UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE NË GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE PUNIM PËR GRADËN “DOKTOR I SHKENCAVE” NË GJUHËSI DISERTANTJA: ROVENA VORA UDHËHEQËS SHKENCOR: PROF. DR. ILO STEFANLLARI
234
Embed
NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË ... - Doktoratura ne UT · 2 universiteti i tiranËs fakulteti i gjuhËve tË huaja departamenti i gjuhËs angleze njËsitË frazeologjike me vlerË
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI I TIRANËS FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE
NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË
FOLJORE NË GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE
PUNIM PËR GRADËN “DOKTOR I SHKENCAVE” NË
GJUHËSI
DISERTANTJA: ROVENA VORA
UDHËHEQËS SHKENCOR: PROF. DR. ILO STEFANLLARI
2
UNIVERSITETI I TIRANËS
FAKULTETI I GJUHËVE TË HUAJA
DEPARTAMENTI I GJUHËS ANGLEZE
NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME VLERË FOLJORE NË
GJUHËN ANGLEZE E SHQIPE
Punim për gradën “Doktor i Shkencave” në Gjuhësi
Disertantja Udhëheqës shkencor
Rovena VORA Prof. Dr. Ilo STEFANLLARI
Tiranë, 2012
3
MIRËNJOHJE
- Së pari, dëshiroj të shpreh mirënjohjen time të thellë për udhëheqësin tim
shkencor, Prof. Dr. Ilo STEFANLLARI, në radhë të parë për sugjerimin e
kësaj teme kaq interesante në fushën e frazeologjisë gjuhësore e cila më ka
dhuruar ndjesi të veçanta gjatë lëvrimit të saj, si dhe për kujdesjen
shkencore, ndihmën e pakursyer që më ka dhënë me përvojën e vet të
çmuar, por edhe për durimin që ka treguar deri në përfundim të këtij
punimi shkencor.
- Dëshiroj të falenderoj, në mënyrë shumë të veçantë, Prof. Dr. Jani
THOMAI, për bashkëpunimin, këshillat dhe sugjerimet me vlerë në drejtim
të tejkalimit të pengesave gjatë punës në fushën e gjerë, shumë të pasur dhe po aq interesante të frazeologjisë gjuhësore.
- Një falenderim i veçantë i shkon gjithashtu familjarëve, miqve dhe
kolegëve të mi që nuk ngurruan në asnjë çast të më jepnin mbështetjen,
dashamirësinë dhe inkurajimin e tyre gjatë kësaj nisme të gjatë e të
vështirë deri në realizimin e plotë të saj.
4
PASQYRA E LËNDËS
HYRJE
I. Qëllimi i punimit dhe arsyeja e përzgjedhjes së temës ............................................8
II. Zbatueshmëria e punimit në procesin e mësimdhënies e më gjerë .........................9
III. Metodologjia e kërkimit dhe literatura bazë shkencore ........................................10
IV. Hipotezat e punës dhe korpusi gjuhësor ................................................................11
V. Struktura e punimit ................................................................................................12
KREU I PARË. HYRJE NË FRAZEOLOGJINË GJUHËSORE
1. Rreth konceptit për frazeologjinë gjuhësore ..........................................................14
2. Thelbi semantik e funksional i njësive frazeologjike ............................................25
3. Njësia frazeologjike dhe njësitë e afërta me të ......................................................35
3.1. Njësia frazeologjike dhe fjala .........................................................................35
3.2. Njësia frazeologjike dhe togfjalëshi................................................................39
3.3. Njësia frazeologjike dhe lokucioni gramatikor ...............................................42
3.5. Njësia frazeologjike dhe proverbat .................................................................44
4. Identiteti i njësive frazeologjike ............................................................................46
KREU I KATËRT. KLASIFIKIM KRAHASUES I NJËSIVE FRAZEOLOGJIKE
ME VLERË FOLJORE
1. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas strukturës formale .....................139
1.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë togfjalëshi .....................................139
1.1.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë dygjymtyrëshe ......................139
1.1.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë trigjymtyrëshe .......................142
1.1.3. Njësi frazeologjike foljore me më shumë se tri gjymtyrë ....................144
1.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë fjalie...............................................145
2. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas marrëdhënieve sintaksore të gjymtyrëve ...........................................................................................................148
2.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë bashkërenditëse .............................148
2.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë nënrenditëse ...................................149
3. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas veçorive leksiko-gramatikore të
3.2.3. Njësi frazeologjike të tipit folje jokalimtare + ndajfolje .....................163
3.3. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje vetvetore/pësore ...............164
3.3.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje vetvetore/pësore + emër ........164
3.3.2. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje vetvetore/pësore + ndajfolje..167
4. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas shkallës së motivimit ...............167
4.1. Njësi frazeologjike foljore të pamotivueshme ..............................................167
4.2. Njësi frazeologjike foljore të motivueshme ..................................................171
5. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas funksioneve ligjërimore ..........175
5.1. Njësi frazeologjike foljore të ligjërimit bisedor ............................................175
5.2. Njësi frazeologjike foljore të ligjërimit libror ...............................................180
6. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas ngjyrimit emocional ................182
6.1. Njësi frazeologjike foljore me ngjyrim emocional pozitiv ...........................182
6.2. Njësi frazeologjike foljore me ngjyrim emocional negativ ..........................185
7. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas burimit .....................................188
7.1. Njësi frazeologjike foljore të kalkuara ..........................................................188
7.1.1. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje biblike...................................188
7.1.2. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje nga mitologjia ......................188
7.1.3. Njësi frazeologjike foljore me prejardhje nga historia, gjeografia etj. ...189
7.1.4. Njësi frazeologjike foljore me burim nga letërsia ..................................189
7.1.5. Njësi frazeologjike foljore me burim nga shkenca .................................190
7.2. Njësi frazeologjike foljore të pakalkuara ......................................................190
7.2.1. Njësi frazeologjike foljore me burim nga ngjarje historike ...................190
7.2.2. Njësi frazeologjike foljore me burim nga anekdotat ..............................191
7.2.3. Njësi frazeologjike foljore me burim nga folklori .................................192
7.2.4. Njësi frazeologjike foljore me burim nga letërsia .................................192
7.2.5. Njësi frazeologjike foljore me burim nga sfera fetare ............................193
8. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas tematikës së gjymtyrëve ..........194
8.1. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që emërtojnë pjesë të trupit ..........194
8.2. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me botën shtazore .........204
8.3. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me botën bimore ...........207
8.4. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me jetën e përditshme ...208 8.5. Njësi frazeologjike foljore me gjymtyrë që lidhen me detin ........................210
9. Tipa kalimtarë dhe dinamika e lëvizjeve tipologjike ...........................................211
V. PËRFUNDIME ......................................................................................................217
VI. BIBLIOGRAFIA .................................................................................................224
VII. SHTOJCA ...........................................................................................................233
7
8
HYRJE
I. Qëllimi i punimit dhe arsyeja e përzgjedhjes së temës
Përqasjet e njësive frazeologjike me vlerë foljore në anglishte dhe në shqipe
synojnë të zbulojnë tiparet e përbashkëta dhe veçoritë kombëtare të këtyre
gjuhëve jo vetëm në drejtimin teorik por edhe në lidhje me praktikën e përkthimit
dhe të mësimit të gjuhës amtare e të huaj. Siç vërehet në praktikë, këto njësi
gjuhësore zënë një vend të rëndësishëm në tekste duke krijuar nevojën për një
studim të thelluar në drejtim të formës dhe të përmbajtjes së tyre. Ndërthurja e
këtyre dy elementeve realizohet në skema të figurshme të cilat paraqesin koncepte
të ngulitura në kulturë dhe njëkohësisht të lidhura me njësi të veçanta leksikore.
Ato karakterizohen nga një koncept themelor siç është lidhja ndërmjet
përmbajtjes dhe kontekstit, dhe një realizim mjaft i veçantë leksikor që ka
gjithashtu vlerësim të theksuar konotativ. Aspekti „formë‟ ndryshon edhe kur ai
është i saktë por mbetet i lidhur me konceptin themelor që mbart forcën shprehëse
dhe motivuese tek njësitë frazeologjike.
Në këtë studim synojmë të ndalemi në çështje që kanë të bëjnë me
funksionimin e leksemave ekuivalente të të dy gjuhëve në nivelin frazeologjik. Kjo
pikënisje teorike paraqet interes në plan përqasës, pasi shprehësia e brendshme e
njësive frazeologjike dhe asocimet e qëndrueshme semantike që marrin pjesë në
formimin e tyre japin material të vlefshëm për kulturën dhe psikologjinë
kombëtare. Përdorimi i njësive frazeologjike është shumë i rëndësishëm për
bashkëveprimin shoqëror duke treguar identitet herë të veçantë dhe herë në një
grup të caktuar. Kështu, duke njohur shprehjet e duhura për t‟i përdorur në një
situatë të caktuar është e rëndësishme për ta cilësuar individin pjesë përbërëse të
një komuniteti të caktuar.
Njësitë frazeologjike nuk janë thjesht ornamente gjuhësore, me qëllim veshjen
e stilit gjuhësor të individit, por janë një pjesë e rëndësishme e gjuhës që bëjnë të
mundur bashkëveprimin shoqëror, rritin koherencën e tekstit, dhe, diçka tjetër që
është shumë e rëndësishme, reflektojnë modelet kryesore të mendimit njerëzor.
Ato nuk janë thjesht togje të qëndrueshme fjalësh. Në shumë raste, njësitë
frazeologjike janë të zbërthyeshme në shkallë të ndryshme dhe janë të lidhura me
struktura konceptuale metaforike dhe metonimike. Si rrjedhim, në procesin e të
kuptuarit dhe të përdorimit të tyre duhen marrë parasysh dy aspekte, ai konjitiv
dhe gjuhësor. I pari ka të bëjë me përbërjen semantike të njësisë frazeologjike,
duke qenë se njësitë të cilat shprehin veprime konkrete janë më pak të vështira për
t‟u kuptuar sesa ato njësi që shprehin emocione apo gjendje mendore. Aspekti
gjuhësor mund të përfshijë nga njëra anë elementet morfosintaksore dhe nga ana
tjetër ato semantike.
Mund të vërejmë një ndikim të dyanshëm njësi frazeologjike – gjuhë. Si një
pjesë e pandarë e gjuhës, njësitë frazeologjike zënë një vend të veçantë në të. Kjo
duket qartë në mënyrën e formimit dhe të zhvillimit të njësive frazeologjike sipas
rregullave gramatikore, sintaksore dhe morfologjike. Ndonëse shpeshherë ato i
shmangen këtyre rregullave, njësitë frazeologjike shfrytëzojnë mundësitë që i
lejon sistemi gjuhësor në lidhje me proceset e zhvillimeve që ndodhin brenda
9
strukturës së njësisë frazeologjike. Nga ana tjetër, ndikimi i njësive frazeologjike
në gjuhë vjen nga mundësitë e shumta dhe tiparet e spikatura të tyre që lejojnë
përdorimin e njësive frazeologjike në tekste të ndryshme duke qenë një mjet i
pashtershëm i pasurimit të gjuhës.
Rëndësia e përqasjes së njësive frazeologjike me vlerë foljore në anglishte dhe
shqipe lidhet gjithashtu me vështirësitë që shpesh hasen në procesin e të mësuarit
dhe të të përkthyerit të këtyre njësive të veçanta gjuhësore. Gjatë procesit të të
mësuarit të një gjuhe si amtare ashtu edhe të huaj, përvetësimi i gjuhës së
figurshme mbetet një sfidë për çdokënd. Arritja e qëllimit realizohet në nivelin kur
të mësuarit karakterizohet nga aftësia për të reflektuar mbi kuptimin e një
shprehjeje të figurshme si dhe mbi lidhjen ndërmjet formës dhe kuptimit. Gjuha
duhet të analizohet në mënyrë që të kuptojmë lidhjen midis synimeve komunikuese
dhe vetë mënyrës të të shprehurit. Përkthyesi apo interpreti mund të rindërtojë
kuptimin me anë të referencave kuptimore në lidhje me pjesët e një njësie
frazeologjike duke iu referuar njohurive që ka për të. Gjithashtu, strategjitë për të
interpretuar kuptimin e figurshëm të një njësie si dhe proceset referenciale mund
të përdoren me ose pa ndihmën e kontekstit.
Në të dyja proceset e përmendura, si në atë mësimor dhe atë përkthimor,
zhvillimi i aftësive për të kuptuarit e njësive të figurshme gjuhësore, siç janë
njësitë frazeologjike, shkon paralelisht me kalimin nga një aftësi e kufizuar
gjuhësore e të shprehurit në të cilën gjuha është konkrete, e karakterizuar nga
realizimi formal, në një aftësi të plotë gjuhësore në të cilën përdorimi gjuhësor
mbështetet në aftësi të tjera përtej atyre gjuhësore. Në të vërtetë, të kuptuarit e
njësive frazeologjike, megjithëse mund të duket një fenomen i parëndësishëm në
zhvillimin gjuhësor, është plotësisht pjesë e atij zhvillimi. Ndonëse figurat letrare,
të cilat janë pjesë e rëndësishme në procesin e të kuptuarit të njësive
frazeologjike, mund të përvetësohen në një nivel të hershëm të të mësuarit të
gjuhës, duke qenë se ka një lidhje të qartë ndërmjet shprehjes dhe synimit të
ligjëruesve, përvetësimi i njësive frazeologjike vjen në një fazë të mëvonshme, gjë
që tregon natyrën komplekse të këtyre njësive.
Duke u nisur nga këto të dhëna të rëndësishme mbi natyrën e njësive
frazeologjike që janë fryt i përvojës jo vetëm në procesin e mësimdhënies dhe të
përkthimit por edhe të të studiuarit të tyre nga ana teorike, ne ndërmorëm këtë
studim për t‟i trajtuar njësitë frazeologjike, veçanërisht ato foljore si grupi më i
larmishëm brenda frazeologjisë gjuhësore, jo vetëm nga ana formale por edhe
nga ajo semantike, si dy elemente që luajnë rol të rëndësishëm si në të kuptuarit e
tyre ashtu edhe të përdorimit të tyre në ligjërim. Ky punim vjen, ndër të tjera, si
vazhdë e kërkimeve që kemi bërë në nivel masteri në gjuhësi në të njëjtën fushë,
atë të frazeologjisë gjuhësore.
II. Zbatueshmëria e punimit në procesin e mësimdhënies e më gjerë
Ky studim mëton të radhitet si një punim shkencor duke propozuar një model
përshkrues teorik ndërgjuhësor brenda fushës së frazeologjisë, si një disiplinë e
përfshirë brenda lëmit të gjuhësisë, pavarësisht nga gjuhët e huaja me të cilat
gjuha shqipe hyn në studim përqasës.
10
Ky mëtim është pjesë e punës hulumtuese të synuar, me qëllime studimore por
edhe aplikative në procesin e mësimdhënies së gjuhës amtare e të huaj por pa
harruar këtu edhe praktikën e përkthimit në një kohë kur komunikimi
ndërgjuhësor është në majat e tij.
III. Metodologjia e kërkimit dhe literatura bazë shkencore
Ky studim mbështetet në një analizë përshkrimore dhe përqasëse
ndërgjuhësore për të nxjerrë në pah ngjashmëritë dhe dallimet e njësive
frazeologjike me vlerë foljore në gjuhën angleze e shqipe. Në këtë studim njësitë
frazeologjike foljore vijnë si njësi të ndërmjetme midis fjalës dhe togfjalëshit. Ato
janë objekt i frazeologjisë, si fushë studimi brenda shkencës së leksikologjisë, e
cila i studion ato nga ana formale dhe semantike.
Në të njëjtën kohë, me studimin e frazeologjisë vihet re ndërdisiplinariteti në
trajtimin e saj ku ndërthuren çështje që u përkasin fonetikës, morfologjisë e
sintaksës, stilistikës, sociolinguistikës dhe historisë së gjuhës. Natyrisht, jo të
gjitha disiplinat tregojnë të njëjtën masë vëmendjeje ndaj një çështjeje të dhënë
frazeologjike por kontributi i secilës sjell fakte të reja lidhur me analizat
gjuhësore e jashtëgjuhësore. Sigurisht që me anë të këtij studimi synojmë të
tregojmë që ndërdisiplinariteti nuk është çorientues në fund të fundit. Në të
kundërt, studiuesit pavarësisht fushave të ndryshme që u përkasin apo teorive që
përfaqësojnë shpeshherë u referohen njëri tjetrit gjatë analizave apo modeleve
gjuhësore që sjellin.
Natyra e parregullt e njësive frazeologjike që reflekton transformimet formale
dhe semantike që ato kanë pësuar me kalimin e kohës e detyron studiuesin të
ndërmarrë jo vetëm një studim sinkronik të tyre por edhe diakronik, të shtrirë në
kohë. Fakti që frazeologjia duhet të merret me gjithçka duke filluar që nga
semantika e deri tek fonetika e bën atë një fushë sa të vështirë aq edhe tërheqëse e
të pasur.
Literatura shkencore në të cilën jemi mbështetur për trajtimin e çështjeve
teorike që kanë të bëjnë me frazeologjinë gjuhësore është shumë e gjerë, duke
përfshirë autorë shqiptarë e të huaj. E gjithë kjo qasje si dhe konceptet bazë
teorike janë trajtuar në dritën e dy teorive dominuese sot në fushën e
frazeologjisë, të cilat janë: teoria tradicionale dhe teoria konjitive. Megjithëse në
këtë punim nuk do të merremi me secilën prej tyre në veçanti, do të qartësojmë
lidhjen dhe ndarjen e tyre lidhur me shumë elemente që do të jenë pjesë e këtij
studimi përqasës. Referencat nisin me studime të hershme por me vlerë në këtë
fushë, duke filluar me studiues si Thomai, i cili ka nisur lëvrimin e shumë
çështjeve dhe problemeve që lidhen me fushën e frazeologjisë që në vitet ‟60 të
shekullit të kaluar. Këtu mund të veçojmë “Probleme të frazeologjisë së gjuhës
shqipe” si dhe “Probleme të strukturës formale dhe të klasifikimit të
frazeologjizmave të gjuhës shqipe” (1964), studime të cilat vijnë në një formë më
të zgjeruar e të plotë në “Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe” (1981) dhe
kurorëzohen me “Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe” (1999).
11
Natyrisht, me kujdes është vepruar edhe në drejtim të mbledhjes së literaturës
së huaj shkencore në fushën e frazeologjisë. Nuk mungojnë vëllimet më të
shquara me artikuj bashkëkohorë që vijnë të përpunuara nga Christina Cacciari
dhe Patrizia Tabossi “Idioms: Processing, Structure and Interpretation” (1991)
ku vëmendje e veçantë i kushtohet çështjeve që kanë të bëjnë me anën semantike
të frazeologjisë gjuhësore, strukturës si dhe të kuptuarit të saj gjatë procesit të
mësimdhënies së gjuhës së huaj. Një vëllim tjetër, po aq i rëndësishëm dhe
bashkëkohor, i cili është shfrytëzuar gjerësisht në punimin tonë është edhe
“Idioms: Structural and Psychological Perspectives” (1995) sjellë dhe përpunuar
nga Martin Evereaert, Eric-Jan Van Der Linden, André Schenk dhe Rob
Schreuder, që krahas anës gjuhësore të trajtimit të frazeologjisë sjell edhe një
trajtim psikolinguistik të bazuar në modele dhe eksperimente të ndryshme në këtë
fushë.
IV. Hipoteza e punës dhe korpusi gjuhësor
Shkenca gjuhësore krahasuese (si pjesë e shkencës gjuhësore të përgjithshme)
është një shkencë shpjeguese. Ajo i shtron vetes detyrën të shpjegojë faktin real që
gjuhët ndryshojnë dhe se gjuhë të ndryshme janë (në shkallë të ndryshme) të
afërta me njëra-tjetrën. Ndryshimet, të cilave u nënshtrohen gjuhët dhe shkallët e
ndryshme të afrisë gjuhësore, shpjegohen me ndihmën e hipotezave, të cilat, si të
gjitha hipotezat e tjera shkencore, gjithmonë provohen, nëse gjenden dëshmi të
reja ose nëse përvetësohet një pikëpamje, nëpërmjet së cilës materiali rishikohet
ose rirenditet. Ne e shohim më qartë sesa paraardhësit tanë se ndryshimet
gjuhësore nuk janë thjesht një funksion i kohës, por edhe i realiteteve sociale dhe
gjeografike; ndoshta ne duhet ta pranojmë se gjuhët, në kushte të caktuara, në
rrjedhë të kohës, sa konvergojnë, edhe divergojnë1.
Hipoteza e punës sonë në lidhje me përqasjen e njësive frazeologjike me vlerë
foljore në anglishte dhe në shqipe ka të bëjë me natyrën e veçantë dhe komplekse
të njësive frazeologjike me vlerë foljore. Pikërisht natyra e njësive frazeologjike
na lë pa një alternativë tjetër veçse të pranojmë shumëllojshmërinë e teorive që
janë ofruar të shpjegojnë aspektet e ndryshme të frazeologjisë gjuhësore.
Studimi dhe përqasja e njësive frazeologjike me vlerë foljore është e
rëndësishme për të zbuluar disa perceptime të rëndësishme për lidhjen ndërmjet
gjuhës dhe të të menduarit. Siç do të vërejmë gjatë punimit ndryshimet dhe
përkimet në lëmin e frazeologjisë gjuhësore në shqipe dhe në anglishte reflektojnë
herë kulturën dhe natyrën e ndryshme të gjuhëve dhe herë zhvillimet e ngjashme
që kanë patur këto gjuhë me kalimin e kohës.
Për të parë vërtetësinë e hipotezës së lartpërmendur kemi përdorur për
ilustrim një numër të madh shembujsh të mbledhur nga vepra letrare në shqipe dhe në anglishte si dhe nga fjalorë të ndryshëm frazeologjikë një apo dygjuhësorë
(për një listë të plotë të këtyre veprave dhe fjalorëve shih nga fq. 224 deri në fq.
234).
1 Lyons, J. (2001): Hyrje në gjuhësinë teorike. Tiranë: Shtëpia botuese “Dituria”, fq. 47
12
V. Struktura e punimit
Ky punim kërkimor shkencor është ndarë në katër krerë, secili prej të cilëve
përmban nënndarjet përkatëse si dhe përfundime të përgjithshme në lidhje me
çështjet kryesore të trajtuara.
Në kreun e parë, frazeologjia gjuhësore vjen nëpërmjet përkufizimesh të
ndryshme nga studiues të ndryshëm. Më tej, do të jepen tiparet kryesore që luajnë
rol të rëndësishëm në konceptin e frazeologjisë gjuhësore, do të trajtojmë thelbin
semantik e funksional të saj si dhe tiparet bashkuese e veçuese që bëjnë të mundur
përcaktimin e kufijve ndërmjet njësive frazeologjike dhe njësive të tjera gjuhësore
të afërta me to si fjala, togfjalëshi, lokucioni gramatikor dhe figurat letrare. Një
vend të veçantë në këtë pjesë të punimit zë frazeologjia parë nga këndvështrimi i
gjuhësisë konjitive. Makkai, Weinreich dhe studiues të tjerë merren kryesisht me
aspektin formal të njësive frazeologjike. Studiuesit më të njohur të kësaj gjuhësie,
George Lakoff, Mark Johnson dhe Raymond Gibbs kanë sfiduar pikëpamjet
tradicionale të natyrës së kuptimit, rolit të metaforës, metonimisë, kategorizimit të
gjuhës dhe lidhjes midis formës dhe kuptimit.
Në kreun e dytë, do të trajtojmë çështje të formës së njësive frazeologjike me
vlerë foljore. Më konkretisht, aty do të merremi me shkallën e idiomatizimit
formal tek njësitë frazeologjike, humbjen e raporteve të brendshme togfjalëshore,
ngurosjen e gjymtyrëve dhe të rendit të tyre dhe mbylljen e strukturës që nuk lejon
ndërfutje të njësive kontekstore. Gjithashtu, do të analizojmë kufijtë formalë të
njësive frazeologjike, si: mjete të shenjuara për kufirin nistor e fundor dhe
krijimin e tipave formalë sipas këtyre treguesve. Në vazhdim, do t‟i kushtojmë një
rëndësi të veçantë tipologjisë së gjymtyrës së parë foljore duke qenë se ajo është
në qendër të këtij punimi shkencor si dhe varianteve të shumta formale që
krijohen duke u bazuar tek gjymtyrët në përbërje të njësive frazeologjike me vlerë
foljore në gjuhën angleze dhe shqipe.
Në kreun e tretë, do të merremi me veçori të përmbajtjes së njësive frazeologjike
foljore në anglishte dhe shqipe. Krahas formës, përmbajtja është një pjesë
thelbësore dhe e pandarë e frazeologjisë që lidhet me qëllimin e përdorimit të
këtyre njësive në ligjërim. Analiza e këtyre veçorive fillon me trajtimin e kuptimit
leksikor dhe gramatikor të njësive frazeologjike foljore si dhe zhvillimet
kuptimore që pësojnë togfjalëshat e lirë gjatë shndërrimit të tyre në njësi
frazeologjike. Kuptimi leksikor tek njësitë frazeologjike foljore nuk mund të
studiohet i ndarë nga elementet shprehëse që janë një pjesë e qenësishme jo vetëm
e frazeologjisë foljore por e frazeologjisë në përgjithësi. Një vend të veçantë në
këtë pjesë të punimit zë edhe trajtimi i elementeve etno-kulturore, të historisë dhe
të mendësisë popullore që karakterizon njësitë frazeologjike foljore të gjuhës
shqipe e angleze. Ashtu sikurse çdo njësi tjetër gjuhësore, njësitë frazeologjike me
vlerë foljore në gjuhën shqipe e angleze krijojnë sinonimi dhe antonimi, jo vetëm
ndërmjet tyre por edhe me vetë fjalën.
Kreu i katërt, i cili do të merret me klasifikimin e njësive frazeologjike me
vlerë foljore, do të jetë një sprovë klasifikimi që do të bëhet mbi bazën e
krahasimit ndërmjet gjuhës angleze e shqipe. Për këtë do të mbështetemi në
parime të ndryshme të klasifikimit duke filluar me atë strukturor, sipas veçorive
13
leksiko-gramatikore të gjymtyrëve dhe marrëdhënieve sintaksore që këto të fundit
krijojnë me njëra tjetrën, duke marrë parasysh në të njëjtën kohë shkallën e
motivimit, ngjyrimin emocional si dhe veçoritë stilistikore që ato mbartin në
ligjërim. Nuk do të mungojë as klasifikimi i bazuar në parimin etimologjik mbi të
cilin do të bëjmë një ndarje të bazuar dhe ilustruar me shembujt e mbledhur për
këtë qëllim.
Në mbyllje të punimit, do të jepen disa përfundime dhe disa mendime për
perspektivën e kërkimeve të mëtejshme rreth çështjeve që lidhen me njësitë
frazeologjike foljore në gjuhën angleze dhe shqipe.
14
KREU I PARË. HYRJE NË FRAZEOLOGJINË GJUHËSORE
1. Rreth konceptit për frazeologjinë gjuhësore
Përcaktimi i konceptit të frazeologjisë gjuhësore ka qenë gjithnjë një çështje e
diskutuar nga studiuesit në lëmin e fushës së frazeologjisë në gjuhën angleze dhe shqipe.
Në këtë pjesë të punimit ne kemi bërë përpjekje për të sjellë dhe trajtuar tiparet e
frazeologjisë gjuhësore duke u bazuar në aspektet e formës dhe përmbajtjes. Janë
pikërisht këto dy aspekte që përcaktojnë identitetin e kufijtë e frazeologjisë gjuhësore
dhe, siç vëren Thomai tek “Leksikologjia e gjuhës shqipe”, ato ndikojnë në përdorimin e
drejtë të njësive frazeologjike në ligjërim: “Për t‟i përdorur drejt njësitë frazeologjike
është e domosdoshme të njihen mirë të gjitha anët e tyre: përmbajtja, forma, kategoria
Diskutimet dhe mëdyshjet në lidhje me konceptin e frazeologjisë gjuhësore nisin me
përdorimin e terminologjisë. Në frazeologji, ashtu si dhe në shumë fusha gjuhësore, nuk
është e pazakontë të përdoren terma të ndryshëm për të njëjtën kategori. Ndryshimet në
terminologji reflektojnë ndryshime të caktuara në lidhje me kriteret kryesore që përdoren
për të bërë dallimin ndërmjet togfjalëshave të lirë dhe këtij tipi të veçantë të njësive
gjuhësore të quajtura njësi frazeologjike. Ndër termat ekzistues që përdoren sot mund të
përmendim: njësi frazeologjike3, idiomë
4 apo togfjalësh i qëndrueshëm
5. Në punime të
ndryshme shkencore vërehet gjithashtu përdorimi i termave si: lokucion6, shprehje,
shprehje idiomatike, frazë, frazemë7, frazë e qëndrueshme, kombinim fjalësh
8,
frazeologjizëm etj.
Ka pikëpamje të ndryshme në gjuhën angleze dhe shqipe jo vetëm në lidhje me
përkufizimin e njësive frazeologjike por edhe në lidhje me atë se çfarë duhet të përfshihet
në frazeologjinë gjuhësore dhe çfarë jo. Përkufizimet herë janë shumë të gjera dhe herë të
ngushta. Ne do të ndalemi në pasqyrimin e disa prej këndvështrimeve në lidhje me
frazeologjinë gjuhësore. Përkufizimi më i gjerë mendohet të jetë dhënë nga studiuesi
Hockett9, sipas të cilit çdo element gjuhësor kuptimi i të cilit nuk mund të nxirret nga
struktura e tij është njësi frazeologjike, duke filluar nga njësi të vogla gjuhësore, si
morfema, deri tek fjalia. Sipas teorisë së tij, çdo morfemë është njësi frazeologjike me
përjashtim të rastit “kur ajo është pjesë e një togfjalëshi më të gjerë frazeologjik, duke
qenë se morfema nuk ka strukturë nga e cila mund të nxirret kuptimi i saj”10
.
2 Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet Toena, fq. 236-237
3 Term i përdorur nga Vinogradov (1947); Amosova (1963); Cheuisheva (1964); Gläser (1988).
4 Ky term përdoret më shumë nga gjuhëtarët anglezë dhe amerikanë.
5 Mehmet Çeliku përdor termin „togfjalësh i qëndrueshëm‟ për herë të parë në shqipe në artikullin e tij
“Togfjalësha të qëndrueshëm foljorë në gjuhën shqipe” (1962). 6 Termi „lokucion‟ është përdorur nga Aleksandër Xhuvani në studimin e tij “Mbi thjeshtësin e gjuhës”
(1921). I njëjti term përdoret edhe në “Frazeologjia shqipe (lokucionet) në veprën e Naim Frashërit “Histori
e Shqipërisë” të Nonda Bulkës. Po kështu, Ilia Dilo Sheperi në “Gramatikën dhe sindaksën e gjuhës
shqipe” i përfshin togfjalëshat frazeologjikë nën termin “lokusion”. 7 Term i përdorur nga Melčuk (1988).
8 Term i përdorur nga Cowie (1988) dhe Howarth (1996).
9 Liu, D. (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy, New York and London:
Routledge, Taylor & Francis Group, vep. e cituar, fq. 4 10
Liu, D. (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy, New York and London:
Routledge, Taylor & Francis Group, vep. e cituar, fq. 4
15
Nëse do të përdornim përkufizimin e dhënë nga Hockett shumë njësi gjuhësore do të
kishin emërtimin „njësi frazeologjike‟. Prandaj, duke qenë shumë i gjerë, ai paraqet
shumë pak vlera për t‟u marrë parasysh në praktikë. Janë të paktë ata studiues që
klasifikojnë një fjalë të vetme si njësi frazeologjike. Ndër ta mund të përmenden edhe
Katz e Postal11
. Për këta dy studiues, “tipari themelor i një njësie frazeologjike është që
kuptimi tërësor i saj, dhe e thënë në tërësi, kuptimi i çdo fjalie që përmban një strukturë
idiomatike, nuk është shumë e pjesëve të veçanta gramatikore të saj”12
.
Me fjalë të tjera, çdo strukturë gjuhësore kuptimi i së cilës nuk është shumë e
gjymtyrëve të saj përbërëse është njësi frazeologjike. Si rrjedhim, çdo fjalë e përbërë apo
e përngjitur e përbërë nga dy morfema do të përfshihej dhe trajtohej si njësi frazeologjike.
Një këndvështrim po kaq të gjerë ka edhe Makkai13
, i cili i konsideron dy kriteret e
mëposhtme si më të rëndësishme për karakterizimin e njësive frazeologjike: (a) „njësia
frazeologjike‟ është një njësi e cila realizohet nga të paktën dy fjalë, (b) kuptimi i një
njësie frazeologjike nuk mund të nxirret nga gjymtyrët e saj përbërëse, të cilat janë
zhveshur nga kuptimet e tyre të zakonshme.
Dy përkufizimet e fundit theksojnë se kuptimi tërësor i një njësie frazeologjike nuk
është shumë e gjymtyrëve të saj përbërëse. Ajo që i dallon këto përkufizime është çështja
e numrit të gjymtyrëve në përbërje të njësisë frazeologjike. Në veçanti për kriterin e parë
mund të thuhet që në përgjithësi është pranuar se që të jetë idiomatike, një njësi leksikore
duhet të përbëhet nga të paktën dy leksema që përdoren në atë njësi në formën e tyre të
veçantë dhe me një kuptim që i jepet vetëm asaj njësie si tërësi. Kriteri i dytë është i
debatueshëm sepse disa njësi frazeologjike konsiderohen më të motivueshme se sa të
tjerat. Në lidhje me mendimin e Makkai-t që kuptimi i një njësie frazeologjike nuk mund
të parashikohet nga komponentët e saj mund të thuhet se ka raste kur kuptimi tërësor
mund të parashikohet nga kuptimi i komponentëve.
Ndryshe nga studiuesit e lartpërmendur, Weinreich sjell një përkufizim shumë të
ngushtë të njësive frazeologjike. Ai pranon si të tilla vetëm togfjalëshat e qëndrueshëm që
ekzistojnë edhe si togfjalësha të lirë. Ato shprehje që nuk shfaqin këtë kriter
konsiderohen si të keqformuara dhe nuk pranohen si njësi frazeologjike. Weinreich jep
përkufizimin e tij duke konsideruar si “njësi frazeologjike çdo njësi që përmban të paktën
dy përbërës polisemikë, në të cilën ka një zgjedhje kontekstuale reciproke të kuptimeve
...”14
.
Siç mund të shihet, pretendimi i Weinreich-it që njësitë frazeologjike duhet të kenë
ekuivalente letrare nuk qëndron në një numër të madh rastesh, sepse njësitë frazeologjike
janë unike për sa i përket semantikës së tyre. Ashtu si Weinreich, edhe Moon ka të njëjtin
koncept për frazeologjinë gjuhësore me përjashtim të përfshirjes në të edhe të njësive të
tjera si: proverbat, fjalët e urta dhe krahasimin. Me të drejtë, Jani Thomai, në studimin e
tij “Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe”, i përfshin këto të fundit në grupin e quajtur
11
Shih Liu, D. (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy, New York and
London: Routledge, Taylor & Fracis Group, fq.5 12
Liu, D. (2008): Idioms: Description, comprehension, Acquisition, and Pedagogy, New York and London:
Routledge, Taylor & Fracis Group, fq. 5 13
Bilkova, I. (2000): Czech and English Idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 19 14
Bilkova, I. (2000): Czech and English Idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 21
16
„frazeologji letrare‟: “Nuk hyjnë në frazeologjinë gjuhësore edhe proverbat, gjëzat, fjalët
e urta etj., d.m.th. e ashtuquajtura “frazeologji letrare” ….”15
.
Krahas këtij përkufizimi, lidhur me ndarjen ndërmjet frazeologjisë gjuhësore dhe asaj
letrare, Thomai ka sjellë studim të plotë të tipareve thelbësore të njësive frazeologjike.
Bazuar në këto tipare, Jani Thomai jep një përkufizim të plotë të njësive frazeologjike:
“Njësia frazeologjike është njësi gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy
ose më shumë fjalë shënuese, me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e formuar
historikisht e për një kohë të gjatë, që ka vlerën e një fjale të vetme, riprodhohet në
ligjërim si njësi e gatshme dhe funksionon në gjuhë si njësi e pandashme”16
.
Përkufizime të mëvonshme, fjala vjen, nga Cowie et al., japin dy tipare të renditura si
më të rëndësishme në lidhje me frazeologjinë gjuhësore. Në radhë të parë, ata vënë
theksin tek përbërja: “një njësi frazeologjike është një kombinim i dy apo më shumë
fjalëve që funksionon si njësi kuptimore”17
. Në radhë të dytë, rëndësi i jepet edhe njësimit
kuptimor, si tipar i cili shpjegohet me anë të përkufizimit se “idiomatika është një çështje
e gjerë semantike dhe manifestohet në të njëjtën mënyrë në shprehje e tipa të ndryshëm
strukturorë”18
. Duket qartë që Cowie et al. mbështesin idenë që kuptimi i përgjithshëm
figurativ i njësisë frazeologjike nuk mund të nxirret nga kuptimi i gjymtyrëve përbërëse.
Krahas teorive dhe pikëpamjeve të ndryshme që përmendëm në lidhje me
frazeologjinë gjuhësore flitet për një teori tjetër, atë të gjuhësisë konjitive, e cila gjithnjë e
më shumë po i kundërvihet teorisë tradicionale në lidhje me frazeologjinë. Studiuesit më
të njohur të gjuhësisë konjitive, George Lakoff, Mark Johnson, Kövecses dhe Szabó si
dhe Raymond Gibbs, kanë sfiduar pikëpamjet tradicionale të natyrës së kuptimit, rolit të
metaforës, metonimisë, kategorizimit të gjuhës dhe lidhjes midis formës dhe kuptimit.
Këta studiues kanë zhvilluar kohët e fundit një skemë të rëndësishme teorike bazuar në
mënyrën se si njerëzit e perceptojnë dhe kategorizojnë botën rreth tyre. Njësitë
frazeologjike kanë luajtur një rol të rëndësishëm në procesin e rivlerësimit të gjuhës nga
gjuhësia konjitive.
Në studimin e tyre “Idioms: A view from Cognitive Semantics”, Kövecses dhe Szabó
krahasojnë pikëpamjet tradicionale me ato konjitive. Këta studiues mendojnë që sipas
pikëpamjes tradicionale, njësitë frazeologjike janë fenomene të veçanta në gjuhë, dhe
vetëm çështje të gjuhës, të shkëputura nga sistemi konceptor që kanë njerëzit, shprehje,
kuptimi i të cilave nuk nxirret nga gjymtyrët përbërëse, të cilat kanë tipare të veçanta
sintaksore. Sipas pikëpamjes së gjuhësisë konjitive: “Shumë ose ndoshta pjesa më e
madhe e njësive frazeologjike janë produkte të sistemit konceptor të gjuhës dhe jo thjesht
çështje të gjuhës. Një njësi frazeologjike nuk është thjesht një shprehje, kuptimi i të cilës
thjesht lidhet me kuptimin e gjymtyrëve përbërëse, por kuptimi tërësor i saj nxirret nga
njohuritë tona të përgjithshme për botën (ngulitur në sistemin konceptor)”19
.
Sipas këtij përkufizimi, njësitë frazeologjike, ose të paktën shumica e tyre, janë
konceptore dhe jo gjuhësore në natyrë. Sidoqoftë, mund të themi që njësitë frazeologjike
15
Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 269 16
Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, Botimet Toena, fq. 235 17
Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 25 18
Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts, vep. e cituar, fq. 26 19
Bilkova, I. (2000): Czech and English idioms of body parts,vep. e cituar, fq. 32
17
lindin dhe zhvillohen brenda sistemit gjuhësor. Ato krijojnë tipa strukturorë, të cilët nuk
do të mund të formoheshin dhe të funksiononin në kundërshtim me ligjet e brendshme të
këtij sistemi. Për të zbuluar karakterin dhe për të përcaktuar tiparet e frazeologjisë
gjuhësore duhen parë elementet formë, përmbajtje dhe funksion. Mbështetur në studimet
e autorëve të ndryshëm, tiparet themelore të njësive frazeologjike janë:
Struktura togfjalëshore
Njësimi kuptimor
Qëndrueshmëria
Idiomatika/motivimi
Struktura togfjalëshore
Përkufizime të ndryshme në lidhje me frazeologjinë gjuhësore theksojnë se “njësitë
frazeologjike nga pikëpamja e gjymtyrëve (e numrit dhe e lidhjeve) janë togfjalësha,
d.m.th. përbëhen nga dy a më shumë fjalë shënuese”20
. Sipas këtij përkufizimi, së paku
dy nga gjymtyrët duhet të jenë shënuese, karakteristikë që i afron njësitë frazeologjike me
togfjalëshat e lirë për nga forma. Kjo do të thotë që në grupin e njësive frazeologjike nuk
pranohen shprehje që nuk kanë të paktën dy gjymtyrë shënuese. Idiomatika si tipar
themelor i njësive frazeologjike vendos kufizime në lidhje me numrin dhe llojin e
gjymtyrëve që hyjnë në përbërje të tyre. Kriteri në fjalë është i domosdoshëm që një
togfjalësh të quhet frazeologjik por nuk është i vetmi që i jep karakter idiomatik
shprehjes.
Agroni e shikoi i qetë Diton dhe i bëri vend pranë tij, te pragu. Kish të drejtë Nevola,
baresha e dhive, që thosh se bandillët e flenë mendjen vetëm kur kanë pranë atë që duan
dhe se kjo harron, pas martese, nazet e vajzërisë dhe fillon gazet e nusërisë. (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 126)
Pas një jave Sedat Veloja vdiq. U kuptua që kishin ndikuar shumë në fatkeqësinë e tij
ngjarjet aq të shpejta sa edhe të hidhura të atyre ditëve. Po, edhe duke dhënë shpirt
Sedat efendiu nuk e humbi besimin se, shpejt a vonë, gjendja do të ndryshonte përsëri dhe
amaneti i parë që i la familjes ishtë që ajo të ruante me çdo kusht miqësinë me familjen
Kasimati. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 53)
E pra, ajo e njihte Majin për një djalë të përmbajtur, po ç‟kishte ngjarë kështu me të
këto kohët e fundit që ai të mos druhej as përpara të mëdhenjve dhe as përpara të
huajve? … I shoqi thoshte se guximi i Majit e kishte burimin tek e kundërta e tij dhe
tregonte raste kur i biri, për të mundur turpin e vet, qe treguar i paturpshëm, duke
skandalizuar prindërit dhe njerëzit përreth.“Megjithatë duhet të kenë gisht Arta dhe
Stela në këtë shpërthim të papritur guximi … Ai ka filluar të paguajë taksën e
burrërisë…” (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 54)
Miss Havisham beckoned her to come close, and took up a jewel from the table, and
tried its effect upon her fair young bosom and against her pretty brown hair. “Your own,
one day, my dear, and you will use it well. Let me see you play cards with this boy”.
“With this boy! Why, he is a common labouring-boy!”. I thought I overheard Miss
20
Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Tiranë, fq. 17
18
Havisham answer – only it seemed so unlikely – “Well? You can break his heart.”
(Charles Dickens, Great Expectations, fq. 55)
That fellow Soames, for instance, would have a fit if you tried to borrow a tenner
from him, or, if he didn‟t have a fit, he looked at you with his cursed supercilious smile,
as if you were a lost soul because you were in want of money. (John Galsworthy, The
Forsyte Saga, fq. 147)
Njësitë frazeologjike, thekson Moon, “duhet të përbëhen – ose të shkruhen – si dy
fjalë”21
. Moon e quan këtë kriter “ortografi”. Madje, ashtu si disa studiues të tjerë, Moon
pranon si njësi frazeologjike edhe struktura të përbëra nga dy morfema22
. Megjithatë, jo
të gjithë studiuesit e pranojnë këtë kriter si të rëndësishëm në përcaktimin e konceptit të
frazeologjisë gjuhësore. Qasje të ndryshme mbështeten në tipare të ndryshme për të
përcaktuar kufijtë e njësive frazeologjike nga njësitë e tjera shumëfjalëshe gjuhësore.
Ndër studimet ruse mbi frazeologjinë, po veçojmë studimin e Smirnitsky-t23
për
frazeologjinë e gjuhës angleze. Smirnitsky mbështetet në parimet strukturore dhe
semantike për të dhënë klasifikimin e tij në dy grupe të mëdha njësish frazeologjike, duke
përfshirë jo vetëm njësi frazeologjike me më shumë se dy fjalë shënuese por edhe njësi
me një fjalë shënuese. Njësitë frazeologjike në këtë sistem klasifikimi grupohen jo vetëm
sipas numrit të gjymtyrëve përbërëse por edhe sipas vlerës semantike të tyre.
Kështu, ndër të tjera, në grupin e parë të njësive frazeologjike sipas këtij klasifikimi
përfshihen njësi që kanë vetëm një gjymtyrë shënuese, si give up, pull out, make out etj.
Në këto njësi, të përbëra nga një folje dhe një pjesëz ndajfoljore, ekuivalente me një folje,
vatra semantike dhe gramatikore ndodhet në gjymtyrën e parë përbërëse:
It was Swithin who, following the impulse which sooner or later urges thereto some
member of every great family, went to the Herald‟s Office, where they assured him that
he was undoubtedly of the same family as the well-known Forsites with an „i‟, whose
arms were „three dexter buckles on a sable ground gules‟, hoping no doubt to get him to
take them up. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 142)
At the corners of London squares they gave out, as the sun went down, a perfume
sweeter than the honey bees had taken - perfume that stirred a yearning unnameable in
the hearts of Forsytes and their peers, taking the cool after dinner in the precincts of
those gardens to which they alone had keys. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq.
160)
The desperate man forced his hostages to drive on through the night. He was afraid,
hungry and thirsty, but he had no intention of giving himself up. (Ilo Stefanllari, Fjalor
frazeologjik anglisht-shqip, fq. 152)
Whenever the story was plain enough for Jurgis to make out Antanas would have it
repeated to him, and then he would remember it... (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik
anglisht-shqip, fq. 263)
21
Moon, R. (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon Press, fq. 8 22
Moon, R. (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon Press, vep. e cituar, fq. 10 23 Shih Ginzburg, R.S./ Khiedel, S.S./Knyazeva, Sankin, A.A. (1999): English Lexicology, Moscow, fq.
249
19
Klasifikimin e tij të njësive frazeologjike, Smirnitsky e vazhdon duke përfshirë aty
njësi të tilla, si “to be tired”, “to be surprised” që kanë si vatër gramatikore gjymtyrën e
parë dhe vatër semantike gjymtyrën e dytë. Në të njëjtën kohë, si njësi frazeologjike me
një fjalë shënuese renditen edhe ato të përbëra nga një parafjalë dhe një emër si “by
heart”, “by means of” të cilat janë ekuivalente me një ndajfolje dhe kanë emrin si vatër
semantike, por nuk kanë vatër gramatikore:
The general idea is to link up the islands as far as possible with the national road
system by means of a short sea crossing. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-
shqip, fq. 44)
Edhe pse çështje e diskutueshme, përfshirja e njësive frazeologjike me një fjalë
shënuese është pranuar nga shumë studiues e leksikografë, të cilët i kanë renditur ato
ndërmjet njësive të tjera frazeologjike shumëfjalëshe. Në këtë mënyrë, klasifikime të
ndryshme përfshijnë një numër të konsiderueshëm tipash e nëntipash të cilët reflektojnë
pasurinë e njësive frazeologjike që ka një gjuhë. Ato bazohen në kritere të ndryshme
shkencore, të cilat marrin parasysh aspekte të ndryshme që lidhen me njësitë
frazeologjike.
Njësimi kuptimor
Në gjuhësi dhe psikolinguistikë, problemi kryesor i shtruar në lidhje me njësitë
frazeologjike është nevoja e trajtimit të togfjalëshit si njësi pa e shpërbërë atë në pjesë.
Trajtimi i togfjalëshit idiomatik si njësi e bashkuar është evidentuar prej kohësh si
problem nga studiues të ndryshëm, sepse njësitë frazeologjike mund të analizohen nga
ana e kuptimit të tyre të drejtpërdrejtë. Për njësitë frazeologjike që kanë një togfjalësh të
lirë si ekuivalent të tyre ekzistojnë dy kuptime: kuptimi i drejtpërdrejtë dhe kuptimi i
figurshëm.
Në gjuhë ekzistojnë nga njëra anë, shprehje me dy apo tre gjymtyrë, ekuivalente me
fjalën dhe nga ana tjetër, qëndrojnë shprehje të figurshme, kuptimi i të cilave nuk ka
asnjë lidhje me kuptimin e gjymtyrëve përbërëse. Ndryshimi semantik tek njësitë
frazeologjike nuk shoqërohet me ndryshimin e kuptimeve të secilës gjymtyrë përbërëse:
kuptimet e gjymtyrëve të tyre shkrihen për të nxjerrë një kuptim të ri.
Tradicionalisht, njësitë frazeologjike janë përkufizuar si togfjalësha që mbartin një
koncept të vetëm. “Te njësia frazeologjike, sikurse te fjala e përbërë ose e përngjitur, nuk
duket lidhja e brendshme e gjymtyrëve, sepse gjithë togu frazeologjik shënon një koncept
të vetëm”24
. Ky tipar i afron njësitë frazeologjike me fjalën: si fjalët ashtu edhe njësitë
frazeologjike kanë njësim kuptimor. Por fjalët karakterizohen gjithashtu nga njësimi
strukturor, gjë që u mungon njësive frazeologjike sepse ato janë kombinime fjalësh.
Shumë studiues e konsiderojnë kriterin semantik për të dalluar njësitë frazeologjike
nga togjet e lira të fjalëve si kriter madhor. Për këtë arsye, shpeshherë hasim këtë
përkufizim të njësive frazeologjike:“Njësia frazeologjike është një tog i qëndrueshëm
fjalësh që karakterizohet nga kuptim tërësisht ose pjesërisht i transferuar”25
. Ky
24 Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe, Tiranë, Botimet Toena, fq. 207 25
Metonimia, ashtu si dhe metafora, është konsideruar nga shumë gjuhëtarë si thyerje e
rregullave të gjuhës, dhe si rrjedhim, të dy mekanizmat janë studiuar veçan. Kur origjina
e njësisë frazeologjike është e paqartë, atëherë gjatë ligjërimit bëhet lidhja ndërmjet
gjymtyrëve të njësisë frazeologjike dhe kuptimit të tyre frazeologjik për të arritur në
kuptimin tërësor të njësisë.
Një nga rrugët e formimit të njësive frazeologjike është nëpërmjet krahasimit. Në
gjuhën shqipe, ideja e krahasimit për formimin e njësive të tilla frazeologjike është baza
semantike, e cila, siç vëren Thomai, “në një analizë të mëtejshme, të çon tek tipari
themelor i sendit që shpreh gjymtyra e dytë emërore”43
. Shumë prej njësive frazeologjike
që shprehen me anë të krahasimit janë të lehta për t‟u kuptuar pasi ideja e krahasimit
është më e qartë, p.sh., “turn up like a bad penny” mbart të njëjtën ide krahasimi edhe në
shqipe “shfaqet si parja e kuqe”. Në shqipe, “prania ose mungesa e lidhëzës krahasuese
“si” është shenjë dalluese për trajtimin e një togu fjalësh si njësi frazeologjike apo si
togfjalësh i lirë”44
.
Për strukturat me lidhëz krahasuese të shprehur materialisht mund të thuhet që janë
po aq larg njësive frazeologjike, sa larg qëndron krahasimi nga metafora në pikëpamje të
abstraksionit gjuhësor dhe të karakterit idiomatik. Kjo largësi shpjegohet me arsye
formale e arsye kuptimore: lidhëza krahasuese para gjymtyrës së dytë, nga pikëpamja e
njësisë kuptimore e të idiomatikës së njësive frazeologjike, e ndan dhe e largon këtë nga
gjymtyra e parë, ajo është, si të thuash, “një pykë” që i përçan gjymtyrët e togut dhe
pengon shkrirjen e tyre leksiko-semantike në kufijtë e një njësie të vetme frazeologjike.
Gjymtyra e dytë del kështu si një krahasim i thjeshtë, e mëvetësishme, e perceptueshme
nga folësit, veçan formalisht e kuptimisht dhe jo e padallueshme në të tërën45
.
Mbështetja tek ideja e krahasimit dhe tek tipari themelor abstrakt i sendit gjithashtu
nuk parakupton që në gjuhë të ketë qenë patjetër më parë një strukturë me lidhëzën
krahasuese të shprehur materialisht, para se të formohej njësia frazeologjike. Kjo vërehet
sidomos tek ata togfjalësha që janë shtyrë më shumë si frazeologjizma, janë ngurosur,
42
Shih Moon, R. (1998): Fixed expressions and idioms in English, Oxford: Clarendon Press Oxford, fq.
194 43 Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, fq. 97 44
Shih Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 34 45 Shih Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, fq. 98
31
kanë fituar karakter idiomatik më të madh dhe kanë si pikënisje të temës së tyre një tipar
edhe më të abstraktuar të sendit, që merret për krahasim46
.
… Kishte dëgjuar këtë varg refreni për dhëndrrin: “Nasi bej!..” dhe ishte bërë tym
nga inati. Ai s‟duronte dot të bashkoheshin në një, qoftë edhe në raste të tilla të gëzuara
të jetës, dy gjëra krej armiqësore midis tyre. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 343-
344)
“E ku ka, o Rrapo, Krua të Rrahut? Ku ka man të Mëhillit? Je në vete ti? Unë piva, ti
u dehe”.
“Këtu!” ja preu Rrapua. Babai u bë uthull fare.
“Si, ore, këtu? Po unë ç‟jam e nga jam? A mos jam i ardhur nga Otojaka? (As sot e kësaj
dite nuk di se ku be kjo “Otojaka”, po babai e përdorte ngaherë këtë fjalë kur fliste për
ndonjë hushkulur). Ku i kam rrënjët unë? A mos më ka sjellë era e sera? A mos jam i
ardhur natën, me thes në kokë? A nuk e njoh me pëllëmbë vendim tim?” (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 99)
Frëngut i qeshi buza. Nxori qesen të jepte pare të madhe, po Rrapua tha jo e jo. I
shtroi frëngut një darkë të madhe (babai më mori edhe mua), pastaj e përcolli me dyfeg
gjer brenda në Manastir, se kajmekami e kish halë në sy – po na e bën vendin
“Frëngjistan”, thosh “dinsëz” – e kish kurdisur pusi, ta vriste. (Mitrush Kuteli, Tregime
të zgjedhura, fq. 102)
Kështu, tërë atë verë dhe vjeshtën e parë, xha Brahua u bë urë e gur, hoqi, duroi, po
nuk ja dha nipit vullën e mullirit: as ta shesë, as ta verë peng. Fundja, siç pat qenë e
thënë, një ditë prej ditësh, plaku e mulliri i Shkumbanores u bashkuan për jetë e mot.
(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 50)
Fundja, arbërit e thyen turkun, e prapsën. Po kur ardhën këtej s‟gjetën as gur mbi
gur. Tërë ato shtëpi të mëdha e të vogla ishin bërë hi e shpuzë. Rreth murishtave të plot
të vrarë. Galat e laraskat vinin rrotull e hanin kërmë turku. Po, po: turku s‟falte, po as
arbëri s‟falte. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 97)
Në shumë prej njësive frazeologjike në anglishte lidhëza krahasuese është e
pranishme. Modeli më i zakontë është:
V+ like + NP (folje + like (lidhëza krahasuese „si‟) + emër
Adj +as+NP (mbiemër + as (lidhëza krahasuese „si‟) + emër
I made a pun the other day, and palmed it upon Holcroft, who grinned like a
Cheshire cat. (Why do cats grin in Cheshire? Because it was once a county palatine: the
cats cannot help laughing whenever they think of it – though I see no great joke in it).
(James Main Dixson, English idioms, fq. 49)
Në shqipe, në të gjitha rastet mungesa e lidhëzës krahasuese bën të mundur
identifikimin e një togfjalëshi si njësi frazeologjike. Nga ana tjetër, prania e lidhëzës
46
Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, fq. 98
32
krahasuese e shpërbën njësinë dhe e kthen komponentin pas saj në një gjymtyrë
krahasimi për gjymtyrën e parë. Përveç kësaj edhe njësimi kuptimor prishet, ku secila
gjymtyrë ruan kuptimin e saj të veçantë dhe kontribuon në kuptimin e së tërës duke e
kthyer togfjalëshin në një tog të lirë. Kjo mund të paraqitet edhe me anë të një grafiku47
Në të njëjtën mënyrë, njësia frazeologjike “it takes a long spoon to sup with him”
(„është njeri i keq‟) është formuar sipas proverbës – “It takes a long spoon to sup with the
devil”:
“Bespeak a long spoon.”
“Why, Dromio?”
“Marry, he must have a long spoon that must eat with the devil.”
(Shakespeare/James M. Dixson, English idioms, fq. 232)
Ka raste kur njësia frazeologjike është zgjeruar me fjalë të tjera në fjali:
Ky njeri as të ftoh as të ngroh.
Nga ana tjetër, mjaft proverba kanë në përbërje të tyre si gjymtyrë njësi frazeologjike:
Kush s‟ka kokë, ka këmbë.
Pavarësisht se është bërë një ndarje e frazeologjisë gjuhësore dhe asaj letrare, ashtu
siç thekson edhe Thomai61
, ka plot raste të dyshimta, të përziera e kalimtare që mund të
trajtohen edhe si elemente të frazeologjisë gjuhësore edhe si elemente të frazeologjisë
letrare.
4. Identiteti i njësive frazeologjike
Për përcaktimin e identitetit të njësive frazeologjike duhet të kemi parasysh të gjitha
tiparet që i veçojnë ato nga njësitë e tjera gjuhësore. Në çështjet e mëparshme ne kemi
bërë dallimin midis njësive frazeologjike dhe njësive të tjera gjuhësore. Mendohet që të
gjitha shprehjet e kanë origjinën tek togfjalëshat e lirë, të cilët gjatë zhvillimit historik të
gjuhës kanë fituar tiparet e qëndrueshmërisë semantike dhe gramatikore. Me fjalë të tjera,
togfjalëshat e lirë para se të kalojnë në njësi frazeologjike i nënshtrohen procesit të
gramatikalizimit dhe leksikalizimit.
Rastet e gramatikalizimit mund të ilustrohen me anë të disa foljeve si në shqipe edhe
në anglishte, të cilat gjatë shndërrimit të tyre nga togfjalësha të lirë në njësi frazeologjike
e humbin kuptimin e tyre të mirëfilltë dhe luajnë rol të ngjashëm me një folje ndihmëse.
