-
C E N T R U M 14
355
Teuta Gashi, MA1
UDC: 613.83:316.624(497.7)
MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK NDAJ KRYERËSVE ME
ÇRREGULLIME MENTALE, ME
VËSHTRIM TË POSAÇËM NË TERRITORIN E GJYKATËS THEMELORE NË GJILAN
PËR PERIUDHËN 2000-2018
ЗАДОЛЖИТЕЛНИ МЕРКИ ЗА ПСИХИЈАТРИСКИ
ТРЕТМАН ПРОТИВ СТОРИТЕЛИТЕ СО МЕНТАЛНИ НАРУШУВАЊА, СО СПЕЦИЈАЛЕН
ОСВРТНА
ТЕРИТОРИЈАТА НА ОСНОВНИОТ СУД ВО ГЊИЛАНЕ ЗА ПЕРИОДОТ
2000-2018
COMPULSORY PSYCHIATRIC TREATMENT MEASURES
AGAINST PERPETRATORS WITH MENTAL DISORDERS, WITH SPECIAL
ATTENTION IN THE TERRITORY OF THE
BASIC COURT IN GJILAN FOR 2000-2018 PERIOD
ABSTRACT
This paper aims to reflect and address at the same time the role
of
compulsory psychiatric treatment measures imposed on
perpetrators of
criminal offenses in the external environment as a result of
mental pro-
blems that lead them to a completely irresponsible state to know
their
actions or omissions. The paper also clarifies the types of
compulsory
1 Autorja ka mbaruar studimet postdiplomike në fakultetin
juridik në Universitetin e
Prishtinës, “Hasan Prishtina”- Prishtinë, në drejtimin
Penalo-Juridik dhe mori titullin
Master i shkencave Penalo-Juridike.
Email adressa: [email protected]
-
C E N T R U M 14
356
psychiatric treatment measures, and the effects that these
bring. Criminal
proceedings against perpetrators of irresponsible crimes is a
special
procedure, on the very fact of the sensitivity to be exercised
against these
people and the care to be exercised in order that upon the
expiry of the
sentence imposed, the society may feel secure upon their return
to their
living environment. Mandatory treatment measures apply only to
perpe-
trators with psychic aberrations, because the imposition of
imprisonment
or other criminal sanctions would not provide an opportunity to
re-socia-
lize or reintegrate this category of offenders back into
society. In order to
better understand the effects of the compulsory treatment
measure, this
paper contains a survey conducted in the territory of the Basic
Court in
Gjilan for the period 2000-2018, which consists of monitoring
the appli-
cability of the compulsory treatment measure enforced by the
judiciary,
and preventing the infliction of criminogenic phenomena so that
the level
of illegality can be significantly reduced and such perpetrators
of a poor
mental state returned to the social environment
Key words: Irresponsibility, psychiatrist, supervision
1. KONCEPTI JURIDIK I SHQIPTIMIT TË MASAVE TË
TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK
Kur flitet për sanksionet penale, zakonisht mendohet për një
çështje të rëndësishme të drejtësisë. Sanksionet janë pjesa më
dinamike
e së drejtës, kjo ngaqë ato duhet t’i përshtaten vetëdijes
njerëzore e cila
ka dëshmuar se nuk qëndron e njëjtë por përcillet me ndryshime
të
vazhdueshme të cilat kërkojnë edhe përshtatshmëri ligjore që
do
korrespondonte me sjelljet e kundërligjshme të shkaktuara nga
veprimet
njerëzore. Një pyetje e shpeshtë që zë vend në kuadër të
shkencës së të
drejtës penale është se cilat dënime konsiderohen si të
ekzekutueshme.
Sipas dispozitave të Ligjit mbi Ekzekutimin e Sanksioneve
Penale,
ekzekutohen dënimet kryesore, dënimet alternative, dënimet
plotësue-
se, masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik të kryerësit të
veprës pena-
le me paaftësi mendore ose aftësi të zvogëluar mendore, masa e
trajtimit
me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të varur nga
droga
dhe alkooli si dhe vërejtja gjyqësore.2 Në Kodin Penal, masat e
trajtimit
të detyrueshëm nuk janë sanksione penale, por janë masa të
posaçme,
masa sui generis të karakterit mjekësor, të cilat mund t’iu
shqiptohen 2 Hasani.F., E drejta Penale dhe E Drejta e Procedurës
Penale, Doracak për
përgatitjen e provimit të jurisprudencës, Prishtinë, 2015,
f.354
-
C E N T R U M 14
357
vetëm kryerësve të veprave penale me paaftësi mendore dhe në
varësi
nga droga ose alkooli. Pra, masat mjekësore nuk janë dënime. Që
të
zbatohet dënimi penal kundër një personi, kërkohet doemos
ekzistenca
e fajit, kurse masat mjekësore shqiptohen ndaj personave të
papërgjegj-
shëm, për shkak varësie nga droga apo alkooli ose paaftësisë
mendore.
Në këto masa mungon tërësisht elementi ndëshkimor që është
karakteri-
stikë themelore e dënimit.3Duke pasur parasysh rrethanat e
kryerjes së
veprës penale, motivin e kryerjes së veprës, kryerësit dhe
cilësive vetja-
ke të tij, gjykata shqipton masën e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik jo
për atë çfarë ka bërë personi si ndëshkim, por për shkak të
tendencës
për ta shëruar kryesin ose eventualisht për të neutralizuar
ligësinë që do
mund të ndodhte nëse i njëjti do lihej në liri dhe pa mbikëqyrje
psikia-
trike. Masat e trajtimit të detyrueshëm, në brendinë dhe
qëllimin e tyre
janë masa të mjekimit, të ruajtjes dhe mbrojtjes së kësaj
kategorie të
kryerësve të veprave penale, si dhe mbrojtjes së shoqërisë nga
rreziku i
mundësisë së kryerjes së veprave penale.4 Shqiptimi i dënimit me
bur-
gim nuk pranohet si zgjidhje racionale për këta kryerës meqë
veprimi
me të cilin është shkaktuar një kundërligjshmëri nuk është
veprim i
ndërmarrë me psikë të shëndoshë, ndaj izolimi në institucionin
peniten-
siar nuk do ndihmonte në procesin e riintegrimit dhe
risocializimit të
këtyre kryerësve në shoqëri.
