Top Banner
Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes ! Jeton 75 vjetorin dhe është nga gjeologët më të vjetër në fushën e naftës, siç e shihni në gjendje shumë të mirë shendetësore, i cili edhe sot, nuk mund të rrijë mbyllur në shtëpi por e gjen vazhdimisht në lëvizje, të preokupuar sa për problemet shoqërore, për problemet e zhvillimeve politike brenda e jashtë vendit, edhe më shumë për sukseset dhe dështimet në naftë, i gatshëm për të angazhuar maksimumin e aftësive fizike dhe intelektuale për zgjidhjen e problemeve të kohës. Besoj se e mbani mënd gjallërinë dhe aftësinë në drejtimin e seancave të gjeologjisë së naftës në Kongresin e 8- të BSHGJI, dhe diskutimet pasionante. Me plot gojën, mund të themi se është shprehësi i gjallë i aftësive të gjeologëve në përgjithësi, që shfaqen mjaft aktivë dhe militantë të saj që të kënaqur për atë që kanë arritur, luftojnë për t’i “vjelë” ditës, maksimumin e vlerës “jetë”. Me sa duket, natyra favorizon vetëm këta njerëz që shprehin pikërisht këtë vullnet të veçantë. Unë nuk bëj thjesht vetëm detyrën time funksionale duke marrë përsipër të mbaj këtë fjalë. Është më shumë se kaq, pasi mund të jem nga të paktët këtu që e kam pasur pedagog në Teknikumin e Naftës në Kuçovë qysh në vitin 1959, pastaj kam pasur fatin ta kem pedagog në Fakultet dhe më pas koleg pune dhe drejtues në Institutin e Naftës dhe Gazit në Fier. Dhe për ta ditur Ju, e mbaj mend gjithmonë më këmbë, në lëvizje, pasionant, nga goja e të cilit nuk u dëgjua kurrë fjala “mos na hap probleme ”. Përballoi me dinjitet gjithçka që i kërkoi dhe i përplasi jeta deri edhe lajthitjet e kolegëve të tij të politizuar, që e larguan nga Fakulteti, ose që e ngarkuan me përgjegjësitë e punëve të mbrapshta të tyre. Profesori nuk u ankua, edhe kur në moshën 57 vjeçare, në kulm të potencialit intelektual me gjithë atë përvojë mësimore kërkimore dhe projektuese, u shkëput nga puna pasi arriti moshën e pensionit. Gjithshka e ka pritur natyrshëm pa pretenduar shkeljen apo përjashtimin nga kërkesat e ligjeve dhe normave në fuqi. Pa u zgjatur do të përpiqem të evidentoj se në gjithë jetën e vet, Profesor Ziveri ka spikatur si personalitet, patriot dhe i përkushtuar ndaj qëllimit të vet dhe interesave madhore të vendit, jetë që mbetet burim i gjallë frymëzimi për të gjithë të rinjtë, shëmbull përkushtimi, ndershmërie dhe qëndrimi dinjitoz për kolegët e vet. Profesori, ka lindur në Maj të vitit 1927, në fshatin Hotovë të Përmetit, fshat i zhvilluar, në një familje gjithashtu të zhvilluar e me kontakte edhe jashtë vendit. Familja ka lëvizur për në Tiranë në vitin ’33 dhe po aty, Profesori ka kryer shkollën fillore dhe më pas të mesmen në Gjirokastër, në Korçë dhe që e përfundoi pas lufte në Shkollën Teknike, në Tiranë në vitin 1947. Në vitin 1942, merr pjesë në “Grupet e Rinisë Komuniste” të Tiranës dhe në fillim të ’44, 17 vjeç, merr armën në dorë në Bataljonin “Dajti” e që aty, në Brigadën e III Sulmuese, duke arritur edhe jashtë kufijve të Shqipërisë. Mban Dekoratat “Medalje e Trimërisë”, “Medalja e Kujtimit”. Ja një rast i parë i formimit dhe kuptimit revolucionar të situatës, i një vullneti të pa lekundur për të realizuar detyrën ndaj popullit dhe vendit. Si dhjetëra mijëra të tjerë bashkëluftëtarë, do të ishte mjaft i nderuar edhe me kaq, por si 20 vjeçar me objektiva të qarta për jetën, vazhdoi përpjekjet dhe në vitin 1952, mbaroi studimet e
3

Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes · 2015. 3. 17. · Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes. Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75

Mar 08, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes · 2015. 3. 17. · Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes. Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75

Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes

!

