UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI” FAKULTETI I EDUKIMIT PROGRAMI FILLOR PUNIM DIPLOME Tema: “Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nga numri 1 deri në 5” Kandidatja: Mentorja: Albulenë Mazreku Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu korrik, 2017 Gjakovë
41
Embed
PUNIM DIPLOME - edukimi.uni-gjk.org Mazreku.pdf · 2 Dedikuar Këtë punim diplome iu dedikojë familjes time. Gjithçka që kam arritur është meritë e juaja.
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI I GJAKOVËS “FEHMI AGANI”
FAKULTETI I EDUKIMIT
PROGRAMI FILLOR
PUNIM DIPLOME
Tema: “Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nga numri 1 deri në 5”
Kandidatja: Mentorja:
Albulenë Mazreku Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu
korrik, 2017
Gjakovë
2
DedikuarKëtë punim diplome iu dedikojë familjes time.
Gjithçka që kam arritur është meritë e juaja.
3
FALENDERIME
Së pari, falenderimi i takon Zotit të Madhëruar ndaj të cilit përulem me krenari.
“Edukimi është gjëja më e mirë që një baba mund t’i jep fëmijës së tij – Muhamedi a.s.”
“Krejt çka unë jam, ose shpresoj të bëhem, i detyrohem engjullit Nënë – Lincoln.”
Falenderoj thellësishtë dhe u jam mirënjohëse përjetësisht dy përsonave më të veçantë në
jetën time të cilët ishin afër meje në çdo hap të jetës sime duke më ofruar mbeshtetje të pa kusht
emocionale dhe financiare.
Falenderoj babain tim, Safet Mazreku ( Msc. I Mbrojtjes së Bimëve ) dhe nënën time, Hatixhe
Mazreku të cilët besuan dhe më përkrahën në çdo sukses timin.
Një falenderim tjetër të përzemërt ia dedikoj vëllaut tim, Bledar Mazreku dhe motrës sime,
Bleona Mazreku që janë inspirimi im dhe shtysa ime kryesore e rrugëtimit tim të pa ndalur drejtë
dijës.
Falenderim i veçantë shkon për mentoren Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli-Kryeziu për ndihmën
profesionale dhe këshillat e dhëna.
Poashtu, falenderoj familjen time të gjerë të cilët në mënyra të ndryshme e lehtësuan punën time.
Së fundmi, por jo për nga rëndësia, falenderoj shoqërinë time për këshillat dhe përkrahjen e
vazhdueshme, jam me fat që janë pjesë e jetës sime.
4
ABSTRAKT
Ky punim synon që në mënyrë të hollësishme të hedh dritë në Fonetikë që nga tingujt eparë dhe të bëjmë ndërlidhjen e Fonetikës me Matematikën, përkatësisht shkronjave dhenumrave ku gjatë gjithë kohës nxënësi të ketë në vëmendje Gjuhën shqipe si në orë tëMatematikës ashtu edhe të Gjuhës shqipe.
Objekt studimi i këtij punimi është: Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nganumri 1 deri në 5.
Punimi është realizuar në Universitetin e Gjakovës “Fehmi Agani”, Programi Fillor, vitishkollor 2016/2017, Gjakovë.
Gjatë punimit është shfrytëzuar Praktika Pedagogjike përsonale e kryer në Sh.f.m.u.“Emin Duraku”, në Gjakovë.
Rezultatet treguan se mësimi i shkronjave e numrave dhe ndërlidhja e tyre gjatë procesitmësimor rritë dëshirën dhe vullnetin në mësimnxënie tek nxënësit.
Pas përfundimit me sukses të provimeve në konsultim me Prof. Ass. Dr. Sindorela Doli –
Kryeziu, u dakorduam që për temën e diplomës të perpiqemi të japim sado pak kontribut për
gjeneratat e ardhshme edhe për neve personalisht gjatë punës si mësuese e ardhshme në lëmin e
Programit Fillor në gjuhën shqipe, por edhe në rritjen e dëshirës për lëndën e Matematikës,
vendosëm që titulli i punimit të diplomes të jetë: Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe
Matematikës nga numri 1 deri në 5.
Arsyeja pse zgjodhëm këtë temë është që mësuesi gjatë ligjërimit njëherit t’ua perkujtoj
në çdo moment nxënësve rolin e fonemave dhe konkretizimin e tyre në jetën praktike e pikërisht
në funksion të ndërlidhjes së gjuhës shqipe me matematikën si dy arterie kryesore për formimin e
nxënësit që nga shkronjat e para dhe numri një.
