1 Ky material përfshin tema të shumta që kanë të bëjnë me shkrimin dhe leximin brail.Përmban tema interesante për personat që kanë mungesë të theksuar shikimi,por jo vetëm. Autori dëshiron që gjatë leximit të këtij libri të mbani shënime dhe të jepni vërejtjet apo sugjerimet tuaja konkrete për gjithçka që ju mendoni se mund të përmirësohet në këtë botim. Ju urojmë lexim të mbarë! -2013
Në këtë libërth ka tema të ndryshme mbi shkrimin Brail,ku mjaft mirë mund të shërbejnë si informacion për të njohur Brailin.
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
1
Ky material përfshin tema të shumta që kanë të
bëjnë me shkrimin dhe leximin brail.Përmban tema
interesante për personat që kanë mungesë të theksuar
shikimi,por jo vetëm.
Autori dëshiron që gjatë leximit të këtij libri të mbani
shënime dhe të jepni vërejtjet apo sugjerimet tuaja
konkrete për gjithçka që ju mendoni se mund të
përmirësohet në këtë botim.
Ju urojmë lexim të mbarë!
-2013
2
Botimi i këtij materiali është mbështetur nga Qendra
Kombëtare e Rehabilitimit të të Verbërve të
Shqipërisë.
Titulli: Të njohësh Brailin
Hartoi & Punoi: Nora Islami Adresa: Rruga”Nikolla Lena”Nr.62,Tiranë
Gjithashtu për të shkruar dhe lexuar Brail kemi pajisjen
BrailNote e cila na ofron një zgjidhje shumë komode dhe
bashkëkohore.Kjo pajisje është e përbërë nga 32qeliza braili,dhe
me nëntë çelësa tastiere.Brail Note shërben për të nxjerrë
informacion dhe në ekran me anë PC-së.
18
Ekziston dhe brailliant 32, i cili të jep akses për të
përdorur usb-në.Është i pajisur me
bluetooth(blututh),mban bateri deri në 30 orë.Edhe ky
lloj është i përbërë nga 32-40-80 qeliza brail,ashtu siç
dhe emërtohet.Kjo pajisje përbëhet nga nëntë çelësa
tastiere,dy taste ndarje(spacebars),dhe gjshtë çelësa të
komandës.
19
Brail Mountbatten është një makinë elektronike e
përdorur për të shkruar Brail, notetaker dhe embosser. Ajo
integron teknologjinë moderne kompjuterike dhe ka aplikacione
për të shkruar brail,për të lexuar dhe për të ruajtur dokumenta
të ndryshme. Kjo pajisje funksionon dhe duke u lidhur me PC-
në. Gjithashtu ka mbështetje audio për të gjitha operacionet e
saj. Kjo teknologji është adaptive dhe është projektuar për të
përmbushur nevojat e nxënësve të verbër në mjedisin e sotëm,
sidomos në mësimin Brail si një mjet themelor për shkrim dhe
këndim.
20
PAC Mate është asistent të dhënave personale (PDA) për
njerëzit që janë të verbër ose me shikim të dëmtuar. Ajo ofron
ord xhep, Internet Explorer, indos Media Player, dhe programin
JAS që është instaluar në të,gjithashtu përfshin një ekran Brail,
GPS softare, programin Daisy, por mund të shtohen dhe
programe të tjera.Kjo pajisje ekziston në gjashtë modele të
ndryshme,përfshin nga 20 deri në 40 qeliza brail.
21
Shkrimi brail së fundmi po paraqitet ndjeshëm në fushën e
teknologjisë përsa i përket pajisjeve të ndryshme tifloteknike që
prodhojnë brail.Gjithmonë këto pajisje kanë një kosto më të
lartë sesa pajisjet e tjera,sepse jo të gjitha vendet mund të
prodhojnë pajisje teknologjike për personat e verbër.
Pavarësisht zgjedhjes së një pajisjeje të veçantë,dhe vendit ku
bëhet kjo pajisje është e bazuar në disa pyetje themelore.
-Cili është qëllimi i pajisjes?
-Ku do të përdoret?
-Cilat janë nevojat dhe aftësitë e nxënësve?
-Cila është kostoja?
-Sa e rëndësishme është transportueshmëria?
22
Braille Display
Avantazhi i (Brail display) vizualizuesit brail është në
qasjen e saj të drejtpërdrejtë të informacionit, aftësia për të
kontrolluar formatin, hapësirën dhe drejtshkrim, dhe nuk është
e zhurmshme. Kostoja e Brail display është $3,500 deri $15,000,
e ndryshme në varësi të karaktereve që shfaq në ekran.
