Top Banner
“Jeta në shtëpinë e të moshuarve dhe pa - përkujdesje familjare në Prishtinë” PUNIM HULUMTUES Rreze Lepaja
15

Punim hulumtues

Feb 13, 2017

Download

Education

lepaja
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Punim hulumtues

“Jeta në shtëpinë e të moshuarve dhe pa - përkujdesje familjare në Prishtinë”

PUNIM HULUMTUES

Rreze Lepaja

Page 2: Punim hulumtues

Hyrje Historiku i shkurtër i shtëpis së të moshuarve në Prishtinë Shtëpia për përsona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare gjendet në Prishtinë dhe

vepron në kuadër të divizionit të përkujdesjes institucionale. Shërbimet në këtë shtëpi ofrohen falas gjegjësisht mbulohen nga Buxheti i Konsoliduar i Kosovës (BKK). Shërbimet në SHPMF mund ti gëzojnë vetëm personat të cilët i plotësojnë këto kushte:

• Të jenë me moshë mbi 65 vjet • Që nuk kanë përkujdesje familjare • Janë raste sociale (pa mjete për ekzistencë) SHPMF-ja në Prishtinë, ka kapacitet prej 135 shtretërish, me një ambient të

përshtatshëm për të akomoduar rezidentët e moshuar. Në SHPMF ofrohen këto shërbime:

• Shërbime mjekësore/stomatologjike • Terapi individuale dhe grupore • Terapi fizikale • Kinezoterapi • Aktivitete rekreative (leximi i librave, leximi i shtypit ditor, lojëra të ndryshme të

tavolinës etj) Në Shtëpinë për Persona të Moshuar (SHPMF) funksionojnë hapësirat e qëndrimit

ditor, hapësirat e terapisë së punës, kopshti në ambientet e jashtme, etj

Page 3: Punim hulumtues

Qëllimi i punimit

Qëllimi i këtij hulumtimi është vënia në pah e kushteve në të cilat ballafaqohen banorët e shtëpisë së të moshuarve në Prishtinë. Ky punim po ashtu ofron informacione lidhur me jetën e banorëve të këtij insituticioni, si është jeta e tyre aty, sa kanë pasur ata vështërsi të ambientohen aty, dhe sa vizitohen nga të afërmit.

Page 4: Punim hulumtues

Metodat e hulumtimit

Për rezlizimin e këtij punimi kërkimor janë përdorur këto metoda:

Metoda e hulumtimit,Metoda historike,Metoda statistikore,Metoda e krahasimit.

Page 5: Punim hulumtues

Interpretimi i rezultateve Hulumtimi i zhvilluar: “Jeta në shtëpinë e të moshuarve në Prishtinë” nga 30 të anketuar ka përfshirë 56.6%

femra dhe 43.3% meshkuj. Të anketuarit i kanë takuar grupmoshave nga 55- 60 vjeç, 60-70 vjeç dhe mbi 70 vjeç.

Në pyetjen e pare të anketës sonë se: Sa jeni të kënaqur me kushtet që ju ofrohen këtu? Nga përgjigjjet e marra 46.6% e banorëve kanë pohuar se janë shumë të kënaqur me kushtet që ju ofrohen. Po ashtu 46.6% e banorëve janë pjesërisht të kënaqur, dhe 6.6% nuk janë aspak të kënaqur.

Sa i përket se a janë të kënaqur me shërbimin e stafit,20% kanë deklaruar se janë shumë të kënaqur,50%

janë pjesërisht të kënaqur dhe 30% u deklaruan se nuk janë aspak të kënaqur me sherbimin e stafit. Në pyetjen se a kanë pasur vështirësi të ambientohen me jetën aty,56.6% kanë pranuar se e kanë pasur

shumë të vështirë,36.6% kanë pasur pak vështirësi të ambientohen aty, ndërsa 6.6% kanë thënë se nuk kanë pasur fare vështirësi të ambientohen me jetën aty.

Në pyetjen e katërt dhe të fundit të anketës sonë se sa vizita pranojnë banorët e shtëpisë së moshuarve

gjatë një muaji,60% e tyre nuk pranojnë asnjë vizitë,33.3 pranojnë një deri në tri vizita, dhe vetëm 6.6% e tyre pranojnë më shumë se tri vizita përgjatë një muaji.

Page 6: Punim hulumtues

PARAQITJA GRAFIKE E REZULTATEVE

Page 7: Punim hulumtues

Gjinia Mosha

Page 8: Punim hulumtues

Sa jeni të kënaqur me kushtet që ju ofrohen këtu?

Sa jeni të kënaqur me shërbimin e stafit?

Page 9: Punim hulumtues

A e keni pasur të vështirë të ambientoheni këtu?

Sa vizita pranoni gjatë një muaji?

Page 10: Punim hulumtues

Paraqitja grafike e rezultateve të përgjithshme në përqindje(%)

Sa jeni të kënaqur me kushtet që ju ofrohen këtu?•

Page 11: Punim hulumtues

Sa jeni të kënaqur me shërbimin e stafit?

Page 12: Punim hulumtues

A e keni pasur të vështirë të ambientoheni me jetën këtu?

Page 13: Punim hulumtues

Sa vizita pranoni gjatë një muaji?

Page 14: Punim hulumtues

Përshtypje&Rekomandime Përshtypje Rezultatet zyrtare janë ato që u cekën më lartë,mirëpo gjatë kohës

se kaluar në SHPMF, përshtypjet që morëm fatkeqësisht ishin jo të mira. Fillimisht, kushtet nuk ishin në nivel për të bërë një jetë dinjitoze.Dhe për sa i përket stafit nuk ishin dhe aq të sjellshëm dhe nuk silleshin korrekt me banorët,mendojmë se kjo qe edhe arsye që ata nuk shpreheshin lirshëm.

Rekomandime Të zbatohen programe, të cilat synojnë evidentimin dhe trajtimin e

problemeve të moshës së tretë, Stafi punues të ju ofrojë hapsirë që të bisedohet

lirshëm,meqenëse mosha e tyre është e shtyerë dhe kanë nevojë që të bashkëbisedojnë me dikë.

Të organizohen aktivitete dhe shetitje të ndryshme.

Page 15: Punim hulumtues