Jeton 75 vjetorin dhe është nga gjeologët më të vjetër në fushën e naftës, siç e shihni në

gjendje shumë të mirë shendetësore, i cili edhe sot, nuk mund të rrijë mbyllur në shtëpi por e gjen

vazhdimisht në lëvizje, të preokupuar sa për problemet shoqërore, për problemet e zhvillimeve politike

brenda e jashtë vendit, edhe më shumë për sukseset dhe dështimet në naftë, i gatshëm për të

angazhuar maksimumin e aftësive fizike dhe intelektuale për zgjidhjen e problemeve të kohës. Besoj se

e mbani mënd gjallërinë dhe aftësinë në drejtimin e seancave të gjeologjisë së naftës në Kongresin e 8-

të BSHGJI, dhe diskutimet pasionante.

Me plot gojën, mund të themi se është shprehësi i gjallë i aftësive të gjeologëve në përgjithësi, që

shfaqen mjaft aktivë dhe militantë të saj që të kënaqur për atë që kanë arritur, luftojnë për t’i “vjelë”

ditës, maksimumin e vlerës “jetë”. Me sa duket, natyra favorizon vetëm këta njerëz që shprehin

pikërisht këtë vullnet të veçantë.

Unë nuk bëj thjesht vetëm detyrën time funksionale duke marrë përsipër të mbaj këtë fjalë. Është më

shumë se kaq, pasi mund të jem nga të paktët këtu që e kam pasur pedagog në Teknikumin e Naftës

në Kuçovë qysh në vitin 1959, pastaj kam pasur fatin ta kem pedagog në Fakultet dhe më pas koleg

pune dhe drejtues në Institutin e Naftës dhe Gazit në Fier. Dhe për ta ditur Ju, e mbaj mend gjithmonë

më këmbë, në lëvizje, pasionant, nga goja e të cilit nuk u dëgjua kurrë fjala “mos na hap probleme ”.

Përballoi me dinjitet gjithçka që i kërkoi dhe i përplasi jeta deri edhe lajthitjet e kolegëve të tij të

politizuar, që e larguan nga Fakulteti, ose që e ngarkuan me përgjegjësitë e punëve të mbrapshta të

tyre. Profesori nuk u ankua, edhe kur në moshën 57 vjeçare, në kulm të potencialit intelektual me gjithë

atë përvojë mësimore kërkimore dhe projektuese, u shkëput nga puna pasi arriti moshën e pensionit.

Gjithshka e ka pritur natyrshëm pa pretenduar shkeljen apo përjashtimin nga kërkesat e ligjeve dhe

normave në fuqi.

Pa u zgjatur do të përpiqem të evidentoj se në gjithë jetën e vet, Profesor Ziveri ka spikatur si

personalitet, patriot dhe i përkushtuar ndaj qëllimit të vet dhe interesave madhore të vendit, jetë që

mbetet burim i gjallë frymëzimi për të gjithë të rinjtë, shëmbull përkushtimi, ndershmërie dhe qëndrimi

dinjitoz për kolegët e vet.

Profesori, ka lindur në Maj të vitit 1927, në fshatin Hotovë të Përmetit, fshat i zhvilluar, në një familje

gjithashtu të zhvilluar e me kontakte edhe jashtë vendit. Familja ka lëvizur për në Tiranë në vitin ’33 dhe

po aty, Profesori ka kryer shkollën fillore dhe më pas të mesmen në Gjirokastër, në Korçë dhe që e

përfundoi pas lufte në Shkollën Teknike, në Tiranë në vitin 1947.

Në vitin 1942, merr pjesë në “Grupet e Rinisë Komuniste” të Tiranës dhe në fillim të ’44, 17 vjeç, merr

armën në dorë në Bataljonin “Dajti” e që aty, në Brigadën e III Sulmuese, duke arritur edhe jashtë

kufijve të Shqipërisë. Mban Dekoratat “Medalje e Trimërisë”, “Medalja e Kujtimit”. Ja një rast i parë i

formimit dhe kuptimit revolucionar të situatës, i një vullneti të pa lekundur për të realizuar detyrën ndaj

popullit dhe vendit. Si dhjetëra mijëra të tjerë bashkëluftëtarë, do të ishte mjaft i nderuar edhe me kaq,

por si 20 vjeçar me objektiva të qarta për jetën, vazhdoi përpjekjet dhe në vitin 1952, mbaroi studimet e

Page 2: Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes · 2015. 3. 17. · Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes. Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75

larta në Institutin “Gubkin” në Moskë, duke “rrëmbyer” këtë herë “rezultate të shkëlqyera” në përgatitjen

si “Inxhinier Gjeolog Nafte”. Ja edhe një shprehje e ndjenjës së përgjegjësisë dhe përkushtimit të Prof.