2. LLOJET E MASAVE TË TRAJTIMIT TË DETYRUE-
SHËM SIPAS KODIT PENAL TË KOSOVËS
Para se të hynte në fuqi Kodi Penal i Republikës së Kosovës,
masat e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik janë emërtuar si
masa të sigu-
risë ashtu sikundër edhe sot përdoret një terminologji e tillë
në vendet
fqinje kur flitet për shqiptimin e këtyre masave. Llojet e
masave të cilat
mund t’u shqiptohen kryerësve penalisht të papërgjegjshëm
janë:
1. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në institucionin
e
kujdesit shëndetësor;
2. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri;
3. Trajtimi me rehabilitim të detyrueshëm të personave të
varur
nga droga ose alkooli.5
3 Salihu.I., Zhitija.H, dhe Hasani.F, Komentar i Kodit Penal të
Republikës së Kosovës,
Botimi I, Prishtinë, 2014, f.294 4 Salihu.I., E Drejta
Penale-pjesa e përgjithshme, Prishtinë, 2005, f.524 5 Kodi nr.
06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019, neni
84
-
C E N T R U M 14
358
2.1. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim në
institucionin e kujdesit shëndetësor
Pas vendosjes së Kosovës nën administrimin e Misionit të
Admi-
nistratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK), në
Kosovë
filluan hapat e parë në ndërtimin e shtetit ligjor dhe vendosjen
e sundimit
të ligjit në shoqëri.6 Legjislacioni ynë, duke i ndjekur trendet
bashkëko-
hore për mbrojtjen e personave që lëngojnë nga çrregullimet
mendore, ka
paraparë dispozita të posaçme me të cilat rregullohet procedura
penale
kur kryerësi i veprës penale ka të meta shëndetësore të natyrës
mendore.7
“Çrregullim mendor” do të thotë çdo paaftësi apo çrregullim i
mendjes
apo trurit qoftë i përhershëm apo i përkohshëm që rezulton me
dëmtim
apo çrregullim të funksionimit mendor.8 Si rrethana të cilat
ndikojnë në
shkaktimin e papërgjegjshmërisë së kryerësit të veprës penale
radhiten
sëmundjet mentale të përhershme të cilat zgjasin një kohë të
gjatë e të
cilat përkundër kurës mjekësore nuk japin rezultate të
kënaqshme. Papër-
gjegjshmërinë në anën tjetër, e shkaktojnë edhe sëmundjet
mentale të
përkohshme të cilat ndikojnë në humbjen e vetëdijes së individit
për të
kontrolluar sjelljet e tij, sëmundje këto që pas një periudhe
kohore pusho-
jnë së ekzistuari duke i rikthyer arsyeshmërinë individit të
prekur me këto
sëmundje. Rrethanë tjetër e krijimit të gjendjes së
papërgjegjshme është
edhe ngecja e zhvillimit mendor apo “dementia”, e cila
manifestohet me
humbjen e tërësishme të mënyrës së perceptimit të realitetit.
Sipas Kodit
Penal të Kosovës, masa e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me
ndalim
në institucionin e kujdesit shëndetësor u shqiptohet kryerësve
të cilët janë
të paaftë për të kuptuar rëndësinë e veprimeve të tyre si pasojë
e devijimit
në sferën mentale e cila i shpie këta të fundit në gjendje të
papërgjegj-
shme. Kjo masë u shqiptohet edhe kryerësve me përgjegjësi
esencialisht
të zvogëluar kur konstatohet se:
- kryerësi ka kryer vepër penale për të cilën është paraparë
dënimi me së paku tre vjet burgim;
- ekziston rrezik serioz se kryerësi do të kryejë vepër tjetër
penale;
- trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i
nevojshëm
për të shmangur kryerjen e veprës tjetër penale;
6 Gashi.R., Pozita e kryerësve të veprave penale sipas
Rregullores nr. 2004/34, Mbi
procedurën ku përfshihen kryerës me çrregullime mendore, Revista
Shkencore
Ndërkombëtare “ILIRIA”, numër 1, Prishtinë, 2007, f.255 7
Sahiti. E, Murati.R, Elashani.Xh., E drejta e Procedurës Penale,
Prishtinë,2013, f.447 8 Kodi nr.04/L-123, i Procedurës Penale,
Gazeta Zyrtare, nr.37/2012, neni 506,
parag.1
-
C E N T R U M 14
359
- kryerësi është i paaftë për t’u përballur me gjykimin dhe
- trajtimi i detyrueshëm psikiatrik me ndalim është i
nevojshëm
për të shmangur rrezikun serioz.9
Për t’u vlerësuar domosdoshmëria e shqiptimit të kësaj mase
personit të papërgjegjshëm, vendimtar është mendimi i
ekspertit.10
Ekzistojnë shumë raste që kryerësi ka funksion të pjesërishëm
të
sistemit nervor, dhe si rezultat i kësaj ai kryen vepër penale,
mirëpo
ndjehet e nevojshme të konstatohet nëse i njëjti në kohën e
kryerjes së
veprës penale ka qenë ose jo i përgjegjshëm për veprimin ose
mosveprimin e tij, në mënyrë që sanksioni penal i shqiptuar nga
ana e
Gjykatës që e gjykon çështjen, të jetë brenda suazave të ligjit,
si dhe
njëherit të vlerësohet nga instancat e gjykatave më të larta si
vendim i
drejtë dhe i bazuar në dispozita ligjore. Për këtë arsye për t’i
dhënë fund
polemikave të vlerësimit të kundërligjshmërisë, në Kodin Penal
të
Kosovës, ekziston edhe nocioni që përkufizon atë se çfarë
quajmë
“Aftësi të zvogëluar mendore”. Sipas Kodit Penal personi i cili
ka kryer
vepër penale konsiderohet se ka aftësi të zvogëluar mendore nëse
në
kohën e kryerjes së veprës penale, aftësia e tij për të kuptuar
natyrën
dhe rëndësinë apo pasojën e veprimeve ose mosveprimeve të tij ka
qenë
esencialisht e zvogëluar. Në këtë rast personi aftësia mendore e
të cilit
ka qenë e zvogëluar konsiderohet penalisht përgjegjës, por
këto
rrethana gjykata i merr parasysh kur vendos për kohëzgjatjen dhe
llojin
e sanksionit ose masës së trajtimit të detyrueshëm.11
Siç dihet, gjendja e paaftësisë mendore ose gjendja e aftësisë
së
zvogëluar mendore, nuk është gjendje e cila mund të zgjidhet nga
organet
e drejtësisë, sepse të njëjtit nuk janë të kualifikuar për të
bërë konstatimin
e vlerësueshmërisë së papërgjegjshmërisë së individit ndaj të
cilit
zhvillohet procedurë penale për kryerjen e ndonjë vepre penale.
