Top Banner
REPUBLIKA E SHQIPËRISË KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS Adresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax: 0664057089 E-mail: rmuç[email protected] ; Web-site: www.klsh.org.al Nr. _____ Prot. Tiranë, më ___/07/2017 RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI PERFORMANCE Publik: Ky dokument është pronësi e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai përmban informacion publik dhe qëllimi i tij është transparenca tek palët e interesuara në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të “Efektiviteti i Politikave për Zhvillimin Strategjik të Turizmit”
90

Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Mar 30, 2019

Download

Documents

hoangnhu
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKONTROLLI I LARTË I SHTETIT

DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËSAdresa: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr. 3, Tiranë; Tel-Fax:

0664057089E-mail: rmuç[email protected]; Web-site: www.klsh.org.al

Nr. _____ Prot. Tiranë, më ___/07/2017

RAPORT PËRFUNDIMTAR AUDITIMI

PERFORMANCEPublik: Ky dokument është pronësi e Kontrollit të Lartë të Shtetit. Ai përmban informacion publik dhe qëllimi i tij është transparenca tek palët e interesuara në përputhje me Standartet Ndërkombëtare të Auditimit dhe Ligjin 154/2014, “Për Organizimin dhe Funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, specifikisht nenin 34, pika (b), sikurse promovimi i përmirësimeve në sektorin publik, në përputhje me

“Efektiviteti i Politikave për Zhvillimin Strategjik të Turizmit”

Page 2: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

kuadrin ligjor e nënligjor në fuqi dhe menaxhimin e shëndetshëm të 3E-ve. Çdo citim i këtij dokumenti të bëhet referuar burimit të tij zyrtar: “Departamenti i Auditimit të Performancës – Kontrolli i Lartë i Shtetit”.

Departamenti i Performancës në KLSH@Performanca

KORRIK 2017“Efektiviteti i Politikave për Zhvillimin Strategjik të

Turizmit”

Korrik 2017

Auditimi është kryer në bazë të Shkresave informuese Nr.28, datë 06.01.2017 dhe Nr.28/2, datë 07.04.2017 si dhe programit të auditimit miratuar nga Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Nr.28/1, datë 06.04.2017.

Faza studimore e auditimit nisi në datë 06.01.2017 me shkresën për njoftim-fillim auditimi nr. 28 prot. dhe përfundoi në datë 17.03.2017.

Faza e terrenit të auditimit nisi në datë 20.03.2017 me programin e auditimit cituar më lart dhe përfundoi në 28.04.2017.

Projekt-raporti është draftuar nga grupi auditues në datë 30.05.2017, dhe nisur subjekteve Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes me shkresën Nr.28/10 Agjencisë Kombëtare të Bregdetit, Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Këshillit të Qarkut Berat me shkresën Nr.28/9, Kukës me shkresën Nr.28/8 dhe Vlorë me shkresën Nr.28/7, datë 03.06.2017.

Pas respektimit të afatit për observacione nga palët e interesit, subjektet e audituara MZHETTS, AKT dhe AKB me shkresën Nr. 5386/5 prot., datë 05.07.2017, ardhur në KLSH me datë 05.07.2017 me Nr. 28/11 prot., ka vlerësuar pozitivisht gjetjet dhe rekomandimet e trajtuara në Projektraport, të shoqëruara me disa vërejtje për çështje të veçanta. Më pas u procedua me hartimin e Raportit final të auditimit.

Këshilli i Qarkut Berat, Kukës dhe Vlorëjanë dakordësuar me përfundimet e arritura dhe nuk kanë paraqitur observacione.

Auditimi është kryer nga grupi i auditimit:

1. Znj. Eva Leka (Auditues i parë, përgjegjës grupi)2. Znj. Miranda Berdo (Auditues i parë, anëtar) 3. Z. Klejvis Kule (Auditues i dytë, anëtar)4. Znj. Ines Stegić (Ekspert Kroat)5. Z. Božo Vuletić-Antić (Ekspert Kroat)

2

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 3: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

P Ë R M B A J T J A

1. RËNDËSIA E AUDITIMIT.................................................................................51.1 KONTEKSTI I PROBLEMIT SOCIAL...................................................................51.2 STRATEGJIA E KLSH-SË NË AUDITIMET E PERFORMANCËS.................................71.3 AUDITIME TË MËPARSHME NË KËTË FUSHË....................................................81.4 SUBJEKTET NËN AUDITIM................................................................................8

1.4.1 Hyrje..............................................................................................................101.4.2 Politikat e Institucioneve...............................................................................111.4.3 Pesha në buxhet dhe PBB..............................................................................131.4.4 Risqet e aktivitet të subjektit.........................................................................131.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektit...............................................................15

2. QASJA DHE DETAJET E AUDITIMIT..............................................................172.1 OBJEKTIVI DHE PROBLEMI I PERFORMANCËS........................................................17

2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancës.................................172.1.2 Objektivi i auditimit.......................................................................................18

2.2 PËRKUFIZIMET DHE TERMINOLOGJIA..............................................................182.3 KRITERET.....................................................................................................19

2.3.1 Kriteret e politikës.........................................................................................192.3.2 Kriteret e monitorimit dhe raportimit............................................................192.3.3 Kriteret teknike..............................................................................................202.3.4 Kritere të tjera/Praktikat më të mira.............................................................20

2.4 PIRAMIDA E PYETJEVE AUDITUESE..................................................................212.5 SKEMA E AUDITIMIT......................................................................................21

2.5.1 Qasja/ Metodologjia audituese.......................................................................212.5.2 Metodat & teknikat audituese.......................................................................22

2.6 REZULTATET E PARASHIKUARA.......................................................................222.6.1 Impakti i mesazhit auditues për Kuvendin dhe Qeverinë..............................222.6.2 Impakti i mesazhit auditues për publikun dhe palët e interesit....................222.6.3 Forma e publikimit.........................................................................................22

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE.............................................22A sigurojnë institucionet përgjegjësë publike kushtet minimale për zhvillimin strategjik të turizmit në vendin tonë?.....................................................................................................................................................................................263.1 A ofron kuadri ligjor dhe rregullativ kushte për zhvillimin efektiv të turizmit?................................................27

3.1.1 A është plotësuar baza ligjore me aktet e parashikuara nënligjore dhe a është përmbushur në tërësinë e vetë kjo bazë ligjore?....................................................................................................................................................27

3

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 4: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

3.1.2 A ka programe strategjike të miratuara për zhvillimin e turizmit?...............................................................303.1.2.1 A është e përshtatshme baza e të dhënave statistikore për gjenerimin e objektivave?..........................313.1.2.2 A ka studime tregu mbi të cilat hartohen planet strategjike për zhvillimin e turizmit?.........................343.1.3 A ka qenë efektiv procesi i kategorizimit të njësive akomoduese?..............................................................36

3.2 A janë të mirëpërcaktuara strukturat organizative në të gjitha nivelet (kombëtar, rajonal dhe lokal) të njësive përgjegjëse për të siguruar zhvillimitn e turizmit?.........................................................................................................38

3.2.1 A ushtrojnë institucionet detyra të nevojshme për zhvillimin e turizmit përfshirë programet e promovimit që synojnë zhvillimin strategjik të turizmit?.......................................................................................383.2.2 A ka ndonjë bashkëpunim dhe komunikim të ndërsjelltë midis strukturave përgjegjësë për zhvillimin e turizmit në të gjitha nivelet?........................................................................................................................................453.2.3 A ka burime të mjaftueshme (punonjës me njohuri dhe eksperiencë, fonde etj) për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive institucionale? A përdoret tax e fjetjes në hotel për zhvillimin e turizmit? A ekzistojnë risqe operacionale që vështirësojnë arritjen e objektivave në zhvillimin e turizmit?.......................463.2.4 A ka mbivendosje të detyrave dhe përgjegjësive midis institucioneve të të gjitha niveleve?...................49

4. Përmbledhje e gjetjeve, konkluzioneve dhe rekomandimeve.....................................................................50

4.1 Anekset (tabela, grafikë, figura, pyetësorë, literaturë, etj)......................................................................57

5.GRUPI I PUNËS DHE PËRGJEGJËSITË HIERARKIKE...................................................................55

Lista e shkurtimeve

AKB - Agjencia Kombëtare e BregdetitAKT - Agjencia Kombëtare e TurizmitDPZHT -Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të TurizmitEUROSAI

- European Organization of Supreme Audit Institutions (Organizata Evropiane e Institucioneve Supreme të Auditimit)

GDP - Gross Domestic Product (Prodhimi i Brendshëm Bruto)GIZ - Fondacioni Gjerman i ZhvillimitINSTAT - Instituti i StatistikaveINTOSAI

- The International Organisation of Supreme Audit Institutions (Organizata Ndërkombëtare e Institucioneve Supreme të Auditimit)

ISSAI - International Standards of Supreme Audit Institutions (Standardet Ndërkombëtare të Institucioneve Supreme të Auditimit)

KKSPT - Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të Turizmit

4

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 5: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

KLSH - Kontrolli i Lartë i ShtetitKRZHT -Komiteti Rajonal i Zhvillimit të TurizmitKSVT - - Komisioni i Standartizimit të Veprimtarive TuristikeMTKRS - Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe SporteveMZHETTS

-Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

NJQV - Njësitë e Qeverisjes VendorePV -Pushteti VendorSKZHI - Strategjia Kombëtare për Zhvillim dhe IntegrimSZHEJ - Strategjina për Zhvillimin e Evropës JuglindoreTSA - Tourism Satellite Account (Llogaria Satelitore e Turizmit)UNWTO -Organizata Botërore e TurizmitVKM - Vendim i Këshillit të MinistraveWTTC -Këshilli Botëror i Udhëtimit dhe Turizmit

5

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 6: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

1. RËNDËSIA E AUDITIMITAuditimi është një pjesë thelbësore e proçesit të llogaridhënies për shpenzimin e parave publike, duke dhënë kështu një kontribut të rëndësishëm për mirëadministrimin e burimeve dhe kryerjen e shërbimeve për qytetarët. Nëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të institucioneve publike, por shqyrtohet, analizohet dhe raportohet edhe mbi aspekte të performancës së veprimtarisë së tyre. Kontrolli i Lartë i Shtetit auditon midis të tjerave veprimtarinë ekonomiko-financiare të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë juridikë publikë, për të evidentuar nëse aktiviteti i tyre ka qenë me efektivitet, efiçiencë dhe ekonomicitet, duke rekomanduar masat e duhura për përmirësimin e performancës së tyre. Veç këtyre, nëpërmjet auditimit, KLSH bën transparente përdorimin e fondeve publike, administrimin pronës publike dhe burimeve natyrore kombëtare, kryerjen në kohë, me cilësi dhe kosto optimale të shërbimeve publike, etj1.Kryerja e auditimeve në përgjithësi dhe atyre të performancës në veçanti nga KLSH bëhet në përputhje të plotë me standardet INTOSAI dhe EUROSAI, të cilat gjejnë pasqyrim në Strategjinë e Zhvillimit të KLSH 2013-2017.Tematika e auditimeve të performancës, nis me përzgjedhjen e propozimeve për auditim që në vitin paraardhës, në zbatim të Manualit të Auditimit të Departamentit të Performancës, i miratuar me urdhrin e Kryetarit të KLSH-së Nr. 47, datë 30.04.20152. Në këtë kuadër është evidentuar dhe nevoja e auditimit të efektivitetit të politikave për zhvillimin strategjik të turizmit. Sektori i turizmit, së bashku me institucionet përgjegjëse për turizmin, drejtohen në aktivitetin e tyre sipas Ligjit Nr. 93, datë27.07.2015 “Për turizmin”. Ky sektor është një ndër furnizuesit kryesorë të ekonomisë me të ardhura të shprehur në termat e prurjeve valutore, rritjen e zërit të konsumit, përmirësimin e normave të punësimit si dhe nxitje të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha, tërësia e tëcilave ofron më shumë mirëqenie për popullsinë. Nëse i referohemi turizmit3si koncept ekonomik,mund tëndikojtek konsumatori në disa drejtime. Fillimisht në kostot e drejtpërdrejta që paguan në këmbim të shërbimit që merr, së dyti në kostot e tërthorta nga shpenzimet e buxhetit të shtetit për këtë sektor, si dhe në mënyrën e ofrimit të këtij shërbimi me sa më shumëcilësi dhe standarde.Bazuar në sa më sipër, si dhe në faktin që Kontrolli i Lartë i Shtetit, në përputhje me funksionin e tij kushtetues, ka për kompetencë auditimin me qëllim mbrojtjen e interesave publike, Departamenti i Auditimit të Performancës në KLSH ndërmori auditimin e performancës së programeve strategjike për zhvillimin e turizmit në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, Këshillin e Qarkut Vlorë, Këshillin e Qarkut Berat dhe Këshillin e Qarkut Kukës. Nëpërmjet këtij auditimi, duke identifikuar dhe analizuar programet strategjike kahobjektivave tëvendosur për zhvillimin e turizmit, synojmë të japim rekomandimet e duhura për përmirësimin e situatës në sektorin e turizmit.

1.1 KONTEKSTI I PROBLEMIT SOCIAL

1 Neni 6 i Ligjit 154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”.2 Manuali i Auditimit të Performancës.3 http://www.tourismeconomics.com/economic-impact/tourism-economic-impact

6

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Paratë nga turizmi janë më të mirat!Gene McCombs

Page 7: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Shqipëria është një vend i vogël, por me potenciale turistike natyrore dhe një ekonomi në zhvillim, synimet e së cilës orientohen nga modele ekonomike të reja dhe bashkëkohore. Tendenca për të ndjekur këto trende kërkon që në thelb të këtyre inisiativave të evidentohet përfshirje e sektorëve që e bëjnë atë më produktive dhe konkurruese,kohezion social të faktorëve potencial drejt një rritjeje ekonomike të qëndrueshme dhe kapacitete të konsiderueshme financiare dhe njerëzore, burime të cilat hasin në vështirësi për t’u përmbushur maksimalisht. Në sfidat afatmesme dhe afatgjata të ekonomisë shqiptare turizmi vlerësohet një sektor me potencial për të arritur një rritje ekonomike më të lartë me efekte pozitive në rritjen e punësimitdhe të të ardhurave reale, rritjen e mirëqenies sociale, krijimin e një mjedisi mundësues për sipërmarrje të vogla dhe të mesme, nxitjen e interesit nga investitorëte huaj,i tillë që të ofrojë një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik dhe social.4 Potencialet e këtij sektori qëndrojnë tek gjenerimi i të ardhurave nga një sërë aktivitetesh të tjera të lidhura me të si: transporti, strehimi, ushqimi, shërbimet, sporti, pijet, argëtimet kulturore, konventat, konferencat dhe panairet tregtare. Përveç kësaj, aktivitetet që janë kritike për suksesin e turizmit përfshijnë edhe shërbimet financiare, telekomunikacionin, shërbimet shëndetësore dhe të tjera, të tilla si: energjinë, ujin, sigurinë, rendin dhe ligjin. Të gjitha këto aktivitete të gjera vijnë së bashku në prodhimin e produkteve turistike, si inputi kryesor për zhvillimin e turizmit, promovimin e potencialeve dhe njësive pritësedhe finalizimin e zgjedhjes në konsumimeprodukteve turistike. Pra zhvillimi i turizmit shqiptar duhet të jetë në sinergji të plotë edhe me strategjitë e sektorëve të tjerë që kushtëzojnë dhe ndikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë në zhvillimin dhe cilësinë e shërbimeve turistike.Mbi bazë të të dhënave të WTTC për vitin 2015 sektori i turizmit në vendin tonë po zë një rol kyç në kontributin direkt që ajo jep në PBB, me 81,4 miliardë lekë5 e cila përkon me afro 6.2 % të totalit të tij, kurse kontributi indirekt në PBB është rreth 21.1%. Gjatë vitit 2015 industria e turizmit dhe udhëtimeve ka gjeneruar në mënyrë direkte 51.000 vende pune. Kontributi direkt i turizmit në punësimin total është 5.5 %, kurse indirekt është rreth 19.3%6, pra siç shihet edhe nga të dhënat statistikore, ky sektor ka rëndësi të madhe në zhvillimin ekonomik të shtetit shqiptar.

Tabela Nr.1: Kontributi direkt dhe indirekt i turizmit në Shqipëri(në milion lekë)

Viti 2012 2013 2014 2015Total i PBB 1,332,811.

001,350,053.

001,394,419.

001,434,740.

00Kontributi Direkt në

Turizëm 77,300.00 77,400.00 83,900.00 87,600.00Kontributi Indirekt në

Turizëm 275,100.00 276,400.00 298,000.00 306,200.00Kontributi Direkt në % 5.8% 5.7% 6% 6.1%

4http://www.zhvillimiurban.gov.al/files/pages_files/Draft_Strategjia_Komb%C3%ABtare_p%C3%ABr_Turizmin_2014-2020.pdf5www.wttc.org6 Faqja zyrtare e Bankës së Shqipërisë

7

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 8: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Kontributi Indirekt në % 20.6% 20.5% 21.4% 21.3%

Grafiku Nr.1: Kontributi direkt dhe indirekt i turizmit në Shqipëri (viti

2012-2015)Burimi : WTTC dhe INSTAT

Punoi: Grupi i auditimit KLSH

Për të prezantuar vizionin e Qeverisë Shqiptare mbi zhvillimin e sektorit të turizmit me synim identifikimin e Shqipërisë si një destinacion turistik tërheqës, autentik, dhe mikpritës në rajonin e Mesdheut dhe Evropës, hartohet Strategjia e Zhvillimit të Turizmit, si një dokument në mbështetje të objektivave strategjikë për zhvillimin e turizmit të përcaktuara në SKZHI 2015-2020 dhe në harmoni me SZHEJ hartuar nga Këshilli për Bashkëpunimin Rajonal (SEE 2020).Me pasuri të veçanta natyrore, historike dhe me një pasuri të trashëgimisë kulturore dhe fetare, Shqipëria ka një potencial të jashtëzakonshëm turistik, i cili tenton të krijojë një identitet më të njohur për turizmin shqiptar, të përmirësojë konkurrencën dhe pozicionin e Shqipërisë duke e diferencuar në tregun turistik kombëtar, rajonal, evropian dhe global. Ajo që vlen të përmendet është edhe turizmi rural, ku vendi ynë ka 1350 fshatra me afro 1 milion njerëz. Ky fakt përbën një mundesi për zhvillimin e turizmit rural, veçanërisht agroturizmit, ekoturizmit, turizmit natyror, shëndetësor, etj. Megjithëse kjo është përcaktuar edhe si një nga objektivat kryesore që synojnë politikat e qeverisë duke nxitur dhe përkrahur krijimin e strukturave pritëse tradicionale në zonat rurale dhe duke orientuar investimet drejt përmirësimit të infrastrukturës në këto zona ngelet akoma për të punuar në këtë drejtim. Ndikimet sociale dhe kulturore të turizmit kanë nevojë për një shqyrtim të kujdesshëm, pasi mund të ndikojnë pozitivisht ose negativisht mbi komunitetin. Fluksi i turistëve sjell vlera të ndryshme për komunitetin dhe një ndikim të jetës familjare si shkak i ndërveprimit midis banorëve dhe turistëve. Shumica e ndikimeve sociale të turizmit në Shqipëri janë të lidhura ngushtë me ndikimet ekonomike dhe kjo mund të shihet si pozitive. Turizmi ka ndikim edhe në zhvillimin e infrastrukturësnë vendit tonëe lidhur ngushtëme transportin, ndërtimin e autostradave, të cilat e bëjnë udhëtimin më të sigurt, tëshpejtë dhe më të rehatshëm , por njëherësh mundëson lidhje midis qytetit me pjesën tjetër të vendit. Pjesë e rrjetit infrastrukturor është edhe shtimi i linjave të udhëtimeve rrugore, detare dhe ajrore. Gjithashtu turizmi ka ndikime të konsiderueshme edhe mbi mjedisin, të tilla si rritja e ndërgjegjësimit të njerëzve për të ndihmuar në mbrojtjen e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe historike, rritja e ndërgjegjësimit të qytetarëve lidhur me vlerën financiare të vendeve natyrore dhe kulturore. Nësë vërejmë numrin e turistëve në vendin tonë për periudhën e auditimit 2012-2016 vihet re se numri i turistëve po rritet ndjeshëm vit pas viti. Por nga ana tjetër vërejmë

8

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Vitet

Total i PBB

Kontributi Direkt në Tur-izëm

Kontributi Indirekt në Turizëm

Kontributi Direkt në %Kontributi Indirekt në %

Page 9: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

edhe një fakt jo shumë pozitiv siç është sezonaliteti, evidentuar kjo me numrin e lartë të vizitorëve gjatë muajve Korrik dhe Gusht dhe numrin e ulët të turistëve gjatë muajve Dhjetor,Janar,Shkurt,Mars,Prill. Kjo tregon se në vendin tonë ende dega dominuese në turizëm është ai bregdetar duke lënë pas turizmin malor me më pak turistë dhe sidomos në stinën e dimrit. Në këtë mënyrë lind nevoja e rëndësishme e diversifikimit dhe promovimit të produkteve turistike që ofron vendi ynë, me qëllim që të gjitha llojet e turizmit të zhvillohen njëkohësisht sipas potencialeve dhe pasurive që Shqipëria ofron.Duke parë secilin ndikim që ky sektor ka në zhvillimin ekonomik dhe të qëndrueshëm është mjaft e rëndësishme që shërbimi i turizmit të orientohet përgjatë një strategjie të analizuar, hartuar dhe detajuar me objektiva të arritshëm. Kjo strategji duhet tëreflektojë dhe të orientohet kah zgjidhjes së problematikave në këtë sektor,të tillë që tëpërmirësojë të gjitha mangësitë e mëparshme dhe të krijojë baza për zhvillim të qëndrueshëm të turizmit, me qëllim përdorimin optimal të burimeve, minimizimin e ndikimeve negative ekologjike, kulturore dhe sociale si dhe maksimizimin e përfitimeve që vinë prej turizmit.Nisur nga rëndësia aktuale dhe strategjike e këtij sektori si dhe ndjeshmëria e lartë publike KLSH në zbatim të politikave të saj, të sanksionuara në Planin Strategjik, Ligjin “Për funksionimin dhe organizimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, ka marrë të dhëna dhe e ka parë si të rëndësishëm vlerësimin e Efektivitetit të Politikave për Zhvillimin Strategjik të Turizmit.Nëpërmjet këtij auditimi KLSHdo të japë opinionin e saj mbi realizimin e synimeve strategjike, arritjen e objektivave, proçeseve dhe mjeteve që duhet të angazhohen për realizimin e tyre. Nëpërmjet këtij auditimi performance KLSH përqëndrohet kryesisht në rezultate më tepër se sa në proçese, si dhe për përmirësim të përgjegjshëm dhe të vazhdueshëm të menaxhimit publik, për sigurimin e shërbimeve publike nga përdorimi me ekonomicitet, me efiçiencë dhe efektivitet i fondeve publike.

1.2 STRATEGJIA E KLSH-SË NË AUDITIMET E PERFORMANCËSAuditimi i performancës synon të promovojë përmirësime në performancën e shërbimeve publike. Misioni i KLSH-së në Planin Strategjik 2013-2017 përkufizohet “Informimi i publikut dhe i Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e burimeve me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet nga pushteti qendror dhe lokal dhe nga njësi të tjera publike ”, si dhe nxitja e përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në përputhje me direktivat e praktikat më të mira të BE-së dhe me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, duke kontribuar për qeverisjen e mirë, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.“Auditimi i performancës” ka të bëjë me auditimin e ekonomicitetit, efiçencës dhe efektivitetit dhe përfshin:a) auditimin e ekonomicitetit, që nënkupton minimizimin e kostos së

burimeve që përdoren në një veprimtari publike, duke mos cenuar cilësinë e tij.

b) auditimin e efiçencës, që nënkupton optimizimin e raportit burime-rezultate të veprimtarisë publike, duke modifikuar proçeset, strukturat dhe gjithë zinxhirin ekonomik të vlerës, në përputhje me standardet kombëtare e ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

9

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 10: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

c) auditimin e efektivitetit, që nënkupton vlerësimin e rezultateve përfundimtare dhe objektivave të vendosura, në përputhje me politikat e subjektit të audituar7.

Kontrolli i Lartë i Shtetit, nëpërmjet realizimit të misionit të tij kushtetues, jep një informacion shumë më të gjerë dhe bën transparente mbi ecurinë e të gjithë projekteve, programeve dhe shërbimeve që kryhen në entet publike të audituara. KLSH, gjatë dhe pas proçesit auditues këshillon dhe ndihmon drejtuesit, stafin dhe personelin e enteve publike për përmirësimin eproçeseve të punës, sidomos aty ku efiçienca është e vështirë për t’u matur, duke i nxitur dhe orientuar drejt nevojave të qytetarëve.

1.3 AUDITIME TË MËPARSHME NË KËTË FUSHËBazuar në të dhënat e veprimtarisë audituese të KLSH, konstatohet se nuk janë kryer auditime performance të mëparshme në këtë sektor, me përjashtim të një auditimi financiar me objekt “Mbi vlerësimin e aktivitetit ekonomik dhe financiar për periudhën 01.01.2013-31.12.2014” Vendim Nr.45, datë 30.04.20158 për aktivitetin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit për periudhën 01.01.2013 deri 31.12.2014. Në këtë auditim janë konstatuar gjetje tëcilat lidhen edhe me çështjen tonë të auditimit, tëcilat po i përmendim më poshtë: Mungesa e programit vjetor të miratuar nga Ministri që mbulon turizmin.

