Top Banner
buletin Kujtesa Buletin Nr.169 (26 dhjetor 2016 – 23 janar 2017) | www.kujtesa.com | Tel: 038 22 55 99 Kthehen kërkuesit e thesarit në Discovery Seria dokumentare ‘Kërkuesit e thesarit’ kthehet për sezonin e radhës, edhe atë në Ishullin e Gjarprit në Brazil. Kërkues të njohur nga anembanë planetit nisen në aventurën epike për të gjetur arin e inkasove, të njohur edhe si ‘Thesari i trinisë’. Por, ky nuk është një kërkim i thjeshtë - I thuaj po fustanit në TLC Në vitin 1981, David Emmanuel dhe atëherë bashkëshortja e tij Elizabeth kishin dizajnuar ndoshta fustanin më ikonik të nusërisë në botë për Princeshën Diana. Tani, David është duke dizajnuar fustanet e ëndrrave për nuset britanike, në sezonin e parë të versionit britanik të serisë së popullarizuar, ‘Thuaj po fustanit.’ Secila nuse kandidate vjen me kërkesat dhe ëndrrat nga më të veçantat në butikun e Christines dhe skuadrës së saj të ‘Confetti&Lace’ të cilët në bashkëpunim me Davidin do të përkujdesen të 90 ditë para martesës në TLC Sezoni i ri i serisë së njohur të TLC viziton çiftet nga sezonet paraprake duke hedhur një sy në martesën e tyre. Numërimi para martesës do të vjen në sfond si një sfidë e fituar në të kaluarën. Mund të shihni se si vazhdon jeta e Danielle e Mohamedit pas kritikëve në rrjetet shoqërore dhe shtëpitë e tyre; Melanie dhe Devar në lidhje e të cilëve të gjithë kishin pasur dyshimet e veta; Loren e Alexei dashuria e frikshme e të cilëve pati StarTalk në NatGeo Astrofizikanti Neil deGrasse Tyson vazhdon të jetë mikpritës i shkencëtarëve të ndryshëm në diskutimin e temave që kanë të bëjnë me kozmosin. Këto tema ndërthuren me pop- kulturën me komikë të ndryshëm që vijnë në rolin e mysafiri të dytë në sezonin e radhës së ‘Startalk.’ Çdo javë tema si fantastika ndëryjore, udhëtimet hapësinore, jeta jashtëtokësore, e deri tek e Vrasja e përkryer në IDXtra Reality-seriali ‘Vrasja e përkryer’ kthehet për të gjurmuar përsëri vrasjet më të ndërlikuara në sirtarët e detektivëve. Me të dyshuar të shumtë dhe gjurmë hutimi në çdo kthesë, detektivët do të duhet të mendojnë mençur dhe ngadalë për të kapur këta vrasës. Këta vrasës janë ankthi më i errët i çdo detektivi, me veprat e tyre të cilat provojnë ti ndërlikojnë edhe më shumë për të humbur gjurmët, qoftë duke dërguar letra anonime apo duke vendosur evidencë false. Secili episod fokusohet në hetimet derisa detektivët vendosin planin fillestar, për ta ndryshuar atë vazhdimisht me zbulimin e evidencave të reja. ‘Vrasja e përkryer’ shfaqet çdo të enjte në ora 21:00 në IDXtra. Iron Kid në Tring Tring Në botën e të ardhmes në të cilën jeton, Marty papritmas gjen një grusht roboti. Kur e vesh atë grusht, ai transformohet në ‘fëmijën e hekurt’ – një cyborg trashëgimtar të Eon-it legjendar, hero i cili kishte luftuar në garën e robotëve rreth 100 vite më parë. Tani që ka fuqi mbinjerëzore, Martyt i nevojitet stërvitje e gjatë për të mësuar të kontrolloj atë, dhe mbi të gjitha ta përdor për qëllime të mira. ‘Iron Kid’ shfaqet çdo ditë rreth orës 8:50, 15:00, dhe 22:10 në kanalin Tring Tring. ky ishull i shkëputur larg kontinentit është shtëpi e mijëra gjarpërinjve të llojit viper. Ky fakt veç sa vështirëson rrugëtimin e kërkuesve të cilët pos zgjidhjes së të dhënave që vijnë në formë të detyrave komplekse matematikore, duhet edhe të kenë kujdes në hedhjen e çdo hapi, i cili pos që mund të ju sjell pasuri të pafund, edhe mund tu kushtoj me jetë. ‘Kërkuesit e thesarit: Ishulli i gjarprit’ shfaqet çdo të hënë në ora 20:00 në Discovery Channel. sfida; dhe çifte tjera, tre muajt e fundit e jetës beqare së të cilëve ishte filmuar nga TLC sezonet e kaluara. ’90 ditë para martesës,’ shfaqet çdo të marte në ora 20:00 në kanalin TLC ardhmja e planetit tonë dhe hapësirës në të cilën noton Toka, do të debatohen me këndvështrime dhe ide të ndryshme nga të pranishmit. Sezoni i dytë i ‘StarTalk’ shfaqet çdo të hënë në mesnatë në kanalin National Geographic Channel. kthejnë në realitet ëndrrat e nuseve. ‘I thuaj po fustanit’ shfaqet çdo të premte në ora 20:00 në TLC.
4

