STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL 1 PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL 2012 – 2013 PËRGATITUR: Nën kujdesin e: Grupit Teknik të Punës të ngritur në kuadër të projektit:”Unifikimi,mbrojtja dhe nxitja e shkrimit special Brail” Ekspert ligjor: Dr. Av. Sinan Tafaj Av.Ermir Ndreu Ekspert I shkrimit Brail: Nora Islami Ekspert tifloteknik: Shoqata e Të Verbërve të Shqipërisë Financuar nga Fondacioni“Vodafone Albania” Implementuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë
15
Embed
PROJEKT/STRATEGJIE PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E ... e shkrimit brail.pdf · Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
1
PROJEKT/STRATEGJIE
PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E
SHKRIMIT BRAIL
2012 – 2013
PËRGATITUR:
Nën kujdesin e: Grupit Teknik të Punës të ngritur në kuadër të
projektit:”Unifikimi,mbrojtja dhe nxitja e shkrimit special Brail”
Ekspert ligjor: Dr. Av. Sinan Tafaj
Av.Ermir Ndreu
Ekspert I shkrimit Brail: Nora Islami
Ekspert tifloteknik: Shoqata e Të Verbërve të Shqipërisë
Financuar nga Fondacioni“Vodafone Albania” Implementuar nga Shoqata e të verbërve të Shqipërisë
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
2
Dy fjalë mbi projektin:”Mbrotja,unifikimi dhe nxitja e shkrimit special Brail”
Ky projekt iu dedikohet të gjithë personave të verbër të të gjitha vendeve
shqip-folëse.
-Unifikimi i shkrimit brail ka qenë një nga objektivat kryesore të Shoqatës së të
Verbërve të Shqipërisë.Realizimi i vënies në zbatim të projektit u bë e mundur falë
Fondacionit: “Vodafone Albania” Ky shkrim u mundëson personave të verbër më
shumë akses në informacion,ç’ka nënkupton rritjen e nivelit arsimor dhe të
standartit të jetesës.
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
3
PËRMBAJTJA
1. HYRJE ………………………………………………………………………… .. …faqe 4.
2. KUSHTET AKTUALE
2.1 Historiku. Roli dhe rëndesia e shkrimit brail.………………….…………………….. faqe 5.
2.2 Shkrimi Brail në fokusin mediatik…………………………………………………... faqe 7.
2.3 Ndërgjegjesimi mbi rëndësinë e shkrimit brail………………………………………..faqe 7.
2.4 Shkrimi brail në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës. ………………….………....faqe 8.
2.5 Brali në funksion të Punësimit .......................................................................................faqe 9.
3.2Prioritetet strategjike dhe objektivat…………………………………………………...faqe 10.
4. ROLET DHE PËRGJEGJËSITË E INSTITUCIONEVE
4.1 Këshilli Kombëtar i Mbrotjes së Brailit/KKMB............................................................faqe 11.
4.2 Biblioteka Kombëtare e të Verbërve/BKV ...................................................................faqe 12.
5. PLANI I VEPRIMIT
5.1 Plani i veprimit ………………………………………………………………………faqe 15.
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
4
1.HYRJE
Në ditët e sotme jetojmë në një shoqëri e cila nuk është plotësisht e hapur ndaj personave me
aftësi të kufizuara.
Aftësia e kufizuar ndjehet më shumë kur anëtarët e shoqërisë ngrenë barriera dhe krijojnë
pengesa duke mos lejuar ndërtimin e një botë gjithëpërfshirëse, duke mos marrë parasysh
dëmtimet që kanë pësuar bashkëqytetarët e tjerë. Shoqëria shqiptare, ashtu si dhe shoqëri të tjera,
është e krijuar mbi supozimin se të gjithë njerëzit, pa përjashtim, mund të integrohen të
perceptojnë dhe të ndërveprojnë në mënyrë standarde me mjedisin,ku jetojnë.
