Një mënyrë, me të cilën i është përgjigjur disa prej dilemave ekonomike dhe fiskale të periudhës qëkalojnë vendet europiane dhe të mbarë botës është edhe analiza studimore që prezantohet për herë tëdytë në kuadër të Forumit mbi Administrimin Fiskal, që është hapur nga Qendra AL-TAX, në fundin e vitit2011. Kjo analizë është vendosur në një projeksion krahasimi horizontal dhe vertikal duke paraqiturecurinë fiskale për tatimet kryesore të sistemit tatimor në vendet e rajonit ballkanik, të Europës Qendroredhe më gjerë. Ky dokument është punuar në grup me disa nga studiot fiskale në Shqipëri dhe vende tërajonit në një bashkëpunim disa mujor përgjatë vitit 2012.
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Qendra AL-Tax (Albanian Taxation Association) e prezanton për herë të dytë studimin lidhur me treguesit e performancës së tatimeve shqiptare dhe vendeve te Europës Jugore dhe Qendrore në një analizë krahasuese. Në këtë aspekt, prezantimi i përvojave të 16 shteteve fqinje me Shqipërinë dhe që janë pjesë e Ballkanit dhe Europës Qendrore, të përpunuara për qëllime analize tenton të identifikojë çfarë funksionon dhe çfarë jo, ku funksionon më mirë dhe ku jo mirë duke krahasuar kritere që janë objekt për diskutim nga gjithë ekspertët fiskalitë. Qëllimi i prezantimit të këtij vlerësimi është tërheqja e vëmendjes së ligjvënësve, qeverisjes vendore dhe qendrore, si dhe medias dhe kritikëve që mund të mos e pëlqejnë këtë analizë apo mund të kenë pyetje në lidhje me metodologjinë. Bazuar në të dhënat që janë marrë nga burime të ndryshme, të cituara në këtë analizë u zbatuan edhe mënyrat e llogaritjes dhe raporteve ashtu si janë sqaruar në fund të dokumentit.
Performanca e administrimit tatimor dhe indekset e tatimeve në vendet
europiane jugore dhe qëndrore, 2012
Metodologjia dhe termat mbi performancën tatimore në vitin fiskal 2011. Situata në 15 vende europiane, në Shqipëri dhe 14 vendet e tjera. Krahasimi midis tyre dhe renditja sipas nivelit të performancës.
Pregatitur dhe shpërndarë
nga AL-Tax
Përshkrim i përgjithshëm
Një mënyrë, me të cilën i është përgjigjur disa prej dilemave ekonomike dhe fiskale të periudhës që
kalojnë vendet europiane dhe të mbarë botës është edhe analiza studimore që prezantohet për herë të
dytë në kuadër të Forumit mbi Administrimin Fiskal, që është hapur nga Qendra AL-TAX, në fundin e vitit
2011. Kjo analizë është vendosur në një projeksion krahasimi horizontal dhe vertikal duke paraqitur
ecurinë fiskale për tatimet kryesore të sistemit tatimor në vendet e rajonit ballkanik, të Europës Qendrore
dhe më gjerë. Ky dokument është punuar në grup me disa nga studiot fiskale në Shqipëri dhe vende të
rajonit në një bashkëpunim disa mujor përgjatë vitit 2012.
Informacioni statistikor i përdorur në dokument lidhet me rezultatet e shërbimeve fiskale të vendeve të
ndryshme si dhe të Shqipërisë, të publikuara në faqet zyrtare të financave të vendeve të përfshira, por
edhe nga organizatat botërore të Bankës Botërore, Fondit Monetar dhe organizatës tatimore
ndëreuropiane. Vlerësimi i performancave mund të ketë gabime rezultati me një shmangie deri 5 përqind,
nisur nga përdorimi i disa burimeve.