Kthehen kërkuesit e thesarit në Discovery I thuaj po fustanit në TLC ...

Feb 07, 2017

Download

Documents

lyquynh
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Kthehen kërkuesit e thesarit në Discovery I thuaj po fustanit në TLC ...

buletinKujtesa Buletin Nr.169 (26 dhjetor 2016 – 23 janar 2017) | www.kujtesa.com | Tel: 038 22 55 99

Kthehen kërkuesit e thesarit në DiscoverySeria dokumentare ‘Kërkuesit e thesarit’ kthehet për sezonin e radhës, edhe atë në Ishullin e Gjarprit në Brazil. Kërkues të njohur nga anembanë planetit nisen në aventurën epike për të gjetur arin e inkasove, të njohur edhe si ‘Thesari i trinisë’. Por, ky nuk është një kërkim i thjeshtë -

I thuaj po fustanit në TLCNë vitin 1981, David Emmanuel dhe atëherë bashkëshortja e tij Elizabeth kishin dizajnuar ndoshta fustanin më ikonik të nusërisë në botë për Princeshën Diana. Tani, David është duke dizajnuar fustanet e ëndrrave për nuset britanike, në sezonin e parë të versionit britanik të serisë së popullarizuar, ‘Thuaj po fustanit.’ Secila nuse kandidate vjen me kërkesat dhe ëndrrat nga më të veçantat në butikun e Christines dhe skuadrës së saj të ‘Confetti&Lace’ të cilët në bashkëpunim me Davidin do të përkujdesen të

90 ditë para martesës në TLCSezoni i ri i serisë së njohur të TLC viziton çiftet nga sezonet paraprake duke hedhur një sy në martesën e tyre. Numërimi para martesës do të vjen në sfond si një sfidë e fituar në të kaluarën. Mund të shihni se si vazhdon jeta e Danielle e Mohamedit pas kritikëve në rrjetet shoqërore dhe shtëpitë e tyre; Melanie dhe Devar në lidhje e të cilëve të gjithë kishin pasur dyshimet e veta; Loren e Alexei dashuria e frikshme e të cilëve pati

StarTalk në NatGeoAstrofizikanti Neil deGrasse Tyson vazhdon të jetë mikpritës i shkencëtarëve të ndryshëm në diskutimin e temave që kanë të bëjnë me kozmosin. Këto tema ndërthuren me pop-kulturën me komikë të ndryshëm që vijnë në rolin e mysafiri të dytë në sezonin e radhës së ‘Startalk.’Çdo javë tema si fantastika ndëryjore, udhëtimet hapësinore, jeta jashtëtokësore, e deri tek e Vrasja e përkryer në IDXtra

Reality-seriali ‘Vrasja e përkryer’ kthehet për të gjurmuar përsëri vrasjet më të ndërlikuara në sirtarët e detektivëve. Me të dyshuar të shumtë dhe gjurmë hutimi në çdo kthesë, detektivët do të duhet të mendojnë mençur dhe ngadalë për të kapur këta vrasës. Këta vrasës janë ankthi më i errët i çdo detektivi, me veprat e tyre të cilat provojnë ti ndërlikojnë edhe më shumë për të humbur gjurmët, qoftë duke dërguar letra anonime apo duke vendosur evidencë false. Secili episod fokusohet në hetimet derisa detektivët vendosin planin fillestar, për ta ndryshuar atë vazhdimisht me zbulimin e evidencave të reja.‘Vrasja e përkryer’ shfaqet çdo të enjte në ora 21:00 në IDXtra.

