Top Banner
Kuartali i II-të prill-qershor 2021 Shkup, korrik 2021
22

Kuartali i II-të prill-qershor 2021

Nov 24, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

Kuartali i II-të

prill-qershor 2021

Shkup, korrik 2021

Page 2: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

2

Përmbajtja Hyrje ................................................................................................................................................ 4

1. Zbatimi i drejtë i legjislacionit si parakusht për shtetin e së drejtës dhe formalizimi i

ekonomisë gri ................................................................................................................................. 5

1.1 OEMVP në takim me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave.......... 5

1.2 Vazhdon realizimi i takimeve mujore në kuadër të Platformës për Partneritet Publiko-

Privat ........................................................................................................................................5

1.3 Platforma për dialog publiko-privat, OEMVP e zëshme në qëndrimet e saja ................. 6

2.Resurset humane si shtyllë kryesore e çdobiznesi .................................................................... 7

2.1 OEMVP pjesëmarrëse në panelin “Mekanizmat për mbështetjen e të rinjve për të mbajtur

biznesin e tyre dhe për të krijuar punësim të qëndrueshëm” .................................................... 7

2.2 Kryetari i OEMVP-së pjesëmarrës në VET Samit 2021 .......................................................... 7

3.Nxitja e sipërmarrësisë, inovacionit dhe rritja e konkurrueshmërisë vendore dhe rajonale të

kompanive anëtare ........................................................................................................................ 8

3.1 OEMVP vazhdon të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve kyçe të cilat kanë

ndikim në veprimtarinë e bizneseve...........................................................................................8

3.2 OEMVP ndihmon kompanitë në mobilizim të fondeve ........................................................ 8

3.3 Stafi profesional i OEMVP-se, realizon trajnim mbi Marketingun Digjital ............................ 9

3.4 OEMVP zhvillon takim me Odën Ekonomike Ndërkombëtare të Kazakistanit ................... 10

3.5 OEMVP - u mbajt mbledhja e parë e kryesisë së Grupacionit për ndërtimtari,

urbanizëm,mjedis dhe energjetikë ........................................................................................... 10

3.6 OEMVP vazhdon me aktivitetin e Roadshow ...................................................................... 11

3.7 OEMVP, tani edhe partner regjional i Forumit Botëror Ekonomik ..................................... 11

3.8 Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Byroja për zhvillim rajonal

nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi ............................................................................. 12

3.9 OEMVP nënshkruan memorandum mirëkuptimi, rritja e tregtisë me Ukrainën ................ 12

3.10 Info-sesion për prezantim të instrumentit të IPARD ........................................................ 13

4. OEMVP – Odë me kredibilitet dhe prestigj, e aftë për të tërhequr anëtarë të ri nëpërmjet

organizimit efektiv dhe professional ........................................................................................... 14

4.1 OEMVP përkrahëse e projekteve investuese dhe zhvillimore ............................................ 14

4.2 Kryetari Nebi Hoxha, në takim me odat e rajonit dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit

Rural të Shqipërisë .................................................................................................................... 15

Page 3: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

3

4.3 Konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës” ......................................... 15

4.4 OEMVP, e vetmja në rajon me Kodeks të praktikave të mira afariste ................................ 16

4.5 TOP 100™, tani më e mbrojtur me markë tregtare – OEMVP ............................................ 16

5. Marrëdhëniet me publikun ...................................................................................................... 17

5.1 Llidhur me shtyerjen e procesit të regjistrimit .................................................................... 17

5.2 Reagim – Imunizimi, investimet kapitale dhe pakoja e pestë kyçe për daljen nga kriza .... 17

5.3 Drilon Iseni: Ekonomia ende lufton me pasojat e krizës ..................................................... 18

5.4 Pako e gjashtë ekonomike – masat duhet të jenë gjithëpërfshirëse për gjitha veprimtaritë

18

5.5 Iseni: Regjistrimi proces i rëndësishëm demografik dhe për ekonominë .......................... 19

5.6 Iseni: Zhvillimi i (pa)barabartë rajonal në Maqedoni, Pollogu i lënë mbrapa .................... 19

5.7 OEMVP: Prodhuesit vendor duhet të jenë në qendër të vëmendjes ................................. 19

5.8 9 Maji – OEMVP kultivues dhe mbrojtës i vlerave Socio-Ekonomike Evropiane ................ 20

6.Komunikim me anëtarët ........................................................................................................... 20

7.OEMVP në media ...................................................................................................................... 20

8.OEMVP në rrjetet sociale .......................................................................................................... 20

Page 4: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

4

Hyrje

Ky dokument përmban përshkrim të shkurtuar të aktiviteteve të OEMVP-së për periudhën prill–

qershor 2021, në raport me përmbushjen e detyrave për realizimin e vizionit, misionit dhe

qëllimeve strategjike afatgjate të OEMVP-së, si një institucion i mirëfilltë dhe profesional i

drejtuar në përkrahjen dhe avancimin e bizneseve në vend dhe më gjerë.

