Top Banner
2011 Elda Hallkaj Ilir Banaj Nёntor 2011 Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs
55

Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Jan 30, 2017

Download

Documents

vubao
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

2011

Elda Hallkaj

Ilir Banaj

Nёntor 2011

Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e

Tiranёs

Page 2: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 2 of 55

Pёrmbajtja

Pёrmbledhje Ekzekutive ................................................................................................................................ 4

Studimi cilёsor me prindёrit dhe ofruesit e shёrbimeve .............................................................................. 7

Metodologjia ............................................................................................................................................. 7

Gjetjet nga vlerёsimi me prindёrit e fёmijёve nё çerdhet e Tiranёs ........................................................ 9

Pёrzgjedhja e shёrbimit ........................................................................................................................ 9

Perceptimet mbi cilësinë e shërbimit të ofruar .................................................................................... 9

Aspekte financiare tё shёrbimit .......................................................................................................... 11

Gjetjet e vleresimit me ofruesit e shërbimit (përgjegjës çerdhe) ........................................................... 14

Perceptimet mbi cilësinë e shërbimit të ofruar .................................................................................. 14

Aspekte të manaxhimit të çerdheve ................................................................................................... 16

Studimi sasior me prindёrit e fёmijёve tё çerdheve publike ...................................................................... 18

Metodologjia ........................................................................................................................................... 18

Gjetjet Kryesore ...................................................................................................................................... 18

Studimi sasior me prindёr tё fёmijёve 0-3 vjeç nё Tiranё .......................................................................... 22

Metodologjia ........................................................................................................................................... 22

Gjetjet kryesore ...................................................................................................................................... 23

Vlerёsimi i Kostos ........................................................................................................................................ 29

Hyrje ........................................................................................................................................................ 29

Metodologjia ........................................................................................................................................... 29

Percaktimi i parametrave cilesore ...................................................................................................... 31

Percaktimi i Kostove ............................................................................................................................ 32

Burimi i te Dhenave ............................................................................................................................. 33

Perllogaritja e Kostos .............................................................................................................................. 33

Perllogaritja e kostos aktuale .............................................................................................................. 33

Perllogaritja e kostos per cerdhe te permiresuara nga ana cilesore .................................................. 35

Diskutimi ..................................................................................................................................................... 36

Konkluzione ................................................................................................................................................. 41

Shtojcat ....................................................................................................................................................... 43

Guidё Pyetjesh Prindёrit e fёmijёve nё çerdhe publike ......................................................................... 44

Guidё Pyetjesh Drejtueset e Çerdheve Publike ...................................................................................... 46

Pyetёsor mbi tё ardhurat e prindёrve .................................................................................................... 47

Page 3: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 3 of 55

Pyetёsor me prindёrit nё komunitet ...................................................................................................... 48

Perllogaritja e kostos aktuale .................................................................................................................. 51

Dite-prezenca e 2009-2011 ..................................................................................................................... 52

Tarifat Nё Vite ......................................................................................................................................... 53

Referenca .................................................................................................................................................... 54

Tabela e Pasqyrave ..................................................................................................................................... 55

Page 4: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 4 of 55

Pёrmbledhje Ekzekutive

Ky raport prezanton gjetje dhe rekomandime tё lidhura me koston e shёrbimeve tё kujdesit tё

fёmijёve nё çerdhet publike tё Tiranёs. Zyra e UNICEF-Tiranё, Shqipёri mbёshteti zbatimin e

kёtij vlerёsimi, ndёrmarrё nga dy vlerёsues.

Nje informacion i mire mbi koston e nje produkti apo sherbimi eshte nje nevoje e domosdoshme

per cdo drejtues te suksesshem dhe gjithashtu nje baze e mire per te garantuar nje ecuri te

qendrueshme ne terma afatgjate. Ne lidhje me agjensite e qeverisjes lokale duhet thene se nuk

ka pasur studime ne kete drejtim si pasoje edhe e fokusit social te sherbimeve te tyre. Duke u

nisur nga kёto premisa, drejtuesit e Qendres Ekonomike te Zhvillimit dhe Edukimit te Femijeve

(ne vijim “QEZHEF”) dhe UNICEF vendosen te benin nje studim mbi koston e sherbimit ndaj

nje femije nga 0-3 vjec qe frekuenton cerdhe, dhe vleresim te ketyre kostove ne rastet kur

faktoret cilesor te sherbimit permiresohen. Ky studim eshte nje perpjekje e perbashket midis

drejtuesve te QEZHEF dhe UNICEF per te permiresuar gjendjen aktuale ne kete drejtim.

Duke u perballuar me mundesi zgjedhjeje te shumta gjate dizenjimit te programeve ne lidhje me

cerdhet, percaktuesit e politikave dhe beresit e programeve kane nevoje per informacion mbi

koston e zhvillimit dhe permiresimit cilesor te programeve qe tw maksimizohen benefitet nga

edukimi i hershem i femijeve ne cerdhe. Ky studim vlereson fondet financiare te nevojshme nga

Bashkia e Tiranes per te suportuar/mbwshtetur cerdhet publike per nivele te ndryshme cilesie.

Studimi diskuton ne terma konceptual benefitet qe rrjedhin nga nivele te ndryshme financimi ne

cilesine e cerdheve, dhe rekomandon rritjen e investimeve ne cerdhe lidhur me cilesine e

programeve.

Rezultatet/konkluzionet e kёtij raporti bazohen nё disa studime tё kryera. shumёllojshmёria e

instrumentave tё pёrdorur kishte pёr qёllim pёrfshirjen e sa mё tepёr aktorёve nё fushё, si edhe

identifikimin e informacioneve pёr tё lehtёsuar procesin e nxjerrjes sё pёrfundimeve.

Nё fillim, vlerёsuesit u angazhuan nё studimin cilёsor tё prindёrve tё fёmijёve qё marrin kujdes

nё çerdhet publike, si edhe tё ofruesve tё shёrbimeve tё tyre (drejtueseve tё çerdheve). Gjetjet e

kёtij studimi drejtuan pёrgatitjen e instrumentave tё tjerё tё studimit sasior me prindёrit,

kryesisht me fokus mbledhjen e informacionit mbi tё ardhurat financiare familjare. Pёr tё kuptuar

mё mirё perceptimet e komunitetit tё gjerё mbi çerdhet publike dhe shёrbimet alternative tё

kujdesit tё fёmijёve 0-3 vjeç, njё studim sasior u shtri edhe nё prindёr tё komunitetit.

Tё gjitha gjetjet e kёtyre studimeve, informuan vlerёsuesit pёr tё pёrgatitur instrumentat e

studimit tё kostos.

Studime te ndryshme kane evidentuar benefitet e shoqerise nga rritja e cilesise ne edukimin e

hershem per femijet nga 0-3 vjec. Rezultate pozitive gjenerohen kur programet kane standarte

Page 5: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 5 of 55

cilesie te larta, duke nenkuptuar raport te larta edukator-femije, klasa te vogla, dhe kur

punesohen edukatorё te kompensuar mire me edukim dhe experience/pёrgatitje profesionale

optimale. Prandaj, nw vlerwsimin e kostos, nivelet e cilesise jane bazuar mbi vleresime variable

per numrin e femijeve ne grupe dhe kualifikimet e edukatoreve.

Vleresimi i kostos eshte nisur nga gjendja aktuale (kryesisht grupe me 15 femije dhe edukator

me shkolle te mesme) duke kaluar ne perllogaritjen e kostos per klasa me numer femijesh 13,

dhe 10, ku sa me i vogel eshte numri aq me e larte eshte cilesia. Kostot jane bazuar ne faktin se

cdo klase drejtohet nga dy edukator. Nivelet e kualifikimit te edukatoreve te perdorura ne kete

studim jane:

a) Cilesia me e larte: Edukator me shkollet te larte qe paguhet me nivelin mesatar te pageve

per kete kategori.

b) Edukator me shkollet te mesme qe paguhet me nivelin mesatar te pageve per kete

kategori.

c) Cilesia me e ulet: Edukator me shkolle 8-vjecare qe paguhen me nivelin mesatar te

pagave per kete kategori.

Studimi sjell perllogaritjen e kostos ditore per nivele te ndryshme cilesie duke krijuar nje matric

kostoje. Kostoja e ditore e cerdheve ne Bashkine e Tiranes eshte aktualisht 608.9 Lek me grupe

(grup me 15 femije dhe me edukator kryesisht me shkolle te mesme). Nese kalohet ne nivele me

te larta cilesie ne mesim-dhenie (grup me 10 femije dhe me educator kryesisht me shkolle te larte

dhe te shperblyer me mire), kostoja shkon 975.5 Lek per femije ne dite. Vendimmarresit mund ta

perdorin matricen e kostes si mjet per te vleresur koston dhe fondet qe mund te angazhohen per

nivele te ndryshme cilesie duke konsideruar edhe kontribut me te madh nga ana e prinderve.

Gjithashtu ne studim analizohen burimet e financimit dhe gjendja aktuale te tarifave. Studimi

konkludon me rendesine e financimit adekuat te elementeve cilesore te cerdheve duke nenvizuar

vlerat sociale te nje edukimi te integruar ne shoqerine Shqiptare ne terma afat-gjate. Raporti

pёrfundon edhe me listimin e parimeve/rekomandimeve kryesore qё duhet tё orientojnё

vendimmarrёsit lidhur me tematikёn nё fjalё.

Gjetjet e studimeve tё prezantuara nё kёtё raport janё tё shumta dhe e tejkalojnё fokusin e

qёllimeve parёsore tё vendosura nga vlerёsuesit. Pёr kёtё arsye, ato mund tё pёrdoren nga aktorё

tё ndryshёm, pёrfshirё vendimmarrёsit nё inicimin/mbёshtetjen e ndёrhyrjeve apo programeve tё

ndryshme nё fushё.

Tё dhёnat e kёtij studime do tё ndahen me aktorёt kryesorё tё pёrfshirё nё studim, dhe do tё

prezantohen nga vlerёsuesit pёrmes dokumentit tё shkruar, por edhe nё takime apo worshop-e tё

organizuara mbi kёtё tematikё.

Page 6: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 6 of 55

Pavarёsisht, fokusit tё studimit nё Tiranё, instrumentat e pёrdorur dhe konkluzionet e kёtij

studimi janё tё vlefshme nё kontekste tё ngjashme, pra edhe nё bashki tё tjera tё Shqipёrisё.

Page 7: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 7 of 55

Studimi cilёsor me prindёrit dhe ofruesit e shёrbimeve

Studimi cilësor i ndërmarrë me pjesëmarrjen e prindërve të fëmijëve që frekuentojnë

çerdhet publike në Tiranë, dhe ofruesve të shërbimeve në këto çerdhe ka për qëllim të

kuptojë/njohë perceptimet e tyre lidhur me cilësinë e shërbimeve të ofruara në këto çerdhe, si

edhe tё eksplorojë lidhjen e cilёsisё sё perceptuar me tarifёn (pagesёn) pёr shёrbimin e marrё pёr

fёmijёt e tyre.

Studimi është i pari i këtij lloji i zbatuar me këtë target grup, për shkak të elementit cilësor, dhe

faktit që zhvillohet nga një vlerësues i jashtëm (jashtë institucionit).

Përqasja e përfshirjes së përfituesve të shërbimit dhe ofruesve është plotësimi i një

domosdoshmërie për të kuptuar panoramën e plotë i tematikёs.

Edhe pse përdorues të drejtpërdrejtë të shërbimeve janë fëmijët, në pamundësi për të zhvilluar

një instrument të përshtatshëm me ta që të përkojë me qëllimin e studimit, në studimin në fjalë

janë përfshirë prindërit e tyre.

Nga ana tjetër, ofruesit e shërbimeve në çerdhet publike mund të konsiderohen si burim i

rëndësishëm informacioni, për shkak të pozicionit të tyre në ofrimin e drejtpërdrejtë të

shërbimeve për fëmijët, por edhe në lidhjet/ndërveprimin, qё ata kanё me prindërit e fëmijëve.

METODOLOGJIA

9 çerdhe nga 29 çerdhe në Tiranë u përzgjodhën si monstër për të zhvilluar studimin cilësor me

prindërit e fëmijëve dhe përgjegjëset e çerdheve. Përzgjedhja u krye pas një kategorizimi të

çerdheve për shkak të investimeve të fundit të kryera në to nga Bashkia e Tiranës. Me kёtё kriter,

nga informacioni i marrë pranë Q.E.ZH.E.F u përcaktuan dy kategori çerdhesh. Brenda secilës

kategori u përzgjodhën çerdhe me shpërndarje gjeografike (qendër, periferi). Çdo element tjetër i

përdorur në përzgjedhje përtej këtyre ishte plotësisht rastësor nga vlerësuesi i studimit.

Përmbushja e kësaj metodologjie përzgjedhëze rezultoi në çerdhe të shpërndara gjeografikisht

(Qender, Laprakë, Kombinat, Shkozë, Bregu i Lumit), por edhe në çerdhe të trajtuara në mënyrë

të diferencuar në kuadër të investimeve në infrastrukturë. Sasia e monstrёs (numri 9) nuk ishte

aspak e përcaktuar me fillimin e studimit, edhe pse vlerësuesi synonte të arrinte sa më tepër

prindër e ofrues shërbimesh. Megjithatë, ky numër u përcaktua gjatё procesit tё mbledhjes sё

informacionit, kur vlerësuesi gjykoi për saturimin tashmë të informacionit të marrë (përsëritje të

informacionit).

Qëllimi i përzgjedhjes së kësaj metodologjie qëndron në faktin që përfundimet/gjetjet të jenë

mundësisht sa më të përgjithësueshme me përfundimin e studimit.

Me përcaktimin e çerdheve, identifikimi/kontakti me drejtueset (pёrgjegjёset) e çerdheve u krye

përmes informacionit të marrë nga Q.E.ZH.E.F. Vlerësuesi i studimit pas kontaktit përmes

telefonit, vizitoi çdo çerdhe të përzgjedhur, duke prezantuar përgjegjësen me qëllimin e studimit

dhe elementët të tjerë të procesit të mbledhjes së të dhënave.

Identifikimi i prindërve kontribues të studimit, u krye përmes ndihmës së stafit të çerdheve, të

cilët njoftuan prindërit për vlerësimin dhe ditët e përcaktuara për intervistim (mbledhjen e të

Page 8: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 8 of 55

dhënave). Një pjesë e prindërve respektuan ditët dhe orarin e përcaktuar, duke u shfaqur në

grupet e diskutimeve. Pjesa tjetër e prindërve u identifikua/kontaktua në mënyrë rastësore nga

vetë vlerësuesi i studimit në ditët e caktuar në çerdhe.

Mbledhja e informacionit me prindërit dhe përgjegjëset u krye në ambjentet e çerdheve, në një

mjedis të parapërcaktuar si të tillë, të veçuar nga aktiviteti i zakonshëm në mjediset e çerdheve.