Iron Kid në Tring TringNë botën e të ardhmes në të cilën jeton, Marty papritmas gjen një grusht roboti. Kur e vesh atë grusht, ai transformohet në ‘fëmijën e hekurt’ – një cyborg trashëgimtar të Eon-it legjendar, hero i cili kishte luftuar në garën e robotëve rreth 100 vite më parë. Tani që ka fuqi mbinjerëzore, Martyt i nevojitet stërvitje e gjatë për të mësuar të kontrolloj atë, dhe mbi të gjitha ta përdor për qëllime të mira.‘Iron Kid’ shfaqet çdo ditë rreth orës 8:50, 15:00, dhe 22:10 në kanalin Tring Tring.

ky ishull i shkëputur larg kontinentit është shtëpi e mijëra gjarpërinjve të llojit viper. Ky fakt veç sa vështirëson rrugëtimin e kërkuesve të cilët pos zgjidhjes së të dhënave që vijnë në formë të detyrave komplekse matematikore, duhet edhe të kenë kujdes në hedhjen e çdo hapi, i cili pos që mund të ju sjell pasuri të pafund, edhe mund tu kushtoj me jetë. ‘Kërkuesit e thesarit: Ishulli i gjarprit’ shfaqet çdo të hënë në ora 20:00 në Discovery Channel.

sfida; dhe çifte tjera, tre muajt e fundit e jetës beqare së të cilëve ishte filmuar nga TLC sezonet e kaluara. ’90 ditë para martesës,’ shfaqet çdo të marte në ora 20:00 në kanalin TLC

ardhmja e planetit tonë dhe hapësirës në të cilën noton Toka, do të debatohen me këndvështrime dhe ide të ndryshme nga të pranishmit.Sezoni i dytë i ‘StarTalk’ shfaqet çdo të hënë në mesnatë në kanalin National Geographic Channel.

kthejnë në realitet ëndrrat e nuseve. ‘I thuaj po fustanit’ shfaqet çdo të premte në ora 20:00 në TLC.

Page 2: Kthehen kërkuesit e thesarit në Discovery I thuaj po fustanit në TLC ...

www.facebook.com/KujtesaNet | www.facebook.com/KujtesaSport

Kampionët në KujtesaBarazimi ndaj Ludogorets pasi u kishte humbur pozitën e parë PSG-së në grup, u solli atyre edhe njërin nga pretendentët për titull në këtë edicion të Ligës së Kampionëve, Barcelonën. Kampionët e pesëfishtë do të hapin fazën eliminatore me datë 14 shkurt në Paris. Në të njëjtën datë, Benfica pret Borussian e Dortmundit që kishte kaluar grupet si e para. Ata kishin nxjerr pikë nga udhëtimi në Madrid kundër Realit.Tani kampionët në fuqi presin italianët e Napolit. Skuadra tjetër italiane, ajo e Juventusit ndeshet me portugezët e Portos. Manchester City do të ndeshet me Monacon në rrugën drejt përsëritjes së suksesit nga sezoni i kaluar kur arritën deri në gjysmëfinale. Leverkuseni pret nënkamponët në fuqi, Atleticon e Madridit, derisa derbi tjetër i kësaj faze është përballja ndërmjet Bayernit të Mynihut dhe Arsenalit të Londrës. Debutuesit në këtë garë, kampionët anglez të Leicester Cityt kanë pasur fatin të ndeshen me kampionët aktual të Europa League, Sevilla. Pos të gjitha ndeshjeve të Ligës së Kampionëve, në Kujtesa mund të ndiqni edhe fazën eliminatore të Europa League.

