Top Banner
GAZETA SOT 2 E Enjte 26 Nëntor 2020 politike www.sot.com.al Rama inspekton punimet në Laç dhe thumbon Bashën, qeveria zvicerane jep 1.3 milionë euro për rikonstruksionin e shtëpive në Shijak dhe Kurbin Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e djeshme nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto investime do të kryhen falë një donacioni të dhënë nga qeveria turke, por dhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Kreu i qeverisë gjatë bashkëbisedimit me kryebash- kiaken e Kurbinit, Majlinda Cara ka shigjetuar liderin e Partisë Demokratike për ngatërresën e tij me shifrat.“Ç’më bëri mua për atë përrua?! Se e thua me të vjetra ti. Po do na dalësh në televizor si Luli, 1 miliard, 1 milion. Megjithatë, sado që ta dëgjojnë qytetarët, ata po nuk e panë, se besojnë. Ça t’i bësh. Dritan (i drejtohet shefit të kantierit shqiptar) vëllezërit tanë (turqit) kanë vendosur standard këtu. Duhet të mbajmë këtë standard me të gjitha godinat”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Po sa i takon procesit të rindërtimit edhe qeveria zvicerane ka ofruar një grant prej 1.3 milionë euro për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, nga i cili kanë përfituar 228 familje në Shijak e mbi 300 të tjera në Kurbin. Kështu, ditën e djeshme ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana panë nga afër si po rilindin banesat e rikonstruktuara me mbështetjen e grantit zviceran. “Zvicra kontribuoi me një fond prej 10 milionë franga zvicerane në Konferencën e Donatorëve në Bruksel në shkurt të këtij viti. Ky fond do të ndihmojë në riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Puna për rindërtimin po përparon nga qeveria shqiptare dhe ndihma e Zvicrës po shtrihet tek njerëzit në nevojë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Zvicrës, Ignazio Cassis. Ndërsa nga ana e tij, ministri Ah- metaj zbuloi se qeveria zvicerane ka mbështetur rindërtimin nëpërmjet granteve për 228 shtëpi. “Në 50-vjetorin e marrëdhënie e dypalëshe mes dy vendeve tona, Zvicra konfirmon edhe njëherë mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë, si një vend mik e partner, jo vetëm në sfidën e rindërtimit nga rrënojat e tërmetit, por edhe në konsolidimin e themeleve të Shqipërisë europiane. Qeveria zvicerane ka mbështetur rindërtimin nëpërmjet granteve për 228 shtëpi”, deklaroi ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj. Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi komisionin për raportin e UÇK, verifikim edhe rolit të politikës dhe institucioneve Miratohet kërkesa për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty Rigels SELIMAN K onferenca e Kryetarëve i ka hapur rrugë ngritjes së komisionit për raportin e veprimtarisë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në territorin e Shqipërisë. Prej javësh politika në Kosovë dhe Shqipëri janë përfshirë në debate për shkak të impaktit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të UÇK dhe pre- tendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Madje, zëra të ndryshëm në Prishtinë dhe Tiranë kanë akuzuar Bashën për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë. Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate 18 de- putetë të mazhorancës të udhëhequr nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste,Taulant Balla i kanë dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi një kërkesë për ngritjen për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe preten- dimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë. Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën Por nuk kanë kaluar pak orë dhe Konferenca e Kryetarëve e ka mirat- uar dje kërkesën e PS për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë. Dje Konferenca e Kryetarëve zhvilloi mbledhjen e radhës, ku shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për peri- udhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor-18 dhjetor 2020. Ndërkohë që bie në sy se është pranuar edhe kërkesa e socialistëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, e cila pritet që të miratohet në seancën plenare.