Top Banner
POEZI PËR SHQIPËRINË Autore: Valentina Llapri Plaku
45

Poezi për shqipërinë

Mar 31, 2016

Download

Documents

 
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Poezi për shqipërinë

POEZI PËR SHQIPËRINË

Autore: Valentina Llapri Plaku

Page 2: Poezi për shqipërinë

DO TË MË PËLQENTE.

Do të më pëlqente ta shihja Shqipërinë më mirë,me një pamje tjetër, me të çiltër e më të dëlirë,do të më pëlqente të na udhëhiqnin njerëz të drejtë,e jo ca të marrë, apo të tjerë si çakenjë,që mendjen e kanë vetëm për të shqyerr…

Do të doja të shihja një Shqipëri pa halle,me njerëz të dashur , që vetëm të heqin valle,të tërë të punojnë veç me përkushtim,të jenë shumë të pastër, të duan drejtësinë,e jo veç rryshfetin apo poshtërsinë…

Do të doja vërtetë një Shqipërizë të lirë,e jo si një pulëbardhë, në a’t burgim këllirë,të ndjekim zhvillimin , të përqafojmë ndryshiminmënjanë ti lëmë zënkat , qyfyret ,apo mashtrimin…

Page 3: Poezi për shqipërinë

Do ta doja për fëmijët tanë, ata po shikojnë,çdo bëhet me ty ?? Shqipëria jonë!.jemi lodhur kaq shumë , me pritje të pafundme,me ecje, me ngecje , apo rrëzime pronash të patundshme??

Ç’po bëhet me ty i shtrenjti vendi im!,vërtet ishe i varfër , por kishe pasurinë…atë pra shpirtëron që duket se po të humbet,shkelur nëpër llogore , të një kohe që s,bërtet!?.në hijet e kufomave të shtirura thellë në qytet..

Pse s,ngrihesh o vendi im sa më shpejt!?.**********************************

EC

Shqipëri, nxito pra ti,

ec përpara moj trimreshë,

Page 4: Poezi për shqipërinë

mos u tremb nga tym i zi,

moj e ëmbëla princeshë.

Je e varfër po shpirt-pasur,

mbushur plotë me diell të mirë,

ti moj zanë e horizontit,

frymëzimi më i mirë.

************************************

EH MOR VENDI IM

Eh vendi im, ke gjithë k'ët kohë,endesh , përpiqesh, s’po di ku po shkon.Një orientim, nje pasqyrim, nje punë e bukur, apo një mendim i mirë.Eh vendi im, ngele ne errësirë,dielli të do , po ti se kupton,rend pas kotësirash, himnesh lavdirash,

Page 5: Poezi për shqipërinë

kolltukët që ndërrohen, mes monotonirash.Njerëz që ikin, çdo ditë e me shumë,tokat braktisin, dhe shkojne porsi lumë...Oburrra, të ikim , nga Shqipëria,të shkojmë diku tjetër, të bëjmë “ pasurira”.të jetojmë më mirë, të shkollojmë fëmijtë,ta leme tokën mëmë, ti lëmë pasuritë.Eh moj Shqipëri, pesimiste jam,jam te gjoksi yt, dhe se braktis vatanë.Këtu dua të vdes, të ngelem brishtësishtë, të bëhem grimca jote, moj shprese e kaltërsisë.Eh mor vendi im, kur vallë do të kuptojmë!,se qiejtë edhe tokat, kudo qenkan njësojë!?.

***********************************************************

EH , MOJ SHQIPËRIA IME.

Eh moj Shqipëria ime.Psherëtijë në gjoksin tënd,e luhatur , plotë trishtime,ke qenë më i ëmbëli vend.

Por dhe je, nuk e mohojë,

Page 6: Poezi për shqipërinë

nënë e mirë ke qënë përherë,bijtë e tu!, pse s'të dëgjojnë!,fajin vallë... kush mund ta ketë!.