Gjatë punimit do të shfrytëzojë literaturën dhe materiale të ndryshme, punime shkencore,
praktikën pedagogjike, ligjeratat e marrura gjatë studimeve dhe të gjitha elementet praktike të
nevojshme për arritjen e realizimit sa më të suksesshëm të këtij punimi shkencor, përkatësisht
punimi të diplomes.
Që gjuha shqipe është e rëndësishme për një mësues/e të ardhshëm/me flet edhe ky
punim, sado që do të jetë modest do të mundohem që në mënyrë sa më të kapshme për nxënësit
t’i shpalosim shkronjat, numrat dhe lidhjen e tyre në mes vete që ora e mësimit të jetë sa më
atraktive .
Që një fëmijë të formohet në mënyrë të drejtë dhe të jetë i suksesshëm në jetën dhe
karierën e tij profesionale, padyshim që shkronjat dhe numrat duhet të mësohen në mënyrë të
rregulltë dhe adekuate.
Kjo arrihet vetëm me një kuadër, i cili gjatë përgatitjes së tij profesionale i çaset punës
me seriozitet dhe përkushtim. Ashtu edhe në këtë punim jam munduar që me vullnet dhe dëshirë
e punë të palodhshme të arrijë në përfundimin e suksesshëm të këtij punimi.
8
I. HISTORIKU I SHKURTËR I GJUHËS SHQIPE
Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indo-
iranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të
veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve
të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore
indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të
studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjuhë
perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indo-
iranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.
1.1. Origjina e gjuhës shqipe
Problemi i origjinës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të
shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njërës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të
Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për
origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës trake. Teza ilire ka gjetur mbështetje
më të gjerë historike dhe gjuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e
historianëve.
Nga të gjitha argumentet e paraqitura në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire
e gjuhës shqipe është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
9
1.2. Fillimet e shkrimit shqip
Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft
vonë, në shekullin XV.
Teksti i kuptueshëm më i lashtë në gjuhën shqipe është një formulë pagëzimi që mban
vitin 1462, e që thotë: Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit ( Unë të pagëzoj në
emër të Atit e të birit e të shpirtit të shenjtë). Autori i kësaj formule ishte Pal Engjëlli (lat. Paulos
Angelus, rreth 1417-1470), argjipeshkëv i Durrësit dhe mikë i ngushtë e këshilltarë i
Skënderbeut.1
Një dokumentë tjetër e më i rëndësishëm i shqipes së hershme është i ashtuquajturi
Ungjilli i Pashkëve ose Perikopeja, pesëmbëdhjetë rreshta në shkronja greke të përkthyera nga
Ungjilli i Shën Mateut ( 27:62-66 ). Ai u zbulua nga historian grek Spiridon Lamprosi (1851-
1919) më 1906 në një dorëshkrim greqishtë.2
Shekulli I XV mbyllet me një tjetër tekst shqip (1497), që ruhet në Gjermani. Është
fjalori shqip i Arnold fon Harfit.3
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e
gjuhës së shkruar shqipe.
Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e
veriut (gegërisht) dhe në dialektin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin
dhe me alfabetin grekë gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e
kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot është “Meshari” i Gjon
Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, “Meshari” i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga
njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më
1 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001, fq. 24-252 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001, fq. 253 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Dukagjini, Pejë 2001, fq. 26
10
1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra.
"Meshari” i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet
latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta.
Deri sa kërkimet të mos kenë nxjerrë në dritë ndonjë libër tjetër, “Meshari” i Gjon Buzukut do të
vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.4
1.3. Gjuha dhe dialektet
Në çdo vend gjuha paraqitet me degëzime sipas krahinave në mënyrë që edhe pse e
kuptojnë njëri-tjetrin, folësit e njërës krahinë dallohen nga ata të një tjetre. P.sh, në gjuhën shqipe
dallojmë dy degë të mëdha që u përgjigjen dy ndarjeve të etnikumit shqiptar në baza territoriale:
gegërishtja ose dega e trojeve shqiptare që shtrihen në Shqipërinë Veriore ose në Gegëri dhe
toskërishtja ose dega e trojeve shqiptare që shtrihen në Shqipërinë Jugore ose në Toskëri.5
Lumi Shkumbin në Shqipërinë e Mesme, duke rrjedhur pranë Elbasanit e duke u derdhur në
Adriatik, formon kufirin e përafërt midis dy zonave. Grupi i dialektit gegë karakterizohet nga
prania e zanoreve hundore , duke e ruajtur “n” më të vjetër për “r” toskërishte ( p.sh. geg.: venë,
Shqypni; tosk.: verë, Shqipëri) si dhe për një radhë tiparesh të veçanta morfologjike.6
Gegërishtja dhe toskërishtja janë variante të së njëjtës gjuhë kombëtare: të shqipes, ashtu si edhe
bartësit e tyre shqiptarët (përkatësisht: gegët e toskët) janë pjesët përbërëse të së njëjtës etni, e të
njëjtit komb: kombit shqiptar.
