Page 1
l/fax (04)-234117
P L A K U K L E O P A N G A R U M A N I A
E VËRTETA E BESIMIT TONË
Bashkëbisedime nga Shkrimi i Shenjtë mbi parimet e Orthodhoksisë së Krishterë
Përktheu:
Agustin Nako
H Y R J E nga Arkimandriti Josif
Igumen i Manastirit të Kseropotamit, Mali Athos
Zyra Qendrore e Katekizmit
Kryepeshkopata e Hirshme - Rr. Kavajës, Nr. 151 Tiranë.
Tel/fax (04)-234117
Tetor 2007
Page 2
2
Çfarë është për t’u dëshiruar më shumë
se një at i vërtetë - një at në Perëndinë?
( Shën Theodhor Studiti 759-826 )
Në orthodhoksi autoriteti shpirtëror buron nga eksperienca – një
eksperiencë e të Pakrijuarit. Për këtë përvojë, dikush duhet të shohë në
ambientin mistik dhe asketik të vetmisë, dishepullisë, Kreshmor,
liturgjikal, si dhe mendor të lutjes papushim. Ky është mjedisi i
monasticizmit që nga fillimi i shekullit të katërt të krishterë.
Për Kishën Orthodhokse, monasticizmi përfaqëson shpirtin e saj profetik
dhe eskatologjik, pa të cilin ajo gjendet shpejt në drejtimin e rrezikshëm e
bërjes ndoshta, të një “tradite të rrallë” por ndryshe nga bota, të përvijuar
nga letrat e saj kredenciale shpirtërore.
Në pjesën më të madhe të monasticizmit Orthodhoks, gjenden këta
drejtues shpirtërorë hirplotë, - oshënarë, kryemurgjër, murgjër
kuvendesh, të cilët kanë dhuratën për të drejtuar si murgjërit, dhe laikët,
përmes tre fazave të përsosmërisë së krishterë: pastrimit, ndriçimit dhe
hyjnizimit. Ata quhen në përgjithësi pleq (jerondë ose starecë), dhe luajnë
një rol kryesor në mirëmbajtjen e Kishës, në frymën e saj të ardhshme
dhe eskatologjike, që ndalon kthimin tonë drejt gjërave materiale.
Në Kishën Orthodhokse, personaliteti i plakut zë një vend qëndror dhe
me autoritet. Sipas Peshkop Kalistos së Dioklecisë, në njëfarë kuptimi, ka
dy forma të trashëgimisë apostolike brenda jetës së Kishës.
E para është trashëgimia e dukshme e hierarkisë, vargjet e pandërprera të
peshkopëve në qytete të ndryshme, për të cilët Shën Irineu bëri thirrje në
fund të shekullit të dytë. Krahas kësaj, mjaft e fshehur, duke ekzistuar më
tepër në nivel ‘karizmatik’, sesa zyrtar, është e dyta, trashëgimia
apostolike e etërve dhe nënave shpirtërore në secilin brez të Kishës,
trashëgimia e shenjtorëve, që shtrihet nga koha apostolike deri në ditët
tona, të cilën Shën Simeoni teologu i ri e përkufizoi “zinxhiri i artë.”
Perëndia asnjëherë s’ka reshtur së dhëni çdo brezi, përfshi edhe tonin,
profetë pleq kaq shumë të lidhur me Perëndinë. Në Rumani, ku lindja
dhe perëndimi, monasticizmi dhe shoqëria, tradita e Kishës Orthodhokse
greke dhe sllave janë puqur në harmoni për pesë shekujt e fundit, ne
takojmë një figurë shumë të shenjtë dhe unike: starecin e madh të
popullit rumun, të bekuarin Arkimandrit Kleopa Ilie ( 1912 – 1998 ).
Page 3
3
Ai ishte një personalitet i rrallë shpirtëror me dhuratën për të drejtuar
shpirtrat si dhe për të udhëzuar besimtarët, një rrëfyes i talentuar, si dhe
një ndriçues i dashur orthodhoks dhe mësues i njerëzve të çdo shtrese të
shoqërisë - njerëz të shtypur shpirtërisht nga dekadat e gjata të regjimit
komunisto-ateist dhe të tunduar nga joshja e besimeve heterodokse, si
Uniatizmi papalo-frymëzues, dhe Protestantizmi gjerman e hungarez në
Transilvani.
Thirrja mbarëkombëtare e Plakut Kleopa kishte si parakusht
“ndërgjegjen monastike” të dukshme të shoqërisë rumune, e cila vetë zë
fill nga mjedisi pro-monastik i shekujve të gjashtëmbëdhjetë dhe
shtatëmbëdhjetë, kur principatat rumune kishin shumë lidhje shpirtërore
me Malin Athos, Tokën e Shenjtë dhe Malin Sinai.
Nuk është rastësi që në ditët e sotme moderne, Moisiu ka dalë nga një
familje monastikdashëse dhe jetoi hezikastinë1 e manastireve dhe qelave
asketike në pyjet e Moldavisë që në rininë e tij. Në kodrat e dallgëzuara
dhe në malet e mbuluara me blerim të Moldavisë, murgu Kleopa udhëtoi
në fushën e pakohë të shkrimit të Shenjtë, duke patur si drejtues dhe
udhëzues Etërit e Shenjtë.
Duke ndjekur shembullin e shkrimtarëve dhe mësuesëve asketikë të
kohëve të shkuara - Isidorin e Pelusinit, Shën Nil Asketin, Shën Joan
Damaskinin, Shën Theodhor Studitin, Shën Nikodhim Athonitin dhe
Shën Paisio Veliçkovskin, ai e ktheu shpatën e intelektit të tij, të mprehur
nga shumë vite studimi dhe soditjeje, mbi herezitë jetëkërcënuese të
ditëve tona.
Autoriteti i tij nuk buroi nga titujt akademikë, por nga Shkrimi i Shenjtë
dhe nga tradita e gjate patristike Orthodhokse. Si rrëfyes dhe vuajtës nën
regjimin komunist ikonoklast, Plaku shfrytëzoi çdo mundësi për të
predikuar dhe shfaqur një paraqitje të saktë të besimit Orthodhoks tek
bashkëkohësit e tij. Një ndërtues manastiri dhe për disa kohë cenobiouch i
arratisur, ai ngriti Sihastrian, manastirin e pendimit të tij, drejt Studionit2
të monasticizmit rumun. Për, pothuajse dyzet vjet, mijëra shpirtra të
1 Hesikasti (Greqisht ἡσυχασμός hesychasmos, nga ἡσυχία hesychia, "qetësi, pushim, heshtje") është një
traditë eremite e lutjes në Kishën Ortodokse Lindore, dhe disa Kisha të tjera Lindore, një rit Bizantin. Si
traditë Hezikasti ka qenë procesi i tërheqjes përbrenda, duke e ndërprerë regjistrimin e shqisave, për të
arritur një njohje të Zotit, (shën. red).
2 Manastiri më i rëndësishëm në Konstantinopojë, jo shume larg nga Propontisi në pjesën e qytetit të
quajtur Psamathia. U themelua në vitin 462 ose 463 nga konsulli Studios (Studius) shën. red.
Page 4
4
interesuar gjetën përgjigje për pyetjet e tyre përpara katedrës monastike
të hyrjes së qelës së tij dhe në shkrimet e në letrat e tij. Ai ishte
këmbëngulës në betejën e tij për të sjellë lehtësim vuajtes shpirtërore të
besimtarëve, të cilët nga nevoja dhe zgjedha komuniste, ishin të privuar
nga urtësia çliruese e etërve të shenjtë. Duke qenë për pothuajse
pesëdhjetë vjet, ati shpirtëror, praktikisht i të gjithë manastirëve
moldave, plaku Kleopa kishte një dëshirë të fortë të shihte trashëgiminë
hezikaste dhe patristike të ngjallur në letrat e veprat e monasticizmit
rumun.
Ai futi me sukses tek ata që vinin tek ai, ndërgjegjen e identitetit të tyre
Orthodhoks dhe kuptimin e saj për jetët e tyre. Njerëzit e thjeshtë, grigja
e Krishtit, gjetën në fjalët e tij një jehonë të zërit të pakohë të traditës së
shenjtë. Pamja e tij u bë një ikonë kombëtare, tek e cila ata shkonin si të
krishterë Orthodhoksë, dhe fjalët e tij u bënë fari që ata kishin nevojë për
të kapërcyer detrat e ashpër të shkaktuar nga rruga materialiste
perëndimore e jetës.
Faqet që vijojnë, të përkthyera me saktësi në anglisht nga Peter Alban
Heers, një amerikan i konvertuar dhe student i Teologjisë Orthodhokse
në Universitetin Aristoteli të Selanikut, kujtojnë një sërë përleshjesh
midis Plakut Kleopa dhe të interesuarve të tij protestantë. Ndryshe nga
shumica e shkëmbimeve midis orthodhoksëve dhe teologëve akademikë
të reformuar, drejtimet e këtij diskutimi janë të qarta dhe natyra e Kishës
është skicuar që nga fillimi. Këtu ju s’do të gjeni ndonjë pretendim të
rremë si supozimi i diskutimit: Kisha është Një, Ajo është “shtylla dhe
toka e së vërtetës” (1 Tim.3:15), dhe ajo zotëron traditën apostolike në
plotësinë e saj, pa të cilën të gjitha përpjekjet njerëzore në afrimin për
njohjen e Perëndisë, dështojnë.
Qartësia e mendimit dhe liria e shprehjes i aftësojnë të dyja dhe
udhëzojnë për të arritur shpejt në synimin e tyre të dëshiruar – të
vërtetën: “Ju do ta njihni të vërtetën, dhe e vërteta do t’ju bëjë të lirë”
(Jn.8:32).
Kërkuesi vullnetmirë ju afroftë këshillave të nderuara të plakut Kleopa
në një frymë dishepullsie, duke kërkuar nga Zoti sytë e besimit dhe
dëshirën për ta ndjekur Atë me çfardolloj çmimi. Dhe i krishteri i
devotshëm Orthodhoks përfitoftë dhe u nderoftë në besimin e tij përmes
studimit të kujdesshëm të mësimeve të plakut, të përfshira këtu.
Page 5
5
Arkimandriti Josif
Manastiri i Kseropotamit, Mali Athos
Martiri i Madh i Shenjtë Jakov Persiani, XX-XX/2000
P R O L O G
At Kleopa
Page 6
6
Plaku i Orthodhoksisë Rumune3
Emri dhe personaliteti i Plakut Kleopa Ilie i Rumanisë është njohur
sot jo vetëm në vendlindjen e tij, por gjithashtu kudo në botë. At Kleopa
lindi në 1912 në qytetin e Soulicës dhe krahinës së Botosanit, në një
familje fshati fetare të quajtur Konstandini. Prindërit e tij quheshin
Aleksandër dhe Ana, dhe ai ishte i nënti nga dhjetë fëmijët e tyre.
Edukimi fetar, që ai dhe të gjithë vëllezërit e tij morën që nga fëmijëria, si
dhe prirja e tyre e madhe drejt jetës monastike, ishin kaq të fuqishme
saqë pesë nga dhjetë fëmijët, bashkë me nënën e tyre në vitet e
mëvonshme, ndoqën jetën monastike dhe u veshën me skimën
murgjërore.
Formimi i tij shpirtëror i drejtohej para se gjithash Skimëmadhit
hieromurg, At Paisi Olasut të skitit të Kozancea Bodosanit, i cili për
shumë vjet ishte Ati Shpirëror i gjithë familjes së tij. Ndërsa kalonte vitet
e fëmijërisë së tij duke kullotur delet e familjes rrotull pyjeve të
Sihastrias, Konstandini i ri, bashkë me dy vëllezërit e tij më të mëdhenj
Vasil dhe George, u rrit shpirtërisht nga ati i tyre shpirtëror, hieromurgu
Paisio.
Në pranverën e 1929, të tre vëllezërit u larguan nga shtëpia e atit të
tyre dhe hynë në betejën e jetës murgjërore, në manastirin e Sihastrias, i
cili në atë kohë ishte nën drejtimin shpirtëror të Arkimandritit Janaqi
Moroi, i konsideruar si një nga etërit shpirtërorë më të shenjtë dhe më të
mëdhenj në Moldavi. Pas shtatë vitesh prove, i binduri i ri Konstandini
Ilie u vesh murg në 1936 me emrin Kleopa dhe vazhdoi për disa vjet
shërbimin e tij të dashur, kullotjen e deleve, si studenti i një murgu të
virtytshëm, At Galaktionit.
Për më shumë se dhjetë vjetësh, puna e dashur pranë deleve dhe në mes
të një bukurie natyrore të maleve dhe pyjeve të Moldavisë, ishte për At
Kleopan, një shkollë e vërtetë formimi shpirtëror dhe përparimi në
përulësi, qetësi dhe lutje. I rrethuar nga malet madhështore Karpate,
flladi i heshtjes frynte butësisht përgjatë shpatit të kodrës mbi luginën
3 Ky artikull është përmbledhur nga dy burime të ndryshme: “Jeta dhe betejat e Plakut Kleopa:
Hesikasti dhe Mësuesi Rumun” si dhe nga: “Dialogje Shpirtërore me Etërit Rumunë”; të dyja
nga Arkimandriti Janaqi Balan në përkthimin grek. Disa pjesë janë marrë gjithashtu nga libri i
Shën Herman Brother Hood; “Bari i Shpirtrave, Plaku, Kleopa Hizikasti i Ri i Rumanisë”, i
shkruar gjithashtu nga Atë Janaqi Balan.
Page 7
7
pjellore të Sihastrias, duke fëshfëritur në zemrat aspiruese të vëllezërve të
vegjël Vasil dhe Konstandin një përkujtim të pranisë së krijuesit. Ditët
rridhnin njëra pas tjetrës, ndërsa koha kalonte në mënyrë të
paperceptueshme. Vëllezërit rrallë largoheshin nga lugina, dhe nuk
kryenin as ciklin e zakonshëm të shërbesave. Më tepër, ata kërkonin
altarin e Perëndisë brenda vetes së tyre, duke ngritur vazhdimisht syrin e
mendjes së tyre tek Perëndia, përmes lutjes së shenjtë të zemrës.
Dhe pikërisht këtu në vathë, do të formohej shpirti i drejtimit të
ardhshëm të popullit Rumun. Plaku Kleopa do të kujtonte më vonë
fillimet e tij nostalgjike:
“Në vitet që isha bari i deleve të skitit4 bashkë me vëllezërit e mi, unë
kisha gëzim të madh shpirtëror. Vatha, delet - unë jetoj në qetësi dhe në
vetmi në mal, në mes të natyrës. Kjo ishte shkolla ime teologjike dhe
murgjërore.”
“Pikërisht në atë kohë unë lexova Dogmatikën nga Shën Joan Damaskini
dhe shtjellimin e tij të saktë të besimit Orthodhoks. Sa e çmuar ishte ajo
kohë për mua! Kur ngrohej koha, ne i vendosnim qengjat njëvjeçarë dhe
deshtë në livadhin e gëzueshëm, i cili ishte i mbuluar me bar të gjelbër
dhe i rrethuar nga shkurret. Ata nuk lëviznin që aty. ‘Rrini këtu!’ - u
thosha atyre, dhe pastaj lexoja Dogmatikën, ku do të lexoja diçka rreth
Trinisë së Shenjtë, dallimet midis ëngjëjve, njeriut dhe Perëndisë, rreth
cilësive të Trinisë së Shenjtë ose kur lexoja rreth Parajsës dhe Ferrit -
dogmat rreth të cilave Shën Joan Damaskini shkroi - Unë do të harroja të
haja atë ditë.”
“Ishte një kolibe e vjetër, në të cilën unë strehohesha, dhe aty dikush nga
skiti më sillte ushqim. Dhe kur kthehesha në kolibe në mbrëmbje, e
pyesja veten, ‘A kam ngrënë gjë sot?’ Kur arrita në fillim në manastir,
gjatë gjithë ditës isha i zënë me lexime…kur isha me delet dhe kopetë,
lexoja Shën Makarin e Egjiptit, Shën Makarin e Aleksandrisë dhe jetët e
Shenjtorëve, që i mbaja në çantën time të shpinës. Unë lexoja dhe dita
kalonte sikur të ishte një orë…”
“I merrja hua këta libra nga libraritë e Manastireve të Neamts dhe Seku,
dhe i merrja më vete në çantën time të shpinës në mal. Pasi kisha
mbaruar rregullin tim të lutjes, i nxirrja këta libra të etërve të shenjtë dhe
i lexoja pranë deleve deri në mbrëmbje.
4 Grup eremitësh që ndjekin regjimin e manastirit.
Page 8
8
Dhe më dukej sikur do t’i shihja Shën Andonin, Shën Makarin e Madh,
Shën Joan Gojartin dhe të tjerët; sikur do të më flisnin. Do shihja Shën
Andonin e Madh me një mjekër të bardhë të madhe dhe me pamje të
ndritshme ai do të fliste me mua, kështu që gjithçka që ai do të më
thoshte, do të ngulitej në mëndjen time, sikur dikush që shkruan mbi dyll
me gishtin e tij. Çdo gjë që lexoja s’e harroja më kurrë …”
Në këtë universitet të bindjes dhe heshtjes, At Kleopa lexoi rreth
njëqind vepra teologjike, morale, liturgjike, agjiografike dhe duke
përfunduar me veprat patristike të shenjtorëve të mëdhenj të Kishës
sonë, duke përmendur patjetër edhe Orologjinë dhe Psaltirin. Libri më i
dashur nga të gjithë, sidoqoftë ishte Shkrimi i Shenjtë. Në plotësim të
shkrimit, At Kleopa dashuronte jetët e Shenjtorëve, thëniet e etërve të
shkretëtirës, Shkalla e Ngjitjes Hyjnore nga Shën Joan Klimakus, veprat
asketike të shenjtorëve Isaak dhe Efrem të Sirisë, si dhe shkrimet e
shenjtorëve Maksim Rrëfyesi, Grigor Pallamai, Simeon Teologu i ri dhe të
tjerë.
Meqenëse ishte i pajisur me respekt të veçantë dhe me shumë zell për
hyjnoren, duke përçuar mprehtësi dhe kuptim të mistereve hyjnore, dhe
një memorie të fuqishme, në një kohë të shkurtër At Kleopa u zbulua si i
vetmi dhe i pashoqi midis murgjëve të monasticizmit rumun. Në
plotësim të këtyre dhuratave të Perëndisë, atij iu dha aftësia të mësojë të
tjerët dhe fuqia e elokuencës. Në bukurinë e dialektit kishtar Moldav, me
diksionin gjysëm të vjetëruar të një plaku, dhe me anë të predikimit nga
Shkrimi i Shenjtë, tekste patristike të përzgjedhura dhe histori etike
udhëzuese nga të gjitha llojet, ai paraqiti të vërtetën tek populli i
Perëndisë.
Në vitin 1942 At Kleopa, megjithëse ishte ende një murg i thjeshtë,
mori përkohësisht përsipër qeverisjen e Sihastrias në vend të të
moshuarit Igumen Janiqi Moroi, i cili rrinte i izoluar në krevatin e tij për
shkak të sëmundjes. Në Janar të 1945, ai u vesh dhjak dhe prift dhe u
emërua igumen i Sihastrias, duke shërbyer për katër vjet si bari i
shpirtrave. Në këtë periudhë të shkurtër kohe, Plaku mblodhi rrotull tij
tetëdhjetë murgjër dhe rishtarë, ndërtoi brenda mureve të manastirit
vendbanime të reja për murgjërit, ngriti një kishëz dimri, restauroi
manastirin sipas gjendjes së tij origjinale si bashkësi, e organizoi sipas
urdhërit tradicional të jetës monastike hezikaste, ngriti etër shpirtërorë të
Page 9
9
rëndësishëm dhe bëri shumë udhëtime misionare për shpëtimin e
besnikëve.
Në 1947, sovjetikët pushtuan Rumaninë, duke e detyruar mbretin
Mikael të hiqte dorë, dhe një diktaturë komuniste u përhap menjëherë.
Manastiret u mbyllën, hierarkë të panumërt, priftërinj, murgjër,
murgesha dhe Orthodoksë besnikë të tjerë u burgosën, u torturuan, dhe
u vranë.
Deri tani Sihastria kishte mbetur e paprekur në pozicionin e saj të thellë
pranë Maleve Karpate. Dhe megjithëse Igumen Kleopa ishte vetëm
tridhjetë e gjashtë vjeç, ai ishte bërë tashmë një drejtues shpirtëror
kombëtar i njohur i besimit të krishterë. Tani që ishte bashkuar me atin e
tij shpirtëror, Plakun Paisio Olaru që në rininë e tij, dhe kishte
mbështetjen e Atë Joel Georgiut, Sihastria u bë shpejt qendra shpirtërore
e Orthodoksisë për Rumaninë dhe kështu u bë një kërcënim për qeverinë
komuniste. Me anë të hirit, i cili rridhte nga goja elokuente e At Kleopas,
një besim i gjallë iu dha atyre që kishin veshë për të dëgjuar. Tashmë
qeveria kërkonte të pengonte rrjedhën e besimit, duke e ndaluar Atë
Kleopën që të fliste.
Në maj të 1948, në festën e Shën Konstandinit dhe Helenës, At
Kleopa shpërndau një predikim në të cilin ai thoshte: “ Dhëntë Perëndia
që sunduesit tanë të mund të bëhen siç ishin mbreti dhe mbretëresha e
shenjtë, që Kisha të jetë e aftë që t’i përkujtojë dhe ata në jetë të jetëve!”
Ditën tjetër, policia e shtetit e mori atë në burg, duke e lënë në një qeli pa
krevat, pa bukë e pa ujë, për pesë ditë. Pasi u lirua nga një avokat i mirë,
At Kleopa, u zhduk në malet e Sihastrias, ku jetoi brenda një kolibeje të
nëndheshme. Aty plaku lutej ditë e natë duke kërkuar ndihmën e
Perëndisë edhe të Hyjlindëses.
Gjatë kësaj kohe, plaku vizitohej nga hiri i Perëndisë në mënyrën e
mëposhtme. At Kleopa i tregoi dishepujve të tij, se kur po ndërtonte
koliben e tij, zogjtë vinin dhe uleshin mbi kokën e tij. Herën e parë që ai
kreu liturgji, mbi një cung përballë kolibes së tij, ndërsa ai kungohej me
Misteret e shenjta, një tufë zogjsh erdhën dhe u mblodhën në një mënyrë
të tillë që ai s’i kishte parë kurrë më parë. Ndërsa i vështronte me habi, ai
vuri re se secili kishte shenjën e Kryqit të shënuar në ballë.
Një herë tjetër, pasi u përgatit për Liturgji dhe lexoi të gjitha lutjet, ai vuri
Antimisin mbi cungun e pemës dhe e filloi Liturgjinë me thirrjen, “E
Page 10
10
bekuar është mbretëria e Atit, dhe e Birit dhe e Shpirtit të Shenjtë, tani e
përherë e në jetë të jetëve!”
Përsëri zogjtë u shfaqën, dhe ndërsa ata u ulën në degën e pemës, filluan
të këndojnë me zëra të bukur dhe harmonikë.
Atë Kleopa pyeti veten, “Çfarë mund të jetë kjo?” Dhe një zë i paparë i
pëshpëriti, “Këta janë psaltistët e tu në qiell.” Këto shenja e të tjera, e
inkurajuan Plakun pamasë gjatë kohës së tij të mërgimit.
Në verën e 1949, At Kleopa u zhvendos në manastirin e Slatinës me
tridhjetë murgjër, të cilët ishin të përpunuar në virtyt, po ashtu të
vendosur në ripërtëritjen e jetës shpirtërore. Bashkëveprimi i tij me të
krishterët e devotshëm që jetonin në krahinën e Moldavisë veriore, rriti
eksperiencën e tij baritore dhe aktivitetin misionar, dhe i dha atij
mundësinë për të punuar me zell të madh për qëllimin e Ungjillit të
Krishtit. Në veçanti, predikimi i tij, këshillimi personal dhe drejtimi
shpirtëror, dhembshuria dhe dashuria, hapën famën e tij në të gjithë
vendin.
Përmes këtyre luftrave e të tjera si këto për shpëtimin e njerëzve në
Krishtin, At Kleopa u bë Igumeni më i njohur dhe më i respektuar i
manastireve të Rumanisë dhe një atë shpirtëror me autoritet të shquar
shpirtëror. Fshatarë dhe intelektualë, murgj dhe laikë, të rinj dhe pleq, të
shëndoshë dhe të sëmurë, peshkopë dhe priftërinj – secili gjeti tek At
Kleopa, një at të vërtetë shpirtëror. At Kleopa ishte një model jete për të
gjithë, i gatshëm për t’i ofruar secilit çfarëdo që të mundej, të këshillonte
e të çlodhte dhe t’i udhëhiqte të gjithë tek Zoti Krisht me besim dhe
autoritet të habitshëm.
Gjatë kësaj kohe, Mitropoliti i Moldavisë i kërkoi At Kleopës të
marrë përsipër drejtimin shpirtëror të shumë prej manastirëve në
krahinë: Putna, Moldavita, Riska, Sihastria, dhe Skitët e Sihlas dhe
Rareau, sipas prototipit të Slatinës.
Në 1952, At Kleopa u arrestua pak kohë për herë të dytë, nga policia
sekrete. Pasi u lirua përsëri, ai dhe një vëlla murg udhëtuan edhe një herë
në malet e Moldavisë derisa situata të normalizohej. Atje në male, plaku
luftoi me demonët, jetoi krah për krah me kafshët e egra dhe lutej natë e
ditë duke marrë rrëfim dhe kungim nga vëllai i tij murg bashkëluftues.
Në 1953, ai dha dorëheqjen nga drejtimi i manastirëve. Në 1956,
pasi ndihmoi në riorganizimin e Manastirit Poutna dhe të Skiteve Raraeu
dhe Gaie, At Kleopa u kthye në Sihastria, manastiri i pendimit të tij të
Page 11
11
dashur. Këtu ai vazhdoi aktivitetin e tij shpirtëror me lutje, duke shkuar
më thellë me shkrimet e Etërve të Shenjtë, dhe në drejtimin dhe
përparimin shpirtëror të shumë dishepujve të tij.
Nga 1959 deri në 1964, Kisha e Rumanisë vuajti persekutimin
therës nga regjimi komunist, me manastiret që po vuanin ditët e tyre më
të vështira të shekullit të njëzet. Në 1959, qeveria urdhëroi që të gjithë
murgjërit nën moshën pesëdhjetë e pesë dhe të gjithë murgeshat nën
moshën pesëdhjetë vjeç, duhet të largoheshin nga manastiret.
Në pranverën e 1960-ës, policia e shtetit kishte larguar më tepër së
katër mijë murgjër nga manastiret e Rumanisë. Edhe njëherë At Kleopa u
drejtua për në malet e Moldavisë, ku ai kalonte më shumë se
dymbëdhjetë orë në ditë në lutje. Ishte gjatë kësaj kohe mërgimi, që plaku
shkroi disa prej udhëzuesve të tij të mirënjohur të jetës shpirtërore për
priftërinjtë dhe murgjërit. Në 1964, persekutimi komunist u hoq dhe
kisha përjetoi përsëri një masë të madhe lirie.
Në verën e 1964, për gëzimin e madh të të gjithë murgjërve të
Sehastrias, At Kleopa u rikthye nga shkretëtira dhe heshtja e tij, dhe
brenda disa ditëve manastiri u mbush më pelegrinë që kërkonin
këshillën dhe drejtimin e tij. Kështu, filloi edhe njëherë puna misionare –
apostolike e Plakut Kleopa, që shpërndante fjalë shpirtpërfituese e
udhëzuese për besnikët, dhe rrëfente e drejtonte të devotshmit.
Detyra e parë që At Kleopa kërkonte nga besnikët ishte ruajtja me
përkushtim e besimit Orthodoks, duke nënkuptuar të gjitha dogmat dhe
misteret e Kishës së Shenjtë Orthodokse, sepse pa besimin e vërtetë, edhe
të gjithë veprat e mira të mundshme sikur të kryhen, asnjë nuk mund të
shpëtojë.
Së dyti, Plaku i dha rëndësi të madhe rrëfimit të mëkatëve, duke i
këshilluar besnikët që të rrëfehen të paktën katër herë në vit. Ai i mësonte
ata: “Vëllezër, kur shihni se babai apo nëna juaj janë sëmurë, mos
thërrisni në fillim mjekun, por priftin, sepse doktori nuk mund t’i shtojë
jetës sonë as edhe një minutë. Dhe nëse ai do të mund të zgjaste jetën
tonë, ai s’e bën vetë këtë gjë. Çdo gjë varet nga Perëndia!”
Plaku rekomandonte zakonisht që dikush duhet të lexonte Himnin
Akathist tek Nëna e Perëndisë, bashkë me lutjen e mëngjesit të Kishës,
Kanonin Lutësor tek Hyjlindësja në mbrëmbje para krevatit me llambën e
vajit të ndezur, dhe pjesën tjetër të ditës të lutemi me Lutjen e Jisuit sa më
shumë që të jetë e mundur. Sidoqoftë, më shumë se askush tjetër, Plaku
Page 12
12
lutej për Kishën, besnikët, për të rënët në mëkate të mëdha, për ata që
kalonin provat dhe tragjeditë e jetës. Lutjet e Plakut sollën rezultate
çudibërëse: sëmundjet u kuruan dhe të sëmurët u kthyen nga pavijonet e
spitalit të shëndetshëm; ekzaminimet e doktorëve në mënyrë të
paparashikuar patën rezultate pozitive dhe përgjithësisht bekimet e
Perëndisë, më anë të lutjeve të Plakut, u përhapën kudo.
At Kleopa, nuk u lodh kurrë së inkurajuari besimtarët në dhënien e
lëmoshës dhe në shfaqjen e mëshirës për të tjerët. Ai do t’i thoshte atyre
në rrëfim: “Mos largoni asnjë njeri nga ju, pa i shfaqur mëshirë. Nëse nuk
keni para për t’i dhënë, jepini patate, pak bukë, një shami, jepini atij
diçka, sikur dhe një thërrime. Nëse jepni diçka, s’do t’ju duket e rëndë që
të jepni diçka më shumë herën tjetër, pasi dhënia e lëmoshës dhe mëshira
juaj ngrihet tek Perëndia si një vetëtimë. Përse? Dy virtyte të mëdha
kombinohen: dhënia e lëmoshës dhe përulësia.”
Detyra primare që ai u kërkonte familjeve të krishtera për të përmbushur
ishte lindja dhe edukimi i fëmijëve. Duke ndjekur Kanonet e Shenjta të
Kishës, At Kleopa dënonte absolutisht abortimin e fëmijëve dhe vrasjen e
embrionëve, një nga mëkatet më të mëdha që mund të kryente një i
Krishterë.
Në 1965, me nxitjen e dishepujve të tij dhe me bekimin e shumë
hierarkëve, At Kleopa filloi të shkruajë homili, mësimdhënie, dhe letra
shpirt-përfituese për murgjër dhe laikë. Duke njohur mirë veçanërisht
jetën e komunitetit të popullit rumun, vuajtjet e klerikëve, dhe mbase më
shumë nga të gjitha proselitizmin fanatik të grupeve heterodokse në
Rumani, në mbi tridhjetë vitet e shkuara, At Kleopa shkroi shumë vepra
apologjike për mbështetjen e besimit Orthodhoks dhe korrigjimin e
mësimeve të rreme. Nga këto vepra, më të rëndësishmet përfshijnë
Ligjëratën mbi Vizionet dhe Ëndrrat, që përmbajnë shtatë diskutime që
lidhen me problemin e ëndrrave, vizioneve dhe çështjes së Kungimit të
Shenjtë të shpeshtë dhe Hereziologjia, një vepër madhështore që
përmban tridhjetë e tre dialogje, që mbulon vargun e gjerë të mësimeve
antiorthodhokse dhe antidogmatike të heterodoksëve dhe besimtarëve
gjithashtu, të padjallëzuar. Kjo vepër u botua në 1981, nën titullin “Mbi
Besimin Orthodhoks”. Vepra të tjera me karakter udhëzues – moral
përfshijnë “Homilitë për Festat” (1976), që përmban tridhjetë e gjashtë
predikime mbi festat e mëdha të vitit, “Homilitë për murgjërit” një vepër
Page 13
13
masive që përmban 48 predikime “Filokalinë”, “Homilitë për të Dielat dhe
festat e vitit” gjithashtu masive dhe “Homilitë për Laikët”.
Këto aktivitete dhe të tjera, përbënë punën e madhe shpirtërore
misionare që Plaku Kleopa kreu nga vjeshta e 1964 deri në 2 Dhjetor
1998, kur ai dha shpirtin e tij në duart e Perëndisë. Gjatë shumë prej
këtyre vitëve, Plaku e ndau ditën e tij në tre tetëorëshe. Gjatë tetëorëshit
të parës, natën, ai pushonte pak dhe lutej. Gjatë të dytit, ai lexonte Etërit e
Shenjtë dhe shkruante, dhe gjatë të tretit, ai dorëzonte vetveten tek
dishepujt e tij dhe pelegrinët, të cilët vinin tek ai nga afër e nga larg për
rrëfim dhe udhëzim. Në mënyrë që të lutej dhe të shkruante i
pashqetësuar, çdo mëngjes ai largohej nga qelia e tij, pesë minuta larg
nga manastiri, dhe shkonte tek një tjetër njëzet minuta larg në veri. Ai
qëndronte atje, vetëm, gjatë gjithë ditës, duke shkruar pjesë nga përvoja e
tij, dhe mbasdite ai zbriste tek qelia e afërt për të pranuar besimtarët dhe
për rrëfimin e murgjërve.
Atë Kleopa, si çdo shërbëtor i respektuar i Krishtit, ishte mbi të
gjitha një njeri i lutjes. Kur ishte djalë, Konstandini i ri lutej shpesh sipas
librave dhe mësonte shumë lutje me zemër, dhe vazhdimisht i përsëriste
ato. Në të ri, ai ushqeu një dashuri të madhe për leximin e Psaltirit, të
cilin e përsëriste çdo ditë. Ai dinte gjithashtu përmendësh Akathistin për
Shpëtimtarin, Akathistin për Nënën e Perëndisë, Kanonin e Pendimit të
Shpëtimtarit, dhe Paraklisin e Nënës së Perëndisë, të cilin e thoshte
përditë. Në të njëjtën kohë, ai bënte tre deri në katërqind shtrirje përmbys
dhe përkulje5 çdo ditë.
Nën ndikimin e vëllezërve të tij më të mëdhenj me prirje asketike
Vasil dhe George, ai gjithashtu filloi të detyrojë veten e tij që të mësohej
me lutjen e zemrës, me të cilën dy më të mëdhenjtë përparuan në një
moshë të re.
Si Igumen i Manastirit të Sihastrias, duke qenë shumë i zënë gjatë orëve
të ditës, At Kleopa lutej më shumë natën. Ai flinte dy orë para
Mëngjesores dhe përsëri edhe dy orë pas shërbesës, pas së cilës ai
kryente të tërë rregullin e tij të lutjes së ditës, e cila i merrte tre orë. Në
rrjedhën e dhjetë viteve, ai kaloi në shkretëtirë kohën e tre dëbimeve të
tij, ku i përkushtoi orë pafund lutjes së zemrës. Madje dhe thoi i gishtit,
me të cilin ai tërhiqte nyjet e litarit të tij të lutjes, u deformua për shkak të
praktikimit shumë kohë të kësaj lutjeje.
5 Metani
Page 14
14
Atë Kleopa fliste me dishepujt e tij rreth Lutjes së pastër të Zemrës, sikur
të fliste me përvojën e dikujt tjetër: “Unë u takova me dikë, që kishte
luftuar me urinë, etjen, të ftohtin, lakuriqsinë në pyll, dhe ai më tha se e
kishte kaluar njëherë natën në shtëpinë e një njeriu të krishterë të
devotshëm. Në mbrëmje para të Dielës, ai plotësoi rregullin e tij të lutjes.
Në shtëpinë e një komshiu bëhej një dasëm me orkestër. Banori i
shkretëtirës, duke qenë në lutje, kishte para tij një ikonë të Nënës së
Perëndisë. Duke qëndruar dhe bluajtur, me vete ai mendoi mbi fjalën e
shën e Shën Joanit të shkallës, i cili thotë, ‘Disa thonë se këngët mund t’i
ngrenë të përparuarit në meditim më të lartë’, kështu, duke dëgjuar
muzikën e dasmës, ai i tha vetes, ‘Nëse këta njerëz dinë të këndojnë kaq
bukur, siç këndojnë engjëjt në qiell, të cilët i bëjnë lavdërim nënës së
Perëndisë?’ Nga kjo ndjenjë mendja zbriti në zemrën e tij, dhe ai qëndroi
në këtë lutje mbi dy orë, duke ndjerë shumë ëmbëlsi dhe ngrohtësi. Lotët
i rridhnin papushim, zemra e tij u përflak dhe ndjeu Krishtin – si Ai
komunikoi me shpirtin e tij. Një kundërmim i Shpirtit të Shenjtë erdhi
mbi dikur, dhe ai ndjeu kaq shumë ngrohtësi shpirtërore, saqë ai i tha
vetes ‘O Zot, unë dua të vdes në këtë moment!’
Pas dy orësh, mendja e tij doli nga zemra dhe mbeti me një trishtim të
ëmbël, një gëzim, një ngushëllim dhe një ngrohtësi shpirtërore të
pabesueshme, për një muaj. Qielli në zemrën e tij nuk mund të tërhiqej
më me diçka nga kjo botë, sepse lotët që rrjedhin gjatë kohëve të tilla të
lutjes, duke qenë nga Shpirti i Shënjtë, pastrojnë të gjithë ndotjen dhe
imagjinatat mëkatare, dhe shpirti qëndron i pastër.”
Atë Kleopa thoshte për lutjen e zemrës, “Kur mendja zbret në zemër,
atëherë zemra hapet dhe pastaj mbyllet. Domethënë, zemra thith Jisuin,
dhe Jisui thith zemrën tonë. Në këtë moment dhëndri Krisht, takohet me
nusen, që është shpirti ynë!”
Në të shumtën e jetës së Plakut Kleopa, Perëndia e bekoi atë me shëndet
të mirë. Kur vajti shtatëdhjetë vjeç, sidoqoftë, Plaku filloi të ndihej i
lodhur dhe i këputur. Vitet e kaluara në mal, si dhe sprovat me
komunistët, kishin bërë të vetën. Nga 1985 deri në prehjen e tij në 1998,
Plaku vuajti nga sëmundje të tilla si hernie e dyfishtë, gurë në veshka, një
dorë e djathtë spazmatike, heqjen e një cisti dhe sëmundje të tjera. Të
gjitha këto prova dhe sëmundje e mbajtën Plakun vigjilent dhe në pritje
të mbërritjes së orëve të fundit të jetës së tij, gjithmonë i zhytur në lutje të
pandërprerë dhe duke menduar për Krishtin.
Page 15
15
Njëzet vitet e fundit të jetës së tij, Plaku i kaloi në lutje të përqëndruar
dhe në rritje: katërmbëdhjetë deri pesëmbëdhjetë orë në ditë. Ai kishte
momente mistike, kur nuk donte të fliste me njeri, as me shoqëruesin e tij
të qelës. Nga ora katër deri në tetë, Plaku luste rregullin e tij të mëngjesit:
më pas ai rrëfente murgjër dhe njerëz laikë deri rreth orës katër pasdite,
kur ai fillonte rregullin e tij të lutjes së mbrëmbjes, që përbëhej nga
kanoni i Pendimit, Kanonet për Hyjlindësen, Kanonin Lutës, Lutjen e
Vogël të Mbrëmjes dhe shërbesa të tjera. Natën, etërit bënin gati
verandën, ku Plaku qëndronte i vetëm në lutje, frikësohej dhe
mrekullohej me punën madhështore të krijuesit, që ai e donte
jashtëzakonisht, delet dhe gjithçka të krijuar nga Perëndia, ndonjëherë
deri në mes të natës, kur ai pushonte pak, para se të fillonte përsëri.
Në muajt e fundit të jetës së tij, Plakun mund ta dëgjoje të thoshte shpesh:
“Tani unë po shkoj tek vëllezërit e mi!”, dhe “Më lini të largohem tek
vëllezërit e mi!” dhe “Unë po shkoj tek Krishti! Lutuni për mua,
mëkatarin.”
Në prag të nisjes së Plakut për në jetën tjetër, ai filloi të lexonte
rregullin e tij të mëngjesit, kur nxënësi i tij i tha: “Jeronda, është mbrëmje
tani. Këto lutje duhet të lexohen nesër në mëngjes.” Plaku iu përgjigj atij
duke i thënë se, “Unë po i lexoj ato tani, sepse nesër në mëngjes do të
shkoj tek vëllezërit e mi. “Në mëngjesin e dy Dhjetorit të 1998, rreth orës
2:20, Plaku Kleopa u nis drejt përjetësisë dhe Krishtit të Tij.
Në tre ditët që vijuan para varrimit, mijra besimtarë u takuan në
Sihastria, për të qenë për herë të fundit në këtë jetë, pranë Plakut të tyre.
Funerali u ndoq nga numër i madh besimtarësh me lot në sy, teksa
shihnin Plakun të largohej prej tyre, por gjithashtu të mbushur me
gëzimin e ngjalljes dhe me himnin paskal “Krishti u ngjall” në buzë. Një
periudhe të madhe hezikaste dhe monastike për Kishën e Rumanisë, i
erdhi fundi me largimin e Plakut Kleopa drejt vendit ku prehet i drejti.
Një faqe e artë hyri në historinë e kishës Orthodhokse rumune me
fillimin dhe mbarimin e saj tek Manastiri hezikast i Sihastrias në
Moldavi.
Page 16
16
PARATHËNIE
Nga Plaku Kleopa
Ndër vite, ideja për të shkruar këtë libër, u poq ngadalë brenda meje. Të
gjithë llojet e njerëzve kalonin nga qelia6 ime për nevojat e tyre
shpirtërore, duke kërkuar një lutje, ndihmë dhe një fjalë për drejtim.
Shumë të tjerë, sidoqoftë vinin gjithashtu me pyetje në lidhje me Besimin.
Disa pyetje ishin më të lehta dhe të tjera ishin më të vështira, varej nga
pjekuria, përgatitja dhe etja për njohuri që zotëronte secili. Disa nga ata,
nuk ishin vetëm fëmijë të kishës Orthodhokse dhe ekspertë në Shkrimin
6 Vend-banimi i murgjërve, ndërtesë a dhomëz e thjeshtë.
Page 17
17
e Shenjtë, por ishin gjithashtu të shëtitur nëpër botë. Gjatë rrjedhës së
udhëtimeve të tyre, ata kishin takuar njerëz të besimeve të tjera dhe me
bindje fetare të ndryshme, që me të vërtetë ishin goxha modernë në
mënyrën e tyre të të menduarit. Duke arritur nga fundi tjetër i botës,
atyre u mungonte lidhja me kishën tonë Orthodhokse, apo me rrënjët e
kombit tonë rumun.
Me këta njerëz unë bëja bashkëbisedime, nganjëherë të gjata dhe të
lodhshme rreth besimit. Unë përshpejtoja me Shkrimin e Shenjtë dhe
Etërit e shenjtë, në kërkim të kuptimit të tyre të brendshëm më të thellë.
Diskutimet tona sëbashku, i bënin këta njerëz që të mendoheshin. Ata
pyesnin nëse ajo, që ata kishin marrë nga prindërit dhe stërgjyshërit e
tyre me nderim nga besimi fetar, përfaqëson aktualisht të vërtetën për
Zbulesën e Shenjtë. Nganjëherë ata vinin me Shkrimin e Shenjtë në dorë
dhe me pyetjet e shkruara. Herë të tjera, merrnin me vete përgjigjet që
mësuesit u kishin dhënë. Unë asnjëherë nuk qortova ashpër ndonjë
besimtar, për dyshimet që kishte rreth besimit. As nuk i kërkova
ndonjërit që të besonte verbërisht. Po të kisha bërë kështu, kjo do të
nënkuptonte se unë po i shtyja që të pranonin besimin Orthodhoks,
ndryshe nga ata të cilët u kërkojnë që të besojnë në besimin e vet, pa i
lejuar të bëjnë asnjë pyetje. Përkundrazi, unë e quajta të detyrueshme që
këto diskutime të ofrohen si një tregues i vlefshëm për të interesuarin, me
dëshirën time të vetme, që ai të njohë të vërtetën e besimit tonë
Orthodhoks. Nuk u zhgënjeva. Unë pata gëzimin e shikimit të frutit të
diskutimeve të tilla, për ata që kishin ardhur me besim të turbullt. Pas
kësaj, ata largoheshin me qetësi dhe me qartësi mendimi, si një pranverë
mali. Atëherë fillova të mendoj: do të ketë edhe shumë të tjerë, të cilët me
mendjet e tyre të qarkuara nga pyetje të ndryshme, nuk do të jenë në
gjendje që të marrin përgjigje. Përveç kësaj, kush do i ndihmonte ata,
përveçse priftit të zonës së tyre? Dhe përsëri, a kanë të gjithë ata të njëjtën
moshë shpirtërore dhe aftësi baritore? Patjetër që jo. Për këtë arsye,
pavarësisht nga fuqia ime e kufizuar shpirtërore, vendosa që të shkruaj
këtë libër. U dhëntë dobi vëllezërve të mi! Në fillim, e ndava materialin
në kapituj sipas dëshmisë së besimit tonë. Pas kësaj, u mora me kuptimin
e tyre, në mënyrë që ta bëja librin më të kuptueshëm, duke përdorur si
skelet këtë dialog të priftit Orthodhoks me pyetësin, një shpirt që ka etje
për të arritur në njohjen e së vërtetës së Besimit tonë, që ende dhe prej
Page 18
18
kohësh mbart pyetje, pasiguri të brendshme, duke qënë i lëkundur nga
bota e jashtme.
Arkimandriti Kleopa Ilie Festa e Ngjitjes së Zotit
Manastiri i Shenjtë i Sihastrias, Rumani - 1980
Kapitulli i parë
Mbi Kishën
PLAKU KLEOPA: Për ç’arsye biri im, do të dëshiroje të flisje me mua?
KËRKUESI: Unë dua të vërtetën e besimit, që më është bërë e njohur.
PLAKU KLEOPA: Po, është mirë për ne të kërkojmë të vërtetën rreth çdo
gjëje. Por, çfarë do të doje të pyesje para së gjithash?
KËRKUESI: “Kisha” është themelimi i Shenjtë, që është vendosur prej
Fjalës së Trupëzuar të Perëndisë, për shpëtimin dhe shenjtërimin e
Page 19
19
njeriut. Do të doja të mësoja si e kuptoni ju, fjalën “Kishë” në Shkrimin e
Shenjtë.
PLAKU KLEOPA: Fjala “Kishë” në Shkrimin e Shenjtë ka shumë
kuptime dhe emra. Ajo përdoret nganjëherë me një kuptim, nganjëherë
me një tjetër, ndonjëherë me një emër, herë të tjera me një tjetër.
KËRKUESI: Cilat janë këto kuptime dhe emra të ndryshëm të Kishës në
Shkrimin e Shenjtë?
PLAKU KLEOPA: Duke filluar me Dhiatën e Re, fjala Kishë nënkupton
nivelin më të lartë të hierarkisë dhe udhëheqjes së Kishës, përmes së cilës
Krishti vuri themelin në një vend të veçantë me realizimin e Pagëzimit të
Krishterë Orthodhoks në emër të Trinisë së Shenjtë.
KËRKUESI: Çfarë është kjo “hierarki supreme” që u inagurua në kishë
nga Krishti Shpëtimtar? ( Mat.18:18; Heb.13:17; Vep.20:28; Jn.20:22-23.)
Kur, e themeloi hierarkinë supreme në kishë Shpëtimtari?
PLAKU KLEOPA: Kur Ai u tha Apostujve të tij: “Kush ju dëgjon, më
dëgjon mua; kush ju përbuz, më përbuz mua; dhe kush më përbuz,
përbuz atë që më ka dërguar” dhe “Sikurse më ka dërguar mua Ati,
ashtu unë po ju dërgoj ju.” LK. 10:16; Jn.20:21.
KËRKUESI: Çfarë fuqish të veçanta i dha Shpëtimtari kësaj hierarkie?
PLAKU KLEOPA: Para se gjithash, Ai i dha dishepujve të Tij, fuqinë për
të lidhur e zgjidhur mëkatet e njeriut në qiell dhe mbi tokë. Ai i dha atyre
fuqinë e disiplinës në kishë, për të ndëshkuar rëndë ata që shkelën
urdhëresat e Krishtit. Ai i veshi ata më fuqi që prej së larti, me zbritjen e
Shpirtit të Shenjtë. Ai i dërgoi që të predikonin Ungjillin në të gjithë
botën dhe të pagëzonin dishepujt e tyre në emër të Trinisë së Shenjtë, “të
Atit, dhe të Birit, dhe të Shpirtit të Shenjtë.” Jn. 20:22-23; Mat.18:18; 1
Kor.5:4-5; 1 Tim.1:20; Mat.16:18-19; Vep.2:1-12; Mat.28:18-20.
KËRKUESI: A është korrekt ky konceptim i kishës?
PLAKU KLEOPA: Po. Konceptimi i kishës siç shihet në Shkrimin e
Shenjtë, përbëhet nga ata të krishterë, të cilët duke ndjekur Apostujt e
Shenjtë, u pagëzuan prej tyre në emër të Trinisë së Shenjtë. Mat.16:18;
Kol.1:18-20.
KËRKUESI: Cilat pasazhe të Shkrimit të Shenjtë, dëshmojnë për këtë
kuptim të kishës?
PLAKU KLEOPA: Kisha – totali shumësit të së vërtetës, të krishterëve
besnikë, të bariut dhe tufës, në një vend – ka dëshmi të bollshme në atë
Page 20
20
që i përket asaj: “ Sepse, sikurse në një trup kemi shumë gjymtyrë dhe të
gjitha gjymtyrët nuk kanë të njëjtën funksion, kështu edhe ne, megjithëse
jemi shumë, jemi një trup në Krishtin, dhe gjithsecili jemi gjymtyrë të
njëri-tjetrit. “Trupi është kisha, ndërsa Krishti është koka e saj. Rom.12:4-
5. Kol.1:18-24.
KËRKUESI: Si interpretohet fjala kishë në Shkrimin e Shenjtë?
PLAKU KLEOPA: Si shtesë e të lartpërmendurave, ne e kuptojmë fjalën
“kishë” në Shkrimin e Shenjtë, për të nënkuptuar ndërtesën e kishës, që
është vend i adhurimit.
KËRKUESI: Si kuptohet kisha si një vend adhurimi?
PLAKU KLEOPA: Ne e kuptojmë kishën si vendi i shenjtë, projektuar
dhe i caktuar për adhurim kolektiv ose publik, siç ishte tempulli në
Dhiatën e Vjetër. Me këtë kuptim, ne e ndeshim kishën në shumë vende
të Shkrimit të Shenjtë. Shpëtimtari, ende fëmijë, e ndërtoi vendin e
Shenjtë, si vendin e vërtetë të adhurimit, kur ishte dymbëdhjetë vjeç, Ai
erdhi me prindërit e Tij, për të adhuruar në Kishë. Si një vend adhurimi,
Shpëtimtari e quajti “Shtëpia ime,” dhe çdo ditë Ai gjendej në të duke
mësuar njerëzit. Ne e gjejmë atë me të njëjtin kuptim në veprën e
Apostujve të Shenjtë. Duke ardhur në Antioki, Apostujt Pavli dhe
Barnaba “u bashkuan në7 atë Kishë dhe mësuan shumë njerëz.” Afërsisht,
edhe Pavli i referohet këtij kuptimi, duke thënë, “Si në të gjitha kishat e
Shenjtorëve (të krishterëve), gratë duhet të mbajnë qetësi në kishë.”
Llk.2:46-48. Mat.21:13. Jn.18:26. Vep.11:26. 1Kor.14:34.
Në këtë pasazh, kuptimi i fjalës kishë, është i thjeshtë dhe shfaqet si një
vend i mbledhjes për adhurimin e përbashkët.
KËRKUESI: Dhe sa emra të tjerë i atribuohen kishës në Shkrimin e
Shenjtë?
PLAKU KLEOPA: Ajo është quajtur: ara e Perëndisë8, Nusja e Krishtit9,
‘Kisha e Shenjtorëve10’, këshilli i të drejtëve11, Kisha e të paralindurve12,
një tufë e Krishtit13, shandanët e artë14, qyteti i Perëndisë15, qyteti i
7 Ndërsa VMJ ka përkthyer nga greqishtja ‘me Kishën’ teksti original aktualisht lexon “në Kishë” 8 1 Kor.3:9 9 2 Kor.11:2 10 Ps.149:1 11 Ps.110:1 12 Heb.12: 13 23Jn.10:16 14 Zb.1:20 15 Ps.86:2
Page 21
21
Perëndisë së Gjallë16; shtylla dhe mbështetja e së vërtetës17, kuvendi i
shenjtorëve18, trupi i Krishtit19, ndërtesa e Perëndisë20, një kishë e
lavdishme21, Nusja e qengjit22, familje e Perëndisë në qiej dhe tokë23,
“Shtëpia e Perëndisë së Jakobit24, Shtëpia e Krishtit25, Jeruzalemi i ri26 dhe
të tjera.
KËRKUESI: Cilën kishë kemi në të krishterët?
PLAKU KLEOPA: Kisha e Krishtit është një, sepse ajo u themelua nga një
dhe i vetmi Shpëtimtar27. Një është Koka e saj, Jisu Krishti, dhe ajo
imagjinohet më përpara nga Nusja e Tij28, si Shtëpia e Perëndisë dhe e
Krishtit29, Trupi i vetëm i Krishtit30, Një tufë e vetme31. Ajo quhet e
shenjtë, sepse koka e saj është e shenjtë dhe në të banon Shpirti i Shenjtë.
KËRKUESI: Nëse mëkatarët jetojnë në kishë, si është e mundur që kisha
të mbetet e shenjtë?
PLAKU KLEOPA: Mëkatarët nuk e infektojnë shenjtërinë e kishës.
Misioni i saj është pikërisht ky: të përhapë shenjtërimin tek mëkatarët.
“Të gjithë njerëzit janë mëkatarë dhe asnjë s’mund të thotë se është i
pamëkat.32”
Disa heterodoksë deklarojnë se vetëm njerëzit e shenjtë mblidhen në
komunitetin e tyre. Sidoqoftë, ata mendojnë gabim, se edhe vetë ena e
zgjedhjes, Apostulli shën Pavël thotë që është më i keqi ndër mëkatarët.
Shpëtimtari e krahason kishën e tij me paravolinë e fushës që mban gurë
dhe egjër, si dhe me rrjetën që zë bashkë peshkun e mirë dhe të 16 Zb.21:2 17 1 Tim.3: 18 15Ps.88:5 19 Ef 1:22,23 20 1 Kor.3:9 21 Ef.5:27 22 Zb.19:7 23 Ef.3:15 24 Is.2:2-3. 25 Heb.3:6 26 Zb.3:12 27 Mat.16:18 28 Ef. 5:27 29 Heb.3:6 30 Rom.12:5 31 Jn.10:16 32 Jakov.3:2.
Page 22
22
pavlefshëm. Shën Pavli thotë që kisha është një shtëpi në të cilën gjenden
enë të hedhura për të nderuar dhe të tjerat për të mos nderuar.33
Shpëtimtari nuk erdhi për të thirrur në pendim të drejtët por mëkatarët,
sepse “nuk janë të shëndoshët ata që kanë nevojë për mjekim, por të
sëmurët.”34
KËRKUESI.: Pse thonë Orthodhoksët se kisha e tyre është “Katolike” dhe
“Apostolike?”
PLAKU KLEOPA: Me fjalën “ Katolike”, mund të sugjerojmë se kisha e
ka atë si qëllim të saj, që të përhapet nëpër të gjithë botën, duke përfshirë
të krishterë të çdo vendi, të çdo moshe dhe të të gjithë njerëzve. Kjo
konfirmohet nga udhëtimi i mëposhtëm i Krishtit: “Shkoni pra, dhe i
mësoni të gjithë kombet…”35
Për më tepër, kisha quhet Katolike, meqë i tërë mësimi i saj është e
vërteta e pashtrembëruar, e cila u dha nga Zoti Krisht tek Apostujt, dhe
përmes tyre, botës. Ndërsa në të kundërt, herezia zotëron veç një pjesë të
së vërtetës. Orthodhoksia nuk është vetëm besimi i drejtë, por gjithashtu
plotësia e besimit dhe prandaj ajo kuptohet gjithashtu që të jetë
sinodike.36
33 2 Tim 2:20. 34 Mat.9:12 35 Mat.28:19. 36 Plaku Kleopa flet këtu për tërësinë ose katolicitetin e kishës. Xhorxh Florovski e shpjegon atë
në këtë mënyrë: “Katoliciteti i kishës nuk është një konceptim sasior apo gjeografik. Ai nuk
varet aspak nga shpërndarja e besimtarëve. Universaliteti i Kishës është pasoja ose manifestimi,
por jo shkaku apo themelimi i katolicitetit të saj… Kisha ishte Katolike edhe kur komunitetet e
krishtera s’ishin veçse ishuj të rrallë, të vetmuar, në një det mosbesimi dhe paganizmi. Dhe
kisha do të mbetet katolike deri në fund të kohëve, kur misteri i “braktisjes” do të zbulohet, kur
kisha edhe njëherë do të pakësohet në një “tufë të vogël”… Kaθoλikή nga kaθ’ όλou
nënkupton para së gjithash tërësinë dhe integritetin e brendshëm të jetës së Kishës…. Nëse
kisha nënkupton gjithashtu universalitetet, pa dyshim që ai nuk është universalitet empirik,
por ideal. Shkëmbimi i ideve, jo i fakteve, është çfarë ajo ka në vizion. Kurt të krishterët e parë
përdornin fjalët Ekkληεία Kαθoλιkή (kishë Katolike), asnjëherë nuk nënkuptonin një Kishë të
përhapur në tërë botën. Kjo fjalë më tepër i jepte spikatje ortodoksisë së Kishës, në të vërtetën e
Kishës së Madhe,’ në kontrast me frymën e separatizmit dhe partikularizmit sektar; ishte ideja
e integritetit dhe pastërtisë që shprehej….
