Top Banner
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS Disertacion i paraqitur nga MA. Brunilda Zenelaga Për marrjen e gradës shkencore DOKTOR Specialiteti: Sociologji Udhëheqësi Shkencor: Prof. Dr. Zyhdi Dervishi Tema: FAMILJA EMIGRANTE PËRBALLË SFIDAVE TË INTEGRIMIT. Rasti i emigrantëve shqiptarë në rajonin e Toskanës, Itali Mbrohet me dt. _______/______/______ para jurisë: 1.____________________________________(Kryetar) 2.____________________________________(Anëtar oponent) 3.____________________________________(Anëtar oponent) 4.____________________________________(Anëtar) 5.____________________________________(Anëtar)
363

Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Feb 05, 2017

Download

Documents

phungdan
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

UNIVERSITETI I TIRANËS

FAKULTETI I SHKENCAVE SOCIALE PROGRAMI I DOKTORATURËS

Disertacion i paraqitur nga MA. Brunilda Zenelaga

Për marrjen e gradës shkencore DOKTOR Specialiteti: Sociologji Udhëheqësi Shkencor: Prof. Dr. Zyhdi Dervishi Tema: FAMILJA EMIGRANTE PËRBALLË SFIDAVE TË INTEGRIMIT. Rasti i emigrantëve shqiptarë në rajonin e Toskanës, Itali Mbrohet me dt. _______/______/______ para jurisë: 1.____________________________________(Kryetar) 2.____________________________________(Anëtar oponent) 3.____________________________________(Anëtar oponent) 4.____________________________________(Anëtar) 5.____________________________________(Anëtar)

Page 2: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ii

DEKLARATË STATUTORE Nën përgjegjësinë time deklaroj se ky punim është shkruar prej meje dhe nuk është paraqitur asnjëherë para një institucioni tjetër për vlerësim. Punimi nuk përmban materiale të shkruara nga ndonjë person tjetër, përveç rasteve të cituara dhe referuara. E drejtë e autorit © 2013. Të gjitha të drejtat i rezervohen autorit.

Page 3: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

iii

ABSTRAKT Ky studim trajton problematikat që lidhen me familjen emigrante dhe sfidat që ajo has përgjatë përpjekjeve për t’u integruar në shoqërinë pritëse. Studimi i referohet rastit të shqiptarëve që emigruan në Itali pas rënies së sistemit socialist totalitar, duke u ndalur veçanërisht tek emigrantët që jetojnë në provincën e Sienës, pjesë e rajonit të Toskanës. Studimi ka si qëllim të eksplorojë ndikimin e familjes në integrimin e emigrantëve në vendin pritës. Metodat e përdorura në këtë studim janë: analiza e të dhënave dytësore dhe metoda cilësore e mbledhjes së të dhënave nëpërmjet intervistave gjysëm të strukturuara individuale dhe në grupe fokusi si dhe bisedave të lira me emigrantë që jetojnë në provincën e Sienës në Itali. Gjithsej në intervistat individuale dhe në fokus grupe morën pjesë 57 emigrantë nga të cilët 32 femra dhe 25 meshkuj. Për përftimin e gjetjeve u përdor analiza tematike, e cila u mundësua nëpërmjet organizmimit të të dhënave në bazë të etiketimit dhe kodimit. Studimi nxorri në pah se karakteristikat e lokalitetit luajnë një rol të rëndësishëm në integrimin e familjes emigrante. Një nga gjetjet më të rëndësishme të studimit është se familja në kontekstin e emigrimit, përgjatë përpjekjeve për t’u integruar në vendin pritës, pëson ndryshime strukturore dhe funksionale në brendësinë e saj. Gjetjet e këtij studimi tregojnë gjithashtu se familja është një institucion social, i cili ushtron një ndikim të rëndësishëm në të katër përmasat e integrimit të emigrantëve në vendin pritës: në përmasën politiko/institucionale, atë ekonomike, në përmasën kulturore si dhe në përmasën shoqërore të integrimit. Gjithashtu ky studim nxorri në pah se përpjekjet për të thurur dhe për të zbatuar projektin emigrues, për t’iu përshtatur ndryshimeve të shoqërisë pritëse dhe asaj të origjinës, bëjnë që integrimi për familjen emigrante të mos jetë një proces statik, i qëndrueshëm dhe përfundimtar, por një proces dinamik që has në mënyrë të vazhdueshme sfida të reja që lipsen të kapërcehen. Fusha e studimit Sociologji e emigrimit dhe e familjes Fjalë kyçe Familje emigrante, integrim, karakteristika lokale, ndryshime strukturoro-funksionale, identitet, projekt emigrues, ndryshime sociale, krizë globale.

Page 4: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

iv

ABSTRACT This study examines the issues of challenges that migrant family faces during the integration proccess at the host country. The study refers to the case of the Albanians that emigrated in Italy after the collaps of the totalitarian socialist system, focusing particularly on the experience of the Albanian emigrants who live at the province of Siena, part of Toscany region. The study aims to explore the influence of family on the emigrants’ integration at the host country. The methods used in this study are: secondary data analysis and qualitative methods of data collection through semi-structured interviews, focus gropus and free discutions with the Albanian emigrants who live at the province of Siena, in Italy. In the interviewing process (both individual interviewing and focus-groups) participated 57 emigrants, 32 females and 25 males. The thematic analysis, based on the labeling and coding, has been used to gather the study findings. The research shows that the features of locality play an important role on the migrant family integration. One of the most important findings is that family at the emigration context, during the efforts for being integrated at the host country, undergoes different structural and functional changes. The findings of this study have shown that family is a very important social institution that influences integration in all its four dimensions: institutional/political, economic, cultural and social dimensions. This research shows that the efforts to construct and implement the migration project, in accordance with the changes of the host country and those of the country of origin, made the integration an unstable and unfinal process, though a dynamic one, that contionously meets challenges which need to be overcome. The study field Sociology of migration and family Key words Migrant family, integration, locality features, structural and functional changes, identity, migration project, social changes, global crisis.

Page 5: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

v

Dedikuar babait tim… MIRËNJOHJE Ky punim disertacioni do të ishte i pamundur të realizohej pa ndihmën e disa personave, të cilët meritojnë falenderime të veçanta. Së pari, falenderoj profesor Zyhdi Dervishin, i cili me profesionalizëm dhe mbështetje njerëzore të pamasë, udhëhoqi çdo hap të kryerjes së këtij studimi. Duke qenë njohës i mirë i fushës kërkimore sociologjike, nga njera anë, dhe i emigracionit shqiptar në Siena, nga ana tjetër, profesor Dervishi udhëzoi në mënyrë profesionale dhe praktike kryerjen e studimit dhe ndihmoi nxjerrjen në dritë të gjetjeve të tij. Gjithashtu një falenderim i veçantë i kushtohet profesor Fabio Bertit nga Departamenti i Shkencave Historike, Juridike, Politike e Sociale në Universitetin e Sienës (Univerisità degli Studi di Siena), i cili nuk u rezervua të ofronte ndihmën e tij konkrete në kryerjen e këtij studimi. Së dyti, falenderoj të gjithë grupin e emigrantëve që, përveç pjesëmarrjes së tyre të drejtpërdrejtë në procesin e intervistimit, shfaqën dëshirë dhe vullnet njerëzor për të më ndihmuar në përfshirjen edhe të shumë emigrantëve të tjerë në këtë studim. Bisedat e gjalla me ta në shtëpitë e tyre i dhanë këtij studimi thellësi dhe dimensionuan gjetjet e tij përtej pritshmërive të parashikuara. Faleminderit Elidës dhe Fatmir Dervishit, Agron dhe Bardha Parrucës, Bledi Rrushit, Ana Hysenllarit dhe Anisa Lipos, Edvina Negollarit dhe Gëzim Kukës që më ndihmuan në çdo hap të mbledhjes së të dhënave, duke më rekomanduar dhe duke më mundësuar takime me miq e të njohur të tyre, emigrantë që jetojnë e punojnë në provincën e Sienës në Itali. Së treti, falenderoj mikeshat dhe koleget e mia Klodiana Beshku, Daniela Meçe, Paulina dhe Elinda Nako, Kseanela Sotirofski, Klodiana Leka e Alma Shehu që, me sugjerimet dhe idetë e tyre, më mbështetën gjatë kryerjes së këtij studimi. Faleminderit Ina Karabojës për punën e papërtuar në transkriptimin e intervistave dhe fokus grupeve me emigrantët që morën pjesë në këtë studim. Së fundi, falenderoj nënën time Haxhire Zenelaga dhe motrat e mia Jonida dhe Zamira për mbështjen emocionale të jashtëzakonshme dhe sakrificat e treguara përgjatë punës sime për realizimin e këtij studimi. Falenderoj gjithashtu bashkëshortin tim, Selim Shehu, për mirëkuptimin dhe ndihmën konkrete përgjatë kësaj kohe dhe vajzën time Lura, e cila ishte burim energjish pozitive dhe frymëzimi për kryerjen dhe përfundimin e këtij studimi.

Page 6: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

vi

PASQYRA E LËNDËS

Abstrakt...................................................................................................................

Faqe iii

Mirënjohje................................................................................................................ v Pasqyra e lëndës....................................................................................................... vi Lista e tabelave......................................................................................................... xi Lista e grafikëve....................................................................................................... xii Lista e figurave........................................................................................................ xiii KAPITULLI I: HYRJE……………………………………………………………..

1

1.Hyrje........................................................................................................................... 1 1.1. Prezantimi i problemit ....................................................................................... 2 1.2. Rëndësia e studimit............................................................................................ 6 1.3. Qëllimi dhe objektivat e studimit....................................................................... 6 1.4. Pyetjet kërkimore............................................................................................... 7 1.5. Përkufizmi i koncepteve kryesore...................................................................... 10 1.6. Kufizimet e studimit........................................................................................... 12 1.7. Organizimi i studimit......................................................................................... 14

KAPITULLI II: SHQYRTIMI I LITERATURËS………………………………...

16

2.1. Emigrimi: çështje e familjes? Kufizime të literaturës...................................... 16 2.1.1. Familja, çështje e lënë mënjanë në fokusin e studimeve sociologjike të

emigrimit……………………………………………………….. 16

2.1.2. Roli i familjes në emigrim në këndvështrimin e teorive të emigrimit.. 18 2.1.3. Familja emigrante: nga projekti emigrues drejt integrimit në vendin

pritës. Ndryshimet strukturore dhe funksionale përgjatë këtij procesi 26

2.1.3.1. Projekti emigrues: individi dhe familja.................................. 26 2.1.3.2. Një vështrim mbi ndryshimet strukturore dhe funksionale të

familjes në emigrim………………………………………. 30

2.1.3.2.1. Studimet me fokus ngjarjen emigruese në kontekstin familjar................................................

30

2.1.3.2.2. Studimet me fokus emigrimin dhe familjen e lënë në vendin e origjinës............................................

35

2.1.3.2.3. Studimet me fokus emigrimin dhe familjen në vendin pritës.........................................................

37

2.2. Akulturimi dhe strategjitë e përshtatjes në vendin pritës. Integrimi një strategji e suksesshme përshtatjeje..................................................................

39

2.2.1. Përmasat e integrimit: vështirësitë matëse të tyre............................... 47 2.2.2. Identiteti i emigrantëve, integrimi shoqëror, familja dhe shoqërizimi me

kulturën e vendit pritës…………………………………………. 51

Page 7: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

vii

2.2.2.1. Identiteti dhe ndjenja e përkatësisë……………………….. 51 2.2.2.2. Konfuzioni identitar i emigrantit…………………………. 60

2.2.2.2.1. Emigranti si “i huaj” në këndvështimin e sociologëve klasikë dhe bashkëkohorë…………

61

2.2.2.2.2. Emigranti me identitet të dyfishtë…………….. 70 2.2.2.2.3.“Identiteti i tretë” i emigrantit…………………. 74

2.2.2.3. Modelet shpjegues të paragjykimeve etniko-kulturore…… 76 2.2.2.4. Familja dhe shoqërizimi etnik……………………………... 78

2.3. E ardhmja e familjes emigrante përballë ndryshimeve shoqërore……………. 83 2.4. Kronologjia e emigrimit shqiptar në Itali pas shpërbërjes së sistemit socialist

totalitar. Dinamika familjare përgjatë emigrimit................................................ 84

2.4.1. Fazat e emigrimit shqiptar drejt Italisë pas sistemit socialist totalitar.... 84 2.4.2. Tipare të emigrimit shqiptar në Itali gjatë 20 viteve përvojë emigruese. 88 2.4.3. Dinamika familjare përgjatë emigrimit. Politikat e shtetit italian për

bashkimin familjar të emigrantëve dhe ndikimi i tyre.......................... 91

2.4.4. Nga e djeshmja, drejt së nesërmes: studime mbi ndikimin e familjes në integrimin e emigrantëve në shoqërinë italiane. Realiteti sienez.....

97

2.4.4.1. Integrimi i emigrantëve shqiptarë në Itali: ndërmjet mitit dhe realitetit..................................................................................

97

2.4.4.2. Familja emigrante dhe sfidat e integrimit përballë krizës ekonomike në Itali.................................................................

101

2.4.4.3. Një vështim socio-historik i lokalitetit sienez……………. 104 2.4.4.4. Hapësirat e integrimit të familjeve të emigrantëve në mjedisin

sienez...................................................................... 110

KAPITULLI III: METODOLOGJIA……………………………………………..

116

3.1. Përshkrim i përgjithshëm....................................................................................... 116 3.2. Popullata dhe kampionimi..................................................................................... 118

3.2.1. Popullata.................................................................................................... 118 3.2.2. Kampionimi............................................................................................... 118

3.2.2.1. Zonat gjeografike të përzgjedhjes së kampionit.......................... 118 3.2.2.2. Qasja e kampionimit të studimit.................................................. 122 3.2.2.3. Të dhëna të përgjithshme demografike e sociale për pjesëmarrësit

në studim............................................................. 123

3.3. Realizimi i studimit .............................................................................................. 125 3.3.1. Adminstrimi i intervistave të drejtpërdrejta.............................................. 126 3.3.2. Administrimi i grupeve të fokusit.............................................................. 127 3.3.3. Administrimi i bisedave të lira ................................................................. 128

3.4. Strategjia e përpunimit të të dhënave.................................................................... 128 3.4.1. Ndërtimi i udhëzuesit gjysmë të strukturuar i intervistës........................ 128 3.4.2. Zbardhja e të dhënave të marra nga intervistat dhe fokus-grupet ............. 131 3.4.3. Përpunimi dhe analiza e të dhënave............................................................ 131

Page 8: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

viii

KAPITULLI IV: GJETJE DHE DISKUTIME……………………………………

132

4.1. Ndikimi i lokalitetit në integrimin e emigrantëve dhe familjeve të tyre............... 132 4.1.1. Ndikimi i tipareve fiziko-gjeografike sieneze në hapësirat e integrimit të

emigrantëve shqiptarë................................................................................ 132

4.1.2. Atashimi me kontradat, mekanizëm integrimi për familjen emigrante shqiptare?...................................................................................................

136

4.1.3. Familja emigrante përballë “mbylljes etnocentike” të sienezëve. Vlerësime dhe qëndrime……………………………………….....

138

4.2. Ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes emigrante përgjatë procesit të integrimit…………………………………………………………………….

141

4.2.1. Numri i fëmijëve -tregues i ndryshimeve strukturore familjare................. 142 4.2.2. Roli i të moshuarve në familjen emigrante................................................ 145 4.2.3. Rolet gjinore në familjen emigrante. Ndarja e punëve brenda dhe jashtë

shtëpisë....................................................................................................... 148

4.2.4. Pavarësia e fëmijëve nga prindërit: përvoja e emigrantëve për arsye studimore....................................................................................................

151

4.3. Martesa me vendasit- strategji integrimi në shoqërinë pritëse?.......................... 152 4.4. Përmasat e integrimit. Përvoja të familjes emigrante shqiptare në provincën e

Sienës................................................................................................................. 158

4.4.1. Përmasa politike/ institucionale e integrimit.......................................... 158 4.4.1.1. Shtetësia italiane dhe sfidat e integrimit institucional........... 159

4.4.2. Përmasa ekonomike e integrimit............................................................. 169 4.4.2.1. Pasqyra e punësimit të emigrantëve shqiptarë në Siena......... 170

4.4.2.1.1. Punësimi, një faktor i rëndësishëm i integrimit ekonomik të emigrantëve......................................

170

4.4.2.1.2. Puna e pavarur-tregues integrimi apo rrugëdalje nga labirintet e vështira integruese?....................

177

4.4.2.2. Të ardhurat e emigrantëve në krahasim me vendasit- tregues i integrimit ekonomik..............................................................

188

4.4.2.3. Strehimi dhe ndikimi i tij në integrimin ekonomik të emigrantëve shqiptarë në Siena...............................................

190

4.4.3. Përmasa shoqërore e integrimit ………………………………………. 195

4.4.3.1. Mes vendasve dhe bashkëkombësve. Prirjet shoqëruese të emigrantëve shqiptarë..............................................................

195

4.4.3.2. Përballja me paragjykimet - strategji e integrimit shoqëror… 201 4.4.3.2.1. Të ndjerit të paragjykuar-një përvojë e

pashmangshme e emigrantëve………………….. 201

4.4.3.2.2. Reagimi ndaj paragjykimeve dhe perceptimet për grupin e bashkëkombësve. Ndjenja e përkatësisë dhe identiteti..............................................................

211

4.4.3.3. Njohja e organizatave me karakter shoqëror dhe pjesëmarrja në to…………………………………………………………

217

4.4.3.4. Lidhja me vendin e origjinës................................................... 222

Page 9: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ix

4.4.4. Përmasa kulturore e integrimit................................................................ 224 4.4.4.1. Përdorimi i gjuhës italiane - tregues i integrimit kulturor...... 225 4.4.4.2. Pëlqyeshmëria për stilin vendas të jetës................................... 241

4.4.4.2.1. Qëndrimi ndaj mënyrës italiane të edukimit të fëmijëve dhe ndaj marrëdhënieve mes anëtarëve të familjes.............................................................

242

4.4.4.2.2. Qëndrimi ndaj mënyrës italiane të gatimit dhe të ushqyerit ..............................................................

246

4.4.4.2.3. Qëndrimi ndaj mënyës italiane të punuarit.......... 247 4.4.4.2.4. Qëndrimi ndaj mënyrës italiane të organizimit të

festave dhe mënyrës së kalimit të kohës së lirë... 249

4.4.4.2.4.1. Pëlqyeshmëria dhe pjesëmarrja në festat vendase..................................

249

4.4.4.2.4.2. Reagime ndaj mënyrës italiane të kalimit të kohës së lirë....................

252

4.4.5. Ndikimi i familjes në përmasat e integrimit në vendin pritës.............. 253 4.4.5.1. Ndikimi i familjes në përmasën politiko-institucionale të

integrimit............................................................................... 257

4.4.5.2. Ndikimi i familjes në përmasën ekonomike të integrimit..... 258 4.4.5.3. Ndikimi i familjes në përmasën shoqërore të integrimit..... 261 4.4.5.4. Ndikimi i familjes në përmasën kulturore të integrimit........ 262

4.4.6. Feja, familja dhe integrimi në vendin pritës.......................................... 267 4.5. Familja emigrante dhe kriza ekonomike globale................................................. 278

4.5.1. Ndikimi i krizës globale në jetesën e familjes emigrante shqiptare në Toskana e veçanërisht në provincën e Sienës.......................................

279

4.5.2. Strategjitë e familjes emigrante shqiptare për të përballuar situatën e krizës.......................................................................................................

283

4.6. Një projekt emigrues në udhëkryq. Sfida të reja drejt integrimit.....................

288

KAPITULLI V: PËRFUNDIME DHE SUGJERIME.............................................

296

5.1. Përfundime............................................................................................................ 296 5.2. Sugjerime. Drejt perspektivave të reja..................................................................

331

BIBLIOGRAFIA........................................................................................................ 333

Page 10: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

x

SHTOJCA................................................................................................................... 348

SHTOJCA 1: Prospekti i intervistave individuale...................................................... 348 SHTOJCA 2: Prospekti i fokus-grupeve..................................................................... 349 SHTOJCA 3: Udhëzuesi tematik i intervistave individuale dhe fokus- grupeve........ 350

Page 11: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

xi

LISTA E TABELAVE Tabela 1: Treguesit e deprivimit në familjet me të paktën një anëtar të huaj, sipas

kombësisë. Viti 2009………………………………………………….. 103

Tabela 2: Shpërndarja e popullsisë sipas komunave në provincën e Sienës………

111

Tabela 3: Emigrantët shqiptarë në Siena të shpërndarë sipas zonave dhe komunave në provincën e Sienës..................................................................................

120

Page 12: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

xii

LISTA E GRAFIKËVE Grafiku 1: Shqiptarët në Itali sipas gjinisë.................................................................

92

Page 13: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

xiii

LISTA E FIGURAVE Figura 1: Komunat e provincës sieneze..................................................................

119

Page 14: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

KAPITULLI I: HYRJA 1. 1. Hyrje Njeriu është i prirur drejt sedentaritetit dhe qëndrueshmërisë, dhe kjo është vënë re që nga shoqëritë e gjuetarëve dhe mbledhësve të ushqimit e deri më sot. Por nga ana tjetër edhe emigrimi nuk është një dukuri e re, ai është ngjizur në historinë e shoqërive njerëzore. Zakonisht njeriu largohet nga streha e tij vetëm nëse detyrohet, për shkak të ndonjë lufte, skamjeje, epidemije, thatësire ose zjarri. Largohet ndonjëherë sepse persekutohet për shkak të bindjeve të tij e në raste të tjera për të kërkuar punë dhe mundësi më të mira për vete dhe për fëmijët. Por individi, si qenie shoqërore nuk lipset parë i shkëputur nga konteksti i agjencive shoqërore në të cilat ai bën pjesë. Familja është një agjenci parësore e shoqërizimit dhe luan një rol vendimtar në jetën e individit, si të atij që emigron dhe të atij që vendos të mos emigrojë kurrë. Ky studim ka në fokus familjen emigrante dhe emigrantët në kontekstin familjar, duke iu referuar rastit të shqiptarëve që emigruan në Itali pas rënies së sistemit socialist totalitar e duke u ndalur veçanërisht tek emigrantët që jetojnë e punojnë në provincën e Sienës, pjesë e rajonit të Toskanës. Emigrimi është një dukuri me rrjedhoja të shumanshme, zhvilluese, frenuese e shpesh kontradiktore në të gjitha fushat e veprimtarisë shoqërore, ekonomike, politike e psikokulturore në rrafsh botëror, veçanërisht në vendet që janë më të ekspozuara ndaj “flukseve” më intensive të “eksportimit” dhe të pritjes së emigrantëve (Dervishi, Z., 2003:1-2). Sipas sociologut italian A. Portera, imigrimi (emigrimi) në Itali është një çështje e familjes dhe kjo gjë dëshmohet nga numër i lartë i kërkesave për bashkim familjar dhe një numër akoma më i lartë i fëmijëve të huaj të lindur në Itali. Për rrjedhojë, prania gjithnjë e më e madhe e familjeve emigrante në shoqërinë italiane ka çuar në një raport më të drejtpërdrejtë të këtij grupi me shoqërinë italiane, grup ky që paraqet nevoja për shërbime sociale, edukuese, kulturore etj. (Portera, A., 2004).

Nga ana tjetër lipset mbajtur parasysh se prania e familjes emigrante në vendin pritës është konsideruar një tregues i rëndësishëm i stabilizimit të flukseve emigruese sepse

1

Page 15: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

tregon kalimin nga një qëndrim i përkohshëm, i lidhur me realizimin e një objektivi ekonomik në një kohë të shkurtër, në një qëndrim afatgjatë, dhe shpesh përfundimtar, që nënkupton një ndryshim rrënjësor në modalitetet e marrëdhënieve me kontekstin e ri dhe me atributet domethënëse të qëndrimit. Mbërritja e fëmijëve dhe e bashkëshortëve/ bashkëshorteve, si rrjedhojë e bashkimit familjar, krijimi i çifteve të reja në vendin pritës dhe lindja e fëmijëve në këtë vend, nënkupton një zhvendosje në investimet simbolike, afektive dhe materiale nga vendi i origjinës në atë të mbërritjes, gjë që shoqërohet me sfida dhe sakrifica të shumta si për subjektin emigrues ashtu edhe për familjen e tij. Në vendin pritës vendosen bazat për ndërtimin e një mjedisi të ri familjar. “Në çdo rast lindja ose mbërritja e fëmijëve, ashtu sikurse edhe vendimi për të realizuar bashkimin me bashkëshorten/bashkëshortin, ndryshojnë thellësisht projektin e individëve që përpiqen të zhvendosin peshoren e zgjedhjeve dhe të investimeve simbolike, afektive dhe materiale nga “e nesërmja” drejt “tani dhe këtu”-së. Bashkimi familjar përbën faktorin thelbësor dhe shenjën më të dukshme të transformimit të domethënies së emigrimit. Emigranti pushon së qeni një punëtor i huaj, i përkohshëm dhe transit, për t'u bërë një subjekt me një prani të qëndrueshme dhe i përcaktuar edhe në bazën e roleve të tjera sociale të cilat bëhen më të dukshme në shoqërinë pritëse” (Favaro, G., 2000:44). Prania e familjes emigrante në shoqëritë pritëse përbën një tregues të rëndësishëm të kohezionit shoqëror, të stabilizimit, të rrënjosjes dhe qëndrueshmërisë. Është e dukshme se në shoqëritë bashkëkohore, komplekse dhe multikulturore edhe modelet familjare kanë njohur ndryshime të thella; është shtuar numri i çifteve që bashkëjetojnë dhe është ulur numri i martesave, është rritur numri i divorceve dhe i ndarjeve, është ulur numri i fëmijëve për familje, është rritur numri i martesave të përziera etj. Megjithatë, me gjithë ndryshimet që ka pësuar familja, (e jo vetëm familja emigrante), ajo vazhdon të luajë një rol qendror në procesin e përshtatjes së emigrantëve në shoqërinë pritëse. 1.2. Parashtrimi i problemit Fusha e emigrimit ka tërhequr vëmendjen e mjaft studiuesve të disiplinave të ndryshme shkencore gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Megjithatë, në studimin e kësaj fushe, vëmendja më së shumti është fokusuar në marrëdhëniet ekonomike të emigrantëve si individë, çështjet e punësimit të tyre, problematikat që ata hasin gjatë

2

Page 16: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

përvojës emigruese e kështu me radhë. Familja emigrante rrallëherë ka qenë në fokusin e studimeve, jo vetëm sociologjike. Disa studime tregojnë se ekziston një marrëdhënie ndërvepruese mes familjes dhe proceseve emigruese. Strukturat familjare, mbështetëse dhe shoqërisht të integruara, mund të luajnë një rol të rëndësishëm në strategjinë e emigrimit të çdo anëtari të familjes (King, R.; Vullnetari, J., 1993:19). Nga njëra anë pra, struktura dhe mënyra e funksionimit të familjes ndikon mundësinë e çdo anëtari të familjes për të emigruar, por, nga ana tjetër, vetë emigrimi ndikon tek familja qoftë në vendin e origjinës, qoftë edhe në vendin pritës, madje duke e transformuar atë. Në këtë këndvështrim emigranti nuk lipset konsideruar një individ i vetmuar, por një subjekt që është vazhdimisht në veprim me agjencitë e shoqërizimit në të cilat ai merr pjesë, një nga të cilat dhe më e rëndësishmja është familja, si agjencia parësore e shoqërizimit të individit. Sikurse pohon studiuesi Hall, familja përbën një strukturë institucionale të fuqishme në Shqipëri, e cila zë një vend të rëndësishëm në procesin e migrimit (Hall, D., 1994:83-84). Në këtë kontekst lipset të studiohet ndikimi që familja luan në procesin e integrimit të emigrantëve shqiptarë në vendin pritës si dhe mënyra se si ajo ndikon në projektin e tyre migrues. Nga ana tjetër lipset mbajtur parasysh se procesi i integrimit të emigrantëve dhe familjeve të tyre në shoqërinë pritëse, nuk është një proces përfundimtar, që ndodh një herë e përgjithmonë, por një proces dinamik që ndikohet nga ndryshimet shoqërore, ekonomike e politike që pësojnë vendet pritëse dhe vendet e origjinës. Ngjarje të tilla si, kriza ekonomike globale dhe lokale, ndërmarrja e politikave të reja për imigrimin nga vendet pritëse dhe më specifikisht nga rajoni ku emigranti jeton si dhe perspektiva e zhvillimit të vendit të origjinës, ushtrojnë ndikim në projektin emigrues të familjeve emigrante, gjë që ndikon në shkallën e integrimit të tyre në vendin/rajonin pritës. Familja emigrante po tërheq tashmë gjithnjë e më shumë vëmendjen e studiuesve dhe politikbërësve. Në këndvështrimin e politikave të emigrimit, nga njëra anë, ka një prirje për ta parë familjen si një forcë pozitive për integrimin e anëtarëve të saj në vendin pritës, nga ana tjetër, ekziston një prirje për të vënë në dukje se familja emigrante, duke ruajtur ndarjet tradicionale të roleve dhe përgjegjësive, ushqen veçimin në komunitet dhe ndarjen shoqërore (Kofman, E.; Veena, M., 2008:151-72). Kjo dhe shumë faktorë të tjerë, një ndër të cilët është edhe kriza ekonomike globale e

3

Page 17: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

nisur që në vitin 2008, kanë bërë që mjaft vende europiane, të marrin masa në shtrëngimin e kushteve të hyrjes dhe stabilizimit të anëtarëve të familjeve. Edhe në kontekstin italian si pasojë e krizës ekonomike globale, e cila preku edhe Italinë, qeveria italiane ndërmori të ashtuquajturën “Paketë e Sigurisë” (Pacchetto di sicurezza), në të cilën u përfshi edhe Ligji nr. 94 i datës 15.07.2009, publikuar në fletoren zyrtare italiane më 24 korrik 2009 i njohur si ligji Maroni (94/2009) (IOM, 2011:21-23). Ky ligj përbën një përpjekje për të normuar emigrimin, sidomos për të vendosur kushte të reja të rinovimit të lejeqëndrimeve për emigrantët, për të shmangur rrezikun e imigrimit ilegal në kushtet e krizës ekonomike globale. Në këtë kontekst, kryesisht për shkak të vështirësive të integrimit në fushën politiko/institucionale, ekonomike, kulturore ose shoqërore, mjaft emigrantë dhe familjet e tyre e kanë të vështirë të hartojnë një projekt afatgjatë qëndrimi në vendin pritës. Të ndodhur në udhëkryq, në mjaft raste ata vendosin të kthehen, duke u ndeshur me vështirësi të mëdha jetësore në vendin e origjinës, që tashmë është një vend relativisht “i huaj” për ta, vështirësi që lidhen me punësimin, arsimimin e fëmijëve, riintegrimin sociokulturor, në disa raste strehimin etj. Kështu pra, problematikat që lidhen me familjen emigrante dhe sfidat që ajo has përgjatë përpjekjeve për të thurur dhe për të zbatuar projektin e saj emigrues, kërkojnë gjithnjë e më shumë vëmendje. Gjithashtu procesi i integrimit përbën një dukuri komplekse dhe shumëpërmasore që kërkon vëmendje studimore të veçantë edhe për një arsye tjetër. Mjaft studiues mbrojnë idenë se integrimi është gjithmonë një proces lokal, sepse njerëzit integrohen në territorin, shoqërinë dhe qytetin ku jetojnë dhe jo në një vend abstrakt (Berti, F.; Valzania, A., 2010:35). Duke iu referuar kontekstit italian studime dhe raporte të ndryshme kanë treguar se në këtë kontekst rajone dhe provinca të ndryshme paraqesin nivele të ndryshme të treguesve të integrimit (CNEL, 2012:29-33, 98). Kështu, paraqitet me interes fokusimi në çështjen e integrimit të emigrantëve në një lokalitet relativisht të ngushtë të vendit pritës, duke e parë atë në kontekstin familjar, më shumë se në atë individual. Pse një studim në rajonin e Toskanës e veçanërisht në provincën e Sienës? Është zgjedhur ky mjedis për disa arsye:

4

Page 18: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Së pari, rajoni i Toskanës është rajoni i dytë më i rëndësishëm në Itali, pas rajonit të Lombardisë, në lidhje me përqëndrimin e emigrantëve shqiptarë në raport me numrin e përgjithshëm të emigrantëve shqiptarë në Itali. Nga të dhënat e Institutit Italian të Statistikës (ISTAT), më 1 janar të vitit 2011, emigrantët shqiptarë përbënin 18.8 për qind të numrit të përgjithshëm të emigrantëve në rajonin e Toskanës, pas rumunëve të cilët zinin vendin e parë me 21.2 për qind (ISTAT, 2011:61). Siena konsiderohet një nga provincat më të rëndësishme të rajonit të Toskanës. Popullsia e provincës së Sienës, me 36 komunat e saj, deri më 01.01.2011 llogaritet në 272. 368 banorë (http://www.tuttitalia.it/toscana/provincia-di-siena/65-comuni/popolazione/, cituar më 22.08.2012). Emigrantët shqiptarë në këtë provincë përbëjnë 19.5 për qind të popullsisë së huaj, pas rumunëve të cilët përbëjnë 20.3 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve të huaj të pranishëm në territorin sienez (Po aty). Këto të dhëna statistikore dëshmojnë rëndësinë e emigrantëve shqiptarë nga pikëpamja sasiore në këtë mjedis shoqëror. Së dyti, iu referova një ideje mjaft interesante të sociologut Zyhdi Dervishi, në librin e tij “Vështrime të kryqëzuara në det” (Sociologji Kulture 1), në të cilin janë pasqyruar, përveç të tjerash, gjetjet e një studimi të realizuar pikërisht në provincën e Sienës në vitin 1996-1997. Ky studiues argumenton se, në Siena, bashkëkomunikimet ndërmjet kulturës së emigrantëve shqiptarë dhe kulturës së vendasve janë më të drejtpërdrejta dhe më pak të përthyera nëpër ndikimet kulturore të të tretëve, siç mund të ndodhë në rajone të tjera të Italisë ku janë përqëndruar emigrantë të vendeve të tjera europiane, aziatike e afrikane (Devishi, Z., 2003:8). Ky heterogjenitet i kufizuar ndikon pozitivisht në cilësinë e studimit të ndërmarrë. Së treti, përvoja ime kërkimore disamujore në provincën e Sienës (Dhjetor 2007-Mars 2008), në fushën e Sociologjisë së Kulturës dhe Zhvillimit, pranë Università degli Studi di Siena, në kuadrin e një burse studimi të dhënë nga Ministria e Punëve të Jashtme në Itali (Ministero degli Affari Esteri), më mundësoi njohjen me mjedisin studimor, krijimin e kontakteve me studiues të shkencave shoqërore si dhe me mjaft emigrantë shqiptarë që punojnë dhe jetojnë në këtë rajon të Italisë. Duke patur kontakte të vazhdueshme me emigrantët shqiptarë në këtë zonë, mbajta gjallë interesin për të kryer një studim sociologjik të përmasave të një doktorature.

5

Page 19: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

1.2. Rëndësia e studimit Ky studim është i rëndësishëm për disa arsye : Së pari, ky studim përbën një kontribut të rëndësishëm në të kuptuarin e dinamikës familjare në emigrim përgjatë procesit të integrimit në vendin pritës dhe sfidave që familja emigrante has përgjatë këtij procesi. Deri më tani, nuk rezultojnë të zhvilluara në Shqipëri studime që kanë në fokus veçanërisht familjen emigrante, aq më tepër në një kontekst specifik siç është konteksti sienez në Itali. Së dyti, ky studim me qasje metodologjike cilësore hedh bazat për zhvillimin e studimeve të tjera të karakterit sasior për matjen më specifike të treguesve të integrimit në kontekstin familjar si dhe përgjithësimin e gjetjeve në një linjë më të gjerë dhe më përfshirëse. Së treti, gjetjet e këtij studimi hedhin dritë në të kuptuarin e mjaft problematikave, të cilat mund t’i shërbejnë politikbërësve si orientim në punën e tyre për ndërmarrjen e politikave bashkëpunuese ndërshtetërore, në ndihmë të integrimit të suksesshëm të familjeve emigrante shqiptare në vendin pritës. 1.3. Qëllimi dhe objektivat e studimit

Studimi ka si qëllim të eksplorojë ndikimin e familjes në integrimin e emigrantëve në vendin pritës. Ai është fokusuar në një lokalitet specifik, në atë të provincës së Sienës në Itali, duke synuar të shqyrtojë integrimin e familjes emigrante shqiptare në këtë mjedis shoqëror. Në këtë kontekst, objektivat që u shtruan në këtë studim janë:

1. Të shqyrtohet ndikimi i lokalitetit sienez në integrimin e familjes shqiptare në emigrim.

6

Page 20: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2. Të eksplorohet mënyra se si procesi i integrimit ndikon në ndryshimet strukturoro-funksionale të familjes emigrante në shoqërinë pritëse dhe anasjelltas.

3. Të shqyrtohet roli që luajnë martesat e emigrantëve shqiptarë me vendasit në procesin e integrimit të tyre në shoqërinë pritëse.

4. Të identifikohen përmasat e integrimit të emigrantëve në shoqërinë pritëse dhe të përshkruhen faktorët familjarë që ndikojnë në përmasat e integrimit, të para të lidhura ngushtë me faktorë të tjerë individualë dhe socialë.

5. Të analizohet ndikimi i krizës ekonomike në integrimin e familjes emigrante shqiptare në Itali, duke iu referuar kontekstit sienez.

6. Të identifikohen prirjet e së ardhmes së familjes emigrante shqiptare në Siena, duke analizuar, nga njëra anë, ndikimin e krizës ekonomike globale dhe, nga ana tjetër, ndikimin e të ardhmes së fëmijëve në projektin e saj emigrues.

1.4. Pyetjet kërkimore Për të realizuar eksplorimin e ndikimit të familjes dhe të faktorëve të tjerë individualë dhe shoqërorë të lidhur me të në integrimin e emigrantëve në vendin pritës, u ngritën disa pyetje kërkimore kryesore, të cilat orientuan kryerjen e këtij studimi. Më poshtë janë paraqitur këto pyetje kërkimore dhe baza teorike dhe empirike nga e cila ato kanë lindur. Së pari. Sikurse u përmend edhe më sipër, studime të ndryshme kanë treguar se integrimi, përveç të tjerash, është një proces në varësi të territorit (CNEL, 2012:2; Berti, F.; Valzania, A., 2010:35). Ai gjithashtu nuk është një proces që realizohet sipas një modeli teorik të suksesshëm për të gjitha vendet, por përkundrazi, integrimi merr formë në vendet ku aktorë të ndryshëm shoqërorë janë protagonistë në veprimet e përditshme. Për këtë arsye “format” që integrimi merr ndryshojnë nga territori në territor, nga qyteti në qytet, nga lagja në lagje, në bazë të burimeve të disponueshme dhe mundësive që ofrohen në nivel lokal (Berti, F.; Valzania, A., 2010:12). Ky studim kërkon të hulumtojë se ç’ndikim ka lokaliteti sienez në integrimin e emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në këtë lokalitet. Studimi gjithashtu synon të eksplorojë si ndikojnë tiparet gjeografike e demografike (madhësia e zonës, relievi, dendësia e popullsisë për kilometër katror, homogjeniteti i popullsisë e të tjera) nga njëra anë, por edhe tiparet sociokulturore e historike (mbyllja ose hapja shoqërore, niveli i paragjykimeve kundrejt “të ardhurve” e të tjera) nga ana tjetër, në integrimin e

7

Page 21: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrantëve në këtë lokalitet dhe si familja emigrante shqiptare atashohet me këto tipare sociokulturore të lokalitetit sienez. Pyetja kërkimore e ngritur në lidhje me këtë objektiv është: si ndikojnë tiparet e lokalitetit sienez në integrimin e familjes emigrante shqiptare dhe anëtarëve të saj në këtë lokalitet? Së dyti. Disa studime kanë treguar se familjet në emigrim pësojnë ndryshime strukturore dhe funksionale përgjatë përpjekjeve për t’u përshtatur në vendin pritës. Familja, në ndikimin e emigrimit pëson ndryshime në hapësirë dhe në kohë (Foner, N., 1997:961). Studiuesja Mara Togneti Bordogna tregon se fusha simbolike si: vlerat familjare, ndjenja e përkatësisë, rolet gjinore, numri i fëmijëve në familje, ritmi i punësimit dhe edukimit, pësojnë ndryshime të dukshme në familje përgjatë përvojës emigruese (Bordogna, M.T., 1994). Pyetja kërkimore në këtë studim në lidhje me këtë çështje është: si ndikon përpjekja për t’u integruar në vendin pritës në ndryshimet strukturoro-funksionale që pëson familja në emigrim? Së treti. Disa studime tregojnë se mjaft emigrantë zgjedhin të martohen me vendasit në kërkim të një përshtatjeje të mirë në shoqërinë pritëse. Studimet kanë treguar se emigrantë të kulturave të ndryshme, për të përballuar tensionin e shkaktuar nga të qenurit mes kulturave dhe traditave të ndryshme, shpesh shohin si zgjidhje martesat me vendasit (Scabini, E.; Donati, P., 1993). Studiues të tjerë marrin në konsideratë martesat e përziera me vendasit si tregues demografik të përshtatjes së emigrantëve në vendin pritës. Të dhënat tregojnë se, pavarësisht se pesha specifike e martesave të përziera mes italianëve dhe të huajve ka ardhur në rritje, niveli i martesave mes vendasve dhe shqiptarëve mbetet i ulët krahasuar me martesat që individë të kombësive të tjera realizojnë me vendasit (ISTAT, 2007 (a): 340-343; CNEL, 2012: 37). Martesa me vendasit, për një pjesë të konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë konsiderohet një mundësi integrimi e neglizhuar (Dervishi, Z., 2003: 253). Duke u nisur nga kjo ide, studimi synon shqyrtimin e qëndrimeve aktuale të emigrantëve shqiptarë në lidhje me këtë çështje. Një pyetje kërkimore e ngritur në këtë studim është se a parapëlqehen martesat e përziera si strategji integrimi në vendin pritës nga emigrantët shqiptarë pra, thënë ndryshe, a janë domethënëse për procesin e integrimit në kontekstin sienez martesat e emigrantëve shqiptarë me vendasit? Së katërti. Si të gjitha dukuritë komplekse, integrimi nuk është objekt i matjes së drejtpërdrejtë (pra nuk ekziston një e dhënë, që në mënyrë të menjëhershme të na japë një vlerë të integrimit), por objekt i matjes së tërthortë: pra lipsen marrë në

8

Page 22: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shqyrtim disa përmasa të integrimit (indekse sintetikë), të cilët të përfshijnë disa tregues të matshëm (CNEL, 2012:4). Megjithatë përmasat e integrimit nuk lipsen parë të veçuara, sepse ato ushtrojnë një ndikim të ndërsjelltë tek njëra-tjetra (Berti, F.; Valzania, A., 2010:33). Në lidhje me këtë ide studimi pyetja kërkimore e ngritur është: Si ndikojnë përmasat e integrimit, (ajo politike, ekonomike, shoqërore dhe përmasa kulturore)1 tek njëra-tjetra. Nga ana tjetër, studimet kanë treguar se të jetuarit me familjen ndikon në shkallën e integrimit të emigrantëve në vendin pritës. Procesi i bashkimit familjar në emigrim është një hap që pasqyron një projekt afatgjatë emigrimi dhe një përpjekje për t’u stabilizuar në vendin pritës. Kjo prirje shoqërohet edhe me një tjetër prirje të fortë të emigrantëve dhe familjeve të tyre; atë për t’u integruar suksesshëm në këtë vend (IREF, 2006:6). Gjithashtu studimet kanë treguar se të paturit e një familjeje referuese në emigrim ul rrezikun e përfshirjes së emigrantëve në vepra kriminale (Di Sciullo, L.; Marinaro, R.; Pittau, F., 2010:269-77), duke ndikuar pozitivisht në integrimin e tyre në shoqërinë pritëse. Sipas studiuesit Fabio Berti, statusi civil më shumë se sa gjinia dhe mosha, ndikon në mënyrë më domethënëse në nivelin e integrimit të emigrantëve në shoqërinë pritëse. Sipas tij, personat e martuar projektojnë një sistemim më të qëndrueshëm në vendin pritës, në krahasim me ata që janë beqarë, çka ndikon nivelin e tyre të integrimit në këtë shoqëri (Berti, F; Valzania, A., 2010: 81). Idetë e mësipërme, u bënë nxitëse në këtë studim për të shqyrtuar rolin që luan familja në procesin e integrimit të emigrantëve në vendin pritës. Pyetja kërkimore e ngritur në këtë linjë është se si ndikon familja në përmasat e integrimit të emigrantëve në shoqërinë pritëse? Së pesti. Ndryshimet politike, ekonomike dhe sociokulturore qoftë të vendit të origjinës, qoftë të vendit pritës ndikojnë në integrimin e familjes në emigrim. Studime të kryera së fundmi kanë nxjerrë në pah se kriza ekonomike globale po ushtron ndikim në përmasën ekonomike të integrimit të emigrantëve në vendin pritës. Ky i fundit ushtron një ndikim në të gjitha përmasat e tjera të integrimit (politike, shoqërore dhe kulturore). Kriza rrezikon ta ngadalësojë procesin e integrimit (Ricucci, R., 2011:5). Sikurse u paraqit më sipër, një nga objektivat e studimit është të analizojë përvojat e familjeve emigrante shqiptare në kontekstin sienez përballë krizës ekonomike globale. Pyetjet kërkimore kryesore që orientuan këtë pjesë të studimit janë: (a) Në ç’masë kriza globale ka ndikuar përvojën emigruese të familjes emigrante shqiptare në provincën e Sienës në Itali? (b) Çfarë strategjish zgjedhin familjet për të përballuar situatën?

1Shih kapitullin II

9

Page 23: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Së gjashti. Është e vështirë të flitet për procesin e integrimit pa e parë atë të lidhur me projektin emigrues. Çdo familje kërkon në nisje të mund të kontrollojë projektin e saj, por sa më shumë ecën përpara, aq më shumë realiteti e detyron ta ndryshojë këtë projekt. Sikurse u tregua edhe më sipër, nga njëra anë, procesi i integrimit të familjes emigrante dhe për rrjedhojë edhe projekti i tyre emigrues ndikohet nga kriza ekonomike globale. Por studime të tjera kanë treguar se gjithashtu e ardhmja e fëmijëve ndikon në një masë të konsiderueshme projektin emigrues të familjes emigrante, e për rrjedhojë edhe shkallën e tyre të integrimit (Berti, F.; Valzania, A., 2010:88-89). Kështu, e ndodhur mes tensioneve të shkaktuara nga ndikimi i faktorëve të ndryshëm, për familjen emigrante bëhen të rëndësishme zgjedhje të reja, nevojat dhe pritshmëritë për të tashmen dhe për të ardhmen kërkojnë investime dhe projekte të reja. Pyetjet kërkimore që lidhen me këtë çështje fokusohen tek dy faktorë: (a) Si ndikohet projekti emigrues i familjes emigrante shqiptare nga kriza ekonomike globale? (b) Si ndikohet projekti emigrues i familjes emigrante shqiptare nga e ardhmja e fëmijëve të tyre?

1.5. Përkufizime të koncepteve kryesore Familja është një grup shoqëror i përbërë nga dy ose më shumë njerëz të lidhur nga gjaku, martesa ose birësimi, të cilët jetojnë së bashku për periudha të gjata kohore, kanë ekonomi të përbashkët dhe kujdesen për mirërritjen e fëmijëve të tyre (Dervishi, Z., 2008:53). Familja është mjedisi parësor i organizimit shoqëror, në të cilin reflektohen transformimet e shoqërisë dhe të marrëdhënieve ndërpersonale. Përbërja familjare për një emigrant luan një rol bazik, meqenëse ajo (familja) konsiderohet një mjedis i mbështetur në ndjenjën e ekzistencës personale dhe të realizimit të vetvetes. Emigrantët dhe imigrantët janë personat që largohen nga vendi ku kanë lindur dhe janë rritur, për t’u vendosur në një vend tjetër, qoftë për shkak të varfërisë, persekutimit ose frikës së të qenurit të persekutuar, qoftë për shkak të tërheqjes nga pasuria, liria dhe moderniteti i vendit pritës. Në vendimin e emigrantit për të lënë vendlindjen mund të luajnë rol dominues elementët që e nxitën atë të emigrojë (elementët shtytës) ose ata që e tërhoqën (elementët tërheqës) (Larousse, Dictionnaire de la sociologie, 1995 :117).

10

Page 24: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Termi “ emigrant ” tregon se personi shihet nga këndvështrimi i vendit të origjinës, termi “ imigrant ” tregon se ky person shihet nga këndvështrimi i vendit pritës. Për të mos krijuar konfuzion në përdorimin e terminologjisë, në këtë studim do të përdoren termat : emigrant, familje emigrante, emigrim, sepse procesi është parë nga këndvështrimi i vendit të origjinës. Integrimi përbën një koncept, i cili shkakton shpesh konfuzion dhe paqartësi. Ai përbën një proces dinamik, shumëpërmasor që bazohet në respektin e ndërsjellë dhe diversitetin etniko-kulturor (Berti, F.; Valzania, A., 2010:11). Integrimi ka natyrë shumëpërmasore dhe shihet i lidhur ngushtë me fushën ekonomike, kulturore, shoqërore dhe politike. Nëse kufizohet vetëm në njërën nga këto aspekte, integrimi është i pjesshëm. Secili nga këto aspekte i jep jetë aspekteve të tjera të integrimit. Integrimi mund të ndodhë në nivel individual ose në nivel grupi.2 Ndryshimet strukturoro-funksionale të familjes janë ndryshimet që pëson familja si institucion social përgjatë ndryshimeve të rëndësishme shoqërore. Në ndikimin e procesit të industrializimit familja ka pësuar ndryshime të rëndësishme (Saraceno, C., 1998). Ka ndodhur i ashtuquajturi revolucioni seksual, vëmendja nuk është më tërësisht e përqëndruar tek fëmijët, numri i fëmijëve për familje ka ardhur duke u zvogëluar, ka marrë rëndësi mirëqenia dhe lumturia e çiftit, ka ndryshuar roli dhe pozicioni social i gruas në shoqëri e familje. Këto elementë strukturorë familjarë duke u kryqëzuar me transformimet e rëndësishme shoqërore në nivelin e shtresëzimit shoqëror, të zhvillimit ekonomik dhe të modelit të konsumit, prodhojnë ndryshime të thella në mënyrën se si funksionon familja (ndryshimet funksionale) (Po aty). Familja emigrante, duke u ekspozuar ndaj ndryshimeve shoqërore që shoqërojnë procesin e kalimit nga vendi i origjinës në atë pritës, është e prirur të preket nga ndryshime të thella strukturoro-funksionale. Paragjykimet janë përgjithësime të paargumentuara për një grupim njerëzish. Studimet kanë zbuluar se, shumica e njerëzve janë më të prirur të krijojnë paragjykime vlerësuese për njerëzit e tjerë, që ngjajnë më shumë me ta, dhe paragjykime shpërfillëse, përçmuese për njerëzit që dallohen më shumë prej tyre nga pamja e jashtme, formimi kulturor dhe psikologjik etj. (Shih: Dervishi, Z., 2008:52). Përgjithësisht paragjykimet bazohen në thëniet e të tjerëve dhe jo në përvojën e drejtpërdrejtë dhe janë të vështira të ndryshojnë edhe nëse përballen me informacion të ri. Paragjykimet zakonisht mbështeten tek stereotipat, karakterizime skematike për

2Shpjegime më të detajuara të këtij koncepti janë dhënë në kapitullin pasardhës.

11

Page 25: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

një grup njerëzish. Këto të fundit zakonisht përdoren kundrejt grupeve etnike minoritare, njerëzve me ngjyrë, emigrantëve etj. Disa stereotipa përmbajnë një dozë vërtetësie, ndërsa mjaft të tjera janë thjesht mekanizma zhvendosjeje që drejtojnë ndjenjat e përbuzjes dhe zemërimit kundrejt subjekteve që nuk janë realisht burim i këtyre ndjenjave. Stereotipat bëhen pjesë e perceptimeve kulturore dhe janë të vështira të çrrënjosen edhe kur ka shtrembërime të dukshme të realitetit (Giddens, A., 2006:490-91). Diskriminimi në literaturën sociologjike përcaktohet si trajtim i diferencuar i grupimeve të ndryshme të njerëzve në shoqëri (Shih : Dervishi, Z., 2008 :53). Nëse paragjykimet përshkruajnë qëndrime dhe opinione, diskriminimi i referohet sjelljes konkrete kundrejt një grupi ose një individi (Giddens, A., 2006:492). Etnocentrizmi është përdorur si koncept nga William Graham Sumner në librin e tij “Folkways” në vitin 1906. Koncepti shpjegon se si sjelljet njerëzore janë universalisht të karakterizuara nga diferencimi i brenda-grupeve dhe jashtë-grupeve, një lloj ndarjeje ne-ata, që përcakton kufijtë e bashkëpunimit mes individëve. Qëndrimet dhe vlerat formësohen sipas kësaj ndarjeje brenda grupit dhe jashtë grupit, duke bërë që individët t’i shohin të tjerët nga perspektiva e brenda-grupit. Sipas Sumner etnocentrizmi është “ … një këndvështrim, sipas të cilit një grup është qendra e gjithçkaje dhe të gjithë të tjerët klasifikohen duke iu referuar atij. Çdo grup ushqen krenarinë dhe superioritetin e vet, hyjnizon veten e tij dhe priret t’i shohë me mospërfillje të tjerët. Çdo grup mendon se folkways-et (normat e pashkruara) të tij janë më të duhurat… ” (Sumner, W.G., 1906:12-13). Në studimet sociologjike etnocentrizmi përbën një dyshim për të huajt i kombinuar me prirjen për të vlerësuar kulturat e tjera sipas kritereve, standardeve të kulturës vetjake (Giddens, A., 2006:495). Përvoja ka treguar se të gjitha kulturat kanë qenë etnocentrike në një farë mase dhe përgjithësisht etnocentrizmi kombinohet me mendimet e stereotipizuara sipas së cilëve “të jashtmit” konsiderohen si të huaj, barbarë, moralisht ose mendërisht inferiorë. Zakonisht etnocentrizmi shoqërohet me një mbyllje të grupit, proces në të cilin grupet ruajnë kufijtë duke e izoluar veten nga të tjerët. Këto kufij krijohen nëpërmjet mekanizmave përjashtues, të cilët realizojnë ndarjen mes grupeve etnike (Shih: Giddens, A., 2006: 496).

12

Page 26: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

1.5. Kufizime të studimit Studimi u mbështet në përdorimin e tre instrumenteve metodologjikë cilësorë, me synim mbledhjen e të dhënave sa më të plota dhe të sakta: intervistat e drejtpërdrejta me emigrantë që jetojnë në provincën e Sienës në Itali, fokus grupe dhe biseda të lira. Së pari; duke qenë se ky studim mbështetet vetëm në metodologji cilësore dhe jo në atë sasiore, rezultatet e tij janë të kufizuara vetëm në paraqitjen e prirjeve dhe jo në përgjithësimin e gjetjeve. Zakonisht studiuesit në kërkimet cilësore të bazuara tek intervistat propozojnë kampionimin e volitshëm/ të qëllimshëm, pra kampionimin pa probabilitet. Në këtë lloj kampionimi, presupozohet se kampioni i përzgjedhur nuk përfaqëson plotësisht popullatën e gjerë, ai thjesht përfaqëson vetveten (Cohen, L., e të tjerë, 2007). Së dyti, përdorimi i teknikës së topit të borës për zgjedhjen e kampionit, krijoi prirjen e intervistimit të një grupi homogjen, me tipare sociodemografike të ngjashme. Prandaj, për të shmangur këtë prirje, u përdor procesi i përzgjedhjes të emigrantëve duke patur synim krijimin e një grupi heterogjen me karakteristika moshore, gjinore, arsimore, profesionale dhe përvoja emigratore të ndryshme. Kjo përzgjedhje kërkoi më shumë kohë dhe vështirësoi procesin e intervistimit. Së treti, gjatë procesit të intervistimit, u konstatua se në disa raste koha që kishin në dispozicion emigrantët për dhënien e intervistës ishte e kufizuar. Për këtë arsye disa intervista u ndërprenë dhe u zhvilluan në dy seanca. Në varësi të këtyre kushteve disa intervista ishin më të thelluara në krahasim me të tjerat, për rrjedhojë gjatë analizës janë cituar më shpesh disa të intervistuar, në krahasim me disa të tjerë. Së katërti, për shkak të kohës së ngjeshur të zhvillimit të intervistave të drejtpërdrejta dhe grupeve të fokusit me emigrantët që jetojnë në Siena, jo në të gjitha intervistat u mundësua regjistrimi audio, e kjo bëri që një pjesë e informacionit të mos regjistrohej në mënyrë të detajuar, por të mbaheshin shënim idetë më kryesore. Në rastet e grupeve të fokusit regjistrimi audio jo gjithmonë pati qartësinë e duhur për transkriptim, për shkak të dinamikës së bisedës në grup. Së fundmi, sikurse u shpjegua edhe më sipër integrimi përbën një koncept, i cili shkakton shpesh konfuzion dhe paqartësi. Ai nuk mund të jetë objekt i matjes së

13

Page 27: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

drejtpërdrejtë, por i matjeve të tërthorta. Procesi i integrimit bëhet akoma më kompleks kur ai synohet të shqyrtohet jo në nivel individual, por në nivel grupi siç është rasti i familjes emigrante. Në këtë kontekst studimi hasi vështirësi në përcaktimin e treguesve të integrimit të familjes emigrante në vendin pritës. 1.6. Organizimi i studimit Ky studim është organizuar në pesë kapituj. Nё kapitullin e parё hyrës është paraqitur prezantimi i problemit dhe rëndësia e studimit, qëllimi dhe objektivat e studimit, janë parashtruar pyetjet kërkimore, përkufizimi i koncepteve kryesore, kufizimet e studimit si dhe organizimi i tij. Kapitulli i dytë ku shqyrtohet literatura e shfrytëzuar është i organizuar në disa pjesë. Në pjesën e parë të tij, paraqitet rëndësia e studimit të emigrimit në kontekstin familjar, roli i familjes në emigrim, në këndvështrimin e teorive të emigrimit si dhe ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes emigrante përgjatë procesit të integrimit në shoqërinë pritëse. Në këtë kapitull, në një pjesë të dytë të tij është paraqitur një shqyrtim i strategjive të përshtatjes së emigrantëve në vendin pritës, duke u ndalur në veçanti në strategjinë e integrimit si dhe në faktorët që ndikojnë në përshtatjen e suksesshme të emigrantëve në shoqërinë pritëse. Gjithashtu janë marrë në shqyrtim përmasat e integrimit dhe vështirësitë matëse të tyre, është analizuar çështja e identitetit etnik dhe ndjenjës së përkatësisë si pjesë e rëndësishme e përmasës shoqërore të integrimit, në këndvështrimin e autorëve të ndryshëm klasikë dhe bashkëkohorë, si dhe roli i familjes në shoqërizimin etnik. Në pjesën e tretë të këtij kapitulli është bërë një shqyrtim i sfidave të integrimit të familjes emigrante përballë ndryshimeve shoqërore, ndërsa në një pjesë tjetër të tij është paraqitur një kronologji e emigrimit shqiptar në Itali pas shpërbërjes së sistemit socialist totalitar, duke u ndalur në dinamika familjare përgjatë emigrimit. Së fundmi janë paraqitur disa studime mbi ndikimin e familjes në integrimin e emigrantëve në shoqërinë italiane, duke u ndalur në realitetin toskan e veçanërisht në atë sienez. Këto analiza teorike janë konsideruar me vlerë për diskutimin dhe interpretimin e gjetjeve të këtij studimi. Nё kapitullin e tretё trajtohet metodologjia e përdorur nё studim, kampioni dhe burimi i të dhënave, paraqitet mënyra e realizimit të studimit si dhe mënyra e përpunimit dhe analizës së të dhënave.

14

Page 28: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Nё kapitullin e katërt trajtohen rezultatet e studimit duke i harmonizuar ato me diskutimet rreth tyre. Më konkretisht në këtë kapitull është analizuar ndikimi i lokalitetit në integrimin e emigrantëve dhe familjeve të tyre, ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes emigrante përgjatë procesit të integrimit, është shqyrtuar nëse martesa me vendasit përbën apo jo për emigrantët shqiptarë strategji integrimi në shoqërinë sieneze, janë analizuar përmasat e integrimit (politiko/institucionale, ekonomike, kulturore dhe shoqërore) si dhe përvoja të familjes emigrante shqiptare në provincën e Sienës. Së fundmi në këtë kapitull janë shqyrtuar vështirësitë që has familja emigrante përballë krizës ekonomike globale si dhe janë analizuar sfidat e reja të mundshme drejt integrimit të familjes emigrante në vendin pritës. Nё kapitullin e pestë dhe tё fundit jepen përfundimet dhe sugjerime për studime të mëtejshme në lidhje me problematikat e shqyrtuara.

15

Page 29: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

KAPITULLI II: SHQYRTIMI I LITERATURËS 2.1. Emigrimi: çështje e familjes? Kufizime të literaturës 2.1.1. Familja, çështje e lënë mënjanë në fokusin e studimeve sociologjike të emigrimit Fusha e studimeve sociologjike mbi emigrimin është mjaft e gjerë dhe e larmishme, por studimet sociologjike që kanë patur në fokus familjen emigrante për një periudhë relativisht të gjatë kanë qenë të kufizuara. Në vitet 1970 çështjet e emigrimit janë parë të lidhura ngushtë me rrjetet sociale, por lidhja familje-emigrim për një kohë të gjatë nuk është marrë në konsideratë në analizën që i është bërë formave të emigrimit (Shih: IOM, 2008:153). Hania Zlotnik në vitin 1995 ka argumentuar se dy kanë qenë faktorët kryesorë që kanë ndikuar në mospërfshirjen e njësisë familjare në analizën e emigrimit: Së pari, ndikimi i fuqishëm i teorive ekonomike në fushën kërkimore ka çuar në vënien e theksit në lidhjen e veprimtarive prodhuese me emigrimin dhe në lënien pas dore të lidhjeve të emigrimit me veprimtaritë e tjera që realizohen brenda familjes. Së dyti, emigrimi është parë më së shumti si transaksion mes shteteve dhe individëve, më tepër sesa mes shteteve dhe njësive familjare, gjë që ka bërë të mundur që statistikat e mbledhura nga shtetet të kenë patur në fokus kryefamiljarin mashkull, duke penguar realizimin e studimeve sasiore për çështjet familjare, ku të përfshiheshin dhe anëtarë të tjerë të familjes (Zlotnik, H., 1995:253-71). Gjatë viteve 1980 dhe 1990, autorë të shumtë amerikanë, kanadezë dhe europianë, kanë nënvizuar nevojën për të vendosur familjen në qendër të analizave të dukurive emigruese. Një nga arsyet pse ka ndodhur kështu është se, brenda bërthamës familjare ndërmerret, në mënyra të ndryshme e shpesh konfliktuale, vendimi për të emigruar, dhe, familja bëhet kështu elementi qendror brenda rrjeteve dhe zinxhirëve emigrues duke ndërmarrë një rol vendimtar në të gjithë rrugën emigruese, që nga nisja deri në integrimin në shoqërinë pritëse (Harbison, S.F.,1981:225-51; Orellana, R.T., 1989:320-24). Nga ana tjetër, pasojat që proceset e emigrimit ushtrojnë mbi karakteristikat dhe dinamikat e strukturës familjare, si në vendet e origjinës, ashtu dhe në ato të mbërritjes, janë të shumta. T’i kushtosh vëmendje rolit të familjes në proceset emigruese e ta bësh atë pjesë të analizave sociologjike, nuk do të thotë të konsiderosh zgjedhjet emigruese individuale

16

Page 30: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ekskluzivisht si produkt i një vendimi të përbashkët të formuluar brenda bërthamës familjare. Rastet paraqiten shumë të ndryshëm nga njeri-tjetri dhe lëvizin brenda një vazhdimësie që shkon nga një pol ku nisma për të emigruar lind nga një vendim i përbashkët, që privilegjon në mënyrë parësore mirëqenien e grupit në krahasim me mirëqenien individuale (rasti i burrit që emigron për të mbështetur ekonomikisht familjen), në polin e kundërt në të cilin ndikimet e familjes dhe të rrethanave e çojnë individin të zgjedhë në mënyrë të pavarur, e, në disa raste, edhe në kundërshtim me dëshirën e bërthamës familjare. Në këto raste të fundit emigrimi shihet si një ngjarje konfliktuale brenda familjes. Sociologia italiane Mara Tognetti Bordogna e ilustron këtë situatë në mënyrë të tillë: “Ndonjëherë mund të jetë një prishje e lidhjeve familjare ose e lidhjes në çift që provokon eksodin. Herë të tjera nisja mund të kurorëzojë përfundimisht mospranimin nga ana e gruas të vlerave tradicionale dhe aktualizon dëshirën për t’u arratisur nga një kusht i jetës së rregulluar nga norma kulturore dhe shoqërore që ajo vetë nuk i pranon më” (Bordogna, M.T.,1991:74). Sidoqoftë, duket qartë se ekziston një marrëdhënie ndërvepruese mes familjes dhe proceseve emigruese. Nga njëra anë, struktura dhe mënyra e funksionimit të familjes ndikon mundësinë për të emigruar, nga ana tjetër vetë emigrimi ndikon tek familja qoftë në vendin e origjinës, qoftë edhe në vendin pritës, madje duke e transformuar atë. Përvoja emigruese konsiderohet si “garë vështirësish” që u kërkon të gjithë subjekteve të përfshirë në të, të rrisin aftësitë dhe të shfrytëzojnë të gjitha energjitë njerëzore për të përballuar sfidat që i dikton procesi i emigrimit. Përgjithësisht emigrimi nënkupton procesin e fragmentarizimit dhe të rigrupimit të njësisë familjare dhe provokon ndryshime strukturore substanciale në funksionimin e familjes (Orellana, R.T., 1989:320-24). Një numër i konsiderueshëm studiuesish janë fokusuar në analizën e ndryshimeve strukturore dhe funksionale që pëson familja në emigrim (Foner, N., 1997:961-74; Bryceson, D.F.; Vuorela, U., 2002:3-29). Në artikullin e tij “An ‘Untied’ Research Agenda for Family Migration: Loosening the ‘Shackles’ of the Past” (Një program kërkues “i palidhur” për migrimin familjar: Humbja e hallkave të së shkuarës), Smith gjithashtu tregon se studimet e zhvilluara në SHBA, Kanada dhe Europë gjatë viteve 1980 dhe 1990 në lidhje me emigrimin familjar, janë fokusuar më së shumti në proceset ekonomike në të cilat përfshihet familja emigrante, duke përqafuar metoda sasiore të hulumtimit. Por, sikurse Smith argumenton, mbledhja e të dhënave të kësaj natyre në kontekstin e familjes emigrante ka qenë e kufizuar, jo vetëm sepse kuadri ekonomik është lehtësisht i prekshëm nga informaliteti e, për rrjedhojë, shumë të dhëna humbasin, por edhe sepse në rrugë formale të dhënat regjistrohen mbi baza individuale e jo mbi baza familjare. Smith në këtë artikull përshkruan se si në fillim të viteve 2000 ka patur një interes të studiuesve

17

Page 31: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

për të plotësuar hendekun e krijuar nga studimet e mëparshme. Në qendër të vëmendjes së tyre kanë qenë jo vetëm proceset ekonomike, në të cilat përfshihet familja emigrante, por edhe proceset joekonomike, shoqërore, kulturore dhe psikologjike në të cilat përfshihet ajo dhe anëtarët e saj. Hulumtimi i këtyre proceseve u mundësua nga përdorimi i metodave cilësore të kërkimit të tilla si: intervistat e thelluara, biografitë, historitë e jetës etj. Kështu, Smith sugjeron se, në studimet që kanë në fokus familjen emigrante, lipset të mbahet parasysh përdorimi i metodave sasiore të kombinuara me ato cilësore në mënyrë që gjetjet të jenë sa më pak të kufizuara (Smith, D.P., 2004:263-82). Më poshtë është treguar se si familja është vënë në fokusin e teorive të migrimit. 2.1.2. Roli i familjes në emigrim në këndvështrimin e teorive të emigrimit Ekzistojnë disa publikime serioze ndërkombëtare të viteve të fundit, që marrin në analizë teoritë e emigrimit. Përmendim këtu Castell Stephen dhe Miller Mark J. me “The Age of Migration, International Population Movements in the Modern World” (Mosha e migrimit. Lëvizjet ndërkombëtare të popullsisë në botën moderne), të publikuar në vitin 2003; Caroline B. Brettell dhe James F. Hollifield me “Migration Theory: Talking across Disciplines” (Teoritë e migrimit: Diskutim ndërmjet disiplinave), të publikuar në vitin 2007; Alejandro Portes dhe J. DeWind me “Rethinking Migration: New Theoretical and Empirical Perspectives” (Rimendim i migrimit: Perspektivat e reja teorike dhe empirike), të publikuar në vitin 2008. Para tyre studiuesi Douglas S. Massey, në bashkëpunim me një grup studiuesish ndërkombëtarë, kishin sistemuar teoritë e emigrimit në një botim të vitit 1998 të quajtur “Worlds in Motion:Understanding International Migration at the End of the Millennium” (Fjalë në mocion: Të kuptosh migrimin ndërkombëtar në fund të mijëvjeçarit). Ky botim përbën gjithashtu një përmbledhje serioze në lidhje me këtë çështje. Sipas këtyre studiuesve teoritë mbi emigrimin ndërkombëtar ndahen në dy grupe. Grupi i parë fokuson vëmendjen në origjinën e flukseve emigruese, ndërsa grupi i dytë shpjegon arsyet pse emigrimi priret të zgjatet në kohë, megjithëse arsyet që i kanë shtyrë fillimisht individët të emigrojnë kanë ndryshuar në mënyrë domethënëse. Më poshtë, përveç një përmbledhjeje të këtyre teorive, do të vihet theksi edhe në mënyrën se si këto teori, ose së paku disa prej tyre, e shohin emigrimin në kontekstin e familjes.

18

Page 32: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

a) Teoritë e origjinës së emigrimit

Sipas paradigmës neoklasike të ekonomisë, emigrimi, qoftë i brendshëm ose ndërkombëtar, përcaktohet nga ndryshimet në nivelin e kërkesës dhe ofertës së punës mes vendeve dhe territoreve të ndryshme (Harris, J.R.; Torado, M.P., 1970:126-41). Në këtë situatë punëtorët që jetojnë atje ku oferta për punë tejkalon kërkesën do të priren të lëvizin drejt zonave ku situata paraqitet ndryshe, pra ku kërkesa tejkalon ofertën. Kështu, individët peshojnë në mënyrë racionale përparësitë dhe mangësitë e zgjedhjeve të tyre për të qëndruar në vendin e origjinës apo për të lëvizur drejt ndonjë vendi tjetër që u ofron më shumë mundësi. Duke peshuar këtë zgjedhje, individët përpiqen të shumëfishojnë produktivitetin e kapitalit njerëzor në mënyrë që të përshtaten me kërkesat e tregut të punës. Përmes konceptit të kapitalit njerëzor ekonomistët pranojnë më së fundmi se oferta e punës nuk është tërësisht homogjene, sa më shumë individi të jetë i pajisur me këtë kapital njerëzor (pra të ketë një nivel të lartë arsimimi, përvojë profesionale, njohjen e duhur të gjuhës), aq më e thjeshtë do të jetë për të, të gjejë një punë të mirëpaguar në vendin e mbërritjes. Në këtë mënyrë, paradigma neoklasike shpjegon nivelin mikro të origjinës së emigrimit në kuptimin që,është individi (i veçantë dhe i lirë nga çdo lloj kufizimi shoqëror) ai që merr vendimin për të emigruar. Kështu pra, në teorinë neoklasike emigranti si individ vendos racionalisht të kalojë nga shoqëria “tradicionale” në atë “moderne” për të kontribuar në zhvillimin qoftë të shoqërisë së origjinës, qoftë në atë pritëse, duke ridimensionuar pabarazitë mes këtyre shoqërive. Sipas kësaj perspektive, emigranti është kështu një faktor i ndryshimit që, nëpërmjet kursimeve dhe investimeve të veta, promovon modernizimin në komunitetin e origjinës. Por, lidhur me këtë qëndron edhe një shpjegim i nivelit makro. Sipas mitit të tregut vetërregullues është “dora e padukshme” që drejton veprimet individuale duke ndikuar në përmirësimin e faktorëve prodhues. Për sa më sipër duket se kjo teori nuk merr në konsideratë faktorët familjarë që ndikojnë në procesin e emigrimit. Gjithashtu mjaft pyetje lindin dhe mbeten pa shpjeguar nga kjo paradigmë neoklasike: Pse emigrimi priret të zgjasë në kohë edhe pasi ndryshojnë kushtet që e shtynë individin të emigrojë?

Teoria e njohur si ekonomia e re e emigrimit nuk kufizohet të marrë në konsideratë vetëm atë që ndodh në tregun e punës, por e zgjeron vëmendjen edhe në tregje të tjera, që në mënyra të ndryshme ndikojnë në argumentet e ofertës së punës (Stark, O.,1991:216-20). Një element i ri në këtë teori është zhvendosja e vëmendjes nga

19

Page 33: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

individi i veçantë në atë të familjes, ose në një unitet tjetër prodhimi dhe konsumi të përcaktuar kulturalisht. Vendimi për të emigruar nuk është pothuajse asnjëherë një zgjedhje individuale, megjithëse ai që emigron mund të jetë një individ i vetëm. Veçanërisht Stark e përqëndron vëmendjen tek familja dhe tek strategjitë e saj të menaxhimit të burimeve njerëzore, të cilat nuk kanë si qëllim vetëm të maksimizojnë fitimet, siç u sugjerua nga paradigma neoklasike, por edhe në minimizojë rreziqet që duhen përballuar. Për të kuptuar më mirë këtë lipset të mbahen parasysh dy faktorë shumë të rëndësishëm: Së pari, në vendet e origjinës së emigrantëve, familjet shpesh nuk përfitojnë nga “çadrat mbrojtëse”, të cilat krijohen nga aparatet e mirëqenies/ndihmës sociale, që në shoqëritë e zhvilluara e mbrojnë individin nga shumë vështirësi në jetë. Në shumë vende të origjinës së emigrantëve, janë të rinjtë ata që duhet të kujdesen për prindërit e moshuar që nuk punojnë, për shoqërizimin e motrave dhe vëllezërve më të vegjël, për shpenzimet shëndetësore dhe kurimin e të afërmve dhe për të mbajtur familjarët e papunë. Faktori i dytë lidhet me faktin se familjet e emigrantëve nga këto vende gjenden përballë transformimeve të rëndësishme, që karakterizojnë fazat fillestare të modernizimit ekonomik, e që, për rrjedhojë, pajisen me mjetet e nevojshme për të përballuar rreziqet e “dështimeve të mundshme të tregut”. Brenda këtij kuadri zgjedhja për të dërguar jashtë, për një periudhë të caktuar, të një ose disa anëtarëve të saj, përbën një nga strategjitë e diversifikimit të punësimit në familje. Në këto familje disa pjesëtarë mund të jenë të aftë të punojnë në ekonominë lokale, të tjerë në qytet e të tjerët jashtë, në mënyrë që të mund të përbëjnë një burim mbështetjeje edhe për këta që punojnë në vendin e origjinës, por që rrezikojnë të mbeten pa punë në kuadrin e një ekonomie të brishtë e të pakonsoliduar. Kështu, nëse paradigma neoklasike e sheh emigrimin si një mënyrë që ndan urën e komunikimit mes individit dhe familjes së lënë pas, teoria e ekonomisë së re të emigrimit e shikon atë si një zgjedhje që ripërcakton marrëdhënien e individit me familjen dhe me komunitetin. Një tjetër element që i bën të dallueshme këto dy teori lidhet me “sustën” që i shtyn individët të emigrojnë. Në paradigmën neoklasike kjo sustë përbëhet nga dëshira për të përmirësuar nivelin e të ardhurave në termat absolutë, duke e nxitur individin të investojë kapitalin e tij njerëzor jashtë vendit të origjinës. Ekonomia e re e migrimit fut konceptin e deprivimit relativ të huazuar nga psikologjia sociale. Deprivimi relativ i referohet bindjes së të qenurit në kushte më të këqija se individët dhe familjet që përbëjnë grupin e referimit, i cili është grupi i zgjedhur si bazë krahasuese për vetëvlerësimin (Merton, R.K.; Kitt, A.S., 1950). Është krahasimi me kushtet e jetës dhe të mirëqenies së të tjerëve me të cilët krahasohesh, ai që nxit dëshirën për të

20

Page 34: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

përmirësuar statusin personal. Pra, nuk është niveli i të ardhurave në kuptimin absolut që i bën individët të ndihen më shumë ose më pak të varfër, por është renditja në shtresëzimin shoqëror ai që i jep kuptim statusit personal. Në këtë mënyrë shpjegohet edhe një nga “anomalitë” kryesore të dukurisë migratore: kur niveli i mirëqenies rritet, ka shumë të ngjarë që presioni migrator të mos ulet, por, në të kundërt, të rritet. Në mjaft raste në shoqëritë që janë pjesë e ndonjë ndryshimi, individët për shkak të informacionit që marrin, kryesisht nga mjetet e komunikimit masiv, zgjedhin si grup referimi jo atë të vendit të tyre të origjinës, por atë të vendit në të cilin dëshirojnë të emigrojnë. Pra, si grup referimi nuk shërben grupi së cilit individi i përket, por grupi të cilit do të dëshironte t’i përkiste, sepse ka një prirje të lindur të njeriut për të kërkuar një identitet shoqëror pozitiv (Zanfrini, L., 2007:88). Kjo dukuri e ka bazën tek një shoqërizim paraprak që i referohet mekanizmave dhe proceseve komplekse, nëpërmjet të cilëve potenciali emigrues prezantohet me modelet e sjelljeve dhe stileve të konsumit në shoqëritë ku do të bëjë pjesë (Alberoni, F.; Baglioni, G., 1965). Në rastin e emigrantëve, shoqërizimi paraprak me vendin ku do të emigrohet konsiston në njohjen që nga vendi i origjinës të gjuhës dhe e kulturës së shoqërisë pritëse para se të ndërmerret vendimi për të emigruar. Ky shoqërizim realizohet në ndikimin e mjeteve të komunikimit masiv (gazetat, emisionet radiofonikë dhe televizivë, librat etj.), në ndikimin e shkollave të organizuara sipas modaliteteve të shoqërisë ku emigranti aspiron të bëjë pjesë etj. Sipas studiuesve Alberoni dhe Baglioni shoqërizimi paraprak ndihmon integrimin sepse në vetvete përbën një paraintegrim (Po aty). Teoria e tregut të dyfishtë të punës është zhvilluar në vitet ’80 të shekullit XX dhe përfaqësues i saj u bë Michael J. Piore me “Birds of Passage” (Zogjtë shtegtarë), i publikuar në vitin 1979. Ideja bazë është se emigrimet ndërkombëtare shkaktohen nga një kërkesë e qëndrueshme e krahut të punës që importohet nga struktura ekonomike e vendeve të zhvilluara, që përbën një faktor të rëndësishëm tërheqës. Në këto vende, të cilët kanë një nivel të papërfillshëm të papunësisë, pagat nuk reflektojnë vetëm nivelin e kërkesës dhe ofertës së punës, por edhe prestigjin shoqëror të lidhur me profesione të ndryshme. Personat nuk punojnë vetëm për të akumuluar pasuri ekonomike, por edhe për të arritur dhe mbajtur një status social, për të realizuar aspiratat personale dhe profesionale e për të garantuar një nivel të mirë të cilësisë së jetës. Kështu për shembull, mjaft italianë nuk preferojnë të punojnë në sektorin e kujdesit familjar, jo vetëm sepse ky është një sektor jo i mirëpaguar, por edhe sepse reflekton një status jo të mirë social (Zanfrini, L., 2007:90). Ky sektor është konsideruar sektor dytësor i punësimit për shkak të pagave të ulta, kushteve të punës

21

Page 35: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

jo të mira, e mbi të gjitha, për shkak të statusit të ulët profesional, ndërsa sektori parësor bazohet në një punë më të kualifikuar, me paga dhe siguri të lartë në punë, mundësi për karrierë brenda organizatës dhe status të privilegjuar social. Në këtë këndvështrim, shoqëritë e zhvilluara “thërrasin” krah pune nga vende të tjera që të mbulojnë kërkesën e tregut në këto sektorë. Emigrantët nga ana tjetër, fillimisht mendojnë për një punë jo të përhershme, sepse dhe projekti i tyre emigrues është i përkohshëm, për sa kohë ata kultivojnë mitin për t’u kthyer në vendin e origjinës. Së dyti, fillimisht ata janë të interesuar të maksimizojnë të ardhurat e tyre, edhe pse u duhet të sakrifikojnë statusin shoqëror që gëzonin në vendin e origjinës. Teoria e tregut të dyfishtë të punës nënvizon rolin e luajtur historikisht nga politikat e rekrutimit aktiv për të nxitur zinxhirët e emigrimit. Ndoshta në mënyrë jo të drejtpërdrejtë, por të tërthortë, mund të identifikohen në shpjegimin e kësaj teorive disa faktorë që nxisin emigrimin jo vetëm të një personi të familjes, por të disave prej tyre. Në kushtet kur vendi pritës rrit kërkesën për punë, për shembull në sektorin e kujdesit familjar, përveç bashkëshortit edhe bashkëshortja gjen hapësira për të emigruar dhe për t’u punësuar në vendin pritës. Teoria e sistemit botëror dhe ndarja e re ndërkombëtare e punës. Sipas kësaj teorie përhapja e marrëdhënieve kapitaliste në zonat periferike të globit, është përgjegjëse për fluksin e personave që lëvizin nga këto periferi drejt vendeve më të pasura qendrore. Kësaj teorie i bashkëngjitet dhe ajo e varësisë, e cila paraqet një këndvështrim jo optimist të situatës. Sipas kësaj teorie, përhapja e ekonomisë kapitaliste në shoqëritë e ashtuquajtura periferike, riprodhon modele të tipit kolonial në marrëdhëniet mes vendeve të pasura dhe të varfra. Emigrimi ndërkombëtar nxit rrjedhjen e trurit nga vendet periferike drejt vendeve qendrore, çka i dëmton akoma dhe më shumë vendet periferike. Teoritë e sistemit botëror përshkruajnë lidhjen mes vendeve me kosto të ulët të punës që eksportojnë krah pune dhe që bëhen pjesë e strategjive të delokalizimit të kompanive të vendeve qendrore dhe atyre me kosto të lartë punësimi, që përdorin emigrantët e vendeve periferike për të zënë vendet e punës jo të mirëpaguara. Ndarja e re ndërkombëtare e punës i jep emigrantëve të vendeve periferike një rol që riprodhon, edhe në brendësi të ekonomive të zhvilluara, logjikën asimetrike të marrëdhënieve mes vendeve mbizotëruese dhe atyre të mbizotëruara (Shih: Morawska, E., 1990:187-238). Sikurse vihet re, kjo teori është shumë makro dhe nuk ndalet në shpjegimin e marrëdhënieve ndërindividuale ose ndërgrupore në emigrim dhe nuk e fokuson vëmendjen në rolin që familja luan në procesin e emigrimit.

22

Page 36: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

b) Teoritë e vazhdimit të emigrimit Teoritë e lartpërmendura e vënë theksin në faktorët shtytës dhe tërheqës të origjinës së emigrimit. Teoritë e mëposhtme bazohen në shpjegimin e idesë se pse flukset emigruese priren të zgjasin në kohë, megjithëse kushtet që i shtynë fillimisht ato të emigrojnë kanë ndryshuar. Teoria e rrjeteve. Sociologjia e analizon emigrimin si marrëdhënie shoqërore që krijohen mes emigrantëve dhe joemigrantëve. Në perspektivën e analizës së teorisë së rrjeteve individët konsiderohen aktorë, që marrin pjesë në sistemet shoqërore ku janë të përfshirë edhe aktorë të tjerë, të cilët në mënyra të ndryshme kushtëzojnë vendimet e tyre. Në rastin e emigrantëve (ose të emigrantëve të mundshëm) rrjetet krijohen nga të afërmit, miqtë, origjina e përbashkët, pjesëmarrja në një kulturë ose në një marrëdhënie (Boyd, M., 1989:638-70). Rrjete të tilla lidhin emigrantët me emigrantë të tjerë që kanë emigruar para tyre dhe me joemigrantët në vendet e origjinës dhe në vendet pritëse. Rrjetet prezantojnë vendet ku gjenerohet dhe prodhohet kapitali shoqëror. Kapitali shoqëror nuk i përket vetëm një individi (si kapitali njerëzor, ose ai material), por krijohet nga marrëdhëniet në të cilat ai përfshihet. Rrjetet shoqërore përmbushin kështu disa funksione; funksionin përshtatës, duke thjeshtësuar procesin e përshtatjes në shoqërinë pritëse, funksionin përzgjedhës, duke ushtruar një ndikim të madh në përzgjedhjen e individëve që do të emigrojnë si dhe në zgjedhjen e vendit ku do të emigrohet, duke krijuar zinxhirët e njohur si zinxhirë të emigrimit (Ritchey, N.P., 1976:389). Rrjetet lidhin në mënyrë dinamike popullsitë e origjinës me ato pritëse. Për këtë arsye emigrimi është konsideruar si një dukuri që ndërmjetësohet nga rrjetet, i strukturuar nga lidhjet me të afërmit dhe miqtë. Sikurse pohonte Tilly “Nuk është individi ai që emigron, por është rrjeti social” (Tilly, C., 1990:84). Sipas këtij autori, kur studiohet dukuria e emigrimit, analiza nuk duhet të ndalet vetëm tek individi dhe madje as tek familja e tij, por duhet të shtrihet tek rrjeti shoqëror në të cilën emigranti është i përfshirë (Po aty). Por, çfarë i bën rrjetet një element të rëndësishëm për zgjatjen e emigrimit në kohë? Rrjetet nga njëra anë reduktojnë kostot e emigrimit, ofrojnë ndihmë, mbështetje materiale dhe emocionale, mundësojnë adresimin në tregun e punës e kështu me radhë, e , nga ana tjetër, këto rrjete reduktojnë rreziqet sepse çdo emigrant i ri gjen një aleancë brenda rrjetit në të cilin përfshihet. Në praktikë çdo veprim i veçantë

23

Page 37: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrues modifikon kontekstin vendimmarrës të emigrantëve të mundshëm, duke bërë që kjo zgjedhje të duket më pak e rrezikshme dhe më pak e kushtueshme e, për rrjedhojë, edhe më e mundshme. Në këtë mënyrë rrjetet i japin jetë një mekanizmi të vetë-përjetësimit që mund të përkojë edhe me mekanizmat e ndërtuara nga ligji, për shembull nga mundësia për të kërkuar bashkim familjar. Rrjetet mundësojnë marrjen e informacioneve të nevojshme për të ndjekur praktikat e diktuara nga normat ligjore, ose, edhe për të emigruar ilegalisht, sepse krijojnë mundësi reale punësimi dhe jetese në vendin pritës. Kur rrjeti zgjerohet, ai bëhet edhe më heterogjen në përbërjen e tij, ose më pak përzgjedhës. Kështu, në një rrjet të zgjeruar, ata që emigrojnë nuk do të kenë tipare të ngjashme, por do t’i përkasin grup-moshave, prejardhjeve nënkulturore të ndryshme dhe do të kenë objektiva të ndryshme si: t’i bashkohen familjes, të studiojnë në universitete prestigjioze, të kurohen në spitale cilësorë, të fitojnë përvojë të re profesionale, të nisin një veprimtari në mënyrë të pavarur ekonomike e kështu me radhë. Kështu, teoria e rrjeteve na paraqitet si një teori që integron teoritë tradicionale sociologjike të nivelit mikro dhe makro dhe ku mjaft dukuri të familjes në emigrim mund të gjejnë shpjegim. Teoria institucionaliste. Rrjetet etnike nuk përbëjnë formën e vetme të akumulimit të kapitalit shoqëror, që ndikon në vazhdimin e emigrimit në kohë. Në këtë të fundit ndikon dhe lindja dhe/ose transformimi i institucioneve që lejojnë emigrimin dhe thjeshtësojnë përshtatjen në vendin pritës. Në sociologjinë bashkëkohore ideja se marrëdhëniet shoqërore kanë një prirje drejt qëndrueshmërisë dhe institucionalizimit, edhe pse jo gjithmonë ky proces arrin në një njohje juridike nga institucione të caktuara, është një ide mjaft e njohur. Njohja e këtyre marrëdhënieve nga institucione të caktuara përbën stadin më të përparuar të procesit të institucionalizimit. Përmes veprimeve të tyre të përditshme, individët në mënyrë pak a shumë të ndërgjegjshme krijojnë institucione (për shembull familja në vetvete është një institucion), institucione këto që më pas do të kenë ndikim në kushtëzimin e sjelljeve të tyre. Kjo perspektivë teorike kur zbatohet në fushën e emigrimit çon në shpjegime të mjaft dukurive me interes. Kështu, nëpërmjet kësaj teorie mund të kuptohet se si disa lloje organizatash veprojnë përgjatë procesit të emigrimit: organizatat që veprojnë në klandestinitet, që ofrojnë mundësinë për të emigruar në mënyrë të parregullt; organizatat që ofrojnë mbështetje shëndetësore e shoqërore, këshillim ligjor, orientim për strehim dhe punësim dhe që shpesh bëjnë edhe presion për promovimin e të drejtave të emigrantëve, duke ndikuar edhe në ndryshimin e ligjeve mbi këtë çështje; organizatat qeveritare që janë ngritur me qëllimin kryesor promovimin e emigrimit; si

24

Page 38: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

dhe rrjetet etnike, të cilat luajnë rolin e organizatave dhe shërbejnë si një “urë” mes individëve dhe familjeve, nga njëra anë, dhe organizatave formale, nga ana tjetër (Shih: Zanfrini, L., 2007:103-06). Edhe kjo teori përpiqet ta prekë dukurinë e emigrimit në një nivel makro, megjithatë nëpërmjet saj, mjaft dukuri që ndodhin në kontekstin emigrues të familjes, mund të gjejnë shpjegim. Teoria e shkaqeve grumbulluese. Kjo teori e fokuson vëmendjen tek transformimet që ndodhin për shkak të emigrimit si në vendet e origjinës, ashtu edhe në vendet pritëse, duke gjeneruar faktorë të mëtejshëm shtytës dhe tërheqës (Myrdal G., 195:39). “Imigrimi këtu dhe emigrimi atje janë pjesë e të njëjtit realitet e nuk mund të shpjegohen pa njeri-tjetrin (Sayad, A., 2002:9). Në vendet e origjinës familjet që kanë anëtarë në emigrim, shpesh kanë përmirësim të nivelit të jetesës, e për rrjedhojë, krijojnë të ashtuquajturën kulturë të emigrimit, e cila modifikon vlerat dhe perceptimet kulturore deri në atë pikë saqë emigrimi shihet si “gjëja që duhet bërë”, sidomos për të rinjtë, të cilët, përveç autonomisë, kërkojnë edhe t’i vijnë në ndihmë familjeve të tyre. Në këtë kuadër emigrimi individual shihet më tepër si një veprim shoqëror, i plazmuar në marrëdhëniet shoqërore dhe në strukturat në të cilat aktorët përfshihen. Në këto vende vihet re se zhvillimi pengohet, përveç të tjerash, edhe sepse krahu i kualifikuar i punës tërhiqet nga vendet e zhvilluara. Ndërsa në vendet pritëse, përqëndrimi i emigrantëve në disa segmente të tregut të punës ndikon vlerësimin shoqëror të profesioneve të ndryshme. Kur një punë etiketohet si “punë emigrantësh”, gjithnjë e më pak vendas do të jenë të gatshëm të punojnë aty dhe kjo do të çojë në një rritje të kërkesës së këtij segmenti të tregut për punonjës jo vendas (Piore, M.J, 1979). Ndërkohë emigrantët, duke mbledhur më shumë informacion e duke u familjarizuar me përvojën emigruese dhe kërkesat e tregut të punës, përmirësojnë aftësitë e tyre profesionale, rrisin nivelin e të ardhurave, gjë që çon në përshtatjen me stile të reja të konsumit e, me kalimin e kohës, maturojnë aspiratat për mobilitet shoqëror. Kështu, emigrantët e “vjetër” priren të braktisin punët që i përkasin një hierarkie profesionale të ulët, duke lënë të lira vendet që mund të zihen nga “të ardhurit e rinj”. Në ndikimin e këtyre faktorëve projektet emigruese të përkohshme transformohen në qëndrime të përhershme. Në këtë kontekst ndodh edhe i ashtuquajturi transnacionalizëm. Transnacionalizmi kulturor është një pasojë e procesit të shkaqeve kumulative (Po aty). Qarkullimi i personave, i të mirave dhe i ideve mundëson kombinimin e vlerave, mënyrave të sjelljeve dhe qëndrimeve në shoqërinë e origjinës dhe atë pritëse, duke krijuar një hapësirë shoqërore që i kapërcen kufijtë kombëtarë.

25

Page 39: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Edhe kjo teori mund të shpjegojë mjaft dukuri që ndodhin në kontekstin emigrues të familjes. Transformimi i projektit emigrues të familjes, gjë që përcakton më pas edhe zgjedhjen e strategjisë për t’u përshtatur në vendin pritës, mund të shpjegohet me anë të një sërë shkaqesh grumbulluese sipas kësaj teorie. Teoria e sistemit migrues. Sistemi migrues ndërtohet nga një rajon pritës qendror (që mund të përbëhet nga një vend ose grup vendesh) dhe nga një grup zonash të origjinës të lidhura me njëra-tjetrën nga flukse të qëndrueshme. Këto sisteme janë rezultat i një kompleksi marrëdhëniesh politike, ekonomike, kulturore, ndërpersonale, të krijuara dhe të përpunuara me kalimin e kohës mes vendeve të origjinës dhe atyre pritëse. Një skemë e njohur që ilustron këtë sistem është skema e Fawcett, që bazohet në individualizimin e tre kategorive të lidhjeve: lidhjet e prekshme, lidhjet rregulluese, dhe lidhjet e marrëdhënieve si dhe në katër mjedise kryesore brenda së cilës këto lidhje marrin formë: marrëdhënie bilaterale mes shteteve, kultura e masës, rrjetet familjare dhe personale dhe veprimtaritë e agjencive migruese (Zanfrini, L., 2007:110-11). Kjo teori e vendos vëmendjen në shumëllojshmërinë e flukseve që bashkojnë dy kontekstet, duke mos u kufizuar vetëm në shkaqet personale, duke theksuar rëndësinë e mekanizmave të reagimit që kanë si pasojë pasurimin e mëtejshëm të lidhjeve ekzistuese mes poleve të ndryshme të sistemit si dhe ndryshimin e vendeve të origjinës dhe vendeve pritëse. Edhe kjo teori mund të shpjegojë mjaft dukuri në kontekstin familjar të emigrimit, pasi sipas kësaj teorie rrjetet familjarë zënë një rol shumë të rëndësishëm në sistemin migrues. 2.1.3. Familja emigrante: nga projekti emigrues drejt integrimit në vendin pritës.

Ndryshimet strukturore dhe funksionale përgjatë këtij procesi 2.1.3.1. Projekti emigrues: individi dhe familja

Vendimi për të lënë vendlindjen dhe për të emigruar zakonisht mbështetet nga një projekt emigrues që mund të jetë i një karakteri tërësisht individual ose familjar. Në disa raste ndodh që individët të emigrojnë të nxitur nga ndonjë shtysë impulsive ose të marrin një vendim spontan të nxitur nga ngjarje të ndryshme shoqërore, pa patur në mendje një projekt të qartë emigrues. Përgjithësisht një projekt është një program, një linjë për t’u ndjekur, një kalim nga njëra etapë në një tjetër, nga vendlindja në vendin pritës, që mund të kthehet në një vendqëndrimi afatgjatë. Qëndrimi afatgjatë në vendin pritës më pas përgjithësisht

26

Page 40: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shoqërohet me sfida të integrimit. Kështu, projekti emigrues bëhet qendror në analizën e procesit të integrimit dhe, nga ana tjetër, çdo proces integrimi lipset të inkuadrohet në lidhje me një projekt të përcaktuar. Rezultatet konkrete të procesit të integrimit, nuk varen vetëm nga kuadri normativ i shoqërisë pritëse, por edhe nga qëllimet e vetë emigrantëve. Vendimi për të emigruar nuk është një fakt individual, por është rezultat i veprimeve të rrjeteve dhe të marrëdhënieve ndërpersonale mes emigrantëve dhe emigrantëve të mundshëm (Ambrosini, M., 2005:52). Brenda sistemit të këtyre rrjeteve dhe marrëdhënieve etnike dhe familjare formësohen pritshmëritë, motivimet si dhe ndërtohet trajektorja që emigranti synon të ndjekë. Disa autorë në studimet e tyre e kanë parë familjen si një mjedis që luan një rol mbizotërues në vendimin për të emigruar, ose thënë ndryshe e kanë parë atë si një faktor që nxit ose frenon procesin e emigrimit. Nauck dhe Settles treguan se vendimi për të emigruar rrallëherë është produkt i vendimeve individuale (Nauck, B.; Settles, B. H., 2001:461-63). Marrja e këtij vendimi nuk është domosdoshmërish si një përgjigje e drejtpërdrejtë ndaj mundësive që ofron tregu i punës në vendin pritës, por është e lidhur ngushtësisht me ciklin e jetës së familjes dhe ngjarjet madhore përgjatë jetës së anëtarëve të saj. Lipset të theksohet se subjektet që vendosin të emigrojnë, nuk jetojnë jashtë marrëdhënieve shoqërore dhe nuk e marrin këtë vendim në mënyrë tërësisht të pavarur, por janë gjerësisht të ndikuar nga ajo çka i rrethon, jo vetëm në nivelin makro-shoqëror (kontekstin ekonomik, politik dhe social) por mbi të gjitha në atë familjar. Struktura dhe funksionimi i familjes në një shoqëri të caktuar, ashtu si roli që subjekti luan brenda familjes, i bazuar në karakteristikat e tij të veçanta (mosha, seksi, pozicioni në marrëdhënien familjare, etj.) ndikojnë në mundësinë që një individ të ndërmarrë vendimin për të emigruar. Pavarësisht nga struktura dhe forma, familja është konteksti brenda të cilës ndërmerret vendimi për të emigruar për pjesën më të madhe të rasteve. “Familja në të cilën ndërmerret vendimi për të emigruar mund të jetë e formës bërthamë ose të zgjeruar, patrilineare ose matrilineare dhe mund të jetë familja e origjinës ose ajo e krijuar. Cilido qoftë tipi i strukturës së veçantë, familja, e cila përbën lidhjen mes individit dhe kontekstit shoqëror më të gjerë, u mëson anëtarëve të saj vlerat dhe normat e shoqërisë, duke përcaktuar të drejtat dhe detyrat e tyre brenda familjes si dhe rolet ekonomike. Natyra e veçantë e lidhjeve mes individit, familjes dhe shoqërisë dhe konteksti rrethues luajnë një rol përcaktues në vendimin për të emigruar...” (Harbison, S.F., 1981:229). Lipset të theksohet gjithashtu se familja ndodhet në marrëdhënie të ngushta me një

27

Page 41: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

kontekst specifik shoqëror dhe kulturor. Faktorë të tillë si: normat martesore, rregullat e trashëgimisë, të drejtat dhe detyrimet e lidhjeve familjare, sistemi i prodhimit dhe roli që familja luan në gjirin e saj, janë të gjithë elementë që ndikojnë në karakteristikat e familjeve dhe kështu në mënyrë edhe të tërthortë në mundësitë e mëdha ose të vogla të emigrimit për secilin nga anëtarët e saj. Kështu pra, pavarësisht nëse vendimi për të emigruar ndërmerret në bazë të një projekti fillestar emigrues ose spontanisht, familja në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë ndikon në ndërmarrjen e këtij vendimi. Pasi merret vendimi për të emigruar dhe pasi emigrimi kthehet në një fakt real, nis në mënyrë të pashmangshme thurja e një projekti emigrues. Një element i rëndësishëm që lipset mbajtur parasysh në analizën e projektit emigrues është se ky projekt jo gjithmonë është i qëndrueshëm. Projekti (kur vendimi për të emigruar nuk ndërmerret spontanisht) lind dhe formësohet në një fazë para-emigratore, në bazë të të dhënave të mbledhura nga emigranti paraprakisht, të imagjinuara, të treguara, por akoma jo të jetuara. Ja pse projekti nuk realizohet siç ishte perceptuar në fillim, realizohet pjesërisht ose merr formë dhe përmbajtje të ndryshme, në bazë të situatave në të cilat gjendet emigranti përgjatë përvojës së tij emigruese. Për të ilustruar këtë mjafton të sjellim në mend të ashtuquajturin “miti i kthimit”, sipas së cilit shumë emigrantë nisen me idenë për t’u kthyer sërish në vendin e origjinës. Projekti fillestar përgjithësisht është për të qëndruar në vendin pritës për pak kohë, ndoshta për të mbledhur disa kursime e për të kryer një investim, ose për të plotësuar një nevojë vetjake ose familjare, ose për të pritur përmirësimin e kushteve politike dhe shoqërore në vendin e origjinës. Por, pavarësisht se mund të nisë kështu, projekti me kalimin e kohës transformohet: për dikë kursimet nuk janë të mjaftueshme, për dikë dëshira për të realizuar investimin është zbehur, dikush ka krijuar familje, dikush ka fëmijë që vazhdojnë shkollën në vendin pritës, vendi i origjinës ende nuk është stabilizuar, por edhe nëse ka ndodhur kështu, dikush mund të ketë bërë ndonjë investim dhe e menaxhon atë në largësi me ndihmën e ndonjë miku apo të afërmi që jeton në vendlindje, ose dikush pret të dalë në pension para se të kthehet, për të maksimizuar rendimentin e përvojës emigruese dhe për ta bërë atë produktive deri në fund të ditëve të tij. Pra, sikurse vihet re, është e vështirë të flitet për procesin e integrimit pa e parë atë të lidhur me projektin emigrues. Çdo emigrant kërkon të përshtatë strategji funksionale të integrimit në lidhje me dizenjimin e jetës së tij. Prandaj projektet afatshkurtër dhe afatmesëm mund ta çojnë emigrantin drejt një integrimi të llojit funksional, të shprehur me maksimizimin ekonomik, ndërkohë që projektet afatgjatë e çojnë mundësisht drejt integrimit shoqëror (Berti, F.; Valzania, A., 2010:81).

28

Page 42: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Vlen të diskutohet se projekti emigrues i një familje emigrante ndryshon nga projekti emigrues individual. Përgjithësisht projekti emigrues individual është më i brishtë, më i nënshtruar ndaj ndikimeve të thella, ose kontradiktave dhe dyshimeve që rrjedhin nga marrëdhënia e individit (ose familjes ku ai bën pjesë) me kulturën e vendit të origjinës dhe atë të shoqërisë pritëse. Sidomos kur individi është i pamartuar, projekti emigrues i tij është më fleksibël dhe më spontan në krahasim me projektin emigrues të një familjeje. Lipset thënë se kur emigranti niset, merr me vete, si të thuash, në valixhen e tij, shpresat, ëndrrat, nostalgjitë, por, në të njëjtën kohë, edhe frikën për një shkëputje nga rrjeti familjar dhe shoqëror dhe për një të ardhme të panjohur me njerëz dhe vende ku do të kalojë jetën e ku do të thurë projekte. Familja emigrante, përkundrazi nuk përjeton frikën e shkëputjes së anëtarëve të saj nga rrjeti familjar, megjithatë mbart në mënyrë të pashmangshme frikën për të ardhmen. Lipset mbajtur parasysh se projekti emigrues në planin individual nuk është një projekt linear të cilin emigranti mund ta menaxhojë në bazë të pëlqyeshmërisë së tij. Prandaj mund të thuhet se vuajtja e vërtetë, qoftë e individit që emigron, qoftë e familjes emigrante qëndron kryesisht në pamundësinë për të kontrolluar trajektoren në të cilën është përfshirë, për t’i dhënë një domethënie ndryshimeve të jetës, dhe për të mbështetur në mënyrë koherente dhe të vazhdueshme një projekt emigrues që në fillim ishte i përkohshëm. Sipas Perotti-t familjet në emigrim janë produkt i një kryqëzimi të trajektoreve të ndryshme të pranishme qoftë në brendësi të bërthamës familjare, qoftë jashtë saj. Pikërisht nga ky kryqëzim i trajektoreve ndërtohet progresivisht, pa një koherencë të plotë, familja emigrante me tiparet strukturore dhe funksionale të saj (Perotti, A., 2004: 16-30). Sluzki gjithashtu pohon se një tipar i përbashkët tek çdo emigrant ose familje emigrante është ai i të mos qenurit një status, por “një trajektore mes trajektoreve të tjera”, prandaj lind pyetja se si është e mundur të ndërtosh një projekt që kërkon qëndrueshmëri në kohë kur, jo vetëm ka një perceptim personal “të përkohshëm”, por edhe institucionet politike të vendit pritës imponojnë juridikisht “një gjendje të përkohshme” duke e kushtëzuar emigrimin vetëm drejt një funksioni ekonomik (Sluzki, E. C., 1980:76-90). Një projektim i tillë nga “i përkohshëm”, në pjesën më të madhe të rasteve ka shumë gjasa të kthehet në “të përhershëm”. Çdo familje kërkon në nisje të mund të kontrollojë projektin e saj, por sa më shumë ecën përpara, aq më shumë realiteti e detyron ta ndryshojë këtë projekt. Emigranti kur niset merr me vete projektin e tij të kthimit në vendin e origjinës (pra, thënë ndryshe, është peng i projektit të tij); në mënyrë të pavarur nga lindja e fëmijëve, ai vazhdon ta mbajë gjallë dëshirën për t’u kthyer, por me lindjen e fëmijëve, projektit të tij i shtohet edhe projekti i të ardhmes së fëmijëve, prandaj ai mbetet në mënyrë të pashmangshme i

29

Page 43: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

lidhur me vendin ku ka emigruar. Kështu prindërit bëhen “peng” i projektit të jetës dhe të së ardhmes së fëmijëve të tyre. 2.1.3.2. Një vështrim mbi ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes në

emigrim Sipas mjaft autorëve, familja nuk është një realitet statik, por një mjedis dinamik që pëson ndryshime dhe transformime nën ndikimin e proceseve që ndërveprojnë me të. Familja në ndikimin e emigrimit lipset parë si njësi fluide që rindërtohet dhe rimodelohet, duke u përshtatur vazhdimisht në hapësirë dhe në kohë (Shih: Baldassar, L.; Baldock, C., 2000:61-89; Foner, N., 1997:961-74). Për të dëshmuar kushtet e familjes që jeton në emigrim është e nevojshme, për të shmangur imazhe shpeshherë të stereotipizuara, të përcaktohet koncepti i familjes dhe mënyrat se si marrëdhëniet familjare pësojnë ndryshime strukturore gjatë ecurisë migratore. Sikurse u shpjegua edhe në kapitullin hyrës, në kuptimin sociologjik familja është një grup shoqëror i përbërë nga dy ose më shumë njerëz të lidhur nga gjaku, martesa ose birësimi, të cilët jetojnë së bashku për periudha të gjata kohore, kanë ekonomi të përbashkët dhe kujdesen për mirërritjen e fëmijëve të tyre (Dervishi, Z., 2008:53). Familja është mjedisi parësor i organizimit shoqëror, në të cilin reflektohen transformimet e shoqërisë dhe të marrëdhënieve ndërpersonale. Përbërja familjare për një emigrant luan një rol bazik, meqenëse ajo (familja) konsiderohet një mjedis i mbështetur në ndjenjën e ekzistencës personale dhe të realizimit të vetvetes. Studimet që synojnë të analizojnë ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes në emigrim ndahen në tre linja:(a) studimet që fokusohen tek ngjarja emigruese në kontekstin familjar; (b) studimet që fokusohen tek emigrimi dhe familja në vendin e origjinës dhe; (c) studimet që fokusohen tek emigrimi dhe ndikimi i tij në familjen e zhvendosur në vendin pritës. Në këtë punim disertacioni, përveç të tjerash, vëmendja do të fokusohet edhe në ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes që emigron përgjatë përpjekjeve për t’u përshtatur në vendin pritës. 2.1.3.2.1. Studimet me fokus ngjarjen emigruese në kontekstin familjar

30

Page 44: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Një aspekt që është marrë në konsideratë nga disa studime është ai i ndikimit të ngjarjes emigruese në brendësi të ciklit të jetës familjare, të kuptuar si: “një varg fazash, të kufizuara nga disa ngjarje tipike, që paraqesin, në rastin e jetës së “subjektit familje”, transformime domethënëse të rregullit strukturor, organizativ, relacional, psikologjik” (Blangiardo, C.; Scabini, E. 1995:86). Ngjarjet që shënojnë kalimin nga një fazë në një tjetër përcaktohen si ngjarje kritike të proceseve të tranzicionit dhe të ndryshimit, sepse shoqërohen me situata stresuese, gjatë të cilave familjet duhet të gjejnë ekuilibrin. Në një kuptim të tillë emigrimi konfigurohet si një ngjarje kritike e paparashikueshme pra që nuk është e pranishme normalisht në ciklin e jetës së familjes dhe që u kërkon të gjithë subjekteve të përfshirë, atij që është nisur dhe atij që ka mbetur në vendin e origjinës, të aktivizojnë të gjitha energjitë njerëzore për të përballuar ndryshimet e ndodhura. Emigrimi konfigurohet pa dyshim si një ngjarje shumë stresuese, jo vetëm për individët e veçantë, por edhe për ekuilibrin e jetës familjare, sepse kërkon aftësi për të riorganizuar marrëdhëniet dhe rolet e subjekteve të ndryshëm në raport me mungesat dhe me bashkimet e mundshme me anëtarët e saj. Shpesh vihet re se emigrimi identifikohet si shkaku kryesor i shkatërrimit të qëndrueshmërisë në çift dhe të atij familjar, sidomos në rastet kur pasojat negative të dukurisë së emigrimit bëhen më mbizotëruese. Nëse nga një anë është padyshim e vërtetë që largësia e zgjatur dhe pamundësia për t'u bashkuar në një kohë të shkurtër mund të krijojnë vështirësi në qëndrueshmërinë e çiftit dhe t’i shtyjnë personat të përfshihen në marrëdhënie të reja, nga ana tjetër, shumë herë emigrimi i njërit prej bashkëshortëve, më tepër se shkak i prishjes së kësaj marrëdhënieje, ka qenë pasojë e një marrëdhënieje në krizë që në vendin e origjinës. Hondagneu-Sotelo në një studim të sajin mbi emigrimin meksikan në SHBA i pa tiparet e emigrimit të lidhura ngushtë me marrëdhënien patriarkale gjinore në familje dhe komunitet. Sipas saj emigrimi veçanërisht i gruas, lind në një kontekst të dobët të karakterizuar nga marrëdhënie të brishta dhe problematike, në të cilin nisja shihet si një rast për të dalë nga një marrëdhënie e pakënaqshme dhe e dhimbshme. Në këtë rast, emigrimi nuk është shkaku që përcakton prishjen e marrëdhënies së çiftit, por përcaktohet thjeshtësisht si një faktor "lehtësues" që lejon realizimin e një ndarje të dëshiruar, të parealizuar në kontekstin e origjinës (Hondagneu-Sotelo, P.,1994: 86-97). Sikurse tregon Hania Zlotnik, janë kryer shumë kërkime që trajtojnë temën e marrëdhënieve mes emigrimit dhe qëndrueshmërisë në çift në realitet dhe të dhënat kanë treguar se emigrimi provokon një paqëndrueshmëri të madhe dhe një fragmentarizim të çiftit. Në realitet emigrimi është më i shpeshtë tek çiftet problematike dhe në pjesën më të madhe të rasteve kur gratë ndërmarrin vendimin të

31

Page 45: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrojnë ato ose janë të ndara ose të divorcuara ose janë të lidhura në martesa që nuk funksionojnë më (Zlotnik, H., 1995:253-71). Autorë të tjerë e vënë theksin më shumë në faktin se marrëdhëniet familjare përjetojnë krizë kur familja zhvendoset nga njëri vend në tjetrin. Në këto raste, në fakt, familja përjeton transformime të mëdha në lidhje me situatën para dhe pas emigrimit dhe në lidhje me normat që rregullojnë marrëdhëniet me të tjerët (Shih: Zani, G.L., 2002). Bashkimi familjar përbën një moment kritik dhe delikat për jetën e të gjithë anëtarëve të familjes, sepse subjektet duhet të mësojnë të jetojnë së bashku pas një periudhe pak a shumë të gjatë të ndarë, në të cilën secili ka jetuar përvoja domethënëse pa mbështetjen dhe ndihmën e tjetrit. “Momenti i rikompozimit të familjes së ndarë nga emigrimi paraqet një ngjarje vendimtare për të gjithë subjektet e takimit për sa kohë prish ekuilibrat e mëparshëm, zhvesh pritshmëritë dhe deluzionet, kërkon nga secili të ripërcaktojë rolet dhe marrëdhëniet që ndeshen brenda hapësirës së “shtëpisë së re” (Favaro, G., 2000:46). Në këtë kuptim subjektet lipset të mësojnë të krijojnë marrëdhënie me personat e rinj, të ndryshëm nga ata që kanë lënë pas, që kanë ndërmarrë role dhe kanë fituar aftësi të panjohura më parë. Mbi të gjitha, për ato çifte që janë martuar në vendin e origjinës dhe që kanë jetuar atje një pjesë të jetës së tyre bashkëshortore dhe familjare, lind vështirësia për të rikrijuar jetën e tyre në çift në një kontekst tërësisht të ndryshëm dhe në mungesë së mbështetjes të rrjetit të të afërmve dhe miqve, shpesh shumë të rëndësishëm në jetën e tyre. Jo të gjitha çiftet arrijnë deri tek bashkimi dhe shpesh ata që e bëjnë këtë duhet të aktivizojnë shumë energji më tepër për të përballuar vështirësitë, me të cilat ndeshen. Bashkimi në fakt nuk do të thotë të rifillosh marrëdhënien nga ajo pikë ku është ndërprerë me të njëjtat modalitete, por kërkon një seri ndryshimesh shpesh radikale. Vështirësia e parë ka të bëjë pikërisht me aftësinë për të ditur të përcaktohen dhe të rinegociohen rolet reciproke në dritën e atyre të mëparshmëve, por edhe përballë ndryshimeve që ushtron përvoja emigruese dhe ndikimi kulturor në vendin pritës. Bashkimet familjare kur gruaja është hallka e parë e zinxhirit të emigrimit e më pas bashkohen me të edhe burri e fëmijët, janë të rralla në kontekstin e emigrimit shqiptar, sepse përgjithësisht në këtë kontekst është bashkëshorti ai që emigron fillimisht, por studimet ndërkombëtare e kanë cekur edhe këtë kontekst dhe kanë treguar se, në rastet e bashkimeve familjare kur gruaja tërheq edhe anëtarët e tjerë të familjes, kushtet specifike ndryshojnë ndarjen tradicionale të roleve brenda çiftit dhe e çojnë burrin drejt një pozicioni më inferior. Të paktën përkohësisht, burri jeton në një situatë varësie në të cilën nuk është më ai, por gruaja mbikëqyrësja ose ajo që i del për

32

Page 46: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

zot familjes, ajo që njeh kontekstin, di gjuhën e vendit ku emigron, ka marrëdhënie me jashtë, e veçanërisht, ka një pavarësi ekonomike që e lejon atë të mbajë familjen dhe burrin. Në këto rrethana verifikohet realisht një ndryshim i anasjelltë i roleve të jetuara më parë, ndryshim ky i përforcuar më shumë nga vështirësitë e futjes në punë dhe nga periudhat e zgjatura të papunësisë. “Ky lloj bashkimi mund t'i shkaktojë burrit të bashkuar dhe të varur nga gruaja, e cila është bërë kryefamiljare, një seri vështirësish, për sa kohë mund të ndihet i detyruar për një periudhë të caktuar, që mund të jetë edhe e gjatë, të jetë inaktiv dhe mbi të gjitha të humbë rolin e vet shoqëror” (Balsamo, F., 2003:19). Megjithatë përvoja emigruese si një ngjarje kritike dhe e paparashikueshme, mund të shkaktojë dy situata të kundërta që çojnë ose në një rritje të kohezionit ose solidaritetit të çiftit, ose në një frakturë të pariparueshme. “Tensioni, stresi dhe krizat e shkaktuara nga emigrimi mund t'i çojnë lidhjet prindërore dhe familjare drejt dobësimit ose drejt forcimit, duke i shkatërruar të njëjtat marrëdhënie ose duke i riorganizuar ato” (Dumont, W. A., 1993:39). Pavarësisht se emigrimi është një përvojë që shoqërohet me stres dhe tension, mënyra se si menaxhohen këto emocione varet nga aftësia që kanë familjarët për të shfrytëzuar maksimalisht energjitë njerëzore të nevojshme për të ruajtur lidhjet familjare. Në rastet kur partnerët arrijnë të përballojnë vështirësitë dhe çorientimin fillestar, krijohet një modalitet i ri i marrëdhënies së jetuar nga subjektet në kuptimin pozitiv si element i forcës dhe i bashkimit bashkëshortor. Në disa raste pikërisht fakti i të qenurit vetëm dhe pa mbështetjen e familjes në përjetimin e disa përvojave, i bën më të bashkuar partnerët dhe që u jep atyre ndjenjën për të besuar dhe për t’u mbështetur më shumë tek njeri-tjetri. Pas bashkimit familjar këto çifte ka shumë të ngjarë të arrijnë procesin e rinegocimit të roleve dhe detyrave, duke u përshtatur me ndryshimet e ndodhura. Në disa raste të tjera nëse bashkëshortët nuk arrijnë procesin e rinegocimit dhe secili mbetet i lidhur me modelin origjinar, pa pranuar ndryshimet e ndodhura, do të ndodhë pak a shumë një frakturë që do të çojë në pjesën më të madhe të rasteve në një ndarje dhe në një formim të mundshëm të lidhjeve të tjera. Qëndrueshmëria fillestare e marrëdhënies mes partnerëve para nisjes së njërit prej anëtarëve në emigrim, luan një rol shumë të rëndësishëm. Një çift që në përvojën e tij ka patur dinamika konfliktuale dhe problematika para nisjes së njërit prej anëtarëve, do të ketë shumë më shumë vështirësi për të vënë në lëvizje energjitë e nevojshme për të përballuar procesin emigrues. Nëse bashkimi duket si një sfidë dhe një pengesë e vështirë për t’u përballuar për

33

Page 47: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

çiftet, akoma më kompleks është për fëmijët e mbetur prej kohësh në vendin e origjinës, mbi të gjitha nëse bashkimet nuk ndodhin në brendësi të kuadrit familjar tashmë të njohur nga fëmija, por në një kontekst të ndryshuar në të cilin rindërtimi i familjes nënkupton në realitet njohjen me anëtarët e rinj të saj dhe ndërtimin e marrëdhënieve të reja. Nisja e njërit nga prindërit përcakton në fakt një periudhë të ndarjes së sforcuar pak a shumë të gjatë në kohë, gjatë të cilës fëmijët mbeten bashkë me anëtarët e tjerë të familjes së zgjeruar. Bashkimi shikohet kështu si një fazë veçanërisht kritike dhe e mbushur plot pritshmëri dhe pritje dhe paraqet realizimin e një dëshire të akumuluar në kohë, ribashkimin me familjen, por edhe ndarjen dhe shkëputjen shpesh përfundimtare nga afeksioni i miqve, shokëve dhe njerëzve të njohur. Çdokush brendëson që nga fëmijëria e tij elementë të kulturës vetjake, vlerat e kësaj kulture dhe kodet normative, mbi të cilat ndërton një rrjet marrëdhëniesh të sigurta për ekuilibrin e tij emotiv. Me largimin nga vendi e gjithë kjo zhduket, si lidhjet afektive dhe referimet kulturore. Pengesa e parë lidhet pikërisht me aftësinë për të rindërtuar marrëdhëniet dhe për të rikrijuar një raport me personat tashmë të panjohur, që koha dhe largësia i kanë bërë të huaj. Sikurse vëzhgon Balsamo, vështirësia më e madhe ose më e vogël e ripërfshirjes nuk është e lidhur me ardhjen e fëmijëve apo me zhvendosjen e tyre në vetvete, por më tepër me kushtet materiale, ekonomike, të banimit, të ekuilibrit familjar që paraqiten në ardhjen e tyre: “... ndërkohë që zhvillimi i fëmijës do të kërkonte qëndrueshmëri dhe siguri, qëndrimi i prindërve është shpesh i shënuar nga përkohshmëria dhe paqartësia, nga gjendja juridike e të mos paturit të shtetësisë dhe marxhinaliteti shoqëror” (Balsamo, F., 2003:40). Ndryshimet e ndodhura në karakteristikat e familjes, kushtet e pasigurta të jetës, nevojat për të ndarë hapësira me personat pothuajse të panjohur, janë të gjithë faktorë që e bëjnë më të vështirë aktivizimin e atyre energjive të nevojshme për t’u përshtatur. Një nga aspektet më të mprehta është pikërisht vëmendja që u është kushtuar përgatitjes, qoftë të nisjes nga vendi i origjinës, qoftë të mbërritjes në vendin pritës. Shumë herë nisja nuk është e përgatitur, shpesh për shkak të kushteve të kuotuara që kërkojnë një ribashkim në një kohë të shkurtër (vdekja e një gjyshi, pamundësia për të vazhduar për të ndjekur fëmijën nga ana e atij që kujdesej për të, një ndryshim në kushte familjare ...), dhe prindërit nuk vlerësojnë në thellësi pasojat e ribashkimit. Mendohet se ardhja e fëmijëve do t’i japë fund një vuajtjeje të mbajtur prej vitesh dhe nuk vihen re vështirësitë emotive dhe materiale të këtij ritakimi.

34

Page 48: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2.1.3.2.2. Studimet me fokus emigrimin dhe familjen e lënë në vendin e origjinës Emigrimi ndikon fillimisht në zvogëlimin numerik të grupit familjar, dhe për rrjedhojë të kësaj, çon në një ripërcaktim të detyrave të çdo anëtari të familjes së mbetur në vendin e origjinës, në bazë të karakteristikave dhe të roleve të luajtura nga ai/ ata që janë nisur por edhe nga ai/ ata që kanë mbetur (burrë ose grua, kryefamiljar, i ri beqar, fëmijë i lindur i pari, etj.). Të emigrosh do të thotë shpeshherë të ndahesh nga ai unitet i marrëdhënieve familjare dhe komunitare, që në kulturën e vendit të origjinës mbronin dhe garantonin siguri për çdo anëtar të familjes. Studimet me fokus emigrimin dhe familjen e lënë në vendin e origjinës janë përqëndruar në disa linja: (a) në pasojat e emigrimit tek fëmijët e lënë pas, (b) në pasojat e emigrimit tek bashkëshortët e lënë në vendin e origjinës, por edhe (c) në pasojat e emigrimit tek prindërit e moshuar të lënë pas. Në literaturën sociologjike përdoret koncepti i familjes transnacionale, për të përshkruar përvojën e familjeve, anëtarët e të cilave ndodhen në të paktën dy shtete të ndryshme dhe komunikojnë në distancë me njeri-tjetrin (Parrenas, R.S.,2001:80). (a) Studimet mbi ndikimin e emigrimit të prindërve tek fëmijët e lënë në vendin e origjinës kanë treguar se kjo dukuri shoqërohet me pasoja pozitive dhe negative tek këta fëmijë. Nga njëra anë, remitancat (dërgesat ekonomike) të prindërve ndikojnë pozitivisht në arsimimin dhe shëndetin e fëmijëve dhe ulin mundësinë e tyre për t’u përfshirë në punë informale, nga ana tjetër, mungesa e prindërve ndikon negativisht në procesin e rritjes, edukimit dhe zhvillimit konjitivo-afektiv të fëmijës (Shih: Yang, D., 2008: 591-630; Alcaraz, C., e të tjerë, 2012:156-65). Studimet kanë treguar se mjaft fëmijë, prindërit e të cilëve (nëna, babai ose të dy) janë në emigrim përparojnë me vështirësi në procesin mësimor. Një studim i udhëhequr nga Giannelli dhe Mangiavacchi nxori këtë përfundim për rastin e fëmijëve shqiptarë (Giannelli, G.C.; Mangiavacchi, L., 2010:76-92). Rezultate të ngjashme u paraqitën edhe nga studimet e Zoller Booth, Lahaie e të tjerë, Antman, (Zoller Booth, M., 1995:195-210; Lahaie, C., e të tjerë, 2009:299-312; Antman, F. M., 2011:200-08). Gjithashtu studimet kanë treguar se variabla të tillë si gjinia dhe mosha e fëmijëve duhen marrë parasysh. Meyerhoefer dhe Chen treguan se prindërit në emigrim financojnë më pak për shkollimin e fëmijëve vajza në Kinë, sepse i shohin ato më shumë të lidhura me veprimtaritë brenda shtëpisë dhe riprodhimin (Meyerhoefer, CH.D.; Chen, C.J., 2011:379-96). Rezultate të ngjashme treguan edhe McKenzie dhe Rapoport. Ata

35

Page 49: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

nxorën në pah se në Mexico prindërit në emigrim nuk financojnë për shkollimin e fëmijëve në një moshë relativisht të rritur sepse presin që djemtë të emigrojnë dhe vajzat të merren me shtëpinë (McKenzie, D.; Rapoport, H., 2011:1331-58). Antman, në të kundërt gjeti një ndikim pozitiv të emigrimit të prindërve dhe ndjekjes së shkollës nga vajzat në krahasim me djemtë, sepse këta të fundit perceptohen nga prindërit si më të aftë për t’i bërë ballë jetës, kurse vajzat si më në nevojë për t’u ndihmuar (Antman, F. M., 2011: 200-08). Studime të tjera kanë gjetur lidhje pozitive mes emigrimit të prindërve dhe shëndetit të fëmijëve të lënë në vendin e origjinës. Në këto studime tregohet se si dërgesat monetare ndikojnë në përmirësimin e dietave ushqimore e këto të fundit ndikojnë pozitivisht shëndetin e fëmijëve (Kanaiaupuni, SH. M.; Donato, K. M., 1999: 332-53). (b) Studimet mbi pasojat e emigrimit tek bashkëshortët e lënë në vendin e origjinës, kanë treguar se dërgesat monetare të njërit nga bashkëshortët, zakonisht të burrit, ulin pjesëmarrjen në tregun e punës të bashkëshortit tjetër joemigrant. Rezultate të ngjashme u gjetën në Xhamajkë nga Kim, në Shqipëri nga Mendola dhe Carletto, në Armeni nga Grigorian dhe Melkonyan (Kim,N., 2007: 3-16; Mendola, M.; Carletto, G., 2009:7-23; Grigorian, D.A.; Melkonyan, T.A., 2011:139-53). Studime të tjera, sikurse u analizuan më sipër, fokusohen gjithashtu në pasojat e emigrimit në qëndrueshmërinë e familjes, marrëdhënien mes partnerëve dhe ndikimin e tij në nivelin e divorcit të çifteve. (c) Studimet mbi pasojat e emigrimit tek prindërit e lënë në vendin e origjinës, fokusohen më së shumti në dërgesën e parave nga fëmijët dhe në mënyrën se si këto dërgesa menaxhohen nga prindërit e moshuar (Shih: Rapoport, H.; Docquier, F., 2005:8-10), në problemin e përkujdesjes dhe në shëndetin e prindërve të moshuar, probleme që krijohen nga mungesa e pranisë së fëmijëve të rritur në vendin e origjinës. Studimet kanë treguar që, nga njëra anë dërgesat monetare të fëmijëve në emigrim kontribuojnë për shërbime më të mira shëndetësore për prindërit e tyre të moshuar, por, nga ana tjetër, shëndeti i prindërve mund të ndikojë projektin emigrues të fëmijëve duke ndikuar në dilemën kthim-qëndrim (Shih: Giles, J.; Mu, R., 2007:265-88; Kuhn, R., e të tjerë, 2011:183-209). Të tjera studime janë fokusuar në mënyrën se si emigrimi i fëmijëve ndikon në shëndetin mendor të të moshuarve, duke treguar se në një pjesë të madhe rastesh emigrimi i fëmijëve rrit ndjenjën e vetmisë dhe të izolimit tek prindërit e moshuar të lënë në vendin e origjinës (Antman, F.M., 2010).