OEMVP në vitin 2019, përpiloi strategji të re për vitin 2020–2023 duke u bazuar mbi kontekstin e

përgjithshëm, nevojat prioritare, aktivitetet e aktorëve tjerë dhe mbi rolin e vet, dhe ka definuar

pesë objektiva strategjik për këtë periudhë. Bazuar në vizionin dhe misionin, po ashtu edhe në

qëllimet afatgjate të Odës, gjatë kësaj periudhe jemi angazhuar në arritjen e këtyre qëllimeve

strategjike:

1. Zbatimi i drejtë i legjislacionit si parakusht për shtetin e së drejtës dhe formalizimi i ekonomisë

gri;

2. Resurset humane si shtyllë kryesore e çdo biznesi;

3. Nxitja e sipërmarrësisë, inovacionit dhe rritja e konkurrueshmërisë vendore dhe rajonale të

kompanive anëtare;

4. OEMVP – Odë me kredibilitet dhe prestigj, e aftë për të tërhequr anëtarë të ri nëpërmjet

organizimit efektiv dhe profesional;

Si qëllim horizontal, i cili përputhet me të gjitha qëllimet tjera, OEMVP promovon zhvillimin e

barabartë rajonal.

Edhe pse në kohë pandemie, gjatë kuartalit të dytë të vitit 2021 Oda ka realizuar me sukses të

gjitha aktivitetet e parapara me Planin Vjetor, dhe jo vetëm. Duke qenë se situata në vend është

e paparashikueshme, edhe aktivitetet e Odës transformohen dhe përshtaten varësisht nga

kërkesat dhe interesat e anëtarëve.

Drilon Iseni

Drejtor ekzekutiv

Page 5: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

5

1. Zbatimi i drejtë i legjislacionit si parakusht për shtetin e së drejtës

dhe formalizimi i ekonomisë gri

Në kuadër të përcaktimeve strategjike përmirësimin dhe zbatimin e drejtë të legjislacionit si

parakusht për shtetin e së drejtës dhe formalizimin e ekonomisë, për arritjen e qëllimeve të

definuara sipas misionit dhe vizionit të Odës, gjatë periudhës prill-qershor 2021 OEMVP ka

realizuar aktivitet në vijim.

1.1 OEMVP në takim me Ministrin e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave

Grupacioni i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të OEMVP-së, inicoi takim me Ministrin e

Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së ujërave, z. Arjanit Hoxha. Sektori i bujqësisë zë vend të

konsiderueshëm në

punësimin e përgjithshëm në

vend,ku 11.80% nga numri i

përgjtihshëm të të

punësuarve janë të punësuar

në po të njejtin.Ky grupacion

para ministrisë shpalosi

kërkesa dhe sygjerime

konkrete të cilat u formuluan

nga kompanitë anëtare të Odës.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore shpreh interesin për angazhimin e përbashkët

për të parë sektorin bujqësor si sektor për krijimin e vlerës së shtuar të prodhimeve vendore.

1.2 Vazhdon realizimi i takimeve mujore në kuadër të Platformës për Partneritet Publiko-Privat

Sot në hapësirat e Qeverisë, u

mbajt takimi në kuadër të

Platformës për Partneritet

Publiko-Privat ku ishin prezent

përfaqësuesit e lartë të OEMVP-

së dhe Odave ekonomike tjera

si dhe zv. Kryeministri për

çështje ekonomike z. Fatmir Bytyqi.

Page 6: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

6

Në takim u diskutua për çështje të të cilat tangojnë biznesin dhe ekonominë në përgjithsi, ndër

të cilat statusi për formimin e komitetit për turizëm në kuadër të Ministrisë së Ekonomisë, ligji

për marëdhënie pune – ministria për punë dhe politikë sociale, shpenzimet parafiskale dhe

eliminimi i tyre si dhe tema tjera të rëndësisë së ngjashme.

OEMVP vazhdon veprimtarinë e saj duke pasur për qëllim bazë mbrojtjen e interesave afariste të

anëtarësisë dhe më gjërë.

1.3 Platforma për dialog publiko-privat, OEMVP e zëshme në qëndrimet e saja

Në kuadër të Platformës për Dialog Publiko-Privat, në takimin e rradhës në qeveri OEMVP

shpalosi qëndrimet e saja mbi pika të caktuara aktuale të cilat preokupojnë biznesin dhe

ekonominë në përgjithësi.

Përfaqësuesit e OEMVP-së ishin më të zëshëm kur u diskutua mbi taksën ekologjike, duke

potencuar se ajo paraqet një barë

shtesë për bizneset dhe qytetarët

dhe se mund të shkaktojë dëme

tjera.

Poashtu OEMVP reagoi edhe mbi

mos sjelljen e protokoleve për

lejimin e funksionimit të

objekteve hotelierike në

ambiente të mbyllura.

