1 KOSOVA CHAMBER OF ADVOCATES ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS KOSOVA CHAMBER OF ADVOCATES ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA Selia e Odës së Avokatëve të Kosovës Rr. Qamil Hoxha 10/3 Prishtinë, Kosovë Tel/Fax. ++381 38 244 586 ++381 38 243 717 E-mail: [email protected]
59
Embed
ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS KOSOVA CHAMBER OF …oak-ks.org/repository/docs/INFORMATORI_765171.pdf · sish pas 5 viteve te pritjes se nënshkrimit nga PSSP eshte shpallur më Vendim
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
1K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËSKOSOVA CHAMBER OF ADVOCATES
ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA
Selia e Odës së Avokatëve të KosovësRr. Qamil Hoxha 10/3
1986 - 1989 Vukosav Stankovic – avokat në Prishtinë
1989 - 1992 Teki Bokshi – avokat në Gjakovë
1992 - 1999 Xhafer Maliqi – avokat në Vushtrri
2001 - 2004 Lirie Osmani – avokate në Prishtinë
2004 - 2006 Adem Vokshi – avokat në Mitrovicë
2006 - 2008 Ramë Gashi – avokat në Prishtinë
2008 - 2011 Musa Dragusha – avokat në Prishtinë
4 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËS:
(I) Historia e shkurtër
Oda e Avokatëve të Kosovës [OAK] është një organizatë vetëqeverisëse, demokratike e avoka-tëve kosovarë e cila vepron si e pavarur nga organet shtetërore. Parlamenti i Kosovës themeloi Odën e Avokatëve të Kosovës (më tutje “OAK”) pas mirati-mit të Ligjit mbi Avokaturën dhe Ndihmën Tjetër Ju-ridike ( i shpallur në Gz. të Kosovës nr. 43/73,ndry-shimet Gz. 46/77, teksti spastruar 19.12.1979 Gz. 48/79). Avokati i parë ishte regjistruar në vitin 1974. Mirëpo, fillet e para të avokaturës dhe ndihmës ju-ridike në Kosovë i hasim pak para fillimit të luftës së II Botërore. Atë herë me shërbimet e avokaturës është marrë edhe tani i ndjeri, Hivzi Sylejmani. Gjatë Luftës II, në pjesën e territorit të Kosovës e cila ishte nën qeverisjen shqiptare të instaluar nga Italia, e në të cilën bënte pjesë edhe Prishtina, ishte e mbu-luar me sistemin e gjykatave, të vendosura nga po ajo qeveri. Gjatë kësaj kohe avokaturën e ushtronin disa avokatë nga Shqipëria e tashme dhe një avokat tjetër nga Tetova, i ci li ka punuar në Ferizaj (Tasjani i atëhershëm) dhe ka pasur për praktikantë të vetin profesorin Sokol Dobroshi. Avokati i pare shqiptar i regjistruar pas Luftës II ishte Zeqë Arni, një doajen i avokatisë kosovare. Ai është regjistruar në O. A. Jugo-sllavisë, pasi Kosova,nuk kishte organizatë të veten të avokatëve. Më pas, pas tij, regjistrohen edhe fillojnë ushtrimin e profesionit të avokatit të licencuar edhe të tjerë, si Hasan Kryeziu, Mehmet Dushku, Bajram Kelmendi, Latif Krasniqi, të gjithë nga Prishtina, Adem Bajri, Mikel Marku dhe Mustafë Radoniqi, nga Peja, etj. Pas vendosjes së administratës ndërkombëtare të UNMIK-ut në qershor 1999, institucionet gjyqësore
5K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
ishin ri themeluar në Kosovë (në pajtim me Rregul-loren 1999/24 Mbi Ligjin në Fuqi në Kosovë). Organi-zatat ndërkombëtare që kanë qenë duke punuar në Kosovë (OSBE, ABA/CEELI, AER dhe Këshilli i Ev-ropës) ri themeluan OAK-në pas luftës dhe kuvendi i parë i saj ishte mbajtur menjëherë në vitin 1999. Në mënyrë që një person të ushtrojë profesionin e avo-katit ai/ajo duhet të jetë anëtar i OAK-së.
(II) Korniza Ligjore
Kornizën ligjore për veprimin e OAK e përben Ligji per Avokatine Nr. 03/ L-117 I datës 12 shkurt 2009, I cili shfuqizon Ligjin mbi Avokaturën dhe Ndi-hmën tjetër Juridike, Gazeta Zyrtare e KSAK, nr. 011-69/79. Ky ligj në Kuvendin Vjetor të OAK të mbajtur në prill 2004, është aprovuar Projektligji i ri për Avo-katurën. Në gusht 2004 edhe Parlamenti i Kosovës e kishte aprovuar në parim Ligjin e propozuar për Avo-katurën, ndërsa në vjeshtë të të njëjtit vit, i është dër-guar PSSP për nënshkrim. Ligji per Avokaturën nuk ka arritur standardet më të mira dhe me nje varg dobë-sish pas 5 viteve te pritjes se nënshkrimit nga PSSP eshte shpallur më Vendim të Kuvendit të Republikës së Kosovës, nr. 03-V-085, datë 12 shkurt 2009.