Kisha quhet katolike, sepse … në kishë dogmat mësohen të plota, pa ndonjë mangësi, në mënyrë
katolike, sepse një është Trupi i Krishtit; ajo është bashkim në Zotin Krisht, unike në Shpirtin e
Shenjtë – ‘dhe ky unitet është tërësia dhe plotësia më e lartë’ ( Shën Kirili i Jeruzalemit).
Standarti i bashkimit katholik është që “shumica e atyre që besuan, të jenë të një zemre dhe të
një shpirti” (Vep. 4:32). Rritja e kishës është në përkryerjen e tërësisë së saj të brendshme,
Page 23
23
Kisha quhet “Apostolike”37, sepse Krishti e themeloi përmes Apostujve
dhe Apostujt e rregulluan dhe e organizuan atë. Mësimi i Krishtit u
mirëmbajt i papërdhosur përmes Apostujve. Dhuratat e Shpirtit të
Shenjtë qëndruan mbi Apostujt, dhe përmes sigurisë dhe
qëndrueshmërisë së hirit dhe trashëgimisë apostolike, janë të ruajtura
deri sot në Kishë.
Ne themi gjithashtu Apostolike, sepse Krishti, kreu i gurit të qoshes, e
themeloi kishën mbi themelin shpirtëror të Apostujve. Kisha jeton jetën
në Krisht, ndërsa drejtohet prej Apostujve, të cilët janë shkruesit kryesorë
të fjalëve të Shpëtimtarit.
KËRKUESI.: Çfarë nënkuptojmë ne Orthodhoksët, kur themi se kemi dy
kisha, një në qiell, fitimtare, dhe një mbi tokë, që akoma lufton?
PLAKU KLEOPA: Ne nuk themi se kemi dy kisha, por vetëm një.
Sidoqoftë, ne e dimë që ajo është e përhapur në dy mbretëri: në të
dukshmen e të gjallëve dhe në të padukshmen e të prehurve. E dukshmja
quhet gjithashtu militante ose luftuese, sepse anëtarët e saj ende gjenden
duke u ndeshur me fuqitë e kundërshtarit të lig. I pari quhet triumfues
ose fitimtar, pasi anëtarët e tij kanë mundur fuqitë e kundërshtarit dhe
kanë shkuar në botën qiellore, së bashku me engjëjt. Kështu, Kisha jonë -
e cila është një – i ka të dy, ata që jetojnë mbi tokë dhe ata që prehen në
qiej, që lavdërojnë Perëndinë dhe që luten për shpëtimin e të gjithë botës.
katolicizmit të saj të brendshëm, në përsosjen e tërësisë; “që të jenë të përsosur në unitet.”
(Jn.17:23) 37 Ef.2:20
Page 24
24
Kapitulli i dytë
Mbi Shkrimin e Shenjtë
KËRKUESI: Pse nuk e aprovojnë peshkopët dhe priftërinjtë që të
krishterët, të cilët janë anëtarë të kishës, të interpretojnë dhe të predikojnë
publikisht fjalën e Perëndisë nga Shkrimet?
PLAKU KLEOPA: Çdo i krishterë ka nevojë të lexojë Shkrimin e Shenjtë,
por jo çdo i krishterë ka autoritetin apo aftësinë për të mësuar dhe
interpretuar fjalët e shkrimit. Ky autoritet i privilegjuar rezervohet për
Kishën prej klerikëve dhe teologëve të saj të shenjtë, njerëz që janë të
instruktuar dhe të vetëdijshëm për besimin e vërtetë. Kur mendojmë se si
Shpëtimtari ynë u dha hirin e mësimdhënies Apostujve të Tij të Shenjtë38
dhe jo masave, është e lehtë për ne të kuptojmë se të drejtën për të dhënë
mësim e kanë vetëm peshkopët, priftërinjtë dhe teologët e kishës sonë.
38 Mat.28:20
Page 25
25
Ishin Apostujt, ata që u dërguan nga Krishti për të mësuar dhe për të
kremtuar Misteret e Shenjta (Sakramentet). Apostulli ynë shën Pavli
thotë tek letra drejtuar romakëve: “Dhe si do të predikojnë pa qenë të
dërguar?”39 Për këtë arsye, peshkopët janë pasardhësit e ligjshëm të
Apostujve dhe të dërguarit për predikim (kήpufjμα) tek njerëzit. Pavli ia
beson barrën e rëndë të udhëzimit të njerëzve Timoteut dhe jo
besimtarëve. Ai flet për këtë gjetkë: “A janë vallë të gjithë apostuj? Janë të
gjithë profetë? Janë të gjithë mësues?40 Përsëri, ai i thotë Timoteut që
klerikët duhet të jenë ”të aftë të mësojnë”41 të tjerët. Sidoqoftë, ai nuk
thotë të njëjtën gjë për besimtarët. Ai bën një dallim midis bariut dhe
deleve, midis mësuesit dhe të mësuarve. Por, mësuesit nuk mund të
mësojnë çfarëdo që ata dëshirojnë, por atë që kisha e mëson botërisht.
Ata mësojnë në emër të kishës dhe të Krishtit. Jo çdonjeri ka aftësi
intelektuale dhe hirin hyjnor të domosdoshëm për të shtjelluar Shkrimin
e Shenjtë në mënyrë korrekte. Apostulli shën Petro thotë gjithashtu në
letrën e tij të dytë, që i referohet letrës së Apostull Pavlit. Ai thotë si më
poshtë:
“Në to ka disa gjëra të vështira për t’u kuptuar, të cilat të paditurit dhe të
paqëndrueshmit i shtrembërojnë, sikurse bëjnë me shkrimet e tjera, për
humbjen e tyre.” 42
KËRKUESI.: Disa thonë se nuk është e drejtë që anëtarët e kishës të mos
kenë të drejtën e interpretimit dhe shtjellimit të shkrimit. Siç thotë kjo
pjesë, çdo i krishter e di si të interpretojë Shkrimin e Shenjtë: “Por ju keni
vajosjen nga i Shenjti dhe dini çdo gjë,” dhe “vajosja që keni marrë prej
tij, qëndron tek ju dhe nuk keni nevojë që ndokush t’ju mësojë.43”
PLAKU KLEOPA: Shkrimi i Shenjtë është si një pus shumë i thellë që
brenda përmban diturinë e pafund të Perëndisë. Nëse ndonjë i etur
zhytet në këtë pus që të pijë të gjithë ujin e tij, ai do të mbytet brenda.
Megjithatë, nëse ai do të nxjerrë ujë me kovë dhe që aty do pijë me një
gotë, atëherë s’ka fare frikë se do të gllabërohet. Cili njeri është kaq i
çmendur sa të dëshirojë të zhytet në një greminë të tillë uji, pa ditur si të
notojë?
39 Rom.10:15. 40 1 Kor.12:29 41 1 Tim.3:2 42 2 Petr.3:16 43 1 Jn.2:20,27
Page 26
26
Sipas Etërve, Shkrimi i Shenjtë është “një kockë”, dhe asnjë s’do të
guxonte që me dhëmbë “qumështi”, të thyente kockat e fuqishme të
Shkrimit të Shenjtë – pasi këta dhëmbë do të dërrmoheshin.
Ju keni lexuar tek Shkrimi, rreth eunukut të Kandaces, mbretëreshës së
Etiopianëve? Ai po lexonte Profetin Isaia, kur Apostull Filipi e pyeti nëse
ai e kuptonte ato që lexonte, dhe për të cilën ai u përgjigj:
“E si do të mundja, po s’pata një, që të më udhëzojë?44”
Ju kuptoni gjithashtu se fjala “lyerje” ose “vajosje” (Xpίεμα) që
përmendet më sipër, nënkupton derdhjen e Shpirtit të Shenjtë në
Misterin e Krezmës së Shenjtë, direkt pas pagëzimit.45
Shprehja “ju i dini të gjitha gjërat,” nënkupton çdo gjë që përmban të
vërtetën dhe shpëtimin e krishterë, si dhe çdo gjë që lidhet me
Antikrishtin dhe pasuesit e tij, së cilët i referohet vargu vijues i letrës së
Shën Joan Teologut. Prandaj, asnjë s’duhet të mësojë sipas kuptimit dhe
përceptimit të vet, pasi do të mashtrohej.
KËRKUESI: Njësoj thuhet, që çdo i krishter ka të drejtën dhe detyrimin
për të lexuar Shkrimin e Shenjtë vetë, siç na paralajmëron Shpëtimtari:
“Ju hetoni shkrimet, sepse mendoni të keni nëpërmjet tyre jetë të
përjetshme; dhe janë ato që dëshmojnë për mua.”46
PLAKU KLEOPA: Ki kujdes, sepse shumë heretikë të kohëve më të
hershme, morën guximin që të zhyten në detin pamasë të Shkrimit dhe u
mbytën shpirtërisht, duke u shkatërruar bashkë me të gjithë që i ndoqën.
Ata nuk kanë të gjithë, të njëjtën pjekuri shpirtërore. Ata nuk janë të
gjithë të aftë që të kuptojnë misterin e Shkrimit të Shenjtë. Shkrimi i
Shenjtë kuptohet dhe shpjegohet në tri mënyra:
Së pari, sipas kuptimit të tij literal, domethënë (emëror), gramatik, leksikor dhe
historik; së dyti sipas kuptimeve alegorike ose metaforike, që janë më lart se i
mëparshmi; dhe së treti sipas kuptimit shpirtëror.
Sipas Etërve, njëri nga kuptimet më të thjeshta për t’u kapur është
kuptimi i parë, sipas letrës së shkrimit; të depërtosh me pjekuri në
natyrën e Shkrimit kërkon të mësuarit thjesht, ndërsa të shpjegosh
thellësinë e kuptimeve të Shkrimit është përparimi më i lartë shpirtëror
dhe nevojitet më tepër hir hyjnor. Sipas Shën Pavlit, dituria e përsosur e
44 Vep.8:31 45 Vep.8:17 46 Jn.5:39
Page 27
27
Shkrimit i përket të përsosurit: “Dhe ne flasim per dituri mes njerëzish të
pjekur, por jo për diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e
kishte paracaktuar përpara kohërave për lavdinë tonë.47”
KËRKUESI: Ka nga ata që debatojnë se s’është e nevojshme për dikë, që
të ketë mësuar shumë, për të qenë i aftë të kuptojë mësimet e Shkrimit,
meqë të pamësuarit Ai i zbuloi urtësinë e këtyre mësimeve, ashtu siç
thotë Shpëtimtari: “Unë të lavdëroj, o Atë,… sepse ia fshehe këto gjëra të
urtit dhe të mençurit, dhe ia zbulove fëmijëve të vegjël.”48
PLAKU KLEOPA: Po, Perëndia e zbuloi diturinë e tij tek ata që ishin
foshnjë në poshtërsi, por jo në mëndje49 dhe gjykim.
47 1 Kor.2:6-7 48 Mat.11:25 49 -voûs, voόs, voϊ, voûv – mëndje, mendim, arsye; qëndrim, synim, qëllim; kuptim, dallim:Fjalë që
përçon më mirë në Anglisht, kuptimin e fjalës Greke V0ûs, është ndoshta fjala mendje, megjithatë ajo ka
dhe kuptime të tjera gjithashtu. Etërit i referohen nous si shpirt (“natyra shpirtërore” e një njeriu, Shën
Isaak Siriani) dhe zemra (ose “esenca e shpirtit”).
Page 28
28
Kapitulli i tretë
Mbi Traditën e Shenjtë
KERKUESI: Çfarë është tradita e Shenjtë që orthodhoksët e konsiderojnë
si burimi i dytë i Zbulesës së Shenjtë dhe të barabartë me Shkrimin e
Shenjtë?
PLAKU KLEOPA: Tradita e Shenjtë është mësimi i kishës, dhënë prej
Perëndisë me një zë të gjallë, nga e cila një pjesë u shkruajt më vonë. Si
Shkrimi i Shenjtë, gjithashtu edhe Tradita e shenjtë përmban Zbulesën e
Shenjtë dhe prandaj është thelbësore për shpëtimin tonë. Tradita e
shenjtë është jeta e kishës në Shpirtin e Shenjtë dhe në harmoni me jetën e
qëndrueshme të kishës; është pra, një burim uji i Zbulesës së Shenjtë, e
tillë që, si pasojë, ajo zotëron të njëjtin autoritet si Shkrimi i Shenjtë. Nga
koha e Adamit, deri në atë të Abrahamit, kronologjive të vjetra, kaluan
3678 vjet, dhe nëse i shtojmë i shtojmë 430 vitet kur izraelitët mbetën në
Egjipt, kemi 4108 vjet. Gjatë kësaj periudhe kohore, Shkrimi i shenjtë as
nuk ekzistonte, dhe as Sabathi nuk konsiderohej si e kremte midis
njerëzve. Gjatë kësaj periudhe mijëravjeçare, besimtarët dhe njerëzit e
zgjuar, u drejtuan për në rrugën e shpëtimit vetëm prej traditës së
shenjtë, domethënë nga mësimet rreth Perëndisë, të cilët ata i morën nga
një zë i gjallë. Vetëm për vazhdimësinë e 1400 viteve nga koha e Moisiut
e deri në ardhjen e Krishtit – ata u drejtuan prej Shkrimit të Shenjtë të
Dhiatës së Vjetër. Ashtu si me librat e Dhiatës së Vjetër para se të
shkruheshin, kur njerëzit u drejtuan në njohurinë e Perëndisë dhe mbi
rrugën e shpëtimit, vetëm prej traditës së shenjtë (traditë me një zë gojor
të gjallë), kështu u drejtuan dhe ata, saktësisht para se të shkruheshin
Page 29
29
librat e Dhiatës së Re. Tradita e Shenjtë ishte udhëzuesi, me të cilin të
krishterët e parë u drejtuan për në rrugën e shpëtimit. I pari që dha
mësimet e Dhiatës së Re me një zë të gjallë, tek veshët e njerëzve, ishte
vetë Shpëtimtari ynë Zoti Jisu Krisht, i cili për tre vjet e gjysëm i mësoi
vazhdimisht njerëzit, duke shpërndarë Ungjillin e tij, gjithsesi, pa shkruar
gjë. Meqenëse Ai po krijonte bindje te Ati i tij, Ai nuk i dërgoi Apostujt që
të shkruanin, por që të predikonin Ungjillin në të gjithë botën, duke u
thënë atyre: “Shkoni pra dhe mësoni të gjithë kombet, duke i pagëzuar
ata në emër të Atit, e të Birit e të frymës së Shenjtë: dhe duke i mësuar të
zbatojnë të gjitha gjërat që unë ju kam urdhëruar. Dhe ja, unë jam me ju
gjithmonë, deri në mbarim të botës, Amin.50“ Që nga dita e themelimit të
saj (viti 33 pas Kr.) deri në vitin 44 pas Kr. kur Apostulli i shenjtë Matheu
shkroi Ungjillin51 e parë, Kisha u drejtua pa shkrimet e Dhiatës së Re, por
vetëm me Traditën e shenjtë, nga e cila vetëm një pjesë u regjistrua më
vonë. Megjithëse kishte shumë shkrimtarë të tjerë, për të cilët
pretendohej se ishin të frymëzuar dhe shkrues besnikë të apostujve, kisha
qe ajo që i pranoi ata apo jo, pasi ajo ishte e pagabueshme. Kisha jetoi të
vërtetën e Ungjillit, para se të shkruhej ndonjë gjë, duke jetuar që nga
fillimi me Traditën e shenjtë.
Kështu pra, kjo është Tradita e shenjtë: burimi dhe rrënja e dy
Dhiatave - të Vjetrës dhe së Resë – dhe prandaj arsyeja pse ne e quajmë
atë një burim të Zbulesë së Shenjtë, është pasi ajo mban të njëjtën peshë
me Shkrimin e Shenjtë.
KERKUESI: Po, por thuhet se Shkrimi i Shenjtë si Fjalë e Perëndisë nuk
lejohet të zëvendësohet apo të shkëmbehet me traditën, e cila është fjala e
njeriut, siç shkruhet në Ungjill: “Dhe ju, përse shkelni urdhërimin e
Perëndisë për shkak të traditës suaj?... Ju keni prapësuar urdhërimin e
Perëndisë për shkak të traditës suaj. Hipokritë, mirë profetizoi Isaia për
ju kur tha: ‘Ky popull... më kot më nderon, duke i mësuar doktrinat, që
janë urdhërime nga njerëzit.” Kështu pra, nuk është e domosdoshme për
ne që të zëvendësojmë apo të shtojmë traditën e njerëzve me ligjin e
Perëndisë, i cili përmbahet në Shkrimin e Shenjtë. PLAKU KLEOPA:
Çfarë të kanë thënë shokët e tu, nuk është aspak e vërtetë, pasi ligji i
Perëndisë nuk përmbahet vetëm në Shkrimin e Shenjtë. Dëgjo se çfarë
thotë Ungjillori Hyjnor Joan: “Janë edhe shumë gjëra të tjera që i bëri 50 (Mat. 28:19-20) 51 Ka shkollarë që besojnë se në fakt, “shkruajta e tre Ungjijve të parë u vendos... rreth vitit 70 P.k”
Page 30
30
Jisui, të cilat, po të shkruheshin një nga një, unë mendoj se nuk do të
mjaftonte e gjithë bota që të nxinte librat, që mund të shkruheshin.
Amin.” Përsëri, i njëjti ungjillor shpreh në një nga letrat e tij: “megjithëse
kisha shumë gjëra për t’ju shkruar nuk desha ta bëj me letër dhe bojë, por
shpresoj të vij tek ju dhe t’ju flas me gojë, që gëzimi ynë të jetë i plotë.”
Pra, e shihni se Ungjillori i shenjtë, kur e kishte aftësinë i mësoi nxënësit e
tij më tepër me zërin e gjallë të Traditës, se sa t’i dërgonte atyre letra.
Ndërsa shokët tuaj mbajnë me çdo kusht kaq sa është shkruar, ata nuk
llogarisin që, si Shpëtimtari dhe shumica e apostujve të Tij, nuk lanë
ndonjë gjë të shkruar, por, mësuan thuajse gojarisht, me zërin e gjallë të
Traditës.
KERKUESI: Në këtë rast, nuk e di si duhet ta kuptojnë të krishterët
pohimin që ne nuk duhet të joshemi nga mësimet e rreme të njerëzve,
sidomos nga ata të cilët janë fetarë dhe mbështeten tek Shkrimi. Në fund
të fundit, Apostulli na këshillon: “tregoni kujdes se mos ndokush ju bën
prenë e tij me anë të filozofisë edhe me mashtrime të kota, sipas traditës
së njerëzve, sipas elementëve të botës dhe jo sipas Krishtit”. Është
përgjegjësia jonë pastaj, që të ruajmë veten nga traditat e gabuara të
njerëzve.
PLAKU KLEOPA: Të dashurit më Krishtin, ju nuk dalloni ndryshimin
midis mësimeve të traditave njerëzore dhe të atyre që vijnë nga tradita
apostolike dhe ungjillore. Ju sollët këtu një fragment nga Shkrimi i
Shenjtë, që i referohet traditës së mësimeve njerëzore dhe
pseudofilozofisë, që s’ka asnjë lidhje me traditën ungjillore dhe
apostolike të kishës së Zotit Jisu Krisht. Tradita e shenjtë s’është as traditë
e njerëzve, as filozofi, as ndonjë lloj mashtrimi, por është fjala e
Perëndisë, që Ai e shpërndau tek ne personalisht, Apostulli i madh shën
Pavli, na mëson dhe na nxit që t’i mbajmë me fuqi traditat, duke thënë:
“prandaj, vëllezër, qëndroni dhe mbani porositë që mësuat, me anë të
fjalës ose me anë të letrës sonë.” Përkundrazi, disa këshillojnë të
krishterët më të dobët, që të shpifin dhe të braktisin traditat apostolike e
ungjillore, pa kuptuar se vetë Shkrimi i Shenjtë është një frut i Shpirtit të
Shenjtë, që u rrit prej rrënjëve dhe përmes Traditës së Shenjtë.
KERKUESI: Pse s’është i mjaftueshëm Shkrimi i Shenjtë për besimin dhe
shpëtimin, pa patur ndonjë nevojë për Traditën? Kjo duket se është rasti
Page 31
31
nga fjalët e nga Apostull shën Pavli për Timotheun: dhe se që nga
fëmijëria i njeh Shkrimet e Shenjta të cilat mund të të bëjnë të ditur për
shpëtimin me anë të besimit që është në Krishtin Jisu. “I gjithë Shkrimi
është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për mësim, bindje,
ndreqje, dhe për edukim me drejtësi”. Këto fjalë janë të qarta. Çdo shtesë
në Shkrimin e Shenjtë është e panevojshme.
PLAKU KLEOPA: Këtu po flet vetëm për Shkrimin e Dhiatës së Vjetër
pasi Dhiata e Re, nuk ishte shkruar ende. Shën Pavli i shkroi Timotheut
se një mësues i mirë mund të përdorte Dhiatën e Vjetër për përkrahjen e
besimit të tij në Krishtin dhe edukimin e tij në krishtërim. Sipas idesë që
ju pohuat gabimisht, na del se asnjë libër i Dhiatës së Re – nga ata që u
shkruajtën në periudhën që vijoi, këto letra të apostull shën Pavlit për
Timotheun nuk duhet të pranohen. Më saktë, është e mjaftueshme për ne
të njohim librat e Dhiatës e Vjetër, të përmendur këtu, në pjesën, së cilës
ju i referoheni.
KERKUESI: Disa njerëz nuk e njohin traditën, sepse ata thonë që me
kalimin e kohës, ajo prodhoi shumë elementë të paligjshëm, kështu që
veçanërisht sot, ne s’jemi më në gjendje të dallojmë Traditën e vërtetë
apostolike nga ajo e gënjeshtërt.
PLAKU KLEOPA: Kisha e Krishtit përcaktoi të vërtetën e besimit, sipas
rrugës së gjatë të traditës, përmes mësimeve dhe kanoneve të Sinodeve të
Shenjtë Ekumenikë, dekreteve dhe Simbolit të Besimit, (Besorja) dhe me
rrëfimet (e besimit) nga Hierarkët e shenjtë dhe mrekullibërës, ashtu siç u
bënë në shumë sinode lokale, të cilët u mbajtën vazhdimisht që në kohët
e vjetra. Në këta Sinode, autoriteti dhe vërtetësia e besimit të shenjtë
orthodhoks, u themelua prerë, së pari atje ku Ai u sulmua prej herezive
ekzistuese të kohës. Nga tërësia e sinodeve të tillë, shfaqet përmbajtja
përfundimtare dhe e patjetërsueshme e Traditës së shenjtë. Kjo kuptohet,
kur ju shqyrtoni nga afër thelbin e kushteve të mëposhtme: mos miratoni
konceptimet që përmbajnë papajtueshmëri mes tyre ose kontradiktën me
Traditën Apostolike dhe Shkrimin e Shenjtë. (Një mësim konsiderohet i
vlefshëm për “traditën”, kur ai rrjedh nga Shpëtimtari ose nga Apostujt e
shenjtë dhe është drejtpërdrejt nën ndikimin e Shpirtit të Shenjtë. Tradita
është ajo, që është ruajtur nga Kisha apostolike dhe ka një vazhdimësi të
pandërprerë deri sot. Tradita është ajo që rrëfehet dhe praktikohet nga e
Page 32
32
gjithë Kisha universale Orthodhokse. Tradita është ajo, që është në
harmoni me pjesën më të madhe të etërve dhe shkrimtarëve kishtarë.
Kur një traditë nuk i përmbush këto kushte, ajo nuk mund të
konsiderohet e vërtetë dhe e shenjtë dhe, si rrjedhim, nuk mund të
konsiderohet e pranueshme ose e përshtatshme për t’u respektuar.
KERKUESI: Pavarësisht të gjitha përpjekjeve të cilat ju thoni se kisha
Orthodhokse ka vepruar dhe vepron pranë të vërtetës e Traditës, disa
besojnë vetëm ato mësime, të cilat përfshihen në Shkrimin e Shenjtë.
Sepse të krishterët e parë, - thonë ata - pranuan vetëm ato shkrime që
përmbaheshin në Shkrimin e Shenjtë, siç shkruhet: “Por këta ishin më
fisnikë në ndjenjat sesa ata të Selanikut dhe e pranuan fjalën me
gatishmëri të madhe, duke i shqyrtuar çdo ditë shkrimet për të parë nëse
këto gjëra ishin ashtu.” Nga kjo, rrjedh se ne duhet t’i ruajmë këto
mësime që gjenden të shkruara në Shkrimin e Shenjtë.
PLAKU KLEOPA: Megjithatë, Apostulli i madh shën Pavli, i urdhëron të
krishterët e Korinthit jo sepse ata i mbajtën mësimet e shkruara, por për
shkak se ata ju bindën atij dhe vëzhguan me zë mësimet gojore që morën
nga ai. Dëgjoni se çfarë shkruan ai: “Dhe unë po ju lavdëroj vëllezër, që
më kujtoni në të gjitha gjërat dhe i zbatoni porositë ashtu siç jua kam
transmetuar.” Po pyes veten, cila është më e mira për ne: të ruajmë vetëm
mësimet e shkruara, apo të ndjekim apostullin e madh, që lavdëron ata
që gjithashtu e ruajnë Traditën e pashkruar? Përveç kësaj, ne kemi
përcaktuar që apostujt e shenjtë dhe ungjillorët besuan dhe predikuan
mjaft nga Tradita e shenjtë, të cilën ata e trashëguan nga të parët, dhe nuk
shkruhet në ndonjë vend në Shkrimin e Shenjtë.
KERKUESI: Ku tregohet veçanërisht që Apostujt e Shenjtë dhanë mësime
të tjera përveç atyre që janë shkruar në Shkrimin e Shenjtë?
PLAKU KLEOPA: Ja ku kemi dy dëshmi: apostulli i shenjtë Juda në
letrën e tij katolike vargu 9, mes të tjerash thotë: “por Kryeengjëlli Mikael
kur në kundërshtim me Djallin, debatonte për trupin e Moisiut, nuk
guxonte të shqiptojë një gjykim fyes por tha: “Zoti të qortoftë!” Të
dashurit më Krishtin, kërkoni të gjithë për Shkrimin e Shenjtë dhe shihni,
nëse do të gjeni të shkruar këtë shprehje. Akoma më poshtë në të njëjtën
letër, apostulli i referohet profecisë së Enokut, duke thënë: “Dhe për këta,
Page 33
33
profetizoi edhe Enoku, i shtati pas Adamit, duke thënë: “ja, Zoti erdhi me
mijërat e Tij të shenjtë, për të bërë gjyqin kundër të gjithëve dhe për të
bindur të gjithë të pabesët mes tyre. Por të gjitha veprat e paudhësisë dhe
për të gjitha fjalët fyese që mëkatarët e pabesë folën kundër tij.” Por
Apostulli shën Juda nuk është i vetmi që flet nga tradita. Dëgjoni se çfarë
thotë shën Pavli i shquar në letrën e tij të dytë pa mbarim: “Dhe sikur
Janesi dhe Jambresi i kundërshtuan Moisiut, njësoj edhe këta i
kundërvihen së vërtetës; janë njerëz mendjeprishur, të neveritshëm në
çështjen e besimit”. Dhe përsëri Apostulli i famshëm shën Pavli duke
udhëzuar priftërinjtë e Efesit thotë: “Kujtoni fjalët e Zotit Jisu që tha: ka
më shumë lumturi të japësh sesa të marrësh.” Tani unë ju pyes juve, që
këmbëngulni të vendosni besimin vetëm në fjalën e shkruar: nga i morën
fjalët e mësipërme dy apostujt Juda dhe Pavli, pasi ju s’do t’i gjeni ato të
shkruara në asnjë vend në Shkrimin e Shenjtë?
KERKUESI: Ende pyes veten nëse është e mundur që Tradita e Shenjtë të
ruhet deri sot e papërzierë dhe e vërtetë në të gjitha drejtimet si në fillim?
A s’duhet të zotërojmë më shumë besim nga mësimet e shkruara të
Shkrimit të Shenjtë?
PLAKU KLEOPA: Ju patë më sipër, që shën Pavli i njohur, urdhëron të
krishterët e Korinthit që të ruajnë me kujdes dhe të plota, traditat e
pashkruara ashtu siç i kishin marrë nga goja e tij. Por më tepër, ju dëgjuat
që apostujt Pavël dhe Juda, shfrytëzuan në predikimet e tyre fjalët e
marra direkt nga Tradita e Shenjtë. Si ato që i referoheshin profecisë së
Enokut, etj. Më tutje, ju tregova gjithashtu se me çfarë mjetesh u ruajt
Tradita e Shenjtë gjatë kohërave. Përveç kësaj, Apostull shën Pavli i nxit
dhe i drejton të krishterët e Selanikut, që të jenë shumë të kujdesshëm
dhe vigjilentë në ruajten e Traditës së Shenjtë: “Prandaj vëllezër,
qëndroni dhe mbani porositë që mësuat, me anë të fjalës ose me anë të
letrës sonë”52. “Dhe në një vend tjetër ai thotë: “Por edhe sikur ne ose një
ëngjëll i qiellit t‘ju predikonte një Ungjill të ndryshëm nga ai që ju kemi
predikuar, qoftë i mallkuar.” Me fjalë të tjera, ai po flet për Ungjillin që
kaloi brez pas brezi me një zë të gjallë dhe jo vetëm me fjalën e shkruar.
KERKUESI: Si u ruajt ky kanon i Traditës së Shenjtë në Kishë gjatë
periudhës mijëravjeçare? Në kohën tonë disa deklarojnë se nga dita në
52 2 Thes. 2:15.
Page 34
34
ditë, klerikët dhe shkrimtarët kishtarë ndryshojnë të vërtetën e Shkrimit
të Shenjtë dhe Traditën Apostolike, e cila në fillim ishte autentike dhe e
vërtetë. Ata thonë se nëse keni në duar një libër që u botua 50 vjet më
parë dhe e vendosni atë pranë një tjetri të botuar së fundi, ata s’do të
kenë asgjë të përbashkët. Kjo do të thotë që nëse hierarkët dhe priftërinjtë
e kanë bërë këtë me librat kishtarë, ata do të vepronin njësoj me Traditën
e Shenjtë, për të cilën Orthodhoksët mburren se e kanë mbajtur të
padëmtuar nga Apostujt e Shenjtë.
PLAKU KLEOPA: Ajo çfarë shokët e tu kanë pranuar, nuk është aspak e
saktë. Mësimet e Kishës së Krishti janë të ruajtura nga Shpirti i Shenjtë
dhe nuk mund të gabojnë. Themeluesi i saj, Zoti Jisu Krisht e drejton atë
në një mënyrë të padukshme, deri në fund të kohëve. Nëse disa
shkrimtarë kishtarë, hierarkë, priftërinjë ose laikë përkthyen Biblën nga
një gjuhë tjetër ose ndreqën disa pasazhe, në të cilat një shprehje nuk i
korrespondon të folurës së sotme të njerëzve tanë, ky do të ishte një
rregullim dhe modifikim i shprehjes dhe jo një ndryshim serioz i thelbit
të tekstit Biblik. Nëse sot një rumun nga koha e plakut Mirtesa ose
Stefanit të Madh (1504) do të ngjallej dhe ju do të donit të flisnit me të,
vështirë se do ta kuptonit atë në gjuhën që është rritur, pasi nuk është më
e saktë ajo, që flitej atëherë. Pikërisht kjo ka ndodhur me librat. Me
kalimin e kohës, fjalët apo shprehjet e shkrimtarëve u përmirësuan me
gjuhën e përshtatshme të sotme, megjithatë pa e ndryshuar kuptimin e
Shkrimeve të thella dhe kishtare. Që më parë, unë ju referova tek
themelimi mbi të cilin qëndron Tradita e shenjtë dhe me cilat mjete
garantohet ruajtja e imazhit të saj origjinal autentik dhe si ai mbartet
përgjatë kohëve. Dhe pikërisht kjo i referohet simbolit të lashtë të besimit
(Besores), kanoneve apostolike dhe vendimeve dogmatike të shtatë
Sinodeve Ekumenike.53 Mund t’i shtohen edhe testamentet e mëposhtme
madhështore dhe garancitë kuptimplote për ruajtjen e padëmtuar të
Traditës së Shenjtë: veprat e kishës së hershme, dëshmitarët e shoqërisë
së apostujve, mes së cilave janë Shën Ignat Perëndimbajtësi, një dishepull
i apostujve dhe shën Polikarpi i Smirnës. Këta Etër i këshilluan
53 Plaku Kleopa këtu i referohet shtatë Sinodeve të njohura Ekumenikë, megjithatë në esencë kisha
pranon dhe një të tetë (879), i cili konfirmoi kundërshtimin e akullit “Filioque” në prezencë dhe me
përkrahjen e Kishës së Romës dhe një të nëntë (1341) i cili kundërshtoi teologjinë humaniste skolastike
të Barlamit, në përkrahje të Hezihastëve dhe të Shën Grigor Palamait. Të vërtetat e sqaruara nga këta dy
sinode, ndihmuan të mbrojnë Kishën kundër shtrembërimeve teologjike të cilat, u sollën të mbartura mbi
650 vitet e shkuara, së pari ne perëndim dhe shpejt paskësaj në lindje.
Page 35
35
besimtarët e ditëve të tyre që të ruajnë veten nga mësimet e heretikëve
dhe të mbajnë të plotë vetëm Traditën apostolike
Për Hegjesipin, Eusebio na thotë se, u orvat të mbledhë të tërë
traditat apostolike dhe gati ja doli mbanë, duke mbledhur më shumë se
pesë libra me vlerë materiale që Eusebio i studioi. Fatkeqësisht me
kalimin e kohës këta libra humbën përfundimisht.
Shën Irineu dhe Klementi i Aleksandrisë na informojnë: “Ata që
shpjegojnë Shkrimin pa ndihmën e Traditës së Kishës, e copëtojnë
kuptimin e së vërtetës.” Më tej, shikoj këto dëshmi të ndritshme që
përfaqësojnë besimin e kohëve apostolike dhe periudhën që vijon
menjëherë deri në shekullin e katërt. Veprat e Kishës së lashtë janë një
dëshmi e rëndësishme për vlerën e Traditës së shenjtë dhe nderin e
shfaqur që nga ato kohëra e deri më sot.
Origjeni thotë: “Ruaj Traditën e Shenjtë në Kishë.”
Shën Epifani shkruan: “Është e nevojshme të mbajmë traditën,
sepse nuk është e mundur që çdo gjë të gjendet në Shkrimin e Shenjtë.
Apostujt e Shenjtë kaluan brez pas brezi disa gjëra me anë të fjalës së
shkruar, ndërsa të tjerët nëpërmjet të folurit.
Shën Joan Gojarti thotë: “Kështu është e qartë që apostujt e shenjtë,
nuk shpërndanë çdo gjë me anë të letrave; por shumë gjëra ata i kaluan
brez pas brezi npërmjet fjalës së folur e cila është gjithashtu e besueshme.
Nëse ekziston tradita, atëherë mos kërko gjë tjetër.”
Shën Grigori i Nisës shkruan: “Ne kemi traditën e shpallur për ne
nga etërit, si një trashëgimi prej vazhdimësisë apostolike dhe të përçuar
përmes shenjtorëve.”
Shën Vasili i madh, në shkrimet e tij siguron dëshmi të ngjashme.
Ja se si shprehet ai: “Midis dogmave dhe Kerygma, (të vërtetat ungjillore)
që ruhen në Kishë, disa i kemi nga mësimet e shkruara, ndërsa të tjerat i
kemi marrë gojarisht nga Tradita e apostujve nga një trashëgimi e
fshehtë. Të fundit kanë të njëjtën ligjshmëri dhe forcë si tekstet e
shkruara”
Page 36
36
Ne duhet të mbrojmë me nderim dhe perëndishmëri të madhe Traditën e
Shenjtë, meqenëse gjithçka që nevojitet për të ndikuar në shpëtimin tonë
nuk gjendet brenda Shkrimit të Shenjtë. Shkrimi i Shenjtë na udhëzon të
bëjmë shumë gjëra; megjithatë Ai nuk na tregon dritën. Për shëmbull: Ai
na drejton që të pagëzohemi, por nuk na e shpjegon metodën. Po kështu
Ai na drejton që të rrëfejmë mëkatet tona, të marrim kungimin, të
kurorëzohemi (martohemi)- por në asnjë vend ai nuk specifikon ritin e
kryerjes së këtyre mistereve. Përveç kësaj, ai na drejton të lutemi, por s’na
tregon se si, ku, dhe kur. Ai na tregon që të bëjmë shenjën e kryqit të
shenjtë para kraharorit tonë sipas psalmistit: “Zot, dërgoje dritën e
fytyrës sate mbi ne” por ai s’na tregon se si. Kush na mëson në Shkrim që
të adhurojmë me fytyrë nga lindja? Ku na tregohen në Shkrim fjalët e
Epiklisis (thirrjes) së Shpirtit të Shenjtë, për shenjtërimin e mistereve të
gjithëshenjta? Cili mësim nga Shkimi i Shenjtë na udhëzon të bekojmë
ujin e pagëzimit dhe vajosjen e shenjtë të krezmimit të shenjtë? Cili
pasazh në shkrim na mëson rreth denoncimit dhe mohimit të trefishtë të
Satanait para pagëzimit të shenjtë? “Lavdi Atit edhe Birit edhe Shpirtit të
Shenjtë” nga cili pasazh na erdhi?
Duke ja parashtruar këto pyetje, shpikësit të traditës, shën Vasili i
Madh thotë: “Nëse pranojmë të braktisim traditat e pashkruara me
pretekstin se ato s’kanë vlerë shumë të madhe, ne gabojmë në çështje të
mëdha dhe të rëndësishme, duke e kundërshtuar Ungjillin.”
Prandaj, urdhri me të cilin “Kisha përkrah të pashkruarën është:
çfarëdo që është me origjinë apostolike dhe praktikohet prej Etërve, merr
vlerën e Traditës dhe ka fuqinë e ligjit në kishën e Zotit Krisht. Dhe
prandaj, ajo duhet të ruhet, meqenëse rëndësia dhe dobia e saj buron nga
lidhja që ekziston midis asaj dhe Shkrimit të Shenjtë. Është e vërtetë që të
dy kanë mbetur brenda një bashkimi reciprok dhe një lidhjeje intime -
një lidhje e bazuar në faktin se të dyja përfshijnë zbulesën e shenjtë të
Perëndisë dhe për ne janë pikënisja dhe burimi i Zbulesës. Kështu, nuk
është e mundur që të ekzistojë një kontradiktë e brendshme ndërmjet të
dyjave, ose për ne që të mënjanojmë njërën nga tjetra.
Shkrimi i Shenjtë zotëron dëshminë e tij unike, të kanonit të
shkrimeve dhe karakterin e tij dogmatik (frymëzimin e tij hyjnor) vetëm
Page 37
37
në, dhe me Traditën e Shenjtë, ndërsa Tradita e Shenjtë është e aftë të
provojë autenticitetin e të vërtetës së saj vetëm me Shkrimin e Shenjtë.
Page 38
38
Kapitulli i katërt
Mbi Nderimin e Shenjtorëve dhe Engjëjve
KËRKUESI: Për çfarë arsye ne, Orthodhoksët, nderojmë engjëjt dhe
shenjtorët, dhe i vendosim ata si ndërmjetës përpara Perëndisë për
shpëtimin tonë? Njerëz të bindur, thonë se ka vetëm një ndërmjetës midis
Perëndisë dhe njeriut, Zoti Jisu Krisht. Apostulli mëson si më poshtë në
lidhje me këtë çështje: “Në fakt një është Perëndia, dhe një i vetëm është
ndërmjetësi midis Perëndisë dhe njerëzve, Jisu Krishti njeri.”54 Si pasojë,
as engjëjt, as shenjtorët, as ndonjë tjetër përveç Krishtit nuk është i aftë të
bëjë ndërmjetësim me Perëndinë në emër të shpëtimit tonë.
PLAKU KLEOPA: Është e vërtetë se asnjë përveç Zotit Krisht s’është i
zoti të ndërmjetësojë përpara Atit, meqënëse vetëm Ai paraqitet si një
sakrificë për shpëtimin e botës. Si rrjedhim, asnjë përveç Zotit Krisht,
s’është i aftë të shpëtojë njeriun nga mëkati. Megjithatë, me gjithë
nderimin e shenjtorëve, ne nuk i vendosim ata në vendin e Krishtit, dhe
as përbri Tij. Kur shenjtorët luten për ne, është pikërisht shpëtimi ynë, ai
që ata kërkojnë nga Zoti Krisht. Ata ndërmjetësojnë me Të, për Shpëtimin
tonë. Ata lusin nga Zoti Krisht, shpëtimin tonë. Këtë nënkuptojmë ne,
kur themi se ata ndërmjetësojnë për ne. Me lutjet e tyre, shenjtorët bëjnë
kërkesë për shpëtimin tonë. Por, jo sikur vetë ata të kenë fuqinë për të
shpëtuar, pasi i vetmi, që shpëton është Zoti Krisht. Kështu, ne nuk i
nderojmë shenjtorët dhe engjëjt siç nderojmë Perëndinë. (Ajo që ne i
japim shenjtorëve dhe ëngjëjve është veçse një përkulje (пpoσkủvησιs)
nderi dhe respekti, ndërsa Perëndinë e adhurojmë dhe e admirojmë
(۸atpείa) me adhurim të përsosur, i cili quhet gjithashtu, siç duhet,
adhurim.55 Ne i nderojmë shenjtorët e Perëndisë, sepse ata janë miqtë dhe
54 1 Tim: 2.5 55 Është nevoja të “bëjmë një dallim midis adhurimit absolut dhe adhurimit (iatpείa) relativ ose nderimit
(пpoσkủvηίa), që mund të përkthehet, fjalë për fjalë: bie poshtë, përkulem ose shtrihem përmbys,
respektoj apo nderoj, ose bëj nderime.
Dhiata e Vjetër jep shumë shembuj, kur patriarkët adhurojnë, nderojnë, e përkulen përpara njerëzve,
vendeve apo sendeve, por e fundit nuk është asnjëherë me adhurimin apo admirimin që i takon vetëm
Perëndisë. Proskinisis që jep i krishteri një ikone, është ontologjikisht i njëjti respekt që ai duhet t’u bëjë
bashkëtëkrishterëve të tij, të cilët janë imazhet e Krishtit: por është ontologjikisht i ndryshëm nga laria, e
Page 39
39
të dashurit e Perëndisë, siç është shkruar: “Ju jeni miqtë e mi, nëse bëni
gjërat që ju urdhëroj.56” Dhe për Abrahamin lexojmë gjithashtu: “Edhe
Abrahami e beson Perëndisë, dhe kjo iu numërua për drejtësi, dhe u
quajt miku i Perëndisë.57”
Apostull Pavli i shkruan Efesianëve: “Ju pra, nuk jeni më të huaj, as
bujtës, por bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjestarë të familjes së
Perëndisë.58” Kështu pra, si miq dhe të dashur të Perëndisë, ne i
nderojmë shenjtorët. Ne dimë gjithashtu se shenjtorët kanë brohoritjen e
Perëndisë në qiej. Ata vërtet do të gjykojnë botën59. Ndërsa shenjtorët,
gjendeshin ende në tokë ata kishin dhunti60 profetike, për shembull
profecia e Eliseut për Gehazin61. Po ashtu, ndërsa ishin ende në këtë jetë,
ata i luteshin Perëndisë për të mirën e njerëzve, ashtu si Abrahami, që iu
lut Perëndisë për popullin e tij.
KËRKUESI: Si është e mundur që shenjtorët dhe engjëjt janë të aftë të
ndërmjetësojnë me Perëndinë, në emër të shpëtimit të njerëzve, sepse ne
duhet të presim shpëtimin tonë nga Krishti, i cili është Shpëtimtari dhe
ndërmjetësi për shpëtimin tonë? Kështu është shkruar: “Dhe në asnjë
tjetër nuk ka shpëtim, sepse nuk ka asnjë emër tjetër, nën qiell që u është
dhënë njerëzve dhe me anë të të cilit, duhet të shpëtohemi.62” Nuk na
duhet pra, t’u drejtohemi shenjtorëve, nëse dëshirojmë që të trashëgojmë
shpëtimin.
PLAKU KLEOPA: Përkundrazi, kjo puna e shenjtorëve, ka rëndësi të
madhe. Ata kanë aftësinë që të luten përpara Perëndisë në emër të njeriut
dhe shpëtimit të tij. Kjo është mëse e qartë nga pasazhi tek Libri i
Zbulesës, i cili pohon: “ Dhe mbasi e mori librin, të katër qeniet e gjalla
dhe të njëzetë e katër pleqtë ranë përmbys përpara Qengjit, duke patur
secili një qese dhe disa kupa ari plot me erë të këndshme, të cilat janë
lutjet e shenjtorëve.” Shenjtorë luten për njerëzit, jo vetëm në qiej pas
prehjes së tyre, por gjithashtu gjatë kohës që janë në këtë botë, siç e
cila i takon vetëm fjalën greke poroskinisis me ‘adhurimin’ dhe latreia me ”shërbej. “[shih Shën Joani i
Damaskut, Mbi Imazhet Hyjnore, 9-11.] 56 Jn: 15, 14 57 Jak: 2, 23 58 Efes: 2, 19 59 1 Kor: 4, 2; Mt: 19, 23; Heb: 12, 22-23 60 1 Mbre: 14, 1-17 61 2 Mbre: 5, 25-27 62 Vap: 4, 12
Page 40
40
treguam më parë. Dhe pikërisht, shën Abrahami lutet për Abimelekun,
profeti shën Moisiu për popullin e tij dhe gjithashtu Apostull shën Pavli
për dishepujt e tij. Kështu, ai shkroi: “Ne përherë e falenderojmë
Perëndinë për ju të gjithë, duke ju kujtuar në lutjet tonë; duke kujtuar
vazhdimisht veprën tuaj të besimit... përpara Perëndisë, Atit tonë.” Dhe
në një vend tjetër: ” Edhe për këtë ne vazhdimisht po lutemi për ju, që
Perëndia ynë t’ju bëjë të denjë për këtë thirrje...” Dhe përsëri: “[unë] nuk
pushoj së falënderuari për ju dhe duke ju kujtuar në lutjet e mia, që
Perëndia... t’ju japë Frymën e diturisë...” Dhe gjetkë: “Dhe ne lutemi edhe
për këtë, për përsosjen tuaj.” Dhe Timotheut ai i shkruan: “E falënderoj
Perëndinë, të cilit i shërbej sikurse edhe të parët e mi me ndërgjegje të
pastër, se papushim të kujtoj në lutjet e mia, ditë e natë.”
Përveç kësaj, në Dhiatën e Vjetër shkruhet: “Dhe shërbëtori im Jobi
do të lutet për ju; dhe kështu për respektin që kam për të nuk do t’ju
trajtoj sipas marrëzisë suaj, sepse nuk keni folur drejt për mua, siç ka bërë
shërbëtori Im Job.”
Dhe po kështu, Profeti Daniel, i ngazëllyer në shikim dhe lutje tek
Perëndia, thotë: “Ai është vëllai im i dashur, profeti i Perëndisë, Jeremia,
i cili lutet shpesh për njerëzit dhe qytetin e shenjtë.”
Shikoni që nga e gjithë kjo, duket e qartë se shenjtorët kanë fuqinë
e ndërmjetësimit me Perëndinë për shpëtimin tonë, duke zbuluar faktin
që, sa shumë në këtë jetë po aq dhe pas vdekjes së tyre, ata luten në qiell
për dobinë e shpirtrave tanë.
Gjithashtu, Perëndia dërgon engjëjt e tij, për të ndihmuar ata që i
luten Atij. Perëndia dërgoi engjëllin e tij tek Danieli për ta çliruar atë nga
gojët e luanëve. Dhe Apostulli i madh shën Pavli, thotë se engjëjt janë
shërbëtorët e Perëndisë, që dërgohen për të shërbyer për të mirën e atyre
që kanë për të trashëguar shpëtimin. Ai që pranon engjëjt, pranon Zotin
Krisht.
Kështu, nga të gjitha dëshmitë e shkruara më sipër, dihet se engjëjt dhe
shenjtorët janë të aftë të ndërmjetësojnë për ne, me Perëndinë, me anë të
lutjeve të tyre, pasi ata janë miqtë, të dashurit dhe të shtrenjtët tek
Perëndia.
Page 41
41
KËRKUESI: Unë kam dëgjuar disa të thonë se Orthodhoksët, me
nderimin dhe respektin që u bëjnë shenjtorëve dhe ëngjëjve, zbehin
lavdinë dhe nderin që i përket vetëm Perëndisë. Apostull shën Pavli i
qorton dhe i ndërshkon rëndë kolosianët që bënë këtë, duke lënë
adhurimin e Perëndisë dhe duke nderuar engjëjt. Ja çfarë shkroi ai:
“Askush të mos pëvetësojë prej jush çmimin me pretekst përulësie dhe
kulti për ëngjëjt... dhe nuk mbahet tek Kryet (Krishti), prej të cilit i gjithë
trupi, i ushqyer mirë dhe i lidhur i tëri me anë të nyjeve dhe të
gjymtyrëve, rritet me rritjen e Perëndisë.”
PLAKU KLEOPA: Asnjë zënie apo zhvlerësim i lavdisë së Perëndisë nuk
vjen nga respekti dhe nderimi për engjëjt e Tij. Kjo ndodh para së
gjithash, sepse nderimi (adhurues) që ne i ofrojmë Perëndisë është një
gjë, dhe nderimi (me respekt) që ne i japin ëngjëjve dhe shenjtorëve të
Perëndisë, një tjetër. Po ky Shpirt i Shenjtë na nxit të lavdërojmë
Perëndinë me shenjtorët e Tij, duke thënë “Lëvdoni Perëndinë në
shenjtorët e Tij.”63 Kështu, ne gjithashtu lavdërojmë Perëndinë, kur
kërkojmë në lutje ndihmën dhe ndërmjetësimin e ëngjëjve dhe
shenjtorëve, mbasi shenjtorët në trashëgiminë e tyre përçojnë lutjet e tyre
tek Perëndia. Perëndia Vetë, i lavdëroi shenjtorët e tij dhe i veshi ata me
lavdinë e Tij: “Dhe unë u kam dhënë lavdinë që më ke dhënë, që ata të
jenë një, ashtu si ne jemi një.” Diku tjetër, Ai thotë: “Ai që ju pranon, më
pranon mua, dhe ai që më pranon mua, pranon atë që më ka dërguar. Ai
që pranon një profet në emër të një profeti, do të marrë shpërblimin që i
takon profetit; dhe ai që pranon të drejtin në emër të të drejtit, do të
marrë shpërblimin që i takon të drejtit.” Këto dëshmi provojnë
mjaftueshëm mashtrimin e atyre që hedhin poshtë nderin ndaj
shenjtorëve dhe ëngjëjve, - të atyre shërbëtorëve të dashur të Perëndisë –
duke mos kuptuar, se praktikisht, ata i kthejnë kurrizin vetë Perëndisë,
Krijuesit dhe modeluesit të shenjtorëve.
KËRKUESI: Nëse janë vërtet të aftë, atëherë pse shenjtorët nuk i luten
Perëndisë për shpëtimin tonë? Për shembull, Abrahami nuk kishte aspak
dëshirë që t’i lutej Perëndisë, në emër të pasanikut të pamëshirshëm. Kjo
ndoshta ngaqë ai nuk kërkoi me këmbëngulje?
63 - Greqisht lexon ήv to’s afioιs (äγιοs)” vë menjanë në ose me Perëndinë, e shenjtëruar; e shenjtë
moralisht e pastër, e drejtë.” VMJ e jep këtu avίοιs si “Shenjtërore.”
Page 42
42
PLAKU KLEOPA: Abrahami nuk ndërmjetësoi për të pasurin, sepse gjatë
jetës së tij, ai nuk kërkoi asnjëherë ndihmën e shenjtorëve, dhe as që e çoi
mendjen tek Perëndia. Në veprat e Apostujve shohim që Apostull shën
Pjetri e kundërshtoi adhurimin që Korneli i dha atij, meqenëse edhe ai një
njeri është. Centurioni Romak ishte njohur me nocionin e Perëndisë, që
kur u largua nga idhujt. Si pasojë, ishte shumë normale për të, që ta
besonte shën Pjetrin, si një njeri të dërguar nga Perëndia, të ishte si
Perëndia ose sigurisht si një njeri më i madh se të tjerët, ose si një
gjysëmperëndi që nuk meritonte respekt, por adhurimin si me perënditë.
Për këtë arsye, shën Pjetri kundërshtoi adhurimin që kërkoi t’ja ofronte
Korneri. Në një pasazh nga veprat e Apostujve, Apostujt Pavli dhe
Barnaba i qortuan ata, që u ofruan atyre adhurim për të njëjtën arsye si
më sipër, meqenëse i konsideronin ata të dy perëndi dhe po përgatiteshin
për t’i adhuruar. Nga këto pasazhe shohim se banorët e qytetit të Listrës,
të habitur nga Shërimi mrekullibërës i shën Pavlit për njeriun sakat që
nga lindja, thirrën me një zë: “Perënditë zbritën ndër ne, në trajtë njeriu.
Dhe e quanin shën Barnabën “Jupiter” dhe shën Pavlin “Mërkur”, sepse
ai fliste më shumë.“ Kështru pra, është e lehtë të kuptohet refuzimi i
Apostujve që të adhuroheshin si Perëndi, pasi ata predikonin kundër
Perëndive të rreme dhe i udhëhiqnin të gjithë tek adhurimi i Një dhe të
vetmit Perëndi. “Duke thanë këto gjëra, mundën t’i ndalin me vështirësi
turmat që të mos u bëjnë flijime.” Në pasazhin tjetër, ëngjëlli i cili
shpjegon ëndrrën apokaliptike, refuzon adhurimin që Apostulli dhe
Ungjillori shën Joan i ofron atij, duke arsyetuar në këtë mënyrë: “unë jam
bashkëshërbëtori yt...“ domethënë: Unë jam i ngjashëm me ty, një shërbëtor
i Perëndisë, siç je ti. Ne jemi në një lidhje barazie dhe unë s’duhet të
pranoj më shumë se të gjithë, adhurim nga ty, përderisa edhe ti je këtu, jo
në trup por në frymë, domethënë: në një gjendje ëngjëllore, në atë që je si
mua me “frymën e profecisë”, e cila duket se sjell dëshmi për Zotin
Krisht.
Baza plotësuese për përgënjeshtrim, përfaqësohet nga fjalët e ëngjëllit:
“Adhuro Perëndinë!” Perëndia ishte në mesin e tyre dhe ëngjëlli, që ishte
shfaqur, do ta kishte shpërfillur Atë, nëse ai do të pranonte adhurim nga
shën Joani për veten e tij. Është pikërisht njësoj si midis njerëzve: është
një ofendim që t’i bësh më tepër nderim një politikani të lartë e të
respektuar, në praninë e presidentit të vendit. Realisht, kur ai është i
pranishëm, mirësjellja dhe nderi në të gjithë gjërat i caktohet atij që është
Page 43
43
më lart se të tjerët. Por, kjo nuk do të thotë se të shumëvlerësuarit pranë
tij, nuk e pranojnë nderin. Përveç kësaj, në një pasazh pasues ëngjëlli
shpreh, këtë herë më qartë, barazinë e tij me Apostullin shën Joan dhe
shkujdesjen dhe mosbesimin që do të tregonte ai, nëse do të pranonte
adhurim.
Në këtë mënyrë, lutja e pasazheve të mësipërm nga disa për të
justifikuar mësimet e tyre të rreme, dhe pikërisht mohimi për dhënien e
nderimit tek shenjtorët dhe engjëjt, tregon se është një interpretim i gjithë
i tyre, dhe i bërë nga vetë ata. Apostujt shën Pjetri, shën Pali dhe shën
Barnaba i ndaluan njerëzit që t’i adhuronin si Perëndi, sepse si njerëz të
shenjtë që ishin, ishte e përshtatshme për ta, vetëm të pranonin nderim
dhe respekt nga njerëz të tjerë. Engjëlli i shfaqur, gjithashtu refuzoi
nderimin e shën Joanit prej (virtytit të) barazisë që ai ndante me të, mbasi
shën Joani ishte gjithashtu një shërbëtor i Perëndisë. Nuk është e vështirë
të tregosh tek shumë pasazhe të Shkrimit, nderin dhe respektin e treguar
prej njerëzve për shenjtorët dhe engjëjt e Perëndisë, si dhe pranimin e
mëpasëm të një nderimi të tillë.