36

Page 50: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2.1.3.2.2. Studimet me fokus emigrimin dhe familjen në vendin pritës Sikurse u përmend në kapitullin paraardhës, një nga objektivat e këtij studimi është shqyrtimi i ndikimit të procesit të integrimit në ndryshimet strukturoro- funksionale të familjes emigrante në shoqërinë pritëse. Në këtë kuadër shqyrtimi i literaturës që ka në fokus ndryshimet strukturore dhe funksionale që ndodhin në familjen emigrante, të zhvendosur nga vendi i origjinës në vendin pritës, merr një rëndësi parësore. Sociologia italiane Mara Tognetti Bordogna përcakton fushat simbolike që pësojnë më shumë ndryshime gjatë përvojës emigruese të familjes (Bordogna, M.T., 2004). Vlerat. Vlerat familjare tradicionale priren të dobësohen në favor të vlerave të tjera që kërkojnë akoma të zbulohen në realitetin konkret. Kështu, pozicioni i gruas, niveli i fekonditetit dhe respekti për të moshuarit mbeten gjithmonë elementë të rëndësishëm të familjes që emigron, në përgjithësi konservatore në lidhje me vlerat tradicionale, por që respektohen me më pak forcë në krahasim me të kaluarën.

a) Ndjenja e përkatësisë. Marrëdhëniet mes individit dhe shoqërisë pësojnë transformime të ndryshme: gruaja është më shumë pjesë e rrjetit të marrëdhënieve shoqërore dhe e ritmeve tipike të shoqërisë pritëse; numri i fëmijëve shkon drejt uljes dhe nuk konsiderohet më nga prindërit si simbol i vazhdimësisë.

b) Jeta e përditëshme. Puna dhe shkollimi e detyrojnë familjen emigrante t’i përshtatet stilit të jetës së vendit pritës; kjo prodhon ndryshime të thella dhe shpesh kontradiktore në marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme të familjes, gjë që bën shpesh që anëtarët e saj të jenë modernë në punë dhe tradicionalë në familje. Në vitet 1990, vihet re se një numër i konsiderueshëm autorësh e kanë vënë theksin në marrëdhënien mes emigrimit dhe familjes, duke u ndalur veçanërisht në rolin e gruas në emigrim. Autoret Lim dhe Zlotnik theksuan rëndësinë e familjes për të kuptuar emigrimin në linjën femërore. Lim pavarësisht se nuk eksploroi në mënyrë të mirëfilltë familjen emigrante, theksoi ndikimin e emigrimit në rolet gjinore, në strukturën dhe funksionin e familjes (Shih: Lim, L. L., 1993:197-218). Lim e shihte familjen si një njësi shoqërizuese ku kultura transformohet në veprim dhe ku përcaktohen dhe shprehen rolet moshore dhe gjinore (Po aty: 230). Hania Zlotnik, në një studim të saj, i kushtoi vëmendje të veçantë rolit të gruas në familjen emigrante, duke theksuar se gratë nuk duhen parë si pasive dhe të varura nga bashkëshortët, por në kushtet e emigrimit, ato duhen konsideruar si subjekte aktive që

37

Page 51: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

luajnë një rol shumë të rëndësishëm jo vetëm në sferën e riprodhimit biologjik, por edhe në sferën e prodhimit (Zlotnik, H., 1995:256-71). Studime të tjera tregojnë se në emigrim, ndryshojnë madje edhe modelet bashkëshortore; roli i kryetarit të familjes dobësohet dhe gruaja arrin një pavarësi ekonomike të panjohur më parë, duke mundësuar kështu zhvillimin e një roli gjithnjë e më protagonist në jetën familjare. Sipas studiueses Cecilia Frosoni, raportet e pushtetit në brendësi të bërthamës së familjes emigrante pësojnë ndryshime. Të dy bashkëshortët, duke punuar, kontribuojnë më mbarëvajtjen e familjes. Në veçanti gratë nisin të gëzojnë më shumë liri në Itali, në krahasim me lirinë që gëzonin në Shqipëri (Frosoni, C., 2006:44). Gjithashtu sociologu Rando Devole ka analizuar faktin pse një pjesë e konsiderueshme e femrave shqiptare në Itali mendon se të qenurit femër i ndihmon ato në integrim. Sipas tij, fakti që tregu italian i punës është duke u femërzuar gjithnjë e më shumë, është një shpjegim për këtë çështje (Devole, R., 2008:137-39). Megjithatë, sikurse u theksua edhe më sipër, familja emigrante nuk është një entitet statik që transferohet pa ndryshime nga konteksti i origjinës në kontekstin e mbërritjes. Ajo në realitet prezantohet si një strukturë e re, me identitet dhe karakteristika specifike që burojnë pikërisht nga rruga që çdo familje detyrohet të përshkruajë gjatë procesit të emigrimit. Ahséne Zehraoui në vend të termit “familje emigrante/imigrante” përdor termin “familje e emigrimit/imigrimit”. Nuk ekziston një familje emigrante tashmë plotësisht e formësuar që të integrohet, të jetë e integruar ose për t'u integruar .... Integrimi shoqëror nuk i përket një familjeje që ka përfunduar së ndërtuari e së formuari. Ky integrim përbën një proces kompleks që e prodhon familjen emigrante me identitetin e saj shoqëror dhe kulturor. Familja emigrante, ose akoma më saktësisht familja e emigrimit, pëson kështu një proces ndryshimi dhe transformimi të thellë, që e bën atë të rindërtojë dhe të rimodelojë tiparet e saj përmes ndërlidhjes së elementëve në kontekstin e tashëm të mbërritjes dhe të atyre që i mbart nga vendi i origjinës (Zehraoui, A., 1995:77). Familja e emigrimit skicohet kështu si njësi autonome dhe karakteristike, fryt i një ripërpunimi midis asaj që ishte para se të emigronte (në lidhje me modelin e formimit të bërthamës, rolit të bashkëshortëve, marrëdhëniet prindër/ fëmijë, ndarjes së punës sipas përkatësisë gjinore, etj.) dhe asaj që do të bëhet pas bashkimit të të gjithë anëtarëve të saj në vendin e mbërritjes.

38

Page 52: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2.2. Akulturimi dhe strategjitë e përshtatjes në vendin pritës. Integrimi një

strategji e suksesshme përshtatjeje Sociologët italianë Vincenzo Cesareo dhe Laura Zanfrini mbështesin idenë se familjet në varësi të projektit të tyre emigrues, zbatojnë strategji përshtatjeje që mund të shkojnë nga mbyllja në mikrokozmosin familjar dhe një ndarje të hapësirës së brendshme (familjes) me atë të jashtme (shërbimet, strukturat e vendit pritës), në pranimin total të mënyrave të reja të jetesës, ose rrugë të tjera të mesme dhe kombinime të ndryshme që qëndrojnë mes këtyre dy skajeve (Cesareo, V.; Zanfrini, L., 2005:76). Kështu, mbyllja në grup, integrimi në vendin pritës ose asimilimi, janë mënyra reagimi dhe strategji që zakonisht konvergojnë me projektin emigrues të familjes që emigron. Një familje, projekti emigrues i së cilës synon drejt qëndrimit në vendin pritës, zakonisht përpiqet të integrohet në këtë vend e kështu me radhë. Koncepti i integrimit është mjaft kompleks. Kjo sepse, së pari, vetë koncepti i integrimit përmban shumë përmasa, dhe, së dyti, sepse ka një konfuzitet mes termave izolim ose mbyllje në grup, integrim dhe asimilim. Me qëllimin për të qartësuar konceptin e integrimit, le të ndalemi në shpjegimin e formave të ndryshme të përshtatjes së emigrantëve në vendin pritës, për të shmangur konfuzitetin që krijohet shpesh mes tyre. Në fjalorin e gjuhës shqipe integrimi përcaktohet si një lidhje e pjesëve ose e anëve të diçkaje në një të tërë, si pjesë përbërëse, e pandarë e saj, ose si një veprim që çon në bashkimin dhe shkrirjen në një njësi të vetme gjatë zhvillimit (Akademia e Shkencave të RPS Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë. Fjalor i Shqipes së sotme. 1984:454).

Por koncepti sociologjik mbi integrimin është më shumë se kaq. Sociologjia ka qenë e interesuar për integrimin që në fillesat e saj, sepse vetë disiplina sociologjike lindi mbi bazën e një vizioni të integruar për shoqërinë. Sipas August Comte...“ çdo sistem shoqëror i çfarëdoshëm, i përbërë nga pak ose nga miliona njerëz, ka si objektiv kryesor të drejtojë drejt një qëllimi të përgjithshëm përfundimtar të gjitha forcat e veçanta” (Shih: Berti, F.; Valzania, A., 2010:19). Gjithashtu edhe interpretimi funksionalist në sociologji ka patur në qendër të vëmendjes së tij integrimin. Në sistemin parsonsian AGIL, integrimi zë një rol të rëndësishëm. Sipas Parsons integrimi shoqëror paraqet një imperativ funksional të

39

Page 53: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

sistemit, që ka si qëllim të garantojë koherencën dhe solidaritetin e brendshëm, që realizohet nëpërmjet brendësimit të normave nga ana e individëve nëpërmjet procesit të shoqërizimit. Më pas, është detyrë e sistemit juridik të kontrollojë nëse respektohen ose jo rregullat dhe të sanksionojë sjelljet devijante për të garantuar kohezionin dhe qëndrueshmërinë e një shoqërie të caktuar (Po aty: 20).

Ndryshe nga teoritë funksionaliste, të cilat nuk njohin proceset antagoniste, të cilat ekzistojnë si në nivelin individual, ashtu edhe në nivelin kolektiv dhe që provokojnë tensione dhe konflikte, teoritë konfliktualiste, të bazuara në idetë e Marksit dhe të Simmelit, e shohin çështjen e integrimit të lidhur me atë të veprimit, konfliktit dhe kundërshtimit. Sipas Simmel-it është e pamundur të flitet për një integrim të plotë, siç hipotetizonin shkolla pozitiviste dhe ajo funksionaliste. I huaji i Simmelit përbën një figurë interesante. I huaji simelian është afër dhe larg në të njëjtën kohë. Është afër sepse zë hapësira të lëna të lira nga shoqëria pritëse dhe është larg sepse nuk njeh mekanizmat e marrëdhënieve ndërshoqërore, në bazë të së cilave veprojnë vendasit. Sipas Simmel-it, i huaji është udhëtari i mundshëm që pavarësisht se ka ndaluar, nuk ka hequr ende dorë nga liria për të ikur dhe për të ardhur (Simmel,G., 1998:580), prandaj, sipas tij, procesi i integrimit nuk mund të jetë përfundimtar dhe i plotë. Le të fokusohemi tani më konkretisht tek integrimi i emigrantëve në vendin pritës. Në librin “Le nuove frontiere dell’integrazione” (Kufijtë e rinj të integrimit), sociologu italian Fabio Berti, mbron idenë se procesi i integrimit tashmë po “ndryshon marsh”. Në shoqëritë perëndimore tashmë procesi i integrimit nuk duket si asimilim dhe as si alternativë kundrejt përjashtimit, por si një proces dinamik, shumëpërmasor, i bazuar në respektin e ndërsjellë dhe diversitetin etniko-kulturor (Berti, F.; Valzania, A., 2010:11). Por, këtij koncepti të qartë të integrimit, i është dashur të kalojë sfida dhe vështirësi për të përshkruar marrëdhëniet sociale mes individëve dhe grupeve në vende të ndryshme, si dhe, sidomos për të përshkruar politikat që udhëhiqnin këto marrëdhënie. Një nga kontributet më me vlerë në lidhje me problemet e proceseve të integrimit është ai i Robert Park, i publikuar në vitin 1928 në veprën “Human Migration and the Marginal Man” (Migrimi njerëzor dhe njeriu i mënjanuar). Përveç të tjerash, në këtë studim, Park paraqet dallimin mes katër proceseve të integrimit (Shih: Merico, F., 2008:35-36).

1. Procesi i parë është“amalgamimi” (amalgamation), proces i llojit biologjik, që i referohet kryqëzimit të racave nëpërmjet martesave të përziera.

40

Page 54: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2. Procesi i dytë është“përshtatja” (accomodation), i cili përfaqëson një proces social, të drejtuar në mënyrë të vetëdijëshme nga kontrolli i konflikteve edhe pse përkohësisht.

3. I treti “asimilimi” (assimilation) është gjithashtu një proces social, nëpërmjet të cilit në mënyrë të pavetëdijshme dhe të ngadaltë, i huaji merr qëndrimet dhe ndjenjat e shoqërisë së mbërritjes.

4. Procesi i katërt është “akulturimi” (acculturation), i cili përbën një proces kulturor dhe social, që, nëpërmjet kontaktit dhe ndërveprimit e bën individin ose grupin të marrë tiparet kulturore të grupit tjetër. Në këtë proces një rol të rëndësishëm luan komunikimi gjuhësor.

Megjithatë, pavarësisht kontributeve sociologjike, të gjysmës së parë të shekullit XX, studimet e mirëfillta me fokus përshtatjen e emigrantëve në vendin pritës kanë patur një hov të konsiderueshëm në gjysmën e dytë të shekullit XX (Berry, J.W., 1992:1). Përshtatja ndodh si në nivel individual edhe në nivel grupi dhe ndikohet nga faktorë psikologjikë, shoqërorë, kulturorë, politikë dhe historikë. Berry në një artikull të titulluar “Acculturation and Adaptation in a New Society” (Akulturimi dhe përshtatja në një shoqëri të re), është ndalur veçanërisht në shpjegimin e konceptit të përshtatjes kulturore të emigrantëve në vendin pritës, duke u ndalur në atë që njihet si modeli i akulturimit (Berry, J.W., 1992: 69-85). Akulturimi, para se të përdorej nga Berry, është përcaktuar si një ndryshim kulturor që ndodh nga kontakti i parë dhe i vazhdueshëm mes dy grupeve të ndryshme kulturore (Redfield, R., e të tjerë, 1936:149). Megjithëse akulturimi është një term neutral në parim, sepse ndryshimi mund të prekë të dy grupet, në praktikë akulturimi prek më shumë njërin nga këto dy grupe. Analizat sociologjike të viteve ’50 të shekullit XX nxorën në pah se akulturimi mund të jetë: reaktiv, në rastet kur shoqërohet me rezistencën e grupeve për të mos ndryshuar, kreativ, kur stimulon forma kulturore të reja e të ndryshme nga elementet e dy kulturave që janë në kontakt me njëra-tjetrën, dhe i vonuar në rast se ndryshimet kulturore shfaqen më dukshëm në vitet në vijim (Social Science Research Council, 1954:954). Në gjysmën e dytë të viteve 1960, Graves konsideroi të rëndësishëm dallimin mes akulturimit në nivel grupi dhe akulturimit psikologjik. Në rastin e parë akulturimi përbën një ndryshim kulturor të të gjithë grupit, ndërsa në rastin e dytë të akulturimit, ndryshimi ndodh në psikologjinë e individit (Shih: Graves, T., 1967:337-50). Kështu, sipas Berry-t, është shumë e rëndësishme të mbahet parasysh ky dallim, së pari sepse kjo pasqyron rëndësinë e dy grupeve të variablave në procesin e akulturimit: variablat

41

Page 55: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

në nivel grupor dhe ato në nivel individual dhe, së dyti, sepse jo të gjithë individët e përjetojnë në të njëjtën mënyrë procesin e akulturimit që prek grupin e tyre. Ndryshimet mund të jenë të rëndësishme dhe të thella në nivel grupi, por në varësi të shkallës së pjesëmarrjes së individit në këtë grup, këto ndryshime mund të mos jenë të tilla për individë të caktuar (Berry, J.W., 1970: 239-52; Colleen, W., e të tjerë, 2001:212-16). Koncepti i akulturimit është përdorur gjerësisht në studimet ndërkulturore, shoqërore dhe psikologjike gjatë gjysmës së dytë të shekullit XX, por ka qenë subjekt i mjaft kritikave për shkak të erozionit që pësoi koncepti fillestar i akulturimit (ai i Redfield e të tjerë i shpjeguar më sipër), duke u bërë sinonim me konceptin e asimilimit. Në vitin 1964 Gordon ka paraqitur dy forma të përshtatjes të të ardhurve në vendin pritës: asimilimi strukturor dhe asimilimi kulturor (Gordon, M.M., 1964:81). Kur ndodhin të dyja këto forma të asimilimit, atëherë bëhet fjalë për një asimilim të plotë, ndërsa kur paraqitet vetëm asimilimi strukturor (për shembull nivel i lartë i kontaktit dhe i pjesëmarrjes), i kombinuar me një nivel të ulët të asimilimit kulturor (një nivel i lartë i ruajtjes së kulturës vetjake), atëherë rezultati do të jetë i ngjashëm me integrimin (shiko më poshtë konceptin e integrimit sipas Berry-t). Një konceptim paralel me atë të akulturimit u zhvillua në Francë në vitet 1990; koncepti ndërkulturim, i cili nënkuptonte një tërësi procesesh, nëpërmjet të cilave individët dhe grupet ndërveprojnë kur e identifikojnë veten si kulturalisht të ndryshëm nga njeri-tjetri (Clanet, C., 1990:70). Duke qenë se koncepti i akulturimit përshkruan një proces përshtatjeje që ndodh kur ndërveprojnë individë ose grupe me përbërje të ndryshme kulturore, më poshtë konceptet “akulturim” dhe “përshtatje” do të përdoren si sinonime të njëra-tjetrës. Përveç akulturimit, Berry paraqet edhe katër strategji të akulturimit sipas të cilave emigrantët përshtaten me kulturën e vendit pritës:

1. Ndarja (ose mbyllja në grup), e cila përbën një strategji përshtatjeje që ndodh kur emigrantët konsiderojnë të vlefshme ruajtjen e identitetit të tyre kulturor dhe jo krijimin e marrëdhënieve me grupet e tjera kulturore.

2. Asimilimi, i cili ndodh kur emigrantët nuk ruajnë identitetin e tyre kulturor por konsiderojnë të rëndësishme marrëdhëniet intensive me kulturat e tjera. Marxhinalizimi, i cili ndodh kur emigrantët dështojnë në procesin e ruajtjes në të njëjtën kohë edhe të identitetit të tyre kulturor edhe të krijimit të marrëdhënieve me grupet e tjera kulturore (shpesh për shkak të përjashtimit ose diskriminimit).

42

Page 56: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

3. Integrimi, në të cilin emigrantët përpiqen të ruajnë identitetin e tyre kulturor duke krijuar marrëdhënie të suksesshme edhe me grupet e tjera kulturore.

Kur këto strategji nuk përdoren me vullnetin e lirë të emigrantëve, por kur është shoqëria pritëse ajo që i imponon atyre përdorimin e tyre, këto strategji lipsen të emërtohen ndryshe sipas Berry-t. Kështu, kur ndarja (ose mbyllja në grup) imponohet nga shoqëria pritëse, ajo merr kuptimin e segregimit. Kur emigrantët zgjedhin vetë të asimilohen, përdoret zakonisht koncepti i melting pot (poçe për shkrirje), ndërsa kur shoqëria pritëse ia imponon atyre këtë asimilim lipset të përdoret koncepti i pressure cooker (kusi presioni). Në rastin e marxhinalizimit, zakonisht emigrantët nuk e zgjedhin atë si strategji përshtatjeje, por është presioni i shoqërisë pritëse ai që i çon drejt kësaj strategjie. Në këtë rast presioni shoqërohet me përjashtimin detyrues dhe prodhon marxhinalizimin. Në të kundërt integrimi mund të zgjidhet në mënyrë të lirë dhe mund të zbatohet me sukses nga emigrantët kur shoqëria pritëse është e hapur dhe përfshirëse në orientimin e saj kundrejt diversitetit kulturor (Berry, J.W., 1991:17-49). Kështu, integrimi kërkon respekt reciprok ndaj të drejtave të të gjithë grupeve kulturalisht të ndryshëm. Sipas Berry-t, integrimi mund të ndodhë vetëm në shoqëritë multikulturore ku ekzistojnë disa parakushte: (1) pranimi i vlerave të një shoqërie me diversitet kulturor (për shembull: prania e një ideologjie pozitive multikulturore); (2) ekzistenca e një niveli relativisht të ulët të paragjykimeve (për shembull: nivele minimale të etnocentizmit, racizmit dhe diskriminimit); (3) qëndrime pozitive të ndërsjellta ndërmjet grupeve kulturore (për shembull: mungesa e urrejtjes mes grupeve të veçanta) dhe (4) ndjenja e atashimit dhe e identifikimit me një shoqëri më të gjerë se grupet kulturore të veçanta (Berry, J. W., 1997:11). Sipas Berry-t integrimi dhe ndarja ose mbyllja në grup ndodhin kur anëtarët e tjerë të të njëjtit grup etnokulturor ndajnë dëshirën për të ruajtur trashëgiminë kulturore të grupit. Në këtë kuptim, këto strategji sipas Berry-t, janë kolektive, ndërsa asimilimi është më individualist. Berry gjithashtu ka identifikuar disa variabla që ndikojnë në zgjedhjen e strategjisë së akulturimit të tilla si: konteksti, cikli i përvojës emigruese, statusi përgjithësues. Së pari, sipas Berry-t, ruajtja e kulturës ka gjasa më të shumta të ndodhë në sferën private (si në shtëpi, familjen e zgjeruar, në komunitetin etnik) dhe më pak në sferën publike (si vendi i punës, shkollë, etj.) dhe kontaktet ndërgrupore mund të jenë më pak të dukshme në sferën private në krahasim me atë publike. Së dyti, përgjatë përvojës emigruese, individët eksplorojnë strategji të ndryshme duke përqafuar atë strategji që është më e dobishme dhe më e kënaqshme në krahasim me të tjerat.

43

Page 57: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Së treti, konteksti i gjerë kombëtar mund të ndikojë zgjedhjen e strategjisë së akulturimit. Kështu në shoqëritë multikulturore individët mund të përshtatin një politikë në përputhje me pëlqyeshmëritë individuale për integrim, ndërsa në shoqëritë asimiluese, akulturimi mund të ndodhë duke përshtatur një strategji asimilimi (Shih: Krishnan, A.; Berry, J.W., 1992:187-212). Kështu pra, në nivelin individual, individi mund të jetë i lirë të zgjedhë strategjinë e akulturimit, ose të jetë i detyruar ta përqafojë atë. Sipas Berry-t në procesin e akulturimit ndikojnë edhe karakteristikat e shoqërisë së origjinës (karakteristika ekonomike, politike dhe demografike), por edhe karakteristikat e shoqërisë pritëse (si hapja ndaj imigrimit dhe pranimi i pluralizmit). Gjithashtu sipas tij, akulturimi në nivel grupi shoqërohet me: (1) ndryshime fizike, që përfshijnë urbanizimin dhe rritjen e densitetit të popullsisë; (2) ndryshime biologjike, që përfshijnë konsumimin e dietave të reja ushqimore, ekspozimin ndaj sëmundjeve të reja, të cilat ndikojnë në statusin shëndetësor të të gjithë grupit; (3) ndryshimet ekonomike, që përfshijnë ndryshime në status dhe mundësi të reja punësimi për anëtarët e të gjithë grupit; (4) ndryshimet shoqërore, që përfshijnë shpërbërjen e komuniteteve dhe krijimin e miqësive të reja dhe të rëndësishme si dhe (5) ndryshimet kulturore, të cilat përbëjnë zemrën e konceptit të akulturimit dhe që renditen nga ndryshimet relativisht sipërfaqësore si mënyra e të ushqyerit ose të veshurit, deri tek ndryshimet më të thella si ato gjuhësore, fetare ose alternimet bazike të sistemit të vlerave (Po aty).

Studiues të ndryshëm kanë patur në fokus të vëmendjes së tyre shqyrtimin e faktorëve demografikë dhe shoqërorë që i paraprijnë procesit të akulturimit.

Disa kanë treguar se mosha ka një marrëdhënie të njohur me mënyrën se si ndodh akulturimi. Procesi i akulturimit ndodh qetësisht nëse nis në një moshë të hershme, për shembull para se individi të ndjekë shkollën fillore (Beiser, M., e të tjerë, 1988:695-700). Studimet nuk kanë zbuluar arsye të qarta, por hedhin idenë se fleksibiliteti dhe aftësitë personale për t’u përshtatur janë maksimale në këtë periudhë moshore, prandaj përshtatja kulturore e individit ndodh pa sforcime të mëdha, ndërsa veçanërisht në adoleshencë përshtatja kulturore has probleme substanciale (Carlin, J., 1990:224-33). Ka shumë të ngjarë që konfliktet që krijohen nga njëra anë nga kërkesat e prindërve dhe grupeve të bashkëmoshatarëve të jenë maksimale në këtë periudhë e gjithashtu ka të ngjarë që problemet që nxiten nga tranzicioni mes fëmijërisë dhe moshës së rritur të kryqëzohen me tranzicionin kulturor. Çështjet e zhvillimit të identitetit bëhen qendrore në këtë periudhë jetësore dhe ndërveprojnë me

44

Page 58: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

çështjet e identitetit etnik, duke e bërë më komplekse çështjen se kush është realisht dikush (Phinney, J., 1990:499-514). Nëse procesi i akulturimit nis vonë në jetë, për shembull në moshën e daljes në pension, ose kur prindërit e moshuar ndjekin fëmijët e tyre në emigrim përmes programeve të bashkimit familjar, ka të ngjarë të shfaqet një nivel i lartë rreziku në lidhje me procesin e akulturimit (Beiser, M., e të tjerë, 1988:695-700; Ebrahim, S., 1992:179-97). Ndoshta disa faktorë të zgjatjes së formimit kulturor dhe përshtatjes që pamë më sipër në rastin e fëmijëve, shërbejnë si shpjegim edhe këtu: një jetë e tërë në një kontekst kulturor nuk mund të flaket tutje me lehtësi kur dikush bën një përpjekje për të jetuar në një kontekst të ri kulturor.

Gjinia është gjithashtu një variabël që ndikon në procesin e akulturimit. Ka tregues të qartë se femrat mund të ndeshen me më shumë rreziqe në krahasim me meshkujt (Beiser, M., e të tjerë, 1988:695-700). Megjithatë ky përgjithësim ndoshta varet nga statusi relativ dhe trajtimi i diferencuar i femrës në të dy kulturat: atë të origjinës dhe atë pritëse. Kur ka një dallim të dukshëm mes këtyre dy kulturave, përpjekjet e femrave për të ndërmarrë role të reja që ofrohen në shoqëritë pritëse mund t’i çojë ato në konflikt me traditën e tyre kulturore, duke i vënë ato përpara një rreziku.

Arsimimi duket një faktor i rëndësishëm që ndikon tek përshtatja pozitive. Niveli i lartë i arsimimit ndikon në uljen e nivelit të stresit dhe nivelin e përshtatjes në shoqërinë pritëse (Beiser, M., e të tjerë, 1988:695-700). Një numër arsyesh shpjegojnë këtë lidhje. Së pari, arsimimi (ose më gjerësisht edukimi) i pajis individët me disa aftësi personale të vlefshme. Analiza dhe zgjidhja e problemeve janë dy aftësi që rrënjosen tek individi zakonisht nga edukimi formal dhe ka të ngjarë të ndikojnë në një përshtatje më të mirë të individit në një mjedis të ri. Së dyti, niveli i arsimimit korrelon edhe me burime të tjera të tilla si: të ardhurat, statusi i punësimit, rrjetet mbështetëse e faktorë të tjerë, të cilët janë në vetvete faktorë mbrojtës. Arsimimi ndikon në përcaktimin e statusit të personit në botën ekonomike. Zakonisht emigrantët kur zhvendosen nga vendi i origjinës në vendin pritës pësojnë humbje në status dhe kanë pak hapësira për mobilitet shoqëror (Aycan, Z.; Berry J. W, 1996:240-51). “Statusi i nisjes” zakonisht është më i lartë se “statusi i mbërritjes”; kredencialet (arsimimi dhe përvoja e punës) zakonisht zhvlerësohen kur emigrantët kalojnë nga vendi i origjinës në vendin pritës. Ndonjëherë kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në nivelin e kualifikimit, por mund të ndodhë edhe për shkak të mosnjohjes dhe/ose paragjykimeve në shoqërinë pritëse, gjë që çon në rrezikun për të humbur statusin e mëparshëm nga ana e emigrantit. Për arsye të ngjashme, procesi i ngjitjes së shkallëve të statusit social, që përbën shkakun kryesor të emigrimit, has

45

Page 59: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

pengesa të shumta dhe ndikon në jetën e çdo emigranti (Beiser, M e të tjerë, 1993:731-43), duke ndikuar më pas edhe në procesin e akulturimit në të cilin ky emigrant përfshihet, por gjithashtu edhe në ndërveprimin mes emigrantit dhe institucioneve të shoqërisë pritëse. Së treti, për shumë emigrantë, arsimimi mund të bëjë harmonizimin e tyre me tiparet e shoqërisë së re ku ata janë vendosur dhe të shërbejë si një element që i paraprin akulturimit me anë të mësimit të gjuhës, vlerave dhe normave të kulturës së re, prandaj problemet e humbjes së statusit dhe kufizimit të mobilitetit mund të adresohen gjatë procesit të akulturimit (Beiser, M., e të tjerë, 1988: 695-700). Distanca kulturore, e cila përbën ndryshimin mes kulturës së vendit të origjinës dhe asaj të vendit pritës, pra, sa të ngjashme janë dy kulturat që ndërveprojnë në gjuhë, fe etj., lipset marrë në konsideratë në lidhje me procesin e akulturimit. Studimet kanë treguar se sa më e madhe distanca kulturore mes vendit të origjinës së emigrantit dhe vendit pritës, aq më i vështirë është procesi i integrimit të emigrantit në këtë vend (Ferrarotti, F., 1992:40-42). Sa më e madhe kjo distancë kulturore aq më shumë vështirësi krijon ajo në përvetësimin e kulturës dhe ndoshta ndryshimet e mëdha shkaktojnë qëndrime negative ndërgrupore dhe induktojnë konflikte më të mprehta kulturore që çojnë në një përshtatje të pamjaftueshme (Shih: Pagnini, D.L.; Morgan S. Ph., 1990:405-32). Studimet gjithashtu kanë treguar se faktorët personalë të tillë si: lokusi i kontrollit, të qenurit introvert ose ekstarvert si dhe vetefiçenca, ndikojnë në përshtatjen e individit në një mjedis të ri social (Schwarzer, R., e të tjerë, 1994:685-706). Studime të tjera kanë treguar se procesi i akulturimit pozitiv i parë në lidhje me kohën gjatë së cilës ai zhvillohet, është perceptuar në formën e një kurbe në formë U-je. Nuk ka studime që të paraqesin kursin standard të kohës në të cilën zhvillohet kjo kurbë në formë U-je, por përgjithësisht ato kanë treguar se zgjatja e procesit të akulturimit përkon me ciklin e përvojave me të cilat ai shoqërohet, të tilla si: mësimi i gjuhës së vendit pritës, sistemimi me punë dhe strehim, krijimi i marrëdhënieve shoqërore dhe i mundësive rikrijuese (Ho, E., 1995:27-49). Studimet gjithashtu kanë treguar se strategjitë e akulturimit kanë marrëdhënie thelbësore me përshtatjen pozitive; integrimi është zakonisht më i suksesshmi, marxhinalizimi është më pak i suksesshmi, ndërsa asimilimi dhe ndarja (mbyllja në grup) janë stategji të ndërmjetme. Kjo karakteristikë është gjetur nga pothuaj të gjitha

46

Page 60: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

studimet dhe është e pranishme në të gjitha llojet e grupe që përshtaten (Berry, J.W., 1990:201-34). Ende nuk është plotësisht e qartë pse ndodh kështu, por një arsye mund të jetë se strategjisë së integrimit i bashkëngjiten shumë faktorë të tjerë mbrojtës si psh: dëshira për përshtatje reciproke, përfshirja në të dy komunitetet kulturore dhe të qenurit fleksibël. Në të kundërt marxhinalizimi përfshin tërheqjen nga shoqëria dominante, praninë e përbuzjes dhe një mbështetje të reduktuar shoqërore. Asimilimi përfshin përhapjen e kulturës së vendit pritës dhe mbyllja në grup përfshin tërheqjen nga kultura mbizotëruese. Një tjetër arsye pse integrimi është një nga strategjitë përshtatëse më të suksesshme është se disa shoqëri e përkrahin këtë strategji me anë të politikave dhe individi e ka më të lehtë të masë shkallën e vet të integrimit brenda një konteksti shoqëror ku ky integrim proklamohet (Berry, J.W., 1997: 25). Gjithashtu studimet kanë nxjerrë në pah se variabli i mbështetjes shoqërore luan një rol shumë të rëndësishëm në procesin e akulturimit dhe të përshtatjes (Furnham, A.; Shiekh, S.,1993:22-33). Për disa individë lidhja me trashëgiminë kulturore, për shembull me bashkëkombësit, çon në një reduktim të stresit (Ward, C.; Kennedy, A., 1992:175-94), për disa të tjerë shoqërimi me anëtarë të shoqërisë pritëse është më i vlefshëm, veçanërisht nëse marrëdhëniet përkojnë me pritshmëritë (Berry, J.W.; Kostovcik, N., 1990:155-62), por në studime të tjera tregohet se marrëdhëniet mbështetëse në të dyja kulturat çojnë në një përshtatje më të suksesshme (Berry, J.W.,e të tjerë, 1987:491-511). Studimet gjithashtu kanë treguar se përvojat paragjykuese dhe diskriminuese kanë një ndikim negativ në mirëqenien e individit dhe në nivel grupi këto përvoja mund të përbëjnë një faktor rreziku për përshtatjen në shoqërinë pritëse (Beiser, M., e të tjerë, 1988: 695-700). Një studim i kryer nga Murphy që në vitin 1965 nxori në pah se në shoqëritë pluraliste, paragjykimet dhe veprimet diskriminuese ka të ngjarë të jenë në nivele të reduktuara, por janë gjithmonë të pranishme (Murphy, H.B.M.,1965:221-49). 2.2.1. Përmasat e integrimit: vështirësitë matëse të tyre Sikurse u diskutua edhe më sipër integrimi është një proces kompleks, shumëpërmasor dhe i dykahshëm. Zakonisht integrimi shihet i lidhur ngushtë me politikat, tregun e punës, gjuhën dhe identitetin, mobilizimin etnik dhe kulturor. Integrimi lipset parë gjithashtu i lidhur ngushtë me shanset e barabarta që duhet t’u

47

Page 61: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

jepen emigrantëve për të marrë pjesë në jetën ekonomike, shoqërore dhe politike të vendit pritës, duke u ofruar atyre mundësitë për të përfituar nga të njëjtat standarde jetese si popullsia vendase dhe, duke u garantuar atyre të njëjtat liri dhe të drejta, duke përfshirë këtu edhe lirinë për të ruajtur dhe zhvilluar identitetin kombëtar, etnik, kulturor e fetar. Një nga konceptet më të përdorura është ai që e konsideron integrimin “...një proces shumëpërmasor, që ka si qëllim bashkëjetesën paqësore, brenda një realiteti të përcaktuar historiko-social, mes individëve dhe grupeve kulturalisht dhe/ose etnikisht të ndryshëm, i bazuar në respektin reciprok të diversiteteve etno-kulturore, me kushtin që të mos cënohen të drejtat njerëzore dhe të mos vihen në rrezik institucionet demokratike. Pra integrimi përbën kështu një proces, të cilit i nevojitet kohë dhe nuk realizohet një herë e përgjithmonë por, kërkon vëmendje në mënyrë të vazhdueshme. Ai ka natyrë shumëpërmasore dhe shihet i lidhur ngushtë me fushën ekonomike, kulturore, shoqërore dhe politike. Nëse kufizohet vetëm në njërën nga këto aspekte, integrimi është i pjesshëm. Secili nga këto aspekte i jep jetë aspekteve të tjera të integrimit. Integrimi është një proces i dykahshëm sepse nuk prek vetëm imigrantët por edhe qytetarët e vendit pritës” (Cesareo, V., 2009:23). Më lart u trajtuan disa aspekte të kompleksitetit të këtij termi, ndërsa në vijim do të trajtohet një diskutim mbi përmasat e këtij procesi. Ndërtimi i një skeme përmbledhëse në lidhje me përmasat dhe treguesit e integrimit has shumë vështirësi. Për shembull, nëse mendohet se niveli i lartë i papunësisë së emigrantëve në vendin pritës është një tregues i mos-integrimit të tyre, nuk është shumë e qartë nëse ky nivel papunësie është për shkak të mungesës së hapësirave dhe politikave integruese, apo për shkak të aftësive të papërshtatshme të emigrantëve për t’u përshtatur me kërkesat e tregut të punës. Mjaft studime kanë marrë në konsideratë statistika jo vetëm për nivelin e punësimit, por edhe për atë të arsimit si dhe nivelin e kriminalitetit në lidhje me emigrantët, duke i konsideruar këto si tregues të integrimit, por këto studime kanë hasur vështirësinë se statistikat mbi këto të dhëna të emigrantëve, shpesh nuk janë të plota edhe për shkak të ekzistencës së emigrantëve informalë, të cilët i shpëtojnë skemave të regjistrimit statistikor. Në studime të ndryshme është paraqitur nevoja e ndërtimit të indekseve të integrimit dhe të treguesve konkretë përbërës të këtyre indekseve. Në raportin VIII të Këshillit Kombëtar të Ekonomisë dhe Punës (Consiglio Nazionale dell’Economia e Lavoro, CNEL) në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale në Itali (Ministero del Lavoro e Delle Politiche Sociali), i publikuar në shkurt të vitit 2012, mbi indekset e integrimit të emigrantëve në Itali thuhet se: “Si të gjithë dukuritë komplekse, integrimi nuk është objekt i matjes së drejtpërdrejtë (pra nuk ekziston një e dhënë që menjëherë të kthehet

48

Page 62: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

në një indeks), por është objekt i matjes së tërthortë: duhet të ndërtohen indekse sipas një sistemi që të përmbledhë dhe të sintetizojë një seri të dhënash të cilat korrelojnë në mënyrë domethënëse me integrimin dhe që të jenë të matshëm. Të dhënat e kësaj dukurie mund të përbëjnë tregues, të cilat mund të grupohen, duke ndërtuar indekse sintetikë” (CNEL, 2012:4). Në këtë raport për të matur procesin e integrimit janë ndërtuar 3 indekse të integrimit, secili i përbërë nga 5 tregues konkretë e të matshëm (Po aty:4-8). Raportet e CNEL kufizohen në matjen vetëm të një pjese të aspekteve që ndërtojnë këtë dukuri komplekse, pa pretenduar të masin të gjithë shtrirjen e tij. Bëhet fjalë për disa aspekte të përfshirjes shoqërore dhe të punësimit që mund të maten nëpërmjet të dhënave statistikore, të marra nga burime zyrtare dhe që korrespondojnë me ato që janë quajtur faktorët objektivë të integrimit. Faktorë të tillë, të konsideruar në tërësinë e tyre, masin potencialin e integrimit në një territor të caktuar dhe jo integrimin e arritur efektivisht. Raportet e CNEL nuk janë të vetmet që kanë synuar të masin procesin e integrimit. Edhe studiues të tjerë u kanë kushtuar vëmendje përmasave të ndryshme të procesit të integrimit, brenda së cilave mund të listohen disa tregues. Një ndër më të njohurit është modeli i Friedrich Heckman-it mbi përmasat e integrimit. Sipas tij, procesi i integrimit në të cilin përfshihen individët dhe grupet mund të analizohet në bazë të katër përmasave kryesore (Heckman, F., 1992: 162-207).

1. Përmasa strukturore/institucionale e integrimit, e cila lidhet ngushtë edhe me integrimin politik, përvetësimin e të drejtave dhe mundësive në vendin pritës, statusin ligjor të emigrantit, arsimimin, strehimin, përfshirjen në tregun e punës.

2. Përmasa kulturore e integrimit (akulturimi),e cila përfshin marrëdhënien me elementët kulturorë të vendit pritës dhe atij të origjinës, ndryshimin në sferën konjitive, të sjelljeve dhe në qëndrimet e emigrantëve.

3. Përmasa shoqërore e integrimit, e cila fokusohet në marrëdhëniet private të emigrantëve dhe anëtarësimin e tyre në grupe të ndryshme shoqërore.

4. Përmasa identifikuese e integrimit, e cila përqëndrohet në ndjenjën e përkatësisë.

Megjithëse këto përmasa i referohen aspekteve të ndryshme të jetës, ato janë pazgjidhshmërisht të gërshetuara me njëra-tjetrën. Për shembull: punësimi i një emigranti në tregun parësor të punës (integrimi institucional) varet nga niveli i tij i njohjes së gjuhës së vendit pritës (integrimi kulturor), i cili mund të varet nga kontaktet shoqërore me vendasit dhe mundësinë që ky emigrant ka për ta praktikuar

49

Page 63: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

gjuhën vendase (integrimi shoqëror). Në të njëjtën mënyrë, aftësitë jo të mira gjuhësore kufizojnë kontaktet shoqërore dhe mund të ndikojnë në një rritje të ndjenjës së izolimit, duke çuar në marxhinalizim dhe mbyllje brenda një niçeje (segmenti) etnike (integrimi identifikues). Tre përmasat e para të integrimit janë më objektive, ndërsa përmasa e katërt është më subjektive dhe më e vështirë për t’u matur. Studimet kanë treguar se përgjithësisht emigrantët nuk ndryshojnë menjëherë identifikimin me vendin e origjinës në atë të vendit pritës. Me kalimin e kohës ata zhvillojnë një identitet shumëkulturor të ri dhe dinamik. Bijtë e emigrantëve, kryesisht në moshën e fëmijërisë dhe adoleshencës, ka të ngjarë të zhvillojnë identitete hibride, dykulturore, pasi ndjejnë ndikimin e të dy kulturave gjatë procesit të krijimit të identitetit (Curl, M.; Vermeulen, H., 2003:965-86). Duke mbajtur parasysh kufizimin që ka modeli i Heckman-it, sidomos në matjen e përmasës së katërt të integrimit, do t’i referohemi një modeli të ngjashëm që identifikon përmasat e integrimit, i cili është një model që është praktikuar në një studim të realizuar në nivel kombëtar në Itali në mesin e vitit 2008 dhe në muajt e parë të vitit 2009 në kuadrin e projektit “Integrometro 2008/2009”3. Studimi kishte si objektiv matjen e integrimit të qytetarëve emigrantë (imigrantë, në kontekstin italian), që kanë zgjedhur të jetojnë në Itali dhe u mundësua me intervistimin e mbi 12 mijë emigrantëve që jetojnë atje. Katër përmasat që u mbajtën parasysh për të matur procesin e integrimit ishin:

1. Përmasa ekonomike e integrimit (IE=integrimi ekonomik),që ka si tregues kryesorë: kushtet e punësimit, të banesës, nivelin e kursimeve.

2. Përmasa shoqërore e integrimit (IS=integrimi shoqëror), që ka si tregues kryesorë: marrëdhëniet miqësore dhe pjesëmarrjen në organizata, pëlqyeshmëritë për stilin e jetës, qëllimet, interesat.

3. Përmasa kulturore e integrimit (IK=integrimi kulturor), që ka si tregues kryesorë: njohjen dhe përdorimin e gjuhës së vendit pritës, hapjen ndaj informacionit, ndjenjën e përkatësisë, interesin për veprimtaritë kulturore.

4. Përmasa politike e integrimit (IP=integrimi politik), që ka si tregues kryesorë: statusin juridik, rëndësinë e të qenurit shtetas i vendit pritës.

Këto përmasa të integrimit janë mbajtur parasysh në ngritjen e pyetjeve hulumtuese të përdorura në këtë studim, si dhe kanë orientuar gjetjet, duke qenë pjesë e

3 Studimi u koordinua nga Fondacioni Ismu dhe u realizua në 23 komuna dhe provinca italiane: Milano, Torino, Trento, Forli/Cesena, Ravenna, Rimini, Modena, Treviso, Vincenza, Padova, Parma, Regione Toscana, Ancona, Roma, Bari, Teramo, Chieti, Pescara, Palermo, Catania, Regione Molise, Napoli dhe Benevento.

50

Page 64: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

rëndësishme e instrumenteve metodologjikë të studimit (udhëzuesve të intervistave, fokus grupeve si dhe bisedave të lira), duke e fokusuar vëmendjen tek ndikimi që ka familja në këtë proces kompleks e shumëpërmasor. 2.2.2. Identiteti i emigrantëve, integrimi shoqëror, familja dhe shoqërizimi me

kulturën e vendit pritës Më poshtë në këtë punim, i është kushtuar vëmendje e veçantë shqyrtimit dhe analizimit të konceptit të identitetit dhe ndjenjës së përkatësisë, e veçanërisht lidhjes së tyre me etnicitetin, sepse ky element përbën një nga çështjet më delikate dhe të diskutuara përgjatë procesit të integrimit të emigrantëve dhe familjeve të tyre në shoqërinë pritëse. Trajtesa e mëposhtme kërkon t’u japë përgjigje pyetjeve: Ç’është identiteti etnik dhe a është ai një e dhënë e pandryshueshme, apo ndryshon dhe modifikohet në varësi të rrethanave shoqërore në të cilat jetojnë individët? A pëson ndryshime identiteti etnik dhe ndjenja e përkatësisë, përgjatë përpjekjeve të emigrantëve për t’u integruar në shoqërinë pritëse? Ç’rol luan familja në ruajtjen e identitetit etnik ose në ndryshimet që pëson ky identitet i emigrantëve në shoqërinë pritëse? Sikurse u shpjegua edhe më sipër, përmasa identifikuese, e cila mbështetet në ndjenjën e përkatësisë sipas Heckman-it është disi subjektive dhe e vështirë për t’u matur me metoda sasiore. Për këtë arsye një analizë cilësore e kësaj përmase të integrimit i vjen në ndihmë këtij studimi. Nga ana tjetër këta elementë (identiteti dhe ndjenja e përkatësisë) duket se orientojnë një pjesë të rëndësishme të përmasës kulturore dhe asaj shoqërore të integrimit të emigrantëve dhe familjeve të tyre në vendin pritës, e kjo përbën një arsye tjetër të rëndësishme pse çështjes së identitetit etnik dhe ndjenjës së përkatësisë i është kushtuar një vëmendje e veçantë gjatë këtij studimi. 2.2.2.1. Identiteti dhe ndjenja e përkatësisë Para se të bëhet një analizë e identitetit etnik, është e rëndësishme të shqyrtohet çështja e identitetit në tërësi për të kuptuar se ç’përfaqëson dhe se si ndërtohet ai. Përgjigja më e thjeshtë ndaj pyetjes se ç’është identiteti, është “të qenurit i njohur” (Jervis, G., 1997:11). Megjithatë kjo çështje mund të shihet në dy aspekte: në aspektin individual, pra identiteti individual, ose në aspektin grupor, duke iu referuar identitetit

51

Page 65: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

kolektiv. Ky i fundit, përbën “kornizën e të gjithë problemit”, siç thekson studiuesi Jervis (Po aty). Secili prej nesh, që kur vjen në jetë, i përket një komuniteti, që shërben për të na përcaktuar e për të na bërë të identifikueshëm. Çdo fëmijë zbulon gjatë procesit të zhvillimit të tij, të ketë një mbiemër, një familje, një përkatësi fetare e të tjera. Që në fëmijëri, ai përvetëson një gjuhë, përvetëson rregullat gramatikore dhe fjalorin e nevojshëm për të komunikuar dhe për t’u hapur me botën. Këto elementë, e të tjerë si këto, e formojnë individin për të gjithë jetën, duke kushtëzuar edhe identitetin individual. Ka shumë mënyra për t’u dalluar nga të tjerët: të jetosh në një lagje të veçantë, të jesh anëtar i një shoqate të caktuar, ta kesh origjinën nga një vend i caktuar etj. Shumë nga këto karakteristika shoqërore janë të dukshme tek çdokush prej nesh: ne njihemi në bazë të paraqitjes sonë fizike dhe sjelljeve tona. Identiteti dhe përkatësia nuk janë plotësisht e njëjta gjë. Këto dy koncepte ndërthuren, kryqëzohen dhe shpesh mbivendosen me njeri-tjetrin sepse, nga njëra anë, për sa kohë një individ i përket një grupi njerëzor, ai ka natyrisht një identitet, dhe, nga ana tjetër, për sa kohë ky individ ka një identitet të caktuar, ai i përket dhe njihet si anëtar i një grupi njerëzor. Megjithatë identiteti nuk është i barazvlefshëm me përkatësinë. Tërësia e përkatësive shoqërore ndërton përbërësit e identitetit (Shih: Berti, F.; Valzania, A., 2010:157). Identiteti është një konstrukt shumëpërmasor, i ndjeshëm ndaj ndryshimeve dhe i vështirë për t’u përcaktuar në një përkufizim të vetëm. Në një farë mënyre identiteti mund të krahasohet me një prizëm qelqi, që sipas orientimit të dritës, projekton ngjyra të ndryshme, kështu që të përcaktosh identitetin duke u bazuar vetëm në “një dritë” është njëlloj si të reduktosh në një element të vetëm një realitet shumë më kompleks se aq. Aspekti kompleks i identitetit është analizuar në fokusin e disiplinave të ndryshme si: psikologjia, pedagogjia, sociologjia, antropologjia e të tjera. Më poshtë janë paraqitur në mënyrë të sintetizuar disa karakteristika të konceptit të identitetit, për të cilin studiues të ndryshëm duket se kanë rënë dakord, pavarësisht shumllojshmërisë së perspektivave të ndryshme (De Nardi, A., 2010:25-26). Pikat kryesore të konvergimit ndërdisiplinor në lidhje me konceptin e identitetit, janë si më poshtë:

a) Identiteti integron në të njëjtën kohë idenë e ngjashmërisë me atë të ndryshimit;

b) Identiteti nuk është një entitet i përcaktuar një herë e përgjithmonë, i pandryshueshëm, por një realitet në ndryshim dhe në evoluim të vazhdueshëm;

c) Procesi i ndërtimit identitar nuk ndodh në brendësi të individit në kushtet e izolimit, por ka një natyrë shoqërore, ose thënë ndryshe, përcaktohet nga

52

Page 66: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ndërveprimi me anëtarët e tjerë të shoqërisë dhe në kontekstin kulturor ku çdokush jeton.

Le të ndalemi në secilin nga këto tipare të identitetit. Së pari, koncepti i identitetit ndërtohet në dialektikën mes ngjashmërisë dhe ndryshimit. Ai i përgjigjet, nga njëra anë, nevojës për t’u identifikuar për “t’u ndjerë i ngjashëm me” dhe, nga ana tjetër, nevojës së kundërt për të afirmuar unicitetin e çdokujt, “për t’u dalluar nga”. Pra thelbi i identitetit është një proces i dyfishtë, i identifikimit dhe i dallimit. Së dyti, identiteti nuk është një entitet i dhënë përgjithmonë, i pandryshueshëm, por një realitet për t’u ndërtuar që evoluon vazhdimisht. Sociologu Bauman, studiues i problematikave identitare në epokën e globalizimit, ka pohuar se identiteti është “diçka që lipset të shpiket më shumë se të zbulohet” , është një lloj “loje formuese” që çdo individ përpiqet ta krijojë, por, ndërkohë që enigma në këtë lojë zgjidhet kur shfaqet imazhi përfundimtar, që formohet nga bashkimi i pjesëve të ndryshme, për identitetin nuk ka qartësi, sepse nuk ekziston momenti kur del në pah “imazhi përfundimtar” dhe nuk ekziston as një rezultat përfundimtar të cilit mund t’i përmbahemi. Në përmbajtjen e identitetit, pohon Bauman, “bën eksperimente me atë çfarë ke” (Bauman, Z., 2003:56) dhe nuk ka mundësi të dish nëse zotëron pjesët e duhura ose nëse ka pjesë që mungojnë, ose si të ruash ato pjesë që janë potencialisht të vlefshme. Nga kjo rrjedh se “përkatësia” dhe “identiteti” nuk janë të gdhendura në gur, nuk janë të siguruara nga një “garanci jete”, por “janë në një masë të madhe të negociueshme...” (Po aty: 6). Përgjithësisht, pavarësisht se individët parapëlqejnë që identiteti i tyre të jetë gjithmonë i njëjti, ata janë disi të prirur ta vënë në diskutim këtë identitet, por, nga ana tjetër, druhen nga gjithçka që u imponon ndryshimin. Identiteti ofron një lloj qartësie, sigurie…një lloj besnikërie ndaj zakoneve të vjetra. Kush ndërron rrugën e vjetër me të renë, di çfarë humb, por nuk di se çfarë gjen… (Berti, F.; Valzania, A., 2010:156). Prirja për ta konsideruar identitetin të ndryshueshëm është tipike e shoqërive të globalizuara ose, siç e quan Giddens, e shoqërive në një rregull social “pastradicional”, ku identitetet nuk janë më të dhëna nga lindja, por janë rezultat i rrugëtimit të hapur ... Sot është gjithnjë e më vështirë të gjenden grupe kulturore homogjene. Në realitet secili nga ne i përket një shumësie grupesh sepse në thelb marrëdhëniet njerëzore janë të shumëfishta. Për rrjedhojë identiteti nuk mund të jetë njëplanësh (Shih: De Vita, R., 2008:59).

53

Page 67: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Së treti, procesi i ndërtimit identitar nuk ndodh në brendësi të një individi në kushtet e izolimit, por ka natyrë shoqërore, ose përcaktohet në ndërveprim me anëtarët e tjerë të shoqërisë dhe në kontekstin kulturor ku çdokush jeton. Sciolla nënvizon se “identiteti personal është gjithmonë edhe social, në kuptimin që formohet nga një shumësi përkatësish të individit…Dikush mund të jetë, për shembull, njëkohësisht qytetar italian, muzikant, të ketë përkatësi fetare hebraike, anëtar i një shoqate vullnetare dhe tifoz i një skuadre futbolli. Megjithëse secili nga këto grupe kontribuon, në masa dhe forma të ndryshme, në përcaktimin e një identiteti specifik, asnjë nga ta nuk mund të konsiderohet si kategoria jonë e vetme e përkatësisë” (Sciolla, L., 2002:142). Kjo linjë e përbashkët e disiplinave të ndryshme mbi tiparet e identitetit, më poshtë do të kanalizohet kryesisht drejt dimensionit socioantropologjik të identitetit të emigrantëve, përgjatë sfidave që ata hasin në procesin e integrimit në shoqërinë pritëse, si dhe rolin e familjes në formësimin e këtij identiteti. Dimensioni socioantropologjik i identitetit të emigrantëve lidhet me problematikat e konceptit të kulturës dhe me identitetin “etnik”. Për të studiuar dhe kuptuar procesin e formimit dhe të konsolidimit të identitetit të emigrantëve në brendësi të kontekstit migrues, është e rëndësishme të bëhet një hap prapa, për të kuptuar ndjenjën e përkatësisë që subjektet ushqejnë në lidhje me shoqërinë e origjinës, ose thënë ndryshe mbi identitetin etnik. Para se të shqyrtohet identiteti etnik, si një përmasë tepër e rëndësishme e identitetit të emigrantëve, është e rëndësishme të kujtohet se etniciteti përcaktohet si trashëgimi kulturore e një kategorie njerëzish. Ndryshe nga raca, e cila ka të bëjë kryesisht me tiparet biologjike të grupeve njerëzore të mëdha, etniciteti shpreh formimin e veçantë kulturor të grupimeve më të vogla të popullsisë. Përgjithësisht anëtarët e një grupi etnik kanë të përbashkët origjinën stërgjyshore, kulturën, gjuhën, fenë e të tjera (Dervishi, Z., 2008:51). Antropologu bashkëkohor Ugo Fabietti, e ka përcaktuar identitetin etnik si “një nga identitetet e shumëfishta, që individët mund ta zgjedhin për t’u përfaqësuar. Ai përcaktohet nga një tërësi vlerash, simbolesh dhe modelesh kulturore, që anëtarët e një grupi etnik i pranojnë bashkërisht për t’u dalluar nga të tjerët dhe i përdorin në prezantimin e origjinës së përbashkët” (Fabietti, U., 2008:356).

54

Page 68: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Më poshtë janë analizuar tre tiparet e sipërpërmendura të identitetit, në këndvështrimin e autorëve të ndryshëm, të shqyrtuara si tipare të identitetit etnik, në një kuptim të ngushtë. Së pari: Identiteti etnik krijohet në bazë të dikotomisë ngjashmëri-ndryshim. Lipset theksuar se ndërtimi i identitetit etnik është fryt i një procesi që ndodh në dy nivele: (a) një nivel “i brendshëm” dhe (b) një nivel “i jashtëm”. Identiteti etnik fillon të ndërtohet së brendshmi nga anëtarët e të njëjtit grupit etnik, të cilët përzgjedhin disa karakteristika të përbashkëta dhe i transformojnë ato në tipare të dallueshme të grupit, që bëhen më pas “mjet gjykimi” për të vendosur cili bën pjesë në grup e cili jo (Shih: Fabietti, U., 2008:133). Në nivelin e jashtëm, identiteti krijohet nga të “tjerët” (ata që nuk janë pjesë e grupit), të cilët njohin përkatësinë e individëve të veçantë në një lloj të caktuar grupi (Po aty:134). Me fjalë të tjera “të tjerët” legjitimojnë ekzistencën e grupit, i cili në atë moment bëhet një realitet social i njohur si nga anëtarët e brendshëm, ashtu edhe nga ata të jashtëm. Ndonjëherë ky proces legjitimimi nuk varet nga vullneti i subjekteve të veçantë për të njohur një përkatësi të përbashkët, por është fryt i një ndikimi të jashtëm, që me kohë pranohet dhe vlerësohet nga vetë grupi (natyra shoqërore e identitetit, e cila do të analizohet më poshtë). Ugo Fabbietti, në librin e tij “L’identità etnica” (Identiteti etnik), përmend shembuj të ndryshëm për të ilustruar këtë ide. Një rast emblematik i sjellë nga autori është ai i Tuz-ëve dhe i Hutu-ve në Ruandë. Për shekuj me radhë këto “grupe etnike” kanë jetuar në mënyrë paqësore së bashku, duke formuar një popull të vetëm, derisa kolonizatorët perëndimorë, për arsye administrative, vendosën t’i ndajnë në dy etni. Duke qenë se nuk ekzistonte asnjë ndryshim fizik ose kulturor, që të lejonte dallimin mes tyre dhe të përcaktonte se kush bënte pjesë në një grup e kush në tjetrin, u zgjodh një kriter ekonomik: nëse dikush kishte më shumë se dhjetë bagëti, bënte pjesë në “etninë Tuzi”, përndryshe i përkiste “etnisë Hutu”. Përkatësia në etninë e caktuar shkruhej si e dhënë në kartën e identitetit dhe kthehej në instrument për t’u përjashtuar ose jo nga disa të drejta të caktuara dhe disa përfitime ekonomike. Shumë shpejt pabarazitë e provokuara nga të qenurit anëtar i një etnie dhe jo i një tjetre, bënë që secili nga grupet etnike Tuzi dhe Hutu të vlerësonte dhe të forconte ndjenjën e përkatësisë ndaj “identitetit të krijuar” dhe të shpallnin me njeri-tjetrin një “luftë etnike”, që ka shkatërruar Ruandën për 10 vjet dhe ka çuar drejt një gjenocidi të vërtetë (Po aty).

55

Page 69: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Së dyti: Identiteti etnik i nënshtrohet ndryshimeve të vazhdueshme në kohë dhe në hapësirë. Disa studiues mendojnë se identiteti është dinamik, ndryshon gjatë kohës dhe ndikohet nga dukuri historike, sociale e politike, që e modelojnë atë sipas rrethanave të caktuara. Kjo ndryshueshmëri nuk kuptohet menjëherë nga anëtarët e grupit, të cilët priren ta konsiderojnë identitetin e tyre si diçka të qëndrueshme, statike, të pandryshueshme dhe të përjetshme. Kjo karakteristikë qëndron në bazë të ndërtimit të identitetit, i cili krijohet pra nga dy grupe elementesh: nga njëra anë përkatësia në një grup ndërton elementin e kohezionit dhe të qëndrueshmërisë së identitetit, ndërsa, nga ana tjetër, elementët historikë përfaqësojnë ndryshimin dhe lakueshmërinë e tij. Por me kalimin e kohës edhe elementëve historikë u zhvishet “ngjyra” historike, duke u kthyer në elementë përfaqësues të pjesës së qëndrueshme të identitetit (kujtojmë rastin e grupeve etnike Tuzi dhe Hutu në Ruandë). Sipas Remotti-t identiteti etnik nuk është i lindur, i lidhur me vlerat primordiale (gjaku, gjuha, territori), por është një “konstruksion kolektiv” që rizgjohet, fshihet dhe ndryshon sipas konteksteve shoqërore. Ai ndërtohet dhe formësohet sipas rrethanave, pra si të thuash, në marrëdhënie me kontekste të ndryshme shoqërore identiteti etnik bëhet fluid dhe fleksibël. Kështu pra, identiteti “nuk është i përcaktuar dhe i pandryshueshëm” (Remotti, F., 1996:29), por merr forma të ndryshme. Së treti:Identiteti etnik ka natyrë shoqërore. Karakteristika e përgjithshme e identitetit etnik është se ai varet nga ndërveprimi i grupit, siç shkruan Epstein, perceptimi që një grup ka për veten e tij merr formë në marrëdhënie me të tjerët (Shih: Fabietti U.; Remotti F., 1997:356). Pra, identiteti etnik nuk është diçka e lindur, por është fryt i një konstruksioni historik, politik, social, pra, si të thuash, është një krijim, një “shpikje” shoqërore. Por, pavarësisht se etnitë janë krijime shoqërore, fakti që disa individë pranojnë se i përkasin një grupi të caktuar etnik përbën një të dhënë, e cila nuk mund të mohohet e as të shmanget. Në bazë të procesit identitar qëndron ndjenja e përkatësisë. Përkatësia është “një ndjenjë” që i nxit anëtarët e një komuniteti të ndajnë ide, mendime, mënyra sjelljesh, tradita e zakone, nëpërmjet të cilave konsolidohen lidhjet sociale që favorizojnë ndërtimin e ndjenjës së identitetit social, etnik e të tjera. Përkatësia është pjesë e një rregulli simbolik, në bazë të së cilit krijohen marrëdhëniet mes individëve dhe grupeve (Tortolici, C.B., 2003:21). Ndjenja e përkatësisë i lejon grupit të ndërtojë një kufi simbolik, që ka për detyrë ta ndajë dhe ta dallojë këtë grup nga grupet e tjera ose nga individët që janë të jashtëm. Në mënyrë paradoksale është pikërisht ekzistenca e

56

Page 70: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“të tjerëve” që i mundëson grupit të qëndrojë në kohezion brenda vetes dhe të ruajë karakteristikat e tij të dallueshme. Për këtë arsye, sipas Fabietti-t, për të menduar veten time duhet të vihem përballë dikujt tjetër. Për këtë arsye çdo identitet i fituar në një moment të caktuar, është shpesh fryt i këtij ndërveprimi mes “të brendshmëve” dhe “të jashtmëve” (Fabietti, U., 2008:18). Identiteti, pra nga njëra anë, si konstruksion social është i ndryshueshëm, por nga ana tjetër, si konstruksion psikologjik është shprehje e qëndrueshmërisë ndaj së cilës është e pamundur të hiqet dorë sepse nevoja për t’u ndjerë se i përket një grupi, krijon garanci, siguri e qartësi, bashkimi përbën forcën dhe ofron rezistencë. Përkatësia është një ndjenjë, e cila shoqërohet me një kategori të menduari dhe një model veprimi gati për t’u ndjekur sa herë që paralajmërohet një rrezik…Etnia lind si konstruksion kulturor, por ndihet dhe përjetohet sikur të ishte i natyrshëm. Më pas transformohet në një kategori pothuajse absolute, sidomos kur konkretizohet në idenë e kombit, rreth të cilit ndjenja e grupit që lidh njerëzit pasurohet me vlera absolute (Tortolici, C.B., 2003:24-25). Duke ilustruar disa nga karakteristikat më domethënëse të konceptit të identitetit, e veçanërisht të identitetit etnik, u tregua se si ai i përgjigjet nevojës bazike të individit për t’u ndjerë i ngjashëm me të tjerët dhe, në të njëjtën kohë, për t’u diferencuar nga ata, duke afirmuar unicitetin e vet. Sipas Sciolla-s, krijimi dhe konsolidimi i identitetit përbën në një proces dialektik, përgjatë të cilit subjekti kërkon t’i japë koherencë dhe vazhdimësi ekzistencës së vet, duke rindërtuar ekuilibrin e tij nëpërmjet ndryshimeve me të cilat përballet. Për autoren, në analizën e identitetit, ka rëndësi të bëhet dallimi mes identitetit shoqëror dhe atij kulturor. Identiteti shoqëror është rezultat i në procesi historik dhe i zgjedhjeve të përcaktuara mirë: është ky rasti, për shembull, i formimit të shteteve kombe perëndimore, shpesh fryt i vullnetit për të krijuar “bashkimin” dhe përkatësinë përmes riteve/simboleve pak a shumë “autentikë”. Identiteti shoqëror, në kuptime të tjera, është për Sciolla-n një çështje “vullneti” dhe ndërgjegjësimi, i ndryshëm nga identiteti kulturor, që, sipas kësaj autoreje, përbën një konstrukt të paktën pjesërisht “të lindur”: nëse identiteti shoqëror i nënshtrohet një procesi pjesërisht të ndërgjegjshëm të vetënjohjes, nëpërmjet të cilit, individi ose kolektivi përvetëson elementë të një kulture të caktuar, ndonjëherë duke i modifikuar dhe ripërpunuar në mënyrë të qëndrueshme…, identiteti kulturor mbështetet tek procese që shpesh janë të pandërgjegjshme, të lidhura me sjellje dhe praktika tradicionale. Në këtë kuptim “identiteti kulturor” mund të kuptohet si “një mënyrë e veçantë e dallimit ne/ata”, gjithmonë e më e rëndësishme në botën bashkëkohore, që bazohet në

57

Page 71: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

kuptimin e një origjine të përbashkët. Kjo “origjinë e përbashkët” është për autoren “origjina e një komuniteti ndërbrezor, që zë një territor të caktuar, anëtarët e të cilit përdorin të njëjtën gjuhë dhe kanë histori të përbashkët (Sciolla, L., 2002:143-47). Në linjën e këtij mendimi, duket qartë se mes identitetit shoqëror dhe atij kulturor mund të ekzistojë një shkallë mbivendosjeje që lejon të kuptohet lidhja e fortë që ekziston mes komunitetit, territorit dhe kulturës. Kjo e fundit, ka në gjenezën e vet një tërësi veprimtarish, praktikash, mënyrash jetese dhe vlerash, që një grup i caktuar njerëzish, i vendosur në një territor dhe folës i një gjuhe të caktuar, përdor për t’iu përgjigjur nevojave të veta, praktike dhe shpirtërore dhe për t’i dhënë një kuptim botës. Tërësia e veprimtarive dhe qëndrimeve të tilla, duke u rrënjosur me kalimin e kohës, bëhet për grupin në fjalë një mënyrë leximi i realitetit që transmetohet nga njeri brezi në tjetrin, duke u kthyer në “traditë”. Tradita lind kështu në brendësi të një grupi social të bashkuar, të karakterizuar nga marrëdhënie të forta sociale në brendësi të tij dhe të vendosur në mënyrë të qëndrueshme, në një territor, për të cilin ushqen ndjenjë të fortë përkatësie dhe rrënjosjeje. Tradita dhe përkatësia bëhen bazë e identitetit kulturor të komunitetit, duke i pajisur anëtarët e tij me ndjenjën e kohezionit dhe të vazhdimësisë. Megjithatë, identiteti kulturor, si të gjitha llojet e tjera të identitetit, është një konstrukt që i nënshtrohet ndryshimeve. Megjithëse ka natyrë pjesërisht “të pandërgjegjshme”, dhe i referohet gjithmonë një ndjenje të “origjinës së përbashkët”, edhe kur kjo ka pësuar një lloj zbehjeje, për sa kohë kulturat marrin dhe japin me njëra-tjetrën, për aq kohë dhe identiteti kulturor priret të pësojë ndryshime. Duke qenë se identiteti, i bazuar në kulturë dhe gjuhë, është prodhim historik dhe jo “formë a priori”, tregon se është e pamundur të flasësh për identitete “të pastra”. Të gjitha kulturat, pavarësisht distancave në kohë dhe në hapësirë, janë, në një pjesë të tyre produkt i ndërveprimeve, i marrëdhënieve dhe ndikimeve të ardhura nga jashtë. Një shembull shumë i njohur i kësaj përzierjeje është paraqitur nga R. Linton, në librin e tij “Studio dell’uomo” (Studimi i njeriut), i publikuar për herë të parë në vitin 1936:

“Qytetari i zakonshëm amerikan zgjohet në një shtrat të ndërtuar sipas një modeli që e ka origjinën në Orientin e afërt, por që u ndryshua më pas në veri të Europës, para se të importohej në Amerikë. Ai shtrihet mbi çarçafë dhe mbulesa që mund të jenë prej pambuku, boçja e të cilit e ka origjinën në Orientin e afërt ose prej leshit të dhisë, kafshë që sërish e ka origjinën në Orientin e afërt, ose prej mëndafshi, i cili u zbulua në Kinë. Të gjithë këto materiale janë përpunuar sipas teknikave të shpikura në Orientin e afërt. Qytetari amerikan mbath pizhame,

58

Page 72: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

veshje e shpikur në Indi, dhe lahet me sapun, të shpikur nga popullsitë e vjetra galike. Më pas rruan mjekrën, një rit mazokist që mendohet se ka ardhur nga sumerët ose nga egjiptianët antikë…Pasi ha mëngjes, ndalon të blejë një gazetë, duke paguar me monedha që janë një shpikje antike nga Lidia. Në restorant haset me një seri të re elementesh të huazuara nga kultura të ndryshme: pjata e tij është bërë nga një lloj qeramike e shpikur në Kinë…, piruni i tij e ka origjinën në Italinë mesjetare, luga me origjinë romake… Kur miku ynë përfundon së ngrëni, mbështetet në shpinën e karriges dhe pi duhan, sipas një zakoni të indianëve të Amerikës…. Ndërkohë që lexon lajmet në gazetën e printuar në një letër të shpikur nga semitët antikë, në një material të shpikur në Kinë dhe sipas një teknike të shpikur në Gjermani, nëse është një qytetar konservator e flet një gjuhë indo-europiane, mund të falënderojë një hyjni hebraike që e bëri njëqind për qind amerikan…” (Shih: Fabietti U., 1996: 22-23).

Ky citim tregon në mënyrë domethënëse që, në mendjen e njerëzve (si në mendjen e protagonistit të tregimit), etnia pretendohet të jetë një realitet i përjetshëm, natyror, ndërkohë që nuk është gjë tjetër veçse produkt i një ndërveprimi kulturor. Në lidhje me konceptin e kulturës sociologu U. Bernardi pohon se “ka vetëm një kulturë…, kultura universale e njeriut, që nuk mund të kuptohet ndryshe, veçse si univers kulturash lokale… E konsideruar në terma absolutisht elementarë, kultura lokale është aftësia për t’i dhënë përgjigje lokale, nevojave universale” (Shih: De Nardi, A., 2010:27-28). Më tej autori sqaron “…Natyrisht nevojat nuk janë diçka e dhënë një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse nuk është as identiteti e as kultura…por ato përbëjnë gjithmonë një referim për përkatësinë që nuk mund të fshihet në asnjë rast, megjithëse nevojat ndryshojnë me kalimin e kohës. Nëse në epoka të tjera, kultura lokale ishte baza e konsensusit, pra e kuptimit ekzistencial të brezave që bashkëjetonin në një mjedis lokal të mirëpërcaktuar, sot referimi ndaj përkatësisë lokale bëhet kusht për një pjesëmarrje të frytshme dhe aktive ndaj dialogut universal”. Edhe në epokën aktuale të globalizimit, kultura vazhdon të ruajë në thelb “dimension lokal”, dhe identiteti kulturor vazhdon të mbetet shprehje e një lidhjeje fillestare mes komunitetit dhe territorit. Kjo lidhje, para së tjerash duket domethënëse sepse mund të përfaqësojë një bazë solide nga e cila mundësohet nisja për t’u hapur ndaj kulturave “të tjera”, në optikën e një shkëmbimi ndërkulturor drejt pasurimit reciprok (Po aty).

59

Page 73: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2.2.2.2. Konfuzioni identitar i emigrantit Me nisjen e proceseve migruese bashkëkohore, duke filluar që nga gjysma e dytë e shekullit XIX, vendet pritëse janë interesuar gjithnjë e më shumë për çështjen e identitetit. Veçanërisht atëherë, sikurse edhe sot, interesi përqëndrohet në çështjen se si dhe sa të ardhurit e rinj, mund të shndërronin dhe të transformonin identitetin e një vendi (të një kolektiviteti). Pra emigrimi dhe çështjet e identitetit janë parë më shumë të lidhura me problematikat e vendit pritës dhe jo me ato të emigrantëve në këto vende. Përgjithësisht shumica vendase frikësohet për identitetin e saj, ndërsa pakica, duke zgjedhur të emigrojë duket se ka pranuar një lloj hapje ndaj mundësisë për të “transformuar” identitetin e vet (Berti, F.; Valzania, A., 2010:156). Në vendet pritëse ka ekzistuar gjithmonë frika se “diversiteti” i emigrantëve mund të minonte traditat, zakonet, vlerat, e vendasve, derisa të sillnin ndryshim në tiparet origjinare, pra frikë që konsiston në atë që imigrimi do të vë në rrezik aftësinë për njohje, duke e transformuar shoqërinë nga homogjene në pluraliste, nga njëkulturore, në shumëkulturore. Studiesi Fabio Berti bën një paralelizëm të kësaj frike me atë të frikës nga martesat e përziera mes individëve me prejardhje kulturore të ndryshme në SHBA, gjë që e çoi SHBA-në drejt hartimit dhe zbatimit të një politike hyrëse përzgjedhëse, siç tregon edhe përvoja në Ellis Island4, ndërkohë që Franca, ndoqi një politikë migruese asimiluese, ndërsa Britania e Madhe parapëlqeu një qasje të karakterit neokomunitar, që synonte t’i mbante të ndarë imigrantët nga britanikët (Po aty:154). Frika nga i ndryshimi, nga i panjohuri, është para së gjithash frikë për identitetin tënd. Identiteti është kthyer pothuajse në një “fjalë magjike” (De Vita, 2008:53), e përdorur kryesisht nga ata që e konsiderojnë të rëndësishme për të organizuar forma të reja të bashkëjetesës dhe të qeverisjes së shoqërive.

4 Në Ellis Island, u kërkua të përzgjidheshin para së gjithash imigrantët më të vlefshëm për zhvillimin ekonomik dhe progresin e SHBA-së, megjithatë një rëndësi e madhe i atribuohej edhe çështjes kulturore dhe fetare të të ardhurve të rinj, sepse supozohej se sa më e madhe të ishte distanca kulturore, aq më e madhe do të ishte vështirësia e integrimit në shoqërinë amerikane në kohë. Në funksion të kësaj qasjeje ishte privilegjimi që u bëhej individëve që i përkisnin të ashtuquajturit modelit WASP, (White-i bardhë, anglo saxon-anglosankson, protestant-protestant). Për shembull, në vitin 1845 Partia e amerikanëve të lindur (Native American Party) propozoi ndalimin e imigrimit të katolikëve, ndërkohë që organizata të tjera kërkuan përjashtimin e katolikëve nga postet publike. Emigrantët me kombësi kineze u toleruan sepse përbënin krahun e punës të nevojshëm për ndërtimin e hekurudhave ndërkontinentale, por edhe ata sapo përpiqeshin të zhvendoseshin në sektorë të tjerë, konsideroheshin si konkurrentë të rrezikshëm (Berti, F.; Valzania, A., 2010:154).

60

Page 74: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2.2.2.2.1. Emigranti si “i huaj” në këndvështrimin e sociologëve klasikë dhe bashkëkohorë

Fjala i huaj nuk ka një kuptim neutral. Për të kuptuar të huajin është e nevojshme të kuptohet domethënia emocionale që shoqëria pritëse përdor për ta përshkruar atë. Shpeshherë koncepti i të huajit, sidomos në shoqërinë italiane, lidhet ngushtë me konceptet imigrant, klandestin, ekstrakomunitar. Sipas sociologut algjerian Sayad, fjala imigrant, e përdorur shpesh në vend të fjalës migrant, pasqyron këndvështrimin e shoqërisë pritëse, dhe ka një ngjyresë etnocentrike, sepse fokusohet tek pjesa përfundimtare e procesit migrues. Sipas Sayad, para se të jetë një imigrant, migranti është një emigrant dhe fokusimi vetëm në një aspekt të përvojës migruese, do të thotë ta konsiderosh procesin migrues të paplotë, të përgjysmuar (Sayad, A., 2002). Fjala klandestin është e lidhur me idenë e krimit, të dhunës dhe të rrezikut. Shumë herë ky koncept shoqërohet me atë të vjedhësit, të përdhunuesit, aq sa vendasit i konsiderojnë të gjitha këto koncepte si sinonime të konceptit klandestin. Në të vërtetë i vetmi faj i kryer nga imigranti i parregullt është ai i të mos paturit i një leje qëndrimi të vlefshme: të jesh klandestin në raste të rralla lidhet më të qenët kriminel (Casalbore, A., 2010:39-40). Koncepti ekstrakomunitar përcakton ata persona që janë jashtë Komunitetit Europian. Në pamje të parë ky koncept përshkruan një kusht juridik të mirëpërcaktuar dhe të pakontekstueshëm, por kur vëzhgohen grupet shoqërore të cilëve “u ngjitet” kjo etiketë, zbulohet se hapësira territoriale nuk është në të vërtetë kriteri që përcakton përdorimin e këtij koncepti. Në shoqërinë italiane koncepti “ekstrakomunitar” përdoret për migrantët që vijnë nga vendet e varfra dhe jo të zhvilluara. Në mënyrë paradoksale konsiderohet ekstakomunitar edhe një rumun që është qytetar komunitar (sepse Rumania është tashmë pjesë e Komunitetit Europian) dhe nuk konsiderohet i tillë një zvicerian, një japonez ose një amerikan (Po aty). Ky qëndrim bën që migrantët, para se të diskriminohen me veprime, “diskriminohen” nga gjuha që shoqëria pritëse përdor për t’i përcaktuar. Një gjuhë që përdor në diskutimet e përditshme, por dhe në ato politike dhe juridike, etiketa si “imigrant”, “klandestin”, “ekstrakomunitar” e të tjera, nuk bën gjë tjetër veçse ndërton një imazh negativ për të huajin, që kthehet në një person të rrezikshëm për shoqërinë pritëse. Shpeshherë ajo që ngjall më tepër frikë nga i huaji është fakti që ai vjen nga një vend tjetër, dhe jo ngjyra e lëkurës së tij. Sidomos varfëria, që karakterizon statusin e imigrantit, bëhet burim paragjykimi dhe diskriminimi për të. Për këtë arsye një i huaj i pasur trajtohet në mënyrë gati tërësisht të ndryshme, në krahasim me bashkombasin

61

Page 75: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

e varfër. Për të konfirmuar këtë lipset kujtuar se shoqëria italiane shfaqte një lloj përbuzjeje jo vetëm ndaj të huajve që mbërritën në Itali gjatë këtyre 30 viteve të fundit, por edhe shumë kohë më parë kundrejt bashkëkombave jugorë, që zhvendoseshin në Italinë e Veriut për të kërkuar punë. Gazetari Gian Antonio Stella ka treguar se si diskriminimi në Itali ka ekzistuar gjithmonë, vetëm se sot drejtohet ndaj imigrantëve duke u aktualizuar me shprehjen “nuk u jepen shtëpi me qira të huajve”, ndërsa rreth pesëdhjetë vjet më parë drejtohej ndaj italianëve të Jugut dhe aktualizohej me shprehjen “nuk u jepet shtëpi me qira jugorëve” (Shih: Casalbore, A., 2010:40). Pra, vihet re se viktimat nuk kanë ndryshuar dhe janë gjithmonë të njejtit: personat e varfër. Kjo situatë është përshkruar edhe në tekstin e T. B. Jelloun “Le pareti della solitudine” (Muret e vetmisë). Jelloun thotë se “Varfëria është pritur gjithmonë keq dhe ka qenë arsye mospranimi dhe përjashtimi. Ndryshimi mund të pranohet vetëm me kushtin që individi të jetë i pasur, ose të paktën të ekzistojnë mjetet për ta fshehur e për ta bërë të padukshëm këtë ndryshim. Jini të ndryshëm, por të pasur! Ata që kanë përkatësi etnike dhe kulturore të ndryshme nga shumica dhe janë të varfër, përgjithësisht janë burim bezdisjeje dhe i nënshtrohen përbuzjes dhe diskriminimit në vendin pritës. Prania e tyre është e tepërt... Për ta udhëtimi është një valixhe e lidhur me spango, e mbushur me paketa gjërash për të ngrënë dhe një copë tokë nga vendi në një shami... Emigranti nuk ka asgjë për të shitur, përveç krahut të tij të punës dhe mënyrave të tij të ngathta, mënyrat e një njeriut që ka pamjen e dikujt që shfajësohet vazhdimisht. Atij i kërkohet “të zhduket” si njeri në momentin që nuk ka më punë për të, nuk duhet të shihet sepse nuk është i bukur për t’u parë nëpër rrugët e bukura të Romës ose Firenzes. Këto rrugë të bukura janë bërë për njerëzit që shpenzojnë, jo për ata që bëjnë rrëmujë (Jelloun, T. B., 2008:15-16). Antropologu spanjoll Javier Garcia Castaño, pohon se diversiteti është një gjendje, ndërsa diferencimi është një konstruksion (Castaño, J. G.,e të tjerë, 2000:12). Politikat, kryesisht ato të vendit pritës, krijojnë ose heqin barrierat, nxisin ose frenojnë integrimin e të huajve. Përkatësia kombëtare dhe etnike, nuk është “një dënim” shoqëror, për sa kohë që nuk transformohet në një faktor diskriminimi ose stigmatizimi. Në librin e tij “Lo straniero. Pluralismo culturale e immagini dell’altro nella società globale” (I huaji. Pluralizmi kulturor dhe imazhi i tjetrit në shoqërinë globale), studiuesi Vittorio Costesa ka analizuar studime të ndryshme të ndërmarra në fushën humaniste mbi kushtet e të huajit (Costesa, V., 2002). Gjithashtu studiuesi Franco Merico në librin e tij “Sociologia dei processi migratori” (Sociologjia e proceseve migruese), ka paraqitur mendimet e mjaft sociologëve klasikë dhe bashkëkohorë, të

62

Page 76: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

cilët e analizojnë të huajin si kategori sociologjike (Merico, F., 2008:28-50). Duke paraqitur një sintezë të ideve të marra kryesisht nga këto dy libra, më poshtë janë paraqitur mendimet e disa sociologëve të mirënjohur ndërkombëtarë në lidhje me statusin “e huaj” të emigrantit. Vështirësitë e hasura nga i huaji në procesin e integrimit në shoqërinë pritëse janë shqyrtuar nga një këndvështrim interesant nga sociologu Georg Simmel. Ky sociolog merret me figurën e të huajit në studimin “Exursus mbi të huajin” tek “Soziologie” (Sociologjia), vepër kjo e botuar në vitin 1908. Qasja e tij karakterizohet nga rëndësia që i jep vendndodhjes në hapësirë si element dallues për të përcaktuar të huajin dhe ndërveprimin e tij me komunitetin e mbërritjes. Sipas studiuesit gjerman në imagjinatën e përbashkët ideja e të huajit është e lidhur me atë të endacakut “ai që është vazhdimisht në udhëtim, në tranzicion në brendësi të kontekstit material dhe social të grupit”, por ndryshe nga endacaku, i cili “vjen sot dhe ikën nesër”, i huaji “vjen sot dhe nesër rri” (Shih: Merico, F., 2008:30). Megjithatë, pavarësisht nga kjo, pozicioni i të huajit në sytë e komunitetit pritës përcaktohet nga fakti se ai nuk ka qenë pjesë e këtij komuniteti që nga fillimi (Shih: Costesa, V., 2002:16). Marrëdhëniet që ndërtohen mes të huajit dhe anëtarëve të komunitetit të ri ndikohen nga perceptimi i një afërsie fiktive ose i një afërsie të largët, afërsi sepse emigranti zë të njëjtën hapësirë me vendasit, largësi sepse kjo hapësirë nuk i përket. Ky tipar polariteti (afërsi dhe largësi) përcakton “formën” që merr marrëdhënia me të huajin dhe sjell polaritete të tjera: qëndrim dhe lëvizshmëri, përfshirje dhe mënjanim. Simmel mbron idenë se i huaji, duke qenë afër dhe larg në të njëjtën kohë në shoqërinë pritëse, mund të shmangë subjektivitetin e të jetë objektiv në njohjen e kësaj shoqërie (Shih: Merico, F., 2008:30-31). Sipas Simmel-it i huaji përfaqëson për shoqërinë pritëse, nga njëra anë, një faktor konflikti dhe, nga ana tjetër, një faktor ndryshimi. I huaji përbën një faktor konflikti sepse ai prish ekuilibrat e sigurisë në vendin pritës, për rrjedhojë komuniteti pritës priret të forcojë kohezionin e tij të brendshëm me qëllim që të theksojë aspektet e njëjta dhe të vërë në dukje dallimet me të huajin. Krijohet kështu në planin simbolik stereotipi i të huajit si “armik”, “i panjohur” “barbar”, “jonjerëzor”, me të cilin lipset shmangur çdo lidhje, pa patur parasysh individin konkret me tiparet e tij të veçanta. Nga ana tjetër i huaji përbën një faktor ndryshimi, sepse ai përfaqëson të renë që futet në shoqëri, që hap perspektiva të reja, përmbys vizionet e botës, eliminon siguritë dhe sjelljet e rrënjosura. Sipas Simmel-it nuk është e rastësishme që të huajt në vendin pritës merren me tregti, veprimtari që kërkon aftësi për të rrezikuar (Po aty:31).

63

Page 77: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Me pak fjalë, i huaji mbetet për shumicën vendase gjithmonë një “i jashtëm”, dikush që merr pjesë në jetën e komunitetit, por që nuk bëhet kurrë pjesë e tij. Migranti në rastet më të mira është dikush që tolerohet, por që nuk pranohet si një “i barabartë”. Ky qëndrim “tolerant” rrezikon gjithmonë të jetë i revokueshëm sepse, sikurse pohonte Mirabeau në asamblenë kombëtare franceze “fjala tolerancë duket disi tiranike në vetvete, sepse autoriteti që toleron, mund edhe të mos tolerojë” (Bobbio, N., e të tjerë, 1997:1190).

Sociologu Werner Sombart, e ka analizuar të huajin në veprën “Der moderne Kapitalismus” (Kapitalizmi modern) , të publikuar për herë të parë në vitin 1916. Sombart e ka përcaktuar të huajin si ai për të cilin “bota është pezull, joreale…, bota e vjetër nuk është më aktive, kurse e reja nuk ekziston akoma (Shih: Costesa V., 2002:12). Imigranti (emigranti), sipas Sombart, ashtu sikurse sipas Simmel, duke qenë i huaj, ka mundësinë të vëzhgojë shoqërinë pritëse së jashtmi dhe kjo i lejon atij të identifikojë dinamika të brendshme që vendasit nuk i shohin dot, për sa kohë janë brenda kontekstit. Falë kësaj, i huaji përbën për shoqërinë pritëse lente zmadhimi në gjendje për të kuptuar probleme strukturore që ajo përmban. Sipas Sombart, personaliteti i atij që vendos të emigrojë karakterizohet nga të qenurit aktiv, krijues, guximtar, me gjykim të ftohtë e të fokusuar drejt së ardhmes (Po aty:11). Për të dalë nga gjendja e nevojës dhe e mënjanimit, emigrantët priren të bëhen sipërmarrës, duke zhvilluar aftësi, që nuk do t’i kishin zhvilluar në atdhe (Shih: Merico, F., 2008:33). Në këndvështrimin e Sombart nuk përfshihet analiza për emigrantin dhe frustrimin e përjetuar nga ai nga të jetuarit në një vend të huaj, por merren në shqyrtim vetëm aspektet pozitive të procesit migrues.

Një tjetër autor, Robert Michels, e trajton figurën e të huajit në veprën “Materialen zu einer Sociologie des Fremden” (Materiale për një sociologji të të huajit), të publikuar në vitin 1924. Në analizën e tij Michels i jep rëndësi aspektit psikologjik dhe, për këtë arsye, dallon përkatësinë reale nga përkatësia formale, pra njohjen e qytetarisë nga përkatësia psikologjike në shoqëri. Ai dallon katër tipologji të të huajve: (a) “të integruarit”, që janë individë të përshtatur me vlerat e vendit të mbërritjes; (b) “të mënjanuarit”, që janë individë të rrënjosur thellë në shoqërinë e origjinës; (c) “të huajt e ndarë”, të cilët janë individët që kanë fituar nënshtetësinë, por që nuk janë përshtatur me vendin e ri, me rregullat dhe vlerat e tij; (d) “të përjashtuarit”, të cilët janë individë pa atdhe. Këtu bëjnë pjesë kategori të ndryshme, ndërmjet tyre dhe kozmopolitët. Michels vë në dukje se marrëdhënia i huaj-shoqëri pritëse është

64

Page 78: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

asimetrike, në kuptimin që procesi i përshtatjes është më i shpejtë nga ai i pranimit, i cili kërkon më shumë kohë (Shih: Merico, F., 2008:36-37).

Një vështrim pozitiv i migrantit jepet edhe nga sociologu amerikan Robert Park, i cili e ka trajtuar të huajin në studimin “Human Migration and the Marginal Man” (Migrimi njerëzor dhe njeriu i mënjanuar), i publikuar në vitin 1928. Park e përcakton të huajin si kozmopolit, i cili është i ndarë mes dy botëve, e vjetra që ka braktisur dhe e reja në të cilën sapo është bërë pjesë, por, sipas Park, i huaji emigrant nuk i përket asnjërës nga të dyja. Ndarja e këtyre botëve, përfaqëson ndarjen e bazës së tyre konjitive dhe morale, çka e bëjnë atë një individ të hapur dhe të lirë nga kufijtë që i vendos komuniteti (Shih: Costesa V., 2002:29). Gjendja e të huajit si një “hibrid kulturor” shoqërohet me një lloj ndjeshmërie të madhe të tij, i cili megjithatë nuk është një njeri pasiv, por është i përfshirë në marrëdhënie të vazhdueshme që çojnë në ekuilibra të rinj. Nga ky përcaktim lind imazhi i një njeriu të lirë nga lidhjet territoriale, që kufizojnë hapjen mendore kundrejt të resë dhe të panjohurës. Kjo liri ekstreme është dhe burim krizash të mundshme identitare. Kozmopiliti rrezikon të mos njihet në asnjë vend, të ndihet i huaj qoftë në vendin e origjinës, qoftë në atë pritës.

Mary Margaret Wood në studimin e saj “The stranger. A study in Relationship” (I huaji. Një studim në marrëdhënie), i publikuar në vitin 1934, tregon se statusi i “të huajit” dhe marrëdhënia e tij me vendasit ndikohet, përveç të tjerash, edhe nga karakteristikat e lokalitetit vendas. Duke marrë parasysh këtë faktor, ajo dallon tre modele marrëdhëniesh që emigrantët realizojnë me vendasit (Shih: Merico, F., 2008:38). Modeli i parë i referohet komuniteteve të thjeshta të tipit rural, ku marrëdhëniet mbizotëruese janë ato familjare. Sipas saj, këtu marrëdhëniet me të huajin janë të dyfishta dhe bazohen tek bashkëprania e dyshimit dhe kureshtjes. Nëse grupi është i mbyllur, përfundimi do të jetë “vrasja” e të huajit, i cili do të perceptohet si armik, nëse grupi është i hapur marrëdhëniet do të luhaten nga mikpritja tek një lloj “përshtatshmërie” (e ngjashme me asimilimin) e të huajit nga anëtarët e komunitetit, sepse sipas Wood, është shumë e vështirë që të ndodhë integrim i suksesshëm. Modeli i dytë, sipas Wood, lidhet me qytetet e vogla, ku mbizotërojnë marrëdhëniet me fqinjët, marrëdhënie këto që janë të drejtpërdrejta dhe personale, në një sistem që qëndron ndërmjet atij rural dhe qytetar. Në raportin me të huajin vendasit në fillim do të shfaqin një lloj mosbesimi, e më pas ky mosbesim do të transformohet ose në

65

Page 79: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

armiqësi, ose në miqësi, sipas perceptimeve të të huajit nga vendasit si i panjohur ose si i ngjashëm me ta. Modeli i tretë, ai i qyteteve të mëdha, karakterizohet nga mbizotërimi i individualizmit dhe i marrëdhënieve anonime, formale. Wood thekson se pavarësisht se këto aspekte duhet t’u sigurojnë të gjithëve, përfshirë këtu edhe të huajt, emancipim dhe liri shprehjeje, në fakt në qytetet e mëdha, ku marrëdhëniet janë si të nivelit personal ashtu dhe të nivelit impersonal, ekziston mundësia për hapje dhe mbyllje shoqërore. Sipas Wood, ai që është i huaj në qytetet e mëdha, pa lidhje të forta familjare, miqësore ose shoqërore, provon një ndjenjë vetmie dhe izolimi (Po aty:39). Ndryshe nga Simmel, sipas Wood, kontekstualizimet e shkallëve të ndryshme të afërsisë dhe largësisë të të huajit, format e ndryshme sociale dhe lloji i kontakteve me grupet e integruara, me të cilin ndërtohet sistemi i marrëdhënieve në procesin e ndërveprimit, marrin rëndësi të veçantë në analizën që i bëhet të huajit në shoqërinë pritëse. Sipas saj, kemi përfshirje kur tiparet e grupit të integruar përhapen edhe tek i huaji, në të kundërt individi do të perceptohet si i panjohur dhe automatikisht do t’i vihet etiketë negative në rast se i përket një grupi njerëzor të konsideruar inferior ose ndaj të cilit ndihet armiqësi (Po aty:40).

Edhe sociologu vienez Alfred Schutz e analizon figurën e të huajit në veprën “The stranger: An essay in social psychology” (I huaji. Një ese në psikologji sociale), të botuar në vitin 1944. Në studimet e tij mbi gjendjen e të huajit, Schutz vë theksin mbi krizat e identitetit që shkaktohen nga mungesa e pikave të referimit në kontekstin e ri kulturor. Sipas studiuesit austriak, këto kriza janë të natyrës konjitive dhe ontologjike dhe, duke zgjatur shumë, mund të ndikojnë negativisht në marrëdhëniet që migranti ndërton me shoqërinë pritëse. Shkaqet e kësaj krize janë të përcaktuara nga ndërgjegjësimi se “vizioni i botës natyrale” nuk përputhet gjithmonë me të kuptuarin e realitetit që e rrethon (Po aty:43). Vizioni i botës që çdo person ndan me anëtarët e të njejtit grup ndërtohet nga dije dhe nga struktura njohëse dhe morale, karakteristike të një vendi të caktuar gjeografik. Këto dije të grupit kanë si funksion të formojnë direktiva të gatshme për t’u përdorur . Kjo do të thotë që njohjet që shumica vendase i paraqet si natyrore përbëjnë një enigmë për të huajin. Pamundësia e migrantit për të kontrolluar gjuhën që nuk flet (gjestet, mënyrat e të bërit shaka, zakonet, e të tjera), krijon një nënkuptim të mesazheve nga shoqëria pritëse dhe një çorientim të emigrantit në vendin pritës (Po aty:43-45). Mosmarrja në konsideratë e vështirësive të emigrantit në vendin pritës, krijon një rreth vicioz urrejtjeje dhe mospranimi të tij nga vendasit. Për të ndihmuar migrantin

66

Page 80: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

të dalë nga kjo gjendje disonance konjitive, e krijuar nga “të qenurit mes dy botëve që mbivendosen dhe ngatërrohen” lipset një rregullim i marrëdhënieve mes emigrantëve dhe vendasve, mes të cilëve i huaji mund të mësojë rregullat e drejtpërdrejta dhe ato të nënkuptuara në kontekstin e marrëdhënieve të reja. Përgjatë këtij diskutimi për marrëdhëniet ekzistuese mes shumicës vendase dhe pakicës “së huaj”, një kontribut shumë të rëndësishëm ka dhënë edhe studiesi Kurt Lewin, i cili, në veprën “Resolving social conflicts: selected papers on group dynamics [1935-1946]” (Të zgjidhësh konfliktet sociale. Artikuj të zgjedhur për dinamikat e grupit [1935-1946]), të publikuar në vitin 1948, e përcakton dinamikën mes vendasve dhe të huajve në këtë mënyrë: “Marrëdhëniet mes grupeve janë një problem i dyanshëm. Kjo do të thotë që, për të përmirësuar marrëdhëniet mes grupeve, është e nevojshme të studiohen të dyja grupet që ndërveprojnë. Në vitet e fundit ka filluar të kuptohet se të ashtuquajturat probleme të pakicës janë në fakt probleme të shumicës, problemet e njeriut me ngjyrë janë problemet e njeriut të bardhë dhe çështja e hebrenjve është dhe çështje e johebrenjve (Lewin, K., 1948: 261). K. Lewin ka patur kështu meritën të evidentojë rëndësinë e dimensionit dydrejtimësh në marrëdhëniet që ndërtohen në një moment të caktuar historik mes shumicës dhe pakicës. Problemet e njërës nga këto dy pjesë, të vendosura në dinamikën e grupit, nuk i përkasin vetëm migrantit, por edhe shoqërisë në kompelsivitetin e saj, duke u kthyer në probleme të të gjithëve. Marrëdhëniet që ndërtohen mes shumicës vendase dhe pakicës migrante janë trajtuar edhe nga Norbert Elias, i cili bashkë me John Scotson, ka botuar në vitin 1965 studimin “The established and the outsiders” (Të integruarit dhe të jashtmit), ku interpretohen rezultatet e një hulumtimi emirik të kryer në fund të viteve 1950 e në fillim të viteve 1960 në fshatin anglez Wiston Parva. Elias është i interesuar në mënyrë të veçantë për mekanizmat e refuzimit të përdorura nga grupi mbizotërues kundrejt të huajve. Aspekti më interesant i këtij studimi nuk ka të bëjë me strategjitë e përdorura nga grupi për të përjashtuar “tjetrin”, bazuar kryesisht në denigrim, por në reagimin e të huajit përballë strategjive të tilla diskriminuese. Studimi evidentoi se fshati anglez i sipërpërmendur ishte i ndarë në tre zona: zona e parë, e cila përbëhej nga familje me prejardhje borgjeze dhe zona e dytë dhe e tretë, të cilat ishin të banuara nga familje me prejardhje punëtore. Dallimi mes këtyre dy zonave të fundit ishte se banorët e zonës së dytë ishin vendosur në fshat që në kohën e ngritjes së tij, në fillimet e shekullit XX, ndërsa ata të zonës së tretë kishin ardhur më vonë, pas Luftës së Dytë Botërore, si pasojë e zhvillimit të madh industrial. Banorët e

67

Page 81: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

zonës së dytë shfaqnin qëndrime epërsie kundrejt banorëve të zonës së tretë, duke i quajtur ata të jashtëm (outsiders) e duke i përjashtuar sistematikisht nga disa veprimtari të rëndësishme shoqërore. Ajo çka përbënte një gjetje interesante për studimin ishte se banorët e zonës së dytë nuk rebeloheshin ndaj stereotipave negative të shpikura për t’i diskriminuar, por identifikoheshin me to, duke patur të njëjtin mendim negativ për veten dhe duke justifikuar veprimet diskriminuese të ushtruara nga grupi mbizotërues kundrejt tyre (Shih: Merico, F., 2008:43-44). Sipas Elias, pavarësisht se banorët e grupit të dytë dhe të tretë kishin të njëjtin stil jetese dhe kulture, grupi i integruar (established) prirej ta vlerësonte vetveten, duke theksuar tiparet e epërsisë dhe të prestigjit dhe ndjesinë e të bërit pjesë në një univers të qëndrueshëm, burim sigurie. Ky proces vlerësimi i grupit mbizotërues shoqërohej nga një proces plotësues zhvlerësimi të të huajve (outsiders), që jo vetëm nuk ndanin me ta të njëjtin univers simbolik, por konsideroheshin të paaftë për ta kuptuar atë. Ideja e Eliasit është që mënjanimi nuk rrjedh nga vendi as nga raca, as nga marrëdhëniet në prodhim, por nga përvijimi që krijohet ndërmjet dy grupeve sociale të ndërvarur: njëri i integruar dhe i rrënjosur, ndërsa tjetri në pozicion dytësor në raportet e pushtetit (Po aty:44-45).

Një analizë mjaft interesante për vendasit, të ardhurit dhe kapërcimin e konfliktit njohës, gjendet edhe në veprën e sociologut Robert Merton, i lindur nga prindër hebrenj emigrantë, vepër e titulluar “Sociolgy of knowledge” (Sociologjia e njohjes), e publikuar në vitin 1972, dhe më konkretisht në studimin “Insiders and Outsiders” (Të brendshmit dhe të jashtmit), në një kapitull të librit të sipërpërmendur. Merton i përcakton të brendshmit dhe të jashtmit duke përdorur kategori sociologjike që lidhen me strukturën sociale. Të brendshmit janë pjesëtarë të grupeve ose kolektivave që zënë një pozicion të caktuar social, ai që në sociologji njihet si “status i lindur”, ndërsa të jashtmit janë ata që nuk bëjnë pjesë në grup. Sipas teorisë së “të jashtmëve” pjesëmarrja në historinë e një grupi të lejon të kuptosh universet simbolike dhe njohuritë mbi funksionimin e grupit, për shembull vetëm gratë mund t’i kuptojnë gratë, po kështu njerëzit me ngjyrë mund të kuptojnë njeri-tjetrin, e të tjerë. Pra, sipas kësaj teorie, vetëm veçimi, të qenët i huaj në një grup, mund të garantojë njohjen objektive të grupit tjetër sepse i huaji është i lirë nga gjykimet dhe ndërhyrjet emotive që sjell përkatësia në grup. Sipas Merton, në një shoqëri komplekse, ku individi ka disa statuse të lindura dhe të fituara, ekzistojnë shumë këndvështrime njohëse. Sipas tij, lipset kaluar nga konflikti tek krahasimi, ku mund të rimerren këndvështrimet e secilit, duke i hapur rrugën mundësisë së kuptimit të një realiteti gjithmonë e më të shumëllojshëm e të ndërlikuar (Shih: Merico, F., 2008:46-47).

68

Page 82: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Kjo perspektivë është e parë në një tjetër këndvështrim nga sociologu Abdelmalek Sayad, në veprën e tij “La double absence: Des illusions de l'emigre aux souffrances de l'immigre” (Mungesa e dyfishtë: Iluzionet e emrigrantit në vuajtet e imigrantit), të publikuar në gjuhën frënge në vitin 1999. Sayad e përcakton të huajin si “mungues i dyfishtë”, për sa kohë që nuk njihet si anëtar legjitim as në komunitetin e origjinës, as në atë pritës, por konsiderohet nga të dyja shoqëritë si individ dytësor: për shembull një emigrant algjerian në Francë për Algjerinë është një francez, ndërsa për Francën është një algjerian. Vazhdimi i një situate të tillë, mund të provokojë një ndjenjë çorientimi, që mund ta çojë emigrantin drejt një krize identiteti (Shih: Costesa V., 2002:29). Së fundmi, studiesi bashkëkohor Zygmund Bauman në një nga veprat e tij më të njohura “The loneliness of the global citizen” (Vetmia e qytetarit global), i publikuar në vitin 2000, ka treguar si gjendje aktuale të individit vetminë e tepruar. Ai vëren se si në shoqërinë aktuale shoqërizimi është shqetësues, i turbullt, i pasigurt. Nëse në fakt në shoqërinë e së shkuarës vlera ishte jetëgjatë, sot në shoqërinë pasmoderne vlera është kalimtare, jetëshkurtër e priret t’i lë vendin risive. Një shoqëri e objekteve “përdor dhe hidh” prodhon si mbetje jo vetëm objekte por edhe njerëz.. Sot, që modernizmi është mjaft i përhapur, mbetjet njerëzore emigrojnë në të gjitha drejtimet por bota e pasur nuk i do këto “viktima anësore”. Gjendja kalimtare, përkohshmëria në punë, ndryshimet e vazhdueshme, karakterizojnë atë që Bauman e quan modernitet likuid, ku asgjë nuk është e pandryshueshme, e garantuar por gjithçka ndryshon. Kudo mbizotëron dyshimi dhe pasiguria, madje dhe marrëdhëniet njerëzore kanë karakter përkohshmërie dhe individi përdor një shumëllojshmëri maskash që përshkruajnë një “identitet të mbishtresuar”, pra gjithmonë në ndryshim. Metropoli është sfondi tipik i kësaj shoqërie, është vendi i marrëdhënieve kalimtare dhe i vetmisë. Kështu, për Bauman-in, secili nga ne bëhet i huaj kur del nga shtëpia. Në këtë mënyrë figura e të huajit e humbet karakterin tradicional të bartësit të ndryshimeve etnike, kulturore, sociale, për të marrë një formë më ekzistenciale, ku realizohet kundërvënia ne/ata (Shih: Merico, F., 2008:48-49). Për Bauman-in mund të realizohen tre reagime në lidhje me atë që perceptohet si i huaj. Në të parin, i huaji shpërfillet në tiparet e tij të veçanta individuale dhe shoqërore, sikur të ishte një figurë transparente, në të dytin del në pah origjinaliteti, individualiteti i të huajit, një mundësi për t’u përdorur, por pa e bërë pjesëmarrës. Gjatë reagimit të tretë, i huaji shikohet si kërcënim që mund të destabilizojë dhe shkatërrojë.

69

Page 83: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në lidhje me strategjitë e përdorura nga të huajt, Bauman dallon dy syresh. Strategjia e parë, asimilimi, eliminon tek i huaji karakterin e papritur, burim keqkuptimesh dhe frike, duke i imponuar karakteristikat e shoqërisë vendase. Strategjia e dytë, mënjanimi i të huajit, realizohet nëpërmjet mekanizmave të mospërkrahjes, të padukshmërisë, të mungesës së marrëdhënieve. Kësaj mënyre i përket, sipas Bauman-it trajtimi që u bëhet refugjatëve, mbetje njerëzore të mbyllur në kontenierë të ngjashëm me burgjet për të mos i parë, për t’i shpërfillur (Po aty:50). Deri tani është paraqitur një tablo teorike e figurës sociologjike të emigrantit si i huaj në shoqërinë pritëse. Këto qasje teorike do të përdoren për të analizuar disa gjetje të studimit empirik të paraqitur në kapitullin IV të këtij punimi. Natyrshëm lind pyetja: A mbetet gjithmonë një “I huaj” migranti në shoqërinë pritëse, apo bëhet i njohur dhe i pranueshëm në bazë të një identiteti? Cilat janë prirjet identitare të emigrantëve në vendin pritës? Më poshtë është paraqitur një analizë e identitetit të emigrantit në shoqërinë pritëse. 2.2.2.2.2. Emigranti me identitet të dyfishtë Në paragrafët e mëparshëm u analizua identiteti etnik dhe kategoria sociologjike e “të huajit” si dhe u shqyrtuan disa strategji që lejojnë ruajtjen e ndjenjës së përkatësisë në grup. Por çfarë ndodh nëse një individ është i detyruar, për arsye politike, ekonomike ose të tjera, të lërë vendin e tij për t’u transferuar për një periudhë të gjatë në një vend tjetër? Ç’pasoja krijon emigrimi mbi identitetin e individit? Të jetosh pjesën më të madhe të jetës në një vend të ndryshëm nga ai i origjinës a e çon individin drejt marrjes së identitetit të vendit pritës? A është e mundur të jetosh me identitet të dyzuar? Përgjigja e këtyre pyetjeve lipset kërkuar duke iu referuar përvojës së dy studiuesve, të cilët, për motive të ndryshme, kanë jetuar personalisht në emigrim dhe kanë kaluar një pjesë të madhe të jetës së tyre duke e studiuar këtë dukuri: Zygmunt Bauman dhe Amin Maalouf. Bauman për arsye politike në vitet 1970 ka qenë i detyruar të lenë Poloninë për t’u transferuar në Izrael e më pas në Angli. Shumë interesant është prologu i tekstit Intervistë mbi identitetin, në të cilin studiuesi paraqet përvojën e tij personale:

70

Page 84: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Sipas zakonit të vjetër të Universitetit Carlo të Pragës, gjatë ceremonisë së dhënies së titullit “honoris causa”, duhej të luhej himni kombëtar i vendit përkatës. Kur më erdhi radha mua të merrja këtë titull honorifik, m’u kërkua të zgjidhja mes himnit britanik dhe atij polak. Eh, nuk e pata të lehtë të jepja një përgjigje. Britania e Madhe ishte vendi që kisha zgjedhur dhe që më kishte zgjedhur, duke më ofruar një katedër, por Polonia, vendlindja ime, ishte bërë e pamundur, sepse më ishte hequr e drejta për të dhënë mësim. Por, atje, në Britaninë e Madhe unë isha një imigrant, një i ardhur, e jo shumë kohë më parë një refugjat i një vendi të huaj, një i huaj. Më pas u bëra një qytetar britanik i natyralizuar, por kur je një i ardhur, a mundesh të reshtësh së qenuri i huaj? Nuk kisha qëllim të dukesha anglez dhe studentët e kolegët e mi e kuptonin që unë isha i huaj, një polak, për të qenë më i saktë. Kjo marrëveshje e heshtur ka bërë që marrëdhëniet tona të mos ngatërrohen, përkundrazi, të jenë më të ndershme, të qeta dhe miqësore. Duhet të kisha pranuar të luhej himni polak? Por edhe kjo zgjedhje nuk kishte shumë baza: në më shumë se tridhjetë vjet para ceremonisë së Pragës isha privuar nga shtetësia polake. Përjashtimi im kishte qenë zyrtar, i nisur dhe i konfirmuar nga ai pushtet që kishte mundësinë të shquante “të brendshmin” nga “i jashtmi”, atij që i përkiste nga ai që nuk i përkiste: t’i jepja të drejtën himnit polak nuk më bindte më. Janina, shoqja e jetës sime dhe autorja e librit “Një ëndërr përkatësie”, është një person që ka arsyetuar shumë mbi çështjen e identitetit dhe e ka gjetur zgjidhjen: “Pse nuk pranon himnin europian?” Pse jo? Europian isha pa dyshim, nuk kisha reshtur kurrë së qenuri. Kisha lindur në Europë, mendoja si europian, ndihesha europian e, mbi të gjitha, edhe sot nuk ekziston një zyrë pasaportash evropiane me autoritetin “të pranojnë ose të refuzojnë” një “pasaportë europiane” e, për rrjedhojë, të pranojë ose mohojë të drejtën e të qenurit europian. Vendimi ynë për t’u luajtur himni europian ishte në atë moment “përfshirës” dhe “përjashtues”. Bëhej fjalë për një identitet që kishte dy pika referimi alternative, por në të njëjtën kohë bashkonte diferencat dhe, për rrjedhojë, nuk krijonte një “përçarje të mundshme të identitetit”…Edhe qëndrimi kundrejt himnit evropian i kontribuonte qëllimit. Imazhi i “vëllazërimit” është sinteza e çështjes: të ndryshëm,

71

Page 85: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

por të barabartë, të ndarë por të pandashëm, të pavarur por të bashkuar (Bauman Z., 2003:3-4).

Të qenurit mes dy botëve krijon tek emigranti një ndjenjë çorientimi, që e bën atë të “gjendet në çdo vend, por plotësisht ose pjesërisht jashtë vendi, pra, një i huaj” ose në të kundërt, emigranti mundet të fillojë të ndihet gjithandej në shtëpinë e tij, por çmimi për t’u paguar është të pranojë që në asnjë vend s’do të ndihet plotësisht dhe me të vërtetë në shtëpi (Bauman, Z., 2003:8). Edhe Amin Maalouf, sikurse Bauman, ka sjellë në librin “Identiteti”, përvojën e tij prej emigranti dhe veçanërisht marrëdhënien që mban me dy atdhetë e tij: Libanin dhe Francën.

“Që kur jam larguar nga Libani, në vitin 1976, për t’u transferuar në Francë, m’u kërkua shumë herë, me qëllimet më të mira në botë, nëse ndihesha “më shumë francez” ose “ më shumë libanez”. Jam përgjigjur pa dyshim “dhe njëri dhe tjetri”, jo për të ruajtur ekuilibrin, ose për barazi, por sepse po të përgjigjesha ndryshe, do të gënjeja. Ajo që më bën siç jam dhe jo ndryshe, është ekzistenca ime mes dy vendeve, mes dy ose tre gjuhëve, mes traditave popullore të ndryshme. Është pikërisht kjo që përcakton identitetin tim. A do të isha më origjinal, nëse do të privohesha nga një pjesë e vetes sime? Atyre që më bëjnë pyetjen e mësipërme u shpjegoj me durim se kam lindur në Liban, se kam jetuar atje deri në moshën 27 vjeçare, se arabishtja është gjuha e nënës për mua, se në gjuhën arabe kam njohur Dumas, Dickens dhe udhëtimet e Guliverit, se në vendin tim malor, atë të stërgjyshërve të mi, kam provuar gëzimet prej fëmije. A mund të lodhem nga kjo përvojë? Por, nga ana tjetër, jetoj në Francë prej 22 vjetësh, pi ujin dhe verën e saj, duart e mia përkëdhelin çdo ditë gurët e saj të vjetër, shkruaj librat e mi në gjuhën frënge. Për mua nuk do të jetë kurrë më një tokë e huaj. Gjysmë francez e për rrjedhojë, gjysmë libanez? Aspak. Identiteti nuk ndahet në kompartimente, nuk ndahet në gjysma e çerekë. Nuk kam shumë identitete, por kam vetëm një, të përbërë nga të gjithë elementet që e kanë plazmuar, sipas një “doze” të veçantë, që nuk është kurrë e njëjtë nga njeri person tek tjetri.

72

Page 86: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Sa herë që përfundoj së shpjeguari, me mijëra detaje, për cilat arsye konkrete përbëhet tërësia e përkatësive të mia, dikush më afrohet, më vë duart mbi shpatull e më mërmërit: “Ke patur arsye të flasësh kështu, por në brendësinë tënde, si ndihesh?” Kjo pyetje insistuese më ka bërë të buzëqesh gjatë. Por, sot nuk buzëqesh më …Kur më kërkohet se çfarë jam “në brendësi”, presupozohet se “në brendësinë” e secilit prej nesh ka vetëm një përkatësi të rëndësishme… (Maalouf, A., 2001:7-9).

Këto dy përvoja tregojnë në mënyrë domethënëse se identiteti pasurohet përgjatë kohës. Të dy studiuesit nuk e perceptojnë “qenien mes dy vendeve” si një identitet të dyfishtë, por si një identitet të përbërë. Identiteti i çdo personi, sipas Maalouf, përbëhet nga një shumësi elementesh: përkatësia ndaj një tradite fetare, ndaj një kombësie, ndonjëherë edhe dy, ndaj një grupi etnik dhe gjuhësor, ndaj një profesioni, ndaj një institucioni, ndaj një grupi shoqëror, ndaj një skuadre sportive, ndaj një partie, ndaj një sindikate, e kështu me radhë. Të gjitha këto përkatësi natyrisht nuk kanë të njëjtën rëndësi, në të njëjtën mënyrë e në të njëjtin moment, por asnjëra prej tyre nuk është tërësisht jodomethënëse. Shkrimtari franko-libanez i quan këto përkatësi “gjenet e shpirtit” (Po aty:13), sepse këto elemente, si AND-ja, të marrë në veçanti janë të përbashkët për shumë individë, por në brendësinë e tyre janë unike; dhe në fakt është e pamundur të gjendet një kombinim i njëjtë në tërësi në dy individë të ndryshëm, dhe është pikërisht kjo, ajo që e bën një individ “një”, të pazëvendësueshëm dhe të papërsëritshëm. Edhe nëse identiteti formohet nga shumë përkatësi, individi priret ta perceptojë si një të plotë dhe të bëjë të njohur përkatësinë më të kërcënuar “sa herë që nuk ekziston forca për ta mbrojtur, atëherë ajo qëndron në fund të unit, e fshehur në hije, në pritje të rizgjimit…por me të identifikohemi”. Përkatësia që është në kauzë:ngjyra, feja, gjuha, klasa shoqërore, ndikon të gjithë identitetin. Ata që kanë identitet të përbashkët, ndihen të solidarizuar, mblidhen, mobilizohen, inkurajojnë njeri-tjetrin. Për ta, të “afirmosh identitetin” bëhet një veprim kurajoje dhe lirie (Po aty:33-34). Sipas Maalouf, prirja për ta reduktuar identitetin në një element të vetëm, i detyron njerëzit të pranojnë një “qëndrim të pjesshëm, sektorial, jotolerant, mbizotërues, dhe i transformon shpesh në vrasës, ose në përkrahës të vrasësve. Vizioni i tyre për botën deformohet dhe shtrembërohet. Ata që i përkasin të njëjtit komunitet janë “tanët” , i quajmë solidarë me fatin tonë, por i lejojmë vetes të jemi edhe tiranikë kundrejt tyre, i denoncojmë, i terrorizojmë, i ndëshkojmë si “tradhëtarë”. Ndërkohë që kundrejt të tjerëve nuk kultivohen ndjenja empatie…Ka rëndësi vetëm këndvështrimi i

73

Page 87: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“tanëve”… Rezultati i këtij mekanizmi është krijimi i “identitetit vrasës”. Për të evituar që identiteti të bëhet faktor i luftërave dhe akteve terroriste të ndërmarra në emër të një përkatësie të vetme, gjë që gjithnjë e më shpesh po ndodh në ditët tona, “secili nga ne duhet të inkurajohet të pranojë diversitetin e vetë, ta konceptojë identitetin e tij si shumë të përkatësive, në vend që ta perceptojë si një të vetëm, të lidhur me përkatësinë supreme dhe me instrumentin e përjashtimit, ndonjëherë edhe me instrument lufte” (Po aty: 37, 175). Ideja e një identiteti të përbërë ose e një identiteti kulturor të përbërë shihet në brendësi të një dimensioni më kompleks, të ndërtuar nga identiteti global (Shih: A.A. V.V., 1998:8). Lipset mbajtur parasysh se një person mund të përvetësojë gjatë kursit të jetës një nivel të konsiderueshëm njohjeje nga “kultura” të ndryshme dhe mund të arrijë të identifikohet me një sistem referimi kulturor të ndryshëm nga ai i origjinës. Kjo situatë paqartësie është akoma më e fortë nëse emigranti është i varfër dhe klandestin. Në këtë rast emigranti, përveçse është i dyzuar mes dy vendeve, luhatet mes “mungesës” dhe “pranisë” (Sayad A., 2002:171), mes të qenurit dhe të mosqenurit. Sociologu A. Dal Lago i përcakton në mënyrë provokuese imigrantët si jopersona : “…në fakt “ne” dhe “ata” jemi në një gjendje juridike tërësisht të ndryshme. Ne jemi të lirë të jetojmë në vendin tonë, siç na pëlqen më shumë, falë statusit të qytetarit…ndërsa imigranti është skllav i kombësisë së tij, i të qenurit një i huaj, edhe pse flet gjuhën tonë dhe jeton në shoqërinë tonë. Kështu, parimi i kombësisë kushtëzon marrëdhëniet sociale konkrete, punën, miqësinë, ndjenjat e emigrantit dhe vendasit. Pra, me pak fjalë janë normat e qytetarisë që e bëjnë dikë një person dhe anasjelltas…”(Dal Lago, A., 2004:207). Me këto fjalë, Del Lago do të nënvizojë faktin se për një emigrant të varfër dhe klandestin përkatësia kombëtare e dyfishtë nuk është sinonim i pasurisë kulturore (si në rastin e Bauman e Maalouf), por është tregues i marxhinalitetit dhe i pasigurisë. Megjithëse mund të bëjnë shumë përpjekje, vendasit nuk janë të prirur t’i njohin atij (emigrantit) një vend në shoqërinë e tyre, por ta konsiderojnë atë si “dikush i tepërt” (Sayad, A., 2002:340), maksimumi mund të tolerojnë praninë e tij nëse ai siguron fitime financiare dhe përfitime të tjera, por në thelb për ata imigranti mbetet gjithmonë dikush që zë një vend që s’është i tiji. 2.2.2.2.3. “Identiteti i tretë” i emigrantit Imigranti, sikurse u përshkrua në paragrafin e mëparshëm, jeton shpesh mes shumë kulturave. Ky alternim i universeve simbolike mund të krijojë një ndjenjë çorientimi

74

Page 88: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

dhe turbullimi që e bën emigrantin të ndihet i paplotë në çfarëdo vendi. Nostalgjia është ndjenja që karakterizon ekzistencën e tij, i mungon gjithmonë diçka që e pengon të ndihet “në shtëpi”. Kjo gjendje shpirtërore është përshkruar në mënyrë tepër domethënëse nga studiuesja spanjolle Rosa Abenoza Guardiola (Guardiola, A.R., 2004: 55). Për të kapërcyer këtë gjendje dyzimi emigranti lipset të mësojë të administrojë dhe të përshtatë elementët përkatës në kontekste të ndryshme të referimit, në mënyrë që të garantojë një “vazhdimësi” mes dy kulturave, një lloj ure që e lejon migrantin të gjejë pika kontakti mes dy përkatësive. Ky veprim krijues, mund të gjenerojë një “rrugë të tretë” që përfaqëson kapërcimin e dy rrugëve të përshkruara deri më tani. I pari që e studioi këtë “proces shkrirjeje” ishte Bronislaw Malinowsky, i cili në vitin 1845 publikoi veprën “The dynamics of culture change” (Dinamikat e ndryshimit të kulturës), në të cilën ai i është referuar shembullit të takimit mes shoqërive tradicionale afrikane dhe kolonializmit evropian, takim që, sipas tij, ka prodhuar një “kulturë të tretë”, jo të barazvlefshme me shumën e dy kulturave të mëparshme. Shpesh emigranti, si kolonizatorët europianë dhe popullsia e kolonizuar, zotëron këtë “kulturë të tretë”, që përfaqëson një karakteristikë bazike të identitetit të tij. Kjo tezë është mbështetur edhe nga antropologu kuban Fernando Ortiz, i cili propozon një lexim të ri të kontakteve dhe shkëmbimeve kulturore nëpërmjet konceptit të transkulturalizimit. “Besojmë se fjala trasnskulturalizëm shpreh më mirë fazat e ndryshme të procesit të kalimit nga një kulturë në një tjetër, sepse ky proces nuk konsiston thjesht në përvetësimin e një kulture të caktuar, ajo që njihet si akulturim, dhe as domosdoshmërish humbjen e kulturës së mëparshme, që mund të përcaktohet si një dekulturim i pjesshëm, por më tepër krijimin e dukurive të reja kulturore që mund të konsiderohen si neokulturim. Në fund, siç pohon edhe shkolla e Malinowskit, në të gjithë takimet mes kulturave ndodh e njëjta gjë që verifikohet në riprodhimin gjenetik të individëve: fëmija i lindur ka gjithmonë diçka nga të dy prindërit, e megjithatë është i ndryshëm nga secili prej tyre (Shih: Pompeo, F., 2002:57). Në këtë klimë kulturore një tjetër kontribut i rëndësishëm është dhënë nga Roger Bastide, i cili ka treguar interes për dukurinë e akulturimit dhe ka mbrojtur idenë se akulturimi nuk zhvillohet “në një drejtim të vetëm”, por është “një dialog” që përfshin gjithmonë dy ose më shumë “bashkëbisedues”. Ky dialog, edhe pse ka natyrë jopërpjestimore, duke qenë se pjesëmarrësit ndodhen në situata pushteti të çekuilibruara, krijon dinamika ndërveprimi, ndërdepërtimi, dhe kryqëzimi mes dy kulturave (Shih: A.A.V.V., 1998:20).

75

Page 89: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2.2.2.3. Modelet shpjegues të paragjykimeve etniko-kulturore Sikurse u shpjegua edhe në kapitullin hyrës, paragjykimet janë përgjithësime të paargumentuara për një grupim njerëzish dhe zakonisht përdoren kundrejt grupeve etnike minoritare, njerëzve me ngjyrë, emigrantëve etj. (Shih kapitullin I). Më poshtë janë paraqitur modelet që shpjegojnë krijimin e paragjykimeve etniko-kulturore, nën dritën e teorive të ndryshme psikosociale. Modeli i mospërshtatjes emocionale. Ky model është në qendër të teorisë së personalitetit autoritar të Teodor Adornos e studiuesve të tjerë, sipas së cilës, paragjykimet janë karakteristikë e një lloji të veçantë të personalitetit të njerëzve. Zakonisht njerëzit me personalitet autoritar, të cilët përjetojnë frustrim, ankth dhe frikë nga pushteti që prindërit ushtrojnë mbi ta, priren të jenë agresivë ndaj njerëzve ose kategorive sociale, të cilët perceptohen si më të pafuqishëm dhe inferiorë. Zakonisht të moshuarit, më pak të arsimuarit, ata që u përkasin klasave shoqërore të ulta janë më të prirur të jenë autoritarë dhe paragjykues (Adorno, T., e të tjerë, 1950:385,482). Megjithëse kjo teori shpjegon nivelet e ndryshme të paragjykimeve tek individë të ndryshëm, ajo nuk shpjegon në mënyrë të plotë uniformitetin e paragjykimeve në nivel grupi shoqëror në kohë dhe vende të ndryshme. Modeli frustrim-agresion. Ky model është i ngjashëm me modelin e mospërshtatjes emocionale, por shpjegon më qartë edhe disa mekanizma që shoqërojnë paragjykimet në nivel grupi. Sipas teorisë së zhvendosjes së John Dollard, njerëzit e frustruar janë të prirur të jenë agresivë, por kur ky agresion duke qenë se nuk mund të drejtohet nga burimi i frustrimit, për shkak të pushtetit që ky i fundit zotëron, atëherë ai zhvendoset tek një target i pafajshëm. Ndryshe ky njihet edhe si mekanizmi i fajësimit pa faj ose i viktimizimit (Dollard, J., e të tjerë, 1939:89). Qëndrime të tilla të paarsyeshme shpesh nxisin paragjykime dhe sjellje diskriminuese kundrejt grupeve etnike të ndryshme nga shumica vendase. Modeli i reflektimit social. Ky model e shpjegon paragjykimin thjesht si një reflektim të qëndrimeve të komunitetit. Sipas këtij këndvështrimi fëmijët i mësojnë qëndrimet e tyre kundrejt grupeve etnike dhe kulturore të caktuara, nga të mësuarit e drejtpërdrejtë, por edhe nga vëzhgimi dhe imitimi i sjelljeve verbale dhe joverbale të prindërve të tyre, si dhe nga shpërblimet që marrin nga ndjekja e modelit të prindërve (Kinder, D.R.; Sears, D.O., 1981:414-31).

76

Page 90: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Modeli sociokonjitiv. Sipas këtij modeli, zhvillimi emocional në fëmijëri ndikon zhvillimin njohës të fëmijës. Fillimisht tek fëmija ngjallet frikë për të panjohurën dhe ndjenjë afërsie për të njohurën, për rrjedhojë fëmija nis të pranojë të ngjashmit (in-group) dhe do të refuzojë të ndryshmit (out-group), të cilët identifikohen fillimisht nga elementët e dukshëm (ngjyra e lëkurës, gjuha, madhësia trupore etj.). Sipas Aboud paragjykimet etnike e kanë bazën pikërisht në këtë zhvillim sociokonjitiv, por sipas tij këto paragjykime marrin formë deri në moshën 7 vjeçare, pas kësaj moshe, kur aftësitë konjitive të fëmijës rriten, fëmija mund të kalojë nga gjykimi në bazë të grupit, në gjykimin në bazë të individit (Aboud, F.E., 1988:18-43). Modeli i identitetit shoqëror. Sipas këtij modeli paragjykimet dhe diskriminimet kundrejt anëtarëve të grupeve etnike të ndryshëm nga grupi përkatës etnik, rrjedhin nga dëshira e individëve për t’u identifikuar me grupe sociale që perceptohen pozitivisht dhe konsiderohen superiorë krahasuar me grupet e tjera, në mënyrë që të ruhet një nivel i lartë vetëvlerësimi. Në të kundërt anëtarët e grupeve të jashtëm perceptohen si të ndryshëm dhe si zotërues të aftësive më pak të pëlqyeshme, e për rrjedhojë si subjekte paragjykimi dhe diskriminimi (Tajfel, H., 1981:225). I lidhur me këtë model qëndron edhe modeli që shpjegon lidhjen paragjykim–etnocentrizëm. Sipas këtij modeli paragjykimet kultivohen nga psikozat etnocentrike. Modeli funksionalist. Sipas këtij modeli mjedisi shoqëror mund të jetë i organizuar në mënyrë të tillë, që mundëson nxitjen e ndjenjave pozitive ose negative kundrejt njerëzve. Paragjykimet janë funksionale sepse krijojnë solidaritet brenda grupit, por, nga ana tjetër, janë disfunksionale sepse krijojnë antagonizëm kundrejt grupeve të jashtme. Paragjykimet mund të nxisin disfunksione në situata kur supozohet se mund të ketë vetëm “fitues” dhe “humbës” dhe kur marrëdhëniet e gjera sociale mund të shkatërrohen përfundimisht. Analizat strukturore-funksionale kanë treguar se kur niveli i diskriminimit institucional ulet, për shembull kur legjislacioni krijon hapësira për trajtim të barabartë të çdo grupi shoqëror, ka shumë të ngjarë të rritet niveli i paragjykimeve kundrejt grupeve minoritare. Për shembull në Amerikë me përmirësimin e legjislacionit në vitet 1960, të bardhët akuzuan njerëzit me ngjyrë për disavantazhet e tyre, duke i stereotipizuar si “të pavullnetshëm”, “të paaftë” etj. (Schuman, H.; Krysan, M.,1999:847-55).

