Top Banner
Rendesia e biodiversitetit ne funksionimin e ekosistemeve Ruajtja dhe zhvillimi i qendrueshem i tij.
19

Laguna e Nartes

Feb 16, 2017

Download

Environment

Ervis Leçi
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Laguna e Nartes

Rendesia e biodiversitetit ne funksionimin e

ekosistemeveRuajtja dhe zhvillimi i qendrueshem i tij.

Page 2: Laguna e Nartes

-Te njohim Ligatinat(kenetat e lagura)-Te dime rendesine e tyre per:a)filtrimin e ujitb)sigurimin e biodiversitetitc)mbrojtjen e bregdetitd)zbutjen e ndryshimeve klimatike-Te dime historikun e Dites Nderkombetare te Ligatinave

OBJEKTIVAT

Page 3: Laguna e Nartes

Laguna e Nartes

Page 4: Laguna e Nartes

Vendodhja:Laguna e Nartes eshte vendosur ne zonen Vlore-Myzeqe, ne pjesen jugore te deltes se Lumit te Vjoses. Ajo perfshin zonen nga Grykederdhja e Vjoses deri ne Kepin Triport. E gjithe zona prej Grykederdhjes se Vjoses, perfshire fshatrat Bishan, Novosela, Cerkovina, Panaja, Narta, karakterizohet nga dominimi i fushes bregdetare aluviale qe shtrihet gjate bregdetit te ulet ranor.

Pamja e parë mbi to mund të merret madje që në kodrat nga Kriporja deri sa mbërrihet në qytetin e Vlorës përgjatë rrugës që vjen nga Fieri. Zvërneci, me ishullin e vogël të tij, ndodhen 14 km larg nga Vlora, aty ku mbaron pylli i Sodës dhe fillon laguna e Nartës.

Vendodhja.

Page 5: Laguna e Nartes

Laguna e Nartes ka nje siperfaqe ujore rreth 42 km2, prej te ciles 14 km2 perdoren per prodhimin e kripes ne minieren e kripes se Skrofotines. Thellesia e lagunes shkon nga 0.70 m ne 1.50 m. Ky kompleks, qe eshte me i madh se vete Laguna e Nartes, perfshin tipe te ndryshme mjedisesh natyrore si dunat ranore te zhvilluara ne afersi te grykederdhjes se Lumit Vjosa, pylli Mesdhetar i pishave (Pishe Poro Vlore), shtreter te vjeter lumenjsh, ligatina te vogla bregdetare, kripore, toke kripore e pakultivuar dhe toke bujqesore ne lindje te zones.

Pershkrimi I zones

Page 6: Laguna e Nartes

Procesi baze gjeomorfologjik eshte akumulimi dhe depozitimi i reres kryesisht nga brendesia dhe nga deti. Proceset hidro-gjeomorfologjike ne lagune jane te lidhura me rrjetin me te afert hidrografik, kontributin e materialeve solide te aluvionit te lumenjve te vegjel (kryesisht gjate periudhes se dimrit), dhe gerryerjes shkaktuar nga thyerja e valeve te Detit Adriatik.

Hidro-gjeomorfologjia:

Page 7: Laguna e Nartes

Laguna e Nartes ka nje siperfaqe totale prej 4000 ha dhe thellesi maksimale prej 0.8 m. Aktualisht 1/3 e siperfaqes se pergjithshme eshte e okupuar nga pans kripe. Laguna e Nartes lidhet me detin nepermjet dy kanaleve artificiale, veriorit dhe jugorit. Ne pjesen Jug-perendimore te lagunes gjendet nje ishull i mbuluar me qeparisa, te cilet fshehin ne brendesi nje manastir te vogel dhe interesant.

Ne saje te nje shkembimi te ulet uji me Detin Adriatik, thellesise se vogel dhe avullimit intensive gjate stines se thate siperfaqa totale e lagunes peson nje reduktim prej 30%. Laguna e Nartes eshte nje nga lagunat e Shqiperise qe po peson nje degradim shume te shpejte ne saje te prurjeve shume te kufizuara te ujit te detit dhe ujerave te embla rrjedhimisht laguna eshte subjekt krizash te shpeshta distrofike. Llojet me te pasura te makro-zoobentos (gjallesa te thellesise ne nivel te pergjithshem) jane bivalvoret Cardium edule dhe krustacet si Gaforrja. Iktiofauna eshte e ngjashme me ate te Lagunes se Karavastase, por paraqet dominim te Ngjalave, Aterines, Celikut dhe llojeve te ndryshme te Qefullit. Laguna strehon nje avifauna interesante vecanerisht gjate periudhes se dimrit. Zogjte qe ndeshen me shpesh ne lagune jane: Pula e ujit, Cafka e përhime, Karabullaku i detit, Karabullaku i vogëi, Kredharaku i vogël, Kuqla qafëgjelbër, Rosa kërre, Kryekuqe e madhe, Marsakja, Bajza, Çafka e madhe e bardhe, Çafka e kuqërremtë, Laraska e detit, Qyrylyku këmbëqirizë, Pulëbardha kokëzezë, Pulëbardha e argjendte.

Mjedisi ligatinor

Page 8: Laguna e Nartes

Pervec nje aktiviteti te paket bujqesor ne tokat e bonifikuara ne zone jane praktikuar aktivitete te tjera si peshkimi, pylltaria, nxjerrja e kripes (Narta), gjuetia,etj. Zona e Nartes eshte gjithashtu e njohur per vreshtarine e saj dhe prodhimin e vererave te cilesise te larte.

Aktiviteti njerezor:

Page 9: Laguna e Nartes

Ne kete zone dhe rreth saj gjenden zona te ndryshme historike te tilla si Ishulli i Zvernecit ne Lagunen e Nartes me Manastirin e Shen Merise shek. 13-14 Pas Krishtit, dhe zona arkeologjike e fshatit te Nartes me ngulimet e hershme te Aulones (e pa germuar ende) dhe qyteti i Vlores.

Vlerat kulturore

Page 10: Laguna e Nartes

2 Shkurti i çdo viti është shpallur  si “Dita Botërore e Ligatinave”; kjo ditë shënon datën e miratimit të Konventës për Ligatinat në 2 Shkurt 1971 në qytetin Iranian të Ramsar-it. Ligatinat ose sistemet e “tokave të lagura”, janë sipërfaqe ujore të përhershme ose përkohshme deri në 6 metra thellësi, dhe përbëjnë një ekosistem mjaft i rëndësishëm që siguron larmi përfitimesh përfshirë filtrimin e ujit, sigurimin e biodiversitetit, mbrojtjen e bregdetit dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike. Këtë vit tingëllon aktuale sllogani “E ardhmja e njerëzimit varet nga ligatinat” megjithatë, gjysma e ligatinave në botë janë zhdukur gjatë shekullit të fundit.

Publiku i gjerë është pak i ndërgjegjshëm për këto shërbime të rëndësishme të ligatinave. Shumë pak vetë e dinë se në vendin tonë 3% sipërfaqe së tokave të lagura në bregdet, strehojnë 75% e vlerave të biodiversitetit. Në jo pak raste, ligatinat janë shndërruar në vende për hedhjen e mbeturinave apo janë transformuar në toka buke apo terrene ndërtimi.

Dita Botërore e Ligatinave është një mundësi e mirë për të kërkuar ndryshimin e situatës dhe ndërgjegjësuar publikun mbi rëndësinë që kanë ligatinat për të ardhmen e njerëzimit.

2 SHKURTI,DITA NDERKOMBETARE E LIGATINAVE

Page 11: Laguna e Nartes

Ne saje te Dites Nderkombetare te Ligatinave grupi “Natyralisti” ne bashkepunim me organizaten “SEEP” zhvilluan nje ekspedite ne lagunen e Nartes.Qellimi i kesaj vizite ishte njohja nga afer e ketij ekosistemi te mrekullueshem dhe shpjegimi i rendesise se tij nga disa eksperte te Flores dhe Faunes.

Page 12: Laguna e Nartes
Page 13: Laguna e Nartes

Gjate prezantimit nje peshkatar I zones (personi ne te majte) shpjegon rendesine e lagunes se Nartes dhe shumellojshmerine e specieve qe jetojne ne kete zone.

Page 14: Laguna e Nartes

Ministria e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit te Ujerave, nepermjet Drejtorise se Sherbimeve Pyjore te Vlores eshte pergjegjese per administrimin e zones ligatinore te Nartes. Me vendim te Qeverise Nr. 680, date 22.10. 2004, zona ligatinore e Nartes (duke perfshire edhe lumin e Vjoses, sikunder dhe territoret rrethuese) jane percaktuar si Terren i Mbrojtur Ujor dhe Tokesor.

Statusi aktual mbrojtje

Page 15: Laguna e Nartes

Foto gjate ekspedites

Page 16: Laguna e Nartes

Foto ne terren

Page 17: Laguna e Nartes
Page 18: Laguna e Nartes
Page 19: Laguna e Nartes

Lenda:Shkence(Biologji)Punoi:Ervis Leci

Klasa:XII-IPranoi:Simo Ribaj