-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
PRISHTINË, qershor 2007
UNMIK
INSTITUCIONET E PËRKOHSHME VETËQEVERISËSE PROVISIONAL
INSTITUTIONS OF SELF-GOVERNMENT
PRIVREMENE INSTITUCIJE SAMOUPRAVLJANJA
QEVERIA E KOSOVËS KOSOVA GOVERNMENT
VLADA KOSOVA
MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE POSTË – TELEKOMUNIKACIONIT MINISTRY
OF TRANSPORT AND COMMUNICATIONS
MINISTARSTVO ZA SAOBRAĆAJ, POŠTU I TELEKOMUNIKACIJE
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 2
PËRMBAJTJA
1. Hyrje (Fjala e Ministrit)
..............................................................................................3
1.1 Qëllimi dhe Statusi i këtij Dokumenti 4 1.2. Sfondi 4
2. Politikat në Sektorin e Telekomunikacionit: Vizioni,
Prioritetet dhe Synimet ......5 2.1. Në përgjithësi 5
3. Politikat në Sektorin e Telekomunikacionit: Detyrat
...............................................6 3.1. Shërbimet
6
3.1.1. Shërbimet e Linjës-Fikse 6 3.1.2. Shërbimet Mobile 7
3.1.3. Shërbimet e Internetit 8 3.1.4. Shërbimet e Emergjencës
9
3.2. Qasja Universale dhe Detyrimet e Shërbimit Universal 10
3.3. Rrjetat dhe Teknologjia 11 3.4. Mbrojtja dhe Privaticiteti i
Konsumatorit 12 3.5 Sistemi Rregullator 12 3.6. Infrastruktura
13
3.6.1. Kodet Shtetërore 13 3.6.2 E drejta për shteg (ang. Rights
of Way) 14 3.6.3. Çështje të tjera në lidhje me infrastrukturën
14
3.7. Menaxhimi me Resurset e Kufizuara 15 3.7.1. Numeracioni 16
3.7.2. Spektri 16
3.8. Struktura e Sektorit dhe Liberalizimi 17 3.8.1. Situata në
PTK 17 3.8.2. Licencimi 18 3.8.3. Operatorët me fuqi të ndjeshme në
treg 19 3.8.4. Interkoneksioni, shfrytëzimi i përbashkët i
resurseve dhe Roaming-u 19 3.8.5. Çmimet dhe Tarifat 20
3.9. Resurset Njerëzore 20 3.10. Politikat Investuese 21 3.11.
Ligji mbi Telekomunikacionin 22 3.12. Rishikim i Politikave 22
4. Rezultatet e Pritura për Synimet Politike
..................................................................23
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 3
1. Hyrje (Fjala e Ministrit)
Si pasojë e qëllimeve për zhvillim ekonomik të Kosovës, zbutjen
e varfërisë si dhe realizimin e të ardhurave më të larta për
popullatën, Kosova e konsideron ndërtimin e Shoqërisë Informative
si ndërmarrje emergjente.
Të vetëdijshëm për rëndësinë historike dhe strategjike të kësaj
çështjeje, Kosova si vend nënshkrues i iniciativave të Paktit të
Stabilitetit: eSEE dhe bSEE, duke u përpjekur që në mënyrë
koherente të përcjellë trendet dhe iniciativat Evropiane eEurope
dhe eEurope+, konkluzionet e dokumenteve të konferencave
parapërgatitore dhe të vet Samitit Botëror të Shoqërisë së
Informacionit të mbajtur në Tunis (16-18 Nëntor 2005), si dhe
qëndrimin politik për ndërtimin e Shoqërisë së Informacionit në
Kosovë, Ministria e Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit ka
përfunduar Strategjinë Nacionale për Shoqëri Informative
2006-2012.
Synimi strategjik i kësaj strategjie është “eKosova shoqëri e
informacionit në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor”
.
Me qëllim të implementimit të kësaj strategjie MTPT ka krijuar
dhe hartuar politikat zhvillimore për sektorin e
telekomunikacionit, të cilat shprehin më qartë hapat konkret që
duhet ndërmarrë, si dhe definojnë rezultatet e pritura për afate
kohore të përcaktuara, të paraqitura këto përmes dokumentit
“Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit”.
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit janë pjesë integrale
e politikave publike. Ato reflektojnë parimet për veprimet e
shtetit në krijimin e një Shoqërie të Informacionit – fushave të
interesit dhe mekanizmave rregullues – në një epokë të ndryshimeve
shumë të shpejta teknologjike. Politikat Qeveritare të
Telekomunikacionit marrin parasysh objektivat e vendosura për
rregullimin e sferave të ndryshme të jetës sociale dhe zgjerimit të
mundësive për paraqitjen e zgjidhjeve inovative.
Këto parime shërbejnë si bazë për një plan veprues në krijimin e
Shoqërisë së Informacionit. Plani veprues në fuqi është parim bazë
për paraqitjen për çdo vit, të propozimeve specifike të entiteteve
Qeveritare para Kabinetit, së bashku me oraret, burimet e
financimeve dhe të përgjegjësve për implementimin e programeve të
Politikave të Sektorit të Telekomunikacionit.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 4
1.1 Qëllimi dhe Statusi i këtij Dokumenti
Ky dokument përmban Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
të Qeverisë së Kosovës
(QeK) për një periudhë afatmesme deri afatgjatë (përkohësisht e
nënkuptuar që ti destinohet periudhës deri në qershor të vitit 2009
dhe, në mënyrë më të përgjithshme, periudhës dy vjeçare menjëherë
pas deri në qershor të vitit 2011). Për qëllime të tanishme,
“Politika e Sektorit të Telekomunikacionit” është e orientuar
në:
• Vizionin, prioritetet, si dhe në synimet dhe objektivat për
sektorin e telekomunikacionit, siç është formuluar nga MTPT për
aprovim nga Qeveria e Kosovës (QeK);
• Detyrat kryesore që kërkohen për implementimin e vizionit,
prioriteteve, si dhe synimeve dhe objektivave;
• Rezultatet e pritura nga zbatimi i këtyre detyrave;
• Në nivel të përdorshëm, në një renditje të indikatorëve matës
ose të objektivave që tregojnë nivelin se sa të suksesshme janë
rezultatet e implementimit të detyrave.
Për më tepër, ky dokument jep një orar të përkohshëm për
implementimin e detyrave të ndryshme. Ky orar është i barasvlershëm
me Strategjinë e Sektorit për sektorin e telekomunikacionit. Në
këtë rast, duhet të sqarohet se ky orar është subjekt i ndikimeve
të rëndësishme nga jashtë, duke përfshirë, ndër të tjera, edhe
zgjidhjen e statusit të Kosovës.
Ky dokument do të duhet të adoptohet nga QeK dhe të publikohet.
Ky dokument është gjithashtu një kontribut i MTPT-së për 1)
procesin që është duke u zhvilluar nën mbikëqyrjen e qeverisë për
përgatitjen e Strategjisë Kombëtare për Zhvillim Ekonomik, e cila
është duke krijuar një vizion për 2020-ën dhe një plan veprues për
2007÷2013; dhe 2) Strategjinë Kombëtare për Shoqëri të
Informacionit 2006÷2012.
1.2. Sfondi
QeK pranon se telekomunikimet janë një komponentë kritike e një
vargu të gjerë të aktiviteteve ekonomike kombëtare, jetike për
krijimin dhe kultivimin e marrëdhënieve tregtare ndërkombëtare, si
dhe vendimtare në kohezionin shoqëror dhe në përhapjen e dijes tek
të gjitha shtresat e shoqërisë.
Në sferën ekonomike, disponueshmëria e një shumëllojshmërie të
shërbimeve telekomunikuese moderne, i ndihmon bizneset në rritjen e
prodhimtarisë dhe të rendimentit përmes krijimit të teknikave
prodhuese më efikase dhe uljes së kostos së koordinimit të
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 5
aktiviteteve ekonomike brenda dhe në mes të bizneseve. Për më
tepër, industria e telekomunikacionit përgjithësisht përbën një
sektor të fuqishëm të ekonomisë nga vetvetja e saj, duke siguruar
një burim kryesor të punësimit, duke kontribuar me një pjesë të
rëndësishme të Bruto Prodhimit Kombëtar (ang. GDP), si dhe duke
shërbyer si një katalizator për krijimin e një fuqie punëtore me
kualifikim të lartë për një ekonomi të bazuar në dije.
