MARKETINGU NDËRKOMBËTAR Ushtrime nga ligjërata 1 Prof. dr. Ali Jakupi Mr.sc.Sokol Krasniqi ass. UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA PRISHTINË UNIVERSITETI MBRETËROR ILIRIA PRISHTINË
MARKETINGU NDËRKOMBËTAR
Ushtrime nga ligjërata 1
Prof. dr. Ali JakupiMr.sc.Sokol Krasniqi ass.
UNIVERSITETI MBRETËROR
ILIRIAPRISHTINË
UNIVERSITETI MBRETËROR
ILIRIAPRISHTINË
04/08/23 2
Marketingu ndërkombëtar
• Marketingu ndërkombëtar - proces i planifikimit dhe i drejtimit të transakcioneve
të biznesit përtej kufijve kombëtarë për të krijuar
ndryshime që kënaqin objektivat e individëve, të kompanive, të organizatave dhe të institucioneve.
04/08/23 3
“ Marketingu ndërkombëtar mund të krahasohet me alpinistët që ballafaqohen
me sfidën e lodhjes dhe të gëzimit ”
04/08/23 4
Diferenca midis marketingut të brendshëm dhe atij ndërkombëtar
• MN i nënshtrohet një grupi të ri të faktorëve makro-ambiental.
• MN i nënshtrohet kufizimeve të ndryshme dhe konflikteve që rezultojnë nga ligje, kultura dhe shoqëri të ndryshme.
• Parimet bazë të marketingut (plotësimi i nevojave dhe ndryshimit) vazhdojnë të zbatohen,por aktualizimi, kompleksiteti dhe intensiteti i tyre mund të ndryshojnë në mënyrë thelbësore.
04/08/23 5
• Si produkti, shërbimi apo ideja do t’i shkojë për shtat tregut ndërkombëtar?
• Cilat përshtatje të marketingut janë apo do të jenë të nevojshme?
• Cilat kërcenime do të priten nga konkurrenca globale?
• Si mund të veprohet me këto kërcënime për t’i shndërruar ato në dobiprurëse?
• Cilat do të jenë alternativat strategjike globale?
Vendimet e marra nga kompanitë apo individët
04/08/23 6
“ Globalizimi i tregtisë dhe i ekonomisë në tërësi përshkruhet si revolucion i dytë industrial ”
04/08/23 7
HYRJE NË MARKETINGUN NDËRKOMBËTAR
FILLOJMË ME NDËRMARRJEN
• Sistem i hapur
• Sistem i varur
• Bizneset e vogla,të mesme dhe të mëdha
• Orientimi në treg
• Posaçërisht në tregun e shitjes
• Tregu nacional
• Tregjet e jashtme
• Interesi për orientime në tregjet e jashtme
04/08/23 8
Ç’ËSHTË MARKETINGU NDËRKOMBËTAR
• Shkencë e re në lëmin e marketingut
• Rezultat i zgjerimit të bashkëpunimit ekonomik me
vendet e ndryshme
• Bota e diferencuar në aspektin zhvillimor ekonomik
• Distancat fizike gjeografike
• Distancat dhe dallimet kulturore
• Dallimet në sjelljet e konsumatorëve
• Marketingu ndërkombëtar nuk ka shkëputje nga
marketingu vendor
04/08/23 9
. . .
• Pa njohuri të marketingut bazik është vështirë të mësohet,
të kuptohet marketingu ndërkombëtar
• Me marke. ndërko. hapen rrugët e bashkëpunimit në mes
shteteve
• Të panjohurat për mjediset nëpër botë zvogëlohen
• Rreziqet e papara apo të parapara sadopak reduktohen,
zvogëlohen
• Marketingu ndërkombëtar është pjesë përbërëse e
strategjive të ndërmarrjeve të orientuara për në tregjet e
huaja
04/08/23 10
KARAKTERISTIKAT E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR
• Marketingu ndërkombëtar, një shkencë e re, por me disa
elemente të vjetra e të trashëguara,
• Degëzim i marketingut integral,
• I formësuar si nevojë e kohës,
• E marrëdhënieve ndërkombëtare në të gjitha nivelet, pra
edhe në ekonomi,
• Formimi i kombeve dhe i shteteve kanë vepruar në dy kahe
përnjëherë:
1.në pavarësim dhe,
2.në integrim
04/08/23 11
. . .
• Së këndejmi:
• Praqitet nevoja, dashtë e pa dashtë, për bashkëpunim të ndërsjellë, me njeri tjetrin
• Në këtë kontekst, ekonomia vepron të zhvillohet , për t’i zgjedhë problemet në rrethanat e mangësive dhe të pamjaftueshmërisë,
• Menaxherët e bizneseve janë të prirur të gjejnë forma adekuate të bashkëpunimit, me qëllim të sigurimit të mbijetesës dhe të perspektivës,
• Format më të shquara dhe më të përhapura janë: importi dhe eksporti
• Përveç këtyre formave më të thjeshta dhe bazike të bashkëpunimit, ekzistojnë edhe forma tjera, më të ndërlikuara, por shumë të rëndësishme
04/08/23 12
. . .
• Këto forma të bashkëpunimit nuk mund të zhvillohen vetëvetiu,
• Ose nëse zhvillohen në mënyrë sporadike, spontane efektet mund të jenë të diskutueshme jo të mira,
• Penetrimi në pjesët e tregjeve të pavarura, pjesë përbërëse të tregut global, duhet të paraprihet, të bëhet më i lehtë më I mundshëm nga strategjitë, konceptet e caktuara,
• Koncepti, procesi, strategjia për t’i arritur qëllimit gjenden pikërisht të disiplina e marketingut ndërkombëtar.