Si kohё e përshtatshme për zhvillimin e takimeve u përcaktua mëngjesi, pasi ky ishte rasti më i

mundshëm për të takuar prindërit e fëmijëve (në shumicën e rasteve, marrjen e fëmijës në çerdhe

mund ta bënin edhe të afërm të tjerë të fëmijës).

Ndërkohë që intervista me përgjegjëset e çerdheve ishte individuale, grupi i diskutimit me

prindërit përbëhej nga 2-6 prindër. Ky përcaktim u krye për shkak të lehtësisë në manaxhimin e

marrjes së informacionit në grup, por edhe për shkak të kohës së kufizuar të prindërve.

Pjesëmarrja e prindërve dhe drejtueseve të çerdhes në studim ishte plotësisht vullnetare, dhe

procesi i mbledhjes së të dhënave respekton anonimitetin e gjithë pjesëmarrësve. Të gjithë

pjesëmarrësve në studim, iu mor paraprakisht një pëlqim në formë gojore (jo të shkruar) për

pjesëmarrjen në studim, pas shpjegimit të qëllimit të studimit dhe mënyrës së përdorimit të

informacionit të marrë.

Çdo informacioni gjatë takimit u mblodh nga vlerësuesi i studimit duke mbajtur shënime. Duke

mos patur mundësi të rikonfirmimit nga prindërit të informacionit të marrë, në fund të çdo

takimi, vlerësuesi u sigurua që të prezantojë përmbledhjen e shënimeve të marra, me qëllim

konfirmimin nga ana e pjesëmarrësve për saktësinë e reflektimit të tyre. Të dhënat e

papërpunuara të mbledhura i janё dorëzuar zyrës së UNICEF, Tiranë.

Mbledhja e informacionit u krye në periudhën qershor- korrik 2011, dhe përpunimi i tij në

periudhën shtator-tetor.

Për studimin cilësor, u hartuan dy instrumenta – një guidë pyetjesh për intervistimin individual të

përgjegjëseve të çerdhes, dhe një guidë pyetjesh për diskutimin në grup me prindërit e fëmijëve.

Të dy instrumentat ishin gjysëm të strukturuara, duke lejuar vlerësuesin e studimit të përshtatej

me rrjedhёn e procesit tё intervistimit. Instrumentat pas miratimit nga UNICEF, Tiranë dhe

Q.E.ZH.E.F u testuan përkatësisht me nga një target grup, për të siguruar

përshtatshmërinë/pranueshmërinë e pyetjeve, si edhe për të mundësuar përmirësimin e

instrumentave. Manuali i standarteve për kujdesin e fëmijëve 0-3 vjeç ishte një document, të cilit

vlerësuesi iu referua për të përpiluar pyetjet mbi aspektet e standarteve të cilësisë së shërbimit.

Page 9: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 9 of 55

GJETJET NGA VLERЁSIMI ME PRINDЁRIT E FЁMIJЁVE NЁ ÇERDHET E TIRANЁS

Pjesёmarrёs nё studim ishin 61 prindёr (50 femra/nёna dhe 11 meshkuj/baballarё) tё fёmijёve,

frekuentues tё 8 çerdheve publike nё Tiranё.

Pyetёsori/guida e diskutimit nё grup pёrmbante pyetje mbi arsyet e zgjedhjes sё kujdesit tё

fёmijёve tё tyre nё çerdhet publike, mbi cilësinë e shërbimeve të ofruara në çerdhen, si edhe mbi

lidhjen mes cilёsisё dhe pagesёn/tarifёs pёr shёrbim.

Për lehtësi raportimi, gjetjet/informacioni i mbledhur nga të gjithë intervistat është grupuar në

bazë të kategorive të përmendura më sipër.

PЁRZGJEDHJA E SHЁRBIMIT

Tё intervistuarit identifikojnё njё gamё tё gjerё arsyesh pёr justifikuar zgjedhjen e çerdhes

publike si kujdes tё fёmijёve tё tyre, si pёr shembull: Punёsimi i prindёrve (kryesisht e nёnave),

mungesa e alternativave tё tjera tё kujdesit, pamundёsia e pёrballimit tё rritjes nё shtёpi,

besueshmёria nё shёrbimin e kujdesit tё ofruar nё çerdhe, aksesueshmёria (afёrsia e çerdheve),

kostoja e pёrballueshme e shёrbimit, shoqёrizimi/integrimi i fёmijёve (pёrfshirё fёmijёt autik).

Tё pa nxitur me pyetje, prindёrit krahasojnё alternativat e tjera tё kujdesit (kryesisht çerdhet

private dhe dadot me pagesё) me çerdhet publike duke nxjerrё nё pah pёrparёsitё e kujdesit tek

kёto tё fundit.

Fjalёt “kontroll” apo “siguri”, tё pёrmendura shpesh nga tё intervistuarit, lidhen pёr ta me

besueshmёrinё nё institucionin e çerdhes publike. Kёtё aspekt prindёrit nuk e identifikojnё nё

shёrbimet alternative tё kujdesit pёr fёmijёt e tyre. Por nga ana tjetёr, tё nxitur pёrmes pyetjeve,

tё intervistuarit pranuan se ky ishte vetёm njё perceptim i tyre i pёrgjithshёm i lidhur me

shёrbimet publike, tё cilat kanё njё hierarki tё llogaridhёnies, monitorimit tё shёrbimit apo

pёrgjegjshmёri nё ofrimin e shёrbimeve.

Njё traditё pozitive e shёrbimit nё çerdhet publike ka rritur reputacionin/kredibilitetin e tyre,

duke i identifikuar si qendra mirёrritjeve tё brezave nё komunitet. Nё disa raste ёshtё ky

reputacion, i cili ka ndikuar nё zgjedhjen e prindёrve pёr kёtё kujdes.

Kur pyeten pёr zgjedhjet alternative tё mundshme pёr kujdes tё fёmijёs, prindёrit hezitojnё tё

pёrgjigjen, duke shprehur alternativat e kushtёzuara nё dispozicion, kjo e lidhur edhe koston e

shёrbimeve alternative.

PERCEPTIMET MBI CILËSINË E SHËRBIMIT TË OFRUAR

o Prindёrit vlerёsojnё si pozitive shërbimet e ofruara për fëmijët nё çerdhe. Pёr shumicёn e

prindёrve treguesi kryesor i cilёsisё qё vlerёsojnё ёshtё zhvillimi (ecuria) i fёmijёs, dhe

komunikimi/ndёrveprimi me edukatoret. Aspekt i rёndёsishёm i cilёsisё pёr ta, edhe pse

aktualisht lё pёr tё dёshiruar ёshtё infrastruktura.

Page 10: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 10 of 55

Pyetja e pёrgjitshme mbi cilёsinё e shёrbimeve vijoi me pyetje mё specifike tё lidhura me

standartet e cilёsisё, me qёllim eksplorimin mё tё veçantё pёr aspekte tё ndryshme tё tyre.

o Pёrbёrja e stafit dhe pёrgatitja profesionale – Prindёrit janё pyetur nёse e njohin tё

gjithё stafin e qendrёs. Dhe pjesa mё e madhe e tyre, referojnё si staf atё qё ёshtё nё

kontakt tё pёrditshёm me ta (kryesisht edukatoret), apo ata qё komunikojnё me ta

pёr fёmijёt. Megjithatё, me pёrmendjen e stafit mbёshtetёs si pёr shembull

psikologё, mjekё, punonjёs social, ata miratojnё ekzistencёn e njё stafi

multidisiplinar, kjo nё varёsi dhe tё kontakteve fizike qё kanё patur.

Prindёrit supozojnё njё pёrgatitje tё mirё profesionale tё edukatorёve, edhe pse nё tё

shumtёn e rasteve i pёrgjigjen nё mёnyrё sipёrfaqёsore njё aspekti tё tillё.

Shfaqet dukshёm mungesa e interesimit tё prindёrve pёr pёrgatitjen

akademike/profesionale tё stafit, duke besuar nё procesin e pёrzgjedhjes sё stafit nga

drejtuesit e institucionit. Prindёrit e fёmijёve me nevoja tё veçanta shprehen mё tё

ndjeshёm ndaj kёtё aspekti.

Çka ёshtё pёr t’u theksuar, prindёrit e vleresojnё pёrgatitjen e stafit si tё rёndёsishёm

nё procesin e kujdesit tё fёmijёs.

o Raporti i kujdesit tё fёmijёve – Raporti aktual i kujdesit konsiderohet i

papёrshtatshёm dhe me efekt ndikues nё cilёsinё e shёrbimeve tё ofruara.

“Nuk e di si ia bёjnё me aq fёmijё sa janё, ka raste kur vijmё qё edukatoret nuk

arrijnё tё flasin nga lodhja.”

“Ndikon shumё se vёmendja pёr fёmijёt do tё ishte mё e madhe nёse janё mё pak

fёmijё, sa mё tepёr edukatore, aq mё tepёr kujdes ka”.

o Kujdesi për fëmijët me nevoja të veçanta – Pjesa mё e madhe e prindёrve janё nё

dijeni tё pranisё sё fёmijёve me nevoja tё veçanta. Kjo njohje ka qenё e rastёsishme

(jo e komunikuar zyrtarisht nga stafi), megjithatё ata shprehen tё hapur pёr kёtё pjesё.

Nga ana tjetёr, prindёrit shprehin shqetёsimin pёr pamundёsinё e pёrballimit tё

situatёs/ngarkesёs me fёmijёt nёse nё mes tyre ka edhe fёmijё me nevoja tё veçanta.

“Duhet tё ketё staf tё veçantё pёr ta, pasi marrin nga koha e fёmijёvё tё tjerё”.

o Infrastruktura e çerdhes (kushtet fizike të mjedisit të brendshëm dhe jashtëm) – Çdo

element i lidhur me infrastrukturёn pёrmendet nga prindёrit mё tepёr se njё herё si me

ndikim tё rёndёsishёm pёr zhvillimin fizik, social dhe psikologjik tё fёmijёs. Megjithatё,

aktualisht opionionet pёr kushtet aktuale nuk janё positive. Prindёrit vlerёsojnё aspektet e

infrastrukturёs pёr t’iu pёrshtatur kujdesit tё fёmijёve apo nevojave tё tyre pёr mirёrritje.

Pretendimet/pritshmёritё e tyre janё tё lidhura me sigurinё fizike tё fёmijё, higjienёs dhe

mbarёvajtjes sё shёndetit, tё pёrcaktuar kёto prej tyre si standarte minimale tё kujdesit.

Page 11: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 11 of 55

o Ushqyrja e fëmijëve – Me shumё pak pёrjashtime, ushqyerja konsiderohet si njё pikё e

fortё e ofrimit tё kujdesit. Prindёrit (kryesisht ata qё kanё disa vite qё marrin shёrbime

nga çerdhet) raportojnё se ky aspekt i shёrbimit ёshtё pёrmirёsuar nё dy vitet e fundit, vit

ky qё nё realitet pёrkon me ndryshimet e bёra me iniciativёn e Q.E.ZH.E.F nё menunё e

ushqimit.

o Programi i ‘edukimit’ tё fëmijëve – Pёrgjigjet mbi perceptimet e prindёrve mbi programin

e zhvilluar, varionin nga grupmosha e fёmijёs (latantёt mё tepёr nevojё pёr pёrkujdesje).

Prindёrit jo tё gjithё lexonin programin e afishuar pёrditё, megjithatё pёrmes mёsimit tё

gjёrave tё reja nga fёmijёt njohin nё mёnyrё tё indirekte programin. Pavarёsisht kёsaj,

prindёrit shprehin shqetёsimin pёr mungesёn e lodrave, apo mjeteve stimuluese pёr

argёtimin dhe zhvillimin e fёmijёs.

o Pёrfshirja e prindёrve – Ndёrveprimi i prindёrve me stafin raportohet tё ndodhё çdo ditё,

nё varёsi tё kohёs nё dispozicion tё prindёrve dhe nevojave tё fёmijёs. Megjithatё,

takime tё organizuara e tё personalizuara me stafin multidisiplinar nuk ndodhin, dhe tё

sugjeruar mbase nga pyetja, prindёrit shprehin dёshirёn pёr njё gjё tё tillё. Kёto takime

do tё nevojiteshin edhe pёr edukimin e prindёrve dhe pёrmirёsimin e

ndёrveprimit/pёrfshirjes sё prindёrve nё shёrbimet e kujdesit.

“Do tё doja tё takoja psikologen tё mё thoshte mё tepёr, qё pёr shembull tё dija

dhe unё si tё veproja nё shtёpi”.

Tё pyetur pёr format e pёrfshirjes, prindёrit renditin: ofrimin e kontributeve kur u

kёrkohen, pjesёmarrje nё takime/bord, plotёsimin e pyetёsoreve nga drejtoria.

Pёr mё tepёr, ndёrveprimi i prindёrve dhe stafit pёrshkruhet me terma miqёsore dhe kjo

shton besimin/sigurinё e prindёrve pёr kujdes tё mirё nga stafi pёr fёmijёt e tyre.

ASPEKTE FINANCIARE TЁ SHЁRBIMIT

Pjesa mё e madhe e tё intervistuarve shprehin se e njohin skemёn e subvencionimit pёr pagesёn e

tarifёs nё çerdhe, edhe pse mё i pёrmenduri prej tyre ёshtё kriteri i patjes sё mё shumё se njё

fёmije nё çerdhe. Nё grupet e diskutimit ishin tё pranishёm pёrfitues tё skemёs.

Pjesёmarrёsit u pyetёn mbi idenё e diferencimit nё pagesё. Pёrdorimi i kёsaj terminologjie ishte

e qёllimshme, pёr tё kuptuar nёse perceptohej subvencionimi si mungesё barazie. Tё gjithё

pjesёmarrёsit ishin tё hapur dhe u shprehёn pozitivisht lidhur me kёtё temё.

“Ёshtё e llogjikshme, edhe unё po tё isha nё kushte tё tilla, do tё kёrkoja ndihmё.”

Megjithatё, njё pjesё e tё intervistuarve, tё panxitur me pyetje, shprehen mbi temёn nё formё

krahasimi me pagesёn aktuale.

“Diferencimi ёshtё ok, plus qё me kёto pagesa qё bёjmё ne ёshtё mospёrfillёse”

Page 12: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 12 of 55

Me qёllim tё intervistuarit u pyetёn mbi pagesёn e shёrbimit duke e lidhur me cilёsinё e

shёrbime aktuale nё çerdhen publike. Pjesa mё e madhe e prindёrve e konsideruan pagesёn tё

ulёt dhe tё pёrballueshme.

“Pagesa ёshtё e vogёl, por shyqyr qё e kemi”.

“Mua mё duket shtrenjtё se jam pa punё nё fakt”.

Krahasimi erdhi natyrshёm

“Po ta mbaja nё shtёpi do paguaja shumё mё tepёr”.