23
Printera Brail që ofrojnë printimin i një informacioni të
kopjuar(hardcopy) nga pajisjet kompjuterike. Pasi është
dërguar informacion që do të jetë në brail(brailohet) nga pajisjet
kompjuterike, printerat brail bëjnë aktualisht printimin brail
mbi letër.Ata janë printera “homolog” me printerat me bojë,por
ato ndryshojnë në atë që ata përdorin(në vend të bojës, kunja).
Kunjat(kunja të holla metalike që shkruajnë në reliev)ato zakonisht
printojnë letër me peshë të rëndë,dhe kur materaili do të shtypet
në brail kërkon më shumë letër sesa kur printohet në shkrim të
rrafshët. Këta printera printojnë në dy ose në një anë të faqes.
Çmimi i një printer Brail varion në varësi me vëllimin e
prodhimit Brail $1,800 dhe $5,000 për prodhimin me volum të
vogël, dhe mes $10,000 dhe $80,000 për prodhime me volum të
madh.Hapi i parë në konvertimin e një skedar kompjuterik në
një dokument brail është zgjidhja e llojit të shkrimit
Brail.Kostoja e programeve përkthyese brail është mes $200 dhe
$500, varësisht nga ndërlikimi i programit.
24
Pajisjet e paraqitura më lart, janë mjetet e punës për
nxënës,instiucione,studentë dhe çdo person me mungesë të
theksuar shikimi,që përdor apo do të mësoj shkrimin dhe
leximin Brail.
25
IV. Karakteristikat e shkrimit brail. Ashtu si çdo gjuhë ka karakteristikat e veta gjuhësore,pra ka
drejtshkrimin e vet dhe ligjet e veta fonetike,morfologjike dhe
sintaksore edhe braili që është identifikimi i gjuhës së çdo vendi
ka karakteristikat e tij në uniform me brailin e çdo gjuhe të botës.
Është e vërtetuar shkencërisht tashmë se me anë të shqisës
së të parit qenia njerëzore merr 90-të përqind të informacionit.
Në mungesë të kësaj shqise personat e verbër kryesisht të grupit
të parë( verbëria ndahet në dy kategori:1.Verbëri e plotë & 2.Verbëri
e pjesshme)marrin informacion duke vënë në funksion me
efiktivitet të plotë të gjitha shqisat e mbetura. Si shqisën e
dëgjimit,prekjes etj.,për këtë tek këta persona është zhvilluar
shumë shqisa e të prekurit.Ku ata marrin informacione të
shkruara në Brail,nëpërmjet mollëzave të gishtave ,ku lexojnë
me anë të këtyre mollëzave.
26
Karakteristikat e shkrimit Brail
Braili lexohet nga shqisa e të prekurit.
Personat e verbër, lexojnë me anë të mollëzave të
gishtave,ku me anë të ndjeshmërisë së të prekurit ata
arrijnë të identifikojnë shkronjat,numrat dhe çdo gjë që
është e shkruar në tekst.
Madhësia e pikave është e standardizuar dhe nuk mund
të ndryshohet si në shkrimin e rrafshët (normal),që
mund ta ndryshojmë madhësinë e shkrimit me një të
shtypur të mausit. Gjithashtu dhe veçoritë e shkrimit
bold,italik kuptohen me anë të një kodi që i vihet para
shkronjës apo numrit.
Një karakteristikë tjetër e brailit është hapësira që ai
zë kur transkriptohet. Kjo është pyetja ku njerëzit
shpesh habiten, sesi një libër apo një tekst çfarëdo
27
mund të dalë dy- tre herë më shumë kur ai
transkriptohet. Për këtë të gjitha tekstet në brail
printohen në të dyja anët e fletës.Kjo për të kursyer
fletë,dhe kohë.
Kostoja,është karakteristika apo dhe “problemi” më i madh në brail. Një libër shkollor për një nxënës të verbër arrin një kosto disa herë më të madhe sesa kostoja për një libër të zakonshëm. Kjo lidhet me koston e letrës pasi volumi dhe pesha e një libri tekst brail është disa herë më e madhe se ajo e një libri normal. Gjithashtu, cilësia e letrës është ekstra duke u prodhuar posaçërisht për këtë lloj shkrimi specifik.
Madhësia dhe hapësira e pikave të Brailit.
