Top Banner
Punime të Kuvendit Legjislatura e 15-të Viti 1998, nr.5
412

Punime të Kuvendit Legjislatura e 15-të Viti 1998, nr · 2009-06-07 · përbashkët, një faktor kohezioni social, një autoritet ligjor, një mendje sintetizuese, që do t’u

Mar 10, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
  • Punime të KuvenditLegjislatura e 15-të

    Viti 1998, nr.5

  • PUNIME TË KUVENDIT

    Seancat PlenareViti 1998

    5

    Tiranë, 2009

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1934

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1935

    REPUBLIKA E SHQIPERISEPunime të Kuvendit

    Seancat plenare

    LEGJISLATURA E 15-TËSesioni i tretë

    E shtunë, 10.10.1998Seanca e paradites

    Drejton Kryetari i Kuvendit, Skënder Gjinushi

    Skënder Gjinushi - Zotërinj deputetë, hapimseancën.

    Vazhdojmë debatin për Projektkushtetutën.Fjalën e ka deputeti Agasi.Bardhyl Agasi - E nderuara Kryesi, të nderuar

    deputetë,Diskutimi dhe miratimi i Projektkushtetutës

    shënon, pa dyshim, ngjarjen më të rëndësishme dhearritjen më të madhe të kësaj legjislature. Plotësohetkështu boshllëku më i ndjeshëm në legjislacioninshqiptar, duke ndërtuar bazamentin e fuqishëm tështetit ligjor.

    U bënë 7 vjet që është folur e debatuar për ngritjene kësaj Kushtetute, e cila ishte shndërruar në njëobjekt të luftës së ashpër politike mes forcave tëndryshme, ku secila kërkonte ta kishte hartimin dhemiratimin e saj në pronësi të programit të vetelektoral. Në këta 7 vjet u ndesh dëshira, epërfaqësuar nga shumica e shqiptarëve dhe e forcavepolitike, dhe mosdëshira, e përfaqësuar nga njëpakicë klanore brenda ndonjë force politike.

    Hedhja në referendum, pas diskutimit nëParlament, sigurisht që ia njeh të drejtën e miratimittë ligjit themeltar të shtetit atij që i takon, popullit.

    Ky sovran i madh ka fituar tashmë mençurinë dhematurinë për të zgjedhur për fatin e tij dhe të shtetittë tij Kushtetutën, që garanton një të ardhme të sigurtdhe e vë Shqipërinë denjësisht në familjen e madhetë vendeve demokratike. Ai tashmë është shprehurpër një republikë parlamentare, duke ndjekurshembullin e shumicës së vendeve më të përparuarademokratike, por dhe duke mos harruar përvojën ehidhur të përqendrimit të pushteteve në një dorë tëvetme. Pikërisht nga kjo përvojë ai nuk pranoiProjektkushtetutën e nëntorit të vitit 1994, të firmosurnga Sali Berisha, duke mos i lënë asaj asnjë ditëjetë.

    Kushtetuta e re ka karakter thellësishtdemokratik. Ajo garanton të drejtat dhe liritëthemelore të shtetasve të saj, njohjen dhe mbrojtjene të drejtave kombëtare të popullit shqiptar që jetonjashtë kufijve të vet, mbrojtjen dhe respektimin e tëdrejtave të pakicave kombëtare, ndarjen e pushteteve,organizimin dhe funksionimin e tyre, ngritjen e sitemitekonomik mbi bazën e ekonomisë së tregut, të lirisësë veprimtarisë ekonomike dhe të pronës private epublike. Kushtetuta e re garanton lirinë e shprehjessë medias të shkruar dhe asaj elektronike, duke

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1936

    shmangur çdo formë censurimi.Megjithatë, mund të bëhet dhe ndonjë vërejtje

    për hir të punës dhe përmirësimit të mëtejshëm.Pikërisht përcaktimi dhe ndalimi i censurësparaprake të mjeteve të komunikimit lë njëfarë shtegukufizimi. Gjithashtu marrja e informacionit përveprimtarinë e personave që ushtrojnë funksioneshtetërore, për të mos cenuar dhe dëmtuar jetënprivate, mendoj të bëhet vetëm për veprimtarinëfunksionale të tyre. Po në kuadrin e mbrojtjes sëlirive të personit, shprehem se kjo liri nuk mund tëkufizohet edhe kur ka dyshime të arsyeshme përkryerjen e një vepre penale. Dyshimet janë gjithmonëdyshime dhe ato s’mund të jenë garant për heqje tëkufizuar të lirisë së personit, të cilën ne e kemi ndiermbi kurrizin tonë në katër vjetët e mëparshëm.

    Një nga pjesët më të rëndësishme në Kushtetutëështë ajo për Presidentin e Republikës. Në të ështëpërcaktuar rasti i mosmarrjes së shumicës sëkërkuar edhe pas votimit të pestë, gjë që sjell, sipasKushtetutës, edhe shpërndarjen e Parlamentit dhebërjen e zgjedhjeve të reja të përgjithshme brenda60 ditëve. Mendoj se zgjedhje të dyta tëpërgjithshme brenda një afati kaq të shpejtë, pothuajmenjëherë pas zgjedhjeve të para, nuk do të sillninndonjë rezultat tjetër për forcat politike. Populli, kurvoton, ka parasysh kandidatët për deputetë dheprogramet e forcave politike dhe jo kandidatët përPresident. Mendoj që për zgjedhjen e Presidentit tëmos bëhen 5 votime në Kuvendin Popullor, por kynumër të ulet dhe rasti të zgjidhet me shumicën eanëtarëve të Kuvendit, gjë që në Kushtetutë ështëpërcaktuar për zgjedhjen e Presidentit të Republikësnga Kuvendi i ri, i dalë pas zgjedhjeve të dyta. Këtëtë drejtë të zgjedhjes së Presidentit me shumicën egjithë anëtarëve të Kuvendit mund ta ketë Kuvendi idalë nga zgjedhjet e para duke paraqitur kandidaturatë reja.

    Duke pasur parasysh rolin e numrit një të shtetitsi përfaqësues i unitetit të popullit, mendoj sepërcaktimi i një afati prej 60 ditësh, për pamundësinëe ushtrimit të detyrës nga ai, është i shkurtër. Jampër më shumë ditë. Gjithashtu mendoj sekompetencat e mëparshme të Kuvendit, meKushtetutën e re i kalojnë Presidentit. KështuPresidenti zgjeron këto kompetenca duke emëruartë gjithë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, kryetarine kësaj gjykate, Prokurorin e Përgjithshëm,prokurorët e tjerë, anëtarët e Gjykatës së Lartë,kryetarin e kësaj gjykate dhe duke qenë edhe vetëKryetar i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, mund të

    ndihet rreziku i varësisë së organeve të drejtësisënga kreu i shtetit, edhe pse në disa nga këto rasteemërimet kryhen në bazë të propozimeve të bëranga institucione të tjera. Natyrisht, shumë ndryshimemund të bëhen në diskutimin nen për nen që do t’ibëjmë së bashku.

    Të nderuar deputetë,Neve na takoi fati të diskutojmë këtë Kushtetutë

    pas një pune tepër serioze dhe të lodhshme ngaKomisioni i Projektkushtetutës. Por në hartimin esaj është puna dhe angazhimi i të gjitha forcavepolitike, të pozitës dhe të opozitës. Kjo nuk ështëKushtetutë e bërë nga socialistët dhe aleatët e tyre,por kontribut i të gjitha forcave, nga e majta në tëdjathtë; këtu s’ka vend mendimi se Kushtetuta umiratua kur në pushtet ishte Partia Socialiste,Aleanca për Shtetin, dhe të shikohet me syrin exhelozisë partiake, që për fat të keq po shikohetnga ndonjë. Kushtetuta është jetëgjatë dhe elektoratiopozitar jam i sigurt se do të votojë për të, se ajoështë edhe e tij. Miratimi i Kushtetutës le të tregojënjë shembull se shqiptarët bëhen një për çështje tëtilla që i shërbejnë ndërtimit të një shteti të ridemokratik dhe realizimit të aspiratave të tyre.Falemnderit!

    Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Agasi!Deputeti Pëllumbi e ka fjalën.Servet Pëllumbi - Zoti Kryetar, të nderuar

    deputetë,Tashmë kemi nëpër duar Kushtetutën e

    ardhshme, ligjin themelor të shtetit, një dokumentme vlera të shumta, që do t’i japë emër një epokedhe vetë këtij Parlamenti.

    Projektkushtetuta, duke qenë fryt i një pune tëkujdesshme, të përkushtuar dhe me profesionalizëmtë lartë, meriton mbështetje, meriton votën tonë dhevotën referendare të popullit. Koherenca logjike,qartësia, konkretësia, fryma kombëtare, në harmonime arritjet më të mira kostitucionale bashkëkohore,mund të radhiten ndër vlerat e shumta tëProjektkushtetutës. Por unë do të desha ta shihjakëtë dokument me rëndësi historike edhe në njërrafsh më të gjerë teoriko-sociologjik.

    Miratimin e Kushtetutës dhe funksionimin eshoqërisë sonë mbi bazën e saj, unë do ta quaja sinjë gur sinori, si cakun që do të shënojë edhe fundine një tranzicioni të vështirë dhe të zgjatur, drejt njëshoqërie demokratike, pa kthim mbrapa. E themkëtë, sepse Projektkushtetuta jo vetëm pasqyronndryshimet e ndodhura nga viti ’90 e këtej, por sepsena jep njëherësh edhe tiparet e shoqërisë

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1937

    demokratike në trajtën e tyre të zhvilluar, ashtu siçdëshirojmë të jenë institucionet demokratike, liritëdhe të drejtat e njeriut, organizimi politik i shoqërisësonë etj.

    Kam mendimin se forcat politike që upërfaqësuan në Komisionin Kushtetues dhe anëtarëte tij e rrokën drejt këtë veçori të punës që do tëduhej të bënin gjatë mëse një viti. Prandaj puna përhartimin e Projektkushtetutës u konceptua si një punëstudimore, e hapët, si një dialog i vazhdueshëm dheme konsulencë kompetente, si një shkëmbim përvojee informacioni, pa përjashtuar kontaktet me publikune gjerë. Ajo nuk u rrezikua asnjëherë nga ndonjëmonopolizim partiak, siç ndodhi në vjeshtë të ’94-ës, kur Partia që ishte atëherë në pushtet, injoroifaktorët e tjerë, deri dhe Parlamentin.

    Në rastin e tanishëm kemi diçka krejt tjetër.Projektkushtetuta e tanishme është një vepër epërbashkët, një faktor kohezioni social, një autoritetligjor, një mendje sintetizuese, që do t’u shërbejë tëgjithë shqiptarëve, pavarësisht nga parcelizimetpartiake. Dhe kjo ka qenë në favor të nivelit cilësortë Projektkushtetutës që kemi në duar. Parë me këtësy, mënjanimi i PD-së dhe i ndonjë force tjetër politikenga procesi për hartimin dhe miratimin e Kushtetutës,pra nga përgjegjësitë e veta, nuk mund të përligjetduke e barazuar atë me luftën politike dhe meobjektivat e saj të caktuar në mënyrë subjektive.Kushtetuta nuk mund të mbetej e nuk mund tëmbetet më peng e luftës politike. Populli tashmë kamësuar t’i ndajë këto dy gjëra, populli do Kushtetutë.Ky është mesazhi që na ka dhënë vazhdimishtelektorati në takimet që kemi pasur dhe kjo ka shumërëndësi të nënvizohet që në këtë moment kur podiskutohet Projektkushtetuta. Dhe sot nuk mund tështrohet më çështja: “Po nuk e pranoi Kushtetutënkjo apo ajo forcë politike, ajo Kushtetutë nuk paskavlerë". Unë do të thosha se pas kësaj nuk do të ketëvlerë në sytë e popullit, të opinionit të brendshëm etë jashtëm jo Kushtetuta e votuar nga populli, porajo forcë politike që do të vazhdojë të mos e pranojëatë, duke e vënë veten dhe veprimtarinë e saj nëpozita antikushtetuese.

    Puna për Kushtetutën ka pasur dhe ka vetëmnjë kusht: të bëjmë një Kushtetutë të mirë,bashkëkohore, sa më jetëgjatë dhe që shpejtonintegrimin dinjtoz të Shqipërisë në Europë. Shprehkënaqësinë time, sepse shoh që ky kusht ështëplotësuar në mënyrë të kënaqshme. Po e konkretizojduke iu referuar vetëm disa momenteve që kanë tëbëjnë me organizimin politik të shoqërisë sonë:

    Së pari, mendoj se projekti e ka zgjidhur drejt tëgjithë kompleksin e ndarjes së pushteteve dhe kaarritur të pajtojë idenë e një qeverisjeje demokratike,me kërkesën për një qeveri të fortë, dhe kjo ështëndër çështjet më të diskutueshme e më të vështiraedhe për vendet me tradita të zhvilluara demokratike.