• Nevoja për zbatimin të pandërprerë të tij në ndërmarrjet bashkëkohore në ekonomi , por edhe jashtë ekonomisë, është një domosdoshmëri e pashmangshme.
04/08/23 13
NOCIONI I MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR
• Marketingu ndërkombëtar është kopjim i marketingut vendor, por
që ndryshimi shfaqet në ballafaqimet me mjediset e ndryshme
nëpër botë
• Marketingu ndërkombëtar, njësoj sikurse marketingu vendor,
pikësynim, në fokus e ka konsumatorin
• Elementet e marketingut ndërkombëtar janë shumë të hershme,
• Mirëpo, në kuptimin e shkencës moderne, zanafilla e tij dhe
rezultatet konkrete janë të ndërlidhura me tridhjetvjetshin e fundit
të shek. XX
• Për nocionin e marketingut ndërkombëtar janë dhënë me dhjeta e
dhjeta definicione .
04/08/23 14
DEFINICIONET E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR
• Hess&Cateora: Marketingu ndërkombëtar është “aktivitet biznesor, i cili rrjedhat e mallrave dhe të shërbimeve i orienton drejt konsumatorëve në një apo më tepër vende”
• Terpstra:”Marketingu ndërkombëtar identifikon nevojat e konsumatorëve në tërë botën dhe përmbushjen e këtyre nevojave dhe të kërkesave më mirë se konkurrenca, qoftë e vendit apo ndërkombëtare” Ky autor synon kah marketingu global.
• Keegen J.Warren: Marketingun ndërkombëtar e identifikon si marketing global, duke thënë se “Marketingu global paraqet proces të orientimit të resurseve dhe të objektivave të kompanisë në mundësit e tregut global(botëror).
• Vezjak: “Marketingu ndërkombëtar paraqet nocion të tërësishëm në koncipimin dhe këmbimin ndërkombëtar të mallit,të shërbimeve, të teknologjive, të diturive, të ideve dhe kapitalit (mjeteve financiare)”.
04/08/23 15
. . .
• Rakita:”Marke.ndërko. bënë orientimet kah tregu dhe koordinimin e aktiviteteve të biznesit, me qëllim të internacionalizimit me sukses të subjekteve ekonomike dhe inkorporimin(adaptimin) adekuat të tyre në mjedisin e huaj.
Në këtë definicion përfshihen këto karakteristika:
1.orientimi kah tregu (qasja preventive dhe informative)
2.koordinimi I aktiviteteve të biznesit (aspekti aksional dhe kreativ)
3.internacionalizimi i suksesshëm i organizatave (ekonomike)
4.inkorporimi (adaptimi) në mjedisin ndërkombëtar.• Czinkota M.R.& Ronkanien I.A.:”Marketingu ndërkombëtar
përkujdeset për planifikimin dhe ekzekutimin e transakcioneve përtej kufijve nacional për t’i përmbushur qëllimet e individëve dhe të organizatave”.
04/08/23 16
. . .
• Marketingu ndërkombëtar është proces i aktiviteteve që kanë të bëjnë me menaxhimin e transakcioneve në relacione ndërkombëtare, në sublimimin e formave të ndryshme të bashkëpunimit në mes vendeve, për të përmbushur nevojat e klientëve dhe të organizatave, si dhe të vet ndërmarrjes që është e orintuar për në tregje të huaja.
• Marketingu ndërkombëtar mund të ketë mbështetjën në katër elemente dhe qasje,qe rradhitën në këtë mënyrë:
- specifikat e mjedisit të huaj (qasja invajermentale)
- specifikat e menaxhmentit të aktiviteteve të marketingut (qasja funksionale)
- veçoritë e internacionalizimit të biznesit (qasja strategjike) dhe
- rëndësia e përgjithshme e fenomenit të globalizimit (qasja e globalizimit)
04/08/23 17
TIPOLOGJIA E MARKETINGUT NDËRKOMBËTAR
• Marketingu ndërkombëtar aktivitetin e vet e bazon në tregun e lirë, të liberalizuar.
• Marketingu ndërkombëtar ndonëse ka domethënie universale, është i orientuar në treg,
• Megjithatën, nuk mund të aplikohet si një reçetë në të gjitha vendet.
• Nëpërmjet marketingut ndërkombëtar synohet maksimizimi i profitit,
• Marketingu ndërkombëtar është nocion i tërësishëm që përfshinë;
- të gjitha transakcionet e këmbimit
- aktivitetet kërkimore dhe format e bashkëpunimit dhe të bashkëveprimit në mes ndërmarrjeve të ndryshme nëpër vende të ndryshme.
04/08/23 18
. . .
• Ekzistojnë tipe të ndyshme të marketingut
ndërkombëtar.Klasifikimi bëhet sipas veçorive të
aktiviteteve dhe të fushave përkatëse:
Marketingu vendor
Marketingu eksportues
Marketingu importues
Marketingu transnacional
Marketingu global
Marketingu kosmopolit.
04/08/23 19
. . .
• Klasifikimi në tipe të marketingut ndërkombëtar bëhet në saje
të :
parimit etnocentrik
parimit policentrik
parimit regjiocentrik
parimit gjeocentrik
• Marketingu ndërkombëtar, pa marrë parasysh llojet e tij, është
çelsi i suksesit për në tregje të huaja, për të gjitha bizneset; të
vogla, të mesme dhe të mëdha.
04/08/23 20
KOMENTE TË PËRBASHKËTA
PYETJE
PËRGJIGJE