Në sferën shoqërore, qasja gjithëpërfshirëse drejt
besueshmërisë, çmimet transparente, kualiteti i mirë i shërbimeve
telekomunikuese ndihmojnë në ngritjen e pjesëmarrjes së qytetarëve
dhe të të qenit të informuar, si dhe lehtësojnë disponueshmërinë e
një vargu të gjerë të shërbimeve.
Në sferën e sektorit publik, ka prova të konsiderueshme që
tregojnë se telekomunikacioni është një instrument i fuqishëm në
përkrahje të transparencës, përgjegjësisë dhe efikasitetit të
qeverisë.
Prandaj, sektori i Telekomunikacionit, duke përfshirë të gjithë
gamën e shërbimeve telekomunikuese dhe të informacionit, është
njëri nga sektorët shërbyes më të rëndësishëm në ekonominë e
Kosovës.
2. Politikat në Sektorin e Telekomunikacionit: Vizioni,
Prioritetet dhe Synimet
2.1. Në përgjithësi
Kornizat për zhvillimin e sektorit të telekomunikacionit në
Kosovë të adresuara përmes kësaj Politike të Sektorit të
Telekomunikacionit dhe listës shoqëruese të iniciativave të
veçanta, janë të dizajnuara për zhvillim të mëtutjeshëm të një
ekonomie të bazuar në informacion dhe të një shoqërie në përputhje
me synimet e sektorit qeveritar. Objektivi themelor i Politikës së
Sektorit të Telekomunikacionit është të krijojë kushte nën të cilat
e gjithë fuqia e teknologjisë informative dhe komunikuese do të
bënte të mundur rritjen dhe zhvillimin e ekonomisë së Kosovës,
ngritjen e demokratizimit dhe kohezionit social të popullsisë së
saj.
Nisma i2010 e Komisionit Evropian thekson rolin vendimtar të
Teknologjisë Informative dhe Komunikuese (TIK) në arritjen e
zhvillimit dhe objektivave të dala nga Strategjia e Lisbonës. Këto
objektiva janë të mbështetura nga një kornizë rregullatore për
komunikimet elektronike Evropiane, të dizajnuara për të sforcuar
konkurrencën në treg, nxitjen e investimeve dhe përtëritjeve, me
alternativë, kualitetin dhe çmimin më të ulët për përdoruesin.
Synimet e Kosovës dhe të vendeve fqinje për të hyrë në Bashkimin
Evropian (BE) efektivisht i lidhin kornizat e politikës së Kosovës
me ato të BE-së në kuptim të ambientit rregullator dhe të
objektivave për përhapjen e TIK. QeK ka bërë hapin e parë në
drejtim të harmonizimit të legjislacionit të saj përkatës me acquis
communautaire dhe me praktikat e njohura rregullatore të BE-së.
Megjithatë, ka ende zbrazësi. Në këtë aspekt, QeK është e vendosur
që të zhvilloj sektorin e
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 6
telekomunikacionit përmes implementimit të politikave që janë në
përputhje me reformat e sektorit në tërë Bashkimin Evropian (BE)
dhe në vendet tjera të botës së industrializuar. Për arritjen e
këtij objektivi, QeK adopton këto synime politike:
• Promovimin e hyrjes në treg,
• Promovimin e konkurrencës dhe ambientit jo-diskriminuese,
• Realizimin e Qasjes Universale,
• Garantimin e përdorimit optimal të burimeve të kufizuara,
• Krijimin e një sistemi ligjor më efektiv për monitorimin dhe
mbikëqyrjen e sektorit, që ndihmon në:
- qeverisje efikase dhe transparente, - mbrojtje të
konsumatorit, dhe - shpërndarje të shërbimeve dhe teknologjive të
reja e moderne për plotësimin e
nevojave të përdoruesve.
3. Politikat në Sektorin e Telekomunikacionit: Detyrat
3.1. Shërbimet
3.1.1. Shërbimet e Linjës-Fikse
[3.1.1.a] Nënsektori i Linjës-Fikse duhet të jetë plotësisht i
hapur ndaj konkurrencës në ofrimin
e shërbimeve. Prandaj, të gjitha obligimet e mbetura të IPVQ-ve
ndaj marrëveshjeve të respektueshme që diktojnë kushte të
furnizimit monopolistik në sektorin e telekomunikimeve të
linjës-fikse duhet të përfundojnë sa më parë që të jetë e mundur,
dhe për asnjë rast më vonë se 31 Dhjetor 2007. Prandaj, QeK
konfirmon si në vazhdim:
• [3.1.1.a1] PTK duhet të kompletoj programin e saj për
digjitalizimin e rrjetit të linjave fikse jo më larg se në fund të
2007.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 7
• [3.1.1.a2] Brenda kufijve të vlerësimit të mbrojtjes dhe të
sigurisë normale, nuk duhet të vendosen kufizime mbi shtrirjen dhe
tipin e shërbimeve fikse që duhet të ofrohen, dhe as çfarëdo
teknologjie e zbatueshme nuk duhet të përjashtohet prej
përdorimit.
• [3.1.1.a3] Konkurrenca duhet të futet nga sektori privat.
• [3.1.1.a4] Në përputhje me direktivat e BE-së e të Organizatës
Botërore të Tregtisë-OBT (ang. WTO) dhe me zotimet ekzistuese, nuk
duhet të vihen pengesa që kanë të bëjnë me nacionalitetin
(shtetësinë) e pronarit, rrjedhjen e kapitalit dhe çështjeve të
ngjashme, ndaj atyre që dëshirojnë të hyjnë në treg.
• [3.1.1.a5] Në rast të paraqitjes së nevojës për çfarëdo
ndryshimi të ligjeve ekzistuese ose rregulloreve, që kanë të bëjnë
me pronarin, investimet dhe rrjedhjen e kapitalit, të cilat
kërkojnë zvogëlimin ose eliminimin e tërësishëm të pengesave për
hyrjen në tregun e sektorit të telekomunikacionit, MTPT duhet të
zhvilloj dhe të ia përcjell Qeverisë propozimet legjislative
përkatëse.
3.1.2. Shërbimet Mobile
[3.1.2.a] Të gjitha detyrimet e IPVQ-ve për respektimin e
marrëveshjeve që diktojnë kushte monopolistike të shërbimeve në
sektorin e telekomunikacionit të shërbimeve mobile kanë përfunduar.
QeK në lidhje me shërbimet mobile konfirmon si në vazhdim:
• [3.1.2.a1] Në përputhje me direktivat e BE-së e të OBT-së dhe
me zotimet ekzistuese, nuk duhet të vihen pengesa që kanë të bëjnë
me nacionalitetin e pronarit, rrjedhjen e kapitalit dhe çështjeve
të ngjashme, ndaj atyre që dëshirojnë të hyjnë në treg.
• [3.1.2.a2] Resurset e Kufizuara të domosdoshme, siç është
spektri elektromagnetik, duhet të bëhen të mundshme, në një mënyrë
ekonomikisht efikase, për zhvillimin e mëtutjeshëm të nën-sektorit
mobil si një tërësi.
• [3.1.2.a3] Metodat dhe procedurat administrative të ART për
shpërndarjen dhe caktimin e radiofrekuencave për rrjetat
telekomunikuese në përgjithësi, ose rishpërndarjen dhe transferimin
e frekuencave të caktuara kur të lipset, duhet të jenë
transparente, jo diskriminuese dhe të shpejta.
• [3.1.2.a4] Një ose më shumë licenca të veçanta për Operator të
Rrjetit Virtual Mobil mund të jepen, me lejen e ART-së. Licencat e
tilla do të lejonin furnizimin me shërbime mobile të përdoruesve,
përmes ndërlidhjeve teknike me, dhe qasjes në, pajisjet e
poseduesve ekzistues të licencave për shërbimet mobile, të tilla që
ORVM-të të mund të krijojnë një identitet të rrjetit të veçantë,
duke marr masa kuptimplota të kontrollës mbi shërbimet e ofruara
dhe të hyrjes në kontrata me përdoruesit e shërbimeve në emër të
saj.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 8
• [3.1.2.a5] Në rast se më shumë konkurrencë në sektorin e
shërbimeve mobile duhet futur, iniciativat duhet të vijnë nga
sektori privat, duke njohur se ekziston një moratorium për lëshimin
e licencave të reja mobile deri në prill të 2010.