(III) Detyrat me rendësi / Misioni
Një mision bazik i Odës është i përcaktuar në mënyrë të vaçantë dhe i nënshtruar kërkesave të ligjvënësit e që lidhet me rolin e saj në sistemin ju-ridik dhe me anëtarësimin e detyrueshëm ligjor të avokatëve. Vet Oda ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të së drejtës duke mbështetur procesin e reformave ligjore. Misioni i saj i drejtë do ta bëjë Odën zëdhënësin kryesor të drejtësisë ligjore, profe-
6 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
sionit ligjor dhe sundimit të ligjit. Ajo vazhdimisht do të jetë në mision të përmirësimit të drejtësisë. Roli themelor të cilin OAK e ka në funksionimin e profe-sionit të drejtësisë ia parashtron asaj një nga qëllimet kryesore të misionit-të nxitë një qasje sa më të plotë dhe të barabartë të përfaqësimit ligjor për të gjithë personat pa marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale. Këto përpjekje do të përfshijnë veçanërisht pakicat, gratë dhe personat me të meta. Komuniteti do të përfitojë nga përpjekjet e Odës për përforcimin e administrimit të drejtësisë, zgjerimin e kuptimit dhe respektimin e ligjit dhe të institucioneve ligjore. Oda do ta ketë për qëllim të vetin të përhershëm rritjen e njohjes publike dhe respektit për ligjin, procedurat ligjore dhe rolin e profesionit ligjor në mbrojtjen e standardeve ligjore. Ajo ka mision të përhershëm dhe standard të konsoliduar përpjekjet për të ruajtur, pro-movuar dhe avancuar idealet e drejtësisë dhe dediki-min e profesionit ligjor shërbimit publik. Oda duhet të vendosë standarde të larta të profesionalizmit, kompetencës, besimit dhe sjelljes etike. Vet pozita e Odës si organizatë e obliguar profesionale e avoka-tëve e vë atë në raporte organizimit të detyrueshëm të anëtarëve të vet. Megjithëkëtë, një qasje tjetër lidhur me këtë është e domosdoshme, sepse ven-dosja e shërbimeve të përhershme për anëtarësinë Odën do ta kthente përfundimisht kah anëtarët e vet. Ajo duhet ta përmirësojë përgatitjen profesio-nale të avokatëve anëtarë; të kujdeset për pajisjen e tyre me informacione të rëndësishme për ushtrimin e profesionit. Oda do të sigurojë përfitime, programe dhe shërbime të cilat ndihmojnë ngritjen profesio-nale dhe rritjen e cilësisë së jetesës së anëtarëve të vet. Ajo duhet t’i ndihmojë anëtarët në komunikimin me gjykatat dhe organet e administratës si dhe au-toritetet e tjera të vendosura në Kosovë; të vihet në
7K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
mbrojtjen e anëtarëve të vet në rastet e trajtimit jo të drejtë nga autoritetet. Oda i konsideron synime të përhershme angazhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit ligjor dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë e demokratike.
(IV) Organizimi i OAK
Statuti i OAK-së (me ndryshimet e Kuvendit te dates 19/09/2009) që është akti me i larte normativ, siguron një vetorganizim të plotë të brendshëm për Oden. Sipas Statutit Oda është organizatë e pavarur e avokatëve e themeluar me ligj. Oda përfaqëson avokaturën e Kosovës. OAK është e përbërë organet dhe zyrtarët si: Kuvendi i cili është i përberë nga të gjithë avokatët e regjistruar dhe të licencuar; Kry-etari, me një mandat dyvjeçar; Bordi Drejtues, i cili përbehet nga 11 anëtarë që shërbejnë për mandat trevjeçar; Bordi Mbikëqyrës; Komiteti për ankesa i Kuvendit të OAK-së. Statuti ndërton një sistem tërë-sisht të mëvetësishëm të disiplinimit për avokatet, i cili përbehet nga organet qe vlerësojnë përgjegjësinë për shkeljet e rregullave të etikes. Kuvendin e përbëjnë të gjithë avokatët e regjistruar në regjistrin e avoka-tëve të OAK. Mbledhja e rregullt e Kuvendit të Odës mbahet një herë në vit dhe e thërret Kryetari i OAK. Mbledhjen e jashtëzakonshme të Kuvendit e thër-ret BD, me nismën e vet, në bazë të kërkesës së1/3 të anëtarëve të tij ose kërkesës së paku tri Degeve regjionale të avokatëve. Kuvendi i Odës, përveç tjer-ash, miraton Statutin e Odës dhe Kodin e etikës pro-fesionale të avokatëve, zgjedh dhe shkarkon Kryetarin e zv/kryetarin; shqyrton të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me kryerjen e veprimtarisë së avokaturës dhe pozitën e avokat-urës; aprovon tarifën për shpërb-limet dhe kopenzimin e shpenzimeve për punën e
8 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
avokatëve, debaton, merr qëndrime dhe vendime lidhur me përparimin e punës së Odës, bashkëpuni-min dhe anëtarësinë me institucione dhe asociacione tjera vendore dhe ndërkombëtare. Kryetari i Odës nënshkruan vendimet dhe aktet e tjera të cilat i mi-raton Kuvendi. Oda ka zv/kryetar mandati i të cilëve zgjatë kater vjet. Bordi Drejtues i Odës përbëhet nga Kryetari i Odës, zv/kryetari, kryetari i më parmë, nja antare i jashtem dhe 7 anëtarë-përfaqësues të De-geve regjionale. Këshilli ekzekutiv: zbaton vendimet e Kuvendit, vendos lidhur me regjistrimin në regjistrin e avokatëve të Odës, vendos mbi regjistrimin e avoka-tëve praktikant dhe shlyerjen e tyre nga regjistri, ven-dos dhe jep rekomandime dhe propozime të interesit të përgjithshëm për ushtrimin e avokaturës, udhëheq afarizmin financiar të Odës kujdeset për përparimin e bashkëpunimit të Odës në vendet e tjera dhe me asociacione të tjera profesionale; publikon buletinin e Odës. BD e udhëheq Kryetari i Odës, i cili thërret mbledhjet e tij. BD vendos me shumicën e votave të anëtarëve. Kryetari i Odës: përfaqëson dhe prezan-ton Odën, thërret dhe i udhëheq mbledhjet e Kuven-dit dhe të Bordit Drejtues. Për punën e vet përgjigjet para Kuvendit. Mandati i Kryetarit të Odës zgjatë një vjet, me të drejtë të rizgjedhjes edhe për një mandat.
Organizimi territorial / Tubimet regjionale te OAK
Tubimet regjionale të avokateve janë forma të organizimit territorial dhe aktivitetit të Odës së Avo-katëve të Kosovës, të cilat nën kushtet e përcaktuara me ligj janë të themeluara sipas Statutit të OAK-së, Tubimet regjionale janë organizuar sipas regjioneve të cilat i përgjigjen shtrirjes territoriale të Gjykatave të Qarkut, sipas organizmit të sistemit gjyqësor të
9K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
Kosovës. Tubimet regjionale për avokatët me seli në regjione të veta: mbrojnë të drejtat dhe interesat e avokatëve dhe avokatëve praktikantë në regjionin e vet-shqyrtojnë problematiken lidhur me ushtrimin e profesionit të avokatisë në regjionin e vet, kujdesen për mirëqenien e anëtarëve, ndihmën e nevojshme të tyre dhe anëtareve të familjes si dhe të punësu-arve në zyrat e avokateve, kur këta kanë rënë në vështirësi materiale dhe jetësore, debatojnë, marrin qëndrimin e iniciativa dhe bëjnë propozimet për të gjitha çështjet nga fushëveprimi i OAK-së dhe organet e saj, Anëtarë të Tubimeve Regjionale janë të gjithë avokatet të cilët selinë e zyrave e kanë në rajonin për të cilin është formuar Tubimi.
