UNIVERSITETI I PRISHTINËS “ HASAN PRISHTINA “ FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE DEPARTAMENTI : SISTEMET ELEKTROENERGJETIKE PUNIM SEMINARIK Tema : Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative Prof. Dr Vjollca Komoni Studenti : Vullnet Biba Prishtinë , Nëntor 2016
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI I PRISHTINËS “ HASAN PRISHTINA “
FAKULTETI I INXHINIERISË ELEKTRIKE DHE KOMPJUTERIKE
DEPARTAMENTI : SISTEMET ELEKTROENERGJETIKE
PUNIM SEMINARIK
Tema : Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Prof. Dr Vjollca Komoni Studenti : Vullnet Biba
Prishtinë , Nëntor 2016
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 1
Literatura : ............................................................................................................................................ 21
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 2
Hyrja
Makinat e rrymës alternative ndahen ne tre tipa kryesorë: makina sinkrone, makina asinkrone
dhe makina të rrymës alternative me kolektor. Parimi i punës së makinave të rrymës alternative
është i lidhur ngushtë me praninë e fushës magnetike rrotulluese. Rotori i makinave asinkrone
rrotullohet me shpejtësi të ndryshme kundrejt shpejtësisë së fushës magnetike rrotulluese.
Shpejtësia e fushës magnetike rrotulluese ndryshe quhet edhe shpejtësi sinkrone. Prandaj,
makina elektrike rotori i të cilës rrotullohet me shpejtësi të ndryshme nga shpejtësia sinkrone,
quhet makinë asinkrone. Makinat asinkrone zakonisht ndërtohen si motorë elektrikë. Motorët
asinkronë në krahasim me motorët e tjerë janë më të thjeshtë , më të sigurtë në punë dhe më të
lirë , prandaj përdoren më shumë. Gjeneratorët asinkronë kanë mjaftë të meta, prandaj përdoren
shumë rrallë, vetëm në ato raste kur nevojitet një stabilitet i lartë i frekuencës. Motori asinkronë
përbëhet nga statori ( pjesa e palëvizshme ) dhe rotori ( pjesa e lëvizshme që rrotullohet rreth
boshtit ). Qarku magnetik i motorëve asinkronë përbëhet prej fletëzave të çelikut të izoluara me
llak. Në sipërfaqen e brendshme të rotorit dhe në sipërfaqen e jashtme të statorit ndodhen kanalet
ku vendosen përcjellësit e pështjellës së statorit, përkatësisht të rotorit.
Fig.1. Pjesët përbërëse të motorit asinkron
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 3
Pështjella e statorit zakonisht është trefazore ose në formë kafazi. Kur rotori është i realizur me
pështjellë trefazore, atëherë tri daljet e pështjellës së rotorit lidhen me tri unaza të ndërtuara nga
materiali përçues. Unazat janë të përforcuara për boshtin e motorit. Nëpërmjet tri brushave, që
rrëshqasin nëpër unaza, bëhet lidhja e pështjellës së rotorit me qarku e jashtëm. Në seri me
qarkun e pështjellës së rotorit lidhen reostatët. Reostatët përdoren për lëshimin në punë të
motorit dhe për rregullimin e shpejtësisë së rrotullimit të saj. Makinat asinkrone me rotor të
pështjellë dhe me unaza quhen makina asinkrone me unaza.
Fig.2. Makina asinkrone me unaza
Kur pështjella e rotorit realizohet në formë kafazi, në çdo kanal të rotorit vendoset nga një
thupër përcjellëse( e ndërtuar nga bakri ose alumini). Skajet e thuprave, nëpërmjet dy unazave
përcjellëse, lidhen në të shkurtër. Makinat e tilla, ndryshe nga ato me rotor me unaza, quhen
makina asinkrone me rotor të lidhur shkurtë ose me pështjellë rotori në formë kafazi. Shumica e
makinave asinkrone, sidomos ato me fuqi të vogël dhe të mesme, ndërtohen me pështjellë të
rotorit në formë kafazi.