Për pasojë për aktivitetet që nga panairet, konferencat, si dhe aktivitete specifike të tilla si rasti i “Tureve familjarizuese”, “TRAK FEST”, “Festa e Birrës”, etj për të cilat ka program të detajuar dhe qëndikojnë në promovimin e produktit turistik, mungonte lidhja objektive direkte e veprimtarisë së aktivitetit me objektivin e veprimtarisë së AKT të përcaktuar në Ligjin Nr.9734, datë 14.5.2007 “Për turizmin”i ndryshuar. Për këtë gjetje është lënë rekomandimi që institucioni duhet të punojë mbi bazë strategjie, planeve afatshkurtra dhe afatmesme, nga tëcilat derivojnë programe vjetore të qarta për veprimtarinë e AKT-së.

Është konstatuar se nuk është hartuar dhe miratuar strategjia institucionale e cila përmban objektivat strategjike/prioritetet e institucionit dhe planet e veprimit.

Nuk janë miratuar plane veprimi për arritjen e qëllimeve strategjike që përmbajnë afate dhe personat përgjegjës për çdo veprim të parashikuar

Për këto gjetjeështë lënë rekomandim që Titullari i Institucionit të nxjerrë urdhërat përkatës për hartimin dhe miratimin e Strategjisë Institucionale si dhe të miratojë planet e veprimit për arritjen e qëllimeve strategjike.Lidhur me auditimet e brendëshme për tëcilat është përgjegjës Drejtoria e Auditit të Brendëshëm në MZHETTS, grupi i auditimit ka bërë kërkesë për vënien në dispozicion të këtyre raporteve. Por edhe mbas tejkalimit të afateve zyrtare për përcjelljen e informacionit përcaktuar në Ligjin Nr.154/2014 “Për Organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë të Shtetit”, Kreu II, Neni 15, pika dh, për grupin e auditimit nuk ështe vënë në dispozicion asnjë material auditimi të brendshëm për sektorin e turizmit në MZHETTS apo institucionet e tjera përgjegjëse të turizmit. Në këtë mënyrë për të parën herë, zhvillohet një auditim performance për efektivitetin e politikave për zhvillimin strategjik të turizmit.

7 Manuali i Departamentit të Auditimit të Performancës8http://wp.akt.gov.al/wp-content/uploads/2016/07/RAPORTI-I-KLSH-P%C3%8BR-PERIUDH %C3%8BN-01.01.2013-31.12.2014.1.pdf

10

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 11: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

1.4 SUBJEKTET NËN AUDITIMPër të vlerësuar efektivitetin e politikave për zhvillimin strategjik të turizmit, jo vetëm në hallka të shkëputura, por si sistem të integruar, gjatë kësaj faze të auditimit (marrjes së informacionit, intervistimeve, pyetësorëve, vrojtimit, konsultimeve, grumbullimit të evidencave, të dhënave statistikore) dhe më tej, institucionet që u përfshinë në këtë auditim, të cilat përfaqësojnë nivele të ndryshme të përmbushjes së objektivave strategjik, ishin:1. Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

(MZHETTS). Struktura dhe organika e MZHETTS është miratuar me Urdhërin e Kryministrit Nr.28, datë 27.02.2015. Kjo strukturë është e ndarë në 6 Drejtori, një prej të cilave është Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Turizmit, subjekt i këtij auditimi. DPZHT është e ndarë në tre Drejtori, ku më konkretisht, Drejtoria e Politikave dhe Planifikimit të Turizmit, Drejtoria e Standarteve, Monitorimit dhe Edukimit në Vazhdim si dhe Drejtoria e Marketingut dhe Koordinimit9

Skema 1: Skema e varësisë MZHETTS

Burimi: MZHETTSPunoi: Grupi i auditimit KLSH

2. Agjencia Kombëtare e Turizmit (AKT). Kjo agjenci është krijuar me VKM Nr.298, datë 20.04.2016, me seli qendrore në Tiranë dhe është e organizuar në nivel qendror. AKT është ent publik me statusin e personit juridik publik në varësi të ministrit përgjegjës për turizmin. Struktura dhe organika e AKT-së është miratuar me Urdhërin e Kryministrit Nr.175, datë 09.12.2016. Kjo strukturë është e ndarë në 3 Drejtori (Drejtoria e Projekteve dhe Zonave me Prioritet Zhvillimin e Turizmit, Drejtoria e Marketingut dhe Promoconit, Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve Mbështetëse. AKT ka 25 punonjës dhe shpenzimet mbulohen nga buxheti i ministrisë10.

Skema 2: Skema e varësisë AKT9 Ligji Nr 93/2015 “Për Turizmin”10 Urdhër Nr.175, datë 09.12.2016 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit”

11

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 12: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Burimi : AKTPunoi: Grupi i auditimit KLSH

3. Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB). Kjo agjenci është krijuar me VKM Nr. 31, datë 22.01.2014. AKB është person juridik publik buxhetor në varësi të Ministris së Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, ish Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, me seli në Tiranë. Kjo agjenci ka stemën, logon dhe vulën e vet zyrtare, të cilat miratohen nga titullari. Struktura dhe organika e AKB-së miratohen me Urdhër të Kryeministrit. Agjencia është e organizuar në Drejtori të Përgjithshme, në nivel qendror dhe në katër degë rajonale. Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka në strukturën e saj 30 punonjës dhe shpenzimet mbulohen nga buxheti i ministrisë11. Funksionimi i brendshëm i AKB-së kryhet sipas rregullores përkatëse, të miratuar nga ministria përgjegjëse, me propozimin e drejtorit të përgjithshëm të kësaj agjencie.

Skema 3: Skema e varësisë AKB

Burimi : AKBPunoi: Grupi i auditimit KLSH

4. Këshilli i Qarkut Berat5. Këshilli i Qarkut Vlorë6. Këshilli i Qarkut Kukës

1.4.1 HyrjeVendi ynë në fillim të viteve 1900, shpesh herë ka qenë një arenë luftrash dhe konfliktesh, kjo për shkak edhe të pozitës gjeografike që ka, e cila shpesh herë ka shërbyer si urë lidhëse për pushtuesit (gjerman, italian) me vendet e tjera. Këto ngjarje kanë qenë një ndër arsyet me ndikim negativ në zhvillimin e mirëfilltë të turizmit në atë periudhë. Deri në vitin 1945 kjo gjëndje kautike

11 Urdhër “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Bregdetit”

12

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Drejtor i Përgjithshëm

Drejtoria e Financës dhe Shërbimeve

Drejtoria e Marketingut dhe Imazhit

Drejtoria e Projekteve dhe Marrëdhëniev

e me jashtë

Sekretar

Drejtoria e Planifikimit dhe

Menaxhimit Territorial të

Zonave Bregdetare

Drejtoria e Legjislacionit dhe

monitorimit

Sektori i Financës dhe Shërbimeve

Mbështetëse

Drejtor i Përgjithshëm

Page 13: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

politike, sociale por edhe ekonomike nuk lejoi zhvillimin e turizmit. Përpjekjet e pakta filluan të dukeshin pikërisht në këtë periudhë, megjithëse shumë të vogla. Kështu Shqipëria në këtë periudhë ka qenë qëllim i vizitorëve dhe turistëve të cilët ishin të vegjël në numër. Në vitin 1929 nga të dhënat dalin se në Shqipëri kishte 27 hotele gjithsej, ku tre prej tyre ishin të vendosur në zonën e plazhit të Durrësit. Me mbarimin e kësaj periudhe të pa qëndrueshme vendi ynë kishte premisa të mira për të zhvilluar turizmin, por fatkeqësisht me ardhjen në pushtet të rregjimit socialist dhe politikave të tyre izoluese, nuk e nxiti zhvillimin e turizmit por përkundrazi e pengoi atë duke i dhënë më shumë rëndësi zhvillimit të degëve të tjera të ekonomisë si asaj të industrisë së rëndë. Pas vitit 1990 me ndryshimet politike dhe ekonomike në vendin tonë, turizmi filloi të vlerësohej si një nga degët ekonomike të rëndësishme të vendit. Sot në vendin tonë ekzistojnë disa lloje turizmi ku më konkretisht po përmendim: Turizmin bregdetar në Shqipëri, i cili është për shumë vite produkti më i

rëndësishëm, që zë peshën kryesore në totalin e produkteve turistike. Turizmi bregdetar, edhe pse ka një numër të konsiderueshëm nënkategorish, në Shqipëri, kufizohet përgjithësisht vetëm tek pushimet “rërë, det dhe diell”. Pjesa më e madhe e turistëve në destinacionet bregdetare janë nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Ky produkt edhe pse luan rolin kryesor në sektor ka shumë potenciale të tjera të pashfrytëzuara të cilat mund të sjellin një rritje të numrit të turistëve dhe një larmishmëri të vendeve që e frekuentojnë.

Turizmin natyror, ku Shqipëria është vlerësuar nga shumë operatorë dhe vizitorë ndërkombëtarë për peizazhin dhe natyrën e saj. Zonat natyrore dhe rurale në Shqipëri ofrojnë mundësi për zhvillimin e turizmit rural, malor, ekoturizmit, agroturizmit dhe veprimtarive në natyrë (rafting Osum, Berat; Vjosë, Përmet; etj), hedhje me parashute sportive (Llogara, Vlorë), çiklizmi malor (Dajt, Tiranë; Razëm, Shkodër; Qafë Thanë, Pogradec), peshkimi (Liqeni i Shkodrës; Liqeni i Pogradecit; plazhi i Shengjinit, Durrës; Vlorë; Sarandë, etj),ngjitjet alpinistike, ecja në natyrë, shëtitja me kuaj, turet studimore, etj).

Aktualisht ky sektor përbëhet nga disa institucione, ku më të rëndësishmet dhe objekt i auditimit tonë janë:

MZHETTS është institucioni kryesor përgjegjës për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në Shqipëri, e cila ka si objektiv kryesor hartimin e strategjisë për zhvillimin e turizmit dhe planin e veprimit. Në strukturën e kësaj Ministrie, është Drejtoria e Përgjithshme e Zhvillimit të Turizmit, përgjegjëse për hartimin e politikave prioritare për zhvillimin e turizmit, në zbatim të strategjisë sektoriale të zhvillimit të turizmit dhe kuadrit ligjor në fuqi.

AKT e cila promovon dhe kryen marketingun e turizmit shqiptar brenda dhe jashtë vendit, ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët, për shërbimet turistike që ofrohen, për produktet dhe destinacionet turistike, për veprimtari e të dhëna të tjera të dobishme. Agjencia zbaton strategjin kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe strategjinë kombëtare të marketingut për sektorin e turizmit.12

12 VKM Nr.298, datë 20.4.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”

13

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 14: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

AKB e cila menaxhon dhe mbron pasuritë natyrore bregdetare. Në përputhje më Kushtetutën dhe legjisacionin në fuqi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit ka për mision mbrojtjen e zonës bregdetare, promovimin dhe monitorimin e projekteve, ndjekjen e zhvillimit të zonës bregdetare e të planeve të miratuara nga autoritetet e planifikimit.13

Skema 4. Harta Konjitive e sektorit të turizmitNIVELI LOKAL NIVELI RAJONAL NIVELI KOMBËTAR

AKT

AKBZyrat e informacionit turistrik

Komisioni i standartizimit të Komitetet Rajonale

të Zhvillimit të

Këshilli i Ministrave

Njësitë e qeverisjes vendore

Strategjia Kombëtare e Zhvillimit të

Turizmit

Dega teritoriale e shërbimit të turizmit

Inspektorati

Komiteti Këshillimor i Sektorit Privat të

M ZH E T T S

Punoi: Grupi i auditimit KLSH

1.4.2 Politikat e InstitucioneveMZHETTS si institucioni kryesor përgjegjës për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit ndërrmer disa politika të cilat po i përmendim më poshtë: Harton dhe paraqet për miratim, pranë Këshillit Kombëtar të Territorit,

Planin Kombëtar të Turizmit, Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit, planet e veprimit të tyre dhe përgjigjet për zbatimin e tyre.

Mbështet dhe bashkëpunon me grupet e interesit në proçesin e studimit të tregut, lidhur me burimet dhe produktet turistike, zhvillimin e tyre në përputhje me kërkesat e tregut turistik dhe konkurrencën në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit

Mbështet financiarisht projektet që ndihmojnë zhvillimin e fushës së turizmit

Merr masa për mbarëvajtjen, mbrojtjen dhe nxitjen e punësimit në industrinë e turizmit, duke i dhënë prioritet punësimit të të rinjve,

Nxit, mbështet e promovon edukimin dhe formimin profesional të vazhdueshëm turistik, nëpërmjet institucioneve dhe programeve të akredituara, sipas legjislacionit në fuqi, në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse që mbulojnë fushën përkatëse

Nxit, mbështet dhe bashkëpunon me institucione publike dhe private në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave në fushën e turizmit

Harton dhe zbaton politikat për sistemet e çertifikimit dhe klasifikimit, në 13VKM Nr.31, datë 22.1.2014 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencisë kombëtare të bregdetit”

14

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 15: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

përputhje me dispozitat e LIGJ Nr. 93/2015 “Për turizmin” Promovon dhe ndjek zbatimin e kodit global të etikës në turizëm Harton politikat e zhvillimit të produktit turistik dhe marketingut në fushën

e turizmit, bazuar në Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit dhe Strategjinë Kombëtare të Marketingut për sektorin e turizmit,

Harton programe për mbështetjen e projekteve turistike14.

AKT e cila ka si qëllim promomovimin dhe krijimin e identitetit të turizmit shqiptar brenda dhe jashtë vendit nëpërmjet shfrytëzimit të të gjithë potencialit ekzistues turistik, ndjek këto politika: Zbaton politikat e marketingut në fushën e turizmit, duke promovuar

turizmin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar;

Promovon produktin dhe destinacionet turistike brenda e jashtë vendit, duke bashkëpunuar me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor dhe organizma të tjerë që operojnë në fushën e turizmit;

I propozon ministrit përgjegjës për ndryshimin e akteve ligjore e nënligjore në fushën e turizmit duke argumentuar arsyet për këto propozime15.

AKB e cila ka si mision mbrojtjen e zonës bregdetare, promovimin dhe monitorimin e projekteve, ndjekjen e zhvillimit të zonës bregdetare e të planeve të miratuara nga autoritetet e planifikimit ndjek këto politika: Mbrojtjen dhe zhvillimin e qëndrueshëm të zonës bregdetare, Nxitjen e investimeve në zonën bregdetare, Dhënien e kontributit në informimin, konsultimin dhe aksesin e publikut

gjatë hartimit dhe zbatimit të politikave e të strategjive të lidhura me menaxhimin e integruar të zonës bregdetare,

Propozimin e ndryshimeve dhe përmirësimin e kuadrit ligjor e nënligjor për menaxhimin e integruar të zonës bregdetare,

Hartimin e rregullores së posaçme, ku përcaktohen standardet kombëtare, sipas të cilave administrohen hapësirat publike të zonës bregdetare, që përdoren si plazhe publike apo të administruara nga subjekte private,

Hartimin e rregullores për disiplinimin e zhvillimit të veprimtarive turistike, të cilat zhvillohen në zonën bregdetare16.

Njësitë e Qeverisjes Vendore ndjekin këto politika: Sigurojnë infrastrukturën mbështetëse për veprimtaritë e biznesit të

turizmit në nivel vendor, duke mundësuar respektimin e standardeve nga sipërmarrjet turistike.

Kontribuojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit në nivel vendor, si turizmi kulturor, agroturizmi etj., në bazë të burimeve turistike, duke luajtur rol aktiv në diversifikimin e produktit turistik, në bashkëpunim me të gjitha institucionet qendrore e vendore, si dhe grupet e interesit.

Marrinmasa për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm brenda juridiksionit të territorit të tyre, në përputhje me normat dhe në zbatim të rregulloreve higjieno-sanitare.17

14 LIGJ Nr. 93/2015 “Për turizmin”15 VKM Nr.298, datë 20.4.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Turizmit”16 VKM Nr.31, datë 22.1.2014 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të funksionimit të agjencisë kombëtare të bregdetit”17 LIGJ Nr. 93/2015 “Për Turizmin”

15

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 16: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

1.4.3 Pesha në buxhet dhe PBBSipas tabelave të publikuara për buxhetin e shtetit të vitit 2016 miratuar me Ligjin “Për buxhetin e vitit 2016”18 totali i tij është 267 miliard lekë, nga këto në MZHETTS janë akorduar 495 milion lekë për zhvillimin e turizmit. Pesha që zë kjo shumë në buxhetin total të Shtetit Shqiptar është 0.0018 %, pra një shumë e pa përfillshme lidhur me rëndësinë që ka ky sektor në prurjet valutore, rritjen e zërit të konsumit, përmirësimin e normave të punësimit, nxitjes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tërësia e të cilave ofron më shumë mirëqenie për popullsinë dhe zhvillimin ekonomik të shtetit shqiptar. Nga tabelat e publikuara për treguesit ekonomikë për vitin 2015, pesha që zënë të ardhurat e sektorit të turizmit 86.1 miliard lekë19mbi prodhimin e brendshëm bruto (PBB) 1.5 bilion lekë, është 6%20.Një panoramë më të plotë të shpërndarjes së buxhetit të shtetit në vitet objekt auditimi e ofron tabela e mëposhtme:

Tabela Nr.2 Buxheti i shtetit për zhvillimin e turizmit në vitet 2012-2016 (në lekë)

Financim i Brendshe

mFinancimi i

Huaj

Totali i Shp.

Kapitale

2016Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtise dhe Sipermarrjes 1,009,500 727,858 682,000 1,409,858 2,419,358Zhvillimi i Turizmit 150,900 261,264 24,000 285,264 436,164

2015 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit 1,538,460 520,000 349,000 869,000 2,407,460Zhvillimi i Turizmit 122,476 2,100 0 2,100 124,576

2014 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit 1,201,500 561,602 1,090,000 1,651,602 2,853,102Zhvillimi i Turizmit 126,820 2,252 0 2,252 129,072

2013 Ministria e Zhvillimit Urban dhe Turizmit 963,541 196,000 966,513 1,162,513 2,126,054Zhvillimi i Turizmit 90,641 0 0 0 90,641

2012Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise dhe Sporteve 1,419,053 331,627 50,000 381,627 1,800,680Zhvillimi i Turizmit 101,914 0 0 0 101,914

Viti Emertimi i Institucionit / Programit

Totali i Shp.

Korrente

Shpenzimet KapitaleTotali i

Shpenzimeve

Buxhetore

Burimi: Ministria e FinancavePunoi: Grupi i auditimit KLSH

18Ligjin Nr.147/2015 “Për buxhetin e vitit 201619www.wttc.org20 Faqja zyrtare e Bankes Boterore

16

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

2016 2015 2014 2013 20120

500,0001,000,0001,500,0002,000,0002,500,0003,000,000

MZHETTS/

MZHUZHTParaqitja Grafike e buxhetit të shtetit

Vitet

Bux

heti

i sh

teti

t

Page 17: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

1.4.4 Risqet e aktivitet të subjektitRisqet e aktivitetit të subjektit janë ato me të cilat përballet Ministria përkatëse dhe institucionet në varësi të saj, për realizimin e përgjegjësive të tyre që lindin nga aktiviteti në tërësi duke u fokusuar në politikat, programet, proçeset dhe strategjitë që ndjekin këto institucione për zhvillimin e turizmit.Sektori i turizmit, si një nga sektorët më tërheqës dhe që sjell të ardhura për buxhetin e shtetit shqiptar, mbart me vete disa problematika, ku më kryesoret janë hartimi dhe implementimi i politikave të ndjekura nga institucionet përgjegjëse për zhvillimin e turizmit.Risqet e aktivitetit të institucioneve janë analizuar dhe paraqitur duke i evidentuar dhe klasifikuar fillimisht sipas analizës SWOT: fuqitë, dobësitë, shanset, kërcënimet, të klasifikuar në faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Tabela 3 Analiza SWOTFuqitë (S) Dobësitë (W)Partneritetet me ndërkombëtarët Mungesa e standardizimit dhe sistemit

të klasifikimit për strukturat akomoduese

Burime të shumta turistike, natyrore dhe kulturore

Mungesa e Burimeve Njerëzore

Alternativa financimi të ndryshme për projektet në fushën e turizmit

Mungesë e theksuar e trajnimit të të punësuarve në sektorin e turizmitNdryshimet dhe lëvizjet e stafit të Ministris përgjegjëse që merren hartimin dhe zbatimin e politikave në turizëmMungesë e të dhënave statistikore për turizmin për periudha afatgjataAftësia për të zbatuar strategjinë e mëparshme dhe atë të planifikuar për vitet 2017-2022 për zhvillimin e turizmitMungesë e dokumentacionit ndër vite, si akte ligjore dhe nënligjoreMungesë e manualeve për standartizimin e strukturave akomodueseMungesa e aftësis për implementimin e TSAKoordinimi i Institucioneve Qendrore me ato Vendore

Shanset (O) Kërcënimet (T)Ligji Nr.93/2015 “Për turizmin” Sezoni i shkurtër turistikLigji Nr .9734/2007 “Për turizmin” i ndryshuar

Numri i ulët i strukturave akomoduese

Mbështetja financiare nga buxheti i shtetit

Mungesa e markave të njohura hoteliere

Mbështetja financiare nga partnerët e huaj

Mungesa e operatorëve ndërkombëtar

Pozicioni gjeografik i favorshëm i Shqipërisë

Problemet me pronësinë

Kushtet metereologjike në Shqipëri Mospërfshirja e kompanive “Low Cost” për udhëtimetInfrastrukturë e dobët Kuadri Ligjor jo i plotë

17

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 18: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Siguria në rrugë e turistitKonkurrenca e ulëtInformaliteti

Punoi: Grupi i auditimit KLSH

Duke iu referuar evidentimit të fuqive, dobësive, shanseve dhe kërcënimeve të paraqitur në analizën SWOT, grupi i auditimit ka bërë një ndarje dhe grupim të risqeve të veprimtarisë së institucioneve përkatëse, për të adresuar dhe ndarë faktorët e riskut sipas përkatësisë së tyre, brenda kontrollit dhe jashtë kontrollit menaxherial. Gjithashtu është bërë edhe kategorizimi i tyre në strategjik, financiar, juridik dhe operacional.a) Risqet brenda kontrollit menaxherial:

- Mungesa e Burimeve Njerëzore- Mungesë e theksuar e trajnimit të të punësuarve në sektorin e

turizmit- Mos krijimi i sistemit të standardizimit dhe sistemit të klasifikimit për

strukturat akomoduese nga MZHETTS- Ndryshimet dhe lëvizjet e stafit të Ministris përgjegjëse që merren

hartimin dhe zbatimin e politikave në turizëm- Aftësia për të zbatuar strategjinë e mëparshme dhe atë të planifikuar

për vitet 2017-2022 për zhvillimin e turizmit- Mungesë e dokumentacionit ndër vite, si akte ligjore dhe nënligjore- Mungesë e të dhënave statistikore për turizmin për periudha

afatgjata- Mungesë e manualeve për standartizimin e strukturave akomoduese- Mungesa e aftësis për implementimin e TSA- Koordinimi i Institucioneve Qendrore me ato Vendore

b) Risqet jashtë kontrollit menaxherial:- Sezoni i shkurtër turistik- Informaliteti- Numri i ulët i strukturave akomoduese- Mungesa e markave të njohura hoteliere- Mungesa e operatorëve ndërkombëtar- Problemet me pronësinë- Mospërfshirja e kompanive “LowCost” për udhëtimet- Infrastrukturë e dobët - Siguria në rrugë e turistit- Kuadri Ligjor jo i plotë

Metoda e përdorur për kategorizimin e riskut në strategjik, financiar, juridik dhe operacional si në tabelën më poshtë është ajo intituitive.

Tabela 4Kategorizimi i riskut

18

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 19: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Punoi: Grupi i auditimit KLSH

1.4.5 Rëndësia e produkteve të subjektit

Burimi: Programi i Qeverisë Shqiptare për vitet 2013-2017Shërbimi cilësor për turizmin siguron zhvillim potencial për ekonominë e një vendi, e parë nga ky këndvështrim merr një rëndësi të veçantë. Specifikat që kërkon realizimi me cilësi i këtij shërbimi me qëllim gjenerimin e të ardhurave potenciale per një zhvillim të qëndrueshëm,ndjejnë të nevojës që të përmbushen disa objektivastrategjik në fushën e marketingut, zhvillimit të produkteve, zhvillimin e burimeve njerëzore, investime, menaxhim dhe monitorim të proçesit, të përcaktuara këto në Strategji dheLigj.