Duke kuptuar qё prindёrit ishin tё ndёrgjegjёsuar pёr kosto tё larta aktuale tё mbulimit tё

shёrbimit, ata u pyetёn se kush/cili institucion e mbulonte kёtё kosto. Perceptimet e tyre

varionin, si p.sh.

“Mё duket ёshtё njё projekt danez”; “Shteti”; “Taxat tona”; “Bashkia”.

Megjithatё, tё intervistuar shprehёn pritshmёritё e tyre lidhur me pagesё tё ulёt pёr shkak tё

karakterit publik tё ofrimit tё shёrbimeve.

“Normale qё ёshtё kjo pagesё, se ёshtё shtet, pёrndryshe i kisha çuar nё privat”.

Pagesat shtesё u pёrmendёn nga tё intervistuarit si pjesё e pёrfshierjes/kontributit qё japin pёr

çerdhet. Nё shumicёn e rasteve kёto kontribute nuk janё inisiativё e prindёrve, por tё nxitura nga

nevojat me tё cilat pёrballet stafi i çerdhes nё sigurimin e shёrbimeve bazё. Pranueshmёria e

ekzistencёs sё kёtyre kontributeve edhe pse nuk shkakton zakonisht reagime negative, pёrsёri

ndryshon nё varёsi tё mundёsisё financiare tё prindёrve dhe pranueshmёrisё sё tyre pёr njё

system tё tillё joformal mbёshtes financiar.

“Nuk mё le shije tё mirё, mё thoni sa kam detyrime nё shtet, dhe i paguaj, kurse tani del

qё nuk u mbulokan as çarçafёt e fёmijёve, nuk ёshtё e drejtё”.

“Kush ka patur mundёsi ka paguar”.

Sёrish, duke e lidhur me rritjen e cilёsisё sё shёrbimeve, prindёrit nxiten tё mendojnё pёr

mundёsinё e rritjes sё pagesёs/tarifёs pёr shёrbim. Pavarёsisht, hezitimit pёr tё dhёnё pёrgjigje

menjёherё, reagimet janё pёrgjithёsisht mbёshtetёse pёr kёtё korelacion, edhe pse kushtёzohet

nga mundёsia reale e pёrballimit tё njё pagese tё re. Duke pёrdorur shprehjet e tyre:

“Nёse fёmija do tё kishte diçka mё tё mirё, po”;

“Varet sa ёshtё rritja, nuk na dhimbset tё japim pёr fёmijёn, por varet nga mundёsia”;

“Nuk mund tё krahasohet njё çerdhe nё kombinat me atё nё bllok”.

“Rritja tё jetё brenda disa limiteve, qё ta pёrballojmё, se nuk do tё doja ta lija çerdhen”.

Intervista pёrmbante njё tjetёr pyetje nxitёse, pёr tё kuptuar disa nga reagimet/pritshmёritё e

mundshme tё prindёrve nё rast tё rritjes sё tarifёs. Kёtё proces prindёrit e shohin tё shoqёruar me

ndryshime konkrete/tё dukshme tё cilёsisё, por edhe mё tepёr transparencё/komunikim nga ana

institucionit.

“Nuk e di si do reagoj, varet nga shtesa”.

Page 13: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 13 of 55

“Unё zgjedhjen e kam bёrё nga pagesa, nёse ndryshon s’e di”.

“Nёse do tё rritej kosto me kёto kushte qё janё, nuk do tё reagoja pozitivisht”.

“Dua tё shoh transparencё, plan ekonomik dhe tё pёrcaktohen e shpjegohen gjёrat”.

“Ta shikoja pak rritjen e cilёsё dhe pastaj rritjen”; “Kur gjёrat tё bёhen tё dukshme”.

Si pёrmbyllёse tё intervistimit qёndron njё pyetje, e cila lidh sёrish cilёsinё dhe koston, por duke

nxitur prindёrit tё priotizojnё elementё tё cilёsisё. Prindёrit shprehen/identifikojnё kushtet e

infrastrukturёs (siguria, hapёsira, ngrohja, ajrosja, ftohja); motivimi i stafit (zvogёlimit tё

ngarkesёs, rritjes sё pagesёs); argёtimi i fёmijёve .

“Kushtet nё pёrgjithёsi”

“Tё argёtohen mё tepёr fёmijёt”

“Jemi tё ndёrgjegjshёm se duhen tё motivohen edukatoret se janё me pagesa tё vogla”

“Tё shtohen edukatoret, se njё nuk i ruan dot, janё moshё delikate”.

“Tё kujdesen mё mirё pёr fёmijёt me nevoja tё veçanta”.

Page 14: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 14 of 55

GJETJET E VLERESIMIT ME OFRUESIT E SHËRBIMIT (PËRGJEGJËS ÇERDHE)

Gjithsej u zhvilluan 9 intervista me 9 përgjegjese të ndryshme të çerdheve në Tiranë, të gjitha

femra, me një eksperiencë nga 1-21 vjet pune në pozicion.

Instrumenti i studimit të përdorur përbёhej nga pyetje mbi cilësinë e shërbimeve të ofruara në

çerdhe (përfshirë marrëdhëniet me prindërit), si edhe mbi manaxhimin (përfshirë atë financiar).

Pyetje të lidhura me perceptimet e tyre mbi skemën e subvecionimit, apo tarifës së çerdhes u

përfshinë gjithashtu në pyetësor.

Për lehtësi raportimi gjetjet/informacioni i mbledhur nga të gjithë intervistat është grupuar në

bazë të kategorive të përmendura më sipër.

PERCEPTIMET MBI CILËSINË E SHËRBIMIT TË OFRUAR

o Drejtueset e çerdheve vlerësojnë të gjitha si pozitive shërbimet e ofruara për fëmijët dhe

prindërit. Pjesa më e madhe e tyre shprehin vlerësimin e përgjitshëm të cilësisё duke

vendosur bazë krahasimi kushtet aktuale që ato kanë.

“Bëjmë maximumin me mundësitë që kemi”.

Në çerdhet publike ofrohet shërbim për kujdesin e fëmijëve në bazë të mundësive/ kushteve të

mundshme, por jo sipas standarteve të një shërbimi cilësor.

o Për sa i përket elementëve kryesorë si tregues të një shërbimi cilësor, të intervistuarat

identifikojnë: ekipi multidisiplinar, ushqimi, programi me fëmijët, ndëveprimi i stafit me

prindërit, zhvillimi i fëmijëve, puna me fëmijët me problem, infrastruktura, organizimi i

shërbimit (renditja e kryer sips shpeshtësisë së përmendjes së këtyre elementëve).

o Drejtueset e çerdheve u pyetёn për elementë specifikë të cilësisë së shërbimeve, dhe u

inkurajuan të shprehen për perceptimet e tyre mbi aktualitetin, por edhe vizionin/dëshirat

e tyre në të ardhmen për realizimin e këtyre elementëve.

o Raporti i kujdesit edukatore-fëmijë – Në të gjitha rastet u raportua mbi ngarkesë e

numrit të fëmijëve në çerdhe, dhe në asnjë rast nuk u pranua se ky raport ishte i

përshtatshëm.

“Më e zakonshmja është një edukatore për 8-10 fëmijë, por ka orë të

caktuara kur ndërrohet turni që 1 edukatoreje i bie të kujdeset për më

tepër”

“Raport i diskutueshëm se duhet të kemi parasysh që ka latantë, ka edhe

fëmijë me probleme”.

Pa përjashtim, të gjitha drejtueset raportuan ndikimin që ka raporti në cilësi në

kushtet aktuale të ofrimit të shërbimit në çerdhet e tyre.

o Kujdesi për fëmijët me nevoja të veçanta – Drejtueset e çerdheve shprehin ndjeshmëri

për çështjen e pranisë dhe kujdesit të fëmijëve me nevoja të veçanta. Ato shprehin

Page 15: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 15 of 55

vështirësi reale në ofrimin e shërbimit cilësor në mungesë të kushteve fizike, numrit

të stafit, e përgatitjes profesionale të tyre.

“Dëshirojmë t’i ingranojmë, por shpesh na dalin jashtë kontrollit, pasi nuk

kemi mundësi të manaxhojmë situatën”.

o Organizimi i punës dhe zhvillimi i stafit – Drejtueset e çerdheve raportojnë nevojën

pёr:

� Rekrutim të stafit profesional:

� Nevojën për trajnime të vazhdueshme

� Mbështetje më të madhe në kohë nga psikologe e punonjës sociale

� Efektit që kanë aspekte të stafit dhe organizimit të punës tek cilësinë e

shërbimit

o Infrastruktura e çerdhes (kushtet fizike të mjedisit të brendshëm dhe jashtëm) –

Pavarësisht nga investimet në infrastrukturë, të gjitha drejtueset evidentuan elementë të

infrastrukturës që ndikojnë në aspekte të cilësisë:

� Ndërtime sipas standarteve të cilësisë (i përsëritur është shqetësimi i

pranisë së lagështisë në ndërtesë)

� Hapësira të ndara e të përcaktuara për qëllime specifike (argëtimi, gjumi).

� Përshtatshmëri të infrastrukturës me moshën (tualetet, lavaman të

përshtatshëm për fëmijë).

� Mjedise argëtimi të jashtme (oborri për të luajtur)

� Sistem ajrimi e ngrohje të përshtatshme

� standartet e gatimit (kushtet qё pёrcaktojnё higjienёn nё guzhinё)

“Fëmija vërtet do dashuri, por ne të gjithë punojmë më mirë po patëm

kushte”

Për më tepër, drejtueset raportojnë dhe nevojën për investim të vazhdueshëm në

infrastrukturë.

o Ushqyrja e fëmijëve – Drejtueset e shërbimit pranojnë një përmirësim të dy viteve të

fundit në këtë aspekt të shërbimit. Ndarja e menusë sipas grupmoshave, përgatitja e dietës

nga specilisti, kontrolli i ushqimit, shumëllojshmëria, etj, janë ato që evidentohen lidhur

me shërbimin.

“Ushqyerja në çerdhe është krenaria jonë:”

Ato sjellin në vëmendje faktin që ushqyerja është përcaktuese në zhvillimin e fëmijëve,

sepse një pjesë e mirë e nënave u shprehen se jo vetëm mund të mos kenë mundësi t’i

ushqejnë mirë, por të tjerë nuk kanë njohuritë e duhura për ta bërë këtë.

o Programi i fëmijëve – Respektimi i programit konsiderohet nga drejtueset si një arritje në

shërbimin e ofruar. Megjithatë, në përgjigje të pyetjeve të lidhura me përshtatshmërinë e

programit për moshën, mënyrën e zbatimit të tij, etj., drejtueset shprehen se:

� Programi kushtëzohet nga kushtet fizike (infrastruktura)

� Zhvillimi i programit kushtëzohet nga mungesa e mjeteve didaktike

Page 16: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 16 of 55

o Ndërveprimi me familjet (prindërit) – Drejtueset vlerësojnë ndërveprimin me familjarët e

fëmijëve si proces të vazhdueshëm. Komunikimi pranohet të jetë i përditshëm, por në

nivel sipërfaqësor, pasi të pakta janë rastet kur flitet në ekip profesionishtë (edukatore,

psikolog, punonjës social, mjek). Arsyeja kryesore pёr kёtё ёshtё mos prania e stafit

mbёshtetёs nё mjediset e çerdhes.

Megjithatë ndërveprimi sipas drejtuesve është në shumicën e rasteve edhe në varësi të

prindërve.

Pa pyetur drejtpërdrejt, ato identifiojnë disa forma të përfshirjes së prindërve:

� Interesimit për mbarëvajtjen e fëmijës

� Përshirjes në borde apo takime me psikologen/punonjës social

� Ofrimit të kontributeve vullnetare (financiare dhe jofinanciare)

Sёrish, roli i punonjësit social në këtë përmirësimin e këtij aspekti shërbimi evidentohet

nga disa drejtuese.

ASPEKTE TË MANAXHIMIT TË ÇERDHEVE

Drejtueset e çerdheve u pyetën lidhur me përfshirjen e tyre në manaxhimin financiar të çerdheve,

si edhe mundësitë e përfshirjes sipas perceptimeve të tyre. Një pyetje e tillë mund të ndihmonte

vlerësuesin për të kuptuar disa nga sfidat manaxhuese me të cilat përballet stafi, sfida të cilat

ndikojnë në cilësinë e shërbimeve të ofruara.

Drejtueset e çerdheve e shohin veten e tyre të papërfshirë drejtpërsërdrejti në ndonjë

vendimmarrje financiare të çerdhes së tyre, megjithatë pranojnë se prania në bordet prindërore

mund të konsiderohet si një kontribut.

Megjithatë, ajo që duhet theksuar është manaxhimi i rasteve të urgjencës, duke raportuar

përfshirjen/kontributin personal të stafit dhe atë të prindërve.

Një supozim i sjellë nga drejtueset është mundësia e patjes së një fondi të caktuar në çerdhe, për

të plotësuar nevojat emergjente që mund të dalin, duke mos cënuar cilësinë e shërbimit (përfshirë

ndërveprimin me fëmijët). Ky fond mund të vazhdohet të menaxhohet nga prindërit, duke e sjellë

rastin e funksionimit të bordeve si shembull pozitiv.

Tarifa e çerdhes

Lidhur me tematikën e pagesës, drejtueset e çerdhën u pyetën se çfarë mendonin për

pagesën/tarifën aktuale të prindërve, funksionimin e skemës së subvencionimit, si edhe

perceptimet e tyre për ndryshimin e pagesës dhe pritshmëritë e familjeve të fëmijëve mbi këtë

gjë. Të gjitha të intervistuarat raportojnë disbalancës mes tarifës dhe shërbimit të marrë

Perceptimet mbi reagimin e prindërve në rast ndryshimi janë të shumta. Një pjesë mendojnë se

pavarësisht ndërgjegjësimit të tyre edhe prindërve vetë për tarifën e ulët, një pjesë e familjarëve

nuk do të arrinin të paguanin shumë të lartë, për shkak të të ardhurava të pakta dhe mund të

përgatiten edhe për reagime negative.

Page 17: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 17 of 55

“Vërtet ajo mund të jetë në punë, por këpucëtari është dhe merr vetëm 15.000 lekë në

muaj”.

Ajo çfarë konsiderohet e rëndësishme nga një pjesë e mirë e të intervistuarve është procesi i

ndryshimit të tarifës, që mund të përfshijë sqarimin dhe ndonjë ndryshim konkret.

“Po nuk e pa që ndërtesa të rregullohet do ta ketë më të vështirë ta kuptoj që tarifa është

shtuar për cilësi më të mirë”.

Skema e subvencionimit për shumicën e rasteve sipas të intervistuarave ka funksionuar e

përshtatshme dhe e plotë, duke raportuar si raste të pakta të familjarëve që dalin jashtë skemës.

