UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES FAKULTETI : Shkencave Politike dhe Juridike PROGRAMI : Master Shkencor në Administrim Publik TEMA : KUNDËRVAJTJA ADMINISTRATIVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË KANDIDATI: Arjola Kasa UDHËHEQËSI SHKENCOR: Msc. Hysni Ahmetaj VITI I MBROJTJES : 2013 FIRMA E STUDENTIT: FIRMA E UDHËHEQËSIT:
57
Embed
kundervajtja administrative në republikën e shqipërisë
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
UNIVERSITETI “ALEKSANDER MOISIU” DURRES
FAKULTETI : Shkencave Politike dhe Juridike
PROGRAMI : Master Shkencor në Administrim Publik
TEMA : KUNDËRVAJTJA ADMINISTRATIVE NË
REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
KANDIDATI: Arjola Kasa
UDHËHEQËSI SHKENCOR: Msc. Hysni Ahmetaj
VITI I MBROJTJES : 2013
FIRMA E STUDENTIT: FIRMA E UDHËHEQËSIT:
kopje
2
ABSTRAKTI
Kundërvajtja administrative si pjesa më komplekse e së Drejtës Administative , është një ndër cështiet me
interesin më të lartë nga të gjithë shtetasit,punonjësit e administrates publike po ashtu edhe funksionarët e
lartë të shtetit sepse ajo I prek të gjithë në mënyrë të barabartë.
Pikërisht mos respektimi I të drejtave dhe detyrimeve administrative që I ngarkon ligji cdo individi dhe
indiferentizmi ndaj ligjeve në fuqi dhe organeve administrative ,përbën atë që e quajmë kundërvajtje
administrative.
Ky punim shkencor është realizuar me anë të një bibleografie mjaftë të pasur e cila bëri të mundur që të
nxirren në pah themelet e së drejtës administrative që kur ajo nuk konceptohej e pandarë nga ajo penale, e
cila I ka fillesat që me daljen në skenë të pronës private mbi mjetet dhe veglat e prodhimit, me të drejtën
zakonore, që me krijimin e administratës ,me krijimin e legjislacionit kombëtar modern e duke vijuar në
ditët e sotme me krijimin e hapësirës Administrative Evropiane.
Pikërisht duke trajtimi I cdo detaji të këtij rrugëtimi të së drejtës administrative bashkangjitur me
kundërvajtjen administrative na mundësonë të kuptojmë qart se ky institut është pjesë e jetës publike të cdo
individi që e konsideron veten pjesë të një territori të shpallur shtet.
Vec trajtimit në mënyrë të detajuar të krijimit të Kundërvajtjes administrative, vihet theksi mbi cështiet e
trajtuara në aspektin kritik,propozues dhe nxitës jo vetëm për të kaluaren,për të tashmen por edhe për atë
cka duhet të pretendojmë dhe duhet të bëjmë për të realizuar kontrollin maksimal për parandalimin e
kundravajtjeve administrative në shtetin Shqipëtar.
ABSTRACT
Administrative contravention as the most complex part of Administrative Laë is one of the issues
ëith the highest interest by all citizens, public administration employees and high officials of the state
because it affects everyone equally.
Precisely the ignore of administrative rights and obligations that laë imposes to every individual
and the indifference to the laës in force and administrative bodies, constitutes ëhat is called administrative
contravention.
This scientific ëork is realized using a very rich bibliography, ëhich enables to highlight the
foundations of administrative laë since ëhen it ëas conceived inseparable from the penal laë, ëhich has its
beginnings ëith the emergence of private property of the means and instruments of production, ëith the
customary laë, the creation of administration, the creation of modern national legislation and continuing
today ëith the creation of the European Administrative space.
Precisely discussing every detail of this journey of the administrative laë attached to
administrative contravention, ëe clearly understand that this institute is part of the public life of every
individual ëho considers himself part of a territory declared a state.
Except the discussion in a detailed manner of the creation of administrative contravention,
emphasis is put on the issues discussed in critical, proposing and incentive aspect, not only for the past, for
the present but also for ëhat ëe should pretend and should do to achieve the maximum control to prevent
administrative contraventions in the Albanian state.
kopje
3
FJALËT KYCE
Transparenca –siç përdoret në shkencat shoqërore dhe në kontekstin shoqëror
përgjithësisht nënkupton të qenët I hapur, komunikimin dhe dhënien e përgjegjësisë.
Së këtejmi procedurat transparente nënkuptojnë mbledhjet e hapura,publikimin e gjendjes
financiare, legjislacionit për lirinë e informimit, rishikimet buxhetore, auditimet etj. Administrata publike- është përgjegjëse për zbatimin e politikave qeveritare si dhe një
disiplinë akademike e cila studion këtë zbatim dhe që përgatit shërbyesit civil për këtë lloj pune.
Disa prej përkufizimeve më të thje shtadhe më shpesh të ofruara për terminadministratë publike
janë: “drejtimi i programeve publike” si dhe “përkthimi I politikave në realitetin që qytetarët e
shohin çdo ditë”.
Kundërvajtje administrative - është shkelja me faj e dispozitave ligjore ose
nënligjore, të kryera me veprim ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim
administrativ.
Dispozita procedurale - nenkuptohen rregullat me te cilat percaktohet menyra e
procedimit (veprimit) si dhe ndermarrja e veprimeve nga ana e organeve shteterore me
rastin e zbatimit te drpdr te dispozitave juridike-materiale ne raste konkrete, dmth gjate
vendosjes se ceshtjes konkrete administrative.
Ligjshmëria - është parim themelor i shtetit, që presupozon nga njëra anë
ekzistencën e një legjislacioni sa më të plotë, nga ana tjetër, njohjen kuptimin e njëjtë,
respektimin dhe zbatimin e përpiktë dhe të detyrueshëm të ligjeve në fuqi.
Organet e administratës publike - Këto organe dhe autoritete publike kanë të
drejtë dhe detyrë jo vetëm të nxjerrin akte administrative të ligjshme ,por edhe të
organizojnë zbatimin në praktikë të tyre si dhe njëkohësisht të kontrollojnë edhe
ligjshmërinë e akteve që nxierrin organet e tyre vartëse.
Ankimi – e drejta e çdo palë të interesuar për të kundërshtuar paligjshmërinë ose
parregullsinë e një akti administrativ, si dhe refuzimin e paligjshëm të organit
administrativ për nxjerrjen e aktit.
Etika –është një sistem i parimeve morale apo një kod i sjelljes së grupeve
shoqërore, fetare apo civile i cili qartëson të mirën nga e keqja dhe zgjedhjen e individit
për të bërë atë që është e mirë.
MIRËNJOHJE
Në realizimin e këtij punimi më duhet të falenderoj dhe ti jemë mirnjohese të
gjithë ata që më ndihmuan ta kem më të lehtë këtë studim.
Duke filluar me “ Bibleotekën e Qytetit Durrës” , me “Bibleotekën Kombëtrae”
dh me Shkollën e Magjistraturës Tiranë dhe me ndihmën e profesoreshës së mirënjohur
Mariana Tutulani – Semini.
Gjithashtu më duhet ti shpreh mirënjohjen pedagogëve dhe stafit të UAMD dhe në
vecanti udhëheqësit tim shkencor ,plektorit Msc. H. Ahmetaj.
Së fundi dhe jo me më pak rëndësi falenderime I takojnë familjes dhe kolegeve të mi në
këtë përkrahje të përbashkët.
kopje
4
TABELA E PËRMBAJTJES faqa Abstrakti …………....………………......……..............…………….. 2
11 E drejta zakonore shqiptare , Tiranë , 1989 , f.26.
kopje
12
Në kushtet e reja të sundimit otoman,esnafet në fazën embrionale I ndeshim për here
të pare në Elbasan, aty nga gjysma e shek. XVI, si forma mbizotëruese të organizimit
dhe të kontrollit të jetës shoqërore dhe ekonomike të zejtarëve e tregtarëve në vendin
12ire.
Esnafet e vazhduan jetën deri në gjysmën e dytë të shek . XIX dhe në disa qëndra të
brëndëshme të vendit si mbeturina deri në dhjetëvjecarin e dytë të shek. XX .
Qysh në shek e XVI esnafet shqiptare kishin ligjet dhe rregullat e shkruara ,
ndërsa, duke filluar nga shek. XVII ata kanë edhe statuset apo rregulloret në kuptimin e
plotë të fjalës . Legjislacioni I hershëm esnafor tregon për një shkallë të jetës qytetare ,
me një ekonomi të ngritur dhe komplekse , ku organizimi korporativ mbështetet në norma
juridike të shkruara dhe të përcaktuara mire. 12
Në krye të esnafit qëndronte këshilli administrative gjyqësor, I quajtur llonxha,
turqisht I përbërë nga dy deri në pesë antarë pleqsh , të zotë dhe me përvojë drejtuese të
funksioneve ekonomike , administrative, juridike, ushtarake dhe fetare.
B. Legjislacioni I esnafeve
Krahas rregullave të përfshira në traditën zakonore apo në legjislacionin shtetëror nga
shek XVI esnafet patën ligjet, rregulloret dhe , më vonë statutet e tyre të shkruara , për
arsye se në këtë kohë ekonomia në Shqipëri po rimëkëmbej dhe ndihej nevoja për një
legjislacion ekonomiko-shoqëror. Gjate viteve 1520-1566 u hodhën bazat e
legjislacionit të shoqërisë otomane . ligjet e kësajë kohe qenë një mbështetje e fortë edhe
për sistemin administrative, I cili u riorganizua. Krahinat e Shqipërisë u përfshinë me 7
sanxhakë. Në këto kushte të riorganizimit administrative pothuajse në cdo krahinë u
përpunuan rregullore të vecanta , që u quajtën kanuname.
Të mbështetura dhe në ligjin e shenjtë të sherihatit , kanunamet shtetërore
pasqyronin kushtet sociale-ekonomike si dhe traditat zakonore të cdo sanxhaku apo
krahine . Në to ndër të tjera bëhej fjalë, për cështje të shkëmbimit të produkteve
bujqësore , taksave, të cmimeve , peshave, masave flitej per pazaret,per tregtine e
jashteme , doganat etj. Kundravajtësit e dispozitave në fuqi kapeshin nga myhtesibët, I
dorëzoheshin kadiut dhe dënoheshin sipas fajita.
Lidhur me cështjet e tregut në këtë periudhë kadilerët dhe myhtesibët kryenin, pra ,
funksionet e organeve që konstatonin kundravajtjet dhe që I gjykonin ato.
1.4 KUNDËRVAJTJE SIPAS LEGJISLACIONIT ESNAFOR
Veprime, si kontrabanda apo shitja e produkteve me cmime të larta , ishin krejtësisht të
ndaluara. Për të ruajtur cilësinë , esnafet ishin të rrepta dhe kurdoherë të gatëshme për
masa kundër shkelësve të normave e të standarteve në fuqi. Masat më të njohura
ndëshkuese lidhur me këtë ishin mbyllja e dyqanit dhe varja e mallit më të dobët para
punishtes .
Në kodin e kujuxhinjve të elbasanit (viti 1665-1670) për asortimente të ndryshëm
caktohej edhe gramatura e materialit të cmueshëm,lidhur kjo me cmimin , mënyrën e
punimit, firot ,shpërblimin e punës etj. Si dhe flitej edhe për dënimet dhe gjobat ndaj
shkelësve të këtyre normave.Në kuadrin e politikës ekonomike , vend të rëndësishëm
zinte lufta kunder konkurrencës së lire .
Ishin caktuar dhe vënde të ndryshme të pazareve . Jashtë vëndeve të caktuara cdo
shitblerje ishte kategorikisht e ndaluar dhe dënohej me gjobë dhe me rrahje.
12
Z. shkodra vepër e cituar , f. 8-12 .
kopje
13
Ka mjaft vendime kufizuese të konkurrencës në mes të sektorëve të ndryshëm , brënda
ose jashtë një dege të caktuar prodhimi, ose profesioni.
Esnafet interesoheshin edhe për cmimet , të cilat përpiqeshin t’I administronin
duke synuar gjithmonë ta marrin të paprekur fitimin tregtar përkatës. Në periudhën e
hershme , kur esnafi nuk e kishte marrë në dorë si duhet cështien e cmimeve , shteti
ishte organi kryesor I interesuar për rregullimin e këtij problem . Shteti me anën e
kadilerëve dhe të myhtesibëve merrte pjesë drejt për drejtë në caktimin dhe kontrollin e
cmimeve. Nga shek. XVII problem I cmimeve filloi të kalonte gradualisht në dorë të
esnafit
KREU II
2. KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVENGA PAVARËSIA KOMBËTARE
DERI NË CLIRIMIN E VËNDIT (1912-1944)
2.1. AKTET E QEVERISË SË VLORËS DERI NË KONGRESIN E LUSHNJËS
Shpallja e pavarësisë së shqipërisë , më 28 Nëntor 1912 , pati ndikimin e saj edhe në
legjislacionin e shtetit të 13ere të pavarur shqiptar në kohët modern. Aktet e para
legjislative shqiptare kanë si karakteristikë se sanksionojnë në një farë mënyre parimin e
së drejtës sonë zakonore në disa raste.
Po kështu , zhvillimi I legjislacionit për kundravajtjet është I pandarë nga legjislacioni
penal, material dhe procedural. Këtë e shohim edhenë një nga aktet e para legjislative të
shtetit Shqiptar pas Shpalljes së Pavarësisë , në Kanunin e Zhurisë ose të Pleqësisë , të
datës 13.05.1913.
Në këtë Kanun duke iu përmbajtur sistemit perëndimor të treparticionit ,veprat penale
quheshin faje dhe ndaheshin në dëme ose kundërvajtje ,faje të vështira (delikte) dhe në faje të shëmtuara (krime) duke pasur për bazë shkallën e rrezikshmërisë shoqërore të tyre . Në bazë të vendimit të Konferencës së ambasadorëve (29 Korrik 1913) nga një komision
ndërkombëtar më 10 Prill 1914, në Vlorë u hartua ligji I parë kushtetues I shtetit shqiptar
ose Statuti.
Vec të tjerash Statuti parashikonte edhe krijimin e gjykatave të posacme për konfliktet
administrative. Për këtë do të ngrihej një gjykatë e shkallës së parë në qëndrën e cdo
sanxhaku ,ndërsa një gjykatë apeli në kryeqytet.13
Dihet se ky status nuk u zbatua në të gjithë vendin për shkak se filloi Lufta e Parë
Botërore dhe se vëndi ynë u shndërrua në një shesh betejash për ushtritë ndërkombëtare .
Sheriati dhe legjislacioni otoman mbetën në fuqi tek ne edhe pas Shpalljes së
Pavarësisë , sepse, në vendin e Qeverisë së Përkohëshme të Vlorës , të datës 6 dhjetor
1912, thuhej se : “mbeten në fuqi deri sat ë bëhen të tjera kanune të drejtësisë ”. Fjala
është për ligjet administrative , financiare , kodin Tregtar Detar, Kodin Penal dhe kodet e
procedures penale,që kanë qenë marrë prej turqve nga legjislacioni francez. 14
2.2. ZHVILLIMI I LEGJISLACIONIT PAS KONGRESIT TË LUSHNJËS
Kongresi I lushnjës u mbajt nga 28-31 janari 1920 me përfaqësues të të gjtha krahinave
të vendit. Kongresi I Lushnjës , jo vetëm afirmoi pavarësinë e vëndit , por mori masa të
menjëherëshme edhe për organizimin e shtetit shqiptar. Dokumenti I miratuar nga
Kongresi , I titulluar “Bazat e kanunores së Këshillit të lartë” kishte plotësisht karakterin
e Kushtetutës ose të statutit, prej nga doli edhe emir “Statuti I Lushnjes”.