Për këtë
arsye, caktohet eksperti i fushës së psikiatrisë, sipas detyrës
zyrtare ose
me propozimin e prokurorit të shtetit, në mënyrë që procedura
dhe vepra
penale që i vihet në barrë të të pandehurit të eliminojë
kundërthëniet për
shkaktim të ndonjë paligjshmërie.12 Në këtë rast, për shkak të
rëndësisë
që ka konstatimi i ekspertit lidhur me gjendjen psikike të të
pandehurit
në momentin e kryerjes së veprës penale, vjen në shprehje
mbrojtja e
detyrueshme ashtu që nëse i pandehuri nuk e ka angazhuar
mbrojtësin,
9 Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë,
2019, neni 85 10 Salihu.I, Zhitija.H, Hasani.F, vep. e cit., f.298
11 Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë,
2019, neni paragrafi.2 12 Kodi nr.04/L-123, i Procedurës Penale,
Gazeta Zyrtare, nr.37/2012, neni 508
-
C E N T R U M 14
360
gjykata nxjerr urdhër për emërimin e mbrojtësit me shpenzime
të
shtetit.13 Për kryerësit totalisht të papërgjegjshëm, kjo masë
shqiptohet si
masë e vetme, ndërsa për ata me përgjegjësi esencialisht të
zvogëluar, kjo
masë shqiptohet së bashku me dënimin me burgim. Shqiptimi i
sanksionit
penal ndaj kryerësit të përgjegjshëm të veprës penale prodhon
pasoja
juridike për këtë të fundit. Për dallim nga dënimi penal, masat
mjekësore
në vetvete, pas përfundimit të tyre nuk sjellin pasoja të tjera
juridike dhe
gjendja gjyqësore e personave ndaj të cilëve janë zbatuar ato
konsidero-
het e bardhë.14 Në vazhdim, do të paraqes numrin e masave të
trajtimit të
detyrueshëm psikiatrik me ndalim të shqiptuara ndaj kryerësve
me
çrregullime mentale në Gjykatën Themelore në Gjilan për
periudhën
kohore 2000-2018. Shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm
psikia-
trik në hulumtimin e bërë në këtë Gjykatë është realizuar në
Departamen-
tin e Krimeve të Rënda dhe Departamentin e Përgjithshëm.
Tabela nr.1
Shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me
ndalim15
Numri i masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me
ndalim
gjatë viteve 2000-2018
Departamenti i
Përgjithshëm
% Departamenti i
Krimeve të Rënda
%
2012 1 7,14% / /
2013 2 14,28% / /
2015 2 14,28% / /
2016 3 21,42% / /
2017 4 28,56% / /
2018 2 14,28% / /
Vitet që nuk janë të paraqitura në tabelë nënkupton se nuk
kanë
rezultuar me as edhe një rast të vetëm të shqiptimit të masës me
trajtim
13 Sahiti. E., Murati.R., Elshani.Xh., Komentar i Kodit të
Procedurës Penale të
Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2013 f.1182 14 Elezi. I.,
Kaçupi. S., Haxhia. M., “Komentar i Kodit Penal të Republikës
së
Shqipërisë”, Tiranë, 2001, f. 228 15 Të dhënat statistikore për
paraqitjen e shqiptimit të masave të trajtimit të detyrues-
hëm psikiatrik me ndalim janë marrë nga hulumtimi i regjistrave
penal për periudhën
kohore 2000-2018 në Gjykatën Themelore në Gjilan. Vitet të cilat
nuk janë të shfaqura
në tabelën përkatëse nuk kanë pasur asnjë rast të shënuar me
shqiptim të kësaj mase
sepse akoma në Kosovë nuk ishin formuar qendrat adekuate
mjekësore për mbikë-
qyrjen e kësaj kategorie kryerësish të veprave penale.
-
C E N T R U M 14
361
të detyrueshëm psikiatrik me ndalim. Gjithsej në këtë Gjykatë,
janë
shqiptuar 14 masa të trajtimit të detyrueshëm me ndalim në
institucion,
të gjitha këto të listuara në Departamentin e Përgjithshëm.
Departamen-
ti i Krimeve të Rënda nuk njeh asnjë rast të shqiptimit të kësaj
mase.