Individët e verbër duhet të gëzojnë të drejta të njëjta me të gjithë qytetarët e tjerë. Neni i parë i
Deklaratës Universale mbi të Drejtat e Njeriut përcakton: "Të gjithë njerëzit janë të lirë dhe të
barabartë në dinjitet dhe të drejta". Në mënyrë që të arrihet ky qëllim, të gjitha komunitetet duhet
të respektojnë ndryshimet brenda komunitetit të tyre dhe duhet të bëjnë të mundur që personat e
verbër të gëzojnë të drejtat e njeriut: civile, politike, shoqërore, ekonomike dhe kulturore të
njohura nëpërmjet konventave dhe traktateve ndërkombëtare, Deklaratës së Madridit dhe
kushtetutave kombëtare.E drejtë për tu arsimimuar është një e drejtë e sanksionuar edhe në
kushtetutën e Republikës së Shqipërise. Kjo e drejtë nënkupton të drejtën e cdo individi qofte ky
me aftesi te kufizuar ose jo të ndjekë rregullisht të gjitha fazat e arsimit të detyrueshëm si dhe
pajisjen e tij me literaturën e nevojshme.Në rastin e personave të verbvër ata do ta kishin të
pamundur,madje do të ishte absurde që të mendohej arsimimi i tyre nëse litaratura nuk eshte në
formatin brail.
Në këto kushte është e domosdoshme ndërmarrrja e të gjitha masave për prodhimin dhe pajisjen
e individëve të verbër me litaraturën shkollore të nevojshme në shkrimin brail.
Vetëm në këtë formë bëhet e mundur përfshirja e personave te verber,në arsimimin
gjithëpërfshirës dhe integrimin e tyre në shoqëri.
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
5
2. KUSHTET AKTUALE
2.1 HISTORIKU. ROLI DHE RENDESIA E SHKRIMIT BRAIL.
Historiku i brailit.
Shpikësi i shkrimit special brail është Louise Braille. Braili është një system 6 pikësh i cili
tashmë përdoret gjërësisht nga pothuajse të gjithë personat e verbër në mbarë botën i përshtatur
në shumë gjuhë, duke përfshirë këtu edhe gjuhën shqipe.
Megjithëse përdorimi i alfabetit Brail në botë i ka fillesat e tij që në shek 19, në Shqipëri ai filloi
të përdorej shumë më vonë. Për herë të parë sipas të dhënave jo zyrtare filloi të përdorej në
mënyrë sporadike në vitin 1941.
Në prill të vitit 1963 ,me vendimin numër 64 të Qeverisë së Republikës Popullore të Shqipërisë u
hap për herë të parë në Shqipëri Instituti për Fëmijët shurdhmemece dhe të verbër. Pas daljes së
këtij vendimi, u bë e mundur çelja e këtij instituti në nëntor të po këtij viti. Me një makinë të
thjeshtë daktilografike Braili u përgatitën abetarja dhe aritmetika të cilat u ilustruan edhe me
figura. Mësuesja e parë për të verbër në Shqipëri ishte Liri Kamberi.
Roli dhe rendesia e shkrimit Brail.
Përdorimi i brajlit mbetet i një rëndësie jetike për personat e verbër. Për këtë komunitet është
domosdoshmëri përdorimi i tij në aktivitete praktike të jetës së tyre të përditshme. Çdo njeri ka
nevojë të mbajë shënime, numra telefonash, krijime letraro-artistike, të identifikojë ushqimet në
kuzhinë, të mësojë përdorimin e elektroshtëpiakeve, të identifikojë ngjyrat e veshjeve, etj. Të
gjitha këto veprime bëhen lehtësisht të realizueshme nga personat e verbër me ndihmën e
përdorimit të Brailit.
Me gjithë evoluimin e teknologjive moderne dhe ndikimin e tyre në jetën profesionale e praktike
të personave të verbër, me kalimin e kohës nuk e kanë zbehur aspak rëndësinë e Brailit dhe
përdorimin e tij. Të gjitha këto pajisje jo vetëm bazohen te Braili, por në shumë raste i referohen
në mënyrë të pashmangshme atij. P.sh, kompjuterat modernë për të verbër, që ekzistojnë sot,
ekranet e tyre shkrues i kanë në Brail. Çdo i verbër mund të shkruaj në një tastierë normale, por e
kontrollon fjalën e shkruar në një ekran me gërmat e Brailit.