Rëndësia e sektorit të turizmit konsiston në: nxitjen e inisiativave nga ndërmarrjet e vogla dhe të mesme përmirësimin e normave të punësimit krijimin e produkteve të diversifikuara turistike promovimin e vendit si destinacion turistik zhvillimin e infrastrukturës akomoduese përmirësim i shërbimeve të lidhura direkt dhe indirekt me turizmin rritje të prurjeve valutore rritje në zërin e konsumit të përgjithshëm përmirësim i shifrave të të ardhurave reale të vendit nxitjen e interesit nga investitorët e huaj

19

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Ne e konsiderojmë prioritar sektorin e turizmit dhe faktor themelor zhvillimi

Nr. Risku i Subjektit Kategorizimi i riskut

Nivelii Riskut

1 Politikat e Institucionit Risk Strategjik

I Lartë2 Forma e financimit I Mesëm3 Investimet që kryen Institucioni I Mesëm4 Nivel i ulët i fondeve akorduar nga buxheti

i shtetitRisk Financiar I Lartë

5 Mosrespektim i detyrave funskionale që i ngarkon ligji

Risk Rregullator dhe Juridik

I Mesëm6 Kuadri Ligjor jo i plotë I Mesëm

7Ndryshimet dhe lëvizjet e stafit të Ministris përgjegjëse që merren hartimin dhe zbatimin e politikave në turizëm

Risk Operacional

I Lartë

8Aftësia për të zbatuar strategjinë e mëparshme dhe atë të planifikuar për vitet 2017-2022 për zhvillimin e turizmit

I Lartë

9 Mos kryerja e auditimeve të brendshme I Mesëm10 Mungesë e të dhënave statistikore për

turizmin për periudha afatgjata I Lartë

11Mos krijimi i sistemit të standardizimit dhe sistemit të klasifikimit për strukturat akomoduese nga MZHETTS

I Mesëm

12 Koordinimi i Institucioneve Qendrore me ato Vendore I Mesëm

Page 20: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Për ofrimin me cilësi dhe standard të këtij shërbimit publik për sektorin e turizmit, janë përgjegjëse disa institucione, të cilat janë përfshirë në këtë auditim dhe kanë peshën e tyre specifike në përmirësimin e performancës, e konkretisht:

MZHETTS si institucioni kryesor në sektorin e turizmit, është përgjegjëspër: Hartimin e politikave dhe strategjive kombëtare për turizmin. Nxitjen, mbështetjen dhe promovimin e edukimit dhe formimit profesional

të vazhdueshëm turistik, nëpërmjet institucioneve dhe programeve të akredituara.

AKT nëpërmjet funksioneve të saj synon të: Promovojë turizmin shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët, për shërbimet

turistike, për destinacionet dhe produktet turistike që ofrohen. Propozon dhe harton materiale me karakter promocional, në përputhje me

tendencat e tregut dhe realizon prodhimin e tyre. Inicion dhe nxit projekte për turizmin, sipas fushës së vet të veprimtarisë,

duke marrë miratimin paraprak të MZHETTS.

AKB në rolin e menaxherit dhe mbrojtësit të pasurive natyrore bregdetare: Promovon dhe monitoron zbatimin e projekteve. Ndjekë zhvillimin e zonës bregdetare. Harton rregulloren e posaçme, ku përcaktohen standardet kombëtare,

sipas të cilave administrohen hapësirat publike të zonës bregdetare, që përdoren si plazhe publike apo të administruara nga subjekte private.

Harton rregulloren për disiplinimin e zhvillimit të veprimtarive turistike, tëcilat zhvillohen në zonën bregdetare.

Njësitë e Qeverisjes Vendore: Krijojnë inventarët e burimeve turistike dhe inventarin e sipërrmarjeve

turistike në nivel vendor. Sigurojnë infrastrukturën mbështetëse për veprimtaritë e biznesit të

turizmit në nivel vendor, duke mundësuar respektimin e standardeve nga sipërmarrjet turistike.

Kontribuojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit në nivel vendor, si turizmi kulturor, agroturizmi etj., në bazë të burimeve turistike, duke luajtur rol aktiv në diversifikimin e produktit turistik.

Sigurojnë informacion statistikor për MZHETTS. Bashkëpunojnë për marrjen e masave për të siguruar shërbime të kujdesit

shëndetësor parësor për vizitorët/turistët, brenda juridiksionit të njësisë së pushtetit vendor, duke zbatuar standardet e përcaktuara nga ministria përgjegjëse për turizmin dhe ajo e shëndetësisë.21

1.4.6 Feedback-u i subjektit në përfundim të fazës së auditimitGjatë fazës studimore dhe hartimit të projekt raportit subjektet e përfshira në auditim, MZHETTS së bashku me institucionet e tjera përgjegjëse për turizmin, i janë përgjigjur në kohë takimeve prezantuese dhe konsultuese.Personat e kontaktit janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme, që grupi i auditimit vendosi që t’i trajtonte.Ështëplotësuar informacionit i kërkuar, kryesisht me dokumentacionin që

21 LIGJ Nr. 93/2015 “Për Turizmin”

20

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 21: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

lidhet me ligjin dhe aktet ligjore, strategjit, por mungojnë të dhënat e plota statistikore për turizmin sipas indikatorëve.Nga informacioni i kërkuar MZHETTS ka vënë në dispozicion evidenca të shoqëruar edhe me dokumentet përkatëse, sipas rastit edhe në format elektronik, por vetëm për periudhën 2014-2016. Për periudhën e mëparshme konkretisht vitet 2012-2014, pjesë e periudhës së auditimit, nga MZHETTS nuk është ofruar asnjë dokumentacion. Kjo për mungesë arkive të Drejtorisë së Përgjithshme për Zhvillimin e Turizmit dhe mungesë koordinimi midis titullarëve në këtë ministri, gjë që përkthehet në konfuzion informacioni të punës audituese. Janë treguar të gatshëm në komunikime për trajtimin e çështjeve të ndryshme që grupi i auditimit vendosi që ti trajtonte.AKT gjatë fazës studimore dhe hartimit të projekt raportit është treguar e gatshme në dhënien e informacionit dhe dokumenteve, konkretisht Strukturën Organizative, Përgjegjësit dhe Funksionet e kësaj agjencie si dhe intervistave që ka zhvilluar grupi i auditimit.AKB gjatë fazës studimore dhe hartimit të projekt raportit ka qenë e disponueshme në garantimin e informacionit, dokumenteve si dhe intervistat, të cilat i ka kërkuar grupi i auditimit.Njësitë e Qeverisjes Vendore gjatë fazës së hartimit të projekt raportit nuk u treguan korrektë në vënien në dispozicion të dokumentacionit brenda afateve ligjore. Gjithashtu NJQV nuk treguan seriozitet në plotësimin e intervistave që zhvilloi grupi i auditimit, me qëllim sigurimin e informacionit cilësor për politikat e ndjekura në sektorin e turizmit.Grupi i auditimit arriti në përfundimin se stafet përkatëse, me përjashtim të NJQV-ve, treguan gatishmëri në vënien në dispozicion të mjeteve të punës dhe informacionit të kërkuar në funksion të objektivave të këtij auditimi.

2. QASJA DHE DETAJET E AUDITIMITBazuar në dokumentacionin e grumbulluar dhe të analizuar, të dhënat e kërkuara dhe të plotësuara nga subjektet nën auditim, komunikimet me stafin, pasqyrimin në media të këtij aktiviteti publik, si dhe hulumtimet nga praktikat e vendeve të tjera në këtë fushë gjatë fazës studimore dhe gjatë fazës së hartimit të projekt raportit, qasjet audituese që u aplikuan ishin të ndryshme, në varësi të çështjeve që u zgjodhën për t’u shqyrtuar. Për realizimin e qasjes tonë kundrejt realizimit të objektivave të auditimit, është grumbulluar dokumentacioni i nevojshëm si nga pikpamja cilësore ashtu edhe sasiore. Gjatë auditimit u përdorë qasja sasiore. Grupi i auditimit grumbulloi të dhëna numerike, nëpërmjet intervistave që zhvilloi kryesisht me stafet e Këshillave të Qarqeve dhe njësive administrative që janë pjesë e këtyre qarqeve, për të bërë analiza sasiore, të cilat nuk rezultuan sipas pritshmërive të grupit të auditimit, pasi stafet respektive nuk treguan seriozitet në plotësimin e intervistave. Performanca e punonjësve, drejtorive dhe sektorit të turizmit në tërësi është e lidhur me zbatimin e detyrave funksionale përkatëse, duke ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejt në ecurinë e këtij sektori. Në këtë mënyrë, auditimi u zhvillua edhe nëpërmjet qasjes cilësore, dhe u realizohet nëpërmjet intervistave me pyetje të hapura. Pra në këtë auditim, grupi përdori qasjen pragmatike, si një miks i dy qasjeve të përmendura më lart.

21

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 22: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

2.1 OBJEKTIVI DHE PROBLEMI I PERFORMANCËS2.1.1 Fokusimi dhe përkufizimi i problemit të performancësTurizmi si prioritet i zhvillimit të qendrueshëm ekonomik dhe shoqëror,nuk është një aktivitet i vetëm që ndikon në punësim, sipërmarrje dhe rritje të të ardhurave reale, por zinxhir i disa aktiviteteve që përfshijnë: transporti, strehimi, ushqimi, shërbimet, sporti, pijet, argëtimet kulturore, konventat, konferencat dhe panairet tregtare. Sigurimi i kushteve të favorshme mbi përmbushjen e këtyre shërbimeve direkte dhe të tjerave të lidhura me ndikimin në turizëm, kanë hasur në vështirësi për një kohë shumë të gjatë, problematikë e cila vazhdon të mbaje sektorin e turizmit larg zhvillimeve efektive dhe potenciale.Grupi i auditimit hodhi hipotezën se ky sektor vuan nga një mungesë efiçense dhe efektiviteti, sepse më parë dhe aktualisht, kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë politikat e orientuara kah krijimit të produkteve turistike, strategjite e bazuara në studime dhe plane veprimi të mirëdetajuara, objektiva të qartë dhe të arritshëm për te siguruar zhvillimin ekonomik të pritshëm , marrë në konsideratë faktin se këto janë shoqëruar nga mosrealizimi i tyre në kohë dhe me cilësi. Gjithashtu grupi i auditimit arriti në konkluzionin se pavarësisht përpjekjeve pozitive me projekte të ideuara nga AKB, ky sektor ka një mungesë bashkëpunimi dhe komunikimi midis subjekteve në funksion të të cilave është përmirësimi i treguesve të turizmit si dhe historiku të zhvillimit në vite të shërbimit publik për turizmin. Për këtë sektor është e pamundur të ndihet përmirësim dhe zhvillim nëse vazhdon të punohet mbi dokumenta strategjik ende te pamiratuar, objektiva që nuk i përkojnë kushteve dhe rezultateve aktuale, strukturë ligjore ecilat kamangësi krahasuar me bazën e standarteve europiane tëcilës i drejtohen, projekte mbështetëse zhvillimi, tëcilat nuk specifikojnë potencialet dhe kriteret e përmirësimeve të sektorit turistik. Këto mungesa kanë ndikuar në keqmenaxhim të fondeve publike për hartim politikash suportuese, rritjen e kostove të shërbimit për konsumatorin, në ofrimin e produktit më një cilësi të ulët, duke e lënë sektorin e turizmit mbrapa krahasuar me vendet e rajonit.

2.1.2 OBJEKTIVI I AUDITIMITMe synimin që Sektori i Turizmit të arrijë performancë të lartë dhe që konsumatori final ta përfitojë shërbimin në cilësinë e duhur dhe me standarte bashkëkohore, grupi i auditimit kishtesynim auditimin e efektivitetit të politikave për zhvillimin strategjik të turizmit. Kjo tematikë ka ndikim të drejtpërdrejtë tek konsumatori nëpërmjet ofrimit të shërbimit të turizmit me cilësi dhe me kosto optimale, shpenzimeve të buxhetit të shtetit për mbarëvajtjen e turizmit si dhe ndikimin që ka ky sektor në treguesit makro të ekonomisë në Shqipëri. Në këtë mënyrë, objektiv i këtij auditimi ishin politikat, strategjit si dhe veprimtaria e institucioneve për zhvillimin e qëndrueshëm të këtij sektori.

2.2 PËRKUFIZIMET DHE TERMINOLOGJIA Turizëm: Tërësia e veprimtarive të personave që udhëtojnë dhe

qëndrojnë, për jo më shumë se 1 vit, në vende jashtë mjedisit të tyre të zakonshëm, për pushim, biznes dhe qëllime të tjera që nuk kanë lidhje me ushtrimin e ndonjë veprimtarie të paguar në vendin që vizitohet.

Turist: Vizitori që qëndron, të paktën për një natë, në vendin që viziton për pushim, biznes dhe qëllime të tjera.

22

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 23: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Turizëm vendas: Veprimtaria turistike e një vizitori rezident brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Turizëm pritës: Veprimtaritë turistike, të vizitorëve rezident dhe jorezident, brenda territorit të Republikës së Shqipërisë.

Turizëm në hyrje: Tërësia e veprimtarive turistike të një vizitori jo rezident në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Turizëm në dalje: Veprimtaria turistike e një vizitori rezident jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.

Auditimi: Proçes i domosdoshëm i një sistemi rregullator, i cili ka për qëllim të zbulojë devijimet nga standardet e pranuara dhe shkeljet e parimeve të ligjshmërisë, efiçiencës, efektivitetit, ekonomicitetit dhe të menaxhimit financiar.

Auditimi i performancës: Shqyrtim i pavarur i efiçensës dhe efektivitetit të sipërmarrjeve qeveritare, programeve dhe organizatave publike, duke iu përmbajtur ekonomicitetit dhe me synim identifikimin e përmirësimeve.

Agjenci udhëtimi: Person fizik ose juridik, i cili, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose si ndërmjetës, merr përsipër t’u ofrojë turistëve dhe personave të tjerë, si individë apo të organizuar në grup, çdo lloj shërbimi udhëtimi, përfshirë akomodimin në struktura pritëse për turistët, këshillimin dhe ofrimin e shërbimeve të udhëtimit me ajër, me tokë e me det, të ekskursioneve të organizuara, si dhe një sërë shërbimesh të tjera ndihmëse, që lidhen me industrinë e turizmit.

Industri turistike: Tërësia e bizneseve që ofrojnë shërbime dhe lehtësi të tjera në funksion të fushës së turizmit.

Liçencë: Akti administrativ i përcaktuar sipas dispozitave të Ligjit nr. 10 081, datë 23.2.2009, “Për liçencat, autorizimet dhe lejet në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.

Operatori turistik: Personi fizik dhe juridik që zhvillon një veprimtari tregtare, e cila ka të bëjë me dizenjimin dhe organizimin e një udhëtimi ose pakete të paraplanifikuar e të promovuar me anë të katalogëve, fletëpalosjeve, reklamave në TV, etj.

Plani Kombëtar Sektorial i Turizmit: Plani i hartuar në përputhje me Ligjin e planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit, i cili miratohet nga Këshilli Kombëtar i Territorit.

Produkt turistik: Tërësia e elementeve të ndërthurura, që organizohet si vlerë e veçantë zinxhir, e cila përmban produkte materiale dhe shërbime, vlera natyrore dhe kulturore, superstrukturë dhe infrastrukturë turistike.

Regjistri kombëtar i burimeve turistike: Sistem informacioni që përmban një bazë të dhënash mbi burimet turistike të vendit.

Sipërmarrje turistike: Veprimtari turistike e ndërmarrë nga personi fizik ose juridik, e krijuar sipas Ligjit Nr. 9901, datë 14.4.2008, “Për tregtarët dhe shoqëritë tregtare”, të ndryshuar.

Veprimtari turistike: Tërësia e veprimtarive që zhvillohen në bazë të kërkesës dhe ofertës, në fushën e turizmit, dhe prodhon produkte karakteristike të turizmit.

Strukturë akomoduese: Struktura që vë në dispoziëion të turistëve, vendas apo të huaj, individë ose të organizuar në grupe, për një periudhë kohe të pacaktuar, por jo më shumë se 1 vit, shërbimet e akomodimit (fjetje, ushqim, pije dhe shërbime të tjera), në përputhje me standardet e përcaktuara sipas klasifikimit dhe kategorizimit të saj.

23

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 24: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Hotel: Ndërtesë me jo më pak se 6 dhoma, ku akomodimi dhe shërbime si ushqim, pije etj, ofrohen nga një staf i kualifikuar, kundrejt një çmimi të afishuar.

Zyrë e informacionit turistik: Zyrë, qëllimi parësor i së cilës është t’u sigurojë turistëve informacion lidhur me udhëtimet, veprimtaritë dhe objektet turistike, aktivitetet kulturore dhe çështje të tjera, për të lehtësuar vizitën, udhëtimin apo qëndrimin e tyre.

Shërbim turistik: Lehtësia që u ofrohet turistëve nga sipërmarrja turistike.

Udhërrëfyes turistik: Një person, mbi moshën 18 vjeç, i çertifikuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, sipas parashikimeve të këtij Ligji, i cili ofron asistencë, informacion dhe interpretime të trashëgimisë kulturore, historike e bashkëkohore për një grup të organizuar turistësh ose individë të veçantë, në një mjedis turistik, qoftë ky qytet, fshat, rrethinë me interesa të veçantë turistikë, muze apo ndërtesa të tjera me vlera edukuese, fetare, historike dhe kulturore.

2.3 KRITERET2.3.1 KRITERET E POLITIKËS Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007 - 2013

Draft-Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2017-2022. Direktiva e Këshillit nr. 90/314/KEE të 13 qershorit 1990, “Mbi udhëtimet,

pushimet dhe paketën e pushimeve”. Rregullore e Parlamentit Europian dhe Këshillit nr. 692/2011/BE, datë 6

korrik 2011, “Statistikat Europiane në Turizëm”.

2.3.2 KRITERET E MONITORIMIT DHE RAPORTIMIT Databasa me të dhëna statistikore për turizmin nga Rregjistri i Burimeve

Turistike në MZHETTS. Databaza e të dhënave statistikore për turizmin nga INSTAT, WTTC, TSA. Planete veprimit për turizmin sipas periudhave të auditimit nga MZHETTS,

MZHU, MTKRS dhe Njësitë e qeverisjes vendore. Programe strategjike për zhvillimin e turizmit. Studime tregu dhe produkti të MZHETTSpër turizmin. Plan buxhet të DPT për periudhën e auditimit.

2.3.3 KRITERET TEKNIKE LIGJ Nr .9734, datë 14.5.2007 “PËR TURIZMIN” LIGJ Nr. 93/2015 “PËR TURIZMIN”. LIGJ Nr .9180, datë 5.2.2004 “PËR STATISTIKAT ZYRTARE”. LIGJI Nr.9154, datë 06.11.2003 “PËR ARKIVAT”. Ligji Nr.130/2016 “Për buxhetin e vitit 2017”. VKM nr. 395, datë 21.6.2006 “Për Miratimin e Strategjisë dhe të Planit të

Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Mjedisor” VKM Nr.31, datë 22.1.2014 “Përkrijimin dhe mënyrën e organizimit e të

funksionimit të agjencisë kombëtare të bregdetit”. VKM Nr.298, datë 20.4.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e

Agjencisë Kombëtare të Turizmit”. VKM Nr.730, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet,

kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”.

VKM Nr.36, datë 20.1.2016 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e

24

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 25: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

inspektoriatit shtetëror të mbikqyrjes së tregut”. VKM Nr.709, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kërkesat

dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit”. VKM Nr.710, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kërkesat

dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik” VKM Nr.730, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet,

kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”.

Urdhër Nr.2860, datë 11.04.2016 “Për miratimin e rregullores për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të KKSPT-së”.

Urdhër Nr.175, datë 09.12.2016 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit”

Urdhër Nr.8657, datë 28.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e degëve territoriale të shërbimit të turizmit”.

Urdhër Nr.8707, datë 31.10.2016 “Për miratimin e formatit për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore nga agjencitë e udhëtimit, operatorët turistik dhe strukturat akomoduese”

UrdhërNr.101, datë 6.1.2017 “Për miratimin e rregullores për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe përbërjen e komisionit të standartizimit të veprimtarive turistike”.

Udhëzim Nr. 8502, datë 24.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit”.

Rregullore e funksionimit të Drejtoris së Përgjithshme së Zhvillimit të Turizmit.

2.3.4 KRITERE TË TJERA/PRAKTIKAT MË TË MIRA Propozimi për Strategjinë e Zhvillimittë Turizmit në Republikën e Kroacisë

deri në vitin 2020.22

Praktika auditimi të ngjashme nga institucioni homolog në Kroaci.23

Indikatorët e Turizmit në Kroaci dhe Maqedoni.24

22http://www.mint.hr/UserDocsImages/Tourism_development_strategy_2020.pdf 23http://www.revizija.hr/datastore/filestore/81/ provedba_mjera_utvrdenih_strategijom_razvoja_turizma_rh_do_2020.pdf24 Most Significant Indicators For Croatian Tourism And For The Tourism Of The Republic Of Macedonia

25

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 26: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

2.4 PIRAMIDA E PYETJEVE AUDITUESE

2.5 SKEMA E AUDITIMIT

Burimi: Manuali i auditimit të performancës, KLSH

2.5.1 QASJA/METODOLOGJIA AUDITUESEParadigma kryesore e këtij auditimi është: “Për vendet e vogla dhe post-diktatoriale, roli i shtetit në zhvillimin ekonomik në përgjithësi dhe atë turistik në veçanti, është kritik në aspekt të liberalizimit, vendosjes dhe konsolidimit të rregullave të lojës, krijimit të klimës së sigurisë dhe zhvillimit të qëndrueshëm”. Për këtë arsye, grupi i auditimit u orientua kah proçesi, pasi është analizuar struktura, funksionimi dhe pozicionimi i subjekteve në sektorin e turizmit në lidhje me politikat dhe strategjitë e ndjekura për zhvillimin e turizmit, me theks mënyrën e organizimit të institucioneve, kuadrin ligjor, menaxhimin e burimeve të tyre njerëzore dhe financiare,

26

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 27: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

ndarjen e përgjegjësive, në funksion të krijimit të një mjedisi të përshtatshëm për realizimin e objektivit kryesor, zhvillimin e turizmit sipas standarteve ndërkombëtare.Pjesë e qasjes ishin edhe auditimet e rezultatit, pasi gjatë fazës së terrenit u konstatua se ekzistojnë faktorë të jashtëm që ndikojnë në rezultatet e këtyre subjekteve. Gjithashtu grupi i auditimit përdori edhe metodën krahasimore, sepse ndërtimi dhe zhvillimi i këtij sektori në përputhje me praktikat më të mira ndikon drejtpërdrejt në cilësinë e turizmit në Shqipëri.

2.5.2 METODAT & TEKNIKAT AUDITUESE Rishikim dhe vlerësimi i të dhënave statistikore dhe dokumentacionit të

grumbulluar gjatë fazës së terrenit. Komunikim me drejtuesit dhe specialistët e subjekteve nën auditim. Analize sasiore dhe cilësore të të dhënave të mbledhura gjatë auditimit. Analizë cilësore e politikave të ndjekura në sektorin e turizmit shqiptar.

2.6 REZULTATET E PARASHIKUARA2.6.1 IMPAKTI I MESAZHIT AUDITUES PËR KUVENDIN DHE QEVERINËImpakti i mesazhit auditues për Kuvendin do të ketë synim rritjen e ndikimit të tij në përmirësimin e vazhdueshëm të legjislacionit në fushën e turizmit, për zhvillimin e një turizmi të qëndrueshëm dhe me kosto ekonomikisht të favorshme për konsumatorin.Mesazhi auditues do të ndikojë për Qeverinë mbi domosdoshmërinë e harmonizimit më të mirë të programeve strategjikë, politikave, organizimit dhe funksionimit të sektorit të turizmit, nëpërmjet monitorimit të vazhdueshëm të efiçencës dhe efektivitetit të aktorëve të përfshirë në proçes, si dhe do të sjellë përmirësim të veprimeve dhe proçedurave të ndjekura deri tani për zhvillimin e turizmit në Shqipëri.

2.6.2 IMPAKTI I MESAZHIT AUDITUES PËR PUBLIKUN DHE PALËT E INTERESITAuditimi i performancës së efektivitetit të programeve strategjike për zhvillimin e turizmit të ndjekura në vitet e mëparshme por edhe në ditët e sotme, synon të ndikojë në rritjen e përgjegjshmërisë të institucioneve dhe nëpunësve publik të sektorit të turizmit, nëpërmjet transparencës përball opinionit publik.Veç kësaj, duke evidentuar problematikat dhe mangësitë që kanë shoqëruar ecurinë e programeve strategjike dhe politikave në sektorin e turizmit, do të ndikojmë në përmirësimin e veprimtarisë së drejtuesve dhe punonjësve të institucioneve përgjegjëse gjatë planifikimit, organizimit, zbatimit, kontrollit të strategjive, plan-veprimeve të ndërmarra por edhe ato që do të projektohen në të ardhmen për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.Gjithashtu publiku i gjerë do të njihet edhe me politikat e qeverisë për menaxhimin e këtij sektori që ndikon në cilësinë dhe kostot e produktit që ofron turizmi.

2.6.3 FORMA E PUBLIKIMITNë përfundim të fazës së terrenitu përgatit Projekt-raporti i Auditimit, i cili iu dërgohet subjekteve publike të përfshira në auditim. Mbi këtë bazë dhe diskutimeve interaktive me subjektet publike të audituara mbi opinionet e

27

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 28: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

shfaqura prej tyre, përgatitet raporti përfundimtar i auditimit, një përmbledhje e të cilit do të publikohet në web-in e KLSH-së dhe rrjetet sociale të Departamentit të Auditimit të Performancës. Për rezultatet e këtij auditimi do të informohet publiku i gjerë nëpërmjet botimit të një artikulli në median e shkruar. Raporti Përfundimtar i Auditimit do të jetë pjesë analizave dhe Raportit të veprimtarisë vjetore të KLSH-së.

