Top Banner
Instituti kërkimor Demokraci për Zhvillim Seria: Interesi publik | Nr. 21 | Prishtinë, 2021 | Kush e paguan çmimin më të lartë? Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë
76

Kush e paguan llim çmimin më të lartë?...të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” mbështetur nga Trusti i Ballkanit për Demokraci. Përmbajtja e këtij hulumtimi

Jan 29, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
  • Institu

    ti k

    ërk

    imo

    r D

    em

    okra

    ci p

    ër

    Zhvill

    im

    Se

    ria: In

    tere

    si p

    ub

    lik | N

    r. 2

    1 | P

    rish

    tin

    ë, 2

    021

    |

    Kush e paguan çmimin më të lartë?

    Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    1

    Kush e paguan çmimin më të lartë?

    Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë

    Prishtinë, janar 2021

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 2

    E drejta e autorit © 2021. Demokraci për Zhvillim (D4D).

    Të gjitha të drejtat e rezervuara. Përveç për citim të fragmenteve të shkurtra për qëllim të kritikës dhe kontrollimit, asnjë pjesë e këtij publikimi nuk mund të riprodhohet, ruhet në sistem ku mund të përdoret serish, apo transmetohet në çfarëdo forme apo përmes çfarëdo mjeti elektronik, mekanik, fotokopjohet, incizohet apo tjera, pa lejen paraprake të D4D-së.

    Punim i përgatitur nga:

    Judita Krasniqi

    Ky hulumtim u realizua në kuadër të projektit Adresimi i pasojave të COVID-19 në të drejtat e grave në tregun e punës” mbështetur nga Trusti i Ballkanit për Demokraci. Përmbajtja e këtij hulumtimi është përgjegjësi e autorit dhe opinionet e shprehura në këtë botim nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht ato të Trustit Ballkanik për Demokraci, Fondit Gjerman Marshall të Shteteve të Bashkuara ose partnerëve të tij.

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    3

    Tabela e përmbajtjes

    Përmbledhje ekzekutive ........................................................ 8

    Metodologjia ........................................................................ 11

    Hyrje .................................................................................... 13

    Pasqyrë e ndikimit të COVID-19 në tregun botëror të punës.............................................................................................. 16

    Pjesëmarrja e Grave në Tregun e Punës para Pandemisë COVID-19 18 Punësimi i grave sipas sektorëve .......................................................... 22 Jo-aktiviteti i Grave në tregun e punës ................................................ 23

    Kush e Paguan Çmimin më të lartë: Gratë në tregun e punës gjatë pandemisë COVID-19 ................................................. 27

    Implikimet gjinore të emergjencës shëndetësore në Kosovë ............... 27 Punësimi i grave gjatë periudhës së pandemisë .................................. 28 Efikasiteti i qendrave të punësimit gjatë pandemisë COVID-19 ......... 36 Orientimi Gjinor i politikave shtetërore ............................................... 38

    COVID-19 dhe Ballkani Perëndimor: praktikat e masave shtetërore ndaj luftimit të pandemisë ................................. 41

    Maqedonia e Veriut ............................................................................... 41 Shqipëria ................................................................................................ 44 Mali i Zi ................................................................................................... 47 Serbia ...................................................................................................... 50

    Rekomandimet .................................................................... 53

    Lista e publikimeve ............................................................. 56

    Shënime .............................................................................. 64

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 4

    Shkurtesat

    ASK Agjencia e Statistikave të Kosovës

    AFP Anketa e Fuqisë Punëtore

    APRK Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës

    BPV Bruto Produkti Vendor

    COVID-19 Sëmundje infektive e shkaktuar nga virusi SARS-CoV-2

    D4D Instituti Demokraci për Zhvillim

    INSTAT Instituti i Statistikave të Republikës së Shqipërisë

    MONSTAT Zyra e Statistikave të Republikës së Malit të Zi

    OBP Organizata Botërore e Punës

    OBSH Organizata Botërore e Shëndetësisë

    PP Pikë përqindje

    TM Tremujor

    UN Organizata e Kombeve të Bashkuara

    MPMS Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    5

    Tabela e figurave

    Grafi 1. ILO Monitor: COVID-19 dhe bota e punës, 6 ed. .... 17

    Grafi 2. Indikatorët Kryesorë të Tregut të Punës për TM1 të vitit 2020 ............................................................................ 20

    Grafi 3. Krahasimi i indikatorëve kryesorë të tregut - TM1 2019 dhe TM1 2020. .......................................................... 21

    Grafi 4. Pjesmarrja e grave në tregun e punës - TM1 2019 – TM1 2020. .......................................................................... 22

    Grafi 5. Përqindja e grave jo-aktive në tregun e punës ndër vite (2015-2020) ................................................................. 24

    Grafi 6. Numri i burrave dhe grave jo-aktiv në numra real (2015- TM1 -2020) (Fusnota) ............................................ 25

    Grafi 7. Numri i burrave dhe grave të papunë në numra real (2015- TM1 -2020) (Fusnota) ............................................. 25

    Grafi 8. Mesatarja e fuqisë së pa shfrytëzuar punëtore 2015- TM1 2020. .......................................................................... 25

    Grafi 9. Numri i punëkerkuesve të rinjë regjistruar në qendrat e punësimit – mars – tetor 2020. ........................ 29

    Grafi 10. Numri i përgjithshëm i punëkërkuesve mars – tetor 2020. ......................................................................... 30

    Grafi 11. Tabela e personave jo-aktiv të cilët u ri-aktivizuan në APRK gjatë muajve prill-tetor 2020 .............................. 30

    Grafi 12. Pyetja: A keni pasur kontakt me zyrën e punësimit gjatë kohës së pandemisë? .................................................. 37

    Grafi 13. AFP në Republikën e Maqedonisë së Veriut – T2 2019 – T2 2020. ................................................................. 42

    Grafi 14. AFP - TM1 dhe TM2 2020 – Republika e Shqipërisë ........................................................................... 45

    Grafi 15. Pjesmarrja e fuqisë punëtore në Republikën e

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 6

    Shqipërisë 2016-2020 sipas gjinisë. .................................. 46

    Grafi 16. AFP - TM1 dhe TM2 2020 në Republikën e Serbisë.............................................................................................. 50

    Grafi 17. Numri i punëtorëve që munguan në punë sipas arsyeve të mungesës............................................................. 51

    Lista e tabelave

    Tabela 1. Rënia e të ardhurave nga humbja e orëve të punës gjatë çerekut të parë të vitit 2020. ....................................... 17

    Tabela 2. Numri i punëkerkuesve të rinjë në krahasim me numrin e shpalljeve për punë në periudhën mars - maj 2020 ............................................................................................. 32

    Tabela 3. Punëkërkuesit e rinj sipas kualifikimit profesional............................................................................................. 34

    Tabela 4. Indikatorët e Tregut të Punës në Republikën e Malit të Zi – TM2 2020. .................................................... 48

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    7

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 8

    Përmbledhje ekzekutive

    Në hulumtimin mbi ndikimin e pandemisë COVID-19 në tregun e punës dhe në punësimin e grave në Kosovë, Instituti D4D ka vënë fokus të veçantë mbi ndikimin jo proporcional që situata e krijuar shëndetësore, sociale dhe ekonomike në Kosovë ka pasur në jetën e grave dhe burrave. Kjo e ka thelluar edhe më tej hendekun gjinor në tregun e punës dhe ka rritur edhe më shumë pabarazinë gjinore. Bazuar në të dhënat zyrtare dhe të dhënat e grumbulluara nga anketa e zhvilluar për qellim të këtij hulumtimi, disa nga të gjeturat kryesore janë:

    Në nivel botëror, gratë më shumë se burrat kanë humbur punën si pasojë e ndikimit të COVID-19 në tregun e punës. Prandaj edhe situata e krijuar nga pandemia ka pasur ndikim më të madh në jetën e grave, duke rritur numrin e grave jo aktive, zvogëlimin e mundësive për të siguruar për familjet e tyre, barrë e shumëfishuar si pasojë e masave parandaluese, etj.

    Në Kosovë, masat e ndërmarra kundër përhapjes së COVID-19 kanë pasur ndikim negativ në jetën e grave dhe punësimin e tyre. Hulumtimi ka gjetur se nga periudha TM1 2019 dhe TM1 2020:

    1. pjesëmarrja e grave në fuqinë punëtore është rritur për 4.02%

    2. punësimi i grave është rritur për 5.83%

    3. papunësia ka rënë për 3.21%.

    4. Përqindja e grave jo aktive ka rënë për 0.99%.

    Këto shifra të llogaritura në shifra reale kanë treguar se edhe shifrat e papuënsisë dhe grave jo aktive kanë shënuar rritje. Vetem 3.3% e grave janë punëdhënëse kurse 85.4% e grave të punësuara janë punonjëse. Në 11.2% të grave kanë punë të paqendrueshme, kurse 5.3% e grave në bizneset familjare nuk paguhen. Nga

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    9

    viti 2015 deri në vitin 2020, përqindja e grave jo aktive në tregun e punës ka rënë për vetem 2.44% (nga 81.90% ne 79.90%).

    Në periudhen mars-tetor në Agjencinë e Punësimit janë regjistruar 81,875 punëkërkuës të rinjë (38,343 apo 46.81% gra dhe 43,586 apo 53.21% burra). Nga muaji prill deri në tetor rreth 53,000 persona jo-aktiv në tregun e punës janë riaktivizuar, prej tyre rreth 24,000 gra dhe 29,000 burra. Në periudhën janar-qershor 2020, MPMS ka regjistruar vetëm 2572 shpallje për punë, duke treguar se mundësitë e punësimit gjatë kësaj periudhe ishin optimale.

    Instituti D4D ka gjetur se si pasojë e pandemisë COVID-19, 5.3% të grave dhe 2.6% të burrave u është ndërprerë kontrata e punës. Gjithashtu, 26% e grave janë dërguar në pushim pa pagëse, kurse 19.5% e tyre nuk e kanë pranuar pagën e plotë gjatë muajve të pandemisë.