(V) Anëtarësimi / Licencimi
OAK është autoritet i vetëm për licencimin e avokateve në Kosovë si pjesë integrale e siste-mit të drejtësisë. Licencimin mund ta pretendoje çdo qytetar i Kosovës, pa dallim i cili i ka siguruar paraprakisht kualifikimet e nevojshëm profesionale. Megjithëqë, nuk ka kufizime ligjore në ushtrimin e profesioni, licencimi aktual konsiston në një verifi-kimi burokratik se kandidati i plotëson kushtet për regjistrim. Kjo procedure nuk përfshin ndonjë veri-fikim paraprak të njohjes së rregullave të etikës dhe të përgatitjes profesionale. Para konfliktit të armato-sur gjatë vitit 1998-1999 Oda multietnike numëronte rreth 600 anëtarë. Pas ardhjes së administratës së përkohshme të KB (qershor 1999), me një përkrahje të fuqishme ndërkombëtare, OAK më 27 prill 2001 e ka mbajtur Kuvendin rithemelimit. Në atë kohë OAK ka numëruar rreth 106 anëtarë. Mirëpo, prej riorga-nizimi i provimit të jurisprudencës, që ishte kusht për hyrje në profesion, në dhjetor të vitit 2001, anëtarë-
10 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
sia e OAK-së ka shënuar rritje. Në janar 2004 ishin të regjistruar 300 avokatë në OAK. Në mars të vitit 2007 Oda e Avokateve të Kosovës ka numëruar gjith-sej 453 avokatë të licencuar në regjistrin e saj, prej tyre vetëm 44 avokatë janë femra ( 10%) 37 (ose 8%) janë nga radha e komuniteteve pakice (prej tyre: 24 avokate nga komuniteti serb, 7 avokatë nga komu-niteti boshnjak dhe 6 avokatë nga komuniteti turk). Nën ndikimet nga jashtë Oda ka qenë e detyruar që të ndërtojë lehtësira të caktuara për te nxitur hyrjen në profesion nga grupet e caktuara: pjesëtaret e mi-noriteve dhe grave.
(VI) Sistemi i disiplinës
Që prej themelimit të OAK-së ekzistonte një kornize etike dhe një sistem i disiplinës i konstitu-uar në principet e vetë disiplinimit. Pas luftës sistemi i etikes profesionale u përmirësuar dhe u ndryshua rrënjësisht në përputhje me rrethanat dhe ambientin juridik të ndryshuar në Kosovë. Megjithëqë, Kodi i ri i Etikes Profesionale vendosi një sistem të tërësishëm të rregullave të etikes të cilat sanksionojnë raportet reciproke të avokateve, pastaj raportet e avokateve me klientin, raportet me organizatën - Oden dhe me gjykatat, sistemi i disiplinës vazhdoi që të mba-hej i njëjtë. Kështu, Oda edhe pse në njërën anë ka aprovuar një Kod të etikës i cili siguron standarde të kënaqshme etike, ajo nuk ka arrit që të vendosë një sistem i cili në mënyrë efikase do të mbikëqyrë dhe përcjell respektimin e këtyre standardeve. Sistemi i ri i disiplinës tani përbehet nga Zyra Disiplinore e Odës, përbehet nga Komisioni Disiplinor Hetimor, Komiteti Disiplinor i Shqyrtimit dhe Komisioni për Ankesa, anëtarët e të cilëve i zgjedh Kuvendi i OAK-së, me propozim të Bordit Drejtues të OAK-së. Man-
11K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
dati i anëtarëve të zyrës disiplinore zgjat tri vite me të drejtë të rizgjedhjes. Sistemi i ri e zgjeron numrin e subjekteve të cilat mund ta iniciojnë procedurën di-siplinore ndaj avokatit, duke vendosur edhe garanci të mjaftueshme për procedura të drejta, të paan-shme dhe te efektshme disiplinore. Ashtu siç është i dizajnuar, duket se sistemi i ri, të jete një ambien-tim i mire i zgjedhjeve dhe përvojave kooperative në rrethanat kosovare. Pritet që praktika të dëshmojë aftësinë e këtij sistemi që të manovroje me rregullat e reja etike. Deri atëherë kur ky sistem të dëshmohet edhe në praktike avokateve kosovareve u mbetet që të jetojnë me efektet e dëmshme të sistemit arkaik të disiplinës profesionale. Nëse jetësimi do të ketë sukses atëherë gjasat që avokatura me në fund të promovohet si një shërbim profesional, kompetent, i besueshëm dhe etik do të bëhen reale.
(VII) Aktivitetet
Në çdo sistem juridik shoqatat e avokatëve lu-ajnë rol themelor në funksionimin e sistemit juridik duke ofruar përfitime të rëndësishme për anëtarësi-në, profesionin dhe për komunitetin. Rol të veçantë këto shoqata luajnë në mbrojtjen dhe përforcimin e administrimit të drejtësisë, duke shtrirë kuptimin dhe zbatimin e ligjit dhe të institucioneve si dhe duke identifikuar përpjekjet për ndryshimet e nevojshme ligjore. Organizatat e detyrueshme të avokatëve kudo vendosin dhe zbatojnë standarde profesionale dhe etike. Anëtarësia, profesioni ligjor dhe komu-niteti janë rrethi kryesor i OAK-së, i cili paraqet edhe rrethin e veprimit dhe të aktiviteteve të saj. Kështu, Oda ofrohet me komunitetin, degët e tjera të zbati-mit të ligjit dhe anëtarësinë e vet. Duke i përmbushur nevojat dhe kërkesat e përfituesve nga rrethi, Oda
12 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
zhvillon pjesën më të madhe të veprimtarisë, përm-bushë misionin, siguron zhvillimin dhe afirmon veten.
a. Shërbimet për anëtarësinë
Anëtarësia është në qendër të aktivitetit të Odës. Oda i mbron interesat jetike të anëtarëve, zhvillon kushtet për ushtrimin e pavarur të veprim-tarisë, përkujdeset për trajtimin e drejtë të tyre në procedurat ligjore duke u angazhuar për një ambient i cili do t’u mundësojë anëtarëve një të denjë .Vet avokatët janë të organizuar dhe të bashkuar në OAK për këtë qëllim - të shprehin dhe të mbrojnë intere-sat e veta profesionale. Oda ka zbatuar programe të veçanta mentorimi dhe aftësimi të gjeneratave.