OEMVP shfrytëzon çdo mundësi për t’i mbrojtur interesat e anëtarësisë dhe biznesit në përgjithsi,

duke dëshmuar se veprimtaria e saj është e dedikuar për zhvillim dhe rritje ekonomike të vendit.

Informatori ligjor JURIS dhe JURIS ALARM

Gjatë kësaj periudhe OEMVP publikoi 3 edicione të Informatorëve ligjor. Temat që u publikuan

në këto informatorë ligjorë janë:

• Ligji për plotësimin e ligjit të tregtisë – Kryerja e tregtisë me pakicë në kushte të pandemisë;

• Propozim Ligji për shitje të tokës bujqësore në pronësi shtetërore;

• Protokolle për hapjen dhe funksionimin e kafeterive dhe objekteve hotelierike dhe organizimin e dasmave/festave dhe ahengjeve.

Page 7: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

7

2.Resurset humane si shtyllë kryesore e çdobiznesi

2.1 OEMVP pjesëmarrëse në panelin “Mekanizmat për mbështetjen e të rinjve për të mbajtur

biznesin e tyre dhe për të krijuar punësim të qëndrueshëm”

Nënkryetarja e OEMVP-së si

dhe njëherit përfaqësuese e

grupacionit të teknologjive

Informative znj. Vlora Ademi,

ishte në panelin me tëme

“Mekanizmat për mbështetjen

e të rinjve për të mbajtur

biznesin e tyre dhe për tëkrijuar punësim të qëndrueshëm”

organizuar nga Fondacioni Albiz.

Ajo vuri theks të veçantë në nevojën për lehtësimin e taksave personale dhe të korporatave dhe

rregullorve qeveritare për përmirësimin e mjedisit për të bërë biznes sidomos në sektorin e IT-

së.

OEMVP dhe anëtarët e strukturave të sajа, çdoherë kanë përfaqësuar denjësisht biznesin duke

qenë pjesë aktive e iniciativave dhe ngjarjeve të ngjashme si kjo të cilat paraqesin mundësi të

mirë për të shpalosur qëndrimet tona si odë në interes të biznesit dhe anëtarësisë.

2.2 Kryetari i OEMVP-së pjesëmarrës në VET Samit 2021

Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha pjesëmarrës në VET Samit

2021, tema e të cilit ishte “Implementimi i sistemit të AAP-së në Kosovë: E ardhmja e AAP-së” ,

ku qëllimi kryesor i panelit të diskutimit ishte sfidat, rreziqet dhe mundësitë si dhe u diskutua

edhe për mësimet e nxjerra nga diplomatët e tyre dhe shkëmbimi i praktikave më të mira

ndërkombëtare.

Page 8: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

8

Nebi Hoxha në fjalimin e tij përcjelli edhe qëndrimin e OEMVP-së lidhur me këtë problematikë.

Rritja e standardit të jetesës është një proces i cilli duhet të ndodhë paralelisht me aftësimin e

kuadrove në vend, me qëllim të evitohen skenaret ku fuqia punëtore kërkon punë jashtë vendit

tonë. Ajo çfarë vërehet në viset tona është se kemi një mospërputhje mes statistikave zyrtare

mbi papunësinë dhe kërkesës për fuqi punëtore në tregun real.

3.Nxitja e sipërmarrësisë, inovacionit dhe rritja e konkurrueshmërisë

vendore dhe rajonale të kompanive anëtare

3.1 OEMVP vazhdon të zhvillojë takime me përfaqësues të institucioneve kyçe të cilat kanë

ndikim në veprimtarinë e bizneseve

Më datë 9 Prill e Premte, në hapësirat e OEMVP-së, ishin prezent Drejtoresha dhe ZV. Drejtori i

Drejtorisë të të hyrave publike znj. Sanja Lukarevska dhe z. Abdul Selam – Selami. Në këtë takim

u bisedua rreth çështjeve dhe

problematikave me të cilat bizneset e vendit

përballen në raport me këtë institucion, si

dhe u shkëmbyen sygjerime dhe

rekomandime për menjanimin e të njejtave.

OEMVP, çdoherë synon dhe punon në

drejtim të përmirësimit të klimës për të bërë

biznes në vend

3.2 OEMVP ndihmon kompanitë në mobilizim të fondeve

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore organizoi info-sesion për kompanitë, në të cilin

u prezantua Ligji për përkrahje financiare të investimeve. Kjo ngjarje u realizua në bashkëpunim

me kompaninë anëtare dhe njëkohësisht partner strategjik i Odës, SEG Holding.

Page 9: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

9

Në po të njejtin info-sesion

kompanitë u informuan rreth

procesit të aplikimit për ndihmë

financiare, cilat investime

përkrahen, dokumentet e

nevojshme për aplikim, dhe

problematika të ndryshme.

OEMVP do të qëndrojë gjithmonë pranë bizneseve duke Ju ndihmuar për mobilizim të fondeve,

që do të rezultojë në kryerjen e veprimtarisë së tyre me sukses.