Të shpërndarë qenkemi bërë,mbushëm tokat anembanë,kockat “tej” , paskemi lënë,kështu paska qënë e thënë!.

Ah, moj Shqipëria ime!,je e bukur, je e virgjër,mbrekulli ke në çdo anë,s’paskemi sy për të parë!.

Vitet ikin , brezat shkojnë,emigrimin përqafojnë,dhe atje shumë po punojnë,pasuritë palë palë i shtojnë….

Por…. kjo tokë , vallë pse lëngon,ka kaq vite , shekuj , thonë,nëpër vite ca zinxhirë,buzëqeshja aq e ngrirë.

Page 7: Poezi për shqipërinë

Fluturo Shqiponjë lirie,mbushu me gjurmë çiltërsie,bashko zemrat anembanë,zbukuroje k’të vatanë.

Eshtë i bukur vendi im,ka aromë, ka dhe blerim,zemër-bardhë njerzit e rinjë,dhe të vjetrit shumë të mirë.

Eh, moj Shqipëria ime,folu bijve , dhe qortoji,kanë nevojë që të mësojnë,kanë nevojë, shumë të dëgjojnë.

Dashurinë të kenë si bazë,mburrjet , britmat , ti lënë pas,dhe lëvdatat gjithashtu,e mos t’enden kuturu.

Pa punuar s’ke ku shkon,duhet djersë, po dhe shumë mund,

Page 8: Poezi për shqipërinë

s’mund të vije amerikani,të na tundë e të na shkundë.

Eh moj Shqipëria ime,na ke rritur plotë mundime,pluhur zemre dhimbsurie,burim drite, zgjuarsie.

********************************************************************

FLOKË SHPUPURISURA SHQIPËRI.

Oh , sa vite kanë kaluar, ti moj Shqipe tjetërsuar,me shikimin e hutuar,qenke bërë pak e moshuar!.

O sa hapa paske bërë!,po çapitesh me mundim,paska erë edhe tufan,binka shiu pa pushim.

Page 9: Poezi për shqipërinë

Edhe njerëzit tjetërsuar,pak të ftohtë , të acaruar,me ca xhepa të rënduar,me plotë fjalë belbëzuar.

O, - plotë vite paskan ikur,ti moj Shqipe ballëndritur, ikën plotë vështirësi,flokë-shpupurisura Shqipëri.

****************************************

FLUTURO NË LARTËSI.

Shqipëri moj lule shqipe,mjaltë i rrallë je kurdoherë,veçoritë klimaterike,ta dish!- ke më t’mirën erë.

Shqipëri moj zemra ime,

Page 10: Poezi për shqipërinë

je thesar , madje kristal,bukuroshja ndër agime,hapin kurrë jo ti se ndal.

Vend i vuajtur , pak me halledhe prapsira ka ngapak,por ti zemër si sorkadhe,mire e mat të tëndin hap.

Merr fuqi nga dritë e mirë,bëhu edhe më e fortë,fluturo në lartësi,edhe kurrë jo mos u lodh.

JE THESAR , PËRMBI THESARE

Shqipëri , o vend i ëmbël,erë-mirë, ngele gjithnji,të shikojë, e bukur ëndërr,moj sy-shkruar çiltërsi.

Të kam parë edhe me parë,

Page 11: Poezi për shqipërinë

plotë me dashuri e mallë,të kam dashur , shumë të dua,jemi bashkë si mish e thua.

Ta pëlqejë mençurinë, Zgjuarsinë, dhe çiltërsinë,mbi të gjitha ndershmërinë,kompletuar me dlirësinë.

Jam e lidhur me k'ët vend ,plotë kujtime, shumë bekime,je thesar po mbi thesare,Shqipëri e shtrenjta ime.***********************************************************

JEMI PREJ SHQIPËRIE, NA THONË SHQIPËTARË.

Jemi prej Shqipërie,

na thonë Shqipëtarë,

nder vite e ndër shekuj,

Page 12: Poezi për shqipërinë

kemi qëndruar krenare.