Pra, dialekti është gjuha e një krahine, rajoni apo qyteti në krahasim më gjuhën e përbashkët të
mbarë kombit.7
Gjuha e sotme letrare, e miratuar në Kongresin e Drejtshkrimit më 20-25 nëntor 1972, është një
bashkërendim i dy grupeve dialektore ndonëse bazohet në masën 80% mbi atë toskë.8
4 http://www.ikub.al/SHKOLLA_CATEGORY/1303060156/Article-Historiku-i-gjuhes-shqipe-.aspx5 Gj. Shkurtaj, “Shqipja e sotme” Tiranë, Tetor, 2010, fq. 816 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Pejë,2001, fq. 37 Gj. Shkurtaj, “Shqipja e sotme” Tiranë, Tetor, 2010, fq. 818 R. Elsie, “Histori e letërsisë shqiptare”, Pejë,2001, fq. 3
11
II. GJUHA SHQIPE
2.1. Ç’është gjuha?
Gjuha është arti i komunikimit mes njerëzve, është ajo nëpërmjet të cilës mendimi merr
jetë. Ajo nuk është vetëm një mjet komunikimi, ajo mban me vete vlera shumë të mëdha,
shoqërore, kulturore dhe historike.
Të zotërosh shumë mirë disa gjuhë do të thotë të kesh në mendjen tënde një nga pasuritë më të
mëdha që ekziston. Sado që në ditët e sotme çështja e globalizimit të çon në përdorimin e disa
gjuhëve ndërkombëtare, njerëzit nuk duhet të harrojnë se gjuha e tyre është ajo që i bënë ata të
jenë të veçantë dhe të plotë në figuren e tyre. Gjuha amtare përfaqëson diçka të madhe, kudo që
të shkosh nëpër botë, sado gjuhë që të mësosh, sado njerëz të takosh, asnjë dhe asgjë nuk do të
gëzojë aq shumë se sa të flasësh me dikë në gjuhën tënde. Gjuha është padyshim identiteti im
nëpër botë.
Çdo njeri duhët të jetë i vetëdijshëm se mban me vete një vlerë që peshon rëndë. Është pikërishtë
gjuha ajo që do e bëjë atë unik në botë, do jetë ajo që do ta krijoj identitetin e tij.
2.2. Si ndahet gramatika e gjuhës shqipe?
Gramatika e gjuhës shqipe ndahet në:
Fonetikë
Morfologji
Sintaksë
Leksikologjia
12
2.2.1. Fonetika
Fonetika (nga greqishtja φωνή, phone = tingull) është degë e gjuhësisë që studion mjetet
tingullore të gjuhës, shfaqjet dhe funksionet e tyre. Ajo studion strukturën tingullore të ligjërimit,
tingujt (nyjëtimin e tyre, veçrorit akustike dhe anatomo-fiziologjike), ligjësitë e bashkimit dhe të
ndryshimit të këtyre tingujve dhe sidomos funksionin e tyre në procesin e komunikimit. Por
fonetika nuk përqëndron vëmendjen vetëm në sistemin e tingujve. Ajo merret gjithashtu me
dukuri të tjera të anës tingullore të gjuhës, siç janë: p.sh. theksi, rrokja, intonacioni, etj.9
Gjuha shqipe ka si parim themelor të drejtshkrimit parimin fonetikë, sipas të cilit fjalët shkruhen
ashtu si shqiptohen dhe anasjelltas. Ky parim zbatohet në pjesën më të madhe të fjalëve, si dhe
në emrat e përveçëm të njerëzve e të vendëve, qofshin shqiptar, qofshin të huaj. E vetmja zanore
që shkruhet edhe në disa raste ku, në fakt, nuk shqiptohet është ë fundore, në fjalë si:
Punë, pjesë, fjalë, shkollë, kam dalë, kam vjelë; si dhe në disa pozicione në gji të fjalës,
si: pjesëmarrës, arkëtar, këmbshpejtë, etj. 10
2.2.1.1. Fonemat e shqipes standarde
Për të kuptuar dhe zbatuar më lehtë e më mirë rregullat e drejtshqiptimit është e
nevojshme të dihet përbërja fonetike (tingullore) e shqipes standarde në krahasim me atë të
dialekteve.
