Top Banner
Rama përshëndet votuesit duke nisur nga Tropoja Gjykatat mbushen nga përplasjet për pronësinë. Në tetë muaj shoqëritë e ekzekutimit marrin 830 ankesa REAGON KRYETARI I PD-së E patolerueshm kërcënimi i mazhorancës së re ndaj opozitës »2 FLET LIMAN VAROSHI Universiteti i Elbasanit lider në tregun e universiteteve publike »8 VENDIMET E RAMËS Ndalohen mbetjet, në vend të fotos së Nishanit, Ismail Qemali »4 »7 ÇëSHTJET E PRONAVE Një padi çdo ditë, tre në ditë ndaj përmbarimorëve Mbledhja e parë e qeverisë nis me Kodin e Etikës. Në krye të zyrave do të vendoset foto e themeluesit të shtetit Nga GËZIM TUSHI Qytetërimi dhe nevoja për ndërm- jetësin social Nga HALIT MATOSHI Kosovarët e Sirisë të jenë shtetësi »11 »10 Opinion E HËNË 16 SHTATOR 2013 VITI IX, NR. 3081 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com NDËRTIMI I TAP Si do të veprohet me marrjen me qira dhe blerjen e tokave TRILLI PSIKOLOGJIK Veizi sjell “Orgji në famullinë e At Ludoviku”, krimi dhe rrëfimi Hapat që do të ndiqen deri në ndërtimin e plotë të projektit. Forma e vlerësimit të sipërfaqeve të pronave »5 »20 “Alsar”, urë lidhëse mes shoqërisë civile shqiptare dhe turke Ndihmat »6 »13-17 ME 82 VOTA Lëvizja e qershorit 1924, apo “e kadifenjtë”, krijoi iluzionet e një demokracie të dyshimit midis tërë idealistëve RESHAT KëLLIÇI »18-19 »2-3-4 Replikat dhe batutat e mbledhjes 2 ditore të Parlamentit • Agjentët e trefishtë që punojnë nga Rusia në Indi • Siria dhe superfuqia e vockël e botës • Marrëveshja, sa shumë pikëpyetje... Spiunazhi, aventurat më spektakolare prej shekujve BOTE & HISTORI
24

Metropol 16 shtator 2013

Mar 27, 2016

Download

Documents

Gazeta Metropol

Rana merr detyren 3 vendime, bota speciale, pronat ne gjykata
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Metropol 16 shtator 2013

Rama përshëndet votuesit duke nisur nga Tropoja

Gjykatat mbushen nga përplasjet për pronësinë. Në tetë muaj shoqëritë e ekzekutimit marrin 830 ankesa

Reagon kRyetaRi i PD-së

E patolerueshm kërcënimi i mazhorancës së re ndaj opozitës»2

Flet liman VaRoshi

Universiteti i Elbasanit lider në tregun e universiteteve publike»8

VendimeT e Ramës ndalohen mbetjet, në vend të

fotos së nishanit, ismail Qemali

»4

»7

ÇështjEt E pronavEnjë padi çdo ditë, tre në

ditë ndaj përmbarimorëve

Mbledhja e parë e qeverisë nis me Kodin e Etikës. Në krye të zyrave do të vendoset foto e themeluesit të shtetit

nga gëzim tushi

Qytetërimi dhe nevoja për ndërm-jetësin socialnga halit matoshi

Kosovarët e Sirisëtë jenë shtetësi»11

»10

opinion

E hënë16 shtator 2013Viti iX, Nr. 3081tEl: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998Çmimi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

nDëRtimi i taP

si do të veprohet me marrjenme qira dhe blerjen e tokave

tRilli Psikologjik

veizi sjell “orgji në famullinë eat ludoviku”, krimi dhe rrëfimi

Hapat që do të ndiqen deri në ndërtimin e plotë të projektit. Forma e vlerësimit të sipërfaqeve të pronave »5

»20

“alsar”, urë lidhëse mes shoqërisë civile shqiptare dhe turke

Ndihmat »6

»13-17

me 82 VoTa

Lëvizja e qershorit 1924, apo “e kadifenjtë”, krijoi iluzionet e një demokracie të dyshimit midis tërë idealistëve

Si u sulmua miku i Avni Rustemit dhe i Sejfulla Malëshovës

rEshat këlliÇi

»18-19

»2-3-4

replikat dhe batutat e mbledhjes 2 ditore

të parlamentit

• Agjentët e trefishtë që punojnë nga Rusia në Indi• Siria dhe superfuqia e vockël e botës• Marrëveshja, sa shumë pikëpyetje...

spiunazhi, aventurat mëspektakolare prej shekujve

bote & histori

Page 2: Metropol 16 shtator 2013

02 E hënë 16 shtator 2013 •

« POLITIKË

ISH-KRYEMINISTRI DEBAT PERSONAL ME TË MAJTËT

Seanca maratonë, sfida e Berishës ndaj qeverisë së re

Ervin Koçi

Debati për votimin e kabi-netit qeveritar të Kryemi-nistrit Edi Rama ishte në

vetvete edhe një sfidë person-ale ndaj kryeministrit që u lar-gua, Sali Berisha, dhe qeverisë që erdhi në detyrë. Gjatë dy ditëve që zgjati seanca plena-re e Kuvendit të Shqipërisë, deputeti Sali Berisha ishte në qendër të akuzave dhe kundërakuzave ndërmjet deputetëve të Partisë So-cialiste. Rasti doli hapur kur Berisha replikoi me deputetin socialist Ben Blushi, reagim i cili solli edhe një debat më të ashpër në sallën e Kuvendit. Socialisti Blushi deklaroi në Kuvend se çelësi i suksesit të mazhorancës është fakti se ajo është bashkuar rreth idesë për një Shqipëri më të mirë, ndryshe nga opozita, që sipas tij është bashkuar rreth një njeriu. I menjëhershëm ishte reagimi i deputetit Berisha, edhe pse ky i fundit e kishte konsumuar kohën e tij të diskutimit në Kuvend. Ish-kreu i qeverisë pohoi se demokratët janë të pamposhtur, duke dalë hapur në sfidën që ai kishte me qeverinë e ardhur në pushtet pas zgjedhjeve të 23 qershorit. Pavarësisht faktit se Blushi nuk e përmendi emrin e tij, ish-kryeministri Berisha kërkoi fjalën pas fjalimit të deputetit socialist. Nga foltorja e Kuv-endit Berisha theksoi se asnjë demokrat nuk është i mundur. “Të kërkosh sinqeritet te Blushi

mazhorancës, Berisha parala-jmëroi sërish betejë në rast të mosrealizimit të tyre. “Këto janë premtime që duhet t’i re-alizoni, pse ju e çoni çështjen më në themel. Themeli i të gji-tha themeleve është dinjiteti

njerëzor. Ju morët besimin e qytetarëve shqiptarë me këto premtime. Unë do t’i votoj nëse i bini këtu. Nëse nuk i sillni, do të ketë betejë më të vendosur në 20 vjet për dinjitetin e sh-qiptarëve”, - deklaroi Berisha.

AKUZAT E BERISHËS

Ish-kryeministri Sali Berisha në fjalën e tij lëshoi akuza ndaj qeverisë dhe në veçanti ndaj ministrave Cani dhe Tahiri, duke pohuar: “Nëse u ke marrë votën duke i mashtruar, nuk do të njohim kufij, nuk do të lëmë betejë pa zhvilluar për të çuar në piedestal dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve shqiptarë. Përgatitu, beteja është e fortë. Ke premtuar 300 mijë vende pune, asnjë vend pune nuk justifikon sot. Ke premtuar ulje çmimesh, asnjë çmim nuk mund të ulësh ti. Në kabinetin e ri janë 3 ministra nga e njëjta familje. Unë e kuptoj: u përjashtuan nanoistët, absolutisht. Kryeministri ka të drejtë të zgjedhë këdo. Financat i jepen njeriut të patateve të Ramiz Alisë vetëm se i tha: ‘Shoku Ramiz, do ta zgjidhim me pataten problemin’. Tahiri do të luftojë për rendin, ai është skllav i krimit.”

është njëlloj si të kërkosh rre-thin në katror. As Sali Berisha dhe asnjëri prej tyre, harroje ti se është i mundur. Jemi të pamposhtur”, - deklaroi Beri-sha. Ndërsa përmendi disa nga premtimet e fushatës së

Pas përfundimit të seancës plenare Kryeministri i vendit, Edi Rama, u largua nga ambientet e Kuvendit të Shqipërisë me eskortën e policisë. Kjo ishte hera e parë që Rama shoqërohet nga një eskortë e Policisë së Shtetit, pasi më parë ai nuk ka pasur asnjëherë ndonjë privilegj të tillë, sepse Protokolli i Shtetit parashikon që Presidenti, Kryeminis-tri, Kryetari i Kuvendit etj. shoqërohen nga es-korta e policisë. Krahas kësaj në seancën e parë të Kuvendit Ramës iu bë një ceremoni pritje nga Grada e Republikës.

ESK

OR

TA E

RA

MËS

“Këto janë prem-time që duhet t’i realizoni, pse ju e çoni çështjen më në themel. Themeli i të gji-tha themeleve është dinjiteti njerëzor. Ju morët besimin e qytetarëve sh-qiptarë me këto premtime. Unë do t’i votoj nëse i bini këtu. Nëse nuk i sillni, do të ketë betejë më të vendosur në 20 vjet për dinjitetin e sh-qiptarëve”

RAMA PËR BERISHËN: Kur ha 1 milion shuplaka, mendja o të ikën, o të vjen dhe pale duhen vite për t’i kapur.

PALOKA: Ne nuk kemi një qeveri. Kemi një njeri që i pëlqen të quhet koka, se Partia Socialiste e ka gjetur kokën e saj. Ka gjetur një kokë që kur dikush qesh thotë të mos qeshë; kur nuk qesh, i thotë ‘pse nuk qeshe’. Disa i përdor për sekretarë, disa për t’i sjellë kompjuterin. Kjo është qeveria që do të na udhëheqë ne. Ti Blush nuk ke pse mërzitesh që nuk u bëre ministër në këtë qeveri, se nuk do të ishe gati t’i bëje këto detyra.

RAMA: Ju ftoj të vazhdojmë bashkë me programin. Dua të vijojmë bashkë për të rilindur këtë vend, por ju ende vijoni të kërkoni për të gjetur kokën.

PALOKA: Po si do të hyjë në histori zoti Rama? Të gjithë e dinë se ai ka një kompleks inferioriteti ndaj zotit Berisha. Ëndërron të bëhet ndopak si z. Berisha, por sado i gjatë të jetë, Berishës nuk do t’i vijë dot as deri te mesi.

BERISHA: Të kërkosh sinqeritet te Blushi është njëlloj si të kërkosh rrethin në katror. As Sali Berisha dhe asnjëri prej tyre harroje ti se është i mundur, jemi të pamposhtur.

BLUSHI: S’e kuptova pse dole këtu. Ti je njeri që lexon, por dua të të them diçka që s’e ke lexuar. Kur Don Kishoti filloi të lexonte, u bë xhentëlmen; kur filloi të besonte ato që lexonte, u bë qesharak. Unë kam një këshillë për ty: mos i beso të gjitha ato që lexon, qoftë edhe nga programi i qeverisë.

BERISHA: Këta zotërinj po u krijojnë nauzë qytetarëve shqiptarë në të katër anët e vendit. E drejta e komunikimit është e drejta për të vërtetën. Nuk është e drejtë për mashtrim. Por këta janë nihilistë primitivë. Të flasësh pa 100-ditësh, pa 300ditësh do të thotë të tallesh me 1 milion shqiptarët që të kanë besuar, se ata që nuk të kanë besuar nuk do ta bëjnë kurrë. Janë 2 milionë të tjerë.

META: Kam shqetësimin se zoti Berisha ka një merak tjetër: që kryeministri i ri të shkojë si kryeministër i dekretuar në Bruksel dhe ai në seancën tjetër të thotë si ka mundësi që një ministër i dekretuar të shkojë në Bruksel.

SHEHI: Programi që paraqiti këtu zoti Rama ishte i mbushur me dëshirë shpresëdhënëse dhe me hipoteza politike që nuk m’u dukën realitete të pritshme dhe të matshme. Qeveria duhej të kishte objek-tiva të qarta, që nuk i ka.

RULI: Programi i qeverisë është lajthitje. Qeveria nuk njeh realite-tin, mohon çdo arritje. Ajo që ne dhe shqiptarët kërkojmë sot nga kjo qeveri është çfarë do të bëhet brenda katër vjetësh dhe jo çfarë do të bëhet sa të ketë ymër njeriu.

RAMA: Ju ikët nga salla pa e dëgjuar paraqitjen e programit. Ikët duke sharë e bërtitur, ikët duke u ankuar para popullit për gjuhën e urrejtës. Por dëgjoni dhe mbani mend se çfarë do t’ju them sot: personalja, fisi e fara nuk do të jenë asnjëherë pjesë e fjalës sime. Fshijeni nga mendja iluzionin se unë do t’ju kursej për të pabërat e lebetitshme që keni bërë.

BERISHA: Përgatitu, beteja është e fortë. Sali Berisha do të votojë çdo premtim të tij në parlament, ndonëse nuk i bëja kurrë, sepse ato janë rrënim i gjithanshëm. Nëse u ke marrë votën duke i mashtruar, nuk do të njohim kufij, nuk do të lëmë betejë pa zhvilluar për të çuar në piedestal dinjitetin e nëpërkëmbur të qytetarëve shqiptarë. Përgatitu, beteja është e fortë.

TOPALLI: Eksperti tha se do të dështoni me 95%. Të marrësh detyrën pasi vendi ka bërë rrugën më të gjatë në një kohë të shkurtër, duhet të matesh me arritjet, dhe ato janë të mëdha.

BERISHA: Në kabinetin e ri janë 3 ministra nga e njëjta familje. Unë e kuptoj: u përjashtuan nanoistët, absolutisht. Kryeministri ka të drejtë të zgjedhë këdo. Financat i jepen njeriut të patateve të Ramiz Alisë, vetëm se i tha: “Shoku Ramiz, do ta zgjidhim me pataten prob-lemin”. Tahiri do të luftojë për rendin, ai është skllav i krimit.

NOKA: Ju zotërinj u servirni shqiptarëve si ministër të Brendshëm një individ gjysmak, që pasi nuk mbaroi shkollën në Itali, u kthye në Shkodër, e pasi nuk e mbaroi as atje, gjeti një zgjidhje në Tiranë për të marrë diplomën. Ai është një individ depresiv, që ka tentuar suicid dhe është kuruar për këtë. Një njeri që kohë më parë ka qenë kontingjent i policisë dhe hajdut kasetofonash dhe shëtiste me bandën e Shullazit, madje edhe me skaf.

TAHIRI: Do të përpiqem ta shpjegoj shqetësimin e kolegut (Flamur Noka) për familjen time dhe shqetësimin e tij për shëndetin tim. Ai ka studiuar më shumë për shëndetësinë, e ka nisur në diktaturë dhe e mbaroi me anëtarësimin në NATO.

BERISHA PËR SHALSIN: Vetëm ti i mungon ansamblit, jo për aparta-mentet që i ke regjistruar në emër të vjehrrave, duhet ta kishe vendin këtu, por nuk e ke.Berisha për ministrat

Financat i jepen njeriut të financave të Ramiz Alisë (Shkëlqim Cani), i cili hipi në atë funksion vetëm se i tha: “Shoku Ramiz, do ta zgjidhim me pataten problemin”.

Ti që premtove sistemin e shëndetësisë falas dhe vure Beqjen për meritën e vetme se ka vjedhur në tenderë me kunatin tënd, me një Franko, i cili ka fituar të gjithë tenderët e bashkisë.

Ti u talle me jetën, me shëndetin, me çdo gjë të qytetarëve sh-qiptarë. Ti që mendon se do të vendosësh rendin me Sajmir Tahirin!

A ka ndonjë lidhje ministri i Jashtëm (Ditmir Bushati) tek ajo vilë dhe ai truall? Mos ke paguar gjë mandatin me atë tokë? Kujtohu pak, se del me dy dollarë toka, ndërkohë që ajo është blerë disa vjet më parë me 22 dollarë.

Çfarë do t’u bëjë këtyre të papunëve ky (Erion Veliaj) që ka ndërtuar dy vila pa pasur asnjë vit rrogë dhe në fund vodhi edhe kompjuterin e “Mjaftit”?

Çfarë do ky (Arben Ahmetaj) që vodhi me Hermesin e tij 10 milionë euro në Telekom?

BATUTAT MË TË FORTA

Page 3: Metropol 16 shtator 2013

03• E hënë 16 shtator 2013

»POLITIKË

DEMOKRATËT I SHPALLIN “LUFTË” RAMËS PËR MBAJTJEN E PREMTIMEVE

Basha: Qeveria mbeti në klasë nga opozitaReagon kreu i PD-së pas votëbesimit të kabinetit qeveritar

Menjëherë pas votëbes-imit që qeveria “Rama” mori në parlament, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, reagoi duke theksuar qe qeve-ria ngeli në provën e opozitës. Nëpërmjet një postimi në faqen e tij në rrjetin social “Facebook” Basha e cilësoi votëbesimin e kabinetit qeveritar si një provë e fituar nga numrat që PS-ja ka në Kuvend, por jo në argumentet se si do ta qeverisë vendin. “Qeve-ria e Ramës kaloi sot në Kuvend të ashtuquajturin ‘program’ të saj me numrat që ka në Kuvend, por mbeti në klasë në provën e gjykimit të shëndoshë dhe profesional të opozitës. Për dy ditë me radhë deputetët e Par-tisë Demokratike dhe të partive aleate demonstruan me fakte të pakundërshtueshme se qeve-ria ‘Rama’ nuk ka program. Kjo është e para qeveri në historinë e demokracisë së re shqiptare që starton pa program pune, pa pro-gram zhvillimi, pa objektiva të mbështetur në burime konkrete, pa kalkulime konkrete, pa afate.

e bëra nga Partia Socialiste, që sipas tij kanë qenë vetëm mashtrime. Kreu i PD-së pohoi gjithashtu se do të votojë çdo ligj pa asnjë kompromis që ka të bëjë me integrimin e vendit në BE. “I kemi premtuar publi-kut se do të votojmë çdo ligj e akt që shkon në favor të inte-grimit, reformave, mirëqenies dhe zhvillimit të vendit. Do ta mbajmë këtë premtim. Kemi

premtuar gjithashtu se nuk do t’i japim asnjë minutë paqe kësaj qeverie për gënjeshtrat dhe mashtrimet e saj elektorale si dhe për çdo tundim apo provë të saj për të zhbërë arritjet demokratike. Këtë premtim fil-luam ta mbajmë këto dy ditë në Kuvend e do ta vazhdojmë deri në ditën e fundit të tij. Publiku i vëmendshëm shqiptar asistoi në pagëzimin e një opozite të fortë, përfshirëse, profesionale, të kul-turuar, moderne dhe shpresëd-hënëse. Kjo është opozita që kemi premtuar, të cilën do ta bëjmë gjithnjë e më efikase në ditët e muajt e në vazhdim, me njerëzit, mes njerëzve dhe për njerëzit”, - shtoi Basha.

Partia Demokratike gjatë dy ditëve që zgjati seanca plenare për votimin e programit politik mbajti një qëndrim akuzues ndaj PS-së, duke shprehur disa herë se Kryeministri Rama nuk ka asnjë program politik për të qeverisur vendin, gjë e cila u ripohua disa herë nga shumë deputetë demokratë.

Ervin Koçi

Qeveria e dalë nga zgjed-hjet e 23 qershorit mori votëbesimin dje në Kuv-

end. Sipas votimit të bërë pas një seance maratonë dyditore, kabineti qeveritar i kryesuar nga Kryeministri Edi Rama mori 82 vota “pro”, 55 “kundër” dhe asnjë abstemin.

SeancaPas një debati maratonë

prej më se 20 orësh, deputetët e mazhorancës dhe të opozitës dhanë qëndrimet dhe idetë e tyre mbi programin politik të qeverisë dhe përbërjen e Këshillit të Ministrave të drej-tuar nga kryeministri Edi Rama. Gjatë 20 orëve të debatit kulmi arriti kur Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, filloi të replikonte me ish-kryeministrin Sali Berisha. Meta tha se PD-ja po përpiqet të shtyjë e të vonojë votimin e qeverisë së re dhe programin e saj, me qëllim që të pengojë betimin në kohë të qeverisë së re para se Kryeministri i man-datuar, Edi Rama, të vizitojë Brukselin. Ish-kryeministri Sali Berisha kërkoi shtyrjen e diskutimit për programin e ri qeverisës. “Merrni kohën dhe ne jemi të gatshëm të dis-kutojmë për programin pas 100-ditëshit. Por, po e futët kokën poshtë tavolinës për 100-ditëshin, prisni të 40-t”, - u shpreh Berisha.

Ruçi e PalokaDy kryetarët e dy grupeve

më të mëdha parlamentare në Kuvend, Ruçi i PS-së dhe Palo-

ka i PD-së, morën fjalën e tyre në mbyllje të diskutimeve. Ashtu si të gjithë deputetët e opozitës, edhe Paloka vi-joi me të njëjtën linjë duke akuzuar Kryeministrin Rama, madje duke kaluar në batuta. Sipas Palokës, Rama, sado i gjatë që të jetë, nuk i shkon as deri te mesi Berishës. “Nuk

jemi një qeveri, kemi një njeri që i pëlqen të quhet koka, se PS-ja e ka gjetur kokën, se dje ishte i shqetësuar. Por si do të hyjë në histori zoti Rama? Të gjithë e dinë se ai ka një kompleks inferioriteti ndaj zo-tit Berisha. Ëndërron të bëhet ndopak si z. Berisha, por sado i gjatë të jetë, Berishës nuk

Starton si të mos ishte qeveri e një vendi të NATO-s e që pason dhjetë qeveri demokratike në këtë vend, që kanë lënë secila shenjën e vet në përparimin e Shqipërisë, por si të ishte një qeveri që zbret nga mali”, - u shpreh Basha.

Basha e vijoi argumentin e tij duke pohuar se opozita do të vijojë të këmbëngulë për të demaskuar premtimet

META EBERISHA REPLIKA NDËRMJET TYRE. ISH-KREU I PD KËRKON SHTYRJEN E SEANCËS

Qeveria “Rama” votëbesohet me 82 votaPaloka akuza Kryeministrit: Nuk i shkon as deri te mesi Berishës

• Edi Rama komentoi akuzat se ka një qeveri familjare, si dhe sqaroi lidhur me Milena Hariton. “Por të paktën në sy të parë më duket një çift këtu në sallë shumë më familjar se unë me zonjën Harito. Ulen bashkë si në një stol te parku i parla-mentit dhe hyjnë e dalin me njëri-tjetrin”, - u shpreh Rama duke iu referuar Berishës dhe Topallit.

• Kryeministri Edi Rama përmendi kra-hasimin që i ka bërë opozita me Papan-dreun në Greqi. “Tjetër jam unë dhe tjetër Papandreu”, - tha Rama. Ai ka sqaruar në lidhje me këtë se krahasimi që opozita po bën mes tij dhe ish-kryeministrit grek Jorgos Papandreu nuk qëndron aspak. Sipas Ramës, Shqipëria nuk është si Greqia.

82VOTA “PRO”

Kabineti qeveritar i Edi Ramës mori 82 vota “pro”, pasi një nga deputetët e majtë nuk ishte në sallë. Konkretisht deputeti i PBD-NJ-së Vangjel Dule nuk ishte i pranishëm gjatë votëbesimit të kabinetit “Rama”.

55VOTA “KUNDËR”

Kabineti qeveritar i Edi Ramës mori 55 vota “kundër”, pasi dy deputetë të opozitës nuk ishin të pranishëm në sallë gjatë votimit të qeverisë së re në shenjë refuzimi ndaj Kryeministri Rama.

3DEPUTETË

Gjatë votimit të kabinetit qeveritar tre deputetë nuk ishin të pranishëm në sallën plenare. Gjatë votimit për prezencën një deputet i majtë dhe dy të djathtë nuk ishin të pranishëm në sallë.

do t’i vijë dot as deri te mesi”, - tha Paloka.

Ndërsa kreu i grupit të PS-së, Gramoz Ruçi, në kundër-përgjigje pohoi se PD-ja në dy ditë seancë kishte për-mendur 397 herë emrin e Edi Ramës, por Kryeministri nuk kishte replikuar asn-jëherë lidhur me këtë.

META

Seanca e gjatë maratonë e Kuvendit të Shqipërisë për diskutimin e programit politik të kabinetit qe-veritar të Edi Ramës bëri që kreu u Kuvendit të kërkonte ndihmën e zëvendësit të tij demokrat për të përballuar të gjitha orët e debatit. Konkretisht në seancën e ditës së shtunë Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, hodhi në votimin emërimin e nënkryetarit të Kuvendit Edmon Spaho nga radhët e PD-së, në mënyrë që seanca maratonë të menaxhohej sa më mirë. Krahas kësaj emërimi i Spahos dhe lënia e drejtimit të Kuvendit për disa orë nga deputeti demokrat la të kuptohej se kreu i Kuvendit u dorëzua nga lodhja e tepërt që i kishte shkaktuar seanca e stërgjatë dyditore. Pritet që në ditët në vazhdim Kuvendi të votojë edhe dy nënkryetarët e tjerë, të cilët janë nga radhët e Partisë Socialiste.

Page 4: Metropol 16 shtator 2013

04 E hënë 16 shtator 2013 •

« POLITIKË

BETIMI NË PRESIDENCË, QEVERIA “RAMA” ZYRTARISHT NË PUNË, FIRMOS KODIN E ETIKËS

Rama: Do të qeverisim për të bashkuarUdhëtimi në këmbë deri në zyrë, pritja me trupën ceremoniale të gardës

Oli Xhilaga

Qeveria “Rama” u votëbesua, u betua dhe zhvilloi mbledhjen e parë

të saj po në të njëjtën ditë. I kreu të gjitha adetet protokol-lare dhe sot Kryeministri Edi Rama niset zyrtarisht si kreu i qeverisë në kryeqendrën e Europës, pjesë e së cilës synon të jetë dhe vendi ynë. Gjithçka e parallogaritur në një itinerar pothuajse të saktë, qeveria e re dhe Kryeministri u votua në Kuvend, më pas u betua në Presidencë dhe iu drejtua godi-nës që herën e tretë arriti të garantojë kryesimin e saj.

OrganizimiIshte organizuar më herët

koha se kur do të bëhej betimi, si do të shfaqeshin në rrugë ministrat e Kryeministri si dhe çfarë itinerari do të ndiqej. Madje, organizatorët kishin bërë gati dhe transmetimin direkt, duke u kujdesuar që kamera të mund të fokusonte çdo lëvizje të tyre. Përgatitjet për një performancë sa më tërheqëse ia dolën. Ishte hera e parë që qeveria e re zhvillonte një show të tillë dhe tërhoqi vëmendjen e njerëzve që kalonin në bule-vardin “Dëshmorët e Kom-bit”. Nga Presidenca dolën më këmbë, ashtu në grup dhe në numër jo të vogël, ekipi qever-isës iu drejtua godinës së Kry-eministrisë. Njerëzit e ndiqnin me sy ecjen e tyre. Në medie qëllimi u arrit, u transmetua di-rekt e gjithë kjo shfaqje, e cila i pasqyroi ministrat e rinj dhe vetë Kryeministrin jo pak të entuziazmuar.

DeklarataPasi bëri betimin, Kryemi-

nistri Rama dhe ministrat e qeverisë së tij i janë drejtuar më këmbë godinës së Kryemi-nistrisë, ku i priste një numër jo i vogël mbështetësish. Ishte vetë Kryeministri Rama që mbajti fjalën përshëndetëse. “Qeveria e sapobetuar është e gjithë shqiptarëve dhe do të qeverisë për të gjithë sh-qiptarët. Ne jemi zgjedhur për të bashkuar dhe jo ndarë, dhe ne do të bashkojmë. Jemi zgjedhur për të shërbyer dhe jo për të rrëmbyer, dhe ne do të shërbejmë. Jemi votuar për t’i dhënë të gjithë së bashku atdheut tonë energjitë që të ecë më shpejt për një rilindje shqiptare dhe të mos hum-basë vite pa fund drejt ëndr-rës së Shqipërisë europiane”, - u shpreh Rama gjatë fjalës së tij në shkallët e jashtme të Kryeministrisë.

Gjithashtu në këtë mesazh Rama falënderoi edhe një herë tjetër qytetarët që i dhanë të drejtën koalicionit të majtë të drejtojë Shqipërinë në këtë mandat. Madje falënderimin Rama e nisi prej Tropojës, qytet i vendlindjes së ish-kry-eministrit Berisha.

HIQET FOTOJA E NISHANIT, VENDOSET AJO E ISMAIL QEMALIT

Zhbëhet ligji i importit të mbetjevePërgatitjet për një godinë

kryeministrore për një qeveri të re u realizuan në kohë. Ndryshimet do të vijojnë, por ato që lidhen me prezencën duhej të ishin gati që në mbledhjen e parë. Dhe dje u zhvillua takimi i parë i qever-isë “Rama”, ku ishin ndrysh-uar simbolet në mure dhe ishin vënë të njëjta me atë çfarë u ekspozua me prezan-timin e programit të qeverisë 2013-2017. Njëkohësisht janë ndryshuar tryeza e mbledhjes, perdet, tapeti dhe nuk mund të mungojë altern-imi i ngjyrave, duke pasur në sfond ngjyrën vjollcë, me të cilën Partia Socialiste u shfaq në fushatën elektorale. Ndër-kohë e kuqja në sfond vjen si ngjyrë e Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Pas fjalës në shkallët për-para godinës së Kryeminis-trisë Rama mblodhi kabinetin e tij në mbledhjen e parë të qeverisë. Një mbledhje e shkurtër, e cila zgjati rreth 30 minuta, por axhenda ishte gati. Ishte paravendo-sur se në mbledhjen e parë tri do të ishin vendimet që do të miratoheshin. Konkre-tisht u miratua Kodi i Etikës i qeverisë, i cili ka në thelb komunikimin e kabinetit me njëri-tjetrin, me deputetët,

mbështetësit, qytetarët dhe me medien. Vendimi i dytë lidhet me anulimin e ligjit për importin e mbetjeve dhe vendimi i tretë ka të bëjë me ndryshimin e portretit të varur në çdo zyrë shtetërore. Që nga dita e djeshme fotoja e Presidentit të Republikës do të zëvendësohet me atë të Ismail Qemalit si portret në të gjithë administratën shtetërore. Por krahas ndry-shimeve brenda godinës ka ndryshuar dhe faqja në ueb, e cila ka ndërruar krejtësisht fytyrë. Në www.km.gov.al gjithsecili mund

të shohë ndryshimet që ka pësuar faqja zyrtare e Kryeministrisë.

E njëjta situatë pritet të ndodhë dhe në faqet e minis-trive të linjës. Ndërsa sot ish-ministrat e kabinetit “Ber-isha” do t’u dorëzojnë sipas Protokollit detyrën te pasard-hësit e tyre, pjesë e qeverisë “Rama”. Paraprakisht u bë e ditur se ish-ministrja e Integ-rimit, Majlinda Bregu, do t’ia dorëzojë detyrën ministres Klajda Gjosha në praninë e medies. Megjithatë, mbetet për t’u parë se si do të vijojë delegimi i pushtetit.

Pas kthimit në Tiranë nisin bisedimet për zëvendësministrat

Kryeministri Edi Rama është nisur sot për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me zyrtarë të lartë të Bashkimit Europian. Kësaj radhe jo më si kryetar i opozitës, por si kryeministër i votëbesuar. Pak ditë më parë ai zhvilloi një vizitë në Prishtinë, por atje ishte vetëm si i dekretuar. Ndërkohë vizita në Bruksel vjen me status të ligjshëm. Rama udhëtoi sot drejt kryeqendrës së Europës për të takuar përfaqësuesit më të lartë të institucioneve europiane, ku do të diskutojë për ecurinë e mëtejshme të procesit të integrimit europian, në funksion të një Shqipërie që duhet të jetë anëtare e denjë e BE-së. Pritet që në Bruksel Rama të zhvillojë një takim me të gjithë shefat e institucioneve europiane,si zotin Barroso, zotin Van Rompuy, zonjës Ashton, sigurisht edhe me zotin Martin Shulc e komisionerin Fyle. Ishte pikërisht kjo axhendë si kryeministër i ri i vendit që argumentoi nxitimin e Ramës për të mbyllur çdo procedurë kushtetuese deri në manda-timin e qeverisë së re. Duhej të prezantohej e të miratohej programi qeverisës në Kuvend dhe bashkë me të kabineti qeveritar përpara së premtes, ditë në të cilën Rama do të ishte në Kosovë. Po nëse për këtë udhëtim votëbesimi nuk u arrit, për në Bruksel çdo gjë është mbyllur. Pas kthimit nga kjo vizitë Rama së bashku me ministrat do të nisin diskutimet për përcaktimin e zëvendësministrave. Por para formalizimit të emrave pritet që kryesocialisti të zhvillojë një takim informal me aleatët e koalicionit qeverisës.

KRYEMINISTRI NË BE

EKZEKUTIVI SHQIPTAR 1. Edi Rama - kryeministër

2. Niko Peleshi - zëvendëskryeministër

3. Ditmir Bushati - ministër i Punëve të Jashtme

4. Mimi Kodheli - ministre e Mbrojtjes

5. Sajmir Tahiri - ministër i Punëve të Brendshme

6. Klajda Gjosha - ministre e Integrimit Europian

7. Shkëlqim Cani - ministër i Financave

8. Edmond Haxhinasto - ministër i Transportit dhe Infrastrukturës

9. Eglantina Gjermeni - ministre e Zhvillimit Urban dhe Turizmit

10. Arben Ahmetaj - ministër i Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes

11. Lindita Nikolli - ministre e Arsimit dhe Sportit

12. Nasip Naço - ministër i Drejtësisë

13. Mirela Kumbaro (Furxhi) - ministre e Kulturës

14. Erion Veliaj - ministër i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë

15. Damian Gjiknuri - ministër i Energjisë dhe Industrisë

16. Edmond Panariti - ministër i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave

17. Ilir Beqja - ministër i Shëndetësisë

18. Lefter Koka - ministër i Mjedisit

19. Milena Harito - ministre Shteti për Inovacionin dhe Admin-istratën Publike

20. Bledi Çuçi - ministër Shteti për Çështjet Vendore

21. Ilirian Celibashi - ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin

BETIMIMenjëherë pasi i votëbesuan në Kuvend, ministrat dhe Kryemi-nistri u kujdesën në shpejtësi për performancën e tyre për t’u drejtuar në orarin e paracaktuar në Presidencë për betimin e tyre. Të gjithë në orën 18:00 ishin në ambientet e Presidencës, ku sipas Protokollit zhvilluan ceremoninë e betimit. Që të gjithë ministrat e rinj firmosën para Presidentit aktin e betimit, ku ata premtojnë qeverisjen e vendit në interes të tij dhe të popullit shqiptar.