Modeli i konfliktit. Sipas këtij modeli paragjykimet krijohen ose përforcohen nga kundërshtitë e grupimeve të ndryshme në një shoqëri. Gjithashtu paragjykimet veprojnë kur grupet garojnë për të përfituar nga burime ekonomike të kufizuara. Për

77

Page 91: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shembull kur niveli i papunësisë rritet, prirjet paragjykuese, e në disa raste dhe diskriminimi që lidhet me to, ka gjasa të rritet. Klasa e pushtetshme sistematikisht vë përballë grupet kundrejt njëri-tjetrit, brenda një tregu të kufizuar pune. Niveli i lartë i papunësisë i minoriteteve krijon një rezervë të forcës punëtore, e cila përbën një kërcënim konstant për të punësuarit aktualë, të cilët ndryshojnë kërkesat e tyre (për shembull pranojnë të punojnë me një pagë më të ulët), duke mos dashur të humbasin vendin e tyre punës. Sipas disa studiuesve socialë paragjykimet klasore janë më të ashpra se paragjykimet etnike e kulturore (Smedley, J.W.; Bayton, J.A, 1978:530-35).

Modeli i ndërveprimit simbolik. Sipas këtij modeli etiketat që njerëzit mësojnë ndikojnë perceptimet e tyre, duke i drejtuar ata drejt një “perceptimi përzgjedhës”, në rastet kur ata shohin diçka dhe janë “të verbër” kundrejt gjërave të tjera. Etiketat me karakter etnik dhe racor janë të pushtetshme sepse ata shënjojnë të tërë grupin dhe përbëjnë, si të thuash, një stenografi për ngarkesat emocionale dhe stereotipat joracionalë. Teoricienët e ndërveprimit simbolik theksojnë idenë se njerëzit i mësojnë paragjykimet nëpërmjet bashkëveprimit me të tjerët (Blumer, H., 1958:3-8).

2.2.2.4. Familja dhe shoqërizimi etnik Rëndësia që merr familja në procesin e shoqërizimit është e njohur dhe e trajtuar tashmë gjerësisht në literaturën sociologjike ndërkombëtare (Shih: Grusec, J.E.; Davidov, M., 2007:284-381). Shpesh është detyrë e prindërve t’i përgatisin fëmijët të marrin përgjegjësi prej të rrituri në jetë, nëpërmjet të mësuarit të atyre karakteristikave të sjelljes, që janë të nevojshme për një përfshirje të përshtatshme në realitetin në të cilin fëmijët jetojnë. Në këtë kuptim, procesi i shoqërizimit harmonizohet me normat, besimet dhe vlerat në kontekstin social të referimit. Në pjesën më të madhe të rasteve migrimi është një proces me shumë stade, gjatë të cilave familja lipset të kalojë provën e ndarjes, provën e lidhjeve familjare në distancë, për të vazhduar, në rastin më të mirë me provën e bashkimit në një familje që asnjëherë nuk është e njëjtë me familjen në momentin e ndarjes. Ardhja e fëmijëve në vendin pritës përfaqëson për familjen një element vazhdimësie dhe bën të mundur lindjen e nevojave të reja dhe të ekuilibrave të rinj brenda vetë familjes. Familja në emigrim, e cila ndjen nevojën për të rritur me qetësi fëmijët në vendin pritës, për t’u ofruar atyre një perspektivë të re për jetën, për të ndërtuar një projekt të ri në krahasim me të kaluarën, haset me sfida të reja. Mbërritja e anëtarëve të një familjeje në një kontekst të ri, ku gjenden modele sociale të reja, me të cilat këta

78

Page 92: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

individë përballen dhe ndërveprojnë, mund të krijojë pengesa për procesin e integrimit. Proceset familjare (organizuese, ndërvepruese, sociokonjitive) dhe roli i këtyre proceseve në zhvillimin identitar të çdo anëtari të familjes, përfaqëson një fushë me interes sociologjik. Kompleksiteti i procesit të integrimit në vendin pritës, nga njëra anë, dhe i zhvillimit identitar, nga ana tjetër, përgjatë përvojës emigruese kryqëzohet me faktorë individualë, familjarë dhe kontekstualë. Përmasa ndërbrezore e migrimit, ashtu siç është shprehur veçanërisht në marrëdhënien prindër-fëmijë (në lidhje me përkujdesjen dhe praktikat edukuese, orientimet ndaj vlerave, cilësinë e marrëdhënieve, format e transmetimit kulturor), duket se mbizotëron në fushën e studimeve që kanë në fokus familjen emigrante dhe çështjet e identitetit etnik dhe kulturor. Pra, në lidhje me ndikimin e familjes në zhvillimin e identitetit kulturor, pjesa më e madhe e kërkimeve në nivel ndërkombëtar është fokusuar në rolin që luajnë prindërit, nëpërmjet mënyrave specifike të sjelljeve, në shoqërizimin etnik të fëmijëve. Në mënyrë të veçantë vëmendja është përqëndruar në lidhjen mes identitetit etnik dhe strategjive të akulturimit që prindërit zhvillojnë; në përdorimin e gjuhës së origjinës në familje si dhe në përpjekjet aktive të prindërve për t’u mësuar fëmijëve traditat, vlerat dhe praktikat e grupit etnik (Umana-Taylor, e të tjerë, 2010:636-50). Të tjera studime, janë fokusuar në ndikimin e cilësisë së marrëdhënies prindër-fëmijë në zhvillimin e identitetit të fëmijëve në përgjithësi dhe identitetit etnik në veçanti. Studime të tilla kanë treguar se si shprehja e ndjeshmërisë dhe e respektit nga prindërit kundrejt ideve të fëmijëve dhe komunikimi i hapur e i mbështetur në besim, lidhen pozitivisht me zhvillimin e identitetit të fëmijëve në adoleshencë. Cilësia e marrëdhënies prindër-fëmijë, nga njëra anë mund të përbëjë një faktor lehtësues për formimin e identitetit etnik të fëmijëve, por nga ana tjetër mund të nxisë bashkekzistencën e dy identiteteve etnike tek fëmijët (Cooper, C. R., e të tjerë, 1988:43-59). Lipset mbajtur parasysh se procesi i akulturimit dhe zhvillimi i identitetit kulturor dhe etnik nuk ndodhin në një boshllëk social dhe historik, por ndikohen nga karakteristikat e kontekstit mjedisor, social dhe kulturor në të cilin realizohen. Veçanërisht zhvillimi i identitetit kulturor ndikohet nga mënyra se si perceptohet nga emigrantët diskriminimi në shoqërinë pritëse (Berry, J.W.,e të tjerë, 2006:303-32). Marrëdhënia mes identitetit kulturor dhe diskriminimit është analizuar nga autorë të ndryshëm në dritën e modeleve të ndryshëm teorikë. Disa kërkime tregojnë se mënyra si perceptohet diskriminimi lidhet me forcimin e identifikimit me grupin etnik dhe me

79

Page 93: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

dobësim të lidhjes me grupin mbizotërues (Juang, L.P; Cookston, J.T., 2009:475-96). Megjithatë kjo mënyrë, nga njëra anë mund të nxisë zhvillimin e identitetit etnik por, ana tjetër, mund ta pengojë atë. Familja shpesh përbën një njësi që zbut presionin shoqëror që krijohet në vendin pritës kundrejt emigrantëve, duke lehtësuar procesin e akulturimit në këtë vend për anëtarët e saj. Çfarë ndodh, në momentin në të cilin, për shkak të emigrimit, procesi i rritjes vazhdon në një mjedis të ndryshëm nga ai i origjinës? Boykin e Toms mbrojnë idenë se prindërit emigrantë përballen me vështirësi shumë më të mëdha se të zakonshmet me të cilat përballen familjet e tjera. Përveç detyrës për të trashëguar traditat historike dhe kulturore, prindërit emigrantë kanë edhe përgjegjësinë t’u sigurojnë atyre (fëmijëve) suksesin në vendin e ri, duke i ndërgjegjësuar se i përkasin një grupi minoritar, e për rrjedhojë mund të jenë pre e dukurive diskriminuese në vendin pritës (Boykin, A. W.; Toms, F. D., 1985:33–52). Për të përmbushur funksione të tilla, prindërit ndjekin praktikat e shoqërizimit etnik, që kanë të bëjnë me atë tërësi veprimesh të përdorura për të transmetuar informacione rreth origjinës dhe modeleve kulturore (Spencer, M.B., 1983:351-70) në mënyrë që të promovojnë mirëqenien psikologjike të fëmijëve në shoqërinë multikulturore. Në artikullin e tyre “Le pratiche di socializzazione etnica nelle famiglie immigrate” (Praktikat e shoqërizimit në familjet imigrante), autoret Maria Grazia Lo Cricchio dhe Alida Lo Coco, kanë paraqitur katër lloje praktikash të shoqërizimit etnik (Lo Cricchio, M.G.; Lo Coco, A., 2010:121-22).

1. “Shoqërizimi kulturor”, ka të bëjë me tërësinë e praktikave që prindërit përdorin për të promovuar njohjen e historisë, zakoneve dhe traditave të kulturës së vendit të origjinës, duke nxitur krenarinë për grupin e përkatësisë dhe anëtarët brenda tij (in-group).

2. “Përgatitja ndaj paragjykimeve”, ka të bëjë me praktikat edukuese, që i ndihmojnë fëmijët të ndërgjegjësohen për proceset paragjykuese dhe veprimet diskriminuese që mund të hasin në vendin pritës. Prindërit flasin hapur me fëmijët për barrierat etnike, racore e të tjera dhe, në të njëjtën kohë, u mësojnë atyre strategji si t’i përballojnë vështirësitë që burojnë nga paragjykimet e vendasve.

3. “Promovimi i mosbesimit”, i referohet praktikave që theksojnë mosbesimin në marrëdhëniet ndëretnike, mosbesim që mund t’u komunikohet fëmijëve në trajtën e një rreziku, e, për rrjedhojë, u rekomandohet të kenë kujdes. Prindërit

80

Page 94: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

në këtë rast, inkurajojnë në mënyrë pak a shumë të qartë fëmijët të jenë vigjilentë në marrëdhënie me anëtarët e grupeve të tjera, të mbajnë një lloj distance dhe të jenë të kujdesshëm në marrëdhënie me ta.

4. “Barazitizmi dhe heshtja rreth çështjeve të racës dhe etnisë”, ka të bëjë me sjelljen e atyre prindërve që shmangin çështjen e racës dhe etnisë në diskutimet me fëmijët e tyre dhe nxisin një vizion barazie mes popujve të ndryshëm.

Literatura bashkëkohore në lidhje me praktikat e shoqërizimit etnik e përqëndron vëmendjen në analizën e atyre faktorëve që ndikojnë në cilësinë dhe llojin e praktikave të përdorura (Hughes, D.,e të tjerë, 2006:591-610). Këto mund të ndryshojnë në funksion të karakteristikave qoftë të fëmijëve, qoftë të prindërve. Mbi të gjitha, mesazhet në lidhje me çështjet e etnisë dhe racës, që prindërit u japin fëmijëve, formulohen sipas moshës së fëmijëve (Umaña-Taylor, A.J.; Fine, M.A., 2004:36-59). Me fëmijët më të vegjël, prindërit ndajnë informacione të thjeshta mbi elementët e dallueshëm të grupit përkatës. Në periudhën e adoleshencës, kur fëmijët arrijnë një funksionim konjitiv të përshtatshëm për të kuptuar ndarjen në kategoritë shoqërore, prindërit mund të diskutojnë me ta në mënyrë të drejtpërdrejtë çështje më komplekse, si për shembull, çështjen e diskriminimit (Spencer, M.B., 1983:351-70). Edhe gjinia e fëmijëve duket se ndikon procesin e shoqërizimit etnik. Ndërkohë që mesazhet në lidhje me çështjen e diskriminimit janë më të drejtpërdrejtë ndaj meshkujve (strategjitë “përgatitja ndaj paragjykimeve” dhe “promovimi ndaj mosbesimit”), ata që nënvizojnë rëndësinë e origjinës u drejtohen më shpesh vajzave (strategjia e shoqërizimit kulturor) (Stevenson, H.C., e të tjerë, 2005:273-90). Kjo diferencë mund të shpjegohet nga fakti se janë pikërisht meshkujt viktimat më të shpeshta të barrierave shoqërore dhe sjelljeve diskriminuese, ndërsa vajzat në të kundërt, projektohen të bëhen “agjentet” e ardhshme të shoqërizimit, prandaj atyre u jepen mesazhe që lidhen me forcimin e krenarisë për grupin vetjak të referimit (Hudges, D., e të tjerë: 2006:591-610). Mes faktorëve që ndikojnë në procesin e shoqërizimit etnik, lipsen listuar edhe disa karakteristika të prindërve, si për shembull, koha e kaluar në emigrim dhe kushtet socioekonomike. Mjaft kërkime kanë treguar se si prindërit që nuk kanë shumë kohë në emigrim, ata për të cilët kujtimet e vendit të origjinës janë më të gjalla, janë më të prirur të mbështesin vlerat dhe qëndrimet e grupit etnik dhe të shfaqin praktika rutinë që lidhen me mjedisin e tyre kulturor (Knight, G.P., e të tjerë, 1993:99-114). Gjithashtu studimet kanë treguar se edhe statusi socioekonomik i prindërve dhe niveli i arsimit të tyre ndikojnë në procesin e shoqërizimit etnik. Statusi socioekonomik i

81

Page 95: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

mesëm dhe i lartë, i shoqëruar me një nivel të mirë arsimimi, ndërton kushtet në të cilat mund të prodhohen më shpesh mesazhe pozitive kundrejt grupit të origjinës (McHale, S.M., e të tjerë, 2006:1387-1402). Përveç faktorëve të sipërpërmendur, literatura bashkëkohore trajton edhe faktorë të tjerë që janë atribute të përvojës së kontakteve ndërkulturore mes grupeve të ndryshme dhe që mund të ndikojnë në proceset e shoqërizimit etnik. Për shembull, identiteti kulturor i prindërve dhe strategjitë e akulturimit të përdorura nga ata, mund të ndikojnë në zhvillimin identitar të fëmijëve në familjet emigrante (Berry, J.W., 2006:719-34). Koncepti i identitetit kulturor përdoret nga Phinney në vitin 1990 dhe më vonë dhe nga Berry në vitin 1996 për t’iu referuar tërësisë komplekse të qëndrimeve që individët zhvillojnë në marrëdhënie me përkatësinë e një grupi të caktuar kulturor. Një identitet i tillë përbëhet nga dimensione të ndryshme, nga të cilët lipsen përmendur: identifikimi me grupin etnik vetjak, krenaria që shoqëron një përkatësi të tillë dhe identifikimi me shoqërinë pritëse (Phinney, J.S., 1900:499-514; Berry, J.W., 1996:89-98). Literatura mbi praktikat e shoqërizimit etnik fokusohet më së shumti në identifikimin etnik, duke treguar se prindërit, për të cilët etniciteti është një pjesë e e rëndësishme e përcaktimit të vetvetes, flasin me fëmijët më shpesh për kulturën e vendit të origjinës sesa për atë të vendit pritës (Hughes, D.L., 2003:15-33). Studime të tjera tregojnë se ndërkohë që familjet fitojnë më shumë përvojë në vendin pritës dhe ndërveprojnë më shumë me kulturën e këtij vendi duke u bërë më të “akulturuara”, edhe mënyrat përmes të cilave këto familje u transmetojnë mesazhet fëmijëve mbi çështjet e etnisë dhe racës mund të ndryshojnë (Umana-Taylor, A.J.; Yazedjian, A., 2007:445-64). Megjithatë, pavarësisht studimeve në këtë fushë, roli që luajnë praktikat e shoqërizimit në identifikimin e anëtarëve të familjes emigrante me kulturën e vendit pritës, lipset ende të eksplorohet nga studimet me fokus të mirëfilltë sociologjik.

82

Page 96: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2.3. E ardhmja e familjes emigrante përballë ndryshimeve shoqërore Ndryshimi është pjesë e jetës individuale dhe shoqërore dhe është një fakt i pashmangshëm. Metafora e famshme e Heraklitit se: “S’mund të lahemi dy herë në ujin e të njëjtit lumë”, gjen vend në shpjegimin edhe të ndryshimeve shoqërore. Emigrimi në vetvete është një dukuri shoqërore që lidh dhe transformon njerëz dhe vende. Lipset mbajtur parasysh se nga njëra anë emigrimi nxit ndryshimet shoqërore, pra është shkak i tyre, por nga ana tjetër ndikohet edhe vetë nga këto ndryshime, duke qenë pasojë e tyre dhe herë-herë edhe pjesë përbërëse e këtyre ndryshimeve. Familja emigrante nga ana tjetër nuk është statike, sepse duhet vazhdimisht të përshtatet me kushtet shoqërore dhe ndryshimet që pësojnë vendet. Në këtë kontekst, familja emigrante lipset parë e lidhur ngushtë me ndryshimet shoqërore të vendit pritës por edhe me ato të vendit të origjinës. Në Axhendën Europiane për Integrimin e Qytetarëve në Vendet e Treta, tregohet se integrimi është një proces evolutiv, që […] fillon nga baza […] në kontakt me realitetin lokal, “përmes pjesëmarrjes” (Commissione Europea, 2011:2-4). Kjo do të thotë se një proces i tillë realizohet konkretisht në marrëdhëniet njerëzore e shoqërore dhe përfshin pjesë të shoqërisë civile (emigrantët, nga njëra anë, dhe vendasit, nga ana tjetër) si pole të një marrëdhënieje shkëmbimi reciprok që zhvillohet gjatë kohës dhe që synon të ndërtojë një identitet të përbashkët në të cilin të gjitha pjesët në lojë të mund të njihen, “duke u ndjerë si në shtëpinë e tyre”(CNEL, 2012:2). Një çështje që së fundmi po tërheq vëmendjen e studiuesve mbi emigrimin është e ardhmja e familjes në emigrim. Ndryshimet shoqërore në kontekstin lokal, por sidomos në atë global që lidhen me ridimensionimin e statuseve ekonomike, politike dhe kulturore të vendeve dhe shteteve, kanë ngjallur interesa të reja eksploruese dhe në fushën studimore të familjes në emigrim. Ndikimi i krizës ekonomike globale në politikat e emigrimit, politika këto që prekin në mënyrë mbizotëruese familjen e anëtarët e saj dhe që ndikojnë në projektin emigrues, transnacionalizmi dhe emigrimi qarkullues si dhe emigrimi i kthimit, po bëhen çështje qendrore në diskutimet dhe studimet shoqërore ambicioze. Për më tepër, kriza ekonomike po shoqërohet me një krizë vlerore, duke e bërë akoma më të vështirë procesin e kohezionit shoqëror të shoqërive pritëse. Paqëndrueshmëria në vendin e punës si rezultat i uljes së kërkesës në këtë treg, prirjet e reja ksenofobike të popullsisë vendase, mund të përbëjnë faktorë të rëndësishëm që mund të ndikojnë në projektin emigrues të emigrantëve dhe familjeve të tyre në vendin pritës. Studimet mbi emigrimin e Europës Lindore kanë treguar se përgjatë krizës së vitit

83

Page 97: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

1973, subjektet e para që u goditën nga masat “anti-krizë” ishin punëtorët emigrantë dhe familjet e tyre mbi të cilat peshuan pasojat e përjashtimit nga tregu i punës. Si rezultat i kësaj krize vendet europiane mbyllën kufijtë […], duke favorizuar vetëm bashkimet familjare dhe duke marrë masa për legalizimin e emigrantëve të paligjshëm të pranishëm në territor. Këto dy faktorë, bashkimi dhe rregullarizimi, duke iu bashkuar rritjes natyrore të popullsisë, shpjegojnë në vlera absolutë, rritjen e numrit të të huajve, pavarësisht mbylljes së kufijve për emigrantët (Bastenier, A.; Dassetto, F., 1990:15). Sikurse studimet paraqesin, përvoja e vitit 1973 ka treguar se kriza nuk ka prodhuar kthim në vendin e origjinës, dhe as ndalim të bashkimit familjar. Kthimi në vendin e origjinës ka ndodhur vetëm në rastet kur këto vende kishin pësuar ndryshime të rëndësishme pozitive që “joshnin” emigrantët për kthim (Riccuci, R., 2011:4). Megjithatë, pasojat që rrjedhin nga një gjendje krize mund të mos jenë të ngjashme me pasojat që krizat e tjera prodhojnë, sepse ka edhe faktorë të tillë si: përmasat dhe kohëzgjatja e krizës, të cilat ndikojnë në vendimin e emigrantëve për të qëndruar apo për t’u kthyer në vendin e origjinës. Projekti i emigrantëve dhe familjeve të tyre vihet në diskutim, për sa kohë që ata hasen me vështirësi konkrete që kërkojnë zgjidhje praktike dhe të menjëhershme. Ja pse emigrimi në kontekstin familjar merr vëmendje të veçantë në këtë projekt kërkimor. 2.4. Kronologjia e emigrimit shqiptar në Itali pas shpërbërjes së sistemit socialist totalitar. Dinamika familjare përgjatë emigrimit 2.4.1. Fazat e emigrimit shqiptar drejt Italisë pas sistemit socialist totalitar Kronologjia e emigrimit shqiptar pas shpërbërjes së sistemit socialist totalitar është përshkruar në mënyrë të detajuar nga studiues të ndryshëm vendas e të huaj. Ndër ta vlejnë të përmenden: Russel King, Juli Vullnetari, Fabio Berti, Vladimir Misja, etj. (Shih: King, R.;Vullnetari, J., 2003:7-13; Berti, F., 2006:127; Misja V., 1998:18). Emigrimi bashkëkohor shqiptar u zbulua në disa episode. Emigrimi i shqiptarëve drejt Italisë në periudhën pas shpërbërjes së sistemit socialist totalitar është përmbledhur në 6 episode si më poshtë:

84

Page 98: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Faza I: 1990. Hyrja në territorin e ambasadave, pikënisja e emigrimit... Gjatë regjimit komunist, arratisja e ndonjë personi drejt vendeve të Perëndimit konsiderohej një ngjarje e fshehtë dhe nuk bëhej publike. Emigrantët e ambasadave janë pranuar gjerësisht si shenja e parë e emigrimit masiv shqiptar pas Luftës së Dytë Botërore, i cili do të vazhdonte për më shumë se një dhjetëvjeçar. Gjatë periudhës qershor-korrik 1990, afro 5000 shqiptarë kërkuan strehim në ambasadat e vendeve perëndimore në Tiranë. Forcat e sigurisë rezistuan dhe pati përplasje serioze më 2 korrik 1990 (Misja, V., 1998:18). Përfundimisht personat e strehuar nëpër ambasada u lejuan të shkonin në vendet në ambasadat e të cilave kishin kërkuar strehim, më së shumti në Gjemani, Itali, Francë dhe në vende të tjera perëndimore. Pasi u vendosën në këto shtete, ata u bënë baza fillestare e emigrimit zinxhir që do të vazhdonte në vitet vijuese. Në ambasadën italiane u strehuan më shumë se 800 shqiptarë, të cilëve, pas një sërë negociatash me autoritetet përkatëse të regjimit socialist totalitar, iu dha e drejta të hipnin në tragetet e vëna në dispozicion nga qeveria italiane për t’u nisur drejt Pulias (Devole, R., 2008:10). Ka patur debate të konsiderueshme mbi domethënien e “emigrimit të ambasadave”. Është diskutuar se kjo ngjarje dhe ngjarjet që do të pasonin atë ishin sfida spontane kundër mohimit të njërës prej lirive më thelbësore, asaj për të pasur një pasaportë e për të udhëtuar jashtë shtetit. Të tjerë ngrenë pretendimin se ata që hynë nëpër ambasada ishin njerëz të uritur e të varfër, që dëshironin thjesht të shkonin e të punonin në Perëndim ku pagat ishin më të larta, dhe se nuk kishte asnjë motivim të ndërgjegjshëm politik për këtë kategori njerëzish. Në fakt, të dyja arsyet mund të jenë të qenësishme për këtë rast. Deri tani nuk ka patur studime sistematike mbi përvojën e këtyre “emigrantëve të ambasadave”, studime që do të zbulonin të kuptuarin e një bote që po shembej dhe do të depërtonin në një botë tjetër që po lindte. Megjithatë, pavarësisht nga arsyet, duket se kjo ngjarje pasqyron një veprim të ndërgjegjshëm sfide kundrejt shtetit të asaj kohe. Faza II:1991. Eksodi me anije drejt Italisë Kaosi i krijuar në Shqipëri deri në zgjedhjet e para demokratike u ndikua nga eksodi i “njerëzve të anijeve” drejt jugut të Italisë. Kjo fazë përbëhet nga dy eksode masive drejt brigjeve italiane: i pari në mars të vitit 1991, kur nga disa porte shqiptare u nisën anijet me rreth 25 mijë vetë drejt brigjeve italiane (Devole, R., 2008:10). Shumë nga emigrantët u shpërndanë në kampet e Italisë së Jugut e në Sicili, shumë të tjerë u futën në një stadium të Barit. Në mes të vitit 1991 rreth 17 mijë emigrantë shqiptarë u riatdhesuan në mënyrë ajrore dhe detare nga autoritetet italiane (Misja, V., 1998:18).

85

Page 99: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Eksodi i dytë i kësaj faze njihet si eksodi i gushtit, kur në Itali mbërritën më shumë se 20 mijë shqiptarë, të cilët u riatdhesuan, pasi u mbyllën për disa ditë në stadiumin e Barit (Devole, R., 2008:10). Mbërritjet e para të asaj periudhe u pritën me ngrohtësi nga popullsia e Salentos. Autoritetet italiane diskutuan se ndërsa “vala e parë” mund të trajtohej si refugjatë që kërkuan t’i shpëtonin një situate politike të tensionuar, “vala e dytë” mbërriti në Itali pasi ishin mbajtur zgjedhjet demokratike e për këtë arsye këta refugjatë nuk mund të përfitonin statusin e refugjatit politik. Nuk është e rastit të kujtojmë se, popullsia e Barit në Itali u mobilizua masivisht, duke u bërë një pritje të mahnitshme e befasuese refugjatëve të larguar nga Shqipëria. Element tregues ishte edhe media e asaj kohe, e cila u rreshtua në valën e gjatë të solidaritetit përkrah shqiptarëve të vendosur në këto vende. Por shumë shpejt, duke iu trembur ardhjes së një fluksi tjetër të madh të refugjatëve nga Shqipëria, zyrtarët e qeverisë italiane në mënyrë kategorike refuzuan pranimin e tyre dhe ishin të vendosur që, nëpërmjet riatdhesimit me forcë të këtyre emigrantëve, të dekurajonte ardhjen e të tjerëve. Faza III:1993-96. Stabilitet emigrues apo emigrim i padukshëm? Vitet 1993-1996 janë konsideruar si një periudhë rritjeje dhe qëndrueshmërie në Shqipëri. Mjaft studiues pohojnë se dërgesat monetare të emigrantëve luajtën një rol kyç në rigjenerimin e shoqërisë shqiptare gjatë këtyre viteve (Korovilas, J., 1999:374-99). Megjithatë emigrimi klandestin vazhdoi drejt Italisë, sepse papunësia në vend ishte tepër e lartë për shkak të mbylljes së fabrikave dhe uzinave. Në të njëjtën kohë, sipas disa autorëve, lindën forma të reja të marxhinalizimit ekonomik dhe shoqëror, që konsistonin në spastrimin e punonjësve që kishin patur bindje politike “komuniste”(De Rapper, G., 2006:27,49). Gjatë viteve ’93-’96 të shekullit XX, u vunë re zbarkime refugjatësh shqiptarë klandestinë, mbi mjete lundrimi të improvizuara, një dukuri e toleruar nga qeveria dhe shoqëria shqiptare. Faza IV:1997. Emigrimi masiv pas “krizës së piramidave” Pjesa më e madhe e dërgesave monetare që emigrantët sillnin në shtëpitë dhe familjet e tyre në Shqipëri, përdoreshin për të plotësuar nevojat imediate të familjeve. Në atë kohë, sektori zyrtar bankar në Shqipëri ishte pak i zhvilluar dhe që prej vitit 1990 kishte lulëzuar një treg informal i shkëmbimit valutor. Disa biznese dhe individë krijuan firma private në formë skemash, duke ofruar interesa të larta për ata që investonin kapitalin para në to. Kur u shfaqën këto skema “ruajtëse” private që ofronin përqindje të lartë interesi, familjarët e emigrantëve nuk hezituan të

86

Page 100: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

depozitonin në to kursimet nga dërgesat e emigrantëve të mbledhura ndër vite. Në vitin 1996 këto piramida kishin tërhequr një sasi depozitash ekuivalente me gjysmën e GDP-së të vendit për atë vit (Korovilas, J., 1999:409). Njerëzit shitën shtëpitë dhe asete të tjera dhe paratë i “investuan” në këto skema private me dëshirën për t’u pasuruar menjëherë, megjithatë dërgesat monetare të emigrantëve sërish përbënin “investimin” kryesor të këtyre skemave private. “Piramidat” u shembën në fillim të vitit 1997, duke e çuar vendin drejt kaosit. Ky kaos prodhoi një tjetër eksod anijesh në pranverën e vitit 1997. Fillimisht 10.600 shqiptarë u pritën nga autoritetet italiane. Disa përpjekje për të emigruar rezultuan me vdekjen tragjike të mjaft emigrantëve, mjafton të kujtojmë tragjedinë e 29 Marsit 1997, ku si rezultat i përplasjes së një anije emigrantësh shqiptarë me një anije italiane që ruante brigjet në kanalin e Otrantos, që më vonë në formë simbolike u quajt edhe “Kanali i vdekjes” ose “Kanali i lotëve” (UNDP-Albania, 2000:37). Në krahasim me pjesën tjetër të emigrantëve që kishin ardhur që në fillim të viteve 1990, emigrantët e kësaj periudhe u quajtën “të sapoardhurit” (i nuovi arrivati). Faza V:1999. Emigrimi pas krizës së Kosovës Ekonomia shqiptare nisi të rimëkëmbej disi pas shembjes së firmave piramidale, dhe një rol shumë të rëndësishëm luajtën këtu sërish dërgesat monetare të emigrantëve. Megjithatë, një tjetër faktor ndikoi në dobësimin e ekonomisë shqiptare në vitin 1999. Për shkak të pasigurisë së krijuar në vend, si pasojë e politikave spastruese serbe, rreth 500 mijë refugjatë nga Kosova iu drejtuan Shqipërisë(UNHCR, 2000:207). Një pjesë e madhe e këtyre refugjatëve u strehua në familjet shqiptare, ndërsa një pjesë tjetër gjeti strehim nëpër kampe të ngritura enkas për ta. Kriza e refugjatëve kosovarë destabilizoi sërish ekonominë e brishtë sidomos në veri të Shqipërisë. Pasi një pjesë e konsiderueshme e shqiptarëve të Kosovës u zhvendos drejt destinacioneve të tjera siç ishin vendet europiane, mjaft shqiptarë, sidomos nga veriu i Shqipërisë, u përzien me ta. Kështu që kemi sërish një tjetër fluks shqiptarësh drejt Italisë dhe Greqisë dhe drejt vendeve të tjera që ishin pjesë e Bashkimit Europian, por edhe drejt Kanadasë, SHBA-së dhe Australisë. Faza VI: 2000-2010. Qëndrueshmëria relative dhe konsolidimi i komunitetit të emigrantëve shqiptarë në vendet pritëse Gjatë këtyre viteve, situata ekonomike dhe politike në Shqipëri fitoi më shumë qëndrueshmëri. Viti 2000 duket se shënon fundin e një shkalle të lartë të emigrimit masiv, megjithatë niveli i emigrimit mbeti sërish i lartë gjatë viteve 2001-2002

87

Page 101: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

(Carletto, G., e të tjerë, 2006:782). Megjithëse periudha 2000-2010 duket të ketë një lloj qëndrueshmërie në krahasim me dhjetëvjeçarin e mëparshëm, sërish vendi ka qenë në ndikimin e polarizimeve të tjera shoqërore, demografike dhe ekonomike. Kështu për shembull, qarqe si Kukësi, Tropoja, Puka në veriun e Shqipërisë dhe Gramshi në qendër vazhdonin të kishin treguesin e varfërisë (incidence of poverty) më të lartë në vend, në krahasim me rrethin e Tiranës, i cili përbën rajonin më të zhvilluar të vendit, megjithatë edhe këtu gjenden nivele të skajshme të pasurisë dhe varfërisë (De Soto, H., e të tjerë, 2002). Gjatë dhjetëvjeçarit të parë të shekullit XX në lidhje me emigrimin janë marrë disa masa në mënyrë që të plotësoheshin kërkesat e BE-së. E tillë ka qenë Marrëveshja e Ripranimit me vendet e mbërritjes dhe me BE en bloc, masa këto që u morën, përveç të tjerash edhe për të “luftuar emigrimin ilegal dhe trafikimin” (IOM, 2006). Këto masa më vonë u kombinuan edhe me regjimin strikt të vizave të vendeve të BE-së dhe vendeve të tjera të zhvilluara, masa këto që zvogëluan mundësinë për emigrim, prandaj edhe kostot për emigrim u bënë edhe më të larta. Gjatë këtyre viteve, u ndërmorën programe rregulluese si në Greqi edhe në Itali dhe në vende të tjera të BE-së dhe jashtë saj. Mjaft emigrantë përfituan nga këto masa dhe konsoliduan statusin e tyre në vendet pritëse. Në këto kushte, tipologjia e emigrimit shqiptar pësoi ndryshime të thella. Kjo lidhet me profilin e popullsisë që emigroi, vendet pritëse dhe mënyrën e emigrimit. 2.4.2. Tipare të emigrimit shqiptar në Itali gjatë 20 viteve përvojë emigruese Sipas të dhënave statistikore, numri i emigrantëve shqiptarë rezidentë në Itali deri më 1 janar 2011 arrin shifrën 482.627 (ISTAT, 2011:3). Sipas Institutit Italian të Statistikave në 1 janar të vitit 2011 vihet re një rritje prej 3.4 për qind e numrit të emigrantëve banues në Itali në krahasim me atë të janarit 2010 (Po aty:4). Duke iu referuar të dhënave të raportit VIII mbi migracionin nga Fondacioni italian ISMU “Iniziative e Studi sulla Multietnicità” (Nisma dhe studime për multietnicitetin), rezulton se numri i emigrantëve shqiptarë deri më 1 janar të vitit 2012 të ketë arritur shifrën 491 mijë (ISMU, 2012:1). Përveç numrit të emigrantëve shqiptarë në Itali, duhet mbajtur parasysh edhe numri i lejeqëndrimeve të këtyre emigrantëve. Lejeqёndrimet mundёsojnё analizën e gjendjes familjare tё emigrantёve. Nё kёtё kuptim lejeqёndrimi ёshtё mjet i besueshёm, meqёnёse lidhja farefisnore merr vlerё nё bazё tё titullaritetit tё lejeqëndrimit. Numri i shqiptarëve të pajisur me lejeqëndrimi deri më 1 janar të vitit 2011 arrin shifrën prej 435.687 vetë (Caritas/Migrantes, 2011,

88

Page 102: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

http://randodevole.wordpress.com/2012/03/09/ lejeqendrimi -si-harte-e-busull/, cituar më 22.08.2012). Ky numёr pёrfshin tё gjithё titullarёt e lejeqёndrimeve, pёrfshirё tё miturit e regjistruar nё lejeqёndrimin e prindёrve. Lipset mbajtur parasysh se baza e tё dhёnave tё lejeqёndrimeve nuk përfshin ata persona qё janё nё pritje tё ripёrtёritjes, ngaqë mënjanohen automatikisht si lejeqëndrime tё skaduara. Pra, numri i lejeqëndrimeve qё po shqyrtojmë ёshtё me siguri mё i vogël se sa i vёrteti (Po aty). Në një analizë të tijën, mbi emigrimin e shqiptarëve në Itali gjatë periudhës 20 vjeçare pas shpërbërjes së sistemit socialist totalitar, duke marrë si tregues kryesor lejet e qëndrimit me të cilat janë të pajisura emigrantët shqiptarë në Itali, sociologu Rando Devole paraqet disa karakteristika të këtij emigrimi (Po aty):

• Shqiptarёt pёrbёjnё njё bashkёsi historike e tё integruar nё indin socioekonomik italian. Emigrimi shqiptar ka mbushur tashmё 20 vjet, e kjo presupozon njё numёr tё madh lejeqёndrimesh afatgjata (ish-karta e qëndrimit). Nё fakt, titullarёt shqiptarё me kёtё lloj lejeqёndrimi deri në 01 janar 2011, arrinin shifrën 202.980, praktikisht 46,6 për qind e tё gjitha lejeqёndrimeve. Kjo do tё thotё se tё gjithё kёta qytetarё kanё tё paktёn 5-6 vjet banim nё Itali, pra i pёrkasin njё rrugёtimi tё gjatё emigrimi. Nga tё gjithё emigrantёt me shtetёsi tё ndryshme qё kanё kёtё lloj dokumenti shqiptarёt deri në 01.01.2011 pёrbёnin 16,7 për qind. Numri i qytetarёve shqiptarё me lejeqёndrime tё thjeshta deri në këtë datë ishte 129.755 (ose 29,8 për qind e totalit) dhe 99.143 tё mitur rezultonin tё regjistruar nё lejeqёndrimin e prindёrve (Po aty).

• Procesi i ”familjarizimit” të emigrimit shqiptar në Itali është domethënës. Përqindja e tё martuarve gjatë 20 viteve është tregues i qartё i procesit tё “familiarizimit” tё emigrantёve shqiptarё. Ndarja sipas tё martuarve e jo tё martuarve deri më 01.01.2011 rezultonte të ishte: 50,3 për qind e 49,7 për qind. Nga kёndvёshtrimi i lejeqёndrimeve, bashkёsia shqiptare duket e ekuilibruar nёse ndahet sipas gjinisё: 232.888 meshkuj e 202.799 femra (rreth 53,5 për qind e 46,5 për qind) (Po aty).

• Emigrantёt shqiptarё janё relativisht tё rinj. Duke iu referuar të dhënave të publikuara nga Caritas/Migrantes të marra më 01.01.2011, Devole tregon se rreth 50,2 për qind e shqiptarёve qё jetojnё nё Itali, tё pajisur me lejeqёndrim, janё nga 0 – 29 vjeç. Afro 29 për qind e tyre i përkisnin grup-moshёs 30-40 vjeç. Vetёm 16 për qind i pёrkiste grup-moshёs 45-64 vjeçare, ndёrsa pjesa tjetёr prej 4,9 për qind ishte

89

Page 103: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

mё shumё se 65 vjeç. Megjithatë lipset nёnvizuar fakti se numri i personave mbi 65 vjeç ka ardhur duke u rritur nёpёr vite.Nё fund tё 2006-s, ata me moshё mbi 60 vjeç pёrbёnin 2,6 për qind. Tё miturit gjithashtu janё tё shumtё. Shqiptarёt deri nё moshёn 18 vjeç deri më 01.01.2011 ishin 111.466 nga tё cilёt 100.258 nuk i kishin kapur 15 vjeçёt (Po aty).

• Shpërndarja gjeografike e emigrantëve shqiptarë, pavarësisht përqëndrimeve në zona të veçanta, dëshmon se shqiptarët kanë depërtuar kudo në Itali. Nuk ka kuesturё nё Itali qё tё mos ketё lёshuar tё paktёn disa dhjetёra lejeqёndrimesh për qytetarёt shqiptarё. Duke iu referuar të dhënave të marra nga Caritas Migrantes më 01.01.2011, nё vend tё parё gjendet Lombardia me 89.091 lejeqёndrime. Vijojnё Toskana (64.215), Emilia Romanja (55.447) e Piemonte (41.153). Veneto e Lacio janё pёrkatёsisht nё kuotat 38.777 e 19.673 lejeqёndrime. Nё vend tё fundit ёshtё Sardenja, ku vetёm 482 shqiptarё janё titullarё lejeqёndrimesh. Deri edhe nё Oristano (Sardenja) janё autorizuar 28 lejeqёndrime pёr shqiptarё. Kieti zё vendin e parё si pёrqindje tё shqiptarёve me lejeqёndrime kundrejt shtetёsive tё tjera (47,2 për qind tё të gjithë emigrantёve). Nё nivel rajonal ёshtё Pulja nё vend tё parё me 33,8 për qind shqiptarё tё numrit tё pёrgjithshёm tё bashkёsive tё ndryshme tё tё huajve (Po aty). • Familja dhe puna janё arsyet kryesore tё qёndrimit tё shqiptarёve nё Itali. Bashkimi familjar përbën motivin kryesor të qëndrimit të emigrantëve shqiptarë të Itali. Deri më 01.01.2011, pjesa mё e madhe e shqiptarёve (60,4 për qind) në Itali e kishte lejeqёndrimin pёr arsye familjare. Nё 263.322 lejeqёndrimet pёr arsye familjare pёrfshihen edhe fёmijёt e titullarёve tё lejeqёndrimeve. Kjo shifër tregon se kjo arsye ka qenё njё nga mё tё rёndёsishmet qё ka mundёsuar qёndrimin e shqiptarёve nё territorin italian. Prirja rritëse në favor tё lejeqёndrimeve pёr arsye familjare ёshtё vёnё re qё nё fund tё 2006-s, kur 52 përqind e shqiptarёve qёndronin pёr arsye pune e 42,5 për qind pёr arsye familjare. Kёto arsye tё fundit, nё vitin 2000 pёrbёnin vetёm 30 për qind tё titullarёve. Pra, arsyet familjare kanё pasur njё prirje gjithnjё e nё rritje. Arsyeja tjetёr, e renditur sipas rёndёsisё, ёshtё puna e varur (tё punёsuar). Rreth 32 për qind e shqiptarёve ka lejeqёndrim pёr arsye punёsimi, çka do tё thotё se kanё lidhur me punёdhёnёsit kontrata tё ndryshme pune. Arsyeja e tretё pёrbёhet nga vetёpunёsimi. Deri më 01.01.2011 numri i shqiptarёve qё zyrtarisht ishin titullarё ndёrmarrjesh, pra me lejeqёndrime pёr vetёpunёsim, arrinte

90

Page 104: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

në 22.727. Puna stinore nuk zё ndonjё vend tё rёndёsishёm. Nё fakt, nё datёn 1.1.2011 shqiptarёt me lejeqёndrim pёr punё stinore ishin vetёm 1.286. Edhe mё pak ishin ata nё pritje pёr t’u punёsuar (62). Ka edhe arsye tё tjera qё lejojnё qёndrimin e rregullt nё Itali. Para sё gjithash lipsen pёrmendur tё miturit e pashoqёruar (713), titullarёt e lejeqёndrimeve pёr studime (4.138), ata qё qёndrojnё pёr arsye fetare (116), pёr rezidencё elektive (291), sepse kanё kёrkuar strehim politik (287), pёr arsye humanitare (181), pёr kurim (320), pёr arsye tё drejtёsisё (18). Siç shihet, nё realitet bёhet fjalё pёr arsye dytёsore nga pikёmja sasiore qё nё pёrgjithёsi nuk shkojnё mё tej se 1 për qind (Po aty). Duke qenë se ky studim ka në fokus familjen emigrante, më poshtë është paraqitur një analizë në lidhje me politikat e shtetit italian për bashkimin familjar të emigrantëve në këtë vend. 2.4.3. Dinamika familjare përgjatë emigrimit. Politikat e shtetit italian për bashkimin familjar të emigrantëve dhe ndikimi i tyre Emigrimi është një dukuri shoqërore shumë dinamike. Ky proces herë shfaqet si iniciativë individuale e herë si nismë familjare. Emigranti mund të niset vetëm, mund të shoqërohet me shokë ose të afërm ose, në rrugën e tij të shtegtimit mund të bashkëshoqërohet nga ndonjë, ose të gjithë anëtarët e familjes. Edhe në rastet kur nis si një iniciativë individuale, ky proces nuk është tërësisht individual, sepse gjatë përvojës emigruese përfshihen në procesin e emigrimit edhe anëtarët e tjerë të familjes së origjinës ose të familjes së formuar të individit që emigron.

91

Page 105: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Grafiku 1: Shqiptarët në Itali sipas gjinisë

Burimi: Dossier statistico immigrazione Caritas/Migrantes, 2011 dhe Istituto Nazionale di Statistica- Instituti kombëtar i statistikës (Istat), 2011. Përpunimi: Rando Devole Të dhënat statistikore na tregojnë se numri i meshkujve, emigrantë në Itali, ka qenë dukshëm më i lartë se numri i femrave para vitit 2007. Politikat e bashkimit familjar që u ndërmorën nga autoritetet shtetërore italiane luajtën një rol të rëndësishëm, jo vetëm në femërzimin e emigrimit, por edhe në një formësim të ri të procesit të emigrimit shqiptar në Itali: atë të kthimit të tij në një formë familjare. Le të shohim më poshtë politikat italiane që janë ndërmarrë në harkun kohor 1990-2010 në lidhje me bashkimin familjar dhe ç’ndikim kanë patur këto politika në trajtimin e emigrimit si çështje të familjes. Ligji i parë mbi emigrimin në Itali u miratua në vitin 1986. Ai njihet si Ligji Foschi (943/1986) dhe u hartua pikërisht si vijim i rritjes së kërkesave të bëra nga banorët e huaj për t’u bashkuar me familjarët e tyre. Ligji i mësipërm lejonte hyrjen e bashkëshortëve, fëmijëve në ngarkim të pamartuar dhe prindërve në ngarkim. Këta kishin lejen për të qëndruar në Itali për aq kohë sa kërkuesi i këtij bashkimi familjar të mund t’i garantonte “kushtet normale të jetës” (Shih: IOM, 2011:16-18; Perna, F., 2011:36).

92

Page 106: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në vitin 1990 hyri në fuqi Ligji Martelli (39/1990) si përgjigje e një rritjeje të numrit të emigrantëve të huaj, dukuri kjo që u shoqërua edhe me perceptimin e emigrantëve si burim i konflikteve të para shoqërore. Me ligjin e ri procedurat për kontrollin e emigrimit për arsye punësimi dhe bashkime familjare iu besuan kuesturave. Qëllimi ishte të kontrolloheshin dhe të disiplinoheshin kërkesat e hyrjes, zgjatja e lejeqëndrimit dhe rastet e dëbimeve të mundshme. Në ligj bëjnë pjesë linjat e para udhëzuese për të disiplinuar bashkimet familjare, mbeten dispozitat mbi punën dhe strehimin, nëpërmjet të cilave kërkuesi i bashkimit familjar dëshmonte se mund t’i ofronte një jetesë normale vetes dhe personit me të cilin kërkonte të bashkohej. Për të dëshmuar marrëdhënien reale dhe efektive me të afërmin duheshin realizuar procedura burokratike të ndërlikuara. Dokumentet duhet të përktheheshin dhe të legalizoheshin në konsullatën italiane të vendit të origjinës dhe gjithçka duhej të dëshmohej me dokumente që vërtetonin se përfituesi gjendej akoma në vendin e origjinës dhe jo në territorin italian. Disfavorizoheshin kështu bashkimet e faktit5. Kur të gjitha dokumentet të rezultonin të rregullta, personi do të pajisej me një “Nulla Osta”6 për hyrje. Në krahasim me dispozitat e mëparshme, rëndesa burokratike për kërkuesit ishte e dukshme, gjë që e tregon edhe fakti se një praktikë mund të kërkonte deri në dy vjet për të qenë e mirë zbatuar, por kjo nuk ka dëshmuar ndonjë dekurajim të kërkesave, të cilat përkundrazi erdhën duke u rritur në mënyrë konstante (Shih: IOM, 2011:18-19; Perna, F., 2011:36-37). Në vitin 1992 u realizuan ndryshime domethënëse në ligjin Martelli, mbi të gjitha në pjesën që lidhet me kohën. Duke u thjeshtësuar disa procedura u arrit që të vihej një afat prej 90 ditësh, kohë brenda së cilës praktika duhet të zbatohej. Në vitin 1993 Italia bëhet pjesë e traktatit Schengen dhe, duke hapur kufijtë e saj, ndihet e detyruar të rimodelojë normat që rregullojnë imigrimin. Rezultati më i ndjeshëm ka qenë një decentralizim i mëtejshëm në nivelin e administrimit lokal, veçanërisht në nivelin e kuesturave dhe të ambasadave.

5 Bashkime të faktit konsiderohen bashkimet që ndodhin pa respektuar proceduat normative, dhe që kryhen sepse anëtarët nuk janë në kushte psikologjike për të pritur të gjithë dokumentat dhe për të përfunduar të gjitha procedurat e parashikuara nga aktet ligjore dhe nënligjore, ose sepse kanë një banim ose të ardhura të pamjaftueshme (Bordogna,T. M., 2004: 31). 6 Nulla Osta, (it) Jo përjashtim

93

Page 107: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Ndryshime të mëtejshme kanë ndodhur përgjatë viteve 1995-1996, pas vendimit të qeverisë Dini për pajisjen me dokumente të emigrantëve në Itali. Gjatë vitit 1996 si rezultat i zbatimit të akteve ligjore të ndërmarra nga kjo qeveri, u legalizuan më shumë se 30.000 emigrantë shqiptarë në Itali (Devole, 2008:11). Bëhet fjalë kështu për legalizimin administrativ të shumë emigrantëve të parregullt që jetonin në Itali e punonin në sektorin informal, prania e të cilëve ishte e padukshme nga pikëpamja statistikore deri para ndërmarrjes së një politike të tillë. Për ndryshime më domethënëse mund t’i referohemi edhe ligjit Nr. 40 të datës 06 Mars 1998, i njohur si ligji Turco-Napolitano (40/1998), qëllimet e të cilit ishin nga njëra anë luftimi i imigrimit ilegal, dhe, nga ana tjetër ofrimi i garancive më të mëdha për ata që kërkonin bashkim familjar, duke shpresuar në një integrim pozitiv.7 Kështu, i jepej e drejta për të kërkuar bashkim familjar të gjithë emigrantëve që ishin të pajisur me një kartë ose lejeqëndrimi mbi njëvjeçare. Duhej të dëshmohej se emigranti ishte i pajisur me një kontratë vendndodhjeje në një banesë që duhet të rezultonte brenda normave sipas parametrave minimalë të parashikuar nga ligji rajonal për ndërtesat strehuese rezidenciale publike dhe, përveç kësaj, të ardhurat vjetore të emigrantit duhet të ishin të barabarta ose më të larta se ndihma sociale në rast se bëhej fjalë vetëm për bashkimin e një personi të vetëm, dyfishi nëse bëhej fjalë për dy-tre persona dhe trefishi për katër ose më shumë persona (Shih: IOM, 2011:19-20; Perna, F., 2011:38). Për të përcaktuar të ardhurat duhej mbajtur parasysh të deklaroheshin edhe të ardhurat vjetore të familjarëve që jetonin me personin që kërkonte bashkimin familjar. Përfitues mund të ishin të gjithë personat, me të cilët ekzistonte një lidhje familjare e shprehur në ligj:

- Bashkëshortë jo të ndarë ligjërisht - Fëmijë të mitur në ngarkim (emigrimi i të cilit duhej të autorizohej edhe nga

prindi tjetër) të moshës nën 18 vjeç ose 21 vjeç në rastin e fëmijëve të qytetarëve europianë ose qytetarë të BE-së.

- Prindër në ngarkim - Të mitur të adoptuar, të besuar ose nën kujdestari

7Sipas ligjit 40/98 karta e qëndrimit mund t’i jepej personave që kishin të ardhurat e nevoshme ekonomike dhe një kohë qëndrimi në Itali prej së paku 5 vjet. Ligji Bossi-Fini më pas e çoi në 6 numrin e viteve të nevojshme për të bërë kërkesën për kartë qëndrimi. Në fillim të vitit 2007 një dekret i ri e çoi sërish në 5 numrin e viteve të nevojshme për të bërë kërkesën për lejeqëndrimi evropiane për një periudhë të gjatë.

94

Page 108: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

- Të afërm të shkallës së tretë, të paaftë për të punuar sipas normave italiane. Qëndronte detyrimi për të vërtetuar praninë e përfituesit në një vend tjetër. Ky i fundit, në rast se i ishte pranuar kërkesa, do të merrte “Nulla Osta” me të cilën, në harkun kohor të 6 muajve, mund t’i kërkonte Konsullatës Italiane në vendin ku ishte, vizën për të hyrë në Itali. Pasi të arrinte në Itali, brenda 8 ditëve duhet të paraqiste kërkesën për lejeqëndrim ose kartë-qëndrimi për motive familjare në kuesturën respektive. Ligji nr. 40, i miratuar në vitin 1998 parashikonte që edhe një i mitur, me një leje qëndrim të rregullt, mund të bënte kërkesë për bashkim familjar në favor të njërit prej prindërve të tij banues jashtë, mjafton që ky të mos kishte qenë më parë i përjashtuar nga territori italian dhe të mos ishte përcaktuar nga organe ndërkombëtare si kërcënues për rendin publik. Prindit të bashkuar në këtë mënyrë i lihej një vit për të paraqitur kërkesat e banimit dhe të të ardhurave të kërkuara nga ligji. I njejti ligj dekretonte, ndër të tjera, se personave të bashkuar u garantoheshin të gjitha masat e ndihmës shëndetësore dhe shoqërore të parashikuara nga ligji italian. Që atëherë mund të flitet edhe për një kohezion familjar, ose për atë formë të veçantë të bashkimit që lejonte të konvertohej një leje qëndrimi e një të afërmi të pranishëm tashmë në territorin kombëtar, me një leje qëndrimi për motive familjare. Falë kësaj politike të ndërmarrë u vu re se në fund të vitit 1999 në Itali jetonin rreth 40.000 emigrantë shqiptarë më shumë se viti i mëparshëm (Devole, R., 2008:12). Në 30 korrik 2002 u shpall ligji 189, i njohur si ligji Bossi-Fini (189/2002), i cili përfshinte ndryshime të dukshme mbi lejimin e hyrjes në Itali, duke përfshirë edhe atë të bashkimit familjar. Që nga ky moment pranohen edhe fëmijët në moshë madhore të cilët dëshmojnë se nuk janë në gjendje të mbajnë veten në vendin e tyre për shkak të një invaliditeti të plotë. Mund të bëheshin pjesë e bashkimit familjar gjithashtu edhe prindërit mbi 65 vjeç, ose ata për të cilët ishte e mundur të dëshmohej paaftësia e tyre për të siguruar mjetet e nevojshme duke mos pasur në vend fëmijë të tjerë në gjendje që të kujdeseshin për ta. Sipas këtij ligji nuk ishte më e mundur të bashkoheshin të afërmit e shkallës së tretë të pamundur për të punuar (Shih: IOM, 2011:20-21; Perna, F., 2011:38). Nga pikëpamja sasiore, ky ligj u shoqërua me një fluks të madh kërkesash për legalizim edhe nga ana e emigrantëve shqiptarë në Itali. Gjatë vitit 2002 pati 705.133 kërkesa të paraqitura për legalizim, në krahasim me kërkesat e vitit 1998 të cilat mbanin shifrën prej 250.996. Megjithatë gjatë legalizimit të vitit 2002 kërkesat e

95

Page 109: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

firmosura nga qytetarët shqiptarë arrinin 38 për qind të lejeqëndrimeve të tyre (Devole, R., 2008:14). Edhe gjatë vitit 2004 shqiptarët rezultonin në rritje nga pikëpamja e numrit të përgjithshëm. Sipas Institutit Italian të Statistikës, më 31 dhjetor 2004, shqiptarët përbënin grupin me numrin më të madh në Itali. Pas 316.659 shqiptarëve banues në Itali (pra ata që janë regjistruar nëpër komuna), vijonin 294.945 marokenë dhe në vend të tretë rumunët me shifrën 248.849 (Devole, R., 2008: 18). Një numër i madh shqiptarësh ka shkuar në Itali për bashkim familjar. Për këtë arsye u lëshuan 13.225 viza (pjesa më e madhe nga Konsullata italiane në Tiranë) duke u bërë vendi i parë për sa i përket këtij lloji vizash (për marokenët u dhanë 13.448 viza, ndërsa për rumunët 8.335) (Po aty). Të dhënat e vizave të mëparshme tregonin se ka një rritje të vajtjeve në Itali për arsye familjare. Shqipëria ka qenë gjithmonë në krye të listës për sa i përket numrit të hyrjeve në Itali për arsye familjare. Zbatimi i ligjeve të sipërpërmendura mundësoi legalizimin e shumë emigrantëve shqiptarë të papajisur me dokumente të rregullta. Nga ana tjetër, vëmë re një rritje të dukshme të numrit të familjarëve, kryesisht gra, fëmijë dhe të moshuar në statistikat mbi emigrimin shqiptar në Itali. Dekreti i shkurtit të vitit 2007, lehtësoi shumë hyrjen e prindërve sepse hoqi limitin e moshës 65 vjeç të parashikuar nga ligji 189; mbeti si kusht për ta të qenurit e prindit në ngarkim të kërkuesit, kurse prania e fëmijëve të tjerë në vend nuk përbënte më pengesë. Sipas Dossier Statistico Immigrazione Caritas/Migrantes në fund të vitit 2007 në Itali kishte 401.949 shqiptarë, pra një rritje e ndjeshme në krahasim me një vit më parë (Caritas/Migrantes, 2009: 9). Së fundmi në ndikimin e krizës ekonomike globale, e cila preku edhe Italinë, qeveria italiane ndërmori të ashtuquajturën Paketën e Sigurisë (Pacchetto di sicurezza) në të cilën u përfshi edhe Ligji nr. 94 i datës 15.07.2009, publikuar në fletoren zyrtare italiane më 24 korrik 2009 i njohur si ligji Maroni (94/2009) (Shih: IOM, 2011:21-23; Perna, F., 2011:39). Ky ligj përbën një tjetër përpjekje për të normuar emigrimin, sidomos për të vendosur kushte të reja të rinovimit të lejeqëndrimeve për emigrantët, për të shmangur rrezikun e emigrimit ilegal në kushtet e krizës ekonomike globale. Më konkretisht, ndërmjet të tjerash, ligji parashikon ndryshime në:

• Kushtet për martesën e një të huaji në territorin e Republikës Italiane

96

Page 110: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

• Kushtet për marrjen e kombësisë italiane nga bashkëshorti/ja i/e huaj e një qytetari italian

• Të drejtën e bashkimit familjar • Statusin e të miturve të huaj jo të shoqëruar • Detyrimin për të ekspozuar leje qëndrimin dhe fushat e ndryshme të

praktikimit • Shërbimin shëndetësor të të huajit • Statusin civil dhe regjistrimin e lindjeve • Detyrimin shkollor

Një situatë e tillë dëshmon se integrimi i emigrantëve në vendin pritës është një proces i dykahshëm. Ai nuk përbën vetëm një përpjekje përshtatjeje të emigrantëve, por drejtohet dhe orientohet në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë edhe nga qeveria, entet lokale, media dhe opinioni publik i shoqërisë pritëse. 2.4.4. Nga e djeshmja, drejt së nesërmes: studime mbi ndikimin e familjes në

integrimin e emigrantëve në shoqërinë italiane. Realiteti sienez 2.4.4.1. Integrimi i emigrantëve shqiptarë në Itali: ndërmjet mitit dhe realitetit

Në modelin italian duket se prirjet ligjore (Ligji Martelli: 1990, Turco-Napolitano: 1998, Bossi-Fini: 2002, Maroni: 2009) kanë ushtruar ndikim të rëndësishëm në çështjet e integrimit të emigrantëve në Itali. Për rrjedhojë, duke qenë se jo të gjitha ligjet kanë patur të njëjtën frymë në lidhje me nxitjen ose frenimin e procesit të integrimit të emigrantëve në shoqërinë italiane, por edhe për mjaft arsye të tjera, duket se nuk ka një model kryesor të përshtatjes së emigrantëve në këtë shoqëri. Sipas studiuesit Nicola Mai, shtypi italian dhe media të tjera kanë përforcuar qëndrimin se emigrantët janë “të huaj” dhe se ata përbëjnë një kërcënim për vendin (Mai, N., 2001: 95-109). Gjatë viteve 1990 shqiptarët janë ndikuar së tepërmi nga ky qëndrim negativ kundrejt emigrantëve. Deri në vitin 2008, më shumë se çdo grup tjetër, shqiptarët kanë qenë subjekte të fushatave të kriminalizimit dhe diskriminimit nga media italiane. Albanofobia, një lloj frike irracionale për çdo gjë shqiptare, u bë pjesë e perceptimit të popullsisë italiane. Ky stigmatizim kundërshtoi në mënyrë dramatike pritshmëritë e shqiptarëve. Në Shqipëri nëpërmjet ndjekjes në mënyrë të fshehur të televizioneve italiane gjatë regjimit socialist totalitar, shumë të rinj brendësuan modelet e stilit të jetës italiane, të

97

Page 111: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

cilët ishin shumë të ndryshëm nga modelet që i diktonte regjimi. Në këtë mënyrë ideja e të emigruarit jashtë është parë si një proces i gjerë i çrrënjosjes së identiteteve homogjene nga të rinjtë shqiptarë, identitete të krijuar nga fusha kolektiviste kombëtare që ishte dominuese deri në vitin 1991 (Po aty). Veçanërisht adoleshentët shqiptarë dhe të rinjtë ishin përfshirë në një proces të integrimit paraprak (shoqërizimi paraprak) me Italinë dhe mënyrën e saj të jetesës edhe para se “projekti i tyre emigrues” të bëhej i realizueshëm. Për më tepër, shikimi i programeve televizive italiane i kishte shërbyer këtyre të rinjve si një pishtar udhërrëfyes për të ndërmarrë emigrimin në Itali. Kështu pra, kontrasti mes asaj çfarë aspirohej dhe stigmatizimit që hasën në vendin pritës ishte i madh për shqiptarët që emigruan në Itali. Bashkëjetesa paradoksale mes integrimit të aspiruar dhe përjashtimit përzgjedhës nga shoqëria italiane përforcoi përshtatjen pjesërisht të suksesshme të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë italiane. Megjithatë progresi i tyre i shpejtë përgjatë trajektores asimiluese-integruese u arrit në një periudhë të shkurtër kohe, krahasuar me emigrantët e tjerë të ardhur prej kohësh në Itali (King, R.; Mai, N., 2009:117-38). Të dhëna sasiore mbi emigrantët shqiptarë në Itali tregojnë se shqiptarët po bëhen gjithnjë e më shumë të integruar në shoqërinë pritëse. Sipas studiuesit Bonifazi, treguesi i parë i këtij integrimi është shtrirja gjeografike. Shqiptarët kanë një shtrirje më të gjerë dhe më homogjene në krahasim me emigrantët me përkatësi të tjera kombëtare në Itali, prandaj mund të thuhet se ata përbëjnë një grup që kanë shpërndarje hapësinore të ngjashme me atë të popullsisë italiane si të tërë (Bonifazi, C., 2007:72). Zhvillimi i strukturës demografike të shqiptarëve në Itali është një tjetër tregues i stabilizimit të shpejtë dhe i integrimit të shqiptarëve në shoqërinë italiane. Deri në vitin 2001, 40 për qind e emigrantëve shqiptarë ishin femra, një prirje gjinore që tregon ndryshimin dinamik kundrejt “normalizimit” demografik (Bonifazi, C.; Sabatino, D., 2003:970).Të dhënat mbi regjistrimin e fëmijëve në shkollat italiane gjithashtu konfirmojnë prirjen normalizuese sepse shqiptarët janë tashmë grupi më i madh me origjinë të huaj në shkollat italiane, duke u llogaritur me 17.7 për qind të të gjithë fëmijëve të huaj, dhe 11.3 për qind e të gjithë popullsisë imigrante. Gjatë vitit akademik 2004-2005 numri i studentëve që studionin në universitetet italiane ishte 9.522, një e katërta e të gjithë studentëve të huaj. Në nivelin universitar shumë studentë nuk janë emigrantë të brezit të dytë që jetojnë me prindërit e tyre emigrantë, por janë emigrantë të brezit të parë. Por prania e kaq shumë studentëve është një tjetër dëshmi dhe rezultat i një marrëdhënieje të afërt shqiptarëve të grup-moshave dhe shtresave të ndryshme shoqërore me Italinë. Të dhënat nuk përfshijnë studentët

98

Page 112: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Erasmus dhe studentë të tjerë të përfshirë në programe afatshkurtra studimore (Caritas/Migrantes, 2006:181). Studiuesi Nicola Mai hedh idenë se një tjetër tregues demografik klasik i asimilimit janë martesat e përziera me vendasit (Mai, N., 2011:7). Martesat e përziera mes italianëve dhe të huajve janë rritur me ritme të konsiderueshme gjatë dhjetëvjeçarit të fundit. Në vitin 2005 martesat e shtetasve italianë me një të huaj zinin 12.5 për qind të të gjitha martesave në Itali. Ky tregues në vitin 1995 ishte vetëm 4.8 për qind (ISTAT (a), 2007:5). Të dhënat tregojnë se, megjithëse shqiptarët janë një nga grupet që kanë realizuar martesa me vendasit, niveli i martesave mbetet i ulët krahasuar me martesat që individë të kombësive të tjera realizojnë me vendasit. Kjo prirje më tepër se një tregues për një stigmatizim në vazhdim, mund të jetë tregues edhe I një endogamie (jo në rrafsh fisnor- B.Z.) ndërmjet shqiptarëve për shkak të traditave të tyre të forta familjare e fisnore dhe një niveli të balancuar gjinor (Mai, N., 2011:7). Këto tregues cilësorë pozitivë të strategjive të integrimit të shqiptarëve duhen parë përballë përvojave cilësore të procesit të integrimit nga vetë emigrantët. Në këtë kuadër stereotipizimi i shqiptarëve si kriminelë dhe, më gjerësisht, si të vrazhdë e të pacivilizuar ka patur dy pasoja kryesore: E para ka të bëjë me sjelljen e italianëve kundrejt shqiptarëve në fusha të ndryshme të jetës të tilla si: punësimi dhe strehimi. Megjithëse shqiptarët nuk kishin shumë vështirësi në gjetjen e punëve me status të ulët, ka të dhëna mbi diskriminimin e tyre në vendin e punës, duke përfshirë këtu paga më të ulta se italianët që bëjnë të njëjtën punë. Kjo u bë më pak e zakonshme më kalimin e kohës, ndërkohë që shqiptarët legalizoheshin dhe sistemoheshin në punë më të qëndrueshme. Kalimi nga tregu dytësor në atë parësor ishte një prirje për një pjesë të madhe të emigrantëve që e nisnin përvojën në emigrim si punëtorë të padokumentuar në një treg informal pune. Më specifikisht diskriminimi antishqiptar lindi kur shqiptarët shfaqën prirje të zinin vende më të kualifikuara pune. Edhe në lidhje me strehimin, popullsia vendase ka shfaqur sjellje diskriminuese kundrejt emigrantëve shqiptarë, shpesh duke mos parapëlqyer t’i jepnin shtëpi me qira atyre, ose tua jepnin atë me kushte jo të mira e çmim të lartë. Sociologu Dervishi argumenton se shqiptarët kanë reaguar pozitivisht kundrejt këtyre sjelljeve të tilla diskriminuese, duke paraqitur korrektësi në shlyerjen në kohë të pagesës së qirasë (Dervishi, Z., 2003:66-67), e duke bërë që paragjykimet për ta nga popullsia vendase të zbuteshin. Pasoja e dytë përfshin brendësimin e stigmatizimit nga ana e shqiptarëve, brendësim ky që ndikoi vetëperceptimin dhe sjelljet e tyre kundrejt italianëve dhe kundrejt shqiptarëve të tjerë. Ndonjëherë prindërit donin të siguroheshin se fëmijët e tyre nuk identifikoheshin si shqiptarë dhe, si rezultat, ata i nxisnin fëmijët të flisnin italisht në

99

Page 113: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shkollë e në vende të tjera publike, e madje edhe në shtëpinë disa raste (Vathi, Z., 2005). Shoqatat e shqiptarëve në Itali, të cilat do të ndikonin në forcimin e identitetit etnik dhe të ndihmonin njeri-tjetrin të integroheshin, nuk janë themeluar që në vitet e para të mbërritjes, por u formuan në fund të viteve 1990 për t’iu përgjigjur imazheve negative të përhapura nga media me elemente pozitive të identifikimit. Ky mobilizim etnik i vonuar përshkruhet në literaturën sociologjike shqiptare si “etnicitet reaktiv” sepse lindi pas një “përballjeje konkrete me qëndrimet paragjykuese të popullsisë vendase” (Portes, A.; Rumbaut, R., 1996:133, 222). Të shtyrë nga këto prirje paragjykuese një pjesë e shqiptarëve praktikuan një tjetër strategji asimiluese: mimetizimin (të bësh sikur je vendas) (Romania, V., 2004:170). Një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve shqiptarë duke dashur të integroheshin, në fillim të përvojës së tyre emigruese, u prirën të “italianizoheshin” e për këtë përdorën mekanizma të tillë si mbivlerësimi e së huajës dhe nënvlerësimi i vlerave të grupit të origjinës. Sociologu Zyhdi Dervishi mbron idenë se si kundërveprim ndaj praktikave sfilitëse, skajshmërisht etnocentrike të imponuara nga regjimi monist totalitar, emigrantët shqiptarë, dashur pa dashur, gati instiktivisht kalonin në pozitat e ksenocentrizmit (Dervishi Z., 2003:207-08). Gjithashtu profesor Fabio Berti nga Universiteti i Sienës në Itali, në një artikull të tijin të titulluar “Immigrazione albanese in Italia” (Imigrimi shqiptar në Itali), në lidhje me këtë çështje ka pohuar se “bëhet fjalë për një praktikë jo pak të përhapur ndër emigrantët të cilët nën presionin e opinionit publik që i diskriminon e në të njejtën kohë i fton të asimilohen, fshehin disa pjesë nga identiteti i tyre origjinar, në mënyrë që të duken më të ngjashëm me qytetarët e kulturës së vendit pritës” (Berti, F., 2006: 139-140). Ai paraqet tre praktika të mimetizmit në bazë të tipologjive të ndryshme të ndërveprimit të emigrantëve me popullsinë italiane: (1) maskimi, që nuk kërkon ndonjë ndërveprim të veçantë me popullsinë vendase, (2) kamuflimi, që niset nga një lloj ndërveprimi me vendasit, dhe(3) mimetizmi i sprovuar, që kërkon një përvojë të vërtetë për t’u dukur si anëtar i shoqërisë lokale (Po aty). Këto prirje mimetizmi, shpesh të nxitura nga presioni i paragjykimeve që haset në vendin pritës kundrejt emigrantëve, dobësojnë lidhjet e emigrantëve me grupin e origjinës dhe ndikojnë jopozitivisht në perceptimet e tyre “in group”. Për sociologun shqiptar Rando Devole mimetizmi i këtyre emigrantëve mund të jetë dhe një lojë, një lloj palestre ku ushtrohen akrobaci identitare, madje edhe argëtim, por rreziqet pa dyshim mbeten. Pamundësia për të shprehur vetveten, maskimi i identitetit të grupit, brendësimi i paragjykimeve për kombësinë e vet, komplekset e vjetra ose të reja të inferioritetit, shtirja e vazhdueshme, rënia e vetëvlerësimit, shpien herët a vonë në një papajtueshmëri reale, në përthithjen e vlerave negative, në parapëlqimin e rrugëve të dyshimta të integrimit, në rivalitete e

100

Page 114: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shpagime frustrimesh (Devole,R., 2008:195-200). Arsyet që kanë bërë që disa shqiptarë të mimetizohen në Itali, sipas studiuesit Vincenzo Romania, lidhen me vartësinë nga situatat, përshkrueshmërinë kulturore, shpërndarjen në territor, familjen e zgjeruar dhe lidhjen e dobët mes identitetit kombëtar e identitetit fetar (Po aty). Megjithatë, përgjatë dhjetëvjeçarit të fundit stigmatizimi dhe trysnia paragjykuese ndaj emigrantëve shqiptarë në Itali është zbehur dukshëm, kjo kryesisht për shkak të njohjes nga afër të shqiptarëve nga vendasit, por edhe për shkak të projektimit të paragjykimeve në grupin më të ri të “të ardhurve”, rumunëve. Për rrjedhojë u vu re një rënie e ndjeshme e prirjeve mimetizuese tek emigrantët shqiptarë dhe një ndërgjegjësim i tyre për vlerat dhe rëndësinë shoqërore që ata mbartin. Megjithatë mjaft shqiptarë kanë përqafuar gjithmonë fomat e shoqërimit etnik duke i ngulur sytë nga vendi i lindjes. Por ky ishte një vështrim konfuz sepse vendlindja ishte vend kontradiktash, mes regjimit komunist të kaluar dhe një të ardhme neoliberale të pasigurt, mes tensioneve ruralo-urbane, i varfër-i pasur, tradicionale-moderne (Fuga, A., 2000). Integrimi i emigrantëve në një shoqëri pritëse nuk është një proces përfundimtar dhe i pandryshueshëm në kohë. Ndyshimet sociopolitike dhe ekonomike në nivel global dhe/ose lokal mund ta shtyjnë procesin e integrimit të emigrantëve drejt sfidave të reja që kërkojnë energji njerëzore për t’u përballuar në mënyrë të suksesshme. 2.4.4.2. Familja emigrante dhe sfidat e integrimit përballë krizës ekonomike në Itali

Janë zhvilluar mjaft studime mbi procesin e integrimit të emigrantëve në Itali, por studimet mbi ndikimin e familjes në procesin e përshtatjes së emigrantëve në këtë shoqëri, janë të kufizuara. Raporti i parë kombëtar për procesin e integrimit shoqëror të familjeve emigrante në Itali, është mundësuar nga Istituto di Ricerce Educative e Formative, IREF (Instituti i Kërkimeve Edukuese dhe Formuese) në vitin 2006. Por ky raport kufizohet vetëm në përmasën shoqërore të integrimit. Studiuesit Di Sciullo, Marinaro dhe Pittau, mbrojnë idenë se familja luan një rol bazik në procesin e përshtatjes sociale të emigrantëve dhe këtë e dëshmon korrelacioni negativ që është verifikuar mes rrezikut të devijancës së të huajve dhe mungesës së rrjetit familjar të referimit. Sipas këtyre autorëve, një i huaj është më pak i prirur të kryej veprime kriminale kur ka një familje referimi në Itali, pra kur jeton i përfshirë në një rrjet marrëdhëniesh parësore (Di Sciullo, L.; Marinaro, R.; Pittau, F.,

101

Page 115: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2010:269-77). Për të njejtën arsye emigrantët, të cilët jetojnë me familjen e tyre në një shoqëri pritëse perceptohen më pozitivisht nga vendasit. Zakonisht ata perceptohen si persona më të qëndrueshëm, më seriozë, më të përkushtuar ndaj punës dhe më konformistë në krahasim me emigrantët, të cilët nuk jetojnë në gjirin e familjes në shoqërinë pritëse. Një nga studimet më të fundit, që dëshmon ndikimin e familjes në integrimin e emigrantëve në shoqërinë italiane, është studimi i mundësuar nga Forum Internazionale ed Europeo di Ricerche sull’immigrazione, FIERI (Forumi Ndërkombëtar dhe Evropian i Kërkimeve për Imigrimin), me kontributin e studiueses Roberta Ricucci, publikuar në shkurt të vitit 2011. Në këtë studim, Ricucci mbështet idenë se projekti emigrues familjar, e për rrjedhojë edhe strategjia e përshtatjes në vendin pritës, ndikohet shumë nga kriza ekonomike globale e cila, duke prekur Italinë, ka prekur edhe familjen emigrante. Kriza, e cila ul kërkesën për punë dhe bën që oferta të rritet, vë në rrezik së pari emigrantët të cilët në realitetin italian punojnë në sektorët më të prekur nga kriza (manifakturë, ndërtim, bujqësi, sektor shërbimesh). Emigrantët, në një situatë të tillë krize rrisin gatishmërinë për të punuar në sektorët e quajtur 5P (të pasigurt, të rëndë, të pambrojtur, të paguar keq, të penalizuar shoqërisht (Ricucci, 2011:48). Në raportin kundër varfërisë dhe përjashtimit social të mundësuar në vitin 2011 nga Commissione di Indagine sull’Esclusione Sociale, CIES (Komisioni i Hetimit për Përjashtimin Social) në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale në Itali (Ministero del Lavoro e Delle Politiche Sociali), thuhet se përgjatë krizës grupet më të rrezikuara nga varfëria dhe përjashtimi social janë: të papunët dhe të pasigurtët8, të moshuarit e vetëm, familjet me një prind, me shumë fëmijë dhe ato me fëmijë të mitur, personat me aftësi të kufizuara dhe emigrantët (CIES, 2011:23). Në këtë raport vihet re se familjet me të paktën një pjesëtar të kombësisë shqiptare, kanë tregues të lartë të deprivimit (Po aty:52). Tabela e mëposhtme paraqet më qartë këtë situatë:

8Koncepti “i pasigurt” (precario) në punësim përshkruan një situatë punësimi me kontratë të kufizuar në kohë dhe/ose me orë të kufizuara pune.

102

Page 116: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Tabela 1: Treguesit e deprivimit në familjet me të paktën një anëtar të huaj, sipas

kombësisë. Viti 2009

Përqindja e

deprivimit të rëndë strehues

Përqindja e banesave të

mbipopulluara

Përqindja e hapësirës së

pamjaftueshme

Përqindja e

deprivimit material

Përqindja e

deprivimit të rëndë material

Përqindja e

vështirësisë për të

mbyllur muajin

Rumania 13.4 34.8 17.1 29.4 13.9 16.2 Shqipëria 17.2 43.0 20.1 37.0 18.8 23.6 Maroku 30.3 45.8 35.1 54.9 33.4 38.0 Kina 13.0* 43.5 15.3* 43.1 20.0* 16.8* Ukraina 8.1* 24.9 10.2* 27.3 13.8 15.7 Filipine 17.2* 47.9 19.7* 36.6 16.7* 24.9* Tunizia 15.9* 39.4 20.6 50.9 27.6 27.4 Polonia 7.3* 28.2 14.3* 29.1 18.4* 22.4 India -- 41.1* 22.0* 49.7 26.2* -- Moldavia -- 24.9 -- 23.8* 17.5* -- Maqedonia -- 40.1* 27.5* 35.1* -- -- Ekuadori -- 47.9* -- 34.6* -- 26.4* Peru -- 43.4* -- 34.4* -- -- Shuma 13.9 35.1 18.9 34.5 17.9 21.6

(*) Numri i njësive të kampionit është më i vogël se 50 Burimi: CIES, 2011

Të rrezikuar, e madje në mjaft raste të prekur nga papunësia, emigrantët dhe familjet e tyre ndryshojnë projektin e emigrimit, duke u gjendur përballë dilemave të mëdha: të rezistojnë, të kthehen në vendin e origjinës, apo të reagojnë? Ja si e përshkruan Ricucci situatën aktuale: “Bërthamat familjare, pasi kanë kaluar rrugën e vështirësive të përshtatjes parësore në një shoqëri të re e që ndodheshin në një gjendje sigurie, duke blerë një shtëpi dhe duke siguruar një leje-qëndrimi thjeshtësisht të rinovueshme, duke krijuar mundësinë për të bërë ndonjë investim dhe për të mbështetur financiarisht familjen në vendin e origjinës, papritur u gjendën në një gjendje pasigurie. Ç’të bëjnë? Para së gjithash të pakësojnë sa të munden shpenzimet, pastaj të ndërpresin çdo lloj investimi në vendin e origjinës ose në Itali. Nëse ende nuk e kanë bërë, të kërkojnë një punë për gruan në sektorin e kujdesit, i cili është prekur më pak nga kriza në krahasim me sektorët e tjerë, të mbështeten në rrjetin familjar, etnik dhe miqësor, dhe, në rast se papunësia vazhdon për një kohë të gjatë,

103

Page 117: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

t’i drejtohen shërbimeve shoqërore dhe ndihmave vullnetare për të mbajtur familjen me frikën se leja e qëndrimit shumë shpejt do të përfundojë…” (Ricucci, R., 2011:69). Në kuadrin e një gjendjeje, në të cilën papunësia dhe pasiguria në punë kthehen në problem shoqëror shqetësues për të gjithë popullsinë, edhe politikat mbi emigrimin bëhen më shtrënguese, duke vënë në diskutim kushtet për rinovimin e dokumenteve të emigrantëve dhe kohëzgjatjen e tyre, duke bërë që një pjesë e emigrantëve që nuk janë të pajisur me dokumente afatgjatë qëndrimi e që nuk kanë një kontratë të vazhdueshme pune, ta shohin veten shumë shpejt të përjashtuar nga mundësia për të jetuar e punuar në mënyrë ligjore në Itali. Ligji Maroni nr. 94 i datës 15.07.2009, publikuar në fletoren zyrtare italiane më 24 korrik 2009 në kuadrin e “Paketës së Sigurisë” (Pacchetto di sicurezza) së ndërmarrë nga Qeveria Italiane, përbën një tjetër përpjekje për të normuar martesat e përziera dhe për të vendosur kushte të reja të rinovimit të lejeqëndrimeve për emigrantët, për të shmangur rrezikun e emigrimit ilegal në kushtet e krizës ekonomike globale.

Nga ana tjetër, gjendja e krizës priret të rrisë nivelin e paragjykimeve të vendasve kundrejt të huajve, çka kufizon mundësitë dhe hapësirat e këtyre të fundit për t’u integruar në shoqërinë pritëse. Observatori për Ksenofobinë dhe Racizmin, i realizuar nga Dhoma e Deputetëve në Itali në vitin 2010 tregoi se për 49 për qind e të intervistuarve mendojnë se duhet t’u jepet përparësi italianëve në punësim (Shih: Ricucci, R., 2010:47). Ky pohim është dëshmi e një atmosfere shoqërore, në të cilën italianët ndihen të lënë pas dore dhe pa përparësi në mbështetjen publike, çka bën që t’i shohin emigrantët si subjekte rreziku për vendet e punës e duke bërë të rilindin disa frika të vjetra, të cilat duket se nuk ishin tejkaluar kurrë. Një situatë e tillë nuk është aspak në favor të integrimit të suksesshëm të emigrantëve. Sikurse vihet re, kriza ekonomike po ngadalëson, frenon e madje po pengon integrimin e emigrantëve dhe familjeve të tyre në shoqërinë italiane, duke i bërë ata të ndihen përballë dilemave të mëdha e të rishqyrtojnë projektin e tyre të emigrimit. 2.4.4.3. Një vështrim socio-historik i lokalitetit sienez Le të ndalemi në një analizë të tipareve gjeografike, demografike dhe socio-kulturore e historike të provincës së Sienës, për të kuptuar më qartë hapësirat që ky lokalitet ofron për përshtatjen e familjes emigrante në të.

104

Page 118: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Provinca e Sienës, njihet zyrtarisht si njësi administrative që në vitin 1865, kur ligji italian njohu administrimet provinciale si ente autarkike, të pajisur me qëllime dhe pavarësi organizuese. Në atë kohë, çdo rrethi provincial i njihej një kryeqytet dhe një kufizim territorial i mirëpërcaktuar, i formuar nga bashkimi i zonave të veçanta komunale. Qeverisja, administrimi provincial i ishte besuar një Këshilli të përbërë, në rastin sienez, nga 20 këshilltarë dhe një Dhomë deputetësh me 6 anëtarë efektivë dhe dy anekse, dhomë kjo që zgjidhej nga vetë Këshilli dhe që kryesohej nga Prefekti. Në vitin 1888, disa ndryshime legjislative i hoqën Prefektit presidencën e entit, rol ky që iu dha një organi tjetër, të zgjedhur nga Këshilli provincial. Në periudhën fashiste Këshilli dhe Dhoma provinciale e deputetëve u shkrinë. Me lindjen e Republikës Italiane dhe miratimin e Kartës Kushtetuese, provincat u rinjohën sërish dhe u vlerësuan si ente ndërmjetëse të komunave dhe rajoneve. Në paragrafin V të Ligjit 114, të ndryshuar në Ligjin Kushtetues italian nr. 3 të vitit 2001 thuhet: “Republika përbëhet nga komuna, nga provinca dhe qytete metropolitane, nga rajone dhe nga Shteti, ente autonome me statute të veçanta, me pushtete dhe funksione sipas parimeve të përcaktuara në Kushtetutë”. Detyrat dhe funksionimi i provincave përcaktohen nga ligjet vendore, të miratuar me Dekretin legjislativ nr. 267 të 18 gushtit 2000. Provinca konsiderohet përfundimisht “ent lokal ndërmjet Komunës dhe Rajonit”, që përfaqëson komunitetin e saj, kujdeset për interesat, promovon dhe koordinon zhvillimin. Ajo ka autonomi statutore, normative, organizative dhe administrative, si dhe autonomi taksuese dhe financiare. Komunat dhe Provinca konkurrojnë në përcaktimin e objektivave të planeve dhe programeve të Shtetit dhe Rajonit dhe parashikojnë përmbushjen e tyre (http://www.provincia.siena.it/La-provincia/Storia-della-Provincia2, cituar më 27.01.2013). Ky organizim provincial me një shkallë të konsiderueshme autonomie përfaqëson, si të thuash, një mjedis social me tipare të veçanta juridike, politike, shoqërore e kulturore, që kultivon një mënyrë të veçantë jetese dhe nxit në një mënyrë të caktuar mekanizmat e bashkëveprimit shoqëror. Kështu, marrëdhëniet mes vendasve dhe emigrantëve formësohen në mënyrë të veçantë në provinca të ndryshme dhe procesi i integrimit të emigrantëve në këto provinca ndikohet dukshëm nga tiparet juridike, politike, shoqërore dhe kulturore të provincës ku këta emigrantë jetojnë. Sikurse u përmend edhe në kapitullin II, studime të ndryshme kanë treguar se integrimi është një proces në varësi të territorit (CNEL, 2012:2; Berti, F.; Valzania, A., 2010:35). Ai gjithashtu nuk është një proces që realizohet sipas një modeli teorik të suksesshëm për të gjitha vendet, por përkundrazi, integrimi merr formë në vendet ku aktorë të ndryshëm shoqërorë janë protagonistë në veprimet e përditshme. Për këtë arsye “format” që integrimi merr, ndryshojnë nga territori në territor, nga qyteti në qytet,

105

Page 119: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

nga lagja në lagje, në bazë të burimeve të disponueshme dhe mundësive që ofrohen në nivel lokal (Berti, F.; Valzania, A., 2010:12). Për të kuptuar mënyrën se si territori gjeografik dhe ai sociokulturor ndikojnë në integrimin e emigrantëve dhe familjeve të tyre, lipset të shpjegohen tiparet fiziko-gjeografike të provincës së Sienës si dhe tiparet sociokulturore që lidhen me to. Provinca e Sienës shtrihet në një sipërfaqe prej 3820 kilometrash katrorë dhe përbëhet nga një popullsi prej 267200 banorë të shtrirë në 36 komuna. Dendësia e popullsisë në këtë provincë është 70 banorë për kilometër katror (ISTAT, 2013, http://www.tuttitalia.it/toscana/19-province/, cituar më 06.09.2013). Në vitin 2012 në provincën e Sienës numëroheshin 120118 familje. Mosha mesatare e popullsisë në vitin 2012 ishte 45.7 vjeç, ndërsa koefiçenti i lindshmërisë 8.5 (http://www.comuni-italiani.it/052/statistiche/, cituar më 06.09.2013). Kjo provincë, me një mbizotërim territorial rural të shpërndarë, karakterizohet nga një zhvillim i sektorëve të agrikulturës, prodhimit të verës dhe vajit, sektorit të ndërtimit, veprimtarive manifakturuese dhe artizanatit artistik, sektorit të turizmit dhe restoranteve, sektorit bankar dhe farmaceutik. Për shkak të pasurisë arkitekturore dhe peizazhit interesant, 4 zona të provincës së Sienës janë pjesë e Unesco-s (San Giminiano, Siena, Pienza dhe Val d’Orcia), të cilat tërheqin turistë nga e gjithë bota (http://www.provincia.siena.it/La-provincia/Storia-della-Provincia2, cituar më 27.01.2013). Provinca e Sienës kufizohet në veri me provincën e Firences, në veriperëndim me provincën e Arezzos, në jugperëndim me Umbrian (provincat e Perugia-s dhe Terni-t), në jug me Lazio-n (provincën e Viterbo-s), në juglindje me provincën e Grosseto-s dhe në lindje me provincën e Pisa-s. Qyteti i Sienës9 konsiderohet një nga qytetet jo vetëm më piktoreske, por edhe më të rëndësishme të rajonit të Toskanës. Qyteti përbëhet nga rrugë të mëdha dhe rrugica të

9 Legjenda tregon se Siena u themelua nga Senio dhe Ascanio, bijtë e Remos-s, vëllai i famshëm i Romolo-s, i cili themeloi Romën. Senio, me vëllain e tij u larguan nga Roma sepse u përndoqën nga xhaxhi i tyre, Romolo, dhe u strehuan në qytetin e ri. Statuja të ulkonjës që ushqeu dy binjakët gjenden kudo nëpër qytetin e Sienës, por pa një domethënie historike (Shih: Bartone, G., 1981: 11). Historikisht Siena u themelua si një koloni romake në kohën e Perandorit August, duke marrë emrin Saena Julia. Njohuritë e pakta të besueshme përpara këtij themelimi sugjerojnë ekzistencën e një komuniteti etrusk mbi të cilin u krijua kolonia ushtarake romake augustiane. Emri Siena mendohet se vjen nga familja etruske “Saina” që u vendos fillimisht në territor. Kohët e fundit janë ngritur hipoteza edhe mbi origjinën ilire të popullatave të hershme në territorin sienez (Po aty: 11-12).

106

Page 120: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ngushta që të çojnë në zemër të qytetit në sheshin e njohur me emrin Piazza del Campo dhe në të gjitha ndërtesat e tjera me vlerë kulturore si Duomo dhe Spitali i Santa Maria della Scala. Siena është e famshme për garën me kuaj, të njohur si Il Palio, që është një festë me origjinë mesjetare e që organizohet çdo vit më 2 korrik dhe 16 gusht. Gjithashtu Siena është edhe qyteti i një prej universiteteve më të vjetër në Europë. Në veri të qytetit shtrihen peizazhet e Chianti-t me vreshtat, ullishtat dhe qytezat e vogla që ndodhen në këtë zonë si: San Gimignano dhe Monteriggioni. Në jug të Sienës, pranë luginës së Arbia-s ndodhet qyteti kodrinor Montalcino, i cili është e njohur për prodhimin e verës. Duke shkuar drejt perëndimit të Sienës, i afrohemi detit dhe provincave bregdetare si Castiglione della Pescaia, dhe rezervës natyrale Maremma. Me burimet e saj natyrale dhe artistike, Siena përbën një qytet tërheqës dhe lehtësisht të arritshëm me makinë dhe me mjete të tjera publike. Nga ana tjetër, këto tipare gjeografike, të ndërthurur me faktorë të veçantë historiko-politikë, kanë ndikuar në krijimin e një mjedisi shoqëror në Siena, të rrethuar nga një atmosferë etnocentrike nga pikëpamja kulturore, shumë interesante për t’u shqyrtuar në këndvështrimin sociologjik. Një klimë e tillë përbën një faktor shumë të rëndësishëm shpjegues të mënyrës së përshtatjes së emigrantëve në lokalitetin sienez.

Lombardët mbërritën në shek VI para Krishtit e madje edhe Frankët qeverisën qytetin. U ndërmorrën punime të mëdha, ndër të cilat më e rëndësishmja ishte ndërtimi i rrugës Francigena, rruga që lidhte Romën dhe Francën, dhe kjo e rriti shumë rëndësinë tregtare të Sienës. Mes shekujve IX dhe XI, kisha ishte e përfshirë aktivisht në qeverisjen e qytetit, por menjëherë pas kësaj periudhe sienezët paraqitën të drejtën e tyre për të qeverisur dhe administruar qytetin e tyre. Rritja e fuqisë ekonomike dhe ushtarake e qytetit nxiti luftëra mes Sienës dhe Firences, në momentin kur këto të dyja kërkuan të zgjeronin territoret e tyre. U zhvilluan shumë beteja mes dy qyteteve ndërmjet shekujve XIII dhe XV; disa u fituan nga Siena, por Firenze arriti të mbizotëronte dhe Siena iu bashkëngjit territorit dhe administimit fiorentin (Po aty: 16-17). Përveç mosmarrëveshjeve të jashtme dhe të brendshme për qeverisjen, në vitet 1150 dhe 1300, falë kontributit të vyer të artistëve të mëdhenj, qyteti u zbukurua me monumente si Duomo, Palazzo Pubblico dhe Torre del Mangia. Për fat të keq, pikërisht kur qytetarët e Sienës po projektonin një zgjerim të Duomos, një epidemi vdekjeprurëse shfarosi 3/5 e popullsisë. Rimëkëmbja e qytetit në vazhdimësi ishte e ngadaltë dhe e vështirë. Një grup qeveritarësh, mes të cilëve dhe Karli V dhe Cosimo I de Medici, mes shekujve XIV dhe XIX rritën fuqinë ekonomike të Sienës edhe falë bankës Monte dei Paschi di Siena, që ka siguruar punësim dhe siguri për qytetarët sienezë përgjatë shekujve (Shih: Bartone G.,1981:31-65). Kur Italia u bë Republikë, Siena u bë pjesë integrale e rajonit të Toskanës dhe sot zhvillohet falë kombinimit të financës dhe turizmit si dhe falë pasurisë së saj artistike.

107

Page 121: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Përkatësia territoriale në kontekstin sienez gjen shprehje në lidhjen që sienezët kanë me traditat nënkulturore të qytetit. Kontradat në provincën e Sienës paraqesin një kompozim mjaft interesant jo vetëm territorial, por edhe sociokulturor. Gjatë Mesjetës mjaft komuna, që sot janë pjesë e provincës së Sienës, kanë patur në përbërjen e tyre një numër të caktuar kontradash, për shembull qyteti i Poggibonsit në vitin 1155 përbëhej nga 7 kontrada (http://www.comune.poggibonsi.si.it/La+Storia/men-cy41-it-EUR-POGGIBONSI_PER_VOI.htm, cituar më 27.01.2013), komuna e Montepulcianos ka ende në përbërje të saj 8 kontrada (http://www.dalcero.com/pagine_principali/assaggieviaggi_articoli/CONTRADE.HTML, cituar më 27.01.2013). Megjithatë, në historinë sieneze, më të njohurat janë kontradat e Sienës. Në qytetin toskan të Sienës, kontradë quhet secila nga 1710 nënndarjet historike (lagjet) të qytetit brenda mureve mesjetare. Secila nga këto kontrada mban prej shekujsh organizmat e vetë të përfaqësimit, të zgjedhura në mënyrë demokratike në formë autonome. Kontradat janë njësi jofitimprurëse dhe konsiderohen ligjërisht persona juridikë. Kontradat përgjatë periudhës mesjetare kanë patur një funksion kryesisht të lidhur me batalionet ushtarake. Numri i kontradave në kohërat moderne ka qenë 23, por ky numër është reduktuar me kalimin e kohës dhe disa nga kontradat që ekzistonin dikur, tani janë shkrirë (http://palio.comune.siena.it, cituar më 06.01.2013). Me kalimin e kohës kontradat humbën funksionet e tyre administrative dhe ushtarake dhe u bënë zona ku gërshetohen emocione dhe ndjenja të krenarisë civile të banorëve. Roli i tyre është përhapur kaq shumë, saqë çdo ngjarje e rëndësishme, ceremoni pagëzimi, mortore, martesore, festa kishtare, festa suksesi dhe Palio, madje dhe panaire verërash dhe ushqimesh, festohen vetëm brenda kontradës. Për Giovanni Cecchinni, autorin e historiografisë së Palio-s “kontrada si rrethim territorial dhe administrativ, është antike sa vetë qyteti”. Ai i referohet fillimit të viteve 1200 si periudhë në të cilën lindën kontradat (Cecchinni, G., Neri, D.,1958:309-12). Historiani E. William Heywood shton se “përgjatë 400 viteve të fundit kontradat kanë qenë karakteristikë dalluese të jetës sieneze, tërësisht të pangjashme me asnjë qytet tjetër Italian (http://palio.comune.siena.it, cituar më 27.01.2013).

10Emërtimet e 17 kontradave të Sienës janë si më poshtë: shqiponja (aquila), vemja (bruco), kërrmilli (chiocciola), kukumjacka-bufi (civetta), dragoi (drago), zhirafa (giraffe), iriqi (istrice), njëbrirëshi (leocorno), ulkonja (lupa), koralja (nicchio), pata (oca), delfini (onda), pantera (pantera), rinoceronti (selva), breshka (tartuca), demi (torre), dashi (valdimontone).

108

Page 122: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në kontradë mund të bëjnë pjesë: (a) ata që lindin në territorin e kontradës, territor ky i përcaktuar nga Beatrice Violante e Bavarisë në vitin 1729, (b) banorët, si dhe (c) pasardhësit e pjesëtarëve të një kontrade. Pas Luftës së Dytë Botërore është përdorur një “pagëzim” nga kontradat e veçanta si formë ceremoniale e anëtarësimit në kontradë. Nuk bëhet fjalë për një pagëzim fetar, por për një pagëzim laik, që ka për qëllim të “shenjtërojë” përkatësinë në kontradë. Megjithëse bëhet fjalë për një rit të ri, i cili u përdor për herë të parë në vitin 1947, ai gjeti mbështetje nga sienezët dhe u harmonizua menjëherë me traditën sieneze. Kjo mënyrë e anëtarësimit në kontradë u bë pjesë e veprimtarive të kontradave për shkak të zhvendosjes së popullsisë nga qendra historike në periferi, si rrjedhojë e ndërtimit të qendrave spitalore jashtë mureve të qytetit, pra jashtë territorit të secilës kontradë. Para se të ndodhte kjo zhvendosje e popullsisë, anëtar i kontradës konsiderohej ai që lindte në territorin e kontradës. Bëhet fjalë për një periudhë kohore kur foshnjat lindnin në shtëpi dhe shtëpitë e banimit gjendeshin në një qendër historike që i përkiste një kontrade të caktuar. Ky rregull ishte kaq i fortë dhe domethënës saqë, kur një anëtar i një kontrade të caktuar, për motive të ndryshme, banonte në një rreth jashtë kontradës së tij, gruaja e tij shkonte të lindte në shtëpinë e miqve ose të të afërmve, që banonin në territorin e kontradës, në mënyrë që foshnja t’i përkiste asaj kontrade (Po aty). Nëse gruaja, nuk mund të zhvendosej për arsye të ndryshme, mblidhej dhè nga territori i kontradës dhe shpërndahej poshtë shtratit në të cilin do të lindte foshnja. Në këtë mënyrë lindja e anëtarit të kontradës ndodhte në tokën e kontradës së tij. Sot, “pagëzimi kontradual” i fëmijëve, të lindur pothuajse gjithmonë jashtë mureve, mundëson pa probleme përkatësinë e fëmijëve në kontradën e prindërve të tyre. Pagëzimet kontraduale organizohen një herë në vit, gjatë “festës titullare të kontradës”. Fëmijës që pagëzohet i laget pak balli me ujin e burimit pagëzues së kontradës dhe i dorëzohet një shami. Shamia, një copë katrore me ngjyrat dhe simbolet e kontradës përkatëse, u fut si pjesë e simbolikës së kontradës në shekullin XX. Kjo shami e shoqëron anëtarin e një kontrade përgjatë gjithë ciklit të jetës nga lindja deri në vdekje dhe përbën një simbol të përkatësisë dhe të lidhjes me territorin, e për rrjedhojë edhe me vetë qytetin (http://palio.comune.siena.it, cituar më 06.01.2011). Kjo ndjenjë e fortë përkatësie territoriale e sienezëve përgjithësisht nxit dhe kultivon tek shumica e tyre ndjenja etnocentrike, çka stimulon qëndrime të caktuara të vendasve kundrejt jo sienezëve. Autorë të ndryshëm e kanë vënë në pah këtë lloj etnocentrizmi dhe nacionalizmi të sienezëve. Sipas Cavazza-s, kjo lidhje e fortë e sienezëve me traditat e kontradës është admiruar edhe nga regjimi fashist. Shpirti luftarak, nga njëra anë, dhe ndjenja e përkatësisë territoriale, e në kuptimin më të

109

Page 123: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

gjerë ajo e përkatësisë nacionale, nga ana tjetër, ishin vlera që regjimi nazist synoi t’i ruante (Cavazza, S., 1997:186-197). Një tjetër autor, Virgilio Grassi, ka theksuar rëndësinë e ndjenjave nacionaliste të shprehura në lidhjen e fortë të sienezëve me kontradat. Dashuria për kontradat është prova e dashurisë për qytetin dhe e dashurisë për atdheun. Duke dashur atdheun e vogël, duam atdheun e madh (Shih: Savelli, A.; Vigni, L., 2004:469-84). 2.4.4.4. Hapësirat e integrimit të familjeve të emigrantëve në mjedisin sienez Popullsia e huaj banuese në Siena më deri më 01.01.2011 arriti shifrën 29.648 duke përbërë 10,9 për qind të të gjithë popullsisë banuese në Siena (http://www.tuttitalia.it/toscana/provincia-di-siena/statistiche/cittadinistranieri/albania /, cituar më 22.08.2012). Pjesa më e madhe e emigrantëve në provincën e Sienës janë europianë (71.8 për qind e të gjithë banorëve emigrantë), më pas vijnë afrikanët me 13.48 për qind e pas tyre aziatikët me 8.25 për qind. Amerikanët përbëjnë 6.38 për qind e së fundi ata me prejardhje nga Oqeania dhe ata pa shtetësi, të cilët përbëjnë 0.09 për qind të gjithë banorëve emigrantë në territorin sienez. Komunitetet e huaja më të mëdha në numër në provincën e Sienës janë rumunët (6.013 banorë), të cilët përbëjnë 20.3 për qind të numrit të përgjithshëm të banorëve të huaj të pranishëm në territorin sienez, të ndjekur nga shqiptarët (5.784 banorë), që përbëjnë 19.5 për qind të popullsisë së huaj dhe marokenët (1.200 banorë) ose 4 për qind e të gjithë popullsisë së huaj që banon në Siena (Po aty). Këto të dhëna statistikore dëshmojnë rëndësinë e emigrantëve nga pikëpamja sasiore në këtë mjedis shoqëror, ndër të cilët një peshë specifike të rëndësishme e zënë emigrantët shqiptarë. Në një raport të vitit 2011 nga Centro Servici Volontariato Toscana, CESVOT (Qendra e Shërbimeve Vullnetare në Toscana), tregohet se gjatë vitit 2008 në Siena, dhënia e leje-qëndrimeve për motive familjare përbënte 51.6 për qind të të gjitha rasteve, ndjekur nga motivi i punësimit (42.9 për qind) dhe nga motive të tjera 5.5 për qind (CESVOT, 2012:343). Një e dhënë e tillë dëshmon që emigrimi lipset parë i lidhur ngushtë me familjen edhe në kontekstit sienez. Më poshtë është paraqitur një tabelë që përmbledh disa të dhëna: numrin e popullsisë banuese, densitetin për kilometër katror, numrin e familjeve, numrin e emigrantëve dhe numrin e emigrantëve shqiptarë banues në secilën nga 36 komunat e provincës së Sienës.

110

Page 124: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Tabela 2: Shpërndarja e popullsisë sipas komunave në provincën e Sienës

Nr Komuna Popullsia banuese

Densiteti (për km katror)

Numri i familjeve

Numri i emigrantëve

banues në komunë

Numri i emigrantëve

shqiptarë banues në komunë

Përqindja e emigrantëve shqiptarë në raport me

popullsinë banuese

1 Siena 54.543 459.5 25.560 4.934 808 1.5

2 Poggibonsi 29.634 419,0 12.514 3.175 956 3.2

3 Colle di Val d'Elsa

21.629 234,6 9.060 2.575 801 3.7

4 Montepulciano 14.558 87,9 6.168 1.313 292 2.0

5 Sinalunga 12.926 164,5 5.267 1.418 259 2.0

6 Sovicille 9.925 69,0 4.215 1.145 286 2.9

7 Monteriggioni 9.165 92,1 4.008 693 200 2.2

8 Castelnuovo Berardenga

9.133 51,6 3.933 1.063 241 2.6

9 Chiusi 8.838 152,2 3.876 1.250 205 2.3

10 Monteroni d'Arbia

8.812 83,3 3.572 1.236 188 2.1

11 San Gimignano 7.806 56,2 3.242 701 169 2.2

12 Torrita di Siena 7.522 128,9 3.017 685 84 1.1

13 Chianciano Terme

7.447 203,9 3.416 1.036 110 1.5

14 Asciano 7.299 33,9 3.101 824 95 1.3

15 Abbadia San Salvatore

6.722 114,1 3.196 505 12 0.1

16 Rapolano Terme

5.308 63,9 2.193 696 185 3.5

17 Montalcino 5.272 21,6 2.350 738 123 2.3

18 Sarteano 4.905 57,5 2.089 530 81 1.7

19 Piancastagnaio 4.187 60,1 1.855 234 12 0.3

20 Casole d'Elsa 3.880 26,1 1.606 397 59 1.5

21 Buonconvento 3.197 49,4 1.385 316 25 0.8

22 Castellina in 2.971 29,9 1.243 484 63 2.1

111

Page 125: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Burimi: ISTAT, 01.01.2011. (http://www.tuttitalia.it/toscana/provincia-di-siena/65-comuni/popolazione/, cituar më 22.08.2012; http://www.tuttitalia.it/toscana/provincia-di-siena/statistiche/cittadini-stranieri/albania/, cituar më 22.08.2012; përpunuar nga autorja). Le të ndalemi në një përshkrim të përshtatjes së emigrantëve në territorin sienez. Sikurse studiuesi Fabio Berti pohon, përveç kuadrit normativ referues, politikave sociale të përshtatura në nivel kombëtar, fushatave të shtypit dhe mediave të tjera që ndikojnë në krijimin e stereotipave për emigrimin, integrimi është gjithmonë një proces lokal sepse njerëzit integrohen në territorin, shoqërinë dhe qytetin ku jetojnë dhe jo në një vend abstrakt (Berti, F.; Valzania, A., 2010:35). Në këtë këndvështrim

Chianti

23 Cetona 2.913 54,8 1.275 279 11 0.4

24 San Quirico d'Orcia

2.774 65,8 1.188 378 39 1.4

25 Gaiole in Chianti

2.769 21,5 1.212 662 117 4.2

26 Castiglione d'Orcia

2.485 17,5 1.207 225 9 0.4

27 Murlo 2.427 21,1 1.093 288 42 1.7

28 Pienza 2.186 17,8 949 152 7 0.3

29 Chiusdino 2.036 14,4 994 454 104 5.1

30 San Casciano dei Bagni

1.703 18,5 730 145 0 0

31 Radda in Chianti

1.690 21,0 707 272 57 3.4

32 Monticiano 1.565 14,3 657 377 104 6.7

33 Trequanda 1.380 21,5 632 160 7 0.5

34 Radicofani 1.165 9,8 491 46 2 0.2

35 Radicondoli 954 7,2 422 139 19 2.0

36 San Giovanni d'Asso

912 13,7 449 123 12 1.3

Shuma 272.638

118.872 29.648 5.784

112

Page 126: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

provinca e Sienës mund të konsiderohet një territor që nxit modele përshtatjeje të veçanta në krahasim me provincat e tjera italiane ku janë përqëndruar emigrantët. Sikurse u theksua edhe më sipër, procesi i përshtatjes së emigrantëve në shoqërinë pritëse është një proces i dykahshëm sepse në të përfshihen, nga njëra anë, emigrantët, e nga ana tjetër, shoqëria pritëse. Kështu, kuadri normativ jo vetëm kombëtar, por edhe ai në nivel lokal merr rëndësi parësore në integrimin e emigrantëve në një territor të caktuar. Vitet e fundit Toskana ka zbatuar politika rajonale të hartuara me qëllimin për të ndihmuar procesin e integrimit të emigrantëve duke aprovuar në vitin 2009 Ligjin Rajonal L.R 29/09 që parashikon: “Normat për pritjen, integrimin pjesëmarrës dhe tutelën e qytetarëve të huaj në Rajonin e Toskanës”11, ligj ky që përbën një nxitje pozitive kundrejt praktikave integruese në këtë rajon. Kohët e fundit, falë kontributit të Universita’ degli Studi di Siena, si dhe enteve të tjera publike dhe private, janë ndërmarrë disa studime me fokus integrimin e emigrantëve në rajonin e Toskanës, dhe madje edhe në provincën e Sienës. Një nga më të njohurit është botimi i vitit 2010 me autorë studiuesit Fabio Berti dhe Andrea Valzania me titull: “Le nuove frontiere dell’integrazione. Gli immigrati stranieri in Toscana” (Kufijtë e rinj të integrimit. Imigrantët e huaj në Toskana) dhe botimi i vitit 2011 me të njëjtët autorë me titull “Le dinamiche locali dell’integrazione. Esperienze della ricerca in Toscana” (Dinamikat lokale të integrimit. Përvojat e kërkimit në Toscana), si dhe disa raporte në nivel kombëtar dhe rajonal si: Raporti i vitit 2011 nga Centro Servici Volontariato Toscana, CESVOT (Qendra e Shërbimeve Vullnetare në Toscana), të titulluar “Qytetet dhe emigrantët në Toskana”; Raporti VIII i Consiglio Nazionale dell’Economia e Lavoro, CNEL (Këshillit Kombëtar të Ekonomisë dhe Punës) në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale në Itali (Ministero del Lavoro e Delle Politiche Sociali), i publikuar në shkurt të vitit 2012, mbi indekset e integrimit të emigrantëve në Itali; Raporti i vitit 2011 mbi politikat kundër varfërisë dhe përjashtimit, mundësuar nga Commisione Indagine Esclusione Sociale, CIES (Komisioni i Hetimit të Përjashtimit Social) në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale në Itali (Ministero del Lavoro e Delle Politiche Sociali). Nga autorë shqiptarë, përveç studimit të kryer nga sociologu Zyhdi Dervishi në vitin 1997 në provincën e Sienës, gjetjet e të cilit mbeten aktuale dhe sot, nuk rezultojnë studime të tjera të mirëfillta sociologjike mbi integrimin e emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në këtë provincë italiane.

11 Legge Regionale Nr. 29/2009 “Norme per l’accoglienza, l’integrazione partecipe e la tutela dei cittadini”.

113

Page 127: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Sipas Raportit të vitit 2011 nga CESVOT, Siena demonstron disa veçori të një territori thellësisht të lidhur me përkatësinë kulturore dhe tradicionale. Ndarja e hapësirave urbane merr një vlerë simbolike dhe një domethënie të rëndësishme edhe në sferën psikosociale të banorëve. Në Siena vihet re se emigrantët janë shpërndarë më tepër në zonat rurale në krahasim me ato urbane, dhe kanë preferuar një hyrje graduale e më pak “pushtuese” në territor, gjë që ka penguar krijimin e getove dhe të praktikave vetësegreguese. Mundësia për të patur një stil jetese më pak të kushtueshëm dhe më të qëndrueshëm, si dhe mundësia për t’u mbështetur në një rrjet organizatash të shpërndarë në territor, i kanë lejuar popullatës emigruese të përhapen gjerësisht në 36 komunat e Sienës, pavarësisht ndryshimeve sasiore në to (CESVOT, 2012:391). Në lidhje me përfshirjen në tregun e punës, vihet re se ka organizma që përpiqen të japin ndihmë për përfshirjen e emigrantëve në kanalet e punësimit. Shoqëria sieneze po përballet me një rritje të fluksit të emigrantëve, të treguar veçanërisht nga një prania e lartë e femrave që përfshihen në sektorin e ndihmës shtëpiake. Politikat lokale aktuale në provincën e Sienës adresohen kryesisht në mbështetjen e rregullarizimit të kontratave të punës dhe në mënyrë paralele, promovojnë dialogun mes punëmarrësit dhe punëdhënësit. Përgjithësisht provinca ndërmerr rolin e udhëheqësit të mjaft projekteve duke dialoguar me shoqatat për emigrantët të cilave u delegohet zbatimi i një sërë veprimtarish dhe shërbimesh (Po aty:392). Pavarësisht një thënieje sieneze sipas së cilës “Siena hap më shumë zemrat sesa dyert”, nuk lipsen harruar rastet e konfliktit të fshehur dhe të manifestuar në provincën e Sienës mes vendasve dhe emigrantëve, mjafton të kujtojmë rastin e konfliktit të lindur për shkak të kërkesës për ndërtimin e xhamisë në Colle di Val d’Elsa nga ana e emigrantëve të fesë islame, një kërkesë që shprehte nevojën për njohjen e një të drejte kulturore, të drejtën e besimit fetar. Kjo situatë përbën një nxitje për ta studiuar më në thellësi procesin e përshtatjes dhe të integrimit të emigrantëve të huaj në shoqërinë sieneze. Në raportin VIII të CNEL, të publikuar në shkurt të vitit 2012, mbi indekset e integrimit të emigrantëve në Itali, paraqitet një tablo e plotë e shkallës së integrimit të emigrantëve sipas rajoneve dhe provincave italiane. Në këtë raport tregohet se në vitin 2009 rajoni i Toskanës zinte vendin e dytë në klasifikimin e indeksit të potencialit të përgjithshëm të integrimit, pas rajonit të Friuli Venezia Giulia-s, duke lënë pas 18 rajonet e tjera italiane. Ky indeks për Toskanën është 66.0, ndërkohë që për rajonin e Friuli Venezia Giulia-s është 70.6, ndërsa për rajonin e Umbria-s, që ndodhet në vendin e tretë të këtij klasifikimi, ky indeks është 65.7. Ndërsa në nivel provincash, nga 103 provincat italiane, Siena zë vendin e 25 me një indeks 60.0, duke

114

Page 128: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

qenë e para në listën e nivelit të mesëm të integrimit, e duke lënë pas 78 provinca të tjera italiane (CNEL, 2012:29-33). Në të njëjtin raport tregohet se provinca e Sienës ka tregues të lartë të përkatësisë familjare (75.1), duke zënë vendin e nëntë ndër 103 provincat italiane. Nga të dhënat e paraqitura në këtë raport në Siena në vitin 2009 familjet me të paktën 1 anëtar të huaj përbënin 11.6 për qind të të gjithë familjeve banuese në Siena (Po aty:65).Gjithashtu provinca e Sienës ka një tregues të lartë të aftësisë për iniciativë familjare (82.6), duke u renditur në vendin e gjashtëmbëdhjetë ndër 103 provincat italiane (CNEL, 2012:98). Këto të dhëna dëshmojnë se është me interes fokusimi në çështjen e integrimit të emigrantëve në Siena, duke e parë atë në kontekstin familjar, më shumë se në atë individual.

115

Page 129: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

KAPITULLI III: METODOLOGJIA 3.1. Përshkrim i përgjithshëm Studimi i çdo dukurie shoqërore mund të kryhet nga këndvështrime të ndryshme, dhe për të krijuar një tablo më gjithëpërfshirëse të asaj që ndodh, mund të përdoren metoda të ndryshme për të mbledhur lloje të ndryshme të dhënash (Matthews, B; Ross, L., 2010:144). Ky studim u mbështet në përdorimin e disa metodave të hulumtimit. U përdorën disa metoda të tilla në mënyrë që gjetjet të ishin sa më të plota dhe të larmishme. Metodat e përdorura në këtë studim janë: analiza e të dhënave dytësore dhe metoda cilësore e mbledhjes së të dhënave nëpërmjet intervistave gjysmë të strukturuara individuale dhe në grupe fokusi si dhe bisedave të lira me emigrantë që jetojnë në provincën e Sienës në Itali. Përdorimi i metodave cilësore në këtë studim synoi përshkrimin, shpjegimin dhe kuptimin e procesit të integrimit të emigrantëve shqiptarë në kontekstin familjar në provincën e Sienës në Itali. Sipas Max Weber kuptimi (verstehen) i realiteteve sociale është shumë i rëndësishëm dhe mund të realizohet me anë të studimeve sociologjike (Shih: Sokoli, L., 2009:164-68). Mbledhja e të dhënave nëpërmjet metodave cilësore në këtë studim mundësoi eksplorimin e përvojave, opinioneve dhe ndjenjave të pjesëmarrësve në funksion të kuptimit të procesit të integrimit si dukuri sociale. Analiza e të dhënave dytësore është e rëndësishme sepse, së pari, e ndihmon hulumtuesin të kursejë kohë e para për mbledhjen e të dhënave, të cilat janë mbledhur nga profesionistë të tjerë më parë dhe, së dyti, të dhënat e marra nga burime zyrtare garantojnë nivel të lartë besueshmërie dhe vlefshmërie (Boslaugh, S., 2007). Intervistat gjysmë të strukturuara përdoren për të mësuar përvojat, sjelljet dhe kuptimet e njerëzve, si dhe pse e përjetojnë dhe e kuptojnë ata botën shoqërore në atë mënyrë (Matthews, B; Ross, L., 2010: 221). Fokus grupi përbën një teknikë hulumtimi në shkencat shoqërore, të bazuar në diskutimin mes një grupi të vogël individësh, me praninë e një ose më shumë ndërmjetësve, të fokusuar në një argument, për të cilin kërkohet të eksplorohet në thellësi (Corrao, S., 2000:25). Fokus grupet shpjegojnë në mënyrë të qartë dhe të plotë se pse dhe si ndodhin ngjarje të ndryshme, duke favorizuar kështu kuptimin e sjelljeve njerëzore. Përballja në grup mund të nxjerrë aspekte të reja shtesë edhe më të ndërlikuara, gjë e cila nuk është e mundur në intervistën individuale (Paçukaj, S., 2010:127).

116

Page 130: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Nga ana tjetër analiza e bisedave [...] shpesh mbulon ato që mund të dukeshin thjesht aspekte të parëndësishme të jetës së përditshme, por që kanë një rëndësi të madhe në sociologji. Në fund të fundit bisedat janë tipare universale të veprimtarisë shoqërore (Giddens, A., 2006). Analiza e të dhënave dytësore në këtë studim, konsistoi në shqyrtimin e literaturës ekzistuese ndërkombëtare, duke përfshirë studime, raporte, vlerësime në lidhje me integrimin e emigrantëve në vendin pritës, duke u fokusuar veçanërisht në kontekstin e integrimit familjar. Kështu, faza e shqyrtimit të literaturës ndihmoi krijimin e një baze të dhënash me raporte dhe studime ekzistuese për këtë çështje. Kjo analizë, nga njëra anë ndihmoi formulimin e pyetjeve kryesore kërkimore të studimit e, nga ana tjetër, u vu në funksion të analizës së gjetjeve të studimit duke shërbyer si burim krahasimi dhe ballafaqimi në lidhje me këto gjetje. Në këtë studim u përdorën metoda cilësore për disa arsye: Së pari, sikurse u analizua në kapitullin II, integrimi është një proces shumëpërmasor e nuk realizohet një herë e përgjithmonë. Si të gjitha dukuritë komplekse ai nuk është objekt i matjes së drejtpërdrejtë, por i asaj të tërthortë. Kështu, ndërtimi i indekseve të integrimit dhe llogaritja e treguesve konkretë, përbërës të këtyre indekseve, has mjaft vështirësi. Modeli i Heckman-it ku përshkruhen katër përmasat e integrimit (përmasa strukturore/institucionale, ajo kulturore, shoqërore dhe identifikuese), tregon se si disa elementë si ndjenja e përkatësisë dhe marrëdhëniet miqësore nuk mund të maten me objektivitet. Së dyti, matja e përmasave të integrimit bëhet më e vështirë kur bëhet fjalë për një dukuri, e cila synohet të studiohet jo më në aspektin individual, por në atë familjar. Sikurse pohon Darren P. Smith, përdorimi i metodave sasiore të hulumtimit në studimet mbi familjet emigrante është i pjesshëm dhe kufizohet në më të shumtën e rasteve në aspektet ekonomike në të cilat përfshihen familjet emigrante në vendin pritës, duke u fokusuar kryesisht në gjendjen e kryefamiljarit e duke lënë mënjanë aspektet joekonomike të tilla si: proceset shoqërore, kulturore dhe psikologjike të jetës familjare në këtë realitet shoqëror. Duke listuar mjaft studime të autorëve kryesisht britanikë, Smith thekson rëndësinë e përdorimit të metodave cilësore në studimet mbi familjen emigrante, në mënyrë që të eksplorohen edhe dinamikat e “padukshme” brenda saj (pra ato dukuri të cilat nuk mund të shprehen dot me statistika- B.Z.) (Smith, D. P., 2004:265-67). Në këtë linjë, përdorimi i metodave të thelluara cilësore u konsiderua më i përshtatshëm në hulumtimin e sfidave të integrimit të familjes shqiptare në kontekstin sienez. Avantazhet e metodave cilësore

117

Page 131: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

të tilla si: fleksibiliteti, marrja e informacionit të thelluar, përqindja e lartë e përgjigjeve nga ana e të intervistuarve dhe e pjesëmarrësve të tjerë në studim, domethënia e sjelljeve joverbale, origjinaliteti i përgjigjeve etj., u morën në konsideratë në studimin e procesit të integrimit të familjeve shqiptare, emigrante në provincën e Sienës në Itali. Së treti, mundësia e realizimit të një studimi ku të përdoreshin metoda sasiore ishte e kufizuar për shkak të burimeve të pamjaftueshme të ndikuara nga largësia ime, në rolin e studiuesit, nga mjedisi social në studim. Përdorimi i teknikave të llojit ortek, më i zakonshëm në zbatimin e metodave cilësore, ndihmoi kapërcimin e kësaj vështirësie, në kushtet e mungesës së burimeve për përfshirjen e një numri të madh pjesëmarrësish në studim, gjë që do të kërkonte kohë dhe burime financiare të shumta për realizimin e studimit. 3.2. Popullata dhe kampionimi 3.2.1. Popullata

Popullata në të cilën është shtrirë studimi përbëhet nga 5.784 emigrantë shqiptarë, banues në provincën e Sienës në Itali (htpp:/www.tuttitalia.it/toscana/provincia-di-siena/statistiche/cittadini-stranieri-2011, cituar më 22.08.2012). Këto të dhëna i përkasin fillimit të vitit 2011, periudhë në të cilën nisi ky studim. Popullata e mësipërme është heterogjene nëse merret si kriter: mosha, gjinia, vendbanimi i mëparshëm në Shqipëri, kohëqëndrimi në vendin e emigrimit, statusi civil, përbërja familjare, niveli arsimor dhe ai i kualifikimit në vendin pritës i emigrantëve shqiptarë në këtë zonë. 3.2.2. Kampionimi 3.2.2.1. Zonat gjeografike të përzgjedhjes së kampionit Provinca e Sienës përbëhet nga 7 zona: Val di Merse, Siena, Chianti, Val D’Elsa, Le Crete, Valdichiana, Amiata Val d’Orcia. Gjithsej provinca e Sienës përmban 36 komuna.

118

Page 132: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Figura 1: Komunat e provincës sieneze

Burimi:http://www.lamiaterradisiena.it/Comuni/comuni%20siena.htm, cituar më 18.08.2013

Më poshtë është paraqitur ndarja e Sienës në 7 zona dhe 36 komuna si dhe pesha specifike e emigrantëve shqiptarë banues në çdo komunë në raport me popullsinë banuese në të.

119

Page 133: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Tabela 3: Emigrantët shqiptarë në Siena të shpërndarë sipas zonave dhe komunave në

provincën e Sienës

Nr Zona Komuna Popullsia banuese

Numri i emigrantëve

shqiptarë banues në komunë

Përqindja e emigrantëve

shqiptarë në raport me gjithë

popullsinë banuese

1 VAL DI MERSE

Monticiano 1.565 104 6.7

Chiusdino 2.036 104 5.1

Sovicille* 9.925 286 2.9

Murlo* 2.427 42 1.7

2 SIENA Siena* 54.543 808 1.5

3 CHIANTI

Gaiole in Chianti 2.769 117 4.2

Radda in Chianti 1.690 57 3.4

Castelnuovo Berardenga*

9.133 241 2.6

Monteriggioni* 9.165 200 2.2

Castellina in Chianti*

2.971 63 2.1

4 VAL D’ELSA

Colle di Val d'Elsa* 21.629 801 3.7

Poggibonsi* 29.634 956 3.2

San Gimignano* 7.806 169 2.2

Radicondoli 954 19 2.0

Casole d'Elsa 3.880 59 1.5

5 LE CRETE

Rapolano Terme 5.308 185 3.5

Monteroni d'Arbia 8.812 188 2.1

Montepulciano* 14.558 292 2.0

Asciano 7.299 95 1.3

San Giovanni d'Asso

912 12 1.3

120

Page 134: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Burimi: http:/www.tuttitalia.it/toscana/provincia-di siena/statistiche/ cittadini

stranieri/albania,cituar më 22.08.2012; përpunuar nga autorja12. Nga 36 komunat e provincës së Sienës, vetëm 13 prej tyre u përzgjodhën si zona gjeografike, nga të cilat do të zgjidhej kampioni i studimit. Komunat e përfshira në studim u përzgjodhën në bazë të 2 kritereve: së pari, të përfaqësonin të 7 zonat e Sienës, dhe së dyti, të kishin përqindje të emigrantëve shqiptarë në raport me popullsinë banuese të niveleve të ndryshme: të lartë (Colle di Val d’Elsa, Poggibonsi), mestar (Sovicille, Montalcino, Castelnuovo Berardegna, Monteriggioni, San Giminiano, Castellina in Chianti, Montepulciano) dhe të ulët (Murlo, Siena, Chianciano Terme, Buonconvento). U mundësua kështu një kampion i grupuar

12Komunat me yll janë ato nga të cilat është zgjedhur kampioni i studimit

Buonconvento* 3.197 25 0.8

6

VAL DI CHIANA

Chiusi 8.838 205 2.3

Sinalunga 12.926 259 2.0

Sarteano 4.905 81 1.7

Chianciano Terme* 7.447 110 1.5

Torrita di Siena 7.522 84 1.1

Trequanda 1.380 7 0.5

Cetona 2.913 11 0.4

San Casciano dei Bagni

1.703 0 0

7 AMIATA VAL

D’ORCIA

Montalcino* 5.272 123 2.3

San Quirico d'Orcia 2.774 39 1.4

Castiglione d'Orcia 2.485 9 0.4

Pienza 2.186 7 0.3

Piancastagnaio 4.187 12 0.3

Radicofani 1.165 2 0.2

Abbadia San Salvatore

6.722 12 0.1

121

Page 135: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

(kampionim klaster) për të kufizuar kohën dhe burimet e nevojshme për të zhvilluar studimin. Gjithashtu në procesin e kampionimit u bë përpjekje që të ruhej një baraspeshë në kategoritë e: meshkujve dhe femrave, emigrantëve përfaqësues të grupmoshave të ndryshme, emigrantëve me kohëqëndrim të ndryshëm në vendin e emigrimit, atyre me status të ndryshëm civil, me përbërje strukturore familjare të ndryshme, dhe me nivele të ndryshme arsimore. Ky studim nuk ka si synim përgjithësimin e gjetjeve të përftuara nga kampioni i zgjedhur në një popullatë të caktuar, megjithatë u synua që emigrantët e përfshinë në studim të kishin tipare të ndryshme, në mënyrë që të sillnin përvoja dhe perceptime të larmishme. 3.2.2.2. Qasja e kampionimit të studimit Sikurse u përmend edhe më sipër, në këtë studim janë kombinuar disa metoda cilësore të studimit. Për çdo metodë të përdorur në studim ka patur qasje të ndryshme të kampionimit.