    Si pasojë e masave të ndërmarra nga institucionet shtetërore për parandalimin e pandemisë COVID-19, barra e grave është shumëfishuar, si pasojë e mbylljes së bizneseve, mbyllja e institucioneve edukativo-arsimore, pezullimi i transportit publik, dhe masave të tjera kufizuese. Instituti D4D ka gjetur se barra kryesore për kujdesin e shtëpisë, fëmijëve dhe të moshuarve u ka rënë grave. Gjatë karantinimit të plotë dhe të pjesshëm, 33.8% e grave kanë kaluar 2-4 orë në ditë me punët e shtëpisë në krahasim me 23% të burrave, 12.7% e tyre kanë kaluar 6-8 orë në ditë në krahasim me 1.5% të burrave, kurse vetëm 3.3% e grave nuk kanë përjetuar barrë të shumfishtë gjatë kësaj periudhe, në krahasim me 23.5% të burrave.

    Në kujdesin ndaj fëmijëve, 5.8% e grave e kanë bartur barrën e plotë, 24% kanë bartur barrën kryesore, kurse vetëm në 28.1% gratë dhe burrat e kanë ndarë përgjegjësitë në mënyrë të barabartë.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 10

    Lidhur me punësimin e grave nga marsi në korrik 2020, 86.9% e grave nuk kanë pasur kontakt me qendrat e pinësimit, 0.8% e konsiderojnë adresën e parë për punë-kërkim, kurse 8.9% e grave konsiderojnë se në rast të humbjes së vendit të punës, qendrat e punësimit janë vendi ku duhet adresuar problemet e tyre.

    Evidente në këtë punim gjithashtu është mungesa e orientimit gjinor të politikave shtetërore, duke përfshirë sensi gjinor i masave parandaluese, si dhe masat e ndërmarra për përmirsimin e situatës ekonomike. D4D ka gjetur se 61.1% e grave nuk kanë përifutar nga asnjë masë e qeverisë së Kosovës gjatë periudhës së pandemisë, kurse 18.5% e tyre kanë qenë përfituese të pages prej 170 EUR për muajt prill dhe maj, kursë për masat e tjera gratë kanë qenë pëfituese në përqindje optimale.

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    11

    Metodologjia

    Punimi ka për fokus analizën e situatës se si ka ndikuar pandemia COVID-19 në punësimin e grave në Kosovë, dhe është përpiluar mbi bazën e krahasimit të situatës së barazisë gjinore në tregun e punës të periudhës para marsit të vitit 2020 cilësuar si periudha para pandemisë COVID-19, deri në tetor 2020, kur të gjithë faktorët dhe indikatorët e ndryshimeve të mundshme janë më se të vërejtshme. Ky hulumtim gjithashtu paraqet gjetjet ekzistuese lidhur me ndikimin e situatës së pandemisë në mirëqenien e grave në Kosovë dhe në rajon, analizën e përgjegjësisë institucionale ndaj krizës ekonomike në Kosovë të krijuar nga emergjenca shëndetësore dhe pasojat e pandemisë COVID-19.

    Ky hulumtim si bazë kryesore të të dhënave ka ASK-në dhe APRK-në, dhe plotësohet me të dhëna të tjera dytësore të cilat janë marrë nga hulumtimet e organizatave ndërkombëtare që lidhen me ndikimin e pandemisë në jetën e grave dhe burrave në rajonin e Ballkanit. Kjo në mënyrë që të krijohet një rrafsh krahasimor sa më i qartë lidhur me pjesëmarrjen e grave në tregun e punës dhe punësueshmërinë e grave në periudhën e para dhe gjatë pandemisë.

    Për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave të paraqitura në këtë hulumtim është përdorur qasje e kombinuar metodologjike. Fillimisht është bërë analiza e të dhënave të AFP-në e tre-mujorit të parë të vitit 2020, duke e krahasuar me të dhënat e AFP-së të vitit 2019, për të pasqyruar ndryshimin e tregut të punës në aspektin gjinor. Mungesa e të dhënave të tre-mujorit të dytë të AFP-së është plotësuar me të dhëna të disponueshme nga burime të tjera të besueshme, në mënyrë që të pasqyrohet sa më qartë ndikimi i pandemisë në punësimin e grave në Kosovë, duke marrë parasysh faktorë dhe indikatorë të cilët paraqiten në këtë hulumtim.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 12

    Një nga veçoritë e këtij hulumtimi është paraqitja e praktikave nga disa vende të rajonit të Ballkanit, me konkretisht gjendjen e tregut të punës, ndikimin e pandemisë dhe orientimin gjinor të politikave shtetërore në përgjigje ndaj krizës se krijuar në Shqipëri, Mal të Zi, Maqedoni të Veriut dhe Serbi. Bazë kryesore e të dhënave për këtë pjesë të hulumtimit janë përdorur agjencitë shtetërore të vendeve përkatëse dhe dokumentet institucionale të publikuara, si dhe të dhënat nga hulumtimet e organizatave ndërkombëtare, në periudhën mars-tetor 2020.

    Për të plotësuar edhe më tutje këtë punim, Instituti D4D ka realizuar një anketë gjatë muajit korrik, përmes instrumentit Omnibus, me qëllim të paraqitjes sa më të detajuar të ndikimit të situatës së krijuar nga pandemia në punësimin e grave në Kosovë, duke filluar nga gratë të cilat janë në marrëdhënie pune, deri tek ato të cilat kanë humbur vendin e punës apo janë duke kërkuar punë. Përpos shqyrtimit të ndikimit të pandemisë në punësimin e grave, në gjithsej shtatë pyetje të parashtruar, janë përfshirë edhe tema që lidhen me dimensionin gjinor të pakove emergjente fiskale dhe ndikimin e masave parandaluese qeveritare në ndarjen e përgjegjësive familjare në baza gjinore, shtimin e barrës së punës se pa paguar për burrat dhe gratë, si dhe përkujdesjen ndaj të moshuarve dhe fëmijëve gjatë kësaj periudhe. Mosha e të anketuarve është prej 18-65+ në shtrirje mbarëvendore, e ndarë në vendbanime urbane dhe rurale në mënyrë proporcionale. Të gjitha të dhënat nga anketa dhe nga burimet zyrtare janë të paraqitura në formën e tyre origjinale dhe si të përpunuara, me qëllim të paraqitjes sa më të qartë të gjendjes reale të tregut të punës dhe punësimit të grave në Kosovë gjatë pandemisë COVID-19 dhe me qëllim të përmbushjes së objektivave të këtij hulumtimi.

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    13

    Hyrje

    Që nga paraqitja e parë e rasteve me COVID-191, përveç pasojave shëndetësore dhe humbjeve në njerëz, bota është tronditur edhe nga efektet e tjera afatgjata që kanë pasur ndikim direkt dhe indirekt në mirëqenien dhe ekonominë globale. Që nga koha kur COVID-19 është shpallur pandemi globale, cikli normal i jetës është penguar në më shumë se 200 shtete.2 Ekonomia dhe shëndetësia botërore janë gjetur befasisht në rrezik, duke u përballur me ndryshime drastike dhe të panjohura. Vendet e zhvilluara dhe vendet në zhvillim kanë pësuar humbje të mëdha ekonomike, që është vërejtur më së shumti në vendet me ekonomi më të brishtë dhe në kriza humanitare.3

    Situata të ngjashme të pandemive gjatë historisë kanë treguar se kategoritë e cenueshme sociale janë ato që më së shumti pësojnë nga ndryshimet e mëdha socio-ekonomike dhe pabarazitë sociale e posaçërisht pabarazitë gjinore veç sa vijnë e theksohen edhe më tej. Praktikat nga e kaluara tregojnë se në situatë kur faktorët shëndetësorë dhe socio-ekonomik përkeqësohen, gratë si kategori e cenueshme në nivel global janë ndër të parat që e paguajnë çmimin e pasojave të krijuara. Gratë janë të parat që pësojnë nga mbyllja e bizneseve, më shumë se burrat kanë hasur në vështirësi për të siguruar jetesën, kanë humbur vendet e punës, apo kanë përjetuar barrë të shumëfishtë si pasojë e masave të ndërmarra nga qeveritë e vendeve botërore në luftim të pandemisë COVID-19.4 Prandaj edhe situata e krijuar nga pandemia COVID-19 ka pasur ndikim jo proporcional në jetën e grave dhe të burrave, duke e rritur numrin e grave jo aktive, dhe zvogëlim të mundësive për gratë për të siguruar për familjet e tyre. Gjithashtu qasje të kufizuar në shërbime shëndetësore fizike dhe psikologjike, të cilat kanë ngritur edhe më tutje shqetësimin për mirëqenien e grave në nivel global.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 14

    Përveç pasojave direkte dhe të menjëhershme, gratë u ballafaquan me rrezik të shtuar nga dhuna në familje dhe dhuna me bazë gjinore, gjatë karantinimit të pjesshëm apo atij të plotë. Kjo e ka vënë në pah edhe më shumë rëndësinë e pranisë së ndjeshmërisë gjinore në masat që ndërmerren për të luftuar pandeminë, dhe marrja parasysh se si ndikohen grupe të ndryshme shoqërore, e sidomos ato të cenueshme nga masat e ndërmarra.

    Kosova ishte ndër vendet e fundit ku u paraqitën rastet e para me COVID-19. Sidoqoftë, kumbimi i krizës globale ekonomike kishte filluar të ndihet në Kosovë edhe para ndërmarrjes së masave të para nga Qeveria e vendit dhe shpallja e emergjencës së shëndetit publik. Niveli i lartë i papunësisë dhe pjesëmarrja e ulët e grave në tregun e punës është një nga karakteristikat e tregut të punës në Kosovë për shumë vite para pandemisë dhe krizës globale shëndetësore. Raporti i Fuqisë punëtore i ASK-së për vitin 2019 tregon se shkalla e papunësisë në Kosovë është dukshëm më e lartë tek gratë se tek burrat, dhe se përfaqësimi i ulët i grave në fuqinë punëtore dhe në tregun e punës është një problematikë që pasqyron pabarazinë gjinore në Kosovë. Instituti D4D ka raportuar që nga vitit 2015 lidhur me brengën e hendekut të lartë gjinor në tregun e punës në Kosovë, ku përpos nivelit të lartë të papunësisë së grave, shifrat e larta të grave jo aktive kanë qenë një nga shqetësimet kryesore, që është edhe pengesë për zhvillimin ekonomik të Kosovës.5 Gjithashtu, shkalla e lartë e grave jo-aktive tregon për një dekurajim sistematik të grave për një kohë të gjatë, për të qenë pjesë e tregu të punës, por nuk nënkupton që gratë janë jo aktive, por se puna dhe kontributi i tyre në familje dhe shoqëri është i pa vërejtur dhe i pa paguar.