    Së dyti, referendumi popullor, si një instrumentideal që i jep jetë vullnetit të përgjithshëm, që eshndërron politikën në një çështje kombëtare, kagjetur një sanksionim të saktë dhe të plotë në projekt.

    Së treti, u njihet e drejta ligjore e qytetarekonkurrencës së alternativave të ndryshme dheorganizimeve pluraliste përkatëse, pa të cilatgjithsesi është e vështirë të arrihet kultivimi i artit tëtë jetuarit në paqe sociale, për t’i thënë “jo" reagimitinstinktiv për të luajtur secili për vete.

    Së katërti, tezës se në politikë nevojitet njëidealizëm i qëndrueshëm i jep përgjigje adekuatepjesa që sanksionon në nivel europian të drejtat dheliritë e njeriut. Kjo i jep politikës dimensionin e duhurhuman dhe zbut pasojat e një të vërtete jo tëkëndshme, kur klasa politike e sheh popullin si njëmasë zgjedhësish apo dhe më keq, si një turmë përtë mbushur sheshet në interes të klaneve politikerivale. Me këtë, Projektkushtetuta i thotë “jo"inferioritetit të shqiptarëve në raport me qytetarët etjerë europianë, megjithëse sot për sot vetëm meadoptimin e kodit të njëjtë të lirive dhe të drejtave tënjeriut.

    Të nderuar deputetë,Në mbyllje le të më lejohet të bëj edhe këto tri

    sugjerime:Sugjerimi i parë: Duke qenë dakord me idenë e

    një ekzekutivi të fortë, e disaprovoj procedurën eparashikuar të mocionit të mosbesimit përKryeministrin dhe mundësinë e shkarkimit të tij ngaParlamenti vetëm nëse Kuvendi është në gjendje tëzgjedhë një kryeministër tjetër. Pse të paragjykohetmocioni i mosbesimit, që është një hap irëndësishëm demokratik? Kush do ta përcaktojënëse është ose jo në gjendje Parlamenti të zgjedhënjë kryeministër tjetër? Më duket një çështje jo egoditur ashtu siç është parashikuar.

    Së dyti, do ta quaja me vlerë nëse do tësanksionohej në Kushtetutë sistemi i zgjedhjeve, meqëllim që ai të mos lihet në funksion të luftëravepolitike për pushtet, siç ka qenë deri tani.

    Së treti, një diferencim më i mirë i idevekushtetuese nga ato që marrin trajtën e njëudhëzuesi, mendoj se do të shkonte në të mirë tërritjes së nivelit cilësor të Kushtetutës.

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1938

    Duke mos e diskutuar votën time proProjektkushtetutës, ju ftoj, të nderuar deputetë, përtë njëjtën gjë edhe ju.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Pëllumbi!Fjalën e ka deputeti Bufi.Ylli Bufi - I nderuar, zoti Kryetar, të nderuar

    zotërinj deputetë,Pas vitit 1991 dhe fillimit të tranzicionit politik

    dhe ekonomik të vendit, realizimi i Kushtetutës sështetit të ri demokratik jo vetëm ka qenë çështja mëe rëndësishme e politikës shqiptare, por gati ështëkthyer në një nyje gordiane, zgjidhja e së cilës do tëzgjidhte menjëherë të gjitha problemet e mprehta tëkëtij tranzicioni të gjatë dhe të lodhshëm. Kemi 7-8vjet që vazhdojmë të ecim në këtë rrugë të pluralizmit,me kaq zigzage, drejt Kushtetutës dhe për këtë fajetapo arsyet kërkojmë t’i gjejmë që nga traditat tonahistorike, demokratike dhe deri te përgjegjshmëriae forcave të sotme politike të vendit.

    Pa hyrë në këtë analizë, që pa dyshim ështëtepër serioze, unë këtu dua vetëm të theksoj sedështimet e derisotme të bërjes së vendit meKushtetutë duhen kërkuar në gabimin fatal të atyreforcave politike që e kanë konceptuar Kushtetutënsi një kështjellë, marrja e së cilës do t’u garantonteatyre pushtetin për një kohë të gjatë. Në të kundërtën,Kushtetuta përcakton rregullat e ndërrimit tëpushtetit nga një forcë politike në tjetrën. Ështëvazhdimësia e këtij procesi që përbën vetë shtetindhe determinon stabilitetin e tij.

    Në referendumin e vitit 1994 populli e kuptoidinakërinë e komandantit, që me nenet eKushtetutës donte të ndërtonte një labirinth për tëhyrë në kështjellë dhe të rrinte përjetësisht brenda,prandaj dhe nuk e votoi atë Kushtetutë. Ishte kjoarsyeja që, megjitëse të gjithë shqiptarët e dinin sesa e domosdoshme ishte Kushtetuta për ta, erefuzuan atë. Kjo e vërtetë bëhet shumë më ekuptueshme për të gjithë ne sidomos mbas grushtittë shtetit, natyrisht jo ushtarak, por partiak, që sapokaluam, si një tjetër përvojë ekstremalisht e hidhur,për të vërtetuar domosdoshmërinë jetike tëKushtetutës, jo për të hyrë në kështjellën e pushtetit,por për të ndërtuar themelet e qëndrueshme tështetit.

    I ngopur nga impresioni i përvojës së hidhur tëderitanishme, unë kam bindjen e plotë se KomisioniKushtetues që përgatiti këtë draft dhe të gjithë nedeputetët e këtij Parlamenti, me gjithë mungesën ederitanishme të kontributit të opozitës, tashmë të

    gjithë jemi koshientë për faktin se Kushtetuta që pobëjmë, nuk është e një partie apo e një aleance sotnë pushtet, por është e të gjithë shqiptarëve, ështëe Shqipërisë. Për të mos qenë vetëm retorik, duashkurt të argumentoj këtë të vërtetë:

    - Gjëja e parë e rëndësishme që konstaton kurlexon me kujdes tekstin e këtij projekti, është faktise formulimet e të gjitha neneve dhe parimet kryesorekushtetuese nuk bazohen në formulimet eprogrameve të forcave të caktuara politike. Duketqartë që maxhoranca absolute e së majtës jo vetëmformalisht lëshoi karrigen e kryetarit apo tëbashkëkryetarit të Komisionit Kushtetues, por ajonë asnjë rast nuk ka dashur të imponojë me votën eshumicës formulime apo ide të programit të sajpolitik. Siç deklaroi këtu dhe bashkëkryetari Godo,në të gjitha formulimet pasqyrohet konsensusi i tëmajtëve, të djathtëve, republikanëve dhe ngjyrave tëtjera të spektrit politik të vendit. Ky konsensus ështëedhe për formulimin e shumë çështjeve të nxehta tëpolitikës shqiptare, si për pronën private, strukturëne pushtetit lokal, kompetencat e institucionevethemelore të shtetit etj. Unë jam i sigurt që e njëjtagjë do të ndodhte edhe sikur demokratët të merrninpjesë në punën e Komisionit Kushtetues.

    - Gjëja e dytë e rëndësishme që vlerëson kurstudion tekstin e këtij projekti, është fakti që,ndonëse formulimet e të gjitha neneve përputhen meparimet demokratike dhe universale kushtetuese tëvendeve të tjera demokratike, nuk është kopjuarasnjë nga tetë apo dhjetë modelet e kushtetutaveqë dikur rekomandoheshin apo servireshin si garancipër të quajtur demokratik një draft kushtetues. Unëmendoj se jo vetëm idetë, por dhe strukturat ezgjidhjet që jepen në tekst, marrin mirë parasyshtraditën, përvojën dhe realitetin shqiptar nëkompleksitetin dritë-hije të tij. Ndryshe, një modelthjesht europian, megjithëse aq shumë i dëshiruarpër shqiptarët, nuk do të funksiononte. Pra, komisionika mundur të bëjë një Kushtetutë për Shqipërinëdhe kjo, pa dyshim, është një meritë epadiskutueshme e Komisionit Kushtetues.

    Në një diskutim të tillë në parim nuk është venditë flitet për çështje dhe objeksione ndoshta konkretetë përmbajtjes së draftit kushtetues, për të cilat dotë ndalemi gjatë diskutimit nen për nen. Por unëkëtu do të dëshiroja të mbështesja zgjedhjen që kabërë Komisioni Kushtetues që midis alternativave tënjë modeli kushtetute kryesisht me parime universaledhe të një modeli kushtetute jo vetëm me parimeuniversale, por dhe me vendosjen e rregullave me

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1939

    fuqi kushtetuese, është zgjedhur varianti i dytë. Porzgjedhja e këtij modeli kërkon të jemi shumë tëvëmendshëm gjatë diskutimit në Parlament nëpërcaktimin e rregullave kushtetuese që do tëvendosim, që ato të jenë sa më të goditura e, përpasojë, të jenë sa më afatgjatë.

    Për këto dy arsye kryesore, unë kam bindjendhe jam i sigurt se shpreh edhe opinionin e elektoratittë zonës sime elektorale të Bashkisë së Patosit dheKomunës së Zharrëzës, vullnetin e të cilëvepërfaqësoj këtu në Kuvendin Popullor, se projekti iKushtetutës do të votohet gjerësisht pozitivisht ngashqiptarët. Gjykimi se shqetësimet për mjaftprobleme jetike, lodhja dhe kontestimet për politikënapo për qeverisjen e sotme i kanë bërë indiferentëdhe pa shpresë shqiptarët dhe për këtë ata nuk dotë marrin pjesë në aprovimin referendar të saj, është,për mendimin tim, plotësisht i gabuar. Me gjithëshqetësimet, lodhjen apo kontestimet, nuk ështëaspak e ekzagjeruar të them se shqiptarët e shohinshpresën e së ardhmes më të mirë të tyre pikërishtte miratimi i Kushtetutës. Në diskutimin tim pikërishtunë doja të thosha këtë: se garancia për një besimtë tillë është e plotë. Projekti i hartuar i Kushtetutësnuk është i asnjë partie apo aleance partish, por i tëgjithë shqiptarëve. Pavarësisht se ne vazhdojmë tëdiskutojmë rreth opcioneve konkrete, shqiptarët janëtë bindur se filozofia politike e Komisionit Kushtetuesdhe e maxhorancës që ndërmerr këtë iniciativë dhee të gjithë neve, përfaqësuesve të popullit, është krejte kundërt me atë të komandantit dinak që dëshirontetë hynte në kështjellën e pushtetit të përjetshëm.Kjo është e mjaftueshme që shqiptarët të votojnëgjerësisht për Kushtetutën e tyre.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Bufi!Fjalën e ka deputeti Lesi.Nikollë Lesi - I nderuar, zoti kryetar i seancës,

    të nderuar kolegë,Në lidhje me Projektkushtetutën e paraqitur nga

    komisioni, unë do të flas për atë pjesë që marr veshdhe kuptoj mirë, për pjesët e tjera i besoj KomisionitKushtetues dhe dy bashkëkryetarëve të nderuar,Godo dhe Imami, në lidhje me garantimin e fjalës sëlirë në këtë Projektkushtetutë.

    Së pari, me këtë Projektkushtetutë të paraqiturdhe që do ta diskutojmë e miratojmë nen për nen,mendoj që përfundimisht në Shqipëri garantohet fjalae lirë. Të gjithë kolegët deputetë, si dhe opinionipublik shqiptar e dinë se çfarë persekucionesh dheçfarë shtypje ka pasur ndaj medias së pavarur në

    veçanti. Të gjithë e dimë se, nëse tri pushtetet etjera në Shqipëri, që ju tashmë i dini, janë ngriturdhe funksionojnë në njëfarë mase mirë, janë ngriturme ndihmën dhe sugjerimin e komunitetitndërkombëtar, ndërsa shtypi, ose pushteti i katërt,ose shtypi i pavarur, është ngritur me dashamirësinëe perëndimorëve, por me forcat e veta, në kuptimine mirë të fjalës. Të gjithë jemi dëshmitarë që gjatëkëtyre viteve shtypi është persekutuar, ndjekur, djegure me radhë, që të gjithë të tjerët e dinë më mirësesa unë. Mendoj që në këtë Projektkushtetutështypi përfundimisht siguron garantimin e tij.