Për intervistat e drejtpërdrejta është përdoruar një kombinim mes kampionit ortek, kampionit me kuota dhe kampionit të volitshëm/të qëllimshëm (Matthews, B; Ross, L., 2010:166-68). Në pjesën më të madhe të komunave të përfshira në studim janë krijuar lidhje me individë që kishin kontakte me emigrantët si: punonjës të qendrave të punësimit, punonjës të kishave dhe manastireve, pronarë dhe punonjës të bareve dhe restoranteve, si dhe njerëz të punësuar në sektorin e shërbimeve, që, për shkak të profilit të punës së tyre kishin mjaft njohje të banorëve të zonës. Gjithashtu emigrantët me një përvojë të gjatë në emigrim, që kishin njohje të mirë të vendit pritës, shërbyen si “pika kontakti” dhe rekomanduan emigrantë shqiptarë të tjerë të njohur, për të marrë pjesë në procesin e intervistimit (kampionimi ortek). Kampioni ortek fillon me një numër të vogël personash, të identifikuar si lloji i njerëzve të duhur për t’u përfshirë në studim. Pastaj secili prej personave të grupit të parë, sugjeron persona të tjerë me të njëjtat karakteristika (Po aty:166). Përzgjedhja e kampionit në këtë mënyrë rrezikoi që grupi i personave të intervistuar të ishte homogjen, pra individët e intervistuar të kishin tipare të ngjashme sociokulturore, moshore e gjinore me individët e intervistuar fillimisht, megjithatë kjo vështirësi u shmang duke zgjedhur që në fillim 7 individë përfaqësues të grupeve të ndryshme shoqërorë: femra,

122

Page 136: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

meshkuj, individë të grupmoshave të ndryshme, me nivel të ndryshëm arsimor, banues në komuna të ndryshme në provincën e Sienës, beqarë dhe të martuar, persona që bashkëjetonin dhe të fejuar (një formë e thjeshtë e kampionit me kuota). Këta individë orientuan përzgjedhjen më të gjerë të kampionit që do të përfshihej në procesin e intervistimit. Gjithashtu, në përzgjedhjen e kampionit u mbajt parasysh dhe volitshmëria, pra zgjedhja e emigrantëve të përshtatshëm, nga të cilët mund të merreshin sa më shumë informacione në lidhje me çështjen në shqyrtim. Zgjedhja e këtyre emigrantëve u mundësua me ndihmën e personave të njohur (pikave të kontaktit) (kampioni i volitshëm/i qëllimshëm). Kampioni i qëllimshëm është një lloj i kampionit jo-probabilitar dhe zakonisht përdoret në hulumtimet me karakter cilësor që fokusohen në eksplorimin dhe interpretimin e përvojave dhe perceptimeve (Matthews, B; Ross, L., 2010:167). Procesi i intervistimit vazhdoi derisa u krijua “ngopja” teorike, pra kur nuk u identifikuan më raste që të sillnin ide të reja. Në hulumtimet cilësore pas kësaj “ngopjeje” mbledhja e të dhënave nga raste shtesë vjen duke u zvogëluar (Po aty:169). Duke qenë se mbledhja e të dhënave cilësore kërkon shumë kohë dhe burime dhe të dhënat e mbledhura janë shumë të pasura me detaje, numri i rasteve që përfshihen në studimet cilësore është i kufizuar (Po aty). Për grupet e fokusit është përdorur një kombinim mes kampionit të volitshëm dhe atij me kuota. Së pari, u realizuan grupe fokusi me emigrantë që ishin të gatshëm të bashkëpunonin në këtë studim dhe të vinin kohën e tyre në dispozicion për realizimin e fokus-grupeve. Këta individë u zgjodhën enkas për të shprehur përvojat, gjendjet dhe mendimet lidhur me temën e hulumtimit (kampioni i volitshëm/ i qëllimshëm). Së dyti, grupet që u morën në fokus përfaqësonin kategori të ndryshme shoqërore, i përkisnin grupmoshave të ndryshme, kishin kohëqëndrim të ndryshëm në vendin pritës, gjini të ndryshme dhe arsye të ndryshme emigrimi (një kampion i thjeshtë me kuota ). Kjo përzgjedhje pati si synim mbledhjen e të dhënave sa më të larmishme e të shumëllojshme. 3.2.2.3. Të dhëna të përgjithshme demografike e sociale për pjesëmarrësit në studim Në këtë studim morën pjesë emigrantë shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës në Itali.

123

Page 137: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në intervistat individuale gjysmë të strukturuara morën pjesë 36 emigrantë,19

femra dhe 17 meshkuj, ndërsa në 4 fokus grupet morën pjesë 21 emigrantë, 13 femra dhe 8 meshkuj. Pra, gjithsej në intervistat individuale dhe në fokus grupe morën pjesë 57 emigrantë nga të cilët 32 femra dhe 25 meshkuj. Përveç këtyre mjaft emigrantë të tjerë morën pjesë në bisedat e lira, por për ta nuk u mbajt një bazë të dhënash e detajuar. Përgjithësisht emigrantët që morën pjesë në këtë studim kanë pohuar se para

emigrimit kanë jetuar në: Tiranë, Durrës, Kavajë, Elbasan, Vlorë, Berat, Lushnjë, Fier, Pogradec, Skrapar, Kukës, Shkodër, Lezhë dhe Rrëshen. Intervali i moshës së emigrantëve të intervistuar dhe atyre që morën pjesë në

grupe fokusi ishte 20 - 80 vjeç, ndërsa mesatarja e kësaj moshe 38.2. Në lidhje me nivelin arsimor të përfunduar ose në vazhdim, vetëm 1 emigrant

ka pohuar se ka përfunduar arsimin 8 vjeçar, 30 emigrantë kanë pohuar se kanë përfunduar arsimin e mesëm, 20 emigrantë kanë pohuar se kanë përfunduar ose janë në vazhdim të arsimit universitar dhe 6 të tjerë kanë pohuar se kanë përfunduar ose janë në vazhdim të arsimit pasuniversitar. Në procesin e intervistimit individual dhe në grupe fokusi morën pjesë edhe mjaft të rinj universitarë dhe pasuniversitarë. Në kuadrin e këtij studimi kjo kategori paraqet interes sepse:

(a) Së pari, jo vetëm sipas literaturës sociologjike, të rinjtë universitarë dhe pasuniversitarë janë pjesë e kategorisë së emigrantëve dhe në mënyrë më të specifikuar përfaqësojnë kategorinë e emigrantëve për arsye studimore (Shih: Merico, G., 2008:11), por edhe kuadri ligjor i njeh si të tillë. Mjaft prej të rinjve të përfshirë në këtë studim pohojnë se kanë lejeqëndrimi për arsye studimore.

(b) Së dyti, shqyrtimi i perceptimeve dhe qëndrimeve të kësaj kategorie paraqet tepër interes për këtë studim sociologjik me në fokus familjen, sepse disa prej këtyre të rinjve janë pjesë e familjeve në emigrim (të quajtur emigrantë të brezit të dytë), të tjerë janë në prag të krijimit të një familjeje të re, dhe disa të tjerë e kanë krijuar tashmë atë. Në këtë kuadër linja që ndjek procesi i integrimit të kësaj kategorie emigrantësh në vendin pritës lipset marrë në konsideratë në këtë studim.

Intervali i viteve të qëndrimit në vendin pritës për emigrantët që u përfshinë në këtë studim është 5-21 vjet, ndërsa mesatarja e viteve të këtij kohëqëndrimi është 11.9 vjet. Në lidhje me statusin civil, ndër 57 emigrantët e përfshirë në procesin e

intervistimit individual dhe në grupe fokusi, 10 prej tyre ishin beqarë, 11 pohuan se

124

Page 138: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ishin të fejuar, 3 emigrantë pohuan se bashkëjetonin, 32 pohuan se ishin të martuar, ndërsa 1 emigrante pohoi se ishte e ve. Pavarësisht se studimi pati si qëllim të analizonte procesin e integrimit të emigrantëve në shoqërinë sieneze në kontekstin familjar, u zgjodhën për të marrë pjesë në studim individë me statuse të ndryshme civile (pra jo vetëm të martuar), për të nxjerrë në pah ndryshimet në perceptime dhe qëndrime si dhe në përvojat e tyre konkrete përgjatë procesit të integrimit në shoqërinë sieneze. Ndër 46 emigrantët me status civil të fejuar, që bashkëjetonin ose të martuar, 5

pohuan se partneri ose partnerja e tyre kishte shtetësi italiane, 1 emigrant pohoi se partnerja e tij kishte shtetësi rumune, 2 emigrantë pohuan se bashkëshortët/bashkëshortet e tyre kishin dy shtetësi: shqiptare dhe italiane, ndërsa 38 emigrantë pohuan se partneri/partnerja ose bashkëshorti/bashkëshortja e tyre kishte shtetësi shqiptare. Në lidhje me numrin e fëmijëve, vihet re se përgjithësisht emigrantët e martuar

dhe të ve kanë një numër fëmijësh të një intervali 0-3 fëmijë me një mesatare prej 1.57 fëmijë. Në lidhje me gjendjen e punësimit, emigrantët pohojnë se janë të punësuar

kryesisht në veprimtari sipërmarrëse, punojnë në sektorin e shërbimeve, në agrikulturë, në sektorin e ndërtimit, në sektorin e kujdesit shtëpiak, studiojnë, ndokush është i punësuar në sektorin shtetëror e disa vetëdeklarojnë se janë të papunë. 3.3. Realizimi i studimit Qëndrimi im në Siena u realizua në periudhat Mars 2011 dhe Nëntor- Dhjetor 2011. Qëndrimi i mëparshëm disa mujor në periudhën Dhjetor 2007-Mars 2008 si dhe ruajtja e kontakteve me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në provincën e Sienës, krijoi paraprakisht mundësinë për njohjen e mjedisit jo vetëm fizik, por edhe social të provincës, çka ndihmoi shumë realizimin e këtij hulumtimi. Gjithashtu, jetesa në qendrën universitare të banimit në Via XXIV Maggio dhe në qendrën universitare në Via Mattioli, krijoi mundësinë e kontakteve me studentë shqiptarë, të cilët ndihmuan krijimin e kontakteve të tjera me emigrantë shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës.

125

Page 139: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

3.3.1. Administrimi i intervistave të drejtpërdrejta Pas shqyrtimit të literaturës ekzistuese, dhe mbledhjes së të dhënave nga burime të tjera, studimi u fokusua në formulimin e disa pyetjeve hulumtuese të cilat orientuan hartimin e udhëzuesit të një interviste gjysmë të strukturuar që u përdor për intervistimin individual dhe në grupe fokusi të emigrantëve që jetojnë dhe punojnë në provincën e Sienës. Sikurse pohon edhe studiuesi Berg, intervista përfaqëson një bashkëbisedim të qëllimshëm (Berg, B., 1995:29). Gjithashtu sociologu Zyhdi Dervishi pohon se intervista i jep mundësi sociologut, jo vetëm të mbledhë të dhëna dhe mendime të freskëta për probleme të ndryshme të realitetit shoqëror, por edhe të nxitë shtjellimin e mendimeve origjinale të bashkëbiseduesve gjatë procesit të intervistimit (Dervishi, Z., 2008:82). Në këtë kuptim intervistat që u realizuan ishin të llojit “intervista bashkëpunuese” sepse gjatë procesit të intervistimit u krijua një marrëdhënie me të intervistuarin në mënyrë që përvojat dhe idetë e hedhura të ndihmonin procesin e prodhimit të të dhënave (Shih: Matthews, B; Ross, L., 2010:221 ). Para se të realizohej procesi i intervistimit u hartua një udhëzues i intervistës, që më tepër se një listë pyetjesh përbënte një program pune të intervistës.13 Gjatë realizimit të intervistave u mbajt parasysh që:

a. Emigrantët e intervistuar të përgjigjeshin sipas mënyrës së tyre, me fjalët e veta.

b. Vetë unë në rolin e hulumtuesit të eksploroja çështjet me pjesëmarrësit. c. Të nxiteshin pjesëmarrësit në intervistim të shprehnin sa më lirshëm dhe sa më

natyrshëm ndjenjat dhe opinionet e tyre. d. Intervista të ishte fleksibël dhe e përshtatshme për pjesëmarrës të ndryshëm. e. Të diskutoheshin me çdo pjesëmarrës të njëjtat aspekte të temës së hulumtimit.

Procesi i intervistimit u realizua në periudhën korrik 2011 - dhjetor 2012. Në këtë proces u përfshinë 36 emigrantë që punojnë dhe jetojnë në provincën e Sienës në Itali, 19 femra dhe 17 meshkuj. Disa prej intervistave u regjistruan dhe më pas të dhënat audio u kthyen në formë të shkruar (u zbardhën), ndërsa informacioni i mbledhur nga intervistat e tjera u mbajt shënim në mënyrë të detajuar. Kohëzgjatja e një interviste ishte mesatarisht 45 minuta. Intervistat u zhvilluan në vende të qeta si: bare dhe restorante, shtëpi emigrantësh dhe sheshe të hapura. Të gjitha intervistat i kam realizuar vetë. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, ballë për ballë, u

13 Shtojca 3 përmban udhëzuesin gjësmë të strukturuar të intervistës të përdorur në hulumtim.

126

Page 140: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

realizuan 27 intervista, ndërsa 9 intervista u realizuan nëpërmjet mjeteve të tërthorta të komunikimit siç është komunikimi elektronik në linë të drejtpërdrejtë (on-line). Të gjithë personave të intevistuar iu dha numri i telefonit dhe adresa ime e e-mailit, për ta përdorur në rast se dëshironin të jepnin ndonjë informacion shtesë. Në 5 raste personat e intervistuar më rikontaktuan në mënyrë elektronike dhe më dhanë informacione shtesë në lidhje me subjektin e hulumtimit. Informacionet u mbajtën shënim në një bllok të veçantë. 3.3.2. Administrimi i grupeve të fokusit Gjatë hulumtimit u realizuan 4 grupe fokusi të përbëra nga 5-6 emigrantë të moshave 25-30, 31-45, dhe 46-60 vjeç. Në tre prej tyre morën pjesë femra dhe meshkuj. Kriter u mor kohëqëndrimi në vendin pritës. Ndërsa grupi tjetër ishte homogjen sipas kriterit gjini. Grupet e fokusit fokusohen në njohjen e opinioneve, perceptimeve dhe interesave të pjesëtarëve të grupit (Sokoli, L., 2011:129). Në grupin e parë u përfshinë 5 emigrantë që jetonin dhe punonin prej 15-20 vjet në komunën e Sienës. Grupi përbëhej nga femra dhe meshkuj të moshës 46-60 vjeç. Emigrantët e këtij grupi kishin nivele të ndryshme arsimore dhe përvoja punësimi të ndryshme. Ky takim u realizua në barin të quajtur “Impero” në Siena dhe zgjati afro 2 orë. Në grupin e dytë u përfshinë 6 emigrantë që kishin më pak se 10 vjet në provincën e Sienës dhe në periudhën kur u realizua takimi banonin në komunën Monteriggioni. Grupi përbëhej nga femra dhe meshkuj të moshës 31-45 vjeç. Të gjithë ishin të martuar, kishin nivele të ndryshme arsimore dhe përvoja të ndryshme punësimi. Takimi u mundësua në shtëpinë e emigrantit T.G. dhe intervista në grup u realizua në barin “Lo sport” përballë kishës “Parrochia del Cristo Re” në fshatin Catellina Scalo. Takimi zgjati afro 1 orë e gjysmë. Në grupin e tretë u përfshinë 5 të rinj që kishin emigruar për arsye studimore, por që kishin mbi 5 vjet në provincën e Sienës. Grupi përbëhej prej nga 3 femra dhe 2 meshkuj të moshës 25-30 vjeç. Jo të gjithë të rinjtë e përfshirë në këtë grup kishin përfunduar studimet universitare. Asnjë prej tyre nuk ishte i/e e martuar. Takimi u realizua në restorantin “Il Bandierino” në Piazza del Campo në Siena dhe zgjati afro 2 orë. Në grupin e katërt u përfshinë 5 gra dhe vajza që kishin një përvojë jetese afro 10 vjeçare në Siena dhe banonin në komunën Castelnuovo Berardegna. Ato i përkisnin grupmoshës 31-45 vjeç dhe kishin nivele të ndryshme arsimore si dhe përvoja

127

Page 141: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

punësimi të ndryshme. Ndër to, 2 ishin të fejuara dhe 3 të martuara. Takimi u realizua në shtëpinë e A.M., në një atmosferë të qetë dhe miqësore. Grupet e fokusit u realizuan në nëntor të vitit 2011. Disa pjesë të bashkëbisedimeve në fokus-grupe u regjistruan në formën audio dhe të dhënat u zbardhën në formën verbatim, por pjesa më e madhe e të dhënave të mbledhura nga to u mbajt shënim në një bllok në mënyrë të kujdesshme. 3.3.3. Administrimi i bisedave të lira Biseda të lira me emigrantët janë realizuar përgjatë një periudhe të gjatë kohore. Kontaktet e vazhdueshme me emigrantë të njohur në Siena kanë bërë që bisedat të ishin të shpeshta dhe dinamike. Pjesa më e madhe e bisedave është realizuar në Siena dhe në komunat përreth, në mjedise si bare dhe restorante të qeta, dyqane ku pronarë ishin vetë emigrantët shqiptarë, holle të konvikteve të studentëve, shtëpi emigrantësh, trena dhe autobusë. Mjaft biseda janë realizuar nëpërmjet telefonit dhe internetit. Për bisedat e lira nga të cilat identifikohej informacion i vlefshëm për hulumtimin, janë mbajtur shënime menjëherë pas zhvillimit të bisedës. Sikurse thekson edhe studiuesi Zyhdi Dervishi, në bisedat pa letër përpara shumica e emigrantëve ishin më të çpenguar, flisnin më gjatë e më hapur (Dervishi, Z., 2003:13). 3.4. Strategjia e përpunimit të të dhënave 3.4.1. Ndërtimi i udhëzuesit gjysmë të strukturuar i intervistës Udhëzuesi i intervistës ka për qëllim ta ndihmojë hulumtuesin të bëjë intervistën gjysmë të strukturuar dhe përbën një program pune të intervistës (Matthews, B; Ross, L., 2010:227). Udhëzuesi gjysmë i strukturuar i intervistave individuale dhe fokus grupeve përbëhet nga 50 pyetje të hapura, të organizuara në 7 seksione. Megjithatë, për hir të fleksibilitetit që ofron intervista gjysmë e strukturuar, në disa raste praktikisht janë përdorur më pak (kur i intervistuari e thellonte përgjigjen dhe shpjegonte diçka që ishte planifikuar të pyetej më vonë) ose më shumë pyetje (kur shihej që i intervistuari kishte një përvojë, e cila kërkonte eksplorim të veçantë e të paplanifikuar).

128

Page 142: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Seksioni 1: Karakteristikat demografike dhe sociale të emigrantit Ky seksion synoi të merrte informacion mbi moshën, gjininë, vendin e origjinës (qytetin dhe fshatin), vendin e emigrimit (komunën), kohëqëndrimin në vendin aktual të emigrimit si dhe periudhën e legalizimit, arsyen e zgjedhjes së provincës së Sienës dhe mënyrën e emigrimit, statusin civil, kombësinë e partnerit, përbërjen e përgjithshme familjare, përbërjen e familjes në Itali, nivelin arsimor nga vendi i origjinës Seksioni 2: Ndryshime strukturore dhe funksionale të familjes në emigrim Për të eksploruar ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes në emigrim të intervistuarve iu bënë pyetje mbi ndryshimet e mendësisë dhe të marrëdhënieve familjare përgjatë përvojës në emigrim, mbi të drejtat e femrave në familje, mbi pëlqyeshmërinë kundrejt martesës apo bashkëjetesës, mbi rolin e të moshuarve në familjet e tyre, mbi pavarësinë e fëmijëve të moshës 18 vjeç. Të intervistuarve iu kërkua të shpjegonin situata konkrete nga jeta e tyre. Seksioni 3: Përmasa politike (institucionale) e integrimit në vendin pritës Ky seksion përmban pyetje, të cilat kishin si qëllim të eksploronin përmasën politike (institucionale) të integrimit në vendin pritës. Pyetjet synuan të nxirrnin në pah: me çfarë dokumentesh ishin pajisur, pra sa ishin integruar nga pikëpamja institucionalo-ligjore, sa të rëndësishme e konsideronin ata marrjen e nënshtetësisë italiane për veten dhe për fëmijët e tyre. Të intervistuarve iu kërkua të shpjegonin përvojat e tyre konkrete, ndjenjat dhe qëndrimet e tyre përballë sfidave të integrimit institucional në vendin pritës. Seksioni 4:Përmasa ekonomike e integrimit në vendin pritës Ky seksion përbëhet nga pyetje të cilat synuan të nxirrnin në pah: burimin kryesor të të ardhurave të emigrantit, gjendjen e tij aktuale të punësimit, shumën e të ardhurave neto mujore personale dhe familjare, llojin e banesës në emigrim dhe mundësinë e blerjes së ndonjë banese në vendin e origjinës gjatë periudhës së emigrimit. Seksioni 5: Përmasa shoqërore e integrimit në vendin pritës Ky seksion përmban pyetje të cilat synuan të eksploronin: perceptimin e emigrantëve për hapësirat që krijon shoqëria sieneze për integrimin e tyre, sa të vlerësuar ndihen emigrantët në punën e tyre në emigrim, si ka ndryshuar statusi i tyre shoqëror dhe sa

129

Page 143: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

përpjekje kanë bërë ata për të rritur kapitalin e tyre njerëzor në emigrim nëpërmjet kualifikimeve dhe trajnimeve të ndryshme. Gjithashtu ky seksion pyetjesh synoi të maste dhe: perceptimin e emigrantëve mbi nivelin e paragjykimeve të vendasve për ta si dhe identifikimin e arsyeve të këtyre paragjykimeve, perceptimin e emigrantëve mbi ndryshimin ose jo të qëndrimit të vendasve kundrejt tyre si dhe identifikimin e arsyeve të këtij ndryshimi. Pyetjet e këtij seksioni gjithashtu synuan të nxirrnin në pah nëse pjesëmarrësit në procesin e intervistimit shoqëroheshin më shumë me vendas, me bashkatdhetarë apo me persona të përkatësive të tjera kombëtare dhe të identifikonin arsyet e këtij shoqërimi, anëtarësimin e emigrantëve në organizatat italiane dhe shqiptare dhe llojin e këtyre organizatave. Seksioni 6: Përmasa kulturore e integrimit në vendin pritës Pyetjet e këtij seksioni synuan të nxirrnin në pah: vlerësimin e përshtatjes së emigrantëve me kulturën italianë të zonës së Sienës, nivelin e njohjes së gjuhës dhe kulturës italiane para emigrimit, nivelin e përshtatjes me kulturën italiane të zonës së Sienës, nivelin aktual të njohjes së gjuhës italiane (të kuptuarit, të folurit, të lexuarit, të shkruarit), gjuhën që emigrantët përdorin me anëtarët e familjes, pëlqyeshmërinë e mënyrës italiane të jetesës nga emigrantët, menynë e gatimit që përdoret në familjen e emigrantit, llojin e televizioneve që ndiqen më dendur në familjen e tij. Gjithashtu në këtë seksion u përfshinë pyetje të cilat synonin të identifikonin përkatësinë fetare të emigrantëve, ndryshimin ose jo të kësaj përkatësie fetare në vendin pritës, frekuentimin e institucioneve fetare në vendin e origjinës dhe në atë pritës si dhe llojet e këtyre institucioneve. Emigrantët u pyetën gjithashtu edhe për ndikimin që kishte familja e tyre tek ta në lidhje me çështjet fetare. Në këtë seksion u përfshinë pyetje edhe për perceptimin e emigrantëve mbi kriteret kulturore të shoqërimit të fëmijëve të tyre si dhe pëlqyeshmërinë për kombësinë e bashkëshortit të fëmijëve të tyre. Seksioni 7: Ndikime të krizës ekonomike dhe e ardhmja e familjes emigrante Ky seksion përmban pyetje që synuan të nxirrnin në pah reagimet e emigrantëve në kontekstin familjar kundrejt krizës ekonomike që ka prekur Italinë gjatë 3 viteve të fundit. Gjithashtu seksioni pati si qëllim të paraqiste prirjet e familjeve emigrante në lidhje me vazhdimësinë e projektit emigrator për një kohë të gjatë, të shkurtër apo për ndonjë kthim të mundshëm. Ky seksion përmban pyetje në lidhje me: identifikimin e objektivave kryerore të kursimit të familjeve gjatë periudhës së emigrimit, shpeshtësinë e dërgesave

130

Page 144: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

financiare në vendin e origjinës para vitit 2009, në krahasim me shpeshtësinë e dërgesave financiare gjatë viteve 2009-2012 si dhe ndryshimet në shumën e dërguar, vlerësimin e gjendjes financiare të emigrantëve gjatë vitit 2011-2012 në krahasim me para vitit 2009, ndikimin e krizës ekonomike në jetesën në emigrim, identifikimin e strategjive të mundshme për përballimin e krizës ekonomike nga familjet emigrante. Në këtë seksion gjithashtu u përfshinë pyetje në lidhje me rrethanat e një rikthimi të mundshëm në vendin e origjinës. Në fund të këtij seksioni u përfshinë pyetje në lidhje me nxjerrjen në pah të ndikimit të të ardhmes së fëmijëve në vendimin e familjes për t’u kthyer apo për të qëndruar në Itali, si dhe perceptimet e emigrantëve për vendin e jetesës pas daljes së tyre në pension. 3.4.2. Zbardhja e të dhënave të marra nga intervistat dhe fokus-grupet Sikurse u theksua edhe më sipër disa prej intervistave dhe fokus grupeve u regjistruan. Pas kësaj, materiali i regjistruar iu nënshtrua procesit të zbardhjes në mënyrë të plotë verbatim. Çdo orë regjistrimi audio kërkoi 3.5- 4.5 orë për t’u zbardhur. Të gjithë personat që u përfshinë në zbardhjen e informacionit të regjistruar nga intervistat dhe grupet e fokusit garantuan konfidencialitetin e të dhënave. 3.4.3. Përpunimi dhe analiza e të dhënave Organizimi i të dhënave cilësore të përftuara nga intervistat individuale dhe fokus-grupet, u bë në bazë të etiketimit (krijimi i treguesve) dhe më pas në bazë të kodimit (kategorizimit). Kjo mënyrë e organizimit të të dhënave mundësoi realizimin e një analize tematike të orientuar nga udhëzuesi tematik i përgatitur para fillimit të intervistës. Analiza tematike është “procesi i segmentimit, kategorizimit dhe rilidhjes së aspekteve të të dhënave përpara interpretimit të tyre përfundimtar (Grbich, C., 2007:16). Procesi i etiketimit dhe kategorizimit nisi menjëherë pasi u zhvilluan intervistat e para, kështu që, nëse të dhënat në lidhje me disa tregues, ishin të paplota, gjatë intervistave të tjera synohej marrja e informacionit të munguar, në mënyrë që gjetjet e studimit të ishin sa më të larmishme dhe të thelluara.

131

Page 145: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

KAPITULLI IV: GJETJE DHE DISKUTIME 4.1. Ndikimi i lokalitetit në integrimin e emigrantëve dhe familjeve të tyre 4.1.1. Ndikimi i tipareve fiziko-gjeografike sieneze në hapësirat e integrimit të

emigrantëve shqiptarë Karakteristikat lokale luajnë një rol të rëndësishëm në krijimin ose jo të hapësirave të nevojshme për përshtatjen e suksesshme të emigrantëve dhe familjeve të tyre në vendin pritës. Tiparet gjeografike, klimaterike e demografike (madhësia e zonës, relievi, klima, dendësia e popullsisë për kilometër katror, homogjeniteti i popullsisë e të tjera) nga njëra anë, por edhe tiparet sociokulturore e historike (mbyllja ose hapja shoqërore, niveli i paragjykimeve kundrejt “të ardhurve” e të tjera) nga ana tjetër, të zonës ku familja emigrante jeton, marrin rëndësi parësore për mënyrën se si kjo e fundit integrohet në vendin ku jeton. Lokalitete të ndryshme të vendit pritës ofrojnë hapësira dhe mundësi përshtatjeje të ndryshme për emigrantët dhe kjo është arsyeja pse mjaft emigrantë, pasi janë vendosur në një zonë e kanë jetuar aty për disa vite, vendosin të lëvizin në një zonë tjetër, brenda të njëjtit shtet, për të shfrytëzuar hapësirat integruese që ky lokalitet ofron. Në kapitullin II, u shpjeguan tre modelet e marrëdhënieve që emigrantët realizojnë me vendasit sipas Mary Margaret Wood, duke patur parasysh karakteristikat e njësisë vendore ku banojnë. Më poshtë janë paraqitur gjetjet e studimit në lidhje me mënyrën se si tiparet e lokalitietit sienez ndikojnë në integrimin e emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre, duke analizuar se cili nga këto modele të paraqitura nga Wood, gjen shprehje në kontekstin e marrë në studim. Provinca e Sienës, e cila përmbledh 36 komuna në administrimin e saj, vlerësohet nga një pjesë e të intervistuarve për faktin se ofron një jetë të qetë, në një territor relativisht të kufizuar me një dendësi të vogël popullsie. Kur flasin për vendin ku jetojnë, emigrantët e krahasojnë atë me vendin e origjinës, duke vënë në pah ndryshimet dhe ngjashmëritë. Disa vënë në pah përvojat që kanë patur para se të emigronin, për të identifikuar tipare të lokalitetit sienez. E.N., një grua 33 vjeçare nga Durrësi, e cila në momentin e intervistimit jetonte në Montepulciano, gjatë intervistës së saj ka pohuar:

132

Page 146: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Montepulciano është qytet shumë i bukur, ka shumë turistë, më i vogël në krahasim me Durrësin dhe ka pak banorë, pra, me një fjalë, është qytet i vogël dhe antik, rrugët janë të ngushta. Në fillim qyteti nuk më është dukur shumë i ngrohtë, me thanë të drejtën, përveç natyrës që ishte e bukur, jeta mungonte. Jeta që kisha në Durrës, me një fjalë, ajo jeta frenetike, makina, zhurma, njerëz, më mungonte. E kupton, është komplet gjë tjetër. Por më vonë u mësova dhe më pëlqente kjo qetësi”.

E.B., një vajzë 25 vjeçare nga Tirana, e cila në momentin e intervistimit vazhdonte studimet pasuniversitare në Universitetà degli Studi di Siena në degën Ekonomi-Financë, gjithashtu gjatë intervistës së saj e krahason Sienën me një qytet në Shqipëri, duke theksuar si tipare të rëndësishme të jetës në Siena, rregullin dhe qetësinë. Ja si shprehet ajo:

“Siena ngjason shumë me Gjirokastrën, sepse të duhet të hipësh e të zbresësh nëpër malore edhe nëpër rrugët e kalldrëmta. Ndihem mirë në Siena sepse është një qytet i vogël, me pak banorë, qytet i rregullt e që të ofron një jetë të qetë...Ke një ritëm, edhe pse përherë i njëjti, por ky është rregull dhe ti mësohesh... mbase është monotone, por mua më mungon kur vij në Tiranë ”.

D.LL., një djalë 28 vjeçar, student pasuniversitar e njëkohësisht bashkëpronar i një bari pranë Piazza del Campo në Siena, paralelizon jetën e një të riu në Siena me jetën në Tiranë, duke thënë:

“Ka njerëz që thonë “na iku rinia këtu”, ngaqë Siena është vend i vogël … Për mendimin tim njeriu po të organizohet, po të dijë të krijojë kontaktet e duhura, jeton mirë kudo që të jetë. Edhe në Tiranë nuk është se bëhet ndonjë gjë më të madhe, ke grupin tënd shoqëror, ke punën tënde, frekuenton po të njëjtat vende, nuk është se shëtit të gjithë Tiranën çdo ditë, se nuk ke mundësi…”.

Emigrantët e intervistuar, në këndvështrimin e tyre, e shohin të jetuarit në një lokalitet të vogël herë me sy pozitiv, e herë me sy negativ. Disa prej tyre pohojnë se jetesa në një vend të vogël, ku kontaktet me vendasit janë të shpeshta, të përditshme dhe

133

Page 147: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

personale, krijon hapësira shumë të mira për t’u përfshirë në jetën sociale të lokalitetit, çka krijon mundësi më të mëdha integruese. Emigrantja E.N. nga Durrësi e sheh jetesën në Montepulciano përgjithësisht me sy pozitiv. Sipas saj, qytetet e vogla krijojnë mundësi për kontakte sociale të afërta dhe intensive dhe kjo i ndihmon emigrantët të integrohen.

“Në fillim gjuhën (italiane-B.Z.) e dija pak. Më ndihmoi shumë puna edhe njerëzit. Në Montepulciano (njerëzit- B.Z.) janë shumë të afërt sepse, duke qenë një vend i vogël, kisha mundësi të njihja dhe të njihesha më shpejt. Kur shkon në qytete të mëdha njerëzit janë pak më mosbesues dhe nuk të afrojnë shumë, kurse në këto vendet e vogla, njerëzit ke mundësi t’i shohësh shpesh, takon çdo ditë po të njëjtit njerëz që të njohin edhe të ndihmojnë. Bashkëbisedimi çdo ditë me njerëzit, puna, bën që pas pak muajsh ta përvetësoja shumë mirë gjuhën”.

Të tjerë e shohin jetesën në një vend të vogël si disavantazh, sepse një vend i vogël nuk krijon shumë hapësira për zhvillim dhe ecje përpara, ofron një jetë të qetë, por jo dinamike, ofron një jetë të organizuar, por monotone, dhe e gjitha kjo nxit interesin për të ndryshuar, për t’u zhvendosur diku tjetër edhe pse jo, për t’u kthyer edhe në vendin e origjinës. Ja si u shpreh A.H., një vajzë 28 vjeçare, me profesion farmaciste, që në momentin e intervistimit kishte rreth 9 vjet që jetonte në Siena:

“Siena është një qytet i vogël dhe komod, por këtu stresohesh se s’ke strese. Në punë shkon në këmbë, bën edhe shëtitje dhe nuk humb kohë. Maksimumi do të shkojë 20 minuta për të shkuar në punë se aq i vogël është vendi. Për 3 muaj do iki (nga Siena-B.Z.), këtë e kam vendosur…”.

Disa emigrantë të tjerë e shohin lokalitetin e Sienës me një sy më pragmatist. Ata i konsiderojnë hapësirat që ofron Siena të vlefshme për ta, sepse shohin që këto hapësira i përgjigjen përvojave dhe interesave të tyre. Emigrantët që vijnë nga zonat rurale gjejnë hapësira punësimi në sektorin e agrikulturës mjaft të zhvilluar në Siena, duke e konsideruar këtë si përparësi të territorit sienez në ushtrimin e një profesioni jo tërësisht të panjohur për ta.

134

Page 148: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

G.K., një emigrant 34 vjeçar, i cili para se të emigronte kishte jetuar në fshatin Bregu i Lumit, në Tropojë, në momentin e intervistimit jetonte në fshatin Casciano në komunën Murlo në provincën e Sienës dhe merrej kryesisht me agrikulturë. Gjatë intervistës së tij ai bën një paralelizëm të tillë:

“Në Tropojë jam marrë me jetën e fshatit, ndërsa tani në Siena, merrem me agrikulturë dhe përvoja e mëparshme më ka vlejt shumë se agrikultura nga fshati vjen. Duke qenë i rritun në fshat ndihesh disi më i afrumun me agrikulturën”.

Ndër emigrantët e intervistuar, ka patur edhe emigrantë për arsye studimi, të cilët e shohin Sienën si një mjedis që, përveç të tjerash, ofron hapësira të mira studimi, sidomos në programe të veçanta që lidhen edhe me karakteristikat lokale. A.L., një i ri 25 vjeçar, i cili në momentin e intervistimit studionte në degën arkeologji, gjatë intervistës së tij pohon:

“Për mua përvoja në Siena ka qenë dhe është shumë pozitive. Mendoj se kam bërë zgjedhjen e duhur sepse unë studioj arkeologji dhe kam patur fat shumë të madh të studioj në Universitetin e Sienës që është një nga më të mirët në këtë fushë dhe që lidh shumë mirë teorinë me praktikën”.

Përvoja dhe perceptimi i emigrantëve që u përfshinë në këtë studim ka nxjerrë në pah se modeli i integrimit të emigrantëve shqiptarë në kontekstin sienez, është i ngjashëm me modelin e dytë të paraqitur në analizën e Wood. Sikurse u shpjegua në kapitullin II, sipas këtij modeli, në raportin me të huajin vendasit në fillim do të shfaqin një lloj mosbesimi, e më pas ky mosbesim do të transformohet ose në armiqësi, ose në miqësi, sipas perceptimeve të të huajit si i panjohur ose si familjar. Duket se në kontekstin sienez, familjet shqiptare kanë depërtuar në labirintet sociokulturore sieneze, duke e transformuar mosbesimin e vendasve në familjaritet, e herë-herë edhe në miqësi.

135

Page 149: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

4.1.2. Atashimi me kontradat, mekanizëm integrimi për familjen emigrante shqiptare?

Disa emigrantë që u përfshinë në studim e shohin anëtarësimin dhe pjesëmarrjen aktive në kontradë si strategji integrimi në lokalitetin sienez. Kjo prirje, sigurisht mund të vijë edhe natyrshëm, për shkak të bashkëjetesës me traditat e zonës ku emigrantët jetojnë prej kohësh, por ndër anëtarët e një familjeje emigrante vihet re një interes më i dukshëm për kontradat tek fëmijët dhe të rinjtë në familje. A.P., në emigrant rreth të 60-ave, i cili ka mbi 20 vjet që jeton në Siena, gjatë një fokus grupi shprehet si më poshtë:

“Djali im i vogël është pagëzuar në një kontradë, kurse ne jo. Nuk ka kuptim në këtë moshë, është absurde. Çdo njeri i çfarëdo moshe e gjen veten tek kontrata, por për fëmijët është tjetër gjë. Fëmija që ka ardhur (në Siena-B.Z.) 5 vjeç, 10 vjeç, 14 vjeç, e tani është rritur… vazhdon normalisht me kontratën”.

T.B., një emigrant 52 vjeçar, që gjithashtu jeton në Siena prej rreth 20 vitesh bashkë me familjen e tij, gjatë intervistës së realizuar në Piazza Gramsci në Siena, pohon:

“Unë personalisht kontradat nuk i ndjek shumë, nganjëherë, kurse fëmijët po. Ata kanë lindur këtu... Kurse unë jo, nuk bëj pjesë. Gruaja më shtyn të shkojmë nëpër festat që bëjnë kontradat, por mua me thënë të drejtën s’më tërheqin”.

D.LL., një i ri 28 vjeç nga Tirana, i cili administron në bashkëpronësi një bar brenda mureve të Sienës, gjatë intervistës së tij shpreh një lloj interesi për të qenë pjesë e njërës prej kontradave të Sienës:

“Bari që unë menaxhoj frekuentohet nga anëtarët e kontradës së Torre-s, këtu në Siena, sepse ky bar ndodhet pikërisht në lagjen e tyre. Ka shumë mundësi që, kur të fillojnë veprimtaritë e Palio-s, unë dhe ortaku im të pagëzohemi në këtë kontradë. Megjithëse nuk e di, nëse unë mund të pagëzohem, sepse jam mysliman, por nëse nuk më duhet të konvertohem (në të krishterë katolik-B.Z.), mund ta bëj. Në të kundërt, pagëzohet vetëm njëri nga ne (e ka fjalën për ortakun e tij-B.Z.)”.

136

Page 150: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Megjithatë, për emigrantët e brezit të parë, sidomos për ata që kanë emigruar për arsye punësimi, pjesëmarrja aktive në veprimtaritë e kontradave shihet si tepër e vështirë, për shkak të angazhimit që kjo pjesëmarrje kërkon dhe pamundësisë kohore të emigrantëve për t’iu përkushtuar veprimtarive dhe jetës së kontradës. Fokusimi tek puna, i kushtëzon emigrantët të marrin pjesë aktive në jetën sociale të lokalitetit ku jetojnë. E.N., 33 vjeçe, cila në emigrim punonte për të ndihmuar familjen me të ardhurat nga puna e saj, në lidhje me këtë argument shpjegon:

“Unë bëj tifo për kontradën e Gracciano-s në Montepulciano, por nuk jam pagëzuar, jo. Marr pjesë si spektatore, nuk marr pjesë në organizim. Organizimi nuk është i thjeshtë sepse duhet të dedikohesh, ka shumë përgatitje duke filluar nga veshjet, nga gatimi, nga provat për të ngritur flamurin … ka shumë, shumë punë. Por kam shumë qejf ta shikoj (Palion-B.Z.)”.

Disa prej emigrantëve të intervistuar mbrojnë idenë se tradita e mbështetur në kontrada është shprehje e traditës së mbështetur në familje, pavarësisht se kontrada në vetvete lidh njerëz që jo domosdoshmërisht kanë lidhje gjaku me njeri-tjetrin. Anëtarët e një kontrade kanë lidhje shpirtërore që nxitet nga përkatësia kontraduale, por që krijon të njëjtën frymë miqësore dhe afektive, siç krijohet në një familje të madhe. Ja si shprehet E.B., një e re 25 vjeçare gjatë intervistës së saj:

“ Më pëlqen kultura që ka (Siena-B.Z.), më pëlqejnë kontradat, sepse janë një familje më e madhe e atyre familjeve të vogla që fillimisht bashkonin të afërmit. Kontradat bashkojnë njerëz që jetojnë me vite e vite nëpër ato rrugica”.

Kjo afërsi familjare që krijohet brenda kontradave është aq e fortë saqë bëhet pjesë integrale e mënyrës së jetesës së çdokujt që është pjesë e kontradës, përfshi këtu edhe emigrantët ose fëmijët e tyre. Madje ky atashim dhe kjo përkatësi e fortë, mund të drejtojë një projekt emigrues të tërë familjes emigrante, veçanërisht të familjeve me fëmijë të mitur që janë pjesë e një kontrade. Duke iu referuar përvojës së tij, por edhe të emigrantëve të tjerë që ka njohur gjatë përvojës 20 vjeçare në emigrim, A.P. tregon:

137

Page 151: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Familjet që kanë fëmijë të vegjël, ato nuk kanë në mend të largohen (nga Siena-B.Z.), sepse fëmija u rrit në këtë ambient, shoqërinë e ka në këtë ambient dhe … në qytetin e Sienës hyjnë dhe në kontrata fëmijët. Kjo është specifike për Sienën. Fëmijët rriten dhe lidhen shumë me jetën e qytetit dhe natyrisht nënat dhe baballarët shikojnë fëmijët pavarësisht se ndoshta për ta është e vështirë”.

Duke u mbështetur në teorinë e “të jashtëmve” të ofruar nga Robert Merton, sipas së cilës pjesëmarrja në historinë e një grupi të lejon të kuptosh universet simbolike dhe njohuritë mbi funksionimin e grupit (shih kapitullin II), mund të thuhet se pjesëmarrja e fëmijëve në kontradat sieneze, e cila është pjesë e një procesi shoqërizues në shoqërinë pritëse, shërben, përveç të tjerash, edhe si një mekanizëm i rëndësishëm që i ndihmon ata të jenë “të brendshëm” në shoqërinë sieneze dhe të integrohen suksesshëm në këtë shoqëri.

4.1.3. Familja emigrante përballë “mbylljes etnocentike” të sienezëve.

Vlerësime dhe qëndrime

Pothuaj të gjithë emigrantët që u përfshinë në këtë studim e shohin lokalitetin sienez të lidhur ngushtësisht me traditat nënkulturore. Sipas tyre kjo besnikëri ndaj traditave ka çuar në një mbyllje shoqërore të sienezëve dhe në një vështirësi për t’i pranuar lehtësisht të tjerët. A.P., një emigrant i lindur në Shkodër, bën një krahasim mes traditave nënkulturore të Sienës dhe atyre të nënkulturave të ndryshme shqiptare.

“Siena ka një mënyrë të jetuari pak të veçantë nga qytetet e tjera. Është një qytet shumë i organizuar në vetvete. Ndonjëherë madje kur pyes veten, se kush mund t’i ngjajë Sienës, e krahasoj gjithmonë me Korçën. Korça është një qytet, si të thuash, i mbyllur, por (korçari-B.Z.) kur të njihte mirë, të bënte mik e të hapte shtëpinë. Edhe këta (sienezët-B.Z.) po të njohën, krijojnë një mjedis shumë mikpritës, por natyrisht në fillim janë supersticiozë sepse kanë jetën e tyre, mënyrën e tyre të organizimit. Jetën me lagje, për shembull, ne në Shqipëri e kemi harruar. Shkodra ka qenë shumë e organizume me lagje por tani nuk funksionon më, kurse këta (sienezët-B.Z.) e kanë ruajt”.

138

Page 152: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Por, natyrshëm lind pyetja sa “e dëmshme” është kjo mbyllje shoqërore e sienezëve për emigrantët? Kjo mbyllje e vendasve shpesh shihet si pengesë për procesin e integrimit të emigrantëve dhe familjeve të tyre. Sipas emigrantëve, që u përfshinë në studim, “mbyllja” shoqërore sieneze çon në një lloj riprodhimi social, i cili reflektohet në sferën e punësimit, duke favorizuar vendasit dhe duke kufizuar mjaft hapësirat për emigrantët. Ja si shprehet E.B., 25 vjeçe, e cila ka rreth 5 vjet që jeton në Siena:

“Siena është qytet shumë i vogël dhe këtu në Itali thonë që Siena është bërë për sienezët. Kështu që është e vështirë për të gjetur punë, por jo e pamundur. Pastaj varet edhe nga sektori. Nëpër banka, për shembull, që është sektori për të cilin unë kam studiuar, nuk gjen lehtësisht vend pune të qëndrueshëm, sepse këtu fëmijët e bankierëve vihen në vendin e prindërve dhe kështu me radhë. Por nuk e mohoj që ka shumë shqiptarë që janë diplomuar për shembull në mjekësi dhe janë në punë këtu e madje kanë edhe klinikat e tyre apo punojnë në spitalin e Sienës dhe ndërkohë vazhdojnë specializimin”.

Të intervistuar të tjerë nuk e shohin “mbylljen kulturore” si karakteristikë të nënkulturës sieneze, por e përgjithësojnë atë për të gjithë rajonin e Toskanës. Një tjetër emigrante, E.B., 32 vjeçe nga Durrësi, që ka rreth 8 vjet në Itali, gjatë intervistës së saj shprehet:

“Toskanët në përgjithësi janë shumë të mbyllur e të rezervuar, kështu që çfarëdolloj kombësie të kesh, në fillim ke vështirësi të përfshihesh në jetën shoqërore të vendit”.

Nga intervistat vihet re se mbyllja, si të thuash etnocentrike, e sienezëve, ka ndikuar në krijimin e një atmosfere paragjykuese për jovendasit. Disa emigrantë e shohin këtë si karakteristikë të Sienës, disa e përgjithësojnë si tipar të lokaliteteve të vogla, megjithatë mjaft prej emigrantëve shprehen se e ndjejnë një lloj fryme paragjykuese nga vendasit. D.LL., 28 vjeç, i cili ka rreth 10 vjet që jeton në Siena, pohon:

“E ndjej diferencën (që jam i huaj-B.Z.)... e ndiej nga konfidenca (besimi-B.Z.) që mund të japin, nga mënyra e aproccios (reagimit-

139

Page 153: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

B.Z.)... në momentin kur e marrin vesh që je i huaj... Këtu në Siena, në qoftë se nuk të njohin...janë me pregiudizi (paragjykime-B.Z.) si të thuash, ...por kur të njohin pastaj ndoshta e krijojnë atë (besimin-B.Z.)...Por, për mendimin tim asnjëherë nuk do jetë...(si të jesh vendas-B.Z.). Jam koshient, por e marr si ...një fakt, dhe vaddo avanti (eci përpara-B.Z.) si të thuash”.

N.K., një e re 26 vjeçe nga Kavaja, e cila ka rreth 7 vjet që jeton në Siena, gjatë intervistës së saj thekson gjithashtu “mbylljen” e shoqërisë sieneze, mbyllje kjo që nxit qëndrime indiferente kundrejt individëve, të cilët sienezët i perceptojnë si “out-group”.

“Siena është një qytet i vogël dhe, si çdo vend me këto përmasa, njerëzit njihen me njeri-tjetrin dhe janë disi të mbyllur, por kjo nuk do të thotë që janë racistë (diskriminues-B.Z.). Ky mentalitet ekziston edhe në qytetin nga unë vij, në Kavajë. Janë thjeshtë të mbyllur ndaj çdo të huaji, qoftë edhe amerikan. Shumica e emigrantëve shqiptarë në Siena janë njerëz me një vend pune të qëndrueshëm, disi të sigurt, ose studentë që jetojnë mirë”.

Disa të tjerë shprehin mendimin se fryma paragjykuese në Toskana në përgjithësi e në Siena në veçanti, nuk është aq e fortë sa në rajone të tjera të Italisë, kjo për shkak të tipareve nënkulturore të lokalitetit. Ja si shprehet T.B., një emigrant 52 vjeç:

“Nga çfarë kam dëgjuar prej italianëve, me të cilët kam shumë shoqëri, më racistë (paragjykues-B.Z.) janë italianët e zonës së Veneciza-s, Lombardia, sipër, ndërsa Toscana është më pak”.

Dikush paraqet idenë se sa më i lartë niveli kulturor i një zone, aq më e zbehtë është fryma paragjykuese e vendasve ndaj emigrantëve në këtë zonë. E. B., një studente pasuniversitare, 25 vjeçe, pohon gjatë intervistës së saj:

“Kjo çështje ka të bëjë me kulturën e një vendi ose me saktë të zonës ku jeton, sepse Toskana është vend i kulturës edhe njerëzit janë shumë të veçantë, të edukuar dhe të respektueshëm”.

140

Page 154: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Disa emigrantë të tjerë e shohin dyshimin e sienezëve, jo si rezultat i një etnocentrizmi nënkulturor, të zhvilluar në brendësi të shoqërisë sieneze, por si një një proces të zhvilluar natyrshëm nga mungesa e kontakteve dhe e njohjes së një grupi të caktuar emigrantësh, e në rastin konkret të grupit të emigrantëve shqiptarë. Disa të tjerë i lidhin paragjykimet e shoqërisë sieneze me perceptimet fillestare të krijuara për emigrantë të veçantë, perceptime të cilat më pas i kanë përdorur për të bërë përgjithësime për të gjithë grupin. A.L., një i ri, 25 vjeçar që në momentin e intervistimit kishte rreth 7 vjet që jetonte në Siena, gjatë një fokus-grupi tregoi si më poshtë:

“Ka patur raste kur jam paragjykuar. Kjo ndodh sepse eksperienca e vendasve me shqiptarë të tjerë ka qenë negative, pra, paragjykimet varen nga eksperienca që (vendasit-B.Z.) kanë patur me shqiptarët. Kush e ka patur pozitive (këtë përvojë fillestare-B.Z.), ka mendim pozitiv (për emigrantët shqiptarë- B.Z.) dhe e kundërta”.

Nga studimet sociologjike është konstatuar se paragjykimet me natyrë racore, etnike ose kombëtare janë të pranishme në pothuajse të gjitha shoqëritë, por dendësia dhe forca vepruese e tyre nuk janë të njëjta në shoqëri dhe në kohë të ndryshme. Studime të ndryshme sociologjike mbrojnë idenë se paragjykimet kultivohen nga psikoza etnocentrike (Dervishi, Z., 2008:52-55). Në këtë këndvështrim duket se dhe mbyllja, si të thuash, etnocentrike e shoqërisë sieneze nxit lindjen e paragjykimeve të tilla, të cilat mund të shërbejnë si mjet për të justifikuar pabarazitë shoqërore edhe kundrejt emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre.

4.2. Ndryshimet strukturore dhe funksionale te familjes emigrante përgjatë

procesit të integrimit

Sikurse u tregua edhe në kapitullin II, familja në ndikimin e emigrimit lipset parë si një njësi që rindërtohet dhe rimodelohet duke u përshtatur vazhdimisht në hapësirë dhe në kohë (Foner, N., 1997:961). Studiuesja Mara Tognetti Bordogna gjithashtu ka theksuar se fushat simbolike si: vlerat familjare, ndjenja e përkatësisë, rolet gjinore, numri i fëmijëve në familje, ritmi

141

Page 155: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

i punësimit dhe edukimit, pësojnë ndryshime të dukshme në familje përgjatë përvojës emigruese (Bordogna, M.T., 1994: 47). Ky punim disertacioni, përveç të tjerash, synoi të nxjerrë në pah ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes emigrante shqiptare në kontekstin sienez, duke u fokusuar në këto elementë: 4. Numri i fëmijëve dhe ndryshime strukturore familjare 5. Rolet gjinore në familje. Ndarja e punëve brenda dhe jashtë shtëpisë 6. Roli i të moshuarve në familjen emigrante 7. Pavarësia e fëmijëve nga prindërit Gjithashtu studimi eksploroi lidhjen që ekziston mes integrimit dhe ndryshimeve strukturoro-funksionale që pëson familja në emigrim. Në kapitullin II u paraqit një analizë e disa autorëve në lidhje me ndryshimet e familjes në emigrim. Gjatë analizës së gjetjeve të këtij studimi vihet re se disa ide të autorëve: Bordogna, Lim, Zlotnik dhe Zehraoui, konvergojnë me këto gjetje. Studimi nxori në pah se ekzistojnë dy prirje në kontekstin e familjes emigrante shqiptare: (a) nga njëra anë, në ndikimin e elementeve kulturore të shoqërisë pritëse, familjet emigrante kanë pësuar ndryshime të rëndësishme strukturore e, për rrjedhojë, edhe funksionale (b) nga ana tjetër, disa familje, të cilat kanë gjykuar si të papërshtatshme përvetësimin e elementëve kulturorë vendas, kanë ruajtur, si të thuash, me konservatorizëm, strukturën dhe funksionet familjare të importuara nga vendi i origjinës. Le t’i analizojmë gjetjet e studimit për elementët e mësipërm. 4.2.1. Numri i fëmijëve –tregues i ndryshimeve strukturore familjare Studimet dhe të dhënat statistikore nga burime të ndryshme dëshmojnë se në Itali, si në shumë vende të botës, numri i martesave është në rënie, si dhe mosha mesatare e martesës së parë është rritur. Të dhëna të publikuara nga Dossier statistico ISTAT në vitin 2007 mbi familjen në Itali nxjerrin në pah se, krahasuar me vitin 1972, gjatë të cilit janë regjistruar rreth 419 mijë martesa, në vitin 2005 janë rregjistruar vetëm 250.979 martesa. Referuar vitit 2005, në Itali norma e martesave është 4.3 martesa në 1000 banorë. Në rajonin e Tokanës kjo normë është 4.1. Në të njëjtin studim tregohet se ka gjithashtu një rritje të moshës mesatare të martesës së parë. Në Itali gjatë vitit 2005 mosha mesatare e martesave të para për vajzat ishte 30 vjeç, ndërsa për djemtë 32 vjeç, 4 vjet më shumë se mosha mesatare e martesave të prindërve të tyre (ISTAT, 2007(b):7).

142

Page 156: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në Shqipëri gjithashtu vihet re një prirje që shkon drejt uljes së numrit të familjeve në një kontekst diakronik. Rezultatet e Census 2011 treguan se numri i familjeve ka pësuar një rënie krahasuar me shifrat e Censusit të mëparshëm. Në vitin 2011 Censusi numëroi 722 262 familje nga 726 895 që ishin në vitin 2001(http://www.instat.gov.al, cituar më 18.04.2013). Një prirje e tillë mund të shpjegohet nga shumë faktorë, por dy prej tyre mund të jenë më ndikues: emigrimi familjar dhe ulja e normës martesore. Gjithashtu Census 2011 tregoi se edhe struktura brenda familjes (numri i anëtarëve) ka patur një ndryshim të rëndësishëm. Mesatarisht një familje shqiptare në vitin 2011 kishte 3.9 anëtarë nga 4.2 që kishte në vitin 2001 (Po aty, cituar më 18 .04. 2013). Ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes duken se janë prirje globale e nuk paraqiten si ndryshime në kontekstin e një ose dy shoqërive në veçanti, megjithatë, duke mbajtur parasysh ndryshimet strukturore të sipërpërmendura të familjeve qoftë në Itali, qoftë në Shqipëri në një këndvështrim diakronik, ky studim është fokusuar në ndryshimet që pëson familja që zhvendoset nga konteksti shqiptar në atë italian. Nga intervistat, fokus-grupet dhe bisedat e lira me emigrantët shqiptarë në provincën e Sienës, u identifikuan mjaft raste të familjeve bërthamë të kufizuar, të cilat përbëheshin nga prindërit dhe fëmijët e tyre. Në pak raste kësaj strukture i shtoheshin edhe gjyshërit, kryesisht të moshuar të cilët kishin siguruar dokumente të bashkimit familjar nga fëmijët e tyre. Kjo strukturë familjare mund të jetë më e zakonshmja edhe në familjet shqiptare joemigrante që jetojnë në Shqipëri, por në kontekstin e familjes shqiptare emigrante në Itali, lipsen analizuar arsyet që nxisin këto ndryshime strukturore brenda familjes, të cilat mund të jenë më specifike, krahasuar me motivet që nxisin ndryshimet në familjet joemigrante. Kështu, studimi nxori në pah se emigrantët shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës, sidomos ata që ishin të pamartuar, kishin prirjen për t’i shtyrë martesat për një moshë më të vonshme e për të mos patur shumë fëmijë. Ja si shprehet G.K., një emigrant 34 vjeç nga Tropoja që ka rreth 14 vjet që jeton në Itali.

“(Në familjen time jemi-B.Z. ) 8 fëmijë, 2 vëllezër e 6 goca, por nga ana e martesës jemi të ndarë kështu: 4 me 4. Ky historik i përkiste gjeneracionit (brezit-B.Z.) të kalum, nuk ban pjesë ma tek ne, sepse ne nuk po e marrim guximin as me u martue e jo me ba 8 fëmi...Ndoshta sepse jemi ba shumë egoista. Jemi ba shumë egoista, kërkojmë shumë për vete e pak për të tjerët. Ky mund të jetë një motiv...Kultura shoqërore

143

Page 157: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

këtë po bën, këtë efekt. Vishemi bukur, marrim një makinë të shtrenjtë, rregullojmë komoditetin tonë. Por të rregullosh tanë këto gjana e të mendosh me u ba me familje është pak si… Do fillosh të humbësh ca gjana. Egoizmi thotë “të jem rehat sot unë”, por nuk është gja pozitive për mu”.

Ndër emigrantët e intervistuar u identifikuan disa raste të familjeve të përbëra nga prindërit dhe vetëm një fëmijë. E.N, 33 vjeç, nënë e një djali 12 vjeç, i cili kishte lindur në Itali, tregon se jetesa plot sakrifica në vendin e emigrimit, kishte ndikuar në vendimin e saj dhe të bashkëshortit të saj për të patur vetëm një fëmijë. Të njëjtin ndikim nxjerr në pah edhe A.K, 52 vjeç, babai i një djali 22 vjeçar.

“Unë kam vetëm një djalë e nuk kam bo më fëmijë. Jeta në emigrim është e vështirë e kur isha i ri mendoja që s’do ia dilja dot me i rrit shumë fëmijë, prandaj ngela vetëm me një. Pishman të madh e kam. Tani çuni ka ik në Amerikë e ndihemi shumë të vetmum...”.

Edhe emigrantë të tjerë, gjatë bisedave të lira dhe intervistave të drejtpërdrejta kanë nxjerrë në pah se në kushtet e emigrimit, ku mungon mbështetja e familjarëve dhe e të afërmve, sjellja në jetë dhe rritja e një fëmije bëhet tepër e vështirë dhe kërkon sakrifica të mëdha. Kjo situatë nxit shpesh vendimin e çifteve në emigrim për të patur pak fëmijë ose për të patur vetëm një. Në vendin e origjinës ku ende lidhjet familjare janë të forta dhe gjyshërit ndihmojnë në rritjen e nipërve dhe mbesave, ka më shumë mundësi për të lindur dhe rritur më shumë se një fëmijë. Në këtë linjë lipset thënë që, pavarësisht ndryshimeve strukturore që po pëson familja në një kontekst global, familja emigrante shqiptare në kontekstin e emigrimit, pëson ndryshime strukturore edhe për arsyen e shpjeguar më sipër. Një tjetër arsye, që lidhet ngushtë me arsyen e sipërpërmendur, është punësimi i grave në emigrim. Mjaft vajza dhe gra, të cilat nuk ishin të punësuara në vendin e origjinës, në emigrim ndihen “të detyruara” të punësohen. Punësimi i tyre, shpesh i palegalizuar me dokumentet përkatëse, si dhe përjashtimi nga skemat e mbështetjes ekonomike pas lindjes, bëhet pengesë për sjelljen në jetë të fëmijëve në kushtet e emigrimit. Kështu, ideja e Bordogna-s (shih kapitullin II) se në familjen emigrante numri i fëmijëve shkon drejt uljes dhe nuk konsiderohet më me aq rëndësi nga prindërit si simbol i vazhdimësisë, duket se gjen vend edhe për familjen shqiptare emigrante në Itali, e veçanërisht në kontekstin sienez.

144

Page 158: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Një gjetje e tillë mbështetet edhe nga raporti kombëtar i vitit 2011 në Itali, i paraqitur nga fondacioni ISMU, ku pasqyrohet se niveli i fekonditetit i llogaritur për grua të huaj (emigrante në Itali) nga 2.5 fëmijë për grua në vitin 2006 ka zbritur në 2.1 në vitin 2009. Në Firenze (kryeqendër e rajonit të Toskanës) në vitet 2006-2008 norma mesatare e fekonditetit për një grua emigrante ishte 1.4. Sipas këtij raporti, kjo normë paraqitet më e ulët në ato zona ku të dy bashkëshortët janë të punësuar dhe nuk përfitojnë ndihmë për rritjen e fëmijëve. Kështu, ulja e nivelit të lindshmërisë është tregues i paqëndrueshmërisë ekonomike, çka prek dukshëm grupimin social të emigrantëve (ISMU, 2011:23). 4.2.2. Roli i të moshuarve në familjen emigrante Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, në rajonin e Toskanës më 1 janar të vitit 2009, të moshuarit e grup-moshës mbi 65 vjeç përbënin 23.27 për qind të popullsisë. Në provincën e Sienës të moshuarit 65-79 vjeç në po të njëjtën periudhë zinin një peshë specifike prej 16.56 për qind të popullsisë sieneze, ata të moshës 80-99 vjeç zinin 7.96 për qind të popullsisë të kësaj province, ndërsa të moshuarit mbi 100 vjeç përbënin 0.03 për qind të popullsisë. Pra, në mënyrë më përgjithësuese në provincën e Sienës popullsia mbi moshën 65 vjeç, më 01 Janar 2009, zinte një peshë specifike prej 24.55 për qind (SSAI, 2010:40). Këto statistika i referohen të gjithë banorëve në provincën e Sienës, përfshirë këtu edhe emigrantët me kombësi shqiptare. Shifrat e mësipërme dëshmojnë për rëndësinë e kategorisë së të moshuarve në shoqërinë sieneze, jo vetëm nga këndvështrimi demografik, por edhe nga këndvështrimi social. Më poshtë paraqiten gjetjet e këtij studimi në lidhje me rëndësinë që marrin të moshuarit në kontekstin e familjes emigrante shqiptare në Siena. Studimi nxori në pah dy prirje kryesore në lidhje me rolin e të moshuarve në familjen emigrante shqiptare në këtë provincë:

(a) prirja sipas së cilës të moshuarit humbasin rëndësinë e tyre në familje, sepse nuk përfshihen në “role aktive” e të dobishme për familjen në emigrim.

(b) prirja sipas së cilës të moshuarit gëzojnë një status të kënaqshëm në familje, sepse përfshihen në “role aktive” dhe të dobishme familjare.

145

Page 159: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Prirja e parë u identifikua në rastin e familjeve emigrante, ku të moshuarit, të pajisur me lejqëndrim për arsye familjare, jetonin në kushte shëndetësore të disfavorshme për të ndërmarrë role aktive në familje. Në këto raste, të moshuarit ndiheshin “të pavlerë” dhe si “barrë” për fëmijët e tyre në vendin e emigrimit, ankoheshin shpesh për mungesën e kontakteve sociale me bashkëkombësit dhe bashkëmoshatarët në emigrim, gjë që i bënte ata të ndiheshin të “izoluar” nga pikëpamja shoqërore, e për rrjedhojë, të stresuar, çka e pasqyronin edhe në marrëdhënie me anëtarët e tjerë të familjes në emigrim. S.S., një emigrante e ve, rreth të tetëdhjetave nga Elbasani, e cila kishte rreth19 vjet që jetonte në Siena, u shpreh si më poshtë:

“Kam 20 vjet që rri këtu në Itali, por nuk më pëlqen, por s’kam ç’bëj, kam fëmijët këtu, gocat, mbesat...Italianët nuk na duan, biles as suorat nuk na duan. Gjoja janë dhe fetare!...Një herë në një stacion autobusi pyeta një çift italian për orarin e autobusit. Pasi m’u përgjigjën, më pyetën se nga isha. Iu përgjigja, por ata shtrembëruan fytyrën dhe unë e revoltuar u thash: “Pse e shtrembëroni fytyrën ashtu? Edhe unë jam “Zonjë” në vendin tim!”.

Izolimi shoqëror i të moshuarve në emigrim dhe mbyllja e tyre “brenda mureve të shtëpisë”, shpjegohet dhe me mosnjohjen nga ana e tyre të gjuhës së vendit pritës. Gjatë intervistës me G.K., një emigrant 34 vjeç, i cili jetonte me vëllain në zonën e Murlos në provincën e Sienës, natyrshëm lindi pyetja e bashkimit familjar në vendin pritës me prindërit e veçanërisht me nënën. G., nuk e mbështeti këtë ide duke u përgjigjur:

“Po si do ndihet mirë nana jeme kur unë e marr e çoj në Itali, ku nuk do e dëgjonte njeri fare, ku s’ka se me kë me folë, vetëm me mua në darkë? S’besoj se do ndihet mirë”.

Studimet sociologjike kanë treguar se, ndryshe nga shoqëritë paraindustriale, ku të moshuarit nderoheshin jo vetëm sepse zotëronin tokën dhe format e tjera të pasurisë, por edhe për mençurinë e përvojës së jetës, në shoqëritë bashkëkohore ndikimi i të moshuarve në familje zbehet sepse anëtarët më të rinj të familjes punojnë jashtë ekonomisë shtëpiake (Dervishi, Z., 2008:145) si dhe krijojnë në mënyrë dinamike përvoja të vlefshme për një shoqëri në ndryshim. Nga ana tjetër, në një shoqëri të orientimit rinor, të moshuarit konsiderohen konservatorë e pengues të përparimit, si

146

Page 160: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

dhe të paaftë për t’u përditësuar me zhvillimet e reja (Po aty). Ky argument duket se shpjegon qartë edhe gjetjen e mësipërme të këtij studimi. Prirja e dytë u identifikua në rastin e atyre familjeve emigrante, ku prania e prindërve të çiftit, shihet si një ndihmë e madhe sepse ata:

(a) ndihmojnë në rritjen e nipërve dhe mbesave, (b) ndihmojë në punët familjes (kryesisht gratë) si: në gatim, në pastrimin e

shtëpisë e larjen e rrobave, në blerjen e produkteve të konsumit të përditshëm, e të tjera,

(c) punojnë me orë të reduktuara dhe sjellin të ardhura në shtëpi, gjë që lehtëson ekonominë familjare në emigrim,

(d) përfitojnë ndihmë sociale dhe sjellin të ardhura në shtëpi, gjë që gjithashtu lehtëson ekonominë familjare në emigrim.

Kjo situatë bën që të moshuarit të perceptohen si individë që ndihmojnë ecurinë e procesit jetësor të familjeve në emigrim, gjë që u jep atyre një status të nderuar në familjet emigrante. Gjatë intervistës së saj E.N., e cila në momentin e intervistimit jetonte në Montepulciano, teksa tregon përvojën e familjes së saj në emigrim, ndalet në një përshkrim të mënyrës së si vjehrri dhe vjehrra e saj e administrojnë jetën e tyre në emigrim.

“Vjehrri po, punon, ndërsa vjehrra jo, ngaqë ka probleme shëndetësore…Vjehrri (është-B.Z.) rreth 70 vjeç, ndërsa vjehrra 65...punon akoma vjehrri... në një firmë… në agrikulturë. Bëjnë marmalata pa sheqer në mënyrë dietike, kanë pemë vetë, kanë frutore: pjeshka, kajsi, kumbulla, rrush që bëjnë verën, ullinj që bëjnë vajin. Firma është një ndër më të famshmet aty në zonë… Vjehrri punon gjatë gjithë vitit, se ka nevojë, prandaj punon”.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë, në provincën e Sienës, përveç strukturave institucionale pritëse, që u vijnë në ndihmë të moshuarve me nevoja të veçanta, ekzistojnë edhe shoqata vullnetare të cilat mundësojnë shërbime shtëpiake si dhe shpërndarje medikamentesh për të moshuarit (SSAI, 2010:44). Përgjatë studimit nuk u identifikua asnjë rast kur familjet emigrante të kishin dërguar ndonjë të moshuar, anëtarë të familjes së tyre, në shtëpi të moshuarish. Kjo, jo vetëm se shërbimet sociale kanë kosto për familjarët, por edhe sepse përkujdesi për prindërit e

147

Page 161: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

moshuar është parë gjithmonë si detyrë e anëtarëve të familjes në kulturën shqiptare, dhe si shprehje e respektit kundrejt tyre. Gjetjet e mësipërme duket se mbështeten nga idetë e studiueses italiane Mara Tognetti Bordogna (shih kapitullin II), sipas së cilës respekti për të moshuarit mbetet gjithmonë element i rëndësishëm i familjes që emigron, në përgjithësi konservatore në lidhje me vlerat tradicionale, por që respektohet me më pak forcë në krahasim me të kaluarën. 4.2.3. Rolet gjinore në familjen emigrante. Ndarja e punëve brenda dhe jashtë

shtëpisë Gjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve me emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në provincën e Sienës në Itali u identifikuan dy prirje në lidhje me ndarjen e roleve gjinore dhe të punëve brenda dhe jashtë shtëpisë:

a) prirja e parë, sipas së cilës bashkëshortët nuk përqafojnë role tradicionale gjinore në familje dhe jashtë saj,

b) prirja e dytë, sipas së cilës bashkëshortët përqafojnë role tradicionale gjinore në familje dhe jashtë saj.

Në rastin e parë, janë identifikuar familje ku të dy bashkëshortët përfshiheshin në veprimtari të tilla familjare si: gatimi, blerjet dhe më rrallë edhe pastrimi i shtëpisë. Në këto raste të dy bashkëshortët ishin të punësuar dhe sillnin të ardhura në familje, duke dhënë të dy një kontribut si jashtë dhe brenda shtëpisë. Nga të dhënat e marra nga Instituti Kombëtar për Sigurimin kundër Fatkeqësive në Punë (Istituto Nazionale per l’Assicurazione contro gli Infortuni sul Lavoro- Inail), në fund të vitit 2009 në Itali figurojnë të punësuar 224.339 emigrantë shqiptarë. Nga të punësuarit, 68.7 për qind ishin meshkuj, ndërsa 31.3 për qind femra (Caritas/Migrantes, 2011). Sikurse u shpjegua edhe në kapitullin II, emigrimi i shqiptarëve në Itali ka qenë fillimisht një dukuri mashkullore. Femërzimi i emigrimit, kryesisht për shkak të bashkimeve familjare, u shoqërua edhe me drejtimin e grave emigrante drejt tregut të punës në vendin pritës, çka ndikoi në ridimensionimin e roleve gjinore edhe brenda familjes. Një gjetje e tillë mbështetet edhe nga autoret Lim, Zlotnik dhe Frosoni (shih kapitullin II) sipas të cilave, punësimi i gruas në emigrim, çon në pavarësinë ekonomike të saj, e, për rrjedhojë, raportet e pushtetit mes bashkëshortëve, në familjen emigrante pësojnë ndryshime.

148

Page 162: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Disa prej emigrantëve, gjatë intervistave të tyre identifikuan edhe rastet kur, si pasojë e krizës ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë, dhe kur tregu i punës ofron më shumë punë për gra sesa për burra, në familjen e tyre burri mund të ishte pa punë, ndërsa gruaja e punësuar. Në këto kushte, rolet gjinore e humbasin profilin e tyre tradicional për t’iu përshtatur kushteve në të cilat jeton familja emigrante. Emigrantët meshkuj u shprehën se një pjesë shumë të madhe të veprimtarive brenda në familje si gatimi, blerjet, por edhe pastrimin e shtëpisë e bënin ata, meqë kishin më shumë kohë të lirë. Megjithatë një gjendje të tillë ata e shprehnin me “gjysmë zëri” dhe me keqardhje sepse për ta, vlera e vërtetë e punës së një burri shprehet me pagën e përfituar nga puna jashtë shtëpisë. Ja si shprehet T.B., një emigrant 52 vjeç, i papunë që jeton në Siena bashkë me gruan dhe dy fëmijët:

“Më vjen keq se gruaja ime lodhet në punë, kështu që unë e ndihmoj me punët e shtëpisë, gatimin e pazarin. Do të doja shumë të ishte e kundërta, po ishalla po gjej edhe unë ndonjë punë se dhe kështu nuk shtyhet më...”.

Kjo situatë, në një farë mënyre është e ngjashme me situatën e përshkruar nga Balsamo (shih kapitullin II) në të cilën gruaja është ajo që emigron e para dhe bashkëshorti kryen bashkim familjar më pas. Sipas Balsamo-s, kushtet specifike ndryshojnë ndarjen e roleve tradicionale brenda çiftit dhe e çojnë bashkëshortin drejt një pozicioni më inferior. Burri, për sa kohë ndihet i varur nga gruaja has një sërë vështirësish e mbi të gjitha humb rolin e vet shoqëror (Balsamo, F., 2003:19). Në rastin e dytë bëjnë pjesë kryesisht familjet ku burri punonte jashtë shtëpisë dhe siguronte të ardhura financiare dhe gruaja merrej me punë brenda shtëpisë si: pastrimi, larja e rrobave dhe gatimi. D.T., një emigrant 53 vjeç nga Kavaja, sipërmarrës i një dyqani të prodhimeve prej brumi, u shpreh gjatë intervistës së tij:

“Gruaja nuk punon. Nuk kemi gjetur ndonjë punë të përshtatshme për të, ndonjë punë 3-4 orëshe dhe jo të rëndomtë se s’jemi më për bukën e gojës. Ajo na shërben në shtëpi. Duhet patjetër dikush që të na shërbejë, por në fakt nuk dua që ajo të lodhet duke punuar jashtë shtëpisë. Ja, punoj unë për të gjithë...”.

149

Page 163: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Raste të ndarjes tradicionale të roleve gjinore brenda familjes u identifikuan edhe atëherë kur gruaja ishte e punësuar jashtë shtëpisë, pra, pavarësisht roleve jashtë shtëpisë, marrja me punët brenda shtëpisë ishte ekskluzivitet i grave. Në të dyja rastet u vu re se ndjekja e ecurisë shkollore të fëmijëve ishte kryesisht veprimtari e nënave dhe më pak e baballarëve. Gjithashtu blerjet kryheshin nga të dy partnerët, madje në mjaft raste blerjet në qendra tregtare bëheshin nga të gjithë anëtarët e familjes dhe shiheshin si veprimtari e përbashkët shlodhëse që përqëndrohej kryesisht në fundjavë. Studimi pra, nxori në pah se në mjaft raste familjet shqiptare në emigrim shfaqin një prirje për t’iu larguar mënyrave tradicionale gjinore, duke vlerësuar çfarë është më e dobishme për secilin anëtar të familjes dhe më e vlefshme për të gjithë familjen. Megjithatë, ko prirje ende nuk është gjithëpërfshirëse. Ende në disa prej familjeve emigrante shqiptare në kontekstin sienez ruhen rolet tradicionale gjinore. Gjatë intervistës së tij, G.K., një emigrant 34 vjeç nga Tropoja pohon se:

“Siç e shoh unë... një person i pahorizont do mbetet i pa horizont si në Shqipëri, Itali, apo Amerikë. Një njeri që don me e zhvillue horizontin e tij, mund ta zhvillojë në Shqipëri, në Itali dhe në Amerikë, pastaj... që ai që don me jetu në marrëzinë e vet, jeton në marrëzinë e vet. Ka nga ata që grun e trajtojnë si objekt në shtëpinë e vet, ka nga ata që besojnë se gruja asht pjesa munguse e burrit dhe e barabartë me te”.

Nga intervista e mësipërme vihet re se, ka raste kur, më tepër se mjedisi social i jashtëm, marrëdhëniet mes bashkëshortëve në familje ndikohen nga predispozita që ka kryesisht bashkëshorti për ta konsideruar bashkëshorten si të barabartë ose jo me veten. Në rastet kur familja priret të “mbyllet” brenda një mikrokozmosi e nuk krijon komunikim me shoqërinë pritëse dhe me mjedisin e jashtëm social, qëndrimet e bashkëshortëve kundrejt njeri-tjetrit dhe kundrejt anëtarëve të tjerë të familjes priren të mbeten të pandryshueshme, duke ruajtur si të thuash, me fanatizëm, ndarjen tradicionale të roleve gjinore.

150

Page 164: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

4.2.4. Pavarësia e fëmijëve nga prindërit: përvoja e emigrantëve për arsye studimore Një pjesë e emigrantëve që u përfshinë në studim, nuk e mbështesnin pavarësinë e tepruar të fëmijëve nga prindërit. Në këndvështrimin e tyre, kjo pavarësi, të cilën e shohin tek fëmijët e familjeve italiane, nuk është e dobishme për fëmijët.14 Emigrantët për arsye studimore, që janë kryesisht të rinj të grup-moshës 20-30 vjeç, e vlerësojnë pavarësinë e fëmijëve nga prindërit, sidomos kur fëmijët janë mbi moshën 18 vjeç. Sipas tyre, prindërit shqiptarë ndërhyjnë në pavarësinë e fëmijëve edhe kur këta të fundit janë në një moshë madhore. Ata pohojnë se jetesa larg familjes ka kostot e veta, por, nga ana tjetër, të pajis me një pavarësi, e cila të çon drejt marrjes së përgjegjësive dhe drejt aftësimit për zgjidhjen e problemeve, gjë që nuk ta mundëson jetesa me prindërit. Në këtë këndvështrim përvoja e tyre në emigrim për arsye studimore në Itali, merr një rëndësi të veçantë. Ja disa mendime të nxjerra nga intervistat dhe fokus grupet në këtë studim: E.B., një e re 25 vjeçe, që ka një përvojë emigratore rreth pesë vjeçare në Siena gjatë intervistës pohon:

“Unë kam ndryshuar shumë, jam rritur, kam përgjegjësi mbi veten time që nga dita e parë që ika nga Tirana edhe jam shumë krenare për rrugën që kam zgjedhur edhe se si e kam kryer këtë detyrë. Familja ime është shumë krenare për mua. Unë jam e kënaqur nga vetja ime, jam indipendente (e pavarur- B.Z.). Arrij të komunikoj më mirë me familjen time edhe me këdo që më rrethon. E di vlerën e parave, e di vlerën e miqësisë...Unë jam shumë e kënaqur për çfarë jam sot dhe tani. Them se femra është më e pavarur. Nuk kam probleme nga paragjykimet e askujt edhe nuk i bëj probleme vetes për asgjë. Nëqoftëse një gjë nuk më shkon mirë, e them ose veproj dhe marr përgjithësi për veprimet e mia. Mendoj që është më se e drejtë që fëmijët të shkëputen në moshën 18 sepse kanë nevojë të jetojnë, pastaj me shpresë që mos të marrin rrugën e gabuar, por këtë s’e ndalon dot si 18 si 30, po e ka në mendje do e bëjë” .

14Shih më poshtë çështjen e përmasës kulturore të integrimit, ku janë pasqyruar në mënyrë më të thelluar gjetjet mbi qëndrimin e emigrantëve shqiptarë ndaj mënyrës italiane të edukimit të fëmijëve.

151

Page 165: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Përvoja larg prindërve dhe familjes, perceptohet nga të rinjtë si një përvojë që i pasuron dhe i nxit ata drejt ndryshimit. Ja si shprehet N.K., një e re 26 vjeçe nga Kavaja, e cila ka rreth 7 vjet në Siena dhe studion në Fakultetin e Inxhinierisë në Università degli Studi di Siena:

“Mentaliteti im ka ndryshuar nga fakti se kam dalë nga shtëpia për të studiuar, jetoj vetëm dhe kam vizituar shumë vende” .

E.B., një emigrante 32 vjeçe nga Durrësi, punonjëse në një agjenci reklamash, e mbështet idenë e mësipërme duke e thelluar më tej:

“Është e pashmangshme që mentaliteti ka ndryshuar, siç i thonë fjalës, siç është vendi bëhet kuvendi. Vlerësoj shumë pavarësinë time…Nesër, nëse do të kem fëmijë, shpresoj të shkëputen 18 vjeç, sepse do të thotë që janë të gatshëm për të përballuar vështirësitë e para në jetë, me mua afër kuptohet, po me të drejtën për të gabuar e për të mësuar nga gabimet...”.

Gjetjet e mësipërme, nxorën në pah, nga njëra anë, një prirje të familjes shqiptare në emigrim drejt ndryshimeve strukturore e funksionale e, nga ana tjetër, një qëndrim disi konservator të familjeve më shumë në lidhje me marrëdhënien mes brezave dhe më pak në marrëdhëniet gjinore. Kjo situatë shoqërohet shpesh me konfuzion të vlerave familjare në familjen emigrante shqiptare. Një dukuri e tillë gjen shpjegim në argumentin e sociologes italiane Mara Tognetti Bordogna, sipas së cilës ritmi i jetës (punësimi, shkollimi) në emigrim e detyrojnë familjen emigrante t’i përshtatet stilit të jetës së vendit pritës, e kjo prodhon ndryshime të thella dhe shpesh kontradiktore në marrëdhëniet e brendshme dhe të jashtme të familjes, gjë që bën shpesh që anëtarët e saj të jenë modernë në punë dhe tradicionalë në familje (Bordogna, M. T., 1994). Ky studim, pra mbështeti idenë se vlerat familjare tradicionale mbeten gjithmonë elementë të rëndësishëm të familjes që emigron, në përgjithësi konservatore, por që respektohen me më pak forcë në krahasim me të kaluarën. 4.3. Martesa me vendasit- strategji integrimi në shoqërinë pritëse? Një pyetje hulumtuese e ngritur në këtë studim është se a parapëlqehen martesat e përziera si strategji integrimi në vendin pritës nga emigrantët shqiptarë pra, thënë

152

Page 166: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ndryshe, a janë domethënëse për procesin e integrimit në kontekstin sienez martesat e emigrantëve shqiptarë me vendasit? Disa studime tregojnë se mjaft emigrantë zgjedhin të martohen me vendasit në kërkim të një përshtatjeje të mirë në shoqërinë pritëse. Në librin e tij, “Vështrime të kryqëzuara në det” (Sociologji kulture 1), sociologu Zyhdi Dervishi ka marrë në analizë qëndrime dhe opinione të mjaft emigrantëve shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në provincën e Sienës në Itali, edhe në lidhje me mënyrat e organizimit familjar. Sipas tij, një nga rrugët më të sigurta, ndoshta dhe më të shkurtra, për integrimin e shpejtë të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë italiane, kalon përmes lidhjeve martesore (Dervishi, Z., 2003:253). Sipas studiuesve Scabini dhe Donati familjet emigrante përgjithësisht janë subjekte të një serie kontradiksionesh, sepse anëtarët e saj ndodhen mes dy kulturave (kulturës së vendit pritës dhe asaj të vendit të origjinës), mes traditave dhe mënyrave të ndryshme të jetesës, gjë që shpesh shkakton tensione individuale dhe tensione në marrëdhënie me të tjerët. Emigrantë të kulturave të ndryshme, për të përballuar një tension të tillë, shpesh shohin si zgjidhje martesat me vendasit (Scabini, E.; Donati, P., 1993:74). Edhe studiues të tjerë marrin në konsideratë martesat e përziera me vendasit si tregues demografikë të përshtatjes së emigrantëve në vendin pritës. Martesat e përziera mes italianëve dhe të huajve janë rritur me ritme të konsiderueshme në dhjetëvjeçarët e fundit. Instituti i Statistikës në Itali raporton se në vitin 2005, 1 në 10 qytetarë italianë martohet me individ të kombësisë joitaliane (ISTAT, 2007 (a):340-43). Të dhënat tregojnë se, megjithëse shqiptarët janë një nga grupet që kanë realizuar martesa me vendasit, niveli i martesave mbetet i ulët krahasuar me martesat që individë të kombësive të tjera realizojnë me vendasit. Sipas një raporti të Këshillit Kombëtar të Ekonomisë dhe Punës në Ministrinë e Punës dhe Politikave Sociale në Itali (Consiglio Nazionale dell’Economia e del Lavoro, CNEL), pavarësisht se komuniteti shqiptar në Itali është komuniteti i dytë më i madh për nga numri pas atij rumun, ky komunitet shfaq prirje të dobëta të martesave të përziera. Prirje më të forta shfaq komuniteti tunizian (22.4 për qind), ukrain (22.3 për qind) dhe moldav (19.1 për qind) (CNEL, 2012:37). Kjo prirje e dobët e emigrantëve shqiptarë më tepër se një tregues për një stigmatizim në vazhdim, mund të jetë tregues edhe i një endogamie ndërmjet shqiptarëve (jo në rrafsh fisnor - B.Z.) për shkak të traditave të tyre të forta familjare e fisnore dhe një niveli të balancuar gjinor (Mai, N., 2011:7). Ndër emigrantët që u përfshinë në këtë studim u identifikuan 4 raste kur emigrantet femra ishin të martuara ose bashkëjetonin me partnerë italianë, një rast kur një emigrant mashkull bashkëjetonte me një vendase, si dhe një rast kur një emigrant mashkull bashkëjetonte me një të huaj joitaliane. Pra, studimi nuk evidentoi ndonjë

153

Page 167: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

prirje domethënëse të emigrantëve shqiptarë për t’u martuar me vendasit. Një gjetje e tillë është mbështetur edhe nga studimi i realizuar nga sociologu Dervishi në vitin 1998, ku doli në pah një parapëlqim i lehtë të emigrantëve shqiptarë për t’u martuar me shtetas italianë. Në këtë studim më shumë vajzat (35 për qind) se sa djemtë (12.27 për qind) kanë treguar një pëlqyeshmëri të tillë, pra pesha specifike e djemve që kanë shfaqur një pëlqyeshmëri për t’u martuar me vendase ishte rreth 3 herë më e vogël se ajo e vajzave. Sociologu Dervishi argumenton se shumica e emigrantëve shqiptarë mendonin se burri në Itali komandohet nga gruaja dhe se bashkëshortët viheshin në pozita inferiore nga bashkëshortet italiane (Dervishi, Z., 2003:254-55). Ja si e shpjegon A.P., një emigrant rreth të gjashtëdhjetave që ka rreth 20 vjet që jeton dhe punon në Siena, këtë parapëlqim të disa vajzave shqiptare për të zgjedhur një bashkëshort italian:

“Gruaja sieneze, s’po pretendoj me thanë gruaja italiane se s’i njoh raportet në qytetet e tjera, por gruaja sieneze, ka një peshë të madhe, gjë që duhet ta ketë realisht në të gjitha familjet në fakt. Këtu ka një gjë, që burri respekton ma tepër se tek ne grunë. Se gratë janë, duke filluar nga zgjuarsia, bujaria, janë ma të sakrificës, janë ma bujare se ne (burrat-B.Z.), janë ma të mençme se ne dhe ne me atë vulgaritetin tonë mundohemi….ta ndrydhim, këtë pjesë të grusë…kurse këta (italianët-B.Z.) e vlerësojnë”.

Gjatë të njëjtit fokus-grup, DH. S, një femër rreth 50 vjeçare, e pamartuar, shton:

“Mund të them për tim atë…kushërinjtë dhe për miqtë tanë, që kanë qenë burra të shkëlqyer, që i kanë respektuar gratë në maksimum që i kanë dashur, i kanë adhuruar gratë e tyre…Por në përgjithësi në raportet grua dhe burrë në Shqipëri ka një lloj detyrimi, që këtu (në Itali-B.Z.) nuk ekziston. Këtu ekziston një lloj respekti i veçantë që po desha unë, bëj dashuri me burrin tim, po kjo është e vërteta, kur s’dua unë, kjo gjë as detyrohet, as nuk dhunohet, ndërsa në 75 për qind të rasteve në Shqipëri është…”.

Megjithëse ky studim nxori në pah një prirje të lehtë të vajzave shqiptare për të zgjedhur partnerë italianë, kjo nuk lipset konsideruar një strategji e mirëfilltë e përdorur nga emigrantët shqiptarë për t’u integruar në vendin pritës. Edhe sipas sociologut bashkëkohor Zyhdi Dervishi, martesa me vendasit, për një pjesë të

154

Page 168: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

konsiderueshme të emigrantëve shqiptarë konsiderohet një mundësi integrimi e neglizhuar (Dervishi, Z., 2003:253). Emigrantët, përveç arsyeve të mësipërme, kanë treguar se është një prirje e natyrshme zgjedhja e bashkëshortëve në mjedisin shoqëror ku individët bëjnë pjesë, e në këtë rast martesat me vendasit, më tepër se strategji integrimi, janë rrjedhojë e kësaj jetese. D.RR., një emigrante 35 vjeçe nga Durrësi që jeton në Poggibonsi, bashkëshorti i së cilës ka kombësi italiane, gjatë intervistës pohon se zgjedhja e bashkëshortit me kombësi italiane ishte tërësisht një zgjedhje e natyrshme, jo e qëllimshme. Sipas saj, kjo zgjedhje ishte pasojë e procesit të integrimit dhe jo shkak i tij:

“Martesa ime me një qytetar italian nuk ka ndikuar aq shumë në integrimin tim, pasi unë mendoj se isha integruar para se të martohesha. Nuk jemi njohur këtu në Poggibonsi… U njohëm pothuaj në përfundim të studimeve në Potenza, ku isha integruar dhe bërë pjesë e një komuniteti që më kishte mirëpritur me shumë ngrohtësi. Për sa i përket përshtatjes kulturore, ajo do të thoja që zë një vend më pak të rëndësishëm kur vihen në radhë të parë ndjenjat dhe dashuria për njeri-tjetrin. Megjithatë, kjo nuk ka qenë ndër vështirësitë e mia”.

Disa nga emigrantët që u përfshinë në këtë studim kanë theksuar se ngjashmëria kulturore në mjaft raste është një kriter për zgjedhjen e partnerit ose partneres. A.L., një emigrante 30 vjeçe nga Pogradeci, e cila, në momentin e intervistimit bashkëjetonte me një djalë italian, shprehet se edhe ndër partnerët italianë, duhen bërë dallime. Sipas saj, italianët me origjinë nga jugu i Italisë kanë një mendësi të ngjashme me mendësinë shqiptare, madje dhe ata vetë ndihen të paragjykuar në shoqërinë sieneze, dhe kjo e bën marrëdhënien mes partnerëve më të afërt, ndërsa djemtë sienezë janë më “të ftohtë” e më individualistë dhe e reflektojnë këtë edhe në marrëdhëniet në çift, për rrjedhojë këta të fundit janë më pak të parapëlqyer nga vajzat shqiptare.

“Në universitet e njoha (djalin me të cilin bashkëjetoj-B.Z.)…Kisha një të dashur tjetër që ishte nga Siena. Jo se ndjeja diskriminim, thjesht ishte një tjetër lloj marrëdhënie, kurse ky çuni…jo nuk është nga Siena, është dhe ky nga Bari, kështu që ndihet i diskriminuar si unë…Këtu, për shembull, kur jepen shtëpi me qera shpesh thuhet: “Shtëpi me qira non per i merridionali, domethënë jo për italianët e Jugut”…Siç kur kemi ardhur ne ishte: “Jo për të huajt”, kështu që ka

155

Page 169: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

qenë fiks e njëjta situatë. Ai (djali me të cilin bashkëjetoj-B.Z.) ka lëvizur shumë se është artist, kështu që nuk është se kishte paragjykime, përkundrazi…Është muzikant edhe faktikisht jep edhe leksione në universitet…Bile në ambientin e tij, në shoqërinë e tij, nuk e kam ndjerë absolutisht asnjëherë të qenurit e huaj, e diskriminuar, bile ka pasë raste kur ata nuk e dinin se nga isha, sepse nuk ishte e nevojshme të dihej, domethënë nuk ishte diçka e rëndësishme në marrëdhënien që ata kishin me mua. Kjo marrëdhënie varet vetëm nga ajo se kush jam unë, çfarë mendimesh kam. Nëse aty (gjatë bisedave-B.Z.) bie rasti për Shqipërinë, jam unë që e nxjerr, sepse shoh ndonjë gjë të ngjashme, ose kur flitet për vlerat kulturore e kështu… kjo më tepër të vjen spontane. Më tepër është një kuriozitet që kanë ata për të njohur Shqipërinë”.

D.LL, një djalë 28 vjeçar nga Tirana, gjithashtu e shpjegon prirjen për të zgjedhur partneren shqiptare në bazë të ngjashmërisë kulturore. Sipas tij, edhe vajzat shqiptare, pavarësisht se kërkojnë djem me mendësi të hapur, sërish krijojnë lidhje më të qëndrueshme me djem shqiptarë për arsye se i përkasin të njëjtës kulturë.

“Unë bashkëjetoj me një shqiptare. I ruajmë traditat, i ruajmë. Vajza me të cilën bashkëjetoj ka mbaruar dhe ajo shkollën këtu për filozofi e letërsi, bëri dhe një master. Jemi njohur këtu në Siena, duke frekuentuar të njëjtat ambiente... Në fillim vajzat nuk shoqërohen me djem shqiptarë se i shohin çunat shqiptarë ndoshta me mentalitet (tradicional-B.Z.). Vijnë këtu... e kupton, rrinë këtu, shohin, e i duken çunat (italianë-B.Z.) se janë gjoja si më të hapur, me mendje më të hapur dhe kështu çunat shqiptarë i duken një çikë si më “retro” (më tradicionalë-B.Z.), por nuk është kështu. Njërës ia kam mbushur mendjen që nuk është kështu [qesh]... edhe ... gocat shqiptare ashtu thonë... por t’i shohësh (lidhjet me të huajt-B.Z.) nuk zgjasin. Pse? Sepse për mendimin tim një gjë shihet në një hark kohor më të gjatë, e kupton? Për momentin mund të ndiehesh e lirë, ... por me shqiptarët pastaj janë relazioni (marrëdhënie-B.Z.) që zgjasin më shumë.... është kultura. Jemi rritur ndryshe. Edhe pse kemi ardhur 18 vjeç këtu, prapë fëmijërinë e kemi kaluar atje...”.

156

Page 170: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Megjithatë, për një pjesë të konsiderueshme të emigrantëve që u përfshinë në studim, shtetësia e partnerit nuk përbën kriter parësor përzgjedhës. Grupi i emigrantëve që mban një qëndrim të tillë është heterogjen nga pikëpamja gjinore e moshore. E.B, një e re 25 vjeçe nga Tirana, e fejuar me një djalë shqiptar, gjatë intervistës së saj jep këtë ide:

“Për mua ka rëndësi që të ecë marrëdhënia në çift, s’ka rëndësi jo kombësia”.

Të njëjtën ide mbrojnë dhe emigrantë të tjerë, disi më të mëdhenj në moshë. Dh. S., një emigrant i pamartuar, 39 vjeç nga Kavaja, gjatë intervistës pohon:

“Unë kam ndarë jetën time gati për 10 vjet me një shqiptare. Jetoja, tashi nuk jemi më bashkë nuk e di…tani për tani jam me një italiane kështu që nuk e di ça të them. Të zgjedhësh të martohesh me dikë varet nga personi”.

Gjithashtu G.K., 34 vjeç nga Tropoja, duke nxjerrë në pah një ndryshim në mendësinë e tij në lidhje me kombësinë e partneres, pohon se kombësia nuk është kriter parësor në zgjedhjen e partneres.

“Ma e randësishme është të gjesh njeriun që kërkon. Kjo është shumë më e rëndësishme se vetë martesa. Martesa asht shumë e thjeshtë me u ba. Nuk duhet shumë. Mjafton të flasim llafe të bukura mes dy personash, të pëlqejmë njeri-tjetrin dhe mandej konseguenca (pasoja-B.Z.) është martesa. Por martesa ka problemet e veta, të mirat e veta, të këqijat e veta. Problemi është, për mendimin tem, kush e ban, të hedhë një hap për me e mbajtë në kam. Domethënë esenca, problem është ta çojmë martesën deri në fund jo ta bajmë… Deri dje (bashkëshorten-B.Z.) e doja shqiptare, por (tani mendoj se-B.Z.) nuk asht…element bazë i domosdoshëm absolutisht. Element i domosdoshëm asht për mu një njeri që të ketë një formim psikologjik, që i jep vendin e parë familjes. Absolutisht, kombësia nuk është…Në qoftë se do vijë shqiptare edhe ma mirë, në qoftë se do jetë shqiptare do ta ketë më të lehtë me komuniku me nanën teme nesër, por nuk është element i rëndësisë së veçantë absolutisht”.

157

Page 171: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti italian i Statistikave (ISTAT), në vitin 2008 janë realizuar 738 martesa mes djemve italianë dhe vajzave shqiptare, ose 4 për qind të martesave mes djemve italianë dhe vajzave me kombësi joitaliane. Në këto lloj martesash Shqipëria zë vendin e tetë, ndërkohë që vendet e para i zënë Rumania, Ukraina dhe Brazili. Nga i njëjti burim tregohet se në të njëjtin vit janë realizuar 569 martesa mes djemve shqiptarë dhe vajzave italiane, ose 9 për qind të martesave mes djemve me kombësi joitaliane dhe vajzave italiane. Në këto lloj martesash Shqipëria zë vendin e dytë pas Marokut (ISTAT, 2008:7, http://www.stranieriinitalia.it/news/istat8apr2010.pdf, cituar më 12.07.2013). Kështu studimi evidentoi se kriter për zgjedhjen martesore për emigrantët që u përfshinë në studim janë ngjashmëria kulturore dhe personaliteti i vetë partnerit/ partneres dhe se përkatësia kombëtare shihet në funksion të këtyre dy faktorëve. Të dhënat statistikore gjithashtu dëshmojnë një lloj “hapjeje” të mendësisë nga ana e emigrantëve shqiptarë për të zgjedhur bashkëshortë dhe bashkëshorte të kombësisë italiane, por sikurse ky studim nxori në pah, kjo më tepër se si strategji integrimi në vendin pritës lipset parë si pasojë e integrimit të emigrantëve shqiptarë në vendin pritës. 4.4. Përmasat e integrimit. Përvoja të familjes emigrante shqiptare në provincën e Sienës

4.4.1. Përmasa politike/ institucionale e integrimit

Përmasa politike/institucionale e integrimit të emigrantëve lidhet ngushtësisht me statusin juridik dhe rëndësinë e të qenurit shtetas i vendit pritës. Çështja e shtetësisë merr një rëndësi të veçantë për emigrantët, sidomos kur bëhet fjalë për një projekt emigrues që po shkon drejt një konsolidimi. Studime të ndryshme kanë treguar se statusi juridik i emigrantëve ndikon në nivelin e tyre të integrimit dhe anasjelltas. Studimi “Integrometër 2008/ 2009” nxori në pah se emigrantët që ndjekin rregullat ligjore për t’u pajisur me dokumente qëndrimi në vendin pritës, përgjithësisht kanë një nivel më të lartë të integrimit në krahasim me ata që ndjekin forma joligjore. Çështja e shtetësisë italiane çmohet gjithnjë e më shumë për emigrantët sepse lidhet me perceptimin e një projekti afatgjatë të tyre në vendin pritës dhe ndikon për rrjedhojë edhe në statusin juridik të fëmijëve të tyre (Berti, F.; Valzania, A., 2010:129).

158

Page 172: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në këtë kontekst, përmasa institucionale e integrimit të emigrantëve në vendin pritës, lipset parë në raport me gjendjen familjare të emigrantit dhe me projektin e tij emigrues. Marrja e shtetësisë e pajis emigrantin me një sërë të drejtash, duke i krijuar kështu hapësira integrimi në vendin pritës. Të jesh i pajisur me një leje qëndrimi afatgjatë do të thotë të kesh mundësi të programosh, të paktën për disa vite jetën tënde, dhe atë të familjes në të cilën bën pjesë, të zgjedhësh të rrish në atë vend pritës. Çështja e shtetësisë në kuptimin pozitiv (ligjor) shihet si një rrugë shpëtimi nga këto pasiguri dhe pështjellime psikologjike që krijon pajisja me dokumente qëndrimi afatshkurtër. Sipas sociologut bashkëkohor Zyhdi Dervishi marrja e nënshtetësisë italiane, është kyçi kryesor për zgjidhjen e të gjithë problemeve aq të ndërlikuara të mbijetesës, të përparimit e sidomos të integrimit të emigrantëve në rrjedhën e zhvillimeve të shoqërisë italiane (Dervishi, Z., 2003:233). Më poshtë do të shqyrtohen qëndrime të emigrantëve që janë përfshirë në këtë studim në lidhje me rëndësinë e të qenurit shtetas i vendit pritës. 4.4.1.1. Shtetësia italiane dhe sfidat e integrimit institucional Qëndrimet e emigrantëve që u përfshinë në këtë studim ndahen në dy grupe. Në grupin e parë, që përbën pjesën më të madhe të emigrantëve të intervistuar bëjnë pjesë ata që, gjatë intervistimit, janë shprehur se dëshirojnë të marrin shtetësinë italiane. Në grupin e dytë bëjnë pjesë ata emigrantë, të cilët nuk janë shprehur entuziastë për marrjen e shtetësisë italiane. Nga qëndrimet e emigrantëve të grupit të parë, vihet re dukshëm se kjo dëshirë e tyrja lidhet më shumë me interesa pragmatiste dhe jo me të ndjerit qytetar i shoqërisë pritëse. Më poshtë janë paraqitur disa perceptime të emigrantëve që u shprehën pozitivisht në lidhje me rëndësinë që ka për ta statusi i shtetasit italian. Nga informacionet e mbledhura dolën në pah arsyet e mëposhtme në lidhje me rëndësinë e të paturit të shtetësisë italiane, ose të sigurimit të dokumenteve të qëndrimit afatgjatë në Itali:

159

Page 173: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

a) Evitimi i procedurave burokratike që kërkon rinovimi i vazhdueshëm i lejeve të qëndrimit

Gjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve, emigrantët nxirrnin në pah shqetësimin për procedurat burokratike të tejzgjatura për rinovimin e dokumenteve të qëndrimit, prandaj ata që kishin dokumente qëndrimi afatgjatë e shihnin veten të çliruar nga kjo “barrë” munduese. Të tjerët pohonin me shqetësim se procedurat burokratike për rinovimin e dokumenteve, ia vështirësonin jetesën në emigrim. Emigrantët që kishin një përvojë relativisht të gjatë kohore në emigrim, përpiqeshin të krahasonin ndryshimin e këtyre procedurave në kohë. Ja si u shpreh B. RR., një i ri 25 vjeç nga Durrësi, i cili në momentin e intrevistimit kishte rreth 7 vjet që jetonte në Siena:

“Rinovimi i dokumenteve gjatë tre viteve të fundit është lehtësuar goxha, sepse deri para 2-3 vitesh ty të takonte të shkoje që në 5 të mëngjesit në kuesturë, të mbaje radhën deri në...Të shkosh në qershor-korrik e kishe mirë se ishte kohë e mirë, por të shkosh në dhjetor në 5 të mëngjesit në tërë atë të ftohtë, është kulmi”.

Nga të dhënat e mbledhura vihet re se të intervistuarit janë të ndjeshëm kundrejt nivelit të informalitetit në sigurimin e dokumenteve të qëndrimit. Disa prej të intervistuarve e shohin këtë informalitet, si të thuash, me syze të errëta. Sipas tyre, niveli i lartë i informalitetit lë shteg për abuzime dhe kërkon energji dhe para shtesë për t’iu drejtuar shërbimeve të tjera për të zgjidhur problemin e krijuar. G.K., 34 vjeç, që jetonte në një fshat në komunën Murlo shprehet si më poshtë:

“Tek kuestura, që asht nji institucion shtetnor, njerëzit duhet të trajtohen në mënyrë të barabartë dhe të rregullt pa diskriminim. Unë bana kërkesën për “carta di soggiorno” dhe normalisht kisha të gjitha të drejtat për ta marrë. Ata gjetën një motiv për t’u ankuar dhe ma refuzuan. Unë kontaktova një avokat. I shpjegova situatën e më tha: “Të shohim ç’mund të bëjmë”. Mori telefonin, i ra një nëpunësi të kuesturës e pasi mue më kishin çu refuzimin në shtëpi, pra praktika ishte e hedhur, punonjësi i kuesturës tha: “Eja këto ditë ta shohim.” Avokati shkoi e më tha që pas disa ditësh do të vijë letra me marrë kartën e soggiornos. A është normale?”.

160

Page 174: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Disa të tjerë e shohin nivelin e informalitetit dhe të fleksibilitetit në procedurën e sigurimit të rinovimit të lejeve të qëndrimit me një sy më pozitiv. Pavarësisht të tjerave, edhe në kontekstin sienez njohja dhe miqësia me dikë që punon në këtë sektor shërbimi, krijon lehtësira për shmangien e disa procedurave burokratike. Ja çfarë pohon B.RR., një i ri, 25 vjeç nga Durrësi, i cili ka rreth 7 vjet që jeton në Siena:

“Për ne, unë flas për studentët, nuk sjellin pengesa për rinovim. Procedura kërkon rinovim një herë në vit të dokumenteve dhe brenda këtij viti duhet të kesh dhënë nga 2 deri në 3 provime. Mua, për shembull, më ka qëlluar që në një vit të kem dhënë vetëm një provim dhe personalisht nuk më kanë bërë probleme, absolutisht. Janë treguar tolerantë, sepse ata, siç themi ne në Shqipëri, dinë ku kapen. Unë personalisht këto vitet e fundit nuk jam duke e parë më (rinovimin e leje qëndrimit- B.Z) si angari sepse, ngaqë njoh një person italian, që punon në kuesturë, që vjen e ha këtu (tek restoranti ku punoj- B.Z.) edhe ky nuk më thotë ndonjëherë “hajde në orar fiks”, sepse ke një orar fiks kur të lënë takimin, por më thotë “hajde kur të duash, kur të mundesh” edhe nuk është se e kam patur shumë problem. Ose kur është gati dokumenti ai më merr në telefon, më thotë “hajde merre” dhe unë shkoj ta marr. Nuk është se duhet të shkoj ta marr direkt nesër. Mund të shkoj kur të kem kohë, kur të më bjerë rruga andej”.

Krijimi i marrëdhënieve dinamike me vendasit duket se është një prirje që emigrantët shqiptarë parapëlqejnë ta përqafojnë. Miqësia me vendasit dhe respektimi i normave kulturore që kjo marrëdhënie dikton mund të jetë madje edhe më i fortë se respektimi i normave ligjore, sepse normat kulturore shpesh rregullojnë aspekte të bashkëveprimeve mes anëtarëve të kulturave, për të cilat, në mjaft raste normat ligjore nuk ekzistojnë (Dervishi, Z., 2008:21).

b) Krijimi i mundësive për lëvizje dhe punësim në vendet e Komunitetit Europian Disa emigrantë e shohin pajisjen me pasaportë italiane si mundësi për lëvizje të pakufizuara në vendet e BE-së e si një mundësi punësimi në këto vende. Ja si shprehet G.K., një emigrant 34 vjeç, i cili ka rreth 14 vjet që jeton në Itali:

161

Page 175: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Unë kam kartë soggiorno (leje qëndrimi-B.Z). Do të doja të merrja shtetësinë italiane vetëm për efekt lëvizjeje të lirë në botë, për asnjë lloj efekti tjetër… Të shkoj e të punoj nga të dua, pra vetëm për interesa ekonomike personale, jo për diçka tjetër. Nuk lidhet dëshira për të marrë shtetësinë me ndonjë ndjenjë…jo jo absolutisht” .

Dh. S., një emigrant 39 vjeç, sipërmarrës i dy restoranteve në Siena, i cili ka rreth 20 vjet që jeton në Itali, gjatë intervistës shprehet si më poshtë:

“Lindi nevoja për pasaportë italiane nga udhëtimet, sepse kam qenë një person që 2 herë në vit kam lëvizur kështu që …pasaporta kishte vlerë. Sot e kësaj dite nuk je në gjendje të përgatisësh udhëtimet, të përgatisësh pushimet, të paktën me punën që bëj unë nuk jam në gjendje, kështu që pasaporta italiane është ..më e favorshme se ajo shqiptare”.

Siç dihet, që nga 15 Dhjetor 2010, çdokush që është i pajisur me pasaportë shqiptare përfiton edhe një qarkullim të lirë pa viza në vendet e zonës Schengen, por kohëzgjatja e qëndrimit në këto vende është e kufizuar në tre muaj dhe punësimi nuk është i lejueshëm. Pajisja me një pasaportë italiane duket se u jep të tjera mundësi emigrantëve për të qëndruar më gjatë në vendet e Schengen-it dhe i pajis ata edhe me të drejtën për t’u punësuar në këto vende. Në këtë kontekst pasja e një pasaporte italiane përbën një dritare ku hyjnë “rreze shprese dhe mundësish” për emigrantët shqiptarë.

c) Krijimi i më shumë hapësirave për punësim si profesionist dhe veçanërisht në sektorin publik

Një pjesë e emigrantëve i shohin sfidat e integrimit në vendin pritës të lidhura ngushtësisht me arritjet profesionale. E.D., 53 vjeçe, emigrante shqiptare, sot nënshtetase italiane, ka mbi 20 vjet që jeton në Siena e tregon si më poshtë sfidat e integrimit në këtë drejtim.

“Unë në atë periudhë bëja mësim privatisht anglisht dhe mamaja e kësaj vajzës, që unë i bëja kurse private, më tha të shkoja të kërkoja të jepja mësim. Mua më dukej ëndërr, diçka e parealizueshme … isha në ato lëkundjet do të rri, do iki, do rri, do iki. E shihja shumë të errët (të

162

Page 176: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ardhmen-B.Z.). Kisha një vit, (që kisha shkuar në Itali-B.Z.). “Do shkosh,- më tha.- Unë njoh njërin në CCL që është në degën e arsimit. Do shkosh tek ai, thuaji vij nga filania. Ok? Va bene? ( në rregull?- B.Z.)” (Më tha- B.Z.)një herë, dy herë, pastaj alla fine ( në fund- B.Z.) thashë: Më tepër po i jap një kënaqësi Analisës që ishte profesoreshë matematike, sesa vetes”, se mua më dukej si diçka e pa-arritshme all’ epoca ( në atë kohë-B.Z.). Shkoj e takoj atë personin…(I them-B.Z.) “Jam filania, vij nga filania. Kisha nevojë për disa informacione nuk e di nëse mund të më thoni… Kisha dëshirë, jam e interesuar të bëj këtë… Çfarë mund të bëj?” E vetmja gjë që më mungonte all’epoca (në atë kohë- B.Z.) ishte citadinanza (shtetësia- B.Z.) , ecco la prima cosa, in queste circostanze ti senti senza ali, senza niente…( Ja gjëja e parë. Në ato momente ndihesh pa krahë, pa asgjë- B.Z.)”.

D.LL., një djalë 28 vjeç, gjatë intervistës shpjegon se fillimisht emigrantët janë të interesuar të përmbushin nevoja bazike dhe dëshira për të patur një pasaportë italiane lind me kalimin e kohës. Për këtë arsye, jo në pak raste nënvlerësohen disa çështje, të cilat më vonë marrin rëndësi të veçantë. Ja si e argumenton D.LL. rëndësinë e marrjes së shtetësisë italiane:

“Unë kam dokumente pune. Kam kartë soggiorno (qëndrimi- B.Z.) nga ajo pa limit. Nuk skadon, vetëm rinovohet një herë në 10 vjet. Pasaporta italiane ka disa rekuiziti (kërkesa-B.Z), domethënë duhet të kesh 10 vjet rezidencë. Unë që prej 10 vjetësh jetoj në Siena, por rezidencë kam 6 vjet. Nuk na tha askush kur erdhëm, kështu që janë vite të hedhura ato katër vitet e para. Duhet të bëja kërkesën në komunë që të figuroja si rezident në Siena. Nga ana politike e nga ana ekonomike nuk është se po kalojmë një periudhe të bukur, por për mendimin tim (ligjet- B.Z) nuk do i ndryshojnë, edhe pas katër vjetësh njësoj do jetë. Do pres edhe këto katër vjet e do bëj kërkesën. Edhe pasaporta nuk është se…se edhe me kartën e soggiorno-s (qëndrimit- B.Z.), sikurse edhe me pasaportën nuk është se kam nevojë të shkoj çdo vit në kuesturë. Për të gjetur punë për atë që ke studiuar po, pasaporta italiane hyn në punë. Në të gjithë konkurset që i bëjnë në komunë kërkohen njerëz që janë komunitarë ose italianë përndryshe, edhe po të kesh laurën (diplomën universitare- B.Z), ti nuk pranohesh. Këtë e kemi hasur në të gjitha bandot (konkurset- B.Z) që nxjerr komuna dhe shteti.

163

Page 177: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Kërkesa e parë, s’ka nevojë që të lexosh të tjerat, është të jesh italian ose komunitar. Për këtë gjë pasaporta mund të hapë rrugët për të gjetur punë në degën që ke studiuar ”.

Një ide të ngjashme e mbështesin edhe emigrantë të tjerë. Sipas tyre pasja e shtetësisë italiane, më tepër se me pasaportë fizike, të pajis me një “pasaportë të drejtash” për të jetuar në mënyrë më dinjitoze në vendin pritës. Ja si shprehet B.P, 59 vjeçe, e cila ka mbi 20 vjet që jeton në Siena:

“Politika e shtetit është që t’u japë përparësi italianëve. Ke të drejtë të marrësh pjesë në konkurset publike për vendet e punës”.

Pavarësisht se në ditët tona, sidomos në shoqëritë perëndimore është bërë mjaft punë për zbutjen e diskriminimit institucional, edhe në vendet demokratike më të zhvilluara ende janë vepruese forma të ndryshme paragjykimesh dhe diskriminimesh. Sipas sociologut bashkëkohor Zyhdi Dervishi kjo ndodh për tre arsye kryesore: së pari, sepse ligjet kundër diskriminimit nuk mund të orientohen në mënyrë vepruese; së dyti, sepse ndryshimet në mendësitë dhe modelet e sjelljes së njerëzve janë shumë të ngadalta; së treti, sepse vetë individët që u përkasin racave, grupeve etnike ose kombësive të ndryshme nga shumica vendase e kanë vështirë t’i kapërcejnë shpejt pasojat e shumanshme të diskriminimit për periudha kohore të gjata. Vetë ata lipset të çlirohen nga paragjykimet nënvlerësuese për grupin e tyre, që ia kanë diktuar të tjerët (Dervishi, Z, 2008:55-56).

d) Krijimi i më shumë hapësirave për ushtrimin e të drejtave politike

Gjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve, disa emigrantë kanë theksuar idenë se mospasja e shtetësisë italiane i pengon ata të marrin pjesë si votues në zgjedhje lokale e kombëtare si dhe të zgjidhen si përfaqësues të një kategorie të caktuar shoqërore në listat e kandidatëve në zgjedhje lokale e kombëtare. Sipas tyre, privimi nga kjo e drejtë është tregues i një mosintegrimi të suksesshëm politik në vendin pritës, vend në të cilin një emigrant mund të ketë kaluar çerekun e jetës së tij. Gjatë një fokus-grupi M.P., 45 vjeç nga Vlora pohon:

“Ne këtyre u dukemi vetëm numra. Këta politikanët nuk është se kanë interes për ne, se ne nuk u japim votë, vetëm ata që kanë citadinanzën

164

Page 178: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

(shtetësinë- B.Z.) votojnë...Shkurt muhabeti ne na duhet kohë që të ndihemi mirë këtu...”.

Lipset theksuar se kohët e fundit vihet re një gjallërim i shoqërisë civile të emigrantëve shqiptarë në Itali për të patur përfaqësues të tyre në parlamentin italian. Është domethënëse përpjekja që mjaft shoqata emigrantësh shqiptarë bënë për të mbështetur Ismail Ademin, përfaqësues i emigrantëve në Partinë Demokratike të Arezzos, për t’u përfshirë si kandidat në listat e kësaj partie në rajonin e Toskanës, në zgjedhjet kombëtare të 24-25 shkurtit 2013 në Itali (http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/35-te-jetosh-ne-itali/3926-italiane-te-rinj-ne-listat-zgjedhore-pd-mbetet-jashte-ismail-ademi.html, cituar më 18.08.2013). Sipas teorisë institucionaliste (shih kapitullin II) lindja dhe/ose transformimi i institucioneve në emigrim thjeshtëson përshtatjen e emigrantëve në vendin pritës. Dëshira për t’u përfaqësuar në strukturat qeverisëse të një vendi, mbi të gjitha, është tregues i një konsolidimi të komunitetit shqiptar në Itali dhe i gjetjes së formave civile për t’u integruar në të gjitha përmasat në mënyrë dinjitoze në jetën e një vendi.

e) Krijimi i më shumë hapësirave për ushtrimin e profesioneve të lira

Mjaft emigrantë që u përfshinë në studim, gjithashtu tregojnë se shtetësia italiane përbën për ta një lloj “pasaporte” që të hap dyert për të ushtruar profesione të lira si: avokat, mjek, ekspert kontabël, e të tjera, profesione këto, të cilat, përveç të ardhurave të mira ekonomike, të pajisin edhe me një status të privilegjuar shoqëror. Ja çfarë pohon D.R., 29 vjeç gjatë intervistës:

“E vështirë shumë është për të rinjtë që mbarojnë shkollat këndej. Ti avokatin s’e bën dot, kontabilistin jo, klinikë dentare, apo farmaci nuk hap dot, po s’pate citadinazë (shtetësi-B.Z.) italiane... Dhe vetë italianët e kanë të vështirë me pas liçencë në këto aktivitete, po comunque (sidoqoftë- B.Z.) një emigrant sado i zoti qoftë, është i limitum (i kufizuar-B.Z.) nga citadinanza (mungesa e shtetësisë-B.Z.)”.

Në këtë këndvështrim, sipas emigrantëve që u përfshinë në studim, mospasja e shtetësisë italiane kufizon hapësirat integruese ekonomike dhe shoqërore për emigrantët në Itali.

165

Page 179: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

f) Ndihmesa në pajisjen me shtetësi të fëmijëve të emigrantëve si dhe e hapësirave për pajisjen e të afërmve me leje qëndrimi në Itali

Për disa emigrantë të tjerë shtetësia italiane konsiderohet edhe si një hallkë e mirë e një zinxhiri që favorizon pajisjen me dokumente edhe të familjarëve, ose të të afërmve të tjerë. B.RR., një i ri 25 vjeç nga Durrësi, tregon për prindërit e tij:

“Prindërve ua ka bërë motra (bashkimin familjar-B.Z.), sepse motra ka shtetësi italiane. Unë madje dje isha në kuesturë sepse kanë ardhur dhe ato të shtëpisë dhe jam duke u bërë dhe atyre rinovimin e dokumenteve...”.

Sikurse u diskutua edhe në kapitullin II, teoria e rrjeteve e shpjegon në mënyrë të qartë dukurinë e mësipërme. Sipas kësaj teorie individët konsiderohen aktorë, që marrin pjesë në sistemet shoqërore ku janë të përfshirë edhe aktorë të tjerë, të cilët në mënyra të ndryshme kushtëzojnë vendimet e tyre (shih kapitullin II). Në këtë mënyrë mekanizmat e përdorur nga familjarët për të realizuar bashkimin familjar me pjesëtarë të tjerë familjes së tyre përkojnë edhe me mekanizmat e ndërtuara nga ligji. Pasja e shtetësisë italiane nga njëri prej pjesëtarëve të familjes përbën burim mundësie për sigurimin e lejeqëndrimit në Itali të familjarëve të tjerë. Grupi i dytë i emigrantëve nuk u shpreh shumë entuziast për marrjen e shtetësisë italiane. Karta pa kufizime e qëndrimit, sipas tyre, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga shtetësia. Disa prej tyre mendojnë se të qenurit ose jo shtetas italian, nuk të pajis me më shumë hapësira punësimi dhe përfitime të tjera pragmatiste. Ja si shprehet E.N., një emigrante 33 vjeçe, që ka rreth 15 vjet që jeton në Itali:

“Unë nuk kam shtetësi italiane, vetëm burri me çunin. Në qoftë se bëj kërkesën, pas 6 muajve ma japin (shtetësinë-B.Z), por me thënë të drejtën nuk është se… ngaqë kam atë kartën e përhershme, hy dhe dal sa herë të dua nga Italia e nuk e kam të domosdoshme. Edhe shërbimet shëndetësore falas i përfitoj edhe tani që kam kartën. Nuk ka ndonjë diferencë, edhe ato që kanë një permesso (lejeqëndrim-B.Z.) të thjeshtë, i kanë të gjitha të drejtat për shërbimet shëndetësore. Edhe nëse dua të lëviz, unë shkoj te ambasada, për shembull nëse do iki në Egjipt, që

166

Page 180: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

nuk bën pjesë në komunitetin europian, brenda pak kohësh ma japin vizën”.

Gjithashtu, sipas disa emigrantëve, të paturit e shtetësisë italiane nuk ndryshon as qëndrimin që kanë vendasit për emigrantët. Sipas tyre procesi i stigmatizimit të vendasve për të huajt, e ndjek emigrantin pavarësisht nga shtetësia. DH. S., një emigrant 39 vjeç nga Kavaja, i cili ka rreth 20 vjet që jeton në Itali, gjatë intervistës pohon:

“Në fillim u bë shkak një kushëri që punonte këtu. Unë kisha ca probleme me dokumentet, se nuk arrija t’i bëja, histori shumë e gjatë kjo… I rinovova në vitin 1996. Pagova rreth 3 milion lireta taksa që duhet të paguaje atëherë, pastaj në ’99-tën fillova të punoj këtu tek ky restoranti fillimisht si kamarier pastaj si drejtor, për gati 3 vjet. Por unë mendoj se çfarëdolloj arritje që të bësh; mund të jesh doktor, të jesh restaurues, të jesh.. nuk e di unë çfarë, gjithmonë shqiptar do mbetesh. Edhe pse unë kam pasaportë italiane, gjithnjë shqiptar mbetem”.

Gjatë një bisede të lirë F.D., 57 vjeç, tregon një ngjarje nga përvoja e tij në emigrim: “Po udhëtoja me makinë në një orë të vonë të natës. Më ndalon policia. Në fakt ishte thjesht një kontroll rutinë. Më thotë ai (polici-B.Z.) mua “Dokumentat!”, dhe unë i jap lejen e qarkullimit dhe patentën. Pasi i shikon këto, më kërkon edhe kartën e identitetit. Më pas më kërkon edhe kartën ose permesso-n e soggiorno-s (lejeqëndrimin- B.Z.), sepse pa emrin dhe vendlindjen time. E unë i them: “Pse duhet t’i kem? Ju i keni?” “Jo.- më tha”. “Atëherë pse unë duhet t’i kem? A nuk e shikoni citadinanzën (shtetësinë-B.Z.) që e kam italiane?...”.

Një situatë e ngjashme paraqitet edhe nga emigrantë të tjerë.T.B., duke treguar kartën italiane të identitetit, thekson faktin që ka shtetësi italiane duke evidentuar ndryshimin e përcaktuar në kartën e tij “CIITA” dhe një karte identiteti të një personi që nuk ka shtetësi italiane. Megjithatë T.B. thekson faktin se, pavarësisht se ka këtë dokument, ai ka 3 vjet pa punë dhe ndjen vështirësi në gjetjen e një pune.

167

Page 181: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Një qëndrim i tillë i vendasve kundrejt emigrantëve në përgjithësi, dhe emigrantëve shqiptarë në veçanti, mund të shpjegohet nga disa autorë të trajtuar në kapitullin II. Sipas Simmel-it, ideja e të huajit lidhet me atë të endacakut dhe afërsia që ai krijon mbetet gjithmonë një afërsi fiktive dhe e largët në sytë e vendasve (Simmel,G.,1998: 580). Nga ana tjetër Robert Michels paraqet një ide tepër interesante në lidhje me këtë kontekst. Sipas tij përkatësia reale ndryshon nga përkatësia formale (Shih: Merico, F., 2008:36-37). Njohja e qytetarisë, e cila nuk duket të ndikojë shumë në perceptimin që vendasit kanë për emigrantët në kontekstin italian në përgjithësi dhe atë sienez në veçanti, bën që emigranti të vazhdojë të ndihet i juaj, pikërisht nga qëndrimi që vendasit mbajnë kundrejt tij. Ideja e Elias-it sipas së cilit mënjanimi rrjedh nga përvijimi që krijohet ndërmjet dy grupeve sociale të ndërvarur: njëri i integruar dhe i rrënjosur, ndërsa tjetri në pozicion dytësor në raportet e pushtetit (Po aty: 43-44), duket se shpjegon vazhdimin e paragjykimeve të emigrantëve nga vendasit, edhe pse ata janë të pajisur me shtetësi italiane. Gjithashtu emigrantët mund të konsiderohen edhe “të jashtëm”, të cilët sipas Robert Merton nuk kanë një status të lindur (Po aty: 46-47) dhe për rrjedhojë nuk mund të bëjnë pjesë në grupin e “të brendshmëve”, italianëve ose sienezëve. Të tjerë emigrantë theksojnë se dallimi mes asaj që ke ose nuk ke shtetësinë italiane për një emigrant është tepër i vogël. A.P., i cili ka rreth 20 vjet në Siena, paraqet perceptimin e tij si më poshtë:

“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh mes të qenurit ose jo qytetar italian. Absolutisht, nuk ndryshon gjë, vetëm puna në shtet nuk lejohet kur s’je qytetar, por për punët tjera nuk ke asnjëfarë ndryshimi”.

Në vitin 2012 numëroheshin 40.223 emigrantë shqiptarë me shtetësi italiane. Nga këto, vetëm gjatë këtij viti, morën shtetësinë italiane 5.628 shqiptarë, ose 14 për qind e numrit të përgjithshëm të shtetësive të marra (Husha, A., http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/35-te-jetosh-ne-itali/4106-lintegrazione-degli-albanesi-in-italia.html, cituar më 03.09.2013). Mungesa e disa të drejtave për emigrantët shqiptarë joshtetas italianë ka bërë që mjaft prej tyre të shprehin parapëlqim për marrjen e shtetësisë italiane, sepse pa të ndihen ende të huaj në një shoqëri ku mund të kenë kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tyre.

168

Page 182: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

4.4.2. Përmasa ekonomike e integrimit

Sipas paradigmës neoklasike të ekonomisë, migrimet përcaktohen nga ekzistenca e niveleve të ndryshme të kërkesës dhe ofertës mes vendeve të ndryshme që tërheqin ose jo forcën punëtore. Presioni migrues drejt vendeve më të pasura krijohet nga elementi ekonomik, si më i rëndësishmi ndër të gjithë faktorët që nxisin migrimin, e veçanërisht emigrimin në kontekstin ndërkombëtar. Kështu, ky element, kthehet në një përmasë të vërtetë domethënëse për integrimin e emigrantëve në vendin pritës dhe për këtë arsye është përcaktuar në këtë studim si përmasë integrimi. Përmasa ekonomike e integrimit të emigrantëve në një vend pritës ndikohet nga puna që ky emigrant kryen në këtë vend. Puna përbën një gjendje bazike, parësore për një proces integrimi, sepse e bën emigrantin pjesë të sistemit ekonomik, shoqëror, kulturor dhe institucional të vendit pritës, megjithatë integrimi ekonomik nuk është garanci dhe as kusht për përmasat e tjera të integrimit. Në rastin italian, për shembull komuniteti kinez, mjaft mirë i integruar ekonomikisht në Itali, nuk paraqet nivele të larta të integrimit kulturor e shoqëror (Cesareo, V.; Blangiardo, G. C., 2009:87). Sipas studiuesit Rando Devole emigrantët shqiptarë i përshtaten tregut vendas të punës dhe pjesa dërrmuese e tyre bëjnë punë që nuk kanë të bëjnë aspak me aspiratat e tyre. Rrallëherë puna zgjidhet nga emigranti, ajo gjendet e madje me shumë vështirësi. Por, sipas këtij studiuesi, puna është pjesë përbërëse e dinjitetit dhe personalitetit të njeriut, është vendi ku njeriu kërkon të realizojë dimensionin e vet personal dhe njerëzor, prandaj lipset konsideruar si vendi ku fillon integrimi (Devole, R., 2008:148). Megjithatë studimi “Integrometër 2008/2009” nxori në pah se puna thjeshtëson procesin e integrimit, por nuk e zgjidh e vetme problematikën. Të kesh një punë, nuk do të thotë të jesh i integruar (Berti, F.; Vazania, A., 2010:99-100). Bisedat e lira, intervistat dhe fokus-grupet me emigrantët në provincën e Sienës paraqesin të dhëna që dëshmojnë për një shkallë të lartë të integrimit ekonomik të shqiptarëve në këtë provincë. Le të shohim më poshtë një pasqyrë të punësimit të emigrantëve shqiptarë në Siena, duke u mbështetur në të dhënat e përftuara nga ky studim.