13
Historia e shtetit dhe e së drejtës në shqipëri , pjesa 3, maket, Tiranë , 1987, f.21. 14
K.Nova , zhvillimi I organizimit gjyqësor në Shqipëri , f 61-66.
kopje
14
Me cështjen e legjislacionit u lidh edhe ajo e organizimit të drejtësisë në frymën e
parimit të pavarësisë së gjykatave . Sistemi I ri gjyqësor parashikonte që, krahas
gjykatës së shkallës së prë dhe asaj të apelit të krijohej edhe gjykata e diktimit.
Përgjithësisht ,ky sisem gjyqësor I ruajtur edhe me ndryshimet e bëra në organizimin
gjyqësor në vitet e mëvonëshme.
Sipas nyjes 2 të ligjit ndëshkimor (Kodi Penal turk I vitit 1858), që vazhdonte të
ishte në fuqi : “Fajet që meritojnë dënim mbas ligjës ndahen në tri lloje : 1) krim, 2)
delikt dhe 3) kundravajtje ose gabim”. Kurse në nyjen 5 sqarohet se : “Kundërvajtje
janë ato veprime që shkaktojnë një denim qortues , të cilat janë burgime që prej 24
orëve gjer me një javë e një gjobitje me të holla gjer në 100 (mjëqind) groshë”.
Në këtë periudhë me interes është sidomos “Ligji Administratës civile të Shtetit
Shqiptar” I datës. 5.3.1922 15
. Sipas nenit 1 të këtij , Shqipëria ishte ndarë në prefektura,
prefekturat në nënprefektura dhe kët në krahina . disa katunde përbënin një krahinë . në
krye të këtyre ishin përkatësisht prefekti,nënprefekti dhe krahinari.
Nga përmbajtja e këtij ligji del se organet e administrates në fshat,krahinë ,
nënprefekture në formë kolegjiale , si pleqësi, këshill krahinor e këshill administrative,
kishin të drejtë të shqyrtonin shkelje të ligjit që I caktonin ato ose organe më të larta , që
ne mund ti cilësojmë si kundravajtje administrative, dhe të caktonin për to dënime që
shkonin deri 100 franga ari gjobë ose 48 orë burgijm, dënim që ishte I forms së prerë.
Në këtë periudhë kundravajtje administrative cakton edhe ligji I datës 8.5.1922
“Mbi letërnjoftimet, pasaporta etj ., të shtetasve shqiptarë ”16
, të cilit I ishte bërë një
shtojcë me datën 11.7.1922 . sipas këtij ligji , letërnjoftimet jepeshin mbi bazëne
letërdëshmisë së dhënë prej pleqësisë së cdo katundi , e cila tregonte identitetin e
cilësitë e tjera të personit . Pleqësia që , me qëllim interesi ,për të fshëhur identitetin e
moshën e prsonit dënohej me gjobë jo më pak se 100 franga ari e , në raste përsëritjeje,
kjo gjobë dyfishohej.
2.3. ZHVILLIMI I LEGJISACIONIT ADMINISTRATIVË
GJATË QEVERISJES SË AHMET ZOGUT Idja e ndërtimit të një legjislacioni kombëtar modern , për të shfuqizuar ligjet e Turqisë
që vazhdonin të kishin fuqi, nuk ishte aspak product I regjimit zogist. Zbatimi I
përkohshëm I legjislacionit ottoman dhe detyra e zëvendësimit të tij , ishte shtruar qartë
që në kohën e Qeverisë së Përkohëshme të vlorës, por rrjedha e ngjarjeve politike
determinoi që vetëm në periudhën e viteve 1925 – 1932 të bëhej e mundur që të
vendoseshin themelet e një sistmi të ri të legjislacionit shqiptar , duke u nxierrë krahas
administrative, masa e dënimit në vlerë lekësh u ul mbi 50% , u caktua kufiri I moshës 15
vjec për dhënien e dënimit administrative, nuk u caktua afat për prokurorin për ushtrimin
e protestës prej tij etj.
Për here të parë në pëtrbërjen e komisionit të shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative
futet ndihmësgjyqtari,madje si kryesues I tij,dhe ligjërohet dhe pjesëmarrja e prokurorit
popullor. Po kështu, ushtarakët janë barazuar me të gjithë shtetasit e tjerë.
Por ky rregullim I organit të shqyrtimit të kundërvajtjeve nuk pati “jetë” të gjatë , rreth 4
muaj, se u miratua dekreti nr.4426 , datë 23.9.1968 “Mbi gjykatat e fshatrave , të qyteteve
dhe të lagjeve të qyteteve” , që I përcaktoi këto gjykata si hallka të sistemit gjyqësor.
Vec disa cështjeve penale dhe civile këtyre gjykatave , sipas nenit 10 të dekretit të
mësipërm , iu la në competence edhe shqyrtimi I kundërvajtjeve administrative, përvec
atyre që . me ligj, I ishin lënë për gjykim një organi tjetër . Në këtë mënyrë , komisionet e
shqyrtimit të kundërvajtjeve pranë këshillave popullorë , të organizuar sipas nenit nr.
4397 , datë 13.4.1968 , u zëvëndësuan nga gjykatat e fshatrave , të qyteteve dhe të lagjeve
të qyteteve, të cilat vazhduan të ishin kompetente për gjykimin e kundërvajtjeve
administrative për rreth 22 vjet , deri në 1 nëntor 1990.
4.4 Ligji nr. . 6070 datë 25.12.1979 “Për kundërvajtjet administrative”
Dekreti nr. 4379 , date 13.4.1968 “Mbi kundërvajtjet” luajti rol në luftën për
parandalimin dhe ndalimin e kundërvajtjeve administrative. Por, duke pasut parasysh
disa ndryshime që u bënë në legjislacionin tonë pas nxjerrjes së atij dekreti dhe gjatë
viteve ‘80 e që kishin lidhje me kundërvajtjet, sic ishte gjykimi I tyre nga gjykatat e
fshatrave , të qyteteve dhe të lagjeve të qyteteve , miratimi I Kodit Penal të vitit 1977,
ku , vec krimeve , u parashikuan edhe kundërvajtjet penale, një pjesë e të cilave kanë
lidhje me ato administrative etj, si dhe përgjithësimi I praktikës diktuan nevojën që të pregatitej e miratohej ligji I ri nr. 6070 datë 25.12.1979 “Mbi kundërvajtjet administrative”
Në nenet e këtij ligji trajtohej:
Këshilli I Ministrave, ministritë dhe institucionet e tjera qëndrore të administratë
shtetërore , këshillat popullorë të rretheve po ashtu edhe Kuvendi Popullor e
Presidiumi I tij kishin të drejtë t nxirrnin dispozita , shkelja e të cilave formonte
kundërvajtje administrative.
Dënimet e parashikuara për kundërvajtjet administrative : qortimi shoqëror dhe
gjobat. Gjithashtu , u sanksionua që, me dispozitë të vecantë , të mund të
parashikoheshin edhe masa të tjera administrative, si heqja e patentës , e librezës
së shëndetësisë, marrja e sendit që ka shërbyer për kryerjen e kundërvajtjes etj.
Për shqyrtimin e kundërvajtjeve administrative ishte kompetent organi I
administratës shtetërore , në territorin e të cilit ishte kryer kundërvajtja
Kur gjatë shqyrtimit të kundërvajtjes administrative dilte se kundërvajtësi
pranonte fajin e tij, tregonte pendim të sinqertë, duke bërë autokritikë dhe cmohej
se ishte plotësuar qëllimi edukativ I gjykimit, organi administrative shtetëror
kishte të drejtë të pushonte cështjen dhe të vendoste për shpërblimin e dëmit
Kundër vendimit , mund të bëhej ankim në organin më të lartë të administratës
shtetërore brënda 5 ditëve nga shpallja e vendimit ose e njoftimit , kur
kundërvajtësi nuk kishte qenë I pranishëm gjatë gjykimit ose kur bëhej protest
nga prokurori.
Me kalimin e dy vjetëve nga data e dhënies së vendimit të dënimit për
kundërvajtje administrative, kundërvajtësi quhej I padënuar.
kopje
20
Ligji nr.6070 , datë 25.12.1979 “Për kundërvajtjet administrative”u shfuqizua dhe u
zvendësua nga ligji nr. 7697 , date 7.4.1993 “Për kundërvajtjet administrative”.33
4.5 KUNDRAVAJTJA ADMINISTRATIVE VITET 90-2010
Kundravajtjet administrative janë vepra me rrezikshmëri shoqërore dhe si tilla
parandalimi,zbulimi dhe dënimi I autoreve të tyre janë detyra me rendësi për të gjitha
organet e administratës shtetërore .Në kushtet e sotme të shoqërisë shqiptare,kur procesi
I demokratizimit të vendit është I pashkëputur nga ai I forcimit të shtetit
juridik,problemet që kanë të bëjnë me administratën shtetërore dhe kundravajtjet
administrative marrin përparësi sidomos në kuadrin e reformave ligjore. Në ketë
këndvështrim legjislacioni që rregullon kundravajtjen administrative ka pësuar
ndryshime,në përshtatje me zhvillimet e realizuar ne vend.34
Pas viteve 90 kundravajtjet administrative u rregulluan me ligjin “Për kundravajtjet
administrative35
” të miratuar në vitin 1993, I cili I është nënshtruar herë pas here
ndryshimeve.Ky ligj me gjithë ndryshimet, të cilat duhet thënë se kanë qenë
sipërfaqësore, nuk ka pasur mundësi të parashikojë tendencën dhe evoluimin që kanë
pasur marrëdhëniet juridike në këtë fushë. Kështu,janë krijuar shumë organe, siç janë:
Policia Ndërtimore, Policia Bashkiake, organet tatimore dhe doganore, shumë
inspektorate të tjera dhe hallka të reja administrative si në fushën e konstatimit, por edhe
të shqyrtimit të kundërvajtjeve administrative, që me kompetencat që I ka pajisur ligji, si
edhe me objektin e veprimtarisë që janë ngarkuar të kryejnë, nuk e gjejnë veten të
përfshirë në rregullimet ligjore që jep ligji I vitit 1993.Së dyti ,vetë ligji “Për
kundërvajtjet administrative”, I vitit 1993 I përket një periudhe shumë të hershme. Baza
kushtetuese dhe ligjore të miratimit të këtij akti nuk janë ato të sotmet. Të mos harrojmë
se baza kushtetuese e ligjit bazë të vitit 1993 ka qenë ligji “Për Dispozitat Kryesore
Kushtetuese”, ndërkohë që me miratimin e Kushtetutës së vitit 1998, ku janë sanksionuar
parime të reja, lindi nevoja e hartimit të një projektligji të ri për kundërvajtjet
administrative36
.
Në këto kushte lindi nevoja për miratimin e ligji të ri qe të parashikojë tendencën e
evoluimit të marrëdhënieve administrative në këtë fushë. Në vitin 2010 u miratua ligji nr.
10 279, datë 20.5.2010 “Për Kundërvajtjet Administrative”. Ky ligj që erdhi si nismë e
Këshillit të Ministrave bëri një rregullim të plotë të të gjithë dinamikës së marrëdhënieve
në fushën administrative në momentin e kryerjes së një kundërvajtjeje administrative.
Gjithashtu, ai rregullon një sërë çështjesh të pazgjidhura apo të paunifikuara me pjesën
tjetër të legjislacionit në fuqi37
. Pikërisht risitë dhe ndryshimet që solli ky ligj në
krahasim me ligjin e mëparshëm do të jetë edhe objekti këtij punimi. Në punim do
përpiqem të evidentoj dhe të analizoj disa nga ndryshimet kryesore që ka sjell ky ligj.
Ndryshimet janë analizuar edhe nga një këndvështrim kritik.
Dobjani,E.(1998).E drejta administrative 3-Kundravajtjet administrative në Shqipëri. Tiranë. Fq 9 35
Botuar në Fletoren Zyrtare Nr 5,date 18/05/1993 36
Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. http://www.parlament.al/ Marrë më datë 03/06/2013 37
Ibid.
kopje
21
KREU V
5.1 KUPTIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE
Persa i perket administrates publike, duhet te saktesojme qe ne fillim se ajo dallohet
ne radhe te pare nga administrata private pikerisht nga karakteri i saj publik sepse vihet
ne sherbim te interesit te pergjithshem te shoqerise ose te nje bashkesie njerezish pa limit.
“Sovraniteti buron nga populli dhe i takon atij”Në shtetet e sotme moderne, është pranuar
se kur bëhet fjalë për pranimin ose jo të parimeve demokratike të qeverisjes, nënkuptohet
pjesmarrja e drejtpërdrejtë e popullit në përmbushjen e funksioneve shtetërore.Eshtë
gjetur zgjidhja e detyruar që gjithë veprimtaria e administrimit të punëve të shtetit, t’i
besohet vetëm një grupi individësh të zgjedhur në mënyrë e formë të tillë, që të
konsiderohen si përfaqësues të të gjithë kolektivit popullor.38
Administrata publike ka si
objekt realizimin e vlerave qe shprehin interesat e shtetit ose te nje bashkesie te vecante,
te njohur si e tille nga shteti, vlera keto qe jane shprehur ne akte te nxjerra nga pushteti
legjislativ, p.sh. te drejtat dhe lirite themelore te njeriut. Nga objekti i saj organizimi i
ekzekutimit dhe zbatimi i ligjit administrate publike eshte e lidhur ngushte me pushtetin
legjislativ dhe me pushtetin gjyqesor, vendimet e te cilit ekzekutohen ne kuadrin e
administrates publike.Administrata publike eshte e lidhur ngushte me pushtetin ekzekutiv
dhe nuk gabojme nese themi me shume me pushtetin ekzekutiv, por ajo nuk identifikohet
vetem me pushtetin ekzekutiv, sepse ka nje sfere me te gjere perfshirjeje.Veprimtaria e
administrates publike ka karakter nenligjor dhe njekohesisht karakter organizuese.
Karakteri nenligjor vihet re ne faktin se ajo varet nga ligji dhe ushtrohet gjithmone ne
baze dhe per zbatim te ligjit, duke zbatuar parimin e ligjshmerise, por pa i mohuar te
drejten e veteveprimit te pavarur, ne rastet e parashikuara nga ligji. Administrata publike
është përgjegjëse për zbatimin e politikave qeveritare si dhe një disiplinë akademike e
cila studion këtë zbatim dhe që përgatit shërbyesit civil për këtë lloj pune. Disa prej
përkufizimeve më të thjeshta dhe më shpesh të ofruara për termin administratë publike
janë: “drejtimi i programeve publike” si dhe “përkthimi I politikave në realitetin që
qytetarët e shohin çdo ditë”.39
E drejta e veteveprimit te pavarur te organeve te administrates publike eshte
perkufizuar si nje lloj i posaçem mundesie e lirie qe u lihet ketyre organeve nga ligji, per
te vleresuar dhe zgjedhur vete, sipas situates konkrete, ne baze dhe brenda kufijvete ligjit,
mjetet, kohen dhe vendin me te pershtatshem per te nderhyre dhe per te siguruar kryerjen
sa me te mire te detyrave te tyre.Nga njëherë kjo hapësirë e lejuar sjellë dhe veprimet e
kundraligjshme nga ana e këtyre organeve.Rrezikshmëria shoqërore në një shkelje
administrative është tipari material,ndërsa kundërligjshmëria është forma me të cilën gjen
shprehje kjo rrezikshmëri.40
Organe te administrates shteterore dhe publike jane ato
organe ekzekutive vendimmarrese te shtetit qe veprojne ne baze dhe zbatim te
Kushtetutes e te ligjit, me qellim qe te udheheqin dhe te organizojne jeten politike
ekonomike shoqerore e publike ne vendin tone sipas parimeve te shtetit te se drejtes
Kushtetuta ne fuqi e miratuar me 28 nentor 1998 nuk ka percaktuar se cilat jane organet e
administrates publike e asaj shteterore, por ne disa nene flitet per to. Keshtu ne nenet 60 e
63 apo ne piken 2 te nenit 107 te saj flitet per administraten publike duke percaktuar se
“Nepunesit ne administraten publike caktohen me konkurs…”. Kurse ne piken 1 te nenit
38
"Institutet Legjislative të Demokracisë Direkte",Enkeled Alibeaj,8 Qershor 2011 39
"E Drejta administrative 3,Kundravajtja Administrative në Shqipëri",Ermir Dobjani.SHBLU,Tiranë 2002
kopje
22
107 flitet per nenpunesit publik. Ndersa ligji nr.8485 date 12.5.1999 “Kodi i Procedurave
Administrative te Republikes se Shqiperise” ka bere nje hap perpara, sepse ne nenin 3 ka
percaktuar se ne kuptimin e ketij Kodi, organe teadministrates publike jane;
1. Organet e pushtetit qendror te cilat kryejne funksione administrative si kryeministri,
ministri etj.