Braili, ashtu si shkrimi i zakonshëm, ndihmon në zhvillimin dhe evoluimin e shpirtëror e kulturor
të të verbërve.Brajli përveç të tjerave ka një rol të rëndësishëm në edukimin dhe punësimin e
këtyre personave.
Roli i Brailit nuk është zbehur, ai po përjeton një epokë të vrullshme ndryshimesh, përpunimesh
dhe zhvillimesh. Shkrimi Brail do te ece gjithmone perkrah shkrimit normal dhe derisa shkenca e teknologjia moderne të mos jetë në gjendje të gjejë një zgjidhje për t’u kthyer shikimin njerëzve
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
6
të verbër, Braili dhe rëndësia e tij nuk do të jenë kurrë të zbehur në vizionin e jetës për të
verbërit.
Rendesia e shkrimit Brail dhe roli I tij ne jeten e cdo personi te verber eshte shume I rendesishem
megjithate ky shkrim duhet te behet pjese edhe ne shkollat normale ne kuader te arsimit
gjitheperfshires.
Hapi i parë drejt gjithepërfshirjes arsimore u hodh me ligjin nr.7952 datë 21.6.1995 “PËR
SISTEMIN ARSIMOR PARAUNIVERSITAR”ne nenet 39-42 si dhe nga MASH ne dhjetor
2002 e cila aprovoi Dispozitat Normative të Arsimit Parauniversitar ku përfshin për herë parë
konceptin e arsimit gjithpërfshirës dhe një sërë rregullash për ta bërë të mundur zbatimin e tij në
praktikë. Me ligjin nr 7952 si dhe me aprovimin e Dispozitave Normative jo vetëm u plotësua
vakumi ligjor i deriatëhershëm për arsimin gjithpërfshirës, por më e rëndësishmja është se u hap
drita jeshile për futjen e tij në sistemin arsimor të detyruar.
Meritat më te mëdha në këtë drejtim, i takojne pa dyshim, organizmave joqeveritare lokale dhe
nderkombetare, të cilat përveç përkujdesjes së drejtpërdrejtë social-ekonomike që kanë treguar
ndaj personave me nevoja të veçanta, nuk kanë rreshtur për asnjë çast përpjekjet e tyre për të
ndikuar në përmirësimin e politikave dhe legjislacionit shqiptar që garantojnë të drejtën e çdo
personi me Aftesi te Kufizuara, për t`u arsimuar dhe për të pasur një jetë normale e me dinjitet.
Projektet e këtyre organizmave përbënë shtratin mbi të cilin lindën idetë e para për arsimin
gjithpërfshirës në Shqipëri dhe ku u mbështet ligjërisht iniciativa për futjen e tij në proces.
Përmes projektit “Arsimi Gjitheperfshires” eshte bere e mundur te nderhyhet ne Projektligjin per
Arsimin Parauniversitar ,projektligj ky që i jep formë ligjore gjithëpërfshirjes të personave të
verbër në shkollat e zakonshme, kundrejt veçimit të tyre në institucione speciale, dhe shpall si të
domosdoshëm arsimin gjithpërfshirës.
Në këtë Projektligj ishin propozuar disa ndryshime te cilat synonin permirësimin e konceptit të
arsimimit të personave me aftësi të kufizuara.
Ky projekt ligj tashmë i shdërruar në ligj me nr. 69/2012 date 21.06.2012 “PËR SISTEMIN
ARSIMOR PARAUNIVERSITAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”,me përmirësimet përkatëse të
propozuara nga SHVSH,vlerësohet si mjaft i përparuar, demokratik dhe i krahasueshëm me
standardet e vendeve të zhvilluara.