169

Page 183: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

4.4.2.1. Pasqyra e punësimit të emigrantëve shqiptarë në Siena

4.4.2.1.1. Punësimi, një faktor i rëndësishëm i integrimit ekonomik të emigrantëve

Marrëdhënia emigrim-punësim në rajonin e Toskanës karakterizohet nga tre modele të natyrës makro: modeli i industrisë të shpërndarë, me kërkesën tipike të punës, plotësuese ose zëvendësuese të forcës autoktone të punës; modeli i ekonomive metropolitane, ku bëjnë pjesë veprimtaritë tretësore dhe ato që lidhen me sferën e punëve të kujdesit/shërbimit; modeli i aktiviteteve stinore, kryesisht të lidhura me zonat turistike, agrikulturore që kanë nevojë për punë vetëm gjatë periudhave të caktuara të vitit (Ambrosini, M., 2005:78). Në librin e tij “Ura mbi det. Emigracioni shqiptar në Itali”, studiuesi Rando Devole, duke iu referuar të dhënave të marra nga Instituti Italian i Sigurimeve Shoqërore (INPS) në vitin 2002, tregon se rajoni i Toskanës është në krye të listës së të gjitha rajoneve italiane për nga numri i emigrantëve shqiptarë të punësuar në bujqësi, madje Toskana është krahina ku gjenden më shumë shqiptarë të punësuar me kohë të papërcaktuar (Devole, R., 2008:150-52). Sipas këtij autori, llojet e punës që kryejnë emigrantët shqiptarë në Itali, varen në radhë të parë nga ofertat e tregut krahinor të punës (Po aty:146). Të dhënat e mbledhura nga bisedat e lira, intervistat e drejtpërdrejta dhe fokus-grupet, nxorën në pah se emigrantët shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës punojnë në të tre modelet e përshkruara më sipër nga sociologu bashkëkohor Maurizio Ambrosini. Emigrantët që u përfshinë në studim kanë pohuar se më së shumti janë të punësuar në sektorët e mëposhtëm:

(a) Sektori i kujdesit dhe shërbimeve Në këtë sektor përfshihen: shërbimet e asistencës shtëpiake, shërbime për të moshuarit, shitje, bar-restorante, hoteleri-turizëm, deri tek shërbimet e marketingut në agjenci reklamash, përkthime, si dhe shërbime publike në zyra punësimi e të tjera. Pjesa më e madhe e emigrantëve të këtij grupi ishin të rinj të moshës 25-35 vjeçare, kryesisht femra, por edhe meshkuj, beqarë, të martuar, të fejuar ose persona që bashkëjetonin. Në sektorin e shërbimeve publike u vu re se ishin të punësuar kryesisht

170

Page 184: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrantë, përvoja migruese e të cilëve ishte maturuar, kishin marrë shtetësi italiane dhe ishin përfshirë në një proces mobiliteti social ngjitës në shkallët e shoqërisë italiane. E.B., studente pasuniversitare në degën Ekonomi-Financë, 25 vjeçe nga Tirana, gjatë intervistës pohon se, përveç ndjekjes së studimeve, gjatë qëndrimit të saj në Siena, i është dashur të punojë vazhdimisht, kryesisht në sektorin e shërbimeve:

“Kam punuar si kamariere, banakiere, nëpër panaire, në supermarket edhe nuk jam ndjerë kurrë e nënvlerësuar. Këtu puna nuk është turp, përkundrazi”.

E.N. një emigrante nga Durrësi, 33 vjeçe me arsim të mesëm, që në momentin e intervistimit jetonte në Montepulciano, gjatë intervistës flet për përvojën e punësimit, kryesisht në sektorin e shërbimeve.

“Mbas një muaji (pasi shkova në Itali-B.Z.) fillova direkt punë. Shkova në një restorant, punoja kamariere ... Pastaj nga një restorant shkova në një vend tjetër, gjithmonë në një provincë të Sienës që quhet Pienza, dhe ngaqë ishte pak larg punova atje nja 3-4 vjet …Pastaj punova në Montepulciano në një restorant tjetër”.

T.B., 52 vjeç nga Shkodra, që ka rreth 20 vite që jeton në Itali, teksa flet për përvojën e tij dhe të familjes së tij në emigrim, tregon se, sikurse shumë gra dhe vajza shqiptare dhe të tjera të ekstrakomunitare në Itali, edhe gruaja e tij është e punësuar në sektorin e shërbimeve:

“Nusja punon ... në salla operatoria (sallë operacionesh në spital-B.Z.). Mirëmban 4 salla operatore me një kolege polake... nuk ka punë fikse por part-time. Vetëm 4 orë ose 4 orë e gjysmë në ditë. Edhe pastrojnë mbasi bajnë… intervento (operacion-B.Z.). Edhe këto i pastrojnë e i sistemojnë edhe fanno disinfestazione (bëjnë disinfektimin-B.Z.), si i thonë këta, që duhet me i përgatit për giorno successivo, si i thonë për ditën e nesërme”.

E.B., 32 vjeçe nga Durrësi, e cila ka rreth 8 vjet që jeton në Itali, gjithashtu tregon se është e punësuar në një agjenci reklamash, sektor ky që po zhvillohet gjithnjë e më shumë së fundmi.

171

Page 185: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Punoj në një agjenci reklamash, ku merrem me organizimin e punës dhe raportin me klientin. Të ardhurat e mia janë mesatare dhe në të njëjtin nivel me kolegët e mi italianë”.

D.RR., një emigrante nga Durrësi, 35 vjeç e martuar dhe nënë e dy fëmijëve, gjatë intervistës përshkruan sfidat që i janë dashur të kapërcejë për t’u integruar suksesshëm në shoqërinë italiane. Ndër të tjera, ajo tregon për punësimin e saj.

“Punoj si përkthyese dhe sekretare në marrëdhëniet me jashtë në një firmë farmaceutike ose, më shumë se farmaceutike, është një firmë që merret me pajisjet e spitaleve”.

Nga ky studim doli në pah se, pavarësisht se në sektorin e shërbimeve janë të punësuara më së shumti emigrantet vajza dhe gra, edhe emigrantët meshkuj nuk mungojnë. Kryesisht këta të fundit janë të punësuar në shërbimet që lidhen me baret e restorantet si dhe hotelerinë e turizmin në provincën e Sienës. Ja si shprehet M.D., një emigrant 28 vjeç nga Elbasani, i martuar me një vajzë shqiptare.

“Aktualisht punoj si përgjegjës i një prej ristoranteve McDonalds në Firenze dhe njëkohësisht jam duke bërë dhe specializimin dyvjeçar në Progettazione dei Servizi Turistici (Projektim i shërbimeve turistike- B.Z.) në universitetin e Firences”.

Shërbimet përbëjnë sektorin më të rëndësishëm të ekonomisë në Itali. Në vitin 2008, rreth 67 për qind e popullsisë ishte e punësuar në këtë sektor (http://www.comufficio.it/site/comufficio_webprofessional_it/Sintesi_Congiunturale.pdf, cituar më 18.08.2013). Për shkak të shtrirjes që ka ky sektor në shoqërinë italiane në përgjithësi e në shoqërinë sieneze në veçanti, emigrantët shqiptarë kanë mundur të gjejnë hapësira punësimi dhe mundësi për t’u integruar ekonomikisht në këtë shoqëri.

(b) Sektori i ndërtimit dhe restaurimit

Sipas Institutit italian të statistikave (ISTAT) në vitin 2006, rreth 17 për qind e të huajve të punësuar në Itali, punonin në sektorin e ndërtimit. Nga këta 16 për qind

172

Page 186: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ishin të punësuar, ndërsa 1 për qind e emigrantëve kanë veprimtari të pavarur sipërmarrëse në këtë sektor (IRES, 2007:9). Provinca e Sienës, karakterizohet nga dy modele veprimtarish ndërtuese: (a) modeli që fokusohet tek ndërtimet e reja dhe (b) ai që mbështetet në restaurimin e ndërtesave të vjetra. Sektori i ndërtimit ka tërhequr gjithmonë emigrantë për shkak të natyrës së tij 5P(Shih: Ricucci, 2011 në kapitullin II). Sidomos në fillim të përvojës së tyre emigruese, por edhe në një periudhë krize, si kjo që nisi në vitin 2008, emigrantët kanë rritur gatishmërinë për të punuar në këtë sektor, në pamundësi për të gjetur punë në sektorë më prestigjiozë. Grupi i emigrantëve që punonin në sektorin e ndërtimit, të identifikuar në këtë studim, përbëhej nga meshkuj, beqarë e të martuar, kryesisht me nivel arsimor mesatar ose të pamjaftueshëm. F.H., një emigrant 55 vjeç nga Kavaja me arsim të mesëm, i cili ka rreth 18 vjet që jeton në Itali, gjatë intervistës pohon:

“Unë punoj në ndërtim. Punë e rëndë është sa të duash, sidomos tani që nuk jam më i ri. Nuk është një punë fikse, herë ka e herë s’ka. Bredhim poshtë e lart, na thërrasin dhe në Firenze, Empoli, Pisa... Ikim ku të ketë punë. E ndjej shumë lodhjen në fakt, po ku të punoj? Thuaj shyqyr që e kemi dhe këtë me gjithë këtë krizë...”.

Sikurse vihet re edhe nga pohimi i të intervistuarit të mësipërm, gjatë kësaj periudhe krize globale, sektori i ndërtimit është prekur ndjeshëm nga kriza. Raporti Confartigianato mbi gjendjen e kompanive të ndërtimit, ka treguar se nga tremujori i tretë i vitit 2011 në tremujorin e tretë të vitit 2012, në Toskana rezultojnë të mbyllura 1.488 kompani ndërtimi. Treguesit e zhvillimit të këtij sektori janë negative në të gjitha provincat e rajonit të Toskanës. Në provincën e Sienës ky tregues është - 6.3 për qind (http://www.toscanaoggi.it/Toscana/Rapporto-Confartigianato-per-l-edilizia-toscana-e-crisi-profonda-settore-allo-stremo, cituar më 31.07.2013). Duke qenë të punësuar masivisht në këtë sektor, emigrantët janë të parët që rrezikojnë të humbasin vendin e punës në një situatë të tillë krize. Informacionet e marra nga bisedat e lira, intervistat e drejtpërdrejta dhe fokus grupet me emigrantë shqiptarë që jetojnë e punojnë në provincën e Sienës nxorën në pah qartësisht një shqetësim të tillë, duke u mbështetur në idenë se emigrantët janë të fundit që merren në punë e të parët që pushohen nga puna.

173

Page 187: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

(c) Sektori i agrikulturës Punësimi i emigrantëve shqiptarë në sektorin e agrikulturës është përqëndruar kryesisht në vreshtari e ullishte, kopshtari (fidanishte e serra), e më pak në zooteknikë. Ky punësim ka kryesisht karakter sezonal dhe zakonisht vuan nga informaliteti. Emigrantët që u përfshinë në bisedat e lira, intervistat dhe fokus grupet, kanë pohuar se periudha e fundit të gushtit deri në fillim të tetorit është periudha pik e punëve agrikulturore në Siena, më pas oferta për këto punë bie ndjeshëm. Në vitet ’60 e ’70 të shekullit XX shumë studentë italianë punësoheshin përkohësisht në bujqësi, kryesisht gjatë pushimeve të shkollës, ose gjatë fushatave bujqësore, në varësi të kultivimeve të ndryshme. Aktualisht numri i studentëve italianë, që punojnë në bujqësi është i papërfillshëm, për rrjedhojë këto punë kërkojnë gjithmonë krahë pune nga jashtë (Devole, R., 2008:149). Studimi evidentoi se emigrantët e këtij grupi, kryesisht ishin meshkuj, beqarë e të martuar dhe përfaqësues të grup-moshave të ndryshme. Emigrantët, duke treguar përvojën e tyre të punësimit në këtë fushë, kanë nxjerrë në pah edhe sfidat e hasura për t’u integruar suksesshëm në këtë sektor punësimi. G.K., 34 vjeç, i cili fëmijërinë dhe periudhën e adoleshencës e ka kaluar në një fshat të Tropojës, në emigrim është i punësuar në agrikulturë në një fshat në komunën Murlo në provincën e Sienës. Ja si shprehet ai gjatë intervistës:

“Agrikultura vjen nga fshati. Duke qenë i rritun në fshat gjendesh një fije më i afërm me të. Nuk i njihja teknikat e agrikulturës, absolutisht jo, por i mësova me vullnet të detyruar (u ndjeva i detyruar t’i mësoja- B.Z.), duke përfituar nga vetja, asgjë më tepër”.

Rasti i Sh.M., një emigranti nga rrethinat e Durrësit, është një histori e plotë suksesi në këtë fushë. Sh. M., pas një përvoje të gjatë në fushën e agrikulturës, ka arritur të krijojë dhe të jetë në drejtimin e kompanisë “Agriarte”, një kompani shërbimesh për agrikulturën në Monteriggioni, e cila është themeluar në vitin 2006. Në fillim të përvojës së saj, kjo kompani nën drejtimin e SH.M. dhe familjes së tij, ofronte shërbime kujdesi për vreshtat dhe ullishtat e vilës Trasqua, e pasi kreu investime në teknologji, arriti të ofrojë shërbimin e saj në 500 hektarë vreshta dhe 200 hektarë ullishte (http://www.agriarte.it/, cituar më 01.05.2013). Përgjatë viteve, “Agriarte” ka

174

Page 188: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

rekrutuar mjaft punonjës të specializuar dhe me përvojë në veprimtaritë e vreshtave dhe të ullishtave ndër të cilët edhe mjaft emigrantë shqiptarë. Studimi nxori në pah një prirje të zbehtë të emigrantëve shqiptarë për t’u punësuar në sektorin e pyjeve. Kjo situatë, sipas studiuesit Rando Devole, nuk vlen vetëm për shqiptarët, por edhe për emigrantët e tjerë, kryesisht për faktin se pyjet në Itali përfshihen ende në sektorin publik, dhe në këtë sektor emigrantët e kanë shumë të vështirë për t’u futur (Devole, R., 2008:151). Emigrantët e punësuar në këtë sektor janë meshkuj, beqarë dhe të martuar. S.A., një emigrant rreth të tridhjetave nga Puka, i cili ka rreth 14 vjet që jeton në Itali, gjatë intervistës, në lidhje me punësimin e tij pohon:

“Punoj me pyjoren. Pothuaj gjysma e territorit të Sovicille-s është e mbulume nga pyjet. Ka shumë gështenja, pisha…Ka dhe një muze këtu në Sovicille që quhet “Muzeu i Pyllit”…Unë nga kjo punë fitoj një rrogë normale dhe e përballoj jetesën normalisht”.

Pavarësisht se Italia, e rajoni i Toskanës në veçanti, njihet për një zhvillim të sektorit të agrikulturës, gjatë viteve të fundit ky sektor, sikurse mjaft të tjerë, u ndikua nga kriza globale që preku edhe Italinë. Për shkak të vështirësive që ky sektor ka hasur, shumë emigrantë, ndër të cilët edhe emigrantët shqiptarë, punojnë me orë të reduktuara ose kanë humbur vendin e tyre të punës.

(d) Sektori industrial

Provinca e Sienës nuk shquhet për ndonjë zhvillim të veçantë të sektorit industrial, megjithatë në këtë provincë, disa komuna si Poggibonsi, Torrita di Siena, e kanë relativisht më të zhvilluar sektorin e industrisë në krahasim me komuna të tjera të provincës. Kryesisht zona njihet për zhvillimin e sektorit të industrisë farmaceutike, ndërmarrjet e përpunimit të hekurit, të përpunimit të lëkurës, të stampimit të materialeve plastike, si dhe për industrinë ushqimore dhe atë të përpunimit të drurit. Studimi evidentoi disa emigrantë që punojnë në këtë sektor. Ky grup është heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore dhe statusi civil. F.K., një emigrant 43 vjeç, i martuar, i cili ka rreth 10 vjet në Itali, tregon për punën e tij si më poshtë:

175

Page 189: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Unë jam 43 vjeç dhe punoj si magazinier në një kompani impiantesh për lyerje industriale. Jam i kënaqur nga puna se, megjithëse nuk kam ndonjë rrogë kushedi se çfarë, kam një kontratë me afat të pacaktuar dhe kjo më jep një lloj sigurie se kam një fëmi për të rritur”.

Kështu pra, ky studim nxori në pah se emigrantët shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës nuk janë të punësuar në një sektor të veçantë, pra nuk krijojnë një segmentim etnik, por punësohen kudo ku gjejnë hapësira , duke shprehur vullnetin për një integrim ekonomik të suksesshëm në vendin pritës.

(e) Emigrantë të papunë Emigrantët shpesh janë të fundit që punësohen dhe të parët që pushohen nga një vend pune dhe kanë karakteristika sociodemografike që e bëjnë atë shumë më vulnerabël sidomos në kohë krize (Shih: Fix, M.P., e të tjerë, 2009:1-36). Nga të dhënat e marra nga Istituto Nazionale per l’Assicurazione contro gli Infortuni sul Lavoro, Inail (Instituti Kombëtar për Sigurimin kundër Fatkeqësive në Punë), vihet re se gjatë vitit 2009, 4 276 emigrantë shqiptarë të punësuar në Itali kanë humbur vendet e punës. Në rajonin e Toskanës numri i emigrantëve shqiptarë të punësuar në fund të vitit 2009 ishte 543 të punësuar më pak se në fillim të këtij viti. Ndërsa gjatë vitit 2010, e kanë humbur vendin e punës 4 329 emigrantë shqiptarë (Shih: Dossier statistico, 2011). Një pjesë e emigrantëve, të përfshirë në studim kanë pohuar se ishin pa punë në momentin e intervistimit, ose punonin me orë të kufizuara, kryesisht për shkak të krizës ekonomike, e cila ka prekur edhe Italinë këto 4 vitet e fundit. B.P., një emigrante 59 vjeçe, e cila kishte rreth 20 vjet që jetonte e punonte në Siena, gjatë një fokus-grupi pohon:

“Unë punoj në kujdesin shtëpiak, por, me thënë të drejtën, puna është shtrënguar shumë. Për shkak të krizës këto (gratë vendase-B.Z.) preferojnë t’ i bëjnë vetë disa punë shtëpie e na thërrasin më rrallë. Plus që ka dhe shumë kërkesa, janë filipinaset, rumunet… që s’të lenë radhë…”.

Një nga gjetjet më interesante të këtij disertacioni është se një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve që u përfshinë në këtë studim, kanë pohuar se i fitojnë të ardhurat e

176

Page 190: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

tyre kryesore nga veprimtari sipërmarrëse. Zakonisht emigranti është parë si “krah pune” që plotëson boshllëqet e krijuara nga firot e vazhdueshme demografike në shoqëritë perëndimore, por sipas Georg Simmel-it, prania e të huajit në një shoqëri, është më tepër se kaq. Sipas tij, përveç të tjerash, emigranti përfaqëson të renë që futet në shoqëri, që hap sfida të reja, përmbys vizionet e botës, eliminon siguritë dhe sjelljet e rrënjosura. Prandaj, sipas Simmel, nuk është e rastësishme që të huajt merren me tregti, aktivitet që kërkon aftësi për të rrezikuar (Shih kapitullin II). Nga ana tjetër, sikurse pohon sociologu bashkëkohor Zygmund Bauman, shoqëritë bashkëkohore po përjetojnë gjendje kalimtare që shoqërohen nga përkohshmëri në punë, gjendje ku asgjë nuk është e pandryshueshme, e garantuar, gjithçka është e ndryshueshme, kudo mbizotëron dyshimi dhe pasiguria (Shih kapitullin II). Duke mbështetur dy argumentet e mësipërme, për të përballur gjendjen e paqëndrueshmërisë, e në kërkim të një jete më të sigurt, mjaft emigrantë shqiptarë në Siena, i drejtohen veprimtarive sipërmarrëse, veprimtari që i drejtojnë ata drejt sfidave të reja të integrimit, jo vetëm ekonomik. 4.4.2.1.2. Puna e pavarur - tregues integrimi apo rrugëdalje nga labirintet e vështira

integruese?

Sikurse u vu re edhe më sipër, shqiptarët në provincën e Sienës janë më së shumti të punësuar në sektorët e shërbimeve, të ndërtimit, agrikulturës, turizmit, por një pjesë e konsiderueshme e tyre bëjnë punë të pavarura duke krijuar sipërmarrje të vogla ose të mesme, kryesisht në sektorët e sipërpërmendur. Karakteristikë e kontekstit italian është se, krahasuar me kontekstin më të gjerë europian, niveli i punësimit autonom/ të pavarur është i lartë dhe lidhet me një strukturë të bazuar në rolin qendror të sipërmarrjes së mesme dhe asaj të vogël. Një gjë e tillë krijon mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e formave të ndryshme të sipërmarrjeve edhe nga të huajt. Sipas studiuesit Andrea Valzania, emigranti sipërmarrës është një figurë e diskutueshme e proceseve globale, që paraqitet në disa raste si emigrant suksesi, që ka përmbushur një proces mobiliteti shoqëror të dukshëm, dhe në raste të tjera si person që kërkon të gjejë rrugëdalje nga kushti i marxhinalizimit social, të krijuar nga mungesa e një përvoje pozitive nga të qenurit vartës i dikujt. Emigranti i suksesit shfrytëzon kontekstin socioekonomik italian dhe ndërton në një kohë të shkurtër përvoja sipërmarrjeje që kanë një ecuri të mirë në tregun lokal, madje në disa raste mund të flitet për një lloj etnicizimi të sektorëve të sipërmarrjes së emigrantëve. Emigrantët e

177

Page 191: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

llojit të dytë që vendosin të bëjnë një sipërmarrje, më tepër si një zgjedhje, e ndërmarrin këtë hap për të shmangur vështirësitë që hasin duke qenë të punësuar diku tjetër, pra bëjnë një hap të detyruar, duke u kthyer në “ refugjatë të tregut të punës” (Berti, F.; Valzania, A., 2010:99-100). Të dhënat e mbledhura gjatë studimit kanë nxjerrë në pah disa mënyra të angazhimit me sipërmarrje nga emigrantët shqiptarë në provincën e Sienës.

(a) Emigranët shqiptarë bashkëpronarë me vendasit Ndër emigrantët që u përfshinë në këtë studim, u evidentuan disa raste ortakërie mes tyre dhe vendasve në sipërmarrje të ndryshme. Ja si e shpjegojnë këtë përvojë disa prej emigrantëve që kishin ose kishin pasur përvoja të tilla. DH.S., një emigrant 39 vjeç nga Kavaja, i pamartuar, gjatë intervistës pohon:

“… Kam qenë bashkëpronar, në 2005-ën. Unë kisha disa gjëra për të paguar ai (bashkëpronari italian- B.Z.) kishte disa gjëra të tjera. Punëtorët ishin për mua, gjërat e tjera ishin për atë. Pastaj në 2009-ën fillova të punoja në këtë restorantin si drejtor, jo si punonjës. Në 2010-ën ika sepse mora një bar në xhestione (drejtim-B.Z.), edhe pas një viti e lash edhe atë barin sepse, në shoqëri me 3 veta të tjerë, kemi blerë këtë restorantin dhe një tjetër …”.

D.LL., një i ri 28 vjeç nga Tirana, i cili në momentin e intervistimit, në bashkëpronësi me një italian, sapo kishte hapur një bar në një nga rrugicat që të çon në Piazza del Campo, gjatë intervistës së realizuar pikërisht në atë bar, tregon:

“...Kam punuar 3 vjet e gjysmë me atë (bashkëpronarin italian-B.Z.) në një bar, duke vazhduar studimet, punonim aty, jemi njohur aty, dhe ndërmorëm këtë iniciativë...Duke pasur dhe soccion (ortakun- B.Z.), duke e pasur barist prej 15 vjetësh, që e njohin shumë këtu vendasit, m’u duk si një gjë interesante (të hapja një bar me të- B.Z.), se nuk do e hapja me një tjetër “hajt të shohim si do dali”...”.

178

Page 192: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Gjithashtu E.N., 33 vjeçe nga Durrësi, duke treguar përvojën e saj dhe të familjes në emigrim, tregon se bashkëshorti i saj ishte sipërmarrës, ortak me një vendas prej disa vitesh.

“Burri punon si metal mekanico, hekurkthyes, dhe ai ka bërë të njëjtën punë gjithmonë që nga fillimi …derisa… u bë bashkëpronar me një italian që e kishte firmën e vet dhe akoma vazhdon”.

Duket se prirjet paragjykuese të vendasve kundrejt emigrantëve shqiptarë tejkalohen dhe humbasin rëndësinë, kur mes këtyre dy grupeve identifikohen interesa të përbashkëta. Të qenurit bashkëpronar me vendasit në veprimtari sipërmarrëse është shprehje jo vetëm e një “hapjeje” shoqërore të shoqërisë pritëse, por edhe e një aftësie mjaft të mirë për t’u integruar suksesshëm në vendin pritës nga ana e emigrantëve shqiptarë.

(b) Emigrantët shqiptarë dhe sipërmarrja e etnicizuar Grupi etnik, nga njëra anë, përbën një burim mbështetës për emigrantin dhe thjeshtëzon procesin e përfshirjes së tij në tregun e punës në shoqërinë pritëse, por, nga ana tjetër, mund të përbëjë një kurth sepse e drejton emigrantin drejt sektorëve të punësimit etnikisht të stereotipizuara. Përqëndrimi emigrantëve të një etnie të caktuar në një segment të veçantë të tregut të punës njihet si segmentim etnik i tregut (Berti., F.; Valzania, A., 2010:113). Një element i tillë lidhet ngushtësisht me çështjen e integrimit ekonomik të emigrantëve në shoqërinë pritëse. Segmentimet etnike, shpesh mund të jenë tregues i një lloj getizimi që pasqyron një prirje diskriminuese më tepër se sa një hapje shoqërore dhe ofrim i mundësive për emigrantët. Studimi “Integrometër 2008/2009” në rajonin e Toskanës nxori në pah një segmentim të tregut të punës me një ndarje të punës të bazuar në grupin etnik. Megjithatë, studimi gjithashtu nxori në pah se ndër 9 grupet e emigrantëve të përfshira në studim, emigrantët shqiptarë dhe ata marokenë karakterizohen nga një lidhje jo e fortë e tyre me sektorët e punësimit, ndërkohë që 7 grupet e tjera janë të përfshirë etnikisht në tregun e punës, kështu për shembull emigrantët nga Kina janë të përqëndruar në industrinë e konfeksioneve (Berti, F.; Valzania, A., 2010:113). Edhe sipas studiuesit Rando Devole, shqiptarët në Itali punojnë në të gjitha degët e ekonomisë. Prania e tyre në bujqësi, në ndërtim, në shërbime, në industri, në

179

Page 193: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

asistencën familjare, tregon se nuk mund të flitet për një specializim të tyre në një sektor të vetëm. Shqiptarët u janë përshtatur kërkesave të tregut të punës të krahinave ku jetojnë (Devole, R., 2008: 146). Ky studim tregoi se, megjithëse emigrantët shqiptarë mbështesin njeri-tjetrin në punësim, kjo mbështetje kalon nëpër filtrat e arsyes, duke marrë tiparet e një mbështetje racionale më tepër se emocionale. Për ta, sidomos për emigrantët sipërmarrës, të mbështesësh bashkëkombësit nuk ka vlerë, nëse puna e tyre nuk jep rezultate të mira. Kjo prirje në rastin e emigrantëve nuk ndihmon krijimin e sipërmarrjeve homogjene nga pikëpamja etnike, përveç rasteve kur sipërmarrja ka karakter familjar dhe në të angazhohen vetëm anëtarë të një familjeje. Intervista me DH.S., 39 vjeç, bashkëpronar i një restoranti në Piazza del Campo, nxori në pah prirjen e mësipërme:

“Kisha shumë, shumë, shqiptarë (të punësuar-B.Z.) deri para nja një muaji e gjysmë. Kisha gati nja 6 veta po… është e komplikume për me gjet…personelin për punë të tilla sepse nuk kanë shumë qejf njerëzit të merren me këtë punë, është shumë e vështirë të gjesh personel. (Në këtë restorant-B.Z.) ka (të punësuar- B.Z.) shumë raca (emigrantë të kombësive të ndryshme-B.Z.): ka shqiptarë, ka marokenë, ka libanezë, ka italianë, ka senegalezë, ka… rumunë…(Me të punësuarit shqiptarë-B.Z.) nja dy eksperienca nuk ishin shumë të mira, kështu që u detyrova që në një farë mënyre t’i largoja. Eksperiencat e tjera, tani për tani janë shumë të mira. Njerëzit që i kam tani këtu, i kam pas përpara si kolegë edhe tashi i kam si punëtorë…Janë çuna që punojnë në një farë mënyre. Te ky restoranti tjetër kam na dy persona që i kam pasur edhe ato si punëtorë, një gocë, një gocë shumë të mirë që arrin të mbajë familjen e vet me të ardhurat e saj. Ka babain që është këtu, paguan qiranë, studion, një person që vlen shumë…”.

Sikurse u analizua edhe në kapitullin II, në lidhje me sipërmarrjen e emigrantëve në vendin pritës, Werner Sombart, ekonomist, sociolog dhe historian, mbron idenë se, emigrantët (të huajt) janë të prirur të paraqesin cilësi antikonformiste, shpirt kritik, sipërmarrës dhe krijues, cilësi këto që gjenden në figura sociale të mënjanuara në shoqëri. Duke qenë se emigrantët nuk kanë lidhje me traditën dhe me aparatin simbolik të shoqërisë pritëse, ata kultivojnë aftësinë e ushtrimit të veprimtarive tregtare e financiare, gjë që, sipas Sombart-it, shpjegon rolin kryesor të emigrantëve

180

Page 194: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

në revolucionin kapitalist. Nga ana tjetër, lipset të merret parasysh se individët që vendosin të emigrojnë janë personalitete më aktive, me vullnet, guximtarë, me gjykim të ftohtë, më pak të ndjeshëm dhe më të fokusuar nga e ardhmja. Për të dalë nga gjendja e nevojës dhe e mënjanimit, ata vënë paranë në qendër të interesit të tyre, duke u bërë kështu sipërmarrës, duke zhvilluar aftësi që nuk do t’i kishin zhvilluar në atdhè (Shih kapitullin II). Të dhënat e mbledhura në këtë studim nga bisedat e lira, intervistat e drejtpërdrejta, dhe fokus-gupet, nxorën në pah edhe disa nga arsyet pse mjaft emigrantë shqiptarë parapëlqejnë punën e pavarur në krahasim me punësimin që i vë në vartësi të dikujt tjetër. Këto arsye janë paraqitur në mënyrë të organizuar si më poshtë:

• Emigrantët sipërmarrës pas krijimit të përvojës në një fushë të caktuar Sikurse sociologu bashkëkohor italian Valzania shpjegoi më sipër, angazhimi me sipërmarrje e një pjese të emigrantëve, është dëshmi e një lloj mobiliteti shoqëror rritës që ata pësojnë gjatë përvojës së tyre emigruese. Emigranti Dh.S., i sipërcituar, gjatë intervistës i referohej përvojave të mëparshme, për të treguar rrugën e përshkruar dhe sfidat e integrimit në shoqërinë sieneze:

“… Në 99-ën fillova të punoj këtu tek ky restoranti, fillimisht si kamarier pastaj si drejtor, për gati 3 vjet. Kaloi 2004-a dhe më thirrën në një restorant tjetër këtu afër me një rrogë të mirë. Pas një viti e lashë se nuk ndjehesha mirë, lekët ishin të mira, por firma nuk shkonte ashtu siç duhet. Ndonjëherë lekët nuk janë çdo gjë…Unë jam një person që shikoj në fund të ditës në qoftë se ikën në shtëpi i kënaqur apo jo. Kjo është gjëja më e bukur që mund të bësh…Pronari i këtij lokali më thirri prapë edhe hapëm këtë lokalin e vogël, edhe për katër vjet e mbajtëm lokalin”.

Rritja e kapitalit njerëzor, përvetësimi dhe përsosja e aftësive të fituara gjatë punës empirike në emigrim, duket se përbën një faktor të rëndësishëm nxitës për emigrantët drejt sipërmarrjes së pavarur. Megjithatë copëza e intervistës së mësipërme, përveç maksimizimit të fitimit, identifikon dhe një element shumë të rëndësishëm gjatë punës për emigrantët: motivimin emocional. Të ndjerit mirë dhe maksimizimi i kënaqësisë nga puna duket se përbën gjithashtu një faktor të rëndësishëm nxitës drejt kësaj sipërmarrjeje për emigrantët.

181

Page 195: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

• Pas përfundimit me sukses të studimeve, pse jo një sipërmarrje e suksesshme? Në disa raste, veprimtaria sipërmarrëse mund të shihet nga emigrantët edhe si shprehëse e kapitalit të tyre njerëzor të fituar gjatë viteve të studimit në emigrim, e jo drejtpërdrejtë të siguruar nga veprimtaria praktike si në rastin e përshkruar më sipër. Ky studim evidentoi edhe disa raste të tilla. D.LL., një i ri 28 vjeç i diplomuar në degën ekonomi-biznes në Università degli Studi di Siena, gjatë kohës që vazhdon studimet pasuniversitare është përfshirë edhe në një sipërmarrje në ortakëri me një vendas. Ja si e përshkruan ai marrjen e këtij vendimi:

“Unë e di që (të tjerët që kanë hapur bare në Siena- B.Z.) ... nuk kanë të njëjtin realitet si i imi. Nuk është se mund të kenë mbaruar studime dhe kanë hapur barin. Mund të kenë ardhur të kenë punuar ... domethënë kanë mësuar një zanat, ose kanë qenë kuzhinierë, ose kanë qenë baristë dhe pastaj kanë pas këtë ide që të hapin (sipërmarrjen e tyre- B.Z.). Ideja ime ishte ndryshe... sepse e mendoja më shumë si investim nga ana ekonomike sesa nga ana e sodisfaksionit profesional ...”.

Vënia në praktikë e ideve dhe njohurive të përfituara nga arsimimi formal ose kualifikime të tjera, është një prirje normale e të rinjve, por sërish interesi për t’i vënë në jetë këto njohuri gjatë një veprimtarie sipërmarrëse na çon të mendojmë se, sidomos emigrantët e rinj në moshë, karakterizohen nga shpirti guximtar dhe fokusimi drejt të ardhmes, siç e përshkruan Sombart, i analizuar më sipër.

• Sipërmarrja e pavarur, burim i të ardhurave më të mira Disa emigrantë shqiptarë e shohin punën e pavarur si burim fitimi më të madh, krahasuar me punësimin me një pagë fikse. Të nxitur nga kjo ide, mjaft emigrantë shqiptarë parapëlqejnë të kenë një veprimtari ekonomike të pavarur. A.P., një emigrant rreth të gjashtëdhjetave, që ka mbi 20 vjet që jeton në Siena, gjatë një fokus-grupi thekson:

182

Page 196: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Ka një shprehje: “Chi fa per se, fa per tre”, kush punon për vete fiton sa për tre. Fitohet, fitohet, mirëpo klientelën duhet me ditë me e mbajt. Ka shumë shqiptarë që quhen artixhan. Unë njoh tre dita (kompani- B.Z.) ndërtimi, që janë tamam firma ndërtimi, që kanë punëtorë shqiptarë. Në agrikulturë është një nga Durrësi, nga fshatrat e Durrësit, i cili …ka një grup… Madje shumë herë vjen në Shqipëri dhe merr (punëtorë- B.Z.) sezonalë dhe bën shërbime për vreshta dhe për ullishte dhe i bën shërbimet në mënyrë të pavarur, i drejton vetë. Në firma ndërtimi ka shumë shqiptarë, janë mbi tre firma këtu…”.

Paradigma neoklasike e ekonomisë e sheh maksimizimin e fitimit si një nga motivet kryesore që nxit individët të emigrojnë. Në këtë linjë, duket se është i njëjti motiv, nxit edhe një pjesë të emigrantëve të zgjedhin veprimtari sipërmarrëse, si veprimtari që u siguron më shumë të ardhura atyre e, për rrjedhojë, dhe familjeve të tyre.

• Temperamenti i shqiptarëve në kërkim të punëve të pavarura Bisedat e lira, intervistat e drejtpërdrejta dhe fokus-grupet evidentuan në mjaft raste se emigrantët shqiptarë ndihen të pakënaqur sidomos kur janë vartës të pronarëve, të cilët janë më pak të arsimuar dhe më pak të aftë se ata vetë. Sociologu bashkëkohor Zyhdi Dervishi, argumenton se arsimimi shihet nga emigrantët shqiptarë si një “mekanizëm” integrimi në shoqërinë shqiptare, si një lloj “ashensori” për lartësimin e dinjitetit, për rrjedhojë arsimimi kthehet në shprehje të një vlere kulturore të rëndësishme për ta (Dervishi, Z., 2003:153-154). Ja si e përshkruan këtë situatë E.D., një emigrante 53 vjeçe, e cila ka rreth 20 vite që jeton në Siena dhe duke qenë se punon në një zyrë punësimi, ka një përvojë mjaft të pasur me emigrantët shqiptarë në Siena:

“Shqiptari për natyrë, për mendimin tim, është natyrë krenare, nuk e duron dot ...të jetë vartës i dikujt, sidomos kur shikon dikë me vlera më inferiore se ai vetë. Për shembull, unë kam dëgjuar njerëz që thonë se “si mund të bëhet ai të më drejtojë mua, kur ai s’ka dy klasë shkollë?” Domethënë, punën e shkollës e vlerësojnë shumë… se, alla fine (në fund të fundit, emigrantët shqiptarë-B.Z.) u detyruan të mësojnë një zanat. Në momentin që mësuan zanatin, filluan të dalin më vete, se kishin klientelën, punën, e të tjera. Në një farë mënyre…(nuk e duronin dot-B.Z.), atë ndjenjën e shfrytëzimit se “është i huaj, ta shtypim”.

183

Page 197: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Prandaj çdo gjë duhet me mizurë (me masë- B.Z.) duhet t’i japësh me kuptu tjetrit që ti punon me ndershmëri dhe duhet që të të njihen të drejtat e tua…Kjo është më se legjitime, është e drejta jote”.

A.L. një e re 30 vjeçare, e diplomuar në degën komunikim në sipërmarrje, e cila ka disa vite që punon në agjenci turistike, gjithashtu tregon një përvojë të sajën në lidhje me marrjen e vendimit për të kryer një veprimtari të pavarur. Intervista me të u zhvillua në momentin kur ajo po mendonte të ndërpriste kontratën me punëdhënësin dhe bashkë me 2 ortakë italianë të angazhohej në një veprimtari sipërmarrëse. Ja si e shpjegon ajo arsyen që e kishte nxitur të merrte një vendim të tillë:

“… Unë e kam bërë që para 3 vjetësh ... këtë punë. Po të ishte një punë tjetër, ku unë mund të mësoja diçka më shumë, edhe mund ta kisha menduar më gjatë, por të njëjtën punë, të rikthehem edhe një herë të bëj “skllaven”…jo nuk e bëj, s’kam ndër mend. Ka kaluar ajo faza. Unë kam mësuar nga puna gratis që kam bërë, nga universiteti, nga punët pa kontrata, që edhe ato janë përvoja, edhe nga kjo puna këtu. Nuk ka më kuptim tani. Vetëm në qoftë se ti lufton për diçka që vërtetë është superiore, ia vlen. Ti pastaj ke bërë një hap tjetër, domethënë është investim, por për një kothere bukë të shkoj unë aty?!…Më përpara ti vije nga një situatë që ishte shumë kritike. Tani Shqipëria është një çikë më mirë dhe tek e fundit ti thua: “Po kthehem në shtëpinë time kështu që …të paktën aty kam prindërit, kam mbështetjen e të gjitha”. Ne këtu jemi vetëm e ia kemi dalë… Tani dua të bëj të njëjtën punë, por ta bëj për veten time… janë 2 djem që më thanë të bëhemi ortakë se të gjithë bashkë bëjmë një gjë më të madhe edhe ke më shumë mundësi të shesësh, kështu që të shohim...”.

Intervista e mësipërme nxjerr në pah se, jo vetëm djemtë dhe burrat, por edhe vajzat e gratë shprehin shpesh dëshirë për të qenë të pavarura në punën e tyre, duke ndërmarrë iniciativa sipërmarrëse. Kjo prirje e përgjithshme ka të ngjarë të jetë shprehje e një temperamenti tipik shqiptar.

(c) Shqiptarët sipërmarrës konkurrues dhe energjikë Një nga fokus-grupet, ku mori pjesë dhe A.P. u zhvillua në një lokal të njohur në qytetin e Sienës. Ndërmjet të tjerash, duke treguar për sipërmarrësit shqiptarë, A.P.

184

Page 198: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

bën një krahasim mes tyre dhe sipërmarrësve italianë që administronin më parë këtë lokal, me syrin e një klienti të zakonshëm, duke vënë në pah ndryshimet pozitive të shërbimit të ofruar:

“Në këtë lokal ku ne po pimë, është soccio (ortak- B.Z.) një shqiptar dhe një italian…Këtë lokal e kanë pasur përpara dy vëllezër dhe një motër nga Roma dhe ishte një lokal si i vdekur fare. Kur e morën këta, situata ndryshoi…nëse e vure re ti edhe këtu në tavolinë kur hyre, kanë filluar të bëjnë darkave gjëra specifike dhe t’i japin gratis kur merr një birrë”.

Sikurse sociologu bashkëkohor Zyhdi Dervishi ka vënë në pah, tek emigrantët shqiptarë shpirti konkurrues gërshetohet me një lloj humanizmi të admirueshëm. Në studimin që zhvilloi në provincën e Sienës në vitet 1996-1997, ky sociolog identifikoi mjaft përvoja emigrantësh, të cilët ishin përballur me konkurrencën e pandershme të vendasve, por i ishin përgjigjur kësaj konkurrence me dinjitet dhe punë të ndershme (Dervishi, Z., 2003:50-62).

(d)Të bëhesh sipërmarrës në kohë krize - strategji mbijetese apo shprehje e shpirtit guximtar?

Nga të dhënat e mbledhura nga bisedat e lira, intervistat dhe fokus grupet, vihet re se disa emigrantë e shohin situatën e krizës ekonomike që ka prekur edhe shoqërinë italiane si të favorshme për të rrezikuar e për t’u bërë sipërmarrës i veprimtarive të biznesit që shiten në prag të falimentit. Për ta fati ndihmon guximtarët, prandaj duhet rrezikuar. D.LL., një i ri 28 vjeç nga Tirana, pjesë nga intervista e të cilit janë cituar edhe më sipër në këtë analizë, pohon:

“Kriza ka dy anë të saj: domethënë është një çikë më e vështirë, por nga ana tjetër dhe çmimet janë më të ulëta për t’i blerë (bizneset- B.Z.), se njerëzit nuk ia dalin dot dhe i shesin, normalisht më ulët. Por ty të duhet do bësh një plan biznesi afatgjatë, nuk mund ta bësh për një vit...”.

185

Page 199: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Të dhënat e mbledhura nga intervistat treguan se, nga ana tjetër, disa emigrantë e perceptojnë këtë situatë si të rrezikshme për t’u angazhuar me veprimtari sipërmarrëse. Ja si shprehet A.P., gjatë fokus-grupit në të cilin u përfshi:

“Vitin e parë dhe vitin e dytë e ke kollaj sepse taksat janë… (të ulëta- B.Z.) ose s’ke fare taksa vitin e parë ose dhe vitin e dytë. Madje dhe vitin e tretë ke pak taksa. Fillon puna, domethënë kalojnë vitet dhe ti duhet të paguash dhe nuk arrin dot ( ta mbash biznesin- B.Z.). Ka edhe që e mbyllin, ka edhe që…”.

Nëse i referohemi sërish argumenteve të Sombart-it të paraqitura më sipër, lipset theksuar se emigrantët shqiptarë, shfaqin nisma sipërmarrëse, madje edhe në kohë krize, duke nxjerrë në pah personalitetin guximtar dhe të fokusuar nga e ardhmja. Nga ana tjetër, sikurse sociologu bashkëkohor Zyhdi Dervishi pohon, guximi i shqiptarëve, i nxitur nga një frymë “romantizmi kalorësiak” lipset të kalojë në “filtrat e arsyes” në mënyrë që të çojë drejt arritjeve të synuara (Dervishi, Z., 2003:95).

(e) Politikat lehtësuese, faktorë tërheqës për sipërmarrjen nga emigrantët Jo vetëm në nivel kombëtar në Itali, por edhe në nivel lokal, duket se ekzistojnë politika lehtësuese dhe projekte që nxisin sipërmarrjen edhe nga emigrantët. Me vendim të këshillit rajonal të Toskanës nr. 1142 dt. 22 dhjetor 2008 është miratuar Progetto Toscana Sociale “Inclusione e cittadinanza degli immigrati nella multiculturalita’, azione “Migra-Net”. (Projekti “Toskana sociale: Përfshirje dhe shtetësi për emigrantët në multikulturalizëm”, veprimi “Migra-Net”). Në këtë projekt, Confederazione Nazionale dell’Artigianato e della Piccola e Media Impresa: CNA Toscana di Firenze (Konfederata Kombëtare e Artizanatit dhe e Sipërmarrjeve të vogla dhe të mëdha) ka krijuar një rrjet shërbimesh informuese për të thjeshtësuar marrjen e informacionit nga sipërmarrjet e qytetarëve të huaj me objektiv lehtësimin e tyre në fushën e sipërmarrjeve artizanale të mesme dhe të vogla, si dhe krijimin e një rrjeti ndihme dhe mbështetjeje (Berti, F.; Valzania, A., 2010:109). Bisedat e lira, intervistat dhe fokus-grupet e zhvilluara në kuadrin e këtij projekti kërkimor nxorën në pah disa këndvështrime të emigrantëve shqiptarë në lidhje me politikat lehtësuese për veprimtaritë sipërmarrëse nga ana e emigrantëve. D.LL., gjatë intervistës pohon:

186

Page 200: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Po të jesh individ, dhe po të jetë aktivitet i ri ke (lehtësira- B.Z.)... Po, ky nuk është aktivitet i ri dhe sidomos jemi dhe soccietá (biznes me bashkëpronësi- B.Z). Pra, po të isha vetëm mund të kisha, por ne jemi soccietá prej dy personash dhe nuk ka agevolazione (lehtësim-B.Z.) ... E vetmja gjë është që, meqë ishim të rinj nën moshën 35 vjeç, ai (ortaku- B.Z.) është 32, unë jam 28 vjeç, tek shpenzimet e ristrukturimit të lokalit, më duket 10 për qind ndihmon shteti, pra për lekët që kemi hedhur këtu, jo për të blerë diçka...” .

Nga intervista të tjera u vu re se edhe politikat kredidhënëse të bankave përbëjnë një burim nxitës për financimin dhe hapjen e bizneseve të reja. Nga politika të tilla financiare, duket se kanë përfituar edhe mjaft emigrantë shqiptarë në provincën e Sienës. B.RR., një i ri 25 vjeç nga Durrësi, gjatë intervistës së realizuar në barin ku ai punonte, në Piazza del Campo, tregon se bankat në Itali, nëpërmjet politikave kredidhënëse, nxisin hapjen e bizneseve edhe në Siena.

“Kam një shok që para një jave ka hapur barin këtu poshtë….Po, si të thuash, marrin atë iniciativën për të provuar më tepër sepse këtu të ndihmojnë shumë bankat”.

Bankat luajnë një rol të rëndësishëm në procesin e integrimit të emigrantëve në vendin pritës. Ato ofrojnë për ta mjaft shërbime si: transferta parash, pagesa, menaxhim kursimesh, financime dhe kreditime. Gjatë dhjetëvjeçarit të fundit, vihet re se gjithnjë e më shumë emigrantë po përfshihen në procesin e bankarizimit15. Në provincën e Sienës banka Monte dei Paschi di Siena, e themeluar që në vitin 1472, e cila ka luajtur një rol të rëndësishëm në historinë dhe traditën sieneze, po luan gjithashtu një rol shumë të rëndësishëm edhe në mbështetjen e emigrantëve. Për këtë arsye kjo bankë ka hartuar dhe zbatuar projekte të veçanta, një nga të cilët është dhe Progetto Paschi Senza Frontiere (Projekti “Paschi pa kufi”). Nga të dhëna të marra nga kjo bankë rezulton se nga viti 2000 në vitin 2005, si rezultat i rritjes së numrit të emigrantëve, është rritur gjithashtu në mënyrë të ndjeshme numri i llogarive rrjedhëse

15Bankarizim konsiderohet marrëdhënia e shpeshtë që një individ ka me një bankë, që zakonisht konkretizohet me pasjen e një llogarie bankare ose kryerjen e një numri të konsiderueshëm veprimesh bankare gjatë një viti.

187

Page 201: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

dhe sidomos i kredive të marra në këtë bankë, gjë që lidhet ngushtë me konsolidimin e integrimit të familjeve emigrante (Suma, F.; Mereu, F., 2006:5). 4.4.2.2. Të ardhurat e emigrantëve në krahasim me vendasit- tregues i integrimit

ekonomik

Studimi “Integrometër 2008/2009” nxori në pah se, ndër 9 grupet e emigrantëve që u analizuan në mënyrë krahasimore, emigrantët shqiptarë renditen të dytët në lidhje me nivelin e të ardhurave mujore, pas emigrantëve nga Kina. Rreth 4.7 për qind e emigrantëve shqiptarë që u përfshinë në këtë studim u shprehën se kanë të ardhura neto mujore mbi 2000 Euro, 6.3 për qind deklaruan se merrnin në muaj 1500-2000 Euro, 19.2 për qind nga 1200-1499 Euro, 24.4 për qind nga 1.000 në 1.199 Euro, 29.9 për qind nga 800 në 999 euro, 16.4 për qind nga 600 në 799 Euro dhe vetëm 8.1 për qind e emigrantëve të anketuar kanë pohuar se të ardhurat e tyre neto mujore janë nën 600 Euro (Berti, F.; Valzania, A., 2010:116). Studimi gjithashtu nxori në pah se emigrantët shqiptarë paraqesin një tregues të lartë të integrimit ekonomik (0.55), duke u renditur, bashkë me emigrantët nga India, të tretët ndër 13 grupet e emigrantëve të përfshirë në studim, pas emigrantëve nga Kina (0.63) dhe emigrantëve nga Sri-Lanka (0.56), duke lënë pas emigrantët nga vende të tjera të Europës Lindore si Polonia e Rumania (Po aty: 117). Pjesa më e madhe e emigrantëve të përfshirë në këtë studim i janë përgjigjur pa hezitim pyetjes mbi nivelin e tyre të të ardhurave mujore. Një pjesë e konsiderueshme e tyre pohon se niveli i të ardhurave të tyre mujore mund të krahasohet ne atë të vendasve në mjaft raste. G.K., 34 vjeç i punësuar në sektorin e agrikulturës, pohon gjatë intervistës:

“(Ka italianë që janë ekonomikisht-B.Z) ... po, po, edhe ma poshtë. Unë them që, besoj se ndoshta (jam integruar ekonomikisht, B.Z) dhe ma mirë se ta”.

Një element që del në pah gjatë intervistave të emigrantëve, është se kriza ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë, ka çuar në emërues të përbashkët nivelin e të ardhurave për këdo, qoftë vendas, qoftë i huaj në shoqërinë sieneze. Ja si shprehet F.H., 55 vjeç nga Kavaja:

188

Page 202: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Si italianët, si emigrantët, njëlloj po e vuajnë krizën. Flas në përgjithësi, jo për raste të veçanta. Të ardhurat janë ulur si për ne dhe për ata, çmimet janë rritur njëlloj për të gjithë. Në fakt, kriza në Itali filloi që kur u fut Euro. Diçka që e bleje me 1000 lireta, e blen me 1 Euro...”.

Sigurisht që niveli i të ardhurave të emigrantëve varet edhe nga sektori i tyre i punësimit. Ata që janë të punësuar shpesh jetojnë me ankthin e përfundimit të kontratës, ndërsa ata që janë të vetëpunësuar me ankthin dhe konfuzionin e të mos paturit të qëndrueshmërisë sepse të ardhurat e tyre varen nga klientela, nga sezoni turistik, e përveç kësaj duhet të mendojnë edhe për pagesat që kanë për të shlyer në fund të muajit. Ja si shprehet DH.S., një emigrant 39 vjeç nga Kavaja, bashkëpronar i 3 bareve dhe restoranteve brenda mureve të Sienës:

“Gjendja ekonomike është stabile (e qëndrueshme- B.Z), nuk është gjendje e mirë. Gjendje e mirë është gjë tjetër. Kam të ardhurat e mia, normale, por …të paktën këtu në Siena (të ardhurat- B.Z.) varen nga turizmi. Është një qytet që kemi fatin që ka turizëm për 4, 7 apo 8 muaj pastaj ndërprehet komplet. Vërtetë kemi 3 restorante, po kemi dhe gati 30-40 punëtorë për të paguar, kemi qira për të paguar, kemi shumë gjëra për të paguar, kështu që në fund të fundit bëhet bilanci dhe … i them vetes sime: “Më mirë të isha drejtor siç isha përpara, sesa tani (që jam-B.Z.)ai që do nxjerrë lekët në fund të muajit!” Jo vetëm përgjegjësia, por është dhe il costo totale (kosto e përgjithshme- B.Z). Ti në fund të muajit a do jesh në gjendje…? Duhet të kesh arritur në një farë mënyre gjatë verës, mund të them të lesh mënjanë ca lekë, t’i ruash …Tamam si milingona që punon e punon, e pastaj…” .

B.RR., një i ri 25 vjeçar, njëkohësisht student dhe i punësuar me kohë të plotë në një bar-restorant në Piazza del Campo, tregon se përgjithësisht është i kënaqur nga të ardhurat mujore që përfiton nga puna që bën, por shpreh një lloj shqetësimi për paqëndrueshmërinë e këtyre të ardhurave për shkak të sezonit turistik të kufizuar në kohë.

“Po, këtu tani punoj me kohë të plotë sepse më janë ofruar disa kushte që është e vështirë t’i thuash jo, sepse tipi i pagesës..., sepse këtu nuk punojnë me rrogë fikse, këtu paguhesh me përqindje. Në bazë të xhiros

189

Page 203: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

së ditës kemi edhe një përqindje që relativisht është goxha e lartë... Deri në fund të tetorit ka shumë turistë, pastaj fillon pak nga pak (turizmi bie-B.Z.) …si çdo qytet turistik”.

Nga ana tjetër, pavarësisht nivelit të të ardhurave, mënyra e jetesës kushtëzon mënyrën se si menaxhohen këto të ardhura. Edhe në rastin kur dikush paguhet si një vendas, ai i shpenzon këto të ardhura ndryshe nga vendasit. Të dhënat e studimit nxorën në pah se emigrantët shqiptarë janë tepër të ndjeshëm ndaj çështjes së strehimit dhe pagesës së qirasë. E.C., një emigrante 28 vjeçe nga Durrësi, e sapomartuar e percepton situatën në këtë mënyrë:

“Të ardhurat besoj se janë pak a shumë të njëjtat, por nuk di ç’të them. Përparësia e vendasve është që shumica e tyre nuk jetojnë me qira...”.

Nga bisedat e lira, intervistat e drejtpërdrejta dhe fokus-grupet me emigrantë që jetojnë në provincën e Sienës, vihet re se pagesa e qirave të shtëpive, që madje janë edhe në kushte jo të mira për t’u banuar, përbën për emigrantët një barrë të vërtetë. Nga një sondazh i realizuar nga Sindacato Unitario Nazionale Inquilini ed Assegnatari, SUNIA (Njësia e Bashkimit Kombëtar të Qiramarrësve dhe Qiradhënësve), të publikuar në korrik të vitit 2009 me titullin “Gli immigrati e la casa” (Imigrantët dhe shtëpia), u evidentua një fakt i tillë diskriminues. Në mjaft raste qiradhënësit u japin emigrantëve shtëpi me kushte të pafavorshme dhe me çmime më të larta në krahasim me italianët (SUNIA, 2009:12).

4.4.2.3. Strehimi dhe ndikimi i tij në integrimin ekonomik të emigrantëve shqiptarë në Siena

Duke marrë shkas nga fjalët e shkëputura nga intervista e E.C., vihet re se çështja e strehimit lidhet ngushtësisht me integrimin ekonomik të emigrantëve edhe sepse një pjesë e madhe e të ardhurave të tyre shpenzohet pikërisht për sigurimin e strehimit. Çështja e strehimit është një tregues i rëndësishëm i integrimit në një vend edhe në një tjetër këndvështrim. Në fillim të përvojës së tyre emigruese, emigrantët janë të prirur të jetojnë me emigrantë të tjerë duke ndarë shtëpinë me to. Në një fazë të dytë të emigrimit, sidomos atëherë kur projekti nga individual, kthehet në familjar, emigrantët zgjedhin të shkëputen nga grupi i emigrantëve me të cilët jetonin, për të

190

Page 204: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

jetuar më vete dhe për t’i krijuar kështu mundësi edhe familjarëve të afërm të bashkohen e të jetojnë me ta. Sa më shumë jetojnë në vendin pritës e sa më shumë projekti emigrues shkon drejt qëndrueshmërisë, duke u kthyer nga një projekt i përkohshëm në të përhershëm, aq më shumë emigrantët fillojnë të mendojnë për të blerë një shtëpi në vendin pritës. Sipas Valzania-s ky është një tregues i rrënjosjes dhe stabilizimit të emigrantëve në vendin pritës (Berti, F.; Valzania, A., 2010:111). Emigrantët e përfshirë në studim ndodhen në faza të ndryshme të projektit të tyre emigrues. Ata grupohen në tre kategoritë e mëposhtme: Në grupin e parë të emigrantëve bëjnë pjesë kryesisht emigrantët për arsye studimore dhe ata që kanë pak vite kohëqëndrim në provincën e Sienës dhe që nuk jetojnë me familjen e tyre në Siena. Këta emigrantë jetojnë kryesisht në shtëpi studentësh, shtëpi që i ndajnë me emigrantë të tjerë, ose në shtëpi të vogla me komoditet modest. B.RR., një i ri 25 vjeç, i cili jeton me të fejuarën e tij në një shtëpi brenda mureve të Sienës, gjatë intervistës tregon:

“...Me shtëpi jetoj këtu në qendër dhe shtëpia me qira është 600 Euro. Shtëpitë në Siena nuk janë...jo, nuk janë të lira. Mund të paguash një dhomë single (një dhomë të vetme- B.Z), mund ta paguash tek 300 Euro-shi, 250 -300…Çmimet pak a shumë këtu variojnë. Gjëja që ndryshon është që kjo shtëpia që kam gjetur unë këtu është e vogël, është 30 metra katror, por për ne (mua dhe të fejuarën time-B.Z.) është në rregull. Ndryshimi tjetër është që po të shkosh pak larg Sienës, sepse siç e shikon Siena është e ndarë me mure, dhe mjafton të dalësh edhe 100 metra nga muret rrethuese dhe ti me 600 Euro gjen një shtëpi shumë më të mirë dhe me kushte më të mira. Shtëpia është më e madhe, e arreduar (mobiluar- B.Z) akoma dhe më mirë, sepse efektivisht shtëpitë në Siena …janë shumë të vjetra. Duhet të kesh fat të mos gjesh një shtëpi me lagështirë sepse pothuajse 80 për qind e shtëpive janë me lagështirë, duke qenë se janë ndërtesa të vjetra”.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë emigrantë të cilët kanë një kohëqëndrim relativisht më të gjatë në provincën e Sienës, projekti emigrues i të cilëve kryesisht është kthyer ose po kthehet në një projekt familjar. Kjo kategori emigrantësh kryesisht jeton në shtëpi me qira. Këtu bëjnë pjesë (a) ata individë që kanë ende një projekt të paqartë

191

Page 205: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrimi, (b) ata që kanë investuar për blerjen e një shtëpie në vendin e origjinës e që ndoshta po projektojnë një kthim të mundshëm në këtë vend. Për këtë kategori emigrantësh pasja e një shtëpie ose e një prone, është motivi kryesor që orienton dilemën kthim-qëndrim. Shtëpia, thotë sociologu Sayad, ndërtohet në vendin e origjinës për të kujtuar praninë e paqenë dhe për të mohuar mungesën. Në këtë kuptim blerja e një shtëpie shfaqet si një hipotekë për kthimin (Sayad, A., 2006:139-62). Megjithatë, brenda kësaj kategorie ekziston një kategori tjetër emigrantësh që, megjithëse kanë blerë shtëpi në Shqipëri me paratë e mbledhura nga puna në emigrim, sërish hezitojnë të kthehen. Një pjesë e emigrantëve ndërtimin e shtëpisë në vendin e origjinës e kanë parë të lidhur me familjen e lënë atje, duke e konsideruar mbështetje për prindërit, vëllezërit e motrat që jetojnë në vendin e origjinës. G.K., në emigrant 34 vjeç nga Puka, beqar, i cili jeton me vëllain e tij në fshatin Casciano të komunës Murlo në Siena, tregon përvojën e tij si më poshtë:

“Jetoj me vëllain me qira, po. Në Shqipëri kemi ndërtuar shtëpi. Në Tiranë kemi ardhur (nga Tropoja – B.Z) nga zero. Kemi ardhur (nga Tropoja në Tiranë-B.Z.), kemi blerë truallin, kemi ndërtuar shtëpinë … Të blesh një shtëpi në Itali është si të fusësh veten në burg. Mbetesh gjithë jetën duke paguar taksat e vjedhjet e bankave e të qeveritarëve italianë. Ka dhe atë anën tjetër shumë të mirë, që nesër për shembull, me mbarue puna e me pasë një mundësi tjetër … për shembull për në Amerikë, apo diku tjetër, ikën direkt e nuk të bëhet vonë. Nuk ke një barrë mbi shpinë që duhet të rrish per forca (domosdoshmërish- B.Z.). Kjo është e bukur. I bashkëngjitem asaj idesë të flamurit rom që kanë atë rrotën e qerres dhe fushën e barit. Janë gjithmonë në lëvizje [qesh]”.

Në grupin e tretë përfshihen ata individë të cilët kanë krijuar një qëndrueshmëri në vendin pritës, projekti emigrues i të cilëve është bërë më i qartë dhe i lidhur me këtë vend. Kjo kategori individësh, përbëhet kryesisht nga individë të martuar, projekti emigrues i të cilëve nga individual është kthyer në një projekt familjar. Për këtë kategori emigrantësh gjithashtu blerja e shtëpisë përbën një motiv që orienton dilemën kthim-qëndrim. Blerja e një shtëpie në Itali është tregues i dëshirës për t’u stabilizuar, për të hedhur rrënjë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vete dhe për fëmijët në këtë vend.

192

Page 206: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Gjatë bisedës me A.P, i cili ka mbi 20 vjet në Siena dhe ka njohje të emigrantëve shqiptarë në provincë, ai listoi mjaft emigrantë shqiptarë, të integruar ekonomikisht, të cilët kanë blerë shtëpi dhe kanë një projekt të qëndrueshëm emigrues.

“Në Siena është shumë shtrenjtë, por në vende (rrethina-B.Z.) të tjera kanë blerë (shtëpi-B.Z.) pothuajse të gjithë (emigrantët shqiptarë- B.Z.), sidomos ata që nuk kanë qenë me qira, që e kanë pas shtëpinë pa pagesë …Ka shqiptarë që jo vetëm kanë blerë shtëpi, kështu… dy dhoma e kuzhinë, por kanë bërë vila këtu. Janë për shembull vëllezërit F. nga Shkodra që kanë një firmë ndërtimi, ato kanë një alamet shtëpie një vilë… në rrethina. Është P. A. nga Tirana, në rrethinat e Sienës ka blerë një shtëpi që është dy katëshe, vilë me një terren goxha të madh dhe ka bërë apartamente të vogla që jepen me qira. F. … ka blerë një shtëpi, sepse jetoi për një kohë tek ajo shpia atje, tek shpia e padrones … Kurse L. … ka blerë dy shtëpi, edhe për vajzën edhe për vete” .

E.D., një emigrante 53 vjeçe nga Tirana, paraqet si më poshtë këndvështrimin e saj në lidhje me investimin e blerjes së një shtëpie.

“Në fillim mund të quhej çmenduri (blerja e një shtëpie në Siena -B.Z.). ..si një shpenzim jashtë mundësive, ndërsa sot (individët- B.Z.) kanë arritur të bëjnë një analizë. Sidomos këto kopjet (çiftet- B.Z.) e reja, sa martohen bëjnë një llogaritje të thjeshtë:… nëse unë (paguaj- B.Z) 600 euro qira shtëpie, më bjen më mirë që të marr një mutuo (kredi- B.Z.) dhe këto 600 euro të qerasë ia paguaj shtetit, por un domani (një të nesërme-B.Z.) gjendem me një shtëpi. Unë, për shembull, e kam blerë në ΄96-΄97-tën edhe sot mi trovo senza il mutuo (gjendem pa kredi-B.Z). Kam 20 vjet, bëra një sakrificë…, bëra një zgjedhje…,një projekt në veten time dhe u mundova që këtë projekt ta realizoja… Sidomos kur ke një punë, një punë, që në një farë mënyre fiton diçka, punon bashkëshorti yt, ke diçka, e të tjera… (mund të ndërmerret një projekt i tillë- B.Z.)… Njeriu duhet të marrë iniciativë dhe këto janë iniciativa. Duke blerë një shtëpi në Shqipëri, nëse ti ke familjarë atje, nisesh për të bërë një të mirë për familjarët e tu, ose nuk je akoma i vendosur për të ndenjtur këtu, e shikon të vështirë të rrish këtu dhe të investosh sot... Investimi në Shqipëri është mirë se alla fine (në fund të fundit- B.Z.)

193

Page 207: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

investimin e bën në vendin tënd, però (por- B.Z) duhet të shohësh edhe gjendjen tënde, se pastaj mbetesh pa gjë këtu dhe pa gjë atje, sepse shtëpia duhet të jetohet, të jetë në funksion, jo ta blej një shtëpi dhe ta kem si kujtim, se është një investiment (investim- B.Z.) i gabuar …Unë (shtëpinë në Shqipëri- B.Z.) e kam shitur…”.

Emigrantë të tjerë mendojnë se, pavarësisht nga projekti i tyre emigrues dhe nga blerja e një shtëpie, ndryshimet në dinamikën ekonomike globale, që u pasqyruan me krizën financiare edhe në Itali, përmbysën projektet e tyre, i bënë ata më të brishta dhe formësuan projekte të tjera të paparashikuara më parë. E.N., një emigrante nga Durrësi, 33 vjeçe, e martuar, shpjegon gjatë intervistës se, në Itali, dhe më ekzaktësisht në Montepulciano, bashkëshorti i saj dhe ajo e kishin blerë shtëpinë të nxitur nga ideja se qiraja e dhënë për strehimin është një vlerë monetare e humbur, ndërsa kredia për një shtëpi është një investim. Megjithatë, megjithëse tashmë që po mendonin kthimin në Shqipëri dhe blerjen e një shtëpie në vendlindje, shtëpinë në Montepulciano e shihnin një investim për djalin në vendlindjen e tij. Në sondazhin e sipërpërmendur të zhvilluar nga SUNIA, tregohet se ekziston një lidhje mes integrimit ekonomik, nga njëra anë, strehimit dhe integrimit politik/institucional nga ana tjetër. Në bazë të normave ligjore (Dpr 31/8/1999 n. 394 i ndryshuar nga Dpr 18/10/2004 n. 334), mundësia për të rinovuar lejeqëndrimin ose për të mundësuar bashkimin familjar, ka si kusht, përveç të tjerash, edhe pasjen e një strehimi të përshtatshëm (SUNIA, 2009:10). Në këtë kontekst, mospasja e një strehimi konform kritereve të përcaktuara nga normat ligjore e kushtëzon emigrantin të integrohet nga pikëpamja politike/institucionale. Nga ana tjetër, sipas Dekretit Legjislativ D.L. 92/2008 “Masa urgjente në fushën e sigurimit publik”, të kthyer në ligj L. 125/2008, i njohur si Paketa e Sigurisë (Pacchetto Sicurezza), i aprovuar në formë përfundimtare nga Senati më 02/07/2009, parashikohet se, kushdo që strehon një të huaj të papajisur me një dokument qëndrimi, ndëshkohet me heqje lirie nga 6 muaj deri në tre vjet. Ndëshkimi përfshin dhe konfiskimin e pasurisë të paluajtshme, me përjashtim të rasteve kur ajo i përket një personi tjetër. Krimi për dhënien me qira klandestinëve të mjediseve të strehimit, ka lënë shteg për abuzim nga ana e qiradhënësve, të cilët marrin përsipër të strehojnë emigrantë pa leje qëndrimi, ata të cilët humbasin punën ose kanë leje qëndrim afatshkurtër, rinovimi i të cilit i çon në gjendje të parregullt. Duke shfrytëzuar këtë nevojë, shpesh qiradhënësit vendas u japin emigrantëve shtëpi me kushte jashtë normave të jetesës e me qira mujore më të

194

Page 208: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shtrenjta seç ua japin qytetarëve italianë, madje duke iu shmangur edhe kanaleve zyrtare tatimore e duke rritur evazionin fiskal në Itali (Po aty:9-19). 4.4.3. Përmasa shoqërore e integrimit

Për të analizuar përmasën shoqërore të integrimit të emigrantëve dhe familjeve të tyre, studimi synoi të nxjerrë në pah elemente që kanë të bëjnë me: (a) marrëdhëniet miqësore që emigrantët krijojnë me vendasit dhe jovendasit, (b) përballjen e emigrantëve me paragjykimet dhe stigmën në vendin pritës (c) pjesëmarrjen e emigrantëve në organizata me karakter shoqëror në vendin pritës. (d) kontaktet me vendin e origjinës Përgjatë këtij hulumtimi, vëmendja u fokusua në rolin që luan familja emigrante në këtë përmasë integrimi në shoqërinë pritëse.

4.4.3.1. Mes vendasve dhe bashkëkombësve. Prirjet shoqëruese të emigrantëve shqiptarë

Studimi “Integrometër 2008/ 2009 nxori në pah se gjatë kohës së lirë emigrantët (jo vetëm ata shqiptarë) në rajonin e Toskanës shoqërohen më së shumti (33 për qind e të anketuarve) me emigrantë të huaj (e këtu prezumohen edhe bashkëkombësit) sesa me vendas, më pak (31 për qind e të anketuarve) shoqërohen njësoj me vendasit dhe me jovendasit, më pak akoma (20 për qind e të anketuarve) janë shprehur se në kohën e tyre të lirë shoqërohen vetëm me bashkëkombësit e tyre dhe më pak akoma (16 për qind e të anketuarve) kanë pohuar se gjatë kohës së lirë shoqërohen më shumë me italianë sesa me joitalianë (Berti, F.; Valzania, A., 2010:147). Pra, nëse marrëdhënien mes emigrantëve dhe grupeve shoqërore e përfytyrojmë si një bosht që në njërin skaj ka marrëdhënien emigrant-bashkëkombës dhe në skajin tjetër marrëdhënien emigrant-vendas, do të thonim se pjesa më e madhe e emigrantëve nuk bën pjesë në këto grupe të skajshme por parapëlqejnë shoqërinë e përzier, pavarësisht nëse peshorja anon më shumë nga vendasit apo nga bashkëkombësit. Studimi i sipërpërmendur nxori gjithashtu në pah se emigrantët shqiptarë nuk shquhen për mbyllje brenda shoqërisë së bashkëkombësve të tyre. Afro 22 për qind e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Toskana kanë pohuar se kanë më shumë miq italianë se joitalianë dhe vetëm 13 për qind e të intervistuarve kanë pohuar se shoqërohen vetëm me vendasit (Po aty:148).

195

Page 209: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Duke mbajtur parasysh këto gjetje, emigrantëve shqiptarë që u përfshinë në këtë studim, iu drejtuan pyetje në lidhje me grupet, me të cilët ata shoqërohen më së shumti. Të dhënat cilësore të mbledhura në këtë studim nxorën në pah gjithashtu 4 kategoritë e mëposhtme:

(1) Emigrantët që shoqërohen më së shumti me emigrantë të tjerë dhe më pak me vendas.

Kjo kategori ndahet në dy nënkategori: (a) emigrantët që shoqërohen më së shumti me emigrantë të tjerë bashkëkombës dhe (b) emigrantët që shoqërohen më së shumti me emigrantë të tjerë jo domosdoshmërish bashkëkombës. Në nënkategorinë e parë bëjnë pjesë emigrantë të moshave të ndryshme, vajza e djem, burra e gra, beqarë e të martuar. D.LL., 25 vjeç nga Tirana, gjatë intervistës pohon:

“Pjesa më e madhe (e miqve të mi janë - B.Z.), shqiptarë po, pjesa më e madhe, por ka edhe italianë normalisht”.

Një tjetër emigrant i ri në moshë, M.D., 28 vjeç nga Elbasani, i cili ndjek studimet pasuniversitare dhe njëkohësisht punon, pohon se, për shkak të dinamikës së jetës së tij, i është dashur të shoqërohet me individë të kombësive të ndryshme, por sërish thekson se më shumë shoqërohet me bashkëkombës shqiptarë.

“Shoqërohem me çdo lloj kombi: kinez, italian, maroken, rumun, por më shumë me shqiptarë”.

Edhe emigrantet femra kanë treguar qëndrime të ngjashme gjatë intervistave të tyre. R.Gj., 34 vjeçe nga Durrësi, e martuar, nënë e dy fëmijëve, e cila ka rreth 9 vjet që jeton në San Giminiano ka pohuar gjatë intervistës:

“Kam 2 shoqe shqiptare e në pjesën më të madhe të kohës rri me to, por kam shoqëri edhe me të tjera, vendase e jovendase”.

Gjithashtu nënkategoria e dytë është heterogjene nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Studimi nxori në pah se një pjesë e emigrantëve shqiptarë shoqërohen me

196

Page 210: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

italianë jovendas, pra josienezë, por me të ardhur nga zona të tjera të Italisë. Ja çfarë pohon E.N., 33 vjeçe nga Durrësi gjatë intervistës:

“Me thënë të drejtën më shumë (shoqërohem me –B.Z.) italiane [qesh]. Po aty ku unë banoj, është një zonë ku ka vetëm dy familje shqiptare që i kam më afër, e kam fjalën se ka edhe shqiptarë të tjerë, por më afër kam ato (shoqet- B.Z.) italiane dhe shqiptaret i shikoj thjesht kur bëj një shëtitje, kur shkoj në ndonjë lulishte… Pastaj puna (me zë kohë, B.Z. ). Ndërsa italianet i kam aty komshije. Dalim përditë, se unë punoj vetëm në darkë dhe gjithë ditës jam e lirë. Jam në shtëpi nga mëngjesi deri në orën 7 (pasdite- B.Z.) që shkoj në punë. Me këto italianet, një shëtitje e bëjmë, një kafe e pimë. I shkoj tek shtëpia… Po. po.(Jemi bashkëmoshatare- B.Z.)…po (kemi fëmijë –B.Z.) të të njëjtës moshë… Në Montepulciano, përveç nesh, shqiptarëve, ka edhe të ardhur nga Bolonja, nga Napoli, edhe… sidomos çifte të rinj nga jugu, sepse në jug nuk është se ka punë siç ka në Toskana, dhe… Në atë kohë kur kam ardhur unë (në Montepulciano-B.Z.) …, kur bleva shtëpi ishin pak a shumë 10 familje të tjera, që kishin ardhur nga jugu. I njohëm, ishin, si të thuash, banues të rinj, bëmë shoqëri dhe shpesh më thonë: “Kur do na çosh në Shqipëri, të shohim Shqipërinë?”…, meqë u kam folur shumë për Shqipërinë. Madje u kam bërë dhe filmim me kamera në Durrës e në vende të tjera e thonë shpesh: “Do vijmë të shikojmë, po”...”.

Sikurse u analizua edhe më sipër, qoftë emigrantët në kontekstin ndërkombëtar, qoftë migrantët e brendshëm, që kanë lëvizur nga zona të ndryshme brenda Italisë, ndihen disi “të huaj”, sidomos fillimisht në shoqërinë sieneze, kryesisht për shkak të “mbylljes” etnocentrike të kësaj shoqërie. Kjo “mbyllje” i nxit shpesh migrantët të forcojnë kohezionin jo vetëm mes anëtarëve të të njëjtit grup etnik në kuptimin e ngushtë, por mes anëtarëve të një grupi më të gjerë, të atyre që e ndjejnë veten “të jashtëm” në shoqërinë sieneze. (2) Emigrantë që shoqërohen njësoj si me vendasit, ashtu edhe me emigrantë të

tjerë të huaj, përfshi këtu edhe emigrantët bashkëkombës. Ky grup emigrantësh gjithashtu është heterogjen nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil.

197

Page 211: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

E.C, një emigrante 28 vjeçe nga Durrësi, e cila ka mbaruar studimet universitare në Itali, tregon se jetesa në Itali i ka mundësuar njohje me njerëz me përkatësi kombëtare të ndryshme:

“Shokët e mi janë miks shqiptarë dhe italianë edhe të kombësive të tjera, është vetë jeta këtu që të çon të njohësh e të përballesh me kultura të ndryshme”.

A.L., një tjetër i ri, i cili ka emigruar në Itali për arsye studimore, pohon se në Itali shoqërohet me bashkëkombës dhe vendas njëkohësisht.

“Unë shoqërohem me shqiptarë dhe italianë, 50 për qind me 50 për qind” .

B.RR., një i ri 25 vjeç, gjatë intervistës gjithashtu pohon në nivel më të përgjithshëm, jo thjesht në nivel personal, se vendasit dhe shqiptarët në jo pak raste bëhen miq me njeri-tjetrin.

“…Bëhen, shumë (shqiptarët me njeri-tjetrin-B.Z). Bëhen dhe bëhen shumë edhe me italianët. Është krijuar shumë kjo miqësia edhe me studentë italianë, por edhe me italianë këtu nga vendi”.

Përvoja e jetesës shpesh ndikon në marrëdhëniet që emigrantët krijojnë me individë të kategorive të ndryshme në vendin pritës. Ja çfarë pohon D.T., një emigrant 52 vjeç nga Kavaja, i cili në momentin e intervistimit ishte sipërmarrës i një furre për prodhime brumi brenda mureve të Sienës.

“Shokë italianë nuk kam shumë, por edhe shumë miq shqiptarë s’kam. Kam një rreth të vogël miqsh, e me to bëhemi. Hamë dreka ose darka tek shtëpitë e njeri-tjetrit, ndonjë muhabet, ndonjë gjë. Nuk mund t’i besosh gjithkujt …Ndihem mirë brenda këtij rrethi e kaq më mjafton”.

Duke u ndalur në intervistën e mësipërme, lipset rikujtuar se, në rastin e emigrantëve shqiptarë, të cilët një pjesë të jetës së tyre e kanë kaluar nën rrëgjimin socialist totalitar, i cili ngjalli psikoza mosbesimi edhe ndërmjet njerëzve në marrëdhënie të ngushta miqësore, kufizimi brenda një rrethi të ngushtë shoqëror nuk është i rastësishëm.

198

Page 212: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

(3) Emigrantë që shoqërohen më së shumti me vendas, sesa me emigrantë të tjerë

bashkëkombës Intervista me T.B, një emigrant 52 vjeç, i cili kishte rreth 20 vjet që jetonte në Siena nxori në pah se jo gjithmonë shqiptarët parapëlqejnë të shoqërohen me bashkëkombësit.

“Me thënë të drejtën kam më shumë (shokë-B.Z.) italianë. Mua nuk më pëlqejnë shqiptarët... nuk më pëlqejnë se unë në Shqipëri, rininë time nuk e kam kaluar me miq e me shokë… Sipas meje… unë … miqtë i kam respektuar, i kam dashur, por nuk më kanë dashur. Nuk e di pse...ndoshta nga inati... Tani kam familjen time, kam fëmijët e mi, jam në rregull. S’më intereson bota. Kam jetën time, fëmijët e mi edhe...”.

Sociologu bashkëkohor Zyhdi Dervishi, në studimin e tij të realizuar rreth 15 vjet më parë në Siena, ka treguar se jo pak emigrantë nuk dëshirojnë t’i ndajnë hallet dhe shqetësimet e tyre me bashkëkombësit, duke krijuar në mënyrë të qëllimshme një distancë, e cila mund të shpjegohet me mënyra të ndryshme si (a) një lloj “fobie” ndaj njeri-tjetrit në ndikimin e faktorëve të ndryshëm sociokulturorë dhe masmedias italiane (b) pamundësia e bashkëkombësve për t’i ofruar ndihmë, duke qenë se ata ndihen vetë në situatë marxhinalizimi (c) ekzistenca e një lloj neverie për frymën e imponuar kolektiviste në kushtet e shoqërisë totalitare në Shqipërinë ish-socialiste (Dervishi, Z., 2003:229-30). Sikurse u theksua edhe më sipër, shpesh mënyra e jetesës ndikon në zgjedhjen e rrethit shoqëror të emigrantëve. E.B., një emigrante 32 vjeçe, e cila punon në një agjenci reklamash dhe bashkëjeton me një djalë italian, pohon se gjatë jetës së përditshme ajo nuk ka kontakte me bashkëkombës e, për rrjedhojë, shoqërohet më shumë me vendas.

“Më shumë (shoqërohem- B.Z.) me italianë, pasi nuk para kam kontakte me shqiptarë, qoftë edhe në ambientin e punës”.

Megjithatë, emigrantja e mësipërme flet në mënyrë korrekte gjuhën shqipe, mban kontakte të shpeshta me familjen në vendin e origjinës dhe është e mirinformuar për ngjarjet më të fundit në këtë vend. Duke iu referuar idesë së Gordon (shih kapitullin

199

Page 213: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

II), kjo situatë mund të vlerësohet si nivel i lartë i përshtatjes (asimilimit) strukturor që shoqërohet me nivel të lartë të kontaktit dhe pjesëmarrjes në shoqërinë pritëse, i gërshetuar me nivel të ulët të përshtatjes (asimilimit) kulturor, që shoqërohet me nivel të lartë të ruajtjes së kulturës vetjake.

(4) Emigrantë që shoqërohen me njerëz me interesa të përbashkëta, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare

Nëse mënyra e jetesës ndikon në zgjedhjen e individëve me të cilët emigrantët shoqërohen, atëherë shpesh interesat, qëndrimet dhe mënyrat e ngjashme të të menduarit, përbëjnë kriterin kryesor për zgjedhjen e këtij grupi referimi nga emigrantët. Ja çfarë pohon G.K, një emigrant 34 vjeç, që ka rreth 14 vjet që jeton në Itali.

“… Unë jam tip që mundohem me jetu me njerëzit realisht. Kam pasë shokë shqiptarë, italianë, të ndryshëm, shqiptarë më shumë se italianë, sepse kështu është, por …e gjej veten të lidhur ngushtë me njerëz që studiojnë Biblën…Shoqërohem me shqiptarë, shoqërohem me italianë, e gjej veten me njerëz që kanë ba shumë studime rreth Biblës dhe ata janë në një ambient që unë preferoj raporte me ta…Sepse shumë ndryshime të miat i kam falë asaj, falë atij raporti me këta njerëz”.

Studimi nuk evidentoi ndonjë grup emigrantësh që të pohonin se shoqëroheshin vetëm me bashkëkombës, ndryshe nga studimi “Integrometër 2008/2009”, në të cilin 13 për qind e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në rajonin e Toskanës, e që u përfshinë në studim, pohuan se shoqëroheshin vetëm me bashkëkombës. Kjo gjetje mund të jetë dëshmi e një prirjeje të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës për të mos u mbyllur brenda grupit të tyre etnik, por për të qenë të hapur nga pikëpamja shoqërore. Megjithatë, studime të tjera sasiore lipsen të ndërmerren për të matur më ekzaktësisht këtë prirje të nxjerrë në pah nga ky studim cilësor.

200

Page 214: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

4.4.3.2. Përballja me paragjykimet - strategji e integrimit shoqëror 4.4.3.2.1. Të ndjerit të paragjykuar - një përvojë e pashmangshme e emigrantëve Sipas sociologut bashkëkohor Zyhdi Dervishi, formimi i një “mozaiku” emigrantësh të racave e kombeve të ndryshme në Itali e veçanërisht në Siena, është shoqëruar gradualisht me një dinamikë reagimesh emocionale të diferencuara, simpatish dhe antipatish të vendasve për të ardhurit. Sipas tij, popullsia italiane paraqet një qëndrim të ftohtë me të huajt dhe kjo gjë vihet re më dukshëm tek banorët e Sienës dhe të rrethinave të saj, pasi kjo provincë është disi “më e mbyllur” dhe më pak e “prekur” nga fluksi i lëvizjeve të të huajve (Dervishi, Z., 2003:164-65). Sikurse u përmend edhe në kapitullin II, studimet kanë treguar se përvojat paragjykuese dhe diskriminuese kanë një ndikim negativ në mirëqenien e individit dhe në nivel grupi këto përvoja mund të përbëjnë një faktor rreziku për përshtatjen në shoqërinë pritëse (Beiser, M., e të tjerë, 1988:695-700). Në rastin e emigrantëve shqiptarë, më konkretisht në rastin e atyre që jetojnë në shoqërinë sieneze, dukuria lipset parë në një shtrirje diakronike, sepse prirjet paragjykuese lidhen me shtrirjen kohore të përvojës emigruese. Duke qenë se emigrimi i shqiptarëve në Itali, e veçanërisht në provincën e Sienës, është një dukuri e shtrirë në më shumë se 20 vjet, prirjet paragjykuese të vendasve për të huajt kanë pësuar dinamika dhe ndryshime në kohë. Le të ndalemi në gjetjet e këtij studimi. Gjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve, u bë përpjekje të kuptohej se si emigrantët perceptonin qëndrimin e vendasve për grupin e tyre. Ky qëndrim shpesh ndikonte në të ndjerin ose jo të paragjykuar nga vendasit. Më poshtë është paraqitur një copëz interviste domethënëse, nga K.Gj., një i ri, 27 vjeç nga Tirana, student pasuniversitar, i cili ka rreth 7 vjet që jeton në Siena.

“Në përgjithësi sienezët na vlerësojnë ne shqiptarët si persona të përshtatshëm me ambientin që na rrethon, që mundohemi të integrohemi, që jemi punëtorë e kemi një mentalitet jo shumë të largët nga i italianëve, që jemi të aftë dhe i bëjmë ballë vështirësive. Por, edhe ndonjë vlerësim negativ e kanë. Për shembull disa mendojnë se shqiptarët pasurohen shpejt, se merren me trafiqe, se meshkujt s’janë gjë, vetëm femrat shqiptare janë të mira. Nuk vlerësojnë arritjet e

201

Page 215: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shqiptarëve në fushat e biznesit e punësojnë ndonjë shqiptar se i paguajnë më pak”.

Të dhënat e mbledhura nga bisedat e lira, intervistat individuale dhe fokus-grupet me emigrantë, banues në provincën e Sienës, lejuan kategorizimin e tyre në 4 grupe, në lidhje me të ndjerit të paragjykuar:

(a) Emigrantë që nuk ndihen të paragjykuar nga vendasit (b) Emigrantë që ndihen disi të paragjykuar (c) Emigrantë që ndihen shumë të paragjykuar (d) Emigrantë që janë ndjerë të paragjykuar në fillim të përvojës së tyre emigruese

në krahasim me periudhën aktuale. Më poshtë është analizuar secila nga këto kategori.

(a) Emigrantë që nuk ndihen të paragjykuar nga vendasit

Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht emigrantë që kanë shkuar në Siena për arsye studimi, pra kryesisht të rinj universitarë shqiptarë, vajza dhe djem. K.GJ, emigranti i sipërpërmendur, gjatë intervistës shpjegon:

“Me thënë të drejtën, ngaqë në Siena ka shumë të huaj, është krijuar një lloj, si thuhet këtu, “società multiculturale” (shoqëri shumëkulturore- B.Z.) dhe sienezët na kanë pranuar, ndoshta sepse janë mësuar me këtë fakt. Unë personalisht nuk jam ndjerë i paragjykuar. Ndoshta sepse jam ende student. Nuk e di ç’do të ndodhte nëse do të isha në pozitat e një emigranti që vjen për arsye punësimi, ose me bashkim familjar ose…nuk e di. Unë nuk ndihem i paragjykuar... Mendoj se nuk ka ndryshuar asgjë kundrejt nesh. Ky ka qenë që në fillim qëndrimi i vendasve, të paktën kështu e kam ndjerë unë që kur kam ardhur, që në 2004-rën. Ndoshta më parë situata ka qenë ndryshe. Do të thoja që sienezët nuk është se janë shumë të hapur ndaj emigrantëve, thjesht na pranojnë, por nuk është se bëjnë ndonjë gjë të madhe për ne. Nuk na bien në qafë e, nëse ne jemi të zotët, herët a vonë do ta gjejmë veten, por s’duhet të presim që dikush të bëjë për ne”.

202

Page 216: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Dikush, pavarësisht nga niveli i përgjithshëm i paragjykimeve për shqiptarët në përgjithësi, nuk e ka ndjerë trysninë e paragjykimeve. E.C., një emigrante 28 vjeçe nga Durrësi, e cila ka rreth 10 vjet që jeton në Itali, gjatë intervistës pohon:

“Unë mendoj se çdo njeri e krijon vet vendin e tij ...Në çdo vend të botës që të ndodhesh, po u solle si njeri, me respekt dhe kulturë....edhe ato (vendasit- B.Z.) të respektojnë. Kështu që, çdo rast duhet trajtuar në veçanti. Kam punuar dhe jam ndjerë shumë e vlerësuar dhe kam arritur të fitoj, me punë e lodhje, si në çdo lloj pune...besimin e personave për të cilët punoja” .

Studiuesit socialë mbrojnë idenë se mosnjohja e grupit të paragjykuar dhe mungesa e informacionit të saktë e të bazuar në lidhje me të, çon në krijimin e koncepteve të gabuara dhe të stereotipave fals në lidhje me anëtarët e këtij grupi (Glicksberg, Ch. J., 1946:64). Në këtë kontekst emigrantët të cilët krijojnë me vendasit njohje të drejtpërdrejta dhe u japin atyre shansin për t’i njohur nga afër, ka mundësi të mos e ndjejnë peshën e paragjykimeve, si të thuash, në supet e tyre.

(b) Emigrantë që ndihen disi të paragjykuar Studimi nxori në pah se ky grup emigrantësh është heterogjen nga pikëpamja moshore, gjinore si dhe statusi civil. Disa emigrantë theksojnë se, në zonat ku ata banojnë, kryesisht të moshuarit vendas, të cilët zakonisht janë më konservatorë, shprehin paragjykime të ndryshme kundrejt emigrantëve shqiptarë. E.B., 32 vjeçe, e cila ka rreth 8 vjet që jeton në Itali, pohon gjatë intervistës:

“Në lidhje me paragjykimin, të them të drejtën jo, nuk ndihem fort e paragjykuar. Por ka shumë persona të moshuar që akoma e shohin shqiptarin ose shqiptaren si hajdut ose prostitutë. Por shumica (e shqiptarëve- B.Z.) nuk e kanë problem integrimin, pavarësisht nga ky lloj paragjykimi që mund të ekzistojë aty-këtu”.

Disa emigrantë mbrojnë idenë se prirjet paragjykuese të vendasve ndaj emigrantëve vijnë si rezultat i një “mbylljeje” brenda grupit të vetë emigrantëve. Kjo mungesë e dëshirës për t’u hapur e për të hyrë në kontakte me vendasit, nxit nga ana e këtyre të

203

Page 217: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

fundit prirje paragjykuese, duke qenë se paragjykimet shpesh lindin nga mosnjohja dhe mungesa e përvojës me anëtarët e një grupi të caktuar. Ja si shprehet N.K, një e re 26 vjeçe, e cila ka rreth 7 vjet që jeton në Siena:

“Nuk mendoj se ka shumë paragjykime ..., por kjo varet dhe nga përshtypja apo qëndrimi që ti mban me njerëzit që të rrethojnë. Gjithashtu varet shumë dhe nga fakti sa i hapur je me të tjerët. Me ka ndodhur shpesh të flas me bashkështetasit e mi për paragjykime që një vendas ka kundrejt një shqiptari, por në shumë raste kjo varet edhe nga fakti se shumë shqiptarë shoqërohen vetëm midis tyre duke i mos lënë mundësi as vetes as të tjerëve për njohje më të hollësishme…”16

Të dhënat e mbledhura nga bisedat e lira, intervistat individuale dhe fokus-grupet me emigrantët që jetojnë në Siena, nxorën në pah gjithashtu se, sidomos në rastin e emigrantëve për arsye studimi, vihej re një keqardhje për rastet kur ishin ndjerë të paragjykuar nga profesorët e tyre. Gjetjet e studimit të kryer nga sociologu Zyhdi Dervishi, gjatë viteve 1996-1997 në provincën e Sienës, dëshmojnë se një pjesë e emigrantëve që u përfshinë në studim (7.37 për qind e të anketuarve) mendonin se intelektualët e këtij qyteti shprehnin në forma të ndryshme respekt për shqiptarët. Sipas këtyre të anketuarve, intelektualët jo vetëm janë më të fisëm e më të kulturuar, por edhe preken në interesat e tyre më pak se punëtorët nga e ardhmja e emigrantëve (Dervishi, Z., 2003:170). Pra, një pjesë e emigrantëve ka pritshmërinë se intelektualët, e veçanërisht profesorët e universiteteve, janë më mendjehapur dhe nuk presin që ata të kenë paragjykime ndaj “të huajve”. Por, disa emigrantë për arsye studimi, në rastet kur kanë hasur doza paragjykimi tek profesorët universitarë, e kanë shpjeguar këtë ose si reagim kundrejt aftësive që studentët shqiptarë shfaqin, ose si reagim kundrejt disa sjelljeve jokorrekte të studentëve shqiptarë. Dy copëzat e mëposhtme të intervistave ilustrojnë gjetjet e mësipërme. E.C, një vajzë 28 vjeç, e cila ka emigruar për arsye studimi, pasi ka përfunduar studimet në shkenca politike, është martuar në Itali me një djalë shqiptar dhe në

16Megjithëse nga kjo intervistë del në pah një “mbyllje”e emigrantëve shqiptarë brenda grupit të bashkëkombësve, asnjë nga të intervistuarit nuk ka pohuar se shoqërohet vetëm me bashkëkombës. Sikurse u tregua edhe më sipër, edhe studimi “Integrometër 2008/2009” e mbështet disi pohimin e kësaj emigranteje të intervistuar. Studime të tjera sasiore lipsen të zhvillohen për të të matur më ekzaktësisht këtë prirje të emigrantëve shqiptarë në kontekstin sienez.

204

Page 218: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

momentin e intervistimit pret një fëmijë. Ajo kujton përvojën e universitetit duke thënë:

“Mua personalisht nuk më ka ndodhur ndonjëherë të ndihem e paragjykuar. Ndoshta mund të kem ndjerë një lloj inati nga ana e profesorëve me të cilët kam dhënë provimet në universitet ndaj studentëve të huaj, sidomos ndaj shqiptarëve. Nuk flas për të gjithë studentët, por shumica kanë treguar një zotësi shumë më të madhe se vetë studentët italianë në përfundimin e studimeve. Kjo gjë i shtynte profesorët që ndonjëherë të mos jepnin vlerësimin që meritoje.”

A.L, 30 vjeç, e cila ka përfunduar studimet tre vjeçare në degën komunikim në sipërmarrje, aktualisht punon në një agjenci turizmi dhe bashkëjeton me një djalë italian. Ajo është në përfundim të specializimit dy vjeçar në të njëjtën degë. Gjatë intervistës, ajo shpjegon në detaje një situatë, në të cilën ishte ndjerë e paragjykuar nga një profesor i saj.

“I vetmi moment që e kam ndjerë veten të paragjykuar, ka qenë para dy javësh kur dhashë një provim… Kisha bërë një tezinë (detyrë-B.Z.), kisha punuar 6 muaj për atë dhe e kisha bërë shumë mirë. Ma kishte kontrolluar edhe asistenti i profesorit…(Profesori- B.Z.) e mori, hapi tezinën, hapi faqet, e pa kështu si punë e gazetës... Kisha bërë mbi imazhin e Enver Hoxhës, për imazhin e liderit, pra, se si ndërtohet imazhi në diktaturë, edhe unë kisha bërë goxha punë, madje edhe më shumë seç mund ta kishte merituar, sepse ishin vetëm 6 kredite. Ai e pa edhe… “Tani,- thash,- do më bëjë ndonjë pyetje që t’i shpjegoj se çfarë kam bërë”, edhe ai më thotë: “28”. 30 është maksimumi. “28” e unë ngela… kështu, ma (por-B.Z.)…nuk ma mori mendja … kurse të tjerëve i kishte vënë 24. E më thotë mua: “Va bene?”(Në rregull?-B.Z.) E unë… kështu, nuk mund t’i thoja jo, se nuk është… notë e keqe, vetëm se unë për një vlerësim ashtu, për gjithë atë punë që kisha bërë, u ndjeva shumë keq …Edhe (profesori- B.Z.) më pa mua që ngela ashtu edhe më tha: “Un lavoro… va bene, carino (një punë e këndshme-B.Z.), por nga ana tematike nuk është se është shumë e pasur”… gjë që nuk është e vërtetë. Vetëm se më pa mua ashtu keq edhe tha:” Al meno abbiamo capito che sa scrivere la bibliografia” pra, di të shkruash bibliografinë, që janë titujt e librit…Por unë kisha bërë një tezë

205

Page 219: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

trienale (mikrotezë e ciklit bachelor- B.Z.)edhe teza (detyra-B.Z.) provimesh, e të mos dija të shkruaja bibliografinë?… Edhe ma tha në një mënyrë shumë të keqe, ironike, domethënë “Ti shyqyr që ditkëke të shkruake bibliografinë”…Unë nuk e dija që ai i diskriminonte shqiptarët… Tek e fundit edhe ai nuk është se ka shumë faj, sepse unë njoh njerëz që kanë shkuar 3-4 herë me teza të kopjuara. I njoh, i kam shokë, domethënë ma kanë thënë. Të shkosh 3 herë me teza të kopjuara, domethënë duhet ta kesh faqen jo rrogoz, por unë nuk e di çfarë. E kopjon herën e parë, ai (profesori-B.Z.) e kupton që e ke kopjuar se është një punë që nuk e ke bërë ti, sepse kuptohet direkt çfarë ke bërë. Por ai e mori si të dhënë faktin që unë e kisha bërë kështu, kot, ose e kisha kopjuar, por meqë e kisha shkruar, bukur, pastër dhe pa gabime dhe meqë bibliografinë e kisha bërë mirë më dha 28 që është notë e lartë, e kupton, më dha çmim ai mua. Edhe unë u bëra aq keq aty dhe ngela sepse nuk e prisja … Nuk thash gjë se ngela edhe u bëra shumë emotive dhe po t’i kisha thënë gjë, do kisha reaguar ose do kisha qarë, por u bëra keq në atë moment, nuk isha më e aftë të komunikoja edhe thash: “Lëre …lëre edhe ik sepse është një provim më pak. Do bjerë prapë rasti e unë do flas me të.” E, po bëra gjithë atë punë. Kisha lexuar gjithë ato libra. I kisha lexuar, jo parë, le-xu-ar…Aty u ndjeva e diskriminuar, sepse në vendet e tjera ku njerëzit janë njerëz të thjeshtë, injorantë, njerëz që nuk kanë të bëjnë me emigrantë, njerëz që thjeshtë shikojnë në televizor edhe dëgjojnë ato dy lajme ku thuhet:“Ky vrau, ky përdhunoi, ky bëri këtë, bëri atë”, që janë shabllone domethënë, ai i shkreti aq di dhe aq bën. Nuk është se të vrasin këto gjëra, thjesht i le të kalojnë, i injoron, pra nuk është se të prekin, por diskriminim brenda në universitet, ashtu, në atë lloj mënyre, nuk më kishte ndodhur ndonjëherë. Kam 9 vjet këtu e nuk më kishte ndodhur ndonjëherë një gjë e tillë. Në universitet për mua është diskriminim edhe kur profesori thotë: “Ma brava quanto parli bene!” (Të lumtë, sa mirë e flet italishten!-B.Z.). Po kam 9 vjet pra, kam dhënë gjithë këto provime. Shikoji çfarë notash kam marrë në provime…U krijua një situatë shumë, shumë negative që kishte të bënte më atë që unë jam shqiptare, se unë të thash, nga njëra anë, ai ka të drejtë dhe e justifikoj se e di çfarë precedence ka…”.

206

Page 220: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Sipas sociologut Zyhdi Dervishi, jo vetëm njerëzit e zakonshëm, por edhe intelektualët e Sienës, nuk i njohin kulturën dhe popullin shqiptar ose kanë njohuri të cungëta, të sipërfaqshme, më së shumti të gabuara për to (Dervishi, Z., 2003:232). Kjo mungesë njohjeje çon shpesh në kultivimin e psikozave etnocentrike të vendasve dhe ngjall tek ta paragjykime kundrejt grupit të emigrantëve për të cilët njohja është e zbehtë.

(c) Emigrantë që ndihen shumë të paragjykuar

Sikurse u vu re edhe nga analiza në kapitullin II “mbyllja”, që sienezët reflektojnë brenda grupit të tyre, shoqërohet me lindjen e një sërë paragjykimesh për të huajt. Ja çfarë pohon M.D., një emigrant 28 vjeç nga Elbasani, i cili ka rreth 11 vjet që jeton në Itali.

“Për sa i përket mentalitetit, kur flitet për shqiptarë , kjo fjalë i tërheq vëmendjen të gjithëve dhe kjo gjë të bën të ndihesh pak si i vëzhguar dhe i paragjykuar. Por s’kam pas situata kur më janë shprehur hapur për antishqiptarizëm, po që ndjehem i paragjykuar këtë arrij ta perceptoj. Aktualisht në Toskana...popullata vendase, mesa shoh, nuk është fort e ngrohtë ndaj të huajve në përgjithësi, jo vetëm ndaj shqiptarëve. Siena është një qytet studentësh, e studentët shqiptarë, për mendimin tim, janë shumë bravi (të zotët- B.Z.). Sienezët janë të sëmurë pas palios dhe, po nuk qe i kontradës së tyre, nuk të përfillin fare, jo më të jesh i huaj”

Emigrantë të tjerë, prirjet paragjykuese të sienezëve, nuk i shohin vetëm kundrejt shqiptarëve, por kundrejt çdokujt që nga sienezët perceptohet si “out group”, qofshin këta edhe italianë të rajoneve të tjera. Ja si shprehet G.K., një emigrant 34 vjeç nga Puka:

“Sienezët nuk durojnë as kushërinjtë e parë, domethanë kanë atë shtytjen e superioritetit ndaj të tjerëve… siç mund ta kenë për shembull tiransit kundrejt Tropojës apo Skraparit që kanë ardhë e kanë ble toka e kanë ndërtu, diçka të tillë mendoj. E quajnë veten më qytetarë. E kanë me të gjithë, me të gjithë. Edhe italianët që banojnë, që janë lind e rrit aty (në Itali -B.Z.) e banojnë 20 km larg Sienës, e shohin veten, si ta shpjegoj… e shohin veten jashtë loje, domethanë prezantohen si…Se

207

Page 221: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

dalim bëjmë fundjavat për qejf një ditë shtune, në një lokal me muzikë apo në një ambient, ku argëtohen njerëzit, por saktësisht italianët më kanë thënë që: “Po, ne shkojmë, por jemi si të përjashtum nga ambienti”. Është shumë e vështirë me thy bllokun e shoqnisë së tyne, me u ambjentu me ta, gja që unë nuk e kam provu në kurrizin tim sepse s’kam interes me thy bllokun e dikujt tjetër. E ndjej veten rehat. Ajo është gjëja më e bukur në jetë, kur njeriu mundet me ia dalë. Jo gjithmonë ia dalim, por mundohemi” .

Paragjykimet, në perceptimin e emigrantëve që u përfshinë në studim, duken se janë reagime të zakonshme të atyre që e konsiderojnë veten “vendas” ndaj atyre që i perceptojnë si “jovendas” dhe një prirje e tillë, sipas tyre gjendet në shoqëri të ndryshme, madje edhe në shoqërinë shqiptare.

(d) Emigrantë që janë ndjerë të paragjykuar në fillim të përvojës së tyre

emigruese në krahasim me periudhën aktuale.

Në këtë grup bëjnë pjesë emigrantë që kanë një përvojë relativisht të gjatë emigruese e që janë në gjendje të bëjnë dallimin mes ndryshimeve në qëndrimin e vendasve “dikur” dhe “tani”. Disa emigrantë shkakun e këtij ndryshimi në qëndrimin e vendasve kundrejt tyre e gjejnë në ndryshimin e mënyrës së organizimit të jetës së shqiptarëve në Siena. Ja si shprehet B.RR, 25 vjeç nga Durrësi, i cili ka rreth 7 vjet që jeton në Siena:

“(Paragjykimi-B.Z.) është zbutur. Kohët e fundit është zbutur shumë... Organizmi i jetës së shqiptarit, nuk është më ajo si dikur...Këtu po të vije në fillim të viteve ’90, shihje të gjithë shqiptarët të ulur këtu pa bërë asgjë (Zgjat dorën nga Piazza del Campo-B.Z.). Rrinin nga mëngjesi deri në darkë parazitë, kurse tani nuk sheh më njeri. Të thash, tani këtu sheh vetëm studentë. Ata që kanë ardhur familjarë, apo dhe vetëm për punë, nuk i sheh. Mund t’i shohësh ndonjë të premte, të shtunë që vijnë në darkë, që dalin në qendër, por që...pa bërë atë polemikën që kanë pasë bërë dikur: E më se shqiptarë!...Atëherë kur i shihje në piacë (shesh-B.Z.) e s’bënin asgjë... të vinte të thoje: Hë më se na mbytën shqiptarët!...”.

208

Page 222: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

E.B., një e re 25 vjeçe nga Tirana, e cila në momentin e intervistimit ndiqte studimet pasuniversitare, gjatë intervistës së saj thekson faktin që nuk e ka ndjerë trysninë paragjykuese të vendasve, dhe, sipas saj, merita është e emigrantëve shqiptarë që kanë arritur të ndryshojnë opinionin e vendasve kundrejt tyre.

“...Kam punuar edhe si kameriere, edhe nëpër panaire, edhe nëpër supermarkete dhe nuk jam gjendur në paragjykime raciste (paragjykime që lidhen me kombësinë e emigrantëve-B.Z.), përkundrazi. Besoj se kemi ndryshuar opinionin dhe për këtë jam shumë e kënaqur”.

Një ide të ngjashme me të paraqet edhe E.D., një emigrante 53 vjeçe, e cila ka mbi 20 vjet që jeton e punon në Siena bashkë me familjen e saj.

“Ka kaluar ajo kohë (kur paragjykoheshim-B.Z.). Io penso che (unë mendoj se-B.Z.) shqiptarët me punën që kanë bërë …(tani janë-B.Z.) më të integruar, më të stabilizuar, më të zhvilluar”.

Disa emigrantë të tjerë shkakun e këtij një lloj ndryshimi e shohin në një ndryshim të prezantimit të emigrantëve shqiptarë, që është shprehje e në një lloj integrimi ekonomik të shqiptarëve në Itali, e veçanërisht në Siena. Ja si shprehet G.K, një emigrant i cituar disa herë në këtë studim:

“Ka ndryshu (mendimi për shqiptarët-B.Z.) se fillimisht … Kemi ndryshu ne e si konseguencë (për rrjedhojë -B.Z.) kanë ndryshue dhe ata. Pastaj edhe niveli social, gjendja ekonomike të ban me u prezantue ma…, që nuk duhet të jetë, nuk duhet të jetë absolutisht shkak për me ndërrue njerëzit opinion, por është fakt ... Pra ndryshe është, si ta komentoj unë ty, të dalësh me 20 Euro bluze, xhinsa, atlete, llogariti në rast ekstrem, ndryshe është të dalësh me 1000 Euro rroba. Absolutisht ka diferencë, absolutisht po, është e pa evitueshme, nuk duhet të ishte. Kudo (ekziston kjo mendësi-B.Z ) edhe në Shqipëri, edhe në Tiranë, gjithkund”.

Një tjetër kategori emigrantësh, uljen e nivelit të paragjykimeve të vendasve kundrejt emigrantëve shqiptarë, përveç se në integrimin e shqiptarëve dhe familjeve të tyre në vendin pritës, e gjen edhe në projektimin e vëmendjes së vendasve tek “të ardhurit e rinj”.

209

Page 223: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Gjatë fokus-grupit A.P., një emigrant rreth të gjashtëdhjetave që ka mbi 20 vjet që jeton bashkë me familjen e tij në Siena, shprehet për shkaqet e ndryshimit të paragjykimeve të vendasve kundrejt emigrantëve shqiptarë, si më poshtë:

“Një gjë pozitive është…për komunitetin shqiptar, se sa vjen dhe përmendet shumë më pak për gjëra të këqija. Përpara, kur kemi ardhë ne deri në vitet ΄97-΄98, 2000, … në çdo faqe të gazetave, ishte e pamundur të mos ishte një shqiptar. Tani faktikisht s’para përmendemi për keq. Tani na e kanë kalu rumunët ne [qesh]. Rumunët tashi janë ba ma problematikë… Çdo komunitet ka kalu mënyrat e veta. Dhe ne i kemi kalu …Mas nesh, ato gjana që ne i bajshim e tani s΄i bamjë ma, fillun me i ba rumunët, fillun me i ba rusët, të ardhurit (e rinj- B.Z.). Për shembull ne mblidheshim gjithmonë në darkë tek Piazza Del Campo. Atje mblidheshim, tashi s’mblidhemi më. Shkojnë bullgarët, rumunët … Për shembull me pleqtë merreshim ne, tashi s’gjen shqiptarë që merren me pleq 24 orë, gjen bullgare, gjen rumune, gjen polake. Kush është me familje nuk shkon më 24 orë. Duket se është ngrit stadi”.

K.Gj., 27 vjeç, tregon përvojën e tij gjatë 7 viteve të qëndrimit në Siena si student universitar dhe pasuniversitar. Ai i bashkëngjitet idesë së mësipërme, sipas së cilës paragjykimet e vendasve zhvendosen nga komunitetet më “të vjetra” të emigrantëve tek “të ardhurit e rinj”. Një ide e tillë është mbështetur edhe nga studimi i Norbert Elias në fshatin Winston Parva, studim nga i cili Elias mbrojti idenë se grupet e rrënjosura priren të stigmatizojnë dhe të mënjanojnë grupin e ri, për faktin që ata nuk kanë një histori në vendin pritës, pavarësisht racës dhe etnisë së cilës i përkasin (Shih kapitullin II).

“Ne shqiptarët në fakt, do të thoja me bindje, jemi komuniteti më i integruar këtu. Ndjekim shkollat, punojmë. Kohët e fundit një pjesë e madhe po ushtron aktivitet të pavarur, një pjesë që kanë nënshtetësi italiane bëjnë edhe punë shumë prestigjioze. Një pjesë janë familjarë dhe janë stabilizuar tashmë, kanë blerë shtëpi këtu duke punuar në mënyrë të ndershme. Komuniteti më problematik është ai rumun. Ndoshta sepse janë “i nuovi arrivati”( të ardhurit e rinj-B.Z) dhe u duhet pak kohë që të përshtaten me rregullat e mënyrën e jetesës së këtushme”.

210

Page 224: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Të dhënat e përftuara nga bisedat e lira, intervistat dhe fokus-grupet me emigrantët shqiptarë në Siena, treguan se të ndjerit e paragjykuar është një përvojë personale dhe në këtë studim, më tepër se përgjithësimi i gjetjeve, është synuar eksplorimi i përvojave të emigrantëve. Shkencëtarët pohojnë se është më e lehtë të copëtohet një atom sesa një paragjykim, por rasti i emigrantëve shqiptarë ka treguar se në shoqërinë italiane paragjykimet kundrejt shqiptarëve kanë nisur të copëtohen e të zbehen, duke na treguar se marrëdhëniet njerëzore shpesh i tejkalojnë pritshmëritë shkencore.

4.4.3.2.2. Reagimi ndaj paragjykimeve dhe perceptimet për grupin e

bashkëkombësve. Ndjenja e përkatësisë dhe identiteti Mënyra se si emigrantët reagojnë kundrejt paragjykimeve të vendasve është e ndryshme dhe domethënëse për shkallën e tyre të integrimit në këtë shoqëri. Dy mënyrat më të skajshme të reagimit ndaj stereotipave që shoqërojnë emigrantin dhe grupin e tij etnik janë: (a) mohimi dhe veçimi i vetes nga grupi i bashkëkombësve (b) mbyllja në grupin e bashkëkombësve. Ndërmjet këtyre dy ekstremeve paraqiten gjithashtu forma të tjera të larmishme reagimesh kundrejt stigmës dhe paragjykimit të vendasve. Në librin e tij “Vështrime të kryqëzuar në det” (Sociologji kulture 1), sociologu Zyhdi Dervishi, paraqet raste kur emigrantët shqiptarë reagonin ashpër për të mbrojtur dinjitetin e tyre ose të ndonjë miku, kur vendasit i paragjykonin ose i fyenin (Dervishi, Z., 2003:174). Të tjerë autorë kanë mbrojtur idenë se, në fillim të përvojës së tyre emigruese, si shkak i paragjykimeve që hasnin nga vendasit, shqiptarët kanë kultivuar një imazh jo fort pozitiv për grupin e tyre. Studiuesi Vincenzo Romania e ka quajtur këtë dukuri “mimetizëm social” që manifestohet si reaksion ndaj stereotipave negativë të ndërtuar përreth figurës së të huajit (Shih: Berti, F., 2006: 139). Një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve shqiptarë, duke dashur të integrohen, përpiqen të “italianizohen” e për këtë përdorin mekanizma të tillë si mbivlerësimi e së huajës dhe nënvlerësimi i vlerave të grupit të origjinës, parapëlqejnë të vishen, të flasin e të sillen si vendas, për t’u pranuar më lehtësisht nga vendasit. Gjatë kësaj faze emigrantët janë të prirur të shohin aspektet pozitive dhe jo ato negative të kulturës dhe mënyrës së jetesës së shoqërisë pritëse. Kjo dukuri, sipas sociologut Zyhdi Dervishi, është shprehje e

211

Page 225: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

prirjeve ksenocentrike që shoqëron psikozën e emigrantëve në vendin pritës, prirje kjo që zgjat nga një deri në 7-8 muajt e parë të përvojës emigruese (Dervishi, Z., 2003:217-18). Studiuesi italian Fabio Berti, në një artikull të tijin të titulluar “Immigrazione albanese in Italia” (Imigrimi shqiptar në Itali), në lidhje me këtë çështje pohon se bëhet fjalë për një praktikë jo pak të përhapur ndër emigrantët, të cilët nën presionin e opinionit publik, që i diskriminon e në të njëjtën kohë i fton të asimilohen, fshehin disa pjesë nga identiteti i tyre origjinar, në mënyrë që të duken më të ngjashëm me qytetarët e kulturës së vendit pritës. Ai paraqet tre praktika të mimetizmit në bazë të tipologjive të ndryshme të ndërveprimit të emigrantëve me popullsinë italiane: (1) maskimi, që nuk kërkon ndonjë ndërveprim të veçantë me popullsinë vendase, (2) kamuflimi, që niset nga një lloj ndërveprimi me vendasit, dhe (3) mimetizmi i sprovuar, që kërkon një përvojë të vërtetë për t’u dukur si anëtar i shoqërisë lokale (Berti, F., 2006:139-40). Këto prirje mimetizmi, shpesh të nxitura nga presioni i paragjykimeve që haset në vendin pritës kundrejt emigrantëve, dobësojnë lidhjet e emigrantëve me grupin e origjinës dhe ndikojnë jopozitivisht në perceptimet e tyre “in group”. Për studiuesin shqiptar Rando Devole, mimetizmi i këtyre emigrantëve mund të jetë dhe një lojë, një lloj palestre ku ushtrohen akrobaci identitare, madje edhe argëtim, por rreziqet pa dyshim mbeten. Pamundësia për të shprehur vetveten, maskimi i identitetit të grupit, brendësimi i paragjykimeve për kombësinë e vet, komplekset e vjetra ose të reja të inferioritetit, shtrirja e vazhdueshme, rënia e vetëvlerësimit, shpien herët a vonë në një papajtueshmëri reale, në përthithjen e vlerave negative, në parapëlqimin e rrugëve të dyshimta të integrimit, në rivalitete e shpagime frustrimesh (Shih:Devole, R., 2008:195-200). Arsyet që i bëjnë shqiptarët të mimetizohen në Itali, sipas studiuesit Vincenzo Romania, lidhen me vartësinë nga situatat, përshkueshmërinë kulturore, shpërndarjen në territor, familjen e zgjeruar dhe lidhjen mes identitetit kombëtar e identitetit fetar (Po aty). Sikurse u shpjegua edhe më sipër, për sociologun Dervishi një nga arsyet pse emigrantët “ngujohen” në vetminë e tyre e janë “infektuar” nga “doza” jo të pakta fobie ndaj njeri-tjetrit, është edhe një lloj neverie ndaj frymës kolektiviste në kushtet e shoqërisë totalitare në Shqipërinë ish-socialiste (Dervishi, Z., 2003:230). Ky studim identifikoi disa qëndrime të emigrantëve shqiptarë kundrejt grupit të bashkombasve, si strategji për t’i bërë ballë prirjeve paragjykuese të vendasve.

(a) Mënyra reagimi kundrejt qëndrimit të vendasve “Ti s’mund të jesh shqiptar...!”

212

Page 226: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Përgjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve me emigrantët në Siena, u vu re se mjaft emigrantë shfaqnin një lloj prirjeje për të vënë në pah perceptimin e vendasve për ta, që ishte i ndryshëm nga perceptimi që vendasit kishin për grupin e shqiptarëve në përgjithësi. DH.S., 39 vjeçar, tregon përvojën e tij në lidhje me këtë çështje:

“Pak a shumë kjo pyetje (çfarë kombësie ke?-B.Z.) ka dalë mbrapa... sepse nuk ishte e nevojshme aty për aty që të dilte kjo pyetje. Kur pastaj ka ardhë momenti, që kanë marrë vesh që jam shqiptar, atëherë kanë ngelur një çikë të habitur sepse kujtoshin se mos isha...kishin tjetër pritshmëri...”.

Ja si e paraqet përvojën e saj edhe E.N, një emigrante 33 vjeçare, e cila deri në momentin e intervistimit kishte rreth 15 vjet që jetonte në Montepulciano:

“... Në fillim ... thonin: “Si është e mundur që ti je shqiptare?”, sepse...televizioni (ndikon-B.Z). Po, në fillim kur merrnin vesh që isha shqiptare, i shihja reagimin, por duke më njoftur pak nga pak përditë, duke bërë muhabet thonin: “Nuk është e mundur që ti je shqiptare!”. Unë i thoja, dhe e them gjithmonë që: “Jam shqiptare se shqiptarët janë kështu. Mos shikoni njerëzit...në televizor, ose dëgjoni ndonjë gjë të keqe dhe të gjithë janë kështu siç mendoni...” Pak nga pak njerëzit kanë ndryshuar mendim me kalimin e viteve...gati nuk ka më krahasim fare tek kjo zonë të italianëve me shqiptarët. Me të vërtetë, sepse në këtë zonë të gjithë janë familjarë, bile kanë blerë shumë shpija...Janë stabilizu me të vërtetë shumë mirë. Nuk krahasohet jetesa që bën një familje italiane me atë që bën një familje shqiptare. Janë integru shumë shumë mirë, jashtë mase” .

Nga ana tjetër, në mendimet e mjaft emigrantëve, vihet re një keqardhje kur përballen me një prirje jopozitive që vendasit kanë për grupin e shqiptarëve, pavarësisht nga vlerësimi që italianët u bëjnë drejtpërdrejtë atyre si persona. Kjo është dëshmi e një ndjenje të fortë përkatësie dhe kohezioni kundrejt grupit shoqëror, të cilit emigrantët i përkasin. Me tone të fuqishme indinjate, gjatë intervistës, A.L., 30 vjeçe nga Pogradeci, tregon përvojën dhe qëndrimin e saj në lidhje me këtë çështje.

213

Page 227: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Shpeshherë këtu të thonë:“Ua… ti nuk dukesh që je shqiptare!”, domethënë nuk dukesh ajo që je. Sepse i bie që të jesh shqiptare është diçka e keqe dhe po të bëjnë kompliment ty gjoja. Mund të ketë shumë njerëz që nuk e marrin për keq këtë, por mua nuk më vjen absolutisht mirë…”.

Bisedat e lira, intervistat dhe fokus grupet nxorën në pah ekzistencën e dy grupeve të emigrantëve: (a) ata që kishin një perceptim jopozitiv për grupin e bashkëkombësve dhe (b) ata që kishin një perceptim pozitiv për këtë grup. Si grupi i parë, edhe grupi i dytë janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil, megjithatë u vu re se më të rinjtë dhe më të arsimuarit kanë perceptime më pozitive për grupin e bashkëkombësve, në krahasim me më të moshuarit dhe me personat me një nivel më arsimor modest. Grupi i parë është shumë më i vogël në numër, në krahasim me grupin e dytë.

(b) Qëndrimet jo pozitive kundrejt bashkëkombësve Gjatë intervistës me emigrantin D.T., 53 vjeç nga Kavaja, pronar i një furre të prodhimeve të brumit në Siena, del qartësisht në pah qëndrimi i tij për bashkëkombësit, por edhe qëndrimi për vendasit.

“(Klientët e mi -B.Z.) janë të përzier në fakt. Të mos them që kam më shumë italianë se shqiptarë...Shqiptarët...shkojnë e blejnë tek ai tjetri që u shet bukën e djeshme në mëngjes, e nuk vijnë ta marrin këtu të freskët e të ngrohtë, vetëm se unë jam shqiptar, se janë hasretçi (xhelozë-B.Z.). Ja këta janë shqiptarët mi të keqen… Shiko, sienezët nuk janë më të mirë, jo. Sienezët nuk na duan, jo se jemi shqiptarë jo, por sepse jemi të huaj. Këta, përveç vetes së tyre, nuk duan njeri tjetër, nuk duan as italianët e tjerë. Megjithatë tek unë vijnë, ngaqë unë punoj me cilësi dhe me çmime të ulëta dhe kjo i tërheq klientët. Këta moj motër janë kurnacë të mëdhenj …”.

Ashtu siç nxjerr në pah kjo intervistë, edhe sociologu bashkëkohor Zyhdi Dervishi tregon se, ndërmjet emigrantëve shqiptarë shpeshherë “përvijohen” konturet e një konkurrence të heshtur dhe në distancë, për të ecur secili “sa më shpejt përpara në korsinë e vet”...(Dervishi, Z., 2003:231). Ky lloj individualizmi dhe këto qëndrime jo

214

Page 228: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

fort pozitive kundrejt bashkombasve duket se ndikojnë jopozitivisht në ndjenjën e përkatësisë së emigrantëve shqiptarë për grupin etnik .

(c) Qëndrime pozitive kundrejt bashkëkombësve

Megjithatë studimi nxori dukshëm në pah se ka një prirje tek emigrantët shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës, për ta vlerësuar pozitivisht grupin e bashkëkombësve. Një prirje të tillë, studiuesi Zyhdi Dervishi e ka quajtur “rikthim tek etnocentrizmi” (Dervishi, Z., 2003:218). Sikurse u theksua edhe në kapitullin hyrës, sipas studiuesit Fabio Berti, kohët e fundit stigmatizimi dhe trysnia paragjykuese ndaj emigrantëve shqiptarë është zbehur disi, për rrjedhojë edhe prirjet mimetizuese të emigrantëve janë në rënie, dhe imazhi pozitiv për grupin e bashkëkombësve është në rritje. Një copëz interviste nga DH.S., një grua rreth të pesëdhjetave nga Elbasani që jeton prej 20 vitesh në Siena, e ilustron më së miri gjetjen e mësipërme:

“Unë mund të them që ne Italisë i kemi dhënë shumë dhe nga ana morale, sepse nuk i ndenjëm pleqve për të marrë rrogën, por iu përkushtuam me zemër, me pasion. Kështu që i thamë atyre (italianëve-B.Z.) “Shiko se ç’bëhet!”. Ne i vlerësojmë ata (të moshuarit-B.Z.), domethënë moshën e tyre, akoma. Është e vërtetë apo jo?... Unë përpara kam vlerësu veten dhe pastaj të tjerët, jo me egoizëm absolutisht, se nuk më përket, por … (italianët-B.Z.) më njoftën mirë e mirë dhe pastaj u bëmë shokë e shoqe. Nuk i kam shokë e shoqe pse më dhanë, por më shumë se i dhashë. Kjo e para, dhe e dyta, na e kanë pasë gjithmonë nevojën edhe vazhdojnë të na e kenë. I dhamë forcën, i dhamë besimin, i dhamë të gjitha… i dhamë buzëqeshjen...”.

Gjatë intervistës, E.N. tregon një situatë, në të cilën vë në pah, jo vetëm qëndrimin e vendasve, kundrejt emigrantëve shqiptarë, por edhe përballjen e saj me këtë qëndrim.

“...I vetmi rast ka qenë në restorant me një grup, bile ishin politikanë të them të drejtën (qesh). Këtu, tek zona që jam ...bëjnë kongrese gjatë vitit edhe këto vinin nga Napoli. Me thënë të drejtën ngela shumë keq se ky burri ishte rreth pesëdhjetë e ca vjeç, jo çun i ri që të bënte gabime të tilla... Ai më ofendoi sepse shkova të shërbeja te tavolina dhe

215

Page 229: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

më bëri disa pyetje për vendet aty afër, bile për Pienzën. (Më pyeti-B.Z.) “Ku është Pienza?” I thashë:- “20 km larg nga Montepulciano ..”. Pavarësisht se e flas mirë gjuhën italisht, ngelet gjithmonë ai theksi shqiptar. Ai më njofti dhe tha: “Je e huaj?” “Po.- i thashë unë.- Jam shqiptare.”“Mirë, nuk ka problem.- tha.- Edhe pse je shqiptare, duhet të më shërbesh njësoj.”... Faktikisht ngela keq... Bile iu përgjigja...e i thashë: “Unë jam e lumtur, jam krenare që jam shqiptare ... sepse nuk është se jam shqiptare dhe ndjehem e huaj këtu në Itali, sepse kam shumë vite që jam këtu. Jam integruar mirë, bile kam mësuar edhe për kulturën dhe vendet këtu.” I thashë:-“Më vjen keq për ty që ke lind në Itali dhe nuk di akoma ku është Pienza dhe Montepulciano”.

Sikurse, u tregua edhe në një pjesëz të intervistës së E.D. –së, krenaria, si një tipar i spikatur i personalitetit të shqiptarëve, i shërben emigrantit për ndërtimin e një imazhi pozitiv për veten dhe grupin e bashkëkombësve. Krenaria forcon identitetin etnik dhe kulturor sepse, siç thotë Maalouf afirmimi i identitetit përbën një veprim kurajoje dhe lirie (Maalouf, A., 2001:33-34). Gjatë një fokus-grupi, DH.S., emigrantja e sipërcituar, gjithashtu nxjerr në pah një qëndrim pozitiv për grupin e emigrantëve shqiptarë, duke i vënë ata përballë një krahasimi me vendasit.

“Larg shqiptarëve unë nuk them kurrë. Këto tipa (që mendojnë kështu-B.Z.) kurrë s΄i kam pëlqy, u mungon shumë kultura… Atë po u thosha nja dy kolegeve se po më thoshin mua:- “... Sa vjet pune ke ti?” “31 vjet.- i thashë.” “Jo.- thanë ,( me hapi,-B.Z.)” “Po.- i thashë.-31 vjet punë pa ndërprerje.” “Po kur del në pension ti?- më thanë mua.” “Prit një herë,- i thashë,- se do ju çoj njëherë në pension ju, pastaj do shkoj unë” (qesh). …Këtu ke sa të duash të paaftë, me lopata, dhe kur flasin ndonjëherë, që aman o Zot … varet nga bagazhi...Ka rëndësi shumë të dish të komunikosh, të lexosh shtypin e ditës, të informohesh. (Shqiptarët i kanë këto aftësi- B.Z. ) po, po i kanë...edhe tani po t΄i shohësh janë me nga 2-3 mastera me gjuhë (të huaja-B.Z.)...”.