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 4
Fig.3. Makina asinkrone me rotor në formë kafazi
Ndërmjet rotorit dhe statorit gjendet hapësira ajrore e cila duhet të jetë sa më e vogël. Gjerësia e
hapësirës ajrore kushtëzohet nga teknologjia e prodhimit dhe siguria në punë. Në makina
asinkrone me fuqi deri ne disa kW hapësira ajrore sillet rreth 0.25 deri 0.5 mm , kurse në makinat
e mëdha arrin deri ne disa milimetra. Makinat asinkrone zakonisht ftohen me ajër.
Fig.4. Skema ekuivalente e motorit asinkron
Lëshimi në punë i motorit asinkron
Problemi kryesor gjatë lëshimit në punë të motorit asinkron qëndron në vlerën e momentit
fillestar dhe në vlerën e rrymës që me këtë rast e motori e tërheqë nga rrjeti. Në momentin e
lëshimit në punë të motorit asinkron, rotori gjendet në qetësi, fusha magnetike rrotulluese e
krijuar nga pështjella e statorit në rotor indukon f.e.m frekuenca e të cilës është e barabartë me
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 5
frekuencën e rrjetit. F.e.m e tillë shkakton rryma të mëdha në pështjellën rotorit. Për këtë arsye
statori tërheq nga rrjeti rryma të mëdha, gati sa rrymat e lidhjes së shkurtër.
Motori asinkron gjithmonë vë në lëvizje ndonjë makinë tjetër me moment të ngarkesës 𝑀𝑛𝑔 . Ky
moment në bosht të motorit paraqitet si moment rezistues të cilin duhet ta mposhtë momenti
fillestar rrotullues i motorit 𝑀𝑓𝑖𝑙𝑙 . Pra për tu rrotulluar makina punuese në kah të dëshiruar, duhet
që moment fillestar 𝑀𝑓𝑖𝑙𝑙 të jetë më i madh se momenti i ngarkesës 𝑀𝑛𝑔 .
Rryma që motori asinkron e tërheq nga rrjeti me rastin e lëshimit në punë, kur ai kyçet në tension
nominal mund të arrijë vlerën ( 4 - 7 ) 𝐼𝑛 . Për të zvogëluar rrymën e lëshimit në punë dhe
mundësishtë për të rritur momentin fillestar të motorit asinkron, përdoren metoda të ndryshme,
varësishtë nga lloji i motorit, fuqia e tij etj. Mënyra më e thjeshtë për lëshimin në punë të
motorëve asinkronë është kyçja direkte e tyre në rrjet. Në këtë mënyrë bëhet lëshimi në punë i
motorëve me fuqi deri ne 4 kW. Për fuqi më të mëdha, kyçja direkte e motorëve në rrjet mund të
shkaktojë rënie të mëdha të tensionit të rrjetit.
Motori asinkron me rotor të pështjellë – me unaza
Motorët asinkronë me rotor të pështjellë quhen ata motorë te të cilët në rotor janë të vendosura tri
pështjella në mënyrë ngjajshme me vendosjen e pështjellave në stator. Hyrjet e tyre janë të
lidhura shkurtër në yll, ndërsa daljet lidhen për tri unaza. Mbi këto unaza mbështeten brushat prej
grafiti, të cilat lidhen me anë të përcjellësve në qarkun e jashtëm të rotorit. Lëshimi në punë i
motorëve të tillë asinkron bëhet me anë të rezistorit në qark të rotorit.
Fig.5. Lidhja e reostatit në qark të rotorit
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 6
Motori asinkron me rotor kafazor
Motori asinkron me rotor kafazor nuk ka dalje në qarkun e rotorit, prandaj në të nuk mund të
përdoren rezistorët për lëshimin në punë. Te këta motorë përdoren disa metoda tjera :
1. Lëshimi në punë me anë të kontaktorit yll – trekëndësh
2. Lëshimi në punë me anë të reaktorit
3. Lëshimi në punë me anë të autotransformatorit
Fig.6. Lëshimi në punë me anë të kontaktorit yll - trekëndësh
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 7
Fig.7. Lëshimi në punë me anë të reaktorit
Fig.8. Lëshimi në punë me anë të autotransformatorit
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 8
Dëmtimet dhe regjimet jonormale në motor
Objektivi kryesor i mbrojtjes rele është që të vepron në evitimin e dëmtimeve dhe regjimeve
jonormale të palejuara të makinës. Dëmtimet te motorët mund të jenë të brendshme dhe të
jashtme.