    Prandaj në këtë punim, krahasimi i periudhës së para pandemisë dhe ndikimi i pandemisë në punësimin e grave në Kosovë është bërë duke e pasur parasysh nivelin e lartë të

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    15

    mungesës së barazisë gjinore në tregun e punës edhe para shfaqjes së efekteve të para të situatës së krijuar nga kriza shëndetësore. Rëndësia e këtij punimi është thelbësore sepse na mundëson të kemi një pasqyrë fillestare të ndikimit të pandemisë në jetën e grave në Kosovë dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës, si dhe në çfarë mënyre kanë ndikuar faktorët e ndryshëm në rritjen e pabarazisë gjinore në Kosovë, me qëllim që hapat e ndërmarrë dhe politikat e hartuara të jenë në përputhje me rrethanat.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 16

    Pasqyrë e ndikimit të COVID-19 në tregun botëror të punës

    Viti 2020 sipas OKB-së ishte paraparë që të jetë një vit jubilar në aspektin e të drejtave të grave, kurse përhapja e COVID-19 jo vetëm që e ka limituar progresin në këtë aspekt, por e ka rrezikuar edhe progresin e shënuar në dekadat paraprake.6 Ndikimi i pandemisë është vërejtur jo vetëm duke nxjerrë në pah nivelin e cenueshmërisë së grupeve të ndryshme sociale, sistemit politik dhe ekonomik, por duke thelluar këtë hendek edhe më tutje, posaçërisht në aspektin e barazisë gjinore.

    Ndikimet e ndërlikuara ekonomike janë vërejtur veçanërisht tek gratë të cilat veçse fitojnë më pak dhe kanë mundësi më të vogla të kursimit, duke pasur standard jo stabil të jetës. Hulumtimet në nivel global e kanë shprehur gjithashtu brengën e ndikimit të normave socio-kulturore, edukimit, ambientit dhe kushteve të punës në ekonomitë e vendeve të ndryshme, në fuqizimin ekonomik të grave. Për më tepër orientimi i varfër gjinor i politikave të vendeve në zhvillim dhe atyre me pak të zhvilluara kanë nxjerrë në pah një numër sfidash të reja, duke e rritur së pari hendekun gjinor, rritjen e ekonomisë jo formale dhe punësimin e pa qëndrueshëm.7

    Organizata Botërore e Punës në analizën e fundit lidhur me ndikimin e pandemisë COVID-19 në tregun botëror të punës ka gjetur se në çerekun e parë të vitit 2020, ka pasur rënie të të ardhurave dhe hendek të stimujve fiskal për të adresuar diçka të tillë, që rrezikojnë rritjen e pabarazisë ekonomike në mes të vendeve të pasura dhe të varfra.

    Të dhënat tregojnë se rënia e të ardhurave nga humbja e orëve të paguara të punës vetëm në fillim të vitit 2020 është mjaft e lartë. Kjo pasqyron jo vetëm zvogëlim të mirëqenies së përgjithshme globale dhe ndikim negativ në ekonomitë

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    17

    familjare, por gjithashtu një rrezik në rritje sidomos për grupet sociale të cenueshme, e veçanërisht gratë.

    Humbja e orëve të punës sipas rajoneve dhe nivelit te te ardhurave:

    TM2 2020

    TM3 2020

    Vendet me të ardhura të larta 15,50% 9,40%

    Vendet me të ardhura mesatarisht të larta 13,30% 10,40%

    Vendet me të ardhura mesatarisht të uleta 23,30% 15,60%

    Vendet me të ardhura të ulta 13,90% 11,00%

    Tabela 1. Rënia e të ardhurave nga humbja e orëve të punës gjatë çerekut të parë të vitit 2020.8

    Organizata Botërore e Punës e ka analizuar çështjen e ndikimit të situatës së pandemisë tek jeta e burrave dhe grave në disa shtete, posaçërisht në fushën e punësimit, duke gjetur se pandemia COVID-19 ka pasur ndikim disproporcional në jetën e grave dhe të burrave, si pasojë e masave të ndërmarra nga vendet e ndryshme për parandalimin e përhapjes së pandemisë, ku si pasojë u mbyllën një numër i madh i bizneseve dhe sektorët ekonomik me përfaqësim të lartë të grave u goditën rëndë. 9

    Grafi 1. ILO Monitor: COVID-19 dhe bota e punës, 6 ed.10

    -2.0

    -4.1

    -6.4

    -10.1

    -14.0

    -1.7-3.5

    -5.7

    -7.7

    -10.7

    Zvicra Portugalia Spanja Moldavia Kanada

    GraBurra

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 18

    Hendeku gjinor në tregun botëror të punës është vërejtur edhe para krizës së shkaktuar nga pandemia COVID-19. ku 44.3% e grave ishin të punësuara në tregun e përgjithshëm botëror në krahasim me 70% të burrave. Kurse gjatë krizës së COVID-19, OBP ka identifikuar akomodimin dhe shërbimet ushqimore, patundshmëritë dhe aktivitetet administrative, industrinë e prodhimit dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë si më të rrezikuarat, e ku gratë përfaqësohen me 41% të vendeve të punës në krahasim me 35% të burrave.11 Posaçërisht gratë në ekonominë jo-formale konsiderohen më të rrezikuarat pasi që qasja e tyre në sigurime sociale dhe shëndetësore, transporti dhe benefitet e lehonisë janë më të limituara, prandaj edhe janë më të targetuara nga krizat e këtilla. Në të njëjtën kohë, gratë gjatë kësaj periudhe janë përballur me rritje të punës së pa paguar si pasojë e mbylljes së institucioneve edukativo-arsimore dhe qendrave të kujdesit ditor, e cila ka ndikuar në shumëfishimin e barrës për gratë më shumë se për burrat, me kujdesin ndaj fëmijëve dhe shtëpisë. 12

    Pjesëmarrja e Grave në Tregun e Punës para Pandemisë COVID-19

    Ekonomia e Kosovës ndër vite ka pësuar humbje të mëdha nga pamundësia për të arritur potencialin e saj të plotë. Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në këtë gjendje është mungesa e grave në tregun e punës. Kjo problematikë është analizuar dhe hulumtuar nga Instituti D4D qysh në vitin 2015, duke e ngritur shqetësimin lidhur me numrin e lartë të grave jo aktive, diskriminimin gjinor, profilizimin gjinor të profesioneve në shoqërinë kosovare e cila ndodh kryesisht për shkak të mendësisë patriarkale. Mungesa e mundësive të barabarta për gratë dhe burrat në tregun e punës dhe faktorë të tjerë diskriminues kanë penguar në mënyrë të vazhdueshme pjesëmarrjen aktive të grave në tregun e punës dhe mundësinë e përfshirjes së tyre në ekonominë e vendit.13

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    19

    Statistikat ndër vite kanë treguar se shkalla e joaktivitetit të grave është rreth 79-80% e grave, të cilat nuk konsiderohen të pa puna, por që fare nuk kanë aplikuar për punë në vitet e fundit.14 Kjo përqindje e lartë është si pasojë e barrës së shumëfishtë që gratë në Kosovë bartin për kujdesin e shtëpisë, fëmijëve dhe të moshuarve në familje, punës së pa paguar, mungesës së transportit adekuat dhe kushteve adekuate për qasje në tregun e punës, dhe ballafaqimit me faktorë të tjerë diskriminues që vetëm sa e kanë përforcuar demoralizimin e grave në Kosovë. Gjendja e tillë për vite të tëra e rrit brengën edhe më tej, pasi që kjo ka filluar të konsiderohet si normalitet i ri në Kosovë, ku diskriminimi i grave është një realitet ditor, duke u shkaktuar nga një sërë faktorësh si mentaliteti shoqëror patriarkal lidhur me pozitën e gruas në shoqëri dhe vendin e saj në familje, dhe duke u mundësuar nga mungesa e veprimeve të mjaftueshme institucionale për të përmirësuar situatën e barazisë gjinore në vend. Për më tepër, mungesa e veprimeve institucionale për të parandaluar dhe përmirësuar gjendjen e barazisë gjinore, mungesa e masave të mjaftueshme stimuluese për realizimin progresiv të të drejtave të gruas në Kosovë, apo edhe mungesa e orientimit gjinor të politikave shtetërore, e ka dekurajuar edhe më tutje këtë kategori të grave dhe pjesëmarrjen e tyre në tregun e punës. Këta faktorë dhe indikatorë në bashkëveprim, në mënyrë të vazhdueshme po e ri-prodhojnë pabarazinë gjinore në tregun e punës, duke krijuar kështu një shoqëri të pabarabartë e cila rrezikon drejtpërdrejtë vlerat e demokracisë në vend. Punësimi në Kosovë karakterizohet me mungesë të theksuar të grave në tregun e punës. Në tre-mujorin e parë të vitit 2019 (Grafikoni 5) pjesëmarrja e grave në tregun e punës është vetëm 19.5% në krahasim me 57.6% të burrave, vetëm 13.3% e grave janë të punësuara në krahasim me 43.0% të burrave. Ndër sfidat kryesore mbetet jo-aktiviteti i grave në tregun e punës në shkallë të lartë (80.5%), kategori e cila nuk janë të punësuara apo të pa

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 20

    puna, por nuk janë duke kërkuar punë fare.15 Kjo situatë nuk është shfaqur në kohët e fundit, dhe nuk është i bazuar në ndonjë zhvillim të veçantë apo si pasojë e ndikimit të pandemisë COVID-19. Bashkërisht, kësaj situate i kontribuon edhe niveli i lartë i papunësisë në Kosovë ku vetem 28.2% të popullsisë në moshë pune ishin te punesuar.16

    Grafi 2. Indikatorët Kryesorë të Tregut të Punës për TM1 të vitit

    2020 17

    Në të dhënat e TM1 të vitit 2020 të paraqitura në Grafikonin 4, që është karakteristikë e raporteve të viteve paraprake gjithashtu, ajo që vërehet është zvogëlimi i përqindjes së grave në kategorinë e indikatorëve. Përderisa diferenca e pjesëmarrjes së burrave në popullsinë në moshë pune është vetëm 0.82% gratë janë të përfaqësuara në 95.09% më pak në fuqinë punëtore, 102.9% më pak të punësuara, ndërsa 28.35% më shumë të pa puna se burrat, dhe 60.03% më shumë se burrat janë jo aktive në tregun e punës.