Page 5: Metropol 16 shtator 2013

05• E hënë 16 shtator 2013

»EKONOMI

Taksa progresive për operatorët tregtarë

Konfindustria: Qeveria e rekujdes me politikat fiskale

ERE: Nuk ka informacion kontakti

Tetë kompani fantazmë nësektorin e prodhimit të energjisë

Grupimi i industrialistëve në vend, Konfindustria, në një deklaratë për mediet, vlerëson se në kushtet kur ekonomia shqiptare, që ka ndjerë ashpër pasojat e krizës globale, do të ketë nevojë të vazhdueshme për tërheqjen e investimeve të huaja, politikat fiskale nxitëse janë të rëndësishme dhe u duhet kushtuar kujdes i veçantë. Konfindustria, duke mbështetur parimisht qël-limet e shpallura të programit ekonomik të qeverisë së re, shpreh qëndrimin e saj se mënyrat, mjetet dhe koha e përmbushjes së qëllimeve të sipërpërmendura kanë nevojë sa më shpejt për sqarime të plota dhe profe-sionale nga përfaqësuesit e ekzekutivit. “Në këtë kuptim zbatimi në rritje nga niveli i sotëm prej 10 për qind i taksës progresive të parashikuar në programin e qeverisë së re për kom-panitë e përcaktuara si të “mëdha” do të ulte interesin e biznesit të huaj, por edhe vendas për të investuar në Shqipëri. Kjo sepse të gjitha vendet konkurrente tona në rajon si Serbia, Maqedonia, Bullgaria, zbatojnë politika fiskale të taksës së sheshtë

prej 10 për qind ose dhe më të ulët”, - thuhet në deklaratën e administratorit të Konfindustrisë, Gjergj Buxhuku. Konfindustria këshillon qeverinë e re, që taksa progresive më e lartë se 10 për qind në kushtet e sotme ka kuptim të zbatohet për operatorët tregtarë, që punojnë në kushtet e privelegjuara me licenca shtetërore, që u sigurojnë tregje të mbyllura monopol ose oligopol dhe si të tilla njëkohësisht u japin mundësi për norma fitimi më të madhe sesa mesa-tarja në shkalle vendi. Sipas Konfindustrisë, në të gjithe rastet e tregjeve të lira dhe konkurrenciale zbatimi i tak-sës progresive në rritje nga kufiri i sotëm prej 10 për qind për bizneset do të kishte pasoja në zhvillimin ekono-mik afatgjatë të vendit.

Tetë kompani të prodhimit të energjisë të licencuara nga Enti Rregullator i Energjisë nuk kanë asnjë informacion kontakti dhe nuk mund të gjenden. Bëhet fjalë për shlyrjen e pagesave të rregullimit për vitin 2013. Sipas raportit të ERE-s, janë 161 të licencuar nga ERE deri në 23 gusht 2013, të cilët janë subjekt i pag-esave të rregullimit, nga të cilët licenca prodhimi janë 74, licenca për ndërtim, instalim dhe prodhim janë 10, licenca transmetimi janë 2, licenca për shpërndarje /furnizim janë 22 dhe licenca tregtimi janë 53 kompani. “Duke marrë në konsider-atë gjendjen monetare në bankë më datë 31.12.2012, arkëtimet nga detyrimet e të licencuarve për vitet 2012 e 2011, si dhe faktin që 53,760,000 lekë janë shpenzimet për konsulenca juridike lidhur me çështjet e “CEZ Shpërndarje” që do të mbulohen nga kjo shoqëri, rezulton që vlera totale e shpenzimeve që projektohen të përballohen nga pagesat e rregullimit të operatorëve të licencuar për vitin 2013 të jetë 84,234,784 lekë”, - nënvizon raporti i ERE-s.

Ka kompani të tjera, të cilat kanë kontakt me Entin, por refuzojnë të japin informa-cion. Po kështu, nga ana e Drejtorisë që ka bërë raportin e monitorimit rezulton edhe një fakt tjetër: kompanitë që janë të klasifikuara si prodhues të vegjël kanë manipuluar shifrat. “Lidhur me të ardhurat për prod-huesit e vegjël të energjisë, u krye verifikimi i shifrave të raportuara në pasqyrat finan-ciare nga këto kompani me raportin vjetor për vitin 2012 të KESH sh.a. në funksion të furnizuesit publik me shu-micë mbi energjinë e blerë prej tyre. Sikurse vërehet edhe nga tabela në vijim, nga ky verifikim u konstatuan raste diferencash midis të ardhurave të raportuara nga kompanitë dhe atyre që rezultojnë nga raporti i KESH sh.a.”, - vlerëson ERE.

GJITHÇKA DO TË JETË TRANSPARENTE ME SHPRONËSIMET

Ndërtimi i TAP-it, kompaniamerr me qira ose do blejë tokëBrikena Dervishaj

TAP tashmë ka nisur pro-cesin e vlerësimit dhe me-naxhimit të sipërfaqeve

të tokës ku do të kalojnë tu-bacionet. Kompania holandeze “Royal Haskonding DHV”, e cila do të merret me nisjen e pro-cesit të blerjes dhe marrjes me qira të tokave thotë se gjithçka do të kryhet në mënyrë trans-parente. Sjaço de Vos, Menax-her i Lartë i kompanisë “Royal Haskonding DHV”, thotë se, “qëllimi ynë është për të sigu-ruar akses të plotë në tokën që është planifikuar të kalojë TAP, për të filluar ndërtimin e tuba-cionit në kohën e përcaktuar dhe gjithashtu për të siguruar se njerëzit e prekur nga projek-ti të kompensohen siç duhet sipas standardet e BERZH-it”.

Marrja me qira ose blerjaNë vend të shpronësimeve

parapëlqehet marrja me qira të tokave ku do të kalojë gazs-jellësi, ose blerja. Përfaqësues të kompanisë thonë se rruga e fundit që do të ndjekë konsor-ciumi është shpronësi. “Shpro-nësimi është absolutisht hapi i fundit, në rast se midis TAP-it dhe pronarit të tokës nuk mund të arrihet një marrëveshje. “TAP”-i beson fort në dialog dhe në kri-jimin e marrëdhënieve afatgjata me komunitetet… “TAP”-i do të bëjë gjithçka që është e mun-dur për të arritur marrëveshje të drejta me pronarët e ndikuar të tokave. Për këtë arsye nuk flasim për “Shpronësim” të tokës, por për procesin e Blerjes dhe qerasë…”

ProcesiFillimisht “TAP”-i do të iden-

tifikojë ngastrat e tokës që do

zhvendosjen e njerëzve. Toka e nevojshme për përdorim të përhershëm për instalimet mbi tokë (si për shembull për një stacion kompresori) do të blihet nga pronarët e saj ak-tualë, ose ajo do të merret në përdorim afatgjatë”.

Mekanizmi për ankesatTAP ka krijuar gjithashtu

një ” mekanizëm të ankimimit “që do të merret me ankesat dhe sipas zyrtarëve të TAP ata

angazhohen për t’iu përgjigjur çdo shqetësimi. “TAP”-i nënvi-zon se do të kthejë përgjigje për çdo banor, i cili beson se është trajtuar padrejtësisht. Ndërsa për të këshilluar për rrugën e ankimeve që duhet të ndjekin personat e prekur nga ndërtimi i TAP, është kontrak-tuar një firmë, e cila do të krye-jë takime publike gjatë muajve në vijim. Kjo shpjegohet po ashtu dhe në faqen e internetit www.tap-ag.al/ankesa.

SIPAS BANKËS SË SHQIPËRISË JANË 322 KOMPANI QË PAGUAJNË

Biznesi i madh, 41% të aktivitetit ekonomikMbi 50% e sipërmarrjeve aktive në Tiranë dhe Durrës

PROJEKTI

Projekti TAP ka gjatësi 870 kilometra në tërësi, nga të cilat 206 km janë në territorin shqiptar në hyrje në zonën e Bilishtit dhe dalje në Seman, rreth 60 km janë në pjesën shqiptare të detit dhe drejt Italisë. Konsorcimi thotë se procesi i shpronësimeve do të përfundojë brenda gjashtë muajve të parë të 2014-ës. Tashmë ekspertët e kompanisë holandeze po merren me mbledhjen e të dhënave mbi pronësinë e tokës nga ku do të kalojë gazsjellësi prej plot 870 kilometrash gjatësi, ku qëllim është në praktikë, që të identifikohen pronarët, të ven-dosen kufijtë e pronësisë reale në kuadrin e zbatimit të projektit të gazsjellësit Trans-Adriatik, si edhe të vlerësohen tokat që do të preken në kuadrin e realizimit të tij. Teksa mësohet gjithashtu edhe fakti se kon-sorciumi i TAP do të kërkojë akses të përkohshëm mbi tokën nga ku do të kalojë ai, kundrejt një pagese.

të ndikohen nga gazsjellësi dhe të zotët e pronës. Më pas do të analizohet vlera e pronës në një regjistër. “Ky regjistër i nënshkruar nga pronari i tokës, do të jetë baza për përlloga-ritjen e ofertës së kompensim-it. Kur kjo të jetë përfunduar, TAP-i do t’i paraqesë një ofertë pronarit(ëve) të tokës dhe do të kërkojë, në përfundim, të nënshkruajë kontrata me seci-lin prej tyre. TAP-i do të shman-gë ndërtesat ekzistuese dhe

Në Shqipëri 0.41 për qind e ndërmarrjeve zotërojnë mbi 40.7 për qind të xhiros ekono-mike të vendit. Të dhënat zyr-tare të Bankës së Shqipërisë raportojnë mënyrën se si është ndarë aktiviteti ekonomik në vend. Kjo do të thotë se janë 322 kompani të mëdha në vend, që grupohen si biznes i madh dhe që kontribuuojnë në 40.7 për qind të aktivitetit ekonomik. Ndërsa 78 mijë e 429 ndërmarrjet e tjera, që grupohen si ndërmarrje të vogla dhe të mesme, ndajnë pjesën tjetër prej 59.3 për qind të totalit të vlerës së shtuar. Sipas të dhënave zyrtare, vetëm në vitin 2008 këto kom-pani dhanë mbi 52 për qind të vlerës së shtuar. Por, edhe pse mbajnë peshën më të madhe,

322 korporatat shqiptare nuk japin të njëtin kontribut në punësim. Sipas të dhënave të BSH-së, aktualisht në to pu-nësohen vetëm 29 për qind e totalit të individëve të sektorit privat, ndërsa pjesën dërrm-uese të punësimit, me rreth 71 për qind, e mbajnë ndërmar-rjet e vogla dhe të mesme. Kjo analizë tregon se ndonëse ka ardhur duke u ulur në 6 vitet e fundit, pesha e biznesit të madh në ekonominë shqiptare mbetet dominuese. Mbi 50 për qind sipërmarrjeve aktive ve-projnë në rajonin e Tiranës dhe të Durrësit. Në prefekturën e Elbasanit, Dibrës dhe Korçës është vënë re vetëm një rritje e vogël e sipërmarrjeve duke e lënë situatën pothuajse në gjendjen e një viti më parë.

Sektori i SME-ve ka një kon-tribut substancial në rritjen ekonomike dhe punësimin. Bazuar në të dhënat e INSTAT (2011), kontributi i SME-ve në PBB është më shumë se 73 për qind dhe më shumë se 71 për qind në sektorin e punësimit.

Sipas strukturës së sipërmar-rjeve aktive në vitin 2011 është vënë re që SME-të më së shumti dominohen nga mikro-ndërmarrjet me nga 1 deri në 9 punonjës, që përbëjnë rreth 95.2% të numrit të përgjith-shëm të sipërmarrjeve aktive.

Page 6: Metropol 16 shtator 2013

06 E hënë 16 shtator 2013 •

« SOCIALE

FILLIMI I VITIT TË RI SHKOLLOR, NDIHMA PËR 2 MIJË FËMIJË JETIM NË SHQIPËRI

“ALSAR”- Urë lidhëse mes shqiptarëve dhe turqëveNë ndihmë të familjeve në nevojë, tekste mësimore falas, veshmbathje dhe pagesa

Vjeshta shton rrezikun e virozave që prekin popullatën. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik deklarojnë se tashmë jemi në prag të shtimit të viruseve që prekin rrugët respiratore, me simptoma nga më të ndryshmet. Fluksi i pacientëve pritet të shtohet gjatë ditëve në vijim, ndërkohë që rreziku kalon vetëm pas muajit maj. Pacientët më të prekur janë fëmijët, të sëmurët kronikë dhe moshat e treta. “Ka një tendencë që ditët e para të tetorit të fillojnë rastet e para të raportuara të infeksioneve, kryesisht të rrufës stinore apo infeksioneve respiratore. Gripi mund të jetë më i pranishëm në fëmijët e vegjël, të moshës 5 vjeç, apo te gratë shtatzëna dhe mosha e tretë”, - tha Eugena Tomini, specialiste e ISHP-së.

Përballë kësaj situate spe-cialistët orientojnë qytetarët drejt masave parandaluese. Ata shprehen se vaksina kundër gripit është hapi më i rëndësishëm që duhet të ndjekë çdo pacient në peri-

Të gjitha shkollat do kenë kushte më të mira se një vit më parë

Në prag të nisjes së vitit të ri shkollor Bashkia e Tiranës prem-ton se të gjitha objektet shkollore do të jenë në kushte shumë të mira. Drejtori i ndërmarrjes nr. 3, Alfons Muça, ka deklaruar se janë marrë të gjitha masat për restaurimin dhe mirëmbajtjen e shkollave të kryeqytetit. Sipas Muçës, në të gjitha shkollat kushtet që do t’u ofrohen nxënësve do të jenë më të mira se një vit më parë. “Për fillimin e vitit të ri shkollor 2013-2014 Bashkia e Tiranës ka marrë të gjithë masat për restaurimin, mirëmbajtjen dhe rikonstruksionin e një pjese të madhe të shkollave të Tiranës. Kemi mundësuar rikonstruksionin e 4 shkollave të kryeqytetit, nga të cilat 2 kanë përfunduar dhe janë gati për fillimin e vitit të ri shkollor ditën e nesërme, përkatësisht shkollat “Ibrahim Brahja” dhe “Murat Toptani”. Janë në proces rikonstruksioni dhe pritet të përfundojë semestrin e dytë të vitit të ri shkollor shkolla “Niket Dardani” dhe “Eqerem Çabej”. Gjithashtu kemi bërë restaurimin dhe mirëmbajtjen e plotë të të gjitha objekteve shkollore që ka qyteti i Tiranës. Pritet që kushtet në të gjithë shkollat e Tiranës të jenë shumë më mirë se viti i kaluar”, - ka thënë Muça. Ndërkohë në lidhje me raportin e ASHR-së, sipas të cilit 4 shkolla kanë probleme dhe duhet të mbylleshin, Muça ka shpjeguar se janë plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara. “Kemi pasur lidhje dhe kontakte të herëpashershme me të gjithë autoritetin e Shëndetit Publik, kemi marrë masa, kemi bërë evidente dhe kemi realizuar të gjitha detyrat që ata kanë lënë. “Siri Kodra” është një ndër ato shkolla që është përmendur nga autoriteti i Shëndetit Publik dhe është bërë restaurimi i plotë i kësaj shkolle”, - tha Muça. Nesër në të gjithë vendin nis procesi mësimor në shkollat fillore, nëntëvjeçare dhe të mesme. Ndërkohë në universitete mësimi nis javën e parë të tetorit.

BASHKIA E TIRANËS MERR MASATJAVA NIS ME RESHJE SHIU DHE ULJE TË MËTEJSHME TË TEMPERATURËS

Mjekët: Ulja e temperaturës do të sjellë më shumë viroza te fëmijët

udhën në të cilën ndodhemi. “Rekomandohet që dy javët e fundit të shtatorit dhe nga fund i shkurtit të sensibilizo-het popullata për vaksinimin kundër gripit, por duhet pasur parasysh për etikën e pastër-tisë se kollitja apo teshtitja janë elemente bazë për trans-metimin e viruseve”, -u shpreh Eugena Tomini.

Vaksina kundër gripit aktu-

alisht ndodhet në tregun far-maceutik. Ajo përmban në për-bërjen e saj antigjene të virusit të gripit të një viti më parë. Sipas specialistëve, vaksina e mbron pacientin në masën 90%, megjithatë ai edhe mund të infektohet nga virusi i gripit. Shkak është ulja e menjëher-shme e temperaturës si dhe e reshjeve që kanë nisur këtë shtator. Nga meteorologët

bëhet e ditur se dhe këtë javë do të kemi reshje si dhe ulje të temperaturës. Sot përgatituni të merrni me vete çadrat dhe të visheni pak më trashë se zakonisht, të paktën në orët e mëngjesit. Kjo pasi java që vjen, e cila përkon edhe me fil-limin e vitit të ri shkollor, para-shikohet të ketë reshje shiu dhe vranësira, që do të sjellin edhe uljen e temperaturës në orët e paradites. Sipas sinop-tikanëve, i gjithë territori sh-qiptar do të dominohet nga një mot me alternime dhe vranësi-ra. Më të theksuara shirat do të jenë në bregdetin Jugor të Sh-qipërisë, ndërsa gjatë natës do të përfshijnë gjithë territorin e vendit. Temperatura e ajrit do të jetë konstante gjatë orëve të mëngjesit, ndërsa mesdita do të sjellë rritjen e tyre.

Në kuadër të projektit në ndi-hmë të fëmijëve jetimë, Sho-qata humanitare “ALSAR”, në

bashkëpunim me donatorë të tjerë të shoqërisë civile shqiptare dhe asaj turke, shpërndahu tekste dhe materi-ale didaktike për rreth 2 mijë jetimë të vendit. Kjo nismë u ndërmor në sajë të aktivitetit të mbajtur në pallatin e sportit “Asllan Rusi”, të organizuar nga kjo shoqatë, në bashkëpunim me fondacione të tjera të huaja. Në këtë aktivitet të rëndësishëm dhe të veçantë në llojin e vet, për nga natyra dhe qëllimi, u shpërndanë ndihmat financiare, siç ishin tekstet shkollore, përmes një programi të larmishëm. Aplikuesit, persona nga e gjithë Sh-qipëria, janë bërë pjesë e ALSAR-it, ndërsa në aktivitetin e përvitshëm për të ndarë pagesat dhe ndihmat, drejtues të kësaj shoqate, por dhe parlamentarë të Turqisë, u shprehën se këta fëmijë do të ndihmohen me të ardhura, derisa të mbarojnë shkollën, po ashtu, do të ndihmohen edhe për studime jashtë vendit. Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues, një deputet i parlamentit turk, Z.Kemal Jellmaz Demir, përfaqësuesi i Fondacionin “IHH”, Z.Mehmet Celik, Kryetari i Komunës së Baaxhëllarit në Stamboll, Z.Lukman Xhaerixhi, për-faqësues nga Presidenca Shqiptare dhe përfaqësues të fondacioneve dhe anëtar të shoqatës ALSAR. Sho-qata ALSAR, në thelb të misionit të saj ka mbështetjen e një veprimtarie të veçantë të fëmijëve, pikërisht të fëmijëve jetimë.

Kryetar i Shoqatës, Mehdi Gurra: “ALSAR”, ndihmë fëmijëve në të gjithë vendin

“Së pari më lejoni që në emrin tim dhe në tuajin të falënderoj të gjithë anëtarët të cilët punuan për realizi-min e këtij projekti, për të kontribuar me rastrin e hapjes së vitit të ri shkol-lor në dhënien e veshmbathjeve për 2000 jetimë, të cilët ndihmohen nga shoqata Alternativa e së Ardhmes AL-

SAR. Kjo shoqatë ka fituar një ekspe-riencë në këtë fushë.”-tha gjatë fjalës së tij, Mehdi Gurra, Kryetar i Shoqatës “ALSAR”. Sipas tij, nga viti në vit kanë ndryshuar dhe statistikat sa i ta-kon futjes në skemën e përfitimit të ndihmës nga ana e kësaj shoqate të shumë fëmijëve anembanë vendit. “Shoqata Alternativa e së Ardhmes e filloi aktivitetin e saj me jetimët në vitin 2008, me 35 fëmijë, ndërkohë sot në vitin 2013 kjo organizatë ndih-mon me përkrahjen e saj 2000 fëmijë jetimë të Republikës së Shqipërisë. Kjo ndihmë realizohet falë bashkëpunimit të mirë me partnerët tanë në Turqi dhe Evropë, kryesisht fondacionet e themeluara nga emigrantët turq që jetojnë në Evropë.”-bëri me dije Mehdi Gurra. Ai më tej falenderojë të gjithë donatorët, pa të cilët nuk do të ishte e mundur dhe realizimi i këtij projekti të madh humanitar. “Me të vërtetë e kam shumë të vështirë dhe nuk gjej fjalë si ti përshëndes donatorët tanë të huaj sepse ne jemi vetëm një urë lidhëse midis organizatave shqip-tare dhe atyre turke, midis shoqërisë civile shqiptare dhe asaj turke, midis njerëzve dashamirës, bamirës të cilët dëshirojnë të ndihmojnë fëmijët tanë, fëmijët e vendit tonë. Këtë urë lidhëse e kemi menduar ta bëjmë më mirë sepse ndjejmë se kjo është një detyrë shumë me vlerë edhe pse e vështirë. Shoqata Alternativa e së Ardhmes ALSAR, sot ka ftuar edhe të

gjithë ata që kontribuuan në realizi-min e këtij projekti dhe me këtë rast më lejoni që të falënderoj kryetarin e komunës së Baaxhillarit, Lokman Xhaerixhi, i cili u interesuar vetë për realizimin e kësaj ndihme, për të ve-shur me rastin e hapjes së vitit të ri shkollor 2 mijë fëmijë.”- vijoji fjalën e tij Z. Gurra. Prioritet i madh dhe një çështje që ngelët në fokus është dhe arsimimi i këtyre fëmijëve. “Pas dhjetësh një grup prej 10 vetash do të nisen për studime të mesme në disa qytete të Turqisë.”- shtoi kryetari i Shoqatës “ALSAR”. Sipas tij, ALSAR do të akordojë bursa studimi për të gjithë ata student të cilët kanë statu-sin e jetimit. “Ndihma që ofrohet nga ne në fushën arsimore, si një projekt më vete i fondacionit tonë, sivjet do të startojë me dhënien e bursave për studentë të cilët studiojnë në univer-sitetet shqiptare. Gjatë muajit të ar-dhshëm, ne do të pranojmë aplikimet e këtyre studentëve që kanë nevojë për ndihmë humanitare, ndërkohë më pas do të bëhet shpërndarja e këtyre ndihmave. Ju themi juve dhe të gjithë institucioneve tona se mendojmë që në të ardhmen ta shtrijmë si projekt të ri në kuadër të projekteve të mbu-luar nga Shoqata Alternativa e së Ard-hmes ALSAR” tha Gurra,

Deputeti turk, Xhemal Jellmaz DemirI pranishëm në këtë event të madh

humanitar ishte dhe deputeti i parla-

mentit Turk, Z.Kemal Jellmaz Demir, i cili shprehu mirënjohje të madhe për Shoqatën “ALSAR” dhe shoqëritë e tjera civile. “Jam shumë i lumtur që pas disa muajsh jam sërish këtu në të njëjtën sallë me shumë fëmijë së bashku. Faktikisht jemi këtu sepse së bashku me një grup jemi kthyer nga një vizitë bë bëmë në Bosnje-Herce-govinë. Ndërkohë dëgjuam që këtu do të kishte një program me jetimët tanë, prandaj vendosëm të merrnim pjesë në këtë program. Jam shumë i lum-tur që jam këtu dhe marr të njëjtën kënaqësi që kemi përjetuar një vit më parë. Falënderoj shumë Shoqatën AL-SAR për kontributin e tyre, falënderoj gjithashtu përfaqësuesin e Organi-zatës Bamirëse në Turqi IHH, e cila në Shqipëri bashkëpunon me Sho-qatën ALSAR.”- tha gjatë fjalës së tij, Z.Kemal Jellmaz Demir.

Misioni i ALSAR-it: Në ndihmë të personave në nevojë

“Në ndihmë të personave në nevo-jë”. Ky është misioni i Shoqatës Alter-nativa e së Ardhmes - ALSAR, ku gjatë periudhës 6-vjeçare janë realizuar 41 projekte humanitare në 15 rrethe të ndryshme të vendit. Shoqata Alter-nativa e së Ardhmes ALSAR është një institucion me karakter arsimor, kulturor dhe humanitar, i njohur si person juridik nga Gjykata e Tiranës, më datë 21.09.2006. Ndër projektet e ndihmave humanitare, Shoqata ka

arritur të realizojë projekte të kësaj lloj ndihme: Morale dhe materiale, si dhe të ofrojë ndihmë komunitare për kategoritë e ndryshme dhe njerëzit në nevojë. Dhënia e këtyre ndihmave është realizuar përmes ndërhyrjeve në bashkëpunim me autoritetet lokale në rrethet e ndryshme, si dhe me drej-tuesit e institucioneve të përkujdesjeve sociale në rastet kur ata kanë shfaqur kërkesa e tyre. Gjithashtu janë dhënë ndihma në rastet e krizave humanitare apo edhe duke iu referuar marrëveshje-ve protokollare në bashkëpunim me in-stitucionet respektive.

Kryegjyshi botëror i bektashizmit, Baba Edmond Brahimaj:

“Para disa ditësh ne kemi pas-ur një konferencë shkencore, në bashkëpunim me zotin Mehdi Gurra, ndaj e falenderojë për bashkëpun-imin me Kregjyshatën Botërore Bek-tashiane. Falenderojë deputetin e Turqisë që ka marrë këtë iniciativë për të lehtësuar sadopak problemet e fëmijëve jetim, madje një falën-derim shkon dhe për kryebashkiakun e Beratit.”-bëri me dije gjatë fjalës së tij Kryegjyshi botëror i bektashizmit, Baba Edmond Brahimaj. Më pas kryegjyshi falenderojë në emër të Krygjyshatës Botërore Bektashiane të gjithë organizatorët e këtij projekti të madh humanitar. “Për fëmijët nuk është e lehtë të rriten në këtë kohë sot edhe kur janë me nënë dhe baba, pasi nxiten të priren drejt dëshirave të mëdha materiale. Ndërsa fëmijët jetim në nevojë vihen përballë vështirësive të mëdha, ndaj dhe shteti nuk mund ti jap zgjidhja të gjitha këtyre rasteve. Ndaj, ndihma që ofron “ALSAR”, sho-qatat, si IHH, apo dhe organizata të tjera, bëjnë të mundur që të lehtëso-jnë sadopak dhimbjen e të gjithë kë-tyre fëmijëve në nevojë. Fati, i këtyre fëmijëve është tepër i rëndë, pra të jenë jetim, por mos harroni se nuk jeni vetëm, pasi zoti nuk ju braktis dhe jeni vazhdimisht të mbështetur.”-tha Kryegjyshi, Baba Edmond Brahimaj.

Page 7: Metropol 16 shtator 2013

07• E hënë 16 shtator 2013

»AKTUALITET

Mariglen Mullai

Në këto 8 muaj e gjysmë nga fillimi i këtij viti, në Gjykatën e Tiranës janë

shqyrtuar gjithësej 229 padi pronësie, duke iu përafruar kështu shifrës së një padie në ditë, me objekt pronën. Nga ana tjetër, po në të njëjtin in-terval kohor, pra nga 1 janari 2013 e deri dje në datën 15, në të njëjtën gjykatë janë hed-hur në sitën e togave të zeza plot 830 padi civile për kundër-shtim të veprimit përmbarimor, duke e çuar kështu shifrën në rreth 5 padi të tilla në ditë. Ndërkaq, për sa u përket pad-ive për shkaktim dëmi, për të njëjtat referenca kohore, janë trajtuar nga gjyqtarët e Tiranës plot 845 çështje të tilla, të cilat edhe në këtë rast shkojnë rreth 3 në ditë. E kështu me radhë në listën e padive që kanë në fokus pronën, në sitin zyrtar të gjykatës së Tiranë përmenden edhe 88 të tilla që janë shqyr-tuar për trashëgiminë, 15 padi posedimore, 4 padi për kontra-ta shkëmbimi, 4 për kontrata dhurimi dhe 3 entifeozë. Nga ana tjetër u shqyrtuan 266 padi për kontratat e shitjes, ç ka do të thotë rreth një padi e tillë në ditë si dhe 156 padi për kontratë qiraje. Më tej janë 8 padi për kontratë hua-përdorje dhe 16 padi për kon-tratë përdorjeje.

Paditë e pronësisëGjytarët e kryeqytetit

shqyrtuan këto 8 muaj e gjysmë plot 229 padi pronë-sie, por nga këto 152 ishin të mbartuara nga viti i kaluar dhe 71 të tjera erdhën këtë vit. Nga këto 28 padi janë të pranuara, asnjë e pajtuar dhe 37 dosje të pushuara. Ndërkaq, 12 nga këto padi janë të rrëzuara, 77 të përfunduara, 152 dosje mbeten ende të papërfundu-ara si dhe 30 nga këto çështje janë ankimuar. Nga një rezume e përgjithshme e padive civile për pronat që regjistrohen në

BRITANI E MADHE- Një 35-vjeçar sh-qiptar u arrestua në Blackhorse Avenue në Dublin, pasi akuzohet për trafik hashashi. Aksioni ishte kulmi i muajve të punës së policisë me homologët e tyre në Holandë, Britani të Madhe dhe Gjermani. Droga pos-tohej nga Holanda dhe fshihej në pjesët e kompjuterit. Besohet se deri në 2.000 kg kanabis ishte kontrabanduar në total në mbi 19 muaj. Oficerët e njësisë së an-tidrogës të Gardës kombëtare në Dublin thanë se një i arrestuar ka një adresë në Meath, por është me origjinë nga North-side i Dublinit. Gjithashtu ishte arrestuar një shqiptar, i cili supozohet të ketë vepru-

ar si një ndërlidhës për shefin e bandës. Ai u arrestua në County Meath. Shtatë lokale janë bastisur edhe në qarqet Meath dhe Dublin. Oficeri Gardai beson se kanë siguruar prova të freskëta, të cilat mund të lidhin kriminelët irlandezë me konfiskimet e bëra nga policia në Holandë. Besohet se pala holandeze e rrjetit është nën kontrol-lin e një familje të madhe të krimit dhe anëtarët e këtij grupi janë ndër objekti-vat kryesore për oficerët holandezë. Op-eracioni ka nisur fillimisht vitin e kaluar me sekuestrimin e 52 kg kanabis, me një vlerë prej më shumë se 1 milion euro. Më pas u gjetën armë si një pistoletë 9mm, një

pistoletë belge 9mm dhe silenciator, si dhe një sasi prej 321 granatash dhe municione ndryshme. Banda irlandeze e krimit është i lidhur ngushtë me një rrjet ndërkombëtar për trafikimin e kanabisit nëpër Evropë. Nga viti i kaluar një total prej rreth 2.000 kg kanabis me vlerë prej 40 milionë eurosh kishte qenë kontrabanduar në Irlandë dhe Britani të Madhe, përmes postimeve, që në fillim të vitit të kaluar. Policët punuan ngushtë me oficerët e doganave dhe kor-rierët e disa ndërmarrjeve private, ku janë zbuluar një numër kompanish “virtuale”, të cilat ishin themeluar nga banda të krimit për të mbledhur parcelat e drogës.

ZBULOHET SHQIPARI, NDËRLIDHTE SHEFIN E BANDËS HOLANDEZE ME IRLANDEZËT

Shqiptarët, bandë edhe në hashashin e Holandës

Trafikuan 2000 kg hashash, me vlerë 40 milionë euro

Në gjendje të rëndë në spital

Shqiptari ngacmonte femrat metë dashurit, 10 persona e rrahin

ITALI- Një shqiptar u rrah për vdekje, sepse në Monte San

Giusto, dukej qartë i dehur dhe ngacmonte vajzat që ishin në shoqërinë e të dashurve të tyre në një bar. Për një kohë të gjatë askush nuk reagoi. Por, çifti hynte në parkingun për hipur në makinë dhe të shkonin në shtëpi, burri vazh-doi të fyente të pranishmit. Dhe atëherë reagimi ka qenë i dhunshëm. Protagonisti i ngjarjes, me kombësi shqiptare, u sulmua nga një grup prej 10 njerëzish. Ata e qëlluan me shkelma dhe grushta. Pronari i barit duket se ka dhënë alarmin në vend dhe u lajmërua policia. Ndërkaq, shqiptari është marrë me ambulancë në dhomën e urgjencës në spital, ku mjekët në Civitanova e kanë marrë në trajtim.

Ngjarja te Rruga e Elbasanit

Sherri në Angli, marrin haknë Tiranë, plagoset Dauti

Paraditen e djeshme në kryeqytet, një person është

plagosur me armë zjarri. Burime nga policia e Tiranë bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:30 në Rrugën e Elbasanit, pranë Shkollës së Baletit, ku dy persona, tashmë të identifikuar nga policia, kanë qëlluar me armë zjarri ndaj pronarit të një lokali. Mësohet se i plagosuri është shtetasi Fatjon Dauti, i cili është qëlluar brenda lokalit të tij në Rrugën e Elbasanit, që pritej të hapej këto ditë. Dauti është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak, prej ku mësohet se është në gjendje të rëndë. Ekspertë të policisë mbërritën në vendin e ngjarjes dhe po puno-jnë për të zbardhur shkaqet e krimit. Ndërkohë policia po merr në pyetje edhe dëshmitarët në vendngjarje, për të siguruar të dhëna që mund të ndihmojnë në kapjen e au-torëve. Paraprakisht dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë një konflikt i vjetër i nisur në Angli, ku i plagosuri jetonte prej 15 vjetësh. Sipas policisë, autorët janë larguar me një mjet me targa angleze dhe po vijojnë hetimet.