Shkalla e qëndrueshmërisë semantike dhe gramatikore është kaq e lartë sa që komponenti
nuk ka kuptim leksikor të mëvetësishëm. Këtu bëhet fjalë për gjymtyrë të tilla si: “bëj”,
“kam”, “marr”, “take”, “have” etj.:
Vrau mendjen, symbyllur, me ballin të rrudhur, pastaj thirri: “Aha! E mora vesh.
Fuqia buron nga paraja: nga ari. Argjendi, brunçi. Paraja bëhet çdo gjë: armë,
mercenar, gjak. Po paraja nga vjen? Nga perënditë. Thonë se perënditë u japin para
atyre që i duan. Mirëpo ne thamë se perënditë i kemi ngjizur vetë. (Mitrush Kuteli, Vepra
letrare 3, fq. 270)
Skica bëri bujë dhe çështja vajti deri në vesh të ministrit të Punëve të Brendshme,
shkëlqesisë së tij Jukës, që sapo kishte ardhur prapë në fuqi pas kabinetit jetëshkurtër të
61
Thomai, J. (1964): “Probleme të frazeologjisë së gjuhës shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 2, 1964, fq. 85
47
Mehdi Frashërit, që kishte pasur për ministër të Brendshëm Ethem Toton. (Shefqet
Musaraj, Para agimit, fq. 11)
“You don‟t seem to care about going about. Why don‟t you drive down to
Hurlingham with us? And go to the theatre now and then. At your time of life you ought
to take an interest in things. You‟re a young woman!” (John Galsworthy, The Fortsyte
Saga, fq. 66)
Termi „leksikalizim‟ do të thotë që togfjalëshi shndërrohet në ekuivalent të fjalës,
d.m.th. në njësi frazeologjike ose në fjalë të përbërë. Shumë pak dihet për faktorët që
bëjnë pjesë në procesin e leksikalizimit të togfjalëshave të lirë që çon në krijimin e
njësive frazeologjike. Ky problem mund të shihet nga shkalla e motivimit. Mund të
supozojmë, nisur nga teoria tradicionale mbi frazeologjinë gjuhësore, që një togfjalësh i
lirë transformohet në njësi frazeologjike kur ai fiton tipare të qëndrueshmërisë
strukturore, qëndrueshmërisë semantike dhe kur nuk është i motivuar. Dallimi
vështirësohet nga prania e disa shprehjeve, të ashtuquajtura togje jofrazeologjike, të cilat
kanë të përbashkët me njësitë frazeologjike qëndrueshmërinë strukturore, por që u
mungon njësimi semantik dhe figurshmëria.
Për të përcaktuar identitetin e njësive frazeologjike mund të nisim me
qëndrueshmërinë strukturore si një tipar themelor i njësive frazeologjike, megjithëse siç
do të vëmë re në vazhdim të këtij punimi, tek disa prej tyre ajo është relativisht e ulët.
Kjo qëndrueshmëri mbështetet në disa kufizime62
, si:
kufizimi në zëvendësimin e gjymtyrëve. Si rregull, në shprehjet e ngurtësuara asnjë fjalë nuk mund të zëvendësohet me një gjymtyrë tjetër pa i prishur kuptimin.
Në të kundërt, në togjet e lira të fjalëve zëvendësimi nuk përbën rrezik dhe nuk ka
pasoja për anën kuptimore të tyre. Në shembujt e mëposhtëm, asnjë nga
gjymtyrët, si shënuese dhe joshënuese nuk mund t‟u nënshtrohet zëvendësimit:
S‟kam si të hap gojë, gjersa është amaneti i babait në mes. Pastaj nëna… nëna…
Djaloshi rrudhi buzët:
-S‟më duket i drejtë ky mendim, Emirë. Njeriu e ka në dorë vetë, shpeshherë ta ndërrojë
rrotën e fatit… (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 56)
Ja kështu! Xhixhiko-hanëmi doli, siç thamë, shterpë. Jo tamam shterpë se, siç thoshin
gojët e këqia, dikur kish hedhur në diell fëmijën e parë dhe më tej kish shterrur. Këtë
punë, ajo e dinte që qëkuri, dhe prandaj ja kish bërë fora, andej, në pashallëkun e
babait, duke ndërruar jaranët si fustanët. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 158)
The dozen men at the table, representing a thousand dollars an hour in salaries, sat
stunned. Far down by the door one of the studio police caught wind of what was
happening and started to elbow through the cooked room. And Big Jack Wilson, another
director, was on his feet in an instant coming round the table. (F. Scott Fitzgerald, The
tipi i dytë i kufizimeve është pamundësia e ndërfutjes së gjymtyrëve të tjera në strukturën e njësive frazeologjike. Në një togfjalësh të lirë, ndryshime të tilla
mund të bëhen pa ndikuar në kuptimin e përgjithshëm të shprehjes. Një kufizim i
tillë nuk ekziston në çdo shprehje. Në vepra letrare, variante të ndryshme të
njësive frazeologjike të krijuara për qëllime stilistikore janë të shpeshta. Në
ligjërimin e folur, njësitë frazeologjike i ruajnë strukturat e tyre tradicionale dhe
rezistojnë ndaj komponentëve shtesë.
Nuk ishte ngritur menjëherë. I fshehur pas vagonit, rrinte e priste viktimën. I kishte
ardhur në majë të hundës me ata malukatë, që i kishin shkaktuar aq telashe me
drejtorinë për punën e atyre shpellave që shkaktonin pikat e shiut në kripën e piramidave.
(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 33-34)
-A mre, ti je furrxhiu i hapsanikëve?
Gjyshi ve buzën në gaz e ja kthen:
-Unë, o bir. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 87)
tipi i tretë i kufizimeve strukturore është qëndrueshmëria gramatikore e njësive
frazeologjike. Në përgjithësi është gjymtyra emërore që përdoret në trajtë të
ngurosur:
...(Atëhere ja dëgjova për herë të parë emrin gjyshes: i thënkshin Marinë e unë nuk e
pata ditur). Po kush është ai që kapërcente shtatë male e shtatë gryka që të të sillte
luleshtrydhe e mjaltë të egër? Kush është ai që të sillte turtuj e fëllëza? Hë, folë!
-Me ato ma more mendjen, se ti vetë...
-Oj! Ç‟po më thotë kjo kështu? I harroi të gjitha, i shkeli të gjitha. Më nxori ariç.
Gjyshi shikoi rreth e qark, si me të pyetur, po askush s‟i dha dorën ta nxirrte nga
mynxyra. Atëherë e ktheu fletën. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 103)
Po ja që nuk po e gjente dot gjuhën e përbashkët. “Unë s‟jam i zoti të merrem vesh
me këta, bashkëfshatarët e mi, që i kam e më kanë para syve, si do merrem vesh nga bota,
me ato vjershat e mia mish pas lajmësi?..” Ishte gati të hiqte dorë nga kjo punë, duke
menduar se e keqja qëndronte jo jashtë tyre por brenda tyre… (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. I, fq. 223)
“See the miseries of having a family!” said Tod‟s father, giving Tod three prunes,
some water in a glass that had been used for claret, and telling him to sit still. Tods
sucked the prunes slowly, knowing that he would have to go when they were finished, and
sipped the pink water like a man of the world, as he listened to the conversation.
Presently, the Legal Member, talking “shop” to the Head of a Department, mentioned his
Bill by its full name - “The Sub-Montane Tracts Ryotwary Revised Enactment”. (Rudyard
Kipling, Plain tales from the hills, fq. 192)
Pavarësisht nga këto kufizime, njësitë frazeologjike kanë një larmi variantesh dhe
formash të përdorimit. Siç thekson Thomai63
, për përcaktimin e identitetit të njësisë
frazeologjike ka shumë rëndësi “verifikimi i të gjithë serisë së formave të saj të
përdorimit që e paraqesin atë në ligjërim si një njësi frazeologjike”. Si rrjedhim, duhet të
63
Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i
Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. ix
49
marrim parasysh të gjithë faktorët sesi qëndrueshmëria semantike ndikon në mënyrë të
pashmangshme në qëndrueshmërinë strukturore të njësisë frazeologjike dhe anasjelltas.
Aksioma sipas së cilës kuptimi i një njësie frazeologjike nuk është funksion i kuptimit
të gjymtyrëve përbërëse, ka mungesa në shumë aspekte. Në thelb kjo aksiomë nuk
shpjegon disa pika të rëndësishme në lidhje me formën e njësive frazeologjike:
Në radhë të parë, pavarësisht nga kufizimet në lidhje me një pjesë të njësive
frazeologjike, gjymtyrë shënuese ose jo shënuese hyjnë në strukturën e saj dhe gjymtyrët
emërore tek disa prej tyre mund të modifikohen me anë të mbiemrave:
Paci vështronte të mëdhenjtë, nuk dinte ku të strukej që të merrte pakëz zemër dhe
rënxinte edhe ai si Nafora, pa frymëmarrje dhe pa dritë. Fshat i peshkatarëve po dihaste
me psherëtima. Tani po e kuptonte ai sa duhej të ishin vrerosur atë ditën e 7 prillit.
(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 270)
Në atë kohë qeveria ia dha ihtizam kriporen arkondit të madh. Po arkondit të madh
nuk i hynte dot në kokë (se nuk i hynte as në qese), se si mund të jepej falas kripa e egër
dhe të merrje hak për kupacët, kur kripa e butë të pasuron sa asgjë tjetër në këtë botë.
(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 269)
“Oh!” said Mrs. Gradgrind, “so you have settled it! Well, I‟m sure I hope your head
begins to split as soon as you are married, which was the case with mine, I cannot
consider that you are to be envied, though I have no doubt you think you are, as all the
girls do. However, I give you joy, my dear – and I hope you may now turn all your
ological studies to good account, I am sure I do! I must give you a kiss of congratulation,
Louisa; but don‟t touch my right shoulder, for there‟s something running down it all day
long. And now you see,” whimpered Mrs. Gradgrind, adjusting her shawls after the
affectionate ceremony. “I shall be worrying myself, morning, noon, and night, to know
what I am to call him! (Charles Dickens, Hard times, fq. 107)
“She‟s a pretty woman,” and he waved aside a crossing-sweeper. “How did he get
hold of her?” asked Roger presently. “She must cost him a pretty penny in dress!” (John
Galsworthy,The Forsyte Saga, fq. 18)
Në shembullin e fundit, mbiemri “pretty” nuk lidhet me të tërë njësinë frazeologjike
por vetëm me gjymtyrën emërore që bën pjesë në strukturën e njësisë frazeologjike.
tek disa njësi të tjera ndryshimi i rendit është i mundur për të dhënë efekte theksuese:
Veshët i zunë disa fjalë të shkëputura, disa fjalë që silleshin rreth diçkaje të bukur e
të shndritshme, që s‟pranon as njollën më të vogël. Ajo pati përshtypjen sikur po flitej për
ndonjë mollë në lule, për lule që s‟kishin arritur të mbulonin një degë të thatë, për një
degë të thatë që po përpiqej të thante trungun. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq.
23-24)
Maji u gjend ngushtë. Të ishte kthyer drejt tij, t‟i kishte hedhur sytë (çfarëdo sysh le
t‟i kishte hedhur) ai do ta kishte pasur shumë më lehtë t‟i afrohej dhe ta prekte me dorë.
50
Vështrimi njerëzor, sido që të jetë, i ëmbël apo i vrazhdë, gjithmonë të lidh. (Jakov Xoxa,
Lulja e kripës së butë, fq. 65)
në raste të caktuara, pjesët e njësive frazeologjike mund të fshihen duke kaluar në konstrukte eliptike:
E kishte gjetur të shoqen me kryet brenda në kasafortën e magazinës, si këpusha që
fut kokën në damarin e kafshës dhe s‟e nxjerr andej as po t‟ia këputësh, dhe pati hequr të
zitë për ta bindur se bombardimi kishte kohë që kishte pushuar dhe se ato krisma ishin
shpërthime të vonuara të kasave me municion. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.
156)
“A mund ta mbash mend këtë emër?”
“Do ta mbaj, thashë, se më pëlqen.” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 365)
Përcaktimin e identitetit të njësive frazeologjike e vështirëson shfaqja e tyre në
variante të ndryshme sintaksore, gjë që tregon shkallën e ulët të qëndrueshmërisë
strukturore:
-Aq bëjnë. Po mund të merremi vesh…
Vetullbardhi u skuq:
-S‟na jep Dyrakiona kripë? Mirë, shkojmë në Apolloni.
–Dyrakiona është marrë vesh me Apolloninë për këtë punë, ka bërë lidhje. (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 336)
In the strength of his misfortune, and the energy of his distress, he fired for the
moment like a proud man. In another moment, he stood as he had stood all the time – his
usual stoop upon him; his pondering face addressed to Mr. Bounderby, with a curious
expression on it, half shrewd, half perplexed, as if his mind were set upon unravelling
something very difficult; his hat held tight in his left hand which rested in his lip; his
right arm, with a rugged propriety and force of action, very earnestly emphasizing what
he said; not least so when it always paused, a little bent, but not withdrawn, as he
paused. (Charles Dickens, Hard Times, fq. 80)
Identiteti i njësive frazeologjike sot mund të shihet jo vetëm nga ana gjuhësore por
edhe nga ajo psikolinguistike. Studime të shumta të këtij lloji janë bërë në lidhje me
njësitë frazeologjike. Në frazeologjinë gjuhësore sot shtrohet pyetja: në ç‟pikë një njësi
frazeologjike njihet e tillë dhe fiton identitetin e saj si njësi e qëndrueshme?
Flores d‟Arcais64
sjell një nocion të rëndësishëm, që është pika e unifikimit të njësisë
frazeologjike. Kjo është pika në të cilën një njësi frazeologjike identifikohet në formë
unike. Për çdo njësi, kjo pikë do të jetë fjala e fundit e saj. Në varësi të shkallës së njohjes
dhe përdorimit të njësisë frazeologjike, e sidomos të kontekstit, pika në të cilën një
ligjërues mund të shpjegojë saktë një njësi frazeologjike mund të mos përputhet me pikën
e unitetit të saj, dhe në disa raste mund ta paraprijë atë.
64
Flores D‟Arcais, G.B. (1993): “The comprehension and semantic interpretation of idioms”, tek C.
Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence
Erlbaum, fq. 81
51
Tashmë dihet që ndërtimi i kuptimit të një fjalie apo togfjalëshi të lirë bazohet në
parimin e motivimit.
Një makinë frenoi para lesës së Pilojve. Pulia s‟ishte mësuar me borie te dera e
shtëpisë. Ajo s‟e kishte dashur dhëndrin shofer. Pa hapur gojën nga habia, u hap dera.
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 266)
Kështu, “u hap dera” interpretohet si një kompozitë e kuptimit të “hap” dhe “dera”.
Në të kundërt, “të hapte derë” në shembullin:
Endërronte ta martonte Qamilin, të hapte derë e shtëpi, ta bënte hasmin të pëlciste
nga nakari. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 46)
që nis me të njëjtën folje nuk do të thotë që mund të parashikohet fakti nëse kemi të
bëjmë me njësi frazeologjike deri në momentin kur arrihet në një pikë kritike, ku i tërë
togfjalëshi frazeologjik arrin të identifikohet. Pra, analiza sintaksore ndodh të paktën në
një pikë të caktuar të përdorimit të njësisë frazeologjike në fjali. Kur një ligjërues ndeshet
me një fjali që diku ka foljen “hap”, ai nuk mund ta marrë me mend se ka të bëjë me
njësinë frazeologjike “hap derë”, me ndonjë njësi tjetër që ndërtohet me të njëjtën folje si
“hap gojë” apo me ndonjë togfjalësh të lirë:
Unë... unë... dhe desh të thotë diçka, po vështrimi i ftohtë, si faqet e mureve prej guri
të qytetit t‟Apollonisë, nuk e la të hapte gojë e të derdhte zemrën, nga frika se mos zëri i
tij lutës nuk depërtonte dot këtë mur e kthehej pas. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq.
147) [njësi frazeologjike]
Zonja Evermin po u thoshte diçka shoqeve dhe ato po guisnin nën zë. Zonja Ermion
kishte hapur përsëri çantën dhe po bënte tualet. Sa herë çelte zonja e Raq Kripanit gojën
e saj si grykë qenefi, ajo do të hapte çantën dhe do të nxirrte pufjen e butë për t‟u
pudrosur. Stela po i thërriste Majit të vinte e ta zbriste nga trami, por djaloshi vazhdonte
të ndiqte vërvitjet e potershme të zekthit. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 38)
[togfjalësh i lirë]
5. Përfundime
Duke u mbështetur në idetë që vumë në dukje rreth koncepteve të sipërmendura, si
dhe në shembujt e studiuar, mund të nxjerrim përfundimet e mëposhtme:
52
Njësia frazeologjike mund të quhet njësi gjuhësore e mëvetësishme që mishëron tipare të rëndësishme, të cilat përcaktojnë identitetin e saj strukturor dhe semantik,
siç janë: struktura togfjalëshore, njësimi semantik, qëndrueshmëria dhe motivimi.
Ato zënë vend ndërmjet fjalës për nga funksioni dhe togfjalëshit të lirë për nga
ndërtimi formal.
Tek njësitë frazeologjike, elementi „përmbajtje‟ kushtëzohet dukshëm nga ai
„formë‟. Kjo ndodh ngaqë njësitë frazeologjike nuk krijohen gjatë ligjërimit, por
hyjnë në të si njësi të gatshme dhe shpeshherë në një trajtë të ngurosur. Përdorimi
si njësi të gatshme dhe uniteti i tyre semantik i bën njësitë frazeologjike unike si
nga përmbajtja ashtu edhe nga forma.
Procesi i përqasjes së njësive frazeologjike në anglishte dhe shqipe nxjerr në pah tipare bashkuese e veçuese të njëjta të njësive frazeologjike me njësi të afërta në
kuptim apo në strukturë me to, si fjala, togfjalëshi, proverbat apo lokucioni
gramatikor.
Njësitë frazeologjike në anglishte dhe shqipe bazohen tek të njëjtat mekanizma për të qartësuar shkallën e motivimit të tyre, që arrihet si rrjedhojë e pranisë së
koncepteve të njëjta metaforike që ngërthejnë të dyja gjuhët.
Gjatë përqasjes së njësive frazeologjike në anglishte dhe shqipe vërejmë se prania e disa elementeve formale, siç është lidhëza krahasuese, është tregues i
ndryshimeve të strukturës së njësive frazeologjike në të dyja gjuhët që çon
domosdo në ndryshime semantike të tyre.
Megjithë karakterin e ndryshëm të diskutimeve rreth disa tipareve që përcaktojnë
identitetin e njësive frazeologjike në shqipe dhe në anglishte, ajo që i bashkon
është thelbi funksional i njësive frazeologjike të cilat dallohen veçanërisht për
ngjyrimin emocional dhe stilistikor si pjesë e pandarë e tyre si dhe e qëllimit të
funksionimit të tyre në ligjërim.
KREU I DYTË. VEÇORI TË FORMËS TEK NJËSITË FRAZEOLOGJIKE ME
VLERË FOLJORE
1. Shkalla e idiomatizimit formal tek njësitë frazeologjike foljore
53
Njësi frazeologjike me vlerë foljore janë quajtur njësitë frazeologjike të cilat kanë një
folje në përbërje të tyre dhe shprehin një veprim si proces. Si gjuha shqipe ashtu edhe ajo
angleze janë shumë të pasura me këtë tip njësish frazeologjike. Njësitë frazeologjike
foljore kanë tërhequr vëmendjen e shumë studiuesve dhe pasqyrohen gjerësisht në
fjalorët anglisht-shqip dhe shqip-anglisht. Një pjesë e tyre e kanë pikënisjen tek
togfjalëshi i lirë, i cili nëpërmjet leksikalizimit dhe metaforës shndërrohet në togfjalësh
frazeologjik. Për këtë arsye, njësitë frazeologjike foljore kanë trashëguar nga togfjalëshi i
lirë elemente si: gjymtyrët, lidhjet sintaksore të tyre, llojet e marrëdhënieve ndërmjet
gjymtyrëve etj.
Tek këto njësi frazeologjike, së paku njëra gjymtyrë duhet të jetë folje, e cila
“mbisundon gramatikisht, d.m.th. i jep gjithë togut të fjalëve vlerë foljore”65
. Gjymtyra
foljore, siç do të vërehet në vijim të këtij punimi, përbën në pjesën më të madhe të rasteve
kufirin nistor të këtij tipi njësish frazeologjike. Vatër kuptimore për njësitë frazeologjike
foljore mund të jenë që të gjitha gjymtyrët, “sepse kuptimi frazeologjik del si njësi
semantike tërësore dhe e pandashme, pavarësisht nga gjymtyrët e veçanta”66
. Gjymtyra e
dytë, kur shprehet me emër ka karakter idiomatik. Siç vëren Thomai, “kufizimet në
numrin e në llojin e gjymtyrëve, në formën e në rendin e tyre, në lidhjet sintagmatike e në
tipin e kuptimit përbëjnë idiomatikën e njësisë frazeologjike që nuk është kurdoherë në të
njëjtën shkallë”67
.
Duke u mbështetur në pohimin e mësipërm, ne do t‟i kushtojmë rëndësi secilit
element për të parë shkallën e idiomatikës tek njësitë frazeologjike me vlerë foljore.
Ashtu si tek togfjalëshi i lirë, tek këto njësi lidhja e brendshme sintaksore ndërmjet
gjymtyrëve është e detyrueshme dhe duke qenë se ajo është përforcuar historikisht ka
çuar në humbjen e pavarësisë kuptimore të gjymtyrëve të tyre. Gjymtyrët e njësisë
frazeologjike e humbin pavarësinë e tyre kuptimore dhe shkrihen me gjymtyrë të tjera për
të dhënë kuptimin tërësor të saj. Megjithatë, gjymtyrës foljore i duhet të ndryshojë në
kohë, numër dhe vetë për t‟u përshtatur me gjymtyrët e tjera dhe për t‟u bërë pjesë e një
fjalie të caktuar:
Ajo ishte lëshuar drejt Yllit si drejt diçkaje të pashmangshme, ashtu siç lëshohemi
ndaj kohës së mirë apo të keqe, të cilën nuk e kemi në dorë. Megjithatë, sa më shumë
kohë kalonte, aq më pak e kërkonte shpirtërisht dhe aq më shumë e dëshironte trupërisht.
Ajo po ndiente t‟i rritej malli për peshën e tij. Me një drithërimë në zemër, sa vinte e po
kuptonte se kjo ndjenjë nuk kishte të bënte me mall, por me dëshërim. Sido që të ishte, ky
robërim edhe më i madh trupor tregonte se shpejt ajo kishte për t‟u çliruar edhe fizikisht
nga ai. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 150)
-Do të kthehem ta rrah me kamxhik atë deligrua. Më gënjeu... I marr të bijën edhe e
sjell në konak. Kështu! Ment ktheu pelën, po atë çast i ra një mendje tjetër.
-Këtë punë e kam në dorë. Dërgoj nesër trimat edhe e mbarojnë. Evet, efnm. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 174)
Po nuk qemë të zot të zgjidhim sherret në shtëpinë tonë, nuk do të jemi të zotë të
zgjidhim sherret e të tjerëve. -Adnan, të lutem! Adnanit nuk i erdhi mirë nga ky ashpërim
65 Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet Toena, fq. 230 66
Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet Toena, fq. 230 67
Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i
Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. xi
54
i papritur i zërit të saj të ëmbël. Megjithatë ai kishte në dorë vetëm zërin e vet. (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 53)
Do edhe një e një e çerek gjersa t‟i vijë radha Saipit, do dy e gjysmë gjersa t‟i vijë
Danit të Lilos, po të mos e presë ndonjë lart. Ti a do radhë, o Grendell.
-Jo, Ago Zylal. Radhën time jepja Cutes të vaditë skërkat që të shtohen breshkat e
hardhuckat. (Cutja tundi kokën e psherëtiu) Ti s‟e ke në dorë atë që dua unë. Ndofta edhe
e ke, po s‟do. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.248)
Ku e kishim muhabetin? Hë, po, te bursa… Jo, jo, te brigadierllëku. Ashtu, nuk do
pres së dyti, babam, të shtrohet puna për të ngritur gratë në përgjegjësi, që të të bëj
nënkryetare. Ç‟do më tepër ti, kryetare? Kryetarin e ke në dorë, babam … Po mbarove
teknikumin, s‟ke ku shkon më shumë se agronom i mesëm. Edhe agronome e lartë po të
dalësh, sikur të vashdosh më tej, prapë nën urdhërat e nënkryetarit do të jesh, babam.
Kurse po të qëndrosh këtu, me mua, do të kesh nën urdhër gjithë kooperativën. (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 87)
Ta kam thënë se Aplua i Beosit s‟është burrë i mirë. Ai nuk u falet perëndive, po arit
dhe argjendit. Ka mali sa të përcasë: bagët, luadhe, ara, skllevër, shumë enë të arta e të
argjendta, po prapë s‟ngopet. Kërkon pjesë preje, ble e shet pjesën e presë të të tjerëve.
Ta kisha unë në dorë këtë tredhak e dredhak, do ta … do ta … (Mitrush Kuteli, Vepra
letrare 3, fq. 223)
Gjymtyra emërore, ndryshe nga ajo foljore, tek njësitë frazeologjike me vlerë foljore
në gjuhën shqipe është shpeshherë në trajtë të ngurosur, madje edhe në ato raste kur ato
kanë lidhje gjenetike me togfjalëshin e lirë:
Njerëzit kishin lënë mënjanë mëritë e vjetra, gjakrat e vjetra dhe ishin bashkuar të
gjithë kundër të huajit që shkelte e çnderonte vendin. Nisën t‟i lindnin mendime e dëshira
të reja më të forta se sa ato të luftrave që kishin bërë fisi i tij me atë të Gjatollinjve. Por
këto dëshira ishin edhe mjaft të mjegullta, të turbullta, - ashtu siç ishte edhe koha e
ahershme. Sidoqoftë, i dhembi shumë kur dëgjoi se Esat Pasha ish shitur e hequr nga
Shkodra e i kish hapur udhë Nikollës... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 69)
“How are you?” without looking at Bosinney. The latter made way for him with an
ironical smile. James scented something suspicious in this courtesy. “I should like to
walk round the outside first,” he said , “and see what you‟ve been doing!” (John
Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 118)
Në lidhje me ngurosjen e gjymtyrëve tek njësitë frazeologjike foljore në gjuhën
shqipe mund të dallojmë këto variante68
:
kur fjala nuk ka trajtë tjetër të mundshme;
bëj durim, bëj fjalë (emrat s‟mund të vihen në të shquarën)
kur fjala ka më shumë se një trajtë të mundshme, por në njësi të ndryshme frazeologjike:
68
Shih Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 48
55
bëj qejf – i bëri qejfin
kur fjala mund të ndryshojë trajtë pa e prekur kuptimin frazeologjik:
bëj betim – bëj betimin
më qan syri - më qajnë sytë
Për një studim më të thellë të këtyre varianteve do të merremi me gjymtyrët shënuese
dhe joshënuese në strukturën e njësive frazeologjike me vlerë foljore. Një pjesë e njësive
frazeologjike foljore kanë në përbërjen e tyre elemente arkaike të cilat kanë trajtë të
ngurosur. Elemente të tilla si “toruan”, “nge”, “re” apo “lurch” nuk bëjnë pjesë në
leksikun e gjuhës si njësi më vete por vetëm si pjesë e njësive frazeologjike:
Për fat të keq, që kur i kish buzët me qumësht i ranë shumë brenga: i vdiq i ati edhe e
la jetim, me motra që duheshin pajosur e martuar. Mall e gjë nuk i la. Ndoni nuk e
humbi toruan, nuk u qa. Punoi si kalë barre, xhaftoi poshtë e lart dhe i nxori një nga një,
i martoi. Si u lehtësua kështu, veshi xhoken e dhëndërrisë, bëri dasmë, u martua edhe
vetë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 180)
Më tej, kur i del pushi i mustaqeve, fillojnë halle edhe më të mëdha: punë poshtë e
lart, për bukë misri e kripë Kavaje. Pa më tutje, kur pushi nis të nxihet e të bëhet mustaqe
e mjekër të kërleshura bashkë, që rrallë e tek i shpyllëzon brisku i berberit, fytyra i merr
ngjyrën e egjërit a të thekrit, ose, të paktën, atë të grurit që e ka rrahur vrugu, kështu që
nuk i ngjan më atij bardhoshit e bukuroshit të dikurshëm. Po kush ka nge t‟i verë re këto
të gjitha, kur ka andralla të tjera mbi krye? Pra, nuk i vinte re as vetë Ndoni. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 178-179)
For myself, I think you are giving him an immense deal of unnecessary trouble, and
that if he left you in the lurch it would serve you right. (James Main Dixson, English
idioms, fq. 155)
Njësi të tilla kanë karakter të fortë idiomatik, gjë që duket në ngurosjen e thellë të
gjymtyrës emërore, qartësia e së cilës nuk dallohet në rast të mospranisë së gjymtyrës
foljore. Madje edhe rendi i njësisë frazeologjike në njësi të tilla është gjithnjë i ngurosur.
Në një formë të tillë vijnë edhe njësi frazeologjike me origjinë nga togfjalëshi i lirë, të
cilat shfaqen që tek Meshari i Buzukut:
Ti thua që tjetri të hajë kumbullat e mua të më mpihen dhëmbët!... Fjalën “tjetri”
Kozma Ndreka e mbllaçiti më gjatë nëpër dhëmbë. -Mos zer ngojë atë tjetrin! ... briti sa e
pati në kokë Llazi, e, duke rrokur me vrap bishtin e çomanges, u ngrit brof në këmbë dhe
e rrotulloi nja dy herë mbi kokë me kanosje. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq 23)
Karakteristikë për gjuhën shqipe është edhe përdorimi i fjalëve turke në brendësi të
strukturës së njësisë frazeologjike, fjalë të cilat ashtu si elementet arkaike të
sipërpërmendura, nuk përdoren si njësi më vete në leksikun e gjuhës shqipe:
Dhe, në vend të tërhiqte frerët, vringëllonte kamzhikun. Dhe me kamzhikun i binte
resit të “gjerdekut”. -Ehe, mos qeshni me ne pleqtë, ju!... I riu thotë: “E kam përpara
jetën, pse të nxitohem”. Plaku ia pret: “E lashë prapa, o burra, ç‟më mbeti!...” Po s‟ka
takat i shkreti... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 170)
56
Bile porosit edhe vajzat tona, që të mos i refuzojnë në dans, se prandaj u zemërua ai
centralisti i bonifikimit, që na la terrët... -O, na bëri qeder, posi!... Terrët kërcyem edhe
më mirë, se nuk na shikonin këmbët se si i hidhnim... –Vetëm nga ajo, thua?... Kryetari, i
tërbuar që kishin mbajtur qetësi kur ai kërkonte zhurmë dhe po bënin zhurmë kur ai
donte qetësi, u ngrit më këmbë dhe vrapoi drejt derës. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll.
II, fq. 217)
Krahas gjymtyrëve shënuese ka edhe elemente të tjera joshënuese të cilat kanë formë
të ngurosur dhe janë të domosdoshme për strukturën e njësive frazeologjike foljore si
fjala vjen, parafjala apo trajta e shkurtër përemërore. Nëse krahasojmë “e ngopi në dru”
dhe “e ngopi me dru”, gjymtyra që dallon këta dy togfjalësha është parafjala. Në rastin e
parë parafjala „në‟ e bën togfjalëshin të qëndrueshëm e me karakter frazeologjik. Ndërsa
në rastin e dytë kemi thjesht një togfjalësh të lirë.
Në përbërje të njësive frazeologjike foljore mund të përmendim edhe disa elemente
gramatikore që përdoren kryesisht në rrafshin dialektikor, si, “e mori më qafë” – ku në
disa raste dallohet përdorimi i parafjalës „më‟ - në vend të „në‟ tek “e mori në qafë”:
Në krye të herës Zallorët s‟kishin qenë as kaçakë, as hajdutë që t‟i prisnin udhën
karvanit, po barinj me dhen. Nuk i binin më në qafë njeriu. Bënin djathë e gjalpë, travok
e manure, zbrisnin poshtë me calikët plot e i shisnin me pare apo i bënin tramba me kripë
e sheqer, pyper e gjëra të tjera që u duheshin: pe e gjilpërë, pëlhurë për këmishë e qefin
(njerëz jemi...), plumb e barut për të vrarë ndonjë egërsirë a për të bërë zap ndonjë
hasmë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 184)
Mos më merrni më qafë! Shalqinët s‟i kam të kajmekamit. As të mitë. M‟i ka dhënë
veresie Lidini i Agushit e kërkon ja pare, ja drithë. Lidini s‟është si Pandel Poçari, që
thotë: “Baltë e pjekur është kjo e uruar. Kur të kesh – më jep, kur të mos kesh – mos më
jep”. Obobo, unë i mjeri! Si do t‟ja laj borxhin Lisinit? Do t‟i qahet kadiut e do të më
marrë të sy gomerët, me gjithë litarë e samarë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
187)
Një element mjaft me rëndësi për njësitë frazeologjike foljore në shqipe është dhe
trajta e shkurtër përemërore. Në një numër të madh prej tyre ajo është e pranishme, duke
u lidhur me një gjymtyrë brenda ose jashtë strukturës së njësisë frazeologjike, edhe pse
ka edhe raste të njësive frazeologjike foljore pa praninë e kësaj trajte:
Logjikë ku duhej logjikë, ndjenjë atje tek duhej ndjenjë, figurë atje ku duheshin të
dyja! ... Ti, Shpresë duhet të kesh lexuar shumë libra... - Më shumë se sa nga librat... Dua
që t‟i ngjaj edhe nga kjo anë. Ai ishte poet... -Nuk di, po ne propagandistët, që duhet të
jemi brisk nga goja, ngaqë flasim me radhë e pa radhë, na bëhet një gjë e zakonshme të
folurit dhe nganjëherë e humbasim shijen e tij. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq.
58)
E pra, ajo e njihte Majin për një djalë të përmbajtur, po ç‟kishte ngjarë kështu me të
këto kohët e fundit që ai të mos druhej as përpara të mëdhenjve dhe as përpara të
huajve? … I shoqi thoshte se guximi i Majit e kishte burimin tek e kundërta e tij dhe
tregonte raste kur i biri, për të mundur turpin e vet, qe treguar i paturpshëm, duke
skandalizuar prindërit dhe njerëzit përreth. “Megjithatë duhet të kenë gisht Arta dhe
57
Stela në këtë shpërthim të papritur guximi … Ai ka filluar të paguajë taksën e
burrërisë…” (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 54)
I dola borxhit, minimurga. Gruaja e ka nderin te burri, jo te prindërit. Ja, nesër
pasnesër vjen nusja e djalit... Pse, mirë do të kishte ajo, me kunatë brenda? Po edhe më
vinte keq, që, me shpirt. Çupë e shtëpisë, mini murga... Dëbohet çupa e shtëpisë
ndonjëherë? Po ti nxirrje ar nga goja, moj bijë dhe ajo të dëgjonte shumë, ty... (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 124)
Rendi i njësive frazeologjike foljore mund të jetë gjithashtu i ngurtësuar. Kjo dukuri
është e njëjtë për të dyja gjuhët, shqipe dhe anglishte:
Nuk dua të resitësh, se ta kam larë kaqe herë, po ti s‟i mban mend të mirat. Nejse, do
të ta paguaj edhe një herë. Ja, sa të bëhen bathët a qiqrat do të të dërgoj një shoshë plot,
që t‟i kesh zaire për dimër. Ktheu e rri, se dua të të pyes një fjalë – tha Ago Zylali, që bëri
sikur s‟mori vesh ç‟kish dashur t‟ thosh Tili me fjalët „për n‟atë dynja‟. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 264)
“I am sick of the whole bloody pit anyhow. The die is cast, I will give it up and better
die.
Nëse vendet e gjymtyrëve përbërëse do të ndryshoheshin, njësia frazeologjike do të
shpërbëhej. Ajo do të ishte thjesht një togfjalësh i lirë “to cast the die (ose dice)”. Por ka
edhe njësi frazeologjike kuptimi i të cilave nuk ndryshon kur rendi i përbërësve
ndryshohet:
nuk i kish bërë tërr veshi → as tërr s‟i bëri veshi.
Ai, njeriu paqësor, që një jetë të tërë kish arritur me dashuri bletë, vetëm bletë (dhe
kur këtyre u këputej filli i jetës nuk thosh „ngordhën‟, po „vdiqën‟ tani kish vrarë njerëz
dhe nuk i kish bërë tërr veshi. Përse? Për këtë vend, për fëmijët, për njerëzit që punonin
anembanë nëpër arat e vreshtat, nëpër kullotat, nëpër punishtet e farkëtarëve, të
shtambarëve, të gurgdhendësve, nëpër bletorët. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.154)
“Ptu! Ptu! Kjo lugate do të ma nxijë faqen! Të diel te burri, të hënë në shtëpi. Do ta
gërmojë e vjehrra me fshesë në dorë.” Po Fijes as tërr s‟i bëri veshi. Zuri për dore një
çupëzë, thatime nga bishti i valles, e vuri në krye, e lidhi me të tjerët, kurse ajo vetë doli
jashtë valles, të shikojë xhengun. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 471)
i zuri veshi → Veshët i zunë
Tymi dhe era e shkrumbit vijnë nga moçalet rreth Maliqit, se i sjell lenja. Kështu
thotë edhe shushurima e butë e burimit, që del në krye të luadhit. Sapo i zuri veshi këtë
shushurimë, Xhezari ndjeu se i qe tharë qiellza. Balli e gjithë trupi i digjeshin zjarr.
(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 207)
Veshët i zunë disa fjalë të shkëputura, disa fjalë që silleshin rreth diçkaje të bukur e
të shndritshme, që s‟pranon as njollën më të vogël. Ajo pati përshtypjen sikur po flitej për
ndonjë mollë në lule, për lule që s‟kishin arritur të mbulonin një degë të thatë, për një
degë të thatë që po përpiqej të thante trungun. Ajo dëgjoi kërkëllimën e një palë
58
dhëmbëve të vëna. Dhe pati përshtypjen sikur dëgjoi kërkërimën e degës së thatë, nën
veprimin e sharrës së kopshtarit. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 23-24)
sleep like a dog → like a dog he slept
“After that much wine he drank I thought he would sleep like a dog”.
-Yes, like a dog he slept the whole night long.
Rendi mund të ndryshojë kur një pjesë e një njësie frazeologjike theksohet. Ndodh që
njësia frazeologjike mund të nguroset edhe në formën pyetëse:
Kur ndonjë titis, zemërgur, i thosh: “Ore, ç‟po bën ti kështu? Ku e ke mendjen? Ca
dalin e harrojnë, ca thyejnë hapsanën e ikin maleve, ca vdesin brenda. Ku të shpie
mushka? Diellë kërkon të bëhesh –a? Edhe dielli që është diellë nuk e ngroh dot gjithë
botën, se kjo botë ka shumë gryka e shpella. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
84)
Rendi i detyruar përforcohet nga kuptimi mjaft i përcaktuar i njësisë frazeologjike.
Kuptimi i saj mund të jetë vetëm pohor ose vetëm mohor. Të tilla janë ato njësi
frazeologjike që kanë vlerë konstatuese:
Kështu, Ago Zylali s‟le gur pa lojtur për të hapur ndonjë bisedë, po nuk i ndez.
Njerëzit s‟kanë qef për dëngla, qoftë edhe nga ato të arinjve të Kakaçit, sepse, si i thonë
një fjale: “Meta i di hallet e veta”. Gushti po ua përvëlonte arat e po ua hiqte bukën nga
goja. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 260)
Në raste të veçanta, njësi të tilla, megjithëse mund të përdoren në një formë të
caktuar, vetëm pohore ose mohore, nuk e përjashtojnë mundësinë e tjetërsimit të formës
për të përcjellë kuptimin dhe ngjyrimin emocional të veçantë gjatë ligjërimit. Kjo është
më se e qartë në rastet e mëposhtme:
Ju keni të drejt, moj shoqeni, po, gjersa ne vetë nuk e kemi mbledhur mendjen t‟i
shtrohemi bujqësis, pa menduar orë e çast si e qysh të largohemi nga fshati, me anë
martesash në qytet s‟kemi sy e faqe të kritikojmë qytetarkat si për shembull gruan e
kryetarit, që nuk duan të vijnë në fshat. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 30)
Ajo priste të kërciste zemërimi i tij, po ai po kërciste një nga gishtat, sikur të ishte
duke provuar kyçet e duarve. -Ke edhe sy e faqe të flasësh! Fillove duke vjedhur ustanë
dhe mbarove duke vjedhur vëllanë. Ai (duke u ngritur rrëmbimthi më këmbë):
-Pusho! –Ti thua me vete: në fshat s‟ka policë, s‟ka financë, s‟ka qepena, s‟ka kasaforta,
si në qytet. Në fshat pasuria është sheshit, ditën natën, me hënë pa hënë, në shi, në diell...
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 49)
Ngurosja e rendit të gjymtyrëve, në veçanti në gjuhën shqipe ndodh edhe për arsye të
tjera. Një nga tiparet e njësive frazeologjike është dhe ngjyrimi shprehës-emocional që
është i përhershëm tek to. Shpeshherë për shkak të kërkesave të stilit dhe të nevojës për
59
përforcim emfatik lind nevoja e ndryshimit të rendit të njësive frazeologjike foljore dhe
ngurosja e tyre në një trajtë që ndryshon me atë të gjedhes fillestare69
:
Si shkoni me këta hairsëzë grizarakë?... u hodh Myftari i Veshnjës. –Kam dëgjuar se
fshati e ka edhe më pisk nga ç‟e ka patur Veli beu gjersa këputën ruazën nga Griza...
Janë ca tahmaqarë, po janë dhe të zot e punës, ama... s‟ua ha dot hakën... Eh, tama,
tamaja! ... psherëtiti, pastaj. Tamaja ha nganjëherë kokën e të zot... Më qafë paçin
vehten e tyre se fshati u doli borxhit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 54)
Siç vërehet edhe nga shembulli, tipike është ngurosja e asaj njësie frazeologjike që
ndërtohet me një folje në mënyrën dëshirore që e rrit më tepër vlerën emocionale që
mbajnë këto njësi frazeologjike.
Siç vë në dukje Thomai, “„ngrirja‟ e njësive frazeologjike në lidhjet sintaksore të
brendshme, që nuk përputhen me ato të gjedhes fillestare është kaq e madhe, sa që sot
pikërisht ajo duket e zakonshme dhe që gjen një përdorim më të gjerë në ligjërim”70
. Një
dukuri e tillë vërehet edhe në dy grupe të tjera:
me grupin e njësive frazeologjike të tipit folje + emër në rasën emërore të cilat janë shpesh të përdorura në të gjitha stilet e gjuhës së shkruar e të folur.
S‟di se si atë grimë Etlevës i shkoi mendja tek ai lypsari kokëmadh, mjekërdrizë e
supëgërë, që e kish parë afër shtëpisë, dhe tek gjithë ata endacakë që rëshpëronin kohët e
fundit në Drimonë dhe lart në mal. Tha me vete: “Oh, sikur të kisha pranë Enkeleun!”
Mori shpejt sëpatën bishtgjatë të mbështetur tek muri, pranë pragut, ia preku me gisht
tehun e mprehtë dhe shkoi ngriti trirën. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 165)
Të zezat ne, me burra e pa burra në shtëpi!... u qa nusja e Leksit. -Pusho! Mua po më
pikon zemra për gjenë e gjallë, që s‟kanë ç‟hanë, ti po tënden. –Po bli bar, o kunat, e
mos më merr më qafë njerëzit! (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 243)
me grupin e njësive frazeologjike të të njëjtit tip, pra, folje + emër në rasën emërore, por që kanë më shumë se dy gjymtyrë:
Kur dëgjoi fjalën që i kish dërguar Malush Agai, beut i hypi gjaku në kokë e mënt i
ra pika. S‟e nxinte më as lëkura, as konaku, as tërë vendi. I ziente zemërimi në zemër,
sindozot zjen jashtë fërtyma e kollozhegut. Po meqë e dinte se Malush Aga Katunishti
s‟ishte burë i pakët nuk e prishi menjëherë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
133)
Ditë e javë erdhën e shkuan dhe e gjetën e e lanë grizaraken me këtë ankth në zemër.
Asaj i qe mbushur koka top se kishte rënë me barrë. Aq ia priste mëndja e mënd të tjera
s‟kishte ku të kërkonte. Mos kishte t‟ëmën gjallë e t‟i ulej në prehër e t‟i rrëfente?(Jakov
Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 240)
69
Shih Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 57 70
Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 58
60
Dukuria e ngurosjes në një trajtë të caktuar vihet re edhe tek njësitë frazeologjike
foljore me strukturë të cunguar:
I shoqi kujtoi se shpëtoi nga ushtima e përjetshme (si udhëtima e trakaçkës së
mullirit), e një akti të pavetëdijshëm që ishte kthyer në simbol poetik nga ajo çiçikoqkë
romantike, që ushqehej me literaturë sentimentale. Kur lindi vajza, ai hoqi të zitë e ullirit
gjersa e bindi të mos ia vinin emrin „unazë‟, se kjo, më në fund, s‟kishte asnjë kuptim,
dhe, për herë të parë i tregoi të vërtetën. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 54-55)
E kishte gjetur të shoqen me kryet brenda në kasafortën e magazinës, si këpusha që
fut kokën në damarin e kafshës dhe s‟e nxjerr andej as po t‟ia këputësh, dhe pati hequr të
zitë për ta bindur se bombardimi kishte kohë që kishte pushuar dhe se ato krisma ishin
shpërthime të vonuara të kasave me municion. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.
156)
Në këtë rast, edhe pse njëra gjymtyrë nuk është e shprehur gjuhësisht ajo nuk e prish
njësinë frazeologjike. Mungesa e gjymtyrës emërore nuk e prish kuptimin frazeologjik
pasi në të mbeten edhe dy gjymtyrë të tjera shënuese, të cilat mbartin të tërë ngarkesën
kuptimore të togfjalëshit fillestar. Në rast të kundërt, nëse njësia frazeologjike do të
kishte vetëm dy gjymtyrë shënuese në tërësi, atëherë do të ishte e pamundur ruajtja e
njësisë frazeologjike, si në shembujt e mëposhtëm:
Nuk e kuptonin ata që myshteriu me para në dorë nuk është myshteri, po blerës, i cili
mund të blejë ku t‟i dojë qejfi? Nuk ua priste atyre që myshteri i vërtetë është vetëm
borxhliu, se vetë borxhi të lidh me tregtarin? (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.
309)
E ka yshtur dhaskali, atë, të flasë kështu; po e di unë sa ia pret mendja atij! – shau
një plak që e dëgjonte priftin e nuk e dinte kujt t‟i jepte tani të drejtë: vehtes apo beut.
(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 69)
Mos ki qeder. Do të ngrihet ajo dhe do të shohim se kujt do t‟ja mbledhë më parë. –E
di që më lodhe!... Unë pres që të hidhesh në sulm, ti më grin sallatë. Haj, shko, tashi dhe
sabotoje atë mbledhje. S‟jam pregatitur thuaju... Ky është një problem me rëndësi...
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 442)
-Ku e mori lejen ajo, ku?, - iu kanos s‟ëmës Ajeti.
-Ku i desh qejfi!, - ia plasi me inat plaka, që e urrente këto sjellje të së resë dhe kishte
mëri edhe të birin që nuk ia mblidhte rripat. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 88)
Kuptimi frazeologjik shpeshherë varet edhe nga ndërfutja e elementeve kontekstuale
në brendësi të një njësie frazeologjike foljore që lejon modifikimin e tij nga ana
semantike dhe që në disa raste mund të çojë në shpërndarjen e gjymtyrëve të njësisë.
Kategoria leksiko-gramatikore e fjalës që ndërfutet përcaktohet nga gjymtyra prej së cilës
varet formalisht. Në rastin kur kemi një njësi frazeologjike foljore të përbërë nga një folje
+ emër, mund të ndërfutet si ndajfolja dhe pjesëza që lidhen me foljen:
“Gjyshi filloi të kruajë kokën. Ti e ke njohur t‟im gjysh, o Myftar, apo jo? ... S‟qe aq
budalla sa u tregua atë natë, po ja që frika e bëkërka njeriun më të mefshët se sa është...
61
Pastaj, t‟im gjyshi, atë kohë, s‟i kishin zënë akoma këmbët dhé, i ardhur siç ishte nga
përtej lumit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 49)
Kur kaloi përpara zyrave ku punonte e motra, hodhi kot sytë, ndonëse orari kishte
mbaruar me kohë dhe ajo duhet të kishte ikur. Për çudi, ajo sapo dilte. Në fillim Ajetit iu
bë qejfi, duke menduar se ajo kishte pritur aq shumë të vëllanë, po iu thye përnjëherësh
zemra kur pa dy vetë që prisnin përpara zyrës, nën degën e një akacieje të rritur. (Shefqet
Musaraj, Para agimit, fq. 87)
Birinxhi! ... Nëm tëhu dhe një paqetë cingare që të venë rrumbullak një dollar! ... dhe
Myftari i Veshnjës, si futi portofolin pa e nxjerrë fare, zgjati dorën të marrë atë që
porositi dhe me tjetrën ngriti dorën të marrë atë që porositi dhe me tjetrën ngriti lart
kamxhikun hëm për ta përshëndetur, hëm për ... Dhe ustai, sikur t‟ia paskish prerë
gjuhën qahajabashi me këtë nojmë karrocieri, s‟hapi fare gojë. Kur kishin dalë,
mërmëriti me vehte... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 46)
Më duket sikur po e marrim kot nëpër gojë myzeqarkën e vogël. Gjer më sot asaj s‟i
kishte rrahur zemra për asnjë nga djemtë e fshatit... Po ah!... Kjo drita e bardhë e
dashurisë së parë është posi rrezja e yllit të ditës: duket në qiell e mbush botën me dritë
edhe pa dalë dielli mirë... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 24)
He then argued the „nice point‟ closely. With all due deference he submitted that Mr.
Forsyte‟s expression nullified itself. His client not being a rich man, the matter was a
serious one for him; he was a very talented architect, whose professional reputation was
undoubtedly somewhat at stake. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 237)
Që sot! ... S‟e paske marrë vesh kthimin tim në fshat?...-Sidoqoftë toka ka zemër të
madhe, nuk është si qyteti, kraharorngushtë...-Lëre frazeologjinë fshatare, se nuk të
shkon më... Thuaj hapët, përse ke ardhur! (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 34)
Në shembullin e fundit, ndërfutja e mbiemrit në strukturën e njësisë frazeologjike,
edhe pse e rrallë në njësitë frazeologjike foljore të gjuhës shqipe, lidhet me emrin.
Një rast tjetër i ndërfutjes është ai i një fjale që nuk lidhet me asnjë nga gjymtyrët e
frazeologjike por lidhet me të në tërësi, nëpërmjet marrëdhëniesh sintaksore71
:
Më shpallën të mangët nga trutë dhe më liruan që të shkoja në Itali, të bëhesha artist.
Po hë hë se e haja unë atë kokërr ulliri. Apo të më ngarkonte dëng pa markë ndonjë
vapor tjetër dhe të më degdiste në Abisini… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 272)
Shtëpia e Shpiragajve zinte, dikur, një stan të tërë në të hyrë të fshatit Grizë.
Megjithëse ishte ngritur më të rrëzuar të një kodre, fshihej nga sytë e botës, si për të mos
e marrë njeri mësysh, pas një gardhi të dëndur e të lartë kallamash. (Jakov Xoxa, Lumi i
vdekur, Vëll. I, fq. 14)
Njësitë frazeologjike foljore të pamotivueshme, si “vë re”, “i bie bretku”, ku kuptimi i
përket të tërës, janë më të ngurosura nga lidhja e brendshme kuptimore dhe ndërfutja e
71
Shih Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 56
62
elementeve është pothuaj e pamundur. Edhe në rastet e rralla kur ajo ndodh është e
jashtme nga ana semantike:
Jo, pasqyra e ndritur, me yll e hënë të bardhë, në cep, s‟kish asnjë faj. Fajin e kishin
vjetët e shumta që i kish rrojtur e gëzuar si shumë të paktë janë ata që i rrojnë dhe i
gëzojnë, e kishin ahengjet e gjerdheqet e shpeshta, të cilat Sheqerja ja nxiste me pije
xhenxhefili e karafili. Sidoqoftë, tani, për herë të parë, Xheladin Beu vuri re se sikur i
kish shkuar një damalug nëpër fytyrë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 149)
Fija ktheu e vërtiti kokën si nepërkë kraste e ia pati: Qyranua ishin kushërira të
shtata, ngrohur në një diell, shi, shkuar tri herë veshit; gratë ishin gra, me xibunë shtatë
në dorë, që na bie bretku së punuari në shi e në diell e s‟bëjmë dot një fustan për të qenë.
(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 440)
Ndërfutja e elementeve në strukturën e njësive frazeologjike është studiuar nga
Ernst72
i cili dallon ndërfutje që sjellin modifikime të jashtme, të brendshme dhe të
koordinuara:
ndërfutja e një mbiemri konsiderohet ndryshim i jashtëm nëse është ekuivalent nga kuptimi me një ndajfoljor:
I kicked the social bucket yesterday = Socially, I kicked the bucket.
kemi të bëjmë me modifikim të brendshëm atëherë kur ndërfutja e një mbiemri modifikon një pjesë të kuptimit të njësisë frazeologjike:
kick the filthy habit
modifikimi është i koordinuar, kur ai prek si kuptimin idiomatik dhe atë të
drejpërdrejtë të gjymtyrës emërore73
:
We were pulling his cross-gartered leg.
Në gjuhën shqipe, ndërfutja e një fjalie lidhore në strukturën e njësisë frazeologjike
çon në ndryshime të thella të kuptimit të saj. Duke qenë se gjymtyrët e një njësie
shpërndahen, mundësia e humbjes së kuptimit frazelogjik të shprehjes është më e madhe.
Në radhë të parë, gjymtyrët humbin unitetin semantik, pasi ato shpërndahen dhe nuk
shkrihen kuptimisht për të dhënë një kuptim të vetëm frazeologjik. Njëkohësisht,
komponentët e njësisë frazeologjike e ndryshojnë formën dhe funksionin e tyre sintaksor
në fjali me ndërfutjen e përemrave lidhorë, duke qenë se këto komponentë lidhen me
gjymtyrë të tjera të fjalisë dhe u përkasin pjesëve të ndryshme të fjalisë së përbërë.
Durimin që ka ai, s‟e gjen tek asnjë tjetër.
72
Abeillé, A. (1995): “The flexibility of French idioms: A representation with lexicalized tree adjoining
grammar”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and
Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, vep. e cituar, fq. 22 73
Abeillé, A. (1995): “The flexibility of French idioms: A representation with lexicalized tree adjoining
grammar”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and
Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, fq. 21
63
Jani Thomai thekson se, “është e vërtetë se fjalët që përbënin frazeologjizmin, edhe të
shpërndara në fjali të ndryshme, ruajnë po ato kuptime që kishin në modelin fillestar, …..
por uniteti ndërmjet tyre nuk ekziston më” 74
.
Lidhur me ndërfutjen e një fjalie lidhore në gjuhën angleze, vërejmë se ndërfutja e saj
është e mundur për njësi frazeologjike që mund të lejojnë ndërfutjen e gjymtyrëve
mbiemërore. Duke qenë se qëndrueshmëria strukturore lidhet ngushtë me atë semantike,
mund të themi që për njësitë frazeologjike të motivueshme, që kanë qëndrueshmëri të ulët
semantike, e ruajnë kuptimin idiomatik edhe në rastet kur ka ndërfutje të elementeve të
tjerë që nuk janë pjesë e strukturës së saj.
He pulled some strings that were not accessible to anyone.
Siç vërehet, ndërfutja e një fjalie lidhore nuk ia prish kuptimin idiomatik njësisë
frazeologjike. Njësia „pull the strings‟ është e motivueshme dhe ajo shfaq tipare të një
qëndrueshmërie të ulët sintaksore. Këtu fjalia lidhore modifikon të tërë njësinë
frazeologjike dhe nuk e shpërbën atë në pjesë të ndryshme. Si rrjedhim, kuptimi
frazeologjik nuk prishet.
2. Kufijtë formalë të njësive frazeologjike foljore
Përcaktimi i kufirit nistor dhe fundor të njësive frazeologjike foljore është me rëndësi
për çështjen e identifikimit strukturor të tyre, për përcaktimin e numrit të gjymtyrëve, për
dallimin e gjymtyrëve përbërëse nga ato fakultative apo kontekstuale, për renditjen e
njësive në fjalor dhe dallimin e kategorisë leksiko-gramatikore të tyre.
Dallimi i gjymtyrëve që përbëjnë një njësi frazeologjike dhe përcaktimi i kufirit nistor
në disa raste nuk është i lehtë. Ky proces ndërlikohet nga disa faktorë, të cilët ne i kemi
përmbledhur më poshtë:
qëndrueshmëria e ulët e disa njësive frazeologjike;
ndryshimi i rendit të komponentëve përbërës;
ndërfutja e elementeve të tjerë;
format paradigmatike;
prania e trajtës së shkurtër;
gjymtyrët fakultative;
gjymtyrët kontekstuale;
variantet gramatikore;
variantet leksikore;
prania e fjalëve drejtuese (si: dikujt, dikë) për tipin foljor me reksion të lëvizshëm.
Në pjesën më të madhe të njësive frazeologjike foljore kufiri nistor i tyre përbëhet
nga një folje, trajtë e shkurtër përemërore dhe gjymtyrët fakultative. Njësitë frazeologjike
foljore mund të jenë dy ose trigjymtyrëshe. Në lidhje me llojin e parë, tipi më i zakontë
është ai folje + emër. Gjymtyra foljore mund të jetë kalimtare ose jo, gjë që nuk ka të
74
Thomai, J. (1966): “Mbi rendin e fjalëve në strukturën e frazeologjizmave të shqipes”, tek Akademia e
Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1966, fq. 160
64
bëjë me kalimtarësinë e të tërë togut frazeologjik brenda strukturës së fjalisë ku ai bën
pjesë.
Po dhe lëmi nuk do nisë përnjëherësh, de, po me radhë, si nga mot... Andaj, si
qahallarë që jeni e dini punën tuaj, vini gishtin kush duhet të fillojë i pari nesër, që ta
ndihmojmë sonte me korrje e lidhje fshaçe. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 103)
Të gjithë kishin zbritur poshtë, përveç zonjave, që nuk deshën të lëviznin nga vendi.
Burrat, në një kor të vetëm, si hamenjtë e skelës kur ngrenë bashkarisht ndonjë peshë të
rëndë, të drejtuar nga kamxhiku i xha Sadikut që ulej e ngrihej vazhdimisht, përpiqeshin
të detyronin kalin të hiqte dorë nga kokëfortësia. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.
