Top Banner
PD TE SHQUP Hetimi i funksion- arëve me imunitet hyn në pikat krye- sore. Në shtatë vitet e ardhshme do të rriten shpenzimet e Shqipërisë MJEKËT JAPIN ALARMIN Po rritet ndjeshëm numri i fëmijëve autik në vend »8 EMOCIONET E PAHARRUESHME Peisazhet e Beratit nisin rrugëtimin në ekspozitat shqiptare »9 PENSIONET PRIVATE Si do të funksionojë skema e re, tatimet që do të paguhen »5 »6 PAS RAPORTEVE TË BE Krimi i organizuar do të kushtojë 200 miliardë lekë Garancitë që kanë kompanitë, të cilat ofrojnë një pagë të lartë të pleqërisë. Kriteret që do të përdoren Nga DENION NDRENIKA Në Himarë pa “Agimin e Artë” Nga MILAIM SHEFKIU Demagogji parazgjedhore »11 »10 Opinion Kafenë e kam pirë gjithmonë, tek Nasi Hobdari, por në fakt nuk më ka ardhur mirë, kur Vangjel Shundi krijoi shoqatën vllahe STRUKTURA KOMBËTARE »16-17 E ENJTE 29 GUSHT 2013 VITI IX, NR. 3066 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com SISTEMI MASTER MASH: Aplikuesit rrezikojnë të marrin një diplomë që nuk njihet në vend NDRYSHOJNË QËNDRIMET Maturantët e rinj preferojnë më shumë regjistrimin në gjimnaze profesionale Kushtet kur Ministria e Arsimit e cilëson një diplomë të vlefshme. Rregullat që duhet të ndjekin studentët në nivelin e dytë »4 »4 U zhdukën 3 milionë € nga fondet për romët E dashura iu ankua në celular, e vret me levë saldatorin pse ia gërvishi makinën 30-vjeçari »4 Bashkia: Mund të ndërtoheshin 60 apartamente. Përfituesit e parave të dhëna nga BE, po keqpërdorin 37 familje rome »7 Zbulohet pronari i ri i selisë së vjetër të demokratëve »2
24

Metropol 29 gusht 2013

Mar 21, 2016

Download

Documents

Gazeta Metropol

Selia e PD i kalon Bashkise, tiranasit dhe vllahet, fondi i posacem ndaj krimit
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Metropol 29 gusht 2013

PD te SHQUP

Hetimi i funksion-arëve me imunitet hyn në pikat krye-sore. Në shtatë vitet e ardhshme do të rriten shpenzimet e Shqipërisë

Mjekët japin alarMin

Po rritet ndjeshëm numri i fëmijëve autik në vend»8

eMocionet e paharrueshMe

Peisazhet e Beratit nisin rrugëtimin në ekspozitat shqiptare»9

PenSionet Private Si do të funksionojë skema e re, tatimet që do të paguhen

»5

»6

Pas raPorteve të BeKrimi i organizuar do të

kushtojë 200 miliardë lekë

Garancitë që kanë kompanitë, të cilat ofrojnë një pagë të lartë të pleqërisë. Kriteret që do të përdoren

nga Denion nDrenika

Në Himarë pa “Agimin e Artë”nga MilaiM shefkiu

Demagogji parazgjedhore

»11

»10

opinion

Kafenë e kam pirë gjithmonë, tek Nasi Hobdari, por në fakt nuk më ka ardhur mirë, kur Vangjel Shundi krijoi shoqatën vllahe

Tiranasit e vjetër: Grekët sollën para-gjykimin për vllahët

struKtura KomBëtare

»16-17

E EnjtE29 gusht 2013Viti iX, Nr. 3066tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

sisteMi Master

masH: aplikuesit rrezikojnë të marrin një diplomë që nuk njihet në vend

nDryshojnë qënDriMet

maturantët e rinj preferojnë më shumë regjistrimin në gjimnaze profesionale

Kushtet kur Ministria e Arsimit e cilëson një diplomë të vlefshme. Rregullat që duhet të ndjekin studentët në nivelin e dytë »4

»4

u zhdukën 3 milionë € nga fondet për romët e dashura iu ankua në celular,

e vret me levë saldatorin pse ia gërvishi makinën

30-vjeçari

»4

Bashkia: Mund të ndërtoheshin 60 apartamente. Përfituesit e parave të dhëna nga BE,

po keqpërdorin 37 familje rome »7

Zbulohet pronari i ri i selisë së vjetër të demokratëve »2

Page 2: Metropol 29 gusht 2013

02 E enjte 29 gusht 2013 •

« POLITIKË

EDUARD HALIMI

“PS s’do prekë administratën e trajnuar nga Britania”

Ministri Halimi pati dje një takim kortezhe me am-basadorin britanik Nicho-las Cannon në përfundimin të detyrës së tij si ministër i Drejtësisë. Ministri Halimi e siguroi ambasadorin britanik se në opozitë do të jetë pas çdo projekti duke monitoruar ecurinë e tyre për të siguruar vazhdimësinë e projek-teve aq të domosdoshme për sistemin e drejtësisë. “Mazhoranca e re ka kërcënuar administratën e trajnuar nga ana juaj me paratë e taksa paguesve britanikë e evropiane. Ne nuk do të lejojmë mazhorancën e re të prekë punonjësit e kualifikuar të Shërbimit të pronës dhe monitorit elektronik”, – theksoi Halimi . Më tej, ministri në detyrë ngriti shqetësimin se mazho-ranca e re po sulmon institucionet e pavarura. “Institucionet e pavarur janë thelbi i një shteti demokratik dhe ne do të jemi opozita më e fortë dhe mbrojtësit e tyre”, është shprehur ai. Nga ana e tij ambasadori britanik vlerësoi lartë bashkëpun-imin e me Ministrinë e Drejtësisë duke e cilësuar këtë bashkëpunim si një model për t’u replikuar me qeveritë e ardhshme.

Miratohet ten-deri për pullat fiskale tek ilaçet

Qeveria miratoi dje tenderin për blerjen e pullave fiskale, të cilat do të vendosen në kutitë e ilaçeve, të cilat do të tregohen në vend. Ky vendim i qeverisë kishte kohë që kishte hasur pengesën e farmacistëve në vend, të cilët ishin shprehur kundër kësaj duke theksuar se kjo gjë çon në rritjen automatike të ilaçeve, por qeveria e konsideroi si të domo-sdoshme për të paran-daluar kontrabandën e barnave në vend. Kësisoj me vendimin e djeshëm, është miratuar edhe pika doganore në Vorë për të bërë ngjethje e pullave fiskale për ilaçet, të cilat do të tregohen në vend. Ky vendim i qeverisë do të ketë një kosto prej 8.4 milionë lekësh. Sipas VKM-së, qeveria vendos lejimin e Qendrës Kombëtare të Kontrollit të Barnave, si autoritet kontraktues, për kryerjen e procedurës së prokurimit publik me objekt “Blerje pullash kontrolli me element sigurie për barnat dhe aksesorë për shtypjen e tyre”, vendim i cili do të fuqizohet pasi të botohet në Fletoren Zyrtare.

QEVERIA MIRATON VENDIMIN, I CILI KALON SELINË BLU NË PRONËSI TË BASHKISË

Selia e PD-së kalon në pronësi të BashkisëGodina dhe parkingu i PD-së në shërbim të pushteti vendor

Ervin Koçi

Selia aktuale e Partisë Demokratike kalon në pro-nësi të Bashkisë së Tiranës.

Qeveria miratoi dje vendimin në të cilin parashikohet që go-dina e Partisë Demokratike së bashku me parkingun mbrapa saj të kalojë në pronësi të Bashkisë së Tiranës, vendim ky që e bën automatikisht PD-së me seli të re, atë të Shtëpisë Qendrore të ushtrisë Popullore (SHQUP). “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 3/k, 5, e 17, të ligjit nr.8744, ini 22.2.2001, “Për transferimin e pronave të palu-ajtshme publike të shtetit në njësitë e qeverisjes vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: Kalimin në pronësi të Bashkisë Tiranë të pasurisë nr.1/242, ndërtesë, me sipërfaqe 801.4m2, pasur-isë nr.1/66, truall, me sipërfaqe 1266.6m2, dhe ndërtesë me sipërfaqe 183 m2, të ndodhur në zonën kadastrale 8150, Tiranë, sipas planimetrisë që i bashkëlid-het këtij vendimi, për t’u përdorur për interesa vendore”, thuhet në vendimin e Këshillit të Ministrave.

DebatiVendimi i miratuar dje në

Këshillin e Ministrave duket se nuk do të kalojë pa një debat të fortë ndërmjet PS-së, e cila ka ardhur në pushtet dhe PD-së, e cila ka kaluar në opozitë. Ky debat do të vijë pasi socialistë kanë refuzuar kategorikisht kalimin e Partisë Demokratike në ambientet e Shtëpisë Qen-drore të ushtrisë Popullore duke theksuar se kjo godinë do të rikthehet në funksion të saj. Por këto pretendime të PS-së

KABINETI QEVERITAR I PD-SË DREJT LARGIMIT ZYRTAR NGA POSTI

Java e ardhshme, mbledhja e fundit e BerishësShtatori sjell Ramën në krye të qeverisë së vendit

Mbledhja e djeshme e qeverisë ishte e parafundit për kabinetin Berisha përpara se PD-ja të kaloi zyrtarisht në opozitë. Kjo pasi java që vjen përkon edhe me fun-din e mandatit kushtetues të qeverisë për qeverisjen e vendit në harkun kohorë 4-vjeçarë. Konkretisht man-dati i deputetëve, ashtu edhe të ministrave mbaron më 4 shtatorë për përkon me të mërkurën e javës që vjen. Zhvillimi i mbledhjes së fundit të qeverisë është në dorë të Berishës, i cili pritet që ta mbledh edhe një herë të fundit kabinetin qeveritar për të përshëndetur punën 4-vjeçarë të ekipit të tij. Më pas vendi do të futet në tran-zicionin e pushteteve ku më

9 shtatorë do të bëhet edhe mbledhja e Kuvendin të ri, i cili do të bëj edhe votimin e kabinetit qeveritarë të koa-licionit të majtë ku në krye do të jetë Kryeministri i

zgjedhur, Edi Rama. Edhe pse mbledhja e qeverisë e javës që vjen do të jetë e fundit për Berishën, pritet që ai të miratojë një sërë vendimesh, të cilat do të përputhen me

premtimet elektorale që ai ka bërë në muajin e fushatës elektorale, gjë kjo që ka ndodhur edhe në mbledhjet e shkuara të qeverisë që pas humbjes së zgjedhjeve të 23 qershorit. Ajo që pritet më me interes do të jenë vendime, të cilat lidhen drejt për drejtë me Partinë Demokratike, siç ishin dy VKM-të për kalimin e dy shtëpive ushtarake në pronësi të Partisë Demokratike, një në Tiranë, SHQUP dhe një në Fier. Gjithsesi pas javës së ar-dhshme mbledhjet e qeverisë do t’i drejtoj kryesocialist Edi Rama, i cili që prej më shumë se një javë ka filluar hartimin e projektit të tij për qeverisjen e vendit së bashku me aleatin kryesorë të tij, Lëvizjen So-cialiste për Integrim.

Përgjatë katër viteve, kabineti qeveritar i Berishës nuk ka bërë as një shkëputje për nga mbledhjet e tij, madje përgjatë fushatës elektorale këto takime kanë qenë edhe më intensive. Ato që janë cilësuar si arri-tjet më të mëdha të këtij kabineti kanë qenë koncensionet për hi-drocentralet, vendimet për rritjen e pagave dhe pensioneve, si edhe vendimet për ndër-timin e rrugëve dhe autostradave.

pritet që të hidhen poshtë nga ana e PD-së, pasi tani ata nuk e kanë më në pronësi godinën e vjetër të Partisë Demokra-tike dhe për rrjedhojë ata do të akomodohen në selinë e re. Por ajo që do të shkoi edhe debatin më të ashpër ndërmjet PS-së dhe PD-së është edhe qëllimin për të cilën do ta vërë në zbatim Bashkia e Tiranës hapësirën ku ndodhet selia ak-tuale e PD-së. Kjo pasi në krye të Bashkisë është edhe vet kryetari i Partisë Demokratike dhe në vendimin e qeverisë të miratuar dje nuk jepen speci-

fikime se në çfarë mënyrë do ta përdor Bashkia e Tiranës zonën kadastrale ku ndodhet selia aktuale e PD-së.

ZbatimiZbatimi i këtij vendimi të

Këshillit të Ministrave pritet që të bëhet sapo ai të botohet në Fletoren Zyrtare, që është edhe institucioni, i cili fuqizon të gjitha vendimet dhe ligjet e miratuara. Në VKM-në e djeshme është përcaktuar se vendimi do të fuqizohet, pasi ai të botohet në Fletoren Zyr-tare, gjë kjo e cila kërkon një

hark kohore pres së paku 2 javësh, pra në fillimin e muajt shtatorë, periudhë në të cilën qeveria Berisha do të jetë ende në pushtet. Kësisoj PS-ja nuk ka se si ta zhbëj vendimin e miratuar nga Berisha, si për kalimin e Partisë Demokratike në ambientet e Shtëpisë Qen-drore të Ushtrisë Popullore, ashtu edhe për vendimin e për kalimin në pronësi të Bashkisë së Tiranës ambientet e selisë

aktuale të Partisë Demokra-tike. Kjo pasi nëse PS-ja do të shfuqizoj vendimin e parë, atë të kalimit të PD-së në ambi-entet e SHQUP, atëherë partia kryesore opozitare në vend do të mbetet pa seli, ndërsa për vendimin e dytë do të has edhe më shumë përplasjen me Bashkinë e Tiranës, e cila është nën administrimin e Lul-zim Bashës, njëkohësisht edhe kryetari i PD-së.

PD brenda ambienteve të SHQUP përpara 9 shtatorit

Partia Demokratike do të jetë me seli të re përpara 9 shta-torit, ditë kur do të mbahet edhe mbledhja e parë e Kuvendit. Pas hyrjes në fuqi të vendimit të Këshillit të Ministrave dhe dekretit të nxjerrë nga Presidenti Bujar Nishani për heqjen nga inventari i pronave të Forcave të Armatosura të Shtëpisë Qendrore të Ushtrisë, demokratët nuk kanë humbur asnjë ditë kohë për të nisur rikonstruksionin e godinës. Burime nga selia blu bëjnë të ditur se po punohet për të përshtatur fillimisht zyrat e katit të dytë të godinës, ku do të qëndrojë edhe lidershipi i Partisë Demokratike. Gjithashtu në këtë kat do të jenë të vendosura edhe sallat ku do të mbahen mbledhjet e forumeve të PD-së, salla ku do të zhvillohen mbledhjet e Kryesisë dhe ajo e Këshillit Kombëtar. Njësoj si në selinë ak-tuale të demokratëve, kati i parë do të shërbejë për një pjesë të administratës ku disa zyra do t’i ketë sektori i organizimit. Punimet në katin e parë të godinës pritet të nisin pasi të ketë përfunduar rregullimi i zyrave të lidershipit të PD-së. Një vend i veçantë do të jetë edhe për sallën e konferencave të shtypit dhe takimit me gazetarët. Burime nga Partia Demokratike bëjnë të ditur gjithashtu se sekretarët e partisë do të vijojnë të kenë zyra individuale, kjo edhe falë numrit të madh të ambienteve që janë të vendosura në këtë godinë. Ish-Shtëpia Qendrore e Ushtrisë Popullore (SHQUP-i), do të ketë vend për të gjitha departamentet që ka në strukturë Partia Demokra-tike, për Forumin Rinor, Forumin e Gruas si dhe për degën e Tiranës. Dega më e madhe e demokratëve tani do të jetë pjesë e godinës ku është edhe selia qendrore e partisë.

SELIA E RE

Page 3: Metropol 29 gusht 2013

03• E enjte 29 gusht 2013

»POLITIKË

“DO E ZHYSË VENDIN NË RECESION ME EKIPIN E TIJ INJORANT”

Berisha: Atribut i Ramës 20%-shi, kërkon të marrë pushtetin vendor

Ervin Koçi

Kryeministri në detyrë Sali Berisha e ka krahasuar konferencën dy ditore të

PS-së për territorin si dramë me dy akte. Berisha ka aku-zuar kryesocialistin Rama se synon që të zotërojë gjithë territorin e vendit, i cili sipas ligjit i takon të administrohet nga pushteti vendor, teksa e ka cilësuar qeverinë e “Ramës’ si qeveri të 20%-shit. “Dita e parë e kësaj drame u karak-terizua nga fakti se kryemin-istri i ardhshëm i dëshmoi sh-qiptarëve si preokupimin e tij më madhor, e para: të shtinte ne dorë gjithë territorin e vendit në një kohë që admin-istrimi i territorit është atribut i qeverive vendore rampa e di që mjalti i mjaltit është 20% dhe ky duhet shtrirë në gjithë vendin. Akti i frymëzuar nga drejtimi i Bashkisë Tiranë që e la në situatën më dramatike. Përpjekja ka marrë përgjigjien më përfundimtarë nga Gjykata Kushtetuese që përcakton se territori është çështje e qeverive vendore. Revanshi i tij është evident, në këtë revansh spikat deklarata e tij se do prishë ndërtimet pa leje dhe ne e përgëzojmë, edhe pse janë atribut i qeverise vendore. E përgëzoi nëse këtë pikë të pro-gramit tonë e zbaton në pro-gramin e tij”, ironizoi Berisha. Ai vijoj duke akuzuar pasardhësin duke e etiketuar atë me termin “Hitler” teksa paralajmëroi që të mos provokojë shqiptarët me monumentet e diktaturës, pasi do përballet me reagim të fortë. Kreu i qeverisë sul-moi ashpër pasardhësin e tij lidhur me projektet që kërkon të aplikojë në bregdet. “Dy-shja Rama-Kokëdhima po ndërtojnë kështjella në zo-nën bregdetare ku është e ndaluar kategorish ndërtimi. I them Edi Ramës të mos pro-vokojë shqiptarët me Enver Hoxhën, pasi do përballet me zemërimin e tyre. Shqiptarët panë ekipin më injorant, më të paskrupullt që do të qever-isë vendin”, nënvizoi Berisha.

Akti i dytë i konferencës së PS-së, sipas shefit të qeverisë, është se ekipi i PS-së parala-jmëroi se do zhysë vendin në recension, ndërkohë Berisha u shpreh krenar para ministrave të tij, që gjatë mandatit të tyre arritën të parandalonin krizën. “Të ftuarit panë para tyre ekipin më pa dije, më injorantë. Vetë piktori njoftoi shqiptarët se për 3 muaj nuk do të ketë drita, kanë bërë gati skemën e prerjes së energjisë. Këta që vijnë kanë ndërmend të mbushin arkat e tyre dhe të zbrazin arkën e publikut. Akti i dytë paralajmëroi se do të zhysë shqiptarët në recen-sion dhe ky është oguri më i zi”, u shpreh Kryeministri teksa shtoi se të ftuarit e PS rrëzuan programin ekonomik të saj.

Reagimi i kryeparlamentares

Topalli ironizon konferencën e PS: Pamë komendinë e rilindjes

Zgjedhjet e pjesshme

Është shkelur afati, partitë të sjellin komisionerët

Kryetarja e Kuvendit në detyrë, Jozefina Topalli, ka reaguar sot në Facebook për konferencën dy ditore të Par-tisë Socialiste mbi territorin e ekonominë e titulluar, ‘Sh-qipëria e gjeneratës tjetër”. Topalli ironizon konferencën duke e cilësuar herë parodi dhe herë shfaqje. “Dy ditët e fundit pamë serinë e dytë të parodisë të Ujit të Ftohtë. Kësaj radhe live. Në ditën e parë, dëgjuam ide “inovatore” si: Fëmijët do rrëshqasin mbi piramidë, apo, se si në vilën e diktatorit do të flejnë artistë dhe legjislatorë inovatorë për të ndarë jo vetëm ide e frymëzime; Në ditën e dytë të seminarit, ekonomistët e mendimit botëror, siç i quajti vetë rilindasi, ftohën çdo premtim të Ramës të bërë në fushatë, përveç atyre për shëndetësinë falas dhe për legalizimet falas, sepse për këto nuk flitet më prej kohësh”, shprehet ajo. Topalli u shpreh më tej se Rama zh-villoi në shou duke ironizuar premtimet e tij përgjatë konferencës. “Në mbyllje të showt, rilindasi bëri një prem-tim që nuk e kishte artikuluar asnjëherë gjatë fushatës: “Pas 3 muajsh nuk do ketë drita!” Por pavarësisht kësaj,

të gjithë rilindasit ishin në një mendje se shfaqja, që atyre u pëlqen ta quajnë konferencë, ishte një histori suksesi! Duket si shaka, por në të vërtetë nuk është. Nuk është komedia hyjnore e Dantes. Është “komedia e rilindjes”. Ajo nuk la pa ironizuar edhe Kryeministrin e zgjedhur Edi Rama, ndërsa shkroi se, “Një personazh që i thotë vetes kryeministër edhe pse ende nuk është dekretuar nga Presidenti, edhe pse ende nuk është votuar në Parlament, edhe pse ende nuk ka bërë betimin, jo për kryeministër, por as për deputet, i premtoi shqiptarëve se “pas 3 muajve nuk do keni drita”, tamam si 20 vite më parë kur paraard-hësi i tij i tha shqiptarëve se “vetëm për 6 ditë ka bukë”, përfundoi deklarata e saj në rrjetin social Facebook.

Komisioni Qendror i Zgjed-hjeve ka shprehur shqetësimin në lidhje me mosrespektimin e kuadrit ligjor dhe shkeljen e afateve ligjore të propozimeve për anëtarët e KQV-ve pranë KZAZ-ve nr 2, qarku Shkodër dhe KZAZ nr. 73, qarku Korçë, nga të gjitha subjektet politike që gëzojnë të drejtën dhe kanë detyrimin ndaj këtij procesi. Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e këtij institucioni Drilona Hoxhaj, tha se kjo sjellje, krejtësisht në kundërshtim me afa-tet ligjore të përcaktuara, përbën shkak për cenimin e standardeve të këtij procesi, pasi vonesa e paraqitjes së propozimeve nga subjektet politike për anëtarësinë e 30 KQV që do të funksionojnë për këto zgjedhje, vështirëson punën e KQZ-së për trajnimin e tyre. “Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, duke ndjekur në dinamikë ecurinë e procesit para zgjedhor që do të zhvil-lohet më datë 1 Shtator, për kryetar në komunën Rrethinat, qarku Shkodër dhe kryetar në komunën Dardhas të qarkut Korçë, shpreh shqetësimin më në lidhje me mosres-pektimin e kuadrit ligjor dhe shkeljen e afateve ligjore të propozimeve për anëtarëve të

KQV-ve pranë KZAZ-ve nr 2, qarku Shkodër dhe KZAZ nr. 73, qarku Korçë, nga të gjitha subjektet politike që gëzojnë të drejtën dhe kanë detyrimin ndaj këtij procesi. Kjo sjellje, krejtësisht në kundërshtim me afatet ligjore të percaktuara, përbën shkak për cenimin e standardeve të këtij procesi, pasi vonesa e paraqitjes së propozimeve nga subjektet politike për anëtarësinë e 30 KQV që do të funksionojnë për këto zgjedhje, vështirëson punën e KQZ-së për trajnimin e tyre, si një moment shumë i rëndësishëm i procesit zgjed-hor. Janë këta komisionerë, të cilët do të menaxhojnë realisht procesin në ditën e votimit, dhe ngushtimi i hapësirave kohore për trajnimin e tyre do të cenojë zbatimin nga ana e tyre të kritereve të kërkuara nga Kodi Zgjedhor”, theksoi zëdhënësja e KQZ-së.

NDËRTIMETKryeministri në detyrë, Sali Berisha u shpreh pro nismës së kryeministrit të zgjedhur, Edi Rama për prishjen e të gjitha ndërtimeve pa leje, por ai e komentoi nismën e kryesocialistit si një pretekst për të uzurpuar hapësirat publike të qytetarëve, kryesisht në zonat bregdetare. Koment ky që u shoqërua edhe me ironinë e Ber-ishës për bashkëpunimin Rama-Koçokokdhima.

REAGIMETReagimet e demokratëve lidhur me konferencën dy ditore të Partisë Socialiste për territorin e vendit ishin të vazhdueshme përgjatë ditëve kur ajo u mbajt. Kështu deputetët e zgjedhur si Gerti Bogdani, Jorida Tabaku, Sokoll Olldashi etj e kanë cilësuar këtë konferencë të PS-së si një shfaqe për tu mënjanuar nga premtimet elektorale të dhëna përgjatë fushatës së zgjedhjeve të 23 qershorit.

SITUATA NË SIRI DHE POZICIONI I SHQIPËRISË

Rama: Jemi në krah të SHBA, Qeveria e re do të mbështesë NATO-n me çdo kosto

Kryeministri i zgjedhur, Edi Rama bëri dje publik qëndrimin e qeverisë që do të drejtojë ai mbi situatën në Siri dhe ndërhyrjen e SHBA-së atje. Sipas tij, qeveria e re do të mbështesë çdo vendim që ka në thelb lirinë e njerëzve dhe çlirimin e popujve nga regjimet barbare. Ky qëndrim, në gjykimin e Ramës, vjen i bazuar në faktin se Shqipëria është e renditur si komb që njeh mirë parimet e lirisë dhe dhunën nga regjimet shtypëse, dhe si një popull që e ka lidhur fatin dhe të ardhmen e tij me fatin dhe të ardhmen e lirisë e të demokra-cisë. “Ne do të jemi pa asnjë diskutim e hezitim në krah të Shteteve të Bashkuara në çdo front beteje ushtarake që arsye të vetën, ka lirinë e njerëzve dhe çlirimin e popu-jve nga regjimet barbare të cilat shkojnë deri tek armët kimike për mbijetesën e tyre.

Si qeveria e re e Shqipërisë, ne do të jemi kurdoherë dhe me çdo çmim, në lartësinë e borx-hit të pashlyeshëm historik ndaj aleatëve që mbështetën aspiratën e shqiptarëve për liri dhe sot ne jemi njësh me ta, në shprehjen e revoltës ndaj regjimit të Damaskut e të përgjegjësisë për t’iu kundërpërgjigjur ushtarakisht politikës shfarosëse të armëve kimike”, vuri në dukje Rama, gjatë deklaratës së djeshme për shtyp. Madje, në këtë kon-tekst, kryesocialisti garantoi që me marrjen e detyrës së re do të nisë përgatitja në

këtë drejtim. “Jemi plotësisht gati që me të marrë detyrën në Kuvendin e Shqipërisë, të marrim edhe detyrën që na takon për të mbështetur me të gjitha kapacitetet e kërkuara operacionale përpjekjen e Aleancës Euroatlantike për të ndalur marrëzinë vrastare ndaj popullit sirian. Jam i bindur se në këtë drejtim Kuvendi i Shqipërisë do të jetë unanim përballë çdo kërkese që do të vij nga NATO dhe ne do të jemi të pakursyer për të qëndruar pranë popullit sirian në këtë moment të vështirë për të”, vuri në dukje, Rama.