“Konferenca vendosi t’i përc- jellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari Tërmeti, Qeveria: 1.5 mld lekë për bonusin e qirasë për familjet e prekura Ndërsa vijon procesi për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë një vit më parë, qeveria shqiptare parashikon që edhe në vitin 2021 të mbështesë familjet e prekura me bonus për qiranë. Kjo u bë e ditur dje nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se në buxhetin e vitit që vjen është parashikuar një fond prej 1.5 miliardë lekësh për qiratë e atyre familjeve që ende nuk u është përfunduar shtëpia e re. “Ndërkohë që disa banesa kanë përfunduar dhe të tjera po ndërtohen nga e para, mbështetja buxhetore për bonusin e qirasë do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2021 për çdo familje që ka mbetur e pastrehë”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Gjatë vitit 2020 rreth 14 mijë familje kanë përfituar bonusin e qirasë, ndërsa fondi në dispozicion i vendosur nga buxheti i shtetit ishte 3 miliardë lekë. Kodheli: Koha që Egjipti të njohë pavarësinë e Kosovës Kryetarja e Komisionit të Jashtëm Mimi Kodheli pati dje një takim kortezie me ambasadorin e ri të Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Heider. Ambasadori Heider, pasi falënderoi për mikpritjen, uroi zonjën Kodheli për zgjedhjen e saj në postin e lartë të zëvendëspresi- dentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke e konsideruar këtë zgjedhje si mjaft të rëndë- sishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin. Më tej ai theksoi interesin e veçante të Egjiptit ndaj Shqipërisë, si një vend me të cilin e bashkojnë lidhjet historike dhe ndjenjat miqësore. Ndërsa Kod- heli pasi e falënderoi Ambasador- in egjiptian për urimet, vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve his- torike midis dy vendeve dhe ndjen- jat miqësore që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë midis popujve tanë. Ajo theksoi se këto lidhje duhet të ravi- jëzojnë edhe qëndrimin e Egjiptit ndaj shqiptarëve si një komb dhe Kosovës si shtet i pavarur. kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex”, thuhet në njoftim. PS nis punën mbi komisionin, veri- fikim edhe rolit të politikës Ndërkohë gazeta ka siguruar edhe kërkesën e deputetëve të PS për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do të ketë për qëllim administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluz- ionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty, si dhe mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues së politikës shqiptare dhe institucioneve. “Kërkojmë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përm- bledhës dhe informues mbi gjetjet Konferenca e Kryetarëve shqyr- toi dhe miratoi dje programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 18 dhjetor 2020. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij të datës 18 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shën- detësisë, konfirmojnë se Urdhri nr. 633, datë 11.11.2020,“Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Në këto rrethana, ai shtoi se kohëzgjatja e seancave do të shkur- tohet në tre orë, ndërsa Kuvendi do mblidhet në seancë me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020. JA VENDIMET QË MORI KONFERENCA E KRYETARËVE Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shpjegoi pak ditë më parë para gazetarëve objektin e Komisionit të Posaçëm për hetimin e krimeve të pretenduara të kryera nga UÇK pas luftës së Kosovës. “Komisioni i Posaçëm është një komision faktmbledhës për akuzat e pretenduara se janë kryer krime lufte në Shqipëri. Nuk ka një komision të posaçëm për të sqaruar Lulzim Bashën, apo përgjegjësitë morale”, deklaroi ai. Sipas Ballës, përfundimet e Komisionit do të dërgohen në Asamblenë e KiE-së për të nisur një betejë ligjore për të sqaruar për çdo gjë që lidhet me pretendimet se gjatë luftës së Kosovës paskan pasur krime lufte në Shqipëri. JA MISIONI I KOMISIONIT TË POSAÇËM BALLA: dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë lu- ajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosvepri- meve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të UÇK në territorin e Shqipërisë. Komi- sioni do të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe ti prezantojë Ku- vendit brenda një afati 3 mujor dhe për ta bërë këtë do t'i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike sipas ligjit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar”, thuhet në kërkesën e deputetëve të PS.
23

Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

Nov 10, 2021

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT2 E Enjte 26 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Rama inspekton punimet në Laç dhe thumbon Bashën, qeveria zvicerane jep 1.3 milionë euro për rikonstruksionin e shtëpive në Shijak dhe Kurbin

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar ditën e djeshme nga afër kantierin e ndërtimit në zonën 1 në Laç, ku do të ndërtohen qendra të reja banimi me pallate, për familjet e prekura nga tërmeti i 26 nëntorit. Këto investime do të kryhen falë një donacioni të dhënë nga qeveria turke, por dhe nga buxheti i shtetit shqiptar. Kreu i qeverisë gjatë bashkëbisedimit me kryebash-kiaken e Kurbinit, Majlinda Cara ka shigjetuar liderin e Partisë Demokratike për ngatërresën e tij me shifrat. “Ç’më bëri mua për atë përrua?! Se e thua me të vjetra ti. Po do na dalësh në televizor

si Luli, 1 miliard, 1 milion. Megjithatë, sado që ta dëgjojnë qytetarët, ata po nuk e panë, se besojnë. Ça t’i bësh. Dritan (i drejtohet shefit të kantierit shqiptar) vëllezërit tanë (turqit) kanë vendosur standard këtu. Duhet të mbajmë këtë standard me të gjitha godinat”, deklaroi kryeministri Edi Rama. Po sa i takon procesit të rindërtimit edhe qeveria zvicerane ka ofruar një grant prej 1.3 milionë euro për rikonstruksionin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti, nga i cili kanë përfituar 228 familje në Shijak e mbi 300 të tjera në Kurbin. Kështu, ditën e djeshme ministri i Jashtëm i Zvicrës,

Ignazio Cassis, i shoqëruar nga ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj dhe kryetari i Bashkisë së Shijakut, Elton Arbana panë nga afër si po rilindin banesat e rikonstruktuara me mbështetjen e grantit zviceran. “Zvicra kontribuoi me një fond prej 10 milionë franga zvicerane në Konferencën e Donatorëve në Bruksel në shkurt të këtij viti. Ky fond do të ndihmojë në riparimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti. Puna për rindërtimin po përparon nga qeveria shqiptare dhe ndihma e Zvicrës po shtrihet tek njerëzit në nevojë”, deklaroi ministri i Jashtëm i Zvicrës,

Ignazio Cassis. Ndërsa nga ana e tij, ministri Ah-metaj zbuloi se qeveria zvicerane ka mbështetur rindërtimin nëpërmjet granteve për 228 shtëpi. “Në 50-vjetorin e marrëdhënie e dypalëshe mes dy vendeve tona, Zvicra konfirmon edhe njëherë mbështetjen e pakursyer ndaj Shqipërisë, si një vend mik e partner, jo vetëm në sfidën e rindërtimit nga rrënojat e tërmetit, por edhe në konsolidimin e themeleve të Shqipërisë europiane. Qeveria zvicerane ka mbështetur rindërtimin nëpërmjet granteve për 228 shtëpi”, deklaroi ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj.

Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi komisionin për raportin e UÇK, verifikim edhe rolit të politikës dhe institucioneve

Miratohet kërkesa për ngritjen e Komisionit të Posaçëm për raportin e Dick Marty

Rigels SELIMAN

Konferenca e Kryetarëve i ka hapur rrugë ngritjes së komisionit për raportin e veprimtarisë së Ushtrisë

Çlirimtare të Kosovës në territorin e Shqipërisë. Prej javësh politika në Kosovë dhe Shqipëri janë përfshirë në debate për shkak të impaktit që ka krijuar raporti i Dick Marty rreth rolit në luftën për çlirimin e Kosovës të disa drejtuesve të UÇK dhe pre-tendimeve për ekzistencën në veri të Shqipërisë të burgjeve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Madje, zëra të ndryshëm në Prishtinë dhe Tiranë kanë akuzuar Bashën për rolin e tij gjatë luftës në Kosovë. Kështu që të ndodhur përpara kësaj situate 18 de-putetë të mazhorancës të udhëhequr nga kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla i kanë dërguar kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçi një kërkesë për ngritjen për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për hetimin dhe preten-dimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë.

Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën

Por nuk kanë kaluar pak orë dhe Konferenca e Kryetarëve e ka mirat-uar dje kërkesën e PS për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar për pretendimet në raportin e Dick Marty për luftën në Kosovë. Dje Konferenca e Kryetarëve zhvilloi mbledhjen e radhës, ku shqyrtoi dhe miratoi programin e punës për peri-udhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor-18 dhjetor 2020. Ndërkohë që bie në sy se është pranuar edhe kërkesa e socialistëve për ngritjen e Komisionit të Posaçëm, e cila pritet që të miratohet në seancën plenare. “Konferenca vendosi t’i përc-jellë seancës plenare kërkesën e një grupi deputetësh për ngritjen e një Komisioni të Posaçëm të Kuvendit për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti mbi gjetjet dhe konkluzionet e verifikimeve të kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit të anëtarit të APKiE Dick Marty mbi rolin e përfaqësuesve politikë dhe institucioneve publike shqiptare në ndihmë të të ashtuquajturës veprimtari