Vështrirsi pa fund,

vuajtje dhe rrënime,

mbetur pas në kohë,

ah, moj Shqipja ime.

Kemi ecur shumë,

zbathur , e pa ngrënë,

s’kemi fjetur gjumë,

e plot kemi thënë..

Trimat tanë të rrallë,

të pushkës e të penës,

Page 13: Poezi për shqipërinë

ndriçim kan pas në ballë,

kan pirë qumështin e nënës.

Sërish ecën e ndalesh,

ti Shqipja ndër agime,

me vështirsi përballesh,

o yll i zemrës time.

Jemi bijtë e tu,

o yll i dritës time,

që ecim me këpucë,

e bëjmë edhe gabime.

Page 14: Poezi për shqipërinë

Por ti zemrën se ndote,

e bukur si çdo mot,

me zogjtë këngëtarë,

valle a po i dëgjon sot!.

Jemi prej Shqipërie,

na thone Shqipëtare,

zemra jote e pastër,

porsi thesar i rrallë.

**************************************************

EJANI

Jemi Shqipëtarë, e qenkemi bërë si të marrë,fytyrë-prishur, mendje krisur, një dëshirë veç për të ikur.I lamë trojet, tokat, fushat,

Page 15: Poezi për shqipërinë

i lamë pyjet dhe gëmushat,ikëm largë, oh Zot sa largë, ikëm ,e su kthyem prapë.Një dëshirë çmendurie, të largohemi prej Shqipërie,sa me largë do jetë më mirë, po këtu vallë kush do rrijë!.Pse s,mendoni për këtë vend!- e harruat këtë tokë të shtrenjtë!Oburra të ikim sa më largë, -largë këtij vendi të begatë.Tokë dhe qiell gjithandej, erë dhe shi e ngricë të thellë,dhe tufanet janë njësoj, dashuria, ajo ndryshon.Shumë të dhënë pas çdo fitimi , pas çdo pune e tjetërsimi,pa punuar s’ka sukses ,vendi juaj këtu ju pret,Pse nuk ktheheni në tokën tuaj !,boll andej duke punuar!,me ato që kini mësuar , vendin tuaj keni për të ndryshuar.

Page 16: Poezi për shqipërinë

Se kjo tokë ju po ju pret, zëri i saj po ju thërret.

***********************************************

KËRKON NJË RREZE DRITE.

Një rreze drite, do ti moj Shqipëri,

ke kaq vite të ashpra ,ndërrthurur plotë stuhi,

disa shumë të forta ,shkundur shumë fortë toka,

ti kërkon të ecësh , të bëhesh ndoshta si bota.

Ke kaq kohë që vuan , ti moj shqipja ime,

a të kujtohet vallë!, shëllira me ca thërrime?,

e di, si ke harruar , ti je një nënë e mirë,

por bijtë të shkatërruan, të lanë në errësirë.

Page 17: Poezi për shqipërinë

Ti nuk i ndëshkon, këta bijtë e tu,

por e heshtur vështron, që ata vetë ta kuptojnë,

dhimbja jote e madhe, kur sheh bijtë që veç grinden,

që vjedhin e vrasin, dhe kurrë nuk po binden.

Janë bërë një me djallin, ndërsyer si çakenjë,

bijtë e tu të mençur!, pse me djallin flenë!,

pse si hapin sytë, edhe të kuptojnë,

se me poshtërsira asgjë s’do fitojnë?,

Unë mirë të kuptojë, shpirtin tënd fisnik,

ti je zonjë e rëndë, ti kërkon veç dritë,

dhe vete rri e vështron, hutuar bijtë e mirë,

kërkohet një e ardhme, me dritë e jo errsirë.

Page 18: Poezi për shqipërinë

********************************************

KURRË SE DESHA, ATË IKJE.

Ku po shkoni bijtë e mi?

atje largë , me siguri,

me latë vetëm , duke qarë,

edhe ikët ,oh sa largë.