Njësoj me shembullin e parë, ne lidhim pjesën e mëposhtme:
Mbreti Ashaziahu dërgoi edhe një kapiten të tretë pesëdhjetësheje, me
pesëdhjetë njerëzit e tij, që të gjunjëzohej para Elias dhe t’i lutej atij. Kur
ata erdhën tek ai, kapiteni foli me të dhe i tha: “ O njeri i Perëndisë, të
lutem, jeta ime dhe e këtyre pesëdhjetë shërbëtorëve të tu, qofshin të
çmuara në sytë e ty.” Dhe pak më vonë: “...bijtë e profetëve që dukeshin
në Jeriko... erdhën të takojnë atë dhe u shtrinë (εпpoσkùvησv) përdhe
para tij.” Përsëri, në një vend tjetër: “Atëherë mbreti Nabukodonosor ra
me fytyrë përmbys (εпpoσkùvησε) para Danielit.” Ne dëshmojmë
gjithashtu se Balami duke përulur fytyrën e tij, nderoi (eposkinise)
ëngjëllin e Zotit: “Atëherë Zoti ia hapi sytë Balamit dhe ai pa engjëllin e
Zotit që rrinte në rrugë me shpatën e tij të zhveshur në dorë. Dhe Balami
u përkul dhe ra përmbys me fytyrën për tokë. Engjëlli i Zotit e pranoi
nderimin e Zotit. (Zanafilla kap. 19...) Engjëlli i Zotit pranoi nderimin e
Manoahut dhe gruas së tij, që ranë me fytyrë përtokë, ndërsa ëngjëlli i
Zotit u ngjit me flakën e altarit. (Gjygj. 13:18-21). Engjëlli i Zotit pranoi
nderin nga Davidi dhe priftërinjtë e popullit. (1 Kor.16-18). Dhe po
kështu bëri Engjëlli i Zotit, pranon nderim nga profeti Daniel.
Page 44
44
Shih, në gjithçka që të jam përgjigjur, në gjithçka që e kishe të
vështirë ta besoje, se shenjtorët dhe engjëjt e Perëndisë nuk pranojnë
adhurim nga njerëzit. Lexo me kujdes pasazhet përkatëse të Shkrimit të
Shenjtë dhe do të kuptosh qartë se si shenjtorët e Perëndisë dhe engjëjt e
tij marrin ndere nga njerëzit - pa zgjuar një nder i tillë ndonjë zemërim
tek Perëndia. Si mund të zemërohet Perëndia kur sheh miqtë e tij të
çmuar dhe të dashur që lartësohen në Emrin e Tij, kur Ai Vetë i ka
lavdëruar ata, i ka pajisur me fuqi mrekullibërëse dhe u ka dhënë
dhurata shpirtërore të jashtëzakonshme64?
KERKUESI: Cilat janë këto dhurata shpirtërore dhe fuqi të veçanta me të
cilat Perëndia i ka nderuar shenjtorët e tij?
PLAKU KLEOPA: Që nga fillimi, Ai i dha atyre fuqinë të bëjnë mrekulli,
siç shkruhet: “I hatashëm është Perëndia në shenjtërinë e Tij, madje dhe
Perëndia e Izraelit dhe “Gjithë dashuria ime është vendosur te njerëzit e
shenjtë dhe të nderuar që janë mbi tokë.” Sigurisht, me dorën e profetit
Moisi, a nuk e goditi Perëndia Egjiptin, e shndërroi ujin në gjak, solli
bretkosat, mushkonjat, murtajën tek kafshët, puçrra me qelb, breshër dhe
zjarr, karkalecë, errësirë, vdekje të foshnjave të parëlindur, kaloi izraelitët
përmes Detit të Kuq, shkatërroi Faraonin dhe ushtrinë e tij, fitoi mbi
Amalekun, bëri të ëmbla ujërat e Morës, nxorri ujë nga shkëmbi në
Horeb, bëri që toka të gëlltisë Koreun dhe Dathanin, i kuroi prej gjarprit
të bronztë, a s’i bëri ujërat të rrjedhin nga shkëmbi në Kadesh? Më pas,
me Jozueun, biri i Nunit, Ai shkruajti këto ngjarje mrekulluese: Pengimi i
ujërave të Jordanit, shembja e mureve të Jerikos. Dhe me Gideonin:
shkatërrimi i banorëve të Midianit. Me Sansonin: ndarja në pjesë e luanit
dhe shembja e shtëpisë së perëndisë së Dagonit. Me Samuelin: flakërima
ndriçuese dhe gjëmime bubullimash në kohën e korrjes së grurit. Me
profetin Elia: thatësira e madhe, mielli dhe vaji i vejushës, ringjallja e birit
të së vesë të Sareptas, zjarr nga qielli mbi blatimin, hapja e qiellit dhe shiu
i madh. Më tutje, shohim ndëshkimin e Asshaziahut me vdekje, ndarjen e
ujërave të Jordanit, pastrimin e ujrave të Jerikos, vrasjen e të rinjve në
Bethel nga dy arinj, ringjalljen e birit të Shunamitës, shërimin e Namanit,
ndëshkimin me lebër të Gehazit, ringjalljen e njeriut nga kockat të
Eliseut. Dhe me Isaian: shërimi i Ezekias.
64 Rom. 2:10
Page 45
45
Dymbëdhjetë Apostujt e shenjtë sjellin dëshmi që bënë të gjitha
llojet e shërimeve. Kështu edhe shtatëdhjetë Apostujt kryen mrekulli të
ndryshme. Akoma më tutje, mrekulli të panumërta referohen si të kryera
nga Apostujt, si shërimi i të çalit që në lindje, vdekja e Ananias dhe
Safirës, shërimi i të sëmurëve, shërimi i të dergjurit në shtrat Endeas,
ngjallja e Tabithës, kthimi i shikimit të Saulit (shën Pavlit), ndëshkimi i
magjistarit Elimas, ringjallja e të riut Eutik, shërimi i atit të Publit; e
shumë mrekulli të tjera të panumërta, shenja dhe çudira, të cilat këtu nuk
ka vend për t’i treguar të gjitha.
Shiko vëllai im, se me çfarë force dhe dhuratash hirmbushura,
Perëndia i pajisi shenjtorët e Tij, si në Dhiatën e Vjetër ashtu dhe në të
Renë! Prandaj, tani në kthim të mendjes tënde, në lidhje me mrekullitë e
shenjtorëve të Perëndisë, shqyrto atë e cila u fol prej Shpirtit të Shenjtë: “I
tmerrshëm është Perëndia në shenjtoren e Tij dhe Perëndia e Izraelit”.
Nëse nderojmë gjithashtu engjëjt e Perëndisë njësoj si shenjtorët e
Tij, duhet të pranojmë se Perëndia i ka treguar botës shumë mrekulli të
jashtëzakonshme nëpërmjet ëngjëjve të Tij të shenjtë. Ne kemi shumë
shembuj: engjëllin e Zotit që i udhëhoqi Izraelitët jashtë Egjiptit,
shkatërrimin e Sodomës dhe Gomorrës që u zbatua prej ëngjëjve,
epideminë e Jerusalemit, shkatërrimin e ushtrisë së Asirëve, ndëshkimin
me vdekje të Herodit, lajmërimin e engjëllit për lindjen e Zotit Jisu
Krishtit dhe shën Joan Pagëzorit, për Ringjalljen e Krishtit. Për më tepër,
engjëjt i shërbenin Vetë Zotit Jisu Krisht, ata lajmëruan tek barinjtë
lindjen e Tij, dhe ata do t’i ndajnë të drejtët nga të padrejtët në ditën e
gjykimit. Vërtet, shenja të panumërta dhe mrekulli çudibërëse ndodhën
me anë të ëngjëjve të shenjtë të Perëndisë, madje dhe tani po përmbushen
dhe ende do të na shfaqen deri në fund të kohërave. Këto vepra të
dashurisë së Perëndisë u bënë prej Tij me anë të shërbimit të ëngjëjve të
Tij të shenjtë. Kështu, ne jemi të detyruar t’i nderojmë engjëjt e shenjtë,
meqenëse ata ,me dashuri dhe bindje, i shërbejnë veprës së shpëtimit
tonë.
Page 46
46
Kapitulli i pestë
Mbi Nderimin e Gjithmonë – Virgjëreshës Mari
KËRKUESI: Në lidhje me Nënën e Zotit Jisu Krisht, Hyjlindësen Mari:
Pse e nderojnë atë kaq shumë të krishterët Orthodhoksë dhe në të njëjtën
mënyrë siç nderojnë Perëndinë?
Page 47
47
PLAKU KLEOPA: Ne e nderojmë të Tërëshenjtën Virgjëreshën Mari dhe
jetëdhënësen e Perëndisë (Theotokos65) më shumë se shenjtorët e tjerë të
shenjtë dhe engjëjt, por megjithatë, ne nuk i japim asaj të njëjtin nderim
që i japim dhe Perëndisë. Nderimi që i japim asaj, quhet respektues,
sikurse ajo është nëna e Zotit, duke mos patur vetëm një marrëdhënie
shpirtërore me Të, siç ndodh me shenjtorët e tjerë, por gjithashtu një
bashkim fizik. Për këtë arsye në himnin e kishës ne i psalim asaj:
Ti meriton me të vërtetë të të lumturojmë ty Hyjlindësen, gjithmonë
të lumurën dhe të përmbikulluarën dhe nënën e Perëndisë sonë.
Më të nderuarën se Keruvimet dhe më të lavdëruarën pa krahasim se
Serafimet, që e pacënuar, linde fjalën Perëndi, me të vërtetë
Hyjlindëse, ty të madhërojmë.
Ajo është më lartë se shenjtorët dhe engjëjt, dhe prandaj ajo merr nderim
nga engjëjt dhe shenjtorët. Dhe prandaj, kryeengjëlli Gabriel e nderoi në
dhënien e Lajmit të mirë (Ungjillizimit)66. Dhe në të njëjtën mënyrë, edhe
Elizabeta, nëna e Shën Joan Pagëzorit e nderoi atë67. Vetë Virgjëresha e
shenjtë profetizoi në Shpirtin e Shenjtë se të gjithë brezat do t’a nderonin
atë: “sepse ja, tani e tutje të gjitha brezat do të më lumurojnë. Sepse i
pushtetshmi më bëri gjëra të mëdha…”68
Kështu, nderi i dhënë asaj është sipas vullnetit të Perëndisë.
KËRKUESI: Kam dëgjuar disa të thonë se ne s’duhet t’i japim nder të
madh Virgjëreshës Mari, meqenëse dhe vetë Biri i saj, Jisu Krishti, nuk e
nderoi atë. Kjo është e dukshme nga fjalët e Shpëtimtarit, të cilat
ungjillori e shenjtë i lidh në pasazhin vijues: “Dhe dikush i tha; ‘Ja, nëna
jote dhe vëllezërit e tu janë atje jashtë dhe duan të flasin me ty’. Por Ai
duke iu përgjigjur, i tha atij që e kishte lajmëruar: ‘Kush është nëna ime dhe
65 - Titulli ‘Theotokes’( Perëndi-mbajtëse ) dëshmohet nga shumë veta që në ditët më të hershme të
Kishës: Elizabeta e drejtë, ishte e para që iu drejtua Tërëshenjtës Mari si “Nëna e Zotit tim” ( Lk.1:43 ).
Shën Athanasi i Madh ( 296-373 ) përdori titullin “Theotokos” Kështu: “Ai mori mish prej një
Virgjëreshe, Marisë Theotokos, mbartëse e Perëndisë, dhe u bë Njeri” ( Ligjërata kundra Arianistëve ).
Shën Grigor Teologu ( shek, IV ) thotë: “Nëse ndonjëri nuk e pranon Marinë e shenjtë si Theotokos, ai
është pa natyrë hyjnore. “( Letra 101 ).
Në Sinodin e Tretë Ekumenik ( 431 P. K ) në Efes, titulli “Theotokos” u mbrojt formalisht dhe u
konsiderua i shenjtë.
Dhe Shën Joan i Damaskut thotë: “Është e drejtë dhe e vërtetë që ne e quajmë Marinë Nëna e Perëndisë’.
pasi ky emër, Theotokos, përfshin të gjithë misterin e shpërndarjes” (Shtjellimi i Besimit Ortodoks, lb. iii,
k.xii. ) 66 Llk.1:28-29. 67 Llk.1:40-43 68 Llk:1:48-49
Page 48
48
kush janë vëllezërit e mi?’ E shtriu dorën e vet drejt dishepujve të Tij dhe
tha: ‘Ja, nëna ime dhe vëllezërit e mi! Sepse kushdo që kryen vullnetin e Atit tim
që është në qiej, më është vëlla, motër dhe nënë.” ( Mat.12:47-50 )
Si pasojë, fakti që Virgjëresha Mari ishte nëna e Tij nuk ka ndonjë rëndësi
të madhe. Në sytë e Krishtit, lidhjet natyrore të gjakut dhe lidhjet
njerëzore nuk kanë ndonjë rëndësi apo prioritet mbi shoqërinë
shpirtërore me ata, të cilët bëjnë vullnetin e Atit, kushdo qofshin ata.
PLAKU KLEOPA: Kjo është shkruar për një arsye tjetër të veçantë, që
përveç farefisnisë normale njerëzore, ekziston mbi të gjitha një tjetër
lidhje me Krishtin, shumë më e lartë dhe më e rëndësishme – lidhja
shpirtërore – e cila qëndron në bërjen e vullnetit të Perëndisë. Kjo lloj
lidhje, megjithatë nuk e zhduk dhe nuk e flak tej atë natyrore. Ndryshimi
qëndron vetëm në atë që lidhja shpirtërore mund të përftohet prej
çdonjërit që ve në praktikë vullnetin e Perëndisë, bëhet shpirtërisht një i
afërm i Perëndisë. Kështu, me fjalët e mësipërme, Shpëtimtari as nuk la
mënjanë lidhjet dhe farefisninë e tij natyrore me nënën e Tij, dhe as nuk
hodhi poshtë nderin që i i ka hije një nëne nga Biri i saj, por vetëm kërkoi
të lartësojë tjetrën – marrëdhënien shpirtërore – me Të, e cila është me
vlerë më të madhe, dhe përveç kësaj mund të sigurohet nga secili
besimtar. Prandaj, ajo ishte një fjalë këshilluese dhe nxitëse që u drejtua
tek të tjerët dhe jo një fjalë çnderimi në drejtim të Nënës së Tij. Për sa
kohë që Shpëtimtari ynë, Zoti Jisu Krisht ishte me nënën e Tij në tokë,
gjithmonë e dëgjoi dhe e deshi atë dhe nuk tregoi mosbindje karshi saj,
në gjithshka që ajo i kërkoi Atij69. Kështu, në dasëm në Kanë të Galilesë,
me kërkesën e Nënës së Tij, Ai kreu mrekullinë e Tij të parë, duke e
shndërruar ujin në verë.70 Ai tregoi kujdes të madh për nënën e Tij, saqë
edhe i kryqëzuar mbi kryq, e la atë në përkujdesjen e më të dashurit nga
dishepujt e Tij, ungjillorit shën Joan, siç thotë edhe teksti: “Atëherë, Jisui
kur pa nënën e tij dhe pranë saj dishepullin që donte, i tha nënës së Tij,
‘O grua, ja biri yt!‘ Pastaj i tha dishepullit; ‘Ja nëna jote!71” E shikon pra,
se edhe në kohën më të vështirë kur vuante mbi kryq, Shpëtimtari nuk e
braktisi kujdesin për nënën e Tij, e cila e lindi dhe e rriti Atë. Dhe
çuditem se si ka qenë e mundur që Ai të përçmonte apo të përbuzte
69 Llk.2:51 70 Jn.2:3-10 71 Jn.19:26-27
Page 49
49
nënën e Tij, kur vetë Perëndia na urdhëron që të nderojmë nënën dhe
babanë, siç është shkruar:
“Ndero atin dhe nënën tënde ?72”
KËRKUESI: Në rregull, po pse atëherë e quajmë Marinë “Gjithmonë e
Virgjër” kur në të njëjtën kohë vetë Biri i saj e quan atë “grua,73” që do të
thotë se ajo ishte e martuar dhe jo një virgjëreshë, siç nënkuptohet nga
fjala e Shkrimit: “Atëherë Jisui, kur pa nënën e Tij dhe pranë saj
dishepullin që donte, i tha nënës së Tij, ‘O grua, ja biri yt! Ai i drejtohet
asaj me të njëjtën mënyrë hapur mospërfillëse tek dasma në Kanë të
Galilesë: “Çfarë ke me mua, o grua? 74”
Për këtë arsye, ne jo vetëm që s’mund ta konsiderojmë atë si dikush më i
madh, por as nuk mund t’i japim ndere dhe nderime të veçanta.
PLAKU KLEOPA: Në asnjë rast në pasazhin e parë nuk flitet ndonjë fjalë
përçmuese.75 Përkundrazi, duket qartë se si i prirur natyrshëm, Ai
sigurohet duke ia besuar atë, mbrojtjes së apostullit Shën Joan, duke e
ditur se s’do të qëndronte më gjatë në tokë, se për pjesën tjetër të jetës, ajo
do të ishte nën mbrojtjen dhe kujdesin e tij. Ky nuk është një veprim
përçmimi, por në të vërtetë një veprim nderimi të madh kundrejt nënës
së Tij, sepse edhe kur vuante mbi kryqin e Tij, Ai nuk harroi që të
përkujdesej për të. Dhe nëse e ka quajtur “grua”, në asnjë mënyrë nuk e
ka thënë duke nënkuptuar një grua të martuar76 apo në shenjë
mosrespekti, por vetëm në kuptimin e gjinisë dhe të seksit. Sepse
saktësisht kështu i folën dy engjëjt Maria Magdalenës tek varri: “O grua,
pse po qan?77” Dhe dy burrat që u shfaqën tek Ngjitja në Qiell e Zotit, u
thanë apostujve: “Burra galileas, pse qëndroni e shikoni drejt qiellit?78”
As engjëjt dhe as dy burrat nuk i thanë fjalët “grua” dhe “burrë” me
përbuzje, por përkundrazi, në një mënyrë të përzemërt.
72 Porosia e pestë, që iu dha profetit Shën Moisi në Malin Sinai. 73 Jn.19:26 74- Joani 2:4, (Tί Eμoί kαι σoί yύναι ) duhet të lexohet në Anglisht “Çfarë është në mua dhe në ty, o
grua”? dhe jo “Çfarë ke me mua, o grua?” siç e ka përkthyer VMJ. 75- Në fakt, fjala ‘yύναι’ të cilën e përdor këtu Krishti, shënohet prej Liddle &Scott ( Botim i
përmbledhur, f,147 ) si “një shprehje respekti, amvise, zonjë…” 76 - Maria nuk ishte e martuar, por ishte e fejuar me Josifin. Pyetësi aludon me shprehjen “grua e
martuar”, që ajo nuk ishte një virgjëreshë kur në fakt, siç e shpreh dhe Shën Irineu, tek libri Kundër
Herezive, lb.iii,k.xxii “Maria duke patur një burrë të fejuar me të, megjithëse e virgjër, ishte e bindur dhe
u bë për veten e saj dhe gjithë rracën njerëzore, një shkak shpëtimi.” 77 Jn.20:12-13. 78 Vep.1:11
Page 50
50
KËRKUESI: Kuptova, por ku thuhet në Shkrimin e Shenjtë që Maria,
nëna e Jisuit, ishte e virgjër, siç i referohen asaj besimtarët orthodhoksë?
PLAKU KLEOPA: Që në të vërtet ajo lindi si virgjëreshë, Shkrimi i
Shenjtë na e zbulon më poshtë:
Kur kryeengjëlli Gabriel erdhi në Nazaret79 dhe i shpalli asaj se do të
mbante Birin e Perëndisë, i thirri, duke hyrë në shtëpinë e saj:
“Tungjatjeta, o hirplotë, Zoti është me ty, ti je e bekuar ndër gratë.80“ Por
kur e pa atë, ajo mbeti e shqetësuar nga fjalët e tij dhe pyeste veten:
“Çfarë kuptimi ka kjo ki frikë Mari, sepse ke gjetur hir para Perëndisë.
Dhe ja, ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një Djalë, dhe do t’ia
vesh emrin Jisu. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i shumë të
Lartit, dhe Zoti Perëndi do t’i japë fronin e Davidit, atit të tij, dhe do të
mbretërojë përjetë mbi shtëpinë e Jakobit, dhe mbretëria e Tij nuk do të
ketë kurrë mbarim.“ Dhe Maria i tha engjëllit, “Si do të ndodhë kjo,
përderisa unë nuk njoh ndonjë burrë?” Dhe engjëlli iu përgjigj: “Fryma e
Shenjtë do të vijë mbi ty dhe pushteti i shumë të Lartit do të të mbulojë
me hijen e vet. Prandaj, i Shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Biri i
Perëndisë.81”
E dëgjove që kryeëngjëlli e nderoi Virgjëreshën Mari duke e quajtur
“hirplotë” dhe “e bekuar ndër gratë,” se ajo kishte hir të madh nga
Perëndia, nuk kishte njohur kurrë një burrë, ishte i mbuluar nga fuqia e
shumë të Lartit, dhe që mbeti shtatzënë lindi Birin e Perëndisë nga Fryma
e Shenjtë. Dëgjove gjithashtu se megjithëse ajo ishte e virgjër, derisa
s’kishte njohur kurrë një burrë, ëngjëlli nuk i tha asaj “ti je e bekuar ndër
virgjëreshat”, por “ti je e bekuar ndër gratë,“ pa shprehur me këtë fjalë
përbuzje për të Tërëshenjtën Hyjlindëse – ajo, e cila është “plot hir” dhe
zbulohet mistikisht nga kohët e vjetra: “Dhe unë do të shtie armiqësi
midis teje dhe gruas, midis farës sate dhe farës së saj. Fara e saj do të
shtypë kokën tënde, dhe ti do të plagosësh thembrën e farës së saj.82”
Pra, është ajo që u dha për të qenë Eva mistike dhe shpirtërore dhe do të
lindte Krishtin, Adamin e ri, Ai që do të sillte jetën e vërtetë në botë.
Etërit teologë të Kishës, na thonë se Krishti quhet fara e gruas, sepse Ai
79 Llk: 1:35 80 Llk.1:28 81 Llk.1:29-35 82 Zan. 3:15
Page 51
51
nuk lindi nga sperma e burrit, por nga Fryma e Shenjtë, dhe nga gjaku
shumë i shenjtë i Virgjëreshës së Tërëshenjtë, Ai mori trupin e Tij.
Në ditën e madhe të Gjykimit të ardhshëm, kjo mbretëreshë dhe
Virgjëreshë Mari, do të ulet në të djathtë të Birit të saj me lavdi të madhe
dhe të patregueshme, siç e zbulon psalmi: “Në të djathtën tënde
qëndronte mbretëresha, e zbukuruar me ar Ofiri.83“
Duke parë që kryeëngjëlli Gabriel e quajti atë grua ( duke e ditur se ishte
e virgjër ), dhe i thotë “ti je e bekuar ndër gratë,” si mund të besosh ende
që Virgjëresha Mari ishte e martuar? Megjithë këto, mendo edhe këtë:
kur Perëndia krijoi Evën nga brinja e Adamit dhe e çoi tek ai dhe e quajti
grua84, a ishte në këtë mënyrë Eva e martuar vetëm sepse Adami e quajti
atë grua? Po kështu, a s’ishte Eva e virgjër, përderisa u krijua nga trupi i
virgjër i Adamit, i cili s’kishte lidhje fizike me një grua? Kështu pra, nëse
Eva u krijua e virgjër nga Perëndia, dhe vetë Perëndia, bashkë me
Adamin, e quajti këtë virgjëreshë “grua,85” atëherë pse më vonë Ai e
quan Marinë “grua” me kuptimin – që ti mbron – të një gruaje të
martuar? Kuptimi i kësaj fjale ndryshon deri në një shkallë të tillë?
Perëndia po aq sa Adami, e quajti Evën “grua” kur ajo ishte e virgjër,
sepse ajo kishte një natyrë femre dhe jo mashkulli, duke treguar në këtë
mënyrë gjininë femrore. Në asnjë mënyrë s’mund të kuptohet që
Perëndia dhe Adami e quajtën atë, që u mor nga brinja e Adamit ( dhe
ishte akoma e virgjër)grua, me kuptimin e gruas së martuar. Sepse ashtu
siç Eva ishte e virgjër kur ai e quajti grua, po kështu dhe Eva mistike dhe
shpirtërore, e tërëshenjta Virgjëresha Mari, ajo që lindi Krishtin, Adamin
e ri, është e virgjër deri në jetë të jetëve, megjithësi Shkrimi i Shenjtë i
referohet asaj si grua. Në atë kohë, Adami me vullnetin e Perëndisë dhe
në virgjëri, lindi nga trupi i tij një grua, por jo nga marrëdhënie seksuale
me një grua. Kur koha e caktuar kishte ardhur, natyra femrore në
bashkëpunim me frymën e Shenjtë lindi një njeri, por jo nga marrëdhënia
me një njeri tjetër. Në virgjëri, Virgjëresha Mari lindi dhe mbeti e virgjër,
ashtu si në fillim, në virgjëri Adami lindi pa bashkëpunimin e një gruaje,
duke mbetur i virgjër. Kështu, Perëndia denjoi me anë të Virgjëreshës
Mari të kurojë natyrën e rënë të Adamit të vjetër me Adamin e ri, të
lindur prej virgjëreshës.86 Ai erdhi në botë dhe u vesh me natyrën tonë
83 Ps. 44:10 84 Zan.2:21-22 85 Zan. 2:23 86 Shën Justin Martiri Dialog me Tripon, K.100
Page 52
52
jashtë mirësisë dhe mëshirës së patreguar, në mënyrë që të çlirojë
Adamin e vjetër bashkë me të gjithë masën e tij nga ndëshkimi dhe
vdekja. “Sepse Perëndia e deshi aq shumë botën, sa dha Birin e Tij të
Vetëmlindurin, që kushdo që beson në Të, të mos humbasë, po të ketë
jetë të përjetshme.87“
Kështu, kushtoji vëmendje kësaj: Shkrimi i Shenjtë nuk e quan Nënën e
Perëndisë grua të martuar, siç besojnë disa, por me fjalën grua zbulon
vetëm gjininë femërore të gjithmonëvirgjërës Mari, ndërsa njëkohësisht,
në një mënyrë të fshehur apo të fshehtë, thotë se ajo është gruaja, fara e së
cilës (Krishti) do të shtypë kokën e gjarpërit dhe nëpërmjet saj do të vijë
shpëtimi i njerëzimit.
Në plotësim të sa më sipër, duhet të shtojmë si më poshtë:
- Që Virgjëresha Mari ishte nëna e Shpëtimtarit, asaj iu bë nderi më i
madh që mund t’i bëhej një qenieje njerëzore.
- Kur me anë të Shpirtit të Shenjtë, ajo mbajti në mitrën e saj Shpëtimtarin
e botës, ajo ishte plotësisht e pastër nga çdo mëkat, më shumë se çdo
qenie njerëzore, pavarësisht se sa i shenjtë mund të ishte ai.
- Për më tepër, nderi që do t’i tregohej gjithmonëvirgjërës Mari ka qenë i
profetizuar nga Perëndia, dhe një nder si ky nuk ishte shfaqur kurrë tek
ndonjë qenie tjetër njerëzore, dhe kështu është e drejtë që ajo të
konsiderohet e para ndër shenjtorët, ashtu si shën Joan Pagëzori ishte më
i madhi ndër profetët.
Për arsye të gjithçkaje që është thënë Virgjëresha e Shenjtë Mari duhet të
nderohet me nderin dhe respektin më të madh midis shenjtorëve,
meqënëse ajo është Mbretëresha dhe kurora e gjithë shenjtorëve. Për sa i
përket së vërtetës që ajo mbeti e virgjër edhe pas Lindjes së Shpëtimtarit,
shiko profecitë e Ezekielit, të cilat i referohen asaj.
KËRKUESI: Nga sa na u paraqit, mund të shohim dhe të besojmë se
vërtet Virgjëresha dhe Nëna e Zotit Jisu Krisht, Maria, mbeti për gjithë
jetën e virgjër dhe se përveç Zotit Jisu, ajo s’ka patur kurrë fëmijë të tjerë.
Po kështu shkruhet në shkrime se Jozefi “nuk e njohu, derisa ajo lindi
Birin e saj të parëlindur.” Kjo duket se nënkupton që më pas ajo mund të
ketë patur fëmijë të tjerë.
“Eva, duke qenë e virgjër dhe e qashtër, konceptoi fjalën e folur të gjarpërit, dhe lindi mosbindjen dhe
vdekjen. Por Maria Virgjëresha u përgjigj: “Le të më ndodhë sipas fjalës Sate, dhe mori besim dhe hir”. 87 Jn.3:16
Page 53
53
PLAKU KLEOPA: Në të vërtetë, Shkrimi i Shenjtë thotë “por ai nuk e
njohu, derisa ajo lindi Birin e saj të parëlindur. Dhe ai ia vuri emrin
Jisu88”. Por ki kujdes, sepse në Shkrimin e Shenjtë shprehja ‘derisa’ ( έως
ού ) do të thotë përjetësisht89. Zoti thotë: “Dhe ja, Unë jam me ju gjithë
ditët, deri në
(έως) mbarimin e botës90”. A do të thotë kjo se Zoti do të largohet nga ne
në mbarim të botës?
Dëgjo se çfarë thotë Apostulli hyjnor shën Pavli: “Dhe kështu do të jemi
përherë bashkë me Zotin.91” Dhe në një vend tjetër të Shkrimit të Shenjtë
shkruhet: “Zoti i thotë Zotërisë time: ulu në të djathtën Time derisa t’i bëj
armiqtë e tu, stol të këmbëve të tua.92” A mund të nënkuptojë kjo se
Shpëtimtari ynë, Zoti Jisu Krisht, s’do të ulet në të djathtën e Atit dhe
s’do të mbretërojë me Të deri në jetë të jetëve?
Ne e dimë shumë mirë që “dhe Mbretëria e Tij nuk do të ketë kurrë
mbarim.93”
Në një vend tjetër të Shkrimit të Shenjtë, kur flet për Noeun, thuhet, “ai
nisi jashtë korbin, që vazhdoi të shkojë para dhe prapa, deri sa u thanë
ujrat mbi tokë.94“A do të thotë kjo se korbi u kthye në një pikë tek arka?
Por dimë që korbi nuk u kthye kurrë.
Përsëri, gjetkë shohim që Mikal, bija e Saulit dhe gruaja e Davidit “nuk
pati fëmijë deri ditën e vdekjes së saj.95” A do të thotë kjo se ajo lindi
fëmijë pas vdekjes së saj meqenëse thuhet “deri ditën e vdekjes së saj”?
Prandaj, hapni dhe fiksojini sytë tuaj intelektualë mbi këto tre dëshmi të
rëndësishme, që janë përfaqësues të shumë të tjerave, të gjetura në
Shkrimin e Shenjtë, dhe kuptoni që fraza ‘derisa’ (έως) në Shkrim mbart
88 Mat.1:25 89 “Ai nuk e njihte atë derisa” - Vini re kohën e pakryer, veprimin e vazhdueshëm ose linear, “ai nuk e
njihte” ose “ai vazhdoi mos ta njihte.” Shën Joan Gojarti: “Ai përdor fjalën ‘derisa, jo se duhet të dyshoni
që më pas ai e njohu, por në mënyrë që të mësoni se para lindjes, Virgjëresha ishte tërësisht e paprekur.
Por për ç’arsye ai tha ‘derisa’? Sepse në Shkrim është e zakonshme që shpeshherë të bëjnë këtë, e ta
përdorin këtë shprehje, pa lidhje me kohët e kufizuara…
Në ligjeratën për Perëndinë, Shkrimi thotë, [Ps.89(90):2]; “Madje nga mot dhe përjetë Ti je në këtë rast
jo si kufi përcaktues… Pra, edhe këtu gjithashtu, ai përdor fjalën ‘derisa’ për t’u siguruar se çfarë ishte
para lindjes, por se si vijon, ju lë juve të bëni përfundimin.”
Shën Joani i Damaskut: “Ndërsa çdo virgjëreshë e humb virgjërinë e saj në lindje, ajo ishte e virgjër para
lindjes, në lindje, e virgjër edhe pasi lindi.” 90 Mat.28:20 91 1 Thes: 4, 17 92 Ps: 109, 1 93 Llk.1:33 94 Zan.8:7 95 2 Sam: 6, 23
Page 54
54
kuptimin e përjetësisë. Në këtë mënyrë, Shpëtimtari do të jetë përjetësisht
me apostujt e Tij dhe me të gjithë ata që mbajtën urdhërimet e Tij, dhe Ai
do të qëndrojë në të djathtë të Atit duke e ndarë me Të mbretërimin e Tij
të përjetshëm. Kështu, korbi nuk do të kthehet kurrë në fëmijë. Dhe
pikërisht në këtë mënyrë, Jozefi i drejtë dhe që kishte frikë Perëndinë,
nuk e njohu kurrë atë që ishte e virgjër – e virgjër para lindjes së Krishtit,
gjatë bartjes së Krishtit, dhe pas lindjes së Krishtit – të Tërëshenjtën dhe
të Tërëkulluarën Virgjëreshën Mari, Hyjlindësen dhe nënën e Dritës,
Mbretëreshën e ëngjëjve dhe racës së njeriut.
Përveç kësaj, mund të shtojmë vëzhgimin se shprehja nuk i referohet
rreptësisht vazhdimësisë së kushtit për virgjërinë e Marisë, por
përkundrazi, përdoret për të theksuar pikërisht faktin që Zoti Jisu Krisht
lindi nga Virgjëresha pa pjesëmarrjen e një burri. Për këtë arsye, disa
botime të Dhiatës së Re preferojnë përkthimin “por Jozefi nuk e njohu,
dhe Maria lindi Birin e saj të vetëm” që nënkupton të njëjtën gjë, që
treguam më sipër.96
KËRKUESI: Në Shkrimin e Shenjtë ka shumë vende që dëshmojnë faktin
se të krishterët nuk kanë më shumë sesa një ndërmjetës për shpëtimin e
tyre, Zotin Jisu Krisht. Por përsëri, ne i drejtohemi Nënës së Zotit, duke
thënë: “Nuk kemi asnjë shpresë tjetër përveç teje” dhe “e Tërëshenjtë
Hyjlindëse, shpëtona.” Sipas disave, ky është një gabim i madh duke
qenë se e vendosim Hyjlindësen, ashtu si Shpëtimtarin, një ndërmjetëse
për shpëtimin tonë.
PLAKU KLEOPA: Për sa i përket kësaj çështjeje, unë të bëra një shpjegim
të qartë, kur po flisnim rreth nderimit të shenjtorëve. Kur kthehemi tek
Nëna e Zotit me shprehjen “nuk kemi asnjë shpresë tjetër përveç teje,”
nga çfarë privohemi ne? Me këtë ne nuk mohojmë të qënien unike të
Zotit Krisht si ndërmjetës i shpëtimit tonë objektiv, dhe as nuk jemi
indiferentë në dhënien e ndonjë lloji ndihme të lidhur me shpëtimin tonë
personal. Kuptimi i kësaj shprehje është si vijon: “Ti mund të na japësh
ndihmën më të madhe për shpëtimin tonë personal” ose “ndihmës tjetër
më të mirë nuk mund të gjejmë në asnjë nga shenjtorët.” Apo, “Nuk kemi
asnjë tjetër që të na ndihmojë kaq shumë sa ti, o nënë e Shpëtimtarit.”
Ndërsa për shprehjen e lutjes që i drejtohet asaj, “e Tërëshenjtë
Hyjlindëse, shpëtona,” nënkupton: “Lutju Birit tënd që të na shpëtojë,”
96 Plaku flet dukshëm për përkthimet nga Greqishtja në Rumanisht.
Page 55
55
ose “çlirona.” Në gjuhën greke, në të cilën janë shkruar pothuajse të
gjithë librat e Dhiatës së Re, si dhe librat liturgjikë të Kishës
Orthodhokse, fjala “shpëtona” nënkupton të çlirosh nga e keqja,
tundimet, pikëllimi dhe nevoja. Për rrjedhim, ajo nënkupton: “Na
ndihmo me lutjet e tua të çlirohemi nga e keqja, nga veprat e djallit, nga
pasionet tona.“ Prandaj, me ‘shpëtona’ nuk nënkuptojmë ‘falna mëkatet
tona’, por “lutju Birit tënd për shpëtimin tonë.“ Është e pamundur që
nderimi për Nënën e Zotit të tejkalojë nderimin e shfaqur për Birin e saj,
për të cilin nuk e kemi ulur aspak adhurimin që i takon Atij.
Përkundrazi, i gjithë nderimi i shfaqur për Nënën e Perëndisë është një
pjesë përbërëse e nderimit të shfaqur Birit të saj, që e zgjodhi dhe e bekoi
atë për të qenë nëna e Tij. Këtë ta tregova me dëshminë e Shkrimeve,
rreth nderit, lavdisë dhe hirit që Perëndia i dha nënës së Tij të
Tërëshenjtë. Megjithatë, mendo gjithashtu se Perëndia, pas rënies së
Adamit dhe Evës, paratha që Nëna e Zotit do të ishte një “grua e virgjër,”
e cila me Birin e saj, do të shtypte kokën e dragoit. Më pas, për sa i përket
asaj, Ai profetizoi se kjo Virgjëreshë do të lindte Emanuel – Perëndinë.
Është ajo që do të ndërmjetonte ardhjen në botë të Shpëtimtarit tonë Zotit
Jisu Krisht. Tek ajo, Kryeëngjëlli Gabriel tregoi nderin, duke e quajtur
“hirëplotë” dhe “ti je e bekuar ndër gratë.” Është ajo që shën Elizabeta,
nëna e Shën Joan Pagëzorit, nderoi duke i thirrur “ti je e bekuar ndër
gratë97” dhe “Nëna e Zotit tim.”
Të bekuar janë barku dhe gjiri, që mbajtën dhe ushqyen Krishtin,
Shpëtimtarin e botës. Shpëtimtari, Biri i saj, shfaqi bindje ndaj kërkesës së
saj me mrekullinë e parë që ndodhi në Kanë të Galilesë, dhe Zoti Krisht u
përkujdes për të dhe kur po pësonte vuajtjet e Tij të tmerrshme mbi kryq,
duke ia besuar më të dashurit prej Apostujve të Tij. Vetë ajo profetizoi në
Frymën e Shenjtë se të gjithë brezat do ta shpallin të lumur dhe do t’i
ofrojnë nderim me respekt për lavdinë të cilën, për shkak të përulësisë së
saj, Perëndia ia dhuroi. Vetë emri i saj do të thotë në gjuhën
izraelite“zonjë, grua”. Kjo Zonjë dhe mbretëreshë Virgjëreshë, do të
qëndrojë në të djathtën e fronit të Birit të saj në Gjykimin e Fundit. Me
anë të Frymës së Shenjtë ajo mbeti shtatzënë, dhe lindi Birin e Perëndisë,
ndërsa u mbulua me fuqinë e pushtetit të të Lartit dhe mbeti e virgjër
edhe pas lindjes. Ajo është më e nderuar se Keruvimet dhe pa krahasim
97 Llk.1:28
Page 56
56
më e lavdishme se Serafimet (“Të meriton me të vërtetë…”) duke mos
patur fëmijë të tjerë përveç Zotit Jisu Krisht, Shpëtimtarit të botës.
Nëna e atyre që thirren “vëllezërit dhe motrat e Zotit,” nuk është Nëna e
Zotit, ashtu si vëllezërit e Zotit janë vetëm të afërmit e Tij dhe jo vëllezërit
e Tij natyrorë.
Prandaj, si mund të mos nderojmë Nënën e Perëndisë, kur vetë
Shkrimi na tregon se edhe Kryeëngjëlli Gabriel e vlerësoi atë të denjë për
nderim të thellë? Si mund të mos nderojmë Hyjlindësen, që është Kisha e
Mbretit të Lavdisë dhe lavdërohet mbi qiejtë, pasi mbajti në barkun e saj
Perëndinë, lavdia e të cilit nuk mund të përmbahet as në qiell dhe as në
tokë? Për këtë arsye ne e nderojmë Nënën e Perëndisë, e cila sipas
dëshmive të Shkrimit dhe të Ungjillorit, është “hirëplotë.” Për këtë arsye,
gjithashtu Hyjlindësja konsiderohet një grua shumë e dlirë, sepse ajo
kishte hir nga Perëndia dhe ishte e bekuar ndër gratë.
Nëse e besojmë sinqerisht atë që shkruhet në Shkrimin e Shenjtë, ne
duhet ta nderojmë dhe respektojmë Nënën e Zotit, pasi Shkrimi na thotë
se të gjithë brezat e kombeve do ta lumurojnë atë, për lavdinë me të cilën
Perëndia e stolisi.
“Ja shërbëtorja e Zotit; le të më ndodhë sipas fjalës sate.”
Page 57
57
Kapitulli i gjashtë
Mbi nderimin e veçantë të Lipsaneve të Shenjta
KËRKUESI: Çfarë përfaqësojnë Lipsanet e Shenjta?
PLAKU KLEOPA: Lipsanet e Shenjta janë lipsane mrekullibërëse të
shenjtorëve të caktuar. Ne i nderojmë ato si objekte në të cilat Vetë
Perëndia shfaq të gjithë fuqinë e mbinatyrshme të Hirit të Tij. Për sa kohë
që shenjtorët ishin në tokë, ata e kishin Hirin e Shpirtit të Shenjtë me
bollëk dhe me anë të këtij Hiri ata bënë jo rrallë çudira. Ky Hir jeton
gjithashtu në shpirtrat e tyre në qiell, ku ata banojnë tani. Ashtu si
shenjtori qëndron afër njerëzve, të cilët e thërrasin atë për t’i ndihmuar
me anë të një mrekullie, aq më shumë ai vetë mban një lidhje të veçantë
me trupin e tij, që është gjithashtu një vendbanim i shpirtit të Shenjtë, siç
thotë apostulli: “A nuk e dini se trupi juaj është tempulli e Frymës së
Shenjtë që është në ju, të cilën e keni nga Perëndia, dhe se nuk i përkisni
vetvetes?98” Shkrimi i Shenjtë na flet në lidhje me veprat çudibërëse të
shenjtorëve gjatë periudhës të jetës së tyre në tokë, që ata sollën dëshmi
për fuqinë që banonte brenda tyre. Shumë njerëz u shëruan vetëm duke
98 1 Kor: 6,19
Page 58
58
prekur trupin dhe shaminë e Apostull shën Pavlit99, ndërsa të tjerë u
shëruan vetëm duke qenë nën hijen e Apostull shën Pjetrit, kur ai u
kalonte pranë.
KËRKUESI: Natyrisht, unë e di se shenjtorët, ashtu si Shpëtimtari, kryen
mrekulli që në këtë jetë dhe se shpirtrat e tyre zotëronin besimin e
vërtetë. Megjithatë, pas vdekjes së tyre, çfarë fuqie kishin trupat e tyre të
vdekur që bënin çudira?
PLAKU KLEOPA: Unë ta përmenda që trupat e besimtarëve janë tempujt
e Shpirtit të Shenjtë, që banon brenda tyre. Paskëtaj, është vetë Shpirti i
Shenjtë, i cili bën çudira nëpërmjet shenjtorëve si në jetë, ashtu edhe pas
vdekjes. Një garanci që trupat e shenjtorëve edhe pas vdekjes kanë fuqi
nga Perëndia që të bëjnë çudira, na jepet në Shkrimin e Shenjtë, ku ai
tregon se lipsanet e profetit shën Elise ngjallën një njeri të vdekur100.
KËRKUESI: Disa njerëz thonë se nderimi i lipsaneve i përngjan
adhurimit të idhujve, i cili është kategorikisht i ndaluar nga urdhërimi i
parë dhe i dytë i Dekalogut: “Unë jam Zoti, Perëndia yt… Nuk do të kesh
perëndi të tjerë para Meje. Nuk do të bësh skulpturë ose shëmbëlltyrë të
asnjë gjëje që ndodhet lart në qiell, ose këtu poshtë në tokë…Nuk do të
përkulesh para tyre dhe as do t’i shërbesh.101” Trupat që nderohen, janë
pikërisht ata, që këto urdhërime i ndalojnë për t’u nderuar.
PLAKU KLEOPA: Lipsanet e shenjta nuk janë as idhuj, as perëndira, as
figura të Perëndisë, dhe nderimi i tyre nuk është adhurim idhujsh. Pasi
derisa Perëndia i ka lavdëruar, duke u dhënë fuqi të mbinatyrshme,
kështu edhe ne duhet ti nderojmë ata, sepse në këtë mënyrë ne nderojmë
Perëndinë, i cili dhuroi hirin e Tij mbi ta. Në të vërtetë, jemi të detyruar
që të nderojmë, jo kockat në vetvete, por fuqinë e tyre hyjnore. Ne nuk i
nderojmë Kishat tek lipsanet e shenjta, siç bëjnë adhuruesit e idhujve për
idhuj dhe perëndi të ndryshëm, por në ato vende ku zbulohen lipsane të
shenjta, ne ngrejmë Kisha të Perëndisë për lavdinë e Perëndisë.
Urdhërimi i parë dhe i dytë ndalon jo nderimin e lipsaneve të shenjtë,
99 Vap:19, 11-12 100 2 Mbret: 13, 21 101 Eks: 20, 2-5
Page 59
59
por të idhujve, pasi ndryshe nga paganët, ne nuk besojmë që vetë
Perëndia të banojë në idhujt.
KËRKUESI: Megjithatë, thuhet se ata që prekin trupat e vdekur,
konsiderohen të papastër për shtatë ditë. Për rrjedhim, prekja (ose
puthja) e lipsaneve nuk shkakton shenjtërim apo rritje shpirtërore, por
më saktë ndotje, prej së cilës edhe tërthorazi, është e mundur në njëfarë
mënyre edhe për vetë Kishën që të prishet. Ja se çfarë na tregohen në
Shkrimin e Shenjtë: “Kush prek një trup të vdekur të çfarëdo personi, do
të jetë i papastër shtatë ditë. Ai do të pastrohet me atë ujë ditën e tretë,
dhe në ditën e shtatë do të jetë e papastër; por në rast se nuk pastrohet
ditën e tretë, në ditën e shtatë nuk do të jetë i pastër. Kushdo që prek
trupin e një personi të vdekur dhe nuk pastrohet, ndot banesën e
Zotit…102”
PLAKU KLEOPA: Kufomat e Dhiatës së Vjetër, ndotin ata që i prekin,
vetëm sepse ata ishin në mëkat dhe nën mallkim. Pavarësisht nga kjo, ata
s’ishin tërësisht të papastër, pasi trupi i vdekur i Jozefit nuk e ndoti
Moisiun, kur e mori me vete në Egjipt103, edhe trupi i profetit Elise nuk e
ndoti atë që u vendos në varrin e tij, por më saktë, e shëroi atë104.
Në Dhiatën e Re, lipsanet e të krishterëve nuk ishin të papastër, duke
qenë se ato ishin Kisha dhe banesa të Frymës së Shenjtë dhe ishin të
pastër nga mallkimi që ishte mbi ta105. Përveç kësaj, duhet të dish se nga
të gjithë rastet e shmangies prej gjërave të caktuara që konsideroheshin të
papastra, u krijua një mësimdhënie, i cili i përket vetëm Dhiatës së Vjetër,
dhe që nuk ka vlerë në Dhiatën e Re. “Pra, në qoftëse vdiqët me Krishtin
nga elementët e botës, përse u nënshtroheni disa rregullave, a thua se
jetoni ende në botë, si (‘mos prek, mos shijo, merr, që janë të gjitha gjëra
që prishen nga përdorimi), sipas urdhërimeve dhe mësimeve të
njerëzve?106”
Në Dhiatën e Vjetër kishte edhe gjëra të tjera që konsideroheshin të
papastra, duke e ndotur njeriun që i prekte ato. Për shembull, rrobat dhe
102 Lev: 21, 10-11; Num: 19, 11-13; Num: 9, 6-11. 103 Eks: 13, 19 104 2 Mbre:13, 20-21 105 1 Kor: 13, 16-17; 6, 19-20 106 Kol: 2, 20-22
Page 60
60
shtrati i tyre me një rrjedhje gjaku, ose kafshët që konsideroheshin të
papastra në Dhiatën e Vjetër.
KËRKUESI: Thonë se është e drejtë që trupat e vdekur të varrosen dhe të
dekompozohen në tokë, nga e cila ata erdhën, pa shkelur ligjet e natyrës.
Sepse shkruhet: “Do të hash bukën me djersën e ballit, deri sa të
rikthehesh në dhe, sepse nga ai ke dalë; sepse ti je pluhur dhe në pluhur
do të rikthehesh.107” Dhe gjithashtu: “dhe pluhuri do t’i kthehet tokës siç
ishte më parë dhe fryma do t’i kthehet Perëndisë që e ka dhënë.108” Pse,
atëherë trupat e shenjtorëve përjashtohen nga kjo rrugë dhe jashtë ligjeve
të natyrës? Çfarëdo tjetër qofshin ata janë materie.
PLAKU KLEOPA: Në të vërtetë, ligji i prishjes së trupave të vdekur është
një ligj i përgjithshëm dhe i referohet kryesisht mëkatarëve. Mosprishja e
trupave të shenjtorëve provon se ky ligj, me përjashtimet që ndodhin
sigurisht, i përket mëkatarëve, më tepër se të gjithë. Vetë Shkrimi i
Shenjtë na dëshmon se ekzistonin përjashtime nga ky ligj dhe se
Perëndia, për arsye të ndryshme e ndërpret fuqinë e tij. Kështu, për
shembull, me vullnetin dhe fuqinë e Perëndisë, trupat e Enokut dhe Elias
Tishbiti nuk u varrosën në tokë për t’u dekompozuar, por u morën në
qiej, siç shkruan Shkrimi i Shenjtë: “Pra Enoku eci me Perëndinë; por nuk
u gjend më, sepse Perëndia e mori me vete.” Dhe përsëri thuhet: “Por
mbi tokë nuk u krijua asnjeri si Enoku, sepse ai u mor nga toka.” Të
njëjtën thotë Apostull shën Pavli: “Me anë të besimit Enoku u zhvendos,
që të mos shikonte vdekje, dhe nuk u gjet më, sepse Perëndia e kishte
zhvendosur.109” Në lidhje me Profetin Elia thuhet: “Ndërsa ecnin duke
folur (Elia dhe Eliseu), ata u ndanë nga njëri tjetri një qerre dhe kuaj të
zjarrtë; dhe Elia u ngjit në qiell nga një shakullimë ere.” Ndërsa për
Melkisedekun, në asnjë vend në Biblës nuk përmendet që u varros diku,
përderisa ishte “pa atë, pa nënë, pa prejardhje, pa patur as fillim ditësh,
as fund jete.”
Por, përveç gjithë kësaj, Trupi i Vetë Shpëtimtarit tonë, i cili ishte
tërësisht i ngjashëm me Trupin tonë përveç mëkatit, nuk pa prishje në
tokë, por u mor në qiell. Kështu, Perëndia bëri dhe bën përjashtime nga
ligji i përgjithshëm i natyrës në trupat e shenjtorëve, mbasi ishte vetë Ai,
që bëri ligjin e varrosjes dhe kalbjes së trupave brenda tokës. Ja pra,
107 Zan: 3, 19 108 Pred: 12, 7 109 Heb: 11, 5
Page 61
61
historia e Kishës është plot me shembuj të ngjashëm me ato që përmban
Shkrimi i Shenjtë.110
KËRKUESI: Por, në qoftë se trupat e vdekur nuk treten fillimisht në tokë,
ata s’do të mund të ngjallen dot. Prandaj, të bllokuar nga proçesi i
dekompozimit, mundësia e ngjalljes së tyre anullohet, siç thotë Shën
Pavli: “Por do të thotë ndonjë, si ngjallen të vdekurit? Dhe me ç’trup
vijnë? O i pamend, ajo që ti mbjell nuk ngjallet, nëse nuk vdes përpara:
Dhe ti nuk mbjell trupin që do të bëhet, por një kokërr të zhveshur,
ndoshta nga gruri apo ndonjë drithë tjetër. Po Perëndia i jep trup si të
dojë secilës farë, trupin e vet. Jo çdo mish është i njëjti mish, tjetër është
mishi i njerëzve, tjetër mishi i bagëtive… Kështu do të jetë edhe ngjallja e
të vdekurve: trupi mbillet në prishje dhe ngjallet në paprishje. Mbillet në
çnderim dhe ngjallet në lavdi; mbillet i dobët dhe ngjallet në fuqi. Mbillet
trup natyror dhe ringjallet trup frymor.111“ Për rrjedhim, është
absolutisht e nevojshme që trupat të treten në tokë, që të jenë të
përshtatshëm për ngjallje. Përse përjashtohen trupat e shenjtorëve nga
dekompozimi dhe ngjallja?
PLAKU KLEOPA: Ky tekst flet rreth ndryshimit, në të cilin të gjithë
trupat duhen të vuajnë në mënyrë që të kalojnë nga koha në përjetësi, që
të përshtaten në përjetësi. Ky ndryshim zakonisht ndodh me vdekje.
Pavarësisht nga e gjithë kjo, ekzistojnë përjashtime nga ky rregull i
gjërave, të tilla si Elia dhe Enoku, të cilët siç i pe, u zhvendosën në trup
pa kaluar përmes vdekjes. Apostulli mëson: “Ja, unë po ju them një të
fshehtë: ne të gjithë nuk do të vdesim, por do të shndërrohemi në një
çast, sa hap e mbyll sytë, në tingullin e borisë së fundit.112” Kështu pra,
duket se është e mundur për Zotin që të gjejë metoda të tjera për
transformimin e trupave tanë, pa patur nevojë që ata të kalojnë
drejtpërdrejt përmes vdekjes dhe kalbjes.
110-Në ditët e sotme, në të gjitha kishat Ortodokse, dallohet më tepër Mali i Shenjtë i Athosit në Greqinë
Veriore, ku ruhen mijëra lipsane të çmuara, trupat e shenjtë të Shenjtorëve vazhdojnë të zbulohen si të
paprishura, çudibërëse, dhe mirëmbajtëse. Përmendim disa: Shën Spiridhoni (Shek,4) në ishullin e
Korfuzit (Greqi), i cili ishte një atë në Sinodin e parë Ekumenik në 325, Shën Gjerasimi në ishullin e
Zakinthit (Greqi), Shën Theanos jashtë Selanikut (Greqi), Të 120 Etërit në Manastirin e Guvave të Kievit
(Ukrainë), Shën Joan Maksimoviç në San Françisko (1966) dhe shumë të tjerë në të cilët Perëndia
lavdërohet vazhdimisht. 111 1 Kor:15, 35-38; 42-44. 112 1 Kor: 15, 51-52; 1 Thes: 4, 15-17.
Page 62
62
KËRKUESI: Por Atë, të gjitha trupat e vdekur duhet të varrosen,
përderisa në Dhiatën e Vjetër të gjithë të drejtët u varrosën, ndërsa disa të
tjerë i fshehën trupat e tyre pikërisht që të mos t’i nderonin. Po paraqes si
shembull trupin e Moisiut, për të cilin lexojmë si më poshtë: “Kështu
Moisiu, shërbëtori i Zotit, vdiq aty në vendin e Moabit, sipas fjalës së
Zotit. Dhe Zoti e varrosi në luginën e vendit të Moabit, përballë
Bethpeorit, por askush nuk e ka mësuar deri më sot vendin e varrit të
tij.113” Që në atë kohë Izraelitët u prinë drejt idhujtarisë dhe mund të
kishin rënë lehtësisht në gabimin e adhurimit të trupit të Moisiut.
Prandaj, nëse ata e fshehën trupin, ndoshta e bënë pikërisht, sepse po ta
kishin para syve, do t’a nderonin atë?
PLAKU KLEOPA: Trupat e shenjtorëve - si të gjithë të krishterëve - u
varrosën po ashtu në epokën e Dhiatës së Re, vetëm me ata që u ndodhën
mrekulli duke qenë të pavarrosur dhe morën nderime të veçanta,
sigurisht adhurimet, që i përshtaten vetëm Perëndisë. Duke iu shfaqur
nderime, ata nuk u bënë idhujtarë, pasi respekti dhe nderimi nuk është e
njëjta gjë si idhujtaria. Në Dhiatën e Vjetër, ata i fshehën lipsanet e
Moisiut ndoshta edhe të njerëzve të tjerë të drejtë, sepse Izraelitët në fakt
po prireshin drejt idhujtarisë114, dhe nëse do t’i kishin patur ato afër, do
t’i kishin kthyer në perëndi, si viçi i artë. Për të shmangur këtë mashtrim,
konsiderohej për mirë të fshihje lipsanet e disa shenjtorëve dhe njerëzve
të drejtë, si të Moisiut, për të njëjtën arsye që ne dimë, se vetë
Kryeëngjëlli Mikael kërkoi që mos e linte atë në duart e djallit115. Nga ky
këndvështrim mbi trupin e vdekur, konsiderohej si të ishte i papastër
(meqenëse nuk kishte ardhur ende Krishti me hirin e Tij ndriçues) dhe
trupi njerëzor ishte akoma i nënshtruar sundimit të satanit.