Page 4: Metropol 29 gusht 2013

04 E enjte 29 gusht 2013 •

« SOCIALE

Erta Bode

Adoleshentët shqiptar kanë filluar të preferojnë shkollat e mesme profe-

sionale më shumë se një gjim-naz të përgjithsëm. E gjitha kjo vihet re në tendencën e reg-jistrimit që kanë nxënëist të cilët kanë mbaruar 9-vjeçaren dhe zgjedhin një shkollë të mesme profesionale. Sipas tyre, zgjedhja bazohet drejt së ardhmes, ku fiton motoja më mirë një zanat se një profesion. Pritshmëri të tilla mbërrijnë edhe nga drejtuesit e shkol-lave të mesme profesionale, të cilët pohojnë interesimin që kanë treguar nxënësit për t’u regjistruar. Ata pohojnë se ky numër është më i lartë se çdo vit tjetër. Por dhe kapacitet e shkollave janë të mjaftueshëm për pritshmërinë e nxënësve. Sipas drejtuesve nga të gjitha degët e shkollave të mesme profesionale, ato që janë më të preferuarat nga të dyja gjinitë, janë administrim biznesi, Inx-hinieritë, telekomunikacioni, që është dhe dega më e re e futur në këto shkolla. Ndër-kohë një tendencë më e madhe e nxënësve është ndaj degës së Pedagogjisë si dhe gjuhëve të huaja, ndërkohë çuditërisht meshkujt janë më të shumtë në numër në degën Hoteleri-Turizëm. Në rang republike vihet re kjo tendencë e ado-leshentëve për të vazhduar një shkollë profesionle, edhe pse ajo është një vit më shumë se gjimnazi i përgjithsëm. Mirëpo adoleshentët mendojnë se kjo është një mundësi më e mirë për të dalë në tregun e punës si dhe për të gjetur një punë,

Kujdes licencimin e universitetit dhe kontratën

MASH: Mos bëni zgjedhjen e gabuar, do mbeteni me master në xhep

Në prag të nisjes së apliki-

meve për studimet e ciklit të dytë, ku bëjnë pjesë edhe mas-terat profesionalë dhe shken-corë, specialistë të Ministrisë së Arsimit kanë përgatitur një paketë këshillash për studentët që i kanë përfunduar studimet “Bachelor” dhe tashmë janë përfshirë nga dilemat se çfarë duhet të bëjnë më tej me formimin e tyre pasuniversitar. Programet e studimit të ciklit të dytë përfundojnë me diplomë “Master”. Ky program përgatit studentët për tregun e punës, si dhe për studime të mëtejshme. Por në mjaft raste, për shkak të zgjedhjes së gabuar, të rinjtë kanë mbe-tur me diploma masteri në xhep, që nuk u kanë siguruar dot një vend pune. Arsyeja, zgjedhja e gabuar e programit të studimit, pse jo edhe universiteti jo ai i duhuri.Ndaj, special-istët e arsimit të lartë në MASH shpjegojnë se çfarë duhet të dihet përpara zgjedhjes së programit master për shkollat e larta publike dhe private. Së pari, duhet të keni informa-cione mbi programin e studimit. “Kriteret e pranimit vendosen nga shkolla e lartë, ndërsa kuotat e pranimit për shkollat pub-like vendosen nga MASH. Për studimet e ciklit të dytë nuk ka kufizime të moshës apo të kohës që nga diplomimi në Bach-elor. Keni të drejtën të studioni edhe degë të përafërta ose të ndryshme nga ajo e ciklit të parë të studimeve. Profesionet e rregulluara si mjekësia, stomatologjia, farmacia, mësuesia, arkitektura, veterinaria, mami, infermieria, fizioterapia dhe inxhinieria kërkojnë përfundimin e një programi të ciklit të dytë, përpara dhënies së Provimit të Shtetit. Përpara zgjed-hjes bazuar në interesat për të ardhmen, aplikantët duhet të sigurohen mbi domosdoshmërinë e studimit të një programi, informohen mbi bashkëpunimin ndërkombëtar të shkollës, si dhe për mundësinë e transferimit të studimeve apo krediteve në shkolla të tjera brenda apo jashtë vendit. Në përzgjedhjen e universitetit, studentët duhet të interesohen nëse do të ketë pedagogë të kualifikuar, me tituj akademikë. Shkollat e larta dhe programet e studimit duhet të jenë të licencuara meVKM. Pas licencimit, shkollat e larta dhe programet akreditohen nga Këshilli i Akreditimit, me urdhër të MASH. Prandaj, duhet kërkuar nga shkolla e lartë vendimi për licencimin e programit të studimit, si dhe urdhrin e ministrit për akreditimin e programit. Duhet pasur parasysh që programi i studimit të jetë i akredituar përpara lëshimit të diplomës, si dhe të garantohet nëse këto kredite janë të transferueshme në një universitet tjetër dhe sa njihen jashtë arsimit sh-qiptar. Ndërkohë firmosja kontratës përpara se të fillojnë studimet duhet në prani të një noteri. Sigurisht që pas regjistrimit duhet marrë numri i matrikullimit i cili del në diplomën duke vërtetuar origjinalitetin e saj.

BASHKIA NGRE SIRENËN E ALARMIT, SHPËRDORUESIT E FONDIT PO I KEQPËRDORIN

U zhdukën 3 milionë dollarët e dhënë nga BE për romët

Gati projekti për akomodimin e romëve në dy blloqe banimiNëse fondet e dhëna nga Bashkimi Ev-

ropian për romët do të shkonin në favor të këtij komuniteti, do të ishin ndërtuar të pa-ktën 60 apartamente. Me këtë argument Bashkia e Tiranës e ka kthyer në një pikë të re debatin e ngritur mbi të drejtat dhe respektimin e komunitetit. Ndërsa thek-son se nga përfituesit e këtij fondi, po për-doren 37 familje rome, të cilat nëse fondi do ishte mirëpërdorur do u ishte siguruar banesë. Strehimi i tyre ka mëse 20 ditë që është bërë një problem në media si dhe ka prekur debatet në komisionin evropian. Në një komunikatë për shtyp Bashkia e Tira-nës shpreh keqardhje, për atë që e cilëson përdorim politik të problemit të këtij ko-muniteti nga ndonjë parti politike. Sipas bashkisë, BE ka dhënë 3 milionë euro për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve rome dhe egjiptiane, por kjo shumë është shpërdoruar. Sipas deklaratës së Bashkisë, pasi kanë përfituar qindra, mijëra euro në emër të këtij komuniteti, këta persona prej ditësh po i keqpërdorin politikisht disa

anëtarë të komunitetit rom, për të fshehur abuzimet e tyre dhe për t’i ikur përgjegjë-sive ligjore dhe morale. Shpërdorimi që i është bërë shumës prej 3 milionë euro të akorduar nga Bashkimi Europian, për t’u ardhur në ndihmë komuniteteve rome dhe egjiptiane është një sirenë alarmi për sho-qërinë. “Të paktën 60 apartamente mund të ishin ndërtuar, nëse këto para do të ishin përdorur për të ndihmuar drejtpërdrejt komunitetin rom dhe jo për të mbushur kontot bankare të disa prej personave të implikuar në këtë çështje” - thuhet në deklaratë. Ndërkohë nëpërmjet deklaratës bëhet e ditur se Bashkia e Tiranës ka traj-tuar me rigorozitet problematikën e komu-nitetit rom, për të cilët prej dy vitesh ka ngritur zyrën e anti-diskriminimit, që më parë nuk ekzistonte. Në tre programet e strehimit që aplikohen në Bashkinë e Tira-nës, me prioritet është trajtuar komuniteti rom dhe egjiptian të cilët tashmë kanë një përfaqësues në Komisionin e strehimit, propozim i bërë nga kryebashkiaku, Lul-

zim Basha. Ndërkohë në këtë deklaratë, përsa i përket strehimit të tyre, bëhet e ditur se Këshilli Bashkiak ka miratuar një sistem pikësh të cilat plotësohen me kriteret e vendosura nga VKM, ku futen niveli i të ar-dhurave etj dhe për shumë mangësi ky ko-munitet është vlerësuar me 5 pikë. Kështu që Bashkia e Tiranës deklaron se në bazë të pikëve e ka të pamundur të anashkalojë kriteret që ky komunitet nuk i plotëson. Bashkia e Tiranës, në bashkëpunim me Delegacionin e Bashkimit Evropian ka gati projektin për rehabilitimin dhe rikualifikimin urban të dy blloqeve në njësinë bashkiake nr.4 dhe 8. Në këtë zonë të populluar më së shumti nga banorë të komunitetit rom dhe egjiptian, krahas ndërhyrjes tërësore në përmirësimin e infrastrukturës, do të ndërtohet një shkollë dhe banesa sociale. Kjo është një nismë e qëndrueshme, me anë të së cilës Bashkia do të ofrojë ar-simimin dhe strehimin për këtë komunitet, bëhet e ditur në deklaratën për shtyp të dhënë nga Bashkia e Tiranës.

Në deklaratë nuk përmenden se ku shkuan

ato 3 milion euro, dhe se kush duhet të mbajë

përgjegjësi duke mosanashkaluar faktin se në

këtë deklaratë nuk ka akuza të drejtpërdrejta.

“Të paktën 60 apartamente mund të ishin

ndërtuar, nëse këto para do të ishin për-

dorur për të ndihmuar drejtpërdrejt komu-

nitetin rom dhe jo për të mbushur kontot

bankare të disa prej personave të implikuar

në këtë çështje” - thuhet në deklaratë

KONVIKTET GATI, TIRANA HAP DYERT PËR NXËNËSIT E RRETHEVE

Rriten kërkesat për shkollat e mesme profesionale në vend

pasi në fund të fundit, mund të kenë edhe një biznes të tyrin, ku do të nxjerrin të ardhura.

Çdo qytet i Shqipërisë ka më shumë se një shkollë të mesme profesionale ose të paktën një, e cila ofron disa degë për nxënësit që e për-zgjedhin atë. Ç’ka do të thotë se një numër i konsiderueshëm i nxënësve zgjedhin shkol-lat e mesme profesionale si zgjidhjen e tyre. Ndërkohë disa degë nuk ofrohen në çod shkollë, kështu nxënësit lëvi-

zin për të zgjedhur degën që duan nga një qytet në tjetrin. Gjirokastra dhe Tirana mbeten qytet që marrin më shumë nxënës nga rrethet e tjera. Drejtuesit e shkollave bëjnë me dije se për nxënësit që nuk jetojnë aty dhe e kanë të pa-mundur qëndrimin në atë qytet ku kanë zgjedhur shkollën, ofrohet akomodimi për të je-tur në konvikt. Ata deklarojnë se godinat e konvikteve janë gati dhe se kanë kapacitet për të pranuar nxënësit, ndër-

kohë bëjnë me dije gjithashtu se godinat e konvikteve janë të ndara, ku meshkujt jetojnë në njërën, dhe femrat në një tjetër, të cilat janë larg në var-ësi të kushteve të rrethit për hapësirat që ka caktuar si kon-vikte. Ndërkohë drejtuesit e shkollave garantojnë qetësinë që do të kenë nxënësit, që do të akomodohen në konvikte, duke patur drejtorin e konvik-tit, kujdestaren, rojet dhe të gjitha kushtet e përshtatshme për të jetuar pa prindërit.

PREFERENCATPreferenca për të vazhduar shkollën e mesme profesionale nga nxënësit në Shqipëri ka shënuar një rritje të lartë për këtë vit. Degët më të preferuara mbeten administrim biznesi si dhe inxhinieri- telekomunikacioni. Normalisht meshkujt preferojnë më shumë degët e me-kanikës, të hidraulikës si dhe hoteleri turizëm, ndërsa femrat pedagogjinë si dhe gjuhët e huaja.

KONVIKTETDrejtuesit e shkollave të mesme profesionale bëjnë me dije se konviktet që do të presin nxënësit nga rrethet e tjera janë gati dhe kanë kushtet e mjaftueshme që një nxënës 15 vjeçar të përballojë jetesën në mungesë të prindërve, duke u ofruar atyre garancinë e një qetësie si dhe një rregull strikt. Konviktet janë të ndarë për femra dhe meshkuj kështu që nuk pritet asnjë problem.

Page 5: Metropol 29 gusht 2013

05• E enjte 29 gusht 2013

»EKONOMI

Shorteu Vodafone Club Voyage

Vodafone çon me pushime 50çifte në destinacione mesdhetare

Asetet e fondeve janë rritur me 24.5%

Skema e pensioneve private, tregu regjistron 7 800 persona

Të tjerë fitues të shorteut Vodafone Club Voyage nisen për Ibiza, Palma de Majorka, Kretë, Antalia dhe Rodos. 50 çifte u nisën në destina-cione fantastike pushimesh mesdhetare “all inclusive” si fitues të shorteut Voda-fone Club Voyage. Fituesit u nisën në fillim të kësaj jave përmes fluturimesh charter për në Ibiza, Antalia, Palma de Majorka, Kretë dhe Rodos. Në fillim të muajit gusht, 50 çifte të tjera fituesish të Vodafone Club Voyage shijuan pushimet e tyre të luksit në po këto destinacione. Shorti Vodafone Club Voyage ishte surpriza që Vodafone bëri për të gjithë anëtarët e komunitetit Nr 1 të telefonisë celulare në Shqipëri, Vodafone Club. Ky short veror mundësoi që çdo klient i Vodafone Club që kishte kryer një rimbushje prej të paktën 1000 lekë (me TVSH) bëhej automatikisht pjesë e këtij shorteu. Shorteu, ku u përzgjodhën 100 fituesit e udhëtimeve, u hodh në dy data të ndryshme përkatësisht në 12 Korrik dhe 9 Gusht dhe u transmetua drejtpërdrejt përmes live stream në faqen zyrtare të Vodafone Albania në Facebook. Vodafone Alba-nia ofron mundësi të jashtëza-

konshme komunikimi përmes Vodafone Club. Këtë verë përveç mundësive fantastike të komunikimit, Vodafone Albania shpërbleu klientët me udhëtime ëndrrash në plazhet më të bukura të Mesdheut. Nga ana tjetër, Vodafone ka shtuar prezencën e saj edhe në rrjetin zyrtar në Facebook. Kjo faqe ka shënuar një numër rekord përdoruesish, me 300.000 “fans” ndërsa pub-likimi i postimeve të reja dhe komunikimi me përdoruesit e faqes vijon të jetë shumë intensiv duke ofruar shumë informacione dhe përkujdesje. Krahas pranisë në rrjetin Facebook, Vodafone Alba-nia është i pranishëm në të gjitha rrjetet kryesore sociale përfshirë Twitter, LinkedIn dhe Instagram. Vodafone është gjithashtu i pranishëm në plat-format Android dhe iOS me një numër aplikacionesh falas.

Çdo individ ka të drejtë të kontribuojë në skemën e pensioneve private, sipas dëshirës dhe mundësisë, duke lidhur kontratë me shoqërinë që do të bëjë menaxhimin e fondit. Por tregu i pensioneve private edhe pse u rrit në gjysmën e parë të vitit 2013 me 24.5 për qind, mbetet ende tepër i ulët. Sipas të dhënave nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, totali i aseteve të fondeve private arriti vlerën e 352 milionë lekëve. Numri total i kontribuesve në fon-det private të pensioneve në fund të 6-mujorit 2013 ishte rreth 7,800, në rritje me 7% që nga fundi i vitit të kaluar. Ky numër është mjaft i ulët dhe në pjesën më të madhe i takon punonjësve të sho-qërive aksionere në fonde. Në pjesën më të madhe, asetet e fondeve private konsistojnë në bono thesari dhe obligacione të qeverisë shqiptare. Inves-timet në këto instrumente në fund të qershorit kishin vlerën e 325 milionë lekëve, në rritje me 18% që nga fundi i vitit të kaluar. Investimet me rrezik zero dhe shpenzimet relativisht të ulëta bëjnë që fondet e pensioneve të kenë aktivitet fitimprurës. Për gjashtë muajt e parë të vitit,

fitimi nga investimet kishte vlerën e 9.1 milionë lekëve. E ardhmja e tregut të pension-eve private duket e kushtëzuar nga një reformë e pensioneve, që do t’i përfshinte pensio-net private si një kolonë e detyrueshme në sistem. Incentivat e deritanishme, si njohja e kufizuar e shpen-zimeve për kontributete në fondet e pensioneve private, nuk kanë dhënë ndonjë efekt të rëndësishëm për rritjen e numrit të kontribuesve. Sa u takon lehtësive fiskale, neni 88 i ligjit për pensionet private thekson se, “lehtë-sirat tatimore të kontributeve të anëtarëve të fondit të pensionit”, i ka të ndara dhe të sqaruara qartë rastet e përfiti-mit. Si fillim, çdo person duhet të ketë parasysh se, kontributi i bërë në fondin e pensionit zbritet nga të ardhurat person-ale të tij për efekt tatimi.

KËSHILLI MBIKËQYRËS LË NË 3.5% NORMËN BAZË TË INTERESIT

Kujdes me politikat fiskale,s’ka hapësirë për huamarrje

Norma bazë e interesit do të mbetet e pandry-shueshme do të mbe-

tet edhe për këtë muaj. Kreu i Bankës Qendrore, Ardian Ful-lani ka deklaruar dje gjatë një conference për shtyp se Këshilli Mbikëqyrës i BSH-së mban të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun, në nivelin 3.5 për qind”. Nga ana tjetër, Banka Qendrore e sheh të zymtë pers-pektivën e ekonomisë shqiptare. Guvernatori Ardian Fullani, tha se burimet e rritjes në të ardh-men e afërt janë të dobëta.

Politika fiskaleHapësirat për stimuj fiskalë

tashmë janë të shteruara, sipas Guvernatorit, ndërsa konsumi dhe investimet private po vua-jnë nga pasiguria dhe pesimiz-mi. “Politika fiskale ka patur një natyrë stimuluese gjatë shtatë muajve të parë të vitit, duke u karakterizuar nga rritja e shpe-jtë e shpenzimeve publike dhe nga ulja e drejtpërdrejtë apo indirekte e disa taksave. Gjatë periudhës në fjalë, shpenzimet buxhetore u rritën me 10.4% ndërkohë që të ardhurat bux-hetore u reduktuan me 2.6%. Kjo situatë u reflektua në një deficit buxhetor rreth 2.3 herë më të lartë se e njëjta periudhë e vitit të shkuar. Zgjerimi i defi-citit ka mbështetur kërkesën agregate në këtë periudhë, por ai nënkupton ndjekjen e një politike fiskale të kujdesshme në pjesën e mbetur të vi-tit në kushtet e ezaurimit të hapësirave për huamarrje në gjysmën e dytë”, nënvizoi Ful-lani. Guvernatori tha se rënia e inflacionit në muajin korrik në 1.6%, poshtë objektivit të Bankës Qendrore, është e për-kohshme dhe i detyrohet fak-torëve sezonalë. Megjithatë, Banka e Shqipërisë i qëndron pritshmërive për inflacion të ulët gjatë këtij viti dhe gjatë vitit të ardhshëm. Kërkesa e dobët dhe mosshfrytëzimi i plotë i kapaciteteve prodhuese në ekonomi pritet të përcakto-jnë rritje modeste të çmimeve dhe, rrjedhimisht, vazhdimin e politikës monetare stimuluese.

KreditimiKushtet për marrjen e kre-

dive janë lehtësuar, sipas Full-anit. “Kahu lehtësues i politikës monetare, reduktimi i kërkesës për financim të sektorit publik, si dhe situata e mirë e likuid-itetit në sektorin bankar, kanë mundësuar një rënie të mëte-jshme të normave të interesit gjatë muajve korrik e gusht. Në veçanti, normat e interesit të letrave me vlerë të qeverisë dhe të depozitave në lekë kanë njohur një rënie të mëtejshme, ndërkohë që normat e inter-esit të kredive në lekë kanë reflektuar më pak. Ky zhvillim vazhdon të tregojë për praninë e primeve relativisht të larta të rrezikut në tregun financiar dhe ilustron gjithashtu politi-

stos së kredisë relativisht të ulët, duke reduktuar përcjelljen e stimulit monetar në ekonomi. Megjithatë, zgjerimi i kredisë për ekonominë ka vijuar të shënojë norma të ulëta rritjeje. “Në fun-din e tremujorit të dytë,kredia për ekonominë rezultoi rreth 0.9% më e lartë krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Së bashku me aktivitetin e dobët

ekonomik, perceptimi i pasig-urisë nga agjentët ekonomikë vazhdon frenon kërkesën për kre-di të sektorit privat. Megjithatë, në muajin qershor kredia akorduar sektorit privat shfaqi shenja të lehta përmirësimi në krahasim me dy muajt paraardhës. Në fund të muajit qershor, agregati i parasë së gjerë, M3, regjistroi rritje vjetore me 4.5%”, - tha Fullani.

TAKIMI

I pyetur për takimin me presidentin e Bundesbank, Jens Weidmann, rreth një javë më parë, Fullani tha se, një ndër konstatimet e ndara me zotin Jens Wiedmann ishte se, sistemi bankar duhet ta shfrytëzojë më shumë gjendjen e mirë të likuiditetit dhe burimet e shumta që ka në dispozicion. Weidmann diskutoi rreth zhvillimeve më të fundit në vend, në rajon dhe në Eurozonë. Presidenti Weidmann vlerësoi punën e Bankës së Shqipërisë për ruajtjen e stabilitetit financiar të vendit, ndërsa Guvernatori e njohu atë me ecurinë e ekonomisë shqiptare dhe veçanërisht me zhvillimet në sistemin bankar. Ai prezantoi masat e ndërmarra për forcimin e kushteve makroekonomike dhe garantimin e stabilitetit financiar të vendit. Gjithashtu, ai e njohu me përpjekjet e saj për të nisur dhe nxitur bashkëpunimin rajonal ndërmjet bankave qendrore të rajonit.

BURIMET E RRITJES EKONOMIKE MBETEN TË PASIGURTA

Fullani: Duhet përmirësim dheqëndrueshmëri për borxhin publik

Banka e Shqipërisë gjykon se politika fiskale në të ardh-men duhet të ketë si objektiv të saj primar ruajtjen dhe

përmirësimin e qëndruesh-mërisë së borxhit publik. Në veçanti, konsumi dhe investimet private vuajnë

nga pasiguria dhe hezitimi i familjeve dhe bizneseve në ndërmarrjen e angazhimeve afatgjata. Gjithashtu, kushtet e financimit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit, vijojnë të mbeten relativisht të sh-trënguara dhe nuk favorizo-jnë rritjen e kredisë dhe të investimeve. Performanca e këtyre komponentëve do të përcaktojë ecurinë e ardhshme të ekonomisë. “Duke parë nga e ardhmja, Banka e Shqipërisë gjykon se burimet e rritjes ekono-mike mbeten të dobëta dhe të pasigurta”, -theksoi Ful-lani. Guvernatoi nënvizoi se në një horizont afatmesëm, skenari bazë i zhvillimeve të pritura karakterizohet nga një rritje ekonomike e dobët dhe nën potencial - në linjë me atë të vënë re gjatë dy viteve të fundit.

kat konservatore të bankave në kreditim. Ashtu si dhe në eks-periencën e shumë ekonomive të tjera, ai tregon se përcjella e plotë e lehtësimit të poli-tikës monetare në kushte më të mira financimi për sektorin privat mbetet problematike”, tha Fullani. Sipas tij, nga ana tjetër, edhe sektori privat shfaq një elasticitet kërkese ndaj ko-

Page 6: Metropol 29 gusht 2013

06 E enjte 29 gusht 2013 •

« aktualitet

Mariglen Mullai

në strategjinë ndërsektoriale të luftës kundër krimit të organi-zuar, trafiqeve të paligjshme

dhe terrorizmit për 7 vitet e ardh-shme, qeveria ka parashikuar shtesa fondesh në lekë dhe përmirësim të infrastrukturës, për t’i luftuar këto fenomene negative, ku shuma shkon në 20 miliardë lekë.

Situata e tanishmeNë strategjinë e botuar në Fletoren

Zyrare thuhet se “Situata e krimit të organizuar në Shqipëri gjatë viteve të fundit, paraqitet më pak shqetësuese dhe madje më e kontrolluar, krahasuar me periudhën para vitit 2007. Format kryesore të krimit të organizuar mbeten po ato që kanë qenë. Grupet e krimit të organizuar vazhdojnë të përfitojnë nga vendndodhja e Shqipërisë si një vend tranzit, e cila preket nga rrugët e trafikimit të heroinës nga Azia në Ballkan e drejt vendeve të Evropës Perëndimore. Trafikantët e drogës, sipas raporteve ndërkombëtare, duket se po marrin një rol gjithnjë e më të madh në financimin dhe shpërndarjen e heroinës jashtë Shqipërisë. Në këtë kohë janë hartuar akte të reja ligjore e nënligjore, janë trajnuar 8805 special-istë e gjatë viteve 2004-2010 u zbat-ua një Strategji Kombëtare Antidrogë. Objektivi, që lidhet me reduktimin e ofertës dhe trafikimit të drogave të forta dhe zvogëlimin e sipërfaqeve për kultivimin e bimëve narkotike, është realizuar për këtë periudhë. Edhe ra-portet ndërkombëtare të vitit 2013 nënvizojnë se Shqipëria ka bërë për-parim në luftën kundër drogës. Numri i rasteve të goditjeve ndaj shitjes e trafikimit të narkotikëve në vitin 2012 është rritur me 144% krahasuar me vi-tin 2007, ndërsa i bimëve të kultivuara dhe asgjësuara është ulur me 5, 3 herë. Edhe sasia e kokainës së sekuestruar në Itali, të tranzituar nga Shqipëria mbetet në nivelin 0 kg, gjë që flet për një rritje të performancës të struk-turave të luftës kundër narkotikëve. Vitet e fundit (2007-2012) është rri-tur ndjeshëm numri i operacioneve me teknikat speciale të hetimit me 252 operacione, gjatë të cilave janë goditur 254 grupe kriminale të trafikut dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike. Në vitin 2012 rezulton një rritje e identi-fikimit dhe hetimit të veprave penale në fushën e luftës kundër trafiqeve të paligjshme në masën 13,4%, krahasu-ar me vitin 2011, është shënuar rritje në goditjen kundër grupeve të organi-zuara të trafiqeve të qenieve njerëzore nëpërmjet kryerjes së 150 operacion-eve policore. Duke filluar nga viti 2010 është punuar për rritjen e kapaciteteve të strukturave kundër trafiqeve të paligjshme me 18 funksione të reja, kryesisht në drejtim të luftës kundër trafikimit të qenieve njerëzore, duke e rritur 20, 4% nurnrin e punonjësve të strukturave të policisë antitrafik. Në Institucionin e Prokurorisë së Krimeve të Rënda, në vitin 2010, është ngri-tur një seksion i veçantë për hetimin e çështjeve lidhur me trafikirnin e qenieve njerëzore. Në muajin Qershor 2012, u miratua Marrëveshja e Re e Bashkëpunirnit për Funksionirnin e Mekanizmit Kombëtar të Referimit për Viktimat/Viktimat e Mundshme të Trafikirnit të Personave. Katër qendrat

Database koMbëtar Me profilet kriMinale, krijohet sektor i veçantë për kriMin koMpjuterik

lufta ndaj krimit, 200 miliardë për 7 vjetHapat e plota që parashikon Strategjia Ndërsektoriale dhe pikat kyçe

(përfshirë edhe QVT), vit pas viti kanë rritur cilësinë e shërbimeve të ofruara për viktimat e trafikimit. Është zbatuar një plan operacional kundër lypjes dhe shfrytëzuesve të fëmijëve, i cili që prej muajit dhjetor 2009 ka reduk-tuar ndjeshëm rastet e shfrytëzimit të fëmijëve në rrugë. Prej vitit 2006 jemi anëtarë me statusin observer në rrjetin (CARIN- Camden Assets Recov-ery Inter-Agency Network), dhe me përfundimin e nënshkrimit të mar-rëveshjes operacionale me Europolin do të bëhet anëtarësirni me të drejta të plota në rrjetin CARIN. Ky hap do të rrisë bashkëpunimin ndërkombëtar lidhur me ndjekjen, gjetjen, ngrir-jen, sekuestrirnin dhe konfiskimin e produkteve të krimit. Në fushën e parandalimit dhe luftës kundër pas-trimit të parave, janë kryer mbi 900 inspektirne për subjektet e ligjit e janë

dërguar mbi 1600 raporte për aktiv-itete të dyshimta. Nga DPPPP janë referuar rnbi 230 raste për pastrim parash në organin e akuzës (Prokurori dhe Njësi të Përbashkëta Hetimore); informuar për rnbi 650 raste Policinë e Shtetit për dyshime për pastrim par-ash dhe financim terrorizmi; janë dër-guar rnbi 340 kërkesa për informacion financiar për njësitë homologe; janë nxjerrë 67 urdhra bllokimi për pasuri në një vlerë totale afro 9’000’000 euro. Treguesit e luftës kundër korrup-sionit dhe veprave të kryera nga pu-nonjës shtetërore, në vitin 2012, kanë shënuar rritje me 3, 8 herë më shumë krahasuar me vitin 2007. Në shtator 2012, u miratua rregullorja për funk-sionimin e strukturave antiterror. Janë fuqizuar kapacitetet administrative, ligjore dhe profesionale të strukturave të mbrojtjes së dëshmitarëve.