Mendime dhe komente janë të mirëpritura nga biznese, ekspertë, studiuesë dhe staf akademik, apo palë
të interesuara për të arritur në vlerësimin më të saktë të mundshëm bazuar në metodologjinë tipike dhe
të dhënat korrekte. Raporti studimor është ndarë në katër pjesë. Për komente mbi raportin apo
* Burimi i Informacionit: Raportet e Bankes Boterore, USAID
20
11
10
10
15
12
10
16
15
10
19
Në treguesin e shkallës së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore
(SSHSH) shkalla më e lartë i përket Hungarisë (43 %), e ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina
(41,5 %). Shkalla më e ulët i përket Kosovës (10 %), e ndjekur nga Serbia (22 %). Në
renditjen e shteteve sipas treguesit SPESHA niveli më i lartë është në Itali (0,23), i
ndjekur nga Bosnjë-Hercegovina, Çekia dhe Sllovenia (0,19). Niveli më i ulët i treguesit
SPESHA është në Kosovë dhe Shqipëri (0,6), të ndjekura nga Bullgaria (0,9). Edhe nëse
Law. Fiscal. Transparency
21
krahasojmë nivelin e këtij treguesi me shkallën e kontributeve nuk ka një përputhje
midis nivelit të lartë të shkallës me nivel të lartë të treguesit dhe e kundërta.
4.3. Tendenca e tatimeve të punës
Tatimi mbi punën që përfshin TAP dhe kontributet është një ndër tatimet që ndërthur
politikën fiskale me atë sociale. Në secilin nga shtetet e Ballkanit shikohet se është
ndjekut politika e shkallëve sa më të ulta në raport me shtetet e tjera fqinje. Pesha e
tatimeve të punës në buxhet, sipas treguesit TPUNPROD është më e lartë në Itali (0,58),
në Bosnjë-Hercegovinë (0,57) dhe në Kosovë (0,56). Më i ulët ky tregues shfaqet në
Shqipëri (0,27), Slloveni (0,28) dhe në Kroaci (0,3).
Law. Fiscal. Transparency
22
Përmbledhje
Nga gjithë analiza krahasuese më lart, mund të shihet se shtetet e përfshira në këtë
studim kanë karakteristika të ngjashme të politikave fiskale dhe administrimit, ku
përfshihen edhe aplikimet e shkallëve tatimore.
Nëse shikojmë peshën që mban barra tatimore në secilin nga evendet e analizuara,
nivelin më të lartë të barrës e gjejmë në Itali dhe Bosnjë-Hercegovinë. Por, kur barrën
tatimore e krahasojmë edhe me koston e administrimit shikohet se shërbimi i mbledhjes
së tatimeve për buxhetin në këto vende ka një kosto të lartë, që në fund të fundit
shprehet në një nivel efektiviteti me tregues të pafavorshëm për të ardhmen e
administrimit. Nëse kësaj analize do ti shtonim edhe treguesin e numrit të punonjësve
tatimorë për 1000 banorë apo numrin e tatimpaguesve për punonjës tatimorë do të
ishte me mjaft efekt për menaxhimin e lartë. Një analizë e ngjashme mund të vijohet për
secilin nga shtetet e përmbledhura në këtë studim duke ndjekur tendencën për barrë të
ulët tatimore, kosto të ulët administrimi dhe bazë të gjerë tatimpaguesish të cilët janë
objekt i shkallëve tatimore në nivele mesatare botërore.
Nisur nga analiza krahasuese midis treguesve dhe raporteve të natyrës së ngjashme, nga
ky studim dalin disa konkluzione:
Së pari, shkallët tatimore janë konkuruese midis shteteve, përsa lidhet me politikën
fiskale të shprehur në harmonizimin e shkallëve sipas tatimit.
Për tatimet direkte: Nivel shkalle tatimore të njëjtë për tatimin korporativ dhe tatimin
mbi të ardhurat personale (përfshirë edhe tatimin në burim) aplikojnë Shqipëria,
Rumania, Çekia, dhe Maqedonia. Ky nivel aplikimi konsiderohet i plotë, si aplikim i
shkallës së sheshtë në tatimet direkte. Shtete të tjera që aplikojnë shkallë tatimore të
Law. Fiscal. Transparency
23
njëjtë (të sheshtë) për tatim fitimin dhe tatimin mbi të ardhurat personale (jo tatimet në
burim) janë Bosnjë-Hercegovina dhe Bullgaria. Shtetet e tjera i kanë zbatuar parimin e
shkallëve tatimore të ndryshme për tipe tatimi të ndryshëm (Tatim fitimin, tatimin mbi
të ardhurat personale dhe tatimet në burim).