Pavarësisht nga kjo, Izraelitët i nderonin trupat e të vdekurve, duke
ruajtur me madhështi kujtimin e tyre. Përveç kësaj, duhet të dish se Kisha
që në shekujt e parë i nderonte lipsanet e Martirëve, duke i mbledhur me
devocion dhe kujdes të madh, e duke ndërtuar tempuj për nder të tyre.
Më vonë, u krijua praktika e të vendosurit të një prej lipsaneve në Altarin
e Shenjtë, si dhe Antimensoni116 i shenjtë, diçka që zë vend edhe sot.
113 LigjPërt: 34, 5-6. 114 Eks: 32, 1-35; LigjPërt: 9, 16. 115 Juda: 1, 9 116 - Në shekujt e parë të krishterimit, Liturgjia Hyjnore kremtohej mbi varret e Martirëve dhe kjo kryhej
prej peshkopit. Më vonë, ndërsa kisha u zgjerua dhe Dioqeza tipike me të, Peshkopët e Kishës së
hershme, filluan të hirotonisin priftërinj si përfaqësues të tyre…
Page 63
63
Letra e Kishës së Smirnës, e cila përshkruan martirizimin e peshkopit të
saj Shën Polikarpit, na tregon si vijon: “ Ne i rrethuam lipsanet e tij sikur
të ishin një trashëgimi më e shtrenjtë se floriri dhe më e çmuar se gurët e
diamantit, dhe i vendosëm ato në vendin e përshtatshëm. Këtu do të
mblidheshim me gëzim dhe Zoti do të na jepte bekimin për të kremtuar
përvjetorin e ditës së martirizimit të tij dhe për të nderuar fitoret e tij dhe
ndeshje të tjera të larta shpirtërore.”117,118
Kjo tregon se nderi për lipsanet e shenjta i drejtohet edhe Perëndisë, fuqia
hyjnore e të cilit është e vendosur në to. Ne i nderojmë lipsanet e
martirëve, ashtu siç adhurojmë Atë, për të cilin të gjithë martirët ishin
shërbëtorë, dhe ashtu siç nderojmë shërbëtorët e Tij, sepse nderi i tyre
kalon tek Vetë Zoti, siç ka thënë Ai në të vërtetë: “Ai që ju pranon, më
pranon mua.119”
Një nga mjetet prej të cilave këto praktika antike të rëndësishme ndikojnë sot, është një copë e thjeshtë
pëlhure…që rri gjithmonë mbi Tryezën e shenjtë të çdo kishe Ortodokse, Antimenso. Fjala Antimenso
është një kombinim i Greqishtes dhe Latinishtes, e cila nënkupton në vend të tavolinës. Ndërsa Tryezat e
Shenjta, gjithmonë shenjtëroheshin, dhe lipsanet viheshin brenda tyre, nuk ishte gjithmonë e mundur për
Peshkopin, që të vizitonte secilin komunitet që të vepronte kështu. Për këtë arsye, Peshkopët shenjtëruan
pëlhurat ose dërrasat me lipsanet e shenjtë të futur në to, dhe ia dërguan secilit komunitet që ta përdorin
në vend të Tryezës së shenjtë të shenjtëruar.” 117 Historia Kishtare, Eusebi 4, 15 118Shën Joan Gojarti e përshkruan pikante, rrugën në të cilën lëvizën e u përshëndetën lipsanet e shenjtë
të Shenjtorëve në një lavdërim mbi Shën Ignatin: “Ju banor të Antiokisë, keni nxjerrë një peshkop dhe
morët një martir, ju e lëshuat me lutje, dhe e morët me kurora; dhe jo vetëm ju, por dhe të gjithë qytetet
që shtrihen rrotull. Por, si mendoni ju se u sollën ata, kur panë mbetjet e tij të rikthyera? Çfarë kënaqësie
u dha! Sa u gëzuan ata! Me çfarë mburrje nga të gjitha anët e rrethuan të kurorëzuarin! Ashtu si me një
atlet fisnik, që ka mundur të gjithë kundërshtarët e tij, dhe që vjen me lavdi ndriçuese nga arena,
spektatorët e marrin atë, e nuk e lejojnë të shkelë në tokë, duke e sjellë në shtëpi mbi shpatullat e tyre, e
duke i bërë lavdërime pa fund… Në këtë kohë, Martiri i shenjtë i jep hir këtyre qytetëve, duke i futur ata
në devocion, dhe që nga ajo kohë deri më sot, ai e pasuron këtë qytet.”
Shën Efrem Siriani, kur flet për fuqinë çudibërëse të lipsanëve të shenjta, rrëfen si më poshtë në lidhje
me Martirët e shenjtë: “Edhe pas vdekjes, ata veprojnë sikur të ishin gjallë, duke shëruar të sëmurët, duke
dëbuar demonët, dhe me anë të fuqisë së Zotit, duke kundërshtuar çdo ndikim të keq të demonëve. Kjo
ndodh, sepse hiri çudibërës i Shpirtit të Shenjtë, është gjithmonë i pranishëm në lipsanet e shenjta.”
119 Math: 10, 40
Page 64
64
Kapitulli i shtatë
Mbi Nderimin e veçantë të ikonave të shenjta
KËRKUESI: Disa të krishterë pyesin veten: ‘Përse i nderojmë ikonat e
shenjta?’
PLAKU KLEOPA: Shkrimi i Shenjtë e ndalon nderimin e figurave të
gdhendura dhe perëndive. Ky ndalim i referohet nderimit të idhujve.
Megjithatë, ligji nuk ndalon nderimin e shenjave dhe përfaqësimeve të
caktuara të Perëndisë dhe të shenjtorëve të Tij, përderisa ky nder nuk
lidhet me materialin nga i cili ata u krijuan, por më saktë, me anë të
pamjes së shenjtë që pikturohet, mendimet tonë ngjiten tek Perëndia. Ne
e pamë nderin që iu dha brezit dhe peshqirit të Apostull shën Pavlit.120
Në Dhiatën e Vjetër mësojmë për dy Keruvimet e skalitur, të cilët u
vendosën mbi Arkën e Dëshmisë dhe mbi tapicerinë e atij vendi të
shenjtë. Kjo ishte përpara se ata të digjnin temjan dhe të bënin pendimin.
Ashtu siç ndihmohemi nga fjala që të ngrihemi përtej fjalës, po kështu
udhëhiqemi nga ikonat që të ngrihemi sipër ikonave. Po ashtu, ashtu siç
Perëndia dëshiron që dëgjimi ynë të bëhet i shenjtë nëpërmjet
bashkëbisedimit shpirtëror, po kështu ai dëshiron që shikimi unë të bëhet
i shenjtë përmes ikonave të shenjta, kështu që duke kaluar nëpër këto dy
shqisa superiore të hyjnë brenda shpirtit mendime të kulluara.
120-Dhe Perëndia bënte mrekulli të jashtëzakonshme, me anë të duarve të Palit: aq sa mbi të sëmurët vinin
shami dhe përparëse që kishin qenë mbi trupin e tij, dhe sëmundjet largoheshin prej tyre dhe frymërat e
liga dilnin prej tyre” (Vap: 19, 12)
Page 65
65
KËRKUESI: Disa thonë se s’duhet t’i nderojmë ikonat, përderisa Perëndia
është krejt i ndryshëm nga ikonat, s’ka rëndësi se çfarë nderi mund t’i
përshtatet materialit nga i cili janë krijuar ikonat apo mjeshtëria me të
cilën ato janë zbukuruar. Apostulli i Zotit e thotë qartë: “Duke qenë, pra,
se ne jemi pasardhës të Perëndisë, nuk duhet të mendojmë që natyra e
perëndishme është e ngjashme me arin ose me argjendin, ose gurin me
një vepër arti të latuar dhe të shpikur nga njeriu.121”
PLAKU KLEOPA: Këtu Apostulli nuk po ndalon nderimin e ikonave të
shenjta, por më saktë kuptimin e gabuar të adhuruesve të idhujve, të cilët
e kishin identifikuar Perëndinë me figurat e latuara artistikisht të
idhujve, figura që paganët athinas i besonin si perëndi. Kur Apostulli foli
në Kodrën Mars, ai donte që t’i tregonte mësuesve të Athinës, se nëse
njerëzit janë pasardhësit e Perëndisë, që do të thotë se kanë një shpirt
jolëndor, i cili është imazhi i Perëndisë tek ne (diçka të cilën ata vetë e
besonin), atëherë nga kjo mund të nxjerrim përfundimin se vetë Perëndia
është po ashtu jolëndor, dhe kështu ne i përkasim Atij. Pra, Perëndia nuk
mund të konsiderohej identik me materialin e disa perëndive të
gdhendura që ekziston në tempujt paganë të Athinës. Ai është heterogjen
para çdo lloj materiali dhe është irracionale për ne, që ta identifikojmë
Atë me ndonjë statujë, cilado qoftë vlera e materialit të përdorur në
ndërtimin e saj apo e skulptorit që bëri atë.
Në Orthodhoksi, ne besojmë në të vërtetën që vijon: ne kemi shenjtëruar
ikonat nga ari, argjendi, etj, të cilat u prodhuan me zotësi dhe talent, por
kurrë nuk themi që Perëndia është identik dhe në të njëjtën kategori me
argjendin e ikonës, i cili mban formën e Tij. Ne mësojmë se ekziston
vetëm një Perëndi, ndërsa ikonat e shenjta zotërojnë një kuptim krejt të
ndryshëm nga ajo e identifikimit me Perëndinë ose Shenjtorin formën e
të cilit ato paraqesin. Nëse njeriu është shumë më i lartë, dhe me një
natyrë tjetër, nga të gjithë statujat dhe imazhet të cilat paraqesin formën e
tij, aq më tepër Perëndia nuk mund të ketë të njëjtën natyrë me imazhet e
formës së Tij.
KËRKUESI: Ikonat dhe idhujt janë thjeshtë objekte materiale. Megjithatë,
Perëndia, siç thotë dhe psalmi, i ndëshkon ata që e vendosin shpresën e
tyre në to: “Idhujt e kombeve janë argjendi dhe ari, vepra të dorës së
njeriut. Kanë gojë por nuk flasin, kanë sy por nuk shohin. Kanë veshë por
121 Vap: 17, 29
Page 66
66
nuk dëgjojnë, nuk kanë frymë në gojën e tyre. Të ngjashëm me ta janë ata
që i bëjnë, dhe kushdo që ka besim tek ata.122”
PLAKU KLEOPA: Ky pasazh i referohet vetëm idhujve. Nëse të dy
keruvimet e Dhiatës së Vjetër, u vendosën mbi kubenë (e tabernakullit)
me vendimin e vetë Perëndisë, nuk është e mundur që ikonat e shenjta të
ndalohen nga Ai. Përveç kësaj, në qoftë se ata që e nderuan dhe i
respektuan figurat e Keruvimeve në Dhiatën e Vjetër - gjatë një periudhe,
kur idhujtaria ishte rreptësisht e ndaluar nga Perëndia - nuk u
ndëshkuan, atëherë as ata që nderojnë ikonat nuk do të ndëshkohen.
Sigurisht, është e vërtetë se ndërsa idhujt janë memecë dhe të
pafrytshëm, ikonat u treguan se ishin çudibërëse, e jo rrallë frymëzuan
mahnitje, në të gjithë botën. Këto mrekulli tregojnë më së miri qëndrimin
që duhet të kemi kundrejt ikonave123 të shenjta.
KËRKUESI: Kam dëgjuar të thonë se nderimi dhe të nderuarit e
Perëndisë nëpërmjet njërës prej ikonave të Tij, mund të jetë një zakon
pagan meqenëse vetëm paganët bënin përfaqësime të Perëndisë duke
përdorur materiale të ndryshme dhe i adhuronin ato. Apostull shën Pavli
flet aq shumë në lidhje me idhujtarët: “Duke e deklaruar veten të urtë, u
bënë të marrë, dhe e shndërruan lavdinë e Perëndisë së pakalbshëm në
një shëmbëllim të ngjashëm me atë të një njeriu të kalbshëm, të
shpendëve, të kafshëve katërkëmbëshe dhe zvarranikëve, është e
palogjikshme që t’i rikthehemi idhujve apo të ndonjë lloji idhujtarie
neopagane.
PLAKU KLEOPA:
Në këtë pasazh, apostull shën Pavli flet në lidhje me idhujt dhe
mashtrimin e paganëve derisa ka lidhje me besimin e Perëndisë, jo në
lidhje me ikonat e shenjta të krishterëve, gjë që është diçka tërësisht
ndryshe. Të krishterët nuk e përfytyruan asnjëherë Perëndinë, si të
pikturuar në ikona, si disa kafshë katërkëmbëshe ose shpendë të
122 Ps: 134, 15-18; Ps 113, 12-16. 123 -Mrekulli të tilla, janë bërë me kalimin e kaq shumë shekujve të një njohjeje të përbashkët në vendet
Ortodokse si Greqia, Rumania apo Rusia. Megjithatë, në vitet e fundit edhe Shtetet e Bashkuara kanë
dëshmuar mrekulli të ndodhura me anë të ikonave të shenjta në vendet e tilla si Çikago Illinois, Detroiti
periferik dhe Rasaka, Xhorxhia. Me kohë, ikona të tilla shpesh marrin një emër të veçantë, si “Zonja jonë
e Ciceros, “ ikona që qan e Hyjlindëses së Çikagos, IL, ose duke qenë një kopje e një ikone të tillë, si “
Ajo që është e shpejtë në të dëgjuar, “ si ikona në Rosaka, G A.
Page 67
67
kalbshëm, por përkundrazi, ata e pikturuan Atë ashtu siç u zbulua tek
njeriu. Në këtë mënyrë, të krishterët krijuan një koncept të qartë dhe të
saktë të Perëndisë së trupëzuar. Kjo është arsyja që ikonat gjithmonë
kanë qenë dhe janë, sipas etërve “librat e analfabetit.”
KËRKUESI: Perëndia nuk u bë i dukshëm tek njerëzit, dhe prandaj asnjë
nuk e di se si duket Ai, e as nuk munden ta pikturojnë formën e Tij në një
ikonë apo të modelojnë një përngjasim të vërtetë të Fytyrës së Tij.124
Ai vetë ka thënë: “Ti vetë nuk mund të shikosh fytyrën Time, sepse asnjë
njeri nuk mund të më shikojë e të jetojë.125”
Ungjillori shën Joan thotë po kështu: “Askush se pa kurrë Perëndinë,126”
Gjithashtu apostull shën Pavli thotë: “…ai që është i vetmi që ka
pavdekësinë dhe rri në dritë të paafrueshme, të cilën asnjë njeri nuk e ka
parë kurrë dhe as mund ta shohë, atij i qoftë nderi i përjetshëm. Amin!127”
PLAKU KLEOPA: Është e vërtetë se asnjë nuk mund ta shohë Perëndinë
në thelbin e Tij, me fjalë të tjera si frymë, i padukshëm për sytë e
ndjeshëm të njeriut, dhe i pafund. Por, jo vetëm sytë e njeriut janë të
pamjaftueshëm, por dhe mendja dhe mendimet e tij janë të paafta ta
mbajnë Atë. Kufijtë e qenies së Tij bëjnë pafundësinë. Pra, nuk ka asnjë
dyshim përderisa është krejtësisht e pamundur për ne që të shohim Atë
në formën që është, domethënë, në thelbin e Tij. Kryepriftërinjtë e
izrealitëve hynin në tempull, në të shenjtat e të shenjtëve një herë në vit.
Sipas traditës së tyre, ata do e mbushnin hapësirën e shenjtë plot me
temjan të ndezur, pasi kishin frikë se mos rastësisht shihnin Perëndinë
dhe do të vdisnin.128 Të tre Apostujt ranë përtokë kur Jisui u zbuloi atyre
shkëlqimin hyjnor të trupit të Tij në Malin Thavor.129 Apostull shën Pavli
u rrëzua përtokë i verbuar, kur Zoti Krisht iu shfaq në rrugën për
Damask.130 Kështu pra, shohim se vizioni i Perëndisë (në thelbin e Tij)
mbetet i pamundur për njeriun e vdekshëm dhe të kufizuar.
124 -Këto fjali reflektojnë ndjenjat e ikonoklastëve (ikonë-thyerësit) e shek. të tetë. Anatema çdonjërit që
guxon të paraqesë imazhin hyjnor të Logosit pas mishërimit me ngjyra materiale… dhe format e
shenjtorëve në piktura pa jetë me ngjyra materiale të cilat s’kanë asnjë vlerë. “Një faktor i rëndësishëm
në ngritjen e ikonoklastëve ishte influenca e myslimanëve, të cilët të drejtuar nga fjalët e kuranit,
“Shëmbëlltyrat janë një neveri e veprës së Satanit “ (V.92), e panë nderimin e ikonave si një formë
idhujtarie. 125 Eks: 33, 20 126 Jn: 1, 18 127 1 Tim: 6, 16 128 Eks: 30, 10 129 Math: 28, 4 130 Vap: 9, 3-8
Page 68
68
Edhe Dhiata e Re, ashtu si historia kishtare, na rrëfen se ka pasur shfaqje
të Perëndisë Atë, të Jisu Krishtit dhe të Shpirtit të Shenjtë. A bie kjo
kundërshtim me çfarë thamë më lart? – Aspak. Nëse për njerëzit është e
pamundur të shohin thelbin e Perëndisë, është ende e mundur për ta, që
ta shohin Perëndinë me sytë e tyre të ndjeshëm apo me intelektin e tyre
në trajta ose forma që Perëndia mund të dëshirojë t’i shfaqë me forcën e
Tij hyjnore. Këto shfaqje zënë vend nëpërmjet i Moçmi i ditëve u ul.
Veshja e tij ishte e bardhë si bora, flokët e kokës së Tij ishin si lesh i
pastër. Froni i tij ishte si flokët e zjarrit dhe rrobat e Tij si zjarri
përvëlues131.”
Profeti Amos, na tregon si vijon: “Unë pashë Zotin që rrinte me këmbë
pranë altarit.132” Perëndia Vetë, e njoftoi Aronin dhe motrën e tij Miriam
se do t’u shfaqej disa në formë të dukshme: “Pastaj Zoti tha, ‘Dëgjoni tani
fjalët e mia: Nëse ka një profet midis jush, Unë, Zoti, i bëhem i njohur atij
në vegim dhe flas me të në ëndërr. Por nuk veproj kështu me shërbëtorin
tim Moisi… me të unë flas sy për sy, duke bërë që të më shohë, dhe jo me
fjalë të errta, dhe ai do të shohë lavdinë e Zotit.133”
Përveç kësaj, Biri i Perëndisë është parë me formën më të lavdishme dhe
njerëzore nga profeti shën Daniel134, dhjakoni shën Stefan135, Apostull
shën Pavli në rrugën për Damask136, nga ungjillori i shenjtë Shën Joan137
dhe të tjerë. Dhe së fundi, Fryma e Shenjtë e Perëndisë u pa nga Shën
Joan Pararendësi, gjatë pagëzimit të Zotit, në formën e një pëllumbi, si
edhe nga Apostujt e shenjtë në Ditën e Pendikostisë, në formën e gjuhëve
të zjarrit.
KËRKUESI: Nëse ikonat janë vërtet të pëlqyeshme për Perëndinë dhe
zotërojnë fuqi hyjnore, pse atëherë Perëndia nuk i ndëshkon ata që
blasfemojnë, përdhosin dhe i shkatërrojnë ato?
PLAKU KLEOPA: Duhet të kuptojmë që ikona paraqet formën njerëzore
të Krishtit, i cili si njeri, erdhi dhe banoi mes njerëzve. Perëndia nuk i
ndëshkon mekatarët dhe përdhosësit, por në një farë shkalle i toleron ata
131 Dan: 7, 9-10 132 Amos: 9, 1 133 Num: 12, 6-8 134 Dan: 7, 13-15 135 Vap:7, 55-56 136 Vap: 9, 3-5 137 Zb. 1: 8, 12, 20
Page 69
69
dhe dëshiron shpëtimin e tyre. Për këtë arsye, Ai i jep atyre kohë që të
pendohen, duke i lënë në këtë jetë. Përveç kësaj, Ai as nuk i disiplinon
menjëherë ata që blasfemojnë ose përgojojnë Kishën e Tij. Për më tepër,
ata që e kryqëzuan Atë, nuk i ndëshkoi menjëherë, duke besuar në
pendimin e tyre.
Megjithatë, përtej vdekjes, na pret gjyqi i Gjykimit të ardhshëm, atje ku
secili prej nesh do të shpërblehet sipas veprave të tij138.
138 Rom: 14, 10; 2 Kor: 5, 10; Ps: 61, 11.
Page 70
70
Kapitulli i tetë
Mbi nderimin e veçantë të Kryqit të vërtetë
KËRKUESI: Dëgjoni sa shumë habiten kur mësojnë se nderojnë Kryqin e
vërtetë. Çfarë keni për të thënë, Atë?
PLAKU KLEOPA: Kryqi i vërtetë ishte altari, mbi të cilin u ofrua sakrifica
e vërtetë në emër të njeriut për të gjithë epokat. Zoti Jisu Krisht ishte
blatimi dhe blatuesi, therorja dhe kryeprifti, që drejtonte flijimin, duke na
dhuruar shpëtimin tonë. Për këtë Shkrimi i Shenjtë dëshmon:” Por
Krishti, që erdhi si kryeprift i të mirave që do të vijnë në të ardhmen,
duke kaluar nëpër një tabernakull të madh e më të përkryer, që s’është
bërë me dorë (pra, që nuk është e kësaj krijese), hyri një herë e
përgjithmonë në Shenjtërore, jo me gjakun e cjepërve dhe viçave, por me
gjakun e Vet, dhe fitoi një shpëtim të amëshuar. Sepse, në qoftë se gjaku i
demave, cjepërve dhe hiri i një mëshqerre i spërkatur mbi të ndoturit, i
shenjtëron duke i pastruar në mish, aq më shumë gjaku i Krishtit, i cili
me anë të Frymës së Shenjtë e dha Veten e Tij të papërlyer nga fajet tek
Perëndia, do ta pastrojë ndërgjegjen tuaj nga veprat e vdekura, për t’i
shërbyer Perëndisë së gjallë!139”
Shën Kirili i Jeruzalemit ka për të thënë këtë:
“Shpëtimtari duroi të gjithë vuajtjen e Tij, me qëllim që të pajtojë me anë
të gjakut të Kryqit, qiellorët me tokësorët. Për shkak të mëkatit, njerëzit u
bënë kundërshtarë të Perëndisë, duke patur si rezultat vdekjen e
mëkatarëve. Një prej dy gjërave duhej të ndodhte: ose Ai do të
përmbushte vullnetin e Tij si Perëndi, duke i lënë të gjithë të prisnin
vdekjen, ose si dashurues i njerëzimit, të pezullonte vendimin e Tij. Por,
shih urtësinë e Perëndisë! Ai e frenoi vendimin e Tij dhe në vend të kësaj,
shfaqi fuqinë bamirëse të Tij. Zoti Krisht, vetë i mori yë gjitha mëkatet
mbi Trupin e Tij dhe me vdekjen e Tij, ne vdesim në mëkat, dhe rrojmë
nën drejtësi. Nuk ishte një njeri i zakonshëm, që vdiq për ne. Nuk ishte
një qengj pa arsye, as një ëngjëll, por Vetë Perëndia i trupëzuar!
139 Heb: 9, 11-14
Page 71
71
Poshtërsia e mëkatarëve nuk ishte e madhe, domethënë, jo aq e madhe sa
drejtësia dhe njeridashja e Tij.140”
Në Shkrimin e Shenjtë fjala “kryq” ka një kuptim të dyfishtë – njëri me
kuptim shpirtëror, i cili përdoret shumë rrallë, dhe një tjetër me kuptim
material, i cili nënkupton që kryqi përbëhet nga dy shtylla të gozhduara,
ose forma e një këndi të drejtë të bërë prej druri, mbi të cilin ata
kryqëzonin kriminelët më të mëdhenj të asaj epoke.
Kuptimi shpirtëror i fjalës “kryq” shpjegohet prej fjalëve vijuese të
Shpëtimtarit: “Kushdo që do të vijë pas meje, të mohojë vetveten, të
marrë kryqin e vet dhe të më ndjekë141” dhe “Dhe ai që nuk e merr
kryqin e vet dhe nuk vjen pas meje, nuk është i denjë për mua.142”
Kuptimi tjetër përdoret më shpesh në Shkrimin e Shenjtë. Kjo duket qartë
në pasazhet që vijojnë: “Dhe Ai, duke mbajtur kryqin e Tij, u nis drejt
vendit që quhej ‘Kafka’ (që në hebraisht quhet Golgotha)143”, “Dhe duke
dalë, takuan një njeri nga Kirena që quhej Simon, të cilin e detyruan t’a
mbante kryqin e Jisuit.144” “Por afër kryqit të Jisuit, qëndronin nëna dhe
motra e nënës së Tij, Maria e Kleopës dhe Maria Magdalena.145” “Shpëto
veten tënde dhe zbrit nga kryqi!146”
Përveç kësaj, shenja e kryqit, e cila bëhet me dorën e ngritur tek balli, dhe
mbas kësaj tek qëndra e ulët e kraharorit dhe pastaj tek ana e djathtë dhe
e majtë, mban gjithashtu emrin e kryqit. Kryqi si një mjet shpëtimi u
parashikua në Dhiatën e Vjetër me një gjarpër bronzi, dhe në Dhiatën e
Re u lavdërua nga Shpëtimtari: “Dhe ashtu si Moisiu e ngriti lart gjarprin
në shkretëtirë, kështu duhet të ngrihet lart Biri i njeriut, që kushdo që
beson në Të, të mos humbasë, por të ketë jetë të përjetshme.147”
KËRKUESI: Si është e mundur që ne të nderojmë instrumentin, i cili ishte
mënyra e dënimit të Shpëtimtarit tonë?
PLAKU KLEOPA: Nder të madh i takon kryqit të Shenjtë, pasi mbi të,
sikur mbi një altar, në dashurinë e Tij për njeriun, Krishti i vuri flakën
140 1 Pjet: 2, 24 141 Mk: 8, 34 142 Math: 10, 38 143 Jn: 19, 17 144 Math: 27, 32 145 Jn: 19, 25 146 Mk: 15, 30 147 Jn: 3, 14-15
Page 72
72
mëkateve tona. Kryqi ka nxjerrë në dritë trupin dhe pahijshmërinë tonë,
jo të Zotit. Në të vërtetë, Kryqi i shenjtë shpall dashurinë e pafund të
Krishtit për njerëzimin. Kështu, mendimet tona rreth kryqit, pjesërisht
duhet të na bëjnë të turpërohemi dhe duhet të frymëzojnë tek ne pendim
për mëkatet tona. Na takon neve që të ngremë kryqin tonë siç Zoti ngriti
të Vetin, për ne dhe shpëtimin tonë. Sigurisht, një objekt që shkakton
vdekjen e një personi të rëndësishëm, ngjall tek ne trishtim edhe dhimbje
dhe s’e ruajmë atë. Megjithatë, nuk ndodh kështu me kryqin e
Shpëtimtarit. Përkundrazi, ai sjell gëzim dhe përtëritje. Sepse ai nuk
ishte, siç thonë disa, një vend ekzekutimi, por më saktë një vend flijimi,
ku u blatua sakrifica më e madhe dhe më e nderuar e kohërave – Biri i
Njeriut për shpëtimin tonë.
KËRKUESI: Si rrjedhim, nëse duhet të nderojmë Kryqin a s’është e
domosdoshme që të nderojmë dhe instrumentat e tjera të shpëtimit, si
për shembull gozhdët, kurorën e gjembave, Pilatin dhe Judën,
kryepriftërinjtë Anania dhe Kaifa, dhe ushtarët tallës, përderisa ata të
gjithë luajtën një rol në Kryqëzimin e Krishtit?
PLAKU KLEOPA: Nuk na takon t’i shfaqim ndere Pilatit dhe vrasësve të
tjerë të Zotit tonë, përderisa duhet të marrin parasysh edhe qëllimin e
tyre, të cilët kontribuan në pasojën, vdekjen e Zotit. Synimi i tyre ishte të
tallnin Zotin, ta turpëronin dhe torturonin, dhe përfundimisht ta vrisnin
Atë. Kështu që Ai do të pushonte së ekzistuari. Përsa i përket kurorës
prej gjembash dhe gozhdëve, i nderojmë ato meqenëse hyjnë në trupin e
Zotit. Megjithatë, nuk i nderojmë ato në atë shkallë me të cilën nderojmë
kryqin, përderisa nuk flitet për to në asnjë vend në Shkrimin e Shenjtë, as
në Dhiatën e Vjetër nuk parafytyrohen, siç është rasti me kryqin. Këto
pra, janë arsyet që nderojmë kryqin e Zotit më tepër se instrumentet e
tjera të xhelatëve.
KERKUESI: Në qoftë se është me të vërtetë siç thoni ju, atëherë ne duhet
të nderojmë vetëm kryqin aktual mbi të cilin u kryqëzua Krishti dhe jo të
tjerët, të cilët u modeluan nga njerëzit. Këto janë veprat e njerëzve të
mëkatshëm dhe nuk janë të shenjtëruara e të denja për nder dhe nderim.
Page 73
73
PLAKU KLEOPA: Atëherë duhet të veprojmë po kështu me Shkrimin e
Shenjtë. Sot, ne kemi një numër të pallogaritshëm të botimeve të Shkrimit
të Shenjtë, të cilat sipas mendimit tuaj, s’duhet t’i nderojmë, meqë ato
janë botuar nga tipografë mëkatarë apo madje të pabesë. Vetëm teksti
origjinal do të mjaftonte në këtë rast. Megjithatë, kjo është absurde për
një person të arsyeshëm siç është opinioni juaj irracional i shprehur që
më parë.
KËRKUESI: Megjithatë disa thonë se Kryqi nuk duhet të shfaqet së
jashtmi. Shumë e varin atë rreth qafës, të tjerë jashtë shtëpive të tyre ose
në majë të kishave dhe të tjerë diku tjetër. A mos duhet që ta nderojmë
Kryqin privatisht brenda nesh?
PLAKU KLEOPA: Kushdo që e ka atë në shpirtin e tij dhe njëkohësisht e
sheh përpara tij gëzohet më shumë i gjithi. Kryqi si një objekt i prekshëm,
mbështet dhe e forcon nga brenda atë që e mban. Objektet e shenjta
materiale, kanë gjithmonë efektin e nxitjes dhe fuqizimit të eksperiencave
tona të brendshme shpirtërore. Ndenjat për nderim, lindin e mbështeten
edhe nga kremtimet “e jashtme”, të kremtet dhe shërbesat të përjetuara
brenda jetës shpirtërore.
Kapitulli i nëntë
Mbi shenjën e Kryqit
Page 74
74
KËRKUESI: Çfarë kuptimi ka shenja e kryqit?
PLAKU KLEOPA: I krishteri, që është një fëmijë i devotshëm i Kishës së
Krishtit, në fillim dhe në fund të punës së tij, kur niset për udhëtim, kur
përballet me lajme të këqija apo me mendime të liga, edhe para e pas
ngrënies së vakteve të ushqimit bën shenjën e kryqit mbi veten, duke
përftuar me anën e kësaj, fuqinë e pamatshme të Kryqit të vërtetë mbi të
cilin u derdh gjaku i tërëshenjtë i Zotit Krisht, mbi dhe kundër armikut
tonë të përbashkët, djallit. Përsa i përket kësaj shenje të shenjtë, është
shkruar si më poshtë: “Por tani u ke dhënë atyre që të kanë frikë një
shenjë (flamur), që ta ngrenë në favor të së vërtetës.148” Si dhe: “O Zot, bëj
që të shkëlqejë (shënohet) drita e fytyrës sate mbi ne. Ti më ke shtënë në
zemër gëzim.149” Dimë se në lutje, duhet të marrë pjesë trupi ynë me të
gjithë pjesët e tij. Kështu, duart tona luajnë një rol të rëndësishëm në
kryerjen e kësaj shenje.
Dëgjo disa prej dëshmive që përmban Shkrimi i Shenjtë në lidhje me
shenjën e kryqit. Jakobi (Izraeli) i bekoi fëmijët e Jozefit me duart e tij të
shtrira në formën e një kryqi, siç shkruhet: “Pastaj Jozefi i mori që të dy,
Efraimin në të djathtë të tij dhe në të majtë të Izraelit, Manasin në të majtë
të tij dhe në të djathtë të Izraelit, dhe i afroi pranë atij. Atëherë Izraeli
zgjati dorën e tij të djathtë dhe e vuri mbi kryet e Efraimit, që ishte më i
riu, dhe vure dorën e tij të majtë mbi kryet e Manasit duke kryqëzuar
duart, ndonëse Manasi ishte i palëkunduri. Kështu bekoi Jozefin dhe tha
... 150“ Krishti bekoi me duart e Tij fëmijët dhe Apostujt e Tij. Në lidhje me
bekimin e fëmijëve, Shkrimi na rrëfen si më poshtë: “ Dhe, si i mori në
krahë, i bekoi duke vënë duart mbi ta.”
Përsa i përket Apostujve, lexojmë sa vijon: “Pastaj iu priu jashtë deri në
Betani dhe, si i ngriti duart lart, i bekoi.151” Apostujt caktuan dhjakonët,
priftërinjtë dhe peshkopët me lutje dhe me vendosjen e duarve të tyre
mbi ta, si rezultat i të cilit misteri i hirotonisjes quhet “mbivendosja e
duarve të hirotonisjes.” Me lutje dhe me vënien e duarve mbi kryet e
148 Ps: 59: 4 149 Ps: 4, 7 150 Zan: 48, 13-15 151 Llk: 24, 50
Page 75
75
kandidatit152, Apostujt kanë dorëzuan misterin e Mirosjes, ardhja e
Frymës së Shenjtë në këtë Mister të Shenjtë është quajtur “mbivendosja e
duarve” për ta dalluar nga misteri tjetër i përmendur më herët, i quajtur
“mbivendosja e duarve të hirotonisjes.“ Nga kjo shihet se trupi merr
pjesë në lutje, edhe nëpërmjet duarve.
Gjithashtu Apostulli këshillon për këtë veprim kur thotë: “Lëvdoni
Perëndinë, pra, në trupin dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.153”
Dhe diku tjetër ai thotë, “Dua, pra, që burrat të luten në çdo vend, duke
ngritur duart e pastra, pa mëri dhe pa grindje.154”
Në Dhiatën e Vjetër, përmendet lutja që shoqërohet me
pjesëmarrjen e trupit, siç tregon psalmisti: “Kështu do të bekoj derisa të
jetoj dhe në emrin Tënd do të ngre duart e mia.155”
Një shembull i shenjës së kryqit është pasqyruar në Dhiatën e Vjetër me
bekimin e Jakobit156, dhe me shtrirjen e duarve të Moisiut në betejën
kundër Amalekut157. Në Dhiatën e Re, shenja e kryqit siç dihet, bëhet në
mënyrën e mëposhtme. Bashkojmë tre gishtat (gishti i madh dhe dy
gishtat më të afërt) të dorës së djathtë, i çojmë tek balli ynë duke thënë, në
emer të Atit, duke nderuar Perëndinë Atë, Zotëruesin e Gjithshkaje. Pas
kësaj, në mes të pjesës së ulët të kraharorit themi, dhe të Birit, që tregon
zbritjen e Birit të Perëndisë në tokë, për shpëtimin tonë nëpërmjet ngjizjes
dhe shtatzanisë së Tij në mitrën e panjollosur të Perëndilindëses. Pastaj
vendosim dorën mbi supin tonë të djathtë {dhe përfundojmë duke e
kaluar mbi të majtin} duke thënë, dhe të Shpirtit të Shenjtë, e cila shpreh
pajtimin dhe bashkimin tonë me Perëndinë, nëpërmjet hirit të Shpirtit të
Shenjtë.
KËRKUESI: Megjithatë, kam dëgjuar se nuk është e nevojshme të bëjmë
shenjën e kryqit me dorën tonë. Ata që adhurojnë Perëndinë, duhet ta
adhurojnë Atë në frymë dhe jo në trup, sipas fjalëve të Apostull Pavlit, i
cili tha: “Perëndia që bëri botën dhe të gjitha gjërat që janë në të, duke
qenë Zot i Qiellit dhe i tokës, nuk banon në tempuj të bërë nga duart e
njeriut. Dhe as shërbehet nga duart e njerëzve, sikur të kishte nevojë për
ndonjë gjë, sepse ai u jep të gjithëve jetë, frymë dhe çdo gjë.158”
152 Vap: 6, 6 153 1 Kor: 6, 20 154 1 Tim 2, 8 155 Ps: 62, 4 156 Zan: 48, 14 157 Eks: 17, 11 158 Vap: 17, 24-25
Page 76
76
Edhe Zoti tha në Samari: “Po vjen ora, madje ajo ka ardhur, që
adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në frymë dhe në të vërtetën; sepse
të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati. Perëndia është Frymë, dhe ata që e
adhurojnë duhet ta adhurojnë në frymë dhe në të vërtetën.159”. Për këtë
arsye, adhurimi i Perëndisë duhet të jetë në frymë dhe jo në trup, me
shpirt dhe jo me duart tona bëhet shenja e kryqit.
PLAKU KLEOPA: Pasazhi i parë nuk ka lidhje me atë që shenja e kryqit
të bëhet apo jo, me dorë. Ai na tregon vetëm që nuk duhet t’i shërbejmë
Perëndisë me mundin e duarve tona, siç do të vepronim me dikë që është
eprori ynë. Perëndia nuk ka nevojë për këtë lloj shërbimi. Njeriu është
kaq i vogël para tij sa s’mund ta ndihmojë Atë për diçka, në asnjë rast.
Pasazhi i dytë lidhet me çështje të tjera, krejtësisht të ndryshme.
Veçanërisht, aty thuhet se së shpejti do të fillojë një epokë tjetër, në të
cilën adhurimi i Perëndisë do të jetë i vërtetë dhe i përsosur, i brendshëm
dhe shpirtëror, dhe jo siç kishte ekzistuar, gati tradicional (i jashtëm dhe
material). Si për shembull, ekzistonte urdhri që adhurimi i Perëndisë të
kryhej në një vend të përcaktuar (tempull), domethënë, në Jeruzalem,
Mali Garizim, dhe nga një racë e përcaktuar, domethënë, Izraelitët ose
Samaritanët. Perëndia është frymë dhe për rrjedhim nuk është e mundur
që Ai të kufizohet nga muret e një tempulli apo vendi të veçantë të
Jeruzalemit, apo që adhurimi i Atij të monopolizohet. Ai është i
pranishëm kudo dhe në këtë mënyrë është e pamundur që adhurimi e Tij
të detyrohet prej mureve dhe kufijve. Perëndia është frymë dhe kështu
është adhurimi i Tij, me vlerë përsosmërie, shpirtërore dhe esoterike (së
brendshmi), pikërisht ajo që nuk ishte për Samaritanët dhe për Izraelitët
deri në atë kohë. Ky adhurim shpirtëror është nderimi i vërtetë që i ka
hije Perëndisë dhe për këtë ne duhet të përpiqemi. Por, kjo nuk do të
thotë se adhurimi i jashtëm do të lihet mënjanë, por më saktë, adhurimi
shpirtëror, i cili kish qenë përçmuar dhe përbuzur, tashmë vihet si
themel. Adhurimi i jashtëm është i nevojshëm, mbasi veprat tona janë
edhe shpirtërore, edhe materiale.160 Nëse ka disa që kërkojnë nga ne
vetëm adhurim shpirtëror, përse ata vetë në lutje gjunjëzohen dhe
përkulin kokat e tyre, godasin kraharorët, ngrenë dhe kryqëzojnë duart,
dhe kryejnë lëvizje të tjera të ngjashme me trupin e tyre? Kur ata bëjnë
159 Jn: 4, 23-24 160 Math: 6, 5-6
Page 77
77
shenjën e kryqit me dorën e tyre, ata bien tërthorazi dakord që trupi merr
pjesë në lutje. Të gjitha këto lëvizje të trupit tonë gjatë lutjes, janë tregues
të qartë të një qëndrimi dhe devocioni fetar përpara Perëndisë, të cilin
duhet ta ndjekim si shpirtërisht, ashtu edhe fizikisht161. Ata që
kundërshtojnë shenjën e kryqit, janë armiq të kryqit të Zotit Krisht162.
Kryqi i vërtetë do të paralajmërojë ardhjen e dytë të Krishtit, siç thotë
Shkrimi: “Dhe atëherë do të duket në qiell, shenja e Birit të njeriut. Dhe të
gjitha kombet e dheut do të mbajnë zi dhe do ta shohin Birin e njeriut
duke ardhur mbi retë e qiellit me fuqi dhe lavdi të madhe.163” Kjo shenjë
është Kryqi dhe është simboli i fuqisë dhe i fitores së Krishtit.164
Satani e urren kryqin, sepse është arma e pathyeshme e Krishtit, përmes
së cilit Hadi u mund dhe “u përpi”, dhe i mashtruari drejtohet tek e
vërteta. Satani i këshillon pasuesit e tij që të blasfemojnë dhe ta përbuzin
Kryqin e Krishtit, pasi nga ai, sundimi i tij u përmbys dhe fuqia e tij u
mposht.
Kapitulli i dhjetë
Mbi Lutjen për të vdekurit
KËRKUESI: Nëse të vdekurit janë gjykuar dhe fati i tyre është vendosur,
çfarë ndihme mund të japin, me sa është e mundur, lutjet tona?
161 1 Kor: 6, 20 162 Fil: 3, 18-19 163 Math: 24, 30 164 1 Kor: 1, 18
Page 78
78
PLAKU KLEOPA: Gjëja e parë që shpirti ndesh pas vdekjes së trupit
është gjykimi. Ekziston gjykimi i pjesshëm dhe më pas gjykimi i
përgjithshëm (ose i fundit), i cili do të ndodhë në fund të botës me
ngjalljen e përbashkët të çdo njeriu. Në gjykimin e pjesshëm, do të
shqyrtohet gjendja e një personi në këtë jetë të tanishme. Nëse ka qenë e
mirë, engjëjt e shoqërojnë shpirtin tek lavdia dhe freskia hyjnore, ndërsa
nëse ka qenë e keqe, kapet prej shpirtrave të papastër, për vuajtjet e ferrit.
Kënaqësia dhe ngazëllimi shpirtëror tek i cili i denji vazhdon, quhet në
Shkrimin e Shenjtë “gjiri i Abrahamit,” ose “Parajsa.165” Ndërsa vuajtja në
të cilën mëkatarët rënkojnë quhet “ferr.” Që ky gjykim i pjesshëm ndodh
menjëherë pas ikjes së shpirtit tonë nga trupi i vet, e shohim në fjalët e
Shpëtimtarit, kur i tha kusarit, “Vërtet po të them; sot do të jesh me mua
në Parajsë.166” Gjithashtu, në fjalët e Apostull Pavlit lexojmë: “Dhe, duke
qenë se është caktuar që njerëzit të vdesin vetëm një herë, dhe më pas
vjen Gjyqi,” dhe diku tjetër “Sepse për mua të jetuarit është Krishti, dhe
vdekja fitimi.”167 Midis shkrimtarëve kishtarë të lashtë, kujtojmë
Tertulianin, i cili foli si më poshtë, në lidhje me gjykimin e pjesshëm dhe
të përgjithshëm: “Shpirti (pas vdekjes) duhet të përjetojë para së gjithash,
gjykimin e Perëndisë, përderisa ishte qe Ai, që u flijua për gjithë
njerëzimin, që Ai e kishte krijuar. Megjithatë, shpirti do të presë edhe
ngjalljen e trupit, me qëllim që të ofrojë shpërblim për çfarëdo të mire që
bëri me ndihmën e trupit, nëse i është bindur urdhërimeve të Perëndisë.”
Por, përveç kësaj, duhet të dimë këtë: nëse dikush në gjykimin e
pjesshëm paracaktohet për tek mundimet e përjetshme dhe është i
krishterë dhe shërbëtor i Krishtit, ai e ka një shpresë. Shpresa e tij është
në ndërmjetësimin e të krishterëve të gjallë, të cilët janë në gjendje t’i
luten Krishtit për atë, që të shpëtojë nga mundimet e ferrit ose të paktën
të gjejë pak lehtësim prej tyre.
KËRKUESI: Mundësia e ndërhyrjes së të gjallëve në emër të të vdekurve
përjashtohet plotësisht, mbasi dihet që Perëndia do të gjykojë secilin
sipas veprave të tij, me drejtësi, duke i dhënë shpërblimin e duhur.
165 Llk: 16, 22-23 166 Llk: 23, 43 167 Filip: 1, 21
- Shën Joan Gojarti thotë në lidhje me këtë pasazh: “Sepse edhe në vdekje, unë nuk do të kem vdekur,
pasi kam jetë në veten time. Pastaj, ata vërtetë do të më thernin, nëse do të mundeshin që përmes kësaj
frke ta flaknin besimin nga shpirti im. Por, për sa kohë që Krishti është tek unë, edhe sikur vdekja të më
zërë, unë jetoj. Dhe në këtë jetë tani, nuk është të jetuarit e mi, por të Krishtit.”
Page 79
79
Drejtësia që ndodh përmes ndërhyrjes së të tjerëve, nuk mund të jetë e
vërtetë.
Apostull shën Pavli e thotë qartë: “Sepse ne të gjithë duhet të dalim para
gjyqit të Krishtit, që secili të marrë shpagimin e gjërave që ka bërë, në të
mirë apo në të keqe.168” Pasazhe të ngjashme gjejmë diku tjetër në
Shkrim, si edhe në këto citime që i referohen gjykimit të ardhshëm.
PLAKU KLEOPA: Që Perëndia do ta shpërblejë secilin sipas veprave të
tij, është një fakt i padiskutueshëm. Por, të thuash që mundësia për të
ndihmuar të vdekurit përmes lutjeve të besimtarëve të gjallë
përjashtohet, nuk ka lidhje me të vërtetën. Nëse lutja për të tjerët nuk jep
asnjë dobi, Apostull shën Pavli nuk do ta kishte këshilluar dishepullin e
tij Timotheun duke iu lutur: “Të bëj thirrje, pra, para së gjithash, që të
bëhen përgjërime, lutje, ndërhyrje dhe falenderime për të gjithë
njerëzit.169” Ndërsa Apostull shën Jakovi thotë “Rrëfeni fajet njëri-tjetrit
dhe lutuni për njëri-tjetrin që të shëroheni. Shumë fuqi ka lutja e të drejtit
kur bëhet me gjithë shpirt.170“ Dhe jo më pak se vetë Apostull Pavli, që i
kërkon të tjerëve që të luten për të.
Për rrjedhim, nëse lutjet tona janë në gjendje t’i sjellin dobi të gjallëve, për
ç’arsye ato janë të pafuqishme për t’i sjellë dobi të vdekurve, duke e
pranuar se dhe ata jetojnë nga shpirtrave të tyre? Perëndia është kudo i
pranishëm dhe i dëgjon si lutjet për të gjallët, ashtu edhe ato për të
vdekurit. Në Dhiatën e Vjetër ekziston një dëshmi e qartë për sa i përket
lutjes për të vdekurit: “mendim ky i shenjtë e i përshpirtshëm.
Thereuponi bëri paqë për të vdekurit, që të çlirohen nga mëkati.171”
Kurse Profeti i shenjtë Baruk shprehet si vijon: “O Zot i gjithpushtetshëm,
Perëndi i Izraelit, dëgjoje tani lutjen e të vdekurve të Izraelit dhe bijve të
tyre... Mos i kujto fajet e etërve tanë...172”
Akoma dhe më qartë, lutjet ekzistojnë në Traditën e Shenjtë dhe na flasin
që nga shekujt e parë të Kishës, siç duket në përmbajtjen e Liturgjive
Hyjnore. I shenjti Joan Gojarti rrëfen se ishin Apostujt, të cilët vendosën
në Liturgji lutjet për të vdekurit:
168 2 Kor: 5, 10 169 1 Tim: 2, 1 170 Jak: 5, 16 171 2 Mbret: 12, 42-45 172 Bar: 3, 4-5
Page 80
80
“Jo më kot urdhëruan Apostujt, që kujtimi për të vdekurit duhej të bëhej
në Misteret e frikshme. Ata e dinin se fitimi i madh u rezultonte si dobi e
madhe; mbasi kur i gjithë populli qëndron me duar të ngritura, një
kuvend priftëror dhe sakrifica e nderuar qëndron e shfaqur, si nuk do të
triumfojmë me Perëndinë nga lutjet tona për ta?173”
KËRKUESI: Pavarësisht nga e gjithë kjo, ekziston një pasazh ku Zoti flet
në kundërshtim me paragrafët e mësipërm. Ai është si vijon: “Mallkuar
qoftë njeriu që ka besim të njeriu dhe bën nga mishi krahun e tij, dhe
zemra e të cilit largohet nga Zoti.174”
PLAKU KLEOPA: Ky pasazh pohon se ata që e vendosin shpresën e tyre
të shpëtimit vetëm në ndihmën e njerëzve dhe jo tek Perëndia, janë të
mallkuar dhe meritojnë ndëshkimin. Ata që ndahen nga Perëndia në
zemrat e tyre, presin në kohën e duhur çdo ndëshkim dhe kurth, dhe jo
ata që kanë shpresën e tyre në ndërmjetësimin e njerëzve, në prani të
Perëndisë. Përndryshe, ne duhet ta konsiderojmë edhe apostull Shën
Pavlin të denjë për ndëshkim, pasi ai u kishte kërkuar besimtarëve që të
luten për të tek Perëndia, siç kishte vepruar vetë për të tjerët, duke patur
shpresë në dobinë e këtyre lutjeve. Kështu, është e pamundur që të
mohosh nga pasazhi që ke cituar, mundësinë dhe domosdoshmërinë e
lutjeve tona në emër të të vdekurve, sidomos kur kumtohet se ky tekst po
i referohet diçkaje tjetër.
KËRKUESI: Disa thonë se lutjet në emër të të vdekurve janë të tepërta
dhe të padobishme, siç e thotë qartë fjala e Shkrimit: “Sepse kështu thotë
Zoti: “Mos hyni në shtëpinë e zisë dhe mos shkoni për ngushëllime dhe
për t’i vajtuar, sepse Unë kam hequr nga ky popull paqen Time... Ata
nuk do të varrosen, as do të mbahet zia për ata, nuk do të bëhen prerje as
qethje flokësh për ta. Nuk do të thyhet buka për ata që mbajnë zi për t’i
ngushëlluar për një të vdekur dhe nuk do t’i jepet për të pirë gota e
ngushëllimit për atin dhe nënën e tyre.175”
PLAKU KLEOPA: Këtu kemi një urdhër në lidhje me mëkatarët, të cilët u
mposhtën nga mëkatet e rënda, që pak a shumë nënkupton se për të
vdekurit, mëkatet e të cilëve janë të pakta, ndarja e bukës në kujtim të
173 Mbi Filipianët, HOMELIA 3, Etërit Nikean dhe pas-Nikean, vol 13, fq. 409 174 Jer: 17, 5 175 Jer: 16, 5-7
Page 81
81
tyre lejohet (nga ligji i Dhiatës së Vjetër). Me fjalë të tjera, në qoftë se
pasazhi nënkupton diçka tjetër (domethënë, atë që ti mendon se ka si
qëllim), atëherë të vdekurit as nuk duhet të varrosen.
KËRKUESI: Si mund të nxjerrë prifti dikë prej ferrit përmes shërbesës
përkujtimore (domethënë Lutjes për të vdekurit), duke qenë se është
shkruar: Sepse në vdekje nuk do të kujtoj njeri; kush do të të kremtojë në
Sheol?176”
PLAKU KLEOPA: Në të vërtetë është e mundur për dikë që të çlirohet
nga mallkimi, por jo përmes zjarrit që përgatitet siç pretendojnë Romano-
Katolikët (pavarësisht se oferta e tyre për larjen e fajeve paraqitet për të
gjallët dhe të vdekurit). Zoti, si sundimtar i qiejve, i tokës dhe zonave të
skëterrës ka fuqi për të zhvendosur një shpirt nga Hadi, siç dëshmon
Shkrimi: “Zoti të bën të vdesësh dhe të bën të jetosh; të zbret në Sheol
dhe të ngjit që andej.177” Fuqia dhe sakrifica e Krishtit, e cila i ofrohet
kujtdo që e kërkon atë, është e pakufishme dhe mirësia e Tij kaq e madhe,
sa vetëm Ai është në gjendje të heqë ankthin e përhershëm të njeriut. Ne
e dimë që Perëndia kërkon që ta duam tjetrin dhe e sheh këtë dashuri me
gëzim. Kur lutemi sinqerisht për të tjerët, nuk ka gjë më të madhe se
dashuria. Perëndia e dëgjon lutjen e Kishës shumë qartë, sidomos kur
lutjet e të krishterëve në tokë bashkohen me zërat lutës të ëngjëjve në qiej,
dhe atë të Zonjës Hyjlindëse. Kisha kryen ndërmjetësim të vazhdueshëm
për anëtarët e saj. Engjëjt dhe apostujt, martirët dhe patrikët dhe në
veçanti Zonja jonë Hyjlindëse, luten për ne të gjithë. Dhe ky bashkim i
shenjtë është jeta e Kishës. Vetë Shpëtimtari na siguron se lutjet tona nuk
do të kalojnë pa u vënë re, para se gjithash, ato që bëjmë nga dashuria për
fqinjin tonë. Ai na rrëfen: “Prandaj po ju them; të gjitha ato që ju kërkoni
duke u lutur, besoni se do t’i merrni dhe ju do t’i merrni.178” Për rrjedhim,
lutja për të prehurin nuk është vetëm një shenjë dhe fuqizim i dashurisë
që ndajmë midis nesh, por edhe një dëshmi e besimit tonë. Kështu,
Shpëtimtari thotë, “Nëse ti mund të besosh, çdo gjë është e mundshme
për atë që beson.179”
176 Ps: 6, 4 177 1 Sam: 2, 6; Math: 12, 32; Rom: 14, 9; 1 Kor 15, 19. 178 Mk: 11, 24 179 Mk: 9, 23
Page 82
82
KËRKUESI: Shkrimi i Shenjtë thotë gjithashtu se midis Hadit dhe
Parajsës ekziston një humnerë e pakalueshme, sipas fjalëve të Zotit në
paravolinë e të Pasurit jobamirës dhe të varfrit Llazar. “Dhe, veç të
gjithave, midis nesh dhe jush është një humnerë e madhe, kështu që ata,
që do të donin të kalonin që këtej tek ju, nuk munden; po ashtu askush
nuk mund të kalojë që andej te ne.180” Nëse është vërtet kështu, atëherë si
mund të thuhet që mund të transferohemi nga një vend tek tjetri, nga e
keqja tek e mira?
PLAKU KLEOPA: Midis Hadit dhe Parajsës vërtet ekziston një humnerë
e madhe, siç na e ka treguar Zoti ynë. Por, kjo humnerë nuk e ka fuqinë
që të ndalojë mëshirën e Perëndisë tonë të madh, i cili i dëgjon lutjet tona
për të fjeturit. Ne nuk besojmë, si Romano-Katolikët që ekziston një zjarr
purgatori, por themi se vetëm për ata që mëkatuan shumë rëndë (ose për
vdekje181) dhe nuk e rrëfyen mëkatin e tyre, është i pamundur kalimi nga
Hadi për në Parajsë. Për ata që mëkatuan më lehtë, ky shteg nuk është i
mbyllur saktësisht, duke ditur që në gjykimin e ardhshëm do të vendoset
përfundimisht vendi i secilit, në qiell apo në ferr, e meqënëse pas këtij
gjykimi, për dikë të orientuar drejt Hadit, nuk mund të ketë më kalim në
Parajsë. Për ata që mëkatuan për vdekje, lutjet tona janë tërësisht të kota:
“Ka mëkat që të çon në vdekje, nuk them që ai të lutet për këtë.182”
Megjithatë, situata për shpirtrat e tjerë, për të cilët ne lutemi, përderisa
është detyra jonë, nuk është saktësisht e njëjtë. Kujtimi i të vdekurve, ose
shërbesa përkujtuese, është një detyrë një detyrim dashurie, siç është çdo
lutje për të tjerë. Ne jemi “bashkëqytetarë të shenjtorëve dhe pjesëtarë të
familjes së Perëndisë, të ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të
profetëve, duke qënë Zoti Jisu Krisht vetë guri i qoshes.183” Pikërisht nga
mesi i këtij “vendi”, i kësaj “familjeje të Perëndisë,” thërrasim Perëndinë
për të falur vëllezërit dhe motrat tona, që kanë kaluar për tek bota tjetër.
Ne nuk lutemi për ata që kanë bërë mëkate kundër Frymës së Shenjtë,
pasi mëkate të tilla nuk do të falen, as në këtë jetë, as në atë që do të vijë.