Kurrë se desha ate ikje,

nëpër netë plotë rraskapitje,

të uritur për të ikur,

nëna u lodh duke pritur.

Prit një ditë, e prit dy ditë,

Page 19: Poezi për shqipërinë

rraskapitje për të gjithë,

telefoni nëpër duar,

edhe malli vluar, shuar.

Bijtë e nënës Shqipëri!,

ju që ikët atje largë,

e latë gjithë k’ët pasuri,

oh ju lutem , kthehuni prapë.

Vendit tuaj ti shërbeni,

dashurinë këtu do t’gjeni,

edhe ne do t’na gëzoni,

motra , vëllezër, pra bashkohuni.

Page 20: Poezi për shqipërinë

Nëpër netët aq të errta,

me gomonet e mbështjellta,

nëpër detin e përvluar,

në çdo breg të zemëruar,

Disa humbën atje thellë,

ngelen brigjeve të dhimbjes,

tentativë veç për të ikur,

sa dëshirë veç për të mbërritur.

Djem e vajza, dhe fëmijë,

nëpër shtetet e gjithë botës,

të shpërndarë nji e nga nji.

Page 21: Poezi për shqipërinë

shkuat me ritmin e kohës.

Edhe nëna nuk qan më,

lotet tashmë i janë tharrë,

gdhihu , ngrysu, nuk bën zë,

lan e shplan , teshat e saj.

Vitet ikin , me shpejtësi,

Ju , u rritët atje largë,

edhe nëna Shqipëri,

mallin tret , çdo ditë nga pak.

Eshtë një dhimbje , n’kraharor,

është një dhimbje që dot s’shuhet,

bijtë e nënës aq të fortë,

Page 22: Poezi për shqipërinë

dhe atje largë, vërtetë që shquhen.

I dallon ndershmëria,

fjalë e ëmbël, dashuria,

janë të ëmbël , janë të fortë,

janë si shqipja me dy kokë.

Unë e di o bijtë e mi,

dhe pse largë, ju kini dashuri,

njëri- tjetrin forte të doni,

dhe Shqiprinë, kurrë t’mos harroni.

Se është vendi që ju lindi,

dashurinë në deje skaliti,

u shkolluat, në k’ët tokë,

Page 23: Poezi për shqipërinë

drejtesinë të kini shok.

Ju fëmijtë e bijve t’mi,

mos harroni t’flisni shqip,

eshte gjuha e prindërve tuaj,

mos e lini pa e mësuar.

Trashëguar brez mbas brezi,

gërmët tona aq të vyera,

dhe Naimi shume i deshi,

ndaj skaliti me t’ëmblat vlera.

Po si jini bijtë e mi!!

atje largë , në dhe të huaj!!,

keni vënë dhe pasuri,

Page 24: Poezi për shqipërinë

rradhë- rradhë , sirtarët shtuar.

Lodheni ngapak më thoni?,

çfarë po bëni ?, si po rroni?

unë me ju jam pranë përherë,

herë si fllad , herë porsi erë.

Shumë ju desha, shumë ju dua,

jemi bashkë si mish e thua.

************************************

LUMTURI, E ZEMRËS TIME.

Unë jetojë në Shqipëri,dhe jam pjesë e tokës time,në k’të vend plotë me freski,ndihem flutur ndër agime.Vend i shtrenjtë ,

Page 25: Poezi për shqipërinë

të ndiejë kaq thellë,je pasqyra më e mirë,në gji do të mbajë përherë,o i bukur , o i dlirë.

*************************************MË TË MIRËN UROJË.

Më të mirën urojë për fëmijët tanë,të mbushen plotë me dritë, edhe gëzim të pa-anë,të rendin drejtë zhvillimit , të ecin drejtë ,përpara,të mbushen me dije, por të ruajnë vlerat e bardha.

Të ngelen veç njerëz, me mish edhe me gjak,të duan pafund, të afërmin edhe vëllanë,se pa dashuri, bota do t’marrë fund,edhe kot do t’shkojë ,tërë i miri mund.