3. SHTJELLIMI I PYETJEVE DHE NËNPYETJEVE

1. A sigurojnë institucionet përgjegjësë publike kushtet paraprake për zhvillimin strategjik të turizmit në vendin tonë?

Në përfundim të fazës së përgatitjes së projekt-raportit, pasi grupi i dha përgjigje pyetjevedhe nënpyetjeve të auditimit, bazuar në dokumentacionin e vënë në dispozicion nga institucionet epërfshira në këtë auditim, arriti në këtë mesazh:

Masat e marra nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse për turizmin, mund të sigurojnë kushtet paraprake për zhvillimin e sektorit të turizmit në situatën në të cilën ndodhet, por nga ana tjetër ato janë të pamjaftueshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të tij në periudhën afat-gjatë. Sektori i turizmit, së bashku me institucionet përgjegjëse për turizmin, vuajnë nga një mungesë efiçense dhe efektiviteti. Mungesa e strategjive të bazuara në studime dhe plane veprimi, mungesa e nxjerrjes së akteve ligjore dhe nënligjore në kohë si dhe mungesa e krijimit të disa institucioneve të rëndësishme që parashikohen në Ligj, jo vetëm që e zvogëlojnë efektivitetin e institucioneve, por vënë në dyshim funksionimin e tyre të plotë si dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit. “Turizmi prioritet”, do të ishte më frytdhënës me legjislacion të kompletuar, punë konkrete, komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin publik dhe privat, me qëllim zhvillimin e këtij komponenti të rëndësishëm të ekonomisë sonë.

1.1 A ofron kuadri ligjor dhe rregullativ kushte për zhvillimin efektiv të turizmit?

Zbatimi i Ligjit Nr.93/2015 “Për turizmin” është i rëndësishëm sepse ndërsa sektori privat luan rolin kryesor për funksionimin e ndërmarrjeve turistike, qeveria, nëpërmjet veprimtarisë së institucioneve të saj publike, garanton zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit në kushtet ekonomike, mjedisore dhe sociale, si dhe zhvillon dhe mbron imazhin e vendit si një destinacion turistik. Në këtë kontekst, roli i ministrisë përgjegjëse për turizmin është një përgjegjësi e domosdoshme dhe duhet të jetë një rol drejtues dhe aktiv në trajtimin e çështjeve mbi turizmin.

Gjetje: Nga kërkimet e grupit tëauditimit në dokumentacionin e vënë në

dispozicion mbi kuadrin rregullator si dhe nga intervistat e realizuara me stafin e DPZHT-së, rezultoi se deri në momentin që ishte në fuqi Ligji Nr.9734, datë 14.05.2007 “Për Turizmin”, nuk ishte kryer procesi i standartizimit dhe kategorizimit të njësive akomoduese dhe shërbimeve

28

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 29: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

turistike.

Konkluzion: Megjithëse Ligji Nr.9734, datë 14.5.2007 “Për Turizmin”, në fuqi prej vitit

2007 deri në momentin që doli Ligji Nr.93/2015, vendosi rregulla mbi menaxhimin e sektorit të turizmit, zhvillimin e standardeve për shërbimet dhe produktet e turizmit, ky ligj nuk u zbatua në praktikë. Për një periudhë 8 vjeçare nuk u realizua procesi i standardizimit dhe kategorizimit të njësive akomoduese si dhe krijimi i produktit turistik. Gjithashtu, mungesa e nxjerrjes së akteve ligjore dhe nënligjore në kohë lidhur me Ligjin aktual Nr.93/2015 “Për Turizmin” si dhe mungesa e krijimit të disa Institucioneve të rëndësishme që parashikohen në këtë Ligj, jo vetëm që e zvogëlojnë efektivitetin e institucioneve përgjegjëse për turizmin, por vënë në dyshim funksionimin e tyre të plotë si dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

1.1.1 A është plotësuar baza ligjore me aktet e parashikuara nënligjore dhe a është përmbushur në tërësinë e vetë kjo bazë ligjore?

Disa nga çështjet kryesore në lidhje me mungesën e zbatimit dhe plotësinë e Ligjit25 për turizmin:1. Mungesa e nxjerrjes së akteve ligjore dhe nënligjore (VKM, urdhër,

udhëzim, për të cilat është përgjegjës MZHETTS) në kohë;2. Mungesa e krijimit dhe funksionimit që në fillim të vitit 2016, të Komisionit

për Standartizimin e Veprimtarive Turistike me objektiv standartizimin kryesisht të njësive akomoduese;

3. Mungesa e krijimit të Degëve Territoriale të Shërbimit të turizmit që ka si objektiv kryesor koordinimin e punës në terren për zbatimin politikave të zhvillimit të produktit turistik;

4. Mungesa e Inspektoriatit që mbulon fushën e turizmit, i cili ka si qëllim të sigurojë zbatimin e legjislacionit të turizmit nga subjektet mbi të cilat vepron ky ligj, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit;

5. Mungesa e Komiteteve Rajonale për Zhvillimin e Turizmit me qëllim bashkërendimin e punës ndërmjet institucioneve të qeverisjes qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore për çështjet e turizmit;

6. Mungesa e rregulloreve që kanë të bëjnë me Ligjin.

Gjatëfazës së terrenit, grupi i auditimit, për ti dhënë përgjigje pyetjeve dhe nënpyetjeve të këtij auditim, bëri kërkime në dokumentacionin e vendosur në dispozicion26, në faqet zyrtare të subjekteve të përfshira në auditim27, zhvilloi disa intervista me qëllim disponimin e plotë të informacionit. Nga kërkimet e grupit të auditimit, intervistat dhe bashkëbisedimet me stafin e DPZHT, AKT, AKB, Këshillin e Qarkut Berat, Kukës dhe Vlorë arriti në disa gjetje, konkluzione dhe rekomandime, sa më poshtë vijon:

Gjetje: Deri në Tetor 2016 kanë munguar aktet ligjore dhe nënligjore për

përcaktimin e kritereve dhe kërkesave për ushtrimin e veprimtarisë së 25Ligji Nr.93/2015 “Për Turizmin”26 Dokumentacioni i MZHETTS,DPZHT, AKT, AKB, Kwshilli i Qarkut Berat, Kukws dhe Vlorw27www.ekonomia.gov.al/ www.akt.gov.al/ www.bregdeti.gov.al

29

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 30: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Agjencisë së Udhëtimit dhe Operatorëve Turistik. Ka munguar rregullorja për përcaktimin e kritereve, afateve dhe

procedurave për klasifikimin e strukturave akomoduese. Si pasojë e mungesës së arkivës së DPZHT, rezultoi se ka munguar

Regjistri Kombëtar i Burimeve Turistike deri në vitin 2015, për krijimin e të cilit ka qenë përgjegjëse MZHUT.

Inspektoriatit në fushën e turizmit, që shërben për kontrollin e sektorit të turizmit nuk ishte krijuar.

Degët Territoriale të Shërbimit të Turizmit nuk ishin krijuar, gjithashtu kishte dalë një vit me vonesë vetëm Urdhëri për funksionimin dhe organizimin e këtij institucioni.28

Në Urdhërin Nr.865729, në nenin 9, parashikohet se deri në momentin e ngritjes së Degëve Territoriale të Shërbimit të Turizmit, detyrat e saj duhet ti kryejë Drejtoria e Politikave dhe Planifikimit të Turizmit pranë DPZHT. Aktualisht degët nuk janë krijuar, dhe një nga detyrat kryesore të Degëve, që është krijimi dhe përditësimi i bazës së të dhënave për strukturat akomoduese, agjencit, operatorët turistik, sipas disa formularëve që përcaktohen në këtë Urdhër, e cila duhet të kryehej nga DPPT, rezulton të mos jetë kryer, pasi këto të dhëna aktualisht mungojnë dhe nuk janë të sakta.

MZHETTS nuk ka respektuar afatin për nxjerrjen brenda 6 muajve të Urdhërit për organizimin, funksionimin dhe përbërjen e Komisionit të Standartizimit të Veprimtarive Turistike. Ky Urdhër ka dalë në datën 06.01.2017.30

MZHETTS nuk ka respektuar afatin për nxjerrjen brenda 6 muajve të Udhëzimit për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.31 Aktualisht ky institucion nuk është krijuar.

AKT dhe AKB nuk kanë sektor për planifikimin dhe marrjen e masave për të minimizuar riskun që pengon realizimin e objektivave si dhe i ushtrojnë funskionet e brendshme të tyre pa rregullore të miratuar.

Konkluzione për aktet ligjore dhe nën ligjore: Nxjerrja me vonesë nga MZHETTS të Urdhërit32, ka sjellë mungesën e

ngritjes dhe funksionimit të kësaj strukture dhe mungesën e standartizimit të veprimtarive turistike (shërbimeve të ofruara nga hotelet, restorantet dhe të gjitha ato subjekte të cilat ofrojnë shërbime turistike), duke rritur mundësinë për uljen e cilësis së shërbimeve të ofruara nga hotelet, restorantet, etj.

Nxjerrja me vonesë e Udhëzimit33 ka sjellë mos krijimin në kohë të kësaj strukture, duke ndikuar negativisht në bashkëpunimin midis Institucioneve

28Urdhërin Nr.8657, datë 28.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e degëve territoriale të shërbimit të turizmit”.29Urdhërin Nr.8657, datë 28.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e degëve territoriale të shërbimit të turizmit”.30Urdhër Nr.101, datë 6.1.2017 “Për miratimin e rregullores për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe përbërjen e komisionit të standartizimit të veprimtarive turistike”.31 Udhëzim Nr. 8502, datë 24.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit”.32Urdhër Nr.101, datë 6.1.2017 “Për miratimin e rregullores për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe përbërjen e komisionit të standartizimit të veprimtarive turistike”.

33 Udhëzim Nr. 8502, datë 24.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit”.

30

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 31: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Qendrore përgjegjëse për turizmin dhe Institucioneve Vendore. Kanë munguar kriteret dhe kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë së

Agjencisë së Udhëtimit dhe Operatorëve Turistik për vitet 2012-2015, duke krijuar mundësinë që shumë individë të pajisen me licensë për ushtrimin e këtij aktiviteti, në mënyrë të pa drejtë, çka sjell informalitetin në këtë treg.

Mungesa e klasifikimit të strukturave akomoduese sipas VKM34 përkatëse, sjell që këto struktura të cilat ofrojnë shërbimin e akomodimit të klasifikohen jo në mënyrë ligjore, duke rritur informalitetin, mundësinë për uljen e cilësis së shërbimit të ofruar dhe në përcaktimin e saktë të objektivave në strategjinë për zhvillimin e turizmit 2014-2020.

Konkluzione për Institucionet: Mungesa e Inspektoriatit në fushën e turizmit si dhe nisur nga rëndësia e

funksioneve të tij për turizmin, mund të sjellë rritjen e numrit të shkeljeve nga subjektet private si dhe mosrrespektimin e kritereve dhe kushteve të vendosura në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin”.35

Mungesa e Degëve Territoriale të Shërbimit të Turizmit ka ndikuar negativisht në koordinimin e punës në terren për zbatimin e politikave për zhvillimin e produktit turistik, ka sjellë mungesën e bashkëpunimit të Institucioneve përgjegjëse për turizmin me sipërmarrjet private.

Mungesa e sektorit të riskut për AKT dhe AKB sjell mungesën e krijimit të saktë të regjistrit të riskut në të cilin pasqyrohen të gjitha risqet që pengojnë Institucionin në realizimin e objektivave.

Funksionimi i AKT dhe AKB me rregullore të vjetër, e cila nuk pasqyron ndryshimet në strukturë, mund të krijojë përsëritje të përgjegjësive dhe funksioneve.

Konkluzion: Deri në vitin 2015 nuk ka patur një bazë të dhënash me burimet turistike

që ndodhen në vendin tonë, e cila rrjedhimisht ka ndikuar negativisht dhe në përcaktimin e saktë të objektivave në draft-strategjinë për zhvillimin turizmit 2014-2020 dhe krijimin e produktit turistik.

Për këtë rekomandojmë:1. MZHETTS të marrë masa për krijimin e këtij Inspektoriatit në fushën e

turizmit.Menjëherë

MZHETTS me observacionin me shkresën Nr.5386/5 prot., datë 05.07.2017 në lidhje me rekomandimin e dhënë për krijimin e Inspektoriatit në fushën e turizmit është përpjekur të justifikojë se Inspektoriati ka funksionuar për një periudhë 1-mujore në Tetor 2016. Grupi i auditimit të KLSH e shqyrtoj me vëmendje dhe nuk e gjenë të bazuar ligjërisht funksionimin e një strukture të tillë për një muaj dhe me një punonjës.

2. MZHETTS të marrë masa për krijimin e Degëve Territoriale të Shërbimit të Turizmit.

Menjëh

34 VKM Nr.730, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”.35Ligji Nr.93/2015 “Për Turizmin”.

31

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 32: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

erëMZHETTS me observacionin me shkresën Nr.5386/5 prot., datë 05.07.2017 në lidhje me rekomandimin e dhënë për krijimin e Degëve Territoriale të Shërbimit të Turizmit është përpjekur të justifikojë se ky institucion është krijuar. Grupi i auditimit të KLSH e shqyrtoj me vëmendje dhe rekomandimin e mësipërm e ka lënë se institucionet duhet të jenë eficente në lidhje me funksionimin e tyre.

3. Deri në momentin e krijimit të Degëve Territoriale të Shërbimit të Turizmit, me qëllim krijimin dhe përditësimin e bazës së të dhënave për strukturat akomoduese, agjencit, operatorët turistik, DPPT të kryejë detyrat që i ngarkohen sipas Urdhërit Nr.8657, datë 28.10.2016.

Deri në momentin e krijimit të Degëve

4. MZHETTS të filloj të kryejë standartizimin e veprimtarive turistike, duke sjellë në këtë mënyrë dhe një përcaktim më të saktë të objektivave për standartizimin e veprimtarive turistike në strategjin që do të miratohet për zhvillimin e turizmit 2017-2022.

Menjëherë

5. MZHETTS të marrë masat e nevojshme për krijimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit.

Menjëherë

6. Bazuar në Ligjin 115/2015 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar, Drejtori i Përgjithshëm i AKT dhe AKB, të marrë masat për krijimin e sektorit të menaxhimit të riskut si dhe hartimin e regjistrit të riskut.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

7. AKT dhe AKB të marrë masat e nevojshme për miratimin e rregullores e cila do të reflektojë ndryshimet e kryera në strukturën e saj.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

1.1.2 A ka programe strategjike të miratuara për zhvillimin e turizmit?

Gjatë 20 viteve të fundit, zhvillimi i turizmit nuk i është përgjigjur pritshmërive të popullit shqiptar përsa i takon përdorimit të potencialeve të vendit dhe, çka është më e rëndësishme, zhvillimit jo të qëndrueshëm të këtij sektori. Ndër vite, shumë probleme janë diskutuar me publikun e gjerë pa iu dhënë zgjidhja e duhur planifikimit të turizmit, mungesës së kapaciteteve, problemeve lidhur me shërbimet, mungesave në infrastrukturë, mungesës së bashkërendimit mes nivelit qendror dhe pushtetit lokal, investimeve të pabashkërenduara të subjekteve privatë, rolit të munguar të Ministrisë etj.Në vitin 2006 u përgatit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me PNUD Shqipëri, Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit Kulturor 2006. Strategjia kishte një plan masash konkrete për përmirësimin e destinacioneve të turizmit kulturor dhe rritjen e promocionit dhe marketingut të këtij segmenti turizmi. Për të shpjeguar strategjinë dhe nxitur sinergjinë për zbatimin e saj, u ndërmor një tur

32

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 33: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

takimesh në 12 qarqet e vendit me njësitë e pushtetit vendor, shoqërinë civile rajonale dhe mediat. Strategjia gjeti mirëkuptim dhe përcolli shumë ide e sugjerime nga ana e veprimtarëve turistikë lokale dhe nga shoqëria civile, por u zbatua pjesërisht, për shkak të mos vazhdimit të implementimit të saj në vitet në vijim.36

Në vitin 2014, kur u hartua Draft-Strategjia për Zhvillimin e Turizmit, e cila mbeti vetëm draft, Shqipëria prezantonte një vend me potenciale, të cilat mund të përdoreshin në interes të zhvillimit. Draft-Strategjia u dizenjua për rritjen dhe forcimin e sektorit, me fokus të veçantë në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe identifikimin e sfidave për të maksimizuar kontributin në sektor. Draft-Strategjia Kombëtare për Turizmin 2014-2020 është një dokument i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri në vitet e ardhshme, si platforma kryesore e lidhur me politikat, reformat dhe masat në sektorin e turizmit jo vetëm për Qeverinë dhe Ministrinë përgjegjëse për turizmin, por dhe për palët e tjera të interesuara të përfshira, si: pushteti lokal dhe sektori privat. Ky draft pasqyron kërkesën e gjithë palëve të interesuara për pritshmëri të larta lidhur me kontributet e turizmit dhe nevojën për rolin drejtues të Ministrisë përgjegjëse për turizmin. Hartimi i këtij drafti u mbështet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet programeve të bashkëpunimit teknik të GIZ, Mbështetja e Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit (EDEP) dhe Mbrojtja e Agro Biodiversitetit në Zonat rurale të Shqipërisë (CABRA).37

Konkluzion: Megjithëse kanë kaluar 3 vjet nga hartimi i Draft-Strategjisë Kombëtare

për Turizmin 2014-2020, sektori i turizmit nuk ka akoma një Strategji të Miratuar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të tij, por vetëm një draft-strategji për vitet 2017-2022, me të dhëna statistikore që nuk pasqyrojnë saktësisht realititetin, me objektiva që janë të vështirë për t’u arritur, i cili është një studim i GIZ dhe jo një dokument i hartuar nga MZHETTSdhe DPZHT.

Konkluzione për drejtime të rëndësishme të turizmit që mbeten ende të parealizuara: Zhvillimin e qëndrueshëm të produktit dhe zbatimin e parimit të

qëndrueshmërisë në të gjitha nivelet, forcimin e strukturave institucionale në nivel qendror dhe lokal, të cilat

garantojnë zbatimin e planeve dhe objektivave strategjikë, hartimin apo rishikimin e planeve urbanistike të zonave me prioritet

turizmin mbështetur në analiza të plota ekonomike, sociale-kulturore, mjedisore,

krijimi i një sistemi sipas standardeve ndërkombëtare për grumbullimin dhe shpërndarjen e të dhënave statistikore mbi zhvillimin e kërkesës dhe ofertës

kategorizimin dhe standartizimin e strukturave akomoduese, zhvillimi i elementëve infrastrukturorë, arsimimi dhe trajnimi i burimeve njerëzore në shërbim të turizmit, rritja e financimeve për mbrojtjen dhe rruajtjen e vendeve me rëndësi

natyrore dhe kulturore, angazhimi i sektorit publik/privat,

36 VENDIM Nr.844, datë 11.6.2008 “Për Miratimin E Strategjisë Sektoriale Të Turizmit, Për Periudhën 2007-2013”37 Draft-strategjia Kombëtare për Turizmin 2014-2020

33

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 34: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

marketingu dhe promovimi i turizmit brenda dhe jashtë vendit; promovimi i praktikave më të mira, telekomunikacioni dhe interneti janë një komponent i rëndësishëm dhe

domosdoshmërish në rritje për promovimin e sektorit të turizmit dhe komunikimin.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS të marri masat e nevojshme për miratimin e strategjisë si një nga objektivat kryesorë të vendosur në SKZHI për vitet 2015-2020, gjithashtu kjo strategji të shoqërohet me studime të detajuara, të mbështetet në të dhëna statistikore reale, të vendosen objektiva të arritshëm dhe të bëhet kostimi i saj.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

1.1.2.1 A është e përshtatshme baza e të dhënave statistikore për gjenerimin e objektivave?

Gjetje: Referuar informacionit statistikor për turizmin, rezulton se mungojnë të

dhënat për vitin 2016, gjithashtu numri i indikatorëve të përdorur ka mangësira,38nuk ka një procedurë të miratuar, për mënyrën e mbledhjes, përpunimin, burimet prej nga sigurohet ky informacion, frekuencën e mbledhjes së këtij informacioni.39

Në Ligjin 93/2015 “Për Turizmin” nuk është parashikuar asnjë përgjegjësi për zbatimin dhe implementimin e Llogarisë Satelitore të Turizmit (TSA), si një praktikë e mirë ndërkombëtare për gjenerimin e të dhënave statistikore në sektorin e turizmit.

Urdhëri Nr.870740 nuk ka dalë sipas afateve të përcaktuara në Ligjin Nr.93/2015 “Për Turizmin”, por një vit me vonesë.

Në databazën e MZHETTS rezultoi se ishin vetëm 53 agjenci të regjistruara dhe se kjo databazë ishte përditësuar për herë të fundit në vitin 2015. Në databasën e marrë në Drejtorin e Përgjithshme të Tatimeve në Tiranë, rezultoi se ishin më shumë se 53 agjenci dhe operatorë turistik të regjistruar.41

NëKëshillin e Qarkut Vlorë, Berat dhe Kukës mungonte njëmetodologji për mënyrën se si duhet të mblidhet informacioni statistikor, cilat duhet të jenë burimet dhe frekuenca e mbledhjes së këtij informacioni.

Këshilli i Qarkut Berat, rezulton se nuk e ka respektuar raportimin dy herë në vit për burimet dhe sipërmarrjet turistike në MZHETTS.42

Konkluzione: Mungesa e një procedure specifike dhe të miratuar për informacionin

statistikor në sektorin e turizmit, krijon pasaktësi në këtë informacion, duke ndikuar negativisht në përcaktimin e objektivave për strategjinë e zhvillimit të turizmit.

38 Informacion. Buxheti & Statistikat. Turizmi i vendosur nw dispozicon nga DPZHT39Dokumentacioni me informacionin statistikor40Urdhëri Nr.8707, datë 31.10.2016 “Për miratimin e formatit për mbledhjen e të dhënave statistikore nga agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe strukturave akomoduese”41Databasa e Tatimeve Tiranë42Ligji Nr.93/2015 “Për Turizmin”.

34

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 35: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Mungesa e të dhënave për vitin 2016, por dhe mangësirat në indikatorët e përdorur në sektorin e turizmit, sjellin efekte negative në objektivat që do të vendosen në strategjinë për zhvillimin e turizmit dhe tregojnë se nuk ka qenë objekt analize nga MZHETTS zhvillimi i këtij sektori nëpërmjet arritjes së objektivave dhe evidentimit të përgjegjësive.

Nxjerrja e këtij Urdhëri me vonesë, ka sjellë mungesën e një procedurë për mbledhjen e të dhënave, mungesën e raportimit që duhet të kryejnë çdo muaj agjencitë dhe operatorët turistik dhe rrjedhimisht në mungesën dhe përditësimin e të dhënave statistikore në sektorin e turizmit.43

Zyra e statistikave në MZHETTS nuk ka kryer përditësim të plotë të dhënave mbi numrin e agjencive dhe operatorëve turistik, duke ndikuar negativisht në objektivat e vendosura në Draft-Strategjin 2017-2022 mbi agjencit dhe operatorët turistik.

Mungesa e një metodologjie për mbledhjen e informacionit statistikor, mund të krijojë pasaktësi si dhe rrit numrin e gabimeve në mbledhjen e informacionit.

Për këtë rekomandojmë:

1. Sipas gjykimit të grupit të auditimit, DPZHT duhet të hartojë një proçedurë për informacionin statistikor në sektorin e turizmit.

Menjëherë

2. MZHETTS të propozojë në Ligjin 93/2015 “Për Turizmin” dhe në strategjinë që do të hartohet për zhvillimin e turizmit, zbatimin dhe implementimin e Llogarisë Satelitore të Turizmit (TSA), si një praktikë ndërkombëtare, me qëllim fuqizimin e statistikave në turizëm.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

3. Krijimi i zyrave turistike në çdo qytetet si dhe të krijohet në këto zyra një Sistem Menaxhimi Informacioni me qëllim identifikimin dhe mbledhjen e të dhënave ekzistuese mbi çfarë ofron zona, strukturimin e bazës së të dhënave, specifikimin e itinerareve në broshura, shoqëruar me fotografi, profilin e produktit, si dhe duke vendosur, sinjalet nacionale, simbolet dhe logot sipas produktit lokal.

Menjëherë

4. DPZHT të shtojë dhe të përditësojë informacionin referuar indikatorëve të përdorur në sektorin e turizmit, tu referohet praktikave më të mira të vendëve të rajonit, si Kroacia, etj.

