Njëri prej objektivave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është ta mbështesë sundimin e ligjit në mbarë veriun e Kosovës. Kjo përfshin monitorimin, mentorimin dhe këshillimin (MMK) e Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kryerjen e funksioneve të kufizuara ekzekutive dhe mbështetjen e zbatimit të marrëveshjeve përkatëse të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja. Në veçanti, Misioni ofron mbështetje të strukturuar MMK për Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës Veri lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e nivelit strategjik dhe për zbatimin e politikave në mënyrë që të merren me kriminalitetin. Për më tepër, Misioni i ndihmon institucionet e Kosovës për ta parandaluar lëvizjen e paligjshme të njerëzve dhe të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i promovon praktikat më të mira në procedurat e policisë kufitare dhe të doganës. Vëmendje e posaçme i kushtohet mbështetjes së policisë kufitare dhe doganës në dy pikë kalimet veriore MIK në Rudnicë/Jarinjë dhe Bërnjak/ Tabalije. Misioni po ashtu mbështet Policinë Kufitare të Kosovës në vendosjen e strukturave të nevojshme dhe të personelit për kontrollin e kufirit të gjelbër në veri të Kosovës. EULEX-i ofron mbështetje strategjike për Qendrën e Paraburgimit të Mitrovicës duke trajtuar dobësitë strukturore, duke ofruar ekspertizë të specializuar dhe duke i promovuar praktikat më të mira evropiane në menaxhimin e përgjithshëm të qendrës së paraburgimit, si edhe lidhur me çështjet e prokurimit dhe të trajnimit. Misioni po ashtu mbështet integrimin e personelit gjyqësor serbë dhe të mbrojtjes civile në institucionet e Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës www.eulex-kosovo.eu Përfshirja në veri të Kosovës EULEX
2
Embed
Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës Përfshirja në ...
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Njëri prej objektivave të Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë është ta mbështesë sundimin e ligjit në mbarë veriun e Kosovës. Kjo përfshin monitorimin, mentorimin dhe këshillimin (MMK) e Policisë së Kosovës dhe të Shërbimit Korrektues të Kosovës, kryerjen e funksioneve të kufizuara ekzekutive dhe mbështetjen e zbatimit të marrëveshjeve përkatëse të arritura në dialogun ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit të lehtësuar nga BE-ja.
Në veçanti, Misioni ofron mbështetje të strukturuar MMK për Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës Veri lidhur me menaxhimin dhe zhvillimin e nivelit strategjik dhe për zbatimin e politikave në mënyrë që të merren me kriminalitetin.
Për më tepër, Misioni i ndihmon institucionet e Kosovës për ta parandaluar lëvizjen e paligjshme të njerëzve dhe të mallrave ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe i promovon praktikat më të mira në procedurat e policisë kufitare dhe të doganës. Vëmendje e posaçme i kushtohet mbështetjes së policisë kufitare dhe doganës në dy pikë kalimet veriore MIK në Rudnicë/Jarinjë dhe Bërnjak/Tabalije. Misioni po ashtu mbështet Policinë Kufitare të Kosovës në vendosjen e strukturave të nevojshme dhe të personelit për kontrollin e kufirit të gjelbër në veri të Kosovës.
EULEX-i ofron mbështetje strategjike për Qendrën e Paraburgimit të Mitrovicës duke trajtuar dobësitë strukturore, duke ofruar ekspertizë të specializuar dhe duke i promovuar praktikat më të mira evropiane në menaxhimin e përgjithshëm të qendrës së paraburgimit, si edhe lidhur me çështjet e prokurimit dhe të trajnimit. Misioni po ashtu mbështet integrimin e personelit gjyqësor serbë dhe të mbrojtjes civile në institucionet e
Përfshirja e EULEX-it në veri të Kosovës
www.eulex-kosovo.eu
Përfs
hirja
në v
eri të
Ko
sovë
sEU
LEX
FAKTE DHE SHIFRA
Kosovës, ashtu siç parashihet me marrëveshjet përkatëse të dialogut.
Policia Ekzekutive e EULEX-it mban një njësi policore të përhershme, të ashtuquajtur Njësia Speciale e Policisë (NJSP), që merret me incidentet që prishin rendin publik, si intervenues të dytë pas Policisë së Kosovës. Misioni po ashtu pozicionon një Njësi Policore Plotësuese (NJPP) për operacionet e sundimit të ligjit siç janë bastisjet, arrestimet, siguria statike, patrullimi dhe intervenimi. Përveç kësaj, Policia e EULEX-it mbështet zhvillimin e Ekipeve për Reagim të Shpejtë (ERSH) me aftësi për Kontrollimin e Turmave dhe të Trazirave (KTT). Numri i përhershëm i personelit të ERSH në Komandën Rajonale të Policisë së Kosovës Veri mund të rritet në çdo kohë me pjesëtarë nga stacionet policore, të cilët e kanë kryer trajnimin për KTT. Prej qershorit 2015, EULEX-i ka lehtësuar trajnimet e përbashkëta për Ekipet e Reagimit të Shpejtë të Komandës Rajonale Veri dhe të Komandës Rajonale të Mitrovicës Jug.
Gjyqtarët dhe prokurorët e EULEX-it vazhdojnë t’i kryejnë funksionet e tyre ekzekutive në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, e cila merret me krime të rënda, siç janë krimet e luftës, korrupsioni, krimi i organizuar dhe vrasjet e rënda. Hetimet dhe gjykimet aktualisht janë duke u zhvilluar për lëndët, që janë në shqyrtim e sipër dhe për një numër të kufizuar të lëndëve të reja në pajtim me ligjin për Juridiksionin, Përzgjedhjen e Lëndëve dhe Caktimin e Lëndëve për Gjyqtarët dhe Prokurorët e EULEX-it në Kosovë.
• Mandati aktual i Misionit: deri më 14 qershor 2016
• Selia: Prishtinë, Kosovë
• Kapaciteti i autorizuar:
1.600 të punësuar
• Buxheti: Buxheti vjetor është rreth 111 milionë euro