Ziverit ndaj qëllimeve të tij por edhe përshtatjes së tyre me interesat e vendit. Nafta ishte burimi më i

madh dhe më efektiv i të ardhurave për ndërtimin dhe zhvillimin e vendit dhe atë drejtim zgjodhi.

Më pas, e ku nuk e gjejmë Profesorin, së pari gjeolog, drejtpërdrejt në rindërtimin dhe zhvillimin e

kantjereve të naftës në Patos dhe më tej, Kryegjeolog, projektues dhe zbulues i një sërë pusesh me

rezultate të rendësishme për rritjen e sipërfaqeve naftëmbajtëse deri edhe zbulimin e ri të Marinzës me

pusin 542, kontribut i jashtëzakonshëm në rritjen e të ardhurave për vendin por edhe me përmasa të

tilla që do ta kishin zili qindra gjeologë të tjerë. Më tej, Prof. Ziveri për rreth 17 vjetë, gjendet si pedagog

i gjeologjisë së naftës në Fakultetin e Inxhinierisë e në vitin 1962, themelues i Fakultetit të Gjeologjisë,

ku u përfshi dhe u shqua në një veprimtari aktive mësimore, qoftë si pedagog i thjeshtë, si shef katedre

e zv. Dekan i Fakultetit. Krahas mësimit, te Prof. Ziveri spikati edhe ajo që kishin evidentuar dhe

rregjistruar pedagogët e tij akademikë të Moskës, “Prirjet për kërkime shkencore”. Në këtë fushë,

Profesori njihet si nismëtari i krijimit të Sektorit Shkencor të Mesozoit pranë Fakultetit por edhe si

drejtues i tij, kur ndërmorri dhe drejtoi një sërë temash të rendësishme të lidhura drejtpërdejt me

problemet konkrete të zhvillimit të kërkimeve dhe nxjerrjes së naftës. Është pikërisht largpamësia e tij

që përfshiu në veprimtarinë e sektorit, përgatitjen e shkëlqyer dhe pasionin e një sërë specialistëve dhe

pedagogëve të rinj të gjeologjisë si Profesor Tomi Kriston, Profesor Fotaq Diamantin, Profesor Jorgo

Kananin, Prof. Adem Nuren, Profesor Muhamet Doracajn etj., të cilët gjetën mundësinë për të shprehur

gjerësisht përgatitjen dhe përkushtimin e tyre për zgjidhjen në mënyrë shkencore dhe origjinale të

problemeve të mprehta të kërkimit dhe shfrytëzimit të gëlqerorëve, që siç do të vërtetohej më vonë, do

të ishin bartësi dhe prodhuesi i parë i naftës dhe gazit në vend. Punimi “Klasifikimi i shtratimeve të

naftës dhe gazit në Republikën Popullore të Shqipërisë”, është sinteza e gjithë përvojës konkrete dhe

shkencore të Profesor Ziverit dhe kontributi i tij në vendosjen e “shkronjës” së parë në “alfabetin” e

ndërlikuar dhe të vështirë të kërkimeve të naftës dhe të gazit në vend.

Mjaft intensive dhe me përkushtim ishte veprimtaria e Profesor Ziverit gjatë ardhjes së dytë në naftë, në

moshën rreth pesëdhjetë vjeçare, tani drejtpërdrejt në Institutin Gjeologjik në Fier, qëndrën e projektimit

të puseve të kërkimit të naftës dhe të gazit, rreth dy vjetë pas goditjes së madhe të gjeologjisë së

naftës, duke u bërë mbështetës, bashkëshoqërues dhe drejtues i përpjekjeve të jashtëzakonshme të

gjeologëve të këtij instituti për t’iu përgjigjur kërkesave për një hop sasior dhe cilësor në kërkimet e

naftës dhe të gazit. Profesor Ziveri u muar drejtpërdrejt me organizimin e punës shkencore të kabinetit

të projektimit të puseve të kërkimit, për t’iu përgjigjur intensitetit të punës përgjithësuese dhe studjuese

por edhe zhvillimit të shpejtë dhe efektiv të vendburimeve të reja të zbuluara njeri pas tjetrit në këtë

periudhë. Kështu, Prof. Ziveri u gjet i përshtatshëm dhe më i përgatituri për punët delikate, duke u

marrë drejtpërdrejt me organizimin dhe drejtimin shkencor të konturimit të vendburimit të ri më të madh

në vendin tonë në Cakran. Duke u a lënë konturimin specialistëve të tjerë, ai u ngarkua me problemet e

vështira të vlerësimit dhe kërkimit të gazit në Ultësirën Pranëadriatike në tërësi por edhe në strukturat e

veçanta, shumë problematike si ato të rajonit të Durrësit e përrreth, Golemit të Kavajës, në strukturat e