    49.79%

    20.30%

    14.10%

    30.60%

    79.70%

    50.20%

    57.10%

    44.00%

    23.00%

    42.90%

    0.82%

    95.09%

    102.90%

    28.35%

    60.03%

    Popullsia në moshëpune

    Fuqia punëtore

    Popullsia e punësuar

    Popullsia e pa punë

    Shkalla e joaktivitetit

    Diferenca Burra Gra

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    21

    Grafi 3. Krahasimi i indikatorëve kryesorë të tregut - TM1 2019 dhe TM1 2020. 18

    Në krahasimin e statistikave të AFP-së për periudhat e tre-mujorit të parë të viteve 2019 dhe 2020, Grafikoni 5 tregon se përpos disproporcionalitetit të lartë gjinor në tregun e punës, situata mbetet përafërsisht e njëjtë dhe progresi është mjaft i limituar. Mirëpo, nëse krahasojmë dallimin e pjesëmarrjes së grave në tregun e punës në çerekun e parë të vitit 2019 dhe 2020 në numra real, shohim se rezultatet dallojnë.

    49

    .64

    %

    49

    .79

    %

    50

    .35

    %

    50

    .20

    %

    19

    .50

    %

    20

    .30

    %

    57

    .60

    %

    57

    .10

    %

    13

    .30

    %

    14

    .10

    %

    43

    .00

    %

    44

    .00

    %

    31

    .60

    %

    30

    .60

    %

    25

    .40

    %

    23

    .00

    %

    80

    .50

    %

    79

    .70

    %

    42

    .40

    %

    42

    .90

    %

    2019 TM1 2020 TM1 2019 TM1 2020 TM1

    Gra Burra

    Popullsia në moshë pune Fuqia punëtore

    Popullsia e punësuar % Popullsia e pa punë

    Shkalla e joaktivitetit

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 22

    Grafi 4. Pjesmarrja e grave në tregun e punës - TM1 2019 – TM1

    2020. 19

    Përderisa statistikat në përqindje tregojnë për progres mjaft të limituar (Grafikoni 5) sidomos në numrin e grave jo aktive, rënie e përqindjes së grave jo-aktive për 0.99%) krahasimi në numra real tregon se përkundër rritjes së numrit të grave në fuqinë punëtore dhe grave të punësuara, kemi gjithashtu rritje të numrit të grave të pa puna dhe grave jo-aktive nga TM1 2019 në TM1 2020 (Grafikoni 6).

    Punësimi i grave sipas sektorëve

    Përpos statistikave të përgjithshme, diskriminimi i grave është prezent te të gjitha sferat e tjera të punësimit. Sipas ASK-së, ne tm1 2020 nga gratë të vetepunesuara me punonjes vetëm 3.3% në krahasim me 10.1% të burrave, kurse 85.4% të grave janë punonjëse në krahasim me 71.8% të burrave. Në vitin 2020, rreth 9.2% e të punësuarve në Kosovë punojnë pa kontratë, kurse 60.5% kanë kontratë të përkohshme. Rreth 11.2% e grave kanë punë të paqëndrueshme, kryesisht në sektorin artizanal dhe ato që punojnë në tregun e mallrave me pakicë, kurse 5.3% e grave që janë pjesë e bizneseve familjare nuk paguhen për punën e tyre.20 Nese krahasohen te dhenat e statusit

    59

    9,2

    95

    11

    6,6

    36

    79

    ,83

    4

    36

    ,80

    2

    48

    2,6

    59

    60

    6,6

    01

    12

    ,33

    5

    85

    ,60

    1

    37

    ,74

    9

    48

    3,2

    51

    7,3

    06

    6,7

    14

    5,7

    67

    94

    7

    59

    2

    Gra nëmoshë pune

    Gra në fuqinëpunëtore

    Të punësuara Të pa puna Jo-aktive

    TM1 2019 TM1 2020 Diferenca

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    23

    te punësimit sipas gjinise ne TM1 2019 dhe TM1 2020, punësimi i grave është rritur kryesisht në përqindjen e grave punonjëse për 2.52%, rënie të grave të vetëpunësuara për 31% dhe rritje të numrit të grave të pa paguara nga bizneset familjare për 17.7%.21 Rreth gjysma e grave të punësuara janë të koncentruara në sektorin e arsimit, tregtisë dhe shëndetësisë, në krahasim me burrat që dominojnë në sektorin e tregtisë, ndërtimtarisë dhe prodhimit, ku përfaqësimi i grave është minimal. E dukshme është mungesa e grave në sektorin e minierave, ndërtimtarisë, aktiviteteve me prona të paluajtshme, bujqësi, pylltari, transport dhe industri të ngjashme, ku pjesëmarrja e grave është nga 0.1% ne rreth 0.8%. Ky disproporcion i përfaqësimit gjinor në sektorë të ndryshme të ekonomisë në Kosovë edhe njëherë shpërfaqë ndarjen e thellë tradicionale të profesioneve, si pasojë e mentalitetit patriarkal, ku profesionet dhe punët ndahen në punë të burrave dhe ato që janë të pranueshme për gratë. Kjo vërehet edhe nga koncentrimi i lartë i grave në sektorin e arsimit (21.1%), shëndetësisë dhe punës sociale (14.7%) dhe tregtisë me shumicë dhe pakicë (19.7%).22

    Jo-aktiviteti i Grave në tregun e punës

    Përveç sfidave në punësim me të cilat gratë në Kosovë ballafaqohen, problemi më i thellë është çështja e numri të madh të grave jo-aktive në Kosovë. ASK i përkufizon personat jo-aktiv ata të cilët as nuk janë të punësuar, as të papunë23 që tregon mungesën e interesimit apo dekurajimin e lartë për t’u bërë pjesë e tregut të punës. Ndër arsyet kryesore të jo-aktivitetit të grave është barra e shumëfishtë e kujdesit ndaj familjes, të moshuarve dhe mirëmbajtjes së shtëpisë, të cilat në Kosovë sipas mentalitetit patriarkal u takojnë vetëm grave.24 Prandaj është më mirë të thuhet se pjesa më e madhe e grave jo-aktive në Kosovë janë tejet të zëna me punët e pakompenzuara financiarisht, për të kërkuar punë.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 24

    Grafi 5. Përqindja e grave jo-aktive në tregun e punës ndër vite (2015-2020)25

    Që nga viti 2015 deri në vitin 2020 përqindja e grave jo-aktive në tregun e punës është mjaft e lartë. Nga 81.90% në vitin 2015, viti 2020 gjithashtu regjistrohet me 79.90% në TM1 të vitit 2020. Ndër faktorët të cilët kanë ndikuar në gjendjen e pandryshueshme të grave jo-aktive në tregun e punës janë edhe mungesa e veprimeve institucionale për të adresuar konkretisht këtë situatë, e cila përpos që reflekton një pabarazi të thellë gjinore në shoqërinë Kosovare, ka ndikim negativ në ekonominë e vendit.

    Një hulumtim i McKinsey Global Institute në vitin 2015 ka gjetur se nëse gratë dhe burrat marrin pjesë të barabartë në tregun e punës, buxheti shtetëror do të shënonte rritje deri në 60% në shtetet e zhvilluara, kurse kjo përqindje do të ishte akoma më e lartë për ekonomitë në zhvillim dhe ato më pak të zhvilluara, ku diskrepanca e përfaqësimit gjinor në tregun e punës është akoma më e lartë. 26 Në vitin 2015 Instituti D4D kishte ngritur çështjen e ndikimit negativ të fuqisë së pashfrytëzuar punëtore në ekonomine e vendit, posaçërisht numrit të madh të grave-jo aktive.

    81.40% 80.00% 81.60% 78.90% 79.90%

    2016 2017 2018 2019 2020

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    25

    Grafi 6. Numri i burrave dhe grave jo-aktiv në numra real (2015- TM1 -2020)27

    Grafi 7. Numri i burrave dhe grave të papunë në numra real (2015- TM1 -2020) 28

    Grafi 8. Mesatarja e fuqisë së pa shfrytëzuar punëtore 2015- TM1 2020. 29

    47

    6,2

    88

    47

    6,8

    23

    47

    6,6

    94

    48

    7,8

    40

    47

    3,9

    58

    48

    3,2

    51

    25

    7,1

    44

    24

    9,8

    76

    20

    9,7

    91

    22

    0,3

    30

    22

    4,3

    63

    26

    2,1

    92

    2015 2016 2017 2018 2019 2020 (TM1)

    Gra jo-aktive Burra jo-aktiv3

    8,6

    14

    34

    ,70

    4

    43

    ,51

    3

    36

    ,82

    3

    43

    ,72

    9

    37

    ,74

    9

    10

    7,1

    61

    91

    ,36

    6

    11

    3,0

    70

    10

    8,1

    40

    81

    ,57

    6

    80

    ,24

    8

    2015 2016 2017 2018 2019 2020 (TM1)

    Gra të papuna Burra të pa punë

    1,197,338

    593,521 405,966

    39,188

    602,470

    237,282 96,926

    Pop. nëmoshëpune

    në moshëpune

    jo-aktive të papuna

    në moshëpune

    Jo-aktiv të papunë

    Gra Burra

    2015-2020

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 26

    Nga vitit 2015 deri në TM 1, 2020, numri mesatar i burrave dhe grave të cilët kanë qenë pjesë e pashfrytëzuar e fuqisë punëtore është 799,362 si persona të pa punë dhe jo aktiv, që është 66.76% mesatares së popullsisë në moshë pune nga 2015-2020.