Transmetimet në

Liga e KampionëveE martë, 14 shkurt 201720:45 PSG – Barcelona20:45 Benfica–DortmundE mërkurë, 15 shkurt 201720:45 Bayern - Arsenal20:45 RealMadrid-NapoliE martë, 21 shkurt 201720:45 ManchesterCity-Monaco20:45 Leverkusen-AtleticoE mërkurë, 22 shkurt 201720:45 Sevilla–LeicesterCity20:45 Porto-Juventus

NBA në KujtesaE enjte, 29 dhjetor18:00 NBAAction K1E premte, 30 dhjetor02:00 Cleveland–Boston K1E shtunë, 31 dhjetor23:00 Sacramento–Memphis K1E diel, 1 janar23:45 Atlanta–SanAntonio K1E enjte, 5 janar 201718:00 NBAAction K1E premte, 6 janar04:30 Denver–SanAntonio K1E diel, 8 janar02:00 Chicago–Toronto K121:30 Milwaukee–Washington K1

Sportet e borës në EurosportE martë, 27 dhjetor10:45 SuperG(M)–SantaCaterina ESP1E mërkurë, 28 dhjetor10:15 Sllallomimadh(F)–SemmeringESP111:30 Lëshim(M)–SantaCaterina ESP113:15 Sllallomimadh(F)–SemmeringESP118:00 Biathlon–Stafetë ESP1E enjte, 29 dhjetor11:30 SllallomKombinim(M) ESP113:45 SuperGKombinim(M) ESP115:00 Sllallom(F)–Semmering ESP116:30 KërcimemeSki–Kualifikime ESP118:00 Sllallom(F)–Semmering ESP1E premte, 30 dhjetor16:30 KërcimemeSki–Obertsdorf ESP1E shtunë, 31 dhjetor13:45 KërcimemeSki–Kualifikime ESP115:15 CrossCountry–Sprint(M/F) ESP1E diel, 1 janar 201712:45 CrossCountry–10kmklasik(M)ESP113:45 KërcimemeSki–Garmisch ESP116:00 CrossCountry–5kmklasik(M) ESP1

Për më shumë informata në lidhje me transmetimetnë kanalet Kujtesa Sport vizitoni faqe tona nëFacebookwww.facebook.com/KujtesaNetwww.facebook.com/KujtesaSport

Sportet e borës në EurosportHerën e fundit garat teknike në Semmering të Austrisë ishin zhvilluar para katër viteve. Anna Fenninger e Veronika Velez-Zuzulova ishin stolisur me të artat në sezonin e dominuar nga Tina Maze. Derisa sllovenia është pensionuar, e Fenninger akoma nuk është gati pas lëndimit të pësuar vitin e kaluar, sllovakja Velez-Zuzulova tashmë ka siguruar dy podiume këtë sezon duke mbetur pas Mikaela Shiffrin në të dy rastet. Meshkujt e mbyllin vitin në Santa Caterina. Adrien Theraux mbron titullin në lëshim, derisa gara e super-kombinimit zhvillohet për herë të parë në qendrën skitare italiane. Martin Sundby dhe Therese Johaug mbrojnë titujt në Turneun e Vitit të ri në skitari nordike, derisa ky sezon nis me garat e sprintit dhe ato klasike në distancë të shkurtër në Val Mustair të Zvicrës. Kupa e botës në sportet dimërore transmetohet çdo javë në Eurosport

Hopman Cup në Eurosport Në vigjilje të grand-slam turneut të parë të vitit në tenis, Australian Open, Eurosport do të transmetoj disa turne që zhvillohen në kontinentin e kangurëve. I pari është turneu i kombëtareve, Hopman Cup. Vendasit të udhëhequr nga Nick Kyrgios e Daria Gavriola kishin fituar titullin vitin e kaluar duke mposhtur në finale ukrainasit. Të dy kthehen për të fituar titullin e tretë të australianëve edhe këtë edicion. Në konkurrencë do të kenë vendet më të njohura në sportin e tenisit si SHBA-të, Francën, Gjermaninë, e Britaninë e Madhe. Mbi të gjitha, Hopman Cup është edhe arena e parë e Roger Federer në tenis pas mungesës prej disa muajve për shkak të lëndimit.Hopman Cup zhvillohet ndërmjet datave 1 e 7 janar, dhe transmetohet në kanalet Eurosport, kryesisht mëngjeseve.