Sfidat dhe objektivatPër përiudhen në vazhdim do të in-

tensifikohen përpjekjet e strukturave shtetërore për të luftuar fenomenin e trafikimit të qenieve njerëzore, si përmirësimi i legjislacionit, iden-tifikimi i hershëm i viktimave, etj. Strukturat e Policisë së Shtetit do të fokusohen në parandalirnin dhe reduktirnin e trafiqeve të paligjshme nga/ përmes vendit tonë. Do për-doren metodave speciale të hetimit, në përmirësim dhe harmonizimin në sigurimin e të dhënave dhe statis-tikave që mundësojnë vlerësimin e progresit në luftën kundër trafikut të armëve, veprave të artit, mjeteve motorike dhe kontrabandimit të mi-grantëve. Lufta kundër korrupsionit është e lidhur ngushtësisht me luftën kundër krimit të organizuar, trafiqeve të paligjshme dhe terrorizmit. Syno-

het dobësimi i financave të rrjeteve kriminale të krimit të organizuar dhe terrorizmit nëpërmjet shenjestrimit, sekuestrimit dhe konfiskimit të pas-urive dhe të ardhurave të përfituara nga aktiviteti kriminal. Politika për re-alizirnin e kufijve të hapur, por të kon-trolluar dhe të sigurtë kërkon menax-him eficent të kufirit. Tashmë synohet përfundimi i harmonizimit të kuadrit ligjor me standardet Schengen deri në vitin 2018 për të 4 shtyllat e MIK-ut. Në përmirësimin e kapaciteteve të Policisë Shkencore përmendet rritja e kapaciteteve në drejtim të ekzamini-meve me anë të ADN-së, nëpërmjet instalimit të database-s të ADN-së, për ruajtjen e profileve të personave me të dhëna kriminale dhe krahasimet me profilet e mbetjeve biologjike të fiksuara në vendngjarje, teksa do investohet edhe në teknologji. Në funksion të rritjes së efektivitetit të luftës kundër krimit kompjuterik në të ardhmen parashikohet të krijohet një njësi e vetme e specializuar për hetimin dhe ekzaminimin e krimeve kompjuterike në nivel qendror e ra-jonal. Ndërkaq, synohet ulja, deri me 2016, me 50% e numrit të kapjeve dhe bimëve të asgjësuara për rastet e kultivimit të bimëve narkotike, duke u nisur nga të dhënat e vitit 2010, numri i kapjeve për rastet e shitjes e trafikimit të drogave të jetë çdo vit mbi 600. Synohet mbajtja në nivele të ulta e treguesve për sasitë e drogave të forta të sekuestruara nga vendet fqinje me origjinë apo të tranzituara nga Shqipëria (nën 20 kg heroinë dhe nën 5 kg kokainë deri në vitin 2020), kryerja çdo vit e jo më pak se 30 op-eracioneve ku janë përdorur forma të ndryshme të bashkëpunimit ndërkom-bëtar. Ndërkaq, në strategji parashiko-het unifikim i Katalogut për humbjet në bazat e të dhënave të QKIAK me ASF 2 Interpol në mënyrë që të bëhet një shkëmbim korrekt dhe në kohë i informacionit në nivel ndërkombëtar dhe që të plotësohen të dhënat mbi objektet e humbura sipas formatit të Interpolit. Ndër indikatorët përmendet fakti se përqindja e veprave penale të trafikimit të paligjshëm të zbuluara, do të rritet nga 98.2% në 98.7% më 2020-ën. Numri i procedimeve penale të veprave penale të korrupsionit dhe krimeve të zyrtarëve në detyrë do të rritet 2, 5 herë deri në vitin 2016 dhe 3,5 herë deri në vitin 2020. Numri i procedimeve penale të veprave penale të pastrimit të parave, do të rritet me 10% deri në vitin 2016 dhe ndërkaq synohet rritja e numrit të rasteve dhe e vlerës se aseteve të konfiskuara për pastrim parash në 5%. Kërkohet rritja e numrit të hetimeve pasurore me 10% deri në vitin 2016. Ndër objektivat specifike përmendet konsolidimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve juridiksion-ale me autoritet e huaja në drejtim të përmirësimit dhe lehtësimit të pro-cedurave të bashkëpunimit gjyqësor ndërkombëtar e rritja me 10% e numrit të rasteve të hetimeve të përbashkëta ndërkombëtare me 5% deri në vitin 2015 dhe 10%, deri në vitin 2020, kra-hasuar me vitin 2012. Në përmirësimin e kapaciteteve të Policisë Shkencore përmendet përftimi i profileve të ADN-së nga mbetjet kockore apo sigurimi i minimumit të 200 profileve të person-ave që nuk kanë lidhje gjaku ndërmjet tyre, deri në vitin 2020.

Page 7: Metropol 29 gusht 2013

07• E enjte 29 gusht 2013

»AKTUALITET

Pengmarrja për 8 milionë euro

Interpoli ekstradon 8 të dënuar, njëri mori peng një biznesmen

Interpol Tirana kreu mesditën e djeshme ekstradimin nga vendi ynë në drejtim të Italisë të 8 shtetasve, të kërkuar nga organet e drejtësisë italiane për kryerjen e veprave të rënda penale. Mes 8 personave është dhe Emiljano Shota, vjeç 20, nga Kruja, si ideatori i pengmar-rjes së biznesmenit Andrea Calevo. Sipërmarrësi Andrea Calevo u mor nga shtëpia e tij dhe u mbajt i mbyllur për 15 ditë në dhomën e një vile, ndërsa familjes së tij i kërkohej të paguheshin 8 milionë euro. Sipas ndërtimit të ngjarjes në muajin dhjetor të vitit 2012 nga Prokuroria dhe policia italiane, në krye të të gjitha ngjarjeve ishte shqiptari Emil-iano Shota. I riu shqiptar u arrestua pas shumë kërkimeve nga policia italiane kurse Andrea Calevo iu kthye ndërmar-rjes së tij. Zyra e shtypit e Policisë së Shtetit bën të ditur se i ekstraduari tjetër është Dritan Ballhysa, 43 vjeç, nga Elbasani, pasi Gjykata e Torinos ka marrë masën e sigurisë arrest në burg për “Trafik të lëndëve narkotike në bashkepunim”. Të tjerë të ekstraduar janë Besnik Lleshi, 33 vjeç, nga Librazhdi, i dënuar për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe Artan Dalti, 44 vjeç, nga Burreli, pasi nga gjykata e Trentos u dënua për “Trafik të lëndëve narkotike”. Më tej, Interpoli ekstradoi 41-vjeçarin Gentian Cako, nga Berati, i dënuar me 16 vjet e 10 muaj burg për “Trafik të lëndëve narkotike” dhe 50-vjeçarin Sami Shala, lindur në Kosovë, pasi gjykata e Milanos e dënoi për drogë. Dy të ekstraduarit e fundit janë Tigert Allko, 37 vjeç nga Librazhdi, pasi gjykata e Firences e dënoi për veprën penale “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim shfrytëzi-min e prostitucionit” dhe Orjan Brozi, 31 vjeç, nga Librazhdi, pasi gjykata e Firences, e ka dënuar me 8 vjet e 3 muaj burg për veprën penale “Vjedhje me dhunë”.

Dhunë mbi gruan, kapetnjë 43-vjeçar në Tiranë

Një 43-vjeçar u arrestuar nga komisariati nr.6 në Tiranë, sepse kishte rrahur gruan e tij. Policia tha se u arrestua në kushtet e flagrancës shtetasi Behar Shehaj, 43 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar më parë. Arrestimi i tij u krye sepse pardje rreth orës 13.00, në rrugën “Bedri Kara-pici”, brenda ambienteve të banesës, pas një konflikti ka dhunuar duke goditur me sende të forta bashkëshorten e tij. Materialet në ngarkim të 43-vjeçarit iu kaluan Prokuror-isë së rrethit gjyqësor Tiranë, për veprën penale “Dhuna në familje”, parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Largimet e shumta nga puna dhe fir-mosja e tyre prej 27-vjeçares Vilma Dule dyshohet të jetë shkaku që asaj i hod-hën acid në fytyrë, duke e lënduar rëndë. Burime pranë policisë së Tiranës thanë se pak minuta para se të ndodhte ngjarja, va-jza ka debatuar ashpër në mes të rrugës me një person, teksa nuk ishte në sho-qërinë e hallës dhe vajzës së xhaxhait. Debati ka qenë aq i ashpër, saqë kur po largohej, asaj i është thënë se “ke për ta parë se ç’do të të bëj” dhe men-jëherë më pas ajo ka njoftuar kushërirat që ta shoqëronin atë ditë për në punë. Mirëpo sapo shkuan te rruga “Muhamet Gjollesha”, pranë Fakultetit të Inxhinier-

isë së Ndërtimit në Tiranë, asaj i është hedhur acidi nga një person që dyshohet se është paguar nga debatuesi fillestar. Ndërkaq, ditën e djeshme, në repartin e Djegie-Plastikës, në qendrën spital-ore “Nënë Tereza” vajza është vizituar nga një mjeke okuliste, pasi ka djegie të shkallës së tretë në pjesët e sipërme të trupit dhe syri i është lënduar tepër. Sipas mjekëve, djegia është vlerësuar e shkallës së tretë dhe është në kufijtë e humbjes së shikimit. Nga ana tjetër, policia ka sho-qëruar 13 persona për sulmin me acid ndaj menaxheres së call- enterit “Tregi Marketing”. Të shoqëruarit janë persona të larguar nga puna prej 27-vjeçares,

ose të afërm të tyre. Sipas policisë, kjo është pista kryesore e hetimit, për disa vendime për largimin e punonjësve nga puna, apo vërejtjeve të firmosura nga 27-vjeçarja. Madje ka pasur dhe debate të ashpra për këtë fakt. Vetëm për vitin 2013 nga Call Center ishin larguar 35 punonjës nga puna. Ndërkaq, gjendja e 27-vjeçares vazhdon të jetë e rëndë, në repartin e djegieve në spitalin nr 2 të QSUT. Një person i veshur me pantallona të shkurtëra dhe një bluzë, me kapele në kokë i ka ndaluar 3 gratë dhe i ka derdhur në fytyrë 27-vjeçares 2 shishe acid me nga 1.5 litra secila, duke shkaktuar kështu dëmtime tepër serioze.

Mariglen Mullai

Paraditen e djeshme, një saldator 60-vjeçar është masakruar për vdekje

me leva nga i dashuri i një va-jze që sapo e kishte marrë në telefon se i moshuari i kishte gërvishtur makinën. Nga poli-cia u njoftua se ngjarja ndodhi paraditen e të mërkurës, pasi u pretendua se viktima kishte gërvishtur një automjet të parkuar pranë automjetit ku ai po punonte. Më tej, zyrtar-isht policia raportoi arrestimin e autorit të ngjarjes, teksa po zhvillohen hetime për të për-caktuar rrethanat e plota të zënkës dhe më pas të krimit të vrasjes, nëse autori e ka qëllu-ar me vetëdije për ta vrarë apo goditja ishte në gjaknxehtësi e sipër dhe vrasja ka ndodhur aksidentale. Shenja gjaku janë gjetur në një levë dhe sende të tjera metali, teksa vdekja ka ardhur si pasojë e hemoragjisë së brendshme, pasi viktima ka marrë disa goditje të rënda në kokë.

Sherri për makinënNgjarja ka ndodhur në orët

e paradites në servisin për-ballë fushës “Ali Demi” në Ti-ranë. Burimet policore thanë se ishte shoqëruar dhe arrestuar autori i dyshuar i kësaj ngjar-jeje Artenc Shehu. Ky i fun-dit po sipas policisë njihet si miku i pronares së automjetit “Benz Aclass”, që u pretendua se ishte gërvishtur gjatë punës nga saldatori 60-vjeçar Gëzim Karaj. Në fakt, në automjetin tip “Aclass” nuk janë dalluar shenja gërvishtjeje, të cilat ishin shkaku i grindjes që rezultoi fatale për jetën e saldatorit. Policia tha se menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë, si dhe Ekspertë për Krimet kundër Lirisë dhe Personit, ku sajë të një pune tepër të shpejtë hetimore në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë bërë të mun-

POLICIA: LARGIMET NGA PUNA PREJ 27-VJEÇARES, PISTË KRYESORE E HETIMEVE

Vajza bëri sherrin para se t’i hidhnin acid në fytyrëShoqërohen 13 persona, mjekja okuliste viziton vajzën në spital

LEVË NË KOKË SALDATORIT, PRANGA 30-VJEÇARIT NGA KORÇA

E mori e dashura në telefon, vret60-vjeçarin se i gërvishti makinën

DEPUTETI BRAÇE

Prokuroria refuzoi kërkesënpër të hetuar ministrin Imami

Pas pesë muajsh, Proku-roria e Përgjithshme i ka kthyer përgjigje refuzuese, deputeti socialist, Erion Braçe, teksa ai kishte kërkuar nisjen e hetimeve për trafi-kun e armëve, duke thënë se raportin duhet ta shqyr-tojë njëherë Kuvendi. Braçe shprehet se shpresa në këtë vend venitet, pikërisht për faktin se zyrtarët e lartë mund të bëjnë çfarëdo krimi dhe nuk përgjigjen para drejtësisë. Braçe shkruan se “I trishtuar dhe, për herë të parë me fare pak shpresë! Në prill të këtij viti ju drejtova Prokurorit të Përgjithshëm të Republikës me kërkesën:

“Nisjen e hetimeve kryesisht lidhur me një rrjet shtetëror të trafikut të armëve në thyerje të embargove të OKB”. Kërkesën për hetim kryesisht, e shoqërova me Raportin e Panelit të Inspek-timit të OKB-së, një hetim i plotë mbi këtë trafik. Pas 5 muajsh heshtje, më vjen letra e që shihni ku dësh-mohet se as ka nisur hetim, por kërkohet: “Raportin ta shqyrtojë njëherë Kuvendi, pastaj, nëse Kuvendi e sheh të arsyeshme, t’ja çojë Proku-rorit shoqëruar me kallëzim!” Pas kësaj një pyetje kam: Në cilin ligj shkruhet kjo? Ç’lidhje ka nisja e hetimit kryesisht

bazuar në fakte të OKB-së, me shqyrtimin nga Kuvendi? Ja pse shpresa venitet në këtë vend. Ja pse zyrtarët e lartë në këtë vend bëjnë çdo krim dhe nuk kanë frikë kurrë se do të përgjigjen”. Akuzat e trafikut të armëve kanë të bëjnë me konfliktin në Libi, ku OKB-ja kishte vendosur embargo për të mos u shitur armë në këtë vend.

dur identifikimin dhe më pas arrestimin e atuorit të dyshuar, i cili është Artenc Shehu 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Ti-

ranë. Më tej, zyrtarisht policia shtoi se paraprakisht, dyshohet se ngjarje ka filluar pas një kon-fliti të çastit, ku autori ka goditur

me grusht 60-vjeçarin Gëzim Karaj, i cili është dërguar men-jëherë në spital dhe më pas ka gjetur vdekjen.

Page 8: Metropol 29 gusht 2013

08 E enjte 29 gusht 2013 •

« AKTUALITET

Nga ARTUR AJAZI

DURRES- Mjekët e Durrësit kanë ngritur shqetësimin për rritjen e numrit të fëmijëve autikë, një fenomen ky gati i përvitshëm. Mjekja Irma Nasto, e cila ka mbi 35 vjet që mer-ret me fëmijët me probleme të tilla u shpreh për “Metropol” se “statistikat në Durrës fla-sin për rritje të ndjeshme të numrit të fëmijëve autikë. “Ne si mjekë pediatër, neurologë, neuropediatër dhe psikologë jemi të mendimit se ky çrregul-lim i rëndë i funksionit të trurit ka marrë përmasa gjithnjë e më dramatike, duke vënë në alarm shërbimin shëndetësor dhe kujdesin social”, tha mjekja Nasto. Kjo e fundit gjithashtu u shpreh se në Durrës ka vite që funksionon një qendër, e cila merret me rehabilitimin e fëmijëve me probleme, por nevojitet hapja e qendrave për shërbimin psikosocial me qël-lim trajtimin në kushte të për-shtatshme për këtë kategori të fëmijëve, pasi në vitet e fundit në Durrës dhe zonat, të cilat kanë nën mbikëqyrje, autizmi e ka shtrirë për fat të keq gjeo-grafinë e fëmijëve të prekur”.

Autizmi Kështu vetëm gjatë 2 viteve

të fundit, nga 61 që është numri i të regjistruarve, 27 prej tyre rezultojnë me autizëm, më shumë se 1/3 e të regjis-truarve si pacientë i përkasin autizmit, por raste të reja kemi edhe për vitin 2013”. Zonja Nasto shprehet se “prindërit kanë tendencë që të bëjnë të gjitha përpjekjet për të “mbuluar” problemet e manifestuara nga fëmijët dhe ata kërkojnë ndihmë tek specialistët përkatës, vetëm kur autizmi ka “pushtuar” fëmijët. “Mendoj se gjendja është tepër shqetësuese, dhe duhet ta pranoj me shumë keqardhje se jemi në kufijtë e një situate alarmante”. Ajo e quan situatën alarmante sepse sipas saj “27 fëmijë të kartelizuar me autizëm janë regjistruar vetëm gjatë vitit 2012, dhe për një specialiste një neuropediatre kjo shifër është shumë, e madhe, kurse diagnostikimi është tashmë i konfirmuar edhe nga qen-dra e specializuar e Tiranës, me të cilën qendra e Dur-rësit ka pasur marrëdhënie shumë profesionale. Zonja Nasto tha se “janë 27 fëmijë në Durrës e Kavajë të prekur nga autizmi, për të cilët ne kemi hapur kartelë, të zbu-luara nga unë para 6 vitesh”. Kryesisht fëmijët që janë di-agnostikuar me autizëm janë nga zonat e Spitallës dhe Porto-Romanos. Ekipi mjekësor fillimisht ka dyshuar se shkak për këtë anomali patologjike është bërë ish-uzina kimike në Porto-Romano, por pas analizave dhe ekzaminimeve

Fshihej në banesë me qira

Tentoi të vriste në Korçë, kapet në Tiranë

Teksa pak muaj më parë ka tentuar të vrasë një person në qytetin e tij të lindjes, Korçë, një 29-vjeçar ka gjetur si rrugën e shpëtimit, fshehjen në një shtëpi me qira në Tira-në. Por duket se kjo “aventurë” nuk ka zgjatur shumë, pasi forcat policore kanë rënë në gjurmët e tij, duke mundësu-ar edhe vënien në pranga. Fjala është për 29-vjeçarin, Ivirjon Halili, i cili siç bëhet me dije nga burimet policore të Tiranës, është arrestuar tashmë prej tyre, teksa fshihej në një shtëpi me qira, të ndodhur në Kodrën e Diellit. Teksa në ngarkim të tij, gjykata e Korçës, ka lëshuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për konsumim të veprës penale të vrasjes së mbetur në tentativë ndaj B.Potkas, ngjarje e ndodhur në Korçë, saktësisht më 18 Prill të këtij viti. Tashmë, për procedura të mëtejshme, i ndaluari do të dërgohet për në vendin e vuajtjes së dënimit.

Përdorin vendin tonë si vend tranzit

Kapen 26 klandestinë në Gjirokastër, 4 i merr rrjedha e lumit

GJIROKASTER- Seksioni Antitrafik në Gjirokastër ka vijuar edhe dje aksionin për ndalimin e personave që hyjnë klandestinë në Shqipëri, duke e përdorur vendin tonë si tranzit për të kaluar në shtete të tjera të Evropës. Gjatë operacionit të djeshëm policia ka arriturt të ndalojë 26 klandestinë, kryesisht nga Siria dhe Pakistani. Po sipas policisë, 4 klandestinë të tjerë i ka marrë rrjedha e lumit Drino, si pasojë e reshjeve të rëna të shitur dhe nuk dihet fati i tyre.

Ende asnjë masë autoritetet

Rrëshqitjet, bllokohet aksi Kurvelesh-Bënç

KURVELESH- Aksi Kurvelesh-Bënç është bllokuar ditën e djeshme, pasi shirat e rëna gjatë 24 orëve të fundit kanë shkaktuar rrëshqitje të rrugës. Si pasojë e bllokimit automjetet nuk mund të lëvizin, pasi mbi 5 km rrugë janë të pakalueshme. Kryetari i komunës Kurvelesh, Pëllumb Milore, deklaron se nuk po merret asnjë masë nga autoritet përkatëse për zhbllokimin e situatës.

Tek mbikalimi i Yrshekut

Aksident në Tiranë- Durrës, plagoset një femër

TIRANË-Një aksident automobilistik me pasojë një të plagosur është shënuar dje pasdite në rrugën Tiranë-Durrës. Policia bëri të ditur se ngjarja u shënua pranë mbikalimit të Yrshekut kur dy automjete me targa TR6343R dhe AA023AE janë përplasur me njëra-tjetrën. Si pasojë ka mbetur e plagosur një femër. Policia në vendngjarje po heton shkaqet e aksidentit.

MJEKËT JAPIN ALARMIN, ÇDO VIT DHJETËRA FËMIJË TË PREKUR NGA KJO SËMUNDJE

“Po rritet ndjeshëm numri i fëmijëve autikë”

PREFEROJNË BREGDETIN SHQIPTAR

Fluks emigrantësh të huaj në pikën e kalimit kufitar të Kapshticë

Bregdeti shqiptar këtë vit është kthyer në një nga des-tinacionet më të preferuar për mijëra turistë të huaj. Gjatë ditëve të fundit, në pikën e kalimit kufitar të Qafë-Thanës në Pogradec është vënë re një numër i madh turistësh nga Gjermani, Bullgaria, Zvicra apo Polonia, ndërsa nuk kanë munguar edhe shqiptarët e Maqe-donisë, të cilët zënë edhe numrin më të madh të tu-ristëve, për shkak të afërsisë me kufirin. Sipas komandatit të kësaj pike kufitare, Qamil Zhgaba, gjatë 24 orëve te fundit kjo pike doganore ka

pasur ngarkesë maksimale, ku kanë hyrë 7200 turistë të huaj me 2135 mjete, ndërsa kanë dalë 5624 turistë me 1430 mjete. Por, pavarësisht kësaj nuk janë krijuar radhë apo probleme të tjera, pasi pala shqiptare punon me 7 sportele, ndërsa ajo maqe-donase me 5 të tilla. Sipas Zhgabës, në pikën kufitare në Qafë-Thanë vetëm përgjatë dy muajve të fundit kanë hyrë në territorin sh-qiptar rreth 114 mijë turistë të huaj, e thënë ndryshe 21% më shumë se të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Ndërkaq, në pikën kufitare të

Kapshticës në Korçë situata duket e qetë dhe pa prob-leme, ndërsa mësohet se në 24 orët e fundit kanë 2445 persona me 561 mjete dhe kanë hyrë 1452 persona me 332 mjete. Sipas autoriteteve shqiptare, fluksi pritet të jetë i lartë në fundjavë për shkak edhe të afrimit të datës 5 shtator, e cila konsiderohet si limiti i fundit për emigrantët që kanë probleme me çështjen e toponimeve.

bazuar tek botimet shkencore për autizmin dhe dyshimet për ndikimin e mjedisit të ndotur nga kimikatet kjo nuk qën-dron. Doktoreshë Nasto thotë se “ende nuk ka një dekla-rim shkencor nga mjekësia botërore lidhur me origjinën

e autizmit dhe as për medika-mentet që duhen përdorur. Çdo vit të prekurit nga autizmi po rriten, viti 2013, ka shënuar rritje, ndaj edhe alarmi ynë është i justifikueshëm. Spitali i Durrësit disponon statistika reale dhe informacioni diag-

nostikues është i kompletuar, kurse trajtimi i fëmijëve të prekur bëhet sipas ndihmës që ka afruar klinika në Tiranë, por kjo nuk është zgjidhje. Durrësit i duhet urgjentisht një qendër e veçantë diagnostikuese dhe kuruese”, tha mjekja Nasto.

Page 9: Metropol 29 gusht 2013

09• E enjte 29 gusht 2013

»AKTUALITET

Kreu i qarkut rendit prioritetet për të ardhmen

Eugen Isaj: Ja avantazhet e qarkut të Elbasanit

për zhvillim dhe turizëmQarku i Elbasanit ka përgatitur strategjinë ku do të ba-

zohet për zhvillimin ekonomik dhe të turizmit në 2 vitet e ardhëshme. Kreu i qarkut Eugen Isaj shpjegon disa nga pikat e kësaj strategjie dhe projektet e këtij institucioni për të ndi-hmuar këtë zhvillim që diktohet nga sfida të reja edhe në dritën e investimeve si rruga Elbasan-Tiranë.

Pse mendoni se Elbasani do të ketë një rol kyç sa i përket zhvillimit ekonomik dhe turizmit?

Elbasani është i favorizuar nga pozicioni gjeografik kyç i tij, i vendosur në udhëkryq të rrugëve me rëndësi historike dhe ekonomike, si korridori Lindje-Perëndim (dikur Via Egnatia), e cila lidh perëndimin me Ballkanin dhe Lindjen, si dhe akse të tjera të rëndësishme që e lidhin me Greqinë, Maqedoninë dhe Turqinë. Rruga e re Elbasan-Tiranë do të përmirësojë aksesin në tregjet e rëndësishme kombëtare të Tiranës, Durrësit dhe më gjerë. Në të njëjtën kohë pritet edhe fluks i mëte-jshëm i njerëzve, kompanive dhe investimeve. Një avantazh i rëndësishëm i rajonit është biodiversiteti i tij për shkak të kushteve të favorshme klimatike. Kjo mund të shfrytëzohet jo vetëm për të diversifikuar dhe rritur prodhimin bujqësor, por gjithashtu edhe turizmin, i cili nuk është konsideruar më përpara si një mundësi e vërtetë.

Cilat janë pasuritë që ju do t’i klasifikonit si resurse për qarkun e Elbasanit?

Rajoni ka në fakt një sërë pasurish natyrore dhe kulturore si; peisazhe të bukura dhe të pasura, mbi 80 liqene artificiale dhe natyrore, ujëra termale, kështjella, objekte kulti, mozaikë etj. Planifikimi i mirë, rritja e kapaciteteve dhe e rrjetëzimit e ndërveprimit janë kushtet kryesore për të përfituar nga këto avantazhe. Për sa i përket sektorit të bujqësisë, rajoni Elbasan është favorizuar shumë nga kushtet klimatike dhe politikat nxitëse të qeverisë për të rritur prodhimin në sasi dhe cilësi. Subvencionet dhe projekti i ullirit tashmë i kanë dhënë rezultatet e shumëpritura. Industria (sidomos ajo e rëndë) dhe energjia janë sektorë shumë të rëndësishëm të ekonomisë rajonale dhe karakterizohen nga një numër në rri-tje ndërmarrjesh të vogla dhe të mesme. Për të ndërtuar mbi këto mundësi në mënyrë të qëndrueshme duhet të ndërmer-ren disa hapa. Zona industriale në Elbasan ka nevojë për një plan të përshtatshëm zhvillimi dhe ekzekutim të menjëher-shëm të tij. Rajoni duhet të investojë më shumë në drejtim të ngritjes dhe forcimit të kapaciteteve lidhur me iniciativa të reja biznesi. Sa i përket arsimit, rajoni ngrihet mbi një tra-ditë të fortë sidomos në fushën e didaktike dhe profesionale. Cilësia e arsimit është e mirë si nga pikëpamja infrastruktu-rore, po ashtu edhe nga ajo e shërbimeve. Megjithatë, më shumë përpjekje duhet të bëhen për lidhjen më të mirë me kërkesat e tregut të punës dhe në promovimin e arsimit dhe formimit profesional.

Kush janë sfidat me të cilët duhet të përballet ky qark?

Çështjet mjedisore janë të një rëndësie të rëndësishme në Elbasan. Përveç problemeve të ngjashme të mjedisit në të gjithë vendin, rajoni ka edhe një ndotje të lartë për shkak të aktiviteteve industriale. Rajoni do të përfitonte nga zgjidhje komplekse mbi menaxhimin e mbetjeve të ngurta dhe tra-jtimit të ujrave të zeza.

Në 5 vite Elbasani do të jetë një rajon ekonomikisht i qën-drueshëm që mund të ofrojë shanse reale për të jetuar dhe punuar për brezat e sotëm dhe të ardhshëm, që do të tërheqë investimet e huaja, do të nxisë sipërmarrjen dhe bizneset e vogla dhe të mesme, ku industria, bujqësia dhe turizmi do të marrin mbështetjen e duhur dhe çështjet madhore mjedisore do të gjejnë zgjidhje.

Po prioritetet tuaja si njësi administrimi të qarkut cilat janë?