• [3.1.2.a6] Mëpastaj, ART do të promovoj dhe mbështes
iniciativat tjera për Rrjetat dhe Shërbimet e Gjeneratës së tretë
(3G) dhe gjeneratës së ardhshme të shërbimeve mobile dhe pa tela
dhe për këtë do të lëshoj licenca të reja por duke u mbështetur në
analizat për vetqëndrueshmëri të tregut.
3.1.3. Shërbimet e Internetit
[3.1.3.a] QeK konfirmon se efikasitetet e vërtetuara dhe
përfitimet edukative dhe sociale të përdorimit të internetit në
biznes, qeveri dhe përgjithësisht në shoqëri duhet të shfrytëzohen
plotësisht në Kosovë. Për më tepër, QeK për shërbimet e Internetit
konfirmon si në vazhdim:
• [3.1.3.a1] Është synim i këtyre politikave, që të pajisen të
gjitha shkollat dhe institucionet tjera akademike në territorin e
Kosovës me qasje brezgjerë (broadband) të internetit, me kosto të
arsyeshme ose minimale dhe për më tepër në përkrahjen e
disponueshmërisë sa më të madhe të shtrirjes së qasjes së arsyeshme
brezgjerë në internet për shumicën e popullsisë.
• [3.1.3.a2] MTPT do të koordinojë programin për shpërndarjen e
internetit në shkolla në bashkëpunim me MASHT, ART dhe palët tjera
të interesuara.
• [3.1.3.a3] Sektori privat duhet të prijë në ofrimin e
internetit përmes furnizimit me shërbime dhe produkte në një
ambient plotësisht të hapur të tregut. Qeveria do të shqyrtoj
variante të reja dhe kreative të partneritetit privat-publik për
shpërndarjen e shërbimeve të internetit brezgjerë nëpër shkolla dhe
institucione tjera akademike, institucione shëndetësore publike, si
dhe në institucione kulturore siç janë bibliotekat.
• [3.1.3.a4] Aktiviteteve të tilla u është dhënë prioritet i
lartë dhe çfarëdo pengese strukturore në realizimin e tyre do të
mënjanohet. Në veçanti, MTPT-ja është përkrahëse e iniciativave që
do të rrisin autonominë, efikasitetin, efektshmërin dhe
gjithëpërfshirjen shoqërore të nënsektorit në baza nacionale dhe
rajonale, siç është inkurajimi i krijimit të përmbajtjes në gjuhën
lokale dhe krijimi i pikave shkëmbyese të shërbimeve të Internetit
në mes të ofruesve të shërbimeve të Internetit në Kosovë (ang.
peering point).
• [3.1.3.a5] Qasja për neutralitet teknologjik për shpërndarjen
e internetit duhet të aprovohet; pavarësisht nga kjo, është e
njohur se teknologji të ndryshme (p.sh.: xDSL, WiMAX, wireless mesh
networks, CDMA-450) mund të ofrojnë zgjidhje të suksesshme,
megjithëse këto teknologji mund të shkaktojnë dallime të ndryshme
dhe ndikime në infrastrukturën ekzistuese.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 9
• [3.1.3.a6] Krijimi i Kornizës Qeveritare për Arkitekturën
Organizative të Teknologjisë Informative për QeK, dhe aplikacionet
e lidhura me e-qeverisjen që kjo arkitekturë do t’i mbështes, mund
të jenë nxitës kyç në rritjen e penetrimit të internetit në Kosovë,
si dhe është politikë e QeK që ky program duhet të zhvillohet dhe
të implementohet sa më shpejtë që të jetë e mundur.
3.1.4. Shërbimet e Emergjencës
[3.1.4.a] QeK e njeh rëndësinë substanciale të
telekomunikacionit në ofrimin e ndihmës me kohë tek personat në
situata emergjente dhe në koordinimin e përpjekjeve për ndihmë në
rast të fatkeqësive natyrore apo të shkaktuara nga vet njeriu.
Prandaj, QeK pohon si në vijim:
• [3.1.4.a1] MTPT, MPB, ART, institucionet e caktuara (si psh.
policia, zjarrfikësit, ambulanca) dhe ofruesit e shërbimeve
telekomunikuese do të bashkëpunojnë në implementimin e një procesi,
për t’iu prezantuar IPVQ-ve, që ka të bëjë me zhvillimin e
shërbimeve të integruara të emergjencës, që përfshinë zhvillimin e
një infrastrukture nyjore me mundësi të pozicionimit dhe
lokalizimit të përshtatshëm (p.sh. Sistemi i Pozicionimit Global
(GPS) / Galileo-driven) dhe funksionalitetin e përshtatshëm të
Sistemit Informativ Gjeografik (GIS).
• [3.1.4.a2] Për më tepër rekomandohet që një mori opsionesh
duhet të shqyrtohen në lidhje me ofruesin e mundshëm të një
shërbimi të tillë – për shembull, ofrues mund të jenë vet IPVQ-të
apo PTK-ja; përndryshe, ofruesi mund të zgjedhet përmes një procesi
të tenderimit, i cili do të ishte i hapur ndaj të gjithë
operatorëve të licencuar sipas rregullit.
• [3.1.4.a3] Sa më herët brenda një afati të zbatueshëm, duhet
të ndërmerren masat në adoptimin e kornizës dhe procedurave të
BE-së në lidhje me përdorimin e standardit “E-112” për numrin
telefonik të emergjencës. Operatorëve Publik të Telekomunikacionit
do të ju kërkohet, si e domosdoshme, që ti rregullojnë procedurat e
tyre të thirrjes së emergjencës me këtë standard.
• [3.1.4.a4] Zhvillimi i iniciativave dhe i planeve
implementuese për emergjencë të integruar dhe i shërbimeve
komunikuese të sigurisë publike duhet të përfshijë të gjitha palët
e interesuara relevante nga sektori publik dhe ai privat. Praktikat
më të mira rajonale dhe ndërkombëtare (p.sh. Marrëveshja e
Tampere-s mbi Përdorimin e Telekomunikacioneve për Zbutjen e
Fatkeqësisë dhe Operacioneve Ndihmëse (1998)) duhet të përfshihen
në iniciativat dhe planet e tilla aq sa duhet.
• [3.1.4.a5] Pjesëmarrësit në procesin e shërbimeve të
emergjencës do të vlerësojnë mekanizmat alternativ të financimit
për krijimin e infrastrukturës për E112, duke përfshirë: mekanizmat
e kthimit të kostos, bazuar në vjeljen e mbingarkesave mbi faturat
e abonentëve (vetëm abonentëve) ose nga rezervat e rritura të TVSH
ose nga tatimimet tjera të veçanta (të gjithë tatimpaguesit);
financimet e përbashkëta publike/private me disa nga modelet e
kthimit të kufizuar të kostos; financimet private me mbështetjen e
qeverisë në formë të garantimit të huadhënies me kamatë të
ulët.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 10
• [3.1.4.a6] MTPT do të koordinojë aktivitetet e palëve të
interesuara në lidhje me zhvillimin e shërbimeve të integruara të
emergjencës.
3.2 Qasja Universale dhe Detyrimet e Shërbimit Universal
[3.2.a] QeK tërheq vëmendjen se, në përputhje me zhvillimin
social dhe politikat përfshirëse, shtresat shoqërore me gjendje të
pafavorshme sociale dhe ekonomike, të cilat mund ta kenë të
vështirë sigurimin e shërbimeve përmes ofrimit (furnizimit) të
zakonshëm që ofron tregu, duhet që megjithatë të kenë qasje në
shërbimet e telekomunikacionit me kosto të arsyeshme (“Qasja
Universale”). Për më tepër, kërkesa për ofrimin e shërbimeve
përkatëse mund t’u ngarkohet operatorëve të licencuar të
telekomunikacionit (“Detyrimet e Shërbimit Universal” ose
DShU).