31)
Siç vërehet edhe nga shembujt e mësipërm, në gjuhën shqipe si kufi nistor i njësive
frazeologjike foljore është një folje e cila ka në përgjithësi një paradigmë të pjesshme të
trajtave të saj. Karakteristike për shqipen gjithashtu është prania e një trajte të shkurtër
përemërore si kufi nistor i njësisë frazeologjike foljore. Në shumë prej tyre, trajta e
shkurtër është e domosdoshme. Sipas këtij treguesi mund të krijohen këta tipa formalë75
:
njësi frazeologjike foljore që kanë një trajtë të shkurtër përemërore në rasën dhanore.
Pak më parë kish plasur një grindje e re për radhën e ujit midis Tares të Velës e
djemve të Selmanit dhe kish lojtur shata e huri i gardhit. Qenë gjakosur ca koka. Kishin
hyrë e i kishin hyrë e i kishin ndarë miqësia, ata që u donin të mirën. I ndanë, po nuk i
pajtuan dot. Dhe s‟dihet ç‟fill do të marrë puna më tej, ku ta dish se kur. S‟është çudi që
me kohë e mot të flasë edhe dyfegu, se që të dy palët janë gjaknxehtë, të rrëmbyer e i bien
gjoksit me grusht: - “Dale, pa ke për të parë!” (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
247)
Kur kjo trajtë përemërore ka një referent të jashtëm del në tri veta, ndërsa kur ka një
referent të brendshëm del vetëm në vetën e tretë.
njësi frazeologjike foljore që kanë një trajtë të shkurtër përemërore në rasën kallëzore:
Në dorë ky nafariot mbante gradën. Ai nuk kishte as vreshta, as ullishta, as fëmijë.
Kishte vetëm atë instrument, të cilin ia kishin vënë në dorë këtu e shumë vjet më parë. Me
të nxirrte bukën si përgjegjësi i ujërave të kripura. U ul në bisht si të gjithë dhe për herë
të parë në jetën e vet e lëshoi veglën përtokë. Kohët e fundit ajo vegël e kishte lënë në
baltë dhe atij i kishte dalë nga zemra. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 390-391)
Xhelatin beu mbeti vetëm. Tha të delte në ballkon, të pinte „kahven‟, po e ktheu
mendjen e i ra rrotull odës, qëndroi një çast përpara pasqyrës sa një derë, u shikua e nuk
e njohu veten ... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 149)
75
Shih Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti
i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. XLV
65
Kur kjo trajtë ka një referent të jashtëm del në tri veta, ndërsa kur ka një referent të
brendshëm, del vetëm në vetën e tretë.
njësi frazeologjike foljore që kanë një trajtë përemërore të shkrirë. Në këtë lloj njësie frazeologjike ka dy referentë, të brendshëm a të jashtëm:
Po i nipi kishte qeshur dhe ishte përgjigjur se rrezen e deriçkës, që Petriti të shkonte
te Fanulla, ia kishin hapur atij vajzat e Naforës dhe tani së fundi s‟ia kishte mbyllur dot
atë derë as arhondi vetë, që e kishte pajtuar për të montuar fabrikën e re të vajit
“Breda”. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 187)
Njerëzit e shikonin me bisht të syrit dhe i bënin shenjë njëri-tjetrit, po prapë
druheshin prej tij. Hajdar beu e ndiente thellë këtë diskreditim të të birit... Ai habitej
sidomos me popullin, që hiqte gjithë ato të këqija, që hante plumba dhe internime nga më
të tmerrshmet dhe prapëseprapë s‟ia bënte syri tërr. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq.
77)
njësi frazeologjike foljore me trajtë të shkrirë përemërore detyrimisht të kufizuar.
Në të tilla raste, kuptimi kategorial foljor është me vetë të përgjithësuar dhe
rrjedhimisht, trajta e shkurtër përemërore është e përcaktuar vetëm në vetën e dytë
njëjës.
Ai ngrysej e gdhihej nëpër zyrat e noterëve e në kadastër, po asnjëherë s‟ia kishte zënë veshi mbretin Zog në këto mënyra të tjera që lartmadhënia të hidhte gurin e të
fshihte dorën. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 28)
Në rastet e theksimit të gjymtyrës së parë foljore, njësitë frazeologjike foljore nuk
nisin me një trajtë të shkurtër përemërore, pra, e kanë më të kufizuar përdorimin e saj:
Hajdar beu, që nuk i dinte këto gjëra, ose, të paktën, shtihej sikur nuk i dinte, mbeti
në gjendje të vështirë dhe s‟la kusur që kjo çështje të mbyllej. Po, në të vërtetë gomarin e
nxori vetë i zoti nga balta. Tenente Petriti, që e kishte njohur vjedhurazi Emira Velon,
dhe kishte lënë mendjen me bukurinë e saj. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 65-66)
Ai? Ja... ngriti duart në qiell, sikur t‟i binte defit në ndonjë dasmë, nga ato që s‟lë pa
vajtur, se ata që ndahen, dihet, s‟bëjnë dasmë, dhe më bërtiti: “Jam zënë, jam zënë! Jam
gjer në grykë me këto punë grarish! S‟kam nge të marr frymë... (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. II, fq. 41)
Edhe në ato raste kur ajo është e domosdoshme, trajta e shkurtër përemërore nuk
llogaritet si gjymtyrë e njësisë frazeologjike foljore duke qenë se lidhet me një referent të
jashtëm por konsiderohet vetëm kufi nistor i saj:
Kur e panë, mbajtën kafshët e qëndruan buzë hendekut, si të ngrirë, me dorë në
zemër. Beu as që u hodhi sytë. Tani e kish marrë pak veten dhe kulloste rreth e qark sytë
e skuqur. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 163)
-Ku qe mbrëmë?
-Nuk je ime shoqe, që të të jap llogari...
-Nuk po të pyes se kush jam. Ku qe mbrëmë po të pyes. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll.
II, fq. 48)
66
Trajta e shkurtër përemërore është fakultative tek disa njësi frazeologjike foljore. Përdorimi ose jo i saj varet nga konteksti i ligjërimit:
Instruktori bënte sikur dëgjonte, po mendjen e kishte te biseda e mbjelljeve
pranverore, që ky djallo kryetar ja kishte vulosur me atë dreq kalendar kaça… kaça…
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 56)
O Riza – tha – unë kam ca punë në Pazar. Kij mendjen këtu. Po të shkojë ndonjë me
dru, me gjëkafshë për të shitur ... Ti e di. –Peqe- ja ktheu Rizai, që rrinte kryeulur e
shikonte mizat e dheut nëpër vragën e tyre. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
267)
Në gjuhën angleze, kufiri nistor i një njësie frazeologjike foljore është gjymtyra
foljore. Zakonisht, ajo përdoret në trajtën përfaqësuese të saj e cila është forma bazë e
foljes (paskajore) me ose pa pjesëzën „to‟.
His preparations were leisurely; he caught, as every true artist should, at anything
that might delay for a moment the effort of his work, and he found himself looking
furtively at this unknown dame. Like his father before him, he had an eye for a face.
(John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 214)
The baking-dish was served up in a penintential manner on a shrunken cloth at an
end of the dining-table, at two o‟clock, when he dined with Mr. Flintwinch, the new
partner. Mr. Flintwinch informed him that his mother had recovered her equanimity now,
and that he need not fear her again alluding to what had passed in the morning. “And
don‟t you lay offences at your father‟s door, Mr. Arthur”, added Jeremiah, “once and
for all, don‟t do it! Now, we have done with the subject”. (Charles Dickens, Little Dorrit,
fq. 95)
Gjatë përdorimit në ligjërim, siç mund ta vërejmë nga shembujt e mësipërm, ajo
shfaqet edhe në format variante të saj, mund të jetë kalimtare ose jokalimtare, ndryshon
në kohë, vetë, numër, diatezë që do të thotë që në shumë raste ajo ndryshon sipas një
konteksti të dhënë. Megjithatë, për format variante të gjymtyrës foljore dhe tipologjinë e
saj do të qëndrojmë më gjatë në vijim të këtij punimi.
Krahas trajtës së shkurtër përemërore, si kufi nistor mund të shërbejë edhe gjymtyra
fakultative, ku ajo shkrihet kuptimisht me njësinë frazeologjike foljore:
(e la) me gojë hapur
(mbeti) me gojë hapur
Si kufi fundor i një njësie frazeologjike foljore në shqipe dhe anglishte mund të jetë
një gjymtyrë emërore, e zakontë kjo si për njësi frazeologjike dygjymtyrëshe ashtu edhe
për njësi tri a më shumë gjymtyrëshe:
“Si, ore, ulk qenka dhjetari? Fjalë është kjo? ... Ulk qenka filani që merr rrogë
qeverie? Ulk qenka filani që merr përsipër punë qeverie? Mbaj gojën, djalë ...” po nuk
tha asgjë, që të mos i japë gjes sherrit. Bëri sikur s‟ja vari. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 254)
67
Talfourd, in the bitterness of his soul exclaimed that Literature‟s own familair friend,
in whom she trusted, and who had eaten of her bread, had lifted up his heel against her.
(James Main Dixson, English idioms, fq. 157)
… të ligjtë, të cilët janë bërë të pasur me mashtrime dhe me gjak, dhe jo të mirët, që
janë bërë fukarenj nga lakmia e arkondëve, qofshin edhe gjak me ta. Se, siç thonë lebërit,
çdo berr varet nga këmbët e veta. Dhe, ca më pak kanë për t‟ua mbajtur vëth në vesh
nipërve të tu, që nuk duan të bëhen të pasur ashtu siç i këshillon zotrote, se e panë ç‟do të
thotë i pasur si ti, që edhe djersën e nipërve të tu, që edhe gjakun e gjakut tënd je gati ta
pish, për të shtuar pasuritë e tua pa fund. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 205)
Gjarpërinj e ujq, besa. Pastaj na u duk sikur ardhi një burrë i gjatë e na rrahu me
kopan, na e bëri kurrizin më të butë se barkun. Mbuluam kokën me gurë, duruam.
(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 116)
Gjymtyra emërore mund të jetë kufi fundor edhe në njësi frazeologjike foljore me
strukturë fjalie:
Iku beu, si i thonë një fjale, me bishtin ndër shalë. Ama ish bërë tym e zjarr nga
zemërimi. Kjo ishte hera e parë që kish gjetur sharra gozhdën. (Mitrush Kuteli, Tregime
të zgjedhura, fq. 136)
kufiri fundor mund të jetë një ndajfolje:
Ju falem e ju marr dorën t‟ju pyes një fjalë e dua të më ktheni përgjigje: kini parë a
s‟kini parë, ore, trima në botë? Ama ta dini: unë s‟ju pyes për trima sidokudo, për
kokëshkretë, nga ata që s‟i merr as kandari, as kalemi, po për trima të vërtetë, për burra
që hanë bukë veç. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 54)
“Hush, my child – never talk of dying. Please God, you may have many years of life
before you”. She shook her golden head a little sadly. “No, doctor, my sand has run out;
and perhaps it is as well”. (James Main Dixson, English idioms, fq. 213)
Siç vërehet nga shembujt në shqipe dhe në anglishte, kufiri fundor mund të jetë
ndajfolje edhe në njësi frazeologjike me strukturë fjalie. Në raste të rralla kufiri fundor
mund të jetë një numëror:
Është luftë klase, kjo, Ki-uuuu, ngule mirë në kokë. Ahere s‟pranonte, që ta vrisje, të
futej në kooperativë individi që ishtë në gjendje. Ashtu si ti, tani, arsyetonte edhe ai në
atë kohë: “Të bashkoj unë, pasjen, pak, që nuk ngriti kokë? Apo u ngroh në diell, duke
vrarë mendjen qysh të ndante pasurinë e të tjerëve, pas dhjetë vjetësh?...” (Gazetari
shqeu sytë katër). (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, Fq. 276)
“Mr. Levi”, said he, “I see you know a thing or two; will you be so good as to
answer me a question?” (James Main Dixson, English idioms, fq. 251)
Po aq të rralla janë edhe njësitë frazeologjike foljore me kufi fundor me një fjalë
onomatopeike:
68
Unë, ja, dola arave t‟Apollonisë mos takoj gjë në antika. Pas shiu ato shëndrijnë e t‟i
zë syri fët në mes të tokës ugar... Kjo është koha më e volitëshme për t‟i mbledhur. Si
puna e këpurdhave, shtoi pastaj, duke dashur të bëjë shaka. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur,
Vëll. I, fq 148)
Tek njësitë frazeologjike foljore trigjymtyrëshe kufi fundor mund të jetë edhe një mbiemër:
-Këta të Kënetishtës duhen marrë shembull edhe për fletërrufetë e zjarrta...
-Tëçkën! E motra të bëjë për ujë të ftohtë të vëllanë!
-Kqyre, kqyre!... Edhe nj‟aj padreja jonë, ja, me ksi përrallash ka dasht me na përmbajt...
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 182)
Kripa kishte kristalizuar edhe kanalit kryesor ushqyes, që sillte ujërat nga gjoli i
Naforës. Petriti po hiqte pikën e zezë për të shkripëzuar tubat e bllokuar që timbani të
punonte me të gjithë fuqitë. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 378)
Kufiri fundor është një folje në rastet kur kemi njësi frazeologjike foljore të tipit folje
+ folje:
Spartani veshllapush e shikoi me përbuzje tek jepte e merrte kështu, u bëri shenjë
shokëve për t‟u treguar se plaku s‟ishte në vete dhe ngjiti me çap të rëndë shkallët e
pirgut, hodhi një vështrim strategu jashtë mureve dhe e pyeti thrakun:
-Ç‟kemi këtej, Tyril? -Asgjë, kapedan Aristodor. Këndojnë këndesat. Kur hyra në
vigjëlesë dëgjova burbujë e bërtima. Kërkonin ndihmë. Desha të të zgjoj. Pastaj bërtimat
pushuan vetë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 250)
në njësi frazeologjike foljore që kanë më shumë se tri gjymtyrë, që vijnë nga fjalë të urta e që kanë trajtë këshillash, si tek “këtej i hyri e andej i doli”.
në njësi frazeologjike foljore me strukturë fjalie:
Të nesërmen, toga me kumandar Sefedinin në krye u ngrys e s‟u gdhi. Iku. «Kështu e
ka kanuni i atyre që shkojnë në luftë» do të thoni ju. Mirë, po a thotë kanuni i atyre që
shkojnë në luftë të rrëmbejnë çupat e botës? (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
77)
Si kufi fundor mund të jetë një gjymtyrë fakultative e cila vjen nëpërmjet ngushtimit
ose zgjerimit të strukturës frazeologjike:
ia mblodhi (rripin)
i doli gjuha (një pëllëmbë)
Kufi fundor mund të jetë një gjymtyrë kontekstuale e cila edhe në rast se hiqet nuk e
prish kuptimin frazeologjik të shprehjes:
i dolën thinjat (duke pritur)
3. Tipologjia e gjymtyrës së parë foljore
69
Tipi foljor i njësive frazeologjike për nga vetë emri i tyre përmban një gjymtyrë
foljore që është një gjymtyrë e përhershme e tyre dhe që e dallon për nga kategoria
leksiko-gramatikore me tipat e tjerë të njësive frazeologjike. Si rrjedhim, gjymtyra foljore
është vatër gramatikore e njësisë dhe në disa raste edhe vatër kuptimore e saj, pasi në
pjesën më të madhe të rasteve është gjymtyra emërore që e ka këtë rol.
Karakteri idiomatik i gjymtyrëve të një njësie frazeologjike bën që numri i formave të
këtyre elementeve brenda strukturës së njësive frazeologjike të jetë më i vogël se numri i
formave që kanë këto elemente jashtë tyre. Njësitë frazeologjike foljore kanë si veti
ndryshimin e formave të gjymtyrës foljore. Sidoqoftë, ajo nuk ka një paradigmë të plotë
të trajtave të saj gramatikore, duke patur parasysh këtu kohën, mënyrën, vetën dhe
diatezën.
Folja është kalimtare në shumicën e njësive frazeologjike si në gjuhën shqipe ashtu
edhe në atë angleze. Roli i foljes si një folje kalimtare nuk mund të kuptohet pa praninë e
gjymtyrës jofoljore me të cilën formon marrëdhënie kundrinore. Njësitë frazeologjike
foljore me marrëdhënie kundrinore kanë strukturë të ndryshme. Formimi më i thjeshtë
është bashkimi folje + emër në trajtë të shquar në numrin njëjës:
Dhe ju kthye gjyshes: Si, moj, Marinë, s‟paskam qenë unë kurrë i ri? Po kush është ai
që kapërcente shtatë male e shtatë gryka që të të sillte luleshtrydhe e mjaltë të egër?
Kush është ai që të sillte turtuj e fëllëza? Hë folë!
-Me ato ma more mendjen, se ti vetë ... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 103)
Pat caught Max Leam‟s eye but Max happened to look away at the moment and a
sense of injustice came over Pat. He alone in this crisis, real or imaginary, had acted. He
alone had played the man, while those stuffed shirts let themselves be insulted and
abused. And now he would have to take the rap – because Walter Herick was powerful
and popular, a three thousand a week man who wrote hit shows in New York. How could
anyone have guessed that it was a gag? (F. Scott Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq.
28)
Siç vërehet, folja në gjuhën shqipe mund të paraprihet ose jo nga një trajtë e shkurtër
përemërore që lidhet kuptimisht me gjymtyrën emërore. Kjo e fundit mund të jetë edhe
në numrin shumës:
-Shkojmë? – pyeti Arapi.
-Shkojmë!
-Ama hapni sytë se mos na pikasin ata të tjerët. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura,
fq. 342)
Folja kalimtare mund të ndiqet nga një emër i pashquar:
Njerëzit nisën të ndahen e të mblidhen xhumbë, në duar të vogla shtatë-tetë vetësh,
ashtu si shënjat e dorzat, që kishin kohë që patën dalë në qiellin e kthjelluar nga erërat e
ftohta. Duke vazhduar rrugën për te vendi ku kishin bërë mënd t‟iu zinin pritë shpendëve
grabitqarë, ata thyheshin e përuleshin anë udhës e mblidhnin marina e përcka të thata
dhe në kënetë bukie kashte. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq.13)
70
When the rejection of the measure had practically decided the fate of the ministry,
Punch completed its allegory by another cartoon, in which the horse and its rider lay
thrown and prone on the other side of the hedge, with the legend, “Come a cropper”.
(James Main Dixson, English idioms, fq. 63)
Në rastin kur gjymtyra emërore është në trajtë të pashquar mund të lidhet edhe me një
folje kalimtare por në trajtë pësore-vetvetore:
të hiqej dorë
t‟i jepet fund
Gjymtyra foljore mund të jetë edhe me kuptim pavetor:
Nuk i ngacmohet plaga tjetrit.
Folja kalimtare lidhet gjithashtu me një emër me parafjalë në shqipe:
A e di ti, Agron, se ç‟më ka shkuar ndër mend, mbrëmë, kur ju shikoja të dy pranë e
pranë e kur vura re se as balta e Myzeqesë nuk ju ndante dot? Sa gjë e bukur do të jetë
kur të vijë dita që edhe qytetarët të vijnë me punë në fshat dhe të martohen me fshatare...
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 94)
Perri, është qerratuçka... E kam parë një herë, në dimër, tek shkonte për në
Shënepremte, e s‟më del nga mëndja. Po qahallarët më kanë folur se është bërë edhe më
e bukur këtë verë. Harbi, fare!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 32)
Folja në shembullin e fundit del me kuptim të përgjithësuar ku gjymtyra foljore është
kryesisht në trajtë mohore. Gjymtyra që shpreh objektin e veprimit ndodhet jashtë
strukturës së njësisë frazeologjike, pra nuk është gjymtyrë e tij, dhe brenda kësaj
strukture është trajta e shkurtër që lidhet me të.
Disa prej njësive frazeologjike foljore me marrëdhënie kundrinore përdoren vetëm në
formë mohuese. Pjesëza mohuese mund të jetë gjithnjë pjesë e njësisë frazeologjike
foljore, e cila në këtë rast ka trajtë të ngurosur:
-Ja pra edhe frymëzimi që po kërkon… tha vajza.
-Dhe ai kryetari ynë s‟e vë ujët në zjarr fare për një vatër kulture… Pse të na vijë pastaj
inat kur Nas Kishari thotë se u bie kambanave vetëm për çobankat e Pirganit?..
Domosdo... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq.159)
Shkoi në Tiranë, s‟la gur pa lojtur gjersa e fitoi të tijnë: ja fali borxhin. Pas dy a tri
vjet kurdisi e bëri një ndërtesë të madhe – më të madhen e vendit – me tri kate e ja dha
me qira shtetit me njëzet e pesë këndeska në muaj.. (nënprefekturë, financë, gjykatore,
botore, doganë – të gjitha brenda). (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 253)
And he would not let the grass grow under his feet either, he would go there at once,
and take very good care that he didn‟t have to go again on the same errand. (John
Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 141)
Pjesëza mohuese mund të lidhet edhe me elementin e dytë në anglishte:
- leave no avenue unexplored
71
- see no farther than one‟s nose
- think no small beer of oneself
Heike won a place at university to study law, she thinks no small beer of herself.
(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 159)
Jo të gjitha foljet shprehin marrëdhënie kundrinore, pra, do të thotë që folja është
jokalimtare. Në veçanti në gjuhën shqipe, kjo vërehet në mungesën e trajtës së shkurtër
përemërore të rasës kallëzore. Gjymtyra emërore në këtë rast ka rolin e subjektit të
veprimit dhe mund të përdoret me ose pa parafjalë. Trajta e shkurtër përemërore është në
rasën dhanore, është gjymtyrë e përhershme e njësisë frazeologjike dhe kufi nistor i saj
dhe lidhet me një kundrinë të zhdrejtë e cila nuk është gjymtyrë e njësisë frazeologjike
foljore. Mungesa e marrëdhënieve kundrinore nënkupton që ky tip njësish frazeologjike
nuk mund të ketë trajtë pësore-vetvetore.
Kurrë ndonjëherë në jetën time bashkëshortore nuk kisha qenë kaq afër Marinës dhe
nuk më kish shkuar mendja se një zemër kaq e vogël mund të rrinte kaqe fort e të m‟i
flakte tej gishtrinjtë e dorës. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 328)
Dikush i kishte thënë me të qeshur: „Po rrufeja s‟merr leje nga asush, kur i mbushet
të qëllojë...” Kryetari i pushtetit të Pirganit is kishte pritur me seriozitetin e zyrtarit:
“Rrufeja qëllon nga lart, fletërrufeja vjen nga poshtë...” Dikush tjetër i kishte dalë krah
kryetarit, duke thënë se porta është pjesë e padhunueshme e banesës së qytetarit dhe e
mbrojtur nga statuti ... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll, II, fq. 140)
Në shembujt e mësipërm gjymtyra emërore është pa parafjalë. Kur gjymtyra foljore
është një folje jokalimtare ajo mund të ndiqet edhe nga një emër me parafjalë:
Në fillim kujtoi se mos ishte kumbimi i nëntokës, plot boshllëqe nga shfrytëzimi i
shtresave të naftës dhe të gazit. Pastaj i kishin rënë në sy pulpët muzkuloze të femrës
myzeqare dhe e ecura e saj gjithë siguri dhe besim. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II,
fq. 175)
Shpresës i dukeshin aq të përligjura veprimet e saj, saqë nuk i kishte shkuar në
mend se dikush mund ta përfliste. Naja, fare tinëz, puqi buzët me kupën e një gazi të
harlisur.(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 43)
Disa folje jokalimtare ndiqen edhe nga një ndajfolje:
Kur u shkëputën ishin si të dehur: u vinte rrotull gjithë Mali i Thatë me majat e
blerimet e tij, gjithë liqeri i Lyhnidës me kaltërsinë e tij. U ulën e ndenjën pranë në
lëkurën e ariut, që aty më parë kish qenë shalë kali dhe tani ish bërë shtojcë. (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 18)
Si gjymtyrë e parë në një njësi frazeologjike foljore mund të jetë një folje në diatezën
pësore. Ajo shoqërohet me një trajtë të shkurtër përemërore, e cila shpreh kundrinën e
zhdrejtë së bashku me një fjalë tjetër që ndodhet jashtë kufijve të njësisë frazeologjike.
Gjymtyra emërore mund të shprehet në përgjithësi me një emër në rasën emërore, në
trajtë të shquar:
72
Piloja ngriti sytë prapë, sikur donte të gjente kuptimin e kësaj shprehje. Në të vërtetë
ai po kërkonte fjalën që i duhej, për t‟iu përgjigjur mikut kosovar. -Si duket edhe ju
kosovarët nuk bini poshtë duhanit për nga sertllëku, që nuk ju lanë të rrinin në vend tuaj
po ju dhanë udhët... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 37)
Për, për fjalë të nderit, erdhën dhe ua paske dhënë, o, o bej? ... tundi kokën aq me
nxitim Mina Balteza, sa iu muar goja. -S‟kanë ardhur, po do të vijnë ... shtoi beu ftohtë-
ftohtë. Pasi iu muarr goja, tani sikur iu lidh goja fare tregtarit të gjesë. (Jakov Xoxa,
Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 26)
Edhe Myftarit të Veshnjës zuri t‟i vinte bota anës kur e lajmëruan se lëmi ishte
hedhur në erë e se duhej të vinte të ndante pjesën që i takonte beut. Si u çua me zor,
mbajtur pas degëve të manit, që vareshin gjer mbëdhé, e kuptoi se nuk i mirreshin vetëm
mëntë, po edhe këmbët. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 154)
When his glitter is gone, and he is gathered to his fathers, no eye will be dim with a tear,
no heart will mourn for its lost friend. (James Main Dixson, English idioms, fq. 95)
Disa njësi frazeologjike pësore mund të kenë edhe trajtë veprore:
Si duket, të dy grizarakëve, s‟kishte ç‟u nxirrte jashtë as rakia, as fjala e tij e
përdredhur si grep. -Mos, kumbare!... u hodh nga vendi Leksi me një keqardhje të
përzemërt. – Po të paskan tharë krahët që më iu thaftë ajo gjuhë m‟iu thaftë! (Jakov
Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 203)
Në gjuhën shqipe, gjymtyra foljore është në formën vetvetore ose pësore edhe në ato
njësi frazeologjike foljore që mbështeten në idenë e krahasimit, pa praninë e lidhëzës
krahasuese. Në këto njësi frazeologjike, theksi bie mbi veprimin, pa i kushtuar shumë
rëndësi vepruesit. Sipas Thomait, njësi të tilla frazeologjike ndërtohen me foljen “bëj”, e
cila ka dy veçori semantike brenda strukturës së këtyre njësive frazeologjike76
:
së pari, folja “bëj” në këto njësi frazeologjike përdoret si folje gjysmëndihmëse pas një desemantizimi të pjesshëm të saj.
së dyti, folja “bëj” hyn tek këto njësi frazeologjike foljore me kuptimin “kthej, shndërroj”, dhe ndryshe nga fjalët sinonime me këtë kuptim ka karakter më të
figurshëm e më abstrakt:
Kishte dëgjuar këtë varg refreni për dhëndrrin: “Nasi bej!..” dhe ishte bërë tym nga
inati. Ai s‟duronte dot të bashkoheshin në një, qoftë edhe në raste të tilla të gëzuara të
jetës, dy gjëra krej armiqësore midis tyre. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 343-
344)
Edhe ne ia kemi dhënë, majaft, natën ia dhamë, që të mos rrinte duarkryq, po të
mbillte dhe ai, se, majaft, po i vdesin fëmia për bukë... Kur dëgjoi çifligari t‟i dalin krah
grizarakut edhe këtu, përpara tij e në konakët e tij, u bë mavi nga tërbimi. (Jakov Xoxa,
Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 35)
76
Shih Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS
të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1976, fq. 99.
73
Disa njësi frazeologjike foljore që shprehin idenë e krahasimit mund të përdoren edhe
në formën veprore:
Xha Dalipi ndezi një cigare tjetër, shikoi përqark.
-Ku e lashë? – pyeti. – Se ma bëri mendjen dhallë ay miku i Buzos... (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 290)
Në gjuhën angleze, njësitë frazeologjike foljore që mbartin idenë e krahasimit janë
njësi me nuanca të qarta shprehëse. Ato përdoren më tepër në diatezën veprore. Foljet që
Në njësitë frazeologjike foljore ku folja është asnjanëse, është komponenti i dytë që
përcakton kuptimin e foljes:
When he sailed, he was very full of a great plan to prove himself several hundred
times better than any one had given him credit for – to work like a horse, and
triumphantly marry Agnes Laiter. He had many good points besides his good looks; his
only fault being that he was weak, the least little bit in the world weak. (Rudyard
Kipling, Plain tales from the hills, fq. 45)
Edhe nëse të njëjtat folje hyjnë në përbërje të njësive frazeologjike foljore krahasuese
të ndryshme, ndryshimi ndërmjet tyre është i dukshëm pasi komponenti i dytë luan rol të
qartë diferencues:
feel like a boiled egg - ndihem i këputur;
feel like a fighting cock – ndihem në formë shumë të mirë.
74
Njësitë frazeologjike foljore me idenë e krahasimit nuk përdoren në diatezën pësore.
Siç mund të vërejmë nga shembujt në shqipe dhe në anglishte, në këto njësi vëmendja
përqendrohet tek elementi i dytë në përbërje të tyre.
4. Sintagmatika e njësive frazeologjike foljore
Për të zbuluar kuptimin leksikor të një njësie frazeologjike, në një pjesë të mirë të
rasteve, duhet t‟i referohemi togfjalëshit të lirë burimor që shërben si temë semantike e
kuptimit frazeologjik që zotëron ai. Në këtë mënyrë, duhen parë me kujdes raportet e
brendshme sintaksore, lidhjet sintaksore të gjymtyrëve të njësisë që i ka të trashëguara
dhe që janë përforcuar historikisht deri në humbjen e pavarësisë kuptimore të tyre.
Njësia frazeologjike foljore si një ndërtim gramatikor përbëhet nga komponentë midis
të cilëve vendosen lidhje të valencës. Valenca sintagmatike i referohet numrit të
komponentëve që kërkon gjymtyra foljore për të plotësuar kuptimin e saj. Pra, njësia
frazeologjike me kuptimin tërësor të saj, hyn në lidhje me një apo disa fjalë që edhe pse
ndodhen jashtë strukturës së njësisë frazeologjike është e lidhur ngushtësisht me to. Në
boshtin sintagmatik kuptimi i njësisë frazeologjike varet nga llojet e ndryshme të
kontekstit. Konteksti gjuhësor është i domosdoshëm për të dalluar gjymtyrët përbërëse të
një njësie dhe gjymtyrët fakultative mikro apo makrokontekstuale.
Korpusi i lidhjeve leksiko-sintaksore të njësive frazeologjike foljore është shumë i
gjerë. Studimi i tij duhet bërë për të gjitha njësitë frazeologjike duke shqyrtuar raportet e
brendshme e të jashtme, fjalët drejtuese, referentin, gjymtyrët fakultative dhe
kontekstuale. Qëllimi i këtij procesi është qartësimi i kuptimit të këtyre njësive, dallimi i
tyre nga njëra tjetra si dhe përcaktimi i raporteve gramatikore që krijojnë ato me gjymtyrë
të tjera brenda fjalisë.
Para se të diskutojmë karakterin e lidhjeve që krijon njësia frazeologjike foljore me
gjymtyrë të tjera të mikrokontekstit duhet të qartësojmë lidhjet sintaksore të gjymtyrëve,
pra, marrëdhëniet që krijohen ndërmjet tyre. Ndër grupet më të pasura është ai i njësive
frazeologjike foljore me marrëdhënie kundrinore. Ato kanë strukturë të ndryshme, por
mjafton të marrim në shqyrtim ndërtimin më të thjeshtë me folje kalimtare që është ai
folje + emër. Ndërsa në shqipe, gjymtyra emërore është në rasën kallëzore ose dhanore
me praninë ose jo të trajtës së shkurtër përemërore, në anglishte emri mund të jetë në
trajtë të shquar ose të pashquar:
Agroni qeshi nën buzë: gjëra që ndodhin në moshë të njomë. I kishin ndodhur edhe
atij vetë, ndonëse është njeri i matur e gjakftohtë. Një pranverë dhe një verë të tërë, para
se ta merrte Diton, sikur kish qenë i dehur. S‟e zinte gjumi. Dilte natën me hënë e i binte
fyellit. Diton ment ia rrëmbeu një tjetër, mirëpo Agroni ndodhi më i shpejtë, më i
vendosur. Vjet, pas të vjelave, i kish dhënë fund kësaj pune, ish martuar. Edhe këta do të
martohen e do të hyjnë në radhë të botës, do ta flenë mendjen. (Mitrush Kuteli, Vepra
letrare 3, fq. 63)
Po unë e kam marrë vesh punën, moj bijë, pse ma fsheh? Gjithë fshati e ka marrë
vesh... –Baba! -Mua m‟u bë qejfi kur dëgjova, megjithëse nuk më erdhi mirë që s‟e
dëgjova nga ti. Po kështu është, tashi. Në kohën tonë e lidhte prindi atë punë dhe çupa e
75
merrte vesh në fund fare, kurse tashi këtë punë e mpleks vajza dhe e merr vesh i fundit
prindi. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 69)
“Never thought I should live to turn tail in this way,” growled one soldier to another
as they passed out. (English Illustrated Magazine, James M. Dixson, English idioms, fq.
244)
“Ay, races and balls, fine clothes and fine eating, them‟s the ways of the gentlefolks,
and we pay the piper,” growled a humble cynic. (James Main Dixson, English idioms, fq.
186)
Një grupim tjetër, në shqipe, ndërtohet nga lidhja subjekt-veprim, ku folja është
jokalimtare ndërsa gjymtyra e dytë emërore shënon subjektin e veprimit të gjymtyrës
foljore. Në strukturën e njësisë frazeologjike bën pjesë edhe një trajtë e shkurtër
përemërore në dhanore, që lidhet me kundrinorin e zhdrejtë jashtë kufijve të njësisë, por
që është një gjymtyrë e përhershme, e domosdoshme dhe shërben si kufi nistor i saj77
:
I dhamë besën se nuk do ta prishnim po të na rrëfente vendin e haznës. I thamë se ç‟të
gjenim do t‟i ndanim më tresh. Atij i ardhi zemra në vend: kish qenë si mish i ngordhur e
zuri të bëhej gjallë si engjervia. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 110)
Një grup tjetër jo shumë i madh është ai i njësive frazeologjike foljore që shprehin
marrëdhënie rrethanore. Në të tilla njësi, folja ndiqet nga një parafjalë ose ndajfolje:
Po të doni ju marrim atje ku do të vemë ne. Apo doni të loni me çupat? Loni, loni,
gjersa të bëhi çupa, të vishi me fustan... Me këto fjalë na e shkelën e na e muarën nëpër
këmbë tërë krenarinë e tërë burrërinë. Megjithatë, u mbajtëm. (Mitrush Kuteli, Tregime
të zgjedhura, fq. 334)
What on earth should she do? Fall to the ground between two stools? No, that was a
man‟s trick and she was a woman, every inch. (James Main Dixson, English idioms, fq.
239)
Në dy shembujt e dhënë në shqipe dhe anglishte kemi përdorimin e një parafjale pas
gjymtyrës foljore.
Një grup i kombinuar është ai i njësive frazeologjike foljore që shprehin marrëdhënie
objekto – rrethanore. Në anglishte, ky tip është shumë i gjerë me ose pa parafjalë.
Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -
“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl
Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e
Shaqos, kishin mbetur si pa gojë. Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po
përmbyset bota? A mos i kanë hypur xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i kishin
hypur xhindet, se i kish vajtur thika gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 306)
77
Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1976, fq. 95
76
He had always esteemed his sister; but as he now confessed to himself, for these many
years had been entertaining an angel unawares. (James Main Dixson, English idioms,
fq. 14)
Siç vërehet nga llojet e marrëdhënieve që krijohen ndërmjet gjymtyrëve në shembujt
e mësipërm, njësitë frazeologjike foljore ndërtohen sipas lidhjeve të njëjta sintaksore që
ndërtohen togfjalëshat e lirë. Në ndryshim me këto të fundit, njësitë frazeologjike foljore
karakterizohen nga qëndrueshmëria strukturore dhe kuptimore, e cila është në shkallë të
ndryshme. Në varësi të kësaj shkalle njësia frazeologjike përmban ose lejon edhe
ndërfutje të gjymtyrëve të tjera që nuk janë pjesë e saj. Në këtë mënyrë, në përbërje të
njësisë kemi gjymtyrë përbërëse, gjymtyrë fakultative dhe gjymtyrë kontekstuale.
Dallimi i gjymtyrëve strukturore dhe gjymtyrëve fakultative apo kontekstuale është
një nga çështjet më të rëndësishme që lidhet me identitetin e njësive frazeologjike.
Vështirësi përbën jo vetëm dallimi i gjymtyrëve përbërëse por edhe dallimi i gjymtyrëve
kontekstuale nga ato fakultative. Këto të fundit shkrihen semantikisht me gjymtyrët
strukturore të njësisë frazeologjike. Si shembull mund të merren edhe strukturat
njëgjymtyrëshe që shkrihen me gjymtyrën fakultative e cila në këtë rast mund të merret si
gjymtyrë e njësisë frazeologjike. Ajo është e domosdoshme për të qartësuar kuptimin e
sintagmës:
(ia hodhi) ndër sy
(ta jep) me këmbë
Gjymtyrët kontekstuale me të cilat lidhet njësia frazeologjike për të realizuar
kuptimin ose një nuancë kuptimore të saj mund të hiqen nga struktura e njësisë pa ia
prishur kuptimin tërësor frazeologjik. Kjo ndodh edhe në rastet kur lidhjet semantike me
të forcohen, gjë që i dallon gjymtyrët kontekstuale me ato fakultative:
Gjumi më zuri përmbys, në fund të urëve, në rrogoz të mjerë, të penduar. Nuk më
vinte aqe keq për bukën, sa më vinte për Marinën. Isha bërë tamam bomb Amerike, qyng
Bostoni, si kaq e kaqe mërgimtarë, që i mbante për keq në gojë gjithë fshati. Më vinte keq
edhe se tani e dinte gjithë shtëpia të fshehtën time më të fshehtë: dashurinë që kisha me
Marinën. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 346)
Folja, duke qenë gjymtyrë e domosdoshme e njësive frazeologjike foljore dhe vatër
gramatikore e tyre, ka tendencën të forcojë lidhjet semantike me disa njësi që mund t‟i
përkasin një kategorie tjetër leksiko-gramatikore:
Kur lindi vajza, ai hoqi të zitë e ullirit gjersa e bindi të mos ia vinin emrin „unazë‟, se
kjo, më në fund, s‟kishte asnjë kuptim, dhe, për herë të parë i tregoi të vërtetën. (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 54-55)
Gjymtyra foljore, përveçse qartëson kuptimin e sintagmave me të cilat lidhet, në
shumë raste krijon bërthama me një prej gjymtyrëve të njësisë frazeologjike. Lidhjet
semantiko-sintaksore mund të jenë më të ngushta me gjymtyrën e dytë ose me gjymtyrën
e tretë të njësisë frazeologjike foljore, tek njësitë me më shumë se dy gjymtyrë shënuese
në strukturën e tyre:
Frëngut i qeshi buza. Nxori qesen të jepte pare të madhe, po Rrapua tha jo e jo. I
shtroi frëngut një darkë të madhe (babai më mori edhe mua), pastaj e përcolli me dyfeg
77
gjer brenda në Manastir, se kajmekami e kish halë në sy – po na e bën vendin
“Frëngjistan”, thosh “dinsëz” – e kish kurdisur pusi, ta vriste. (Mitrush Kuteli, Tregime
të zgjedhura, fq. 102)
Nga të pesë lekët e gjobës, tre i kish marrë polici, dy – Grendelli. Dhe i qe bërë
zemra mal: Ago Zylali i kish rrëfyer udhën për të nxjerrë lekun me të ndenjur dhe ai,
Grendelli i kish sjellë peshqesh, si mirënjohje një defterkë kartcigare nga ato të
Stamlesit. Kështu, sapo u kthye në Çukë, ja dha dhuratën agait e ndenji nën këmbët e tij
ashtu siç rri qeni nën këmbët e të zot dhe mbajti vesh të dëgjonte, po shumë hijerëndë,
sepse tani edhe ai ish goxha gjysmë qeverie... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
281)
Te njësia “e kam halë në sy” – lidhja semantiko-sintaksore është më e fortë midis dy
gjymtyrëve të para “e kam halë”, e cila mund të përçojë të njëjtin kuptim si dhe e tërë
shprehja frazeologjike. Në të njëjtën mënyrë lidhja mund të bëhet më e ngushtë edhe me
gjymtyrën e tretë. Në shprehjen: “m‟u bë zemra mal” – folja “m‟u bë” ka lidhje më të
ngushtë me gjymtyrën e tretë “mal”. Gjymtyra e dytë, që në këtë rast është “zemra” edhe
pse gjymtyrë përbërëse e njësisë frazeologjike duket në strukturën e saj si gjymtyrë
fakultative.
Vërehen katër situata kur lidhjet semantike të gjymtyrëve fakultative dhe të
mikrokontekstit me gjymtyrët përbërëse mund të forcohen78
:
kur është i paqartë kuptimi i njësisë frazeologjike:
Ama frëngu e ka synë pishë. E shikon kajmekam efendinë sikur ai vetë të qenkej zot i
vendit e kajmekami të qenkej lanxho, mingo. Edhe nga trupi vjen i fortë, i gjatë, i lidhur;
përpara kajmekamit të rrëgjuar e të futur në ca shallvare si thasë ai duket dushk,
kajmekami gorricë e egër. Të bën t‟i rrish me dorë në zemër. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 94)
kur njësia frazeologjike lidhet kryesisht ose vetëm me atë gjymtyrë:
Beut i tundej në erë xhufka e zezë e festes së kuqe. Edhe ikte, ikte... Pas tij iknin ata
njëzet e ca lanxho, që i kishin mbetur besnikë gjer në fund. Ama trimat e Malush Agait,
që kishin zënë tërë grykën, kishin dalë nga pusitë e u thërrisnin: “Isa-ha! Isa-ha!” sikur
t‟u ndërsenin qentë e stanit. Iku beu, si i thonë një fjale, me bishtin ndër shalë. Ama ish
bërë tym e zjarr nga zemërimi. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 136)
kur ngushtohet struktura e njësisë frazeologjike deri në një gjymtyrë të vetme.
Tek njësia frazeologjike që ka dy variante të gjymtyrës foljore “ i rri/e priti me
hundë/tërë hundë/hundë e buzë” lidhjet mes gjymtyrës emërore dhe foljore
forcohen edhe pse kjo e fundit është gjymtyrë fakultative e njësisë frazeologjike
dhe i jep asaj vlerë foljore:
Kështu e ngrysi ai këtë jetë të ëmbël e të hidhur: me punë e me këngë. Prandaj
njerëzit, të shumtët, e donin. Sepse kënga e afron njerinë me njerinë, e zbut, e bën më të
mirë, më të dashur. Po kjo s‟do të thotë se s‟kish edhe nga ata që nuk ja varnin fare e që
78
Shih Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti
i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. xxiv
78
rrinin hundë e buzë kur këndonte. Mirëpo këta ishin të paktë, nga ata që ne u themi
andej shpirtkazmë, pa shpirt. Këta dinin e donin vetëm një gjë: qesen me pare. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 179)
kur gjymtyra fakultative apo e mikrokontekstit është një folje këpujore:
është fol e qesh
Ndonëse në një pjesë të mirë të rasteve kemi të bëjmë me njësi frazeologjike të
pandashme nga ana sintaksore, zëvendësimi i fjalëve drejtuese me elemente të
ndryshueshme, inversioni, ndërfutja e elementeve të pandryshueshme si dhe diateza
pësore janë tregues të ndarjes së njësive frazeologjike sintaktikisht.
Mikrokonteksti i togfjalëshave frazeologjikë foljorë plotësohet zakonisht me elemente
që zëvendësojnë fjalët drejtuese: dikush, dikujt, diçka, diçkaje, ose fjalët përgjithësuese
„një njeriu‟, „një punë‟ etj. në shqipe dhe one, one‟s, oneself, somebody, somebody‟s,
something në anglishte.
Po, kam ca si shkollë për të ndarë të mirën nga e keqja. Ama punëtor jam: vajos
rrotat. Ose, në do ta dish më mirë, jam edhe punëtor, edhe luftëtar. Kam dëgjuar se edhe
juve, shqiptarëve, ju pëlqen të punoni e të luftoni. -Ke të drejtë, ashtu jemi. Punojmë,
ndërtojmë, po s‟duam të na marrin bota nëpër këmbë. Kur na shkelin, ngrihemi.
(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 407)
He‟s trying to needle you into something rash. You‟ll only be playing his game if you
lose your temper. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 304)
Gjymtyrët kontekstuale shpeshherë paraqesin një rëndësi të veçantë në rastet kur
shërbejnë për të vendosur drejt lidhjet e përmbajtjes së njësisë frazeologjike me realitetin.
Në një situatë të tillë, do të ishte e paqartë se për çfarë bëhet fjalë, pra, nëse gjymtyrët
kontekstuale mungojnë:
Pse, nuk e paske marrë vesh ti, moj?! Dëgjo, dëgjo, se kjo është ç‟është… një ditë na
lajmëruan se do të vinte në kooperativë një i madh. Kryetari i kishte dalë përpara, nga
ana e Fierit kur ai dha ballë në fshat nga krahu i Levanit. Kështu që e priti ai kryetarin,
në vend që ta priste kryetari atë. ... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 28)
Në situatat në vijim, prania e gjymtyrëve të tilla e bën më të qartë lidhjen e njësisë
frazeologjike foljore me realitetin:
Kur Paci e kishte pyetur njëherë të ungjin për këto sjellje të ndryshme ndaj librave,
Petriti i qe përgjigjur kështu: “Babai yt është në moshën e kthimit të librave në
bibliotekë, unë jam në moshën e nxjerrjes së librave nga biblioteka; ai i ka futur në kokë
librat dhe s‟ka nevojë më për to e i mbyll në dollap, ndërsa unë sapo kam filluar t‟i fus
në kokë, prandaj i nxjerr nga kashuni dhe i shpërndaj gjithandej. (Jakov Xoxa, Lulja e
kripës së butë, fq. 410)
Po të deshim, mund të shkonim edhe në Amerikë të Zezë apo në Vllahi, se për ne,
atëkohë, të gjitha mërgimet ishin aty afër, pothuaj ne der‟ e shtëpisë, mbi mulli a nën
mulli ose shumë-shumë buzë liqenit: këtu Vllahia, atje Amerika (e Bardha dhe e Zeza), po
79
neve na qe mbushur mendja për në Amerikë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
321)
I pëlqente, beut, gjithmonë, kjo era e Adriatikut. Mbrëmjeve dhe mëngjezeve, ajo
sillte me vehte afshin e athtë e kundërmonjës të pishave, që, në këtë stinë shtrohet e
trazohet me aromën erë mjalti e dylli të marinave që kanë lulëzuar në mes të prillit e
andej nga fundi i muajit humbasin ngjyrën, po shtojnë kundërmimin. Andaj, sa herë
kalëronte këtyre anëve, bënte llogari që ta zinte nata në Trokth. (Jakov Xoxa, Lumi i
vdekur, Vëll. III, fq. 30-31)
-Po ti ç‟bëre? – pyeti Mërtiri.
-Ç‟të bëj? Po e bluaj në mendje e s‟di nga t‟ia mbaj. Kam një kampanjë të tërë mbi
krye… Pastaj si me rrobat tërë vaj s‟ma mbush synë: s‟ka gjë në dorë; punëtor si ne të
gjithë. Eh, o Postol! – ia bëri Mërtiri. – Çekanin e mistrinë e punon për bukuri, gurin e
gdhend mirë. Edhe e lë veten të të marrin nëpër këmbë ca njerëz që s‟ngopen me pare si
nuk ngopet Tuna me ujë. Në ç‟botë rron ti bre? Ai me rrobat tërë vaj është nga ata që po
ua mbledhin këmbët në një këpucë të mëdhenjve. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.
377)
Inversioni është gjithashtu tregues i një qëndrueshmërie të ulët strukturore të njësive
frazeologjike. Përdoret gjerësisht në shqipe si mjet emfatik dhe është i pranishëm dhe në
anglishte po për të njëjtin qëllim:
Haj, për gëzim. I sotmi na ndiftë; të rinjve dasmën; të martuarit i gëzoftë me djema!
Për të mirë qoftë!-Të lumtë goja! – ja kthenin të gjithë. – e mira mos t‟u ndaftë nga
dera. As sot, as mot. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.88)
Veç kësaj, duhet ta dini se ai kishte zënë të gjitha shtigjet, shpatullat i kishte të
ngrohta dhe i kthente gjithnjë andej nga ngrohte dielli, duvaxhi me mish e me shpirt i
“llambës së dynjasë” .... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 141)
She buried herself away, and was growing thin; if he spoke to her he got no answer,
or had his head snapped off, or she looked as if she would burst into tears. (John
Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 135)
Futja e elementeve të ndryshme ndeshet shpesh gjatë rrjedhës së ligjërimit duke çuar
në shpërndarjen e gjymtyrëve të njësisë frazeologjike:
Genthi? Më dërgoi vetë. Më ka shkuar, tha, mendja për ca peshk të mirë. Ai yti, tha
për tët vëlla, ka ngrehur pinarët në Drim. Tani Bindi i shtyn peshqit brenda, se uji është i
ftohtë. Lekna e krapishtja e duan të ftohtin. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 129)
“The mysterious process of nature had been perhaps for some purely biological
purposes, pulling, as people say, his leg.”
Ashtu si inversioni, përdorimi i foljes në diatezën pësore shërben gjithashtu si mjet
theksimi në shqipe dhe në anglishte:
Shpresa ndjeu se si ironia e fjalës dhunonte mendimin – Që vajza fshatare të mos e
pranonte!... –ia përplasi ajo, pa e mbajtur dot zemërimin. –Pikërisht kjo po ngjet... Kjo
80
po ngjet me ne të dy... – tundi kokën ai, me dëshpërim. -Jo! Ti më dashurove kur unë isha
në qytet, bile në kryeqytet, kur mua më ishin marrë sytë dhe mendtë nga dritat e neonit.
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 94)
-Po mustaqeverdhi ç‟u bë?
-Mustaqeverdhi? Pastë hijen e tij. U prish menç. Kërkonte qypat me florinj, kartrat,
brinë e gdhendur. E lidhën me litar edhe e shpunë në Shëndaum. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq.119)
And now shall my head be lifted up above mine enemies round about me. – (Psalm
xxvii.6./James M. Dixson, English idioms, fq. 153)
With a cry Pat sprang to the door. No Los Angeles Times lay against it, no Examiner
– only Toddy‟s Daily Form Sheet. He searched the orange pages frantically. Below the
form sheets, the past performances, the endless oracles for endless racetracks, his eye
was caught by a one-inch item:
LONDON, SEPTEMBER 3RD
, ON THIS MORNING‟S DECLARATION BY
CHAMBERLAIN, DOUGIE CABLES “ENGLAND TO WIN, FRANCE TO PLACE,
RUSSIA TO SHOW”. (F. Scott Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq. 70)
5. Variantet formale të njësive frazeologjike foljore
5.1. Variantet leksikore
Shkalla e qëndrueshmërisë së njësive frazeologjike foljore përcakton format
paradigmatike të gjymtyrëve të tyre. Përderisa flasim për një trajtë përfaqësuese të njësisë
frazeologjike atëherë kemi të bëjmë edhe me variante formale të saj. Nëse format e
ndryshme paradigmatike nuk ndikojnë në vlerat semantike dhe funksionale të njësisë
frazeologjike, atëherë kemi të bëjmë me variante formale të njësisë frazeologjike foljore.
Variantet formale të një njësie frazeologjike mund të jenë shumë të qarta për aq kohë sa
ato kanë në bazë të kuptimit të tyre metaforën dhe gjymtyrët që zëvendësohen i përkasin
të njëjtës fushë semantike.
Variantet leksikore të një njësie frazeologjike që kanë leksema sinonimike
kontekstore konsiderohen variante të së njëjtës njësi dhe jo njësi të ndryshme
frazeologjike. Ato kanë të njëjtin kuptim si dhe gjymtyrë të përbashkëta që do të thotë se
përgjithësisht janë sinonime frazeologjike që krijohen nga sinonimia leksikore e plotë ose
kontekstore e gjymtyrëve të njësisë frazeologjike. Sidoqoftë, këtu nuk përjashtohen
dallimet kuptimore të këtyre varianteve që, siç vëren Thomai, “mund të lidhen me
intensitetin e veprimit, me shkallën e cilësimit, me kushtet e situatën e ligjërimit, me
veçoritë sintagmatike të gjymtyrëve etj., si edhe dallime të karakterit mbishtresor
(emocionues, stilistik, shprehës, ligjërimor)”79
.
79
Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i
Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. xlvi
81
Që atë ditë, mini murga, s‟ngriti kokë e s‟hapi gojë ajo çupë. Sot në mëngjes, pa u
gdhirë dita, mori bohçen, djalin dhe shkoi, ashtu siç erdhi, duke qarë pa ngashërim.
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 124)
E ku je ti, more, ku je ti, se ç‟ka ndodhur pas asaj dite në viset tona! Shkuan
bumbashirët në Manastir e nga Manastiri brenda në Stamboll të shpien fjalën se Malush
Aga Katunishti ngriti krye kundër mbretit. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
136)
Kësisoj, njësitë frazeologjike „ngre kokë‟ dhe „ngre krye‟ ku gjymtyrët emërore që
zëvendësojnë njëra tjetrën janë sinonime të mirëfillta mund të konsiderohen si variante të
njëra tjetrës ose njësi leksikore ekuivalente dhe jo njësi të veçanta frazeologjike.
Njësitë frazeologjike foljore kanë në përbërje të tyre gjymtyrë të ndryshme, si: folje,
emra, mbiemra, ndajfolje dhe fjalë joemërtuese, të cilat në rast se zëvendësohen me një
gjymtyrë tjetër sinonime ose jo sinonime, atëherë do të kishim të bënim me variante të së
njëjtës njësi frazeologjike. Si rrjedhim, në varësi të llojit të gjymtyrës që zëvendësohet
krijohen lloje të ndryshme të varianteve leksikore të cilat hasen si në shqipe ashtu edhe në
anglishte.
5.1.1. Variante të foljes
Duke qenë se gjymtyra foljore është e përhershme tek njësitë frazeologjike foljore,
ajo krijon variante të cilat mund të ndahen në disa grupe:
Së pari, foljet që janë reciprokisht të zëvendësueshme mund të jenë sinonime të mirëfillta ose përputhen me njëra-tjetrën vetëm në një kuptim, por kanë nuanca
kuptimore të ndryshme dhe shfaqin vlera të ndryshme stilistike gjatë përdorimit
në ligjërim:
Dikujt i rëndoi kjo heshtje më shumë se të tjerëve dhe hapi gojën. -E ke kot, shoqja
agronome. S‟mbledhin dot këta gishtrinj të trashë e gjithë kallo atë pambuk të bardhë e të
butë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 103)
U çuditën të gjithë se si Arseni çeli gojën dhe tha aq fjalë. Urata këto nuk i kuptoi.
(Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 342)
Kështu, njësitë frazeologjike foljore “hap gojën” dhe “çel gojën” kanë të përbashkët
gjymtyrën emërore, ndërsa gjymtyrët foljore janë sinonime të mirëfillta edhe jashtë
strukturës së njësive frazeologjike që mundëson përdorimin e njësive frazeologjike në
vend të njëra tjetrës. Sidoqoftë, njësia frazeologjike “hap gojën” ka përdorim më të gjerë
në ligjërim.
Po kështu në anglishte, te njësia frazeologjike “cry one‟s heart out”, gjymtyra foljore
“cry” zëvendësohet me “sob” dhe “weep” duke krijuar variante të së njëjtës njësi
frazeologjike me folje të cilat krijojnë marrëdhënie sinonimie edhe në kontekste të tjera
jofrazeologjike, ndonëse “sob” dhe “weep” tregojnë intensitet më të lartë të veprimit.
The poor little girl cried her heart out when her father came home and told her that
her dog had been run over. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 80)
82
Numri i foljeve që janë reciprokisht të zëvendësueshme ndryshon në njësi të
ndryshme frazeologjike. Në një pjesë të tyre mund të arrijë deri në gjashtë në anglishte:
badger (bother, harass, nag, plague, worry) the life out of somebody
grupi i dytë i varianteve leksikore me anë të gjymtyrës foljore krijohen me foljet që nuk kanë lidhje sinonimike:
Sot kryetari i Pirganit po ja shkelte rrënjët kolektivisht rinisë dhe po kërkonte t‟i
kthente të gjithë në stërkunguj. Adnani e pikasi këtë, mblodhi buzët dhe diç shënoi në
fletoren e vet, diçka që i kishtë shpëtuar gazetarit, i cili nuk e njihte mirë Kiu Korroziun.
Pastaj s‟ja vuri veshin më. Edhe mendimet e tij, si fjalët e këtij pehlivani, po hidheshin e
po priteshin si zogjtë mbi tel. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 448)
Ndonjërit, po t‟i flasësh për fshatin, rrudh buzët, kurse unë të them të drejtën, gjej
atje diçka që më tërheq. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 152)
Kur në uzinë erdhën dy vajza, disa punëtorë shtrembëronin buzët dhe buzëqeshnin
me ironi. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 152)
The prisoner stood before the judge with his life hanging (trembling) in the balance.
(Richard A. Spears, NTC‟s American idioms dictionary, fq. 173)
Kombinimet me folje pa lidhje sinonimike janë më pak të përhapura se ato me folje
sinonime. “hang (tremble) in the balance” shërben si një shembull tipik i njësive
frazeologjike foljore me folje josinonime të zëvendësueshme në mënyrë reciproke.
Variante të këtij lloji mund të kenë përputhje të plotë semantike dhe stilistike. Numri i
foljeve që zëvendësojnë njëra-tjetrën mund të arrijë deri në pesë:
find (get, have know, take) the length of somebody‟s foot
Njësi të tilla me folje josinonimike mund të përdoren edhe në mënyrën urdhërore:
cool (kick) one‟s heels
Cool your heels and wait for me.
Go and kick your heels for half an hour.
foljet që janë të zëvendësueshme me njëra-tjetrën mund të jenë sinonime ose jo me njëra-tjetrën. Kjo vlen për ato njësi frazeologjike foljore që kanë disa folje të
zëvendësueshme me njëra tjetrën. Kështu, njësia frazeologjike “e mbylli gojën”
shfaqet në tre variante të tjera me gjymtyrë foljore sinonime ose jo sinonime me
“mbyll”: (e kyçi, e mbërtheu, e qepi) gojën. Ndër to, vetëm “mbyll” dhe “kyç”
krijojnë marrëdhënie sinonimie:
Djali i Shaqos nuk u platit.