Forcimi i kapaciteteve njerëzore për zhvillim rajonal, zgjerim i bazës produktive të ekonomisë rajonale, zhvillimi i turizmit, zhvillim i qëndrueshëm mjedisor dhe infrastrukturës mbështetëse përkatëse, zhvillimi i njerëzve përmes edukimit, shëndetit publik dhe zhvillimit social, aksesit dhe ndërlidhjes.

Kë do të rendisni si projekte prioritare?1.Ngritja e infrastrukturës dhe kapaciteteve për menax-

himin e integruar të mbetjeve urbane në qarkun e Elbasanit2. Vënia në efiçencë dhe promovimi i zonës industriale të

ish-Kombinatit Metalurgjik në Elbasan5. Zhvillimi ekonomik rajonal nëpërmjet rehabilitimit dhe

përmirësimit të infrastrukturës tregtare6. Qeverisje e mirë vendore në qarkun Elbasan7. Portal i Biznesit dhe Turizmit3. Sistemimi dhe pastrimi i lumit Shkumbin4. Promovimi i zgjidhjeve inovative për zhvillimin ekono-

mik lokal8. Arsimi dhe aftësimi profesional9. Sistemi i monitorimit të indikatorëve për target-grupet

në nevojë për qarkun ElbasanLEDIA LLESHI

“Personale”. Me këtë titull ka udhëtuar nga qyteti i Be-ratit për në atë të Durrësit ek-spozita që mbart me vete tablo nga qyteti i Beratit, rajoni e më gjerë. Nga data 13 deri më 25 Gusht 2013, në Galerinë e Ar-teve “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit u hap ekspozita “PERSONALE” e piktorit Agron Polovina nga qyteti i Beratit. Kjo ekspozitë është pjesë e një projekti më të gjerë artistik të tij që filloi me ekspoziten “Emocione nga Berati” e hapur më 2 gusht 2013, në Galeri-në e Arteve “Edëard Lear” të qytetit të Beratit së bashku me piktorin tjetër beratas Kastriot Dervishi, me peizazhe të reali-zuara gjatë kësaj vere. Ndërsa këtu janë vepra të realizuara në shetitjet e tij artistike jo vetëm në qytetin e Beratit, në të cilin zhvillohet pjesa më e madhe e aktivitetit të tij, qytet që e do veçanërisht, por dhe në qytete të tjera të Shqiper-isë e Ballkanit. Cikli i pikturave të ekspozuara përbëhet nga 30 peizazhe në teknikën e vajit në kanavace që përcillnin emocionet e hedhura direkt në telajo, moment të ndryshme, këndvështrime interesante dhe pikëshikime të papritura të realizuara këto me profesional-izëm dhe plotë energji që janë përzgjedhur nga realizimet e këtyre dy – tre viteve të fun-dit. Për këtë artist ekspozitat janë të rëndësishme për të komunikuar me publikun, por dhe të nevojshme për t’u bërë prezent në jetën artistike, për të publikuar krijimtarinë në një moment të caktuar, ndoshta dhe për të krijuar një opinion të vërtetë rreth saj.

Edmond Agolli, Galeria “Nikolet Vasia”

Ekspozita personale e pik-torit Agron Polovina është e përzgjedhura e radhë së galerisë duke sjellë një mozaik peizazhesh ku nuk është pik-turuar vetëm Berati, por dhe Vlora, Prizreni, Korça Durrësi, Sarajeva etj. Është rrugëtimi i tij i përqëndruar veçanërisht në Berat, në “Kala” në “Man-galem” me rrugicat e bukura gjarpëruese dritaret njëra mbi tjetrën dhe çatitë në radhë. Në këtë ekspozitë vërehet që veprat nuk janë të rastësishme. Agroni është një piktor që e mendon peizazhin e më pas e kërkon atë. Është kjo veçoria e peizazheve të tij në të cilat atë e udheheq mendimi i vet tek vendi ku ai do të pikturojë.

Ekspozita është një vlerë dhe nivel i rëndësishëm gjë që e tregon dhe interesi i madh i publikut.

Piktorja, Prof. as. Ikbale Kalaja Bushati

Kur shijon penelatat në pik-turën e A. Polovinës, ndjen që autori kënaqet në lojën që bën me to në tablotë e tij dhe pene-latat e transmetojnë fuqishëm këtë ndjesi tek shikuesi. Ato lëvizin bujshëm, plot nerv dhe energjji, plot ekspresion, e mbi të gjitha, mbushur me një ndjenjë kënaqësie që pushton

EKSPOZITË ME PEIZAZHE NGA QYTETI DHE RAJONI NË DURRËS

Udhëtimi i Beratit mes pikturës

EMOCIONE, BERATI I PAHARRUESHËM“Emocione nga Berati”,

kështu është titulluar ek-spozita më e re e çelur vetëm tre ditë më parë në galerin “Eduard Lear”, në qendër të qytetit muze apo më mirë të them pranë lagjes më të moçme të këtij qyteti “Man-galem”. Protagonistët e saj janë dy piktorët Agron Polovi-na aktualisht drejtuesi prej vitesh i kësaj galerie, si dhe piktori tjetër beratas Kastriot Dervishi i ardhur enkas nga Kanadaja dhe vazhdon të jetë prej vitesh me rezi-dencë. Në fakt ekspozita i ka hapur dyerët për artdashësit dhe qytetar të thjesh të këtij qyteti nga data 2 Gusht në kët galeri, ndërsa 72 orë më parë dy piktorët beratas kanë cituar para pjesëmarrësve në një cermoni modeste qëllimin e hapjes të kësaj ekspozite. “Eduard Lear” të qytetit të Beratit po qëndron e hapur ekspozita. Edhe pse Berati, peizazhi, trashëgimia dhe historia e tij ka qenë një pjesë

e rëndësishme e krijimtarisë së tyre, sërish dy piktorët i janë rikthyer peizazhit të qytetit, duke punuar gjatë verës për të realizuar këtë ekspozitë. Janë 24 peizazhe nga qyteti të formateve të ndryshme të realizuara në vaj që përcjellin emocio-net e hedhura direkt në telajo, moment të ndryshme, këndvështrime interesante dhe pikëshikime të papritura

që qyteti i Beratit i jep me tepri, të realizuara këto me profesionalizëm dhe plotë energji. Ekspozita është një angazhim artistik i të dy artistëve, por është dhe një sensibilizim i qytetarëve për vlerat e rëndësishme që trashëgon qyteti, përgjegjë-sia që duhet të kenë dhe orientimi në kthimin e këtyre vlerave në përfitim të zhvil-limit të qytetit. S. G.

gjithë sipërfaqen e tablove.Ngjyra në pikturën e A.

Polovinës të krijon njëherësh dy ndjesi të ndryshme.

Nga një këndvështrim ajo të vjen potetente, e pastër, de-korative e shumë tingëlluese.

Në këtë drejtim duket që piktorin e ka ushqyer dhe influ-encuar piktura e mjeshtërve të ikongrafisë mesjetare të qytet-it të tij, për mirëmbajtjen dhe restaurimin e të cilave edhe ka punuar, ndaj diti të mirrte tharmin prej tyre dhe ta sillte në kohë.

Nga ana tjetër ngjyra në kri-jimtarinë e këtij piktori na vjen transparente, e dritëshme, brilante, plot ajër dhe fluide, si ndjesitë që të krijojnë rrugicat e “Mangalemit” sa herë t’i vizi-tosh. Duket që krijimtaria e A. Polovinës ka mbarsur të gjithë

gjurmët dhe ndjesitë që qyteti i tij ka regjistruar në kohë në nënvetëdijen e tij.

Piktori Ilmi Bani

Në ekspoziten e fundit të Agron Polovinës në Galerinë “Nikolet Vasia” të qytetit të Durrësit ajo çka e bënë dhe më të fortë përshtypjen në pikturat e ekspozuara, është fakti që piktori kërkon ngjyrën dhe di të ruhet nga efektet, të cilat siç të thërasin ashtu dhe të harrojnë t’u vesh pasë. Këtë gjë e provon më së miri, kërkimi e pasurimi i ngjyrës nëpërmjet rrugës së ndërtimit realist të hapësirës dhe send-eve. Ngjyrat janë të pastra plot tingull, të freskëta e të gjalla, që më kujtojnë peizazhin e larë mbas shiut. Janë të shumta pikturat që mund të përmen-

dim për të ilustruar mendimet e mësipërme, por disa nga ato që më pëlqejnë më shumë jane “Vjeshta”, “Mëngjes në Bjeshkët e Bardha”, “Rrugicë në Mangalem”, “Mëngjes në Kala”, “Myzeqeja”, “Prizreni i vjetër”. Por dhe gjetja e pikave interesante të peizazheve dhe kompozimi i tyre në kuadratin e telajos ishte i tillë që kur ndod-hesh para tablosë thua se ai është një zbulim, që për hir të së vërtetës, nuk na ndodh të gjithëve. Kjo është e thjeshta, e zakonëshmja e ngritur në art. Por kush e arrin këtë? Në rastin tonë Agroni ja ka dalë mbrekullisht.

Në peizazhet e ekspozuar realizimi teknikisht është i zh-dërvjelltë. Peneli i shkathët dinamik ja shton freskinë ngjy-rave dhe gjallërinë tablosë.

Page 10: Metropol 29 gusht 2013

10 E enjte 29 gusht 2013 •

« reportazh

Në Himarë, pa “agimin e artë”

nga himara, Denion ndrenika

Disa shkrime apo mb-ishkrime në gjuhën greke apo edhe ndonjë

poster udhëheqësie poli-tike nuk më thanë asgjë më shumëse sa një ndikim sipërfaqësor të ngjarjeve të kohëpaskohëshme në Himarë. Zbrita në Himarë rreth orës 13 të së martës. Udhëtimi më zgjati shumë, që nga 3 e ca e mëngjesit, pasi makina na u prish pranë Fierit dhe vazhdu-am drejt Himarës me autobu-sin e linjës së Bregdetit.

Ishte një udhëtim në të vërtetë i parashikuar dhe i përforcuar për dy arsye. E para sepse kisha një plan të pushoja në krahinën e origjinës time, madje do ta veçoja që herë e ka dhe herë nuk e ka “në varësi” Vunoin. Ky është, pra Vunoi fshati i origjinës që për një histori të madhe si e tërë treva e Bregdetit ka pasur një synim, përpjekje, luftëra dhe në fund fitim: Shpëtimin nga asimilimi qindravjeçar prej pushtimit turk dhe ndihma e Perëndisë, që pas tij, t’ia dilte mbanë edhe politikës së çfarëdollojshme të Greqisë, e njëjtë si politika e Perandorisë Turke, asimilimi. Vunoi tërë historinë është mbajtur si fshati kokëfortë dhe hera-herës shumë mospajtues me Greqinë.

I rash pakëz me rreshta të tepërt, por jo pa qëllim.

Ky, qëllimi, që po e rendis si planin e dytë, mori shkas nga ngjarjet e së dielës së 11 gushtit, kur në varrezat e Himarës veprimtarë të partisë neonaziste greke “Agimi i Artë” bënë thirrje kundër shqiptarëve, kundër Sh-qipërisë, kundër ligjit, kundër Kushtetutës dhe dhunuan një ekip televiziv të kolegëve të mi të televizionit “Top Chan-nel”. Ceremonia përkujtimore e vdekjes së të riut Aristotel Guma u shfrytëzua për shkak të kombësisë së tij, për të rik-thyer ca fantazma të paqena. Me apo dashuri, shqiptarë pro apo kundra grekërve, grekë të

vërtetë, të sajuar apo aspak grekë, pak rëndësi ka përderisa gjithkush jeton ashtu siç ndi-het. Domosdo që pavarësisht kësaj një ndjenjë nuk të ndry-shon gjak e shpirt, ndoshta letra e dokumenta. Megjithatë, për mua personalisht nuk ka përbërë kurrë ndonjë problem se si ndihet ndokush, sepse, si njohje të mirë që kam për Himarën, e di po kaq mirë nëse ka apo jo grekë. Patjetër që më duhet të theksoj se është e drejtë e cilitdo të jetë si të dëshirojë, pavarësisht njohjes apo qëndrimit personal, jo historik, as demografik, as për besimin tonë ortodoks gjithëshqiptar.

Tërë rrugës përdora aparatin fotografik. Diku nga Dhërmiu u përshëndeta me operatorin e “Top Channelit” Besfort Kryeziu që ishte bashkë me gazetarin që u dhunua në varrezat e Himarës. Ato mbishkrime greqisht më ranë në sy te muri i varrezave të Himarës ku ishte “akoma” dhe ngjitur fjala në greqisht e mandej viti 1912-2012, me siguri të shkruar si vite që grekët i quajnë të pushtimit të Epirit të Veriut. Tjetërsimi i historisë nuk është puna ime. Atë e kanë bërë thellë kundra shqiptarëve sllavët, veça-nërisht serbët dhe malazezët dhe posaçërisht grekët.

“Edhe Kishën na e kanë lyer me ngjyrat e Greqisë”- i thashë shoferit të autobuszit, Landi M. siç quhej, një saran-diot muhabetçi dhe i qetë. Ai nënqeshi e nuk i vuri rëndësi, ndërsa shtoi se kishte dhjetëra vjetë që udhëtonte në atë rrugë të vështirë.

Landi nuk përçoi asnjë tension. Do ta kishte bërë nëse u them se ai udhëtonte 3 herë në ditë në rrugën e

Himarës, në 3 të mëngjesit, në 3 të drekës dhe në 10 e ca të mbrëmjes, me mjete që vinin nga Saranda apo niseshin nga Himara për në Tiranë. Mospas-ja e tensionit të shoferit ishte tepër larg atyre shkrimeve me ngjyrën blu në murë të bardhë, ngjyrat kombëtare greke.

“E njoha, – u kthye pak mbrapa në kohë shofer Landi. – Ai që i fole. Ishte ai djali i Top

Channelit” - vijoi ai për kolegët që përshëndeta në Dhërmi.

Unë udhëtoja me familjen, dy djemtë e vegjël, 4 vjeç e gjysëm i vogli dhe 11 e gjysëm i madhi, si dhe me bashkëshorten. Vështirë që dikush të ndërmarrë provë me familjen për të pushuar në një vend me tension apo ku veprojnë organizata si “Agimi i Artë”. Më kuptoni, nuk po

them që tensioni nuk ishte në varrezat e Himarës, por nuk e ndesha te njerëzit, miq të mi, njerin prej të cilëve që prej 20 e ca vjetësh u thërras “Ilir greku”. “Iliri”, grek me këtë emër! A do të kishte grek që të vendoste emrin e një popullate tjetër që në lashtësi pretendon se ka qenë më poshtë se ajo? Tjetri është “Gjergji” dhe një tjetër “Arian”. Besoj tek arsyetimi i “Ilirit” edhe për ta.

Me Ilirin shkuam në dhomën që më kishte gjetur për të pushuar disa ditë. Pushim i thënçin se me vete kam marrë lap topin dhe mjetet e punës. Shpresoja të pushoja vërtetë, mirëpo nuk mundesh kur shkon diku me një zhvillim problema-tik, tensionues si ai me rastin e “Agimit të Artë” në Himarë të dielën. Rëndësia e tërë këtij shkrimi është të tregoj se te popullata dhe numri i shumëfishuar i turistëve pashë qetësi dhe jo ndonjë “gëzim” apo “zotim” për “të mos ikur nga Himara pa e çliruar”.

Të zotët e shtëpisë, një prej të cilëve e njihja dhe iu prezantova, ndonëse nuk më njohu pasi kishin kaluar thuajse 25 vjet që nga hera e fundit që e kisha parë, flisnin greqisht. E bëjnë shumë në Himarë këtë. Edhe në Kosovë shumë flasin turqisht. Përveç rasteve të mospërjashtimit të origjinës, nuk do të thotë se janë turq. As grekë. Nuk u shqetësova fare. Përherë mendoj se kur Himara dhe himarjotët apo treva të tjera shqiptare nuk u asimiluan nga grekët, turqit apo sllavët për 500 vjet, nuk kanë shanse të asimilohen nga 20 vjet të tmerrshëm emigracioni të detyruar nga varfëria eks-treme pas daljes nga regjimi kriminal komunist. Andaj, jam i qetë sa herë shkoj në Vuno dhe Himarë.

U ulëm të hanim drekë me familjen. “Stefanos”, dëgjova një zë të një kamarieri që thirri një djalë të ri, ndoshta jo më shumë se 25 vjeç. Më pëlqeu se në ditët e sotme të rinjtë na duket sikur nuk punojnë. “Stefanos”… Na mori porosinë, pasi lexuam edhe në shqipe dhe të shkruar në greqisht emrat e gjellëve. “Bamje jani”, “speca të mbushur”, “musaka me patate dhe patëllxhane”. Emrat turqisht të gjellëve që mund t’i gatuajnë shumë popuj, të shkruar në greqisht në një territor etnik shqiptar! Turqia ishte Perandori e mad-he dhe ka qenë normale që popujt të jepnin e të merrnin. Pas drekës i thashë kamari-erit se kisha 4 “gjëra”: “E para, gatimi ishte shumë i mirë. E dyta, shërbimi ishte shumë i mirë. E treta, ku e blini këtë bukën shumë të mirë. Dhe, e

katërta, pse i shtoni mbiemrit një “s” që të duket si greke”? Kamarieri qeshi pakëz e më tha qetë: “Ku e di unë! Unë për vete jam i ardhur se punoj këtë periudhë. Jetoj në Tiranë, por jam nga Kukësi”. Më pas, në një pikë bastesh sportive dhe qendër interneti, dikush u tha të tjerëve: ”Nesër kemi Kombëtaren”. E kishte fjalën për Shqipërinë që luan me Ar-meninë një miqësore në datën 14 gusht. Unë isha ulur e po shkruaja këtë material dhe djali i madh luante, ndërsa ime shoqe dhe djali i vogël flinin të lodhur nga rruga e gjatë.

Nejse.Rruga për në Himarë ka

qenë në tërë jetën time më e vështira që kisha bërë që përpara vitit 1990. Mandej, rendisja rrugën e Burrelit dhe veçanërisht segmentin e liqenit të hidrocentralit të Ulzës. E treta ishte rruga e vjetër e Kukësit, përpara se të ndërtohej Rruga e Kombit. Të trija, Himara, Ulza, Kukësi nuk kishin asnjë dallim, rrugë të vështira, që bëheshin dhe të çonin e të kthenin nga territore të pacenuara etnikisht shqiptare. Kohërat e qindravjetëve pas vdekjes së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriot Skënderbeut e kthyen Himarën në një trevë të vetme ku i biri i tij Gjoni bëri dy përpjekje për t’iu rikthyer luftës kundër osmanëve. Pa sukses. Historia ishte e dhimb-shme, por Himara qëndroi pa u asimiluar. Afërsia me Italinë dalëngadalë e ktheu Hima-rën në një trevë dygjuhëshe, shqipen mëmë dhe italishten. Vonë, kur Perandoria Turke humbi betejën me Greqinë që u bë shtet, afërsia dhe lehtësia më e madhe e ktheu vëmend-jen e tregtarëve të Bregdetit nga vendi i ri fqinj. Himara si një Venom (njësi administra-tive me një lloj autonomie në Perandorinë Turke) ishte qendër e 55 fshatrave deri në Artë e Prevezë të Çamërisë, krahina e Shqipërisë së Jugut që Greqia e pushtoi në 1876 dhe e aneksoi në traktatet ndërkombëtarë 1913 e 1924 në Londër, Lozanë e Firence.

Kjo zgjatje disi është e nevojshme për të dëshmuar se shkrimet apo shënimet qoftë edhe e folura greqisht në Himarë, nuk e bën këtë krahinë jo e jo pjesë të Gre-qisë apo të Epirit të Veriut, por as trevë ku jeton pakicë etnike e normuar ndërkombë-tarisht me shtrirje territori të njëtrajtshëm të një popullate me gjuhë, zakone e gjithçka të njëjtë si të një popul-late të vendit fqinj. Madje, as ndonjë ngjashmëri me enklavat serbe nuk ka.

Do të mundohem të rri pak pushim. Shpresoj ta bëj këtë.

Page 11: Metropol 29 gusht 2013

11• E enjte 29 gusht 2013

»

A mendoni ju z. Ministër se?....

si është e mundur që për akuzat për krime të luftës, Tribunali i Hagës, t’ua mundësonte që të mbro-heshin në liri pothuajse të gjithë të dyshuarve për të cilët ekzistonte bindja se nuk do të arratis-eshin, kurse për akuza të natyrës së njëjtë, po për krime lufte, gjyqtarë dhe prokurorë ndërkombëtarë me punë të përkohshme në Kosovë, të akuzuarit i gozhdojnë me muaj e me vite nëpër burgje, në

pritje të fillimit të procesit gjyqësor?Pra, pse ishte e mundur që Ramush Haradinaj - dhe për këtë

jam i lumtur - të mund të mbrohej në liri, kurse Sylejman Selimi, Sami Lushtaku e të tjerët të mos mundën? A nuk ishte Tribunali i Hagës autoriteti suprem moral dhe ligjor kur bëhet fjalë për zbard-hjen e krimeve të luftës? Nëse po, a nuk do të duhej atëherë që praktikat e mira gjyqësore të vendosura në këtë Tribunal të mer-reshin si mostra për gjykatat vendore që po i trajtojnë të njëjtat lloje të krimeve, të të njëjtës luftë?

Po e marr si shembull Haradinajn sepse e kemi më afër dhe e njohim më mirë procesin kundër tij, sepse ngjashëm ka ndodhur edhe me të gjithë ata të dyshimtë për krime të luftës në ish-Ju-gosllavi që vullnetarisht ishin dorëzuar para Tribunalit.

Sa për digresion, sepse mund të lindin dys-hime, dëshiroj të theksoj se arsyeja kryesore pse Fatmir Limaj ishte mbajtur gjatë gjithë kohës në paraburgim nga Haga kishte të bënte me një deklaratë të tij për mediet pak para dorëzimit. Një konfuzion për vendndodhjen e tij, ndonëse më pas Limaj ishte dorëzuar vullnetarisht, e kishte shtyrë Tribunalin e Hagës të dyshonte nëse Limaj ishte dorëzuar vullnetarisht apo jo. Ndaj edhe ishte mbajtur në paraburgim. Por t’i kthehemi rasteve dhe praktikave të ngjashme. Edhe në rastet kur Tribunali i Hagës vendoste që t’u mundësonte të akuzuarve që të mbroheshin në liri ka pasur dësh-mitarë që prisnin ta thoshin fjalën e tyre në dëm të të akuzuarve. Por vetëm ky fakt nuk e ka penguar Tribunalin e Hagës që të akuzuarve t’u mundë-sonte që të qëndronin pranë familjeve të tyre deri në momentin kur ata konsideroheshin të fajshëm

legalisht. E dihet shumë mirë se kur dikush konsiderohet i tillë.Edhe në atë kohë, madje shumë më shumë se sa tani, politi-

kanët flisnin për procesin gjyqësor. Nuk kishte politikan shqiptar të Kosovës që nuk i kishte dal në mbrojtje me fjalë Haradinajt e Limajt. Shpesh herë edhe pa nevojë. I shpallnin edhe heronj, çdo të dytën ditë. Sigurisht sot nuk i kanë të njëjtat mendime.

Se si mbroheshin dëshmitarët e Prokurorisë më mirë të mos flas fare. Dihet botërisht fati i tyre. Por nëse ata zhdukeshin, vriteshin në zënka, apo vetëvriteshin, nuk ishte apriori përgjegjësi e të akuzuarve. Ata tani nuk mund të ngarkoheshin me përgjegjë-si që të kujdeseshin edhe për jetën dhe shëndetin e njerëzve që i akuzonin. Kjo barrë do të ishte paksa e tepërt. Së paku kjo gjë do të duhej të ishte përgjegjësi e dikujt tjetër, sepse boll punë të tjera kishin ata që po akuzoheshin për krime të luftës. Pra, paneli i gjyqtarëve të Tribunalit të Hagës vazhdimisht ketë përgjegjësi ia ka atribuuar Prokurorisë. Ka qenë detyrë e kësaj të fundit që të kujdesej për “njerëzit e saj”.

E pse në Kosovë duhet të jetë ndryshe? Pse këtu mbi të dysh-uarit rëndon secili dyshim? Pse ata duhet që të kujdesen edhe për përgjegjësitë që në fakt janë të Prokurorisë? Pse pra Syla e Samiu dhe të tjerët duhet të mbahen prapa grilave vetëm pse Prokurori mendon se ata ndoshta mund t’ua rrezikojnë jetën dëshmitarëve? Nëse është kështu, pse një argument i tillë nuk është marrë para-

sysh asnjëherë prej Tribunalit të Hagës?E sa i përket arratisjes potenciale të tyre në rast se lëshoheshin

të mbroheshin në liri, po mendoj se as që ia vlen të humbet kohë për ta argumentuar të kundërtën.

Nëse qenka kështu, atëherë një Pse shumë më serioze shkon për qeverinë e Kosovës: Pse qeveria e Kosovës, e sidomos Min-istria e Drejtësisë është strukur dhe ka zgjedhur rrugën e hes-htjes totale përball një padrejtësie totale? Askush nuk është duke kërkuar këtu dhe as në kampin e të arrestuarve që të pengohet drejtësia. Përkundrazi, duke u mundësuar që të mbro-hen në liri vetëm sa ndihmohet drejtësia. Sipas ligjeve aktuale në fuqi, Prokuroria dhe Pala mbrojtëse - këtu përfshihet edhe i akuzuari - janë të barabartë përpara Trupit Gjykues. A mendon ministri i Drejtësisë se aktualisht Syla e Samia e kanë tretmanin e barabartë me Mauricion?

Jo që nuk e kanë të barabartë, por nëse vazhdon kështu nuk do të çuditsha aspak nëse prej tyre do të kërkohej ta dëshmonin pafajësinë e tyre. Dhe prapë ne do të heshtnim. Të dashur lex-ues dhe ju politikanë që ndoshta mund të jeni duke e lexuar ketë shkarravinë timen, përgjegjësia për të dëshmuar fajësinë i takon Prokurorit. Vetëm në Mesjetë i akuzuari, i pandehuri, e ka pasur për detyrë që ta dëshmojë pafajësinë. Kjo është periudha kur njerëzit piqeshin nëpër turra drush, siç sot veprojmë me kaf-

shët. Sigurisht se edhe në atë kohë ndonjë prej të dënuarve vërtet ka qenë i fajshëm. Por parimi i barabarësisë së palëve - Prokurorisë dhe palës mbrojtëse - duhet të vlejë njëlloj, sikur kur pala mbrojtëse është fajtore sikur kur ajo është e pa-fajshme. Nuk do të duhej dhe nuk do të guxohej të paragjykohej rasti.

Apo jo profesor i nderuar, ministër i Drejtësisë? A e ndani edhe ju të njëjtin mendim me mua dhe ne të dy bashkë me Kodin Penal dhe atë të Proce-durës Penale dhe frymën që e përfaqësojnë këto dy kode, se pala mbrojtëse dhe pala akuzuese duhet të jenë të barabarta sikur që janë të bara-barta dy duart (equality of arms). Dhe nëse po, a mendoni ju z. Ministër me tërë kapacitetin e juaj intelektual dhe profesional se Mauricio Salus-tro është i barabartë në këtë proces me Sami Lushtakun e Sylejman Selimin?

partitë politike i kanë marrë me yrysh zgjedhjet e sivjetme lokale, duke filluar fushatën tre muaj para kohe. Lufta në terren po bëhet gjithnjë e më e egër, duke nominuar kandidatë e fjalë të mëdha, nga punësimi dhe zhvillimi infrastruktu-ror deri te integrimi në Bashkimin Evropian dhe heqja e vizave. Në secilën komunë që po shkojnë liderët partiakë, po flasin për vlerat demokratike,

për ujin, për tokën e për ajrin, madje ka edhe të tillë që nuk po e harrojnë as luftën në Siri. Ndërsa akuzuat në drejtim të rivalëve janë bërë arsenali më i madh zgjedhor që po përdoret kundër njëri-tjetrit.

Kur një lider partie shkon në një komunë që qeveriset nga partia rivale, akuzon për kaos urbanistik, për ndërtime të egra, për nepotizmin, për mungesë punësie, ndërsa liderin tjetër e quajnë “demagog”. E njëjta politikë ndodh edhe me partitë tjera dhe me liderët tjerë, ndërsa fjala “demagogji” duket e ka push-tuar fjalorin politik zgjedhor.