Pikat e printuara janë të rregulluar në mënyrë të
barabartë në hapësirat mes njëra -tjetrës të quajtura
qelizë. Dhe duhet të jenë uniforme brenda çdo
transkriptimit të caktuar. Pikat e secilës qelizë duhet të
jenë lehtësisht të dallueshme nga të prekurit dhe
lartësia e tyre duhet të jetë e mjaftueshme për tu
lexuar me lehtësi.
28
29
V. Rëndësia e shkrimit Brail.
Edhe në një botë të teknologjisë së lartë, braili është dhe
mbetet një mundësi për arsimin dhe edukimin e personave të
verbër.Braili është ekuivalente me shkrimin e rrafshët për
personat me mungesë të theksuar shikimi.
Sipas shtypit Kombëtare të Brailit , asgjë nuk e zëvendëson
aftësinë për të lexuar në brail. Kasetat ,CD-të e regjistruara dhe
sintezat zanore janë mjete të dobishme dhe të përdorshme, por
ato asnjëherë nuk mund të zëvendësojnë aftësinë për të lexuar
dhe shkruar.
Statistikat e punësimit dëshmojnë se të përdorësh
shkrimin brail është thelbësore për të jetuar në mënyrë
produktive dhe të pavarur për njerëzit që janë të verbër.
Rritja e përdorimit të leximit Brail, rrit punësimin për ata që
janë të verbër në të njëjtën kohë duke hapur mundësi për
pavarësi personale dhe financiare.
Shumë të vlefshme për mësimin e shkrimit brail,sidomos tek
moshat e vogla janë dhe dhe programet parabrail. Këto
programe janë të dobishme për ato prindër, mësues që duan të
mbështesin aftësitë e fëmijëve të tyre para së të mësojnë të
shkruajnë dhe të lexojnë brail.
30
Ky program ka akses multi-shqisor për gatishmërinë e të
lexuarit,për të ndërtuar konceptin e zhvillimit të aftësive
motorike,për të zhvilluar të dëgjuarin dhe aftësinë e prekjes.
Gjithashtu kjo strategji e të përdorurit programe para brail,e
ndihmon fëmijën që të ketë interes në leximin e këtyre librave.
Para se fëmijët të fillojnë një program zyrtar(në shkollë) me
shkrim Brail, ata duhet të jenë në gjendje ti kushtojnë disa
minuta në ditë të mësuarit brail. Duhet të kenë aftësinë për të
Qeliza Brail
=123=
456
31
kontrolluar gishtat e tyre,kur secili nga gishtat kryen një
funksion.
Shumë edukator mendojnë se përdorimi me baltë /argjilë
apo dhe me materiale të tjera të artit rrit ndjeshëm fuqinë e
dorës(fuqinë e të prekurit-ndjesinë)tek fëmijët.
Eduaktorët,prindërit gjatë punës me fëmijët mund të këndojnë
këngë,të thonë poezi,apo dhë ti krijojnë vetë aty për aty me
qëllim që fëmijët të arrijnë të veçojnë gishtat e tyre.Kështu
fëmija parapërgatit një aktivizim të plotë të dorës,tashmë ai ka
një “përvojë”me lëvizshmërinë e dorës dhe me gishtat,ai/ajo e
di se me anë të gishtave do të lexojnë dhe shkruajnë brail.
Edukatorët sipas programit parabrail,mësojnë fëmijët të
shkruajnë dhe të lexojnë dhe pse jo në mënyrë
formale.Dalëngadalë fëmijët e nivelit parashkllor mund të
realizojnë dhe të shkruajnë mesazhe që mbartin kuptim.
Kjo mund të motivoj dhe të formësoj aftësitë gjuhësore të të
folurit të tyre.Fëmijët duhet ta shikojnë brailin si
“mjet”zbavitës,kuptimplotë,dhe zhvillues.
Braili zbavitës,kuptimplotë,zhvillues
32
Bëjeni atë zbavitës
1. Theksojmë që kënaqësia e brailit është të zbavitesh me të.
Ekziston një shprehje se "loja është puna e fëmijëve”.
Është e rëndësishme për fëmijët me dëmtime shikimi të jenë të
gëzuar gjat leximit dhe shkrimit Brail, sesa ta shikojnë atë si një
detyrë të rëndë që është për t'u realizuar .
Të rriturit mund ta bëjnë brailin më argëtues për fëmijët duke
përfshirë idetë e fëmijëve në çfarë ata lexojnë dhe shkruajnë, në
mbajtjen e seancave të shkurtra mësimore, dhe në modelimin e
kënaqësisë së tyre në shkrimin dhe leximin brail.