    Së dyti, mendoj se në Projektkushtetutën e vitit1994, e cila u rrëzua, si pasojë e pushtetit autoritartë Berishës dhe e “manifestimeve" që ai përdori përtë marrë monopolin e miratimit të Kushtetutës, përtë qenë ai babai i Kushtetutës shqiptare, shtypi dhemedia në përgjithësi luajti një rol pozitiv, në sensinqë e rrëzoi miratimin e asaj Projektkushtetute.

    Së treti, kam përshtypjen që mbrëmë u dha sinjalii parë nga opozita jonë e nderuar që përfundimishtnuk do të marrë pjesë në këtë diskutim dhe në votim,nëse e kam kuptuar drejt. Mbrëmë, në një ngastacionet televizive private pashë një konferencështypi të dy prej liderëve të opozitës së djathtë, tëcilët dhanë shenjën e parë (nuk doli direkt Berisha)se do të ftojnë përfundimisht elektoratin e tyre që tëabstenojnë ose të mos e miratojnë. Edhe abstenimimosmiratim është. Qofsha i gabuar në këto që them,por kam përshtypjen se votimi që “do të shkojë gjithëpopulli shqiptar pa dashjen e shumicës së popullitshqiptar" do të kthehet jo në një votim përKushtetutën, por në një votim politik për Kushtetutën.Kolegët të më kuptojnë drejt.

    Prandaj unë, si një përfaqësues modest, nga mëtë vegjlit e medias, mendoj që media duhet të luajënjë rol kryesor në propagandimin, jo në kuptiminklasik të fjalës, por në mbështetjen dhepropagandimin e kësaj Projektkushtetute, që tëmiratohet dhe të mos kthehet në votim politik, sepsekjo Projektkushtetuë është për të gjithë, është edhepër ata që dolën mbrëmë në televizion dhe thanë qëdo të abstenojmë.

    Përfundimisht, unë i jap votën “pro" kësajProjektkushtetute, sepse këtu shoh garantiminpërfundimisht të interesave të popullit dhe në veçantigarantimin e fjalës së lirë në Shqipëri.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Lesi!Zoti Dokle e ka fjalën.Namik Dokle - Të nderuar kolegë deputetë,

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1940

    Për dy arsye krejt të ndryshme, vetëm dy vende tëEuropës nuk kanë kushtetutë: Anglia dhe Shqipëria.Anglia, si një nga vendet më demokratike të Europës,e ka ndërtuar jetën e saj civile dhe shtetërore mbibazën e asaj që quhet “Karta e Madhe" dhe që ushkrua disa shekuj më parë. Vetë zhvillimi idemokracisë në këtë vend i ka dhënë të drejtën tëquhet “vendi me kushtetutë të pashkruar", por qëfunksionon si korpusi legjislativ nga më demokratikëtnë Europë. Ndërsa Shqipëria, krejt për arsye të tjera,ka mbetur deri tani pa Kushtetutë. Prej të gjithë neveshtrohet pyetja legjitime: Përse? Një djall e di se sindodhi që Ballkani të jetë vazhdimisht pikë e nxehtëkonfliktesh dhe dramash njerëzore. E në mes të këtijBallkani edhe Shqipëria. Në të ka reflektuar gjithë ekaluara perandorake e Europës, e cila jo pak lojëraka bërë mbi shpinë të shqiptarëve. Po të vështroshpak më larg, vëren se në Europë e sidomos nëBallkan janë përplasur të gjitha perandoritë. Çdonjërasyresh la pas sundimit të vet edhe një fe apo ideologjitë caktuar. Për rrjedhojë, sot kemi Europën katolike,Europën çifute, Europën ortodokse, Europënmyslimane, Europën protestante, Europën laike.

    Pjesë të këtij realiteti i përjeton dhe Shqipëria.Ky realitet, ku më shumë e ku më pak, ka lënëgjurmë të pashlyeshme në konstitucionin shpirtëror,por edhe shtetëror të ballkanasve. Mua më duket sebashkë këto gjurmë janë të thella sot ndër neshqiptarët. Edhe pse Durrësi ynë i lashtë u mësoikulturën dhe artin disa prej imperatorëve të Romës,ne tashmë e ndiejmë veten në oborrin e prapmë tëEuropës, të ndarë nga njëti-tjetri, të inatosur me njëri-tjetrin, çka e tregon dhe kjo sallë. Gjithnjë më kabrengosur ideja se ne, shqiptarëve, na ikën e sotmjanëpër duar, sepse, në vend të ndërtimit të saj, jemimarrë së tepërmi me të kaluarën, dhe jo me tëkaluarën si histori, por me të kaluarën për t’i nxjerrësytë njëri-tjetrit. Gjithkush që ka ardhur në krye tëShqipërisë dhe të shqiptarëve, ka pasur disa shansetë mira në duar. Po t’i përdorte për të sotmen, do tëndërtonte të ardhmen. Duke i përdorur për tëkaluarën, i ka humbur të dyja.

    Edhe fëmijët i dinë dy-tri fakte nga jeta jonë eafërme. Ahmet Zogu - mbret vrau Bajram Currin dheLuigj Gurakuqin dhe dërgoi në ekzil Fan Nolin. EnverHoxha, Sekretari i Parë, e mbylli në ekzil AhmetZogun dhe u vuri dinamitin eshtrave të nënës së tij.Sali Berisha - President zhvarrosi eshtrat e EnverHoxhës dhe rrasi në burg Fatos Nanon. E çka do tëjetë nesër?

    Me dhimbje më kujtohet çfarë kam lexuar diku

    të shkruar prej një intelektuali shqiptar: “Sherr mespartive, sherr brenda partive, sherr në shoqata, sherrnë familje, sherr mes besimtarëve, sherr mesveriorëve e jugorëve, sherr për prona, sherr për gjyqe,sherr mes të pasurve, sherr mes të varfërve, sherr,sherr dhe përsëri sherr, sherr në Shqipëri, mund tëthemi".

    Unë dhe ju nuk e kemi njohur Nënë Terezën ngaafër, por gjithmonë kam menduar se ajo për ne,vëllezërit e saj, e ka shkruar “Lutjen për paqen", nëtë cilën ka futur një oqean të tërë humanizmi: “Kuështë urrejtja, të sjellë dashuri/ ku është përçarja,të sjellë bashkim/ ku është dyshimi, të sjellë besim/ku është dëshpërimi, të sjellë shpresë". Përmendimin tim, ky është manifesti më i madh dhe nëdaç të themi “hajmalia magjike" për shqiptarët sotdhe nesër.

    Ndoshta në pamje të parë duken të largëtaporosia e Nënë Terezës dhe Kushtetuta që pomiratojmë. Por unë mendoj se thelbi i problemit ështënjë, ose është pjesë e të njëjtit korpus, të korpusittë vlerave civile të një shteti dhe të një shoqërie. Ethem këtë, sepse deri më sot problemi i Kushtetutëska qenë “molla e sherrit" politik shqiptar. Do të ishtetepër i gabuar pretendimi për protagonizëm apohistorizëm në këtë çështje. Të gjithë kemi gabimettona, të cilat, të paktën sot, nuk duhet t’ia fshehimnjëri-tjetrit. Problemi është që të pakësohen gabimetdhe të shndërrohet procesi i Kushtetutës në njëmarrëveshje civile të mirëkuptimit nëpërmjet ligjit.

    Sot këtu mungon opozita. Gabime të tilla, por,për fat, në përmasa sa më të vogla, kemi bërë dhene kur ishim në opozitë, në rastin e ligjit për të drejtatthemelore të njeriut. Kjo ndodhte dhe ndodh sepsetë gjithë politikanët shqiptarë kanë notuar në ujërate të njëjtit mentalitet, të krijuar në shekuj, dekadëpas dekade, pavarësisht emrave që u kanë vënëpartive të tyre dhe, siç thoshte Ainshtajni, “për tëzgjidhur problemet, duhet të ndryshosh mentalitetetqë i kanë pjellë ato probleme". Që të arrish te ligjithemelor i shtetit, duhet në radhë të parë të arrishpjekurinë civile të shoqërisë që çon në këtë finale.

    Unë mendoj se kjo pjekuri civile tashmë ështëarritur në Shqipëri, ose të paktën është shumë afërpër t’u arritur. Gjithë procesi kushtetues e ka treguarkëtë gjë. Deri tani, në tetë vjet, janë hedhur poshtëdisa projekte. Ato kanë qenë një eksperiment civildhe legjislativ për gjithë shoqërinë dhe jo vetëm përnjë grusht njerëzish juristë apo politikanë. Shembujqë të bindin për këtë ka shumë nga jeta politike dheshoqërore e Shqipërisë. Por, për të sjellë një

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1941

    shembull paksa brutal, po kujtoj 14 shtatorin e këtijviti. Mund të duket shembull nga më të pagjeturit,por, po ta shikojmë pak më hollë problemin, do tëvërejmë se pikërisht në relievin e ngjarjeve të 14shtatorit, atë ditë kur një grusht politikanësh nxitëndhe u mbështetën te një grusht banditësh, kur disagazetarëve u mori koka erë dhe desh vranë kolegëte tyre, kur disa provincialë menduan se, duke vjedhurkompjuterat e Kryeministrisë apo të GjykatësKushtetuese, mund të bëhesh zot i shtetit etj., etj.,pikërisht në këtë ditë u shfaq pjekuria civile eShqipërisë sonë. Askush nuk e përkrahu këtë grushtsharlatanësh politikë dhe banditësh të paskrupullt.Me qëndrimin e tyre, shqiptarët dhanë po atëmesazh demokratik që i drejtuan Shqipërisë burrate shquar të shtetit, si: Presidenti amerikan, Klinton,Presidenti francez, Shirak, Kryeministri italian, Prodi,Kryeministri grek, Simitis, ministrat e Jashtëm:Shusel, Kinkel,Geremek etj. se askush nuk do tënjohë një qeveri që vjen me dhunë në pushtet. Kjonuk është pak, të nderuar kolegë, madje do të thoshase është një arritje kulmore e popullit shqiptar.

    Kushtetuta e re i fton të gjithë në konkurrencënpër pushtet, por me ligj dhe nëpërmjet ligjit, me votimtë lirë dhe nëpërmjet votës së lirë. Është kjo arsyejaqë mund të shpreh bindjen time, bashkë me ju, tënderuar deputetë, se kjo Kushtetutë që po miratojmë,do të konfirmojë vlerat civile të shoqërisë së sotmeshqiptare. Por ajo njëkohësisht është edhe njëpropozim për të ardhmen. Nesër do të hyjmë në njëshekull të ri. Është e vështirë të thuash si do të jetëai, por disa përsiatje politike, filozofike, kulturore,madje diku edhe ekonomike duken në përpjekjet përnjë portret të ri të shekullit.

    Dihet se shekulli që po mbyllim ishte shekulli ishtetit e tash një plejadë njerëzish të shquar përpiqenpër ta bërë atë shekull të njeriut. Kjo është dhe njëëndërr e bukur, por dhe një aventurë. Ardhja e ditëssë nesërme gjithnjë është një përzierje e çuditshmee utopisë me realizmin, e sentimenteve me interesat,e forcave bashkuese me forcat ndarëse. Ajo bëhetmë e sigurt kur ndërtohet si vepër e vullnetit të njeriut,me atë vullnet që unë do ta quaja “forcë pa dhunë",sepse forca pa të drejtën është barbare, por edhe edrejta pa forcë është e parealizueshme. E themkështu jo vetëm si filozofi, por edhe si institucion, ishprehur madje në Kartën e Kombeve të Bashkuara:“Të gjithë popujt kanë të drejtën të vendosin lirishtfatin e tyre, ata përcaktojnë lirisht statusin politik tëtyre". Kur citoj Kartën e Kombeve të Bashkuara, kamparasysh popullin shqiptar këtu dhe popullin shqiptar

    në Kosovë.Parlamenti ynë sot propozon një Kushtetutë me

    synimin për t’i dhënë shoqërisë shqiptare shansine mirëkuptimt dhe të bashkëpunimit, për të kaluarnga bajraktarizmi politik në demokracinë einstitucioneve, për t’i dhënë Shqipërisë një qeverisjetë aftë dhe të pakorruptuar, për t’u garantuar tëgjithëve iniciativën e lirë dhe solidaritetin social. Janëshqiptarët ata që, me votën e tyre, do ta kthejnëprojektin në një marrëveshje civile të mirëkuptimit.Unë jam i bindur se këtë radhë shqiptarët do ta bëjnëkëtë vepër të madhe dhe me votën e tyre përKushtetutën do të marrë fund hakmarrja politike,intoleranca civile, autoritarizmi vetizolues, ethet përpushtet të pakufizuar. Unë jam optimist, dheoptimizmi im bashkohet me optimizmin e të gjithëdeputetëve, që ne, shqiptarët, do ta bëjmë këtëzgjedhje. Por lipset edhe një kusht: Të gjithë tëmbajmë në kraharor hajmalinë magjike të NënëTerezës dhe ta përdorim kazmën jo për të zhvarrosurdhe varrosur të kaluarën, po për të mbjellë pemën esë ardhmes.