Për ata që nuk e dinë, “demagogjia” është “mashtrimi i masave, duke i joshur me fjalë të bukura e me premtime të rreme për t’i bërë për vete për qëllime të caktuara politike”. Pra,

demagogu në përkthimin e fjalorit urban ose në dialogun e shkujdesur i bie “gënjeshtar”.

Por, a është politika demagogji fund e krye apo ka diçka humane dhe të vërtetë në këtë art. Pyetja e secilit qytetar do të ishte se - A duhet që politikani të shndërrohet në iluzionist, dhe t’i joshë masën me llafe të mëdha, apo të premtojë aq sa ka “kaçik” për të realizuar?.

Me siguri që secili njeri, para së gjithash duhet të jetë human, në mënyrë që mos t’i joshë qytetarët me premtime që nuk mun-det t’i përmbushë, sepse fundi i fundit “daia matet me takat”.

Të gjithë qytetarët tashmë e dinë se punësimi nuk varet nga lideri i komunës, por nga strategjitë dhe politikat kombëtare, nga investimet e huaja. E për të ardhur investitorët e huaj duhet të ketë infrastrukturë ligjore, qeverisje stabile, gjykata jopoli-tike, dhe sa më pak ose hiç korrupsion. Për të ardhur investitorët në Kosovë nuk duhet të ketë reketashë, kërcënues e grabitës.

Prandaj, lideri i një partie që bart mbi vete një grup të in-teresit, duhet të garantojë para zgjedhësve se nuk do të lejojë që në qeverisjen e tij të gravitojnë reketashët, kërcënuesit e zhvatësit, por do të sundojë ligji dhe shteti ligjor. Kur këto të ndodhin, atëherë do të ketë më shumë të punësuar, do të mbi-

zotërojë konkurrenca e vlerave dhe do të eleminohen anomalitë tjera, të cilat po ua bëjnë bajat Kosovën shumë kosovarëve.

Gjithashtu, premtimet demagogjike se do të hiqen vizat për në BE, nuk duhet t’i dëgjojë asnjë qytetar, aq më pak në zgjed-hjet lokale. Madje këto frazeologji zgjedhore, sikurse t’i kishte dëgjuar Viliam Shekspiri në Mesjetë, me siguri do t’i kishte dalë edhe më e fuqishme tragjedia e Othello-s, sepse personazhin e Jorgos (Iago) do ta krahasonte me politikanët e Kosovës.

Të gjithë e dinë se për t’i plotësuar kushtet e heqjes së vizave, duhet një varg kriteresh që Kosova nuk po arrin t’i përmbushë.

Derisa mijëra djem të rinj mendojnë, përditë, që të ikin nga Kosova, sepse shteti më i ri nuk ofron kushtet për jetë dhe nuk premton perspektivë për ta, me siguri se nuk do të hiqen vizat, ndërsa refreni i këngës që dikur ishte hit,“...Ku janë kosovarët pse në Kosovë nuk rrinë...”, do të mbetej aktual. Ndërkaq, në momentin që Kosova bëhet shtet me “klimë të përshtatshme për jetë”, atëherë edhe vizat hiqen. Mesazhi i çdo qytetari për politikanët dhe liderët komunalë është që të ecin këmbëzbathur për toke, jo të premtojnë llafe për qiell. Populli sado duket naiv, ai prapë e ka një armë të fortë në dorë, “votën” me të cilën të ndëshkon dhe të futë “shtatë pash nën dhe”.

opinion

Disa pyetje për ministrin e Drejtësisë

Demagogji parazgjedhore

nga berat buzhala

nga MilaiM shefkiu

Page 12: Metropol 29 gusht 2013

12 E enjte 29 gusht 2013 •

«

Orët e gjata para TV i bëjnë fëmijët më pak

të lumtur dhe ankthiozë

madonna më e paguara sipas Forbes

Sipas klasifikimit të revistës prestigjioze Forbes, ylli i pop-it Madonna është më e paguara në botën e showbizit. Këngëtarja ka fituar plot 125 milionë dollarë gjatë vitit të fundit, falë turneut MDNA, linjave të veshjeve dhe par-fumeve. Pas saj renditet i dyti regjisori Steven Spielberg me 100 milionë dollarë. Regjisori Steven Spielberg pati sukses të madh gjatë vitit të shkuar me filmin ‘Lincoln’.  Ndërsa i treti është babai i “X Factor” Simon Cowell me 95 milionë. Pas Madonnës deri në vendin e 9 dominojnë meshkujt, ndër-sa në vend të 10 renditet Lady Gaga me 80 milionë dollarë.

kate middleton demonstron trup elegant pas lindjes

Edhe pse ka vetëm një muaj që Kate solli në jetë princin George, Kate është dukur mjaft elegante, teksa është parë të dalë për të bërë shopping. Kjo është dalja e parë publike që Kate ka bërë pas lindjes. Me një look të thjeshtë, duket që linjat e saj janë rikthyer përsëri në vend dhe ajo duket perfekte. Çifti Kate dhe William po jetojnë në shtëpinë e prindërve të Kate, që prej lindjes së fëmijës së tyre të parë. Ndoshta familja mbretërore dëshiron më shumë kohë që të kalojë me pjesëtarin më të ri, përpara se ata të lëvizin në pallatin Kensington në Shtator.

harper dhe Beckham kujdesen për të ngrënë edhe gjatë ndeshjes

Harper Beckham nuk e ka aspak mendjen te ndeshja, njësoj si i ati dhe vëllezërit e saj. E ulur pranë David Beckham për të ndjekur ndeshjen e beisboollit mes Chicago Cubs dhe Los Angeles Dodgers, vajza e çiftit Beckham duket më e interesuar për të tërhequr vëmëndjen e babait të saj se sa të shohë se çfarë po ndodh në “Dodger Stadium”. Gjatë ndeshjes nuk kanë munguar edhe momentet e bukura ba-ba-bijë: “Spice-Boy” që nuk e lëshon për asnjë moment nga krahët, ndërsa Harper mundohet herë pas herë të ndajë ushqimin me të atin e saj.

miley Cyrus bashkëpunim me kanye West

Menjëherë pas performancës së saj në MTV Video Music Awards të shtunën mbrëma, Miley Cyrus kishte shkuar drejt në studio në New York me Kanye West. Ylli i hitit “Party in the USA”, ka inccizuar zërin për një remiks “top sekret” të këngës së Kanye, “Blkkk Skkkn Head”, duke shmangur “after-partyn” e saj në klubin No. 8 të New Yorkut, shkruan New York Post. Kanye po ashtu mungoi në ndejën e organizuar nga P. Diddy, që u zhvilluar të dielën deri në orët e hershme të së hënës. Edhe Miley edhe Kanye kishin performuar në MTV VMA gjatë të shtunës, me Miley që këndoi “We Can’t Stop” dhe “Blurred Lines” me Robin Thicke. Kanye kishte pasur në plan të performojë “Blkkk Skkkn Head”, por e ka ndërruar mend-jen në minutën fundit, duke kënduar “Blood on the Leaves|, një këngë tjetër nga albumi i tij i fundit “Yeezus”.

Lançohet smartphone Xolo Q1000S

Xolo ka njoftuar zyrtarisht për lansimin e një smartphone të ri i emërtuar si Q1000S në tregun e Indisë. Me një dizajn elegant, me karakteristika harduerike shumë impresive, modeli i ri

padyshim ofron shumë krahas çmimit që e ka. Q1000S Xolo vjen me një ekran 5 inç HD IPS me OGS teknologji, i cili mundëson që ngjyrat në ekran të duken më të gjalla. Ka të integruar procesorin 4-ber-thamor 1.5 GHz nga Mediatek i përkrahur me 1 GB RAM. Sikurse edhe top smartohonet, edhe ky model i ka të integruar dy kamera; frontale 5 Megapikëselë e pasme 13 Megapikëselë. Pra, në krahasim me smartphone-t aktual, është bërë një lëvizje e madhe në drejtim tek kamerat, e sidomos tek ajo kamera frontale. Hapësira e bredshme është 16 GB dhe mund të zgjerohet nëpërmjet micro SD kartelës deri në 32 GB. Xolo Q1000S ka të integruar baterinë 2500 mAh e cila, sipas kompanisë mundëson që smartphone-i të jetë funksional për rreth 53 orë gjatë dëgjimit së muzikës, deri në 327 orë stand-by në rrjetin 3G dhe 425 orë në rrjetin 2G, ose deri në 22.5 orë bisede në rrjetin 2G (rrjeti që ka aktualisht Kosova) ose 12.5 orë bisede në rrjetin 3G. Ky model vjen me sistemin operativ të fundit nga Android 4.2 Jelly Bean. Pra, të gjitha specifikat e përmendura më lartë, mund të përfitohen me një çmim rreth 300 $.

gossip

është folur shumë për efektet nega-tive që shkak-tojnë televizori dhe orët e gjata qëndrimi para tij tek fëmijët. Por

këtë gjë e ka konfirmuar edhe një studim i fundit realizuar nga një qendër shëndetsore në Angli. Fëmijët të cilët qëndrojnë shumë orë para televizorit dhe kompjuterit, rrezikojnë të bëhen ankthiozë depresivë dhe të kenë një vetëvlerësim të ulët. Stili i jetesës jo aktiv, ka një impakt negativ në mirëqënjen e fëmi-jës. Po ashtu edhe fëmijët të cilët kalojnë shumë kohë në kompjutër, apo video game, përjetojnë probleme emocion-ale, stres dhe ankth. Një studim tjetër gjeti se gjysma e fëmijëve të moshës 7 vjeç, nuk kanë një jetë aktive, të mbushur me aktivitete dhe se femrat i ushtrojnë më pak ak-tivitetet fizike se sa djemtë. Një fushatë sensibilizuese për prindërit vinte theksin tek reduktimi i orëve të gjata para televizorit, inkurajimit të fëmijëve për të shkuar në shkollë dhe të ushqyerit shëndetshëm. Drejtori i qën-drës së shëndetit, profesor Kevin Fenton, është shprehur se janë të shumtë faktorët që ndikojnë në mirëqënjen e fëmijës si: faktorët socialë, ekonomikë dhe familjarë, por ka disa gjëra të thjeshta që të gjithë mund të bëjmë për fëmijët, për të përmisuar shëndetin dhe mirëqënjen e tyre. Përfaqësues të tjerë të kujdesit ndaj fëmijës theksojnë se ka një lidhje të fortë mes të qënit aktiv dhe i lumtur. Aktivitetet fizike si noti, futbolli si dhe thjesht të bërit shëtitje, janë të lidhura me një mirëqënje të lartë.

Page 13: Metropol 29 gusht 2013

13• E enjte 29 gusht 2013

»

statujë për michael JacksonNjë statujë në nderim të Mi-chael Jacksonit, do të inauguro-het më 29 gusht në Rainbow Magicland, parku i lojërave i Romës. Statuja është realizuar me rastin e 55 vjetorit të lindjes së mbretit të popit. Vepra e italianit Luca Izzo dhe tajlandezit Jusana Hopas bëhet edhe për të plotësuar një dëshirë të vetë këngëtarit, i cili në vitet ’90 u përpoq të hapte një park lojërash në kryeqyte-tin italian. Dita e nesërme do të ketë shumë të ftuar dhe spektakël. Priten më shumë se 1000 pjesëmarrës dhe 200 balerinë, të cilët gjatë gjithë ditës do të gjallërojnë parkun e lojërave duke kërcyer në ritmet e këngëve të Michael Jackson.

alec Baldwin sulmon fotografinAktori veteran, Alec Baldwin, e ka sulmuar një fotograf para shumë njerëzve në qytetin e New Yorkut, ku kishte dalë me gruan e tij, Hilaria. 55-vjeçari duket të jetë nervozuar me paparacin që i ka ndjekur, ndaj ka reaguar duke e ka kapur dhe e ka shtyrë. Gruaja e tij (e cila në javën e kaluar solli në jetë fëmijën e tyre të parë) kishte ikur në një dyqan gjatë këtij incidenti. “Çfarë lloj psikopati i çmendur e ndjek një grua, e cila sapo ka dalë nga spitali...”, ka thënë një mik i aktorit për TMZ. “Krejt çfarë mund të them është se unë po e bëja punën time duke i bërë pyetje nor-male dhe ai mu hodh. Kjo është e tëra”, ka deklaruar fotografi.

Fox “fsheh” shtatzaninë e dytëMegan Fox dhe bashkëshorti i saj Brian Austin Green mund të jenë të dy yje të Hollivudit, por kjo nuk i pengon që të jenë të ndërgjegjshëm për përparësitë e tyre në jetë. 27-vjeçarja mbajti të lirë axhendën e saj gjatë së mërkurës, për të shëtitur me Green dhe të birin Noah në Los Anxhelos. E veshur në mënyrë sportive, Fox u tregua e kujdesshme që ndërsa fotografohej prej paparacëve, të fshihte format e fëmijës së dytë, të cilin është duke e pritur.

Michael

BuBle bëhet baba

Michael Buble është bërë baba për herë të parë. Këngëtari 37-vjeçar dhe gruaja e tij Lu-isana Lopilato kanë mirëpritur në jetë djalin e tyre Noah, pasi 26-vjeçarja lindi në orët e para të mëngjesit të së martës në Vancouver të Kanadasë. Këngëtari i hitit “It’s a Beauti-ful Day” nuk nguroi aspak për të dhënë lajmin, duke hedhur një foto në Instagram, ku shfaqen çifti i lumtur dhe bebja e sapolindur në spital. Sigurisht, fotoja kishte edhe një shënim: “Të ekzaltuar dhe plot mirënjohje për ardhjen në jetë të djalit tonë”. Michael kishte thënë më parë se, dita kur mësoi se do të bëhej baba kishte qenë “dita më e lumtur” e jetës së tij, teksa çifti mësoi në muajin mars se do të bëheshin me një fëmijë. Në fil-lim të këtij muaji, ylli i muzikës zbuloi se po i qëndronte shumë pranë Luisana-s, e cila është nga Argjentina, vetëm në rastet kur ajo shkonte në punë ndaheshin. “Jam rreth 15-20 minuta larg shtëpisë. Do të kthehem atje vetëm nëse ndodh diçka. Është e frikshme për të, sepse jeton në një vend, që nuk është atdheu i saj, ndërsa njerëzit flasin një gjuhë ndryshe nga ajo amtare e saj. Kështu që, siç e dini, kam marrë të gjithë familjen e saj këtu. Një sistem mbështetjeje shumë i mirë për të”.

MonikaBeLLucci

liDhet Me MiliarDerin azer telMan isMailov

gossip

monica Bellucci është ndarë nga aktori francez Vincent Cassel pasi ka një lidhje me biznesmenin azer Telman Ismailov. Lajmin e ka publikuar haqqin.az, një faqe interneti nga Azerbajxhani që merret me thashetheme VIP-ash. Zërat për një lidhje mes aktores bukuroshe italiane dhe miliar-derit Ismailov kanë nisur që në vitin 2009,

kur Bellucci mori pjesë në inaugurimin në Antalia të Turqisë të një hoteli luksoz të ndërtuar pikërisht nga Ismailov. 57-vjeçari Ismailov, pronar i grupit imobiliar rus Ast, ka famë si Don Zhuan dhe ka bërë bujë me shpërblimet e majme që i ka dhënë këngë-tareve si Mariah Carey dhe Jen-nifer Lopez për të kënduar në festat e tij të ditëlindjes. Gjithashtu, në mbrëmjet e organizuara prej tij kanë qenë të pranishëm edhe personazhe si Sharon Stone, Richard Gere, Paris Hilton dhe sigurisht Monica Bellucci.

Page 14: Metropol 29 gusht 2013

14 E enjte 29 gusht 2013 •

« Bota

GJeRMANiAnjë votë për europën

pas më pak se një muaji, në 22 shtator, gjer-manët pritet që të konfirmojnë të njëjtën udhëheqëse që prej tetë vitesh mban

postin më prestigjoz dhe të pushtetshëm në Bashkimin Europian. Mund të pengojnë një man-dat të tretë për Angela Merkelin si kancelare federale vetëm një tërmet psikologjik i papara-shikueshëm, një revoltë e heshtur dhe misteri-oze në mendjet e zgjedhësve të pasigurtë, që janë të shumtë. Shtatë në dhjetë gjermanë, sipas televizionit publik ZDF, nuk e përjashtojnë mundësinë që të ndërrojnë mendje përpara se të hyjnë në kabinën e votimit.

Ky imazh i një Gjermanie të paqëndrueshme, të pandjeshme ndaj thirrjeve të vjetra të poli-tikës, e shpërqëndruar gjatë një fushate ele-ktorale pa pasion, lufton që të na bindë. Ajo paraqet një shprehje neutrale, në dukje të tër-hequr, e ngjashme me atë të Angela Merkelit, që me sjellje të përmbajtura, pa e ngritur zërin, udhëheq Gjermaninë me dorë të palëkundur, por jo të hekurt. Për këtë, ndoshta, vendi krenar por edhe i frikësuar prej forcës së vet, ndonjëherë hezitues për ta shfaqur apo ushtruar, sheh vet-en tek ajo. Dhe duket i prirur ta rizgjedhë.

Mbetet ndërkohë i pasigurtë koalicioni me të cilin do të qeverisë. Në Gjermaninë federale nuk votohet direkt për kreun e qeverisë, i cili zgjidhet nga një parlament ku pothuajse gjysma e de-putetëve zgjidhet me sistemin mazhoritar (fiton kush mbledh më shumë vota), dhe pjesa tjetër me proporcional, në bazë të listave të hartuara nga partitë. Por këto zgjedhje, më shumë se kur-doherë, ngjajnë gjithmonë e më shumë me një referendum për kancelaren, barazohen me një test të Angela Merkelit, një votim për mënyrën si ka përballuar krizën e madhe ekonomike. E megjithatë përbërja e Bundestagut do të për-caktojë përbërjen e qeverisë së saj. Prandaj në këtë pikë ka suspense.

Në “Republikën e Bonit”, pjesa perëndimore dhe demokratike e Gjermanisë së ndarë nga Lufta e Ftohtë, kishte një bipolarizëm të përso-sur. Dy parti ndanin më shumë se 90 për qind të votave. Për ta thjeshtuar, nga një anë social-demokratët ishin me sindikalistët; nga ana tjetër, kristian demokratët ishin me botën e biznesit dhe me kishën. Ndarja ishte e qartë. Në “Re-publikën e Berlinit”, në Gjermaninë e ribashkuar, katër vite më parë pothuajse një votues në dy zgjodhi partitë e vogla. Ndërkohë, SPD dhe CDU/CSU kishin humbur 50 për qind të anëtarëve.

Sot, sondazhet i japin koalicionit të udhëhequr nga Angela Merkeli (kristian demokratët dhe liberalët) 45 për qind e votave. Ndërsa social-demokratët lundrojnë diku tek 25%. Nëse këtij kuocienti virtual i shtohen 13 për qind e të gjel-bërve dhe 9 për qind të Die Linke (e majta) raporti i forcave formalisht ndryshon. Në tërësi opozita e majtë e kalon koalicionin e Merkelit. Por në prak-tikë nuk është kështu. Sepse, nëse të gjelbërit janë aleatët natyrorë të social demokratëve, pasi kanë qenë në të kaluarën, ata të Die Linke mund të jenë aleatë potencialë vetëm në të ardhmen, pasi sot konsiderohen thjeshtë trashëgimtarë të Gjermanisë komuniste. Pra, për momentin, jo

shumë të frekuentueshëm. Ekziston ndërkohë e panjohura e Alternativës Demokratike, partia e re euroskeptike për të cilën parashikohet një ngjitje e sigurtë, më shumë se 3 për qind që gjykohet sot, që do të ishte e pamjaftueshme për të hyrë në Bundestag.

Rezulatet mund t’i ofrojnë kombinime të ndryshëm kancelares. Një edicion i ri me lib-eralët, nëse këta përballojnë hemoragjinë e mbështetjes dhe arrijnë vërtetë të marrin 5 për-qindëshin që i fut në parlament. Edhe pse Peer Steinbrueke, kandidati i SPD, dhe vetë Angela Merkel për momentin nuk e marrin në konsid-eratë, nuk përjashtohet që të mbërrihet në një tjetër koalicion të madh, siç ka ndodhur shpesh herë në të kaluarën. Nëse në klimën e fushatës elektorale socialdemokratët dhe kristiande-mokratët do të përpiqen të afirmojnë diver-sitetin e tyre, një sondazh i kohëve të fundit ka zbuluar që shtatë në dhjetë gjermanë e kanë të vështirë të gjejnë dallimin mes njërit dhe tjetrit. Atëherë, përse të mos qeverisin bashkë?

Fakti që kandidati socialdemokrat ka qenë ministër i financave i Merkelit gjatë koalicionit të madh të 2005-2009, dhe në tre vitet e fundit ka aprovuar politikën e tij europiane, ngacmon vizionin skeptik të shumë zgjedhësve. Sidomos atyre të të majtës. Prania e Gerhard Shrëderit në tubimet e Steinbruek u kujton veç të tjerave që ishte pikërisht ai, ish-kancelari socialdemokrat, që nxiti të famshmen “Agenda 2010”, një tërësi reformash jo shumë të favorizuara nga klasa popullore dhe të destinuara për të bërë më flek-sibël marrëdhëniet e punës.

Axhenda 2010 ka kontribuar për rezistencën e Gjermanisë ndaj krizës ekonomike, kur An-gela Merkel ishte kancelare. Sot, këmbëngulës Gerhard Shrëder, tashmë një drejtues milioner i gjigandit rus Gazprom, vjen në ndihmë të Stein-brueck, i cili është megjithatë i detyruar që të korrigjojë disa efekte të “Agenda 2010” dhe të propozojë rritjen e pagës minimale në 8.5 Euro ora. Reformat e Shrëderit ishin të nevojshme, por shumë prej tyre duhen riparë.

Nuk është e lehtë për Steinbrueckun që të ruajë votat që i rrëshkasin drejt Die Linke, ose që janë të destinuara për Angela Merkelin, e cila nuk heziton ndonjëherë të futet dhe në diskur-sin social demokrat. Kur një ide i pëlqen shumë, ajo e përvetëson, pavarësisht se nga vjen.

Zbutja e ngadaltë e krizës në disa vende të Bashkimit Europian, përforcon pozicionin e Mer-kelit, e cila ka rezultuar më europeiste nga sa ka lënë të kuptohet historia e saj personale, e nisur larg prej idealeve të origjinës së ndërtimit europian. Tetë vitet e saj në krye të kancelerisë kanë përkuar me krizën ekonomike dhe ajo, duke manovruar mes humoreve të bashkëkombasve të vet, ka kontribuar në mënyrë vendimtare për të mos kompromentuar procesin e integrimit.

Nëse rezultati i zgjedhjeve do të jetë ai që parashikohet, Gjermania do të vazhdojë të jetë ajo që është, në luhatje mes mendjemadhësisë dhe rezervimit. Por europiane. Ashtu si Angela Merkel, pa vrulle europianë, por megjithatë me bindjen që duhet të jetë e tillë.

Zbutja e ngadaltë e krizës në disa vende të Bashkimit Europian, përforcon pozicionin e Merkelit, e cila ka rezultuar më europei-ste nga sa ka lënë të kuptohet historia e saj personale, e nisur larg prej idealeve të origjinës së ndërtimit europian. Tetë vitet e saj në krye të kancelerisë kanë përkuar me krizën ekonomike dhe ajo, duke manovruar mes humoreve të bashkëkombasve të vet, ka kontribuar në mënyrë vendimtare për të mos kompromentuar procesin e integrimit

Page 15: Metropol 29 gusht 2013

15• E enjte 29 gusht 2013

»Bota

për Barak Obamën ka nisur numërimi mbrapsht. Sekretari i tij i Mbrojtjes,

Chuck Hagel është i qartë: “Forcat e SHBA janë gati të go-dasin sapo presidenti të japë urdhërin”. Burimet amerikane dhe angleze thonë se ndë-rhyrja ushtarake në Siri do të ndodhë brenda pak ditësh.

Para, apo pas samitit të Shën Petërsburgut, “në shtëpinë e Putinit”? Do të varet nga shpejtësia e ndërtimit të një mbështetjeje ndërkombëtare që të legjiti-mojë blicin ushtarak, si një akt të vënies së drejtësisë në vend. Është Irani që e ka bindur presidentin hezitues amerikan: lënia pa ndëshkuar e Assadit do të ishte një ga-bim strategjik për “mesazhin” që ky mosveprim do të çonte tek Teherani. Armët kimike dhe bomba atomike i përkasin të njëjtës kategori: shkatërrim në masë. Çfarë besueshmërie do i mbetej liderit të SHBA në luftën kundër projekteve bërthamorë të ajatollahëve, nëse përdorimi i armëve kimike për të masakruar gra dhe fëmijë mbetet pa pasoja, në një vend të mbrojtur dhe të ndihmuar pikërisht prej Iranit? Dhe dënimi që i duhet dhënë Assadit, sado i “shënjestruar”, nuk duhet të synojë vetëm neutralizimin e armëve kimike, por edhe bazat ushtarake prej nga janë nisur ato sulme të tmerrshme me gaz nevrin. Ndëshkimi duhet të prekë përgjegjësit, thotë Pentagoni.

Duhet edhe të dobësojë aparatin ushtarak të Damas-kut. Pa shkaktuar fatkeqësi mjedisore (shpërthime aksi-dentalë të depozitave të gazit dhe përhapje në atmosferë) dhe duke shmangur rrezikun që po këto armë kimike të bien në duart e fraksioneve më radikalë të opozitës, që janë pranë al Kaedës. Pothuajse një “Mission Impossible”?

Në këto orë, Obama është i vendosur që të mos përsërisë tre gabime të paraardhësve të tij. Precedenti i parë që mundon Obamën natyrisht, është arroganca imperiale e

perëndimi në epokën e konflikteve globalë

Ndërkohë, po bëhen përgatitje për një ndërhyrje, por nuk mjafton. Eshtë i domosdoshëm një ndryshim marshi. Ky brez politikanësh, ose të paktën i ardhshmi, duhet të marrë si angazhim themelor mbijetesën e planetit. Nuk mund të merret më e mirëqenë që kjo është kompetencë ekskluzive e SHBA. Kjo është detyrë e të gjithëve, përfshirë edhe kontinentin europian. Në një farë mënyre, politikanët (askush tjetër nuk mund ta marrë përsipër) duhet të bindin zgjedhësit që të mbështesin masa që synojnë harmoninë globale

JOHN LLOYD

prej muajsh mendoj që është e pashmangshme që lufta civile në Siri do të kërkojë ndërhyrjen e perëndimit. E

pashmangshme jo vetëm sepse është bërë gjithmonë e më e qartë që presidenti Bashar el Assad po përdor armë ki-mike, por edhe sepse masakrat në vend, valët e refugjatëve dhe pasojat në të gjithë politikën e Lindjes së Mesme kanë globalizuar luftën, duke na kujtuar se ngjarjet e këtij lloji nuk mund të mbeten në brendësi të kufijve të një shteti.

Përdorimi i armëve të shkatërrimit në masë, megjithatë, ka sjellë pikën e kthesës. Dhe me arsye të fortë, sepse na ka dër-guar një tjetër paralajmërim: ndodhemi në një situatë shumë të rëndë dhe shkatërrimtare. Arsenali i armëve të shkatërrimit në masë zmadhohet, shumë tregues na thonë se Irani supozo-het të jetë shumë pranë ndërtimit të bombës atomike, shtete të tjerë në Lindjen e Mesme do të ndjekin gjurmët e tij, dhe logjika e armëve të shkatërrimit në masë – nëse sot e kanë disa vende, shumë më tepër do i kenë nesër – po bën rrugë në politikën globale. Ndërkohë, po bëhen përgatitje për një ndë-rhyrje, por nuk mjafton. Është i domosdoshëm një ndryshim marshi. Ky brez politikanësh, ose të paktën i ardhshmi, duhet të marrë si angazhim themelor mbijetesën e planetit. Nuk mund të merret më e mirëqenë që kjo është kompetencë ek-skluzive e SHBA. Kjo është detyrë e të gjithëve, përfshirë edhe kontinentin europian. Në një farë mënyre, politikanët (askush tjetër nuk mund ta marrë përsipër) duhet të bindin zgjedhësit që të mbështesin masa që synojnë harmoninë globale. Duhet t’u tregojnë vazhdimisht popujve të botës risqet e konflikteve të mëtejshëm. Duhet të gjejnë mënyrën që t’u tregojnë të gjithë dramaticitetin e rrezikut në të cilin ndodhemi dhe në të njëjtën kohë të gjejnë mënyra për ta zvogëluar. Rasti i Sirisë thërret me zë të lartë që të kalohet në veprim. Po të njëjtën gjë bën edhe jeta njerëzore mbi tokë.