Dëmtimet e brendshme janë:
dëmtimi i izolimit ( lidhjet e shkurtra të pështjellave, lidhjet me tokën),
dëmtimi i kushinetave,
nën-magnetizimi (motorët sinkron),
mbingarkesat, ftohja e pamjaftueshme,
stresi i startimit, startimi me kah të kundërt,
asimetria e tensionit të furnizmit,
mbitensionet , nëntensionet ,
vibracionet etj .
Definicione :
Motor i ftohtë quhet motori me temperaturë nominale të ambientit ( 20 𝐶0 ) .
Motor i ngrohtë quhet motori me temperaturë nominale punuese.
Pika të ngrohta janë pikat për rryma të mëdha (gjatë startimit dhe mbingarkesës):
Fundet e pështjellave të statorit .
Vendbashkimi i shufrave të rotorit me unazat përçuese .
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 9
Fig.9. Dëmtimet midis fazave në makina elektrike
Regjimet e punës definohen si vijon: * In , rryma nominale
Startimi është kur rrymat fazore rriten nga vlera nën 0,12 In gjerë në vlerën e cila është më e madhe se 1,5 In për më pak se 60 ms. Startimi mbaron kur rryma bie nën 1,25 In (për më shumë se 100 ms).
Ndalimi është kur të gjitha rrymat e fazave janë nën 0,12 In.
Punimi është kur rrymat e punës janë mbi 0,12 In dhe regjimi i startimit është i përfunduar.
Fig.10. Lakorja e regjimeve të punës së motorit
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 10
Ngrohja dhe ftohja e motorit
Energjia elektrike të cilën motori e merr nga rrjeti nuk mund të shndërrohet e tëra në energji
mekanike të dobishme. Në kushte të punës normale një pjesë e energjisë shndërrohet në nxehtësi
për shkak të qarkullimit të rrymës nëpër të. Kjo nxehtësi e liruar në motor përcillet në ambientin
rrethues nëpërmjet ftohjes me ajër, etj.
Ngarkesa e motorit mund të jetë e ndryshme:
Për ngarkesa të vogla, rryma në motor është e vogël rrjedhimisht edhe
nxehtësia e zhvilluar në të është e vogël .
Për ngarkesë ( rrymë) nominale edhe zhvillimi i nxehtësisë është përkatës .
Për mbingarkesa rryma është e madhe rrjedhimisht edhe nxehtësia e zhvilluar
do të jetë e madhe .
Nxehtësia e liruar është proporcionale me temperaturën e motorit. Sa më e lartë të jetë
temperatura aq më e madhe të jetë nxehtësia e liruar. Temperatura e motorit do të rritet derisa të
mos barazohen nxehtësia e zhvilluar me atë të rrezatuar. Rrjedhimisht:
𝑅𝐼2 ∝ Θ
Lakorja e ngrohjes është eksponenciale. Temperatura varet nga konstanta termike e motorit τ dhe
është proporcionale me katrorin e rrymës:
ku: K është konstante, e = 2,7183 (baza e logaritmit natyror), t- është koha, - është konstanta kohore, Ipm- rryma e punës maksimale.
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 11
Fig.11.Lakorja e ngarkesës së motorit, b) Lakorja e ngrohjes
(e përcjell ndryshimin e ngarkesës)
Lakorja e ftohjes po ashtu ndryshon sipas ligjit eksponencial (Fig. 12), por tani ndryshimin e
ngarkesës e përcjell rënia. Masa e rënies së tensionit varet nga konstanta kohore e ftohjes. Mund
të jetë e ndryshme kur motori është i ndaluar.
Fig. 12. a) Lakorja e ngarkesës e motorit, b) Lakorja e ftohjes
(e përcjell ndryshimin e ngarkesës)
Mbrojtja termale e motorit
Mbrojtja termale nga mbingarkesat e përcjell shtegun e ngarkesës termale, dhe akordimet
zakonisht bazohen në numrin e lejuar të startimeve të nxehta.