[3.2.b] QeK më tej, tërheq vëmendjen se plotësimi i Detyrimeve
të Shërbimit Universal zakonisht kërkon një mekanizëm të
subvencionimit; për të cilin rast është një shumëllojshmëri e
mekanizmave të tillë të mundshëm, që mund të përdoren në arritjen e
efektit maksimal të mundshëm për subvencionin më të ulët të
mundshëm; dhe që studim i më tejmë kërkohet për përcaktimin se cili
mekanizëm është më i përshtatshëm për kushtet aktuale që ekzistojnë
dhe ato që priten të mbizotërojnë në një periudhë afatshkurtër në
Kosovë.
[3.2.b1] Brenda 12 muajve nga aprovimi i kësaj Politike
Sektoriale, MTPT-ja dhe ART-ja së bashku do të udhëheqin një
konsultim publik në lidhje me Qasjen Universale; brenda 3 muajve
pas kësaj, ART-ja do të propozojë një regjim për Qasje Universale.
Në përputhje me Nenin 49 të Ligjit mbi Telekomunikacionin, regjimi
i propozuar do të identifikoj nevojat e qasjes universale, do të
caktoj qëllimet dhe prioritetet për ofrimin me qasje universale,
dhe do të siguroj nxitje për inkurajimin e ofrimit të saj.
• [3.2.b2] Në minimum, regjimi do të përfshijë:
- Qasje në shërbimet telefonike në dispozicion publik duke ia
mundësuar përdoruesve realizimin dhe pranimin e thirrjeve lokale,
kombëtare dhe atyre ndërkombëtare, komunikimin e faksit si dhe të
mundësimit të Qasjes Funksionale në Internet, krejt këto me çmime
të arsyeshme;
- Qasje në informacion në një udhëzues të vetëm; - Qasje në
telefonat publik me pagesë, e nga të cilët është e mundshme
realizimi i
thirrjeve të emergjencës duke mos pasur nevojë përdorimi të
asnjë mënyre të pagesës; - Masat që do të iu mundësonin qasje të
njëjtë, personave me aftësi të kufizuara, për
shërbimet telefonike në dispozicion publik.
• [3.2.b3] Regjimi i propozuar gjithashtu do të adresoj, ndër të
tjera, çështjen se nëse kërkesat e Qasjes Universale do të duhet të
inkorporohen në detyrimet rrjedhëse të licencës së operatorit, dhe
nëse po, në cilat licenca të veçanta apo lloje të licencave, si dhe
kriterin për përcaktimin kushteve nën të cilat operatorët dhe
ofruesit e shërbimeve do të jenë të pranueshëm për subvencionim të
Qasjes Universale.
• [3.2.b4] Në lidhje me sa u tha më lartë, MTPT-ja dhe ART-ja
bashkërisht do të udhëheqin një studim për të vlerësuar, ndër të
tjera, variantet vijuese për financimin e Detyrimeve të
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 11
Shërbimit Universal: 1) krijimin dhe mbajtjen e një Fondi të
Shërbimit Universal, 2) vendosjen e një “mbingarkese-DShU” në
thirrjet telefonike dalëse, 3) një mekanizëm i subvencionimit të
furnizimit me këtë shërbim. Qëllimi i studimit është që të
përcaktoj variantin më efikas, me kosto më të ulët për kushtet
ekzistuese në Kosovë. Studimi do të përfshijë një analizë detale,
të përshtatshme, të treguesve demografik, socio-ekonomik dhe
treguesve të tjerë përkatës, për të përcaktuar nivelin kuantitativ
të kërkesave për Shërbimin Universal në Kosovë.
• [3.2.b5] Në këtë rast do të merren në shqyrtim proceset,
rregullat dhe rregulloret e BE-së, si dhe praktikat më të mira të
Bashkimit Ndërkombëtar të Telekomunikacioneve-BNT (ang.
International Telecommunication Union – ITU) dhe të administratave
tjera kombëtare.
3.3 Rrjetat dhe Teknologjia
[3.3.a] QeK tërheq vëmendjen që shpërndarja e teknologjive dhe e
rrjetave të avancuara në Kosovë është zhvilluar me një ritëm jo të
rregullt dhe në mënyrë të pakoordinuar, me pasoja negative për
disponueshmërinë dhe arritshmërinë e që të dyja shërbimeve
telekomunikuese – bazike dhe atyre të avancuara. Prandaj, në
veçanti QeK pohon si në vazhdim:
• [3.3.a1] Duhet dhënë prioritet shpërndarjes së një rrjete
kurrizore (backbone) në nivel kombëtar me kapacitet të lartë, që
lehtësisht do t’ju shërbejë të gjitha vendbanimeve kryesore të
populluara anembanë vendit, me një unazë nëntokësore nëpër qytetet
kryesore dhe me zgjatje (shtrirje) të përshtatshme nëpër pikat
kryesore me aktivitete ekonomike dhe me përqendrim të
popullsisë.
• [3.3.a2] “Ishujt” aktual të copëzuar të shërbimit radio duhet
të kalojnë në një platformë teknologjike të përbashkët dhe duhet të
bëhen të ndërveprueshme në nivel të duhur (dhe në pajtueshmëri me
p.sh. kërkesat për mbrojtje dhe siguri).
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 12
3.4 Mbrojtja dhe Privaticiteti i Konsumatorit
[3.4.a] QeK e konsideron të rëndësishme që të gjithë Operatorët
Publik të Telekomunikacionit do të duhet të veprojnë si qytetarë të
përgjegjshëm të korporatës, veçanërisht sa i përket çështjeve që
kanë të bëjnë me mbrojtjen dhe privaticitetin e konsumatorit dhe në
mënyrë konsistente me dispozitat e Ligjit për Mbrojtjen e
Konsumatorit.
• [3.4.a1] Prandaj, ART urdhërohet që të krijoj një Kod minimal
të Punës të aplikueshëm për të gjithë Operatorët Publik të
Telekomunikacionit , i cili duhet të shpërndahet publikisht në
formë të një rregulloreje të ART-së. Kodi i Punës do të vendos,
ndër të tjera, standardet e caktuara të mbrojtjes dhe
privaticitetit të konsumatorit.
• [3.4.a2] ART urdhërohet gjithashtu që të ushtrojë autoritetin
e saj në mbledhjen e të dhënave dhe statistikave në sektorin
përkatës nga Operatorët Publik të Telekomunikacionit, me qëllim të
përshkrimit gjeneral dhe zhvillimit të sektorit. Kur niveli i të
dhënave dhe statistikave të tilla raportohen publikisht, standardet
e aplikueshme të konfidencialitetit dhe privaticitetit duhet të
zbatohen (p.sh. përmes totalit – grumbullimit).
3.5 Sistemi Rregullator
[3.5.a] QeK konsideron se ekzistimi i një agjensioni rregullator
të telekomunikacionit, i pavarur, i fuqishëm, kompetent dhe efikas,
si dhe i përgjegjshëm për një politikë rregullatori të qartë,
konsekuente dhe mjaft të qëndrueshme, janë parakushte themelore për
një menaxhim efektiv dhe mbikëqyrje të sektorit.
• [3.5.a1] Prandaj, është politikë e QeK që ART-së duhet të i
mundësohet që të ushtroj plotësisht, autoritetin e vet të duhur të
rregullatorit, në një mënyrë konsekuente me praktikat më të mira
botërore dhe me sistemin e përgjithshëm të BE për rregullimin e
telekomunikacionit.
• [3.5.a2] MTPT merr përsipër udhëheqjen për zhvillimin dhe
koordinimin e çështjeve politike të sektorit, në bashkëpunim me ART
dhe duke marr parasysh pikëpamjet e palëve të interesuara.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 13
[3.5.b] QeK është në dijeni të një numri të çështjeve kyçe, që
kërkojnë zgjidhjen më të shpejtë të mundshme, duke përfshirë: 1)
eliminimin e konflikteve në mes të Ligjit mbi Telekomunikacionin
dhe Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin; 2)
zvogëlimin e ndikimeve të vazhdueshme politike mbi ART-në nga një
pjesë e QeK; dhe 3) nevoja që ART-ja të bëhet më efektive dhe më
efikase në kryerjen e përgjegjësive të saja sipas Ligjit mbi
Telekomunikacionin, i nënshtruar ndaj mekanizmave përkatës të
llogaridhënies dhe të raportimit, si dhe aplikimi i një Kodi të
përshtatshëm të Sjelljes.