Faktori iranianËshtë Irani që e ka bindur presi-dentin hezitues amerikan: lënia pa ndëshkuar e Assa-dit do të ishte një gabim strategjik për “mesazhin” që ky mosveprim do të çonte tek Teherani. Armët kimike dhe bomba atomike i përkasin të njëjtës kategori: shkatër-rim në masë. Çfarë besueshmërie do i mbetej liderit të SHBA në luftën kundër projekteve bërthamore të ajatollahëve, nëse përdorimi i armëve kimike për të ma-sakruar gra dhe fëmijë mbetet pa pasoja, në një vend të mbrojtur dhe të ndihmuar pikërisht prej Iranit?

George Bushit që rezultoi në katastrofën irakene. Obama, kur ishte një sentor i ri i Il-linoisit iu kundërvu luftës, dhe ajo zgjedhje i dha atij shumë favore tek baza e Partisë Demokratike Amerikane në garën brenda saj përballë Hillary Clintonit në vitin 2008.

Obama ka premtuar deri në fund të kësaj jave provat që sulmi kimik kundër popullsisë civile u krye nga forcat e Assadit: e di që duhet të jenë shumë më bindëse se sa “pro-vat” për armë të shkatërrimit në masë të Saddam Husseinit, që Bushi i paraqiti OKB-së për të justifikuar luftën e vitit 2003. Një tjetër gabim që duhet shmangur është njëan-shmëria, pra ka rëndësi ndër-timi i një koalicioni sa më të gjerë që të jetë e mundur, që e paraqet ndërhyrjen ushtarake si një mbrojtje të ligjsh-mërisë, kundër një shkeljeje shumë të rëndë të ligjeve ndërkombëtare. Në këto orë, Obama po ndërton pikërisht legjitimitetin, duke filluar nga NATO dhe Lidhja Arabe. Me një mesazh të qartë: ajo që po nis nuk është një luftë, është një operacion i kufizuar, një ndëshkim ekzemplar, jo fillimi i një lufte. Obama dëshiron që të hyjë në histori si presidenti që e tërhoqi Amerikën nga dy luftëra (Iraku, dhe shumë shpejt Afganistani) dhe nuk do që të nisë një të tretë.

Gabimi i dytë për t’u shmangur është ai që kreu Ronald Reagani në vitin 1986 kur nisi një blic kundër

Gheddafit, për ta ndëshkuar për disa sulme terroristë (dhe dekurajuar për ambiciet e tij bërthamore). Por la të zbulohet se qëllimi i vërtetë i bombardimit ajror në Libi ishte vrasja e vetë Gheddafit. Objektiv që dështoi.

Obama ka udhëzuar këshill-tarët e tij që të jenë të qartë në këtë pikë: sulmi ndaj Sirisë nuk do të ketë si objektiv ndryshimin e regjimit, as eleminimin e Assadit, që duhet të ndiqen me mjete politike. Gabimi i tretë që Obama do të shmangë është “mission creep”, ose rrëshqitja progresive e objektivave të një misioni: sindromë që preku presiden-tin Kennedy në Vietnam. Për shembull, ekziston gjithmonë rreziku që një kundërpërgjigje e Assadit ndaj forcave amerikane të sjellë një acarim të reagi-meve dhe kundër reagimeve. Mbetet i dobishëm precedenti i presidentit Bill Clinton në Ko-sovë (1999): “një detyrim për shkak të krizës humanitare”. Ishte edhe fillimi i fundit për Milosheviçin. Mes presidentëve demokratë, Obama nuk pushon së kujtuari edhe Jimmy Cart-erin. I vetmi lider i SHBA në 70 vitet e fundit që nuk ka nisur një luftë. E megjithatë, për amerikanët, Carter mbetet një humbës që gjithmonë e lidhin me një dështim në politikën e jashtme: krizën e pengjeve në ambasadën e SHBA në Teheran. Përsëri Irani: arsyeja e vërtetë përse Obama nuk mund të lejojë që Assadi “t’ia hedhë” edhe këtë herë.

Page 16: Metropol 29 gusht 2013

16 E hënë 5 gusht 2013 •

«

nga albert kotini

(vijon nga numri i kaluar)

islam Lleshi shpjegon me fakte dhe ngjarje, se vllehët janë njerëz të butë dhe të sjellshëm. Për vete, tregon Islami, kafenë e kam pirë

gjithmonë, tek Nasi Hobdari, por në fakt nuk më ka ardhur mirë, kur Vangjel Shundi krijoi shoqatën vllahe. Nuk ishim ndarë ndonjëherë, ne tiranësit me vllehët, por i’u kemi hapur dyert e shtëpive, pa asnjë dallim, si shqiptarë. Aq sa thuhej “tirons”, aq thuhej “vllah”. Përse i duhet kjo shoqatë Vangjelit, pyesin në veçanti tira-nësit e vjetër. Gjithmonë kemi qenë vëllezër në të mirë e në të keq, sikur ishte doktor Panteqi, ashtu edhe doktor Hopdari nuk bënin dallim midis nesh. Asti Hobdari, studioi për farmaci dhe ka qenë në të njëjtin burg me Osman Kazazin, gati ishin bërë më tepër, se vëllezër. Në burg me ta isha edhe unë Ismail Lleshi. Ka vdekur pas burgut Asti, sepse kur doli nga burgu u caktua farmacist në Milot, rreth viteve 1970. Mirëpo, Asti, për të mos rënë përsëri në burg nga sig-urimi, që nuk po i ndahej për ta rëkrutuar, helmoi veten, sepse nuk mund të duronte më torturat e pësuara nga burgu i parë. Ka qenë djalë, që nuk e bënte më nëna. Në Itali, në shkollë, në Shkodër, në burg kanë qenë bashkë me Osman Kazazin, prandaj e bëri vëlla Astin dhe vdekja e tij e ka hidhëruar më tepër, se çdo gjë Osmanin.

Më the, se e ke shok Astrit Jegenin, por a e di, që një fotografi, që ka dalë Astriti me Astin është gjëja më e shtrenjtë për të dhe e ka vënë në krye të shtëpisë. Prandaj, nga ne tiranasit e vjetër del pyetja: Çfarë janë këta vlleh, që dalin me shoqata? Asnjëherë nuk e kemi ndjerë, që nuk janë shqiptarë vllehët, ndërsa na dalin tani këto gjëra. S’ka përse të thonë, se “jemi rumunë”, sepse nuk e dimë, as ne, e as ata nga kanë ard-hur. Përse kanë ardhur nga Rumania? Nga rruga Egnatia erdhën, si romakë, që marshuan me sh-qiptarë, së bashku dhe tani dalin, si rumunë, si-kur nuk ka pasur fusha në Rumani, që të vinin në malet e Shqipërisë. As ne nuk e kemi ndjerë këtë dallim, as nuk është diskutuar asnjëherë prej nesh, që janë apo nuk janë shqiptarë, as dëgjuar nga pleqtë tanë për këtë diferencim.

Mbas vitit 1990, dilet me këtë teori të dyshimtë, përse e bëjnë, atëherë, për para?

Stavri Vinjahu, ka qenë vllah (sekretar i Esad Pashë Toptanit) dhe është i mbuluar me aktiv-itete patriotike shqiptare. Ortodoksë, “toskë” dhe ortodoksë “vlleh”, kur bëhej fjalë për krush-qi. Mihal Zallari më ka thënë në burg një episod të tillë, kur e pyeta, se nga e kishte gruan? Ka histori...Pse? E kam vllahe, por kam hequr pak keq, sa e mora. Pse? Fisi ynë është ortodoks, por nuk ishte vllah. Andej nga ne vllehët i paragjyko-jnë për krushqi. Kur unë u ktheva nga shkolla, që mbarova në Austri, pashë një vajzë arsimtare, që dilte zbuluar, nga fytyra dhe mjaft e bukur. Më pëlqeu. E ndalova në rrugë për ta pyetur. Në atë kohë ishte i çuditshëm ky veprim. I thashë: Zonjushë, kam dy fjalë me ty. Urdhëro, më thotë ajo. – Mua më pëlqeni, d.m.th a bashkohemi bashkë? Ajo buzëqeshi, as po e as jo. Mirëpo bëmë një copë rrugë bashkë, biseduam dhe aty vendosëm, që të martoheshim. Mirëpo, gati më bojkotoi i tërë farefisi, sepse vllahu paragjykohej në tërë Jugun e ortodoksisë shqiptare, sidomos në Korçë e Gjirokastër, të ardhur, si mentalitet, nga Greqia. Nuk ka ardhur ky mentalitet nga Shqipëria e Mesme, e sidomos nga Tirana, asn-

jëherë, si një problem, që trajtohet sot. Një nga këta nipat e Shundëve, me të cilët

kemi qenë komshinj, ne Lleshët e Tiranës, vjen nga Sh.B.A-ja. Kisha 60 vjet pa e parë, që në vogëli, dhe, duke qenë më i madh se ai, dhe në lagje, njiheshim vetëm kur këmbeheshim rrugës me njëri-tjetrin, u takuam rastësisht në një dite ngushëllimi. Më kishte vdekur nipi im Bujar Qyqa (djali i motrës) dhe në atë kallaballëk njerëzish, siç ndodh zakonisht hapen biseda të ndryshme. Nisi muahabetin, nipi nga Shundët dhe më pyes-in a e njeh? Jo, i thashë unë. Ky është nipi i Shun-dëve, komshinjve tanë, ndërsa ky është Lam Lleshi. Menjëherë u çua me mall. Sikur kishim vite, që njiheshim bashkë, me përqafoi, më kujtoi vitet e tij të vegjëlisë dhe mbi të gjitha, neve ti-ranësve me të cilët kishim shkuar shumë mirë të gjithë vllehët. E argumentova këtë mbarëvajtje, sepse nuk kemi pasur asnjë grindje dhe asnjë vjedhje midis nesh. Edhe pse në kohën e Enverit u privilegjuan pak, kjo ndodhi me vllehët e var-fër, që morën pjesë në luftën nacional-çlirimtare, ndërsa Hobdarët, asnjëherë. Kishte edhe prift-ërinj ortodoksë vlleh, me nacioanal-çlirimtaren. Në veçanti sigurimi i ka përdorur disa vlleh, si dëshmitarë, nëpër gjyqe, si psh, kundër meje, Jovan Andoni, ish ambasador në Kinë dhe sekre-tar partie në Ministrinë e Punëve të Brendshme. Nuk po flas për këtë çështje të Lidhjes së vlle-hëve të veçantë me sigurimin e shtetit, sepse

do ta filloja me Koçi Xoxen e të tjerë, por ajo, që vllehët kanë qenë në krye të punëve, mund ta argumentoj me Ministrinë e Mbrojtjes së Ju-gosllavisë, gjatë luftës nacional-çlirimtare, Koça Popoviç. Mirëpo, këto emra të veçantë nuk mun-det, që të heqin imazhin e mirë të komunitetit vlleh në tërë marrëdhëniet me shqiptarët dhe në tërë çështjen kombëtare të historisë sonë, sepse faktet flasin, vetëm, si një përbërje e pandarë e të gjithë jetës sonë”. Këto tipare të vllehëve janë një përshtypje e natyrshme mbi zhvillimin sho-qëror të këtyre shqiptarëvë, të hershëm.

- Vllamëria, si një ngjizje tipike kombëtare sh-qiptare, është e përjetuar në histori, midis vlle-hëve dhe shqiptarëve.

Për të argumentuar këtë fakt historik do t’iu paraqes një shkrim të Ilo Mitkë Qafëzezit, që bën fjalë për vitin 1808, si një e vërtetë e jetuar, por e treguar në formë anekdode, gojë më gojë, deri në ditët e sotme. Thelbi i ngjarjes ka të bëjë me vëllamërinë, midis vllehëve dhe shqiptarëve dhe më mirë, se kjo ngjarje, sa për të qeshur, por edhe, aq domethënëse nuk ka nevojë të trajto-het. Morali, ka të bëjë në aktualitetin e sotëm, ndaj atyre, që e përçajnë këtë vëllamëri his-torike, vllaho-shqiptare.

Kështu Qafëzezi, tregon: “Në Vllahi të Ru-manisë janë të famshëm familja Gjika, Vasil Llupi, si vojvodër (princër) albanezë, ashtu si Qypriliasit, si vezirë të mëdhenj shqiptarë, e një ndër ta në mërgim ishte edhe Alemdar Mustafa

Pasha. Ndërsa Mehmet Qypriliasin dhe Gjergj Gjik Gjinkarin (përmetarin), kanë një biografi të shkëlqyer. Gjithashtu Vezir Mustafa Bajraktarit i kanë mbetur në histori mjaft anektdoda, prej popullit. Turehati sqaron, se në vitin1826, kur Jeniçerët u rebeluan, pashallarët shqiptarë të Rusçukut, të Vidinit, të Silistës kanë pasur më tepër influencë, tek Vojvodët e Vllahisë, sesa vetë vojvodërit kristianë, shqiptarë, fanariotë apo vllehë vendas. Ata thonë, që anekdodat i urdhëronin dhe i hakëroheshin Vojvodëve, sikur të mos ishin princër, që i kish vënë Babadov-leti, e Babialia. I’u dërgonin urdhëra të shkruara dhe goja-gojës, të cilat, po të mos i zbatonin i pinte e zeza. Në këtë situatë tregohet, se si një fshatar i varfër vlleh u bë njeri i madh dhe i dëgjuar me ndihmën e një pashai shqiptar. Xha Kola quhej vllahu, një ish çifligar i këputur i fshatit Belleshjti, i Kazasë, së Dolzhit, i cili kishte pasur një ortakëri dhe miqësi të madhe me një shqiptar, që e quanin Mustafa Bajrak-tari, që për interes të tij mblidhte ushtqime për oficerët turq, nëpër fshatra. Një ditë, ky Musta-fai u zhduk, prej Rus Çukut, megjithë njerëzit e tij luftëtarë, pa u takuar me Kolën dhe duke lënë rrëmujë hesapet e tij. Edhe pse e kërkoi shumë Kola, për të sqaruar llogaritë e tij, por më tepër nga meraku, se e kishte mik për kokë e bëri vllamë. Kështu mori rrugën për në Stam-boll, sepse kishte marë vesh, që ishte bërë Mustafai njeri i madh, pasha. Vezir Mustafa, tri-mi ishte bërë tmeri dhe data e Jeniçerëve. Me të ardhur në sarajet e Bajraktarit, pa pyetur këtu rojet, Kola hyri, duke bërtitur “unë e kam vël-lamë të dashur Vezirin”, duke u futur brenda në odën e Mustafës. Kur e sheh xha Kolë Olteanin, mikun dhe ortakun e vjetër, Bajraktari kërceu vendit dhe e përshëndeti, e përqafoi me mall dhe i thotë: “A bre xha Kol bre! Të rrish tani me mua, se të erdhi rasti me anën time. Që tani, po të jap rrogë pashai. Dua të të bëj njeri të pasur”.

Kur dëgjoi kështu vllahu, vëllam i Bajrak-tarit, i la hesapet e vjetra, sepse e pa, që nuk ishte nevoja për to dhe i thotë: “Më rrofsh, bre Mustafa, të paça, sa malet, por, që të ri këtu me ty. Or tunxhatjeta, nuk e bëj dot, për zotin Krisht!

një vlerë e strukturës tonë koMBëtare

TiRANASiT e VJeTëR: Paragjykimet për vllehët e kanë zanafillën nga Greqia

Dossier

Page 17: Metropol 29 gusht 2013

17• E hënë 5 gusht 2013

»

E qysh dashke, ti Mustafa, të lë unë mëmëdhe-në, ku linda e ku dua të vdes; Jo, bre vëllako, jo, këtë nuk e bëj dot, për zotin”! “Epo atëherë, po qe kështu puna, po të jap një nëpunësi të mirë në Vllahi apo Bukuresht. A nuk më thua, kë keni njeri më të madh ju atje, që të të bëjë ty si atë?”. “Epo, o vëllamë Mustafa, qysh të të them! Më i madh nga të gjithë ndër ne, është Vojvoda Ka-raxhua”,- tha Kola. Me këto fjalë, Veziri shqiptar u mendua pak, pastaj i thotë: “Kjo, o Kol vëllami, do të jetë, si punë e vështirë. Po, pa më thuaj, se cili vjen, pas Vojvod Karaxhos?”.

“Pas Karaxhos, o vëllamë, vjen Dhespoti i madh, Mitropoliti”,- tha Kola. “Hë, pra! Mirë, që thua, të keqen e gojës! Dhespot të të bënjë!”,- tha Mustafai, duke marrë lapsin, që të jepte urdhërin e emërimit. I tmerruar Kola, se vëllam i tij donte ta bënte Dhespot u hodh përpejtë, duke klithur: “Dale, aman, bre Mustafa, mos shkruaj! Se unë, o të marça të keqen, jam i martuar, siç e di ti! Kam gruan, kam fëmijën, i shkreti unë! Feja jonë është ndryshe nga feja juaj. Tek ne Dhespoti, duhet të jetë i përparuar në studimet teologjike. Unë nuk di, as alfabetin, or tunxhatjeta. Dhe po të isha njeri me shkollë, më duhet të lë gruan dhe fëmijët e të bëhem kallogjer, sepse Dhes-potët nuk martohen! Se bëj dot për zotin!”.“Epo, atëherë vëllako Kole, pas dhespotdhekut, cila është buka më e madhe tek ju?-pyeti shqipua Vezir”. “Pas dhespotit, është arkond i madh, ndër ne është Bani i Madh (mëkëmbësi i Vojvodës)”. “E, pra, Bani i Madh, qofsh”.

Pas kësaj, Mustafe Bajraktari kërkoi, t’i biem xha Kolës një kaftan, e veshi mirë e bukur me të dhe lëshoi urdhër, sadrazemorë (urdhërvezi-rorë), të shkruar për Vojvodën Karaxhon e Vlla-hisë. Një të marrë urdhërin, prej dorës së Bajrak-tarit, xha Kola e futi thellë në rroba, u përqafua dhe i la shëndenë atij, u nis menjëherë për në Bukuresht, drejt e tek Vojvoda Karaxho. Kur e mer dhe e lexon ky urdhërin e Vezirit, zuri e po mendohej dhe mornica të forta i përshkruan trupin. Nuk ishte shaka me Vezirin Mustafa. Po të mos e bënte Ban të Madh, xha Kolën do të gjente belanë me Mustafanë, po ta bënte, do t’i pillte belaja me tërë bujqërit e Vllahisë. Pasi e pleqëroi mirë e mirë, kërkoi të bënte njëfarë

ujdie, dhe më të mirë me xha Kolën, të bënte një pazarllëk, siç i thonë fjalës, me shpresë, se mos e katandiste, që në vend të Banit të Madh të kënaqej me ndonjë kryetar komune (Babçillëk), apo shumë shumë me ndonjë kaimekamllëk (post nënprefekti), në ndonjë krahinë të largët. Mirepo, xha Kola vëlla i Mustafa Bajrakatarit nuk e tundte fare mëndjen me propozimet e Vojvodë Karaxhës, dhe kishte po një përgjigje: “Unë nuk di nga këto, Vojvodë tunxhatjeta, çfarë ka në kartë vëllam Mustafa, atë bukë dua unë”. Si e pa fanarioti vojvodë, që nuk e nxjerr dot në këtë rrugë me xha Kolën, sado, që dha e mori me të, në fund dha urdhër t’i bien në oborr të sara-jeve, dy kuaj atllarë të shpejtë, thërriti sejmenet (trima, gardistë), më besnikë të tij, të cilëve i’u dha xha Kolën me porosi, që ta çonin në malin e largët të Klloshanit, në krahinën (kazanë), Me-hedindi, se bashku me një urdhër për një mydyr (kryetar komune) të atjeshëm, që ta mbante atje, në mënyrë, që asnjëri, as edhe shqipja e malit të mos e dinte adresën, se ku ndodhej xha Kola. Vojvoda Karaxhua pati fat- thotë gojdhëna popullore, që Veziri Mustafa shqipari u vra nga Jeniçerët dhe nuk arriti dot të merrte vesh për rengun, që iu punua vëllamës së tij, xha Kolës, i cili, deri në ditën, që vdiq, ay e dinte, se ishte Bani i Madh për Vllahinë”.

Klasifikim evident i ekzistencës së komu-nitetit vllah në aktualitet.

Për t’iu referuar prejardhjes historike të këtij komuniteti, mund t’i referohemi mjaft studimeve e botimeve të vjetra e të reja, që i përkasin kësaj çështje, në veçanti autorit francez priftit Zhan Klod Faverial në librin “His-toria e Vjetër e Shqipërisë”, e deri tek autorët shkrimtarë shqiptarë vllehë aktualë, si p.sh Ar-dian Kyçyku, pa folur për të mëdhenjtë Viktor Eftimiu etj, të cilët saktësisht dhe çiltërsisht e kanë ngjizur në një emërues të përbashkët kontributin kombëtar shqiptar të vllehëve. Duke marrë shkas nga synimi armiqësor për t’i quajtur vllehët, si një minoritet etnik më vete, fillimisht të karakterit kulturor dhe në të pasta-jmen, gjoja me argumenta shkencor, duan t’i veçojnë ata e t’i përdorin politikisht.

Në këto kushte po jap një panoramë të

dëmit aktual të kësaj prirje të rrezikshme të disa aspekteve konkrete. Kjo pasojë qëndron në ndarjen e komunitetit vllah në tre grupime: Në grupimin e parë pro Greqisë, janë favorizuar e përfituar në veçanti vllehët e zonave kufi-tare me të, duke iu dhënë viza e favore më të mëdha se sa vetë minoritarët grekë dhe të çdo qytetari tjetër shqiptar. Duke spekuluar aktu-alisht me vllehët e Pindit, që gjoja na i “dash-kan” shumë grekërit dhe i paraqesin, si vëllezër të tyre këto thjesht për t’i përdorur në shërbim të Greqisë, po harrohet e vërteta e hidhur his-torike e kësaj propagande demagogjike. Dihet, që në fillim të shekullit XX, konkretisht, pak kohë para se të fitohesh pavarësia e Shqipërisë nga vllehët e Pindit, i janë dërguar me dhjetëra letra organizmave ndërkombëtare e më vonë “Lidhjes së Kombeve”, kërkesa për t’u bashkuar me shtetin shqiptar. Këtë e konfirmojnë edhe miratimet e shtetit rumun, për të qënë më mirë së bashku me shqiptarët, se sa me grekët në të gjithë dokumentacionin përkatës të tyre. Këtë e tregojnë me mijëra botime dhe shkrime të rilindësave tanë me aktivitet në Bukuresht, që gjetën përkrahjen e të gjithë intelektualëve dhe institucioneve rumune për një bashkëjetesë kombëtare shqiptaro-vllehe.

E dinë mjaft mirë edhe historianët grekë çështjen e “Mbretërisë së Pindit”, se si u për-poq për të qenë autonome nga Greqia dhe në pamundësi u bashkua me çështjen shqiptare për zgjidhje. Me kaq sa u përmend, asnjëherë nuk argumentohet se Greqia ka qenë miqësore e vllazërore ndonjëherë, ndaj elementit vllah ashtu siç paraqitet në fund të shekullit XX dhe në fillim të këtij shekulli panorama e këtyre marrëdhënieve greko-vllahe. Greqia i ka për-dorur vllahët, si palë ndërmjetëse në marrjen e tokave shqiptare, që i janë aneksuar Greqisë, duke i’a dhënë në përdorim dhe jo në pronësi. Kjo e argumentuar shumë me tokat çame, për të cilat po i josh edhe me shitjen aktuale për vllehët, që janë treguar shërbëtorë më të dev-otshëm të këtij synimi të tjetërsimit të tokave shqiptare. Është kjo arsyeja e kësaj “dashurie” të shtetit grek, ndaj elementit vllah, përmbi vetë minoritarët grekë, kur për këta të fundit

kërkohet të mos largohen nga tokat e tyre në Shqipëri, ndërsa vllehëve ju kërkohen mblesërira për tokat shqiptare në Greqi. Ja përse në konsul-latën greke në Korçë, sa merret vesh që je vl-lah, burrë e grua, apo familjarisht të jepet viza maksimale menjëherë për një vit, ndërsa po të jesh shqiptar myslyman të jepet e shumta për tre muaj viza për gruan ose për burrin veç e veç. Përfundimisht interesimi i Greqisë për elementin vllah është i porositur, si vlerë përdorimi për qël-limet e tyre në ato interesa të caktuara të shpër-bërjes së homogjenitetit kombëtar shqiptar. Kjo është edhe përbërja më fatkeqe e komunitetit vllah, që po vihet në kundërshtim të interesave shqiptare aktualisht.

Grupimi i dytë është me drejtim komunitetin vllah, sipas interesave të shtetit rumun. Grupimi i tretë ka mbetur ajo pjesë e komunitetit vlleh e pandarë me Shqipërinë, sepse është e ngjizur me martesa në krushqi, vende pune e trajtime të mira dhe si pjesa më patriote e saj. Duke marrë shkas nga një ngjarje e ndodhur në Tiranë më 15 prill 1998, kur Vangjel Shundi, drejtues i sho-qatës vllahe të Shqipërisë u rrah nga një djalosh “i panjohur”, që u propogandua në shtyp, si i shtytur nga presidenti i shoqatës tjetër vllehe z.Kristo Goxhi, doli në pah çështja vllahe në disa aspekte për të gjithë mediet shqiptare, e në disa tryeza shkencore, si çështje më vete. Vllehët, që punojnë në grupimin e ngjizur shqiptar dhe që nuk e vënë asnjëherë në dysh këtë kombësi, nuk pranojnë të jenë etni më vete apo të anate-mojnë si atdhe Shqipërinë. Koncepti i tyre është ndeshur në të dhëna të tilla, si: “Le të përfitojmë ne romanët (vllehët, arrumunët, rumunët, arm-rët etj) fatkeq të Shqipërisë nga favoret, që na krijon shteti mëmë dhe ato të fqinjëve, si Greqia, prej nga një pjesë e madhe kanë prejardhjen, kanë jetuar në të dy anët e kufirit dhe dikush ka ende truallin e të parëve. Si trashegimtarë të gjuhës latine (romane) popullore, ndoshta dhe një pjesë të gjakut, nuk do të ishte pa vend t’a kërkonin ndihmën e solidaritetin e popujve të vendeve me gjuhë neoromane, për të ruajtur gjuhën, traditat dhe lidhjet me ta. Kjo, se për fat të keq popullata e romanizuar, pasi konsumoi në luftrat e pareshtura forcat dhe energjinë e gjatë, u tërhoq në lartësitë, duke ruajtur lirinë, gjuhën latine, krenarinë dhe krrabën. A është kjo Res Nules? Jo, është plot vitalitet dhe talent.

Në vitin 1996, në përvjetor u bë një bisedë miqësore me ish ambasadorin e Italisë Paolo Forestin dhe i thanë, që Antinio Baldaci zbuloi nga fundi i shekullit të kaluar këtu në malet e Shqipërisë një pjesë të pasardhësve të legjion-eve romake, por që tani ruajnë gjuhën me pre-jardhje latine, romane, rremerr, krenare dhe të krrabës. A do të ishte e mundur të ndihmo-heshin për këtë? Përgjigja ishte “kemi lënë e kemi marrë”. Kështu ai foli për ndihmën e sho-qatave të kishës katolike, që kishin ndihmuar në Shqipëri pa dallim etnie. Mirëpo komuniteti vllah e shtroi çështjen e lidhjes miqësore, nëpërmjet aktiviteteve kulturore dhe ekonomike, por mbi të gjitha, që të rinjtë vlleh të mësojnë kudo, ku ka mundësi. Prandaj ata kërkojnë të ruajnë lidhjet me vëllezërit fqinjë, por pa dëmtuar in-teresat e vendit ku jetojmë. Familjet vllehe në pjesën më të madhe janë të përziera, aq shumë sa kanë humbur edhe gjuhën, prandaj nuk mund të bëhet fjalë për përfitime vetëm për ne vlle-hët. Ata nuk duan dhe nuk mund të bëhen kauzë e përbashkët me rrethet ekstreme nacional-iste me prirje shoviniste, duke qenë kështu për demokraci-vllazërim dhe një jetë me norma të pastra kristiane, besnike të vendit ku jetojnë.