-Projekti për Praktikantët - Ka filluar të re-alizohet me 1 shkurt 2002 me qëllimi aftësimi i ju-ristëve të rinj për ushtrimin e profesionit ligjor dhe krijimin e kushteve për të iu nënshtruar provimit të jurispodencës në mënyrë që të përcaktohen për ush-trimin e profesionit të tyre të ardhshëm.
-Projekti për Ndihmë Juridike - Agjencia Evro-piane për Rindërtim dhe Oda e Avokatëve të Kosovës më 15 prill 2001, kanë bashkëpunuar për realizimin e programit për ndihmën juridike falas. Kjo kontratë ka va-zhduar deri në qershor të vitit 2004. Qëllimi i realizimit të këtij projekti është që në mënyrë të organizuar të mbulo-het një zbrazëtirë ekzistuese në sistemin juridik ekzistues, lidhur me ofrimin e Ndihmës Juridike Falas edhe në lëmin Civile dhe Administrative dhe kështu, tu mundësohet qytetarëve në gjendje të veçantë ekonomike, të përfitoj-në nga shërbimet profesionale të avokatëve në kontestet civile pranë gjykatave dhe në çështjet administrative pra-në organeve të administratës në Kosovë.
13K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
- Programi i Arsimimit të vazhdueshëm Ligjor (AVL) - Është ndërtuar në bashkëpunim me Partnerët për ngritjen e nivelit të kompetencës pro-fesionale dhe të shkathtësive praktike të anëtarëve të vet. Programi ka për qëllim zgjerimin e njohurive pro-fesionale, zhvillimin e shkathtësive praktike dhe forci-min e etikës profesionale. Në themelet e këtij Pro-jekti është synimi për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimeve ligjore.
- Programet për Etikë dhe Disiplinë – Oda në fillim të vitit 2003, ka themeluar Komitetin për Etike dhe Disiplinë, me qëllimin e reformimit të Kodit të Etikës dhe Disiplinës së avokatëve dhe Sistemi Disiplinor në tërësi. Komiteti në bashkëpunim me ABA CEEL-in duke rishqyrtuar në vazhdimësi Kodin e Etikës dhe sistemin disiplinor e kane arritur re-formimin e plote të kornize së etikes dhe ndërtimit të një sistemi tërësisht të ri të për disiplinimin e avo-kateve. Krahas këtyre, një seri e tërë programesh, tjerash nga të cilat përfitojnë anëtarët e odës zbato-het nga Komitetet e veçanta. Nevojat dhe kërkesat e anëtarëve paraqesin udhërrëfyesin kryesor të aktiv-itetit dhe programeve të Odës.
b. Shërbimet për profesionin ligjorDuke qenë pjesë e sistemit të drejtësisë Oda e
ka pothuajse të imponuar dhe të domosdoshëm ko-munikimin me degët e tjera të këtij sistemi. Për më tepër, nga organizimi dhe aktivitetet e Odës përfito-jnë organet tjera të profesionit ligjor dhe organet e administratës shtetërore, Oda ka thelluar bashkëpun-imin sidomos bashkëpunimin me SHGJK dhe SHPK me qellim të promovimit të idealeve të drejtësisë, transparencës gjyqësore dhe procedurat e drejta. Një aktivitet te ngjeshur disamujor OAK e ka zhvil-
14 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
luar në bashkëpunim me këto shoqata ne luftimin e korrupsionit dhe të dukurive korruptive në sistemin e drejtësisë kosovare.
c. Për KomunitetinDuke qenë veprimtari me interes të veçantë
shoqëror, nga aktiviteti i Odës përfitojnë edhe seg-mentet më të gjëra të shoqërisë, e jo vetëm anëtarët e saj. Komuniteti i gjerë përfiton nga organizata e këtillë e pavarur profesionale e avokatëve, çfarë është OAK. Oda është përfshirë në Programe të Ndihmës Juridike falas, pastaj programe të vetëdijesimit ligjor të komunitetit, programe të mësimit klinik për stu-dentet e drejtësisë etj.
d. Aktivitetet e bashkëpunimit OAK ka zbatuar programet e bashkëpunimit me
organizatat dhe shoqatat e tjera joqeveritare nga profesio-ni ligjor, si: ABA/ROLI (me parë e njohur si ABA-CEELI), UNDP, Këshilli i Evropës, Komisionin Evropian, OSBE - Misioni në Kosovë, Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës, Qendra për të Drejtat e Njeriut të UP-së, etj.
DEKLATATA E MISIONIT
* Oda ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të ligjit ne Kosove, duke mbështetur
procesin e reformave ligjore. Ajo vazhdimisht do të jetë në mision të avancimit të drejtësisë.
* OAK do të nxitë një qasje sa më të plotë dhe të barabartë të përfaqësimit ne çështjet ligjor për të gjithë personat pa marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale. Këto përpjekje do të përfshijnë veçanërisht pakicat, gratë dhe personat me të meta. Komuniteti
15K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
do të përfitojë nga përpjekjet e Odës për përforcimin e administrimit të drejtësisë, zgjerimin e kuptimit dhe respektimin e ligjit dhe të institucioneve ligjore.
* OAK ne veçanti do te shtoj përpjekjet për ndërtimin e lehtësive te hyrjes ne profesion te kat-egorive te veçanta, duke përfshirë pakicat, gratë dhe personat nga zonat rurale.