(" Oh, kjo është një shenjë(braili) krejt e re,në faqe.Pikat janë kaq
të bukura dhe te brishta! "Shikoni sa shpejt do ti shkruaj unë
numrat 1-2-3-4-5.") Një tjetër mënyrë e mrekullueshme për të
sjellë gëzim gjatë shkrimit Brail është të bëhemi palë me
muzikën,këngën si p.sh. duke kënduar një këngë të alfabetit
ndërsa shkruajmë shkronjat abc.
2. Jepni fëmijëve mundësi për të eksploruar leximin dhe
shkrimin brail me shaka(lojë).
33
T’i lëmë fëmijët të pretendojnë sikur ata lexojnë, lëvizin
gishtat e tyre nëpër faqe të librit , edhe në qoftë se ata nuk kanë
asnjë ide se çfarë shkronjash dhe fjalësh lexohet.
Lejoni ata të formojnë modele dhe të përpiqen të shkruajnë
përpara se ti pyesni ata se çfarë simbolesh brail kanë
shkruar.Kjo mund të përfshij fëmijët thjesht duke shtypur
ndonjë tast(të makinës së shkrimit)derisa ata të arrijnë në fund të
rrjeshtit, ose duke krijuar një model poshtë-lart dhe lart -poshtë
duke shtypur pikën 3, pastaj 2, pastaj 1, pastaj 4, pastaj 5, pastaj
6 ose duke bërë një grafik-taktil të thjeshtë nga alternimi i
pikave 1-2-4-5 me pika 2-3-5-6. Ato mund të përfshihen duke
pretenduar se po shkruajnë: duke shtypur taste të
rastësishme,ndërsa tregojnë dhe një histori,tamam siç bëjnë dhe
fëmijët që shikojnë.Që “shkarravitin” në fletë të bardhë me
idenë që po shkruajnë.Fëmijët zakonisht marrin kënaqësi të
madhe për të bërë atë çfarë vërejnë tek të rriturit dhe më të
mëdhenjtë,dhe madje më shumë kur bashkohen me të rriturit
dhe lexojnë përsëri çfarë ato kanë shkruar.
3. Të gjitha përpjekjet për të lexuar dhe shkruar brail,duhet
filluar me entuziazëm nga ana e fëmijëve që në fillim të
34
programit mësimor.Pastaj gradualisht fëmijët të udhëhiqen nga
të rriturit që të mbajnë një qëndrim korrekt të trupit,kur
shkruajnë dhe kur ushtrojnë dorën, për të lexuar dhe dëshifruar
fjalët korrektësisht.
Një element argëtues i përfshirë në shkrimin brail ju jep
fëmijëve lirinë të përpiqen për ta mësuar brailin pa pasur nevojë
që t’i përmbahen rregullave strikte,kur ata nuk janë zhvillimisht
gati për të lexuar. Megjithëse disa fëmijë do të jenë të motivuar
të formojnë karaktere korrekte me përdorimin e gishtave
korrekt që në fillim, të tjerët do të dekurajohen lehtë në qoftë se
çdo përpjekje është ndrydhur për shkak se një tast që është
shtypur me gishtin e gabuar ose një karakter që është në të
kundërtën e tij p.sh.:në vend të d-së, të shtypet f-ja.
Duke pasur parasysh këtë, një praktikë e suksesshme është
përgjigjja me entuziazëm e të gjitha përpjekjeve për të lexuar
dhe për të shkruar, madje edhe kur ato janë të pasakta, pastaj
gradualisht presin një saktësi dhe korrektësi më të madhe.
35
Këto shishe të ekstrakteve mund të krahasohen me kartën Brail për një aktivitet që është edhe zbavitës edhe kuptimplotë.
2.Bëjeni atë kuptimplotë(brailin) 1.Lejoni fëmijët që të përjetojnë tërë aktivitetin e “punës” nga
marrja e një libri,makinës së shkrimit,letrës duke i përdorur ato
dhe duke i vendosur përsëri në vendin ku i kanë marrë.I tërë ky
aktivitet merr kohë për një fëmijë me mungesë të theksuar
shikimiduke ecur drejt raftit,duke marrë letra,brailrajter-
in(orig.brailriter),duke i mbajtur këto tek tavolina e tij/e saj,duke
mbushur brailrajter-in(orig.brailëriter)me letra,dhe duke i
shkruar ato në brail,më vonë duke marrë letrën e shkruar dhe
duke e magazinuar (ruajtur)në raftin e tij/saj.