Në krahasimin e produktivitetit të tatimeve direkte për shtete që aplikojnë nivele të
njëjta të shkallëve të tatimit me madhësi popullsie të përafërt dhe bazës së tatimit
(numri i tatimpaguesve) ka tendenca që tregojnë diferencat në administrimin e tatimit.
P.sh. Maqedonia dhe Shqipëria kanë baza tatimore (tatim fitimi dhe tatim mbi të
ardhurat personale) të ndryshme nga njera tjetra, por produktiviteti i dy tatimeve së
bashku është më i lartë në Shqipëri se në Maqedoni. Krahasime të tjera të natyrës së
njëtë mund të bëhen në vijimësi.
Për tatimet indirekte: Nivelin e shkallës tatimore të TVSH, poshtë 20% e aplikojnë
Kosova, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Serbia. Shkallën tatimore të TVSH 20% e
aplikojnë Bullgaria, Çekia, Shqipëria, Sllovakia, Sllovenia. Mbi këtë shkallë tatimore
aplikojnë nivel më të lartë Hungaria, Greqia, Kroacia, Rumania dhe Italia.
Në krahasimin e produktivitetit të tatimeve indirekte për shtete që aplikojnë nivele të
njëjta të shkallëve të tatimit me madhësi popullsie të përafërt dhe bazës së tatimit
(numri i tatimpaguesve) ka tendenca që tregojnë diferencat në administrimin e tatimit.
P.sh., nëse përsëri krahasojmë Maqedoninë dhe Shqipërinë, produktiviteti dhe
pajtueshmëria e TVSH-së është më e lartë në Maqedoni se në Shqipëri. Krahasime të
tjera të natyrës së njëtë mund të bëhen në vijimësi.
Së dyti, produktiviteti i lartë i tatimeve indirekte ka ndodhur në shtetet me shkallë
tatimore më të ulët dhe e kundërta; Produktiviteti i lartë i tatimeve direkte ka ndodhur
në Kosovë, Bullgari, Bosnjë-Hercegovinë, Mali i Zi dhe Italia; Produktiviteti i ulët i
Law. Fiscal. Transparency
24
tatineve direkte ka ndodhur në Sllovaki, Greqi, Hungari dhe Kroaci. Në një nivel të
mesëm produktiviteti (që tregon edhe një pikë neutraliteti të efektit të shkallës tatimore
dhe administrimit të saj) shikohet në Maqedoni, Shqipëri, Serbi, Rumani Çeki.
Së treti, niveli i pajtueshmërisë së TVSH-së është më i ulët në Greqi, Itali dhe Hungari
dhe më i lartë në Kroqaci, Bullgari, Serbi dhe Slloveni. Shqipëria është më pranë
shteteve me nivel pajtueshmërie të ulët. Kosova është më pranë shteteve me nivel
pajtueshmërie të lartë. Nëse mund të analizojmë shkakun e nivelit të pajtueshmërisë
nisur nga pragu i xhiros për të qenë pjesë e skemës së TVSH-së nuk ka efekte të
drejtpërdrejta ndërmjet dy treguesve. Analiza e treguesit të pajtueshmërisë së TVSH ka
nevojë të krahasohet me treguesin e produktivitetit të tatimeve direkte, me qëllim që të
shihet shpërndarja e barrës tatimore sipas tatimeve dhe të jetë e krahasueshme me
nivelin e pajtueshmërisë dhe boshllëkun tatimor. Nga ky nivel i ri krahasimi me tre
tregues në të njëtën linjë krahasimi (TVSH, TAP dhe TF) shikohet se Italia dhe Greqia
përveç produktivitetit të ulët në TVSH nuk kanë të njëjtin nivel produktiviteti edhe për
tatimin mbi të ardhurat personale dhe tatim fitimin. Nëpërmjet këtij krahasimi
menaxhimi duhet të qartësojë më mirë ndërthurjen e politikës fiskale për TVSH-në me
nivelin e administrimit për këtë tatim duke tentuar të arrijë në nivelet e produktivitetit
të dy tatimeve të tjera. Ndërsa, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi dhe Kosova ruajnë nivele
produktiviteti të nivelit të lartë në të tre tatimet. Shqipëria nuk është në asnjërin grup
duke mbajtur një nivel produktiviteti që tregon rezerva administrimi dhe politikash
fiskale për të arritur nivelet e larta që kanë shtetet ngjitur me të.