Shqipja standarde ka 7 fonema zanore: a, e, ë, i, o, u, y, dhe 29 fonema bashkëtingëllore: b, c, ç,
d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh, t, th, x, xh, v, z, zh. 11
9 A. Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004, fq. 510 Gj. Shkurtaj, “ Shqipja e sotme”, Tiranë, Tetor 2010, fq. 1911 Gj. Shkurtaj, “ Shqipja e sotme”, Tiranë, Tetor 2010, fq. 24
13
2.2.1.2. Zanoret dhe bashkëtingëlloret
Tingujt e ligjërimit ndahen në dy grupe të mëdha: në zanore dhe në bashkëtingëllore.
Zanoret dhe bashkëtingëlloret dallohen midis tyre në tipare:
1. Nyjëtimore
2. Funksionale
3. Akustike
Nga pikëpamjet e nyjëtimit midis këtyre grupeve ekzistojnë këto dallimi kryesore:
a. Kur shqiptojmë zanoret, rryma e ajrit nuk has pengesa, por del lirisht nga goja. Kur
shqiptojmë bashkëtingëlloret, përkundrazi, në rrugën e kalimit të ajrit krijohen pengesa,
për shkak të mbylljes së plotë ose jo të plotë, që formojnë organet e të shqiptuarit në
vende të ndryshëm të aparatit të të folurit.
b. Kur shqiptojmë zanoret është i tendosur gjithë aparati i të folurit, ndërsa kur shqiptojmë
bashketingëlloret është e tendosur vetëm një pjesë e këtij aparati, pjesa ku formohet
pengesa.
Nga pikëpamjet funksionale dallimet e zanoreve dhe të bashkëtingëlloreve lidhen me rolin e
tyre në rrokje: zanoret janë tinguj rrokjeformues, që formojnë kulmin e rrokjes;
bashkëtingëlloret janë tinguj që hyjnë në përbërjen e rrokjes, por ato vetë nuk mund të formojnë
rrokje. Vetë termi bashkëtingëllore, tregon rolin e bashkëtingëllores në rrokje si shoqëruese e
zanores.
Nga pikëpamja akustike dallimi midis zanoreve dhe bashkëtingëlloreve paraqitet më i
ndërlikuar, sepse në këtë drejtim bashkëtingëlloret nuk janë të njëllojta.
Bashkëtingëlloret ndahen në të zhurmëta dhe në sonantë ( të tingullta ).12
12 A. Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004, fq. 35-36
14
2.2.1.3. Klasifikimi i zanoreve
Gjuha shqipe ka 7 zanore: ( a, e, ë, i, o, u, y). Tiparet e përgjithshme nyjëtimore që sigurojnë
dallimin e tyre janë: radha, ngritja dhe buzorëzimi.
Zanoret mund të jenë të theksuara dhe të patheksuara.
Zanoret e shqipes klasifikohen:
• Sipas vendit të ngritjes së gjuhës drejt qiellzës:
të përparme: i, e, y
qëndrore: ë, a
të prapme: o, u
• Sipas shkallës së ngritjes së gjuhës drejt qiellzës:
të hapura: a
gjysmë të hapura: o, e, ë
të mbyllura: i, y, u
• Sipas pjesëmarrjes ose jo të buzëve:
të buzorëzuara: y, u, o
të pabuzorëzuara: i, e, a, ë13
2.2.1.4. Klasifikimi i bashkëtingëlloreve
Gjuha shqipe ka 29 bashkëtingëllore: b, c, ç, d, dh, f, g, gj, h, j, k, l, ll, m, n, nj, p, q, r, rr, s, sh,
t, th, x, xh, v, z, zh. Tiparet më të përgjithshme nyjëtimore dhe akustike mbi të cilat mbështet
dallimi i këtyre bashkëtingëllorëve janë:
1. Vendi i formimit,
13 A. Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004, fq. 37-39
15
2. Mënyra e formimit (lloji i pengesës),
3. Pjesëmarrja e zhurmës,
4. Pjesëmarrja e zërit,
5. Rezonanca hundore
Sipas vendit të formimit, bashkëtingëlloret e shqipes ndahen në tri grupe të mëdha:
1) Buzore,
2) Gjuhore,
3) Glotale.
