. Është mjaft
shqetësuese se kjo e drejtë nuk është e mbrojtur në praktikë dhe të
gjithë hapat e nevojshëm duhet të ndërmirren për të garantuar se
kufizimet ndaj kësaj të drejte do të zbatohen vetëm në përputhje të
plotë me dispozitat dhe udhëzimet përkatëse ligjore.
Sa i përket vizitave familjare, një shqetësim tjetër për të burgosurit
në QK në Dubravë është gjendja e dobët ekonomike dhe famijet e
tyre jetojnë shumë largë nga Dubrava.
Një tjetër shqetësim përgjatë viteve është mungesa e shprehjes të
interesimit të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kosovë,
për një numër qytetarësh nga Shqipëria që mbajnë dënimin në
Kosovë, për t’ua lehtësuar atyre komunikimin ose vënë ata në
61
kontakt me familjet e tyre në Shqipëri, përkundër kërkesave të
vazhdueshme të tyre. Ambasada e Shqipërisë asnjëherë nuk ka
shprehur interesim për të kontaktuar dhe nuk i ka vizituar ata.
Derisa në vitin 2011 bëhej ndarja e shtypit ditor pa pagesë në
pjesën dërrmuese të qendrave të paraburgimit dhe për të dënuarit
me regjim të avansuar në QK Dubravë, gjatë vitit 2012 të dënuarit
dhe personat në praburgim në të gjitha qendrat ishin të obliguar të
paguanin për shtypin ditor. Personeli i menagjmentit arësyeton
zbatimin e pagesës për shtypin ditor me mungesën e buxhetit për
këtë qëllim.
Shtypi ditor poashtu ofrohet falas për të dënuarit me regjim të
avansuar në QK në Dubravë, ndërsa atyre me regjim themelor dhe
standard do t’u sigurohen gazatat ose shtypi ditor nëse ata
shprehim dëshirë dhe nëse janë në gjendje të paguajnë për të. Ka
pasë disa ankesa nga të dënuarit për vonesa në furnizim me shtypin
ditor.
SHKK-ja nuk ofron shtypin periodik në mënyrë të rregullt,
publikimet e ndryshme, broshura (burime tjera të informimit
publik) për të dënuarit dhe të paraburgosurit13
, poashtu kjo nuk
bëhet as nga Ministria e Drejtësisë apo nga organizata të ndryshme
të të drejtave të njeriut.
QKRMT vëren që me rastin e ndryshimeve në Kodin e Procedurës
Penale (në fund të vitin 2012) i cili ka hyrë në fuqi më 1 janar 2013,
të dënuarit kanë shprehur interesim të madh për t’u njohur me
dispozitat/ndryshimet që kanë të bëjnë me faljen, lirimin me kusht,
matjen e viteve me burgim etj. QKRMT ka ngritur çështjen tek
menagjmenti dhe ata kanë premtuar për t’i njoftuar të dënuarit sa
më parë me këto amendamente/ndryshime ligjore.
13 Ligji mbi ekzekutimin e Sanksioneve Penale (Neni 91)
62
Rekomandimi:
• T’iu ofrohet ndihma juridike të gjithë të dënuarve dhe të
paraburgosurve në pajtim me ligjin (Veprimi: MD);
• Të garantohet se të gjithë të dënuarve dhe të
paraburgosurve iu lejohet kontakti me të afërmit e tyre pa
diskriminim dhe kufizimet në këtë të drejtë të zbatohen në
pajtueshmëri të plotë me ligjin (Veprimi: Menagjmenti i
të gjitha institucioneve korrektuese, MD);
• Të bëhet e mundur që të gjithë të dënuarit të njoftohen
vet lidhur me zhvillimet më të fundit në botën e jashtme,
në mënyrë të shkruar ose elektronike – të transmetuar
përmes mediave. (Veprimi: MD, Menagjmenti i QK në
Dubravë dhe QP në Prishtinë).
Edukimi
Personat e dënuar kanë të drejtë në shkollimin fillor dhe të mesëm
i cili duhet të jetë në përputhje me ligjin për arsimin fillor dhe të
mesëm në sistemin publik.
Aktivitetet arsimore në institucionet korrektuese të Kosovës
implementohen në pajtim me dispozitat ligjore përkatëse të LESP-it
dhe nën mbikqyrjen e Ministrisë së Arsimit Shkencës dhe
Teknologjisë.
QK në Lipjan ka dy qendra për aftësim profesional, donacione të
qeverisë Zvicerrane dhe UNICEF-it. Njëra nga to është brenda dhe
tjetra jashtë perimetrit të qendrës. Këto qendra ofrojnë kurse
tremujore nga trajnuesit e certifikuar në fushat e elektroinstalimit,
hidroinstalimit dhe trajnime në qepje, zierje dhe pastiqeri për të
dënuarat dhe të paraburgosurat femra. Stafi përgjegjës ankohet se
ka mungesë instruktorësh për të mbuluar të gjitha drejtimet në
këto shkolla – vetëm 2 instruktorë.
63
QKRMT-ja mirëpret planet e SHKK-së dhe të MD për ndërtimin e
një objekti të veçantë të tipit të hapur për të miturit në QK në
Lipjan me qëllim të sigurimit të një tretmani adekuat për të miturit
me masa edukative, duke përfshirë programe për edukim
gjithëpërfshirës dhe risocializues për të miturit.
Në QK në Lipjan (objekti për të mitur) që nga viti 2011 është
funksionalizuar kabineti për kompjuterë me të gjitha pajisjet e
nevojshme të Teknologjisë Informative (TI) për të miturit e këtij
institucioni. Një numër i të burgosurve të mitur ndjekim kurse të
ndryshme të TI që ofrohen nga institucioni.
Për femrat e mitura në paraburgim, ky institucion nuk ofron ndonjë
aktivitet edukativ, trajnim ose ndonjë aktivitet tjetër pa pagesë.
Atyre u është premtuar me heret nga personeli i institucionit që do
të organizohen kurse në rrobaqepësi dhe TI. Ato kanë shprehur
interesim që të ndjekin kurse për të gjuhën të huaja, por kjo nuk
është ofruar nga institucioni për mungesë bugjeti për këtë qëllim.
Mungesa e programeve të mirëfillta edukative dhe mungesat e
herëpasëhershme të mësimdhënësve në QK në Lipjan janë
shqetësim prej kohësh. Neglizhenca e mësimdhënësve shprehet
edhe në respektimin e orëve të mësimit, të cilat shpesh janë më të
reduktuara se rendom. Kërkesë tjetër e ngutshme në këtë
institucion është shtimi i librave me karakter edukativ dhe ofrimi i
kurseve të ndryshme.
QK në Dubravë posedon katër qendra profesionale trajnimi (një në
shkollën fillore, tri në shkollen e mesme) dhe trajnimet profesionale
mbikqyren nga trajnerët e certifikuar të Ministrisë së Punës dhe
Mirëqenjes Sociale.
Sa i përket edukimit, qendrat e paraburgimit nuk ofrojnë hapësirë
të përshtatshme dhe burime njerëzore për zhvillimin e aktiviteve
edukative dhe për pasojë të paraburgosurit që qëndrojnë për një
periudhë më të gjatë mund të privohen nga ushtrimi i të drejtës
64
themelore siç është e drejta në shkollim, zhvillim professional apo
ndonjë aktivitet të lirë. Krahasur më vitin 2011, QKRMT ka vërejtur
se asnjë progres nuk është bërë në këtë drejtim gjatë vitit 2012.
Përjashtim i vetëm pozitiv në këtë drejtim përbën QP në Gjilan e
cila ka një sallë fitnesit që është relativisht mirë e pajisur.