Numëratori i startimeve e limiton numrin e lëshimeve (të ftohta) të njëpasnjëshme.
Monitorimi i startimit bëhet me:
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 12
Mbrojtjen kundër rotorit të ndaluar dhe startimit të prolonguar.
Akordimet bazohen në një startim, pa marrë parasysh ngjarjet paraprake.
Mbrojtja termale me sensor RTD.
atja direkte e temperaturës nga statori .
Releja duhet të vepron:
para se të arrihet lakorja e limitit termik,
para kohës së lejuar të rotorit të bllokuar (rotori nuk rrotullohet) .
Releja nuk duhet të vepron: në kushtet normale të startimit .
Numri i startimeve të njëpasnjëshme zakonisht është 2 të ftohta/ 1 i ngrohtë (ose 3 të ftohta/ 2
të ngrohta) brenda një ore.
Zakonisht nevojiten 10 min ftohje pas startimit paraprak për të ri-startuar. Megjithatë duhet të
konsultohen shënimet e prodhuesit.Nganjëherë procesi teknologjik, domethënë pajisjet e
lidhura në motor limitojnë numrin e startimeve ose kanë kërkesa për minimumin e intervalit
kohor, dhe nevojitet për shembull reduktimi i shpejtësisë, etj.
Koha e startimit të motorit shtohet në numërator. Në qoftë se tani koha e numëratorit e tejkalon
kohën e akorduar për bllokim motori nuk lejohet të ristarton. Bllokimi aktivizohet në fillim të
startimit të fundit dhe kjo nuk e pamundëson startimin. Vlera e kohës në numërator bie në
madhësi fikse. Vetëm kur vlera e kohës së numëratorit bie nën limitin e bllokimit motori lejohet
të ristartohet.
Akordimet.- Niveli i bllokimit:
𝑡𝐵𝑠 = 𝑛 − 1 × 𝑡𝑠 + 10%
ku: n- është numri i startimeve të lejuara, ts - është koha e startimit (në sekonda),
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 13
Intervali kohor i numërimit prapa:
∆ 𝑡𝑠 =𝑡𝑠∆𝑡
ku: ts - është koha e startimit (në sekonda), ∆t- intervali kohor për një startim ( në orë).
Kur llogaritim me kohën e startimit normal, në disa raste të startimit me tension nominal dhe
tension më të ulët se nominali mund të lejohen disa startime edhe në rast të uljes së tensionit.
Mbrojtja kundër startimit të prolonguar
Për këtë qëllim përdoret mbrojtja mbirrymore me kohë fikse (DT). Koha e akorduar duhet të jetë
mjaft e gjatë që të lejon startimin edhe me nën-tension (shih Fig. 13.)
Fig.13. Akordimi i mbrojtjes mbirrymore me kohë fikse të veprimit
Mbrojtja termike me sensor RTD ose termistorë
Kjo nuk i detekton ndryshimet rapide të temperaturës: gjatë startimit, mbingarkesës së rëndë.Kjo
mbrojtje e plotëson mbrojtjen termale nga mbingarkesat e cila nuk e detekton ftohjen e reduktuar
për shkak të papastërtisë, dëmtimit të sistemit të ftohjes, pastaj kushinetat etj.
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 14
Thermistor motor protection relays, 3RN series
Mbrojtja nga lidhjet e shkurtra
Mbrojtja mbirrymore për rryma të mëdha I>>.Paraqet mbrojtjen nga:
lidhja e shkurtër midis pështjellave,
lidhjen e shkurtër fazë-fazë për kabllon e ushqimit,
zakonisht akordohet në 1,5 x Is (rryma e startimit),
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 15
veprimi i shpejtë!
Pas kalimit të kohës së startimit kjo mbrojtje automatikisht ri-akordohet në vlerë më të ultë,
respektivisht në (0,75- 0,9) x Is. Kjo mbrojtje funksionon si mbrojtje e shpejtë e rotorit të
palëvizshëm.