2. Organet e enteve publike ne masen qe ato kryejne funksione administrative.
3. Organet e pushtetit vendor.
4. Organet e forcave te armatosura.
Karakteristika qe ben organin e administrates shteterore te cilesohet si organ shteteror
eshte paisja nga ligji me tagra pushteti.Karakteristike tjeter eshte kompetencat e tyre te
percaktura nga ligji, qe perfshin zotesine juridike qe iu njihet nga ligji per te arritur me
veprimtarine e tyre pasoje tecaktuara juridike. Organet e administrates publike shteterore,
karakterizohen nga struktura organizative e tyre e cila percaktohet hollesisht ne ligj apo
akt neneligjor me te cilin eshte krijuar organi administrativ.Veprimtaria e organeve
administrative eshte teresia e akteve dhe veprimeve nepermjet te cilave formohet dhe
manifestohet vullneti i administrates publike, si dhe ekzekutimi i ketij vullneti.41
5.2 KUNDËRVAJTJA ADMINISTRATIVE
Kundërvajtja administrative quhet shkelja me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore të
nxjerra nga organet shtetërore kompetente e kryer me veprim ose mosveprim dhe për të
cilën parashikohet një dënim administrativ. Subjekte te Kundervatjes administrative do
person qe ka mbushur moshen 14 vjec ka përgjegjësi për kundravajtjet administrative.42
Me vepra kunder veprimtarise shtetrore te kryera nga punonjesit shtetror ose ne
sherbimin publik kuptohen ato veprime ose mosveprime qe kryhen nga punonjes te
ngarkuar me detyra ne aparatin shtetror ne saje ose per shkak te detyres me dashje ose
pakujdesia dhe qe kane sjelle pasoja per interesat e ligjshme te shtetit ose shtetasve.
Llojet e ketyre veprave:
Shperdorimi I detyres; kryerja e veprimeve qe synojne te pengojne zbatimin e ligjit nga
personi I ngarkuar me nje funksion shtetror, kur nga veprime te tilla u jane shkaktuar
pasoja te renda interesave te shtetasve ose shtetrore, denohet me gjobe ose me burgim
deri ne 6 vjet.
Objekti: jane ato marrdhenie juridike te vendosura me ligj ose akte nenligjore per te
siguruar veprimtarine e rregullt te autoritetit shtetror, zbatimin e ligjeve dhe mbrojtjen e
interesave te ligjshme te shtetit dhe shtetasve.
Ana objektive: kryhet me veprime ose mosveprime qe synojne te pengojne zbatimin e
ligjit.
Subjekti; mund te jete cdo punonjes I ngarkuar me nje funksion shtetror.
Ana subjektive: eshte kryerja me dashje ndaj veprimeve dhe pakujdesia ndaj pasojave.43
5.3 C'JANË KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE DHE ELEMENTËT PËRBËRËS
Ligji eshte teresi normash dhe rregullash te detyrueshme sjellje te vendosura nga organi
kompetent,i detyrueshem per tu zbatuar nga organet shteterore,shoqerore si dhe nga
shtetasit. Në kohët bashkëkohore, sundimi i së drejtës dhe shtetit ligjor, nuk mund të
paramendohet pa respektimin dhe realizimin e institucionit të drejtësisë, ku kjo ka të bëjë
41
sites.google.com 42
sites.google.com 43
" Vepra penale kunder veprimtarise shteterore te kryera nga zyrtaret, shperdorimi I detyres, etj." ,Ermir Dobjani, 2 Shtator 2011
kopje
23
me barazinë e të gjithë individëve, në pacenueshmërinë e lirive dhe të drejtave të njeriut,
pluralizmin politik dhe ekonomik, përgjegjësia politike, procedura demokratike e marrjes
së vendimeve, zgjedhjet e lira dhe të drejtpërdrejta, kultura dhe toleranca politike etj.44
Me kundravajtje administrative do te kuptojme: "Shkeljen me faj te dispozitave ligjore
ose nenligjore te nxjerra nga organet shteterore kompetente,e kryer me veprim ose
mosveprim,per te cilen parashikohet nje denim administrativ". Cdo shkelje qe
parashikohet me ligj përbën kundravajtje administrative, megjithate kane te drejte te
nxjerrin akte qe parashikojne kundervajtje administrative edhe keshillat e bashkive dhe te
komunave, per shkelje qe kane lidhje me fushat, ku sipas ligjit ushtrojne funksionet e
veta e te perbashketa ne njesite territoriale perkatese dhe qe nuk jane parashikuar si te
tilla ne ligje te veçanta.45
Subjekt i kundravajtjes administrative jane: -te gjithe shtetasit e
pergjegjeshem qe kane mbushur moshen 14-vjec,pa dallim shtetesie dhe kombesie,civil
apo ushtarak,me apo pa funksion.Elementet perberes se kundravajtjes jane:
1- Ekzistenca e shkeljes konkrete. Shtetasi me veprimet ose mosveprimet e tij te kete
shkelur mardhenie te caktuara shoqerore qe jane marre ne mbrojtje nga nje norme
ligjore.Kjo duhet te jete e dukshme,konkrete dhe jo imagjinare ose e paragjykuar
2- Te jete e parashikuar ne nje dispozite ligjore.
3- Ekzistenca e fajit.
4- Kundravajtja kryet me veprim ose me mosveprim
5- Parashikohet denim administrativ per shkeljen e kryer 5.4 KUPTIMI I KUNDËRVAJTJES ADMINISTRATIVE DHE DALLIMI
NGA VEPRA PENALE
Për kundravajtjen janë dhëne përkufizime të shumta në legjislacionin tonë,por edhe në
literaturën tone.Për herë të parë në legjislacion tonë përkufizimi i kundravajtjes
administrative është bërë me ligjin nr.600 datë 15/05/1948 “Mbi kundravajtjet46
”.Në
nenin 1 të këtij ligji parashikohej se “kundravajtjet janë shkeljet e rendit juridik të
vendosur në dispozitat juridike të organeve shtetërore ,për të cilat nga shkaku që kanë
rrezikshmëri shoqërore të vogël ,caktohen dënime administrative”. Edhe në literaturën
tonë janë bërë përpjekje për të përkufizuar se çfarë janë kundravajtjet administrative
nga docent të ndryshëm si Vangjel Meksi apo Sinan Baboçi47
Ligji aktual48
për kundravajtjet administrative i përkufizon kundravajtjet administrative si
shkelje me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore, të kryera me veprim ose mosveprim
dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ.Ky përkufizim është pothuajse i
njëjte me përkufizimin që ligji “Për kundrvajtjet administrative” i vitit 1993 bënë në
nenin 1. Ky ligj e përkufizon kundravjatjen administrative si shkelje me faj e dispozitave
ligjore ose nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore kompetente e kryera me veprim
ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ. Siç vëmë re i vetmi
ndryshim është se janë hequr fjalët “të nxjerra nga organet shtetërore kompetente”. Këto
fjale u hoqën sepse përderisa shkeljet që përbëjnë kundërvajtje administrative
parashikohen me ligj dhe me akte të këshillit bashkiak apo të këshillit të komunës, janë
44
"Shteti Ligjor dhe Proceset Integruese në Kohën e Globalizimit", Samir Ramadani, 01Dhjetor 2011 45
sites.google.com 46
Gazeta Zyrtare nr 63,datë 04/06/1948 47
Dobjani,E.(1998).E drejta administrative 3-Kundravajtjet administrative në Shqipëri. Tiranë. Fq109 48
Neni 4 i ligjit nr.10279,datë 20.5.2010“Për Kundërvajtjet Administrative”.Botuar në fletoren zyrtare Nr.73
kopje
24
të qartë organet kompetente që nxjerrin aktet ligjore dhe nënligjore .Kështu u gjykua e
panevojshme që të ishte ky përcaktim.
Nga përcaktimi që ka bërë ligji aktual për kundravajtjen administrative del se
elementet e domosdoshëm të kundravajtjes janë :
a) Ekzistenca e shkeljes konkrete.Shtetasi me veprimet ose mosveprimet e tij të ketë
shkelur marrëdhënie të caktuara shoqërore që janë marrë në mbrojtje nga një norme
ligjore. Kjo duhet të jetë e dukshme,konkrete dhe jo imagjinare ose e paragjykuar49
.
b) Të jetë e parashikuar në dispozite ligjore ose nënligjore.c) Ekzistenca e
fajit.d)Kundravajtja kryet me veprim ose me mosveprim.e)Parashikohet dënim
administrativ për shkeljen e kryer.50
Kundravajtja administrative ka shumë ngjashmëri me veprën penale.Gjithsesi
kundravajtja administrative dallon nga vepra penale:
i. Nga rrezikshmëria shoqërore që paraqesin.
Rrezikshmëria shoqërore përcaktohet nga objektet të cilat u shkaktohet dëmi.Kuptohet
se veprimet ose mosveprimet me rrezikshmëri të lartë parashikohen si vepra penal
ii. Pasoja kriminale që sjellin.
Pasojat nga veprat penale janë të rënda dhe për ketë fakt parashikohen si te tilla.
iii. Karakteri e normës që preket.Vepra penale prek dispozitat e parashikuara në Kodin
Penal. Ndërsa në rastin e kundërvajtjes administrative preken dispozitat ligjore, prandaj
është parashikuar një dënim administrativ.
iv. Sanksionet janë më të mëdha për veprat penale sesa për kundravajtjet administrative.
Në qoftë se marrëdhënia juridike ose objekti që cenohet është shumë i rëndësishme për
shoqërinë, shkelja të çon te vepra penale, dhe sa më pak të jetë, të çon te kundërvajtjet
administrative, pra dihet si logjikë që kjo është logjikë sanksionatore. Masa bën ndarjen
në vepra penale dhe në kundërvajtje administrative, pra në fund të fundit, është
sanksionatore51
.
Kundravajtje administrative quhet shkelja me faj e dispozitave ligjore ose
nenligjore te nxierra nga organet kompetente,e kryer me veprim ose mosveprim dhe
për palën parashikohet një dënim administrativ.
Duke qënë se kundravajtja administrative dallohet nga vepra penale vetëm nga shkalla
më e vogël e rrezikshmërisë shoqërore të sajb duhet patur parasysh kuptimi I veprës
penale,pra elementët përbërës të saj që janë rrezikshmëria shoqërore e
veprës,kundraligjshmëria e saj,kryerja e veprës me faj,parashikimi me ligj I dënimit të
saj.Rrezikshmëria shoqërore në një shkelje administrative është tipari material,ndërsa
kundraligjshmeria eshte forma me të cilën gjen shprehjen kjo rrezikshmëri.
Kundraligjshmëria është tipar I dytë dallues,pasi ajo është shprehje juridike e
rrezikshmërisë shoqërore.Të kundraligjshme mund të jenë vetëm veprat shoqërore të
rrezikshme, pavarësisht nga shkalla e kësaj rrezikshmërie.Një vepër e caktuar është
shoqërisht e rrezikshme vetëm kur ajo është kryer në kundërshtim me ligjet penale ose
me dispozitat e tjera me karakter administrativ. Kundravajtjen administrative mund ta
përkufizojmë si një “shkelje e dispozitave të nxierra nga organet shtetërore kompetente,e
49
http://www.freeëebs.com/albdata/kundervajtjetadministra.htm. Marrë më datë 03/06/2013 50
Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. http://wwww.parlament.al/ Marrë më datë 03/06/2013 51
Ibid.
kopje
25
kryer me faj dhe nga persona të përgjegjshëm,për të cilën për shkak të rrezikshmërisë
shoqërore të vogël është caktuar dënim administrativ”.
Në dallim me veprën penale ,kundravajtja admnistrative ,duke qënë vepër me
rrezikshmëri shoqërore të vogë,mund të parashikohet jo vetëm në ligje e dekrete ,por
edhe me dispozita të organeve të tjera shtetërore.vec këtij,kemi dhe dallimin që
dispozitat që përcaktojnë kundravajtje administrative dhe që nxirren nga organet lokale të
pushtetit,këshillat bashkiakë e të komunave,kanë fuqi vetëm në territorin ku shtrihet ai
ogan.dhe rregullat e parashikimit të kundravajtjes dhe procedimit administrativ
ndryshojnë nga ato të veprës penale. Kundravajtja administrative parashikohet, nqs
kalojnë 15 ditë nga dita e konstatimit ose dy muaj nga data e kryerjes ,ndërsa gjithë
veprimtaria në lidhje me ekzekutimin e denimit administrativ duhet të përfundojë
brënda një viti nga data që vendimi ka marrë formë të prerë.
Që shkelja administrative te quhet kundravajtje administrative duhet të kryhet me
faj (me dashje ose nga pakujdesia).52
5.5 ORGANET QË NXIERRIN DISPOZITA QË PËRCAKTOJNË
KUNDRAVAJTJET ADMINISTRATIVE :
Sipas ligjit për kundravajtjet administrative: Këshilli I Ministrave,Ministritë,Institucionet
e tjera qëndrore të administratës shtetërore,këshillat bashkiakë dhe të komunave (për
shkelje që kanë lidhje me drejtimin e punëve publike në njësitë territoriale përkatëse dhe
që s'janë parashikuar si të tilla në ligje të caktuara) të rretheve kanë të drejtë të nxierrin
dispozita, shkelja e të cilave formon kundravajtjen administrative.
Organet e administratës shtetërore dhe organizatat shoqërore kanë të drejtë të
vendosin rregulla sjelljeje të detyrueshme për punonjësit ose anëtarët e tyre në lidhje me
disiplinën në punë e rendin e tyre të brëndshëm. Organet lokale të pushtetit që kanë
kompetencën të nxierrin dispozita që përcaktojnë kundravajtjet administrative s'mund të
ushtrojnë këtë të drejtë për cdo cështje dhe pa ndonjë kufizim juridik, por vetëm për
cështje të kompetencës së tyre dhe që s'janë rregulluar në ligje të vëcanta.53
5.6 RISITË E LIGJIT TË RI PËR KUNDËRVAJTJET ADMINISTRATIVE
Për kundravajtjen janë dhëne përkufizime të shumta në legjislacionin tonë,por
edhe në literaturën tone.Për herë të parë në legjislacion tonë përkufizimi i kundravajtjes
administrative është bërë me ligjin nr.600 datë 15/05/1948 “Mbi kundravajtjet54
”.Në
nenin 1 të këtij ligji parashikohej se “kundravajtjet janë shkeljet e rendit juridik të
vendosur në dispozitat juridike të organeve shtetërore ,për të cilat nga shkaku që kanë
rrezikshmëri shoqërore të vogël ,caktohen dënime administrative”. Edhe në literaturën
tonë janë bërë përpjekje për të përkufizuar se çfarë janë kundravajtjet administrative
nga docent të ndryshëm si Vangjel Meksi apo Sinan Baboçi.55
Ligji aktual56
për kundravajtjet administrative i përkufizon kundravajtjet
administrative si shkelje me faj e dispozitave ligjore ose nënligjore, të kryera me veprim
ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ.Ky përkufizim është
pothuajse i njëjte me përkufizimin që ligji “Për kundrvajtjet administrative” i vitit 1993
52
”Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I 53
”Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I 54
] Gazeta Zyrtare nr 63,datë 04/06/1948 55 Dobjani,E.(1998).E drejta administrative 3-Kundravajtjet administrative në Shqipëri. Tiranë. Fq109 56 Neni 4 i ligjit nr.10279,datë 20.5.2010“Për Kundërvajtjet Administrative”.Botuar në fletoren zyrtare Nr.73
kopje
26
bënë në nenin 1. Ky ligj e përkufizon kundravjatjen administrative si shkelje me faj e
dispozitave ligjore ose nënligjore të nxjerra nga organet shtetërore kompetente e kryera
me veprim ose mosveprim dhe për të cilat ligji parashikon dënim administrativ. Siç vëmë
re i vetmi ndryshim është se janë hequr fjalët “të nxjerra nga organet shtetërore
kompetente”. Këto fjale u hoqën sepse përderisa shkeljet që përbëjnë kundërvajtje
administrative parashikohen me ligj dhe me akte të këshillit bashkiak apo të këshillit të
komunës, janë të qartë organet kompetente që nxjerrin aktet ligjore dhe nënligjore
.Kështu u gjykua e panevojshme që të ishte ky përcaktim.