[3.5.c] Prandaj, dispozitat vijuese të Ligjit mbi
Telekomunikacionin duhet të ndryshohen sa më parë që të jetë e
mundur –
• [3.5.c1] Neni 4 (1) i Ligjit që konstaton se ART-ja është një
organ “brenda Ministrisë” duhet të ndryshohet duke e fshirë thënien
në thonjëza.
• [3.5.c2] Neni 5 (4) i Ligjit, që ishte interpretuar si pengesë
për ART-në nga mbledhja dhe mbajtja e të hollave të saja dhe nga
posedimi i llogarisë së saj bankare, duhet të ndryshohet ashtu që
të i lejohet ART-së, e nënshtruar ndaj revizionit të jashtëm të
pavarur, raportimit dhe kërkesave të tjera të Nenit 5, të krijojë
llogarinë e vet bankare, dhe të pranoj e të mbaj të hyrat nga
proceset e saja të licencimit dhe të autorizimit.
[3.5.d] QeK e pranon se ka pasur raste të shumta ku planifikimet
dhe afatet e mandatuara paraprakisht nuk janë përmbushur.
• [3.5.d1] Prandaj, ART urdhërohet që të krijoj një Plan Veprues
real për adresimin e këtyre kërkesave dhe të rishikoj planifikimet
dhe afatet e lidhura për to. ART-ja do të bashkëpunoj me MTPT-në në
krijimin e Planit Veprues.
3.6. Infrastruktura
3.6.1. Kodet Shtetërore
• [3.6.1.a] Është politikë e përgjithshme e QeK që Kosova duhet
të kërkojë, dhe duhet të i jepet, një kod thirrës telefonik
ndërkombëtar (“kodi shtetëror”) sa më parë që të jetë e mundur, në
përputhje me zgjidhjen e statusit ndërkombëtar të Kosovës dhe me
atë se çka do të mund të përmbushet në transferimin e
kompetencave.
• [3.6.1.b] Krijimi i një Kodi Shtetëror të Top-Nivel Domenit -
(ccTLD – Country Code Top Level Domain), i njohur gjithashtu si
“kodi shtetëror për internet, për Kosovën është një aspekt i
rëndësishëm në mbështetje dhe përkrahje të përdorimit komercial të
internetit. Është e njohur se procedurat zyrtare për sigurimin e
një kodi të tillë – ccTLD për Kosovën, përmes Korporatës së
Internetit për Përcaktimin e Emrave dhe Numrave (ICAN – Internet
Corporation for Assigned Names and Numbers) dhe Agjensionit
Shërbyes ISO 3166 të Kombeve të Bashkuara (ISO 3166/MA), mund të
vazhdohen vetëm pas zgjidhjes së statusit
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 14
të Kosovës. Megjithatë, një numër i iniciativave mund të
ndërmerren në pritje të një zgjidhje të tillë, të cilat do të
thjeshtonin çështjet operacionale në lidhje me përvetësimin e
ccTLD-së dhe administrimin në periudhën pas statusore. Në veçanti,
ART urdhërohet që, sa më parë që të jetë e mundur, të ndërmerr
aktivitetet e nevojshme për përzgjedhjen dhe/ose vendosjen e një
Menaxheri për ccTLD në përputhje me kërkesat e vendosura nga
ICANN.1
• [3.6.1.c] Aktivitetet e ART në lidhje me kodin shtetëror duhet
të jenë ngushtë të ndërlidhura me Zyrën e Presidentit dhe MTPT.
• [3.6.1.d] Pa e vonuar futjen në përdorim të planit të ri
kombëtar të numeracionit, ART do të siguroj që përpjekjet e tyre në
lidhje me të dy iniciativat janë të koordinuara dhe në
marrëveshje.
3.6.2 E drejta për shteg (ang. Rights of Way)
[3.6.1a] MTPT ka vërejtur se ekzistojnë infrastruktura të
ndryshme nacionale dhe komunale, e drejta e përdorimit e të cilave
(ROW – Right of Way) mund të iu ofroj operatorëve mundësinë e
shpërndarjes së pajisjeve telekomunikuese më shpejtë dhe me kosto
më të ulët sesa do të ishte në një rast të kundërt. Shembuj të
infrastrukturave të tilla përfshijnë hapësirat anash linjave
hekurudhore, udhët automobilistike; shtyllat dhe tubat për bartjen
e elektricitetit; kanalet dhe tubacionet tjera të ndryshme
nëntokësore; sistemet komunale të nxehjes dhe të kanalizimit; etj.
(bashkërisht, “Infrastrukturat Alternative”). Është politikë e
përgjithshme e QeK që të inkurajojë shfrytëzimin e Infrastrukturave
Alternative për qëllime të telekomunikacionit, në shkallë të
zbatueshme dhe në përputhje me dispozitat e ligjeve dhe
rregulloreve të aplikueshme.
• [3.6.1.a1] Asnjë Operatorë Publik i Telekomunikacionit nuk
mund të hyj në marrëveshje, me një ofrues të infrastrukturës së
tillë alternative, që do të shpinte në të drejtën ekskluzive të
shfrytëzimit të infrastrukturës kur janë në pyetje qëllimet
telekomunikuese.
3.6.3. Çështje të tjera në lidhje me infrastrukturën
[3.6.3.a] Është politikë e përgjithshme e QeK që përdorimi i
përbashkët i infrastrukturës në
mes dhe ndërmjet Operatorëve Publik të Telekomunikacionit (duke
përfshirë, por jo duke u 1 Shih ICP-1: Internet Domain System
Structure and Delegation (ccTLD Administration and Delegation) ,
http://www.icann.org/icp/icp-1.htm
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 15
kufizuar në, pajisjet kurrizore-backbone, shtyllat, tubacionet
dhe godinat) duhet të jetë i detyrueshëm, në shkallë të zbatueshme
dhe në përputhje me dispozitat e Ligjit mbi Telekomunikacionin dhe
në veçanti kur infrastruktura është e zotëruar nga një Operator me
Fuqi të Ndjeshme në Treg, siç kërkohet nga acquis communautaire të
BE-së. Cilido refuzim, nga ana e një Operatori Publik të
Telekomunikacionit, duhet të mbështetet nga një justifikim
teknik/ekonomik mjaft i detajuar dhe i dokumentuar. Gjithashtu, çdo
refuzim i tillë do të i nënshtrohet rishqyrtimit nga ART-ja, me
kërkesë të palës së refuzuar. Një Operator Publik i
Telekomunikacionit i cili është pronar i infrastrukturës për
përdorim të përbashkët mund të kërkoj pagesë për përdorimin e
përbashkët të të njëjtës, e cila pagesë duhet të jetë e arsyeshme,
jo diskriminuese, publike, dhe e nënshtruar për rishqyrtim nga
ART-ja.
[3.6.3.b] Duhet të ndërmerren masa për të inkurajuar
implementimin e Nyjës shkëmbyese të Internetit (Internet Exchange
Point) / marrëveshjet e bëra ndërmjet ISP-ve në Kosovë. (Shiko
gjithashtu Seksionin 3.1.3.)
[3.6.3.c] Kosova e përkrah zbatimin e iniciativës së Paktit të
Stabilitetit për Evropën Juglindore të përshkruar në memorandumin e
Mirëkuptimit për Brezgjerësi, duke përfshirë Iniciativën
Elektronike të Evropës Jug Lindore (“EEJL” – “ ESEE”) për
Zhvillimin e Shoqërisë së Informacionit në EJL 2007-2012 (“ESEE
Agjenda +”).
3.7. Menaxhimi me Resurset e Kufizuara
[3.7.a] MTPT tërheq vëmendjen për ekzistencën e disa resurseve
nacionale të rëndësishme dhe të kufizuara (“Resurset e Kufizuara”),
menaxhimi efektiv dhe efikas i të cilave është i nevojshëm për të
nxjerr përfitimet maksimale për sektorin e telekomunikacionit dhe
për ekonominë e Kosovës si një tërësi. Këto resurse përfshijnë, por
nuk janë domosdoshmërisht të kufizuara në, Hapësirën e
Numeracionit, Spektrin Elektromagnetik, dhe të Drejtat për Shteg -
(Rights of Way) lokale dhe kombëtare.