Të dënuar për trafik droge

Përleshje mes të burgosurvve,vdes nga plagët një shqiptar

GREQI- Paraditen e djeshme përfundoi në mënyrë

tragjike një përleshje mes 5 shqiptarëve, që vuajnë dëni-met në burgun e Dhomokos, në Greqi. Pesë shqiptarët, të dënuar me burgime më shumë se 15 vjet për trafik droge, janë përleshur me njëri-tjetrin me mjete të forta dhe për pasojë dy prej tyre u plagosën rëndë. Gjatë transportimit për në spitalin e Lamias, vdiq njëri nga shqiptarët që kishte marrë plagë të rënda në gjoks, ndërsa tjetri po mjekohet nga goditjet në kokë. Ndërkaq, nuk janë bërë të ditura arsyet e përleshjes dhe emrat e të burgosurve të përfshirë në të. Policia po heton për ngjarjen dhe po zhvillon kontrolle për gjetjen e armëve në qelitë e burgut. Në burgjet greke ndo-dhin shpesh përleshje mes të dënuarve dhe në disa raste edhe me viktima. Greqia është një nga vendet e kritikuara për trajtimin e tyre për shkak edhe të mbipopullimit të burgjeve, gjë e cila ka sjellë edhe reagimin e evropianëve.

NË 8 MUAJ E GJYSMË, 229 PADI PRONËSIE DHE 830 NDAJ PËRMBARIMIT

Pronat, 1 padi çdo ditë, 3 në ditë kundër përmbarimorëve

Gjykatën e Tiranës, kryesisht bëhet fjalë për konflikte rreth apartamenteve dhe trojeve. Të tjera objekte të këtyre pad-ive janë edhe makinat, si dhe sende të tjera me vlerë që kanë përfunduar në këto pro-cese gjyqësore.

Kundërshtimet e përmbarimorëve

Deri ditën e djeshme, nga togat e zeza të kryeqytetit janë shqyrtuan këto 8 muaj e gjysmë gjithësej 830 padi pro-nësie. Nga këto 322 ishin të mbartuara nga viti i kaluar dhe

498 të tjera erdhën këtë vit. Ndërkaq, nga këto 81 padi janë të pranuara, një e pajtuar dhe 313 dosje të pushuara. Nga ana tjetër, 72 nga këto padi janë të rrëzuara, 467 të për-funduara, 363 dosje mbeten ende të papërfunduara si dhe 144 nga këto çështje janë an-kimuar. Në paditë që kundër-shtojnë veprimet e përmbari-morëve kryesisht bëhet fjalë për konflikte rreth aparta-menteve të banimit. Protesta të vazhdueshme janë regjistruar në kryeqytet, ku spikasin 3 të tillë këtyre muajve, ku banorët

kanë kaluar në ekstrem, pasi u kanë dalë pronarët.

Padi të tjeraU shqyrtuan 266 padi për

kontratat e shitjes, ç’ka do të thotë rreth një padi e tillë në ditë si dhe 156 padi për kon-tratë qiraje. Më tej janë 8 padi për kontratë huapërdorje dhe 16 padi për kontratë përdorjeje. Ndërkaq, për sa u përket pad-ive për shkaktim dëmi, për të njëjtat referenca kohore, janë trajtuar nga gjyqtarët e Tiranës plot 845 çështje të tilla, të cilat edhe në këtë rast shkojnë rreth 3 në ditë. Në listën e padive që kanë në fokus pronën, në sitin zyrtar të Gjykatës së Tiranë përmenden edhe 88 të tilla që janë shqyrtuar për trashëgimi-në, 15 padi posedimore, 4 padi për kontrata shkëmbimi, 4 për kontrata dhurimi dhe 3 en-tifeozë. I rëndësishëm është fakti që në të gjitha këto raste numri i çështjeve që kanë ard-hur të mbartura nga viti i kalu-ar, është tepër i madh.

Page 8: Metropol 16 shtator 2013

08 E hënë 16 shtator 2013 •

« INTERVISTË

Në një intervistë për “Metropol” Rektori i Uni-versitetit të Elbasanit

profesor Liman Varoshi, ka renditur disa prej arritjeve, probleme dhe sfidave me të cilat do të përballet ky institu-cion për vitin e ri akademik 2013-2014.

Profesor Varoshi, në çfarë situate e gjen Univer-sitetin e Elbasanit afrimi i vitit të ri akademik 2013-2014?

Në fakt duhet thënë se tashmë Universiteti i Elbasanit përbën një prej realiteteve më pozitive në arsimin e lartë sh-qiptar qoftë në sektorin publik pjesë e së cilit ai është, por edhe në mbarë mjedisin akademik të këtij arsimi ku përfshihen edhe një sërë universitetesh jo pub-like. Kjo jo vetëm për historinë dhe traditën e këtij universiteti në veçanti, por edhe të qytetit të Elbasanit në përgjithësi, por edhe për vetë punën që është bërë gjatë gjithë këtyre viteve si për të rritur kapacitetin e këtij institucioni në numrin e studentëve që e frekuentojnë atë, ashtu edhe në rritjen e cilësisë së krejt procesit mësi-mor e kërkimor. Me këtë rast dua të rikujtoj edhe njëherë “Çmimin Ndërkombëtar të Cilë-sisë IQS” që universiteti ynë fitoi në qershor të këtij viti, nga një institucion prestigjioz siç është Kongresi Ndërkom-bëtar i Cilësisë në drejtim të inicitativës së biznesit në një ceremoni të zhvilluar në Nju Jork. Ky çmim njeh dhe vlerë-son angazhimin e fortë ndaj cilësisë dhe përsosmërisë. Universiteti i Elbasanit “Alek-sandër Xhuvani” e ka vendosur cilësinë në fokusin e tij krye-sor për përmirësimin e vazh-dueshëm të menaxhimit për të ruajtur udhëheqjen në sek-torët e vet dhe të komunitetit, thuhej ne motivacionin e këtij çmimi. Pra, dua të ritheksoj përkushtimin tonë në drejtim të cilësisë duke pasur parasysh faktin se gjatë viteve të fundit numri i studentëve ka ardhur gjithnjë e në rritje dhe ne e kemi parë këtë dukuri si motiv i përmirësimit të punës tonë dhe i kërkesës në rritje ndaj stafit akademik për përmisimin e mëtejshëm të punës së tij. Ky vit në këtë mënyrë na gjen me një vlerësim më shumë për punën e bërë dhe me motive edhe më të mëdha për të ecur përpara drejt rritjes dhe sig-urimit të cilësisë institucionale.

Zoti Varoshi edhe ju e përmendët shtimin e numrit të studentëve, por si i jeni përgjigjur ju këtij numri me ambiente dhe me staf aka-demik?

Për sa i përket mjediseve unë kam kënaqësinë të theksoj se momentalisht Universiteti i Elbasanit është institucioni i arsimit të lartë publik që pa

EMER ATESIA MBIEMER

Abdurahman Selman Caka

Abedin Xhelal Xhebro

Adem Sabri Haska

Agron Iliaz Kamolli

Agron Shyqyri Sadikaj

Apostol Kristul Jançi

Bashkim Kareman Osmani

Bedri Sabri Lolja

Bedsim Tosun Penko

Dede Gjok Perlesi

Defrim Arif Mehillaj

Dhimiter Jani Dumi

Dhimitraq Koco Dhrami

Ektor Bajram Mecaj

Enver Qamil Rexhvelaj

Ferid Musa Osmani

Ferit Azis Asllani

Gezdar Resul Serjani

Gezim Qamil Anamali

Gjergji Pasko Macolli

Hamza Muco Mehmeti

Hesat Shyqyri Cami

Ilia Llambi Jano

Islam Adem Lasku

Jorgji Vasil Cakalli

Karallamb Vasil Konomi

Kasem Rrapush Bullari

Kozma Ngjeli Gjoka

Lefter Rexhep Leka

Llazar Thoma Katro

Luan Maksut Jashari

Luan Osman Murataj

Luan Qamil Celaj

Maliq Musa Jonusha

Mark Geg Vukaj

Mark Prend Gjoka

Mehmet Gani Idrizi

Mustafa Ahmet Taka

Myslim Elez Kabashi

Myslim Qamil Derka

Naim Fuat Danaj

Nazif Avdullah Durmishi

Nazmi Zylyftar Pinderi

Nefail Shefqet Doku

Njazi Tefik Hoxha

Novruz Shyqyri Hysenaj

Petrit Memush Selmani

Petro Zigur Toto

Pilo Kozi Xhaho

Pjeter Mark Gegaj

Qazim Neim Dhrami

Qerim Neim Tallas

Raif Nuredin Sulo

Refat Rrapo Skendo

Sabri Zenel Keci

Sali Dike Fejzo

Selman Jonus Hatija

Shaban Adem Shkembi

Shaban Besim Hysa

Shaban Ismail Tila

Shaban Oruç Kullaj

Shaban Sali Beka

Shipe Myftar Codari

Shpresa Ferit Qerimani

Spiro Sotir Mocka

Syrja Axhem Lushaj

Tare Ramiz Fyraj

Thanas Stavro Subashi

Themistokli Nako Kristani

Tomorr Halim Msaj

Vasil Lavidh Gjikondi

Vehbi Elmaz Doga

Xhelal Selman Karoshi

Ylli Meto Xhafa

Zaim Mete Arshimi

Zef Gjin Lleshi

Zef Gjon Tirja

Zeqir Elez Makishti

EMRAT E ISH-USHTARAKËVEINTERVISTA ME REKTORIN E UE PROF.

“Universiteti i Elbasanit, lider në tregun e universiteteve publike”

mëdyshje ofron kushtet më të mira të akomodimit për gjithë studentët në godina tërësisht të rikonstruktura, me labora-torë dhe logjistikë multimedi-ale për të mundësuar procesin mësimor dhe kërkimor sa më të plotë dhe rezultativ si nga pedagogët dhe studentët. Nuk mund të rri pa përmendur që ne, këtë vit akademik e fillojmë me ambiente krejtësisht të reja të bibliotekës qëndrore të universitetit, e cila përveç fon-dit të librave të saj ka në për-bërje edhe pjesën dixhitale ku studentëve dhe pedagogëve u është vënë në dispozicion në bazë të një marrëveshjeje buletini shkencor i bibliotekës se Oxfordit, me mbi 200 mijë tituj artikujsh shkencorë nga të gjitha fushat. Pra, ky është një investim i kryer në fushën e cilësisë. Ndërkohë për sa i ta-kon stafit akademik unë mund të deklaroj se përveç stafit të njohur me tituj shkencore të universitetit tonë, nuk ka asnjë pjestar të tij që nuk ka përfun-duar mbrotjen e doktoratës gjatë këtij viti apo nuk është në proces përfundimi brenda 2 viteve që vijnë. Pra, unë them me bindje se brenda dy viteve asnjë pjestar i stafit akademik të Universitetit të Elbasanit nuk do të jetë pa minimum tit-ullin Doktor i Shkencave. Për të qenë i sinqert kjo nuk mjafton për të thënë se universiteti ka cilësi maksimale. Ne si si drejtues të këtij institucioni dhe unë përsonalisht mbetem i bindur se ajo që e dallon një universitet në drejtim të cilë-sisë është puna kërkimore

shkencore e stafit të tij në bashkëpunim me studentët. Në këtë kontekst ne kemi hapur disa qendra kërkimore shkencore pranë disa departa-menteve e fakulteteve, si dhe kemi vendosur një fond të kon-siderushëm në dispozicion të pedagogëve e studentëve që ata të aplikojnë për projekte kërkimore shkencore. Për më tepër procesi kërkimor në këtë vit akademik është shpallur si prioritet i gjithë punës sonë. Madje në këtë kuadër për herë të parë do të aplikohet sistemi i vlerësimit me kredite IT, gjithë atyre studentëve që do të përfshihen në projekte kërkimore-shkencore.

Zoti Varoshi tashmë në krye të vendit kemi një mazhorancë të re, e cila ka deklaruar se prioriteti i saj është arsimi profesional, ndërkohë që në arsimin e lartë prioritet do të ketë cilësi duke hequr dorë nga masivizimi i universiteteve?

Unë nuk mund të futem në vlerësime të politikave makro të qeverisë apo të një mazhorance të caktuar sepse për hir të së vërtetës ato janë prioritete të saj për të cilat në njëfarë mënyre ajo është votëbesuar nga qytetarët. Ajo që mund të them unë është fakti se universiteti ynë gjith-një është orientuar në hapjen e programeve të reja të stu-dimit nga kërkesat e tregut, duke u përpjekur t’i përshtatet atij. Kështu ju tashmë të gjithë e dini që gjatë këtyre viteve përveç degëve të mësuesisë,

për të cilat Univeristeti i Elba-sanit për mua mbetet lider në tregun e universiteteve pub-like si për shkak të traditës, ashtu edhe të tashmes, ne kemi hapur programe studimi në lëndë profesionale. Tregu ka pasur nevojë për ekono-mistë dhe ne hapëm dhe in-vestuam në fakultetin ekono-mik, dhe sot studentët që kanë mbaruar këtë fakultet në 80% të tyre janë të punësuar. Tregu ka pasur nevojë për infermierë dhe mami dhe ne kemi hapur Faklutetin e Infermierisë me disa programe studimi dhe po kështu kemi një shifër të përafërt si më lart për sa i përket të punësuarve. Tregu ka pasur nevojë për specialist të teknologjisë së informa-cionit dhe ne nxorrëm brezin e parë të të diplomuarve në këtë degë dhe me informa-cionin që kam me diplomën tonë çdo ditë e më shumë studentët tanë po punëso-hen pranë institucioneve e kompanive publike e private. Pra, edhe njëherë e theksoj se jemi përpjekur që diploma jonë të jetë e vlefshme dhe me anë të saj çdo student apo student që mbaron universite-tin “Aleksandër Xhuvani” të ketë një mundësi për punësim e përmirësimin e jetës së tij. Ndërkohë masivizimi është një element që mund të diskuto-het dhe që si e theksova mbe-tet në tagrin dhe të drejtën e kësaj qeverie për të vendosur kriteret dhe rregullat në të arshmen për sa i përket prani-meve në arsimin e lartë publik.

Bisedoi: ARTUR AJAZI

Page 9: Metropol 16 shtator 2013

09• E hënë 16 shtator 2013

»AKTUALITET

Nga ARTUR AJAZI

Privatizimet dhe koncen-sionet në portin më të madh të vendit kanë

zbuluar skandale financiare. Duke ju fshehur faktet dhe argumentet medieve shqip-tare, duket se organet e shtetit kanë preferuar t’i servirin ato tek mediet e huaja, duke zbu-luar dhe denoncuar skandale të thella financiare. Kështu gazeta londineze “Port Strate-gy” në një shkrim të saj të para disa ditëve, sqaron një VKM (të qeverisë së kaluar ) lidhur me koncensionet në portin e Durrësit. Ekspertët e fushës së ekonomisë së gazetës “Port Stradegy” kanë komen-tuar shkrimin duke përdorur madje terma si “shpartallim” për kompaninë metalurgjike “KURUM” për menaxhimin e terminalit të kontejnerëve në portin e Durrësit.

“Skandal kombëtar”Kjo lidhet me dhënien e

bonusit nga qeveria shqiptare një kompanie që nuk ka lid-hje fare me portet (a non-port operating company). Sipas shkrimit të “Port Stradegy”, “Kryeministri Berisha dhe kreu i Transporteve Olldashi kanë shpërfillur konsulencën ev-ropiane për të mos kompen-suar kompaninë “Kurum” me koncesion, pasi ajo t’i kthente portit detar, kantierin detar, ( të privatizuar) që e blenë nga polakët e “Gdanskut”. Gazeta londineze, e cila është e foku-suar me shkrimet e saj krye-sisht në fushën e porteve, e quan “skandal ndërkombëtar” atë që ka ndodhur me kon-censionet e portit të Durrësit. Duket se tenderi nuk ka qenë rruga e duhur për të pasur një rezultat pozitiv në një koncen-sion terminali kontejnerësh, sidomos kur koncesioni i jepet një kompanie, e cila nuk mer-ret me biznes portual-detar (a company that is a non-port operating company). Në portin e Durrësit një partner i parë

Bashkia Elbasan këtë vit arsimor ka menduar për sigurinë e nxënësve duke vendosur një sistem monitorimi kamerash në të gjitha oborret e shkollave të qytet-it të Elbasanit. Ky sistem ishte realizim i një premtimi të kryetarit të bashkisë pas kërkesës së prindërve për më shumë siguri dhe monitorim të tyre në shkolla. Janë gjithsej 47 godina arsimore ku është vendosur ky sistem. Zëdhënësja e Bashkisë Jonida Gucaj Ackova shpre-het se sistemi i kamerave të vëzhgimit ka përfunduar. Vitin e kaluar ka qenë në kopshte dhe çerdhe, ndërsa këtë vit

i gjithë sistemi është në oborret e shkol-lave nëntëvjeçare dhe të mesme, kjo i jep mundësinë prindërve për të ndjekur dhe për të parë nëse fëmijët e tyre janë të sigurt në ambientet e shkollave, nëse i kanë frekuentuar rregullisht mësimin apo problematikë tjetër. Gjithashtu ky sistem kamerash nëpërmjet internetit do t’i vijë në ndihmë edhe Policisë së Shtetit nëse do ta ketë të nevojshme për të moni-toruar problematikat, bulizmin apo konflik-tet që mund të lindin brenda ambienteve të shkollës. Për këtë projekt është punuar prej dy vjetësh dhe është finalizuar në

fund të vitit shkollor të kaluar. Sistemi i kompjuterëve të kontrollit është vendo-sur në bashki. Gjithashtu Bashkia Elba-san ka bërë disa ndërhyrje duke pajisur me sistem ngrohjeje të gjitha kopshtet e qytetit dhe po punohet për sistemin e ngrohjes në shkollat nëntëvjeçare. Ndërhyrje gjatë verës janë bërë në nyjet higjienike. Është bërë dizifektimi i të gjitha shkollave dhe janë riparuar dëmtimet. Janë bërë lyerjet e godinave. Në total është in-vestuar 23.5 mln lekë të reja për t’i bërë godinat shkollore të përshtatshme për këtë vit shkollor. L. LL

APARATURAT DO TË VENDOSEN NË OBORRET E SHKOLLAVE

Bashkia Elbasan sistem kamerash në shkollaPrindërit mund të shikojnë se sa të sigurt janë fëmijët

U diktuan nga policia kufitare

Kapen 19 klandestinë të huaj, hynë nga Greqia

GJIROKASTËR- 19 emigrantë të huaj u ndaluan në mëngjesin e djeshëm nga policia kufitare e Gjirokastrës. “Emigrantët nga Eritrea dhe Pakistani u ndaluan 3 kilome-tra larg Gjirokastrës, pranë lumit Drino”,- theksoi policia. “Emigrantët po udhëtonin në fshehtësi, por u diktuan nga policia kufitare”,- bënë të ditur burimet zyrtare të policisë. Gjatë 8-mujorit të këtij viti policia kufitare e Gjirokastrës ka ndaluar mbi 490 emigrantë të huaj, të ardhur nga Greqia, me synim për të kaluar në vendet e Evropës Perëndimore.

Dëmtohet dhe një restorant pranë

Tritol diskos në Sarandë, vetëm dëme material

SARANDE – Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur Sarandën mëngjesin e djeshëm. Burime nga policia lokale bëjnë të ditur se një sasi tritoli është vendosur në hyrje të një diskoje në lagjen numër 1 të qytetit. Fatmirësisht nga shpërthimi nuk ka pasur të lënduar në njerëz, por vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Mësohet se tritoli ka shpërthyer rreth orës 06:00, vetëm gjysmë ore pasi diskoja Policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për të identifikuar dhe kapur autorët e vendosjes së lëndës shpërthyese. Ndërkaq, sipas poli-cisë, nga shpërthimi është dëmtuar edhe një restorant që ndodhej pranë diskos ku u vendos tritoli.

MEDIET BRITANIKE, KRITIKA E DENONCIME. KE E PARALAJMËROI

Skandalet me koncensionet e portit detar të Durrësit

dhe pastaj një partner i dytë operues u përballën me prob-leme serioze gjatë punës me kompaninë, e cila nuk merret me biznes portual-detar. Inves-tigimi i gazetës londineze hedh dritë mbi fakte sipas të cilave “partneri i parë para se të jepej koncensioni dhe partneri i dytë në prag të marrjes në dorëzim kanë pasur probleme, të cilat edhe sot nuk po gjejnë zgjid-hje ligjore”. Partneri i parë ishte kompania turke “Global Invest-ments Holding”, kurse i dyti ishte kompania malteze “Hili Industries, ata të dy gjetën partneritet me grupin turk “Kurum Holdings” në lidhje me koncensionin e terminalit të konteinerëve në Durrës. Në kuadër të procesit të kon-cesionit për terminalin e kon-tejnerëve në Durrës, nga qeve-ria e kaluar firmës “Kurum” iu dhanë favore të dyshimta për

ish-kantierin detar në Durrës, duke ia kthyer sërish atë APD. Kjo lehtësoi pjesërisht në disa investime infrastrukturore të portit të Durrësit.

Favoret Favoret nga qeveria që iku,

luajtën rol kryesor që kompa-nisë “Kurum” t’i jepej koncen-sioni, por nga ana tjetër ky ishte një proces koncensioni, që hodhi hije dyshimi, duke shkuar në favor të një ofer-tuesi dhe blerësi. Gazeta lond-ineze shkruan se “ky skandal ndoshta do të zbulojë gabime fatale nga pikëpamja e sig-urimit të një operimi modern, efikas në përpunimin e konte-jnerëve në portin e Durrësit, për të mirën e Shqipërisë”. Fak-ti është se të dy investitorët e konsideruan partneritetin me “Kurum” jofunksional. Kompa-nia malteze “Hili Industries”

një operator me reputacion të mirë i një portofoli të vogël ter-minalesh, deklaronte se “kom-pania “Kurum” në të vërtetë nuk dëshironte një partner op-erimi, se synimi i tij gjatë gjithë kohës nuk ishte që ta bënte vetëm këtë gjë, pretendim i lindur ndoshta nga diskutimet pasi “Kurum” ishte angazhuar me operatorë ndërkombëtarë lidhur me rishitjen e koncen-sionit 35-vjeçar - APM Termi-nals-kompani ndërkombëtare që operon në terminale kon-tejnerësh, me seli në Hagë), duke qenë se është një emër i përmendur në këtë kontekst”,- shkruan “Port Stradegy”. Kjo gazetë shtron pyetjen se “Si mund të fitosh një koncen-sion dhe menjëherë të gjesh mundësinë për ta rishitur atë? Rruga logjike është investimi në objekt në fuqi punëtore, rritja e efektivitetit, rritja e të

ardhurave dhe maksimizimi i fi-timeve dhe pastaj të kërkohet optimizimi i të ardhurave nga një shitje me skonto pas këtyre aktiviteteve. Gazeta londineze shkruan se “pritshmëritë e kompanisë “Kurum” lidhur me një çmim -shitjeje janë krejt joreale pasi 100 milionë dol-larë është një shifër që është përmendur”. Kjo gazetë zbulon faktin se, ish-qeveria Berisha ka rënë dakord me konsulentin e Komisionit Evropian qysh në 2008, dhe në vitin 2009 mira-toi masterplanin, ku thuhet se “përpara një koncensioni duhet të fillojë një proces i rregullt tenderi (në bazë të shumë neneve të Ligjit për Koncensio-net). Kjo përjashton këmbimin e tokës së kantierit detar me dhënien e një koncesioni, pasi propozimi i kompanisë “Kurum”, duhet të shkëputet nga dhënia e një koncensioni dhe e drejta për operim, pasi janë dy tran-saksione të ndryshme. Shitja e tokës së ish-kantierit detar Autoritetit Portual Durrës, nga “Kurum” është problem ku palët duhet të bien dakord për çmim-

im, për shkak të vendndodhjes brenda pronës së këtij porti. Por këtë sugjerim e ka shpërfil-lur ish-qeveria Berisha, e cila i ka dhënë pikë plus kompanisë turke “Kurum” në këmbim të tokës së kantierit detar për të marrë koncesionin e terminalit të trageteve. Gazeta londin-eze citon faktin se “duhet të hetohet nga qeveria Rama, se si është bërë “Kurum” pronar i një toke publike, pasi, sikurse thotë studimi i konsulentit të KE-së dhe BE-së që e finan-coi, në fakt që një kompani private të ketë në pronësi një pjesë të portit, duke përfshirë dhe basenin përpara, është një skandal i paparë, kjo për faktin se kjo sipërfaqe nuk është e vlefshme për operacionet në port”. Në 28.05.2009, qeve-ria Berisha miratoi studimin e masterplanit të portit të Durrësit, sipas një VKM me nr 546, por duket se me vep-rimet e mëpasme ajo e ka shpërfillur atë, duke kryer shkelje ligjore, për të cilat duhet të përgjigjen edhe ish-ministrat e asaj qeverie.

Page 10: Metropol 16 shtator 2013

10 E hënë 16 shtator 2013 •

« opinion

më duket se tani i kemi kapërcyer me shumë sukses disa nevoja urgjente të modernizimit të qytetërimit tonë. Fakti që pothuaj kemi dalë nga kornizat e ngushta të shoqërisë së vjetër, totalitare në organizim dhe pa kushtet e duhura për të afirmuar individual-itetin e spikatur dhe veçanësitë e jetës indi-viduale të qytetarit, aq sa është e mundur

në këtë fazë të zhvillimit tonë po bëhet realitet fare i prekshëm dhe krejt i padyshimtë. Sepse nuk është pak që, në fund të fun-dit, shoqëria shqiptare në mënyrë të natyrshme e ka gjetur më në fund rrugën e saj të jetës së qytetëruar, që është ekuivalente me rrugën liberale, moderne dhe individualiste. Zhvillimet tona të brendshme, pavarësisht devijimeve të vogla, në thelbin e tyre janë optimale për zhvillimin normal dhe të dimensionuar opti-malisht nga pikëpamja sociale.

Është arritje e madhe epokale, e papritur, e paimagjinuar që shoqëria dhe qytetërimi ynë në një periudhë relativisht të shkurtër kanë mundur dhe njëherësh kanë krijuar të gjitha mundësitë dhe shanset që në shoqërinë tonë më në fund të mund të lihet i lirë qytetari, t’i krijohen kushte atij për të plotësuar ekzigjencat e per-sonalizuara, për të realizuar të gjitha kërkesat e individualizuara të natyrës njerëzore, duke plotësuar mundësinë e shpalosjes së lirë, pa pengesa të tepërta sociale të vetvetes në jetë.

Po a është ky sinjal i tipologjisë së orientimit të fortë indi-vidualist të jetës qytetare kufiri që mund të rrezikojë natyrën e jetës sociale dhe të shënojë fundin e solidaritetit social në shoqërinë shqiptare? Pse kemi filluar të kemi frikë të madhe nga lulëzimi i përshpejtuar i individualizmit? Pse besohet se shoqëria jonë ka si perspektivë të saj të pashmangshme një proces të imagjinuar, që do të çojë patjetër drejt desolidarizimit të plotë të jetës sociale dhe për pasojë në krijimin e kushteve për të jetuar në një “shoqëri asociale” duke kaluar në kushtet e “qytetërimit të ftohtë”? A është e vërtetë se përmbysja e sho-qërisë totalitare të bazuar në solidaritetin mekanik e të tepërt mund të zëvendësohet nga shoqëria e desolidarizuar dhe kalimi në një lloj qytetërimi asocial, në të cilin secili kërkon vetëm indi-vidualisht të gjejë një vend në “varkën e jetës”?

Pa dyshim, askush, asnjëherë deri tani të paktën, nuk ka gux-uar të flasë kundër idesë së ndërtimit të qytetërimit modern të bazuar në parimin e madh të individualizmit apo të mohojë inte-gralisht nevojën e jetës qytetare dhe zhvillimeve qytetëruese të shoqërisë shqiptare, të ekzistencës së një mase të caktuar të lid-hjeve sociale midis njerëzve në jetë dhe në shoqëri. Nuk mund të ketë jetë sociale dhe qytetërim modern nëse nuk kombinojmë në një masë të re, të caktuar dhe të ndryshuar të natyrës së lidhjeve qytetare dhe pranimin e ekzistencës së limiteve të caktuara të zhvillimit të solidaritetit social. Është e sigurt se, nëse solidariteti social shpërbëhet në mënyrë përfundimtare, të pandreqshme, atëherë ky do të jetë fundi i natyrshëm i fondamentit social të shoqërisë njerëzore dhe qytetërimit në përgjithësi.

Pa dyshim që nuk kam asnjë kundërshtim që natyra indi-vidualiste e jetës moderne, vendosja e tij si tipar qendror i qytetërimit modern në shoqërinë e sotme shqiptare është një nga vlerat e reja të modernitetit, që në fakt jo vetëm nuk duhet mohuar apo anatemuar si gjë e keqe apo burim i të “këqijave so-ciale” në shoqërinë tonë, por përkundrazi me vendosmëri duhet vlerësuar si “instrument i modernitetit” me efekte që në qytetërimin tonë ndi-hen në mënyrë sasiore dhe cilësore, në trajtë filozofike dhe si koncepsion so-ciologjik. Sepse në të vërtetë ndërtimi i shoqërisë liberale, zgjerimi i individu-alizmit në mënyrë të natyrshme janë tregues të sigurt të kufirit të moder-nitetit social, të qytetërimit në të cilin kemi hyrë ne shqiptarët.

Beteja e qytetarit me jetën, bindja se për të arritur suksesin i duhet të luftojë dhe të afirmohet vetë në shoqëri, është tashmë një realitet pozitiv i padyshimtë. Në këto kushte, qytetarët tanë e kanë të domosdoshme të kuptojnë natyrën e ndryshuar të qytetërimit tonë aktual, që

është gjithnjë e më shumë individualist dhe gjithnjë e më pak real-izohet me nevojën e tepërt dhe të pamundur për të pasur ndërm-jetës social. Kjo do të thotë se ne nuk duhet të ngatërrojmë veten, shoqërinë dhe qytetarët tanë, duke dhënë receta të gabuara, të shoqëruara me “ilaçe sociale”, që janë shumë më të këqija dhe më të dëmshme sesa ndikimet që ka sëmundja e individualizmit.

Qytetarët kanë nevojë të kuptojnë ontologjinë e vërtetë, natyrën e ndryshuar të qytetërimit tonë. Në këto kushte, është cinizëm të tallesh me nevojën e imagjinuar të ndërmjetësimeve sociale të tepërta dhe të pamundura. Qytetarët tanë nuk kanë nevojë për përralla sociale, ata duan të mësojnë dhe të jetojnë në përputhje me të vërtetat e jetës. Ata kanë kuptuar në mënyrë empirike dhe sociologjike esencën e këtij qytetërimi, natyrën e kësaj shoqërie që jetojmë, e cila duke marrë aks të fortë indi-vidualist është bërë shoqëri pa shumë hapësirë për ndikimin e tepruar të ndërmjetësve socialë. Kjo do të thotë se individual-isht, dhe pse jo intuitivisht, jeta po i mëson qytetarët tanë të kuptojnë të vërtetën, se në këtë lloj qytetërimi, që në esencë është bërë shumë individualist, pa shumë ndërmjetës socialë, apo me ndërmjetës të dobësuar dhe indiferentë, në të cilën je-tohet me interesime esenciale shoqërore të kufizuara, gjërat duhet t’i synosh dhe t’i arrish së pari e mbi të gjitha vetë. Kësaj radhe vërtetë me forcat e tua, pa shpresa të ekzagjeruara so-ciale dhe pritmëri utopike humaniste.