Rekomandimi:
• Zhvillimi i një programi të mirëfiltë edukativ për të miturit,
respektimi i orarit (orëve) mësimor në QK në Lipjan. (Veprimi:
SHKK, Menagjmenti i QK në Lipjan, Ministria e Arsimit,
Shkencës dhe Teknologjisë);
• Të ofrohen aktivitete edukativo-arsimore në Qendrat e
Paraburgimit. (Veprimi: SHKK);
• Ofrimi i trajnimeve për femrat e mitura (të dënuara dhe ato në
paraburgim). (Veprimi: Menagjmenti i QK në Lipjan).
Aktivitetet sportive, rekreative dhe kulturore
Personat e dënuar duhet të inkurajohen për të marrë pjesë në
aktivitete të organizuara kulturore, rekreative dhe sportive brenda
institucioneve korrektuese.
Aktivitetet e jashtme, në krahasim me vitet e kaluara janë rritur për
nga numri dhe përmbajtja e tyre. Gjendje më e mirë e programeve
me karakter sportiv-rekreativ, vërehet në QK në Lipjan, mbase edhe
për shkak të hapësirës më të madhe që disponon kjo qendër dhe
numrit më të vogël të të dënuarve, që e bën më të lehtë
administrimin, planifikimin dhe implementimin e programeve të
tilla.
65
Të dënuarit në Pavionin 1 në QK në Dubravë që është e paraparë
për pranimin e të dënuarve dhe përshtatjen e tyre me jetën në
institucion, ankohen për mungesë të aktiviteve sportive në këtë
regjim edhepse ata mund të qëndrojnë aty (në këtë Pavion) me
vite. Disa nga të dënuarit e intervistuar në këtë Pavion kanë
shprehur dëshirat e tyre veçanarisht për aktivitete të tilla duke
theksuar rëndësinë/ndikimin që ato mund të kenë në jetën e tyre
në institucionet korrektuese.
Shumica e Qendrave të Paraburgimit ofrojnë hapësirë të vogël për
aktivitete të jashtme. Hapësirat e jashtme që përdoren nga të
paraburgosurit nga një orë në ditë, shërbejnë kryesisht për
shetitje/ecje. QP në Prishtinë ofron hapësirë jashtëzakonisht të
kufizuar për aktivitete të jashtme14
. Pothuaj të gjithë të
intervistuarit në këto qendra të paraburgimin kërkojnë rritjen e
mundësive dhe aktiviteteve sportive dhe rekreative, por këto
kërkesa janë më të theksuara në QP në Prishtinë, Prizren dhe Pejë.
QK në Dubravë ofron disa hapësira për dalje ose ecje në ajër të
pastër. Fusha për futboll, basketboll dhe volejboll janë në
dispozicion jashtë pavioneve të institucionit. Poashtu ka edhe sallë
sporti dhe fitnesi për aktivitete fizike dhe dhoma të vogla fitnesi në
disa prej pavioneve. Të dënuarit mund të praktikojnë sportin dy
herë në javë, përveç shëtitjes së përditshme në ambientin e hapur.
Dhoma e edukatës fizike është renovuar në fund të vitit 2012.
Aktivitetet e lira në institucionet korrektuese mbesin të pakëta për
nga numri dhe të varfëra në përmbajtje. QK në Lipjan qëndron
jashtë këtij konteksti, pasi kjo qendër edhe gjatë vitit 2012 ka
organizuar aktivitetet zbavitëse për të miturit, përfshirë disa
koncerte me këngëtarë të njohur në Kosovë. Aktiviteti i fundit me
14
Standardet e KPT; Ekstrakte nga Raporti i 2-të i KPT [CPT / Inf (92) 3,
paragrafi 47
66
karakter kulturor/rekreativ në këtë qendër është zhvilluar me 15
shkurt 2013 me rastin e shënimit të pesë vjetorit të pavarsisë së
Kosovës. Në këtë aktivitet kanë kanë bërë paraqitje femrat dhe të
miturit si dhe kontribut ka dhënë personeli civil i këtij institucioni të
cilët kanë punuar me femrat dhe të miturit për këtë organizimin e
këtij aktiviteti. Dy përfaqësues të QMRKT-së ishin të ftuar dhe kanë
pas nderin të marrin pjesë në këtë manifestim.
Aktivitetet fetare kanë shënuar rënie viteve të fundit nëpër
institucionet korrektuese të Kosovës. Disa institucione shpjegojnë
rënien e këtyre aktiviteteve me rënien e interesimit të të dënuarve
dhe mungesën e mjeteve për të paguar për këto shërbime, e disa të
tjerë theksojnë mungesën e hapësirave të përshatshme për
organizimin e aktiviteteve fetare. Megjithatë, ekipet monitoruese
të QKRMT-së ka vërejtur që kohëve të fundit janë organizuar
aktivitete me karakter fetar njëherë në javë dhe është vërejtur se
një numër i konsiderueshëm i të dënuarve kanë ndjekur këto
aktivitete.
Një program i kënaqshëm i aktiviteteve (punë, edukim, sport etj)
është i një rëndësie qenësore për mirëqenien e të dënuarve. Kjo
vlen për të gjitha institucionet, qoftë për personat e dënuar apo për
ata që presin gjykimin. 15
Rekomandimi:
• Të gjithë të paraburgosurve t’iu mundësohet qasja në
aktivitetet e jashtme dhe aktivitetet sportive (Veprimi:
Menagjmenti i të gjitha qendrave të paraburgimit);
• Të ndërmirren masa të duhura për të siguruar se të gjithë të
dënuarit trajtohen në mënyrë të barabartë dhe që privilegjet
15
Standardet e KPT, paragrafi 47; Ekstrakte nga Raporti i 2-të i
Përgjithshëm [CPT/Inf (92) 3]
67
të jepen në bazë të kritereve të përcaktuara dhe për arsye të
bazuara. (Veprimi: Menagjmenti i të gjitha institucioneve)
68
Shërbimi shëndetësor
Shërbimi i kujdesit shëndetësor është një zonë e interesit të
veçantë kur bëhet fjalë për parandalimin e trajtimit çnjerëzor, dhe
degradues në vendet e ndalimit, duke qënë se një nivel jo i duhur i
kujdesit shëndetësor mund të shpie shumë lehtë në situata që bien
në sferat e trajtimit çnjerëzor dhe degradues. Më tej, shërbimi i
kujdesit shëndetësor në një institucion mund të luaj eventualisht
një rol të rëndësishëm në luftimin e shkaktimit të keqtrajtimit si në
institucionet korrektuese ashtu edhe gjetiu (sidomos në
institucionet policore). Për më tepër, nëse funksionon si duhet,
shërbimi shëndetësor mund të luaj rol pozitiv në kualitetin e
përgjithshëm të jetës në institucionet brenda të cilave vepron.
Meqë burgosja i privon personat e dënuar nga mundësia për t’u
përkujdesur për shëndetin e tyre, autoritetet ndëshkuese, në
veçanti obligohen të sigurojnë që sistemi i shërbimit shëndetësor
brenda institucioneve korrektuese është kompatibil me sistemin që
ofrohet jashtë këtyre institucioneve.
Çështje tjera me rëndësi janë edhe pëlqimi dhe konfidencialiteti.
Raporti ndërmjet pacientit dhe mjekut duhet të bazohet në
mirëbesim, profesionalizëm dhe vendimet mbi kontrollet
mjekësore duhet të udhëhiqen vetëm nga kriteret mjekësore.