Tërmeti, Qeveria: 1.5 mld lekë për bonusin e qirasë

për familjet e prekuraNdërsa vijon procesi për rindërtimin e banesave të dëmtuara nga tërmeti i fortë që goditi vendin tonë një vit më parë, qeveria shqiptare parashikon që edhe në vitin 2021 të mbështesë familjet e prekura me bonus për qiranë. Kjo u bë e ditur dje nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, e cila gjatë një prononcimi për mediat deklaroi se në buxhetin e vitit që vjen është parashikuar një fond prej 1.5 miliardë lekësh për qiratë e atyre familjeve që ende nuk u është përfunduar shtëpia e re. “Ndërkohë që disa banesa kanë përfunduar dhe të tjera po ndërtohen nga e para, mbështetja buxhetore për bonusin e qirasë do të vazhdojë edhe përgjatë vitit 2021 për çdo familje që ka mbetur e pastrehë”, deklaroi ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj. Gjatë vitit 2020 rreth 14 mijë familje kanë përfituar bonusin e qirasë, ndërsa fondi në dispozicion i vendosur nga buxheti i shtetit ishte 3 miliardë lekë.

Kodheli: Koha që Egjipti të njohë

pavarësinë e KosovësKryetarja e Komisionit të

Jashtëm Mimi Kodheli pati dje një takim kortezie me ambasadorin e ri të Egjiptit në Shqipëri, Mohamed Heider. Ambasadori Heider, pasi falënderoi për mikpritjen, uroi zonjën Kodheli për zgjedhjen e saj në postin e lartë të zëvendëspresi-dentes së Asamblesë Parlamentare të NATO-s, duke e konsideruar këtë zgjedhje si mjaft të rëndë-sishme jo vetëm për Shqipërinë por edhe për rajonin. Më tej ai theksoi interesin e veçante të Egjiptit ndaj Shqipërisë, si një vend me të cilin e bashkojnë lidhjet historike dhe ndjenjat miqësore. Ndërsa Kod-heli pasi e falënderoi Ambasador-in egjiptian për urimet, vlerësoi rëndësinë e marrëdhënieve his-torike midis dy vendeve dhe ndjen-jat miqësore që kanë ekzistuar dhe ekzistojnë midis popujve tanë. Ajo theksoi se këto lidhje duhet të ravi-jëzojnë edhe qëndrimin e Egjiptit ndaj shqiptarëve si një komb dhe Kosovës si shtet i pavarur.

kriminale e drejtuesve të UÇK-së në territorin e Republikës së Shqipërisë. Konferenca e Kryetarëve u zhvillua me anë të mjetit të komunikimit elektronik Cisco Webex”, thuhet në njoftim.PS nis punën mbi komisionin, veri-

fikim edhe rolit të politikës Ndërkohë gazeta ka siguruar

edhe kërkesën e deputetëve të PS për ngritjen e Komisionit të Posaçëm Parlamentar, i cili do të ketë për qëllim administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përmbledhës dhe informues mbi gjetjet dhe konkluz-ionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty, si dhe mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë luajtur përfaqësues së politikës shqiptare dhe institucioneve. “Kërkojmë ngritjen e një Komisioni të Posaçëm në Kuvend për administrimin e dokumentacionit dhe hartimin e një raporti përm-bledhës dhe informues mbi gjetjet

Konferenca e Kryetarëve shqyr-toi dhe miratoi dje programin e punës për periudhën 30 nëntor-25 dhjetor 2020 dhe kalendarin e punimeve të Kuvendit për periudhën 30 nëntor – 18 dhjetor 2020. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, njoftoi Konferencën se në përgjigje të kërkesës së tij të datës 18 nëntor 2020, Komiteti Teknik i Ekspertëve dhe Ministria e Shën-

detësisë, konfirmojnë se Urdhri nr. 633, datë 11.11.2020, “Për ndalimin e grumbullimeve në vende të mbyllura apo të hapura”, nuk cënon aktivitetin e Kuvendit për zhvillimin e seancave plenare. Në këto rrethana, ai shtoi se kohëzgjatja e seancave do të shkur-tohet në tre orë, ndërsa Kuvendi do mblidhet në seancë me datat 3, 10 dhe 17 dhjetor 2020.