[3.7.b] Për më tepër MTPT tërheq vëmendjen që çfarëdo mase e
miratuar në lidhje me Resurset e Kufizuara duhet të përfshijë
maksimumin që është e mundur të arrihet me kompetencat e
transferuara.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 16
3.7.1. Numeracioni
[3.7.1.a] QeK tërheq vëmendjen për nevojën e një Plani Nacional
të Numeracionit të unifikuar, që do të përkrahte fleksibilitetin e
përgjithshëm në numeracion si dhe hyrjen me lehtësi të
pjesëmarrësve të rinj. Gjithashtu, pasi që Plani Nacional i
Numeracionit të jetë vendosur, vëmendje të vazhdueshme duhet
kushtuar mirëmbajtjes së tij, efekteve ndaj ofruesve, si dhe
ndërlikimeve dhe ndikimeve të tij. ART-ja urdhërohet të aprovoj
Planin Nacional të Numeracionit, i cili është zhvilluar përmes
Konsultimeve Publike me palët kryesore të interesuara.
3.7.2. Spektri
[3.7.2.a] Ekziston nevoja për një qasje sistematike dhe të
qëndrueshme sa i përket çështjes së shpërndarjes, caktimit,
monitorimit dhe çmimit të spektrit. Mekanizma të tillë duhet të
garantojnë që resurset e spektrit janë bërë të disponueshme në një
mënyrë transparente, të parashikueshme dhe ekonomikisht të
efektshme, përderisa në të njëjtën kohë përkrahin lehtësinë e
hyrjes për ofruesit e rinj dhe në veçanti paraqitjen e teknologjive
brezëgjera pa tela. Gjithashtu, pasi mekanizma të tillë të jenë
vendosur, vëmendje e vazhdueshme duhet kushtuar mirëmbajtjes së
tyre, efekteve ndaj përdoruesve të spektrit (p.sh. koordinimit të
planifikimit dhe zgjidhjes së problemeve nacionale dhe regjionale),
si dhe ndërlikimeve dhe ndikimeve të tyre.
• [3.7.2.a1] ART urdhërohet që të udhëheq, sa më parë që të jetë
e mundur, një studim me qëllim të përgatitjes së një dokumenti
vendosësh-rregullash që ka të bëjë me mekanizmat më të paanshëm dhe
transparent për çmimin e spektrit.
• [3.7.2.a2] Në përputhje me përgjegjësitë e veta sipas Ligjit
mbi Telekomunikacionin, ART-ja duhet të zhvilloj sa më parë që të
jetë e mundshme dhe në nivelin më të lartë të mundshëm, aftësinë
për të kryer monitorimin e spektrit të saj dhe funksioneve
zbatuese, si dhe për këtë qëllim duhet të pajiset me pajisjet e
duhura për monitorim të spektrit.
• [3.7.2.a3] Brenda kufijve të zbatueshëm të Ligjit mbi
Telekomunikacionin, ART-ja duhet të krijoj marrëdhënie me
agjensionet rregullatore homologe të regjionit për çështjet e
koordinimit të frekuencave ndër-kufitare.
• [3.7.2.a4] Kur spektri i ndarë (i dhënë) në formë të rregullt,
për operatorët ose përdoruesit tjerë, është ose i papërdorur ose i
përdorur pjesërisht, ART-ja mund të kërkoj nga operatori
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 17
ose përdoruesi përkatës që të jep një justifikim me shkrim për
vazhdim të posedimit të atij spektri. Në atë rast, ART-ja do të
rishqyrtoj justifikimin e tillë dhe, pasi që nga ART-ja
konsiderohet se një vazhdim i mbajtjes së spektrit në fjalë
operatorit ose përdoruesit përkatës nuk është i garantuar, atëherë
ART-ja mund të ndërmerr veprimin e rimarrjes së spektrit në fjalë
dhe kthimin në bashkësinë e spektrit të pa ndarë.
• [3.7.2.a5] ART do të siguroj në mënyrë aktive se tabela
kombëtare e shpërndarjes dhe caktimit të frekuencave për Kosovën
qëndron në përputhje plotësisht të zbatueshme me ‘Tabelën e
Përgjithshme Shpërndarëse Evropiane’ (ang: the European Common
Allocation Table), duke përfshirë freskimin e tabelës me qëllim të
organizimit të tabelës kombëtare sipas Vendimit për Radio Spektrin
(676(2002)EC) dhe ligjet tjera të ngjashme të Komisioni
Evropian.
• [3.7.2.a6] Deri në shkallën sa aktivitetet e ART-së për
monitorimin dhe menaxhimin e spektrit kërkojnë asistencë teknike
dhe shpenzime kapitale të jashtëzakonshme, ART-ja në koordinim me
MTPT-në do të paraqes kërkesën për financimet e nevojshme.
3.8. Struktura e Sektorit dhe Liberalizimi
[3.8.a] Është politikë e përgjithshme e QeK që të vazhdojë dhe
të përshpejtojë procesin e liberalizimit të plotë në sektorin e
telekomunikacionit, në përputhje me praktikat më të mira botërore
dhe me standardet e zbatueshme të BE-së.
Aspektet specifike të këtij procesi të liberalizimit janë
adresuar në nën-paragrafët e mëposhtme 3.8.1 ÷ 3.8.5.
3.8.1. Situata në PTK
• [3.8.1.a1] Është politikë e QeK që PTK-ja duhet të vazhdoj me
proceset e riorganizimit dhe
ristrukturimit aktual, me objektivat e përgjithshme të shtimit
të pronës (aseteve) dhe vlerës së tyre, uljes së shpenzimeve dhe
rritjes së efikasitetit.
• [3.8.1.a2] Është politikë e QeK që PTK-ja të reagoj në mënyrë
transparente dhe konstruktive drejt së ardhmes dhe realitetit të
konkurrencës.
• [3.8.1.a3] Është politikë e QeK që të inkurajojë, posa të jetë
e zbatueshme, pjesëmarrjen publike/private në PTK, duke marr
parasysh së bashku përfitimet e mundshme dhe
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 18
rrjedhimet sociale të pjesëmarrjes së tillë dhe me synim të
privatizimit të kompanisë, pasi pengesat strukturore të jenë
larguar.
• [3.8.1.a4] Një Grup Studimor i koordinuar nga MTPT-ja, dhe i
përbërë nga përfaqësuesit e zyrës së Kryeministrit, MEF-it, AKM-së,
ART-së dhe PTK-së dhe sipas nevojës me mbështetjen e konsulentës
ndërkombëtare, duhet të formohet për të analizuar dhe rekomanduar
variantin më të mirë të partneritetit publik/privat për PTK-në.
Rekomandimet duhet të përmbajnë pikëpamjet e palëve të interesuara
adekuate dhe duhet të përfshijnë afatet dhe parashikimet për
implementimin e variantit të rekomanduar.
• [3.8.1.a5] MTPT do të paraqes një kërkesë për financimin e
mbështetjes së punës së Grupit Studimor.
3.8.2. Licencimi
[3.8.2.a] Aktualisht një regjim i licencimeve të veçanta
mbizotëron në Kosovë dhe MTPT dhe ART kanë tërhequr vërejtjen që
shembuj të aktiviteteve telekomunikuese të pa licencuara vazhdojnë
të ndodhin.
[3.8.2.b] Gjithashtu, Ligji aktual mbi Telekomunikacionin
përmban dispozita të aplikueshme për regjimin e licencimit të
harmonizuara me BE-në, por nuk specifikon se në cilën kornizë të
harmonizuar të BE-së është menduar (p.sh. 1998 përkundër 2002).
[3.8.2.c] Përfundimisht, MTPT konsideron se, aty ku nuk
përfshihet përdorimi i Resurseve të Kufizuara, regjimi i licencimit
duhet të siguroj thjeshtësi të disponueshmërisë së saj, pagesë
modeste ose minimale, si dhe mbrojtje adekuate të konsumatorit.