Shërbimi shëndetësor në institucionet korrektuese vazhdon të
menagjohet nga Ministria e Drejtësisë. Një prej gjetjeve kryesore të
QKRMT-së, bazuar në vizitat monitoruese gjatë vitit 2012 dhe në
vitet paraprake, është se sistemi shëndetësor vuan nga mungesa e
shërbimeve profesionale (shërbimet specialistike të ofruara nga QK
në Dubravë), pavarësisë dhe furnzimeve të pamjaftueshme me
medikamente. Këto fakte nuk mohohen as nga stafi i brendshëm i
këtij institucioni. Për më tepër sistemi karakterizohet nga lëvizja e
shpeshtë e stafit mjekësor, që shkakton joqëndrueshmëri në të
gjitha aspektet shërbimit shëndetësor në institucionet korrektuese.
Kjo ka ndikuar që stafi shendetësor të mos ketë edukim të
vazhdueshëm profesional shëndetësor. Këtë e kanë pohuar edhe
69
vetë stafi shëndetësor i institucioneve korrektuese gjatë trajnimit
të zhvilluar në muajin tetor 2012.
QKRMT në vazhdimësi ka avokuar për transferimin e shëndetësisë
nga Ministria e Drejtësisë tek Ministria e Shëndetësisë për të
siguruar shërbime më efikase dhe të paanshme. Prandaj, në draft
Ligjin Ligjin për Shëndetësinë që është proceduar për miratim në
fund të vitit 2012, është paraparë transferimi i këtij shërbimi nga
Ministria e Drejtësisë në atë të Shëndetësisë. Për shkak të
qëndrimeve të ndryshme të përfaqësuesve në grupet punuese, ky
ligj është referuar në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për
interpretim ligjor. Pavarësisht këtyre qëndrimeve, ato nuk kanë të
bëjnë me çështjen e transferimit të shërbimeve shëndetësore.
Një pikë tjetër e dobët e funksionimit të shëndetësisë në QK në
Dubravë mbetet aspekti i infrastrukturës fizike - spitalit të këtij
institucioni. Në këtë drejtim QKRMT ka vërejtur se dhoma e
menagjerit të shërbimeve shëndetësore pikon, ndërsa një dhomë
tjetër në katin përdhesë është jashtë përdorimit për shkak të
lagështisë së madhe. Nevoja për renovim është vërejtur gjithandej
nëpër ambientet (dhomat) e spitalit.
Gjatë vizitave monitoruese, QKRMT-ja i ka kushtuar vemëndje të
veçantë zbatimit të të drejtës së të dënuarve/paraburgosurve për
qasje në kujdesin shëndetësor, barazisë në kujdesin e ofruar,
pëlqimit të pacientit dhe konfidencialitetit, kujdesit shëndetësor
parandalues, pavarësisë dhe aftësisë profesionale.
Duke u mbështetur në vlerësimet e sistemit shëndetësor dhe
intervistave me të dënuarit dhe personelin mjekësor një numër i
konsiderueshëm i mangësive është identifikuar:
• Numër i pamjaftueshëm i personelit të shëndetit mendor;
• Furnizim jo i rregullt me barna;
• Vonesa në trajtimin e kërkesave të të
dënuarve/paraburgosurve për trajtim mjekësor;
• Mungesa dhe vonesa në trajtimin e të dënuarve për
shërbimet mjekësore specialistike jashtë institucioneve
korrektuese;
70
• Mungesë trajtimi të personave të varur nga drogat;
• Protokolet lidhur me lëndimet e shkaktuara të dënuarve
(qoftë nga vet të dënuarit apo nga të tjerët) nuk janë në
pajtueshmëri me standardet ndërkombëtare duke lënë
vend për interpretime sa i përket trajtimit të të dënuarve.
Si pjesë të angazhimit të saj në përmirësimin e kujdesit shëndetësor
në Institucionet Korrektuese në Kosovë për t’iu mundësur
personelit shëndetësor që në mënyrë më të mirë të dokumentojnë
simptomet mjekësore të abuzimit, QKRMT planifikon të organizoj
një trajnim dy ditorë për personelin shëndetësor në vitin 2013, i cili
do të mbulojë çështjet si në vijim:
• Mbajtja e të dhënave mjekësore dhe dokumentimi i
shenjave të kepërdorimit sipas standardeve
ndërkombëtare të parapara me Protokolin e Stambollit;
• Efektet mjekësore të torturës dhe CIDTP;
• Roli i personelit mjekësor në parandalimin e torturës;
• Aspeket pozitive dhe negative të raportimit në Ministrinë
e Drejtësisë / Ministrinë e Shëndetësisë;
• Përgjegjësia e dyfishtë e personelit mjekësor;
• Procedura e ekzaminimit mjekësor pas pranimit në
institucion për të hetuar shenjat e keqpërdorimit.
Rekomandimi:
• Zhvillimi i trajnimeve në dokumentimin e shenjave fizike të
dhunës/lendimeve sipas Protokollit të Stambollit.
(Veprimi: MD/MSH);
• Shërbimet specialistike të kontraktuara duhet të kenë
vijueshmëri të rregullt për të përmbushur
kërkesat/nevojat e të dënuarve (Veprimi: MD/MSH);
• Bartja e kompetencave mbi kujdesin shëndetësor të
përmbyllet posa Ligji mbi Shëndetësine të miratohet nga
Kuvendi i Kosovës. (Veprimi: MSH/MD);
71
• Hartimi e politikave/strategjive të qarta për sigurimin e
stafit shëndetësor rezident në institucionet korrektuese,
në veçanti në QK në Dubravë. (Veprimi: MD/MSH);
• Spitali në QK në Dubravë duhet të renovohet sa më parë
për të ofruar shërbimet e duhura shëndetësore (Veprimi:
MD/MSH, SHKK)
Trajtimi mjekësor
Mjekët në ekipin monitorues të QKRMT shprehin shqetësimet
lidhur me praktikat e zhvilluara nga personeli mjekësor në
instutucionet korrektuese dhe qendrat e paraburgimit. Ruajtja e të
dhënave mbetet larg për të qenë e kënaqshme. Rotacioni i rregullt i
mjekëve, me sa duket për shkaqe të paarësyeshme poashtu
shkakton jo qëndrueshmëri në ofrimin e shërbimeve shëndetësore.
QKRMT duke u bazuar në vëzhgimet e saj, ndan mendimin që
transferimi i kompetencave nga Ministria e Drejtesisë në Ministrinë
e Shëndetësisë lidhur me shërbimet mjekësore në institucionet
korrektuese dhe qendrat e paraburgimit do të rrisje mbikëqyrjen
dhe menagjimin e shërbimeve mjekësore sikundër që do të
lehtësonte ofrimin e mjeteve dhe frunizimeve të nevojshme
mjekësore.
Si pjesë të angazhimit të saj në përmirësimin e kujdesit shëndetësor
në Institucionet Korrektuese në Kosovë, përmes ofrimit të trajnimit
të personelit mjekësor në dokumentimin e duhur te simptomave
mjekësore të abuzimit, në tetor 2012, QKRMT ka organizuar një
trajnim dy ditor me personelin mjekësor në institucionet
korrektuese me temën “Standardet Ndërkombëtare të Shëndetit
në Burgje”. Në këtë trajnim kanë marr pjesë pesëdhjetë anëtarë
nga personeli mjekësor (mjekë, motra medicinale, psikologë) si dhe
një numër i vogël i punëtorëve social.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte ofrimi i njohurive themelore mbi
standardet ndërkombëtare për shëndetin në institucione
korrektuese (Protokolli i Stambollit), dhe për nevojën e zhvillimit
72
dhe zbatimit të mjeteve të punës nga shërbimi shëndetësor sipas
udhëzimeve që dalin nga protokoli.
Pjesëmarrësit kanë vlerësur trajnimin si mjaft të frytshëm dhe kanë
shfaqur nevojën e stafit shëndetësor për trajnime të tilla të
vazhdueshme që do të përfshinte të gjithë personelin.