    Mesatarja e grave jo-aktive është 68.39% e grave në moshë pune, kurse së bashku me numrin e grave të papuna rezulton se nga viti 2015 deri ne TM1 2020, mesatarisht 75% e grave kanë qenë jashtë tregut të punës, e që përbëjnë 37.17% të mesatares së popullsisë në moshë pune në vitet 2015-2020.

    Burrat përbëjnë 50.31% të popullsisë në moshë pune, kurse numri i fuqisë punëtore të pashfrytëzuar të burrave është rreth 27.91%, kurse në 55.47% e burrave në moshë pune janë jo-aktiv dhe të papunë, shifra që reflektojnë diskrepancë të konsiderueshme gjinore në pesë vitet e fundit. Prandaj edhe njëherë është evidente se pabarazia gjinore në tregun e punës në Kosovë, përpos që reflekton në mungesë të balancës shoqërore e që reflektohet me efekte negative, ajo që duhet të tërheqë vëmendjen e institucioneve shtetërore, është edhe çmimi lartë që mungesa e barazisë gjinore në tregun e punës ka për ekonominë e vendit.

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    27

    Kush e Paguan Çmimin më të lartë: Gratë në tregun e punës gjatë pandemisë COVID-19

    Implikimet gjinore të emergjencës shëndetësore në Kosovë

    Mbyllja e bizneseve gjatë muajve të pandemisë, kryesisht në fillim të vitit 2020, ka pasur ndikim te menjëhershëm në situatën ekonomike në Kosovë. Hulumtimet ndërkombëtare kanë treguar rreth 14% e popullsisë në Kosovë kanë humbur punën si pasojë e masave për parandalimin e COVID-19 dhe një përqindje e konsiderueshme kanë pësuar nga reduktimi i orarit të paguar të punës.30 Ndërsa për një kategori tjetër të popullsisë, e sidomos për gratë, orari i punës është zgjatur, sidomos pasi që në sektorin shëndetësor janë të koncentruar një përqindje e konsiderueshme e grave të punësuara. 31

    Implikimet e para gjinore të emergjencës shëndetësore në Kosovë janë vërejtur në mënyrë direkte, si humbja e punës si pasojë e mbylljes së bizneseve apo vendeve të punës, dhe shkëputja e njëanshme e kontratës, dhe në mënyre indirekte siç është rritja e barrës në shumëfishmëri për gratë gjatë kësaj periudhe. Efektin e pandemisë e kanë ndjerë edhe burrat sa i përket pasojave në tregun e punës. Shumica e sektorëve të ekonomisë dhe industrisë ku burrat dominojnë apo janë shumicë, janë mbyllur si pasojë e pamundësisë së natyrës së punës për t’iu përmbajtur kushteve të higjienës dhe distances. 32

    Në krahasim me vendet e rajonit ku gratë kanë raportuar më shumë për humbjen e vendit të punës, sipas UN Women në Kosovë 9% e burrave kanë humbur punën në krahasim me 5% të grave, deri në korrik 2020. Njëkohësisht, 65% e grave kanë pësuar nga zvogëlimi i orarit të punës së paguar në krahasim me 64% të burrave. Kjo përqindje sipas UN Women është më e larta në rajon në mesin e grave.33

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 28

    Për shkak të masave parandaluese, të gjitha bizneset dhe institucionet që kishin mundësi t’u përshtaten kushteve të reja të punës si pasojë e karantinimit të plotë dhe të pjesshëm, i janë adaptuar qasjes së punës nga shtëpia. Sidoqoftë, për gratë kjo kishte efekt negativ, pasi që 23% e grave në Kosovë u detyruan të marrin pushim të pa paguar, 50% e grave në krahasim me 20% të burrave ndërruan vendin e punës nga shtëpia, prej tyre 35% të punësuara në sektorin e edukimit, kurse 10% në sektorin publik. Në periudhën prill-maj 2020 rreth 49% e grave që jetojnë me fëmijët e tyre kanë hasur në vështirësi për të mbuluar shpenzimet bazike të banimit.34 Mungesë të theksuar të të dhënave ka për ndikimin e pandemisë COVID-19 në gratë e punësuara në sektorin privat dhe në ekonominë jo-formale.

    Punësimi i grave gjatë periudhës së pandemisë

    Çështja e punësimit të grave përveç se ishte një nga fushat ku pabarazia gjinore vërehet më së shumti, edhe në periudhën e para pandemisë, situata e krijuar nga COVID-19 ka ndikuar që ky diskriminim të thellohet edhe më tej. Është pikërisht për shkak të qasjes tradicionale dhe patriarkale ndaj grave në Kosovë që në situatë të krizave të tilla, shfaqë dhe rrit edhe më tej shkallën e pabarazisë.

    Në mungesë të të dhënave zyrtare të tre-mujorit të dytë të vitit 2020, që do të lejonte analizën e ndryshimit të tregut të punës dhe krahasimin e periudhave janar-mars dhe prill-qershor, të dhënat nga hulumtimet ekzistuese, janë përdorur APRK dhe buletini i ASK-së për të pasqyruar punësimin e grave gjatë periudhës së pandemisë. Të dhënat nga APRK lidhur me numrin e punëkërkuesve gjatë periudhës së pandemisë tregojnë se si pasojë e humbjes së punës apo rënies së të ardhurave në ekonominë familjare për shkak të ndikimit të pandemisë COVID-19 në ekonominë e vendit numri i punëkërkuesve pranë qendrave të punësimit në periudhën mars – tetor 2020 është rritur

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    29

    me shifra alarmante, sidomos në numrin e punëkërkuesve të rinjë.

    Grafi 9. Numri i punëkerkuesve të rinjë regjistruar në qendrat e punësimit – mars – tetor 2020. 35

    Nga data 1 mars deri me 31 tetor pranë qendrave të punësimit janë regjistruar 81,875 punëkërkues të rinj. Në mesin e tyre, 38,343 (46.81%) janë gra, kurse 43,586 (53.21%) janë burra. Kryesisht vërehet rritje e punëkërkuesve gra dhe burra në muajt prill dhe maj, si rezultat i masave qeveritare për pagesë të asistencës mujore në vlerë prej 130 EUR për qytetarët në kushte të rënda sociale, të lajmëruar si të papunë pranë qendrave të punësimit, që nuk janë përfitues të asnjë të hyre mujore nga buxheti i Kosovës, për muajt prill, maj, dhe qershor. Ky trend fillon të bie që nga muaji qershor, 2020. Numri më i madh i grave të regjistruara si punëkërkuese të reja është në maj, 2020, që është edhe shifra e tretë me e lartë e punëkërkuesve gjatë muajve mars-tetor, 2020. Të dhënat e ASK-së kanë treguar se pjesa më e madhe e punëkërkuesve gjatë periudhës së pandemisë është nga vendbanimet urbane, që ngritë shqetësimin e qasjes së personave nga vendbanimet rurale në qendrat e punësimit, duke pasur parasysh që transporti gjatë këtyre muajve ishte i suspenduar, e që ka ndikuar edhe në mundësinë e qytetarëve të pa punë nga zonat rurale të regjistrohen si punëkërkues.

    34

    3

    14

    ,84

    9

    16

    ,84

    5

    1,5

    39

    92

    7

    1,2

    64

    1,1

    73

    48

    4

    17

    ,52

    8

    18

    ,23

    9

    1,9

    32

    1,2

    04

    1,2

    46

    1,0

    91

    Mar Pri Maj Qer Kor Sht Tet

    Gra

    Burra

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 30

    Grafi 10. Numri i përgjithshëm i punëkërkuesve mars – tetor 2020. 36

    Grafi 11. Tabela e personave jo-aktiv të cilët u ri-aktivizuan në APRK gjatë muajve prill-tetor 202037

    Numri i përgjithshëm kumulativ i punëkërkuesve (Grafikoni 11) tregon numrin e punëkërkuesve, duke përfshirë edhe ata të cilët kanë qenë në kategorinë e personave jo aktiv, që janë ri-aktivizuar gjatë kësaj kohe, por që nuk janë të regjistruar si punëkërkues të rinj nga marsi 2020. Për qëllim të këtij hulumtimi, në Grafikonin 12 është llogaritur numri i përafërt i personave të ri-aktivizuar gjatë muajve prill-tetor 2020. Numri i personave të ri-aktivizuar gjatë këtyre muajve është 53,952, shifër kjo e cila mund të jetë akoma më e lartë nëse llogariten edhe muajt paraprakë. Sidoqoftë, është evidente se 24,833 gra dhe 29,125 burra janë ri-aktivizuar në tregun e punës, të cilët ishin regjistruar si punëkërkues të rinj para muajit mars 2020 por që nuk kishin qenë

    44

    ,12

    9

    57

    ,95

    2

    77

    ,96

    3

    83

    ,54

    3

    85

    ,73

    4

    88

    ,02

    5

    89

    ,19

    7

    90

    ,46

    0

    55

    ,33

    5

    71

    ,57

    7

    94

    ,55

    3

    10

    1,7

    54

    10

    4,8

    63

    10

    7,4

    62

    10

    8,6

    59

    10

    9,7

    89

    Mar Pri Maj Qer Kor Gus Sht Tet

    Gra

    Burra

    13

    ,48

    0

    5,1

    62

    4,0

    41

    1,2

    64

    88

    8

    -92

    90

    15

    ,75

    8

    5,4

    48

    5,2

    69

    1,9

    05

    75

    5

    -49

    39

    Pri Maj Qer Kor Gus Sht Tet

    Gra Burra

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    31

    punëkërkues aktiv.