Sidoqoftë,pjesëmarrja në tërë këtë aktivitet lejon fëmijën të
36
kuptoj procesin e shkrimit dhe leximit dhe të zhvilloj zakone të
pavarura në shkrim dhe leximin brail.
Megjithatë është e rëndësishmë për fëmijën e verbër,ti bëj
veprimet e tij (kur dëshiron të shkruaj pra:të marrë letrën,ta
vendos në brailraijter,ta shkruaj ta magazinoj etj.)në mënyrë
periodike,ose së paku të marrë pjesë vetë në vendosjen/vënien
e hapave të rregullt.
2.Lejoni fëmijët të dëshmohen si të rritur duke lexuar dhe shkruar
brail.
Fëmijët që shikojnë plotësisht shohin të rriturit si ata lexojnë libra,
shënime,menu,instruksione etj.dhe si shkruajnë shënime,lista etj..
Duke u dëshmuar si të rritur,ata fillojnë të shkruajnë dhe të
lexojnë,fëmijët që shikojnë mësojnë rreth mjeteve të shkrim-
leximit,teknikave,dhe qëllimit për të shkruar dhe lexuar.
Me këto modele, ata bëhen të motivuar për të lexuar dhe shkruar
vetë.E njëjta gjë duhet të ndodh dhe me fëmijët që nuk kanë
aftësinë për të parë.Përdoruesit e ardhshëm të brailit kanë nevojë
për këto modele të njëjta. Për të kryer këtë, edhe në qoftë se të
rriturit lexojnë brailin vizualisht dhe jo me të prekur,ata mund të
hapin librat e tyre brail,kur ata janë ulur pranë fëmijëve duke
etiketuar qartësisht çfarë ata po bëjnë. ("Unë mendoj se unë do të
lexoj këtë histori. Oh më pëlqen kur e prek disajnin e
37
kopertinës.Tani do të kthehem tek faqja dhe të lexoj kush është
autori “)
Të rriturit mund të ndërmjetësojnë që ato të shkruajnë,të njëjtin
material që kishin lexuar me zë të lartë. "Unë mendoj se kam për
detyrë për të shkruar këtë numër telefoni, kështu që nuk do ta
harroj atë.Le të shikojmë cilat pika janë shenjat e numrit? "Apo"
Unë jam duke shkuar për të bërë listën e të gjithë fëmijëve të
klasës.Unë do të filloj me shenjën kapitale…”
Kjo paraqitje drejt qëllimeve dhe metodave të të shkruarit do t’i
shpie fëmijët drejt disa hapave të shkruarit brail shpejt dhe në
mënyrë korrekte,dhe kjo do ti motivoj ato të shkruajnë më mirë.
3. Harmonizimi i të lexuarit dhe të shkruarit, në mënyrë që fëmijët
vazhdimisht të lexojnë përsëri atë çfarë ata kanë shkruar
vetë.Leximi dhe shkrimi i brailit janë plotësisht procese me vete(të
ndara).Së pari, ata janë të bazuara në sisteme të ndryshme shqisore.
Leximi Brail është taktil dhe motorik; pikat janë të ndjeshme
përmes receptorëve në mollëzat e gishtave, si ato lëvizin përmes
rrjeshtave. Të shkruarit e brailit është kinetik/forcë shtytëse dhe
motorike;
Pikat janë të formuara duke lëvizur gishtat të cilët shtypin tastet
specifike tek një makinë shkrimi brail.Së dyti kur Braili
38
është shkruar me një brailwriter, të lexuarit dhe të shkruarit janë të
bazuara në faqosje të ndryshme të gjashtë pikave.Braili është
prodhuar nga një deri në gjashta grup pikash.Me gjashtë tabe në
linjë horizontale të prodhuara nga majtas –djathtas,pikat 3-2-1 me
dorën e majtë dhe 4-5-6 me dorën e djathtë.Braili është lexim në dy
nga tre grupe:pikat 1-2-3 në kolonën e parë dhe 4-5-6 në kolonën e
dytë.Duke pasur parasysh këto dallime, fëmijët duhet të
harmonizojnë të lexuarit dhe të shkruarit duke shkruar disa
karaktere, duke prekur dhe ndjerë çfarë ata kanë shkruar etj.Kjo
përcakton fazat për më shumë advancim në procesin e shkrimit
dhe leximit brail,ku studentët,fëmijët mund të shkruajnë shënime
paraprake/fillestare, mund të shkruajnë një plan apo një shkresë
fillestare,mund ta përsërisin atë ç’ka ato kanë shkruar,derisa ato
mund ta shkruajnë përfundimisht.