3.3 Stafi profesional i OEMVP-se, realizon trajnim mbi Marketingun Digjital

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në kuadër të programit për zhvillim dhe rritje

të stafit profesional, mbajti trajnim me temë Marketingu Digjital.

Duke pasur parasysh dinamikën e zhvillimeve bashkëkohore digjitale, u përzgjodh ky trajnim si

temë, dhe ligjerues ishte Venhar Ramadani, njohës i metodave dhe platformave më të fundit

digjitale të marketingut.

OEMVP është ithtare e

digjitalizimit si dhe i të

qenurit në hap me

trendet e fundit, ndërsa

ngritja e kapaciteteve të

stafit profesional, është

mënyra më e mirë për të

arritur nivelet më të mira

të dhënies së shërbimeve

për anëtarësinë dhe bizneset në përgjithsi.

Page 10: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

10

3.4 OEMVP zhvillon takim me Odën Ekonomike Ndërkombëtare të Kazakistanit

Sot, me ndërmjetësimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, u zhvillua një takim mes Odës

Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Odës Ekonomike Ndërkombëtare të

Kazakistanit.

Të pranishëm ishin ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Kazakistan, z. Sali Limani,

nga OEMVP kryetari i saj z.Nebi

Hoxha, nënkryetarët e OEMVP-së,

drejtori ekzekutiv si dhe

përfaqësues të lartë të Odës

ndërkombëtare të Kazakstanit.

Ky takim kishte për qëllim

shpalosjen e potencialeve

ekonomike të dy vendeve

respektive si dhe nxitjen e një bashkëpunimi bilateral.

OEMVP do të vazhdojë rrugëtimin e saj drejt përmirësimit të klimës ekonomike të vendit, kështu

duke ndihmuar dhe nxitur sipërmarrësinë vendore.

3.5 OEMVP - u mbajt mbledhja e parë e kryesisë së Grupacionit për ndërtimtari,

urbanizëm,mjedis dhe energjetikë

16 Prill 2021 e Premte, u

mbajt mbledhja e parë e

kryesisë së Grupacionit për

ndërtimtari,

urbanizëm,mjedis dhe

energjetikë, në të cilin takim

u përcaktua edhe kryetari i

grupacionit z. Salim Hasani

nga Moding. Ndërsa nënkryetar i grupacionit u zgjodh z. Ibish Neziri nga Groteks Gradba.

OEMVP u kushton rëndësi grupacinoneve të cilat përfshijnë të gjithë sektorët ekonomik, të cilët

paraqesin burimin e informacioneve nga ku dhe më pas gjenerohen qëndrime karshi

problematikave të ndryshme të cilat raportohen nga të njejtat.

Page 11: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

11

3.6 OEMVP vazhdon me aktivitetin e Roadshow

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore edhe gjatë kësaj periudhe të vështirë për

bizneset, vazhdon me misionin e saj që të jetë më afër tyre, dhe të njoftohet me problemet reale.

Kryetari i OEMVP-së, z. Nebi Hoxha dhe nënkryetari z. Salim Hasani vazhdojnë me traditën e

Roadshow duke vizituar disa kompani në rajonin e Tetovës si: Tre Prom, e cila merret me prodhim

të shtëpive të

parafabrikuara, mobiljeve

të drurit, konstrukcioneve

të drurit dhe të tjera.

Donika Plus e cila posedon

materiale zyrtare dhe

shkollore, dhe Sun &

Stars, e cila merret me

shitje të veshjeve “second

hand” si dhe paketimit të ujit të burimit I am water Scardica.

OEMVP inkurajon bizneset që të mbështeten tek Oda, me qëllim që të arrihet një zhvillim më i

lartë ekonomik si dhe të ngritet niveli i mirëqenies shoqërore.

3.7 OEMVP, tani edhe partner regjional i Forumit Botëror Ekonomik

Zyra ekzekutive e Odës Ekonomike të

Maqedonisë Veri-Perëndimore, pas

një periudhe disa mujore të

negociimit me Forumin Ekonomik

Botëror, arrinë marrëveshje të

inkuadrimit të Republikës së Kosovës

në raportin “Indeksi Global I

Konkurrueshmërisë”.

Pas një partneriteti të sukseshëm

katër vjeçar me Forumin Ekonomik

Botëror, OEMVP-së i besohet edhe

përfshirja e Republikës së Kosovës në këtë raport shumë të rëndësishëm ekonomik i cili do të

realizohet nëpërmjet partnerit të OEMVP-së, Oda e Afarizmit të Kosovës.

Ky Raport, bën vlerësimin e aftësive të shteteve për të siguruar prosperitet për bizneset dhe

Page 12: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

12

qytetarët e tyre.Deri tani pjesë e këtij janë 141 shtete, por me inkuadrimin e Republikës së

Kosovës, tani do të ketë një vend me tepër në këtë raport të rëndësishëm ekonomik global.