2.2. Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri Kur flitet për
dënimin, mund të themi se ndryshimet më të mëdha
gjatë historisë së të drejtës penale janë bërë në fushën e
shqiptimit të
masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri. Teoritë
për qëllimin
e dënimit kanë evoluar nga koncepti i hakmarrjes dhe ndëshkimit
ndaj
autorit, drejt konceptit të riedukimit, risocializimit dhe
rehabilitimit të
tij, duke përfaqësuar idetë themelore të drejtësisë
rehabilituese.16 Masa
e trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri mund t’i
shqiptohet kryerësit
i cili ka kryer vepër penale në gjendje të paaftësisë mendore
ose aftësisë
esencialisht të zvogëluar mendore, nëse gjykata konstaton
se:
- ekziston rrezik serioz se kryerësi do të kryejë vepër
penale;
- trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i nevojshëm
për të
shmangur kryerjen e veprës tjetër penale;
- trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri është i mjaftueshëm
për
të shmangur rrezikun serioz.17
Trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri paraqet masë më të
lehtë
për kryerësin e veprës sepse kjo masë nuk e izolon atë nga
rrethi i cak-
tuar shoqëror apo ambienti familjar, sepse kundërligjshmëria e
shkak-
tuar në ambientin e jashtëm, apo thënë ndryshe, vepra penale e
realizuar
nga ana e personit si kryerës i saj paraqet një shkallë më të
vogël të
rrezikshmërisë. Si pasojë e kësaj, mundësia e lënies së lirë të
kryerësit
dhe evitimi i ndarjes së tij nga rrethi familjar, do të ndikojë
në risociali-
zimin dhe riintegrimin e tij të sërishëm në shoqëri. Ashtu
sikundër tek
shqiptimi i trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me ndalim, edhe
tek shqi-
ptimi i trajtimit psikiatrik në liri, ndjehet e nevojshme që
gjykata të merr
parasysh mendimin e ekspertit të psikiatrisë në mënyrë që të
pamundë-
sojë shkaktimin e dukurive të kundërligjshme nga i njëjti
individ, e
bashkë me këtë të ndikojë në evitimin e rritjes së shkallës së
recidivi-
zmit. Eksperti ka për detyrë të përcaktojë natyrën, llojin dhe
shkallën e
sëmundjes. Po ashtu i njëjti duhet të bëjë vlerësueshmërinë e
asaj se si
manifestohet ky aberacion psikik i kryerësit në raport me veprën
penale
të kryer dhe shkallën e rrezikshmërisë shoqërore. Në këtë
drejtim, 16 Hysi. V., “Penologjia”, PEGI, Tiranë, 2006, f.79 17
Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019,
neni 86
-
C E N T R U M 14
362
papërgjegjshmëria e kryerësit të veprës penale vërtetohet në
bazë të dy
kritereve: kriterit mjekësor dhe kriterit juridik. Kriteri
mjekësor ka për
qëllim përcaktimin e atyre çrregullimeve psikike që bëjnë
personin të
papërgjegjshëm ndaj ligjit për veprimet shoqërisht të rrezikshme
që ai
kryen, derisa kriteri juridik përcakton rëndesën ose shkallën e
çrregulli-
meve psikike dhe të prapambetjes mendore, që e bën personin të
papër-
gjegjshëm për veprat penale që ai kryen.18 Masa e trajtimit të
detyrue-
shëm psikiatrik nuk shqiptohet vetëm ndaj kryerësve tërësisht të
paaftë
mentalisht. E njëjta u shqiptohet edhe kryerësve të veprave
penale me
aftësi të zvogëluar mendore të cilët janë në gjendje të kuptojnë
se me
veprimin ose mosveprimin e tyre shkaktojnë një kundërligjshmëri,
por
tek ta paraqiten momente të caktuara çmendurie që zhveshin
tërësisht
mendjen e tyre nga të kuptuarit dhe nxjerrjes së arsyeshmërisë
mbi
veprimin të cilin dëshirojnë ta ndërmarrin. Këto momente njihen
edhe
si “lucida intervalla”,dhe janë prezente tek personat me
sëmundje
mentale. Posa të kalojnë momentet e tilla të krizës, personit i
rikthehet
arsyeshmëria. Meqë shumë vepra penale ndodhin pikërisht në të
tilla
momente krize, gjyqtari i çështjes me aktgjykim shpall fajtor
kryerësin
e veprës penale, dhe atë me aktgjykim dënues, por në aktgjykimin
e
dhënë ai njëkohësisht shqipton edhe masën e trajtimit të
detyrueshëm
psikiatrik. Koha të cilën personi e ka kaluar në paraburgim, ose
koha të
cilën ky i fundit e ka kaluar në institucionin e kujdesit
shëndetësor me
ndalim, merret parasysh gjatë llogaritjes së dënimit dhe
shqiptimin e tij.
Në vazhdim do shohim numrin e shqiptimit të kësaj mase dhe
ekzekuteshmërisë të së njëjtës ndër vite në Gjykatën Themelore
në
Gjilan për periudhën 2000-2018 ku gjithsej janë shqiptuar 79
masa.
Tabela nr.2
Shqiptimi i masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në
liri19
18 Shtino. N., Lala. S.H., “Psikiatria ligjore”, Tiranë, 2011,
f.45 19 Statistikat e paraqitura në tabelë për shqiptimin e masës
së trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik në liri, janë marrë në bashkëpunim me gjyqësorin nga
hulumtimi i bërë në
2010 2011 2012 2013 2014 2015 2016 2017 2018 Gjithsej
2000/18
Rastet 5 3 4 9 6 8 9 8 7 79
% 6,32 3,79 5,06 11,39 7,59 10,12 11,39 10,12 8,86 99,99%
-
C E N T R U M 14
363
Numri i masave nga Departamenti i Përgjithshëm dhe ai i Krimeve
të Rënda
2000 2001 2002 2003 2004 2005 2006 2007 2008 2009
Rastet
1
/
1
/
2
6
2
3
3
2
%
1,26
/
1,26
/
2,52
7,59
2,52
3,79
3,79
2,52
2.3. Trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të
personave të varur nga droga ose alkooli
Përderisa te trajtimi i detyrueshëm psikiatrik në liri dhe me
ndalim
kishim situatën kur si kryerës na paraqiteshin personat me
sëmundje
mentale, tek trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të
personave
të varur nga droga ose alkooli na paraqitet një situatë tjetër,
ajo e
varësisë që kanë këta individë ndaj alkoolit ose substancave
narkotike
që i sjell këta atë fundit në gjendje të papërgjegjshme si
pasojë e së cilës
kryejnë veprime kriminale. Gjykata mund t’i urdhërojë masën
e
trajtimit të detyrueshëm në institucionin e kujdesit shëndetësor
kryerësit
i cili ka kryer veprën penale nën ndikimin e drogës apo
alkoolit, nëse
plotësohen dy kushtet e mëposhtme:
- gjykata ka shqiptuar dënim, vërejtje gjyqësore ose kryerësin
e
ka liruar nga dënimi;
- gjykata konstaton se faktori kryesor që e ka motivuar kryerjen
e
veprës penale ishte varësia e kryerësit nga alkooli apo droga
dhe nëse
ka gjasa për mjekimin e tij të suksesshëm.20
Masa e tillë i shqiptohet kryerësit me qëllim që atij t’i
çrrënjoset
shprehia e krijuar që e shpie atë në veprime të kundërligjshme.