4. Qasja mekanike e të shkruarit dhe të lexuarit brail brenda
kuadrit më të gjerë në të shkruarin dhe lexuarin brail.
Jepni fëmijëve mundësinë për të shkruar karaktere Brail të cilat
janë kuptimplotë dhe funksionale për ta sa më shpejt të jetë e
mundur. Fëmijët janë shpesh të motivuar të lexojnë dhe shkruajnë
emrat e tyre, dhe ato të shokëve të tyre dhe anëtarët e familjes.
Fëmijët të cilët shpesh pyesin, "Çdo të shkruaj pastaj?" mund të
realizojnë detyrat e një plani të thjeshtë
39
ditor,të vendosur në cep të tavolinës së tyre. Jepni vëmendje mbi
leximin dhe shkrimin e mesazheve të cilat kanë një kuptim për
fëmijët, madje edhe kur leximi i tyre dhe aftësitë e të shkruarit janë
jashtëzakonisht të pakta,dhe jo cilësore.
40
3. Bëjeni atë zhvillimor.
1. Lejo disa pjesë të mësimeve ti udhëheq fëmija, lejo fëmijët të
zgjedhin që çfarë ato të shkruajnë me makinën e shkrimit. Kjo
mund të ofrojë më shumë funksionalitet më shumë motivim në
programet e mësimit Brail.Për shembull:në paraqitjen e një
shkronje specifike të alfabetit ,mësuesi mund të lejoj fëmijën të
selektoj një listë të fjalëve që fillojnë me këtë shkronjë.Në
mënyrë të ngjashme, fëmijët mund të jenë shumë më të
motivuar për të lexuar dhe shkruar listat e anëtarëve të familjes,
lodrat e tyre të preferuar, ose emrat e ushqimeve të preferuara.
2.Në sekuenca të përbashkëta, shkrimi dhe leximi i karaktereve
brail,ndërtohen nga simetrikja tek asimetrikja,nga më pak pika
deri tek më shumë pika. Përveç kësaj, me shkrimin Brail,
përpjekja fillon me shkronjat që përdoren gishtat e parë dhe të
dytë të secilës dorë (pikat 1,2,4 dhe 5), pastaj duke shkruar
shkronja me gishtat e tretë (pikat 3 dhe 6.) (Një shembull i një
shkronje simetrike Brail është "X" dhe një shkronjë asimetrike
Brail është "M."Në aspektin e numrit të pikave,shkronjat brail
“A” dhe “B” kanë më pak pika, respektivisht me një ose dy pika
,ndërsa “Q” dhe “Y”kanë më shumë se pesë pika secili. “G” nuk
41
është lehtësisht e kundërt me shkronjat e tjera,ndërsa lexuesit e
rinj zakonisht ngatërrojnë “E” dhe “I”, “M” dhe “U”, “R” dhe
“”, dhe “D”, “F”, “H” dhe “J.”). Megjithatë të gjitha programet
për shkrimin brail e marrin parasysh,parimin e simetrisë me të
asimetrisë,nga pak tek më shumë pika.Ose shkronjat që ngjajnë
si ndryshim vendesh p.sh. kur mësojnë shkronjën “R”
njëkohësisht mund të mësojnë dhe shkronjën “W”,duke ju
mësuar se është si “R” por është mbrapsht. Gishtat e parë dhe të
dytë të secilës dorë janë zakonisht më të fortë sesa gishtat e
tretë,kështu “A”në brail (pika 1) ndoshta do të jetë më e lehtë
për tu formuar sesa shenja kapitale (dot 6.)
3.Të filloj me planifikimin e mësimeve që kërkojnë më pak kohë,
dhe të presin për efikasitet deri në fund të programit mësimor.
Fizikisht braili kërkon kohë për të lexuar në mënyrë korrekte
dhe për pozicionuar gishtat e dorës në mënyrë korrekte,për të
lejuar ndjesitë e drejtimit të gishtave të tyre mbi rrjeshtat
brail,dhe për të forcuar çdo gisht,veçanërisht për shtypjen e
tasteve për pikat tre dhe gjashtë.Ai gjithashtu merr kohë për
fëmijët për të patur efikasitet në lexim dhe shkrim,kryesisht në
shkronjat me më shumë pika.Prandaj, mësimdhënia në
shkrimin Brail për moshat parashkollore mund të filloj vetëm
me mësime pesë ose dhjetë minutëshe,pastaj duke rritur
42
gradualisht kohën e mësimdhënies.Ndërsa kur mësimet janë më
të avancuara,ato bëhen dhe më të gjata dhe si rrjedhojë dhe
pritshmëritë janë më të gjata.