Së katërti, boshllëku i TVSH-së është më ulët se niveli 20% në Kroaci, Bullgari, Serbi,
Slloveni, Çeki dhe Kosovë; sa ky nivel e deri në nivelin 33% boshllëku i TVSH-së është në
Maqedoni, Mali i Zi, Bosnjë-Hercegovinë, Rumani dhe Sllovaki; mbi nivelin 33%
boshllëku i TVSH-së është Shqipëria, Hungaria, Italia dhe Greqia. Niveli i boshllëkut
tatimor është në raport të zhdrejtë me pajtueshmërinë tatimore. Shtetet që kanë nivel
Law. Fiscal. Transparency
25
pajtueshmërie të lartë kanë boshllëk tatimor të ulët dhe e kundërta (Për më tepër për
këtë tregues shih studimin “Boshllëku tatimor (tax gap) në Shqipëri dhe në Botë, 2012,
www.al-tax.org)
Së pesti, mbetet të bëhet një analizim i detajuar lidhur me efektet kombinuese të
shkallëve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore me TAP për tu bërë grupi i
tatimeve të punësimit më konkurues me shkallët e taksimit duke u krahasuar me
përvojat e mira dhe të konsoliduara të rajonit lidhur me taksat e punës. Natyrisht, që kjo
lidhet edhe me reformat e qeverisë në sektorin e sigurimeve dhe taksave të punës.
Law. Fiscal. Transparency
26
Sqarim i Treguesve Tatimorë dhe termave të tabelave
Grupet e treguesve tatimorë janë të përmbledhur te:
1. Krahasueshmëria. Keta tregues referuesë nuk matin performancen apo cilesine e
administrates tatimore, por japin nje panorame krahasuese me referencat nderkombetare te krahasueshme.
2. Struktura e administratës. Kjo kategori përfshin treguesit sasiorë dhe cilesorë te organizimit
dhe madhesise se administrates.
3. Performanca e të ardhurave tatimore. Keta tregues sasiorë japin nje panorame te
tendences se efektivitetit te administrates tatimore ne funksion te realizimit te te ardhurave tatimore.
4. Struktura e tatimeve. Keta tregues sasiorë paraqesin strukturën materiale te ligjit tatimor ne
nje menyre krahasuese dhe te thjeshte.
1. Krahasueshmeria
Kostua e administrates tatimore (KOSTATQ)
Ky tregues performance lidhet me koston e administrimit te sistemit tatimor per te gjitha te ardhurat tatimore te mbledhura nga administrata tatimore. P.sh. nese buxheti i administrates tatimore eshte 2 miliard leke dhe ajo mbledh 155 miliard leke, ky indikator do te jete 1.2%, ose 1.2 leke per cdo 100 leke te mbledhur.
Sa me i ulet te jete ky indikator, akoma me eficiente eshte administrata tatimore dhe gjithe sistemi tatimor ne mbledhjen e tatimeve. Ky tregues mund te ndikohet nga produktiviteti tatimor per te gjithe tatimet kryesore.
Të Ardhurat Tatimore Total (TATT)
Ky është një tregues referues. Ai tregon gjithë të ardhurat tatimore dhe jo tatimore të mbledhura nga administrata tatimore qendrore, doganore, vendore dhe institutet shoqerore (sigurimeve dhe shendetesori) si përqindje e PBB-së.