Sociologët e modernitetit, duke e parë nga kjo anë qytetërimin e sotëm, dobësimin e mekanizmave të ndërmjetësimit social në shoqëri e sidomos raportet e reja të individualizuara, të personali-zuara të njeriut, janë të mendimit se në këto kushte së pari është detyrë e qytetarit të luftojë për të siguruar afirmimin individual, duke kapërcyer nevojën fatale dhe të pamundur të pranisë në përmasa të ekzagjeruara të ndërmjetësuesve socialë. Në njëfarë mënyre në qytetërimin e sotëm, në jetën sociale të shoqërisë sonë liria dhe individualizmi janë barrë sociale më shumë e per-sonalizuar për qytetarin. Kjo është njëra anë. Natyrisht, më krye-sorja për kuptimin e tipologjisë së shoqërisë së sotme, në të cilën duhet të mësohemi të jetojmë prani të tepërt të ndërmjetësve socialë. Megjithatë, gjërat kanë masën e tyre dhe për pasojë soci-ologjikisht duhen interpretuar drejt, sepse, sado me vlerë të jetë individualizmi, lufta e personalizuar e qytetarit për të realizuar objektivat e veta është e natyrshme nevoja e ekzistencës, mbro-jtjes së një niveli të caktuar të lidhjeve qytetare dhe funksionimit në nivel të ridimensionuar të ndërmjetësimeve sociale. E thënë akoma më qartë, shoqëria jonë duke ecur në rrugën liberale dhe individualiste, ka nevojë për forma të larmishme të ekzistencës së lidhjeve të tërthorta dhe të ndërmjetme midis qytetarëve tanë si kusht për krijimin e kapitalit social të munguar, mënyrave të diversifikuara të organizimit të shoqërisë civile dhe organizi-meve të saj në shoqata, grupe interesi, OJF etj., të cilat në njëfarë mënyre janë organizime sociale që kanë mundësi të garantojnë në përmbajtje dhe formë sistemin e duhur të ndërmjetësimit qytetar dhe ruajtjen e përmasave të duhura të solidaritetit so-cial modern. Natyrisht, ky është një ndërmjetësim dhe solidaritet ndryshe, në përmasa të tjera, në formë krejtësisht të ndryshuar nga solidariteti mekanik dhe prania e tepërt e komponentëve socialë në jetën e së kaluarës së shoqërisë sonë. Ne duhet të tregojmë kujdesin e duhur për të garantuar në shoqërinë tonë një nivel të caktuar të kohezionit social, aq sa duhet për të shërbyer

si bazë për qytetërimin tonë. Kujdesi për më shumë kapital social, ruajtjen e lidhjeve të

tërthorta me organizime me natyrë komunitare, zgjerimi për-masave të shoqërisë civile janë objektiva për të siguruar praninë e dobishme të disa ndërmjetësve dhe njëherësh një nivel të ri të ndërmjetësimit social në shoqëri, sepse gjithsesi ato mbeten kusht për ekzistencën e natyrshme, të domosdoshme të lidhjeve sociale qytetare dhe mbajtjen gjallë të marrëdhënieve njerëzore. Ideja e keqkuptuar se shoqëria jonë është moderne duke qenë krejt pa praninë e ndërmjetësuesve socialë, e copëtuar nga ana sociale dhe tërësisht e individualizuar në planin e qëllimeve per-sonale të qytetarëve, është një nga deformimet e thella jo vetëm ideore dhe konceptuale, por dhe me efekte degraduese për qytetërimin dhe jetën e përditshme qytetare. Kjo është arsyeja pse duke e mbivlerësuar në mënyrë ekstermale vlerën emanci-puese të ideologjisë individualiste, natyrën shumë të person-alizuar të marrëdhënieve njerëzore në shoqërinë tonë ka rrezik që gjithnjë e më pak të ketë “stof social”, kushte të krijimit të kapitalit social, si garanci për ekzistencën dhe funksionimin nor-mal të qytetërimit tonë. E gjithë ideja e ekzagjerimit të esencës së qytetërimit modern si shoqëri e bazuar në “qytetarin e vet-muar”, pa lidhje shoqërore dhe organizime të ndërmjetësuara me natyrë sociale, kanë sjellë një braktisje të frikshme të procesit të ndërmjetësimit të qytetarit në familje, shkollë, komunitet, jetën qytetare e sociale etj. Shoqëria moderne është vërtet shoqëri e njerëzve të lirë, që veprojnë të pavarur, kanë synime precize të personalizuara, por që pa dyshim duke qenë pjesë e shoqërisë në një masë të caktuar janë të shumëlidhur me ndërmjetësuesit e jetës sociale. Kjo është arsyeja pse nuk duhet braktisur me neveri individualiste nevoja e një niveli të arsyeshëm të thellësisë së ekzistencës së marrëdhënieve qytetare në shoqërinë tonë, e cila sociologjikisht duhet “matur” në thellësinë e saj, por në të njëjtën kohë edhe duhet testuar në mënyrë empirike në nivelin konkret të ekzistencës dhe funksionimit të solidaritetit qytetar në sho-qërinë tonë. Është evidente që në shoqërinë shqiptare po shfaqet një situatë paradoksale, që karakterizohet nga thellim evident, i papërmbajtur i individualizmit dhe narcizmit të personalizuar te njerëzit tanë, e shoqëruar kjo me brishtësi sociale individuale të qytetarit individualist, i cili shfaq herë pas here mungesë besimi në mundësinë e ekzistencës së ndërmjetësuesve socialë, vlerat e kapitalit social dhe kapaciteteve kohezive të shoqërisë civile.

Ja, pra, kjo është shoqëria moderne. Ky është statusi i qytetërimit tonë, që mbështet dhe funksionon mbi bazën e paradokseve të lidhjes kontroversale të jetës së personali-zuar me nevojën për ndërmjetësim dhe solidaritet social. Në fund të fundit, nuk ka pse turbullohemi nga të vërtetat e qytetërimit modern. Ato vetëm në mënyrë paradoksale ekzis-tojnë dhe paradoksalisht po funksionojnë dhe japin rezultatin social në kohën tonë. Në shoqërinë e sotme shqiptare ndërtimi i qytetërimit modern e bën të nevojshëm që të njëjtën masë të mbivlerësojmë vlerën e individualizmit si prioritet i organizimit të jetës, si thelb të pakontestuar i qytetërimit modern. Por nga ana tjetër kjo e vërtetë e re e shoqërisë sonë nuk do të thotë se duhen zhdukur fare nevoja e ekzistencës së solidaritetit të ri, kohezioni social i ndryshuar, të cilat mund të bashkëjetojnë në mënyrë dinamike me paqëndrueshmërinë e natyrës indi-viduale të qytetarit. Kjo do të thotë se pa rënë në njëanshmëri

superindividualiste, pa pranuar idetë e vjetra superkomunitariste, sa më shumë e lëvizshme të jetë mundësia e labilitetit dhe pavarësisë individu-ale të qytetarit, sa më e madhe bëhet përgjegjësia sociale e personalizuar e tij, aq më shumë qytetërimi ynë do të kenë nevojë për një nivel të caktuar ndërmjetësimit social, i cili, sidoqoftë, mbetet bazë shoqërore për një mini-mum stabiliteti, sigurie qytetare dhe sociale në jetën e përbashkët. Si do që të zhvillohet jeta, çfarëdo natyre që të marrë qytetërimi ynë, nuk është e mun-dur të jetosh i vetëm në varkën e jetës. Kjo do të thotë se kuptimi i jetës së vërtetë nuk bëhet me përralla sociale.

Qytetërimi dhe nevoja për ndërmjetës social

Nga Gëzim TUSHi

Page 11: Metropol 16 shtator 2013

11• E hënë 16 shtator 2013

»opinion

lajmi se kosovarët në Siri nuk po luftuakan në anën e kryengritësve kundër regjimit diktatorial të Bashar al Asadit (Ushtria për Sirinë e Lirë), por për interesa të grupeve fundamentaliste islamike dhe se po krye-kan mizori, duhet t’i shqetësojë institucionet e vendit, të cilat duhet të shqyrtojnë me urgjencë marrjen e shtetësisë kosovare menjëherë dhe pa paralajmërim. Çfarë mund të bëjë Kosova për t’i ndalur bijat dhe bi-

jtë e vetë vullnetarë apo mercenarë që të mos shkojnë në luftë “për Allah” në Siri a gjetkë? Asgjë! Çdo njeri është i lirë të ketë bindjet dhe arsyetimet e veta përderisa nuk janë në anën tjetër të ligjit brenda territorit kosovar. Është në vullnetin individual të tyre, në karakterin dhe konstitucionin e tyre shpirtëror, fetar etj., pra është zgjedhje e tyre e lirë. Por shteti i Kosovës për ta mbro-jtur veten mund t’i ndalojë ata për t’u kthyer në atdhe. Dhe këtë shtetit ia mundëson konstitucioni i tij juridik, si organizatë që e ka monopolin për ushtrimin e dhunës legjitime.

Shteti duhet t’ua marrë shtetësinë kosovarëve që luftojnë në Siri për një varg arsyesh, ngase shteti e ka vetëm këtë të drejtë, karshi së drejtës për të luftuar të shtetasve rebelë, që në këtë rast cenojnë jo vetëm imazhin ndërkombëtar të shtetit që i përka-sin, por mbi të gjitha cenojnë sigurinë kombëtare.

Pjesëmarrja në një komplot kundër rendit kushtetues të një shteti apo pjesëmarrja në luftë duke e shpallur atë të shenjtë (cila është ajo instancë tokësore që shpall diçka për të shenjtë?) ose “luftë për Allah” nuk është më problem i kufizimeve kushtetuese dhe i të drejtave të njeriut, por është problem kombëtar (që ndërlidhet me tradhtinë kombëtare) që në shtetin modern sank-sionohet me ligj. Kjo s’ka të bëjë tutje me debatin për futjen e mësim-besimit si lëndë fakultative në shkollat kosovare, as me debatin rreth shamisë së vajzave dhe grave shqiptare të fesë is-lame, as me nenin 8 të Kushtetutës (laiciteti i shtetit kosovar), që pasqyron rendin politik e institucional të Kosovës, sepse po kjo kushtetutë garanton edhe lirinë e fesë dhe të ndërgjegjes.

Laiciteti i shtetit nuk përshkruan laicizimin e shoqërisë dhe të individit. “E drejta për të luftuar”, xhihadi është kundër konstituimit të shtetit modern dhe demokratik, prandaj kjo “e drejtë” i bën kar-shillëk vetë shtetit dhe shoqërisë, si dhe intencës për modernizim dhe integrime në BE dhe NATO. Për xhihadin në Kosovë ekzistojnë interpretime të ndryshme, prej interpretimit që konstaton se xhi-hadi është e drejta për luftë brenda vetvetes (te një besimtar) për t’i përmbushur detyrat fetare dhe për t’i mposhtur veset e këqija (xhihadi i madh) si një detyrë fetare e myslimanëve, deri tek inter-pretimi për xhihad të vogël, që del të jetë emërtim arab për “luftë të armatosur” kundër persekutimit dhe shtypjes. Brenda kontekstit të islamit doktrinar (te bindjet shia), xhihadi i referohet luftës kundër atyre që nuk besojnë në islam (në All-llah).

Porse fjala ka edhe implikime të tjera më të gjera. Xhihadi është përdorur zakonisht për termin “lufta e shenjtë”.

Sipas disa burimeve (shih: Merriam-Webster’s Encyclopedia of World Reli-gions), xhihadi shfaqet 41 herë në Kuran dhe shpesh me shprehje idiomatike si “përpjekje në rrugën e Zotit.” Një pakicë në mesin e dijetarëve suni nganjëherë i referohen xhihadit si shtyllë e gjashtë e islamit, gjë që nuk e ka një status të tillë zyrtar, ndërkaq që te drejtimi shia në is-lam, megjithatë, xhihadi është një nga 10 praktikat fetare. Mirëpo sipas BBC një e treta e njohësve të islamit esencial men-dojnë se kuptimi i xhihadit është lufta për të ndërtuar një shoqëri të mirë. Është in-teresant fakti që shumë ndjekës të islamit doktrinar në Kosovë (me përkatësi suni) mendojnë se Al Asadi i përket drejtimit shia, prandaj e ka devijuar udhën e Zotit, ndërkaq që pikërisht drejtimi shia i jep termit “xhihad” kuptimin e luftës kundër të pafeve. Paradoksi i mirëfilltë në këtë tregim është fakti se po dalin të vërtetë zërat që thoshin se shqiptarët, veçmas kosovarët që po luftojnë në Siri, nuk kanë ndonjë kauzë politike (luftë për drejtësi e liri) dhe nuk janë përkrah forcave kry-

engritëse, as përkrah ushtrisë së rregullt siriane, por janë darë në duart e grupeve politike fundamentaliste islamike, që luftojnë në shumë fronte: kundër trupave të dinastisë Asad, kundër kry-engritësve dhe kundër jomyslimanëve në Siri, apo të huajve, dhe këtë me idenë e Damaskut si qendër të Kalifatit (si para 1000 vjetësh). Alja Noha, një studente siriane në Shqipëri, ka folur për mediet e Tiranës, duke u lidhur përmes telefonit me Ahmad Trad, ish-pilot i ushtrisë siriane, por tashmë pjesë e luftëtarëve anti-Asad të Ushtrisë për Sirinë e Lirë, që lufton në periferi të qytetit të Idlebit. Trad tha se ka grupe radikale që luftojnë në Siri, por që nuk kanë peshën kryesore në konflikt. Ai pranoi se në Siri ka shqiptarë që luftojnë kundër regjimit të presidentit Bashar al Asad, porse këta shqiptarë nuk janë pjesë e rebelëve, por e gru-peve radikale fundamentaliste, që luftojnë për rrëzimin e presi-dentit Asad dhe për ngritjen e një shteti islamik. Mendohet se janë mbi 500 shqiptarë nga Kosova, Maqedonia dhe Shqipëria dhe mes tyre ka pasur edhe viktima, por tashmë vjen konfirmimi se ata janë përfshirë në grupe fundamentaliste islamike, të cilat kanë një qëllim përfundimtar të ndryshëm nga Ushtria për Sirinë e Lirë. Prandaj të gjithë personat që kanë shtetësi kosovare dhe aktualisht luftojnë në anën e grupeve ekstremiste islamike në Siri duhet konsideruar pjesëtarë të organizatave terroriste dhe duhen vënë në kërkim nga organet e ndjekjes në Kosovë, kurse me dekret duhet t’u hiqet shtetësia në bazë të Kushtetutës së Kosovës dhe ligjit mbi shtetësinë, neni 24 (vepra saktësohet në Kodin Penal të Kosovës), sepse ata kanë organizuar, trajnuar, financuar dhe inspiruar grupe terroriste brenda Kosovës ose në një shtet tjetër, dhe kjo është arsye e bollshme juridike që atyre personave t’u hiqet shtetësia e Republikës së Kosovës menjëherë. Neni 3 i ligjit mbi shtetësinë përcakton se vendimi për privimin nga shtetësia e Republikës së Kosovës mund të lëshohet edhe pa pjesëmarrjen e personit në fjalë në procedurë. Neni 14 i Kushtetutës (Shtetësia) thotë: “Fitimi dhe humbja e së drejtës së shtetësisë së Republikës së Kosovës rregullohet me ligj.” Me ligjin për shtetësinë përcaktohen mënyrat e fitimit, humbjes dhe rifitimit të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe rregullohen çështje të tjera të ndërlidhura me shtetësinë e Republikës së Kosovës. Neni 2 thotë se përkufizimi i shtetësisë sipas ligjit është një lidhje të ngushtë juridike midis shtetit të Republikës së Kosovës dhe një personi, nga e cila rezultojnë të drejta dhe detyrime të ndërsjella. Ndërkaq në nenin 19 (Mënyrat e humbjes së shtetësisë) thuhet: “1. Shtetësia e Republikës së Kosovës humbet: 1.1. me lirim nga shtetësia; 1.2. me privim të shtetësisë; 1.3. në bazë të marrëveshjeve ndërkombëtare.”

Neni 24 (Humbja e shtetësisë me privim) thotë: “1. Pavarë-sisht së drejtës së personave për shtetësi të Republikës së Kos-ovës sipas kreut V të këtij ligji, organi kompetent mund të privojë shtetasin e Republikës së Kosovës nga shtetësia e Republikës së Kosovës nëse shtetasi posedon shtetësi tjetër dhe nëse merret

me veprimtari që rrezikojnë sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës; 2. Veprimtaritë me të cilat cenohet rëndë siguria kom-bëtare e Republikës së Kosovës konsiderohen në veçanti veprim-taritë vijuese:

2.1. kur shtetasi qëllimisht i është bashkuar një organizate që ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit Kushtetues të Republikës së Kosovës, ose 2.2. shtetasi ndërmerr veprime të cilat kanë për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Republikës së Kosovës; ose 2.3. shtetasi është anëtar i shër-bimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër dhe për këtë nuk ka marrë pëlqimin nga organi kompetent ose nuk është i lejuar me marrëveshje ndërkombëtare; 4. Vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm kur vendimi i dorëzohet personit në fjalë. Në rastet kur vendimi nuk mund të dorëzohet për arsye se organi kompetent nuk mund të identifiko-jë vendndodhjen e personit, vendimi për humbjen e shtetësisë me privim bëhet i plotfuqishëm në ditën e publikimit në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës; 5. Kundër vendimit për privim mund të iniciohet konflikt administrativ në gjykatën kompetente sipas ligjit për konflikt administrativ.”

Termi “terrorizëm” përkufizohet me Kodin Penal të Kosovës (Neni 135). Përkufizimet për dispozitat e terrorizmit në nenet 121-145. Për qëllime të neneve 121-145 të këtij Kodi: 1. Terror-izëm, veprim terrorist apo vepër e terrorizmit – kryerja e një ose më shumë veprave penale të mëposhtme me qëllim të frikësimit serioz të popullsisë, të detyrimit të padrejtë të një organi publik, qeverisë apo organizatës ndërkombëtare për të kryer ose për të mos kryer ndonjë veprim apo që seriozisht të destabilizojë ose të shkatërrojë strukturat themelore politike, kushtetuese, ekono-mike apo shoqërore të Republikës së Kosovës të një shteti tjetër apo të një organizate ndërkombëtare. Mirëpo në këtë rast organet kosovare të ndjekjes nuk mund të hetojnë në Siri, nëse këta per-sona kanë kryer apo jo vepra terroriste, prandaj Kosova e ka të vetmin mjet juridik për t’u mbrojtur (siguria e përgjithshme) duke ua hequr shtetësinë këtyre qytetarëve, të cilët luftojnë “për Al-lah” në Siri. Në anën tjetër Bashkësia Islame e Kosovës, si institu-cion zyrtar, në vend që të bëjë thirrje për ruajtjen e tolerancës ndërfetare si model kulturor dhe shpirtëror të ekumenizmit ndër-shqiptar nëpër shekuj dhe në vend që të mbroj shekullarizimin e shtetit, po flirton me islamin fundamental, madje aktualisht është “i zënë” me “veprimtari të fshehtë” duke organizuar puçe (më qël-lime politike) brenda këtij institucione.

Së këndejmi i biri i Myftiut të Kosovës, Naim Tërnavës, u ka bërë thirrje shqiptarëve që të shkojnë në Siri për të luftuar. Ai në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se çdo ditë e më shumë po i shtohet vullneti për t’iu bashkuar bashkatdhetarëve të tij në luftimet e Sirisë. Mirëpo, edhe pse kjo është vepër penale, askush nuk u mor më të, madje as organet e hetuesisë dhe as prokuroria e shtetit ex-officio.

Kujtojmë se Kodi Penal i Kosovës (Shtytja për kryerjen e veprave terroriste), neni 141 thotë: “Kushdo që shpërndan ose në ndonjë mënyrë tjetër mundëson mesazhin për publikun, me qëllim që të shtytë kryerjen e aktit terrorist, kur sjell-ja e tillë, pavarësisht nëse avokon drejt-përdrejt ose jo aktet terroriste, shkakton rrezikun që një ose më shumë vepra të tilla të kryhen, dënohet me burgim prej një (1) deri në pesë (5) vjet.”

Prandaj për hir të sigurisë së përgjith-shme në Kosovë dhe rajon, për hir të sig-urisë nacionale të aleatëve të Kosovës dhe si detyrim për luftën kundër terrorizmit si dhe për ruajtjen e stabilitetit të vendit, këta persona duhen ndëshkuar me heqjen e shtetësisë. Megjithatë, nuk dua të par-agjykoj se si do të sillen këta luftëtarë xhihadistë pas kthimit në atdhe, mirëpo rasti i vullnetarëve myslimanë nga Afrika dhe Azia në luftën e Bosnjës, e të cilët mbetën të jetojnë aty edhe pas luftës, dëshmon për një sjellje shumë agresive të tyre, duke e dëmtuar ndjeshëm shtetin dhe demokracinë boshnjake.

T’u hiqet shtetësia kosovarëve që luftojnë në Siri

Nga HaliT maTOSHi

Page 12: Metropol 16 shtator 2013

12 E hënë 16 shtator 2013 •

« zodiak

horoskopijavordashi

Gjatë kësaj jave do reflektoni gjatë se çfarë do bëni në jetën tuaj në çift dhe në ditët e fun-dit mund të merrni vendime të rëndësishme. Be-qarët jo vetëm që do kenë takime, por disa do nisin shpejt një lidhje të qëndrueshme. Financat do jenë goxha të ekuilibruara dhe nuk do keni asnjë problem në këtë sektor. Edhe shëndeti do jetë gjithë kohës i mbrojtur. Do keni imunitet të fortë dhe nuk do prekeni as nga virozat e stinës. Në punë do jeni mjaft ambiciozë dhe pak nga pak do arrini atje ku keni dëshiruar gjithmonë. Edhe ata që janë në kërkim të një pune do jenë me fat gjatë kësaj jave. Jeta familjare nuk do ketë as problemin më të vogël.

demiPasion apo mosmarrëveshje? Të dy janë të

mundura gjatë kësaj jave. Çdo ditë do jetë si një vullkan i fuqishëm që do shpërthejë menjëherë. Edhe për beqarët konfigurimi i yjeve do jetë i për-shtatshëm. Përfitoni nga çdo ftesë që do ju bëhet, mos e neglizhoni. Në planin financiar duhet të shmangni shpenzimet e tejskajshme dhe të bëni një riorganizim të gjithë situatës. Shëndeti nuk do ketë shqetësime të mëdha, përveccse mund të keni ndonjëherë dhimbje koke, mesi apo shpine. Çdo gjë do kalojë shpejt! Në punë do mbizotërojë gjatë gjithë kohës qetësia, megjithatë nga mesi i javës do merrni frytet e gjithë përpjekjeve. Jeta familjare nuk do ketë të reja.

BinjakëtTensioni do mbizotërojë gjatë gjithë kohës

në jetën tuaj në çift dhe nuk do arrini t’i shihni gjërat me kthjelltësi. Bëni shumë kujdes për çdo hap që do hidhni. Beqarët që kërkojnë një dashuri të sinqertë dhe afatgjatë duhet të presin deri ditën e fundit. Më parë mos tentoni për as-një arsye të hidhni ndonjë hap. Në planin finan-ciar ka shumë mundësi të përballeni me sfida të vështira. Po shpenzuat më shumë sesa ua mban xhepi do keni vështirësi të mëdha. Shëndeti do jetë i mirë për aq koha sa ju nuk do e teproni me ushqimin apo me lodhjen. Në planin profesional do keni mbështetjen e yjeve dhe do arrini atje ku doni. Me familjarët do e përmirësoni situatën.

GaforrjaRutina do mbizotërojë gjatë gjithë kësaj jave

në jetën tuaj në çift. Asgjë nuk do ndryshojë dhe kjo mund t’ju mërzisë paksa. Beqarët më mirë të qëndrojnë edhe këto ditë vetëm sesa të fillojnë histori dashurie kalimtare apo që mund t’i bëjnë të vuajnë. Financat do i menaxhoni me shumë kujdes dhe maturi. Mos jepni as hua nëse doni të mblidhni ndonjë para. Shëndeti nuk do jetë në gjendjen më të mirë të mundshme, prandaj tregohuni sa më të kujdesshëm. Me shqetësimin më të vogël duhet të shkoni tek mjeku. Në punë jo çdo gjë do shkojë sipas parashikimeve. Priten vonesa dhe vështirësi. Bëni durim! Në familje do mbizotërojë harmonia.

luaniDuhet të bëni çmos gjatë kësaj jave që ta

mbani zgjuar zjarrin e pasionit në çift. Part-neri do ketë nevojë për më shumë ngrohtësi, mbështetje dhe dashuri. Beqarët nuk duhet ab-solutisht të bëjnë sakrifica të mëdha për të bërë për vete personin që pëlqejnë. Koha do jetë ajo që do ju ndihmojë. Në planin financiar situata do jetë më e mirë sesa mendohej dhe mund të kryeni disa investime të rëndësishme. Shëndeti herë pas here mund të ketë probleme. Më të shpeshta do jenë dhimbjet e kokës, barkut dhe pagjumësia. Rezistencën do e rigjeni vetëm në ditët e fundit të javës. Në punë do përballeni me problemet dhe do bëni hapa para. Familja e qetë.

virgjëreshaDo ndiheni më të dëshiruar se kurrë këtë javë

dhe do ndiheni si në parajsë në krahët e part-nerit tuaj. Marrëdhënia në çift do jetë e mrekul-lueshme. Beqarët sa më realistë të tregohen aq më shumë fat do kenë në jetën sentimentale. Në planin financiar nuk do i rezistoni dot tundimit për të kryer shpenzime të mëdha. Shëndeti do jetë goxha i mirë dhe do ndiheni plot gjallëri. Nuk do keni as shqetësimin më të vogël këtë javë. Në punë duhet ta shtoni paksa ritmin nëse doni të dilni të fituar. Konkurrenca do jetë e fortë, prandaj duhet edhe të tregoheni të kujdesshëm në çdo moment. Për familjen duhet të bëni disa sakrifica dhe të merrni vendime.

peshorjaMarrëdhënia juaj me partnerin nuk do shkojë

ashtu si ju e kishit menduar, prandaj çdo ditë të javës duhet të tregoheni të duruar dhe të bëni disa lëshime. Beqarët do kalojnë një periudhë më pozitive dhe me sukses në planin sentimental. Në planin financiar duhet të merrni masa strikte dhe të mos jepni në asnjë mënyrë para hua. Shëndeti do ketë herë pas here disa tronditje. Kujdesuni më tepër për veten tuaj dhe mos neglizhoni as-një shqetësim sado të vogël. Në punë do i çoni para projektet e nisura dhe do merrni vlerësime e shpërblime goxha të majme. Do jeni shumë të përgjegjshëm dhe gjithë kohës me këmbë në tokë. Jeta familjare do jetë e qëndrueshme.

akrepiBëni çmos që ta shmangni rutinën në çift

gjatë kësaj jave sepse marrëdhënia juaj mund të marrë tatëpjetën. Herë pas here mundohuni ta surprizoni atë që keni në krah. Asnjë planet nuk do ndikojë drejtpërdrejt në jetën sentimentale të beqarëve. Çdo gjë do varet nga sjellja e këtyre të fundit. Me financat duhet të bëni më kujdes se kurrë sepse po e tepruat nuk do dini çfarë të bëni më parë. Shëndeti do jetë paksa delikat në ditët e para, por situata do fillojë të përmirësohet me kalimin e kohës. Do ndiheni në formë më të mirë. Në punë do jeni shumë të motivuar dhe do bëni çmos që të arrini suksesin e garantuar. Marrëd-hënia me familjen do vazhdojë të jetë e mirë.

shigjetariMos u tregoni shumë posesivë gjatë kësaj

jave në jetën tuaj në çift sepse do keni probleme të mëdha me partnerin. Mundohuni t’i kontrol-loni edhe gjestet. Beqarët duhet të reflektojnë gjatë para se të marrin çdo lloj vendimi. Nuk mund të filloni një lidhje serioze pa qenë të sigurtë për personin në krah. Financat do jenë goxha të mira falë ndihmës që do ju japë një i afërm. Shëndeti nuk do jetë i mirë. Do prekeni nga virozat e stinës dhe kjo do ju bëjë shumë të dobët fizikisht. Në punë duhet ta zgjidhni sa më shpejt një problem që ju ka dalë sepse përndry-she nuk mund të hidhni dot hapa para. Klima në jetën familjare do jetë përgjithësisht e ngrohtë.

BricjapiNëse ju dalin para pengesa në jetën tuaj në

çift mundohuni t’i zgjidhni ato sa më shpejt, jo t’i lini pas dore. Nëse tregoheni më të kuptueshëm me tjetrin gjithçka do jetë më e thjeshtë për ju. Për beqarët do jenë të shumta takimet, por vetëm disa do kenë dashuri me shikim të parë. Situata financiare do jetë herë e qëndrueshme dhe herë problematike. Bëni shumë kujdes. Shëndeti do jetë më i mirë se kohët e fundit. Fil-loni edhe ndonjë dietë të lehtë ushqimore nëse doni të humbni në peshë. Në punë do keni per-formanca të shkëlqyera dhe do merrni lavdërime nga shefat. Vazhdoni në rrugën që keni nisur. Familja do ketë disa probleme të vogla.

ujoriNëse jeni në një lidhje shmangni aventurat

kalimtare nëse nuk doni që gjithçka e bukur që keni krijuar deri më sot të mbarojë. Beqarët nuk duhet të presin mrekulli, por mund të përfitojnë nga ftesat që do ju bëhen për takime. Do njiheni me persona interesantë dhe simpatikë. Situata financiare do fillojë të konsolidohet ndjeshëm. Mund të bëni edhe ndonjë shpenzim më tepër për të kryer nevojat personale. Shëndeti herë pas here do ketë tronditje. Disa mund të vuajnë nga artriti apo artroporoza. Në planin profesional mos ndërmerrni shumë rreziqe sepse do futeni në disa rrugë pa dalje. Familjarët do i keni gjatë gjithë javës pranë dhe do ju ndihmojnë mjaft.

peshqitJupiteri dhe Venusi do e mbrojnë jashtë mase

jetën tuaj në çift gjatë kësaj jave. Ata do ju bëjnë më të kthjellët dhe ju do e dini mirë çfarë hapash që të hidhni. Beqarët nuk duhet te ëndërrojnë më shumë sesa duhet sepse realiteti mund t’iu duket i hidhur. Në planin financiar do kenë më shumë vështirësi se një javë më parë dhe kjo do ju shqetësojë pa masë. Shëndeti do jetë në gjendjen më të mirë. Do keni imunitet të fortë, por edhe rezistencë fizike e morale. Në punë do i rregulloni të gjitha gjërat e mbetura pezull. Nga ana tjetër do bashkëpunoni me disa kolegë për të përmbyllur projekte të mëdha. Në familje duhet më shumë përkujdesje.

Page 13: Metropol 16 shtator 2013

13• E hënë 16 shtator 2013

»Gossip

boTas p e c i a l e

»

»

»

15

14

17

spiunazhi, aventurat më spektakolare prej shekujve

agjentët e trefishtë që punojnë nga rusia në indi

siria, marrëveshja, sa shumë pikëpyetje...

James P. Rubin*

debati diplomatik mb Sirinë që po shpaloset para syve të botës, pa-

raqet më tepër se sa thjeshtë një president në mëdyshje, me një dilemë në duhet ta përdorë apo jo forcën ushta-rake. Dhe nuk ka të bëjë vetëm me çështjen e ngushtë të ndërhyrjes ushtarake – a duhet të përpiqet Amerika të paran-dalojë apo frenojë masakrat? Ky debat reflekton në fakt një transformim të thellë që duket se po ndodh në politikën e jashtme të Amerikës – një transformim që kam frikë se do të pendohemi.

Në vitet para Luftës së Dytë Botërore, tekza izolacionizmi pushtonte të gjithë Amerikën, u shfaq një mënyrë tjetër të menduari, për t’iu kundërvënë atyre që argumentonin se ngjarjet në vendet e largët me emra të pashqiptueshëm, nuk ishin problemi i Amerikës. Kjo filozofi – që mori emrin inter-nacionalizmi liberal – nxiti re-agimet e Franklin Rooseveltit dhe Harry Trumanit fillimisht ndaj fashizmit të Hitlerit dhe më pas ndaj komunizmit të Stalinit. John F. Kennedy risillte pikërisht këtë traditë kur bënte thirrje që Amerika “të mbante çdo barrë... me qëllim që të garantojë mbijetesën dhe suksesin e lirisë”. Ideja ishte që politika e jashtme e Amerikës nuk mund të jetë thjeshtë çështje e kujdesit për vetveten, por duhet të lidhet me ambicie më të mëdha – mes tyre, krijimi dhe ruajtja e një bote ku vlerat demokratike dhe liria ekonomike mund të lulëzonin; përkrahja e një sistemi ndërkombëtar të bazuar mbi rregulla; zbutja e konflikteve rajonalë dhe instabilitetit; kundërvënia ndaj ideologjive shtypëse. Teksa Lufta e Ftohtë shpalosej në dekadat pasardhëse, politika e jashtme amerikane ndry-shonte nga njëri president në tjetrin. Megjithatë, mes politikëbërësve mbetej një konsensus bazë në favor të kësaj ideje.

Pas kolapsit të komunizmit sovjetik, internacionalizmi liberal, ose të paktën versione të tij, mbetën në zemër të politikës së jashtme ameri-kane. Si George H. W. Bush dhe Bill Clinton e shihnin lid-ershipin e Amerikës si të do-mosdoshëm për atë që Bushi e quante një rend të ri btëror dhe Clintoni e shihte si një botë globalizimi dhe integrimi.

Superfuqia e vockëlRoli i Amerikës në botë po bie vazhdimisht

– dhe këtu nuk ka asgjë për të festuar

Dhe të dy presidentët vepruan për të mbrojtur këta parime. Bushi dëboi Saddam Husseinin nga Kuvajti, ndërsa Clintoni ndali Sllobodan Milosheviçin dhe genocidin e tij në Bosnjë, si dhe parandaloi një genocid në Kosovë – duke përfunduar kështu një projekt disashekul-lor të krijimit të një Evrope të tërë, të lirë dhe në paqe.

Ishte George W. Bush që vuri në lëvizje ngjarjet që shkaktuan konsensusin ameri-kan për internacionalizmin të përçahej e në fund të shembej. Ndonëse qëllimi i tij për nx-itjen e ndryshimeve demokra-tikë i bënte jehonë Kennedyt, metodat dhe paaftësia ishin unike për administratën e tij. Në përpjekjen për të vazh-duar me shtetndërtimin në Afganistan dhe Irak me shumë pak aleatë ndërkombëtarë, dhe më pas duke dështuar në mënyrë spektakolare, Bushi tronditi besimin e Amerikës tek lidershipi i saj ndërkom-bëtar. Ia vlen të kujtojmë sa lart qëndronte Amerika pas rënies së talebanëve në 2001: kundërshtarët tanë – Korea e Veriut, Irani e madje dhe Kina

– i trembeshin jo vetëm forcës sonë të madhe ushtarake, por edhe aftësive tona për të ud-hëhequr botën drejt veprimit. Megjithatë, shumë shpejt, kjo ndjesi e forcës dhe lidershipit të Amerikës, ishte zhdukur.

Tendosja e tepruar ndërkombëtare e ekipit të Bushit – bashkë me krizën ekonomike të 2008 – nxiti një ndryshim rrënjësor në opinionin amerikan në lidhje me rëndësinë e angazhimit ndërkombëtar. Në po të njëjtën mënyrë si populli britanik dhe udhëheqësit e tij u bënë izolacionistë pas tmer-reve të Luftës së parë, për shumë amerikanë, fiasko në Irak u shndërrua në një arsye për t’u tërhequr brenda vetes – një arsye për të lënë Afgani-stanin në fatin e tij, për të lënë evropianët të merreshin me Libinë dhe Malin, dhe tani për të parë Sirinë të digjet.