• [3.8.2.c1] Prandaj, MTPT e urdhëron ART-në që të:
o Qartësoj kornizën e zbatueshme të harmonizuar me BE-në që ka
të bëj me licencimin o Krijoj klasat e duhura të licencimit /
autorizimit / regjistrimit o Krijoj direktivat e duhura për kalimin
nga regjimi aktual i licencimeve individuale në
regjimin e regjistrimeve në pajtueshmëri me pakot aktuale të
Direktivave të BE-së.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 19
3.8.3. Operatorët me fuqi të ndjeshme në treg
[3.8.3.a] MTPT gjithashtu tërheq vëmendjen për përgjegjësinë e
ART-së, sipas Ligjit mbi Telekomunikacionin, në përcaktimin nëse
ofruesit e veçantë të shërbimeve kanë fuqi të ndjeshme në treg.
• [3.8.3.a1] Prandaj, ART urdhërohet që, posa kjo të jetë e
zbatueshme, të udhëheq një Studim për Definimin e Tregut. Ky studim
duhet të përputhet me sistemin dhe direktivat e duhura të BE-së në
lidhje me definimin e tregut, dhe duhet të jetë mjaft i gjerë ashtu
që të merr parasysh evoluimin e konvergjencës së tregjeve dhe të
teknologjive, veçanërisht në lidhje me shërbimet e ashtuquajtura
“triple play” (një pako e shërbimeve të zërit, të qasjes në
internet-të-shpejtësisë-së-lartë dhe të videos). Gjithashtu, ky
studim duhet të freskohet më pas nga ART-ja kur të jetë e
nevojshme.
• [3.8.3.a2] ART-ja duhet të merr parasysh dispozitat e Ligjit
për Konkurrencën në udhëheqjen e kësaj pune, dhe duhet që të
bashkëpunoj me Komisionin Kosovar të Konkurrencës (KKK) atëherë kur
ky organ të jetë krijuar siç parashihet me Ligjin në fjalë.
3.8.4. Interkoneksioni, shfrytëzimi i përbashkët i resurseve
(ang. Unbundling) dhe Roaming-u
[3.8.4.a] Interkonekcioni është një nga parakushtet kyçe si për
zhvillimin efektiv të sektorit të telekomunikacionit ashtu edhe për
krijimin e konkurrencës së shëndosh në këtë sektor, rrjedhimisht
krijimi i një regjimi efektiv të interkonekcionit është një
objektiv kryesor i politikës së sektorit.
• [3.8.4.a1] Prandaj, ART urdhërohet që të garantoj, përmes
rregullimit të duhur, se interkonekcioni në mes rrjetave është i
lehtësuar, në çdo pikë të mundshme, me kohë dhe në mënyrë jo
diskriminuese; dhe se shërbimet e interkonekcionit janë të ofruara
sipas tarifave të
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 20
orientuara në kosto që janë transparente, të arsyeshme dhe jo në
pako ashtu që të sigurohet që komponentët e rrjetit që nuk përdoren
të mos përfshihen në çmim.
• [3.8.4.a2] Mundësia për “roaming”, p.sh. aftësia e abonentëve
të telefonisë mobile për të përdorur shërbimet e rrjetave tjera
teknologjikisht të pajtueshme kur rrjeta në të cilën ata janë të
abonuar nuk ofron mbulueshmëri në një zonë të caktuar gjeografike,
është esenciale për zhvillimin e konkurrencës së shëndosh në
nënsektorin e shërbimeve mobile. Prandaj, është politikë e QeK që
roamingu në territorin e Kosovës duhet të mundësohet deri në
nivelin maksimal të mundshëm. Gjithashtu, në rast të hyrjes së
ndonjë operatori të ri në treg, duhet që të i mundësohet roamingu
me operatorët ekzistues me përpikëri dhe menjëherë.
3.8.5. Çmimet dhe Tarifat
[3.8.5.a] Në përputhje me direktivat e Ligjit mbi
Telekomunikacionin, ART urdhërohet që të zhvilloj dhe të
implementoj një sistem të detajuar të politikës së
çmimeve/tarifave. Në këtë rast, ART-ja do të gjykoj nëse tarifat
për shërbimet themelore do të duhet të i nënshtrohen një formule të
kufizimit të çmimit maksimal (price cap) të aplikuar për një
shportë të shërbimeve.
[3.8.5.b] Në përputhje me politikën e çmimeve/tarifave, dhe me
iniciativat e përgjithshme botërore drejt uljes së tarifave
ndërkombëtare, është politikë e MTPT që PTK-ja do të duhej
menjëherë të ndërmerr aktivitete të rebalancimit të tarifave, me
qëllim të sjelljes së tarifave në korrelacion sa më të afërt me
koston. Duke njohur ndikimet e mundshme afatshkurtra të pafavorshme
ekonomikisht të rebalancimeve të tilla, çdo përpjekje duhet bërë në
drejtim të minimizimit të ndikimeve të tilla ndaj qytetarëve të
Kosovës.
3.9. Resurset Njerëzore
[3.9.a] Krijimi i resurseve njerëzore luan një rol kyç në
implementimin e synimeve të vendosura nga kjo Politikë e Sektorit
të Telekomunikacionit. Gjithashtu, mund të parashikohet se shfaqja
e operatorëve të rinj do të krijojë mundësi të konsiderueshme
punësimi në këtë sektor. Në
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 21
të njëjtën kohë, evolucioni i sektorit mund të parashtroj
kërkesa për profesione alternative dhe rikualifikime të
punëtorëve.
• [3.9.a1] Prandaj, bashkëpunim i ngushtë duhet të zhvillohet në
mes të aktorëve në sektorin e telekomunikacionit dhe institucioneve
edukative në sektorin e telekomunikacionit, me theks të veçantë
në:
o Zgjerimin dhe freskimin e planit mësimor, për mbajtjen aktuale
me zhvillimet teknologjike dhe për përfshirjen e një game të gjerë
të materialeve-lëndëve të përshtatshme (p.sh. menaxhimi dhe
administrimi i telekomunikimeve; kërkesat e hyrjes dhe integrimit
në BE);
o Zgjerimin dhe përmirësimin e kualifikimeve gjuhësore; o
Shfrytëzimin maksimal të mundshëm të kurseve, seminareve dhe
burimeve të
përshtatshme të ofruara nga BNT-ja – (ITU-ja) dhe nga
organizatat tjera ndërkombëtare në fushën e telekomunikimeve;
o Programet për profesione alternative dhe rikualifikime.
3.10. Politikat Investuese
[3.10.a] Është politikë e QeK që Politikat e Sektorit të
Telekomunikacionit duhet të jenë plotësisht në linjë me objektivat
më të gjëra kombëtare për përkrahjen e investimeve kapitale në
Kosovë.
• [3.10.a1] Në veçanti, kjo Politikë e Sektorit të
Telekomunikacionit, së bashku me legjislacionin dhe normat
mbështetëse, ka për qëllim krijimin e kushteve të favorshme për
investime në fushat vijuese, përveç të tjerash:
o Në infrastrukturën dhe rrjetat e linjës-fikse; o Në
infrastrukturën dhe rrjetat celulare/mobile; o Në infrastrukturën
dhe rrjetat fikse-pa-tela dhe brezgjera (broadband).
• [3.10.a2] Më veçanërisht ekziston një nevojë e vazhdueshme e
QeK që të zgjeroj, të
përmirësoj dhe të integroj sistemin, pajisjet dhe
infrastrukturën e saj të Teknologjisë Informative dhe Komunikuese –
TIK, me adresim të veçantë në komunikimet Qeveri-Qeveri (G2G),
Qeveri-Biznes (G2B), Qeveri-Qytetar (G2C).Sigurimi i fondeve të
bashkërenduara për TIK nga QeK do të mund të arrinte ekonomizimin e
qëllimit dhe shkallës, rritjen e ndërveprueshmëris së sistemeve,
dhe do të shërbente gjithashtu si katalizator për më shumë
aktivitete investuese.