* Oda do ta angazhohet për rritjen e njohjes publike dhe respektit për ligjin, procedurat ligjore dhe rolin e profesionit ligjor në mbrojtjen e standar-deve ligjore. Ajo do te shtoje përpjekjet për të ruaj-tur, promovuar dhe avancuar idealet e drejtësisë dhe dedikimin e profesionit ligjor shërbimit publik.
* Oda do të vendosë standarde të larta të pro-fesionalizmit, kompetencës, besimit dhe sjelljes etike për avokatet ne Kosove. Ajo vazhdimisht angazho-het qe ta përmirësojë përgatitjen profesionale të anëtarëve; të kujdeset për pajisjen e tyre me infor-macione të rëndësishme për ushtrimin e profesionit.
* Oda do të sigurojë përfitime, programe dhe shërbime të cilat ndihmojnë ngritjen profesionale dhe rritjen e cilësisë së jetës profesionale të anëtarëve të vet. Ajo do t’i ndihmojë anëtarët në komunikimin me gjykatat dhe organet e administratës si dhe au-toritetet e tjera të vendosura në Kosovë; të vihet në mbrojtjen e anëtarëve të vet në rastet e trajtimit jo të drejtë nga autoritetet.
* Oda i konsideron synime të përhershme anga-zhimet për ruajtjen e pavarësisë së profesionit te avokatit dhe pushtetit gjyqësor si themele të shoqërisë së lirë e de-mokratike.
16 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
Ky mision paraqet udhërrëfyesin dhe synimin e përhershëm për strukturën udhëheqëse të Odës. Ai si i këtillë duhet të mishërohet në çdo anëtarë të Odës dhe t’i bëhet i njohur komunitetit. Vet aktiviteti i Odës duhet të zhvillohet në përputhje me misionin e saj.
17K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
Fjala e kryetarit të Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK)
Të nderuar kolegë,
Në Kosovë, për shumë deka-da personeli ligjor ishte i kufizuar dhe i kontrolluar,
pa mundësinë më të vogël për të ndryshuar pikëpamjet dhe praktikat ligjore. Sot rrethanat e ndryshuara politike, ekonomike dhe shoqërore kërkojnë një strukturë të re lig-jore të përcjellë me infrastrukturë
të reformuar gjyqësore me ç’rast procedurat ligjore dhe institucionet juridike sipas standardeve demokratike im-ponohen si domosdoshmëri. Në këto kushte vendosja e standardeve demokratike,të cilat organet e profesionit lig-jor do t’i bënin të paanshme, të pandikueshme, të drejta, profesionale dhe të nënshtruara vetëm ligjit është çështje imediate. Nevoja e aplikimit te standardeve demokratike ne procedurat ligjore shtron nevojën e krijimit te resur-seve profesionale për zbatimin e drejtë te tyre. Strukturat ligjore dhe procedurat me standarde te larta demokratike kërkojnë kualifikim, arsimim dhe profesionalizëm.
Praktikuesit e ligjit duhet që me shpejtësi dhe në mënyre efikase t’u përgjigjen kërkesave të mëdha në lid-hje me reformimin e ekonomisë dhe ristrukturimit ligjor të imponuar nga këto reforma. Ata duhet të prijnë në strukturën e reformatorëve ligjorë, duke qenë në ballë të projektit për vendosjen e studimit të ligjit. Në këtë mes, Oda e Avokatëve te Kosovës po merr rol te ri, për te dalë përfundimisht nga margjinalizimi i plotë duke u bërë krah i fortë n vendosjen e rendit juridik dhe forcimin e ligjit.
18 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
Avokatura, para së gjithash po konsolidohet si një strukturë e fortë dhe e qëndrueshme, në mënyrë që të përballet me kërkesat e anëtarësisë, profesionit ligjor dhe të komunitetit.
Megjithëkëtë, një reformim i menjëhershëm kup-timplote është i domosdoshëm. Përvoja e kaluar ligjore i ofron avokatisë kosovare një alternativë dhe këndvësh-trim të caktuar i cili e orienton atë kah sistemet e zhvil-luara demokratike veçanërisht në lidhje me ndarjen e pushtetit, standardet profesionale dhe etike dhe anga-zhimet për të drejtat e liritë e njeriut.
Ndryshimi i organizimit, strukturimit dhe veprimit e ndan OAK-ën nga e kaluara dhe e drejton kah ardh-mëria. Rrethanat kërkojnë një profilizim tjetër të Odës, me mision dhe strategji të veprimit qartë të formuar, me strukturë të qëndrueshme.
Misioni bazik i Odës është i përcaktuar në mënyrë të veçantë dhe i nënshtruar kërkesave të ligjvënësit e që lidhet me rolin e saj në sistemin juridik dhe me anëtarësimin e detyrueshëm ligjor të avokatëve. Mirëpo, duke pas parasysh ndryshimin rrënjësor të rrethanave shoqërore, ekonomike dhe politike, një mision specifik i Odës duhet të përcaktohet në atë mënyrë që të përcjellë këto ndryshime. Vet Oda ka qëllim kryesor avancimin e sundimit të së drejtës duke mbështetur procesin e refor-mave ligjore. Misioni i saj i drejtë do ta bëjë Odën zëdhë-nësin kryesor të drejtësisë ligjore, profesionit ligjor dhe sundimit të ligjit. Ajo vazhdimisht do të jetë në mision të përmirësimit të drejtësisë.
Angazhimet për një qasje sa më të plotë dhe të barabartë të përfaqësimit ligjor për të gjithë personat pa marrë parasysh kushtet ekonomike dhe sociale duhet të përfshijnë veçanërisht pakicat,gratë dhe personat me kufizime. Komuniteti duhet të përfitojë nga përpjekjet
19K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
e Odës për përforcimin e administrimit të drejtësisë, zgjerimin e kuptimit dhe respektimin e ligjit dhe të insti-tucioneve ligjore.
Oda duhet ta ketë për qëllim të vetin të përher-shëm rritjen e njohjes publike dhe respektit për ligjin, procedurat ligjore dhe rolin e profesionit ligjor në mbro-jtjen e standardeve ligjore. Ajo duhet te këtë mision të përhershëm përpjekjet për të ruajtur, promovuar dhe avancuar idealet e drejtësisë dhe dedikimin e profesionit ligjor shërbimit publik.