Gjë që na sjell në propozi-min e administratës Obama për përdorimin e forcës. Në fjalimin para kombit këtë javë, Obama foli qartë për veprim ushtarak kundër regjimit sirian të Bashar al

Assadit. Ai përmendi traditën liberal-ionternacionaliste, duke cituar deklaratën e Franklin Rooseveltit se “vendosmëria jonë kombëtare për të qën-druar larg nga luftërat nuk mund të na parandalojë të ndiejmë shqetësim të thellë, kur idealet dhe parimet që ne mbrojmë, të vihen në rrezik”. Dhe megjithatë, realiteti i politikave të Obamës në Siri – si dhe ndjenjat izolacioniste në rritje në Uashington në tërësi – sugjerojnë që internacional-izmi liberal tani rrezikohet si kurrë më parë.

Kur vjen fjala tek çështja e sigurisë kombëtare, sidomos kundër terrorizmi, administrata Obama ka një të kaluar plot vepra në mbrojtjen e ameri-kanëve. Qoftë me sulmet me avionë pa pilot kundër oepra-tivëve të Al Kaedës në Jemen dhe Pakistan, apo vrasjen e Osama bin Ladenit, Presidenti ka vepruar vendosmërisht në mbrojtjen e interesave amerikanë. Por kur është çështja e lidershipit amerikan apo veprimit jashtë në emër të vlerave demokratike, qasja e administratës Obama është mposhtur. Në Siri, ne kemi qëndruar në qoshe për dy vite teksa Assadi vriste 100 mijë prej popullit të vet – në fillim demonstrues paqësorë, më pas forca të opozitës dhe tani popullsi civile.

Edhe tani presidenti propozon të mos bëjmë asgjë për këto masakra. “Shqetësimi im tani”, tha ai, “është që Assad nuk i përdor sërish ato armë kimike”. Ndërkohë, edhe ky propozim i ngushtë duket se nuk ka shumicën e mbështetjes mes publikut amerikan dhe mund të hidhet poshtë në Kongres.

Ku është zemërimi moral i Presidentit, i medies elitare, i komunitetit të politikës së jashtme, apo publikut të gjerë në lidhje me vrasjen masive të 100 mijë vetëve nga Assadi? Ku janë protestat liberale në solidaritet me viktimat e regjimit të Damaskut? Ku

është shqetësimi se si lufta që vazhdon në Siri mund të ndikojë në vendet e rajonit – duke destabilizuar ndoshta Jor-daninë apo Libanin? Ku është ndjesia që Amerika ka një detyrim jo vetëm të bëjë atë që mundet për të ndihmuar sirianët, por të parandalojë të gjithë zonën përreth që të zhytet në kaos?

Përvec Senatorit John Mc-Cain dhe një grushti editorial-istësh dhe korrespondentësh lufte, shumë pak duket se e vrasin mendjen për fatkeqës-inë e madhe siriane, që OKB e ka quajtur krizën më të rëndë të refugjatëve në historinë e këtij institucioni. Edhe më pak vetë bëjnë thirrje për një ndërhyrje humanitare për të ndalur regjimin e Assadit që të mos vrasë popullin e vet dhe të mbushë rajonin me refugjatë të dëshpëruar.

Ndryshe nga rasti i Kosovës, kur një strategji diplomacie e mbështetur nga forca bindi të fortin e Ser-bisë, Milosheviç, që të ndalte masakrat, asnjë qeveri nuk ka ofruar një plan bindës për të ndalur Assadin. Dhe nuk duket të ketë fund në horizont për luftën e Sirisë. Mbani mend, thimbi i fundit në diplomacinë SHBA-Rusi është drejtuar vetëm tek armët kimike. Nëse rreziku kimik zgjidhet me inspektorë të OKB, regjimi i Damaskaut do të vazhdojë të luftojë duke përdorur armët e veta konvencionale.

Dëgjoni Pesidentin Obama, dhe është shumë e qartë se

ku është drejtuar politika e jashtme amerikane: “Kam punuar 4 vite e gjysmë për të përfunduar luftëra, jo për t’i filluar. Trupat tona janë jashtë Irakut. Trupat tona po kthehen në shtëpi nga Afganistani. Dhe unë e di që amerikanët na duan të gjithë ne në Uashington – sidomos mua – që të përqendrohemi në detyrën e ndërtimit të kombit tonë këtu, në shtëpi”.

Kjo fjalë për shtetndër-tim në shtëpi nuk është aq larg nga slogani i famshëm i George McGovern gjatë fushatës elektorale të 1972: “Eja në shtëpi, Amerikë”. Por ndërkohë që idetë e McGov-ern ishin këndvështrime të minorancës në 1972, qasja minimaliste e Obamës ndaj politikës së jashtme është tani shumë popullore në shtëpi dhe ka ardhur e po pranohet si një doktrinë Obama nga pjesa tjetër e atij që dikur quhej Perëndim.

Ndërkohë që amerikanët mund të inkurajohen nga deklarimi i Obamës se “vala e luftës po bie”, Lindja e Mesme në tërësi – Siria, Libani, Iraku, Bahreini, Egjipti, Jemeni – është në trazirë; talebanët sundojnë në shumë pjesë të Afganistanit; rajonet kufit-arë të Pakistanit janë ende të paqeverisur; programi bërthamor i Iranit vazhdon marshimin; dhe Korea e veriut sapo ka nisur prodhimin e plutonit me qëllim që të shumëfishojë kapacitetet e armëve bërthamore. Nëse Amerika nuk do të jetë më shteti i domosdoshëm, siç ka sinjalizuar Presidenti Obama, dhe nëse internacionalizmi liberal është në rënie, kush dhe çfarë do të zëvendësojë lidershipin amerikan në këtë seri të madhe sfidash globale? Ndërkohë, për popul-lin e Sirisë, pyetja është më imediate: a do të përpiqet ndokush të ndalë masakrat?

*James P. Rubin ka qenë Asistent Sekretar në kohën

e Presidentit Clinton

Page 14: Metropol 16 shtator 2013

14 E hënë 16 shtator 2013 •

« Bota

SomerSet maugham

somerset Maugham qe nëj prej shkrimtarëve më popullorë bri-

tanikë në kohën e tij. Ai u lind në am-basadën britanike në Paris në 1874, dhe u rrit në një famije ku fliteshin dy gjuhë, anglisht dhe frëngjisht. I ati dhe gjyshi kishin qenë gjyqtarë të njohur në Anglid he Francë, dhe ndonëse Maugham dukej i destinuar të ecte në gjurmët e trye, ai kish një problem të madh, sepse i mbahej goja, dhe kjo nuk do ta lejonte asnjëherë të argumentonte në sallën e gjyqit. Në vitin 1915, Maugham u takua me një zyrtar të shërbimit të fshehtë, i cili e rekrutoi për SIS, Shërbimin e Fshehtë të Britanisë. Romani i tij i parë, “Mbi lidhjet njerëzore”, sapo ishte botar. Zyrtari i sugjeroi që të bashkohej me shërbimin e fshehtë, pasi aftësitë e tij në të shkruar do të ishin shumë të nevojshme dhe ai mund të përdorte të shkruarit si mbulesë për veprim-tarinë e spiunazhit.

Si agjent i SIS, detyra e tij e parë qe në Gjenevë, ku u vendos si një drama-turg francez dhe pati sukses në rolin e tij si ndërmjetës mes agjentëve të tjerë në terren, si dhe autoritetet e lartë të spiunazhit në Britani. Maugham dër-gonte mesazhe të koduar, shpesh-herë të ndërthurur në dorëshkrime, që hynin e dilinin nga vendi pa tërhqur vëmendjen e policisë zvicerane. AiI punoi për SIS pa pagesë, si një xhest patriotik. Në 1917, Maugham mendoi se detyra e tij në SIS kish përfunduar, por kur shpërtheu Revolucioni në Rusi, shefi i Shërbimit të Fshehtë Britanik në SHBA, Sir William Weisman e bindi të shkojë në Shën Petërburg në një tjetër mision. Maughamit iu kërkua të mbledhë informacione zbulimi në rrje-tin gjerman të spiunazhit që po krijohej në kryeqytetin rus dhe të mbështeste Menshevikët duke iu kundërvënë plan-eve të bolshevikëve për të tërhequr Rusinë nga lufta. Duke u shfaqur si shkrimtar për botime amerikane, Maugham u takua me Aleksandër Kerenskin, lidershipin socialist. Keren-ski e dërgoi Maughamin në Londër me një kërkesë të dëshëpruar që Aleatët të krijonin një ushtri antibolshevike. Maugham dërgoi informacione shumë të rëndësishëm në Londër, si dhe krijoi një plan për llogri të SIS që të mbante një grup agjentësh në Rusi, me qëllim që të luftonin ndikimin gjerman mbi qeverinë e përkohshme përmes propa-gandës dhe spiunazhit.

Maugham ka shkruar disa tregje për përvojat e tij në spiunazh. I par-alajmërar para botimit se disa tre-gime shkelnin ligjin britanik për

Sekretet Zyrtarë, ai dogji shumicën e tyre. Tregimet që mbijetuan, përf-shirë një rrëfim për misionin e tij në Rusi u botuannë librin e tij të 1928, Ashenden. Në libër, ai ofron një per-sonazh me emrin Somerville, pikërisht emri që ky vetë kish përdorur gjatë veprimtarisë së vet reale të spiu-nazhit në Shën Petërburg. Besohet se Somerset Maugham është i pari au-tor i librave të spiunazhit që ka qenë edhe vetë spiuna. Ndonëse jeta si spi-un i ofroi goxha material për librat e tij, ai nuk ka pasur kurrë shumë entu-ziazëm për këtë punë. Në parathënien e Ashenden, ai shkruan: “Puna e një agjenti në Departamentin e Zbulimit është në tërësi monotone. Një pjesë e madhe e saj është e padobishme”.

mata hari

margarete Gertrud Zelle, e njohur për brezat e mëvonshëm si Mata

Hari, është një prej spiuneve më të “poshtëra” të shekulit 20. Sipas të gjithë rrëfimeve, Zelle nuk ka qenë një spiune e suksesshme, megjithatë historia e saj mishëron të gjithë el-ementët – guximin, ekzotizmin, si dhe një person kameleonik – që i bën të gjithë rastet e spiunazhit kaq tërheqës për njerëzit. Në moshën 17-vjeçare, Zelle u martua me John Macleod, një zyrtar britanik në Inditë Lindore dhe shkoi bashkë me të në Java. Me të pati dy fëmijë, një prej të cilëe vdiq që foshnjë, ndërkohë që iu desh t’i nën-shtrohet për 9 vite brutalitetit, abu-zimeve, dehjeve, si dhe sjelljeve të tij rrugaçërore, deri kur ai në fund e brak-tisi, duke marrë me vete edhe të bijën. Ndonëse Zelle mori më vonë të drejtën e rritjes së të bijës, në 1905 ajo e la me familjen në Holandë dhe u zhduk.

Zele u rishfaq pak kohë më vonë në Paris si Mata Hari, një kërcimtare ekzotike që thosh se kish lindur në fi-set Hindu. Në fillimin e Luftës së Parë Botërore, Mata Hari hyri në shërbimin e fshehtë gjerman, pasi ishte rekru-tuar nga një prej të dashurve të saj, kreu i policisë i Berlinit. Vijoi të kërce-jë në skena luksoze në Londër, Paris, Antverp dhe Bruksel, ndërkohë që lufta ziente, e në të njëjtën kohë duke transmetuar raporte të fshehtë zbuli-mi për Gjermaninë, të cilat i siguronte prej shumë klientëve të saj diplomatë.

Pas një sinjalizimi prej shërbimit të fshehtë italian, autoritetet franceze kuptuan diçka dhe nisën të vëzhgo-jnë me kujdes lëvizjet e saj. Pa pasur prova të mjaftueshme që ta dënponin për spiunazh, por duke dashur ta dëbojnë, autoritetet nisën procedu-

rat e dëbimit. Gjithnjë e zgjuar dhe e mprehtë, Mata Hari bindi dëbuesit saj se nuk qe një agjente për Gejrmaninë dhe e dëshirontë, që të spiunonte për aleatët, si dhe të provonte besnikërinë e saj ndaj kauzës së tyre. Për të testu-ar këtë besnikëri, autoritetet franceze vendosën ta dërgojnë me mision të fshehtë në Brukselin e pushtuar. Edhe pse nisi të marrë pjesë në veprimtari të shkallës së ulët të spiunazhit për aleatët, Mata Hari vazhdoi të marrë urdhëra nga Gjermania. Ajo kërkonte shuma të mëdha parash për shërbi-met e saj, si nga gjermanët, ashtu dhe francezët, ndërkohë që i binte kryq e tërthor kontinentit.

Më vonë, Mata Hari shkoi në Span-jë ku u takua me urdhëruesit e saj gjermanë dhe ra dakord të dërgojë një seri informacionesh për në Berlin. E kreu më së miri detyrën, ndonëse përdori një kod, të cilin gjermanët e dinin se tashmë francezët e kishin zbërthyer. Veprimet e saj u dukën si një përpjekje e qëllimshme për të mos shërbyer më për gjermanët, të cilët nuk mund të paguanin më shumat e mëdha që ajo kërkonte. Gjermanët e pushuan pas kësaj gafe të përllogari-tur, i paguan shumën e fundit dhe e urdhëruan të kthehet në Francë. Në Paris, Mata Hari u arrestua me në duar çekun që i kishin paguar gjermanët. Në fund të gjyqit dy-ditor, u dënua me vdekje për spiunazh dhe tardhti. Mata Hari u ekzekutua nga një skuadër pushkatimi më 15 tetor 1917.

agneS Smedley

agnes Smedley, një agjente e tre-fishtë që punoi për sovjetikët,

komunitët kinezë dhe nacionalistët indianë, ka qenë një prej spiuneve ferma më të spikatura të shekullit 20. Ndryshe nga shumë agjentë të kohës, që ishin goxha eruditë, Smedley nuk kishte arsim formal dhe vinte nga nëj familje e varfër. Në moshë të rri-tur, Smedley ëri përpjekje të kompen-sonte disi arsimin e saj minimal duke marrë pjesë në leksione dhe klasa në universitete sa më shpesh të mundej. Në çdo universitet, ajo futej gjithnjë në turma të sofistikuara dhe intele-ktualësh, dhe lidhjet që krijoi e drej-tuan ëpr të bërë një jetë prej spiuneje.

Në Universitetin e Nju Jorkut në 1912, Smedley u afrua me një grup studentësh nga India, që ishin agjita-torë në lëvizjen nacionaliste të vendit të trye. Shumë shpejt, hyri në Miqtë e Lirisë së Indisë, një organizatë sekrete që mbikëqyrej me kujdes nga qeveria amerikane. Ndonëse më vonë u largua

nga Nju Jorku, kauza e nacionalistëve indianë mbeti në zmrën e saj. Në vitin 1918, ndërkohë që ishte studente në Universitetin e Kalifornisë, ajo u ar-restua në shoqërinë e Salindranath Ghose, një nacionalist i njohur indian dhe u akuzua se mbështeste veprim-tari spiunazhi. Pak kohë pas dënimit, Smedley la SHBA për të shkuar në Berlin. Ajo u afru me fraksionin komu-nist të lëvizjs nacionaliste indiane në Gjermani dhe u martua me një lider nacionalist komunist indian, Viren-dranath. Gjatë martesës së tyre, Sm-edley udhëtonte shpesh mes Moskës dhe Berlinit duke përdorur emrat Znj. Petroikas dhe Alice Bird, me sa duket për të përcjellë informacionet mes autoriteteve sovjetike dhe Partisë Komuniste, të cilës i përkiste. Ndër-kohë që ndodhej në Berlin, ajo jepte mësim në Universitetin e Berlinit, krijo të parën klinikë lindjesh në qytet dhe botoi librin e saj të parë, Bija e Tokës. Po kështu, pati edhe një periudhë së-mundjeje mendore.

Në 1928, Smedley u alrgua për në Shangai përmes Moskës. Agjentët atje i kërkuan të mbante informacione në lidje me policinë e trinuar dhe drej-tuar nga britanikët në Shangai, si dhe të mbështeste kauzën e komunistëve atje. Smedley nisi një marrëdhënie profesionale dhe romantike me Rich-ard Sorge, një spiun i lindur në Rusi dhe që punonte për rusët në Shangai. Përmes kontakteve japonezë de gjer-manë që i ofroi Smedley, Sorge mblo-dhi informacione të detajuara mbi qëllimet dhe aftësitë ushtarake të japonezëve dhe gjermanëve. Përpara se Sorge të ekzekutohej për spiunazh në Tokio në vitin 1944, ai shkruajti se veprimtaria e spiunazhit u bë e mun-dur vetëm prej ndihmës së Smedley.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore,

Nga lexi KROcK

Në shekullin 5 p.e.s., Perandori romak Justiniani dërgoi murgj në Kinë për të vjedhur sekretet e industrisë së mëndafshit, duke fshehur vezë të krimbit të mëndafshit në bas-tunet e tyre. Në kohërat më të vonshme, spiunë profesionistë kanë rrezikuar jetën dhe

lirinë në kërkim të informacioneve tepër të rëndësishëm, zakonisht në emër të qeverive të tyre. Sidomos në shekullin 20, nivli gjithnjë e më i sofistikuar i teknikave dhe teknologjisë

së spiunazhit, bashkë me natyrën e spiunazhit modern (sidomos kur flitet për sekrete bërthamore), nisi të ofrojë disa prej aventurave më spektakolare të spiunazhit në histori.

Sot, po botojmë një rrëfim të 10 prej spiunëve mëtëfamshëm të shekullit që kaloi.

Spiunazhiaventurat më spektakolare

SomerSet maugham

agneS Smedley

moe Berg

alger hISS

elISaBeth Bentley

Ian FlemIng

Page 15: Metropol 16 shtator 2013

15• E hënë 16 shtator 2013

» Bota

Smedley jetoi herë pas here në SHBA dhe shërbeu si këshilltare e gjeneralit amerikan Joseph Stilwell, i cili ishte këshilltar ushtarak i Chiang Kai-Shek, lider i Kinës jokomuniste. Smedley përdori pozitën e saj për të rekoman-duar që Stilwell të dërgonte fshehtë-sisht një sasi të kufizuar furnizimesh ushtarakë për komunistët kinezë, në rast se këta do të mund të ndihmonin SHBA kundër një sulmi të mundshëm prej japonezëve. Stilwell miratoi kërkesën e Smdley. Në 1950, mes zyrtarëve amerikanë nisën të dëgjo-hen zëra për identitetin e Smedley si agjente sovjetike. FBI caktoi një ekip agjentësh për të vëzhguar veprimtar-inë e saj. E ndodhur nën trysni, Smed-ley u largua për në Angli. Ajo vdiq tre vjet më vonë në Angli. Hiri i saj u për-hap në një varrezë të revolucionarëve në kryeqytetn kinez.

moe Berg

moe Berg luajti në një total prej 15 ndeshjesh në Ligën e Parë të Be-

jsbollit në shba, me Chicago White Sox, Cleveland Indians, Boston Red Sox, dhe Washington Senators, e megjithatë shumë pak arritje i pati në fushë. Megjithëkëtë, në 1934, pesë vite pasi u largua nga bejsbolli, Berg u mor për t’iu bashkua ekipit të yjeve amerikanë të bejsbollit në një udhëtimnë Japoni. Shikt e ekipit dhe tifozët nisën të pyesin përse një lojtar me një niel kaq të dobët ishte përzgjedhur në ekipin e All-Star, bashkë me lojtarë të tillë të mëdhenj si Lou Gehrig de Babe Ruth. Përse ai u zgjodh nuk u bë kurrë e ditur, e megjithatë, në kohën që ekipi i All Star ishte në Tokio, Berg, që fliste japonisht u shkëput fshehtas dhe nisi të filmojë hapësirën qiellore të Tokios, portin e

Tokios, si dhe fabrikat e municioneve, që nga ndërtesat më të larta të qytetit.

I lindur më 2 Mars 1902 në Manha-tan, me prindër ruso-hebrenj, Rris Berg kish qenë gjithmonë një tip misterioz. Kur ishte 7 vjeç, nisi të luajë bejsboll në një ekip lagjeje me pseudonimin që e krijoi Runt Wolfe. Një student brilant që fliste shtatë gjuhë, Berg u dërgua të studiojë gjuhët mdoerne në Pricneton, ku vijoi të luajë bejsboll, shpesh duke zgjedhur të flasë vetëm latinisht apo sanskritisht. Pavarësisht arritjeve akademike dhe intelektu-ale, Berg zgjodhi të luajë bejsboll për shkak të dashurisë për këtë sport. Biografët thonë se e gjithë karriera si lojtar profesionist bejsbolli ka qenë thjeshtë për të mbuluar aktivitetin e tij si spiun në shërbim të SHBA.

Në 1942, Zyra e Shërbimeve Strat-egjike e SHBA, paraardhësja e CIA, rekrutoi Moe Berg. Ai do të punonte për pothuajse dhjetë vjet. Misioni i tij i parë ishte në fakt nëj rrugë për të tes-tuar gatishmërinë e liderëve politikë latino-amerikanë për të marrë krahun e SHBA në rast lufte. Me kthimin nga Amerika Latine, Berg u bë një spiun i ngarkuar për të zbuluar aftësitë bërthamore të Gjermanisë Naziste, dhe ai qe pjesë e një misioni të mund-shëm ëpr vrasjen e Werner Heisen-berg, drejtori i programit të bombës atomike në Gjermaninë naziste. Duke qenë se fliste rrjedhshëm gjermanisht dhe qe në gjendje të përthithte infor-macione të komplikuar shkencorë, ai u dërgua në Zyrih për të marrë pjesë në një leksion që Heisenberg jepte në lid-hje me bombën atomike për autorite-tet naziste. Berg vendosi se mundësia e nj bombe atomike nga nazistët qe e largët, dhe komploti i vrasjes u anulua.

Përpara se të vdiste në 1972, pa qenë asnjëherë i martuar, ai kish plani-

fikuar të shkruante autobiografinë e tij, e cila kish thënë se do të zbuonte të gjithë detajet për karrierën e tij në spiunazh. Sidoqoftë, libri nuk u shkrua kurrë dhe historia e plotë e veprim-tarisë së tij si spiun vdiq bashkë me të.

alger hiSS

ndonëse Alger Hiss, një zyrtar i De-partamentit të Shtetit të SHBA

u akuzua se spiunoi për Bashkimin Sovjetik dhe u burgos, ai nuk u dënua asnjëherë nën akuzën për spiunazh. Përgjatë të gjithë jetës së tij, Hiss mo-hoi çdo lloj përfshirje në spiunazh dhe shumë historianë kanë mbetur për vite të polarizuar në lidhje me çështjen e tij; disa besojnë se dokumenta të deklasi-fikuar vërtetojnë që ai ka spiunuar për sovjetikët, ndërsa të tjerë i shohin këto akuza si të pabaza. Në fundin e viteve ’30, Hiss ishte një zyrtar i rëndësishëm i Departamentit të Shtetit gjatë viteve të krijimit të OKB. Ai shërbeu si Sek-retar i Përgjithshëm në takimin e San Franciscos në 1945, në të cilin u krijua OKB. Por, në 1939, Whitaker Cham-bers, një ish anëtar i Partisë Komuniste të SHBA i tha Asistent Sekretarit të Shtetit, Adolf Berle, se Hiss ishte ko-munist. Berle, shefi direkt i Hiss, u tall me këtë akuzë. Shumë shpejt, informa-cione të ngjashëm erdhën nga shërbi-met francezë të zbulimit. Gjithashtu, Igor Gouzenko, një dezertor sovjetik ngriti akuzën se një zyrtar në Departa-mentin e Shtetit është spiun sovjetik, dhe FBI nisi në fshehtësi të hetojë Hiss si të dyshuar.

Hiss u largua nga Departamenti i Shtetit për t’u bërë, në 1947, presi-dent i Carnegie Endowment for Inter-national Peace. Brenda një viti pas lar-gimit të tij nga Departamenti i Shtetit,

Chambers, një redaktor në revistën “TIME”, i tha Komisionit të Kongresit për Veprimtaritë Joamerikane se Hiss kish qenë një komunist në vitet ’30 dhe i kish dhënë atij dokumenta të Departamentit të Shtetit, që më pas i ishin kaluar sovjetikëve. Zbulimi i Chambers pasoi dëshminë e Elisabeth Bentley, një agjente sovjetike, e cila i tha komisionit se kish kaluar doku-mente të marra nga në zyrtar i lartë, i paemër në Departamentin e Shtetit.

Duke mohuar akuzat, Hiss pa-diti Chambers për shpifje. Për t’iu ku-nërvënë akuzave të Hiss, Chambers ofroi memo të shkruara me dorë, si dhe përmbledhje me makin shkrimi të dokumenteve të Departamentit të Shtetit. Si provë u paraqit edhe një makinë shkrimi Woodstorck. Ekspertët dëshmuan se Hiss kish shkruar si përmbledhjet, ashtu edhe korrespond-encën personale me këtë makinë shkrimi. Hiss dhe ekspertë në anën e tij argumentuan se makina e shkrimit ishte përgatirur për të dhënë rezulta-tet e provave. Chambers ishte ruajtur, duke mos ofruar shumë copëza film-imesh 35 mm. Më në fundi, ekzistenca e këtrye provave mbërriti në veshët e Komisionit, i cili më pas nxiti kongres-menin Richard Nixon që të nxjerrë një thirrje për materialet. Nën këtë thirrje, Chambers drejtoi hetues të kongresit në një parcelë kungujsh në fermën e tij në Maryland. Të fshehura në një kungull ishin ato që më vonë u bënë të njohura me emrin “dokumentet e kungullit” – disa printime të doku-menteve të Departamentit të Shtetit nga vitet ’30. Dokumentet e kungul-lit u shfaqën kundër Hiss në gjykatë, aty ku ai u akuzua se kish gënjyer kur kish thënë se nuk kish kaluar doku-menta tek Chambers. Hiss u dënua me dy vite burg, ndonëse i mohoi akuzat gjatë të gjithë jetës. Në 1996, pak pas vdekjes së Hiss, u bënë publikë disa dokumente të Venonas. Një prej me-sazhevee, i datës 30 mars 1945 për-mend një amerikan me emrin e koduar Ales. Sipas mesazhit, Ales ishte agjent sovjetik që punonte në Departamen-tin e Shtetit, që shoqëroi Presidentin Ruzvelt në takimin e Jaltës në 1945 dhe më pas fluturoi për në Moskë, të dy këto gjëra që Hiss i kish bërë. Më tej, mesazhi tregon se Ales u takua me Andrei Vyshinsky, Komisari i Marrëd-hënieve me Jashtë, dhe u përgëzua për ndihmën që u kish dhënë sovjetikëve. Analistët në Agjencinë Kombëtare të Sigurisë kanë thënë se Ales mund të ketë qenë vetë Alger Hiss.

eliSaBeth Bentley

ashtu si shumë spiunë amerikanë, Elizabeth Bentley përshkruhej si

një tip tamam amerikane, e pashme dhe e arsimuar. E lindur në Conecti-cut dhe arsimuar në Vassar College në Columbia University, Bentley ud-hëtoi shumë herë për në Itali në vitet e shkollimit, për të mësuar gjuhën. Ndoshta për shkak të përballjes me fashizmin në Itali, Bentley u bashkua me Lidhjen Amerikane kundër Luftës dhe Fashizmit, një organizatë komu-niste ilegale në 1935. Pak kohë më vonë, ao hyri në Partinë Komuniste të SHBA. Në 1938, Bentley nisi të punojë si sekretare e Jacob Golos, një emigrant rus që ishte nënshtetas amerikan. Edhe ai një anëtar i Partisë Komuniste, Golos punonte për Shoqërinë për Ndih-më Teknike Rusisë Sovjetike, një front për spiunazhin industrial sovjetik. Ai qe njëkohësisht instruktur i Harry Gold, një prej spiunëve të Venonas.

Megjithatë, fillimisht Golos nuk e rekrutoi Bentleyn për spiunazh. Ishte një bashkëpunëtore, Juliet Poyntz që e kishte rekrutuar, kur Bentley pu-nonte njëkohësisht edhe në Librarinë Italiane të Informacionit. Për një vit,

Bentley e përdori pozicionin në librari për të grumbulluar dhe përcjellë infor-macione për veprimtarinë profashiste që kryhej në librari. Pasi mbaroi punë në librari, Bentley nisi të kryejë spiu-nazh të nivelit të ulët për Golo, dhe të dy u lidhën romantikisht. Me nxitjen e Golos, Bentley zuri një punë si sek-retare Richard Waldo, një biznesmen konservator, dhe spiunoi për kontaktet e tij, bashkëbisedmet, si dhe lëvizjet, duke ia ofruar në detaje Golosit. Ajo merrte informacione, si dhe doku-mente të qeverisë së SHBA, që më pas ua jepte agjentëve dhe korrierëve të tjerë, dhe argëtonte burra të ndryshëm me porosi të Golosit, me qëllim që t’i spiunonte. Më vonë, dekriptimet e Venonas tregonin se Bentley vepronte nën emrin Vajza e Mirë.

Në 1945, një vit pasi Golosi vdiq, Bentley hoqi dorë nga komunizmi dhe zbuloi të kaluarën e saj në spiunazhin sovjetik para FBI-së, dhe më pas për-para një gjykate federale. Ajo ofroi gjithashtu detaje të një rrjeti spiu-nazhi që përfshinte njerëz në New York City dhe në Washington. Anëtarët e rrjetit, sipas saj, ishin shumë zyrtarë të qeverisë. Më vonë, Bentley pub-likoi historinë e saj, duke dëshmuar në 1948 përpara një Nënkomisioni të Senatit. Dëshmia e saj krijoi një epokë të plotë dyshimesh sa i përket ko-munistëve në qeverinë e SHBA, disa të vlefshme e të tjera të pabaza. Në të vërtetë, vendi i saj në historinë e spiunazhit ka të bëjë më shumë me atë çfarë ofroi me dëshmitë e saj, se sa me çfarë ofroi si spiune. Në vitet e saj si ish-komuniste, Bentley botoi një autobiografi, Brenda Organizatës Ruse të Spiunazhit, ku rrëfen me de-taje përvojën e saj në spiunazh. Vdiq nga sëmundja e zemrës në 1963, në moshën 55-vjeçare.

ian Fleming

ian Fleming njihet më mirë si autori që krijoi protagonistin e famshëm të

spiunazhit, James Bond 007. Lindur në Oxfordshire, Angli në një familje të pasur e të njohur, Fleming u rrit me çdo avantazh të mundshëm. I ati ishte deputet (që vdiq gjatë Luftës I) dhe e ëma ishte një grua e njohur, që mes shumë miqve të saj numëronte dhe Winston Churchillin. Fleming, ashtu si vëllai i tij më i madh, dhe ashtu si babai dhe gjyshi përpara tij, ndoqi shkollën në prestigjozin Kolegjin Eton, por u largua para se të diplomohej. Ai ishte i vendosur të ndiqte fatin e tij, në vend që të ecte në gjurmët e familjes në Oksford. Ai u regjitrua dhe ndoqi për pak kohë Akademinë Ushtarake Send-hërst, por edhe aty u mërzit dhe kish probleme me përshtatjen me rregullat strikte ushtarake. Me shpresën që të zhvishej nga barra e emrit të familjes, Fleming u vendos në Austri dhe kreu atje punë të ndryshme. Më pas, u bë reporter për Reuters dhe u ngarkua të mbulonte një gjyq spiunazhi në Bashkimin Sovjetik, një histori kjo që zgjoi kureshtjen dhe nxiti interesin e tij për spiunazh. Në 1933, pas vetëm pak kohësh tek Reuters, ai e la edhe këtë punë dhe nisi një tjetër si bankier në Londër, me shpresën për të fituar pavarësi financiare.

Gjatë kohës që punoi për Reuters, Fleming kish patur kontakte të shum-ta me shërbimin e fshehtë britanik, të cilat i ruajti edhe në vitet që punoi si bankier. Në vitin 1939, ai krejt papri-tur u largua nga kjo punë dhe u kthye në Bashkimin Sovjetik për të mbuluar një lajm për “London Timer”. Sipas të gjithë gjasave, Fleming kish krye punë të vogla spiunazhi në vitet që punoi si bankier, por veprimtaria e tij pësoi një rritje kur ai u kthye në BS në vitin 1939. Puna në “London Times” ishte një maskim i një misioni të fshehtë të

mata harI

Page 16: Metropol 16 shtator 2013

16 E hënë 16 shtator 2013 •

« Bota

organizuar nga shërbimi britanik.Në maj të vitit 1939, Fleming hyri

zyrtarisht në Zyrën e Zbulimit të Mari-nës Britanike, ku shërbeu si asistent i Drejtorit, Admiralit Xhon Godfrej. Fleming vërtetoi se ishte njeriu i duhur për spiunazh, gjë që i lejoi atij të përdorë imagjinatën e ndezur për planifikimin e misioneve të rrezik-shëm dhe mirëpërgatitur, shumcia e të cilëve ishin të suksesshëm. Drejt fundit të Luftës së Dytë Botërore, Fleming, tani një Komandant në Zyrën e Zbulimit mori drejtimin e Njësisë 30 të Sulmit, një grup komandosh spe-cialë që dërgoheshin në misione po specialë të zbulimit. Njësia e Flem-ing kopjoi dhe rrëmbeu shumë doku-mente të vlefshëm të nazistëve dhe arriti të infiltrojë në njësitë gjermane të zbulimit. Për punën e kësaj njësia, Fleming u vlerësua jashtëzakonisht shumë. Pas luftës, Fleming u vendos në Xhamajkë dhe nisi karrierën e tij si shkrimtar. Librat e tij, ka thënë ai vetë, ishin saktësisht lloji i librave që do të donte të lexonte, plot me detaje, ak-sion dhe spiunazh. Fleming u martua dhe pati një fëmijë, por ai vdiq i ri nga zemra më 12 gusht 1964.

Kim FilBi

në vitet tridhjetë, Bashkimi Sovje-tik rekrutoi pothuajse 40 stu-

dentë të Universitetit të Kembrixhit si spiunë, në një kohë kur shumë in-telektualë britanikë dhe amerikanë po sfidonin politikën dhe ekonominë e perëndimit. Shumë studentë të zhgënjyer iu bashkuan Internacion-ales Komuniste, apo kominternit, një organizatë që e shiste veten si një mënyrë për të bashkuar komunistët e të gjithë botës, por që në fakt ishte një mekanizëm për të promovuar llo-jin sovjetik të komunizmit.