• [3.10.b] MTPT-ja do të përpiqet aktivisht në identifikimin,
provimin dhe ndihmimin e iniciativave të veçanta që qojnë përpara
objektivat e mësipërme, me adresim të veçantë në zhvillimin e
Kornizës Qeveritare për Arkitekturën Organizative të Teknologjisë
Informative të QeK.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 22
3.11. Ligji mbi Telekomunikacionin
[3.11.a] MTPT dhe ART së bashku tërheqin vëmendjen se ekziston
një numër i ndryshimeve të
nevojshme për Ligjin mbi Telekomunikacionin, për qartësimin e
disa çështjeve dhe afrimin e ligjit më në linjë me praktikat më të
mira të shprehura në acquis communautaire të Bashkimit Evropian për
komunikimet elektronike:
• [3.11.a1] Më e rëndësishmja, qartësimi i ndarjes së
juridiksionit aktual në mes të Komisionit për Media dhe ART-së për
çështje të spektrit, duke e bërë të qartë se ART-ja është
përgjegjëse për çështje të caktimit dhe menaxhimit të spektrit në
sektorin e transmetimit difuzif.
[3.11.b] Brenda gjashtë (6) muajve nga miratimi i Politikës së
tanishme, një rishikim i plotë i Ligjit mbi Telekomunikacionin
duhet të udhëhiqet nga MTPT në bashkëpunim me ART, për qëllime të
shprehura si më sipër në 3.11a dhe një pako e amendamenteve të
domosdoshme më urgjente duhet të përgatiten.
3.12. Rishikim i Politikave
[3.12.a] MTPT do të udhëheq një rishikim të kësaj Politike
Sektoriale dhe të implementimit të saj dhe do të ia prezantoj një
raport për këtë Qeverisë, duke përfshirë rekomandimet e veta për
ndryshimet e nevojshme, deri në fund të 3Q 2009.
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 23
4. Rezultatet e Pritura për Synimet Politike
Paragrafi
Nr. Sfera e Politikës Rezultatet e Pritura Afati Kohor
4.1 Shërbimet:
4.1.1 Shërbimet e Linjës-Fikse
- Kompletimi i digjitalizimit të rrjetës - Rritja e penetrimit
nga 5.6% në 15% - Rritja e penetrimit nga 15% në 25%
Fundi i 2007 Fundi i 2008 Fundi i 2010
4.1.2 Shërbimet Mobile - Rritja e penetrimit në telefoninë
mobile nga 30% në 45%
- Rritja e penetrimit të telefonisë mobile nga 45% në 75%
- Paraqitja e së paku një Operatori të Rrjetit Virtual Mobil
(MVNO)
Fundi i 2008 Fundi i 2010 Adoptimi i politikave + 12 muaj
4.1.3 Shërbimet e Internetit
- Shpërndarja e Internetit brezgjerë në të gjitha shkollat dhe
institucionet akademike
- Rritja e penetrimit nga 11.2% në 25% - Rritja e penetrimit nga
25% në 40% - Krijimi i Kornizës Qeveritare për
Arkitekturën Organizative të TI
Fundi i 2008 Fundi i 2009 2Q 2011 Fundi i 2008
4.1.4 Shërbimet e Emergjencës
- Implementimi i numrit standard të emergjencës “E-112”
- Përgatitja e planit për zhvillimin e shërbimeve të emergjencës
në Kosovë
- Implementimi i shërbimeve të integruara të emergjencës
4Q 2008 3Q 2008 4Q 2009
4.2 Shërbimet Universale /USO
- Konsultime publike për Qasjen Universale - Propozimi i
regjimit për Qasjen Universale
Adoptimi i politikave + 12 muaj Adoptimi i politikave + 15
muaj
4.3 Rrjetat dhe Teknologjia
- Zhvillimi rrjetës nacionale kurrizore (backbone) e kapacitetit
të lartë
- Migrimi i radio sistemeve kryesore kah një platformë e
përbashkët
Fundi i 2008 Fundi i 2009
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 24
Paragrafi Nr. Sfera e Politikës Rezultatet e Pritura Afati
Kohor
4.4 Mbrojtja/ Privaticiteti i Konsumatorit
- Zhvillimi i Kodit të Punës i aplikueshëm për të gjithë
Ofruesit e Shërbimeve Telekomunikuese
- Mbledhja e rregullt dhe publikimi i statistikave që e
karakterizojnë statusin dhe zhvillimin e sektorit
4Q 2007 Data e parë 4Q 2007; dhe pastaj për çdo vit
4.5 Sistemi Rregullator - Amendamentimi i neneve 4(1) dhe 5(4) i
Ligjit të Telekomunikacionit
- Zgjidhja e kundërshtive në mes të Ligjit të Telekomunikacionit
dhe Ligjit për Komisionin e Pavarur të Mediave dhe Transmetimin
- Zhvillimi i Planit Veprues të ART-së
4Q 2007 4Q 2007 3Q 2007
4.6 Infrastruktura - Marrja e kodit thirrës për shërbimet
telefonike dhe kodit për Top Nivelin e Domenit Nacional për
shërbime të Internetit – Kodit Shtetëror për Domenin Top-Nivel
- Zgjedhja e Menaxherit për Top Nivelin e
Domenit Nacional – Domenin Top-Nivel për shërbime të
Internetit
- Promovimi i nyjave të përbashkëta në mes të Ofruesve të
shërbimeve të Internetit
Sa më shpejtë që është e mundur pas zgjidhjes së çështjes së
statusit shtetëror Fundi i 2007 Fundi i 2007
4.7 Menaxhimi i Resurseve të Kufizuara:
4.7.1 Numeracioni - Adoptimi i një Plani Nacional unik të
Numeracionit
2Q deri 3Q 2007
4.7.2 Spektri - Zhvillimi i çmimoreve për spektrin
frekuencor
- Fuqizimi i plotë e ART-së për monitorimin dhe zbatimin e
funksioneve që kanë të bëjnë me spektër frekuencor
3Q deri 4Q 2007
Fundi i 2007
4.8 Struktura e Sektorit dhe Liberalizimi:
4.8.1 Situata në PTK - Krijimi i Grupit Studimor i cili do të
udhëheq procesin që do të rekomandoj opsionet më të mira të
partneriteteve Publiko/Private për PTK-në sh.a.
- Kompletimi i punës së Grupit Studimor
4Q 2007
2Q 2008
4.8.2 Licencimi - Krijimi i kategorive të përshtatshme për
licencim/autorizim/regjistrim dhe udhëzuesve të përshtatshëm për të
kaluar nga regjimi aktual në regjimin e kategorive të
licencave/autorizimeve/regjistrimeve.
4Q 2007
-
Politikat e Sektorit të Telekomunikacionit
Faqe 25
Paragrafi Nr. Sfera e Politikës Rezultatet e Pritura Afati
Kohor
4.8.3 Operatorët me Fuqi Dominante në Treg
- Fillimi i Studimit për Definimin e Tregut me qëllim të
shpalljes së operatorëve me Fuqi Dominante në Treg
- Kompletimi i Studimit për Definimin e Tregut
4Q 2007 3Q 2008
4.8.4 Interkoneksioni, shfrytëzimi i përbashkët i resurseve dhe
Roaming-u
- Implementimi i regjimit të përshtatshëm për Interkoneksion dhe
shfrytëzim të përbashkët të resurseve ekzistuese
Fundi i 2008
4.8.5 Çmimet dhe Tarifat - Zhvillimi dhe implementimi i detajuar
i sistemit të politikave për çmimet/tarifat
- Implementimi i rebalancimit të tarifave nga PTK sh.a
1Q 2008 2Q 2008
4.9 Resurset Njerëzore - Progresi i demonstruar dhe kuantifikuar
në secilën prej 4 fushave të renditura në 3.9a1
Data e parë fundi i 2007; dhe pastaj matja e progresit për çdo
vit
4.10 Politikat Investuese - Çfarëdo iniciative specifike që i
qon përpara objektivat promovuese të investimeve të propozuara në
3.10
(Pa kohë të përcaktuar)
4.11 Ligji i Telekomunikacionit
- Rishikimi i Ligjit dhe përgatitja e pakos së amendamenteve të
nevojshme më urgjente
Adoptimi i politikave + 6 muaj; përgatitja e pakos brenda tri
muajve të ardhshëm
4.12 Rishikim i Politikave
- Rishikimi i Politikës Sektoriale nga MTPT + raporti për
QeK
3Q 2009