Rastet më të shpeshtat janë ato të papunë e pa ndihmë sociale, që nuk arrijnë të sigurojnë

letrat e papunësisë (përfshirë familjet e shpërngulura), dhe familjet me problem sociale të

thella (abuzim substancash, etj). Një veçori e adresimit të rasteve të tilla, ka qenë marrja në

shqyrtim e tyre rast pas rasti, në bashkëpunim me punonjësit social, tё cilёt kanё referuar nё

shёrbime tё tjera, por jo gjithmonё ёshtё rezultuar nё zgjidhje.

Prioritetet për përmirësim

Në mbyllje të intervistës, drejtueseve të çerdheve iu kërkua të listonin sipas prioriteve ato

aspekte të shërbimit që do të ndikonin më së tepërmi në përmirësimin e cilësisë. Renditja më

poshtë është bërë sipas shpeshtësisë së përmendjes së këtyre aspekteve.

o Infrastruktura e përshtatur për moshën e fëmijëve dhe sipas standarteve

o Përmirësimi i raportit të kujdesit edukatore – fëmijë, kryesishtë për fëmijët me

nevoja të veçanta

o Rritja e numrit të stafit, ngritja e kapaciteteve të tyre, dhe motivimi

o Pajisja me mjete argëtuese/didaktike

Page 18: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 18 of 55

Studimi sasior me prindёrit e fёmijёve tё çerdheve publike

Nё dokumentat e marra nё konsideratё nё kёtё vlerёsim nuk kishte asnjё informacion mbi tё

ardhurat financiare tё familjeve tё fёmijёve qё frekuentojnё çerdhet. Formulari qё i kёrkohet

familjarёve tё plotёsohet me praninim e fёmijёs nё institucion nuk e pёrmban kёrkesёn pёr njё

informacion tё tillё. Nevoja pёr tё vlerёsuar kёtё element, doli gjatё proçesit tё mbledhjes sё

informacionit pёr tё kuptuar mundёsitё financiare tё prindёrve pёr tё pёrballuar njё rritje tё

tarifёs/pagesёs sё çerdheve. Njё informacion i tillё do tё ndihmonte vlerёsuesit e kёtij studimi

pёr tё rekomanduar nё mёnyrё tё pёrshtatshme edhe skenarёt e mundshёm tё shtesёs nё

pagesё/tarifё.

Pёr mё tepёr pyetёsori mbledh edhe njё informacion tjetёr ‘tё ri’, si pёr shembull: numrin e

pёrfituesve tё pagesёs sё reduktuar sipas kategorive tё klasifikimit pёr pёrfitim tё reduktimit.

METODOLOGJIA

Njё pyetёsor i strukturuar me 4 (katёr) pyetje nё pёrbёrje u hartua nga vlerёsuesit e studimit.

Forma e shkurtuar e pyetёsorit do tё lehtёsonte administrimin e shpejtё tё tij. Pyetёsori u

shpёrnda nё 27 çerdhe tё qytetit/rrethit tё Tiranёs, tё zgjedhura nё mёnyrё tё rastёsishme nga 39

çerdhe nё total (nga 39 nё total) - pa asnjё kriter tё qёllimshёm pёrzgjedhjeje. Njё njoftim u

shpёrnda ndёr prindёr pёr tё plotёsuar vullnetarisht dhe nё mёnyrё anonime pyetёsorin, i cili pas

plotёsimit hidhej nё kutinё e komenteve (kuti e mbyllur). Hapja u kutive u krye nga drejtueset e

çerdheve, dhe mё pas tё gjithё pyetёsorёt u dorёzuan tek vlerёsuesit e studimit. Pёrpunimi i tё

dhёnave u krye nёpёrmjet programit SPSS 15.

Vlerёsimi pёrmban disa kufizime, mё i rёndёsishmi i tё cilёve lidhet me qёllimin/pyetjen

kryesore tё tij - niveli i tё ardhurave familjare ёshtё njё pyetje qё konsiderohet

koncidenciale/personale/delikate. Pavarёsisht plotёsimit tё pyetёsorit nё anonimitet tё plotё,

ekziston rreziku i nёn raportimit tё shifrave tё lidhura me nivelin e tё ardhurave.

GJETJET KRYESORE

Nga 1.061 prindёr qё iu pёrgjigjёn pyetjeve, 807 ose 76.1% prej tyre u shprehёn se paguajnё

shumёn e plotё pёr kujdesin e fёmijes sё tyre nё çerdhe, kundrejt 255 ose 23.9% qё paguajnё

pagesё tё reduktuar (Grafiku 1).

Page 19: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 19 of 55

Grafiku 1: Forma e pagesёs

Personat qё raportuan se paguanin pagesё tё pjesёshme, u pyetёn se cila ishte arsyeja qё ata

pёrfitonin kёtё lloj pagese. Nga 254 persona qё i pёrkisnin kёsaj kategorie, 253 prej tyre pranuan

tё shpreheshin se kujt grup kategorie i pёrkisnin. Tё dhёnat e paraqitura nё Tabelёn 1 tregojnё se

pjesa mё e madhe e tyre 60.9% (154) i pёrkasin kategorisё qё kanё mё shumё se njё fёmijё nё

çerdhe, ndёrsa 17% (43) ishin me ndihmё ekonomike. Pjesa tjetёr i pёrket kategorive tё tjera si:

nёnё vajzё (8.7%), prind me aftёsi tё kufizuar (6.7%), nёna tё ve/divorcuara (4.3%) apo atyre me

nevoja tё veçanta (2.4%).

Tabela 1: Arsyeja pёr pagesё tё reduktuar

Numri Pёrqindja

Nevoja tё veçanta 6 2.4

Mё tepёr se 1 fёmijё nё

çerdhe

154 60.9

Nёnё ve/divorcuar 11 4.3

Nёnё vajzё 22 8.7

Ndihmё ekonomike 43 17.0

Prind me aftёsi tё kufizuar 17 6.7

Totali 253 100.0

Tё pyetur nёse paguajnё pagesa shtesё pёr mirёrritjen e fёmijёve tё tyre pёrveç pagesёs mujore

tё çerdhes, 972 (91.8%) prej tyre u shprehёn se nuk paguajnё pagesa tё tjera shtesё, kundrej 87

(8.2%) qё pranuan se paguanin pagesё shtesё (Grafiku 2).

Page 20: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 20 of 55

Grafiku 2: Pagesa shtesё

Nga njё analizim mё i hollёsishёm, rezultoi se personat qё pranuan se paguanin pagesa shtesё

(87), rreth 87.4% (n=76) i pёrkisnin kategorisё sё prindёrve qё kryenin pagesё tё plotё pёr

kujdesin e fёmijёs sё tyre nё çerdhe, ndёrsa 12.6% (n=11) prej tyre bёjnё pjesё nё kategorinё e

pagesёs sё reduktuar (Grafiku 3).

Grafiku 3: Pagesa shtesё perveç kujdesit nё çerdhe

Pagesat shtesё pёr mirёrritjen e fёmijёve lidhen me nivelin e tё ardhurave, familjet me nivel mё

lartё ta ardhurash paguajnё mё tepёr pagesa shtesё, megjithate, niveli i ulёt i pagesave (8.2%)

jashtё institucionit pavarёsisht tё ardhurave tregon se çerdhja plotёson nevojat kryesore tё

mirrёrritjes sё fёmijёve.

Njё element i rёndёsishёm i kёtij vlerёsimi ishte dhe analizimi i tё ardhurave familjare tё

prindёrve/familjeve qё kishin fёmijёn/t nё çerdhe. Nga analizimi i tё ardhurave mujore rezultoi

se rreth njё e treta e familjarёve (n=346; 32.6%) kishin tё ardhura mujore deri nё 33.640 Lek.

Pjesa tjetёr varionte nga 18.5% (n= 196), qё bёnin pjesё nё grup pagesat deri nё 38.000 lek; nё

rreth 20.8% (n=221) qё renditeshin nё grup pagesat nga 38.001 deri nё 60.000 lek; apo 16.3%

Page 21: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 21 of 55

qё renditeshin nё grup pagesat deri nё 80.000 lek. Njё pjesё shumё e vogёl kishin tё ardhura mbi

80.000 lek (Tabela 2).

Tabela 2: Tё ardhurat mujore tё familjes

Kategorizimi sipas tё

ardhurave mujore Numri Pёrqindja

1 0 - 33.640 346 32.6

2 33.641 – 38.000 196 18.5

3 38.001 – 60.000 221 20.8

4 60.001 – 80.000 173 16.3

5 80.001 – 100.000 71 6.7

6 mbi 100.000 54 5.1

TOTALI 1.061 100

Pёr tё krijuar njё pamje mё tё qartё nё lidhje me ndikimin e tё ardhurave familjare nё llojin e

pagesёs, u gjet se vetёm (rreth) 41% e familjeve/prindёrve me tё ardhura minimale (0-33.640

lek) paguajnё pagesё tё reduktuar, ndёrkohё qё rreth 13% e familjeve me tё ardhura mujore mbi

100.000 paguajnё gjithashtu pagesё tё reduktuar. E shpehur nё termat e pagesёs sё plotё,

Tabela 3:

TЁ ARDHURAT FAMILJARE

(Lek)

Forma e pagesёs

TOTALI

N (%)

Plotё

N (%)

Reduktuar

N (%)

1 0 – 33.640 204 (59%) 142 (41%) 346 (32.6%)

2 33.641 - 38.000 145 (74%) 51(26%) 196 (18.5%)

3 38.001 - 60.000 187 (84.6%) 34 (15.4%) 221 (20.8%)

4 60.001 – 80.000 159 (91.9%) 14 (8.1%) 173 (16.3%)

5 80.001 – 100.000 65 (91.5%) 6 (8.5%) 71 (6.7%)

6 mbi 100. 000 47 (87%) 7 (13%) 54 (5.1%)

Edhe pse shifrat qё pasqyrojnё pagesёn e plotё rriten/progresojnё nё varёsi tё progresimit tё

nivelit tё tё ardhurave, ato qёndrojnё tё larta pёr dy kategoritё e para tё tё ardhurave - 59% e

prindёrve me tё ardhura deri nё 33.640 dhe 74% e atyre me tё ardhura deri nё 38.000 (kategori tё

ardhurash shumё tё pёrafёrta/tё ulёta) paguajnё tarifё tё plotё pagese.

Megjithatё vihet re se ka njё shpёrndarje jo tё drejtё tё pёrfitimit/mbulimit me pagesё tё

reduktuar dhe tё ardhurave tё familjeve.

Page 22: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 22 of 55

Studimi sasior me prindёr tё fёmijёve 0-3 vjeç nё Tiranё

Një vlerësim i përgjithshëm mbi mundësitë/alternativat për kujdes të fëmijëve në komunitet u

mendua të përfshihej në këtë raport vlerësimi. Qëllimi kryesor i tij është njohja e zgjedhjeve të

prindërve për kujdesin e mirërritjes për fëmijët e tyre, si edhe elementët që

kushtëzojnë/lehtësojnë këtë zgjedhje.

Eksplorimi i tematikave të tilla e pozicionojnё shërbimin e çerdhes publike në kuadër të ‘tregut’

për të kuptuar jo vetëm përshtypjen e klientëve të rregullt të saj (prindërit e fëmijëve që

frekuentojnë çerdhet publike), por edhe prindërve të tjerë që janë pjesë e komunitetit më të gjerë.

Gjetjet e këtij vlerësimi do të ndihmojnë në formulimin e rekomandimeve lidhur me cilësinë e

kёtyre shërbimeve, si edhe koston e tyre.

Një kufizim i studimit qëndron në numrin e vogël të kampionit të përzgjedhur (numrin e

prindërve të intervistuar), për shkak të afatit kohor tё kufizuar si dhe instrumentit të përdorur për

mbledhjen e të dhënave (pyetësorit përmes intervistimit individual), mënyrë e cila kërkon kohë

në dispozicion. Megjithatë, përfundimet e këtij studimi kanë vlerë, pasi arrijnë të japin një

panoramë të pёrgjithshme mbi zgjedhjet e prindërve për kujdesin e fëmijëve të tyre.

Për më tepër, vlerësimi përbën një risi, pasi një investigim i tillë nuk është ndërmarrë në kuadër

të iniciativave të tjera.

METODOLOGJIA

Një pyetësor i strukturuar u përgatit për të mbledhur informacionin me qëllimin e

sipërpërmendur (Shtojca 4). Pyetësori i drejtohet prindërve të fëmijëve 0-3 vjeç dhe pyetjet e tij

tentojnë të mbledhin informacion mbi zgjedhjen aktuale të prindërve për kujdes të fëmijës,

kënaqësinë/pëlqimin e zgjedhjes, alternativat e mundshme që mund të konsiderojnë të përdorin

për kujdesin e fëmijës, koston aktuale dhe atë të parapëlqyer/mundshёm për kujdesin e fëmijës,

elementët/arsyet e zgjedhjes së tyre, por edhe përshtypjen mbi shërbimet e ofruara nga çerdhet

publike.

Pyetësori u administrua nga vlerësuesi i studimit me 100 prindër në qytetin e Tiranës. Plotësimi i

tij u krye përmes intervistimit individual me prindërit (një ose të dy), të cilët pranuan të marrin

pjesë vullnetarisht në këtë studim. Përzgjedhja e të intervistuarve u realizua në mënyrë rastësore.

Intervistuesi përzgjodhi vendndodhje/lokacione të caktuara në qytet, me frekuentim të lartë të

prindërve me fëmijë (Parku Taiёan, Këndi i lodrave ‘7 Xhuxhat’), në ditë të ndryshme të javës,

në orë të ndryshme, për një periudhë 3 javore (Shtator 2011). Mbledhja e informacionit u krye

duke ruajtur/respektuar anonimitetin e të intervistuarve.

Karakteristikat e përgjithshme të të intervistuarve

Nga 100 personat e intervistuar, 75% (n=75) ishin femra dhe 25 % (n=25) meshkuj.

Page 23: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 23 of 55

Grafiku 1: Personat e intervistuar sipas seksit

Grafiku 2 tregon se shumica e prindёrve (95%, n=95) u shprehёn se fёmija e tyre nuk bёnte pjesё

nё grupin e fёmijёve qё mund tё kishin nevoja tё veçanta, kundrejt 4% (n=4) qё u shprehёn sё

fёmija e tyre bёnte pjesё nё kёtё grup. Vetёm njё prind refuzoi t’i pёrgjigjej kёsaj pyetje.

Grafiku 2: Fёmijё me nevoja tё veçanta

GJETJET KRYESORE

Pёr tё vlerёsuar se cilat janё shёrbimet qё prindёrit zgjedhin pёr kujdesin e fёmijёs sё tyre,

pjesёmarrёsit nё studim u pyetёn se çfarё kujdesi pёr fёmijёn (nёn 3 vjeç) kanё shfrytёzuar nё

gjashtё muajt e fundit (pёrfshirё edhe gjatë kohës së marrë në intervistë). Tё dhёnat nё Grafikun

3 tregojnё se shumica e prindёrve tё intervistuar (48%, n=48) pёrmendёn familjarёt/ ose njё nga

prindёrit. Ndёrsa pjesa tjetёr pёrmendёn çerdhen private (18%), çerdhen shtetёrore (16%) dhe

dado (17%).