Ndonëse shumë prej të rekru-tuarve të Kembrixhit u angazhuan shumë dhe për vite të tërë pasi u larguan nga Kembrixhi, vetëm Harold Kim Filbi, Donald Meklin dhe Gaj Borg-es – e ashtuquajtura “Treshja e Kem-brixhit” – ia dolën mbanë të siguronin sekrete britanike dhe amerikane në nivelet më të lartë të qeverisjes. Ata siguruan informacione për përpjekjet e SHBA në antispiunazh, planet për prodhimin e bombës atomike, si dhe strategjitë ushtarake gjatë Luftës Ko-reane, të cilat ua kaluan sovjetikëve.

Nga historitë e Treshes së Kem-brixhit, ajo e Kim Filbit është më tron-ditësja, ndoshta sepse Filbi u rrit pro-fesionalisht më shumë se dy të tjerët, mbijetoi më gjatë pa u zbuluar dhe u duk se e kishte më seriozisht qëllimin e tij specifik të tradhëtisë ndaj vendit të tij, SHBA, sekreteve të tyre dhe op-eracioneve të tyre.

Filbi, që mori pseudonimin Kim, sipas një personazhi spiun në një his-tori të Kipling, ndoqi Universitetin e Kembrixhit nga 1929 deri në 1933, duke u diplomuar fillimisht në histori e më pas në ekonomi. Në Kembrixh, Filbi nsi miqësinë me Meklin dhe Borges, dhe të tre ndanin një interes të madh në Marksizmin. Pasi të tre u rekrutuan në spiunazh prej sovjetikëve, këta të fundit i orientuan që të zbulojnë gjithë sa munden për praktikat e kundërspiu-nazhit në SHBA dhe Britani.

Pas diplomimit, Filbi u martua me Eliz Fridman, një komuniste në vend-lindjen e saj, Vienë. Të sapomartuarit udhëtuan në Spanjë, ku Filbi nisi një punë si gazetar duke mbuluar Luftën Civile të Spanjës për London times. Atje, ai u paraqit si fashist, dhe në 1939 u detyrua të ndahet nga Lici, se mos zbulohej reputacioni i saj si komuniste. (më vonë, Filbi u divorcua nga Lici, mbeti i ve nga gruaja e dytë, u divorcua nga e tretë dhe u rimartua për herë të kartërt).

Në fund të luftës civile në Spanjë, Filbi nisi punë në departamentin e kundërzbulimit në Shërbimin e Fshe-htë Britanik, pikërisht “në zemrën e botës sekrete”, siç ka shkruajtur ai në kujtimet e tij. Shumë shpejt ai u ngjit në radhët e SIS, duke u bërë një prej agjentëve më të besuar dhe për pothuajse tetë vite shërbeu si spiun për sovbjetikët. Ndonëse dy herë gjatë kaerrierës së tij në Britani Filbi ishte shumë pranë zbulimit – në të dy rastet, deszertorë sovjetikë u thoshin britan-ikëve se një zyrtar i lartë në Shërbimin e Fshehtë Britanik kish qenë agjent i sovjetikëve që nga viti 1930 – ai arriti t’i shpëtojë zbulimit për më shumë se 30 vjet. Në vitin 1945, ai mori medaljen e Urdhërit të Perandorisë Britanike për punën e tij në zbulim gjatë luftës.

Në vitin 1949, Filbit iu ofrua nëj pozicion në Uashington si i dërguar i shërbimit të fshehtë britanik në CIA dhe FBI, një pozicion me ndjeshmëri të lartë në të cilin do të kish akses në informacione për shumicën e op-eracioneve të shërbimit të fshehtë amerikan. Edhe Burges e Meklin kish pozicione të lartë në SHBA, të dy në ambasadën britanike. Jo shumë kohë pasi Filbi u vendos në postin e ri, një thyerës kodesh në Uashington e in-formoi për rezultatet e punës së tij në deshifrimin e një koleksioni kabllosh, i ashtuquajturi operacioni Venona i deshifrimeve. Një prej tyre, mësoi Filbi, përmendte Homerin, një agjent sovjetik që punonte në ambasadën britanike në Uashington, nga viti 1944 deri në 1945.

Filbi e dinte se shoku i tij Meklin ishte Homeri. Ai informoi KGB-së se Meklin shumë shpejt mund të zbulo-hej. Ai lajëmroi gjithashtu Burges dhe Meklin dhe u bëri thirrje të dezertojnë. Më pas, në një lëvizje për vetëmbrojtje, Filbi i telefonoi SIS-it në Londër, duke u kujtuar zyrtarëve se dy dezertorë sovjetikë kishin përshkruar nëj spiun brenda Foreign Office që kish punuar për sovjetikët që nga viti 1930. Kjo gjë, mendoi ai, me siguri do të rriste dyshimet për Meklin dhe do të lar-gonte vëmendjen e tyre nga ai vetë, sidomos tani që zyrtarët e SIS dhe CIA kishin mësuar se Meklin ish arratisur.

Filbi gabohej. Ndonëse Burges dhe Meklin u arratisën në Bashkimin Sovje-tik në maj të 1951, Filbi u vu men-jëherë nën dyshim nga SIS dhe shërbi-mi i fshehtë amerikan. Por, çuditërisht, për dhjetë vitet e ardhshëm ai shman-gu hetimin e plotë, kreysisht për arsye se shumë zyrtarë, si në Foreign Office ashtu edhe në Parlamentin britanik, thjeshtë refuzonin të besonin provat kundër tij. Nëse provat do të kishin qenë të vërteta, arsyetonin ata, këto do të provonin një poshtërim shumë të madh si për qeverinë e SHBA, ashtu edhe atë britanike.

Më në fund, në 1962, mbi 30 vjet pasi ishte rekrutuar prej sovjetikëve, agjentët britanikë i vunë përballë Filbit prova të mjaftueshme për ta dënuar për spiunazh. Atij iu ofrua imunitet nëse do të bashkëpunonte dhe tregonte ato që dinte për rrjetin sovjetik të spiunazhit. Filbi ra dakord dhe lejoi zyrtarët e SIS të rregjistrojnë deklaratat e tij për tre ditë shumë të gjata, ndonëse asnjëherë nuk u nda-lua. Pas ditës së tretë, Filbi u arratis për në Rusi përmes një anije sovjetike të siguruar prej KGB. Filbi u bë nën-shtetas rus, u martua me një ruse 20 vjet më të re, dhe pas vdekjes së tij më 11 maj 1988, u varros me nder-imet e një gjenerali të KGB.

aldrich ameS

aldrich Ames, një zyrtar amerikan i CIA që në 1994 u arrestua nën

akuzat për spiunazh në favor të BS dhe më vonë Rusisë, është njeriu

që ka kryer infiltrimin më të kush-tueshëm për historinë e CIA. Zyrtarët tani dinë se Ames zbuloi më shumë se 100 operacione të fshehtë dhe tradhëtoi më shumë se 30 operativë që spiunonin për CIA dhe shërbime të tjerë perëndimorë.

Përpara shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik në 1991, Ames u ofroi sovje-tikëve informacione për 2 operacione shumë të sofistikuar të CIA-s në Rusi. Ai u dha atyre informacione të deta-juara për tunele ku ndodheshin pa-jisje dëgjimi me fibra optike që ishin të lidhura me impiantin hapësirnor të Moskës. Ai gjithasshtu u zbuloi rusëve karakteristikat e një pajisjeje të teknologjisë më të fundit që përdorej për të numëruar sa koka mbushje bërthamore mbanin raketat interkon-tinentale sovjetike.

Ames, që fliste rusisht dhe ishte kreu i Departamentit të Kundërzbu-limit për BS në CIA, nisi të spiunojë në 1985. Sekretet e parë që ai shiti ishin identitetet e dy agjentëve të dyfishtë të KGB që kishin punuar në Ambasadën Sovjetike në Uashington dhe ishin rekrutuar nga SHBA. Të dy ata, së bashku me dhjetë rusë të tjerë që Ames zbuloi u ekzekutuan.

Duke parë ekzekutimin e tyre, në 1986 hetues të CIA nisën të kërko-jnë për një spiun brenda agjencisë. Ames qëndroi jashtë radarit të tyre për shumë vite, ndërkohë që kërkimi nxorri zbuluar dy spiunë të tjerë brenda CIA, një agjent që kish dezertuar në 1985 si dhe një roje sigurie të marinës që ish dënuar në 1985 për spiunazh në Am-basadën e SHBA në Moskë.

Në periudhën 1986-1991 u zh-dukën edhe tre agjentë të tjerë të dyfishtë në Uashignton, dhe hetuesit konfirmuan se nuk mund të fajësohej asnjë prej të dyshuarve të tyre poten-cialë. Në 1991, CIA u këshillua për herë të parë me FBI-në për nonjë spiun të mundshëm brenda agjencisë, dhe FBI nisi mejëherë një hetim të jerë me emrin e koduar “Nightmover”. Emri i Aldrich Ame ishte në listën e 20 të dy-shuarve, por ai i kaloi dy teste poligrafi.

Në fund të 1991, në një përp-jekje për të ngushtuar listën e të dyshuarve, FBI sugjeroi që Ames të transferohej nga Departamenti i Kundërzbulimit në CIA. Ai u vendos në departamentin e kundërnarkotikëve, ndonëse arriti të vazhdojë veprim-tarinë e spiunazhit me po atë lehtësi si më parë. Megjithatë, këtë herë FBI po e vëzhgonte nga afër. Në 1992, ata siguruan lejen për të përgjuar telefonin e Ames, si dhe të instalonin në fshehtësi kamera dhe përgjues në të gjithë shtëpinë e tij si dhe brenda kompjuterit që përdorte.

Përmes përgjuesve në shtëpinë e tij, FBI mësoi se Ames kish gënjyer për një palë pushime personale në tetor 1992. Ndonëse kish thënë se do të ud-hëtonte drejt Kolumbisë për të vizituar familjen e të shoqes, përgjuesit zbulu-an se ai kish zhvilluar takime në Kara-kas, Venezuelë. Agjentë të FBI e kapën në kamera Ames gjatë një takimi me agjentë rusë në Karakas.

Duke dashur ta kapin Amesin në momentin e dhënies apo marrjes së materialeve për padronët e tij rusë, Fbi e shtyu arrestimin deri në 21 shkurt 1994, kur ndien se nuk mund të prisnin më gjatë. Ames u arres-tua një ditë përpara se të vizitonte Moskën, në një vizitë zyrtare të CIA për çështjen e antinarkotikëve. Nuk dihet nëse Ames do të ishte rikthyer nga ai udhëtim. Është e mundur që në Rusi të kishin të dhëna në lidhje me faktin që Ames mund të ishte zbuluar.

Kur u pyet në një intervistë për CNN në vitin 1998 në lidhje me motivet e spiunazhit të tij, Ames u përgjigj se ata ishin “personalë, ba-nalë dhe kishin të bënin në realitet me babëzinë dhe marrëzinë”. Sipas Ames,

motivi i tij kryesor për spiunazhin që kish kryer ishte të fitonte disa para më shumë, dhe ia doli në fakt të fitojë afro 2.7 milionë dollarë. Ames është duke vuajtur dënimin me burgim të përjetshëm pa të drejtë apelimi.

Xhon Pollard

Xhon Poollard, një analist civil i shërbimit të fshehtë në ushtri

dëshironte kaq shumë të bëhej spiun, saqë ai madje mendonte se ishte i tillë shumë përpara se të ndodhte kjo. Si student kolegji në Stenford ai mbur-rej se kishte kontakte me agjentë të shërbimit të fshehtë izraelit dhe se i ati ishte një agjent i CIA që punonte në Pragë. Të dy pretendime të rremë. Në aplikimet për vende pune ai fuste informacione të rremë për arsimin dhe përvojën dhe njëkohësisht i dërgonte vetvetes telegrame nën llagape që i sajonte po vetë. Çuditërisht, asnjë prej këtyre detajeve të çuditshëm që lidheshin me personalitetine tij nuk ishin të përfshirë në raportine kontrol-lit të tij në Marinë.

Pollard u bë analist në Marinë në vitin 1979. Fillimisht, pati nëj be-sim shumë të madh ndaj tij, gjë që u lëkudn disi kur ai pati disa kontakte të dyshimtë me një atashe nga amba-sada e Afrikës së Jugut.

Në 1984, ai u ngrit në pozitën e analistit në NIS (the Naval Criminal In-vestigation Service) dhe njëkohësisht u rikthye besimi kundrejt tij. U vendos në një njësi të re, Qendra e Alarmit Antiterrorizëm ku pati mundësi të shohë fotografi satelitore dhe raporte të CIA. Të paktën tre të njohur të Pol-lard kanë thënë se pak muaj pasi mori postin e ri, ai u postoi koleksione të pakërkuar informacionesh sekretë, pa pasur ndonjë arsye të dukshme.

Pak kohë pasi nisi të punojë në NIS, Pollard takoi një oficer të shërbimit të fshehtë izraelit në Nju Jork, me emrin Avi Sela. Sela kërkoi informacione të fshehtë prej Pollard dhe i tha se do të paguhej. Pak ditë më vonë, Sella dhe Pollard u takuan në Uashington. Pol-lard i ofroi informacione të detajuar mbi impiante kimikë irakenë. Për këtë transakasion të parë, Pollardi mori një diamant 10 mijë dollarësh si dhe një unazë safiri për të fejuarën e tij, An Anderson, si dhe u pagua me 10 mijë dollarë të thata. Sela ra dakord gjithashtu t’i paguajë 1500 dollarë në muaj për veprimtari spiunazhi sa kohë që do të vazhdonin.

Sipas vetë dëshmisë së tij, Pol-lard u kaloi izraelitëve më shumë se 800 dokumenta sekretë dhe mbi 1000 telegramë, ndoshta sasia më e madhe e materialeve që ka kaluar ndonjëherë përmes spiunazhit. Në një moment, kur bashkëshortja e re e Pollard po shpresonte të intervis-tohej në një kompani ndërkombëtare marrëdhëniesh publike me degë në Kinë, ai solli në shtëpi pesë studime të fshehtë mbi Kinën. Prezantimi i saj u vlerësua si brilant. Pollard u kap më 18 nëntor 1985 tek largohej nga zyra me 60 dokkumente top-secret në çantë. Supervizorët ishin bërë dy-shues nga konsumi i madh i materi-aleve prej tij. Sekretari i atëherëshëm i Mbrojtjes, Kaspar Vainberger do të thoshte: “E kam të vështirë ... të marr me mend ndonjë dëm më të madh që mund t’i bëhej sigurisë kombëtare”.

Pollard u shpall fajtor për spiunazh dhe u dënua me burgim të përjetshëm. E shoqja u dënua me pesë vite burg për posedim të paautorizuar doku-mentesh qeveritarë. Kur doli nga bur-gu, An Anderson u divorcua nga i sho-qi. Në 1993, Sekretari i Mbrojtjes, Les Aspin tha se Pollard ishte përpjekur 14 herë të zbulonte informacione të fshe-htë përmes letrave dërguar marrësve të ndryshëm, që nga qelia e tij.

KIm FIlBI

aldrIch ameS

Xhon Pollard

Page 17: Metropol 16 shtator 2013

17• E hënë 16 shtator 2013

» Bota

në fakt, marrëveshja në mes të ministrave të Jashtëm Sergei Lav-

rov dhe John Kerry duket e përvijuar qartë. Ata njoftuan të shtunën në një konferencë të përbashkët për shtyp në Gjenevë, që Siria duhet t’i dorëzojë brenda një jave OKB-së një listë të armëve të saj kimike. Inspektorët ndërkom-bëtarë duhet që të lejohen të hyjnë sa më shpejt të jetë e mundur në depotet e armëve dhe jo më vonë se mesi i nën-torit inspektorët e Organizatës për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW) do të përgatisin transportimin e armëve. Deri në mesin e 2014 armët kimike do të nxirren jashtë Sirisë për t’u shkatërruar.

Por në zbatimin e kësaj marrëveshjeje, Michael Br-zoska nga Instituti për Hulum-time të Paqes dhe të Sigurisë në Hamburg, sheh probleme. Ekspertit të armatimeve i vjen keq që dy ministrat e Jashtëm nuk kanë thënë asgjë në lidhje me një armëpushim. “Transporti i armëve kimike është shumë problematik”. Po pati një aksident me makinë p.sh., materialet e lehtë mund të derdhen. “Nëse transporti zhvillohet pastaj në kushte lufte, ky është shumë i rrezikshëm”. Eksperti për armë kimike Oliver Meier është në përgjithësi kundër transpor-timit të armëve kimike larg. “Në fakt duhet të ndërtohet një objekte qendror magazin-imi në vendin vetë. Transporti jashtë vendit është i lidhur me rreziqe të larta”, mendon bashkëpunëtori i Institutit për Shkencë dhe Politikë në Berlin.

Siria mendohet se ka rreth 1.000 tonë armësh të tilla, gjë për të cilën Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të bindura. Ekspert i sigurisë Brzoska beson se qeveria në Damask është në gjendje, siç kërkohet për të siguruar një listë të këtyre armëve brenda një jave. Të paktën në rast se fillimisht deklarohen vetëm armët kimike dhe jo - si zakon-isht - edhe një listë të gjatë e kimikateve me të cilat mund të prodhohen armë të tilla. “Por, çfarë nëse Siria thotë: ne kemi një depo që është marrë nga kryengritësit, dhe nuk e dimë se çfarë ka ndodhur me armë kimike atje?” Forcat opozitare të Ushtrisë së Lirë Siriane e refuzojnë nismën ruso-ameri-kane, ata nuk duan të negociojë me Asadin. Pyetja, pra, si do të funksionojë bashkëpunimi dhe si do të garantohet siguria e inspektorëve mbeten të hapura.

Sipas Michael Brzoska, problematike është edhe e marrëveshja që ka nënshkruar Siria me OKB-në në lidhje me konventën për armët kimike, sepse Baschar al-Assad e pranon bashkëpunimin sipas kësaj konvente në rast se SHBA është e gatshme të heqë dorë nga sulmet ushta-rake. Dhe meqë Presidenti i SHBA Barak Obama vazhdon të kërcënojë me sulm ushtarak kundër Sirisë - edhe jashtë rezolutes së OKB-së - mbetet të shihet nëse Asadi mund të

MarrëveshjaSa shumë pikëpyetje...

tërhiqet nga deklarata.Në fakt, OPCW duhej të

ishte përgjegjëse e vetme që të vepronte në emër të Kombeve të Bashkuara për t’u kujdesur për anëtarësimin e Sirisë në Konventën e Armëve Kimike. Por rasti i Sirisë është një “rast i veçantë faktik”, thotë Oliver Meier. “Në Siri armët kimike janë përdorur tashmë. Kjo është unike në këtë formë”. Prandaj tani duket se statutet aktuale shfuqizohen me rrugë politike pas anëtarësimit në Konventë. Tani ka nevojë për një rezolutë detyruese të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Ministri i Jashtëm rus Lavrov njoftoi të shtunën se ende duhet të qartësohen disa detaje. Michael Brzoska, mendon se të paktën hapi i parë është bërë, por tani ne duhet urgjentisht të ngulim këmbë. “Tani duhet të organizohet një konferencë paqeje sa më shpejt të jetë e mundur me të gjitha palët e luftës. Sepse vetëm me armët

kimike problemi nuk është zgjidhur”. Marrëveshja ameri-kano-ruse për të eleminuar programin e armëve kimike siriane u mbështet menjëherë nga fuqitë perëndimore.

Ministri i Jashtëm francez, Laurent Fabius, e cilësoi marrëveshjen si “një hap të rëndësishëm përpara”. Sekre-tari i Jashtëm britanik Willian Hague tha se duhet punuar pa vonesë për ta zbatuar propozimin. Zoti Fabius dhe zoti Hague do t’i diskutojnë hollësitë e planit me Sekreta-rin e Shtetit John Kerry nesër në Paris. Kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se falë marrëveshjes, ekziston përsëri mundësia për një zgjidhje poli-tike për atë që e cilësoi një sulm të tmerrshëm me armë kimike. Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Catherine Ashton shprehu mbështetje për planin dhe shtoi se një numër vendesh të BE-së kanë aftësitë për t’u angazhuar në çmontimin e

armëve dhe objekteve kimike në Siri. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së Ban Ki-Moon tha se pret të mësojë më shumë për planin dhe shprehu shpresën që do të ndihmojë për gjetjen e një zgjidhjeje politike që do të ndalte vuajtjet e tmerrshme të popullit sirian.

lëvizje e zgjuar“Një sukses taktik i diplo-

macisë ruse”, kështu e quan Margarete Klein iniciativën ruse për kontrollin ndërkom-bëtar të armëve kimike në Siri. Ekspertja për Rusinë e Fondacionit Shkenca dhe Politika në Berlin tërheq vë-mendjen në intervistë me DW, se me këtë hap, për Rusinë u shmang “skenari i situatës më të keqe të mundshme”. Një goditje ushtarake e SHBA do ta kishte dobësuar regjimin e Assadit në Damask. Moskën do ta kërcënonte humbja e partnerit më të rëndësishëm në Lindjen e Afërme. Kjo tani u shmang, të paktën në plan

afatshkurtër. Edhe publicisti i pavarur i Moskës dhe eksperti për çështjet ushtarake, Alex-ander Golz flet për një lëvizje të zgjuar shahu të Moskës. Ai kujton se propozimin për kon-troll ndërkombëtar të armëve kimike siriane nuk e përmendi për herë të parë as ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavrov, as Presidenti rus, Vladimir Putin, por senatori amerikan Richard Lugar, që vitin e kaluar. “Por Lavrovit dhe Putinit kjo iu kujtua në kohën e duhur, në vendin e duhur”, thekson Alexander Gol. Në mediet ruse dëgjon shumë lëvdata për Putinin. Në faqen e internetit të stacionit televiziv rus, NTV, shfaqet titulli: “Francezët i japin Putinit Çmimin Nobel të Paqes për Sirinë”. Një link nën këtë titull të çon te emisioni qendror i lajmeve, “Sevodnja” (“Sot”). Në një përmbledhje lajmesh atje ndër të tjera lexon: “Presidenti rus është heroi i këtyre ditëve. Në rrugët e Romës ngjiten pllakata me Putinin me fjalët: “Unë jam me Putinin”. Në Egjipt, dashuria për Putinin shprehet me fjalët “Goodbye Amerika”. Kurse në

Francë madje propozojnë që Putinit t’i jepet Çmimi Nobel i Paqes, me arsyetimin, që nëse ai e pengon me të vërtetë goditjen ushtarake, ai ka bërë për paqen patjetër shumë më tepër se mbajtësi i Çmimit No-bel të Paqes, Barack Obama”. Se kush janë këta francezë, kur dhe ku e kanë bërë këtë propozim, kjo nuk precizohet.

Vetë Putini e shfrytëzon momentin e përshtatshëm për t’i dhënë mësim SHBA. Në një artikull në gazetën “New York Times”, ai thekson: “Ka shkas për t’u shqetësuar se përzierja ushtarake në konfliktet e brendshme të shteteve të tjera është kthyer në praktikë të përditshme të SHBA. A është kjo në për-puthje me interesat afatgjatë të SHBA? Unë dyshoj për këtë. Miliona vetë kudo në botë e shohin gjithnjë e më shpesh Amerikën jo si një model demokratik, por si një vend, që mbështetet thjesht mbi dhunën e pafshehur, që koalicionet i krijon sipas motos “Ai që nuk është me ne, është kundër nesh””. Po a e hap ni-sma e Moskës rrugën e paqes? Ekspertët janë skeptikë. Margarete Klein e Fondacionit Shkenca dhe Politika beson se “qeveria siriane do të përpiqet që ta përdorë këtë propo-zim për të fituar kohë. “Tani vërtet që ekziston “një dritare mundësish” edhe për një rifillim të negociatave midis palëve të konfliktit në Siri. Por, pyet ekspertja, kush do të ulet në tryezën e bisedimeve? Opozita siriane e refuzon Assadin. Dhe propozimi rus presupozon një bashkëpunimn të bashkësisë ndërkombëtare si me regjimin e Assadit, ashtu edhe me opozitën. Se për ndryshe, siguria e inspek-torëve ndërkombëtarë në Siri nuk është e garantuar.

Siria mendohet se ka rreth 1.000 tonë armësh të tilla, gjë për të cilën Rusia dhe Shtetet e Bashkuara janë të bindura. Ekspert i sigurisë Brzoska beson

se qeveria në Damask është në gjendje, siç kërkohet për të siguruar një listë të këtyre armëve brenda një jave. Të paktën në rast se fillimisht deklarohen

vetëm armët kimike dhe jo - si zakonisht - edhe një listë të gjatë e kimikateve me të cilat mund të prodhohen armë të tilla

Page 18: Metropol 16 shtator 2013

18 E hënë 16 shtator 2013 •

« dossier

Nga albeRT KOTiNi

kemi disa të majtë në analet ideologjike sh-qiptare, si Llazar Fundo (Kreshniku), Sejful-la Malëshova (Guri), Tajar Zavalani (Zonie-

vi), Selim Shpuza (Tabaev apo Harbuti), Rexhep Çami (Filati), Sali Hoxha, Demir Godelli (Lodani), Mafuz Laze, Hasan Alimerko, Qamil Çela (Ulliri), Naun Prifti, Riza Cerova, Hysen Zavalani etj. Miqtë e shokët që u ndanë në të majtë e në të djathtë, si Fan Noli, Ali Këlcyra, Luigj Gurakuqi, Avni Rustemi, Halim Xhelo etj., të cilët në sho-qërinë “Bashkimi” apo në “Bashkomb”, shfaqën një luftë idesh, që shtriheshin edhe nga Europa. Lëvizja e qershorit 1924, apo “e kadifenjtë”, kri-joi iluzionet e një demokracie të dyshimit midis terë idealistëve të mësipërm.

Miqtë dhe shokët e këtij ideali të Reshat Këllëçit ishin në Stamboll, Vjenë, Paris, Moskë, që nga shkrimtarë, shkencëtarë e diplomatë të dëgjuar e deri te shoku i tij i konviktit, që u bë edhe kryeministër në Francë. Për këtë qëllim dëshmon jeta dhe veprimtaria e Reshat Këllëçit. Lufta për një Shqipëri të re ka qenë ëndërr e shekullit XX, por jo me themele të kobshme enveriste. Anglezët Julian Amery, Peter Kemb dhe Uilliam Tilman, shkruajnë: “En-ver Hoxha iu kthye kolegëve të tij dhe i mënjanoi pothuaj të gjithë ose duke i ekzekutuar, ose duke i vrarë bashkë me shumë shqiptarë të pa-fajshëm. Ai ndoqi shembullin e sho-kut të tij paranojak J. Stalin, të cilin gjithnjë e kishte admiruar.

Biografia e familjes KëlliçiMasharr Këlliç, babai i Reshitit,

lindi në Tiranë në vitin 1875, në një familje atdhetare, e etur për arsim e kulturë. Mbaroi studimet në Tiranë, pastaj në Stamboll, ku u diplomua fi-nancier dhe ka shërbyer si nëpunës i lartë në administratën perandorake turke, deri në Siri dhe në Liban. Në vitet 1915-1917 është kthyer me familjen në Shqipëri, ku u përfshi në lëvizjen atdhetare. Vëllai i tij, Myrte-zimi, përfundoi arsimin e lartë për teologji në Stamboll dhe u emërua kryemyfti i Tiranës dhe i Durrësit. Myrtezimi ishte nga figurat kryesore të lëvizjes atdhetare për pavarësinë e Shqipërisë dhe dha ndihmesën e tij në ngritjen e flamurit më 26 nën-tor 1912 në Tiranë. Ka qenë një nga nismëtarët e organizimit dhe delegat i Tiranës në Kongresin e Lushnjës në vitin 1920. Masharri në ndikimin e vëllait të tij Myrtezimit në vitet 1920-1923 ka qenë i zgjedhur dy herë deputet, duke përfaqësuar Tiranën dhe Durrësin dhe duke u rreshtur me deputetët për-parimtarë, si Fan Noli, Luigj Gurakuqi, Stavri Vin-jau, Agjah Libohova, Avni Rustemi, me tendenca demokratike në Shqipëri. Mbas atentatit që iu bë Zogut në janar të vitit 1924, u eliminua Avni Rustemi, që ishte mik i Masharrit, sepse ishte një nga shokët më të ngushtë të djalit të tij, Reshatit. Masharri nuk kishte pikëpamje të ma-jta për reformat e Fan Nolit dhe së bashku me

Partinë Popullore së bashku me Zija Toptanin, Ahmet Zogun, Seit Toptanin dhe në parlamen-tin e parë pluralist shqiptar është fiksuar në një foto historike. Njëkohësisht nga dokumentet e bisedave të zhvilluara në Këshillin Kombëtar Masharri në diskutimet e tij ka mbrojtur inte-resat e qytetarëve të Tiranës. Ahmet Zogu ka qenë vizitor në shtëpinë e Këlliçëve që në vitet 1920, dhe kjo është e dokumentuar në një letër dërguar prej tij Masharr Këllëçit më datën 10.07.1922. Masharri u bë përkrahës i Fan Nolit për hatër të të birit, Reshatit, sepse u bë anëtar i shoqërisë “Bashkimi” dhe njëkohësisht mik i Avni Rustemit. Mbas vitit 1924 shkoi në mërgim në Vjenë, pastaj në Rusi, po sipas propozimit të Fan Nolit, dhe kthehet në vitin 1935, mbas amnistisë së Zogut. Pikërisht në vitin 1935 u bë përkrahës i ideve antikomuniste. Antikomu-nist u bë edhe Masharri, kur kthehet nga emi-grimi i Italisë, sepse kuptoi se Zogu punonte për të mirën e Shqipërisë dhe për këtë pranoi të emërohej kryetar i Komitetit Mysliman Sh-qiptar. Prandaj si traditë Këllitët nuk kanë qenë

antizogistë, siç janë cilësuar në mjaft shkrime të mëparshme, më tepër sesa antikomunistë, por me bindje socialdemokrate të kohës.

Reshat Këlliç lindi në Tiranë më 1901 dhe u shpërngul në Turqi, ku babai i tij ishte emëruar nëpunës i lartë në administratën turke. Të tre fëmijët shkollën fillore e bënë në gjuhën turke në Stamboll. Reshati mbaroi liceun italo-arbëresh “San Demetrio Korona” pranë Kozencës, ku ka dhënë mësim edhe Jeronim de Rada, Zef Serembe etj. Këtu Reshati pati si shok në formimin e bindjeve të tij politiko-shoqërore Avni Rustemin, Tajar Zavalanim, Se-jfulla Malëshovën, Zoi Xoxen, Demir Godelin etj. Kjo miqësi u forcua kur u kthye në atdhe në krah të Fan No-lit, Avni Rustemit në shoqërinë at-dhetare “Bashkimi”, e cila themeloi gazetën “Bashkimi”, ku Reshati ishte drejtor, dhe së bashku me Sejfulla Maleshovën, Haki Stermillin, Selim Shpuzën, Llazar Fundon dha kon-tributin e tij me shkrime e artikuj me karakter politiko-atdhetar e kulturor.

Me rikthimin e Zogut pas përm-bysjes së Fan Nolit në dhjetor të vitit 1924, Reshati, si ish-pjesëtar aktiv i lëvizjes së qershorit, në vitin 1925 mori rrugën e mërgimit. Me porosi të Fan Nolit, që ishte edhe ai vetë në mërgim, u vendos në Moskë si simpa-tizant i ideve bolshevike, ku mbaroi studimet në shkollën e lartë politike ushtarake. Atje forcoi miqësinë në

veçanti me Sejfulla Malëshovën dhe Llazar Fun-don. Gjatë 8 vjetve të tij në mërgim ai përjetoi zinë e bukës, përndjekjen dhe zhdukjen e intele-ktualëve e të ushtarakëve të njohur rusë, mjer-imin dhe skamjen e atij populli të madh. I zhgën-jyer dhe duke përfituar nga një amnisti e bërë nga Zogu, në vitin 1903 kthehet në Shqipëri. Reshati në vitin1935 përcaktohet nga bindjet e tij socialdemokrate dhe së bashku me mikun e tij të ngushtë Petro Marko themeloi revistën mujo-

re “ABC”, ku ndërmjet artikujve politiko-kulturorë kritikonte administratën shtetërore në fuqi dhe për pasojë mbas tre numrash revista u ndalua të botohej. Gjatë mbretërimit të Zogut ka qenë i përndjekur dhe i survejuar në të gjitha qytetet, si në Durrës, Lushnjë e Tiranë. Luftën Antifash-iste Nacionalçlirimtare e priti si një ëndërr të viteve ’20 për një Shqipëri demokratike që mund të bëhej realitet. Këtu erdhi edhe zhgënjimi më i madh. Në Shqipëri ai pa se u vendos një diktat-urë e ashpër staliniste, të cilën e kishte provuar vetë në Bashkimin Sovjetik. Ishin po ato forma dhe metoda, përndjekje dhe survejime, fillimisht ndaj intelektualëve, shtresës së mesme dhe të pasur, që u konsideruan kundërshtarë politikë dhe pastaj ndaj terë intelektualëve që ishin rreshtuar në krahë të lëvizjes nacionalçlirimtare. Reshati përjetoi vrasjet, internimet, burgimet e miqve të tij të idealeve dhe u trondit shumë sidomos nga denigrimi dhe internimi i mikut të tij 50-vjeçar Sejfulla Malëshova, me të cilin nuk u nda deri në ditët e fundit të jetës.

Reshati ndiqte me hidhërim përsëritjen të njëjtit skenar që kishte parë në Bashkimin Sovje-tik dhe provoi të njëjtat forma dhe metoda ndaj tij. Punoi në administratën shtetërore si nëpunës, mësues i gjuhës ruse dhe në fund si përkthyes, redaktor dhe korrektor në shtëpinë botuese “Naim Frashëri”. Këto kujtime, që nga rinia e deri te Lufta Antifashiste, i shkroi në librin e tij me tit-ull “Me djemtë e bashkimit”, i cili pas një censurimi të fortë u botua në vitin 1964. Ka lënë dy romane si dorëshkrim me titull “Ishja e Cen Seferit” dhe “Luan Golemi”, në të cilin ishte bashkautor me Zoi Xoxen. Të dyja këto dorëshkrime janë sek-uestruar, ndërsa libri “Me djemtë e bashkimit” në vitin 1974 u hoq nga qarkullimi nga të gjitha bib-liotekat. Ka mbi 9 artikuj të botuar në disa gazeta që nga viti 1929 deri në vitin 1933, që reflekto-jnë edhe idetë e kohës së Reshatit.