JA VENDIMET QË MORI KONFERENCA E KRYETARËVE

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla shpjegoi pak ditë më parë para gazetarëve objektin e Komisionit të Posaçëm për hetimin e krimeve të pretenduara të kryera nga UÇK pas luftës së Kosovës. “Komisioni i Posaçëm është një komision faktmbledhës për akuzat e pretenduara se janë kryer krime lufte në

Shqipëri. Nuk ka një komision të posaçëm për të sqaruar Lulzim Bashën, apo përgjegjësitë morale”, deklaroi ai. Sipas Ballës, përfundimet e Komisionit do të dërgohen në Asamblenë e KiE-së për të nisur një betejë ligjore për të sqaruar për çdo gjë që lidhet me pretendimet se gjatë luftës së Kosovës paskan pasur krime lufte në Shqipëri.

JA MISIONI I KOMISIONIT TË POSAÇËM BALLA:

dhe konkluzionet që kanë nxjerrë verifikimet e kryera nga institucionet përkatëse në Shqipëri mbi çështjet e raportit dhe anëtarit të APKiE Dick Marty mbi bashkëpunimin dhe rolin për të cilin pretendohet se kanë lu-ajtur përfaqësues politikë shqiptarë ose institucione publike shqiptare, nëpërmjet veprimeve dhe mosvepri-meve, në ndihmë të së ashtuquajturës veprimtari kriminale e drejtuesve të

UÇK në territorin e Shqipërisë. Komi-sioni do të hartojë një raport të detajuar përmbledhës dhe informues për të gjitha këto çështje dhe ti prezantojë Ku-vendit brenda një afati 3 mujor dhe për ta bërë këtë do t'i vihet në dispozicion dokumentacioni i plotë që disponojnë institucionet publike sipas ligjit në fuqi lidhur me dokumentacionin zyrtar dhe atë të klasifikuar”, thuhet në kërkesën e deputetëve të PS.

Page 2: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 3

p o l i t i k e www.sot.com.al

Patozi u tregon muskujt të mëdhenjve: Ja poli i tretë që do të gjunjëzojë PS-PD-LSI, koha që të përmbysim sistemin për të mirën e shqiptarëve

Ndërsa na ndajnë edhe disa muaj nga trokitja e zgjedhjeve parlamentare të 25 prillit të vitit 2021, ka zëra se këto zgjedhje do të përcaktojnë fituesin mes tre partive kryesore në vend, sikundër janë Partia Socialiste, Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Inte-grim. Por duket se lëvizjet apo partitë më të vogla, mendojnë se ata do të jenë përcaktuese në zgjedhjet e 25 prillit. Të paktën i këtij mendimi është kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, i cili gjatë një prononcimi për mediat deklaroi ditën e djeshme se shqiptarët janë në kërkim të një alternative të re dhe ndryshe nga ajo që është

ofruar këto 30 vite pluralizëm. Në këtë kontekst, Patozi u shpreh se Bindja Demokratike, parti e kryesuar prej tij, por edhe lëvizje apo parti më të vogla, ndër të cilat ato të ish-demokratëve Jozefina Topalli dhe Myslim Murrizi, mund të hynë bashkë në zgjedhje në formën e një koalicioni, për të maksimalizuar votën e tyre dhe të tentojnë të ngushtojnë hendekun me tre partitë më të mëdha të vendit. “Ne jemi detyruar që t’i japim shqiptarëve një alternativë të tretë, që të jetë e ndryshme nga dy alternativat e stërlodhura. Partia Socialiste në pushtet, apo rilindja e Edi Ramës nga njëra anë dhe nga ana

tjetër opozita e korruptuar e Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit. Ne e kemi politike këtë gjë, por e kemi dhe aritmetike sepse është e vetmja mënyrë për të kapërcyer Kodin Elektoral, i cili është një çark, që penalizon partitë e reja. Ndaj ne duke bashkuar forcat elektoratikisht bëhemi më shumë dhe numërohemi më shumë me 26 prill. Unë e nxjerr veten jashtë emrave të përveçëm, Shqipëria nuk e ka problemin me personat e ka problemin me sistemin e kalbur që tashmë po kualifikohet. Personat mund t’i ndërrojmë por nuk ndryshojmë asgjë, por po goditëm sistemin personat edhe po të qëndrojnë nuk do të jenë më