Vazhdimisht

Tabela Nr.4 Indikatorët e TurizmitIndikatorët e Turizmit në Kroaci Indikatorët e Turizmit në

Shqipëri1. Zonat natyrore dhe kulturore të mbrojtura nga UNESCO 1. Numri i vizitorëve të huaj2. Parametrat meteorologjik për qytetet turistike 2. Numri i vizitorëve ditor

43Urdhëri Nr.8707, datë 31.10.2016 “Për miratimin e formatit për mbledhjen e të dhënave statistikore nga agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe strukturave akomoduese”

35

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 36: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

3. Temperatura mesatare mujore3. Numri i vizitorëve të huaj me netqëndrime

4. Cilësia e ujërave bregdetare 4. Kapaciteti i akomodimit

5. Parqet kombëtare5. Të ardhurat e krijuara nga turizmi

6. Numri i shtretërve (gjithsej)6. Shpenzimi mesatar ditor i turistëve

7. Numri i turistëve (gjithsej)7. Numri i punonjësve direkt në turizëm

8. Numri mesatar i fjetjeve për një shtrat (në vit)9. Numri mesatar i qëndrimeve të natës për turistët e huaj10. Lloji i akomodimit (numri i shtretërve në këto njësi)

11. Numri i bizneseve sipas llojit të akomodimit

12. Numri i bizneseve sipas kategorizimit

13. Numri i shtretërve për Qarqe14. Numri i turistëve nga jashtë dhe ata të brendshëm

15. Numri i turistëve sipas llojeve të akomodimit

16. Numri i turistëve sipas rajonit (vendit) që vijnë17. Numri i turistëve që vijnë nga jashtë, por duke përcaktuar dhe llojin e akomodimit që zgjedhin

18. Bashkitë me intensitet më të lartë të turistëve19.Kapaciteti i marinës detare (numri i porteve detare, numri i porteve ku ndalojnë turistët, numri i anijeve)20. Numri i pasagjerëve dhe automjeteve që kalojnë në pikat kufitare21. Numri i personave të punësuar (kohë të plotë dhe të pjesshme) në sipërmarrjet turistike22. Llojet e profesioneve në turizëm dhe numri i tyre23. Të ardhurat nga turizmi, GDP, ndikimi në ekonomi, në punësim

Burimi: Strategjia e Zhvillimit të Turizmit në Kroaci deri në vitin 2020 dhe DPZHT

Punoi: Grupi i auditimit KLSH

5. Formati i mbledhjes së të dhënave i përcaktuar në Urdhërin përkatës t’u vihet menjëherë në dispozicion agjencive dhe operatorëve turistik, me qëllim grumbullimin dhe përpunimin e saktë të informacionit statistikor për sektorin e turizmit.44

Menjëherë

44Urdhëri Nr.8707, datë 31.10.2016 “Për miratimin e formatit për mbledhjen e të dhënave statistikore nga agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe strukturave akomoduese”

36

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 37: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

6. Zyra e statistikave në MZHETTS, e cila është përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore, të kryejë përditësimin e saktë dhe të plotë të numrit të agjencive dhe operatorëve turistik.

Menjëherë

7. Këshilli i Qarkut Vlorë, Berat dhe Kukës si dhe njësit administrative të cilat përfshihen në këto Qarqe të hartojnë një metodologji për përgatitjen e databazës me informacionin statistikor, i cili raportohet në MZHETTS.

Menjëherë

8. Këshilli i Qarkut Berat së bashku me njësit administrative të përfshira në këtë Qark të respektojnë frekuencën e raportimit përcaktuar në nenin 19, pika b të Ligjit 93/2015 “Për Turizmin” si dhe të krijohet një faqe interneti, në të cilën të jepet informacion i detajuar se çfarë turizmi ofrohet.

1.1.2.2 A ka studime tregu mbi të cilat hartohen planet strategjike për zhvillimin e turizmit?

Gjetje: Në dokumentacionin e vendosur në dispozicion të grupit të auditimit për

periudhën 2012-2016 nga DPZHT,45 nuk kanë studime të mirëfillta, ku të përcaktohet një analiz kosto-përfitim, ku të jepet informacion për numrin e turistëve në këto vënde, të ardhurat që sigurojnë dhe që do të siguronin pas veprimeve të ndërmarra, sa do të jetë numri i njerëzve që do të punësohen, mungon informacion për sipërmarrjet turistike që ndodhen në këto vende.

Në strategjinë e promovimit të “Brandit” turistik të Qarkut Vlorë, referuar faqes zyrtare të internetit46 për promovimin e turizmit të këtij Qarku, ka pasaktësi dhe mungon informacioni për sipërmjarrjet turistike, njësit akomoduese, mungon përditësimi i informacionit lidhur me destinacionet turistike.

Për projektet e Këshillit të Qarkut Vlorë dhe Berat konkretisht të cilat kanë ndikim në turizëm, mungojnë studime të detajuara, ku të përcaktohen potencialet e asaj zone, analizë kosto-përfitim, ndikimet sociale, mjedisore dhe ekonomike.47

Gjatë inspektimit në terren të disa prej burimeve turistike në Qytetin e Beratit, mungontenjë zyrë informacioni dhe sinjalistika të rëndësishme për informimin e turistit.

Konkluzion: Mungesa e studimeve të hartura qartë dhe saktë me të gjithë faktorët që

kanë ndikim në zhvillimin e një produkti turistik, mungesa e sinjalistikës së nevojshme për informimin e turistit, sjell efekte negative në planifikimin e masave dhe veprimeve për zhvillimin e turizmit.

Për këtë rekomandojmë:

1. DPZHT të kryejë studime të sakta dhe të parashikojë të gjitha ndikimet

45Modeli për zhvillimin e produktit turistik në Elbasan, modeli i zhvillimit për një park kombëtar.46www.south.al 47 Projektet nga Qarku Vlorë dhe Berat

37

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 38: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

ekonomike, sociale, ekologjike që mund të sjelli zhvillimi i një produkti të caktuar turistik, me qëllim marrjen e masave të duhura dhe vendosjen e objektivave të arritshëm.

Vazhdimisht

2. Specialisti përgjegjës për menaxhimin e informacionit të pasqyruar në faqen e internetit të kryejë përditësimin e informacionit si dhe vendosjen e saktë të tij.

Vazhdimisht

3. Këshilli i Qarkut Vlorë dhe Berat në projektet e ardhshme që do të realizojnë për zhvillimin e turizmit, të kryejë paraprakisht studime të detajuara për të gjithë elementët që ndikojnë këto projekte, me qëllim përcaktimin e saktë të nevojës për fonde, për realizimin në kohë dhe me cilësi të këtyre projekteve.

Vazhdimisht

4. Këshilli i Qarkut të Beratit së bashku me njësit administrative të tij, të pajisin me sinjalistikën e nevojshme burimet e tyre turistike, të ngrihet në çdo njësi administrative zyrë informacioni për turistin, me qëllim informimin e tij dhe në një mënyrë promomovimin e llojeve të ndryshme të turizmit që ofron ky Qark.

Menjëherë

1.1.3 A ka qenë efektiv procesi i kategorizimit të njësive akomoduese?

Proçesi i kategorizimit dhe i klasifikimit të njësive akomoduese i shënoi fillimet e tij me Ligjin Nr.9734, datë 14.05.2007 “Për Turizmin”, me daljen e VKM Nr.601 datë 12.09.200748, në të cilën përcaktoheshin kriteret për kategorizimin dhe klasifikimin e njësive akomoduese dhe rezultoi jo efektiv, pasi deri në momentin e daljes së Ligjit të ri të turizmit nuk u zbatua. Aktualisht me miratimin e Ligjit Nr.93, datë 27.07.2015 “Për Turizmin”, i cili ka si objekt rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, që ushtrojnë veprimtari turistike dhe përcaktimi i të drejtave e detyrimeve të subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë Ligj, proçesi i kategorizimit të njësive akomoduese nuk ka filluar akoma, gjithashtu aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë proçes të cilat dolën një vit me vones, rezultojnë të kenë mangësira në përmbajtjen e tyre dhe të krijojnë kushte të pa drejta për njësitë akomoduese që operojnë në sektorin e turizmit.

Gjetje: Nga intervista realizuar me Drejtorin e DPZHT, rezultoi se proçesi i

kategorizimit nuk ka filluar akoma të zbatohet. Në VKM Nr.730, nuk parashikohen në procesin e klasifikimit edhe shtëpit

private (apartamentet), të cilat ofrojnë akomodim për turistët.49

48VKM Nr.601 datë 12.09.2007 “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”49VKM Nr.730, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”.

38

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 39: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Faqja zyrtare në internet ku mund të aplikohet online për pajisjen me certifikatën e klasifikimit nuk është akoma në funksion.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS së bashku me strukturat përkatëse të marri masat e nevojshme për të filluar procesin e kategorizimit.

Menjëherë

2. Duke qenë se MZHETTS së bashku me strukturat e varësis së saj, të cilat janë përgjegjëse për hartimin e kësaj rregulloreje, të parashikojnë në proçesin e klasifikimit edhe shtëpit private (apartamentet) sipas “EU Regulations”50 për turizmin, ku klasifikohen edhe apartamentet private si njësi akomoduese.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

3. Faqja zyrtare në internet, e cila shërben për aplikimin për pajisjen me certefikatën e klasifikimit të vihet në funksion.

Menjëherë

1.2 A janë të mirë përcaktuara strukturat organizative në të gjitha nivelet (kombëtar, rajonal dhe lokal) të njësive përgjegjëse për të siguruar zhvillimin e turizmit?

Sipas Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin” dhe akteve ligjore dhe nënligjore për krijimin dhe funksionimin e strukturave në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor, rezulton se strukturat si KKSPT, Inspektorati dhe KSVT të cilat janë krijuar, por që nuk kanë nisur ende të ushtrojnë detyrat dhe funksionet, me qëllim përmbushjen e objektivave të tyre përkatëse.Nga ana tjetër, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, ngelet thjesht një objektiv në letër, për arsye se institucionet të cilat bashkërendojnë veprimtarinë për turizmin në nivel rajonal dhe lokal, ende nuk janë krijuar.

50 https://europa.eu/european-union/eu-law/legal-acts_en

39

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 40: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

1.2.1 A ushtrojnë institucionet detyra të nevojshme për zhvillimin e turizmit përfshirë programet e promovimit që synojnë zhvillimin strategjik të turizmit?

Përfundimi i Projekt-Raportit të auditimit të performancës me temë “Efektiviteti i politikave për zhvillimin strategjik të turizmit”, përkon me periudhën në të cilën institucioni qendror promovon një incentivë mbështetëse për sektorin e turizmit, atë të uljes së TVSH-ës për turizmin nga 20% në 6%. Vlera e TVSH-ës në turizëm prej 20% është element financiar i diskutuar me subjektet e përfshira në auditim gjatë fazës studimore në kuadrin e një gjetje me ndikim negativ në turizëm e cila ul konkurrueshmërinë në këtë sektor krahasuar me vendet e tjera dhe nuk promovon rritjen e investimeve

në turizëm.Për të ushtruar funksionet dhe kompetencat në sektorin e turizmit dhe jo vetëm, nisur nga hierarkia e akteve normative, legjislacioni shqiptar ka në funksion të burimit të së drejtës Kushtetutën, Marrëveshjet Ndërkombëtare të Ratifikuara, Ligjet, aktet normative të Këshillit të Ministrave, aktet normative të pushtetit vendor, Urdhrat dhe Udhëzimet. Pikërisht kjo gamë e gjerë dokumentacioni, shërbejnë si kritere mbi të cilat fokusohet auditimi i efektivitetit të politikave për zhvillimin strategjik të turizmit. Në Urdhrin Nr.19, datë 03.10.2014 “Për miratimin e rregullores së brendshme për organizimin dhe funksionimin e Ministrisë së Zhvillimit Urban dhe Turizmit”, specifikohen objektivat që duhet të arrijë MZHUT, specifikisht në fushën e turizmit, si dhe detyrat kryesore të Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Turizmit si më poshtë vijon.Objektivat e MZHUT Hartimi dhe zbatimi i kuadrit ligjor, strategjive dhe politikave në fushat e

përgjegjësisë shtetërore të cilësuara në nenin 3 të këtij Urdhri. Hartimi dhe zbatimi i Strategjisë Kombëtare të Zhvillimit të Territorit dhe

Planin e Përgjithshëm Kombëtar. Trajtimi dhe përmbushja e objektivave qeveritare për zhvillimin e

qëndrueshëm të turizmit në vend, me një qasje të integruar dhe plotësuese ndër sektoriale.

Hartimi i Strategjisë së Zhvillimit të Turizmit dhe ndjekja e zbatimit të saj me qëllim shndërrimin e Shqipërisë në një destinacion të rëndësishëm dhe të preferuar në hartën dhe tregjet ndërkombëtare të turizmit, duke përfshirë të gjithë hapësirën gjeografike (urbane, bregdetare, rurale).

Krijimi i një modeli turizmi vjetor të integruar, aktiv dhe social, me fokus në dimensionin kulturor-natyror-ekologjik dhe si një kombinim midis turizmit familjar dhe elitar.

Programimi dhe ndjekja e zbatimit të nismave ligjore për promovimin dhe inkurajimin e sipërmarrjeve midis sektorit publik dhe privat për të përmirësuar cilësinë e turizmit (në formën e informacionit dhe promocionit, çmimeve, trajnimit, asistencës, koncesioneve etj).

Promovimi i burimeve turistike, të kulturës dhe trashëgimisë materiale e jo materiale të popullit shqiptar, në përputhje me linjën e veprimit dhe në bashkëpunim me institucionet qendrore, vendore, sektorin privat të turizmit dhe shoqërinë civile.

40

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 41: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Menaxhimi i burimeve ekzistuese në mënyrë të balancuar në fushën e turizmit, me objektiv gjenerimin e zhvillimit ekonomik dhe shtimin e vëndeve të punës.

Detyrat e Drejtorisë së Përgjithshme të Zhvillimit të Turizmit Koordinon punën për hartimin e strategjive të zhvillimit dhe legjislacionit

si dhe zbatimin e politikave ekonomike kombëtare në fushën e zhvillimit të turizmit, në përputhje me programet e Qeverisë dhe marrëveshjet e miratuara me partnerë vendas apo të huaj.

Bashkërendon punën në zbatimin e programeve dhe projekteve të zhvillimit në sektorët e varësisë në zbatim të dispozitave të legjislacionit në fuqi, që synojnë nxitjen e inovacionit dhe sigurimin e performancës të treguesve kyç në fushën e zhvillimit të turizmit, si dhe krijimin e shtimin e vëndeve të reja të punës.

Siguron hartimin e drafteve të politikave sektoriale dhe tregtare në mbështetje të procesit të integrimit ekonomik të vendit, zbatimit të MSA, si dhe drejton dhe koordinon procesin e harmonizimit të kuadrit të politikave të zhvillimit të turizmit.

Bashkërendon dhe koordinon punën për hartimin e politikave sektoriale, si dhe të kuadrit ligjor e nënligjor përkatës, duke siguruar bashkëpunimin dhe konsultimin me ministritë përkatëse, zhvilluesit dhe grupet e interesit, për krijimin e një klime dhe mjedisi legjislativ, si dhe institucional mbështetës për zhvillimin e investimeve të vendit e të huaja në fushën e turizmit.

Përgatit dhe miraton tek Sekretari i Përgjithshëm programin e objektivave afatshkurtra dhe afatmesme, për përmirësimin e komponentëve që kanë të bëjnë me zhvillimin e turizmit.

Ndjek, monitoron dhe bashkërendon punën për përgatitjen, miratimin e marrëveshjeve dhe projekteve me donatorët dhe organizmat ndërkombëtar në përputhje me dispozitat ligjore në fuqi.

Komunikon dhe koordinon punën me institucionet dhe agjencitë e varësisë për sigurimin e informacionit statistikor për të dhënat për çdo sektor.

Organizon në bashkëpunim me drejtoritë e varësisë këshillimin profesional dhe mbështetje ligjore në formulimin dhe zbatimin e praktikave administrative që kanë të bëjnë me politikat e zhvillimit, monitorimit dhe administrimit të aktiviteteve në sektorët që përfshihen në kuadrin e kësaj drejtorie të përgjithshme.

Gjatë kohës së ushtrimit të funksionit dhe kompetencave, DPZHT prej MZHUT është transferuar për organizim dhe funksionim në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë, Turizmit dhe Sipërmarrjes, ndryshim i cili është shoqëruar me miratimin e ligjit të ri për turizmin, i cili shton përgjegjësitë e MZHETTS dhe DPZHT në këtë sektor. Prej Ligjit Nr.93, datë 27.07.2015, MZHETTS, ka këto detyra: Mbështet dhe bashkëpunon me grupet e interesit në procesin e studimit të

tregut, lidhur me burimet dhe produktet turistike, zhvillimin e tyre në përputhje me kërkesat e tregut turistik dhe konkurrencën në zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Mbështet financiarisht projektet që ndihmojnë zhvillimin e fushës së turizmit.

41

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 42: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Mbështet, mbron e zhvillon burimet turistike dhe promovon produktet turistike, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe në bashkëpunim me grupet e interesit.

Nxit, mbështet e promovon edukimin dhe formimin profesional të vazhdueshëm turistik, nëpërmjet institucioneve dhe programeve të akredituara, sipas legjislacionit në fuqi, në bashkëpunim me ministritë përgjegjëse që mbulojnë fushën përkatëse.

Nxit, mbështet dhe bashkëpunon me institucione publike dhe private në mbledhjen, përpunimin dhe administrimin e të dhënave në fushën e turizmit.

Harton dhe zbaton politikat për sistemet e certifikimit dhe klasifikimit, në përputhje me dispozitat e këtij ligji.

I propozon Këshillit Kombëtar të Territorit miratimin e zonave me përparësi zhvillimin e turizmit, sipas parashikimeve të legjislacionit në fuqi.

Bashkëpunon me autoritetet kompetente për të garantuar sigurinë dhe mbrojtjen e vizitorëve vendas apo të huaj.

Promovon dhe ndjek zbatimin e Kodit Global të Etikës në Turizëm. Harton politikat e zhvillimit të produktit turistik dhe marketingut në fushën

e turizmit, bazuar në Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit dhe Strategjinë Kombëtare të Marketingut për sektorin e turizmit.

Përcakton kriteret për funksionimin e zyrave të informacionit turistik. Bashkërendon punën me institucionet përgjegjëse për pajisjen e

infrastrukturës rrugore dhe inxhinierike me sinjalistikën turistike, mbrojtjen e integruar të mjedisit, mbrojtjen nga ndërhyrjet e paligjshme dhe dëmtimet në zonat turistike.

Luan rol koordinues lidhur me zbatimin e politikave të zhvillimit të produktit turistik dhe menaxhimit të destinacionit.

Administron çdo ankesë të shtetasve, vendas apo të huaj, ndaj hotelierëve, pronarëve të resorteve turistike, udhërrëfyesve turistikë, agjencive të udhëtimit, operatorëve turistikë dhe sipërmarrjeve të tjera turistike për shërbimet e ofruara, dhe ia përcjell për shqyrtim inspektoratit që mbulon fushën e turizmit.

Mbështet, nxit dhe ndërgjegjëson sipërmarrjet turistike, që ushtrojnë veprimtari turistike si strukturë akomoduese, lidhur me përdorimin me efikasitet të burimeve natyrore dhe certifikimin “Eco-Certifikatë”.

Çdo institucion publik qendror dhe vendor, si edhe çdo organizatë jofitimprurëse në Shqipëri, që përfshihet në programet e asistencës së ofruar nga organizatat ndërkombëtare të lidhura me turizmin, njofton ministrinë për veprimtarinë që kryen, sipas një formati të miratuar me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin dhe të publikuar në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për turizmin.

Gjetje: MZHETTS dhe DPZHT nuk zotërojnë programe afatshkurtra dhe

afatmesme për përmbushjen e objektivave mbi përmirësimin e komponentëve të turizmit dhe as plane veprimi për promovimin e sipërmarrjeve midis sektorit publik dhe privat që sigurojnë promovimin dhe përmirësimin e cilësisë së turizmit drejt një zhvillimi strategjiknë, në zbatim të kërkesave të Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin” dhe Rregullores së

42

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 43: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Brendshme për organizim dhe funksionim të DPZHT si strukturë pranë MZHUT dhe MZHETTS.

MZHETTS dhe DPZHT nuk ofrojnë politika sektoriale efiçiente për zhvillimin e investimeve të huaja në fushën e turizmit në përmbushje të kërkesave të Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin” dhe Rregullores së Brendshme për organizim dhe funksionim të DPZHT si strukturë pranë MZHUT dhe MZHETTS.

MZHETTS dhe DPZHT nuk ofrojnë numër të konsiderueshëm marrëveshjesh dypalëshe ndërkombëtare në fushën e turizmit me qëllim realizimin e zhvillimit strategjik në këtë sektor. Evidencat e marrëveshjeve ekzistuese të vëna në dispozicion për grupin e auditimit nuk përmbajnë terma të mire specifikuar mbi indikatorët dhe komponentët e turizmit që pritet të ndikojnë këto marrëveshje.

Grafiku 2. Shpërndarja e marrëveshjeve ndërkombëtare në fushën e turizmit

2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 TOTALI0

5

10

15

20Kuvajt KinëTurqi VatikanArabi Saudite KatarAzerbajxhan KosovëUNWTO MaqedoniHungari Mal i ZiRumani SlloveniPoloni AustriLituani Totali

Burimi: MZHETTSPunoi: Grupi i auditimit KLSH

Gjetje: Gjatë periudhës së auditimit 2012-2016, grupi i auditimit konstatoj se

MZHETTS dhe DPZHT nuk zotëron hartë të zonave që kanë përparësi zhvillimin e turizmit shoqëruar me studime të gjendjes ekzistuese dhe studime urbanistike dhe ekologjike mbi kapacitet e investimeve me përparësi zhvillimin e turizmit.

Nga informacioni i siguruar në subjektet nën auditim konstatohet seMZHETTS dhe DPZHTnuk disponojnë plane veprimi marketingu për zhvillimin e turizmit dhe Strategji Kombëtare të Marketingut për sektorin e turizmit për periudhën 2012-2016 dhe në vazhdim.

Konkluzione: Mos përmbushja e detyrave të nevojshme dhe funksioneve sipas akteve

rregullative në fuqi të MZHETTS dhe DPZHT, zvogëlon performancën e strukturave përgjegjëse për turizmin, duke sjell tkurrje të zhvillimit strategjik të sektorit të turizmit.

Mungesa e programeve të detajuara të promovimit të turizmit shqiptarë si një destinacion turistik, si dhe planeve marketing afatshkurtra dhe afatmesme, të shoqëruara me aktivitete dhe struktura përgjegjëse për ndjekjen e tyre, krijon problematika në evidentimin e sektorit të turizmit si prioritar në zhvillimin strategjik të vendit dhe përmbushjen apo përmirësimin e treguesve financiar që ky sektor gjeneron.

43

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 44: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Mungesa e hartës së miratuar për zonat me përparësi zhvillimin e turizmit ka sjellë mos investime infrastrukturore në këto zona, duke mos ofruar produkte turistike.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS të marrë masa të menjëhershme për të hartuar dhe miratuar programe të detajuara dhe plane zbatimi për promovimin e sipërmarrjeve vendase dhe të huaja midis sektorit publik dhe privat në kuadër të zhvillimit të investimeve në fushën e turizmit

Menjëherë

2. MZHETTS në bashkëpunim me ministritë e linjës institucionet e varësisë dhe njësitë e qeverisjes vendore, të marrë masa të menjëhershme për të hartuar programe të detajuara promovimi, sipas nivelit rajonal, kombëtar dhe lokal, të shoqëruara me detyra specifike për secilin institucion dhe indikatorë të përmbushjes së objektivave strategjik të promovimit dhe përmirësimit të cilësisë në fushën e turizmit.

Menjëherë

3. MZHETTS të marrë masa për të rritur numrin e marrëveshjeve reciproke dypalëshe midis vendeve të zhvilluara të rajonit edhe me gjerë, në sektorin e turizmit, duke specifikuar kriteret dhe strukturat ndjekëse të termave të marrëveshjeve.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

4. MZHETTS në bashkëpunim me ministritë e linjës, të marrë masa të menjëhershme, për të hartuar dhe miratuar zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Menjëherë

5. MZHETTS në bashkëpunim me institucionet e varësisë, të marrë masa të menjëhershme, për të hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Marketingut shoqëruar me studime, plane veprimi dhe plane zhvillimi marketing.

Menjëherë

Agjencia Kombëtare e TurizmitReferuar kritereve të auditimit dhe evidencave që AKT ka vendosur në dispozicion për grupin e auditimit gjatë fazës në terren, evidentohet qartë se kjo agjenci është krijuar si një institucion në varësi të ministrisë përgjegjëse për turizmin, me qëllimin e vetëm, promovimin e turizmit shqiptar brenda dhe jashtë vendit. Në Vendimin Nr.571, datë 5.9.2007 “Për miratimin e statutit të Agjencisë Kombëtare të Turizmit” dhe Ligjin Nr.93/2015 “Për Turizmin”, funksionet që lidhen me promovimin në AKT citohen si më poshtë:

Zbaton politikat e marketingut në fushën e turizmit, duke promovuar turizmin shqiptar në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar, për krijimin e imazhit të Shqipërisë si destinacion turistik në tregun ndërkombëtar.

Zbaton strategjinë kombëtare të zhvillimit të turizmit dhe strategjinë kombëtare të marketingut për sektorin e turizmit.

44

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 45: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Ofron informacion për vizitorët, udhëtarët dhe turistët, për shërbimet turistike që ofrohen, për produktet dhe destinacionet turistike, për veprimtari e të dhëna të tjera të dobishme.