-Pun‟e madhe! Ngahera në hije. Grin pare. Një mballomë e ta zhvat lekun. Frëng!
Spicer!
83
-Yt, ore zarbo! Mjaft lehe! Mbyll gojën! – ja këputi Dani, të cilit i kish ardhur shpirti në
majë të hundës. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 265)
Aty unë gjeta rast ta ndizja Nuron dhe e vura përpara. Qysh nga ajo natë ai e kyçi
gojën. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 346)
Gjymtyra foljore që bën pjesë në njësinë frazeologjike “not to lift a finger” krijon
sinonimi vetëm me një nga foljet të cilat mund ta zëvendësojnë atë. Kështu, nga grupi i
foljeve “not to lift (raise, stir, turn) a finger” vetëm “lift” dhe “raise” janë sinonime.
Ndonëse “turn” dhe “stir” nuk janë sinonime, ato mund t‟i zëvendësojnë dy foljet e para.
They wouldn‟t even lift a finger to save their own grandmother without orders in
Variantet e emrit si një komponent i zëvendësueshëm tek njësitë frazeologjike foljore
janë më të pakta në numër se ato të foljeve. Kjo ndodh sepse gjymtyra emërore tek njësitë
frazeologjike foljore ka në përgjithësi trajtë të ngurosur. Ndër gjymtyrët emërore që
zëvendësojnë njëra tjetrën mund të dallojmë këto grupe:
gjymtyrët që zëvendësohen janë emra sinonimikë:
Atëhere disa nga trimat e beut i kthyen kurrizin Olloman Beut, ju afruan Malush
Agait, kokunjur e i thanë: “Na fal, Malush Aga. Ç‟bëmë s‟do bëjmë. U gënjyem”. Beut iu
drodh buza, siç i qe dredhur xhufka e festes. E si të mos i dridheshe kur pa se me një fjalë
goje, Malush Agai i mori të gjithë ata trima? Malush agai që s‟kish në dorë veçse një
krrabë e në silahe vetëm një pisqollë... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 135)
Gjymtyra emërore te njësia frazeologjike me vlerë foljore “kthej kurrizin” është
sinonime me “shpinën” dhe “krahët” duke krijuar variante leksikore për të njëjtën njësi
frazeologjike:
i ktheu kurrizin/shpinën/ /krahët
Gjymtyrët që zëvendësojnë njëra-tjetrën mund të jenë sinonime edhe jashtë kontekstit
frazeologjik. Ato mund të jenë me bazë dialektore, si: “s‟ia var torbën/trastën”:
Po Zallorët - dymbëdhjetë shpirt ishin kësaj radhe, të gjithë me thikë në dorë – s‟ja
varin torbën: merr e pre, pre e ha. Iku një kosh, po ikte edhe i dyti, megjithëqë Ndoni u
lutej e u përlutej: - Kam shtatë cuca, i ziu unë. Pa bukë. Vini dorën në zemër , o
kapedanë. Ku të shkoj e ku të mbytem... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 187-
188)
Po kështu, gjymtyrët emërore tek “throw the glove to” dhe “throw the gauntlet to”
janë sinonime të mirëfillta.
I will throw my glove to Death itself that there‟s no maculation in thy heart. (William
Shakespeare/James M. Dixson, English idioms, fq. 99)
84
Sidoqoftë, njësi të tilla frazeologjike ku emrat janë sinonime të mirëfillta janë më të
pakta në numër në gjuhën angleze se në atë shqipe.
si gjymtyrë zëvendësuese janë emra pa lidhje sinonimike dhe që i përkasin fushave të ndryshme semantike.
Dhe rëndom nuk i martojnë (ata thonë i heqin qafe..) brenda në fshat, në lagje, po
larg, në fshatra të tjera, për „harka‟, për të „forcuar rrethin e miqësinë‟. Venë punën në
udhë, lidhin fjalën dhe, kur çatis dita, mblidhen dasmoreshat, i venë çupës këna e mazi,
të bardhë e të kuq, bëjnë dasmë, i këndojnë nuses bukurinë ... (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 244)
Ta pret mendja se ndër rajenj e ndër harbutë kish edhe kokëndezur, që nuk duronin
më tej mateshin t‟ja shkrepnin, po Xheladin Beu, që ishte brezi i tretë zot në atë mëngë të
mbretërisë së madhe të Baba sulltanit, e kish vënë punën në vijë të mos bënte rrëk njeri,
kështu që kokëndezurit mbeteshin pa kokë përpara se të ndiznin koka të tjera. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 140)
Tek “vë në udhë” dhe “vë në vijë”, gjymtyrët emërore i përkasin fushave të ndryshme
semantike.
Në të njëjtën mënyrë, në anglishte njësitë “chew the fat” dhe “chew the rag”, kanë të
njëjtin kuptim edhe pse gjymtyrët emërore “fat” dhe “rag” i përkasin fushave të
ndryshme semantike.
He was chewing the rag at me the whole afternoon. (James Main Dixson, English
idioms, fq. 52)
Gjymtyrët emërore tek “cap the climax” dhe “cap the globe” i përkasin fushave të
ndryshme semantike por mund të zëvendësohen me njëra tjetrën pa shkaktuar ndryshime
semantike:
Lively George, as his neighbours call him (and very appropriately too, in spite of his
three score and ten years), who comes once in a while to do odd jobs about the garden, is
fond of talking in a grandiloquent manner. He speaks of clearing away the “debray” and
of people who haven‟t much “sentimentology” about them etc. But he capped the climax
the other morning when he greeted the gentleman of the house, who had just made his
appearance on the porch after several days‟ confinement to his room by illness, with,
“Ah, sir, good-mornin‟, sir. Glad to see you are non compos mentis once more, sir.” (St.
Andrews Citizen/James M. Dixson, English idioms, fq. 45)
Në mjaft raste, emrat mund të kenë kuptime të përafërta dhe i përkasin të njëjtës fushë
semantike:
Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -
“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl
Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e
Shaqos, kishin mbetur si pa gojë. Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po
përmbyset bota? A mos i kanë hypur xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i kishin
85
hypur xhindet, se i kish vajtur thika gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 306)
Vajza tha me një fije zëri:
-Lerma mua, se ti nuk je çlodhur ende…
Djali ju përgjigj me gjysmë zemre:
-Jo, unë e kam fajin që u ngjitëm këtej…
Asaj iu muar buza. Sytë filluan të rridhnin në sfondin e peisazhit të vagëlluar të pasdites,
që treste ngjyrat e fushës, qiellit e detit në një burim të madhërishëm njësimi, të një
njësimi në të cilin edhe vagëllimi i lotëve të saj ndihmonte aq shumë. (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. I, fq. 95)
Në anglishte, te variantet leksikore “turn somebody‟s brain” dhe “turn somebody‟s
head”, gjymtyrët emërore “head” dhe “brain” i përkasin të njëjtës fushë semantike dhe të
dyja njësitë frazeologjike kanë të njëjtin kuptim “i prish mendjen dikujt”:
He was but a stripling of sixteen and being thus suddenly mounted on horseback, with
money in his pocket, it is no wonder that his head was turned. (James Main Dixson,
English idioms, fq. 261)
si komponentë të zëvendësueshëm në mënyrë reciproke mund të jenë emrat sinonimë dhe jo sinonimë.
Kjo është e mundur kur njësia frazeologjike ka disa variante leksikore të gjymtyrës së
dytë emërore si tek: “thyej qafën”, “thyej zverkun”, “thyej arrëzën”, “thyej rruazën”,
“thyej gremicën” (krahinore), dhe “thyej këmbën”, ndër të cilat “qafë” dhe “zverk” janë
më të afërta në kuptim, pavarësisht nga fakti që të gjitha gjymtyrët emërore mund të
zëvëndësojnë njëra tjetrën për të dhënë kuptimin tërësor të njësisë frazeologjike “u largua
më në fund; u shporr ( shprehje që përdoren me përbuzje për dikë që s‟e duam a që na ka
mërzitur).
Unë jam paqja, tha i riu. – Nuk e sheh? Po qëroj krimçat, po krasit kalbësirat, po
shkurtoj degët shterpa, po selit llastarët e rinj... -Mallkim! Fije filizi të ri arhondësh mos
mbiftë mbi trung të lashtë! Dhe ai që e krasit, thyeftë qafën andej dhe gërshëra iu ngultë
në zemër! (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 260)
U fshehëm ku mundëm: kush nëpër shelgjishta, kush nëpër kulpra e nëpër shpendra.
Zemra na rrihte sepse e dinim se Qamili ishte i krisur nga kondaku. Po nuk largoheshim
më tej. Rrinim aty të tulitur, pa zë, e prisnim të thyente zverkun. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 47)
-Ç‟ka ngjarë, Leksi?... dhe ngriu në vend, me qengjin në duar. – Jo Leksi, jo, o bir, se
atë e ruan perëndia atje tek është, po nusja! ... Se ku ka vajtur e nxirosura, që na i nxiu
zemrat më keq se moti... -Ku e theu ruazën?... shau nëpër dhëmbë i kunati. Pastaj ktheu
kokën dhe pa anës, sikur ta kërkonte. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 148)
He told the annoying salesman to go to blazes. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik
anglisht-shqip, fq. 165)
86
This old house is just going to hell. It‟s falling apart everywhere. (Richard A. Spears,
NTC‟s American idioms dictionary, fq. 166)
-Leave me alone! Go to the devil!
-Oh, go to, yourself! (Richard A. Spears, NTC‟s American idioms dictionary, fq. 166)
Variantet “go to blazes”, “go to hell” dhe “go to the devil” shprehin të njëjtin kuptim
“në djall të shkojë (vejë)”, edhe pse “blazes” dhe “hell” janë sinonime të mirëfillta,
ndërsa “devil” është semantikisht e përafërt.
5.1.3. Variante të mbiemrit
Te njësitë frazeologjike foljore, mbiemrat zëvendësohen shumë më rrallë se foljet dhe
emrat. Si në çdo variant tjetër leksikor ndeshen disa grupe të varianteve të mbiemrave:
mbiemrat që zëvendësojnë në mënyrë reciproke njëri-tjetrin mund të jenë sinonime:
Në shqipe, te njësia frazeologjike “i ka duart të arta/flori”, mbiemrat mund të
zëvendësojnë njëri tjetrin:
Ka marrë një djalë që s‟ta mbush syrin, ama ka duar të arta, i vjen ndoresh për çdo
gjë. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 223)
Mbiemrat sinonimikë në anglishte “come to a fine/handsome/nice/pretty pass” kanë
të njëjtën ngarkesë stilistikore:
Things are coming to a pretty (fine, handsome, nice) pass when you take me to task
for not being earnest. (James Main Dixson, English idioms, fq. 180)
mbiemrat mund të jenë edhe pa lidhje sinonimike:
Edhe pse tek njësia frazeologjike “ka dorë të mbarë/të bekuar” mbiemrat nuk janë
sinonimikë, kuptimi është i njëjtë; njësia frazeologjike përdoret për dikë që sjell mbarësi:
-Ma qeth çunin, o kumbarë,
Daç me brisk, daç me gërshërë,
Veç në paç dorë të mbarë,
Se përndryshe e qeth vetë. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 224)
Tek “bleed someone white/dry”, kuptimi i mbiemrave “white” dhe “dry” është krejt i
ndryshëm, por të dy çojnë në të njëjtin kuptim tërësor të njësisë “i piu (i thithi) gjakun”.
He bled them white with his demands for more and still more money. (Ilo Stefanllari,
Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 26)
5.1.4. Variante të ndajfoljes
87
Ndajfoljet që zëvendësohen në mënyrë reciproke janë shumë të rralla si në shqipe
ashtu edhe në anglishte:
Kur u shkëputën ishin si të dehur: u vinte rrotull gjithë Mali i Thatë me majat e
blerimet e tij, gjithë liqeri i Lyhnidës me kaltërsinë e tij. U ulën e ndenjën pranë në
lëkurën e ariut, që aty më parë kish qenë shalë kali dhe tani ish bërë shtojcë. (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 18)
Edhe kur të mëdhenjtë shkoqnin misrin e bisedonin për punët e tyre, të fshatit e të
gjithë vendit përqark, ne, vegjëlia, që s‟ishim një e dy, po një bletë e tërë – sepse barku i
atyre të Kulirës ishte i shtuar meqë s‟bënin kurbet - vinim vërdallë midis të mëdhenjve,
mundeshim shok me shok nëpër kapulet me misër e koçenë, qeshnim, qanim, këndonim,
gjersa vinin kanistrat me gështenjë avulloshe, arrat, kajkushkat, dardhat. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 81)
Në anglishte, tek “go round (around) in circles”, ndajfoljet “round” dhe “around”
mund të zëvendësojnë njëra tjetrën pa ndikuar aspak në kuptimin tërësor të saj “vij
rrotull”. Këto ndajfolje mund të jenë sinonime edhe jashtë kontekstit frazeologjik:
We have been trying all day to find a solution to this problem, but we just keep going
round in circles. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 164)
5.1.5. Variante të fjalëve joemërtuese
Gjymtyrët funksionale në strukturën e njësisë frazeologjike me vlerë foljore mund të
zëvendësojnë njëra-tjetrën pa patur ndryshim në kuptim, pra si variante të së njëjtës njësi
frazeologjike. Në shqipe, ndër gjymtyrët joemërtuese që mund të zëvendësojnë njëra
tjetrën në mënyrë reciproke është parafjala:
“nxjerr nga hundët/për hundësh” – është një njësi frazeologjike foljore që shfaqet në dy
variante të parafjalës, e cila është element i zëvendësueshëm në mënyrë reciproke pa
ndikuar në kuptimin tërësor të njësisë:
-Të punojmë, shokë!.. thirri Ylli, prerë. –Këto llafe t‟i lemë më mirë kur të kthehet
kryetari…
-Punojmë e flasim…
-Ti Thimi, që kur le kërrabën, më shumë prashit me gjuhë sesa me vegël.
-E po na nxori nga hundët qumështin e nënës, kjo djall qilizmë! Qilizmë në pranverë, e
po mirë; qilizmë në verë, e po hajde, po qilizëm edhe në vjeshtë?!... S‟na mbeti kohë as të
rrëzojmë krahët…Kulloshtrën e deleve, thuaj, Thimi, kulloshtrën e deleve po na e nxjerr
nga hundët! (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 220)
Në anglishte, te njësitë frazeologjike me vlerë foljore është i mundur zëvendësimi
reciprok i pjesëzave ndajfoljore duke qenë se ato shpesh zënë vend pas foljeve.
Konkretisht, tek njësia “rap someone on/over the knuckles”, pjesëzat “on” dhe “over”
mund të zëvendësojnë njëra tjetrën:
Uncle Jolyon in his later years – indeed, ever since the strange and lamentable affair
between his granddaughter June‟s lover young Bossiney, and Irene..., - had noticeably
88
rapped the family‟s on the knuckles; and that way of his own... had begun to seem to
them a little wayward... (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 217)
The fact is someone ought to speak to Bossiney and ascertain what he means. I‟m
afraid of this myself, for I should certainly rap him over the knuckles, but I thought that
you, knowing him at the club, might put in a word, and get to ascertain what the fellow is
about. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 169)
Një rast tjetër i zëvendësimit reciprok të gjymtyrëve joemërtuese është dhe ai i
lidhëzave. P.sh. në anglishte, “when” dhe “if” janë të zëvendësueshme në njësinë
frazeologjike “when/if push comes to shove”:
They knew they could sit back, and when push came to shove I‟d do all the work.
(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 169)
Look, if push comes to shove, we‟ll just have to sell the car. (Шнтова Л. Ф., Брускина
Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 87)
5.1.6. Variante të kombinuara
Kur dy ose më shumë gjymtyrë të njësisë frazeologjike kanë variantet e tyre janë
quajtur variante të kombinuara. Dallohen dy raste:
Së pari, ka struktura frazeologjike ku foljet dhe emrat kanë variantet e tyre dhe njëra nga gjymtyrët mbetet e pandryshuar. Kjo ndodh në rastet kur njësia
frazeologjike ka më shumë se dy gjymtyrë. Pavarësisht nga zëvendësimi reciprok
i mundshëm i gjymtyrëve, njësia frazeologjike “kërkon dardha (rrush, thana) në
shënëndre (në dimër)” hyn në ligjërim me të njëjtin kuptim duke u përdorur për
dikë që „kërkon të pamundurën‟:
Prendushi: - Vjen e kërkon dardha në shënëndre. Gjermani e mori të tatëpjetën.
(Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 185)
Në anglishte, mbiemri në njësinë frazeologjike “betray (display, show) the cloven foot
(hoof)” mbetet i pandryshueshëm:
At a subsequent meeting he (Dr. Ritchie) had to answer the charge that his party were
showing the cloven foot. The doctor was attired, as was his wont, punctiliously – knee-
breeches, silk stockings, and dress shoes. So, extending his shapely limb, he asked with
an air of triumph, “Do you call that a cloven foot?” Whereupon a mechanic in the
gallery shouted out in a gruff voice, “Tak‟ aff (take off) the shoe, sir, and we‟ll see!
(James Main Dixson, English idioms, fq. 119)
Së dyti, ndeshen struktura ku të gjithë elementet këmbehen, megjithëse kjo ndodh shumë rrallë. Të gjithë elementet këmbehen në njësinë frazeologjike foljore “i zë
(i kap) dora (çdo gjë)”. Cilido variant të përdoret, kuptimi i njësisë “i vjen
ndoresh për çdo punë” është i pandryshueshëm. Në të njëjtën mënyrë, njësia
frazeologjike foljore “crook (lift) the elbow (the little finger)” („nuk luaj as gishtin
89
e dorës/këmbës‟) përdoret në variantet e saj ku të gjitha gjymtyrët mund të
këmbehen.
I love the cool way you assume that I‟ve just been sitting here waiting for you to
crook your little finger. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal
verbs, fq. 53)
5.2. Variantet gramatikore
5.2.1. Variantet morfologjike
Duke qenë se qëndrueshmëria kuptimore lidhet ngushtë me atë strukturore, mund të
themi se sa më pak e qëndrueshme të jetë një njësi frazeologjike, pra, sa më i motivuar të
jetë kuptimi i saj, aq më e ulët është qëndrueshmëria strukturore. Variantet morfologjike
lidhen me ndryshimin e gjymtyrëve të eptueshme të njësisë frazeologjike foljore që janë
folja dhe emri, por siç cilëson Thomai, “kjo nuk do të thotë se çdo njësi frazeologjike që
ka, së paku, një gjymtyrë foljore ose emërore, ka patjetër edhe variante”80
.
Kështu, ndryshimi i numrit të emrit nga “duart” në “dorën” tek “i thaj duart/dorën”
nuk çon në ndryshimin e kuptimit frazeologjik të njësisë “lë dikë në një gjendje shumë të
vështirë, pa ndihmë e pa përkrahje”:
Burri shkoi në kurbet një javë pas martese, i thau dorën Palkës, nuses së re. (Jani
Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 231)
Ashtu si në shqipe, ndryshimi i numrit të gjymtyrës emërore tek njësia frazeologjie
foljore në anglishte “get into hot water/waters” nuk çon në ndryshime semantike të
njësisë frazeologjike:
John got himself into hot water by being late. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English
idioms and phrasal verbs, fq. 68)
5.2.2. Variantet sintaksore
Dallohen katër tipa variantesh sintaksore:
Variante që shoqërohen me spostim të gjymtyrës drejtuese të njësisë
frazeologjike. Për dallimin e këtyre lëvizjeve duhet t‟i referohemi trajtës
përfaqësuese të njësive frazeologjike foljore:
“i hyj në hak (dikujt)” - i hyj (dikujt) në hak
Ai tha një fjalë më të rëndë, po unë s‟e gjeta me vend ta shënoja, se, që të mos i
hyjmë Evetarit në hak, ai s‟kishte ardhur atë ditë t‟i … shkulte kokën, të vjehrrit, por…
80
Thomai, J. (1999): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i
Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Shtëpia botuese “Shkenca”, fq. 19
90
Boria vazhdonte të binte. Evetari, për herë të parë, nuk po dëgjonte borinë dhe për herë
të parë nuk u tremb nga bateria e rëndë, megjithëse e dinte që ajo aq shpirt kishte. (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 415)
take off one‟s hat to somebody – take one‟s hat off to somebody
That‟s a real idea you have, Cowperwood. I take off my hat to you. (Ilo Stefanllari,
Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 391)
I take my hat off to that woman for bringing up five children on her own. (Шнтова
Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 149)
Variante që kanë ndryshime ndërmjet komponentëve por që ruajnë vendin e fjalës drejtuese në mes të njësisë frazeologjike:
give something up as a bad job – give up something as a bad job
You said that if you hadn‟t got what you wanted after two years you would give it up
as a bad job. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 132)
The gentleman (yawning and giving up the papers as a bad job): Waiter! (Шнтова Л.
Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 132)
Në dy shembujt e mësipërm, fjala drejtuese është zëvendësuar. Nëse ajo zëvendësohet
me përemër vetor atëherë ajo nuk do të mund të vihej pas “up” në fjalinë e parë ose pas
“give up” në fjalinë e dytë.
Variant që lejon lëvizjen e një gjymtyre nga mesi drejt fundit të njësisë frazeologjike foljore:
marr frerët ndër duar – marr ndër duar frerët
Horr! Edhe ditën e vdekjes sime do të qeshësh, ti, posa që talle edhe ditën e ndarjes
sate… Nuk ke vesh të dëgjosh, se ç‟po bëhet në kooperativë? Ylli ka marrë ndër duar
frerët e organizatës së rinisë, se ti do bredhitësh majë motorit e do shtypësh patat e
Levanit… (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 441)
nuk i bën veshi tërr – nuk i bën tërr veshi
Ai, njeriu paqësor, që një jetë të tërë kish arritur me dashuri bletë, vetëm bletë (dhe
kur këtyre u këputej filli i jetës nuk thosh „ngordhën‟, po „vdiqën‟ tani kish vrarë njerëz
dhe nuk i kish bërë tërr veshi. Përse? Për këtë vend, për fëmijët, për njerëzit që punonin
anembanë nëpër arat e vreshtat, nëpër kullotat, nëpër punishtet e farkëtarëve, të
shtambarëve, të gurgdhendësve, nëpër bletorët. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.154)
Ndërmjet njësive frazeologjike foljore“take away somebody‟s breath” dhe “take
somebody‟s breath away” varianti i dytë është më i zakontë:
“Going to leave Dragon!” cried Mr. Pinch, looking at him with astonishment.”Why,
Mar, you take my breath away”. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq.
395)
91
Varianti ku njësia frazeologjike foljore me marrëdhënie kundrinore të gjymtyrëve e cila ka përemër pronor ose emër në gjinore zëvendësohet me një përcaktor që
është emër në rasën rrjedhore. Ky variant është tipik për gjuhën angleze për shkak
të formës dhe rendit të veçantë që ka rasa gjinore. Varianti “turn somebody‟s
stomach” është më i përhapur se “turn the stomach of somebody”, siç vërehet
edhe nga shembulli:
Ward is more obsequious than ever to your mamma. It turns my stomach, it does, to
hear him flatter. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 420)
5.3. Variantet pozicionale
Tipari kryesor i këtij varianti është rivendosja në mënyrë reciproke e gjymtyrëve pa
ndonjë ndryshim semantik apo stilistik të njësisë frazeologjike.
cross the t‟s and dot the i‟s – dot the i‟s and cross the t‟s
The first speaker has explained it so ably that all that remains for me to do is to cross
the t‟s and dot the i‟s. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 79)
5.4. Variantet sasiore
Një nga rrugët e formimit të varianteve është nëpërmjet zgjerimit apo ngushtimit të
njësisë frazeologjike që realizohet me anë të heqjes ose shtimit të gjymtyrëve të saj.
Procesi i formimit të varianteve të tilla sidomos duke shkurtuar një ose disa elemente
është përhapur shumë:
-Ku e mori lejen ajo, ku?, - iu kanos s‟ëmës Ajeti.
-Ku i desh qejfi!, - ia plasi me inat plaka, që e urrente këto sjellje të së resë dhe kishte
mëri edhe të birin që nuk ia mblidhte rripat. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 88)
-Mos ki qeder. Do të ngrihet ajo dhe do të shohim se kujt do t‟ja mbledhë më parë. –
E di që më lodhe! ... Unë pres që të hidhesh në sulm, ti më grin sallatë. Haj, shko, tashi
dhe sabatoje atë mbledhje. S‟jam pregatitur thuaju.. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I,
fq. 442)
Në të njëjtën mënyrë, njësia frazeologjike “nga një vesh i hyn nga tjetri i del”
përfundon në formën: “këtej i hyn andej i del”:
Kopeni ktheu atë çast kryet, sikur t‟i shpëtonte heshtës, dhe kjo, që kish marrë në
fillim drejtimin e rrëzës së hundës, midis tyre, i hyri në njërin vesh dhe i doli ne tjetri, si
hell. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 193)
Zajcevi u zemërua. Këtej i hynë e andej i dolën gjykimet e Zhurit. Por Zhurit i
pëlqente mënyra si nxehej Zajcevi. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq.
450)
92
Në anglishte, njësia frazeologjike “let the cat out of the bag” mund të përfundojë në
formën “let the cat out”:
I‟ve let the cat out of the bag already and I might as well tell the whole thing now.
(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 37)
I shouldn‟t have let the cat out, but here it is, it‟s a lucky start for you. (Шнтова Л.
Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 37)
Shtimi i gjymtyrëve është gjithashtu i mundur. Kështu, “s‟i rrinë duart” që përdoret
për një njeri që nuk mund të rrijë pa bërë një punë ose për një fëmijë që trazon shumë ka
edhe variantin e saj “s‟i rrinë duart rehat”:
Punëtore e madhe ka qenë, s‟i rrinin duart rehat, si bleta. (Jani Thomai, Fjalor
frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 229)
Po kështu, “knock the (living) daylights out of somebody” mund të përdoret në të dy variantet e saj me ose pa gjymtyrën e shtuar “living”. Këtu kemi sjellë variantin me
gjymtyrën e shtuar:
I‟ll knock the living daylights out of him if I catch him doing it again! (Шнтова Л.
Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 96)
5.5. Variantet fonetike
Gjymtyrë të ndryshme të njësive frazeologjike foljore mund të kenë variante të tyre
që dallohen nga ndryshime të vogla fonetike. Kështu mund të krijohen variantet e
mëposhtme:
Në shqipe, “e bëj fora” dhe “e bëj forra”:
Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e Shaqos, kishin mbetur si pa gojë.
Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po përmbyset bota? A mos i kanë hypur
xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i kishin hypur xhindet, se i kish vajtur thika
gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 306)
Ja, ashtu duhet të shkelim çdo gjësend të vjetër, që s‟hyn në punë. Po veç, duhet t‟ja
bësh forra edhe me punë. Ja, ta zemë se nuk ka krushku t‟i bëjë pajë së bijës, ç‟do bësh
ti, do ngulësh këmbë që të hyjë në borxhe? (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 431)
Në shembujt e mëposhtëm ndeshim variante fonetike të “shikoj ëndra me sy hapur”
dhe “shikoj ëndrra me sy hapët”:
Gjithë udhën qeraxhiu nuk po mblidhte dot në kokë lëmshin e mbresave të
ngatërruara të asaj nate e nuk po shkoqte dot të mirin nga i ligu. Sikur të mos ishte
kashauni i thyer, (ai që i pat rënë Llazit nga duart), i cili po zbërthehej e po kërciste tani
nga troshitjet e qerres, do të kishte besuar vërtet qahajanë e Suat bej Vërdhomës, që i tha
se shikonte ëndra me sy hapur. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 53)
93
Qëpar më thatë se fle, tashi thoni se shikoj ëndrra me sy hapët?... Ahu, paske nge ti
qahaja me këtë shokun, po mua s‟më pret puna, se më ikën shokët larg e kam frikë mos
më del përpara ndonjë hajdut si ti!... dhe brodhi qerrtari, u hodh mbi shtizë e u foli
buajve. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 52)
Format e foljes në të shkuarën formojnë gjithashtu variante fonetike si, “m‟u mor
goja” dhe “m‟u muarr goja”, ku varianti i dytë ka më tepër bazë dialektore:
Kisha dëgjuar kritikë, po kritikë si kjo s‟më kish zënë veshi ndonjëherë. M‟u errën
sytë e m‟u turbullua mendja; goja m‟u mor e s‟qeshë i zoti të lidh dy fjalë bashkë. U
mata të ikja po as derën nga të dilja s‟po e gjeja dot. (Shefqet Musaraj, Vepra letrare 4,
fq. 33)
Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -
“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl
Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 306)
Në anglishte, është gjymtyra emërore që krijon variante fonetike të “have an axe to
grind” dhe “have an ax to grind”:
In the first place, let me assure you, gentlemen, that I have not an axe to grind... I
can in no way be pecuniarily benefited by your adopting the system of bridges herein
proposed. (James Main Dixson, English idioms, fq. 19)
Variantet fonetike janë krijuar kryesisht si rrjedhim i zhvillimeve të ndryshme
historike apo etimologjike. Raste të tjera të varianteve fonetike janë homofone ose
ndryshime të tingujve që mund të çojë në forma devijante e të deformuara të gjymtyrëve:
“whet someone‟s appetite” përdoret ashtu si “wet someone‟s appetite”:
I‟ve read only the first few pages of his book, but it was enough to whet my appetite.
(Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 169)
Gjymtyrë të tilla që shfaqin anomali gjejnë përdorim vetëm si pjesë e këtyre njësive
frazeologjike. Ato nuk përdoren në kontekste të tjera jashtë këtyre njësive frazeologjike.
5.6. Variantet e përziera
5.6.1. Variantet leksiko-gramatikore
Gjatë ligjërimit mund të ndeshet përdorimi i disa varianteve në të njëjtën njësi
frazeologjike. Variantet leksiko-gramatikore bazohen në gërshetimin e elementeve
leksikore dhe gramatikore. Këto variante mund të grupohen në dy nën-lloje:
94
Variantet leksiko-morfologjike ku zëvendësimi reciprok bëhet duke ndryshuar numrin e emrit.
Tek njësia frazeologjike “më shkau (më rrëshqiti) nga duart (nga dora)”, gjymtyra
foljore është e zëvendësueshme me variantin e saj, ndërsa gjymtyra emërore ndryshon në
numër:
Dobësitë e mësuesit, mangësitë e librave shkollore, mungesa e rregullit dhe shumë të
tjera kanë bërë që nxënësit t‟u shkasin nga duart. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i
gjuhës shqipe, fq. 229)
Në anglishte, gjymtyra foljore e njësisë frazeologjike “keep one‟s eye (eyes) peeled
(skinned)” qëndron e pandryshuar dhe është ajo emërore që ndryshon në numër dhe
variantet e gjymtyrëve, “peeled” dhe “skinned” zëvendësojnë njëri-tjetrin:
Don‟t move, keep your eyes peeled, and be prepared to wait for several hours – then
you might catch a glimpse of Rumpelayer‟s Blue-backed Seathrush. (Ilo Stefanllari,
Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 222)
Mund të ndodhë që të gjithë gjymtyrët e njësisë frazeologjike të preken nga
ndryshimi, si në njësinë: “shtriu (zgjati) dorën (duart)”, ku të gjithë elementet mund të
zëvendësohen por prania e gjymtyrës emërore me ndryshimin vetëm të formës së saj
ndikon në ruajtjen e unitetit semantik të njësisë frazeologjike:
Deri më 1896, kishin mbledhur nga gjaku e djersa e fshatarëve pasuri të mëdha.
Tashti, nga Zejmeni donin të shtrinin duart grabitqare edhe në këtë fushë. (Jani Thomai,
Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 230)
“close (shut) a (the) door (doors) on (upon/to) something”. Në të zëvendësohen pothuaj
të gjithë elementet, si ato të pavarura ashtu edhe ato plotësuese. Njësia frazeologjike nuk
shpërbëhet pasi boshti i saj, gjymtyra emërore “door”, nuk ndryshon, veçse përdoret në
forma të ndryshme.
Variantet leksiko-sintaksore mbështeten në mundësinë e zëvendësimit reciprok si të elementeve të pavarura ashtu edhe atyre plotësuese.
Zëvendësimi i elementeve të njësisë frazeologjike si dhe ndryshimi i rendit të tyre
sidomos kur kemi të bëjmë me dy kundrina është i mundur si në shqipe edhe në anglishte.
Kështu, variantet e njësisë frazeologjike“i hyj në hak (hise) dikujt” dhe “i hyj dikujt në
hak (hise)” mund të përdoren në vend të njëri tjetrit duke ndryshuar vendin e gjymtyrës
drejtuese por edhe variantin leksikor të gjymtyrës emërore.
Ai tha një fjalë më të rëndë, po unë s‟e gjeta me vend ta shënoja, se, që të mos i
hyjmë Evetarit në hak, ai s‟kishte ardhur atë ditë t‟i … shkulte kokën, të vjehrrit,
por…(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 415)
Po, si me thanë, i hyra në hise pa dashje, se më dhimbsej e doja ta ndihmoja. (Jani
Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 437)
E njëjta gjë ndodh në anglishte me variantet: “give somebody (something) a (the)
green light” – “give a (the) green light to somebody”- ku krahas ndryshimit të rendit të
95
gjymtyrës drejtuese, gjymtyrët joshënuese si treguese të trajtës së emrit mund të përdoren
në vend të njëra-tjetrës.
5.6.2. Variantet e kombinuara
Tek disa njësi frazeologjike foljore mund të kombinohen tre variante të ndryshme.
Kjo është më e përhapur në anglishte. Te njësia frazeologjike “know (see) (on) which side
one‟s bread is buttered”, kombinohen varianti leksikor që lejon zëvendësimin e
gjymtyrës foljore me variantin e saj, varianti sintaksor që lejon spostimin e parafjalës
“on” në fillim të njësisë menjëherë pas gjymtyrës foljore, kur ajo është e pranishme në
strukturën e njësisë frazeologjike, dhe varianti sasior që ka të bëjë me praninë ose jo të
parafjalës “on”:
know (see) which side one‟s bread is buttered on
know (see) on which side one‟s bread is buttered
know (see) which side one‟s bread is buttered
Bossiney looked clever, but he had also - and it was one of his great attractions - an
air as if he did not quite know on which side his bread were buttered; he should be easy
to deal with in money matters. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 48)
5.7. Variantet gjeografike
Gjuha, si dukuri shoqërore, duke qenë e lidhur me bashkësitë etniko-politike, është e
ndryshme në bashkësi të ndryshme dhe zhvillohet e ndryshon bashkë me to. Zhvillimi i
brendshëm i saj lidhet me veprimin e faktorëve shoqërorë, të faktorëve jashtëgjuhësorë,
siç janë dobësimi i komunikimit midis grupeve të ndryshme të një bashkësie, përzierja e
grupeve për shkak të popullsisë në disa zona apo shtete (duke pasur parasysh këtu
shtrirjen e gjuhës angleze), kontaktet dhe përzierja ose nganjëherë edhe shkrirja e disa
grupeve me grupe të një bashkësie tjetër.
Njësitë frazeologjike si njësi gjuhësore lindin e zhvillohen nën ndikimin e faktorëve
të sipërpërmendur. Veprimi i këtyre faktorëve gjatë kohëve ka bërë që të lindin e të
dallohen sot variante të ndryshme të njësive frazeologjike brenda një gjuhe që mund t‟i
quajmë variante gjeografike të njësive frazeologjike. Këto variante vijnë nga forma të
ndryshme të marra nga i njëjti brumë gjuhësor i një komuniteti apo bashkësie të caktuar
gjatë kohëve të shpërndarjes në territore të ndryshme. Pra, variantet gjeografike të njësive
frazeologjike mund të shihen si njësi që vijnë si rezultat i zhvillimit të gjuhës në kohë dhe
territore të ndryshme.
Kjo lidhet me origjinën e njësive frazeologjike që në kohë të hershme të cilat kanë
ardhur në ditët e sotme me tiparet dalluese të një krahine apo periudhe të caktuar. Kështu,
dallojmë në shqipe variante të ndryshme të një njësie frazeologjike jo vetëm si produkt i
dy dialekteve të shqipes por edhe të folmeve të krahinave të ndryshme. Në të kundërt në
anglishte, variantet gjeografike trajtohen si forma të ndryshme që vijnë nga zhvillimet e
gjuhës angleze në territore apo kontinente të ndryshme.
Ndryshimet që ekzistojnë në formën e njësive frazeologjike mbi bazën e ndryshimeve
krahinore reflektohet qartë në fjalorin frazeologjik të gjuhës shqipe përpos trajtës
96
përfaqësuese të njësisë frazeologjike. Madje, në shqipe, një korpus i pasur njësish
frazeologjike është vjelur nga studiues të ndryshëm nga krahina të ndryshme të vendit që
është sjellë me anë të studimeve të ndryshme gjuhësore por që reflektohen në fjalor, edhe
pse në mënyrë të kufizuar, cilësuar me shkurtesën “krahin.”. Në anglishte, janë përpiluar
fjalorë të ndryshëm të cilët i reflektojnë qartë variantet e njësive frazeologjike foljore
sipas dy varianteve kryesore të gjuhës angleze të cilësuara me shkurtesat “BrE” për
variantin britanik dhe “AmE” për variantin amerikan.
Variantet gjeografike mund të kenë një ose disa gjymtyrë të ndryshme. Ndërsa në
shqipe krahasimin e bëjmë me variantin standard të njësisë frazeologjike që përdoret më
gjerësisht në ligjërim, në anglishte përqasja e varianteve bëhet mbi bazën e dy varianteve
të njohura, anglez dhe amerikan. Te të dyja gjuhët, por sidomos në shqipe ndeshen më
shumë variante gjeografike ku vërehet më tepër ndryshimi i gjymtyrës emërore:
Njësia frazeologjike “ia bëj hallvën” (krahina e Devollit) përdoret me kuptimin “e
vras” dhe si variant i “ia bëj gropën”:
Ai na kanosej kështu: Rrini rehat se do t‟ua bëj hallvën. (Ali Jashari, Material
frazeologjik nga krahina e Devollit, fq. 131)
“Do ma bëjnë gropën sonte!” iu shkrep një mendim nëpër tru. Sytë, ashtu si
gishtërinjt e duarve, po kërkonin vend ku të mbaheshin, u kapën pas flakëve të zjarreve,
që ishin përhapur kudo anë kënete dhe çanin tek tu, me guxim, errësirën e thellë të kësaj
nate. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 21)
Në anglishte, njësia frazeologjike “rub shoulders with” (BrE) dhe “rub elbows with”
(AmE) me kuptimin “njihem, miqësohem me dikë” ka gjymtyrën emërore të ndryshme
në të dy variantet:
He had freely ventured into the very heart of the industrial provinces and rubbed
shoulders with the aborigines. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq.
329)
Nevertheless, the fact that here men gather, here chatter, here have to pass and rub
elbows must be explained upon some grounds. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik
anglisht-shqip, fq. 329)
Në anglishte, ndeshen më shpesh variantet gjeografike me ndryshim të gjymtyrës
foljore, si tek “flog a dead horse” (BrE) dhe “beat a dead horse” (AmE) me kuptimin
“rrah ujë në havan”:
You may have amazed people by your advanced views on education forty years ago
but now you‟re just flogging a dead horse. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-
shqip, fq. 119)
Stop arguing! You have won your point. You are just beating a dead horse. (Richard
A. Spears, NTC‟s American idioms dictionary, fq. 37)
6. Përfundime
97
Gjymtyra foljore dhe emërore si pjesë të qenësishme të pjesës më të madhe të njësive frazeologjike foljore i nënshtrohen si ndryshimeve ashtu edhe ngurtësimit
formal, si rrjedhim reflektojnë shkallë të ndryshme të idiomatizimit të tyre formal.
Prania e elementeve të ndryshme në përbërje të strukturës së njësive frazeologjike
foljore si dhe përdorimi i trajtave të ndryshme foljore, siç është përdorimi i
mënyrës dëshirore në shqipe janë faktorë domethënës që pasqyrojnë vlerat e
ndryshme emocionale që sjellin këto njësi në gjuhë.
Ngjashmëria për nga forma me togfjalëshin e lirë burimor është një faktor i rëndësishëm që ndikon në lehtësinë e përcaktimit të kufijve formalë, nistor dhe
fundor të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në anglishte.
Prania e formave të ndryshme të foljes si dhe përdorimi i trajtës së shkurtër si pjesë e gjymtyrës foljore në strukturën e njësive frazeologjike foljore të gjuhës
shqipe bën ndryshimin jo vetëm në kufijtë formalë por si rrjedhim edhe në
strukturën e këtyre njësive frazeologjike.
Përcaktimi i kufirit nistor dhe fundor të njësive frazeologjike foljore është me rëndësi për çështjen e identifikimit strukturor të tyre, për përcaktimin e numrit të
gjymtyrëve, për dallimin e gjymtyrëve përbërëse nga ato fakultative apo
kontekstuale, për renditjen e këtyre njësive në fjalor dhe në dallimin e kategorisë
leksiko-gramatikore të tyre.
Mospërputhja në strukturën formale të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe
në anglishte, veçanërisht të ndryshimeve në rendin e tyre pasqyrohen në kufijtë
nistor dhe fundor të këtyre njësive.
Korpusi i lidhjeve leksiko-sintaksore të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në anglishte është shumë i gjerë. Studimi i tij duhet bërë për të gjitha njësitë
frazeologjike duke shqyrtuar raportet e brendshme e të jashtme, fjalët drejtuese,
referentin, gjymtyrët fakultative dhe kontekstuale. Qëllimi i këtij procesi është
qartësimi i kuptimit të këtyre njësive, dallimi i tyre nga njëra tjetra si dhe raportet
gramatikore që krijojnë ato me gjymtyrë të tjera brenda fjalisë. Rol të
rëndësishëm në procesin e dallimit të raporteve të gjymtyrëve është konteksti
gjuhësor ku përdoret njësia frazeologjike.
Prania e gjymtyrëve kontekstuale, e trajtës së shkurtër përemërore në shqipe si dhe të gjymtyrëve të tjera që hyjnë në lidhje sintagmatike me vetë njësinë
frazeologjike foljore e bën më të qartë lidhjen e saj me realitetin.
Sa më pak e qëndrueshme të jetë një njësi frazeologjike, pra sa më i motivuar të
jetë kuptimi i saj aq më e ulët është qëndrueshmëria strukturore. Kjo tregon që
qëndrueshmëria kuptimore lidhet ngushtë me atë strukturore. Variantet e
ndryshme leksikore, gramatikore, sasiore, fonetike dhe gjeografike e pasqyrojnë shumë qartë shkallën e qëndrueshmërisë tek njësitë frazeologjike me vlerë foljore.
98
KREU I TRETË. VEÇORI TË PËRMBAJTJES TEK NJËSITË
FRAZEOLOGJIKE FOLJORE
1. Kuptimet leksikore dhe gramatikore tek njësitë frazeologjike foljore
Në këtë pjesë të punimit do të përqendrohemi tek disa elemente që janë të
rëndësishme për të kuptuar anën semantike të njësive frazeologjike, por gjithnjë pa e
shkëputur këtë anë nga ajo formale. Ashtu si fjalët, njësitë frazeologjike kanë të paktën
një kuptim. Vlera shënuese e tyre është një vlerë e përhershme që lind bashkë me to. Në
fillim të këtij punimi theksuam faktin që kuptimi i njësive frazeologjike nuk është shumë
e drejtpërdrejtë e gjymtyrëve përbërëse të tyre. Në disa prej tyre, si „i bën bisht‟, „e lëshoi
gojën‟ etj., kuptimi është tërësor ndërsa për grupin tjetër, si tek „i hedh hi syve‟, „e nxori
nga balta‟ etj., mund të themi që kuptimi i tyre nxirret nga kuptimi i fjalëve përbërëse.
99
Duhet theksuar gjithashtu që njësia frazeologjike foljore lind si shënjuese e
ndërmjetuar e veprimit që ajo shpreh. Strukturën kuptimore të njësisë frazeologjike mund
ta shpjegojmë në një formë më të thjeshtë nisur nga togfjalëshi i lirë. Një togfjalësh i lirë
është i përbërë nga dy leksema, A dhe B. Në traditën Sosyriane, një togfjalësh përbëhet
nga shenjuesi (mbresa tingullore) dhe i shenjuari (koncepti), pra vetë fjala ose shprehja
dhe kuptimi i saj. Tek togfjalëshi i lirë, shenjuesi dhe i shenjuari ndërtohen sipas
rregullave të përgjithshme të gjuhës. Duke qenë se një togfjalësh i lirë është tërësisht i
motivuar, një gjymtyrë e tij mund të zëvendësohet nga çdo element sinonimik me të.
Nëse në një togfjalësh të lirë kuptimi rrjedh nga shuma A+B, tek njësitë frazeologjike
kuptimi nuk është shuma A+B, por është i shenjuari C që nuk përfshin as A dhe as B81
.
Për ta qartësuar këtë, le të vërejmë përbërësit e kuptimit të njësisë frazeologjike foljore
“bëj bisht”:
-Duam e s‟mundim. Na u prenë krahët, bijë. Kjo është e keqja.
-Vëri nuset në punë, mos i kurse.
-Nuset i vënça atje ku të mos dalin. Unë t‟i kursej ato? Jo mbesë xhane, kursehen vetë, i
bëjnë bisht punës, kanë frikë mos u hahen duart. Tri nuse, tri sprija në shtëpi! (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 416)
Njësia frazeologjike “bëj bisht” ndërtohet nga dy leksema, “bëj” dhe “bisht”.
Gjymtyra foljore, “bëj”, bën pjesë në këtë tog frazeologjik si gjymtyrë e desemantizuar
që e ka humbur kuptimin e saj të mirëfilltë lidhur me “kryerjen e një pune”. Ajo nuk
krijon lidhje kuptimore të drejtpërdrejtë me gjymtyrën emërore “bisht”. Kjo njësi
frazeologjike nuk rrjedh nga ndonjë tog i lirë fjalësh që mund të mundësojë motivimin
semantik të saj, pra, është një bashkim fjalësh që hyn në fjali si njësi e gatshme me anë të
një lidhjeje të brendshme të gjymtyrëve të saj. Kjo lidhje e brendshme e gjymtyrëve si
dhe shkrirja kuptimore e tyre jep kuptimin tërësor të figurshëm: “dredhoj; i shmangem
diçkaje, duke gjetur arsye të kota”. Si rrjedhim, i shenjuari C nuk përfshin kuptimin e
asnjërës prej leksemave A dhe B të cilat e kanë humbur pavarësinë kuptimore të tyre dhe
kanë forcuar lidhjen ndërmjet tyre.
Siç vërehet në shpjegimin e mësipërm, gjymtyrët e një njësie frazeologjike mund ta
humbin plotësisht ose pjesërisht pavarësinë e tyre kuptimore. Trajtimi i një njësie
frazeologjike si një njësi unitare ka të bëjë me shkrirjen kuptimore të gjymtyrëve që e bën
atë të barazvlershme me fjalën për nga funksioni. Mirëpo një trajtim i tillë i njësive
frazeologjike është shquar prej kohësh si një problem pasi ka shumë të tilla, kuptimi
tërësor i të cilave mund të nxirret lehtësisht nga gjymtyrët përbërëse. Si rrjedhim, mund të
diskutojmë për dy lloje njësish frazeologjike82
:
njësi frazeologjike me një bosht kuptimor, dhe
njësi frazeologjike me dy boshte kuptimore.
81
Melčuk, I. (1995): “Phrasemes in language and phraseology in linguistics”, në M. Evereaert, E. –J. van
der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale,
NJ: Lawrence Erlbaum Associates, fq. 177 82
Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 30
100
Njësitë frazeologjike që i përkasin grupit të parë kanë kuptim frazeologjik, pra
gjymtyrët e tyre janë të lidhura frazeologjikisht. Këto njësi nuk kanë ekuivalente letrare.
Mund të përmendim këtu “iu bë gjaku ujë”, “m‟u bë ferrë”, etj.:
... Shpresa ka qenë shumë e lumtur këto ditë... Unë e kam përgjuar nga vrimat e
listelave të grazhdares... Dhe më erdhi keq, baba. Epo... motër... S‟u bëka gjaku ujë,
jo... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 242)
Heshti një copë herë, pastaj diç iu kujtua dhe ia nisi prapë:
-Ama krushku m‟u bë ferrë, s‟m‟u nda, si ajo e grera në vjeshtë, kur del rrushi; “Ti,
Ngjelino, thotë, po i bie së mirës me këmbë.” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 425)
Njësitë frazeologjike e grupit të dytë, të cilat kanë dy boshte kuptimore, mund të
përdoren edhe si njësi frazeologjike edhe si togfjalësha të lirë. Njëri nga kuptimet është i
drejtpërdrejtë e tjetri frazeologjik. Në këtë rast, kuptimi frazeologjik ka si temë kuptimore
kuptimin e drejtpërdrejtë të togfjalëshit:
Sa për ata të tjerët..., - vazhdoi bletari duke e vështruar me dashuri Eno Malabanin
dhe iu afrua togut me trasta dhe qese lëkure, të rënda, i ngriti, ua zgjidhi grykat dhe
zbrazi përpara syve të habitur të të gjithëve shumë ar dhe argjend me kokën e të birit të
Amindës dhe tunxh me kokën e Bardhylit. – Ja tek i ke dëshmitë. Disa nuk i zgjidhi fare,
po i hodhi ashtu siç ishin, me përbuzje mbi kukumalen vezullonjëse. Të gjithë e shikonin
të habitur, gati-gati ta pyesnin, po askush s‟hapi gojën. As vetë Eno Malabani. (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 223)
Ore ti! Unë të kam vënë sinor gardhin, që t‟i vish rrotull ngadalë. Hap sytë e mos ma
grryej kopshtin, se të ha xhuxhullima. More vesh? Thua se kur i tha këto fjalë Kozman
Beu duhej të kish qenë i dehur? Jo: ish si ngahera – dua të them gjysmë kështu e gjysmë
ashtu, me paguren në brez – po ashtu e kish të folurit, se ish burrë me çallëm. Dhe i
pashëm: i gjatë, faqekuq – gjer thellë në pleqëri. Kish shumë çupa dhe të gjithave t‟u
rrëmbenje kokën. Dera e tij ish dera e bukurisë në fshatin tonë, si në vajza ashtu edhe në
djem. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 196)
Atë natë traktorët nuk po ndiheshin. Pra, mund të flinte e qetë. Edhe sikur të mos e
kishte kaluar një pjesë të kohës me provat e grupit artistik, ajo nuk kishte për të punuar,
për shkak të shiut. Megjithatë nuk po mbyllte dot sy. “I butë është pambuku, po ç‟e do, ta
nxirrka gjumin...”. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 90)
Po që të duan, duhet t‟i duash. Jo me fjalë, po me punë, me ortakllëk. Për punë të
vogla është mjaft një kadushkë gjalpë, për një qyp mjaltë, një thes arra, ca koranë e ca
ngjala, po për punë të mëdha duan pare të madhe nën dorë. Po të bësh kështu, mbyllin
sytë e të lënë të vjedhësh, të rrëmbesh, të fitosh, siç thua zotrote. (Mitrush Kuteli, Tregime
të zgjedhura, fq. 283)
Togfjalëshat frazeologjikë që përdoren edhe si togfjalësha të lirë janë të shumtë si në
shqipe edhe në anglishte. Madje njësitë frazeologjike pa ekuivalente letrare janë të rralla
në anglishte. Ndërsa në shqipe mund të ekzistojnë njëherësh kuptimi fillestar dhe kuptimi
frazeologjik, të cilët mund të shfaqen në të njëjtin kontekst.
101
S‟më duket që, paratë e dhëna me dorën tënde, ta shpjenë punën gjere atje tek thua...
dhe mblodhi buzët. – Si zor, o dyqanxhi! More paratë e mia s‟ia lë, unë, se kam marrë
dorë për to... po nuk di do a s‟do zotrote ta hedh në burg? Këtë shkoqitëm, o bej... dhe
nisi të bëjë nja dy nojma me duar, për të thënë ato që s‟po ia mbante t‟i nxirrte nga goja.
(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 40)
Në raste të tjera, kuptimi i drejtpërdrejtë është i domosdoshëm për realizimin e
kuptimit frazeologjik. Për sa i përket realizimit të kuptimit frazeologjik “flas” të njësisë
frazeologjike “hap gojën” është i nevojshëm kuptimi i drejtpërdrejtë i togfjalëshit, ose
vetë veprimi fizik që shënon ky togfjalësh.
Sulejmani la këngën e djepin e iu kthye fëmijës. Ishte gati të hapte gojën e të pyeste
për diçka, kur në derë u trazua drita me hijet në kasolle u fut teta Konxheja. (Jakov Xoxa,
Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 196)
Në një pjesë të madhe të njësive frazeologjike foljore, veprimi fillestar ose kuptimi i
drejtpërdrejtë i tofjalëshit të lirë nuk është i domosdoshëm për realizimin e kuptimit
frazeologjik, si tek “Vëri gishtin kokës” – ku kuptimi i drejtpërdrejtë nuk është i
domosdoshëm për realizimin e kuptimit frazeologjik të togfjalëshit, pasi për të zënë mend
nuk nevojitet veprimi fizik i togfjalëshit në fjalë:
Kur bien shira të rrëmbyera, s‟kam ç‟bëj e doemos do mbushem majë më majë, do bëj
kërdinë. Vëri gishtin kokës. Pleq ke për të pleqëruar, të rinj ke për të punuar. Hapmë
udhë, se po s‟më hape ti, do ta hap vetë. Mos harro se as ti s‟më pyete kur i preve e i
dogje korijet e gështenjat që të bësh vreshta e skërka. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 200)
Kjo nuk do të thotë që në të gjitha rastet kuptimi frazeologjik është ngushtësisht i
lidhur me atë fillestar. Kuptimi frazeologjik realizohet me shndërrimin e figurshëm të
gjymtyrëve të njësisë frazeologjike. Shpeshherë, njësitë frazeologjike pa një togfjalësh të
lirë gjegjës përbëjnë përjashtime. Ato karakterizohen nga deformime semantike që
zakonisht shkaktohen nga kufizimi në zgjedhjen e gjymtyrëve që do të jenë pjesë e
strukturës së tyre. Do të ishte e vështirë të përcaktonim kuptimin e drejtpërdrejtë të
njësive frazeologjike “vras mendjen” apo “rack one‟s brains”. Kështu, për të gjetur
kuptimin e figurshëm nuk nisemi nga kuptimi i drejtpërdrejtë i njësive që nuk e kanë atë.
E kundërta ndodh me njësitë frazeologjike që janë të zbërthyeshme semantikisht dhe ku
kuptimi i drejtpërdrejtë lidhet me atë të figurshëm.
Çështja e natyrës së lidhjes midis kuptimit të mirëfilltë dhe atij të figurshëm ka të bëjë
me çështjen e përgjithshme të motivimit të njësive frazeologjike. Shkëputja e dukshme
ndërmjet kuptimit të drejtpërdrejtë dhe atij frazeologjik vjen nga fakti që lidhja është e
rrënjosur në historinë e gjuhës dhe në kulturë. Duke qenë se një pjesë e mirë e njësive
frazeologjike janë të mbështetura në metaforat konceptore të cilat ndikojnë dhe motivojnë
kuptimin frazeologjik të tyre mund të themi që vetë motivimi është në nivelin konceptor
dhe jo leksikor. Pra, ndryshe nga koncepti i njohur që kuptimi i drejtpërdrejtë i një njësie
frazeologjike është kuptimi i gjymtyrëve të saj, shumë njësi kanë kuptime tërësore që
bazohen vetëm në kuptimin e figurshëm të gjymtyrëve. Është shumë e rëndësishme të
kuptojmë që kuptimet e pavarura që kanë gjymtyrët përbërëse, të cilat kontribuojnë në
kuptimin tërësor të njësisë frazeologjike, nuk janë domosdoshmërisht kuptimet e tyre të
mirëfillta.
102
Kështu, të thuash që “ngre kokë” është e motivueshme, në një farë mënyre do të thotë
që kuptimet e gjymtyrëve veç e veç kontribuojnë me anë të një kuptimi disi të pavarur në
interpretimin e përgjithshëm të shprehjes. Kjo njësi mund të mos kuptohet me kuptimin e
saj të drejtpërdrejtë. Në çastin që kjo bëhet e pamundur, në skenë hyjnë mekanizma si
metafora apo metonimia që na ndihmojnë të gjejmë kuptimin frazeologjik të njësisë.
Kësisoj, gjymtyra emërore “kokë” lidhet me “gjendjen ekonomike/shëndetësore të
njeriut” ose më saktë “me gjendjen e rëndë a të vështirë ekonomike apo shëndetësore”
dhe gjymtyra foljore “ngre” hyn në strukturën e njësisë frazeologjike duke kontribuar me
kuptimin e saj të figurshëm, për t‟i dhënë kuptimin tërësor të figurshëm togfjalëshit
frazeologjik “marr veten; dal nga një gjendje e vështirë a e rëndë”:
Beu zjeu si kazan bërsie kur mori vesh për tregun e ri. I ra punës në erë: Tregtarët e
Fierit, mjelur nga ai vite me radhë, me anën e qirave që i ngrinte sa herë t‟i shkrepej, se
nuk kishte njeri që t‟ja mbante dorën kur gjithë tregu ish-bejler, po ngrinin kokë. Me
dyqanet e reja dhe hanin e ri, atje, do t‟i ngelnin batallë tetëdhjetë e ca dyqane e nja tre
hane. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 27)
Kuptimi i figurshëm dhe shpjegimi i tij me anë të figurave konceptore luan rol të
rëndësishëm në ligjërim. Një nga funksionet e tij është të mundësojë të kuptuarit dhe
përçimin e koncepteve abstrakte në një mënyrë sa më konkrete. Pra, kuptimi i figurshëm
është një mënyrë për ta dhënë një mendim abstrakt në një formë më të prekshme.
Struktura semantike e shumë njësive frazeologjike përbëhet nga veprime konkrete që
shërbejnë si mjete sqaruese për ngjarje dhe gjendje mendore abstrakte. Se sa të lidhura
semantikisht janë këto kuptime – ai i figurshëm dhe ai i drejtpërdrejtë – varet nga njësia
frazeologjike, e cila ka shkallë të ndryshme motivimi.
Tek “carry coals to Newcastle”, veprimi konkret dhe kuptimi i figurshëm janë të
lidhur në mënyrë jo të drejtpërdrejtë. Veprimi i të çuarit qymyr në një vend si
“Newcastle” që prodhon qymyr për eksport është një shembull tipik i një veprimi të
padobishëm njësoj si “çoj ujë në det”. Në këtë rast, dy nivelet e kuptimit - kuptimi i
drejtpërdrejtë dhe ai frazeologjik janë të lidhur nëpërmjet një përfundimi logjik të bazuar
në simbolet dhe konceptet kulturore. Kjo njësi frazeologjike i referohet një situate të
mishëruar në një veprim konkret, por kuptimi i saj nuk është i pranishëm në atë veprim83
.