Te ardhurat nga tatimi mbi te ardhurat personale (TATAP)
Ky eshte nje tregues referues. Ai paraqet nivelin e TAP si perqindje te PBB.
Arkëtimet e tatimit mbi fitimin (ATF)
Ky është një tregues referues. Ai është tregues i të ardhurave të tatim fitimit si përqindje e PBB-së.
Arkëtimet e TVSH (ATVSH)
Ky eshte nje tregues referues. Ai paraqet nivelin e te ardhurave neto te arketuara nga TVSH si perqindje e PBB.
Law. Fiscal. Transparency
27
Viti hyrjes në fuqi (VHF)
Ky është një tregues referues. Ai paraqet vitin në të cilin ka hyrë në fuqi zbatimi i cdo tatimi, duke u njohur me moshën e sistemit të TVSH-së në vend.
2. Struktura e administrates
Administratë funksionale (ADMINFUNKSION)
Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Administrata Tatimore është e organizuar sipas funksioneve. Kjo do të thotë se linjat funksionale administrojnë gjithë tatimet dhe taksat e vendit. Përvoja organizative deri më sot në shumë vende me zhvillime ekonomike të ndryshme.
Varësia administrative (VADMIN)
Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Në mjaft vende administrimi tatimor është gjysëm i pavarur në administrimin tatimor. Në disa vende të tjera është i varur tërësisht. Në vende të tjera është i pavarur dhe i grupuar me funksione të tjera të shtetit (thesari, hipotekat etj.). Në rastin e ATQ-së në Shqipëri sipas këtij treguesi ajo është te niveli “I varur” nga Ministria e Financave.
Struktura e Tatimpaguesve të Mëdhenj (ORGTM)
Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Përvoja botërore e strukturës organizative të administrimit të tatimpaguesve të mëdhenj është i ndarë në tre nivele. Ka vende që kanë njësi të tatimpaguesve të mëdhenj, si një segmentim brenda strukturës. Vende të tjera kanë një segment të pavarur nga segmentet e tjera të administratës. Ndërsa ka edhe vende që nuk kanë të ngirutr një njësi struktuore të fokusuar me tatimpaguesit e mëdhenj.
Tatimorë për individë (TATINDIVID)
Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ky tregues mat madhësinë e administratës tatimore (qendrore dhe vendore) në raport me madhësinë e popullsisë së vendit. TATINDIVID është raporti i numrit total të punonjësve të administratës tatimore për 1000 banorë. P.sh. nëse administrata tatimore në Shqipëri është 2,500 punonjës dhe numri total i popullsisë është 2,800,000 banorë, atëherë TATINDIVID do të jetë 0.89 punonjës administrate për 1,000 banorë.
Tatimpagues për tatimorë (TPTAT)
Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ai tregon numrin e punonjësve të administratës tatimore ndaj numrit të tatimpaguesve aktivë në vend. Një tatimpagues aktiv është ai, që vitin e fundit fiskal ka ushtruar veprimtari, pra ka dorëzuar deklaratat tatimore dhe/ose nuk ka dorëzuar deklarata pa veprimtari, dhe/ose në rastet kur tatimpaguesi nuk deklaron dhe miraton zyrtarisht pezullimin e veprimtarisë tregtare sipas specifikimeve të bëra në ligj. Ndryshe, tatimpagues aktiv është ai person, organizatë apo institucion, që bën deklarime dhe raportime të dokumenteve tatimore apo paguan mbi baza të rregullta. Në administratat që mbështeten gjerësisht te TAP, i cili mbahet në burim nga pagat dhe ligji i detyron të deklarojnë të ardhurat e tyre, ky tregues mund të jetë i lartë. Në administratat ku është e kundërta, pra TVSH etj. kanë një dominim në strukturën e të ardhurave tatimore, ky tregues është i ulët.