Kjo
masë njëherit shërben edhe si preventivë për të parandaluar
kryerjen e
sërishme të ndonjë vepre tjetër të mundshme. Personat të cilët e
shpien
veten me dëshirë në gjendje të papërgjegjshme, duke konsumuar
drogë
ose alkool në mënyrë që të kryejnë vepër penale, nuk lirohen nga
për-
gjegjësia penale dhe ndaj tyre nuk mund të shqiptohet masa në
fjalë.
Trajtimi me anë të rehabilitimit të detyrueshëm të personave të
varur
regjistrat penal si dhe posedimit të aktvendimeve të shqiptuara
nga Gjykata Themelore
në Gjilan, për periudhën kohore 2000-2018. 20 Kodi nr. 06/L-074,
Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2019, neni 87
-
C E N T R U M 14
364
nga droga ose alkooli mund të shqiptohet vetëm ndaj atyre që
konsu-
mimin e alkoolit ose drogës e kanë shprehi dhe nën ndikimin e
kësaj
shprehie ose vesi arrijnë të kryejnë veprim delikuent. Rast i
shqiptimit
të masës në fjalë është ai i vitit 2014 në Gjykatën Themelore në
Gjilan,
ndaj të akuzuarit A.S për veprën penale posedimi i paautorizuar
i
narkotikëve të rrezikshëm dhe substancave psikotrope dhe analoge
nga
neni 275 par.1 të KPRK-së.21 Duke u bazuar në deklaratën e
ekspertit
të psikiatrisë se i akuzuari është përdorues i substancave
narkotike dhe
ka krijuar varësi ndaj të njëjtave përdorimi i të cilave ka
ndryshuar
psikën e tij dhe i ka pamundësuar funksionimin normal, të
njëjtin Gjy-
kata e shpall fajtor dhe e dënon me dënim të kushtëzuar burgu në
kohë-
zgjatje prej gjashtë muajsh si dhe masën e trajtimit të
detyrueshëm
psikiatrik në liri në kohëzgjatje prej një viti, të cilin dënim
me burgim
ai nuk do ta mbajë nëse i përmbahet masës dhe nuk kryen vepër
tjetër
penale, në të kundërtën Gjykata dënimin me kusht do ta revokojë.
Nëse
masa është shqiptuar krahas dënimit me gjobë, vërejtjes
gjyqësore apo
lirimit nga dënimi, trajtimi nuk mund të zgjasë më tepër se dy
vjet.
Gjykata është ajo që shqyrton mbarëvajtjen e masës së shqiptuar
dhe
çdo dy muaj vlerëson nëse kjo masë është e nevojshme të
vazhdohet
ose e njëjta duhet të ndërpritet.
3. VENDIMET GJYQËSORE ME TË CILAT SHQIPTOHEN
MASAT E TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK
Siç dihet gjykata merr vendime gjyqësore në formë të
aktgjyki-
meve dhe aktvendimeve. Të parat ofrohen atëherë kur në
mënyrë
meritore vendoset për një çështje, ndërsa aktvendimet shqiptohen
kur
kemi të bëjmë me punët drejtuese të gjykatës. Përjashtimisht, në
proce-
durën ndaj personave me çrregullime mentale, me aktvendim
zgjidhet
çështja e natyrës penale. Nëse prokurori ka paraqitur propozimin
për
shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik
gjykata me
aktvendim vendos për shqiptimin e kësaj mase, nëse sigurisht
ekzistoj-
në arsyet e bazuara konform dispozitave ligjore për shqiptimin e
saj.
Nëse arsyet nuk gjejnë mbështetje në dispozita ligjore, atëherë
gjykata
e pushon procedurën e shqiptimit të masës së trajtimit të
detyrueshëm
psikiatrik. E njëjta merr aktgjykim lirues për të pandehurin
nëse ky i
fundit veprën penale e ka kryer e ka kryer në gjendje të
paaftësisë 21 Shih aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Gjilan,
PKR.nr.21/2014, të datës
20.04.2016
-
C E N T R U M 14
365
mendore, ose kur prokurori i shtetit nuk ka paraqitur propozim
për
shqiptimin e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik.