Elbasanit, Peqinit, të Tiranës dhe rreth, etj, etj., duke u bërë për rreth 8 vjetë bashkëstudjuesi, drejtuesi

Page 3: Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes · 2015. 3. 17. · Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75 vjetorit të lindjes. Një jetëshkrim i tij, me rastin e 75

dhe përgjithësuesi i një territori të gjerë dhe më të vështirë të kërkimeve të naftës dhe të gazit. Në këtë

mënyrë Profesor Ziveri përshkroi 21 punime dhe raporte studimore të shqyrtuara dhe miratuara në

Këshillin Shkencor. Në atë kohë, Profesor Ziveri dallohej për mobilizimin dhe qëndrueshmërinë në

punë, duke përballuar vështirësi disa vjeçare të një jete “beqari”, në kushte të këqia të fjetjes në zyrë,

në mungesë të ujit, të ngrohjes dhe të ushqimit të thatë të mbështjellë në qese letre dhe mbani mend,

asnjëherë nuk u ankua. Ndjenja e detyrës dhe përkushtimi ndaj saj, për Prof. Ziverin, ishte para

gjithçkaje.

Nuk mund të përmëndet gjithshka por shkurt po vëmë në dukje se gjatë kësaj veprimtarie të ngjeshur,

Profesor Ziveri ka realizuar, tre tekste mësimore, katër monografi, dhjetë artikuj shkencorë, 32 raporte

dhe studime përgjithësuese e të projektimit të puseve të kërkimit, konturimit dhe shfrytëzimit të naftës

dhe të gazit, 18 referate dhe kumtesa në Konferenca dhe Kongrese, një tufë oponencash për probleme

të ndryshme, por edhe drejtues dhe udhëheqës shkencor i disa disertantëve dhe vazhdimisht antar i

Këshillave Shkencore, antar Redaksie etj.

Por profesor Ziveri, nuk mund të rrinte pa dhënë kontributin e vet edhe pas daljes në pension. Përvoja e

tij u çmua e vlefshme duke e mbajtur si Këshilltar pranë Drejtorisë së Naftës në Ministrinë e Industrisë

dhe Energjetikës sot, ku nuk rreshti së punuari për shumë çështje delikate të kërkimit dhe të

shfrytëzimit të naftës dhe të gazit deri në vitin 1991. Krahas kësaj, profesori kontribuoi në përgatijen e

specialistëve të rinj si pedagog i jashtëm, deri në moshën 65 vjeçare dhe që atëherë kanë kaluar edhe

dhjetë vjetë e ne na vjen keq që nuk e kemi përdorur këtë potencial veprimtarie. Po të pyes Prof.

Ziverin sot, se ku e ka patur mbështetjen e sigurtë për të realizuar tërë gamën e detyrave si intelektual,

qytetar e patriot, familjar dhe prind, besoj se do të përmëndë të parën bashkëshorten e tij z. Veronika, e

cila gjithashtu mendoj se meriton vlerësimin më të lartë jo vetëm në fushën e familjes por edhe si

kolege dhe bashkëpuntore. Pa një mirëkuptim dhe mbështetje të saj, figura e Prof. Ziverit nuk do të

ishte kaq e plotë në të gjitha drejtimet.

Unë e ndjej veten të nderuar të përmënd sot këtë veprimtari të shquar intelektuale dhe patriotike të

Prof. Ziverit, veprimtari që duhet të shërbejë si shëmbull për të gjithë të rinjtë studentë të gjeologjisë

dhe më gjerë por edhe për ne ish nxënësit e Profesorit dhe kolegët e tij dhe më lart, strukturat drejtuese

të shkencës arsimit dhe të prodhimit.

Puna e gjeologut është e vështirë, kërkon sakrifica të mëdha, dhe kur politizohet skajshëm të kushton

edhe jetën. Gjithë këto vështirësi dhe sakrifica, janë filtra të karakterit dhe pastërtisë që është

karakteristikë për tërë gjeologët por ka një thënie të vërtetë, gjeologu është si vera, sa më e vjetër aq

më e mirë është!

Maj 2002

Prof.Dr.GJERGJI FOTO