Page 24: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 24 of 55

Grafiku 3: Kujdesi pёr fёmijёn nё 6- muajt e fundit

Pavarёsisht faktit se çfarё shёrbimi prindёrit kishin marrё pёr kujdesin e fёmijёs sё tyre nё 6-

muajt e fundit, ata u pyetёn mbi koston aktuale tё kujdesit pёr fёmijёn. Mё shumё sё njё e treta e

prindёrve (35%, n=35) raportuan se kostoja mesatare pёr kujdesin e fёmijёs ishte rreth 4.900

lekë, e ndjekur nga rreth 20% (n=20) prej tyre me njё kosto qё varion deri nё 10.000 lek. Pjesa

tjetёr (45%) pёrmendёn kosto mё tё larta tё kujdesit, qё varionin nga 10.001 lekë deri nё mbi

20.000 lekë.

Tabela 1: Cila ёshtё kostoja aktuale e kujdesit pёr fёmijёn tuaj?

Numri Pёrqindja

1 0 - 4.900 35 35

2 5.000 - 10.000 20 20

3 10.001 - 15.000 14 14

4 15.001 - 20.000 16 16

5 Mbi 20.000 15 15

Total 100 100

Pyetjes nёse janё tё kёnaqur me llojin e zgjedhjes qё kanё bёrё nё lidhje me kujdesin e fёmijёs sё

tyre, shumica e tyre (82%, n= 82) iu pёrgjigj pozitivisht, kundrejt 10% (n=10) qё raportuan se

nuk ishin tё kёnaqur dhe rreth 8% (n=8) tё cilёt pёr momentin nuk ishin tё sigurtё tё shprehnin

opinionin e tyre nё lidhje mё zgjedhjen e bёrё.

Page 25: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 25 of 55

Grafiku 4: A jeni tё kёnaqur me zgjedhjen qё keni bёrё?

Tё pyetur nёse do tё duhej tё ndryshonit zgjedhjen tuaj aktuale, cilёn do tё zgjidhnin pёr

kujdesin e fёmijёs sё tyre nё tё ardhmen, rreth njё e treta e tyre pёrmendёn ndihmёn e

familjarёve tё tyre pa pagesё (31%, n=31) apo dёrgimin e fёmijёs nё çerdhe private (30%, n=30).

Ndёrsa pjesa tjetёr pёrmendёn alternativa tё tjera, si dado (15%, n=15) apo familjarёt e tyre me

pagesё (13%, n=13). Shumё interesant ёshtё fakti se vetёm 9% (9) prej tyre pёrmendёn çerdhet

publike si zgjedhje tjetёr pёr kujdesin e fёmijёs sё tyre nё tё ardhmen (Tabela 2).

Tabela 2: Zgjidhja pёr kujdesin e fёmijёs nё tё ardhmen

Numri Pёrqindja

1 Njё nga familjaret me pagesё 13 13.0

2 Njё nga familjarёt pa pagesё 31 31.0

3 Dado 15 15.0

4 Cerdhe Publike 9 9.0

5 Cerdhe private 30 30.0

6 Tjetёr 2 2.0

Totali 100 100.0

Njё analizё mё e detajuar nё lidhje me opinionin e tyre mbi llojin e shёrbimit qё do tё donin tё

kishin pёr fёmijёn e tyre, e parё nё kёndvёshtrimin e nivelit tё tё ardhurave familjare, tregon se

pavarёsisht nivelit tё tё ardhurave dhe larmisё sё shёrbimeve tё kujdesit pёr fёmijёt, njё pjesё e

mirё e tё intervistuarve shprehen se do tё donin tё kishin njё familjar tё tyre (apo dhe njёrin prej

prindёrve) qё tё ofronte kujdes pёr fёmijёn e tyre.

Tabela 3: Pёrzgjedhja e kujdesit dhe tё ardhurat familjare financiare

Familjar/prindër

N (%)

Dado

N (%)

Cerdhe publike

N (%)

Cerdhe private

N (%)

Total

N (%)

0-33,640 7 0 3 0 10

Page 26: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 26 of 55

14.6% .0% 18.8% .0% 10.0%

33,641-38,000 7 0 3 2 12

14.6% .0% 18.8% 11.1% 12.0%

38,001 - 60.000 9 5 2 2 19

18.8% 29.4% 12.5% 11.1% 19.0%

60,001 - 80,000 6 3 2 3 14

12.5% 17.6% 12.5% 16.7% 14.0%

80.001 - 100.000 9 2 2 4 17

18.8% 11.8% 12.5% 22.2% 17.0%

Mbi 100.000 10 7 4 7 28

20.8% 41.2% 25.0% 38.9% 28.0%

Prindёrit tё cilёt nuk pёrmendёn çerdhen publike si burim tё shёrbimit pёr kujdesin e fёmijёs sё

tyre u pyetёn mbi arsyen pёr moszgjedhjen e kёtij shёrbimi. Personat qё ju pёrgjigjёn kёsaj

pyetje kishin tё drejtё t’i pёrgjigjeshin mё shumё se njё opsioni. Nё Tabelёn 3 jepen nё mёnyrё

tё pёrmbledhur pёrgjigjet e tyre nё lidhje me kёtё pyetje. Siç vihet re dhe nga tabela e

mёposhtme, si arsye, kryeson cilёsia e shёrbimit e pёrmendur nga rreth 45% e tyre, e ndjekur nga

rreth 20% tё kёnaqur me zgjedhjen aktuale dhe mё pas arsyet e tjera si kohёzgjatja e kujdesit,

vendndodhja, kostoja dhe disponueshmёria, pёrkatёsisht 13%, 8%, 7% e 7%.

Tabela 4: Arsyet pёr mos zgjedhjen/pёrmendjen e çerdheve publike

Pёrqindja

1 Cilёsia e shёrbimit 45

2 Kostoja 7

3 Disponueshmёria 7

4 Vendndodhja 8

5 Orёt (kohёzgjatja e kujdesit) 13

6 Transporti 4

7 I kёnaqur me zgjedhjen aktuale 29

Prindёrit u pyeten se çfarё pёrcakton zgjedhjen e tyre apo çfarё ёshtё mё e rёndёsishme pёr ta

kur zgjedhin kujdesin pёr fёmijёn e tyre. Pjesёmarrёsit nё vlerёsim mund t’i pёrgjigjeshin mё

shumё se njё opsioni. Tё dhёnat nё Tabelёn 4 tregojnё se njё nga faktorёt kryesor qё

influencojnё zgjedhjen e prindёrve pёr kujdesin ndaj fёmijёve tё tyre ёshtё cilёsia e shёrbimit, e

zgjedhur nga 79% (n=79) e tyre. Mё pas renditen me 21% orёt (kohёzgjatja e kujdesit) dhe 17%

kostoja e shёrbimit si faktorё influencues qё mund tё ndikojnё nё zgjedhjen e prindёrve.

Page 27: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 27 of 55

Tabela 4: Faktorёt pёrcaktues nё zgjedhjen e kujdesit pёr fёmijёt e tyre

Numri Pёrqindja

1 Cilёsia e shёrbimit 79 79

2 Kostoja 17 17

3 Çfarё ёshtё e disponueshme 5 5

4 Vendndodhja 18 18

5 Orёt (kohёzgjatja e kujdesit) 21 21

6 Transporti 6 6

7 Tjetёr 4 4

Tё pyetur nё lidhje me opinionin e tyre mbi pagesat qё ata mendojnё se janё tё

arsyeshmё/pёrballueshme pёr kujdesin e fёmijёs sё tyre, mё shumё se gjysma e tyre (53%) u

shprehёn nё favor tё pagesёs qё varion nga 4.900 deri nё 10.000 lek. Nё pak se njё e pesta e tyre

u shprehёn se janё nё favor tё pagesave me tё larta (Tabela 5).

Tabela 5: Pagesat tё arsyeshmё/pёrballueshme pёr kujdesin e fёmijёs

Numri Pёrqindja

1 0 - 4.900 27 27

2 5.000 - 10.000 26 26

3 10.100 - 15.000 16 16

4 15.100 - 20.000 21 21

5 Mbi 20.000 8 8

Totali 100 100

Pёr tё kuptuar mё mirё se nё cilёn kategori tё ardhurash mujore bёn pjesё familja e personave tё

pyetur si dhe sa ndikojnё tё ardhurat nё opinionin e tyre mbi pagesat qё duhet tё paguajё njё

familje pёr kujdesin e fёmijёve nё çerdhe, Tabela 6, jep nё mёnyrё tё pёrmbledhur tё ardhurat e

personave tё intervistuar e kryqёzuar me pёrgjigjet e tyre ne lidhje me pyetjen 9 (Çfarё ju duket

njё pagesё e arsyeshmё/pёrballueshme pёr kujdesin e fёmijёs suaj?). Nga tё dhёnat e

pёrmbledhura nё kёtё tabelё shihet qartё se tё ardhurat mujore ndikojnё ndjeshёm nё opinionin e

prindёrve mbi pagesat qё ata duhet tё bёjnё pёr kujdesin e fёmijёs sё tyre. Personat qё bёjnё

pjesё nё kategorinё e pagёs deri nё 33.640 lek, rreth 22% e tyre janё nё favor tё pagesёs deri nё

4.900 lek dhe 25.9% nё favor tё sё njёjtёs pagesё pёr ata me tё ardhura deri 60.000.

Siç mund tё vihet re, me rritjen e tё ardhurave mujore tё familjes rriten edhe mundёsitё (sipas

opinionit tё prindёrve) pёr tё pёrballuar pagesa mё tё larta.

Page 28: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 28 of 55

Tabela: 6: Tё ardhurat mujore dhe opinioni i prindёrve mbi pagesat pёr kujdesin e fёmijёve

0-4.900

N (%)

5.000 - 10.000

N (%)

10,000 -

15,000

N (%)

15.000 -

20.000

N (%)

mbi 20.000

N (%)

Totali

0-33,640 6 4 0 0 0 10

22.2% 15.4% .0% .0% .0% 10.0%

33,641-38,000 7 1 1 1 1 12

25.9% 3.8% 6.3% 4.8% 12.5% 12.0%

38,001 - 60.000 7 7 3 1 0 19

25.9% 26.9% 18.8% 4.8% .0% 19.0%

60,000 - 80,000 3 8 1 2 0 14

11.1% 30.8% 6.3% 9.5% .0% 14.0%

80.000 - 100.000 2 2 6 6 1 17

7.4% 7.7% 37.5% 28.6% 12.5% 17.0%

Mbi 100.000 2 4 5 11 6 28

7.4% 15.4% 31.3% 52.4% 75.0% 28.0%

Mё tej, prindёrit u pyetёn nёse kanё akses tё mjaftueshёm nё shёrbimet e kujdesit pёr fёmijёt e

tyre. Grafiku 5: A keni akses tё mjaftueshёm nё shёrbimet e kujdesit pёr fёmijёt

Mё pak se gjysma e tyre (45%, n=45) u shprehёn se kanё akses tё mjaftueshёm nё kёto

shёrbime, ndёrsa rreth njё e treta (31%, n=31) u shprehёn negativisht. Mё pak se njё e katёrta e

tyre (24%, n=24) u shprehёn tё pasigurtё nё lidhje me opinionin e tyre pёrsa i pёrket aksesit tё

marrjes sё shёrbimeve (Grafiku 5).

Page 29: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 29 of 55

Vlerёsimi i Kostos

HYRJE

Qellimi i ketij studimi eshte te perllogarise koston aktuale te sherbimit te cerdheve te Tiranes

dhe te ofroje nje vleresim mbi koston per shkalle cilesie te ndryshme tё bazuara nё standarte. Po

ashtu ky studim ve ne dukje diferencen midis tarifave aktuale dhe kostove aktuale, burimet e

financimit, dhe u ofron Drejtuesve te QEZHEF dhe bashkive te tjera te interesuara nje metode

per t’i ndihmuar gjate procesit te planifikimit dhe hartimit te buxhetit. Ne fund sugjerohet nje

strukture e re per tarifat qe i pergjigjet me mire kostove aktuale dhe rritjes se cilesise.

Studimi mbi pёrllogaritjen e kostos u zhvillua pas paraqitjes sё gjetjeve tё studimeve tё

prezantura mё sipёr nё kёtё raport. Gjetjet e studimeve cilёsore dhe sasiore tё kёtyre studimeve

informuan/orientuan pёrzgjedhjen e variablave tё pёrdorur nё studim, si edhe tё

skemёs/strukturёs sё re tё rekomanduar pёr tarifa. Megjithatё, duhet pёrmendur fakti qё nё

pёrcaktues tjetёr i rёndёsishёm nё pёrzgjedhjen e variblave ishte edhe

aksesueshmёria/disponueshmёria e informacionit (p.sh. mungesa e informacionit mbi

infrastrukturёn pengoi paraqitjen e kёtij komponenti tё rёndёsishёm tё cilёsisё tё vlerёsuar si i

tillё nga tё gjithё pjesёmarrёsit nё studim).

Ne kete studim kosto u morren ne shqyrtim 29 Cerdhe. Gjate analizes u konstatua se njesite e

sherbimit (cerdhet) mund te ndryshojne midis tyre per sa i perket siperfaqes apo kapacitetit, por

nuk kane ndryshime thelbesore ne lidhje me programet e edukimit apo ushqimin e sherbyer. Pra

mund te thuhet se cerdhet nuk kane ndryshime nga ana e cilesise apo e sasise se programit kur

kalohet nga njera njesi tek tjetra dhe kostoja mesatare do te ishte nje tregues relativisht i sakte

dhe pa devijime thelbesore.

Gjithashtu, per realizimin e ketij studimi u rishikuan edhe studime te tjera te bera ne vende te

ndryshme si McClellan et al1 (1971) ne kopshtet dhe cerdhet e Chicagos, Moran et al (1997),

Fiedler (2003) apo Gault et al (2008).

METODOLOGJIA

Ne kontekstin e QEZHEF, kosto eshte vlera e burimeve te perdorura per ofrimin e sherbimit te

cerdheve. Cerdhet mund te shikohen si nje sistem i vetem qe perbehet nga administrata,

edukatoret, kuzhinieret, ndertesat, materialet, ushqimi, sherbimet utilitare, transporti, etj. Keto

komponente jane kombinuar dhe drejtohen nga rregulla ekonomike dhe sociale. Qellimi i

perbashket i te gjithe komponenteve te ketij sistemi eshte ofrimi i sherbimeve per te ndihmuar

dhe permiresuar zhvillimin e femijeve duke perfshire zhvillimin fizik dhe psikologjik. QEZHEF

perpiqet qe femijet qe hyne ne programet e saj (sistemi i cerdheve), pas nje periudhe te caktuar te

transformohen ne femije me te shendetshem dhe me te zhvilluar nga ana emocionale, mendore

dhe fizike sesa femijet qe nuk kane marre pjese ne keto programe.