    Ju falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Dokle!Zoti Myslimi e ka fjalën.Ardian Myslimi - Të nderuar deputetë,Duke diskutuar për një problem madhor dhe

    fondamental, siç është Kushtetuta, ndiej njëkënaqësi të dyfishtë:

    Së pari, si deputet i këtij Parlamenti, mua mëjepet mundësia të diskutoj e të votoj për një ligjthemeltar që i hap rrugë rritjes dhe konsolidimitdemokratik të jetës në vendim tim, duke realizuarnë të njëjtën kohë dhe një nga premtimet që u kishimbërë shqiptarëve.

    Së dyti, si një nga deputetët më të rinj të këtijParlamenti, me votën time “pro" unë do të doja t’idrejtohesha brezit të bashkëmoshatarëve të mi menjë mesazh të qartë: për të pasur besim tek eardhmja, për të pasur bindjen se Shqipëria ka venddhe nevojë për të gjithë, por edhe duke iu kujtuar sejemi ne që mund e duhet ta bëjmë realisht vendintonë një shtet demokratik, një vend të mirëqenies,të zhvillimit dhe të qytetëruar, larg nga pasionetpartiake, urrejtjet e vjetra dhe varfëria, një vend meinstitucione dhe ligje, dhe jo një vend ku të sundojëanarkia dhe kaosi.

    Duke mos dashur të bëj përsëritje, unë do tëdëshiroja të theksoja se projekti i paraqitur është iplotë dhe sipas standardeve bashkëkohore, aiplotëson më tej liritë e të drejtat themelore të njeriut,

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1942

    bën një ndarje të qartë të funksioneve dhekompetencave, sanksionon në mënyrë të qartëparimet demokratike mbi të cilat do të ngremë dheringremë institucionet e shtetit të së drejtës. Unëvlerësoj që në projekt janë shtuar hallka që bëhengarantuese të respektimit të këtyre të drejtave, kusynohet forcimi dhe harmonizimi i tri pushteteve:legjislativ, ekzekutiv e gjyqësor, me synimin për tërealizuar një qeverisje moderne e demokratike, kusynohet forcimi i pushtetit lokal, ku sanksionohetkontrolli demokratik e civil mbi Forcat e Armatosuraetj. Por doja të ndalesha shkurt në dy drejtime:

    Së pari, ndarja e pushteteve konsiderohet sot,në kohën moderne të konstitucionalizmit, si themelibazë mbi të cilin ngrihet demokracia kushtetuese enjë vendi. Projekti që ne kemi për miratim, e realizonkëtë kërkesë dhe është një garanci se Kushtetutado të jetë e suksesshme, por ajo duhet respektuar.Në të kundërt, kjo kontratë që shteti ngre meindividët, do të shfuqizohet. Përvoja jonë e viteve tëfundit, por dhe historia e vendeve të tjera kanë treguarse, kur komprometohet ndarja e pushteteve, shtetasitnuk i ngrenë më marrëdhëniet e tyre duke iu referuarligjit, por lidhjeve personale, krahinore, farefisnoredhe komprometimit. Ndarja e pushteteve do të bëjëtë mundur ngritjen e sistemeve të kontrolluara dheekuilibruese, harmonizimi i të cilave do të jepte njëqeverisje të mirë. Duke i sanksionuar në këtë mënyrëndarjen e pushteteve dhe harmonizimin e tyre, nëShqipëri nuk do të ketë më, si deri tani, politikapersonale apo partiake, por veprime që i nënshtrohendhe kalojnë vetëm përmes ligjit.

    Së dyti, unë do të doja të theksoja se projekti iKushtetutës përcakton e garanton qartë lirinë eshprehjes, të shtypit dhe të informacionit, duke injohur ato si vlera demokratike e fondamentale dhenë përputhje me të gjitha aktet dhe dokumentetndërkombëtare. Përcaktimet e Kushtetutës sonë nëkëtë aspekt, që janë në koherencë të plotë me tëgjitha konventat ndërkombëtare, e vlerësojnë lirinë einformimit një të drejtë njerëzore themelore dhe gurine provës për të gjitha liritë e tjera. Këto parime do tëbëjnë të mundur që realisht në Shqipëri të ngrihetnjë shtyp modern, i pacenueshëm në funksionin evet, por dhe i vetëdijshëm për misionin e madh. Liriae shprehjes, e shtypit dhe e informimit do të jenështyllat e shoqërisë së hapur e civile që po ngremë.Dhe mbi këto parime pushteti i medias do të bëjë tëmundur realizimin e një transparence totale për tëgjithë aktivitetin shtetëror, jo vetëm duke e pasqyruaratë, por duke shërbyer në të njëjtën kohë edhe si

    një parandalues nga devijimet e parimeve dhe ligjevetë shtetit demokratik e duke luftuar korrupsionin dheprirjet autoritariste. Për të gjithë është e qartë se njështet që u jep mundësi qytetarëve të vet për tëshprehur dhe marrë informacion, tregon se udhëhiqetnga parimet e një demokracie të përparuar e moderne,sepse kërkon ta ushqejë opinionin publik, të thithëmendimet e tyre dhe të realizojë përmes këtij procesinjë autokorrigjim e qeverisje më të mirë.

    Unë mendoj se nuk është e rëndësishme vetëmqë ne ta miratojmë në këtë sallë këtë dokumentmadhor, por të njëjtin angazhim ta tregojmë dhe nëfushatën e referendumit. Çdo votë në favor tëKushtetutës nuk është votë për maxhorancën esotme, po për Shqipërinë e nesërme, është një shansmë i madh që u jepet qytetarëve, brezit të ri dhefëmijëve të këtij vendi për të qenë më të sigurt e tëqetë tek e nesërmja.

    Nga ana tjetër, unë gjykoj se jo gjithçka mbylletdhe shkon më së miri me një votim absolut apo menjë dekretim ceremonial dhe festiv. Klasa politikedhe qytetarët e këtij vendi kanë detyrën e madhepër të qenë aktivë në mbrojten dhe respektimin esaj. Klasa politike duhet të ndërgjegjësojë në radhëtë parë veten e në të njëjtën kohë qytetarët se eardhmja e këtij vendi kalon vetëm përmes ligjit tëKushtetutës, se një demokraci moderne ecënpërpara vetëm kur shtetarët dhe shtetasit vënë mbiinteresat personalë afatshkurtër, sisteme që sigurojnëliri afatgjata, siç është Kushtetuta. Kushtetuta vërtetka vend të veçantë, por vendi ruhet vetëm nëse tëgjithë punojmë për t’ia ruajtur e forcuar atë.

    Të gjithë ne duhet të mbrojmë idenë se pongremë një Kushtetutë jo për vete, po dhe për PartinëDemokratike, jo vetëm në përputhje me dëshirat eatyre që na dhanë votën, por dhe të atyre që navotuan kundër, se po ngremë një Kushtetutë që tëqëndrojë larg partive, fushatave elektorale dhe emravetë atyre që do të na përfaqësojnë në nivelet endryshme të pushteteve.

    Me Kushtetutën që po miratojmë, ne duhet t’ijapim vendit pasaportën e vlerave demokratike dhetë kërkojmë që të ndërtojmë me të një sistem që tëqëndrojë në themelet e veta, pavarësisht nga erërate zgjedhjeve parlamentare.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Myslimi!Fjalën e ka deputetja Dade.Arta Dade - I nderuar, zoti Kryetar, të nderuar

    deputetë,Dëshiroj të përshëndes Komisionin e

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1943

    Kushtetutës dhe veçanërisht dy bashkëkryetarët,zotërinjtë Godo dhe Imami, për punën dinjitoze,voluminoze, të çmuar dhe në afat që kanë bërë përt’i paraqitur këtij Kuvendi e në përgjithësi popullitshqiptar këtë Projektkushtetutë për diskutim dhemiratim.

    Më shumë projektin e Kushtetutës unë e shohnga pozicioni i një qytetareje të thjeshtë, sepse nukjam as konstitucionaliste, as juriste që të bëj njëvlerësim profesionalist të këtij projekti. Megjithatë,krahasuar edhe me kushtetuta të vendeve të tjera,ky projekt më duket i arrirë. Në të gjej të përfshirëçdo garanci ligjore që përbën themelin për t’u ndierqytetar i lirë në një vend të lirë dhe për të ndier dorëne shtetit amë edhe në vende të tjera, ku për arsye tëndryshme jeta të hedh për të jetuar. Gjej garancitëligjore themeltare për ndërtimin e shtetit të së drejtës,të një shteti demokratik dhe të një shteti social përprosperitetin e të gjithë kombit drejt qëllimeve tëpaqes, mirëqenies, kulturës dhe solidaritetitshoqëror. A nuk ia kemi premtuar të gjithë së bashkukëto popullit shqiptar?

    Jam optimiste se jo vetëm elektorati që unëpërfaqësoj, por të gjithë shqiptarët e kuptojnërëndësinë jetike të këtij dokumenti bazë dhe do tëmarrin pjesë në fushatën referendare për ta bërë vetene tyre me Kushtetutë.

    Ky projekt synon të emancipojë më tej shoqërinëshqiptare, por njëherazi shpreh dhe shkallën eemancipimit të saj. Përfshirja në të e kujdesit përfëmijët është tregues i kësaj shkalle emancipimi,veçanërisht në situatën që kalojmë, kur vitet e funditjanë cenuar seriozisht të drejtat e grupimeve tëveçanta të fëmijëve, të sanksionuara dhe nëKonventën për të Drejtat e Fëmijëve, të cilënShqipëria e ka nënshkruar qysh prej shkurtit të vitit1992.

    Mënyra se si shoqëria i trajton fëmijët, reflektonjo vetëm cilësitë e dhembshurisë dhe të përkujdesjesmbrojtëse, por gjithashtu sensin e drejtësisë,angazhimin e saj për të ardhmen dhe shtysën për tëzhvilluar kushtet njerëzore për brezat e ardhshëm.Kjo është një e vërtetë e padiskutueshme për kombetnë veçanti, po aq sa dhe për bashkësinë e kombevenë përgjithësi.

    Parimi se çdo fëmijë ka të drejtë të mbrohet meakte ligjore, që synojnë të sigurojnë mirëqenie ezhvillim, shndërrimin e fëmijës në një anëtar tëpërgjegjshëm dhe aktiv të shoqërisë, gjen shprehjenjuridike në këtë projekt. Jeta dhe zhvillimi normal ifëmijëve duhet të ketë përparësi në kapacitetet dhe

    preokupacionet e shoqërisë dhe fëmijët duhet tandiejnë këtë angazhim në kohë të mirë e të vështirë,në kohë normale e të emergjencës, në kohëprosperiteti dhe krize.

    A nuk u cenuan të drejtat e fëmijëve seriozishtgjatë muajve kur shteti i Berishës u zhbë? Nësepartia e tij, që fatkeqësisht vazhdon të jetë e tij edhepas ngjarjeve tronditëse, do të kishte vullnetin e mirëpër të shlyer nga kujtesa e fëmijëve ato ngjarje, kudhe vetë fëmijët u bënë aktorë apo dëshmitarë, kishtenjë rast shumë të mirë ta bënte këtë dukebashkëpunuar për Projektkushtetutën. Skena tëshfrytëzimit të fëmijëve shqiptarë si lypsa apoprostituta, si dhe për qëllime të tjera fitimi në qytetete Shqipërisë, por dhe në ato të vendeve fqinje, janëtronditëse jo vetëm për shqiptarët, por edhe për popujtfqinj.

    A nuk takojmë çdo ditë fëmijë të moshësshkollore, që klub më klub shesin cigare, kur duhettë ishin në shkollë? Këtyre fëmijëve u cenohet e drejtapër t’u arsimuar, për shkak të gjendjes së vështirëekonomike në familje. Kjo kërkon vëmendje tëveçantë nga të gjithë ne për eliminimin e faktorëveqë çojnë në cenimin e të drejtave të fëmijëve dhe,për rrjedhojë, fëmijëve e të rinjve u mungon edukiminë shkollë e në familje dhe bëhen pre e rrethanavetë marrjes së edukatës të rrugës, duke manifestuarforma antisociale të sjelljes dhe jo rallë edhe të krimit.A nuk pamë mes turmave, më 14 shtator, edhe fëmijë,pre të mendjes kriminale?