Building another restaurant in this district would be carrying coals to Newcastle: the
place is full of restaurants already. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq.
48)
Për të gjetur kuptimin leksikor të një njësie frazeologjike foljore duhet të nisim me
një analizë semantike, e cila bëhet në bazë të strukturës sintaksore të përftuar dhe njësive
leksikore të lidhura me kuptimin e saj. Kjo do të thotë që togfjalëshi frazeologjik nuk
analizohet si njësi tërësore por si një njësi leksikore e përbërë nga dy ose më shumë
gjymtyrë që mund të jenë gjymtyrë përbërëse ose kontekstuale. Shumë studime të
deritanishme mbështesin hipotezën se kuptimi leksikor nuk përftohet menjëherë pas
gjymtyrës së parë foljore. Kështu, lidhja ndërmjet kuptimit letrar dhe idiomatik të njësisë
“nxjerr në shesh” nuk është arbitrar.
83
Cacciari, C/Glucksberg, S. (1995): “Imagining idiomatic expressions: Literal or figurative meanings ?”,
në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A. Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological
Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum Associates, fq. 52
103
Aktivizimi i kuptimit leksikor tek njësitë frazeologjike bëhet në gjymtyrën drejtuese.
Në fakt, jo të gjitha gjymtyrët kontribuojnë në të njëjtën mënyrë në kuptimin tërësor të
njësisë frazeologjike. Kuptimi leksikor i një njësie frazeologjike përftohet në atë pikë të
rëndësishme për të që quhet vatra kuptimore e tij. Tek njësitë frazeologjike foljore,
zakonisht është gjymtyra emërore që e kryen këtë rol. Kjo vihet re tek njësitë
frazeologjike foljore që kanë si gjymtyrë emërore një pjesë të trupit, si në rastet e
mëposhtme:
Po unë s‟kam pasur drek‟ e darkë për të bërë, s‟kam pasur një karvan fëmijë? I linda,
i rrita; ca i qava e i mbulova në dhé, se paskëshin qenë ditëshkurtër, ca i martova e po i
martoj se, se ndodhë ditëgjatë. Pleqërova vjehrr e vjehrrë, rrita e martova kunata që i
gjeta gërdhucka. Burri ka dymbëdhjetë vjet që më ka lënë të ve me pesë fëmijë, ata që
mbetën. Unë i vura gjoksin shtëpisë, punova sa për katër. Sot më zuri ferra këmbët të
rrit edhe fëmijët e fëmijëve, në vend të rri në kënd, si plakë që jam e të m‟i sjellin të gjitha
ne dora. Nuseve të mia u ka marrë koka erë. S‟e kanë keq ato që thonë se nusja është
mish i huaj. Vjen në shtëpi, të merr bashin e djemve, bëhet zonjë. (Mitrush Kuteli, Vepra
letrare 3, fq. 417)
Nuk mund të jenë gjymtyrët foljore ato që përcaktojnë kuptimin e këtyre njësive.
Peshën kryesore kuptimore të tyre e mban gjymtyra emërore. Për më tepër, prania e
gjymtyrëve emërore që shprehen me pjesë të trupit e bën më konkrete dhe më të
motivueshme njësinë frazeologjike.
Po aq i rëndësishëm sa ç‟është kuptimi leksikor si vlerë e përhershme e njësive
frazeologjike aq i rëndësishëm është dhe kuptimi gramatikor i tyre. Të gjitha veprimet që
kryhen në strukturën e një njësie frazeologjike si ato sintaksore dhe ato leksikore janë të
kushtëzuara nga kuptimi dhe përdorimi në ligjërim i njësive frazeologjike. Për nga vetë
natyra, njësitë frazeologjike foljore kanë një paradigmë pak a shumë të plotë të gjymtyrës
foljore e cila ka kufizimet e veta. Kjo paradigmë e cila nuk është e njëjtë tek çdo njësi
frazeologjike mund të përfshijë veprime që kanë të bëjnë me kohën e foljes, diatezën,
format modale, ndryshim të rendit të gjymtyrëve kryesisht për arsye theksimi etj.
Veprimet sintaksore tek njësitë frazeologjike kufizohen kryesisht nga semantika e
komponentëve të tyre dhe kuptimi tërësor. Një veprim sintaksor tek një njësi
frazeologjike pranohet nëse sjell një ndryshim të kuptueshëm, d.m.th., përdoret për një
qëllim të arsyeshëm komunikimi. Për njësitë frazeologjike të pamotivueshme, forma e
pësores nuk është e pranueshme. Po ashtu edhe ndryshimet kohore për këto njësi do të
ishin të pranueshme nëse ato ndryshime do të ishin të nevojshme për vetë kuptimin e
njësisë frazeologjike. Sipas Glucksberg-ut, “çdo veprim që respekton kuptimin e çdo
elementi, ruan lidhjen ndërmjet elementeve të njësisë frazeologjike dhe komponentëve të
kuptimit si dhe respekton kuptimin e saj tërësor duhet të jetë i pranueshëm nëse bëhet për
një qëllim të arsyeshëm komunikimi”84
.
Parimet që kushtëzojnë veprimet sintaksore zbatohen edhe tek njësitë me bazë
metaforike. Veprimet sintaksore duhet të jenë të motivuara nga qëllimi i komunikimit dhe
çdo ndryshim që ato sjellin tek kuptimi i njësisë frazeologjike duhet të jetë i
84
Glucksberg, S. (1993): “Idiom meaning and allusional content”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms:
Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 21
104
shpjegueshëm brenda kontekstit. Në lidhje me formën pësore, nuk do të kishte kuptim që
të theksohej një kundrinë e cila do të çonte në një shprehje thjesht të pamundur. Mund të
ketë edhe njësi frazeologjike metaforike të cilat kanë kuptim edhe në formën e pësores.
Në shembullin e mëposhtëm, kundrina „hatchet‟ mund të jetë fokusi i shprehjes:
After intensive discussions among the warring parties, the hatchet was finally buried
once and for all.
Në të njëjtën mënyrë, edhe zëvendësimet leksikore duhet të jenë të pranueshme nëse
plotësojnë këto kushte. Për sa i përket njësive frazeologjike metaforike, ato janë tërësisht
të motivueshme pasi me një analizë gjuhësore mund të bëhet lehtë interpretimi i tyre.
Njësia frazeologjike “carry coals to Newcastle” është një prej tyre. Megjithatë, edhe pse
kuptimi i saj i drejtpërdrejtë është i qartë në një farë mënyre, ai është i pamjaftueshëm .
Edhe pse kjo është një njësi e motivueshme, zëvendësimi leksikor është tepër i kufizuar.
Do të ishte e pamundur të përdornim “carry wood to Birmingham”. Sidoqoftë, brenda
kufizimeve të imponuara nga natyra metaforike e „coals-to-Newcastle‟, zëvendësimi dhe
variantet leksikore janë të mundshme. Folja „to carry‟ mund të zëvendësohet nga një
tjetër folje që përputhet me kuptimin dhe kontekstin. Kështu, foljet „bring‟, „send‟, „sell‟,
„offer‟ janë të mundshme.
Për arsye komunikimi mund të ndodhë një zëvendësim i tillë, që bën të mundur
lidhjen me njësinë frazeologjike origjinale. Dikur në një artikull gazete shkruhej për një
defekt në një termocentral bërthamor në Shoreham, Long Island, i cili u kthye në një
termocentral që punonte me energji të zakonshme. Titulli i artikullit ishte: “Carrying
coals to Shoreham” që u kujtonte lexuesve njësinë origjinale duke e lidhur me situatën
konkrete në Shoreham85
.
Në këtë kontekst, nuk ka rëndësi vetëm kuptimi leksikor i gjymtyrëve; aty
gërshetohen edhe tipare të tjera të njësive frazeologjike, që janë qëndrueshmëria dhe
motivimi. Qëndrueshmëria lidhet si me kuptimin leksikor edhe atë gramatikor. Shkalla e
lartë e qëndrueshmërisë e bën më të lehtë gjetjen e kuptimit leksikor pasi kërkohet më
pak analizë sintaksore e gjymtyrëve të njësisë frazeologjike për gjetjen e kuptimit të saj.
Sa më e motivueshme të jetë njësia frazeologjike aq më pak e qëndrueshme është. Kjo
ilustrohet me anë të njësisë frazeologjike foljore të motivueshme “iu mbyll dera (dikujt)”,
e cila lidhet me “shkretimin e një shtëpie apo familjeje” në shembujt e shkëputur nga
“Tregime të zgjedhura” të Mitrush Kutelit:
Nganjëherë, kur s‟ish shumë i mahnitur, se Qamili po vonohej tepër andej larg, se
mulliri, selishta, luadhi e shtëpia do të mbeteshin pa zot e do t‟i mbyllej dera, Xha
Brahua na mësonte të nxirrnim glyra e buzukë nga brisku i gështenjës dhe pizga e bilbilë
nga ai i shelgut. Në ndajnatat e qeta të pranverës na tregonte ndonjë rrëfim të lashtë me
hazna të fshehura nëpër shpella pa fund, ku nuk shkel dot këmba e njeriut, a nën gurë të
mëdhenj me shenja të gdhendura, na fliste për të bardhat e për lugetërit, që vinin t‟i
këputnin natën remën e mullirit a për trimëritë e ndonjë burri me nam si Petro Kapedani,
që kish luftuar e ish vrarë në ata dy Gurët e Bardhë. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 36)
85
Glucksberg, S. (1993): “Idiom meaning and allusional content”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms:
Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 21
105
Burrat mbetën pa gojë. Gjer të marrin veten e të flasin, Xha Brahua u unj këmbëkryq,
poshtë, me shishanen pranë e nisi t‟u tregojë dhëmbjet e shumta që kish në zemër: se si
djalin e madh ja kish vrarë krali i sërbit, kur kish shkelur e zhveshur vendin, se si djemtë
e tjerë e nipërit i qenë shuar atë mot që iku Nemcja me zinë e hyri frëngu me sëmundjet,
se si nuk i kish mbetur njeri në shtëpi e po i shuhej fara, se po i shembej mulliri i
Shkumbanores e s‟kish kush t‟ja punonte selishtën. Për ne, të vegjëlit, nuk ju qa. U tha se
i nipi, Qamili, kish krisur e ikur në kurbet e nuk i dërgonte fjalë e kartë, se bota priste të
vdiste që t‟ja zaptonte mullinë e gjënë, t‟ja mbyllte derën. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 43)
Burrë burrë, po edhe plagët plagë... Dhembin, të shkretat, rrjedhin gjak. Sefedini i
harroi plagët e bëri të ngrihet, po në atë çast i ranë dy plumba, që e muar mes për mes:
një plumb martine e një plumb gjashtore. Ra i vdekur. Kur dëgjoi bota, përpoqi duart me
gjëmë e tha: “Medet, u mbyll dera e Gjonomadhit!” (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 63)
Aty për aty, Sefedini u err pak e tha me zë të dhimbsur:
-Po të jetë puna për të shuar e për të mbyllur derën, mund të shuhemi e ta mbyllim lehtë
të dy palët. Marr njëqind burra, nga ata që i kam nën urdhër, zbres poshtë, në
Shëmërtinë tuaj, e nuk le gur mbi gur. I lag të gjithë me gjak.
Ngriti zërin e shtoi me tingull të përzemërt, të butë (prapë zëri i Gjonomadhëve që, siç
thoshin të gjithë, ishte bar për plagë):
-Dëgjo, Nurije (dhe zëri ju drodh kur ja shqiptoi emrin). Unë s‟dua të shuhet as fisi im, as
juaji. Dua të rrojmë edhe ne, të rroni edhe ju. Mjaft gjak u derdh më kot këtu ku jemi, ne
Guri i Pjetërkalit, rreth e qark. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 76)
E mbani mend Emin Blacërin apo Emin Jargon, siç i thosh gjithë fshati? Në s‟e
mbani mend ua them unë: një burrë i trashë, gushëmadh e zëngjirur, që vrau të nipin, të
vetmin, nga inati, me një gur koks; më tej Eminin e vrau me sëpatë, në gjumë, për të
marrë hakun, Aliu, i biri, i vetmi dhe kështu dera u mbyll vetvetiu. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 195)
Po ndokush mund të pyesë: - “Ç‟është kjo Arrë e Mukes, që ke zënë në gojë kaqe
herë?” T‟ju them të drejtën, këtë Arrë, që shtrin hijen mbi udhë, matanë shtëpisë së
Baba Rushitit, e kam përmendur sepse e ka dashur puna, po gjithnjë me pikëllesë. Të
zonë e arrës, Muken, e mbaj mend. Edhe djemtë e Mukes i mbaj mend. Njerëz të shtruar,
të butë, punëtorë. ... Pastaj vdiqën të gjithë, kur ra grip spanjolli, që e solli frëngu. Kaq
tabutë vetëm në një ditë! Dhe u mbyll dera. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
268)
Siç vërehet, ndryshimi i njësisë frazeologjike sipas formave të ndryshme gjatë
përdorimit në ligjërim është një tregues i rëndësishëm për të vërtetuar se dy tiparet e
njësive frazeologjike qëndrueshmëria dhe motivimi nuk kushtëzojnë njëri-tjetrin.
2. Zhvillimet kuptimore nga togfjalëshi i lirë tek njësia frazeologjike
Pjesa më e madhe e njësive frazeologjike e kanë origjinën tek togfjalëshat e lirë. Kjo
gjë vërehet edhe në ditët e sotme pasi për nga forma një numër i konsiderueshëm i njësive
frazeologjike kanë si ekuivalente formale togfjalëshin e lirë.
106
Kisha ndenjur dy vjet në Tiranë, në mes të asaj farë njerëzie, që as më njihte e as e
njihja, dhe nuk më kish shkuar ndonjëherë ndër mend se isha në vend të huaj;
përkundrazi, siç ju tregova qysh në fillim, e kisha gjetur derën hapur tek im nip, dhe
Tirana më ish bërë si shtëpia ime. Kurse në fshatin tim, ku më kishin rënë qimet e kokës,
ku kisha ngrënë e pirë në një kupë me më shumë se gjysmën e fshatit ku hidhërime e
gëzime, që nga djepi gjer afër tabutit, i kisha ndarë përgjysmë me bashkëfshatarët,
tamam në këtë fshat më dukej vetja si i huaj. (Shefqet Musaraj, Vepra letrare 4, fq. 24)
Pa afrohu! Pa afrohu, shoku kryetar!... – bëri me dorë shefi. – Më duket se u
përshëndetët me të gjithë?... Vetëm me ne, apo jo? s‟jeni përshëndetur ende... Të
përfitojmë nga koha që po nxehen motorat e makinave... Kam një pyetje... E fundit... Ku
janë Shpresa dhe Adnani?
Shpresa me Adnanin?... – dhe kryetari i kooperativës ngriti supet. (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. II, fq. 235)
Atje brenda, Marina ime dhe nusja e Çulit, apo Çulorja, bënin punët e shtëpisë: bukë
të rëndomta e bukë me qiqra, kuleçë të grynj, qahi e fodulla, maznikë e qullnikë, petanikë
e derdhanikë, lakrorë e qumështorë e sa e sa gjëra të tjera të mira, që të të lëshonte goja
lëng. S‟do mend se këto ishin gatuar me baltë të zezë, të kuqe a të bardhë, sipas punës e
nevojës ishin tharë në diell nëpër copa qeramidhe, po sa të shijshme! (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 322)
Ore, kur s‟kini mbjellë, pse vini të trazohi në korrjet? ... Hajdeni nesër në lëmë,
mirrni ç‟ju takon, po sot na lini në hallin tonë, se s‟kemi ngenë tuaj. – Beu dha urdhër që
sonte të kenë mbaruar duajt së lidhuri, se nesër do të fillojë lëmi. - Po dhe lëmi nuk do
nisë përnjëherësh, de, po me radhë, si nga mot... Andaj, si qahallarë që jeni e e dini
punën tuaj, vini gishtin kush duhet të fillojë i pari nesër, që ta ndihmojmë sonte me korrje
e lidhje fshaçe. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 103)
It was all that house. He had mistrusted the idea from the first. What did Soames want
to go into the country for? And, if he must go spending a lot of money building himself a
house, why not have a first-rate man, instead of this young Bosinney, whom nobody knew
anything about? He had told them how it would be. And he had heard that the house was
costing Soames a pretty penny beyond beyond what he had reckoned on spending. This
fact, more than any other, brought home to James the real danger of the situation. It was
always like this with these „artistic‟ chaps; a sensible man should have nothing to say to
them. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 117)
Back in Pat‟s office Eric, the callboy, was waiting. He did not know that he was the
hinge upon which swung a great affair.
“You like the stuff, eh?” he asked eagerly.
“Pretty good,” said Pat with calculated indifference.
“You said you‟d pay more for the next batch.”
“Have a heart!” Pat was aggrieved. “How many callboys get seventy-five a week?”
(F. Scott Fitzgerald, The Patt Hobby stories, fq. 109)
A carriage driving out through a gate forced phaeton and donkey-cart into proximity;
the wheels grated, the lighter vehicle skidded, and was overturned. Swithin did not look
round. On no account would he have pulled up to help the ruffian. Serve him right if he
had broken his neck! But he could not if he would. The greys had taken alarm. The
107
phaeton swung from side to side, and people raised frightened faces as they went dashing
past. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 111)
Një togfjalësh i lirë kalon në njësi frazeologjike pas një përdorimi të vazhdueshëm e
për një kohë të gjatë në një formë të caktuar, të ngurtësuar me kalimin e kohës dhe me një
kuptim të ri të gjymtyrëve përbërëse. Kuptimi i figurshëm që fitojnë gjymtyrët gjatë
zhvillimit historik të gjuhës shkëputet tërësisht nga kuptimi i drejtpërdrejtë që kishte para
kalimit në njësi frazeologjike. “Kuptimi i ri krijohet jo me ndryshimin e kuptimeve të
fjalëve të veçanta që hyjnë në togfjalësh, por me ndryshimin e kuptimit të të gjithë
togfjalëshit në tërësi … Në rastin ideal njësi të tilla frazeologjike kanë si homonim në
formë togfjalëshin e lirë, i cili shërben si bazë për krijimin e njësisë frazeologjike”86
.
Ja pra edhe frymëzimi që po kërkon… tha vajza. - Dhe ai kryetari ynë s‟e vë ujët në
zjarr fare për një vatër kulture… Pse të na vijë pastaj inat kur Nas Kishari thotë se u bie
kambanave vetëm për çobankat e Pirganit? .. Domosdo... Megjithëse kryqet, kubetë dhe
selvitë kanë hijen e rëndë të vdekjes dhe s‟tërheqin njeri, veç plakave, që e kanë lënë
jetën pas dhe përpara kanë vdekjen, ne s‟jemi të zotët t‟i vëmë përballë Shtëpinë e
kulturës, gjithë dritë e këngë, që të grish për jetë e gëzim... që përpara ka jetën... (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 159)
Kur i vajti për së dyti, me samarë, Tili s‟desh t‟ja ndreqë pa lekë, s‟desh t‟i jepte
veresie një samar të ri mushke. Dhe këtë punë agai ja mban veth në vesh. “Edepsëz
njeri! – thotë. ... Mua të më kërkojë paret në dorë? Bëri sikur vuri dorën në zemër e zuri
miau-miau ... Më paguaj, aga, atë hakën e vjetër, se dua të ble ca drithë, s‟kam bukë.
(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 263)
Kur e gjetën vendin dhe u shtruan shesh, Adili i tha Vitës: - Ba me fjetë tash, sa keq...
Sonte natën, si të jena shlodhë nji fije, kena me dalë kndej për me shkue në Boçovë, te nji
mik, me marrë do ushqime. - Po ka, o shpirt, bukë e djathë!... u kujtua myzeqarja dhe
hapi bohçen e zvogëluar e të rreshur si një ftua dimrak. – Ne as kemi vënë gjë në gojë,
gjithë ditën e ditës, përveç atyre dy kafshitave, që hëngrëm në mëngjes... (Jakov Xoxa,
Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 313)
The men who pull the strings are down in the Cape. They want to drive every
Englishman out of South Africa. (James Main Dixson, English idioms, fq. 193)
Dr. Andrew Marshall made it up with his adversary, and they lived on friendly terms
ever afterwards. Why don‟t some of our living medici bury the hatchet with a like
effective ceremony? (James Main Dixson, English idioms, fq. 113)
Disa togfjalësha të lirë pas leksikalizimit të tyre dhe përdorimit të shpeshtë në një
formë të caktuar dhe nëpërmjet metaforës kalojnë në njësi frazeologjike. Leksikalizimi i
tyre nuk është i menjëhershëm por kërkon një kohë të gjatë që togfjalëshi të arrijë të fitojë
tiparet e të përfshihet në frazeologjinë gjuhësore. Gjymtyrët nuk ndryshojnë dhe nuk
fitojnë ndonjë kuptim të ri por i gjithë togu merr një kuptim të ri të figurshëm si njësi
tërësore. Këto lloj njësish frazeologjike hyjnë në grupin e njësive frazeologjike të
motivueshme pasi gjymtyrët përbërëse kontribuojnë në kuptimin tërësor frazeologjik.
86
Thomai, J./ Lloshi, Xh. (1975): “Paralele frazeologjike të shqipes me gjuhë të tjera të Ballkanit” në:
Akademia e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1967,
vep. e cituar, fq. 226
108
Grupi i njësive frazeologjike foljore të motivueshme është më i pasuri në shqipe dhe
në anglishte. Ai përbën një grup njësish frazeologjike në zhvillim pasi gjatë përdorimit të
gjuhës shumë togfjalësha të lirë mund të kalojnë në njësi frazeologjike në të njëjtën
mënyrë duke sjellë pasurim të gjuhës. Shumë njësi të reja hyjnë në ligjërimin bisedor, por
tashmë vërehet edhe prirja për t‟i përfshirë një pjesë të tyre, që kanë karakter asnjanës, në
gjuhën e letërsisë shkencore, politiko-shoqërore apo publicistikë:
Letrat e Balzakut të kësaj kohe hedhin dritë mbi punën e tij letrare. (Let. mës./Jani
Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 238)
Kuptimi frazeologjik në disa njësi rrjedh nga shkrirja e kuptimeve të gjymtyrëve, pra,
kuptimi i figurshëm i foljes dhe kuptimi i drejtpërdrejtë i emrit. Ky grup njësish
frazeologjike foljore të pamotivueshme përftohet nga një gjymtyrë me kuptim të
figurshëm me një tjetër gjymtyrë me kuptim të drejtpërdrejtë që zakonisht shprehet me
emër. Këto njësi frazeologjike foljore nuk kanë togfjalësha të lirë gjegjës:
Paguana sa na japin gjetkë e nuk shkojmë. Po kësaj here duam të lidhim kontratë.
Pagesën të na e bësh në fund të javës. Duam edhe skela të reja. Bënë pazar dhe e prenë
katër franga ditën për muratorët, dy për goliçët. Shkuan të bëjnë kontratën te avokati (kjo
e uruara Vllahi ish mbushur asoherë me avokatë, më keq se Greqia). Ky, avokati, ish një
burrë i trashë, me ca vetulla të kërleshura, si ato të djallit, që ia zinin fare sytë, pak si
thinjak, shumë dinak. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 404)
Në fillim ai s‟i dha rëndësi kësaj çështjeje. E dinte që kishte të bënte me një grua
konservatore. Po, me kohë, filloi të vriste mendjen. Dhe, kur vendosi se do të ishte më
mirë, për çdo rast, të mos shihej më në shtëpinë e tyre, ndjeu përbrenda një lloj brenge…
“Këto s‟janë shenja të mira, more çunak”, mendoi me vete. (Shefqet Musaraj, Para
agimit, fq. 34)
In a remote corner, embowered in palms, was a cottage piano, with a copy of the
„Kensington Coil‟ open on the music-stand. Roger had objected to a band. He didn‟t see
in the least what they wanted with a band; he wouldn‟t go to the expense, and there was
an end of it. Fracie (her mother, whom Roger had long since reduced to chronic
dyslepsia, went to bed on such occasions) had been obliged to content herself with
supplementing the piano by a young man who played the cornet, and so she arranged
with palms that anyone who did not look into the heart of things might imagine there
were several musicians secreted there. She made up her mind to tell them to play loud -
there was a lot of music in a cornet, if the man would only put his soul into it. (John
Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 151)
Në këtë grup përfshihen edhe njësi frazeologjike me vlerë foljore që ndërtohen me
folje të përdorimit të dendur si bëj, kam, marr, shoh, make, take, have etj., në të cilat
folja është me kuptim të figurshëm. Duke qenë shumë të ngjashëm me togfjalëshat e lirë
burimorë dhe duke patur gjymtyrë që e ruajnë pavarësinë kuptimore edhe jashtë
strukturës së njësisë frazeologjike këto njësi përfshihen herë pas herë në togje
jofrazeologjike. Edhe pse lidhja ndërmjet gjymtyrëve është e dobët, ato shkojnë drejt
njësimit kuptimor.
109
Pardje, kur futa çekanët e mistritë në torbë, më tha “qorr”. Tri herë më tha kështu.
Përpara të gjithëve që sheh këtu, përpara djalit. U mata të hidhem e ta bluaj me
pëllëmbë, pataj u mbajta, se kam një kumpanë të tërë mbi kurriz. Mirëpo kjo fjalë më
dhembi shumë... -Mos u mërzit xhaxho. Kjo s‟është fyerja e parë që bëjnë Hocët këtu në
Vllahi. Këtë punë na e lër neve, vllehëve, se do ta zgjidhim kur t‟i vijë radha. Mos harro
se këtu ti ke shumë shokë që do të ta marrin hakun. Vetëm bëj durim. Kështu tha Radu
Llupu dhe u ngrit e shkoi. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 409)
Gjer në Mënaderas i kishte dhënë biçikletës me thembër të këmbës, duke i bërë ballë
në këtë mënyrë, tufanit shpirtëror dhe jugës së zezë. Pastaj, nga kthesa gjer në Pojan,
nga Pojani në Kënetas dhe nga Kënetasi në Sopishtë, ai e kishte marrë biçikletën për
dore. Shiu i pasdites e kishte bërë rrugën llucë. Duke mbështetur gjithë fuqinë që i kishte
mbetur tek elasticiteti i gishtërinjve, mundohej t‟i bënte ballë jugës së zezë që e pengonte
dhe baltës që i frenonte ecjen. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 105)
Characteristically, his irritation turned not against Irene but against Soames. The
idea that his nephew‟s wife (why couldn‟t the fellow take better care of her –oh! quaint
injustice! as though Soames could possibly take more care!) should be drawing to
herself June‟s lover, was intolerably humiliating. And seeing the danger, he did not, like
James, hide it away in sheer nervousness, but owned with the dispassion of his broader
outlook, that it was not unlikely; there was something very attractive about Irene! (John
Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 132)
Krahas dy tipave të përmendur më lart, një tjetër tip njësish frazeologjike foljore nuk
ka togfjalësha të lirë gjegjës por ndërtohen sipas gjedheve të gjuhës, të cilat mund t‟i
quajmë formime analogjike. Të dyja gjymtyrët kanë kuptim të figurshëm:
Lidheni! Në do jetën, mbaj gojën – i tha Anyla. – Me ty s‟kemi gjë. Shërbëtorët
s‟kanë faj; ata bëjnë siç i urdhëron i zoti, që u jep bukë. Urtë. Shtruar. Bindur. Merr
vesh? S‟ke ku shkon. Prapa të vijnë të tjerë. E lidhën. Ia mbyllën gojën me shtupë. Burrni
dhe një mbetën të ruajnë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 158)
Dhe me të vërtet! ... Ai, Koz Dynjaja, të cilit i priste gjuha brisk në kohë të lërimeve,
mbjelljeve, prashitjeve, kur vinte puna të fliste me bashkëfshatarët për vuajtjet e tyre,
tani, në kohën e të korrurave dhe të lëmit, detyrohej shpesh herë t‟i vinte pengec gjuhës,
për t‟u ndukur frerin disa shokëve të tij, që, nga dielli e vapa e beharit, u mirrte koka
zjarr e mund të bënin ndonjë “mbroçkull” në fshat. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III,
fq. 125)
That day three thousand Saracens bit the dust. (James Main Dixson, English idioms,
fq. 29)
Tek njësitë frazeologjike foljore me burim nga togjet e lira, gjymtyrët e kanë humbur
pavarësinë e tyre kuptimore. Po të shkëputen gjymtyrët nga togfjalëshi frazeologjik ose
po të jenë pjesë e njësive të tjera frazeologjike ato kanë një tjetër kuptim. Shkalla e
humbjes së pavarësisë kuptimore të gjymtyrëve që hyjnë në një bashkim të caktuar
fjalësh është e ndryshme:
110
tek njësitë frazeologjike foljore të pamotivueshme/idiomat87
, humbja e pavarësisë kuptimore të gjymtyrëve është e plotë. Një njësi e tillë si “marr vesh” nuk
përdoret në lidhje të tjera fjalësh, qoftë edhe në lidhje të lirë:
Kur të rritesh, do të marrësh vesh se vetëm vjedhjet e pasanikëve nuk bëjnë zhurmë e
nuk lënë gjurmë… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 132)
You don‟t suppose, do you, that our friends here are in earnest. They have been
pulling our legs very wittily. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 309)
Njësia frazeologjike “pull somebody‟s leg” mund të çojë në keqkuptime gjatë
përdorimit të saj në ligjërim pa e ditur kuptimin e saj idiomatik, duke qenë se gjymtyrët
kanë humbur plotësisht pavarësinë e tyre kuptimore. Makkai88
ka hulumtuar historinë e
kësaj njësie frazeologjike. Sipas shpjegimit të studiuesit në fjalë – në situatën e dënimit
me varje për të burgosurit, tërheqja e këmbëve thyente rruazat kurrizore dhe i jepte fund
më shpejt dhimbjes.
në njësi të tjera frazeologjike humbja e pavarësisë së gjymtyrëve është e
pjesshme89
:
Ata kishin qëndruar në vend dhe po rrinin ashtu siç rrinë zakonisht njerëzit para një
kanali që s‟ua pret mendja ta hedhin dot dhe thonë me vete: ta hedh, mos ta hedh.
Sidoqoftë atij ju bë zemra mal, ashtu siç ju bënë mal edhe ato ugaret buzë kënete, me ato
kanale të gjera e të thella kulluese, që pengonin gjahtarët, por u hapnin udhë ujërave të
shirave. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 464-465)
Pastaj ja fillojnë punës siç dinë vetë: ja gjejnë gjurmën kallauzit që u kish hapur
udhë nizamëve – ky qenkej njeriu i afërt i beut të Velçanit - dhe e dërgojnë atje ku duhet.
Më tutje vrasin aganë që i kish dhënë bukë yzbashit, ndezin dyfeg me Kaproshët, vrasin
Lamçe Kaprin e kështu me radhë, e pastrojnë malin. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 186)
Në këto shembuj, “hap udhë” është përdorur si tog i lirë fjalësh në rastin e parë dhe si
njësi frazeologjike në rastin e dytë. Për të tilla njësi që kanë togfjalësha të lirë gjegjës,
humbja e pavarësisë kuptimore është e pjesshme, duke qenë se ky bashkim fjalësh hyn në
ligjërim në të dyja format dhe është konteksti që e përcakton nëse është i lirë apo
frazeologjik. E njëjta gjë ndodh edhe me rastin e njësive “i ha kurrizi”, “iu hap syri” e
shumë të tjera:
Jashtë në pyll po dëgjohej rehmatja e atllarëve dhe hingëllimat e pelave të egra.
-Po u ha kurrizi për barrë të egër…, - tha Llambroja. – Edhe ato po e japin fjalën, siç e
dha i zoti i tyre…, - tha Petriti. – Kaq shumë të dëgjojnë, o Llambro?
-Nuk e dinë ato se për ç‟barrë kripe bëhet fjalë, pa nuk do të hingëllinin ashtu, por do të
shkrofëtinin. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 277)
87
Thomai e përdor këtë term për njësi frazeologjike të pamotivueshme në shqipe. 88
Makkai, A. (1993): “Idiomaticity as a reaction to L‟Arbitraire du Signe in the universal process of
semeio-genesis”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale,
NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 303 89
Thomai, J. (1981): Çështje të frazeologjisë së gjuhës shqipe, Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë, Instituti i Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë, fq. 19
111
Po kur e tepëronim shumë me urime të këtilla, që s‟ishin vetëm urime po edhe cmakë
grerakësh, ndjenim ndonjë të pickuar në mish të butë. Ishte dora e Nastasijes, dora e
Ngjelinës a ndonjë dorë tjetër, që na përmendte se e kishim kapërcyer. Po ne nuk
shtroheshim; thërrisnim: - Olele! Më pickoi Nastasija! Pastaj, kur na merrte krahun
ndokush, na hapej syri edhe më shumë: Do t‟ju martojmë! Do të vinë krushqit t‟ju marrin
... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 89)
Gjatë zhvillimit historik të gjuhës, disa prej gjymtyrëve në përbërje të njësive
frazeologjike kanë dalë nga përdorimi ose mund të kenë një kuptim të ndryshëm nga ai
që mund të ketë brenda togut frazeologjik. Kjo sjell që njësi të tilla frazeologjike nuk
mund të zbërthehen semantikisht vetëm nëse i referohemi etimologjisë së gjymtyrëve
përbërëse. Këto të fundit nuk kanë lidhje kuptimore me kuptimin tërësor të njësive
frazeologjike dhe mund të motivohen vetëm historikisht. Gjatë përdorimit në ligjërim,
nuk mund të merret me mend kuptimi i këtyre gjymtyrëve veçan por ato hyjnë në ligjërim
si njësi të gatshme me kuptim tërësor të pamotivuar.
Së shpejti, Baba sulltani do të nxirrte këllëçin e madh e do t‟i bënte hi e pluhur gjithë
kralet e mëdhenj e të vegjël, do t‟u merrte gratë e çupat e do t‟i mbyllte në haremin e
Stambollit. Domosdo, ato që do të tepronin do t‟ua falte të mëdhenjve të mbretërisë. Tha
se ay, Baba sulltani, mblidhte njerëz me harxhe, paguante tink-tink alltën e argjend.
Pastaj, papritur, vuri re se burrat që kishin ardhur t‟i merrnin dorën ishin të paktë.
(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 165)
Fija ktheu e vërtiti kokën si nepërkë kraste e ia pati: Qyranua ishin kushërira të
shtata, ngrohur në një diell, shi, shkuar tri herë veshit; gratë ishin gra, me xibunë shtatë
në dorë, që na bie bretku së punuari në shi e në diell e s‟bëjmë dot një fustan për të qenë.
(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 440)
I hold the purse strings and they must come to me for money. (Ilo Stefanllari, Fjalor
frazeologjik anglisht-shqip, fq. 188)
Gjymtyrë si „re‟ dhe „bretku‟, në këto shembuj, nuk përdoren dhe nuk kanë kuptim
jashtë këtyre njësive frazeologjike dhe as nuk kanë lidhje burimi me fjalët e tjera
homonime; fjala vjen, „bretku‟ nuk lidhet nga ana kuptimore me „bretkun‟ si „mashkull i
bretkosës‟, apo „re‟ që ka si fjalë homonime me kuptim „e dyta notë e shkallës muzikore‟
apo „nusja e shtëpisë‟. Në anglishte, një send i tillë si “a purse with strings” (qese me
spango, që dikur përdorej për të mbajtur paratë në gji) nuk përdoret më në ditët e sotme,
përveç në strukturën e kësaj njësie frazeologjike. Gjymtyrë të tilla ngurosen nga forma,
njësohen kuptimisht me gjymtyrët e tjera të njësisë frazeologjike për të nxjerrë kuptimin
tërësor të tij.
Fakti që njësitë frazeologjike foljore shprehin një veprim ashtu si dhe togfjalëshi i lirë
burimor bën që kuptimi i drejtpërdrejtë i këtij të fundit të mund të shërbejë si temë
semantike e kuptimit frazeologjik të njësisë, duke shënuar fillimin ose mbarimin e një
procesi:
s‟ka vënë brisk akoma djali (është i ri) – ku kuptimi i drejtpërdrejtë shënon fillimin e një
procesi të caktuar.
112
Takuam nga ata që që kanë nisur të thinjen dhe nga ata që s‟kanë nisur të vënë brisk
në faqe. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 139)
të bën gropën – (të vret) kuptimi i drejtpërdrejtë shënon mbarimin e procesit ose pasojën.
“Do ma bëjnë gropën sonte!” iu shkrep një mendim nëpër tru. Sytë, ashtu si
gishtërinjt e duarve, po kërkonin vend ku të mbaheshin, u kapën pas flakëve të zjarreve,
që ishin përhapur kudo anë kënete dhe çanin tek tu, me guxim, errësirën e thellë të kësaj
nate. (Jakov Xoxa, lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 21)
Ashtu si metafora që bën shndërrimin e figurshëm të togfjalëshit të lirë duke e kthyer
atë në njësi frazeologjike, edhe hiperbola luan një rol të ngjashëm për një pjesë të togjeve
frazeologjike. Në disa raste, shndërrimet e figurshme të togfjalëshave krijojnë edhe
vargje sinonimike, si “e bën mizën buall”, “e bën qimen tra” dhe “i vë pleshtit zile”:
Pse ma bën mizën buall, o byrazer... dhe Leksi u skuq gjer në të bardhë të syve... Ti e
di që turpi yt është dhe imi... Këtë dimër ti me plakën, me Vitën e me gruan time pas,
shkove kaq dit e net te kosovarët, kur unë i ngrysja e i gdhinja në Shënepremte të Laçajt e
megjithatë s‟të thashë asnjë fjalë, se e dija që nderi im është dhe yti... (Jakov Xoxa, Lumi
i vdekur, Vëll. III, fq. 134)
Të gjithë e dinë thënien popullore “e bën qimen tra”. Por ndodhka edhe ndryshe.
Roja i zvogëlon aq shumë humbjet në depon e tij, sa mund të thuhet “e bën trarin qime”.
(Publicistikë, Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe, fq. 992-993)
Eh, or byrazer! – tha Teoja. – Kur i vë pleshtit zile, deomos që do të nxjerrësh edhe
yçkla. Shartimi i truve ka arritur kulmin. (Jani Thomai, Fjalor frazeologjik i gjuhës
shqipe, fq. 1152)
3. Kuptimi leksikor dhe elementet semantike, shprehëse, emocionuese e
stilistike të mbishtresuara tek njësitë frazeologjike foljore
Problemi „denotacion‟/ „konotacion‟ është shumë i diskutuar sot nga studiuesit e
gjuhës dhe të stilit. Bazuar në l‟arbitrarire du signe të Sosyrit lidhja ndërmjet konceptit
dhe shenjës gjuhësore është arbitrare. Sipas Makkai-t, ky koncept “është një produkt
historik në zhvillimin e universaleve shenjë-koncept i cili ka patur një fillim, një kulm dhe
rënien e tij”90
. Ai vëren se përveç komunikimit logjik ndeshet edhe një prirje për të
përdorur mjetin e quajtur „forizëm‟, bazuar në dukurinë e metaforës. Forizmi i referohet
atij tipari të gjuhës ku shenjat gjuhësore nuk përdoren vetëm për referentët e tyre por
edhe për shenja të tjera dhe nëpërmjet këtyre të fundit përdoren për referentë të tjerë.
Ashtu sikurse një koncept për një send apo veprim emërtohet në disa mënyra nga një apo
disa fjalë që mund të jenë në marrëdhënie sinonimie me njëra tjetrën, në të njëjtën
mënyrë edhe njësitë frazeologjike foljore shënojnë konceptin e një veprimi duke u
përdorur krahas fjalëve apo njësive të tjera frazeologjike.
90
Makkai, A., (1993): “Idiomaticity as a reaction to L‟Arbitraire du Signe in the universal process of
semeio-genesis”, tek C. Cacciari & P. Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale,
NJ: Lawrence Erlbaum, fq. 300
113
Kështu, për të shprehur inatin si gjuha shqipe dhe ajo angleze kanë një grup njësish
frazeologjike: “i hipi gjaku në kokë (në tru)”, “i hipi gjaku (në fytyrë)”, “i ra gjaku në
sy”, “i hipin xhindet”; “blow your stack” , “hit the ceiling” dhe “blow off steam”:
“Ne jemi njerëz mali e nuk zbresim dot në fushë, se s‟na le driza, - i tha Malush Agaj
njeriut të beut. Po të dojë beu të flasëm, le të ngjitet këtu, lart”. Kur dëgjoi fjalën që i
kish dërguar Malush Agai, beut i hypi gjaku në kokë e mënt i ra pika. S‟e nxinte më as
lëkura, as konaku, as tërë vendi. I ziente zemërimi në zemër, sindozot zjen jashtë fërtyma
e kollozhegut. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 133)
Ago Zylalit mënt i ra pika. Bëri t‟i përgjigjej, po ju muarr goja. Murmuriti: -
“Edepsëz njeri. Mua ... ai ... Po ... dhe u nxi ashtu siç ish nxirë, ndofta, sulltan Abdyl
Hamiti kur e kishin zbritur nga froni. Ata të tjerët, bashkë me Grendellin e me djalin e
Shaqos, kishin mbetur si pa gojë. Thanë me vete: “Ç‟po bëhet kështu? A mos po
përmbyset bota? A mos i kanë hypur xhindet Asllanit?” Vërtet ashtu ish: Asllanit i
kishin hypur xhindet, se i kish vajtur thika gjer në eshtër, pra e kish bërë fora. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 306)
Father hit the ceiling when I damaged the car. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л.,
English idioms and phrasal verbs, fq. 85)
Sipas pikëpamjes tradicionale lidhur me frazeologjinë, nuk ka arsye të veçantë pse
duhet të krijojmë dhe të përdorim kaq shumë shprehje të ndryshme për të përçuar të
njëjtën ide apo koncept. Kuptimi i çdo njësie përcaktohet nga situata të ndryshme
historike që kanë çuar në një përdorim pragmatik të saj. Gjithnjë sipas kësaj teorie, lidhja
midis një njësie frazeologjike dhe kuptimit të saj të figurshëm është arbitrar dhe nuk
mund të parashikohet nga kuptimi i gjymtyrëve të veçanta91
. Nga ana tjetër, studiuesit e
gjuhësisë konjitive janë të mendimit se motivimi me anë të metaforave konceptore i
njësive frazeologjike reflekton qëndrimin e folësve dhe strukturon mënyrën e të
menduarit të tyre për përvojat e ndryshme që përjetojnë. Pra, çdo njësi frazeologjike
përveç nuancës kuptimore që e dallon nga një fjalë ose njësi frazeologjike me të njëjtin
kuptim, shpreh dhe vlerësimin e folësit në mënyra të ndryshme në lidhje me realitetin.
Njësitë frazeologjike, krahas njësive të tjera gjuhësore shumëfjalëshe, kanë në radhë
të parë funksion shënues. Ashtu siç vëren Thomai92
, herë pas here njësitë frazeologjike
plotësojnë zbrazëtitë e sistemit leksikor të gjuhës për koncepte që nuk shprehen me anë të
fjalëve. Njësitë frazeologjike foljore mund të përdoren në mungesë të një foljeje:
Të gjithë kishin zbritur poshtë, përveç zonjave, që nuk deshën të lëviznin nga vendi.
Burrat, në një kor të vetëm, si hamenjtë e skelës kur ngrenë bashkarisht ndonjë peshë të
rëndë, të drejtuar nga kamxhiku i xha Sadikut që ulej e ngrihej vazhdimisht, përpiqeshin
të detyronin kalin të hiqte dorë nga kokëfortësia. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.
31)
91
Gibbs, R. W. (1995): “Idiomaticity and human cognition”, në M. Evereaert, E. –J. van der Linden, A.
Schenk and R. Schreuder, “Idioms: Structural and Psychological Perspectives”, Hillsdale, NJ: Lawrence
Erlbaum Associates, fq. 104 92
Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet TOENA, fq. 239
114
Ja pra edhe frymëzimi që po kërkon… tha vajza. Dhe ai kryetari ynë s‟e vë ujët në
zjarr fare për një vatër kulture… Pse të na vijë pastaj inat kur Nas Kishari thotë se u bie
kambanave vetëm për çobankat e Pirganit?.. Domosdo... Megjithëse kryqet, kubetë dhe
selvitë kanë hijen e rëndë të vdekjes dhe s‟tërheqin njeri, veç plakave, që e kanë lënë
jetën pas dhe përpara kanë vdekjen, ne s‟jemi të zotët t‟i vëmë përballë Shtëpinë e
kulturës, gjithë dritë e këngë, që të grish për jetë e gëzim... që përpara ka jetën... (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 159)
Krijimi i njësive frazeologjike të mësipërme nuk përkon me arsyen e krijimit të tyre
dhe nuk është tregues i varfërisë së leksikut të një gjuhe por i mundësive të pakufizuara
që ka sistemi gjuhësor për të krijuar lidhje të reja fjalësh ose për t‟i dhënë lidhjeve
ekzistuese të fjalëve nuanca të reja kuptimore që mbartin vlera të pashtershme shprehëse
e stilistike.
Njësitë frazeologjike mund të përdoren për pastrimin e leksikut nga fjalët e huaja në
shqipe:
„ngul këmbë‟ në vend të „insistoj‟
Zonja e madhe priste të rritej edhe ca, ta martonte edhe pastaj, pas martese, ta niste
që t‟ja bënte forra luftës me Gjatollinjtë. Sepse zonja e madhe ngulte këmbë e nuk donte
të ndahej nga kjo botë para se ta ngopte shpirtin: të dëgjonte se stërnipi kish lidhur fillin
e jetës së tij me atë të gjyshstërgjyshërve, se kish marrë gjakun, se armiku kalbej në varr
e se shtëpia e këtij ishte veshur në zi. Po e para nga të parat: martesa. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 65)
„ka gisht‟ në vend të „është i implikuar‟
Petriti angërdufet, kollitet nja dy-tri herë dhe pastaj ngre sytë dhe vështron përpjetë.
Mungesa e tavanit e bën të kuptojë se nuk është në zyrë dhe mbledh buzët. - E gjithë ajo
që ngjau është për mua një punë armiqësore. Këtu ka gisht armiku ynë dhe pikë. Ai ktheu
kokën dhe s‟dihet përse zuri të vështronte andej nga perëndimi, përtej kënetës së
Hoxharës, drejt detit. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 350)
e bën mizën buall/e bën qimen tra – ekzagjeron
Nën tendën e mbuluar me gjethe të thata fieri, që po shkoqeshin nga puhiza e detit,
argatët vazhdonin të vështronin shoshokun në sy, sikur të mos u besonin fjalëve të Perit, i
cili, shpeshherë, siç thoshte Këmbëçikriku, e bënte „mizën buall‟. (Jakov Xoxa, Lulja e
kripës së butë, fq. 429)
Gjithashtu, njësitë frazeologjike përdoren për të dhënë një nuancë tjetër kuptimore që
Ata që i ndau puna dukej se do t‟i pajtonte sofra. Po doli e kundërta. Ndonëse
përjashta, në oborrin e kryesisë, instruktorit të ministrisë i zuri syri një lëkurë qengji të
nderë në diell dhe në mesore i shpoi hundën era e mishit të pjekur, në tryezë ai nuk
pikasi asnjë shenjë dreke. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 64)
Pa pyetur fare autorin, të cilit nuk i mbushej mendja të kishte shkruar ndonjë gjë të
bukur, njëri nga shokët e tij me nofkën “Eshkani” – nofkë kjo që i kishte mbetur ngaqë,
kur fliste, merrte përnjëherësh zjarr si eshka, ia mori skicën me marifet dhe, mik pas
miku, gjeti rastin dhe e botoi me pseudonim në një nga gazetat qendrore, kryeredaktori i
së cilës kishte fituar besimin e autoriteteve qeveritare… (Shefqet Musaraj, Para agimit,
fq. 11)
Njësitë frazeologjike të përbëra nga më shumë se dy gjymtyrë që mund të përputhen
me skemën fillestare kryefjalë-kallëzues-kundrinë mund të kenë ndryshim të rendit në një
skemë dytësore kundrinë-kallëzues-kryefjalë për të fituar vlerë shprehëse-emocionale. Në
disa raste, prishja e rendit mund të përsëritet. Ashtu siç vëren Thomai, mund të mendohet
që skema e tyre të jetë zhvilluar në këtë mënyrë: në fillim skema kryefjalë-kallëzues-
kundrinë; ky konstrukt, për shkak të ngarkesës emocionale që kanë pasë marrë këto
shprehje, e ka prishur rendin fillestar të fjalëve, duke u kthyer në skemën kundrinë-
kallëzues-kryefjalë; pastaj me kohë ky konstrukt u bë kaq i zakonshëm në përdorim sa që
për të shprehur emocionet u ndje nevoja të riprishej rendi i fjalëve, kështu që konstrukti
118
sekundar kundrinë-kallëzues-kryefjalë u rikthye në skemën primare kryefjalë-kallëzues-
kundrinë, me ekspresivitet93
:
Të tjerët, gra e burra, që siç duket ua kishte zënë veshi këtë ngjarje dhe e dinin se ku
do të dilte Vala, nisën të qeshin që më parë.
-U më të raftë një pikë, moj delenxheshkë, që këndon kështu në sy të burrave!...
-Hë, se s‟të dëgjon burri ty, se e ke larg ... ahu... në botën tjetër!... dhe shënoi gruaja nga
varret. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 119)
Burrat nën hie,
Lëzën kuvendojnë,
Pika që s‟u bie,
Se nga gratë rrojnë. (Çajupi, Mëmëdheu, fq. 30)
Peshën emocionale e kuptimore njësia frazeologjike e ruan edhe kur kemi cungim të
saj. Njësia frazeologjike e cunguar “s‟ia vlen” përdoret me të njëjtin kuptim si dhe
togfjalëshi i plotë frazeologjik “s‟ia vlen barra qirasë”. Të njëjtën gjë mund të themi për
“ia mblodhi” nga “ia mblodhi rripin”.
-Ku e mori lejen ajo, ku?, - iu kanos s‟ëmës Ajeti.
-Ku i desh qejfi!, - ia plasi me inat plaka, që e urrente këto sjellje të së resë dhe kishte
mëri edhe të birin që nuk ia mblidhte rripat. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 88)
Mos ki qeder. Do të ngrihet ajo dhe do të shohim se kujt do t‟ja mbledhë më parë.
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 442)
Ngjyrimi emocional i njësive frazeologjike lidhet si me kuptimin edhe me anën
strukturore të tyre. Njësitë frazeologjike pësojnë ndryshime në formë për t‟ju përshtatur
kontekstit dhe stilit të autorit duke u përdorur në gjini dhe në ligjërime të ndryshme.
Autorë të ndryshëm mund të përdorin variante të ndryshme të të njëjtës njësi
frazeologjike ose mund të përdorin krijime vetjake duke luajtur herë me kuptimin e
drejtpërdrejtë dhe herë me kuptimin e figurshëm të njësisë frazeologjike. Me fjalë të tjera,
çdo autor apo pjesëmarrës në bisedë përdor mjetet gjuhësore për të përcjellë një
informacion në përputhje me qëllimin e bisedës apo të një vepre të një gjinie të caktuar.
Nisur nga fakti që njësitë frazeologjike përdoren duke filluar nga ligjërimi libror e
stili i lartë dhe deri tek ligjërimi i rëndomtë, e njëjta folje mund të ketë ekuivalenten e saj
frazeologjike në nivele të ndryshme të gjuhës:
“vdiq” – e ndjeu perëndia; ndërroi jetë; dha shpirt; mbylli sytë; ndeu këmbët; i ktheu
patkonjtë nga dielli; na e mori të keqen; e la fryma; harroi të merrte frymë, i bëri këmbët
bigë; shkoi për të bërë vegsha.
Ç‟janë këto qypa, moj bijë? Ç‟janë këto pare me bisht? – pyeti plaku dhe u munuda
ta shquante, ndër të tjerat, atë që foli, me ata sytë e shpëlarë, që ja kish përcëlluar flaka e
furrës (më vonë, im gjysh humbi fare dritën e syve, rrojti dhe eci shumë vjet në errësirë,
93
Shih Thomai, J. (1966): “Mbi rendin e fjalëve në strukturën e frazeologjizmave të shqipes” në: Akademia
e Shkencave të RPS të Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1966, fq. 155
119
gjersa ndërroi jetë kur ishte nja njëqind e tetë vjeç). (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 90)
Thirri e këndoi gjer brenda në fshat. Aty s‟këndoi më, nuk thirri më. Zonja e madhe,
stërgjyshja, kish mbyllur sytë e kish shkuar tek të shumtët. Me ankth kish rrojtur, me
ankth kish vdekur. Se s‟është punë e vogël të presësh sosjen kur di se jeta e fisit tënd
është e lidhur me një fill të hollë që nuk di as ku gjendet ky fill. (Mitrush Kuteli, Tregime
të zgjedhura, fq. 70)
Paci qëndroi tek hyrja e shkallëve të brendshme të godinës së kripores dhe ngriti sytë.
Edhe ajo po e vështronte. Bebëzat e saj të mëdha e të zgurdulluara iu dukën Pacit më të
hatashme, tamam sikur t‟i qenkësh shkrepur të hidhte ndokënd nga ballkoni dhe të ishte
duke hetuar që andej a do të jepte shpirt apo jo. (Jakov Xoxa Lulja e kripës së butë, fq.
136)
Në anglishte mund të përmendim: kick the bucket; the golden bowl is broken; turn up
one‟s toes; slip one‟s cable; slip through one‟s fingers; tip over the perch; give up the
ghost etj. Të gjitha këto njësi frazeologjike përdoren për të dhënë kuptimin “vdiq”
pavarësisht se kanë ngjyrime të ndryshme kuptimore dhe stilistikore. Në këtë mënyrë,
njësia frazeologjike “the golden bowl is broken”, me origjinë biblike, është eufemizëm
për vdekjen:
“Or ever the silver cord be loosed, or the golden bowl be broken, or the pitcher be
broken at the fountain, or the wheel broen at the cistern. Then shall the dust return to the
earth as it was; and the spirit shall return unto God who gave it.” (Book of Ecclesiastes
xii.6; James Main Dixson, English idioms, fq. 102):
Sot përdoret nga autorë të ndryshëm në vepra letrare:
And thus they go on from year to year, until the golden bowl is broken. (James Main
Dixson, English idioms, fq. 102)
“to slip through one‟s fingers” përdoret për dikë që vdes papritur dhe pa shumë mundim.
“turn up one‟s toes” përdoret me tallje për dikë që vdes:
One morning the children found that their pet mouse had turned up his toes, so they
had a funeral for him. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л., English idioms and phrasal
verbs, fq. 165)
Pavarësisht nga numri i pakufizuar i njësive frazeologjike me të njëjtin kuptim, duhet
të kemi parasysh kufizimet stilistike e ligjërimore për një përdorim të drejtë të tyre. Në
një vepër shkencore nuk mund të përdoren njësi frazeologjike të ligjërimit bisedor94
:
“Kjo larvë, duke i rënë patates në kohën e lulëzimit, ka borxh ta dëmtojë krejt brenda
disa ditësh”.
94
Shih Thomai, J. (1982): Veçori të përdorimit të frazeologjisë së gjuhës shqipe, fq. 55
120
“Nga gjithë arbëreshët e Italisë De Rada ha bukë veç. Me një kulturë shumë të gjerë
…”
Duke qenë se në disa njësi frazeologjike foljore ka mbijetuar si kuptimi i
drejtpërdrejtë edhe ai i figurshëm, ato përdoren për të krijuar humor:
Vita – Përgjigjja e Jasharit e ngriti shumë tensionin.
Mara – Pse, sa i vajti moj bijë, se ka qenë sëmurë?
Vita – 25 më duket.
Mara – Mua më arrin deri 18 dhe më merren mendtë.
Petro (Marës) – Bën shaka ajo, nuk e ka fjalën për tensionin e gjakut95
.
(Një fëmijë i vogël (duke qarë) i thotë mamasë së tij)
“Mummy, mummy, my auntie Jane is dead.”
“Nonsense, child! She phoned me exactly five minutes ago.”
“But I heard Mrs. Brown say that her neighbours cut her dead96
” 97
.
Me ngjyrimin emocional që përcjellin njësitë frazeologjike përdoren gjithashtu në
lojëra fjalësh:
“Isn‟t our Kate a marvel! I wish you could have seen her at the Harrisons‟ party
yesterday. If I‟d collected the bricks she dropped98
all over the place, I could build a
villa”99
.
Çdo njësi frazeologjike, përveç vatrës kuptimore dhe gramatikore, ka edhe vatrën
stilistiko-emocionale, e cila është gjymtyra që mbart peshën kryesore të ngjyrimit
stilistik-emocional të të gjithë njësisë frazeologjike. Në bazë të karakterit të gjymtyrëve
dhe ngjyrimit emocional që përcjellin, njësitë frazeologjike foljore mund të shtresëzohen
edhe nga pikëpamja stilistike:
së pari, disa prej tyre përdoren njësoj në çdo stil të gjuhës letrare dhe pa ndonjë ngarkesë emocionale të veçantë si: vë re, hedh sytë, e mbaj fjalën etj.:
Kripërat kimike, këtë herë më qartë dhe më me këmbëngulje, kishin sajuar mbi
fytyrën e njohur diçka të re, gjithsesi të çuditshme, që ishte e vështirë ta përcaktoje me
një fjalë. Ndoshta një sy i zakonshëm nuk do të dallonte asgjë. Por tamam sepse ishte e
padallueshme, e shkrirë në mënyrë të njëtrajtshme në çdo rrudhë e në çdo tipar, ajo
duhej të ishte tepër e thellë. Diçka midis mendimit dhe hallit një konfiguracion vetmie,
mezi dallohej në mesin e ballit, ndante si humnerë sytë, zbriste te mollëzat, te buza e
poshtme, ngrinte atje si plumb. Kurse vajzat e reja punëtore flisnin dhe qeshnin të
lumtura, përpara atij, fare pranë, pa vënë re asgjë. (Ismail Kadare, Dimri i madh, fq. 36)
Etleva ndërpriste bisedimin me vetveten, hidhte sytë në lëmë që ku vinte një
hamullimë zërash, ose tej, në faqen e liqerit, që kaltëronte joshës. E ndërpriste dhe e
fillonte rishtas, sepse i dukej sikur dëgjonte Enkeleun, që i fliste me zë të thellë,
mbrëmësor ndërsa fërmitnin majat e drurëve: “Ti mos u çudit: Kështu e ka bujqësia.
Bujku ka të tijnë vetëm dimrin. Atëherë prehet, dëfren, gjuan. Doemos, edhe bëhet gati
për pranverë, pret e sjell dru, po këto i bën më nge. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.