3.8 Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Byroja për zhvillim rajonal

nënshkruajnë Memorandum bashkëpunimi

Sot Oda ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore dhe Byroja për zhvillim rajonal nënshkruan

Memorandum bashkëpunimi. Qëllimi i memorandumit është që të forcojë bashkëpunimin midis

palëve në fushat me interes të përbashkët, si p.sh:Mbështetje për rritjen e kohezionit territorial

dhe uljen e disproporcionit rajonal; Nxitja e zhvillimit të zonave rurale dhe zonave me nevoja

specifike për zhvillim; Promovimi i qeverisjes efektive dhe inovative e kështu me rradhë.

Përmes këtij

Memorandumi, palët

synojnë që përmes

mbështetjes reciproke të

kontribuohet në

shfrytëzimin sa më të

mirë të të gjitha

potencialeve zhvillimore

të rajoneve në

RMV.OEMVP në strategjinë e saj katër vjeçare është përcaktuar për promovim të zhvillimit të

barabartë rajonal i cili është mjaft i rëndësishëm për rritje dhe zhvillim ekonomik të qëndrueshëm

të një vendi.

3.9 OEMVP nënshkruan memorandum mirëkuptimi, rritja e tregtisë me Ukrainën

Sot u nënshkrua Memorandum i mirëkuptimit mes OEMVP-së dhe Këshillit të eksportuesve dhe

investitorëve në kuadër të Ministrisë për punë të jashtme të Ukrainës.

Kjo ndodhi pasi u realizua një takim

online mes Odave ekonomike të RMV-

së dhe dhe këshillit të lartëpërmendur,

ku të pranishëm ishin edhe

ambasadorët e të dy vendeve

respektive, përfaqësues të Odave

Page 13: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

13

ekonomike të RMV-së dhe të Odës ekonomike dhe industrisë së Ukrainës.

U diskutua edhe për potencialin ekonomik dhe mundësitë e rritjes së bashkëpunimit tregtar mes

dy vendeve. Në fund të këtij takimit, z. Drilon Iseni, si përfaqësues i OEMVP nënshkroi edhe

memorandumin e mirëkuptimit me palët e lartë përmendura.

3.10 Info-sesion për prezantim të instrumentit të IPARD

Në kuadër të aktiviteteve sipas planit vjetor të OEMVP-së, sot u organizua info-sesion online për

prezantim të instrumentit IPARD para kompanive anëtare të Odës.

OEMVP ju ndihmon

anëtarëve të saja që të

marrin vendime bazuar në

analiza të bëra paraprakisht,

në mënyrë që të zvogëlohet

rreziku i humbjes së

padëshiruar të fondeve,

duke ofruar njëkohësisht

një shërbim cilësor në fushën e financave, përgaditja e dokumentacionit të nevojshëm për

aplikim në programin IPARD si dhe qasje në fonde. Ky info-sesion u realizua në bashkëpunim me

kompaninë anëtare të Odës, Business Ten Solution.

Informatori Economicus dhe DOBIA

Gjatë tre-mujorit të dytë të vitit 2021 janë publikuar 2 edicione të informatorit ekonomik

Economicus dhe 3 Thirrje Publike në tre Biznes Informatorë DOBIA. Temat të cilat janë prezantuar

në këto informatorë ekonomik janë:

Economicus:

• Pakoja e gjashtë e masave Qeveritare kundër COVID-19;

• Bruto prodhimi vendor në RMV.

Page 14: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

14

DOBIA:

• Thirrje publike për të mbështetë rritjen e aftësisë konkurruese të subjekteve afariste nga

industria përpunuese – zhvillimi i subjektit afarist, zhvillimi i produkteve dhe zhvillimi i

tregut;

• Thirrje publike për mbështetje financiare për hotelierët e regjistruar me shifrat e

veprimtarisë prioritare 56.10, 56.29, 56.30;

• Thirrje publike për instrumentin mbështetës: Grantet e bashkëfinancuara për

ndërmarrjet start-up dhe spin-off – startup-3.

4. OEMVP – Odë me kredibilitet dhe prestigj, e aftë për të tërhequr

anëtarë të ri nëpërmjet organizimit efektiv dhe professional

4.1 OEMVP përkrahëse e projekteve investuese dhe zhvillimore

Me rastin e vendosjes së gurrëthemelit të investimit të ri të kompanisë Lear dhe Normak

Investment Group në ZZHTI Tetovë, në fjalimin e tij Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha,uroi

përfaqësuesit e kompanive në fjalë për suksesin dhe përkushtimin e dëshmuar gjatë këtyre

viteve, duke potencuar rëndësinë e tyre në luftën kundër papunësisë si dhe zhvillimin ekonomik.

OEMVP çdoherë ka qenë

përkrahëse e projekteve

investuese dhe zhvillimore, dhe

prezenca e Kryetarit Nebi

Hoxha në këtë ngjarje, ishte

vetëm se dëshmi e qëndrimeve

të Odës karshi këtyre

projekteve.