4. EKZEKUTIMI, KOHËZGJATJA DHE EFEKTI I
MASAVE TË TRAJTIMIT TË DETYRUESHËM PSIKIATRIK
Qëllimi i masave të trajtimit të detyrueshëm psikiatrik
realizohet
përmes ekzekutimit të tyre. Menjëherë pasi aktvendimi merr
formën e
prerë, fillon edhe ekzekutimi i masave të trajtimit të
detyrueshëm psi-
kiatrik. Meqë këto masa janë të karakterit mjekësor, është e
kuptueshme
që ekzekutimi i tyre bëhet në institucione të veçanta
psikiatrike. Profe-
sor Halili thekson se kryerësit e veprave me paaftësi mendore
ose me
aftësi të zvogëluar mendore për shkak të sëmundjes vetvetiu janë
perso-
na të rrezikshëm për rrethin dhe ambientin ku jetojnë, ata janë
përherë
delikuentë potencial. 22 Koha për të cilën mendohet se kryerësi
me
sëmundje mentale do shërohet tërësisht apo pjesërisht është e
pamundur
të dihet saktë, ndaj këto masa shqiptohen për një afat të
pacaktuar kohor
dhe ekzekutimi i tyre përcillet në mënyrë të vazhdueshme nga
enti
psikiatrik dhe gjykata kompetente e cila e ka shqiptuar
aktvendimin.
Shqiptimi i masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik pas
shqyrtimit
gjyqësor arsyetohet me faktin se shqyrtimi gjyqësor ofron
garanci
procedurale për shqiptimin e drejtë dhe të ligjshëm të kësaj
mase. Për
këtë shqyrtim gjyqësor thirren i akuzuari dhe mbrojtësi i tij,
prokurori i
shtetit, i dëmtuari, përfaqësuesit e tyre ligjor, përfaqësuesit
e autorizuar
dhe përkthyesi. Kurse bashkëshorti përkatësisht bashkëshortja e
të
pandehurit njoftohen por nuk thirren, që lë të nënkuptohet se
edhe pa
këta persona mund të mbahet ky shqyrtim. Gjykata lidhur me
propozi-
min e prokurorit të shtetit për shqiptimin e masës së trajtimit
të detyrue-
shëm psikiatrik vendos në bazë të vërtetimit të fakteve dhe
rrethanave
të rastit konkret në shqyrtimin gjyqësor.23 Masa e trajtimit të
detyrue-
shëm psikiatrik me ndalim ekzekutohet në institucionin e
kujdesit
shëndetësor në vendin ku kryerësi i veprës ka vendbanimin e tij
të për-
hershëm, ose në mungesë të vendbanimit, kjo masë ekzekutohet në
ven-
din ku kryerësi ka vendqëndrimin. Masa në fjalë ekzekutohet në
ente të
posaçme psikiatrike. Kur gjykata shqipton këtë masë, ajo merr
parasysh
rrezikshmërinë e kryerësit, shkallën e sëmundjes si dhe
domosdoshmë-
rinë për trajtim mjekësor. Kur gjykata cakton këtë masë, ajo
menjëherë 22 Halili, R., Penologjia, Prishtinë, 2010, f. 240 23
Sahiti. E., Murati.R., Elshani.Xh., vep. e cit., f. 1193-94
-
C E N T R U M 14
366
ia dërgon vendimin dhe të gjitha të dhënat që i posedon
shërbimit spro-
vues kompetent dhe institucionit shëndetësor, institucionit
korrektues,
ose institucionit përkatës për ekzekutimin e kësaj mase.
Ekzekutimi i
masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik në liri në anën
tjetër, bëhet
në institucionin e kujdesit shëndetësor të cilin e cakton
gjykata. Një
pjesë e përgjegjësisë i lihet vetë kryerësit të veprës sepse ai
duhet të
paraqitet në periudhën e caktuar nga ana e gjykatës në
institucionin e
kujdesit shëndetësor. Nëse masa është caktuar së bashku me
dënimin
me burgim, kryerësi i veprës penale së pari dërgohet në
institucionin e
kujdesit shëndetësor për trajtim.24 Të drejtat dhe detyrimet që
i kanë të
dënuarit me burgim sa i përket vendosjes, ushqimit,
veshmbathjes, për-
kujdesjes si dhe të drejtave të tyre për vizita, pranim pakosh
etj., i gëzoj-
në edhe kryerësit e veprave penale me çrregullime mendore të
cilët janë
vendosur në institucion shëndetësor për ekzekutimin e masës së
trajti-
mit të detyrueshëm psikiatrik. Masat e trajtimit të detyrueshëm
janë të
ngjashme me masat e sigurisë të karakterit mjekësor të cilat
kanë ekzis-
tuar në legjislacionin e mëparmë.25 Këto masa kanë karakter të
dyfishtë,
me to mbrohen interesat e kryerësve të sëmurë dhe interesat e
shoqërisë
prej veprimeve objektivisht të pakontrolluara.26 Nga analiza e
vendi-
meve gjyqësore për rastet e veprave penale ku kryerës kanë
qenë
personat me çrregullime mentale apo të varur nga droga ose
alkooli,
konstatohet se gjykata në vendimet e saj evidenton dy efekte
kryesore
që masat në fjalë sjellin, dhe atë:
- efektin e parandalimit të posaçëm ndaj të pandehurit konkret
që synon në edukimin dhe risocializimin e tij. Në këtë drejtim,
pritshmëritë
janë që i pandehuri të mos kryejë në të ardhmen vepra të tjera
penale,
duke vazhduar një jetë normale pas kryerjes së dënimit;
- efektin e parandalimit të përgjithshëm, duke dhënë mesazhin në
shoqëri që personat me çrregullime mendore do të trajtohen në
institu-
cione të veçanta mjekësore dhe ndaj tyre do të shqiptohen masat
e
trajtimit të detyrueshëm ashtu që me qëllim të mbrojtjes së
shoqërisë
nga kriminaliteti, i izolojnë nga mjedisi shoqëror dhe
përkujdesen për
kryerësit me çrregullime mendore apo të varur nga droga dhe
alkooli.