Katër Kërcimoret në EurosportPeter Prevc është vetëm slloveni i dytë që ka fituar edicionin e Katër Kërcimor-eve. Gara legjendare e fundvitit shënon edicionin e 65të këtë sezon. Derisa kampioni aktual, Peter Prevc ka nisur sezonin me një formë jo të mirë, vël-lai i tij i vogël, Domen Prevc është në formën e jetës së tij duke fituar dy gara këtë sezon që e vendosin në krye të renditjes në Kupën e Botës.Në mesin e favoritëve pritet të jetë edhe Severin Freund i cili vitin e kaluar kishte triumfuar në Oberstdorf, për të përfunduar në podium në tri garat tjera të fituara nga Peter Prevc. I treti vitin e kaluar ishte Michael Haybock.Edicioni i 65të i turneut të vitit të ri në kërcime me ski, Katër Kërcimoret transmetohet në tërësi në kanalet Eurosport.

NBA KujtesaÇereku i fundit u kishte sjell fitoren e pestë radhazi në fillim të këtij sezoni kampionëve aktual. Ajo kishte ardhur kundër Boston. Celtics tani renditen në pozitën e tretë duke provuar të mbesin në hap me Cleveland dhe Toronton që udhëheqin Lindjen. Lebron James (30pikë+12asistime) dhe Tristan Thompson (15pikë+14kërcime) kishin udhëhequr vendasit, derisa Bostonit nuk i kishin mjaftuar 30 pikët e Isaiah Thomas. Atlanta është larg të dyjave në Lindje, si pasojë e shtatë humbjeve radhazi. Kundër San Antonio Spurs do të jetë përballja e parë e tyre këtë sezon me të cilin edhe nisin vitin 2017. Vitin e kaluar, mbrojtja e çeliktë e Spurs kishte qenë kyçe në fitoren e djemve të Greg Popovich në Philips Arena. Për Spurs nuk është në pikëpyetje playoffi, tashmë disa sezone. Por, Sacramento Kings do të provoj që pas një mungesë të gjatë të gjej veten aty. Ata do të provojnë të përsërisin suksesin e ndeshjes së parë kundër Memphis të cilët i kishin mposhtur 96-92. Kosta Koufos kishte marr përsipër sulmin me 7 nga 13 kërcimet të bëra në trapezin kundërshtar, krahas 16 pikëve të shënuara. NBA transmetohet ekskluzivisht në Kujtesa.

sport

Page 3: Kthehen kërkuesit e thesarit në Discovery I thuaj po fustanit në TLC ...

www.facebook.com/KujtesaNet | www.facebook.com/KujtesaSport

Frozen (2013)Zhanri: Animacion, Aventurë, KomediRegjia: Chris Buck, Jennifer LeeAktrojnë: Kristen Bell, Idina Manzel, Jonathan GroffKur e posa kurorëzuara Mbretëresha Elsa përdor fuqinë e saj për të shndërruar gjërat në akull për të mallkuar vendlindjen e saj në një dimër të pafund, motra e saj Anna bashkohet me një njeri mali, kaprollin e tij, dhe një dordolecë për të ndryshuar motin. E hënë, 26 dhjetor ora 20:15 në RTL

Chasing Ice (2012)Zhanri: DokumentarRegjia: Jeff OrlowskiAktrojnë: James Balog, Svavar Jonatansson, Louie PsihoyosNdiqni misionin e fotografistit të National Geographic James Balog i cili vendos kamera kohore anembanë Arktikut me një qëllim të vetëm – të kap shkrirjen rekorde të akullnajave si pasojë e ngrohjes globale. I nominuar për Oskar.E martë, 3 janar ora 20:55 në Arte