Page 15: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

15

4.2 Kryetari Nebi Hoxha, në takim me odat e rajonit dhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit

Rural të Shqipërisë

Kryetari i Odës Ekonomike të Maqedonisë-Veri Perëndimore z. Nebi Hoxha realizoi takim me

Ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, znj. Milva Ekonomi.

Takimi u realizua me iniciativë të Forumit Ekonomik Mbarë Shqiptar (FEMSH), në krye me

kryetarin z. Nagib Fejzi dhe anëtarët e tjerë të Bordit Drejtues. Qëllimi ishte që të shpalosen

problemet e vazhdueshme me të cilat

bizneset ballafaqohen gjatë

shkëmbimit tregtar ndërmjet

Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë

së Veriut si dhe për eleminimin e të

njëjtave.

Disa nga shqetësimet e vazhdueshme

që sipërmarrjet e vendeve respektive

hasin gjatë ushtrimit të aktivitetit të tyre eksportues, janë: tarifat e larta për kryerjen e procesit

të zhdoganimit, njohja reciproke e certifikatave të analizës, bllokimi i eksportit të produkteve me

origjinë shtazore.

OEMVP në kuadër të misionit të saj gjithmonë do të vazhdojë të mbrojë dhe promovojë interesat

e sektorit të biznesit si në vend ashtu edhe jashtë.

4.3 Konferenca rajonale “Ndikimi ekonomik dhe pasojat e krizës”

Në Prishtinë, u mbajt konferenca rajonale në kuadër të WBF me temë “Ndikimi ekonomik dhe

pasojat e krizës”, nën organizimin e Odës së afarizmit të Kosovës dhe Odës Ekonomike të

Maqedonisë Veri-Perëndimore.

Prezent në ngjarje ishin kryetarët e Odave rajonale, drejtorët e Odave, përfaqësues të ministrive

dhe institucioneve nga gjitha vendet e rajonit.

Kryetari i OEMVP-së z. Nebi Hoxha

i cili ishte edhe panelist në këtë

ngjarje, potencoi se

bashkëpunimi i ndërsjellë mes

odave të rajonit ka pasur ndikim

pozitiv për sa i përket tejkalimit të

barierave që kriza i ka bartur me

vete, si dhe kjo i ka bërë që Odat

të jenë shëmbull i lidershipi.Në kuadër të këtij projekti, u prezantuan edhe gjetjet e hulumtimit

Page 16: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

16

të ndikimit ekonomik dhe pasojat e krizës ku Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni

prezantoi gjetjet për sa i përket Republikës së Maqedonisë së Veriut.

OEMVP vazhdon të përkrahë ekonominë dhe bizneset, kështu duke e përforcuar edhe më tej

statusin e saj si lidere në këtë fushë.

4.4 OEMVP, e vetmja në rajon me Kodeks të praktikave të mira afariste

Në mbledhjen e Kuvendit të OEMVP-së u prezantua dhe aprovua Kodeksi i praktikave të mira

afariste. Ky dokument buron nga Statuti i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore për

të kontribuar në përmirësimin e kushteve të veprimit në kuadër të subjekteve afariste – anëtarë

të Odës ekonomike.

Ideja e sjelljes së këtij kodeksi erdhi si rezultat i nevojës së përkrahjes reciproke mes bizneseve

në aktivitetet e tyre afariste.

Kodeksi zbatohet sipas disa parimeve dhe dispozitave të përgjithshme, të tilla si: besueshmëria

dhe kredibilieti, komunikimi transparent, respektimi i dispozitave ligjore si dhe statutit të OEMVP,

konkurrenca e drejtë, mbrojtja e informacionit dhe të dhënave personale, parandalimi i konfliktit

të interesi si dhe transparenca, llogaridhënia dhe pjesëmarrja proaktive e gjithë akterëve të

biznesit.

Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore në misionin e saj për të avancuar, mbrojtur

interesat dhe promovuar bizneset në vend dhe jashtë, gjithmonë ka qenë dhe vazhdon të jetë

pioner në iniciativa të reja.

4.5 TOP 100™, tani më e mbrojtur me markë tregtare – OEMVP

Eventi prestigjioz TOP 100™, i karakterit

ekonomik tani më është brenduar dhe i

mbrojtur me markë tregtare.

OEMVP organizon këtë ngjarje për më

shumë se një dekadë, dhe TOP 100™ si

nocion është edhe sinonim i Odës, dhe tani

të njejtës i është pranuar e drejta e markës

tregtare nga Enti Shtetëror për pronësi

industriale.

Tani është evidente që, pjesëmarrja në këtë event specifik për OEMVP-në, i jep nderin kompanisë

tuaj të jetë pjesë e një ngjarjeje unike jo vetëm në vend por edhe në rajon.

Page 17: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

17

OEMVP do të vazhdojë rrugëtimin e saj në mbrojtjen e interesit dhe klimës të të bërit biznes,

duke u etabluar edhe më tej si institucioni më relevant në vend.

5. Marrëdhëniet me publikun

5.1 Llidhur me shtyerjen e procesit të regjistrimit

01.04.2021, Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore si institucion që mbron

interesat e komunitetit afarist, ka për qëllim të krijojë një klimë sa më të përshtatshme të të bërit

biznes.

OEMVP shpreh shqetësim lidhur me Propozim-ligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për

regjistrim të popullsisë për vitin 2021, i cili ndodhet në seancë parlamentare, me çka prolongohet

regjistrimi. Regjistrimi i popullsisë si proces i të dhënave statistikore, paraqet një nga anomalitë

e planifikimit makroekonomik dhe zhvillimit të ekonomisë në përgjithësi.

OEMVP si institucion me përgjegjësi shoqërore, gjithmonë ka përkrahur masat e Qeverisë për

mbrojtjen e shëndetit publik, mirëpo justifikimi i këtij ligji me nevojat për imunizim kolektiv nuk

është arsye e mjaftueshme.

Apelojmë deri tek Kuvendi që ky proces të vazhdojë dhe mos të shtyhet, duke respektuar kështu

të gjitha protokolet shëndetësore për mbrojtje të popullatës.

5.2 Reagim – Imunizimi, investimet kapitale dhe pakoja e pestë kyçe për daljen nga kriza

06.04.2021, Shkup – Oda Ekonomike e Maqedonisë Veri-Perëndimore vazhdon përpjekjet e saja

me qëllim të përmirësimit të kushteve të të bërit biznes si parakusht për rritje dhe zhvillim

ekonomik të vendit.

U bënë më se 1 vit që kur vendi ynë hyri në listën e shteteve të prekura nga Virusi i Kovid 19, dhe

që atëherë vendi iu nënshtrua një krizë socio-ekonomike dhe ne vlerësojmë se menaxhimi me

krizën është duke u zhvilluar me hapa shumë të ngadaltë në të gjitha aspektet.

Sipas të dhënave zyrtare, numri i të vaksinuarve në RMV është rreth 9000 persona që paraqesin

vetëm 0.45% të popullsisë dhe ne si Odë vlerësojmë se në kategoritë me prioritet për vaksinim,

duhet të inkuadrohen edhe bizneset.Me qëllim që të rikthehet aktiviteti ekonomik, shteti duhet

Page 18: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

18

të stimulojë sektorët që kanë potencial zhvillimor-ekonomik,sidomos,projektet kapitale-

infrastrukturore.

Me qëllim të zbutjes së efekteve të krizës në ekonominë e vendit, OEMVP apelon deri tek

institucionet qeveritare që:

• Të jepen instruksione të qarta për qarkullim gjatë orës policore

• Të sigurohet numër i mjaftueshëm i vaksinave Anti-Kovid

• Vendosja e biznesit në listën prioritete për imunizim

• Realizimi prej së paku 80% të investimeve kapitale

• Mos të bllokoheт sjellja е pakos së pestë të masave

5.3 Drilon Iseni: Ekonomia ende lufton me pasojat e krizës

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni, në prononcim për Deutsche Welle, u shpreh se RMV

është ende në proces të rekuperimit nga kriza

ekonomike, dhe se efektet negative ende ndodhin dhe

ndjehen në ekonominë vendore. Ai poashtu potencoi

se Ekonomia do vazhdojë të vuaj në rast se procesi i

imunizimit nuk ndodh në hapa më të shpejtë, sepse

kriza ekonomike e ka zanafillën nga pandemia e Kovid

19.

Për më tepër, lexoni deklaratën e plotë në lidhjën e më

poshtme.

https://www.dw.com/mk/a-57134139?maca=maz-rss-maz-eco_timemk-4723-xml-mrss

5.4 Pako e gjashtë ekonomike – masat duhet të jenë gjithëpërfshirëse për gjitha veprimtaritë

Durim Zeqiri nga OEMVP, për Radio Evropa e Lire komentoi pakon e gjashtë ekonomike anti

kovid, ku deklaroi se sektori i turizmit dhe hotelierisë është sektori më i dëmtuar që nga fillimi i

pandemisë, andaj masat duhet të jenë gjithëpërfshirëse për gjitha veprimtaritë.