Në këtë ligj në nenin 63 të tij është përcaktuar se përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në
institucionet arsimore të specializuara për ta është përgjithësisht e përkohshme. Përfshirja dhe
integrimi i fëmijëve me aftësi të kufizuara në kopshtet dhe shkollat e zakonshme të arsimit bazë
është parësore.
Gjthashtu në këtë dispozitë përcaktohet se nxënësve, që nuk shikojnë u garantohet përdorimi i
shkrimit Brail.
Kjo është një arritje e madhe pasi nuk do të kishte asnjë kuptim të flitej për arsimim
gjithëpërfshirës nëse krahas shkrimit normal në shkollat e zakonshme nuk do të qëndronte edhe
shkrimi Brail.
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
7
Nisur nga rëndësia e madhe që paraqet shkrimi Brail për nxënësit e verbër është e
domosdoshme, që për zhvillimin dhe vazhdimësinë e këtij shkrimi, të bëhet një mbrojtje e
posaçme e tij me anë të një akti nënligjor.
2.2 Shkrimi Brail ne fokusin mediatik.
Aktualisht fuqia e medias është e njohur botërisht madje ajo konsiderohet si një pushtet I
katërt.Në këto kushte roli I medias është fondamental mbi theksimin e rëndësisë së shkrimit brail
tek personat e verber dhe më gjerë.Bashkëpunimi I instancave shtetërore dhe I grupeve të
interesit me median vizive dhe atë të shkruar ndikon drejpërsëdrejti në promovimin dhe
jetëgjatësinë e shkrimit brail,si dhe ndërgjegjësimin e individëve të verbër dhe familjarëve të tyre
për rëndësinë e zhvillimit dhe vazhdimësisë së këtij shkrimi.
"Media është mjeti më i fuqishëm i komunikimit. Ndihmon në promovimin e gjërava të duhura
në kohën e duhur. Ajo i jep një ekspozim të vërtetë në audiencë masive në lidhje me atë që është
e drejtë apo e gabuar. Media luan një rol konstruktiv për shoqërinë. Kanalet televizive -Lajme sot
dhe madje disa gazeta janë goja e disa çështjeve sociale, e cila ndihmon për të vlerësuar realitetin
e jetës.Media ka luajtur një rol të rëndësishëm në mënyrë që të fokusohet në çështjet sociale në
pothuajse çdo epokë.
Si ne median e shkruar,ku mund te botohen histori njerëzore apo informacione të ndryshme mbi
jetën e personave të verbër,po ashtu dhe në atë elëktronike duke trajtuar tema të ndryshme mbi
shkrimin e të verbërve ndikon,dhe ndërgjegjëson një masë të gjerë të shoqërisë rreth shkrimit të
të verbërve.
2.3 Ndërgjegjesimi mbi rëndësine e shkrimit Brail
Ndërgjegjësimi i qytetareve ,mediave ,instancave të ndryshme publike apo jo publike është një
element I pazëvendësueshëm dhe thelbësor në përhapjen e shkrimit brail. Inkurajimi dhe
edukimi i shoqërise mbi shkrimin Brail,ndikon mbi rëndësinë e këtj shkrimi.Një faktor kyç mbi
publikimin e shkrimit brail luan dhe media e shkruar dhe vizive.
Aktorët kryesor që ndikojnë në ndërgjegjësimim e shkrimit brail janë :
- Institucione arsimore qofshin publike dhe jo publike,ku ne çdo shkollë duhet të ketë
literatura informuese mbi këtë shkrim.Vetë drejtuesit e këtyre institucioneve duhet ta
marrin si detyre profesionale shpërndarjen e paketës informuese tek nxënësit apo
studentët.
- Panairi –është fjala magjike mbi njohjen dhe identitetin e shkrimit brail në masë të
gjerë.Është një mundësi për treguar”identitetin” e fjalës Brail.
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
8
2.4 Shkrimi brail në funksion të arsimimit gjithëpërfshirës.
Gjithpërfshirja në arsim është një proces i gjate dhe kompleks i cili kerkon angazhimin
strukturave pergjegjese shteterore si dhe vullnetin e aktoreve te perfshire ne kete proces , ne
menyre qe te vihet ne zbatim.