Law. Fiscal. Transparency
28
Numri i tatimpaguesve (NRTP)
Ky është një tregues i strukturës së administratës tatimore. Ai tregon numrin total të tatimpaguesve aktivë, në raport me numrin e popullsisë në vend. Ai përfshin persona,organizata, institucione që dekalrojnë rregullisht apo paguajnë rregullisht. Në vende ku tatimi direkt është i rëndësishm në të ardhurat tatimore, ky tregues tenton të jetë i lartë. Në administratat ku TVSH dominon në strukturën e të ardhurave tatimore, ky tregues tenton të jetë i ulët.
3. Performanca e të ardhurave tatimore
Produktiviteti i te ardhurave nga tatimi mbi te ardhurat personale (PRODTAP)
Ky eshte nje tregues performance. Ky indicator synon te jape tendencen e ecurise se te ardhurave te ketij tatimi. Llogaritet si raport midis te ardhurave te realizuara nga ky tatim me PBB (TTAP). Per gjithe vendet PRODTAP luhatet midis 0 dhe 1.
Produktiviteti i te ardhurave te tatimit mbi fitimin (PRODTF)
Ky eshte nje indikator i performances se te ardhurave tatimore. Ai paraqet efektivitetin e tatimit mbi fitimin ne kuader te produktit mbi te ardhurat, sipas shkallës tatimore. Ai llogaritet duke pjestuar rezultatin e raportit te te ardhurave te tatimit mbi fitimin ndaj PBB-së me shkallen tatimore te tatim fitimit.
Pesha Bruto e Përmbushjes së TVSH-së (PBPTVSH)
Ky është një tregues performance i të ardhurave. Ky tregues është i njëjtë me PRODTVSH, por duke dalluar nga ai në lidhje me faktin e mosmarrjes në konsideratë vetëm parimin e konsumatorit final. Ky tregues llogaritet duke pjestuar rezultatin e raportit të TVSH-së neto ndaj konsumit privat në ekonomi me shkallën tatimore të TVSH-së. P.sh. nëse raporti TVSH neto ndaj konsumit privat rezulton 5% dhe shkalla standarte e TVSH-së është 20%, atëherë PBPTVSH është 25%. Kjo do të thotë se PBPTVSH është raporti I TVSH-së së mbledhur me TVSH potencialisht të mbledhshme (shprehur ne %).
PBPTVSH është i ngjashëm me treguesin e efektivitetit të mbledhjes së të ardhurave, me dallimin e vetëm që treguesi i efektivitetit të mbledhjes së TVSH-së lidhet me shpenzimet pulike, përvecse konsumit privat. Nisur nga fakti se shpenzimet publike janë kryesisht, paga dhe të lidhura me to, PBPTVSH tregon se është një tregues më pranë realitetit të situatës së performancës.
Produktiviteti i TVSH-së (PRODTVSH)
Ky është një tregues performance për të ardhurat. Ai mat se sa peshë ka TVSH në të ardhurat e buxhetit, sipas shkallës tatimore. Ai llogaritet duke pjestuar rezultatin e raportit te te ardhurave te TVSH-së Neto ndaj PBB-së me shkallen tatimore standarte te TVSH-së.
Law. Fiscal. Transparency
29
4. Struktura e tatimeve
Niveli minimal i bazes se tatueshme per tatimin mbi te ardhurat personale (MINBTTAP)
Ky eshte nje tregues i struktures tatimore. Ai eshte niveli me i ulet i bazes se tatueshme mbi te cilin aplikohet ShMINTAP, i shumezuar me te ardhurat per fryme. P.sh. Nese niveli me i ulet i bazes se tatueshme eshte 10,000 leke dhe te ardhurat per fryme ne 2011 ishin 410,000 leke, atehere ky indicator do te jete 0.024.
Nese kemi nje sistem te tatimit te sheshte, pra me nje shkalle tatimore te vetme, per te gjitha te ardhurat personale, ky indikator do te jete vlera e shpenzimit personal baze te zbritshem, i shumezuar me te ardhurat per fryme.