kaq të dëmshëm. Synimi jonë është që të jemi forcë përcaktuese qeverisëse, mbështetja jonë do të jetë në funksion të një lëvizje transformuese dhe reformatore në Shqipëri, duhet të rrëzojmë kryetarokracisë”, deklaroi ai. Më tej zoti Patozi theksoi se duhet të ndryshimet edhe Kushte-tuta e 2008. “Duhet ta fillojmë me ndryshimet Kushtetuese të 2008 të cilat duhet të zhbëhen, aty duhet të fillojë rithemelimi i Republikës në Shqipëri. Unë do të doja që të mos kishte parti dhe lëvizje, por të kishte dhe personalitete të jashtme që të vijnë dhe të mos jenë detyrimisht anëtarë partie”, nënvizoi Patozi.

PD dhe LSI të ndara në zgjedhje, Basha zyrtarizon vendimin dhe fut në ankth Metën me Berishën,

rikandidimi i ish-kryeministrit në pikëpyetje

Kreu i PD piketon 20 për qind të emrave që do plotësojnë listën e kandidatëve

Rigels SELIMAN

Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integ-rim duket se do të shkojnë të ndara në zgjedhjet parlam-

entare të 25 prillit të vitit 2021. Gaze-ta e ka deklaruar se kryedemokrati Lulzim Basha dhe baza demokrate nuk dëshirojnë që të futen në listë të përbashkët me LSI-në. Por mësohet se Basha e ka zyrtarizuar që Partia Demokratike nuk do të hyjë në një listë me partinë e Kryemadhit në zgjedhjet e ardhshme. Sinjalin e ka dhënë ditën e djeshme kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka. Ky i fundit teksa ishte i ftuar në një studio televizive, zbuloi dje se opozita do të shkojnë me dy lista në zgjedhjet e 25 prillit, ku njëra do të përfaqësohet nga PD-ja, ndërsa tjetra nga LSI-ja. Madje, i bindur dhe i prerë zoti Duka theksoi se këtë fakt ia ka pohuar vetë shefi i selisë blu. “Nuk bëhet or burrë, ato i kanë të qarta ndarjet. Edhe në një komuni-kim që kam pasur me Bashën, ma ka thënë, ndaj ta garantoj që nuk dalin bashkë. Janë dy lista. Unë gjykoj që dy lista, një LSI dhe një PD. Do thoni ju pse PD do na fus neve. Aty nuk të fut njeri për mik, por për vota. Doni apo s’doni, unë në Durrës mund të mos marr 9 mijë vota, po 8 mijë i marr. Këto partitë e vogla në qarqe të ndryshme të Shqipërisë mund të të heqin një kandidat”, deklaroi kreu i PAA, Agron Duka.

Basha fut në ankth Metën dhe Berishën

Por ky vendim i kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha për të lënë jashtë listave të PD, Lëvizjen Socialiste për Integrim duket se ka futur në ankth edhe presiden-tin Ilir Meta. Kjo pasi ashtu siç gazeta e ka thënë, partia që është më e rrezikuar nga dalja më vete referuar edhe Kodit të ri Zgjedhor është LSI, sikundër ndodhi edhe në zgjedhjet e fundit parlamenta-re të vitit 2017, kur palët hynë pa koalicione parazgjedhore dhe në fund partia më e dëmtuar doli ajo e Kryemadhit, sepse kishte para-shikuar të merrte shumë mandate, ndërkohë që Basha dhe Rama i kapën të papërgatitur, pasi nuk le-juan koalicionet. Mirëpo, pas pres-

Basha: Prioritet i qeverisë sime, përfundimi

i Rrugës së ArbëritKreu i Partisë Demokratike,

Lulzim Basha ka pritur ditën e djeshme delegacionin dhe krye-tarin e Komunës së Dibrës së Madhe në Maqedoninë e Veriut, Hekuran Dukën. Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Basha ka theksuar dje se prioritet është përfundimi i Rrugës së Arbërit për të afruar fizikisht Tiranën me Dibrën e Madhe. “Kam kënaqësinë e madhe t’i uroj mirëseardhjen Hekuran Dukës, kryetarit të Komunës së Dibrës së Madhe. