1 Tema: Shëndeti dhe të ushqyerit. Ushqimi dhe bujqësia. Sëmundjet me origjinë ushqimore dhe të ushqyerit. Pas studimit të këtij kapitulli ju do të jeni të aftë: • Të tregoni se si mund të ndikojë ushqimi në shëndetin e njeriut • Të përshkruani ndikimin e pamajftueshmërive të ndryshme nutricionale mbi shëndetin. • Cilat janë problemet e T’Ushqyerit në Shqipëri. • Të tregoni kushtet mjedisore vendimtare për prodhimin e ushqimeve • Cilat janë grupet ushqimore. • Të shpjegoni marëdhëniet ndërmjet mjedisit dhe sigurisë ushqimore • Të përcaktoni dhe ilustroni ndryshimin ndërmjet helmimeve ushqimore dhe infeksioneve me origjinë ushqimore • Të përshkruani shkurtimisht llojet e ndryshme të ndotësve ushqimorë, burimet dhe ndikimet e tyre të mundëshme mbi shëndetin • Të tregoni rrugët e mundëshme të transmetimit të ndotësve biologjikë të ushqimit. • Të identifikoni rreziqet dhe risqet në faza të ndryshme të prodhimit dhe konsumit të ushqimeve. Ushqyerja është një nga stilet e jetës që përfaqëson sot më shumë se kurrë, një nga percaktuesit më të rëndësishëm të cilësisë së shëndetit. Në USA ushqyerja është determinanti me peshë më të madhe në nivelin e vdekshmërisë (43%), ndaj promovimi i stileve të shëndetëshme të jetesës luan rol direkt në uljen e nivelit të vdekshmërisë.
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
1
Tema: Shëndeti dhe të ushqyerit. Ushqimi dhe bujqësia.
Sëmundjet me origjinë ushqimore dhe të ushqyerit.
Pas studimit të këtij kapitulli ju do të jeni të aftë:
• Të tregoni se si mund të ndikojë ushqimi në shëndetin e njeriut
• Të përshkruani ndikimin e pamajftueshmërive të ndryshme
nutricionale mbi shëndetin.
• Cilat janë problemet e T’Ushqyerit në Shqipëri.
• Të tregoni kushtet mjedisore vendimtare për prodhimin e
ushqimeve
• Cilat janë grupet ushqimore.
• Të shpjegoni marëdhëniet ndërmjet mjedisit dhe sigurisë
ushqimore
• Të përcaktoni dhe ilustroni ndryshimin ndërmjet helmimeve
ushqimore dhe infeksioneve me origjinë ushqimore
• Të përshkruani shkurtimisht llojet e ndryshme të ndotësve
ushqimorë, burimet dhe ndikimet e tyre të mundëshme mbi
shëndetin
• Të tregoni rrugët e mundëshme të transmetimit të ndotësve
biologjikë të ushqimit.
• Të identifikoni rreziqet dhe risqet në faza të ndryshme të prodhimit
dhe konsumit të ushqimeve.
Ushqyerja është një nga stilet e jetës që përfaqëson sot më shumë se
kurrë, një nga percaktuesit më të rëndësishëm të cilësisë së shëndetit.
Në USA ushqyerja është determinanti me peshë më të madhe në nivelin e
vdekshmërisë (43%), ndaj promovimi i stileve të shëndetëshme të jetesës
luan rol direkt në uljen e nivelit të vdekshmërisë.
2
Sipas OBSH: Ushqyerja është sasia e ushqimit të marrë për furnizimin me
materiale ndërtuese dhe burime energjie të nevojshme për funksionimin
normal të organizmit human. Ushqyerja e ekuilibruar dhe e
përshtatëshme kombinuar me aktivitet fizik të rregullt, janë guri i
themelit për një shëndet të mirë dhe njëherësh mjete shume efikase për
parandalimin e shumë sëmundjeve dhe për trajtimin e shumë të tjerave.
Sigurimi i një ushqyerjeje të shëndetëshme dhe të sigurt gjatë viteve të
para të jetesës ka përfitime për gjithë jetën.
Kërkesat fiziologjike
Ushqimi është një nevojë themelore për njeriun , një e drejtë bazë dhe një
kusht paraprak për një shëndet të mirë. Organizmi i njeriut për të jetuar
dhe për të qënë i fuqishëm varet nga energjia, proteinat, vitaminat dhe
mineralet të cilat gjenden në ushqime të ndryshme. Studimet e kryera në
Europë ( në vitet ’20) treguan se të varfërit ishin në përgjithësi të
shkurtër, të dobët dhe vuanin nga shëndeti i cili do të përmirësohej nëse
atyre dhe fëmijëve te tyre do tu jepej një dietë e pasur me proteina,
energji, vitamina dhe ëhere ata do të bëheshin më shtatlartë.
Kjo dietë u bë standarte për një shëndet të mirë dhe në terminologjinë e
zakonëshme ajo u quajt “dietë e balancuar”. Një dietë e balancuar do të
garantohej nëse njerëzit do të merrnin një ushqim të shumëllojshëm dhe
në sasinë e duhur si psh.me ushqime proteinike me origjinë shtazore ose
bimore (soja), me ushqime energjitike të pasura me karbohidrate ose
yndyrna dhe ushqime mbrojtëse si fruta dhe perime që janë të pasura me
vitamina dhe minerale.
Për të ruajtur funksione të shëndetëshme metabolike njeriut i duhen
nutrientë të ndryshëm. Komponenti primar i dietës sonë është energjia e
shprehur në kalori ose Joul. Kërkesa energjitike përbën sasinë e energjisë
që nevojitet për të ruajtur shëndetin, për rritjen dhe për një nivel të
përshtatshëm të aktivitetit fizik. Megjithëse numri i kalorive të nevojshme
ndryshon shumë nga një individ tek tjetri në varësi të përmasave
3
trupore, të moshës (të cilat ndikojnë në nivelin e metabolizmit bazal) dhe
të aktivitetit fizik, ai zakonisht bazohet në balancimin midis marrjes dhe
harxhimit. Nqs marrja dhe harxhimi i energjisë nuk janë të balancuara
kjo çon në ndryshimin e masës trupore. Të dy gjendjet e të qënit mbi dhe
nën peshë kanë efekte negative mbi shëndetin. Efektet shëndetësore të
kequshqyerjes dhe çrregullimet nga pamjaftueshmëritë e vecanta
përshkruhen më poshtë.
MBIUSHQYERJE: Konsiderohet kur një person është mbi peshë ose i
dhjamosur. Kjo mund të shkaktojë diabet në fëmijëri dhe sëmundje të
zemrës, vazave të gjakut dhe sëmundje të tjera në moshë të rritur. Ndodh
shpesh që fëmijët të marrin sasi të mëdha të ushqimeve hiperenergjitike,
por të varfëra në elementët e domosdoshëm ushqyes, psh pije të
ëmbëlsuara artificialisht, ëmbëlsira, patatina, të skuqura, fast-food etj.
Obeziteti i përkufizuar si gjendje e karakterizuar nga teprica e indit
dhjamor, është një shkak i zakonshëm i sëmundshmërisë dhe i uljes së
jetëgjatësisë. Ndërmjet obezitetit dhe hipertensionit, diabetit, kancerit të
gjirit dhe kancerit të endometriumit është gjetur një shoqërim.
Efektet e pamjaftueshmërive nutricionale mbi shëndetin.
Pas luftës së dytë botërore kequshqyerja proteino-energjitike u njoh si
një problem shëndetësor serioz në të gjitha VNZH (vende në zhvillim). Në
të njëjtën kohë u bë e ditur që sëmundjet ishin një shkak madhor i
vdekshmërisë dhe se sëmundshmëria nga pamjaftueshmëria nutricionale
e dobësonte rrezistencën e organizmit ndaj sëmundjeve . Forumi i OBSH
(Organizata Botërore e Shëndetësisë) mbi Ushqimin dhe Bujqësinë ka
paraqitur një numër të pamjaftueshmërive nutricionale të vecanta që sot
janë të përhapura, zakonisht për shkak të kushteve mjedisore lokale.
Këto renditen shkurtimisht më poshtë:
Çrregullimet nga pamjaftueshmëria e Jodit. Përbëjnë një problem
serioz në shumë vende të botës.
4
Pamjaftueshmëria e Vitaminës A. Shkakton sëmundje serioze të syrit,
sjell uljen e rrezistencës ndaj sëmundjeve e infeksioneve dhe rritjen e
vdekshmërisë së fëmijëve.
Pamjafueshmëria e hekurit. Anemia është një problem i përhapur dhe i
qëndrueshëm. Hekuri është i nevojshëm për të formuar hemoglobinën e
gjakut dhe është i pranishëm në rruazat e kuqe të cilat transportojnë
oksigjenin.
Pamjaftueshmëria e kalciumit. Shkakton osteoporozën, që do të thotë
“kockë poroze” dhe përkufizohet si një crregullim i metabolizmit të
kockave ku masa kockore pakësohet deri në një shkallë të tillë sa
përsoni është në risk të lartë për fraktura.
KEQUSHQYERJA: ndodh kur trupi nuk merr sasinë e nevojshme të