Për sa i përket organeve shtetërore që kanë të drejtën të nxjerrin dispozita që
përcaktojnë kundërvajtjet administrative ligji aktual bënë të njëjtin formulim si ligji i
vitit 1993 dhe kështu në ketë pjese nuk sjell asnjë risi. Në ligjin e ri për kundravajtjet
administrative parashikohet se shkeljet që përbëjnë kundërvajtje administrative
parashikohen me dy akte. Së pari, me ligj të miratuar nga Kuvendi.Së dyti, me vendim të
Këshillit Bashkiak apo komunal57
. E drejta e Këshillit Bashkiak apo komunal për të
nxjerr dispozita që përcaktojnë kundërvajtjet administrative është e mbështetur te neni
118 i Kushtetutës58
, ku me ligj mund të autorizohet nxjerrja e akteve nënligjore. Vendimi
i këshillit bashkiak apo i komunës është një akt nënligjor dhe nxjerrja e tij parashikohet te
ligji i kundërvajtjeve.
Dënimet administrative - Në ligjin e ri çështja e dënimeve administrative rregullohet
gjerësisht, pasi këtu paraqitet një koncept kodifikues për llojet e dënimeve administrative.
Në ligjin “Për kundërvajtjet administrative” të vitit 1993, nuk ka një kuptim të qartë për
llojet e dënimeve administrative, të cilat aplikohen në rastet e kundërvajtjeve
administrative. Sipas këtij ligji , dy janë llojet e dënimeve administrative që aplikohen në
rastet e kundërvajtjeve administrative: gjoba dhe heqja e lirisë deri në një muaj. Ndërkohë
në legjislacionin ekzistues, i cili rregullon fusha të ndryshme, dënimet administrative janë
më shumë se dy. Masat administrative ndëshkimore të tipit të pezullimit të veprimtarisë,
heqjen e së drejtës së profesionit, sekuestrimin, konfiskimin, heqjen e licencave, mbylljen
e aktivitetit etj., i gjen rëndom në legjislacionin specifik administrativ, por ato nuk
parashikoheshin nga ligji i 1993 që rregullonte parimet e përgjithshme. Ligji i ri nuk ka
sjelle ndryshime thelbësore për llojet e dënimeve duke e krahasuar atë me ligjin “Për
kundravajtjen administrative” të vitit 1993.
Neni 25 rregullon ankimin në rrugë gjyqësore të kundravajtjes administrative.-
Kundër vendimit për kundërvajtjen administrative, që parashikon dënim me gjobë, të
nxjerrë nga organi i administratës, mund të bëhet ankim në gjykatë brenda 30 ditëve nga
data e njoftimit të vendimit.Në rastin e shqyrtimit në rrugë gjyqësore të vendimit për
kundërvajtjen administrative, që ka parashikuar dënim me gjobë, gjykata shqyrton
ligjshmërinë e aktit dhe, kur gjykon se organi administrativ ka keqinterpretuar ligjin, ka
tejkaluar apo ka shpërdoruar kompetencat, vendos edhe në lidhje me dënimin.Barra e
provës në kundërvajtjen administrative bie mbi organin e administratës publike që ka
nxjerrë vendimin për kundërvajtjen administrative.Vëmë re se afat i ankimit në gjykatë
nga 5 dite që ishte me ligjin e mëparshëm ka shkuar në 30 dite. Kjo zgjatje afat i
referohet afatit të përgjithshëm të Kodit të Procedurave Administrative.
57
Neni 6 i ligjit nr. 10 279,datë 20.5.2010 “Për Kundërvajtjet Administrative”.Botuar në fletoren zyrtare Nr.73 58
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë (Ligj, Nr.8417, Date: 21.10.1998, Dt.Miratimit: 21.10.1998, ndryshuar me ligjin nr. 9675, datë 13.01.2007 dhe ligjin nr. 9904, datë 21.04.2008).
kopje
27
Ekzekutimi i vendimit te dënimeve administrative - Procedura për ekzekutimin e
vendimeve të dënimit me gjobë mbetet faza e fundit dhe ndër më të rëndësishmet.Duhet
thëne se ekzekutimi i vendimit te dënimeve administrative ka qënë një pjese shumë
problematike e ligjit të mëparshëm .Një pjesë e madhe te dënimeve administrative
mbeteshin të paekzekutuara59
. Mungesa e përcaktimit të organit kompetent që do të
shqyrtojë kundërvajtjen, mospërcaktimi i llojit të shkeljes, mungesa në disa raste e së
drejtës së ankimit dhe mospërcaktimi i organit që duhet të merret me vjeljen e gjobave
kanë pasur ndikimin e tyre negativ në këtë drejtim. Në ligjin e mëparshëm ishin
vendosur vetëm parimet baze te ekzekutimit të dënimeve administrative ,por mungonte
përcaktimi i qarte i organit shtetërore që do realizoje ekzekutimin këtyre vendimeve si
dhe duhet te shtoheshin normat detajuese për procedurën që ndiqej në ekzekutimin me
synim unifikimin e një praktike të përgjithshme që do të ndiqej për ekzekutimin e
gjobave60
. Per shkak të kësaj problematike dhe për rendësinë që kanë gjobat si të ardhura
ne buxhetin e shtetit ekzekutimi i dënimeve administrative zëne rreth 33% të ligjit të ri
për kundravajtjet administrative.Ligji i përcaktoj qartë përgjegjësinë e organit
administrativ në konstatim dhe marrjen e vendimit të kundërvajtjes administrative.Sipas
këtij ligji vendimi për kundërvajtjen administrative, sipas këtij ligji, bëhet i
ekzekutueshëm nga organi administrativ që e ka nxjerrë atë. Kur organi administrativ që
ka nxjerrë vendimin e kundërvajtjes administrative, i cili është bërë i ekzekutueshëm, nuk
ka në përbërjen e tij struktura të ekzekutimit me forcë të detyrimeve, për ekzekutimin e
vendimit të kundërvajtjes administrative ngarkohet shërbimi përmbarimor. Ky ligj jo
vetëm përcaktoj përgjegjësinë e organit administrativ në konstatim dhe marrjen e
vendimit të kundërvajtjes administrative, por edhe procedura të plota të vënies në
ekzekutim të dënimit administrative.
Në ligj u përcaktuan me hollësi e rregullat e sekuestros dhe konfiskimit duke filluar që
nga inicimi i kësaj procedure e deri në realizimin e të drejtës së ankimit nga shtetasi, që
nuk është dakord me këtë masë.
Në ketë ligj u përcaktua gjithashtu përgjegjësia e punonjësit të organit administrative në
ekzekutimin e dënimit administrative. Në nenin 44 u parashikua se në rast se gjobat dhe
detyrimet e tjera, të vendosura nga vendimi për kundërvajtjen administrative, nuk
paguhen për mosveprim të punonjësit të organit administrativ, i cili ka miratuar vendimin
përkatës dhe detyrimin që të kërkojë arkëtimin e shumave, apo për shkak se punonjësi
nuk nis procedurat e vënies në ekzekutim të aktit administrativ, atëherë ndaj tij fillojnë
procedurat e largimit nga detyra.
Shpërndarja e të ardhurave të mbledhura nga gjobat - Ligji i ri solli një ndryshim
edhe në mënyrën e përdorimit të të ardhurave të mbledhura nga gjobat.
Parashkrimi dhe shuarja e dënimit administrative - Ligji i ri ne nenin 46 parashikon
se me përjashtim të rasteve kur ligji i posaçëm parashikon ndryshe, dënimi administrativ,
i nxjerrë nga organi i administratës publike, i cili nuk ekzekutohet me kalimin e dy viteve
nga data e nxjerrjes së vendimit për kundërvajtjen administrative, parashkruhet. Në
dallim me ligjin e mëparshëm ,ligji aktuale kërkon qe organi administrativ, që ka nxjerrë
vendimin për kundërvajtjen administrative, me vendim konstaton parashkrimin. Ai në
vendimin, ku konstatohet parashkrimi i dënimit administrativ, listohen edhe arsyet që
59
Dobajni.E(2012) E drejta Administrative 1.Tirane.Fq 375 60
Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore, administratën publike dhe të drejtat e njeriut. http://www.parlament.al/ Marrë më datë 03/06/2013
kopje
28
kanë çuar në këtë përfundim. Detyrimi i organit administrativ, që ka nxjerrë vendimin
për kundërvajtjen administrative,të dale me një vendim të posaçëm ku konstaton
parashkrimin dhe detyrimi i tij për të arsyetuar pse nuk ishte e mundur ekzekutimi i
dënimit mendoj se do ta bëjë më të përgjegjshme edhe vetë administratën shtetërore në
ekzekutimin e dënimeve administrative.
Ndërsa Neni 47 I ligjit te ri rregullon shuarjen e dënimit administrative.Ai përmban ketë
parashikim “Kundërvajtësi, i cili, pas kalimit të dy viteve nga data e dhënies së dënimit,
nuk ka kryer kundërvajtje tjetër administrative dhe ka shlyer detyrimet e lidhura me
kundërvajtjen, quhet i padënuar administrativisht”.
Një risi tjetër e ligjit te ri në krahasim me ligjin e mëparshëm është se afat i
parashkrimit të dënimit,ashtu edhe ai shuarjes se dënimit është rritur në dy vjet. Në ligjin
e mëparshëm ky afat ishte vetëm një vit.
5.7 KRAHASIM GRAFIK
Shpërndarja dhe përdorimi i të ardhurave të mbledhura nga gjobat 5.7.1 SHPËRNDARJA E TË ARDHURAVE - Rëndësi të madhe merr sidomos
ekzekutimi i vendimeve të kundërvajtjeve administrative që parashikojnë dënimin me
gjobë, sa kohë që gjobat janë të ardhura, që shkojnë kryesisht në Buxhetin e Shtetit, pra
që përbëjnë një të ardhur shtetërore61
Shpërndarja e të ardhurave të mbledhura nga gjobat
ka ndryshuar me ligjin e ri. Sipas ligjit te ri të ardhurat nga gjobat dhe të ardhurat e
tjera, të mbledhura në zbatim të dispozitave të këtij ligji, kalojnë në Buxhetin e Shtetit,
me përjashtim: a) të ardhurave nga kundërvajtjet, të miratuara nga organet kolegjiale të
njësive të qeverisjes vendore, të cilat kalojnë 100 për qind në favor të buxhetit të pavarur
të bashkisë ose të komunës;b) të rasteve kur ligji i posaçëm ka vendosur ndryshe. Në
ligjin e mëparshëm parashikoheshin rregullime te tjera kur kundërvajtjet ishin
konstatuara nga organet e shërbimit të policisë rrugore dhe nga organet e Policisë
Pyjore62
. Kështu nëse kundërvajtjet ishin konstatuara nga organet e shërbimit të policisë
rrugore, 70 për qind kalonin ë në favor të Ministrisë së Rendit Publik për nevoja të
shërbimit rrugor dhe 30 për qind në favor të buxhetit të shtetit dhe kur kundërvajtjet ishin
konstatuara nga organet e Policisë Pyjore, 30 për qind kalonin në favor të Drejtorisë së
Përgjithshme të Pyjeve dhe Kullotave për nevoja të shërbimit pyjor dhe 70 për qind në
favor të Buxhetit të Shtetit
61 Procesverbali i datës 11.05.2010 të mbledhjes së Komisionit parlamentar për çështjet ligjore,
administratën publike dhe të drejtat e njeriut. http://www.parlament.al/ Marrë më datë
03/06/2013
62 Neni 20 i ligjit Nr.7697, datë 7.4.1993”Per Kundervajtjet Administrative”.
kopje
29
LIGJI I RI
LIGJI I VJETЁR
5.7.2 PËRDORIMI I TË ARDHURAVE - Ligji i ri solli një ndryshim edhe në
mënyrën e përdorimit të të ardhurave të mbledhura nga gjobat. Në ndryshim me ligjin e
mëparshëm që parashikonte se shumat që i kalojnë bashkisë ose komunës, të përdoren:
30 % për shpërblimin e punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës ose detyrimit dhe 70
për qind sipas kritereve që përcakton këshilli ,ligji aktual ja lë mënyrën e përdorimit të të
ardhurave të mbledhura nga gjobat në dore plotësisht këshillit të njësisë së qeverisjes
vendor
0% 0%
100%
• Destinacioni I te ardhurave nga gjobat dhe të ardhurat e tjera sipas ligjit të ri
Organet e Shërbimit të Policisë Rrugore Organet e Policisë Pyjore Buxheti I shtetit
70% 0%
30%
• Destinacioni I te ardhurave nga gjobat dhe të ardhurat e tjera
sipas ligjit të vjetër nëse kundërvajtjet të konstatuara nga organet e shërbimit të policisë rrugore
Ministrisë së Rendit Publik Organet e Policisë Pyjore Buxheti I shtetit
0%
30%
70%
• Destinacioni I te ardhurave nga gjobat dhe të ardhurat e tjera sipas ligjit të vjetër kur kundërvajtjet të konstatuara nga organet e Policisë
Pyjore
Organet e Shërbimit të Policisë Rrugore
Drejtoria e Përgjithshme e Pyjeve dhe Kullotave
Buxheti I shtetit
kopje
30
LIGJI I VJETЁR
LIGJI I RI
KREU VI
6.1 GARANCITË PËR SIGURIMIN E ZBATIMIT TË LIGJSHMËRISË
Ligjshmëria është parim themelor i shtetit, që presupozon nga njëra anë ekzistencën e një
legjislacioni sa më të plotë, nga ana tjetër, njohjen kuptimin e njëjtë, respektimin dhe
zbatimin e përpiktë dhe të detyrueshëm të ligjeve në fuqi. Zbatimi i ligjshmërisë kërkon
edhe njohjen e llojeve të ndryshme të garancive, të cilat ekzistojnë në vetë sistemin e
administratës publike, por që edhe janë ndërtuar posaçërisht për sigurimin e zbatimit të
ligjit.