24 Ligji nr.04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
Gazeta Zyrtare,
nr.31/2013, neni 174 25 Halili. R., vep. e cit., f. 239 26 Muçi,
Sh., E drejta Penale, Tiranë, 2007, f.260
-
C E N T R U M 14
367
5. RAPORTIMI I INSTITUCIONIT TË KUJDESIT
SHËNDETËSOR
Sipas nenit 176 të Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve
Penale,
institucioni i kujdesit shëndetësor i dërgon gjykatës që ka
caktuar masën
në shkallë të pare, raport mbi gjendjen shëndetësore dhe
suksesin e
trajtimit të personit ndaj të cilit ekzekutohet masa, së paku
një herë në
gjashtë (6) muaj dhe më shpesh me kërkesë të gjykatës.27
Institucioni i
kujdesit shëndetësor është i obliguar që ta informojë gjykatën
për
mbarëvajtjen e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik me
kërkesën
e kësaj të fundit. Pas kalimit të afatit prej gjashtë muajsh
gjykata i drej-
tohet me kërkesë këtij institucioni për të vlerësuar nëse kanë
pushuar
ose jo kushtet për vazhdimin e kësaj mase. Kur institucioni i
kujdesit
shëndetësor ose mjeku përgjegjës për shërimin mendor konstaton
se më
nuk është e nevojshme ta trajtojë, ose ta ndalojë kryerësin e
veprës
penale në institucionin e kujdesit shëndetësor, ai menjëherë e
informon
gjykatën që e ka caktuar masën në shkallë të parë. Çdo gjashtë
(6) muaj,
gjykata që e ka caktuar masën në shkallë të parë e shqyrton
nevojën e
vazhdimit të masës pas shqyrtimit të raportit të institucionit
shëndetësor
dhe të mendimit të ekspertit të pavarur, i cili nuk është i
punësuar në
institucionin e kujdesit shëndetësor ku është duke u ekzekutuar
masa.28
Sipas këtij paragrafi shohim se gjykata kohëzgjatjen ose
ndërprer-
jen e masës së trajtimit të detyrueshëm psikiatrik e bën nga
konstatimi
i ekspertit që nuk punon në institucionin e kujdesit shëndetësor
në të
cilin kryerësi i veprës penale po e vuan sanksionin. Kjo
sigurisht bëhet
për shkak të transparencës dhe rritjes së konfidencialitetit të
ekzamini-
mit mjekësor. Mendimi i psikiatrit vlerësohet më i denjë kur ai
nuk
krijon raporte afërsie me kryesin dhe nuk udhëhiqet nga
ndjesitë, kështu
që për të shmangur joprofesionalizmin ligjdhënësi ka paraparë që
në
konsideratë të merret ekzaminimi nga një ekspert që nuk punon në
insti-
tucionin e njëjtë të kujdesit shëndetësor ku kryesi vuan
dënimin. Sipas
detyrës zyrtare, ose me propozimin e të pandehurit, mbrojtësit,
institu-
cionit të kujdesit shëndetësor, ose të organit të kujdestarisë
që është
kompetent në bazë të vendbanimit të përkohshëm, ose të
përhershëm të
personit në kohën kur ka hyrë në fuqi urdhri me anë të të cilit
është
caktuar masa, gjykata e cila ka caktuar masën në shkallë të parë
e
pushon masën nëse konstaton se më nuk është e nevojshme që
kryerësi 27 Neni 176, paragrafi 1 i LESPK-së 28 Neni 176, paragrafi
2 dhe 3 i LESPK-së
-
C E N T R U M 14
368
të trajtohet, ose ndalohet në atë institucion. Kur e pushon
masën, gjykata
mund të caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm në liri nëse
ekzistojnë
arsyet për caktimin e masës së tillë. Vendimi sipas paragrafit 4
të këtij
neni merret pas dëgjimit të prokurorit të shtetit, mbrojtësit
dhe kryerësit
të veprës penale nëse gjendja e tij këtë e lejon edhe pas
shqyrtimit të
mendimit të ekspertit. Kur gjykata pushon masën, e informon
institucio-
nin e kujdesit shëndetësor, e liron personin ndaj të cilit është
caktuar masa
e menjëhershme e marrjes së vendimit.29 Në rast se personave të
cilëve u
është shqiptuar dënimi plotësues i shërimit psikiatrik në liri,
nuk i nën-
shtrohen shërimit dhe trajtimit psikiatrik, ose ata krye në vete
e braktisin
tretmanin dhe në këtë mënyrë manifestojnë sjellje dhe veprime të
rrezik-
shme, atëherë gjykata ndaj tyre mund të shqiptojë masën tjetër
siguruese
e cila është vendosja në institucionin psikiatrik për ruajtje,
pra bëhet
izolimi i tyre në institucionin e posaçëm në kushte dhe tretman
të mby-
llur. Kjo masë, parimisht nuk e kufizon tretmanin ndaj personit
të cilit i
është shqiptuar ky tretman i shërimit psikiatrik në liri.
Shqiptimi dhe
ekzekutimi i kësaj mase evidentohet në evidencën kriminale të
cilën e
mbajnë organet e policisë apo të punëve të brendshme.30
6. DHËNIA E NDIHMËS PAS LIRIMIT NGA PËRKUJ-
DESJA SHËNDETËSORE
Neni 177 i Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale
thekson
se pasi që personi të lirohet nga institucioni shëndetësor,
organi kompe-
tent i kujdestarisë është përgjegjës për personin ndaj të cilit
është
ekzekutuar masa në dhënien e ndihmës pas lirimit nga
institucioni shën-
detësor. Nëse kryerësi i cili ka kryer vepër penale në gjendje
të aftësisë
së zvogëluar mendore lirohet nga institucioni shëndetësor, dhe
nëse ai
në institucionin shëndetësor ka kaluar kohë më të shkurtër se sa
kohë-
zgjatja e burgimit të caktuar, gjykata e shqyrton lirimin me
kusht për
atë person. Me rastin e vendosjes për lirim me kusht, gjykata
veçanë-
risht merr parasysh suksesin e trajtimit të personit të dënuar,
gjendjen e
tij shëndetësore, kohën e kaluar në institucionin shëndetësor
dhe kohën
e mbetur të dënimit. Nëse gjykata vendos për lirimin me kusht,
mundet
gjithashtu të caktojë masën e trajtimit të detyrueshëm
psikiatrik në liri,
nëse ekzistojnë arsyet për caktimin e masës së tillë. Nëse
gjykata
vendos që personi i dënuar të mbajë pjesën e mbetur të dënimit
me 29 Neni 176, paragrafi 4,5,6 i LESPK-së 30 Halili. R., vep. e
cit., f.242
-
C E N T R U M 14
369
burgim, personeli i Shërbimit Korrektues të Kosovës e përcjellë
atë në
institucionin korrektues të dënimit.31
Në nenin në fjalë shohim se pas përfundimit të mbajtjes së
dënimit
në institucionin e kujdesit shëndetësor, organi kompetent i
kujdestarisë
ka përgjegjësi ndaj personit i cili tashmë është liruar nga
mbajtja e
dënimit. Kjo bëhet me qëllim të vazhdimit të mbikëqyrjes së
personit
tashmë të liruar dhe konstatimit se vërtetë nuk ia vlen më
qëndrimi në atë
institucion. Krahas kësaj, koha të cilën i akuzuari e kalon në
institucionin
e kujdesit shëndetësor mund të jetë më e shkurtër se kohëzgjatja
e burgut.