Dh.S., gjatë përvojës së saj mbi 20 vjeçare si emigrante në Siena, kishte marrë pjesë në disa kurse kualifikimi, në mënyrë që t’i jepte vetes mundësi për një jetë më dinjitoze në vendin pritës. Duke iu referuar një analize të sociologut Zyhdi Dervishi,

216

Page 230: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ajo, sikurse mjaft emigrantë shqiptarë shkollimin dhe kualifikimin e shikonin më tepër si mjet për të ruajtur dinjitetin përballë paragjykimeve gjithfarëllojëshe të vendasve, për t’iu imponuar vendasve me personalitetin e tyre (Dervishi, Z., 2003:161). 4.4.3.3. Njohja e organizatave me karakter shoqëror dhe pjesëmarrja në to

Sipas studiuesit Rando Devole, zanafilla e shoqatave shqiptare duhet gjetur, zakonisht në nismën e një grupi të njohurish ose miqsh, të cilët banojnë në të njëjtat zona urbane dhe që vendosin t’i zyrtarizojnë mbledhjet e tyre, si dhe të organizojnë veprimtari të ndryshme, duke përfshirë bashkësinë shqiptare të zonës. Megjithëse disa shoqata shqiptare në Itali rezultojnë të formuara që në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, pjesa më e madhe e tyre janë organizuar më vonë. Ngritja e shoqatave të shqiptarëve është mundësuar zakonisht aty ku prania e emigrantëve ka qenë numerikisht e ndjeshme, pavarësisht madhësisë të qendrave urbane të Italisë. Ndonjëherë kjo pjesëmarrje nxitet edhe nga administratat vendore. Sipas Devole-s në një farë mënyre janë interesat “post-materialiste” ato që përbëjnë thelbin e pjesëmarrjes së shoqatave shqiptare në Itali, ngaqë ato përqëndrohen më shumë në çështjet e identitetit dhe cilësisë së jetës sesa tek vështirësitë strukturore që hasin emigrantët. Meqenëse në fillim të përvojës migratore qëndron nevoja për të përmirësuar jetën, mbi të gjitha nga pikëpamja materiale, emigrantët nuk i japin përparësi pjesëmarrjes në organizime shoqërore të institucionalizuara (Devole, R., 2008:239-41). Sipas këtij autori, shoqatat shqiptare në Itali, fillimisht janë krijuar, kryesisht të nxitur nga forca për të kundërshtuar paragjykimin vendas ndaj emigrantëve shqiptarë, dhe kjo dëshmon se emigrimi, përveç të tjerash është një përvojë e rëndësishme emancipuese (Po aty: 243). Emigrantëve që u përfshinë në studim iu janë drejtuar pyetje për njohjen që kanë ata për organizatat vullnetare dhe joqeveritare vendase ose shqiptare, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Siena dhe për pjesëmarrjen e tyre aktive në këto organizata. B.P., një emigrante 59 vjeçe, e cila ka mbi 20 vjet që jeton në Siena, gjatë një fokus-grupi u shpreh:

“…Dëshira për t΄u integruar nis nga informimi. Nëse nuk merr informacion, rrezikon të mos njohësh mjedisin ku jeton, të mos

217

Page 231: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shfrytëzosh hapësirat që të ofrohen e, për rrjedhojë, të kesh pak shanse për t’u integruar” .

Në lidhje me nivelin e informacionit mbi organizatat jo qeveritare (italiane, shqiptare dhe të kombësive të tjera), që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Siena, emigrantët ndahen në dy grupe: (a) emigrantët që nuk kanë njohuri për organizatat që veprojnë në lokalitetin sienez dhe (b) ata që kanë njohuri të tilla. Grupi i parë është më i madh në numër, pra, ndër emigrantët e intervistuar janë më të shumtë ata që nuk kanë njohuri për organizatat në krahasim me ata që kanë njohuri të tilla. Në këtë kategori bëjnë pjesë përgjithësisht emigrantë të moshave të ndryshme, burra dhe gra si dhe beqarë, të martuar e persona që bashkëjetojnë. Ajo çka studimi nxori në pah është se, më së shumti në këtë grup bëjnë pjesë emigrantë me një nivel modest ose të mesëm arsimimi, të papunë ose të punësuar në sektorë që nuk u ofrojnë kontakte sociale të zgjeruara. Grupi i dytë gjithashtu është heterogjen nga pikëpamja gjinore, statusi civil dhe mosha, megjithatë në këtë grup vihet re një predominim i moshave të reja 18-35vjeç. Emigrantët që kanë njohuri për organizatat që veprojnë në territorin sienez, përgjithësisht kanë nivel të lartë arsimor ose janë studentë universitarë dhe pasuniversitarë që kanë kontakte të zgjeruara sociale dhe punojnë në punë prestigjioze që u mundëson njohje të tilla. Interesant është fakti se shumë prej të intervistuarve konsiderojnë organizatë edhe kontradën, duke shpjeguar se kontrada në Siena përbën organizmin shoqëror më domethënës në këtë lokalitet. Në lidhje me pjesëmarrjen aktive në këto organizata, gjithashtu studimi nxori në pah dy grupe emigrantësh:(a) ata që nuk marrin pjesë nëpër organizata dhe (b) ata që marrin pjesë në to. Grupi i parë është heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore dhe statusi civil. E.B., një emigrante 25 vjeçe nga Tirana, e cila ka rreth 5 vjet që jeton në Siena, gjatë intervistës pohon:

“Jo nuk bëj pjesë në asnjë organizatë dhe në asnjë kontradë, pasi të jesh pjesë e kontradës duhet ta ndjesh. Unë i simpatizoj, por jo se jam pjesë. Ata janë si familje edhe kjo më pëlqen”.

218

Page 232: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Sipas studiuesit Rando Devole pjesëmarrja e shqiptarëve në shoqata ka marrë formë në mënyrë fragmentare, edhe pse ka qenë mjaft e gjallëruar. Sipas tij bashkësitë që kanë aspiruar të dalin në sferën publike të vendit pritës, janë detyruar të përballin pengesa të panumërta, duke filluar nga problemet financiare dhe logjistike, deri tek ato me karakter ligjor (Devole, R., 2008:240). Gjithashtu, sipas këtij autori, shqiptarët nuk kanë shumë besim tek institucionet publike, të cilat nuk kanë menduar kurrë për ta. Për këtë arsye emigrantët e ofrojnë ndihmën e ndërsjellë në mënyrë informale, dhe nuk preferojnë ta bëjnë publike, duke zyrtarizuar mbledhjet që zhvillohen brenda grupit (Po aty:243). Në grupin e dytë bëjnë më shumë pjesë të rinj të moshës 18-35 vjeç, kryesisht të rinj universitarë dhe pasuniversitarë. Duke qenë se rinia përbën pjesën më aktive të shoqërisë, si dhe një pjesë që kultivon aspirata më idealiste për të ardhmen, ajo është më e prirur të marrë pjesë në këto organizime shoqërore në krahasim me emigrantët e moshave më të mëdha, të cilët janë më të fokusuar në zgjidhjen e problemeve praktike të përditshme dhe, duke qenë se pjesa më e madhe janë familjarë, kanë pak kohë në dispozicion për t΄iu përkushtuar pjesëmarrjes në një organizatë. Gjithashtu në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht emigrantë të punësuar në sektorë prestigjiozë dhe që janë të përfshirë në kontakte sociale të zgjeruara. K.GJ. një emigrant 27 vjeç, nga Tirana, i cili ndjek studimet pasuniversitare në Università degli Studi di Siena, pohon:

“Unë po, jam anëtarësuar në një organizatë italiane për të drejtat e njeriut. Më pëlqen të loboj për të drejtat njerëzore, duke qenë edhe i huaj, jam më i ndjeshëm kundrejt kësaj çështjeje”.

Gjatë intervistës, E.B., një emigrante 32 vjeçe nga Durrësi, e cila ka rreth 8 vjet që jeton në Itali, tregon interes për angazhimin vullnetar në vendin pritës.

“Po, (angazhohem- B.Z.) si vullnetare në ndihmën e shpejtë, këtu në vendin ku jetoj”.

Të dhënat e mbledhura nxorën në pah se në rajonin e Toskanës ka mjaft organizata joqeveritare italiane dhe të kombësive të tjera që ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe përbëjnë organizime të rëndësishme sociale. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë, duke qenë se është i pranishëm në më shumë se 20 vite në Itali, tashmë përfaqësohet

219

Page 233: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

edhe nëpërmjet organizatave joqeveritare të njohura ligjërisht në këtë vend.17 Ky komunitet në rajonin e Toskanës është i përfaqësuar nga një shoqatë që njihet me emrin “Rrjeti i shqiptarëve të Toskanës” (Rete Albanesi in Toscana, RAT), që përfaqëson një rrjet të shoqatave shqiptare në këtë rajon. Kjo organizatë ka si objektiv kryesor koordinimin dhe strukturimin e pranisë së komunitetit shqiptar në rajonin e Toskanës, duke ofruar hapësira dhe mundësi pjesëmarrjeje të zgjeruar. Veprimtaritë e këtij rrjeti fokusohen në çështjet e integrimit të emigrantëve shqiptarë në këtë rajon, në promovimin e Shqipërisë në Itali, në çështjet e bashkëpunimit dhe zhvillimit, e të tjera. Pjesa më aktive e kësaj organizate janë të rinjtë, kryesisht emigrantë shqiptarë të brezit të dytë në rajonin e Toskanës (http://www.ratonlus.org/, cituar më 05.04.2013).

17Disa nga organizatat e emigrantëve shqiptarë në Itali janë: Shoqata “Scanderbeg” në Parma (Associazione “Scanderbeg”, Parma), Rrjeti “FARE” në Emilia-Romanja (Rete FARE – La Rete delle Associazioni albanesi di Emilia–Romagna), Rrjeti i shoqatave shqiptare në Toskana (Rete RAT – La Rete delle Associazioni Albanesi di Toscana), Shoqata “Ura” në Novara (Associazione “Ura” Novara), Shoqata “Alba media” në Modena (Associazione “Alba media”, Modena), Qendra e kulturës shqiptare në Torino (Centro di cultura albanese di Torino), Shoqata “Jeta e Shkodrës” në Torino (Associazione “Shkodra Life”), Shoqata “Besa” në Rexho Emilia (Associazione “Besa”, Reggio Emilia), Shoqata “Nënë Tereza” në Ravena (Associazione “Nënë Tereza”, Ravenna), Shoqata “Ismail Kadare” në Livorno (Associazione “Ismail Kadare” , Rosignano Marittimo LI), Shoqata “Juvenilia” në Forli (Associazione “Juvenilia”, Forlì ), Shoqata “Të gjithë së bashku” në Bolonja (Associazione “Të gjithë së bashku” Bologna), Shoqata “Shqiponja” në Rexho Emilia (Associazione “Shqiponja” ReggioEmilia), Shoqata “Dora e Pajtimit” në Milano (Associazione “Dora e Pajtimit” DEP, Milano), Shoqata “Rinia”në Padova (Associazione “Rinia”, Padova), Shoqata “Illyricum” në Milano (Associazione “Illyricum”, Milano), Shoqata kulturore italo-shqiptare “Vatra” në Torino (Associazione Culturale Italo-Albanese “Vatra” a Torino), Shoqata “Zëri i atdheut në Rexho Emilia (Associazione “Zëri i atdheut” Reggio Emilia), Shoqata e studentëve shqiptarë të Universitetit të Firences (A.S.U.F., Albanian Students of the University of Florence), Shoqata e studentëve shqiptarë në Romë (A.S.A.R, Associazione Studenti Albanesi, Roma), Shoqata e studentëve shqiptarë në Milano “New Age” (Associazione “New Age” Milano), Shoqata e bashkimit të studentëve shqiptarë në Bolonja (Associazione USAB, Unione degli Studenti Albanesi di Bologna), Shoqata e studentëve shqiptarë në Bresha (Associazione SALBS, Studenti Albanesi di Brescia), Shoqata e studentëve shqiptarë në Trieste (ASAT, Associazione Studenti Albanesi Trieste), Shoqata “DEA”, organizimi i grave emigrante në Cecina, e cila drejtohet nga një emigrante shqiptare (Associazione DEA, Donne emigrate associate, Cecina Livorno).

220

Page 234: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Nga të dhënat e mbledhura nuk ka informacione për ndonjë organizatë të veçantë të emigrantëve shqiptarë në provincën e Sienës. Sipas studiueses Cecilia Frosoni, statistikat tregojnë se, në nivel numerik, emigrantët shqiptarë, duke u nisur nga viti 1991, përbëjnë grupin etnik më mbizotërues në territor dhe shpejtësia e përfshirjes dhe integrimit të tyre në shoqërinë pritëse është e dukshme dhe efikase, por mungesa e organizimit në shoqata nga vetë emigrantët vihet re dukshëm. Duke u mbështetur në idetë e kësaj autoreje, kjo mungesë organizimi mund të shpjegohet me disa arsye. Së pari, lidhja mes emigrantëve duket se funksionon efektivisht në bazë të afërsisë së gjakut dhe rrethit familjar, lidhje kjo që ka një vlerë supreme dhe të pandryshueshme në kohë. Së dyti, sipas Frosonit, gjatë viteve të regjimit socialist totalitar, është zhvilluar tek shqiptarët, nga vetë strukturat qeverisëse, një ndjenjë dyshimi kundrejt tjetrit, qoftë ky bashkëkombës ose i huaj. Së fundmi, Frosini mbron idenë se feja, në rastin e emigrantëve shqiptarë nuk ka luajtur rol në forcimin e marrëdhënieve mes atyre që ndajnë të njëjtin besim, siç ndodh në rastin e komuniteteve të tjera të emigrantëve (Frosoni, C., 2006:43-44). Por, dukurinë e mosorganizimit në shoqata të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në Siena, A.P, një emigrant 60 vjeç që jeton për më shumë se 20 vjet në Siena, e shpjegon, duke u mbështetur në të tjera argumente:

“Me thanë të drejtën organizime të mëdhaja, grupe të mëdhaja, Siena s’e ka pas ndonjëherë traditë (me pasë-B.Z.). Ka ngel ajo, që mblidhen grupe të vogla, secili ka, si të thuash, rrethin e vet. Me atë rrethin e vet mundohen…mblidhen të gjithë bashkë për festa, qoftë të Nëntorit, qoftë të 1 Majit, secili ka grupet e veta. Por grupe të mëdhaja, organizime të mëdhaja, siç i ka Torino-ja për shembull (Siena nuk ka-B.Z.). Torino është nji nga komunitetet...më të organizum. Kanë shoqata, kanë aktivitete… Bile tani kohët e fundit ….ishte një ekspozitë “Shqipëria dje-sot”. Po, e kanë ba ata vetë…dhe bile komunat ose bashkitë kur shohin që komunitetet kanë një organizim, i ndihmojnë shumë me e rrit këtë organizimin dhe prezantimin e komunitetit sepse edhe atyre u intereson. Duke qenë i organizum, automatikisht do ndikosh pozitivisht tek njëri-tjetri, për me ba jetë ma të rregullt, ma dinjitoze, kështu që Torino është një shembull. Mendoj që Torino është shembull për të tanë komunitetet...Mundet edhe Roma, po… Roma e filloi njëherë, kishte dhe një gazetë…tashi sikur…Tashi Torino ftoi dhe presidentin, domethanë natyrisht, e ftoi sindako i Torinos, ai presidenti

221

Page 235: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

i provincës… Siena ka një mënyrë të jetuari… pak të veçantë nga qytetet e tjera . Është një qytet shumë i organizum në vetvete…”.

Duke ndjekur argumentin e paraqitur nga A.P., del qartë në pah se mungesa e organizimeve të mëdha sociale nga ana e emigrantëve shqiptarë, nuk është tregues i integrimit ose mosintegrimit të tyre në këtë lokalitet. Organizimi i emigrantëve shqiptarë brenda grupeve të vogla shoqërore harmonizohet me karakteristikat sociokulturore sieneze. Nga ana tjetër nuk duhet harruar se intervistat nuk kanë evidentuar emigrantë që të kenë pohuar se shoqërohen vetëm me bashkëkombës, çka tregon se emigrantët shqiptarë nuk janë të prirur të mbyllen brenda grupit të tyre etnik, pavarësisht “mbylljes” brenda grupeve të vogla shoqërore që frekuentojnë në përditshmërinë e tyre. 4.4.3.4. Lidhja me vendin e origjinës

Përgjithësisht emigranti priret t’i ruajë lidhjet me vendin e origjinës, sepse në mënyrë të vetëdijshme ose jo, ai përpiqet ta shërojë plagën e largimit, ose të paktën t’i neutralizojë efektet e qëndrimit jashtë bashkësisë së vet dhe ruajtja e kontakteve me vendin e origjinës e ndihmon të gjejë një farë ekuilibri identitar gjatë jetës së tij në emigrim (Devole, R., 2008:157). Gjatë intervistave, emigrantëve iu drejtuan pyetje për lidhjen me vendin e origjinës, duke u fokusuar në : (a) shpeshtësinë e komunikimit me të afërmit dhe miqtë në vendin e origjinës, (b) shpeshtësinë e vizitimit të vendit të origjinës (c)informimin për jetën ekonomike, politike, sociale e kulturore të vendit të origjinës. Në lidhje me çështjen e parë dhe të dytë, të dhënat nxorën në pah 2 grupe emigrantësh: (a) ata që mbajnë kontakte të shpeshta me të afërmit dhe miqtë në vendin e origjinës dhe e vizitojnë këtë vend 1 deri 2 herë në vit; (b) ata që mbajnë kontakte më të rralla me të afërmit dhe miqtë në vendin e origjinës dhe e vizitojnë shumë rrallë atë. Të dyja grupet janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil, por vihet re se të rinjtë më shumë se të moshuarit mbajnë kontakte me vendin e origjinës. Kjo prirje shpjegohet edhe me faktin që të rinjtë përdorin më shpesh

222

Page 236: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

komunikimin elektronik, i cili konsiderohet një mënyrë efikase për ruajtjen e kontakteve mes individëve, pavarësisht largësisë së vendeve ku ata jetojnë. Gjithashtu u vu re se niveli i arsimit ka një lloj ndikimi në mënyrën se si emigrantët i mbanin lidhjet me vendin e origjinës. Përgjithësisht intelektualët në Siena ishin “të etur” për informacion nga vendi i origjinës dhe e përftonin atë nëpërmjet ndjekjes së televizioneve shqiptare, diskutimeve mes miqve, leximit të shtypit shqiptar nëpërmjet varianteve elektronike, ndërsa më pak të arsimuarit nuk treguan një “hapje” të tillë ndaj informacionit për vendlindjen, megjithatë treguan se zhvillonin biseda telefonike me të afërmit dhe kjo ishte mënyra kryesore e mbajtjes së kontakteve me vendlindjen. Gjithashtu, studimi nxori në pah se emigrantët që kanë një pjesë të familjes (familjet transnacionale), ose një pjesë të konsiderueshme të të afërmve në vendin e origjinës, janë më të motivuar të mbajnë kontakte intensive me vendin e origjinës dhe ta vizitojnë më shpesh atë, në krahasim me ata që i kanë familjarët dhe të afërmit në vendin pritës ose në vende të tjera. A.L., një i ri 25 vjeç nga Pogradeci, i cili ka rreth 7 vjet që jeton në Siena, gjatë një fokus-grupi pohon:

“Po, mbaj kontakte të shpeshta me familjen. Unë dhe motra ime jetojmë këtu, ndërsa prindërit tanë jetojnë në Pogradec. Flas me familjen në skype shpesh dhe dy herë në vit shkoj në Shqipëri”.

Megjithatë, pavarësisht nga kjo ndarje në grupe, studimi nxori në pah prirjen e emigrantëve shqiptarë për t’u informuar për vendin e origjinës, qoftë nëpërmjet ndjekjes së televizioneve shqiptare, të mundësuara nga platformat televizive satelitore, qoftë nëpërmjet internetit. Gjatë bisedave të lira, intervistave, dhe fokus-grupeve me emigrantët u vu re se mjaft prej tyre ishin të mirinformuar për ngjarjet ekonomike, politike, sociale, dhe kulturore që ndodhnin në Shqipëri, e të dukej sikur bisedoje me individë që jetonin në Shqipëri e jo me emigrantë që jetonin prej vitesh në Itali. E gjitha kjo duket se nxitet nga një lloj dëshire e ndërgjegjshme ose e jo e kthimit në vendlindje. Sipas studiuesit Rando Devole emigranti, e mban gjithmonë të hapur variantin e kthimit dhe përfytyron, sheh, ndërton, projekton dyer komunikimi me atdheun e vet (Devole, R., 2008:158). Ky studim nxori në pah se emigrantët që kishin një projekt emigrues, që i çonte drejt kthimit në vendin e origjinës, mbanin kontakte më intensive me këtë vend.

223

Page 237: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

4.4.4. Përmasa kulturore e integrimit Sipas sociologut bashkëkohor Zyhdi Dervishi, ndikimet e emigracionit në marrëdhëniet politike dhe ekonomike ndërmjet vendeve “emetuese” dhe pritëse të emigrantëve janë më të dukshme, ndërsa në fushën e marrëdhënieve kulturore, ndikimet e dukurisë së emigracionit janë më pak të dukshme, por më të qëndrueshme dhe më afatgjata (Dervishi, Z., 2003:5). Studiuesi Fabio Berti gjithashtu nënvizon idenë se në ndikimin e proceseve migruese, është e vështirë të mendohet për kuptimin “njëjës” të kulturës. Në ndikimin e këtyre proceseve, shoqëritë po kthehen në konglomerate kulturash, racash, etnish, vlerash, modele sjelljesh e stilesh jete (Berti, F.; Valzania, A., 2010:135). Kjo dinamikë na drejton të mendojmë për kuptimin “shumës” të kulturës. Kështu, përmasa kulturore e integrimit paraqitet tepër e gjerë dhe komplekse e në mjaft raste kjo përmasë, shihet e shkrirë me përmasën shoqërore të integrimit. Kompleksiteti i matjes së kësaj përmase të integrimit rrjedh pra, kryesisht nga fakti që vetë koncepti i kulturës është tepër i gjerë dhe përfshin një larmishmëri elementesh. Në shkencat shoqërore koncepti i kulturës përdoret për të treguar një tërësi njohjesh, perceptimesh e besimesh, vlerash e modele sjelljesh, institucionesh dhe prodhimesh të artit e të teknologjisë e të tjera, që, në një moment të caktuar historik, drejtojnë, nëpërmjet të mësuarit të drejtpërdrejtë ose të tërthortë, përvojën e reagimit të individëve, që i përkasin të njëjtës bashkësie shoqërore (grupi etnik, komuniteti, klase e të tjera) (Crespi, F., 1998:19). Sociologu bashkëkohor Zyhdi Dervishi në librin e tij “Vështrime të kryqëzuara në det” (Sociologji kulture 1), shpjegon në mënyrë të hollësishme kompleksitetin e kuptimit sociologjik të kulturës, duke treguar se ekzistojnë mbi 360 përcaktime të këtij koncepti. Ndër të tjera, ai i referohet sociologut Williams, sipas të cilit kultura është tërësia mendësive, e modeleve të sjelljes dhe të mënyrave të jetesës që reflektohen në gjithë veprimtaritë e anëtarëve të kulturës (Dervishi, Z., 2003:4). Sikurse u shpjegua edhe në kapitullin II, sipas modelit të Heckman-it, përmasa kulturore e integrimit përfshin marrëdhënien me elementët kulturorë të vendit pritës dhe atij të origjinës, ndryshimin në sferën konjitive, të sjelljeve dhe qëndrimeve të emigrantëve, ndërsa në studimin “Integrometër 2008/ 2009” përmasa kulturore e integrimit, përfshin si tregues kryesorë: njohjen dhe përdorimin e gjuhës së vendit pritës, hapjen ndaj informacionit, ndjenjën e përkatësisë si dhe interesin për veprimtaritë kulturore në vendin pritës.

224

Page 238: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në këtë studim përmasa kulturore e integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë sieneze është fokusuar në këto elementë:

(a) Përdorimi i gjuhës italiane nga emigrantët, i cili përfshin kompetencat gjuhësore (të kuptuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit) si dhe kontekstin social të përdorimit të gjuhës vendase në raport me gjuhën e origjinës (në shtëpi, në punë, në kohën e lirë).

(b) Përqafimi i stilit të jetës italiane në përgjithësi dhe asaj sieneze në veçanti Më poshtë është paraqitur një analizë e këtyre elementeve të listuar më sipër. 4.4.4.1. Përdorimi i gjuhës italiane, tregues i integrimit kulturor Nga pikëpamja sociologjike gjuha është një sistem simbolesh me kuptime të njehsuara nëpërmjet të cilave anëtarët e një kulture, të një shoqërie komunikojnë më njeri-tjetrin (Shih: Dervishi, Z., 2008:12). Duke qenë se gjuha përbën një element të rëndësishëm të çdo kulture dhe një mjet shumë të rëndësishëm komunikimi, falë përdorimit të gjuhës individët mund të shoqërizohen dhe të integrohen në një grup shoqëror si dhe të shkëmbejnë mendime e qëndrime të ndryshme me anëtarët e tjerë të shoqërisë. Në pamundësi të përdorimit të një gjuhe të përbashkët, çdo formë e komunikimit verbal bëhet shumë e vështirë. Nëse çdo gjuhë shpreh një këndvështrim për botën dhe, nëse gjuha përcakton një pjesë të rëndësishme e identitetit dhe të integrimit shoqëror, është shumë e rëndësishme të kuptohet si gjuhët hyjnë në marrëdhënie me njëra-tjetrën..., dhe si ndikojnë në identitetin e individëve që jetojnë në hapësira multietnike dhe multikulturore (Mai, N., 2002: 77-95). Sipas studiuesit Fabio Berti, për emigrantët, njohja në një mënyrë të thelluar e gjuhës italiane ndikon në mundësitë e rendimentit dhe të përparimit në punë, në përfshirjen në shoqëri si dhe në krijimin e kontakteve ndërpersonale. Sipas tij, nuk bëhet fjalë për mohim të gjuhës së origjinës, por për të rikompozuar dhe përshtatur përdorimin e saj në një kontekst të ri (Berti, F.; Valzania, A., 2010:135). Studimi “Integrometër 2008/2009” nxori në pah se treguesi i integrimit kulturor është më i lartë tek grupet e emigrantëve që dinë të shkruajnë gjuhën italiane, në krahasim me ata që vetëm e kuptojnë atë, dhe sidomos në krahasim me emigrantët që nuk e kuptojnë aspak gjuhën italiane. Madje ky studim nxori në pah se edhe treguesit e përmasave të tjera të integrimit, si treguesi i integrimit politik dhe ekonomik, rriten me rritjen e kompetencave të gjuhës italiane nga ana e emigrantëve (Po aty:143).

225

Page 239: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

(a) Kompetencat gjuhësore

Studimi “Integrometër 2008/ 2009” nxori në pah se në konveksin toskan 60 për qind e emigrantëve të anketuar janë shprehur se kuptojnë shumë mirë dhe mjaftueshëm gjuhën italiane. Rreth 50 për qind e emigrantëve të anketuar janë shprehur se e flasin në këto nivele gjuhën italiane, 43 për qind e lexojnë në nivelet e sipërpërmendura dhe vetëm 30 për qind janë në gjendje ta shkruajnë shumë mirë dhe mjaftueshëm gjuhën italiane. Duke iu referuar, sidomos përqindjes jo të lartë të emigrantëve që dinë ta shkruajnë gjuhën italiane, studiuesi Fabio Berti e ka konsideruar këtë proces një lloj “anafalbetizmi” të gjuhës së dytë të emigrantëve në kontekstit sienez. Le të ndalemi në gjetjet e studimit. Në lidhje me nivelin e kompetencave të gjuhës italiane emigrantët që u përfshinë në këtë studim mund të ndahen në dy grupe: Në grupin e parë bëjnë pjesë emigrantë, të cilët kanë emigruar e janë vendosur në Siena për arsye studimore, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë emigrantë që kanë emigruar për arsye punësimi ose bashkim familjar. Grupi i parë është heterogjen nga pikëpamja gjinore, dhe nga statusi civil (beqarë, të fejuar, persona që bashkëjetojnë dhe të martuar), por homogjen nga pikëpamja moshore. Kryesisht këtu bëjnë pjesë të rinj të grup-moshave nga 20 deri në 35 vjeçarë. Këta janë kryesisht studentë universitarë ose pasuniversitarë dhe individë që kanë mbaruar studimet në Itali. Kjo kategori emigrantësh gjatë intervistave është shprehur se ka një njohje të mirë të gjuhës italiane në nivelin e të kuptuarit, të folurit, por edhe të lexuarit dhe të shkruarit. Përvoja akademike duket se ka ndikuar shumë në nivelin e kompetencave të tyre të gjuhës italiane. M.D., një emigrant 28 vjeç nga Elbasani, i cili ka emigruar në Itali për qëllime studimore, pohon gjatë intervistës:

“Kam njohje shumë të mirë të gjuhës italiane. Për ta kuptuar s’bëhet fjalë, por edhe për ta folur e flas rrjedhshëm. Me të lexuarin dhe të shkruarin nuk kam fare probleme. Më kanë ndihmuar shumë edhe studimet që kam kryer këtu në Itali”.

Disa prej të intervistuarve pohojnë se procesi i shoqërizimit paraprak (njohja e gjuhës dhe e kulturës së shoqërisë pritëse para se të ndërmerret vendimi për të emigruar) i ka

226

Page 240: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ndihmuar shumë në përvetësimin e shpejtë të gjuhës italiane në momentin e përfshirjen konkrete në shoqërinë pritëse. Studimet kanë treguar se shoqërizimi paraprak zbut distancën kulturore (ndryshimin mes modeleve të sjelljes dhe veshjes, normave, vlerave kulturore, traditave), mes vendit të origjinës dhe vendit pritës dhe ndikon në integrimin e emigrantëve dhe familjeve të tyre në shoqërinë pritëse (CERFE, 1998:29). E.B. një e re 32 vjeçare, e cila nuk ka kryer studime universitare në Itali tregon një përvojë të sajën tepër interesante, që e ka ndihmuar atë në përvetësimin në një nivel të lartë të gjuhës italiane:

“Që e vogël prindërit më kanë pasë futur nëpër kurse italishteje dhe e kam ditur shumë mirë këtë gjuhë. Pastaj televizioni bën të vetën. Për rreth 5 vjet kam punuar edhe si përkthyese në bazën ushtarake të Nato-s në Plepa në Durrës dhe kur erdha këtu nuk e kisha problem fare. Flas, shkruaj me njohje të mirë të gramatikës.”

Sipas studiueses Cecilia Frosoni njohja e gjuhës italiane, kryesisht nga të rinjtë shqiptarë, është konsoliduar nëpërmjet shkollës. Në shkollat shqiptare, pas rënies së sistemit socialist totalitar, italishtja ishte një nga gjuhët e huaja që nxënësit parapëlqenin ta zgjidhnin më së shumti, por, nga ana tjetër, kush nuk kishte mundësi ta mësonte gjuhën italiane në shkollë, i drejtohej strukturave private ose metodave autodidakte të të mësuarit të gjuhës (Frosini, C., 2006: 33). Ja çfarë pohon M.D., emigranti i sipërcituar, gjatë një fokus-grupi:

“Që në klasë të pestë (rreth viteve ’94, ’95) kam bërë një kurs intensiv të gjuhës italiane dhe më pas, para se të nisesha për në Itali, në fillim të vitit 2002, bëra dhe një kurs tjetër të gjuhës, ky i fundit i njohur nga autoritet italiane dhe kriter i rëndësishëm për të dhënë vizën për motiv studimi”.

Në artikullin e tij “Italy is beautiful. The role of Italian Television in Albanian Migration to Italy”, (Italia është e bukur. Roli i televizionit Italian në migrimin shqiptar në Itali), studiuesi Nicola Mai ka përshkruar në mënyrë tepër interesante rolin që luajti televizioni italian në nxitjen e emigrimit të shqiptarëve drejt Italisë. Ai përmend rolin që luajtën kanale të tilla si: Rai Uno, Rai Due, Rai Tre si dhe kanale të tjera si: Canale 5, Rete 4 dhe Italia 1, të cilat, mbi të gjitha, përcollën tek shqiptarët

227

Page 241: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

imazhin e kulturës italiane. Mirëpo, ajo çka të intrigon, është fakti që gjatë viteve ’90 të shekullit XX, kjo fushë informative u zgjerua akoma më shumë nga ajo çka transmetohej edhe nga televizionet shqiptare. Televizioni italian gjatë kësaj kohe ishte pjesë integrale e sistemit televiziv shqiptar. Filma të shumë kombësive të dubluara në italisht, filmat italianë, programe argëtuese dhe informative ishin të pranishëm jo vetëm në rrjetet televizive publike dhe private italiane, valët e të cilëve emetoheshin edhe në territorin shqiptar, po edhe në rrjetin e televizioneve lokale shqiptare, të cilët i regjistronin dhe i ritransmetonin këto filma (Mai, N., 2001). Në kuadrin e përhapjes së elementeve të kulturës italiane, televizioni shqiptar, nga i cili filmat transmetoheshin në një pjesë të madhe në gjuhën italiane, me përkthim në shqip, ndihmoi që shqiptarët të mësonin gjuhën italiane. Mësimi i gjuhës është në funksion të një emigrimi të mundshëm. Mediat e globalizimit përçojnë informacione të ndryshme (kumte publicitare, stil jetese, vlera, të dhëna, njohje), që i “mbrujnë” në një farë mënyre ata që do t’u hipin automjeteve, anijeve dhe avionëve drejt vendeve të tjera (Devole, R., 2008:178). Roli i “shoqërizimit paraprak” në përgjithësi dhe i televizionit në veçanti në të mësuarin e gjuhës italiane, është theksuar dhe nga intervistat e emigrantëve që u përfshinë në këtë studim. Ja çfarë pohon E.C., një emigrante 28 vjeçe nga Durrësi:

“Gjuhën italiane, po, e njihja para se të vija këtu. Gjithçka nëpërmjet të afërmve që ishin në ato kohë në Itali dhe televizorit”.

K.GJ., një tjetër i ri, i cili ka studiuar dhe vazhdon të studiojë në Universitetin e Sienës (Universita’ degli studi di Siena), në lidhje me të njëjtin argument pohon:

“E flas rrjedhshëm italishten, sepse më ka ndihmuar edhe shkolla. Në fakt që kur erdha e dija mirë. E kisha mësuar që në Shqipëri se e kisha një synim për të studiuar në Itali. Pastaj jetesa këtu, bashkëveprimi me studentët e tjerë, të bën fleksibël. Ndoshta duke qenë edhe i ri, aftësitë për t’u përshtatur nuk mungojnë”.

Nga intervista e mësipërme del një pah një element që duhet marrë në konsideratë: mosha e emigrantëve. Emigrantët më të rinj në moshë janë më të prirur të përvetësojnë më shpejt elementë të një gjuhe të dytë. Ky përvetësim bëhet më i lehtë në rastin e të rinjve universitarë dhe pasuniversitarë për shkak të bashkëveprimit intensiv me bashkëmoshatarët vendas, si dhe kontaktit me librat dhe informacionet në gjuhën italiane.

228

Page 242: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Sipas studiueses Cecilia Frosoni studentët universitarë, falë ndjekjes së leksioneve në gjuhën italiane, e kanë më të lehtë të përmirësojnë kompetencat e gjuhës italiane, ndërsa emigrantët për arsye punësimi kanë njohje më modeste të gjuhës italiane, sidomos në nivelin e të lexuarit dhe të shkruarit (Frosoni, C., 2006: 33). Studimi “Integrometër 2008/2009” e mbështet gjithashtu këtë gjetje. Emigrantët më të rinj përgjithësisht zotërojnë nivel më të lartë njohjeje të gjuhës italiane dhe sidomos kur bëhet fjalë për aftësitë në të lexuar dhe të shkruar. Kjo varet shumë edhe nga fakti se shumë prej tyre, të cilët janë emigrantë të brezit të dytë, kanë ndjekur shkollën në Itali, ndërkohë që më të moshuarit, të cilët përgjithësisht kanë emigruar për arsye punësimi, nuk kanë patur mundësi të studiojnë gjuhën dhe atë çka dinë e kanë mësuar nga përvoja dhe komunikimi i drejtpërdrejtë (Berti, F.; Valzania, A., 2010:139). Grupi i dytë i emigrantëve që u përfshinë në këtë studim është gjithashtu heterogjen nga pikëpamja gjinore dhe nga statusi civil, dhe relativisht heterogjen nga pikëpamja moshore. Në këtë grup bëjnë pjesë individë të moshave 35-45 vjeç dhe 45-60 vjeç. Ky grup emigrantësh kryesisht ka emigruar për arsye punësimi dhe, sikurse u pohua edhe më sipër, njohuritë e gjuhës italiane ata i kanë fituar përmes përvojës së komunikimit të drejtpërdrejtë. Edhe në rastet kur motivi kryesor i emigrimit ka qenë bashkimi familjar, sërish njohja e gjuhës italiane ka qenë spontane, më shumë rezultat i praktikës së drejtpërdrejtë sesa i studimit të thelluar didaktik. G.K, 34 vjeç nga Puka, i cili ka emigruar në Itali për arsye punësimi shprehet si më poshtë:

“Gjuhën italiane e njoh mjaft mirë. Nganjëherë ngatërroj edhe shqipen [qesh]. Për ta shkruar, e shkruaj, por jo 100 për qind, për ta lexuar po”.

Studimi nxori në pah se, tek emigrantët e këtij grupi vihet re një dallim i lehtë mes grave dhe burrave. Gratë duken se zotërojnë në nivel më të lartë kompetenca të gjuhës italiane. Studimi “Integrometër 2008/ 2009” gjithashtu nxori në pah se, në lidhje me kompetencat gjuhësore një variabël që duhet marrë në konsideratë është gjinia. Sipas këtij studimi gratë emigrante zotërojnë kompetenca gjuhësore më të mira se sa burrat. Sipas studiuesit Berti ekzistojnë disa arsye që çojnë në një rezultat të tillë: Së pari: tipologjia e punës së femrave dhe më konkretisht punësimi i tyre në shërbimet familjare, përbën një motiv për këtë përvetësim më të mirë të gjuhës italiane nga ana e tyre në krahasim me burrat, të cilët janë më të fokusuar në punë me

229

Page 243: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

bashkëkombës të tjerë si: skuadra ndërtimi, agrikulturë e fabrika, ku grumbullimi i punonjësve bëhet më së shumti në bazë të mekanizmit të rrjeteve etnike. Së dyti: gratë, sidomos ato që kanë bërë bashkim familjar, kanë më shumë kohë të lirë për t’iu përkushtuar kurseve të mësimit të gjuhës të ofruara nga organizata të ndryshme, që janë të pranishme në territorin toskan, veçanërisht të fokusuara në punësimin e grave dhe vajzave (Berti, F.; Valzania, A., 2010:139). Gjetjet e këtij studimi cilësor, përveç këtyre dy faktorëve, identifikuan edhe një të tretë: Në kontekstin e familjes shqiptare në emigrim, nënat merren më së shumti me rritjen dhe edukimin e fëmijëve dhe ndërveprimi me ta, nxit përvetësimin dhe njohjen e gjuhës italiane edhe nga vetë nënat, sipas një dinamike tepër interesante. DH. S., një emigrante 50 vjeçare nga Elbasani, tregon se si ajo dhe nëna e saj e kishin mësuar gjuhën italiane nga mbesa e vogël, të cilën e kishin rritur vetë:

“Ishim me mamin në makinë dhe (mbesa-B.Z.) i thoshte (mamit-B.Z.) me atë shqipen e vet, siç mund ta flasë një italian shqipen, po asaj i kishte shumë lezet si fëmijë i vogël : “Ti nëna mos u mërzit tani, se duhet ta thuash disa herë fjalën që ta mbash mend” Po mami ... e pyeste disa herë: “Si i thonë çekiçit?” “Martello,- i tha. [qesh].- Si mund të harrohet martello?” Dhe një herë i thashë unë: “Me çfarë erdhe këtu Franci, me ashensor?” (më tha-B.Z.) “No zia “siamo saliti”, no “abbiamo saliti” da scale.” (teze, jemi ngjitur, jo kemi ngjitur-B.Z.) Unë ...zbritjen dhe ngjitjen e kam mësuar nga ajo (nga mbesa- B.Z.)”.

Në familjet shqiptare në emigrim, nënat merren më së shumti jo vetëm me rritjen dhe me edukimin e fëmijëve, por edhe me ndjekjen e përparimit shkollor të fëmijëve dhe përgjatë ndihmës që ofrojnë, ato i nënshtrohen edhe vetë procesit të të mësuarit të gjuhës vendase. Ky faktor i bën ato të njohin në mënyrë më të thelluar jo vetëm të kuptuarit e të folurit, por edhe të lexuarit dhe të shkruarit e gjuhës italiane, në krahasim me bashkëshortët e tyre, të cilët janë më së shumti të fokusuar në çështjen e sigurimit të të ardhurave për familjen. Gjatë bisedave të lira, intervistave të drejtpërdrejta dhe fokus grupeve u vu re se personat me nivel të lartë arsimimi, në të cilët përfshihen ata që kanë studiuar në Itali, por dhe ata që kanë një diplomë universitare nga vendi i origjinës, shprehen se kanë njohuri të mira të gjuhës italiane. Kjo gjë u vu re dukshëm tek të rinjtë universitarë dhe pasuniversitarë që u përfshinë në procesin e intervistimit dhe në fokus-grupet, por

230

Page 244: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

edhe tek emigrantët me arsim të lartë, të cilët ishin pozicionuar mirë në shoqërinë italiane, duke punuar në sektorë të shërbimit publik, ku kërkohej një njohje e mirë e gjuhës italiane. D.LL, 28 vjeç, në prag të përfundimit të specializimit në menaxhim biznesi dhe bashkëpronar i një bari pranë qendrës së Sienës, gjatë intervistës tregon se gjuhën italiane e zotëron shumë mirë:

“Tani që po flasim bashkë po sforcohem [qesh]. Po sforcohem (të mos them ndonjë fjalë në italisht-B.Z.) se si do që të jetë ambientet që frekuentojmë do s’do një fjalë italisht do të dalë...”.

Studimi “Integrometër 2008/2009” gjithashtu e mbështet një gjetje të tillë. Ky studim nxori në pah se edhe niveli arsimor është një variabël që ndikon në përvetësimin e gjuhës italiane nga ana e emigrantëve. Emigrantët që janë “analfabetë” ose “gjysmanalfabetë” në lidhje me gjuhën e origjinës, hasin vështirësi të mëdha në të mësuarin e një gjuhe të dytë. Ky studim tregoi se rreth 53.6 për qind e emigrantëve me arsim të lartë kanë pohuar se dinë të shkruajnë gjuhën italiane, në krahasim me 37.5 për qind të emigrantëve që kanë arsim të mesëm, me 15.9 për qind e emigrantëve që kanë vetëm nivelin e detyrueshëm arsimor dhe me 12.6 për qind e atyre që nuk e kanë mbaruar as këtë nivel arsimor (Berti, F.; Valzania, A., 2010:140). Natyrshëm lind pyetja: Po kohëqëndrimi në vendin pritës, a ndikon në përvetësimin e gjuhës vendase nga ana e emigrantëve? Të dhënat e mbledhura në këtë studim nxorën në pah gjithashtu se më tepër se kohëqëndrimi në vendin pritës, është veprimtaria jetësore në emigrim ajo që ndikon në nivelin e përvetësimit të gjuhës italiane nga ana e emigrantëve shqiptarë. Emigrantë, të cilët kanë jetuar më shumë se 10 vjet në Itali, nëse zhvillonin një jetë me kontakte sociale të kufizuara me vendasit dhe merreshin me një aktivitet profesional që kërkonte kryesisht aftësi praktike të mira dhe jo nivel të lartë të gjuhës italiane, e komunikonin italishten më dobët në krahasim me emigrantët, të cilët mund të kishin një kohëqëndrim më të shkurtër në vendin pritës, por përvoja i kishte drejtuar drejt thellimit në njohuritë e gjuhës vendase. Gjetjet e këtij studimi kundërshtojnë gjithashtu idenë e mbështetur nga shkolla e Çikagos, sipas së cilës koha është ndoshta skulptori më i madh i integrimit, sepse me kalimin e kohës, mes të tjerave, rriten kompetencat gjuhësore, të cilat rrisin aftësinë për t’u përshtatur në shoqërinë pritëse (Shih: Berti F.; Valzania, A., 2010:141).

231

Page 245: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Studimi “Integrometër 2008/2009” gjithashtu nuk e mbështet këtë perspektivë. Koha, e marrë si variabël më vete, ndoshta ndihmon emigrantët të përdorin minimalisht atë nivel gjuhe që i nevojitet në marrëdhëniet e përditshme, në punë ose në zyra, por nuk garanton mundësinë e dygjuhësisë. Në disa raste emigrantët e arritur së fundmi në vendin e origjinës e njohin më mirë gjuhën italiane, sepse ndoshta e kanë mësuar para se të niseshin. Studimi “Integrometër 2008/2009” nxori në pah se emigrantët e ardhur më së fundmi, e përdorin më shpesh gjuhën italiane gjatë punës dhe kohës së lirë, krahasuar me emigrantët me një kohëqëndrim mbi 10 vjet në vendin pritës. Duket sikur këta të fundit kanë mbetur brenda rrjeteve etnike të referimit, ndërsa emigrantët e ardhur së fundmi, edhe për shkak të “hapjes” që kanë pësuar vendet e tyre të origjinës, nuk paraqesin një prirje të tillë mbylljeje (Po aty). Një tjetër faktor që u mor në konsideratë ishte gjendja juridike e emigrantëve. Emigrantët e pajisur me leje qëndrimi dhe dokumente të tjera të njohura nga shteti Italian, kanë më shumë mundësi për t’u punësuar e për të krijuar kontakte sociale me vendasit dhe për rrjedhojë, më shumë mundësi të përvetësojnë nivele më të mira të gjuhës italiane. Gjithashtu kjo kategori emigrantësh ka mundësi të përfitojë edhe nga kurset që institucione të ndryshme ofrojnë në formë shërbimi për emigrantët për mësimin e gjuhës vendase. E.N, 33 vjeçe nga Durrësi, e cila deri në momentin e intervistimit kishte rreth 15 vjet që jetonte në Montepulciano, gjatë intervistës tregon:

“... Bashkia e Montepulcianos ka vënë në dispozicion për çdo shqiptar, që nuk ka përvetësuar mirë gjuhën italiane, tre ditë në javë të shkojë dhe të mësojë italishten që ta shkruajë dhe ta flasë. Është falas e për mosha të ndryshme. Kush ka dëshirë, kursi është i hapur për të gjithë. Edhe nëpër shtëpi shpesh na vijnë letrat që na dërgon komuna me emër/ mbiemër (për të na ftuar-B.Z.), për të mësuar gjuhën”.

Duket se ndaj këtij shërbimi mund të përfitojnë vetëm emigrantët që janë të pajisur me lejeqëndrim të rregullt, të cilët përfshihen në statistikat e gjendjes civile të komunës. Studimi “Integrometër 2008/2009” gjithashtu tregoi se emigrantët, të cilët nuk janë të pajisur me leje qëndrimi, gjenden në një situatë më pak të favorshme në lidhje me gjuhën, së pari, sepse nuk mund të përfitojnë nga kurset e mësimit të gjuhës, së dyti, sepse janë të detyruar të jetojnë brenda grupit të tyre etnik, së treti, sepse gjendja e

232

Page 246: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

pasigurt për të ardhmen është pak stimuluese në lidhje me të mësuarin e gjuhës (Berti, F.; Valzania, A., 2010:141-142). Për të mundësuar mësimin e gjuhës italiane, faktor ky tregues i integrimit dhe përfshirjes sociale të qytetarëve jokomunitarë, të pranishëm rregullisht në territor, rajoni i Toskanës ka nënshkruar një marrëveshje me Ministrinë Italiane të Punës dhe të Politikave Sociale më 13 dhjetor të vitit 2005 (Dgr 1254/2005). Projekti (DD 4043/2006) u zhvillua me koordinimin e Administrimit rajonal dhe bashkëpunimin e Administrimeve provinciale të Arezzos, Grossetos, Massa Carrarës, Pisës, Pistoiës, Pratos dhe Sienës si dhe Administrimeve komunale të Cantagallos e Vernios. Referuesi shkencor i projektit ishte Universiteti për të huajt në Siena (Universitetà per Stranieri di Siena) (DD 1252/2008). Pjesëmarrësve në kurset e gjuhës italiane iu ofrua edhe mundësia për t’iu nënshtruar provimit për marrjen e Cils, çertifikim i gjuhës italiane si gjuhë e huaj (Certificazione di italiano lingua straniera). Në fazën e parë të projektit u përfshinë 546 qytetarë jokomunitarë nga të cilët 251 kërkuan çertifikimin Cils, 80 për qind e të cilëve dolën me sukses në këtë provim. Menjëherë pas kësaj, Rajoni i Toskanës nënshkroi një marrëveshje të dytë me Ministrinë Italiane të Punës, të Shëndetit dhe të Politikave sociale më 11 dhjetor 2007 (Dgr 831/2007). Projekti kishte sërish në fokusin e tij ofrimin e mundësive për të mësuar gjuhën italiane për qytetarët jokomunitarë, të rritur e të pranishëm rregullisht në territorin Italian. Projekti u zhvillua përmes një marrëveshjeje protokolli (Ddr 1144/2008) mes Rajonit të Toskanës, provincave të Toskanës (Arezzo, Firenze, Grosseto, Livorno, Lucca, Massa Carrara, Pisa, Pistoia, Prato, Siena) dhe komunës së Cantagallo, Agjencisë kombëtare për zhvillimin e autonomisë shkollore (Agenzia nazionale per lo sviluppo dell’autonomia scolastica) dhe Universitetit për të huaj në Siena (Universita’ per Stranieri di Siena). Në këtë fazë të dytë u përfshinë 800 emigrantë (Shih: Berti, F.; Valzania, A., 2010:143). Të mësuarit e gjuhës italiane nga ana e emigrantëve ndihmon jo vetëm integrimin e emigrantëve në shoqërinë italiane, por nxit edhe difuzionin kulturor në nivel ndërkombëtar: sa më shumë persona e flasin gjuhën italiane aq më shumë nxitet shkëmbimi kulturor dhe ekonomik mes Italisë dhe vendeve të tjera. Mësimi nga ana e emigrantëve i gjuhës italiane përbën një politikë të rëndësishme migruese sepse përfaqëson një zinxhir për të lidhur italianët me qytetarët e huaj (Po aty:135).

233

Page 247: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

(b) Konteksti social i përdorimit të gjuhës vendase në raport me gjuhën e origjinës Niveli i përvetësimit të gjuhës vendase është një element i rëndësishëm, tregues i integrimit kulturor të emigrantëve në vendin pritës, por një element gjithashtu i rëndësishëm është edhe konteksti social i përdorimit të gjuhës vendase në raport me gjuhën e origjinës. Sikurse u përmend edhe më sipër, integrimi kulturor, i mbështetur në përvetësimin e gjuhës së vendit pritës, nuk kërkon të mohosh gjuhën e origjinës, por ta rikompozosh e ta përshtatësh përdorimin e saj në një kontekst të ri (Berti, F.; Valzania, A., 2010:135). Ja çfarë pohon K.GJ, një i ri 27 vjeçar gjatë intervistës:

“Zakonisht (me shqiptarët këtu flas-B.Z.) shqip, por ndonjëherë edhe italisht, nuk e mohoj. Na vjen natyrshëm, nuk është se e bëjmë për t’u fshehur që jemi shqiptarë. Jo, jo, nuk ka lidhje me këtë”.

Kjo copëz interviste shpreh kompleksitetin e analizës së përdorimit të gjuhës vendase në raport me gjuhën e origjinës nga ana e emigrantëve shqiptarë në Itali e veçanërisht në provincën e Sienës. Studimi kërkoi të nxjerrë në pah se në cilat kontekste sociale (në shtëpi, punë e kohë të lirë) e në ç’raporte emigrantët shqiptarë përdorin gjuhën vendase në krahasim me gjuhën e origjinës. Në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe ose italiane në shtëpi dhe familje, të intervistuarit ndahen në tri grupe: (a) emigrantët që përdorin gjerësisht gjuhën shqipe në mjediset familjare dhe me anëtarët e familjes; (b) emigrantët që përdorin si shqipen ashtu dhe italishten si gjuhë komunikimi në familje; (c) emigrantët që përdorin gjuhën italiane si gjuhë komunikimi mes anëtarëve të familjes. Studimi nxori në pah se numri i anëtarëve të grupit vjen duke u zvogëluar duke kaluar nga grupi i parë tek grupi i tretë. Gjithashtu studimi “Integrometër 2008/2009” nxori në pah se pjesa më e madhe e emigrantëve të anketuar (54 për qind) nuk e përdornin kurrë gjuhën italiane si mjet komunikimi brenda mureve të shtëpisë dhe vetëm pak më shumë se 25 për qind e përdorin këtë gjuhë si mjet komunikimi në mjediset shtëpiake (Berti, F.; Valzania, A., 2010:143). Le t’i kthehemi gjetjeve të këtij studimi: Grupi i parë përbëhet nga një numër i madh të intervistuarish. Është grup heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore e nga statusi civil (beqarë, të martuar e emigrantë që bashkëjetojnë).

234

Page 248: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Grupi i dytë përbëhet nga një numër më i vogël të intervistuarish, krahasuar me grupin e parë. Edhe ky është një grup heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore e nga statusi civil. Disa të intervistuar, të cilët bëjnë pjesë në këtë grup, kanë pohuar se krahas gjuhës shqipe, përdorin dhe gjuhën italiane si gjuhë komunikimi me anëtarët e familjes, edhe për faktin se në familjen e tyre ka fëmijë që ndjekin shkollën, të cilët e drejtojnë komunikimin në gjuhën italiane dhe për arsye praktike edhe prindërit ndjekin bisedën në të njëjtën gjuhë. Kjo gjetje mbështetet nga disa studime. Studiuesja Cecilia Frosoni, nga një studim i kryer në fillim të viteve 2000, nxori në pah se prindërit, fëmijët e të cilëve jetojnë në Itali, janë të prirur të komunikojnë me ta në gjuhën italiane sepse, së pari, vetë prindërit kërkojnë t’u minimizojnë fëmijëve vështirësitë gjuhësore të krijuara nga emigrimi e t’i ndihmojnë ata të integrohen në shoqërinë pritëse dhe, së dyti, sepse janë fëmijët ata që parapëlqejnë të përdorin gjuhën italiane gjatë ditës më shpesh në krahasim me gjuhën shqipe (Frosni, C., 2006:35). Edhe sipas studimit “Integrometër 2008/2009”, emigrantët mbi 45 vjeç e përdorin më shpesh gjuhën italiane në familje në krahasim me emigrantët nën 25 vjeç. Sipas studiuesit Fabio Berti kjo ka të ngjarë të ndodhë pasi kjo kategori emigrantësh ka fëmijë që ndjekin shkollën në Itali, të cilët ka gjasa të mos e njohin gjuhën e vendit të origjinës (Berti, F.; Valzania, A., 2010:139). Le të krahasojmë dy copëzat e intervistave të mëposhtme. E.B., 25 vjeçe nga Tirana, e cila ka emigruar për qëllime studimore, dhe jeton në Itali me familjen e të fejuarit, gjatë intervistës pohon:

“Unë për momentin jetoj me prindërit e të fejuarit tim. Flas shqip me ta dhe me të fejuarin. Na vjen shumë natyrshëm të flasim shqip me njeri-tjetrin kur mblidhemi në darkë, pasi jemi lodhur gjithë ditën duke folur italisht …”.

T.B., një emigrant 52 vjeç nga Shkodra, i martuar dhe baba i dy fëmijëve, i cili ka mbi 20 vjet që jeton në Siena pohon:

“Fëmijët e mi shqip flasin pak. Ndihen italianë, sienezë. Kanë lind këtu...Vajza ban classico (liceun klasik-B.Z). Shkolla ma e vështirë... Për konseguencë (për rrjedhojë- B.Z.) edhe ne në familje flasim ma së shumti italisht”.

235

Page 249: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Grupi i tretë përbëhet nga një numër i vogël emigrantësh të cilët bashkëjetojnë ose janë martuar me vendas ose të huaj që jetojnë në Itali. Këta emigrantë kanë pohuar se flasin kryesisht italisht në familje për shkak të mosnjohjes së gjuhës shqipe nga bashkëshorti ose bashkëshortja. Studimi nuk nxori në pah ndonjë lidhje mes gjinisë dhe përdorimit të gjuhës italiane ose shqipe në familje. Në lidhje me këtë çështje studimi “Integrometër 2008/2009” ka nxjerrë në pah se gratë emigrante e përdorin gjuhën italiane më shpesh se burrat në familje dhe në shtëpi. Rreth 30 për qind e grave janë shprehur se e përdorin gjuhën italiane “gjithmonë” ose “pothuaj gjithmonë” kundrejt 12 për qind të burrave që janë shprehur në të njëjtën mënyrë (Berti, F.; Valzania, A., 2010:139). Në një studim të paraqitur nga Francesca Bensi, në vëllimin përmbledhës “La ricchezza multiculturale del territorio” ( Pasuria multikulturore e territorit), kanë dalë në pah gjetje që nuk i mbështesin plotësisht gjetjet e mësipërme. Në këtë studim është evidentuar se, sipas perceptimit të fëmijëve, baballarët kanë kompetenca më të mira të gjuhës italiane në krahasim me nënat, megjithatë në rastin e familjeve të emigrantëve nga Shqipëria, gjithmonë sipas perceptimit të fëmijëve, diferenca e kompetencave të gjuhës italiane mes nënave dhe baballarëve ishte shumë e vogël, krahasuar me diferencën e këtyre kompetencave mes nënave dhe baballarëve në familjet e emigrantëve nga Kosova. Sipas fëmijëve mesatarja e kompetencave gjuhësore të baballarëve në familjet e emigrantëve nga Shqipëria ishte 1.5 dhe e nënave 1.3, ndërsa në familjet e emigrantëve nga Kosova kjo mesatare për baballarët ishte 1.2 dhe për nënat 0.3. Mesatarja e përgjithshme e kompetencave gjuhësore për baballarët, duke iu referuar mendimeve të të gjithë fëmijëve që u përfshinë në këtë studim, ishte 1.5 , ndërsa mesatarja e përgjithshme për nënat ishte 1.2. Sikurse vihet re, mesatarja e kompetencës gjuhësore për nënat emigrante nga Shqipëria, është më e lartë se mesatarja e përgjithshme e këtyre kompetencave të të gjithë nënave emigrante, fëmijët e të cilave u përfshinë në studim. Kjo, përveç të tjerash, shpjegohet me shkallën e lartë të pjesëmarrjes së vajzave dhe grave emigrante nga Shqipëria në tregun italian të punës. Studiuesja Bensi mbron idenë se burrat (baballarët) përgjithësisht emigrojnë më herët dhe kanë përvojë më të gjatë në emigrim në krahasim me gratë (nënat), të cilat i nënshtrohen procedurave të bashkimit familjar disa viteve më vonë. Nga ana tjetër, burrat në emigrim përfshihen më shumë se gratë në sistemin e punësimit, sistem ky që përbën një kanal shoqërizimi, që mundëson përvetësimin e gjuhës së vendit pritës. Sipas saj, punësimi, kontaktet me shoqërinë jashtë mjedisit familjar si dhe frekuentimi i një rrethi miqësor ndëretnik, ndikon në

236

Page 250: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

përmirësimin e kompetencave të gjuhës italiane nga ana e prindërve (Bensi, F., 2006:101). Në të njëjtin studim Bensi evidentoi se përdorimi i gjuhës së vendit pritës dhe asaj të vendit të origjinës në familje në përgjithësi e, në komunikimin mes prindërve dhe fëmijëve në veçanti, është i lidhur ngushtë me fushën e bisedës. Bensi në këtë studim ka shqyrtuar lidhjen e përdorimit të gjuhës në familje me tre fusha komunikimi: tregimet e historive dhe fakteve për vendin e origjinës, biseda për shkollën dhe jetën në Itali, transmetimi i këshillave dhe rregullave. Sipas Bensi-t në bisedat për vendin e origjinës, nënat dhe baballarët përdorin më shpesh gjuhën e origjinës për të përshkruar përvoja të jetuara në atë vend, sepse, sipas saj, përvojat e jetuara në një gjuhë janë të prirura të shprehen më mirë në atë gjuhë. Në raste të ngjashme fëmijët hasin një lloj vështirësie kur u duhet të shfrytëzojnë përvojën e tyre para migrimit (nëse ka ekzistuar për ta një përvojë e tillë e nëse ata nuk kanë lindur në Itali) dhe ta transferojnë atë në një gjuhë të re. Në lidhje me përshkrimin e ngjarjeve në shkollë, jo vetëm fëmijët përdorin më shpesh gjuhën italiane, ose një gjuhë të përzier mes saj dhe gjuhës së vendit të origjinës, por edhe prindërit e drejtojnë bisedën në të njëjtën gjuhë. Studiuesja nuk u ndal në mënyrë të veçantë në analizën e përdorimit të gjuhës kur fusha e bisedës lidhej me këshillimin dhe rregullat, por tregoi se nënat në krahasim me baballarët janë më konservatore në ruajtjen e gjuhës së vendit të origjinës dhe refuzojnë më shpesh përdorimin e gjuhës italiane në komunikim me anëtarët e familjes (Po aty: 98-99). Studime të tjera, e kanë kundërshtuar këtë ide e kanë theksuar rolin e nënave si “ndërmjetëse” të gjuhës së vendit të origjinës me atë të vendit pritës (Chini, M., 2004). Megjithatë, lipset theksuar se, përdorimi i gjuhës së origjinës në familje, nuk është tregues i mosintegrimit kulturor në shoqërinë pritëse. Studimi “Integrometër 2008/2009” nxori në pah se përdorimi gjithmonë ose pothuajse gjithmonë i gjuhës së origjinës brenda shtëpisë nuk përbën një pengesë integrimi në krahasim me përdorimin vetëm të gjuhës së origjinës në vendin e punës dhe në kohën e lirë. Identiteti i dyfishtë edhe në profilin gjuhësor, nuk e frenon integrimin, ndërsa përfshirja ekskluzive “in-group” gjatë punës dhe kohës së lirë përbën një frenues për procesin e integrimit të emigrantëve në shoqërinë pritëse (Berti, F.; Valzania, A., 2010:143). Le të ndalemi tani tek gjetjet e studimit mbi përdorimin e gjuhës italiane ose shqipe nga ana e emigrantëve gjatë veprimtarisë së tyre të punës. Edhe në lidhje me këtë veprimtari sociale të intervistuarit ndahen në dy grupe: (a) emigrantët që flasin kryesisht italisht në vendin e punës, (b) emigrantët që flasin

237

Page 251: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

italisht dhe shqip gjatë kësaj veprimtarie. Përgjatë studimit nuk u hasën raste kur të intervistuarit pohonin se flisnin kryesisht shqip në vendin e punës. Grupi i parë përbëhet nga emigrantë të cilët punojnë kryesisht në sektorin e shërbimeve. Ky grup është heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore dhe statusi civil. Ja disa raste: DH.S. sipërmarrës në fushën e restoranterisë në qendër të Sienës, gjatë intervistës, me gjithë përpjekjet për të folur plotësisht shqip, për të shprehur situata të veçanta, mjaft fjalë i artikulonin pa dashur në gjuhën italiane. Ai pohon se në një pjesë të madhe të ditës flet italisht me klientët dhe pohon se shqipen pothuaj nuk e praktikon aspak gjatë punës. Gjithashtu A.P., një emigrant rreth të gjashtëdhjetave që punon në një pikë furnizimi karburanti, pohon se i duhet të komunikojë gjatë gjithë kohës në gjuhën italiane me klientët dhe pronarin e tij. E.D., punonjëse në sektorin publik, pohon se komunikimi në gjuhën italiane, madje në nivele të larta, është një nga kërkesat kryesore të punës së saj me klientët që paraqiten në zyrën e saj. A. H., e cila punon si farmaciste në një farmaci në qendër të Sienës, pohon se me klientët dhe me pronarin e farmacisë e saj komunikon në gjuhën italiane. B.P., e cila punon në shërbimin shtëpiak pohon se në vendin e punës komunikon në gjuhën italiane se punëdhënësit e saj janë italianë. Grupi i dytë përbëhet nga emigrantë të cilët ushtrojnë veprimtari, punojnë në grup me bashkëkombësit e tyre. Emigrantët e punësuar në skuadra të ndërtimit, biznes familjar etj., pohojnë se gjatë veprimtarisë së punës së tyre ata flasin shqip dhe italisht. Kryesisht mes bashkëkombësve flasin shqip, por nëse mes tyre ka edhe italianë ose të huaj të tjerë ndihen të detyruar të flasin gjuhën vendase për të mos fyer personat që nuk kuptojnë shqip. Studimi nxori në pah se faktori gjini ka një lloj ndikimi në përdorimin e gjuhës gjatë veprimtarisë së punës. Burrat më shumë se gratë përdorin gjuhën shqipe gjatë punës së tyre, sepse burrat më shumë se gratë punojnë në sektorë ku hasen jo rrallë bashkëkombës të tjerë të punësuar. Ja çfarë pohon F.H., një emigrant 55 vjeç nga Kavaja, i cili ka rreth 18 vjet që jeton në Itali:

“Në skuadrën e ndërtimit ku unë bëj pjesë, ka dhe shqiptarë të tjerë e shqip flasim gjithë kohën me njeri-tjetrin, me thënë të drejtën, bile edhe atyre që s’janë shqiptarë po ua mësojmë shqipen [qesh]”.

238

Page 252: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

V.K., një emigrante 42 vjeçe nga Lezha me arsim të mesëm, e cila banon në Montepulciano dhe ka rreth 16 vjet në Itali, gjithashtu gjatë intervistës shprehet se lloji i punës që ajo bën, kushtëzon gjuhën që ajo përdor në komunikim me njerëzit me të cilët ajo ndërvepron gjatë punës.

“Unë punoj si ndihmës-kuzhiniere në një restorant, këtu në Montepulciano. Italisht flas pothuaj gjatë gjithë kohës, se kështu ma do puna…Janë italianë (kolegët-B.Z.)”.

Studimi “Integrometër 2008/2009” gjithashtu e mbështet këtë gjetje. Sipas këtij studimi gratë e përdorin gjuhën italiane më shpesh se burrat në vendin e punës: 74 për qind e grave janë shprehur se e përdorin gjuhën italiane “gjithmonë” ose “pothuaj gjithmonë” në vendin e punës kundrejt 71 për qind të burrave që janë shprehur në të njëjtën mënyrë. Sipas studiuesve, ky dallim është i vogël edhe sepse shumë gra emigrante të anketuara janë shtëpiake (Berti, F.; Valzania, A., 2010:139). Le të ndalemi tek të dhënat e studimit mbi përdorimin e gjuhës italiane dhe shqipe nga ana e emigrantëve gjatë kohës së tyre të lirë. Të dhënat e studimit nxorën në pah se përdorimi i gjuhës italiane ose i gjuhës shqipe gjatë kohës së lirë, lidhet ngushtë me faktin nëse kjo kohë e lirë kalohet me miq vendas apo bashkëkombës. Duke mbajtur parasysh këtë gjetje, emigrantët që u përfshinë në këtë studim ndahen në tri grupe: (a) ata që përdorin më së shumti gjuhën shqipe gjatë kohës së lirë; (b) ata që përdorin gjuhën italiane; (c) ata që i përdorin të dyja gjuhët gjatë kohës së tyre të lirë. Grupi i parë është heterogjen nga pikëpamja gjinore dhe statusi civil (beqarë, të martuar dhe persona që bashkëjetojnë). Vihet re që përgjithësisht në këtë grup nuk bëjnë pjesë emigrantë të rinj në moshë, por emigrantë të moshës së pjekurisë, kryesisht mbi 40 vjeç, të cilët shoqërohen më së shumti me emigrantë bashkëkombës. F.H., 55 vjeç nga Kavaja, i cili, pavarësisht se bashkëjeton me një emigrante me kombësi rumune, pohon se në kohën e në kohën e tij të lirë flet më shumë shqip se shoqërohet më shumë më shqiptarë.

239

Page 253: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Flas shqip se rri me shqiptarë në kohën e lirë, po edhe italisht ndonjë llaf na del. Kur na fton ose ftojmë ndonjë vendali, flasim italisht se i respektojmë”.

Grupi i dytë përbëhet kryesisht nga persona të cilët shoqërohen gjatë kohës së lirë më së shumti me vendas. Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht emigrantët që janë martuar me vendas dhe për rrjedhojë një pjesë të madhe të kohës së tyre të lirë e kalojnë me miq vendas. E.B., 32 vjeçe nga Durrësi, e cila bashkëjeton me një djalë me kombësi italiane, gjatë intervistës, pohon:

“I fejuari im është italian dhe rrethi im shoqëror përbëhet nga italianë, kështu që, gjatë kohës sime të lirë flas më së shumti italisht”.

Grupi i tretë përbëhet nga emigrantë, rrethi shoqëror i të cilëve përbëhet nga vendas dhe bashkëkombës. Ky grup është heterogjen nga pikëpamja gjinore e moshore si dhe nga statusi civil. Megjithatë, vihet re se më së shumti të rinjtë në moshë janë më të predispozuar për të përdorur gjuhën italiane disi më shpesh gjatë kohës së tyre të lirë. Një gjetje e tillë mbështetet edhe nga studimi “Intergometër 2008/2009”, i cili nxori në pah se gjatë kohës së lirë emigrantët më të rinj në moshë përdorin më shpesh gjuhën italiane në krahasim me emigrantët më të moshuar. Më konkretisht rreth 31.5 për qind e emigrantëve nën 25 vjeç janë shprehur se e flasin gjuhën italiane “gjithmonë” kundrejt 20 për qind e emigrantëve mbi 45 vjeç që janë shprehur në të njëjtën mënyrë (Berti, F.; Valzania, A., 2010:139). Të dhënat e këtij studimi nxorën në pah një prirje të lehtë të grave për ta folur gjuhën italiane më shpesh se burrat gjatë kohës së tyre të lirë. Kjo sepse gratë emigrante, sidomos ato shtëpiake, janë të prirura të krijojnë miqësi edhe me fqinjat e tyre, të cilat në një pjesë të madhe të rasteve janë vendase. Gjithashtu edhe gratë emigrante, që janë në marrëdhënie pune, konsumojnë një pjesë të kohës së tyre të lirë me koleget e punës, për rrjedhojë në një pjesë të kohës së tyre të lirë flasin gjuhën italiane. Situata paraqitet disi ndryshe për burrat emigrantë. Duke qenë se ata punojnë në sektorë ku ndërveprojnë më së shumti me bashkëkombës, priren që, gjatë asaj pjese të kohës së lirë që shpenzojnë me ta jashtë mjedisit të punës, të flasin më së shumti shqip. Studimi “Integrometër 2008/2009” nxori në pah një gjetje të ngjashme. Sipas këtij studimi gratë emigrante e përdorin gjuhën italiane më shpesh se burrat emigrantë edhe në kohën e tyre të lirë. Më konkretisht rreth 28,7 për qind e grave janë shprehur

240

Page 254: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

se e përdorin gjuhën italiane “gjithmonë” ose “pothuaj gjithmonë” kundrejt 19.4 për qind të burrave që janë shprehur në të njëjtën mënyrë (Berti, F.; Valzania, A., 2010:139). Studimi “Integrometër 2008/2009” nxori gjithashtu në pah se, në krahasim me treguesit e përmasave të tjera të integrimit (IP, IK, IS) treguesi i integrimit ekonomik ndikohet më pak nga kompetencat gjuhësore të emigrantëve. Sipas studiuesit Fabio Berti kjo mund të jetë dëshmi e zhvillimit të formave të punësimit të grupeve etnike në një veprimtari që përfshin anëtarë të të njëjtit grup (skuadra ndërtimi, biznes familjar, e të tjera). Në këto rrethana emigrantëve nuk u nevojiten domosdoshmërish kompetenca të mira të gjuhës italiane për të patur sukses ekonomik. Komunikimi brenda grupit merr rëndësi më të madhe se komunikimi jashtë grupit. Duke cituar një ide të studiuesit Maurizio Ambrozini, Berti tregon se, duke ndjekur këtë linjë veprimtarie në shoqërinë amerikane, përdoret koncepti i të ashtuquajturave “enklava etnike” për të shpjeguar përqëndrimin banues të një popullsie emigrante, të aftë për t’i dhënë jetë ndërmarrjeve dhe “institucioneve” brenda grupit. Në këto raste emigrantët mund të jetojnë mirë e bukur në vendin pritës, pa njohur aspak gjuhën e këtij vendi, duke zhvilluar jetën brenda kësaj enklave, minoritare në krahasim me popullsinë vendase. Në rajonin e Toskanës grupi i emigrantëve që i ngjason këtij modeli janë emigrantët kinezë, të cilët paraqesin nivele të larta të integrimit ekonomik, por kanë një njohje të dobët të gjuhës italiane (Berti, F.; Valzania, A., 2010:143).` Ky studim nxori në pah se rasti i emigrantëve shqiptarë në provincën e Sienës, paraqitet tepër i ndryshëm nga rasti i sipërshpjeguar i komunitetit kinez. Shqiptarët, përgjithësisht kanë një njohje të mirë të gjuhës italiane, të paktën në nivelin e të kuptuarit dhe të folurit, çka u krijon atyre hapësira integruese të mira e të suksesshme në shoqërinë italiane në përgjithësi e në shoqërinë sieneze në veçanti. Disa prej personave që morën pjesë në studim, pohojnë se arrijnë të flasin madje edhe në dialektin toskan, çka dëshmon interesin e emigrantëve shqiptarë për t’u integruar ngushtësisht edhe në kontekstin lokal sienez. 4.4.4.2. Pëlqyeshmëria për stilin vendas të jetës Për të shqyrtuar pëlqyeshmërinë për stilin e jetës janë marrë në konsideratë disa elementë:

(a) Mënyra italiane e edukimit të fëmijëve dhe e marrëdhënieve mes anëtarëve të familjes

241

Page 255: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

(b) Mënyra italiane e gatimit dhe të ushqyerit (c) Mënyra italiane e të punuarit (d) Mënyra italiane e organizimit të festave dhe e kalimit të kohës së lirë

Studimi “Integrometër 2008/2009” nxori në pah një lidhje mes pëlqyeshmërisë për stilin italian të jetesës dhe nivelit të përgjithshëm të integrimit. Sipas këtij studimi, komuniteti i emigrantëve shqiptarë zë vendin e parë ndër 10 komunitete emigrantësh të marrë në konsideratë, me një tregues të integrimit të përgjithshëm 0.51 ndërkohë që nga ky komunitet emigrantësh 87.2 për qind e të anketuarve janë përgjigjur se pëlqejnë “shumë” dhe “mjaftueshëm” stilin italian të jetesës. Ndër këto 10 komunitete, komuniteti i emigrantëve kinezë zë vendin e dhjetë me një tregues të integrimit të përgjithshëm 0.3 dhe me një pëlqyeshmëri për stilin italian të jetesës në nivelin “shumë” dhe “mjaftueshëm” prej 60.9 për qind të përgjigjedhënësve (Berti, F.; Valzania, A., 2010:170). Më poshtë janë analizuar gjetjet e këtij studimi të disertacionit në lidhje me 4 elementët e përshkruar më sipër. 4.4.4.2.1. Qëndrimi ndaj mënyrës italiane të edukimit të fëmijëve dhe ndaj

marrëdhënieve mes anëtarëve të familjes Në lidhje me normat që drejtojnë edukimin e fëmijëve dhe marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes, emigrantët që u përfshinë në këtë studim ndahen në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë emigrantë që nuk shprehin pëlqim për mënyrën se si edukohen fëmijët dhe si ndërtohen marrëdhëniet mes anëtarëve në familjet italiane, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë ata, të cilët paraqesin një lloj pëlqyeshmërie për këtë mënyrë. Të dy grupet janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Rastet që mbështesin qëndrimin e parë janë më të shumta në krahasim me rastet që mbështesin qëndrimin e dytë. Grupi i dytë vihet re se përbëhet më shumë nga emigrantë të rinj në moshë në krahasim me grupin e parë. Emigrantët e grupit të parë besojnë se normat mbi të cilat ngrihet edukimi i fëmijëve dhe marrëdhëniet mes anëtarëve në familjet shqiptare ndryshojnë dukshëm nga normat e edukimit dhe të ndërtimit të marrëdhënieve mes anëtarëve në familjet italiane. Emigrantët e këtij grupi shprehin hapur një mospëlqim për mënyrën e edukimit të fëmijëve dhe marrëdhëniet mes anëtarëve në familjet italiane.

242

Page 256: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

M.D., një emigrant 28 vjeç nga Elbasani, i martuar por ende pa fëmijë, gjatë intervistës pohon:

“Edukimi i fëmijëve (në mënyrën italiane-B.Z.) është zero, jo nuk më pëlqen”.

G.K., një emigrant 34 nga Puka, i pamartuar, gjatë intervistës, jo vetëm tregon mospëlqim për mënyrën sesi italianët i edukojnë fëmijët, por analizon edhe arsyet e këtij mospëlqimi.

“Më vjen keq. Nuk më pëlqen fare (mënyra se si italianët i edukojnë fëmijët-B.Z.), e çfarë më vjen edhe më keq është se i ka kopju identik edhe Shqipëria, qytetet e mëdhaja ...Adoleshentët janë pasqyra e familjes. Adoleshentët (këtu në Itali-B.Z.) janë, për mue, shumica të shthurur. Fatkeqësisht ato dalin…nga atje ku janë rritur…Ta shpjegoj: në familje janë të paedukatë, përdorin një fjalor tepër të papërshtatshëm...nuk ka asgjë më të keqe…”.

E.C., një emigrante 28 vjeçe nga Durrësi, e cila në momentin e intervistimit ishte në pritje të një fëmije, gjithashtu tregon perceptimin e saj jopozitiv për mënyrën e edukimit të fëmijëve në shoqërinë italiane:

“Më pëlqen mënyra italiane e jetesës, përveç edukimit të fëmijve......ndoshta ngaqë këtu njerëzit janë shumë të zënë mbas punës...dhe i kushtojnë më pak kohë fëmijëve...ose ndoshta se kanë një kulturë ndryshe nga e jona dhe janë me liberalë në shumë gjëra që ne na duken absurde”.

Ndonjë prej të intervistuarve shpreh idenë se edhe emigrantët shqiptarë, të cilët janë ndikuar nga tradita italiane, nëpërmjet ndërveprimit me fëmijët në familje, krahas elementeve të kulturës shqiptare transmetojnë edhe ato të kulturës italiane. G.K., emigranti i sipërcituar shton një ide të tijën në lidhje me këtë çështje:

“Njerëzit kanë marrë traditën italiane... si konseguencë (për rrjedhojë-B.Z.) edhe të vegjlit do ta marrin se s’bën…gjë që s’është e bukur fare. Mua s’më pëlqen fare ...”.

243

Page 257: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në lidhje me marrëdhënien mes anëtarëve të familjes dikush vlerëson tek familja shqiptare respektin për të moshuarit. Në familjen italiane, “të moshuarit” ndihen të pavlerë e madje, ndoshta edhe për shkak të kushteve, dërgohen shpesh në azile. Emigrantët që u përfshinë në një fokus-grup nxorën në pah se shqiptarët i përkushtohen të moshuarve nëpër azile, njëlloj siç i përkushtohen pjesëtarëve të familjes së tyre, plot pasion e dhembshuri, përtej pagesës mujore që përfitonin nga kjo punë. Megjithatë ndër të intervistuarit u identifikua edhe një grup, kryesisht emigrantë të rinj në moshë, të cilët shprehen se parapëlqejnë “hapjen” që prindërit krijojnë me fëmijët e tyre në familjet italiane, “hapje” kjo që u mungon familjeve shqiptare, të cilat ruajnë një lloj “konservatorizmi” në marrëdhëniet prindër-fëmijë, e shprehur kjo në mënyrën e komunikimit, por edhe në qëndrimet që prindërit mbajnë kundrejt sjelljeve të fëmijëve të tyre. E.B., 25 vjeç nga Tirana, e cila studion në Università degli Studi di Siena, gjatë intervistës pohon:

“Duhet thënë që fëmijët i lenë të lirë. Mbase unë do isha pak më strikte tek arsimi, por kjo varet nga përvoja që ka pasur në familje. Prindërit e mi, për shembull, nuk e diskutonin vajtjen time në universitet. Italianët nuk e kanë atë frymë si ne, mbase sepse këtu mund të bësh edhe shumë gjëra të tjera pa universitet si për shembull mekanikun që është shumë i paguar e të tjera. Më pëlqejnë si jetojnë, (si i krijojnë-B.Z.) marrëdhëniet me fisin, me vjerrin, me vjerrën...Nuk mendohet që të jetojnë bashkë (me çiftin e ri,- B.Z.) edhe është më se normale, për mendimin tim. Janë të pavarur, secili në shtëpi të vet. Këtu fëmijët kanë jetën e tyre, kanë një të dashur që familja e pranon...nuk janë të mbytur nga tabu që, po u ndave nga i fejuari u bë nami i zi. Këta kanë një shprehje “ Vjen një edhe ikën një tjetër”, boll të jenë mirë me veten e tyre”.

Dikush këtë lloj “konservatorizmi” dhe kërkesën e lartë të llogarisë së prindërve sidomos në lidhje me ecurinë shkollore të fëmijëve, e konsideron “një vlerë familjare”, dhe përpiqet ta “ruajë” me fanatizëm. E.D., një emigrante që ka rreth 20 vjet që jeton në Siena, e martuar dhe nënë e dy vajzave, tregon përvojën e saj në lidhje me këtë çështje:

244

Page 258: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Si, si, si (po-B.Z.) me mua jetojnë (vajzat-B.Z.). E madhja është laureuar (diplomuar-B.Z.) për juridik dhe tani punon në Università degli Studi, e vogla bën vitin e dytë Economia-comercio (Ekonomi biznes- B.Z.), pero io sono molto (por unë jam shumë-B.Z.) … [qesh]. Do të ishte një zhgënjim shumë i madh nëse fëmijët nuk do të më studionin. Unë nuk do të pranoj… domethënë, nuk mund ta kërkoj me forcë studimin, se nuk është e thënë që të gjithë duhet të jenë me diploma, të laureuar apo me punëra shumë të mira. Dikush do bëjë mekanikun, dikush do bëjë hidraulikun, dikush do bëjë profesorin, dikush do bëjë diçka tjetër. Por unë them, kur fëmija…ka një bazë të shëndoshë, ka mundësi intelektuale, ka mundësi … për të studiuar, për shembull, mund t’i mungojë vullneti dhe unë këtu nuk jam dakord. Domethënë ti duhet të gjesh mënyrën ta praktikosh dhe ta ushqesh vullnetin, aty unë s’të lejoj. Po ke njëfarë, o Dio (o Zot- B.Z.), mangësie …unë të them: “ Rri, mos e sforco veten, sepse është e kotë që të ikësh më tutje!” Domethënë, këtë jam mundu që t’u them fëmijëve të mi gjithmonë...Bën filloren mirë, bën tjetrën mirë, mirë, mirë… Mbaj mend kur erdhëm në fillim vajza e madhe bënte klasën e 3-të fillore dhe e futa po në klasë të 3-të fillore se nuk doja që të humbte vitin. Nuk desha që të ndjehej keq me shoqet që kishin avancuar edhe fola me zyshat atëherë. I thashë: “Unë jam vetë mësuese dhe dua që kjo të ecë njësoj si gjithë të tjerat” … I them dhe vajzave: “Mos mendoni se do bëj këtë dhe basta (mjaft-B.Z.)”. Që në vogëli ato e kishin në mendje të ngulitur që shkolla është primare sepse unë sot po sakrifikoj që shkollën ta kenë deri në fund. E kupton, edhe kjo është një dëshirë e imja. Filloi vajza e madhe juridikun vitin e parë. I ngarkuar, voluminoz, i vështirë. “Si do mësoj? (thoshte vajza-B.Z.) I thash:“E kishte me qejf në fillim, të shoh të lëkundur, pse e lëkundur? Në qoftë se deri dje doje 2 orë 3 orë të studioje, tani do të studiosh dhe 5 orë dhe 6 orë deri sa të arrish kështu që, në mënyrë absolute, nuk do të ndryshosh fakultet. Çdo fakultet që do të ndryshosh do ketë vështirësitë e veta. Pastaj,- i thashë,- nëse doni të më dëshpëroni mua…”Po të më dëgjojë tani, do të ketë inat, se nuk pati asnjë problem, ç’është e drejta [qesh]. E kupton, tek vullneti e kam fjalën, asgjë nuk arrihet me rehat, është e pamundur”.

245

Page 259: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Familja përbën agjencinë e parë dhe më të rëndësishme të shoqërizimit, sepse shumica e të vegjëlve dhe të rinjve nisin t’i mësojnë rregullat kryesore të sjelljeve shoqërore në mjedisin familjar (Dervishi, Z., 2008:57). Për rrjedhojë, qëndrimi që prindërit mbajnë ndaj mënyrës së edukimit të fëmijëve të tyre, përbën një faktor të rëndësishëm në krijimin e strukturës së personalitetit të këtyre fëmijëve. Në kontekstin emigrues, ku paraqiten modele edukuese të ndryshme nga modelet tradicionale, të cilat prindërit i mbartin nga vendi i origjinës, vështirësitë e prindërve për të përqafuar modelin e duhur për fëmijët e tyre, krijojnë çorientim dhe e përballin familjen emigrante me sfida të reja, të cilat lipsen studiuar në këndvështrimin sociologjik.

4.4.4.2.2. Qëndrimi ndaj mënyrës italiane të gatimit dhe të ushqyerit

Pothuaj të gjithë emigrantët e anketuar shprehin një pëlqyeshmëri të lartë për mënyrën italiane të gatimit. Ata shprehen se dieta ushqimore italiane është më e lehtë dhe më e shëndetshme, në krahasim me atë shqiptare, e cila është tepër e rëndë dhe e pasur me yndyrna. Kjo pëlqyeshmëri, si edhe fakti që në treg gjejnë produkte ushqimore që i drejtojnë drejt gatimit italian, bën që, më së shumti emigrantët shqiptarë të përdorin në familjet e tyre mënyrën italiane të gatimit, e në disa raste ta ndërthurin atë me mënyrën shqiptare. Gjatë intervistës E.B., 25 vjeçe nga Tirana, tregon se, duke parapëlqyer mënyrën italiane të gatimit, ajo përpiqet të kombinojë menynë shqiptare me elementë të menysë italiane.

“Për ushqimin nuk kam ç’të them. Për mua është kryevepër, nuk hanë yndyrna si gjellërat tona. Edhe pse unë gatuaj ndonjëherë gjellë shqiptare, nuk i hedh vaj e shtoj diçka në to nga mënyra italiane e të bërit”.

Gjithashtu G.K., 34 vjeç nga Puka, i cili ka rreth 14 vjet që jeton në Itali, gjatë intervistës tregon se ai gatuan vetë në shtëpi dhe parapëlqen mënyrën italiane të gatimit.

“I jap notën 10 (në mënyrën e gatimit-B.Z.) ... [qesh]. Jo, (mënyrën e gatimit-B.Z.) shqiptare e kam harruar krejt, me thënë të drejtën.

246

Page 260: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Ambientohesh, dashje pa dashje. Masandej, si të thash, kuzhina është…kanë notën 10 për kuzhinën”.

Përveç pëlqimit të gatimit italian, intervista e mësipërme nxjerr në pah se edhe djemtë e burrat shqiptarë, disi në ndikimin e kulturës italiane, në të cilën gatimi nuk është një rol tipik femëror e, disi në ndikimin e mënyrës së jetës në emigrim, po angazhohen gjithnjë e më shumë në punët e kuzhinës, duke tejkaluar një stereotip gjinor tradicional të importuar nga vendi i origjinës. 4.4.4.2.3. Qëndrimi ndaj mënyrës italiane të punuarit

Në lidhje me këtë argument emigrantët që u përfshinë në studim ndahen në dy grupe: (a) emigrantët që e pëlqejnë mënyrën italiane të të punuarit; (b) emigrantët që nuk e pëlqejnë mënyrën italiane të të punuarit. Të dy grupet janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Megjithatë të dhënat e mbledhura treguan se disi më shumë të rinjtë se të moshuarit parapëlqejnë mënyrën italiane të të punuarit. D.R., një emigrant 29 vjeç nga Durrësi, i cili ka emigruar në Itali që në moshën 15 vjeçare dhe ka punuar në sektorin informal në Itali që në atë moshë, gjatë intervistës pohon:

“Për mendimin tim shqiptarët punojnë si kuaj, po nuk kanë etikë, nuk janë njohës të mirë të teknologjisë, megjithatë përshtaten shumë shpejt me stilin italian të punës dhe bëhen shumë të zotët...”.

Gjithashtu studimi nxori në pah se burrat disi më shumë se gratë parapëlqejnë mënyrën italiane të të punuarit, ndërsa nuk dolën në pah dallime në lidhje mes emigrantëve me status të ndryshëm civil (beqarë e të martuar ose individë që bashkëjetojnë). Për të ilustruar gjetjet e mësipërme janë shkëputur copëzat e mëposhtme të intervistave. F.H., 55 vjeç nga Kavaja, i cili ka rreth 18 vjet që jeton në Itali e vlerëson mënyrën italiane të të punuarit si më poshtë:

247

Page 261: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Këta kur punojnë, punojnë...Ne kemi qejf të bëjmë një çikë si shumë pushim gjatë punës. Bile të kemi dhe një teke (raki-je-B.Z.) përpara dhe ohoho...Ne edhe punën e bëjmë më nallbançe, kurse këta janë më të organizuar. Vërtetë nuk e kanë energjinë tonë gjatë punës, por dinë të shkojnë drejt rezultatit më mirë se ne”.

Ndërsa V.K., 42 vjeçe nga Lezha, e cila ka rreth 16 vjet që jeton e punon në Itali ka një tjetër perceptim për energjinë e të punuarit të grave shqiptare, në krahasim me gratë italiane. Ja si shprehet ajo gjatë intervistës:

“Kur kam punuar në fillim e pastroja një shtëpi, më erdhi shumë inat që ajo signora (zonja-B.Z.) kërkoi të më mësonte...E pranoj që unë nuk njihja detergjentet që këta përdornin, po për punë ama nuk ma hante qeni shkopin. Ajo s’e kishte parë as në ëndërr shtëpinë të pastër siç ia bëja unë. E si unë, kanë punuar të gjitha gratë shqiptare, me përkushtim...”.

Gjatë intervistave të tyre, disa emigrantë shfaqën idenë se mënyra shqiptare e të punuarit, shihet me admirim edhe nga vendasit. Kjo është arsyeja pse shumë punëdhënës italianë jo vetëm punësojnë, por në mjaft raste edhe u besojnë drejtimin e një sipërmarrjeje shqiptarëve e në mjaft raste të tjera parapëlqejnë të bëhen ortakë me ta. E.N., 33 vjeçe nga Durrësi, teksa flet për përvojën e bashkëshortit të saj, në lidhje me punësimin, shpjegon:

“(Burri im-B.Z.) është shumë punëtor, edhe ai (ish- pronari italian-B.Z.) preferoi të zgjidhte burrin tim dhe t’u bënte ortak me atë, sesa me një italian. Tha se ai është shumë punëtor. I pëlqente se si punonte, sa i dedikohej punës. Edhe u bënë ortakë”.

Një gjetje e ngjashme ka dalë në pah edhe në studimin e zhvilluar nga sociologu Zyhdi Dervishi në provincën e Sienës përgjatë viteve 1996-1997, ku u evidentua se mjaft emigrantë mendonin se shqiptarët janë më korrektë në punë se italianët. Sipas tyre, veçanërisht italianojugorët nuk zbatonin siç duhet orarin në punë, punonin pa përgjegjësi, duke shkelur herë-herë kriteret teknike e teknologjike të proceseve të punës, ishin më konfliktualë në marrëdhëniet me punëdhënësit ose drejtuesit e ndërmarrjes etj.

248

Page 262: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Perceptime të tilla, përgjithësisht pozitive kundrejt grupit të bashkëkombësve dhe mënyrës së tyre të të punuarit, ndikojnë në forcimin e kohezionit social brenda këtij grupi.

4.4.4.2.4.Qëndrimi ndaj mënyrës italiane të organizimit të festave dhe mënyrës së kalimit të kohës së lirë

4.4.4.2.4.1. Pëlqyeshmëria dhe pjesëmarrja në festat vendase

Mënyra se si njerëzit organizojnë festat dhe se si përfshihen në këto festime është pjesë e shprehjes kulturore të një vendi. Gjatë intervistave u mblodh informacion edhe për (a) mënyrën se si emigrantët shqiptarë e perceptojnë mënyrën italiane dhe veçanërisht atë sieneze të organizimit të festave dhe (b) sa përfshihen në to. Të dhënat e mbledhura treguan se në lidhje me pëlqyeshmërinë për festat sieneze emigrantët ndahen në dy grupe: (a) ata që kanë një pëlqyeshmëri të lartë për mënyrën e organizmit të festave në vendin pritës; (b) ata që nuk shprehin pëlqyeshmëri për festat në vendin pritës. Grupi i parë është homogjen nga pikëpamja gjinore e moshore si dhe nga statusi civil. Megjithatë vihet re një prirje e lehtë që vajzat dhe gratë të kenë një pëlqyeshmëri disi më të fortë kundrejt mënyrës së festimit në Siena, në krahasim me burrat. Të rinjtë gjithashtu shprehen disi më entuziastë ndaj kësaj mënyre në krahasim me më të moshuarit. E.N., emigrantja e sipërcituar nga Durrësi, flet me adhurim për festat që organizohen në zonën ku ajo jeton dhe punon.

“Në Montepulciano organizojnë sagat, saga e vajit, e djathit… Është edhe festa e luleve në Pienza. Qyteti mbushet plot me lule dhe në çdo cep të Pienzës ka vetëm njerëz që shesin lule dhe me të vërtetë është shumë shumë bukur…Gjatë gjithë vitit, po të shikosh në Pienza ballkonet e shtëpive janë të mbushura me lule. Atë ditë janë mbushur rrugët vetëm me lule. Tregtarët shesin lule. Pastaj është festa e djathit. Tregtarët nxjerrin rrugës djathë, ta ofrojnë, nxjerrin verën, që është tipike aty në Montepulciano. Ka turistë gjatë gjithë vitit … sepse ka shumë festa. Për shembull në dimër, kur ka gështenja, bëjnë festën e gështenjave. (Njerëzit-B.Z.) mblidhen nëpër piazza, nëpër sheshe,

249

Page 263: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ndezin zjarrin, rrinë deri vonë, bëjnë lojëra të ndryshme, organizohen. Është edhe një festë tjetër që bëjnë në një fraksion të Montepulcianos... quhet “Festa dell’Aia”. Aty kujtohen kohët e vjetra… (Njerëzit,- B.Z.) sjellin traktorë të vjetër, bile nuk sjellin tavolina e karrige, por kashtë …blloqe kashte, që njerëzit të ulen aty. Tre ditë vënë muzikë… vijnë dhe këngëtarë, këngëtarë folk dhe … është një gjë e bukur, e organizojnë bukur me të vërtetë. Kujtojnë kohët e vjetra, bile dhe ushqimet janë tradicionale, të vjetra; makarona që bëhen me dorë. I bëjnë vetë… i përgatisin, makaronat, ragut, sugot, salcat e ndryshme, i përgatisin vetë gratë që janë të moshuara, por i përgatisin jashtë mase mirë… Ka shumë (festa-B.Z.) … e ndoshta kjo është një nga arsyet që ka shumë turistë gjatë gjithë vitit, sidomos në Montepulciano”.

Mënyra e festimit është pjesë e kulturës së një vendi ose e nënkulturës së një krahine, për rrjedhojë pëlqimi i shfaqur ndaj mënyrës së organizimit të festave të këtij vendi, është një formë e shprehjes së pëlqimit ndaj kulturës së tij në një kuptim më të gjerë. Grupi i dytë gjithashtu është heterogjen nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Megjithatë ky grup është më i vogël numerikisht në krahasim me grupin e parë. Përgjithësisht emigrantët që shprehen se nuk kanë ndonjë pëlqyeshmëri për mënyrën italiane dhe veçanërisht atë sieneze të festimit, janë shumë të lidhur me traditën shqiptare dhe mënyrën shqiptare të festimit. Gjatë intervistave ata shprehen se dasmave italiane u mungon harmonia dhe solidariteti i grupit që karakterizon dasmat shqiptare, u mungon ritmi dhe hareja. Gjithashtu, sipas tyre një pjesë e festave me natyrë fetare janë disi “të ftohta” si muret e kishave, ndërsa festat shqiptare, të cilat harmonizojnë besimet fetare të njerëzve, kanë karakter më të ngrohtë dhe më kolektiv. Dikush madje thotë që festat në Itali janë kthyer në qëllim biznesi dhe kanë humbur qëllimin e vërtetë. G.K., një emigrant 34 vjeç, shprehet si më poshtë:

“Nuk më pëlqen (mënyra si festojnë-B.Z.)...nuk më josh, nuk më afron...Sipas mendimit tim, festat janë motiv biznesi. Në momentin kur po jetojmë ne, festat janë biznes. Duke e nisur nga festat më të mëdhaja kur bëhet fjalë për Krishtlindjet dhe Vitin e ri, nuk janë asgja më tepër veçse biznes, për këtë arsye e kam shuar krejt dëshirën për to. Nuk kam ndonjë joshje ndaj tyre, absolutisht. Nëse deri dje, deri para 2-3 vitesh, Krishtlindjet e kam festu tan emocion dhe kënaqësi, dhe vitin e ri

250

Page 264: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

kuptohet, sot i festoj sikur një ditë tjetër, domethanë preferoj të kem me hangër në shpi dhe aq është e mjaftueshme për mue...”.

Gjithashtu gjatë intervistave u synua të merrej informacion edhe për përfshirjen e emigrantëve në festimet vendase. Të dhënat e mbledhura gjithashtu nxorën në pah dy qëndrime: (a) emigrantët që marrin pjesë në festat e vendit pritës; (b) emigrantët që nuk marrin pjesë në këto festa. Nëse në lidhje me pëlqyeshmërinë ndaj mënyrës vendase të organizimit të festave, grupi i emigrantëve që u përfshinë në studim, të cilët shfaqin pëlqyeshmëri ishte më i madh se grupi që nuk shfaqte një pëlqyeshmëri të tillë, në lidhje me pjesëmarrjen, grupi që merr pjesë në këto festa vendase është më i vogël se grupi që nuk merr pjesë në to. Si grupi i parë, ashtu dhe grupi i dytë janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore e statusi civil. Megjithatë, vihet re që emigrantët e martuar janë më të prirur të marrin pjesë në festat vendase, nëse fëmijët e tyre kanë dëshirë të marrin pjesë në to. Emigrantët e grupit të dytë e justifikojnë mospjesëmarrjen në festat vendase me kohën që kërkon angazhimi në organizmin e këtyre festave. Ja si shprehet E.N., e cila deri në momentin e intervistimit kishte rreth 15 vjet që jetonte në Montepulciano:

“Në Montepulciano njerëzve u pëlqejnë shumë kontradat dhe aktivizohen fëmijët e të rriturit. Vishen me veshje tradicionale të kohërave të vjetra... Kontrata zgjat dy javë, dy javë e gjysmë dhe fëmijët shkojnë e bëjnë prova... marrin flamujt ... sfilojnë e pastaj ditën që mbyllet kontrata... organizojnë festa, hanë përjashta, gatuajnë. Mblidhen gjithë gratë e Montepulcianos bëjnë pjata tradicionale, shtrojnë përjashta tavolina dhe hanë atje çdo darkë. Pastaj ditën e fundit fare, kur del vetëm një kontradë fituese, marrin fuçitë me verë dhe i shtyjnë nëpër rrugët e kalldrëmta. Kjo është shumë e vështirë dhe kërkon stërvitje gjatë gjithë vitit...Ai që fiton ngre në Montepulciano flamurin e kontradës që fiton... Unë kam marrë pjesë si spektatore (në palio-B.Z.), po jo që të marr pjesë në organizim jo, ngaqë punoj dhe organizimi nuk është i thjeshtë, sepse duhet të dedikohesh. Ka shumë përgatitje, duke filluar nga veshjet, nga gatimi, nga stili për të ngritur flamurin … ka shumë shumë punë... Por kam shumë qejf ta shikoj. Është gjë shumë e bukur”.

251

Page 265: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Sikurse u vu re edhe më sipër, kur u shqyrtua pjesëmarrja e emigrantëve në veprimtaritë e organizatave në provincën e Sienës, sikurse edhe në këto organizata, edhe për pjesëmarrjen në veprimtaritë festive lokale emigrantët nuk shfaqin ndonjë interes të veçantë. Ky element lipset shqyrtuar, ndoshta me anë të metodave sasiore të hulumtimit si dhe lipset hulumtuar sa domethënës është ky tregues për procesin e integrimit të emigrantëve shqiptarë në lokalitetin sienez. 4.4.4.2.4.2. Reagime ndaj mënyrës italiane të kalimit të kohës së lirë Edhe në lidhje me kalimin e kohës së lirë në mënyrën italiane, të intervistuarit shfaqin dy lloj qëndrimesh. Në grupin e parë bëjnë pjesë emigrantë, të cilët mendojnë se mënyra italiane e kalimit të kohës së lirë është më interesante se mënyra shqiptare. Ky grup është heterogjen nga këndvështrimi moshor, gjinor dhe statusi civil. D.T., në emigrant 53 vjeç nga Kavaja, gjatë intervistës pohon:

“Në Shqipëri njerëzit rrinë gjithë ditën në kafe, gjatë kohës së lirë dhe gjatë kohës së punës. Kurse këtu kafenenë e sheh më rrallë. Pastaj ka edhe mënyra të tjera: një kinema, një shëtitje, viziton një muze...mblidhemi me miqtë kur kemi kohë. Të rinjtë kanë bibliotekën...Ka një frymë ndryshe në kalimin e kohës së lirë...në Shqipëri koha e lirë kalohet duke bërë llafe e duke u marrë me politikë...”.

Në grupin e dytë bëjnë pjesë emigrantë, të cilët mendojnë se nuk u pëlqen mënyra italiane e kalimit të kohës së lirë. Sidomos frekuentimi i diskotekave, shihet nga disa emigrantë me një sy jopozitiv dhe nuk pëlqehet. Ja si shprehet G.K., 34 vjeç nga Puka, në lidhje me këtë çështje:

“Ç’ të them… Deri para 2-3 vitesh atë jetë kam bërë edhe unë, në fundjava nëpër diskoteka nën efektin e alkoolit, të zbavitjes, ku plasin sherre dhe aksidente me makina. Për mu është një stil jete i gabumun. Fatkeqësisht unë e kam kuptu një çikë me vonesë, por e kam kuptue”.

252

Page 266: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Disa të tjerë shprehen se nuk e pëlqejnë mënyrën italiane të kalimit të kohës së lirë, duke e krahasuar atë me mënyrën shqiptare. Kjo kategori mendon se mënyra e kalimit të kohës së lirë në Shqipëri është më argëtuese. J.B., 29 vjeç nga Tirana, i cili deri në momentin e intervistimit kishte rreth 11 vjet që jetonte në Siena, pohon gjatë intervistës:

“Në Shqipëri dhe bisedat mes miqve janë më të gjalla, mos të flasim pastaj për festat. Ka më shumë adrenalinë në Shqipëri... Këtu, në fundjavë maksimumi shkon për një aperitiv, me një muzikë të qetë në sfond e kaq…”.

Perceptimi i emigrantëve, sidomos i të rinjve, për mënyrën e dëfrimit dhe kalimit të kohës së lirë në vendin e pritës krahasuar me atë të origjinës, ndikohet edhe nga fakti se, duke qenë se pjesa më e madhe e tyre kthehet në Shqipëri për të pushuar, ata janë më të prirur ta shohin me sy më pozitiv kalimin e kohës së lirë në vendin e origjinës, ndërsa në Itali, ku puna ose studimi zënë kohën më të madhe në jetën e përditshme, perceptimi për kohën e lirë dhe dëfrimin është më pak i qartë dhe jo aq entuziast. 4.5.4. Ndikimi i familjes në përmasat e integrimit në vendin pritës Më sipër janë paraqitur gjetjet e studimit në lidhje me sfidat e integrimit të emigrantëve shqiptarë në kontekstin sienez, duke u fokusuar në secilën nga katër përmasat e integrimit, atë politiko-institucionale, ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Gjatë analizës së mësipërme janë evidentuar herë pas here edhe mënyrat se si familja, si agjenci parësore e shoqërizimit, ndikon në këto përmasa integruese të anëtarëve të saj në shoqërinë sieneze, por më poshtë kjo analizë synon ta nxjerrë në pah më dukshëm këtë ndikim. Sikurse u parashtrua edhe në kapitullin II, studimet kanë treguar se përmasat e integrimit, ushtrojnë ndikim tek njëra-tjetra. Nga ana tjetër studimet kanë treguar se të jetuarit me familjen ndikon në shkallën e integrimit të emigrantëve në vendin pritës. Të dhënat e këtij studimi treguan se për mjaft emigrantë projekti emigrues, që nga nisja, qëndrimi në vendin pritës dhe madje edhe vendimi për t’u kthyer në vendin e origjinës, lidhet me motive të ngushta familjare. D.T., një emigrant 53 vjeç nga Kavaja, i martuar e babai dy vajzave, i cili ka rreth 10 vjet që jeton në Itali, pohon:

253

Page 267: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Në fakt në Shqipëri rreth 2 vjet provova të menaxhoja një hotel me një mikun tim, por nuk më eci…E shikoja që vajzat po rriteshin e kërkesat po shtoheshin e një kushëriri im u bë sebep që të vija në Itali dhe mendoj se kam bërë shumë mirë. Vajzat dolën në dritë këtu...Vajza e madhe jeton në Romë, ka mbaruar shkollën, ka marrë edhe specialistikën dy vjeçare, është martuar dhe ka blerë dhe shtëpi bile. Kurse vajzën tjetër e kam studente këtu në Siena”.

Studimi nxori në pah se projekti emigrues, kur transformohet nga një projekt individual, në një projekt familjar, bëhet më i qëndrueshëm e më pak spontan dhe ndikon më fuqishëm në përmasat e integrimit. B.RR., një djalë 25 vjeç, i cili ka emigruar për arsye studimore, nxjerr në pah, gjatë intervistës, se martesa dhe krijimi i një familjeje të re për të, përbën një motiv të fortë për të përfunduar studimet dhe për të realizuar objektivat e vëna në fillim të projektit emigrues.

“Unë jam i fejuar zyrtarisht që prej një viti, ndërsa me këtë gocën (të fejuarën-B.Z.)njihem… në janar bëjmë 8 vjet…Jam njohur atje (në Shqipëri-B.Z.)…Dy vitet e para që kam ardhur unë këtu kemi ndenjur larg. Dëgjoheshim në telefon, e kështu gjërash. Pastaj erdhi ajo këtej...edhe ajo studion shkenca politike…Jemi familje politikanësh [qesh]…Dy vitet e para kam qenë vetëm. Dy vitet e para kam qenë tek motra…pra vitet e para kam ndenjur atje, sepse siç e kanë prindërit…kishin frikë të më linin të kisha një kontakt të parë me… jetën konviktore. Pastaj vitin e dytë erdha në konvikt…Tani dua ta ndryshoj edhe unë pak këtë, impostimin (zhvendosjen-B.Z.) e jetës. Këto vitet e fundit e kam lënë pas dore shkollën dhe…kam harruar motivin kryesor për çfarë kisha ardhur. Të them të drejtën unë personalisht dua shumë që të krijoj familje, por që, them pa mbaruar shkollën, jo akoma…por …do të më pëlqente, do të më pëlqente shumë. Jam një çikë tradicionalist në mendimet e mia”.

Disa emigrantë, që u përfshinë në studim, kanë nxjerrë në pah se përgjithësisht emigrantët e martuar dhe që jetojnë me familjen në vendin pritës, gëzojnë “status” shoqëror më pozitiv nga vendasit. Ky perceptim i vendasve i ndihmon më pas këta emigrantë, të depërtojnë më lehtësisht në kanalet e integrimit në këtë shoqëri pritëse. Një gjetje e tillë mbështetet edhe nga studimi i sociologut bashkëkohor Zyhdi

254

Page 268: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Dervishi në zonën e Sienës në vitin 1996-1997. Sipas këtij autori, paragjykimet negative të vendasve ishin më aktive kundrejt beqarëve dhe sidomos të rinjve (Dervishi, Z., 2003:171). E.N., një emigrante që, deri në momentin e intervistimit kishte rreth 15 vjet që jetonte në Montepulciano, tregon perceptimin e saj në lidhje me qëndrimin e vendasve ndaj emigrantëve me statuse të ndryshme civile:

“Tek vajzat (opinioni i njerëzve në Montepulciano ndikon jopozitivisht -B.Z.)… sepse, duke qenë një vend i vogël, nuk është se edhe këto (vendasit-B.Z.) me mentalitet janë shumë të hapur, siç mund të jetë një qytet, Firence për shembull, apo qytete të tjera të Italisë. Edhe kur (dikush-B.Z.) shikonte që një gocë shkonte vetëm për studime ose për punë, i dukej një çikë e çuditshme. Flas për vitet e para, se këto 3-4 vjetët e fundit ka ndryshuar (mentaliteti- B.Z) se ka gjithë ato emigrantë që vijnë, goca, çuna, vetëm… nuk është se i bën më atë përshtypje si në fillim”.

Sikurse vihet re nga kjo copëz interviste, duket se “të martuarit” në përgjithësi, dhe “emigrantët e martuar” në veçanti, gëzojnë një status të respektuar në shoqërinë pritëse, sepse vetë martesa gëzon një status të respektuar si institucion shoqëror. Kjo prirje duket të jetë më e dukshme sidomos në shoqëritë jometropolitane, të cilat janë përgjithësisht konservatore në lidhje me martesën dhe familjen. Një tjetër emigrant, G.K., 34 vjeç nga Puka, beqar, e paraqet si më poshtë perceptimin e tij në lidhje me qëndrimin e shoqërisë kundrejt emigrantëve me status të ndryshëm civil:

“…Gjithsesi shihet me një sy më të dashur një familje sesa një beqar, sepse një beqar e përballon jetën e vet dhe mund ta shohim me syrin e ushtarakut, ose ushtarit që është i gatshëm për marshim gjithmonë, ndërsa një familjar shihet me sy më dashamirës…”.

Duke mbajtur parasysh këtë ide, vihet re se një emigrant beqar është më i gatshëm të transferohet nga një zonë e Italisë në një tjetër, në kërkim të hapësirave të punësimit, ndërsa një emigrant i martuar priret më shumë t’i gjej këto hapësira në zonën ku familja e tij jeton, pavarësisht se jo gjithmonë mund t’ia dalë. G.K., gjatë intervistës, e vazhdon analizën në lidhje me këtë çështje si më poshtë:

255

Page 269: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“(Merrem –B.Z.) me agrikulturën, me ndërtimin. Jam spostu, gjithmonë në lidhje me punën, për motive pune kam lëvizë shumë. Për motive pune (kam shkuar-B.Z.) në Pistoia, në Grosseto, edhe jashtë Toskanës, kam qenë edhe në Venezia. Kam ba transferime të ndryshme. Jam transferu aq shumë saqë tani nuk ia vlen as me i komentue”.

Për disa të tjerë, të jetuarit vetëm e pa familje referimi në emigrim, në mënyra të ndryshme u shkakton emigrantëve vështirësi në përballimin e sfidave të jetës së përditshme, vështirësi që pasqyrohen edhe në procesin e integrimit të tyre në shoqërinë pritëse. Megjithatë, disa emigrantë këtë e perceptojnë si një proces që i ndihmon ata në rritjen dhe zhvillimin e personalitetit. E.B., 32 vjeçe nga Durrësi, e cila ka emigruar në Itali në moshën 24 vjeçare, tregon përvojën e saj në lidhje me kapërcimin e sfidave të të jetuarit pa familjen në emigrim:

“Duke jetuar vetëm, mëson të përballosh jetën, por, mbi të gjitha të njohësh veten.... se është e vështirë të jetosh mes njerëzve, por është akoma më e vështirë të bashkëjetosh me veten, e mbi të gjitha, të përballosh eksperienca të reja në një vend të panjohur e pa persona të afërm afër...”.

K.GJ., një tjetër i ri, 27 vjeç, i cili kishte emigruar pa familjen, për qëllime studimi në moshën 20 vjeçare, tregon gjatë intervistës se, përpos sakrificave, të jetuarit larg familjes dhe përballja me sfidat në emigrim, lipset konsideruar një përvojë pozitive.

“Përvojën jetësore në Siena e konsideroj shumë të vlefshme. Unë një pjesë të rëndësishme të jetës po e kaloj këtu. Kam mësuar shumë këtu, jo vetëm jam formuar, por edhe kam mësuar të menaxhoj jetën time. Pavarësia është një gjë shumë e rëndësishme, përballja me sfidat gjithashtu. Kur je larg familjes bëhesh më i fortë”.

Studimi gjithashtu tregoi se familja ndikon në të katër përmasat e integrimit, duke nxjerrë në pah edhe ndikimin që këto përmasa ushtrojnë tek njëra-tjetra, dhe duke e bërë kështu procesin e integrimit më kompleks. Më poshtë është paraqitur një analizë e këtij ndikimi të familjes në përmasat e integrimit.

256

Page 270: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

4.4.5.1. Ndikimi i familjes në përmasën politiko-institucionale të integrimit

Për të kuptuar më qartë ndikimin e familjes emigrante tek kjo përmasë integrimi, kryesisht emigrantët e martuar, janë pyetur në lidhje me rëndësinë e marrjes së shtetësisë italiane për fëmijët e tyre. Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve janë shprehur se dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë shtetësi italiane. Sipas studiuesit Andrea Valzania kjo sigurisht shpreh jo vetëm shpresën për t’i parë fëmijët në kushte më të mira se ata vetë, por edhe dëshirën për të përballuar të nesërmen, një përmasë ekzistenciale (dhe emigruese) të kushtëzuar nga leja e qëndrimit (Berti, F.; Valzania, A., 2010: 134). Sikurse u theksua edhe në kapitullin II, lejeqëndrimet afatgjatë dhe aq më tepër shtetësia italiane, e pajis emigrantin me një titull juridik, që lehtëson procesin e integrimit. Një emigrant i pajisur me lejeqëndrim afatgjatë ose me shtetësi italiane, ka mundësi të programojë, të paktën në një afat të mesëm, jetën e tij dhe të familjes së tij, të zgjedhë të rrijë në vendin e emigrimit ose të rikthehet në vendin e origjinës për një periudhë të caktuar e ta rimendojë sërish rikthimin në vendin e emigrimit. Një individ i pajisur me lejeqëndrim afatgjatë, nuk ndihet i kushtëzuar nga kjo gjendje juridike për të gjetur punë. Nga ana tjetër, marrja e shtetësisë të vendit pritës u mundëson emigrantëve një punësim më dinjitoz, në sektorin publik, ose u mundëson ushtrimin e profesioneve të lira. Studimi “Integrometër 2008/ 2009” nxori në pah se, duke patur parasysh këto hapësira, të intervistuarit, pa dallim gjinie, kombësie e të tjera, uronin që fëmijët e tyre të arrinin të merrnin shtetësinë italiane më lehtësisht se vetë ata: kjo jo vetëm se shtetësia italiane përfaqëson një mundësi për të bërë një jetë më të mirë në krahasim me jetën e emigrantëve të brezit të parë, por edhe sepse marrja e shtetësisë u siguron emigrantëve një përmasë ekzistenciale më të sigurt (Berti, F.; Valzania, A., 2010:209-10). Sikurse edhe “Integrometër 2008/2009”, ky studim disertacioni gjithashtu nxori në pah se një integrim i suksesshëm institucionalo-politik lehtëson integrimin ekonomik. Nga ana tjetër studimi nxori në pah se individët e integruar ekonomikisht në vendin pritës, me një punë të qëndrueshme dhe kontrata pune pa afat të përcaktuar, kanë më shumë hapësira të sigurojnë rinovimin e lejeqëndrimit e, për rrjedhojë, edhe një integrim institucionalo-politik më të qëndrueshëm. Për të shmangur këtë vështirësi të krijuar nga marrëdhënia mes punës dhe lejeqëndrimit, ose me ecurisë shkollore dhe rinovimit të lejeqëndrimit, emigrantët parapëlqejnë sigurimin e lejeqëndrimeve për arsye familjare, si një nga mënyrat për t’u integruar më mirë institucionalisht në vendin pritës.

257

Page 271: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Ja si shprehet B.RR., një i ri 25 vjeç gjatë intervistës: “…Dokumentet (për motive studimi-B.Z.) i rinovon një herë në vit. Duhet të shkoj e të filloj procedurën 2 muaj përpara dhe është një kosto që të shkon tek 200 euro. Po i bëra edhe unë për motivi familiari (motive familjare-B.Z.) nga motra (e cila ka shtetësi italiane-B.Z.), të paktën i bëj një herë në dy vjet, fitoj një vit, si i thonë… Me shumë mundësi, 80 për qind do t’i ndërroj, do t’i ndërroj se është angari, është shumë angari…”.

Sipas nenit 9 të ligjit italian nr. 91, i miratuar më 5 shkurt 1992, neni 9, fëmijët e lindur në territorin italian nga prindër joitalianë, nëse jetojnë pa shkëputje brenda këtij territori, deri në moshën 18 vjeçe, përfitojnë shtetësinë italiane. Por, fëmijët gjithashtu mund ta përfitojnë shtetësinë italiane në këtë moshë edhe nëse nuk kanë lindur në Itali, por nëse prindërit e tyre, me të cilët ata jetojnë, të cilët duhet të kenë të paktën 10 vjet kohëqëndrim të vazhdueshëm në Itali, bëhen shtetas italianë. Gjithashtu, sipas nenit 5 të të njëjtit ligj, shtetësinë italiane e përfiton edhe bashkëshorti ose bashkëshortja e një shtetasi ose shtetase italiane, nëse ka 2 vjet kohëqëndrim të vazhdueshëm në Itali, por nëse jeton jashtë territorit italian, këtë të drejtë e përfiton pas 3 vjetësh (http://www.interno.gov.it/mininterno/export/sites/ default/it/temi/cittadinanza/sottotema002.html., cituar më 18.08.2013). Siç vihet re, edhe në këndvështrimin ligjor, faktorët familjarë luajnë një rol shumë të rëndësishëm në përmasën institucionalo-politike të integrimit të emigrantëve në Itali. 4.4.5.2. Ndikimi i familjes në përmasën ekonomike të integrimit Të dhënat e studimit dëshmuan gjithashtu se përmasa ekonomike e integrimit merr një rëndësi të veçantë në përvojën e familjes emigrante. Disa emigrantë, gjatë intervistave të tyre kanë nxjerrë në pah idenë se të jetuarit me familjen në emigrim, ka ndryshuar perceptimin e tyre për menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe ka ndikuar në thurjen e projekteve ekonomike në një perspektivë më afatgjatë. Disa kanë vënë në pah idenë se bashkimi me familjen në emigrim i ka nxitur të blejnë shtëpi në vendin pritës, të rrisin kursimet e të mendojnë për “të nesërmen”, jo thjesht për “të sotmen”. Kjo linjë afatgjatë planifikimi duket se ka ndikuar mjaft përmasën ekonomike të integrimit të tyre në vendin pritës.

258

Page 272: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

E.N., 33 vjeçe nga Durrësi gjatë intervistës, tregon se blerja e shtëpisë në Montepulciano u bë realitet pas bashkimit familjar me bashkëshortin, i cili kishte emigruar para saj, e deri në atë kohë kishte jetuar në shtëpi me qira me shokët e tij.

“U martova. Burri ishte në Itali dhe bëmë bashkim familjar.(Bashkëshorti ka-B.Z.) 19 vjet në Itali. Ka shkuar 4 vjet para meje. Në fillim jetonte me…3 shqiptarë të tjerë… paguanin qiranë, e ndanin qiranë bashkë dhe pastaj…kur shkova unë…shkuam në shtëpi më vete, pastaj blemë shtëpi…”.

Rasti i T.B., 52 vjeç nga Shkodra, i cili kishte rreth 20 vjet në Itali, gjithashtu tregon se strehimi ka një lloj lidhjeje me integrimin ekonomik të familjes emigrante. Mungesa e një shtëpie në pronësi në vendin pritës shpesh është tregues i një mosintegrimi ekonomik të familjes emigrante në këtë vend. Megjithatë, gjatë intervistës T.B. thekson se projekti emigrues i familjes së tij po kthehet në një projekt të qëndrueshëm me kah drejt vendit pritës, e në këto kushte, blerja e një shtëpie shihet në funksion të këtij projekti.

“Jetoj në shtëpi komune. Në shtëpi komune jam që prej 16 vjetësh. E di si paguhen shtëpitë e komunës këtu? Në bazë të të ardhurave... (Dhe duke qenë se ti tani je pa punë dhe punon vetëm gruaja, paguan akoma më pak? – B.Z.) Ovviamente. Padyshim... Të tjerët i kanë blerë, (këto shtëpi- B.Z.) shpresojmë ta blejmë edhe ne”.

Disa emigrantë të tjerë, duke theksuar rëndësinë që merr projekti familjar në kontekstin e emigrimit mbrojnë idenë se, nëse ky projekt shkon drejt kthimit në vendin e origjinës, dëshira për t’u integruar ekonomikisht në vendin pritës, fillon e zbehet. Gjatë intervistës së saj A.H., 28 vjeçe nga Tirana, e diplomuar në Universitetin e Sienës (Università degli studi di Siena) në degën farmaci, tregon përpjekjen e saj për të gjetur një punë të qëndrueshme, në kohën kur projekti i saj familjar ishte ende i paqartë:

“Mbarova shkollën edhe…normalisht fillova duke kërkuar punë këtu …Unë e mbarova shkollën në prill, po pastaj kisha edhe provimin e shtetit …nga qershori deri në korrik…Pastaj… duke kërkuar punë edhe një muaj … Në fillim hodha dokumentet në Milano. Fillova punë në

259

Page 273: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Milano…por normalisht u ktheva pastaj. Milano (është-B.Z.) qytet shumë i zhurmshëm, pak a shumë si Tirana…, pastaj … bëra edhe dokumentat e permesso-s (lejeqëndrimit-B.Z.). Si përfundim më merr njëri këtu në Siena e më thotë që “Do të marr unë në punë... hajde të bëjmë kontratat e gjërat kështu”… edhe u ktheva në Siena. Që në janar të këtij viti deri tani bëj (gati-B.Z.) një vit”.

Por, pavarësisht nga këto përpjekje për t’u integruar ekonomikisht në vendin pritës dhe për të aktualizuar të gjithë kapitalin njerëzor të fituar përgjatë studimeve universitare, A.H, tregon se, në ndikimin e projektit të saj familjar, rëndësia e integrimit ekonomik nëpërmjet punësimit në vendin pritës, kishte kaluar në plan të dytë.

“...Normalisht duhet të kem një pikë referimi, e kupton? Më mungon pika e referimit, një ekuilibër me një person tjetër. J. është atje (në Shqipëri-B.Z.)… po mendojmë të bashkëjetojmë... Për 3 muaj do iki (në Shqipëri), këtë e kam vendosur…”.

Gjatë intervistave të tyre, disa nga emigrantët shqiptarë nxjerrin në pah idenë se integrimin ekonomik të të tërë familjes në emigrim, e ndihmon fakti që bashkëshortët në familjen shqiptare përgjithësisht i administrojnë bashkë të ardhurat, ndryshe nga çiftet italiane. Kjo “frymë e përbashkët” ndihmon thurjen e projekteve jo në nivel individual, por në nivel familjar dhe favorizon ecjen përpara të të gjithë familjes në emigrim. B.RR., 25 vjeç, i cili bashkëjeton me të fejuarën e tij, një vajzë nga Durrësi, student në Università degli studi di Siena dhe njëkohësisht i punësuar në një bar në Piazza del Campo, gjatë intervistës pohon:

“Unë me të fejuarën kemi ekonomi të përbashkët. Thjesht edhe nga fakti se ajo akoma nuk ka gjetur një punë, domethënë punon me kohë të pjesshme, part-time...Ndikon edhe fakti që unë kam këtë gjënë time, pra që kam një punë fikse...”.

Emigrantë të tjerë, kanë treguar se, ndikimi që prindërit shqiptarë kanë tek fëmijët të tyre në emigrim, mënyra e edukimit, kërkesat që u parashtrojnë, duhet parë në funksion të integrimit të ardhshëm të fëmijëve në shoqërinë pritëse, qoftë në

260

Page 274: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

përmasën shoqërore e kulturore, qoftë në atë profesionale e për rrjedhojë edhe në atë ekonomike. E.D., një emigrante 53 vjeçe, e cila ka emigruar në Itali që në moshën 32 vjeçe, e ka kaluar sfida të shumta për t’u integruar suksesshëm në shoqërinë sieneze, pohon gjatë intervistës:

“Sot, për shembull i them vajzës time: “Asnjëherë mos e shiko orarin në punë. Mbarova 4 orë dhe do iki se bie çanga në 12 për shembull”. “Por unë s’jam si ty që punon nga mëngjesi deri në darkë. -(më thotë- B.Z.) “I them,- dëgjo, ... jo se jam e çmendur që punoj nga mëngjesi deri në darkë, por unë e shikoj kur është e arsyeshme të punoj nga mëngjesi deri në darkë. Një ditë, për shembull, që kam një orë punë, punoj një orë punë e nuk është nevoja të rri nga mëngjesi deri në darkë [qesh]. Però devi dare il massimo, il massimo! (Duhet të japësh maksimumin, maksimumin.- B.Z.) Devi rubbare con gli occhi il lavoro! (Duhet ta “vjedhësh” me sy punën!- B.Z.) Devi chiedere un pò di tutto, (Duhet të pyesësh pak për të gjitha-B.Z.) për gjërat që janë të paqarta! Duhet ta duash punën, ta ndërtosh! Asnjeri nuk ta dhuron...”.

Nga bisedat e lira, intervistat dhe fokus-grupet me emigrantë shqiptarë që jetojnë në Siena, u vu re se përgjithësisht prindërit shqiptarë janë kërkues ndaj fëmijëve të tyre. Ata përpiqen që fëmijët të përfundojnë nivele të larta arsimimi dhe të punësohen në sektorë prestigjiozë. Sikurse u tregua në kapitullin II, arsimimi ndikon në përcaktimin e statusit të personit në botën ekonomike dhe qëllimi i prindërve është t’u mundësojë fëmijëve të tyre një integrim sa më të suksesshëm ekonomik në vendin pritës.

4.4.5.3. Ndikimi i familjes në përmasën shoqërore të integrimit Gjatë një fokus-grupi, një emigrant që jetonte prej më shumë se 20 vitesh në Siena, nxori në pah një ide shumë interesante, sipas së cilës integrimi shoqëror në kontekstin e familjes emigrante është kompleks, sepse lidhet ngushtësisht me integrimin sociokulturor të fëmijëve. Kështu, motivet familjare shërbejnë si “motor” më i fuqishëm nxitës i integrimit shoqëror të emigrantëve në krahasim me motivet individuale. Këto motive kushtëzojnë shpesh edhe projektin emigrues të familjes emigrante.

261

Page 275: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

A.P., i cili ka më shumë se 20 vjet që jeton në Siena dhe i njeh nga afër sfidat e integrimit të emigrantëve shqiptarë në këtë shoqëri, gjatë fokus-grupit në të cilin u përfshi, thekson:

“…Të rinjtë që kanë punu këtu, duke shku për çdo verë për pushime, dhe vera krijon një ambient shumë të këndshëm në Shqipëri, dhe duke i hy në qejf ky ambient, atëherë këtyre të rinjve, që mund të jenë 25, 28, … 30 (vjeç-B.Z.), i hyn ajo dëshira për t’u kthy atje dhe kujt i ecën rrin, kujt nuk i ecën rikthehet, por kur rikthehet i takon për ta fillu nga fillimi. Do të kërkojë punën, do të ingranohet. Kurse familjet që kanë fëmijë të vegjël, ato nuk kanë në mend të largohen... natyrisht nënat dhe baballarët i shikojnë fëmijët...Këtu ka njëfarë rregulli, megjithëse ka burokracira. Sidoqoftë është mirë”.