1. Bashkëtingëlloret buzore ndahen në dy grupe:
a) Dybuzore, kur të dy buzët formojnë mbyllje, si tek p, b, m;
b) Buzore-dhëmbore, kur buza e poshtme afrohet te dhëmbët e sipërm, si tek f, v.
2) Bashkëtingëlloret gjuhore ndahen në:
a) Paragjuhore: t, d, ll, c, x, s, z, n, l, rr, r, ç, xh, sh, zh, th, dh.
b) Mesgjuhore: q, gj, nj, j.
c) Prapagjuhore: k, g.
3) Te bashkëtingëllorja glotale h pengesa formohet në laring, në shtegthin e zërit.
Sipas mënyrës së formimit të zhurmës ose llojit të pengësës bashkëtingëlloret ndahen në:
1) Mbylltore ( okluzive ),
2) Shtegore ( fricative ) dhe
3) Dridhëse ( vibrante ).
Në vartësi nga pozicioni i qiellzës së butë bashkëtingëlloret ndahen në:
1) Hundore: m, n, nj
2) Johundore: t, d, q, gj, k, g etj.14
Sipas pjesëmarrjes së zërit bashkëtingëlloret ndahen në:
1) Të zëshme: b, d, g, v, z, zh etj.
2) Të shurdhëta (ose të pa-zëshme): p, t, k, f, s, h, etj.15
14 A. Dodi, “ FONETIKA DHE FONOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE”, Tiranë 2004, fq. 72-73, 75.
16
2.2.2. Morfologjia
Morfologjia ( nga greqishtja morfé = formë dhe logos = fjalë, dije ) është pjesë e
gramatikës, që merret në radhë të parë me studimin e trajtëformimit, d.m.th. me studimin e
formave të ndryshme, që marrin fjalët e lakueshme (emrat, mbiemrat, përemrat dhe numërorët)
ose të zgjedhueshme (foljet), si edhe me studimin e kuptimeve të këtyre formave. Por, në një
vështrim më të gjerë morfologjia merret me klasifikimin e fjalëve në kategori leksiko-
gramatikore, që quhen pjesë të ligjeratës.
Pra, objekt studimi për morfologjinë është fjala, e cila në këtë pjesë të gramatikës
studiohet edhe si pjesë e ligjeratës, edhe nga pikëpamja e formave dhe e kuptimeve gramatikore
përkatëse.16
Në gjuhën shqipe dallohen shkoqur këto pjesë të ligjeratës: 1. Emri, 2. Mbiemri, 3. Numërori, 4.
Në bazë të veçorive morfologjike, pjesët e ligjeratës ndahen në:
Pjesë të ndryshueshme dhe
Pjesë të pandryshueshme.
Pjesë të ndryshueshme të ligjeratës janë fjalët që lakohen: emri, mbiemri, përemri e, në një farë
mase, numërori, ose që zgjedhohen: folja.
15 R. Memushaj, “Hyrje në gjuhësi”, Tiranë 2004, fq. 7416 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 2917 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 37
17
Pjesë të pandryshueshme të ligjeratës janë fjalët që as lakohen, as zgjedhohen: ndajfolja,
parafjala, lidhëza, pjesëza, dhe pasthirrma.18
Pasi që unë jam përqëndruar për temën: “ Ndërlidhja në mes Fonetikës dhe Matematikës nga
numëri 1 deri në 5”, do të fokusohem tek Numërori si pjesë e ligjeratës.