Më saktë, ne lutemi për ata që kanë bërë mëkate më të lehta, për të cilat
falja kur lutemi është e mundur edhe në botën tjetër, meqenëse duam që
180 Llk: 16, 26 181 - I vdekshëm: shkatërrues për jetën; vdekjeprurës; të zbulohesh në ose të meritosh vkekje shpirtërore;
Për vdekje: a) vdekjeprurëse; i vdekshëm, b) shumë i ashpër, jashtëzakonisht. 182 1 Jn: 5, 6 183 Ef: 2, 19-20
Page 83
83
ata të trashgojnë jetën e përjetshme. Perëndia vështron me kujdes nga
qiejt atë që rrjedh nga dashuria, sepse dashuria është në tërësinë e saj
thelbi i urdhërimeve të Tij. Apostulli thotë që “Sepse në ata që vdiq, vdiq
për mëkatin një herë e për gjithmonë; por në atë që rron, rron për
Perëndinë.184”
Simeoni i shenjtë i Selanikut vë në dukje si më poshtë:
“Liturgjitë Hyjnore janë me dobi të madhe tek të fjeturit, kurse edhe
gjërat e tjera i sjellin dobi atyre, por në një masë më të vogël (përderisa,
kur largohet (vdes), njeriu pushon së mëkatuari.) Në të kundërt, përmes
sakrificës, ata komunikojnë me Krishtin, mbushen me gëzim dhe hir
hyjnor, duke qënë të shpëtuar prej mëshirës hyjnore, nga e gjithë agonia
e tyre. Si pasojë, të vdekurit para së gjithash, duhet të përkujtohen gjatë
Liturgjisë Hyjnore, dhe nëse ka pasuri, të varfërve duhet t’u jepet
lëmoshë, të ndërtohen kisha dhe të kryhen vepra të tjera të bekuara për
ndihmën dhe shpëtimin e të vdekurve.185”
Dhe diku tjetër ai vazhdon:
“Pjesa që rezervohet në Proskomidhi186 pranë Qengjit për të vdekurit si
edhe kujtimi i tij gjatë Liturgjisë e bashkojnë atë me Perëndinë dhe ata
komunikojnë së bashku në mënyrë të padukshme.
Kur vëllezërit që janë larguar në pendim drejt Zotit, kanë përfituar dhe
janë qetësuar në këtë mënyrë, atëherë edhe shpirtrat e shenjtë të
shenjtorve gëzohen gjithashtu me kujtimin, i cili bëhet në emër të këtyre
të larguarve, përderisa ata kanë qenë të bashkuar me Krishtin dhe kanë
kungim më të pastër dhe të shndritshëm përmes Liturgjisë Hyjnore. Për
më tepër, ata kungohen me Dhuratat e Tij, me të, dhe luten për ne. Për
këtë arsye, përderisa e ofroi këtë sakrificë gjithashtu për shpëtimin dhe
ndriçimin e trupave të njerëzve, si edhe për ne që të jemi me të, të gjithë
në një, siç Ai na e ka premtuar. Për këtë arsye, shenjtorët i luten
Perëndisë për ata që i përkujtojnë në këtë sakrificë të shenjtë, duke u bërë
ndërmjetësa për ta. Ata luten për të gjallët në tokë që të komunikojnë me
Krishtin, siç ata vetë komunikojnë me Të në qiej. Prandaj ne duhet t’i
përkujtojmë të fjeturit, mbasi dashuria bashkon të gjallët dhe të vdekurit.
Kjo është arsyja pse duhet t’i kujtojmë edhe shenjtorët, pasi ata gëzohen
kur bëhen lutës për ne tek Perëndia.”
184 Rom. 6. 10 185 Sh. Simeoni i shenjte i Selanikut 1430, pas Krishtit. 186- Shërbesat e përgatitjes së dhuratave të shenjta me bukë dhe verë para Liturgjisë Hyjnore.
Page 84
84
Në lidhje me Purgatorin iluzor të Romano-Katolikëve, as prova dhe as
dëshmi nuk ka në Shkrimin apo në Traditën e Shenjtë që të mbështesin
një mësimdhënie të tillë. Shkrimi i Shenjtë bën të qartë vetëm dy vende:
parajsën dhe ferrin. Në Traditën e Etërve të Shenjtë nuk pranohet
purgatori. Për shembull, Shën Andoni i Madh thotë: “Është marrëzi për
dikë të besojë se ekziston një vend i tretë në jetën tjetër.” Ndërsa Shën
Agustini shkruan: “Nuk ekziston ndonjë vend ndërmjetës, sepse kur
dikush nuk është me Krishtin, është e pamundur për të që të jetë në
ndonjë vend tjetër përveçse me djallin.” Përveç kësaj, ne e dimë se Sinodi
i Pestë Ekumenik i Konstandinopojës dënoi Origjenin, Dikimus të
Verbrin dhe Evagrion e Pontit për mësimet e tyre që vuajtjet dhe dënimet
e ardhshme do të kenë një fund. Nëse kisha do të kishte njohuri për
ekzistencën e purgatorit, a nuk do t’a kishte përmendur ajo atë si një
përjashtim, pavarësisht nga ekzistenca e qiellit dhe e ferrit?
Mirësia e pafund e Perëndisë, lutjet e Kishës dhe sakrifica Eukaristike
janë të dobishme për shpëtimin e njerëzve, të cilët mbajtën në këtë jetë
praktikën e pendimit dhe u larguan (fjetën) si të krishterë Orthodhoksë.
KËRKUESI: Po, por si mund të ndihmojnë lutjet e Kishës që të shpëtohen
shpirtrat nga mundimi i përjetshëm para Gjykimit të ardhshëm (apo të
fundit)?
PLAKU KLEOPA: Lutjet e Kishës janë në gjendje që të ndihmojnë disa
shpirtra për t’u shpëtuar pas vdekjes së tyre - por përpara ngjalljes së
trupit - pasi vuajtjet që durojnë mëkatarët pas vdekjes janë të
përkohshme dhe jo përfundimtare, ndryshe nga ato që do të ekzistojnë
pas Gjykimit të fundit. Kështu, mundësia i jepet besimtarëve të kishës, që
me dashuri t’i fuqizojnë të fjeturit me anë të lutjeve të tyre. Të vetëm, të
vdekurit nuk mund të ndihmohen, por me dashurinë e të tjerëve, të
gjitha gjërat janë të mundshme. Vuajtjet para Gjykimit përfundimtar nuk
janë aq të frikshme apo të mëdha sa, ato që do të ekzistojnë më pas, pasi
atëherë trupi do t’i bashkohet shpirtit në vuajtjet e tij.
KËRKUESI: Disa thonë që shenjtorët dhe engjëjt luten për të fjeturit të
cilët janë larguar në besimin Orthodhoks 187. Si mund t’a dinë ata një gjë
të tillë?
187- Kjo fjalë mund të përkthehet në Anglisht si “lavdi e drejtë,” dhe është në kontrast me termin
herotodoks, ose “lavdi tjetër.” “Lavdia e Perëndisë shkrin pazgjithmërisht zbulesën e Perëndisë në
Dhiatën e Vjetër me [atë] të Jisu Krishtit në Dhiatën e Re… Lavdia që rrethon ardhjen e Birit në botë…
Page 85
85
PLAKU KLEOPA: Apostull i madh shën Pavli na e bën të qartë që
Shpëtimtari lutet për ne: “Kush është ai që do t’i dënojë? Krishti është ai
që vdiq, po për më tepër ai u ngjall; ai është në të djathtë të Perëndisë dhe
ai ndërmjeton për ne.188”
Megjithatë, ai thotë se edhe Shpirti i Shenjtë lutet për ne: “Por vetë Fryma
ndërhyn për ne me psherëtima të patregueshme.189” Që edhe shenjtorët
luten për ne, lexo në librin e Zbulesës ku thuhet: “Dhe, mbasi e mori
librin, të katër qeniet e gjalla dhe të njëzet e katër pleqtë ranë përmbys
përpara Qengjit, duke pasur secili një harpa dhe disa kupa ari plot me erë
të këndëshme, të cilat janë lutjet e shenjtorëve.190” Edhe më tutje shohim
që shenjtorët luten për ne dhe dëgjohen nga Perëndia në pasazhe të
tjera191. Por, shenjtorët dhe engjëjt jo vetëm që luten për ne, por edhe
gëzohen për ne: ”Do të ketë gëzim në mes të ëngjëjve të Perëndisë për një
mëkatar të vetëm që pendohet.192”
Kapitulli i njëmbëdhjetë
Mbi Shërbesat dhe Simbolet Hyjnore
KËRKUESI: Megjithatë në kundërshtim me Shkrimin, disa thonë se
lëvizjet, përkuljet dhe simbolet e ndryshme që gjenden në shërbesat janë
të dobishme. Cilat janë mendimet tuaja?
PLAKU KLEOPA: Një simbol është një shenjë që përfaqëson diçka ose
është objekt që simbolizon193 diçka pa qenë vetë kjo gjë në dhe prej Siguroi një shenjë tek ata që e dashuronin Perëndinë e Abrahamit, Isakut dhe Jakobit se kishte vërtet një
vazhdimësi të vërtetë me [Dhiatën e Vjetër] “Zotin e Lavdisë.” 188 Rom: 8, 34 189 Rom: 8, 26 190 Zb: 5, 8 191 Job: 48, 8; Jak: 5, 16; Zb: 8, 3-4 192 Llk: 15, 10 193 - Kuptimi i “Simbolit”, u “shpërbë” në mënyrë shkatërrimtare në teologjinë sakramentale Latine po
aq herët sa këshilli Lateran i 1059, ku u ballafaqua me termin “real.” Kështu, sot, në mendjet e shumë
prej të krishterëve perëndimorë, simboli nuk përçon kuptimin që etërit e Kishës morën si të vërtetë.
Simboli, edhe pse ende një mënyrë e njohurisë, pushoi së qeni njohuri e edhe u bë njohuri rreth realitetit.
Këtu s’mund të bëjmë më tepër se të marrim idenë jo të duhur të kuptimit autentik të termit, ndërsa
gjithashtu ju drejtojmë tek një studim, Sakramenti dhe Simboli, nga i cili shkëputet ky pasazh: “Simboli
është mjet i njohurisë, i asaj që s’mund të njihet ndryshe, mbasi njohuria këtu varet nga pjesmarrja
përleshja e gjallë me dhe hyrja në atë ‘epifani’ të realitetit, e së cilës është simbol… Mëkati fillestar i
Page 86
86
vetvetes. Më poshtë, do të flas rreth shenjave simbolike të cilat
shoqërojnë adhurimin dhe lutjen tonë publike.
Tipikoja ose skica e shërbesave hyjnore është një realitet simbolik i shenjtë
ose një seri shenjash simbolike të shenjta, me anën e të cilave shprehen të
vërtetat e besimit: një ngjarje e shenjtë, një ndjenjë shpirtërore e çiltër, një
disiplinim i respektit, një kërkesë.
Simbolet dhe shenjat janë shprehje ose anët e jashtme dhe përforcimet e
adhurimit hyjnor. Adhurimi hyjnor nuk shprehet vetëm së brendshmi,
por edhe nëpërmjet mënyrave të jashtme. Që nderimi dhe adhurimi i
Perëndisë të jetë i plotë, është absolutisht e nevojshme që trupi, dhe jo
vetëm shpirti të marrë pjesë në adhurimin hyjnor. Pa këtë, adhurimi ynë
është i mangët, jo i shkrirë në një të tërë. Gjithashtu, është e vërtetë se,
ashtu si pa pjesëmarrjen personale të shpirtit, vetëm pjesëmarrja trupore
në adhurim, nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Sa më sipër mund të thuhet
edhe në lidhje me adhurimin shpirtëror. Nëse kontributi i simboleve dhe
i kremtimeve (tipikon) vihet tërësisht mënjanë, adhurimi shpirtëror nuk
është i plotë, as nuk mund të jetë ndonjëherë i plotë apo i shkrirë në një të
tërë, siç është e pamundur që shpirti pa trupin apo trupi pa shpirtin, të
jetë një qenie e plotë njerëzore.
Me qëllim që ne të respektojmë siç duhet, vlerën e shërbesave hyjnore,
duhet të dimë dhe të marrim parasysh faktin që shpirti e shoqëron trupin
në çdo vend dhe merr pjesë në çdo rrethanë dhe përpjekje të tij. Kështu
ndodh që në gëzim njeriu qesh, në nevojë e në vështirësi qan, dhe në
frikë ai dridhet dhe skuqet. Nga shprehja e fytyrës së një njeriu, mund të
kuptosh gjendjet e ndryshme të shpirtit të tij. Shkrimi i Shenjtë na e
tregon këtë të vërtetë, kur thotë, “Një zemër e gëzuar është një ilaç i mirë,
por një frymë e dërrmuar i than kockat.194” Dhe diku tjetër: “Dituria e
njeriut bën që atij t’i shkëlqejë fytyra dhe e ndryshon ashpërsinë e fytyrës
së tij.195” Kurse për vrasësin Kain lexojmë: “Atëherë Zoti i tha Kainit, ‘Pse
je pezmatuar dhe pse fytyra jote është dëshpëruar? Në rast se bën mirë, a
nuk do të pranohesh? Por në qoftë se bën keq, mëkati po të ruan te
porta.196” Ndërsa Zoti ynë na thotë:” Sepse ç’ka zemra nxjerr goja.197”
teologjisë drejt njohurisë racionale sesa logjike, apo me terma të tjerë: në ndarjen e njohurisë nga
mysterion… njohuri dhe pjesëmarrje [ duke u bërë ] dy realitete të ndryshme, dy rende të ndryshëm. 194 Fj.Urta: 17, 22 195 Pred: 8, 1 196 Zan: 4, 6-7 197 Math: 12, 34
Page 87
87
Kështu, siç shenja e Kryqit të vërtetë është e nevojshme në nderimin dhe
adhurimin e Perëndisë, siç janë edhe simbolet dhe shenjat e tjera
liturgjike, kështu një vend duhet t’i edhe caktohet trupit, mbasi edhe ai
lind me Perëndinë. I frymëzuar prej Shpirtit të Shenjtë, apostull shën
Pavli na tregon si vijon:” Sepse u bletë me një çmim! Lëvdoni Perëndinë,
pra, në trupin tuaj dhe në frymën tuaj, që i përkasin Perëndisë.198” Dhe
diku tjetër ai thotë, “O vëllezër, po ju bëj thirrje, nëpërmjet dhembshurisë
së Perëndisë, ta paraqesni trupin tuaj si fli të gjallë, të shenjtëruar, të
pëlqyer të Perëndia, që është shërbesa juaj e mençur.199” Kështu, me
trupin tonë duhet t’a lavdërojmë Perëndinë, duke i ofruar Atij nderin nga
tërësia e qenies sonë.
KËRKUESI: Derisa Perëndia është frymë, adhurimi ynë për Të duhet të
jetë në frymë dhe në të vërtetën dhe jo në shenja e në lëvizje simbolike, të
jashtme apo të trupit. Kjo është ajo që na mësoi Shpëtimtari: “Por vjen
ora, madje ajo ka ardhur, që adhuruesit e vërtetë ta adhurojnë Atin në
frymë dhe në të vërtetë; sepse të tillë janë adhuruesit që kërkon Ati.
Perëndia është Frymë, dhe ata që e adhurojnë duhet t’a adhurojnë në
frymë dhe në të vërtetë.200”
PLAKU KLEOPA: Përsa i përket këtij pasazhi, të dhashë më lart një
shpjegim të mjaftueshëm në lidhje me shenjën e kryqit.
KËRKUESI: Po, por ka nga ata që deklarojnë se trupi s’duhet vlerësuar
dhe për rrjedhim as simbolet, shenjat dhe lëvizjet e përcaktuara, sipas
fjalëve të shpëtimtarit: “Është Fryma ajo që jep jetë, mishi nuk vlen asgjë.
Fjalët që po ju them janë frymë dhe jetë.201” Apostulli gjithashtu
përmend: “Sepse ushtrimi i trupit është i dobishëm për pak gjëra, kurse
perëndishmëria është e dobishme për çdo gjë, sepse përmban premtimin
e jetës së tashme dhe të asaj që do të vijë.202”
PLAKU KLEOPA: Pasazhi i parë i Ungjillit të shën Joanit nuk shpall që
simbolet dhe veprimet liturgjike janë të pavlefshme, as nuk diskretiton
198 1 Kor: 6, 20 199 Rom: 12, 1 200 Jn: 4, 23-24 201 Jn: 6, 63 202 1 Tim: 4, 8
Page 88
88
vlerën dhe dobinë e trupit, në atë që lidhet me pjesëmarrjen e tij në lutje.
Përkundrazi, ky pasazh flet për ushqimet qiellore të Trupit dhe Gjakut të
Shpëtimtarit Krisht, Kungatën Hyjnore, që duhet të kuptohet
shpirtërisht. Në Kungatën e Shenjtë, që ofrohet për shpëtimin tonë, njeriu
ha dhe pi vetë Trupin dhe Gjakun e Zotit sipas dukjes, dhe në formën e
bukës dhe të verës. Disa nga priftërinjtë e asaj kohe, menduan se Zoti Jisu
Krisht po i urdhëronte ata që ta ndanin në pjesë Trupin e Tij, t’a hanin
dhe të pinin Gjakun, diçka që ishte sidomos një shkelje e rëndë për
izraelitët. Megjithatë, Shpëtimtari përmes Apostullit të Tij, jep një
shpjegim. Ndërsa për pasazhin nga letra e Shën Pavlit për Timoteun,
apostulli i drejtohet edhe një çështjeje tjetër, tërësisht të ndryshme nga ajo
që keni nxjerrë si përfundim. Këtu kundërshtohet mashtrimi i Gnostikëve
heretikë, të cilët predikonin dhe praktikonin shmangien e plotë të
martesës, ngrënien e mishit dhe gjëra të tjera. Apostulli po e lufton këtë
mashtrim duke thënë se përkorja e plotë nga këto gjëra është mëkat,
duke qënë se Perëndia shfaqi dhe mësoi që ata ishin të pastër.
Njëkohësisht, ai vë në dukje edhe që të frenimi e butë nga këto gjëra
është mirë pasi na parandalon të biem në mëkate më të rënda.
Ai jo vetëm që nuk thotë se përkorja e pjesshme e trupit nuk sjell asnjë
dobi, por thotë të kundërtën. Prandaj, nuk mund të lexojmë në këtë tekst
ndonjë fjalë demaskuese në mbrojtje të shtypjes së veprimeve dhe
simboleve liturgjike.
KËRKUESI: Megjithatë, është shkruar: “sepse rrethprerja e vërtetë jemi
ne, që i shërbejmë Perëndisë në frymë dhe që mburremi në Jisu Krishtin
pa besuar në mish.203” Për rrjedhim, as ne nuk duhet të arsyetojmë dhe të
mbështetemi në pjesëmarrjen trupore dhe urdhrin liturgjikal të
shërbesave hyjnore të Kishës.
PLAKU KLEOPA: Kërtu Apostulli flet për besimin dhe vlerën e madhe,
që Izraelitët i jepnin veprimeve të trupit. Më e spikatura prej këtyre ishte
rrethprerja e mishit, me të cilën ata besonin dhe mburreshin se ishte e
mjaftueshme për shpëtim.
Apostulli sfidon mendimin e tyre të gabuar, duke treguar se të krishterët
nuk e përkrahin të padobishmen dhe të jashtmen, por adhurimin e
Perëndisë në shpirt domethënë me besim, lutje, devocion, luftë të
203 Filip: 3, 3
Page 89
89
virtytshme, etj, që ndodh me pjesëmarrjen e trupit dhe, rrjedhimisht, nuk
përjashton qëndrimin e devotshëm, liturgjik dhe simbolet.
Më tej, Shkrimi i Shenjtë mbushet me simbolizëm, me të cilin kuptohen
ngjarjet e vërteta të historisë së shpëtimit. Për shembull, le të shqyrtojmë
simbolet që i referohen Shpirtit të Shenjtë.
Shpirti i Shenjtë quhet ujë204, ujë jete205, ujë me anën e të cilit thatësira do
të ndalojë,206 ujë pastrimi,207 ujë mistik dhe i efektshëm,208 ujë i ofruar
falas,209 frymë që fryn ku të dojë210, gjuhë prej zjarri211, pëllumb212 dhe
vulë213.
KËRKUESI Simbolet që gjenden në Shkrim, i referohen vetëm Perëndisë
apo i referohen edhe gjërave të tjera?
PLAKU KLEOPA: Jo, simbolet nuk janë të rezervuara vetëm për
Perëndinë. Ka shumë lloje simbolesh në Shkrimin e Shenjtë. Për të dhënë
vetëm një shembull, ka shumë simbole të cilat i referohen besimtarëve, si
për shembull delet214, shqiponjat215, pemë frytdhënëse216, dreri217, fiqtë e
mirë218, delet dhe dhitë219.
204 Jn: 3,5 205 Jn: 7, 38-39 206 Jer: 2, 13 207 Eze: 36, 25; Heb: 10, 22 208 Jn: 4, 14; Zb: 22, 17 209 Isaia: 55, 1; Math: 3, 11; Llk: 3, 16. 210 Jn: 3, 8; 1 Kor 12, 11. 211 Vap: 2, 2 212 Math: 3, 16; Llk: 3, 22 213 Ef: 1, 13; 4, 30. 214 Isaia: 40, 11; Math: 10, 16. 215 Ps: 102, 5 216 Ps: 1, 3; Jer: 24, 2-7 217 Ps: 17, 36 218 Jer: 24, 2-7 219 Math: 25, 33; 26, 31; 10, 11-16.
Page 90
90
Kapitulli i dymbëdhjetë
Mbi Kreshmimin
KËRKUESI: Disa thonë se apostull i madh shën Pavli përçoi një
mësimdhënie të ndryshme nga ajo e Shpëtimtarit tonë Krisht, në lidhje
me kreshmimin. A mund të ma shpjegoni këtë?
PLAKU KLEOPA: Kreshmimi, sipas dëshmisë së Shën Vasilit të Madh,
është urdhërimi më i vjetër i dhënë njeriut nga Perëndia. Ky atë i madh i
Kishës së Krishtit thotë:
“O Njeri, ji i devotshëm dhe medito me frikë mbi lashtësinë e kreshmës,
mbasi aq e vjetër sa është bota, po kaq i vjetër është edhe urdhërimi i
kreshmimit. Në të vërtetë ky urdhërim u dha në parajsë kur Perëndia i
tha Adamit: ‘Ha, madje lirisht, nga çdo pemë e kopshtit; por mos ha nga pema e
njohjes së të mirës dhe së keqes, sepse ditën që do të hash prej saj, me siguri që ke
për të vdekur”220
Me fjalën “kreshmim” nënkuptojmë frenim nga ushqimi, por edhe nga të
gjithë dëshirat e këqija, në mënyrë që i Krishteri të mund t’ja komunikojë
220 HEKSIMERON – Shën Vasili i Madh. Etërit Nikean dhe pas-Nikean, vol 8.
Page 91
91
lutjen e tij Perëndisë me paqe dhe zell, të shtypë dëshirat e tij të liga dhe
të përfitojë Hirin e Perëndisë. Kreshma është vepër e dëlirë, sepse ajo vë
nën kontroll dëshirat e mishit, forcon vullnetin, ndihmon në pendim dhe
në këtë mënyrë është një mjet shpëtimi.
Në të njëjtën kohë, ajo është edhe një veprim liturgjik, një përpjekje që
lavdëron Perëndinë, kur bëhet për Të, sepse është një sakrificë që rrjedh
nga dashuria dhe respekti ynë për Perëndinë.
Është një mjet përsosjeje që ndërpret prirjet e trupit, një shenjë e dukshme
e zellit dhe luftës sonë për të përfituar ngjashmërinë e Perëndisë dhe
ëngjëjve të Tij, të cilët nuk kanë nevojë për ushqim.
“Kreshma, - sipas Shën Simeonit të Selanikut - është një vepër e
Perëndisë, për të cilën nevoja për ushqim nuk është reale.”
Qëllimi i kreshmës është përfitimi i trupit dhe i shpirtit. Kreshma forcon
dhe ashpërson trupin dhe pastron shpirtin, mirëmban shëndetin e trupit
dhe i jep krahë ngjitjes drejt shpirtit. Prandaj, Dhiata e Vjetër e
rekomandon dhe e imponon atë shumë herë, si për shembull tek Eksodi
34:28, Ligji i Përtërirë 9:18, 1 Samuelit 7:6, dhe Joli 2:15. Dhe Jesui, biri i
Siracidit thotë këtë: “Mos ji grykës në asnjë send që të shijon dhe mos u
sul me grykësi mbi asnjë ushqim; sepse ushqimi i tepërt shkakton
sëmundje, mospërkorja shkakton humorin e keq. Për shkak të grykësisë
shumë vdiqën, kurse kush përmbahet, e zgjat jetën.221”
Vetë Shpëtimtari kreshmoi 40 ditë dhe 40 netë në shkretëtirë,222 para se të
fillonte të predikonte Ungjillin dhe Ai vetë na mëson si të kreshmojmë.
Ai na tregon se djalli nuk del, veçse me anë të lutjes dhe të agjërimit223.
Edhe apostujt dhe dishepujt e Tij të shenjtë agjeronin, dhe vetë ata
krijuan kreshma formale për të krishterët224.
Përveç kësaj, ne shohim se si e nderon Shkrimi i Shenjtë kreshmën në
raste dhe ngjarje të caktuara. Moisiu agjëroi dyzet ditë dhe dyzet net225,
po kështu veproi dhe Danieli226.
Agjërimi është i dobishëm kur gjykatësit dhe magjistarët ulen (përulen)
para Perëndisë në gjykim të popullit227, gjatë vështirësive dhe
rreziqeve228, dhe është mirë në lidhje me rrezikun kanosës229.
221 Kish: 37, 29-31 222 Math: 6, 16-18 223 Mk: 9, 29 224 2 Kor: 6, 5 225 Eks: 34, 28 226 Dan: 9, 3; 10, 3 227 Joel: 1, 14; 2, 11-12; Jona: 3, 4-7.
Page 92
92
Kreshma përcaktohet si dobiprurëse në kohën e persekutimit për
Kishën230. Kreshma duhet të shoqërohet me lutje,231 me rrëfimin e
mëkateve,232 dhe me përulësi233, dhe në kohë trishtimi dhe fatkeqësie,234
kreshma ndihmon në kthimin e të tjetërsuarve tek Perëndia235. Etërit e
shenjtë të Kishës së Krishtit me zell e lëvdojnë dhe rekomandojnë
kreshmën. Ja se çfarë thotë Joan Gojarti i Shenjtë, për kreshmën:
“Kreshma zbut paqëndrueshmërinë e trupit, duke e pastruar dhe
ndriçuar shpirtin, dhe duke e ngritur lart atë.”
Kreshma në praktikë ka shumë lloje. Në veçanti:
-Kreshma e plotë, kur nuk hamë dhe nuk pimë fare gjatë gjithë ditës.
-Kreshmim me ushqime të pagatuara, kur hamë të privuar, vetëm ushqime
të thata në mbrëmje, domethënë: bukë dhe ujë, fruta të thata, fruta, etj.
-Kreshma tradicionale, kur hamë të gjithë ushqimet e zakonshme
kreshmuese, duke u përmbajtur nga ushqime të tilla si mishi, peshku,
djathi, qumështi, vezët, vera dhe vaji.
-Kreshma e lehtë, kur hamë ushqime, si për shembull peshku, vera, vaji,
etj, të lejuara nga Kisha në festat e mëdha, të cilat bien në ditët që
rezervohen normalisht për Kreshmim.
Ditët e rezervuara për Kreshmim gjatë gjithë vitit janë si vijon:
E Mërkura dhe e Premtja, dita e Lartësimit të Kryqit të Nderuar, Prerja e
kokës së Pararendësit të Zotit, shën Joan Pagëzorit dhe vigjilja e
Theofanisë së Zotit, të gjitha të themeluara që në ditët më të hershme të
Kishës, kur katikumenët përgatiteshin për pagëzimin e tyre në të
kremten me kreshmim dhe lutje.
Periudhat e kreshmimit të vendosura nga Kisha e Krishtit janë: Kreshma
e Madhe ose Kreshmët e Mëdha, që janë dyzet ditë para Javës së Madhe
dhe Pashkës; Kreshma e Lindjes së Zotit, që është dyzet ditë para
Krishtlindjeve; Kreshma e Fjetjes, që është 15 ditë para Festës së Fjetjes së
Nënës së Perëndisë; Kremtohet në 15 Gusht, dhe Kreshma e Apostujve,
që është periudha midis festës së gjithë Shenjtorëve dhe festës së
Apostujve shën Petro dhe shën Pavli në 29 Qershor.
228 2 Sam: 1, 12; Math: 4, 3. 229 Joel: 2, 12 230 Math: 9, 15; Llk: 5, 33-35. 231 2 Sam: 12, 16; Dan 9, 3; Llk: 2, 37. 232 1 Sam: 7, 6; Dan: 9, 3-6. 233 LigjPërt: 9, 18 234 Ps: 34, 12-13; Dan: 10, 2-3 235 Isaia: 58, 6
Page 93
93
Rregulli me të cilin duhet të mbajmë këto katër periudha të kreshmimit,
përmblidhen në tipikonë e Kishës së Krishtit.
KËRKUESI: Atë, a s’është e mundur që e gjithë kjo të jetë një ekzagjerim?
Njeriu është i lirë të hajë çfarëdo ushqimi që pëlqen, sepse ushqimi në
dhe prej vetvetes nuk dëmton, as e ndyn atë. Kështu, s’duhet të bëjmë
dallim midis ushqimeve kreshmuese dhe jo kreshmuese, duke qenë se
ato janë të gjitha të pastra, siç tha Shpëtimtari: “Njeriun nuk e ndot çfarë i
hyn në gojë, por ajo që nxjerr nga goja e ndot njeriun.” Më tutje, Zoti i
shpjegon apostull shën Pjetrit: “A nuk e kuptoni se çdo gjë që hyn në gojë
kalon në bark dhe jashtëqitet në gjiriz? Por gjërat që dalin nga goja, dalin
nga zemra, dhe ato ndotin njeriun. 236”
Për rrjedhim, nuk ka asnjë arsye për të bërë dallim midis ushqimeve,
përderisa nuk shpëtohemi as nga ushqimet kreshmuese, e nuk fëlliqemi
apo dënohemi, as nga ushqimet jokreshmuese.
PLAKU KLEOPA: Është e vërtetë se njeriun nuk e ndot ushqimi që ha,
sepse gjithçka është e pastër. Por, kjo nuk do të thotë se kreshmimi nuk
duhet të ekzistojë. Që më parë, kam vërejtur nga Shkrimi i Shenjtë se
kreshma është urdhërimi më i vjetër dhënë njeriut nga Perëndia. Më pas
numërova pasazhe të caktuara Biblike që dëshmojnë për ligjin e
kreshmimit dhe dobinë e tij.
Qëllimi i kreshmimit nuk është vetëm që të bëhet një dallim midis
ushqimeve të caktuara, por që të disiplinohet trupi dhe fuqitë e shpirtit
me qëllim që të realizohet pastrimi nga pasionet. Në qoftë se Profetët e
Shenjtë, Apostujt dhe të gjithë Shenjtorët e Perëndisë do të mendonin si
ju, ata nuk do të kishin kreshmuar kaq shpesh në jetët e tyre, as nuk do të
kishin lënë mësime mbi kreshmimin tek dishepujt e tyre.
Pasazhet të cilat ju i referoheni, nuk mbështesin gjithçka për heqjen e
kreshmimit, por më tepër i referohen vetëm praktikave të Skribëve dhe
Farisenjve, të cilët kurrë nuk hanin pa larë fillimisht, duart e tyre.
Shpëtimtari i shpjegon dishepujve të tij atë që ata s’e kuptojnë, duke u
thënë atyre se për dikë që ha me duar të palara, ky s’është një veprim i
papastër, mbasi papastërtia e njeriut nuk fillon së jashtmi, por së
brendshmi, domethënë nga zemra e tij.
236 Math: 15, 11-18
Page 94
94
I tillë ishte shpesh rasti me zemrat e Skribëve dhe Farisejve hipokritë, nga
të cilët dilnin fjalët e blasfemisë, urrejtjes, xhelozisë dhe hakmarrjes
kundrejt Zotit. Fjalë të tilla, dhe jo duart e papastra, ishin shkaku i
ndotjes së tyre. Perëndia dhe Shpëtimtari ynë, duke parë në thellësitë dhe
në pjesët më të fshehta këtë fëlliqësi shpirtërore, i qortoi ata dhe i quajti
“të verbër”. Skribët kishin nevojë të pastronin zemrat e tyre prej
pasionëve dhe të ishin të pastër para Perëndisë, dhe megjithëse ata në
fakt, ishin hipokritë, i shfaqeshin popullit si zulutë për zakonet e tyre, si
për shembull pastrimi i duarve të tyre para çdo vakti ngrënieje, duke
menduar se kjo e kënaqte Perëndinë. Me fjalët e këtij pasazhi,
Shpëtimtari nuk po i thotë dishepujve të tij “mos kreshmoni më,” ky
përfundim, s’mund të nxirret as prej së largu, sidomos nëse kujtojmë se
Vetë Shpëtimtari, i vetmi i pamëkatë, kreshmoi për ne dhe për shpëtimin
tonë dyzet ditë dhe dyzet net’.
KËRKUESI: Ka edhe një pasazh tjetër rreth të cilit kam menduar.
Apostulli shkruan në lidhje me profetët e rremë që do të shfaqen në
kohët e fundit:
“Dhe Fryma thotë shkoqur se në fund disa do ta mohojnë besimin, duke
u vënë veshin frymëve gënjeshtare dhe doktrinave të demonëve, që flasin
gënjeshtra me hipokrizi, të damkosur në ndërgjegjen e tyre, të cilët do të
ndalojnë martesën dhe do të urdhërojnë të mos hanë ushqimet që
Perëndia i krijoi që të merren me falënderime nga ata që besojnë dhe e
njohin të vërtetën. Sepse çdo krijesë e Perëndisë është e mirë dhe asgjë
s’është për t’u hedhur, nëse merret me falenderim; sepse është
shenjtëruar nga Fjala e Perëndisë dhe nga lutja... . Sepse ushtrimi i trupit
është i dobishëm për pak gjë, kurse perëndishmëria është e dobishme për
çdo gjë, sepse përmban premtimin e jetës së tashme dhe të asaj që do të
vijë.237”
PLAKU KLEOPA: Disa janë të bindur se ne duhet të hamë nga të gjitha
ushqimet, në të gjithë kohët, pa dallim.
Ata thonë se ne duhet t’i flakim tej të gjitha kufizimet e kreshmës dhe të
zgjerojmë rrugën drejt stomakut. Megjithatë, ne kemi një mësim nga
Shpëtimtari ynë, Zoti Krisht, që demonët nuk dalin, veçse me anë të
237 Tim: 4, 3-8
Page 95
95
lutjes dhe të agjërimit238. Dishepujt dhe apostujt e Tij të shenjtë, i
shërbyen Zotit me kreshmim, siç shkruhet: “dhe, ndërsa po kryenin
Shërbesën e Zotit dhe po agjëronin...” dhe përsëri, “Atëherë, pasi
agjëruan dhe u lutën, vunë duart mbi ta dhe i nisën.239“
Apostulli i madh shën Pavli nuk la mënjanë punën e kreshmimit as në
mes të vështirësive të tij: “në rrahje, në burgosje, në kryengritje, në
mundime, në të pafjetura, në agjërime...240”
Kështu, cilit duhet t’i binden të krishterët? Shpëtimtarit tonë Zotit Krisht
dhe Apostujve të Tij të shenjtë, apo atij që prish dhe shtrembëron
kuptimin e Shkrimit?
Pasazhi që të erdhi në mendimet e tua, nuk e pohon heqjen e kreshmimit.
Nga një lexim pothuajse i gabuar i këtij pasazhi, lindi mashtrimi i
heretikëve të lashtë, të ashtuquajtur Gnostikë. Gnostikët ndalonin
martesën dhe ngrënien e mishit. Këto ndalime ata nuk i mbanin në
intervale të shkurtra kohe, siç veprojmë ne gjatë periudhave të kreshmës,
por e ndalonin përjetësisht matesën, që të mos përhapej “lënda,” ndërsa
mishin ata e konsideronin të papastër.
KËRKUESI: A është e mundur që kreshmimi të jetë asnjëanës apo i
papërfillshëm? Me fjalë të tjera, që nuk është një çështje e të qenies i mirë
apo i keq, dhe për këtë me mbajtjen e kreshmës ne nuk mund të bëhemi
më të pëlqyeshëm tek Perëndia. Apostulli i shenjtë thotë, “Por të ngrënit
nuk na çon te Perëndia. Po të hamë, nuk fitojmë asgjë më tepër dhe, po të
mos hamë, s’kemi gjë më pak.241” “Sepse mbretëria e Perëndisë nuk është
të ngrënit dhe të pirët, por drejtësia, paqja dhe gëzimi në Frymën e
Shenjtë.242” Kështu, a s’duhet të nxjerrim përfundim se s’është mëkat të
braktisësh kreshmën? Ata që e respektojnë nuk bëjnë gabim, por as ata që
nuk e respektojnë s’bëjnë gabim. Po kështu, nëse dikush e mban
kreshmën, ky nuk është një virtyt, por as ata që e braktisin kreshmën,
nuk kryejnë një mëkat.
PLAKU KLEOPA: Kështu të duket, i dashuri im në Krishtin, por nuk
është aspak kështu. Ti thua se kreshma nuk mund t’a bëjë dikë të
238 Math: 17, 21 239 Vap: 13, 1-4 240 2 Kor: 6, 5 241 1 Kor: 8, 8 242 Rom: 14, 17
Page 96
96
pranueshëm para Perëndisë. Çfarë bënë Niniveasit me qëllim që të mos
humbisnin dhe largonin gjykimin e drejtë të Perëndisë? Ata kreshmuan.
Kreshmimi i tyre solli mëshirën e Perëndisë mbi ta dhe evitoi rrënimin e
120.000 banorëve, të cilët kishin kreshmuar tok me mbretin e tyre dhe me
kafshët.
A nuk ishte në gjendje profeti mbreti David të paqtohej me Perëndinë me
lutjen dhe kreshmimin e tij pas rënies së tij në shthurje dhe vrasje?
Dëgjo se çfarë thotë ai: “Unë hëngra hirin si buka,” dhe diku tjetër thotë,
“Por sa për mua, kur më shqetësuan, vesha pëlhurën prej thesi dhe e
mundova shpirtin tim me agjërim, dhe lutesha me kokën e përkulur mbi
gjoks.” A nuk e kënaqi Perëndinë kreshma e tre të rinjve, të cilët u
hodhën në zjarr pa u djegur?
A nuk i mbylli profeti Daniel me kreshmim gojët e luanëve në gropë?
Këto dëshmi mjaftojnë, sepse këtu nuk ka vend për të treguar edhe sa
njerëz të tjerë e kënaqën Perëndinë përmes kreshmimit.
Përveç kësaj, duhet të dish se dy pasazhet që citove, nuk i referohen
aspak kreshmimit, por flijimeve të ushqimit të ofruara nga idhujtarët, siç
është e dukshme nga teksti i dy pasazheve. Shqyrto pasazhet e
mësipërme dhe do të shohësh se ata që u skandalizuan nga sakrificat e
ushqimit të ofruara idhujve ishin të krishterë judenj, të cilët i mbanin me
përpikmëri të madhe ligjet e Dhiatës së Vjetër, që kishin të bënin me
trajtimin e ushqimit. Ata nuk e hanin mishin e flijimeve dhe donin që t’i
ndalonin këta të krishterë që vinin prej paganëve, të vepronin kështu. Me
këtë pretekst i shkroi apostull Pavli, pasazhet e mësipërme.
KËRKUESI: Mbase Atë, në mendimet tona ne duhet të qëndrojmë larg
nga çështje të tilla, siç thotë apostull Pavli: “Ai që ha të mos e përbuzë atë
që nuk ha, dhe ai që nuk ha të mos gjykojë atë që ha, sepse Perëndia e ka
pranuar. Kush je ti që gjykon shërbyesin e tjetrit... Kush ha për Zotin, ha
dhe i falet nderit Perëndisë; dhe kush nuk ha për Zotin, nuk ha dhe i falet
nderit Perëndisë.”
“Prandaj askush të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa, për
Hënë të re, apo të shtuna. Këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të
ardhur, por trupi është i Krishtit.”
PLAKU KLEOPA: Pasazhi i parë, si ato që përmende më lart, nuk e
ndalon apo e heq kreshmën. Apostulli po i referohet vetëm dallimit të
Page 97
97
bërë midis ushqimeve të ndaluara dhe të lejuara, ose midis ushqimit të
pastër dhe të papastër, sipas urdhrit të vjetër të Dhiatës së Vjetër. Në
pasazhin e dytë të cituar, ai po kundërshton të krishterët judenj, të cilët
akuzonin disa të krishterë që vinin nga paganët, se hanin mishin e
kafshëve të ofruar idhujve. Apostulli tregon se veprimet e të krishterëve
paganë nuk kanë asnjë ndërlikim për shpëtimin e tyre. Nga ky konflikt,
del mundësia për t’i dhënë fund trazirës, çrregullimit dhe
mosmarrëveshjes që ishte shfaqur midis të krishterëve judenj dhe atyre
paganë, në lidhje veçanërisht me trajtimin e ushqimit dhe në përgjithësi,
me problemin e detyrimeve të të krishterëve tek ligji mozaik. Teksti jep
shpjegime të bollshme porsa i përket natyrës së problemit. Nëse e lexon
Shkrimin e Shenjtë me kujdes, me ndihmën e komentëve patriotike, do ta
kuptosh tekstin qartë dhe s’do të të shpjerë në rrugë të shtrembër. Por,
nëse lexon vetëm një pasazh apo një tekst dhe jep mendimet e tua për
pjesën tjetër duke rënë në pajtim me disa të tjera, pastaj gradualisht
mashtrimi të zë.
KËRKUESI: Disa besojnë se kreshma e vërtetë është vetëm e
ashtuquajtura “kreshmë e zezë,” e cila përbëhet nga përkorja e plotë për
një gjatësi të caktuar kohe, nga çdo lloj ushqimi dhe pije. Megjithatë kjo
kreshmë, duhet të pranohet me një vullnet të lirë, sipas aftësive dhe
kushteve të secilit, dhe asnjëherë në ditë apo në periudha të caktuara të
vitit.
PLAKU KLEOPA: As Kisha jonë nuk e dënon “kreshmën e zezë”.
Përkundrazi, ajo e aprovon atë sepse ka një bazë biblike. Por, kjo
kreshmë mund të jetë shumë e vështirë dhe jo çdonjeri është në gjendje
t’a praktikojë atë, për shkak të ndryshimeve në shëndetin dhe
temperamentin e trupit. Për këtë arsye, Kisha vendosi një lloj tjetër
kreshme me të butë, që ka gjithashtu bazë Biblike, që të jetë e
detyrueshme pëe çdo të krishterë.
KËRKUESI: Atëherë, si do t’a mbajmë ne kreshmën e vërtetë sipas
mësimdhënies së Kishës Orthodhokse?
PLAKU KLEOPA: Kreshma e vërtetë, vëllai im, duhet të mbahet jo vetëm
me trupin, por edhe me shpirtin. Me fjalë të tjera, ne jo vetëm që hamë
Page 98
98
ushqime kreshmuese, por përmbahemi nga pasionet, joshjet dhe mëkati.
Kur përmbahemi nga epshi dhe ushqimi i kënaqshëm, ne luftojmë për të
pastruar jo vetëm trupin por edhe shpirtin me anë të lutjes dhe pendimit.
Kreshma e plotë, e vërtetë dhe e përsosur nuk është vetëm për turpin,
por edhe për shpirtin.
Ne e mësojmë këtë në himnin të cilin e psalim gjatë Kreshmëve të Mëdha:
“Le të mbajmë kreshmën e pranueshme, atë që është e pëlqyeshme tek
Zoti”. Kreshma e vërtetë është largimi nga e keqja, frenimi i gjuhës,
mohimi i zemërimit, largimi nga epshi, urrejtja, mashtrimi, gënjeshtrat,
dhe mbi të gjitha, nga e pavërteta. Le të përfundojmë diskutimin tonë
mbi këtë temë, me mësimdhënien e të shenjtit Joan Gojartit:
“A kreshmon? Provoma me veprat tuaja! Thuhet se çfarë lloj veprash?
Nëse sheh një njeri të varfër, trego mëshirë për të! Nëse sheh një armik,
pajtohu me të! Nëse sheh një mik që fiton nderime, mos e ki zili! Nëse
sheh një grua të bukur, lere të kalojë! Le të mos kreshmojë vetëm goja,
por edhe syri, veshi, këmbët, duart, dhe të gjitha pjesët e trupave tanë. Le
të kreshmojnë duart, duke mbetur të pastra nga plaçkitjet dhe kopracia.
Le të kreshmojnë këmbët, duke ndaluar së vrapuar drejt skenave të
urryeshme dhe përgjatë shtigjeve të mëkatit. Le të kreshmojnë sytë, të
mësohen që kurrë të mos fiksohen në mënyrë të pahijshme mbi fytyrat e
bukura, apo të merren me bukuroshe të panjohura. Sepse vështrimi është
ushqimi i syve, por nëse kjo është është e kundërligjshme apo e ndaluar,
e dëmton kreshmën dhe përmbys tërë sigurinë e shpirtit, por nëse është e
ligjshme dhe e padëmtuar, e zbukuron kreshmimin. Sepse do të ishte më
absurdja midis gjërave, që të përmbahesh nga ushqimi i ligjshëm për
shkak të kreshmës, por me sy të prekësh edhe atë që është e ndaluar. A
nuk ha mish? Mos u ushqe me epshe me anë të syve.
Le të kreshmojë edhe veshi. Kreshmimi i veshit qëndron në refuzimin për
të pranuar të folurën e keqe dhe shpifjet. Për më tepër, le të kreshmojë
goja nga fjalimet e turpshme dhe sharja.”
Page 99
99
Kapitulli i trembëdhjetë
Mbi kushtet e Shpëtimit tonë Personal
KËRKUESI: Atë, më lart folët rreth “shpëtimit tonë vetjak”. A mund të
më tregoni më tepër në lidhje me këtë?
PLAKU KLEOPA: Disa thënie fetare mësojnë se shpëtimi personal
nënkupton veprimin vetëm të Hirit Hyjnor, sipas Kalvinit, ose të hirit të
besimit, d,m,th. të besimit në Perëndinë, sipas Luterit, me anën e të cilit
“meritat” ose virtytet e Zotit tonë Jisu Krisht, i jepen njeriut. Prandaj, për
të dhënë një përshkrim të përgjithshëm, ka të krishterë Protestantë që
besojnë se shpëtimi buron vetëm nga besimet dhe se nga ana e njeriut
nuk vendoset ndonjë kusht apo kërkesë për shpëtimin e tij.
Por, Kisha jonë mëson se shpëtimi ynë personal nuk është as dhuratë, as
vepër e thjeshtë, por është proçes dhe një sipërmarrje që piqet ose
zhvillohet gradualisht dhe realizohet në bashkëveprim me dy persona:
Perëndia dhe njeriu. Nga ana e Perëndisë na ofrohet hiri Hyjnor (energjia
e Tij Hyjnore e pakrijuar), ndërsa për pjesën e njeriut, besimi dhe veprat e
drejta janë të nevojshme. Për rrjedhim, kërkesat e domosdoshme për
shpëtimin tonë personal janë si vijon: hiri Hyjnor ose energjia hyjnore e
pakrijuar e Perëndisë, besimi dhe veprat e virtytshme të njeriut.
Shpëtimi ynë objektiv realizohet vetëm në sakrificën e Jisu Krishtit, kurse
shpëtimi ynë personal ose subjektiv, që në gjuhën e Dhiatës së Re quhet
“drejtësi,” “shenjtëri,” ose “shpëtim” (në kuptimin e ngushtë), realizohet
si një kohëvazhdim i këtij shpëtimi objektiv, me energjinë apo
veprimtarinë tonë personale, që kryhet në bashkëpunim me energjinë ose
Hirin Hyjnor.
Page 100
100
Nga ana e Perëndisë, Hiri Hyjnor është absolutisht i nevojshëm, sepse në
të gjithë mëkatuam dhe u privuam nga lavdia e Perëndisë, por jemi
shfajësuar falas me anë të hirit të Tij, të çliruar në Krishtin Jisu. “Sepse
Perëndia është ai që shtie tek ju vullnetin dhe veprimtarinë, sipas
pëlqimit të Tij.” “Ju në fakt, jeni të shpëtuar me anë të hirit, nëpërmjet
besimit, dhe kjo nuk vjen nga ju, po është dhurata e Perëndisë – jo nga
punët, që të mos mburret askush. Ne në fakt jemi vepra e Tij, e krijuar në
Krishtin Jisu për veprat e mira që Perëndia përgatit që më më parë, në
mënyrë që ne të ecim në to.”
Nga kjo është e qartë se Hiri hyjnor është i nevojshëm për shpëtimin tonë
personal. Kjo e vërtetë është gjithashtu e dukshme në fjalët e Zotit: “Unë
jam hardhia, ju jeni vilet e rrushit; kush qëndron në mua dhe Unë në të,
jep shumë fryt, sepse pa mua nuk mund të bëni asgjë. Në qoftë se
ndokush nuk qëndron në mua, hidhet jashtë si vilja dhe thahet; pastaj e
mbledhin, i hedhin në zjarr dhe digjen. Në qoftë se qëndroni në mua dhe
fjalët e mia qëndrojnë në ju, kërkoni çfarë të doni dhe do t’ju realizohet.”
Kështu, hiri i Perëndisë është për ne lëngu që rrjedh nga hardhia për tek
degët e saj. Nga ana e njeriut, shpëtimi dhe besimi i bërë realitet është i
nevojshëm, d,m,th. “besimi që vepron me anët dashurisë.” Pa këtë
kontribut të njeriut, shpëtimi nuk jepet për asnjeri. Besim të vetëdijshëm
në Perëndinë, pa vepra të mira, kanë edhe demonët, sepse edhe ata
“besojnë dhe dridhen.”
Vetë Shkrimi i Shenjtë e bën të qartë se veprat e mira nevojiten për
shpëtim. Shkrimi i Shenjtë është i mbushur me pasazhe që i referohen
veprave të mira si një kërkesë e domosdoshme për shpëtimin tonë.
KËRKUESI: Unë kam mbledhur nga diskutime të ndryshme që kam
patur me përfaqësues të pohimeve të ndryshme, se ata janë të mendimit
se hiri Hyjnor vepron me forcë dhe në mënyrë të papërballuashme. Për
ta, nuk është e mundur të flasësh as për për liri, as për një vlerë të caktuar
të njeriut në gjithçka që ka të bëjë me shpëtimin e tij. Thuhet se kjo duket
nga paravolia e Zotit: “Atëherë Zoti i tha shërbëtorit, dil nëpër udhë dhe
përgjatë gardheve dhe detyroji të hyjnë, që të mbushet shtëpia ime.”
Diku tjetër Zoti gjithashtu tha:” Askush nuk mund të vijë tek unë, po qe
se Ati që më ka dërguar nuk e tërheq, dhe Unë do ta ringjall atë në ditën
e fundit.” Pretendohet se me këtë kuptim në mendje, apostull Pavli thotë
si vijon: “Sepse Perëndia është ai që shtie tek ju vullnetin dhe
Page 101
101
veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.” Do të dukej qartë nga gjithë këto
citime, se në të vërtetë, nuk ekziston liri vullneti dhe se vetëm Perëndia, i
pavarur nga rregulli ynë, dhuron shpëtim.
PLAKU KLEOPA: Shkrimi i Shenjtë na mëson qartë se njeriu është
krijuar i lirë nga Perëndia dhe vetëqeverisës, se është me vullnet të lirë,
siç na tregon Shpirti i Shenjtë: “Sepse ti, o Zot, do të bekosh të drejtin; do
ta rrethosh me hirin tënd si me mburojë.” Diku tjetër thuhet: “Perëndia
qysh në fillim e krijoi njeriun, e la në dorë të vullnetit të lirë dhe e lëshoi
në dorë të dëshirave të veta,” dhe përsëri, “Para tij vuri ujin e zjarrin, ku
të duash, shtrije dorën tënde!” Përveç kësaj, në një tjetër vend në
Shkrimin e Shenjtë thuhet: “Shikoni, unë vë sot para jush bekimin dhe
mallkimin; bekimin në rast se u bindeni urdhërimeve të Zotit, Perëndisë
tuaj.” Dhe më tutje thuhet: “Shiko, unë vë sot para teje jetën dhe të mirën,
vdekjen dhe të keqen... Unë marr sot si dëshmitarë kundër teje qiellin
dhe tokën, që unë të kam vënë përpara jetës dhe vdekjes, bekimit dhe
mallkimit, zgjidh, pra jetën që të mund të jetoni ti dhe pasardhësit e tu.”
Liria e vullnetit të njeriut, si edhe vartësia e shpëtimit nga liria e tij,
shfaqet më e qartë nga fjalët e vetë Shpëtimtarit. “Jeruzalem, Jeruzalem,
që vret profetët dhe i vret me gurë ata që të janë dërguar! Sa herë kam
dashur t’i mbledh bijtë e tu ashtu si i mbledh klloçka zogjtë e vet nën
krahë, por ju nuk deshët! “Kurse të riut pasanik, Ai i tha, “Tani në qoftë
se ti do të hysh në jetë, zbato urdhërimet.”
Përmes gojës së profetit të Tij Isaia, Perëndia thotë si vijon: “Në rast se
jeni të gatshëm të bindeni, do të hani gjërat më të mira të vendit; por në
rast se refuzoni dhe rebeloheni, do t’ju përpijë shpata.” Dhe përsëri të
riut pasanik Ai i thotë, “Në qoftë se do të jesh i përsosur, shko, shit ç’të
kesh, jepua të varfërve dhe ti do të kesh një thesar në qiell; pastaj eja dhe
më ndiq mua.”
Në të gjitha këto pasazhe, është pozitivisht e dukshme se Perëndia e
modeloi njeriun me lirinë e vullnetit dhe nuk e detyron vullnetin e cilido
që të tërhiqet nga shpëtimi. Sepse nëse vullneti i njeriut shtrëngohet të
pranojë shpëtimin, atëherë çfarëdo kompensimi në jetën e ardhshme do
të ishte i pakuptimtë. Po kështu, Perëndia do të pushonte së qeni ai
gjykatësi i drejtë, që Shkrimi i Shenjtë zakonisht i referohet se është. Nëse
shpëtimi ynë kryhet pa vullnetin tonë personal, atëherë ajo që thotë
apostull Pavli i madh, do të ishte e pakuptimshme për ne: “Sepse ne të
Page 102
102
gjitha duhet të dalim para gjyqit të Krishtit, ku secili merr shpagimin e
gjërave që ka bërë me anë të trupit, në bazë të asaj që ka bërë qoftë të
mirën apo të keqe.” Dhe gjithashtu, “Por ai që mbjell dhe ai që ujit janë
një, dhe secili do të marrë shpërblimin e vet sipas mundimit të tij.”
KËRKUESI: Mjaft e drejtë, por unë ende kam dyshime serioze. A ka
mundësi që Perëndia ta përcaktojë që shumë më përpara fatin e secilit
prej nesh?
Me fjalë të tjera, disa do të shpëtohen dhe disa do të dënohen, si me
vendimet e dhëna që kur nuk mbahet mend, prej paracaktimit të Tij
sovran për secilin nga ne? Fjalët e mëposhtme të Apostull Pavlit duket se
e përkrahin këtë mendim. “Sepse para se t’i lindnin fëmijët dhe para se të
bënin ndonjë të mirë a të keqe, që të mbetej i patundur qëllimi i Perëndisë
për të zgjedhur jo sipas veprave, po sipas atij që thirret, iu tha asaj: më i
madhi do t’i shërbejë më të voglit. Siç është shkruar, e desha Jakobin dhe
e urreva Ezaun. Çfarë të themi, pra? Mos ka padrejtësi te Perëndia?
Aspak! Ai i thotë në fakt Moisiut; Do të kem mëshirë për atë që të kem
mëshirë, dhe do të kem dhembshuri për atë që do të kem dhembshuri.
Kështu, pra, kjo nuk varet as prej atij që do, as prej atij që vrapon, por
nga Perëndia që shfaq mëshirë. Sepse Shkrimi i thotë Faraonit; Pikërisht
për këtë gjë të ngrita, që të tregoj te ti fuqinë time dhe që të shpallet emri
im në mbarë dheun. Kështu ai ka mëshirë për atë që do, dhe ngurtëson
atë që do.
Do të më thuash pra, pse vazhdon të ankohet? Kush mund, në fakt, t’i
rezistojë vullnetit të tij? Po kush je ti, o njeri, që i kundërpërgjigjesh
Perëndisë? A mund t’i thotë ena mjeshtërit: përse më bëre kështu? A nuk
ka vallë fuqi poçari mbi argjilën për të bërë nga i njëjti brumë një enë për
nderim, edhe një tjetër për çnderim?”
Po ky apostull thotë diku tjetër:
“I bekuar qoftë Perëndia, Ati i Zotit tonë Jisu Krisht, që na bekoi me çdo
bekim frymor në vendet qiellore në Krishtin: Tamam sikur na zgjodhi në
të, përpara se të themelohej bota, që të jemi të shenjtë dhe të papërlyer
përpara tij në dashuri: Duke na paracaktuar që të birësohemi në veten e
tij me anë të Jisu Krishtit, sipas pëlqimit të vullnetit të vet.”