Një korespodencë shoqata ka pasur edhe me historianin anglez Ëirnifrith (i cili kishte shkruar dy libra historie mbi vllehët në vitin 1987 dhe 1995), që nga viti 1990 dhe takimi i bërë me të në mars të vitit 1992, si i ftuar në Konferencën e Parë të “Shoqatës së Arumunëve”. I ndodhur për studime në Shqipëri, ai shprehu dëshirën për t’u takuar edhe me përfaqsuesit e komunitetit aru-mun më datën 8 prill 1998. Takimi u bë në ho-tel “Dajti”, ku u ftuan dy kryetarë, të shoqatave arrumune, veç e veç, që ekzistonin. Njëri ishte kryetari Kristo Goxhi, i cili kishte ardhur përpara kryetarit tjetër Vangjel Shundi. Ky i fundit nuk donte të takohej me historianin anglez për fak-tin, se aty ishte kryetari tjetër Kristo Goxhi. Ky incident nuk mjaftoi me kaq, por Vangjel Shundi është rrahur shumë keq me një djalë, duke e bërë komunitetin vlleh në shtypin shqiptar një skandal të vërtetë, dhe shprehje të një keqard-hjeje në sytë e historianit anglez.

(vijon numrin e ardhshëm)

Dossier

Page 18: Metropol 29 gusht 2013

18 E enjte 29 gusht 2013 •

« SPECIALE

Përpara lexuesit me librin e saj të parë paraqitet poetja Belantina Venari, me titull, “Ëngjëll i thyer”. Belantina ka relativisht një moshë të re. Ka mba-

ruar studimet e larta për Arkitekturë, por hapin e saj në jetë e bën në një fushë tjetër, në një projektim të ri, jo të skicimit në vizatimin teknik të pallateve, apo shesheve të bukura që presin të lindin nga dora e saj, por në arkitekturën e bukur të fjalës po-etike. Kjo vajzë e re e talentuar dhe me intelekt, kërkon që të eci në jetë mbi dy këmbë të forta, por dhe në dy fusha të ndryshme paralele, në atë të arkitekturës dhe të poezisë. Po të lexojmë me kujdes librin e saj, shiko-jmë disa të veçanta që mban shpirti poetik i poetes. Në mënyrën me të thjeshtë, të bukur dhe të veçantë, ajo bën ndërlidhjen e arkitekturës me fjalën dhe anasjelltas. Duke e parë poezinë si një projekt real, ajo e fil-lon ndërtimin e saj me fantazinë, më pas me gjetjen, me vizionin poetik, dhe në fund me mesazhin që percjell te lexuesi. Në shumë poezi të saj, arti lind nga hiçi, ose nga një rreze drite mendimi, me të cilin ajo merret, e zbërdhen në materie, e vesh me mendim dhe e bën një qenie të qën-drushme me themele poetike. Të bie në sy forca dhe fantazia e saj, mënyra e gjetjes, shtrirja poetike dhe më pas qëllimi artistik poetik. Më të shumtat tema të këtij libri, për vetë moshën, kanë të bëjnë me ndjenjat, por unë shikoj se, ajo në përgjithësi artin e saj e ka mbi baza ndjesore, të cilën e quan një projekt real, me themele të forta për të ecur në rrugën e gjatë të jetës. Ndonëse e re në moshe, kënd-vështrimet tematike janë të shumël-lojshme dhe shumëngjyrshe. Kushdo që lexon librin, kupton se ka të bëjë me një projektuese të re në artin e saj poetik, për sa i përket këndvështrimit dhe menyrës se si ajo e zbërthen dhe shpreh para lexuesve. Ndonëse pa përvojë, ajo arrin të gdhëndë bukur figurën poetike, shumë herë vizion-are, në lëvizje, të thjeshtë dhe tingël-luse. Poezitë e saj shumë herë janë të pakta në vargje, por shprehin shumë, japin mesazhe të fuqishme, sho-qërore, shpirtërore dhe artistike…Për ta kuptuar këtë, japim një shëmbull.

TEKSA TE FLASMë shiko kur të flas,Mos e kthe kohën pas !Sekondin të shoqërosh,Të kaluarën s’ke kohë ta shkosh!Me shiko kur të flas,Akrepat nuk kthehen pas !Mos qëndro duke më parë,Koha e humbur s`ka të larë!

Në këtë poezi të shkurtër, Belan-tina me aftësinë e një zbuluesi, por dhe me lenten zmadhuese të vësh-trimit të saj, arrin të krijojë, analizojë, dhe në fund të shpjegojë të vërtetën e një vështrimi. Të një vështrimi që është i thjeshtë, por që mbart në supe një të kaluar të thellë, të rëndë në peshë, por dhe një të ardhme, për të ndërtuar mbi themelet e saj një pro-jekt të ri, më të bukur se i pari, më të qëndrushëm, por dhe më të fortë përballë erërave të kohës. Në këtë formë poetike, autorja ka dhe shumë poezi të tjera, të cilat bien në sy për koncizitetin, forcën e mendimit dhe vështrimin real drejt së ardhmes.Vlen të përmenden poezitë, ‘Fill-fundi i dashurisë’, ‘Ëndërrat’, ‘Puthje zemrës’, ‘Arkitektura’, ‘Ne dhe ti’, ‘Ego’. Një nga veçoritë a e artit të saj është dhe fantazia, e cila shpaloset lehtë për të kërkuar dhe përqafuar në mënyrë abstrakte tematikën, apo të veçantën poetike. Për ta veçuar atë më pas, për ta bërë pjesë të krijimit, për ta veshur

Sjell librin e saj me poezi “Engjëlli i thyer”, arkitektura e ndërtimit të fjalës

Poetja Belantina Venari

artistikisht, dhe për ta dhuruar për-para lexuesit. Këtë Belantina ngjet se e bën me lehtësi kur ne e lexojmë, shijojmë dhe marrim mesazhin e saj, por në të vërtetë, ajo vë në punë një sërë procesesh dhe talentin e saj në bangon e projektimit, dhe më pas të zbatimit deri në fund të ndërtimit të plotë, kur e paraqet përpara lexuasit. Ndonëse kam kohë që i lexoj poezitë e saj, prapë ndjej se gjatë krijimit dhe në vazhdimësi, ajo e veçon veten nga krijuasit e tjerë në këtë formë krijimi, duke krijuar dhe individualitetin e saj krijues. Ja si shprehet ajo në njërën nga poezitë e saj.

MOS ME NIHILIZOMos mi shkel me hapa cinikë retë

e shpirtit,Ujrat e qeta të vetvetes mos mi

turbullo.Mos me gozhdo, dyshime në ajër

mos vërtit,Hije e rëndë hapash që më ndjek

kudo!Asnjë monolog me veten s’mund

të bëj në heshtje,Me spirancë në shpirt tërheqim li-

tarë kureshtje!

Kjo poezi, por dhe shumë të tjera të kësaj natyre, janë pasqyrë e artit të saj të bukur në shprehje, të bukur në mendim, por dhe të bukur në fig-urë poetike, po kështu dhe në rrjedh-shmërinë artistike me muzikalitet, të pastra dhe saktësi në kornizën e bukur të strofës. Në shumë raste forma e saj poetike shprehet në disa

forma, gjë që tregon aftësinë pro-jektuese dhe të formës poetike. Në këtë formë bien në sy si më të arrira poezitë, ‘Afër, shumë afër’, ‘Dikur bëja plane’, ‘Kur bota më rëndon’, ‘Erën e detit më kujton’, ‘Jetë bohemiane’ etj. Këndvështrimi tematik në librin e saj është i larmishëm, duke ditur moshën dhe përvojën e saj jetësore. Por pa marrë parasysh këto, Belantina e plotëson me talentin dhe aftësinë me të cilën e shikon botën, temat, ngjarjet, dhe si i hedh ato në art. Ajo shkruan për ndjenjat, për shoqërinë, për femrën në përgjithësi, për temat kapitale kombëtare, por nuk harron as qenin e saj të vogël, dhe as gjyshen e saj që e ka rritur dhe që i ka dhuruar kujtime të paharruara. Nisur nga të gjitha këto, themi se talenti i krijueses së re, ndonëse ka rrugë të gjatë për të bërë, flet për një siguri për ecjen e saj dhe në të ardhmen. Për një ecje, për të mos thënë për më shumë në këtë fillim, i cili flet për punën dhe fjalën e saj të projektuar dhe të prurë këtu me ndërtimin e këtij pallati poetik me……hyrje të bukur, të bollshme, dhe të mobiluara artistikisht këndshëm dhe me shumë shije.

Ja si shprehet ajo në njërën nga poezitë e saj me temë bashkëkohore.

REAGIM QYTETARNë një vënd më mbetje, mbetjet

duhet të vinë,Që në grumbuj mbetjesh të sjellin

zhvillim?!Të mblidhemi të gjithë, Shqipërinë

në prehra

Ta fshehim, të mos na e marre era?!Ti ngrejmë lart vlerat altruiste,Të prekimin në qiellin me ide

ricikliste?!Si relike jemi, pellazgë në emër,Ta mbulojmë Shqiprinë, ta mbajmë

në zemër?!Ta turbullojmë ne globin, me re

ndotjeje,Ta vrasim rrezikun me djegie

mbetjesh e përlotje?!Forca Shqiptar, gërmoni në thesare,Mbushni xhepat nga nëna amtare?!

Shqetësimi i vetë poetes, bëhet pjesë e një shqetësimi kombëtar, i cili ka të bëjë me jetëgjatësinë kombë-tare, me mirëqenien, si dhe me gjel-bërimin qoftë shpirtëror të mendimit për këtë temë, qoftë atë social. Në larminë e tematikave që është i bollshëm dhe cilësor, mund të per-mëndim si më të arrira poezitë, ‘Njeriu i kësaj toke’, ‘Çfar fshihet në guackë’, ‘E frikësuar deri në vdekje’, ‘Niki Kozetë e vogël e Hygoit’, ‘Për ty’ ‘Gjyshes’, etj. Libri i autore së re ka dhe cilësi të tjera që vlejnë të shikohen me kujdes, dhe të analizohen në të ardhmen, për të mos krijuar sot idenë se vetëm po e lavdërojmë krijimtarinë e saj. Unë personalisht kam mendimin se, në maratonën e gjatë të artit, Belantina në të ardhmen do krijojë emrin e saj, vlerat e saj, të cilat do ta dallojnë nga të tjerët, dhe do t’i japin vlerat që ajo dhuron, por dhe që do t’i dhurojmë në ardhmen këngës së saj poetike, buku-risë dhe veçorisë së saj.

Pergatiti: ARTUR AJAZI

Shqetësimi i vetë po-etes, bëhet pjesë e një shqetësimi kombëtar, i cili ka të bëjë me jetëg-jatësinë kombëtare, me mirëqenien, si dhe me gjelbërimin qoftë shpirtëror të mendimit për këtë temë, qoftë atë social. Në larminë e tematikave që është i bollshëm dhe cilësor, mund të permëndim si më të arrira po-ezitë, ‘Njeriu i kësaj toke’, ‘Çfar fshihet në guackë’, ‘E frikësuar deri në vdekje’, ‘Niki Kozetë e vogël e Hy-goit’, ‘Për ty’ ‘Gjyshes’, etj. Libri i autore së re ka dhe cilësi të tjera që vlejnë të shikohen me kujdes, dhe të analizo-hen në të ardhmen, për të mos krijuar sot idenë se vetëm po e lavdëro-jmë krijimtarinë e saj.

Page 19: Metropol 29 gusht 2013

19• E enjte 29 gusht 2013

»Kulturë

Shpallen emrat e pjesëmarrësve të “Gjon Mili”-t

Galeria Kombëtare e Kosovës ka shpallur emrat e artistëve pjesëmar-rës të Ekspozitës Ndërkombëtare për fotografi, për Çmimin “Gjon Mili” – 2013. Në të do të marrin pjesë 18 ar-tisë nga Kosova dhe të huaj. Artistët që do të marrin pjesë janë: Marina Abramovic&Ulay (Uëe Laysiepen); Qëndresë Deda; Julian Germain; Ma-jlinda Hoxha; Samir Karahoda; Genc Kadriu; Milomir Kovacevic; Antoan Kurti; Eva Leitolf; Martino Marango-ni; Atdhe Mulla; Joachim Schmid; Oliver Sieber; Olson Lamaj; Otto Snoek; Ari Versluis& Ellie Uyttenbroek. Ekspozita i përmbahet konceptit kuratorial “Vetëm, së bashku?”, të përcaktuar nga kuratori i ekspozitës, Frits Gierstberg. Ekspozita“Gjon Mili” do të hapet më 13 Shtator dhe do të qëndrojë e hapur deri më 13 Tetor 2013. Fituesit do t’i akordohet shuma prej 1000 eurosh.

“Konkursi” çel sezonin artistik në Metropol

Është një shfaqje që në thelbin e vet trajton tranzicionin. Tragjiko-media “Konkursi” e regjisorit nga Kosova, Kushtrim Bekteshi, është pjesa që do të çelë sezonin artistik të vjeshtës në teatrin e Metropolit. Regjisori Bekteshi ka nisur provat intensive me aktorët, për pjesëm që siç pohon, trajton tranzicionin shoqëror dhe pasojat e tij. Për re-alizimin e kësaj shfaqjeje, regjisori ka besuar tek artistët e rinj. Vepra e autorit rus Alexander Galin vjen shumë aktuale për publikun sh-qiptar. Regjisori Kushtrim Bekteshi është i njohur dhe për premierën “Kush ka frikë nga Virginia Wolf”, që solli tre vite më parë në skenën e Teatrit Kombëtar, por këtë herë ai vjen me një komedi që ka njohur sukses në disa skena të botës.

Studim për Hasan Prishtinën nga Dr. Sinadinovski Dr. Branisllav Sinadinovski sjell para

lexuesve jetën dhe veprën e plotë të atd-hetarit Hasan Prishtina. Botimi në maqe-donisht i librit “Hasan Prishtina”, ka vetëm pak që dalë nga shtypi, ndërkaq së shpejti do të përkthehet edhe në gjuhën shqipe. Pas një pune rreth trevjeçare, profesor Sinadinovski, ka arritur që të nxjerrë në dritë këtë studim interdisiplinar për atdhe-tarin Hasan Prishtina. “Pas një përgatitje-je të gjatë dhe analizës së materialit të pasur faktografik, vendosa që ta shkruaj studimin e parë interdiciplinar për Hasan Prishtina, i cili pas Skënderbeut, sigurisht se është një ndër figurat më markante të popullit shqiptar”, thotë për “Lajm” Sinadinovski. Ai sqaron se pavarësisht titullit, ky libër është autobiografi. “Ky është shumë më shumë se kaq. Në thelb libri paraqet dëshmi të papërsëritura faktografike për një figurë të papërsëritur historike dhe për një periudhë të trazuar dhe të papërsëri-tur historike në të cilën kaloi Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe i gjithë Ballkani deri në fillim të viteve ’40 të shekullit të kaluar”, thotë ai. Njërin prej kapitujve të këtij studimi, profesor Sinadinovski ia kushton luftës së Kosovës dhe asaj në Maqedoni, si ëndrra të Hasan Prishtinës, njërën të realizuar në vitin 2008 me shpalljen e Kosovës si shtet i pavarur dhe tjetrën gjysmë të realizuar. Dr. Branisllav Sinadinovski, një vit më parë botoi librin “Josif Bageri”, ndërkaq që ka botuar edhe 35 vepra të tjera. Sinadinovski është shqiptar ortodoks me prejardhje nga Reka.

Në Maqedoni, edhe këtë vit asnjë personaliteti apo qytetari shqiptar të dalluar në lëmi të ndryshme nuk iu nda çmimi vjetor shtetëror “Nëna Terezë”. Bordi për ndarjen e këtij çmi-mi fitues ka shpallur Zhivko Popovski - piktor dhe humanist, si dhe Zhivko Mukaetov - drejtor i përgjithshëm dhe kryetar i bordit të SH.A “Alkaloid” në Shkup. Në këtë konkurrim nuk është inkurajuar asnjë personalitet shqiptarë nga fusha e artit, kulturës, biznesit dhe sferave të tjera për të konkurruar për këtë çmim, që ndahet nga Ministria e Kulturës e Maqedon-isë, por përmes bordit të formuar ku bëjnë pjesë edhe anëtarë shqiptarë, transmeton INA. Disa vite më parë ka ndodhur që ky çmim të shkojë në duart e disa personaliteteve shqip-tare, mirëpo kjo dukuri nuk po vazh-don të jetë tradicionale, që një çmim i tillë t`i ndahet edhe shqiptarëve, që kanë një numër të madh të artistëve, humanistëve, biznesmenëve dhe per-sonaliteteve të fushave të tjera. Çmimi shtetëror “Nëna Terezë” tradicionalisht ndahet çdo vit për arritje të rëndë-sishme në fushën e humanizmit dhe solidaritetit njerëzor, për nxitjen dhe përparimin e mirëkuptimit ndërnjerëzor dhe zhvillimin e bashkëpunimit midis popujve dhe komuniteteve të ndryshme.

Mbi tre milionë euro është shuma e mjeteve që përfiton ekonomia prizrenase gjatë mbajtjes së fes-tivalit ndërkombëtar

të filmit dokumentar dhe të shkurtër “Dokufest”. Këto të dhëna i japin përfaqësuesit e Këshillit organiza-tiv, të cilët edhe kritikojnë komunën e Prizrenit për mosmbështetjen fi-nanciare sa duhet të kësaj ngjarjeje të rëndësishme kulturore. Mbajtja e “Dokufest”-it për një javë i sjell të mira materiale ekonomisë në komu-nën e Prizrenit. Drejtori ekzekutiv i “Dokufest” -it, Eroll Bilibani madje

thotë se sipas përllogaritjeve të bëra komuna nga festvali përfiton mbi 3 milionë euro, duke mos përjashtuar këtu edhe hotelet dhe lokalet e tjera afariste. Por më kritik ka qenë drejtori artistik i festivalit, Veton Nurkollari, siç transmeton RTK. Ai shprehu hap-tazi pakënaqësinë me shumën prej 15 mijë eurove që ka ndarë këtë vit komuna për ta mbështetur festivalin. Nurkollari tha se “Dokufest”-i, nuk është një OJQ- e vogël, por është një festival i cili e ka prezantuar kulturën e Kosovës në gjithë botën.

“Në ditën kur komuna ka vendosur të mbështesë ‘Dokufest’-in, ka ndarë mjete edhe për një festival tjetër që

nuk mbahet në komunën e Prizrenit, por në Prishtinë. Kjo është absurde dhe ende presim nga komuna një sqarim lidhur me këtë. Ne asnjëherë nuk kemi marrë pare nga asnjë komunë tjetër dhe kërkojmë që paratë e taksapaguesve të investohen në qytet”, tha Nurkollari, ndërkohë që zyrtarët komunalë nuk deshën të flasin rreth kësaj çështjeje. Sidoqoftë organizatorët e “Dokufest”-it kërkojnë një bashkëpunim më të mirë me drejtorin për kulturë të komunës dhe ‘porositën’ pushtetarët në Prizren që kur ta hartojnë buxhetin të nda-het një fond i veçantë për festivalin ndërkombëtarë të filmit, i cili tashmë është bërë tradicional.

Çmimi “Nënë Tereza” në Maqedoni edhe sivjet pa shqiptarë

“DOKUFESTI”, tre milionë euro Prizrenit

Page 20: Metropol 29 gusht 2013

20 E enjte 29 gusht 2013 •

« KulturëFaruk Myrtaj

Faslli Haliti... nuk merret vesh çfarë

është, ku është, çfarë moshe ka, kush e lexon, çfarë ka lexuar, kush e do dhe kë nuk do ai vetë, ku banon dhe ku do banojë kur të mos i duhet një adresë për taksën e jetësisë... “Grupi i Lush-njës”, nëse na lejohet të bëjmë kole-ktivizime në letërsi, është një larushi që shumë rrallë përsëritet tjetërkund (si bie fjala në Polifoninë rebele të Te-pelenës!).

Lartësia e Vath Koreshit, një kuotë endè e parilevuar në të vërtetë, sado që duket sikur për të është shkruar e folur e përfolur shumë, poetika dramatike e jetës së Visar Zhitit dhe sjelljes ndaj tij, lirshmëria gati publi-cistike e Bujar Xhaferit dhe modernia provinciale në “Të Hënat dhe Hënat” e Sherif Balit, njëjtësia reaguese e Fat-bardh Rustemit, mëvetësia më shumë se indipendentiste e Gëzim Hajdarit që duket sikur i dorëzohet “gjuhës së babës” si përlotje për “gjuhën e nënës”, njëherësh me emra e veçori të tjera të kësaj treve etnike letrare, nuk do të dukeshin të portretizuara e përvijëzuara, portreti i këtij ansambli fushor, në pamjen gjeografike, nuk do merret vesh kurrë, pa kuptuar Faslli Halitin...

Ai burri i urtë që tregoi me gisht një armë (poezia «Njeriu me kobure») në përkatësinë pushtetërore të një kohe që po ajo mbeti për Faslliun edhe më pas, një vërejtës i pabujshëm që i gë-zohej po kështu Diellit dhe po ashtu iu druhet rrëkerave, një ish-i ndëshkuar që shkon e bëhet deputet i atyre që, së paku zyrtarisht, nuk janë parë para pasqyrës së kohës që s’mund të mos vinte pas zullumeve që poeti satirizoi, një poet që duket se nuk e çan kokën të bëj dallimin e fabulës me poezinë, një thellësi e madhe që shfaqet si diçka fare sipërfaqësore, të tëra këto janë vetëm pak fjalë, fill pas leximit të një cikli “të vogël” ku a thua pa as-një qëllim, Faslli Haliti na rrëfen, pa shkuar në Kishë Blu e as në Xhami të Kuqe, se ka ca burra që e deshën dhe s’i deshte, që e çmonin dhe s’i çmonte, duke na lenë thjesht t’i marrim me mend... Njëlloj si fabulën e poezive të tij, në të gjithë kohët!

Poetë, shkrimtarë, muzikantë, ar-tistë dhe adhurues të kulturës janë mbledhur këtë javë te Liqeni i Batl-lavës, në edicionin e tretë të Festi-valit ndërkombëtar të Letërsisë në Orllan. Për tri ditë me radhë, 28-30 gusht, autorë vendas e ndërkom-bëtarë do të ndajnë krijimet e tyre me adhuruesit e kulturës në një mjedis piktoresk, por të pash-frytëzuar për tubime të këtij lloji. “Këtë vit Festivali ndërkombëtar i Letërsisë në Orllan (FLO), Kosovë, i bën homazh gjeneratës Beat me poetin britanik, Michael Horovitz, në krye të listës së mysafirëve. Vepra e tij Ballade Of The Nocturnal Com-

Festivali i Letërsisë në Orllanmune u performua në fillim të këtij viti në Royal Albert Hall bashkë me Paul Weller-in dhe Damon Albarn-in e Graham Coxton-in e grupit Blur. Si student, në vitin 1959 Horovitz themeloi New Departures, revistë që shihet si një prej katalistëve të kontrakulturës së viteve gjashtëd-hjetë”, thuhet në një komunikatë për media të lëshuar nga organiza-torët. Ky edicion i FLO-së sjell një listë mbresëlënëse të autorëve e artistëve nga Kosova, Maqedonia, Shqipëria dhe Suedia: Luan Starova,

Primo Shllaku, Visar Zhiti, Luljeta Lleshanaku, Agron Tufa, Tina Pers-son, Adem Gashi, Milazim Krasniqi, Lulzim Haziri, Naime Beqiraj, Alban Bala, Ilire Zajmi, Fatmir Sylejmani, Fadil Bajraj, Imer Topanica, Jona Merjo, Shpëtim Selmani, Irena Gjoni, Elisabeth Goëing, Robert Wiliton, Teuta Skenderi dhe Agim Gashi. “Hektor Gjurgjiali- 403”, grup i mirënjohur kosovar i viteve tetëdhjetë dhe “Gillespie”, grup ‘underground’ rock’n’roll, do të kenë paraqitje të rralla para audiencës.

ESSE PËR FASLLI HALITIN DHE POETËT E LUSHNJËS

Po ikin shokët që i çmoja dhe s’më çmonin...!