2.2.2.1. Numërori
Numërori është ajo pjesë e ligjeratës që tregon numra abstraktë ose sasi të caktuara
sendesh a qeniesh të një fare. Numërorët në përgjithësi nuk janë fjalë emërtuese. Ato japin
nocione të veçanta që nuk janë të lidhura me sende reale, por më numrat matematikë. Kuptimi i
përgjithshëm kategorial i numërorëve, pra, është shënimi i sasisë së caktuar.19
Në klasën e numërorëve nuk hyn çdo fjalë që lidhet me sasinë dhe me numrin, por vetëm
ato fjalë që shënojnë numra si elemente të sistemit të numërimit dhe si thyesa. Si përfundim,
jashtë kësaj pjese të ligjeratës mbetën: fjalët që tregojnë radhën e sendeve e që kanë kategoritë
gramatikore të mbiemrit: i parë, i dytë, i tretë, i pestë etj.; fjalët që emërtojnë sasi të papërcaktuar
dhe që kanë kategoritë gramatikore të emrit: shumicë, pakicë, gjysma etj.; 20
Shumë shpeshë numërorët përdoren si shoqërues të emrave që emërtojnë sende a qenie të
një fare, sasie e të cilave është e numërueshme, pra, si mbiemra, si përcaktues të sasisë së këtyre
sendeve a qenieve, p.sh.: Një dritare në ballë, një tryezë dhe pesë karrige, dy rafte për biblotekë,
lule mbi tryezë. Rëndësia e numërorit në këtë përdorim rritet veçanërishtë, kur shoqëron emra në
18 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 3919 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 20320 Po aty, fq. 203
18
numrin shumës, ku numërori është i vetmi mjet për të përcaktuar me saktësi kuptimin e
padiferencuar të shumësit të emrit. P.sh.: Këto dy punë nuk mund të kryhen njëhershëm. 21
Numërori mund të tregojë sasi të caktuar sendesh ose pjesë të sendëve a të një grup sendesh: pra,
ai mund të tregojë njësi të plota ose pjesë të këtyre njësive. Këtej dallohen numërorët e mirëfillt
dhe thyesat ( numërorët thyesorë ).
2.2.2.1.1.Numërorët e mirëfilltë.
Në grupin e numërorëve që shprehin njësi të plota, hyjnë ato fjalë që janë elemente të sistemit të
numërimit: një, dy, tre, katër, pesë, etj. Këto fjalë kanë qenë quajtur numërorë themelorë. 22
Numërorët në përgjithësi nuk e kanë kategorinë gramatikore të gjinisë: katër djem, katër
vajza. Bën përjashtim numërori tre i cili e ka kategorinë e gjinisë: tre djem, tri vajza, por edhe
njëzet e tre djem dhe njëzet e tri vajza.
Numërori e ka kategorinë e gjinisë edhe kur ka kuptim përmbledhës:
Sa djem erdhën ? Të dy(të tre).
Sa vajza erdhën ? Të dyja(të tria).
Ky dallim ruhet edhe kur numërori tre/tri përdoret pa emrin përkatës:
Sa djem ishin ? Tre.
Po vajza sa ishin ? Tri. 23
21 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 204
22 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 203 po aty.23 http://www.mileniumi3.net/doc%27s/Gramatika%20e%20gjuhes%20shqipe.pdf
19
Numërorët janë fjalë:
o Të parme – janë numërorët 0-10: zëro, një, dy, tre, katër, pësë etj.
o Të përngjitura – janë numërorët 11-19: njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë etj.
o Të përbëra – janë numërorët tridhjetë, pesëdhjetë, gjashtëdhjetë, shtatëdhjetë, tetëdhjetë,
nëntëdhjetë, njëqind, dyqind etj.
o Shprehje – janë numërorët 21-29, 31-39, 41-49 etj.: tridhjet e një, dyzet e dy, njëqind e
një etj.24
2.2.2.1.2. Lakimi i numërorit
Numërorët nga dy e lart lakohen njësoj si emrat në shumës:25
RasaGjinia
Mashkullore Femërore
Emërore: dy Të dy Të dyja
Gjinore: i, e dyve i, e të dyve i, e të dyjave
Dhanore: dyve Të dyve Të dyjave
Kallëzore: dy Të dy Të dyja
Rrjedhore: dyve Të dyve Të dyjave
24 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 206-20725 F. Agalliu, E. Angoni, Sh. Demiraj, A. Dhrimo, E. Hysa, E. Lafe, E. Likaj, “ Gramatika e Gjuhës shqipe 1 –Vëllimi I – Morfologjia “, Tiranë 2002, fq. 211
20
2.2.1. Sintaksa
Sintaksa është pjesa e gramatikës që studion fjalët gjatë ligjërimit, rregullat e bashkimit të
tyre në grupe fjalësh e në fjali si dhe rolin që luajnë ato.