Sikurse u tregua edhe më sipër, atashimi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë me kontradat sieneze shpesh ndodh natyrshëm gjatë procesit të tyre të shoqërizimit në mjedisin kulturor ku ata rriten e zhvillohen dhe prindërit duket se e inkurajojnë këtë proces. Duke iu referuar analizës së Merton-it mbi “të jashtmit” dhe “të brendshmit” (shih kapitullin II), kuptohet më qartë prirja e prindërve emigrantë për t’i drejtuar fëmijët e tyre drejt pjesëmarrjes në organizimet shoqërore dhe kulturore të vendasve, me shpresën se një ditë ata, fëmijët e tyre, do të “zhvishen” nga statusi i “të jashtëmve” për “t’u veshur” me statusin e “të brendëshmve”. 4.4.5.4. Ndikimi i familjes në përmasën kulturore të integrimit

Duket se integrimi kulturor lehtëson integrimin shoqëror. Studimi nxori në pah se, një nga arsyet pse prindërit i nxisin fëmijët e tyre të përvetësojnë elementët e kulturës vendase, është se ata synojnë që fëmijët e tyre të kenë një integrim të suksesshëm shoqëror në këtë vend. Ja si e shpreh perceptimin e saj N.K., një emigrante 26 vjeçare nga Elbasani, e cila ka rreth 5 vjet që jeton në Siena:

“Për mendimin tim fëmijët duhen edukuar me kriteret e kulturës ku jetojnë, në mënyrë që të mos ndihen ndryshe nga bashkëmoshatarët…”.

262

Page 276: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Përpjekja e prindërve për t’i bërë fëmijët të ndihen mirë në vendin ku ata kanë lindur, nis që me vënien e emrit të fëmijës. Në pjesën më të madhe të rasteve prindërit emigrantë të intervistuar u kanë vënë fëmijëve të tyre emra italianë. Ja si e shpjegon E.N., një emigrante 33 vjeçe nga Durrësi, këtë prirje:

“Alessio quhet (djali im 12 vjeç-B.Z.). I vura emër italian… Unë jam shumë patriote [qesh], po ngaqë sa herë që merrja në telefon për prenotime vizite në spital ose thjesht për një vizitë, për të thënë emrin tim germë për germë, emër mbiemër... (hasja vështirësi-B.Z.). Thashë: “Çunit do i vë emër italian dhe nuk do të ketë ngatërresa”, pra për arsye praktike”.

T.B. 52 vjeç nga Shkodra, gjatë intervistës së tij, nxjerr në pah të njëjtën prirje:

“...Jam martuar këtu unë (në Itali-B.Z.). Edhe fëmijët kanë lindur këtu. (Fëmijët quhen-B.Z.) Benedetta e Nicola. Shqip flasin pak. Ndihen italianë, sienezë: kanë lind këtu...Vajza ka hi për 19 tani, se kam 20 vjet (në Itali-B.Z.) e mrena nji viti (pasi kemi ardhur në Itali-B.Z.) gruja ka met shtatzanë e ka lind vajza. Mas 4 viteve ka lind djali”.

D.R., 29 vjeç nga Durrësi, i cili punon si agjent shitjesh për një kompani mjekësore produktesh ortopedike, gjatë intervistës pohon:

“Emri im tingëllon si italian (Denis). Kur i prezantohem njerëzve me emër, nuk vë re ndonjë reagim nga ta. Kur duhet ta shkruajnë e u them që shkruhet me një “n”, ndonjëherë më pyesin :”Je i huaj”?...”.

Megjithatë, duket se jo të gjithë emigrantët e mbështesin idenë për t’u vënë fëmijëve emra italianë. Kjo prirje e hershme, më tepër se një mënyrë perceptimi nga ana e prindërve që do t’i ndihmonte fëmijët të ndiheshin më shumë vendas se të huaj, mund të konsiderohet shprehje e prirjeve ksenocentrike, e një lloj parapëlqimi për “të huajën”, që shoqëron fillimin e përvojës së emigrantëve. Ja si shprehet G.K., 34 vjeç nga Tropoja:

“…S’është e bukur fare, mua s’më pëlqen fare. Ka sa të duash emra të përgjithshëm që mund t’i përshtaten të dy ambienteve, kështu që nuk është e nevojshme me i dhënë vulën e një identiteti të huaj, sepse fëmija

263

Page 277: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

im nuk do bëhet kurrë italian, sikurse unë nuk do bëhem, nuk e dua, përkundrazi…”.

Në kapitullin II u shqyrtua gjerësisht çështja e identitetit etnik e kulturor të emigrantit. Duke jetuar mes dy kulturave e duke u përpjekur të alternojë universet simbolike, emigranti përjeton shpesh një ndjenjë çorientimi dhe turbullimi, gjë që e pasqyron, përveç të tjerash, edhe në qëndrimin që duhet të mbajë ndaj orientimit kulturor që lipset t’i japë fëmijëve. Përzgjedhja e emrit që i vihet fëmijës së lindur në vendin pritës, përbën një element domethënës në këtë kontekst. Elementë të tjerë, të cilët u identifikuan nga të dhënat e mbledhura nga bisedat e lira, intervistat dhe fokus-grupet me emigrantë që jetojnë në provincën e Sienës dhe që mbështesin gjetjen se integrimi kulturor lehtëson integrimin shoqëror janë: mësimi i gjuhës vendase dhe asaj të origjinës, prirja e prindërve për t’i mbështetur ose jo fëmijët e tyre në veprimtari kurrikulare ose jashtëkurrikulare jo të detyruara të karakterit shoqëror, fetar ose kulturor. Sikurse nxori në pah edhe studimi “Integrometër 2008/2009”, njohja e gjuhës ndihmon procesin e integrimit, duke ndikuar drejtpërdrejtë në ecurinë e punësimit e të marrëdhënieve shoqërore: pa njohur gjuhën e vendit pritës, gjithçka mund të bëhet më e vështirë, duke filluar nga zgjidhja e një problemi të përditshëm, deri tek mundësia për të ndërtuar një kapital social të suksesshëm në kontekstin e ri shoqëror (Berti, F.; Valzania, A., 2010:177). E.N., emigrantja 33 vjeç nga Durrësi e sipërpërmendur, e vazhdon më tej argumentin e saj duke shpjeguar përvetësimin gjuhësor në rastin e djalit të saj, 12 vjeçar:

“...Çuni flet dhe shkruan shqip. (Ia kam mësuar-B.Z.) më shumë unë se sa burri… Shpesh më bënin komplimente se, duke ditur që ishte shqiptar, nga mënyra se si fliste, edukimi e gjithë këto me një fjalë bashkoheshin bashkë, dhe gjithmonë mësuesit kanë bërë shumë komplimente për Alession…Në klasë ishte Alessio dhe një tjetër (e huaj-B.Z.), një gocë nga Filipine, dhe Alessio ishte një nga nxënësit më të mirë në gjuhën italisht. E kam fjalën, për sa i përket foljeve nuk bënte gabime kur shkruante edhe mësuesja thonte që: “Është me të vërtetë e habitshme që një fëmijë me dy prindër shqiptarë të arrijë kaq rezultate të mira në shkollë, duke e krahasuar me italianët”, dhe më bënte komplimente. Djali thotë që jam shqiptar. Ai bile nëpër fletore

264

Page 278: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

dhe nëpër libra gjithmonë shkruante Alessio N., emër mbiemër, dhe shkruante “sono albanese”, jam shqiptar [qesh]”.

Gjatë një fokus- grupi, duke sjellë rastin e një mikeshe, A.P. thekson:

“…Kishte një specifikë: L. ka pas një gru italiane që e mbështeste dhe jetonin bashkë… Deri tashi vonë jetonin dhe duke qenë ajo prezent, që e kishte Francescën (vajzën e L.-B.Z.) si me kenë vajzën e vet, flisnin të gjithë italisht (në familjen e L.-B.Z.)”.

DH. S., një emigrante rreth të pesëdhjetave nga Elbasani, gjatë të njëjtit fokus-grup, vazhdon të sjellë shembullin e mbesës, e cila, pavarësisht se kishte ardhur në Itali 5 muajshe dhe kishte një njohje të shkëlqyer të gjuhës italiane, me ndihmën e prindërve dhe të të afërmve, kishte përvetësuar mjaft mirë edhe gjuhën shqipe dhe bënte përkthime në gjykatë.

Dh. S.: Francesca erdhi 5 muajshe (në Siena-B.Z.) A.P.: Një kuriozitet… Franceska ishte mbesa e vogël dhe, kur erdhi Dh. këtu, Francesca ia mësoi italishten Dh.-ës. Francesca nuk fliste shqip fare… Dh. S.: Po, por …Franceska përkthen tani. A. P. : Ka mësu dhe shqip, ë? Dh. S.: Përkthen në tribunale (gjykatë-B.Z.).

Nëse i referohemi edhe një herë strategjive të akulturimit sipas Berry-t, të analizuar në kapitullin II, duket qartë se kjo mënyrë përshtatjeje ka të bëjë me integrimin, në të cilin emigrantët përshtaten në vendin pritës, duke ruajtur identitetin e tyre kulturor, gjë që në pjesën më të madhe të familjeve shqiptare në Siena, pasqyrohet edhe tek fëmijët, që konsiderohen “brez i dytë” në emigrim18.

18Duke u mbështetur në një analizë të sociologut Rubén Rumbaut, brezi i dytë në emigrim përfshin disa kategori, bazuar në kriterin e moshës së emigrimit në vendin pritës. Sipas tij brezi “2G” i referohet atyre fëmijëve të emigrantëve që kanë lindur në vendin ku prindërit e tyre kanë emigruar. Më pas brezi “1.75 G” përbëhet nga ata fëmijë të cilët kanë ardhur në vendin pritës herët në fëmijërinë e tyre (para moshës 5 vjeç). Brezi “1.5 G” përbëhet nga ata fëmijë që kanë emigruar në moshën 6-12 vjeç, ndërsa brezi “1.25 G” përbëhet nga ata që kanë emigruar në vendin pritës në moshën 13 -17 vjeç (Rumbaut, R., 1997:950).

265

Page 279: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Nëse i referohemi llojeve të praktikave të shoqërizimit etnik që prindërit përdorin, për t’u transmetuar fëmijëve të tyre modele kulturore të caktuara (Shih kapitullin II), mund të thuhet se në rastet e identifikuara në këtë studim, prindërit priren të përdorin më së shumti shoqërizimin kulturor, duke promovuar elementë të kulturës së vendit të origjinës dhe duke nxitur një lloj prirjeje pozitive për grupin e përkatësisë etnike. Në disa raste, nga intervistat dhe fokus-grupet me prindërit emigrantë në provincën e Sienës, u identifikua edhe strategjia e barazitizmit dhe heshtjes rreth çështjeve të kulturës dhe etnisë, pra, si të thuash, një lloj shmangieje për çështjen e kulturës dhe etnisë në diskutimet me fëmijët e tyre. Disa emigrantë, gjatë intervistave, theksojnë përvojën e tyre në nxitjen që u kanë bërë fëmijëve për të marrë pjesë në veprimtaritë fetare kurrikulare, por jo të detyrueshme dhe në jetën shoqërore të vendit pritës. Ja si shprehet E.N., emigrantja 33 vjeçe nga Durrësi e cituar disa herë gjatë këtij studimi:

“… Në shkollë fillon feja dhe … pyeten të gjithë prindërit e (mësuesit-B.Z.) i thonë: “Shiko se ti je mysliman e në klasë ndiqet feja katolike. Nëse ti nuk do që fëmija yt të bëjë fe katolike, e çojmë në një klasë e i bëjmë një aktivitet tjetër gjatë asaj ore”. Kurse unë preferova që çuni ta ndiqte edhe fenë katolike/ kristiane, sepse është gjë e bukur... të mësojë, pavarësisht se është mysliman... sepse një ditë mund të preferojë të bëhet katolik...”.

T.B., gjithashtu i cituar disa herë në këtë studim, tregon gjatë intervistës se fëmijët e tij ishin pjesë e një kontrade sieneze, pjesëmarrje të cilën T.B. dhe bashkëshortja e tij e përkrahnin me entuziazëm.

“Fëmijët e mi bajnë pjesë në kontradën “Istrisce”. Në shqip nuk e di a ekziston kjo kafshë... Është në familjen e iriqit…”.

Studimi gjithashtu nxori në pah se përmasat shoqërore dhe kulturore të integrimit ndikojnë dukshëm në përmasat ekonomike dhe institucionale. Ky lloj ndikimi, duket se përbën një nxitje të fortë për prindërit për t’i drejtuar fëmijët drejt përvetësimit të elementeve të kulturës vendase dhe drejt suksesit shkollor, në mënyrë që të kenë më shumë hapësira për të zhvilluar kapitalin human e për t’u integruar institucionalisht dhe ekonomikisht në vendin pritës.

266

Page 280: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Ja si shprehet gjatë fokus-grupit në të cilin u përfshi, DH.S., emigrantja nga Elbasani, e cituar disa herë në këtë studim:

“… Prindit (emigrantët shqiptarë –B.Z.) i futën fëmijët në shkollë, i shkolluan, i ndoqën, në një kohë kur italianët nuk mësonin aq… (shumë- B.Z.). Mirëpo tashi e kanë parë që …këta kanë mësu dhe kanë zënë vende dhe i ka hyrë një çik dëshira”.

Duke patur një përvojë pune tepër të larmishme me emigrantët, përvojë të krijuar në zyrën e punësimit ku E.D. punon prej shumë vitesh, ajo tregon raste të mjaft emigrantëve shqiptarë, të cilët sakrifikojnë veten e tyre, për të ndihmuar përparimin e fëmijëve të tyre në jetë.

“Ti e shikon edhe ai që bën punëtorin e thjeshtë mundohet tek fëmija. Pata një ditë një rast, më erdhi nga Shkodra, më duket ishte në Montepulciano që do të bënte këtë kolokion (intervistën- B.Z.)me mua edhe më thoshte për vajzën 8 vjeçe. Ajo do të shkonte në konservator kishte fitu konkursin ... edhe tha “Atë që nuk munda të bëja (unë-B.Z.) atëherë, po ma bën vajza tani. Më preku sinqerisht... sinqerisht më preku ai djali. Edhe ... i thashë “A je i interesuar se në periudhën e verës ... ka profesorë që vijnë nga gjithë bota e i thashë interesohu …” Shqiptari kërkon te vetja, unë kam këtë mendim, domethënë edhe ai njeriu më i thjeshtë kërkon tek fëmija që të arrijë”.

Familja e shëndoshë, përveç të tjerash, i mbështet emocionalisht anëtarët e saj nga lindja deri në vdekje. Marrëdhëniet e forta dhe të qëndrueshme mes anëtarëve të familjes, i nxisin natyrshëm, pa sforcim anëtarët e familjes të punojnë e të afirmohen në fusha të ndryshme të jetës (Dervishi, Z., 2008: 59). Në rastin e familjes emigrante sakrificat që prindërit bëjnë për të inkurajuar fëmijët që të bëhen dikush në jetë janë shumë herë më mëdha, sepse ato gërshetohen me dhjetëra sfida të tjera që kjo familje duhet të përballojë në kushtet e emigrimit. 4.4.6. Feja, familja dhe integrimi në vendin pritës Feja përbën një element të rëndësishëm të kulturës dhe është pjesë e indentitetit të individit. Shpesh përkatësia fetare është parë si një element dallues, pranimi ose

267

Page 281: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

përjashtimi i emigrantëve në vendin pritës, duke ndikuar në integrimin e tyre sociokulturor në këtë vend. Për këtë arsye analizës së këtij faktori i është kushtuar një vend i veçantë në këtë studim. Feja është konsideruar nga klasikët e mendimit sociologjik si një agjenci që luan një rol shumë të rëndësishëm në organizimin shoqëror. Për Durkheim-in, ritet dhe ceremonitë fetare janë bazike për qëndrueshmërinë dhe forcimin e lidhjeve shoqërore mes anëtarëve të një grupi dhe ndikojnë në kultivimin e ndjenjës së solidaritetit mes tyre (Shih: Berti, F., Valzania, A., 2010:150). Megjithatë, nëse feja, nga njëra anë, integron dhe forcon lidhjet mes anëtarëve të një grupi të përçarë, nga ana tjetër, ajo mund të përdoret si burim për të ndarë, e në ndonjë mënyrë edhe për të përjashtuar, individët me përkatësi të ndryshme fetare nga shumica e popullsisë. Ndryshimet kulturore dhe fetare mes vendasve dhe emigrantëve janë bërë shpesh burim konfliktesh në shoqëritë pritëse dhe kanë vështirësuar procesin e integrimit të emigrantëve në këtë vend (Casanova, J., 2005:163). Për të shmangur këtë konflikt, në rastet kur presioni i shoqërisë vendase është shumë i fortë dhe në rastet kur identiteti fetar i emigrantëve është i dobët, mjaft emigrantë kanë zgjedhur konvertimin fetar si strategji integrimi. Ndërsa emigrantët e tjerë, të cilët kanë një identitet fetar të fortë, tek të cilët tradita fetare ka rrënjë të thella dhe solide, kanë prirje të mbyllen brenda grupit, në rast se shoqëria pritëse nuk i pranon dhe nuk u krijon hapësirat e nevojshme për ta praktikuar fenë e tyre. Në këtë rast feja përbën një element që frenon procesin e integrimit në shoqërinë pritëse. Në shoqëritë që karakterizohen nga një lloj homogjeniteti kulturor dhe fetar ka gjasa të ketë kohezion shoqëror, por në momentin kur në këto shoqëri, kryesisht si rezultat i proceseve migruese, shfaqen modele kulturore dhe fetare të ndryshme, atëherë ekziston mundësia e prishjes së këtij kohezioni. Fetë, ashtu sikurse dhe kulturat, krijojnë në një shoqëri hapësirat e nevojshme të afërsisë ose largësisë mes individëve, anëtarë të grupeve të ndryshme shoqërore. Studime të ndryshme kanë treguar se sa më e vogël të jetë distanca kulturore mes emigrantëve dhe shoqërisë pritëse, aq më i lartë është niveli i integrimit të tyre në këtë shoqëri (Shih: Berti, F., Valzania, A., 2010:151). Megjithatë, studime të tjera kanë nxjerrë në pah se marrëdhënia integrim/ distancë kulturore/ përkatësi fetare, nuk është gjithmonë e njëkahshme. Të rinjtë latino-amerikanë, të cilët konsiderohen shumë të ngjashëm kulturalisht me italianët, kanë hasur një sërë problemesh përgjatë përshtatjes së tyre në shoqërinë italiane (Po aty). Në këtë kontekst, është me interes të kuptohet si përkatësia fetare ndikon procesin e integrimit të emigrantëve që kërkojnë të përfshihen në realitetin kulturor të shoqërisë pritëse.

268

Page 282: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Studimi “Integrometro 2008/2009” nxori në pah se në rajonin e Toskanës përkatësia fetare në vetvete është një variabël që ndikon më pak se variablat e tjerë në integrimin e emigrantëve në shoqërinë italiane. Ky studim nxori në pah se emigrantët me përkatësi fetare hinduiste paraqisnin tregues më të ulët të integrimit (me një vlerë të integrimit të përgjithshëm prej 0.42) në krahasim me emigrantët me përkatësi fetare katolike (një vlerë të integrimit të përgjithshëm 0.50). Megjithatë, sipas këtij studimi titujt e studimit, qëndrimet e mënyra e sjelljes, projekti emigrues, situata ekonomike dhe profesionale, më shumë se përkatësia fetare, janë variabla që ndikojnë nivelin e integrimit të emigrantëve në kontekstin toskan (Berti. F.; Valzania, A., 2010:152-153). Sipas këtij studimi emigrantët me përkatësi fetare myslimane paraqesin vlera mesatare të integrimit social (kjo vlerë është 0.46 ndërkohë që vlera e integrimit social mesatar për të gjitha grupet është 0.46), vlera të integrimit politik pak më të ulëta se mesatarja (kjo vlerë është 0.46, ndërkohë që vlera e integrimit politik mesatar për të gjitha grupet është 0.48), vlera të integrimit kulturor gjithashtu pak më të ulëta se mesatarja ( kjo vlerë është 0.43, ndërkohë që vlera e integrimit politik mesatar për të gjitha grupet është 0.47) dhe vlera të integrimit ekonomik 0.6 pikë më të ulëta në krahasim me vlerën mesatare të integrimit ekonomik për të gjitha grupet me përkatësi fetare të ndryshme, 0.46 kundrejt 0.52 (Po aty). Ky studim synon të eksplorojë rolin që luan feja në integrimin e emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në shoqërinë sieneze. Pyetjet studimore të ngritura janë:

o Cilat janë marrëdhëniet e emigrantëve shqiptarë me vendasit që kanë përkatësi fetare të ndryshme nga e tyrja?

o Ç’qëndrim mbajnë emigrantët shqiptarë ndaj fesë në kushtet e jetesës në shoqërinë sieneze?

o Si ndikon familja në edukimin fetar të fëmijëve në emigrim? Kultivimi i ndjenjës së përkatësisë fetare të emigrantëve shqiptarë është ndikuar shumë nga procesi edukues familjar. Sipas studiuesit Fatri Sinani, në kushtet e sundimit të ideologjisë komuniste, e cila mbronte propagandën e ateizmit, familja vazhdoi të mbetej “strehëza” e vetme dhe më e sigurt e konservimit dhe e shfaqjes së besimit fetar (Sinani, F., 2010:13). Megjithatë, megjithëse familjet shqiptare, në kushtet e një monitorimi të hollësishëm, u treguan disi të rezervuara në ushtrimin e praktikave fetare dhe nuk mundën t’i përcjellin me forcë fëmijëve normat fetare dhe

269

Page 283: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

të rrënjosnin tek ta përkushtimin për ndjekjen e riteve fetare, shqiptarët kanë kultivuar një përkatësi fetare, e cila është e lidhur kryesisht me prejardhjen e tyre fetare familjare. Gjatë intervistës A.L., një emigrante 30 vjeçe nga Pogradeci, pohon:

“Unë e kam pasë mamanë time myslimane. Ajo nuk është se falej 5 herë në ditë, sepse ajo ka pasë një ritëm jete që…, por një herë në ditë falej se s’bën. Ishte një vakt që i mblidhte të gjitha këto e ajo falej një herë në ditë, mbante Ramazan, por që tani nuk e mban dot më se puna të çon në ritme të tjera…Nga familja po, unë jam myslimane... Gjyshja ime është myslimane, edhe kam patur edhe një stërgjysh hoxhë”.

Sigurisht, ka edhe raste kur, kryesisht emigrantët e rinj në moshë, kanë pohuar se vijnë nga familje me përkatësi të caktuar fetare, por ata nuk praktikojnë ndonjë fe. Ndjenja e përkatësisë fetare e trashëguar nga familja tek fëmijët varet nga fakti se sa e fortë ka qenë kjo ndjenjë brenda vetë familjes dhe se sa prindërit kanë dashur t’ua transmetojnë atë fëmijëve. Nga bisedat e lira, intervistat e drejtpërdrejta dhe fokus-grupet vihet re se përkatësia fetare e emigrantëve shqiptarë nuk përbën një motiv pengues për integrimin e këtyre emigrantëve në shoqërinë vendase. Të dhënat e studimit nxorën në pah dy faktorë kryesorë që lidhen me këtë gjetje: së pari, toleranca fetare e emigrantëve shqiptarë, e cila jo vetëm përbën një vlerë të rëndësishme, por shërben edhe si mekanizëm që i ndihmon ata të integrohen suksesshëm në shoqërinë sieneze, së dyti, konservatorizmi fetar sienez i moderuar e jo ekstrem, i cili krijon hapësirën e nevojshme për integrimin e suksesshëm të emigrantëve shqiptarë. Le të ndalemi tek faktori i parë: toleranca fetare e emigrantëve shqiptarë. Sociologë dhe studiues të shumtë, në studimet e tyre, kanë argumentuar se harmonia ndërfetare dhe toleranca për besimet e tjera përbëjnë një nga vlerat kulturore më të spikatura të shqiptarëve. Ndoshta Shqipëria është i vetmi vend në Evropë që nuk ka patur luftëra fetare (Konica, F., 2001:241). Sipas sociologut bashkëkohor Zyhdi Dervishi, dallimet fetare ndikojnë që shqiptarët të jenë më të matur në marrëdhëniet me njeri-tjetrin, të jenë më të prirur të harmonizojnë marrëdhëniet me njeri-tjetrin (Dervishi, Z., 2010: 144).

270

Page 284: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Kjo vlerë kulturore që shqiptarët mbartin, i ndihmon ata të krijojnë marrëdhënie harmonike jo vetëm mes tyre, por edhe me anëtarë të komuniteteve të tjera, me të cilët ata duhet të bashkëjetojnë, në kushtet e emigrimit jashtë vendit. Në librin e tij “Vështrime të kryqëzuara në det” (Sociologji kulture 1), Dervishi paraqet si gjetje të studimit të tij se emigrantët shqiptarë në Itali nuk shprehin paragjykime fetare ndaj vendasve, shumica dërrmuese e të cilëve i përkasin Kishës Katolike, ndryshe nga emigrantët e tjerë myslimanë nga vendet afrikane dhe të Lindjes së mesme. Sipas tij, kjo tolerancë fetare nuk është rastësore, por i ka rrënjët thellë në histori (Devishi, Z., 2003: 113-114). Le të ndalemi në pyetjen e parë, duke u fokusuar në një analizë të të dhënave cilësore të studimit. Cilat janë marrëdhëniet e emigrantëve shqiptarë me vendasit që kanë përkatësi fetare të ndryshme nga e tyrja? Shumë prej emigrantëve shqiptarë, të përfshirë në këtë studim, kanë pohuar se pavarësisht përkatësisë së tyre fetare, ata kanë miqësi me vendas ose të huaj që praktikojnë fe të ndryshme nga e tyrja, punojnë e bëjnë ortakëri me ta dhe respektojnë, madje duke marrë pjesë, dhe ceremonitë e tyre familjare me përmbajtje fetare. E.N., një emigrante 33 vjeçe nga Durrësi, e cituar disa herë gjatë këtij studimi, pohon si më poshtë:

“Unë jam myslimane…por… Italia është vend kristian, katolik. Është gjë e bukur që çdo njeri të ndjekë fenë e vet, në çdo vend të botës ku ndodhet… Unë, duke qenë myslimane, kur vij në Shqipëri, shkoj në xhami, pavarësisht se këtu nuk e kam mundësinë të shkoj. Është një xhami në …Arezzo, (por është larg- B.Z.)… Por edhe në kishë kam shkuar. Kur familjet italiane kanë bërë comunione (ceremoni fetare që i paraprin pagëzimit- B.Z.) ose pagëzimin e fëmijëve, kam qenë e ftuar dhe kam shkuar në kishë”.

Përgjatë rrugëtimit të takimit të emigrantëve në nëntor-dhjetor të vitit 2011, zhvillova edhe një bisedë miqësore me Don Dorianon, pastor në kishën Parrocchia del Cristo re në Castellina Scalo, një komunë në Montereggioni. Pasi më dha emrat dhe numrat e telefonit të mjaft shqiptarëve që banonin në atë zonë, Don Doriano tregoi se, pavarësisht nga përkatësia fetare, emigrantët shqiptarë shprehin tolerancë dhe bashkëpunim në marrëdhëniet me njeri-tjetrin, me komunitetin vendas dhe me të huaj

271

Page 285: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

të tjerë që banonin në këtë zonë. Kisha “Parrocchia del Cristo Re” frekuentohej jo vetëm nga emigrantë shqiptarë të krishterë katolikë, por edhe nga të krishterë ortodoksë dhe myslimanë. Marrëdhënia me kishën, më tepër se marrëdhënie e njerëzve me fenë e krishterë, shprehte një marrëdhënie mes njerëzve dhe Zotit, e madje përtej kësaj, një marrëdhënie mes vetë njerëzve, çka të kujton idenë se para se të jemi të krishterë apo myslimanë, jemi qenie njerëzore dhe sociale. Le të fokusohemi tek faktori i dytë: konservatorizmi fetar sienez i moderuar Sikurse u përmend edhe në kapitullin II nënkultura sieneze, më tepër se me traditën fetare, ka një lidhje të veçantë me traditën mesjetare të kontradave. Sigurisht që, kultura fetare katolike është pjesë e kulturës italiane në kuptimin e përgjithshëm e, për rrjedhojë, edhe e nënkulturës sieneze, megjithatë nënkultura sieneze “mburret” me vlerat që përçon tradita lokale e kontradave, çka e bën Sienën edhe më të veçantë dhe më të shquar, krahasuar me nënkulturat e tjera italiane. Kjo lidhje e veçantë bën që, në një farë mënyre, konservatorizmi fetar në provincën e Sienës të jetë disi i moderuar dhe jo i skajshëm. Një fakt që e dëshmon këtë është edhe pagëzimi kontradual, i cili nuk ka natyrë fetare, por laike, dhe që pavarësisht se është përdorur si rit pas Luftës së Dytë Botërore, është harmonizuar menjëherë me traditën sieneze. Gjatë intervistës A.L., emigrantja e sipërcituar nga Pogradeci, tregon se pagëzimi në kontradë nuk është rit fetar, por një rit laik, i cili merr rëndësi shoqërore të veçantë, në kuadrin e organizimit kontradual.

“Kontrada është i vetmi vend ku nuk kërkohen pagëzime. Në kontradë s’ka lidhje fare feja. Nuk të pagëzon prifti, por kapiteni i kontradës, kështu që (kontrada- B.Z) nuk ka lidhje fare me kishën”.

Megjithatë, edhe në kontekstin sienez debati publik mbi lejimin ose pezullimin e ndërtimit të një xhamie në Colle Val d’Elsa ka qenë tepër aktiv. Në këndvështrimin sociologjik është interesante të hulumtohet nëse një debat i tillë gjenerohet nga komuniteti apo nga qarqe të ndryshme, shprehëse të interesave të veçanta. Studiuesi Fabio Berti mbron idenë se në rajonin e Toskanës ka patur kohët e fundit një lloj instrumentalizimi të çështjes së identitetit që është shprehur në përpjekjen për të vendosur “ne” (vendasit) kundrejt “atyre” (të ardhurve), italianët kundrejt të huajve, katolikët kundrejt myslimanëve dhe ngjarjet e ndodhura në rastin e xhamisë në Colle Val d”Elsa e dëshmojnë këtë (Berti, F., 2007). Sipas këtij autori theksimi i çështjes së

272

Page 286: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

identitetit, përmasës kulturore e sidomos i përkatësisë fetare (mjafton të kujtojmë stigmatizimin ndaj islamit, i cili është nxitur edhe nga qarqe të caktuara politike), rrezikon të transferohet edhe në planin simbolik, duke gjeneruar konflikte e duke ndarë kufij, të cilët po priren të shpërbëhen në kuadrin e proceseve globalizuese (Berti, F.; Valzania, A., 2010:152). Intervista të tjera gjithashtu nxorën në pah se, sipas emigrantëve shqiptarë, sienezët nuk kanë parime të forta fetare dhe më tepër se parimorë, ata janë moralistë. Ja si e shpreh perceptimin e tij në lidhje me këtë çështje D.LL., një emigrant 28 vjeç nga Tirana:

“Për vete.. këta...nuk besojnë në Zot. Kështu që nuk e kanë problem pse je mysliman...por edhe nuk kanë shumë njohuri, me thënë të drejtën, për sa i përket fesë. Flasin ( e ndikohen- B.Z.) me çfarë dëgjojnë në televizor ...por s’ kanë shumë njohuri”.

Gjithashtu, gjatë intervistës, G.K., 34 vjeç nga Puka, pohon se, sienezët në vlerësimin që u bëjnë njerëzve, nuk bazohen shumë në përkatësinë fetare të individëve, por në përkatësinë e tyre etnike, kulturore e madje më ngushtësisht në përkatësinë e tyre nënkulturore.

“Sienezët nuk ndikohen aq shumë nga fakti se ç’përkatësi fetare ke… Pak si kudo ndikohen, por më shumë ndikohen nga fakti se je i huaj…”.

Kështu pra, nga njëra anë toleranca fetare e emigrantëve shqiptarë e përthyer në terrenin jo konservator të skajshëm të popullsisë sieneze, krijojnë mundësitë e nevojshme që përkatësia fetare të mos pengojë procesin e integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë sieneze. Le t’i kthehemi pyetjes së dytë hulumtuese se ç’qëndrim mbajnë emigrantët shqiptarë ndaj fesë në kushtet e jetesës në shoqërinë sieneze? Nga përgjigjet që emigrantët dhanë gjatë procesit të intervistimit individual dhe atij në grup u identifikuan 2 grupe kryesore: a) emigrantët që mbajnë të njëjtin qëndrim kundrejt fesë krahasuar me përvojën para emigrimit; b) emigrantët që kanë ndryshuar qëndrim ndaj fesë krahasuar me përvojën e para emigrimit.

273

Page 287: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në grupin e parë bëjnë pjesë emigrantë të cilët nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj fesë dhe ndjekin të njëjtat praktika fetare si para përvojës së emigrimit. Përgjithësisht vihet re se ky grup përbëhet nga individë që nuk kanë emigruar fare të rinj e tek të cilët personaliteti është strukturuar dhe mundësia për ndryshime është e vogël. Në grupin e dytë bëjnë pjesë kryesisht emigrantë në një moshë të re, ose që kanë emigruar në një moshë të re, tek të cilët personaliteti ende nuk është konsoliduar përfundimisht. D.LL. student pasuniversitar dhe sipërmarrës i një bari brenda mureve të Sienës, tregon përvojën e tij mjaft interesante në lidhje me qëndrimin ndaj fesë.

“Deri në moshën 23 vjeç që kam qenë këtu falesha 5 herë në ditë... pastaj shkova bëra Erazmusin në Spanjë dhe atje pastaj u prish muhabeti... Por jo, s’e kam humbur besimin...Ka rënë pak praktika, por s’e kam humbur besimin, jo asnjëherë... Deri 23 vjeç shkoja në xhami. Ka qenë këtu në Colle Val D’Elsa...Që kur kam ardhur unë ka qenë, jo një xhami siç mund ta kesh ti idenë me minare. Ishte thjesht kati i parë i një shtëpie ku shkonin dhe faleshin besimtarët normalisht. Nuk është i njëjti koncept këtu në Itali i xhamisë me atë që kemi në Shqipëri me formën e saj me...Nuk të lenë, kështu që normalisht është një ndërtesë ku të gjithë shkojnë edhe falen, një kat i parë ose dy kate bashkë ose... Është e njohur, është e njohur, nuk është ilegale jo, jo. Po, unë falesha (në arabisht-B.Z.) Nuk jam ndier i sforcuar, (të ndryshoj qëndrim- B.Z.) jo. Ndodhi gradualisht, thashë, Spanja e prishi pak. Kam ndenjur atje një vit”.

Ndër të intervistuarit, ka dhe ndër ata që përgjatë përvojës së tyre emigruese kanë preferuar të përqafojnë fe ose sekte fetare të ndryshme nga besimi fetar që kanë patur më parë. Ja si shprehet G.K., 34 vjeç nga Puka, i cili para rreth 4 vitesh frekuenton, ndonëse jo shpesh, Kishën e Dëshmitarëve të Jehovait në fshatin Casciano në komunën e Murlos:

“Feja (mendohet)... të përgjithshmen e konsideroj si rrëmujë të jashtëzakonshme…Nji rrëmujë, nji kazino të vërtetë, por studimi i Biblës është nji gja shumë e mirë. Vij nga nji familje katolike, por nuk e ndjej veten katolik fare, sepse nuk kam ba asnji lloj shërbimi si katolik. Nuk jam ndiku as nga fakti që katolicizmi është feja bazë në Itali. Jo,

274

Page 288: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

fare, fare. Mu më ka tërhekun ideja kur njerëzit studiojnë diçka mbi Biblën. Bibla për mu është nji… është diçka shumë interesante. Nuk e di si mendojnë të tjerët po…unë jo nuk shkoj, nuk shkoj (në kishë- B.Z.) Kam shkuar herë pas here por është ambient shumë i zbehtë. … Kanë ndiku pak dëshmitarët e Jehovait ose më mirë me thanë, shumë. Përpara se me ardhë ata, unë Biblën e kisha në shtëpi faktikisht, por nuk isha shumë i dhanum mbaj saj. Ata erdhën më dhanë ca komente që…Deri dje e kam parë vetën të pandryshueshëm, kurse sot mendoj se mund të ndryshoj. Është shumë e vështirë, shumë e vështirë, por jo e pamundun”.

Së fundmi, studimi u përpoq të eksplorojë si ndikon familja në përkatësinë fetare të fëmijëve në emigrim. Nga bisedat e lira, intervistat dhe fokus-grupet me emigrantë shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës, doli në pah se emigrantët me përkatësi fetare katolike, në Itali kishin gjetur mjedisin e duhur sociokulturor e fetar për ta praktikuar fenë së cilës i përkisnin që nga vendi i origjinës. Në këto raste prindërit, nga njëra anë, dhe mjedisi vendas, nga ana tjetër, ndikonin në mënyrë të natyrshme, pa sforcime, në përkatësinë fetare të fëmijëve. Ja si shprehet T.B., një emigrant 52 vjeç nga Shkodra, i cituar disa herë gjatë këtij studimi:

“Ne jena katolikë... shkojmë në kishë të dielave... me gjithë kalamajtë. Vajza i bie edhe kitarës atje në kishë”.

Por me interes në këtë studim u paraqit eksplorimi i qëndrimeve të prindërve me përkatësi fetare të ndryshme nga katolicizmi i krishterë, kundrejt fëmijëve të tyre. Le ta nisim analizën me një copëz interviste të dhënë nga E.N., emigrantja 33 vjeçe nga Durrësi e cituar disa herë në këtë studim:

“Unë fëmijën tim nuk e kam pagëzuar, sepse duke qenë se vete unë (jam- B.Z.)myslimane dhe burrin ( e kam- B.Z.) mysliman, ia kam lënë të drejtën atij (fëmijës- B.Z) kur të arrijë moshën 18, e të jetë në gjendje të logjikojë, …të mundë të bëjë çfarë do. Në shkollë (këtu fëmijët- B.Z. )bëjnë fe, në kopsht më shumë bëjnë vizatime për Jezu Krishtin, për Shën Mërinë…, kurse në shkollë fillon feja (si lëndë e veçantë mësimore-B.Z.) ...Unë preferova që çuni ta ndiqte edhe fenë katolike/

275

Page 289: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

kristiane.... Kështu që është dëshira e tij dhe e drejta e tij të jetë si fëmijët e tjerë, të shkojë në shkollë, të marrë të njëjtat mësime, të ndjekë të njëjtat orë mësimore. Në një klasë tjetër dy fëmijë të tjerë nuk i kishin lënë prindërit të ndiqnin orën e fesë dhe më tha mësuesja: “U befasova me zgjedhjen që bëre tha.- Dua të di pse, se jam kurioze”. Unë i shpjegova, siç jam duke të shpjeguar edhe ty tani, dhe ajo tha: “ Me të vërtetë jam shumë e lumtur që ju shqiptarët nuk i bëni këto diferencime nëpërmjet fesë”. E unë i thash : “Ne kërkojmë që fëmija të jetë si fëmijët e tjerë”. I’u bë shumë qejfi. Me thënë të drejtën, e bëra më shumë për çunin që të ndihet mirë, është e drejtë dhe kjo. Nuk doja që të ndihej që “jam mysliman, që nuk besoj..”. Nuk është gjë e mirë për fëmijët të shikojnë diferencën, nga feja, nga vendi që vjen. Nuk më pëlqen kjo gjë”.

Familja përbën një agjenci parësore të shoqërizimit të individit, proces, i cili ndiqet nga shkolla dhe më vonë dhe nga agjenci të tjera. Në brendësi të familjes emigrante proceset edukuese ndeshen me konfuzionin që krijohet nga dilema: të ruhen kodet kulturore të shoqërisë së origjinës apo të nxitet integrimi dhe hapja shoqërore në kontekstin e shoqërisë pritëse? Nga ana tjetër, në ndikimin e procesit të shoqërizimit që vazhdohet në shkollë, duket se fëmijët e emigrantëve gjejnë më shumë hapësira për t’u integruar në shoqërinë pritëse në krahasim me prindërit e tyre. Ata kanë mundësi të mësojnë gjuhën vendase, të njihen me kulturën e vendit pritës, pjesë e së cilës është dhe kultura fetare, dhe të krijojnë më shumë ndërveprim social me bashkëmoshatarët vendas. Megjithatë, qëndrimi që fëmija, emigrant i brezit të dytë, mban ndaj kësaj “hapjeje integruese” që ofron shkolla, varet shumë nga modeli familjar. Të dhënat e mbledhura nga bisedat e lira, intervistat individuale, si dhe ato në grup, dëshmojnë për një model familjar shqiptar që shkon drejt nxitjes së “një hapjeje kulturore” të fëmijëve, nga ana e prindërve emigrantë. Ruajtja e traditave fetare tek fëmijët nuk shihet aspak me konservatorizëm nga ana e prindërve, edhe për faktin se familjet shqiptare shprehin nota të larta shekullarizimi që gjen shprehje në mos-ndjekjen e praktikave fetare nga ana e tyre. Një gjetje e tillë mbështetet edhe nga një studim i vitit 2011, i realizuar nga studiuesit Marzio Barbagli dhe Camille Schmoll. Ky studim nxori në pah se emigrantët e brezit të dytë janë më laikë dhe më tolerantë, në krahasim me emigrantët e brezit të parë (Barbagli, M., Schmoll, C., 2011:1). Në studimin e tyre, këta autorë paraqesin dy

276

Page 290: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

qasje kryesore: qasjen e asimilimit fetar, sipas së cilës brezi i dytë i emigrantëve ndjek më pak praktika fetare dhe priret të asimilohet në shoqërinë pritëse dhe qasjen e reagimit fetar, sipas së cilës emigrantët e brezit të dytë, bëhen më fetarë duke reaguar negativisht ndaj stigmës dhe paragjykimeve të vendasve që i pengon ata të integrohen, kryesisht ekonomikisht në vendin pritës. Gjetjet e këtij studimi mbështetën qasjen e asimilimit fetar duke zbuluar një korrelacion mes shpeshtësisë së lutjeve drejtuar Zotit dhe periudhës së qëndrimit në vendin pritës. Duke u mbështetur në të dhëna të World Values Survey të vitit 1999-2001, autorët vënë në dukje se pjesa më e madhe e shqiptarëve, pavarësisht se shprehen se kanë përkatësi fetare myslimane, përbëjnë një grup shoqëror të shekullarizuar, krahasuar për shembull me marokenët. Studimi i këtyre dy autorëve gjithashtu tregoi se, krahasuar me emigrantët rumunë, marokenë, tunizianë dhe indianë, emigrantët shqiptarë të brezit të dytë i luteshin më rrallë Zotit (Po aty:3-6). Gjetjet e këtij studimi na çojnë të mendojmë se modeli familjar shqiptar, më tepër se drejt një shekullarizimi të pastër, i çon fëmijët drejt qasjeve më tolerante në këndvështrimin fetar, për më tepër që, siç u shpjegua edhe më sipër, toleranca fetare është një vlerë e popullit shqiptar e cila përcillet tek fëmijët edhe në kushtet e familjes emigrante. E.B., 32 vjeçe nga Durrësi, e cila vjen nga një familje myslimane gjatë intervistës tregon:

“Unë jam kristjane protestante që prej moshës 17 vjeç, kur për zgjedhje, jam pagëzuar, edhe pse familja ime është myslimane”.

Gjithashtu N.K., një tjetër emigrante e re në moshë, me origjinë nga Kavaja, gjatë intervistës mbron idenë se zgjedhja e përkatësisë fetare është shprehje e pavarësisë dhe e vullnetit të lirë të individit:

“Prindërit e mi janë myslimanë, por mendoj se feja nuk është diçka e trashëgueshme, është një zgjedhje, që gjithkush mund ta bëjë në bazë të ndjesisë personale”.

E, në fakt, toleranca fetare në familjen shqiptare gjen shprehje fillestare që nga marrëdhënien e prindërve me fëmijët. Familja, sipas emigrantëve që u përfshinë në këtë studim, nuk i imponohet anëtarëve të saj të ndjekin një besim të caktuar fetar.

277

Page 291: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Megjithatë gjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Siena, doli në pah ideja se vlerat familjare dhe ato fetare shpesh konvergojnë me njëra-tjetrën. Ja si shprehet G.K., emigranti 34 vjeç nga Puka, i cituar disa herë në këtë studim:

“Njerëzit nga e morën përkushtimin ndaj familjes?... Bibla flet… për natyrën. Për atë që i krijoi (njerëzit-B.Z.), për dashurinë për njeri-tjetrin dhe që bekoi familjen e tyne…Bibla predikon për një familje të shëndoshë. Predikon për një respekt dhe për një sinqeritet të papamun mes burrit dhe gruas, gjë të cilën në shoqërinë e sotme është e vështirë ta gjesh.”

Kështu pra, nëse toleranca fetare është një vlerë që kultivohet, përveç të tjerash, edhe brenda bërthamës familjare në kontekstin e familjes shqiptare në emigrim, lipset menduar se brenda bërthamës fetare kultivohen dhe ruhen mjaft vlera familjare të një rëndësie të veçantë. 4.5. Familja emigrante dhe kriza ekonomike globale Sociologu italian Franco Merico në librin e tij “Sociologjia e proceseve migruese”, pohon se krizat ekonomike ushtrojnë një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e emigrantëve. Duke kujtuar “krizën e madhe” të Amerikës, që njihet ndryshe si Depresioni i madh i viteve 1930, si dhe krizën ekonomike evropiane rreth viteve 1970, Merico përmend ndryshimin e politikave të imigrimit nga shtetet që u prekën nga kriza, si një reagim institucional, i cili solli ndryshime në jetën e emigrantëve në këto vende (Merico, F., 2008: 13). Ky studim synoi të eksploronte përvojat e familjeve emigrante përballë krizës ekonomike globale, krizë kjo që ka prekur ndjeshëm edhe shoqërinë italiane. Pyetjet hulumtuese kryesore që orientuan këtë pjesë të studimit ishin: (a) Në ç’masë kriza globale ka ndikuar përvojën emigruese të familjes emigrante shqiptare në provincën e Sienës në Itali? (b) Çfarë strategjish zgjedhin familjet për të përballuar situatën?

278

Page 292: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

4.5.1. Ndikimi i krizës globale në jetesën e familjes emigrante shqiptare në Toskana e veçanërisht në provincën e Sienës

Studimi nxori në pah se kriza ekonomike ka ndikuar në përvojën emigratore të emigrantëve shqiptarë dhe të familjeve të tyre, megjithatë masa e ndikimit të kësaj krize në jetët e tyre është e ndryshme. Gjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve, emigrantët janë shprehur se kriza ekonomike ka ndikuar shumë, mjaftueshëm ose pak në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre dhe vetëm në pak raste emigrantët janë shprehur se kriza ekonomike nuk ka ndikuar në jetën e tyre. E.C., një emigrante 28 vjeçe nga Durrësi, e sapomartuar me një djalë gjithashtu nga Durrësi, gjatë intervistës pohon:

“Kriza ekonomike ka ndikuar shumë. Në qoftë se më përpara mund të mendoje për një të ardhme, tani duhet të mendosh vetëm si ta shtysh ditën e nesërme”.

Niveli i ndikimit të krizës tek emigrantët shqiptarë, duket se lidhet ngushtë me llojin e veprimtarisë të tyre të punësimit. D.T., 53 vjeç nga Kavaja, sipërmarrës i një furre për prodhimet e brumit, gjatë intervistës tregon:

“Pak, po (të ardhurat e mia kanë rënë-B.Z.). Por nga njëra anë lloji i aktivitetit që unë kam nuk të lë pa gjë se bukë njerëzit do hanë përditë, ndërsa për shembull rroba nuk blejnë përditë, kur janë keq e shtyjnë me rrobat e vjetshme. Problemi është që edhe fornot (furrat-B.Z.) janë shtuar shumë kohët e fundit. Ja, pak më poshtë është një furrë që e ka një italian. Megjithatë, ai ka rriskun e vet dhe unë timin. Nuk qahem, bereqaves Zotit!” .

E.B., 32 vjeçe, e cila punon në sektorin e shërbimeve, gjithashtu pohon se e ndjen ndikimin e krizës ekonomike, sepse sektori në të cilin ajo punon është prekur nga kjo krizë.

“Po (kriza ka ndikuar-B.Z.) sepse është vështirësuar puna me klientin final që në fund të çdo fushate reklamash është gjithmonë e më vështirë të paguajë” .

279

Page 293: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Disa emigrantë pohojnë se kriza ekonomike ka prekur konkretisht jetën e tyre këto 2 vitet e fundit, pavarësisht se pikënisje e saj konsiderohet mesi i vitit 2008. E.N., gjatë intervistës i referohet punës së bashkëshortit të saj, për të shpjeguar se si kriza ekonomike ka ndikuar familjen e saj.

“Burri e bën punën dhe nuk paguhet, dhe ka më shumë se 1 vit e gjysmë që zgjat kjo punë…Punë ka, por vetëm që njerëzit nuk paguajnë. Se është zinxhir puna: ato nuk e pagujnë, ky do që të bëjë një kapanon dyer e dritare e thotë se “edhe mua nuk më kanë paguajtur, prit që të më paguajnë që të paguaj dhe ty”. E kupton? …Është zinxhir. Puna normal zgjat shumë dhe firma nuk është se e duron shumë këtë gjë. Nuk ka me çfarë të mbahet”.

G.K., emigranti 34 vjeç nga Puka, i cili merret kryesisht me agrikulturë në komunën e Murlo-s, shpegon se krizën ka filluar ta ndjejë më shumë së fundmi.

“(Të ardhurat i konsideroj- B.Z.) jo shumë të mira. Me punë jena ma keq…Absolutisht, ka ranie të punës, rritje të çmimeve, kjo është kriza. (Unë punoj-B.Z.) me sezone…Në vitin 2009, 2010, 2011 kam kenë mjaft mirë me punën. Ajo kohë me thënë ishte periudhë ma e mirë. Ky …, 2012-ta…( është i vështirë-B.Z.)”.

Përgjithësisht emigrantët e shohin krizën të lidhur me pasojat ekonomike, por ka edhe nga ata që e shohin krizën të lidhur me pasojat psikologjike dhe ato shoqërore. A.P, një emigrant që ka rreth 20 vjet që jeton në Siena, bashkë me familjen e tij, thekson se kriza është një dukuri shumëpërmasore, e cila përveç përmasës ekonomike ka edhe përmasën psikologjike. Këto përmasa të krizës, të cilat ndikojnë tek njëra-tjetra, kanë ndikuar tek njerëzit, si tek vendasit ashtu edhe tek emigrantët që jetojnë në provincën e Sienës.

“Shiko si është problemi! Kriza ekonomike ka dy efekte këtu në Siena: efektin psikologjik: ai që ka para mundohet mos me harxhu më para, mos me harxhu më para nuk bën më ndërtim, duke mos ba më ndërtim, ndërrmarjet e ndërtimit shkurtohen ose mbyllen. …pra efekti ekonomik: ai s’e ka të sigurt nesër kështu që nuk investon. Duke mos investu nuk qarkullon paraja, duke mos qarkullu paraja, mbyllet shërbimi, ndërtimi, agrikultura…sepse nuk ia del dot, nuk ia del dot. Edhe…

280

Page 294: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

shumë shqiptarë, që kanë punu këtu, janë pa punë. Pavarësisht se 1 vit deri në 2 vjet kanë atë asistencën sociale por…Hotelet, turizmet më para funksiononin shumë, tani kanë rënë. S’ka tjetri të shpenzojë …”.

Disa të tjerë e shohin krizën ekonomike të lidhur me mundësinë e shprehjes së kapitalit të tyre njerëzor. Këtu bëjnë pjesë përgjithësisht emigrantët e kualifikuar, të cilët kanë kryer studime universitare dhe pasuniversitare në Itali dhe që synojnë të kenë një punë prestigjioze dhe të mirëpaguar. M.D., 28 vjeç nga Elbasani, i cili është në përfundim të studimeve pasuniversitare, por, nga ana tjetër, punon për të mbajtur familjen e sapoformuar, gjatë intervistës pohon:

“Kriza ekonomike ka vështirësuar gjetjen e një pune të mirë, sipas dëshirës”.

Edhe K.GJ., 27 vjeç nga Tirana, gjithashtu në përfundim të studimeve pasuniversitare në Università degli Studi di Siena, tregon se sidomos tek të rinjtë, që po investojnë në rritjen e kapitalit të tyre njerëzor, kriza ka ushtruar një ndikim të madh.

“Po, ka ndikuar s’diskutohet. Duke qenë dhe pa punë unë... e mendon vetë ti. Unë jam me bursë, por ajo s’mjafton. Kriza i ka rritur çmimet dhe i ka kufizuar mundësitë”.

Disa emigrantë e shohin krizën të lidhur edhe me reagimet shoqërore, që shkaktohen nga kjo krizë. Disa pohojnë se niveli i paragjykimeve nga vendasit kundrejt tyre është rritur, për shkak të kufizimit të vendeve së punës dhe rivalitetit për të shfrytëzuar burimet e ofruara. G.K, 34 vjeç nga Puka, gjatë intervistës pohon:

“…Kur shtëpia e tyre është mbushur me të huaj dhe kanë probleme me pasigurinë për vete, do rritet (niveli i paragjykimeve-B.Z.) se s’bën. … normalisht që do jetë në rritje. Se si do ndiheshim ne nëse kërkojmë nëpër Tiranë e të mos ketë vend pune kërkund? S’do na pëlqente normalisht, s’është e drejtë, por s’do të na pëlqente gjithsesi. Është prirje natyrale. Kur një njeri gjendet ngushtë, do bëjë një zgjidhje, duke e projektuar fajin tek tjetri … nuk duhet të jetë normale, por kështu është”.

281

Page 295: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në literaturën sociologjike përdoret koncepti viktimizim (scapegoating) për të shpjeguar besimet dhe qëndrimet e njerëzve, që zakonisht fajësojnë anëtarët e një grupi social, që ndodhen në të njëjtat pozita me ta, për vështirësitë që ata vetë hasin. Për shembull vendasit e papunë për papunësinë e tyre fajësojnë emigrantët (Shih: Giddens, A., 2006:491). Në këtë kontekst, sikurse vihet re dhe nga intervista e mësipërme, disa emigrantë perceptojnë një lloj rritje të prirjeve paragjykuese të vendasve kundrejt emigrantëve për shkak të papunësisë të shkaktuar nga kriza ekonomike. A.P., i cili është i punësuar në sektorin privat të shërbimeve në Siena, gjatë një fokus-grupi nxjerr në pah idenë se papunësia nuk zgjedh, por prek si vendasin, ashtu edhe emigrantin, madje, sipas tij ka mjaft raste kur vendasit mund të humbasin vendin e punës dhe emigrantët të vazhdojnë të qëndrojnë të punësuar. Kjo situatë rivaliteti mes vendasve dhe emigrantëve ka gjasa të gjenerojë paragjykime kundrejt emigrantëve.

”…Kur është krizë, ai (pronari-B.Z.) heq nga puna atë që ka më pak të nevojshëm…Nuk e bën atë dallim: po heqim atë që është shqiptar, apo atë që është rumun, ai shikon interesin e vet. Ai heq atë që është më pak i nevojshëm…Mund të jetë italian, mund të jetë shqiptar, mund të jetë rumun…jo, nuk ka (diskriminim- B.Z.)…Mu më vijnë italianë pa punë, edhe unë bëj shaka gjithmonë me ta. “Qesh, qesh ti-, thonë ata,- ne jemi pa punë e ti je në punë”. Edhe janë italianë me familje, edhe janë në vështirësi ekonomike. Kanë ble shpi … dhe nuk kanë me ça me e la…”

Disa emigrantë gjatë bisedave të lira hodhën idenë se, në disa raste, pronarët madje parapëlqenin të mbanin në punë emigrantët sepse i paguanin më pak se vendasit, gjë që ndikonte në një farë mënyre në marrëdhënien e vendasve me emigrantët. Sipas emigrantëve, një arsye tjetër që ka nxitur rritjen e nivelit të paragjykimeve të vendasve kundrejt emigrantëve, është edhe rritja e nivelit të kriminalitetit për shkak të krizës ekonomike, e cila i atribuohet emigrantëve dhe ndonjëherë edhe emigrantëve shqiptarë. Studimet në lidhje me ndikimin e krizës globale në përvojën emigratore të emigrantëve dhe familjeve të tyre janë ende në proces, megjithatë një studim i Center for Economic and Social Studies, CESS Albania (Qendra e Studimeve Ekonomike dhe Shoqërore në Shqipëri), i kryer në fund të vitit 2009 dhe fillim të vitit 2010, ka nxjerrë në pah disa gjetje interesante. Sipas këtij studimi, në të cilin u përfshinë rreth

282

Page 296: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

2470 emigrantë shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe Greqi, rreth ¾ e familjeve në emigrim janë ndikuar nga kriza ekonomike globale. Ndikimi ndihet në: uljen ditore ose orëve të punës (46 për qind), humbjen e punës nga njëri prej anëtarëve të familjes (14 për qind), humbjen e punës nga vetë i anketuari (9 për qind), si dhe në rritjen e çmimeve dhe të kostos së jetesës. Të gjithë këta faktorë së bashku kanë çuar në një ulje të të ardhurave familjare (54 për qind), duke ndikuar në ulje të statusit socioekonomik të emigrantëve dhe familjeve të tyre (Gëdeshi, I., 2010:8). Më poshtë është paraqitur një analizë e strategjive që familjet emigrante shqiptare përdorin për të përballuar situatën e krizës, bazuar në gjetjet e këtij studimi. 4.5.2. Strategjitë e familjes emigrante shqiptare për të përballuar situatën e krizës Studimi identifikoi 5 strategji kryesore reagimi nga ana e të intervistuarve për përballimin e krizës ekonomike

a) Ulja e shpenzimeve familjare në vendin e emigrimit b) Përdorimi i kursimeve për të përballuar jetesën c) Pakësimi i dërgesave në para për familjen/prindërit/të afërmit në Shqipëri d) Hapja e një biznesi, duke përfituar nga çmimet e ulëta të shitjes së bizneseve të

falimentuara e) Kthimi në Shqipëri i një pjese ose i të gjithë familjes f) Ulja e shpenzimeve familjare në vendin e emigrimit

Mjaft prej emigrantëve që kanë pohuar se kriza ekonomike ka ndikuar në jetën e tyre, tregojnë se kanë ulur shpenzimet për t’i bërë ballë krizës ekonomike që Italia po përjeton këto vitet e fundit. Ja si shprehet E.B, një emigrante 25 vjeçe, e cila jeton me të fejuarin dhe prindërit e tij:

“Kriza ekonomike ka ndikuar në familjen ku unë jetoj. Normalisht fillon eliminon restorantet edhe gjërat e luksit me pak fjalë. Më parë njerëzit dilnin më shumë ose të paktën kursenin”.

G.K., 34 vjeç, beqar, i cili jeton me vëllain e tij në fshatin Casciano në komunën Murlo, tregon gjithashtu se ka ulur shpenzimet për të përballuar krizën ekonomike.

“(Kam kufizuar-B.Z.) shpenzimet e kota, le të themi, jo të nevojshmet”.

283

Page 297: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Sikurse u tregua edhe më sipër, shpesh kriza ekonomike krijon tek njerëzit edhe gjendje psikologjike që lidhen me pasigurinë për të nesërmen, frikën e humbjes së vendit të punës e të tjera. Ulja e shpenzimeve mujore në familjet e emigrantëve, nga njëra anë, mund të jetë strategji e zgjidhjes konkrete të vështirësive ekonomike, por, nga ana tjetër, mund të jetë strategji që i paraprin vështirësive të imagjinuara për një të nesërme të pasigurt.

g) Ulja e kursimeve dhe përdorimi i tyre për të përballuar jetesën deri në gjetjen e një pune tjetër

Një pjesë e madhe e emigrantëve që u përfshinë në këtë studim, pohojnë se niveli i kursimeve gjatë këtyre viteve të krizës ka rënë ndjeshëm nga njeri vit në tjetrin. Disa emigrantë madje pohojnë se është e pamundur të mbledhin parà në kohë krize dhe, në rastet kur nuk ia dalin dot, përdorin kursimet e mbledhura më parë për t’i bërë ballë krizës. M.B., 33 vjeçe nga Peza, e cila jeton në Montepulciano prej 13 vitesh bashkë me bashkëshortin dhe 2 fëmijët e saj, gjatë intervistës pohon:

“Nuk kursejmë dot më, jo. Bile po harxhojmë edhe kursimet që kishim mbledhur më parë. Ato që fitojmë tani, ndonjëherë nuk dalin as për jetesën”.

Një gjetje e tillë mbështetet edhe nga studimi i sipërpërmendur, i realizuar nga CESS në vitet 2009/2010, ku rreth 76 për qind e emigrantëve të anketuar që jetonin në Itali kishin pohuar se kursimet e tyre ishin ulur nga viti 2008 në vitin 2009. Sipas këtij studimi, kjo përqindje është më e lartë krahasuar me emigrantët që jetonin në Greqi (66 për qind) dhe emigrantëve që jetonin në vende të tjera të Evropës (61 për qind) (Gëdeshi, I., 2010: 37). Ulja e të ardhurave dhe e kursimeve të emigrantëve në vendin pritës, përveç të tjerash, ndikon edhe në uljen e dërgesave në para për familjarët dhe të afërmit në vendin e origjinës, por mund të shërbejë edhe si faktor që i çon familjet emigrante drejt rishqyrtimit të projektit të tyre emigrues.

h) Pakësimi i dërgesave në para për familjen/prindërit/të afërmit në Shqipëri

284

Page 298: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në një sondazh të publikuar nga Gallup në vitin 2011, në lidhje me ndikimin e dërgesave të emigrantëve në vendet e origjinës, ndër 135 vende të marra në studim gjatë viteve 2009-2010, Shqipëria zë vendin e 13-të. Sipas këtij studimi 20 për qind e të rriturve (individët mbi 15 vjeç) në Shqipëri marrin dërgesa në formën e parave ose të mallrave të ndryshme nga të afërmit emigrantë (http://www.gallup.com/poll/147446/three-percent-worldwide-international remittances. aspx, cituar më 21.05. 2013). Megjithatë, të dhënat e marra nga Banka e Shqipërisë, tregojnë se që nga viti 2008 niveli i dërgesave financiare të emigrantëve ka rënë ndjeshëm. Kështu në vitin 2008, këto dërgesa ishin 120 milion Euro më pak, krahasuar me vitin 2007 (Shih: Gëdeshi, I., 2010:41). Gjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve, emigrantët janë pyetur në lidhje me mundësinë dhe shpeshtësinë e dërgimit të parave për familjarët dhe të afërmit në vendin e origjinës. Nga përgjigjet e marra, bie lehtësisht në sy prirja për të pakësuar dërgesat financiare në vendin e origjinës. Dikush tregon se pas bashkimit familjar, duke qenë se njerëzit e tij më të afërm ndodhen në Itali, ka qenë e panevojshme të dërgonte para në vendin e origjinës. Të tjerë tregojnë se, me gjithë dëshirën për të vazhduar për t’i ndihmuar familjarët, në kushtet e krizës që po kalojnë, është e papërballueshme për ta dërgimi i shpeshtë i parave në vendin e origjinës. V.K., 42 vjeçe nga Lezha, e cila ka rreth 16 vjet që jeton në Itali, pohon gjatë intervistës:

“Para 2009-tës kam dërguar ndonjë lek në Shqipëri, kurse nga 2009-ta e këtej janë shtrënguar shumë gjërat. Kemi 2 çuna për të mbajtur, njëri 11 dhe tjetri 14 vjeç dhe gjërat po vështirësohen për ditë dhe këtu. Po dhe ata në Shqipëri e kuptojnë situatën tonë...”.

Pasojat e uljes së nivelit të dërgesave financiare të emigrantëve në vendin e origjinës tashmë janë të njohura, për më tepër që dërgesat e emigrantëve zënë një peshë specifike të rëndësishme në GDP-në e një vendi. Sipas Bankës së Shqipërisë, në vitin 2010 dërgesat e emigrantëve përbënin 11 për qind të GDP-së në Shqipëri (AGENDA, 2011:5). Sikurse nënvizohet nga teoricienët e ekonomisë së re të emigrimit, një pjesë e mirë e dërgesave të emigrantëve përdoret për medikamente dhe shërbime të tjera mjekësore, për ushqime dhe për shkollimin e fëmijëve. Këto investime, pavarësisht se nuk përbëjnë prodhim të drejtpërdrejtë, ndikojnë në rritjen e cilësisë së jetës, duke krijuar një potencial të ri, të mundshëm për të përballuar zhvillimin e ardhshëm (Taylor, J., E., 1999:63-88).

285

Page 299: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në mbështetje të kësaj teorie, analiza e përdorimit të dërgesave financiare nga emigrantët në Shqipëri tregon se këto dërgesa përdoren kryesisht për të plotësuar nevojat bazë ditore të familjarëve në vendin e origjinës si: ushqimi, veshmbathja e të tjera, e më pas për të përmirësuar kushtet e tyre të jetesës si: blerja e mobilieve dhe pajisjeve shtëpiake, si dhe për rregullimin, zgjerimin ose ndërtimin e një shtëpie të re. Një pjesë e dërgesave të emigrantëve përdoren nga familjarët në Shqipëri gjithashtu për të organizuar ceremoni të rëndësishme familjare si: dasma, pagëzime, ceremoni mortore e të tjera, ndërkohë që vetëm një pjesë e vogël e këtyre dërgesave mund të depozitohet në sistemin bankar ose me shumë mundësi, të ruhet në shtëpi. Gjithashtu një pjesë shumë e vogël e këtyre dërgesave përdoren për të kryer investime në veprimtari ekonomike, kryesisht në sipërmarrje të vogla brenda sektorit të shërbimeve (Gëdeshi, I., 2010:39-40). Në këtë mënyrë, sikurse pohon edhe teoria e ekonomisë së re të emigrimit, dërgesat financiare të emigrantëve përbëjnë një investim “joprodhues”, investim ky që përmirëson kushtet e jetesës së mjaft prej familjeve shqiptare, por që ka një rol të kufizuar në zhvillimin e qëndrueshëm dhe krijimin e vendeve të punës në Shqipëri (Po aty). Megjithatë, pavarësisht krizës ekonomike botërore, studiuesit kishin parashikuar kohë më parë se ulja e nivelit të dërgesave të emigrantëve në rastin e Shqipërisë do të ndodhte për shkak të “maturimit të ciklit shqiptar emigrues” , që, sipas de Zwager e të tjerë, lidhet me rregullarizimin e statusit të emigrantëve në vendet pritëse, procesin e bashkimit familjar, integrimin e përgjithshëm të emigrantëve në vendin pritës dhe dobësimin e marrëdhënieve me vendin e origjinës (Shih: Gëdeshi, I., 2010:40).

i) Hapja e një biznesi, duke përfituar nga çmimet e ulëta të shitjes së bizneseve të falimentuara

Sikurse u shpjegua edhe më sipër (kur u diskutua për emigrantin sipërmarrës), disa emigrantë, shohin hapjen e një biznesi si strategji për të përballuar krizën, sidomos kur hasin me ofertat e blerjes me çmime të arsyeshme të bizneseve të falimentuara. D.LL., i riu nga Tirana, student pasuniversitar dhe bashkëpronar i një bari në Siena, tregon perceptimin e tij për hapjen e një biznesi në kohë krize:

“... Një çikë rrezik ka, por qyteti i Sienës, për sa i përket bareve të jep njëfarë sigurie. I frekuentojnë shumë. E kupton? Ndoshta nuk do bësh ndonjë lek të madh, si të thuash, por të paktën ato që ke për të paguar për të jetuar mirë (i siguron-B.Z)...Por ana e mirë është që çmimet ulen kur njerëzit nuk ia dalin dot dhe e shesin aktivitetin më lirë se

286

Page 300: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ç’mund ta shisnin 5 vjet më përpara, 6 vjet më përpara..., mos të them 50 për qind më pak. Kështu që...ndoshta ia vlen tani t’i hedhësh (të investosh-B. Z.) dhe t’i marrësh pas disa viteve normalisht”.

Një strategji e tillë për përballimin e krizës duket se është një zgjedhje kryesisht për të rinjtë me “shpirt guximtar”, e sidomos për ata, të cilëve si të thuash, ende nuk u peshon mbi supe barra e shpenzimeve familjare mujore, të cilat nuk presin “korrjen e suksesit” në një linjë kohore afatgjatë.

j) Kthimi në Shqipëri i një pjese ose i të gjithë të familjes Përvoja historike, veçanërisht ajo e dy krizave më të mëdha të gjysmës së dytë të shekullit XX, kriza e naftës e vitit 1973 dhe kriza financiare aziatike e fundit të viteve 1990, kanë treguar se gjatë periudhave të recensionit, numri i emigrantëve në vendet pritëse mbetet pak a shumë konstant. Sipas Catherine Wihtol de Wenden, në një periudhë të tillë ka pak të ngjarë që emigrantët të kthehen në vendin e tyre të origjinës, për shkak të vështirësive ekonomike me të cilat do të duheshin të përballeshin në vendin e origjinës. Sipas saj, të rinjtë, ata me aftësi të pakta profesionale, beqarët, çiftet pa fëmijë dhe emigrantët sezonalë janë më të prirur të kthehen në vendin e origjinës, krahasuar me kategoritë e tjera të emigrantëve. Nga ana tjetër, për shkak të krizës ekonomike që vendet e zhvilluara përjetojnë, ulet ndjeshëm numri i emigrantëve të rinj, të cilët hezitojnë të emigrojnë për shkak të mungesës së hapësirave për t’u punësuar në këto vende dhe për shkak të politikave të shtrënguara migratore që vendet pritëse hartojnë (Gëdeshi, I., 2010:47-48). Përvoja e krizës së naftës së vitit 1973 tregoi gjithashtu se emigrantët e vendeve me GDP për frymë të lartë në atë kohë, të tilla si Italia, Spanja dhe Greqia ishin më të prirur për t’u kthyer në vendin e origjinës, krahasuar me emigrantët e vendeve me GDP për frymë më të ulët si Turqia, Portugalia dhe ish-Jugosllavia (Po aty). Studimi i zhvilluar nga CESS në fund të vitit 2010 tregoi se vetëm një numër i vogël i emigrantëve të përfshirë në studim, e konsideronin rikthimin në atdhe si strategji konkrete reagimi ndaj krizës ekonomike, dhe edhe në rastet kur kjo strategji merrej në konsideratë, ajo shtyhej gjithnjë e më shumë në kohë (Gëdeshi, I., 2010:9). Ky studim identifikoi disa raste emigrantësh që kishin një plan të qartë kthimi në momentin e intervistimit. Ja si shprehet për këtë situatë E.N, 33 vjeçe nga Durrësi e cila në momentin e intervistimit jetonte në Montepulciano.

287

Page 301: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

“Jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për italianët me thënë të drejtën është një periudhë shumë e vështirë edhe jo vetëm ne mendojmë që të kthehemi … edhe vetë italianët … mendojnë të largohen nga Italia. Puna është gjëja më e rëndësishme. Po punove jeton mirë… nuk ke probleme, kurse kur mungon puna pak nga pak mendon nëse ke një alternativë tjetër…”.

Këta emigrantë para se të ndërmerrnin rikthimin në vendin e origjinës, siguronin një mundësi punësimi atje ose hartonin një plan konkret biznesi si dhe siguronin një strehim të përshtatshëm për ta dhe familjen e tyre në vendin e origjinës. Nga kontaktet e vazhdueshme me disa prej emigrantëve që u përfshinë në studim në vitin 2011-2012, u konstatuan 4 raste kthimi real në Shqipëri në vitin 2013, dy prej të cilëve ishin emigrantë që bashkëjetonin dhe dy familje me fëmijë. Më poshtë është paraqitur një analizë më e detajuar e ndikimit të krizës ekonomike globale në projektin e familjes shqiptare emigrante në provincën e Sienës në Itali. 4.6. Një projekt emigrues në udhëkryq. Sfida të reja drejt integrimit.. Sikurse u analizua më sipër kriza ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë, ka ndikuar në jetën e familjes emigrante shqiptare, e për rrjedhojë edhe në procesin e tyre të integrimit në shoqërinë pritëse. Në këtë nënkapitull theksi vihet në shqyrtimin e projektit emigrues të familjes emigrante shqiptare në kontekstin sienez. Janë marrë në shqyrtim 2 faktorë, të cilët ndikojnë projektin emigrues të familjes emigrante: nga njëra anë, e ardhmja e fëmijëve dhe, nga ana tjetër, kriza ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë. Pra pyetjet hulumtuese që udhëheqin këtë nënkapitull janë:

(a) Si ndikohet projekti emigrues i familjes emigrante shqiptare nga kriza ekonomike globale?

(b) Si ndikohet projekti emigrues i familjes emigrante shqiptare nga njëra e ardhmja e fëmijëve?

Sikurse u diskutua edhe në kapitullin II, projekti emigrues i një familjeje emigrante ndryshon nga projekti emigrues individual. Projekti emigrues individual përgjithësisht është më i brishtë, më fleksibël dhe më spontan në krahasim me projektin emigrues të një familjeje emigrante (shih kapitullin II). Studimi “Integrometër 2008/2009” tregoi

288

Page 302: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

se e ardhmja e fëmijëve ndikon projektin emigrues të familjes emigrante e, për rrjedhojë, edhe shkallën e tyre të integrimit (Berti, F.; Valzania, A., 2010: 88-89). Kështu, bëhen të rëndësishme zgjedhje të reja, nevojat dhe pritshmëritë për të tashmen dhe për të ardhmen kërkojnë investime dhe projekte të reja. Nga ana tjetër, kriza ekonomike globale ushtron ndikim në projektin emigrues të familjes emigrante, duke prekur kryesisht përmasën ekonomike të integrimit. Ky i fundit ushtron një ndikim në të gjitha përmasat e tjera të integrimit (politike, shoqërore dhe kulturore). Kriza rrezikon ta ngadalësojë procesin e integrimit (Ricucci, R., 2011:35).

Më poshtë janë paraqitur gjetjet e këtij studimi në lidhje me mënyrën se si po formësohet projekti emigrues i familjeve shqiptare, që jetojnë në provincën e Sienës në Itali, duke u ndikuar nga njëra anë nga presioni i krijuar nga kriza ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë, dhe nga ana tjetër nga dëshira për t’u ofruar fëmijëve një të ardhme më të mirë. Emigrantët shqiptarë në Siena nëpërmjet rrëfimeve të tyre në bisedat e lira, intervistat e drejtpërdrejta dhe fokus-grupet, kanë treguar se si projekti i tyre emigrues është transformuar me kalimin e kohës dhe jo gjithmonë ka qenë i qëndrueshëm. Projekti emigrues, sidomos i një familjeje emigrante, i cili është kompleks për shkak të dinamikës së jetës familjare dhe nevojave të çdonjërit prej anëtarëve të saj, nuk realizohet siç ishte perceptuar në fillim, por realizohet pjesërisht ose merr formë dhe përmbajtje të ndryshme, në bazë të situatave në të cilat gjendet familja emigrante përgjatë përvojës së saj emigruese.

Nga të dhënat e mbledhura, emigrantët e përfshirë në studim, mund të kategorizohen në 3 grupe. Grupi i parë përfshin emigrantët që janë stabilizuar në Siena dhe projekti i tyre emigrues është i fokusuar drejt qëndrimit në Itali; grupi i dytë përbëhet nga ata të cilët kanë vendosur të kthehen në Shqipëri; ndërsa në grupin e tretë bëjnë pjesë ata emigrantë, të cilët nuk kanë një projekt të qartë emigrues. Le të ndalemi në secilin grupim, duke u fokusuar në ndikimin që ka kriza ekonomike globale që ka prekur edhe Italinë në projektin emigrues të familjes nga njëra anë, dhe veçanërisht e ardhmja e fëmijëve të tyre, nga ana tjetër. Në grupin e parë, bëjnë pjesë kryesisht ata emigrantë të cilët kanë emigruar herët, pra që kanë një kohë të gjatë qëndrimi në Itali, rreth 15-20 vjet dhe që jetojnë me familjet në Itali. Ky grupim përgjithësisht ka kaluar shumë sfida në vendin pritës, derisa ka

289

Page 303: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

arritur të praktikojë strategji përshtatjeje në funksion të integrimit ekonomik, kulturor, shoqëror dhe politik. Përgjithësisht këta individë edhe në rastet kur kanë emigruar vetëm, nëpërmjet procedurave të bashkimit familjar kanë marrë në Itali edhe anëtarët e tjerë të familjes, pjesa më e madhe e tyre kanë blerë shtëpi në vendin pritës dhe janë pajisur me pasaportë italiane. Në këtë grup bëjnë pjesë më shumë individë të martuar, të cilët projektin emigrues të tyre e shohin në funksion të së ardhmes së fëmijëve të tyre, të cilët tashmë janë përfshirë në sistemin arsimor italian dhe kthimi në Shqipëri në këndvështrimin e këtij grupi emigrantësh perceptohet si rrezikues i të ardhmes së fëmijëve të tyre. A.P., një emigrant rreth të gjashtëdhjetave që ka rreth 20 vjet që jeton në Siena me familjen e tij, shpjegon se, që në nisje, projekti i tij emigrues ka qenë i lidhur me të ardhmen e fëmijëve të tij.

“Unë erdha kur kisha fëmijët në shkollë, dhe …i madhi ishte në gjimnaz, dhe ta sillja këtu me studime …(ishte në dëshirë e madhe- B.Z.)... Edhe a do ti që shumë prindër kanë ardhë me idenë për të arsimu fëmjën dhe kanë ngel pastaj? Kanë ngel këtu pastaj, se janë mësu me një mënyrë të punuari…të jetuari… Patjetër që është e vështirë (të kthehesh-B.Z)”.

P.M., një emigrant 49 vjeç nga Vlora, i cili kishte 17 vjet që jetonte në Itali, i martuar e baba i dy fëmijëve, gjatë intervistës tregon se si projekti i tij dhe i familjes së tij kishte ndryshuar përgjatë jetesës në emigrim.

“Kur erdha në fillim, mendoja të shtyja një 10 vjeçar, të mblidhja ndonjë lek e të hapja ndonjë biznes në Shqipëri. Por kaluan 17 vjet dhe unë kam ndryshuar mendje. Djali nga 3 shkoi 20 vjeç, kurse vajza që lindi këtu tani është 16 vjeç. Të dy fëmijët këtu studiojnë, përpiqen dhe janë me rezultate të mira. Unë dhe gruja punojmë. Çfarë do bëjmë që do kthehemi? Nuk është se atje na pret një fushë me lule. Jeta është sakrificë kudo, po të paktën këtu sakrifica shpërblehet më shumë”.

Intervistat e mësipërme nxjerrin në pah jo vetëm ndryshimin e projektit emigrues, por edhe ndërtimin e këtij projekti në funksion të të ardhmes së fëmijëve. Edhe studimi “Integrometër 2008/2009” ka nxjerrë në pah se variabla të karakterit strukturor, mes

290

Page 304: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

të tjerash edhe situata familjare, lipset marrë në konsideratë në analizën e projektit emigrues. Kështu vihet re se gjendja civile më tepër se mosha dhe gjinia kushtëzojnë projektin emigrues. Sipas të dhënave të këtij studimi, të martuarit më shumë se beqarët, shprehen pro sistemimit përfundimtar në Itali (Berti, F.; Valzania, A., 2010:81). Në grupin e dytë bëjnë pjesë ata emigrantë të cilët kanë vendosur të kthehen në Shqipëri. Kjo kategori përfshin kryesisht emigrantë, kohëqëndrimi i të cilëve në vendin pritës është afërsisht 10 vjet. Nga bisedat e lira, intervistat dhe të dhënat e marra nga fokus-grupet, vihet re se kjo kategori është disi heterogjene nga këndvështrimi strukturor. Këtu bëjnë pjesë individë të të dyja gjinive, të grupeve moshore të ndryshme, beqarë dhe të martuar. Kryesisht emigrantët e këtij grupi zotërojnë dokumente qëndrimi afatshkurtër në Itali, të cilat duhet t’i rinovojnë shpesh dhe e shohin këtë procedurë administrative si barrë dhe bezdisje. Ashtu sikurse shprehet edhe sociologia Laura Zanfrini, kjo kategori individësh ndodhet në një situatë varësie nga vendimet e aparatit legjislativ dhe administrativ (Zanfrini, L., 2007: 42), varësi kjo që kushtëzon më pas edhe situatën e tyre të punësimit e të gjithë projektin e tyre emigrues. Këta emigrantë, ose të paktën, pjesa më e madhe e tyre jetojnë në shtëpi me qira në vendin e emigrimit, gjithashtu një pjesë prej tyre e shohin pa shpresë të ardhmen e tyre në Itali, sidomos për shkak të krizës ekonomike globale që këto vitet e fundit ka prekur edhe Italinë. T.G., një emigrant 38 vjeç nga Vlora, i martuar e baba i 2 fëmijëve, i cili në momentin e intervistimit jetonte në komunën Montereggioni gjatë një fokus-grupi pohon:

“Kemi vendosur të kthehemi. Këtu nuk rrihet më, është bërë shumë keq. Të paktën në Shqipëri kemi shtëpinë tonë. Kemi dhe një biznes që e menaxhon vëllai dhe kur të kthehemi do ta menaxhojmë të dy. Fëmijët janë të vegjël e do përshtaten. Edhe në Shqipëri, po të mos mungojë leku, jetohet për bukuri”.

Një tjetër kategori individësh të cilët programojnë të kthehen e të jetojnë në vendin e origjinës janë të moshuarit. Kthimi i tyre në pjesën më të madhe të rasteve ndikohet nga projekti emigrues i fëmijëve të tyre, por në një pjesë tjetër rastesh të moshuarit vendosin të jetojnë në vendin e origjinës dhe të shkojnë në Itali për të rinovuar dokumentet dhe për arsye shëndetësore.

291

Page 305: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Ja si e shpjegon E.N., 33 vjeçe nga Durrësi, situatën për prindërit e bashkëshortit të saj, që jetojnë pranë tyre në Montepulciano.

“Vjehrra ka vështirësi me italishten, nuk e flet mire. Shoqëri nuk ka, gjithë ditën (rri- B.Z.) në shtëpi. Vjehrri punon, po normal edhe mosha bën të vetën. Kanë dëshirë dhe ato të kthehen (Në Shqipëri- B.Z.) …”.

Megjithatë, studimi nxorri në pah se edhe disa emigrantë, të cilët kanë lejeqëndrim afatgjatë, ose kanë marrë shtetësinë italiane, duke vlerësuar si të papërshtatshme situatën ekonomike në Itali dhe mundësinë e sigurimit të të ardhurave për një jetë të kënaqshme për familjet e tyre, ndërmarrin vendimin për t’u kthyer në vendin e origjinës. Lejeqëndrimi afatgjatë ose shtetësia italiane shërben për ta si një lloj sigurie që, nëse projekti nuk shkon sipas parashikimeve në vendin e origjinës, rikthimi në Itali është gjithmonë një mundësi. Pra, duket se integrimi institucional/politik në vendin pritës ose mungesa e këtij integrimi nga ana e emigrantëve shqiptarë dhe e familjeve të tyre, nën presionin e krizës ekonomike, mund të bëhen në mënyra të ndryshme nxitës të ndërmarrjes së vendimit për t’u kthyer në vendin e origjinës. Në rastet, kur u identifikua që familja kishte ndërmarrë vendimin për t’u kthyer, emigrantit/emigrantes së intervistuar iu kërkua të fliste për mënyrën si ai/ajo i perceptonte sfidat e integrimit të fëmijëve në vendin e origjinës. Ja si shprehet E.N., 33 vjeçarja e sipërpërmendur gjatë intervistës:

“…Ëëë [mendohet]… Kur ia thashë (djalit- B.Z.) në fillim si ide (kthimin në Shqipëri- B.Z.) aty për aty tha: “ Mua më pëlqen shumë Shqipëria!”. Sepse çdo vit që vinim (në Shqipëri- B.Z.) dhe dy herë në vit që rrinim nga 2-3 javë u argëtonte shumë, plus njerëzit, familjarët, i rrethuar gjithmonë nga njerëz, që në Itali i mungojnë, edhe iu bë shumë qejfi. “Po,- tha,- jam dakord”. Dhe normal ai (është- B.Z.)12 vjeç… dhe…donim të dinim dhe idenë e tij çfarë mendonte, dëshirën e tij .

292

Page 306: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Tha: “Po më pëlqen Shqipëria, më pëlqen të kthehem, por do më vijë shumë keq për shokët...”.Që kur ka lind (ka- B.Z.)të njëjtët shokë, pastaj është dhe një çikë moshë delikate se 12 vjeç nuk është as i madh e as i vogël por arrin t’ia japë vlerën shoqërisë, edhe vetëm për këtë gjë i vinte keq, por për të tjerat…“ Jo tha,- jam shumë i lumtur. Do kthehem në Shqipëri”.

Dhe më poshtë, kur pyetet për nivelin e njohjes së gjuhës shqipe nga djali, E.N vazhdon:

“Ka qenë dëshira e tij të mësonte (shqip-B.Z.), nuk e kam nxit asnjëherë jashtë dëshirës. Edhe televizori po (ka ndikuar-B.Z.). Mora dixhitalb edhe për lajmet që ndodhin në Shqipëri normal se … është normale të dish se çfarë ndodh çfarë s’ndodh… Gjithmonë më thonte “Po kjo germa si shkruhet? Kjo fjala çfarë do të thotë?” Dëgjonte fjalë të reja, ishte shumë kurioz bile, dhe vetë pak nga pak filloi të shkruante dhe të lexonte. Më shumë se aq jo, vetëm kaq, shkruan dhe lexon. Foljet nuk i zgjedhon, gjëra të tjera jo”.

Megjithatë, sërish e ardhmja e fëmijëve duket se krijon shtigje për një projekt emigrues të papërfunduar. E.N., emigrantja e sipërcituar, në lidhje me këtë argument, shton:

“Në Shqipëri? Po, po (po planifikojmë të blejmë shtëpi- B.Z.)… Shtëpinë që kemi në Itali tani për tani jo (nuk do ta shesim- B.Z)… Sepse, ndoshta një ditë, ngaqë çuni ka lind në Itali do ketë dëshirë të shkojë të takojë shokët, mund të studiojë, mund të ketë ai zgjedhjet e veta kështu që…”.

Në grupin e tretë bëjnë pjesë ata emigrantë, projekti emigrues i të cilëve është konfuz. Edhe ky grup është heterogjen nga pikëpamja strukturore. Janë kryesisht emigrantë që kanë 10 vjet ose më pak kohë qëndrimi në Itali, femra dhe meshkuj, beqarë e të martuar, të rinj e të moshuar. Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht individë, të cilët kanë lejeqëndrimi afatshkurtër në Itali, 1 ose 2 vjeçare. Argumentet pro kthimit në Shqipëri që ata sjellin gjatë intervistave dhe bisedave të lira tregojnë se janë të pakënaqur nga jeta në Itali, ndihen të huaj, të ardhurat janë të pamjaftueshme për të bërë një jetë dinjitoze, kriza ekonomike ka prekur familjet e tyre për shkak të papunësisë së

293

Page 307: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ndonjërit prej anëtarëve të familjes. Nga ana tjetër, argumentet që sjellin pro qëndrimit në Itali tregojnë se ata ndihen të pasigurt nga kthimi në Shqipëri, nuk kanë siguri se në Shqipëri do të gjejnë punë, mendojnë se në Shqipëri ka shumë korrupsion dhe pak rregull, mendojnë se marrëdhëniet ndërpersonale në Shqipëri nuk janë të sinqerta dhe bazohen në interes, çka u krijon atyre një gjendje shpirtërore të rëndë, nuk u pëlqen shërbimi shëndetësor në Shqipëri etj. Ja çfarë tregon një 57 vjeçare nga Lushnja (F.L.):

"Ne themi këtu nuk rrihet, por edhe atje nuk kthehemi dot. U bëmë mbi 10 vjet në Siena dhe sërish nuk dimë ç’do bëhet me ne. Fëmijët janë rritur e po shohin jetën e tyre, nuk kanë më nevojë për ne. Kurse ne këtu gjërat po na shtrëngohen. Nuk është më si në fillim, kur mund të kurseje ndonjë gjë. Tani nuk na del të shtyjmë muajin. Por dhe në Shqipëri keq është bërë. Shohim lajmet përditë, papunësi, pasiguri e madhe dhe andej. Ju doli më mirë juve që nuk emigruat, të paktën nuk ndiheni në udhëkryq si ne... ”.

Pohimet e emigrantëve që u përfshinë në studim, tregojnë se si projekti emigrues shërben si një mekanizëm herë-herë nxitës e, në raste të tjera, frenues i procesit të integrimit të emigrantëve në vendin pritës. Nga ana tjetër, edhe mungesa e integrimit në shoqërinë pritëse në secilën nga përmasat e saj, i çon emigrantët drejt thurjes së një projekti emigrues që, sikurse pohon sociologu bashkëkohor shqiptar Zyhdi Dervishi, i nxit njerëzit të hedhin vështrime të kryqëzuara në det. Shoqëria pasmoderne karakterizohet nga pasiguria dhe sikurse thekson Bauman, në moderinitetin likuid asgjë nuk është e garantuar (Bauman, Z., 2008:94). Në këtë kuadër projektet jetësore njerëzore nuk mund të jenë veçse afatshkurtra dhe të paqëndrueshme, aq më tepër kur flitet për projektet e emigrantëve, të cilët në shoqërinë pritëse mbartin problematikat e njeriut “të huaj”, të huaj nga pikëpamja etnike, kulturore, shoqërore në krahasim me popullsinë vendase në këtë shoqëri. Në këto kushte, procesi i integrimit dhe i përshtatjes së suksesshme në shoqërinë pritëse bëhet shumë kompleks dhe i papërcaktuar. Përvoja jetësore në vendin e emigrimit e ka shkëputur tashmë emigrantin dhe familjen e tij nga vendlindja, nga jeta atje, nga kontaktet shoqërore aktive me njerëzit në vendlindje dhe e gjithë kjo e bën atë që këta njerëz të ndihen dyfish të huaj, të huaj në vendin pritës dhe i huaj në vendin e origjinës. Amullia dhe konfuziteti në projektimin e së ardhmes për emigrantët dhe familjet e tyre do të shoqërohet pashmangshmërisht me probleme të mosintegrimit të suksesshëm në vendet pritëse, çka do të ndikojë jo pozitivisht në përvojën e tyre

294

Page 308: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigruese dhe, për rrjedhojë, edhe në një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. Ja pse kjo çështje kërkon vëmendje të veçantë e lipset trajtuar me seriozitet jo vetëm nga studiuesit socialë, por edhe nga vendimmarrësit politikë.

295

Page 309: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

KAPITULLI V: PËRFUNDIME DHE SUGJERIME 5.1. Përfundime

Ky studim nxori në pah se sipas perceptimit të emigrantëve karakteristikat lokale ndikojnë në përshtatjen e tyre dhe familjeve të tyre në vendin pritës. Kur flasin për vendin ku jetojnë, emigrantët e krahasojnë atë me vendin e origjinës, duke vënë në pah ndryshimet dhe ngjashmëritë. Disa vënë në pah përvojat që kanë patur para se të emigronin, për të identifikuar tipare të lokalitetit sienez. Emigrantët që u përfshinë në studim, në këndvështrimin e tyre, e shohin të jetuarit në një lokalitet të vogël herë me sy pozitiv, e herë me sy negativ. Disa prej tyre pohojnë se jetesa në një vend të vogël, ku kontaktet me vendasit janë të shpeshta, të përditshme dhe personale, krijon hapësira shumë të mira për t’u përfshirë në jetën sociale të lokalitetit, çka krijon mundësi më të mëdha integruese, të tjerë e shohin jetesën në një vend të vogël si disavantazh, sepse një vend i vogël nuk krijon shumë hapësira për zhvillim dhe ecje përpara, ofron një jetë të qetë, por jo dinamike, ofron një jetë të organizuar, por monotone, dhe e gjitha kjo nxit interesin për të ndryshuar, për t’u zhvendosur diku tjetër edhe pse jo, për t’u kthyer edhe në vendin e origjinës. Disa emigrantë të tjerë e shohin lokalitetin e Sienës me një sy më pragmatist. Ata i konsiderojnë hapësirat që ofron Siena të vlefshme për ta, sepse shohin që këto hapësira i përgjigjen përvojave dhe interesave të tyre:emigrantët që vijnë nga zonat rurale gjejnë hapësira punësimi në sektorin e agrikulturës mjaft të zhvilluar në Siena, duke e konsideruar këtë si përparësi të territorit sienez në ushtrimin e një profesioni jo tërësisht të panjohur për ta, emigrantët për arsye studimi, e shohin Sienën si një mjedis që, përveç të tjerash, ofron hapësira të mira studimi, sidomos në programe të veçanta që lidhen edhe me karakteristikat lokale. Përvoja dhe perceptimi i emigrantëve që u përfshinë në këtë studim ka nxjerrë në pah se modeli i integrimit të emigrantëve shqiptarë në kontekstin sienez, është i ngjashëm me modelin e dytë të paraqitur në analizën e Wood. Sipas këtij modeli, në raportin me të huajin vendasit në fillim do të shfaqin një lloj mosbesimi, e më pas ky mosbesim do të transformohet ose në armiqësi, ose në miqësi, sipas perceptimeve të të huajit si i panjohur ose si familjar. Duket se në kontekstin sienez, familjet shqiptare kanë depërtuar në labirintet sociokulturore sieneze, duke e transformuar mosbesimin e vendasve në familjaritet, e herë-herë edhe në miqësi. Studimi nxori në pah se disa emigrantë që u përfshinë në studim e shohin anëtarësimin dhe pjesëmarrjen aktive në kontradë si strategji integrimi në lokalitetin

296

Page 310: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

sienez. Kjo prirje, sigurisht mund të vijë edhe natyrshëm, për shkak të bashkëjetesës me traditat e zonës ku emigrantët jetojnë prej kohësh, por ndër anëtarët e një familjeje emigrante vihet re një interes më i dukshëm për kontradat tek fëmijët dhe të rinjtë në familje. Megjithatë, për emigrantët e brezit të parë, sidomos për ata që kanë emigruar për arsye punësimi, pjesëmarrja aktive në veprimtaritë e kontradave shihet si tepër e vështirë, për shkak të angazhimit që kjo pjesëmarrje kërkon dhe pamundësisë kohore të emigrantëve për t’iu përkushtuar veprimtarive dhe jetës së kontradës. Fokusimi tek puna, i kushtëzon emigrantët të marrin pjesë aktive në jetën sociale të lokalitetit ku jetojnë. Disa prej emigrantëve të intervistuar mbrojnë idenë se tradita e mbështetur në kontrada është shprehje e traditës së mbështetur në familje, pavarësisht se kontrada në vetvete lidh njerëz që jo domosdoshmërish kanë lidhje gjaku me njeri-tjetrin. Anëtarët e një kontrade kanë lidhje shpirtërore që nxitet nga përkatësia kontraduale, por që krijon të njëjtën frymë miqësore dhe afektive, siç krijohet në një familje të madhe. Kjo afërsi familjare brenda kontradave bëhet pjesë integrale e mënyrës së jetesës së çdokujt që është pjesë e kontradës, përfshi këtu edhe emigrantët ose fëmijët e tyre, madje mund të drejtojë një projekt emigrues të tërë familjes emigrante, veçanërisht të familjeve me fëmijë të mitur që janë pjesë e një kontrade. Pjesëmarrja e fëmijëve në kontradat sieneze, e cila është pjesë e një procesi shoqërizues në shoqërinë pritëse, shërben, përveç të tjerash, edhe si një mekanizëm i rëndësishëm që i ndihmon ata të bëhen “të brendshëm” në shoqërinë sieneze dhe të integrohen suksesshëm në këtë shoqëri. Pothuaj të gjithë emigrantët që u përfshinë në këtë studim e shohin shoqërinë sieneze të lidhur ngushtësisht me traditat nënkulturore. Sipas tyre kjo besnikëri ndaj traditave ka çuar në një mbyllje shoqërore të sienezëve dhe në një vështirësi për t’i pranuar lehtësisht të tjerët. Kjo mbyllje e vendasve shpesh shihet si pengesë për procesin e integrimit të emigrantëve dhe familjeve të tyre. Sipas emigrantëve, që u përfshinë në studim, “mbyllja” shoqërore sieneze çon në një lloj riprodhimi social, i cili reflektohet në sferën e punësimit, duke favorizuar vendasit dhe duke kufizuar mjaft hapësirat për emigrantët. Të intervistuar të tjerë nuk e shohin “mbylljen kulturore” si karakteristikë të nënkulturës sieneze, por e përgjithësojnë atë për të gjithë rajonin e Toskanës, disa të tjerë e konsiderojnë këtë lloj mbylljeje si tipar të lokaliteteve të vogla. Nga bisedat e lira, intervistat dhe fokus-grupet vihet re se mbyllja, si të thuash etnocentrike, e sienezëve, ka ndikuar në krijimin e një atmosfere paragjykuese për jovendasit. Mjaft emigrantë shprehen se e ndjejnë një lloj fryme paragjykuese nga vendasit. Disa shprehin mendimin se fryma paragjykuese në Toskana në përgjithësi e në Siena në veçanti, nuk është aq e fortë sa në rajone të tjera të Italisë, kjo për shkak të tipareve

297

Page 311: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

nënkulturore të lokalitetit. Dikush paraqet idenë se sa më i lartë niveli kulturor i një zone, aq më e zbehtë është fryma paragjykuese e vendasve ndaj emigrantëve në këtë zonë. Disa emigrantë të tjerë e shohin dyshimin e sienezëve, jo si rezultat i një etnocentrizmi nënkulturor, të zhvilluar në brendësi të shoqërisë sieneze, por si një proces të zhvilluar natyrshëm nga mungesa e kontakteve dhe e njohjes së një grupi të caktuar emigrantësh, e në rastin konkret të grupit të emigrantëve shqiptarë. Disa të tjerë i lidhin paragjykimet e shoqërisë sieneze me perceptimet fillestare të krijuara për emigrantë të veçantë, perceptime të cilat më pas i kanë përdorur për të bërë përgjithësime për të gjithë grupin.

Në lidhje me ndryshimet strukturore dhe funksionale të familjes në emigrim, studimi nxori në pah se ekzistojnë dy prirje në kontekstin e familjes emigrante shqiptare: (a) nga njëra anë, në ndikimin e elementeve kulturore të shoqërisë pritëse, familjet emigrante kanë pësuar ndryshime të rëndësishme strukturore e, për rrjedhojë, edhe funksionale (b) nga ana tjetër, disa familje, të cilat kanë gjykuar si të papërshtatshme përvetësimin e elementëve kulturorë vendas, kanë ruajtur, si të thuash, me konservatorizëm, strukturën dhe funksionet familjare të importuara nga vendi i origjinës. Pavarësisht ndryshimeve strukturore që po pëson familja në një kontekst global, familja emigrante shqiptare në kontekstin e emigrimit, pëson ndryshime strukturore në varësi të kushteve specifike në të cilat kjo familje jeton. Studimi nxori në pah se emigrantët shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës, sidomos ata që ishin të pamartuar, kishin prirjen për t’i shtyrë martesat për një moshë më të vonshme e për të mos patur shumë fëmijë. Edhe emigrantë të tjerë, kanë nxjerrë në pah se në kushtet e emigrimit, kur mungon mbështetja e familjarëve dhe e të afërmve, sjellja në jetë dhe rritja e një fëmije bëhet tepër e vështirë dhe kërkon sakrifica të mëdha. Kjo situatë nxit shpesh vendimin e çifteve në emigrim për të patur pak fëmijë ose për të patur vetëm një. Në vendin e origjinës ku ende lidhjet familjare janë të forta dhe gjyshërit ndihmojnë në rritjen e nipërve dhe mbesave, ka më shumë mundësi për të lindur dhe rritur më shumë se një fëmijë. Një tjetër arsye, që lidhet ngushtë me arsyen e sipërpërmendur, është punësimi i grave në emigrim. Mjaft vajza dhe gra, të cilat nuk ishin të punësuara në vendin e origjinës, në emigrim ndihen “të detyruara” të punësohen. Punësimi i tyre, shpesh informal si dhe përjashtimi nga skemat e mbështetjes ekonomike pas lindjes, shpesh bëhet pengesë për sjelljen në jetë të fëmijëve në kushtet e emigrimit. Studimi nxori në pah dy prirje kryesore në lidhje me rolin e të moshuarve në familjen emigrante shqiptare në provincën e Sienës: (a) prirja sipas së cilës të moshuarit

298

Page 312: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

humbasin rëndësinë e tyre në familje, sepse nuk përfshihen në “role aktive” e të dobishme për familjen në emigrim, (b) prirja sipas së cilës të moshuarit gëzojnë një status të kënaqshëm në familje, sepse përfshihen në “role aktive” dhe të dobishme familjare. Prirja e parë u identifikua në rastin e familjeve emigrante, ku të moshuarit, kryesisht të pajisur me lejqëndrim për arsye familjare, jetonin në kushte shëndetësore të disfavorshme për të ndërmarrë role aktive në familje. Në këto raste, të moshuarit ndiheshin “të pavlerë” dhe si “barrë” për fëmijët e tyre në vendin e emigrimit, ankoheshin shpesh për mungesën e kontakteve sociale me bashkëkombësit dhe bashkëmoshatarët në emigrim, gjë që i bënte ata të ndiheshin të “izoluar” nga pikëpamja shoqërore, e për rrjedhojë, të stresuar, çka e pasqyronin edhe në marrëdhënie me anëtarët e tjerë të familjes në emigrim. Izolimi shoqëror i të moshuarve në emigrim dhe mbyllja e tyre “brenda mureve të shtëpisë”, shpjegohet dhe me mosnjohjen nga ana e tyre të gjuhës së vendit pritës. Prirja e dytë u identifikua në rastin e atyre familjeve emigrante, ku prania e prindërve të çiftit, shihet si një ndihmë e madhe sepse ata (a)ndihmojnë në rritjen e nipërve dhe mbesave; (b) ndihmojë në punët familjes (kryesisht gratë) si: në gatim, në pastrimin e shtëpisë e larjen e rrobave, në blerjen e produkteve të konsumit të përditshëm, e të tjera; (c) punojnë me orë të reduktuara dhe sjellin të ardhura në shtëpi, gjë që lehtëson ekonominë familjare në emigrim; (d) përfitojnë ndihmë sociale dhe sjellin të ardhura në shtëpi, gjë që gjithashtu lehtëson ekonominë familjare në emigrim. Kjo situatë bën që të moshuarit të perceptohen si individë që ndihmojnë ecurinë e procesit jetësor të familjeve në emigrim, gjë që u jep atyre një status të nderuar në familjet emigrante. Në lidhje me ndarjen e roleve gjinore dhe të punëve brenda dhe jashtë shtëpisë, ky studim identifikoi dy prirje: prirja e parë, sipas së cilës bashkëshortët nuk përqafojnë role tradicionale gjinore në familje dhe jashtë saj; prirja e dytë, sipas së cilës bashkëshortët përqafojnë role tradicionale gjinore në familje dhe jashtë saj. Në rastin e parë, janë identifikuar familje ku të dy bashkëshortët përfshiheshin në veprimtari të tilla familjare si: gatimi, blerjet dhe më rrallë edhe pastrimi i shtëpisë. Në këto raste të dy bashkëshortët ishin të punësuar dhe sillnin të ardhura në familje, duke dhënë të dy një kontribut si jashtë dhe brenda shtëpisë. Disa prej emigrantëve, gjatë intervistave të tyre identifikuan edhe rastet kur, si pasojë e krizës ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë, dhe kur tregu i punës ofron më shumë punë për gra sesa për burra, në familjen e tyre burri mund të ishte pa punë, ndërsa gruaja e punësuar. Në këto kushte, rolet gjinore e humbasin profilin e tyre tradicional për t’iu përshtatur kushteve në të cilat jeton familja emigrante. Emigrantët meshkuj u shprehën se një pjesë shumë të madhe të veprimtarive brenda në familje si gatimi,

299

Page 313: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

blerjet, por edhe pastrimin e shtëpisë e bënin ata, meqë kishin më shumë kohë të lirë. Megjithatë një gjendje të tillë ata e shprehnin me “gjysmë zëri” dhe me keqardhje sepse për ta, vlera e vërtetë e punës së një burri shprehet me pagën e përfituar nga puna jashtë shtëpisë. Në rastin e dytë bënin pjesë kryesisht familjet ku burri punonte jashtë shtëpisë dhe siguronte të ardhura financiare dhe gruaja merrej me punë brenda shtëpisë si: pastrimi, larja e rrobave dhe gatimi. Raste të ndarjes tradicionale të roleve gjinore brenda familjes u identifikuan edhe atëherë kur gruaja ishte e punësuar jashtë shtëpisë, pra, pavarësisht roleve jashtë shtëpisë, marrja me punët brenda shtëpisë ishte ekskluzivitet i grave. Në të dyja rastet u vu re se ndjekja e ecurisë shkollore të fëmijëve ishte kryesisht veprimtari e nënave dhe më pak e baballarëve. Gjithashtu blerjet kryheshin nga të dy partnerët, madje në mjaft raste blerjet në qendra tregtare bëheshin nga të gjithë anëtarët e familjes dhe shiheshin si veprimtari e përbashkët shlodhëse që përqëndrohej kryesisht në fundjavë. Studimi pra, nxori në pah se në mjaft raste familjet shqiptare në emigrim shfaqin një prirje për t’iu larguar mënyrave tradicionale gjinore, duke vlerësuar çfarë është më e dobishme për secilin anëtar të familjes dhe më e vlefshme për të gjithë familjen. Megjithatë, ko prirje ende nuk është gjithëpërfshirëse. Ende në disa prej familjeve emigrante shqiptare në kontekstin sienez ruhen rolet tradicionale gjinore. Ka raste kur, më tepër se mjedisi social i jashtëm, marrëdhëniet mes bashkëshortëve në familje ndikohen nga predispozita që ka kryesisht bashkëshorti për ta konsideruar bashkëshorten si të barabartë ose jo me të. Në rastet kur familja priret të “mbyllet” brenda një mikrokozmosi e nuk krijon komunikim me shoqërinë pritëse dhe me mjedisin e jashtëm social, qëndrimet e bashkëshortëve kundrejt njeri-tjetrit dhe kundrejt anëtarëve të tjerë të familjes priren të mbeten të pandryshueshme, duke ruajtur si të thuash, me fanatizëm, ndarjen tradicionale të roleve gjinore. Në lidhje me pavarësinë e fëmijëve nga prindërit, studimi nxori në pah se një pjesë e emigrantëve që u përfshinë në studim, nuk e mbështesnin pavarësinë e tepruar të fëmijëve nga prindërit. Në këndvështrimin e tyre, kjo pavarësi, të cilën e shohin tek fëmijët e familjeve italiane, nuk është e dobishme për fëmijët. Emigrantët për arsye studimore, që janë kryesisht të rinj të grup-moshës 20-30 vjeç, e vlerësojnë pavarësinë e fëmijëve nga prindërit, sidomos kur fëmijët janë mbi moshën 18 vjeç. Sipas tyre, prindërit shqiptarë ndërhyjnë në pavarësinë e fëmijëve edhe kur këta të fundit janë në një moshë madhore. Ata pohojnë se jetesa larg familjes ka kostot e veta, por, nga ana tjetër, të pajis me një pavarësi, e cila të çon drejt marrjes së përgjegjësive dhe drejt aftësimit për zgjidhjen e problemeve, gjë që nuk ta mundëson jetesa me prindërit. Në këtë këndvështrim përvoja e tyre në emigrim për arsye studimore në Itali, merr një

300

Page 314: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

rëndësi të veçantë. Përvoja larg prindërve dhe familjes, perceptohet nga të rinjtë si një përvojë që i pasuron dhe i nxit ata drejt ndryshimit. Studimi nxori në pah, nga njëra anë, një prirje të familjes shqiptare në emigrim drejt ndryshimeve strukturore e funksionale e, nga ana tjetër, një qëndrim disi konservator të familjeve më shumë në lidhje me marrëdhënien mes brezave dhe më pak në marrëdhëniet gjinore. Kjo situatë shoqërohet shpesh me konfuzion të vlerave familjare në familjen emigrante shqiptare. Ky studim, pra mbështeti idenë se vlerat familjare tradicionale mbeten gjithmonë elementë të rëndësishëm të familjes që emigron, në përgjithësi konservatore, por që respektohen me më pak forcë në krahasim me të kaluarën. Një pyetje hulumtuese e ngritur në këtë studim është se a parapëlqehen martesat e përziera si strategji integrimi në vendin pritës nga emigrantët shqiptarë pra, thënë ndryshe, a janë domethënëse për procesin e integrimit në kontekstin sienez martesat e emigrantëve shqiptarë me vendasit? Ndër emigrantët që u përfshinë në këtë studim u identifikuan 4 raste kur emigrantet femra ishin të martuara, të fejuara ose bashkëjetonin me partnerë italianë, një rast kur një emigrant mashkull bashkëjetonte me një vendase, si dhe një rast kur një emigrant mashkull bashkëjetonte me një të huaj joitaliane. Studimi pra nuk evidentoi ndonjë prirje domethënëse të emigrantëve shqiptarë për t’u martuar me vendasit. Megjithëse ky studim nxori në pah një prirje të lehtë të vajzave shqiptare për të zgjedhur partnerë italianë, kjo nuk lipset konsideruar një strategji e mirfilltë e përdorur nga emigrantët shqiptarë për t’u integruar në vendin pritës. Studimi evidentoi se kriter për zgjedhjen martesore për emigrantët që u përfshinë në studim janë ngjashmëria kulturore dhe personaliteti i vetë partnerit/ partneres dhe se kombësia shihet në funksion të këtyre dy faktorëve. Sikurse u paraqit edhe në kapitullin hyrës, një nga objektivat e studimit ishte dhe identifikimi i përmasave të integrimit të emigrantëve në shoqërinë pritëse dhe paraqitja e faktorëve familjarë që ndikojnë në këto përmasa të para të lidhura ngushtë me faktorë të tjerë individualë dhe socialë. Më poshtë janë paraqitur konkluzionet e këtij studimi në lidhje me këtë çështje. Në lidhje me integrimin institucionalo/politik, qëndrimet e emigrantëve që u përfshinë në këtë studim ndahen në dy grupe:në grupin e parë, që përbën pjesën më të madhe të emigrantëve të intervistuar bëjnë pjesë ata që, gjatë intervistimit, janë shprehur se dëshirojnë të marrin shtetësinë italiane, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë ata

301

Page 315: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrantë, të cilët nuk janë shprehur entuziastë për marrjen e shtetësisë italiane. Nga qëndrimet e emigrantëve të grupit të parë, vihet re dukshëm se kjo dëshirë e tyrja më tepër se me të ndjerit qytetar i shoqërisë pritëse, lidhet me interesa pragmatiste si: (a) evitimi i procedurave burokratike që kërkon rinovimi i vazhdueshëm i lejeve të qëndrimit; (b) krijimi i mundësive për lëvizje dhe punësim në vendet e Komunitetit Evropian; (c) krijimi i më shumë hapësirave për punësim si profesionist dhe veçanërisht në sektorin publik (d) krijimi i më shumë hapësirave për ushtrimin e të drejtave politike; (e) krijimi i më shumë hapësirave për ushtrimin e profesioneve të lira;(f) ndihmesa në pajisjen me shtetësi të fëmijëve të emigrantëve si dhe i hapësirave për pajisjen e të afërmve me leje qëndrimi në Itali. Grupi i dytë i emigrantëve nuk u shpreh shumë entuziast për marrjen e shtetësisë italiane. Karta pa kufizime e qëndrimit, sipas tyre, nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga shtetësia. Disa prej tyre mendojnë se të qenurit ose jo shtetas italian, nuk të pajis me më shumë hapësira punësimi dhe përfitime të tjera pragmatiste. Gjithashtu, sipas disa emigrantëve, të paturit e shtetësisë italiane nuk ndryshon as qëndrimin që kanë vendasit për emigrantët. Sipas tyre procesi i stigmatizimit të vendasve për të huajt, e ndjek emigrantin pavarësisht nga shtetësia. Njohja e qytetarisë, e cila nuk duket të ndikojë shumë në perceptimin që vendasit kanë për emigrantët në kontekstin italian në përgjithësi dhe atë sienez në veçanti, bën që emigranti të vazhdojë të ndihet i juaj, pikërisht nga qëndrimi që vendasit mbajnë kundrejt tij. Mungesa e disa të drejtave për emigrantët shqiptarë jo shtetas italianë ka bërë që mjaft prej tyre të shprehin parapëlqim për marrjen e shtetësisë italiane, sepse pa të ndihen ende të huaj në një shoqëri ku mund të kenë kaluar më shumë se gjysmën e jetës së tyre. Në lidhje me integrimin ekonomik, lipset theksuar se puna thjeshtëson procesin e integrimit, por nuk e zgjidh e vetme problematikën. Të kesh një punë, nuk do të thotë të jesh i integruar, pra, puna përbën kusht të nevojshëm, por jo të mjaftueshëm për integrimin. Emigrantët që u përfshinë në studim kanë pohuar se më së shumti janë të punësuar në këta sektorë: (a) Sektori i kujdesit dhe shërbimeve, ku përfshihen shërbimet e asistencës shtëpiake, shërbime për të moshuarit, shitje, bar-restorante, hoteleri-turizëm, deri tek shërbimet e marketingut në agjenci reklamash, përkthime, si dhe shërbime publike në zyra punësimi e të tjera. Pjesa më e madhe e emigrantëve të këtij grupi ishin të rinj të moshës 25-35 vjeçare, kryesisht femra, por edhe meshkuj, beqarë, të martuar, të fejuar ose persona që bashkëjetonin. Në sektorin e shërbimeve publike u vu re se ishin të punësuar kryesisht emigrantë, përvoja migruese e të cilëve ishte maturuar, kishin marrë shtetësi italiane dhe ishin përfshirë në një proces mobiliteti social ngjitës në shkallët e shoqërisë italiane. Nga ky studim doli në pah se,

302

Page 316: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

pavarësisht se në sektorin e shërbimeve janë të punësuara më së shumti emigrantet femra, edhe emigrantët meshkuj nuk mungojnë. Kryesisht këta të fundit janë të punësuar në shërbimet që lidhen me baret e restorantet si dhe hotelerinë e turizmin në provincën e Sienës. (b) Sektori i ndërtimit dhe restaurimit. Grupi i emigrantëve që punonin në sektorin e ndërtimit, të identifikuar në këtë studim, përbëhej nga meshkuj, beqarë e të martuar, kryesisht me nivel arsimor mesatar ose të pamjaftueshëm. (c) Sektori i agrikulturës. Studimi evidentoi se emigrantët e këtij grupi, kryesisht ishin meshkuj, beqarë e të martuar dhe përfaqësues të grup-moshave të ndryshme. Emigrantët, duke treguar përvojën e tyre të punësimit në këtë fushë, kanë nxjerrë në pah edhe sfidat e hasura për t’u integruar suksesshëm në këtë sektor punësimi. Studimi nxori në pah një prirje të zbehtë të emigrantëve shqiptarë për t’u punësuar në sektorin e pyjeve. Emigrantët e punësuar në këtë sektor janë meshkuj, beqarë dhe të martuar. (d) Sektori industrial. Studimi evidentoi disa emigrantë që punonin në këtë sektor. Ky grup ishte heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore dhe statusi civil. Kështu pra, ky studim nxori në pah se emigrantët shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës nuk janë të punësuar në një sektor të veçantë, pra nuk krijojnë një segmentim etnik, por punësohen kudo ku gjejnë hapësira, duke shprehur vullnetin për një integrim ekonomik të suksesshëm në vendin pritës. (e) Emigrantë të papunë. Një pjesë e emigrantëve, të përfshirë në studim kanë pohuar se ishin pa punë në momentin e intervistimit, ose punonin me orë të kufizuara, kryesisht për shkak të krizës ekonomike, e cila ka prekur edhe Italinë këto 4 vitet e fundit. (f) Emigrantët sipërmarrës. Një nga gjetjet më interesante të këtij studimi ishte se një pjesë e konsiderueshme e emigrantëve i fitonin të ardhurat e tyre kryesore nga veprimtari sipërmarrëse. Karakteristikë e kontekstit italian është se, krahasuar me kontekstin më të gjerë europian, niveli i punësimit autonom/ të pavarur është i lartë dhe lidhet me një strukturë të bazuar në rolin qendror të sipërmarrjes së mesme dhe asaj të vogël. Një gjë e tillë krijon mjedisin e përshtatshëm për zhvillimin e formave të ndryshme të sipërmarrjeve edhe nga të huajt. Të dhënat e mbledhura gjatë studimit kanë nxjerrë në pah se disa nga emigrantët shqiptarë në veprimtaritë sipërmarrëse janë bashkëpronarë me vendasit. Duket se prirjet paragjykuese të vendasve kundrejt emigrantëve shqiptarë tejkalohen dhe humbasin rëndësinë, kur mes këtyre dy grupeve identifikohen interesa të përbashkëta. Të qenurit bashkëpronar me vendasit në veprimtari sipërmarrëse është shprehje jo vetëm e një “hapjeje” shoqërore të shoqërisë pritëse, por edhe e një aftësie mjaft të mirë për t’u integruar suksesshëm në vendin pritës nga ana e emigrantëve shqiptarë. Ky studim tregoi gjithashtu se, megjithëse emigrantët shqiptarë mbështesin njeri-tjetrin në punësim, kjo mbështetje kalon nëpër filtrat e arsyes, duke marrë tiparet e një mbështetje racionale më tepër se

303

Page 317: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emocionale. Për ta, sidomos për emigrantët sipërmarrës, të mbështesësh bashëkombasit nuk ka vlerë, nëse puna e tyre nuk jep rezultate të mira. Kjo prirje në rastin e emigrantëve nuk ndihmon krijimin e sipërmarrjeve homogjene nga pikëpamja etnike, përveç rasteve kur sipërmarrja ka karakter familjar dhe në të angazhohen vetëm anëtarë të një familjeje. Të dhënat e mbledhura në këtë studim nxorën në pah edhe disa nga arsyet pse mjaft emigrantë shqiptarë parapëlqejnë punën e pavarur në krahasim me punësimin që i vë në vartësi të dikujt tjetër: (a) Emigrantët bëhen sipërmarrës pas krijimit të përvojës në një fushë të caktuar. Rritja e kapitalit njerëzor, përvetësimi dhe përsosja e aftësive të fituara gjatë punës empirike në emigrim, duket se përbën një faktor të rëndësishëm nxitës për emigrantët drejt sipërmarrjes së pavarur. (b) Emigrantët bëhen sipërmarrës pas përfundimit me sukses të studimeve. Në disa raste, veprimtaria sipërmarrëse mund të shihet nga emigrantët edhe si shprehëse e kapitalit të tyre njerëzor të fituar gjatë viteve të studimit në emigrim, e jo drejtpërdrejtë të siguruar nga veprimtaria praktike si në rastin e përshkruar më sipër. (c) Sipërmarrja e pavarur shpesh shihet si burim i të ardhurave më të mira. Disa emigrantë shqiptarë e shohin punën e pavarur si burim fitimi më të madh, krahasuar me punësimin me një pagë fikse. Të nxitur nga kjo ide, mjaft emigrantë shqiptarë parapëlqejnë të kenë një veprimtari ekonomike të pavarur. (d) Temperamenti i shqiptarëve shpesh i nxit ata në kërkim të punëve të pavarura. Studimi evidentoi se emigrantët shqiptarë në mjaft raste ndihen të pakënaqur sidomos kur janë vartës të pronarëve, të cilët janë më pak të arsimuar dhe më pak të aftë se ata vetë. Jo vetëm meshkujt, por edhe femrat shprehin shpesh dëshirë për të qenë të pavarura në punën e tyre duke ndërmarrë iniciativa sipërmarrëse. Kjo prirje e përgjithshme ka të ngjarë të jetë shprehje e një temperamenti tipik shqiptar. (e) Studimi nxori në pah se jo vetëm dëshira për të qenë i pavarur, por edhe shpirti konkurrues dhe energjik, përbën një shtysë të fuqishme drejt veprimtarive sipërmarrëse për shqiptarët. (f) Studimi gjithashtu nxori në pah se të bëhesh sipërmarrës në kohë krize, për emigrantët shqiptarë përveç shprehje e shpirtit guximtar përbën edhe një strategji mbijetese. Disa emigrantë e shohin situatën e krizës ekonomike që ka prekur edhe shoqërinë italiane si të favorshme për të rrezikuar e për t’u bërë sipërmarrës i veprimtarive të biznesit që shiten në prag të falimentit. Për ta fati ndihmon guximtarët, prandaj duhet rrezikuar. Nga ana tjetër, disa emigrantë e perceptojnë këtë situatë si të rrezikshme për t’u angazhuar me veprimtari sipërmarrëse. (g) Politikat lehtësuese, gjithashtu përbëjnë faktorë tërheqës për sipërmarrjen nga emigrantët. Jo vetëm në nivel kombëtar në Itali, por edhe në nivel lokal, duket se ekzistojnë politika lehtësuese dhe projekte që nxisin sipërmarrjen edhe

304

Page 318: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

nga emigrantët. Studimi nxori në pah se politikat kredidhënëse të bankave përbëjnë një burim nxitës për financimin dhe hapjen e bizneseve të reja. Nga politika të tilla financiare, duket se kanë përfituar edhe mjaft emigrantë shqiptarë në provincën e Sienës. Të ardhurat e emigrantëve në krahasim me vendasit gjithashtu përbëjnë një tregues i integrimit ekonomik. Pjesa më e madhe e emigrantëve të përfshirë në këtë studim i janë përgjigjur pa hezitim pyetjes mbi nivelin e tyre të të ardhurave mujore. Një pjesë e konsiderueshme e tyre pohon se niveli i të ardhurave të tyre mujore mund të krahasohet ne atë të vendasve në mjaft raste. Një element që doli në pah gjatë studimit është se kriza ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë, ka çuar në emërues të përbashkët nivelin e të ardhurave për këdo, qoftë vendas, qoftë i huaj në shoqërinë sieneze. Sigurisht që niveli i të ardhurave të emigrantëve varet edhe nga sektori i tyre i punësimit. Ata që janë të punësuar shpesh jetojnë me ankthin e përfundimit të kontratës, ndërsa ata që janë të vetëpunësuar me ankthin dhe konfuzionin e të mos paturit të qëndrueshmërisë, sepse të ardhurat e tyre varen nga klientela, nga sezoni turistik, e përveç kësaj duhet të mendojnë edhe për pagesat që kanë për të shlyer në fund të muajit. Nga ana tjetër, pavarësisht nivelit të të ardhurave, mënyra e jetesës kushtëzon mënyrën se si menaxhohen këto të ardhura. Edhe në rastin kur dikush paguhet si një vendas, ai i shpenzon këto të ardhura ndryshe nga vendasit. Të dhënat e studimit nxorën në pah se emigrantët shqiptarë janë tepër të ndjeshëm ndaj çështjes së strehimit dhe pagesës së qerasë. Studimi tregoi se pagesa e qirave të shtëpive, që madje janë edhe në kushte jo të mira për t’u banuar, përbën për emigrantët një barrë të vërtetë. Çështja e strehimit lidhet ngushtësisht me integrimin ekonomik të emigrantëve edhe sepse një pjesë e madhe e të ardhurave të tyre shpenzohet pikërisht për sigurimin e strehimit. Çështja e strehimit është një tregues i rëndësishëm i integrimit në një vend edhe në një tjetër këndvështrim. Në fillim të përvojës së tyre emigruese, emigrantët janë të prirur të jetojnë me emigrantë të tjerë duke ndarë shtëpinë me to. Në një fazë të dytë të emigrimit, sidomos atëherë kur projekti nga individual, kthehet në familjar, emigrantët zgjedhin të shkëputen nga grupi i emigrantëve me të cilët jetonin, për të jetuar më vete dhe për t’i krijuar kështu mundësi edhe familjarëve të afërm të bashkohen e të jetojnë me ta. Sa më shumë jetojnë në vendin pritës e sa më shumë projekti emigrues shkon drejt qëndrueshmërisë, duke u kthyer nga një projekt i përkohshëm në të përhershëm, aq më shumë emigrantët fillojnë të mendojnë për të blerë një shtëpi në vendin pritës. Emigrantët e përfshirë në studim ndodhen në faza të

305

Page 319: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

ndryshme të projektit të tyre emigrues. Ata grupohen në tre kategori kryesore. Në grupin e parë të emigrantëve bëjnë pjesë kryesisht emigrantët për arsye studimore dhe ata që kanë pak vite kohëqëndrim në provincën e Sienës dhe që nuk jetojnë me familjen e tyre në Siena. Këta emigrantë jetojnë kryesisht në shtëpi studentësh, shtëpi që i ndajnë me emigrantë të tjerë, ose në shtëpi të vogla me komoditet modest. Në grupin e dytë bëjnë pjesë emigrantë të cilët kanë një kohëqëndrim relativisht më të gjatë në provincën e Sienës, projekti emigrues i të cilëve kryesisht është kthyer ose po kthehet në një projekt familjar. Kjo kategori emigrantësh kryesisht jeton në shtëpi me qira. Këtu bëjnë pjesë (a) ata individë që kanë ende një projekt të paqartë emigrimi, (b) ata që kanë investuar për blerjen e një shtëpie në vendin e origjinës e që ndoshta po projektojnë një kthim të mundshëm në këtë vend. Për këtë kategori emigrantësh pasja e një shtëpie ose e një prone, është motivi kryesor që orienton dilemën kthim-qëndrim. Megjithatë, brenda kësaj kategorie ekziston një kategori tjetër emigrantësh që, megjithëse kanë blerë shtëpi në Shqipëri me paratë e mbledhura nga puna në emigrim, sërish hezitojnë të kthehen. Një pjesë e emigrantëve ndërtimin e shtëpisë në vendin e origjinës e kanë parë të lidhur me familjen e lënë atje, duke e konsideruar mbështetje për prindërit, vëllezërit e motrat që jetojnë në vendin e origjinës. Në grupin e tretë përfshihen ata individë të cilët kanë krijuar një qëndrueshmëri në vendin pritës, projekti emigrues i të cilëve është bërë më i qartë dhe i lidhur me këtë vend. Kjo kategori individësh, përbëhet kryesisht nga individë të martuar, projekti emigrues i të cilëve nga individual është kthyer në një projekt familjar. Për këtë kategori emigrantësh gjithashtu blerja e shtëpisë përbën një motiv që orienton dilemën kthim-qëndrim. Blerja e një shtëpie në Itali është tregues i dëshirës për t’u stabilizuar, për të hedhur rrënjë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për vete dhe për fëmijët në këtë vend. Emigrantë të tjerë mendojnë se, pavarësisht nga projekti i tyre emigrues dhe nga blerja e një shtëpie, ndryshimet në dinamikën ekonomike globale, që u pasqyruan me krizën financiare edhe në Itali, përmbysën projektet e tyre, i bënë ata më të brishta dhe formësuan projekte të tjera të paparashikuara më parë. Për të analizuar përmasën shoqërore të integrimit të emigrantëve dhe familjeve të tyre, studimi synoi të nxjerrë në pah elemente që kanë të bëjnë me: (a) marrëdhëniet miqësore që emigrantët krijojnë me vendasit dhe jovendasit; (b) përballjen e emigrantëve me paragjykimet dhe stigmën në vendin pritës; (c) pjesëmarrjen e emigrantëve në organizata me karakter shoqëror në vendin pritës; (d) kontaktet me vendin e origjinës. Përgjatë këtij hulumtimi, vëmendja u fokusua në rolin që luan familja emigrante në këtë përmasë integrimi në shoqërinë pritëse.