Nga kjo duket e qartë se shpëtimi ofrohet sipas vendimit të Perëndisë që
më parë. Sepse apostulli thotë kështu gjetkë: “Por ne duhet të
falenderojmë vazhdimisht Perëndinë për ju, o vëllezër të dashur nga
Zoti, sepse Perëndia ju zgjodhi që në fillim për t’ju shpëtuar, me anë të
Page 103
103
shenjtërimit të Frymës dhe të besimit në të vërtetën, tek e cila ju thirri me
anë të ungjillit tonë, që të arrini të merrni lavdinë e Zotit tonë Jisu
Krisht.” Përveç kësaj, në një tjetër pasazh shkruhet si vijon:” Por tregojmë
diturinë e Perëndisë të fshehur në mister, që Perëndia e kishte
paracaktuar përpara shumë kohërash për lavdinë tonë. Dhe gjetkë
thuhet:” Çfarë ke ti që nuk e ke marrë? Dhe, nëse e ke marrë, pse
krenohesh sikur nuk e ke marrë? “Sepse Perëndia është ai që shtie në ju
vullnetin dhe veprimtarinë, sipas pëlqimit të tij.” Kështu, për rrjedhim
problemi qëndron si vijon: Asnjë nuk është e shpëtuar përveç atyre që u
përzgjodhën dhe u paracaktuan nga Perëndia që më përpara. Njeriu në
këtë jetë ndjek fatin e parashkruar për të nga Perëndia, pa mundësinë e
ndryshimit apo të zëvendësimit të tij.
PLAKU KLEOPA: Shkrimi i Shenjtë përmban brenda tij pasazhe që s’i
jepen përgjigje ose siç e vlerëson atë Shën Grigori i Nisës, “kocka të
forta.” Disa do të donin t’i copëtonin këto kocka të Shkrimit me dhëmbët
e tyre të diturisë, që megjithatë tani për tani janë të përshtatshme vetëm
për qumësht. Por, kësaj gjëje, ata s’do të ishin kurrë në gjendje t’ia dilnin
mbanë. Të gjithë që kanë dashur të zhyten në thellësitë e Shkrimit, janë
mbytur në oqeanin e pafund, që është dituria e Perëndisë. E tillë ishte
pjesa e ndarë nga Origjeni, Ariosi, Maqedoni, Nestori, Sabelli, Dioskuri,
Eutiki dhe nga të gjithë drejtuesit e tjerë të herezive të lashta, të cilët u
përpinë në detin e pafund të Shkrimit të Shenjtë. Thellësia e Shkrimit nuk
ishte shkaku i rënies dhe i mbytjes së tyre, por ishin vetë ata, për shkak të
defekteve të tyre, që u mbytën në thellësitë e mistereve të Shkrimeve.
Shkrimi i Shenjtë është si një burim ose si një pranverë e pafund, nga
urtësia e Perëndisë në të cilën ne duhet të zhytemi dhe të marrim pjesë në
pajtim me nivelin tonë të diturisë dhe pjekurinë tonë shpirtërore. Ashtu
siç marrim ujë nga pusi me një kovë, e zbrazim atë në shtambën dhe
pastaj në gotën tonë, kështu duhet të bëjmë edhe me etjen shpirtërore kur
shtyhemi të pimë nga oqeani më i thellë i diturisë, tek Shkrimet e Shenjta.
Kështu, duke folur shpirtërisht, në qoftë se nxjerrim më tepër ujë nga
pusi i Shkrimit, sesa është i pijshëm (nga dëshira për pastërtinë e
intelektit (νоủs) dhe zemrës sonë), për shkak të krenarisë dhe kureshtjes
sonë ne do të shkatërrohemi në përpjekjen tonë për të kapur të
pakuptueshmen me aftësitë tona të kufizuara njerëzore. Nëse, për
shembull, do të shihnim një fëmijë nga klasa e parë të përpiqej të mësonte
Page 104
104
dhe t’u mësonte të tjerëve atë që mësohet në universitet, sa shumë të
qeshura dhe zbavitje do të shkaktonte kjo tek ne! Po kjo dhe më keq i
ndodh atyre që dëshirojnë të shqyrtojnë me hollësi dhe të shthurin
misteret e pakuptueshme të Shkrimeve me një intelekt të papërvojë dhe
të pandriçuar nga Shpirti i Shenjtë.
Profetët hyjnorë dhe apostujt, si edhe Etërit e shenjtë të Kishës, ndërsa
me pastërtinë e jetës së tyre arritën në thjeshtësinë dhe pafajësinë e
foshnjave, për shkak të urtësisë së tyre, u bënë njëkohësisht edhe “njerëz
shpitërorë të përsosur.” Megjithatë, ata nuk ishin kurrë aq të guximshëm
sa të rrëmonin në misteret e padepërtueshme të diturisë së Perëndisë.
Para këtyre ideve dhe shprehjeve të dals ata mbetën të magjepsur duke
thënë, “Sa të madhe janë veprat e tua, O Zot, sa të thella janë mendimet e
tua, “ dhe “I madh është Zoti ynë, e pamasë është fuqia dhe e pafund
zgjuarsia e tij.”
Akoma më tutje, në një tjetër vend thuhet: “Nuk e di ti vallë, nuk e ke
dëgjuar? Perëndia i përjetësisë, Zoti, Krijuesi i kufijve të tokës, nuk
mundohet dhe nuk lodhet, zgjuarsia e tij është e panjohshme.” Dëgjo
gjithashtu enën e zgjedhjes, apostull Pavlin, si thotë me habi; “O thellësi
pasurie, urtësie dhe diturie të Perëndisë! Sa të pahulumtueshme janë
gjykimet dhe të pashtershme janë udhët e tij! Sepse kush e njohu
mendjen e Zotit? Ose kush u bë këshilltar i tij?”
Prandaj, ju e kuptoni miku im, se kjo thellësi e pamatë e urtësisë së
Perëndisë nuk mund të ngjasojë me ndonjë intelekt të krijesave të Tij, as
me ato që gjenden në qiej, as me ato në tokë.
Akoma më e vështirë është për ata të cilët, pa pastruar intelektin (νоủs) e
tyre dhe zemrën nga pasionet, si edhe pa patur ndriçim hyjnor, besojnë
në të tyren, për të depërtuar humnerën e pafundme të Shkrimeve.
I dashuri im në Krishtin, më lart më përmende disa pasazhe që të
dukeshin se theksonin një lloj paracaktimi absolut për njeriun,
megjithatë, e vërteta e gjërave është tërësisht ndryshe.
Pasazhi i parë i referohet thirrjes së njeriut drejt hirit dhe drejtësisë e cila
është në Jisu Krishtin.
Apostulli me këtë shembull dëshiron të ilustrojë se thirrja dhe drejtësia e
njerëzve nuk varen nga “veprat e ligjit” por nga mirësia e Perëndisë, i cili
i thërret me anë të hirit të Tij të gjithë njerëzit drejt shpëtimit, si Judenjtë
ashtu edhe Paganët. Pa hirin e Perëndisë, njerëzit janë të pafuqishëm të
kryejnë ndonjë gjë për shpëtimin e tyre. Këtu apostulli thekson rëndësinë
Page 105
105
e kushtit të shpëtimit tonë objektiv apo shenjtërimin (d.m.th. shpëtimin
kolektiv të rracës së njeriut), pa përsëritur sërish kushtin personal, lirinë e
njeriut bashkë me hirin e Perëndisë, me besim dhe vepra të mira.
Përveç kësaj, në asnjë kuptim nuk mbrohet që paranjohja e Perëndisë të
ekzistojë si pikënisje për paravendosjen e shpirtit apo paracaktimin e
secilit prej nesh. Kjo është e padeklaruar por e nënkuptuar kur Apostulli
thotë se ka nga ata të cilët Perëndia i përmban dhe i kalit, duke qënë se
ata ishin bërë “vegla të zemërimit,” Perëndia i duron me vetëpërmbajtje.
Perëndia percepton çdo gjë që më parë dhe nuk është i varur nga kalimi i
kohës për të ditur që nga dy bijtë e Isakut, njëri do të ishte përcjellësi i
premtimit të Tij mesianik. Kështu, s’ka asgjë për t’u habitur kur Ai thotë:
“E desha Jakobin dhe e urreva Ezaun.”
Në qoftë se thuhet që Perëndia ka mëshirë mbi cilindo që Ai do dhe
ndëshkon cilindo që Ai dëshiron, atëherë ne duhet të pyesim: Mbi cilin
do Perëndia që të shfaqë mëshirë dhe mbi cilin dëshiron që të japë
ndëshkim? Nëse Ai e do atë që e ka paracaktuar për shpëtim, kush në
këtë jetë do të jetë i keq? Po kështu, nëse Ai ndëshkon ata që nuk e
pranojnë, kush në këtë jetë do të jetë i mirë? Ose, a do Perëndia disa
midis të mirëve që të bëhen të mirë, pa ndonjë gjykim apo shpërblim të
drejtë? Megjithatë, në këtë rast, ku është drejtësia? Ku është paanësia? Ku
është urtësia dhe të gjithë atributet e tjera të Perëndisë? As edhe midis
njerëzve nuk është e mundur që të ndodhin gjëra të tilla, dhe megjithatë
edhe kur njerëzit i dorëzohen gjykimit është një tragjedi dhe kthim
prapa.
Ndërsa për pasazhet e tjera që citove, ata nuk i referohen ndonjë lloj
paracaktimi të prerë të jetës së përjetshme të shpirtit, por zgjedhjes ose
thirrjes së shpirtit drejt hirit Krishtdërgues. Thirrja për zgjedhjen e
shpirtit nuk mbështetet në vlerën apo dobinë e saj, por vetëm në mirësinë
e Perëndisë. Kjo ftesë nuk i shprehet dhe nuk i ofrohet disave, siç
pohohet nga pasuesit e paracaktimit të prerë, por çdo qenieje njerëzore,
mbase Apostulli po flet vetëm në shumës dhe me anën e kësaj tregon, që
nuk është se disa preferohen dhe ftohen veçanërisht në kuptimin e
paracaktimit.
Është me këtë kuptim që apostull Pavli thotë: “Sepse kjo është e mirë dhe
e pëlqyer përpara Perëndisë, Shpëtimtarit tonë, i cili dëshiron që gjithë
njerëzit të shpëtohen dhe të arrijnë njohjen e së vërtetës. Në fakt një është
Perëndia, dhe një i vetëm është ndërmjetësi midis Perëndisë dhe
Page 106
106
njerëzve, Jisu Krishti njeri, i cili e dha veten si çmim për të gjithë, për të
dëshmuar në kohën e caktuar.”
Nëse nga ky tekst do të donin që të parashtronin një paracaktim të
pakushtëzuar për madhështinë qiellore, ky paracaktim do të duhej të
kuptohej sipas letrës dhe frymës së tekstit, d.m.th. si e pakufizuar dhe e
pafund. Por, kjo do të nënkuptonte se shpëtimi vjen automatikisht tek
çdo njeri, ndërsa dihet mirë se nuk është kështu. Përveç kësaj, vetë
ndjekësit e paracaktimit pohojnë se numri i të paracaktuarve për shpëtim
është i kufizuar.
E vërteta është që Krishti ka sjellë shpëtim tek çdo njeri, diçka që teologët
e kanë etiketuar shpëtim i përgjithshëm (ose objektiv). Por megjithatë, jo
çdo njeri e përmbush këtë shpëtim objektiv, vetëm ata që e kërkojnë dhe
e ndjekin atë. Ndërsa shpëtimi objektiv ose personal varet nga qëllimi i
njeriut. Ata që dëshirojnë të shpëtohen dhe punojnë drejt këtij synimi e
pranojnë Hirin hyjnor si ndihmësin dhe udhëheqësin e tyre. Ky hir nuk
punon fuqishëm, por qëndron me ne përjetësisht si një ofertë e veçantë
për punën e shpëtimit tonë. Pastaj, nuk është e mundur që ne të flasim
për një paracaktim të pakushtëzuar dhe për supozimet e tij
pamjaftueshme për shpëtim. E vërteta në lidhje me paracaktimin, fatin
dhe jetën e njeriut mund të përmblidhet si vijon:
A. Shkrimi i Shenjtë flet shpesh për një lloj paracaktimi që mban me
vete kuptimin e paranjohjes. Me kohë është folur për referime të
drejtpërdrejta të ndryshme si “paranjohje” dhe “paracaktim,” këshilla e
vullnetit të Tij,” “misteri që u mbajt i fshehtë gjatë shekujve, “dhe “libri i
jetës.”Kjo paravendosje mbështetet në jetën dhe veprat e njeriut, të cilat
janë qartësisht të dukshme për Perëndinë tonë të gjithëditur. Në të
vërtetë, Shkrimi i Shenjtë shprehet saktësisht: “Dhe ne e dimë se të gjitha
gjërat bashkëveprojnë për të mirë për ata që e duan Perëndinë, për ata që
janë të thirrur sipas qëllimit të tij. Sepse janë ata, që ai i ka njohur që më
parë, dhe i ka paracaktuar që të jenë të ngjashëm me shëmbëlltyrën e
Birit të tij, në mënyrë që ai të jetë i parëlinduri në mes të shumë
vëllezërve. Dhe ata që ai i paracaktoi dhe thirri, dhe ata që thirri dhe
shfajësoi, edhe i lëvdoi. Ne e dimë që edhe në gjykimin e ardhshëm do të
ketë kriter të veçantë, mbi të cilin do të gjykohen të gjithë. Asnjë nuk do
të gjykohet arbitrarisht mbasi ky gjykim do të jetë i drejtë dhe jo i
paramenduar. Apostulli thotë, “Sepse ne të gjithë duhet të dalim para
gjyqit të Krishtit, ku secili merr shpagimin e gjërave që ka bërë me trup,
Page 107
107
në bazë të asaj që ka bërë, qoftë në të mirë apo në të keq.” “Dhe ju them
këtë: ai që mbjell me kursim, do të korrë po me kursim; dhe ai që mbjell
dorëhapur, edhe do të korrë dorëhapur.” Përveç kësaj, Shkrimi i Shenjtë
e parashtron këtë mësim më qartë në mënyra të tjera. Përsëritet shpesh që
Perëndia nuk e do vdekjen e çdo mëkatari, se Ai “nuk dëshiron që të
vdesë ndonjë, “se të gjithë thirren në shpëtim, dhe se Perëndia e dha
hirin e Tij me vërshim, pikërisht aty ku mëkati ishte me bollëk, me qëllim
që t’u jepte gjithë njerëzve mundësinë e shpëtimit. E gjitha kjo do të
përbënte një gënjeshtër, në rast se numri i të zgjedhurve do të ishte në të
vërtetë i kufizuar.
B. Historia dëshmon me të gjithë Etërit dhe teologët e Kishës me
besim të madhe, bashkë me tërësinë e traditës së Shënjtë dhe me
njohuritë themelore konkrete e të pakundërshtueshme të saj, se mësimi
për paranjohjen hyjnore ka ekzistuar gjithmonë brenda Kishës. Shën
Irineu thotë: “Perëndia që njeh çdo gjë ka bërë gati banesën e duhur,
sepse atyre që kërkojnë dhe kanë mall për dritën e paafrueshme,
Perëndia me mirësinë e Tij, ua dhuron këtë dritë.” Shën Joan Gojarti
thotë: “Perëndia nuk na ka paracaktuar për shpëtim vetëm prej
dashurisë, por edhe për arsye të veprave tona të mira, sepse nëse ky
(shpëtimi) do të varej vetëm nga veprat tona të mira, atëherë ardhja e
Krishtit dhe çdo gjë që Ai e ka bërë për shpëtimin tonë, do të ishte jo i
panevojshëm”. – Shën Hilari shkruan në mënyrë të ngjashme: “Atë që
Perëndia e parashikoi, Ai edhe e paracaktoi.” – Jeronimi i Bekuar
shkruan: “Sepse atë që Perëndia e dinte se do të ndodhte në jetën e Birit
të Tij, atë edhe e lejoi (paracaktoi) për Birin e Tij.” – Shën Ambrozi thotë:
“Perëndia nuk paravendosi, pa parë fillimisht atë që e paranjihte. Po
kështu, tek ata ku Ai parashikoi vlefshmëri, për ta Ai edhe paracaktoi një
shpërblim shpirtëror.”
KËRKUESI: Nëse hiri është gjithmonë i nevojshëm për shpëtim, në
çfarëdolloj rasti, dhe nëse shpëtimi është një dhuratë Perëndie i dhënë me
hir, a kemi ne një pjesë në punën për shpëtimin tonë?
PLAKU KLEOPA: Po, ne pa dyshim që kemi një pjesë për të luajtur, por
hiri është gjithashtu i nevojshëm për shpëtimin tonë, mbasi njeriu nuk
mund të shpëtohet nga vetja e tij. Ne nuk jemi si kërcunj apo gurë me të
cilët Perëndia bën çdo gjë që dëshiron.
Page 108
108
Nëse hiri do të vepronte në mënyrë të pavarur – indiferent ndaj nesh –
kjo do të nënkuptonte që ne do të ecnim drejt shpëtimit pa vullnetin tonë.
Në këtë rast, nëse disa humbasin në mallkim, ata nuk do të ishin fajtorë,
por hiri do të ishte përgjegjës përderisa nuk i detyroi ata që të
shpëtoheshin. Kjo mësimdhënie, siç e kemi thënë që më parë, nuk është
një mësim e Kishës së Krishtit por e Kalvinistëve, të cilët vetë e kanë
emërtuar atë zgjedhje pa kusht ose paracaktim. Sipas këtij mësimi,
Perëndia vendosi që më parë, që disa njerëz t’i shpëtojë dhë të tjerët t’i
shkatërrojë. Këtë Ai e bën në përputhje me pëlqimin e Tij, jo sipas
mënyrës që njeriu do të vepronte por përmes hirit të Tij – hir që Ai
vendosi ta japë me qëllim që të shpëtojë disa. Disave u jepet hiri, që i
detyron ata të veprojnë sipas vullnetit të Tij, kurse të tjerëve nuk u jepet
hiri. E tillë është mësimdhënia e Kalvinistëve.
KËRKUESI: Po mësimdhënia e Kishës Orthodhokse kjo është?
PLAKU KLEOPA: Më parë, ta tregova mjaft qartë dhe goxha hollësisht
mësimdhënien e Kishës, por megjithatë do të shtoj për ty edhe si vijon:
“Perëndia, Shpëtimtari ynë dëshiron që gjithë njerëzit të shpëtohen edhe
t’ia arrijnë njohjes të së vërtetës.” Hiri nuk detyron ndokënd. Njerëzit
kanë lirinë e dhënë nga Perëndia që ta pranojnë atë dhe të punojnë me të
ose ta refuzojnë atë. Ata që e përqafojnë, shpëtohen dhe ata që tërhiqen
prej tij, humbasin.
Ruaje mirë, biri im, atë që ke dëgjuar që të mund të ndriçohesh prej saj
dhe beso si një i krishter Orthodhoks i vërtetë.
Kapitulli i katërmbëdhjetë
Page 109
109
Mbi Festën e Zotit të Dielën, në vend të së Shtunës
KËRKUESI: Nëse Besëlidhja e Re është një vazhdim i Besëlidhjes së
Vjetër, përse ne nuk e përkujtojmë ditën e shtatë (të Shtunën) si një ditë
feste?
PLAKU KLEOPA: Nga Adami deri në vdekjen e Abrahamit, sipas disa
kronologjive, kanë kaluar 3,678 vjet, të cilave duhet t’u shtohen 403 vitet
që çifutët kanë qenë të zënë rob në Egjipt, duke kapur shumën e 4,108
vjetëve. Gjatë periudhës nga Adami deri tek Moisiu, as Shkrimet nuk
ishin shkruar as e shtuna nuk respektohej si ditë feste nga ndonjë racë
njerëzish. Për mijëra vjet, patriarkët dhe besimtarët e Perëndisë u
drejtuan nëpër rrugën e shpëtimit vetëm me anën e traditës së shënjtë.
Përfundimisht, pas një kohe kaq të gjatë, ndërsa Izraelitët po kalonin
përmes shkretëtirës së Arabisë, Perëndia e bekoi ditën e Sabathit në
përkujtim të krijimit të botës në shtatë ditë - në ditën e shtatë të së cilës
Perëndia pushoi – dhe daljen e popullit të Tij.
Nga skllavëria e Egjiptit. Shkrimi i Shenjtë rrëfen këto ngjarje që vijojnë:
“Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë ditë
Perëndia u çlodh nga gjithë veprat që kishte krijuar dhe kryer. “Gjetkë,
në lidhje me daljen e izraelitëve nga Egjipti, shkruhet: “Dhe mos harro që
ke qenë skllav në vendin e Egjiptit dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxori që
andej me një dorë të fuqishme dhe vepruese, prandaj Zoti, Perëndia yt, të
urdhëron të respektosh ditën e Shtunë.” Por megjithatë, duhet të
kuptohet mirë se Sabathi nuk u dha nga Perëndia si një rregull i
detyrueshëm për të gjithë njerëzit e botës, por u sanksionua si festë dhe si
marrëveshje e përjetshme vetëm për popullin e Tij Izraelin. Shkrimi i
Shenjtë e sqaron qartë këtë: “Prandaj bijtë e Izraelit do ta respektojnë të
shtunën duke e kremtuar atë brez pas brezi si një besëlidhje të
përjetshme. Ajo është një shenjë e përjetshme midis meje dhe bijve të
Izraelit, sepse në gjashtë ditë Zoti bëri qiellin dhe tokën, dhe ditën e
shtatë pushoi dhe u çlodh.”
Në një tjetër pasazh, Shkrimi i Shenjtë na tregon se edhe Sabathi dhe të
gjithë urdhërimet e tjera të Ligjit iu dhanë vetëm Izraelit: “Ai ia ka bërë të
njohur Jakobit fjalën e Tij, dhe Izraelit statutet dhe vendimet e Tij. Ai nuk
Page 110
110
e ka bërë këtë me asnjë komb tjetër, dhe ata nuk i njohin vendimet e Tij.”
Me fjalë të tjera, tek kombet mosbesuese që nuk rridhnin nga raca e
Jakobit dhe e urdhërimeve të tij, Perëndia nuk u shfaq. Njëri prej tyre
përfshinte urdhërimin në lidhje me të shtunën. Kur idhujtarët erdhën tek
Nehemia, duke i kërkuar që të merrnin pjesë në ndërtimin e Tempullit, ai
u tha atyre: “Do të jetë vetë Perëndia i qiellit që do të na sigurojë
suksesin. Ne, shërbëtorët e tij, do të fillojmë ndërtimin, por për ju nuk do
të ketë as pjesë, as të drejtë, as kujtim në Jerusalem.” Nëse idhujtarët do
ta kishin respektuar Sabathin, a do ta kishte patur Nehemia të drejtën për
t’u folur atyre në atë mënyrë? Idhujtarët mund t’i ishin përgjigjur atij se
edhe ata e kanë Sabathin si shenjë të besëlidhjes me Perëndinë, ashtu si
Izraelitët. Por, përkundrazi, Nehemia lajmëron qartë dhe prerë se ata nuk
kanë asnjë vend apo të drejtë në Jerusalem.
Si një dëshmi e mëtejshme që as ligji as e shtuna nuk iu dha idhujtarëve,
ne kemi letrën e Shën Pavlit drejtuar romakëve, ku ai thotë, “...Kur
johebrenjtë që nuk e kanë ligjin, nga natyra bëjnë punët e ligjit...” Dhe më
tutje i njëjti apostull thotë që izraelitëve” u përket birësimi, lavdia,
besëlidhjet, shpallja e ligjit, shërbimi hyjnor dhe premtimet.” Me
shembujt e mësipërm si themel, arrihet lehtë në përfundimin se urdhri
për të respektuar sabathin ishte një shenjë e bashkimit dhe e besëlidhjes
midis Perëndisë dhe Izraelit që për rrjedhim iu dha vetëm popullit të
Izraelit dhe jo të gjithë njerëzve pa dallim.
Por megjithatë, as urdhërimi i Sabathit nuk u dha për një sasi të
pacaktuar kohe. Apostull Pavli në letrën e tij drejtruar Galateasve na
tregon se “u shtua për shkak të shkeljeve, deri sa të vinte pasardhja, për
të cilën ishte bërë premtimi; dhe ky ligj u shpall nëpërmjet ëngjëjve me
anë të një ndërmjetësi. “për më tepër ne e dimë që Krishti është fundi i
ligjit”.243 Shihni pra për çfarë kohëzgjatje ishte i parashikuar ligji: deri në
ardhjen e 244fundit që është vetë Krishti. Ligji, siç e dimë, ishte për
Krishtin vetëm pedagogjik me qëllim që ne të mund të justifikoheshim
me anë të besimit. Pas ardhjes së besimit ne nuk jemi më nën “mësuesin”
243 Ja tek është fundi (i ligjit): ku Ligjëdhënësi duke plotësuar gjithçka, ka ndryshuar Shkrimin në frymë
dhe drejton çdo gjë brenda Vetes (ef. 1:10), e ka vënë ligjin poshtë, dhe ligji i është nënshtruar hirit, që
që vetitë e ligjit mos të pësojnë përzierje të dyanshme, por vetëm shërbyesi (i ligji) nga fuqia Hyjnore të
shndërrohet në dritë dhe liri (në hir), kështu që ne –thotë apostulli – të mos robërohemi nën elementët e
botës, (Gal 4:3) dhe të mos jemi në një gjendje nën zgjedhën e nënshtruar të Shkrimit të ligjit. Ja tek
është kulmi i dashmirësisë së Krishtit drejt nesh! Ja tek janë misteret e Zbulesës! Ja tek është Theosis
(Hyjnizimi) i marrë mbi njerëzimin – realizimi i përmbushur nga Perëndi – njeriu.
Page 111
111
e ligjit, sepse Dhiata e Vjetër u zëvendësua, duke përmbushur urdhrin e
Jeremias, në të cilin ai thotë: “Ja, po vijnë ditët, thotë Zoti, kur do të bëj
një besëlidhje të re me shtëpinë e Izraelit dhe me shtëpinë e Judës; jo si
besëlidhja që bëra me etërit e tyre, ditën që i mora për dore për t’i nxjerrë
nga toka e Egjiptit...Dhe kjo është besëlidhja që unë do të bëj me shtëpinë
e Izraelit pas atyre ditëve, thotë Zoti; Unë do t’i shtie ligjet e mia në
mendje dhe do t’i shkruaj në zemrat e tyre, dhe do të jem Perëndia i tyre
dhe ata do të jenë populli im.” Këtu profeti flet për mbylljen e njërës
besëlidhje dhe i referohet kohës në të cilën kjo besëlidhje do të
zëvendësohet me një të re. Por kjo sjell pyetjen: cila besëlidhje do të
zëvendësohet? Profeti Jeremia na paraqet vijimin: “Ja do të vijnë ditët,
thotë Zoti , në të cilat do të vendos një besëlidhje të re me shtëpinë e
Izraelit dhe me shtëpinë e Judës; jo si besëlidhja që kam vendosur me
etërit e tyre, ditën kur i mora për dore për t’i nxjerrë nga vendi i Egjiptit,
sepse ata e shkelën besëlidhjen time.
Se ku konsiston saktësisht kjo besëlidhje, profeti Moisi na kumton: “Zoti,
Perëndia ynë, lidhi besëlidhje me ne në Horeb. Zoti e lidhi këtë besëlidhje
jo me etërit tanë, por me ne që jemi këtu të gjithë të gjallë...Unë
ndodhesha atëherë midis Zotit dhe jush...Këto fjalë tha Ai përpara gjithë
asamblesë tuaj, nga mesi i zjarrit, resë dhe errësirës së dendur, me zë të
fortë, dhe nuk i shtoi tjetër. I shkroi mbi dy pllaka gruri dhe m’i dha
mua.” Kjo besëlidhje, kjo marrëveshje, duhet të zëvendësohet me
besëlidhjen e Re. Rrjedhimisht, meqenëse kjo marrëveshje e vjetër u
zëvendësua ose u përmbush, po kështu edhe urdhri duhet të respektojë
të shtunën.
KERKUESI: Por Atë, Krishti ynë nuk e ka shpërbërë lidhjen e Dhiatës së
Vjetër, mbasi Ai vetë tha: “Mos mendoni se Unë erdha për të shfuqizuar
lidhjenn ose profetët. Nuk erdha për t’i shfuqizuar, por për t’i
përmbushur. Sepse në të vërtetë ju them: Deri sa qielli dhe toka të
kalojnë, asnjë i e asnjë pikë e ligjit nuk do të kalojnë, para se të plotësohet
gjithçka.” A nuk duket se kjo nënkupton që edhe Sabathi do të qëndrojë i
vlefshëm përgjithmonë?
PLAKU KLEOPA: Krishti nuk e shpërbëri ligjin dhe profetët, apo në
përgjithësi Dhiatën e Vjetër. Ai vetëm e zëvendësoi atë me besëlidhjen e
Re e cila është më e plotë se e Vjetra. Dhiata e Vjetër, siç duket më lart, ka
Page 112
112
vetëm karakter udhëzues, me qëllim përgatitjen e njerëzimit për ardhjen
e Shpëtimtarit: “Kështu ligji që mësuesi ynë në Krishtin, që ne të
shfajësohemi me anë të besimit. Por, mbasi besimi erdhi, ne nuk jemi më
nën ndonjë mësues. “Shpëtimi ynë nuk varet më nga kryerja e veprave
nën mandatin e Dhiatës së Vjetër, apo nga respektimi i të shtunës, por
nga besimi ynë në Jisu Krishtin, Shpëtimtarin tonë. Përmes Jisu Krishtit,
ligji i vjetër u plotësua dhe pushoi së ekzistuari, “sepse përfundimi i ligjit
është Krishti, për shfajësimin e kujtdo që beson.”
Ligji i Vjetër u mbajt deri në kohën e shën Joan Pagëzorit, i cili ishte edhe
i fundit që përgatititi rrugën për ardhjen e Krishtit. Ata që janë nën
autoritetin e ligjit, u lindën nën sundimin e skllavërisë, krejtësisht si biri i
Abrahamit që rrodhi nga skllavja e atit të tij, Agarit. Ata që jetojnë nën
Ligjin e hirit mund të krahasohen me birin e Abrahamit që lindi prej
gruas së tij të lirë, Sarës, meqenëse ata u lindën për liri dhe për një
trashëgimi. Kështu pra, Agari dhe Sara janë përfaqësuese të dy
besëlidhjejeve. Dhe është po kështu që fjalët e Shpëtimtarit “Mos
mendoni se unë erdha për të shfuqizuar ligjin ose profetët”, të kenë
kuptimin e mëposhtëm: nuk erdha të kundërshtoj ligjin dhe profetët, apo
ardhja ime nuk është diçka e huaj, por përkundrazi, është për
përmbushjen, si të ligjit të Moisiut edhe të gjithë librave të profetëve. Në
këtë mënyrë, me ardhjen time e përmbush ligjin plotësisht, mbasi për
këtë arsye erdha.
Kur Shpëtimtari thotë që “deri sa qielli dhe toka të kalojnë, para se të
plotësohet gjithçka,” Ai po i referohet realizimit të fjalëve të profetetëve
në lidhje me Të. Këto profeci gjetën përmbushjen e tyre pikërisht në atë
blatim të gjakut të Tij në Darkën Mistike, prej nga marrëveshja e Dhiatës
së Vjetër gjeti përfundimin e saj. Pasi hëngri me dishepujt e Tij,
shpëtimtari mori kupën dhe ia dha atyre duke thënë, “Kjo kupë është
besëlidhja e re në gjakun tin, që është derdhur për ju.”
KERKUESI: Pavarësisht nga kjo, është gjithashtu e vërtetë që Perëndia e
bekoi dhe e shenjtëroi ditën e shtatë që nga krijimi i botës dhe kryerja e
veprës së Tij, siç është shkruar: “Ndërkaq ditën e shtatë Perëndia mbaroi
veprën që kishte kryer dhe ditën e shtatë u çlodh nga gjithë veprat që
kishte bërë. Dhe Perëndia bekoi ditën e shtatë dhe e shenjtëroi, sepse atë
ditë Perëndia u çlodh nga gjithë vepra që kishte krijuar dhe kryer.”
Page 113
113
Për rrjedhim, pas gjashtë ditësh krijimi, dita e shtatë ishte Sabathi i parë
që u bë i shenjtë nga vetë Perëndia, dhe për shkak të këtij fakti a s’duhet
që të qëndrojë i shenjtë për të gjithë njerëzit dhe për të gjithë epokat?
PLAKU KLEOPA: Këto dy pasazhe flasin vetëm për Perëndinë dhe
veprën e Tij, duke thënë se Perëndia kreu veprën e Tij, u çlodh, bekoi dhe
e shenjtëroi ditën e shtatë. Por, ato nuk i thonë në lidhje me njeriun, as do
të kishte qenë e mundur për njeriun të kishte ditë pushimi, vetëm një ditë
pas krijimit të tij. I vendosur nga Perëndia “në kopshtin e Edenit, me
qëllim që ta punonte dhe ta ruante”, njeriu i parë nuk mori ndonjë
urdhër në lidhje me respektimin e ditës së shtatë si festë, apo ditë
pushimi. I vetmi urdhër që Perëndia i dha atij ishte të mos hante nga
pema e njohjes të së mirës dhe të së keqes. Për njeriun, të gjitha ditët
ishtin të së njëjtës kategori. Për më shumë, natyrisht, ishte rasti që ata
nuk morën asnjë urdhër për të respektuar një ditë të veçantë festive pasi
Adami dhe Eva shkelën urdhërimin, njohën të mirën dhe të keqen dhe u
flakën nga Parajsa. Përkundrazi, e tërë jeta e njeriut ësthë një punë e
pareshtur derisa ai shkon të punojë gjithë ditët e tij mbi tokën, duke
siguruar ushqimin e tij, sepse siç është shkruar, “ti do të hash frutin e saj
me mund të gjitha ditët e jetës sate.”
Është vërtetë e dukshme, se Perëndia u çlodh në ditën e shtatë të veprës
së Tij, por porsa i përket kësaj dite, ne nuk informohemi se si quhej ajo.
Atëherë, nga kjo çështje komplekse, ngrihen pyetjet e mëposhtme:
-A është në të vërtetë dita e shtatë njësoj si sabathi?
-A numëroheshin atëherë ditët e javës në mënyrë të tillë që dita e shtatë
t’i përgjigjet të shtunës sa tanishme ose sabathit?
-Ku tregohet që, në fakt ditët numëroheshin dhe si quheshin këto ditë
atëherë?
-Dhe të paktën, a mund të më tregosh se ku saktësisht fjala “sabath” – për
të cilën ke folur kaq lodhshëm me dikë – është shkruar?
Realisht është e vërtetë, që Perëndia u çlodh dhe e shenjtëroi ditën e
shtatë, por çfarë nënkupton tani dita e shtatë? Në asnjë vend nuk na
tregohet se për këtë ditë kishte “mbrëmje dhe mëngjes”, siç nga tregohet
për ditët e tjera të krijimit. Nëse do të ishte ky rasti, Perëndia do të kishte
vazhduar në ditën e tetë – dita e parë e javës tjetër – që të fillonte përsëri
të krijonte botën, apo të bënte punë të këtij lloji, sepse pas ditës së gjashtë
Atij do t’i duhej të çlodhej edhe një herë. Përveç kësaj, për vetë Perëndinë
Page 114
114
dita e shtatë e çdo jave do të ishte festë dhe ditë pushimi. Kjo do të
nënkuptonte që dita e festës së sabathit do të ishte ditë pushimi sipas
shembullit të Perëndisë vetëm, pa u mbështetur në një urdhërim të
veçantë nga fillimi. Megjithatë, urdhërimi, erdhi shumë më vonë. Dita e
shtatë s’është asgjë më shumë se dita në të cilën Perëndia ndaloi punën e
tij të krijimit të gjithësisë. Asgjëkundi në Shkrimin e Shenjtë nuk na
thuhet që, qysh në fillim, edhe njeriu e ndaloi punën e Tij në ditën e
shtatë.
KERKUESI: Ekziston një pasazh në të cilin mund të shohim se urdhri për
të shenjtëruar ditën e shtatë nuk u dha në kohën e qëndrimit të
përkohshëm të Moisiut në shkretëtirë, por që ai ekzistonte qysh nga
krijimi i botës: “Mbaje mend ditën e shtunë për ta shenjtëruar.” Ju e
shihni këtu se Perëndia tërheq vëmendjen e intelektit tonë tek ky
urdhërim që ekzistonte më parë – urdhër që nuk u krijua në këtë çast për
herë të parë. Dhe derisa ai ekzistonte nga fillimi, do të thotë se të gjithë
njerëzit, të çdo epoke dhe jo vetëm ata që erdhën pas Moisiut, duhet t’a
respektojnë atë.
PLAKU KLEOPA: “Mbaje mend” lidhet me atë që ekziston që më parë
(d.m.th “mbaje mend” diçka që thashë diku) sepse vërtet, urdhri për
festën e Sabathit, nuk ishte dhënë për të parën herë, në të njëjtën datë me
urdhërimet e tjera mbi Malin Sinai. Por, nuk është ashtu si të duket ty, i
dashur në Krishtin, që ai iu dha në fillim Adamit në parajsë. Ky urdhërim
u dha sigurisht më vonë dhe për herë të parë në shkretëtirën e Sinait kur
Perëndia, përmes Moisiut, i urdhëroi Izraelitët të mos mblidhnin mana të
Shtunën ose ditën e shtatë. Për këtë arsye urdhërimi i parë nis me fjalët,
“Mbaje mend ditën e shtunë...” me qëllim që t’ua kujtoj Izraelitëve që Ai
ia kishte dhënë këtë urdhërim atyre më herët se të tjerët. Kështu, e
Shtuna nuk lindi në parajsë, as nuk u kremtua kjo festë deri ditët e
Moisiut.
KËRKUESI: Është e mundur që festa e së shtunës të jetë rivendosur,
derisa është një shenjë dhe marrëveshje e përjetshme midis Perëndisë dhe
njerëzve, duke patur si bazë të saj fjalët e vetë Perëndisë?
Page 115
115
“Prandaj bijtë e Izraelit do të respektojnë të shtunën, duke e kremtuar atë
brez pas brezi, si një besëlidhje të përjetshme. Ajo është një shenjë e
përjetshme midis meje dhe bijve të Izraelit”.
Kështu, zëvendësimi i së Shtunës me të Dielën apo me ndonjë ditë tjetër
do të nënkuptonte zëvendësimin e një besëlidhjeje të përjetshme me atë
njerëzore.
PLAKU KLEOPA: Është e vërtetë që e Shtuna është një besëlidhje e
përjetshme që u dha nga Perëndia, jo për të gjithë popujt e botës, por
vetëm për popullin e Izraelit. Këtë fakt me mund ta kuptojmë më mirë
nga dëshmitë e Shkrimit të Shenjtë.
Para së gjithash, shohim se Zoti i foli Moisiut dhe i tha që pasardhësit e
Izraelit ta respektojnë të shtunën si ditë pushimi brez pas brezi, si një
besëlidhje të përjetshme. Në një pasazh të dytë, kjo besëlidhje është një
përkujtim i skllavërimit në vendin e Egjiptit, nga i cili Perëndia i kishte
çliruar Izraelitët, duke urdhëruar që si kujtim, ta respektojnë të shtunën
si ditë pushimi”. “Dhe mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit
dhe që Zoti, Perëndia yt, të nxori që andej me një dorë të fuqishme dhe
vepruese, prandaj Zoti, Perëndia yt, të urdhëron të respektosh ditën e
Shtunë”. Dhe së treti, shohim se e Shtuna është një shenjë e dukshme
midis Perëndisë dhe bijëve të Izraelit. “Zoti i foli sërish Moisiut, duke i
thënë ‘Fol edhe me bijtë e Izraelit, duke u thënë, tregoni kujdes të madh
për të respektuar të shtunat e mia, sepse është një shenjë midis meje dhe
jush për të gjithë brezat tuaj; në mënyrë që të njihni se Unë jam Zoti që ju
shenjtëron”. “Në të njëjtën mënyrë e shpreh këtë Profeti Ezekiel: “Kështu
thotë Zoti, Zoti... Githashtu u dhashë atyre të shtunat e mia, me qëllim që
të ishin një shenjë midis meje dhe atyre, dhe që të njihnin se Unë jam Zoti
që i shenjtëroj”. Dhe së katërti, është e dukshme që e shtuna dhe i tërë
ligji iu dha vetëm Hebrenjve, dhe jo për popujt dhe kombet e tjerë. Kjo
vjen nga dëshmitë e sundimtarëve të popullit të zgjedhur që u kthyen
nga mërgimi. Sepse kur të huajt erdhën dhe i kërkuan atyre për t’i
ndihmuar në ndërtimin e tempullit, ata i thanë Hebrenjve: “Na lejoni të
ndërtojmë bashkë me ju, sepse edhe ne kërkojmë Perëndinë tuaj, ashtu si
ju; i kemi ofruar flijime atij nga koha e Esar-Hadonit, mbretit të Asirisë...”
Në përgjigje të këtyre fjalëve, të dërguarit e paganëve në mënyrë të qartë
dhe të prerë, përgjigjen në vijim në emër të Nehemias: “Do të jetë vetë
Perëndia i qiellit që do të na sigurojë suksesin. Ne, shërbëtorët e tij, do të
Page 116
116
fillojmë ndërtimin, por për ju nuk do të ketë as pjesë, as të drejtë, as
kujtim në Jeruzalem”.
Mbaje shënim të veçantë fjalën e parafundit, “kujtim”. Kjo fjalë përsëritet
herë nga Perëndia dhe herë të tjera nga Moisiu me qëllim që të tërheqë
vëmendjen tonë tek festa e së shtunës apo tek besëlidhja e dhënë përmes
Moisiut, midis Perëndis dhe popullit të Tij që u shpëtuan ditën e shtunë,
“dhe” mos harro që ke qenë skllav në vendin e Egjiptit...prandaj Zoti,
Perëndia yt, të urdhëron të respektosh ditën e shtunë”. Më vonë, ky
përkujtim i referohet marrëveshjes-besëlidhje të së shtunës, të cilën
Perëndia e bëri me popullin Izraelit, kur nxori prej skllavërisë së Egjiptit.
Kombet e tjerë nuk e kanë këtë besëlidhje të së shtunës, sepse ata
asnjëherë s’kishin patur ndonjë besëlidhje me Perëndinë, siç kishte
populli hebre, dhe kështu ata nuk kanë asnjë arsye për t’a përkujtuar këtë
festë të së shtunës. Pasi hebrenjtë u nxorrën nga robëria Babilonase,
popujt që u mblodhën në Palestinë dhe zotëruan vendin, u përzjenë me
hebrenjtë që mbetën dhe besuan në Perëndinë e tyre. Por ky besim, nuk
ishte në gjendje t’i bënte ata pjesmarrës në historinë e popullit të
zgjedhur dhe të besëlidhjes së tij me Perëndinë për të shtunën. Për këtë
arsye, ata u larguan prej ndërtimit të tempullit, duke thënë se ata nuk
kishin një “kujtim në Jeruzalem”. Me fjalë të tjera, e shtuna është një festë
vetëm e Izraelitëve, dhe nuk mund të transferohet tek popujt e tjerë, edhe
sikur ata të besojnë në Perëndinë e Izraelit. Kjo është një e vërtetë që
s’mund të keqinterpretohet dhe të gjithë ata që e respektojnë të shtunën
duhet t’a kuptojnë qartë që ajo i përket Dhiatës së Vjetër dhe të Resë.
Nëse kjo besëlidhje e së shtunës përmendet si “e përjetshme,” fjala “e
përjetshme” këtu duhet të kuptohet prej nesh se ka kuptimin e një
qëndrimi të veçantë që nuk mund të ndryshohet apo të zevendësohet nga
njerëzit. Por, kurrsesi s’mund të besojmë se Perëndia nuk e ka fuqinë për
ta ndryshuar apo për ta zëvendësuar atë, duke dhënë faktin që, siç e
dimë, Vetë Shpëtimtari e transformoi këtë besëlidhje “të përjetshme” të
së shtunës. Kështu, fjala “e përjetshme” këtu nënkupton epokën e
Dhiatës së Vjetër, në fund të së cilës filloi një kohë e re dhe një besëlidhje
e re e dhënë si premtim edhe në Dhiatën e e Vjetër edhe në raste të tjera,
si për shembull, në urdhrin për të respektuar festën e qengjit të Pashkës,
për të cilin Perëndia i urdhëron hebrenjtë: “ta kremtoni si festë kushtuar
Zotit; do ta kremtoni nëpër kohëra si ligj të përjetshëm”. Njëlloj zbatohet
në festën e Bukës së Paardhur, të cilën Ai urdhëron ata që ta kremtojnë
Page 117
117
nëpër kohëra si ligj të përjetshëm. Përveç gjithë kësaj, ata që sot e
respektojnë të shtunën, nuk e respektojnë edhe festën e qengjit të Pashkës
sipas traditave të Dhiatës së Vjetër – rregullat me bukë pa maja dhe me
barishte të hidhura, ije ngjeshur, sandalembathur dhe me bastunin në
dorë dhe me ngut, gati për t’u larguar. “Ligji i përjetshëm” është edhe
flaka e pavdekshme e llambës së vajit që varej para velit të arkës së Ligjit
në tempullin e Jeruzalemit. Rituali i therjes së kafshëve për flijim është
quajtur gjithashtu një “besëlidhje e përjetshme”. “Megjithëkëtë, ata që
respektojnë besëlidhjen “e përjetshme” të së shtunës, nuk i nderojnë këto
ligje dhe besëlidhje të tjera “të përjetshme”, sepse atëherë atyre do t’i
duhej t’i ktheheshin të gjithë regullave dhe ritualeve të Dhiatës së Vjetër.
KËRKUESI: Një tjetër dëshmi e ngjashme e shkrimeve më është
paraqitur, ku tregohet se respektimi i festës të së shtunës i kërkohet të
gjithë të krishterëve të të gjitha racave dhe popujve. Kështu, Shpëtimtari
“erdhi në Nazaret, ku ishte rritur, dhe si e kishte zakon ditën e shtunë,
hyri në sinagogë dhe u ngrit për të lexuar”.
“Përveç, kësaj shkruhet për apostullin e kombeve se “Pali, sipas zakonit
të vet, hyri tek ata (d.m.th në sinagogën e Judenjëve të Selanikut), dhe tri
të shtuna me radhë u paraqiti argumente nga Shkrimet”. Dhe diku tjetër
shkruhet: “Gratë që kishin ardhur me Isuin nga Galilea duke e ndjekur
nga afër, e panë varrin... Pastaj ato u kthyen dhe përgatitën aromëra të
mira dhe vajra, dhe të shtunën pushuan, sipas urdhrit”.
Kështu, duket se edhe ata e nderuan urdhërimin e Ligjit dhe e
respektuan të Shtunën. Edhe Shpëtimtari, duke folur rreth fundit të
botës, zbuloi se e Shtuna do të qëndrojë deri në fund, duke thënë, “Dhe
lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër, as të shtunën”. Kurse apostull
Pavli, duke folur për pushimin e së Shtunës, thotë se Perëndia i dha
popullit të Tij “pushim”. Populli i Tij janë të krishterët nga të gjithë
kombet dhe të gjithë kohërat. Prandaj, a nuk janë ata, që u kërkohet të
respektojnë pushimin e së Shtunës?
PLAKU KLEOPA: Ne nuk kemi më nevojë që ta respektojmë të Shtunën.
Dhiata e Re ka zëvendësuar të Vjetrën, duke ia kushtuar një ditë tjetër
pushimin dhe kremtimin – ditës së parë të javës,245Ditës së Zotit.
245- Dita e parë e javës njihet edhe si dita e tetë: “Numri tetë ishte për Krishtërimin e lashtë, simboli i
Ngjalljes, sepse ishte ditën pas së shtunës, pra dita e tetë, që Krishti u ngrit nga varri. Përveç kësaj, shtatë
ditët e javës janë shëmbëlltyra e kohës së kësaj bote, dhe e teta e jetës së përjetshme. E Djela është
Page 118
118
Shenjtërimi i kësaj dite kremtimi dhe pushimi është i pavarur nga e
shtuna e vjetër. E shtuna e Ligjit të vjetër, siç e treguam më herët, u
themelua nga Perëndia si ditë kremtimi dhe pushimi në kujtim të daljes
nga skllavëria e Egjiptit e një populli të vetëm: popullit të Izraelit. Por, të
Dielën,246 ne kremtojmë kujtimin(αvàμvηση247) e ngjalljes së Zotit,
përmes së cilës u përmbush rifillimi dhe përtëritja e të tërë botës, dalja
jonë nga skllavëria e mëkatit dhe përvetësimi i Kanunit qiellor.
Mësimdhënia mbi heqjen e së shtunës në Dhiatën e Re mbështetet si mbi
një bazë indirekte (të veçantë dhe të përgjithshme) ashtu dhe mbi bazë të
drejtpërdrejtë (nga jeta e Krishtit dhe e Apostujve).
Dhiata e Re “bëri të vjetër” dhe përmbushi të gjitha marrëveshjet (ligjet) e
vjetra, midis të cilave bvënte pjesë edhe ajo e së shtunës. Dhiata e Vjetër
nuk ishte e plotë, por ishte e shumta, një hije, një figurë. Vëzhgo atëherë,
përse duhej që të krijohej një Dhiatë e re.
Duke thënë “besëlidhje e re” Zoti e bëri të vjetër të parën, që ekzistonte
vetëm në “kohën e reformimit” pra, deri sa ajo u reformua dhe u përsos
prej Ligjit të Ri. “Sepse, në qoftë se Besëlidhja e parë do të që e patëmetë,
nuk do të që nevoja të kërkoj për një tjetër. “Në sajë të Besëlidhjes së dytë,
çdo gjë në Dhiatën e Vjetër” ja, ... u bënë të reja”.
Një herë e mirë urdhëresat e Ligjit të Vjetër janë anuluar dhe
zëvendësuar, duke përfshirë festën e së Shtunës. Duke e patur gjithë këtë
në mendje, Apostull Pavli i madh shkruan kundër atyre që do të donin t’i
praktikonin urdhëresat e Ligjit të Vjetër dhe kritikon ata që nuk i
respektojnë ato, duke i qortuar me fjalët e mëposhtme: “Prandaj askush
të mos ju gjykojë për ushqime ose pije, për festa o hënë të re, o të shtuna;
këto gjëra janë hija e atyre që kanë për të ardhur; por trupi është i
Krishtit”.
përkujtimi liturgjik i ditës së tetë, njëkohësisht një kujtim i Ngjalljes dhe një profeci për botën që do të
vijë...”Dhe gjetkë kujtohemi që e Diela përfaqëson”... një ditë të tetë dhe të përjetshme, të shenjtëruar nga
Ngjallja e Krishtit... Atje ne do të pushojmë dhe do të shohim, do të shohim dhe dashurojmë, do të
dashurojmë dhe lavdërojmë”. 246-Në Greqisht fjala për të Dielën (kupιakή) vjen nga fjala për Zotin (kủpίo), dhe literalisht mund të
përkthehej si “dita e Zotit”. 247-Kujtesa e krishterë (anamnisis) është shumë më tepër se thjesht një kujtim... Ngjarjet individuale të së
shkuarës (Mishërimi, kryqëzimi dhe Ngjallja, Pentikostia) janë njëkohësisht të pranishme në mënyrë
paradoksale në Kishë, këtu dhe tani. Mishërimi i Fjalës është menjëherë një ngjarje historike e së
shkuarës, e cila mund dhe duhet të ‘kujtohet’ në mënyrën e zakonshme, si edhe një prani e përhershme e
Zotit që mund të perceptohet dhe të njihet menjëherë... nga syri i besimit, në Kishë. ... Përmbushja e
premtimit nuk ishte thjesht një ngjarje shtesë në vazhdimësinë homogjene të ngjarjeve. Ajo ishte vërtet
një ‘ngjarje’, por ishte një ngjarje që asnjëherë nuk kalon”.
Page 119
119
Është e vërtetë se ata që do të përfitojnë shpëtimin, duhet të jenë
pasardhës të Abrahamit. Por, pasardhës të Abrahamit, nuk janë ata që
janë pasardhës sipas mishit, por ata që e vendosin besimin e tyre në
përmbushjen e premtimeve mesianike. Këta pra, janë të krishterë ata që
bëhen bij të Perëndisë dhe çlirohen nga urdhrat e pafrytshëm të ligjit,
dikton Krishti, me urdhërimet e Ungjillit të Tij, duke i fshirë ata që janë
një pengesë për shpëtimin tonë. “[Ai e] zhvlerësoi dokumentin e
urdhërimeve, që ishte kundër nesh dhe ishte kundërshtar”. Shpëtimi nuk
vjen nga veprat e ligjit, por nga besimi ynë në Jisu Krishtin, sepse i drejti
do të jetojë me anë të besimit”. Prandaj, të krishterët duhet të shfaqin
nderimin e duhur për shkak të Dhiatës së Vjetër, por në ashnjë rast
s’duhet ta nderojmë atë më tepër sesa Dhiata e Re apo madje në dëm të
Dhiatës së Re.
Shpëtimtari ynë Jisu Krisht, i cili nuk erdhi për të shfuqizuar ligjin ose
profetët, po t’i përmbushur ato, i respektoi të gjitha urdhërimet e Ligjit,
përveç njërit – atij të së shtunës. Sepse nëse Ai shkoi në sinagogë, siç
vepronte çdo Jude të shtunën, kjo ishte me qëllimin që t’u predikonte
njerëzve të mbledhur atje, apo që të shëronte të sëmurët, dhe jo që të
mund të ishte për ne një shembull për të respektuar të shtunën. Në atë
kohë Judenjtë, siç ata ende veprojnë sot, kishin zakonin që të
mblidheshin në sinagogë të premten në mbrëmje për lutje. Nëse edhe
Shpëtimtari ynë iku këtë ditë në sinagogë, a do të nënkuptonte kjo
atëherë se edhe ne duhet që ta kujtojmë edhe të premten? E shoh se ke
mendimin që Krishti dhe Apostujt e vlerësonin lart të shtunën. Me të
vërtetë, ç’lloj njohjeje ishte kjo? Dihet vetëm që Ai shumë mrekulli të Tij i
kreu të shtunën, diçka për të cilën ata e kërcënuan me vdekje. U shëruan
të shtunën të poshtëpërmendurit: burri që i qe tharë dora, gruaja e
kërrusur me një frymë të ndyrë, njeriu i lënguar prej tridhjetë e tetë
vjetësh, njeriu i lindur i verbër. Tre prej këtyre ripërtëritjeve shëndetësore
– e burrit që i qe tharë dora, e gruas së kërrusur dhe e njeriut me frymën
e ndyrë – jo vetëm që ndodhën të shtunën por në sallën e vetë sinagogës.
Përsa i përket pasazhit, “dhe lutuni që ikja juaj të mos ndodhë në dimër,
as të shtunën”, është mirë të kujtojmë se këtu teksti nuk po flet për
shenjtërimin apo nderimin e së shtunës. Shën Efrem Siriani, një mësues i
madh i së vërtetës, shpjegon që fjala “dimër” ka kuptimin që ne të mos
kapemi nga Perëndia në dimrin e papërgatitjes sonë, ndërsa fjala “e
shtunë” ka kuptimin që ne të mos mposhtemi nga herezitë. Me këto fjalë,
Page 120
120
Zoti nuk na e ndalon pushimin e së shtunës, duke qënë se Ai vetë e mori
parasysh, duke thënë, “E shtuna është bërë për njeriun dhe jo njeriu për
të shtunën. Prandaj Biri i njeriut është Zot edhe i së shtunës”. Por, as
Apostujt nuk e respektuan të shtunën, sepse ata këputën dhe hëngrën
kallinj gruri megjithëse ishte e shtunë. Ungjilli i shenjtë na tregon se edhe
Judenjtë kërkonin ta vrisnin Jisuin “sepse jo vetëm se shkelte të shtunën,
por dhe se thoshte se Perëndia ishte Ati i vet”. Megjithatë, Krishti si Zot
edhe i së shtunës, e qortoi atë: “Duke e prishur armiqësinë në mishin e tij,
ligjin e urdhërimeve të përfituar nga porositë”. Shpëtimtari bëri një
besëlidhje të re me anë të gjakut të Tij, dhe përmes shembullit të jetës dhe
veprës së Tij na udhëzoi të mos e respektojmë më të shtunën si një rit
fetar. Dhe nëse Jisu Krishti ynë na e mësoi këtë me fjalët dhe veprimet e
Tij, a është e mundur që ne ta injorojmë Atë –të Cilin ne e kemi “veshur”
dhe në emër të të Cilit jemi pagëzuar?
Ti iu referove edhe faktit që Miroprurëset e shenjta e respektuan dhe e
nderuan të shtunën, dhe gjatë së shtunës pushuan, sipas urdhërimit”.