    Mbi bazën e asaj çka shprehet në këtëProjektkushtetutë, për këtë problem ne siparlamentarë dhe Qeveria, edukatorët, udhëheqësitfetarë, mjetet e informacionit dhe organizatatjoqeveritare duhet ta kthejnë vëmendjen urgjentishtpër sigurimin e përparësive të legjislacionit dheplanifikimit kombëtar, gjë e cila do t’u jepte forcëpraktike akteve ligjore. Etika, e përcaktuar edhe ngadokumentet ndërkombëtare, i përcakton fëmijët siindividë me të drejtë të patjetërsueshme, me vlera jomë të pakta sesa ato të të rriturve. Ne u detyrohemifëmijëve me të përkryerën që duhet t’u japim. Kyprojekt i Kushtetutës e hap rrugën për ta bërë këtë,duke u shprehur se çdo fëmijë ka të drejtë të jetë imbrojtur nga dhuna, keqtrajtimi, shfrytëzimi dhepërdorimi për punë, veçanërisht nën moshënminimale, për punën e fëmijëve që mund të dëmtojëmoralin apo shëndetin, ose të rrezikojë jetën azhvillimin e tij normal.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zonja Dade!

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1944

    Fjalën e ka deputeti Fatri Sinani.Fatri Sinani - Të nderuar kolegë, i nderuar zoti

    Kryetar,U bënë shtatë vjet që Shqipëria pret Kushtetutën.

    Me ngjarjet e fillimvitit të ’97-s kjo pritje u kthye nëpadurim, kurse me dramën e këtij shtatori miratimi iKushtetutës është bërë mëse i domosdoshëm. Kjodomosdoshmëri kushtëzohet dhe nga tronditjet erënda që pësoi shteti shqiptar më ’97-n e ’98-n, sepsekëto, përveç arsyeve të tjera, rrodhën edhe ngamungesa e themeleve solide kushtetuese. Këtë edinë mirë edhe krerët e PD-së. Them që e dinë, sepseishin ata që në pranverën e vitit të kaluar propozuane insistuan që, para se të bëheshin zgjedhjet e 29qershorit, të miratohej Kushtetuta. Atëherë PD-ja dhealeatët e saj e konsideruan të mjaftueshme kohënprej 30-40 ditësh për hartimin dhe miratimin eKushtetutës, kurse tani, pas mëse një viti ngavendimi i Kuvendit Popullor për Kushtetutën, endes’kanë predispozicion për të marrë pjesë në këtëproces. Arsyet që japin, nuk janë bindëse.Megjithatë, ende ka kohë e mundësi për të reflektuar.Kjo sallë mirëpret pjesëmarrjen dhe kontributin epartisë më të madhe opozitare në diskutimin dhemiratimin e Projektkushtetutës. Për partitë, si dhepër njerëzit përherë ka kohë të nderohen apo tëturpërohen.

    Nisur nga studimi, diskutimet dhe sqarimet që udhanë në këtë sallë për projektin, do të ndalem nëdy çështje:

    Së pari, mendoj se në Projektkushtetutëtrajtohet dhe zgjidhet drejt një nga parimet bazë mëthemelore të shtetit demokratik: ndarja dhe balancimindërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhegjyqësor. Të gjithë e dinë që kjo është alfa edemokracisë, mekanizmi kryesor i funksionimit tësaj. Por të gjithë e dimë edhe tjetrën: vështirësinë ezbatimit të këtij parimi. Këtë e provon dhe përvojajonë shtatëvjeçare. Për Berishën, kur e shihte tënevojshme, fshiheshin fare kufijtë mes pushteteve.Kurse për qeverisjen e koalicionit, në momente tëcaktuara, kufijtë mes pushteteve janë parë si tëndara me mur. Projekti që kemi përpara duket se ekapërcen këtë vështirësi, duke mbajtur parasyshpërvojën tonë dhe atë botërore, si dhe zgjidhjet mëtë arrira kushtetuese në botë të këtij parimi. Përmesneneve përkatëse i mbyllen maksimalisht shtigjetvendosjes së mureve në emër të ndarjes sëpushteteve dhe fshirjes së kufijve mes tyre në emërtë balancimit. Kaq duhet dhe kaq mund të bëjë njëKushtetutë.

    E dyta që dua të theksoj, është bindja seProjektkushtetuta do të shërbejë si themel ligjor përkapërcimin e shpejtë të vështirësive aktuale, përzhvillimin e afërt, por dhe për perspektivën e largët.Në projekt është kapërcyer rreziku që hallet emomentit të mos na linin të shihnim të ardhmen.Por dhe përvoja që është marrë nga demokracitë ezhvilluara, nuk është huajtur mekanikisht; ajo ështëngjizur natyrshëm me nevojat dhe aspiratat e tëgjithë shqiptarëve. Këto tipare, qëndrimi në tësotmen, me synimin në të ardhmen, parathonëjetëgjatësinë e kësaj Kushtetute.

    Me këto që parashtrova, nuk dua të them aspakqë projekti është i përsosur. Në nenet dhe paragrafëte tyre sigurisht ka mangësi e pasaktësi, që me sigurido të evidentohen e shmangen në shumicën e tyregjatë diskutimeve nen për nen. Kurrë nuk mund tëpretendohet për përsosmëri të ligjit. Asnjë shtet nukmund ta pretendojë këtë. Përsosmëria apomangësitë, ose jopërsosmëria kanë kuptim nëzbatimin e ligjit. Dhe ne në këtë të fundit, në zbatimine ligjit, kemi çaluar dhe çalojmë.

    Rruga që u ndoq për hartimin e këtij drafti:shqyrtimi në Kuvendin Popullor dhe miratimi me ref-erendum bëjnë që Projektkushtetuta të mos mbajëvulën e asnjë partie apo koalicioni partish. Askushnuk ka të drejtë dhe nuk do të guxojë ta shpërndajëkëtë projekt me autograf. Kushtetuta është edestinuar të marrë dhe të mbajë në kohë vetëm njësigël: vulën që do t’i vërë populli me referendum.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi - Falemnderit, zoti Sinani!Deputeti Draçi e ka fjalën.Bilal Draçi - Të nderuar zotërinj deputetë, të

    respektuar anëtarë të Komisionit Kushtetues,Në përmbajtjen thelbësore të saj, Kushtetuta, si

    kryeligj, përbën garancinë themelore të të drejtavetë shtetasve dhe formës së qeverisjes. Por, natyrisht,si institucion juridik, ajo përbën pjesë të historisë sështetit tonë kombëtar, që pasqyron e ligjëronndryshimet e thella politike, ekonomike, sociale,fetare etj. Kushtetuta përbën, gjithashtu, një treguesthemelor të aftësisë shtetformuese të një kombi, tëemancipimit të tij kulturor, politik e shoqëror, krenarinëe civilizimit deri në sublim të sjelljes së tij shoqërore.

    Në këtë kontekst populli ynë nuk vjen pa njëtraditë edhe në të drejtën kushtetuese, qoftë dhe sipërvojë empirike shumë e lashtë, me bazë të drejtënzakonore shqiptare, e cila ka përbërë një ngasistemet juridike më të vjetra të Europës, kjo dhesipas Edit Durhamit. Pa e tepruar me përvoja dhe

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1945

    mesazhe historike, do të doja të sillja në vëmendjedisa prej tyre, në funksion të kësaj Kushtetute, ngapikëpamja e referencave dhe përvojave pozitive enegative.

    Normat me karakter statutor, që rregulloninmënyrën e organizimit të shoqërisë, normat e sëdrejtës familjare, civile, penale etj., nga pikëpamjahistoriko-teorike kanë përbërë gati një Kushtetutëtë vërtetë shqiptare që para shekullit XV, me burimekryesore natyrisht kanunore. Në to gjenden elementetë një kontrate shoqërore, që përbënin kode të sjelljesshoqërore. Kjo traditë kushtetutshmërie eciparalelisht me zhvillimin ekonomik e shoqëror dhesidomos të evoluimit të shtetit dhe respektimit ndajshtetit kombëtar shqiptar.

    Pesë statutet themelore, që prej vitit 1912, qënë rolin e kushtetutave përcaktonin strukturën eshtetit, parimet e organizimit të tij, një mori ligjeshetj., poqën ndërgjegjen politike kombëtare se, qoftëmbret, kryetar apo president më vonë, do të hipë nëfron ose në pushtet vetëm atëherë kur të ekzistojënjë vullnet i shprehur popullor, që realizohet nëpërmjetzgjedhjeve, të cilat përbëjnë dhe mekanizminthelbësor të demokracisë. Përvojat e mëvonshmedemokratike kushtetuese kanë sjellë një varg arritjeshme karakter demokratik, si: zgjerimi i së drejtëselektorale, zgjerimi dhe garantimi i së drejtës dhelirive qytetare e sidomos të minoriteteve e grupevemë të vogla, thellimi i sovranitetit popullor etj.

    Në historinë e popullit shqiptar dhe sidomos tëkëtyre 80 vjetëve të fundit janë miratuar kushtetutaose është tentuar të miratohen kushtetuta në disamomete kyçe të historisë së tij, me synimin e vetëm:përjetësimin e pushteteve ose mbajtjen sa më gjatëtë tij, duke përbërë në këtë rast dhe përvoja nega-tive. Me synime të tilla dhe si kushtetuta të mbyllura,ato kanë degjeneruar tej interesave popullorë ekombëtarë, pavarësisht disa vlerave të tyre nëaspektin shtetëror e juridik. Është fjala, së pari, përKushtetutën, Statutin Themelor të MbretërisëShqiptare të vitit 1928, e cila ligjëroi mbretërinë mekompetenca të jashtëzakonshme, formalizoisovranitetin popullor, ngushtoi të drejtën elektorale,liritë dhe të drejtat qytetare, ngushtoi të drejtën epërfaqësimit etj.

    Së dyti, Kushtetuta e vitit 1946, me synimet eparacaktuara politike dhe ideologjike, u hartua nëfunksion të pushtetit dhe jo të zhvillimeve ekonomike,shoqërore e kombëtare ose si një kontratë shoqërorecivile për zhvillimin kombëtar. Në të nuk merrninzgjidhje të gjitha problemet, duke u lëkundur aftësia

    vetëqeverisëse deri në premisa për provokimesociale. Një nga tri parimet themelore të saj ishtese “pushteti lindi nga gryka e pushkës dhe do tëmbahej po me grykën e pushkës", duke përbërë nëkëtë rast cenimin më flagrant të sovranitetit popullor,që ishte e drejta dhe garancia e votës për zgjedhjenë një demokraci përfaqësuese, pra vota uzëvendësua me armën.

    Të dyja këto kushtetuta përmbanin në thelbautoritarizmin dhe mjetet jodemokratike oseformalisht demokratike. Kushtetuta e vitit 1976 ethelloi këtë përvojë negative, ndërsa ajo e vitit 1994u personalizua deri në zhbalancim pushtetesh, drejtautoritarizmit presidencial.

    Kërkimi i konsensusit ose pjesëmarrja e të gjithaforcave politike, qoftë në procedura, qoftë dhe nëdebat për përmbajtjen, është një element politik qënuk duhet të qëndrojë në bazë të saj, kjo pasiqëndrueshmëria ose jetëgjatësia e Kushtetutësqëndron te miratimi me referendum, praktikë edemokracive të drejtpërdrejta dhe e vulosjes sëkontratës shoqërore. Kështu ka ndodhur mereferendumet e këtij lloji, për shembull, pas Luftëssë Dytë Botërore, në Itali, Francë dhe në disa vendetë tjera të Europës.

    Opozita, domethënë Partia Demokratike,konsekuente e destruktivitetit të përgjithshëm dhe emungesës së alternativës, po e përdor edhe kësajradhe Kushtetutën si peng të synimeve thellësishtpartiake, si sprovën e radhës kundër pozitës, dukedëmtuar veten në radhë të parë dhe pastajinstitucionet shtetërore. Kushtetuta përbën një shanstjetër të humbur nga ana e PD-së për një kompromistë madh historik pozitë-opozitë, kur është fjala përvlerat themelore demokratike dhe për vlerat e historisësonë kombëtare.