Më të mirat ditë , u urojë brezave që do t’vijnë,të bëhen më të mençur, dhe ta duan Shqipërinë,ta duan k’të cope tokë , të lyer me plotë gjak,që vuan e rënkon, për vite e vite me rradhë.*****************************************

Page 26: Poezi për shqipërinë

MOJ E BUKUR , KRENARI.

Moj e bukur Shqipëri,vend shqiponjash më je ti,ballëndritur dhe e bukur,vend i çiltër vend si flutur.Unë të shoh dhe kurrë nuk ngopem,me të tuat mbrekulli,je e ëmbël , lozonjare,je e thjeshtë moj krenari.Fort të dua , thellë të ndjejë,ti je frymëzimi im,herë si foshnje , herë si diellë,je aroma më e mire.Kokën seç mbështes tek ty,në furtuna plotë me shi,aty rri aq ngrohtë dhe mirë,moj e bukura krenari.

*****************************************

MOJ TOKA IME E MIRË.

Page 27: Poezi për shqipërinë

Ështe e bukur kjo Shqipëria,Seç ka një aromë , më të mirën në botë,balta, dhe ajo vjen një erë, që se shpjegojë dot,erë malli, për ata ,që dikur kanë fluturuar si shqiponja mali.Seç ka një vezullim ky i miri vendi im,në netët e errëta e të pandriçuara mirë,toka arom-plota ,hijeshi pafund,zogjtë që këndojnë, e fluturat seç vallëzojnë.Është kaq i bukur ky vendi im,dhe pse me baltë ,apo tek tuk, ndonjë shkreptim apo gjëmim..Moj tokë e virgjër , e mençur pambarim,o tokë e lartësuar, o mbrekulli e bekuar.

PSE MË RRI, KAQ E MENDUAR!

Page 28: Poezi për shqipërinë

Pse më je kaq ç,orientuar

moj Shqipëri o toka ime!,

majtas , djathtas sheh hutuar,

trimëresha ndër agime,

Pse po hesht gjithnji më shumë,

çfarë shikon që atje tej,

ca dhëmbëshqyer si çakenjë,

që su ngopen me t,bërë keq!.

A mos vallë une po gabohem,

paskan dal nga trupi yt!,

Jo, vërtetë tash po kujtohem,

ata qenkan bijtë e tu.

Page 29: Poezi për shqipërinë

Qenkan bërë si të ndërkryer,

tallen flasin , qeshin prapë,

ti moj trime e mallëngjyer,

i shikon që atje largë..

Bijtë e tu , qenkan vërtetë,

trupin copë ta paskan bërë,

çfarë kërkojnë se dinë as vetë,

shumë cinike , si botë e tërë!,

Ti vështron aq e hutuar,

pemët , malet ty të mbajnë,

une s,të shoh ty të gëzuar,

bijte e tu ndjenja pse s,kanë?.

Page 30: Poezi për shqipërinë

Çfarë po ndodh moj Shqipëri!,

hape gojën fol tani,

mos rri heshtur dhe menduar,

merr situatën ndër duar.

Mos lë korbat t,vijnë vërrdallë,

se ky vend është vend i rrallë,

është i virgjër dhe i pastër,

është i ëmbël, dhe i kalter.

******************************************

PSE S’MENDONI PËR SHQIPËRINË!.

Fjalë pa fund , e plotë shamata,kush je ti, e kush jam unë,rradhë tek dritat aq të gjata,

Page 31: Poezi për shqipërinë

plotë fatura , ohhhhh sa shumë…

Të trishtuar janë fëmijët,ata duan siguri,me vështrimin e hutuar,nga të rriturit si lubi.

Sa shumë fjalë edhe plotë sharje,ngritje taksash, në maksimum,dhe kjo rroga minimale,ah!- Pse vallë , u bëmë kështu!!

S'po mendojmë për njëri - tjetrin,njëri ka, e tjetri pret,në spitale mjekët xhvasin,dhe pacienti më kot vdes.