    Përderisa numri i punëkërkuesve është rritur, mundësitë e punësimit gjatë periudhës janar - qershor 2020 ishin mjaft të vogla. Nga janari deri në qershor, MPMS ka regjistruar gjithsej 2572 shpallje për punë.38 Ky numër është rreth 3.5 herë më i ulët në krahasim me numrin e shpalljeve për punë të regjistruara në periudhën e njëjtë të vitit 2019. Gjithashtu, nëse krahasojmë numrin e punëkërkuesve të rinj me numrin e shpalljeve mujore për punë të regjistruara sipas kualifikimit, vërejmë se mundësitë për punësim gjatë periudhës mars-maj janë tejet të vogla.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 32

    Mars Prill Maj

    Nr i shpalljeve Punëkërkuesit e

    rinj Nr. i

    shpalljeve Punë kërkuesit e

    rinj Nr.

    i shpalljeve Punë kërkuesit e

    rinj

    I/e pashkolluar 0 152 0 21,903 0 25,748

    Shkolla fillore 73 210 19 3,882 16 4,836

    Arsim i mesëm profesional

    245 266 0 3,633 85 2,651

    Shkollë e mesme

    25 98 0 1,769 2 941

    Bachelor 54 94 1 1,091 2 823

    Master 4 7 0 99 0 85

    PhD 0 0 0 0 0 0

    Totali 401 827 20 32,377 105 35,084

    Tabela 2. Numri i punëkerkuesve të rinjë në krahasim me numrin e shpalljeve për punë në periudhën mars -

    maj 2020 39

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    33

    Përderisa numri i punëkërkuesve të rinj gjatë muajve prill dhe maj është rritur për mijëra herë në krahasim me muajt paraprak, numri i shpalljeve të punës është zvogëluar për 2 herë në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 34

    Mar Pri Maj Qer Kor Gus Sht Tet

    G B G B G B G B G B G B G B G B

    I/e pashkolluar

    83 69 10,224 11,679 12,678 13,070 751 920 457 556 729 994 257 220 240 233

    Shkolla fillore 78 132 1,787 2,095 2,273 2,563 416 509 176 245 272 376 176 225 134 227

    Arsim i mesëm profesional

    84 182 1,423 2,210 1,011 1,640 179 295 122 242 184 307 314 412 274 314

    Shkollë e mesme

    33 65 721 1,048 381 560 89 126 87 104 118 110 321 303 269 216

    Bachelor 62 32 633 458 455 368 95 69 78 54 97 49 182 76 243 93

    Master 3 4 61 38 47 38 9 13 7 3 3 8 14 10 13 8

    PhD 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0 0

    Tabela 3. Punëkërkuesit e rinj sipas kualifikimit profesional40

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    35

    Nga tabela 3 vërehet se më shumë gra se burra me përgatitje më të lartë profesionale janë regjistruar si punëkërkuese të reja në periudhën mars-tetor 2020. Përderisa numri i grave punëkërkuese në përgjithësi është më i ulët se i burrave, nga muaji mars deri ne tetor vërehet posaçërisht numri më i lartë i grave punëkërkuese me përgatitje profesionale Bachelor dhe Master. Ky rezultat është një nga treguesit e pabarazisë në tregun e punës, posaçërisht është tregues se gratë pavarësisht përgatitjes profesionale më të lartë se burrat, janë më pak të favorizuara në tregun e punës, dhe demantojnë mitet se në punësimin e grave dhe burrave është për shkak të kualifikimit apo përgatitjes profesionale më të ulët të grave.

    Diskriminimi i grave në tregun e punës është evidentuar edhe nga anketa e zhvilluar nga Instituti D4D gjatë muajit korrik 2020, me qëllim të hulumtimit më të detajuar lidhur me punësimin e grave gjatë pandemisë. Në një anketë me 1065 respondentë, me shtrirje mbarë-vendore, përmes instrumentit të Omnibusit, janë parashtruar pyetje të cilat lidhen direkt me punësimin gjatë pandemisë, ndikimin e masave parandaluese në jetën e burrave dhe grave në Kosovë dhe tema të tjera relevante, të cilat i japin kuptim të plotë situatës së përgjithshme. Në pyetjen se si ka ndikuar pandemia COVID-19 në vendin e punës në Kosovë, 5.3% e grave kanë deklaruar se u është ndërprerë kontrata e punës, në krahasim me 2.6% të burrave. Gjithashtu, 26% e grave janë dërguar në pushim pa pagesë, kurse 19.5% të tyre nuk e kanë pranuar pagën e plotë gjatë muajve më kritik të pandemisë në Kosovë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave dhe Transfereve, 1,459 persona kanë aplikuar si të larguar nga puna gjatë periudhës së pandemisë.41

    Nga anketa e D4D, vetëm 3.3% e grave në krahasim me 23.5% të burrave nuk kanë kaluar asnjë orë në punët e shtëpisë, që përfshin pastrimin dhe ushqimin. Anën tjetër, 33.8% e grave apo shumica e respondentëve gra, kanë

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 36

    kaluar 2-4 orë në ditë, në krahasim me 23% të burrave, duke u përkujdesur për shtëpitë. Këto shifra pasqyrojnë në miniaturë realitetin e grave në Kosovë, ku 12.7% e grave, sipas hulumtimit te D4D-së, kalojnë deri 6-8 orë në ditë duke u përkujdesur për familjen dhe punët e shtëpisë (në krahasim me 1,5% të burrave) punë e cila është e nënvlerësuar në shoqërinë Kosovare, e madje e pa kompensuar financiarisht. Gjatë pandemisë 5.8% e grave kanë bartur barrën e plotë të kujdesit ndaj fëmijëve në krahasim me 1.6% të burrave dhe në 24% kryesisht gratë në krahasim me 1.2% te burrave, kurse vetëm në 28.1% të rasteve gratë dhe burrat e kanë ndarë përgjegjësinë në mënyrë të barabartë. Pasqyrimi i barrës së shumëfishuar të grave në familje gjatë pandemisë, fatkeqësisht është përafërsisht i lartë edhe para pandemisë, mirëpo kjo situatë është analizuar për të treguar se në situatat e krizave në vend si ajo e shkaktuar nga pandemia COVID-19, ndikojnë në mënyrë disproporcionale në jetën e grave në Kosovë, dhe vështirësojnë akoma më tej mundësinë e punësimit dhe pjesëmarrjes së tyre aktive në tregun e punës.

    Efikasiteti i qendrave të punësimit gjatë pandemisë COVID-19

    APRK është krijuar nga MPMS me qëllim të adresimit të çështjeve të punësimit në Kosovë dhe administrimit të tregut të punës. Ndër objektivat e këtij institucioni janë përmirësimi i cilësisë së shërbimeve të punësimit, reformimi i shërbimeve në bazë të kërkesave të tregut të punës, rritja e efikasitetit të tregut të punës, me qëllim që qendrat e punësimit të shërbejnë si ndërmjetësues në mes të punëdhënësve dhe punëkërkuesve.

    Posaçërisht në situata të tilla si kjo e pandemisë COVID-19, kur numri i punëkërkuesve është rritur në mënyre drastike, roli i këtij institucioni duhet të jetë shumë i rëndësishëm për t’iu ofruar alternativa apo përgjigje qytetarëve të cilët janë

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    37

    ndikuar negativisht nga efektet e pandemisë. Në hulumtimin e D4D-së, ku janë parashtruar 5 pyetje lidhur me ndikimin e pandemisë në punësimin e grave në Kosovë, ndër pyetjet e parashtruara lidhet pikërisht me funksionimin edhe efikasitetin e qendrave të punësimit gjatë kësaj periudhe, ndjeshmëria gjinore e politikave të punësimit të ndjekura nga APRK dhe mendimi qytetar se cilët sektorë duhet të mbështeten më shumë pas periudhës së pandemisë, me qëllim që të zvogëlohet hendeku gjinor në tregun e punës.

    Grafi 12. Pyetja: A keni pasur kontakt me zyrën e punësimit gjatë kohës së pandemisë?42

    Instituti D4D ka gjetur se rreth 86.9% e grave nuk kanë pasur asnjë kontakt me qendrat e punësimit. Përderisa vetëm 0.8% e grave e kanë konsideruar zyrën e punësimit si vendin ku mund të marrin informacion rreth punësimit, kurse 1.2% e konsiderojnë si vendin e vetëm që mund të ju sigurojë punë. Në total, vetëm 8.9% e grave e konsiderojnë

    0.8

    1.2

    2.7

    6.2

    89.2

    2.2

    3.8

    2.4

    6.9

    84.7

    1.5

    2.5

    2.5

    6.6

    86.9

    Po, kam kontaktuar zyrën përtë pyetur për vende pune

    Po, sepse është vendi i vetëmnga i cili mund të siguroj vend

    pune

    Po, sepse pas humbjes sëvendit të punës, më duhet të

    gjejë punë tjetër

    Po, për t’u regjistruar si punëkërkues me qëllim të

    përfitimit nga Pakoja Emergjente Fiskale

    Jo

    Mesatarja

    Burra

    Gra

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 38

    së në rast të humbjes së vendit të punës, qendrat e punësimit janë adresa ku duhet drejtuar për të adresuar problemin, apo për t’u regjistruar si punëkërkues, me qëllim të përfitimit nga pako emergjente fiskale.

    Edhe pse qendrat e punësimit si rrjet i shpërndarë në komuna është adresë më e afërt për punëkërkuesit, mungesa e informacionit apo kredibilitetit që ky institucion gëzon nga qytetarët vie edhe si mungesë e promovimit të suksesit të APRK-së në ndërmjetësimin në mes të punëkërkuesve dhe punëdhënësve. Gjithashtu, lidhur me punësimin e grave në Kosovë, MPMS gjatë hartimit të politikave të punësimit duhet të këtë si fokus situatën e pabarazisë gjinore në tregun e punës, në mënyrë që të merren masa të veçanta në realizimin progresiv të të drejtave të grave në Kosovë.

    Orientimi Gjinor i politikave shtetërore

    Më 11 mars 2020, Qeveria e Republikës së Kosovës vendosi të ndërmarrë masa parandaluese për të mbrojtur vendin nga përhapja e pandemisë COVID-19.43 Të gjitha këto masa të cilat ishin të përafërta me ato të ndërmarra nga vendet e rajonit dhe Evropës, patën ndikim të drejtpërdrejtë në mirëqenien e qytetarëve të Kosovës, dhe penguan ciklin normal të jetës.