119)
së dyti, pjesa tjetër e njësive frazeologjike foljore shprehin një ngjyrim më të theksuar emocional, duke i parë në krahasim me foljet asnjanëse. Për shkak të
përmbajtjes së tyre të rëndë, ato përdoren më shumë në ligjërimin bisedor:
e theu qafën – iku
Ptu, moj jezikë, moj delenxheshë!... Mua m‟u bë nipi për nuse, ti po më marton të
renë e djalit!... Tyt, thyej qafën e zër rruazën! -Po ti, xha Llazi, mos kij dert, mund ta
marrësh dhëndër brenda grizarakun... ashtu bëj më mirë, se ashtu s‟do kesh vërtet nipër
nga gjaku yt, po s‟do kesh ama as dobiça... dhe pastaj, rrëmbyer nga fjalët që tha, diçi
shkrepi e thirri: Ku vete flas për turpe unë!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq.
131)
Njësitë frazeologjike shprehin përbuzje, tallje, ironi, sharje por edhe urime,
përkëdhelje apo dëshirë duke u përdorur në situata të shumta dhe duke i dhënë bisedës
një shkallë më të lartë aktualizimi. Të veshura me ngjyrimin emocional ato përdoren më
dendur në ligjërimin e përditshëm, në letërsinë artistike, në shkrimet satirike e
humoristike etj., dhe ndeshen më rrallë në shkrimet shkencore për shkak të natyrës
abstrakte dhe përgjithësuese që kanë ato. Autorë të shkrimeve me karakter shkencor ashtu
si dhe gazetarët zgjedhin mjete të ndryshme gjuhësore dhe stilistike për të tërhequr
vëmendjen e lexuesve, si për shembull, tituj me ngjyrime të theksuara emocionale, ose i
nisin shkrimet me pjesë të shkëputura nga anekdota, proverba, fjalë të urta, figura të
ndryshme letrare si metafora apo metonimia dhe mjete të tjera theksimi. Këtu po citojmë
një tekst të shkëputur nga revista ndërkombëtare “New Scientist” (1994) që ilustron
përdorimin e njësive frazeologjike.
How to give science a bad name. A 59-year old British business woman gives birth to
twins on Christmas day following a fertility treatment in an Italian clinic. A 37-year old
black woman undergoing fertility treatment in Rome opts for a white baby, allegedly to
spare her child from racism. Are we on the brink of a brave new world of „designer
babies‟ and „unnatural‟ post-menopausal mothers?100
Siç vërehet, që në hyrje të artikullit, autori ka përdorur njësinë frazeologjike „to give
somebody/something a bad name‟. Vlerësimi i autorit apo ligjëruesit mund të ketë nuanca
pozitive ose negative. Në një pjesë të artikullit të mëposhtëm duket qartë vlerësimi
negativ në lidhje me veprimin e shprehur nga njësia frazeologjike „drag one‟s feet‟101
ku „Cain‟ dhe „Abel‟ njihen si djemtë e Adamit dhe Evës) si dhe “raise the devil”
përdoren në rrafshin standard të gjuhës ndërsa të tjerat kanë përdorim në ligjërimin e
thjeshtë të shkujdesur:
He came back to the table, sat down and addressed Pat. “Do you know what I
thought that date meant? I thought maybe it was the date Helen and I first fell for each
other. That‟s what I thought. And I thought she was going to raise Cain about it. I
thought she was nuts. She‟s been married twice since then, and so have I. (F. Scott
Fitzgerald, The Pat Hobby stories, fq 12)
134
5.2. Sinonime me strukturë të ndryshme të njësive frazeologjike foljore
Dysorët sinonimikë “i rri me dorë në zemër // i bëj temena” kanë strukturë krejt të
ndryshme, pa asnjë gjymtyrë të përbashkët por me kuptim të njëjtë “i përulem, i
nënshtrohem dikujt”, i cili, gjithësesi, karakterizohet nga dallime stilistike ku “i bëj
temena” i përket më tepër ligjërimit të thjeshtë të shkujdesur:
Karta nuk thotë se frëngu duhet të mbajë feste të kuqe. Ama frëngu e ka synë pishë. E
shikon kajmekam efendinë sikur ai vetë të qenkej zot i vendit e kajmekami të qenkej
lanxho, mingo. Edhe nga trupi vjen i fortë, i gjatë, i lidhur; përpara kajmekamit të
rrëgjuar e të futur në ca shallvare si thasë ai duket dushk, kajmekami gorricë e egër. Të
bën t‟i rrish me dorë në zemër. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 94)
Hyqymet kish sa për sy e faqe, se për të gjitha beu shkruante, beu vuloste. Ata pak
zaptie që rrinin kotnasikot, me një çaush në krye, për çdo gjë i merrnin dorë beut. Kur
piqeshin me Olloman benë kthenin menjëherë poshtë grykat e dyfegjeve, se veç gryk‟ e
dyfegut të beut dhe e zybave të beut duhej të ishin lart. Edhe të gjithë i bënin temena, po
beu as që begëndiste t‟i shikonte me sy, po dridhte e përdridhte më të madh ato
shtullungat e mustaqeve bojë vaji. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 129)
Ashtu si edhe në shumë vargje apo dysorë sinonimikë, elementi mbishtresor është
shumë i rëndësishëm në dallimin sipas veçorive stilistikore të njësive frazeologjike
foljore me vlerë sinonimike. Për këtë le të vërejmë vargun e gjatë sinonimik të njësive
frazeologjike foljore me kuptimin “vdiq”:
e ndjeu perëndia // ndërroi jetë // u nda nga jeta// shkoi në atë botë (në botën e përtejme)
// mbylli sytë // hëngri dhe// ndeu këmbët // e drodhi këmbën // i bëri këmbët bigë // ktheu
patkonjtë nga dielli // na e mori të keqen // harroi të merrte frymë // shkoi për të bërë
vegsha - ku një pjesë e tyre si “e ndjeu perëndia”, “ndërroi jetë”, “u nda nga jeta”,
“mbylli sytë” si dhe “shkoi në atë botë” i përkasin stilit të lartë apo ligjërimit libror
ndërsa pjesa tjetër e sinonimeve përdoren në ligjërimin e rëndomtë me karakter përbuzës
apo mospërfillës:
Ç‟janë këto qypa, moj bijë? Ç‟janë këto pare me bisht? – pyeti plaku dhe u mundua
ta shquante, ndër të tjerat, atë që foli, me ata sytë e shpëlarë, që ja kish përcëlluar flaka e
furrës (më vonë, im gjysh humbi fare dritën e syve, rrojti dhe eci shumë vjet në errësirë,
gjersa ndërroi jetë kur ishte nja njëqind e tetë vjeç). (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 90)
Thirri e këndoi gjer brenda në fshat. Aty s‟këndoi më, nuk thirri më. Zonja e madhe,
stërgjyshja, kish mbyllur sytë e kish shkuar tek të shumtët. Me ankth kish rrojtur, me
ankth kish vdekur. Se s‟është punë e vogël të presësh sosjen kur di se jeta e fisit tënd
është e lidhur me një fill të hollë që nuk di as ku gjendet ky fill. (Mitrush Kuteli, Tregime
të zgjedhura, fq. 70)
135
Një varg po aq i gjatë njësish frazeologjike foljore me marrëdhënie sinonimie që kanë
kuptimin “vdiq” ekziston edhe në anglishte:
to breathe one's last // to depart this life // to close one's eyes // to yield (give) up the ghost // to go the way of all flesh // to go West // to kick the bucket // to take a ride // to
hop the twig // to join the majority - ndër të cilat “to breathe one‟s last”, “to depart his
life”, “join the majority” dhe “close one‟s eyes” kanë karakter asnjanës dhe përdoren në
ligjërimin libror; njësitë e tjera i ndeshim në ligjërimin e shkujdesur (slang).
It had breathed its last in doing its master service. (James Main Dixson, English
idioms, fq. 37)
General Ward, who commanded the “Disciplined Chinese Field Force,” had just
joined the majority. (James Main Dixson, English idioms, fq. 137)
6. Antonimia në frazeologjinë foljore
Te njësitë frazeologjike foljore, marrëdhëniet antonimike realizohen me tri rrugë:
Së pari, me anë të shprehjeve të ndryshme që nuk kanë asnjë gjymtyrë të
përbashkët por janë njësi frazeologjike antonimike të mirëfillta. Ato kanë
elemente semantike mbishtresore të njëjta dhe i përkasin të njëjtit rrafsh të
ligjërimit:
e theu qafën < > e solli kokën
Ptu, moj jezikë, moj delenxheshë!... Mua m‟u bë nipi për nuse, ti po më marton të
renë e djalit!... Tyt, thyej qafën e zër rruazën! –Po ti, xha Llazi, mos kij dert, mund ta
marrësh dhëndër brënda grizarakun ... ashtu bëj më mirë, se ashtu s‟do kesh vërtet nipër
nga gjaku yt, po s‟do kesh ama as dobiça ... dhe pastaj, rrëmbyer nga fjalët që tha, diç i
shkrepi e thirri: - Ku vete flas për turpe dhe unë!... (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III,
fq. 131)
Sapo e pa këtë njeri, Artanës iu prenë këmbët dhe u mbështet më shumë pas Etlevës.
“Ç‟është vallë ky gojëzënë? Që nga e ka sjellë kokën? Ç‟kërkon?” Etleva nuk ngurroi
fare, bëri disa hapa, iu afrua zhelanit dhe e pyeti: - Cili je ti? Nga ke ardhur? Ç‟kërkon?
(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 84)
Së dyti, me anë të zëvendësimit të një gjymtyre të njësisë frazeologjike me antonimin e saj:
zbardh faqen < > nxij faqen
Anyla s‟e la të mbarojë fjalën. -E di, - tha, - Gjahtarja, luftëtarja, kaprolli, tmerri i
ujkut dhe i të paudhit. Qofsh shëndoshë, moj bijë, e të na zbardhësh faqen siç na e ke
zbardhur … -Dhe diç u mat të shtojë (Anyla kish pesë djem si lisa mali; të voglin, më të
mirin e kish të pamartuar), po finoku Batun diç kuptoi e tha:
-Është e fejuar me Enkeleun e Ballakrionit, qindësin e mbret Bardhylit.
Anyla u err një cast, po aty për aty e mori veten dhe u kthjell:
136
-Edhe atë e di. Sa bukur! I miri me të mirën. Rrofshi e qofshi, bijë! (Mitrush Kuteli,
Vepra letrare 3, fq. 94)
“Ptu! Ptu! Kjo lugate do të ma nxijë faqen! Të diel te burri, të hënë në shtëpi. Do ta
gërmojë e vjehrra me fshesë në dorë.” Po Fijes as tërr s‟i bëri veshi. Zuri për dore një
çupëzë, thatime nga bishti i valles, e vuri në krye, e lidhi me të tjerët, kurse ajo vetë doli
jashtë valles, të shikojë xhengun. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 471)
keep track of someone/something < > lose track of someone/something
The man suspected of the murder travelled about so much that it was difficult for the
police to keep track of him. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 225)
His plane was lost track of about two hours out from London airport. (Ilo Stefanllari,
Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 253)
Në anglishte, antonimia nuk realizohet vetëm me kundërvënien e gjymtyrës foljore
por edhe të pjesëzës që mund të jetë pjesë e strukturës së njësisë frazeologjike foljore:
take one‟s eye off the ball < > keep one‟s eyes on the ball
Së treti, në veçanti tek njësitë frazeologjike foljore, marrëdhëniet antonimike realizohen edhe me pjesëzat mohuese nuk, s‟, pa, mos:
marr vesh < > s‟marr vesh
E mora vesh, janë hajdutët e vendit – ja preu Dani gjaftohtë përbuzës. Sado i mbajtur
që ishte Ago Zylali, kësaj here nuk e duroi dot. Ndofta brenda tij qe zgjuar zaptia e vjetër
e Turqisë. E kërcënoi me çibukun e gjatë të stolisur me thith qehlibari e ja këputi: - Hap
sytë, djalë se të kam sërë miku. Hap sytë, të them, mos shkosh lidhur në Tiranë. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 282)
E mora vesh ç‟kërkon të bësh, aga; do të vesh të më kallëzosh. Po unë s‟jam nga ata
të Kakaçit, që ja paskan frikën ariut. Sa për ata miqtë e Tiranës, po të them edhe një
herë: vjedhin me të dy duart, zgrapin, zhvatin. Ne hanim koromane të thata të përziera
me misër të mykur, ata pinin verë Italie me çingitë e “Stamboll-Hotelit”, me Marijen-
mushkë-italien. Merrnin përsipër të ndërtonin udhë e ura, u hidhnin të vjetrave një cipë
çimentoje, sa për sy e faqe, e paguheshin si për të reja. Ehe, Ago Zylali, ti ke mbetur hala
ne ura, siç thonë andej, në Gegëri: je edhe në kohën e Turqisë e të Et‟hem Beut me shokë.
Nuk këndon ç‟shkruajnë gazetat, megjithëqë shkruajnë shumë pak nga ato që ndodhin.
Kudo sipërmarrësit fitojnë pesë, dhjetë për një, majmen si derrat. Le që ti as nuk di të
këndosh, ke mbetur dyfeg me çarg. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 282-283)
Unë s‟të marr vesh, o djalë - tha Ago Zylali me një farë pikëllimi. – S‟të marr vesh
se si je bërë kështu, kaq i prapë. Nuk di kush të prishin andej. Ndofta ajo Marija-mushkë-
italia... Ti dhjetarët nuk i do; sipërmarrësit nuk i do; fajdexhinjtë nuk i do. As bejlerët, as
deputetët, as nënprefektin, as ministrat, as ata të kripës, ata të cigareve.. po më thuaj,
ore, ç‟do ti? (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 283)
marr më qafë < > mos më merr më qafë
137
-Ç‟bëje ashtu, ti, Paci? Nuk e di se deti ka sy të keq? Të merr mendtë e të mbyt! … -
tha Kiu.
-Po ai ka sy aq të bukur e të pastër sa mund të shikosh në fund të tij!... – tha Paci.
-Sytë e thellë janë magjistarë dhe deti, Paci, është magjistari më i pabesë që mund të
bëhet. Të duket i butë, po, kur zemërohet, të merr shpirtin dhe të kthen kufomën. Sa e sa
veta i ka marrë më qafë me bukurinë dhe magjinë e tij… ata kanë lënë tokën dhe janë
mbytur në det. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 130)
Andej presin, presin! Po të vonohem një çast do të më shtrojnë në dru, do të më lidhin
në kular, do të më mbërthejnë në kryq… Në emër të të gjitha perëndive të qytetit e të
botës, kini përdëllese, o burra! Mos më merrni më qafë tani kur po më afrohet dita e
lirimit, që të kthehem në vendin tim, në Persi. I fuqishmi Aristomak i të fuqishmit
Aristodem më ka dhënë fjalën se do të më lëshojë të shkoj në atdhe. (Mitrush Kuteli,
Vepra letrare 3, fq. 246)
Pjesëzat mohuese në disa njësi frazeologjike foljore janë të përhershme, kurse në disa
të tjera përdoren vetëm për të krijuar antonimin e trajtës përfaqësuese të njësisë
frazeologjike.
Shkoi në Tiranë, s‟la gur pa lojtur gjersa e fitoi të tijnë: ja fali borxhin. Pas dy a tri
vjet kurdisi e bëri një ndërtesë të madhe – më të madhen e vendit – me tri kate e ja dha
me qira shtetit me njëzet e pesë këndeska në muaj.. (nënprefekturë, financë, gjykatore,
botore, doganë – të gjitha brenda). (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 253)
“We did,” Mr. Doolan told his wife that night. “But we never made head nor tail of
it.”“It‟s kind of spooky,” said Mrs. Doolan. “I hope I don‟t dream tonight. The poor man
with that sack! I keep thinking he‟ll be down in purgatory – and they‟ll make him carve a
ship in every one of those bottles – before he can go to heaven.” (F. Scott Fitzgerald, The
Patt Hobby stories, fq. 158)
Mund të rastisë rrallë që të ndeshim trajtën pohore të një njësie frazeologjike që
përdoret gjithnjë në formën mohore:
ma ha mendja < > s‟ma ha mendja
“Shpejt ma ha mendja, megjithëse është e madhe Rusia dhe ka shumë koka
pasanikësh për të prerë…, - thashë unë. – Po ti, usta, mos u mërzit, se këtë punë ata rusët
e kanë filluar para se të shkonte byrazeri im, kështu që besoj se kanë për të mbaruar
shpejt dhe ai do të kthehet me vrap, që të zërë nga kokat e pasanikëve të këtushëm”.
(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq 86)
“E ku do t‟i gjejë këto para ky malukat?... –T‟i ketë nga zhukat?... Jo, s‟ma ha
mëndja... Zhuka ku ta lidhë fukaranë, jo ta zgjidhë nga hallet... Ndërsa për Vitën atij i
vinte hëm çudi, hëm inat, për Llazin po i rritej hëm frika, hëm kureshtja. Dhe sa më
shumë që shtyhej nata, aq më keq i thellohej trëndja në zemër e sa më shumë që vonohej i
biri, aq më fort e hante kërshëria të dinte ku ishte e ç‟po bënte. (Jakov Xoxa, Lumi i
vdekur, Vëll. III, fq. 28)
7. Përfundime
138
Dy grupet kryesore të njësive frazeologjike me vlerë foljore, ato me një bosht kuptimor dhe nga ana tjetër ato me dy boshte kuptimore reflektojnë shkëputjen e
dukshme ndërmjet kuptimit të drejtpërdrejtë dhe atij frazeologjik. Është gjithashtu
shumë e rëndësishme të kuptojmë që kuptimet e pavarura që kanë gjymtyrët
përbërëse që kontribuojnë në kuptimin tërësor të njësisë frazeologjike nuk janë
domosdoshmërisht kuptimet e tyre të drejtpërdrejta.
Zëvendësimet leksikore sikurse veprimet sintaksore tek njësitë frazeologjike
kufizohen kryesisht nga semantika e komponentëve të tyre dhe kuptimi tërësor
frazeologjik. Një veprim sintaksor tek një njësi frazeologjike pranohet nëse sjell
një ndryshim të kuptueshëm, d.m.th. nëse përdoret për një qëllim të arsyeshëm
komunikimi.
Në thelb të motivimit të frazeologjisë qëndron përdorimi i figurave letrare si metafora, metonimia apo hiperbola, të cilat bëjnë lidhjen konceptore të njësive
frazeologjike me realitetin. Kjo shpjegon se pse ekzistojnë përkimet midis
gjuhësh krejt të ndryshme.
Njësitë frazeologjike me prejardhje nga figurat letrare ruajnë mjaft vlera nga figurshmëria artistike e tyre duke u kthyer në mjete shprehëse të një stili, gjinie
apo autori. Vlera shprehëse e njësive frazeologjike qëndron në pasurimin e gjuhës
me mjete shprehëse dhe stilistike duke krijuar mundësi të reja të të shprehurit.
Kombinimet e fjalëve me të cilat njësitë frazeologjike hyjnë në përdorim zhvillohen dhe ndryshohen sipas sistemit të një gjuhe duke mishëruar veçantitë e
saj. Si çdo njësi tjetër gjuhësore edhe njësitë frazeologjike kanë rregullsitë e tyre,
krijojnë gjedhe kuptimore e strukturore në përputhje me ligjet e sistemit gjuhësor.
Për të kuptuar më mirë vlerat shënuese dhe shprehëse të njësive frazeologjike
duhet të kuptojmë ndikimin që kanë kushtet jashtëgjuhësore si kultura, historia e
një populli, kushtet e jetesës dhe mënyra e të menduarit në krijimin dhe
përdorimin e tyre.
Si gjymtyrët shënuese ashtu edhe ato joshënuese luajnë rol të rëndësishëm në krijimin e marrëdhënieve sinonimike dhe antonimike të njësive frazeologjike me
vlerë foljore në shqipe dhe në anglishte.
KREU I KATËRT. KLASIFIKIM KRAHASUES I NJËSIVE FRAZEOLOGJIKE
FOLJORE
139
1. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas strukturës formale
1.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë togfjalëshi
1.1.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë dygjymtyrëshe
Një analizë e thelluar e strukturës së njësive frazeologjike me vlerë foljore në shqipe
dhe anglishte do të përkonte me një studim të natyrës leksikore dhe gramatikore të
gjymtyrëve të tyre. Në thelb të kësaj analize qëndrojnë, në mënyrë të pashmangshme,
tiparet formale dhe semantike të gjymtyrëve në përbërje të njësive frazeologjike foljore të
analizuara si pjesë e këtij studimi përqasës. Si gjuha shqipe ashtu edhe ajo angleze
shquhen për një shumëllojshmëri strukturash formale të njësive frazeologjike foljore,
klasifikimi i të cilave do të bëhet duke patur parasysh jo vetëm numrin por edhe veçoritë
gramatikore dhe morfologjike të gjymtyrëve në përbërje të tyre.
Që në qasje të parë vihet re struktura prej togfjalëshi e pjesës më të madhe të njësive
frazeologjike foljore, pavarësisht nga kuptimi i tyre. Duke qenë se shumë prej këtyre
njësive frazeologjike e kanë prejardhjen nga togfjalëshi i lirë, kuptohet qartë që ato
krijojnë lidhje të ngjashme gramatikore me gjymtyrë të llojeve të ndryshme ashtu si dhe
togfjalëshi i lirë gjenetik. Për këtë arsye, do t‟i kushtojmë vëmendje jo vetëm gjymtyrës
foljore që është vatra gramatikore e jo rrallë edhe leksikore e njësive frazeologjike foljore
por edhe gjymtyrës së dytë që mund të jetë emër, folje, ndajfolje si dhe gjymtyrëve
shërbyese si lidhëzat, parafjalët etj.
Strukturat dygjymtyrëshe përbëjnë grupin më të madh të ndarjes së njësive
frazeologjike foljore sipas strukturës formale. Struktura e njësive frazeologjike foljore
me strukturë togfjalëshi është shumë e larmishme, duke filluar nga një model i thjeshtë, si
p.sh. folje+emër, deri tek tipat e përzier me elemente të ndryshme. Krahas foljes që është
gjymtyrë e përhershme në këtë strukturë, e cila mund të jetë ose jo e shoqëruar me trajtën
e shkurtër përemërore, në formën veprore ose vetvetore, ndeshet gjithashtu gjymtyra
emërore e cila mund të jetë në trajtë të shquar ose të pashquar, në numrin njëjës ose
shumës, me ose pa parafjalë dhe në një rasë të caktuar.
Tipi më i zakontë dhe më i larmishëm për njësitë frazeologjike foljore është tipi i
përbërë nga një folje+emër, me të cilin do të nisim këtë klasifikim sipas strukturës
formale. Emri që është në rolin e kundrinës nuk mund të ndahet nga folja siç ndodh në
lidhjet e tij me foljet e mirëfillta. Kur hasim shprehjen “shet mend”, menjëherë na shkon
mendja tek mbiemri “mendjemadh” pa e ndarë gjymtyrën emërore “mend” nga folja
“shet”. Kjo njësi frazeologjike jo vetëm që është ndërtuar sipas strukturës së vetë gjuhës
shqipe por edhe sipas mënyrës shqiptare të të menduarit. Kjo do të thotë që njësi të tilla
nuk mund të kenë ekuivalente formale në një gjuhë tjetër, d.m.th. në gjuhën angleze në
rastin tonë.
Mbyll gojën! – ja këputi Dani, të cilit i kish ardhur shpirti në majë të hundës. – ke
tërë ditën gam e gam. Na shurdhove. I bie më qafë botës. Samarxhinë e dimë të gjithë:
njeri punëtor, njeriu. Ca i paguajnë, ca s‟i paguajnë. Bejlerët, dihet, marrin e s‟japin, si
në kohën e vjetër. Tashi kanë dalë bejlerë të rinj, nga dora jonë. Duan të bëhen oxhak
mbi kurriz të botës. Hynë në llonxha, nëpër batak. Po dale, dale se do të vijë radha... Po
kujt i flas unë... Ditën ti rri mban kuvend këtu, shet mend; natën hyn nëpër arat e
140
vreshtat e botës, zgrap e përlan ku mund, se e ke dorën të gjatë, krrabë. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 265)
Kjo njësi frazeologjike ndërtohet sipas kuptimit që ka gjymtyra foljore jashtë njësisë
frazeologjike në lidhje të lira fjalësh, si shet mollë, shet mish etj., por që krijon një lidhje
të re fjalësh, me një kuptim të ri të figurshëm që nuk ka tog të lirë gjegjës. Shembuj të
tillë ka shumë në gjuhën shqipe:
Pastaj kish ardhur një ditë kur mbret Bardhyli e kish thirrur në ushtri të tij. Kish lënë
parmendën, kish shkuar e luftuar. Dhe në çdo luftë i qe dukur sikur Etleva e blertë, me
një buzëqeshje pak si qesëndisëse, me një lule të bardhë në flokët e thekërta. Ajo i printe
përpara, ajo e nxiste, i jepte zemër. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 27)
Ishte takimi i parë që do të bënte me të, pasi ishin shembur më në fund ata hekurat e
rëndë të druajtjes, që nuk e kishin lejuar t‟i hapte zemrën. Vërtet që ai edhe sot ndajnate,
kur ata hekura u thyen njëherë e mirë, nuk i tha vajzës asnjë nga ato fjalë zemre, po
ç‟rëndësi kishte kjo? Emira e kishte kuptuar mirë se ç‟fshiheshin në atë zemër dhe jo
vetëm që nuk i kishte dhënë asnjë shenjë pakënaqësie, po, përkundrazi, ishte gati të
shfaqte gëzimin e saj, vetëm se rasti nuk qe i volitshëm. (Shefqet Musaraj, Para agimit,
fq. 48)
Unë - tha – isha i ri sapo dirsur mustaqja. Marina e Kapëbardhit ishte më e bukura e
fshatit. Jo veç e fshatit, po e gjithë kësaj mënge. Kur të shikonte me sy sikur të shponte me
shtijë, të shembte përdhe. Më shpoi e më shembi edhe mua. E pashë për herë të parë në
muaj prill, kur hiqte vallen e ristozit e më hyri menjëherë në zemër.”(Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 103)
Në strukturën e njësive frazeologjike foljore në shqipe vihet re përdorimi i foljeve të
zakonshme vë, heq, hyj, shkoj, bëj, dal, jap etj. që mund të dallohet edhe në shembujt e
mësipërm. Një tipar të tillë e kanë edhe njësitë frazeologjike foljore në anglishte ku foljet
njërrokëshe tregojnë veprime të ndryshme, si: drink, eat, feel, fight, hate, be, live, look,
run, swim etj.:
“Mr. Utterson, sir, asking to see you,” he called; and even as he did so, once more
violently signed to the lawyer to give ear. (James Main Dixson, English idioms, fq. 81)
I eat the air promise-crammed. (James Main Dixson, English idioms, fq. 82)
Mjaft njësi frazeologjike foljore me strukturë dygjymtyrëshe vijnë nga shndërrimi
kuptimor i figurshëm i togfjalëshave të lirë. Veprimi fillestar që rrjedh nga togfjalëshi i
lirë mund ose mund të mos jetë i domosdoshëm për të realizuar kuptimin e figurshëm të
njësisë frazeologjike.
Hapni sytë, ore, se dëbora është si uji; -Të heq e s‟të lëshon! – na thirri ai në të
ndarë e sipër, duke ecur herë përbri kuajve e herë përbri qerres. Ne i bëmë me dorë
(megjithëqë shenja jonë nuk dukej në mes të mjegullës), i thirrëm të ngjitej i shkujdesur
dhe ja muarëm tërthor, ashtu siç kishim kuturisur. Në fillim puna na vajti mirë, po më tej
na ngatërruan leqet: ramë në udhë pa udhë. As shenjë, as vragë, as gjurmë. Trëmba
dëbore lart, trëmba dëbore poshtë, e det i bardhë në mes. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 122)
141
“E di që s‟e ka keq, dreqi! … Duhet të mbërthej ndonjë nga ata malukatët e drejtorit,
që t‟ua mbyll gojën atyre të administratës, që roje nate më kanë vënë dhe llogari dite
kërkojnë … Apo nuk ka një karvan me kallagiça ai me ato dy gra… Vetëm nuk shkoqis
dot se cilën grua do më shumë… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 35)
Atëhere disa nga trimat e beut i kthyen kurrizin Olloman Beut, ju afruan Malush
Agait, kokunjur e i thanë: “Na fal, Malush Aga. Ç‟bëmë s‟do bëjmë. U gënjyem”. Beut iu
drodh buza, siç i qe dredhur xhufka e festes. E si të mos i dridheshe kur pa se me një fjalë
goje, Malush Agai i mori gjithë ata trima? Malush Agai, që s‟kish në dorë veçse një
krrabë e në silahe vetëm një pisqollë... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 135)
The Wesleyans, however, take the cake, having by far the finest church building in
the city – a Gothic structure of graceful design. (Boston Commercial Bulletin/James M.
Dixson, English idioms, fq. 43)
It seems my entertainer was all this while only the butler, who, in his mater‟s
absence, has a mind to cut a figure. (James Main Dixson, English idioms, fq. 67)
Njësitë frazeologjike foljore me strukturë dygjymtyrëshe përveç gjymtyrës foljore
dhe emërore përmbajnë edhe gjymtyrë të tjera, siç janë ndajfoljet, mbiemrat dhe fjalët
onomatopeike të cilat do t‟i analizojmë në vijim të këtij punimi. Njësitë e përbëra nga një
folje dhe një ndajfolje shprehin veprime ose gjendjen e dikujt. Në shqipe, ato mund të
ndërtohen me folje kalimtare dhe jokalimtare të paraprira në shumë raste nga një trajtë e
shkurtër përemërore:
Ja, këto gjëra i vinin vërdallë në kokë së bijës së Nures, atje në mezhdën që ndante
arat e Gjatollinjve nga arat e Gjonomadhëve. Vrugoi ballin, rrahu ta mbushë me zhubra,
po më kot: sepse zhubrat i sjellin vjetet e jo dëshirat. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 74)
Për sa i përket përbërësit ndajfoljor, ai është në shumë raste një ndajfolje e mirëfilltë
në shqipe. Kjo gjë që nuk ndodh gjithmonë në anglishte, ku funksioni i ndajfoljes arrihet
nga dy ose më shumë emra që paraprihen gjithmonë nga një parafjalë:
She had come to him one day in her slap-dash way and told him; and, if it were any
consolation, she had added:
“He‟s so splendid; he‟s often lived on cocoa for a week!”
“And he wants you to live on cocoa too?”
“Oh no; he is getting into the swim now.”(John Galsworthy, The Forsyte saga, fq. 20)
Një grup tepër i kufizuar në shqipe dhe në anglishte është ai i përbërë nga një folje
dhe një fjalë onomatopeike. Këto mund të hasen më tepër në ligjërimin bisedor:
Mirëpo Zallorët janë trima, e njohin vendin me pëllëmbë. Vrasin ca nizamë turku,
çajnë udhë e dalin me gjithë tufë e fëmijë, heqin tutje, në Sopot; të tjerët u mbajnë
krahun, e mbërthejnë në vend yzbashin, s‟e lenë të bëjë gëk. Nga Zallorët nuk u vra
asnjë; nga nizamët u vranë pesë veta. Mirëpo Zallorëve u mbarohet plumbi u mbarohet
baruti. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 186)
142
Kështu kaloi për Vitën dhe muaji i dytë i turpit dhe dyshimit. Barku s‟po i ngrihej,
ndërsa ajo vazhdonte ta ndukte e ta vriste për ditë, me shpresë se mos kësisoj ndalonte
„turpin‟ të ngrinte kokë e të bënte “mu” kundër gjithë botës. Po, megjithkëtë dyshimi e
llahtara nuk po i merrnin të ulur. Edhe njëherë që doli jashtë për të shfrehur, (duke
ndenjur mbyllur ajo kishte mbledhur anës vehtes, ashtu siç mbledh lëmshi fijet, gjithë
marazin e dynjasë), u mbush më keq me turp e brengë nga thumbat e së Peçit me të
Trifonit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 240)
He looks as fierce as a tiger, as much as to say, “Say boo to a goose, if you dare”.
(James Main Dixson, English idioms, fq. 33)
Një grup akoma më i kufizuar dygjymtyrësh në shqipe është ai i përbërë nga një folje
+ përemër:
Betimi ish tepër i madh, sepse Bora ishte perëndia më e fortë e maleve dhe Edipi e
hiqte veten enkeleas. Këtë betim të madh ai e shqiptonte shumë rrallë, kështu që s‟kishe
se si të mos i zije besë. Edipi vazhdoi: - Dashuria, mbesë, është më e forta e të gjitha
perëndive dhe i mund të gjitha. Ajo do ta heqë Enkelanën këtu në mal. (Mitrush Kuteli,
Vepra letrare 3, fq. 12)
Anyla s‟e la të mbarojë fjalën. -E di, - tha, - Gjahtarja, luftëtarja, kaprollj, tmerri i
ujkut dhe i të paudhit. Qofsh shëndoshë, moj bijë, e të na zbardhësh faqen siç na e ke
zbardhur … -Dhe diç u mat të shtojë (Anyla kish pesë djem si lisa mali; të voglin, më të
mirin e kish të pamartuar), po finoku Batun diç kuptoi e tha:
-Është e fejuar me Enkeleun e Ballakrionit, qindësin e mbret Bardhylit.
Anyla u err një cast, po aty për aty e mori veten dhe u kthjell:
-Edhe atë e di. Sa bukur! I miri me të mirën. Rrofshi e qofshi, bijë! (Mitrush Kuteli,
Vepra letrare 3, fq. 94)
1.1.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë trigjymtyrëshe
Njësitë frazeologjike foljore me strukturë trigjymtyrëshe ashtu si edhe strukturat
dygjymtyrëshe që u trajtuan më lart kanë elemente të ndryshme në përbërje të tyre krahas
foljes, si emra në rasa të ndryshme, gjë që reflekton edhe natyrën flektive të gjuhës
shqipe si dhe mbiemra, përemra, numërorë. Kombinimet janë nga më të ndryshmet:
folje + emër + emër
Emrat në këtë kombinim trigjymtyrësh mund të jenë të bashkërenditur:
Nuk do të shkosh për pazar, jo, po për një punë tjetër. Nesër mund të dalë në gjyq
djali i kumbares, Adili, për shkak të atyre gurëve që ngriti nga Pojani. Ti me Vitën do të
shihni shahitë e do bëni be e rrufe që kosovari s‟ka prishur muret a ç‟dreq tjetër ka atje
lart, po që ka marrë, si gjithë bota, gurë nga arat. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq.
214)
E veçanta te njësitë frazeologjike foljore me strukturë trigjymtyrëshe është në lidhjen
që mund të ekzistojë ndërmjet gjymtyrëve. Më konkretisht dy prej gjymtyrëve mund të
143
kenë lidhje më të fortë semantiko-sintaksore. Në këtë rast, organizimi “bërthamor”105
bëhet ndërmjet dy gjymtyrëve të para, ku „bëj be‟ ka lidhje më të fortë.
Po të mos dojë të vijë, bëj be për atë dhe, për atë gur e për atë bukë se ndonjë ditë do
të më mbushet mendja, do të marr dyfeknë e do të zhavuloj në Vllahi a në Vullakë, ku të
jetë, do ta ze për veshi e do ta sjell në mulli. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
44)
Lidhja semantike ndërmjet gjymtyrëve mund të jetë lineare106
dhe nuk krijohet ndonjë
organizim bërthamor:
Mëso se ankthi i vdekjes do të thotë të mos kesh dëshirë të lësh bukuritë e rreme e
mashtruese të jetës së përkohshme tokësore, të mos besosh në jetën e vërtetë e të
amëshuar qiellore e kësisoj të mos kesh sy e faqe të dalësh para gjyqit të madh, ndonëse
perëndia, me zbulimin e sekretit të vdekjes, nuk të fsheu asgjë. (Jakov Xoxa, Lulja e
kripës së egër, fq. 111)
Në një pjesë të madhe të rasteve gjymtyrët emërore mund të kenë lidhje nënrenditëse:
Se nga kishte dëgjuar që “toka është femër, s‟ka tokë mashkull” dhe e kishte në majë
të gjuhës atë të shkretë fjalë dhe me të, më shumë sesa me bel e me lopatë, hapi ato
gropat e flamosura të portokalleve. “Femër, o, femër është toka, s‟thotë njeri se është
mashkull, po tamën se është femër, duhet t‟i gjesh atë që i shkon për shtat... (Jakov Xoxa,
Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 416)
Kur ndonjë titis, zemërgur, i thosh: “Ore, ç‟po bën ti kështu? Ku e ke mendjen? Ca
dalin e harrojnë, ca thyejnë hapsanën e ikin maleve, ca vdesin brenda. Ku të shpie
mushka? Diellë kërkon të bëhesh –a? Edhe dielli që është diellë nuk e ngroh dot gjithë
botën, se kjo botë ka shumë gryka e shpella. Veri gishtin kokës ...” (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 84)
folje + emër + numëror
Njësi frazeologjike që përmbajnë numëror në strukturën e tyre përdoren më tepër në
ligjërimin bisedor:
“Dëgjo, dëgjo, se ka kohë të habitesh... Le që ju gazetarët habiteni kollaj... Mua, për
familjen e tyre më kishte folur një mik. Kooperativa fqinjë jemi, po edhe s‟njihemi. Ata
kanë rrahur rëndom udhën e Levanit, ne atë të Fierit. Edhe sot që kemi bashkuar pazaret,
ata i bien nga ana e Rodostinës, ne nga ana e Pojanit. Se rrugët e përbashkëta lidhin e
miqësojnë njerëzit, or djalë. Dhe unë nuk desha t‟ja prish mikut, se edhe ai s‟ma kishte
bërë fjalën dy, në një rast të tillë, kur i kisha hyrë për çupën e një mikut tim. (Jakov Xoxa,
Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 418)
I don‟t think she could have cared two straws about the woman. (Murray‟s
magazine/James M. Dixson, English idioms, fq. 240)
105
Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i
Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. XLI 106
Thomai, J. (2010): Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe. Akademia e Shkencave e Shqipërisë/Instituti i
Gjuhësisë dhe i Letërsisë, Tiranë: Botime EDFA, fq. XLI
144
folje + emër + mbiemër
“Vetë e kisha bërë veshin shurdhë, po s‟donin kuçkat, që më shtynë në mëkatë, të
bënin gojën memece. Zbres nga kali dhe, me frerët në dorë u afrohem të dy cucave. Ato
ngrinë në vend, sikur të ishin në kungim, me fjalët e perëndisë e jo në rrugë me fjalët e të
paudhit në gojë. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 126)
Guri e kuptoi; u mundua t‟i japë zemër. – Ti, djalë, mos u bëj merak: do të kthehesh
në shtëpi. Ndofta plagën e ke të lehtë. Do të të mbyllet. Ti do sherohësh, do të martohesh
ehe! Unë do të mbetem këtu... do të vdes. Babai është plak, fëmijët janë të mitur, duan...
Xhezari u mat t‟i thotë: “Jo, nuk e kam të lehtë, se ma ka bërë vëllai. Plaga e vëllajt është
shumë e rëndë. As ti s‟e ke të lehtë. Të godita unë. Ta dish, unë e kam dorën të rëndë”.
(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 223)
Kështu ta punofshin edhe ty, o Veli bej... Kështu u endç dhe ti! Kështu mbeç, o zot,
kështu, me trastë krahut, që, kur të vërsulen qentë e të rrotullohesh t‟u biesh, të të këputet
gjalmi i torbës e të përndahen copat e bukës e të t‟i hanë zagarët! ... mallkoi teto
Konxheja, me duart në qiell, që ngrinin lart bashkë me nëmën, kanistrën e përshpirtjes e
sakaq ia dha kujës e lebetisë për njerëzit e saj, që patën marrë udhën e madhe e kishin
lënë pas të gjallët e të vdekurit e tyre. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 10)
Beu nxori cigare, e ndezi, që të shpëtonte nga kundërmimi kërmës. Nëpër arat me
misër të paprerë, zbardhën, skuqën, zverdhën për një çast ca shami, pastaj s‟u panë më.
Domosdo, Xheladin Beu e kish hijen të rëndë, prandaj gratë e vajzat u tulitën nëpër
misrat. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 164)
1.1.3. Njësi frazeologjike foljore me më shumë se tri gjymtyrë
Struktura të tilla vijnë nga fjalë të urta dhe disa prej tyre ngjajnë shumë me njësitë
frazeologjike foljore me strukturë fjalie. Kanë një larmi gjymtyrësh, rendi dhe lidhjesh
sintaksore:
Djali i xha Likos kishte vrapuar si ndonjë korier i vërtetë. Rrugës i kishin dalë shumë
të papritura. Dikush i kishte vërvitur nga pas këto fjalë: “Beu i dërgon burrin në treg dhe
vetë shtrihet me të në dyshek!” Po ai s‟ishte kthyer pas. E urrente aq shumë Kiun, sa
priste edhe gjëra akoma më të poshtra nga ai. Ja përse bridhte e bridhte, duke e bërë
veshin shurdh dhe syrin qorr, drejt qytetit, me letrën që i kishte dhënë instruktori. (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 403)
Drita e ditës ishte e butë, e ëmbël, si e kulluar nëpër gjergjir. Beu foli për punët e
mëdha e të vogla të mbretërisë; për “djellin e dunjasë”, Baba sulltanin, që ja kish vënë
këmbët në një këpucë gjithë “Avropës” ja kish hedhur hallkën tejpërtej nëpër hundë e
bënte të loste si ajri. Së shpejti, Baba sulltani do të nxirrte këllëçin e madh e do t‟i bënte
hi e pluhur gjithë kralet e mëdhenj e të vegjël, do t‟u merrte gratë e çupat e do t‟i mbyllte
në haremin e Stambollit. Domosdo, ato që do të tepronin do t‟ua falte të mëdhenjve të
mbretërisë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 165)
145
Ai po kërkonte, në kujtesën e vet, ndonjë rast si ky, kur, një udhëheqës reparti, një
drejtor, të fliste sa mbarë prapë, siç po fliste Kiu Korroziu, në një mbledhje të përbashkët
rini-parti, dhe s‟po i kujtohej asnjë. Vështroi të gjithë, sikur të pyeste jo ata po veten: “A
do t‟ja mblidhte këmbët në një këpucë ku kolektivi i rinisë këtij hidhëruesi të rrënjëve?”
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 449)
Pashai plak i kish dërguar fjalë disa herë të dhëndrit që t‟i jepte për grua të dytë një
mbesë, çupën e çupës a nuk di çfarë (që të mos i shuhej oxhaku e të mos i dilte pasuria
nga dora), po Xheladin Beu, që ish djegur nga çorba, tani i frynte dhe kosit e s‟desh të
bënte më krushqi me pashallarë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 159)
Atyre të seksionit ua kishim pirë lëngun, babam… Edhe me këtë të ministrisë nuk na
ndriti. Tashti mbeti që i zoti të nxjerrë gomarin nga balta. Legenin kërkoi qeni i biri i
qenit, legenin, në vend që të kërkonte filxhanin e miqësisë... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë,
Vëll. I, fq. 72)
Gjuha angleze ka një numër të madh njësish frazeologjike që kanë më shumë se tri
gjymtyrë në strukturën e tyre:
“Never mind our son,” cried my wife. “Depend upon it, he knows what he is about.
I‟ll warrant, we‟ll never see him sell his hens on a rainy day. I have seen him buy such
bargains as would amaze one.” (James Main Dixson, English idioms, fq. 117)
I believe Pinchin‟s father to have been a tailor. There is no harm in the craft, honestly
exercised; but since the world began nine tailors have made a man, and you cannot well
see a knight of the shears without asking in your own mind where he has left his eight
brethren. (James M. Dixson, English idioms, fq. 244)
Njësia frazeologjike në shembullin e fundit e ka prejardhjen nga një fjalë e urtë
shumë e vjetër “Nine tailors make a man” e cila shpreh përçmim për rrobaqepësit.
1.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë fjalie
Në klasifikimin e njësive frazeologjike foljore sipas strukturës formale do të vërejmë
një grup të kufizuar të njësive frazeologjike foljore të cilat kanë strukturë fjalie. Ato
lidhen, në një farë mënyre, me strukturën e fjalisë nga e cila rrjedhin. Megjithatë, sipas
Jani Thomait107
, ngjashmëria e këtyre njësive me fjalinë burimore është thjesht e jashtme,
pasi nga vlera semantike-funksionale njësitë frazeologjike me strukturë fjalie barazohen
nga funksioni me fjalët. Ato hyjnë në fjali si të ishin një njësi e vetme. Njësi të tilla në
shqipe nisin me një fjalë shërbyese dhe kanë, zakonisht, strukturën e një fjalie të thjeshtë
dygjymtyrëshe:
Ti the se je nisur për punë mblesërie, për një jetime. Kush nuk e di ç‟është jetimi?
Hajde shokë, t‟i japim të gjithë xhaxhos sa të mundim, që të mbarojë punë. Edhe ju, o
shokë, - u tha udhëtarëve e karvanarëve, jepni sa t‟u lerë zemra, që xhaxho furrxhiut t‟i
vejë mblesëria mbarë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 88)
107
Shih Thomai, J. (2011): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Botimet “TOENA”, fq. 221
146
Rosa të buta nuk jap unë... E kam dhënë njëherë të tretën e shpendëve, në vjeshtë,
harrove? Pastaj pse bëjmë llafe kot? Shpendët i kanë në dorë gratë e gratë s‟të japin gjë,
na ta bësh dhëmbin... Unë desh shkova në botën tjetër e s‟më therën një zog, ti më
dashke katër rosakë? (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 53)
Jo, o Llazi, beu s‟i ka harruar Shpiragajt, po ai e di se guri që çkulet nga vendi i tij e
degdiset gjetiu, do kohë gjersa të zërë prapë bar përreth... Le që si na vajti filli neve... Në
vend që të zinim rreth e shokë këtu, u ndamë e u përçamë dhe vëlla me vëlla... Tashi që u
bashkuam, sa para bën... Ortakët na e futën kutin dhe kryeplaku e beu, që na kanë në
dorë, kërkojnë të na e kallin më thellë. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 20)
Një grup tjetër njësish me strukturë dygjymtyrëshe që i përket njësive frazeologjike
foljore me strukturë fjalie është edhe struktura folje + folje. Në një strukturë të tillë bëjnë
pjesë folje antonimike me njëra tjetrën me raporte këpujore:
E zeza unë, ku të mbytem tashi!... dhe mbërtheu fort gjirin e më fort tufën e zhukave. -
Dëgjo, Viçe!... e kapi nusja nga të dy krahët, e tmerruar dhe ajo nga kjo klithmë. E di që
kam rënë në mëkat... Po s‟më fale ti, do shkoj të nunosem te prifti në Shëndëlli... Zgjidh e
merr, tashi! (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 246)
A ke parë, zonjë e madhe, mashkull Gjonomadhi të mbyllet brenda, si gratë? Zonja e
madhe u zu ngushtë. – Jo, bir, s‟kam parë. Po atëhere si do t‟ja bëjmë? Mos dhëntë i
sipërmi të na shuhet kandili, që mezi na u ndez! Plumbi shpon mish të gjallë... Plaka ra
në të thella: e hodhi e priti me mendje, dha e mori natën e ditën, pastaj tha: - Sefedin,
bir: ti je mashkulli i vetëm i derës – u shtofsh e u bëfsh njëqind oxhakë! (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 67)
Po kohët e fundit sikur ishin vakur prapë. Miqësia e Kozit me fqinjët Shpiragaj ua
kish prishur pakëz qejfin. “Ndonëse hyjmë e dalim sikur të qe shtëpi Trokthi e jo
murizarak ky Koz Dynjaja, prapë jabanxhi mbet, gjersa ndahet nga fshati e bëhet me atë
muhaxhirin nga Griza, që nga e pruri kokën këtu!” (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II,
fq. 75)
Një strukturë e tillë ndeshet më rrallë në anglishte:
With or without reason, Miss Huntley is of opinion that I defrauded you of your rights
by taing what my father‟s will gave me, and that I afterwards turned out into the word to
sink or swim, as the case may be. (James Main Dixson, English idioms, fq. 225)
Në grupin e njësive frazeologjike foljore me strukturë fjalie hyjnë edhe struktura
shumëgjymtyrëshe, si:
Të bëhet si të bëhet, malli është imi. Imi, e do ta marr edhe sikur ta bësh dhëmbin sa
të kalit. Ti je me një këmbë në varr. Si nesër ta vemë në tabut e hajt matanë! Nëm vulën
me të mirë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 48)
E pra erdhi pikërisht ai që nuk priste, Petriti. Edhe sikur ta paskëshin zgjedhur me
qëllim, nuk kishin për të gjetur njeri më të papërshtatshëm. Ai sa nuk e hëngri veten me
dhëmbë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 403)
147
Në anglishte, shumë nga njësitë frazeologjike foljore me strukturë fjalie kanë
strukturë bashkërenditëse, si tek:
You may say what you like in your kindness and generosity – it is a case of “give a
dog an ill name and hang him”. The only question is whether you are to be condemned
with the dog that has been justly regarded as a ne‟er-do-well til he has been branded
with an accusation of theft. (James Main Dixson, English idioms, fq. 76)
Kurse njësi të tjera frazeologjike me strukturë fjalie mund të jenë të tipave të
ndryshëm:
“What you are in your tantrums again! said she. “Come along, sir. Needs must when
the devil drives”. (James Main Dixson, English idioms, fq. 167)
“Tis an ill wind that blows nobody (any) good: the same wind that took the Jew Lady
Rackrent over to England brought over the new heir to Castle Rackrent. (James Main
Dixson, English idioms, fq. 130)
Disa njësi frazeologjike të këtij tipi janë të ngjashme në strukturë me fjalët e urta ose
me përgjigjet tip:
-Një myzeqare e vetme jam unë këtu, në mes të nafariotëve, përse të mos tallesh ti…, -
tha, duke mbushur me ankthin fëmijënor gropçelet e saj.
-Më duket se me një gur po vret dy zogj ky, Anthullë…, - tha Petriti.
-Pse, myzeqar je edhe ti, Petrit!... – u habit Anthulla.
-Jo dy, po katër…, - tha Pavlloja, duke bërë me shenjë nga krushqit myzeqarë, të cilëve
Petriti nuk ua kishte parë ende fytyrën. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 209)
Faleminderit!... Iu kthye edhe Leksi e i dha dorën troktharakut. – Kemi bërë mend t‟i
zëmë derën, ca kohë, vjehrit tim në Majolli, se e shikon, edhe gruan e kam me barrë...
Pastaj, me të parë e me të bërë. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 321)
Oho, ç‟ma paskan zënë kusarin!... bërtiti ai që bridhte përpara. - Hë hë, ç‟m‟i paska
gjetur mushka drutë!.. shfreu zemërimin e gëzimin përnjëherësh ai që vinte pas. (Jakov
Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 51)
Duke qenë se këto njësi ruajnë gjedhen strukturore të fjalisë nga e cila kanë lindur,
vijnë me anë të kësaj njësie frazeologjike me strukturë fjalie në një formë të ngurosur që
nuk ndryshon gjatë përdorimit të saj në ligjërim:
Në rrugën e një zhvillimi të mahnitshëm..., - përsëriti me ironi zoti Bardhi. – Këto
janë fjalët e zakonshme të të rinjve, që pandehin se çdo gjë që fluturon hahet. Po s‟është
kështu. Në Rusi vërtet revolucioni u bë. Edhe disa përpjekje janë realizuar. Po duhe
njohur mirë historia. S‟mjafton të lexosh „en passant‟ disa broshura dhe të pandehësh se
me ato i zgjidhe të gjitha... Revolucioni rus u bë me sakrifica që s‟e vlente barra qiranë.
Kjo është e para. Shteti i ri socialist rus dhe punët që bëhen atje, janë rezultati i një
diktature të rëndë. (Shefqet Musaraj, Para agimit, fq. 32)
148
Adnani priti fjalën e kryetarit, po kryetari mbllaçiste fara lule dielli. Ç‟thoni shokë të
brigadës? A duhet të heqim Janin si postjer dhe të vëmë papun? -Pa... pa... pa!... Kësaj i
thonë jo ik hoxhë të ulet prifti, po ikë Jani që të ulet Papajani. (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. II, fq. 159)
Paguaj si të thonë, pastaj shko e qahu ku të duash, me fjalë të tjera trokit në derën e
shurdhërit. Edhe taksidari është i fortë, me harka, gjithnjë i armatosur e me dy xhandarë
pas vetiu. Bën urdhër: «Të më jepni paret, se unë ju marr çintjanet e grave! Ua zhvesh
me dorën time e ua marr». Kërcet ndonjëherë koburja ose dyfegu për një fjalë kaqe të
vrazhdë. Po, kërcet. Dhe ka krisur... (Mitrush Kuteli, Tregime të gjedhura, fq. 237)
Tell it not in Gath, publish it not in the streets of Askelton; lest the daughters of the
uncircumcised triumph. (2 Sam, i. 20/James M. Dixson, English idioms, fq. 95)
2. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas marrëdhënieve sintaksore të
gjymtyrëve
2.1. Njësi frazeologjike foljore me strukturë bashkërenditëse
Numri i njësive frazeologjike foljore me strukturë bashkërenditëse është i madh.
Shumica e tyre kanë si tipar kryesor dygjymtyrshmërinë. Njësitë frazeologjike të këtij
lloji janë ndarë në dy lloje:
njësi frazeologjike foljore me lidhje bashkërenditëse përfshirëse
njësi frazeologjike foljore me lidhje bashkërenditëse veçuese
Njësitë frazeologjike foljore që kanë lidhje bashkërenditëse përfshirëse janë,
zakonisht, të përbëra nga dy folje që lidhen me njëra tjetrën me anë të lidhëzave
bashkërenditëse. Në shqipe, gjymtyrët foljore mund të jenë në marrëdhënie antonimike
me njëra-tjetrën:
Kurora e pishës po jepte e merrte me jugën e bardhë. Era e luleve, sikur të kërkonte
të bënte atë që kishte çbërë moreni që së njomi, po mundohej të drejtonte trupin e pishës,
që ishte anuar mënjanë, si me pikëllim. Kundërshtimi për të ndrequr atë shëmti, e tërboi
erën. Ja mbështolli kokën kurorës vigane me duhinë e saj të marrë, thuajse kërkonte ta
shkulte me rrënjë dhe pisha zuri të ankohej me një rënkim të zgjatur, si grahma e
agonisë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 53)
Ndërsa në anglishte, gjymtyrët foljore mund të jenë sinonime me njëra tjetrën, si në
rastin e mëposhtëm:
There came a pause, which, after, humming and hawing a little, Philip was the first
to break. (James Main Dixson, English idioms, fq. 128)
Në njësi të tilla nuk ka mundësi për zëvendësim të gjymtyrëve, të cilat kanë kuptim
figurativ të plotë. Ka raste kur komponentët nuk janë sinonime:
I must cut and run, whatever happens. (James Main Dixson, English idioms, fq. 66)
149
Duhet përmendur fakti që në shqipe gjymtyrët e njësive frazeologjike foljore janë
antonime të lidhura me lidhëzën bashkërenditëse “e”, kurse në anglishte, gjymtyrët janë
sinonime dhe, nëse ka dallime ato nuk vihen re pasi kuptimi i tyre leksikor i veçantë
është zbehur. Pra, sinonimet që hyjnë në përbërjen e këtyre humbasin ndryshimet e veta
kuptimore. Në njësinë frazeologjike “fetch and carry” humbet ndryshimi midis dy
gjymtyrëve “fetch” dhe “carry” që do të thotë se kur përdoret bashkë kjo njësi nuk ka
dallim në strukturën semantike të gjymtyrëve të saj. Kjo humbje ndryshimesh është
tregues formal i zbehjes së kuptimit leksikor të veçantë. Megjithatë, po të trajtoheshin si
njësi leksikore, mund të jepej një përkufizim i qartë i tyre.
Ndër njësitë frazeologjike foljore me lidhje bashkërenditëse ka edhe raste me
strukturë tri ose më shumë gjymtyrëshe, megjithëse janë të rralla. Ashtu si edhe njësitë e
përmendura dygjymtyrëshe, njësitë frazeologjike e këtij tipi përdoren si mjet theksimi:
“Always happy to see a friend in our plain way … Sherry, old part and cut and come
again.”
There was June, the atom with flaming hair, who had climbed all over him, twined
and twisted herself about him – about his heart that was made to be the playing thing and
beloved resort of tiny helpless things. With characteristic insight he saw he must part
with one or with the other; no half measures could serve in such a situation. In that lay
its tragedy. And the tiny, helpless thing prevailed. He would not run with the hare and
hunt with the hounds, and so to his son he said good-bye. (John Galsworthy, The
Forsyte saga, fq. 24)
Njësitë frazeologjike foljore me lidhje bashkërenditëse veçuese nuk janë të shumta.
Njësitë e këtij tipi në shqipe janë më të pavarura se ato në anglishte. Ato mund të
krahasohen për sa i përket strukturës së tyre me fjalinë. Mund të themi “ku ngryset,
s‟gdhihet” ose “japim e marrim” dhe asgjë në këto njësi nuk humbet nga ana semantikore
ose gramatikore. Ndërsa në anglishte, ky tip i ngjan më shumë një foljeje të thjeshtë që
duhet të lidhet me njësi të tjera gjuhësore për të shprehur një mendim.
He, on the other hand, with an exceptionally acute and vogorois mind of his own, and
determined to make a spoon or spoil a horn, had little idea of restricting himself to the
ordinary passive part alloted to the “bookseller”. (James Main Dixson, English idioms,
fq. 232)
Her husband told her that she must sink or swim with him. (James Main Dixson,
English idioms, fq. 225)
2.2. Njësi frazeologjike foljore me strukturë nënrenditëse
Ashtu si togfjalëshi i lirë, si njësi sintaksore strukturore e përftuar nga bashkimi
gramatikor dhe kuptimor i dy ose më shumë fjalëve kuptimplota të bashkuara me lidhjen
e nënrenditjes, edhe njësitë frazeologjike foljore të cilat rrjedhin prej tyre kanë në
përbërje gjymtyrë që shprehin marrëdhënie të ndryshme me njëra tjetrën. Duke patur si
gjymtyrë bazë foljen dhe funksionin e saj si folje në fjali, njësia frazeologjike foljore,
mbart disa karakteristika foljore, një prej të cilave është se ato kanë marrëdhënie
objektore, e cila është marrëdhënie midis veprimit dhe një objekti. Kjo nënkupton që
150
gjymtyra foljore është kalimtare. Njësitë frazeologjike foljore në shqipe që shprehin
marrëdhënie kundrinore kanë struktura të ndryshme me dy, tri ose më shumë gjymtyrë.