Po ndërgjegja!- Valle ku humbi?Pse u bëmë porsi vampirë??vjedhim , presim edhe zhvatim,sa rënkime në hapsirë.

Pse s'mendoni për Shqipërinë,

Page 32: Poezi për shqipërinë

ajo shumë po heq e vuan,është krenare dhe e bukur,por buzëqeshja i ka humbur..

Ikin , ikin largë, shumë largë,dhe kjo tokë ngeli e thatë,pasuri edhe thesar,çdo pëllëmbë është qelibar.

Tokë e mirë , moj tokë e shtrenjtë,pse s'mendon askush për ty,une vras mendjen që ta gjej,me vështrimin humbur thellë.****************************************

PUNO MOJ SHQIPËRI.

A nuk po e ndieni kohënqë po ikën me kaq shpejtësi!,ikën ajo nuk ndalet, dhe as për mua , as për ty s’do t’ia di.Ndaj përveshi mëngët,moj e ëmbëla Shqipëri,

Page 33: Poezi për shqipërinë

bëj që dhe analistët,ta lënë të tyren “anarshi”.Po po anarshi fjalësh, që përveç ç’orientimit ,të mira të tjera ,s'ma do mendja se sjellë,ne duam të rendim,pas më të mençurës erë.Që do të thotë: “Pas punës , pas djersës,pas veprës apo shpresës”.Përveshi mëngët ti Shqipëri,s’te mungon asgjë, ke plotë njohuri,e shkathët ke qenë, më e mira mëmë,ndaj ndiz pra një shpresë, shkunde këtë vend.Drejtoji bijtë e tu, si një mëmë e mirëSe duam të rrimë k’tu,e jo të largoheminga era jote ëmbëlsirë…

Page 34: Poezi për shqipërinë

se kjo tokë e vogël, ka vend për të gjithë,dhe, vërtetë po t’punohet,do bëhet cdo gjë dritë.Bregdet të mbrekulluëshëm, dhe stinë plotë harmoni,naftë që nuk shter kurre, ohhh gjithë k’to pasuri,pastaj dhe shpirtërorja , është vlerë në pafundsi,të duam njëri tjetrin ,pa hile e pa djallzi.Puno moj Shqipëri, puno pra këtu ti.

*******************************

SHQIPËRI , MOJ TOKA IME.

Shqipëri moj Tokë e ëmbël, erëmirë porsi një ëndërr,tokë e virgjër dhe krenare,

Page 35: Poezi për shqipërinë

je e bukur moj gjigande.

Nëpër erë edhe tufane,netë ngricash e acaresh,ti moj trime su përkule,kokën ti ,aspak se ule,

Sa e ëmbël je moj Tokë,asnjeri nuk më thotë dot, unë e ndiejë ëmbëlsinë tënde,krenarinë dhe thjeshtësinë.

Pak e ashpër ti nga vitet, por e drejtë si pemë që rritet,rritet, ikën pambarim,lëshon degë e filizë të rinjë.

Je e pastër Toka ime,sa të dua , sa të ndiejë,

Page 36: Poezi për shqipërinë

ajri , pema edhe lulet,ty të zbukurojnë çdo herë,

Ashpërsuar ndonjëherë ,mali , pema apo qielli,por ti tokë e mjaltëzuar,o kurorë e lulëzuar.

Shqipëri moj toka ime,nëpër vite ti na rrite,na dhe dritën dhe shkëlqimin,na dhe shpresën dhe besimin.

*******************************SOTSot nostalgjike jam bërë ,se di pse, dhe mendojë për Shqipërinë,dhe habitem, unë jam këtu!.dhe kam kaq shumë mallpër të ëmbëlin ,vendin tim të mirë.

Page 37: Poezi për shqipërinë

Po jo vetem sot më ndodh kjo çudi!.Unë jam po këtu ,dhe çdo ditë kam një mall të ri,mallin dhe dashurinë s’ma shuan askush dot,për vendin tim me halle, bekuar qoftë nga mot.****************************

TË DUA SHUMË

Të dua ty moj Shqipëri,për mua shumë e shtrenjtë je ti,tek ty kam ngjyer buke me shellire,dhe qumështin tënd , ate kam pire.