Niveli maksimal i bazes se tatueshme per tatimin mbi te ardhurat personale (MAXBTTAP)
Ky eshte nje tregues i struktures tatimore. Ai eshte niveli me i larte i bazes se tatueshme mbi te cilin aplikohet ShMAXTAP, i shumezuar me te ardhurat per fryme. P.sh. Nese niveli me i larte i bazes se tatueshme eshte bazuar mbi grupet e te ardhurave dhe te ardhurat per fryme ne 2011 ishin 410,000 leke, atehere ky indicator do te jete ne varesi te pjestimit. Nese kemi nje sistem te tatimit te sheshte, pra me nje shkalle tatimore te vetme, per te gjitha te ardhurat personale, ky tregues do te jete i njejte si per MINBTTAP, po ashtu edhe per MAXBTTAP.
Shkalla e tatimit mbi fitimin (TF)
Ky eshte nje tregues i struktures se tatimeve. Ai paraqet shkallen e tatimit qe zbatohet per tatimin mbi fitimin. Ne mjaft vende zbatohet vetem nje shkalle tatimore.
Shkalla maksimale e Tatimit mbi të Ardhurat Personale (MAXTAP)
Ky eshte nje tregues i struktures se te ardhurave. Ai paraqet shkallen me te larte te tatimit mbi te ardhurat personale.
Shkalla minimale e Tatimit mbi të Ardhurat Personale (MINTAP)
Ky eshte nje tregues i struktures se te ardhurave. Ai paraqet shkallen me te ulet te tatimit mbi te ardhurat personale.
Shkalla e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH)
Ky është një tregues i strukturës tatimore. Shkalla standarte e TVSH-së është ajo që aplikohet mbi shumicën e mallrave dhe shërbimeve në vend. Përvec saj, në shumë vende aplikohet edhe shkalla tatimore e reduktuar për mallra dhe shërbime të caktuara. Në Shqipëri një shkallë të reduktuar egziston nga viti 2011 për medikamentet dhe paisjet mjekësore. Gjithashtu, në gjithë vendet për mallrat e eksportit ka një shkallë tatimore zero përqind.
Kufiri per te hyre ne skemen e TVSH (PRAGTVSH)
Ky eshte nje tregues i struktures se tatimeve, konkretisht te TVSH dhe shprehet ne Leke. Ai tregon shumen e qarkullimit vjetor (furnizimet ne shitje/blerje te mallrave dhe sherbimeve) qe personi i tatueshem duhet te behet objekt i skemes per vetedeklarim te TVSH. Ai paraqet edhe kufirin, te cilin ne rast se kalohet detyron personin e tatueshem te regjistrohet ne TVSH.
Law. Fiscal. Transparency
30
Pesha e kontributeve të sigurimeve (PSR)
Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ky tregues nuk i bashkëlidhet asnjë treguesi performance të ardhurash tatimore. Ai paraqet pagesat e kryera të përqindjeve të kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore, që zbatohen mbi të ardhurat bruto të punëmarrësve dhe punëdhënsve, mbi baza personale. Ky tregues përfaqëson kombinimin e pagesave të kontributeve të detyrueshme për tu paguar nga punëmarrësi dhe punëdhënësi, zakonisht të mbajtura në burim nga punëdhënënësi (përveç rasteve të vetëpunësimit). Ky tregues shprehet si një përqindje e pagës bruto. Ai nuk përfshin të ardhura të tjera ( nga interest, shitje e kapitalit, etj), përveç asaj që lifhen me pagën dhe janë baza e llogaritjes së kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.
Tatimi mbi punën (TmP)
Ky është një tregues i strukturës tatimore. Ky tregues nuk i bashkëlidhet asnjë treguesi performance të ardhurash tatimore. Tatimi mbi punën është një përpjekje për të vlerësuar gjithshka që përfshin tatimin mbi vlerën e shtuar prej punës, i prezantuar si një përqindje e pagës bruto. Ai përfshin kontributet e sigurimeve dhe tatimin mbi të ardhurën personale.
Nëse niveli minimal i bazës së TAP është më i madh se të ardhurat për frymë, atëherë TmP do të llogaritet i njëjtë me peshën e kontributeve të sigurimeve shoqërore.