Rekomandimi:
• Ngritja e njohurive në dokumentimin e shenjave fizike të
abuzimit sipas Protokollit të Stambollit dhe sigurimi i
mjeteve përkatëse. (Veprimi: MD/MSH);
• Organizmi i trajnimeve në vazhdimësi dhe projektimi i
programeve/strategjive për rritjen e kapaciteteve të
personelit mjekësor në burgje (Veprimi: MD/MSH).
Furnizimi me barna
Megjithë faktin që furnizimi me medikamente ka shënuar
përmirësim gjatë vitit 2012, megjithatë furnizimi më i mirë me
medikamente ende mbetet sfidë. Në QK në Dubravë si dhe në
institucionet tjera korrektuese në Kosovë në përgjithësi furnizimi
nuk bëhet në baza të rregullta dhe vetë lista furnizuese nuk është
komplete. Insitutionet korrektuese shpesh kërkojnë zgjidhjen e
këtij problemi duke u kërkuar familjarëve të tyre ndihmë në këtë
proces ( blerjen dhe sigurimin e barnave), megjithëse kjo nuk është
e mundur për një numër të konsiderueshm të tyre për shkak të
kostos së barnave, kështu që kjo është një zgjidhje e pranueshme.
QKRMT-ja ka vërejtur mungesë të disa barnave në pjesën
dërrmuese të institucioneve korrektuese.
Administrimi dhe shpërndarja e duhur e medikamenteve sidomos
në QK në Dubravë mbetet problematike. Barnat shpërndahen në
gota të plastikës për të gjithë departamentin dhe më pas
identifikohen nga teknikët vetëm në bazë të ngjyrës dhe
73
madhësisë. Kjo praktikë lë hapësirë të mjaftueshme për gabime
apo pasaktësi në shpërndarje, e cila mund të ketë pasoja serioze
për shëndetin e të dënuarve. Të dënuarit poashtu ankoheshin se
nuk dinë se çfarë medikamentesh marrin.
Nëpër institucione korrektuese janë të vendosur një numër i të
dënuarve të cilët kanë kaluar moshën 65 vjeçare, të cilëve iu
nevojitet trajtim i veçantë në bazë të nevojave të tyre specifike
Rekomandimi:
• Sigurimi i furnizimit të rregullt me barna, mjete dhe pajisje
të nevojshme (Veprimi: Ministria e Drejtësisë).
• Ofrimi i shërbimeve profesionale dhe efikase si dhe
furnizimi i rregullt me barna dhe pajisje (Veprimi:
MSH/MD);
• Aplikimi i dozetave ose qeseve të plastikës për të siguruar
efikasitet në shpërndarjen/administrimin e
medikamenteve përmes numrave identifikues (Veprimi:
Menagjmentet e institucioneve korrektuese);
• Krijimin ose përshatjen e një objekti për vendosjen e
personave në moshë në mënyrë që t’u ofrohet atyre
trajtim i duhur (Veprimi: Menagjmentet e institucioneve
korrektuese);
Shërbimet psikologjike dhe psikiatrike
QKRMT ka pranuar disa ankesa për shkurtim të numrit të
psikologëve dhe psikiatërve në QP në Pejë dhe QK në Dubravë. Në
QP në Prishtinë nuk ofrohen shërbime të rregullta psikiatrike kurse
QP në Gjilan, Prizren dhe në Lipjan i mbulon një psikolog. Qendra
korrektuese në Lipjan poashtu ka një psikolog specialist për
trajtimin e të miturve, që është mjaft shqetësuese për personelin
dhe menagjmentin në këtij institucioni.
74
Njësia e psikiatrisë nuk i përmbush kushtet minimale për trajtimin e
të dënuarve të parapara për egzaminime psikiatrike - në veçanti për
femrat e privuara nga liria, të cilat për shkak të mungesës së
hapësirës mbrenda njësisë duhet të dërgohen në Spitalin e
Psikiatrisë. Prandaj, QKRMT e mirëpret nismën per krijimin e
institutit të forenzikës e cila do të zgjidhte çështjen e egzaminimeve
psikiatrike- në vecanti për femrat e privuara nga liria.
Instituti i Forenzikës Psikiatrike pritet të bëhet funksional gjatë vitit
2013. Kjo e arritur e cila është financuar nga Komisioni Evropian
siguron kushtet bazike për egzaminime psikiatrike dhe trajtim të të
dënuarve që kanë probleme mendore. Instituti Forenzik Finlandez
është dukë ofruar përvojën e tyre në themelimin e këtij institute
dhe personeli i tij ka përfunduar tashmë disa trajnime themelore.
Për shkak të mungesës së kushteve të duhura të banimit (trajtimit)
të të dënuarve me crregullime mendore (QP në Pejë dhe QK në
Lipjan) dhe atyre nën ndikim të drogës dhe alkoholit, ata zakonisht
janë të vendosur në të njëjtën dhomë me të tjerët. Megjithatë,
personat me çrregullime mendore nuk paraqesin vështërsi vetëm
për të tjerët në dhomë, por si një kategori e ndjeshme ata mund t’i
ekspozohen rrezikut për keqtrajtim ose ngacmimeve të personave
të tjerë në dhomë.
Rekomandimi:
• Ofrim i rregullt i shërbimeve psikologjike dhe psikiatrike,
në vecanti për të miturit në QK në Lipjan për të
përmirësuar procesin e risocializmit. (Veprimi: Ministria e
Drejtësisë).
• QKRMT rekomandon që t’i kushtet vëmendje e vecant
përmirësimit të shërbimeve shëndetësore mbrenda
qendrave korrektuese dhe të paraburgimit, vecanarisht
shërbimeve psikiatrike dhe të sigurohet që mjekët e
përgjithshëm dhe specialist të jenë në dispozicion në cdo
kohë. (Veprimi: Ministria e Drejtësisë).
75
Shërbimet dentare
QKRMT është përgjithsisht e shqetësuar për mungesën e
shërbimeve të rregullta dentare në të gjitha institucionet
korrektuese. Poashtu të gjithë të dënuarit e intervistuar në QK në
Dubravë sa i përket kujdesit dentar kanë shprehur ankesa për
neglizhencë dhe mungesë efikasiteti nga ana e dentistëve. Të
dënuarit kanë theksuar se duhet presin shumë gjatë deri sa t’u vie
radha për kontrolle dentare. Ata pretendojnë që në shumë raste
atyre nuk u ofrohen shërbime dentare fare. Të dënuarit poashtu
kanë shprehur ankesa që nuk kanë mundur t’i rregullojnë dhëmbët
në insitutucionin korrektues por vetëm t’i heqin.
Rekomandimi:
• Të gjitha të dënuarit duhet të kontrollohen rregullisht tek
dentisti duke u ofruar atyre shërbime dentare të rregullta
(Veprimi: SHKK dhe menagjmentet e institucioneve
korrektuese);
• Rekrutimi i numrit të mjaftueshëm të dentistëve në të
gjitha qendrat korrektuese (Veprimi: MD/MSH apo SHKK).
Personeli dhe kushtet e punës
Gjatë vizitave monitoruese, QKRMT-ja vëmendje të veçantë i
kushton personelit, kushteve të punës dhe marrëdhenieve të tyre
me të dënuarit dhe të paraburgosurit. Zhvillimi i marrëdhënjeve
konstruktive dhe pozitive midis personelit dhe të
dënuarve/paraburgosurve është qenësor në uljen e rrezikut të
keqtrajtimeve, por edhe në ngritjen e nivelit të sigurisë brenda
institucionit.