1 Ky studim perben nje manual per analizen e kostos te kopshteve dhe cerdheve ne qytetin e Chicagos, USA

Page 30: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 30 of 55

Per te funksionuar ky sistem ka kostot e veta. Kosto e cdo komponenti te sistemit eshte numri

i njesive te atij komponetit te perdorura ne nje periudhe te caktuar e shumezuar me cmimin e tij

per njesi. Per shembull, kostoja e nje edukatori per kater ore, eshte paga e tij orare e shumezuar

me kater ore. Per arsye buxhetore ne i referohemi pagave ne terma mujor.

Kostot jane ndare ne direkte dhe indirekte sic tregohet ne tabelen e meposhtme

(Pasqyra.1). Kjo ndarje u vleresua superiore duke konsideruar strukturen dhe llojin e sherbimit.

Kjo lloj shperndarje kostoje eshte permendur edhe nga Horngreen et al2 (2006) dhe specifikat e

saj perputhen me specifikat e QEZHEF.

Komponentet Cerdhe Kopshte Te Perbashketa

Kosto Direkte

Edukimi

Personel X X

Materiale X X

Te tjera X X

Ushqimi

Personel X X

Ushqim X X

Materiale X X

Te tjera X X

Ndertesa Njesi

Amortizimi X X

Mirembajtja X X

Energji+uje X X

Te tjera X X

Kosto Indirekte

Administrata

Personel Zyrash X

Kanceleri X

Transport X

Amortizimi X

Energji+uje X

Psikologe dhe mjek X

Te ndryshme X Pasqyra 1: Struktura e Kostos

Tabela i grupon kostot direkte bashke dhe i lidh ato me sherbimet perkatese (kopshte ose

cerdhe). Ne kete studim eshte bere vetem analiza per cerdhet megjithse QEZHEF eshte

pergjegjes edhe per administrimin e kopshteve. Kostot e administrates (QEZHEF) jane ndare

sipas sherbimeve (kopshte/cerdhe) si kosto indirekte. Ne kete menyre kalsifikimi i kostove eshte

mjaft i qarte per cdo segment.

Njesia e Matjes me e pershtashme rezultoi te jete kosto mesatare per femije te sherbyer ne

dite e cila kap lidhjen qe ekziston midis kostos totale dhe numrit te femijeve te cilet kane marre

sherbime (kosto totale/femije te sherbyer) per nje periudhe kohe te caktuar.

Disa komponente te kostos, si amortizimi i nderteses, mirembajtja, dhe kosto administrative

nuk do te ndryshojne ose do te ndryshojne shume pak kur femije te rinj te shtohen ne

kopesht/cerdhe qe jane duke operuar nen kapacitet, keto jane kosto fikse, ndersa sasia e ushqimit

do te ndryshoje ne varesi te numrit te femijeve dhe keto perbejne kosto variable.

2 Kosto direkte/indirekte eshte nje nder metodat e analizes se kostos e pershkruar ne kete liber

Page 31: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 31 of 55

Eshte e rendesishme te behet nje ndarje midis kostove te investimit dhe kostove operative.

Kostot e investimit konsumohen (amortizohen) ne nje periudhe te gjate kohe sipas natyres se

investimit: Ndertesa, paisje, rinkonstruksione. Nga ana tjeter, kostot operative lidhen me

shpenzimet e ushqimit, materialet, pagat e punonjesve, dhe pjesen qe amortizohet e aktiveve

afatgjata etj.

Sistemi i cerdheve perbehet nga rreth 29 qendra kostoje. Ne kete studim, duke u bazuar ne

inspektimin e cerdheve, presupozohet se kostoja per njesi e nje cerdhe nuk ka variance

thelbesore nga ajo e cerdheve te tjera.

Ky supozim lejon qe mesatarizimi i kostove ne lidhje me cerdhet per kostot qe i perkasin 29

cedheve mos te sillte devijime thelbesore per koston mesatare per njesi. Kjo do te thote qe kosto

mesatare per njesi te jete e aplikueshme per cdo cerdhe ne qytetin e Tiranes.

PERCAKTIMI I PARAMETRAVE CILESORE

Per vleresimen e kostos sipas cilesise se sherbimit u bazuam ne dy variabla strukturore qe njihen

per ndikimin e madh mbi cilesine e cerdheve: kualifikimi/pagesa e edukatoreve dhe numri i

femijeve ne grup. Sipas nje studimi te Kelley dhe Gregory (2006) edukatoret me te kualifikuar

dhe te paguar kane rezultuar te kene nje proces mesimor me cilesor se edukatoret me pak te

kualifikuar dhe kane nje ndikim te drejtperdrejt ne perfitimin e femijes.

Kerkimet shkencore sugjerojne se siperfaqja e ambjentit po ashtu edhe raporti

femije/edukator kane influence shume te madhe ne rezultatet e edukimi te hershem te femijeve.

Sipas nje studimi te kryer nga Hoёes dhe Ёhitebook (1992), klasat me raport edukator/femije 2:9

apo me shume, rezultuan me nje experience te keqe edukative/perkujdesje ne cerdhe, ndersa

klasat me me pak se 9 femije japin rezultate te mira dhe shume te mira ne lidhje me edukimin

dhe perkujdesjen e femijeve. Niveli i kualifikimit edukativ te edukatoreve u percaktua ne baze te

gjendjes aktuale te cerdheve si edhe percaktimeve te bera nga Bashkia e Tiranes. Tre nivelet e

kualifikimi/pageses te perdorura ne kete studim jane:

a. Cilesia me e larte: Edukator me shkolle te larte qe paguhet me nivelin mesatar te

pagave per kete kategori.

b. Edukator me shkolle te larte dhe me shkolle te mesme qe paguhet me nivelin

mesatar te pagave per kete kategori.

c. Cilesia me e ulet: Edukator me shkolle 9-vjecare qe paguhet me nivelin mesatar te

pagave per kete kategori.

Ne beme po ashtu nje vleresim nese edukatoret do te pagueshin me nivelin e pagave te

kopshteve (mesatarisht rreth 40% me i larte) sepse shkalla e veshtiresise dhe e njohurive qe

kerkohen eshte e ngjashme dhe rritja e pageses ne kete nivel do te terhiqte edukatore me te

kualifikuar, do te permiresonte cilesine e mesim-dhenies, dhe do te ulte largimet nga puna te

elementeve te kualifikuar.

Page 32: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 32 of 55

PERCAKTIMI I KOSTOVE

Hapi i pare ne cdo analize te mirefillte kostoje eshte te identifikoje cfare ben pjese ne kosto dhe

si duhet strukturuar analiza. Ne kete studim percaktohet kosto totale e cerdheve si edhe kosto e

shpenzuar ne komponente te ndryshem. Pas analizes se bere per cdo cerdhe rezultuan keto

komponente:

1. Shpenzime per Edukimin,

2. Shpenzime per Ushqimin,

3. Shpenzime ne Njesi (kostot indirekte te njesise-ndertesa, etj)

4. Shpenzime Administrative (QEZHEF)

Shpenzimet per edukimin perbehen nga pagat e edukatoreve qe merren me edukimin e

femijeve, shpenzimet per materiale edukative dhe te tjera shpenzime qe mund te nevojiten per

procesin mesimor. Numri i edukatoreve te cerdheve eshte 285 dhe jane kryesisht me arsim te

mesem. Ne kete kategori shpenzimesh nuk eshte futur edhe paga e pergjegjesve te cerdheve,

paga e te cileve eshte pjese e shpenzimeve te njesise.Shpenzimet per ushqimin permbledhin

shpenzimet e pages se guzhiniereve dhe kostoja e ushqimit per femijet. Gjithashtu ketu futen

edhe shpenzimet materiale qe lidhen me kete aktivitet si luge pirunj, pjata, apo mbulesa tavoline.

Normativa e kostos se ushqimit eshte e njejte me tarifen prej 130 leke ne dite per cerdhet dhe 160

leke per kopshtet. Shpenzimet per mirembajtjen e ndertesave ne njesi permbledhin

shpenzimet e amortizimit te ndertesave dhe paisjeve, shpenzimet e mirembajtjes, shpenzimet e

energjise, gazit, ujit, karburantit per ngrohje apo transport te ushqimeve, si edhe shpenzimet per

materiale te ndryshme qe kane te bejne me pastertine dhe higjenen. Ketu eshte futur edhe paga e

pergjegjsave, rojeve apo punonjesve sanitare si shpenzime indirekte per njesine.Shpenzimet

administrative perbehen nga pagat e drejtuesve dhe personelit ndihmes te QEZHEF3,

amortizimi i pajisjeve dhe ndertesave te administrates, kanceleri, transport, energji+uje, pagat e

sektorit te edukimit, pagat e psikologeve, dhe materiale te tjera te ndryshme. Shperndarja e

kostove administrative: Shperndarja e kostove administrative eshte bere mbi bazen e femijeve

te sherbyer ne dite ne kopshte apo cerdhe pasi femijet jane gjeneruesit e kostove dhe shpenzimet

lidhen me sherbimet ndaj tyre. Per kete arsye u perdoren dite – ngreniet e vitit 2010 si baze

shperndarese, nje metodologji qe eshte percaktuar edhe nga Garrison dhe Noreen (2006).

Perdorimi i dite-ngrenieve vjetore eleminon variacionet sezonale qe ndodhin gjate nje viti (Shih

Grafikun e dite-ngrenieve ne Aneksin II). Perqindja e shpenzimeve administrative qe do ti

ngarkohet cerdheve llogaritet sipas raportit te me poshtem:

3 Shpenzimet per administraten e QEZHEF lidhen edhe me kopshtet edhe me cerdhet

Page 33: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 33 of 55

Kostoja per njesi: Mbas percaktimit total te kostove per cerdhet dhe administraten behet

shpendarja e ketyre kostove ne baza ditore (sipas supozimit direkte/ indirekte) duke llogaritur

koston per femije ne dite.

BURIMI I TE DHENAVE4

Te dhenat u mblodhen gjate periudhes 1 Qeshor – 15 Gusht 2011 me ndihmen e personelit te

QEZHEF. Burimet e te dhenave qe u perdoren ne kete studim jane si me poshte:

• Per informacione mbi karakteristikat e struktures, organizimin, dhe funksionimin

e kopshteve dhe cerdheve: Te dhenat e QEZHEF

• Per informacion mbi buxhetin dhe kostot: Te dhenat e QEZHEF nga pasqyrat

financiare te vitit aktual dhe te viteve te shkuara.

• Per informacion mbi personelin: Te dhenat e QEZHEF per pagat mujore dhe

shperblimet e cerdheve per vitin 2010 u perdoren per te perllogaritur mesataren

ditore. (Paga vjetore / 240 dite pune). Te dhena nga Drejtoria Arsimore e Rrethit

Tirane (DART) per pagat e personelit te kopshteve.

• Per informacionin mbi kostot e transportit: Te dhenat e QEZHEF si edhe nga

llogaritjet mbi bazen e mjeteve ne dispozicion te QEZHEF dhe distancave aktuale

te pershkruara.

• Per informacione te tjera: per koston e programeve, numri dhe njerezit qe merren

me funksione te ndryshme, vendndodhja e njesive, etj u ben intervista me

personel te QEZHEF. Personat qe u intervistuan ishin:

− Elira Caushi, Drejtore e Pergjithshme e QEZHEF

− Ismail Derhemi, Drejtor Administrativ i QEZHEF

− Lindita Cenolli, Pergjegjese e Finances e QEZHEF

− Drejtues te cerdheve

PERLLOGARITJA E KOSTOS

Duke perdorur te dhenat dhe metodologjine e pershkruar me siper, ne perllogaritem koton per

femije ne dite per Cerdhet e Tiranes (ne 2011) si edhe 17 kombinime te tjera midis persa i perket

cilesise.

PERLLOGARITJA E KOSTOS AKTUALE

4 Te dhenat financiare u bazuan mbi regjistrimet kontabile te vitit 2009 dhe 2010.

Page 34: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 34 of 55

Kostoja mesatare ditore per femije ne cerdhe duke u nisur nga te dhenat e 6 – Mujorit te pare

te vitit 2011 rezulton te jete 608.9 leke (Pasqyra.2). Kosto mesatare vjetore per nje femije qe

frekuenton 240 dite (nje vit te plote) eshte llogaritur 146,137 leke.

Pasqyra 2: Kosto per njesi - Cerdhe

567

Sic vihet re ne Apendiksin I kostot direkte (jo administrative) zene rreth 93% te kostos

mesatare ndersa kostot indirekte te administrates zene rreth 7% te kostos mesatare totale per dite-

ngrenie. Kostot per pagat e stafit edukativ prej 285 edukatoresh zene rreth 40% te kostos

mesatare ditore per femije. Kostot totale per ushqim8 zene rreth 26% te kostos mesatare.

Shpenzimet mesatare te njesise jane rreth 26% dhe perbehen kryesisht nga pagat e personelit

sanitar, pagat e pergjegjesve dhe shpenzimet per energji dhe ngrohje.Perllogaritja e kostos per

shpenzimet direkte eshte bere duke u bazuar mbi shpenzimet faktike te 6 – mujorit te pare te vitit

2011 dhe dite prezencat e ketij 6 – mujori. Pra kostoja totale e shpenzimeve direkte eshte

pjestuar me numrin e dite – prezencave per cerdhet9. Ne te njejten llogjike eshte nxjerre edhe

kostoja mesatare ditore10

per te gjitha cerdhet. Per te shperndare kostot indirekte (administrative)

te QEZHEF qe lidhen edhe me kopshtetedhe me cerdhet jane perdorur dite –prezencat e vitit

2010 te cilat u permenden me lart. Perqindja e shpenzimeve administrative te QEZHEF qe iu

shpernda cerdheve eshte 37.3%11

per te gjitha ato shpenzime qe lidhen edhe me kopshtet edhe

me cerdhet. Ky raport tregon impenjimin e burimeve te administrates se QEZHEF per secilin

5 Per femijet me probleme raporti eshte 1 edukator 2 femije

6 Grupet jane mesatarisht nga 15 femije me dy edukator

7 Kohezgjatja e shebimit eshte 8 ore

8 Materialet qe lidhen me ushqimin jane supozuar te kene konsum 2 vjecare

9 Dite-ngreniet (pjesmarrjet per 6 – mujorin e pare 2011 ishin 240,535 10

Numri i diteve per 6-mujorin e pare eshte 120 dite pune 11

Shperndaresi i kostove indirekte (Cedhe) 37.3% = 240535/1,046,254

Page 35: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 35 of 55

program (kopshte/cerdhe), qe rezulton ne kete rast se impenjohen me shume per administrimin e

kopshteve pasi pjesemarrja eshte me e madhe. Per disa zera ky raport u korigjua12

si nevoje per

te paraqitur me realisht shperndarjen e shpenzimit.