Mbrojtja nga asimetria
Asimetria e shkakton komponentin e renditjes negative të rrymës së fazës, dhe kjo e krijon fluksin rrotullues në qarkun e rotorit me frekuencë 2 x fn. Kjo shkakton rritjen e temperaturës së rotorit.Motorët asinkron kafazor mund ti përballojnë mjaft mirë asimetrisë, por këputja e plotë e fazës nuk lejohet (situata e ngjashme me rotorin e bllokuar).Për realizimin e mbrojtjes përdoren dy parime: i matjes së komponentës inverse të rrymës, për mbrojtjen nga këputja e fazës( diferenca e maksimale dhe minimale e rrymës) . Karakteristikat kohore inverse sigurojnë veprim selektiv në rastin e linjave të shumëfishta furnizuese të motorëve.Për veprimin e drejtë nevojitet matja e rrymave në të tri fazat. Në rastin e matjes në dy faza rryma e dëmtimit me tokën mund të shkakton veprim të gabuar.
Asimetria e vogël e tensionit mund të shkakton asimetri të madhe të rrymës:
∆𝐼 ≈ ∆𝑈 ×𝐼𝑠𝐼𝑝𝑚
Për shembull për Is= 6 x Ipm, asimetria prej ∆U=3%, shkakton 3% x 6 = 18 % asimetri të
rrymës. Shprehja e mësipërme mund të shkruhet edhe kështu:
𝒁𝟏𝒇
𝒁𝟐𝒇 ≈
𝑰𝑺
𝑰𝒑𝒎 ≈
∆𝑰
∆𝑼
ku: Z1f dhe Z2f- janë impedanca e komponentës pozitive dhe e komponentës negative. Principi i
mbrojtjes me komponentin negativ.- Komponenti i renditjes negative I2 llogaritet nga
vektorët rrymave të fazave. Përcaktim i kënaqshëm bëhet me anë të konstantës:
𝐾 =175
𝐼𝑠2
ku: Is- është rryma e startimit e motorit.
Principi i rrymës maksimale dhe minimale të ngarkesës. Në rastin e këputjes së fazës
mbrojtja akordohet sipas llogaritjes së asimetrisë së rrymave të fazave:
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 16
∆𝐼 =𝐼𝑓𝑚𝑎𝑥 − 𝐼𝑓𝑚𝑖𝑛
𝐼𝑓𝑚𝑎𝑥 × 100%
ku: Ifmax dhe Ifmin janë vlerat e parashikuara të mundshme të rrymës së fazës.
Në qoftë se rrymat e fazave janë më të vogla se rryma e punës maksimale, atëherë:
∆𝐼 =𝐼𝑓𝑚𝑎𝑥 − 𝐼𝑓𝑚𝑖𝑛
𝐼𝑝𝑚 × 100%
∆I dhe komponenti i renditjes negative të rrymës nuk janë të njëjtë. Për shembull për
ndjeshmërinë e renditjes negative të rrymës prej 12% nevojitet akordimi prej 12% x √3= 20,7% .
.
Mbrojtja nga humbja e ngarkesës
Mbrojtja nën-rrymore.- Vepron nga humbja e papritur e ngarkesës, dhe duhet të përdoret në
rastet kur humbja e ngarkesës paraqet situatë të dëmtimit, për shembull në pompat zhytëse ku
ftohja bazohet në qarkullimin konstant të fluidit, motorët e transmisionit me shirit përcjellës
(këputja e tij).
Puna e motorëve të tillë ndalohet automatikisht kur rryma e fazës bie nën nivelin e lejuar
(8...12%).
Mbrojtja nga dëmtimet me tokën
Mbrojtja zakonisht realizohet si mbrojtje mbirrymore e pa drejtuar dhe me kohë fikse të
veprimit.
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 17
Ndjeshmëria më e madhe arrihet me përdorimin e transformatorëve rrymor me balancim
magnetik të bërthamës (toroidal/unazor shih Fig. 14). Rekomandohet që herësi i transformimit të
jetë 50/1 ose më i madh .
Fig. 14. Matja për mbrojtjen e motorëve nga lidhja me tokën
Në rastin kur për matje përdoret lidhja e shumës së rrymave të fazave (lidhja e Holm-
Green-it), mund të kemi informacion të gabuar të lidhjes me tokën për shkak të:
diferencës së transformatorëve rrymor (TA),
ngopjes së TA kryesisht gjatë startimit për shkak të komponentës d.c (shih Fig. 15).