Në shtetin tonë demokratik kemi këto garanci për sigurimin e zbatimit të ligjshmërisë :
1. Sistemi politik demokratik,I bazuar në pluralizmin,ekonominëe e tregut të lirë dhe
parimet e shtetit të së drejtës - Liria e themelimit të partive, e parasëgjithash veprimi i
lirë i opozitës dhe mendimi i lirë publik i dalur nga burimet e ndryshme informative
kanë për detyrë kontrollimin e pushtetit dhe mundësimin e pjesëmarrjes në jetën
shoqërore. Kontrolli dhe impulset shoqërore nuk do të ishin të mundura në rast se
pushteti do të ishte i koncentruar në një dorë të vetme. Kontrolli efektiv dhe ndikimi i
pushtetit janë të realizueshme vetëm me ndihmën e shtetit. ndarja e pushtetit në
instanca të ndryshme, të pavarura njëra prej tjetrës, është e përcaktuar në kushtetutën e
shkruar. Në të janë të fiksuara kompetencat e organeve të shtetit veç e veç. Një ndarje e
tillë kushtetuese e kompetencave të shtetit nuk synon vetëm kontrollin e ndërsjellë të
organeve, por edhe qartësimin e veprimtarisë së aparatit shtetëror. Klasifikimi i
70%
30%
Përdotimi I shumave që I kalojnë bashikisë ose komunës
sipas kritereve që parashikon këshilli Shpërblimi I punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës
100%
0%
Përdotimi I shumave që I kalojnë bashikisë ose komunës
këshilli i njësisë së qeverisjes vendor
Shpërblimi I punonjësve që realizojnë nxjerrjen e gjobës kopje
31
pushtetit e mbronë qytetarin nga arbitrarizmi shtetëror dhe i lehtëson atij njëkohësisht të
kuptuarit e procesit të qeverisë. Montesquieu, themeluesi i mësimit mbi ndarjen e
pushtetit shkruan në këtë kontekst: "Çdo gjë do të ishte e humbur në rast se personi i
njejtë apo bashkimi i njejtë i të mëdhenjëve, aristokratëve apo edhe i popullit do t`i
ushtronte të trija këto pushtete: pushtetin e lëshimit të ligjeve, zbatimin e vendimeve
publike dhe gjykimin e krimeve apo të konflikteve."63
2. Ndërtimi I shtetit mbi bazën e ndarjes së pushteteve legjislativ,ekzekutiv e gjyqësore.
Përcaktimi themelor i çdo sistemi parlamentar të qeverisjes, sipas së cilit qeveria
mund të formohet dhe shpërndahet nga parlamenti, nuk është në pajtim me kërkesën
për ndarjen strikte të pushtetit. Sepse çdokund ku parlamenti formon qeverinë, ai i
zgjedhë njerëzit e afërt nga radhët e tij. Edhe pse kjo nuk është e përcaktuar në
kushtetutë në mënyrë të veçantë, është e qartë, se parlamenti e siguron ndikimin e tij
mbi qeverinë më së miri duke e formuar qeverinë nga radhët e tij.64
3. Ngritja dhe funksionimi I një sërë organesh dhe institucioneve dhe hallkave të
ndryshme shtetërore me detyrë që të ushtrojnë kontroll për zbatimin e
ligjshmërisë,pavarësisht nëse këtë e kanë funksion të tyre kryesor apo e ushtrojnë
krahas detyrave të tjera.
Zbatimi I ligjit të transparencës në të gjithë veprimtarinë e administratës publike.65
- siç
përdoret në shkencat shoqërore dhe në kontekstin shoqëror përgjithësisht nënkupton të
qenët I hapur, komunikimin dhe dhënien e përgjegjësisë. Së këtejmi procedurat
transparente nënkuptojnë mbledhjet e hapura,publikimin e gjendjes financiare,
legjislacionit për lirinë e informimit, rishikimetbuxhetore, auditimet etj.66
4. Organet që ushtrojnë kontroll për zbatimin e ligjshmërisë mund të klasifikohen sipas:
1. Sipas funksioneve që kryejnë:
a) Organe që krahas funksioneve të tjera, kryejnë edhe funksionin e kontrollit.
Psh, kontrolli i kryeministrit ndaj ministrave.
b) Organe të posaçme, që merren kryesisht vetëm me këtë detyrë. Psh, Kontrolli i
Lartë i Shtetit, Inspektoriatet e ndryshme.
2. Sipas gjërësisë së kompetencave të kontrollit:
a) Organe që kontrollojnë vetëm ligjshmërinë e akteve administrative. Psh,
organet e gjykatës, Komisioni i Shërbimit civil
b) Organe që krahas ligjshmërisë, kontrollojnë edhe rregullsinë e të gjithë
veprimtarisë administrative. Psh Kontrolli i ministrave ndaj drejtorive
3. Sipas ndërtimit të organeve të kontrollit:
a) Organe të kontrollit të brëndshëm. Psh, Drejtoria e auditit të brëndshëm në
ministrinë e Financave
b) Organe të kontrollit të jashtëm. Psh, Kontrolli i Lartë i Shtetit, Inspektoriati i
Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive.
Organet që kontrollojnë financat publike trajtohen më vehte në rastin e Financave
6.2 DËNIMET DHE MASAT ADMINISTRATIVE QË MERREN NDAJ
KUNDËRVAJTËSVE
Procedura për dhënien e dënimeve administrative është tërësia e veprimeve që
kryejnë organet përkatëse shtetërore dhe palët gjatë gjykimit të kundravajtjeve ,
për të zbuluar të vërtetën objektive në një shkelje të pretenduar dhe sipas rastit të
japin dënime të përshtatshme administrative ose të deklarojnë të pafajshëm
personat e akuzuar për shkelje.
Dallojmë këto elementë në procedurën e dhënieve të dënimeve administrative:
a) Fillimi I gjykimit të kundravajtjes bëhet mbi bazën e procesverbalit. Duhet të jetë
mbajtur nga personat e autorizuar nga ligji,të ketë shënuar identitetin e kundravajtësit,
llojin e kundravajtjes administrative, të jetë e nënshkruar nga përpiluesi dhe
dëshmitarët e pranishëm, (ky procesverbal kryen funksion të dyfishtë: ai kryen një
funksion konstatues me fuqi provuese të vecantë kur është mbajtur nga persona të
caktuar me ligj dhe së dyti, procesverbali për konstatimin e kyndravajtjes kryen edhe
funksion akuzues,pasi shërben si bazë që organet e caktuara shtetërore t'I kërkojnë
organit të administratës ose gjykatës fillimin e gjykimit të kundravajtjes
administrative) .
b) Gjatë gjykimit të kundravajtjes administrative,paraqiten provat e nevojshme për
zbulimin e së vërtetës objektive në një shkelje të pretenduar.
c) Në gjykimin e kundravajtjes marrin pjesë palët që nëpërmjetë debatit të gjatë
gjykimit dhe në përfundim të tij ndikojnë në zbulimin e së vërtetës.
d) Në përfundim të gjykimit kur vërtetohet faji,vendoset dënimi I kundravajtjes
administrative ose pafajësia e tij kur akuza që I bëhet, s'vërtetohet dhe pushimi I
cështjes ,kur kundravajtësi pranon fajin,tregon pendim të sinqertë , ka bërë autokritikë
dhe cmohet se është plotësuar qëllimi edukativ I gjykimit.68
Ne ligjin per kundravajtjet administrative ne nenin 4,percaktohen shprehimisht
denimet dhe masat qe merren ndaj kundravajtesve te cilat jane: a- Gjobe.b- heqje lirie
deri 30 dite
Ne disa raste keto masa shoqerohen edhe me konfiskim te mjeteve qe kane
sherbyer per kryerjen e kundravajtjes si marrjen e te hollave dhe cdo perfitimi tjeter
pasuror te vene ne dore nepermjet kundravajtjes administrative,kur nje gje e tille
parashikohet ne ligjin e posacem. Këto dënime administrative, në vartësi nga lloji i
kundërvajtjes, shoqërohen edhe me masa administrative parandaluese të parashikuara në
ligj. Dënimi me heqje lirie jepet vetëm kur ligji ngarkon gjykatën si organ për shqyrtimin
e kundërvajtjes. Gjykata, në raste të veçanta, me kërkesën e kundërvajtësit, mund të bëjë
zëvendësimin e dënimit me heqje lirie në dënim me gjobë, duke llogaritur një ditë heqje
lirie me pagën e të dënuarit për dy ditë pune. Nga kjo e drejtë nuk përfitojnë
përsëritësit.69
Sipas ligjit këto dy lloj dënimesh administrative në varësi nga lloji I kundravajtjes ,
shoqërohen edhe me masa administrative parandaluese të parashikuara në ligj. Vec
organeve të policisë , e drejta e gjobës në vend u është dhënë edhe punonjësve të
organeve të kontrollit të qarkullimit rrugor , Ministrisë së Mbrojtjes ,personelit të
shërbimit të tregut fshatar, etj.
68
”Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I 69
sites.google.com
kopje
33
Dispozitat kanë minimum ose maksimum të caktuar, ose janë me një shumë fikse
. Për kundravajtjet administrative të parashikuara në akte të pushtetit lokal, dënimi me
gjobë smund të jetë mbi 10 000 lekë. Ndër masat e tjera administrative përfshihen:
a) Heqja e lejes së patentës ose e librezës shëndetësore (jo më tepër se një vit)
b) Marrja e sendit që ka shërbyer ose ishte caktuar si mjet për kryerjen e kundravajtjes
administrative në thelb është konfiskuar, marrje me detyrim dhe pa shpërblim e sendit
nga personi që ka kryer kundravajtjen për t'ja kaluar pa shpërblim shtetit, etj.70
6.3 KONTROLLI PËR ZBATIMIN E LIGJIT NË ADMINISTRATËN PUBLIKE
Në shtetin e së drejtës, ushtrimi i të gjitha funksioneve shtetërore bazohet në parimin e
ligjshmërisë. Pushteti që i është dhënë organeve administrative duhet të ushtrohet vetëm
në mënyrën e parashikuar me ligj dhe aktet e tjera nënligjore.Me nënshtrimin e
administratës nga ligji sigurohet sundimi i ligjit dhe përjashtohet arbitrariteti. Që të
realizohet ligjshmëria në punën e administratës shtetërore ajo duhet t’i nënshtrohet
kontrollit.Kontrolli mbi administratën paraqitet në forma të ndryshme, si politik,
parlamentar, administrativ ose gjyqësor. Secili prej këtyre kontrolleve ka specifikën e tij
që kryhet nga organe të ndryshme71
. Kontrolli administrativ është një ndër format
kryesore të realizimit të kontrollit, që realizohet në dy forma: forma e para organi
hierarkik më i lartë me anë të nismës së vetë ushtron kontroll ndaj veprimtarisë së
organit më të ulët. Forma tjetër është nëpërmjet ushtrimit të të drejtës së ankimit
administrativ.Ankimi administrativ është një mjet juridik i subjektit, nëpërmjet të cilit
kërkohet shfuqizimi ose ndryshimi i aktit administrativ72
.Ai përbën një instrument të
rëndësishëm kontrolli të veprimtarisë administrative.
Zbatimi I kontrollit ka qenë dhe mbetet një nga problemet kryesore në çështjet e
ndërtimit,forcimit dhe zhvillimit të shtetit të së drejtës.
Një rol të veçantë për zbatimin,ruajtjen dhe forcimin e ligjshmërisë,krahas subjekteve të
tjera ,luajnë edhe organet e administratës publike të shtetit tonë.Këto organe dhe
autoritete publike kanë të drejtë dhe detyrë jo vetëm të nxjerrin akte administrative të
ligjshme ,por edhe të organizojnë zbatimin në praktikë të tyre si dhe njëkohësisht të
kontrollojnë edhe ligjshmërinë e akteve që nxierrin organet e tyre vartëse.Por zbatimi I
ligjshmërisë,sidomos nga ana e organeve të administratës publike kërkon edhe njohjen e
llojeve të ndryshme të garancive që ekzistojnë objektivisht në vetë sistemin e këtyre
organeve ose që janë ndërtuar posaçërisht për sigurimin e zbatimit të ligjit.73
6.4 PARIMET E ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIMIT TË
ADMINISTRATËS PUBLIKE
Organizimi dhe funksionimi i administratës publike rregullohet me ligjin “Për
organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”. Në Shqipëri një ligj i tillë
miratua në tetor 2012, megjithatë objekt i këtij ligji është vetëm një pjesë e administratës
publike, kryesisht asaj qëndrore.
70
”Përmbledhje të pyetjeve të formimit ,fakulteti I Drejtesise” Universiteti Justiniani I, Faqe 51-54 . Marrë nga : 1. Luan Omari ”Parime dhe institucionet e të drejtës publike” Tiranë 2006 2.Aurela Anastasi ”E drejta kushtetuese” 3. Ermir Dobjani ”E drejta administrative 3 , Kundravajtjet Administrative në Shqipëri” 1998 4. Sokol Sadushi ”E drejta administrative 2 Teoria e Aktit administrativë” 2005 71
http://shtetiweb.org/?p=7119. Marrë më datë 27/05/2013 72
Policia mbikqyr rregullat e vendosura nga shoqeria dhe merr masa vetem per ato qe e
ngarkon me detyra ligji. Keshtu sipas ketij ligji policia perpilon flete - gjobe dhe
procesverbal per konstatimin e kundravajtjeve administrative. Gjoba jepet ne vend dhe
paguhet brenda 5 diteve. Ne rast se nuk shlyhet brenda ketij afati, shtohet vlera e saj ne
perqindje.Mbas perpilimit,procesverbali administrativ dorezohet koodrejt firmes sipas
sektoreve perkates brenda pese diteve nga dita e perpilimit.
Konstatimi i kundërvajtjes administrative, përveç rasteve kur parashikohet marrja e
gjobës në vend, behet perms mbajtjes se nje proçesverbal nga personat e ngarkuar me
ligj ose me akte të organeve të pushtetit lokal. Procesverbali duhet te mbahet në vendin e
kryerjes së kundërvajtjes dhe në kohën e konstatimit të saj, si rregull në prani të
kundërvajtësit dhe të dëshmitarëve të pranishëm.
Ai duhet te pembaje:1.identiteti i kundërvajtësit 2. lloji i kundërvajtjes 3. nenehskrimin e
përpiluesit, kundërvajtësi dhe dëshmitarët e pranishëm, në rast se ka.
Proçesverbali i dërgohet menjëherë organit që është kompetent për shqyrtimin e
kundërvajtjeve.76
Shqyrtimi dhe Gjykimi i kundravajtjes administrative: Behet nga ai person apo komisjon i administrates ose nga gjykata sipas percaktimit qe i ben
ligji. Shqyrtimi apo Gjykimi duhet te behet brenda 15 diteve nga dita e procedimit,por jo me
vone se 2 muaj nga data e kryerjes se kundravajtjes, pasi me pas kundravajtja
parashkruhet.Shqyrtimi apo Gjykimi duhet te behet ne prezence te kundravajtesit ne vendin
ku ka kryer kundravajtjen. Por mund te ndodhe qe nje rreth tja dergoje per shqyrtim apo
gjykim nje rrethi tjeter. Konflikt kompetencash nuk lejohet,kjo do te thote qe pritesi nuk
mund ta ketheje materialin prapa.Vendimi administrativ plotesohet ne dy kopje .Ne zgjedhjen
e llojit dhe te mases sedenimit organi shqyrton kundravajtjen duke marre parasysh: -
Rrethanat ne te cilen u krye koodravajtja;
- Rendesine e shkeljes;- Sjelljen e koodravajtesit;- Kushtet familjare te tij,etj.
Ne vendim permendet: ldentiteti i kundravajtesit,shkelja e kryer,denimi i dhene, masa
administrative,sendet e mara,detyrimi per shperblim etj.
Kundërvajtjet administrative shqyrtohen sipas rastit:1. nga organi përkatës i administratës
shtetërore2. nga gjykata në territorin e të cilëve është kryer kundërvajtja. Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative bëhet në prani të kundërvajtësit. Kur vërtetohet se ai
ka marrë dijeni dhe nuk ka shkaqe justifikuese për mosparaqitje, shqyrtimi mund të bëhet
edhe në mungesë. Së bashku me kundërvajtjen administrative, kur është rasti shqyrtohet edhe
shpërblimi i dëmit të shkaktuar nga kundërvajtësi. Shqyrtimi i kundërvajtjes administrative
bëhet brenda 15 ditëve nga data e konstatimit të saj, por jo më vonë se 2 muaj pas kryerjes.