PERLLOGARITJA E KOSTOS PER CERDHE TE PERMIRESUARA NGA ANA CILESORE

Vleresimi i kostos per grupe me madhesi me te vogel eshte nisur nga gjendja aktuale (grupe me

15 femije dhe edukator kryesisht me shkolle te mesme) duke kaluar ne perllogaritjen e kostos per

klasa me numer femijesh 13, dhe 1013

, ku sa me i vogel eshte numri aq me e larte eshte cilesia.

Kostot jane bazuar ne faktin se cdo klase (grup) drejtohet nga dy edukatore. Ndersa ne lidhje me

rritjen e nivelit te cilesise ne mesim-dhenie u krijuan keto nivele kualifikimi duke marre parasysh

gjendjen aktuale te cerdheve:

a. Cilesia me e larte: Edukator me shkollet te larte

b. Cilesia e mesme: 50% e edukatoreve me shkolle te larte dhe 50% me shkolle te

mesme.

c. Cilesia me e ulet (niveli aktual): 10% e edukatoreve me shkolle te larte, 77% me

shkolle te mesme dhe 13% me shkolle 9-vjecare.

Pasqyra 3: Kostoja per nivele te ndryshme cilesie

Pra rritja e finacimit nga 608.9 Leke ne 803.214

Leke apo 32 % me shume rezulton ne nje rritje

cilesore thelbesore. Njekohesisht ne kete studim eshte konstatuar nje diference e madhe midis

pages se edukatoreve te kopshteve dhe pages se edukatoreve te cerdheve me rreth 40%. Nese

paga e edukatoreve te cerdheve do te rritej ne nivelin e atyre te cerdheve ne funksion te rritjes se

cilesise dhe motivimit te stafit, kostot do te rezultonin sic tregohen ne Pasqyren 4.

12

Per pagat e Drejtuesve te QEZHEF Shperndaresi eshte bere 57.3% ne favor te cerdheve, pra 20% me shume. 13

Duke iu referuar edhe standarteve te UNICEF ne lidhje me edukimin ne cerdhe 14

Rritja ne cilesine e programeve eshte shoqeruar nga rritje e kostove ne mjetet didaktike me 5 here

Page 36: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 36 of 55

Pasqyra 4: Kostoja per nivele te ndryshme cilesie me 40% rritje

Rritjet ne cilesine e sherbimit te cerdheve ne lidhje me faktoret cilesore lidhen me magnituden e

deshiruar nga Bashkia e Tiranes ose bashki te tjera te interesuara. Matricat e kostos me siper

ofrojne nje guide ne lidhje me rritjen e kostove operacionale kur levizim nga nje nivel cilesie ne

tjetrin. Per shembull, nje klas me 15 femije dhe me mesues kryesisht me shkolle te mesme ose

8-vjecare kur leviz ne nje grup me 13 femije por me edukatore me shkolle te larte dhe te mesme

kostoja rritet nga 608.9 Lek ne 676 Lek ose me 11% . Nese cerdhet e permiresojne shperblimin

e edukatoreve sipas nivelit te kopshteve atehere kemi nje rritje te kostos nga 16% -21%. Sipas

matrices, permiresimi i kualifikimeve te punonjesve do ti kushtonte bashkise me pak se

zvogelimi i numrit te klasave (grupeve) Pasqyra.3.

Grafik 1: Kostoja sipas cilesise

Diskutimi

Ne dikutimin e kostove te cerdheve eshte e rendesishme te mbahet parasysh se perfitimet nga

faktoret cilesore (si kualifikimi i edukatoreve, madhesia e klases, raporti femije/edukator) te

femijeve, familjeve, dhe komunitetit i tejkalojne shumefish kostot e programeve te cerdheve. Ky

studim nuk ka per qellimin te perllogarise perfitimet ekonomike dhe sociale nga permiresimet

Page 37: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 37 of 55

cilesore te cerdheve por rikujton se shume studime te tjera si Cameiro dhe Heckman15

(2003)

tregojne se si investime ne faktore cilesore kane benefite afat-gjata per femijen, familjen dhe

shoqerine.

Nevoja per permiresime cilesore u konstatua edhe gjate pyetesorit te zhvilluar me prinderit

dhe ofruesit e shёrbimeve. Ofrimi aktual i shёrbimit mbi bazёn e ‘kushteve’ duhet tё shndёrrohet

mbi bazёn ‘e cilёsisё/standarteve’.

Financimi aktual i programit te cerdheve behet 79% -100% (per grupe te caktuara) nga bashkia

dhe 21% nga prinderit (qe nuk jane ne nevoje) sikurse tregohet ne tabelen e meposhtme

(Pasqyra. 5)

Pasqyra 5: Tarife-Kosto-Financim

Struktura aktuale e tarifave e paraqitur ne Pasqyren. 5, Grupi I16

parashikon qe familjet ne

nevoje*, prinderit qe trajtohen me ndihme ekonomike; nenat qe klasifikohen vajze –nene; nenat e

ve apo te shkurorezuara; prinderit qe kane crregullim mendor apo fizik; perfitojne 100%

reduktim ose pagujne 0% te kostos. Prindёrit17

(Grupi II) qe kane dy femije, qe frekuentojne

kopshtin apo cerdhen, njeri perfiton 50% reduktim te pageses, dhe nese kane me shume se dy

perfitojne 100% reduktim . Ne Grupin III perfshin te gjithe prindrit e tjere qe nuk perfitojne

reduktim te pageses dhe paguajne respektivisht 21% te kostos se sherbimit te cerdheve.

Si duket qarte ne Pasqyren. 5, tarifat aktuale kane nje diference mjaft te madhe me koston. Ne

keto kushte sygjerohet nje ristrukturim i tarifave ne funksion te permiresimit te faktoreve

cilesore. Alternativat e mundshme per kete rritje paraqiten ne Pasqyren. 6.

Pasqyra 6: Alternativat e rritjes se tarifave

15

Mbi kthyeshmerine e investimit ne nivele te ndryshme te edukimit 16

Grupi I me peshe specifike me rreth 7% e totalit totalit te dite-prezencave (cerdhe) eshte marre mbi baze te te dhenave hisotorike dhe

projeksionit per vitin 2011 17

Grupi II me rreth13% e totalit totalit te dite-prezencave (cerdhe) eshte marre mbi baze te te dhenave hisotorike dhe projeksionit per vitin 2011

Page 38: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 38 of 55

Per te pare si rritja e tarifave ndikon ne buxhet familjare te prinderve u perdor pyetsori i studimit

sasior me prindёrit e fёmijёve nё çerdhe mbi te ardhurat familjare te prinderve qe sjellin femijet

ne cerdhe dhe rezultoi si me poshte:

Pasqyra 7: Niveli i te ardhurave familjare

Sikurse tregohet ne tabele, 52% e familjeve kane te ardhura me pak se 38,000 Lek ne muaj

nderkohe qe tarifa mujore aktuale eshte 2,600 Lek.

Duke perdorur strukturen e gjeneruar nga pyetsori u ndertuar Alternative IV me tarifim te

shkallezuar si ne pasqyren e meposhtme.

Pasqyra 8: Alternativa IV

E krahasura me alternativat I,II, III alternative IV gjeneron rezultate mjaft te mira si nga ana

kuantitative dhe nga nag shoqerore por eshte e veshtire per tu aplikuar nga ana administrative

gjate percatimit te tarifes per cdo person ne baze te te ardhurave.

Page 39: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 39 of 55

Pasqyra 9: Krahasimi i Alternativave

Duke perdorur peshen e ponderuar18

te te ardhurave mujore u be perllogaritja e impaktit te rritjes

se tarifes sipas Alternativave I,II dhe III ne Pasqyren 10.

Pasqyra 10: Impakti i tarifave ne buxhetet familjare

Pasqyra 10 tregon se impakti i Alternativave I, II, dhe III eshte i forte per familjet me te ardhura

te ulta. Duke konsideruar buxhetet familjare Alternative IV rezulton me e pranueshme.

Megjithese prinderit shprehen gadishmeri per te paguar nese kishte permiresime cilesore ne

cerdhe, vleresojme se tarifa nuk mud te rritet me shume se 50,000 Lek ne muaj duke konsiderur

nivelin e te ardhurave mujore te shumices se familjeve.

Me te ardhurat shtese te gjeneruara nga tarifa e re prej 244 Lek19

(114 Lek me e madhe) apo

prej 133.9220

Lek me e madhe mund te realizohet levizje mjaft interesante ne matricen e cilesise

si me poshte:

Pasqyra 11: Levizje cilesore ne matricen e kostos

18

Ponderimi u krye sipas struktures aktuale te tarifave 19 Alternativa III 20

Alternativa IV

Page 40: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 40 of 55

Krahas rritjes se tarifes sugjerohet nje suport me i madh nga ana e Bashkise se Tiranes si per

faktoret cilesor te programit te cerdheve ashtu edhe per investime infrastrukturore. Nevoja per

ndertimin e cerdheve te reja eshte domosdoshmeri duke konsideruar grupet e tejmbushura ne

cerdhet aktuale dhe rritjen e numrit e femijeve cdo vit.

Page 41: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 41 of 55

Konkluzione

Ky studim analizoi koston e sherbimit te cerdheve duke bere nje krahasim me tarifat aktuale dhe

mundesitё per ristrukturimin e tyre ne funksion te investimeve ne asete intelektuale (njerezore).

Aktualisht gjendja e cerdheve eshte permiresuar nga ana cilesore ne krahasim me ate qe ka qene,

por ka nevoje per nje investim ne stafin edukativ dhe permiresim te progameve te tyre me ane te

trajnimeve dhe te marrjes ne pune te elementeve me te kualifikuar. Pra investimi ne personel

eshte nje nevoje qe do te kete benefite shume me afatgjata se cdo investimi tjeter. Ky studim

sugjeron nje rritje te tarifave duke konsideruar gjithmone elementin social dhe investimi i tyre ne

personelin e kopshteve dhe cerdheve. Investimi ne kete moshe te hereshme te femijerise do te

rezultojw nw nje perfitim me te madh ekonomik ne te ardhmen, krahasuar me investimet ne

moshe me te madhe bazuar kjo edhe ne punen kerkimore nderkombetare.

Raporti pёrveç paraqitjes sё skemёs/matriksёs orientuese pёr ndryshimin e tarifёs/pёrballimit tё

kostove nё bazё tё standarteve tё cilёsisё sё ofrimit tё shёrbimit, konkludon gjithashtu nё disa

parime/rekomandime tё pёrgjithshme, tё cilat duhet tё orientojnё vendim-marrёsit nё marrjen e

vendimeve tё duhura lidhur me kёtё fushё:

• Tё drejtat dhe nevojat e fёmijёve tё kёsaj grupmoshe (0-3 vjeç) duhet tё jenё fokusi

kryesor i kujdesit dhe vendimeve tё lidhura me tё. Fёmijёt janё qytetarёt me tё drejta

qytetarie, dhe si tё tillё kanё tё drejtёn e ndarjes sё ndershme/tё drejtё tё burimeve tё

shoqёrisё. Fёmijёt kanё vlerё kёtu dhe tani, dhe jo thjesht pёr atё qё do tё bёhen nё tё

ardhmen.

• Ofrimi i shёrbimeve duhet tё ngrihet mbi standarte, pёr tё siguruar cilёsi tё shёrbimeve.

• Ofrimi i kujdesit pёr mirёrritjen e fёmijёve 0-3 vjeç nga sektori publik ёshtё njё nevojё e

pazёvendёsueshme nё ‘tregun’ e shёrbimeve tё ofruara, veçanёrisht pёr grupet me tё

ardhura tё ulta (apo grupe tё tjera nё nevojё). Pushteti lokal (bashkia) duhet tё vazhdojё tё

planifikojё subvecionimet e tarifёs/pagesёs sё çerdhes pёr njё numёr tё konsiderueshёm

tё familjeve tё fёmijёvё nё çerdhe. Nё rast skenari tё rritjes sё tarifёs sё pagesёs, bashkia

duhet pёr sё pari tё zbusё barrёn ekonomike pёr familjet me tё ardhura mё tё ulta duke

pёrdorur skemёn mё tё pёrshtatshme pёr ta, apo shtimin e kategorive tё subvencionimit.

• Vendimet e pushtetit lokal tё lidhura me kёtё shёrbim duhet tё vazhdojnё tё ndёrtojnё

kredibilitetin e deritanishёm tё shёrbimit, duke reflektuar pёrgjigjshmёri, pёrgjegjshmёri,

shёrbime cilёsore e tё pёrballueshme, gjithёpёrfshirje dhe transparencё.

• Strukturat përgjegjëse (Q.E.Zh.E.F) duhet tё jenё vigjelente pёr tё identifikuar

rastet/natyrën e rasteve jashtë skemës së subvecionimit me qëllim mbulimin me skemë të

familjeve në nevojë. Kёto situate/raste priten tё rriten nё numёr nё rast skenari tё rritjes sё

tarifёs sё pagesёs.

• Pushteti lokal dhe institucionet brenda tij duhet tё identifikojnё instrumenta tё pёrfshirjes

aktive tё prindёrit e fёmijёve qё pёrfitojnё kujdes nё çerdhet publike (jo thjesht si pagues

tё tarifёs, apo matjes sё nivelit tё kёnaqёsisё sё shёrbimit, apo pjesёmarrjes selektive/tё

kufizuar nё borde). Pёrfshirja e prindёrve mund tё ndodhё si njё pjesёmarrje e

Page 42: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 42 of 55

qёndrueshme, e organizuar dhe produktive e tyre nё konsultimin, planifikimin, zbatimin e

programeve/aktiviteteve qё ndikojnё nё zhvillimin e fёmijёs.

• Çerdhet publike duhet tё vlerёsohen pёrtej njё shёrbimi tё kujdesit tё fёmijёve, si pika

referimi komunitare pёr mirёrritjen e brezave, kёshillimin prindёror, referimin ne

zinxhirin mbrojtes se femijeve, dhe mund tё shёrbejnё si pikё hyrje pёr shёrbime tё tjera

tё ofruara nga Bashkia.

• Sigurimi i njё kujdesi cilёsor i mirёrritjes sё fёmijёs duhet tё konsiderohet nga

vendimmarrёsit lokalё si njё mekanizёm pёr tё arritur mundёsi tё barabarta arsimimi,

trajnim/zhvillimi dhe punёsimi, dhe si rrjedhojw fuqizimi pёr gratё.

• Pushteti lokal duhet tё pёrfshihet nё krijimin apo mbёshtetjen e shёrbimeve alternative (tё

ndryshme nga çerdhet ditore publike) pёr tё plotёsuar nevojat pёr kujdes tё fёmijёve tё

familjeve nё komunitet. Pёr kёtё duhet tё merren nё konsideratё bashkёpunime edhe me

sektorin privat dhe organizatat jofitimprurёse.