Asimilimi i programit parashkollor sjell efikasitet tek moshat e vogla.
43
Shkrimi brail përpos rëndësisë që ka tek moshat e vogla ai ka
një rëndësi tejet të madhe përsa i takon të mirave që ai i falë
personave të verbër që e njohin dhe e përdorin atë.Ai u jep
individëve të verbër mundësinë për të mësuar shkronja,
fjalë, numra dhe koncepte në të njëjtën mënyrë si i mëson një
individ jo i verbër.
Përse duhet të mësojmë brailin?
Ai është një sistem pikash që paraqet informacionin
në reliev. Ai është i barabartë me shkrimin e rrafshët.
Alfabeti, numrat, simbolet në muzikë, dhe çdo simbol
tjetër që shfaqet në tekst apo libër mund të
transkriptohet dhe në brail por me rregullin apo me
parimin e kombinimit të gjashtë pikave brenda qelizës
Brail.
44
Brail mundëson një individ të:
- Të qëndroj në një nivel të barabartë me persona jo të
verbër në shkollë dhe në vendin e punës duke pasur të
njëjtën qasje, siç ka personi jo i verbër me materialet e
shkruara në shkrim të rrafshët.
- Të mësoj matematikë dhe shkencë nga të lexuarit dhe
shkruarit në brail të numrave, ekuacioneve, formulave dhe
statistikave në vend që të mbështetesh vetëm në kujtesë,(t’i
mësojnë me anë të kujtesës).
- Të mësoj gjuhë të huaja me anë të ortografisë,
theksit të fjalës,dhe derivimeve të fjalës.
- Të absorboj materiale komplekse duke i përjetuar atë
hapësirë.
45
Braili është I barabartë me punësim.
Disa studime kanë treguar se njerëzit që janë të verbër dhe e
dijnë alfabetin kanë shumë më shumë gjasa që të jenë të
punësuar se sa ata që mbështeten në sintezat zanore. Edhe pse
përparimet teknologjike tani u japin njerëzve shumë ndihmë
ata nuk e zëvendësojnë nevojën për mësuar brail. Një person
i cili e njeh brailin është statistikisht më shumë i preferuar që
të jetë i punësuar. Kjo është e vërtetë sot dhe do të vazhdojë të
jetë e vërtetë përgjithnjë. Teknologjia është e
mrekullueshme,dhe gjithnjë përballemi me risi të reja por
theksojmë se ajo nuk do të jetë një zëvendësim për aftësi
themelore shkrim e këndim.
Braili është i barabartë me Pavarësi.
Braili është si një gur ndërtimi i të lexuarit. Leximi dhe
shkrimi brail është një gur ndërtimi i pavarësisë,në jetën
e një individi të verbër. Për fëmijët e verbër ku shikimi
nuk lejon që ato të lexojnë dhe të shkruajnë në libër, Braili është
rruga për shkrim e këndim.Fëmijët të cilët mësojnë alfabetin
herët, zakonisht bëhen jashtëzakonisht të shpejtë dhe
kompetent në leximin brail. Fëmijët kanë një avantazh nga të
rriturit ata mësojnë më shpejt. Për të lexuar pa njohjen e
shkrimit Brail, një person që është i verbër është
46
plotësisht i varur nga kompjuterat me sintezë
zanore,regjistrimet apo shoqëruesi i tyre i cili i lexon atij tekstet
në Brail.Përveçse duke u përdorur për të lexuar të gjitha llojet e
teksteve shkollore dhe dokumenta, Braili është i dobishëm në
mënyra të tjera të ndryshme. Braili mund të përdoret në
shtëpi për etiketim të gjërave të ndryshme, për shembull,
kaseta, CD, rroba, fije, erëza, kanaçe e ushqimit, shishe vere,dhe
disqe kompjuteri. Në shkollë, një student i cili ka probleme të
të parit dhe e njeh shkrimin brail mund të marrë shënime
duke përdorur pllakën dhe bizën. Fëmijët mund të shkruajnë
mesazhe personale dhe të lënë shënime për prindërit,miqtë të
afërmit e tyre.
Braili është i barabartë me zgjedhje.
Sado që teknologjia përparon mësimi i shkrimit Brail është i
pazëvendësueshëm është si të mohosh një gjuhë,dhe pse braili
është identifikim i një gjuhe.Fëmijët të cilët u është mohuar
braili u është mohuar një mundësi e barabartë për tu
shkolluar.Ne duhet ti japim çdo fëmije shansin për tu integruar.