Organi që shqyrton kundërvajtjen administrative, në raste tëveçanta, kur vëren se personi që e
ka kryer atë, mban qëndrim të mirë, tregohet i penduar dhe çmon se dhënia e dënimit admin-
strativ nuk është e nevojshme, ka të drejtë ta pushojë çështjen dhe, kur është rasti, të vendosë
vetëm për shpërblimin e dëmit.77
Ankimi:Kunder vendimit administrativ te dhene nga nje organ administrativ,mund te behet
ankim ne gjykate brenda 5 diteve nga shpallja e tij ose e njoftimit te mases se denimit.
Vendimi i gjykates eshte i formes se prere.Kur gjykimi dhe vendimi jepet nga gjykata e
shkalles se pare,ankimi mund te behet ne gjykaten e apelit.Vendimi i se ciles eshte i formes
se prere.78
76
sites.google.com 77
sites.google.com 78
www.freewebs.com
kopje
36
KREU VII
7.1 ANKIMI ADMINISTRATIV
Nëpërmjet ankimit, çdo palë e interesuar kundërshton paligjshmërinë ose parregullsinë e
një akti administrativ, si dhe refuzimin e paligjshëm të organit administrativ për nxjerrjen
e aktit. E drejta e ankimit është një parim I rëndësishëm kushtetues. Në të vërtetë,
Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë nuk parashikon shprehimisht të drejtën e individit
për të ushtruar ankimin administrativ. Kjo nuk përbën ndonjë ometim kushtetues, për
arsye se gjenden disa dispozita të tjera, nga interpretimi I të cilave konkludohet mbi
ekzistencën e kësaj të drejte. Dispozitat më të afërta me këtë parim janë nenet 42 dhe 44
të Kushtetutës, në të cilat gjejnë pasqyrim dy parime të rëndësishme që kanë të bëjnë me
të drejtën për t’iu drejtuar gjykatës dhe të drejtën për rehabilitim a zhdëmtim nga
veprimet ose mosveprimet e paligjshme të organeve shtetërore79
.
Qytetaret kane te drejte te ankohen kunder nje akti administrativ ose kunder refuzimit per
nxjerrjen e tij. E drejta e ankimit mund te ushtrohet me anë të një kerkese joformale e cila
zakonisht merr formen e nje shkrese
Po kështu, edhe KEDNJ në nenin 13 parashikon shprehimisht të drejtën e kujtdo për të
bërë një ankim efektiv ndaj shkeljeve të kryera nga persona që veprojnë në përmbushje të
funksioneve zyrtare.
E drejta e ankimit ka lidhje edhe me vetë parimin e shtetit të së drejtës. Parimi I shtetit të
së drejtës, mes të tjerave, kërkon që të garantohet mbrojtja e plotë e individit dhe
personave juridikë kundrejt cënimit sferës së të drejtave të tyre nga ndërhyrjet e pushtetit
publik 80
.Kjo mbrojtje përfshin edhe parashikimin e qartë nga ligji të rregullave të sjelljes
së administratës publike dhe individëve, të së drejtës (por edhe detyrimit) së këtyre të
fundit për të kërkuar realizimin e të drejtave dhe interesave të ligjshme, si dhe për t’u
ankuar me mjete efektive nëse këto të drejta u cënohen apo u kufizohen pa respektuar
ligjin dhe në mënyrë të paarsyeshme81
.
Ankimi ndaj veprimtarisë dhe akteve të organeve të administratës publike është një mjet
juridik I rëndësishëm për realizimin dhe mbrojtjen e të drejtave kushtetuese të individëve
dhe subjekteve të tjera të së drejtës.ankimi administrative është një mjet juridik I
subjektit,nëpërmjet të cilit kërkohet shfuqizimi ose ndryshimi I aktit administrative.Ai
përbën një instrument të rëndësishëm kontrolli të veprimtarisë administrative.Nëpërmjet
ankimit,çdo palë e interesuar kundërshton paligjshmërinë ose parregullsinë e një akti
administrative,si dhe refuzimin e paligjshëm të organit administrative për nxjerrjen e
aktit.
E drejta e ankimit është një parim I rëndësishëm kushtetues.Në të vërtetë Kushtetuta e
Republikës së Shqipërisë nuk parashikon shprehimisht të drejtën e individit për të
ushtruar ankimin administrative.Kjo nuk përbën ndonjë problem ,pasi gjënden dispozita
të tjera prej interpretimit të së cilave konkludohet mbi ekzistencën e këtyre të
drejtave.Dispozitat më të afërta në këtë parim jane nenet 42 dhe 44 të Kushtetutës,në të
cilat gjejnë pasqyrim dy parime të rëndësishme të cilat kanë të bëjnë me të drejtën për
t’uiu drejtuar gjykatës dhe të drejtën për rehabilitimin e zhdëmtim nga veprimet ose
mosveprimet e paligjshme të organeve shtetërore.
79
Sokol,S.(2013).“Ankimi administrativ dhe ankimi gjyqësor në këndvështrimin e ligjit dhe të jurisprudencës gjyqësore”.Leksion.UET. 80
Vendimi unifikues nr.1 datë 26.11.2010 i Kolegjit të Bashkuara të Gjykatës së Lartë. 81
Ibid
kopje
37
Sidoqoftë është Konventa Europiane e të Drejtave Të Njeriut,e cila konsiderohet pjesë e
të drejtave të brëndëshme,që e ka parashikuar në mënyrë më të qartë këtë parim.Sipas së
cilës: “çdokush të cilit I janë shkelur të drejtat dhe liritë e njohura në këtë Konventë ,ka
të drejtë të bëjë një ankim efektiv tek organi I vendit të tij,edhe kur shkelja është kryer
nga persona që veprojnë në përmbushje të funksioneve të tyre zyrtare. “82
E drejta për një ankim efektiv gjendet e pasqyruar edhe në dispozita të tjera ligjore.Në
Kodin e Procedurave Administrative parashikohet se mbrojtja e të drejtave kushtetuese
dhe ligjore të personave privatë realizohet,duke ia nënshtruar veprimtarinë administrative
e kontrollit të brëndshëm administrative në përputhje me dispozitat e këtij kodi mbi
ankimin administrative83
.Në një seksion të posaçëm të këtij Kodi jepen parimet e
përgjithshme të ankimit administrative,efektet e tij ligjore ,procedurat e shqyrtimit,si dhe
afatet kohore të paraqitjes dhe të shqyrtimit.Gjithashtu,në shumicën e ligjeve,që
rregullojnë në mënyrë të veçantë marrëdhëniet konkrete në fushën
administrative,gjënden dispozita ligjore që parashikojnë të drejtën e ankimit
administrativ,afatet e paraqitjes,organin që e shqyrton,si dhe procedurat që ndiqen.84
7.2 ANKIMI, MJETI PËR USHTRIMIN E KONTROLLIT ADMINISTRATIV
Parimet nga të cilat udhëhiqet legjislacioni në fuqi që rregullon veprimtarinë e
administratës publike parashikon se organet administrative dhe veprimtaria e tyre I
nënshtrohen jo vetëm kontrollit administrativ ,por edhe atij gjyqësor. Ky kontroll I
shërben ecurisë normale të veprimtarisë administrative dhe mbi të gjitha përbën një
garanci për moscënimin e të drejtave të individëve dhe subjekteve juridike.Kushtetuta u
ka ngarkuar edhe gjykatave misionin e mbrojtjes, garantimit dhe respektimit të këtyre
parimeve themeltare kushtetuese dhe lirive e të drejtave themelore të njeriut. Ky mision I
gjykatave mund të realizohet vetëm atëherë kur zbatimi I ligjit nga hallkat e pushtetit
ekzekutiv, nëse ato ndërhyjnë në sferën e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut, është
I kontrollueshëm nga gjykatat85
.
. E drejta e ankimit mund te ushtrohet me ane të një kerkese joformale e cila zakonisht
merr formën e një shkrese që përmban të dhënat e mëposhtme:
Organin administrativ të cilit I drejtohet;
Gjeneralitetet, gjëndjen civile, profesionin, vendbanimin e aplikantit;
Shpjegime në lidhje me faktet rreth të cilave bëhet kerkesa;
Si dhe kur është e mundur, bazën ligjore per këtë kërkese;
Shpjegime te qarta lidhur me pretendimet; daten dhe firmen e aplikantit apo te ndonje
personi tjeter ligjerisht te autorizuar prej tij.
Kjo kerkese nuk ka asnje efekt per pezullimin e fuqise se aktit administrative dhe te
veprimit te afateve te tij. Qytetari nuk eshte I detyruar te prese ndonje afat per paraqitjen
e nje kerkese joformale. Ai ka te drejte qe brënda nje muaji te marrë një pergjigje te
arsyetuar lidhur me kerkesen joformale.
E drejta e ankimit gjithashtu mund te ushtrohet me anë të një ankimi administrativ
(formal). Qytetaret kane te drejte te kerkojne revokimin, shfuqizimin, ose modifikimin e
aktit administrativ, brënda nje muaji nga dita kur ankuesi ka marre njoftim per nxjerrjen
ose mosnxjerrjen e aktit.
82
Konventa Europiane e të Drejtave të Njeriut,Neni13 83
Kodi I Procedurave Administrative I Republikës së Shqipërisë,Neni 18 84
"E drejta administrative 2",Dr.Sokol Sadushi,Grandprind,Tiranë shtator 2008,Fq 206,207 85
Ibid
kopje
38
Paraqitja e ankimit administrativ e pezullon zbatimin e aktit administrativ me perjashtim
te rasteve kur ai ka nje rendesi te vecante sepse eshte I lidhur me veprimtari themelore
shteterore sic jane: mbledhja e taksave e tatimeve dhe te ardhurave te tjera buxhetore;
masa policore; urdherimi me ligj I ndalimit te pezullimit; interesa te rendit publik;
shendetit publik apo interesa te tjera publike. Per secilin prej ketyre rasteve qytetari ka te
drejte te informohet per shkaqet e mospezullimit.
Ankimi administrative duhet te permbaje: emrin dhe adresen e ankimuesit; aktin
administrative të nxjerre apo te refuzuar; shkaqet e ankimit; cdo dokument tjetër tjeter qe
vleresohet si I rendesishem nga ankuesi.
Organi kompetent per te shqyrtuar ankimin administrativ eshte:
Organi qe ka nxjerre aktin administrativ te ankimuar ose qe ka refuzuar t’a nxjerre ate;
Ose organi epror I ketij te fundit. Organi epror e transferon dosjen perkatese tek
organi qe ka nxjerre/refuzuar te nxjerre aktin se bashku me udhezimet perkatese per
zgjidhjen e ceshtjes.
Organi I ngarkuar per shqyrtimin e aktit administrativ mund te pranoje kerkesen e
ankimit dhe sipas rastit te vendose:
Lenien ne fuqi te aktit administrative dhe rrezimin e ankimit;
Shfuqizimin ose revokimin e administrativ dhe pranimin e ankimit;
Ndryshimin e aktit administrativ duke pranuar pjeserisht ankimin;
Detyrimin e organit administrative per te nxjerre aktin administrativ kur eshte
refuzuar nxjerrja e tij.
Gjithashtu organi competent mund të vendosë për mospranimin e kerkeses ne rastet kur
behet fjale per akte te cilat per nga natyra jane te paankimueshme; kur afatet kohore per
ankimin kane perfunduar; kur organi gjykon qe ne pamje te pare akti atministrativ eshte I
vlefshem. Cdo qytetar I trete, interesat e te cilit cenohen ne menyre te drejtperdrejte nga
shfuqizimi, revokimi ose modifikim I aktit administrative qe ankimohet, ka te drejte te
njoftohet per procedimin administrativ dhe te marre pjese ne te duke parashtruar
pretendimet e tij.86
Organet administrative,si dhe veprimtaria që ato kryejnë ,kontrollohen.Realizimi I
kontrollit mbi administratën I shërben mbarëvajtjes së punës së saj,si dhe përbën edhe një
garanci për moscënimin arbitrar të të drejtave të të shtetasve.
Kontrolli mbi administratën paraqitet në forma të ndryshme ,si
politik,parlamentar,administrative ose gjyqësor.Secili prej këtyre kontrolleve ka
specifikën e tij që kryhet nga organe të ndryshme.87
Dy janë format e ushtrimit të kontrollit administrativ:
a) Kontroll I brëndshëm- Ndikimi që ushtron organi administrative epror mbi organet
vartëse,lidhur me kryerjen e suksesshme të detyrave të tyre zyrtare
b) Kontroll I jashtëm- Ndikimi I organit të specializuar administrative mbi organet e
tjera administrative dhe m,bi zbatuesit e tjerë,me qëllim të zbatimit të rregullt nga
ana e tyre të ligjeve dhe akteve nënligjore të organeve më të larta.88
Ky kontroll vihet në lëvizje nga organi më I lartë dhe nga shtetasitKontrolli hierarkik
është njëra nga format që organi më I lartë administrative me anë të nismës ushtron ndaj
veprimtarisë së organit më të ulët.forma tjetër është nëpërmjetë ushtrimit të të drejtës së
86
kodi i procedurave administrative – nenet 135, 136, 137, 138, 139, 140, 141, 142, 143, 144, 145 dhe 146 87
"E drejta administrative 2",Dr.Sokol Sadushi,Grandprind,Tiranë shtator 2008,Fq 204 88
"Hyrje në shkencat administrative-Nocione dhe parime",Esat Stavileci,Prishtinë 2002,Fq 213
kopje
39
ankimit administrative.Nëpërmjet këtyre dy formave ushtrohet kontrolli I brëndshëm
administrative,që në thelb është kontrolli I organeve eprore ndaj organeve vartëse.
Ndjekja e rrugës administrative për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara
se subjekti t’I drejtohet gjykatës, është e detyrueshme nëse ligji që rregullon
marrëdhëniet juridike dhe veprimtarinë administrative të fushës përkatëse, parashikon
shprehimisht se ndaj aktit administrativ mund të ushtrohet ankim administrativ si dhe
tregon organin apo organet konkrete administrative tek të cilët eventualisht, sipas
hierarkisë, duhet të drejtohet apelimi administrativ. Kjo ndodh për shkak se nuk I takon
pales të gjejë organin administrativ më të lartë, por është detyrë e ligjit të orientojë në
mënyrë konkrete palën.
Gjithashtu gjykata, kur shqyrton një çështje me objekt një akt administrativ nuk mund të
mjaftohet vetëm me verifikimin e faktit të mosshqyrtimit të ankimit nga instancat
kompetente administrative, për ta nxjerrë çështjen jashtë juridiksionit gjyqësor. Ajo,është
e detyruar të verifikojë paraprakisht nëse ankimi administrativ është paraqitur në
përputhje me kriteret ligjore. Gjykata bë nxjerrjen e çështjes jashtë juridiksionit gjyqësor
vetëm kur rezulton se ankimi administrativ tek organi kompetent është paraqitur ne
kundërshtim me ligjin .
Kontrolli gjyqësor dhe, anasjelltas, e drejta e individëve dhe personave juridikë për t’iu
drejtuar gjykatës, lidhet jo vetëm me ekzistencën e parimeve të përgjithshme, por edhe
me përcaktimin e qartë e konkret, të treguar shprehimisht në ligjet e posaçme, të
rrethanave, kushteve e procedurave konkrete për investimin e mundshëm a të
detyrueshëm të juridiksionit administrativ dhe, në çdo rast, të juridiksionit gjyqësor, për
pranimin, marrjen në shqyrtim dhe dhënien e vendimit përkatës mbi një mosmarrëveshje,
mbi një kërkesë apo ankesë të të interesuarve që ka për subjekt realizimin a mbrojtjen e të
drejtave dhe interesave të ligjshme të tyre89
Por për shkak të rasteve të formulimit të
paqartë të dispozitës ligjore, në praktikën gjyqësore konstatohen qëndrime konfuze dhe
kundërshti rreth çështjes nëse ndjekja e rrugës administrative (të apelimit administrativ)
për zgjidhjen e mosmarrëveshjes administrative përpara se subjekti t’I drejtohet gjykatës,
është një e drejte e tij apo është një detyrim. Për ketë arsye Kolegjet e Bashkuara të
Gjykatës së Lartë në baze të nenit 141/2 I Kushtetutës kane ndërhyre disa here duke u
munduar të qartësojnë ketë kusht dhe të shmangin qëndrime konfuze të gjykatave të
juridiksionit te zakonshëm.