• Pёrpjekjet nё tё ardhmen duhet tё fokusohen nё matjen e impaktit të shërbimit tё ofruar

duke pёrdorur indikatorё tё lidhur me pёrfituesin real - femijen, përveç mbledhjes së

opinioneve për kënaqësinë e shërbimit. Kjo ёshtё mjaft domethёnёse kur

pranojmё/mendojmë se përkujdesja e duhur në këtë moshë përcakton mirëqënien e

fëmijës në të ardhmen.

Page 43: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 43 of 55

Shtojcat

Page 44: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 44 of 55

Shtojca 1

GUIDЁ PYETJESH PRINDЁRIT E FЁMIJЁVE NЁ ÇERDHE PUBLIKE

Ku/Si e siguruat informacionin pёr çerdhen e zgjedhur pёr fёmijёn tuaj?

Cila ёshtё arsyeja kryesore qё pёrdorni çerdhen publike? Pse iu drejtuat njё çerdheje publike pёr

kujdesjen e fёmijёs suaj? Çfarё faktorёt kanё pёrcaktuar marrjen e shёrbimit nё çerdhen publike?

Nё momentin e pranimit, a u njohёt me tё gjithё skemёn e pёrfitimit tё pagesёs sё shёrbimit?

A keni patur mundёsi tё pёrfitoni pagesёn sipas kategorisё qё i pёrkisni?

Nёse jo, pse?

A do ta pёrkufizonit shёrbimin nё çerdhe cilёsor?

Mbi çfarё bazash do tё pёrcaktonit/vlerёsonit cilёsinё e shёrbimit? Cili ёshtё kuptimi juaj i njё

shёrbimi cilёsor nё çerdhe?

A mendoni se cilёsia e shёrbimit nё çerdhe ka ndryshuar (nё krahasim me kohёn qё ju filluat tё

pёrdornit kёtё shёrbim pёr herё tё parё)?

A mendoni se cilёsia e shёrbimit ёshtё e lidhur me nivelin e pagesёs nё kёtё shёrbim? Sipas

mendimit tuaj cila ёshtё lidhja?

Sa e njihni ju stafin qё shёrben nё çerdhe – rolin/detyrat, kualifikimet, aftёsitё?

Si ka ndikuar pёrgatitja e stafit nё ecurinё/zhvillimin e pёrgjithshme tё fёmijёs suaj?

Pёr sa fёmijё kujdeset njё edukatore? Pёrsa duhet tё kujdeset sipas mendimit tuaj? Çfarё

ndryshimi do tё pёrbente kjo nё ecurinё/zhvillimin e pёrgjithshme tё fёmijёs suaj?

Si ka ndikuar mjedisi fizik (brendshёm dhe i jashtёm) i çerdhes nё ecurinё/zhvillimin e

pёrgjithshme tё fёmijёs suaj?

Si mendoni se ka ndikuar programi nё çerdhe (ndёrveprimi me edukatoret) nё ecurinё e

pёrgjithshme tё fёmijёs suaj?

Si mendoni se ka ndikuar ushqyerja e ofruar nё çerdhe nё ecurinё e pёrgjithshme tё fёmijёs suaj?

Page 45: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 45 of 55

Si mendoni se plotёsohen nevojat e fёmijёve me nevoja tё veçanta nё çerdhe?

Si mund ta pёrshkruani ndryshimin nё shёrbim mes njё fёmije pa nevoja tё veçanta dhe njё

fёmije me nevoja tё veçanta? Çfarё nёnkupton kjo nё lidhje me burimet e vendosura nё

dispozicion?

A merrni informacion nga edukatoret lidhur me programin e ndjekur pёr fёmijёn tuaj? Sa

shpesh?

Ky mund tё jetё njё komunikim i nisur nga njёra prej palёve (ju apo edukatorёt).

A merrni informacion nga edukatorёt lidhur me ecurinё e fёmijёs suaj nё çerdhe? Sa shpesh?

Ky mund tё jetё njё komunikim i nisur nga njёra prej palёve (ju apo edukatorёt).

A jeni ju i/e pёrfshirё nё jetёn e çerdhes sё fёmijёs suaj?

Nёse po, Si?

Nёse jo, A do tё dёshironit tё ishit? Nёse Po, Si?

Sipas mendimit tuaj, nё pёrgjithёsi çfarё duhet bёrё pёr tё pёrmirёsuar shёrbimin ndaj fёmijёs nё

çerdhe? Si mendoni tё mbёshtetet kjo financiarisht? A do tё ishit ju tё gatshёm qё tё punohej pёr

rritjen e cilёsisё sё shёrbimeve, edhe pse kjo mund tё çonte nё rritjen e kostos sё shёrbimit?

Page 46: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 46 of 55

Shtojca 2

GUIDЁ PYETJESH DREJTUESET E ÇERDHEVE PUBLIKE

Sa vjet keni nё kёtё funksion?

Cili ёshtё kapaciteti i çerdhes suaj?

Si do ta pёrshkruanit shёrbimin nё cerdhen tuaj?

Sipas mendimit tuaj, cilёt janё indikatorёt/treguesit e cilёsisё?

Si vlerёsohet puna juaj nga prindёrit dhe drejtoria? Cfarё mekanizmash ekzistojnё pёr tё matur

cilёsinё e shёrbimit tuaj?

A diskutoni nё staf pёr ecurinё e fёmijёve?

A bisedoni me prindёrit pёr ecurinё e fёmijёve?

A ka mundёsi stafi tё pёrditёsojё njohuritё dhe aftёsitё?

A eshte stafi i gatshem per te ofruar sherbim dhe per femijet me nevoja te vecanta?

A mbulon skema e subvencionimeve te gjitha kategorite qe ju ndeshni?

A keni ju lidhje tё drejtpёrdrejtё me menaxhimin financiar tё cerdhes? A mendoni se mund/duhet

tё keni njё rol tё tillё?

Çfare mendoni per raportin aktual pagese cilesi?

Nese ka rritje pagese ku do tё donit te shkonin?

Si mendoni do te reagonin prinderit per nje ndryshim pagese?

Si e zgjidhni problemin e mungeses se fondeve persa i perket mjeteve didaktike?

Sfida me e madhe ne pune per te ofuar sherbim cilesor?

Çfare do te doje te ndryshoje?

Page 47: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 47 of 55

Shtojca 3

PYETЁSOR MBI TЁ ARDHURAT E PRINDЁRVE

1. Çfarё forme tё pagesёs kryeni pёr momentin pёr kujdesin e fёmijёs suaj nё çerdhe?

1) tё plotё 2) tё reduktuar

2) Nё rast tё pagesёs sё reduktuar, cila ёshtё arsyeja e pёrfitimit tё pagesёs?

1) fёmija ёshtё me nevoja tё veçanta

2) mё tepёr se 1 fёmijё qё frekuentojnё çerdhen

3) kryefamiljarja ёshtё e ve apo e divorcuar

4) nёna ёshtё e pamartuar

5) tё ardhura minimale/ndihmё ekonomike

6) njё nga prindёrit ёshtё me aftёsi tё kufizuara

3) Pёrveç kujdesit nё çerdhe, a paguani jashtё çerdhes pёr shёrbime tё tjera edukimi pёr

fёmijёn tuaj?

1) Po 2) Jo

4) Nё cilёn kategori tё ardhurash mujore bёn pjesё familja juaj?

1) 0 - 33,640 Leke

2) 33,641 – 38,000 Leke

3) 38,001 – 60,000 Leke

4) 60,0001 – 80,000 Leke

5) 80,0001 – 100,000 Leke

6) mbi 100,000 Leke

Page 48: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 48 of 55

Shtojca 4

PYETЁSOR ME PRINDЁRIT NЁ KOMUNITET

1. Seksi juaj

1. Femer

2. Mashkull

2. Numri i femijeve

1. Nen moshen 1 vjec ……..

2. 1-2 vjec …..

3. 2-3 vjec …..

4. 3-4 vjec …..

5. Mbi 4 vjec …..

3. A ёshtё ndonjё nga fёmijёt me nevoja tё veçanta?

1. PO 2. JO

4. Nё gjashtё muajt e fundit (pёrfshirё tani) çfarё kujdesi pёr fёmijёn keni shfrytёzuar pёr

fёmijёn nёn 3 -4 vjeç?

(Mund tё plotёsohen mё tepёr se njё)

1. Njё nga familjarёt (pёrfshirё prindёrin)

2. Dado

3. Cerdhe publike

4. Cerdhe private

5. Tjeter (specifiko) _________

5. Cila ёshtё kostoja aktuale e kujdesit pёr fёmijёn tuaj?

1. 0- 4900 Leke

2. 5000 – 10.000 Leke

3. 10.001 – 15.000 Leke

4. 15.001 – 20.000 Leke

5. Mbi 20.001 Leke

6. A jeni tё kёnaqur jeni me zgjedhjen tuaj?

(pёrzgjidhni vetёm njё opsion)

1. PO

2. JO

3. S’jam i/e sigurt

Page 49: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 49 of 55

7. Nёse do tё duhej tё ndryshonit zgjedhjen tuaj aktuale, cilёn do tё zgjidhni pёr kujdesin e

fёmijёs suaj nё tё ardhmen?

1. Njё nga familjarёt me pagesё

2. Njё nga familjarёt pa pagesё (prindi pёrfshihet)

3. Dado

4. Cerdhe publike

5. Cerdhe private

6. Tjeter (specifiko) _________

8. Çfarё pёrcakton zgjedhjen tuaj? Çfarё ёshtё mё e rёndёsishme pёr ju kur zgjidhni kujdesin

pёr fёmijёn tuaj?

(pёrzgjidhni mё tepёr se njё nёse ёshtё e nevojshme)

1. Cilёsia e shёrbimit

2. Kostoja

3. Çfarё ёshtё e disponueshme

4. Vendndodhja

5. Orёt (kohёzgjatja e kujdesit)

6. Transporti

7. Tjetёr (specifiko) _________

9. Çfarё ju duket njё pagesё e arsyeshmё/pёrballueshme pёr kujdesin e fёmijёs suaj?

1. 0 - 4900 Leke

2. 5.000 – 10.000 Leke

3. 10.001 – 15.000 Leke

4. 15.001 – 20.000 Leke

5. Mbi 20.001 Leke

10. Nё cilёn kategori tё ardhurash mujore bёn pjesё familja juaj?

1. 0 - 33,640 Leke

2. 33,641 – 38,000 Leke

3. 38,001 – 60,000 Leke

4. 60,001 – 80,000 Leke

5. 80,001 – 100,000 Leke

6. mbi 100,001 Leke

11. A mendoni se familjet kanё akses tё mjaftueshёm nё shёrbimet e kujdesit pёr fёmijёt e tyre?

1. PO 2. JO 3. Nuk e di

Nё rast se prindёrit nuk pёrmendin çerdhen publike…

12. Cilёt janё arsyet e moszgjedhjes sё cerdhes publike?

1. Cilёsia e shёrbimit

2. Kostoja

Page 50: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 50 of 55

3. Mosdisponueshmeria (nuk ka patur vende)

4. Vendndodhja

5. Orёt (kohёzgjatja e kujdesit)

6. Transporti

7. Jam i/e kenaqur me zgjedhjen aktuale

8. Tjetёr (specifiko) _________

Page 51: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 51 of 55

Shtojca 5

PERLLOGARITJA E KOSTOS AKTUALE

Pasqyra 12: Llogaritja e Kostos

21 – Cerdhe

22

Shtojca 6

21

Shpenzimet per ngrohje nuk jane futur 22

Te dhenat aktuale te 6-mujorit te pare te vitit 2011 u perdoren pasi gjenerojne nje rezultat me te sakte

Page 52: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 52 of 55

DITE-PREZENCA E 2009-2011

Grafik 2: Dite- prezencave 2009 -2011

Nga Grafiku 2 vihet re nje renie e shebimit gjate muajve te veres. Rritje e dite-prezencave ne 2010 ne

krahasim me nje vit me pare eshte 10%. Pothuaj e njejta rritje vihet re edhe gjate 2011.

Page 53: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 53 of 55

Shtojca 7

TARIFAT NЁ VITE

Grafik 3: Tarifat ne vite

Tarifat per here te fundit jane rritur ne 2008 nga 85 Leke ne 130 Leke per Cerdhet dhe nga 110 Leke ne

160 Leke per Kopshtet.

Page 54: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 54 of 55

Referenca

Fiedler J., (2003) “A Cost Analysis of the Honduras Community- Based Integrated Child Care

Program” Health, Nutrition and Population Program.

Garrison R. H., Norren E.Ё., and Breёer P.C. “Managerial Accounting 11th

edition” McGraё –

Hill Irёin, Neё York , USA 2006

Gault B., Mitchell A.Ё., Ёilliams E., Dey J.,Sorokina O., (2008) “Meaningful Investments in

Pre-K: Estimanting the Per-Child Costs of Quality Programs”

Horngreen Ch. T., Datar S.M., and Foster G., “Cost Accounting: A Managerial Emphasis 12th

edition” Pearson Prentice Hall 2006

Instituti i Statitistikes (Instat) http://ёёё.instat.gov.al/ McClellan K., Zemont D., Kelpsas C.

(1971) “Day Care Cost Analysis: A Manual of Instructions.”

Moran R., Myers R., Manuel Z., (1997) “The uses of cost analysis in Early Child Care and

Development (ECCD) programs” Social Development Division

Kelley, Pamela and Gregory Camilli. (2006). “The Impact of Teacher Education on Outcomes in

Early Childhood Education: A Meta-analysis”, Neё Brunsёick: National Institute for Early

Education Research.

Hoёes, C., D.A. Phillips and M.Ёhitebook. 1992. “Thresholds of Quality: Implications for the

Social Development of Children in Center-Based Care,” Child Development 63

Page 55: Kostoja e Cilёsisё pёr Çerdhet e Tiranёs

Page 55 of 55

Tabela e Pasqyrave Pasqyra 1: Struktura e Kostos ..................................................................................................................... 30

Pasqyra 2: Kosto per njesi - Cerdhe ............................................................................................................ 34

Pasqyra 3: Kostoja per nivele te ndryshme cilesie ...................................................................................... 35

Pasqyra 4: Kostoja per nivele te ndryshme cilesie me 40% rritje ............................................................... 36

Pasqyra 5: Tarife-Kosto-Financim ............................................................................................................... 37

Pasqyra 6: Alternativat e rritjes se tarifave ................................................................................................ 37

Pasqyra 7: Niveli i te ardhurave familjare ................................................................................................... 38

Pasqyra 8: Alternativa IV ............................................................................................................................. 38

Pasqyra 9: Krahasimi i Alternativave .......................................................................................................... 39

Pasqyra 10: Impakti i tarifave ne buxhetet familjare .................................................................................. 39

Pasqyra 11: Levizje cilesore ne matricen e kostos ...................................................................................... 39

Pasqyra 12: Llogaritja e Kostos – Cerdhe .................................................................................................... 51