Rrjedhimisht rekomandohet akordimi minimal prej 10% të rrymës nominale primare.
Eliminimi i problemit bëhet me:
zgjatjen e kohës së veprimit,
bllokimin e përkohshëm të mbrojtjes gjatë startimit, ose
- përdorimi i rezistorit stabilizues (shih Fig. 16).
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 18
Fig.15. Lidhja e Holm-Green-it dhe informacioni i gabuar i lidhjes me tokën
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 19
Fig. 16. Përdorimi i rezistorit stabilizues për pengimin e veprimit të gabuar të mbrojtjes gjatë
startimit
Ngasjet e kontrolluara nga kontaktori
Releja (kontaktori) duhet të ketë kontaktet e veprimit normalisht të mbyllura. Kontaktori nuk
mund ti shkyç rrymat e mëdha, dhe në këtë rast duhet të përdoret mbrojtja mbirrymore I>> e cila
vendoset jashtë kutisë së kontaktorit. Për rryma të mëdha mbrojtja nga lidhja me tokën duhet të
bllokohet.
Fig.17. Kontaktori
Mbrojtja diferenciale
Për motorët me fuqi të madhe nga dëmtimet brendshme përdoret mbrojtja diferenciale. Skema
njëpolare e mbrojtjes diferenciale është treguar në Fig. 18. Përparësitë e mbrojtjes janë:
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 20
Koha e veprimit në zonën e stabilizuar 50 ms dhe koha e veprimit në zonën
momentale 10 ms.
Ndjeshmëria për motorë dhe gjeneratorë > 5% In.
Mund të përdoret për qëllime të ndryshme.
Mbrojtja ka selektivitet absolut, d. m. th e ka saktësisht të definuar zonën e
veprimit.
Fig.18. Skema njëpolare e mbrojtjes diferenciale të makinave rrotulluese
Zakonisht përdoret releja procentuale. Në këtë rele nëpër pështjellat (elementet) e frenimit që
dimensionohen për gjysmën e rrymës, rrymat kanë drejtim të njëjtë, respektivisht vektorët e tyre
mblidhen:
𝐼𝑏 =| 𝐼𝐴 + 𝐼𝐵|
2
Në rastin e punës normale apo të lidhjes së shkurtër të jashtme d.m.th jashtë zonës së mbrojtjes
vektorët e rrymave nëpër pështjellën (elementin) diferencial kanë kahe të kundërt dhe ato
zbriten, ndërsa nëpër pështjellat (elementet) e frenimit vektorët e rrymave kanë drejtim të njëjtë,
respektivisht veprimi i tyre mblidhet:
𝐼𝐷 = 𝐼𝐴 − 𝐼𝐵 ≈ 0 𝑑ℎ𝑒 𝐼𝐵 =| 𝐼𝐴+ 𝐼𝐵 |
2 ≈ 𝐼𝑅𝑛
Mbrojtja e motorëve të rrymës alternative
Vullnet Biba , Fakulteti i Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike Faqja 21
dhe releja bllokon (nuk vepron).
Në rastin e lidhjes së shkurtër të brendshme d.m.th brenda zonës së mbrojtjes vektorët e rrymave
nëpër pështjellën (elementin) diferencial kanë kahe të njëjtë dhe ato mblidhen, ndërsa nëpër
pështjellat (elementet) e frenimit rrymat kanë drejtim të kundërt, respektivisht zbriten, dhe releja
vepron.
Brezi i akordimit të mbrojtjes apo relesë diferenciale është prej (5 – 10%) In për motor dhe gjeneratorë zakonisht është 5%.
Literatura :
Prof. Dr Gani R. LATIFI, Shëndërrimi i Energjisë, Prishtinë 1997
Prof. Dr Ali Gashi , Mbrojtja Rele, Prishtinë 2016
N. XHOXHI , Makinat Asinkrone, Tiranë 1979
J.L. Blacburn, Protective relaying-Principles and applications, Taylor and Francis Group, 2003,