Promovon produktin dhe destinacionet turistike brenda e jashtë vendit, duke bashkëpunuar me zyrat rajonale të turizmit, pushtetin vendor dhe organizma të tjerë që operojnë në fushën e turizmit.

Promovon investimet në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit, duke bashkëpunuar me institucionet e tjera publike të nxitjes së investimeve në vend.

Në kuadër të promovimit të modeleve të shërbimeve të turizmit në vend, krijon dhe zhvillon një markë cilësie me qëllim bërjen të njohur të produkteve e të shërbimeve turistike të ofruara, si dhe forcimin e besimit të konsumatorëve ndaj cilësisë së shërbimeve turistike të ofruara dhe të operatorëve që i ofrojnë ato.

Gjetje: AKT nuk disponon listë propozimesh, plan programe 3 mujore, 6 mujore

ose vjetore për pjesëmarrjen e Shqipërisë në panaire ndërkombëtare, shoqëruar me analiza të detajuara mbi numrin e vizitorëve, opinionet e operatorëve turistik, analizë mbi tregjet e synuara dhe analiza të justifikimit të kostove të pjesëmarrjes.

AKT nuk disponon programe të miratuara promocioni dhe marketingu. Temat e aplikimit si edhe aktivitet që AKT merrë përsipër të zbatoj në

projektet me financime të huaja, jo gjithmonë janë në funksion të përmbushjes së qëllimit, objektivave dhe misionit institucional.

AKT nuk disponon komunikim zyrtar më institucionet qendrore dhe ato vendore, mbi identifikimin e problematikave në fushën e promovimit të turizmit si dhe përfshirjen e tyre në hartimin e draft-strategjisë.

Konkluzion: Pavarësisht se AKT ka marrë pjesë në disa panaire ndërkombëtare dhe ka

krijuar markën e cilësisë (logo+brand) për produktet dhe shërbimet turistikë në vend, kjo nuk do të thotë se përgjegjësia e promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik finalizohet me kaq. Mungesa e programeve të detajuara dhe të shoqëruara me anekse shpjeguese mbi promovimin, sjellë performancë të ulët të AKT-ës në përmbushjen e objektivave institucional.

Për këtë rekomandojmë:

6. AKT të marrë masa në mënyrë të menjëhershme, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse të turizmit, institucionet vendore, ekspertët dhe aktorë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë, për të hartuar programe promovimi të detajuara dhe shoqëruara me studime për secilin indikator.

Menjëherë

7. AKT të marrë masa për hartimin dhe detajimin e pjesëmarrjes në panaire ndërkombëtare, duke raportuar efektin e pritshëm në indikatorët e turizmit.

Menjëherë

45

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 46: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

8. AKT të bëhet pjesë aktive në evidentimin e problematikave që lidhen me hartimin e strategjisë e zhvillimit të turizmit.

Menjëherë dhe vijimësi

Agjencia Kombëtare e BregdetitAKB është institucion varësie i ministrisë përgjegjëse për turizmin, krijuar me Vendim Nr.31, datë 22.01.2014 me qëllim mbrojtjen zonës bregdetare shqiptare, promovimin dhe monitorimin e projekteve, ndjekjen e zhvillimit të zonës bregdetare e të planeve të miratuara nga autoritetet e planifikimit. Gjatë ushtrimit të funksionit të saj, AKB kujdeset të: Zbatojë politikat e strategjive për menaxhimin e integruar të zonës

bregdetare, Bashkërendoj programe të lidhura me zonën bregdetare, Nxisë investime në zonën bregdetare.

Gjetje: AKB nuk disponon komunikim zyrtar me institucionet qendrore dhe njësitë

e qeverisjes vendore, mbi identifikimin e problematikave në fushën e mbrojtjes së zonës bregdetare si dhe përfshirjen e tyre në hartimin e draft strategjisë kombëtare për zhvillimin e turizmit.AKB me observacionin me shkresën Nr.5386/5 prot., datë 05.07.2017 në lidhje me gjetjen për komunikimin zyrtar është përpjekur të justifikojë se ka komunikim të vazhdueshëm. Grupi i auditimit të KLSH e shqyrtoj me vëmendje dhe gjykon se evidencat nuk tregojnë pjesëmarrjen e AKB në identifikimn e problematikave për hartimin e strategjisë.

Në AKB mungojnë plane veprimi të miratuara për menaxhimin e integruar të bregdetit dhe bashkërendimit të punës për zbatimin e tij.

Projektet me financim nga fondet e huaja ku AKB është partner nuk janë në funksion të përmbushjes së detyrave dhe përgjegjësive të institucionit, si dhe zbatohen në territore jashtë juridiksionit të mbulimit nga kjo agjenci.

Konkluzion: Edhe pse AKB zbaton me përpikmëri procesin e monitorimit të subjekteve

dhe veprimtarisë së tyre përgjatë zonës bregdetare, përmbushja e përgjegjësive dhe detyrave institucionale është e vështirë të realizohet, duke qenë se nuk ka në përdorim rregullore të brendshme të miratuar me funksione sipas strukturës.

Për këtë rekomandojmë:

9. AKB të marrë masa të menjëhershme, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse të turizmit, institucionet e qeverisjes vendore dhe ekspertët për të hartuar programe mbi menaxhimin e integruar të bregdetit.

Menjëherë

10. AKB të marrë masa për hartimin e planeve të veprimit mbi menaxhimin e integruar të bregdetit.

Menjëherë dhe vijimësi

46

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 47: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

11. AKB të marrë masa për hartimin e planeve dhe formës së monitorimit ekonomik të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë përgjatë zonës bregdetare.

Menjëherë

Këshilli i Qarkut Berat-Kukës-VlorëKëto njësi të qeverisjes vendore ushtrojnë të drejtat dhe përgjegjësitë e tyre sipas Ligjit Nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen Vendore”, Ligjit Nr.93/2015 “Për turizmin” dhe në zbatim të rregulloreve të brendshme për organizimin dhe funksionimin institucional.Njësitë e qeverisjes vendore, në zbatim të Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin”, kanë përgjegjësi: Të krijojnë inventarin e burimeve kryesore turistike të njësisë së qeverisjes

vendore dhe inventarin e sipërmarrjeve turistike në nivel vendor dhe ti përcjellin, periodikisht, çdo 6 muaj, pranë ministrit përgjegjës për turizmin, për krijimin e bazës së të dhënave në nivel kombëtar

Të sigurojnë infrastrukturën mbështetëse për veprimtaritë e biznesit të turizmit në nivel vendor, duke mundësuar respektimin e standardeve nga sipërmarrjet turistike,

Të kontribuojnë në zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit në nivel vendor, si turizmi kulturor, agroturizmi etj., në bazë të burimeve turistike, duke luajtur rol aktiv në diversifikimin e produktit turistik, në bashkëpunim me të gjitha institucionet qendrore e vendore, si dhe grupet e interesit,

Të bashkëpunojnë për marrjen e masave për të siguruar shërbime të kujdesit shëndetësor parësor për vizitorët/turistët, brenda juridiksionit të njësisë së pushtetit vendor, duke zbatuar standardet e përcaktuara nga ministria përgjegjëse për turizmin dhe ajo e shëndetësisë,

Të marrin masa për krijimin dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm brenda juridiksionit të territorit të tyre, në përputhje me normat dhe në zbatim të rregulloreve higjieno-sanitare,

Të bashkërendojnë veprimtaritë e organeve publike, të angazhuara në zhvillimin e turizmit brenda territorit të tyre, për mbrojtjen, rritjen dhe përdorimin e burimeve turistike, për shndërrimin e tyre në produkte turistike, duke maksimizuar potencialin e tyre ekonomik, në përputhje me parimet e zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit dhe me sugjerimet që rrjedhin nga takimet e komitetit rajonal të zhvillimit të turizmit.

Gjetje: Gjatë ndjekjes së fazës së terrenit nga grupi i auditimit, u evidentua se

NJQV nuk janë pjesë e identifikimit të problematikave të sektorit të turizmit në nivelet qendrore, me qëllim përfshirjen e tyre në hartimin e planeve dhe objektivave strategjik të zhvillimit të turizmit. Si të tillë NJQV zbatojnë politika dhe programe promovimi të turizmit të cilat nuk derivojnë nga programe promovimi kombëtare të hartuara nga ministria përgjegjëse e turizmit.

Për periudhën objekt auditimi rezulton se NJQV nuk marrin asnjë masë për zbatimin e rregullave higjeno-sanitare dhe kujdesit shëndetësor parësor për turistët, brenda juridiksionit të territorit të tyre.

NJQV nuk ofrojnë asnjë program zhvillimi dhe diversifikimi të destinacioneve turistike në produkte turistike, shoqëruar me afate, objektiva dhe struktura përgjegjëse.

47

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 48: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Konkluzion: Detyrat dhe përgjegjësitë e NJQV në lidhje me turizmin, nuk derivojnë nga

plane, objektiva apo programe promovimi të institucioneve qendrore si MZHETTS, e cila ka sjellë mos targetim të turizmit si sektor prioritar për zhvillim strategjik gjatë periudhës objekt auditimi.

Për këtë rekomandojmë:

12. NJQV të marri masa për hartimin e programe të promovimit dhe diversifikimi të destinacioneve turistike në produkte turistike, në funksion të zbatimit të objektivave kombëtarë të promovimit në turizëm miratuar nga MZHETTS dhe akteve rregullative në fuqi.

Menjëherë dhe vijimësi

1.2.2 A ka ndonjë bashkëpunim dhe komunikim të ndërsjelltë midis strukturave përgjegjësë për zhvillimin e turizmit në të gjitha nivelet?

Gjatë zhvillimit të fazës studimore dhe asaj të terrenit me subjektet nën auditim, grupi i auditimit e ka ndjerë të nevojës shqyrtimin e korespondencës të komunikimeve zyrtare me përmbajtje elementë të turizmit, në funksion të evidentimit të bashkëpunimit dhe bashkërendimit të punës për zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në vend. Puna audituese u bazua edhe në intervistat me stafin e institucioneve, për të gjykuar mbi komunikimet zyrtare me tematikë sektorin e turizmit, përmbajtjen e korespondencave dhe natyra e vendimeve të marra, nëse kishte. Institucionet përgjegjëse të turizmit, grupuar sipas hartës konjitive të ilustruar në Programin e këtij auditimi dhe Projekt-Raport, krijojnë marrëdhënie varësie dhe zhvillojnë përmbushjen e përgjegjësive bazuar në aktet rregullative. Pikërisht nga kjo bazë legjislative përmendet elementi i bashkëpunimit dhe komunikimit institucional të ndërsjellë, përgjegjësi e evidentuar edhe nga proces-verbalet e mbledhjeve dhe takimeve të përbashkëta midis subjekteve.

Gjetje: Për periudhën objekt auditimi, konstatohet se MZHETTS bashkëpunon me

NJQV vetëm në kuadër të raportimit prej këtyre të fundit të burimeve natyrore dhe turistike mbi bazë Qarku, me qëllim inventarizimin e tyre.

Nga informacioni i siguruar gjatë fazës së auditimit, rezulton se MZHETTS nuk disponon procesverbale të pjesëmarrjes në takime të përbashkëta ose komunikime të tjera zyrtare me AKT, AKB, NJQV dhe aktorë të tjerë të turizmit, në të cilat të jetë diskutuar mbi hartimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit, plane-veprimi në turizëm sipas niveleve organizative, objektivat që duhet të arrihen, problemet dhe studimet në përputhje me kërkesat e tregut në këtë sektor, garantimin e sigurisë dhe mbrojtjes e vizitorëve në destinacion dhe sigurimit të kushteve shëndetësore dhe higjeno-sanitare.

Nga informacioni i suguruar në AKB dhe AKT, konstatohet se këto institucione nuk raportojnë mbi aktivitetet dhe përmbushjen e objektivave në MZHETTS në përmbushje të detyrimeve të varësisë institucionale.

Konkluzion:

48

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 49: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Që proçesi i punës, ndarë sipas përgjegjësive të secilit institucion në përmbushje të funksionit për turizmin të funksionoj, duhet të jetë i lidhur me të gjitha strukturat e qendrës, institucionet e varësisë, degët rajonale të tyre dhe NJQV, duke operuar si një i tërë në realizimin e objektivave strategjike.

Dy agjencitë kryesore në fushën e turizmit, nuk mund të funksionojnë të ndara, pa përgjegjësinë e Ministrisë përgjegjëse për turizmin në krye të vendimmarrjes së tyre, referuar juridiksionit të varësisë që ato kanë

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS me praninë e ministrit ose anëtari tjetër të stafit, të jetë pjesë e strukturave drejtuese vendimmarrëse të AKT dhe AKB, për të ndjekur vazhdimësinë e komunikimit dhe realizimin e misionit të tyre institucional.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

1.2.3 A ka burime të mjaftueshme (punonjës me njohuri dhe eksperiencë, fonde etj) për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive institucionale?A përdoret taksa e fjetjes në hotel për zhvillimin e turizmit? A ekzistojnë risqe operacionale që vështirësojnë arritjen e objektivave në zhvillimin e turizmit?

Zhvendosja e DPZHT nga MKRS në MZHU dhe së fundmi në MZHETTS, ka provokuar disa efekt pozitive dhe negative brenda njësisë së qeverisjes qendrore. Transferimi i kësaj drejtorie ka sjellë vlerësim të vetë sektorit të turizmit duke e konsideruar si pjesë të rëndësishme të strategjisë kombëtare të zhvillimit. Kjo rritje e pritshmërisë nga ky sektor reflektohet edhe në “vlersimin” nga buxheti i shtetit, dukë rritur zërin e financimit në të ardhura për realizimin e detyrave dhe përgjegjësive prej DPZHT.

Grafiku Nr 3. Shpërndarja e buxhetit në vite

0

500,000,000

1,000,000,000

1,500,000,000

2,000,000,000

2,500,000,000

3,000,000,000201220132014201520162017

Burimi: MZHETTSPunoi: Grupi i auditimit, KLSH

Problematika qëndron në evidentimin e saktë të fondeve për turizmin që shkojnë për nivelin rajonal, kombëtar dhe lokal. I njëjti efekt pozitiv shoqërohet edhe në zërin e financimeve të huaja për këtë sektor. Gjatë shqyrtimit të buxheteve prej AKT dhe AKB për periudhën e auditimit, është

49

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 50: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

vërejtur zgjerim i nivelit të të ardhuravë, si prej financimit të brendshëm ashtu edhe prej financimit nëpërmjet fondeve të huaja, por nuk ka patur të njëjtin trend përmirësimi vazhdimësia e stafit të institucioneve përgjegjëse të turizmit referuar edhe formimit profesional apo eksperiencës në sektorin e turizmit. Vlen për t’u përmendur se edhe pse dy agjencitë kombëtare për turizmin kanë pësuar një zgjerim të fondeve, për vitin 2017 konstatohet rënie e nivelit të përgjithshëm të buxhetit për zhvillimin e turizmit nëpërmejt AKT dhe AKB krahasuar me një vit më parë. Referuar Ligjit Nr.93/2015 “Për turizmin” dhe VKM Nr.281, datë 13.04.2016, Ministria përgjegjëse për turizmin, nga fondi buxhetor i miratuar çdo vit, financon projekte edukimi, promovimi dhe studime apo modele produktesh turistike në ndihmë të zhvillimit të turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas e të huaj. Komisioni i Përzgjedhjes së projekteve, mbledh, vlerëson dhe jep rekomandime për aplikantët, por miratimi përfundimtar kryhet nga ministri përgjegjës, si person i autorizuar për shpërndarjen e fondeve publike.

Gjetje: MZHETTS nuk ofron të dhëna të sakta mbi fondet e shpërndara për

zbatimin e politikave të turizmit, të ndara sipas nivelit rajonal, kombëtar dhe lokal.

Në NJQV vërehet mungesa e specialistëve të fushës sipas pozicioneve të punës në strukturat organizative, ndryshimi i të cilave gjatë periudhës objekt auditimi, rezultojnë me 1 punonjës specialist turizmi i cili kryen njëherësh funksionin e specialistit të arsimit-turizmit-punësimit.

Tabela Nr.5 Struktura e Këshillit të Qarkut Vlorë (2012-2016)

Drejtoria e programim zhvillim të projekteve 2012 2013 2014 2015 2016

Pozicioni1 (një) Përgjegjës zyre për programim zhvillim dhe

turizëm

1 (një) Përgjegjës zyre për programim

zhvillim dhe turizëm

1 (një) Specialist I turizmit

1 (një) Specialist për arsim, kulturë, turizëm

dhe çështje sociale

1 (një) Specialist për arsim, kulturë, turizëm

dhe çështje socialeTotal Aparati të Këshillit të Qarkut Vlorë

38 37 44 14 13

Grafiku Nr.4 Ecuria e aparatit të Këshillit të Qarkut Vlorë

2012 2013 2014 2015 201605

101520253035404550

38 37

44

1413

Total Aparati të Këshillit të Qarkut Vlorë

Burimi: Këshilli i Qarkut Vlorë

50

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 51: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Punoi: Grupi i auditimit, KLSHGjetje: MZHETTS nuk specifikon në thirrjen publike vlerën e financimit nga

buxheti i shtetit për projekt-propozimet duke mos respektuar parimet e standarteve kombëtare të kontabilitetit.

Nuk ka një metodologji të miratuar, por vetëm draft-manual, se si janë përcaktuar kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe proçedura për klasifikimin e strukturave akomoduese, gjithashtu në rregulloren e miratuar me VKM Nr.730, datë 20.10.2016, nuk jepet informacion mbi metodologjin e llogaritjes së kostos për dhomë, kostos minimale dhe maksimale për strukturën, të cilën duhet ta paguajë aplikuesi për çertefikatën e klasifikimit. VKM nuk specifikon kush do të mbajë barrën e diferencës së çmimit real për numër dhomash dhe tarifës maksimale, nëse struktura akomoduese e tejkalon këtë vlerë. Kjo incentiv bie ndesh me parimet e konkurrencës së ndershme në treg, duke diskriminuar njësitë akomoduese me numër dhomash brenda limiteve të tarifës.

MZHETTS nuk ofron raporte narrative dhe financiare mbi implementimin e aktiviteteve të projekteve dhe ndjekjen e vazhdimësisë së tyre sipas kritereve specifikuar në thirrjet për aplikimin e tyre.

MZHETTS nuk mundëson kritere të sakta dhe të plota të përzgjedhjes së projekteve fituese.

MZHETTS nuk diponon procedurë të miratuar të monitorimit të projekteve, referuar standarteve të monitorimit dhe penaliteteve për rastet e parregullsive si edhe anëtarët e grupit të monitorimit.

Konkluzione: Në institucionet përgjegjëse të turizmit, shpërndarja e stafit sipas

strukturave, nuk është kryer bazuar në formimin dhe eksperiencën e lidhur me fushën e turizmit. Kjo ka sjellë mbivendosje të detyrave dhe përgjegjësive të stafit dhe njëherësh neglizhim të rëndësisë së trajtimit të sektorit të turizmit në DPZHT dhe NJQV.

Mungesa e procedurave të miratuara mbi kriteret e aplikimit, përzgjedhjes së fituesve, formës dhe standarteve të raportimit financiar dhe narrativ të projekteve në ndihmë të zhvillimit të turizmit, ka sjelle parregullsi në shpërndarjen e tyre sipas prioriteteve strategjike të promovimit dhe zhvillimit të produktit duke rezultuar në një proces joefektiv.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të autorizoj fonde për nivelin rajonal, kombëtar dhe lokal, sipas prioritetit të zbatimit të politikave në turizëm si dhe të veçoj në mënyrë eksplicite pozicionin dhe funksionin e specialistit të turizmit nga ai i specialistit të arsimit, turizmit, punësimit dhe kulturës, siç aktualisht funksionon.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

2. Në MZHETTS, AKT dhe AKB të rekrutohen personel sipas formimit për fushën e turizmit dhe kritereve specifike të njohurive dhe eksperiencës në këtë sektor.

Vazhdimisht

51

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 52: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

3. MZHETTS në bashkëpunim me Bankat dhe sistemin financiar, të hartojnë programe mbështetjeje financiare për sektorin e turizmit dhe programe promovimi për organizimin e konferencave ndërkombëtare të turizmit.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

4. MZHETTS të miratojë manualin e përcaktimit të kushteve, kritereve, tarifave, afateve dhe proçedurës për klasifikimin e strukturave akomoduese, të jepet informacion shpjegues për metodologjin e llogaritjes së kostove së mësipërme, si dhe tarifat për strukturë të përcaktohen në mënyrë të drejtë duke mos cënuar parimet e konkurencës së ndershme për njësit akomoduese.

Menjëherë

5. MZHETTS të bëj transparente dhe publike vlerat reale të mbështetjes financiare së projekteve për turizmin, njëherësh duke specifikuar kriteret e sakta të përzgjedhjes së projekteve fituese, me pesha për secilin komponent duke bërë transparente formulën e përllogaritjes së peshave dhe pragun e lejuar.

Menjëherë dhe vijimësi

6. MZHETTS të marrë masa të menjëhershme, për të hartuar proçedurën e monitorimit të projekteve, standartet e monitorimit, penalitetet për rastet e parregullsive dhe grupin e monitorimit duke vlerësuar 18 projektet e financuara në kuadër të mbështetjes financiare për projektet në turizëm dhe gjeneruar raporte auditimi financiare dhe narrative për justifikimin e zërave të buxhetit dhe aktiviteteve të programit.

Menjëherë dhe vazhdimisht

A përdoret taksa e fjetjes në hotel për zhvillimin e turizmit?Gjetje: Rast ilustrimi për Bashkinë Vlorë dhe njësitë administrative Vlorë. Sipas

tabelës së kategorive, taksa e fjetjes për 1 (një) natë fjetje në njësinë hotel është 175 lek/natë.

Tabela Nr.5 Të ardhurat nga taksa

VitiHyrje

shtetas të huaj

Dalje shtetas të

huaj

Rezident në

Shqipëri

Turistë të akomodu

arTë ardhurat nga

taksa(në lek)  1 2 3=1-2 4=1-3 5=4*175 lek2015 235.082 230.206 4.876 230.206 40,286,0502016 277.371 272.043 5.328 272.043 47,607,525

Burimi: Këshilli i Qarkut VlorëPunoi: Grupi i auditimit, KLSH

Nga rezultati i mësipërm dhe të dhënat për rritje të numrit të turistëve, rezulton së NJQV kanë në përdorim një vlerë të konsiderueshme të ardhurash, madje edhe më e lartë se sa vlera e buxhetit të tyre real për zërin turizëm, në dispozicion të realizimit të objektivave për zhvillimin e sektorit të turizmit

Konkluzion:

52

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 53: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Nga NJQV mos vënia në dispozicion të grupit të auditimit të evidencave mbi investimet e të ardhurave nga taksa e fjetjes specifikisht në funksion të turizmit meqenëse paguhen nga turistët, ka sjellë përdorim për destinacione të tjera të këtij fondi të konsiderueshëm në funksion të objektivave të tjera të NJQV, të cilat nuk janë objekt i vjeljes së kësaj takse.

Për këtë rekomandojmë:

7. NJQV të marrin masa, në mënyrë të menjëhershme, për shfrytëzimin e të ardhurave nga taksa e fjetjes, në destinacion të turizmit dhe realizimit të objektivave lidhur me atë.

Menjëherë

A ekzistojnë risqe operacionale që vështirësojnë arritjen e objektivave në zhvillimin e turizmit?Në kuadër të identifikimit të rrisqeve operacionale (mos kryerja e auditimeve të brendshme, mungesa e kritereve të certifikimit të udhërrëfyesve etj), që vështirësojnë arritjen e objektivave në zhvillimin e turizmit, grupi i auditimit konstaton:

Gjetje: VKM Nr.692, datë 05.10.2016 “Për miratimin e rregullores të kritereve për

pajisjen me certifikatë për ushtrimin e veprimtarisë së Udhërrëfyesit Turistik”, nuk përcakton mënyrën e organizimit dhe funksionimit të tyre në destinacionet turistike.

Konkluzion: Mungesa e planeve të detajuara mbi organizimin e udhërrëfyesve në

destinacionet turistike ka sjellë, mos informimin e turistit mbi shërbimet turistike dhe mungesën e metodave alternative të promovimit.

Pavarësisht përpjektjeve nëpërmjet projekteve të ndryshme të ideuara nga agjencitë kombëtare të turizmit, mungesa e fondeve të vazhdueshme ndikon në mos arritjen e objektivave në zhvillimin e turizmit.

Mungesa e auditimeve të brendshme për sektorin e turizmit dhe institucionet përgjegjëse për zhvillimin e tij, ka krijuar mangësira në përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale që ngarkon Ligji 93/2015 “Për Turizmin”.

Për këtë rekomandojmë:

8. MZHETTS të hartojë dhe miratoj plane pune për organizimin në terren të udhërrëfyesit turistik.

Menjëherë dhe vazhdimisht

MZHETTS me observacionin me shkresën nr. 5386/5 prot., datë 05.07.2017 në lidhje me rekomandimin e dhënë për hartimin dhe miratimin e planeve të udhërrëfyesit është përpjekur të justifikojë se MZHETTS është përgjegjëse vetëm për standartin e shërbimit të udhërrëfyesit. Grupi i auditimit të KLSH e

53

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 54: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

shqyrtoj me vëmendje dhe nuk e gjykon të arsyeshme mos bashkëpunimin në orgazimin e punës së udhërrëfyesit për burime të cilat janë pasuri kombëtare.