7.3 FORMAT E REALIZIMIT TË ANKIMIT ADMINISTRATIV
Ligji njeh dy forma kryesore për realizimin e të drejtës së ankimit.njëra formë lidhet me
apelimin administrative në organin që ka nxjerrë aktin ose në organin më të lartë ,sipas të
gjitha rregullave procedural e substanciale.Forma tjetër ushtrohet nëpërmjet paraqitjes së
një kërkese joformale,e cila nuk kërkon rrespektimin e rreptë të rregullave të të 39ares.90
Forma më e përdorshme e cila ka efekte të rëndësishme është apelimi drejtuar organit që
ka nxjerrë aktin e ankimuar ose organit epror.
Forma tjetër është ajo që realizohet nëpërmjet një kërkese joformale drejtuar punonjësit
ose organit përgjegjës për aktin.Kërkesa joformale ngjason me peticionin ose me
kërkesën e thjeshtë91
.Le të bëjmë dallimin midis kësaj kërkese joformale ,pra pedicionit
dhe apelimit administrative.Pedicioni I shërben organit administrative për të marrë
89
Ibid 90
Neni 135 I Kodit të Procedurave Administrative 91
"E drejta administrative 2",Dr.Sokol Sadushi,Grandprind,Tiranë shtator 2008,Fq 208,209
kopje
40
paraprakisht edhe reagimin e subjekteve që mund të jenë prekur nga akti a veprime
administrative,por është e kuoptueshme që jo çdo llojë kërkese joformale mund të sjellë
atë që kërkonë të realizojë subjekti konkret.Prandaj vetë Kodi në këto dispozita ka
parashikuar se,pavarësisht nga bërja e një kërkese joformale ,akti administrative nuk I
pezullon efektet e tij,pra ai vazhdon të zbatohet,si dhe njëkohësisht nuk preken as afatet
kohore që mund të jenë parashikuar për të ushtruar të drejtat subjekti konkret.92
KREU VIII
8.1 PROCEDIMI ADMINISTRATIV
Me procedure administrative do te kuptojme kujdesin per zbatimin konseguent te ligjit,
duke garantuar zbatimin e rregullt te dispozitave materiale juridike me te cilat rregullohen
ceshjtet e vecanta administrative. Prandaj rregullat e procedures jane jo vetem garanci per
zbatimin e rregullt te dispozitave materiale juridike, por edhe bazë për parimin e
demokratizimin ne procedure dhe barrierë ndaj arbitraritetit. Palet pjesemarrese ne nje
procedure administrative jane autoriteti kompetent nga njera ane dhe pala e interesuar nga
ana tjeter.
Cdokush qe ka interes të ligjshem ka te drejte te marre pjese ne procedimin administrativ
personalisht ose/dhe I perfaqesuar.
Pra ne nje procedim administrativ pjesemarresit jane palë aktive, e cila nepermjet fillimit
te procesit kerkon realizmin e nje te drejte, palë pasive kunder se ciles zhvillohet procesi,
si dhe pale e trete ose rastit e cila mbron te drejtat dhe interest e gjere te publikut. Pala ne
cdo process administrativ kerkohet te provojë interesin e saj te ligjshem ne ceshjten
object shqyrtimi.
Pala duhet te vertetoje keto kushte:
• te kete aftesi per te qene pale – aftesia per te qene pale lidhet me aftesine e
pjesemarresit ne nje procedim administrativ, per te qene mbajtes se te drejtave dhe
detyrimesh. Aftesia e personave juridik dhe fizik lidhet me personalitetin e tyre juridik.
• te kete aftesine e kryerjes se veprimeve te caktuar - Legjislacioni Kombëtar aftesia
proceduriale ka te beje me mundesine e pales, per te kryer te gjitha veprimet e nevojshme
qe kerkohen ne nje procedim administrativ. Neni 44 I K.Pr.A pika 2 parashikon “Zotesia
per te marre pjese ne procedim administrativ rregullohet sipas dispozitave te se drejtes
civile mbi zotesine juridike per te vepruar”
• te vertetojne ne veprimet - lidhjen e domosdoshme midis interesit te pales dhe
ceshjtes konkrete (legjitimiteti pales). Legjitimiteti I pales ne nje procedim administrative
nenkutpon interesin legjitim dhe te vertete qe duhej te ekzistoje ndermjet pales dhe
ceshjtes ne shqyrtim. Ky perfshin si legjitimetin pasiv ashtu edhe ate aktiv.93
8.2 SHQYRTIMI I ANKIMIT ADMINISTRATIV
Përgjegjësia e administratës publike, është një parim që rrjedh drejtpërsëdrejti nga neni
44 I Kushtetutës aktuale, ku sanksionohet: “kushdo ka të drejtë të rehabilitohet dhe/ose të
zhdëmtohet në përputhje me ligjin, në rast se është dëmtuar për shkak të një akti, veprimi
ose mosveprimi të paligjshëm të organeve shtetërore”. Nëse nisemi të bëjmë një krahasim
teorik mes këtyre dy përkufizimeve kushtetuese, për sa I përket përgjegjësisë së
Administratës Publike dhe nëpunësve të saj, vëmë re në pamje të parë se, ato kanë
92
"Komentar Kodi I Procedurave Administrative",Botimet Toena,Tiranë 2004,Ribotimi I plotësuar,Fq322 93 https://sites.google.com/site/juridikal/leksione/legjislacioni-kombeetar/moduli-iv/procedurat-administrative-dhe-
"A është demokracia një zëvëndësuese për etikën?Reforma administrative dhe përgjegjshmëria",B.Guy Peters ,Fq34 113
Ali Pajaziti, Murtezan Ismaili, Mentor Hamiti, "Implementimi i etikës në arsimin e lartë", kumtesë e prezantuar në Takimin e tretë të Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, 1-3 shtator 2008
kopje
50
e njeriut. Parimet kryesore të Shërbimit Civil janë pa varësia, integriteti dhe qëndrimi
asnjanës ndaj ndikimit partiak. Janë pikërisht et ika dhe transparenca dy parimet bazë për
një qeverisje të mirë të cilat pasojnë me një shte t ligjor me integritet si dhe me
demokraci të konsoliduar.114
10.4 GJYKATA ADMINISTRATIVE
Ndarja e juridiksjoneve administrative është e në rëndësie të veçantë .Meqënëse u
kërkohet të zgjidhin mosmarrëveshje ,ku përfshihen organe publike,gjyqtarët e çështjeve
administrative janë të ekspozuar përballë një rreziku të lartë të të qënit të ndikuar apo që
konsiderohen sikur janë të ndikuar nga pushteti ekzekutiv.Kështu,juridiksionet e veçanta
pritet që të japin të njëjtat garanci të paanësisë dhe të pavarësisë,si dhe gjykatat e
zakonshme.115
Krijimi I gjykatave administrative teorikisht synon të jape më shumë
siguripër ushtrimin në mënyrë korrekte dhe në mbështetje të ligjit të pushtetitn
administrative,duke mbrojtur në këtë mënyrë liritë dhe të drejtat themelore të
individëve116
.Por nga ana praktike dhe nga rrethanat në të cilat ndodhet vendi ynë kam
mendimin se krijimi I gjykatave administrative është I parakohshëm për vendin tonë.117
1. Krijimi I gjykatave administrative autonome do të kishte një efekt të vogël dobësues
për gjykatat e zakonshme në nivelin e gjykatës së rrethit ,ndërsa kjo do të kishte një
ndikim shumë të madh në nivelin e gjykatave të apelit.Nëse numri I çështjeve
administrative do të rritej me anë të një përkufizimi më të gjerë të objektit të
juridiksionit administrative,ndikimi dobësues mbi gjykatat e zakonshme do të rritej
përkatësisht.Në këto kushte,vlen të theksohet se një gjykatë administrative autonome
do të ishte një institucion I tepërt dhe pa motiv në Shqipëri,pa sjellë ndonjë efekt
dobiprurës në funksionimin e sistemit gjyqësor në vend.
2. Numri I çështjve administrative nuk mund të mbështesë më shumë se një gjykatë
administrative të shkallës së parë ;ai nuk është I mjaftueshëm për të krijuar ndonjë
gjykatë administrative autonome në shkallët më të larta.
3. E drejta për t’ju drejtuar gjykatës nuk mund të respektohet,duke patur një gjykatë të
vetme administrative për shkallën e parë.Për pasojë,nuk mud të ishte shumë e
përshtatshme as krijimi I një sistemi të gjykatave administrative autonome dhe as
krijimi I gjykatave administrative autonome në një ose dy shkallë.Kushtet
gjeografike dhe infrastrukturore nuk e favorizojnë ngritjen e një gjykate të tillë.118
Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008 "A duhet të kemi një gjykatë të specializuar administrative në Shqipëri ? " Rovena Pregja,fq 39 116
Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008,"Reformimi I sistemit të drejtësisë,administrative në republikën e Shqipërisë" Av. Blendi Dibra,Fq 47 117
Një përfundim të tillë ka arritur edhe misioni EURALIUS,I cili vlerëson se organizimi I tashëm I shqyrtimit administrative të akteveadministrative në Shqipëri përputhet me Standardet Europiane.-"Rekomandim për organizimin e juridiksionit administrative në Shqipëri"datë 23 qershor 2006 118
Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008 "A duhet të kemi një gjykatë të specializuar administrative në Shqipëri ? " Rovena Pregja,fq 63
kopje
51
10.5 AVOKATI I POPULLIT
Çdo person fizik ose juridik që gjykon se të drejtat dhe liritë e tij janë shkelur nga një akt,
veprim ose mosveprim I organeve të administratës qëndrore e vendore apo të ndonjë
organi tjetër të veshur me autoritet publik, mund të paraqesë një ankesë, kërkesë apo
njoftim tek Avokati I Popullit.
Avokati I Popullit ka të drejtë të kërkojë nga organet e Administratës publike çdo
informacion apo dokument që lidhet me çështjen që ndjek. Ai ka të drejtë të kërkojë edhe
informacione apo dokumente të klasifikuara si sekret shtetëror. Në këto raste Avokati
është I detyruar të respektojë kërkesat për ruajtjen e sekretit shtetëror. Si rregull, ankesa
duhet t’I paraqitet Avokatit të Popullit me shkrim. Në raste urgjente, ankesa mund të
bëhet me telefon, por shumë shpejt ajo duhet të paraqitet edhe me shkrim ose e-mail, pasi
në të kundërt, procedura për shqyrtimin e çështjes ndërpritet.
Avokati I Popullit nuk pranon ankesa apo kërkesa anonime. Kujtoni gjithashtu, se çdo
shërbim që bëhet nga Avokati I Popullit, lidhur me ankesat, kërkesat dhe njoftimet, është
pa pagesë. Në bazë të nenit 25 të ligjit “Për Avokatin e Popullit”, janë jashtë juridiksionit
të Avokatit të Popullit urdhërat me karakter ushtarak të Forcave të Armatosura. Te
përjashtuar nga juridiksioni i Avokatit te Popullit janë gjithashtu Presidenti i Republikës
dhe Kryeministri. Pra, nuk mund të ankoheni tek Avokati i Popullit kundër Presidentit të
Republikës dhe Kryeministrit.
Tek Avokati i Popullit nuk mund të ankoheni, gjithashtu, edhe kundër vendimeve të
Gjykatës, qofshin ato vendime të ndërmjetme, qofshin përfundimtare. Me një fjalë, nuk
mund të ankoheni tek Avokati i Popullit, kur çështja juaj është objekt i shqyrtimit
gjyqësor.Ndërkohë, pa cënuar pavarësinë e Gjykatës, Avokati i Popullit pranon ankesa,
kërkesa apo njoftime për shkelje të të drejtave të njeriut, që rrjedhin nga administrata e
pushtetit gjyqësor dhe procedurat gjyqësore. Hetimi dhe kërkesa e Avokatit të Popullit
nuk prek pavarësinë e Gjykatës në marrjen e vendimit.Sikurse thamë, disa nga ankesat e
paraqitura mund të mos jenë në juridiksionin e Avokatit të Popullit, ose mund të mos
përmbushin kushtet për t’u trajtuar nga zyra e tij. Në raste të tilla, ankuesi do të marrë
përgjigjen sa më shpejt që të jetë e mundur, duke e këshilluar atë se çfarë duhet të bëjë,
cilat janë mundësitë që i kanë mbetur akoma, ose cilat janë mjetet ligjore që duhen
përdorur, përpara se ankesa të trajtohet nga Avokati i Popullit.119
Por instituti i avokatit të popullit gjithnji ka mbetur në planin dyshues,pasi ai shihet si
përkrahes i pushtetit publik .Duke parë numrin evogël të subjekteve që i drejtohen dhe
rezultateve të arritura.
10.6 CHECKS AND BALANCES Nëse parlamenti dhe qeveria janë të angazhuara në të njejtin funksion, atëherë ata edhe
kontrollohen nga njëri-tjetri. Ndarje e përgjegjësisë do të thotë ndarje e pushtetit. Aktorët,
përmes sistemit të “checks and balances”, paraqesin një sistem të kundërpeshave dhe të
balancës, të lidhura njëra-me tjetrën. Qeveria dhe parlamenti janë të varur nga njëri-tjetri
dhe u duhet një koncensus për formulimin e vendimeve bazë politike. Një procedurë e
tillë qëndron në konsekuencën e mendimit të Montesquieu-t, I cili në kategoritë e kohës
së tij, ligjvënien, në mënyrë primare e radhit në fushën e vendimeve bazë politike dhe e
konsideron pjesëmarrëse në të dy dhoma – në dhomën e aristokratëve dhe në atë të
qytetarëve -, duke bërë edhe këtu ndarjen e pushtetit. Në këtë mënyrë, dy organet
shtetërore dhe grupet shoqërore që qëndrojnë prapa tyre janë të detyruara të ndikojnë
119
Marre nga Revista Juridike “Jeta Juridike” 2008
kopje
52
bashkarisht gjatë akteve të caktuara të shtetit. Detyrimi për bashkëpunim mbanë në vete
elementin e kontrollit.120
10.7 MODERNIZIMI I ADMINISTRATËS PUBLIKE
Modernizimi administratës publike është një proces I vazhduar dhe I rëndësishëm, sepse
sjell modernizimin e vet Shtetit. Për qytetarët, administrata është faqja e dukshme dhe e
prekshme e vet Shtetit. Veçanërisht vitet e fundit qeveritë e vendeve demokratike I japin
një rëndësi gjithmonë e më të madhe modernizimit të administratës publike. Në mjaft
vende në përbërje të qeverisë përfshihet edhe një dikaster I veçantë, që mbulon fushën e
drejtimit dhe modernizimit të administratës publike. Në Shqipëri ende nuk ka një
institucion të tillë të miratuar me ligj. Departamenti I administratës publikë është një
strukturë e krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave, që e ka të kufizuar misionin e tij
kryesisht në fushën e Shërbimit civil. Ky Departament ka hartuar një Strategji
ndërsektoriale të reformës në administratën publike (2009-2013), që është e kufizuar në
shërbimin civil, prandaj nuk mund të shërbejë si platformë për reformimin e
administratës publike në vend. Kjo bëhet më e domosdoshme në kuadër të marjes së
statusit të vendit kandidat për në BE.