    Kushtetuta që sugjerohet dhe kërkojmë tëmiratojmë, përmban traditën më të mirë tëkushtetutshmërisë, duke shmangur dhe përvojatnegative. Ajo është në funksion të të gjithë shoqërisë,respektit e forcimit të shtetit dhe të institucioneve,të çështjes kombëtare. Për nga elemetet dhepërmbajtja, në shikimin vertikal historik ajo nuk mundtë krahasohet. Referencat bashkëkohore,pjesëmarrja e gjerë nga përfaqësues të shoqërivecivile, si OJQ-të, nga specialistë vendas e të huaj,konfirmimet pozitive e bëjnë këtë Kushtetutë të hapurdhe popullore, jashtë synimeve partiake. Parimet dhekonceptet bashkëkohore e me hapësira perspektive,si ato të zhvillimit të qëndrueshëm e human, tëndarjes e të balancimit, të decentralizimit real të

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1946

    pushteteve, të hallkave të reja sugjeruese në njësiqeverisjeje, siç është rajoni, e bëjnë atë tëstandardeve ndërkombëtare. Për herë të parë në tëpërfshihet edhe një dispozitë e veçantë për problemete mjedisit, natyrisht si e drejtë dhe detyrim,pavarësisht se jo të gjitha vërejtjet dhe sugjerimet ekomisionit përkatës u morën parasysh. Ajo ka njëgjuhë koncize e lakonike, me strukturë funksionale,organike e vijuese, duke e bërë të qartë dhepërdoruese.

    Natyrisht që vlera e saj nuk duhet matur meshumën e dispozitave kushtetuese, sepse, siç thotëfilozofi i lashtë Tacidi, “sa më e korruptuar të jetërepublika, aq më të shumta janë ligjet", por mepërmbajtjen e tyre, me vlerat për ligje të tjerazbatuese. Në të fundit, ligji është njëra anë, kryesorjaështë aplikimi dhe zbatimi i tij nëpërmjetinstitucioneve dhe qytetarëve, duke i bërë ato normëtë sjelljes së tyre shoqërore e politike, liri të veprimitekonomik.

    Të nderuar deputetë,Më shumë se politikanët, nevojën dhe

    domosdoshmërinë e kësaj Kushtetute e ka ndierpopulli. Është e drejta dhe detyra jonë që tarealizojmë këtë dëshirë të tij.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Draçi!Fjalën e ka deputeti Rrapi.Kadri Rrapi - I nderuar, zoti Kryetar, të nderuar

    kolegë deputetë,Para tetë vjetësh, kur Shqipëria sapo kishte

    filluar tranzicionin drejt demokracisë, askujt nukmund t’i shkonte ndër mend se tetë vjet më vonëvendi do të gjendej pa ligjin themelor të shtetit, përmë tepër, një pjesë e klasës së saj politike do tëndodhej ende në mëdyshjen e angazhimit e tëpërfshirjes në hartimin dhe miratimin e saj. Por ja qëe vërteta është kjo. Shqipëria vazhdon të mbetet endepa Kushtetutë. Sot, kur ne duhet të kishim përjetuarverifikimin në praktikën disavjeçare të zhvillimeveekonomike, politike dhe shoqërore të vendit, tëstandardeve demokratike të Kushtetutës sëRepublikës të Shqipërisë, jemi ende në fazën ediskutimit dhe miratimit të saj. Pjesa më e hidhur ekësaj së vërtete është se një pjesë e klasës politiketë vendit vazhdon ende të demonstrojë mungesën evetëdijes për hedhjen më në fund të këtij hapi tëshumëpritur.

    Klasa politike ka qenë vetëm pjesërisht dhe jonë mënyrë konsekuente e vetëdijshme përdomosdoshmërinë e hartimit të një Kushtetute

    shqiptare. Edhe në momentet kur drejt këtij objektiviështë synuar, kjo ka ndodhur në kontekstin epërpjekjeve për ta përdorur Kushtetutën jo si pikëreferimi, por si mjet spekulimi, jo si arbitër tëpaanshëm, por si mbështetje dhe argument përpushtet. Mendësia totalitare ka penguar deri tani,madje, për fat të keq, ende tenton të pengojë ose tëvonojë arritjen e një konsensusi midis të gjithëshqiptarëve për përmbajtjen e Kushtetutës.Përpjekjet e hapura e të ethshme për privatizimin eKushtetutës ose të paktën të meritave në hartimindhe miratimin e saj, jo vetëm që kanë krijuarpërfytyrime të gabuara për rolin dhe misionin e sajnë jetën e vendit, por kanë çuar në pragun edeformimeve të rënda në përmbajtjen e saj.Kushtetuta ka qenë deri tani më shumë një vijëndarjeje sesa një pikë takimi dhe konsensusi mesforcave politike në Shqipëri. Tentativat që janë bërëherë pas here për të arritur në kompromise, që do tëçonin drejt miratimit të saj, më shumë janë motivuarnga interesa politikë partikularistë sesa nga nevojae reflektimit dhe sanksionimit të vlerave kombëtare,njerëzore, morale, sociale e universale.

    Mungesa e ligjit themelor të shtetit nuk ështënjë rastësi e tranzicionit shqiptar, ajo lidhet medefektet e tjera të këtij tranzicioni, madje dhe kakushtëzuar një pjesë të tyre. Dy nga kolonatkryesore, ku duhet të mbështeteshin zhvillimet epritshme normale në vend gjatë kësaj dekade, duhejtë ishin: së pari, nënshkrimi prej shqiptarëve, grupevee forcave politike i “traktatit të tolerancës", si njëkontratë e madhe shoqërore, politike e morale dhekusht themelor për ndërtimin e një sistemidemokratik, me pjesëmarrjen dhe bashkëpunimin etë gjitha shtresave të popullsisë; së dyti, hartimi enënshkrimi me konsensus i Kushtetutës, si një ligjthemelor i shtetit dhe si një kontratë juridike midistë gjitha grupimeve politike dhe shtresave sociale tëvendit.

    Sot, pas gati një dekade zhgënjimesh e mungesetë theksuar përgjegjësie politike, morale ekombëtare, do të ishte më tepër se aventurë braktisjadhe shmangia prej këtij detyrimi politik, njerëzor ekombëtar. Mungesa e Kushtetutës nuk i kashkaktuar vendit një boshllëk thjesht legjislativ,ndonëse në këtë aspekt pasojat kanë qenë me tëvërtetë të ndjeshme, por edhe sepse në kushtet emungesës së Kushtetutës janë bërë përpjekje jo tëpakta për hartimin e një legjislacioni bashkëkohor emodern për shumë aspekte të jetës politike,ekonomike e sociale në vend. Ndikimi më i ndjeshëm

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1947

    i kësaj mungese është konstatimi i frymës sëmosrespektimit të ligjit, si autoriteti më i lartë qëpërcakton, kanalizon e kontrollon sjelljen e individit,të komunitetit apo të çdo lloj grupimi tjetër shoqëror.Në vend që të vendosej në piedestal ligji, ai unëpërkëmb.

    Në kohën e transformimeve të thella e tëvrullshme, si ato që priteshin të realizonte vendi ynënë fillim të viteve ’90, ishin të domosdoshëm hartimie zbatimi i një legjislacioni modern, i mbështetur nëstandardet demokratike e bashkëkohore dhe që dotë përcaktonte në mënyrën më të qartë dhe paekuivoke rregullat e lojës. Kjo punë duhej tëshoqërohej, në rastin më të mirë, të paraprihej ngahartimi e miratimi i Kushtetutës. Në vend që tëndodhte kështu, ky proces iu la spontaneiteit ose ubë pre e garës së pandershme politike. Nëse sotkonstatojmë se pas zgjedhjeve të vitit të kaluarShqipëria ka nisur për së dyti tranzicionin drejtdemokracisë, kjo është dhe për shkak se shtetit ika munguar gjatë kësaj periudhe ligji i tij themelor.Dhe nëse shteti i ka kundërqëndruar taksapaguesitme forcën e dhunës apo të armëve, siç ndodhi gjatëngjarjeve të vitit të kaluar, e ai nuk ka mundur tëdemonstrojë supermacinë dhe solemnitetin e tijpërballë dhunës së rrugës, kjo nuk është e palidhurme faktin se shtetit i ka munguar ligji i tij themelor.

    Pasojat janë ndier sidomos në planin politik, nësistemin dhe ndërtimin e marrëdhënieve politike, nëmosharmonizimin e veprimit të mekanizmave tësistemit politik në Shqipëri, në mungesën epavarësisë reale të pushteteve, në brishtësinë einstitucioneve politike e sociale, në karakterin epërkohshëm të këtyre institucioneve dhe në ekuilibrete paqëndrueshme e të sipërfaqshme që janë krijuardhe prishur me po aq lehtësi sa dhe një kështjellë engritur në rërë. Shteti modern dhe demokratik mbetidhe për shkak të mungesës së Kushtetutës njëplanet i largët dhe i paarritshëm për shqiptarët.

    Pasojat e mungesës së Kushtetutës janë ndiergjithashtu fort dhe në planin ekonomik. PaKushtetutën, për të cilën po diskutojmë, dekada eparë e tranzicionit të vendit drejt demokracisë do tëkurorëzohej pa pasur një vizion dhe perspektivë tëqartë për çështjet kardinale të zhvillimit ekonomiktë vendit, ku shquhej mbetja pezull e problemit tëpronësisë mbi tokën. Po kështu, platformat eshpeshta, të ndryshueshme e të paqëndrueshmepër drejtimet e modelet e zhvillimit ekonomik të venditdhe për raportin e këtyre modeleve me burimet ebrendshme e të jashtme, më shumë hipotetike e të

    pritshme të zhvillimit, nuk mund të merren tëshkëputura nga mungesa e fiksimit në ligjin themelortë shtetit dhe në aktet ligjore që i sanksionojnë ato.Duket disi e largët dhe spekulative, por edhe mjaftnga paradokset e zhvillimeve ekonomike,demografike, rajonale e sociale në vend janë tëkushtëzuara nga kjo mungesë. Mjafton të përmendimdy prej tyre:

    Së pari, orientimin e zhvillimit ekonomik të venditdrejt sektorëve dhe veprimtarive ekonomike që nuklidhen e mbështeten në burime të brendshme e, përrrjedhim, të qëndrueshme, por në efektet epërkohshme e të sipërfaqshme pozitive të tyre, tëcilat mund të përdoren si një vegë për spekulime epërfitime politike dhe elektorale.

    Dhe, së dyti, kaosin e anarkinë në zhvillimet ur-bane e rurale në vend dhe mungesën e pafalshme tëakteve ligjore që rregullojnë proceset e zhvillimevedhe të lëvizjes së brendshme të popullsisë, prej ngarrjedhin shumë pasoja e implikime sociale,ekonomike e madje dhe politike në vend.

    Mungesa e referencave kushtetuese, detyruesepër t’u zbatuar, nëse në jetën dhe marrëdhënietpolitike u ka hapur rrugë autoritarizmit, prirjevetotalitariste dhe mungesës së demokracisë, në jetëndhe marrëdhëniet ekonomike u ka lënë shtegvoluntarizmit, diletantizmit, stanjacionit e në disaraste dhe kthimit mbrapa, anarkisë dhe kaosit.

    Pasojat nuk kanë munguar të ndihen edhe nëmarrëdhëniet e punës. Modelet e huazuara nëndërtimin e këtyre marrëdhënieve nuk kanë arriturtë imponojnë partneritetin e nevojshëm midisorganizatave të punonjësve, punëdhënësve dhepunëmarrësve, dhe as ta shndërrojnë shtetin në njëarbitër të paanshëm në sigurimin e kësajbashkëjetese e të partneritetit. Kjo ka ndodhur dhepër mjaft arsye të tjera. Por këtu nuk mund tëpërjashtojmë mungesën e referencave ligjore, që dotë buronin nga sanksionimi në Kushtetutë istandardeve moderne në marrëdhënet e punës, çkaprojekti i Kushtetutës dhe legjislacioni i ardhshëm ipunës, i konceptuar ose në pritje për t’u rishikuar,përpiqet ta plotësojë. Fryma e përkohshmërisë dhee spontaneitetit në legjislacionin për punën,marrëdhëniet shoqërore dhe mbrojtjen sociale tëpunonjësve kanë sjellë si pasojë dominimin në mjaftraste të politikave sociale pasive mbi ato aktive, dukesjellë për këtë arsye rëndime të pajustifikuara e tëtepruara mbi Buxhetin e Shtetit dhe mbi mundësitëe tij për përballimin e problematikave të rënduaraekonomike e sociale në vend.