Zamir Këlliç, i biri i Reshatit, e ka përjet-uar babain e tij deri në moshën 18-vjeçare. Muzikolog pranë TOB-it, autor i 5 librave të kësaj fushe në gjininë monohistori muzikore. Aktualisht tregon: “Babai na ka porositur që të shkollohemi, të mbyllnim gojën, të donim at-dheun dhe të ndihmonim kurajozët. Kishte mer-ak të madh që të mos flisnim kundër pushtetit, sepse do ta pësonim “si puna ime, që më është mohuar gjithçka”. Ka qenë mik i ngushtë i Sej-fulla Malëshovës, i cili tri ditë para vdekjes së babait i ka ndenjur te koka. Kishin një jetë të tërë bashkë, që në “San Demetrio Korona”, te nipi i De Radës, pastaj në Leningrad, Moskë etj. Sejfullai vdekjen e babait e ndjeu si humbje shumë të madhe, por vdiq nga një sëmundje e pashërueshme - kancer në ezofag. Sejfullai edhe kur ishte i internuar, sa herë vinte në Ti-

përplaSjeT gjaTë dikTaTurëS

Reshat Këlliçi, si u sulmua nga komunistët

miku i Avni Rustemit dhe Sejfulla Malëshovës

Agjah Libohovën krijuan Partinë Radikale dhe u bënë pjesë në fushatën zgjedhore në dhje-tor 1924. Me kthimin e Zogut tërhiqet nga jeta politike dhe punon në firmën aksionere “Stam-ples”, që merrej me tregtinë e duhan-cigareve. Zogu e burgosi për një kohë të shkurtër për kryengritjen e Fierit të vitit 1936. Pas pushtimit nga Italia Masharri nuk pranoi të punonte në ad-ministratën shtetërore, por u punësua në postin e drejtorit ekzekutiv të Komunitetit Mysliman, post të cilin e mbajti deri sa vdiq në vitin 1942. Masharri kujtohet edhe për detyrat që zbatoi në shërbim të Kongresit të Manastirit më 1908 dhe ato të Elbasanit më 1909. Njëkohësisht ka bërë një punë përparimtare kundër mentalitetit të mbajtjes së grave në pikëpamje otomane, duke dhënë shembullin i pari me vajzën e tij, Alien, për heqjen e perçeve të zeza dhe si mësuese. Njëkohësisht edhe Mytesimi, i vëllai, ka qenë një delegat i shquar për Tiranën në Kongresin e Lushnjës, duke u zgjedhur edhe anëtar i Sen-atit. Mbahet mirë mend në popull se, kur u zg-jodh qeveria nga Kongresi i Lushnjës dhe erdhi

në Tiranë, si kryeqytet, për herë të parë ministri i Brendshëm Ahmet Zogu, duke njohur shpirtin reformator të myftiut, kërkoi ndihmën e tij për lëvizjen e varrezave që ishin rrotull xhamive në mes të qytetit. Dhe varrezat lëvizën mbas Bashkisë dhe te xhamia Karapicëve.

Deri vonë në Tiranë kanë thënë se myftiu ka dalë lugat, sepse ka lëvizur varrezat. Masharri është zgjedhur deputet i Tiranës në prefekturën e Durrësit dhe në zgjedhjet e 21 prillit 1921 në

Page 19: Metropol 16 shtator 2013

19• E hënë 16 shtator 2013

»dossier

ranë, ishte në shtëpinë tonë. Babain e thirrën “organet kompetente”, por nuk i pyeti për të mos e pranuar Sejfullain në shtëpi. Babai dhe Sejfullai pëlqenin nga vendet e Lindjes poli-tikën e Titos, drejtimin që i dha Hrushovi dhe me pikëpamjet tashmë socialdemokrate donin që Shqipëria të hapej, të ecte në atë drejtim me shtetet e tjera. Babai kishte një kulturë të gjerë, njihte ekonominë politike të Moskës, kishte mbaruar kolegjin francez në Stamboll, përveç gjermanishtes dhe anglishtes, dinte turqisht, arabisht, frëngjisht etj. U martua me vajzën e nënkryetarit të gjykatës së Diktimit në kohën e Zogut, Dervish Sulës, nga Liboho-va, e cila kishte mbaruar për mësuesi kolegjin amerikan afër Malit të Robit (Gazdar). Për këtë martesë Reshiti nuk u pa me sy të mirë nga regjimi komunist. Iu desh shumë nënës aime, Bedihasë, për të justifikuar “biografinë e keqe” me punë dhe ka qenë e kudondodhur në luftën kundër analfabetizmit. Lindi 3 djem: Adrianin, sot një otorinolog punëtor; Zamirin dhe Masar Këllëçin, agronom në mbrojtjen e bimëve.

Disa episode të jetuara që më kanë ngelur në mendje edhe aktualisht janë të shumta, po i veçoj: Një ditë të viteve ‘50, kur Sejfullai ishte titullar i lartë i partisë dhe i shtetit, prindërit e mi e kishin ftuar për drekë te vila e tij. Mbas drekës, duke ferruar nga një mollë, Reshiti mori vesh se në dhomën tjetër Sejfullain e priste Enver Hoxha. I thotë Sejfulait: “Të nxitojmë, se të pret Enveri.! Sejfullai: !Le të presë, se është një takim që nuk e kishim lënë.” Ndërsa një ditë tjetër Reshati me Sejfullain po luanin shah, ndërkohë erdhi ushtari me telefon në dorë dhe i tha se është urgjent nga komandanti. Sejfullai përsëri: “Të presë komandanti në telefon” dhe vazh-donte shahun në telefon. Reshati i shtangur i thotë: “Shko, të pret Enver Hoxha!” – “Vazhdo lëvizjen”, - i thotë Sejfullai, ndërsa ushtari priste me receptor në dorë. Sejfullai vazhdonte lojën me kokëfortësi, ndërsa në telefon u dëgjua zëri i Enverit: “Mos do gjë t’i sjellim makinën Sejfullait që të ngrihet nga tavolina e shahut?!”

Sejfullai nuk ishte frikacak, por dinjitoz e me personalitet, që mjerë Shqipëria nuk e pati në vend të Enverit. Në Fier, kur ishte Sejfullai i in-ternuar, po kalonte me biçikletë në rrugë, kur te këmbët e tij ndaloi një “Benz”. Aty ishte Enver Hoxha. Shoqëruesi i hapi derën dhe i thërret Sejfullait që të ndalonte pak. Sejfullai u shtang pak, sepse e mori me mend që brenda në “Benz” ishte Enver Hoxha. Përshëndet. Enveri: “E mo Sejfulla, si je?” – Sejfullai ngre kokën lart dhe me duart në biçikletë e krenar i thotë: “Shumë mirë jam, si është puna?” Enveri i thotë: “Sejfulla, je penduar për atë që ke bërë?” Sejfullai: “Sikur të kisha edhe dy jetë e më shumë, nuk do të kisha

vepruar ndryshe. Nuk kam asnjë pishmanllëk nga ju.” Enveri me një megalomani tipike i thotë: “Ik, or ik, i tillë ke qenë dhe i tillë do vdesësh.” Dhe vërtet shokët e Fierit, të cilët në ditët e fun-dit ishin afër Sejfullait, panë se ai pësoi një fund tragjik sa edhe enigmatik. Enveri nuk e vrau Se-jfullaun, sepse donte ta linçonte, shkatërronte dhe ashtu bëri, në fakt. E veçova Sejfullain për babain si një nga miqtë më të ngushtë dhe të pandarë në bisedat që bëheshin për terë shtëpi-në tonë. Fëmijët e Reshatit kanë qenë të lirë në shtëpi dhe në praninë e këtyre bisedave që bëheshin në sytë tanë, sepse ishin mësuar me historinë e tij: “Çfarë dëgjohet në shtëpi, asgjë në rrugë”, sepse kishte frikën e sigurimit.

Nga prilli i vitit 2008 vajta në SHBA për të takuar dy djemtë e mi, njëri inxhinier, tjetri stu-dent i vitit të fundit. Sapo dalim nga dogana, i them djalit të madh që të ndalë makinën. Unë ulem, puth tokën dhe kreva amanetin e babait… Djali, i habitur, por edhe i trembur, më thotë: “Babi, mos të marrin për fundamentalist!” Edhe djalit i kisha venë emrin e Reshatit, në kujtim të tim eti. I them: “Bir, unë këtë tokë po e puth në emër të babait, për idealet e tyre, sepse me këtë ëndërr lirie na kanë ushqyer që të vegjël për 50-vjeç. Kur vajta në shtëpinë e djalit, pashë një ambient të sajuar me foto, suvenire nga Shqipëria, të cilat gjatë dhjetë vjetve në SHBA i kishte mbledhur si në të gjitha bot-imet që flisnin për Shqipërinë, por pa harruar asnjëherë Sejfulla Malëshovën. Në fakt, asgjë s’na lidhte me komunizmin, e jo më me bolshe-vizmin sovjetik. Kryesori që e pat “infektuar” babain për mua ka qenë Fan Noli, dhe kur iku me nxitjen e tij në vitin 1924, mbas dështimit të revolucionit, u kthye mbas 10 vjetësh, në vitin 1934, me një barrë zhgënjimesh, të cilat i përjetoi vetë në BS. Reshati nuk ishte më bol-shevik në vitin 1935, por armik i tij. Njëkohë-sisht zhgënjimi tjetër më i madh për të ka qenë enverizmi, aq sa në vitin 1953 na hoqën edhe triskën e frontit. Atëherë babai ngulmoi: “Mos u merrni asnjëherë me politikë!” Një ditë kam takuar Liri Belishovën (ish-anëtare e Byrosë Politike, si forumi i klasës punëtore shqiptare), e cila, kur mori vesh se isha i biri i Reshatit. më tha: “Kam pasur dy përplasje me Reshatin. Një herë pas vdekjes së Stalinit, mblodha të gjithë pedagogët e gjuhës ruse dhe u fola për rëndës-inë e kësaj gjuhe, si e Leninit-Stalinit. pra, që të quhej pas shqipes si gjuhë e parë zyrtare. Bëra pyetjen e zakonshme: ‘Ka njeri për të thënë diçka?’ Ngrihet Reshati me shkumës në dorë te dërrasa e zezë dhe thotë: ‘Rëndësinë, vlerat e kësaj gjuhe i di më mirë se ju të gjithë. Gjuha shqipe, me burim pellazgo-ilire, nuk ka asnjë përputhje me ato sllave, ruse. Populli ynë

rusishten nuk do ta asimilojë dot dhe përdorimi me dhunë nuk e mëson dot, por do të isha që në shkollat e larta të futen gjuhët e mesme e të larta, anglisht e frëngjisht, sepse janë gjuhë latine me origjinë të lashtë, ashtu si gjuha jonë.’ Atëherë, - thotë Liria, e pashë nga koka te këmbët Reshatin dhe për mua që atë moment ishte armik. Pa hezitim raportova në Komitetin Qendror të PPSH-së. Nuk e di se çfarë ndodhi. Ndërsa përplasja tjetër ndodhi në plenumin e vi-tit 1956, kur unë (Liria) isha sekretare e Komitetit Qendror për artin, kulturën dhe mora pjesë si e deleguar duke referuar futjen e poetikës në art dhe kulturë. Dhe si gjithmonë, pas diskutimit py-eta nëse kishte për të diskutuar. Ngrihet nga salla Rreshati… ‘Obobo, ky do të më prishë mbledhjen!’ - thashë me vete. Reshati flet: ‘Futja e politikës në art e kulturë është njëlloj sikur në një sallë koncerti të bëhet një simfoni e Bethovenit dhe njëri nga spektatorët të shtjerë me armë.’”

Liria më thotë: “Atëherë shtanga, mbledhjen e quajta të mbyllur dhe serish raportova lart. Zamir, - m’u kthye Liria, - kush e ka mbrojtur Reshat Këllëçin në atë kohë?” I them: “Z. Haxhi Kroi, te Enver Hoxha. Me Haxhi Kroin kishim lidhje të vjetra, si nip i Avni Rustemit. E dinte mirë që në duart e Reshatit Avniu u plagos për vdekje dhe e ndoqi vrasësin Reshati me gurë nga mbrapa. Mirëpo vrasësi i drejtohet babit: “Ik, or çun i Masharr Këllëçit, se të fus një koqe plumbi!… pikërisht për ketë qëllim babai librin e tij, “Djemtë e bashkimit”, ia ka dedikuar Avni Rustemit. Për Reshatin kishin vajtur mjaft letra anonime, por Haxhi Kroi ia bënte të qartë En-verit se këto nuk qëndronin, Reshati është njeri i ndershëm dhe nuk merret me politikë. E ka ndi-hmuar aq shumë Reshatin, sepse Haxhiu nuk bënte as për fëmijët e vet, duke i thënë Enverit se ‘Reshati është i sëmurë, por ty dhe partinë të do. Në ketë kohë doli porosia e Enver Hoxhës qe “të tilla letra mos më sillni në tavolinë”; dhe kjo vendosi edhe faljen duke u ndërprerë “informa-cionet” (alias mutacionet) e sigurimit për të.

diçka mbi zhgënjimet e reshatitDitën e varrimit të Avni Rustemit Reshati e

mbajti një fjalim, ndërsa nxënësja, Bediha Sulo, (gruaja e tij e ardhshme), mbante një kurorë. Për koencidencë nëna ka qenë në kolegjin amerikan (në Malin e Robit), në një klasë me hallën time, Nevrez Sakiqin, së cilës i vrau burrin sistemi i Enver Hoxhës. Nevrezja qante edhe në gjumë dhe kur nëna e pyeti si shoqe të ngushtë ‘pse ky shqetësim kaq i madh?, ajo i thotë: “Qaj për një vëlla, që ka 10 vjet që nuk e dimë se çfarë bën në Rusi, është gjallë apo vdekur.” Jeta e solli që Reshati të bëhej burri i saj, por pa e zgjatur, kjo ka lidhje me këtë fakt:

Kur ishte nëna mësuese para viteve ‘40 në shkollën e mesme “Lidhja e Prizrenit”, papritur futen për inspektim titullarët e Ministrisë së Ar-simit të Zogut për kontroll. Në mur ishin vendo-sur fotografitë e Skënderbeut, Luigj Gurakuqit, Bajram Currit, Ismail Qemalit dhe në qendër nëna mbretëreshë. Inspektori i arsimit pyeti nxënë-sin e fundit të klasës për nënën mbretëreshë dhe nxënësi heshti, por heshtën dhe të gjithë të tjerët, nuk e njihnin. Atëherë i drejtohet Be-dihasë: “Ç’ështe kjo propagandë, kur nuk njohin edhe nënën mbretëreshë? Nëna i përgjigjet: “Z. ministër, pse nuk u drejtoni gishtin portreteve të tjera, se për nënën mbretëreshë do të kenë kohë ta mësojnë?” Atëherë titullari i thotë: “Elbete, moj zonjë, je fejuar me bolshevikun Reshat Këlliçi.” Nëna i thotë: “Jo me bolshevikun, por me njeriun e sërës. Sepse, në fakt, i gjithë farefisi ynë nuk kishte asnjë lidhje me bolshevikun, si Qazim Mul-leti, Rexhep Jella, Omer Fortuzi, Fehmi Beshiri etj., që ishin prefektë, kryetarë të bashkive etj. (shiko skenën teatrale te Q. Mulletit).

Reshiti ishte largpamës, njohës i mirë i vendit të sovjetëve dhe në vitet 1943-1945 shkonte nëpër shtëpi dhe te farefisi dhe miqtë e tij dhe u thoshte: “Ikni, ikni, largohuni, sepse sistemi që po vjen është i tmerrshëm! Do të fillojnë triskat, do të marrin shtëpitë e të kamurve, do të përfun-doni në bodrum dhe diploma nuk do të pijë ujë, por do t’ju bëjë dëm.” Reshati këtë frikë e kishte, sepse e kishte provuar vendin e sovjetëve, që po riciklohesh në Shqipëri. Bëhet pyetja: si mbijetoi ky njeri? Sot themi: njeri i ndershëm dhe i zoti.

Në një bisedë me profesorin Zija Shkodra pas një loje bilardoje me të, mua (Zamirin) sa mori vesh që isha i biri i Reshatit, më thotë: “Zamir, besoj se je djalë i pjekur, shyqyr që Reshati vdiq para vitit 1970, se të tillë gojë që ka pasur më e vogla do të ishte burgosja.” Mua më erdhi keq

dhe po e mbroja Reshatin. “Lëre ketë muhabet, – më tha Zijai, - mos e nga, se Enver Hoxha me partinë e tij pas viteve ’70 është egërsuar, aq sa nuk kanë falur askënd. Mbas vdekjes së Re-shatit, me propozim të PPSH-së, e quajtën të mbyllur si kapitull jetën e tij, të harruar, duke u sjellë me familjen tonë më mirë sesa kur ishte gjallë Reshati. Ferit Këlliç, me pikëpamje të ma-jta, kur ishte gjallë Reshati dhe na vizitonte Se-jfullai, kishte marrë porosi që t’i mbushte mend-jen Reshitit, xhajës, që të largonte Sejfullain nga shtëpia. Reshati i thotë: “Të mos ishe nipi im, se të dua fort, edhe pse ke ardhur të me nxish faqen, u thuaj atyre që të kanë dërguar se po të kenë gjë me Sejfullain, t’ia thonë atij. Në qoftë se sjelljet e mia nuk u duken të përshtatshme, atëherë pushka top t’u bëhet.”

Shtëpia jonë ishte te rruga “Reshit Çollaku”, vila 104, që nuk binte në sy, edhe pse 3 kate midis rrugicave të Tiranës. Kur ra plani i pallatit, na vendosën prapa Bankës Kombëtare, ku hyrjet dhe daljet e Sejfullait binin në sy. Filluan rapor-timet. Mirëpo tashmë fëmijët e Reshatit ishin rritur dhe ndjenin këtë ftohtësi të komshinjve. Babai na tha: “Atij që nuk i pëlqen kjo mënyrë je-tese, derën e keni të hapur.” Përpara viteve ’65 ishin zgjedhjet për deputetë. Nëna kaloi përpara që të bënte kujdes se mos bënte ndonjë veprim të nxituar Reshati. Para komisionit Reshati pyeti: “Ju lutem, ku është dhoma e fshehtë?” Komisioni heshti, ndërsa kryetari tha: “Nuk ka nevojë, por ja, voto këtu!” Reshati i thotë: “Një dhomë e er-rët duhet, si një dritë e thjeshtë e demokracisë.” Familjarët u bënë dyllë të verdhë dhe vetëm kur morën rezultatet e votimeve 100% u qetësuan nga frika, se qoftë dhe një votë kundër të ishte në atë lagje do të cilësohej Reshati. Reshati ka pasur miq e shokë të shquar intelektualë. Franc Mendels, ish-kryeministër për një vit i Francës, ka qenë në një dhomë konvikti me babain dhe kur Reshati i kërkoi një vend pune në Francë, atëherë kryeministri iu përgjigj: “Ka nevojë atdheu për ty!”

Babai ka pasur një aktivitet mjaft të gjerë, me “Bashkimin”, Fan Nolin, Fundon, Zavalanin, Shpuzën etj, Nolin babai e vlerësonte si njeri të madh euridit, por si politikan të keq, zero. Fan Noli i ka kërkuar Enver Hoxhës një kusht për kthimin në Shqipëri: rehabilitimin e Sejfulla Malëshovës. Këtë e ka shprehur edhe Nasi Vodica kur ishte në krye të kishës ortodokse. Reshti Nolin e ka kritikuar si një idealist që nuk kishte menduar se do të vinte një ditë mënyra enveriste. As për Koço Tashkon, për qëndrimin e tij mbas lufte, aq sa i tha Reshatit ‘se nuk të njoh’. Atëherë Resha-ti i tha: “Kur të shpëtova jetën nga kryengritja e Riza Cerovës, më njihje!” Ka mjaft fakte që shprehin respektin për Llazar Fundon dhe Zava-lanin, që lidhen me hipokrizinë e bolshevizmit, fatkeqësinë e marrjes së pushtetit nga njerëz të sëmurë nën doktrinën fiktive nga njerëz pa bindje të arsyeshme dhe kundër të gjithë asaj plejade njerëzish të formuar në qytete më të përgatitura europane, por që me një të rënë të sëpatës staliniste që të gjithë u përfshinë në një vorbull stilistike (parimi i dylberit).

Janë 10 vjet të Reshatit që studioi dhe pu-noi në BS, deri më 1933, ndërsa kthehet në Sh-qipëri, periudhë e cila u percaktua nga Reshati si një parathënie e viteve 1945-1955. Në BS u likuiduan me grupin e Tukaçevskit edhe koloneli Hysen Zavalani, deri në atë kohë pedagog usht-arak në Saratovë, sepse me urdhrin e Stalinit ishin të pabesuar të gjithë oficerët e kohës së carit si dhe ata që kishin studiuar në Perëndim. Hysen Zavalani kishte mbaruar shkollën e lartë ushtarake në Francë. Sali Hoxha, Naum Prifti etj. pësuan të njëjtin fat, por këto nuk u përmendën asnjëherë nga Enveri për hatër të Stalinit. U likuiduan anëtaret e delegatët e KOMINTERNI-t, si dhe grupet e para komuniste shqiptare të Moskës e Leningradit në mënyrë periodike, valë-valë, për motive të stisura. Ja pse me jetën e Re-shatit dhe veprimtarisë së tij argumentohet për këtë brez precipitimi i një sërë idealistësh nga njëra anë, por edhe të një grupi intelektualësh shqiptarë, që u dehën nga bolshevizmi.

Sikundër shumë subjekte anonime të realitetit shqiptar, edhe komunistët, idealistët, apo liberalët vendas, nuk patën mundësinë të shohin ndriçimin e ideve të tyre, as të veçanta e as të jashtëzakonshme, por thjesht të kultu-ruara, si një sinonim i folklorit popullor. Dhe kjo ndodhi për shkak të instalimit të një sistemit të caktuar marrëdhëniesh, që edhe sot e kësaj dite dokumentohet si në Rusi, kur është e vështirë të dallosh një veprim policor, pa ndihmën dhe kundërpërgjigjen e mafies vendase.

Page 20: Metropol 16 shtator 2013

20 E hënë 16 shtator 2013 •

« Librari

TITULLI: Arratisje nga LindjaOrientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja

Botim i tretë i ripunuarAUTORI: Enis Sulstarova

GJINIA: studime sociologji, histori

“Arratisje nga Lindja” është një lexim i domosdoshëm për të gjithë ata që janë të interesuar për politikën, historinë dhe kulturën shqiptare. Libri dokumenton sistematikisht dhe tregon për formimin dhe qëndrueshmërinë e orientalizmit shqiptar, prej shfaqjes së tij në nacion-alizmin e shek. XIX deri në debatet e sotme mbi identitetin kombëtar”.

Dr. Besnik Pula, Departamenti i Sociologjisë, Princeton University

“Kontribut serioz shkencor në fushën e studimeve shqiptare dhe të identitetit dhe si i tillë është një tekst i rëndë-sishëm për t’u lexuar nga ata që janë të interesuar në identitetet, kulturën, politikën dhe shoqërinë shqiptare. Një punim akademik i standardeve të larta”.

Dr. Blendi Kajsiu, politolog e publicist

“Libri që lëvron në tokën e djerrë”.Abdi Baleta, publicist,

politikan e diplomat

“Libri Arratisje nga Lindja me origji-nalitetin tematik dhe metodologji ka hapur një perspektivë shumë intere-sante në studimet kulturore dhe politike tek ne. Ai e meriton të quhet një ngjarje shumë e rëndësishme kulturore”.

Blerim Latifi, Departamenti i Filozofisë, Universiteti i Prishtinës

Trilli psikologjik në PENËN e VEIZITPËR AUTORIN:

Leonard Veizi u lind më 29 gusht 1968 në Tiranë. Ka punuar si gazetar në mediet e shkruara dhe elektronike që nga viti 1991. Romani, “Orgji në fam-ullinë e frat Ludovikut” është botimi i tij i tetë, i cili vjen pas vëllimeve:

1 – “Grahma e shpirtit të mjegullt” (novela 1997)

2 – “Ngrehina e përhumbjes” (tregime 1998)

3 – “Treni i fundit i metrosë” (tregime 2005)

4 – “I dënuar me vdekjen” (tregime 2006)

5 – “Surpriza e natës së fundit” (roman 2008)

6 – “Rrëfimi” (roman 2009)

7 – “I çmenduri i pavijonit 3” (roman 2012)

TITULLI: Orgji në famullinë e at LudovikutAUTORI: Leonard Veizi

REDAKTOR: Loredan Bubani

PËR ROMANIN:

Një roman ku ndërthuret trilleri me psikologjinë, jeta moderne dhe pro-vincialiteti, engjëjt dhe djajtë. “Orgji në fam-ullinë e at Ludovikut”

është një vepër komplete, krejtësisht e shtrirë në plan universal. Si dhe më parë, letërsia e Veizit del nga kufijtë e kombëtares, duke synuar hapësira dhe mundësi të reja.

Frat Ludoviku është në një dilemë të madhe. Ajo çka e mundon shumë është informacioni që ka skeduar në trurin e tij gjatë peri-udhës që ai shërben në famullinë e një qyteti të vogël e të largët. I duhet të mbajë mbi supe mëkatet e tij dhe të shumë të tjerëve. Sipari i romanit hapet me një skenë krimi. Në prapaskenë rivalizojnë një oficer krimesh i policisë dhe një tjetër oficer i shërbimit të fshehtë. Kush mbledh më shumë informacion për të mbërritur tek shkaqet e vërteta të krimit. I vetmi që ka kyçin e sekretit është prifti i famullisë. Punonjësit e shtetit kërkojnë të dinë gjithçka ndodh në qytet. Frat Ludoviku nuk ka nevojë të kërkojë, gjatë ritualit të rrëfimit të mëkateve nga besimtarët ai mëson gjithçka bëhej përreth tij, krimet monstruoze dhe prapaskenat e shëmtuara të jetës njerëzore. Në këtë mënyrë Leonard Veizi vjen përsëri në letrat shqipe me një letërsi triller ku personazhet zbërthehen në

prifti katolik, por mbi të gjitha është një pasqyrë e krizave të ndryshme që ndeshen në jetën e komunitetit.

mënyre psiko-analitike. Romani “Orgji në famullinë e frat Ludovikut” sjell jo vetëm dramën dhe dilemat e një

JETA E PISË, historia e besimit

dhe magjisë së fjalësTITULLI: Jeta e PisëAUTOR: Yann MartelPËRKTHEU: Agim Doksani

Pishinë Molitor Pateli është indian, gjashtëmbëdhjetëvjeçar, i joshur nga tërë fetë, dhe mban emrin e një pishine. Emër jo i thjeshtë për t’u mbajtur, që e ka bërë objekt talljesh therëse dhe lojërash fjalësh. Deri ditën që për të gjithë vendos të jetë thjesht dhe vetëm Pi. Gjatë udhëtimit për në Kanada, bashkë me familjen dhe kaf-shët e kopshtit zoologjik që e drejton i ati, anija tregtare mbytet. Pi përfundon në një sandall shpëtimi, në mes të Oqeanit Paqësor, fill i vetëm në shoqërinë e katër kaf-shëve. S’kalojnë shumë ditë dhe nga zebra e plagosur, orangutangu i Borneos dhe hiena histerike mbeten vetëm kockat e rreshkura nga dielli. I asgjësoi Riçard Parkeri, tigri i Bengalit, me të cilin Pi detyrohet të ndajë ato pak metra vend. Kundër çdo logjike, djaloshi vendos ta zbusë. Sfida e tyre është mbijetesa, duke i bërë ballë etjes, urisë, peshkaqenëve, tërbimit të detit dhe kripës që i bren lëkurën. Udhëtimi i tyre është i jashtëzakonshëm, i tmerrshëm e plot frymëzim, ironik dhe i dhunshëm, që na çon shumë më larg nga ç’mund të rrokë përfytyrimi. Dhe zbulojmë, që po ajo histori mund të ngjasojë me një mijë të tjera. Histori, që ringjall besimin te magjia dhe fuqia e fjalëve.

Orientalizmi shqiptar nga Naimi te Kadareja

Dr. Enis Sulstarova është pedagog në Departamentin e Sociologjisë të Universitetit të Tiranës. Ai është autori edhe i këtyre libave: Ligjërimi na-cionalist në Shqipëri: Rilindja Kombëtare, Komunizmi, paskomunizmi (2003), Në pasqyrën e Oksidentit: Studime dhe artikuj, (2010) dhe Jam Evropë! Intelektualët dhe ideja e Evropës në vitet 1918-1939 dhe 1989-2006 (2012).

Page 21: Metropol 16 shtator 2013

21• E hënë 16 shtator 2013

»Librari

“Kam njohur Xherikon,pata dhe unë Palestinën time,muret e çmendinësishin muret e Xherikosdhe një poç ujë i qelburna shuguroi të gjithëve.”

“Toka e Premtuar” (“La Terra Santa”) është një përmbledhje poezish të

shkruara nga Alda Merini, botuar nga “Scheiwiller” më 1984.

Përmbledh 40 poezi. Zgjed-hja e tyre u realizua nga Maria Corti, ndërmjet qin-dra poezive të shkruara me dorë dhe daktilograf, një pjesë e të cilave ende

e pabotuar, që gjenden në Fondin e Dorëshkrimeve të Autorëve Bashkë-kohorë, Universiteti i Pavias. Nga ky moment, prodhimi letrar i Merinit shquhet për një bollëk tekstesh të shkruara, disa prej të cilave lindnin si nevoja terapeutike; jo të gjitha kanë vlera letrare, por janë ruajtur nga miqtë skrupulozë të Merinit, si p.sh., Giacinto Spagnoletti, Nicola Crocetti, Vanni Scheiwiller, Maria Corti, Giovanni Raboni. Historia e publikimit të kësaj përmbledhjeje dëshmohet nga kuratorja Corti, e cila disa herë përmend “indiferencën e pashpjegueshme në përgjithësi” të shtëpive botuese italiane lidhur me botimin e poezive të zgjedhura të “La Terra Santa”, aq sa ky fakt e kishte bërë të vështirë rikthimin e Merinit në panoramën e letërsisë italiane.

“La Terra Santa” ribotohet nga “Scheiwiller” me 1996 (bashkë me përmbledhjet “Të destinuar për të vdekur”, 1990, “Satirat e Ripes”, 1983, “Rimat e gurta”, gjithnjë më 1983 dhe “Gjethe të bardha”, 1987), në një vëllim të ri me titullin “La Terra Santa”. Me këtë përmbledhje Merini ka fituar çmimin e Librex-Guggenhe-im “Eugenio Montale” më 1993 për poezinë. Natyra e poezisë së Mer-init, duke iu referuar informazionit të Giacinto Spagnoletti-t, përfshirë në “La letteratura italiana del nostro secolo”, është “se e tërheq poezinë në funksionin e vet “arkeologjik”, dhe me këtë ai do të pohojë se, në gjithë krijimtarinë e vet autorja duket se e shikon botën “brenda 11-rrokeshit”. Pra, vargu kryesor i lirikës italiane, 11-rrokëshi, është metri i zgjedhur nga Merini, ndaj të cilit prirej që kur bënte provat e para poetike; një varg i sigurt, një “rrugë e sigurt”, siç shkruan Benedetta Centovalli në një shënim tek “Vëllimi i këngëve”, për të rrëfyer jetën e saj njerëzore. Për shkak të kësaj zgjedhjeje të veçantë metrike, bashkë me tipare të tjera të natyrës stilistike, p.sh., përdorimi i vargut “melopea” [varg muzikal, me ritëm të ngadaltë, shën. përkth.], apo për-

TITULLI: Gëzuar Ditëlindjen, fabula në 6 gjuhëGJINIA: FabulaAUTORI: Ferit Lamaj

Në këtë vëllimth janë paraqitur fabula të ndryshme në gjuhët angleze, italiane, greke, franceze dhe spanjolle, krahas gjuhës shqipe.

52 hapa drejt suksesit dhe parasëTITULLI: Një vit drejt pasurimit, 52 hapa për të arritur shpërblimet e jetës

ORIGJINALI: A year of growing richGJINIA: Udhërrëfyes praktik

AUTORI: Napoleon HillSHQIPËROI: David Hudhri

Zgjohu dhe tako anën tënde pozitive. Përse disa kanë sukses dhe të tjerë dështojnë. Disiplinoje veten për të arritur sukses. Rrit fëmijë të suksesshëm e të lumtur. Merr punën që do. Lëri të tjerët të të ndihmojnë të arrish sukses. Përdor magnetizmin tënd personal. Mposhte frikën për të arritur synimin tënd. Merr ngritje në detyrë. Jeto jetën tënde. Këto janë disa prej 52 parimeve të arta drejt suksesit, me të cilat ju prezanton Na-poleon Hill në këtë libër. Një nga autorët më të shitur në botë dhe burim suksesi për miliona njerëz, Hill i ilustron mesazhet e tij tejet praktike me shembuj realë të njerëzve, që janë bërë të pasur, të famshëm dhe kanë gjetur lumturinë duke përdorur burimet e fuqisë personale, të cilat ai i pasqyron shumë qartë. E organizuar në mësime të përjavshme, që të mund të përfitoni nga këshillat e Napoleon Hill – it gjatë gjithë vitit, kjo vepër motivuese dhe filozofike, ju ofron njohuri të reja dhe frymëzim të pashtershëm për ta plotësuar jetën tuaj. Duhen vetëm disa minu-ta çdo javë për të korrur një jetë të tërë me shpër-blime. Pasuria, pushteti, shën-deti, lumturia dhe përmbushja e tyre varen nga një person: vetja jote. Tashmë, Na-poleon Hill, autor bestseller dhe njeri i mençur e milioner i përjet-shëm, të ofron mjetin e parë dhe të vetëm që të duhet për t’u bërë ai që ti dëshiron, të bësh atë që do dhe të kesh atë që do. Në këtë vepër të tij frymëzuese dhe që të jep mundë-si, do të gjesh një mesazh për çdo javë që do të të mundësojë ta shohësh veten dhe botën përreth teje në një mënyrë krejtësisht të re. Do të mësosh të kuptosh të gjitha pikat e forta brenda teje dhe të dallosh edhe pasurinë e madhe të mundësive që ke në duart e tua teksa fikson këto fjalë. Lëri ligjëratat javore të Napoleon Hill – it të të ndihmojnë që të korrësh shpërblime, që mund të të jenë dukur përtej ëndrrave të tua, por që tashmë janë kaq të thjeshta në zotërimin tënd. Mbi autorin Napoleon Hill lindi në varfëri më 1883 dhe arriti sukses të madh si avokat dhe gazetar. Ai ishte këshilltar i Franklin Roosevelt – it dhe njeri i besuar i Andrew Carnegie. Vitet e fundit, Fondacioni Na-poleon Hill ka botuar shkrimet e tij duke i sjellë një publik gjigant ndërkombëtar për libra të tillë: “Think and Grow Rich” (Mendo dhe pasurohu) dhe “Think and Grow Rich Action Pack” (Plani i veprimit i mendo dhe pasurohu) dhe “Succeed and Grow Rich through persua-sion” (Kij sukses dhe pasurohu përmes bindjes).