Të dua ty moj bukuri,shumë thellë të unë , ke hyrë veç ti,vështrimi yt i ngrohtë i qartë,rrudhat mbi ballë të duken pak.

Në gji do t’mbaj o toka ime,se më ke rritur me plotë mundime,erë e tufane, ka fryrë e po fryjnë,

Page 38: Poezi për shqipërinë

të dua zemër , ohhh ty kaq shumë.*******************************

TË GJITHË BASHKË.

Largohu ti gjë e keqe nga shqipëtaret, ik sa me parë largë, tretu moj e marrë,ik pra të thashë ,dhe lëre, vendin tim të qetë,ajo don të rrojë, dhe s,ka dëshire të vdesë.

Afrohuni o vëllezër, ju me njeri tjetrin,mjafte më me percarje, të kota e paleverdi,bashkohuni o vëllezër , në një trup të vetëm,ta bëjmë më me dritë , të tonën Shqipëri.

***********************************************TË PUNOJMË PËR SHQIPËRINË TONË

Ne shqipëtarëve,nje frymë e mirë na ka karakterizuar,pothuajse ndër shekuj,kemi a't dashuri që na mban gjallë.

Page 39: Poezi për shqipërinë

Dua të them ,jemi të dashur, kemi gjak në damarë.Dhe në momente kritike ,reagojmë në mënyrë elastike.Paçka se tanimë të ç’orientuar:ndoshta vërrdallë endemi…thelbin tonë vallë për të kuptuar!.Ne shqipëtarëve, dhe pse në dukje:t’krijojmë pershtypjen,e gjesë së egër.Në thelb e në shpirt, jemi kaq të brishtë,jemi shumë të dashur,dhe e duam atë të bekuar dritë.Jemi popull shume bujarë e mikpritës,kërkojmë të ecim përpara , duke ndjekur gjurmën e dritës…Kujtojë Shqiperinë time të vogël, në ato vite diktature:Kemi qënë shumë të dashur atëherë,po vlen të theksoje,

Page 40: Poezi për shqipërinë

që ajo dashuri , edhe sot nuk mungon.Po po, e kemi , e ndiejmë…mes njëri - tjetrit,duhet ta gjejmë,Vetëm se ka pak tym,apo mjegull, e cila të vesh pamjen,dhe të vështirëson ca ngjarjet…Jemi një popull shumë punëtorë,mikpritësa, po edhe gazmorë,studiusë e filozofë, shkencetarë e shumë të mirë doktorë.Ky vend shqiponjash ,ka nxjerrë mes gjirit tonë,njerëz të mbrekullueshëm,të ndershëm e puntorë.Ta duam vendin tonë,ashtu siç e desh dhe Naimi,Cajupi , Asdreni a Noli, të rendim pas idesë së mirë.Që Shqiponja të fluturojë e lirë .**********************************

Page 41: Poezi për shqipërinë

TI JE KENGË , EDHE JEHONË.

Unë jam bijë, prej Shqipërie, edhe emrin e dua shumë,tokën mëmë, që më lindi,oh!, vërtetë, e vlersojë shumë.

Hapa sytë në këtë tokë,në k'të mjaltë , margaritarë,këtu jam vërtetë aq ngrohtë,këtu ndihem , kaq rehat.

Unë jam bijë e kësaj toke,dhe k'tij vendi i përkas,unë jam grimcë e kësaj bote,shpirtin mbushur plotë me gas.

Tokë e shtrenjtë , o toka ime,je thesar që nuk mbaron,

Page 42: Poezi për shqipërinë

je pasqyre mirësie,ti je këngë , edhe jehon.

Valentina

Page 43: Poezi për shqipërinë
Page 44: Poezi për shqipërinë
Page 45: Poezi për shqipërinë