Faslli Haliti

Vath Korrësi

Gëzim Hajdari, Faslli Haliti, Sherif Bali

Visar Zhiti Bujar Xhaferri

Sherif Bali

Fatbardh Rustemi

Gëzim Hajdari

Page 21: Metropol 29 gusht 2013

21• E enjte 29 gusht 2013

»Kulturë

Arif Dino, një aktor shqiptar yll në kin-ematografinë turke të viteve 1900, shkruan Shqip, duke rikujtuar se me gjithë jetën artis-tike plot pasione ai

nuk e harroi asnjëherë shqipen, edhe pse në vendin e tij ende ka mbetur i panjohur. Arif Dino, një aktor shqiptar yll në kinematografinë turke të viteve 1900, shkruan Shqip, duke rikujtuar se me gjithë jetën artistike plot pa-sione ai nuk e harroi asnjëherë sh-qipen, edhe pse në vendin e tij ende ka mbetur i panjohur. Teksa dritat e fundit fikeshin në Kuzguncuk, pjesa aziatike e Stambollit mbështillej me ngjyrën e mëndafshtë të hënës. Në tryezën e tij të punës, Arif Dino ulej e hidhte në letër vargjet e zem-rës. Ishin të pafundme ndjenjat që e përshkonin në ato çaste kur errësira dukej sikur pushtonte gjithçka, dhe ai arrinte ta shihte sërish dritën… Për një burrë që i kishte pëlqyer ud-hëtimi, e papritura dhe gjithnjë kishte guxuar nuk kishte gjë më të bukur, se t’i dorëzoheshe qoftë për disa mo-mente romantizmit. “Zemra ime që vibron në dritare/prej pagjumësisë/ shkatërroje rrethojën e tejdukshme/thyeje/godite…ëndrrën/”, shkruan ai në poezinë “Pagjumësi”. Poezitë e shkruara prej tij ishin ato çfarë dilnin prej trupit, atëherë kur mendja dukej sikur ishte si asnjëherë pranë zemrës. Një burrë i pashëm, që i pëlqente të vishej plot stil, Arif Dino do të kishte uljet dhe ngritjet në karrierën e tij si artist. Në vitin 1928, ai do të ishte ylli i ri i kinematografisë greke, me rolin që pati në filmin “Porti i lotëve”. Kur shkoi në Greqi në atë periudhë ai nuk e dinte se pasioni për pikturën, dhe aftësia për t’iu përshtatur situatave do ta veçonin atë mes dhjetëra ak-torëve për të interpretuar në këtë film të rëndësishëm për kohën. Arif Dino kishte studiuar në Stamboll në gjim-nazin francez e më vonë në Bruksel… Kultura franceze kishte ngacmuar te djaloshi shqiptar dëshirat e fshehura thellë diku për artin. Që në gjimnaz në kontaktin e parë me librat dhe filmat ai do ta ndiente zërin e artistit brenda tij. Në Stamboll arkivat ruajnë detaje interesante nga jeta e një prej person-azheve më të njohura të publicistikës dhe kinematografisë së pas viteve 1900, i cili edhe pse ishte lindur dhe jetoi në Stamboll fjalët e zemrës i tho-shte gjithmonë në gjuhën shqipe. Për shkak të kohës në të cilën jetoi dhe atë çfarë ndodhi me Shqipërinë pas 1945 jeta dhe kontributi i Arif Dinos mbeti e panjohur për shqiptarët. Kri-tikat e tij mbi kinematografinë dhe lëvizjet artistike të kohës në të cilën jetojnë, tregojnë një mendje të mpre-htë dhe plot ide. Ky artist, jeta e të cilit ka inspiruar kritikë arti e biografë turq të frymëzon me jetën e tij, e të bën krenarë që është shqiptar. Në të gji-tha kronikat e kohës përmendet emri i tij, si një protagonist plot energji, i cili sillte reflektime dhe efikasitet në artin e tij. Arif Dino ishte aktor, pik-tor, poet. Në të tre dimensionet në të cilat ai pëlqeu të shprehej, reflekto-het profesionalizmi dhe arti i vërtetë, çka e veçon atë nga personazhe të tjera të atyre viteve. Dhe pse jeta e tij nuk qe gjithë kohën e artë, ashtu si të gjitha jetët, Arif Dino vendosi

Shqiptari yll në kinematografinë turke

TË VITEVE 1900

të ishte një udhëtar i vetëm në fatin dhe pasionin e tij, duke ia përkushtuar jetën pikërisht një pasioni të madh siç është arti. Në historinë e shqiptarëve që jetuan jashtë Shqipërisë, jeta dhe kontributi i Arif Dinos do të bëhet e njohur dikur, atëherë kur enciklope-ditë e personazheve të artit shqiptar do të kenë të renditur emrin e tij, bri emrave të tjerë ndoshta ende të pan-johur, arkivave të botës…

Një udhëtar pasionesh është djali i dytë i Rashih Dinos, i

të birit të prevezasit të njohur, Pasha Abedin Dinos. U lind në vitet 1892 ose 1893 në Stamboll dhe, ashtu si vël-lai i tij më i madh, Aliu, shkoi edhe ai disa vite në shkollë në Prevezë, pastaj përfundoi gjimnazin francez në Stam-boll. Studioi për Agronomi në Bruksel dhe në Universitetin e Gjenevës për shkencat politike. Veç gjuhës greke, e cila ishte gjuha e tij kryesore, dinte shumë mirë edhe gjuhën turke, edhe atë frënge. Edhe pse në asnjërën prej biografive të tij nuk flitet për gjuhën shqipe, ai e fliste shumë mirë. Ilia Vasilai për Arif Dinon shkruan: “Më kujtohen skica dhe akuarele të tij me ngjyra, të ekspozuara në uzerinë e Katiniotit (në Prevezë), në vitet 1918-1920 dhe fotografi nga skenat e ve-prave kinematografike, të cilat i xhiroi në Stamboll. Cilësohet si një prej reg-jisorëve dhe skenografëve të parë të kinematografisë turke“[1]. Në vitin 1924 u shpërngul në Athinë, ku ishte bashkëpunëtor dhe aksioner i “DAG Film” A.E., e cila ishte firma e parë kin-ematografike e Greqisë, e themeluar në vitin 1920 prej vëllezërve Gazia-dhi, me prejardhje prej Stambollit. Në Athinë punoi si piktor, por edhe si aktor dhe një prej filmave më të njo-hur të kinematografisë pa zë, ku ka luajtur, është: “Porti i lotëve”, i “DAG Film”, i xhiruar në vitin 1928, me pro-tagonistë Athanasia Mustakën dhe Emilio Veaqin. Pas shfaqjes së parë të këtij filmi, e cila u bë në janar të vitit 1929, u rikthye në Stamboll dhe fil-loi të shkruajë kritikë arti në revistën “Yeni Adam”. Me kthimin e tij në Stam-boll, në vitin 1929, sipas shkrimeve të

Osman Kurrizit, të cilat janë ende të pabotuara në një libër, ai solli me vete edhe muzikantin nga Preveza, klari-netistin e njohur, Niko Xharën, për të vazhduar më tej studimet e tij, gjë që ia siguroi ai, duke i dhuruar edhe një klarinetë turke, e cila sot gjendet në koleksionin e të birit të Niko Xharës, Dhimitrit. Në vitet 1939-1942, duke botuar poezi në revistën përparim-tare “Yeniler”, hyri në lëvizjen kundër pushtimit fashist dhe për pasojë u internua në qytetin e vogël Mecitozu të krahinës Çorum të Turqisë, kurse më vonë në Adana, së bashku me të vëllain e vet, Abedinin. Në vitin 1951 u rikthye në Stamboll, në shtëpinë e vogël që mori në lagjen “Kuzguncuk”, në pjesën aziatike Uskudar të atij qyteti, ku jetoi i vetmuar vitet e fundit të jetës së tij, pasi nuk ishte i martuar, ku edhe vdiq në 30 mars 1957. Gjatë viteve kur ishte student në Bruksel dhe në Gjenevë, paralelisht merrej edhe me boks, me vizatim portretesh dhe me artin kulinar. Edukata e tij e gjerë dhe kultura e tij e thellë, poezia, skulptura dhe piktura e tij, e bënë atë, që në dhjetëvjeçarin e viteve 1940 të jetë “prijës” në rrethet përparimtare kulturore dhe artistike të Stambollit.

Vepra pikture të Arif DinosSi njeri me ide majtiste të sinqerta,

por njëherësh edhe rebel dorëlësh-uar, nuk u interesua për veprat e tij, prandaj edhe të gjitha poezitë e tij në gjuhën frënge dhe turke, shumica e të cilave janë të shkruara mbi skica dhe fotografi, u mblodhën prej të afërmve dhe miqve të tij: Nuri Forward, Abedin Dino, Zahir Guvemli dhe Fikret Adil dhe në vitin 1985 ato qarkulluan në Stam-boll në një libër me titull: “Çok yasasin oluler” (“Mbijetesa e të vdekurve”), e shtëpisë botuese “ADAM”. Këtu desha të shtoja se, miku im i lartpërmendur, me prejardhje suliote-preveziane, Ar-nauti Stambollit, Osman Kurrizi, më ka lutur të gjej edhe poezitë e tij në gjuhën greke, të cilat, siç theksohet, u botuan në shtypin athinas, në hapë-sirën e viteve 1924-‘28, kur ai jetonte në Athinë, gjë të cilën nuk kam mun-dur ta bëj deri sot.

Page 22: Metropol 29 gusht 2013

22 E enjte 29 gusht 2013 •

« speCiale

Profil tom Geoghegan, bbC

James Buchanan cilësohet shumë shpesh si “presi-denti më i keq i Shteteve të

Bashkuara”, i akuzuar se nuk e shmangu Luftën Civile – por historianët po përpiqen aktu-alisht ta rivlerësojnë edhe një herë këtë figurë. Sa i keq ishte ai realisht?

“I nderuar zotëri, nëse ju jeni kaq i lumtur që po hyni në Shtëpinë e Bardhë, unë jam po kaq i lumtur që po kthehem në shtëpi. Me të vërtetë ju jeni një njeri i lumtur”. Buchanan bëri këtë koment për pasard-hësin e tij Abraham Lincoln më 1861, ndërsa e drejtoi presidentin e ri drejt podiumit për të ndërmarrë betimin.

Buchanan po largohej nga Uashingtoni me reputacionin e tij të rrënuar dhe po shpreson-te për një pension paqësor në shtëpinë e tij në Pensilvani. Por ai nuk pati asgjë të tillë.

E tillë ishte pakënaqësia ndaj tij nga ana e qytetarëve, sa ai nuk shkonte dot të pinte në tavernat e zonës dhe kaloi shumicën e viteve të pensionit i mbyllur në shtëpi. Jashtë shtëpisë së tij, kombi e ndau veten në copa në një konflikt të përgjakshëm, që mes shumë emrave, mori edhe emrin “Lufta Buchanan”.

Vitet dhe dekadat që pasuan luftën ndërmjetëse nuk qenë më dashamirëse me të. Buchanan vazhdimisht renditet në fund të listës së “presidentëve më të mirë”.

Në janar të këtij viti, Nate Silver, një yll statistikash i famshëm për parashikimin e rezultateve zgjedhore, publikoi sondazhin e sondazheve, i cili sërish e vendosi Buchanan në vend të 43, nga 43 presi-dentët e Amerikës. Për kritikët e tij, të cilët thonë se ai ishte shkaku i shembjes së vendit dhe shembjes së Partisë Demokratike, ky është tamam vendi ku duhet të jetë. Në fund të listës. Por një libër i ri, “James Buchanan dhe ardhja e Luftës Civile”, shpreson ta rigjallërojë këtë debat.

Kjo nuk është një përpjekje për të kundërshtuar portreti-zimin standard të Buchanan, si një nga presidentët më pak efektivë në histori, thotë bashkautori Michael Birkner. Por gjithsesi libri përpiqet t’i shtyjë njerëzit të argumento-jnë më shumë mbi të dhe të rivlerësojnë se çfarë ai bëri mirë dhe çfarë bëri keq.

“Duhet të kesh parasysh se historia popullore vonë në shekullin e 19 dhe në fillim të shekullit të 20 u shkrua nga nacionalistë konservatorë, të tillë si James Ford Rhodes, James Schouler dhe Theodore Roosevelt. Buchanan dështoi si president, në këndvësh-trimin e historianëve, për shkak se ai nuk mori masa të ashpra ndaj jugorëve gjaknxehtë që e mbështetën recesionin e shteteve skllavo-pronare”. Këndvështrimi tjetër është se ai ushtroi shumë kujdes dhe nuk provokoi luftë, për shkak se njësoj si Lincoln,

kush ishte James Buchanan?• ai mori nofkën “njeriu me maskë”, pasi ishte një verior me

simpati për jugorët.• është presidenti i vetëm nga shteti i Pensilvanisë.• ai ishte i vetmi që qe beqar gjatë të gjithë jetës.• i fejuar me anne Coleman kur ishte në të njëzetat, e fejuara

u nda me të dhe vdiq më vonë.• në pleqëri, shoku i tij William r. king, i cili më vonë u bë

zëvendëspresident, jetoi me të në uhetland. ata u njohën në gjuhën popullore si “Mis nansi dhe xhaxha Fanci (gal-lataxhiu)”.

• Buchanan e mbrojti presidencën e vet në kujtimet që shk-roi dhe që u botuan në vitin 1866.

• u nda nga jeta në moshën 77-vjeçare.

ai kuptoi se mund të ishte më e lehtë të nxitej Veriu për luftë, në rast se Jugu akuzohej si shkaktarja dhe origjina e luftës. Buchanan pati lindur në Pensilvani më 1791, në Kove Gap, por në moshën 18 vjeç u zhvendos në Lankaster, ku qyteti sërish vijon të kreno-het me arritjet e tij në jetë. Disa nga gjërat nën pronësinë e tij, përfshirë edhe tryezën presiden-ciale, u kthyen së fundmi në Uhetland, në periferi të Lankasterit, ku Buchanan jetoi para dhe pas mandatit të tij 4-vjeçar si president. “Tani është koha që ne ta rivlerësojmë atë, pa dyshim”, thotë Patrick Clarke, drejtor i Uhetland. “Ne nuk mëso-jmë vetëm nga fitimtarët dhe të suksesshmit”, shton ai. Buchanan pati një numër të konsiderueshëm gabimesh, por Kongresi dhe sistemi i drejtësisë patën gjithashtu ga-bimet e veta, thotë Clarke, i cili mendon se në fakt presidenti më i keq i SHBA-së ka qenë

Warren G. Harding, për shkak të skandaleve të shumta të korrupsionit që plasën gjatë mandatit të tij. Një nga kritikat më të zakonshme kundër Bu-chanan lidhet me sjelljen e tij

ndaj skllavërisë. Ai mbështeti vendimin e Gjykatës Supreme, e cila u mohoi qytetarinë skllevërve dhe mbështeti pra-nimin e Kansasit në Union me një kushtetutë pro skllavërisë,

gjë që neveriti shumë nga kolegët e tij demokratë.

Kush ishte presidenti i parë gej?

“Ne nuk kemi prova bindëse që të na thonë se Buchanan dhe William Rufus King patën

marrëdhënie seksuale apo intime”, thotë profe-

sor Michael Birkner. Dihet se ata qenë

emocionalisht intimë dhe jetuan së bashku për disa vite, megjithëse jo me vijimësi. Unë mund të jem skeptik përballë idesë se ai pati marrëdhënie seksuale me

ndokënd në tërësi, jo më me

King. Mendoj se ishte aseksual. Ai u

përpoq ta prezantonte një lidhje në rini me Anne

Coleman si diçka më e madhe nga sa ishte në të vërtetë, sepse në këtë mënyrë sajoi historinë e dashurisë fatkeqe. Ai ishte pa dyshim presidenti ynë i vetëm beqar, por nuk mendoj se mund të mbështes argumentin nëse ai ishte gjithashtu edhe presidenti ynë

i vetëm gej. Lufta Civile ishte e pashmangshme, thotë Birkner, profesor i historisë në Kolegjin Getisburg. Por gabimet e politikanëve si Buchanan – dhe Kansasi ishte gabimi i tij më i madh – bëri që kjo luftë të ndodhte më herët. Lincoln, zgjedhja e të cilit solli edhe shkatërrimin e Unionit, nuk do të ishte zgjedhur president në rast se Buchanan nuk do të kishte përçarë partinë e vet, shton ai. “Por Andrew Johnson, i cili pasoi Lincolnin, ishte një president edhe më i keq sesa Buchanan”, thotë Birkner, “sepse ai shpërdoroi mundës-inë për ta çuar vendin përpara pas përfundimit të luftës”. Mendimi i shumicës thotë se Lincoln ishte presidenti më i mirë dhe Buchanan ishte presidenti më i keq. Por Ivan Eland, një historian, mendon se këto konkluzione janë pasojë e defekteve në me-todën që ndjekin historianët në vlerësimin e presidentëve. Eland mendon se vlerësimi për presidentët ndikohet lehtësisht nga karizma, si dhe shërbimi i kryer gjatë një krize. Në librin e tij, ai vlerëson banorët e Shtëpisë së Bardhë sipas shkallës së realizimit të synimeve të baballarëve themelues për të sjellë paqe, mirëqenie dhe liri për vendin. Në krye ai vendos presidentin relativisht të panjohur John Tyler, i cili u dha fund luftërave më të gjata me indianët në historinë e SHBA-së, si dhe për shmangien e një lufte me Bri-taninë në lidhje me Kanadanë. Por Woodrow Wilson zë vendin e fundit në listën e tij, pasi i dërgoi Shtetet e Bashkuara në Luftën e Parë Botërore, një veprim që në këndvështrimin e Eland ishte i shmangshëm. “Unë nuk mendoj se Buchanan

ishte i madh si president, por ndoshta ai qe më i mirë nga sa i japin kredite njerëzit. Ai po përpiqej të shmangte një luftë dhe lufta rezultoi një katastrofë”, thotë Eland. “Buchanan ishte i saktë kur mendoi se ishte ilegale që jugorët të ndaheshin dhe nuk duhej të bëhej ndonjë veprim ushtarak për sa kohë Jugu nuk kishte nisur ende luftimet”. Perceptimi se çfarë e bën një president të mirë apo të keq, mund të jetë shumë i ndryshëm jashtë Shteteve të Bashkuara. Më 2011-n, Frank-lin D. Roosevelt u ngjit në krye të sondazhit të parë të kryer mes akademikëve të Britanisë së Madhe në vlerësimin e performancës së presidentëve të Shteteve të Bashkuara. “Mendoj se ne vlerësuam FDR më lart, për shkak se ai u mor me çështje që patën rëndësi të stërmadhe ndërkombë-tare – Depresionin e Madh dhe Luftën e Dytë Botërore”, thotë Iwan Morgan, profesor i studimeve amerikane në Universitetin e Londrës, një nga 47 kontribuesit britanikë të sondazhit. “Për amerikanët, gjithsesi, ai ishte një figurë më përçarëse në rolin e arkitektit të qeverisë së madhe”. “Bri-tanikët kanë një vlerësim të tepruar të lartë për Obamën, sepse ne dëshirojmë që ai të jetë i suksesshëm”, thotë Morgan, ndërsa Bushi i Ri në përgjithësi nuk pëlqehet, për shkak të luftërave. “Por ne nuk vlerësojmë faktin që ai përdori ndikimin presidencial me shumë efikasitet për t’i vënë në zbatim politikat e tij. Ky është problemi me vlerësimin e punës së presidentëve – a po vlerësojmë aftësinë e tyre si udhëheqës apo po vlerësojmë çfarë ata bënë realisht?”

James Buchanan, presidenti më i keq i shBa?

Page 23: Metropol 29 gusht 2013

23• E enjte 29 gusht 2013

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

SPORT

Skënderbeu dhe Kukësi luajnë sot ndeshjet e kthimit për turin play-off

të Europa League. Korçarët pas humbjes minimale në Ukrainë, nga Chernomorets, i kanë shanset e tyre për kualifikim, çka do të përbënte një rekord për futbollin shqiptar, por dhe një ndihmë të madhe finan-ciare për kampionët. Nga ana tjetër Kukësi, pas humbjes 0-2 Trabzonsporin në Tiranë, tani luan në Turqi për t’u larguar me nder nga ky kompeticion, ku ar-riti diçka historike.

Kampionët kërkojnë ëndrrënSkënderbeu ka mbyllur për-

gatitjet për ndeshjen e kthimit që do të zhvillojë më datë 29 gusht në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” përballë ekipit të Chernomorets, të vlefshme për Evropa League. Ndeshja e parë e zhvilluar në Ukrainë ka përfunduar me rezultatin 1-0 në favor të ekipit të Chor-nomorets, me një super gol të shënuar nga ekipi vendas, nga Gai, duke mposhtur portierin Shehi si radhë herë nga një po-zicion i tillë. Por, këtë herë në Tiranë pritet të jetë ndryshe, pasi Skënderbeu është përgati-tur për një kthesë të madhe që do ta kalonte në fazën e grupe-ve për herë të parë. Por, edhe në kampin korçar jo gjithçka është e qetë pas deklaratave të presi-dentit Takaj, pak ditë më parë për një afrim të mundshëm në ekipin e Tiranës. Megjithatë, për Chernomorets të gjithë janë të bashkuar për të shkruar historinë e futbollit shqiptar.

Kukësi kërkon rezultat pozitivKukësi humbi 0-2 përballjen

e parë në “Qemal Stafa” me Trabzonsporin dhe tani nuk e ka moralin e duhur për të gux-

Inter nuk mund të bëjë as-gjë, pasi Samuel Eto ka zgjed-hur skuadrën e Çelsit. Ndo-nëse ai i dukej shumë pranë Interit, pasi disa ditë më parë ka vizituar qytetin e Milanos, madje është parë edhe duke shëtitur me biçikletë, në fund ka zgjedhur Zhoze Murinjon. Ky lajm nuk është pritur aspak mirë nga zikaltrit, që mendonin se e kishin të mbyllur këtë mar-rëveshje. Pavarësisht të kalu-arës me Interin dhe kujtimet e bukura, pasi me këtë fanellë ka mundur të fitoj gjithçka, 32-vjeçari ka kërkuar stimuj të rinj. Anglia është një kampi-onat, të cilin ai nuk e njeh mirë,

Lajme të mira për Bajernin, Shvajni mund të luajë

Dëmtimi i Bastian Shvajnshtaigerit në ndeshjen me Frai-burgun ishte ndoshta lajm edhe më i keq se barazimi i Bajernit. Mungesa e tij në Superkupën e Evropës do të ishte fatale, sepse Guardiola ka larguar Luiz Gustavon, Emre Canin dhe ndërkohë, Havier Martinez bashkë me Tiago Alkantarën janë të dëmtuar. Mad-je edhe talenti Pierr-Emil Hëjrbjerg. Dje gjatë paradites u publikua la-jmi nga faqja zyrtare e Bajernit se “Tigri” është në gjendje të kryejë stërvitjen e së enjtes mbrëma, para sfidës me Çelsin. Mesfushori ka pësuar një “shtypje” në kyçin e këmbës, por nuk duket gjë shumë serioze. Ai mund të luajë në Superkupën e Europës.

Ozil-Di Maria nuk largohen nga Madridi

Ndonëse kanë qarkulluar dendur në merkato, duket se dy-shja e mesfushorëve të Realit, Ozil dhe Di Maria do të qën-drojnë në Madrid tek Reali. Të dy lojtarët flitej se mund të lar-goheshin, por në fund kanë vendosur të qëndrojnë me nëntë herë kampionët e Evropës. Mesfushori gjerman Mesut Ozil ka konfirmuar se nuk do të largohet nga Reali i Madridit, pavarë-sisht interesimit të Mançesterit. “Kam kontratë me Realin deri në vitin 2016 dhe ndihem shumë mirë këtu. Kam besimin e trajnerit dhe ndihem shumë mirë këtu. Dua të fitoj trofe të rëndësishëm me Realin. Çdonjëri nga ne ka një detyrë këtu dhe të gjithë po punojmë për ta bërë sa më mirë këtë detyrë. Sa herë më thonë se klube të tjera interesohen për mua, unë u përgjigjem duke iu thënë se kam një kontratë”. Të njëjtin qëndrim me Ozilin ka mbajtur dhe një tjetër lojtar që pritej të largohej, Angel Di Maria. Argjentinasi ka sqaruar situatën e tij pas fitores me Granadën: “Kuptoj që klubi dëshiron të forcohet me futbollistë të mëdhenj, por unë kam firmosur deri më 2018-n dhe dëshira ime është që të qëndroj këtu”, tha mesfushori.

Tifozët Kasijasit: Mos ik të paktën te Barcelona

Tani duket se qëndrimi i Kasijasit në Madrid duket i pamun-dur. Ai e ka mësuar se nuk do të jetë më titullar. Dy ndeshjet e para në kampionat e vërtetojnë plotësisht diçka të tillë. E ndërkohë mediat spanjolle i kanë sugjeruar Kasijasit që të gjejë një ekip të ri. Dhe ky ekip i ri mund të jetë Barcelona, diçka e pamenduar nga askush. Edhe vetë tifozët e Realit të Madridit i janë lutur portierit që edhe nëse largohet të mos shkojë në Barcelonë, te rivalët historikë të Madridit.

UEFA përjashton për dy vjet Fenerbahçen

Fenerbahçe përjashtohet nga kompeticionet Europiane për dy sezone. Gjykata e Arbitrazhit Sportiv (CAS) ka ndëshkuar klubin nga Stambolli për përfshirjen e tyre në trukimin e ndeshjeve në kampionatin turk. “CAS ka hedhur poshtë ankesën e paraqitur nga Fenerbahçe kundër vendimit të marrë nga UEFA për t’i përjashtuar ata nga garat e klubeve Europiane”, thuhet në deklaratën zyrtare. “UEFA përjashton Fenerbahçen nga garat e klubeve Europiane për dy sezone për shkak të trukimeve të ndeshjeve. Duke marrë parasysh vendimin e UEFA-s që është konfirmuar nga CAS, Fenerbahçe përjashtohet për dy edicione nga garat e klubeve të Uefas”, thuhet ndër të tjera në vendimin e CAS. Vendim ky që pritet të irritojë jo pak tifozët e Fener-bahçes dhe të shkaktojë probleme me rendin në Stamboll.

Zyrtare, Uillian kalon tek ÇelsiUillian kalon tek Çelsi, tashmë është zyrtare. Ish-lojtari i

Anzhi dhe Shakhtar Donetks ka firmosur para pak minutash kontratën e re me kampionët e Europa League. Braziliani dukej shumë pranë Totenham, madje bëri edhe vizitat mjekësore me ta por pasi ndërhyri Zhose Murinjo, ndërroi skuadër por jo qytet. Sipas mediave britanike në këtë operacion ka ndikuar shumë edhe miqësia me dy presidentëve: Roman Abramoviç dhe Kerimov. Uillian i ka kushtuar Çelsit plot 32 milionë sterlina dhe ka firmosur një kontratë 5-vjeçare ndërsa mbi shpinë do të mbajë fanellën me numër 22. Ai nuk do të jetë me Çelsin në finalen e Superkupës së Europës kundër Bajernit të premten, por do të jetë gati për transfertën e radhës në Premier League përballë Everton më 14 shtator.

ETO REFUZON INTERIN, ZGJEDH MURINJONpasi nuk ka pasur mundësi të luaj, ndaj ka vendosur të marrë këtë vendim. Eto ka mundur të lërë gjurmë në futboll dhe të njëjtën gjë dëshiron të bëjë edhe në Angli. Duke iu referuar mediave angleze, por edhe atyre italiane, të cilat kanë theksuar se Eto ka snobuar Interin, kamerunasi ka firmo-sur një kontratë 1-vjeçare me skuadrën e Çelsit, me të drejtë rinovimi, nëse do të bind traj-nerin dhe drejtuesit. Mediat italiane theksojnë se Eto ka zgjedhur Çelsin për trajnerin Murinjo, me të cilin ka një ra-port shumë të mirë. Kameruna-si ka punuar me portugezin tek

skuadra e Interit, ku të dy së bashku kanë shkruar historinë e kësaj skuadre. Ndoshta Eto do të rikthehet edhe njëherë tek Interi, por pas dy vitesh. Murinjo ka premtuar se pas dy sezonesh do të rikthehet në Milano tek zikaltrit dhe ndoshta atëherë së bashku me të do të vijë edhe Eto. Ndër-kohë Interi është hedhur në sulm për të gjetur një sulmues të ri. Emri më i përfolur për mo-mentin është Borrielo, i cili luan me Romën. Italiani është nxjerr në shitje nga Roma tashmë që ka ardhur edhe Ljajiç dhe mund të jetë një alternativ e mirë për trajnerin Valter Maxarri.

Skënderbeu për historinë,

Kukësi për nder

Skënderbeu dhe Kukësi luajnë sot ndeshjet e kthimit për turin play-off të Europa League. Korçarët pas humbjes minimale në Ukrainë, nga Cherno-morets, i kanë shanset e tyre për kuali-fikim, ndërsa kuksianët tani luajnë në Turqi për t’u larguar me nder nga ky kompeticion, ku arritën diçka historike

Ndriçim Babasi, president i TiranësTek Tirana pritet një numër i madh dona-

torësh. Ndriçim Babasi, Refik Halili dhe shumë donatorë të tjerë janë gati të marrin Tiranën. Me ta edhe emri i ish presidentit bardheblu, Lutfi Nuri është lakuar si shpëtimtari i skuad-rës, në momentin më të keq historik të klubit. U përfolën disa emra, u fol për një rikthim të mundshëm të Refik Halilit, por emri i presi-dentit të ri të Tiranës është Ndriçim Babasi, biznesmen. Babasi, së bashku me tre dona-torë të tjerë, do të marrin përsipër mëkëmbjen financiare të 24 herë kampionëve, zhvillimin e një merkatoje të shpejtë dhe konsolidimin e skuadrës bardheblu për sezonin e ri, që do të nisë këtë fundjavë me kampionatin kom-bëtar. Burime nga Bashkia e Tiranës bëjnë me dije se përmes një konference për shtyp

të pasdites së sotme do të zbardhet edhe projekti i ri për Tiranën e futbollit, që do të ketë për president zotin Babasi, ndërkohë që donatorët e tjerë do të jenë familja “Nuri”, ish-presidenti Refik Halili dhe Lul Morina. Dy prej tyre, Nuri dhe Halili, janë pjesë e familjes bardheblu, sepse e kanë drejtuar Tiranën së bashku dhe veç e veç, ndërsa dy të tjerët e kanë për herë të parë angazhimin në fut-bollin shqiptar. Nuk dihet si do të jetë forma ligjore e këtij kalimi, por një gjë është e sig-urt, për Tiranën tashmë situata financiare do të jetë më shumë se premtuese dhe se mund të nisë ndërtimi i skuadrës. Në klub premtojnë se ndeshja e parë në kampionat, ajo kundër Laçit, do t’i gjejë më shumë se të gatshëm bardheblutë.

uar të përmbysë në ndeshjen e kthimit, aq më tepër që ndeshja e dytë me turqit luhet sot në transfertë. Gjithsesi, presidenti Safet Gjici dhe vetë

stafi teknik janë shprehur se Kukësi do të luajë ndershëm e me dinjitet ndaj Trabzonspo-rit, duke menduar se mund të marrë rezultat pozitiv. Trajneri

Armando Cungu e ka pranuar se çështja e kualifikimit është tashmë shumë e vështirë dhe do të duhet ndonjë mrekulli që Kukësi të shkojë në fazën e grupeve, por nga ana tjetër ka siguruar që skuadra do të luajë për të bërë më të mirën në fushën e lojës e për të nderuar veten dhe futbollin shqiptar. Kapiteni Rrahman Hallaçi është shprehur se humbja ka qenë e rëndë dhe ka bërë që Kukësi të bjerë me “këmbë në tokë”, por ka shtuar se ndesh-ja e kthimit është një tjetër mundësi dhe skuadra kuksi-ane do ta shfrytëzojë këtë mundësi për më të mirën e tij. “Në futboll asnjëherë nuk i di-het dhe skuadra do të luajë më të mirën e vet. Synimi është të marrim rezultat pozitiv, por për ne ka rëndësi dhe të luajmë ndershëm dhe ne do të luajmë ndershëm ndaj Trabzonsporit”, ka mbyllur Hallaçi.

Page 24: Metropol 29 gusht 2013

24 E enjte 29 gusht 2013 •

« hipotekat