306

Page 320: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Duke mbajtur parasysh këto gjetje, emigrantëve shqiptarë që u përfshinë në këtë studim, iu drejtuan pyetje në lidhje me grupet, me të cilët ata shoqërohen më së shumti. Të dhënat cilësore të mbledhura në këtë studim nxorën në pah gjithashtu 4 kategori: (1) Emigrantët që shoqërohen më së shumti me emigrantë të tjerë dhe më pak me vendas. Kjo kategori ndahet në dy nënkategori: (a) emigrantët që shoqërohen më së shumti me emigrantë të tjerë bashkëkombës dhe (b) emigrantët që shoqërohen më së shumti me emigrantë të tjerë jo domosdoshmërish bashkëkombës. Në nënkategorinë e parë bëjnë pjesë emigrantë të moshave të ndryshme, vajza e djem, burra e gra, beqarë e të martuar. Gjithashtu nënkategoria e dytë është heterogjene nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Studimi nxori në pah se një pjesë e emigrantëve shqiptarë shoqërohen me italianë jovendas, pra josienezë, por me të ardhur nga zona të tjera të Italisë. Sikurse u analizua edhe më sipër, qoftë emigrantët në kontekstin ndërkombëtar, qoftë migrantët e brendshëm, që kanë lëvizur nga zona të ndryshme brenda Italisë, ndihen disi “të huaj”, sidomos fillimisht në shoqërinë sieneze, kryesisht për shkak të “mbylljes” etnocentrike të kësaj shoqërie. Kjo “mbyllje” i nxit shpesh migrantët të forcojnë kohezionin jo vetëm mes anëtarëve të të njëjtit grup etnik në kuptimin e ngushtë, por mes anëtarëve të një grupi më të gjerë, të atyre që e ndjejnë veten “të jashtëm” në shoqërinë sieneze. (2) Emigrantë që shoqërohen njësoj si me vendasit, ashtu edhe me emigrantë të tjerë të huaj, përfshi këtu edhe emigrantët bashkëkombës. Ky grup emigrantësh gjithashtu është heterogjen nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Përvoja e jetesës shpesh ndikon në marrëdhëniet që emigrantët krijojnë me individë të kategorive të ndryshme në vendin pritës. Në rastin e emigrantëve shqiptarë, të cilët një pjesë të jetës së tyre e kanë kaluar nën regjimin socialist totalitar, i cili ngjalli psikoza mosbesimi edhe ndërmjet njerëzve në marrëdhënie të ngushta miqësore, kufizimi brenda një rrethi të ngushtë shoqëror nuk është i rastësishëm. (3) Emigrantë që shoqërohen më së shumti me vendas, sesa me emigrantë të tjerë bashkëkombës. Sikurse u theksua edhe më sipër, shpesh mënyra e jetesës ndikon në zgjedhjen e rrethit shoqëror të emigrantëve. (4) Emigrantë që shoqërohen me njerëz me interesa të përbashkëta, pavarësisht nga përkatësia e tyre kombëtare. Nëse mënyra e jetesës ndikon në zgjedhjen e individëve me të cilët emigrantët shoqërohen, atëherë shpesh interesat, qëndrimet dhe mënyrat e ngjashme të të menduarit, përbëjnë kriterin kryesor për zgjedhjen e këtij grupi referimi nga emigrantët. Studimi nuk evidentoi ndonjë grup emigrantësh që të pohonin se shoqëroheshin vetëm me bashkëkombës. Kjo gjetje mund të jetë dëshmi e një prirjeje të emigrantëve shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës për të mos u mbyllur brenda grupit të tyre etnik, por për të qenë të hapur nga pikëpamja shoqërore.

307

Page 321: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Megjithatë, studime të tjera sasiore lipsen të ndërmerren për të matur më ekzaktësisht këtë prirje të nxjerrë në pah nga ky studim cilësor. Studimi synoi të eksplorojë se si përballja me paragjykimet çon drejt zgjedhjeve të strategjive të integrimit shoqëror. Studimi evidentoi se të ndjerit të paragjykuar përbën një përvojë të pashmangshme të emigrantëve gjatë përvojës së tyre emigruese. Duke qenë se emigrimi i shqiptarëve në Itali, e veçanërisht në provincën e Sienës, është një dukuri e shtrirë në më shumë se 20 vjet, prirjet paragjykuese të vendasve për të huajt kanë pësuar dinamika dhe ndryshime në kohë. Studimi synoi të eksploronte se si emigrantët perceptonin qëndrimin e vendasve për grupin e tyre. Ky qëndrim shpesh ndikonte në të ndjerin ose jo të paragjykuar nga vendasit. Të dhënat e mbledhura nga studimi lejuan kategorizimin e emigrantëve që jetojnë në provincën e Sienës në 4 grupe, në lidhje me të ndjerit të paragjykuar: (a) Emigrantë që nuk ndihen të paragjykuar nga vendasit. Në këtë grup bënin pjesë kryesisht emigrantë që kishin shkuar në Siena për arsye studimi, pra kryesisht të rinj universitarë shqiptarë, vajza dhe djem. Dikush, pavarësisht nga niveli i përgjithshëm i paragjykimeve për shqiptarët në përgjithësi, nuk e ka ndjerë trysninë e paragjykimeve, si të thuash mbi supet e tij. (b) Emigrantë që ndihen disi të paragjykuar. Studimi nxori në pah se ky grup emigrantësh ishte heterogjen nga pikëpamja moshore, gjinore si dhe statusi civil. Disa emigrantë theksonin se, në zonat ku ata banonin, kryesisht të moshuarit vendas, të cilët zakonisht janë më konservatorë, shprehin paragjykime të ndryshme kundrejt emigrantëve shqiptarë. Disa emigrantë mbronin idenë se prirjet paragjykuese të vendasve ndaj emigrantëve vijnë si rezultat i një “mbylljeje” brenda grupit të vetë emigrantëve. Kjo mungesë e dëshirës për t’u hapur e për të hyrë në kontakte me vendasit, nxit nga ana e këtyre të fundit prirje paragjykuese, duke qenë se paragjykimet shpesh lindin nga mosnjohja dhe mungesa e përvojës me anëtarët e një grupi të caktuar. Të dhënat e mbledhura me emigrantët që jetojnë në Siena, nxorën në pah gjithashtu se, sidomos në rastin e emigrantëve për arsye studimi, vihej re keqardhje për rastet kur ishin ndjerë të paragjykuar nga profesorët e tyre. Por, disa emigrantë për arsye studimi, në rastet kur kanë hasur doza paragjykimi tek profesorët universitarë, e kanë shpjeguar këtë ose si reagim kundrejt aftësive që studentët shqiptarë shfaqin, ose si reagim kundrejt disa sjelljeve jokorrekte të studentëve shqiptarë. (c) Emigrantë që ndihen shumë të paragjykuar. Sikurse u tregua edhe në përfundimet e mësipërme “mbyllja”, që sienezët reflektojnë brenda grupit të tyre, shoqërohet me lindjen e një sërë paragjykimesh për të huajt. Emigrantë të tjerë prirjet paragjykuese të sienezëve, nuk i shohin vetëm kundrejt shqiptarëve, por kundrejt çdokujt që nga sienezët perceptohet si “out-group”, qofshin këta edhe individë me

308

Page 322: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

kombësi italiane. Paragjykimet, në perceptimin e emigrantëve që u përfshinë në studim, duken se janë reagime të zakonshme të atyre që e konsiderojnë veten “vendas” ndaj atyre që i perceptojnë si “jovendas” dhe një prirje e tillë, sipas tyre gjendet në shoqëri të ndryshme, madje edhe në shoqërinë shqiptare. (d) Emigrantë që janë ndjerë të paragjykuar në fillim të përvojës së tyre emigruese në krahasim me periudhën aktuale. Në këtë grup bëjnë pjesë emigrantë që kanë një përvojë relativisht të gjatë emigruese e që janë në gjendje të bëjnë dallimin mes ndryshimeve në qëndrimin e vendasve “dikur” dhe “tani”. Disa emigrantë shkakun e këtij ndryshimi në qëndrimin e vendasve kundrejt tyre e gjejnë në ndryshimin e mënyrës së organizimit të jetës së shqiptarëve në Siena. Disa emigrantë të tjerë shkakun e këtij ndryshimi e shohin në një ndryshim të prezantimit të emigrantëve shqiptarë, që është shprehje e në një lloj integrimi ekonomik të shqiptarëve në Itali, e veçanërisht në Siena. Një tjetër kategori emigrantësh, uljen e nivelit të paragjykimeve të vendasve kundrejt emigrantëve shqiptarë, përveç se në integrimin e shqiptarëve dhe familjeve të tyre në vendin pritës, e gjen edhe në projektimin e vëmendjes së vendasve tek “të ardhurit e rinj”. Të dhënat e përftuara nga emigrantët shqiptarë në Siena, treguan se të ndjerit i paragjykuar është një përvojë personale dhe në këtë studim, më tepër se përgjithësimi i gjetjeve, është synuar eksplorimi i përvojave të emigrantëve. Studimi gjithashtu synoi të eksplorojë reagimin ndaj paragjykimeve të emigrantëve shqiptarë në provincën e Sienës, perceptimet e tyre për grupin e bashkëkombësve, si dhe mënyrën se si këto perceptime lidhen me ndjenjën e përkatësisë dhe identitetit. Studimi identifikoi disa qëndrime të emigrantëve shqiptarë kundrejt grupit të bashkombasve, si strategji për t’i bërë ballë prirjeve paragjykuese të vendasve. Së pari studimi evidentoi disa mënyra reagimi kundrejt qëndrimit të vendasve “Ti s’mund të jesh shqiptar...!” Nga të dhënat e marra gjatë studimit, u vu re se mjaft emigrantë shfaqin një lloj prirjeje për të vënë në pah perceptimin e vendasve për tasi persona, që është i ndryshëm nga perceptimi që vendasit kishin për grupin e shqiptarëve në përgjithësi. Nga ana tjetër, në mendimet e mjaft emigrantëve, vihet re një keqardhje kur përballen me një prirje jopozitive që vendasit kanë për grupin e shqiptarëve, pavarësisht nga vlerësimi që italianët u bëjnë drejtpërdrejtë atyre si persona. Kjo është dëshmi e një ndjenje të fortë përkatësie dhe kohezioni kundrejt grupit shoqëror, të cilit emigrantët i përkasin. Studimi nxori në pah ekzistencën e dy grupeve të emigrantëve: (a) ata që kanë një perceptim jopozitiv për grupin e bashkëkombësve dhe (b) ata që kanë një perceptim pozitiv për këtë grup. Si grupi i parë edhe grupi i dytë janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil, megjithatë u vu re se më të rinjtë dhe më të arsimuarit kanë perceptime më pozitive për grupin e

309

Page 323: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

bashkëkombësve, në krahasim me më të moshuarit dhe me personat me një nivel më arsimor modest. Grupi i parë është shumë më i vogël në numër, në krahasim me grupin e dytë. Së dyti studimi evidentoi një prirje të qëndrimeve jo pozitive kundrejt bashkëkombësve. Ky lloj individualizmi dhe këto qëndrime kundrejt bashkombasve duket se ndikojnë jopozitivisht në ndjenjën e përkatësisë së emigrantëve shqiptarë për grupin etnik. Së treti studimi nxori në pah edhe një prirje të qëndrimeve pozitive kundrejt bashkëkombësve. Megjithatë studimi nxori dukshëm në pah se ka një prirje tek emigrantët shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës, për ta vlerësuar pozitivisht grupin e bashkëkombësve. Krenaria, si një tipar i spikatur i personalitetit të shqiptarëve, i shërben emigrantit për ndërtimin e një imazhi pozitiv për veten dhe grupin e bashkëkombësve. Një tjetër tregues i integrimit shoqëror që u morr në shqyrtim në këtë studim kishte të bënte me njohjen e organizatave me karakter shoqëror dhe pjesëmarrjen e emigrantëve në to. Emigrantëve që u përfshinë në studim iu janë drejtuar pyetje për njohjen që kanë ata për organizatat vullnetare dhe joqeveritare vendase ose shqiptare, që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Siena dhe për pjesëmarrjen e tyre aktive në këto organizata. Në lidhje me nivelin e informacionit mbi organizatat jo qeveritare (italiane, shqiptare dhe të kombësive të tjera), që ushtrojnë veprimtarinë e tyre në Siena, emigrantët ndahen në dy grupe: (a) emigrantët që nuk kanë njohuri për organizatat që veprojnë në lokalitetin sienez dhe (b) ata që kanë njohuri të tilla. Grupi i parë është më i madh në numër, pra, ndër emigrantët e intervistuar janë më të shumtë ata që nuk kanë njohuri për organizatat në krahasim me ata që kanë njohuri të tilla. Në këtë kategori bëjnë pjesë përgjithësisht emigrantë të moshave të ndryshme, burra dhe gra si dhe beqarë, të martuar e persona që bashkëjetojnë. Ajo çka studimi nxori në pah është se, më së shumti në këtë grup bëjnë pjesë emigrantë me një nivel modest ose të mesëm arsimimi, të papunë ose të punësuar në sektorë që nuk u ofrojnë kontakte sociale të zgjeruara. Grupi i dytë gjithashtu është heterogjen nga pikëpamja gjinore, statusi civil dhe mosha, megjithatë në këtë grup vihet re një predominim i moshave të reja 18-35 vjeç. Emigrantët që kanë njohuri për organizatat që veprojnë në territorin sienez, përgjithësisht kanë nivel të lartë arsimor ose janë studentë universitarë dhe pasuniversitarë që kanë kontakte të zgjeruara sociale dhe punojnë në punë prestigjioze që u mundëson njohje të tilla. Interesant është fakti se shumë prej të intervistuarve konsiderojnë organizatë edhe kontradën, duke shpjeguar se kontrada në Siena përbën organizmin shoqëror më domethënës në këtë lokalitet. Në lidhje me pjesëmarrjen aktive në këto organizata, gjithashtu studimi nxori në pah dy grupe emigrantësh:(a) ata që nuk marrin pjesë nëpër organizata dhe (b) ata që

310

Page 324: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

marrin pjesë në to. Grupi i parë është heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore dhe statusi civil. Në grupin e dytë bëjnë më shumë pjesë të rinj të moshës 18-35 vjeç, kryesisht të rinj universitarë dhe pasuniversitarë. Duke qenë se rinia përbën pjesën më aktive të shoqërisë, si dhe një pjesë që kultivon aspirata më idealiste për të ardhmen, ajo është më e prirur të marrë pjesë në këto organizime shoqërore në krahasim me emigrantët e moshave më të mëdha, të cilët janë më të fokusuar në zgjidhjen e problemeve praktike të përditshme dhe, duke qenë se pjesa më e madhe janë familjarë, kanë pak kohë në dispozicion për t΄iu përkushtuar pjesëmarrjes në një organizatë. Gjithashtu në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht emigrantë të punësuar në sektorë prestigjiozë dhe që janë të përfshirë në kontakte sociale të zgjeruara. Të dhënat e mbledhura nxorën në pah se në rajonin e Toskanës ka mjaft organizata joqeveritare italiane dhe të kombësive të tjera që ushtrojnë veprimtarinë e tyre dhe përbëjnë organizime të rëndësishme sociale. Komuniteti i emigrantëve shqiptarë, duke qenë se është i pranishëm në më shumë se 20 vite në Itali, tashmë përfaqësohet edhe nëpërmjet organizatave joqeveritare të njohura ligjërisht në këtë vend. Ky komunitet në rajonin e Toskanës është i përfaqësuar nga një shoqatë që njihet me emrin Rete Albanesi in Toscana, RAT (Rrjeti i shqiptarëve të Toskanës), që përfaqëson një rrjet të shoqatave shqiptare në këtë rajon. Nga të dhënat e mbledhura nuk ka informacione për ndonjë organizatë të veçantë të emigrantëve shqiptarë në provincën e Sienës. Mungesa e organizimeve të mëdha sociale nga ana e emigrantëve shqiptarë, nuk është tregues i integrimit ose mosintegrimit të tyre në këtë lokalitet. Organizimi i emigrantëve shqiptarë brenda grupeve të vogla shoqërore harmonizohet me karakteristikat sociokulturore sieneze. Nga ana tjetër lipset mbajtur parasysh se studimi nuk ka evidentuar emigrantë që të kenë pohuar se shoqërohen vetëm me bashkëkombës, çka tregon se emigrantët shqiptarë nuk janë të prirur të mbyllen brenda grupit të tyre etnik, pavarësisht “mbylljes” brenda grupeve të vogla shoqërore që frekuentojnë në përditshmërinë e tyre. Një tjetër tregues i integrimit shoqëror, që u mor në shqyrtim në këtë studim është lidhja e emigrantëve me vendin e origjinës. Emigrantëve që u përfshinë në studim iu drejtuan pyetje për lidhjen me vendin e origjinës, duke u fokusuar në:(a) shpeshtësinë e komunikimit me të afërmit dhe miqtë në vendin e origjinës;(b) shpeshtësinë e vizitimit të vendit të origjinës;(c) informimin për jetën ekonomike, politike, sociale e kulturore të vendit të origjinës. Në lidhje me çështjen e parë dhe të dytë, të dhënat nxorën në pah 2 grupe emigrantësh: (a) ata që mbajnë kontakte të shpeshta me të afërmit dhe miqtë në vendin e origjinës dhe e vizitojnë këtë vend 1 deri 2 herë në vit; (b) ata që mbajnë kontakte më të rralla me të afërmit dhe miqtë në vendin e origjinës

311

Page 325: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

dhe e vizitojnë shumë rrallë atë. Të dyja grupet janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil, por vihet re se të rinjtë më shumë se të moshuarit mbajnë kontakte me vendin e origjinës. Kjo prirje shpjegohet edhe me faktin që të rinjtë përdorin më shpesh komunikimin elektronik, i cili konsiderohet një mënyrë efikase për ruajtjen e kontakteve mes individëve, pavarësisht largësisë së vendeve ku ata jetojnë. Gjithashtu u vu re se niveli i arsimit ka një lloj ndikimi në mënyrën se si emigrantët i mbanin lidhjet me vendin e origjinës. Përgjithësisht intelektualët në Siena ishin “të etur” për informacion nga vendi i origjinës dhe e përftonin atë nëpërmjet ndjekjes së televizioneve shqiptare, diskutimeve mes miqve, leximit të shtypit shqiptar nëpërmjet varianteve elektronike, ndërsa më pak të arsimuarit nuk treguan një “hapje” të tillë ndaj informacionit për vendlindjen, megjithatë treguan se zhvillonin biseda telefonike me të afërmit dhe kjo ishte mënyra kryesore e mbajtjes së kontakteve me vendlindjen. Gjithashtu, studimi nxori në pah se emigrantët që kanë një pjesë të familjes (familjet transnacionale), ose një pjesë të konsiderueshme të të afërmve në vendin e origjinës, janë më të motivuar të mbajnë kontakte intensive me vendin e origjinës dhe ta vizitojnë më shpesh atë, në krahasim me ata që i kanë familjarët dhe të afërmit në vendin pritës ose në vende të tjera. Megjithatë, pavarësisht nga kjo ndarje në grupe, studimi nxori në pah prirjen e emigrantëve shqiptarë për t’u informuar për vendin e origjinës, qoftë nëpërmjet ndjekjes së televizioneve shqiptare, të mundësuara nga platformat televizive satelitore, qoftë nëpërmjet internetit. Gjatë studimit u vu re se mjaft emigrantë ishin të mirinformuar për ngjarjet ekonomike, politike, sociale, dhe kulturore që ndodhnin në Shqipëri, e të dukej sikur bisedoje me individë që jetonin në Shqipëri e jo me emigrantë që jetonin prej vitesh në Itali. E gjitha kjo duket se nxitet nga një lloj dëshire e ndërgjegjshme ose e jo e kthimit në vendlindje. Në lidhje me shqyrtimin e përmasës kulturore të integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë sieneze janë analizuar këto elementë: (a) Përdorimi i gjuhës italiane nga emigrantët, i cili përfshin kompetencat gjuhësore (të kuptuarit, të folurit, të lexuarit dhe të shkruarit) si dhe kontekstin social të përdorimit të gjuhës vendase në raport me gjuhën e origjinës (në shtëpi, në punë, në kohën e lirë); (b) përqafimi i stilit të jetës italiane në përgjithësi dhe asaj sieneze në veçanti Në lidhje me përdorimin e gjuhës italiane si tregues i integrimit kulturor, janë shqyrtuar: (a) kompetencat gjuhësore; (b) konteksti social i përdorimit të gjuhës vendase në raport me gjuhën e origjinës. Në lidhje me nivelin e kompetencave të gjuhës italiane emigrantët që u përfshinë në këtë studim mund të ndahen në dy grupe: Në grupin e parë bëjnë pjesë emigrantë, të

312

Page 326: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

cilët kanë emigruar e janë vendosur në Siena për arsye studimore, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë emigrantë që kanë emigruar për arsye punësimi ose bashkim familjar. Grupi i parë është heterogjen nga pikëpamja gjinore, dhe nga statusi civil (beqarë, të fejuar, persona që bashkëjetojnë dhe të martuar), por homogjen nga pikëpamja moshore. Kryesisht këtu bëjnë pjesë të rinj të grup-moshave nga 20 deri në 35 vjeçarë. Këta janë kryesisht studentë universitarë ose pasuniversitarë dhe individë që kanë mbaruar studimet në Itali. Kjo kategori emigrantësh gjatë intervistave është shprehur se ka një njohje të mirë të gjuhës italiane në nivelin e të kuptuarit, të folurit, por edhe të lexuarit dhe të shkruarit. Përvoja akademike duket se ka ndikuar shumë në nivelin e kompetencave të tyre të gjuhës italiane. Disa prej të intervistuarve pohojnë se procesi i shoqërizimit paraprak (njohja e gjuhës dhe e kulturës së shoqërisë pritëse para se të ndërmerret vendimi për të emigruar) i ka ndihmuar shumë në përvetësimin e shpejtë të gjuhës italiane në momentin e përfshirjen konkrete në shoqërinë pritëse. Një element që duhet marrë në konsideratë është mosha e emigrantëve. Emigrantët më të rinj në moshë janë më të prirur të përvetësojnë më shpejt elementë të një gjuhe të dytë. Ky përvetësim bëhet më i lehtë në rastin e të rinjve universitarë dhe pasuniversitarë për shkak të bashkëveprimit intensiv me bashkëmoshatarët vendas, si dhe kontaktit me librat dhe informacionet në gjuhën italiane. Grupi i dytë i emigrantëve që u përfshinë në këtë studim është gjithashtu heterogjen nga pikëpamja gjinore dhe nga statusi civil, dhe relativisht heterogjen nga pikëpamja moshore. Në këtë grup bëjnë pjesë individë të moshave 35-45 vjeç dhe 45-60 vjeç. Ky grup emigrantësh kryesisht ka emigruar për arsye punësimi dhe, sikurse u pohua edhe më sipër, njohuritë e gjuhës italiane ata i kanë fituar përmes përvojës së komunikimit të drejtpërdrejtë. Edhe në rastet kur motivi kryesor i emigrimit ka qenë bashkimi familjar, sërish njohja e gjuhës italiane ka qenë spontane, më shumë rezultat i praktikës së drejtpërdrejtë sesa i studimit të thelluar didaktik. Studimi nxori në pah se, tek emigrantët e këtij grupi vihet re një dallim i lehtë mes grave dhe burrave. Sipas këtij studimi gratë emigrante zotërojnë kompetenca gjuhësore më të mira se sa burrat sepse: së pari, tipologjia e punës së femrave dhe më konkretisht punësimi i tyre në shërbimet familjare, përbën një motiv për këtë përvetësim më të mirë të gjuhës italiane nga ana e tyre në krahasim me burrat, të cilët janë më të fokusuar në punë me bashkëkombës të tjerë si: skuadra ndërtimi, agrikulturë e fabrika, ku grumbullimi i punonjësve bëhet më së shumti në bazë të mekanizmit të rrjeteve etnike; së dyti, gratë, sidomos ato që kanë bërë bashkim familjar, kanë më shumë kohë të lirë për t’iu përkushtuar kurseve të mësimit të gjuhës të ofruara nga organizata të ndryshme, që janë të pranishme në territorin toskan, veçanërisht të fokusuara në punësimin e grave dhe vajzave; së treti, në kontekstin e familjes shqiptare në emigrim, nënat merren më

313

Page 327: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

së shumti me rritjen dhe edukimin e fëmijëve dhe ndërveprimi me ta, nxit përvetësimin dhe njohjen e gjuhës italiane edhe nga vetë nënat, sipas një dinamike tepër interesante. Në familjet shqiptare në emigrim, nënat merren më së shumti jo vetëm me rritjen dhe me edukimin e fëmijëve, por edhe me ndjekjen e përparimit shkollor të fëmijëve dhe përgjatë ndihmës që ofrojnë, ato i nënshtrohen edhe vetë procesit të të mësuarit të gjuhës vendase. Ky faktor i bën ato të njohin në mënyrë më të thelluar jo vetëm të kuptuarit e të folurit, por edhe të lexuarit dhe të shkruarit e gjuhës italiane, në krahasim me bashkëshortët e tyre, të cilët janë më së shumti të fokusuar në çështjen e sigurimit të të ardhurave për familjen. Gjatë bisedave të lira, intervistave të drejtpërdrejta dhe fokus grupeve u vu re se personat me nivel të lartë arsimimi, në të cilët përfshihen ata që kanë studiuar në Itali, por dhe ata që kanë një diplomë universitare nga vendi i origjinës, shprehen se kanë njohuri të mira të gjuhës italiane. Kjo gjë u vu re dukshëm tek të rinjtë universitarë dhe pasuniversitarë që u përfshinë në procesin e intervistimit dhe në fokus-grupet, por edhe tek emigrantët me arsim të lartë, të cilët ishin pozicionuar mirë në shoqërinë italiane, duke punuar në sektorë të shërbimit publik, ku kërkohej një njohje e mirë e gjuhës italiane. Të dhënat e mbledhura në këtë studim nxorën në pah gjithashtu se më tepër se kohëqëndrimi në vendin pritës, është veprimtaria jetësore në emigrim ajo që ndikon në nivelin e përvetësimit të gjuhës italiane nga ana e emigrantëve shqiptarë. Emigrantë, të cilët kanë jetuar më shumë se 10 vjet në Itali, nëse zhvillonin një jetë me kontakte sociale të kufizuara me vendasit dhe merreshin me një aktivitet profesional që kërkonte kryesisht aftësi praktike të mira dhe jo nivel të lartë të gjuhës italiane, e komunikonin italishten më dobët në krahasim me emigrantët, të cilët mund të kishin një kohëqëndrim më të shkurtër në vendin pritës, por përvoja i kishte drejtuar drejt thellimit në njohuritë e gjuhës vendase. Gjetjet e këtij studimi kundërshtojnë gjithashtu idenë e mbështetur nga shkolla e Çikagos, sipas së cilës koha është ndoshta skulptori më i madh i integrimit, sepse me kalimin e kohës, mes të tjerave, rriten kompetencat gjuhësore, të cilat rrisin aftësinë për t’u përshtatur në shoqërinë pritëse. Koha, e marrë si variabël më vete, ndoshta ndihmon emigrantët të përdorin minimalisht atë nivel gjuhe që i nevojitet në marrëdhëniet e përditshme, në punë ose në zyra, por nuk garanton mundësinë e dygjuhësisë. Në disa raste emigrantët e arritur së fundmi në vendin e origjinës e njohin më mirë gjuhën italiane, sepse ndoshta e kanë mësuar para se të niseshin. Duket sikur këta të fundit kanë mbetur brenda rrjeteve etnike të referimit, ndërsa emigrantët e ardhur së fundmi, edhe për shkak të “hapjes” që kanë pësuar vendet e tyre të origjinës, nuk paraqesin një prirje të tillë mbylljeje.

314

Page 328: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Një tjetër faktor që u mor në konsideratë ishte gjendja juridike e emigrantëve. Emigrantët e pajisur me leje qëndrimi dhe dokumente të tjera të njohura nga shteti Italian, kanë më shumë mundësi për t’u punësuar e për të krijuar kontakte sociale me vendasit dhe për rrjedhojë, më shumë mundësi të përvetësojnë nivele më të mira të gjuhës italiane. Gjithashtu kjo kategori emigrantësh ka mundësi të përfitojë edhe nga kurset që institucione të ndryshme ofrojnë në formë shërbimi për emigrantët për mësimin e gjuhës vendase. Duket se ndaj këtij shërbimi mund të përfitojnë vetëm emigrantët që janë të pajisur me lejeqëndrim të rregullt, të cilët përfshihen në statistikat e gjendjes civile të komunës. Në lidhje me kontekstin social të përdorimit të gjuhës vendase në raport me gjuhën e origjinës, studimi kërkoi të eksplorojë se në cilat kontekste sociale (në shtëpi, punë e kohë të lirë) e në ç’raporte emigrantët shqiptarë përdorin gjuhën vendase në krahasim me gjuhën e origjinës. Në lidhje me përdorimin e gjuhës shqipe ose italiane në shtëpi dhe familje, të intervistuarit ndahen në tri grupe: (a) emigrantët që përdorin gjerësisht gjuhën shqipe në mjediset familjare dhe me anëtarët e familjes; (b) emigrantët që përdorin si shqipen ashtu dhe italishten si gjuhë komunikimi në familje; (c) emigrantët që përdorin gjuhën italiane si gjuhë komunikimi mes anëtarëve të familjes. Studimi nxori në pah se numri i anëtarëve të grupit vjen duke u zvogëluar duke kaluar nga grupi i parë tek grupi i tretë. Grupi i parë përbëhet nga një numër i madh të intervistuarish. Është grup heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore e nga statusi civil (beqarë, të martuar e emigrantë që bashkëjetojnë). Grupi i dytë përbëhet nga një numër më i vogël të intervistuarish, krahasuar me grupin e parë. Edhe ky është një grup heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore e nga statusi civil. Disa të intervistuar, të cilët bëjnë pjesë në këtë grup, kanë pohuar se krahas gjuhës shqipe, përdorin dhe gjuhën italiane si gjuhë komunikimi me anëtarët e familjes, edhe për faktin se në familjen e tyre ka fëmijë që ndjekin shkollën, të cilët e drejtojnë komunikimin në gjuhën italiane dhe për arsye praktike edhe prindërit ndjekin bisedën në të njëjtën gjuhë. Grupi i tretë përbëhet nga një numër i vogël emigrantësh të cilët bashkëjetojnë ose janë martuar me vendas ose të huaj që jetojnë në Itali. Këta emigrantë kanë pohuar se flasin kryesisht italisht në familje për shkak të mosnjohjes së gjuhës shqipe nga bashkëshorti ose bashkëshortja. Studimi nuk nxori në pah ndonjë lidhje mes gjinisë dhe përdorimit të gjuhës italiane ose shqipe në familje. Megjithatë, lipset theksuar se, përdorimi i gjuhës së origjinës në familje, nuk është tregues i mosintegrimit kulturor në shoqërinë pritëse. Përdorimi gjithmonë ose pothuajse gjithmonë i gjuhës së origjinës brenda shtëpisë nuk përbën një pengesë integrimi në krahasim me përdorimin vetëm të gjuhës së origjinës në vendin e punës dhe në kohën

315

Page 329: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

e lirë. Identiteti i dyfishtë edhe në profilin gjuhësor, nuk e frenon integrimin, ndërsa përfshirja ekskluzive “in-group” gjatë punës dhe kohës së lirë përbën një frenues për procesin e integrimit të emigrantëve në shoqërinë pritëse. Në lidhje me përdorimin e gjuhës italiane ose shqipe nga ana e emigrantëve gjatë veprimtarisë së tyre të punës, të intervistuarit ndahen në dy grupe: (a) emigrantët që flasin kryesisht italisht në vendin e punës; (b) emigrantët që flasin italisht dhe shqip gjatë kësaj veprimtarie. Përgjatë studimit nuk u hasën raste kur të intervistuarit pohonin se flisnin kryesisht shqip në vendin e punës. Grupi i parë përbëhet nga emigrantë të cilët punojnë kryesisht në sektorin e shërbimeve. Ky grup është heterogjen nga pikëpamja gjinore, moshore dhe statusi civil. Grupi i dytë përbëhet nga emigrantë të cilët ushtrojnë veprimtari, punojnë në grup me bashkëkombësit e tyre. Emigrantët e punësuar në skuadra të ndërtimit, biznes familjar etj., pohojnë se gjatë veprimtarisë së punës së tyre ata flasin shqip dhe italisht. Kryesisht mes bashkëkombësve flasin shqip, por nëse mes tyre ka edhe italianë ose të huaj të tjerë ndihen të detyruar të flasin gjuhën vendase për të mos fyer personat që nuk kuptojnë shqip. Studimi nxori në pah se faktori gjini ka një lloj ndikimi në përdorimin e gjuhës gjatë veprimtarisë së punës. Burrat më shumë se gratë përdorin gjuhën shqipe gjatë punës së tyre, sepse burrat më shumë se gratë punojnë në sektorë ku hasen jo rrallë bashkëkombës të tjerë të punësuar. Në lidhje me përdorimin e gjuhës italiane dhe shqipe nga ana e emigrantëve gjatë kohës së tyre të lirë, të dhënat e studimit nxorën në pah se përdorimi i gjuhës italiane ose i gjuhës shqipe gjatë kohës së lirë, lidhet ngushtë me faktin nëse kjo kohë e lirë kalohet me miq vendas apo bashkëkombës. Duke mbajtur parasysh këtë gjetje, emigrantët që u përfshinë në këtë studim ndahen në tri grupe: (a) ata që përdorin më së shumti gjuhën shqipe gjatë kohës së lirë; (b) ata që përdorin gjuhën italiane; (c) ata që i përdorin të dyja gjuhët gjatë kohës së tyre të lirë. Grupi i parë është heterogjen nga pikëpamja gjinore dhe statusi civil (beqarë, të martuar dhe persona që bashkëjetojnë). Vihet re se përgjithësisht në këtë grup nuk bëjnë pjesë emigrantë të rinj në moshë, por emigrantë të moshës së pjekurisë, kryesisht mbi 40 vjeç, të cilët shoqërohen më së shumti me emigrantë bashkëkombës. Grupi i dytë përbëhet kryesisht nga persona të cilët shoqërohen gjatë kohës së lirë më së shumti me vendas. Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht emigrantët që janë martuar me vendas dhe për rrjedhojë një pjesë të madhe të kohës së tyre të lirë e kalojnë me miq vendas. Grupi i tretë përbëhet nga emigrantë, rrethi shoqëror i të cilëve përbëhet nga vendas dhe bashkëkombës. Ky grup është heterogjen nga pikëpamja gjinore e moshore si dhe nga statusi civil. Megjithatë, vihet re se më së shumti të rinjtë në moshë janë më të predispozuar për të përdorur gjuhën italiane disi më shpesh gjatë kohës së tyre të lirë.

316

Page 330: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Të dhënat e këtij studimi nxorën në pah një prirje të lehtë të grave për ta folur gjuhën italiane më shpesh se burrat gjatë kohës së tyre të lirë. Kjo sepse gratë emigrante, sidomos ato shtëpiake, janë të prirura të krijojnë miqësi edhe me fqinjat e tyre, të cilat në një pjesë të madhe të rasteve janë vendase. Gjithashtu edhe gratë emigrante, që janë në marrëdhënie pune, konsumojnë një pjesë të kohës së tyre të lirë me koleget e punës, për rrjedhojë në një pjesë të kohës së tyre të lirë flasin gjuhën italiane. Situata paraqitet disi ndryshe për burrat emigrantë. Duke qenë se ata punojnë në sektorë ku ndërveprojnë më së shumti me bashkëkombës, priren që, gjatë asaj pjese të kohës së lirë që shpenzojnë me ta jashtë mjedisit të punës, të flasin më së shumti shqip. Ky studim nxori në pah se shqiptarët, përgjithësisht kanë një njohje të mirë të gjuhës italiane, të paktën në nivelin e të kuptuarit dhe të folurit, çka u krijon atyre hapësira integruese të mira e të suksesshme në shoqërinë italiane në përgjithësi e në shoqërinë sieneze në veçanti. Disa prej personave që morën pjesë në studim, pohojnë se arrijnë të flasin madje edhe në dialektin toskan, çka dëshmon interesin e emigrantëve shqiptarë për t’u integruar ngushtësisht edhe në kontekstin lokal sienez. Në lidhje me pëlqyeshmërinë për stilin vendas të jetës janë marrë në konsideratë disa elementë:(a) mënyra italiane e edukimit të fëmijëve dhe e marrëdhënieve mes anëtarëve të familjes; (b) mënyra italiane e gatimit dhe të ushqyerit dhe të gatimit; (c) mënyra italiane e të punuarit; (d) mënyra italiane e organizimit të festave dhe e kalimit të kohës së lirë. Në lidhje me normat që drejtojnë edukimin e fëmijëve dhe marrëdhëniet mes anëtarëve të familjes, emigrantët që u përfshinë në këtë studim ndahen në dy grupe. Në grupin e parë bëjnë pjesë emigrantë që nuk shprehin pëlqim për mënyrën se si edukohen fëmijët dhe si ndërtohen marrëdhëniet mes anëtarëve në familjet italiane, ndërsa në grupin e dytë bëjnë pjesë ata, të cilët paraqesin një lloj pëlqyeshmërie për këtë mënyrë. Të dy grupet janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Rastet që mbështesin qëndrimin e parë janë më të shumta në krahasim me rastet që mbështesin qëndrimin e dytë. Grupi i dytë vihet re se përbëhet më shumë nga emigrantë të rinj në moshë në krahasim me grupin e parë. Emigrantët e grupit të parë besojnë se normat mbi të cilat ngrihet edukimi i fëmijëve dhe marrëdhëniet mes anëtarëve në familjet shqiptare ndryshojnë dukshëm nga normat e edukimit dhe të ndërtimit të marrëdhënieve mes anëtarëve në familjet italiane. Emigrantët e këtij grupi shprehin hapur një mospëlqim për mënyrën e edukimit të fëmijëve dhe marrëdhëniet mes anëtarëve në familjet italiane. Ndonjë prej të intervistuarve shpreh idenë se edhe emigrantët shqiptarë, të cilët janë ndikuar nga tradita italiane, nëpërmjet ndërveprimit

317

Page 331: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

me fëmijët në familje, krahas elementeve të kulturës shqiptare transmetojnë edhe ato të kulturës italiane. Në lidhje me marrëdhënien mes anëtarëve të familjes dikush vlerëson tek familja shqiptare respektin për të moshuarit. Në familjen italiane, “të moshuarit” ndihen të pavlerë e madje, ndoshta edhe për shkak të kushteve, dërgohen shpesh në azile. Disa emigrantë nxorën në pah se shqiptarët i përkushtohen të moshuarve nëpër azile, njëlloj siç i përkushtohen pjesëtarëve të familjes së tyre, plot pasion e dhembshuri, përtej pagesës mujore që përfitonin nga kjo punë. Megjithatë ndër emigrantët që u përfshinë në studim u identifikua edhe një grup, kryesisht emigrantë të rinj në moshë, të cilët shprehen se parapëlqejnë “hapjen” që prindërit krijojnë me fëmijët e tyre në familjet italiane, “hapje” kjo që u mungon familjeve shqiptare, të cilat ruajnë një lloj “konservatorizmi” në marrëdhëniet prindër-fëmijë, e shprehur kjo në mënyrën e komunikimit, por edhe në qëndrimet që prindërit mbajnë kundrejt sjelljeve të fëmijëve të tyre. Dikush këtë lloj “konservatorizmi” dhe kërkesën e lartë të llogarisë së prindërve sidomos në lidhje me ecurinë shkollore të fëmijëve, e konsideron “një vlerë familjare”, dhe përpiqet ta “ruajë” me fanatizëm. Në lidhje me mënyrën italiane e gatimit dhe të ushqyerit dhe të gatimit, pothuaj të gjithë emigrantët e anketuar shprehin një pëlqyeshmëri të lartë. Ata shprehen se dieta ushqimore italiane është më e lehtë dhe më e shëndetshme, në krahasim me atë shqiptare, e cila është tepër e rëndë dhe e pasur me yndyrna. Kjo pëlqyeshmëri, si edhe fakti që në treg gjejnë produkte ushqimore që i drejtojnë drejt gatimit italian, bën që, më së shumti emigrantët shqiptarë të përdorin në familjet e tyre mënyrën italiane të gatimit, e në disa raste ta ndërthurin atë me mënyrën shqiptare. Përveç pëlqyeshmërisë ndaj gatimit italian, studimi nxori në pah se edhe djemtë e burrat shqiptarë, disi në ndikimin e kulturës italiane, në të cilën gatimi nuk është një rol tipik femëror e, disi në ndikimin e mënyrës së jetës që bëjnë në emigrim, kanë fituar interes për t’u përfshirë në çështjen e gatimit, duke përmbysur një stereotip gjinor tradicional të importuar nga vendi i origjinës. Në lidhje me mënyrën italiane e të punuarit, emigrantët që u përfshinë në studim ndahen në dy grupe: (a) emigrantët që e pëlqejnë mënyrën italiane të të punuarit; (b) emigrantët që nuk e pëlqejnë mënyrën italiane të të punuarit. Të dy grupet janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Megjithatë të dhënat e mbledhura treguan se disi më shumë të rinjtë se të moshuarit parapëlqejnë mënyrën italiane të të punuarit. Gjithashtu studimi nxori në pah se burrat disi më shumë se

318

Page 332: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

gratë parapëlqejnë mënyrën italiane të të punuarit, ndërsa nuk dolën në pah dallime në lidhje mes emigrantëve me status të ndryshëm civil (beqarë e të martuar ose individë që bashkëjetojnë). Disa emigrantë shfaqën idenë se mënyra shqiptare e të punuarit, shihet me admirim edhe nga vendasit. Kjo është arsyeja pse shumë punëdhënës italianë jo vetëm punësojnë, por në mjaft raste edhe u besojnë drejtimin e një sipërmarrjeje shqiptarëve e në mjaft raste të tjera parapëlqejnë të bëhen ortakë me ta. Perceptime të tilla, përgjithësisht pozitive kundrejt grupit të bashkëkombësve dhe mënyrës së tyre të të punuarit, ndikojnë në forcimin e kohezionit social brenda këtij grupi. Studimi synoi të eksplorojë edhe pëlqyeshmërinë e emigrantëve për mënyrën italiane të organizimit të festave dhe e kalimit të kohës së lirë sepse mënyra se si njerëzit organizojnë festat dhe se si përfshihen në këto festime është pjesë e shprehjes kulturore të një vendi. Gjatë studimit u mblodh informacion edhe për (a) mënyrën se si emigrantët shqiptarë e perceptojnë mënyrën italiane dhe veçanërisht atë sieneze të organizimit të festave dhe (b) sa përfshihen në to. Të dhënat e mbledhura treguan se në lidhje me pëlqyeshmërinë për festat sieneze emigrantët ndahen në dy grupe: (a) ata që kanë një pëlqyeshmëri të lartë për mënyrën e organizmit të festave në vendin pritës; (b) ata që nuk shprehin pëlqyeshmëri për festat në vendin pritës. Grupi i parë është homogjen nga pikëpamja gjinore e moshore si dhe nga statusi civil. Megjithatë vihet re një prirje e lehtë që vajzat dhe gratë të kenë një pëlqyeshmëri disi më të fortë kundrejt mënyrës së festimit në Siena, në krahasim me burrat. Të rinjtë gjithashtu shprehen disi më entuziastë ndaj kësaj mënyre në krahasim me më të moshuarit. Mënyra e festimit është pjesë e kulturës së një vendi ose e nënkulturës së një krahine, për rrjedhojë pëlqimi i shfaqur ndaj mënyrës së organizimit të festave të këtij vendi, është një formë e shprehjes së pëlqimit ndaj kulturës në një kuptim më të gjerë. Grupi i dytë gjithashtu është heterogjen nga pikëpamja moshore, gjinore dhe statusi civil. Megjithatë ky grup është më i vogël numerikisht në krahasim me grupin e parë. Përgjithësisht emigrantët që shprehen se nuk kanë ndonjë pëlqyeshmëri për mënyrën italiane dhe veçanërisht atë sieneze të festimit, janë shumë të lidhur me traditën shqiptare dhe mënyrën shqiptare të festimit. Gjatë intervistave ata shprehen se dasmave italiane u mungon harmonia dhe solidariteti i grupit që karakterizon dasmat shqiptare, u mungon ritmi dhe hareja. Gjithashtu, sipas tyre një pjesë e festave me natyrë fetare janë disi “të ftohta” si muret e kishave, ndërsa festat shqiptare, të cilat harmonizojnë besimet fetare të njerëzve, kanë karakter më të ngrohtë dhe më kolektiv. Dikush madje thotë që festat në Itali janë kthyer në qëllim biznesi dhe kanë humbur qëllimin e vërtetë.

319

Page 333: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Gjithashtu gjatë intervistave u synua të merrej informacion edhe për përfshirjen e emigrantëve në festimet vendase. Të dhënat e mbledhura gjithashtu nxorën në pah dy qëndrime: (a) emigrantët që marrin pjesë në festat e vendit pritës; (b) emigrantët që nuk marrin pjesë në këto festa. Nëse në lidhje me pëlqyeshmërinë ndaj mënyrës vendase të organizimit të festave, grupi i emigrantëve që u përfshinë në studim, të cilët shfaqin pëlqyeshmëri ishte më i madh se grupi që nuk shfaqte një pëlqyeshmëri të tillë, në lidhje me pjesëmarrjen, grupi që merr pjesë në këto festa vendase është më i vogël se grupi që nuk merr pjesë në to. Si grupi i parë, ashtu dhe grupi i dytë janë heterogjenë nga pikëpamja moshore, gjinore e statusi civil. Megjithatë, vihet re që emigrantët e martuar janë më të prirur të marrin pjesë në festat vendase, nëse fëmijët e tyre kanë dëshirë të marrin pjesë në to. Emigrantët e grupit të dytë e justifikojnë mospjesëmarrjen në festat vendase me kohën që kërkon angazhimi në organizmin e këtyre festave. Sikurse u vu re edhe më sipër, kur u shqyrtua pjesëmarrja e emigrantëve në veprimtaritë e organizatave në provincën e Sienës, sikurse edhe në këto organizata, edhe për pjesëmarrjen në veprimtaritë festive lokale emigrantët nuk shfaqin ndonjë interes të veçantë. Ky element lipset shqyrtuar, ndoshta me anë të metodave sasiore të hulumtimit si dhe lipset hulumtuar sa domethënës është ky tregues për procesin e integrimit të emigrantëve shqiptarë në lokalitetin sienez. Edhe në lidhje me pëlqyeshmërinë për mënyrën italiane të kalimit e kohës së lirë, të intervistuarit shfaqin dy lloj qëndrimesh. Në grupin e parë bëjnë pjesë emigrantë, të cilët mendojnë se mënyra italiane e kalimit të kohës së lirë është më interesante se mënyra shqiptare. Ky grup është heterogjen nga këndvështrimi moshor, gjinor dhe statusi civil. Në grupin e dytë bëjnë pjesë emigrantë, të cilët mendojnë se nuk u pëlqen mënyra italiane e kalimit të kohës së lirë. Sidomos frekuentimi i diskotekave, shihet nga disa emigrantë me një sy jopozitiv dhe nuk pëlqehet. Disa të tjerë shprehen se nuk e pëlqejnë mënyrën italiane të kalimit të kohës së lirë, duke e krahasuar atë me mënyrën shqiptare. Kjo kategori mendon se mënyra e kalimit të kohës së lirë në Shqipëri është më argëtuese. Perceptimi i emigrantëve, sidomos i të rinjve, për mënyrën e dëfrimit dhe kalimit të kohës së lirë në vendin e pritës krahasuar me atë të origjinës, ndikohet edhe nga fakti se, duke qenë se pjesa më e madhe e tyre kthehet në Shqipëri për të pushuar, ata janë më të prirur ta shohin me sy më pozitiv kalimin e kohës së lirë në vendin e origjinës, ndërsa në Itali, ku puna ose studimi zënë kohën më të madhe në jetën e përditshme, perceptimi për kohën e lirë dhe dëfrimin është më pak i qartë dhe jo tepër entuziast.

320

Page 334: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Më sipër janë paraqitur përfundimet e studimit në lidhje me sfidat e integrimit të emigrantëve shqiptarë në kontekstin sienez, duke u fokusuar në secilën nga katër përmasat e integrimit, atë politiko-institucionale, ekonomike, shoqërore dhe kulturore. Por, një pjesë të rëndësishme të këtij studimi e zë eksplorimi i ndikimit të familjes në këto përmasa të integrimit. Të dhënat e këtij studimi treguan se për mjaft emigrantë projekti emigrues, që nga nisja, qëndrimi në vendin pritës dhe madje edhe vendimi për t’u kthyer në vendin e origjinës, lidhet me motive të ngushta familjare. Studimi nxori në pah se projekti emigrues, kur transformohet nga një projekt individual, në një projekt familjar, bëhet më i qëndrueshëm e më pak spontan dhe ndikon më fuqishëm në përmasat e integrimit. Disa emigrantë, që u përfshinë në studim, kanë nxjerrë në pah se përgjithësisht emigrantët e martuar dhe që jetojnë me familjen në vendin pritës, gëzojnë “status” shoqëror më pozitiv nga vendasit. Ky perceptim i vendasve i ndihmon më pas këta emigrantë, të depërtojnë më lehtësisht në kanalet e integrimit në këtë shoqëri pritëse. Duket se të martuarit në përgjithësi, dhe emigrantët e martuar në veçanti, gëzojnë një status të respektuar në shoqërinë pritëse, sepse vetë martesa gëzon një status të respektuar si institucion shoqëror. Kjo prirje duket të jetë më e dukshme sidomos në shoqëritë jometropolitane, të cilat janë përgjithësisht konservatore në lidhje me martesën dhe familjen. Studimi nxori në pah se një emigrant beqar është më i gatshëm të transferohet nga një zonë e Italisë në një tjetër, në kërkim të hapësirave të punësimit, ndërsa një emigrant i martuar priret më shumë t’i gjej këto hapësira në zonën ku familja e tij jeton, pavarësisht se jo gjithmonë mund t’ia dalë. Për disa të tjerë, të jetuarit vetëm e pa familje referimi në emigrim, në mënyra të ndryshme u shkakton emigrantëve vështirësi në përballimin e sfidave të jetës së përditshme, vështirësi që pasqyrohen edhe në procesin e integrimit të tyre në shoqërinë pritëse. Megjithatë, disa emigrantë këtë e perceptojnë si një proces që i ndihmon ata në rritjen dhe zhvillimin e personalitetit. Studimi gjithashtu tregoi se familja ndikon në të katër përmasat e integrimit, duke nxjerrë në pah edhe ndikimin që këto përmasa ushtrojnë tek njëra-tjetra, dhe duke e bërë kështu procesin e integrimit më kompleks. Për të eksploruar ndikimin e familjes në përmasën politiko-institucionale të integrimit, kryesisht emigrantët e martuar, janë pyetur në lidhje me rëndësinë e marrjes së shtetësisë italiane për fëmijët e tyre. Pjesa më e madhe e këtyre emigrantëve janë shprehur se dëshirojnë që fëmijët e tyre të kenë shtetësi italiane.

321

Page 335: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Nga ana tjetër studimi nxori në pah se individët e integruar ekonomikisht në vendin pritës, me një punë të qëndrueshme dhe kontrata pune pa afat të kufizuar, kanë më shumë hapësira të sigurojnë rinovimin e lejeqëndrimit e, për rrjedhojë, edhe një integrim institucionalo-politik më të qëndrueshëm. Për të shmangur këtë vështirësi të krijuar nga marrëdhënia mes punës dhe lejeqëndrimit, ose me ecurisë shkollore dhe rinovimit të lejeqëndrimit, emigrantët parapëlqejnë sigurimin e lejeqëndrimeve për arsye familjare, si një nga mënyrat për t’u integruar më mirë institucionalisht në vendin pritës. Në lidhje me ndikimin e familjes në përmasën ekonomike të integrimit, të dhënat e studimit dëshmuan gjithashtu se përmasa ekonomike e integrimit merr një rëndësi të veçantë në përvojën e familjes emigrante. Disa emigrantë, gjatë intervistave të tyre kanë nxjerrë në pah idenë se të jetuarit me familjen në emigrim, ka ndryshuar perceptimin e tyre për menaxhimin e të ardhurave dhe shpenzimeve dhe ka ndikuar në thurjen e projekteve ekonomike në një perspektivë më afatgjatë. Disa kanë vënë në pah idenë se bashkimi me familjen në emigrim i ka nxitur të blejnë shtëpi në vendin pritës, të rrisin kursimet e të mendojnë për “të nesërmen”, jo thjesht për “të sotmen”. Kjo linjë afatgjatë planifikimi duket se ka ndikuar mjaft përmasën ekonomike të integrimit të tyre në vendin pritës. Disa emigrantë të tjerë, duke theksuar rëndësinë që merr projekti familjar në kontekstin e emigrimit mbrojnë idenë se, nëse ky projekt shkon drejt kthimit në vendin e origjinës, dëshira për t’u integruar ekonomikisht në vendin pritës, fillon e zbehet. Disa nga emigrantët që u përfshinë në studim nxjerrin në pah idenë se integrimin ekonomik të të tërë familjes në emigrim, e ndihmon fakti që bashkëshortët në familjen shqiptare përgjithësisht i administrojnë bashkë të ardhurat, ndryshe nga çiftet italiane. Kjo “frymë e përbashkët” ndihmon thurjen e projekteve jo në nivel individual, por në nivel familjar dhe favorizon ecjen përpara të të gjithë familjes në emigrim. Emigrantë të tjerë, kanë treguar se, ndikimi që prindërit shqiptarë kanë tek fëmijët të tyre në emigrim, mënyra e edukimit, kërkesat që u parashtrojnë, duhet parë në funksion të integrimit të ardhshëm të fëmijëve në shoqërinë pritëse, qoftë në përmasën shoqërore e kulturore, qoftë në atë profesionale e për rrjedhojë edhe në atë ekonomike. Studimi evidentoi se përgjithësisht prindërit shqiptarë janë kërkues ndaj fëmijëve të tyre. Ata përpiqen që fëmijët të përfundojnë nivele të larta arsimimi dhe të punësohen në sektorë prestigjiozë. Arsimimi ndikon në përcaktimin e statusit të

322

Page 336: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

personit në botën ekonomike dhe qëllimi i prindërve është t’u mundësojë fëmijëve të tyre një integrim sa më të suksesshëm ekonomik në vendin pritës. Në lidhje me ndikimin e familjes në përmasën shoqërore të integrimit, studimi nxori në pah se integrimi shoqëror në kontekstin e familjes emigrante është kompleks, sepse lidhet ngushtësisht me integrimin sociokulturor të fëmijëve. Kështu, motivet familjare shërbejnë si “motor” më i fuqishëm nxitës i integrimit shoqëror të emigrantëve në krahasim me motivet individuale. Këto motive kushtëzojnë shpesh edhe projektin emigrues të familjes emigrante. Sikurse u tregua edhe në përfundimet e mësipërme, atashimi i fëmijëve të emigrantëve shqiptarë me kontradat sieneze shpesh ndodh natyrshëm gjatë procesit të tyre të shoqërizimit në mjedisin kulturor ku ata rriten e zhvillohen dhe prindërit duket se e inkurajojnë këtë proces. Në lidhje me ndikimin e familjes në përmasën kulturore të integrimit studimi nxori në pah se, një nga arsyet pse prindërit i nxisin fëmijët e tyre të përvetësojnë elementët e kulturës vendase, është se ata synojnë që fëmijët e tyre të kenë një integrim të suksesshëm shoqëror në këtë vend. Kështu pra, duket se integrimi kulturor lehtëson integrimin shoqëror. Përpjekja e prindërve për t’i bërë fëmijët të ndihen mirë në vendin ku ata kanë lindur, nis që me vënien e emrit të fëmijës. Në pjesën më të madhe të rasteve prindërit emigrantë që u përfshinë në studim u kanë vënë fëmijëve të tyre emra italianë. Megjithatë, duket se jo të gjithë emigrantët e mbështesin idenë për t’u vënë fëmijëve emra italianë. Kjo prirje e hershme, më tepër se një mënyrë perceptimi nga ana e prindërve që do t’i ndihmonte fëmijët të ndiheshin më shumë vendas se të huaj, mund të konsiderohet shprehje e prirjeve ksenocentrike, e një lloj parapëlqimi për “të huajën”, që shoqëron fillimin e përvojës së emigrantëve. Duke jetuar mes dy kulturave e duke u përpjekur të alternojë universet simbolike, emigranti përjeton shpesh një ndjenjë çorientimi dhe turbullimi gjë që e pasqyron, përveç të tjerash, edhe në qëndrimin që duhet të mbajë ndaj orientimit kulturor që lipset t’i japë fëmijëve. Përzgjedhja e emrit që i vihet fëmijës së lindur në vendin pritës, përbën një element domethënës në këtë kontekst. Elementë të tjerë, të cilët u identifikuan nga të dhënat e mbledhura përgjatë këtij studimi dhe që mbështesin gjetjen se integrimi kulturor lehtëson integrimin shoqëror janë: mësimi i gjuhës vendase dhe asaj të origjinës, prirja e prindërve për t’i mbështetur ose jo fëmijët e tyre në veprimtari kurrikulare ose jashtëkurrikulare jo të detyruara të karakterit shoqëror, fetar ose kulturor. Duket qartë se kjo mënyrë përshtatjeje ka të bëjë me integrimin (sipas konceptit të Berry-t), në të cilin

323

Page 337: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrantët përshtaten në vendin pritës, duke ruajtur identitetin e tyre kulturor, gjë që në pjesën më të madhe të familjeve shqiptare në Siena, pasqyrohet edhe tek fëmijët, që konsiderohen “brez i dytë” në emigrim. Nëse i referohemi llojeve të praktikave të shoqërizimit etnik që prindërit përdorin, për t’u transmetuar fëmijëve të tyre modele kulturore të caktuara, mund të thuhet se në rastet e identifikuara në këtë studim, prindërit priren të përdorin më së shumti shoqërizimin kulturor, duke promovuar elementë të kulturës së vendit të origjinës dhe duke nxitur një lloj prirjeje pozitive për grupin e përkatësisë etnike. Në disa raste, nga intervistat dhe fokus grupet me prindërit emigrantë në provincën e Sienës, u identifikua edhe strategjia e barazitizmit dhe heshtjes rreth çështjeve të kulturës dhe etnisë, pra, si të thuash, një lloj shmangieje për çështjen e kulturës dhe etnisë në diskutimet me fëmijët e tyre. Disa emigrantë, gjatë intervistave, theksojnë përvojën e tyre në nxitjen që u kanë bërë fëmijëve për të marrë pjesë në veprimtaritë fetare kurrikulare, por jo të detyrueshme dhe në jetën shoqërore të vendit pritës. Studimi gjithashtu nxori në pah se përmasat shoqërore dhe kulturore të integrimit ndikojnë dukshëm në përmasat ekonomike dhe institucionale. Ky lloj ndikimi, duket se përbën një nxitje të fortë për prindërit për t’i drejtuar fëmijët drejt përvetësimit të elementeve të kulturës vendase dhe drejt suksesit shkollor, në mënyrë që të kenë më shumë hapësira për të zhvilluar kapitalin human e për t’u integruar institucionalisht dhe ekonomikisht në vendin pritës. Në rastin e familjes emigrante sakrificat që prindërit bëjnë për të inkurajuar fëmijët që të bëhen dikush në jetë janë të shumëfishta, sepse ato gërshetohen me dhjetëra sfida të tjera që kjo familje duhet të përballojë në kushtet e emigrimit. Ky studim gjithashtu synoi të eksplorojë rolin që luan feja në integrimin e emigrantëve shqiptarë dhe familjeve të tyre në shoqërinë sieneze. Nga të dhënat e mbledhura gjatë studimit u evidentua se përgjithësisht shqiptarët kanë kultivuar një përkatësi fetare, e cila është e lidhur kryesisht me prejardhjen e tyre fetare familjare. Sigurisht, ka edhe raste kur, kryesisht emigrantët e rinj në moshë, kanë pohuar se vijnë nga familje me përkatësi të caktuar fetare, por ata nuk praktikojnë ndonjë fe. Ndjenja e përkatësisë fetare e trashëguar nga familja tek fëmijët varet nga fakti se sa e fortë ka qenë kjo ndjenjë brenda vetë familjes dhe se sa prindërit kanë dashur t’ua transmetojnë atë fëmijëve.

324

Page 338: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në lidhje me evidentimin e marrëdhënieve të emigrantëve shqiptarë me vendasit që kanë përkatësi fetare të ndryshme nga e tyrja, studimi tregoi se përkatësia fetare e emigrantëve shqiptarë nuk përbën një motiv pengues për integrimin e këtyre emigrantëve në shoqërinë vendase. Të dhënat e studimit nxorën në pah dy faktorë kryesorë që lidhen me këtë gjetje: së pari, toleranca fetare e emigrantëve shqiptarë, e cila jo vetëm përbën një vlerë të rëndësishme, por shërben edhe si mekanizëm që i ndihmon ata të integrohen suksesshëm në shoqërinë sieneze. Shumë prej emigrantëve shqiptarë, të përfshirë në këtë studim, kanë pohuar se pavarësisht përkatësisë së tyre fetare, ata kanë miqësi me vendas ose të huaj që praktikojnë fe të ndryshme nga e tyrja, punojnë e bëjnë ortakëri me ta dhe respektojnë, madje duke marrë pjesë, dhe ceremonitë e tyre familjare me përmbajtje fetare. Së dyti konservatorizmi fetar sienez i moderuar e jo ekstrem, i cili krijon hapësirën e nevojshme për integrimin e suksesshëm të emigrantëve shqiptarë. Nënkultura sieneze, më tepër se me traditën fetare, ka një lidhje të veçantë me traditën mesjetare të kontradave. Sigurisht që, kultura fetare katolike është pjesë e kulturës italiane në kuptimin e përgjithshëm e, për rrjedhojë, edhe e nënkulturës sieneze, megjithatë nënkultura sieneze “mburret” me vlerat që përçon tradita lokale e kontradave, çka e bën Sienën edhe më të veçantë dhe më të shquar, krahasuar me nënkulturat e tjera italiane. Kjo lidhje e veçantë bën që, në një farë mënyre, konservatorizmi fetar në provincën e Sienës të jetë disi i moderuar dhe jo i skajshëm. Një fakt që e dëshmon këtë është edhe pagëzimi kontradual, i cili nuk ka natyrë fetare, por laike, dhe që pavarësisht se është përdorur si rit pas Luftës së Dytë Botërore, është harmonizuar menjëherë me traditën sieneze. Megjithatë, edhe në kontekstin sienez debati publik mbi lejimin ose pezullimin e ndërtimit të një xhamie në Colle Val d’Elsa ka qenë tepër aktiv. Në këndvështrimin sociologjik është interesante të hulumtohet nëse një debat i tillë gjenerohet nga komuniteti apo qarqe të ndryshme, shprehëse të interesave të veçanta. Të dhënat e studimit gjithashtu nxorën në pah se, sipas perceptimeve të emigrantëve shqiptarë, sienezët nuk kanë parime të forta fetare dhe më tepër se parimorë, ata janë moralistë. Kështu pra, nga njëra anë toleranca fetare e emigrantëve shqiptarë e përthyer në terrenin jo konservator të skajshëm të popullsisë sieneze, krijojnë mundësitë e nevojshme që përkatësia fetare të mos pengojë procesin e integrimit të emigrantëve shqiptarë në shoqërinë sieneze. Në lidhje me qëndrimin që mbajnë emigrantët shqiptarë ndaj fesë në kushtet e jetesës në shoqërinë sieneze, studimi identifikoi 2 grupe kryesore emigrantësh: a) emigrantët që mbajnë të njëjtin qëndrim kundrejt fesë krahasuar me përvojën para emigrimit; b) emigrantët që kanë ndryshuar qëndrim ndaj fesë krahasuar me përvojën e para

325

Page 339: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrimit. Në grupin e parë bëjnë pjesë emigrantë të cilët nuk kanë ndryshuar qëndrim ndaj fesë dhe ndjekin të njëjtat praktika fetare si para përvojës së emigrimit. Përgjithësisht vihet re se ky grup përbëhet nga individë që nuk kanë emigruar fare të rinj e tek të cilët personaliteti është strukturuar dhe mundësia për ndryshime është e vogël. Në grupin e dytë bëjnë pjesë kryesisht emigrantë në një moshë të re, ose që kanë emigruar në një moshë të re, tek të cilët personaliteti ende nuk është konsoliduar përfundimisht. Ndër të intervistuarit, ka dhe ndër ata që përgjatë përvojës së tyre emigruese kanë preferuar të përqafojnë fe ose sekte fetare të ndryshme nga besimi fetar që kanë patur më parë. Së fundmi, studimi u përpoq të eksplorojë si ndikon familja në përkatësinë fetare të fëmijëve në emigrim. Nga të dhënat e mbledhura përgjatë studimit me emigrantë shqiptarë që jetojnë në provincën e Sienës, doli në pah se emigrantët me përkatësi fetare katolike, në Itali kishin gjetur mjedisin e duhur sociokulturor e fetar për ta praktikuar fenë së cilës i përkisnin që nga vendi i origjinës. Në këto raste prindërit, nga njëra anë, dhe mjedisi vendas, nga ana tjetër, ndikonin në mënyrë të natyrshme, pa sforcime, në përkatësinë fetare të fëmijëve. Në brendësi të familjes emigrante proceset edukuese ndeshen me konfuzionin që krijohet nga dilema: të ruhen kodet kulturore të shoqërisë së origjinës apo të nxitet integrimi dhe hapja shoqërore në kontekstin e shoqërisë pritëse? Nga ana tjetër, në ndikimin e procesit të shoqërizimit që vazhdohet në shkollë, duket se fëmijët e emigrantëve gjejnë më shumë hapësira për t’u integruar në shoqërinë pritëse në krahasim me prindërit e tyre. Ata kanë mundësi të mësojnë gjuhën vendase, të njihen me kulturën e vendit pritës, pjesë e së cilës është dhe kultura fetare, dhe të krijojnë më shumë ndërveprim social me bashkëmoshatarët vendas. Megjithatë, qëndrimi që fëmija, emigrant i brezit të dytë, mban ndaj kësaj “hapjeje integruese” që ofron shkolla, varet shumë nga modeli familjar. Të dhënat nga studimi dëshmojnë për një model familjar shqiptar që shkon drejt nxitjes së “një hapjeje kulturore” të fëmijëve, nga ana e prindërve emigrantë. Ruajtja e traditave fetare tek fëmijët nuk shihet aspak me konservatorizëm nga ana e prindërve, edhe për faktin se familjet shqiptare shprehin nota të larta shekullarizimi që gjen shprehje në mos-ndjekjen e praktikave fetare nga ana e tyre. Gjetjet e këtij studimi na çojnë të mendojmë se modeli familjar shqiptar, më tepër se drejt një shekullarizimi të pastër, i çon fëmijët drejt qasjeve më tolerante në këndvështrimin fetar, për më tepër që, siç u shpjegua edhe më sipër, toleranca fetare është një vlerë e popullit shqiptar e cila përcillet tek fëmijët edhe në kushtet e familjes

326

Page 340: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrante. E, në fakt, toleranca fetare në familjen shqiptare gjen shprehje fillestare që nga marrëdhënien e prindërve me fëmijët. Familja, sipas emigrantëve që u përfshinë në këtë studim, nuk i imponohet anëtarëve të saj të ndjekin një besim të caktuar fetar. Megjithatë gjatë bisedave të lira, intervistave dhe fokus-grupeve me emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Siena, doli në pah ideja se vlerat familjare dhe ato fetare shpesh konvergojnë me njëra-tjetrën. Kështu pra, nëse toleranca fetare është një vlerë që kultivohet, përveç të tjerash, edhe brenda bërthamës familjare në kontekstin e familjes shqiptare në emigrim, lipset menduar se brenda bërthamës fetare kultivohen dhe ruhen mjaft vlera familjare të një rëndësie të veçantë. Ky studim synoi të eksploronte përvojat e familjeve emigrante përballë krizës ekonomike globale, krizë kjo që ka prekur ndjeshëm edhe shoqërinë italiane. Në lidhje me ndikimin e krizës globale në përvojën emigruese të familjes emigrante shqiptare në provincën e Sienës në Itali, studimi nxori në pah se kriza ekonomike ka ndikuar në përvojën emigruese të emigrantëve shqiptarë dhe të familjeve të tyre, megjithatë masa e ndikimit të kësaj krize në jetët e tyre është e ndryshme. Gjatë studimit emigrantët janë shprehur se kriza ekonomike ka ndikuar shumë, mjaftueshëm ose pak në jetën e tyre dhe të familjeve të tyre dhe vetëm në pak raste emigrantët janë shprehur se kriza ekonomike nuk ka ndikuar në jetën e tyre. Niveli i ndikimit të krizës tek emigrantët shqiptarë, duket se lidhet ngushtë me llojin e veprimtarisë të tyre të punësimit. Disa emigrantë pohojnë se kriza ekonomike ka prekur konkretisht jetën e tyre këto 2 vitet e fundit, pavarësisht se pikënisje e saj konsiderohet mesi i vitit 2008. Përgjithësisht emigrantët e shohin krizën të lidhur me pasojat ekonomike, por ka edhe nga ata që e shohin krizën të lidhur me pasojat psikologjike dhe ato shoqërore. Disa të tjerë e shohin krizën ekonomike të lidhur me mundësinë e shprehjes së kapitalit të tyre njerëzor. Këtu bëjnë pjesë përgjithësisht emigrantët e kualifikuar, të cilët kanë kryer studime universitare dhe pasuniversitare në Itali dhe që synojnë të kenë një punë prestigjioze dhe të mirëpaguar. Disa emigrantë e shohin krizën të lidhur edhe me reagimet shoqërore, që shkaktohen nga kjo krizë, duke pohuar se niveli i paragjykimeve nga vendasit kundrejt tyre është rritur, për shkak të kufizimit të vendeve së punës dhe rivalitetit për të shfrytëzuar burimet e ofruara. Studimi nxori në pah se, disa emigrantë perceptojnë një lloj rritjeje të prirjeve paragjykuese të vendasve kundrejt emigrantëve për shkak të papunësisë të shkaktuar nga kriza ekonomike. Papunësia nuk zgjedh, por prek si vendasin, ashtu edhe emigrantin, madje, ka mjaft raste kur vendasit mund të humbasin vendin e punës dhe

327

Page 341: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

emigrantët të vazhdojnë të qëndrojnë të punësuar, edhe për shkak të pagës më të ulëta, kundrejt të cilës emigrantët pranojnë të punojnë. Kjo situatë rivaliteti mes vendasve dhe emigrantëve ka gjasa të gjenerojë paragjykime kundrejt emigrantëve. Sipas emigrantëve, një arsye tjetër që ka nxitur rritjen e nivelit të paragjykimeve të vendasve kundrejt emigrantëve, është edhe rritja e nivelit të kriminalitetit për shkak të krizës ekonomike, e cila i atribuohet emigrantëve dhe ndonjëherë edhe emigrantëve shqiptarë. Në lidhje me strategjitë e familjes emigrante shqiptare për të përballuar situatën e krizës, studimi identifikoi 5 strategji kryesore reagimi nga ana e të intervistuarve për përballimin e krizës ekonomike: (1) Ulja e shpenzimeve familjare në vendin e emigrimit. Mjaft prej emigrantëve që kanë pohuar se kriza ekonomike ka ndikuar në jetën e tyre, tregojnë se kanë ulur shpenzimet për t’i bërë ballë krizës ekonomike që Italia po përjeton këto vitet e fundit. Shpesh kriza ekonomike krijon tek njerëzit edhe gjendje psikologjike që lidhet me pasigurinë për të nesërmen, frikën e humbjes së vendit të punës e të tjera. Ulja e shpenzimeve mujore në familjet e emigrantëve, nga njëra anë, mund të jetë strategji e zgjidhjes konkrete të vështirësive ekonomike, por, nga ana tjetër, mund të jetë strategji që i paraprin vështirësive të imagjinuara për një të nesërme të pasigurt. (2) Ulja e kursimeve dhe përdorimi i kursimeve të mëparshme për të përballuar jetesën. Një pjesë e madhe e emigrantëve që u përfshinë në këtë studim, pohojnë se niveli i kursimeve gjatë këtyre viteve të krizës ka rënë ndjeshëm nga viti në vit. Disa emigrantë madje pohojnë se është e pamundur të mbledhin parà në kohë krize dhe, në rastet kur nuk ia dalin dot, përdorin kursimet e mbledhura më parë për t’i bërë ballë krizës. Ulja e të ardhurave dhe e kursimeve të emigrantëve në vendin pritës, përveç të tjerash, ndikon edhe në uljen e dërgesave në para për familjarët dhe të afërmit në vendin e origjinës, por mund të shërbejë edhe si faktor që i çon familjet emigrante drejt rishqyrtimit të projektit të tyre emigrues. (3) Pakësimi i dërgesave në parà për familjen/prindërit/të afërmit në Shqipëri. Gjatë studimit u evidentua prirja e emigrantëve për të pakësuar dërgesat financiare në vendin e origjinës. Dikush tregon se pas bashkimit familjar, duke qenë se njerëzit e tij më të afërm ndodhen në Itali, ka qenë e panevojshme të dërgonte para në vendin e origjinës. Të tjerë tregojnë se, me gjithë dëshirën për të vazhduar për t’i ndihmuar familjarët, në kushtet e krizës që po kalojnë, është e papërballueshme për ta dërgimi i shpeshtë i parave në vendin e origjinës. (4) Hapja e një biznesi, duke përfituar nga çmimet e ulëta të shitjes së bizneseve të falimentuara. Disa emigrantë, shohin hapjen e një biznesi si strategji për të përballuar krizën, sidomos kur hasin me ofertat e blerjes me çmime të arsyeshme të bizneseve të falimentuara. Një strategji e tillë për përballimin

328

Page 342: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

e krizës duket se është një zgjedhje kryesisht për të rinjtë me “shpirt guximtar”, e sidomos për ata, të cilëve si të thuash, ende nuk u peshon mbi supe barra e shpenzimeve familjare mujore, të cilat nuk presin “korrjen e suksesit” në një linjë kohore afatgjatë. (5) Kthimi në Shqipëri i një pjese ose i të gjithë familjes. Ky studim identifikoi disa raste emigrantësh që kishin një plan të qartë kthimi në momentin e intervistimit. Këta emigrantë para se të ndërmerrnin rikthimin në vendin e origjinës, siguronin një mundësi punësimi atje ose hartonin një plan konkret biznesi si dhe siguronin një strehim të përshtatshëm për ta dhe familjen e tyre në vendin e origjinës. Sikurse u analizua më sipër kriza ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë, ka ndikuar në jetën e familjes emigrante shqiptare, e për rrjedhojë edhe në procesin e integrimit në shoqërinë pritëse. Përveç të tjerash ky studim synoi identifikimin e prirjeve të së ardhmes së familjes emigrante shqiptare në Siena nëpërmjet shqyrtimit të projektit emigrues të saj. Janë marrë në shqyrtim 2 faktorë, të cilët ndikojnë projektin emigrues të familjes emigrante: nga njëra anë, e ardhmja e fëmijëve dhe, nga ana tjetër, kriza ekonomike globale, e cila ka prekur edhe Italinë. Emigrantët shqiptarë në Siena, që u përfshinë në këtë studim kanë treguar se projekti i tyre emigrues është transformuar me kalimin e kohës dhe jo gjithmonë ka qenë i qëndrueshëm. Projekti emigrues, sidomos i një familjeje emigrante, i cili është kompleks për shkak të dinamikës së jetës familjare dhe nevojave të çdonjërit prej anëtarëve të saj, nuk realizohet siç ishte perceptuar në fillim, por realizohet pjesërisht ose merr formë dhe përmbajtje të ndryshme, në bazë të situatave në të cilat gjendet familja emigrante përgjatë përvojës së saj emigruese. Nga të dhënat e mbledhura, emigrantët e përfshirë në studim, mund të kategorizohen në 3 grupe. Grupi i parë përfshin emigrantët që janë stabilizuar në Siena dhe projekti i tyre emigrues është i fokusuar drejt qëndrimit në Itali; grupi i dytë përbëhet nga ata të cilët kanë vendosur të kthehen në Shqipëri; ndërsa në grupin e tretë bëjnë pjesë ata emigrantë, të cilët nuk kanë një projekt të qartë emigrues. Në grupin e parë, bëjnë pjesë kryesisht ata emigrantë të cilët kanë emigruar herët, pra që kanë një kohë të gjatë qëndrimi në Itali, rreth 15-20 vjet dhe që jetojnë me familjet në Itali. Ky grupim përgjithësisht ka kaluar shumë sfida në vendin pritës, derisa ka arritur të praktikojë strategji përshtatjeje në funksion të integrimit ekonomik, kulturor, shoqëror dhe politik. Përgjithësisht këta individë edhe në rastet kur kanë emigruar vetëm, nëpërmjet procedurave të bashkimit familjar kanë marrë në Itali edhe anëtarët e tjerë të familjes, pjesa më e madhe e tyre kanë blerë shtëpi në vendin pritës dhe janë pajisur me pasaportë italiane. Në këtë grup bëjnë pjesë më shumë individë të martuar, të cilët projektin emigrues të tyre e shohin në funksion të së ardhmes së fëmijëve të

329

Page 343: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

tyre, të cilët tashmë janë përfshirë në sistemin arsimor italian dhe kthimi në Shqipëri në këndvështrimin e këtij grupi emigrantësh perceptohet si rrezikues i të ardhmes së fëmijëve të tyre. Në grupin e dytë bëjnë pjesë ata emigrantë të cilët kanë vendosur të kthehen në Shqipëri. Kjo kategori përfshin kryesisht emigrantë, kohëqëndrimi i të cilëve në vendin pritës është afërsisht 10 vjet. Nga bisedat e lira, intervistat dhe të dhënat e marra nga fokus-grupet, vihet re se kjo kategori është disi heterogjene nga këndvështrimi strukturor. Këtu bëjnë pjesë individë të të dyja gjinive, të grupeve moshore të ndryshme, beqarë dhe të martuar. Kryesisht emigrantët e këtij grupi zotërojnë dokumente qëndrimi afatshkurtër në Itali, të cilat duhet t’i rinovojnë shpesh dhe e shohin këtë procedurë administrative si barrë dhe bezdisje. Kjo kategori individësh ndodhet në një situatë varësie nga vendimet e aparatit legjislativ dhe administrativ, varësi kjo që kushtëzon më pas edhe situatën e tyre të punësimit e të gjithë projektin e tyre emigrues. Këta emigrantë, ose të paktën, pjesa më e madhe e tyre jetojnë në shtëpi me qira në vendin e emigrimit, gjithashtu një pjesë prej tyre e shohin pa shpresë të ardhmen e tyre në Itali, sidomos për shkak të krizës ekonomike globale që këto vitet e fundit ka prekur edhe Italinë. Një tjetër kategori individësh të cilët programojnë të kthehen e të jetojnë në vendin e origjinës janë të moshuarit. Kthimi i tyre në pjesën më të madhe të rasteve ndikohet nga projekti emigrues i fëmijëve të tyre, por në një pjesë tjetër rastesh të moshuarit vendosin të jetojnë në vendin e origjinës dhe të shkojnë në Itali për të rinovuar dokumentet dhe për arsye shëndetësore. Megjithatë, studimi nxori në pah se edhe disa emigrantë, të cilët kanë lejeqëndrim afatgjatë, ose kanë marrë shtetësinë italiane, duke vlerësuar si të papërshtatshme situatën ekonomike në Itali dhe mundësinë e sigurimit të të ardhurave për një jetë të kënaqshme për familjet e tyre, ndërmarrin vendimin për t’u kthyer në vendin e origjinës. Lejeqëndrimi afatgjatë ose shtetësia italiane shërben për ta si një lloj sigurie që, nëse projekti nuk shkon sipas parashikimeve në vendin e origjinës, rikthimi në Itali është gjithmonë një mundësi. Pra, duket se integrimi institucional/politik në vendin pritës ose mungesa e këtij integrimi nga ana e emigrantëve shqiptarë dhe e familjeve të tyre, nën presionin e krizës ekonomike, mund të bëhen në mënyra të ndryshme nxitës të ndërmarrjes së vendimit për t’u kthyer në vendin e origjinës. Në rastet, kur u identifikua që familja kishte ndërmarrë vendimin për t’u kthyer, emigrantit/emigrantes së intervistuar iu kërkua të fliste për mënyrën si ai/ajo i perceptonte sfidat e integrimit të fëmijëve në vendin e origjinës. Nga të dhënat e mbledhura duket se sërish e ardhmja e fëmijëve krijon shtigje për një projekt emigrues të papërfunduar.

330

Page 344: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Në grupin e tretë bëjnë pjesë ata emigrantë, projekti emigrues i të cilëve është konfuz. Edhe ky grup është heterogjen nga pikëpamja strukturore. Janë kryesisht emigrantë që kanë 10 vjet ose më pak kohë qëndrimi në Itali, femra dhe meshkuj, beqarë e të martuar, të rinj e të moshuar. Në këtë grup bëjnë pjesë kryesisht individë, të cilët kanë leje qëndrimi afatshkurtër në Itali, 1 ose 2 vjeçare. Argumentet pro kthimit në Shqipëri që ata sjellin gjatë intervistave dhe bisedave të lira tregojnë se janë të pakënaqur nga jeta në Itali, ndihen të huaj, të ardhurat janë të pamjaftueshme për të bërë një jetë dinjitoze, kriza ekonomike ka prekur familjet e tyre për shkak të papunësisë së ndonjërit prej anëtarëve të familjes. Nga ana tjetër, argumentet që sjellin pro qëndrimit në Itali tregojnë se ata ndihen të pasigurt nga kthimi në Shqipëri, nuk kanë siguri se në Shqipëri do të gjejnë punë, mendojnë se në Shqipëri ka shumë korrupsion dhe pak rregull, mendojnë se marrëdhëniet ndërpersonale në Shqipëri nuk janë të sinqerta dhe bazohen në interes, çka u krijon atyre një gjendje shpirtërore të rëndë, nuk u pëlqen shërbimi shëndetësor në Shqipëri etj. Pohimet e emigrantëve që u përfshinë në studim, tregojnë se si projekti emigrues shërben si një mekanizëm herë-herë nxitës e, në raste të tjera, frenues i procesit të integrimit të emigrantëve në vendin pritës. Nga ana tjetër, edhe mungesa e integrimit në shoqërinë pritëse në secilën nga përmasat e saj, i çon emigrantët drejt thurjes së një projekti emigrues që, sikurse pohon sociologu bashkëkohor shqiptar Zyhdi Dervishi, i nxit njerëzit të hedhin vështrime të kryqëzuara në det. 5.2. Sugjerime: drejt perspektivave të reja... Procesi i integrimit të emigrantëve dhe familjeve të tyre në shoqërinë pritëse nuk është një proces statik, i qëndrueshëm dhe përfundimtar, por një proces dinamik që has në mënyrë të vazhdueshme sfida të reja që lipsen të kapërcehen. Projektet njerëzore formësohen në varësi të situatave dhe nuk hidhen në letër për t’u programuar e më pas për t’u ndjekur sipas një skeme inxhinierike. Ky studim i ndërmarrë dëshmoi pikërisht këtë dinamikë. Nga kontaktet e vazhdueshme me disa prej emigrantëve që u përfshinë në studim gjatë harkut kohor 2011-2012, u konstatuan 4 raste kthimi real në Shqipëri në vitin 2013, dy prej të cilëve ishin emigrantë që bashkëjetonin dhe dy familje me fëmijë. Ndër emigrantët e tjerë që u përfshinë në studim, një vajzë e re nga Durrësi, e cila në kohën e përfshirjes në studim bashkëjetonte me një shtetas italian, u martua me të, një tjetër emigrante e sapomartuar solli në jetë një fëmijë, ndërsa një emigrant, i cili ka më shumë se 20 vjet

331

Page 345: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

që jeton në Siena, fëmijët e të cilit ishin të vegjël kur emigruan, u bë gjysh. Këto ngjarje do të ushtrojnë ndikim në jetët e këtyre njerëzve dhe mund të ridimensiojnë edhe marrëdhëniet e tyre me vendin pritës dhe me atë të origjinës. Jeta pra është një lum që rrjedh dhe studimi i proceseve jetësore të grupeve njerëzore lipset të jetë i vazhdueshëm dhe asnjëherë përfundimtar. Ky studim nxori në pah se në kushtet e jetesës në emigrim familja emigrante dhe anëtarët e saj mbartin problematikat e të qenurit “të huaj”, të huaj nga pikëpamja etnike, kulturore, shoqërore në krahasim me popullsinë vendase. Në këto kushte, procesi i integrimit dhe i përshtatjes së suksesshme në shoqërinë pritëse bëhet shumë kompleks dhe i papërcaktuar. Përvoja jetësore në vendin e emigrimit e ka shkëputur tashmë emigrantin dhe familjen e tij nga vendlindja, nga jeta atje, nga kontaktet shoqërore aktive me njerëzit në vendlindje dhe e gjithë kjo e bën atë që këta njerëz të ndihen dyfish të huaj, të huaj në vendin pritës dhe i huaj në vendin e origjinës. Amullia dhe konfuziteti në projektimin e së ardhmes për emigrantët dhe familjet e tyre shoqërohet pashmangshmërisht me probleme të integrimit në vendet pritëse, çka ndikon jo pozitivisht në përvojën e tyre emigruese dhe, për rrjedhojë, edhe në një pjesë të rëndësishme të jetës së tyre. Ja pse kjo çështje kërkon vëmendje të veçantë e lipset trajtuar me seriozitet jo vetëm nga studiuesit socialë, por edhe nga vendimmarrësit politikë, të cilët lipset të hartojnë marrëveshje bashkëpunimi mes shteteve ku ndodhen emigrantët shqiptarë, për ndjekjen nga afër dhe ofrimin e kujdesit social të familjeve emigrante me vështirësi integruese. Ky studim synoi të eksplorojë nga afër përvojat e emigrantëve shqiptarë dhe kontekstin e tyre familjar dhe të evidentojë prirjet që shoqërojnë integrimin e tyre në shoqërinë sieneze, por nuk synoi të bëjë përgjithësime dhe të paraqesë të dhëna statistikore që shpjegojnë dukuri specifike që lidhen me përmasat e integrimit. Në këtë kuadër gjetjet e këtij studimi mund të shërbejnë si të dhëna orientuese për hartimin e studimeve dhe dizenjimin e projekteve të tjera kërkimore me natyrë sasiore ose cilësore për të shqyrtuar në forma të tjera dinamikat e integrimit të familjes emigrante në kontekstin e shoqërisë pritëse dhe të ardhmen e familjes shqiptare në emigrim.

332

Page 346: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

BIBLIOGRAFIA AA. VV.: La identidad cultural, Andalucía Acoge, Sevilla 1998. Aboud, Frances E.: Children and prejudice, Cambridge, Basil Blackwell 1988. Adorno, Theodor W.; Samuel H. Flowerman: The authoritarian personality, New

York, Harper 1950. AGENDA: Efektet e Rënies së Remitacanve në Shqipëri. Ndikimet në Publik dhe

Nevoja për Politika, 2011. Akademia e Shkencave të RPS Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë: Fjalor i

Shqipes së sotme, 1984. Alberoni, Francesco; Guido Baglioni: L'integrazione dell'immigrato nella società

industriale, Il Mulino, Bologna 1965. Alcaraz, Carlo; Daniel Chiquiar; Alejandrina Salcedo: Remittances, schooling, and

child labor in Mexico, Journal of Development Economics 97(1), 2012. Ambrosini, Maurizio: Sociologia delle migrazioni, Il Mulino, 2005. Antman, Francisca M.: How does adult child migration affect the health of elderly

parents left behind? Evidence from Mexico, University of Colorado Population Center Working Paper No. POP2011-09. Boulder, CO, USA 2010.

Antman, Francisca M.: The intergenerational efects of paternal migration on schooling and work: What can we learn from childrenís time allocations? Journal of Development Economics 96(2), 2011.

Aycan, Zeynep; John W. Berry: Impact of employment-related experiences on psychological well-being of and adaptation of immigrants. Canadian Journal of Behavioral Sciences, 28(3), 1996.

Baldassar, Loretta; Cora Baldock: Linking Migration and family studies. Transnational Migrants and the care of ageing parents, në Theoretical and methodological issues in migration research interdisciplinary, intergenerational and international persp. Ashgate, Aldershot, UK 2000.

Balsamo, Franca: Famiglie di migranti. Trasformazione dei ruoli e mediazione culturale, Carocci, Roma 2003.

Barbagli, Marzio, Schmoll, Camille: Sarà religiosa la seconda generazione? Una ricerca esplorativa sulle pratiche religiose dei figli di immigrati, 2011.http://www.cestim.it/argomenti/35secondegenerazioni /35secondegenerazioni_Sar%C3%A0%20religiosa%20la%20seconda%20generazione_Barbagli_Schmoll.pdf. (Cituar më 08.03.2013).

Bartone, Giuseppe : La storia di Siena. Azienda autonoma di turismo di Siena, 1981.

333

Page 347: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Bastenier, Albert; Felice Dassetto: Immigrations et nouveaux pluralisms. Une confrontation de societies, De Boeck, Bruxelles 1990.

Bauman, Zigmund: Intervista sull’identità, Editori Laterza, Roma 2003. Bauman, Zigmund: Paura Liquida, Laterza, Roma-Bari 2008. Beiser, Morton; J.A., Fleming; W.G., Iacono; T.Y., Lin: Refining the diagnosis of

schizophreniform disorder, American Journal of Psychiatry 145, 1988. Beiser, Morton; Phyllis Johnson; Jay R. Turner: Unemployment, underemployment

and depressive affect among Southeast Asian refugees, Psycological Medicine/ Vol. 23. Issue 03. August, 1993.

Berg, Bruce: Qualitative research methods for the social sciences (Second edition). Boston etc., Allyn and Bacon, 1995.

Berry, John. W.: Understanding and managing multiculturalism. Psychology and Developing Societies. 3., 1991.

Berry, John W.: On the unity of the field: Variations and commonalities in understanding human behaviour in cultural context, Internamerican Journal of Psychology, 30, 1996.

Berry, John W.: Mutual attitudes among immigrants and ethnocultural groups in Canada, International Journal of Intercultural Relations, 30, 2006.

Berry, John W.; Phinney J.S.; Sam D.L.; Vedder P.: Immigrant Youth: Acculturation, Identity, and Adaptation.Applied Psychology: An International Review, 55 (3), 2006.

Berry, John. W.: Immigration, Acculturation, and Adaptation.Applied Psychology, Volume 46, Issue 1, 1997.

Berry, John. W.: Marginality, stress and ethnic identification in an acculturated Aboriginal community, Journal of Cross-Culrural Psychology, I, 1970.

Berry, John. W.: Acculturation and Adaptation in a New Society. International Migration Volume 30, Issue Supplement s1, June, 1992.

Berry, John.W.: Psychology of acculturation, në J . Berman (Ed.), Cross-cidrural perspectives: Nebraska Syniposiiirn on Morivarion Lincoln, University of Nebraska Press, 1990.

Berry, John.W.; Kostovcik, N.: Psychological adaptation of Malaysian students in Canada, në A.H. Othman; W.R.A. Rahman (Eds.). Psychology and socio-economic development, Bangi: Penerbit Universiti Kebangsaan, Malaysia 1990.

Berry, John.W.; Uicho Kim; Thomas Minde; Doris Mok: Comparative studies of acculturative stress, Internarional Migrarion Review. 21, 1987.

334

Page 348: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Berti, Fabio: L’immigrazione albanese in Italia, në L. Giannelli, La ricchezza multiculturale del territorio, Goreé, Siena 2006.

Berti, Fabio: Paura, ignoranza, razzismo: quando il dialogo diventa un confronto tra sordi. Considerazioni a partire dal caso della “moschea” di Colledi Val d’Elsa, në Berti, F.; R. De Vita; L. Nasi, Ugualmente diversi. Culture, religioni, diritti, FrancoAngeli, Milano 2007.

Berti, Fabio; Andrea Valzania: Le nuove frontiere dell’integrazione. Gli immigrati stranieri in Toscana, Franco Agneli, 2010.

Blangiardo, Carlo; Scabini Eugenia: Ciclo di vita della famiglia, Aspetti psico-sociali e demografici, në AAVV, Nuovo lessico familiare, Studi interdisciplinari sulla famiglia n.14, Vita e Pensiero. Milano 1995.

Blumer, Herbert: Race prejudice as a sense of group position. Pacific Sociological Review I (1). 1958.

Bobbio, Norberto; Matteucci Nicola; Pasquino Gianfranco: Dizionario di politica, TEA, Milano 1997.

Bonifazi, Corrado: L'immigrazione straniera in Italia, Mulino, 2007. Bonifazi, Corrado; Dante Sabatino: Albanian migration to Italy: what official data

and survey results can reveal, Journal of Ethnic and Migration Studies, 29(6), 2003.

Bordogna, Mara Tognetti: L'Ente locale tra nuovi diritti e nuove professionalità, Feltrinelli saggi, Milano 1994.

Bordogna, Mara Tognetti: Ricongiungere la famiglia altrove. Strategie, percorsi, modelli e forme do ricongiungimenti familiari, Angeli, Milano 2004.

Boslaugh, Sarah: Secondary Data Sources for Public Health: A Practical Guide. United Kingdom. Cambridge University Press, 2007.

Boyd, Monica: Family and Personal Networks In International Migration: Recent Developments and New Agendas, International Migration Review 23, 1989.

Boykin, A. W.; Toms, F. D.: Black child socialization: A conceptual framework. në H. P. McAdoo e J. L. McAdoo (Eds.), Black children: Social, educational,and parental environments, Newbury Park. CA: Sage, 1985.

Bryceson, Deborah Fahy; Ulla Vuorela: The Transnational Family: New European Frontiers and Global Networks, Oxford, Berg, 2002.

Caritas/Migrantes: Dossier Statistico Immigrazione. XVI Rapporto, Edizioni Idos, Roma 2006.

Caritas/Migrantes: Dossier Statistico Immigrazione. XIX Rapporto, Edizioni Idos. Roma 2009.

335

Page 349: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Caritas/Migrantes: Dossier statistico Immigrazione. XXI Rapporto, Edizioni Idos. Roma 2011.

Carletto, Gero; Benjamin Davis; Marco Stampini; Alberto Zezza: A country on the move: international migration in post-communist Albania, International Migration Review, 40(4), 2006.

Carlin, Jean: Refugee and immigrant populations at special risk: Women, children and the elderly, në W.H. Holtzman; T. Bornemann (Eds.). Mental health of immigrants and refugees, Austin: Hogg Foundation for Mental Health, 1990.

Caroline B. Brettell; James F. Hollifield: Migration Theory: Talking Across the Disciplines, Routledge 2007.

Casalbore, Alessandra: Identità, appartenenze, contraddizioni. Una ricerca tra gli adolescenti di origine straniera nelle scuolesecondarie superiori di Roma, 2010. http://dspaceroma3.caspur.it/bitstream/2307/

665/1/IdentitaAppartenenze. pdf. (Cituar më 18.01.2013). Casanova, José: Immigration and the new religious pluralism: a EU-US comparison,

2005. http://www.ipri.pt/eventos/pdf/Paper_Casanova. pdf. (Cituar më 18.01.2013).

Castaño, Javier Garcia; Granados Martinez A.; Cano Torrico M.: Intercultural y educacion en la decada de los noventa: un analisis critico.Universidad de Granada. Granada 2000.

Castell Stephen; Mark J. Miller: The Age of Migration, International Population Movements in the Modern World. Guilford Publications, 2003.

Cavazza, Stefano: Piccole patrie. Feste popolari tra regione e nazione durante il fascismo. Bologna. Il Mulino, 1997.

Cecchini, Giovanni; Neri, Dario: Il palio di Siena. Monte dei Paschi di Siena, 1958. Cesareo Vincenzo; Laura Zanfrini: Famiglia multietnica,në Scabini E.; P.G., Donati,

Nuovo Lessico familiare. Studi interdisciplinari sulla famiglia, Milano, Vita e Pensiero, 2005.

Cesareo,Vincenzo: Indici di integrazione. Un'indagine empirica sulla realtà migratoria italiana. Franco Angeli, 2009.

CESVOT: Città e migranti in Toscana L'impegno del volontariato e dei governi locali per i diritti di cittadinanza. N. 59, 2012.

Chini, Marina: Plurilinguismo e Immigrazione in Italia: Un'Indagine Sociolinguistica a Pavia e Torino, Franco Aneli, 2004.

CIES: Rapporto sulle politiche contro la povertà e l’esclusione sociale, 2011.

336

Page 350: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Clanet, Claude: L’interculturelle: Introduction aux approaches interculturelles en education et en sciences humaines, Toulouse, Presses Universitaires du Mirail, 1990.

CNEL: Indici di integrazione degli immigrati in Italia. Attrattività e potenziale di integrazione dei territori italiani, VIII Rapporto, 2012.

Cohen, Louis; Lawrence Manion; Keith Morris: Research Methods in Education, Routledge, 2007.

Colleen, Ward; Adrian Furnham ; Stephen Bochner: The psychology of Culture shock, Routledge, 2001.

Commissione Europea: Comunicazione della commissione al parlamento europeo, al consiglio, al comitato economico e sociale europeo e al comitato delle regioni. COM (2011) 455 definitivo; SEC(2011) 957 definitivo, 2011.

Cooper, Catherine R.; Grotevant, Harold D.; Condon, S. M.: Individuality and connectedness in the family as a context for adolescent identity formation and role-taking skill, në H. D. Grotevant; C. R. Cooper (Eds.). Adolecents development in the Family: New directions for child development, San Francisco, Jossey-Bass, 1983.

Corrao, Sabrina: Il focus grup, Franco Agneli, 2000. Cotesta, Vittorio: Lo straniero. Pluralismo culturale e immagini dell’Altro nella

società globale, Laterza, Roma-Bari 2002. Crespi, F.: Le vie della sociologia, Il Mulino, Bologna 1998. Curl, Maurice; Hans Vermeulen: The second generation in Europe. Introduction.

International Migration Review, 37(4), 2003. D’Andrea, Luciano; Renato d’Arca, Daniele Mezzana: Manuale sulle pratiche di

integrazione sociale ed economica degli immigrati in Europa, CERFE, 1998. Dal Lago, Alessandro: Non-persone. L’esclusione dei migranti in una societa globale,

Feltrinelli, Milano 1999. De Nardi, Alessia: Il paesaggio nella costruzione dell’identità e del senso di

appartenenza al luogo: indagini e confronti tra adolescenti italiani e di origine straniera, 2010. http://paduaresearch.cab.unipd.it/2887/1/

tesi_alessia_definitiva. pdf.(Cituar më, 18.01.2013). De Rapper, Gilles: La “biographie”: parenté incontrôlable et souillure politique dans l’Albanie communiste et post-communiste,European Journal of Turkish Studies, Thematic Issue N°4. The social practices of kinship. A comparative perspective, 2006. http://www.ejts.org/document565.html. (Cituar më 05.04.2012).

337

Page 351: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

De Soto, Hernando; Peter Gordon; Ilir Gëdeshi; Zamira Sinoimeri: Poverty in Albania. A Qualitative Assessment.Washington DC: World Bank, Technical Paper 520, 2002.

De Vita, Roberto: Convivere nel pluralismo,Cantagalli, Siena 2008. Dervishi, Zyhdi : Vështrime të kryqëzuara në det. Sociologji kulture1, Jerusalem,

Tiranë 2003. Dervishi, Zyhdi: Sociologjia. Për shkollën e mesme (Ribotim). SHBLSH E RE,

Tiranë 2008. Dervishi, Zyhdi: Fakte rrjedhëse të mirëkuptimit ndërfetar të shqiptarëve. Një sprovë

shpjegimore, në Rrugë drej dialogut ndërfetar. Studime dhe reflektime. Fondacioni zgjidhja e konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve, Tiranë 2010.

Devole, Rando: Ura mbi det. Emigracioni shqiptar në Itali, Ora, Tiranë 2008. Devole, Rando: Lejeqëndrimi si hartë e busull, 2012.

http://randodevole.wordpress.com/2012/03/09/lejeqendrimi-si-harte-ebusull/. (Cituar më 22.08.2012).

Di Sciullo, Luca; Renato Marinaro; Franco Pittau: Stranieri, africani e criminalità: un dibattito spesso slegato dai dati, në Caritas/Migrantes: Africa – Italia Scenari migratory, 2010.

Dollard, J.; Miller, N. E.; Doob, L. W.: Frustration and Aggression, New Haven, CI Yale University Press, 1939.

Dumont W.A.: Famiglia e movimenti migratori,në Scabini E., Donati P., La famiglia in una societá muliietnica, Studi interdisciplinari sulla famiglia n.12, Vita e Pensiero, Milano 1993.

Ebrahim, Shah: Social and medical problems of elderly migrants. International Migration, 30, 1992.

Fabietti, Ugo: L’identità etnica, Carrocci, Roma 2008. (ed. orig. 1995). Fabietti, Ugo; Remotti, Francesco: Dizionario di Antropologia, Zanichelli, Bologna

1977. Favaro, Graziella: Bambini e ragazzi ricongiunti, në Tognetti Bordogna M., Le

famiglie dell'immigrazione. I ricongiungimenti familiari. Delineare poliliche attive. Fondazione Cecchini Pace, 2000.

Ferrarotti, Franco: Manuale di sociologia, Laterza, Roma-Bari 1992. Fix, Michael P.;Capps, Randy; Kaushal, N.: Immigrants and welfare, në M.Fix (Ed.),

Immigrants and welfare: the impact of welfare reform on America’s newcomers, Russel Sage Foundation, New York 2009.

338

Page 352: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Foner, Nancy: The Immigrant Family: Cultural Legacies and Cultural Changes, International Migration Review 31, 1997.

Bensi, Francesca: Alternanza e opposizione linguistica nel bilinguismo in età scolastica: un caso di studio in provincia di Siena,në L. Giannelli, La ricchezza multiculturale del territorio, Goreé, Siena 2006.

Frosoni, Cecilia: Immigrazione albanese a Siena: storia, lingua, identità, në Gianelli, L., La ricchezza multiculturale del territorio. Gorée, Siena, 2006.

Fuga, Artan: Identités périphériques en Albanie, L’Harmatan, Paris 2000. Furnham, Adrian ; Sherif Shiekh: Gender, generation and social support correlates

of mental health in Asian immigrants, International Journal of Social Psychiatry, 39, 1993.

Gëdeshi, Ilir: Global Crisis and Migration. Monitoring a Key Transmission Channel to the Albanian Economy A joint study by IOM and UNDP with the support of WB, CESS, IOM, Tiranë 2010.

Giddens, Anthony: Sociology. Fifth edition. Polity press, 2006. Giles, John; Ren Mu: Elderly parent health and the migration decisions of adult

children: Evidence from rural China. Demography. 44(2), 2007. Glicksberg, Charles J.: Intercultural education: Utopia or reality. Common Ground

(6), 1946. Gordon, Milton M.: Assimilation in American life, Oxford University Press, New

York 1964. Graves, Theodore: Psychological acculturation in a tri-ethnic community. South-

Western Journal of Anthropology. 23, 1967. Grbich, Carol: Qualitative data analysis: An introduction, Sage, London, 2007. Grigorian, David. A.; Tigran. A. Melkonyan: Destined to receive: The impact of

remittances on household decisions in Armenia, Review of development economics, 15(1), 2011.

Grusec, Joan E.; Davidov, Maayan: Socialization in the family: The role of parents, në J. E. Grusec; P. D.Hastings (Eds.), Handbook of socialization: Theory and research, 2007.

Guardiola, Abenosa Rosa: Identidad e inmigración: orientaciones psicopedagógicas, Catarata, Madrid 2004.

Hall, Derek R.: Albania and the Albanians, Pinter Reference, London 1994. Harbison, Sarah F.: Family structure and family strategy in migration decisión

making, në De Jong G.F., Gardner R.W., Migration Decisión making, Pergamon Press, New York 1981.

339

Page 353: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Harris, John R.; Michael Todaro: Migration, Unemployment, and Development: A Two-Sector Analysis.American Economic Review, 61, 1970.

Heckmann, Friedrich: Ethnische Minderheiten, Volk und Nation. Soziologie interethnischer Beziehungen, Stuttgart, Enke, 1992.

Ho, Elsie S.: Chinese or New Zealander? Different paths of adaptation of Hong Kong Chinese adolescent immigrants in New Zealand. New Zealand Population Review, 21 (1/2), 1995.

Hondagenu-Sotelo, Pierrette: Gendered transitions: Mexican experiences of immigration. Berkeley, CA, and London: University of California Press, 1994.

Husha, A., http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/35-te-jetosh-ne-itali/4106-lintegrazione-degli-albanesi-in-italia.html.(Cituar më 03.09.2013).

http://www.agriarte.it/.(Cituar më 01.05.2013). http://www.comufficio.it/site/comufficio_webprofessional_it/Sintesi_Congiunturale.p

df.(Cituar më 18.08.2013). http://www.comuni-italiani.it/052/statistiche/. (Cituar më 06.09.2013). http://www.gallup.com/poll/147446/three-percent-worldwide-international

remittances.aspx.(Cituar më 21.05. 2013). http://www.interno.gov.it/mininterno/export/sites/default/it/temi/cittadinanza/sottotem

a002.html. (Cituar më 18.08.2013). http://www.lamiaterradisiena.it/Comuni/comuni%20siena.htm. (Cituar më

18.08.2013). http://www.provincia.siena.it/La-provincia/Storia-della-Provincia2. (Cituar më

27.01.2013). http://www.ratonlus.org/.(Cituar më 05.04. 2013). http://www.shqiptariiitalise.com/component/content/article/35-te-jetosh-ne-itali/3926-

italiane-te-rinj-ne-listat-zgjedhore-pd-mbetet-jashte-ismail-ademi.html.(Cituar më 18.08.2013).

http://www.toscanaoggi.it/Toscana/Rapporto-Confartigianato-per-l-edilizia-toscana-e-crisi-profonda-settore-allo-stremo. (Cituar më 31.07.2013).

http://www.tuttitalia.it/toscana/provincia-di-siena/65-comuni/popolazione/. (Cituar më 22.08.2012).

http://www.tuttitalia.it/toscana/provincia-di-siena/statistiche/cittadini-stranieri/albania/. (Cituar më 22.08.2012).

Hughes, D. L.: Correlates of African American and Latino parents’ messages to children about ethnicity and race: A comparative study of racial socialization. American Journal of Community Psychology, 31, 2003.

340

Page 354: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Hughes, D.; Bachman, M.; Ruble, D.; Fuligni, A.: Tuned in or tuned out: Children’s interpretations of parents’ racial socialization messages. Në L. Balter e C. Tamis-Lemonda (Eds.), Child psychology: A handbook of contemporary issues (2nd ed.) Philadelphia: Psychology Press, 2006.

IOM: Return and Readmission to Albania. The Experiences of Selected EU Member States, Tirana: International Organization for Migration, 2006.

IOM: World Migration 2008: Managing Labour Mobility in the Evolving Global Economy, 2008.

IOM: Migration in Italy. Current situation and perspectives.Research commissioned, në Idos Study and Research Centre. Idos Ed., Rome 2011.

IREF: Famiglie Migranti. Primo rapporto nazionale sui processi d’integrazione sociale delle famiglie immigrate in Italia, 2006.

IRES: I lavoratori stranieri nel settore edile. II rapporto IRES-FILLEA CGIL, 2007. IRIEF: Famiglie migranti. Primo rapporto nazionale sui processi d’integrazione

sociale delle famiglie immigrate in Italia, Roma 2006. ISMU: Rapporto ISMU sulle migrazionI, 2011. ISMU: XVIII rapporto sulle migrazioni 2012. Komunikim për shtyp Fondacioni

ISMU, 2012. ISTAT: Il matrimonio in Italia: un’istituzione in mutamento. Anni 2004-2005,

2007(a). ISTAT: La famiglia in Italia. Dossier statistico, 2007(b). ISTAT: 2008. http://www.stranieriinitalia.it/news/istat8apr2010.pdf.(Cituar më

12.07.2013). ISTAT: Popolazione straniera residente in Italia, 2011.

http://www.istat.it/it/archivio/39726. (Cituar më 22.08.2012). ISTAT: 2013. http://www.tuttitalia.it/toscana/19-province/. (Cituar më 06.09.2013). Jelloun, Tahar Ben: Le pareti della solitudine, Einaudi, 2008. Jervis, Giovanni: La conquista dell’identità. Essere se stessi, essere diversi,

Feltrinelli, Milano 1977. Juang L.P.; Cookston J.T.: Acculturation, discrimination, and depressive symptoms

among Chinese American adolescents: A longitudinal study, The Journal of Primary Prevention, 30.3/4, 2009.

Kanaiaupuni, Shawn Malia; Katharine M. Donato: Migradollars and Mortality: The Effects of Migration on Child and Infant Survival. Demography 36(4), 1999.

Kim, Namsuk: The impact of remittances on labor supply: The case of Jamaica. World Bank Policy Research Working Paper 4120, Washington, DC, USA 2007.

341

Page 355: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Kinder, Donald R.; Sears, Devid O.: Prejudice and politics: Symbolic racism versus threats to “the good life”, Journal of Personality and Social Psychology(40), 1981.

King, Russell; Juli Vullnetari: Migration and development in Albania. Brighton. University of Sussex, Development Research Centre on Migration, Globalisation and Poverty, Working Paper C5, 2003.

King, Russell; Mai, Nicola: Italophilia meets Albanophobia: paradoxes of asymmetric assimilation and identity processes amongst Albanian immigrants in Italy, Journal of Ethnic and Racial Studies, 32(1), 2009.

Knight, G. P.; Bernal, M. E.; Garza, C. A.; Cota, M. K.; O'Campo, K. A.: Family socialization and the ethnic identity of Mexican-American children. Journal of Cross-Cultural Psychology, 24, 1993.

Kofman, Eleonore; Meetoo Veena: Family migration. World migration 2008: managing labour mobility in the evolving global economy, IOM world migration report series (4), IOM, Geneva 2008.

Konica, Faik: Vepra, Vëllimi 2, Botimet “Dudaj”, Tiranë 2001. Korovilas, James: The Albanian economy in transition: the role of remittances and

pyramid investment schemes. Post-Communist Economies 11(3), 1999. Krishnan, Ahalya; John W. Berry: Acculturative stress and acculturation attitudes

among Indian immigrants to the United States. Psychology and Developing Socieries, 4, 1992.

Kuhn, Randall S.; Bethany Everett; Rachel Silvey: The effects of children’s migration on elderly kin’s health: A counterfactual approach. Demography, 48(1), 2011.

Lahaie, Claudia; Jeffrey A. Hayes; Tinka Markham Piper; Jody Heymann: Work and family divided across borders: The impact of parental migration on Mexican children in transnational families, Community, Work and Family,12(3), 2009.

Larousse : Dictionnaire de la sociologie, 1995. Lewin, Kurt: I conflitti sociali. Saggi di dinamica di gruppo,Franco-Angeli, Milano

1980. Lim, Lin Lean: The structural determinants of female migration, në Expert meeting

on the feminization of internal migration, United Nations Secretariat, New York 1993.

Lo Cricchio, Maria Grazia; Lo Coco, Alida: Le pratiche di socializzazione etnica nelle famiglie immigrate, Studi Familiari, 2, 1980.

Maalouf, Amin: L’identità, Bompiani, Milano 2001.

342

Page 356: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

MacHale, S. M.; Crouter, A. C.; Kim, J.; Burton, L. M.; Davis, K. D.; Dotterer, A. M.; Swanson, D. P.: Mothers’ and fathers’ racial socialization in African American families: Implication for youth. Child Development, 77, 2006.

Mai, Nicola: Italy is Beautiful”: the role of Italian television in the Albanian migratory flow to Italy’, në King, R. and Wood, N. (eds) Media and Migration: Constructions of Mobility and Difference, Routledge, London 2001.

Mai, Nicola: Myths and moral panics: Italian identity and the media representation of Albanian immigration,në Grillo, R.D. and Pratt, J. (eds.) The Politics of Recognising Difference: Multiculturalism Italian Style, Aldershot: Ashgate, 2002.

Mai, Nicola: Reluctant circularities: the interplay between integration, return and circular migration within the Albanian migration to Italy. European University Institute (Meteicos project), 2011.

Massey, Douglas S.; Joaquin Arango; Ali Koucouci; Adela Pelligrino; J. Edward Taylor: Worlds in Motion: Understanding International Migration at the End of the Millennium. Oxford: Oxford University Press, 1998.

Matthews, Bob; Ross, Liz: Metodat e hulumtimit. Udhëzues praktik për shkencat sociale dhe humane, CDE, 2010.

Mendola, Mariapia; Gero Carletto: International migration and gender differentials in the home labor market: Evidence from Albania, World Bank Policy Research Working Paper 4900, Washington, DC, USA 2009.

Merico, Franco: Sociologjia e proceseve migruese, Agustica, 2008. Merton, Robert. K.; Alice. S. Kitt: Contributions to the theory of reference group

behavior, në R. K. Merton; P. F. Lazarsfeld (Ed.), Continuities in social research: Studies in the scope and method of "The American soldier" . Glencoe, IL: Free Press, 1950.

Meyerhoefer, Chad D.; Chen C.J.: The effect of parental labor migration on children’s educational progress in rural China, Review of Economics of the Household, 9(3), 2011.

Misja, Vladimir: Emigracioni Ndërkombëtar në Shqipëri gjatë Periudhës së Trazicionit , Marin Barleti, Tiranë 1998.

Morawska, Ewa: The Sociology and Historiography of Immigration, në V. Yans- McLaughlin (ed.) Immigration Reconsidered: History, Sociology and Politics, Oxford University Press, New York 1990.

Murphy, H.B.M.: Migration and the major mental disorders. në M. Kantor (Ed.), AIohilirv and mental healrh Springfield: Thomas, 1965.

Myrdal, Gunnar: Economic theory and underdeveloped regions, Hutchinson, 1957.

343

Page 357: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Nauck, B.; Barbara H. Settles: Immigrant and ethnic minority families: An introduction, Journal of Comparative Family studies, 32(4), 2001.

Paçukaj, Sokol: Metodologjia dhe teknikat e kërkimit social, Geer, Tiranë 2010. Pagnini, Deanna L.; Philip S. Morgan: Intermarriage and social distance among U.S

immigrants at the turn of the Century, AJS volume 96, Number 2, 1990. Parrenas, Rhacel Salazar: Servants of Globalization: Women, Migration and

Domestic Work, Stanford University Press, 2001. Perna, Fabiola: L’altra faccia della medaglia. Il vissuto degli immigrati albanesi e la

loro accetazione sociale, Armando, Roma 2011. Phinney, Jean: Ethnic identity in adolescents and adults: A review of research,

Psychological Bulletin, 108, 1990. Phinney, J. S.: Ethnic identity in adolescents and adults: Review of research,

Psychological Bulletin, 108, 1990. Piore, Michael. J.: Birds of Passage: Migrant Labour in Industrial Societies,

Cambridge University Press, New York 1979. Pompeo, Francesco: Il mondo è poco: Un tragitto antropologico nell’interculturalità,

Meltemi, Roma 2002. Portera, Agostino: Educazione interculturale in famiglia, La Scuola, 2004. Portes, Alejandro; Josh DeWind: Rethinking Migration: New Theoretical and

Empirical Perspectives, Center for Migration Studies of New York, 2008. Portes, Alejandro; Ruben Rumbaut: Immigrant America: A Portrait, Berkeley and

LA. University of California Press, 1996. Rapoport, Hillel; Frederic Docquier: The economics of migrants’ remittances. IZA

Discussion Paper 1531, Institute for the Study of Labor, Bonn 2005. Redfield, Robert; Linton, Ralph; Herskovits, Melville J.: Memorandum for the study

of acculturation. American Anthropologist, 38. , 1936. Remotti, Francesco: Contro l’identità, Laterza, Roma-Bari 1996. Riccuci, Roberta: Le famiglie straniere di fronte alla crisi istantanee piemontesi,

Rapporto di ricerca Fieri, 2011. Ritchey, Neal P.: Explanations of migration, Annual Review of Sociology,2, 1976. Romania, Vincenzo: Fare Passare per Italiani: Strategie di Mimetismo Sociale, Caro

cci, Roma 2004. Rumbaut, Rubén G.: Assimilation and its discontents: between rhetoric and

reality,International Migration Review, 31(4), 1997. Saraceno, Chiara: Mutamenti della famiglia e politiche sociali in Italia, Il Mulino,

Bologna 1998.

344

Page 358: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Savelli, Aurora; Vigni, Laura: Uomini e contrade di Siena. Memorie e vita di una tradizione cittadina. Archivio Storico del Comune di Siena, 2004.

Sayad, Abdemalek: La doppia assenza. Dalle illusioni dell’emigrato alle sofferenze dell’immigrato, Raffaello Cortina, Milano 2002.

Sayad, Abdelmalek : L'immigration ou les paradoxes de l'altérité. 1. L'illusion du provisoire, Éditions Raisons d'agir, Paris 2006.

Scabini E.; P.G., Donati: Nuovo Lessico familiare. Studi interdisciplinari sulla famiglia, Vita e Pensiero, Milano, 1993.

Schuman, Howard; Maria Krysan: A Historical note on whites' beliefs about racial inequality, American Sociological Review 64, 1999.

Schwarzer, R.; Hahn, A.; Schröder, H.: Social integration and social support in a life crisis: Effects of macrosocial change in East Germany, American Journal of Community Psychology, 22, 1994.

Sciolla, Loredana: Sociologia dei processi culturali, Il Mulino, Bologna 2002. Simmel, George: Sociologia, përkthyer në italisht nga Cavalli A., Edizioni di

Comunità, Torino 1998. Sinani, Fatri: Veçori të besimit fetar ndër shqiptarët, në Rrugë drej dialogut ndërfetar.

Studime dhe reflektime. Fondacioni zgjidhja e konflikteve dhe Pajtimi i Mosmarrëveshjeve. Tiranë 2010.

Sluzki, E.Carlos: Emigrazione e conflitti familiari, në Terapia Familiare, 8, 1980. Smedley, Joseph W.; James A. Bayton: Evaluative Race-Class Stereotypes by Race

and Perceived Class of Subjects, Journal of Personality and Social Psychology 36(5), 1978.

Smith, Darren P.: An ‘Untied’ Research Agenda for Family Migration: Loosening the ‘Shackles’ of the Past. Journal of Ethnic and Migration Studies Vol. 30, No. 2., 2004.

Social Science Research Council: Acculturation: An exploratory formulation, American Anthropologist, 56, 1954.

Sokoli, Lekë: Hyrje në sociologji (Ribotim), Instituti i Sociologjisë, Kristalina-HK, 2009.

Sokoli, Lekë: Metodat e kërkimit, Instituti i sociologjisë, Kristalina-HK, 2011. Spencer, M. B.: Children’s cultural values and parental child rearing strategies.

Developmental Review, 3., 1983. SSAI: Anziani in italia: Aspetti demografici e sociali ed interventi pubblici, Stato

delle province – censimento delle strutture per anziani, 2010. Stark, Oded: The Migration of Labor, Cambridge, MA, USA: Basil Blackwell, Inc.,

1991.

345

Page 359: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Stevenson, H. C., McNeil, J. D., Herrero-Taylor, T, Davis, G. Y.: Influence of perceived neighbourhood diversity and racism experience on the racial socialization of black youth, Journal of Black Psychology, 31, 2005.

Suma, Francesco; Mereu, Francesco: Un global compact business case study, Banca Monte Dei Paschi Di Siena, 2006.

Sumner, William Graham: Folkways, Ginn, New York 1906. SUNIA: Rapporto 2009 sulla condizione abitativa degli immigrati in Italia. Gli

immigrati e la casa, Roma 2009. Tajfel, Henri: Human groups and social categories, Studies in social psychology,

Cambridge University Press, 1981. Taylor, J. Edward: The new economics of labour migration and the role of

remittances in the migration process, International Migration, 37 (1), 1999. Tilly, Charles: Coercion, Capital and European studies, AD 990-1990. Cambridge,

MA: Blackwell, 1990. Tortolici, Conceta Beatrice: Appartenenza, paura, vergogna: l’io e l’altro

antropologico, Monolite, Roma 2003. Umaňa-Taylor, A. J.; Fine, M. A.: Examining ethnic identity among Mexican- origin

adolescents living in the United States, Hispanic Journal of Behavioral Sciences, 26, 2004.

Umaňa-Taylor, A. J.; Yazedjian, A.: Generational differences and similarities among Puerto Rican and Mexican mothers’ experiences with familial ethnic socialization, Journal of Social and Personal Relationships, 23, 2007.

Umaňa-Taylor, Adriana J.; Amy B. Guimond: A Longitudinal Examination of Parenting Behaviors and Perceived Discrimination Predicting Latino Adolescents' Ethnic identity, Developmental Psychology, 46, 2010.

UNDP-Albania: Albanian Human Development Report 2000. Tirana: UNDP Albania, 2000.

UNHCR: UNHCR Fundraising - 2000 Global Appeal: Albania 2003. Vathi, Zana: The children of Albanian (2000). migrants in Europe: ethnic identity,

transnational ties and pathways of integration. Doctoral thesis, University of Sussex, 2011.

Ward. C.; Kennedy, A.: Locus of control, mood disturbance and social difficulty during cross-cultural transitions, International Journal of lnrerculrural Relations. 16, 1992.

Yang, Dean: International migration, remittances and household investment: Evidence from Philippine migrants’ exchange rate shocks, The Economic Journal 118, 2008.

346

Page 360: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Zanfrini, Laura: Sociologia delle migrazioni, Laterza, Roma-Bari 2007. Zani, Gian Leonildo: Pedagogia interculturale. La convivenza possibile, La Scuola,

Brescia 2002. Zlotnik, Hania: Migration and family: the female perspective, Asian and Pacific

Migration Journal, vol.4(2-3, 1995. Zoller Booth, Margaret: Children of migrant fathers: The effects of father absence on

Swazi children’s preparedness for school, Comparative Education Review, 39(2), 1995.

347

Page 361: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

Shtojca 3: Udhëzuesi tematik i intervistës dhe fokus-grupeve Përshëndetje! Quhem Brunilda Zenelaga, pedagoge sociologjie në Universitetin “Aleksandër Moisiu” Durrës. Po kryej studimin e doktoraturës në fushën e sociologjisë së familjes dhe emigrimit dhe po studioj integrimin e emigrantëve duke u ndalur në rastin e emigrantëve shqiptarë në provincën e Sienës, prandaj kam nevojë për intervistën tuaj. Të dhënat e intervistës suaj do të përdoren vetëm për arsye studimore dhe janë konfidenciale. Do të përdoren vetëm inicialet tuaja për të vërtetuar origjinalitetin e intervistës. A pranoni ta zhvillojmë bashkë këtë intervistë?

Seksioni 1: Karakteristikat demografike dhe sociale

1. Emër e mbiemër ose iniciale: 2. Mosha: 3. Gjinia 4. Qyteti/Fshati i vendit të origjinës: (psh: Durrës/Shkallnur): 5. Komuna ku banon aktualisht: 6. Arsimi (shkruaj edhe degen nëse ke arsim universitar ose arsim të mesëm profesional). E ke

kryer në Shqipëri, apo në Itali? 7. Kur ke shkuar për herë të parë në Itali? Sa vite ke në Itali? 8. Ke shkuar vetëm apo me familjen? Çila ka qenë arsyeja e vajtjes në Itali? 9. Sa vite ke në Siena? Pse ke ardhur pikërisht në Siena? 10. Në ç’vit je legalizuar në Itali? 11. Me kë jeton? 12. Me se merresh? Studion? Në ç’degë? Punon? Çfarë pune bën? 13. Statusi çivil (beqar/i martuar/i fejuar/bashkejeton): 14. Kombësia e bashkëshortit/bashkëshortes tënde: 15. Ke fëmijë? 16. Nëse po ç’gjini e ç’moshë kanë? Me se merren (studiojnë, punojnë)?

Seksioni 2: Ndryshime strukturore dhe funksionale të familjes në emigrim 17. A mendon se në ndikimin e shoqërisë italiane mentaliteti yt ka ndryshuar? Si? 18. A kanë ndryshuar marrëdhëniet mes pjesëtarëve të familjes tënde? Si? 19. A ka fituar më shumë të drejta femra (nëna, vajza) dhe është më e barabartë me pjesëtarët

meshkuj në familjen tënde? 20. A ka ndryshuar roli i të moshuarve në familjen tënde?

348

Page 362: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

21. A mendojnë të shkëputen nga familja jote fëmijët rreth moshës 18 vjeç? A marrin ata më shumë vendime në familje?

22. A preferohet më shumë martesa apo bashkëjetesa nga ty dhe/ose të rinjtë në familjen tënde?

Seksioni 3: Përmasa politike (institucionale) e integrimit në vendin pritës

23. Ke marrë nënshtetësi italiane? Çfarë dokumentash italiane ke? Po pasaportë shqiptare ke? 24. Sa e rëndësishme është marrja e nënshtetësisë italiane për ty? Po për fëmijët tuaj? Pse?

Seksioni 4: Përmasa ekonomike e integrimit në vendin pritës 25. Cili është burimi yt kryesor i të ardhurave? Po i familjes tënde? 26. Në çfarë niveli janë të ardhurat e tua, krahasuar me vendasit? Sa është shuma e të

ardhurave tuaja mujore neto? Po e familjes tënde? A mendon se ekonomikisht e përballon jetën si një vendas?

27. Tani ku je vendosur, ku jeton? Ke blerë shtëpi? Jeton me qira? Po në vendin e origjinës ke shtëpi? E ke blerë gjatë kohës që ke qenë në Itali?

Seksioni 5: Përmasa shoqërore e integrimit në vendin pritës

28. Nëse punon, si ndihesh me punën që bën? Ndihesh i/e vlerësuar, i/e nëvlerësuar? Je i/e kënaqur?

29. Ç’profesion ke patur në Shqipëri e ç’punë ke bërë para se të emigroje? A mendon se statusi yt shoqëror ka pësuar ndryshime gjatë emigrimit? Pse dhe si?

30. A ke marrë trajnime/kualifikime në Itali gjatë qëndrimit tënd këtu? 31. A krijon shoqëria sieneze hapësirat e nevojshme për integrimin e emigrantëve shqiptarë?

Po për ty veçanërisht? 32. Ç’mendim kanë sienezët për shqiptarët dhe si sillen me emigrantët shqiptarë? Po

emigrantët shqiptarë ç’mendim kanë për sienezët dhe si sillen kundrejt tyre? A shihen me sy më të mirë nga vendasit emigrantët shqiptarë që jetojnë me familjen, apo emigrantët që jetojnë vetëm?

33. A je i/e paragjykuar nga vendasit? Trego ndonjë ngjarje kur je ndjerë i/e paragjykuar, ose jo. Pse mendon se vendasit kanë këtë qëndrim kundrejt teje? A ka ndryshuar ky qëndrim nga vendasit karshi jush (si emigrantë) kohët e fundit? Nëse po, pse mendon se ka ndodhur ky ndryshim?

34. Ç’kombësi kanë shokët e tu? Shoqërohesh më shumë me shqiptarë, me vendas apo me emigrantë të përkatësive të tjera kombëtare që jetojnë në Itali? Pse?

35. A je pjesë e ndonjë organizate shqiptare ose italiane? Nëse po ç’lloj organizate është dhe ç’rol ke në të? A bën pjesë në ndonjë kontradë?

349

Page 363: Pasojat qw proceset e emigrimit dhe imigrimit ushtrojnw mbi ...

36. A mban kontakte me vendin e origjinës? Komunikon shpesh me miqtë dhe të afërmit me telefon dhe me internet? Sa shpesh shkon në Shqipëri?

Seksioni 6: Përmasa kulturore e integrimit në vendin pritës

37. A mendon se je përshtatur me kulturën italiane dhe subkulturën sieneze? Ndodh që kur shkon në një vend të ri duhet ca kohë të përshtatesh me ndryshimet. Ty me çfarë t’u desh të përballeshe në Itali?

38. Para se të shkoje në Itali, a e njihje kulturën dhe gjuhën italiane? Nëse po si e kishe krijuar këtë njohje?

39. Në ç’nivel e njeh tani gjuhën italiane (e kupton, e flet, e lexon dhe e shkruan)? Si ke arritur këtë nivel njohjeje?

40. Çfarë gjuhe flisni me familjarët në shtëpi? 41. A të pëlqen mënyra italiane e jetesës (edukimi i fëmijëve, të punuarit në mënyrën italiane,

marrëdhëniet familjare në mënyrën italiane, veshja në mënyrën italiane, ushqimi në mënyrën italiane, kalimi i kohës së lirë në mënyrën italiane)?

42. Ndjek televizione shqiptare? Çfarë menyje gatuani në shtëpi (italiane, shqiptare)? 43. Cilës fe i përket? Po familja jote? A frekuenton institucione fetare në Itali? A ke të njejtën

përkatësi fetare si para se të emigroje, apo e ke ndryshuar atë? Nëse po ç’mendon se të ka shtyrë për të ndryshuar qëndrim?

44. Nëse ke fëmijë a i edukon me kriteret e kulturës italiane apo shqiptare? Çfarë kombësie do të parapëlqente të kishte bashkëshorti/bashkëshortja e tyre e ardhshme?

Seksioni 7: Ndikime të krizës ekonomike dhe e ardhmja e familjes emigrante

45. Cilat janë objektivat kryesore të kursimit të familjes tënde gjatë periudhës së emigrimit? 46. A u ke dërguar para të afërmve në Shqipëri para vitit 2009? Po pas vitit 2009? A ka patur

ndryshime në shumën e dërguar? 47. Si e vlerëson gjendjen tënde financiare gjatë viteve 2011-2012 në krahasim me 3 vjet më

parë? Po gjendjen e familjes tënde? A ka ndikuar kriza ekonomike në jetesën tënde në Itali? Nëse po, në ç’mënyrë?

48. Çfarë planesh ke për të përballuar krizën e këtyre viteve? Çfarë po mendon të bësh? 49. Ç’projekte ke për të ardhmen? Do vazhdosh të jetosh në Itali apo do kthehesh në Shqipëri?

Pse? A ndikon e ardhmja e fëmijëve tuaj (nëse ke) në këtë projekt? 50. Po pasi të dalësh në pension ku mendon të jetosh? Pse?

Faleminderit!

350