Vërtet, Miroprurëset si nga të thjeshta që ishin, e nderuan ligjin dhe
gjithë profetët e tij. Ato e ndoqën Krishtin, po si Jozefi i Arimatheas, për
të cilin Ungjilli i shenjtë thotë se ishte anëtar i sinedrit, dhe “njeri i drejtë
dhe i mirë,” ato e respektuan Ligjin prej frikës së Judenjve. Jozefi i
Arimatheas, “njeri i pasur” dhe” një këshilltar i respektuar”, ndërkohë
nga frika prej Judenjve s’e ndiqte Krishtin fshehurazi, i paralizuar
punonte si çdo Jude, madje merrte pjesë në sinedrin. Po sa më tepër do të
frikësoheshin ca gra që mos ta respektonin të shtunën në shkelje të Ligjit?
Nëse e analizojmë me kujdes Dhiatën e Re, shohim se të gjitë urdhërimet
e Dekalogut – në thelb të tyre – rrjedhin nga Shpëtimtari ose apostujt e
shenjtë, me përjashtim të urdhërimit të së shtunës. Urdhërimin e parë e
gjejmë tek Mateu 12, vargjet 31 dhe 32, dhe tek Marku 3, vargu 29.
Urdhërimin e dytë e gjejmë në letrën e parë të Shën Pavlit drejtuar
Korinthasve, Kapitulli 10, vargu 14, dhe 1 Joanit 5, vargu 21. Urdhërimi i
tretë gjendet te Jakobi 4, vargu 12 dhe Kapitulli 5, vargu 12. Urdhërimi i
pestë gjendet tek Mateu 15, vargu 4 dhe 19, vargu 19. I gjashti gjendet tek
Mateu 19, vargu 18 dhe Marku 10 dhe në letrën drejtuar Romakëve,
Kapitulli 13, vargu 9. Dhe urdhërimin e dhjetë e gjejmë tek Romakëve 13,
vargu 9.
Por, pavarësisht nga e gjithë kjo, asgjëkund në Ungjill apo në letrat e
Apostujve nuk gjejmë sikur edhe një fjalë të hedhur për urdhërimin e
Page 121
121
katërt, në lidhje me të shtunën. Kjo duhet të na bëjë të qartë se ky
urdhërim nuk ekziston më për Shpëtimtarin dhe apostujt. Dhe nëse nuk
ekziston më, atëherë natyrshëm as nuk flitet më për të. Shpëtimtari ynë
Jisu Krishti përmblodhi të gjitha urdhërimet në dy, në dashurinë për
Perëndinë dhe dashurinë për të afërmin tonë, duke thënë, “Nga këto dy
urdhërime varet i tërë ligji dhe Profetët”. Gjithashtu, Apostulli na mëson
se dashuria është tërësia e ligjit.
KËRKUESI: Megjithatë, pretendohet se Apostujt dhe të Krishterët e
hershëm e respektuan të shtunën dhe se vetëm në koha e Konstandinit të
Madh në 321, u fut për herë të parë risia e kremtimit të festës të Dielën,
duke u bërë paskëtaj e detyrueshme.
PLAKU KLEOPA: Nuk është e vërtetë që Apostujt dhe të Krishterët e
parë e respektonin të Shtunën. Nëse apostull Pavli i madh shkonte në
sinagogë të shtunën, ai nuk shkonte me qëllim që të ishte i
respektueshëm për të shtunën, por sepse atje mblidheshin të gjithë
Judenjtë sëbashku dhe atje ai kishte mundësinë që t’u fliste atyre nga
Shkrimet. Apostull Pavli nuk foli me masat vetëm në sinagogë, por në
sheshe pazari dhe shtëpi, madje dhe jashtë portave të qyteteve në fusha.
Ai nuk foli me njerëzit vetëm të shtunën, por gjithë ditën dhe natën. Dhe
çfarë lloj pushimi gëzoi apostull Pavli në ditën e së shtunës? Ai u sfilit së
punuari në fushën e shpirtrave të njerëzve në shërbesën e fjalës së
Perëndisë.
Apostujt nuk ishin vetëm për mosdhënien e një nderi të veçantë ditës së
shtunë, edhe pasardhësit e tyre vepruan në të njëjtë mënyrë: Varnava,
Ignat Hyjmbajtësi, Polikarpi i Smirnës, Klementi i Romës, Justin Martiri,
Tertuliani dhe shumë të tjerë në shekujt e parë, të dytë dhë të tretë. Ata
rrëfejnë se të krishterët e epokës së tyre e kremtonin me saktësi festën e
së Dielës – ditën e Zotit – duke ndjekur, siç dihet nga Shkrimet, apostujt
në këtë praktikë.
Përsa i përket Konstandinit të Madh, historia pranon vetëm faktin që
gjatë kohës së sundimit të tij, Krishtërimi u njoh si një fe e lirë nga shteti.
Ky miratim mbështeti më vonë shtrirjen e Krishtërimit në të gjithë botën
Romake, si edhe respektimin e detyrave fetare të të krishterëve, midis të
cilave ditën dhe festën e shenjtë të Zotit, të Dielën. Kështu, shteti romak
Page 122
122
nuk bëri asgjë tjetër përveç se njohu dhe miratoi një praktikë tashmë
ekzistente.
KËRKUESI: Cilat janë bazat e Shkrimeve për respektimin e festës së Zotit
të Dielën në vend të së Shtunës?
PLAKU KLEOPA: Për të Krishterët që besojnë, festa më e madhe është
Ngjallja e Krishtit – dita e gëzimit – sepse në këtë ditë vetë Krishti i
përshëndeti gratë Miroprurëse, duke u thënë: “Tungjatjeta!” Dita e
Njgjalljes është dita në të cilën Shpëtimtari ynë Jisu Krisht na çliroi nga
skllavëria drejt mëkatit, ashtu siç dikur Ai çliroi popullin e Tij të zgjedhur
nga skllavëria e Egjiptit.
Dita e Ngjalljes është ditë e shenjtëruar me gjakun e Tij të paçmueshëm.
Ajo është një ditë e deklaratës, që jemi ngritur nga vdekja e mëkatit dhe
që do të ngrihemi nga vdekja e mëkatit, dhe që do të ngrihemi edhe nga
vdekja trupore drejt një jete të përjetshme – në qoftë se vdesim me besim
të palëkundur në Krishtin, siç thotë apostull Pavli: “Në qoftë se të
vdekurit nuk ringjallen, as Krishti nuk është ngjallur, por në qoftë se
Krishti nuk është ringjallur, është i kotë besimi juaj, ju jeni ende në
mëkatet tuaja”. Dhe në një pasazh tjetër: “Por në qoftë se Krishti nuk
është ringjallur, predikimi ynë është i kotë dhe i kotë është edhe besimi
juaj”.
Prandaj, sipas dëshmisë së apostull Pavlit, besimi i një të krishteri u ngrit
nga varri të tretën ditë, siç Ai vetë e paratha. Nëse Ngjallja e Krishtit
është kaq e rëndësishme për çdo të krishter, a duhet që ai ta ketë përherë
atë në mendje dhe ta nderojë atë, duke kremtuar “veshjen” [e Krishtit]
me veshjet e bardha të dëlirësisë dhe të virtytit, si engjëjt që rrokullisën
gurin nga hyrja e varrit?
Dita e Zotit (e Diela), dita e shpëtimit tonë, quhet në Shkrimin e Shenjtë
edhe “dita e parë e javës”, “pas tetë ditësh”, apo “dita e Zotit”. Tri ditët,
për të cilat flet Shkrimi i Shenjtë janë ditët, kur Shpëtimtari qëndroi në
varr, numri i të cilave ishte personifikuar edhe në Shkrimin e Shenjtë me
Profetin Jona dhe me qëndrimin e tij brenda barkut të balenës për tri ditë.
Ky numër i përgjigjet gjithashtu, numrit të ditëve në të cilat Shpëtimtari
tha se do të ngrihej nga varri ditën e tretë. Shpëtimtari e kreu me
Ngjalljen e Tij. Në ditën e parë të javës, ndodhi ngjarja e ngjarja e
Ngjalljes së Tij, dhe në ditën e parë të javës, në Emaus, Ai kreu Liturgjinë
Page 123
123
e parë më thyerjen e bukës para dy dishepujve të Tij. Ishte në mbrëmjen e
ditës së parë të javës, “ndërsa dyert e vendit ku qenë mbledhur dishepujt
ishin mbyllur nga frika e Judenjve, erdhi Jisui dhe u prezantua para tyre
dhe u tha; “Paqja me ju!” Ishte në ditën e parë të javës (e Dielë) që
Shpëtimtari hukati mbi dishepujt e Tij duke u dhënë atyre fuqinë për të
lidhur dhe për të zgjidhur mëkatet e njerëzve. Githashtu, në të njëjtën
ditë të javës, Ai iu shfaq përsëri dishepujve të Tij, me Thomanë të
pranishëm, të cilit ia përforcoi besimin në Ngjalljen e Tij. Më tej, ishte e
Diel, kur Ai u shfaq në Galile. Dhe në këtë ditë apostujt kremtuan
thyerjen e bukës, me fjalë të tjera, Liturgjinë Hyjnore. Në të njëjtën ditë,
ndodhi mbledhja e ndihmës ekonomike dhe predikimi i organizuan nga
apostujt me qëllim që të ndihmonin të Krishterët e varfër. Kështu, është
atëherë që e njëjta ditë ngjalljeje, si një ditë e lavdisë së Zotit, u bë edhe
festa e dashurisë për vëllezërit. Për këtë ditë flet psalmi, kur thotë, “kjo
është dita që Zoti ka bërë. Le të gëzohemi dhe të ngazëllojmë në të”. Dhe
ishte gjithashtu në ditën e Zotit që ndodhi Zbulesa e zbuluar tek
Ungjillori Joan.
KËRKUESI: A ka dëshmi të tjera të lashta se gjatë shekujve të parë, të
Krishterët e hershëm e kremtonin festën në ditën e Zotit (të Dielë)?
PLAKU KLEOPA: Besoj se të kam paraqitur një numër të mjaftueshëm
dëshmish në lidhje me festën e së Dielës, si nga Shkrimi i Shenjtë, ashtu
dhe nga të Krishterët e Kishës së moçme dhe bashkëkohore, si edhe për
ç’arsye ata respektuan festën e së Dielës në vend të së Shtunës. Duhet të
dish gjithashtu se veç atyre që përmban Shkrimi i Shenjtë të paraqitura
që më lart, ka shumë dëshmi të tjera të besueshme nga etërit e shenjtë
apostolikë, dishepujt e apostujve të shenjtë, që ishin pasardhësit e tyre
dhe që personalisht i dëgjuan fjalët e tyre.
Njëri nga këta ishte Shën Ignat Hyjmbajtësi, peshkopi i Antiokisë. Në
letrën që ai u dërgoi të Krishterëve të Magnesias, thotë si vijon:
“Ata që u edukuan në rregullin e lashtë të gjërave, kanë arritur zotërimin
e një shprese të re, që nuk e respekton më të Shtunën, por që jeton në
respektimin e Ditës së Zotit, mbi të cilën edhe jeta jonë ka lindur përsëri
prej Tij dhe me anë të vdekjes së Tij”.
Më vonë, duke shkruar në shekullin e dytë pas Krishtit, Shën Justin
Martiri shkruan:
Page 124
124
“E Diela është dita kur ne të gjithë bëjmë mbledhjen tonë të përbashkët,
sepse është dita e parë kur Perëndia, pasi bëri një ndryshim në errësirë
dhe në lëndë, bëri botën; edhe Jisu Krishti Shpëtimtari ynë, në të njëjtën
ditë u ngjall prej vdekurish”.
Më tej, gjejmë dëshmi të ngjashme në Didakia (ose Mësime të
Dymbëdhjetë Apostujve), në kanonet dhe në shumicën e Etërve të shenjtë
dhe shkrimtarëve të Kishës, nga shekulli i dytë në të katërtin, si për
shembull te Tertuliani, Shën Irineu, Shën Ambrozi i Milanos, Shën Joan
Gojarti dhe tek shumë të tjerë.
Ishte për këtë arsye që në atë kohë, me miratimin e së Dielës si ditë
pushimi për të gjithë perandorinë – duke përfshirë edhe jo të krishterët –
nga Perandorit Konstandini i Madh, ka mbetur deri në ditët tona, ditë
pushimi e përjavshme për të gjithë popujt e Krishterë.
“Dhe ai që rrinte mbi fron tha; ‘Ja, Unë i bëj të gjitha gjërat të reja’... Edhe
më tha, ‘U bë! Unë jam Alfa dhe Omega, fillimi dhe mbarimi... Unë jam
rrënja dhe pasardhja e Davidit, ylli i ndritshëm i mëngjesit’. Dhe Fryma
dhe nusja thonë, ‘Eja!’ Dhe ai që dëgjon le të thotë, ‘Eja!’... Dhe ai që ka
etje, le të vijë; dhe ai që do, le të marrë si dhuratë ujin e jetës’... Ai që
dëshmon këto gjëra thotë ‘Po, unë vij shpejt’. Amin. Po, eja Zoti Jisu!”
Kapitulli i pesëmbëdhjetë
Mbi Ardhjen e dytë të Zotit Krisht
KËRKUESI: Atë, çmund të na thoni për datën e saktë të ardhjes së dytë të
Krishtit?
PLAKU KLEOPA: Kisha e vërtetë e Krishtit na siguron një numër
dëshmish me vend, të cilat tregojnë se Perëndia nuk ia besoi këtë datë
cilitdo, as ëngjëjve, as njerëzve, madje as vetë Birit të Tij si njeri.
Dëgjo fjalët e mrekullueshme të Shkrimit mbi temën: “Tani sa për atë ditë
dhe orë, askush s’e di, as engjëjt e qiejve, por vetëm Ati im. Por, ashtu siç
ka qenë në ditët e Noeut, kështu do të jetë edhe në ardhjen e Birit të
njeriut. Sepse, po ashtu, ditët përpara përmbytjes, njerëzit hanin dhe
pinin, martoheshin dhe martonin, derisa Noeu hyri në arkë. Dhe nuk
Page 125
125
kuptuan asgjë, deri sa erdhi përmbytja dhe i fshiu të gjithë. Kështu do të
ndodhë në ardhjen e Birit të njeriut... Rrini zgjuar, pra, sepse nuk e dini
në cilën orë do të vijë Zoti juaj. Por dijeni, se po ta dinte i zoti i shtëpisë
në çfarë ore të natës do të vijë vjedhësi, do të rrinte zgjuar dhe nuk do të
lejonte t’i shpërthenin shtëpinë. Prandaj edhe ju rrini gati, sepse Biri i
njeriut do të vijë në atë orë kur ju nuk mendoni....”
Në qoftë se as engjëjt në qiell, as vetë Biri i njeriut si njeri, nuk e di kohën
e caktuar, si është mundur që ajo të dihet nga njerëzit? Nga fjalët e
Shpëtimtarit kuptojmë vetëm që duhet të jemi gjithmonë vigjilentë dhe të
kujdesshëm për shpëtimin tonë, gjithmonë të gatshëm për ardhjen e
Zotit, sepse nuk e dimë as ditën, as orën e ardhjes së Tij, madje as orën
tonë të fundit në këtë jetë. Shfaqja e Tij do të jetë e papritur, siç na
paralajmëroi Zoti kur tha, “Prandaj rrini zgjuar, sepse nuk e dini as ditën,
as orën, kur do të vijë Biri i njeriut”.
KËRKUESI: Është e vërtetë që fillimisht apostujt nuk e dinin datën e
saktë të ardhjes së dytë të Shpëtimtarit, por qëkur u fuqizuan nga lart me
zbritjen e Shpirtit të Shenjtë, ata u bënë të vetëdijshëm për gjithçka. Sepse
siç e paratha Shpëtimtari, me anën e Shpirtit të Shenjtë iu zbuluan të
gjitha misteret: “Kam edhe shumë gjëra të tjera për t’ju thënë, por ato
ende ju nuk mund t’i mbani. Por, kur të vijë Ai, fryma e së vërtetës, do
t’ju prijë në çdo të vërtetë, sepse Ai nuk do të flasë nga vetja, por do të
thotë gjitha gjërat që ka dëgjuar dhe do t’ju kumtojë ato që do të vijnë”.
Nga koha e zbritjes së Shpirtit të Shenjtë në Pendikosti, Apostujt si edhe
të gjithë të Krishterët e devotshëm, me ndriçimin dhe urtësinë e dhënë
atyre nga Shpirtit të Shenjtë, u bënë të aftë të njohin “çdo të vërtetë”. Me
fjalë të tjera, ata u bënë të vetëdijshëm për tërësinë e planit hyjnor, për
historinë e botës dhe fundin e saj, dhe kështu ishin në gjendje të
përcaktonin përmes Shkrimit të Shenjtë ngjarjet e së ardhmes, si p. sh
datën e ardhjes së dytë.
A nuk është e mundur një përcaktim i tillë?
PLAKU KLEOPA: Uilliam Miller llogariti që sipas Shkrimit midis 1
Marsit 1843 dhe 1 Marsit 1844, do të ndodhte ardhja e dytë e Krishtit. Ai
e kishte kumtuar këtë datë që më 1833 në broshurën “Profeci nga Shkrimi
i Shenjtë për ardhjen e dytë të Zotit në vitin 1843”. Një tjetër profet, Jozef
Page 126
126
Kimes, kishte lajmëruar në gazetat “Zëri i Mesnatës” (1842) dhe
“Këmbana e Rrezikut”, që Zoti do të vinte në vitin 1843.
Dishepulli më i afërt i Millerit, Z. Snou, vendosi që t’i shtojë “profecisë”
së Millerit edhe 7 muaj e 10 ditë, duke paracaktuar datën e ardhjes së
dytë të Zotit si 10 Tetori 1844. Edhe ai u vu në lojë bashkë me mësuesin e
tij. Ata që i besuan shpalljeve të tyre, i prishën pasuritë duke shpërndarë
gjithçka kishin, duke blerë rroba dhe qirinj të bardhë me qëllim që të
dilnin dhe të takonin Zotin. Ka mundësi që edhe dritaret e dyqaneve të
ishin mbushur në atë kohë me veshje të bardha për ata që udhëtonin
drejt qiellit në 10 Tetor 1844. Megjithatë, kjo ditë kaloi si gjithë të tjerat. Të
ashtuquajturit “profetë” u bënë marrësit e çdo lloji turpi, përqeshjeje e
talljeje nga ata njerëz të mashtruar që kishin shpërndarë pasuritë e tyre,
duke besuar në profecitë e rreme.
Nga këto përvoja keqardhëse, ne duhet të paktën të arrijmë të kuptojmë
që premtimi i Shpëtimtarit tonë Jisu Krisht, në lidhje me zbulimin e së
ardhmes me anë të Shpirtit të Shenjtë, nuk i referohej datës për ardhjen e
dytë, siç dukej tek shumë veta, por profecive që u përkisnin ngjarjeve dhe
shenjave të ndryshme që do të ndodhnin në Kishë. Sepse vërtet ka patur
zbulesa përmes Shpirtit të Shenjtë, siç e shohim për shembull në Librin e
Zbulesës dhe në libra të tjerë të Shkrimit të Shenjtë. Këto zbulesa
përmbajnë një shumëllojshmëri mësimesh eskatologjike (mbi shfaqen e
Antikrishtit, për profetët e rremë, zgjidhja e përndjekjeve për të
Krishterët), si edhe dituri të domosdoshme të apostujve, që i jepnin
mundësi atyre të paraqisnin mësimet hyjnore, kur çoheshin të bënin
mbrojtje para akuzuesve të tyre. Këto janë ngjarjet e ardhshme, për të
cilat flet Shpëtimtari në tekstin që ti lexon.
KËRKUESI: Apostull Pavli shkruan: “Por ju, vëllezër nuk jeni në errësirë,
që ajo ditë t’ju zërë në befasi si një vjedhës. Të gjithë ju jeni bij të dritës
dhe bij të ditës; ne nuk jemi të natës, as të territ”. Nga këto fjalë rrjedh se
të Krishterët mund edhe duhet t’a dinë datën e saktë të ardhjes së dytë,
me qëllim që të jenë gati për ta pranuar atë.
PLAKU KLEOPA: Përse ke lexuar vetëm vargjet 4 dhe 5 të Kapitullit 5
nga Selanikasit e parë, duke harruar vargjet 1 dhe 2, të cilat shërbejnë për
të interpretuar vargjet 4 dhe 5? Dëgjo se ç’thotë aty apostull Pavli: “Sa për
Page 127
127
kohët dhe për stinët, vëllezër, nuk keni nevojë që t’jua shkruajmë, sepse
ju vetë e dini shumë mirë se dita e Zotit do të vijë, si vjedhësi natën”.
Kjo është e vërteta, së cilës i ka qëndruar besnike Kisha e Krishtit. Kisha e
vërtetë të mëson njëlloj me Apostull Pavlin, që dita e Zotit do të vijë si një
hajdut natën, dhe se askush nuk e di ditën, as orën, kur do të vijë Biri i
njeriut.
Është e mundur që afrimi i ardhjes së dytë të njihet vetëm prej shenjave,
të cilat duhet të ndodhin më parë:
-Predikimi i Ungjillit në të gjithë botën.
-Kthimi i Judenjve në krishtërim, pas predikimit të Ungjillit në gjithë
botën.
- Shfaqja e Antikrishtit, i quajtur edhe njeri i padrejtësisë ose bisha, tok
me përfaqësuesit e tij, pseudokrishtët, profetët e rremë dhe çdo lloj
mrekulli e gënjeshtërt e drejtuar prej fuqisë së Satanit, për mashtrimin e
njerëzve. Antikrishti do të ulet në vendin e Perëndisë, duke vepruar sikur
të ishte Perëndia dhe si një bishë e egër, do të ndjekë me gjithë tërbim
dhe bujë shërbyesit e zgjedhur të Perëndisë.
-Shumimi i paudhësisë dhe ftohja e dashurisë midis njerëzve, urrejtja dhe
tradhtia e njëri – tjetrit.
-Rrëke gjakderdhjesh, luftërash dhe fjalë për luftra midis kombeve,
popujve dhe shteteve.
- Shfaqja e fatkeqësive, si p. sh. zi buke masive, sëmundje, etj.
- Shfaqja e shenjave të caktuara në botë, si për shembull errësimi i i diellit
dhe hënës, rënia e yjeve nga qielli, zhdukja e qiellit dhe e tokës.
- Shfaqja në qiej e shenjës së Birit të njeriut, e kryqit të vërtetë, sepse kjo
është shenja e fitores së Zotit tonë dhe asnjë shenjë tjetër nuk na ve kaq
në gatishmëri për ardhjen e Tij të pashmangshme siç bën Kryqi i Tij.
Zoti i shpjegon këto shenja në këtë mënyrë: “Tani mësoni nga fiku këtë
shëmbul: kur degët e tij njomësohen dhe nxjerrin gjethet, ta dini se vera
është afër, kështu edhe ju, kur t’i shihni të gjitha këto gjëra, ta dini se ai
është afër, madje tek dera.”
Prandaj, përsa i përket shenjave që do të paraprijnë ardhjen e dytë të
Zotit, ne kemi shpjegime dhe pohim nga vetë Shpëtimtari, ndërkohë për
datën e saktë të ardhjes së Tij as engjëjt dhe as vetë Biri i njeriut, si njeri,
nuk janë të mirëinformuar, por vetëm Ati e di.
Page 128
128
Kapitulli i gjashtëmbëdhjetë
Mbi mbretërimin njëmijëvjeçar (Hiliazma)
KERKUESI: Ka nga ata që pohojnë se midis ardhjes së dytë të Zotit dhe
fundit të botës, Krishti do të mbretërojë mbi tokë, duke qeverisur vetë
bashkë me të zgjedhurit e Tij për njëmijë vjet. Si është e vërteta e kësaj
çështjeje, Atë?
PLAKU KLEOPA: Kjo ide është e vjetër. Ajo u përkrah në shekujt e parë
të Krishtërimit nga të ashtuquajturit Hiliastë ose Milenialistët
(Mijëvjeçarët). Kundër tyre u ngrit e gjithë Kisha e moçme dhe
përfaqësueseit e saj më të rëndësishëm.
Etërit hyjnorë të Kishës treguan në shkrimet e tyre që mbretërimi njëmijë
vjeçar i përmendur në librin e Zbulesës, nënkupton një numër të pafund
vitesh, dmth. një mbretëri që nuk do të ketë mbarim. Ne e dimë mirë
këtë, pasi nga Shkrimi i Shenjtë është e qartë se mbretëria e Krishtit nuk
Page 129
129
është e kësaj bote. Në Shkrimin e Shenjtë tregohet qartë se mbretëria e
qiejve është edhe mbretëria e Perëndisë apo mbretëria e Krishtit,
meqenëse, si Shën Joan Pararendësi, ashtu dhe vetë Krishti e quan atë
kështu. Kjo mbretëri e Krishtit do të jetë shpirtërore dhe do të sundojë
mbi botën e brendshme të njeriut, ndërsa së jashtmi është zbuluar në
drejtësi, paqe dhe gëzim prej Frymës së Shenjtë. Vetë Krishti e themeloi
këtë mbretëri dhe shpjegohet në paravolitë e Tij se si do të shfaqet, kë do
të përfshijë dhe çfarë fuqie do të zotërojë. Mbretërimi i Tij nuk do të
zgjatë për njëmijë vjet, por përjetësisht. Banorët e saj do të përfshijnë
gjithë të krishterët besnikë nga të gjithë popujt e botës, ajo do të sundojë
mbi gjithë krijmin dhe do të jetë një mbretëri e drejtësisë. Ajo do të jetë
një mbretëri e përbërë prej shpirtrash, që kanë hyrë më parë dhe jetojnë
brenda saj, në këtë jetë të tanishme.
Kjo mbretëri e Krishtit, që nuk vjen nga kjo botë, përbën Kishën, ose
Trupin e Krishtit por kreu i të cilës është vetë Krishti. Pranimi dhe hyrja
në këtë mbretëri ndodh vetëm përmes banjws së ripërtëritjes apo rilindjes
nga lart. Asnjë nuk mund të hyjë në këtë mbretërim të Perëndisë
përveçse me pagëzim, që do të thotë të lindësh përsëri nga lart apo të
lindësh nga uji dhe nga Fryma, sipas fjalës së Shpëtimtarit: “Në të
vërtetë, në të vërtetë po të them se kush nuk ka lindur nga uji dhe nga
fryma, nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë”. Kjo lindje qiellore
me anën e fuqisë së Frymës së Tërëshenjtë është një ngjallje e vërtetë prej
së vdekurish dhe kështu arsyeja përse pagëzimi referohet kaq shpesh si
“ngjallje”. Në këtë mënyrë, prandaj pagëzimi i të krishterit orthodhoks
është një rilindje jete dhe një ngjallje prej së vdekurish. Kur apostull Pavli
shkruan “zgjohu ti që fle, dhe ngjallu prej së vdekurish, dhe Krishti do të
shndrisë mbi ty“ ai ka në mendje pikërisht këtë përtëritje dhe ngjallje të
brendshme përmes pagëzimit të krishterë, sepse asnjë nuk mund të hyjë
në mbretërinë e Krishtit, po të mos jetë zgjuar së pari prej së vdekurish
nëpërmjet Pagëzimit të krishterë.
Shkrimi i Shenjtë na flet për mbretërimin njëmijëvjeçar me terma
profetikë dhe simbolikë që i përgjigjet asaj, për të cilën folëm më sipër. Ja
se ç’thotë Shën Joan Ungjillori në Zbulesën e tij:
“Dhe pashë një ëngjëll që zbriste nga qielli, me çelësin e humnerës dhe
një zinxhir të madh në dorë. Ai e kapi dragoin, gjarprin e lashtë, që është
djalli dhe Satanai, dhe e lidhi për njëmijë vjet dhe e hodhi në humnerë,
dhe e mbylli dhe e vulosi mbi të, që të mos i mashtrojë më kombet,
Page 130
130
derisa të mbushen njëmijë vjet, dhe pas këtyre ai duhet zgjidhur për pak
kohë. Dhe pashë frone, dhe ato u ulën mbi to dhe ju dha pushteti që të
gjykojnë, dhe pashë shpirtrat e atyre që u ishin prerë kokat për dëshminë
e Jisuit dhe për fjalën e Perëndisë, të cilët nuk e kishin adhuruar bishën,
dhe as figurën e saj dhe nuk kishin marrë damkë mbi ballin dhe duart e
tyre. Këta u kthyen në jetë e mbretëruan me Krishtin për njëmijë vjet. Për
të vdekurit e tjerë nuk u kthyen në jetë deri sa të mbusheshin njëmijë vjet.
Kjo është ngjallja e parë. I lumë dhe i shenjtë është ai që merr pjesë në
ngjalljen e parë. Mbi ata vdekja e dytë nuk ka pushtet, por ata do të jenë
priftërinjë të Perëndisë dhe të Krishtit dhe do të mbretërojnë njëmijë vjet.
Dhe kur të mbarojnë të njëmijë vjetët, Satanai do të zgjidhet nga burgu i
tij dhe do të dalë të mashtrojë kombet që janë në të katër anët e dheut,
Gogun e Magogun që t’i mbledhë ata për luftë. Numri i tyre do të jetë si
rëra e detit. Dhe ata do të lëvizin në të gjithë sipërfaqen e dheut dhe do ta
rrethojnë fushën e shenjtorëve dhe qytetin e dashur. Por nga qielli do të
zbresë zjarr i dërguar nga Perëndia dhe do t’i përpijë. Atëherë djallin, që i
kishte mashtruar, do ta hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit, ku është
bisha dhe profeti i rremë; dhe do të mundohen ditë e natë në shekuj të
shekujve. Pastaj pashë një fron të madh te bardhë dhe atë që ulej mbi të,
nga prania e të cilit iku dheu dhe qielli, dhe nuk u gjet vend për ata. Dhe
pashë të vdekurit, të mëdhenj e të vegjël, që rrinin në këmbë përpara
Perëndisë, edhe librat u hapën; dhe u hap një libër tjetër, që është libri i
jetës; dhe të vdekurit u gjykuan në bazë të gjërave të shkruara në libra,
sipas veprave të tyre. Dhe deti i dorëzoi të vdekurit që ishin në të, dhe
vdekja e Hadesi dorëzuan të vdekurit që ishin në ta; dhe ata u gjykuan
secili sipas veprave të veta. Pastaj vdekja dhe Hadësi u flakën në liqenin e
zjarrit. Kjo është vdekja e dytë”. Nga ky pasazh mund të mësojmë si
vijon:
1. Mbretërimi njëmijë vjeçar i Krishtit është një periudhë në të cilën
Krishti e ka lidhur fuqinë e Djallit mbi njerëzit.
2. Në fund të kësaj periudhe, Djalli do të jetë përsëri zot mbi njerëzit dhe
do t’i shtypë ata, por vetëm për pak kohë.
3. Anëtarët e kësaj mbretërie do të jenë vetëm ata që nuk i nënshtrohen
bishës dhe s’pranojnë vulosjen e tij, dhe që kanë një pjesë në ngjalljen e
parë.
Page 131
131
4. Ata që nuk ishin të denjë për këtë ngjallje, do të ngjallen në fund të
njëmijë viteve, që është në ngjalljen e dytë, pasi kjo ngjallje në lidhje me të
parën, është e dyta.
5. Vdekja nuk do të ketë fuqi mbi ata që kanë pjesë në mbretërimin
njëmijëvjeçar.
6. Në fund të këtyre njëmijë viteve dhe pas një përndjekjeje të ashpër e të
frikshme kundër shenjtorëve, zjarrit, vjen vdekja e dytë.
Nga kjo, duhet të jetë mjaft e qartë se mbretëria njëmijëvjeçare nuk
është asgjë tjetër veç mbretëria e Perëndisë apo mbretëria e Qiejve, dhe
kjo është e qartë duke parë se:
1. Në periudhën e këtij mbretërimi, djalli u lidh dhe u zgjidh, duke marrë
fuqi mbi njerëzit. Krishti hyri me sundimin e Tij dhe e lidhi djallin, pra,
me çlirimin e natyrës njerëzore me gjakun e Tij, Ai lidhi dhe kufizoi
fuqinë e tij mbi njerëzimin.
2. Hyrja në këtë mbretëri, nënkupton ngjalljen e parë, d,m,th asgjë tjetër
përveç vetë pagëzimit të shenjtë, të thirrur, në të vërtetë, shpesh me
emrin e ngjalljes, apo të lindjes sërish nga sipër, ose thjesht përtëritje. Kjo
ngjallje përmes pagëzimit është “e para,” në krahasim me “të dytën,”
kryesoren, atë të trupit, që quhet edhe ngjallja e fundit, si në kohën kur
Marta foli me Krishtin në lidhje me vëllain e saj: “E di se do të ringjallet,
në ringjallje, ditën e fundit”.
3. Në fund të kësaj mbretërie apo mbretërimi, djalli do të lihet sërish i lirë
të mashtrojë njerëzit dhe me pushtet e mani t’i sulmojë e t’i shtypë të
krishterët e shenjtë me Antikrishtin, bishën apo profetin e rremë.
4. Kohëzgjatja e kësaj periudhe do të jetë e shkurtër, megjithatë do të
përbëjë një nga shenjat që sinjalizojnë shpejtësinë e ardhjes së dytë të
Krishtit.
Prandaj, duhet të dihet qartë se ngjallja e parë është ngjallja e pagëzimit
dhe ngjallja e dytë është ajo që presim “ditën e fundit,” ngjallja e fundit.
Përveç kësaj, duhet të jetë e qartë edhe se vdekja e parë është ajo e
natyrshme ose ndarja e shpirtit nga trupi, kurse vdekja e dytë është
mundimi i përjetshëm [i ferrit], i quajtur kështu për shkak të kontrastit të
tij me jetën e bekuar të përjetësisë. ...
Në Shkrimin e Shenjtë, gjendja mëkatare e dikujt është e krahasuar edhe
me një lloj vdekje. Në këtë kuptim Shpëtimtari i thotë njërit prej
dishepujve të Tij, që i kishte kërkuar leje të shkonte më parë të varroste
Page 132
132
atin e tij, “Me ndiq, dhe lëri të vdekurit të varrosin të vdekurit e vet”. Në
të njëjtën mënyrë Ai thotë, “Ai që beson në mua, edhe sikur të duhej të
vdiste, do të jetojë; dhe ai që jeton e beson në mua, nuk do të vdesë kurrë
përjetë”. Edhe apostulli me këtë kuptim në mendje shkroi, “kështu edhe
ju, konsiderojeni veten të vdekur për mëkatim, por të gjallë për
Perëndinë, në Jisu Krishtin, Zotin tonë”. Për më tepër, me këtë kuptim i
shkruhet edhe engjëllit (εЛίόkoЛo) në Sardë: “Unë i di veprat e tua; ti ke
emrin se jeton, por je i vdekur”. Megjithatë, kjo nuk përbën vdekjen e
parë, siç ngjallja e pagëzimit përbën ngjalljen e parë, duke marrë
parasysh se kjo vdekje është një gjendje që çon drejt, por nuk është
tashmë fakti i vdekjes. Kur folëm më sipër për “ngjallje” dhe “vdekje” ne
kishim në mendje jo thjesht një rrethanë apo gjendje, por një veprim ose
ngjarje specifike përkatësisht për ngjalljen dhe për vdekjen.
Megjithëse zgjatja e mbretërimit të Krishtit është përcaktuar në tërësi si
njëmijë vjet, ne duhet ta nënkuptojmë këtë si një epokë të pamatshme
dhe të papërcaktuar. Prandaj, gjatësia e saj s’është asgjë tjetër veç
periudha midis ardhjes së parë dhe të dytë të Zotit, ose më saktësisht,
periudha e përforcimit të mbretërisë së Perëndisë deri në srdhjen e Tij të
dytë. Ky është shpjegimi i mbretërisë së Perëndisë dhe zgjatjes së saj mbi
tokë.
KËRKUESI: Kohët e fundit Atë, kisha një bisedë shumë shqetësuese me
disa njerëz për këtë çështje dhe dolëm me mendimin se mbretërimi
njëmijë vjeçar mund të kuptohej vetëm me terma tokësore. Ky duhet të
jetë rasti, duke parë se: ai do të përurohet me ardhjen e dytë, do të
paraprihet nga ngjallja e të drejtëve që në kthim do të mbretërojnë me
Krishtin për njëmijë vjet, pas së cilës do të ndodhë ngjallja e mëkatarëve,
gjykimi dhe fundi i botës.
Ky interpretim më duket se rrjedh nga Kapitulli njëzetë i Zbulesës që e
lexuat më lart. Mund të nxjerrim si përfundim logjik nga ai kapitull se do
të ketë “ngjallje përfundimtare”: ngjallja e parë e të drejtëve, në fillim të
njëmijë viteve dhe ngjallja e dytë e mëkatarëve në fund të botës.
Gjatë periudhës prej njëmijë vjetësh, fuqia aktive e djallit do të kufizohet
deri para fundit kur, pas një tronditje të shkurtër, por të tmerrshme
sulmi, ai do të flaket në Had me të gjithë shërbëtorët e tij. Më pas, ata do
të ngjallen, do të gjykohen e dënohen në ndëshkim të përjetshëm. Pas
periudhës së parë, ne do të përjetojmë fundin e botës. Këtë thotë, për
Page 133
133
shembull apostull Pavli, kur i shkruan të krishterëve të Selanikut: “
Sepse, po të besojnë se Jisui vdiq dhe u ngjall, besojmë gjithashtu që
Perëndia do të sjellë me të, me anë të Jisuit, ata që kanë fjetur. Dhe këtë
po jua themi me fjalën e Zotit: ne të gjallët, që do të mbetemi deri në
ardhjen e Zotit, nuk do të jemi përpara atyre që kanë fjetur, sepse Zoti
vetë, me një urdhër, me zë kryeengjëlli dhe me borinë e Perëndisë, do të
zbresë nga qielli dhe ata që vdiqën në Krishtin do të ngjallen të parët”.
Për rrjedhim, në ardhjen e tij të Dytë, Krishti do të ngrejë ata që vdiqën
me besë tek Ai, pra ata që, siç thotë apostulli, “do të ngjallen të parët,”
pra ngjallja e parë. Ngjallja e të vdekurve, apo ngjallja e dytë, do të vijojë
më vonë. Ai nuk na tregon me saktësi se kur, por sipas Zbulesës ajo do të
jetë pas njëmijë vitesh. Dëgjo se ç’thotë Shën Pavli për këtë: “Por secili
sipas radhës së vet: Krishti, fryti i parë; pastaj ata që janë të Krishtit, në
ardhjen e Tij”. Me fjalë të tjera, të drejtët i bashkohen korit të të drejtëve
në fillim të mbretërimit njëmijë vjeçar dhe mëkatarët grupit të tyre në
fund të periudhës njëmijë vjeçare. A nuk është kjo Atë, e vërteta e
çështjes?
PLAKU KLEOPA: Siç të shpjegova më lart, Kisha e vërtetë e Krishtit e
kupton “njëvjeçarin” e Shkrimit të Shenjtë në mënyrë mistike dhe
simbolike për të nënkuptuar një numër të papërcaktuar vitesh. A
mendon se vetëm në këtë pasazh Shkrimi flet në një mënyrë mistike e të
fshehtë, apo është shumë e vështirë që t’i kuptosh temat që takohen në
këtë mënyrë? A nuk ka në fakt, shumë shprehje apo ngjarje mistike,
simbolike dhe alegorike që nuk mund të shpjegohen literalisht por bartin
kuptime të larta dhe shpirtërore, shpeshherë tërësisht të ndryshme nga
ajo që është menjëherë e dukshme? Si mund ta shpjegojmë librin e
Zbulesës fjalë për fjalë në lidhje me shtatë vulat? Çfarë është kali kuq, që
është i ngjashëm me zjarrin? Po shtatë engjëjt që ju dhanë shtatë plagët?
Si duhet ti kuptojmë ato?
Ka nga ata që flasin për dy ngjallje në fund të botës, dhe kështu sipas
tyre, në një farë mënyre, duhet të ndodhë një ardhje e tretë e Zotit. Por
një gjë e tillë, sigurisht, nuk është e vërtetë. U tregua më lart se ngjallja e
parë realizohet përmes pagëzimit të Krishterë dhe e dyta është ngjallja e
fundit (εόxάгη) apo e përgjithshme [e trupit]. Shën Joan Ungjillori i jep
me saktësi fjalët e Shpëtimtarit përsa i përket dy ngjalljeve: “Në të vërtetë
po ju them: ai që e dëgjon fjalën time dhe beson në atë që më ka dërguar,
Page 134
134
ka jetë të përjetshme, dhe nuk vjen në gjyq, por kalon nga vdekja në jetë.
Vërtetë, vërtetë po ju them: Po vjen ora, madje ka ardhur, kur të vdekurit
do të dëgjojnë zërin e Birit të Perëndisë, dhe ata që e kanë dëgjuar, do të
jetojnë”.
Ndërsa ky pasazh ka lidhje me ngjalljen e atyre që do të dëgjojnë zërin e
Birit të Perëndisë, d.m.th atë ngjallje që “tani është,” kjo nuk mund të
interpretohet sikur i referohet ngjalljes së fundit, por vetëm ngjalljes së
tanishme të atyre, që u ngritën nga vdekja e mëkatit në jetën e Krishtit,
hynë drejt jetës së re të besimit të krishterë, si vetë apostulli dhe ungjillori
tregon gjetkë, përmes pagëzimit të Krishterë. Kjo është ngjallja e parë e
përmendur në librin e Zbulesës.
Më tutje, Shpëtimtari flet rreth një lloji tjetër të ngjalljes, një ngjallje që
është edhe tani, por që do të ndodhë në mbarim të botës, e cila nuk është
për shpirtin por për trupin, dhe veçanërisht për të vdekurit në varre.
“Mos u mrekulloni për këtë, sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë në
varre do të dëgjojnë zërin e tij, dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë
të mira, në ngjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ngjalljen e
dënimit”. Me fjalë të tjera, mos u mahnitni me fuqinë e Krishtit që të
ngriheni shpirtërisht (d.m.th në ngjalljen e parë), sepse Ai vërtet do të
ngrejë dhe gjithë të vdekurit nga varret. Ky pasazh përjashton plotësisht
mundësinë për të qenë një periudhë njëmijë vjeçare ndërmjet ngjalljes së
të drejtëve dhe ngjalljes së mëkatarëve, pasi ai e tregon qartë se ngjallja e
fundit ose e përgjithshme është një dhe e vetme dhe do të ndodhë tek të
gjithë. Kjo është ngjallja e dytë. Ndërsa për të parën, ne e pamë që është
ajo ngjallje që “është tani,” ngjallja e tanishme, dhe jo e përgjithshmja,
apo e fundit.
Kështu, përmes një analize dhe krahasimi të pasazheve të Shkrimit të
Shenjtë, ne shohim se kuptimi i tyre qartësohet dhe sqarohet, dhe se
mundësia e hyrjes së një periudhe njëmijë vjeçare vendoset midis dy
ngjalljeve. Sipas mësimit të Kishës së vërtetë të Krishtit, periudha njëmijë
vjeçare duhet të kuptohet si shtrirje midis ngjalljes së parë, e cila ndodhi
në pagëzimin e Krishterë, dhe ngjalljes së dytë ose të fundit.
Kjo është ajo çfarë gjejmë në të vërtetë në letrën e parë të Shën Palit
drejtuar Selanikasve, ku ai flet vetëm për një ngjallje dhe jo për një
ngjallje të dytë apo të fundit. Është e vërtetë se këtu Shën Pavli i referohet
ngjalljes të të drejtëve, të cilët kanë fjetur në Zotin dhe jo ngjalljes së
mëkatarëve. Por, kjo jo për arsye se ata do të ngjallen më vonë, pas
Page 135
135
njëmijë vjetësh, por thjesht sepse apostull Pavli dhe dëgjuesit e tij
shqetësohen vetëm për fatin e “të fjeturve në Krishtin”.
Fakti që ai nuk i referohet mëkatarëve nuk do të thotë se ata do të
ngrihen njëmijë vjet më vonë.
Apostulli këtu nuk shqetësohet aspak me çështje të tjera, pasi qëllimi i tij
në këtë letër, është të ngushëllojë lexuesit e tij, që ata të mos jenë të
brengosur, të shqetësuar apo të paditur, për fatin e atyre që prehen në
Krishtin.
Në letrën e tij të parë drejtuar Korintasve, Shën Pavli flet për të patur
“renditje”. Hiliastët e interpretojnë gabim këtë pasazh, si t’i referohej
vetëm dy radhëve, domethënë të drejtëve dhe të mëkatarëve, ngjalljet e të
cilit do të veçohen nga një periudhë njëmijë vjeçare. Vërtet, Shën Pavli
po flet këtu për shumë radhë, në analogji me shkallën e shenjtërisë ose
mëkatit (“sepse ndryshon në lavdi”) me të cilën ata do të zbulohen.
Shkrimi i Shenjtë është i saktë dhe i prerë në shumë vende, përsa i përket
ardhjes së dytë të Krishtit, domethënë, që do të jetë një datë e vetme për
të gjithë njëlloj, të drejtët dhe mëkatarët, pa patur një periudhë prej
njëmijë vjetësh midis ngjalljes dhe gjykimit të disave dhe të të tjerëve.
Shpëtimtari tha: “Sepse po vjen ora kur të gjithë ata që janë varre do ta
dëgjojnë zërin e tij, dhe do të dalin prej tyre; ata që kanë bërë të mira, në
ngjallje të jetës, dhe ata që kanë bërë të liga, në ngjalljen e dënimit”.
Kështu, do të jetë vetëm një zë që do të shpallë ngjalljen e të gjithëve. Në
një tjetër vend, Zoti thotë gjithashtu:
“Dhe kur të vijë Biri i njeriut në lavdinë e tij, bashkë me të gjithë engjëjt e
shenjtë, atëherë do të ulet mbi fronin e lavdisë së vet. Dhe të gjithë
kombet do të mblidhen para tij; dhe ai do ta ndajë njëri nga tjetri ashtu si
i ndan bariu delet nga cjeptë majta. Atëherë Mbreti do t’u thotë atyre që
do të jenë në të djathtën e tij: ejani, o të bekuar të Atit tim; merrni
trashëgim mbretërinë që u bë gati për ju që në krijimin e botës... Pastaj ai
do t’u thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: largohuni nga unë, o të
mallkuar, në zjarr të përjetshëm...” Kështu Shpëtimtari flet saktë dhe
qartë në lidhje me ardhjen e Tij të dytë dhe gjyqin e ardhshëm.
Në këtë paravoli shumë të lavdishme, Ai komunikon sigurinë që vijon:
do të ketë një korrje për grurin dhe po ashtu për egjrën, Dhëndri do të
vijë për të gjithë virgjëreshat në të njëjtën kohë, dhë në të njëjtën orë do t’i
kërkohet llogari për punën e bërë shërbëtorëve që iu besuan talentet.
Page 136
136
Prandaj, një është ardhja e fundit e Krishtit, një është ngjallja dhe shfaqja
e të gjithëve para Mbretit dhe Gjykatësit, dhe një gjyq i njerëzimit.
KËRKUESI: Lexova në një broshurë se data e fillimit të mijëvjeçarit mund
të jetë e vendosur, dhe se nuk do të jetë e njëjtë me datën e ardhjes së
dytë, dhe se ajo përfaqëson fundin e “epokës së idhujtarisë”. A ka kjo
ndonjë vlerë?
PLAKU KLEOPA: Para së gjithash, dije me siguri absolute se nuk
ekziston ndonjë mijëvjeçar i tillë me kuptimin e përçuar në atë broshurë.
Në qoftë se data e ardhjes së dytë të Krishtit nuk mund të jetë e
vendosur, përderisa as engjëjt dhe as Biri i Njeriut, si njeri, nuk janë
njoftuar për të, atëherë sigurisht as data e fillimit të “mijëvjeçarit” nuk
mund të jetë e vendosur.
Ne e dimë se në atë që i përket shpëtimit, historia e botës mund të ndahet
vetëm në dy periudha: ajo e Dhiatës së Vjetër dhe ajo e Dhiatës së Re. Një
epokë tjetër do të fillojë me ardhjen e dytë të Zotit tonë, veçse kjo do të
jetë epoka e fundit dhe përjetshme. Në historinë e botës ekzistonin
episode të tjera më të vogla që nëndanin dy periudhat e mëdha pa
formuar me anën e kësaj dy apo tre periudha më shumë. Shekujt apo
epokat që ne kemi me këtë kuptim, përfshijnë atë të patriarkëve,
apostujve, të persekutimeve të tjera.
Përsa i përket pasazheve të Dhiatës së Vjetër, këto nuk mund të kuptohen
sikur të ishin magjike, por janë gjithashtu faktike ose simbolike, si libri
nga i cili ato zënë fill. Si mund ta dijë dikush se gjashtë ditët e krijimit
ishin në realitet, rreth shtatë mijë vjet dhe se secili nga ata përfaqëson një
zgjatje të madhe kohe për njerëzimin ose edhe një mijë vjet?
Në asnjë vend në Shkrimin e Shenjtë nuk thuhet se një ditë është e
barabartë me një mijë vjet, por vetëm se para krijimit të botës së
dukshme, koha nuk ekzistonte. Për Perëndinë, koha nuk është e fiksuar
apo e caktuar, por më saktë, një ditë para Perëndisë konsiderohet si një
mijë vjet dhe njëmijë vjet si një ditë ose si një vrojtim nate. Nga kjo nuk
rrjedh se shifrat e Shkrimit të Shenjtë përfaqësojnë një numër të caktuar
ditësh, të cilat pastaj ne i llogaritim si vite. Dhe pikërisht në këtë mënyrë,
ne do të ishim atëherë në gjendje ta konsideronim atë çka ata
përfaqësojnë si njëmijë vjet. Gjithashtu, përkundrazi, ne do të ishim në
gjendje të thonim me të njëjtën logjikë, se njëmijë vitet e mijëvjeçarit me
të vërtetë nënkuptojnë një ditë. Dhe në këtë rast, çfarë do të mbeste më
Page 137
137
gjatë nga llogaritjet dhe analizat e Milenialistëve? Të gjitha llogaritjet e
tyre janë kontradiktore dhe hidhen poshtë nga e vërteta e gjërave.
KËRKUESI: Përsa i përket asaj që thuhet në Simbolin e Besimit [Besorja e
Nikea-Konstandinopojës] “Dhe mbretëra e Tij nuk do të ketë mbarim,”
Hiliastët thonë se Zoti do të vijë para Gyqit të Ardhshëm për të sunduar
me ta njëmijë vjet, dhe se më pas ai do t’i ngrejë mëkatarët për t’i gjykuar.
A nuk është e vërtetë se Zoti do të sundojë pambarimisht pas gjykimit të
fundit?
PLAKU KLEOPA: Kisha e vërtetë na thotë se mbretëra e Zotit nuk do të
ketë mbarim. Mbretërimi i Jisu Krishtit, si njeri, dhe Lavdia e Tij nuk do
të marrë fund kurrë por do të zgjatë përjetësisht. Sepse nga njëra anë,
Jisui nuk është vetëm njerëzor, nga i cili Perëndia dikur mund t’i merrte
lavdinë, ndërsa nga ana tjetër si Biri i Perëndisë, Ai nuk do ta mohojë
asnjëherë natyrën e Tij njerëzore. Duke qenë një njeri, i plotësuar me
lavdinë hyjnore, nuk do të marrë fund kurrë.
Mbretërimi i përhershëm i Jisu Krishtit u shpall që më parë prej
kryeengjëllit Gabriel. Është e vërtetë, siç thotë Shën Pavli, se Krishti do t’i
nënshtrohet Atit në gjithçka dhe kjo nënkupton nënshtrimin e tërë botës
para Atit dhe ndërprerjen e veprimtarisë së Tij përmbushëse, meqë është
vepra e Tij, që Ai e mori me mishërimin e Tij.
Prandaj, le ta dinë Hiliastët se s’mund të bëhen llogaritje dhe përcaktime
njerëzore për mistere që janë të panjohura për engjëjt, madje në natyrën e
Tij njerëzore, edhe për vetë Birin e Perëndisë.
Page 138
138
Kapitulli i shtatëmbëdhjetë
Mbi mundimet e përjetshme të Ferrit
KËRKUESI: Kam dëgjuar që disa të krishterë thonë se është e pamundur
që ferri të jetë i përjetshëm, pasi kjo do të binte në konflikt me mirësinë e
Perëndisë.
PLAKU KLEOPA: Ne e dimë mirë nga dëshmi bindëse të Shkrimit të
Shenjtë që për keqëbërësit mundimet e ferrit do të jenë të përjetshme.
Dëgjo se ç’thotë Ungjillori i shenjtë në lidhje me këtë: “Pastaj ai do tu
thotë edhe atyre që do të jenë në të majtë: Largohuni nga unë, të
mallkuar, në zjarr të përjetshëm, të përgatitur për djallin dhe engjëjt e tij”.
Më tutje, pasi i tregon përfundimin e gjyqit të ardhshëm, ai thotë: “Dhe
ata do të shkojnë në mundim të përjetshëm, dhe të drejtët në jetën e
përjetshme”.
Gjithashtu, Shpëtimtari, duke dashur të përcaktojë qëndrueshmërinë e
mundimeve të ferrit, i quajti ato “zjarr i pashueshëm, atje ku krimbi i tyre
nuk vdes dhe zjarri nuk fiket”.
Në një pasazh tjetër, Shpëtimtari duke iu referuar sërish natyrës së
zgjatur të mundimeve të ferrit, thotë: “Tani në qoftë se dora jote ose
këmba jote të skandalizohet për mëkat, preje dhe flake nga vetja; është
më mirë për ty të hysh në jetë dorëcung ose i çalë, se sa të kesh dy duar
dhe dy këmbë dhe të hidhesh në zjarr të përjetshëm”.
Page 139
139
Profeti Isaia duke vërtetuar të vërtetën e zjarrit të përjetshëm të ferrit,
thotë si vijon: “Kur ata do të dalin, do të shikojnë kufomat e njerëzve që
rebeluan kundër meje; sepse krimbi i tyre nuk do të vdesë dhe zjarri i
tyre nuk do të shuhet, dhe do të neveriten nga çdo mish”.
Kurse profeti Daniel e përshkruan njëlloj kur thotë: “Shumë nga ata që
flenë në pluhurin e tokës do të zgjohen, disa në një jetë të përjetshme, të
tjerë në turpin dhe në poshtërsi të përjetshme”. Fjala “shumë” këtu
nënkupton të gjithë, sepse kur flet për “shumicë,” Danieli nënkupton
masën e të fjeturve që do të ngrihen.
KËRKUESI: Ka nga ata që pohojnë se mundimet e ferrit nuk mund të
jenë të përjetshme derisa lexojmë në Shkrimin e Shenjtë: “Armiku i fundit
që do të shkatërrohet është vdekja”. Nga kjo rrjedh se vdekja, apo me
fjalë të tjera ferri, nuk do të ekzistojë. Si pasojë, ajo që quhet ferr apo
vdekje e përjetshme nuk do të ekzistojë përveç si një rrënim apo shfarosje
të keqbërësve me qëllim që ata të mos mbesin në përjetësi. Sipas
mendimit tim, ferr s’është asgjë tjetër se sa Sheoli izraelit, i cili nënkupton
bërthamën e varrit në tokë. Përveç kësaj, fjalët “zjarr” dhe “mundim”
nuk nënkuptojnë diçka të përjetshme, por vetëm vdekje, vendosje në
tokë. Sepse njeriu nuk ka një shpirt të pavdekshëm dhe prandaj vdekja
nënkupton kthim të njeriut në tokë.
PLAKU KLEOPA: Nëse është siç thoni ju, atëherë as gjykimi i ardhshëm
s’duhet të ekzistojë, sepse do të ishte i zhveshur nga i gjithë kuptimi.
Megjithatë, ne e dimë si nga Shkrimet e Shenjta ashtu dhe nga Etërit e
Shenjtë dhe mësuesit e përgjithshëm të Kishës sonë se gjykimi
përfundimtar ose i ardhshëm do të ndodhë. Kjo mund të thuhet se është
kështu për këto katër arsye: 1) që të zbulojë drejtësinë e Perëndisë.
2) të zbulojë padrejtësitë e njerëzve.
3 të shpërblejë veprat e mira të të drejtëve
4)të ndëshkojë rëndë keqbërësit e papenduar
me mundime të përjetshme.
Nëse njeriu është vetëm pluhur e dhé, pa një shpirt, si mund që
disa u ngjallën pavarësisht nga kjo? Për më tepër, si është e mundur që
Shpëtimtari na mëson që ta nderojmë dhe ta vlerësojmë shpirtin më
shumë sesa trupin dhe gjithashtu mos të kërkojmë vepra për trupin por
për shpirtin. Vepra të cilat ashtu si shpiriti, janë të pavdekshme?
Page 140
140
Në diskutimin tonë rreth nderit që i takon shenjtorëve, unë të dhashë
shumë shembuj në lidhje me këtë. Shpëtimtari ynë na mëson që shpirti
ynë është më i vlefshëm se e gjithë bota dhe se është i pavdekshëm.
Shpëtimtari ynë na tregon se ferri është vendi i vuajtjes së përjetshme.
Shkrimet hyjnore na tregojnë se në ferr trupi si edhe shpirti vuan nga
mundimet e përjetshme dhe se ndëshkimi është i përjetshëm.