Abraham Lincoln: Vampire Hunter (2012)Zhanri: Aksion, Fantazi, HorrorRegjia: Timur BekmambetovAktrojnë: Benjamin Walker, Rufus Sewell, Dominic CooperAbraham Lincoln, presidenti i 16të i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, mëson që vampirët janë duke planifikuar të marrin në pushtet SHBA-të. Për të mbrojtur atdheun nga një ngjarje e tillë, ai nis misionin për ti eliminuar ata.E premte, 30 dhjetor ora 20:15 në ProSieben

17 Again (2009)Zhanri: Dramë, Familje, KomediRegjia: Burr SteersAktrojnë: Zac Efron, Matthew Perry, Leslie MannMike O’Donnell nuk është i kënaqur me mënyrë që i ka ecur jeta. Ai fiton një rast të rishkruaj historinë e jetës së tij kur takon një pastrues nën urë.E shtunë, 31 dhjetor ora 18:25 në ProSieben

Godzilla (2014)Zhanri: Aksion, Aventurë, Fanta-ShkencëRegjia: Gareth EdwardsAktrojnë: Aaron Taylor-Johnson, Elizabeth Olsen, Bryan CranstonBota edhe një herë është mësymje e krijesave monstruoze, megjithatë njëra prej tyre mund të jetë e vetmja që shpëton njerëzimin.E diel, 1 janar ora 20:15 në ProSieben

The Fall of the Roman Empire (1964)Zhanri: Dramë, Histori, LuftëRegjia: Anthony MannAktrojnë: Sophia Loren, Omar Sharif, Alec GuinnessVdekja e Marcus Aurelius shpie deri tek një krizë trashëgime ku i biri i perandorit të vdekur, Commodus shfaq aspiratat e tij për të mos i lënë fronin askujt tjetër.E hënë, 26 dhjetor ora 20:50 në Arte

Airport (1970)Zhanri: Aksion, Dramë, TrilerRegjia: George SeatonAktrojnë: Burt Lancaster, Dean Martin, George KennedyNjë bombardues në një aeroplan, një aeroport gati i mbyllur nga bora, dhe probleme personale të ndryshme të njerëzve të përfshirë në këtë ngjarje përkufizojnë këtë film të nominuar për 10 çmime Oskar, përfshirë fitoren e Helen Hayes si aktore në rol dytësor. E diel, 8 janar ora 20:55 në Arte

Hansel & Gretel: Witch Hunters (2013)Zhanri: Aksion, Fantazi, HorrorRegjia: Tommy WirkolaAktrojnë: Jeremy Renner, Gemma Arterton, Peter StormareHansel dhe Gretel janë vëlla e motër të cilët ndjekin dhe vrasin shtrigat nëpër gjithë botën. Derisa Hëna e Gjakosur nga fabulat afrohet, këta dy gjuetarë me porosi ndeshen me një formë të re të ligësisë që mund të jetë çelësi për të kaluarën e tyre sekrete.E enjte, 29 dhjetor ora 20:15 në ProSieben

film

Page 4: Kthehen kërkuesit e thesarit në Discovery I thuaj po fustanit në TLC ...

www.facebook.com/KujtesaNet | www.facebook.com/KujtesaSport

Brigjet e Australisë në Tring PlanetMe mbi 35 mijë kilometër bregdet, Australia renditet e gjashta për bregdetin më të gjatë në botë. Pos 758 grykëderdhjeve anembanë vendit, bregdeti australian njihet edhe për pasurinë jo vetëm gjeografike. Këto bukuri dhe vendbanime me histori e tregime të begatshme diskutohen nga Tim Flannery në bashkëpunim me ciceronë vendas të cilat japin një këndvështrim më të detajuar për këto vende.Sezoni i dytë sjell të gjitha ato bukuri natyrore të brigjeve të Australisë, të cilat nuk ishin përfshirë në sezonin e parë. Episodet e reja shfaqen çdo të martë në ora 22:00 në Tring Planet

Qentë dhe historia e tyre në DiscoveryQentë janë shumë më tepër se vetëm kafshë të dashura shtëpiake. Ata në fillim kishin qenë grabitqar të egër për të kaluar nëpër një evolucion që sot ju bën vend në kolltukët tanë. Kjo seri rinumëron historinë përfundimtare të mikut më të mirë të njeriut, duke ndjekur historinë natyrale të tyre, derisa studiohen raca të ndryshme të qeneve nëpër etapa të veçanta të zbutjes. Gjithashtu do të mund të mësoni për rolin instrumental në lidhjet moderne ndërmjet qenit dhe njeriut, pa lënë anash edhe studimet shkencore që dëftojnë se qentë na njohin neve shumë më mirë se që mund ta paramendojmë. ‘Qentë dhe historia e tyre,’ shfaqet çdo të diele në ora 21:00 në Discovery Channel.