Bazuar në diskutimet e gjëra me stafin e institucioneve, QKRMT-ja
konstaton se kushtet e punës së stafit nuk janë në nivelin e
76
dëshirueshëm. Sikurse gjatë viteve paraprake, edhe gjatë vitit 2012
personeli në instituconet korrektuese nuk përfiton ndonjë
kompenzim për punën e kryer në kushte të rrezikshmërisë.
Kushteve të vështira të punës i atribuohet edhe numri i vogël i
personelit në të gjitha qendrat korrektuese, kurse situata
përkeqësohet më tej kur kësaj i shtohet rritja e numrit të të
dënuarve/paraburgosurve si dhe rutinat ditore mjaft intensive. Ata
theksojnë që në kushte të tilla edhe siguria e tyre është më e
ndjeshme.
Njësia e transportit në QK në Lipjan janë ankuar për mungesën e
kushteve të duhura të punës. Ata i referohen mungesës së mjeteve
të punës, si veturave dhe mjeteve të komunikimit që u shkakton
vështërsi në zhvillimin e aktiviteteve ditore, në vecanti për sigurinë
gjatë transportit të të dënuarve.
Kushtet fizike të punës së stafit që poashtu janë shumë elementare,
nganjëherë nuk janë në nivelin e kënaqshëm. Personeli i qendrës së
paraburgimit në Prishtinë ka theksuar mungesën e hapësirave,
ventilimit dhe dritës si shqetësim themelor.
Lëvizja e shpeshtë e stafit ka pasoja të theksuara për
qëndrueshmërinë, motivimin dhe profesionalizmin e stafit. Dinjiteti
njerëzor përbën gurin themeltar të sistemit ndëshkimor dhe këto
parime duhet poashtu të aplikohen me kujdes në trajtimin e
personelit.16
Rekomandimi:
• Përmirësimi i kushteve të punës së stafit të SHKK-së në
qendrat korrektuese dhe qendrat e paraburgimit dhe
kushtet specifike të tyre të punës të merren parasysh
(Veprimi: Ministria e Drejtësisë/SHKK);
16
Standardet e KPT, Ekstrakte nga raporti i përgjithshëm i 11-CPT II [CPT /
Inf (2001) 16] Paragrafi 26
77
• Rekrutimi i personelit profesional të kualifikuar bazuar në
kritere të qarta (Veprimi: MD)
• Marrëdhënjet mes personelit dhe të dënuarve duhet të
ndërtohen në bazë të respektit dhe ndërveprimit
profesional dhe njerëzor. (Veprimi: menagjmenti në QK
në Dubravë).
Të arriturat themelore gjatë vitit 2012
Disa nga zhvillimet dhe të arriturat në shërbimin korrektues bazuar
në të gjeturat dhe rekomandimet e QKRMT gjatë periudhës 2011-
2012 përsa i përket kushteve fizike janë:
- Në fund të vitit 2012 ka filluar renovimi i kuzhinës në
qendrën korrektuese në Durbavë dhe pritet të përfundojë
në fillim të marsit 2013 kurse pajisjet e nevojshme do të
sillen më vonë për shkak procedurave specifike të
prokurimit;
- Gjatë vitit 2012, është bërë renovimi i katit të dytë të
qendrës korrektuese në Smrekonicë e cila ka shënuar rritje
të numrit të të dënuarve për më shumë se 100;
- Njësia e ndihmës së parë dhe objekti i edukatës fizike në
qendrën korrektuese në Dubravë poashtu është renovuar
gjatë vitit 2012;
- Në qendrën korrektuese në Lipjan renovimi i banjove
është përfunduar në dhjetor të vitit 2012;
- Gjatë gjithë vitit 2012 furnizimi me ushqim dhe barna ka
qenë i qëndrueshëm;
- Shërbimi Korrektues i Kosovës gjatë vitit 2011 ka filluar me
procesin e decetralizimit në nivelin e menagjmentit të
institucioneve korrektuese lidhur me procedurat e
prokurimit për mallra dhe shërbime. Ky proces është në
kontekstin e një strategjie afatgjate për reforma në
78
sistemin korrektues dhe shoqërohet me përgaditjen e
infrastrukturës dhe personelit i cili do të udhëheq tërë
këtë proces;
- Në fund të vitit 2011, qendrat e paraburgimit janë
shkarkuar nga numri i lartë i të dënuarve të cilët kryesisht
kanë qenë të vendosur në burgun e Dubravës;
- Në fillim të vitit 2012, shërbimi korrektues ka hapur
njësinë për mbrojtjen e dëshmitarëve. Ky është një objekt
të ri i filluar para dy vitesh me kushte të mira të jetesës
dhe i shoqëruar me objekte përcjellëse;
- Procesi i ndërtimit të një objekti të ri për QP në Gjilan
është në fazën e prokurimit kurse QP në Prishtina është në
një fazë fillestare;
- Me përkrahjen e Bashkimit Evropian një objekt i ndarë për
të miturit me masa edukative në QK në Lipjan do të
ndërtohet deri në fund të vitit 2013;
- Burgu i sigurisë së lartë është në ndërtim e sipër me një
kapacitet prej 300 vendeve. Ky burg pritet të fillojë punën
në vitin 2013 dhe të tërheq një numër përmbajtësor të të
dënuarve nga Qendra Korrektuese në Dubravë;
- Instituti Forenzik i Psikiatrisë është përkrahur nga Bashkimi
Evropian dhe do të fillojë me punë mbrenda vitit 2013. Ky
projekt është financuar nga Komisioni Evropian dhe i krijon
kushtet elementare për egzaminime psikiatrike dhe për
trajtimin e personave me çrregullimi mendore.
79
Greva e urisë në qendrën korrektuese në Dubravë, shtator 2012
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës
(QKRMT), ka zhvilluar një vizitë me 07 Shtator 2012 QK në Dubravë
për t’u informuar më për së afërmi me rrjedhën e grevës së urisë
dhe gjendjen e të burgosurve grevistë në këtë qendër korrektuese.
Ekipi monitorues i QKRMT i përbërë nga mjekë, juristë dhe
psikologë, fillimisht ka mbajtur një takim me anëtarët e bordit të
përkohshëm menagjues të kësaj qendre ku është njoftuar me
gjendjen e përgjithshme aktuale, rrjedhën e grevës së urisë si dhe
masat e ndërmarra. Më pas janë vizituar të gjitha ambientet e
institucionit, përfshirë edhe ambientet e kujdesit shëndetësor për
t’u informuar me gjendjen shëndetësore dhe trajtimin e ofruar të
burgosurve grevistë.
QKRMT pasi ka intervistuar një numër të konsiderueshëm të të
dënuarve që kanë hyrë në grevë urie është njoftuar se greva ka
filluar zyrtarisht me 03 shtator ku një numër prej rreth 40 të
burgosurve të vendosur në pavionin nr 2 kanë refuzuar pranimin e
ushqimit. Më pas u janë bashkangjitur të burgosurit e tjerë të këtij
pavioni për të vazhduar edhe me të dënuarit e pavioneve të tjera.
Sot, në ditën e pestë të grevës numri i përgjithshëm i të burgosurve
grevistë ishte rreth 500.
Kërkesa e vetme sipas të burgosurve të intervistuar është dhe
mbetet përfshirja e Amnistisë si kategori kushtetutuese. Sipas tyre
kjo kërkesë është shumë legjitime dhe mbeten të vendosur për të
vazhduar deri në përmbushjen e saj, dhe se greva e urisë sipas të
burgosurve vie si pasojë e dështimeve të vazhdueshme të
institucioneve për të përmbushur premtimet e dhëna më herët për
të shtyrë çështjen e miratimit të ligjit për Amnistinë.