AldA Merini “La Terra Santa”, 1984

dorimi i një leximi “të figurshëm” të personazheve që përshkojnë endjen narrative, të gjitha flasin për ndikime të stilit mesjetar dhe të “stili i ri” [kuj-tojmë Danten, shën.përkth.] në veprat e Merinit, gjë e lidhin me ndikimin e “mjeshtrit” Manganelli mbi “vajzuken milaneze”. Megjithë këtë, në këtë përmbledhje poetike, Alda Merini tr-egon se ka ditur të shfrytëzojë edhe metra të tjerë përvec 11-metërshit, ndër të cilët 5-rrokëshin, 7-rrokëshin dhe 9-rrokëshin, masa që respekto-jnë gjithsesi ligjet klasike të lirikës italiane, refuzojnë çfarëdo lloj daljeje nga norma, dhe që e përfshijnë atë në vazhdën e asaj tradite [poetike], e cila, që nga D’Annunzio e deri tek Pascoli, ka zgjedhur të bëjë një lirikë në të cilën “vargu lihet të përshkohet nga proza”.

Tema mbizotëruese e përmbled-hjes është çmendina, të cilën Alda Merini e përpunon metaforikisht te “Tokë e Premtuar” nga fjalori biblik. Kështu, në gjithë përmbledhjen kjo temë nuk është e pranishme, por e ndërthurur dhe, siç thekson Alda Me-rini, La Terra Santa “flet në mënyrë obsesive për të njëjtën temë, e rrëfen atë, pa u ankuar. Mund të duket, por nuk është poezi patologjike”. Duke përmbledhur gjykimet kritike, mjaft bujare lidhur me këtë përmbledhje

poetike, e cilësuar nga Maria Corti si “krijimtaria më e mirë poetike e Alda Merinit”, kupton se tipari i përher-shëm i lirikave të saj është harmonia si “vlerë paralogjike”, ka shkruar Gi-acinto Spagnoletti, gjithnjë e spikatur për muzikalitetin e vargjeve, në sajë të “shpërthimeve fonike dhe verbale”: duhet kujtuar se Merini në lirikat e saj përdor shpesh një gjuhë muzikore të fituar nga studimi i pianos. Në përm-bledhjen poetike “La Terra Santa” pe-riudha e izolimit të shkrimtares [në çmendinë] metaforizon në mënyrë krijuese një ngjarje historiko-religji-oze të përjetuar nga populli hebre gjatë eksodit drejt Tokës së Shenjtë dhe për të cilin rrëfehet në librat e parë të ‘Testamentit të Vjetër’. Duke e parë konkretisht si një mbivendosje të Tokës së Premtuar dhe çmendinës, pra, udhëtimit të përshkruar nga “pop-ulli i përzgjedhur” prej Zotit nga Egji-pti drejt Palestinës, në recencionin e përfshirë në këtë vëllim, Remo Pag-nanelli flet për librin “La Terra Santa” si për një “projekt logjik dhe të struk-turuar të llojit koheziv të poemës. Çmendina e Alda Merini skicohet nga shkrimtarja si një ferr dhe prandaj, tek “La Terra Santa, vendi shugurohet si Xheriko”, shkruan Manganelli, sepse “edhe ferri është i shenjtë”.

Përktheu: Natasha Lushaj

Page 22: Metropol 16 shtator 2013

22 E hënë 16 shtator 2013 •

« speciale

William Finnegan

the new yorker

(vijon nga numri i kaluar)

gjeografi kriminalePërbërja e karteleve meksikane

është e ndryshme. Organizata e Sinaloas, që vepron në bregun e Paqësorit dhe që drejton shumë vep-rimtari përtej kufirit, është karteli më i madh dhe i qëndrueshëm. Është gjithmonë në përpjekje për të zgje-ruar territorin dhe duket se rritja e dhunës në Ciudad Juarez kohët e fundit është pasojë e kësaj tentative. Bregu lindor i vendit është mbretëri e kartelit të Gjirit, edhe ky me një histori të madhe pas krahëve. Dy grupe po kaq të fuqishëm, me baza në Tijuana dhe Juarez dominojnë rajonet e ver-iut, nyje thelbësore për trafikun mes Meksikës dhe SHBA. Më pas është grupi Beltran Leyva, që ka një terri-tor të gjerë, por të fragmentuar. Kreu i vjetër i grupit, Arturo Beltran Leyva është vrarë nga ushtarakët në dhje-tor 2009 dhe tashmë grupe të tjerë të armatosur po përpiqen të shtien në dorë disa prej zonave të tij të in-teresit. Duket se familja është gati të marrë kontrollin e Acapulcos.

Los Zetas janë një rast më vete. E kanë nisur si truproja: komando të forcave speciale të stërvitur në SHBA, që në vitet nëntëdhjetë dezertuan të joshur nga premtimet e Osiel Cardenas Guillen, në atë kohë kreu i kartelit të Gjirit. Los Zetas e transferuan në trafi-kun e drogës përvojën e tyre ushta-rake, duke fituar famë si organizatë brutalisht e dhunshme dhe efiçente.

Në fillim fushatat e tyre të re-krutimit ishin publike: reklama në au-tostrada, me shumë numra celularësh për të thirrur, i joshnin ushtarët që “të dezertonin kundrejt një page të mirë, ushqimi dhe asistence mjekësore për familjet”. Kush afrohej, merrte një pagë të pamendueshme në ushtri. Më pas, grupi u rrit, duke u bërë diçka më shumë se krahu i armatosur i kartelit të gjirit. Filloi të bashkëpunojë me grupe të tjerë, si stërvitës apo mer-cenarë freelance. Sot është një or-ganizatë kriminale e rëndësishme, në luftë me aleatët e vjetër, mes të cilëve Familja dhe Karteli i Gjirit. Siç ka shkruar Cynthia Rodriguez në bestsellerin e saj “Contacto en Italia”, punojnë në bashkëpunim të ngushtë edhe me “ndraghettan kalabreze”.

Në fund të epokës së Partisë Rev-olucionare Institucionale, kriminaliteti në Michoacan dominohej nga një grup i mesëm i njohur si El Milenio, aleat me kartelin e Sinaloas dhe shumë aktiv në sektorin e metamfetaminës. Karteli i Gjirit pushtoi Michoacanin me krahun e vet të armatosur, Los Zetas, në 2001. Sipas disave, ata të Gjirit kishin ardhur me kërkesë të disa disi-dentëve vendas të dalë nga Milenio, mes të cilëve El Chayo, që donin të rrëzonin krerët e dikurshëm. Sipas të

tjerëve, ka qenë një nismë e kartelit të gjirit, i interesuar për një zgjerim në perëndim, favorizuar nga të larguarit prej El Milenio. Në çdo rast, El Milenio u mposht nga zetas që për llogari të kartelit të Gjirit morën Michoacanin me brutalitetin e tyre.

ngjitja e el chapoFamilja ka origjinë të përzier.

Bërthama formohej nga grupi që i përk-iste dikur El Milenio-s, që ishte stërvitur nga Los Zetas dhe që më vonë ishte re-beluar. Shumë pjesëtarë vendas - bujq dhe punëtorë në Tierra Caliente - nuk e duronin dot regjimin shtypës të Zetas dhe rritjen e madhe të përdoruesve të konsumatorëve të kristalit. Në 2006, familja doli nga hija duke shpallur luftë dhe në 2008 kishte dëbuar Los Ze-tas nga një pjesë e madhe e zonave strategjike të shtetit. Në fletëvolantet e veta grupi sulmonte madje edhe el Chapo Guzman dhe kartelin e Sinaloas, që reaguan duke kërcënuar se do të as-gjësonin të rinjtë e Familjes.

Në realitet grupet kryesorë krimi-nalë duhej të ndanin qytetin port të Lazaro Cardenas, një shesh shumë i çmuar për t’i përkitur një grupi të vetëm. Familja kishte sasi të mëdha droge për të transferuar në SHBA dhe duhej të negocionte të drejtat e kalimit përmes territoreve të gru-peve të veriut. Fryma evangjeliste e Familjes, ideja e saj e çuditshme e mëshirës si dhe prirja për dhunë rezultuan një kombinim fitues edhe përtej kufijve të Michoacan. Në maj të 2009, ministri i Drejtësisë e qua-jti Familjen kartelin meksikan më të rrezikshëm, për brutalitetin, aftësinë për të korruptuar autoritetet dhe për rolin gjithnjë e më të rëndësishëm në prodhimin e drogave sintetike. Spas Ramon Pequeno Garcia, kreu i antidrogës në po-licinë federale, sot Familja ka kontakte për prodhimin dhe shpërndarjen e meta-mfetaminës në Kinë, Indi, Bullgari dhe në Vendet e Ulët.

Përpara se të mbërrija në Zitacuaro kisha folur me La-zaro Cardenas Batel, guver-nator i Michoacan nga 2002 deri në 2008, periudha me rritjen më të shpejtë për Familjen. Doja të kuptoja se si krimi i organizuar kish arritur të vinte në kontroll territorin. “Në të gjithë qen-drat e vogla të Michoacan përsëritej e njëjta skenë, - më tha Batel. - Më thër-riste kryebashkiaku dhe më thoshte se dhjetë furgonë me njerëz të arma-tosur kishin ardhur në bashki. Policia nuk mund të bënte asgjë sepse ishte në pakicë. Por kriminelët ishin treguar shumë të respektueshëm. I kishin thënë kryebashkiakut: Ne duam të pu-nojmë këtu. Nuk do ketë probleme. As-një krim, asnjë i dehur në rrugë, asgjë, asgjë. Më pas kishin marrë kontrollin e qytetit dhe kishin imponuar rregullat e

tyre. Nëse një djalë rrihte të ëmën, e ndëshkonin dhe më pas e hidhnin në sheshin qendror që ta shihnin të gjithë. Nëse e bënte prapë, e vrisnin. Ishte një strategji për të fituar simpatinë e njerëzve dhe funksionoi.” Në përgjithë-si, Familja paguan kryebashkiakët që të qëndrojnë në shërbim të saj. Është ligji i plata o plombo, argjend ose plumb. Ose merr paratë, ose do të të vrasim ty dhe familjen tënde.

Megjithatë, është një kuadër jo i plotë, sepse përshkruan realitetin e qyteteve të vegjël. Në Zitacuaro, një komunë me 140 mijë banorë, veç kryebashkiakut hyjnë në lojë edhe aktorë të tjerë. Ka policë të trembur dhe banda të jashtëligjshmish që vi-jnë vërdallë me fuoristrada. Por mbi të gjitha ka një numër sipërmarrësish, bankierësh, të pasurish të rinj e të vjetër, të gjithë për t’u shtrydhur, por secili në mënyrë të ndryshme.

Përpara mbërritjes së Familjes, zh-vatja përmes huave ishte e përhapur. Familja premtoi ta eliminojë. Dhe ia doli. Gjëja e parë që duhej bërë ishte të bindeshin njerëzit e duhur në Zi-tacuaro që familja e kishte seriozisht. Orihuela ishin një familje me ndikim, shumë aktive në politikë dhe me sen-sin e biznesit. Juan Antonio Ixtláhuac Orihuela, një i ri brilant me fytyrë fëmijërore, i njohur si Tonio, u zgjodh kryebashkiak i Zitacuaros në moshën

27 vjeç. Njëri prej xhaxhallarëve të tij, thuhet, i kish dhënë punë Noe Ayala Garcias, një djalë shumë i varfër. Gar-cia ishte inteligjent dhe ambicioz. Por ishte edhe i përfshirë në veprimtari të paligjshme. Familja i preu kokën dhe ia la, bashkë me atë të një tjetër dja-loshi, përpara derës së autosallonit të xhaxhait të Tonios. Mesazhi për Ori-huelat ishte shumë i qartë.

Para të lehtaPër zhvatjet kundërshtarët më të

mirë ishin të pasurit e rinj vendas. Njerëzit i quanin los fresas, luleshtry-dhet. Ishin të mjaftueshëm në numër për të krijuar një klasë të re, la fresada: makina të bukura, veshje marke dhe shtëpi luksoze. Ishin edhe të kollajtë për t’u rrëmbyer, dhe zakonisht babal-larët dhe vëllezërit paguanin mirë për t’i riparë të gjallë. Një studim i kohëve të fundit ka treguar se në Meksikë 96% e rrëmbimeve nuk denoncohen. Për njerëzit atje është një punë që duhet kryer më mirë privatisht, duke ndjekur udhëzimet e rrëmbyesve. Policia mund të jetë në anën e tyre.

Të gjithë ata me të cilët fola në Zi-tacuaro njihnin dikë që ishte rrëmbyer. Intervistova dy mësues në shkolla të ndryshme. Të dy kishin pasur familjarë të rrëmbyer. Në Zitacuaro funksionon kështu: pasi paguhet shuma, viktima lëshohet pak a shumë i paprekur. “Por përpara se të të lënë të ikësh, zakon-isht të kërkojnë një tjetër emër, më tre-goi një prej dy mësuesve. “Një i njohur i pasur që mund të rrëmbehet”.

A mund të merren masa? “Duhet të shmangësh rutinën e përditshme”, - më tha. Nuk arrija të imagjinoja se si mundej një mësues të shmangte ruti-nën. “Duhet të ndërrosh rrugë, - këm-bënguli. - Ata të vëzhgojnë.”

Në fund arrita të gjej dikë në Zitac-uaro që ishte rrëmbyer dhe që ishte gati të më tregonte historinë e tij. Do

ta quaj Enrique Delacruz. Një njeri i sjellshëm, në të tridhjetat, punon në bashki si konsulent mjedisi. Ishte rrëmbyer në një restorant në periferi të qytetit. “Po drekoja me tre kolegë, - më tregoi. - Hynë brenda katër burra, me pistoleta në duar. Nuk bënin asnjë përpjekje për t’i fshehur. Njëri më erdhi pranë dhe më ngjiti pistoletën në shpinë. Na urdhëruan t’i ndjekim pas. Jashtë ishin tre furgonë që na prisnin. Na çuan në një zonë të izoluar dhe kapoja i tyre, që e thërrisnin La-

grimita, nisi të ulërijë e të më qëllojë.”“Lagrimita” do të thotë “lot i vogël”.

E kish kapur me Delacruz për shkak të një copë toke pranë basenit hid-rik të Zitacuaros. Një ndërtues i kish kërkuar ndihmë Familjes për të sigu-ruar tokën dhe për të ndërtuar. Pro-jekti dukej i parealizueshëm për shkak se ishte tokë ku nuk mund të ndërto-hej, por njerëzve të Familjes pak u in-teresonte mendimi teknik i Delacruz. Donin vetëm që të pushonte së dhëni të drejtë ankimeve të bujqve të vegjël

të zonës që protestonin për shkatër-rimin e pemëve dhe të korrave.

Ata të Familjes e kishin parë në vend teksa bënte fotografi të dëmeve. Si të mos mjaftonte, gjyshërit e De-lacruz ishin pronarë të një copë toke pranë basenit hidrik, që nuk donin ta shisnin. Duhej t’i bënte të ndryshonin mendje. Për Delacruz ishte një pasdite e tmerrshme. Në një moment arriti të telefononte njeriun më të fuqishëm që njihte tek Familja, një farë El Tapa. Bosi nuk u përgjigj dhe Delacruz arriti vetëm t’i dërgojë një SMS të shkurtër (“duan të më vrasin”), përpara se të mbaronte krediti i kartës.

Delacruz i tha Lagrimitas se nuk do t’i ndihmonte. Atëherë je i vdekur, i tha Lagrimita. Në muzg, tre furgonët u nisën sërish për qytet. U ndalën në një urë, një vend i famshëm për ekze-kutime. Kolegët e Delacurz i mbajtën në furgonë, ndërkohë që atë vetë e nxorën tek ura. Lagrimita u afrua për t’i lidhur duart pas shpinës, duke ia dhënë pistoletën një shoku. Delacruz, që është një i pasionuar pas taekuon-do, e kapi nga pas. Nisën të përleshen në buzë të urës. Delacruz i thirri la-grimitas që nëse binte nga ura, do ta merrte me vete. Pikërisht në atë mo-ment ra zilja e celularit të njërit prej njerëzve të Lagrimitas. Ishte El Tapa. U kërkoi t’i jepnin lagrimitan dhe e urdhëroi të ndalej. Ndërtuesi nuk i pa-guante mjaftueshëm sa për të kryer një vrasje.

“Më lanë të iki. Por më parë më çuan në një supermerkatë. Më urd-hëruan t’i blej një dhuratë time sho-qeje, sepse kishte telefonuar gjithë ditën dhe nuk isha përgjigjur asn-jëherë. I bleva lule.” Kur pa të shoqin, gruaja mori frymë e lehtësuar. “Por unë shpërtheva në lot, - tha ai. - Dhe nuk pushoja së puthuri djalin tonë.”

Nuk ishte historia e një rrëmbimi normal, gjithnjë nëse pranojmë që në Zitacuaro normaliteti ekziston. Vetëm pas takimit tonë mendova që ishte gjë e çuditshme që Delacruz kishte numrin e El Tapas. Ai është funksion-ar shtetëror dhe El tapa është një prej krerëve të Familjes. Teorikisht është e paligjshme të kesh kontakte me krimin e organizuar, mbi të gjitha nëse je funksionar publik. Por Delacruz dhe El Tapa kishin qenë shokë shkolle. Dhe Delacruz duhet të ketë mendu-ar që është më mirë të qëndrojë në kontakte me shokun e dikurshëm të shkollës, pasi asnjëherë nuk i dihet. Personalisht, mendoj që El Tapa është një prej atyre që duhet t’u dërgosh një kartolinë në Krishtlindje.

Mirë se vini në shtetin e burgosur!

FAMILJAMafia e re

meksikane

Page 23: Metropol 16 shtator 2013

23• E hënë 16 shtator 2013

»

S T A F F

kryeredaktorBRAHIM SHIMA

zv/kryeredaktor: ARMAND MAHO

MARIGLEN MULLA

politika: ERVIN KOÇI, OLI XHILAGA ekonomia: BRIKENA DERVISHAJ sociale: ERTA BODE rrethet: BLERINA SPAHO kronika: MARIGLEN MULLA kultura: BLERINA GOCE design&layout: DANIEL PRIFTI, GËZIM DUZHA

menaxhere marketingu: ELIGERTA DYRMISHI

cel: 067 20 62 200

ADRESA: RR. DULL KETA, NR. 5. (RR. E DIBRËS), TIRANË

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

SPORT

Tashmë është zyrtare Kristiano Ron-aldo nuk ka ndërmend të largohet ndon-jëherë nga “Santiago Bernabeu”, pas rinovimit të kontratës me madrilenët deri më 2018-ën. Në këtë mënyrë, Ronaldo i jep fund spekulimeve të ndryshme, më së shumti ato që e rikthejnë atë në Angli tek Man. Junajtid. Deri më tani Ronaldo ka shënuar 203 gola me fanellën e Realit të Madridit, dhe do të shtyjë kontratën e tij me këtë klub deri më 2018-të. “Do të jem i sinqertë me ju. Të gjithë e dinë se unë kam qenë në Mançester Junajtid për gjashtë vjet, ata më dhanë shumë dhe nuk i harroj ato”, ka thënë ai pas nënshkrimit të kontratës. “Por Mançesteri është e kaluara ime. E tashmja është Madridi. Kjo është

shtëpia ime. Familja ime është këtu dhe jam shumë i lumtur”, ka shtuar portugezi. “E respektoj klubin që trokiti në derë për të më kërkuar mua, por ata e kanë ditur gjithmonë se qëllimi im ishte të luaja për këtë klub, ndoshta deri në fund të kar-rierës sime”, ka thënë Ronaldo. “Askush nuk e di të ardhmen, por unë do të qëndroj këtu edhe për pesë vitet e ardhshme dhe vetëm dua të fitoj trofe për këtë klub. Do të jap më të mirën time, si gjithmonë”, ka thënë ai. Marrëveshja e re, e cila e ka bërë Ronaldon lojtarin më të paguar në La Liga me 17 milionë euro pagë vjetore, ishte duke u negociuar që prej sezonit të fun-dit, por portugezi ka thënë se tani është konkretizuar dhe ka insistuar se qëndrimi

i tij në Madrid nuk është varur vetëm nga paratë. “Kemi pasur një marrëveshje që prej mbarimit të sezonit të fundit, por e kemi bërë konkrete tani”, ka shtuar ai. “Presidenti dha fjalën e tij ndërsa unë timen. Është një gjë që gjithmonë e kam dashur. Dëshira ime ishte që të qëndroja në këtë klub dhe nuk mendova gjatë për ta marr këtë vendim” ka thënë Ronaldo. “Të jesh lojtari më i paguar në botë nuk është gjëja kryesore për mua. Ka shumë gjëra që janë më të rëndësishme se paratë. Nuk do ju gënjej: janë të rëndë-sishme, por nuk janë prioriteti im. Është një projekt, një që nënshkruan me lo-jtarët më të mirë në botë”,- mbylli Ron-aldo prezantimin e kontratës së tij të re.

Milani në alarm me SelltikunProbleme tek Milani

në prag të ndeshjes së Ligës së Kampion-eve me Selltikun. Pas barazimit të përvuj-tur me Torinon, infer-mieria e kuqezinjve është mbushur plot. Kështu trajnerit Alegri i duhet t’i bëjë lloga-ritë për ndeshjen e së mërkurës pa kapitenin Montolivo. Mesfushori u dëmtua në ndeshjen me Torinon, ku u detyrua të lërë fushën e lojës. Edhe pse dëmtimi nuk është serioz Mintolivo nuk ka mundësi të rikuperohet deri të mërkurën, ndaj Alegrit i duhet të bëjë pa “regjisorin” e skuadrës. Po kështu probleme dëmtimesh kanë edhe Kaka e Poli, që janë në dyshim për ndeshjen me Selltikun. Poli ka pësuar një ematomë dhe ende nuk dihet se në çfarë gjendje do të jetë në prag të ndeshjes. Po kështu edhe Kaka ka marrë një goditje të fortë në kavilje dhe gjend-je e tij mbetet për t’ vlerësuar. Për masë paraprake stafi mjekësor nuk e ka lejuar brazilianin që të stërvitet ditën e djeshme. Problemi i Alegrit qëndron në faktin se po i mbarojnë lojtarët cilësorë. Aktualisht El Sharaui, Abate, De Shilio, Silvestre, Bonera e Pacini janë të dëmtuar dhe tani shtohet edhe Montolivo. Në këtë mënyrë trajnerit të Milan-it i duhet të kërkojë përgjigje nga stoli i rezervave, ku për në Champions i mungon edhe Niang, të cilin ka qenë vetë Alegri që e ka lënë jashtë listës së ndeshjeve të Ligës së Kampioneve. Duke parë që ndeshja luhet në Skoci, ku Sell-tiku ka mundur sezonin e kaluar edhe Barcelonën, atëherë vështirësia është e një shkalle të lartë për Milanin e përgjys-muar, që aktualisht nuk po kalon një formë të mirë.

Fiorentina humbet pikët e Gomezin

Ka qenë një ditë e keqe ajo e djeshmja për Fiorentinën. “Vjollcët” jo vetëm që kanë lënë pikë të vyera në fushën e tyre, ku kanë barazuar 1-1 me Kaljarin, por kanë humbur për një periudhë të gjatë edhe blerjen e tyre më të madhe në këtë merkato verë, Mario Gomezin. Sulmuesi gjerman është përplasur me portierin e Kaljarit në fillim të pjesë së dytë dhe është detyruar që të lërë ndeshjen. Që në momen-tin e parë u konstatua se Gomez kishte marrë një goditje në gjurin e e këmbës së djathtë, por pasdite erdhën edhe lajme e këqija për Fiorentinën. Nga ekzaminimet e para është konstatuar se dëmtimi i sulmuesit është seruiz dhe Gomez do të qëndrojë minimalisht 2-3 muaj jashtë fushave të blerta. Një humbje e madhe kjo për trajnerin Montela, në këtë nisje të sezonit. Nga ana tjetër edhe vetë ndeshja e djeshme nuk ka qenë e mirë për “vjollcët”. Fiorentina pas një këmbëngulje të madhe gjatë shumicës së ndeshjes ka arritur të kalojë në avantazh në minutën e 71-të me Borja Valero, por në fund ka parë fitoren t’i rrëshqasë nga duart. Kaljari ka barazuar në minutën e 89-të pas një goditje me kokë të Pinila. E në fund për ta përmbyllur këtë ditë të keqe për Fiorentinë, Pizarro është ndëshkuar me karton të kuq, në minuta shtesë të ndeshjes, për një fjalë më tepër që tha në adresë të gjyqtarit.

Lacio rigjen fitorenPas humbjes së thellë që pësoi javën e kaluar nga Ju-

ventusi, Lacio ka rigjetur rrugën drejt fitoreve. Në një ndeshje që e mbyllën që në pjesën e parë lacialët kanë mundur me rezultatin e pastër 3-0 Kievon. Të gjithë golat janë shënuar në pjesën e parë. Kandreva në 8’, Kavanda në 39’ dhe Luliç 42’ i kanë sjellë qetësinë Lacios, duke e kthyer pjesën e dytë në një stërvitore. Në këtë ndeshje ka luajtur si titullar Lorik Cana, ndërsa në stolin e Lacios kanë qenë dy portierë shqiptarë, Etrit Berisha e Tomas Strakosha.

Zhordi Alba, tre javë jashtëLajme jo të mira nga infermieria për trajnerin e Barcelonës,

Tata Martino. Katalanasit humbasin shërbimet e mbrojtësit 24-vjeçar Zhordi Alba, i cili u dëmtua në ndeshjen e fituar 3-2 kundër Seviljes në kampionat. Alba do të mungojë tre javë dhe do të humbas 4 ndeshje në kampionatin spanjoll dhe 2 ndeshje në Ligën e Kampioneve, kundër Ajaksit dhe Selltikut.

Ronaldo prezanton rinovimin, “Reali i Madridit, shtëpia ime në karrierë”

Flamurtari në majë, por gjakoset sfida

Super-sfida e javës së 2-të të Kategorisë Superiore, flamurtari-Skënderbeu

ka përfunduar me fitoren 2-1 të vlonjatëve, por ky rezultat është lënë në hije nga dhuna që është shfaqur në stadiumin e Vlorës, ku është goditur pres-identi i Skënderbeut, Ardian Takaj. Pra ka qenë një ndeshje plot tension, që gjithsesi i çon vlonjatët në krye të kampion-atit. Shkak për këtë është bërë goditja me një send të fortë e presidentit të korçarëve, Ardian Takaj, në minutën e 37-të, nga një tifoz vlonjat në tribunën VIP. Ky incident i shëmtuar ka bërë që skuadra korçare të braktisë fushën e lojës dhe të qëndrojë në dho-mat e zhveshjes për një kohë të gjatë, derisa negociatat e zyrtarëve të ndeshjes dhe për-faqësuesve të dy klubeve kanë vendosur për të rifilluar takimi. Palët kanë rënë dakord pas 25 minutash, ndërprerje të lojës që ndeshja të rifillojë, ndër-kohë që tensioni te tifozëria vlonjate ishte i lartë Një lojë brenda normales është zhvil-luar gjatë kësaj kohe, edhe pse në tribunat e stadiumit sharjet në kor të tifozërisë vendëse nuk kanë reshtur kundrejt lojtarëve dhe drejtuesve të juglindorëve. Mësohet se per-soni që ka goditur presiden-tin korçar, Ardian Takaj, është shoqëruar nga policia, ndërsa presidenti fatmirësisht është në gjendje të mirë shënde-tësore. Sa i takon kronikës së lojës, vlonjatët kanë kaluar të parët në epërsi me anë të Ardit Shehajt, në minutën e 20-të, ndërsa kanë barazuar kampio-nët në fuqi, në minutën e 39-të, pas rifillimit të ndeshjes, me anë të Muzakës. Për ta vulosur fatin e këtij ballafaqimi dramatik dhe mjaft të ethshëm ka menduar Halim Begaj, që një minutë para mbarimit të kohës së rregullt ka shënuar për Flamurtarin, duke bërë që stadium i Vlorës të shpërthejë si vullkan. Dueli ka qenë i fortë, ndaj nuk kanë munguar as kartonët e verdhë të akorduar nga kryesori Meta, për shkak se të dyja palët kërkonin me

ngulm për t’i rrëmbyer fitoren njëra-tjetrës. Pas kësaj fitoreje Flamurtari ngjitet në vendin e parë të renditjes me 6 pikë të plota të arritur nga dy fitore në po kaq ndeshje. Një fillim surprizë ky i vlonjatëve, që pas problemeve financiare para fil-limit të sezonit, u mendua se do të vuanin.

Tirana fiton me vuajtjeTirana i është falur golit

me penallti të kapitenit Gena-tian Muça, edhe pse pengimi ka qenë inekzistent dhe ishte një 11-metërsh i falur nga gjyqtari Sino. Tirana e një mijë e një probleme arriti një fitore shumë të rëndësishme për-ballë Lushnjës në javën e dytë të kampionatit, në takimin e zhvilluar në “Qemal Stafa”, ku niveli i lojës la shumë për të dëshiruar. 24-herë kampio-nëve të Shqipërisë u mjaftoi goli i Gentian Muçën nga pika e bardhë e penalltisë, që për nga mënyra sesi erdhi shkak-toi zemërimin e stafit dhe të futbollistëve të Lushnjës. Në minutën e 29’ Ardit Peposhi u rrëzua në zonë gjatë një aksioni pa shumë pretend-ime, por pamjet filmike trego-jnë që mesfushori bardheblu e ka vjedhur 11-metërshin. Në minutat e mbetura të pjesës së

parë Tirana arrin ta administro-jë lojën, duke shkuar në dho-mat e zhveshjes me moralin e lartë. Pas udhëzime të marra nga trajneri Bano, “lagunarët” u hodhën në sulm në kërkim të golit të barazimit, ndërsa bardheblutë për disa momente u humbasin krejtësisht aq sa e kanë të vështirë të dalin nga mbrojtja. Gjithsesi rastin e parë të pastër në këtë pjesë e kishte Mensur Limani, i cili godet dobët përballë Spahos. Lushnja kundërpërgjigjet me Cankën dhe Fataki, që shpër-dorojnë mundësi të arta për të kthyer baraspeshën. Në minu-tat e fundit Lushnjës i shtero-jnë fuqitë, por Sina dhe më pas i riu Kurti nuk arrijnë ta mbyllin ndeshjen me shifra më të thel-la. Kjo fitore shumë e rëndë-sishme e Tiranës gjithsesi nuk i fsheh problemet e mëdha që ka formacioni i Nevil Dedes, ku mungojnë elementët cilësorë për të pretenduar maksimumin në një kampionat ku ekzistojnë skuadra të tjera shumë më të forta. Pra, pas barazimit të javës pararendëse me Laçin, Tirana del edhe te fitorja, ndërkohë që lushnjarët pro-vojnë shijen e hidhur të hum-bjes. Për pasojë, lagunarët mbeten në kuotën e tri pikëve, të fituara ndaj Kukësit në javën

e parë, ndërsa kryeqytetasit kanë katër pikë.

Barazim dramatik në Kavajë

Në Kavajë është zhvilluar një dramë më vete, ku venda-sit kanë qenë duke fituar 2-0, por janë barazuar nga Teuta në minutat shtesë të ndeshjes. Përfundimisht Besa-Teuta u mbyll me barazimin 2-2, ku pro-tagonist ka qenë edhe kryesori Edvin Hoxha. Gjyqtari lezhjan ka akorduar dy penallti për durrsakët, njërën prej të cilës në minutën e shtatë shtesë, duke ngjallur një reagim të fortë te kavajasit. Dy herë ka realizuar nga pika e bardhë Tefik Osmani, duke rivendo-sur përfundimisht ekuilibrin rezultativ 2-2 në stadiumin “Besa”. Kavajasit udhëhiqnin 2-0, falë golave të Ditës dhe Sefës, ndërkohë që e kanë menduar punë të kryer marrjen e trepikëshit. Reagimi i durr-sakëve ka qenë disi i vonuar, por megjithatë efikas. Dy pe-nallti të fituara në një ndeshje duken shumë si numër dhe po t’i shtosh këtij fakti edhe kontestimin e kavajasve, nuk është e vështirë të vihet nën akuzë arbitrimi, të paktën de-risa të sqarohet gjithçka nga pamjet televizive.

Super-sfida e javës së 2-të të Kategorisë

Superiore, flamurtari-Skënderbeu ka për-

funduar me fitoren 2-1 të vlonjatëve, por ky

rezultat është lënë në hije nga dhuna që është shfaqur në stadiumin e Vlorës, ku është goditur

presidenti i Skënder-beut, Ardian Takaj

Page 24: Metropol 16 shtator 2013

24 E hënë 16 shtator 2013 •

« hipotekat