Në gjah për Hitlerin në History ChannelNë vitin 2014, FBI në mesin e shumë dokumenteve që kishte vënë në dispozicion për publikun e gjerë kishte lënë të hapur mundësinë që Adolf Hitler të ishte arratisur në Amerikën Jugore. I pajisur me 700 faqe të këtyre dokumenteve, veterani prej dy dekadash i CIA-s, Bob Baer dhe hetuesi i krimeve të luftës, Dr. John Cencich nisin një rrugëtim anembanë botës në tentim për të zbuluar se çfarë kishte ndodhur me Hitlerin pas Luftës së Dytë Botërore. Ndalesa e tyre e parë në këtë gjah është një qytet i vogël në Argjentinë me lidhje misterioze me nazistët, vend të cilin FBI e përmend si vendbanim të Hitlerit tre muaj e gjysmë pas simulimit të vdekjes së tij.Nisur nga muaji janar, ‘Në gjah për Hitlerin’ shfaqet çdo të martë në ora 22:00 në History Channel.

Atentati në Presidentin Reagan në NatGeoVetëmdymuajpasierdhinëdetyrënepresidentittëSHBA-ve,me datë 30mars 1981, Ronald Reagan ishte plagosurnga studenti i dështuar, JohnHinckley Jr.Ai kishte shtënëvetëmdisacentimetra larg zemrëssëReagan, shërimi i tëcilitkishteqenëishpejtë,porjoedheilehtë.Tëtritelevizionetkombëtare kishin incizuar këtë ngjarje, dhe tani një ekipekspertëshhedhnjëanalizëtëdetajuarnëtë.KydokumentarshfaqetparafilmittëbazuarnëlibrineBillO’Reilly,‘TëvrasëshReganin,’icilisjellnëdetajetëinskenuarangjarjetparadhepasdatëssëlartpërmendur. Të dyja këto shfaqen në kanalin National Geographic, të dielën me datë 8 janar duke filluar në ora 21:00

Sekretet e Arsenalit në Tring HistoryGazetari Geoff Edgers na dërgon në vende ku publiku nuk shkon – në muze të mbushur me koleksione private nga luftërat amerikane. Ai do të sjell r[rrëfimet e objekteve që kanë formësuar historinë amerikane nga letrat sekrete që ndërlidhin spiunazhin gjatë Luftës Revolucionare deri tek hajduti i karrocave Black Bart. Çdo episod pos tregimeve të ndryshme nga historia amerikane sjell edhe katër artefakte që kanë shënjuar këtë komb si çiftja e dyfishtë; artileria në Luftën Meksikano-Amerikane; nëndetësja naziste U-Boat, e artefakte tjera.‘Sekretet e Arsenalit,’ shfaqet çdo të enjte n ora 22:00 në Tring History.

Garazhet e papërshtatshme në DiscoveryProblemet për ekipin e Garazhit të Nxehur vazhdojnë. Thomas dhe Tom nisin kërkimin pothuajse të pamundur për motorin e kamionit të vogël, Ford Econoline të vitit 1961. Gjatë këtij misioni, motorët klasikë nuk janë e vetmja gjë që iu dell në rrugë. udhëtime tjera përfshijnë takimin me vozitësin legjendar të NASCAR, Bill Elliot, si dhe riparimin e dy automjeteve të viteve ‘40ta, Ford Tudor dhe Ford Moonshine Runner. Këto dhe projekte tjera mund ti ndiqni në serinë e radhës të ‘Garazhet e papërshtatshme,’ derisa ekipi provon të nxjerr përfitime nga puna e tyre. Se a do t’ia dalin, mund ta shihni çdo të mërkurë në ora 21:00 në kanalin Discovery Channel.

dokumentarë