    Përpos masave parandaluese, Qeveria e Kosovës ndërmori edhe një numër të masave stimuluese, për të zbutur ndikimin e pandemisë në ekonominë e vendit dhe për të parandaluar përkeqësimin e kushteve të jetesës së qytetarëve të Kosovës. Prandaj po në mars, u miratua Pako Emergjente Fiskale nga Ministria e Financave dhe Transfereve, e cila siguroi mbështetje financiare shtesë për përfituesit e skemës sociale dhe pensioneve.44 Pako Emergjente Fiskale përfshinte masat e pagave të dyfishta, shtesat e pagave dhe asistencën financiare për përfituesit e skemës sociale, mbështetje financiare për bizneset dhe shoqëritë tregtare, mbështetje për sektorin privat dhe pagat

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    39

    e punonjësve të sektorit privat, mbështetje për sektorë të veçantë ekonomik dhe social të cilat ballafaqohen direkt me rastet e pandemisë, si dhe mbështetje financiare për personat e regjistruat si të pa punë.45

    Duke pasur parasysh që situata e pandemisë nuk ka pasur efekt të njëjtë në jetën e burrave dhe grave në Kosovë, bazuar në shumë faktorë që ndikojnë në këtë dallim, veprimet institucionale nuk kanë pasqyruar nivel të duhur të vetëdijesimit në këtë drejtim, duke mos u reflektuar pastaj në politikat shtetërore, siç janë masat parandaluese dhe pakot për rimëkëmbje ekonomike. Mungesa e veprimeve institucionale më së shumti është vërejtur në mungesën e kontrollit të inspektoratit të punës lidhur me të drejtat e punëtorëve, sidomos në sektorin privat. Duke filluar nga masat parandaluese, dhe ato stimuluese, vërehet mungesë e theksuar e sensit gjinor të politikave shtetërore, të cilat do të reflektonin në adresim adekuat të situatës prej prizmit gjinor, apo me orientim nga problematika e diskriminimit gjinor në Kosovë, që duhet pasur parasysh posaçërisht në situata të krizave.

    Gjithashtu, asnjë nga masat parandaluese apo stimuluese të ndërmarra në mars, 2020 nuk merren me parandalimin e thellimit të mëtejmë të margjinalizimit të grave, programeve të posaçme që merren konkretisht me shëndetin fizik dhe psikologjik të grave, apo si parandalim i dhunës dhe abuzimeve të tjera me bazë gjinore që kanë treguar tendencë të rriten gjatë karantinimit të plotë apo të pjesshëm. Hendeku gjinor është vërejtur edhe në përfituesit e pakos fiskale, siç është rasti i masës së 14, të përfitimit të pagës prej 130 EUR për dy muaj, për punëtorët e rinj me kontratë së paku 1 vjeçare që tregon ndër të tjera rënien e vazhdueshme të punësimit të grave.46

    Institucionet shtetërore nuk janë kujdesur që implementimi i masave të jetë i plotë, që grupet e cenueshme për të cilat ato masa janë hartuar, të përfitojnë plotësisht. Nga anketa e

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 40

    zhvilluar nga D4D vetëm 1.4% e grave kanë përfituar nga pagesa e dyfishtë e vlerës së skemës sociale, 9.0% pagesa shtesë në vlerë prej 30 EUR për përfituesit e skemës sociale dhe pensionale, 18.5% të pagës prej 170 EUR për muajt prill dhe maj, kurse nga masat e tjera kanë përfituar gratë në përqindje të vogël nga 2% deri në 4%. Rreth 61,1% e grave kanë treguar se nuk kanë përfituar nga asnjë masë e Qeverisë së Kosovës gjatë periudhës së pandemisë.

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    41

    COVID-19 dhe Ballkani Perëndimor: praktikat e masave shtetërore ndaj luftimit të pandemisë

    Situata e shëndetësisë emergjente e krijuar nga COVID-19 në rrafshin global ka goditur ekonomitë e vendeve të shkallëve të ndryshme zhvillimore pa dallim, duke u ndjerë posaçërisht në vendet më pak të zhvilluara dhe në vendet me ekonomi të brishtë si Kosova. Sipas Organizatës Botërore të Punës, në TM1 të vitit 2020 në Ballkanin Perëndimor rreth 100,000 persona humbën punën si pasojë e COVID-19, shifër e cila u rrit në 810,000 në TM2, duke rritur përqindjen e orëve të humbura të punës nga 1.5 në 11.6.47 Në rrafshin global, hulumtimet kanë treguar së gratë më shumë se burrat kanë punë të paqëndrueshme, punojnë pa kontratë, punojnë me orar të caktuar ose kohë të pjesshme, në biznese të vogla të cilat në situata të krizave kanë më pak qasje në kredi dhe mundësi për t’u përballur më sfida.

    Kjo pjesë e hulumtimit përfshin analizën e politikave shtetërore të vendeve të Ballkanit Perëndimor, posaçërisht qasja e tyre ndaj pabarazisë gjinore në tregun e punës në vendet respektive, me qëllim që të parandalohet thellimi i mëtejmë i hendekut gjinor në tregun e punës në Ballkan. Si shembuj janë marrë Maqedonia e Veriut, Shqipëria, Mali i Zi dhe Serbia, duke analizuar shkurtimisht qasjen e Qeverive të vendeve përkatëse ndaj ndikimit të pandemisë në ekonominë dhe tregun e punës së vendit, dhe orientimin gjinor të politikave shtetërore.

    Maqedonia e Veriut

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka zbatuar masa parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë COVID-19 duke përfshirë karantinën e plotë, në mes të 18 marsit dhe 31 majit 2020. Ndikimi socio-ekonomik i pandemisë COVID-19

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 42

    është krahasuar me krizën financiare globale të vitit 2007-2009, duke rritur nevojën për pako më të madhe socio-ekonomike në përputhje me rrethanat, ndërsa u rrit nevoja për menaxhim të financave publike dhe qëndrueshmëri fiskale në financimin e pakove për rimëkëmbje ekonomike.48

    Grafi 13. AFP në Republikën e Maqedonisë së Veriut – T2 2019

    – T2 2020. 49

    Pjesëmarrja e grave në tregun e punës në Maqedoninë e Veriut është më e ulët se burrat, ku çdo e gjashta grua punon në sektorin jo formal, të pozicionuara në hallkën më të ulët të hierarkisë, kryesisht si mirëmbajtëse të shtëpive dhe objekteve, apo si shitëse të produkteve bujqësore në tregje të hapura. Pjesëmarrja e grave në tregun e punës është ndër më të ulëtat në Evropë, por që sipas OBP kjo shkallë është e përafërt me vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor.50 Prandaj të dhënat nga Anketa e Fuqisë punëtore për tre-mujorin e dytë të vitit 2020 kanë treguar se në fushën e punësimit gratë më shumë se burrat janë ndikuar efektet e pandemisë COVID-19. Kjo kryesisht pasi që masat parandaluese kanë prekur më shumë sektorin privat dhe sektorët e ekonomisë ku gratë janë të

    77

    54.8

    76.2

    54.7

    64.9

    43.6

    63.3

    45.4

    15.7

    20.5

    17

    16.9

    Burra

    Gra

    Burra

    Gra

    201

    9 T

    M2

    202

    0 T

    M2

    Fuqia Punëtore Të punësuar Të Papunë

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    43

    përfaqësuara në shkallë të lartë.

    Gratë në ekonominë e Maqedonisë së Veriut janë më prezente në sektorin e industrisë së tekstilit, transportit dhe gastronomisë, të cilat janë ndikuar më së shumti nga masat parandaluese ndaj përhapjes së pandemisë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Prandaj humbja e vendit të punës si pasojë e rrethanave të krijuara ka prekur më shumë gratë se burrat. Numri i grave të regjistruar në Agjencinë e Punësimit në muajin prill ishte tejet i lartë, sidomos nga zonat urbane.51

    Qeveria e Maqedonisë së Veriut miratoi katër pako të masave ekonomike në përgjigje ndaj krizës së shkaktuar nga COVID-19. Përmbajtja e pakove ekonomike u hartua në konsultim me Këshillin Ekonomik i cili u formua për këtë arsye, në bashkëpunim me komunitetin e biznesit, përmes odave ekonomike, ekspertëve ekonomik nga Akademia dhe Ndërmarrës të suksesshëm, me qëllim të adresimit sa më real të situatës së krijuar.52

    Ndër masat e veçuara të cilat u ndërmorën për të zbutur efektet e pandemisë në tregun e punës janë përkrahja e 50% të pagës për punëtorët për muajt prill – maj, në kompanitë e prekura nga kriza; mbështetje për sportin, artin, sektorin jo formal, subvencione për sektorët e goditur nga pandemia, grante dhe mbështetje financiare për turizmin, gastronominë, qendrat e kujdesit ditor, dhe punëtorët artizanal, me qëllim të ruajtjes së stabilitetit të vendeve të punës. E rëndësishme është të veçohet masa e 14 e cila e ndalon hapjen e procedurave të bankrotimit nga kompanitë dhe bizneset gjatë krizës së pandemisë dhe 6 muaj pas krizës, si dhe Masa e 17 e cila e zvogëlon për 50% pagesën e honorareve në institucione shtetërore për personat të cilët janë të punësuar.53 Këto dy masa posaçërisht kanë ndikim në bizneset e grave ndërmarrëse, të cilat gjatë periudhës së pandemisë janë detyruar të mbyllen si pasojë e rënies së aktivitetit ekonomik.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 44

    Shqipëria

    Ndikimi i pandemisë globale nuk i ka kursyer as qytetarët dhe as ekonominë e Shqipërisë. Tregu i punës në Shqipëri ka pësuar ndryshime si pasojë e ndikimit direkt të pandemisë në ekonominë e vendit, posaçërisht në sektorin e turizmit dhe hotelerisë.

    Sipas INSTAT-it, shkalla e punësimit të popullsisë gjatë tre-mujorit të dytë të vitit 2020 ka shënuar rënie për 3,6% nga periudha e njëjtë e vitit paraprak, kurse 2.6% krahasuar me tre-mujorin e parë të vitit 2020. 54 Rënie ka shënuar edhe pjesëmarrja e popullsisë në fuqinë punëtore, duke e konfirmuar edhe më tej ndikimin negativ të pandemisë në ekonominë dhe jetën e qytetarëve të Shqipërisë. Rritja e shkallës së papunësisë në dy tre-mujorët e vitit 2020 është më e lartë se dallimi me periudhën e njëjtë kohore të vitit 2019.