9. Drejtoria e Auditit të Brendshëm të kryejë auditime mbi strukturat përgjegjëse për turizmin, mbi realizimin e detyrave që ngarkohen sipas Ligjit 93/2015 “Për Turizmin”.

Menjëherë dhe vazhdimisht

1.2.4 A ka mbivendosje të detyrave dhe përgjegjësive midis institucioneve të të gjitha niveleve?

Për t’i dhënë përgjigje kësaj pyetje, grupi i auditimit i’u referua rregulloreve të brendshme të subjekteve të përfshira në këtë auditim, në të cilat përcaktohen detyrat dhe funksionet e pozicioneve përgjegjëse, të ilustruar si në tabelën mëposhtë:

Burimi: Subjektet nën auditimPunoi: grupi i auditimit, KLSH

Konkluzion: Në institucionet përgjegjëse të turizmit rezulton se ka mbivendosje të

detyrave, konkretisht në promovimin e produktit, destinacionit turistik dhe investimeve në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit brenda dhe jashtë shqipëris, e cila sjell konfuzion në identifikimin e prioriteteve të institucioneve, si dhe pamundësinë e evidentimit të përgjegjësive.

Për këtë rekomandojmë:

AKB dhe DPZHT të përmirësojnë rregulloret dhe veprimtaritë e tyre përkatëse me fokus administrimin e zonave bregdetare dhe hartimin e politikave të qëndrueshme të turizmit, duke u përqendruar më pak në promovimin e produktit, destinacionit turistik dhe investimeve në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në promovimin e turizmit shqiptar, si një detyrim tërësisht qendror i tyre, AKT dhe MZHETTS të shumëfishojnë përpjekjet në spektrin e strukturave, detyrave dhe kompetencave të fushës.

Menjëherë

MZHETTS dhe AKB me observacionin me shkresën nr. 5386/5 prot., datë 05.07.2017 në lidhje me rekomandimin e dhënë për përgjegjësin e promovimit janë përpjekur të justifikojnë se kjo përgjegjësi është detyrë e cdo institucioni publik. Grupi i auditimit të KLSH e shqyrtoj me vëmendje dhe nuk e gjenë të bazuar në ligj detyrimin se cdo institucion publik duhet të promovojë

54

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 55: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Republikën e Shqipërisë.

4. Përmbledhje e konkluzioneve dhe rekomandimeveAuditimi i performancës synon të promovojë përmirësime në performancën e shërbimeve publike. Filozofia e re drejtuese në KLSH e ka vënë auditimin e performancës në qendër të vëmendjes si motor të zhvillimit institucional. Misioni i KLSH-së në Planin Strategjik 2013-2017 përkufizohet “Informimi i publikut dhe i Kuvendit të Shqipërisë në lidhje me përdorimin e burimeve me ekonomicitet, efiçiencë dhe efektivitet nga pushteti qendror dhe lokal dhe nga njësi të tjera publike ”, si dhe nxitja e përgjegjshmërisë në të gjithë sektorin publik, në përputhje me direktivat e praktikat me të mira të BE-së dhe me standardet ndërkombëtare të INTOSAI-t, duke kontribuar për qeverisjen e mirë, nëpërmjet luftës kundër korrupsionit.Sektori i Turizmit në Shqipëri vuan nga një mungesë efiçense dhe efektiviteti, sepse më parë dhe aktualisht, kanë munguar dhe vazhdojnë të mungojnë politikat e orientuara kah krijimit të produkteve turistike, strategjitë e bazuara në studime dhe plane veprimi të mirëdetajuara, objektiva të qartë dhe të arritshëm për të siguruar zhvillimin ekonomik të pritshëm, marrë në konsideratë faktin se këto janë shoqëruar nga mosrealizimi i tyre në kohë dhe me cilësi. Gjithashtu ky sektor ka një mungesë bashkëpunimi dhe komunikimi midis subjekteve në funksion të të cilave është përmirësimi i treguesve të turizmit si dhe historiku të zhvillimit në vite të shërbimit publik për turizmin. Aktualisht Institucionet përgjegjëse për zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit janë: MZHETTS, AKT, AKB dhe Njësitë e Qeverisjes Vendore.

Grupi i auditimit për çështjen kryesore:A sigurojnë institucionet përgjegjësë publike kushtet minimale për zhvillimin strategjik të turizmit në vendin tonë?Në përfundim grupi i auditimit arriti në këtë mesazh:

Masat e marra nga qeveria dhe institucionet përgjegjëse për turizmin, mund të sigurojnë kushtet paraprake për zhvillimin e sektorit të turizmit në situatën në të cilën ndodhet, por nga ana tjetër ato janë të pamjaftueshme për të siguruar zhvillimin e qëndrueshëm të tij në periudhën afat-gjatë. Sektori i turizmit, së bashku me institucionet përgjegjëse për turizmin, vuajnë nga një mungesë efiçense dhe efektiviteti. Mungesa e strategjive të bazuara në studime dhe plane veprimi, mungesa e nxjerrjes së akteve ligjore dhe nënligjore në kohë si dhe mungesa e krijimit të disa institucioneve të rëndësishme që parashikohen në Ligj, jo vetëm që e zvogëlojnë efektivitetin e institucioneve, por vënë në dyshim funksionimin e tyre të plotë si dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e turizmit. “Turizmi prioritet”, do të ishte më frytdhënës me legjislacion të kompletuar, punë konkrete, komunikim dhe bashkëpunim të ngushtë me sektorin publik dhe privat, me qëllim zhvillimin e këtij komponenti të rëndësishëm të ekonomisë sonë.

Konkluzionet dhe rekomandimet e këtij auditimi:I. Në lidhje me çështjen: A është plotësuar baza ligjore me aktet e

parashikuara nënligjore dhe a është përmbushur në tërësinë e vetë kjo bazë ligjore:

55

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 56: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Konkluzion:Megjithëse Ligji Nr.9734, datë 14.5.2007 “Për Turizmin”, në fuqi prej vitit 2007 deri në momentin që doli Ligji Nr.93/2015, vendosi rregulla mbi menaxhimin e sektorit të turizmit, zhvillimin e standardeve për shërbimet dhe produktet e turizmit, ky ligj nuk u zbatua në praktikë. Për një periudhë 8 vjeçare nuk u realizua procesi i standardizimit dhe kategorizimit të njësive akomoduese si dhe krijimi i produktit turistik. Gjithashtu, mungesa e nxjerrjes së akteve ligjore dhe nënligjore në kohë lidhur me Ligjin aktual Nr.93/2015 “Për Turizmin” si dhe mungesa e krijimit të disa Institucioneve të rëndësishme që parashikohen në këtë Ligj, jo vetëm që e zvogëlojnë efektivitetin e institucioneve përgjegjëse për turizmin, por vënë në dyshim funksionimin e tyre të plotë si dhe ndikojnë negativisht në zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit.

Disa nga çështjet kryesore në lidhje me mungesën e zbatimit dhe plotësinë e Ligjit51 për turizmin:1. Mungesa e nxjerrjes së akteve ligjore dhe nënligjore (VKM, urdhër,

udhëzim, për të cilat është përgjegjës MZHETTS) në kohë;2. Mungesa e krijimit dhe funksionimit që në fillim të vitit 2016, të Komisionit

për Standartizimin e Veprimtarive Turistike me objektiv standartizimin kryesisht të njësive akomoduese;

3. Mungesa e krijimit të Degëve Territoriale të Shërbimit të turizmit që ka si objektiv kryesor koordinimin e punës në terren për zbatimin politikave të zhvillimit të produktit turistik;

4. Mungesa e Inspektoriatit që mbulon fushën e turizmit, i cili ka si qëllim të sigurojë zbatimin e legjislacionit të turizmit nga subjektet mbi të cilat vepron ky ligj, në përputhje me procedurat e kryerjes së inspektimit;

5. Mungesa e Komiteteve Rajonale për Zhvillimin e Turizmit me qëllim bashkërendimin e punës ndërmjet institucioneve të qeverisjes qendrore dhe njësive të qeverisjes vendore për çështjet e turizmit;

6. Mungesa e rregulloreve që kanë të bëjnë me Ligjin.

Konkluzione për aktet ligjore dhe nën ligjore: Nxjerrja me vonesë nga MZHETTS të Urdhërit52, ka sjellë mungesën e

ngritjes dhe funksionimit të kësaj strukture dhe mungesën e standartizimit të veprimtarive turistike (shërbimeve të ofruara nga hotelet, restorantet dhe të gjitha ato subjekte të cilat ofrojnë shërbime turistike), duke rritur mundësinë për uljen e cilësis së shërbimeve të ofruara nga hotelet, restorantet, etj.

Nxjerrja me vonesë e Udhëzimit53 ka sjellë mos krijimin në kohë të kësaj strukture, duke ndikuar negativisht në bashkëpunimin midis Institucioneve Qendrore përgjegjëse për turizmin dhe Institucioneve Vendore.

Kanë munguar kriteret dhe kërkesat për ushtrimin e veprimtarisë së Agjencisë së Udhëtimit dhe Operatorëve Turistik për vitet 2012-2015, duke krijuar mundësinë që shumë individë të pajisen me licensë për ushtrimin e këtij aktiviteti, në mënyrë të pa drejtë, çka sjell informalitetin në këtë treg.

51Ligji Nr.93/2015 “Për Turizmin”52Urdhër Nr.101, datë 6.1.2017 “Për miratimin e rregullores për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe përbërjen e komisionit të standartizimit të veprimtarive turistike”.53 Udhëzim Nr. 8502, datë 24.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit”.

56

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 57: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Mungesa e klasifikimit të strukturave akomoduese sipas VKM54 përkatëse, sjell që këto struktura të cilat ofrojnë shërbimin e akomodimit të klasifikohen jo në mënyrë ligjore, duke rritur informalitetin, mundësinë për uljen e cilësis së shërbimit të ofruar dhe në përcaktimin e saktë të objektivave në strategjinë për zhvillimin e turizmit 2014-2020.

Konkluzione për Institucionet: Mungesa e Inspektoriatit në fushën e turizmit si dhe nisur nga rëndësia e

funksioneve të tij për turizmin, mund të sjellë rritjen e numrit të shkeljeve nga subjektet private si dhe mosrrespektimin e kritereve dhe kushteve të vendosura në përputhje me dispozitat e Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin”.55

Mungesa e Degëve Territoriale të Shërbimit të Turizmit ka ndikuar negativisht në koordinimin e punës në terren për zbatimin e politikave për zhvillimin e produktit turistik, ka sjellë mungesën e bashkëpunimit të Institucioneve përgjegjëse për turizmin me sipërmarrjet private.

Mungesa e sektorit të riskut për AKT dhe AKB sjell mungesën e krijimit të saktë të regjistrit të riskut në të cilin pasqyrohen të gjitha risqet që pengojnë Institucionin në realizimin e objektivave.

Funksionimi i AKT dhe AKB me rregullore të vjetër, e cila nuk pasqyron ndryshimet në strukturë, mund të krijojë përsëritje të përgjegjësive dhe funksioneve.

Konkluzion: Deri në vitin 2015 nuk ka patur një bazë të dhënash me burimet turistike

që ndodhen në vendin tonë, e cila rrjedhimisht ka ndikuar negativisht dhe në përcaktimin e saktë të objektivave në draft-strategjinë për zhvillimin turizmit 2014-2020 dhe krijimin e produktit turistik.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS të marrë masa për krijimin e këtij Inspektoriatit në fushën e turizmit.

Menjëherë2. MZHETTS të marrë masa për krijimin e Degëve Territoriale të Shërbimit të

Turizmit. Menjëh

erë3. Deri në momentin e krijimit të Degëve Territoriale të Shërbimit të

Turizmit, me qëllim krijimin dhe përditësimin e bazës së të dhënave për strukturat akomoduese, agjencit, operatorët turistik, DPPT të kryejë detyrat që i ngarkohen sipas Urdhërit Nr.8657, datë 28.10.2016.

Deri në momentin e krijimit të Degëve

4. MZHETTS të filloj të kryejë standartizimin e veprimtarive turistike, duke sjellë në këtë mënyrë dhe një përcaktim më të saktë të objektivave për standartizimin e veprimtarive turistike në strategjin që do të miratohet për zhvillimin e turizmit 2017-2022.

Menjëh

54 VKM Nr.730, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”.55Ligji Nr.93/2015 “Për Turizmin”.

57

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 58: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

erë5. MZHETTS të marrë masat e nevojshme për krijimin e Komitetit Rajonal të

Zhvillimit të Turizmit. Menjëh

erë6. Bazuar në Ligjin 115/2015 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i

ndryshuar, Drejtori i Përgjithshëm i AKT dhe AKB, të marrë masat për krijimin e sektorit të menaxhimit të riskut si dhe hartimin e regjistrit të riskut.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

7. AKT dhe AKB të marrë masat e nevojshme për miratimin e rregullores e cila do të reflektojë ndryshimet e kryera në strukturën e saj.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

II. Në lidhje me çështjen: Aka programe strategjike të miratuara për zhvillimin e turizmit:

Gjatë 20 viteve të fundit, zhvillimi i turizmit nuk i është përgjigjur pritshmërive të popullit shqiptar përsa i takon përdorimit të potencialeve të vendit dhe, çka është më e rëndësishme, zhvillimit jo të qëndrueshëm të këtij sektori. Ndër vite, shumë probleme janë diskutuar me publikun e gjerë pa iu dhënë zgjidhja e duhur planifikimit të turizmit, mungesës së kapaciteteve, problemeve lidhur me shërbimet, mungesave në infrastrukturë, mungesës së bashkërendimit mes nivelit qendror dhe pushtetit lokal, investimeve të pabashkërenduara të subjekteve privatë, rolit të munguar të Ministrisë etj.Në vitin 2006 u përgatit nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, në bashkëpunim me PNUD Shqipëri, Strategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit Kulturor 2006. Strategjia kishte një plan masash konkrete për përmirësimin e destinacioneve të turizmit kulturor dhe rritjen e promocionit dhe marketingut të këtij segmenti turizmi. Për të shpjeguar strategjinë dhe nxitur sinergjinë për zbatimin e saj, u ndërmor një tur takimesh në 12 qarqet e vendit me njësitë e pushtetit vendor, shoqërinë civile rajonale dhe mediat. Strategjia gjeti mirëkuptim dhe përcolli shumë ide e sugjerime nga ana e veprimtarëve turistikë lokale dhe nga shoqëria civile, por u zbatua pjesërisht, për shkak të mos vazhdimit të implementimit të saj në vitet në vijim.56

Në vitin 2014, kur u hartua Draft-Strategjia për Zhvillimin e Turizmit, e cila mbeti vetëm draft, Shqipëria prezantonte një vend me potenciale, të cilat mund të përdoreshin në interes të zhvillimit. Draft-Strategjia u dizenjua për rritjen dhe forcimin e sektorit, me fokus të veçantë në parimin e zhvillimit të qëndrueshëm dhe identifikimin e sfidave për të maksimizuar kontributin në sektor. Draft-Strategjia Kombëtare për Turizmin 2014-2020 është një dokument i rëndësishëm për zhvillimin e turizmit në Shqipëri në vitet e ardhshme, si platforma kryesore e lidhur me politikat, reformat dhe masat në sektorin e turizmit jo vetëm për Qeverinë dhe Ministrinë përgjegjëse për turizmin, por dhe për palët e tjera të interesuara të përfshira, si: pushteti lokal dhe sektori privat. Ky draft pasqyron kërkesën e gjithë palëve të

56 VENDIM Nr.844, datë 11.6.2008 “Për Miratimin E Strategjisë Sektoriale Të Turizmit, Për Periudhën 2007-2013”

58

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 59: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

interesuara për pritshmëri të larta lidhur me kontributet e turizmit dhe nevojën për rolin drejtues të Ministrisë përgjegjëse për turizmin. Hartimi i këtij drafti u mbështet nga Qeveria Gjermane nëpërmjet programeve të bashkëpunimit teknik të GIZ, Mbështetja e Zhvillimit Ekonomik dhe Punësimit (EDEP) dhe Mbrojtja e Agro Biodiversitetit në Zonat rurale të Shqipërisë (CABRA)

Konkluzion: Megjithëse kanë kaluar 3 vjet nga hartimi i Draft-Strategjisë Kombëtare

për Turizmin 2014-2020, sektori i turizmit nuk ka akoma një Strategji të Miratuar për Zhvillimin e Qëndrueshëm të tij, por vetëm një draft-strategji për vitet 2017-2022, me të dhëna statistikore që nuk pasqyrojnë saktësisht realititetin, me objektiva që janë të vështirë për t’u arritur, i cili është një studim i GIZ dhe jo një dokument i hartuar nga MZHETTS dhe DPZHT.

Për këtë rekomandojmë:

2. MZHETTS të marri masat e nevojshme për miratimin e strategjisë si një nga objektivat kryesorë të vendosur në SKZHI për vitet 2015-2020, gjithashtu kjo strategji të shoqërohet me studime të detajuara, të mbështetet në të dhëna statistikore reale, të vendosen objektiva të arritshëm dhe të bëhet kostimi i saj.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

III. Në lidhje me çështjen: A është e përshtatshme baza e të dhënave statistikore për gjenerimin e objektivave?

Konkluzione: Mungesa e një procedure specifike dhe të miratuar për informacionin

statistikor në sektorin e turizmit, krijon pasaktësi në këtë informacion, duke ndikuar negativisht në përcaktimin e objektivave për strategjinë e zhvillimit të turizmit.

Mungesa e të dhënave për vitin 2016, por dhe mangësirat në indikatorët e përdorur në sektorin e turizmit, sjellin efekte negative në objektivat që do të vendosen në strategjinë për zhvillimin e turizmit dhe tregojnë se nuk ka qenë objekt analize nga MZHETTS zhvillimi i këtij sektori nëpërmjet arritjes së objektivave dhe evidentimit të përgjegjësive.

Nxjerrja e këtij Urdhëri me vonesë, ka sjellë mungesën e një procedurë për mbledhjen e të dhënave, mungesën e raportimit që duhet të kryejnë çdo muaj agjencitë dhe operatorët turistik dhe rrjedhimisht në mungesën dhe përditësimin e të dhënave statistikore në sektorin e turizmit.57

Zyra e statistikave në MZHETTS nuk ka kryer përditësim të plotë të dhënave mbi numrin e agjencive dhe operatorëve turistik, duke ndikuar negativisht në objektivat e vendosura në Draft-Strategjin 2017-2022 mbi agjencit dhe operatorët turistik.

Mungesa e një metodologjie për mbledhjen e informacionit statistikor, mund të krijojë pasaktësi si dhe rrit numrin e gabimeve në mbledhjen e informacionit.

Për këtë rekomandojmë:57Urdhëri Nr.8707, datë 31.10.2016 “Për miratimin e formatit për mbledhjen e të dhënave statistikore nga agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe strukturave akomoduese”

59

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 60: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

1. Sipas gjykimit të grupit të auditimit, DPZHT duhet të hartojë një proçedurë për informacionin statistikor në sektorin e turizmit.

Menjëherë

2. MZHETTS të propozojë në Ligjin 93/2015 “Për Turizmin” dhe në strategjinë që do të hartohet për zhvillimin e turizmit, zbatimin dhe implementimin e Llogarisë Satelitore të Turizmit (TSA), si një praktikë ndërkombëtare, me qëllim fuqizimin e statistikave në turizëm.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

3. Krijimi i zyrave turistike në çdo qytetet si dhe të krijohet në këto zyra një Sistem Menaxhimi Informacioni me qëllim identifikimin dhe mbledhjen e të dhënave ekzistuese mbi çfarë ofron zona, strukturimin e bazës së të dhënave, specifikimin e itinerareve në broshura, shoqëruar me fotografi, profilin e produktit, si dhe duke vendosur, sinjalet nacionale, simbolet dhe logot sipas produktit lokal.

Menjëherë

4. DPZHT të shtojë dhe të përditësojë informacionin referuar indikatorëve të përdorur në sektorin e turizmit, tu referohet praktikave më të mira të vendëve të rajonit, si Kroacia, etj.

Vazhdimisht

5. Formati i mbledhjes së të dhënave i përcaktuar në Urdhërin përkatës t’u vihet menjëherë në dispozicion agjencive dhe operatorëve turistik, me qëllim grumbullimin dhe përpunimin e saktë të informacionit statistikor për sektorin e turizmit.58

Menjëherë

6. Zyra e statistikave në MZHETTS, e cila është përgjegjëse për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore, të kryejë përditësimin e saktë dhe të plotë të numrit të agjencive dhe operatorëve turistik.

Menjëherë

7. Këshilli i Qarkut Vlorë, Berat dhe Kukës si dhe njësit administrative të cilat përfshihen në këto Qarqe të hartojnë një metodologji për përgatitjen e databazës me informacionin statistikor, i cili raportohet në MZHETTS.

Menjëherë

8. Këshilli i Qarkut Berat së bashku me njësit administrative të përfshira në këtë Qark të respektojnë frekuencën e raportimit përcaktuar në nenin 19, pika b të Ligjit 93/2015 “Për Turizmin” si dhe të krijohet një faqe interneti, në të cilën të jepet informacion i detajuar se çfarë turizmi ofrohet në këtë zonë.

Vazhdimisht

58Urdhëri Nr.8707, datë 31.10.2016 “Për miratimin e formatit për mbledhjen e të dhënave statistikore nga agjencitë e udhëtimit, operatorët turistikë dhe strukturave akomoduese”

60

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 61: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

IV. Në lidhje me çështjen:Aka studime tregu mbi të cilat hartohen planet strategjike për zhvillimin e turizmit?

Konkluzion: Mungesa e studimeve të hartura qartë dhe saktë me të gjithë faktorët që

kanë ndikim në zhvillimin e një produkti turistik, mungesa e sinjalistikës së nevojshme për informimin e turistit, sjell efekte negative në planifikimin e masave dhe veprimeve për zhvillimin e turizmit.

Për këtë rekomandojmë:

1. DPZHT të kryejë studime të sakta dhe të parashikojë të gjitha ndikimet ekonomike, sociale, ekologjike që mund të sjelli zhvillimi i një produkti të caktuar turistik, me qëllim marrjen e masave të duhura dhe vendosjen e objektivave të arritshëm.

Vazhdimisht

2. Specialisti përgjegjës për menaxhimin e informacionit të pasqyruar në faqen e internetit të kryejë përditësimin e informacionit si dhe vendosjen e saktë të tij.

Vazhdimisht

3. Këshilli i Qarkut Vlorë dhe Berat në projektet e ardhshme që do të realizojnë për zhvillimin e turizmit, të kryejë paraprakisht studime të detajuara për të gjithë elementët që ndikojnë këto projekte, me qëllim përcaktimin e saktë të nevojës për fonde, për realizimin në kohë dhe me cilësi të këtyre projekteve.

Vazhdimisht

4. Këshilli i Qarkut të Beratit së bashku me njësit administrative të tij, të pajisin me sinjalistikën e nevojshme burimet e tyre turistike, të ngrihet në çdo njësi administrative zyrë informacioni për turistin, me qëllim informimin e tij dhe në një mënyrë promomovimin e llojeve të ndryshme të turizmit që ofron ky Qark.

Menjëherë

V. Në lidhje me çështjen: Aka qenë efektiv procesi i kategorizimit të njësive akomoduese?

Proçesi i kategorizimit dhe i klasifikimit të njësive akomoduese i shënoi fillimet e tij me Ligjin Nr.9734, datë 14.05.2007 “Për Turizmin”, me daljen e VKM Nr.601 datë 12.09.200759, në të cilën përcaktoheshin kriteret për kategorizimin dhe klasifikimin e njësive akomoduese dhe rezultoi jo efektiv, pasi deri në momentin e daljes së Ligjit të ri të turizmit nuk u zbatua. Aktualisht me miratimin e Ligjit Nr.93, datë 27.07.2015 “Për Turizmin”, i cili ka si objekt rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet institucioneve publike dhe subjekteve private, që ushtrojnë veprimtari turistike dhe përcaktimi i të drejtave e detyrimeve të subjekteve pjesëmarrëse në këto veprimtari, në përputhje me standardet e përcaktuara në këtë Ligj, proçesi i kategorizimit të

59VKM Nr.601 datë 12.09.2007 “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”

61

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 62: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

njësive akomoduese nuk ka filluar akoma, gjithashtu aktet ligjore dhe nënligjore që rregullojnë këtë proçes të cilat dolën një vit me vones, rezultojnë të kenë mangësira në përmbajtjen e tyre dhe të krijojnë kushte të pa drejta për njësitë akomoduese që operojnë në sektorin e turizmit.

Konkluzione: Nga intervista realizuar me Drejtorin e DPZHT, rezultoi se proçesi i

kategorizimit nuk ka filluar akoma të zbatohet. Në VKM Nr.730, nuk parashikohen në procesin e klasifikimit edhe shtëpit

private (apartamentet), të cilat ofrojnë akomodim për turistët.60

Faqja zyrtare në internet ku mund të aplikohet online për pajisjen me certifikatën e klasifikimit nuk është akoma në funksion.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS së bashku me strukturat përkatëse të marri masat e nevojshme për të filluar procesin e kategorizimit.