Gjithpërfshirja eshte nje koncept me i gjere sesa integrimi.Ajo i jep mundesi te gjithe femijeve
me aftesi te kufizuara te pranohen dhe te arsimohen brenda klasave te arsimit te
zakonshem.Sigurisht qe pranimi në vetvete është një proces më i lehtë dhe nuk kërkon
ndryshime në sistem. Ndërsa, gjitheperfshirja kërkon të bëhen ndryshime esenciale. Zakonisht
këto ndryshime fillojnë me kuadrin ligjor për arsimin dhe pasojnë me angazhimin e përbashkët të
autoriteteve arsimore dhe të vetë shkollave, për të rritur pjesmarrjen e të gjithë nxënësve në
programet mësimore, për të siguruar shërbime mbështetëse të mjaftueshme, personel të
kualifikuar, mësues me trajnimin e duhur, dhe mbi të gjitha, për të krijuar një atmosfere në
harmoni të plotë me ndjenjen e solidaritetit dhe përkushtimit.
Një shkollë e tillë kultivon ndjenjen e bashkëpunimit, përkujdesjes dhe respektit reciprok. Ajo
orientohet nga ideja se diferencat dhe diversiteti midis nxënësve nuk mund të shihen më si
pengesa për zhvillimin e tyre, por si prioritete dhe sfida që duhen kapercyer me sukses, duke
lejuar kështu që te gjithe nxënësit me nevoja të veçanta, të zhvillojnë aftësitë e tyre përkrahë
moshatarëve të tjerë.
I parë nga ky kënvështrim, gjithpërfshirja në arsim cilësohet si mjeti më i favorshëm që krijon
shanse të barabarta arsimimi për të gjithë fëmijët, me aftësi të kufizuara, shmang qëndrimet
diskriminuese ndaj tyre, nxjerr në pah vlerat personale të gjithësecilit, për të cilat një shoqëri e
emancipuar ka shumë nevojë, si dhe lehtëson integrimin social të tyre në jetën e ardhshme si të
rritur.
Koncepti I gjithpërfshirjes në arsimin I personave të verber,nënkupton mbi të gjitha ekzistencën
e një shkrimi te unifikuar I cili do të ishte pararojë e zhvillimit ,integrimit të ketyre personave në
një shoqëri moderne dhe të emancipuar.Perfshirja e shkrimit brail te unifikuar ne sistemin
arsimor gjithëpërfshirës do te mundësonte individëve të verbër me shumë akses në
informacion,më shumë arsimim, që përkthehet në individë të pavarur dhe frytdhënës në funksion
të rritjes së standartit të tyre të jetesës dhe zhvillimit të shoqërisë në përgjithësi.
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
9
2.5 Brali në funksion të Punësimit
Papunësia tek individet me probleme në shikim në Shqipëri konsiderohet si një prej problemeve
më madhore dhe një pengese e madhe për tu kapercyer. Njerëzit me probleme ne shikim
rrallëherë shohin mundësi të fitojnë vetë jetesën e tyre dhe të marrin pjesë plotësisht në shoqëri.
Nevoja për integrimin e tyre pa kompromis në sferën e punësimit është në përputhje të plotë me
përparësitë e vendosura nga Bashkimi Evropian: Plani i Veprimit i Komisionit Evropian për
promovimin e mundësive të barabarta dhe luftën kundër diskriminimit vendos një theks të
veçantë mbi punësimin e njerëzve me aftësi të kufizuar ku perfshihen dhe personat e verber.
Vendet e punës duhet të parashikohen pa pengesa dhe duhet të përshtaten në përputhje me
nevojat e individëve të verbër. Pavarësisht nga Ligji Nr. 7995 “Për nxitjen e punësimit” datë
20.09.1995, duhet të bëhen përpjekje më efektive për të integruara njerëzit me aftësi të kufizuar
në tregun e punës.1 Edhe OJF-të duhet të luajnë një rol vendimtar për vetë-mbështetje dhe duhet
të marrin mbështetje jo vetëm nga donatorët, por edhe nga vetë Qeveria Shqiptare.