Të burgosurit theksonin shqetësimet e tyre për tretman jo të duhur
shëndetësor – derisa gjendja shëndetësore e një numri të
konsiderueshëm të tyre ka filluar të rëndohet, gjendje e cila lidhet
80
edhe me kapacitetet jo të mjaftueshme të shërbimit shëndetësor
në QK në Dubravë.
Të gjithë të burgosurit theksojnë sjelljen e mirë dhe korrekte të
stafit dhe menagjmentit të institucionit dhe pohojnë se greva e tyre
ka të bëjë vetëm me institucionet vendimmarrëse të cilat sipas tyre
i kanë zhgënjyer vazhdimisht në kërkesën e tyre për ligjin për
Amnisti.
QKRMT-ja kërkon nga institucionet e vendit që të marrin hapa
konkret për përfshirjen e Amnistisë si kategori kushtetuese brenda
Kushtetutës së Republikës së Kosovës.
Çështje tematike: Matja e kualitetit të jetës në burg
Studimi i kualitetit të jetës në qendrën korrektuese në Dubravë
synon të analizojë cilësinë e jetës në qendrën korrektuese me
qëllim që të identifikojë në mënyrë shkencore sfidat e
vazhdueshme nga këndvështrimi i të dënuarve dhe personelit të
qendrës korrektuese. Përmes këtij studimi, mësimet e nxjerra pritet
të ndihmojnë personelit menagjues dhe vendimmarrës dhe të jenë
relevante për gjithë sistemin e drejtësisë penale në Kosovë.
Përfshirja e elementeve për mjetet vlerësuese të “Matjes së cilësisë
së jetës në Institucionin Korrektues” në këtë pytësor është një
mënyrë për t’u njohur me dinamika më të gjera të jetës në
institucionin korrektues dhe vecanti marrëdhënjet guardian-i
dënuar të cilat janë në konktekstin e procedurave të ankesave janë
pak a shumë të suksesshme për të parandaluar torturën dhe
keqtrajtimin. Të dënuarit do të paraqesin ankesa vetëm nëse
ndiejnë se ato do të mirren parasysh dhe nëse egziston nivel i
caktuar i besimit tek sistemi dhe autoritetet. Ky pytësor shqyrton
temat duke u fokusuar në përvojën e të dënuarve. Në fakt kjo ka të
bëjë me hulumtimin e shkallës deri ku “ dëgjohet zëri” i të
dënuarve dhe nivelin në të cilën ky zë “dëgjohet”.
Studimi vendos theksin në përcepcionin e të dënuarve rreth
mekanizmit të ankesave dhe shkallën që ata ndjejnë se
81
respektohen si dhe sigurinë e tyre. Hipotezat që japin vlerësim
pozitiv të atmosferës në burg bazuar në numër të vogël të
incidenteve të registrura testohen në raport me shkeljet e të
drejtave të njeriut. Ky studim ofron një bazament mbi përcepcionet
e të dënuarve mbi mundësitë që ekzistojnë për t’u ankuar dhe për
t’u dëgjuar.
Protokolli me një metodologji pune, qasje shkencore dhe afate të
qarta është përpiluar nga ekpertët e QKRMT-së dhe DIGNITY gjatë
vitit 2011.
Një pytësor me qasje kuantike mbi matjen e cilësisë së jetës në
institucionin korrektues (MQPL) është zhvilluar në vitin 2012,
derisa një komponentë kualitative e planifikuar që përbëhet nga
diskutime në grupe të fokusuara (FGD) me të dënuarit dhe
personelin është duke u zhvilluar nga janari deri në maj 2013.
(Diskutimi me grupe te fokusuara është shtyer për janar-maj 2013
për shkak të pengesave dhe ndërprerjes së procesit të përzgjedhjes
të menagjmentit të ri në qendrën korrektuese në Durbavë). Gjetjet,
apo të dhënat nga ky pyetësor janë përdorë për të zhvilluar
diskutimin në grupet e fokusuara.
Diskutimi në grupet e fokusuara kërkon zgjidhje reciproke të
pranueshme për pjesën më të madhe dhe çështjet e ngutshme të
ngritura në pytësorin e kuantitetit; derisa të vendoset për
miratimin e Koncepti Projekt për një zgjatje ta disa aktiviteteve në
kuadër të projektit të tanishëm, një seminar dyditor do të mbahet
në pranverë të vitit 2013 nga personeli i QKRMT-së. Një ditë do t’i
dedikohet diskutimit të gjeturave të pytësorit dhe diskutimeve me
grupet e fokusuara qe do të mbahet nga ana e DIGNITY dhe Prof.
Alison Liebling (Universiteti i Cambridge-it), dhe një ditë tjetër- të
dhënat/rezultatet e pytësorit do t’i ofrohen Shërbimit Korrektues të
Kosovës për nevoja të tij.
82
Avokimi dhe vetëdijësimi
Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara në mbështetje të
viktimave të torturës, 26 qershor 2012.
Që nga viti 1999 QKRMT-ja përmes aktiviteteve/fushatave
sensibilizuese shënon 26 Qershorin - Ditën Ndërkombëtare të
Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës.
Përmes këtyre akiviteteve, QKRMT-ja synon vetëdijësimin dhe
sensibilizimin e opinionit dhe autoriteteve kompetente qendrore e
lokale për respektimin e të drejtave të njeriut dhe luftimin e të
gjitha formave të torturës, keqtrajtimit apo trajtimit jonjerëzor,
degradues ose ndëshkimit.
Me 25 qershor, me rastin e shënimit të 26 qershorit- on remark of
26th of June – Dita Ndërkombëtare e Kombeve të Bashkuara në
mbështetje të viktimave të torturës, një njësi ka organizuar një
konferencë për të shënuar përvjetorin e parë të krijimit të tij me
temën “ Mekanizmat Kombëtar Parandalues- Sfidat dhe
Mundësitë”. Në konferencë kanë marr pjesë përfaqësues të shumë
institucioneve dhe të organizatave ndërkombëtare. Konferenca
është mbuluar gjerësisht nga mediat si ato elektronike ashtu edhe
ato të shkruara.
83
Në shënimin e 26 qershorit, në të njëjtën ditë, QKRMT ka
organizuar një takim me gratë e mbijetuara të torturës gjatë luftës
në Kosovë në vitin 1999 me moton: “dëgjoje zërin tim” – Unë
poashtu kam kontribuar për Kosovën dhe ka përfunduar me një
performancë simbolike artistike. Posterë, pamflete, këmisha dhe
qanta janë shpërndar për qytetaret. Ky organizim është mbuluar
gjerësisht nga ana e mediave.
Tryezë e rrumbullakët “Mekanizmi Kombëtar për Parandalimin e Torturës-sfidat dhe mundësitë ”
Me 25 qershor 2012, me përkrahjen e OSBE/Misioni në Kosovë,
anëtarët e Këshillit Drejtues (IAP, QKRMT dhe KMDLNJ) kanë
organizuar tryezën e rrumbullakët “Mekanizmi Kombëtar për
Parandalimin e Torturës-sfidat dhe mundësitë”. Në këtë tryezë
morën pjesë përfaqësues të Kuvendit të Kosovës (Komisioni
Parlamentar për të Drejtat e Njeriut), Shërbimit Korrektues të
Kosovës, OSBE-së përfaqësues të mediave.
Tryeza u organizua për nder të 26 Qershorit - Ditës Ndërkombëtare
të Kombeve të Bashkuara në Mbështetje të Viktimave të Torturës
dhe shënimit të një vjetorit të nënshkrimit të Marrëveshjes së
Bashkëpunimit ndërmjet IAP/QKRMT/KMDLNJ në kuadër e
angazhimit të përbashkët në përmbushje të Fushatës Kombëtare
kundër Torturës.