KERKUESI: Ka edhe një pikëpamje tjetër shumë të vjetër se Perëndia
është i Gjithë Mirë, që dashuria e Tij është e pakufizuar kundrejt njeriut
dhe për shkak të kësaj, është praktikisht e pamundur që Ai t’i ndëshkojë
njerëzit me vuajtje të përjetshme. Ai ëshë Ati i të gjithëve dhe cili Atë do
të ndëshkonte fëmijët e tij të pabindur me torturë të përjetshme? A
s’është një atë i prirur që gjithmonë të falë fëmijët e Tij? A s’do të ishte Ati
ynë qiellor edhe më shumë i prirur drejt mëshirës dhe durimit për ne?
PLAKU KLEOPA: Me të vërtetë, Perëndia është falës dhe i shumëvuajtur
kundrejt atyre që bien në mëkat në këtë jetë, sepse koha e ndreqjes është
tani, në këtë jetë dhe përvetësimi i faljes së tij varet nga pendimi ynë. Në
jetën përtej varrit, megjithatë, ne nuk jemi më në gjendje që të
pendohemi, të ndryshojmë mendimet tona, duke ditur që Perëndia nuk
na gjykon sipas gjithëfuqisë dhe mirësisë së Tij, por sipas paanësisë dhe
drejtësisë së Tij, duke shpërblyer secilin sipas veprave të tij. Nëse
Perëndia do të falte të gjitha mëkatet e njerëzve pa drejtësi apo rregullsi,
cili do të ishte thelbi për ne të alarmoheshim vazhdimisht me tmerrin e
mundimeve të përjetshme, në qoftë se në të vërtetë ato s’do të ekzistonin?
Si është e mundur që Perëndia të na thotë gënjeshtra në vend të së
vërtetës?
KERKUESI: Megjithatë, pse për disa mëkate të kryera në këtë jetë
kalimtare dikush do të meritojë mundime të përjetshme? Ndëshkimi
duhet të jetë konform me pandjeshmërinë e mëkatarit dhe në lidhje me
seriozitetin e mëkatit. Një mëkat jetëshkurtër nuk mund të ndëshkohet
me një dënim të përjetshëm, mbasi kjo do të nënkuptonte një gjykim të
padrejtë nga ana e Perëndisë, që quhet I Drejtë dhe I Gjithë mirë.
PLAKU KLEOPA: Në këtë rast, as bekimet e të drejtëve s’duhet të jenë të përjetshme,
sepse e njëjta analogji dhe marrëdhënie ekziston midis këtij gëzimi dhe vlerës së
veprave. A është e mundur që shpërblimi dhe bekimi i të drejtëve të qëndrojë
Page 141
141
përjetsisht, ndërsa vuajtja dhe ndëshkimi i atyre që janë të denjë për ferrin është i
përkohshëm? Perëndia i ofron gëzim të përjetshëm të drejtëve, të cilët luftuan për të
kryer deri në fund vepra të mira këtu në tokë, por si një Perëndi i drejtë dhe i panjollë,
Ai edhe ndëshkon përjetësisht të pafetë që shkelën ligjin në këtë jetë të përkohshme.
Dhe përse kështu? Sepse plagët e shkaktuara nga mëkati që nuk shërohen në këtë jetë
përmes pendimit të përshtatshëm do të qëndrojnë përjetësisht të injektuara në praninë e
Perëndisë, duke bërë mëkate me vullnetin tonë të lirë, prapëseprapë duhet të kujtojmë
se lavdia, fuqia dhe drejtësia e Tij dhe të gjitha veçoritë e Tij hyjnore nuk kanë mbarim.
Në të njëjtën mënyrë, për shkak të mëkateve për të cilat nuk jemi penduar, edhe
mundimet e ferrit do të jenë të përhershme.248
A nuk ke dëgjuar apo parë në këtë jetë të tanishme për shumë raste kur
dikush, për shkak të mëkateve që ka bërë në një kohë apo një tjetër, mori
një dënim që vazhdoi shumë vjet apo edhe deri në fund të jetës së tij?
Zgjatja e kohës, në të cilën u krye veprimi i keq, s’është çfarë është
dënuese dhe përcaktuese për imponimin e ndëshkimit, por serioziteti
dhe përmasa e tij. Njeriu që me një mitraloz automatik, shkurton njëqind
njerka në një minutë, megjithëse kreu vrasje të tillë masive në një
periudhë kaq të shkurtër kohe, nuk do të dënohet për krimin e tij vetëm
për një minutë. Duhet të jetë e qartë se ai që vdes në varr me mëkate
shkatërrimtare ndahet nga Perëndia përgjithmonë dhe në veçanti nuk do
të jetë në gjendje të ndreqet në jetën tjetër. Në jetën përtej varrit, mëkatet
e tij do të qendrojnë me të përjetësisht e kështu edhe mundimet do të
vazhdojnë të ekzistojnë përgjithmonë.
KERKUESI: A janë dëshmitë e tjera në shkrimin e shenjtë përkrahës të
pafundësisë së mundimeve të ferrit?
PLAKU KLEOPA: Ka shumë. Nëse je i interesuar, lexo pasazhet vijuese
të shkrimit të Shenjtë: Mat. 18, 23: 33, dhe 25: 41-46; Mk. 9: 44 dhe 3: 29;
Kant. i kantik. 3: 17; 1 Thes. 1: 9; Heb 10: 27; Zbu. 14: 11 dhe 20: 10; Isaia
33: 14 dhe 66: 24; dhe Dan. 12: 2; dhe gjetkë.
248 Ferri ështëë dashuria e Perëndisë e refuzuar: “Për shumë njerëz sot “jeta” është një gjë e vogël, një gjë
kalimtare prej pohimi të vogël dhe mohimi të vogël, maskuar me iluzione rehatuese dhe pamje plot
shpresë të mosqenies së fundit...Por Perëndia i do edhe njerëz të tillë aq shumë sa i lejon ata që thjesht t’a
“harrojnë” Atë dhe të “zhduken”... prej pranisë së Tij, që ëstshë jeta tek njerëzit; a i ofron edhe atyre në
Ferr, Dashurinë e Tij, e cila është mundim tek ata që nuk e përgatitën veten në këtë jetë për ta pranuar
atë.”
Page 142
142
Kapitulli i tetëmbëdhjetë
Mbi të folurin në gjuhët249
KERKUESI: Çfarë është glosalia ose “të folurit në gjuhët”?
PLAKU KLEOPA: Glosalia, ose “të folurit në gjuhët,” si një dhuratë e
Shpirtit të Shenjtë, është aftësia për të folur një gjuhë të huaj pa e mësuar
dhe pa e ditur atë më përpara 250. Kjo është e qartë nga Shkrimet e Shenjta
në të cilat përshkruhen ngjarjet e Pendikostisë dhe kohë në të cilën kjo
dhuratë hyjnore u shfaq fillimisht. Teksti është i pashkurtuar dhe jo i
dykuptimshëm dhe na rrëfen një ngjarje reale. Si pasojë, vetë teksti nuk
mund të shpjegohet vetëm me disa kuptime të veçanta mistike apo
shpirtërore, duke lënë jashtë kuptimin literal.
Le ta lejojmë vetë pasazhin nga Veprat e Apostujve të shpjegojë çfarë
nënkupton teksti dhe çfarë përfshin të folurit e gjuhëve të huaja me anë
të Hirit të Shpirtit të Shenjtë:
“Kur erdhi dita e Rrëshajave, ata ishin të gjithë bashkë në një mendje të
vetme, në të njëjtin vend. Dhe befas nga qielli erdhi një ushtimë, si ajo e
një ere që fryn furishëm dhe e mbushi gjithë shtëpinë ku ata po rrinin.
Dhe atyre u dukën gjuhë si prej zjarri, të cilat ndaheshin dhe zinin vend
mbi secilin prej tyre. Kështu të gjithë u mbushën me Frymën e Shenjtë
dhe filluan të flasin në gjuhë të tjera, ashtu si Fryma e Shenjtë ua jepte të
shpreheshin. Por në Jeruzalem banonin disa Judenj, njerëz të
perëndishëm, nga të gjitha kombet nën qiell. Kur u dëgjua ajo ushtimë,
249 1- Për shkak të pështjellimit të shkaktuar nga përkthimet më të hershme në Anglisht, glosolalia këtu
është përkthyer në mënyra të ndryshme si “glosolalia”, “të flasësh nëj gjuhë të huaj,” “të folurit e një
gjuhe të huaj,” dhe “të folurit në gjuhët”.
2- At Kleopa, duke ndjekur Shën Joan Gjojartin, sheh në dhuratën e gjuhëve vetëm atë për të folur një
gjuhë të huaj. Për një përkthim në të cilin kuptohet dhurata për gjuhët, nënkupton edhe lutjen e Jisuit ose
lutjen e zemrës, shih kasha, Sinodet dhe Qytetërimet nga Atë Joan Romandies, si dhe studimin që del së
shpejti nga Jerodhjakon Aleksis I Karakalout, në Paqë se t’i lutemi Zotit. 250
Page 143
143
turma u mblodh dhe u hutua, sepse secili nga ata i dëgjonte të flisnin në
gjuhën e vet. Dhe të gjithë habiteshin dhe mrekulloheshin dhe i thoshin
njëri-tjetrit, Ja, a nuk janë të gjithë Galileas këta që flasin? Si vallë secili
nga ne i dëgjon të flasin në gjuhën e vetë amtare? Ne Partët, medët,
Elamitët dhe banorët e Mosopotamisë, të Judesë dhe të Kapadokisë, të
Pontit dhe të Azisë, të Frigjisë e të Pamfilisë, të Egjiptit dhe të pjesëve të
Azisë, të Libisë përballë Kirenës dhe ne të ardhur nga Roma, Judenj dhe
prozelitë, Kretas dhe Arabë, i dëgjojmë të flasin për gjërat e mëdha të
Perëndisë në gjuhët tona! Dhe të gjithë habiteshin dhe ishin hutuar. Disa i
thonin njëri-tjetrit, çdo të thotë kjo? Kurse të tjerë i përqeshnin dhe
thonin, janë plot me verë të ëmbël”.
Nga një shqyrtim i këtyre trembëdhjetë vargjeve që përmbajnë
çelësin e zgjidhjes së problemit, mund të nxjerrim përfundimet e
mëposhtme:
- të folurit e gjuhëve të huaja, për herë të parë në histori, është vetë
shfaqur prej hirit të Shpirtit të Shenjtë, si mrekulli. Për këtë arsye, lexuesi
sigurohet që më parë me një përshkrim të gjerë, që ai të jetë në gjendje të
mësojë se çfarë është kjo mrekulli dhe ku qëndron.
- Me këtë dhuratë të fuqishme të Shpirtit të Shenjtë, Apostujt filluan
të predikonin në gjuhë të tjera, madje në 15 gjuhë të ndryshme krahinore
të fiseve dhe kombeve të tjerë që u puqën atje për festën e Rëshajave.
- Judenjtë e kombeve të tjerë, që kishin si gjuhë të tyre amtare,
gjuhën e kombit në të cilën ata jetonin, mrekulloheshin kur dëgjonin
Apostujt të predikonin në gjuhën e tyre, sepse Apostujt ishin njerëz të
thjeshtë nga Galilea dhe ishte e pamundur që ata të dinin një gjuhë tjetër
përveç Aramaishtes që e kishin mësuar në shtëpi.
- Judenjtë e kombeve të tjerë kuptuan gjithçka nga predikimi hyjnor
i Apostujve. Ata i folën atyre me saktësi në gjuhën e tyre, në lidhje me
madhështinë e Perëndisë, pa patur nevojë për një përkthyes dhe pikërisht
në këtë qëndron mrekullia. Vizitorët në Jerusalem ishin të paaftë të
shpjegonin atë që dëshmuan dhe ishin plot habi.
- Midis dëgjuesve të predikimit kishte edhe disa që nuk i kuptuan
ato që thanë Apostujt dhe më vonë i përqeshën Apostujt, duke menduar
se ishin të dehur. Ky grup s’mund të jetë tjetër veç banorëve të
përhershëm të Jerusalemit dhe ndoshta ata të Palestinës fqinje, të cilët
nuk dinin gjuhë të tjera përveç gjuhës së tyre amtare, Aramaishtes. Për
Page 144
144
këta njerëz, predikimi i Apostujve ishte tërësisht i pakuptueshëm dhe ata
e konsideronin atë thjesht dërdëllisje. Kështu, banorët e përhershëm nuk
kuptonin ndonjë gjë nga predikimi, po të mos përkthente dikush për ta.
Sepse ashtu siç është dhuntia për të folur në gjuhët ose në gjuhë të huaja,
ekziston edhe dhuntia e përkthimit. Siç është e dukshme më poshtë, kjo u
dha kur ata që dëgjonin ishin veç injorantë të krahinës nga gjuhë të tjera,
siç ishte për shembull rasti në Korinth. Megjithatë në Jeruzalem, gjatë
kësaj periudhe nuk u ndje kjo mangësi. Vetë dhuntia e përkthimit ishte e
mrekullueshme, ashtu siç ishte ajo e glosologjisë, nga e cila ajo varej
drejtpërdrejt. Duke mos patur këtë dhunti, banorët që po i dëgjonin, e
gjykuan Veprën e Apostujve vetëm sipas gjykimit dhe perceptimit të tyre
personal.
Glosolalia ishte një shenjë e fuqisë së Perëndisë dhe si një mjet vendimtar
i ungjillëzimit u manifestua midis njerëzve që nuk e përfillinin Besimin.
Sepse pavarësisht nga kjo, çfarë domethënie ka për dikë të flasë rreth
Krishtit në një gjuhë të huaj, nëse iu mësua, të besonte dhe ta jetonte
besimin e tij në Krishtin që prej viteve të fëmijërisë së tij?
Nëse ka nga ata që flasin gjuhë të huaja dhe nuk kuptohen nga njeri, si e
ngrenë ata Kishën dhe si i sjellin dobi asaj? Sepse qëllimi i glosolalisëp
për Apostujt ishte që të ishin në gjendje të përhapin përmes transmetimit
të kerigma (predikimit) në gjuhë të huaja, Besimin e të krishterëve tek të
gjithë popujt dhe ta bënin të njohur Ungjillin kudo në botë, siç është
shkruar: “Por harmonia e tyre përhapet mbi gjithë dheun dhe mesazhi i
tyre arrin deri në skajin e botës”.
Nëse dikush do ta kishte këtë dhunti, ne nuk duhet të mendojmë se është
më e madhja ndërmjet dhuratave të Perëndisë. Apostull Pavli thotë se ka
dhurata të tjera më ta mëdha prej Shpirtit të Shenjtë se ajo e glosolalisë.
“unë dua që të gjithë ju të flisnit gjuhëra, por më tepër të profetizonit,
sepse ai që profetizon është më i madh nga ai që flet gjuhëra, veçse në
interpretoftë, që të marrë ndërtim Kisha”. Dhe gjetkë ai thotë gjithashtu:
“Pra, në qoftë se, kur gjithë flasin gjuhëra dhe hyjnë profanë ose
jobesimtarë, a nuk do të thonë se ju kanë dalë mendtë”?
Për rrjedhim, dhuntitë e profecisë, të predikimit dhe të interpretimit të
shkrimit, janë shumë më lart sesa dhuntia e glosolalisë, mbasi me këto
ndërtohet dhe ka dobi akoma më tepër Kisha e Krishtit sesa me dhuntinë
e gjuhësisë apo të folurit në gjuhë të ndryshme. Më madhështore dhe më
e lartë se të gjitha dhuntitë është dashuria, për të cilën dëgjo se ç’ka thënë
Page 145
145
Apostull Pavli: “Po të flisja gjuhët e njerëzve dhe të ëngjëjve dhe të mos
kisha dashuri, do të bëhesha si një bronz që kumbon ose si cimbali që
tingëllon.”
KERKUESI: Pretendohet nga disa njerëz se kur hiri i Shpirtit të Shenjtë
vjen tek ata dhe ata fillojnë të flasin në gjuhët, ata e gjejnë veten në një
gjendje ekstaze. Vetëm në këtë kohë ata janë në gjendje të flasin disa
tinguj njerzorë të paqartë dhe të pakuptueshëm, të kenë disa ngacmime
të brendshme ose thirrje gëzimi, ose të shprehin njëfarë pendimi për
mëkatet e tyre, si dhe lëvizje të tjera të trupit, të cilat bëhen me anë e
veprimit të hirit të Shpirtit të Shenjtë. Sauli kishte një manifestim të
ngjashëm shpirtëror kur ndiqte Davidin dhe shkonte në Ramah. Ai u
përshkua nga fryma profetike dhe me tronditje profetizoi, i grisi rrobat e
tij dhe qëndroi lakuriq tërë ditën dhe tërë natën.
PLAKU KLEOPA: Është e pakuptueshme që një intelekt i shëndoshë, i
kthjellët dhe i përmbajtur, të zbulojë misteret e mëdha të Perëndisë me
thirrje të paqarta. Një gjë e tillë s’është aspak e njëjtë, siç e dimë nga ajo
që u zbulua përmes glosolalisë si një dhunti hyjnore.
Idhujtarët Grekë të antikitetit, kishin shfaqje të ngjashme kur i luteshin
perëndive të tyre, Dionisit, Zeusit dhe të tjerëve. Kur gjendeshin para një
idhulli djallëzor, ata binin në ekstazë ose në shtangësi, duke u tundur
dhe duke bërë lëvizje ritmike me trupin e tyre, dhe rrëzoheshin përdhe,
me disa që madje u dilte shkumë nga goja si të demonizuarit e kohëve të
vjetra. Pas kësaj ata çoheshin dhe këndonin meloditë e rapsodëve dhe
bënin thirrje me kënaqësi demoniake. Njëlloj ndodhi me Montanistët,
heretikë të shekujve të parë dhe të dytë pas Krishtit, me Gnostikët, e më
vonë me Metodistët, me Kuekërsat (Dridhësit), me Pentikostianët dhe të
tjerë. Këta grupe kishin prirje misterioze dhe të çuditshme dhe lëvizje të
trupit, kishin huluçinacione dhe ishin në mashtrim, e mendonin se e
gjithë kjo vinte nga Perëndia, kur faktikisht ajo vjen nga ‘teologët’ e
errësirës, që janë të familjarizuar me Shkrimin e Shenjtë dhe që shpien në
mashtrim jo dyshuesit, duke i mashtruar ata me fjalë të marra edhe nga
Shkrimi i Shenjtë.
KËRKUESI: Këta njerëz thonë edhe se me karizmën (hirin) e të folurit në
gjuhët që ata zotërojnë, ata ruajnë të paprekur veprën e Shpirtit të Shenjtë
midis njerëzve dhe brenda Kishës së Krishtit siç ekzistonte në fillim të
Page 146
146
Krishtërimit. Sepse ata pretendojnë që sot, si edhe në fillim, me këtë
shenjë bën mrekulli dhe çudi tek ata që gjer tani nuk janë të Krishterë.
Përveç kësaj, me këtë shenjë të dukshme të dhuntisë të të folurit në
gjuhët, i bëhet e njohur besimtarëve se akoma ekziston një vepër e
Shpirtit të Shenjtë në Kishë, si në periudhën e parë të të krishterëve në
Jeruzalem.
PLAKU KLEOPA: Dhuntia e të folurit në gjuhë të huaja ose glosolalia,
nuk u dha nga Perëndia për gjithë kohën, deri në fund të botës. Ajo ishte
një shenjë e dhënë Kishës vetëm për një periudhë, me qëllimin për ta bërë
më të lehtë atyre të feve të tjera që të konvertoheshin në Krishtërim. Ne
shohim në këtë drejtim, se Judenjtë e Jeruzalemit, të cilët nuk e kuptuan
predikimin e Apostujve të dhënë nga Hiri Hyjnor në të vërtetë nuk e
besuan por thanë se Apostujt ishin të dehur.
Profeti Isaia profetizoi porsa i përket mosbesimit të tyre para kësaj
dhuntie të madhe të hirit, duke thënë, “Në fakt do të ndodh që me buzë
që belbëzojnë dhe me një gjuhë tjetër Zoti do t’i flasë këtij populli. Ai u
kishte thënë, Ja pushimi; vëreni të lodhurin të pushojë; këtu është freskët!
Por ata nuk deshën ta dëgjojnë”. Në të vërtetë, në Jeruzalem ata i folën
atyre me buzë të panjohurish, sepse Judenjtë e huaj ose Judenjtë e
Diasporës, dëgjuan për veprat çudibërëse të Perëndisë në gjuhët e tyre
dhe besuan. Prandaj edhe Apostull Pavli profetizoi se dhuntia e të folurit
në gjuhë të huaj do të ndalonte.
Popujt e asaj kohe, shpirtërisht ishin në moshën e foshnjërisë, sepse sapo
kishin lënë adhurimin e idhujve dhe mendjet e tyre ishin të turbulluara,
të hutuara e të mpira. Ata ishin akoma robër në kënaqësinë e dëshirave
trupore dhe nuk kishin njohuri për dhuntitë hyjnore që dikush i gëzon
vetëm për shkak të besimit. Për këtë arsye, mrekullitë u dyndën në atë
kohë mbi ta.
Disa dhunti shpirtërore janë të padukshme dhe bëhen të arritshme tek
njeriu përmes besimit. Megjithatë, të tjera janë të dukshme për shkak të
mosbesimit të njerëzve. Ja tek është një shembull: Falja e mëkateve është
një vepër shpirtërore e padukshme. Ne nuk e shohim me sytë tanë të
ndjeshëm se si pastrohemi prej mëkateve tona. Përse? Sepse as shpirti që
është i pastruar, nuk është i dukshëm në sytë e trupit tonë. Edhe të folurit
në gjuhët apo gjuhë të ndryshme, është vepër e Shpirtit të Shenjtë, por
është një shenjë e dukshme dhe i bind më lehtë ata të feve të tjera. Për
Page 147
147
këtë arsye Shën Pavli thotë si vijon: “Prandaj gjuhët janë një shenjë jo për
ata që besojnë, por për jobesimtarë, kurse profecia nuk është për
jobesimtar, po për jobesimtarë”. Ai që beson, nuk ka nevojë për garanci e
shenja. Të Krishterët e parë nuk do të kishin besuar nëse nuk do të kishin
marrë shenjë.
KËRKUESI: Nga ata me të cilët unë fola, mësova se përveç dhuntisë së të
folurit në gjuhët, ata kanë edhe dhuntinë e pagëzimit me “Frymën e
Shenjtë dhe me zjarr” që është plotësisht e ndryshme nga pagëzimi me
ujë. Ky pagëzim dynd mbi ata dhunti të ndryshme çudibërëse të Shpirtit
të Shenjtë, sidomos atë të glosolalias dhe të interpretimit të Shkrimit, siç
ndodhi edhe me Apostujt në Pentikosti.
PLAKU KLEOPA: A është e mundur që të ketë dy pagëzime të krishtera?
A nuk thuhet në Shkrimin e Shenjtë se ka një dhe vetëm një? Shën Pavli
na tregon se është “një Zot i vetëm, një besim i vetëm, një pagëzim i
vetëm, një Perëndi i vetëm dhe Atë i të gjithëve...” Pagëzimi me “Frymën
e Shenjtë dhe me zjarr” i Pentikostisë, s’është askush tjetër përveç
pagëzimit të Krishterë, i cili u paralajmërua si nga Shën Joan Pagëzori
ashtu dhe nga Vetë Shpëtimtari për të cilin Ai tha se do të ndodhte nga
“uji dhe nga Fryma” një pagëzim as vetëm nga uji, si me pagëzimin e
Joanit, as vetëm nga Fryma. Këto dy elementë, njëra e dukshme dhe tjetra
e padukshme, përbëjnë dy kërkesat më të domosdoshme për një dhe të
vetmin pagëzim të Krishterë. Nëse, porsa i përket praktikës së këtij
misteri, disa Frymën, siç përbëhet elementi kryesor i këtij Mistere, le ta
dinë se Misteri është një dhe vetëm një dhe dy elementët e tij janë të
pandashem.
KËRKUES: Çdo i krishterë duhet të ketë brenda tij Shpirtin e Shenjtë.
Anëtarët e njëfarë vëllazërie të krishterë thonë se ndërsa ata mund të
japin dëshmi të pranisë së Shpirtit të Shenjtë brenda tyre përmes
praktikës të të folurit në ligjëratë të huaj, Orthodhoksët nuk janë në
gjëndje ta shfaqin këtë në ndonjë mënyrë. Si pasojë, ata thonë se
Orthdhoksët nuk janë të Krishterë të vërtetë për shkak të mungesës së
kësaj vepre të Shpirtit të Shenjtë në jetët e tyre.
Page 148
148
PLAKU KLEOPA: Është e vërtetë se çdo i Krishterë duhet të ketë me
vetëdije brenda vetes Shpirtin e Shenjtë. Megjithatë, prania e Shpirtit të
Shenjtë nuk bëhet e qartë vetëm përmes glosolalias. Apostull Pavli na
tregon se “Fryti i Frymës është dashuria, gëzimi, paqja, durimi,
mirëdashja, mirësia, besimi, zemërbutësia, vetëkontrolli...” Prandaj, a e
shikon se midis fryteve të Shpirtit të Shenjtë, praktika e të folurit në
gjuhët e huaja nuk përmendet diku? Kjo është për arsye se ajo është një
dhunti e Shpirtit të Shenjtë që u dha në Kishë për një periudhë të caktuar
kohe ndërsa dhuntitë e përmendura këtu prej Apostullit, të gjithë të
Krishterët, të çdo epoke, duhet t’i kenë gjatë gjithë jetës së tyre. Kushdo
që ka frytet e Frymës ke edhe Shpirtin e Shenjtë brenda tij. Dhuntia e
glosolalias nuk është një dhunti e zakonshme e hirit, por diçka e veçantë
që s’i jepet çdonjeriu. Si mund ta konsiderojmë ne atëherë, një parakusht
të shpëtimit dhe një kërkesë të domosdoshme për praninë e Shpirtit të
Shenjtë në jetën tonë kur ajo nuk i dhurohet çdo njeriu? Apostull Pavli
thotë, “A flasin të gjithë gjuhë të ndryshme?” Për rrjedhim, prandaj ata
që nuk flasin gjuhë të ndryshme mund të jenë edhe të krishterë të mirë.
Në bashkësinë e të krishterëve të vërtetë, jo çdonjëri ka të njëjtat dhunti.
Apostujt nuk e kërkuan këtë dhunti nga të gjithë të krishterët, dhe vërtet
shumë shpejt u zbulua se kjo dhunti ishte padobi.
Vetë Apostujt nuk e përdorën këtë dhunti, pavarësisht nga raste të
veçanta kur kishin një qëllim të caktuar, si në ditën e Pentikostisë.
Kështu, prandaj duhet të jetë e qartë se ata nuk e kërkuan për çdo të
Krishter ta ketë këtë si një mjet shpëtimi.
KËRKUESI: Pas gjithë asaj që kemi thënë në lidhje me glosolalian, do të
doja të përmblidhnit pikat kryesore të diskutimit tonë.
PLAKU KLEOPA: Dëgjo vëlla, dhe ruaje mirë brenda mendjes tënde:
glosolalia e vërtetë si një dhunti e Shpirtit të Shenjtë mund të njihet
vetëm kur ndërthuret me supozimet e mëposhtme.
1) Nëse dikush, me frymëzimin e Shpirtit të Shenjtë flet një gjuhë, ajo
duhet të kuptohet nga të gjithë ata që janë pranë tij, siç ndodhi në rastin
që cituam prej Veprave të Apostujve.
2) Kur dikush flet një gjuhë në mes të banorëve, pa përkthim, gjuha e
huaj është dërdëllitje dhe marrëzi.
Page 149
149
3) Glosolalia nuk iu dha Kishës përgjithnjë, por vetëm në fillim të
Krishtërimit me qëllim që t’i zgjojë idhujtarët dhe Judenjtë drejt besimit
në Krishtin. Për këtë arsye, Apostull Pavli tha se dhuntia e glosolalias në
disa çaste do të pushonte së ekzistuari në Kishë.
4) Përderisa ne besojmë që Krishti është Perëndia ynë i vërtetë, nuk kemi
më nevojë për glosolalian, duke ditur se njohja e gjuhëve të huaja me anë
të frymëzimit të Shpirtit të Shenjtë është një shenjë (mrekulli) e
nevojshme vetëm për jobesimtarët dhe jo për besimtarët.
5) Që prej fillimit të Krishtërimit, glosolalia ishte ndër dhuntitë më të
vogla në Kishën e Krishtit, ndërsa të tjerat, si për shembull ajo e
profecisë, e interpretimit të Shkrimit, e dashurisë dhe pjesës tjetër, ishin
shumë më të mëdha.
6) As që mund të bëhet fjalë që të folurit në gjuhët, si dhunti e Shpirtit të
Shenjtë, të nënkuptojë një përçatje në një gjuhë joreale dhe të
pakuptueshme, sepse atëherë s’do të ishte të folurit në gjuhët, por
(vetëm) gjuha jonë. Përveç kësaj, ajo del në kundërshtim të hapur me
Kapitullin dy të Veprave të Apostujve.
7) Zërat e paqartë, marrëzitë dhe shqiptimet jokoherente, të cilat shpesh i
dëgjojmë nga oratorë të vetëshpallur të gjuhëve, i ngjasojnë shumë
skenave që idhujtarët i bënin para idhujve të Dionisit, si edhe me disa
nga Montanistët, Gnostikët, kuekërsat (Dridhësit), dhe më vonë nga
Pentikostianët, të gjithë të cilët Kisha e vërtetë e Krishtit i anatemizon.
Kështu vëlla, e huaj për Frymën e Perëndisë është të folurit në gjuhët e
atyre që mendojnë se janë hirmbajtës dhe marrin guximin të
keqpërfaqësojnë glosolalian e vërtetë, një dhunti e Shpirtit të Shenjtë që
ekzistonte në fillim të Krishtërimit.
KAPITULLI 19
MBI MAGJINE DHE OKULTIZMIN
Page 150
150
KERKUESI: Unë di që shumë njerëz, me dhimbje nga vdekja e të afërmve
të tyre të dashur, i drejtohen për ndihmë spiritualizmit, fallit, okultizmit,
ose edhe synojnë të bisedojnë me të afërmit e tyre të vdekur. Përse nuk e
lejon Kisha këtë?
PLAKU KLEOPA: Si në Shkrimin e Shenjtë ashtu dhe në të gjitha
shkrimet e Etërve të shenjtë, ka një varg dëshmish që tregojnë qartë se
Perëndia i ndëshkon ata që ngatërrohen me okultizmin dhe me
nekromacinë (të kërkosh të flasësh me të me të vdekurit). Shpëtimtari
ynë na mëson se “lum ata që nuk kanë parë dhe kanë besuar”. Apostull
Pavli na tregon ne që besojmë në Krishtin se duhet të kërkojmë sipas
fuqisë së besimit dhe jo sipas perceptimit të syve tanë lëndorë, duke
thënë “sepse ecim nëpërmjet besimit dhe jo nëpërmjet shikimit”.
Megjithatë, demonët që sillen rrotull për pre, udhëzojnë disa njerëz që të
mos kënaqen me mësimdhënien e shpëtimtarit dhe të apostullit të Tij, të
ecin me besim në besën e Krishtit, që të kërkojnë me çdo mënyrë të
shqyrtojnë me sytë e tyre të ndjeshëm atë që është e arritshme vetëm me
sytë e besimit. Njeriu që i drejtohet magjisë së zezë dhe nekromacisë,
është një armik i Perëndisë, i pabindur tek udhëzimet e Tij, jo i kënaqur
me mësimet shpëtimtare që Perëndia jep përmes Shkrimeve, por më
shumë i nxitur nga demonët në këtë vepër të paligjshme, ai kërkon t’i
shqyrtojë gjërat në mënyrë nacionale. Dhe kështu, duke besuar në këto
fantazi, ai tërhiqet prej Perëndisë dhe mësimeve të Kishës sonë.
Ata që e lidhin veten me këtë dhe thërrasin frymët e të vdekurve, sjellin
si përkrahje shembullin e Saulit, që kërkoi nga magjistarja lutjen e shpirtit
të Saulit, duhet të dinë nga dënimi i tij se janë fajtorë para Perëndisë.
Sepse pikërisht, për shkak të kësaj shkelje, Sauli humbi mbretërinë e jetën
e tij dhe u ndëshkua nga Perëndia që vritej me shpatën e vet. Ndëshkimi
i Saulit për bisedën e tij të paligjshme me të vdekurit, tregohet kështu në
Shkrimin e Shenjtë : “Kështu Sauli vdiq për shkak të jobesnikërisë së tij
ndaj Zotit, sepse nuk kishte respektuar fjalën e Zotit dhe njëkohësisht
kishte menduar të merrte këshilla nga ajo, pa u këshilluar me Zotin.
Prandaj Zoti e bëri të vdesë dhe ia kaloi mbretërinë Davidit, birit të Isait”.
Në Dhiatën e Vjetër, Zoti urdhëron si vijon: “Mos iu drejtoni mendimeve
dhe magjistarëve, mos u konsultoni, për të mos u ndotur me to. Unë jam
Zoti, Perëndia juaj“. Dhe diku tjetër: “Në qoftë se një burrë apo një grua
Page 151
151
merret me shpirtrat apo është magjistar, ai do të dënohet patjetër me
vdekje, t’i vrisni me gurë, gjaku i tyre do të bjerë po mbi ta.”
Lutja e shpirtit të të vdekurve ësthë e urryeshme për Perëndinë, i cili nuk
e ka lejuar kurrë atë në popullin e Tij: “... të mos gjendet tek ti ndonjë që e
kalon birin ose bijën e vet nëpër zjarr, as ndonjë që praktikon shortin, bën
parashikime, interpreton shenjat dhe merret me magji, as ai që ysht, as ai
që konsultohet me frymët, as magjistarët, as ai që ndjell të vdekurit, sepse
të gjithë ata që merren me këtë punë neveriten nga Zoti”. Perëndia e
konsideron këtë neveri një nga revoltat më të mëdha të njeriut kundër
vullnetit të Tij.
Ne nuk kemi nevojë të komunikojmë me të vdekurit përderisa Perëndia
na ka zbuluar çdo gjë që Ai mendon se është e nevojshme dhe e
dobishme për shpëtimin tonë. Për shembull, bisedimi me të vdekurit nuk
është në gjendje të na provojë se shpirtrat e të vdekurve jetojnë siç kanë
jetuar dikur në jetën e tanishme. Ky realitet i jetës tjetër është i njohur për
ne pasi e dimë nga Zbulesa hyjnore dhe është një çështje besimi, pa qënë
nevoja për kërkim dhe studim me shqisat tona trupore. Zbulesa hyjnore
na ofron çdo siguri të së vërtetës. Nëse dikush dëshiron ta shqyrtojë dhe
ta provojë këtë me ndijimet e tyre të dukshme, kjo do të thotë të vesh në
dyshim të vërtetat që u zbuluan me anë të Perëndisë. Përveç kësaj, në
këto bashkëbisedime shpirtërore nuk ka siguri që fryma e e kërkuar e të
vdekurve, do të shfaqet e do të flasë, pasi frymët e liga, demonët,
imitojnë frymët e drejta, siç na mëson Shën Pavli: “Satanai vet
shndërrohet në engjëll drite”. Edhe Ungjillori Joan na tregon si vijon:
“Shumë të dashur, mos i besoni çdo fryme, por i vini në provë, për të
ditur nëse janë nga Perëndia”.
Përveç gjithë kësaj, Etërit e shenjtë na tregojnë se në rastin e Saulit dhe
magjistares, nuk ishe fryma e Samuelit ajo që u shfaq, por një frymë
djallëzore që kishte zënë vendin e frymës së Samuelit. Shën Grigori i
Nisës thotë se fryma ishte aq e tmerrshme dhe e shëmtuar, sa magjistarja
u frikësua prej saj. Gjithashtu, ne shohim në rastin e Adamit, të cilin
Perëndia e kishte thirrur drejt lartësisë së hyjnizimit, se u mashtrua nga
Djallit dhe, duke rënë nga hiri i Perëndisë, u fsheh bashkë me Evën. Ka
shumë shembuj në Shkrim, prej të cilave dimë se me mashtrimin e djallit,
në vend të jetës trashëgohet vdekja, në vend të së vërtetës, gënjeshtra dhe
në vend të së mirës, e keqja.
Page 152
152
Për shkak të rrezikut të mashtrimit nga vizionet dhe ëndrrat, disa prej
Etërve të Shenjtë nuk pranonin çfarëdo lloj ëndrre para se t’i bënin një
shqyrtim shumë të kujdesshëm. Shën Joani i Shkallës thotë “kushdo që
nuk beson në vizione dhe ëndrra, është një filozof shpirtëror” si edhe
“kur demonët e mburrjes e të krenarisë tundojnë vëllezërit më të dobët
me vizione dhe ëndrra, i shndërrojnë ata në “profetë”.
KERKUESI: Fallxhoret dhe magjistrët thonë se Shkrimi i Shenjtë tregon
raste të shfaqjeve së njerëzve të vdekur dhe të engjëjve. Ata thonë edhe
që Shkrimi përderisa dëshmon paaftësinë tonë për të komunikuar
drejtpërdrejt me të vdekurit, rrjedhimisht ndjellja e frymëve nuk është e
huaj për krishterimin dhe para së gjithash, nuk është diçka e
antikrishterë.
PLAKU KLEOPA: Është e vërtetë që Shkrimi i Shenjtë na tregon shfaqjen
e Moisiut dhe Elias gjatë shpërfytyrimit të Shpëtimtarit, si dhe që pas
kryqëzimit të Krishtit shumë të vdekur u ngritën nga varret. Shkrimi i
Shenjtë dëshmon edhe shfaqjen e ëngjëjve, p.sh. tek lajmi i lindjes së Shën
Joan Pagëzorit dhe lindjes së Shpëtimtarit Krisht, tek Ngjallja e Zotit, si
dhe për ndërhyrjen e tyre në shërbesën e disa të drejtëve dhe shenjtorëve
nga Dhiata e Vjetër dhe e Re. Ata komunikonin me njerëzit ose ballë për
ballë, ose përmes ëndrrave. Megjithatë, këto shfaqje nuk ndodhën
nëpërmjet vullnetit dhe lutjes së njerëzve, por me urdhrin e Perëndisë.
Këto shfaqje vërtetojnë pavdekësinë e shpirtrave të tyre dhe që fuqia e
tyre të zbulohet tek njerëzit në mënyra të veçanta, por kjo nuk e mbështet
të drejtën e njeriut, për të kërkuar takim me të vdekurit.
KERKUESI: Në Dhiatën e Vjetër u praktikua nekromacia, siç është e qartë
në rastin e Saulit, magjistares dhe diku tjetër. Gjithashtu, në Kishën e
krishterë, praktikohet ajo që ne e quajmë lutja e shenjtorëve dhe e
ëngjëjve. Në bazë të saj, kjo s’është asgjë tjetër veçse një lutje e shpirtrave
të drejtë ose një komunikim me të vdekurit, për të ndihmuar të gjallët në
nevojat e tyre të veçanta. Për shkak të kësaj, pretendohet se okultizmi
apo parashikimi i fatit, përfaqëson një mësimdhënie të shkrimit që në
praktikë njihet prej kishës.
Page 153
153
PLAKU KLEOPA: E vërteta lidhur me Saulin dhe magjistaren u sqarua
më herët. Përsa i përket lutjes së shenjtorëve dhe ëngjëjve, në asnjë
mënyrë ajo s’është e njëjtë me nekromacinë. Kur kërkojmë shenjtorët dhe
engjëjt, nuk kemi qëllim apo pretendim për të folur në mënyrë të
vetëdijshme me ta, që t’i shohim, të dëgjojmë zërin e tyre, apo që të na
shfaqen para nesh në mënyrë të dukshme, që të na zbulojnë misteret, të
cilat Perëndia ka vendosur se duhet të mbeten të fshehta për njeriun. Ne i
flasim shenjtorëve dhe ëngjëjve në lutjen tonë, nëpërmjet syve tanë të
mendjes dhe besimit tonë, pa patur nevojë t’i shohim apo dëgjojmë në
mënyrë të vetëdijshme.
Magjistarët kanë qëllimin dhe nevojën për të thirrur shpirtrat e të
vdekurve (megjithatë, unë besoj se në të vërtetë ato janë frymë demonësh
që shfaqen në trajtën e shpirtrave të të vdekurve) në mënyrë që t’i
zbulojnë atyre disa të fshehta të së ardhmes së të vdekurve apo
kuriozitete të tjera të ndaluara nga ligji i Perëndisë. Dëgjo se ç’ka për të
thënë Shkrimi i Shenjtë : “Në rast se ju thonë, këshillohuni me mendimet
dhe me magjistarët, që mërmëritin dhe pëshpëritin, përgjigjuni: A nuk
duhet që populli të konsultohet me Perëndinë e tij?”
A duhet vallë, t’u drejtohet të vdekurve për llogari të të gjallëve?
Përmbajuni ligjit dhe dëshmisë! Në rast se një popull nuk flet në këtë
mënyrë, kjo do të thotë se ai nuk ka dritë”.
Kur pasaniku i pamëshirshëm i kërkoi Abrahamit që ta dërgonte Llazarin
te shtëpia e atit të tij dhe t’i bënte të ditur gjendjen, ku ndodhej ai me
qëllim, që t’i sillte vëllezërit e tij në pendim, Abrahami iu përgjigj, se për
të gjallët, mbulimi i ligjit ( Mioisiu dhe profetët ) ishte i mjaftueshëm. Në
të vërtetë, në Zbulesën Hyjnore që na u paraqit me anë të Shkrimit dhe
Traditës së Shenjtë, nuk mungon asgjë në mënyrën e njohjes rreth
shpëtimit tonë, as nuk kemi nevojë që të kërkojmë nga të vdekurit – ose
më mirë, nga demonët – diçka të volitshme për shpëtimin tonë. Kur
Perëndia na dërgon një profet dhe kjo nuk na zbulohet drejtpërsëdrejti,
kjo nënkupton se ai nuk do të bëjë zbulime të tjera, duke e ditur që ato
s’do të jenë të dobishme për ne. Kur dikush që profetizon nuk është i
Perëndisë, ai padyshim që është i Djallit, siç ishin profetët e rremë të
përmendur në Shkrim. Ata shpallin vizione të rreme, kotësira dhe profeci
absurde të lidhura me gjendjen e zemrës së tyre. Kur ata na tregojnë
realisht të vërtetën, ne s’duhet ta besojmë atë, përderisa ata nuk e thonë
për t’i sjellë dobi ndokujt, por duke mashtruar kërkojnë të na shpien në
Page 154
154
iluzion. Shqyrto vajzën me frymën e ndyrë të fallit në qytetin e Filipit të
Maqedonisë. Gjithçka thoshte fryma e keqe përmes gojës së saj ishte e
vërtetë dhe megjithatë apostull Pavli e paralajmëroi që të heshtte, duke e
flakur tej frymën demoniake.
Siç u sugjerua më lart, me lutjen e shenjtorëve dhe engjëjve ne nuk jemi
kureshtarë lidhur me çfarë do të shohim ose çfarë do të dëgjojmë prej
tyre
(flasim materialisht), siç janë magjistarët dhe fallxhorët me lutjen e tyre
për shpirtërat. Përmes shenjtorëve, ne kërkojmë nga Perëndia atë që Ai
denjon të na japë për shpëtimin tonë, ndërsa spiritualistët dhe mjekët
sharlatanë251 kërkojnë nga demonët që shfaqen si njerëzit e vdekur, atë që
ata duan, madje edhe këtë nga kureshtja e pakët.
Megjithatë, nëse me urdhër të Perëndisë, një nga shenjtorët ose engjëjt do
të kërkonte të na shfaqej në mënyrë trupore, këtu nuk ka shkelje, sepse
nuk e kemi dëshiruar dhe kërkuar ne.
Por, edhe në raste të tilla, është e nevojshme që ne të jemi shumë të
kujdesshëm, të përulur, të matur dhe të mbushur me frikë Perëndie,
mbasi duke ditur që Satanai merr edhe pamjen e një ëngjëlli, ajo mund të
jetë fare lehtë një fantazi e Djallit. Natyrisht, edhe kur vizioni është nga
Perëndia, është më mirë që ne mos t’a pranojmë atë. Sepse nëse e bëjmë
këtë me përulësi, Perëndia nuk do të brengoset për arsye se Ai e di që ne
po i kushtojmë vëmendje për të mos pranuar brend nesh ujkun në vend
të bariut. Ne vërtet nuk kemi nevojë t’i shohim shenjtorët dhe engjëjt, por
vetëm t’i lutemi me besim dhe vizon të brendshëm. Shën Neilo Asketiku
thotë “I bekuar është ai intelekt, i cili arrin në pikën e adhurimit të
Perëndisë, pa i dhënë formë trajtës së Tij brenda vetes.”
KËRKUESI: Okultistët dhe ndjellësit e shpirtrave të vdekur deklarojnë se,
sipas mësimeve të Shkrimit, rilindja ose kthimi në jetë pranohet nga
Shkrimet, si rasti i shënuar për kthimin e Elias në personin e Shën Joan
Pagëzorit. Engjëlli tha për Joanin: “Dhe do të shkoj përpara Tij në frymë
dhe pushtet të Elias.” Edhe Shpëtimtari thotë fjalë të ngjashme në lidhje
me Joanin: “Dhe, në daçi pranojeni, ai është Elia, që duhej të vijë, me fjalë
të tjera, ai që u zbulua me anë të profetëve, duhet të vijë. Një herë tjetër,
dishepujt e pyetën Zotin, “Vallë pse skribët thonë se duhet të vijë Elia më
parë?’ Dhe Jisui u përgjigj e u tha atyre, ‘Vërtet Elia duhet të vijë me parë
dhe të rivendosë çdo gjë. Por unë ju them se Elia ka ardhur dhe ata nuk e
251 Ata që mashtrojnë njerëz duke marrë përsipër shërimin e tyre me anë të magjisë (shën. red)
Page 155
155
kanë njohur, madje u sollën me të ashtu si deshën. Kështu dhe Birit të
njeriut do t’i duhet të vuajë prej tyre. Atëherë dishepujt e kuptuan se u
kishte folur për Joan Pagëzorin.”Për rrjedhim, Joan Pagëzori është Elia që
do të vijë sërish në botë. Prandaj, Jisu Krishti mësoi se ka një rizgjim ose
rigjetje të jetës. A s’është kështu?
PLAKU KLEOPA: Me të vërtetë, profet Malakia profetizoi shfaqjen e
Ilias, por kjo nuk u përmbush para lindjes së Mesias. Më saktë, Elia do të
shfaqet para ardhjes së ditës së madhe e të shquar të Zotit dhe me anën e
kësaj ai le të kuptohet fillimin e fundit të botës.
Ne duhet t’i kuptojmë fjalët e engjëlit, që Joani do të vijë “në frymë dhe
pushtet të Elias,” për të patur parasysh se ai do të ketë fuqinë e Elias në
misionin e tij drejt botës dhe në predikimin e tij për pendim, me zellin,
bëmat, mundimet dhe me veshjen e tij.
Fjalët e Shpëtimtarit do të ngjanin vërtet sikur mbështesin kthimin e Elias
në personin e Joanit, dhe se kjo do të ndodhë, atëherë dhe jo në fund të
botës. Megjithatë, mbështetur në frymën e mësimeve të Shpëtimtarit,
nuk është e mundur që Joani të identifikohet me Elian, por vetëm t’i
shëmbëllejë atij. Provë e qartë dhe e pagabueshme e kësaj, ëshë fakti se
pyetjes së Judenjve të Jeruzalemit drejtuar Joanit përmes priftërinjve dhe
Levitëve, nëse ishte ai Elia apo jo, ai iu përgjigj prerazi “Nuk jam”. Është
e pamundur që Joani të kundërshtonte Shpëtimtarin dhe të mohonte
identifikimin e tij me Elian. Pëveç kësaj, nëse Elia do të vinte në personin
e Joan Pagëzorit, atëherë si u shfaq ai me Moisiun në Malin Tabor gjatë
Metamorfozës së Zotit.
Përtëritja për të cilën Shpëtimtari i flet Nikodemit nuk është një përtëritje
trupore por një rilindje shpirtërore nga sipër përmes ujit dhe frymës,
dmth. Përmes Pagëzimit të Shenjtë. Vetë teksti heq çdo mundësi për një
rilindje trupore, siç e kishte kuptuar gabimisht Nikodemi, kur thekson që
nuk po flitej për një lindje të dytë trupore apo të natyrshme,
Megjithatë, as mendja e urtë nuk mund t’a pranojë mundësinë e
identifikimit të Joanit me atë profet që pritet të vijë, Ilian. Po kështu, e
papëlqyeshme është ajo që mësojnë spirtualistët, domethënë se kthimi i
tij ndodh për qëllim të pastrimit dhe përsosjes morale, përderisa Elia nuk
ka nevojë për pastrim dhe përsosmëri morale. Sipas mësimdhënies së
krishterë, nuk ekziston një kthim i shpirtit tek trupi përveçse një herë,
dhe kjo në fund të botës, kur të gjithë do te ngjallen dhe trupi material do
të shpërfytyrohet me qëllim që të marrë pjesë në jetën e përjetshme.
Page 156
156
KËRKUESI: Në lidhje me këtë, unë gjeta një pasazh të vështirë për ta
kuptuar në Shkrimin e Shenjtë. Është pasazhi që tregon historinë e njeriut
të lindur i verbër, i cili u la dhe u shërua në pellgun e Siloamit. Apostujt e
pyetën Zotin, duke thënë, “Mësues, kush ka mëkatuar, ai apo prindërit e
tij, që ai ka lindur i verbër?” Duket se nga kjo rrjedh që mesa duket,
njeriu i verbër ishte në gjendje të shlyente ato mëkate personale të kryera
që para lindjes së tij. Kjo është ajo që disa okultistë dhe ata që besojnë në
rimishërim pohojnë.
PLAKU KLOPA: Siç e thamë më lart, në mbarim të botës do të ketë një
rikrijim të shpirtit dhe të trupit para gjykimit përfundimtar. Kjo falje e
mëkateve personale apo e mëkateve të prindërve të njeriut të verbër,
është diçka tërësisht tjetër. Rasti i njeriut të lindur i verbër, nuk ka lidhje
se kush mëkatoi apo kush e ndëshkoi njeriun e verbër, siç besuan
gabimisht apostujt. Por, Shpëtimtari e la mënjanë këtë opinion të tyre,
duke thënë se njeriu nuk ishte i verbër për shkak të mëkateve të tij, por
që “tek ai të dëftohen veprat e Perëndisë,” apo që fuqia e Tij shëruese të
mund të shfaqej. Askund nuk ekziston në mësimet e Krishtit, as në këtë
jetë, që ndëshkimi si fryt i një shpërblimi të drejtë, çlirimi dhe falja e
mëkatëve ndodh edhe në këtë jetë. Megjithatë, çlirimi përfundimtar nga
prangat e mëkatit ndodh pas Gjyqit të Ardhshëm, kur nuk do të jetë për
pastrim por si shpërblim. Çlirimi erdhi vetëm nga Zoti për hir të gjithë
njerëzimit dhe askush nuk është në gjendje me çfarëdo lloj mënyre që të
falë mëkatet e veta.
Ndërsa për mësimet e tjera të spiritualistëve, si ato të paraqitura më
herët, ato janë të gjitha anti të krishtere dhe maska e tyre u hoq sipas
shqyrtimit të mësimdhënies së Kishës sonë Orthodhokse, Kisha jonë na
mëson se:
1) Shpirtrat janë krijuar drejtpërdrejt nga Perëndia.
2) Sipas mësimeve të Kishës sonë, në asnjë rrethanë nuk mund të
flasim për paraekzistencën e shpirtrave.
3) Trupat janë krijim i Perëndisë dhe jo i ëngjëjve.
4) Vendi i ndëshkimit është Hadi, ku rrethanat janë të
pandryshueshme – diçka e vërtetuar prej fjalëve të Zbulesës Hyjnore.
5) Demonët nuk mund të shpëtohen.
6) Ekziston vetëm një ngjallje dhe një kthim i shpirtit tek trupi i
ngjallur, e cila do të ndodhë në fund të botës për gjyqin përfundimtar.
Page 157
157
Askush prej racës së njerëzve, nuk mund t’a detyrojë një shpirt të lërë
parajsën dhe të shkojë në ferr ose anasjelltas, siç besojnë spirtualistët e
mashtruar. Si mund të ndodhë një gjë e tillë, kur ne e dimë shumë mirë
se shpirtrat e të drejtëve janë në duart e Perëndisë? Po kështu, ne dimë që
edhe midis të gjallëve dhe të vdekurve “ka një humnerë të madhe” dhe
askush nuk mund të kaloj prej andej tek ne këtu. A të duket e mundshme
që një prej njerëzve të marrë një shpirt nga dora e Perëndisë, kundër
vullnetit të tij dhe të kërkojë ta angazhojë në një bisedë? A mund t’a
kapërcejë dikush atë humnerë të pakalueshme të përmendur në Ungjill
dhe përmes lutjes së tij të sjellë një shpirt nga bota tjetër në tokë? Dhe
nëse supozojmë se na sjell dobi një ndërmjetës i tillë, si mund t’a
pranojmë atë, duke e ditur që është e urryeshme dhe e neveritshme për
Perëndinë?
Dikush mund të thotë se, vërtet shpirtrat e të drejtëve janë në duart e
Perëndisë, megjithatë spirtualistët në takimet e tyre nuk thërrasin
shpirtrat e të drejtëve por të të ligjve, të cilët nuk janë në duart e
Perëndisë, por në Had.
A gjenden shpirtrat e të damkosurve dhe të mallkuarve jashtë vëzhgimit
të Perëndisë? Dëgjo se ç’thotë Zoti në Zbulesën e Shën Joanit në lidhje me
këtë: “Mos u tremb! Unë jam i pari dhe i fundit, dhe i gjallë. Isha i
vdekur, por ja, jam i gjallë në shekuj të shekujve, Amin. Dhe Unë i kam
çelsat e vdekjes e të Hadit.”
Për rredhim, ashtu si shpirtrat e të drejtëve janë në dorën e Perëndisë,
kështu edhe ata të të ligjve në mbretërinë e Hadesit janë gjithashtu nën
autoritetin e pafund e të papërshkrueshëm të Perëndisë. Ato nuk gjenden
në dispozicion të disa spiritualistëve, të cilët do të dëshironi t’u kërkonin
që t’u shërbenin në veprën e tyre të paligjshme. Nëse përmes
ndërmjetësit, frymët shfaqin atë që ata kanë thirrur, le ta dinë se këto nuk
janë frymët e të afërmve apo shokëve. Përkundrazi, ato janë frymët e
fëlliqura të errësirës, të cilat Perëndia i ka lënë të lira që të ngacmojnë
njerëzit deri në gjyqin e fundit, e që banojnë – sipas dëshmisë së Shkrimit
të Shenjtë – në shtresën më të sipërme të atmosferës, ose “në vendet
qiellore”. Kundër këtyre pushteteve dhe principatave luftojnë të
Krishterët, me armët që u ka dhënë Perëndia.
KËRKUESI : A mund të na jepni një përmbledhje të shkurtër të
mësimdhënies së atyre që zotërojnë veten me kultin (të fshehtën), të cilët
Page 158
158
quhen në mënyra të ndryshme: spiritualistë, parashikues fati, magjistarë,
mediume, etj.?
PLAKU KLEOPA: Mësimdhënia e spiritualistëve, sipas dëshmive të
pararojës së okultizmit, merr shumë forma. Ja ku është në terma të
përgjithshme:
1) Ata mohojnë dogmën e Trinisë së Shenjtë, duke e zëvendësuar atë me
një hyjni suprem dhe me zotër të tjerë diellorë, të konsideruar bij të tij ose
me planete të tjerë që ata i krahasojnë me Shpirtin e Shenjtë, dhe e gjithë
kjo është e organizuar në mënyrë hierarkike.
2) Disa spekulojnë se Perëndia nuk është krijuesi i gjithësisë, por vetëm
organizuesi i saj.
3) Ata thonë se Jisui është një frymë më e lartë dhe zot i diellit tonë që e
drejton njeriun por nuk e shpëton atë. Ata besojnë se mbulesa e vërtetë
ndodh nga frymat që i shfaqin njeriut me anë të mendimit.
4) Ata besojnë se njeriu përbëhet nga mishi dhe rrethohet me frymën; se
shpirti i njeriut ka një mbulesë ose cipë, që mund ta lërë botën e dukshme
dhe pas vdekjes mund të komunikojë me ata të gjallë që janë të denjë dhe
që besojnë.
5) Ata thonë se shpëtimi pëmbushet me zhvillimin drejt së mirës dhe me
rimishërim. Ata pranojnë një Zot të pakufishëm që ka nën autoritetin e
tij, zota të tjerë më të vegjël, zota që qeverisin planete dhe zota të veçantë
të qiellit, të ndihmuar prej ëngjëjve.
Frymët e planetëve të kafshëve dhe të qenieve të vetëdijëshme banojnë
universin.
Trupi i njeriut prishet, por guaska dhe fryma është e pavdekshme.
Njerëzit që janë të mirë, kanë brenda tyre frymën e mirë, ndërsa të këqijtë
kalojnë në një trup tjetër, derisa dhe ata vetë të bëhen të mirë e të tjera.