OJF-të shqiptare që punojnë me aftësinë e kufizuar kanë kontribuar deri tani në mënyrë të
konsiderueshme me ekspertizën e tyre për të trajnuar njerëzit me aftësi të kufizuar dhe për të
mbështetur integrimin e tyre në tregun e punës. Megjithatë, duhet mbajtur parasysh se ndërtimi i
kapaciteteve në institucionet shtetërore duhet të ketë për synim mbështetjen e mundësive, që
Agjencia Shtetërore e Punësimit të jetë më efikase në sjelljen e njerëzve me aftësi të kufizuar në
forma të hapura ose alternative të punësimit. Madje, Shërbimi Kombëtar i Punësimit duhet të
krijonte një bashkëpunim më të ngushtë me OJF-të që operojnë në fushën e aftësisë së kufizuar.
Ministria e Punës dhe Çështjeve Sociale duhet të marrë masa konkrete për të siguruar zbatimin
efektiv të Ligjit ekzistues “Për nxitjen e punësimit.
Gjithashtu OJF-të duhet të mbështeten më shumë nga qeveria si dhe nga shoqatat e tjera
homologe ndërkombëtare në përpjekjet e tyre për të ofruar trajnim profesional për njerëzit me
probleme në shikim duke i përfshirë në programet e tyre të trajnimit.
Sigurisht punesimi i personave te verbver,do të ishte me i lehtë për ata persona që janë njohës të
shkrimit brail.Njohja e këtij shkrimi nga ana e tyre nënkupton mundësi dhe hapësimë të mëdha
për tu bërë pjesë e tregut të punës si dhe për të qenë të pavarur në ushtrimin e profesioneve që
ata zotërojnë.
STRATEGJIA PËR MBROJTJEN DHE VAZHDIMËSINË E SHKRIMIT BRAIL
10
3. VIZIONI DHE OBJEKTIVAT STRATEGJIKE
3.1 Vizioni
Vizioni i Strategjisë per mbrojtjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail për periudhën 2012 – 2013
konsiston, në mirë integrimin dhe arsimimin, e personave të verbër nepërmjët aksesit në
informacion.Gjithashtu me anë të kësaj strategjie synohet që personat e verbër të zotërojnë
vetbesim në marrëdhenje të ndryshme sociale dhe te jene individ të pavaruar në marrjen e
informacioneve të ndryshme,nëpërmjet shkrimit Brail.Personat e verbër në Shqipëri duhet të jenë
të mbrojtur në mënyrë efektive nga mungesa e literaturës së shkrimit brail te unifikuar.
Gjithashtu në fokus të kësaj strategjie është angazhimi I plotë I strukturave përgjegjëse/shtetërore
për marrjen e masave të nevojshme dhe krijimin e kushteve të përshtatshme per mbrojtjen dhe
vazhdimësinë e shkrimit brail,si mjet kryesor per arsimimin e personave te verbër.
3.2 Prioritetet strategjike dhe objektivat Prioritetet kryesore të strategjisë per mbrojtjen dhe vazhdimesine e shkrimit brail janë:
Prioritetet strategjike:
1.Ulja e numrit te personave te verbër që nuk njohin shkrimin brail,përmes:
Përmirësimit të mekanizmit që siguron mbrotjen e të drejtës së informimit nepërrmjet
shkrimit brail, si dhe përfundimit të plotesimit të kuadrit rregullator dhe ligjor.
Rritjes së përgjegjësisë dhe ndergjegjesimit per identifikimin e herepahershem te
personave te verber(te cdo grup moshe)duke mbajtur kontakte vazhdueshme parneriteti
dhe bashkëpunimi me instancat shteterore pergjejgese te qeverisjes qendrore dhe
vendore.
Përmirësimit të sistemit të menaxhimit të përdorimit të shkrimit brail. (vendosja e
shkrimit ne objekte te perdorimit publik informacioni ndaj te cilave merret nepermjet