Top Banner
TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT. Në kuadër të transparencës në marrëdhëniet me publikun si edhe të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, organizoi në ambientet e Premium Beach Hotel-Golem me datën 19 Shkurt 2018, Tryezën e Rrumbullakët me temë: “TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT”. News letter Buletin informativ i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë Nr. 2, Shkurt 2018 KËTË NUMËR TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT. * * * ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE PËR VITIN 2017. * * * TREGUESIT KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO -JETË. SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISË Rr. "Ibrahim Rugova", Pall 21/4, Kati i dytë Tiranë Email: [email protected] www. shoqatasiguruesve.al Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria, i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në tregun e sigurimeve dhe parashtroi disa nga sfidat me të cilat po përballet ky treg aktualisht dhe në të ardhmen. Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve, nëpërmjet prezantimeve të tyre, paraqitën në mënyrë të përmbledhur informacione bazë për produktet kryesore të këtij tregu. Sigurimi i pronës dhe nevoja e zgjerimit të këtij tregu, si pjesa kryesore e sigurimit vullnetar, ishin çeshtjet e trajtuara nga z.Plarent Hamzaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Albsig Sh.A. Sigurimi i pronës vazhdon të jetë në nivele jashtëzakonisht të ulëta dhe në pjesën më të madhe të tij ai është i lidhur me proçesin e kredimarrjes nëpër banka. Z.Abdyl Sarja, Drejtor i Departamentit Juridik dhe Përputhshmërisë i Sigal Uniqa Group Austria u ndal tek problematikat që hasen sot lidhur me Sigurimin e Përgjegjësive. Pavarësisht se ekziston kuadri ligjor për këto lloj sigurimesh, përmbushja në praktikë e kërkesave dhe detyrimeve lë mjaft për të dëshiruar si pasojë e indiferencës së organeve shtetërore përgjegjëse për zbatimin e tyre. Pjesëmarrësit në diskutim theksuan domosdoshmërinë e koordinimit më të mirë të veprimeve të shoqërive të sigurimit me organizmat përkatës shtetërore. Promovojmë praktikat dhe standartet më të larta në fushën e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të konsumatorëve. Promovojmë praktikat dhe standartet më të larta në fushën e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të konsumatorëve. Në prezantimin e saj, zj.Dorinela Ndrejaj, Drejtore Marketingu në Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, u ndal tek disa aspekte në lidhje me Sigurimin e Shëndetit. Ndonëse kjo pjesë e tregut ka shënuar rritje vitet e fundit, megjithatë mbetet shumë për t’u bërë pasi një pjesë mjaft e vogël e popullsisë është e përfshirë në skemat vullnetare të sigurimit të shëndetit.
2

Nr. 2, Shkurt 2018 Newsletter - shoqatasiguruesve.alshoqatasiguruesve.al/wp-content/uploads/2018/03/Newsletter-Shkurt-2018.pdf · TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT. Në

Sep 13, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Nr. 2, Shkurt 2018 Newsletter - shoqatasiguruesve.alshoqatasiguruesve.al/wp-content/uploads/2018/03/Newsletter-Shkurt-2018.pdf · TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT. Në

TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT.Në kuadër të transparencës në marrëdhëniet me publikun si edhe të mbrojtjes së interesave të konsumatorëve, Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, organizoi në ambientet e Premium Beach Hotel-Golem me datën 19 Shkurt 2018, Tryezën e Rrumbullakët me temë: “TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT”.

NewsletterBuletin informativ i Shoqatës së Siguruesve të Shqipërisë

Nr. 2, Shkurt 2018

NË KËTË NUMËR

TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT.

* * *ZHVILLIMET KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE PËR VITIN 2017.

* * *TREGUESIT KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE JO -JETË.

SHOQATA E SIGURUESVE TË SHQIPËRISËRr. "Ibrahim Rugova", Pall 21/4, Kati i dytë TiranëEmail: [email protected]. shoqatasiguruesve.al

Z. Avni Ponari, Drejtor i Përgjithshëm i Sigal Uniqa Group Austria, i njohu të pranishmit me zhvillimet më të fundit në tregun e sigurimeve dhe parashtroi disa nga sfidat me të cilat po përballet ky treg aktualisht dhe në të ardhmen.Përfaqësuesit e tregut të sigurimeve, nëpërmjet prezantimeve të tyre, paraqitën në mënyrë të përmbledhur informacione bazë për produktet kryesore të këtij tregu.

Sigurimi i pronës dhe nevoja e zgjerimit të këtij tregu, si pjesa kryesore e sigurimit vullnetar, ishin çeshtjet e trajtuara nga z.Plarent Hamzaj, Zv.Drejtor i Përgjithshëm i Albsig Sh.A. Sigurimi i pronës vazhdon të jetë në nivele jashtëzakonisht të ulëta dhe në pjesën më të madhe të tij ai është i lidhur me proçesin e kredimarrjes nëpër banka.

Z.Abdyl Sarja, Drejtor i Departamentit Juridik dhe Përputhshmërisë i Sigal Uniqa Group Austria u ndal tek problematikat që hasen sot lidhur me Sigurimin e Përgjegjësive. Pavarësisht se ekziston kuadri ligjor për këto lloj sigurimesh, përmbushja në praktikë e kërkesave dhe detyrimeve lë mjaft për të dëshiruar si pasojë e indiferencës së organeve shtetërore përgjegjëse për zbatimin e tyre. Pjesëmarrësit në diskutim theksuan domosdoshmërinë e koordinimit më të mirë të veprimeve të shoqërive të sigurimit me organizmat përkatës shtetërore.

Promovojmë praktikat dhe

standartet më të larta në fushën

e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të

konsumatorëve.