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1948

    Kjo mungesë e pakompensueshme është ndierdhe në aspektin e edukimit të qytetarëve me frymëne respektimit të ligjit, të normave, parimeve estandardeve institucionale, morale e njerëzore. NëShqipëri ka munguar deri tani autoriteti suprem, idomosdoshëm, i cili duhej dhe mund të shërbentesi pikë reference e pakontestueshme dhe shoqërishte pranueshme prej të gjithëve për ndërtimin emarrëdhënieve politike, shoqërore, ekonomike dhemorale. Në vend të këtij autoriteti të shenjtë e tëpaatakueshëm, janë krijuar kohë pas kohe autoritetetë improvizuara e vulgare: politikani, gjykatësi ikorruptuar, paraja, partia, klani, klientela, i huaji etj.Pleksja dhe rivalizimi i këtyre autoriteteve kanëdeformuar mekanizmat e funksionimit të një shoqëriedemokratike dhe moderne, duke prodhuar një shoqëritë militarizuar, në vend të asaj industriale, një shoqëritradicionale, në vend të asaj civile dhe të qytetëruar.

    Një mungesë e tillë ka shkaktuar deformime tëthella e veçanërisht të pariparueshme në tërësistemin e marrëdhënieve njerëzore, ka shkaktuar,me fjalë të tjera, një dehumanizim e denatyralizimjo vetëm në marrëdhëniet midis institucioneve, si dhenë ato të qytetarit me shtetin, por dhe nëmarrëdhëniet mes vetë qytetarëve. Këto deformime,të cilat politika dhe institucionet politike ia kanëimponuar, dashur ose padashur, sistemit tëmarrëdhënieve shoqërore, njerëzore e morale, qëkëtej janë transferuar e ricikluar në marrëdhënietpolitike, duke u dhënë këtyre të fundit tipare agresive,hakmarrëse, radikale e maksimaliste, të cilat janëlehtësisht të konstatueshme në realitetin e sotëmshqiptar. Në këtë primitivizëm e ka pjesërisht bazënedhe polarizimi e radikalizimi permanent imarrëdhënieve politike e shoqërore në Shqipëri, i ciliduke ecur, fatkeqësisht, në kah të kundërt me prirjetbashkëkohore të zhvillimeve dhe të stratifikimit politike social në botën moderne, përbën gjithmonë, siçdhe e ka dëshmuar përvoja e tranzicionit shqiptar,një rrezik e mundësi potenciale për lindjen dhekultivimin e politikave autoritariste e totalitariste.

    Tani është ora e reflektimit të thellë e tëpërgjithshëm për domosdoshmërinë, madje përemergjencën e pajisjes me të. Kjo është ora e provëssë sinqeritetit, moralit, përgjegjshmërisë, patriotizmite madje dhe ligjitimitetit të çdo force politike. Lum aiqë di t’i përgjigjet kësaj prove dhe mjerë ajo forcëpolitike që është ose tregohet e pandjeshme ndajsaj.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Rrapi!

    Fjalën e ka deputeti Çenga.Afrim Çenga - I nderuar, zoti Kryetar, të nderuar

    kolegë deputetë,Jemi dhe gjendemi ndër të vetmet vende në

    Europë pa aktin themelor të shtetit, pa Kushtetutën,e cila që prej disa vjetësh demokraci në Shqipëri kangelur peng e politikës, është bërë monopol i partivepolitike shqiptare dhe shpeshherë ato e kanë përdorurpër kredo politike të tyre brenda e jashtë vendit.

    Dihet nga të gjithë se historiku i kushtetutave nëvendin tonë zë fill që në qeverinë dhe më pas nëmbretërinë e mbretit Zog, që u finalizua meKushtetutën e vitit 1928. Më pas regjimi i Hoxhësvulosi në vitin 1976 Kushtetutën e ashtuquajturdemokratike në një regjim diktatorial. U pasua mëtej me Kushtetutën dhe referendumin e vitit 1994, ecila dështoi dhe nuk u miratua nga populli. Çfarëkishin të përbashkët këto kushtetuta? Vetëm një gjëkishin të përbashkët: ishin të ndërtuara vetëm nëshërbim të njëshit, qoftë ky mbret, president apokryeministër, fiksonin njëshin si të gjithëpushtetshëmnë të gjitha sferat dhe llojet e pushteteve në Shqipëri.

    I paska takuar obligimi dhe detyrimi kryesor këtijParlamenti, të gjitha forcave politike progresiste tëvendit të kontribuonin për ta bërë vendin meKushtetutë. Tashmë Projektkushtetuta e shumëpriturka zbritur në Parlament. Drafti i ardhur është hartuarnga Komisioni i Kushtetutës. I ngritur për këtë qëllimpothuajse një vit më parë, ai pret votëbesimin edeputetëve në Parlament, për të vazhduar më pas epër të marrë fuqinë e plotë të tij te sovrani popull nëreferendumin që pritet të mbahet ditën e FestësKombëtare të Shqipërisë, më 28 Nëntor të këtij viti.Është mirë që në këtë fundshekull dhe në prag tëshekullit të ri që po vjen, Shqipëria të hapë një faqetë re në historinë e saj dhe të mbyllë një kapitull, icili jo lehtë ka kaluar pa lënë gjurmë. Vakuumetlegjislative në shumë prej krizave që kanë ndodhurnë Shqipëri sollën për pasojë precedentë tepër tërrezikshëm, që çuan deri në një shpërbërje të shtetitdhe vënien në diskutim të integritetit tokësor të vendit.

    Projektkushtetuta që tashmë kemi përparaështë hartuar nga një potencial intelektual nga mëtë zgjedhurit në Parlament, si dhe me një mbështetjee asistencë teknike nga ana e Këshillit të Europës,universiteteve më në zë të Europës dhe Qendrës sëtë Drejtës Kushtetuese Europiane, e realizuar kjonëpërmjet Qendrës Administrative të Koordinimit tëPjesëmarrjes Publike të OSBE-së. Duke thënë fjalëtmë të mira për të gjithë anëtarët e Komisionit tëKushtetutës, e ndiej për obligim të falënderoj dy

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1949

    bashkëkryetarët, zotin Imami dhe veçanërisht zotinGodo për drejtimin me mjaft kompetencë tëkomisionit dhe për konsekuencën e paraqitur e tëshprehur gjatë gjithë kohës së përgatitjes të draftit,për frymën tolerante që i kanë përkushtuar tërë këtijprocesi dhe për frymën e herëpashershme tëkompromisit që i kanë ofruar që prej një viti PartisëDemokratike dhe aleatëve të saj për një problem kaqkardinal, sa ç’është Kushtetuta e një vendi. Edhepse një vit, ishte mëse i mjaftueshëm për të prituropozitën, për të marrë pjesë në përgatitjen e draftittë Projektkushtetutës. Dëshiroj sinqerisht të themse PD-ja dhe aleatët e saj nuk e kanë humburshansin për të dhënë kontributin e tyre në bërjen evendit me Kushtetutë. Shpreh bindjen time se PD-jado të dijë të ndajë opcionet e saj për qeverisjen medomosdoshmërinë në angazhimet maksimale përaktin themelor të shtetit, siç është Kushtetuta.

    Unë nuk do të ndalem gjatë për të argumentuardhe sqaruar nen për nen Kushtetutën, sepse stafiteknik dhe zoti Imami iu përgjigjën me korrektesëpyetjeve të mjaft deputetëve. Juristët tanë më nëzë, konstitucionalistët më në zë të Europës dheKomisioni i Venecias tashmë e kanë dhënë viston etyre dhe, për mendimin tim, dua të theksoj seProjektkushtetuta e paraqitur është e arrirë nëshumë drejtime dhe qëndron krahas shumëkushtetutave më të përparuara të Europës. Do tëndalem vetëm në dy-tri të reja që sjellProjektkushtetuta e paraqitur:

    E para, Avokati i Popullit, i sanksionuar në nenet60, 61, 62 dhe 63 të Projektkushtetutës, përbën njëeveniment të rëndësishëm. Tashmë populli ka njëavokat të tij për padrejtësitë që i kryhen ngaadministrata publike.

    E dyta, marrëdhëniet e reja që vihen midis shtetitdhe komuniteteve fetare, të shprehura këto në nenet10 e 11 të Projektkushtetutës.

    Dhe e treta, kompromisi i arritur për pronën dhezgjidhjet e ofruara nëpërmjet neneve të sanksionuaranë Kushtetutë.

    Edhe pse kam disa opcione të tjera për nene tëveçanta, gjykoj se gjatë shqyrtimit nen për nen dotë mund të japim mendimin tonë për to.

    Duke përfunduar, ftoj të gjithë popullin shqiptar,të gjitha forcat politike të vendit që dëshirojnëprogresin dhe stabilitetin e vendit, elektoratin tim qëtë përkrahim e të mbështetim Kushtetutën që do tëdalë nga Parlamenti, t’i përkushtohemi votëbesimittë saj në popull, sepse vetëm në këtë mënyrë, dukevotëbesuar atë, të jemi të bindur se kemi votëbesuar

    për një të ardhme më të mirë për kombin shqiptar,për një stabilitet real të vendit dhe për një konsolidimtë mëtejshëm të shtetit shqiptar.

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Çenga!Deputeti Rama e ka fjalën.Luan Rama - Zoti Kryetar, të nderuar kolegë

    deputetë,Pas një pune serioze dhe angazhimi të

    përgjegjshëm qytetar, e cila ngërthen jo vetëmkontributin e secilit anëtar të Komisionit Kushtetues,por dhe ndihmesën e vyer të subjekteve të shoqërisëcivile, të intelektualëve shqiptarë e më tej, të publikuttë gjerë, pa harruar për asnjë moment mbështetjene specializuar të organizmave ndërkombëtarë,arritëm në këtë moment sa solemn, aq dhe tërëndësishëm të diskutimit të Projektkushtetutës nëKuvendin Popullor. Prandaj, pasi njihesh mepërmbajtjen e projektit të paraqitur, nuk është tepritë formulosh fjalët më të mira për të gjithë anëtarët ekomisionit, për stafin teknik dhe për të gjithë ata qëndihmuan me sugjerimet, vërejtjet, komentet etj., tëcilët arritën të përgatitin, pa dyshim, jo projektin mëtë mirë krahasuar me të gjtha projektet emëparshme, por një projekt dinjitoz e modernkrahasuar dhe me shumë kushtetuta të vendevedemokratike.

    Duke qëmtuar me vëmendje gjithë përmbajtjene Projektkushtetutës, arrij të evidentoj një morivlerash parimore, të qenësishme, të cilat dëshiroj t’itheksoj këtu, jo për të bërë propagandë apo retorikështerpë, por për të nënvizuar domosdoshmërinë sepërse duhet ta miratojmë Projektkushtetutën.

    - Vërej me kënaqësi se i gjithë projekti iKushtetutës, nga fjala e parë e deri te fjala e fundit enenit 181, që është neni i fundit i projektit, ka siparim themelor parimin e lirisë. Thënë ndryshe, kjoështë një Kushtetutë afirmative, një Kushtetutë qëlejon, një Kushtetutë që përcakton në mënyrë tësaktë se çfarë është e lejuar për qytetarin dhe joçfarë është e ndaluar për të. Kësisoj, parimi i lirisëështë një syresh që çon në përfundimin se kjoKushtetutë i tejkalon të gjitha kushtetutatparaardhëse. Është ky parim që e bën atë jetëgjatëdhe të pakontestueshme.

    - Projekti i Kushtetutës së re garanton mepërmbajtjen e tij ligjore zhvillimin e parlamentarizmit.Unë mendoj se kuptimi i sotëm i demokracisë ështëi njësuar me parlamentarizmin, prandaj nënvizojpërfundimin se kjo Kushtetutë e garantonparlamentarizmin jo në mënyrë deklarative dhe

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1950

    premtuese, pra jo si demagogji, por me kushtëzimeligjore, pra si realitet.

    - Duke diskutuar për Projektkushtetutën sideputet i Kuvendit Popullor, po dhe si shtetas i njëvendi që quhet Republika e Shqipërisë, pra duke folurdhe si republikan, në kuptimin e një njeriu që kaideale republikane dhe jo ruajaliste, mendoj se kjoKushtetutë e mbyll rrugën e kthimit prapa, qoftë nëtë kaluarën e afërt, qoftë në atë pak më të largët apodhe më tej. Pra, kjo frymë e Kushtetutës është nëtë njëjtën hulli me dëshirën dhe vullnetin e shumicësdërrmuese të shqiptarëve, shprehur me votëndemokratike të referendumit të 29 qershorit 1997.

    Zotërinj deputetë,Pa dyshim që një nga problemet më të vështira

    që duhet të zgjidhë një kushtetutë, është qarkullimii pushtetit përmes institucioneve dhe mjeteve ligjore.Nga shqyrtimi që i kam bërë unë projektit që podiskutojmë, konstatoj se ai rregullon parimet dheprocedurat e rotacionit të pushtetit nga një shumicëligjore në një shumicë të re që krijohet nga i njëjtimekanizëm demokratik: nga vota. E meqë jemi tevota, dëshiroj të them se në vitet e Berishës vota ushenjtërua. Kjo, pra ky shenjtërim i dhunshëm i votës,vrau besimin e popullit, vrau shpresën e lindur pasvendosjes së pluralizmit politik në Shqipëri seproblemet e politikës mund të zgjidheshin me votë.Ky projekt arrin të rikthejë besimin në votën e lirë tëpopullit dhe në votën e përfaqësuesve të tij legjitimë.