Paaftësia e vendosjes së raportit të besueshëm me klientin, mosangazhimet e mbrojtësve gjatë kohës de-risa klienti i tyre gjendet në arrest policor-para dëgjimit të parë, dështimet në marrjen në pyetje në mënyrë të duhur të dëshmitarëve, pastaj për të kërkuar dhe traj-tuar drejtë analizat e ekspertëve, për paraqitjen e pro-vave mbështetëse në seancë, kundërshtimi në gjykim i provave të papranueshme,trajtimi joadekuat i viktimës, i qasjes ndaj kryerësve të mitur dhe atyre me çrregullime mendore, mosangazhimi i duhur në ruajtjen e autoritetit të gjykatave dhe shprehjen e respektit ndaj tyre, janë vërejtjet kryesore që avokatëve u bëhen nga jashtë (shi-ko Raportet e rregullta të OSBE-së, në pjesën që kanë të bëjnë me avokaturën).
Gjendja e këtillë shtroni të domosdoshme nevo-jën e vendosjes së sistemit të detyrueshëm të edukimit ligjor i cili pajis avokatët me njohuri. E gjithë kjo shton përgjegjësinë e avokatit për përfaqësimin profesional, të paanshëm, të drejtë dhe etik. OAK, është e interesuar që të ndërtojë standardet minimale të përgatitjes profe-sionale dhe të etikave të cilat duhet plotësuar juristi i cili pretendon që përmes licencimit të ushtrojë profesionin e avokatit. Për më tepër, po përgatite një sistem i cili në mënyrë të vazhdueshme do të sigurojë arritjen dhe
20 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
avancimin e njohurive për legjislacionin dhe ndryshimet e tij, për procedurat ligjore dhe praktikën gjyqësore, për standardet ndërkombëtare dhe etikat profesionale.
Një profilim i këtillë, i ri, do ta bëjë këtë profesion dhe këtë shërbim në përgjithësi, më të nderuar, më të besueshëm, duke e vendosur avokaturën në qendrën e profesionit ligjor, aty ku edhe e ka vendin e vet.
Zëri i Odës si pjesë e rëndësishme e sistemit të drejtësisë do të dëgjohet në të gjitha rastet, prej nxjerrjes së ligjeve deri te emërimet e gjyqtarëve. Avokatët, me dijen dhe përvojën e vet profesionale, do të ndikojnë në ngritjen e kualitetit të praktikës gjyqësore. Duke e krijuar një zë të fuqishëm, avokatura do ta gjejë vendin e vet në institucionet e zbatimit të ligjit. Kjo do ta imponojë Odën e avokatëve si institucion të rëndësishëm të profe-sionit ligjor. Sepse, sot kur në Kosovë po vihen themelet e një sistemi të ri legjislativ,avokatura nuk pranon të jetë e përjashtuar nga kontributi dhe pjesëmarrja në projekti-min, hartimin dhe ndryshimin e ligjeve të Kosovës.
Avokatura është e përgatitur dhe ka potencial që me dijen dhe përvojën profesionale, të merr pjesë ak-tivisht në krijimin e sistemit legjislativ të Kosovës. Kush do të dijë më mire dhe do të mund më shumë se avoka-tët të angazhohet për rolin e mbrojtësit, trajtimin, poz-itën dhe të drejtat ligjore të palëve në procedurat para gjykatave dhe organeve të tjera shtetërore. Para këtij angazhimi nuk do të mund të rezistojë asnjë autoritet i cili ka për synim që në themelet e sistemit juridik të ven-dosë parimet e barazisë, drejtësisë dhe drejtshmërisë. Për më tepër, avokatura do të jetë e gatshme edhe për hapa më të avancuar, siç janë: përgatitja e komenteve të legjislacionit dhe të praktikës gjyqësore. Roli i avokatëve në përmirësimin e administrimit të drejtësisë,përparimin e sistemit të drejtësisë dhe përmirësimin e vazh-
21K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
dueshëm të ligjit çdo kund të botën demokratike është i pazëvendësueshëm dhe i veçantë, prandaj nuk ka arsye që mos të jetë i këtillë edhe në Kosovë.
Sot, kur sfidohet krijimi i të ardhmes kontributi i avokaturës është më i nevojshëm se kurrë. Dhe të gjithë e kemi të qartë se vendosja e sundimit të ligjit, sot, qytetarët e Kosovës do ti shpjerë kah e ardhmja vet e sigurt. Ne ko-hen qe po leme pas, Profesioni ligjor shënon promovimin e vet me te madh ne historinë juridike te Kosovës. Kushtetu-ta e Kosovës, e cila ka hyre ne fuqi me 15 qershor 2008, e përcakton avokaturën ne kategori kushtetuese (neni 111) duke e konfirmuar me atë rast pavarësinë e saj.
Kushtetuta njëherit përcakton se nga trembëdhjetë anëtarë sa i ka Këshilli Gjyqësor i Kosovës njeri prej tyre është anëtar i Odës së Avokatëve të Kosovës (neni 108).
Mbi këtë baze Ligji Mbi Avokatinë rregullon vep-rimtarinë dhe organizimin e avokatisë, duke përcaktuar Avokatinë në profesion te lirë dhe te pavarur (neni 1 pika 1). Ligji përcakton se OAK :rregullon dhe organizon pro-fesionin ligjor ne Kosove.
Ligji promovon Pavarësinë mbi tri principet bazike: vetë rregullimit, vetë organizmit,
vetë disiplinimit duke garantuar ushtrimin e pa-varur të profesionit të avokatit si profesion i lirë dhe ofrimit të ndihmës juridike në mënyrë të pavarur.
Për here te pare ne historinë juridike te këtij profe-sioni Ne po rregullojmë sfera te veçanta te organizimit, si:
-Procedurën disiplinore,-Sistemin e licencimit përmes Programit te af-
tësimit përgatitor ,-Aktivitetet e shoqërive të avokateve,-Licencimin e avokateve te huaj për ushtrimin e pro-
fesionit ne Kosove,-Arsimimin e Detyrueshëm Ligjor.
22 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
Dhe, prej këtej, me një vistër te tere institucio-nesh juridike përmbyllet rregullimi i profesionit ligjor ne Kosove. Kështu, ne duke ndërtuar ketë segment te rëndësishëm te drejtësisë japim kontributin tone ne ndërtimin e jetës institucionale ne Kosovës.