Në raste të tilla gjykata sipas bindjes së saj të lirë, analizës
së ekzami-
nimeve, dhe sjelljes së të akuzuarit në institucion vendos nëse
të njwjtin
do ta lirojë me dënim me kusht ose do t’i shqiptojë masën e
trajtimit të
detyrueshëm në liri. Kur gjykata vendos që personi i dënuar të
mbajë
pjesën e mbetur të dënimit me burgim, personeli i Shërbimit
Korrektues
së Kosovës e përcjellë atë në institucionin korrektues të
dënimit.
CONCLUSION
Examination of the measures of compulsory psychiatric
treatment
as part of positive legislation highlights the need, importance
and
specificity and at the same time they are in harmony with the
principle
of humanization of criminal law. On the research conducted in
the Basic
Court on people with mental disabilities or substantially
reduced respo-
nsibilities who are unable to understand the nature of the
action or omis-
sion or the consequence caused by taking such action or omission
re-
sults that the court has a relatively high number of large cases
of crimin-
al cases that unfortunately are not resolved within the legal
deadlines
intended to resolve cases provided by our positive law.
As a result, many cases have been delayed until a final
decision
on the matter being examined is delayed. The delay in the
proceedings
has taken many years due to the negligence of the justice
authorities to
rationalize access to cases where perpetrators were persons with
mental
disorders. The lack of medical treatment for a long period of
time until
the case is handled by the Court can aggravate the mental state
of the
perpetrator. If the offense is committed as a result of
substantially
diminished liability and the case is adjudicated after a long
period of
time, it is likely that the patient will present further
deviations and the
31 Neni 178, paragrafi 1, 2, 3, 4 dhe 5 i LESPK-së
-
C E N T R U M 14
370
risk may increase as a result of the negligence of the competent
autho-
rities to recover mental health of the sick person. When dealing
with
cases from judicial practice to persons who at the time of
commission
of the offense were unaware, that is, they have suffered from a
tempo-
rary or permanent illness affecting their brain function by
legal provi-
sions it is foreseen that when rendering a ruling thereon
whichever issue
is resolved in a proceeding, the institution to which the
offender is sent
for medical treatment must be specified, which in most cases is
in fact
avoided by the Court. Furthermore, most of the offender's mental
illness
as well as the timing within which the institution must report
to the
Court on the progress of the measure and the effects it has had.
Alth-
ough the judiciary tends to be vigilant when it comes to human
rights,
it is these problems that lose the vigilance and prestige of the
institution.
I wish that in the future such a category will be treated with
dignity
every human being deserves.
RECENSENTË:
Prof. dr. Afrim Osmani
Prof. dr. Qebir Avziu
LITERATURA
1. Elezi. I., Kaçupi. S., Haxhia. M., “Komentar i Kodit Penal të
Republikës së Shqipërisë”, Tiranë, 2001;
2. Gashi.R., Pozita e kryerësve të veprave penale sipas
Rregullo-res nr 2004/34, Mbi procedurën ku përfshihen kryerës me
çrregullime
mendore, Revista Shkencore Ndërkombëtare “ILIRIA”, numër 1,
Prishtinë, 2007;
3. Halili, R., Penologjia, Prishtinë, 2010; 4. Hasani.F., E
drejta Penale dhe E Drejta e Procedurës Penale,
Doracak për përgaditjen e provimit të jurisprudencës, Prishtinë,
2015;
5. Hysi. V., “Penologjia”, PEGI, Tiranë, 2006; 6. Muçi, Sh., E
drejta Penale, Tiranë, 2007; 7. Sahiti. E, Murati.R, Elashani.Xh.,
E drejta e Procedurës
Penale, Prishtinë, 2013;
8. Sahiti. E., Murati.R., Elshani.Xh., Komentar i Kodit të
Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, Prishtinë, 2013;
9. Salihu.I., E Drejta Penale-pjesa e përgjithshme, Prishtinë,
2005;
-
C E N T R U M 14
371
10. Salihu.I., Zhitija.H, dhe Hasani.F, Komentar i Kodit Penal
të Republikës së Kosovës, Botimi I, Prishtinë, 2014;
11. Shtino. N., Lala. S.H., “Psikiatria ligjore”, Tiranë,
2011
LIGJE DHE KODE
1. Kodi nr. 06/L-074, Penal i Republikës së Kosovës, Prishtinë,
2019; 2. Kodi nr.04/L-123, i Procedurës Penale, Gazeta Zyrtare,
nr.37/2012;
3. Ligji nr.04/L-149 për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale,
Gazeta Zyrtare, nr.31/2013
VENDIME GJYQËSORE
Të gjitha aktvendimet e Gjykatës Themelore në Gjilan për
periudhën kohore 2000-2018