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    45

    Grafi 14. AFP - TM1 dhe TM2 2020 – Republika e Shqipërisë55

    Pjesëmarrja e grave në tregun e punës në Shqipëri nuk dallon shumë nga vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor. Shqipëria gjithashtu karakterizohet me pjesëmarrje të vogël të grave në tregun e punës, në krahasim me burrat.

    54.20%

    68.70%

    22.80%

    37.00%

    5.90%

    10.50%

    19.20%

    13.00%

    12.40%

    11.50%

    60.40%

    65.40%

    38.10%

    22.40%

    53.20%

    66.20%

    25.00%

    37.70%

    5.20%

    7.00%

    20.90%

    13.70%

    12.40%

    12.60%

    58.40%

    56.40%

    39.30%

    24.30%

    Gra

    Burra

    Gra

    Burra

    gra

    burra

    gra

    Burra

    gra

    burra

    gra

    burra

    gra

    burraSh

    kalla

    ep

    un

    ësi

    mit

    Tëve

    tëp

    un

    ësu

    arit

    Me

    kon

    trat

    ëte

    rko

    hsh

    me

    Të p

    un

    ësu

    arm

    e ko

    pje

    ssh

    me

    Të p

    apu

    Të p

    apu

    afat

    gjat

    ë %

    Shka

    lla e

    jo-

    akti

    vite

    tit

    2020 TM2

    2020 TM1

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 46

    Grafi 15. Pjesmarrja e fuqisë punëtore në Republikën e

    Shqipërisë 2016-2020 sipas gjinisë. 56

    Qeveria e Shqipërisë u veçua me përgjigje të shpejtë dhe me masa të forta restriktive për t’iu kundërvënë përhapjes së pandemisë në vend, e cila padyshim që ka ndryshuar jetën sociale dhe publike në shkallë të dukshme. Mirëpo, si kanë ndikuar këto masa në jetën e grave dhe vajzave, duke marrë parasysh shkallën e diskriminimit gjinor në Shqipëri, dhe se situatën e krijuar nga COVID-19, që ka rritur nivelin e pasigurisë në fushën e punësimit të përgjithshëm, e sidomos atë të grave.57 Hulumtimet e organizatave ndërkombëtare dhe aktivitetet e grupeve të ndryshme aktiviste për të drejtat e njeriut kanë ngritur shqetësimin lidhur me ndikimin jo-proporcional gjinor të pandemisë, prandaj edhe përgjigjet institucionale duhet të kenë vëmendje ndaj rritjes së cenueshmërisë së grupeve specifike, e posaçërisht ndaj grave. Posaçërisht dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje ka shënuar rritje në nivel global gjatë emergjencës shëndetësore. UN Women e ka quajtur dhunën ndaj grave dhe vajzave si “pandemia në hije”,58 kurse në Shqipëri vet rënia e numrit të rasteve të raportuara të dhunës me bazë gjinore gjatë kësaj periudhe ka rënë, në krahasim me marsin e vitit 2019.59 Mirëpo, kjo është vlerësuar gjithashtu si efekt negativ, pasi raportimi i dhunës nga gratë është konsideruar si luks në krahasim me gjendjen e tanishme të mbijetesës. Evidente është dhuna ndaj grave Rome dhe Egjiptase në Shqipëri, e sidomos ndaj atyre që ishin sigurueset kryesore të ushqimit në familjet e tyre, dhe si pasojë e pandemisë e

    58.3 57.6 59.4 61.65 61.9 60.773.5 75.7 76.8 77.6 77.6 75.7

    2016 2017 2018 2019 2020 TM1 2020 TM2

    Gra Burra

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    47

    kanë humbur punën.60

    Pas rasteve të para me COVID-19 në Shqipëri, Qeveria shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore më 23 mars 2020, e cila zvogëloi rreth 50% te aktivitetit ekonomik ne vend. 38,702 biznese u mbyllën si pasojë e masave të ndërmarra dhe 65,115 punonjës, punonjës të papaguar të bizneseve familjare apo të vetëpunësuar mbetën pa të ardhura. Në mbështetje të qytetarëve, bizneseve dhe ndërmarrjeve që u prekën direkt nga masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së pandemisë COVID-19, Qeveria e Shqipërisë miratoi 3 pako fiskale:

    Pako fiskale 1 u miratua për të financuar bizneset dhe individët e prekur nga pandemia, fillimisht përmes financimit shtesë të sektorit të shëndetësisë, mbështetjen e bizneseve të vogla, ndihmës humanitare për shtresat në nevojë, dhe fondit të garancisë sovrane për kompanitë. Pako mbështetëse 2 u dedikua për pagesën e njëhershme për punonjësit e bizneseve të vogla të sektorit privat, fondin për huadhënie për kompanitë private, kurse n Pako 3 Qeveria e Shqipërisë u siguroi ndihmë financiare të gjithë punonjësve të larguar nga puna deri me datë 10 prill, nga sektorët të cilët ishin të lejuar për të ushtruar aktivitetin e tyre. Të dhënat zyrtare të Qeverisë së Shqipërisë nuk kanë siguruar ndarje gjinore të përfituesve të ndihmës qeveritare, prandaj dallimi gjinor i mbështetjes financiare shtetërore mbetet të definohet.61

    Mali i Zi

    Për shkak të masave të përkohshme të imponuara nga qeveria e Malit të Zi për parandalimin e virusit korona, MONSTAT ka treguar në Anketën e fundit të Fuqisë Punëtore (TM2) 2020 se ndikimi i krizës globale të pandemisë në të ardhurat e qytetarëve të Malit të Zi ishte mjaft domethënëse.

  • Ndikimi i Covid-19 në punësimin e grave në Kosovë - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - 48

    Burra Gra

    Fuqia Punëtore 55,20% 44,80%

    Të punesuar 55,30% 44,70%

    Të Papunë 54,90% 45,10%

    Jo aktiv 42,30% 57,70%

    Tabela 4. Indikatorët e Tregut të Punës në Republikën e Malit

    të Zi – TM2 2020. 62

    Sipas MONSTAT, ne TM2 2020 nga popullsia aktive e Malit të zi, shkalla e punësimit te burrat është 55,3% kurse te gratë 44,7%. Mali i Zi ka raportuar 15,2% shkallën e përgjithshme të papunësisë në qershor 2020, prej tyre 54,9 % të burrave dhe 45,1% të grave të papuna. Shkalla e jo-aktivitetit gjithashtu është e lartë dhe e krahasueshme me vendet e Ballkanit Perëndimor. Nga 46,6% e popullsisë në moshë pune jo-aktive, 57.7% e tyre janë gra kurse 42.3% janë burra.63

    Padyshim që ekonomia e Malit të Zi u godit rëndë, pasi që turizmi është një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së vendit, dhe një nga sektorët e parë në nivel global që pësoi rënie si pasojë e pandemisë. Rrjedhimisht, pjesëmarrja e fuqisë punëtore nga 56,6% sa ishte në TM1 2020, ra në 53,4% në TM2 2020 dhe në TM3 2020 në 53,1%.64 Ne vitet paraprake, shtyllat kryesore të ekonomisë në Malin e Zi ishin tregtia me pakicë, turizmi, bujqësia, sektori publik dhe sektori i ndërtimit, pothuajse gjysmën e vendeve të punës në sektorin privat.65 Rreth 42% e bizneseve pezulluan operacionet e tyre, kurse rreth 35% mbetën pjesërisht operacionale.66 Një numër i madh i punëtoreve vazhduan punën nga shtëpia apo orari i punës së tyre u reduktua

  • Kush e paguan çmimin më të lartë? - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - - -

    49

    përgjysmë, kurse një pjese e kompanive u detyruan të mbyllen dhe punëtorët të marrin pushim të pa paguar. Rreth 53% e bizneseve të vogla u mbyllën, përderisa 60% e tyre nuk kishin qasje në asnjë burim financiar, kurse 38% e bizneseve të mëdha vazhduan punën.67

    Në Mal të Zi gratë përbëjnë rreth 40% të të punësuarve në vend. Gratë përbëjnë 81% të punëtorëve në sektorin e shëndetësisë dhe kujdesit, të cilat janë në vijën e parë të frontit të luftës me virusin COVID-19. Gratë gjithashtu udhëheqin me statistika në sektorin jo formal, sektorin e shërbimeve dhe të punës së prodhimit intensiv. Për më tepër, në rreth 30% të popullsisë e cila punon në sektorin privat, rreth 44% të tyre janë gra.68 Prandaj sipas Agjencisë së punësimit në Malin e Zi, numri i të papunëve nga fillimi i vitit deri në muajin maj 2020 është rritur për rreth 4500 persona, me rreth 53% të tyre gra, duke u konsideruar si një kategori në cenueshmëri të lartë sa i përket mundësisë për të mbuluar shpenzimet, duke marrë parasysh edhe rastet kur gratë janë i vetmi burim i të ardhurave në familjen e tyre.69 Mali i Zi ka organizuar përgjigjen ndaj krizës ekonomike në tri pako fiskale. Në pakon e parë u larguan akciza nga alkooli medicinal, mundësia për shtyrje të pagesave të taksave dhe kontributeve sociale, krijimi i Fondit për Investim Zhvillimor me qëllim të përmirësimit të likuiditetit të ndërmarrësve, shtyrja e pagesave për pronat publike dhe shtetërore, pagesa për projekte kapitale, shtesa të një-hershme për përfituesit e skemës sociale dhe pensioneve, si dhe rritja e pagës për 15% për punëtorët shëndetësor. Pako e dytë përfshin subvencionet e pagave për punëtorët të cilët humbën punën si pasojë e pandemisë, ata të cilët nuk mund të punonin për shkak të kujdesit ndaj fëmijëve nën moshën 11 vjeçare, si dhe për personat e vet-izoluar dhe karantinuar. Pako e tretë përfshin masa afatgjata li