Qëllimi i tryezës ishte shqyrimi i kerkesave per implementimin e
Konventën e OKB-së kundër Torturës, përkatësisht Protokollin
Shtesë të saj dhe obligimet ligjore që dalin nga shtetet palë
nënshkruese të kësaj konvente. Vëmendje e vecantë i është
kushtuar rolit të organizatave monitoruese të të drejtave të njeriut
në vendet e ndalimit në Kosovë si një mekanizmit parandalues në
nivelin kombëtar.
84
Kryesuesje e Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut dhe
Barazi Gjinore Znj. Suan Noveberdaliu vlerësoi si të rëndësishme
dhe të nevojshme nismën e të tri organizatave. Zonja Noveberdaliu
poashtu ofroi përkrahjen e plotë në emër të Komisionit
Parlamentar për bashkëpunim me Këshillit Drejtues dhe ofrimin e
përkrahjes së nevojshme deri në funksionalizimin e plotë të tij sipas
përcaktimeve të Konventës së OKB-së kundër Torturës.
Zv. i Avokatit të Popullit Znj. Shqipe Mala njoftoi për modalitetet e
funksionimit të këtyre mekanizmave kombëtar në vendet e rajonit,
bashkëpunimin e tyre me shoqërinë civile dhe modelet e
mundshme për Kosovën.
Drejtoresha Ekzekutive e QKRMT-së, Znj. Feride Rushiti prezantoi
gjetjet e identifikuar nga monitorimi i të drejtave të personave të
privuar nga liria në Qendrat Korrektuese, Qendrat e Paraburgimit
dhe Institucionet e Shendetit Mendor.
Ndërkaq Drejtori Ekzekutiv i KMDLNJ-së Z. Behxhet Shala foli për
sfidat kryesore me të cilat ballafaqohet aktualisht Shërbimi
Korrektues i Kosovës dhe trajtimin e personave të dënuar dhe të
paraburgosur në këto institucione.
Tryeza “Roli i monitoruesve të jashtëm në respektimin e të drejtave të personave të privuar nga liria”
Me 09 nëntor 2012 me përkrahjen e Zyres së Komisioner të Lartë të
të Drejtave të Njeriut (OHCHR) Zyra në Kosovë, QKRMT ka
organizuar konferencën e Këshillit Drejtues “Roli i monitoruesve të
jashtëm të të drejtave të njeriut në institucionet korrektuese”.
Përveq përfaqësuesve të tri institucioneve anëatrë të Këshillit
Drejtues ishin edhe zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës,
përfaqësues të EULEX-it, Këshillit të Europës, Ambasadës së SHBA,
drejtuesve të të gjitha institucioneve korrektuese në Kosovë si dhe
mediave.
85
Qëllimi kryesor i tryezës ishte njoftimi i drejtuesve të institucioneve
korrektuese në Kosovë shumica e të cilëve janë emëruar (dy apo
tre muajve të fundit) në këto pozita, dhe me rolin e monitorimit të
jashtëm të të drejtave të njeriut në këto institucione.
Drejtuesit e institucioneve korrektuese u njoftuan edhe me
mandatin dhe metodologjinë e veçantë monitoruese të të tri
organizatave (IAP/QKRMT/KMDLNJ) si dhe iniciativën e tyre për
krijimin e Mekanizmit Kombëtar për Parandalimin e Torturës dhe
aktivitetet e zhvilluara për këtë qëllim.
QKRMT në këtë tryezë prezantoi standardet ndërkombëtare të
aplikueshme për respektimin e të drejtave të personave të privuar
nga liria metodologjinë, respektivisht qasjen e QKRMT-së në
monitorimin dhe vlerësimin e respektimit të të drejtave të
personave të privuar nga liria në këto institucione.
Në tryezë u prezantua edhe një përmbledhje e gjetjeve kryesore në
fushat më të ndjeshme të të drejtave të personave të
dënuar/paraburgosur në Qendren Korrektuese në Dubravë si dhe
sfidat me të cuilat përballet SHKK dhe personat e vendosur në
institucionet korrektuese.
Konferenca Vjetore në gjetjet e monitorimit dhe rekomandimet
Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës
(QKRMT), përkrahur nga Instituti për Shoqëri të Hapur (OSI) në
bashkëpunim edhe me Institutin Danez Kundër Torturës (Dignity),
me 06 Dhjetor 2012 ka prezantuar të gjeturat, përfshirë të arriturat
dhe mangësitë si dhe rekomandimet përmirësimin e respektimit të
të drejtave të personave të dënuar dhe të paraburgosur në
institucionet korrektuese të Kosovë.
Konferenca është përkrahur edhe nga Zyra e Komisionarit të Lartë
të të Drejtave të Njeriut (OHCHR), Zyra në Kosovë dhe kishte për
qëllim prezantimin e gjetjeve nga monitorimi i institucioneve
korrektuese dhe ofrimin e mundësisë përfaqësuesve të
86
institucioneve relevante për të diskutuar dhe adresuar çështje me
rëndësi të cilat do të bëhen pjesë e raportit përfundimtar të
QKRMT-së me gjetjet dhe rekomandimet në këtë fushë.
Në konferencë morrën pjesë Zv Ministri i Drejtësisë, Drejtori i
Shërbimit Korrektues të Kosovës, Drejtori Ekzekutiv i KMDLNJ-së,
përfaqësues të Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP), EULEX-it,
OSBE, Këshilli i Evropës, OHCHR, menagjmenti i institucioneve
korrektues, përfaqësues të medieve etj.
Në emër të QKRMT-së foli Drejtoresha Znj. Feride Rushiti e cila
falënderoj Ministrinë e Drejtësisë dhe Shërbimin Korrektues për
bashkëpunimin e vazhdueshëm në realizimin e monitorimit të të
drejtave të personave të dënuar/paraburgosur nga QKRMT-ja. Më
pas ajo u ndal në disa fusha problematike që kanë karakterizuar
shërbimin korrektues si: trajtimi dhe keqtrajtimi fizik dhe verbal i të
dënuarve nga ana e stafit të institucioneve në veçanti QK-së në
Dubravë, fenomenin e korrupsionit, nepotizmit, kontrabandimit
dhe diskriminimit në pikëpamje të gëzimit të beneficioneve po
ashtu në Dubravë, mandej infrastrukturën e dobët fizike dhe
kushtet e rënda higjienike (në Pavionet 1,2,3,5 në Dubravë dhe në
Qendrat e Paraburgimit në Prishtinë e Gjilan), mungesën e pajisjeve
për larjen e enëve në të gjitha qendrat, mungesën e stafit
profesional shëndetësor (mendor dhe atij stomatologjik) dhe
trajtimin shëndetësor (sidomos trajtimit specialistik) me vonesa në
të gjithë shërbimin korrektues, mungesën e kategorizimit të duhur
të të dënuarve, mekanizmat joefikas të ankesave të brendshme në
QK në Dubravë.
Znj. Rushiti përmendi edhe disa të arritura që Ministria e Drejtësisë
përmes SHKK-së ka arritur gjatë këtij viti si: furnizimi më i mirë me
ushqim dhe medikamente, (megjithëse me disa mangësi në raste të
caktuara), projektet e Ministrisë së Drejtësisë për përmirësimin e
infrastrukturës si renovimin e kuzhinës në QK në Dubravë,
ndërtimin e Institutit të Psikiatrisë Forenzike që pritet të vihet në
funksion në 2013, Ndërtimin e Burgut të Sigurisë së Lartë, QP në
afërsi të Gjilanit dhe Institucionin e veçantë për vendosjen e të
miturve me masë edukative në QK Lipjan.