Promovojmë praktikat dhe

standartet më të larta në fushën

e sigurimeve, në mbrojtje të interesave të

konsumatorëve.

Në prezantimin e saj, zj.Dorinela Ndrejaj, Drejtore Marketingu në Sigma Interalbanian Vienna Insurance Group, u ndal tek disa aspekte në lidhje me Sigurimin e Shëndetit. Ndonëse kjo pjesë e tregut ka shënuar rritje vitet e fundit, megjithatë mbetet shumë për t’u bërë pasi një pjesë mjaft e vogël e popullsisë është e përfshirë në skemat vullnetare të sigurimit të shëndetit.

Page 2: Nr. 2, Shkurt 2018 Newsletter - shoqatasiguruesve.alshoqatasiguruesve.al/wp-content/uploads/2018/03/Newsletter-Shkurt-2018.pdf · TREGU I SIGURIMEVE BASHKËBISEDON ME MEDIAT. Në

Nr. 2, Shkurt 2018

ANËTARËT E SHOQATËS SË SIGURUESVE TË SHQIPËRISË

Kryetari i SHOQATËS SË SIGURUESVE TË JETËS, TË PENSIONEVE E FONDEVE TË INVESTIMIT, z. Naim Hasa përshëndeti pjesëmarrësit në emër të tregut të sigurimeve të jetës si edhe parashtroi disa alternativa lidhur me zgjerimin e tregut të pensioneve private në Shqipëri.

Dëmet në tregun e sigurimeve vazhdimisht kanë ndezur debate lidhur me afatet dhe shumat e likujduara. Duke përjashtuar disa raste të periudhave të kaluara që lidhen me praktika gjyqësore, vihet re që nga viti në vit vlera e dëmeve të paguara nga tregu i jo-jetës ka ardhur duke u rritur. Z.Ilir Duro, Drejtor i Shitjeve dhe Marketingut i Atlantik Sh.A.paraqiti në mënyrë kronologjike dinamikën në rritje të pagesave për dëmet dhe trajtoi me profesionalizëm disa nga problematikat që vërehen në këtë pjesë të tregut.

Zhvillimet e tregut të sigurimeve gjatë këtyre 25 viteve tranzicion janë paraprirë dhe mbështetur me rishikimin dhe kompletimin e kuadrit përkatës ligjor. Në prezantimin e tij, z.Gedeon Dudushi, Drejtor i Departamentit Juridik ne Insig Sh.A., parashtroi objeksionet e tij në lidhje me boshllëqet që vërehen aktualisht dhe kërkesat për plotësimin e kuadrit legjislativ drejt përmbushjes së standarteve europiane.

Në takim ishin prezent rreth 30 përfaqësues të mediave, të cilët debatuan dhe shkëmbyen opinione lidhur me gjendjen dhe problematikat e tregut të sigurimeve, vlerësuan arritjet si dhe propozuan alternativa për përmirësimin e këtij tregu.

ZHVILLIME KRYESORE TË TREGUT TË SIGURIMEVE PËR VITIN 2017

• Gjate vitit 2017 tregu i sigurimeve kapasur një

rritje prej 5.38%. Volumi i primeve të shkruara bruto është rritur me 826,038 mijë lekë duke arritur shifrën 16,193,678 mijë lekë.

• Numriikontratavearritinë1,261,238dukeshënuarnjë rritje me 11.99% krahasuar me vitin 2016.

• Volumiiprimevetëshkruarabrutonëveprimtarinëe Jo-Jetës kapi shifrën 14,907,715 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 4.21% krahasuar me vitin 2016.

• Numri i kontratavenë sigurimineJo-Jetëskapishifrën 1,087,274 duke shënuar një rritje në masën 7.38% krahasuar me vitin 2016.

• Volumiiprimevetëshkruarabrutonëveprimtarinëe Jetës kapi shifrën 1,204,267 mijë lekë duke shënuar një rritje në masën 23.15% krahasuar me vitin 2016.

• Numri ikontratavenësigurimineJetësarritinë173,917 duke shënuar një rritje në masën 53.08% krahasuar me vitin 2016.

• Gjatëvitit2017,janëpaguargjithsej5,514,171mijëlekë dëme ose 15.80% më shumë se gjatë vitit 2016.

• Numri i dëmeve të paguara në vitin 2017 ështërritur me 12,538 dhe arriti shifrën 43,954 nga të cilat 42,390 dëme janë paguar nga shoqëritë e sigurimit të Jo-Jetës dhe 1,564 nga shoqëritë e sigurimit të Jetës.

Burimi: Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare

TREGUESIT KRYESORE TE TREGUT TE SIGURIMEVE JO-JETE

Viti 2017 ne mije leke

Janar-Dhjetor

2016

Janar-Dhjetor

2017

Ndryshimi ne %

Primet e shkruara bruto

14,305,843 14,907,715 4.21

nga kjo :

Përgjegjësi motorrike ndaj palëve të treta

9,505,643 9,962,578 4.81

MTPL e brendshme

7,372,062 7,808,083 5.91

Kartoni Jeshil

1,510,131 1,576,394 4.39

Kufitare 623,450 578,101 (7.27)

Dëmet e paguara gjithsej

4,062,675 4,525,135 11.38

Numri i kontratave te nenshkruara

1,012,595 1,087,274 7.38

Numri i dëmeve të paguara

30,273 42,390 40.03

Burimi: Autoriteti i Mbikqyrjes Financiare

Shoqata e Siguruesve të Shqipërisë, si përfaqësuese legjitime e shoqërive të sigurimit të jo-jetës, ka programuar të zhvillojë gjatë këtij viti dhe në vazhdim veprimtari të tilla edhe mbi baza rajonale, me synimin për ta shtrirë kulturën e sigurimeve kudo ku jetohet dhe punohet.