Fjalia është një grup fjalësh të lidhura në mes vete sipas kuptimit dhe rregullave
gramatikore të gjuhës. Fjalia kumton diçka. Në gjuhën e folur fjalitë karakterizohen nga një
intonacion ose vijë melodike e veçantë (zbritëse, ngjitëse etj.). Në gjuhën e shkruar ato
përcaktohen nga shenjat e pikësimit (pikë, pikëpyetje, pikëpresje, pikëçuditje).
Dallohen dy grupe përbërëse të fjalisë:
• Grupi emëror (kryefjala);
• Grupi foljor (kallëzuesi);
Grupi emëror tregon për personat për të cilët flitet, kurse grupi foljor tregon çfarë thuhet
për ta:
Të gjithë fëmijët rrinin të qetë.
Grup emëror Grup foljor
Një fjali mund të jetë e thjeshtë ose e përbërë. Fjalia është e thjeshtë kur ka vetëm një
folje. Fjalia është e përbërë kur ka më shumë se një folje.
Sipas llojit të kumtimit fjalitë mund të jenë:
• Dëftore - fjalia dëftore shërben për të treguar diçka, për të dhënë një informacion rreth
një fakti, rreth një vëzhgimi, një gjykimi, një opinioni.
• Pyetëse - fjalia pyetëse përdoret për të pyetur për diçka që folësi nuk e di ose e di
pjesërisht dhe pret prej bashkëbiseduesit një përgjigje.
21
• Nxitëse - fjalia nxitëse shërben për të nxitur dikë që të zbatojë një urdhër, një këshillë,
një sugjerim, një ftesë.
• Dëshirore - fjalia dëshirore shërben për të shprehur një dëshirë, një urim, një mallkim.
Fjalia dëshirore mund të shprehë edhe dëshirën që të mos ndodhë diçka.26
2.2.2. Leksikologjia
Leksikologjia është pjesë e gjuhësisë që studion fjalët e një gjuhe dhe kuptimet e tyre.
Fjala leksikologji vjen nga greqishtja e vjetër: leksis = fjalë, logos = dije.
Gjuha shqipe, ashtu si çdo gjuhë, ka një numër të madh fjalësh. Disa prej këtyre fjalëve
kanë më shumë se një kuptim. Tërësia e fjalëve të një gjuhe quhet leksik. Pra, leksiku është një
lum i gjatë fjalësh, por ai nuk është thjesht një listë fjalësh që ekziston në mendjen tonë. Ai është
një sistem ku çdo fjalë ka vendin e vet dhe është gjithmonë në lidhje me fjalë të tjera.
Çdo grup fjalësh që lidhen me njëra-tjetrën nëpërmjet kuptimit të veçantë që ato
shprehin, përbëjnë një fushë leksikore.27
26 http://www.mileniumi3.net/doc%27s/Gramatika%20e%20gjuhes%20shqipe.pdf27 Po aty.
22
III. MATERIALI DHE METODOLOGJIA E PUNËS
3.1. Materiali
Si material gjatë këtij punimi kam përdorur të gjithë literaturën që sipas mendimit tim
ishte e duhur për këtë punim, si p.sh.: tekste universitare, hulumtime nga interneti, si dhe
material didaktik:
Abetare - M. Gjokutaj, I. Krasniqi, Sh. Rrokaj, S. Kumnova, Pegi & Dukagjini, korrik 2014
Leximi 1 – Arif Demolli, Prishtinë 2008
Matematika 1- Fletore Pune – Ramadan Zejnullahu, Sejdi Bilalli, Pejë 2014
Matematika 1- Ramadan Zejnullahu, Sejdi Bilalli, Janar 2016, fq. 14
3.1.1. Materialet bashkëshoqëruese
Materialet bashkëshoqëruese për këtë periudhë janë shumë të rëndësishme. Duke njohur nevojat
e fëmijëve në lidhje më zhvillimin e tyre mendor dhe psikomotor, mesuesit u duhet të
përzgjedhin:
Libra për fëmijë të cilët mund të lexohen nga mësuesi dhe nxënësit mund të dëgjojnë e
më pas të diskutojnë rreth tyre. Këta libra shërbejnë si hap i parë për të ngritur
bibliotekën e klasës.
Fletore pune për vizatim
Numrat e mi të parë – Nada Morina, Nazlishahe Luma, Prishtinë 2008
Lojëra me ABC – Myftar Myftari
Abetare – Nexhat Tafa, Taulant Tafa, Eri Tafa, 2007-2009