87
Zv. Ministri i Drejtësisë Z. Daut Xhemajli theksoj mbështetjen e
Ministrisë ndaj SHKK-së dhe organizatave të pavarura monitoruese
dhe nevojën për vazhdimin e bashkëpunimit. Qëllimi i Ministrisë
dhe SHKK është që të dënuarit të mbahen në institucione
korrektuese për kohën e caktuar, ndërsa kur të kthehen në liri të
jenë të socializuar dhe të barabartë me qytetarët e tjerë. Po ashtu
do të kemi parasysh gjetje dhe rekomandimet nga konferenca dhe
do t’i jepet përparësi risocializimit dhe ri-integrimit të të dënuarve.
Përkundër kësaj, ne besojmë se institucionet korrektuese nuk janë
vende të kriminalitetit, por vende të risocializimit. Në prioritet kemi
funksionalizimin e njësive ekonomike brenda institucioneve e cila
do të luajë një rol të madh në këtë proces.
Drejtori i SHKK-së Z. Resmi Hoxha theksoi se disa nga problemet që
lidhen me keqtrajtimin apo trajtimin degradues dhe ofendimet
verbale mund të konsiderohen si të tejkaluara. Nuk ndodhin rast të
keqtrajtimeve dhe trajtimeve degraduese në nivel sistematik dhe të
përhapur, por megjithatë nuk përjashtohet mundësia që të ketë
raste individuale të izoluara. Për rastet e kontrabandimit tha se
SHKK ka marrë masat dhe ka ndëshkuar përgjegjësit duke përfshirë
stafin dhe të dënuarit e përfshirë. Ai shtoi se krijimi i kushteve të
duhura në këto institucione mbetet çdoherë në agjendën e
Ministrisë së Drejtësisë dhe Shërbimit Korrektues. Për vërejtjet në
punën e Panelit për Lirimi me Kusht tha se Ministria e Drejtësisë
duhet t’i qaset më ndryshe përbërjes së panelit duke përfshi
ekspertë nga fusha multidisiplinare. Z. Hoxha po ashtu falënderoj
për bashkëpunim QKRMT-në në projektin e ndryshimeve në Ligjin
për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, në dispozitat lidhur me
ankesat e të dënuarve.
Z. Alban Muriqi nga QKRMT-ja, më pas prezantoi në hollësi një
përmbledhje të gjetjeve dhe mangësive të evidentuara nga ekipet
monitoruese të QKRMT-së përgjatë 2012, që lidhen me respektimin
e të drejtave dhe trajtimin e personave të dënuar në të gjitha
institucionet korrektuese në Kosovë.
Z. Behxhet Shala nga KMDLNJ theksoj se gjetjet apo problemet e
mësipërme qëndrojnë dhe mbetet që Ministria e Drejtësisë të
88
punojë më shumë në adresimin dhe zgjidhjen e tyre. Ai potencoi në
veçanti mungesën e efikasitetit të Panelit për lirim me kusht i cili
mund të luajë një rol shumë më të rëndësishëm dhe t’i motivojë
më shumë të dënuarit për sjellje të mira; Mungesën e informimit
në gjuhen e tyre ose gjuhen që e kuptojnë për të
dënuarit/paraburgosurit shtetas të huaj, e sidomos mungesën e
kontaktit të shtetasve të Shqipërisë me Ambasadën e Shqipërisë në
Kosovë; ndarjen e të dënuarve/paraburgosurve në baza etnike
nëpër institucione (atyre te komunitetit serb nga shqiptarë);
mungesën e kapaciteteve profesionale të institucioneve për
aplikimin e programeve risocializues.
Edhe përfaqësuesi i IAP-së tha se gjatë realizimit të mandatit të tij
kushtetues dhe ligjor IAP merr ankesa me shkrim sikurse edhe
thirrje telefonike që kanë të bëjnë kryesisht me mungesën e
furnizimit me medikamente; sjelljen jo të mirë të stafit; punën e
Panelit për Lirim me kusht si dhe mbingarkesën në qendrat e
paraburgimit.
89
Në përmbyllje të konferencës Znj. Feride Rushiti falënderoi të gjithë
pjesëmarrësit për diskutimet, komentet dhe zotimet e tyre të cilat
do t’i shërbejnë Raportit Vjetor përfundimtar dhe gjithë përfshirës
të QKRMT-së mbi respektimin e të drejtave të njeriut në
institucionet korrektuese që do të publikohet në fillim të 2013.
Mekanizmi Institucional për parandalimin e torturës
QKRMT-ja është iniciatore e Memorandumit të Mirëkuptimit
ndërmjet QKRMT-së, Institucionit të Avokatit të Popullit (IAP) dhe
Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ)
të nënshkruar me 10 maj 2011. Ky Memorandum parasheh krijimin
e një Këshilli Drejtues, qëllimi i të cilit është ndërmarrja e misionit
të monitorimit të pavarur në vendet e ndalimit si dhe avokimit për
krijimin e Mekanizmit Kombëtar Parandalues (MKP) sipas parimeve
të Protokollit Opsional të Konventës Kundër Torturës të OKB-së
(OP-CAT).
Që nga nënshkrimi i Marrëveshjes, Këshilli i Përbashkët Drejtues i
përbërë nga përfaqësues të të tri institucioneve me përvojë
profesionale në fushën e monitorimit të të drejtave të personave të
privuar nga liria, ka zhvilluar 3 vizita të përbashkëta monitoruese në
Institucionet Korrektuese të Kosovës; dy vizita pune në Shqipëri
dhe Maqedoni për t’u njohur me përvojat në procesin e themelimit
të MKP-së; dy trajnime në Planifikimin strategjik dhe shkathtësitë
komunikuese si dhe shkathtësitë praktike dhe organizative; një
trajnim të përbashkët mbi parimet, teknikat dhe metodologjinë e
monitorimit të vendeve të ndalimit; një trajnim në “Ngritjen e
fondeve dhe manegjimin e ciklit të fondeve” dhe një trajnim në
“lobim dhe avokim”.
Në bashkëpunim më Institutin Danez kundër Torturës “Dignity”,
QKRMT ka hartuar dhe publikuar Manualin e Monitorimit të
vendeve të ndalimit i cili ofron udhëzime dhe praktika të
përgjithshme mbi monitorimin e vendeve të ndalimit dhe i cili
mbështetet në udhëzuesin gjithëpërfshirës të Asociacionit për
Parandalimin e Torturës (APT) “Monitorimi i vendeve të ndalimit”.
90
Në prill 2012 Këshilli Drejtues ka miratuar Planin Aksional për
themelimin dhe funksionalizimin e Mekanizmit Kombëtar
Parandalues. Plani Aksional parasheh funksionalizimin e këtij
mekanizmi brenda periudhës 2012-2014. Këshilli Drejtues ka
zbatuar pjesë të këtij Plani siq janë takime me drejtues të
instituciove lokale dhe qendrore, vizita të përbashkëta, tryeza etj,
me qëllim të promovimit të Këshillit Drejtues dhe nevojës për
përkrahjen institucionale të iniciativës së përbashkët.
Kjo iniciativë fatkeqësisht ende nuk ka gjetëur ndonjë përkrahje
institucionale për mbështetje financiare të projektit duke përfshirë
edhe mbështetjen e ndonjë organizate ndërkombëtare, dhe të
gjitha aktivitetet e deritashme janë mbështetëtur në baza
vullnetare të anatëreve të Këshillit Drejtues. OSBE ka mbështetur
Këshillin Drejtues që nga nënshkrimi i memorandumit në ngritjen e
kapaciteteve të anëtarëve të tij përmes trajnimeve të ndryshme.