Në këtë kontekst, objektivat kryesore strategjike të modernizimit të administratës publike,
mund të grupohen në tre drejtime:
1. Përmirësimi I organizimit dhe funksionimit të administratës me synim rritjen e
efikasitetit të veprimit administrativ dhe të cilësisë e menaxhimit publik. Këtu është fjala
për përmirësimin e performancës së administratës publike dhe njëkohësisht,
ekonomizimin e shpenzimeve publike, që lidhen sidomos me inefikasitetin e ngadalësinë
e ingranazheve administrative. Në këtë kuadër përfshihet dhe vlerësimi I liberalizimit të
shërbimeve, që mund të ofrohen në kushtet e konkurrencës dhe garantimin e standardeve
të shërbimeve për shtetasit.
2. Përmirësimi I marrëdhënieve midis administratës dhe qytetarëve me synim
përmirësimin e shërbimeve që u jepen atyre. Këtu është fjala se si administrate të vihet
më mirӕ në shërbim të qytetarëve, duke filluar nga mënyrat e kontaktimit me ta, nga
thjeshtimi I formaliteteve dhe procedurave administrative .
3. Përmirësimi I legjislacionit dhe konsolidimi I praktikave të mira administrative për t’iu
përshtatur standarteve të “hapësirës administrative evropiane“. Këtu është fjala për
detyrimet që kanë vendet që aplikojnë për anëtarësi në Bashkimin Europian për të
reformuar administratat e tyre publike për të arritur kriteret e pranimit të Kopenhagenit
dhe të Madridit.
Modernizimi I administratës publikë është I lidhur edhe me kryerjen e një sërë reformash
në fusha të ndryshme për të zgjidhur mjaft nga problemet konkrete me të cilat ndeshet
administrata publike në Shqipëri. Kështu, mund të përmënden problemet që lidhen me
zbatimin e vendimeve të marra nga gjykatat në favor të qytetarëve, apo ato që lidhen me
zgjidhjen e problemeve me karakter emergjent.121
10.8 HAPËSIRA ADMINISTRATIVE EVROPIANE
Vendet që aplikojnë për anëtarësi në Bashkimin Europian duhet të reformojnë
administratat e tyre publike për të arritur kriteret e pranimit të Kopenhagenit dhe të
Madridit. Shumica e fushave të shtetit mbulohen ose ndikohen nga acquis
120
Waldemar Besson/Gotthard Jasper, Das Leitbild der modernen Demokratie. Bauelemente einer freiheitlichen Staatsordnung, Bonn 1990 121
http://shtetiweb.org/?p=2924
kopje
53
communautaire (I gjithë trupi I legjislacionit të Komunitetit Europian). Vendet kandidate
duhet të përshtasin legjislacionin e Komunitetit Europian për hapësirën e tyre ligjore dhe
pastaj ta vënë atë në zbatim. Vështirësitë dhe vonesat lidhen së shumti me procesin dhe
ritmin e zbatimit për shkak të mungesës së kapaciteteve. Asgjë nga acquis
communautaire nuk egziston për të vendosur standarte të sistemeve horizontale të
qeverisjes apo të administratës publike kombëtare. Qëllimet dhe orientimet për reformën
në administratën publike në perspektivën e pranimit në BE janë më pak të dallueshme.
Megjithatë ndërmjet shteteve demokratike është arritur një konsensus I përgjithshëm mbi
përbërësit e qeverisjes së mirë, që përfshijnë parimet e ligjshmërisë, të besueshmërisë,
parashikueshmërisë, përgjegjshmërisë dhe transparencës, si dhe kompetencat teknike dhe
drejtuese, kapacitetet organizative dhe pjesëmarrjen qytetare. Parimet e administratës
publike që pranohen nga Shtetet Anëtare të BE përbëjnë kushtet për një “Hapësirë
Administrative Europiane” (HAE).
HAE përfshin një grup standartesh të përbashkëta të një tërësi ligjesh administrative, si
akte procedurash apo procesesh administrative, akte të së drejtës për informim dhe ligje
të shërbimit civil, të cilat zbatohen në praktikë nëpërmjet procedurave dhe mekanizmave
të përgjegjshmërisë. Vendet që aplikojnë për anëtarësi në BE duhet të marrin parasysh
këto standarte kur zhvillojnë administratat e tyre publike. Kërkesa për zhvillimin dhe
zbatimin e acquis communautaire në standarte të besueshme në gjithë BE, ngritja e një
sistemi mbarë Europian të drejtësisë administrative dhe vlera themelore të përbashkëta të
administratës publike kanë krijuar një konvergjencë midis administratës publike
kombëtare për atë që përshkruhet si “Hapësira Administrative Europiane”
Formimi I një Hapësire Administrative Europiane ka të bëjë kryesisht me marrëveshjet
themelore institucionale, proceset, standartet e përbashkëta administrative dhe vlerat e
shërbimit civil. Kjo listë nuk është e kompletuar dhe ka ndryshime domethënëse në cilësi
ndërmjet Anëtarëve. Problemet që dalin nga këto ndryshime ndërmjet Shteteve Anëtare
janë një nga arësyet kryesore pse ndërtimit të institucioneve I është dhënë prioritet kaq I
lartë në procesin e zgjerimit drejt Europës Qëndrore dhe Lindore. Vendet kandidate kanë
nevojë të zhvillojnë administratat e tyrë për të arritur nivelin e besueshmërisë së
Hapësirës Administrative Europiane dhe një prag të pranueshëm të parimeve të
përbashkëta, procedurave dhe marrëveshjeve strukturore administrative. Vendet
kandidate duhet të arrijnë një standart minimal cilësie dhe besueshmërie të administratën
publike.
Një hapësirë e përbashkët administrative është e mundur kur një grup parimesh
administrative, rregullash dhe rregulloresh zbatohen në mënyrë uniforme në një territori
të caktuar që mbulohet nga kushtetuta kombëtare. Tradicionalisht, territori ku e drejta
administrative është e zbatueshme ka qënë I shteteve të pavarura. Çështja e ligjit të
përbashkët administrativ për të gjitha shtetet e pavarura të integruara në Bashkimin
Europian është debatuar, me intensivitet jo të njëtrajtshëm, që nga fillimet e Komunitetit
Europian. Një marrëveshje e përbashkët nuk ekziston ende.
Deri tani vetëm disa elementë të një ligji Europian administrativ eventual janë paraqitur
në Traktatet themelore të Bashkimit Europian dhe në legjislacionin dytësor të miratuar
nga Komisioni. Mungesa e një trupi juridik formal që rregullon administratën publike,
rregullat e saj procedurale, dhe marrëveshjet e saj institucionale, nuk do të thotë që e
drejta administrative mbikombëtare Europiane është e pakuptimtë osë e panjohur për
Shtetet Anëtare të BE. Egziston një acquis e përbashkët e përbërë nga parime të së drejtës
administrative, që mund të quhet edhe “acquis communautaire e pa formalizuar” në
sensin që nuk ka një konventë formale. Megjithatë, ajo mund të përfaqësojë një ligj
administrativtë përgjithshëm të përbashkët Europian.
KREU XI
11. REFORMAT NË ADMINISTRATËN PUBLIKE 2013-2020
Reforma në administratën publike ka qën një vijimësi sepse Administrata Publike
Shqiptare është një nga sektorët kryesorë të sfidave politike dhe historike të vendit, që
lidhen me antarësimin e Shqipërisë në BE.Reforma është një parakushr për integrimin për
integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.Integrimi në BE I konsideron kapacitetet
e mjaftueshme administrative dhe aftësinë për të miratuar dhe zbatuar legjislacionin e
BE, një kërkesë kryesore.
Detyrimi për të krijuar një administratë publike me nënpunës që zbatojnë ligjin dhe janë
në shërbim të popullit , që caktohen si parim me konkurs dhe që gëzojnë garanci të
qëndrimit në detyrë , është detyrim Kushtetues 122
.
Në shtator 2009 është miratuar Strategjia Ndërsektoriale e Reformës në Administratën
Publike 2009-2013123
, e cila synon m rritjen dhe forcimin e kapaciteteve të përgjithshme
administrative në shqipëri,përmes modernizimit të administratës publike shqiptare dhe
forcimit të institucioneve kyce. Të njëjtat prioritete janë të përfshira edhe në dokumentet
e Partneritetit Evropian124
në strategjinë Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007-
2013 125
Suksesi izbatimit të Strategjisë kërkon mirëmenaxhimin e ndryshimeve dhe një mendësi
të re të punës nga të gjitha institucionet.Operacionalizimi konkret I Strategjisë do të
kryhet nëpërmjet një qasjeje me faza. Dy plane të vecanta të veprimit do të zhvillohen
në faza të njëpasnjëshme :
Plani I veprimit I parë 2013-2015 (objektivat afatmesme) do të përqëndrohen në zbatimin
e legjislacionit të shërbimit civil, reformën strukturore institutcionale dhe përmirësimin
dhe përafrimin e sistemit të shërbimit civil me standartet europiane.
Një Plan Veprim I dytë 2016-2020 (objektivat afatgjata) do të pregatitet në gjysmën e
dytë të vitit 2015. Avancimi I procesit të zhvillimit të vëndit drejt integrimit europian
kërkon standarte gjithnjë e më të larta të administratës publike për të plotësuar kriteret e
Hapësirës Administrative Evropiane dhe zbatuar legjislacionin evropian.Plani I Veprimit
të dytë bazohet në një vlerësim të zbatimit të objektivave të periudhës së mëparshme
dhe rivlerësim të prioriteteve dhe përfshin aktivitete të reja në fushat kryesore të
reformës administrative , përfshirë përmirësime në fusha ku progresi nuk ka qenë I
mjaftueshëm.126
122
Neni 107 I Kushtetutës së Republikës së shqipërisë 123
Vendimi I Këshillit të Ministerave nr.1017 , datë 18.9.2009 ,“Për miratimin e strategjisë ndërsektoriale të reformës në administratën publike”. 124
2008/210/EC:Council Decision of 18 February 2008 on the principles, [priorities and conditions contained in European Partnership ëith Albania and repealing Decision 2006/54/EC, Fletore zyrtare L080 , 19/03/2008 Fq 0001- 0017 . shih në : http://eur-lex.europa.eu/lxUriSery.do?uri=OJ:L:2008:080:0001:01:EN:HTML 125
www.mie.gov.al 126
“ Strategjia Ndërkombëtare e Reformës në Administratën Publike” (Fokus në shërbimin civil, reformën e pagave, trajnimin e administratës publike) 2013-2020 ,fq 3-7
kopje
55
KONKLUZIONE
Ky punim u paraqit si një risi tek lexuesi,pasi në ndryshim nga studimet e tjera të
kësaj natyre Kundërvajtja Administrative u shfaq si një lidhje e fortë me të Drejtën
Administrative.Prandaj ky punim përvec fillesave dhe mbarëvajtjes së kundëravajtjes
Administrative ka trajtuar dhe të Drejtën Administrative si domosdoshmëri për
ekzistencën e kundërvajtjeve.
E rëndësishme është për tu përmendur tërësia e hallkave të vendosies në vënd të
kundërvajtjes së shkaktuar ku si mjet sigurimi është parashikuar ankimi administrative,
për ta bërë akoma dhe më të prekshme këtë cështie për lexuesin është trajtuar dhe
mënyra e procedimit administrative.Konkluzionet e nxiera prej këtij studimi shkencor do
të jenë mjaftë të vlefshme ku përvec teorisë janë trajtuar dhe ligje të posacëm në lidhje
me kundërvajtjet , gjë e cila sjell një analizë shumë të pasur krahasimore, duke e bërë
akoma dhe më konkrete tabllonë e zhvillimit të kundërvajtjeve administrative, dhe risive
që ato sollen periudhë pas periudhe ku n ë ditët e sotme vlen për tu përmendur:
Dënimet Administrative
Ankimin në rrugë gjyqësore
Ekzekutimin e vendimeve
Shpërndarjen e të ardhurave të mbledhura nga gjobat
Parashkrimin dhe shuarjen e dënimit administrative
Ligji tenton të bëje një rregullim sa me të plotë të të gjithë dinamikës së
marrëdhënieve në fushën administrative në momentin e kryerjes së një kundërvajtjeje
administrative. Gjithashtu, ai rregullon një sërë çështjesh të pazgjidhura apo të
paunifikuara me pjesën tjetër të legjislacionit në fuqi.Ligji solli një serë risish .Ai solli
unifikimin e një praktike të përgjithshme që do të ndiqet për ekzekutimin e gjobave në
mënyrë të detyrueshme, duke synuar procedura të shpejta dhe efektive, dhe përqendrimin
e tyre mundësisht në një organ të vetëm shtetëror ose në ato organe që sigurojnë
efektivitet në ekzekutimin e tyre, përkatësisht, tek organet që kanë në përbërjen e tyre
struktura për mbledhjen me forcë të detyrimeve.
Mendoj se përgjithësisht problematikat që nxori ne pah ligji i mëparshëm janë
mbajtur parasysh gjatë hartimit të ligjit të ri “Për kundërvajtjet administrative” dhe ligji
solli një përmirësimi dhe harmonizimi të mëtejshëm..Shpresojmë që këto përmirësime
do ta bëjë më të përgjegjshme edhe vetë administratën shtetërore në evidentimin e
rasteve të kundërvajtjes dhe në zbatimin të vendimeve ndëshkuese të lidhura me to. Ndër
eksperiencat më të vecanta është për tu përmendur edhe trajtimi I parimeve Evropiane,
adoptimi I të cilave jo vetëm do të shpejtojë zhvillimin e së Drejtës Administrative në
Shqipëri , por do shërbejë si një rregullator parandalues I kundërvajtjeve. Qëllimi për të njohur publikun me përdorimin e mjeteve që organet kontrolluese na
kan vënë në dispozicion për parandalimin e kundërvajtjeve administrative është realizuar
plotësisht prandaj le të përpiqemi të gjithë si qytetarë të një shteti në zhvillim,për respektimin
e këtyre ligjeve me frymë parimore dhe në mirëpritjen e parimeve dhe rregullave të
parashikuara nga organet ndërkombëtare. Vetëm kështu mund ti garantojme vendit,vetes dhe
brezave të ardhshëmSiguri dhe Drejtësi të bazuar në mbarëvajtjen ligjore.
kopje
56
BIBLEOGRAFIA
LITERATURË
A.Buda Gjergj Kastrioti dhe epoka e tij, Konferenca e Studimeve Albanologjike, Tiranë , 1969,
Aurela Anastasi ”E drejta kushtetuese”
Ali Pajaziti, Murtezan Ismaili, Mentor Hamiti, "Implementimi i etikës në arsimin e lartë", kumtesë e
prezantuar në Takimin e tretë të Institutit Alb-Shkenca, Tiranë, 1-3 shtator 2008
Doc. Dr. Ali Pajaziti,"Etika dhe administrata publike", Dhjetor 2008
Av. Blendi Dibra,Revista "E drejta parlamentare dhe politikat ligjore" Nr 46 qershor 2008,"Reformimi
I sistemit të drejtësisë,administrative në republikën e Shqipërisë"
B.Guy Peters ,"A është demokracia një zëvëndësuese për etikën?Reforma administrative dhe
përgjegjshmëria", Fq22
Dictionary of Political Thought, Roger Scruton, Pan Books &The Macmillans Press,1983
Enkeled Alibeaj "Institutet Legjislative të Demokracisë Direkte", ,8 Qershor 2011
Ermir Dobjani "E Drejta administrative 3,Kundravajtja Administrative në Shqipëri",.SHBLU,Tiranë
2002
Ermir Dobjani, " Vepra penale kunder veprimtarise shteterore te kryera nga zyrtaret, shperdorimi I
detyres, etj." , 2 Shtator 2011
E. Dobajni (2012) E drejta Administrative 1.Tirane