Për më tepër ndiqeni deklaratën e z. Zeqirit ne lidhjen e më poshtme, ku fillon ne minuten 17:45.

https://www.evropaelire.org/a/31196167.html

Page 19: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

19

5.5 Iseni: Regjistrimi proces i rëndësishëm demografik dhe për ekonominë

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni për Radio Evropa e Lirë tha se me regjistrimin

epopullsisë bëhet evidenca më e përgjithshme e gjendjes faktike, evidenca se çfarë fuqie

punëtore kemi, çfarë profile profesionesh disponojmë, në çfarë forme funksionojnë amvisëritë,

cilat qytete çfarë fuqie punëtore kanë. Për më tepër, lexoni deklaratën e plotë në lidhjen e më

poshtme.

https://www.evropaelire.org/a/shtyrja-e-regjistrimit-te-popullsise-/31184126.html

5.6 Iseni: Zhvillimi i (pa)barabartë rajonal në Maqedoni, Pollogu i lënë mbrapa

Drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni për Telegraf tha se Republika e Maqedonisë së Veriut

është shtet me pabarazi të skajshëm të zhvillimit rajonal. Ky aspekt, paraqet probleme të rënda

të karakterit socio-ekonomik si pasojë e stimulimit indirekt të migrimit të popullsisë nga rajonet

më pak të zhvilluara, ndërsa paralelisht e fokuson kapacitetin e përgjithshëm ekonomik të vendit

në qendrat më të zhvilluara. Për më tepër, lexoni deklaratën e plotë në lidhjen e më

poshtme.https://telegrafi.com/iseni-zhvillimi-pabarabarte-rajonal-ne-maqedoni-pollogu-lene-

mbrapa/

5.7 OEMVP: Prodhuesit vendor duhet të jenë në qendër të vëmendjes

OEMVP – Prodhuesit vendor duhet të jenë në qendër të vëmendjes nga institucionet, sepse

vetëm me rritjen dhe zhvillimin e tyre mund të arrihet zhvillimi i qëndrueshëm ekonomik, dhe

kështu të rritet konkurrenca.

Për më shumë, lexoni në linkun më poshtë:

https://www.novamakedonija.com.mk/ekonomija/%D0%BA%D0%B0%D0%BA%D0%BE-

%D0%B4%D0%B0-%D1%81%D0%B5-

%D0%B7%D0%B1%D0%BE%D0%B3%D0%B0%D1%82%D0%B8-

%D0%B8%D0%B7%D0%B2%D0%BE%D0%B7%D0%BD%D0%BE%D1%82%D0%BE-

%D0%BF%D0%BE%D1%80%D1%82/

Page 20: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

20

5.8 9 Maji – OEMVP kultivues dhe mbrojtës i vlerave Socio-Ekonomike Evropiane

Me rastin e shënimit të 9 Majit si dita e Evropës, drejtori ekzekutiv i OEMVP-së z. Drilon Iseni për

Telegrafi Maqedoni tha se kultivimi i vlerave evropiane është natyrshmëri e Odës, dhe se e njejta

është përgjegjësi kolektive e të gjithëve, me synim të përbashkët drejt integrimit në BE.

Për më tepër hapeni linkun e mëposhtëm:https://telegrafi.com/drilon-iseni-9-maji-oemvp-

kultivues-dhe-mbrojtes-vlerave-socio-ekonomike-evropiane/

6.Komunikim me anëtarët

Gjatë 6 muajve të parë të vitit 2021, Desku i shërbimeve ka realizuar 1643 kontakte me kompani

në forma të ndryshme (thirrje telefonike dhe e-mail) dhe njëkohësisht Desku i shërbimeve është

kontaktuar rreth 573 herë. Në gjashtë mujorin e parë, OEMVP numëron gjithsej 107 kompani

anëtare nga të cilat 89 kompani me pagesë dhe 18 kompani pa pagesë, prej të cilave 15 kompani

pjesë e programit post COVID - 19 për transformim të kompanive.

7.OEMVP në media

Gjatë periudhës Janar – Qershor të vitit 2021 përfaqësues të OEMVP-së kanë qenë pjesë e mbi

15 emisioneve televizive dhe online, sidomos në periudhën e pandemisë. Gjithashtu, lajmet,

kërkesa dhe reagimet e OEMVP-së janë shpërnda nëpër portale mbi 262 herë.

8.OEMVP në rrjetet sociale

OEMVP më tepër ndiqet në rrjetin sociale FACEBOOK, nga 7,063 persona.

Krahasur me vitin paraprak kemi rritje të ndjekësve për 23.37%.

Page 21: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

21

9.OEMVP në faqen zyrtare

OEMVP faqen zyrtare e ka në tri gjuhë, gjatë periudhës Janar - Qershor të vitit 2021 faqja zyrtare

e OEMVP-së është vizituar 30.778 herë, nga 17.290 përdorues, prej të cilëve 90.2% vizitues të ri

dhe 9.8% vizitues të përhershëm të faqes zyrtare të Odës. Në krahasim me periudhën e njejtë të

vitit paraprak kemi rritje prej 54.80%. Ndjekësit kryesisht janë nga: Maqedonia e Veriut, Kosova,

Gjermania, Zvicra dhe Shqipëria.

3581

4053

4522

5131

5873

7063

0 1000 2000 3000 4000 5000 6000 7000 8000

2016

2017

2018

2019

2020

2021

25,390

30,778

0

5,000

10,000

15,000

20,000

25,000

30,000

35,000

Janar/Qershor 2020 Janar/Qershor 2021

Vizitat në faqen zyrtare të OEMVP-së

Page 22: Kuartali i II-të prill-qershor 2021

22