Ne këtë përvjetor te rëndësishëm Ne shënojmë edhe promovimin ndërkombëtar te profesionit.
Sipas drejtorit ekzekutiv te International Bar As-sociation - IBA, Mark Ellis, ne mbledhjen e fundit te saj te mbajtur ne Paris me 23 maj 2009 pas një procesi te gjate ku janë përfshirë Komiteti i Kredencialeve dhe Bordi Menaxhues IBA, me vota gati unanime (kushti për regjistrim është te paktën 2/3 e votave te Këshillit të IBA), OAK është regjistruar si anëtar me te drejta të plota.
IBA e themeluar ne vitin 1947 është organizata me e madhe ne bote e asociacioneve te
avokateve, shoqata ligjore dhe individëve qe prak-tikojnë ligjin ne mbare boten me anëtarësi prej 30,000 juristeve individuale dhe me shume se 195 odave dhe shoqatave te avokateve. Kështu, OAK do të ketë mundë-si të japë komente dhe te votoje për çështjet te cilat janë ne interes te profesionit ligjor, për te cilat IBA po zhvillon pikëpamje qe do te reflektojnë ne profesion në të gjithë boten. Oda do te zhvilloje ndërlidhjen me rreth 200 organizata ne tere boten. Duke qene pjese e orga-nizatës me prestigjioze te avokatisë, OAK do të përfitojë ndihmën e IBA për avokatet dhe strukturat e drejtësisë së Kosovës si dhe do të ndihmohet në rrugën e krijimit të një tradite me të fuqishme ligjore.
OAK në fillim të vitit 2003, ka themeluar Komi tetin për Etike dhe Disiplinë, me qëllimin e reformimit të Kodit të Etikës dhe Disiplinës së avokatëve dhe Sistemi Disiplinor në tërësi.
Komisioni Disiplinor Hetimor eshte organ i zyres disiplinore qe shqyrton dhe heton kërkesat-ankesat e paraqitura kundër avokatëve dhe praktikantëve në avokaturë, anëtarë të OAK, lidhur me shkeljet e etikes profesionale.
Komisioni Disiplinor i Shqyrtimit është organ disiplinor i shqyrtimit te fakteve dhe vendos për përgjegjësinë lidhur me shkeljen e detyrave dhe të etikes nga avokatët dhe avokatët praktikant, të përcaktuara me Ligjin për Avokatinë, Statutin e Odës dhe Kodin e Etikës Profesionale.
Komisioni, në cilësinë e organit të shkallës së dytë, vendos lidhur me ankesat që parashtrohen kundër vendimeve të Bordit drejtues,si dhe ankesat disiplinore.
Adresa: Rr. Martirët e Kombit nr. 23 Mobil: +37744/146-673E-mail: [email protected]
33K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
Komisioni për AVLO do t’i ketë atë numër të anëtarëve që do ta përcaktojë Bordi Ekzekutiv i OAK-së. Një numër i anëtarëve nuk do të jenë anëtarë të OAK-së dhe një anëtarë së paku do të emërohet nga Komisioni për ndihmë juridike Emëri-met do të kenë mandat tre vjeçar dhe asnjë anëtarë nuk mund të shërbej më shumë se dy mandate tre vjeçare dhe secili anëtar do të shërbejë deri në emërimin dhe kualifikimin e pasuesit. Komisioni do të ketë autorizime mbikëqyrëse për administrimin e këtyre rregullave, aprovimin e kurseve dhe pro-grameve të cilat i plotësojnë kriteret arsimore të këtyre rregullave.
Programi ka për qëllim zgjerimin e njohurive profesionale, zhvillimin e shkathtësive praktike dhe forcimin e etikës profesionale. Në themelet e këtij Projekti është synimi për përmirësimin e vazh-dueshëm të shërbimeve ligjore.
Detyre e Komisionit eshte testimi dhe vlersimi i te gjitha kandidateve per Testin hyres per avokat te cilet apolikojn per regjistrim ne regjistrin e avokateve te OAK dhe nuk kan 3 vite pervoj pune si avokat, gjyqtare apo prokuror.
Misioni i Komitetit per praktikant eshte qe te ngrise vleren e profesionit te avokatit permes af-tësimit te juristeve te rinj dhe përgatitjen e tyre per ushtrimin e pavarur te profesionit. Komiteti organi-zon mentorimin e ngritjes profesionale te praktikanteve te avokatise gjate periudhes se përfundimit te stazhit te praktikes dhe përgatitjen e tyre per hyrje ne Profimin e jurisprudences.
Misioni i Komsionit edhe monitorimi i nivelit te pjesëmarrjes se femrave dhe minoriteteve ne OAK si dhe gjetja e formave dhe mundësive të përkrahjes dhe lehtësimit te hyrjes në profesion te avokateve nga kategoria e femrave dhe minoriteteve.
Adresa: Rr. I. Rexha p.n. Mobil: +37744/156-663 E-mail: [email protected]
Komiteti për praktikat e palicencuara ka mis-ion krijimin e infrastrukturës ligjore për pengimin e praktikave të palicencuara; aktivitetet e OAK-së; përmirësimit të kualitetit të shërbimit profesional.
Komiteti për Themelimin e Praktikave ka për mision promovimin e profesionit dhe hyrje në profe-sion dhe atë: Aktivitete të promovimit të profesionit; aktivitete për hyrje në profesione në veçanti krijimin e lehtësimeve për hyrje në profesion të grave, minoriteteve dhe juristëve nga regjionet rurale.
39K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
Grupi për Koordinim me KNJ
Komiteti ka per detyre/mision: ngritja e me-kanizmave dhe instrumenteve qe garantojnë shër-bime cilësore te mbrojtjes ligjore duke përfshirë caktimin ex-officio te avokateve për drejtësinë për te mitur, organizimin e programeve te trajnimit te avokateve për drejtësinë për te mitur ne veçanti me referenca te standardeve ndërkombëtare, vendosja e specializimeve te avokateve për drejtësinë për te mitur, përgatitjen e udhëzimeve për realizimin e mbrojtjes se përshtatshme te çështjes për te mitur dhe dënimit te tyre, koordinimin ndërinstitucional midis OAK-se dhe institucioneve te përfshira ne sistemin e drejtësisë për te mitur, përgatitja e një plani veprimi me objektivat e veprimit lidhur me drejtësinë për te mitur.