    Një nga vlerat e Kushtetutës, që e bën atëthelbësisht të ndryshme nga trashëgimiakonstitucionale e derisotme, e cila e ka parështetasin si nënshtetas, është se në projektin e rishteti shihet si shërbëtor i qytetarit dhe jo e kundërta.

    Kushtetuta e re ka ardhur deri në trajtën që podiskutojmë sot përmes një procesi debati të gjatë.Por e gjykoj të theksoj se është me rëndësi tënënvizohet se formulimet e fundme kanë dalë jo ngakompromisi politik, por nga pjekja e mendimit. Etheksoj këtë, pasi kam bindjen se një kushtetutëkompromisi nuk do të kishte jetë të gjatë, aq mëtepër po të kemi parasysh se çfarë qëndrimi mbajnëndaj kompromiseve përfaqësuesit e asaj pjese tëopozitës që është deklaruar kundër Kushtetutës.Ndërkaq, e kundërta do të ndodhë me Kushtetutëntonë. Ajo, duke qenë produkt i pjekjes së mendimit,ka në themel jetëgjatësinë, koherencën, frymënmoderne. Kësisoj, bëhet garante e së ardhmes tëshqiptarëve.

    Kushtetuta e re ka ardhur deri në trajtënpërfundimtare në një proces të gjatë debati. Kjo është

    një kushtetutë që nuk e ndan shoqërinë në klasa egrupe, në të nuk ka të preferuar e të papreferuar. Kjoështë një Kushtetutë që do të krijojë mjedisin jetësorrreth vetes nga përmbajtja që ka. Ajo mund tëkundërshtohet vetëm për përfitime politike të ngushtanga ata dritëshkurtër që nuk dëshirojnë të ardhmendhe të mirën e Shqipërisë. Po, për fat, ata qëmendojnë të përfitojnë në kurriz të procesitkushtetues, janë një pakicë e papërfillshme dhe derimë 28 Nëntor do të jenë akoma më të paktë.

    Duke përfunduar, dëshiroj t’i drejtohem KuvenditPopullor, bashkatdhetarëve të mi me një perifrazimtë marrë nga letrat e federalistit Aleksandër Hamiltondrejtuar popullit të Nju-Jorkut kur diskutohejProjektkushtetuta e Shteteve të Bashkuara tëAmerikës: “O bashkatdhetarët e mi, jua them haptas:së pari, ta keni shqyrtuar deri në detaje atë mekujdes. Jam krejt i bindur se, pasi ta keni bërë këtë,është në interesin tuaj ta miratoni. Jam i bindur sekjo është rruga më e sigurt për lirinë tuaj, për dinjitetintuaj dhe për lumturinë tuaj".

    Falemnderit!Skënder Gjinushi – Falemnderit, zoti Rama!Deputeti Malaj e ka fjalën.Arben Malaj - I nderuar, zoti kryetar i seancës,

    të nderuar kolegë,Ne diskutojmë sot për dokumentin themeltar të

    shtetit tonë, ndaj përgjegjësitë në miratimin e këtijdokumenti janë, para së gjithash, përgjegjësitë tonajo thjesht për të plotësuar një boshllëk të disa viteve,por për t’u dhënë shqiptarëve kontratën shoqëroreqë shërben si garanci e mbrojtjes së të drejtave tëtyre. Sigurisht, ndërtimi i bazës ligjore është hapi iparë, detyra më e vështirë është zbatimi në praktikë.Ky hap i dytë do të kërkojë zbatimin pa asnjë lëshimndaj kujtdo, si dhe një periudhë të gjatëndërgjegjësimi të njerëzve për domosdoshmërinë ezbatimit të ligjeve.

    Një ligj i tillë kaq i rëndësishëm, që do të shërbejësi bazë për organizimin e bashkekzistencës së tëgjithë shtetasve dhe që do të miratohet me referen-dum, natyrshëm kërkon pjesëmarrjen në këtë procestë të gjitha forcave politike të vendit. Nisur nga faktiqë një dokument kaq i rëndësishëm nuk është pro-gram elektoral i asnjë force politike, shpresoja sedo të kishte premisa pozitive për bashkëpunim të tëgjitha forcave politike në analizën, vërejtjet dhesugjerimet që do t’i bëheshin projektit të Kushtetutës,për t’i dhënë vendit një dokument afatgjatë.

    Shpeshherë, kur analizojmë me vetveten pseshteti nuk funksionon qartë e prerë, pse vendi goditet

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1951

    keq nga krizat politike, pse krizat politike shkojnëderi në shkatërrimin e institucioneve shtetërore dhetë pronës private, gjithmonë kemi gjetur si arsye qëvendi duhej të kishte një Kushtetutë të fortë. Por nejemi duke hedhur vetëm hapin e parë. Kryesore duhettë jetë puna që do të bëhet për krijimin e mentalitetittë ri. Njerëzit duhet ta duan vendin e tyre, ata duhettë punojnë e të luten për vendin e tyre. Prandaj,krahas miratimit të këtij ligji themeltar, ne duhet tësynojmë për të bërë një punë të vazhdueshme edhenë këtë drejtim.

    Kalimi i Projektkushtetutës në Parlament dhenë referendum duhet të kishte mirëkuptimin e tëgjitha forcave politike. Natyrshëm forcat politike midistyre kanë ndryshime për programet, për momentetmë të rëndësishme të politikës e të ekonomisë sëvendit, por duhet patjetër që, brenda një civilizimi tëjetës shoqërore, edhe politika shqiptare duhet të gjejëpikat e mirëkuptimit për t’i dhënë vendit këtëdokument kaq të rëndësishëm.

    Politika është e përhershme në jetën shoqëroretë një vendi, ajo as nuk fillon me fitoren e PartisëSocialiste në vitin 1997 dhe as mbaron me humbjene PD-së po këtë vit. Problemi qëndron që përballëopinionit vendas, që gjithnjë e më shumë ka paguarkostot e luftës politike, përballë shteteve eorganizmave që financojnë ekonominë shqiptare memiliarda dollarë, patjetër që është bërë prezent edhemungesa e mirëkuptimit midis forcave politike tëvendit dhe aq më tepër midis forcave kryesorepolitike. Ndaj në mënyrë të përsëritur mesazhi i tëgjithëve e për më tepër për procesin kushtetues kaqenë për pjesëmarrje të plotë dhe aktive të të gjithaforcave politike të vendit.

    Procesi do të kishte qenë më i plotë me njëpjesëmarrje më të plotë të të gjitha forcave politike.Po kur mospjesëmarrja nuk vjen për vërejtje ndajKushtetutës, po për kushtëzime politike, për tëpërfituar nga momenti, kur drafti hartohet dhe mepjesëmarrjen e forcave të tjera politike të djathta,kur pjesëmarrja e shoqërisë civile, nëpërmjetorganizatave joqeveritare dhe takimeve tëdrejtpërdrejta, ka qenë e plotë, kur Komisioni iVenecias jep vlerësime pozitive për draftin eKushtetutës, atëherë mbetet vetëm fakti që ne duhetpatjetër të mbështesim kalimin sa më parë tëKushtetutës në Parlamet dhe në referendum.

    Sigurisht që ka shumë gjëra për ta shndërruarpolitikën shqiptare nga koncepti i luftës politike, nëalternativa politike nëpërmjet konkurrimit politik,sigurisht që ka momente që politikanët duhet të jenë

    më të kujdesshëm në prononcimet midis tyre, porasnjë forcë politike nuk duhet e nuk mund të mbajëpeng procesin e bërjes së vendit me Kushtetutë.Këtu epshet politike sundojnë mbi logjikën politike,këtu misioni i politikës deformohet dhe kthehet nganjë detyrim ndaj elektoratit, në përdorim për interesapersonalë. Dhe vjen një moment që të gjithëve na vënë një pozitë të vështirë: politika dhe politikanëtzhvlerësohen në sytë e popullit të tyre. Kjo ështëkriza më e rëndë për politikanët dhe për një vend,se, ndërsa politika ka si mision të lindë shpresën,humbja e besimit shton mundësinë për anarki nëvend.

    Le të jemi më konkretë: Të gjithë e vlerësuam siakt kriminal të jetës shqiptare vrasjen e deputetitAzem Hajdari. Të gjithë synuam që në një mënyrëose tjetër të shprehim vlerësimin për këtë akt, pornë asnjë rast gjetja e vrasësit së Azem Hajdarit nukduhet të shërbejë si kusht për të bllokuar procesinkushtetues, ajo përsëri mbetet një detyrë parësoree Qeverisë. Ka rreth 35 vjet që është vrarë ish-Presidenti i SHBA-së, Kenedi, dhe deri tani ka mëshumë libra e filma me versione mbi vrasjen, por nëasnjë rast nuk është kapur autori i vërtetë. U rrëmbyee u masakrua ish-kryeministri italian, po edhe pse igjallë, edhe pse kërkohej lirimi me kusht, qeverianuk mundi ta shpëtonte dot të gjallë. Pra, paanashkaluar përgjegjësitë e Qeverisë dhe detyrimetpër hetime intensive, ngjarje të tilla nuk duhet tëshërbejnë për të bllokuar politikën shqiptare dhe aqmë tepër procesin kushtetues të vendit. E ndërsapolitikanët kërkojnë ta përdorin vrasjen si nyje tëpolitikës shqiptare, mbi politikanët me moshë dhekarrierë politike del fëmija i tij dhe kërkon mirëkuptim,kërkon të zbusë sadopak politikën shqiptare.

    Rruga nëpër të cilën po kalon politika shqiptarenë këto momente është e pashpjegueshme, mekosto tepër të mëdha për vendin, i cili historikisht kaqenë më i varfër se të tjerët dhe shpresohej që vitete fundit të ecte më shpejt se të tjerët. Ambienti politiki krijuar vetëm e ka penguar këtë mundësi. Miliardadollarë investime nga donatorë për infrastrukturën evendit, miliona dollarë investime nga investitorëstrategjikë, miliona fonde për investime nga vetëshqiptarët ndiejnë pengesën e politikës shqiptare:ose duke vonuar projektet, ose duke ulur efektivitetine tyre, ose duke pritur në një kohë të dytë për tëinvestuar.

    Krejt ndryshe po ndodh me vendet e tjera: opozitanuk e mban peng politikën dhe ekonominë e vendit,ajo nuk kërkon në çdo rast zgjedhje të parakohshme

  • Viti 1998 Legjislatura e 15-të

    1952

    dhe as qeveri teknike, nuk bllokon procesetkushtetuese, por bën oponencë dhe i jep mbështetjemaksimale Qeverisë, pavarësisht se është e një forcetjetër politike, krijon një ambient politik në vendet etyre që jo vetëm nuk tremb investimet, por i josh atodhe i afron drejt vendit të tyre.

    Ky qëndrim krejt i kundërt i opozitës shqiptareështë i pashpjegueshëm, aq më tepër që pas njëqeverisjeje pesëvjeçare, ata e dinë mirë se çfarë imungon politikës dhe ekonomisë shqiptare. Unëshpresoj akoma se ka mundësi për të reflektuar.Personalitete të ndryshme të jetës politike eshoqërore shqiptare dhe të huaj, por dhe opinionipublik duhet të jenë më aktivë, me synimin për tabërë vendin me Kushtetutë dhe me një mbështetjesa më të gjerë politike. Këtu duhet të angazhohemitë gjithë, këtu duhet të kontribuojmë të gjithë meargumente dhe punë konkrete.

    Cilat do të ishin disa vlerësime të miat për pjesëne financave publike?

    Së pari, unë do të vlerësoja faktin që në nenin82 të Projektkushtetutës, në këtë dokument kaq tërëndësishëm, sanksionohet fakti që çdo projektligj icili nuk vjen nëpërmjet Qeverisë, por që ka efektefinanciare, duhet të miratohet brenda 30 ditëve ngaQeveria, çka u jep një menaxhim më të mirëfinancave të vendit.

    Së dyti, unë shpresoj që në nenin 95, ku janëpërcaktuar kompetencat e Presidentit, tashmë tëjetë mbyllur mundësia që Presidenti të nxjerrëdekrete për ndryshim të detyrimeve doganore osetatimore, pasi çdo element i tillë duhet të kalojë vetëmnëpër