47
VI. Përdorimi i shkrimit brail në Shqipëri.
Megjithëse përdorimi i alfabetit brail në botë i ka fillesat që
në shekullin 19-të në Shqipëri ai filloi të përdorej shumë më
vonë. Për herë të parë në Shqipëri sipas të dhënave jo zyrtare
braili filloi të përdoret në mënyrë sporadike në vitin
1941.Ky shkrim u soll nga një student shqiptar i verbër
që kish mbaruar studimet e larta për piano në Athinë. Nga
fundi i këtij viti nëpërmjet një kursi privat mësuan të shkruajnë
dhe të lexojnë në sistemin brail dy të verbër nga qyteti i
Korçës Rexhep Zemblaku dhe Petrit Koprencka. Gjatë viteve
50 u rrit relativisht numri i të verbërve
që përdorin brailin.
Braili kryesisht përdorej për plotësimin e nevojave të të
verbërve në drejtim të shkollimit të tyre, për mbajtje shënimesh,
për transkriptim të lëndëve të ndryshme në mënyrë të
shkurtuar,për mbajtje ditaresh, për letërkëmbime midis të
verbërve brenda vendit por dhe me persona të verbër jashtë
vendit. Mjaft të verbër ushtronin profesionin e këngëtarit apo
të instrumentistit. Kështu opinioni i gjerë pranoi se të verbërit
janë të aftë në fushën e muzikës dhe për pasojë edukimi i tyre
në këtë fushë nuk përbënte ndonjë
problem. Prezenca e këtyre shembujve në opinionin publik
48
si dhe informacionet e ardhura nga Bashkimi Sovjetik dhe
vendet e tjera të ish kampit socialist i shtynë drejtuesit e
Ministrisë së Arsimit të asaj kohe që të mendojnë për krijimin e
Institucioneve të posaçme arsimore ashtu siç ekzistonin dhe në
këto vende.Hapi i parë u bë në vitin 1958 me dërgimin në
Bashkimin Sovjetik dhe në vende të tjera të studentëve
shqiptarë për të studiuar për defektologji. Shumica
prej tyre nuk arritën ti mbarojnë studimet për shkak të
rrethanave historike që tashmë dihen duke u kthyer dhe duke i
përfunduar studimet në Shqipëri. Ndërkohë personat e verbër
ishin bërë më insistues për t’u integruar më mirë në arsim, ku
në mjaft raste ata arritën të bindin autoritet e shkollave dhe të
pajisen me dëftesa si gjithë të tjerët dhe jo të marrin pjesë thjesht
si dëgjues në orën e mësimeve. Me vendim qeverie numër 64 në
Prill të vitit 1963 të qeverisë Socialiste të Shqipërisë, q e ve r ia
hapi “Institutin për fëmijët shurdhmemec dhe të verbër”. Ku
me inisiativën e Shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë në vitin
1993 ky Institut u nda nga nxënësit shurdhmemec dhe mori
emrin instituti i nxënësve që nuk shikojnë:”Ramazan Kabashi”.
Që nga viti 1963 e deri më sot ky institut ka në përdorim
literaturën në shkrimin brail.Ky shkrim është regjistruar pranë
UNESCO-s në vitin 1990 nga ministria e Arsimit të Republikës
Popullore Socialiste të Shqipërisë. Duhet
49
theksuar se përhapja e shkrimit brail ka qenë gjithnjë në
fokusin e shoqatës së të Verbërve të Shqipërisë. Me përpjekjet e
veta herë pas here ka siguruar bazën teknike për shkrimin brail,
por kjo nuk mjaftonte. Në vitin 2002,u ngrit linja e prodhimit të
librave Brail financuar nga fondacioni “Effatha” në kuadër të
projektit:”Njerëzit e verbër pjesë e integrimit të Shqipërisë në
Europë”. Për përhapjen e shkrimit brail në Shqipëri QKRV-ja
përgatiti alfa-abetaren,si tekst bazë për mësimin e shkrimit brail
në Shqipëri.
Sot QKRV-ja bashkë me Shvsh-në,i kanë dhënë një rëndësi të
veçantë shkrimit brail,ku në kuadër të përhapjes dhe zhvillimit
të këtij shkrimi Shvsh-ja ka bashkëpunuar me fondacione të
ndryshme për të zhvilluar më tej këtë shkrim.Përmendim