AVL është program për avokatë që aplikohet në shumë vende ( SHBA-të dhe disa vende Evropi-ane). Qëllimi i këtij programi është zgjerimi i njo-hurive profesionale, zhvillimi i shkathtësive praktike dhe diskutimi mbi zbatimin e rregullave të etikës. Këtë program, të parin e këtij lloji në Kosovë, OAK ka filluar në prill 2004 me organizimin e një seri kursesh intensive për legjislacionin e ri penal (KPPPK dhe KPPK), te cilët atëherë filluan aplikimin praktik. Me këtë OAK për herë të parë në historikun e vet 35 vjeçar po e merr përgjegjësinë për nivelin e kom-petencës profesionale dhe të shkathtësive praktike të anëtarëve të vet, duke siguruar se çdo anëtarë i saj plotëson nivelin minimal të kompetencës.
Qëllimi i realizimit të këtij projekti është që në mënyrë të organizuar të mbulohet një zbrazëtirë ekzistuese në sistemin juridik ekzistues, lidhur me ofrimin e Ndihmës Juridike Falas edhe në lëmin Civile dhe Administrative dhe kështu, tu mundëso-het qytetarëve në gjendje të veçantë ekonomike, të përfitojnë nga shërbimet profesionale të avokatëve në kontestet civile pranë gjykatave dhe në çështjet administrative pranë organeve të administratës në Kosovë.
Klubi i Doajeneve
Avni Gjakova, kryetarAvokat në Prishtinë
Adresa: Rr. L. Haredinaj 17/1Mobil: +37744/137-428
E-mail:
42 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
ODA E AVOKATËVE TË KOSOVËSKOSOVA CHAMBER OF ADVOCATES
ADVOKATSKA KOMORA KOSOVA
ORGANET DHE KOMITETET
- Komisione, Komitete, BD, Grupe punuese.........28 - Numri i përgjithshëm i anëtarëve......................235
ORGANET ANËTARËT
Bordit Drejtues (BD)
1. Musa Dragusha, Kryetar, Prishtinë2. Nushe Kuka Mekaj, zv/kryetare,
Pejë3. Selim Idrizi, Kaqanik 4. Abdylaziz Sadiku, Gjilan 5. Bahrie Besimi, Prizren 6. Safet Voca, Mitrovicë 7. Teki Bokshi, Gjakovë8. Zenel Mekaj, Pejë9. Ibrahim Dobruna, Prishtinë 10. Ramë Gashi, Prishtinë
1. Avni Gjakova, Prishtinë2. Musa Dragusha, Prishtinë3. Teki Bokshi4. Abdylaziz Sadiku5. Ilaz Ramajli6. Adem Vokshi7. Hazer Susuri8. Destan Rukiqi9. Nebojsha Boricic10. Ibrahim Dobruna, Prishtinë11. Haki Demolli, Prof. i Fakultetit Juridik të UP-së
Vërejte: Të gjithë anëtarët të cilat janë të hijezuar me ngjyrë të kuqe, kanë qenë anëtar të këtyre Komiteteve dhe Komis-ioneve, por tanimë nuk janë anëtar për shkaqe të ndryshme.
50 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
Evenimentet vjetore të OAK-së
Komisioni për çmimin “Bajram Kelmendi”Oda e Avokatëve të Kosovës, me qëllim të
shprehjes së nderit për kontributin e pakursyer për avancimin e avokaturës se pavarur në Kosovë si dhe angazhimet në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të njeriut, ka vendosur Shpërblimin “Bajram Kelmendi”, i cili për çdo vit akademik do tu ndahet studenteve të drejtësisë e që do të shërbejë edhe si ndihmë për studime dhe hyrje në karriere.
Shpërblimi vjetor “Esse Vjetore” për stu-dentet e drejtësisë
Bordi Drejtues i OAK me propozimin e Komitetit për nxitjen e pjesëmarrjes së femrave dhe minoriteteve në OAK, ka themeluar shpërblimin vjetor Esse-ja ma e mirë për stundentet e Fakultetit Juridike tw UP-së. Tema për esse përzgjidhen nga ana e komitetit me fu-kus të venqant në problematiken e femrave dhe mi-noriteve në sistemin juridike në Kosovës.
Tri vende të para shpërblehen me vlerë mone-tare, kurse eseja më e mirë publikohet në buletinin avokatura.
Manifestimi i 10 qershorit “Dita e Avokatisë”Oda e Avokatëve të Kosovës (OAK), me rastin e
funksionimit të saj, shënon për çdo vit më 10 qershor mbahet manifestimi “Dita e Avokatisë”. Manifestimi “Dita e Avokatisë” përcjellet me ngjarje të veçanta, të cilat lidhen kryesisht me të arriturat e rezultatëve dhe angazhimeve profesionale gjatë këtyre vitëve të punës së OAK-së.
Pjesa fillon me ceremoni festive me pjesëmarrje të avokatëve, praktikantëve dhe personalitetet e larta të shtetit.
51K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
Në pjesën e dytë, paraqet zhvillimin e progra-mit ”Vetedijesimi Ligjor i Komunitetit - njohja me si-stemin e drejtësisë” dhe ofrimi i ndihmës juridike falas për qytetarë nga ana e avokatëve dhe praktikantëve të avokatisë.
Ndërsa, duke shprehur ndjenjën e solidaritetit të këtij profesionit dhe të manifestimit të “Ditës së Avokatisë”, bëhet dhurimi vullnetar i gjakut – shër-bim në dobi të komunitetit në bashkëpunim me Qen-drën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut.
Aktivitetet e Odës së Avokatëve të Kosovës (OAK), përfshihen edhe shpërndarja e broshurave nga grupet e praktikanteve të avokatisë, të cilët i kanë informuar qytetarët më gjerësisht për rolin e Odës.
52 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
Paraqitja grafike e avokateve në OAK
53K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
54 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
55K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
56 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
57K O S O V A C H A M B E R O F A D V O C A T E S
58 O D A E A V O K A T Ë V E T Ë K O S O V Ë S
Shoqëritë e avokatëve në Odën e Avokatëve të Kosovës (OAK)