Xhelatin beu mbeti vetëm. Tha të delte në ballkon, të pinte „kahven‟, po e ktheu
mendjen e i ra rrotull odës, qëndroi një çast përpara pasqyrës sa një derë, u shikua e nuk
e njohu veten: nga pasqyra e vështronte një burrë tjetër me ca sy të skuqur, të kërcyer,
me një grykë të shfryrë e të varur si ato laprat e misërokut, me ballin brazda-brazda.
(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 149)
Po ja që nuk po e gjente dot gjuhën e përbashkët. “Unë s‟jam i zoti të merrem vesh
me këta, bashkëfshatarët e mi, që i kam e më kanë para syve, si do merrem vesh nga bota,
me ato vjershat e mia mish pas lajmësi?..” Ishte gati të hiqte dorë nga kjo punë, duke
menduar se e keqja qëndronte jo jashtë tyre por brenda tyre… (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. I, fq. 223)
Gjymtyra emërore, e cila shërben si diferencuese semantike në një marrëdhënie të
tillë mund të jetë e ndryshueshme në anglishte. Kjo ndodh në rastet kur kundrinori
shprehet me një përemër të pacaktuar i cili mund të zëvendësohet me elemente të
ndryshueshme. Për këtë arsye, në anglishte, është bërë një studim i përemrave të
pacaktuar – one‟s – somebody - somebody‟s dhe something. Në fakt, rëndësia e tyre
qëndron se këta përemra janë pjesë e njësive frazeologjike foljore dhe drejtojnë veprimin
e shprehur nga folja.
Përemri i pacaktuar one‟s zëvendësohet nga një përemër pronor. Ai përdoret:
me folje që tregojnë një veprim që bie mbi vepruesin: to put one‟s best leg foremost
“Now you must put your best leg foremost, old lady”, whispered Sowerberry in the
old woman‟s ear; “we are rather late”. (James Main Dixson, English idioms, fq. 147)
me folje që tregojnë një veprim të kryer nga dikush por që bie mbi një tjetër: play one‟s trump card
He was a man with power in reserve; he had still his trump card to play. (James
Main Dixson, English idioms, fq. 260)
për të treguar gjendjen e njerëzve ose të sendeve:
to be on one‟s last legs
He (Major Scott) was always on his last legs; he was very tedious; and he had only
one topic, the merits and wrongs of Hastings. (James Main Dixson, English idioms, fq.
147)
I entirely agree with your condemnation of the London coal tax. I read with the
utmost satisfaction the denunciation of it by Lord Randolph Churchill. If he holds to his
position the tax must be on its last legs. (James Main Dixson, English idioms, fq. 147)
Përemri i pacaktuar somebody‟s zëvendëson një përemër pronor, një emër në rasën
gjinore ose një grup fjalësh me një emër në rasën gjinore. Ai mund të përdoret kur:
151
një veprim i caktuar bie mbi një person tjetër, dhe jo mbi vepruesin: pull somebody‟s leg
You don‟t suppose, do you, that our friends here are in earnest. They have just been
pulling our legs very wittily. (Ilo Stefanllari, Fjalor frazeologjik anglisht-shqip, fq. 309)
tregon gjendjen e dikujt që varet nga një tjetër:
put something into somebody‟s hands
They should not poke their noses into his affairs any more; he had just cancelled their
trusteeships of his will; he would take the whole of his business out of their hands and put
it into the hands of young Herring, and he would move the business of his companies
too. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 221)
Ka një dallim në përdorim midis keep one‟s nose to the grindstone dhe keep
somebody‟s nose to the grindstone. Në shembullin e parë, veprimi bie mbi kryefjalën, pra
mbi vepruesin, kurse në shembullin e dytë, përemri thekson një veprim të kryer nga
kryefjala mbi diçka tjetër. Zakonisht somebody‟s zëvendësohet me një emër në rasën
gjinore:
“Never till that moment had he realised how much the dread of bringing James‟ grey
hair down with sorrow to the grave had counted with him”. (Шнтова Л. Ф., Брускина
Т. Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 131)
Kur njësia frazeologjike foljore përdoret në diatezën pësore, emri në gjinore që
zëvendëson somebody‟s zë vend në fillim.
Lanny Bud‟s nose was put completely out of joint. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т. Л.,
English idioms and phrasal verbs, fq. 287)
Emri në gjinore lejon një përcaktor si në shembullin më poshtë:
At seven o‟clock they started, Dartie offering to bet the driver half a crown he didn‟t
do it in the three-quarters of an hour. Twice only did husband and wife exchange remarks
on the way. Dartie said: “It‟ll put Master Soames‟s nose out of joint to hear his wife‟s
been drivin‟ in a hansom with Master Bossiney!” (John Galsworthy, The Forsyte Saga,
fq. 163)
Përemri i pacaktuar “somebody‟s” zëvendësohet në shumë raste nga “his” ose
“person‟s” ndërsa përemri i pacaktuar “something” shpesh zëvendësohet nga një emër
ose togfjalësh:
know something as a person knows his fingers
know something well as a beggar knows his bag
Njësitë frazeologjike foljore me marrëdhënie rrethanore të gjymtyrëve tregojnë
veprime ose gjendje që lidhen me njeriun. Krahas gjymtyrëve shënuese në strukturën e
këtyre njësive frazeologjike foljore bëjnë pjesë edhe fjalë joemërtuese, siç janë parafjalët.
Me anë të tyre mund të shprehen raportet sintaksore të varësisë midis gjymtyrëve. Duke i
ndarë sipas llojit të parafjalëve, krijohen këto grupe:
152
me parafjalën në:
Pastaj më prapa, kur u bë fshati kooperativë, fryti e iku dhe na la në baltë. E kishim
zgjedhur kryetar dhe ja kishim vënë të dy këmbët në një këpucë, se qëlluam në kryesi nja
katër a pesë nga ne, që s‟e kishim hequr gjahun. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I. fq.
473)
Biseda e parë e Adnanit, e cila nuk nxori në shesh asgjë, nuk i pëlqeu as Petritit, as
gjeneralit. Kjo hidhte poshtë mendimin e tyre se duhej mposhtur një herë kryetari, dhe
kështu, tëthorazi i jepte të drejtë instruktorit. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I. fq. 279)
me parafjalën nëpër:
Atëherë e kam nga ai … -tha Miltoja. - Jo, nuk e ke nga ai dhe mos e merr kot nëpër
gojë, në qoftë se nuk do që ta marrësh kot më qafë. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë,
fq. 382)
Ja, kjo, nuk i kishte shkuar nëpër mend... Errësira bën të shndërisin vetëm dritat...
Ajo që iu duk Shpresës një zgjidhje e lumtur, aq sa thërriste: “Oh, sa gjë e bukur do të ishte, sikur!...”, tani, nën dritën qumështore të mëngjesit të ngarkuar me mjegull, po i
dukej një lojë fëmije, që fantazon zgjidhjet më të pangjashme. (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. II, fq. 92)
me parafjalën me:
Po nuk u ngri. Ndofta e kish lënë për më vonë, për në dasmë; ndofta ja kish prerë
gjunjët ajo e uruara verë. E shikoja e thosha me vete: “Si ka qenë vallë, gjyshja në të ri,
kur ish çupë, kur ish nuse?” Dhe nuk e merrja dot me mendje të kish qenë e bukur, siç
thosh gjyshi, po gjithnjë kështu: me gishtrinjtë tërë gdhenj, me fytyrë si kkore gështenje
gufalle, me hundën si eshkë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 105)
Shokët e ekipit, në vend që t‟i afroheshin sofrës, ju larguan. - S‟kemi ardhur këtu që
të lëpijmë kockat e Kito Çuçit, po kemi ardhur për bashkim… tha prerë gjenerali, me të
gjithë peshën e zërit dhe të paletave të tij prej ushtaraku. Kjo fjalë e rëndë ra mbi sofër
siç kishte rënë satëri mbi qengjin dhe e kishte ndarë më dysh. - Po mirë, mbani barkun
me dorë… dhe Kitoja i bëri me shenjë së bijës të ngrinte sofrën. – Haj, moj ç‟pret?
(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I. fq. 286)
me parafjalën nga:
Edhe fjala e nuseve ishte për ne, asaj kohe, vendimtare: u shtroheshim e bindeshim
siç i shtrohet e i bindet qeni të zot. Se, më pat dalë nga mendja t‟ju them që në krye: unë
e Çuli ishim të martuar ... Me dasmë të madhe e kurorë në kokë, siç e donte radha e
martesës. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 322)
me parafjalën ndër:
Kishte qenë një e diel, para shtatë a tetë muajsh. Për dreq, atij po i kujtoheshin vetëm
të dhënat agronomike, që kishin marrë në institutin e kërkimeve rreth varietetit të misrit
153
“mati”, kurse për “agavien” asgjë. Agroni s‟po kuptonte se ç‟kishte hyrë agavia në atë
mes kur kooperativa e tyre s‟kishte ndër mend të merrej me prodhimin e litarëve. (Jakov
Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II. fq. 172)
me parafjalën për:
Po të mos dojë të vijë, bëj be për atë dhe, për atë gur e për atë bukë se ndonjë ditë do
të më mbushet mendja, do të marr dyfeknë e do të zhavuloj në Vllahi a në Vullakë, ku të
jetë, do ta ze për veshi e do ta sjell në mulli. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
44)
Gjymtyrët foljore që shërbejnë për të ndërtuar marrëdhënie rrethanore nuk janë
gjithnjë jokalimtare. Disa prej këtyre gjymtyrëve, si në shembujt e mësipërm, mund të
jenë kalimtare në situata të tjera jashtë njësisë frazeologjike me përjashtim të foljes „dal‟.
Njësitë frazeologjike foljore me marrëdhënie rrethanore të gjymtyrëve janë më të pakta
në anglishte. Ashtu si në shqipe, parafjalët bëjnë pjesë në struktura të tilla. Ndër parafjalët
më të ndeshura në struktura të tilla janë:
parafjala between:
And they were very merry – so that no one would have thought that Johnny was a
despondent lover, now bent on throwing the dice for his last stake; or that Lily was aware
that she was in the presence of one lover, and that she was like to fall between two stools.
(A. Trollope /James M. Dixson, English idioms, fq. 239)
parafjala on:
I had finished my education... So I left Paris, and went home to rest on my oars.
(James Main Dixson, English idioms, fq. 172)
parafjala over:
Either through negligence, or want of ordinary sustenance, they both tipped over the
perch. (James Main Dixson, English idioms, fq. 183)
parafjala in:
Again, Irene would not be so likely to object to leave London if her greatest friend‟s
lover were given the job. June‟s marriage might depend on it. Irene could not decently
stand in the way of June‟s marriage; she would never do that, he knew her too well. And
June would be pleased; of this he saw the advantage. (John Galsworthy, The Forsyte
Saga, fq.48)
parafjala into:
154
Unobserved in the doorway, he congratulated himself that things were taking the
right turn. It was lucky she and Bossiney got on; she seemed to be falling into line with
the idea of the new house. Quiet meditation among his pictures had decided him to spring
the five hundred if necessary; but he hoped that the afternoon might have softened
Bossiney‟s estimates. It was so purely a matter which Bosinney could remedy if he liked;
there must be a dozen ways in which he could cheapen the production of a house without
spoiling the effect. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 80)
parafjala to:
And why did she hate him? Even now he could not altogether believe it. It was
strange to be hated! – the emotion was too extreme; yet he hated Bosinney, that
Buccaneer, that prwoling vagabond, and that night-wanderer. For in his thoughts
Soames always saw him lying in wait – wandering. Ah, but he must be in very low water!
Young Burkitt, the architect, had seen him coming out of a third-rate restaurant, looking
terribly down in the mouth! During all the hours he lay awake, thinking over the
situation, which seemed to have no end - unless she should suddenly come to her senses -
never once did the thought of separating from his wife seriously enter his head … (John
Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 203)
parafjala through:
I hoped they would never adopt our democratic patent method of seeming to settle
one‟s honest debts, for they would find it paying through the nose in the long run.
(James Main Dixson, English idioms, fq. 170)
parafjalët from... to:
If they had any fault to find, let them go to her, which was not even appealing from
Philip drunk to Philip sober, but form the lioness in the jungle to the lioness in the cave.
(James Main Dixson, English idioms, fq. 183)
parafjala up:
Keep up your pecker, man; you will be all right tomorrow. (James Main Dixson,
English idioms, fq. 181)
Pozicioni i parafjalës në anglishte nuk është i qëndrueshëm brenda të njëjtës njësi
frazeologjike:
know on which side the bread is buttered
know which side the bread is buttered on
know which side the bread is buttered
Bossiney looked clever, but he had also - and it was one of his great attractions - an
air as if he did not quite know on which side his bread were buttered; he should be easy
to deal with in money matters. Soames made this reflection in no defrauding spirit; it was
the natural attitide of his mind – of the mind of any good business man – of all those
thousands of good business men through whom he was threading his way up Ludgate
Hill. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 48)
155
3. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas veçorive leksiko-gramatikore të
gjymtyrëve
3.1. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje kalimtare
3.1.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër i pashquar
Ndërtimi me folje kalimtare përbën një strukturë tipike të njësive frazeologjike
foljore. Kjo strukturë bëhet akoma më e larmishme me praninë ose jo të trajtës së
shkurtër përemërore si dhe me trajtën e gjymtyrës së dytë emërore, që është në pjesën më
të madhe të rasteve vatër kuptimore e njësisë frazeologjike foljore. Emri mund të jetë në
trajtë të pashquar dhe në numrin njëjës:
Heshtje. Nga jashtë u dëgjua një këngë: këndonte peshkatari që kish mbaruar së
shkarkuari peshkun. Ata të dy mbajtën vesh dhe e dëgjuan gjer në fund. Si u shua kënga
e peshkatarit, u dëgjua një cicërimë cëri që endej nëpër oborr dhe çukiste me sqep fijet e
barit midis rrasave. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 100)
Ylli ja njihte kokën Shpresës. Po të ngulte këmbë në të tijën, më keq ajo do të mbahej
në të sajën. Më mirë do të ishte ta linte që të fliste vetë. Dhe kishte për të folur, patjetër. –
Dhoma jote e përkohshme... Sikur ajo fjalë të paskësh qenë ndonjë kërrigë, që kapi
thyesën e ndjenjave që po i thurreshin në zemër, vajza u trazua keq. Dhe këtë trazim e
shprehu me rrëmbimin me të cilin la dhomën dhe kapërceu matanë. (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. I, fq. 39)
Shtegu mbeti një çast i hapur. Lokridasi sarihedhës their tatëpjetë, nëpër shteg, duke
hequr dorë nga qeset e lëkurta të mbushura me ar me argjend, nga shtëpia e bardhë në
breg të Boagrit, nga skllavet e bukura si perëndesha dhe nga gjithë të tjerat për të
shpëtuar lëkurën. Pas tij, si u hap shtegu, të cilin nuk mundi ta mbyllë dot Agroni i
plagosur dhe shokët e rinj që kishin mbetur të hutuar, të lodhur, rrodhën poshtë
mbeturinat e togës së Epokilit që ua mbathën luadheve. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3,
fq. 200)
Kishin gjithë mëngjesin që po shinin grurë në Rrakullën e Sopirganit. Ylli i pati
kërkuar kryetarit që vajza ta bënte praktiën në kooperativën e tyre, po Kiu Korroziu mezi
kishte dëgjuar. Meqë e kemi nusen tonë, mirë, pranoj. Po shiko t‟i thuash, babam, të mos
na shesë mend me ato rregullat agroteknike… dhe i kishte tundur gishtin me kërcënim. -
Të punojë si pirganase, të hajë si çobankë dhe të heshtë si lopa. (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. I, fq. 163)
Në anglishte, treguese e trajtës së pashquar është nyja „a‟ ose „an‟ që vihet para
gjymtyrës së dytë emërore:
156
The uneasiness of the Forsyte family has been justified by the simple mention of the
hat. How impossible and wrong would it have been for any family, with the regard for
appearances which should ever characterise the great upper middle-class, to feel
otherwise than uneasy. The author of the uneasiness stood talking to June by the further
door; his curly hair had a rumpled appearance as though he found what was going on
around him unusual. He had an air, too, of having a joke all to himself. (John
Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 7)
We were so short of men that every one on board had to bear a hand. (James Main
Dixson, English idioms, fq. 21)
Gjymtyra emërore në trajtë të pashquar që është në rolin e kundrinorit mund të
përsëritet brenda një njësie frazeologjike:
She was an epitome of all the virtues, but a woman of a decided temper, not used to
mince matters, and calling a spade a spade. (James Main Dixson, English idioms, fq.
230)
Gjymtyra emërore mund të shfaqet edhe në një formë të parregullt pa praninë e nyjes
së pashquar:
The common labourers at outdoor work were beating goose to drive the blood into
their fingers. (James Main Dixson, English idioms, fq. 24)
3.1.2. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër i shquar
Të shumta në numër janë edhe njësitë e përbëra nga një folje kalimtare dhe një emër i
shquar në numrin njëjës:
Po, vaj e vaj, të gjithë këta trima të ndjerë e derdhën gjaknë e tyre për botën, për të
tjerët, ca me njërin e ca me tjetrin, bjeri t‟i biem e tym më tym, trimëri për trimëri... Ja,
kjo ka qenë e keqja jonë.. S‟doli një burrë që të thotë: “Dale, ore, ku po shkoni kështu?
Mblidhni mendjen e mbani dorën, mos u vritni për të huajin”. (Mitrush Kuteli, Tregime
të zgjedhura, fq.57)
Sa për ata të tjerët..., - vazhdoi bletari duke e vështruar me dashuri Eno Malabanin
dhe iu afrua togut me trasta dhe qese lëkure, të rënda, i ngriti, ua zgjidhi grykat dhe
zbrazi përpara syve të habitur të të gjithëve shumë ar dhe argjend me kokën e të birit të
Amindës dhe tunxh me kokën e Bardhylit. – Ja tek i ke dëshmitë. Disa nuk i zgjidhi fare,
po i hodhi ashtu siç ishin, me përbuzje mbi kukumalen vezullonjëse. Të gjithë e shikonin
të habitur, gati-gati ta pyesnin, po askush s‟hapi gojën. As vetë Eno Malabani. (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 223)
Në fillim ai s‟i dha rëndësi kësaj çështjeje. E dinte që kishte të bënte me një grua
konservatore. Po, me kohë, filloi të vriste mendjen. Dhe, kur vendosi se do të ishte më
mirë, për çdo rast, të mos shihej më në shtëpinë e tyre, ndjeu përbrenda një lloj brenge…
“Këto s‟janë shenja të mira, mor çunak”, mendoi me vete. (Shefqet Musaraj, Para
agimit, fq. 34)
157
Ne kërcyem e u përndamë si një tufë rabeckash kur u sulet skifteri. U fshehëm ku
mundëm: kush nëpër shelgjishta, kush nëpër kulpra e nëpër shpendra. Zemra na rrihte,
sepse e dinim se Qamili ishte i krisur nga kondaku. Po nuk largoheshim më tej. Rrinim
aty të tulitur, pa zë, e prisnim të thyente zverkun. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura,
fq. 47)
E na ish një gëzim e një bukuri e madhe në atë mëngë të botës – në fshatin tonë e në
fshatrat rrotull – siç nuk pat qenë që herën e herës. Kudo të hidhje sytë e kudo të mbaje
veshin nuk shikoje e nuk dëgjoje veçse të mira e gëzime. – Ja kështu të jetë mot për mot!
– thoshin njerëzia. – Kështu i ka hije jetës: të punosh si rob e të rrosh si zot. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 80)
Njësia e mësipërme frazeologjike ku gjymtyra emërore shfaqet në trajtë të shquar
është një formë më e rrallë që autori përdor në vend të formës më të zakontë të saj në
trajtë të pashquar njëjës si tek shembulli në vijim i përdorur nga i njëjti autor:
Në këtë mes na doli një njeri i kënduar, dhaskal e psallt bashkë, e tha se ky mot u
ngjaka atyre shtatë lopëve të majme që paskeshin dalë s‟di se kur, në Misir, në kohën e
Josifit, të birit të Jakovit, dhe se më tej do të dilnin shtatë lopë të dobëta, që do të hanin të
majmet. Bota s‟dinte se ç‟kishin qenë e në kishin qenë këto shtatë lopë të majme e
s‟kishin nge të mbanin vesh të dëgjonin përralla, sepse gazi ishte gaz e nuk duhej përzier
me helm të kotë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 80)
Disa prej njësive frazeologjike të këtij tipi mund të kenë kuptim pavetor që realizohet
me anë të një foljeje në trajtë pësore-vetvetore:
Domosdo, në konakët e beut vinin edhe agallarë dhe myftarë fshatrash, vinin fshatarë
për të qarë ndonjë hall. Ta pret mendja: asnjë nuk vinte me duart bosh. Mirëpo kësaj
here Xheladin Beu s‟kish nge të merrej me vogëlsira të këtilla; ai ndjente një zbrazëtirë të
madhe në zemër. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 153)
me kuptim pavetor:
Plaku vazhdonte të buzëqeshte me shkrifosjen e boçave të vona të pambukut që i
kishin shpëtuar mbledhjes dhe që po flakëronin në zjarrin e vatrës. “Mos duhet vrarë
mendja në një drejtim tjetër?” Adnani dinte aq sa të mos pyeste për domethënien e
përrallës, që shpeshherë, në këtë krahinë, zinte kryen e vendit në bisedat. Myzeqarët
kishin mënyrën e tyre të të përgjithësuarit, një mënyrë jo të drejtpërdrejtë, dhe ashtu ata
pohonin ose mohonin. Në të tilla raste atyre u dukeshin fjalët të varfëra për të shprehur
të vërtetat e jetës, pasi u ishin dukur dikur edhe të rrezikshme. Pra, të mos kuptoje thelbin
e një përralle a të një ndodhie të rrokullisur e të shtruar si ndonjë sofër mu në mes të
muhabetit, ishte për myzeqarët shenjë papjekurie. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq.
347)
me kuptim të përgjithësuar:
Hodos i vjen keq, po fjala e kapedanit nuk shkelet dot: ua hedh qeset të zotërve, që
s‟dinë ç‟të bëjnë e puthin dhenë e gurët. Kapedani kërkon të mbajë gjyshin atje në mal,
nja tri ditë, me mish të pjekur, po ky s‟rri dot. Nxitohet, se puna e mblesërisë s‟pret.
158
Atëhere kapedani nxjerr i jep pesë lira. Hajdutët e tjerë lenë pusitë e afrohen. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 87)
Në anglishte, nyja shquese „the‟ si treguese e trajtës së emrit është e pranishme në
tipin folje kalimtare + një emër të shquar në numrin njëjës:
Mr. Maurice, again, that pure and devout spirit – of whomm, however, the truth must
at last be told, that in theology he passed his life beating the bush with deep emotion and
never starting the hare – Mr. Maurice declared that by reading between the lines he saw
in the Thirty-nine Articles and the Athanasian Creed the altogether perfect expression of
the Christian faith. (James Main Dixson, English idioms, fq. 23)
There are certain cases, it is true, where the vulgar Saxon word is refined, and the
refined Latin vulgar, in poetry – as in Sweat and persiration; but there are vastly more in
which Latin bears the bell. (James Main Dixson, English idioms, fq. 24)
“This will do”, thought the Scott, misled like Continental nations by that little trait of
yours. He opened the ball. (James Main Dixson, English idioms, fq. 20)
Në anglishte kundrinori mund të zgjerohet edhe me anë të një cilësori:
But they had long been man and wife ere Tom began to show the cloven foot. (James
Main Dixson, English idioms, fq. 119)
Gjymtyra foljore në shqipe mund të jetë e paraprirë nga një trajtë e shkurtër
përemërore që lidhet me një gjymtyrë që ndodhet jashtë strukturës së njësisë
frazeologjike:
Po s‟mbajti dot verën, num mban dot as ngjalën e dhjamur qillonë të gjolit të
Naforës, o myzeqar!... – tha Pavlloja. – Ngjala nuk do dhalla... Ha ngjala e pi dhalla, si
në Myzeqe, të fryhet barku dhe të bën llëng-llëng, si matarja e qumështit në kurrizin e
labit që shet bulmet nëpër Naforë. Gjersa na i paska vënë syrin në karnavale një vajze të
vetme, pa motër e vëlla, ai duhet të hyjë dhëndërr brenda e të bëhet naforiot, se nuk ia
jep njeri nuse… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 211)
Mbledhja procedoi në rregull, shokë, pavarësisht nga shtyrja që na detyruan
rrethanat e krijuara. Raporti u mbajt, kritika u bë dhe autokritika e kryetarit erdhi, si një
oshëtimë beteje, së cilës ai i vuri gjoksin dhe u plagos në përpjekjen për të shpëtuar një
luftëtare. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 273)
Qerret vazhduan në udhë të tyre, si lumi atje nën urë, që shkon pa i vënë veshin
njeriut. Vetëm kur dolën përtej e morën drejt rrugën e Semanit, Piloja hoqi frymë e
mërmëriti me vehte, sikur në qerre të mos kishte tjetër veç tij. (Jakov Xoxa, Lumi i
vdekur, Vëll. I, fq. 18)
Trajta e shkurtër përemërore mund të lidhet edhe me një gjymtyrë brenda strukturës
së njësisë frazeologjike:
Gjyshi e preu fjalën, ngriti dorën, që ja përskuqi drita e pishtarit, edhe e tundi
përpara syve, sikur donte të largonte tej perden e vjeteve.
159
-Pastaj e pashë në krua, e pashë në lëmë, e pashë në lumi. Ma mori mendjen fare, ma
prishi gjumin. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 103)
-Mor, po ku vajti papu, që t‟i bëjë një efqeli kësaj gërdalle, që nuk po luan nga vendi,
- tha Pip Spiceri. - Nuk thua shyqyr që e këputi qafën dhe mori me vete gojën e ndyrë, se
nuk do të na ndahej miza e kalit…, - tha Raq Kripani. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë,
fq. 39)
Po ti, o Lite, ku e ke mendjen? Kështu të ka porositur yt gjysh, që e kam patur si
baba, në krye e sipër? Ehe, yt gjysh i kish dalë njëherë e një kohë zot këtij vendi, kish
luftuar gjersa ish vrarë. Po ti, o Zenel? Edhe ti, o Kajo? Sa turp! (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 135)
Gjymtyra emërore mund të jetë në numrin shumës:
Ja, tani më duket se zutë ta merrni vesh pyetkën time: po ju shoh se qysh shtypi e
përshtypi, vrisni mendjen, varni vetullat e nuk më jepni dot përgjigje. Pa në doni të dini
të vërtetën, ju them se vrisni mendjen e varni vetullat kot më kot. Unë, ore, ju flas me të
drejtën e Zotit, me dorë në zemër, se ja u thinja e sot jam nesër s‟jam, e s‟dua të shkoj
matanë me një gur mulliri varur në qafë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 54)
Muzika, si përgjigjja më lakonike, po edhe më e përzemërt, vazhdonte të binte. Ajo
ishte një urim kolektiv, që ndiqte motorin dhe e shtynte të fluturonte. Megjithatë asnjë
nuk po hidhte këmbët. Fantazia kishte zëvendësuar vallen. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë,
Vëll. II, fq. 230)
Të dy fiset ju vunë punës, rritën kopera të reja, mbushën hambaret me drithë,
ndërtuan shtëpi të reja, u shtuan e u forcuan, gjersa mbyllën sytë krerët e pastaj, s‟di se
qysh e s‟di përse (thonë se në këtë punë ka patur gisht valiu i Manastirit, që ua shtiu ujët
nën rrogoz), plasi përsëri dyfeku, më fort se qëmoti, u bë urgji e madhe. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 61)
Në një tip të tillë, folja mund të jetë e paraprirë edhe nga një trajtë e shkurtër
përemërore që lidhet me një gjymtyrë jashtë njësisë frazeologjike:
Sipas pikëpamjes së tij dhe të zonjës sime, gjithë këta njerëz duhet t‟i kisha shëruar
unë, me ilaçet e tij, por duke i grisur recetat dhe duke i marrë paratë për vete. Ata nuk
mund të gjykonin ndryshe. Dhe kështu, më paditën si kusar e më dhanë duart. Edhe sikur
të kisha vjedhur ashtu siç i vidhnin ata të sëmurët, unë duhet të kisha prapë faj, se edhe
kusaria me anë të barnave ishte monopol në qytetin tonë të vogël... (Jakov Xoxa, Lulja e
kripës së egër, fq. 90-91)
Gurija priste me tmer e krupë se ç‟do të ndodhte më tej. Ah, sikur të kish një pus aty
pranë, një greminë, që të hidhej, të vdiste... Vetëm të ndodhej sa më larg këtij divani të
butë, larg Xheladin Beut të ndezur, të lemerishëm, që e shtrëngonte, gufonte, kafshonte.
Mirëpo ndërkaq beut i qe shuar zjarri i ndezur një çast më parë në damarët e fryrë. Ju
prenë këmbët, u zverdh, u ngrys dhe e largoi vetë, duke e kqyrur me ca sy të skuqur, të
kërcyer. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 147)
160
Kur arriti te shtëpitë e fqinjit, u mbështet për muri, me veshin pas kanatës së dritares.
Dhe kanata dukej si një vesh gjigant, që përgjonte edhe ajo. “Bukur fort, qe besa, nj‟ajo
“lajenderja” juej siç e paski quejtë këndej...” “Lajendrroja, thuaj më mirë... Na shpëtoi
gratë nga një barrë e madhe. U ranë thonjtë, të gjorave, në govatë dhe iu këputën krahët
nga kopani... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 188)
Paci, Lea, Fania dhe fëmijët e tjerë të kripores e të Naforës kishin qëndruar buzë
rrjetit rrethues të aeroportit ushtarak dhe, mbështetur për telash, po vështronin punimet e
ushtarëve të huaj. -Po baballarët tuaj përse po ua mbathin këmbëve për në fshatin
tonë?... – tha Fania.
-Ata janë civilë…, - tha Paci. – Civilët, thotë babai, mund të shkojnë ku të duan në kohë
lufte.
(Jakov Xoxa, Lulja e kripës së egër, fq. 37)
Në anglishte, njësitë frazeologjike foljore me folje kalimtare ndiqen nga një emër në
numrin shumës në trajtë të pashquar:
“Do you know, there appears to me to be really immense merit in that work?” and,
in short, that people of condition had absolutely taken pains to bring him into fashion.
(Charles Dickens, Little Dorrit, fq. 251)
Kundrina në shqipe e anglishte mund të shprehet edhe me anë të dy emrave të
bashkërenditur në trajtë të pashquar shumës:
Ju keni të drejt, moj shoqeni, po, gjersa ne vetë nuk e kemi mbledhur mendjen t‟i
shtrohemi bujqësis, pa menduar orë e çast si e qysh të largohemi nga fshati, me anë
martesash në qytet s‟kemi sy e faqe të kritikojmë qytetarkat si për shembull gruan e
kryetarit, që nuk duan të vijnë në fshat. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 30)
They didn‟t guess what was going to happen, of course; still, they had their
suspicions of the Wild Wood animals. Now I come to the most painful and tragic part of
my story. One dark night – it was a very dark night, and blowing hard, too, and raining
simply cats and dogs - a band of weasels, armed to the teeth, crept silently up the
carriage-drive to the front entrance. (Kenneth Grahame, The wind in the willows, fq.
254)
3.1.3. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + emër me parafjalë
Një tip tjetër i ndërtuar me një folje kalimtare ndiqet nga një emër me parafjalë të
rasave të ndryshme:
parafjala mund të jetë në rasën kallëzore:
Hapi dritaren kanatë më kanatë dhe sytë e tij të turbull nga afshi i pijes i kthenin
grushtet e ngritur të „shokëve‟ në buqeta lulesh, gurët e hedhur në fishekzarë, dhe veshët
e tij, të trazuar nga orgjia atje sipër, i kthenin thirrjet e zemërimit në këngë gëzimi dhe
truri i tij i topitur e merrte gjithë atë zallahi fshatare si festë për martesën e tij. Dhe ai u
hidhte atyre kockat. Dhe lockat u binin te këmbët. Fshatarët bënin mënjanë dhe tundnin
kokën me pikëllim. E kishin kuptuar: nuk duhej lënë në dorën e një njeriu fati i të
gjithëve. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 71)
161
Nga larg, bregu i Lyhnidës, nga Drimona e gjer në kryevëndin e eordenjve, në
Lyhnidë, duket si një qenar i njëjtë apo si një hark i përkulur, por sa gjire e sa mëngë të
zë syri atje kur afrohesh! Ti ecën anës, nëpër rërën e butë apo nëpër guralecët e
rrumbullakët, të bardhë e lloj-lloj ngjyrash, dhe thua me mendje se ja, arrite atje ku ke
në mend të shkosh, kur papritur ta pret udhën një shkrep i madh nga ata shkrepat e
shumtë kaluar njëri mbi tjetrin, që varen gjer poshtë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq.
68)
Gjymtyra foljore mund të paraprihet nga një trajtë e shkurtër përemërore që lidhet me
gjymtyrën që shënon kundrinorin i cili nuk është pjesë e njësisë frazeologjike foljore. Si e
tillë, as kjo trajtë nuk mund të merret si kufi nistor apo si element përbërës i njësisë
frazeologjike:
Në të gdhirë iu bë sikur hyri në dhomë nëpër muret, një qënie e veshur krejt me dritë.
I buzëqeshi dhe i tha: -“Më kërkove, Batun i Drimonës? Ja, të ardha. Shikomë!” Batuni u
tremb. E pandehu perëndeshë, përkuli gjurin, iu fal dhe e pyeti: “Cila je ti, o hyjni e
ndritur?” Unë të kam parë dikur, po tani s‟jam i zoti të të sjell në mend se ku. Të shoh
veshur me dritë dhe të falem, sepse ti duhet të jesh një nga të pavdekshmet e epërme, një
e lumtur”. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 124)
Po prapëseprapë ata nuk m‟u futën dot në zemër, ashtu siç më qenë futur nëna me
babanë, ndonëse prindërit e mi më nxorën nga kasollja dhe më larguan nga fshati, kurse
këta më pranuan në qytet dhe më futën në shtëpinë e tyre të bukur. (Jakov Xoxa, Lulja e
kripës së egër, fq. 84)
Miltoja kishte përplasur kovën në fund të pusit dhe po e nxirrte vrullthi, me pash të
gjerë. Pas çdo ngritje krahu kthente kryet nga zonja Ermion dhe e hante me sy. Paci,
fshehur pas një bëse, ndukte buzët nga inati që kishte dhënë shkas të ndahehsin nga të
tjerët dhe të vinin e të flladiteshin te pusi i Kavalonës. Mall që nuk kishin shkuar të
laheshin në det, siç pati ndodhur njëherë tjetër, kur e kishin lënë në zall, që t‟u ruante
teshat. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 83)
parafjalë në rasën emërore:
… Dhe traga zbulonte një çikë e nga një çikë veten dhe nënveten e saj, perspektivën dhe
konturet e hedhura pasnesër ai ka për t‟u shtruar me asfalt dhe për t‟u ndriçuar jo vetëm
nga bukurrezet…Ah, ky bulevardi, s‟ju hoq nga mendja, asaj… (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. I, fq. 82-83)
Ke dalë më rrinje
Në sofat të portës,
Na prishe nga mentë,
Çup‟ e Lamçe Hoxhës ... (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 191)
3.1.4. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje kalimtare + ndajfolje
162
Njësitë frazeologjike foljore me folje kalimtare të shoqëruara nga një ndajfolje
përdoren në mënyrë të kufizuar:
Trotharakët, që uronin vajzën, se u hoqi qafe beun, që kishte nisur t‟u vinte anës
pelave të fshatit, zunë ta mallkojnë kur e panë beun të kthehej më i tërbuar nga ç‟iku. Në
fshat u hap fjala se të dielën do vinin arixhinjtë dhe karabinierët, për të vënë përpara
pelat e Trokthit. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. III, fq. 261)
3.2. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje jokalimtare
3.2.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje jokalimtare + emër në rasën
emërore
Në strukturën e përbërë nga një folje jokalimtare dhe një emër në rasën emërore, emri
luan rolin e kryefjalës:
Nuk na shikon njeri jo… Nuk e sheh sesi edhe dritarëzat e fundit, poshtë nënbarqeve,
i vulosën viçat? Vetëm nga qielli na shikojnë, po në qiell nuk ka njeri përveç perëndisë së
paput. -S‟na shikojnë, s‟na shikojnë, po na dëgjojnë, andaj pusho, dreq! -Ahere t‟u kishe
zënë edhe njerëzve veshët me sanë, si ua zure gojën lopëve… Po si të vajti mendja,
shejtane? (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 81)
Po ju e dini si më vajti filli, mua. Me ato mendtë e mia mora më qafë edhe bujkun më
të mirë të kooperativës. A kam sy e faqe, unë tashi të ngrihem kundër gruas së kryetarit,
që s‟do të vijë e të punojë me ne?
-Ke! Ke! Ke! … u hodhën të gjitha me një gojë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq.
31)
Siç vërehet nga shembujt, këtu mund të bëjë pjesë edhe një trajtë e shkurtër
përemërore që lidhet me kundrinorin e zhdrejtë, i cili ndodhet jashtë strukturës së njësisë
frazeologjike. Trajta e shkurtër përemërore shënon kufirin nistor të njësisë frazeologjike
foljore dhe bëhet gjymtyrë e domosdoshme e njësisë frazeologjike.
Në këtë grup njësish frazeologjike mund të bëjnë pjesë edhe ato njësi që kanë si
gjymtyrë të parë një folje kalimtare të zhdrejtë108
:
A, plakë, e shkele!... Në këtë pikë s‟jam me ty. Dasma është dasmë dhe duhet derdhur.
Një herë martohet njeriu. Se ku vete, në legen apo në qenef, s‟ka rëndësi… Sa për pajën,
po, u lumtë goja këtyre të rinjve, se i kanë rënë pikës. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll.
I, fq. 431)
Kjo njësi frazeologjike mund të shfaqet edhe në një variant të sajin me parafjalë që
mund të ndeshet në të folmet në shqipe por pa asnjë ndryshim semantik të njësisë
frazeologjike nga varianti i lartpërmendur:
108
Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” te: Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1976, fq. 95
163
E, si duket puna, luan gjësendi këtej?... i shkeli synë tjetri, duke i bërë me kokë nga
plaçkat e muhaxhirëve kosovarë. – shalëgjatë e festebardhë, apo jo? -I ke rënë në
pikët!... tundi kokën hanxhiu, nga lart poshtë, sikur do t‟i vinte pikëçuditëse pohimit të tij.
(Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. I, fq. 46)
3.2.2. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje jokalimtare + emër me parafjalë
Në struktura të tilla trajta e shkurtër përemërore është e domosdoshme edhe pse ajo
lidhet me një gjymtyrë jashtë strukturës së njësisë frazeologjike:
Nofullat vazhdonin t‟i bluanin njëra-tjetrën. Edhe sikur të kishte gjetur bariun në
gjumë, nuk do të ishte zemëruar aq fort. “Mos më rënçin edhe një herë ndër duar këta
dhaskenjtë! Po s‟i bëra që të hanë misër të ndezur, që të ndyjnë dhenë, mos më thënçin
Kiu Korroziu! …”(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 496)
Thonë se edhe atëherë nuk ishte dalluar kushedi se çfarë si partizane e megalidesë,
për të cilën ishte dërguar në atë qytet të Jugut. Më tepër qe shquar si diplomate, për t‟i
hyrë në zemër dhe pastaj në vatër familjes së burrit, e cila, që në fillim, e kishte pritur me
këmbët e para. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 142)
Pa pyetur fare se ku shkelte, çau drejt këndit tek flinin fëmijët. Të vegjlit mbuluan
kryet dhe u shtrinë, të mëdhenjtë u zbuluan dhe po ngriheshin ndenjur. Paci vazhdonte të
zihej me Agimin, mbuluar të dy me batanijen e përbashkët. Atij nuk po i hynte në kokë se
si ligji i jep njërit, drejtorit, të drejtë të ketë dy gra, kurse tjetrit, të atit, ia ndalon. (Jakov
Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 163)
“Me të vërtetë, tha, unë jam plak i çarllatosur. Më doli fare nga mendja se ligji
është themeli i të gjithave. Ligji urdhëron kështu e kështu… Ç‟thotë ligji? Thotë: njeriu
është njeri, skllavi-skllav. Pra skllavi s‟është njeri. Medet, ç‟u bëra sofist! Fluturova lart
mbi Olimp, dhe rashë prapë në bërrakë. I ngatërrova të gjitha perënditë, fuqitë, ligjet,
paratë. Dhe s‟po marr vesh asgjë!” (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 271)
Fytyra i skuqet, zëri i kthjellet dhe, përnjëmend, kredhet në remën e së shkuarës, duke
na hequr edhe ne pas vetiu me një të folur të fortë e të dhëmbshme, që të tund e të shkund.
Hanxhiu, me vetulla të dendura e sy të thellë dhe udhëtarët e tjerë, që i kish mbyllur
dëbora në han, afrohen të dëgjojnë, sepse ja dinë shijen fjalës që del nga zemra. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 126)
3.2.3. Njësi frazeologjike të tipit folje jokalimtare + ndajfolje
Në ligjërim ndeshet një numër i kufizuar i njësive frazeologjike të përbëra nga një
folje jokalimtare dhe një ndajfolje. Një pjesë e këtyre njësive frazeologjike nuk kanë
trajtë të shkurtër përemërore në strukturën e tyre:
Edhe kur të mëdhenjtë shkoqnin misrin e bisedonin për punët e tyre, të fshatit e të
gjithë vendit përqark, ne, vegjëlia, që s‟ishim një e dy, po një bletë e tërë – sepse barku i
atyre të Kulirës ishte i shtuar meqë s‟bënin kurbet - vinim vërdallë midis të mëdhenjve,
mundeshim shok me shok nëpër kapulet me misër e koçenë, qeshnim, qanim, këndonim,
gjersa vinin kanistrat me gështenjë avulloshe, arrat, kajkushkat, dardhat. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 81)
164
Njësitë frazeologjike foljore të ndërtuara me anë të një foljeje jokalimtare dhe një
ndajfoljeje mund të përdoren me një trajtë të shkurtër përemërore që lidhet me një
gjymtyrë jashtë strukturës së njësisë frazeologjike:
Bota, e zbardhëllyer nga shënditjet e faqes së kënetës, i erdhi rreth e rrotull, si rrotë
mulliri, mbytur në atë pahun e imtë e të artë të miellit. Mblodhi fuqitë që i kishin mbetur,
i mbërtheu me dhëmbë në nofullat e shtrënguara, që të mos i shkonin huq, dhe, duke i
dhënë vërtik shpatullës, e vërtiti beun, në kënetë dhe vetë, i lehtësuar në shpinë e në
zemër ua mbathi këmbëve. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 84-85)
Ja, këto gjëra i vinin vërdallë në kokë së bijës së Nures, atje në mezhdën që ndante
arat e Gjatollinjve nga arat e Gjonomadhëve. Vrugoi ballin, rrahu ta mbushë me zhubra,
po më kot: sepse zhubrat e sjellin vjetet e jo dëshirat. (Mitrush Kuteli, Tregime të
zgjedhura, fq. 74)
Kur u shkëputën ishin si të dehur: u vinte rrotull gjithë Mali i Thatë me majat e
blerimet e tij, gjithë liqeri i Lyhnidës me kaltërsinë e tij. U ulën e ndenjën pranë në
lëkurën e ariut, që aty më parë kish qenë shalë kali dhe tani ish bërë shtojcë. (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 18)
3.3. Njësi frazeologjike foljore të ndërtuara me folje vetvetore/pësore
3.3.1. Njësi frazeologjike foljore të tipit folje vetvetore/pësore + emër
Foljet vetvetore/pësore zakonisht shoqërohen me një emër në trajtë të shquar në rasën
emërore, në numrin njëjës i cili shënon subjektin që kryen veprimin dhe që ndodhet
brenda strukturës së njësisë frazeologjike:
Nganjëherë, kur s‟ish shumë i mahnitur, se Qamili po vonohej tepër andej larg, se
mulliri, selishta, luadhi e shtëpia do të mbeteshin pa zot e do t‟i mbyllej dera, Xha
Brahua na mësonte të nxirrnim glyra e buzukë nga brisku i gështenjës dhe pizga e bilbilë
nga ai i shelgut. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 36)
Tha se paska dalë në liqer një gjysmënjeri-gjysmëpeshk. Tha se ky gjysmënjeri-e
gjysmëpeshk i ze njerëzit për këmbe dhe i heq poshtë. Natën, më hënë, del anës e këndon
kaq bukur sa të magjeps, të tërheq. Bën të ikësh e nuk ik dot.
Artana çakërriti sytë; i ngriu gjaku.
-Si është?
-Thotë se është kshetëz leshgjatë, bardhoshe, me krahë njeriu e me bisht peshku.
-Dalim në anë, Etlevë?
-T‟u prenë këmbët, kunatë? Të ngriu gjaku? Mos ki frikë. Vjen e të nxjerr im vëlla,
Genthi.
(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 73)
Kisha dëgjuar kritikë, po kritikë si kjo s‟më kish zënë veshi ndonjëherë. M‟u errën
sytë e m‟u turbullua mendja; goja m‟u mor e s‟qeshë i zoti të lidh dy fjalë bashkë. U
mata të ikja po as derën nga të dilja s‟po e gjeja dot. (Shefqet Musaraj, Vepra letrare 4,
fq. 33)
165
Skllavit i erdhi shpirti në vend, po gjunjët i qenë prerë. I dukej sikur e kish humbur
prapë i fërgëlloi zemra. Priti përgjigjen e Sumbos. “Lëre këtë. Kushedi ç‟na ndjell po ta
zëmë.” – Eh, ia bëri Mardoku. Po të mos na e kishin prerë hovin do të zhdëpeshim me
mish e verë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 282)
Disa prej njësive frazeologjike të tilla në shqipe, që përmbajnë një folje
vetvetore/pësore mund të kenë struktura paralele në formën veprore:
Kur arritën në krye të Kulës, ajo vuri re diellin që kishte dalë, kurse hëna akoma nuk
kishte perënduar. Ja edhe një arsye më shumë që t‟i merreshin mendtë përsëri. Sot çdo
gjë po trazohej brenda dhe jashtë saj: jugat, diejt, ndjenjat. …” (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. I, fq. 238)
E, Milto, ç‟thotë kapiteni im, që i ka këmbët në stere të fortë e të palëvizshme?
Pikërisht se i kam këmbët në stere… Stereja, Ermion, nuk t‟i merr mendtë si deti… Po ti
a nuk mund ta lije këtë pyetje për një ditë tjetër. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq.
89)
Po, po kështu siç thashë: m‟u mbush mendja e vendosa të shkoj në mërgim! Unë një
e Çuli dy. Unë tetë vjeç, çuli shtatë. Unë me një këmishë pa mëngë e me një palë
pantallonka gjer lart mbi gju, të lidhura me një si lidhkë të hedhur tërthor mbi njërin sup;
Çuli – këmishë me mëngë e pantallona pa lidhkë, të varura rrush gjer në gju, të gjera si
ca shallvare Anadolli. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 320)
Xha Martini, që i njihte viset e kohën, tundi kryet si njeri që s‟i ze besë fjalës që i
thua, ngriti edhe nja dy a tri herë paguren e atij mikut e na ftoi t‟ja merrnin udhës drejt
pas qerres, sepse dëbora ishte e madhe, si nuk kish parë prej vjetesh Qafa e Bushit, dhe
kish mbuluar tërë vragat poshtë. Pa, helbete, si pyll që është, mund të ketë edhe egërsira:
ulq, derra, - na tha ai që të na e mbushte mendjen të merrnim udhën e qerres. (Mitrush
Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 122)
Tili ish munduar t‟ua mbushte mendjen se nuk e kish bërë për tregti (këtë as që duhej
t‟ua thosh, se e dinin vetë), po kish vajtur e kish marrë në Peshkëpi, nga një myshteri, të
cilit i kish ndrequr një samar veresie. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 280)
Gjymtyra foljore mund të shoqërohet edhe me një emër me parafjalë:
“Si agavia...” Diella kishte pandyer se e kishte fjalën tek një bimë, që çel vetëm një
herë në jetën e saj, pas njëzet e pesë vjetësh dhe pastaj thahet. Vajza kishte mbetur pa
mend nga ky krahasim i bukur. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 172)
Ata të dy, të zënë pas dore, iu afruan shtatores dhe mbetën pa gojë, por kësaj here
Etleva u mbajt, ndonëse gjinjtë gjysmë të zhveshur i ngriheshin dhe uleshin nga tronditja
e brendshme.
Enkeleu shikoi gurin, pastaj e shikoi Etlevën, shikoi rishtas gurin e gdhendur dhe
buzëqeshi.
-Pse buzëqesh, o qindës Enkele? – pyeti skulptori.
166
-Ti, xha Batun, më ndave zemrën më dysh: më ngjalle një dashuri të re. I ke dhënë jetë
gurit. Dhe nuk di kë dua më shumë. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 122)
Njësi të tilla zakonisht mbështeten në idenë e krahasimit i cili mund të bëhet me një
kafshë ose send për të shprehur veprime reale ose të imagjinuara të bazuara mbi
marrëdhëniet e njerëzve:
When he sailed, he was very full of a great plan to prove himself several hundred
times better than any one had given him credit for – to work like a horse, and
triumphantly marry Agnes Laiter. He had many good points besides his good looks; his
only fault being that he was weak, the least little bit in the world weak. (Rudyard
Kipling, Plain tales from the hills, fq. 45)
She was perfectly tipsy, screaming and fighting like a Billingsgate fishwoman,
swearing like a trooper. (James Main Dixson, English idioms, fq. 241)
Siç vërehet nga shembulli i mësipërm, ideja e krahasimit në anglishte shprehet me anë
të lidhëzës krahasuese “like” (si), prania e së cilës nuk çon në prishjen e kuptimit
frazeologjik. Në të kundërt, prania e saj në shqipe e shpërbën menjëherë njësinë
frazeologjike. Por kjo nuk do të thotë që ideja e krahasimit nuk është e pranishme tek
njësitë frazeologjike foljore në shqipe. Njësi të tilla ndërtohen me një folje vetvetore ose
pësore dhe një gjymtyrë emërore kur këto njësi janë dygjymtyrëshe, ku lidhëza
krahasuese nuk është e shprehur materialisht.
... Njeriu i dytë s‟ish vërtet i zi, si ai tjetri, po dhe i bardhë, siç e kërkonte ati ynë, nuk
qe. Vinte si i kuqërremtë. Perëndia mblodhi buzët dhe fryti bulçiti nga dëshpërimi e u bë
spec nga inati. (Jakov Xoxa, Lumi i vdekur, Vëll. II, fq. 177)
-“E ku ka, o Rrapo, Krua të Rrahut? Ku ka man të Mëhillit? Je në vete ti? Unë piva,
ti u dehe”.
-“Këtu!” ja preu Rrapua. Babai u bë uthull fare.
“Si, ore, këtu? Po unë ç‟jam e nga jam? A mos jam i ardhur nga Otojaka? (As sot e kësaj
dite nuk di se ku bie kjo “Otojaka”, po babai e përdorte ngaherë këtë fjalë kur fliste për
ndonjë hushkulur). Ku i kam rrënjët unë? A mos më ka sjellë era e sera? A mos jam i
ardhur natën, me thes në kokë? A nuk e njoh me pëllëmbë vendim tim?” (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 99)
Dhe u pi edhe u bë tapë si gjithë të tjerët. Dhe i vajtën sytë te një grua. Zgjati dorën,
sikur kërkonte të rrëmbente ndonjë thelë nga sofra. “A, i thanë, e ndaluar! Merr e ha,
merr e pi nga ato që kemi rrëmbyer nga populli, tonat mos i prek! (Jakov Xoxa, Juga e
bardhë, Vëll. II, fq. 71)
Vali pashai qe bërë derr nga inati: “Si do t‟i dal unë përpara zadrazemit kur të më
pyesë në i bëra zap shqiptarët?” Me që taborët e tij s‟bënin dot gjë, vrau sa vrau
mendjen, pastaj dha urdhër: “Bejlerët dhe agallarët ta shtrojnë vetë harbutërinë. Sulltani
ua ka falur të dhjetat, i ka bërë spahij. Le t‟i mbledhin vetë e le të bëjnë ç‟të duan”.
(Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 350)
Njësitë e mësipërme frazeologjike me strukturë dygjymtyrëshe ndërtohen me foljen
në formën pësore dhe një emër të shprehur me një send apo kafshë. Ato mbështeten në
167
idenë e krahasimit por pa ndërmjetësimin e lidhëzës krahasuese. Ideja e krahasimit
shprehet qartë nga gjymtyra emërore që shërben si vatër semantike e njësisë. Ashtu siç
vëren Jani Thomai, njësi të tilla kanë “strukturë semantike dyshkallëshe, nga të cilat
shkalla e parë është më konkrete, lëndore, kurse shkalla e dytë më abstrakte, e
figurshme”109
. Në këtë mënyrë, njësitë frazeologjike „u bë spec‟, „u bë uthull‟ dhe „u bë
tapë‟ duken qartë nga konteksti që mbështeten në tiparin themelor abstrakt të sendit.
3.3.2. Njësi frazeologjike të tipit folje vetvetore/pësore + ndajfolje
Njësi frazeologjike të ndërtuara nga një folje vetvetore ose në diatezën pësore dhe një
ndajfolje janë të rralla:
Dëgjo, bujer, - i tha, - kontratat i ke zotrote, nuk i kemi ne. Zotrote ke fitimet, pra
zotrote paguaj gjobat. Me ne s‟ke kontrata. Po të mos kesh leverdi, na dëbon menjëherë,
siç bëre atë motin e krizës. Ty s‟të bëhet vonë për ne. As mua. (Mitrush Kuteli, Vepra
letrare 3, fq. 387)
Po përse atëhere ti, shoku Kito, partizan i vjetër, që je gati të ngrihesh e të shkosh në
ndihmë të malësisë, kundërshton të bashkohesh me kooperativën fqinje...? Kitoja mbeti
gojëhapur. Po të kishte qenë minderi i mbushur jo me pambuk, por me lëpushka, si dikur,
do të ishte dëgjuar trazimi i tij. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 479)
Ndërkaq kish pushuar vastangari që rrihte misrin, ish unjur flaka e pishtarit, sepse
çupa që e ushqente kish mbetur gojëhapur, me pishë në dorë, dëgjonte. Unë rrija në
këmbët e gjyshit. Asnjeri s‟më shikonte, asnjeri s‟më qortonte, asnjeri s‟ma varte. Të
gjithë prisnin se ç‟do të thosh gjyshi më tej. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
97)
4. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas shkallës së motivimit
4.1. Njësi frazeologjike foljore të pamotivueshme
Çështja e interpretimit semantik të njësive frazeologjike nuk lidhet vetëm me
zbulimin e kuptimit të gjymtyrëve përbërëse por edhe me lidhjet historike dhe
etimologjike të saj. Përkufizimi i një njësie frazeologjike si një shprehje, kuptimi i së
cilës nuk është shumë e kuptimit të gjymtyrëve përbërëse ka qenë mënyra e drejtpërdrejtë
e përkufizimit të saj110
. Ky përkufizim është mbështetur në tre pika:
Së pari, megjithëse interpretimi semantik i shprehjeve si „he broke the cup‟ („ai theu filxhanin‟) kërkon vetëm njohuri në lidhje me kuptimin e gjymtyrëve
përbërëse dhe të rregullave morfo-sintaksore, nuk rezulton të jetë i tillë për
109
Thomai, J. (1976): “Frazeologjizmat foljorë në gjuhën shqipe” në: Akademia e Shkencave të RPS të
Shqipërisë/Instituti i gjuhësisë dhe letërsisë: Studime Filologjike, 1, 1976, fq. 97 110
Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.
Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,
fq. 33
168
kuptimin e figurshëm të njësisë frazeologjike „break the ice‟. Një kuptim i tillë,
sipas hipotezës së mungesës së motivimit duhet të nxirret nga njohuritë leksikore.
Së dyti, mungesa e motivimit përbën sipas disa autorëve111
një nga ato pak kritere për të bërë dallimin midis njësive frazeologjike e metaforës. Në fakt, sipas këtij
propozimi, gjymtyrët përbërëse të një togfjalëshi frazeologjik nuk kanë kuptim të
mëvetësishëm denotativ, ndërkohë që metafora shfrytëzon kuptimin e fjalëve në
mënyrë që të nxisë dëgjuesin të shohë diçka, një gjendje apo diçka tjetër. Ky
pretendim reflekton kundërshtinë midis metaforës që është krijuese dhe njësive
frazeologjike që kanë kuptime të ngurtësuara.
Argumenti i tretë që mbështet idenë se njësitë frazeologjike janë të
pamotivueshme është shkalla e lartë e ngurtësisë së brendshme formale e
semantike që ato kanë, pavarësisht se janë njësi leksikore shumë-fjalëshe112
.
Sikurse një fjalë nuk mund të motivohet në brendësi pa ndryshuar kuptimin e saj,
edhe njësitë frazeologjike pësojnë ndryshime semantike në rast të ndryshimit të
formës së tyre113
.
Nisur nga përkufizimi i mësipërm, mund të lindë pyetja se si mund të gjendet kuptimi
i njësive frazeologjike foljore. Pikëpamja që një pjesë e njësive frazeologjike janë të pamotivueshme, duke i quajtur ato “idioma”
114, sugjeron që këtyre njësive frazeologjike
u gjendet kuptimi nëpërmjet zbulimit të kuptimit idiomatik në momentin që kuptimi i
drejtpërdrejtë nuk është i përshtatshëm. Duke qenë se kuptimi tërësor i tyre nuk mund të
nxirret nga kuptimi i gjymtyrëve përbërëse të njësive frazeologjike, atëherë duhet t‟i
drejtohemi gjurmimit historik e etimologjik të tyre. Këtu mund të dallojmë disa grupe
njësish frazeologjike foljore të pamotivueshme:
Ndër njësitë frazeologjike foljore të pamotivueshme, një grup të madh e përbëjnë
ato njësi që kanë në përbërjen e tyre një arkaizëm leksikor që nuk përdoret në
gjendjen e sotme të gjuhës përveç se si gjymtyrë e njësive frazeologjike. Këtë
mund ta vërejmë në njësi frazeologjike foljore në shqipe, si “e humbi toruan”; “në
esfel, të vini”; “vë re” ku “toruan” “esfel” dhe “re” janë elemente leksikore
arkaike të cilat përdoren gjithnjë në formë të ngurtësuar:
Tundet Mokra, tundet Gora,
Bën dyfeg ky Maliq Torra,
Maliq Torra, që e bën fora,
Plumbin se ç‟ja treti dora,...
(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 190)
111
Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.
Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,
fq. 33 112
Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.
Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,
fq. 33 113
Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.
Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,
fq. 33 114
Thomai, J. (2002): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Shtëpia botuese e librit universitar, fq. 201
169
Vanë i thanë Sefedinit që të mbyllej brenda ca kohë, gjersa t‟i lindte ndonjë mashkull,
Sefedini dëgjoi, tha “peqe” e bëri sikur u mbyll në shtëpi, prapa mangajve. Tha dhe e
hapi fjalën anembanë, që ta merrte vesh edhe hasmi. Ky besoi e s‟besoi dhe, me të besuar
e pa të besuar, e humbi toruan. Këtë desh Sefedini dhe i ra ku s‟e priste. (Mitrush Kuteli,
Tregime të zgjedhura, fq. 62)
Në esfel, të vini!... Më gjetët plot e po më lini prind e pa një pjellë; kooperativist e pa
një shok; në mes të fshatit e të huaj! Kush më ka mallkuar mua, kush!... Jo! Sa isha i ri
s‟më zuri këmba vend... Po tashi u plaka, unë... Atij tëndit le të mos i zërë bytha vend, po
deshi,... dhe me ty, poçar nga pas, që t‟ia lash... (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq.
186)
Për të mira, moj nuse, dhe sa flokë në majë kresë, aq gostira në tryezë, se shyqyr që
na vijnë miqtë, që të njom një çikë gojën edhe unë plaka… Zonja Evermin vështroi nga i
shoqi, sikur kërkonte t‟i thoshte me ata sy të habitur:“Epo kjo, o burrë?! Kush dëgjon,
thotë vërtet …” Raqi ngriti supet. -Mos e vër re, plakë ajo… Nuset i qahen prindit, pleqtë
i qahen fqinjit… (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 61)
Në anglishte, ndeshim një grup të kufizuar të njësive frazeologjike që përmbajnë:
fjalë të cilat emërtojnë sende që nuk përdoren më në gjuhën e sotme: „slate‟ në “wipe the slate clean” apo „shilling‟ në “cut someone off with a shilling”;
praktika jetësore që nuk ndodhin më në kohët e sotme siç ishte praktika e të paguarit të punëtorëve në kripë dhe jo në monedha, në njësinë “be worth your
salt”.
Grupin e dytë të njësive frazeologjike të pamotivueshme e përbëjnë ato që nuk kanë
togfjalësha të lirë gjegjës:
Xha Dalipi ndezi një cigare tjetër, shikoi përqark. -Ku e lashë? – pyeti. – Se ma bëri
mendjen dhallë ay miku i Buzos... –Atje ku të përlau ato çepurkat me miell natën. –
Tamam. Ngrihet Ilua, mbush çepurkat, i hedh në hambar e bie të flërë me kokën në kërcu,
kurrizin në rrogoz e këmbët jashtë, në bajga. Me të rënë e zë gjumi e nis t‟i bjerë
dudukut, të gërhasë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 290)
Gjer në Mënaderas i kishte dhënë biçikletës me thembër të këmbës, duke i bërë ballë
në këtë mënyrë, tufanit shpirtëror dhe jugës së zezë. Pastaj, nga kthesa gjer në Pojan,
nga Pojani në Kënetas dhe nga Kënetasi në Sopishtë, ai e kishte marrë biçikletën për
dore. Shiu i pasdites e kishte bërë rrugën llucë. Duke mbështetur gjithë fuqinë që i kishte
mbetur tek elasticiteti i gishtërinjve, mundohej t‟i bënte ballë jugës së zezë që e pengonte
dhe baltës që i frenonte ecjen. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 105)
Po të deshim, mund të shkonim edhe në Amerikë të Zezë apo në Vllahi, se për ne,
atëkohë, të gjitha mërgimet ishin aty afër, pothuaj ne der‟ e shtëpisë, mbi mulli a nën
mulli ose shumë-shumë buzë liqenit: këtu Vllahia, atje Amerika (e Bardha dhe e Zeza), po
neve na qe mbushur mendja për në Amerikë. (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq.
321)
170
Ti e sheh si kam mbetur vetëm, me plakën e me të verbrën në kurriz dhe me fëmijët e
saj ndër krahë. Po ai kryetari nuk do që ta lërë për tjetër punë. Ai ja ka vënë synë sime
reje.
-Si?
-Dëgjo, o bir: kur i vardisej beu nuses ose çupës, s‟i ikej dot, se beu asokohe ishte i rëndë
dhe krahun e kish të gjatë e s‟kishte kush t‟ja priste. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I,
fq. 340)
I hardly expect him to set the Thames on fire; but I hope his mother will never have
reason to be ashamed of him. (James Main Dixson, English idioms, fq. 218)
The dozen men at the table, representing a thousand dollars an hour in salaries, sat
stunned. Far down by the door one of the studio police caught wind of what was
happening and started to elbow through the cooked room. And Big Jack Wilson, another
director, was on his feet in an instant coming round the table. (F. Scott Fitzgerald, The
Patt Hobby stories, fq. 27)
“Well,” I exclaimed, using an expression of the district, “that caps the globe,
however”. (James Main Dixson, English idioms, fq. 43)
Këto njësi frazeologjike nuk kanë togfjalësha të lirë gjegjës kuptimi i drejtpërdrejtë i
të cilëve mund të ndikonte në gjetjen e kuptimit tërësor të njësisë frazeologjike.
Një grup tjetër njësish frazeologjike të pamotivueshme e përbëjnë ato që rrjedhin nga
ngjarje të ndryshme historike, anekdota apo ndodhi të cilave duhet t‟u referohemi sot për
të zbuluar origjinën e këtyre njësive. Vlen të përmendim njësi si:
i bie legenit
iu bë ferra Brahim
i lau duart
i bie më qafë
e mori më qafë
Mund të ndodhë në disa raste që ngjarja nga e cila një njësi ka rrjedhur i ka humbur
gjurmët e saj:
-Mirë, asaj mos i bjer shumë më qafë, se ka pesë çiliminj, të gjithë të papërkëmbur,
dy i ka binjakë.
-Unë t‟i bie asaj më qafë? Uf, më i rëntë i sotmi rrëzë veshit! Dëgjomë, o Shëndaum i
argjëndë! Hidh një gur nga lart e çaja më dysh kokën sime reje! Zgjat dorën e hiqja
veshët hoputë! (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 417)
Por, medet, asaj dite lumi e teproi në ca gjëra. Jo për ujqit, gjerpërinjtë e dhelprat, as
për gomarë e zi, as për magazen e beut, po mori më qafë edhe shpirtra foshnjash e grash
pa faj. Këto ishin nga dera e Ndrios, një plak i gjatë, eshtërmadh, flokëbardhë, që s‟i
bënte keq njeriu. Dikur kish qenë bujk, po që kur ja kish marrë arat beu, qe bërë
qerrexhi: shkonte e mbante bar nga luadhet e Sovjanit e të Velitërnës (të beut edhe këto)
edhe ua sillte hanave.(Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 204)
Në anglishte, shumë njësi frazeologjike e kanë prejardhjen nga ngjarje apo ndodhi të
ndryshme:
171
Njësia frazeologjike “eat crow” me kuptimin “bëj diçka të pakëndshme” përbëhet nga
dy gjymtyrë “ha” dhe “korb”. Korbi ka qenë gjithnjë simbol i luftës duke filluar që nga
poema “Hudibras” (1663) e Samuel Butler:
“If not, resolve before we go
That you and I must pull a crow”.
E njëjta ide shprehet edhe tek Comedy of Errors, akti iii:
“We‟ll pluck a crow together”.
Vetë njësia mendohet se e ka origjinën në kampin e luftës. Ngjarja, nga ku e ka
pikënisjen kjo njësi frazeologjike, lidhet me një ushtar të thjeshtë që i përkiste regjimentit
të Pensilvanisë, i cili u nis për gjueti. Fatkeqësisht, aty vrau një korb të butë që i përkiste
një fermeri, i cili u shfaq menjëherë pasi zogu u vra. Gjuetari i pafat e kishte mbështetur
mushqetën tek një pemë. Fermeri, pasi e mori mushqetën, ia drejtoi gjuetarit duke e
kërcënuar, “Haje atë korb, ose përndryshe do të vdesësh”. I pashpresë, gjuetari filloi të
hante atë ushqim të shpifur. Fermeri pak më i zbutur i tha “Shumë mirë; urdhëro, merre
armën dhe largohu”. Ushtari, sapo e mori mushqetën në dorë ia drejtoi fermerit, duke e
kërcënuar: “Tani, haje pjesën tjetër të korbit ose të qëllova”. Pa asnjë rrugëzgjidhje,
mbaroi dhe ajo punë. Brenda pak ditësh fermeri pati rastin të vizitonte kampin ku rrinte
ushtari, dhe ky i fundit e njohu menjëherë. Një oficer e pyeti fermerin “E njeh atë njeri?”
“Ah, po,” u përgjigj fermeri. “javën e kaluar drekuam së bashku”.
(New York Correspondent “Troy Times”/James M. Dixson, fq. 63)
Njësitë frazeologjike foljore të pamotivueshme ose idiomat, siç i quajtëm më lart, jo
vetëm që lidhen me një ngjarje a ndodhi por shprehin gjithashtu veçoritë kombëtare të
gjuhës, gjë që duket në vetë sistemin e veçantë të lidhjes së fjalëve me njëra tjetrën si dhe
të formës së ngurtësuar të tyre, gjë që nuk mund të përçohet apo ruhet gjatë përkthimit të
tyre në një gjuhë tjetër. Vetë çështja e motivimit ndikon së tepërmi në procesin e
përkthimit të njësive frazeologjike nga një gjuhë në tjetrën. Duke qenë se njësitë
frazeologjike ndërtohen mbi bazat e sistemit konceptor bën që përkthimi i tyre nuk mund
të bëhet ad litteram ose fjalë për fjalë.
4.2. Njësi frazeologjike foljore të motivueshme
Njësitë frazeologjike të motivueshme janë konsideruar si më të zbërthyeshme nga ana
kuptimore. Ato janë të analizueshme dhe secila nga gjymtyrët e njësisë frazeologjike
mund të përdoret për t‟ju referuar referentit idiomatik. Gjymtyrët e këtyre njësive mund
të përdoren si mjet supozimi për të shfrytëzuar lidhjet analogjike dhe metonimike që ato
formojnë me njëra-tjetrën. Këtu bëjnë pjesë dy mekanizma115
: së pari, ndarja në pjesë e
gjymtyrëve dhe së dyti, ndërtimi i kuptimit nga pjesët përbërëse. Kjo përbën thelbin e
procesit të motivimit të njësive frazeologjike.
Mbështetësit e teorisë konjitive mendojnë se kuptimet e figurshme të njësive
motivohen nga njohuritë e ligjëruesit në lidhje me metaforat konceptore. Janë këto
metafora që formojnë pjesë të lidhjes midis një njësie frazeologjike dhe kuptimit të saj të
115
Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.
Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,
fq. 37
172
figurshëm dhe kufizojnë mënyrën se si njerëzit i kuptojnë njësitë frazeologjike ose se si
njerëzit formojnë imazhe mendore të tyre. Sipas kësaj pikëpamjeje, motivimi metaforik i
njësive frazeologjike është rrënjosur në nivelin e këtyre strukturave konceptore dhe jo në
lidhjen midis kuptimit të fjalëve. Motivimi është në nivelin konceptor e jo në atë
leksikor116
. Kjo do të thotë se shumë njësi frazeologjike janë produkte të sistemit
konceptor dhe jo thjesht të lidhura me sistemin gjuhësor.
Për ta bërë më të qartë këtë po marrim disa shembuj. Njësia frazeologjike “nxjerr tym
(nga koka)” mund të jetë e motivueshme vetëm nëse arrijmë të gjejmë një lidhje midis
gjymtyrëve “nxjerr” dhe “tym” me referentët e figurshëm “shpreh” dhe “zemërim”. Është
e qartë se lidhja midis gjymtyrëve të njësisë frazeologjike dhe referentëve të saj të
figurshëm nuk është arbitrare, por e bazuar tek skicat metaforike aktive që bëjnë lidhjen
ndërmjet fushave burimore dhe atyre qëllimore që ndërtojnë pjesën më të madhe të
përvojave njerëzore.
Shpeshherë, gjuhët motivohen nga të njëjtat metafora konceptore; “nxjerr tym” në
shqipe dhe “let off steam” në anglishte përbëhen nga gjymtyrë që i përkasin të njëjtës
fushë semantike: „nxjerr‟dhe „let off‟ si dhe „tym‟ dhe „avull‟ që do të thotë se të dyja
njësitë janë të motivueshme nga e njëjta metaforë konceptore që ka të bëjë me „shprehjen
e ndjenjës së zemërimit në mënyrën më të fuqishme të saj‟. Në të njëjtën mënyrë, edhe
lidhja ndërmjet vetë gjymtyrëve të njësive frazeologjike „tym‟ dhe „steam‟ me referentin e
figurshëm „zemërim‟ si fjalë të të njëjtës fushë semantike, ku referenti „zemërim‟ mund të
kuptohet vetëm metaforikisht si „nxehtësi apo presion i brendshëm gati për të shpërthyer‟.
Një tjetër mekanizëm konjitiv që shërben për të shpjeguar kuptimin e njësive
frazeologjike është dhe metonimia. Ajo mund të përkufizohet si një mjet që vendos
lidhjet midis njësive që ekzistojnë në një strukturë të dhënë konceptore. Shpesh, për të
gjetur këto lidhje që ekzistojnë ndërmjet gjymtyrëve të një njësie dhe referentëve të saj të
figurshëm mund t‟i referohemi përvojave tona. Këto përvoja mund të na ndihmojnë të
kuptojmë që tek njësitë frazeologjike “ia nxiu faqen” në shqipe dhe “lose face” në
anglishte, shprehja e fytyrës tregon shumë për ndjenjat e një individi. Mirëpo këto njohuri
mund të mos jenë të mjaftueshme për të gjetur kuptimin e një njësie frazeologjike. Duke
u bazuar në metoniminë ku “faqe” qëndron për „respekt‟, atëherë mund të shohim se
kuptimi i të dy njësive ka të bëjë me „humbjen e respektit‟ dhe „turpërimin apo
poshtërimin e individit‟. Në këtë rast, është i njëjti mekanizëm konjitiv që motivon njësitë
frazeologjike foljore në të dyja gjuhët.
Mjaft shpesh, motivimi i njësive frazeologjike nuk realizohet vetëm me ndihmën e
një burimi, vetëm me anë të njohurive të përgjithshme që mund të zotërojmë apo vetëm
me shpjegimin e tyre me anë të mekanizmave konjitivë. Mund të lindë nevoja apo
mundësia që motivimi të arrihet nga një kombinim i këtyre mekanizmave. Për të
motivuar njësitë frazeologjike “fut hundët” dhe “poke one‟s nose into something” duhet
bërë në fillim lidhja ndërmjet “hundët” dhe “nose” dhe të kuptimit të figurshëm të tyre
nëpërmjet metonimisë konceptore ku “„hundë‟ qëndron për njeriun”. Ajo që ka më tepër
rëndësi është lidhja ose shpjegimi i veprimit “fut” dhe “poke” me anë të metaforës
konceptore „bëhet i bezdisshëm duke u marrë me punët e tjetrit‟.
116
Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.
Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,
fq. 36
173
Shumë studime dhe eksperimente janë bërë për të zbuluar se si mund arrihet në
kuptimin e saktë të një njësie frazeologjike duke u nisur nga gjymtyrët përbërëse. Tre
burime117
mund të përdoren për të reduktuar numrin e kuptimeve të mundshme:
logjika e aktivitetit të përditshëm, pasi shumë akte komunikimi zhvillohen në situata të ndryshme shoqërore;
struktura e frazës leksikore;
njohja e faktit që shumë gjuhë kanë „leksema idiomatike‟, si take, put etj.
Njësitë frazeologjike foljore të motivueshme janë ndarë në dy grupe të mëdha:
Shumë njësi frazeologjike foljore rrjedhin dhe kanë paralele togfjalësha të lirë. Kështu, “i bie gjoksit me grusht” përdoret si togfjalësh i lirë :
Atë copë rrugë, që nga fqinji gjer në shtëpi, e kishte bërë duke u lëkundur sa andej-
këtej, duke qëndruar në çdo hap, duke i rënë gjoksit me grusht dhe duke thirrur: -Po! Ai,
ai qen! Ah, ç‟më bëri ai qen! Qentë e fshatit, sikur ta kishin dëgjuar emrin e tyre, zunë të
lehnin me të madhe. Piloja kishte qëndruar me duart hapur dhe shalët zbërthyer, thuajse
nuk e njihte atë rrugë. (Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. II, fq. 199)
dhe si njësi frazeologjike:
Pak më parë kishte plasur një grindje e re për radhën e ujit midis Tares të Velës e
djemve të Selmanit dhe kish lojtur shata e huri i gardhit. Qenë gjakosur ca koka. Kishin
hyrë e i kishin ndarë miqësia, ata që u donin të mirën. I ndanë, po nuk i pajtuan dot. Dhe
s‟dihet ç‟fill do të marrë puna më tej, ku ta dish se kur. S‟është çudi që me kohë e mot të
flasë edhe dyfegu, se që të dy palët janë gjaknxehtë, të rrëmbyer e i bien gjoksit me
grusht: - “Dale, pa ke për të parë!” (Mitrush Kuteli, Tregime të zgjedhura, fq. 247)
Togfjalëshi i lirë ka marrë një kuptim të ri të figurshëm, “mburrem për diçka”, pa u
bazuar tek kuptimi i gjymtyrëve të tij veçmas. Një zhvillim i tillë kuptimor nga
togfjalëshi i lirë në njësi frazeologjike mund t‟i lejojë çdokujt t‟u japë togfjalëshave të lirë
një kuptim të ri të figurshëm dhe t‟i përdorë në përputhje me kërkesat e bisedës në
ligjërim.
Grupin e dytë e përbëjnë ato njësi frazeologjike foljore të motivueshme që ndërtohen nga një gjymtyrë foljore me kuptim të figurshëm dhe një gjymtyrë
emërore me kuptim të drejtpërdrejtë. Këto janë zakonisht folje të përdorimit të
shpeshtë, të cilat nuk e ruajnë kuptimin e tyre të mirëfilltë, si: bëj, dal, marr,
hedh, zë etj.
Moj nuse e Genthit, kam kohë që vras mendjen të gdhend një shtatore të zonjës
Premë, asaj që na fal dhurata begatore të verës dhe vjeshtës. Artana topolake u skuq.
Dolën në oborr, hynë një çast në shtëpinë e bardhë me shtylla për të përshëndetur të
117
Cacciari, C. (1993): “The place of idioms in a literal and metaphorical world”, tek C. Cacciari & P.
Tabossi, “Idioms: Processing, structure and interpretation”, Hillsdale, NJ: Lawrence Erlbaum, vep. e cituar,
fq. 37
174
shoqen e Batunit, Dashën e bukur atintane, që ai e kish sjellë nga Orikosi i largët, buzë
detit, dhe për t‟u hedhur një sy shtatoreve e busteve të gurtë, pastaj shkuan. (Mitrush
Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 110)
-Ç‟bëje ashtu, ti, Paci? Nuk e di se deti ka sy të keq? Të merr mendtë e të mbyt! … -
tha Kiu. -Po ai ka sy aq të bukur e të pastër sa mund të shikosh në fund të tij!... – tha
Paci.
-Sytë e thellë janë magjistarë dhe deti, Paci, është magjistari më i pabesë që mund të
bëhet. Të duket i butë, po, kur zemërohet, të merr shpirtin dhe të kthen kufomën. Sa e sa
veta i ka marrë më qafë me bukurinë dhe magjinë e tij… ata kanë lënë tokën dhe janë
mbytur në det. (Jakov Xoxa, Lulja e kripës së butë, fq. 130)
Ai s‟deshi ta zinte me gojë emrin. Ishte po ajo dorë që kishte bërë të ndriçonte
konstelacioni i yjeve partizane. Konstelacioni i yjeve i kujtoi Yllin dhe atij i erdhën në
mend fjalët që i kishte thënë dikur, në mbledhjen e kryesisë:“Mos shiko nga shkon lumi,
vështro ku derdhet…”(Jakov Xoxa, Juga e bardhë, Vëll. I, fq. 127)
Disa prej këtyre njësive janë trajtuar si njësi frazeologjike në kufi të frazeologjisë
gjuhësore pasi gjymtyrët e tyre e ruajnë në një farë mënyre pavarësinë e tyre kuptimore:
Mos u mërzit xhaxho. Kjo s‟është fyerja e parë që bëjnë Hocët këtu në Vllahi. Këtë
punë na e lër neve, vllehëve, se do ta zgjidhim kur t‟i vijë radha. Mos harro se këtu ti ke
shumë shokë që do të ta marrin hakun. Vetëm bëj durim. Kështu tha Radu Llupu dhe u
ngrit e shkoi. (Mitrush Kuteli, Vepra letrare 3, fq. 409)
Tek njësia frazeologjike foljore “bëj durim”, folja “bëj” përdoret me kuptim të
figurshëm ndërsa gjymtyra emërore e ruan kuptimin që ka jashtë njësisë frazeologjike. Të
dyja gjymtyrët karakterizohen nga njësimi kuptimor por gjithësesi lidhja ndërmjet tyre
nuk është e fortë. Për këtë arsye ato trajtohen si raste kalimtare të pakristalizuara
përfundimisht118
. Kjo vërehet edhe në shembujt e mëposhtëm në anglishte:
“I dunno what to make of „im. Looks to me for all the world like an „alf-tame
leopard.” And every now and then a Forsyte would come up, sidle round and take a look
at him. Her figure swayed, so balanced that that the very air seemed to set it moving.
There was warmth, but little colour, in her cheeks, her large, dark eyes were soft. (John
Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 8)
“Well, he takes good care of himself. I can‟t afford to take the care of myself that he
does.” Nor was it easy to say which, of admiration, envy, or contempt was dominant in
that remark. (John Galsworthy, The Forsyte Saga, fq. 9)
Whether or no James had cherished hopes of an inheritance, or of something rather
distinguished to be found down there, he came back to town in a poor way, and went
about with a pathetic attempt at making the best of a bad job. (John Galsworthy, The
Forsyte Saga, fq. 15)
118
Thomai, J. (2002): Leksikologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: Shtëpia botuese e librit universitar, fq. 203
175
Gjymtyrët foljore janë të zbehura kuptimisht duke marrë rolin e një foljeje ndihmëse.
Për këtë arsye, disa prej këtyre njësive frazeologjike nuk përfshihen në fjalorë
frazeologjikë për shkak të afërsisë së tyre me togfjalëshat e lirë.
5. Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore sipas funksioneve ligjërimore
5.1. Njësi frazeologjike foljore të ligjërimit bisedor
Format gojore të të shprehurit kanë qenë gjithnjë format kryesore të komunikimit në
një gjuhë. Njësitë frazeologjike foljore kanë lindur dhe janë zhvilluar si pasojë e
rrethanave të ndryshme të komunikimit. Gjatë jetës së përditshme, në situata të ndryshme
të komunikimit njerëzor lind nevoja për të zhvilluar biseda të larmishme ku nuk synohet
ndonjë nivel abstraksioni. Vetë përmbajtja e bisedës vendos për format dhe për karakterin
e shprehjeve që hyjnë në të. Duke u nisur nga vetë natyra e njësive frazeologjike që hyjnë
në ligjërim si njësi të gatshme bën që ato të përshtaten dhe të bëjnë pjesë në çdo tip
bisede të ligjërimit të folur. Këto mund t‟i përkasin ligjërimit familjar, ligjërimit të
rasteve shoqërore, bisedave të përditshme që zhvillohen në ambjente të ndryshme si në
punë, shkollë, në treg, në vende argëtimi etj. Duke qenë se letërsia artistike e riprodhon
bisedën, ajo shërben si bazë kryesore për ilustrim në punimin tonë.
Njësitë frazeologjike të ligjërimit bisedor dallohen për gjymtyrë me tematikë të
larmishme, konkrete, me fjalë të jetës së përditshme me anë të të cilave jepen përshtypje,
shprehen ndjenjat, ironia, përbuzjet apo talljet në varësi të situatës. Një grup i gjerë
njësish frazeologjike ndërtohen me anë të foljeve që përdoren dendur në jetën e
përditshme, me temë të thjeshtë të cilat janë krijuar më herët në gjuhë. Në shqipe mund të
After a long illness, the old woman gave up the ghost. (Шнтова Л. Ф., Брускина Т.
Л., English idioms and phrasal verbs, fq. 73)
10. Përfundime
Prejardhja e njësive frazeologjike nga togfjalëshi i lirë bën që ato të krijojnë lidhje të ngjashme gramatikore me gjymtyrë të llojeve të ndryshme ashtu si dhe
togfjalëshi i lirë gjenetik. Për këtë arsye, vëmendje i kushtohet jo vetëm
gjymtyrës foljore që është vatra gramatikore e jo rrallë edhe leksikore e njësive
frazeologjike foljore por edhe gjymtyrës së dytë që mund të jetë emër, folje,
ndajfolje si dhe gjymtyrëve shërbyese si lidhëzat, parafjalët etj.
Klasifikimi i njësive frazeologjike foljore bëhet mbi bazën e parimeve të
ndryshme. Qëllimi kryesor është të nxjerrim në pah përkimet dhe ndryshimet që
ekzistojnë ndërmjet gjuhës shqipe dhe angleze. Për këtë mbahen parasysh tiparet
themelore që i veçojnë njësitë frazeologjike si njësi gjuhësore më vete.
Ndër tipat zotërues dhe më të larmishëm të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në anglishte është tipi i përbërë nga një “folje+emër”. Ai ndërtohet me anë të
foljeve që përdoren dendur në jetën e përditshme, me temë të thjeshtë të cilat janë
krijuar më herët në gjuhë dhe ruan lidhjet sintaksore të togfjalëshit të lirë burimor.
Tipat kalimtarë të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në anglishte edhe pse ruajnë karakterin frazeologjik ashtu si dhe njësitë e tjera frazeologjike
kategorizohen sipas kritereve që duhen respektuar për të vendosur kufijtë
ndërmjet frazeologjisë gjuhësore dhe njësive të afërta të qëndrueshme.
217
PËRFUNDIME
Nëpërmjet analizës përqasëse të njësive frazeologjike foljore në anglishte dhe në
shqipe jemi përpjekur të nxjerrim në pah tiparet e përbashkëta dhe veçoritë që i
karakterizon sistemet frazeologjike të dy gjuhëve. Gjatë punës kërkimore kemi patur
parasysh gjithnjë boshtin formë - përmbajtje, anë të cilat i kemi konkretizuar me anë të
tipareve kryesore të njësive frazeologjike që janë struktura e tyre prej togfjalëshi, njësimi
kuptimor, qëndrueshmëria dhe motivimi. Gjatë kësaj analize kemi vërejtur se përkimet në
shqipe dhe anglishte spikatin më tepër tek pikënisja e ndërtimit semantik të njësive
frazeologjike gjuhësore. Në të njëjtën mënyrë, spikatin edhe veçoritë e secilës gjuhë të
gërshetuara me kompleksin e veçorive jo vetëm gjuhësore por edhe veçorive kombëtare
të historisë së secilit popull në të gjitha aspektet e jetës së tij.
Si fillim i trajtuam njësitë frazeologjike foljore në aspektin teorik për të dhënë
këndvështrimet e shumta në lidhje me konceptin e frazeologjisë së gjuhës dhe vendit që
ajo zë ndërmjet fjalës dhe togfjalëshit, ndaj dhe bëmë një përpjekje teorike për
përcaktimin e kufijve ndërmjet tyre, lokucionit gramatikor dhe figurave letrare. Duhet
theksuar se teoritë e ndryshme të trajtimit të frazeologjisë nuk duhen parë si teori
konkurruese por si plotësuese të njëra tjetrës në trajtimin e njësive frazeologjike. Vlen të
përmendim dy më kryesoret, teoria tradicionale dhe ajo e gjuhësisë konjitive, të cilat
sjellin këndvështrime të ndryshme kryesisht në lidhje me aspektin semantik të
frazeologjisë gjuhësore. Sa më shumë hulumtojmë për natyrën komplekse të frazeologjisë
gjuhësore, aq më shumë të ngjarë ka që asnjë teori apo model i vetëm nuk mund të
shpjegojë të gjithë llojet e njësive frazeologjike që përfshihen në të.
Përqasja e njësive frazeologjike në shqipe dhe anglishte nxjerr në pah tiparet
bashkuese e veçuese të tyre me njësi të afërta në kuptim apo në strukturë me to, si fjala,
apo togfjalëshi. Trajtimi i togfjalëshit idiomatik si njësi e bashkuar është evidentuar prej
kohësh si problem sepse njësitë frazeologjike, mund të analizohen nga ana e kuptimit të
tyre të drejtpërdrejtë. Për njësitë frazeologjike që kanë një togfjalësh të lirë si ekuivalent
të tyre ekzistojnë dy kuptime: kuptimi i drejtpërdrejtë dhe kuptimi i figurshëm. Kriteri
semantik pranohet si kriter madhor për dallimin e njësive frazeologjike nga togjet e lira të
fjalëve. Togfjalëshat e lirë burimorë i nënshtrohen procesit të leksikalizimit, pra, kalimi i
tyre në togfjalësha frazeologjikë bëhet nëpërmjet shndërrimit të figurshëm të tyre.
Elementi „përmbajtje‟ kushtëzohet dukshëm nga ai „formë‟ tek njësitë frazeologjike
në anglishte e shqipe. Kjo ndodh ngaqë ato nuk krijohen gjatë ligjërimit, por hyjnë në të
si njësi të gatshme dhe shpeshherë në një trajtë të ngurosur. Përdorimi si njësi të gatshme
dhe uniteti i tyre semantik i bën njësitë frazeologjike të ngjashme me fjalën dhe
lokucionin gramatikor. Këto veçori bëjnë që njësitë frazeologjike të lidhen me fjalët e
tjera pa u zbërthyer vetë. Në përgjithësi, njësia frazeologjike hyn në fjali si një fjalë e
vetme dhe kryen funksionin e një gjymtyre të fjalisë, pra, atë të fjalës. Qëndrueshmëria
strukturore e gjymtyrëve dhe e togut frazeologjik në tërësi, ngurosja e gjymtyrëve si dhe
njësimi kuptimor e vë në emërues të përbashkët pjesën më të madhe të njësive
frazeologjike, si ato që e kanë burimin nga togjet e lira të fjalëve por edhe pjesën tjetër,
çka ndikon në pamundësinë e tyre për t‟u përkthyer fjalë për fjalë në një gjuhë tjetër.
218
Në veçanti, qëndrueshmëria, është tipar i togfjalëshave frazeologjikë të motivuar dhe
të pamotivuar dhe mbështetet në disa kufizime, si kufizimi në zëvendësimin e
gjymtyrëve, pamundësia e ndërfutjes së gjymtyrëve të tjera në strukturën e njësive
frazeologjike apo qëndrueshmëria gramatikore e tyre. Në të vërtetë, kriteri i
qëndrueshmërisë kritikohet si jo shumë i besueshëm në dallimin e njësive frazeologjike
nga togfjalëshat e lirë. Duhet theksuar se kufizime të tilla në strukturën e njësive
frazeologjike nuk ekzistojnë në çdo njësi në anglishte e shqipe. Variante të ndryshme të
njësive frazeologjike krijohen shpesh për qëllime stilistikore. Pikërisht, larmia e
varianteve dhe e formave të ndryshme të përdorimit të njësive frazeologjike janë të
rëndësishme për të përcaktuar identitetin e njësive frazeologjike.
Qëndrueshmëria e njësive frazeologjike mund të përcaktohet edhe nga niveli i
parashikueshmërisë së gjymtyrëve të tyre e cila është në shkallë të ndryshme në njësi të
ndryshme frazeologjike. E parë për nga mundësia e pranëvënies së gjymtyrëve të njësisë
frazeologjike pranë njëra-tjetrës e kthen kriterin e qëndrueshmërisë në një kriter të
besueshëm për të bërë dallimin ndërmjet togfjalëshave të qëndrueshëm dhe atyre të lirë.
Idiomatika ose motivimi është një tipar tjetër dallues i njësive frazeologjike. Shkalla e
motivimit është e ndryshme në njësi të ndryshme frazeologjike e cila varet nga lidhja
ndërmjet kuptimit të drejtpërdrejtë të gjymtyrëve të njësisë frazeologjike dhe kuptimit
tërësor të saj. Për të kuptuarit e lidhjes ndërmjet këtyre dy kuptimeve tek njësitë
frazeologjike në anglishte e shqipe sot vihen në përdorim mekanizma të tillë si metafora
dhe metonimia. Shembuj të ndryshëm vënë në pah se lidhja ndërmjet gjymtyrëve të
njësisë frazeologjike dhe referentëve të saj të figurshëm nuk është gjithnjë arbitrare siç
pretendohet nga teoria tradicionale lidhur me frazeologjinë. Shumë njësi frazeologjike
kanë një histori që mund të shpjegojë origjinën e kuptimit dhe të përdorimit të tyre. Nuk
është e vështirë të gjesh kuptimin metaforik të një njësie frazeologjike nëse njohim
ecurinë e zhvillimit të saj.
Ndër figurat letrare më të përmendura në gjetjen e origjinës së njësive frazeologjike
në anglishte dhe shqipe si dhe të kuptimit të tyre, krahas metonimisë, krahasimit,
personifikimit dhe hiperbolës është metafora. Metafora depërton në gjuhë aq sa e ka bërë
metaforik të menduarit njerëzor. Mënyra se si ne e konceptojmë botën rreth nesh bazohet
në perceptimet tona me anë të shqisave. Për të gjetur kuptimin e njësive frazeologjike,
sidomos të atyre që janë të motivueshme, duhet të bazohemi tek metaforat konceptore. Si
rrjedhim, pas analizës së korpusit, mund të thuhet që njësitë frazeologjike në anglishte
dhe shqipe bazohen tek të njëjtët mekanizma për të qartësuar shkallën e motivimit të tyre,
që arrihet si rrjedhojë e pranisë së koncepteve të njëjta metaforike që ngërthejnë të dyja
gjuhët.
Rëndësia e studimit të frazeologjisë gjuhësore qëndron jo vetëm për sa i përket anës
formale dhe semantike të saj por për zbulimin e disa perceptimeve të rëndësishme për
lidhjen ndërmjet gjuhës dhe të menduarit. Sipas teorisë së fundit të gjuhësisë konjitive,
gjuha dhe të menduarit, thellë-thellë, karakterizohen nga figurshmëria. Vetë të kuptuarit e
njësive gjuhësore në nivelin frazeologjik vërtetojnë procesin e vazhdueshëm të të
menduarit në mënyrë të figurshme. Njësitë frazeologjike nuk janë të kufizuara në gjuhën
e kulturës „popullore‟ por mund të gjenden në çdo sferë të jetës e të komunikimit. Në të
vërtetë, çfarë e bën përdorimin e tyre kaq mbresëlënës është mënyra se si ato përdorin
imagjinatën, i bëjnë kuptimet abstrakte më konkrete, shtojnë një pasuri kuptimesh tek
konceptet e thjeshta dhe në fund e bëjnë bisedën e thjeshtë më interesante. Ashtu si gjuha
219
e poezisë, këto njësi shprehin me pak fjalë atë që do të kërkonte më shumë fjalë për t‟u
shprehur me mënyra të tjera, por duke patur natyrën konvencionale, njësitë frazeologjike
nuk kërkojnë strategji krijuese komplekse si ato që nevojiten për gjuhën poetike.
Ndonëse teori të ndryshme shfaqin mendime të ndryshme në lidhje me frazeologjinë
gjuhësore duke i trajtuar njësitë frazeologjike herë si gjuhësore dhe herë si konceptore në
natyrë, mund të thuhet që njësitë frazeologjike lindin dhe zhvillohen brenda sistemit
gjuhësor. Ato krijojnë tipa strukturorë, të cilat nuk do të mund të formoheshin dhe të
funksiononin në kundërshtim me ligjet e brendshme të këtij sistemi. Gjatë përqasjes së
njësive frazeologjike në anglishte dhe shqipe vërejmë se prania e disa elementeve
formale, siç është lidhëza krahasuese, është tregues i ndryshimeve në strukturën e njësive
frazeologjike në të dyja gjuhët që çon në ndryshime semantike të tyre. Në shqipe, prania
e lidhëzës krahasuese ndryshe nga gjuha angleze e shpërbën njësinë dhe e kthen
komponentin pas saj thjesht në një gjymtyrë krahasimi për gjymtyrën e parë duke e
prishur njësimin kuptimor dhe rrjedhimisht e kthen togfjalëshin në një tog të lirë fjalësh.
Frazeologjia shihet edhe nga një kënd tjetër që është ai i funksionit të tyre në ligjërim.
Kur bëjmë fjalë për njësitë frazeologjike si ekuivalente të fjalëve nuk kemi parasysh që
ato janë të barazvlershme në të gjitha kuptimet me fjalët, por të barazvlershëm nga
funksioni i tyre si njësi gjuhësore. Krahas njësimit kuptimor, sot, në lidhje me
frazeologjinë flitet edhe për njësimin gramatikor, që do të thotë se pjesa e ligjëratës e
njësisë frazeologjikë i përket togfjalëshit si të tërë pavarësisht nga pjesa e ligjëratës të
cilës i përkasin gjymtyrët përbërëse. Prova e njësimit kuptimor dhe gramatikor është
njësimi funksional, pra, funksioni i tyre si njësi të vetme sintaksore.
Problematika e njësive frazeologjike foljore si objekt i këtij studimi është e
larmishme. Ajo lidhet me aspektin gjuhësor e jashtëgjuhësor të njësive frazeologjike. Për
të kuptuar strukturën e këtij lloji të larmishëm njësish frazeologjike që zënë vendin
kryesor për nga përdorimi brenda frazeologjisë gjuhësore duhen parë shumë faktorë që
lidhen në radhë të parë me gjymtyrën foljore, shkallën e idiomatizimit të saj, tipologjinë,
format paradigmore, trajtën e shkurtër përemërore si dhe lidhjet që kjo gjymtyrë e njësisë
frazeologjike krijon me gjymtyrë të tjera brenda ose jashtë strukturës së njësisë
frazeologjike. Natyra e veçantë e njësive frazeologjike është një tipar leksikor në një farë
mënyre, dhe kjo veçanti nuk duhet përsëritur për të gjitha format variante në të cilat
njësitë frazeologjike mund të shfaqen.
Për një vlerësim të shkallës së idiomatizimit formal të njësive frazeologjike me vlerë
foljore në anglishte e shqipe duhet të kemi parasysh gjymtyrën foljore dhe emërore si
pjesë të qenësishme të pjesës më të madhe të këtyre njësive. Këto gjymtyrë i nënshtrohen
si ndryshimeve të caktuara ashtu edhe ngurtësimit formal duke reflektuar shkallë të
ndryshme të idiomatizimit tek njësitë frazeologjike foljore. Kjo gjë vërehet edhe te
elemente të tjera joshënuese të cilat janë të domosdoshme për strukturën e këtyre njësive
siç janë parafjala dhe trajta e shkurtër përemërore në shqipe. Pavarësisht nga përjashtime
të caktuara, gjymtyra emërore në anglishte dhe shqipe është e ngurosur edhe në njësi të
tilla të cilat e kanë origjinën nga togfjalëshi i lirë. Në shqipe kjo vërehet qartë në njësitë
frazeologjike foljore që përmbajnë elemente arkaike dhe fjalë turke në strukturën e tyre.
Njësitë frazeologjike foljore me origjinë nga togfjalëshi i lirë kanë trashëguar nga ai
jo vetëm gjymtyrët por edhe lidhjen sintaksore ndërmjet tyre e cila duke u përforcuar
historikisht është kthyer në një lidhje të detyrueshme ndërmjet gjymtyrëve. Në të njëjtën
mënyrë, përgjithësisht edhe rendi i gjymtyrëve në të dyja gjuhët vjen në ditët e sotme në
220
formë të ngurtësuar. Njësi të caktuara ngurosen në formën pyetëse, vetëm në formën
mohore ose vetëm në formën pohore dhe në shqipe, shpeshherë për shkak të kërkesave të
stilit dhe të nevojës për përforcim emfatik ndodh ngurosja e tyre në një trajtë të caktuar
që ndryshon me atë të gjedhes fillestare siç është përdorimi i gjymtyrës foljore në
mënyrën dëshirore dhe cungimi i njërës gjymtyrë që është një dukuri e njëjtë në të dyja
gjuhët duke dëshmuar tiparin e përhershëm të njësive frazeologjike që është ngjyrimi
shprehës-emocionues, i cili përbën një nga qëllimet e përdorimit të tyre në ligjërim.
Ndërkohë, ndërfutja e elementeve kontekstuale ndodh në të njëjtën mënyrë në të dyja
gjuhët, si tek njësitë frazeologjike të motivueshme ashtu edhe tek njësitë frazeologjike të
pamotivueshme. Këto të fundit, të cilat janë më të ngurosura nga lidhja e brendshme
kuptimore nuk lejojnë në përgjithësi ndërfutje të elementeve kontekstuale. Në rast se kjo
ndodh nuk ndikon në kuptimin tërësor frazeologjik. Ndërfutja e një fjalie lidhore në
strukturën e njësive frazeologjike me vlerë foljore është më e kufizuar në shqipe, pasi
mund të çoj lehtësisht në ndryshime të thella të kuptimit të tyre. Në anglishte, ndërfutja e
saj është e mundur për njësi frazeologjike që lejojnë ndërfutjen e gjymtyrëve mbiemërore
duke mos prishur kuptimin frazeologjik.
Ngjashmëria për nga forma me togfjalëshin e lirë burimor është një faktor i
rëndësishëm që ndikon në lehtësinë e përcaktimit të kufijve formalë, kufirit nistor dhe
fundor të njësive frazeologjike foljore në anglishte dhe shqipe. Prania e formave të
ndryshme të foljes si dhe përdorimi i trajtës së shkurtër si pjesë e gjymtyrës foljore në
strukturën e njësive frazeologjike foljore të gjuhës shqipe bën ndryshimin jo vetëm në
kufijtë formalë por si rrjedhim edhe në strukturën e njësive frazeologjike në shqipe.
Sigurisht që përcaktimi i kufirit nistor dhe fundor të njësive frazeologjike foljore është
me rëndësi për çështjen e identifikimit strukturor të tyre, për përcaktimin e numrit të
gjymtyrëve, për dallimin e gjymtyrëve përbërëse nga ato fakultative apo kontekstuale, për
renditjen e këtyre njësive në fjalor dhe në dallimin e kategorisë leksiko-gramatikore të
tyre.
Korpusi i lidhjeve leksiko-sintaksore të njësive frazeologjike foljore në shqipe dhe në
anglishte është shumë i gjerë. Studimi i tij duhet bërë për të gjitha njësitë frazeologjike
duke shqyrtuar raportet e brendshme e të jashtme, fjalët drejtuese, referentin, gjymtyrët
fakultative dhe kontekstuale. Qëllimi i këtij procesi është qartësimi i kuptimit të këtyre
njësive, dallimi i tyre nga njëra tjetra si dhe raportet gramatikore që krijojnë ato me
gjymtyrë të tjera brenda fjalisë. Ndonëse në një pjesë të mirë të rasteve kemi të bëjmë me
njësi frazeologjike të pandashme nga ana sintaksore zëvendësimi i fjalëve drejtuese me
elemente të tjera, inversioni, ndërfutja e elementeve të pandryshueshme si dhe diateza
pësore janë tregues të ndarjes së njësive frazeologjike sintaktikisht. Rol të rëndësishëm në
procesin e dallimit të raporteve të gjymtyrëve është konteksti gjuhësor ku përdoret njësia
frazeologjike.
Edhe pse tipar i përgjithshëm i njësive frazeologjike është ngurosja formale, një pjesë
e madhe e tyre kanë jo vetëm disa forma përdorimi por edhe variante të ndryshme të cilat
evidentohen me përcaktimin e trajtës përfaqësuese të tyre. Variantet e ndryshme
leksikore, gramatikore, sasiore, fonetike dhe gjeografike pasqyrojnë shumë qartë shkallën
e qëndrueshmërisë tek njësitë frazeologjike me vlerë foljore. Duke qenë se
qëndrueshmëria kuptimore lidhet ngushtë me atë strukturore mund të thuhet se sa më pak
e qëndrueshme të jetë një njësi frazeologjike, pra sa më i motivuar të jetë kuptimi i saj aq
më e ulët është qëndrueshmëria strukturore. Në thelb të motivimit të frazeologjisë
221
qëndron përdorimi i figurave letrare të cilat bëjnë lidhjen konceptore të njësive
frazeologjike me realitetin. Kjo shpjegon se pse ekzistojnë përkime midis gjuhësh krejt të
ndryshme.
Çështja e natyrës së lidhjes midis kuptimit të mirëfilltë dhe atij të figurshëm ka të bëjë
me çështjen e përgjithshme të motivimit të njësive frazeologjike. Shkëputja e dukshme
ndërmjet kuptimit të drejtpërdrejtë dhe atij frazeologjik vjen nga fakti që lidhja është e
rrënjosur në historinë e gjuhës dhe në kulturë. Duke qenë se një pjesë e mirë e njësive
frazeologjike janë të mbështetura në metaforat konceptore të cilat ndikojnë dhe motivojnë
kuptimin frazeologjik të tyre mund të themi që vetë motivimi është në nivelin konceptor
dhe jo leksikor. Pra, ndryshe nga koncepti i njohur që kuptimi i drejtpërdrejtë i një njësie
frazeologjike është kuptimi i gjymtyrëve të saj, shumë njësi kanë kuptime tërësore që
bazohen vetëm në kuptimin e figurshëm të gjymtyrëve. Është shumë e rëndësishme të
theksojmë që kuptimet e pavarura që kanë gjymtyrët përbërëse që kontribuojnë në
kuptimin tërësor të njësisë frazeologjike nuk janë domosdoshmërisht kuptimet e tyre të
mirëfillta.
Çështje tjetër me rëndësi jo vetëm nga ana shkencore por edhe për një studim
objektiv, të plotë e sistematik si dhe të një natyre praktike është ajo e klasifikimit të
njësive frazeologjike foljore, të cilës i është kushtuar një hapësirë më e madhe në këtë
punim. Për këtë klasifikim kemi kapur aspekte të ndryshme në trajtimin e tyre që i
kapërcen kufijtë formalo-strukturorë të njësive frazeologjike duke kërkuar të dhëna të
tjera mbi marrëdhëniet sintaksore të gjymtyrëve, veçoritë leksiko-gramatikore të tyre,
mundësitë e motivimit dhe të përdorimit të tyre sipas funksioneve të ndryshme
ligjërimore si dhe duke sjellë një klasifikim krejt të veçantë të njësive frazeologjike
foljore në bazë të gjurmimit historiko-shoqëror të origjinës së tyre.
Në ndërtimin formal, mund të gjejmë përkime në gjuhën shqipe dhe angleze
veçanërisht në tipin „folje + emër‟, i cili përbën tipin me përdorim më të dendur në të dyja
gjuhët. Tipi i njësive frazeologjike të formuar si rezultat i shndërrimit të një togfjalëshi të
lirë në njësi frazeologjike; ndërtimi i njësive frazeologjike me folje të përdorimit të
përditshëm si dhe me fjalë që emërtojnë pjesë të trupit janë tregues të analogjive
tipologjike të njësive frazeologjike me vlerë foljore në shqipe dhe në anglishte. Këto
përkime nxjerrin në pah anën e brendshme të gjuhës që shpeshherë gjatë studimit ndeshet
me anën tjetër, atë që bën ndryshimin ndërmjet gjuhëve duke reflektuar ndikimin e
faktorëve jashtëgjuhësorë në gjuhë. Kjo sjell mospërputhje në njësi të veçanta, që janë
kryesisht të natyrës leksikore, dhe që reflektojnë krijime vetjake të secilit popull.
Siç mund të vërehet gjatë këtij punimi, veçantia e njësive frazeologjike qëndron në
faktin që ndryshe nga njësitë e tjera gjuhësore, ato shprehin atë që është e pamundur të
shprehet me mjete të tjera. Sidoqoftë, vlera e tyre shënuese nuk mund të merret e veçuar
nga vlera e përhershme shprehëse që mbartin njësitë frazeologjike. Ato përbëjnë një
thesar të çmueshëm të krijimtarisë së një populli i cili përcillet brez pas brezi pa e humbur
këtë vlerë. Kjo vërehet që në shndërrimin e figurshëm të togfjalëshit të lirë në njësi
frazeologjike dhe vijon me përdorimin e njësive frazeologjike në ligjërimin e folur dhe
atë të shkruar. Vlera shprehëse e njësive frazeologjike qëndron në pasurimin e gjuhës me
mjete shprehëse dhe stilistike duke krijuar mundësi të reja të të shprehurit. Kështu, njësitë
frazeologjike nuk përdoren vetëm në prozë por shpeshherë edhe në poezi duke
indentifikuar stilin e një autori.
222
Ngjyrimi emocional i njësive frazeologjike lidhet si me kuptimin edhe me anën
strukturore të tyre. Njësitë frazeologjike pësojnë ndryshime në formë për t‟ju përshtatur
kontekstit dhe stilit të autorit duke u përdorur në gjini dhe në ligjërime të ndryshme.
Variante të ndryshme të të njëjtës njësi frazeologjike mund të përdoren nga autorë të
ndryshëm si krijime vetjake duke luajtur herë me kuptimin e drejtpërdrejtë dhe herë me
kuptimin e figurshëm të njësisë frazeologjike. Me fjalë të tjera, çdo autor apo pjesëmarrës
në bisedë përdor mjetet gjuhësore për të përcjellë një informacion në përputhje me
qëllimin e bisedës apo të një vepre të një gjinie të caktuar. Ngjyrimi kuptimor e
emocional krijon kufizime në përdorim. Njësia frazeologjike për vetë natyrën e saj ka më
tepër përdorim në ligjërimin bisedor si dhe në atë të shkujdesur dhe një numër i vogël e
kalon këtë prag për të hyrë në përdorim në lloje të tjera ligjërimesh apo tekstesh.
Faktorët jashtëgjuhësorë ndikojnë në zhvillimin e dukurive të reja gjuhësore,
ndryshimin e tipareve të njësive gjuhësore dhe pasurimin e tyre me elemente të reja.
Ndërthurja e mjeteve gjuhësore me elemente që lidhen me etnografinë dhe kulturën e një
populli pasqyrohet në shumë njësi gjuhësore, përfshirë edhe ato frazeologjike, të cilat më
vonë hyjnë gjerësisht në ligjërim pasi i janë nënshtruar rregullave të sistemit të gjuhës.
Gjuha si produkt i një bashkësie pasqyron veçantitë e saj që lidhen me zakone të
ndryshme të individëve që mund të lidhen me ushqyerjen, mënyrën e festimeve, me
luftimin, me urimet në ndodhi të ndryshme etj.
Natyrisht që për të mësuar më shumë rreth origjinës së njësive frazeologjike, historive
apo ngjarjeve që lidhen me krijimin e tyre është i nevojshëm një studim diakronik i
kushteve në të cilat lindën këto njësi frazeologjike. Studimi diakronik i të dhënave
historike – shoqërore të njësive frazeologjike shoqëruar me vëzhgime gjuhësore nxjerrin
në pah jo vetëm mënyrën e formimit të njësive frazeologjike, kuptimin e tyre të motivuar,
shtratin dialektor por edhe ndryshimet që kanë pësuar ato ndër vite apo shekuj. Njësitë
frazeologjike dëshmohen që në shkrimet e hershme në shqipe që nisin me “Mesharin” e
Gjon Buzukut.
Pjesa më e madhe e njësive frazeologjike e kanë burimin tek gjuha e popullit. Këto
shprehje pasqyrojnë veçantitë e gjuhës së një vendi, psikologjinë dhe mendësinë e një
populli që do të thotë se nuk mund të përkthehen fjalë për fjalë në një gjuhë tjetër.
Ndërtimi i këtyre njësive me sende e dukuri të jetës së përditshme, motivimi i tyre nga
koncepte të ndryshme metaforike dhe gjithashtu mbështetja në krahasime me dukuri të
ndryshme së bashku me ndërthurjen e tyre me elemente të veçanta të sistemit të një gjuhe
siç janë përdorimi i tyre në formën dëshirore, në urime apo mallkime me fjalë ose
variante dialektore sjellin krijime njësish të veçanta mbartëse të një apo të disa
elementeve së bashku.
Gërshetimi i të dhënave gjuhësore dhe jashtëgjuhësore hedh dritë mbi të gjitha
modelet e njësive frazeologjike, mënyrën e krijimit të tyre, veçantitë gjuhësore, historike
dhe kulturore të secilit popull. Zbulimi i tyre bën të mundur klasifikimin e një larmie të
madhe strukturash formale dhe semantike që kemi mbledhur me anë të korpusit që
përfaqëson më së miri fondin e gjerë të frazeologjisë gjuhësore.
Gjatë punës vumë re se, përveç thelbit gjuhësor, mjaft i rëndësishëm është edhe thelbi
jashtëgjuhësor gjatë trajtimit të njësive frazeologjike. Rol të rëndësishëm luajnë këtu
historia e zhvillimit shoqëror, kushtet e jetesës, psikologjia dhe mënyra e të menduarit e
njerëzve. Burimi kryesor i frazeologjisë është ai popullor, ndaj edhe elementi konotativ
223
është një element thelbësor i përmbajtjes së tyre. Ato shprehin vlerësimin dhe synimin e
folësit, qëndrimin dhe ndjenjat e tij në lidhje me një situatë të dhënë. Të gjitha këto
përbëjnë një sistem të ndërlikuar marrëdhëniesh me realitetin që realizohet nëpërmjet
shndërrimit të togfjalëshit të lirë në një togfjalësh të qëndrueshëm frazeologjik me anë të
figurave letrare që qëndrojnë në thelb të motivimit dhe të shprehësisë së tyre.
Gjuha angleze dhe shqipe ashtu si të gjitha gjuhët e gjalla janë sisteme komunikimi
për veprim dhe zhvillim në shërbim të nevojave të ndryshme dhe të larmishme të
bashkësive që i përdorin ato. Me ndryshimin e këtyre nevojave priret edhe gjuha të
ndryshojë, për t‟iu përgjigjur drejt kushteve të reja. Jemi të mendimit se në vlerësimin e
ndryshimit gjuhësor duhet të mbështetemi në funksionet themelore, që duhet të plotësojë
gjuha në shoqërinë që e përdor atë.
Raporti midis gjuhës dhe kulturës duket shumë i ndërlikuar. Kufijtë politikë në
shumicën e rasteve nuk përputhen me kufijtë gjuhësorë, megjithëse i njohim njëfarë
efektshmërie përfytyrimit të një shoqërie gjuhësore të mbyllur, mund të ketë përbashkësi
kulturore te klasa të ndryshme në vende të ndryshme. Pra, mund të thuhet se midis dy
shoqërive çfarëdo mund të ketë kryqëzime pak a shumë të theksuara. Por ka gjithashtu
mundësi që tipare të caktuara të gjenden në kulturën e të gjitha shoqërive.
Krijimi dhe përdorimi i njësive frazeologjike foljore nuk është i rastësishëm në gjuhë.
Ato përbëjnë një sistem të veçantë i cili karakterizohet nga rregullsi formimi dhe
zhvillimi ashtu si çdo njësi gjuhësore. Duke qenë një tip produktiv ato nuk mund t‟i
shmangen zhvillimit të brendshëm të gjuhës. Rol frazeo-formues e kuptimdallues tek
njësitë frazeologjike foljore kanë si elementet formale leksikore ashtu edhe elementet
morfologjike si fjalët shërbyese, kategoritë gramatikore të rasës, numrit, trajtës, vetës etj.;
ndër të tjera edhe format gramatikore arkaike, ngurosja e disa formave të fjalëve;
marrëdhëniet brendafrazeologjike si dhe lidhja e njësisë frazeologjike me fjalë të tjera
brenda fjalisë që vendoset me anë të gjymtyrëve drejtuese, fakultative apo të
mikrokontekstit frazeologjik.
Të gjithë elementet e sipërpërmendura kërkojnë një vëmendje të veçantë për të
kuptuar proceset e brendshme dhe tendencat e zhvillimit kuptimor gjatë kalimit nga
semantema në realizimin e kuptimit frazeologjik. Ato shprehin të veçantën e sistemit të
një gjuhe dhe të kushteve të zhvillimit të sistemit të saj. Ndaj dhe shumë prej përkimeve
ndërmjet gjuhësh duhen parë si vetëzhvillim i mjeteve të gjuhës dhe jo gjithnjë si
huazime ndërgjuhësore. Duke e kuptuar rëndësinë e tyre, mund të konkludojmë që kjo
lëndë gjuhësore mund të shërbejë si pikënisje për studime e kërkime të mëtejshme e më
të thelluara shkencore në këtë drejtim.
Fusha e frazeologjisë është një burim i pashtershëm mjetesh shprehëse. Vëllimi i saj
zgjerohet çdo ditë si me njësi të tjera ashtu edhe me kuptime dhe përdorime të tjera.
Frazeologjia i ngjan një galerie arti ku mblidhen skica të gjalla dhe tërheqëse të zakoneve
dhe traditave të një vendi, të historisë dhe të shkuarës së tij, pjesë të këngëve popullore
dhe të përrallave. Ajo përbën shtresën me më shumë ngjyra të fjalorit me burim kryesisht
nga thellësia e gjuhës së vetë popullit si dhe ku ruhen shprehje nga shkrimtarë e poetë të
mëdhenj. Në këtë mënyrë, ato do të jenë gjithnjë objekt studimi sistematik i parë gjithnjë
si pjesë e zhvillimit shoqëror, kulturor dhe gjuhësor.
Pas të gjitha leximeve dhe kërkimeve që kemi bërë, mund të themi se ky punim sjell një
këndvështrim të ri të trajtimit të njësive frazeologjike foljore brenda fushës së
224
frazeologjisë gjuhësore. Theksojmë se ky studim përqasës i njësive frazeologjike foljore
në anglishte dhe në shqipe, edhe pse nuk pretendojmë të jetë kurrësesi shterrues, përbën
përçapjet e para të trajtimit të frazeologjisë foljore në një studim të vetëm ndërgjuhësor.
225
BIBLIOGRAFI
FJALORË:
COURTNEY, Rosemary (1983): Longman Dictionary of Phrasal verbs. Longman Group
Limited.
COWIE, A.P./MACKIN, R. (1975): Oxford dictionary of current idiomatic English.
Oxford: Oxford University Press.
JASHARI, Ali (2007): Fjalor me shprehje të huazuara në gjuhën shqipe”, Tiranë: Botimet
“Dudaj”.
SEIDL, Jennifer/MCMORDIE, W. (1978): English idioms and how to use them. Oxford:
Oxford University Press.
SPEARS, Richard, A. (2000): NTC‟s American Idioms Dictionary, NTC‟s Publishing
Group.
SPEARS, Richard, A. (2005): McGraw – Hill‟s Dictionary of American Idioms, The