Menjëherë

2. Duke qenë se MZHETTS së bashku me strukturat e varësis së saj, të cilat janë përgjegjëse për hartimin e kësaj rregulloreje, të parashikojnë në proçesin e klasifikimit edhe shtëpit private (apartamentet) sipas “EU Regulations”61 për turizmin, ku klasifikohen edhe apartamentet private si njësi akomoduese.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

3. Faqja zyrtare në internet, e cila shërben për aplikimin për pajisjen me certefikatën e klasifikimit të vihet në funksion.

Menjëherë

VI. Në lidhje çështjen: A janë të mirëpërcaktuara strukturat organizative në të gjitha nivelet (kombëtar, rajonal dhe lokal) të njësive përgjegjëse për të siguruar zhvillimin e turizmit?

Konkluzion: Sipas Ligjit Nr.93/2015 “Për Turizmin” dhe akteve ligjore dhe nënligjore

për krijimin dhe funksionimin e strukturave në nivel kombëtar, rajonal dhe vendor, rezulton se strukturat si KKSPT, Inspektoriati dhe KSVT të cilat janë krijuar, por që nuk kanë nisur ende të ushtrojnë detyrat dhe funksionet, me qëllim përmbushjen e objektivave të tyre përkatëse.Nga ana tjetër, zhvillimi i qëndrueshëm i turizmit, ngelet thjesht një objektiv në letër, për arsye se institucionet të cilat bashkërendojnë veprimtarinë për turizmin në nivel rajonal dhe lokal, ende nuk janë krijuar.

VII. Në lidhje me çështjen: A ushtrojnë institucionet detyra të nevojshme për zhvillimin e turizmit përfshirë programet e promovimit që synojnë zhvillimin strategjik të turizmit?

Konkluzione:60VKM Nr.730, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”.61 https://europa.eu/european-union/eu-law/legal-acts_en

62

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 63: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Mos përmbushja e detyrave të nevojshme dhe funksioneve sipas akteve rregullative në fuqi të MZHETTS dhe DPZHT, zvogëlon performancën e strukturave përgjegjëse për turizmin çka sjell tkurrje të zhvillimin strategjik të sektorit të turizmit.

Mungesa e programeve të detajuara të promovimit të turizmit shqiptarë si një destinacion turistik, si dhe planeve marketing afatshkurtra dhe afatmesme, të shoqëruara me aktivitete dhe struktura përgjegjëse për ndjekjen e tyre, krijon problematika në evidentimin e sektorit të turizmit si prioritar në zhvillimin strategjik të vendit dhe përmbushjen apo përmirësimin e treguesve financiar që ky sektor gjeneron.

Mungesa e hartës së miratuar për zonat me përparësi zhvillimin e turizmit ka sjellë mos investime infrastrukturore në këto zona, duke mos ofruar produkte turistike.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS të marrë masa të menjëhershme për të hartuar dhe miratuar programe të detajuara dhe plane zbatimi për promovimin e sipërmarrjeve vendase dhe të huaja midis sektorit publik dhe privat në kuadër të thithjes dhe zhvillimit të investimeve në fushën e turizmit

Menjëherë2. MZHETTS në bashkëpunim me ministritë e linjës institucionet e varësisë

dhe njësitë e qeverisjes vendore, të marrë masa të menjëhershme për të hartuar programe të detajuara promovimi, sipas nivelit rajonal, kombëtar dhe lokal, të shoqëruara me detyra specifike për secilin institucion dhe indikatorë të përmbushjes së objektivave strategjik të promovimit dhe përmirësimit të cilësisë në fushën e turizmit.

Menjëherë3. MZHETTS të marrë masa për të rritur numrin e marrëveshjeve reciproke

dypalëshe midis vendeve të zhvilluara të rajonit dhe me gjerë, në sektorin e turizmit, duke specifikuar kriteret dhe strukturat ndjekëse të termave të marrëveshjeve.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

4. MZHETTS në bashkëpunim me ministritë e linjës, të marrë masa të menjëhershme, për të hartuar dhe miratuar zonat me përparësi zhvillimin e turizmit.

Menjëherë

5. MZHETTS në bashkëpunim me institucionet e varësisë, të marrë masa të menjëhershme, për të hartuar dhe miratuar Strategjinë Kombëtare të Marketingut shoqëruar me studime, plane veprimi dhe plane zhvillimi marketing.

Menjëherë

Konkluzion: Pavarësisht se AKT ka marrë pjesë në disa panaire ndërkombëtare dhe ka

krijuar markën e cilësisë (logo+brand) për produktet dhe shërbimet

63

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 64: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

turistikë në vend, kjo nuk do të thotë se përgjegjësia e promovimit të Shqipërisë si destinacion turistik finalizohet me kaq. Mungesa e programeve të detajuara dhe të shoqëruara me anekse shpjeguese mbi promovimin, sjellë performancë të ulët të AKT-ës në përmbushjen e objektivave institucional.

Për këtë rekomandojmë:

1. AKT të marrë masa të menjëhershme në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse të turizmit, institucionet vendore, ekspertët dhe aktorë të tjerë vendas dhe ndërkombëtarë, për të hartuar programe promovimi të detajuara dhe shoqëruara me studime për secilin indikator.

Menjëherë

2. AKT të marrë masa për hartimin dhe detajimin e pjesmarrjes në panaire ndërkombëtare, duke raportuar efektin e pritshëm në indikatorët e turizmit.

Menjëherë3. AKT të bëhet pjesë aktive në evidentimin e problematikave që lidhen me

hartimin e strategjisë së zhvillimit të turizmit.Menjëherë dhe

vijimësiKonkluzion: Edhe pse AKB zbaton me përpikmëri procesin e monitorimit të subjekteve

dhe veprimtarisë së tyre përgjatë zonës bregdetare, përmbushja e përgjegjësive dhe detyrave institucionale është e vështirë të realizohet, duke qene se nuk ka në përdorim rregullore të brendshme të miratuar me funksione sipas strukturës.

Për këtë rekomandojmë:

1. AKB të marrë të menjëhershme, në bashkëpunim me ministrinë përgjegjëse të turizmit, institucionet e qeverisjes vendore dhe ekspertët për të hartuar programe mbi menaxhimin e integruar të bregdetit.

Menjëherë

2. AKB të marrë masa për hartimin e planeve të veprimit mbi menaxhimin e integruar të bregdetit.

Menjëherë 3. AKB të marrë masa për hartimin e planeve dhe formës së monitorimit

ekonomik të subjekteve që ushtrojnë veprimtarinë përgjatë zonës bregdetare.

Menjëherë

Konkluzion: Detyrat dhe përgjegjësitë e NJQV në lidhje me turizmin, nuk derivojnë nga

plane, objektiva apo programe promovimi të institucioneve qendrore si MZHETTS, e cila ka sjellë mos targetim të turizmit si sektor prioritar për zhvillim strategjik gjatë periudhës objekt auditimi.

Për këtë rekomandojmë:

64

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 65: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

1. NJQV të marri masa për hartimin e programe të promovimit dhe diversifikimi të destinacioneve turistike në produkte turistike, në funksion të zbatimit të objektivave kombëtarë të promovimit në turizëm miratuar nga MZHETTS dhe akteve rregullative në fuqi.

Menjëherë dhe vijimësi

VIII. Në lidhje me çështjen: A ka ndonjë bashkëpunim dhe komunikim të ndërsjelltë midis strukturave përgjegjësë për zhvillimin e turizmit në të gjitha nivelet?

Gjatë zhvillimin e fazës studimore dhe asaj të terrenit me subjektet nën auditim, grupi i auditimit e ka ndjerë të nevojës shqyrtimin e korrespondencës së komunikimeve zyrtare me përmbajtje elementë të turizmit. Ndër të tjera grupi i auditimit u bazua edhe në intervistat me stafin e institucioneve, për të gjykuar mbi komunikimet zyrtare me tematikë sektorin e turizmit, përmbajtjen e korrespondencave dhe natyra e vendimeve të marra, nëse kishte. Institucionet përgjegjëse të turizmit, grupuar sipas hartës konjitive të ilustruar në Programin e këtij auditimi dhe Projekt-Raport, krijojnë marrëdhënie varësie dhe zhvillojnë përmbushjen e përgjegjësive bazuar në aktet rregullative. Pikërisht nga kjo bazë legjislative përmendet elementi i bashkëpunimit dhe komunikimit institucional të ndërsjellë, përgjegjësi e evidentuar edhe nga proces-verbalet e mbledhjeve dhe takimeve të përbashkëta midis subjekteve.

Konkluzione: Që proçesi i punës, ndarë sipas përgjegjësive të secilit institucion në

përmbushje të funksionit për turizmin të funksionoj, duhet të jetë i lidhur me të gjitha strukturat e qendrës, institucionet e varësisë, degët rajonale të tyre dhe NJQV, duke operuar si një i tërë në realizimin e objektivave strategjike.

Dy agjencitë kryesore në fushën e turizmit, nuk mund të funksionojnë të ndara, pa përgjegjësinë e Ministrisë përgjegjëse për turizmin në krye të vendimmarrjes së tyre, referuar juridiksionit të varësisë që ato kanë.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS me praninë e ministrit ose anëtari tjetër të stafit, të jetë pjesë e strukturave drejtuese vendimmarrëse të AKT dhe AKB, për të ndjekur vazhdimësinë e komunikimit dhe realizimin e misionit të tyre institucional.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

IX. Në lidhje me çështjen: A ka burime të mjaftueshme (punonjës me njohuri dhe eksperiencë, fonde etj) për përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive institucionale? A përdoret taksa e fjetjes në hotel për zhvillimin e turizmit?A ekzistojnë risqe operacionale që vështirësojnë arritjen e objektivave në zhvillimin e turizmit?

Konkluzione: Në institucionet përgjegjëse të turizmit, shpërndarja e stafit sipas

strukturave, nuk është kryer bazuar në formimin dhe eksperiencën e lidhur

65

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 66: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

me fushën e turizmit. Kjo ka sjellë mbivendosje të detyrave dhe përgjegjësive të stafit dhe njëherësh neglizhim të rëndësisë së trajtimit të sektorit të turizmit në DPZHT dhe NJQV.

Mungesa e procedurave të miratuara mbi kriteret e aplikimit, përzgjedhjes së fituesve, formës dhe standarteve të raportimit financiar dhe narrativ të projekteve në ndihmë të zhvillimit të turizmit, ka sjelle parregullsi në shpërndarjen e tyre sipas prioriteteve strategjike të promovimit dhe zhvillimit të produktit duke rezultuar në një proces joefektiv.

Për këtë rekomandojmë:

1. MZHETTS në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, të autorizoj fonde për nivelin rajonal, kombëtar dhe lokal, sipas prioritetit të zbatimit të politikave në turizëm si dhe të veçoj në mënyrë eksplicite pozicionin dhe funksionin e specialistit të turizmit nga ai i specialistit të arsimit, turizmit, punësimit dhe kulturës, siç aktualisht funksionon.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

2. Në MZHETTS, AKT dhe AKB të rekrutohen personel sipas formimit për fushën e turizmit dhe kritereve specifike të njohurive dhe eksperiencës në këtë sektor.

Vazhdimisht

3. MZHETTS në bashkëpunim me Bankat dhe sistemin financiar, të hartojnë programe mbështetjeje financiare për sektorin e turizmit dhe programe promovimi për organizimin e konferencave ndërkombëtare të turizmit.

Brenda gjashtë mujorit të dytë të vitit 2017

4. MZHETTS të miratojë manualin e përcaktimit të kushteve, kritereve, tarifave, afateve dhe proçedurës për klasifikimin e strukturave akomoduese, të jepet informacion shpjegues për metodologjin e llogaritjes së kostove të mësipërme, si dhe tarifat për strukturë të përcaktohen në mënyrë të drejtë duke mos cënuar parimet e konkurencës së ndershme për njësit akomoduese.

Menjëherë

5. MZHETTS të bëj transparente dhe publike vlerat reale të mbështetjes financiare së projekteve për turizmin, njëherësh duke specifikuar kriteret e sakta të përzgjedhjes së projekteve fituese, me pesha për secilin komponent duke bërë transparente formulën e përllogaritjes së peshave dhe pragun e lejuar.

Menjëherë dhe vijimësi

6. MZHETTS të marrë masa të menjëhershme, për të hartuar proçedurën e monitorimit të projekteve, standartet e monitorimit, penalitetet për rastet e parregullsive dhe grupin e monitorimit duke vlerësuar 18 projektet e financuara në kuadër të mbështetjes financiare për projektet në turizëm dhe gjeneruar raporte auditimi financiare dhe narrative për justifikimin e zërave të buxhetit dhe aktiviteteve të programit.

Menjëherë dhe vazhdimisht

66

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 67: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

A përdoret taksa e fjetjes në hotel për zhvillimin e turizmit?

VitiHyrje

shtetas të huaj

Dalje shtetas të

huaj

Rezident në

Shqipëri

Turistë të akomodu

arTë ardhurat nga

taksa(në lek)1 2 3=1-2 4=1-3 5=4*175 lek

2015 235.082 230.206 4.876 230.206 40,286,0502016 277.371 272.043 5.328 272.043 47,607,525

Konkluzion: Nga NJQV mos vënia në dispozicion të grupit të auditimit të evidencave

mbi investimet e të ardhurave nga taksa e fjetjses specifikisht ne funksion të turizmit meqenëse paguhen nga turistët, ka sjellë përdorim për destinacione të tjera e këtij fondi të konsiderueshëm në funksion të objektivave të tjera të NJQV, të cilat nuk janë objekt i vjeljes së kësaj takse.

Për këtë rekomandojmë:

1. NJQV të marrin masa, në mënyrë të menjëhershme, për shfrytëzimin të të ardhurave nga taksa e fjetjes, në destinacion të turizmit dhe realizimit të objektivave lidhur me atë.

Menjëherë

A ekzistojnë risqe operacionale që vështirësojnë arritjen e objektivave në zhvillimin e turizmit?Konkluzion: Mungesa e planeve të detajuara mbi organizimin e udhërrëfyesve në

destinacionet turistike ka sjellë, mos informimin e turistit mbi shërbimet turistike dhe mungesën e metodave alternative të promovimit.

Pavarësisht përpjektjeve nëpërmjet projekteve të ndryshme të ideuara nga agjencitë kombëtare të turizmit, mungesa e fondeve të vazhdueshme ndikon në mos arritjen e objektivave në zhvillimin e turizmit.

Për këtë rekomandojmë:

2. MZHETTS të hartojë dhe miratoj plane pune për organizimin në terren të udhërrëfyesit turistik.

Menjëherë dhe vazhdimisht

Konkluzion: Mungesa e auditimeve të brendshme për sektorin e turizmit dhe

institucionet përgjegjëse për zhvillimin e tij, ka krijuar mangësira në përmbushjen me përpikmëri të detyrave funksionale që ngarkon Ligji 93/2015 “Për Turizmin”.

Për këtë rekomandojmë:1. Drejtoria e Auditit të Brendshëm të kryejë auditime mbi strukturat

përgjegjëse për turizmin, mbi realizimin e detyrave që ngarkohen sipas Ligjit 93/2015 “Për Turizmin”.

Menjëherë dhe vazhdimisht

67

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 68: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

X. Në lidhje me çështje: A ka mbivendosje të detyrave dhe përgjegjësive midis institucioneve të të gjitha niveleve?

Konkluzion: Në institucionet përgjegjëse të turizmit rezulton se ka mbivendosje të

detyrave, konkretisht në promovimin e produktit, destinacionit turistik dhe investimeve në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit brenda dhe jashtë shqipëris, e cila sjell konfuzion në identifikimin e prioriteteve të institucioneve, si dhe pamundësinë e evidentimit të përgjegjësive.

Për këtë rekomandojmë:

AKB dhe DPZHT të përmirësojnë rregulloret dhe veprimtaritë e tyre përkatëse me fokus administrimin e zonave bregdetare dhe hartimin e politikave të qëndrueshme të turizmit, duke u përqendruar më pak në promovimin e produktit, destinacionit turistik dhe investimeve në zonat me prioritet zhvillimin e turizmit brenda dhe jashtë Shqipërisë. Në promovimin e turizmit shqiptar, si një detyrim tërësisht qendror i tyre, AKT dhe MZHETTS të shumëfishojnë përpjekjet në spektrin e strukturave, detyrave dhe kompetencave të fushës.

Menjëherë

4.1 Anekset (tabela, grafikë, figura, pyetësorë, literaturë, etj)INTERVISTË

“Efektiviteti i Politikave për Zhvillimin Strategjik të Turizmit”

Në funksion të objektit të auditimit “Efektiviteti i Politikave për Zhvillimin Strategjik të Turizmit”, grupi i auditimit të KLSH-së ka hartuar një intervistë, me fokus efektivitetin e politikave për zhvillimin strategjik të turizmit.Nga kjo intervistë, grupi i auditimit kërkon që, nëpërmjet përgjigjeve të dokumentojë zyrtarisht situatën, proçeset, sjelljet, qëndrimet, opinionet e stafit, si dhe të krijojmë një këndvështrim më të saktë mbi funksionimin e NJQV, me qëllim që vlerësimi jonë, mbi performancën e politikave për zhvillimin strategjik të turizmit, të ketë një qasje sa më reale, të jetë objektiv dhe i saktë.

Pyetje: Mbi kushtet minimale që ofrojnë institucionet përgjegjësë publike për zhvillimin strategjik të turizmit në vendin tonë?

I. Detyrimet ligjore dhe rregullative për krijimin e kushteve për zhvillimin strategjik të turizmit.

1. Mbi cilën bazë ligjore i ushtron NJQV juaj detyrat dhe funksionet për zhvillimin e turizmit?

2. A keni Strategji për zhvillimin e turizmit?3. Nëse po, a përputhen objektivat e Strategjisë tuaj me objektivat e

Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit hartuar nga Ministria përgjegjëse për turizmin?

4. A ka metodologji për krijimin e inventarit të burimeve dhe sipërmarrjeve turistike në nivel vendor?

5. A ka plane veprimi të miratuara për shndërimin e burimeve turistike në produkte turistike?

6. A ka standarte të miratuara për sipërmarrjet turistike në nivel vendor?

68

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 69: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

7. Nëse po, a vihen në dispozicion të sipërmarrjeve turistike për plotësimin e tyre?

8. A ka procedurë të miratuar për sigurimin e informacionit si pjesë e sistemit të statistikave të turizmit?

9. Cilat janë burimet e gjenerimit të të dhënave statistikore të turizmit?10. A ka studime për diversifikimin, zhvillimin e produktit turistik dhe

maksimizimin e potencialit ekonomik të tyre?

II. Mbi menaxhimin organizativ të njësisë përgjegjëse për të siguruar zhvillimin e turizmit.

1. A ka në strukturën e NJQV-së Drejtori për Turizmin? 2. A ka NJQV tuaj fonde të mjaftueshme për mbështetjen e zhvillimit

strategjik të turizmit?3. A ka njësia e qeverisjes vendore programe promovimi që synojnë zhvillimin

strategjik të turizmit?4. Në sa projekte me financime të huaja është përfshirë NJQV për periudhën

2012-2016?5. A ka NJQV kapacitete të mjaftueshme njerëzore për implementimin e

këtyre projekteve bashkëpunimi?6. A ka sturuktura e NJQV-së për turizmin burime njerëzorë me formim dhe

eksperiencë në këtë fushë?7. A siguron njësia vendore infrastrukturë mbështetëse për veprimtarinë e

biznesit të turizmit? 8. Nëse po, në cilat terma konsiston infrastruktura mbështetëse? 9. A ndjeni nevojën e trajnimeve, asistencës teknike ose edukimit në vazhdim

për fushën e turizmit? 10. Ku trajtohen çështjet që lindin në fushën e zhvillimit të turizmit në

zbatim të politikës kombëtare?11. A inicion NJQV tuaj bashkërendim të veprimtarisë së organeve publike

të angazhuara(me veprimtari) në zhvillimin e turizmit?12. A koordinon NJQV me institucionet qendrore për zhvillimin e llojeve të

ndryshme të turizmit?13. A reflektohen sugjerimet e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit në

planet e veprimit për zhvillimin e turizmit?14. A bashkërendon NJQV me sektorin privat për krijimin dhe zhvillimin e

shoqatave të biznesit për turizmin në të gjitha nivelet?15. A merr NJQV masa për të siguruar shërbime të kujdesit shëndetësor

parësor për vizitorët/turistët?16. Nëse po, a keni në dispozicion standarte të miratuara nga ministria

përgjegjëse për turizmin dhe ajo e shëndetësisë?17. A merr masa NJQV brenda juridiksionit të territorit të saj për krijimin

dhe ruajtjen e një mjedisi të shëndetshëm?18. Tjetër nëse keni për të shtuar në lidhje me objektin e

intervistës__________

Metodologjia e PërdorurSiç e kemi përmendur dhe në program, grupi i auditimit për të realizuar objektivin e audititimit, përveç qasjes sasiore përdori edhe qasjen cilësore, nëpërmjet bashkëbisedimeve dhe intervistave.Grupi i auditimit pasi u njohë me kuadrin rregullator, i cili përcakton se kush janë detyrat dhe funksionet

69

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 70: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

për institucionet përgjegjëse për sektorin e turizmit, zhvilloi intervistë me pyetje të hapura dhe të mbyllura me stafet përkatëse.

Bibliografia LIGJ Nr.154/2014 “Për organizimin dhe funksionimin e Kontrollit të Lartë

të Shtetit” Manualin e Departamentit të Auditimit të Performancës Draft-Strategjia e Zhvillimit të Turizmit 2017-2022. Strategjia Sektoriale e Turizmit 2007 - 2013 Direktiva e Këshillit nr. 90/314/KEE të 13 qershorit 1990, “Mbi udhëtimet,

pushimet dhe paketën e pushimeve”. Rregullore e Parlamentit Europian dhe Këshillit nr. 692/2011/BE, datë 6

korrik 2011, “Statistikat Europiane në Turizëm”. LIGJ Nr .9734, datë 14.5.2007 “PËR TURIZMIN” LIGJ Nr. 93/2015 “PËR TURIZMIN”. VKM nr. 395, datë 21.6.2006 “Për Miratimin e Strategjisë dhe të Planit të

Veprimit për Zhvillimin e Turizmit Kulturor dhe Mjedisor” VKM Nr.31, datë 22.1.2014 “Për krijimin dhe mënyrën e organizimit e të

funksionimit të agjencisë kombëtare të bregdetit”. VKM Nr.298, datë 20.4.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e

Agjencisë Kombëtare të Turizmit”. VKM Nr.730, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet,

kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”.

VKM Nr.36, datë 20.1.2016 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e inspektoriatit shtetëror të mbikqyrjes së tregut”.

VKM Nr.709, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së agjencisë së udhëtimit”.

VKM Nr.710, datë 12.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kërkesat dhe kriteret për ushtrimin e veprimtarisë së operatorit turistik”

VKM Nr.730, datë 20.10.2016 “Për miratimin e rregullores për kushtet, kriteret, tarifat, afatet dhe proçedurën për klasifikimin e strukturave akomoduese”.

Urdhër Nr.2860, datë 11.04.2016 “Për miratimin e rregullores për mënyrën e organizimit dhe funksionimit të KKSPT-së”.

Urdhër Nr.175, datë 09.12.2016 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Turizmit”

Urdhër Nr.8657, datë 28.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e degëve territoriale të shërbimit të turizmit”.

Urdhër Nr.8707, datë 31.10.2016 “Për miratimin e formatit për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave statistikore nga agjencitë e udhëtimit, operatorët turistik dhe strukturat akomoduese”

Urdhër Nr.101, datë 6.1.2017 “Për miratimin e rregullores për mënyrën e organizimit, funksionimit dhe përbërjen e komisionit të standartizimit të veprimtarive turistike”.

Udhëzim Nr. 8502, datë 24.10.2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit”.

Databaza e të dhënave statistikore për turizmin nga INSTAT, WTTC, TSA. Planet e veprimit për turizmin sipas periudhave të auditimit nga

MZHETTS, MZHU, MTKRS dhe Njësitë e qeverisjes vendore. Studime tregu dhe produkti të MZHETTS për turizmin. Plan buxhet të DPT për periudhën e auditimit.

70

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”

Page 71: Paratë nga turizmi janë më të mirat! · Web viewNëpërmjet auditimit të jashtëm të sektorit publik, jo vetëm që jepet një opinion i pavarur mbi aktivitetin financiar të

Propozimi për Strategjinë e Zhvillimit të Turizmit në Republikën e Kroacisë deri në vitin 2020.

Praktika auditimi të ngjashme nga institucioni homolog në Kroaci.

Grupi i punës dhe përgjegjësitë hierarkike:

1. Znj. Eva Leka (Auditues i parë, përgjegjës grupi)2. Znj. Miranda Berdo (Auditues i parë, anëtar)3. Z. Klejvis Kule (Auditues i dytë, anëtar)4. Znj. Ines Stegić (Ekspert Kroat)5. Z. Božo Vuletić-Antić (Ekspert Kroat)

Drejtor i Departamentit

Rinald MUÇA

71

KONTROLLI I LARTË I SHTETIT DEPARTAMENTI I AUDITIMIT TË PERFORMANCËS RAPORT “EFEKTIVITETI POLITIKAVE PËR ZHVILLIMIN STRATEGJIK TË TURIZMIT”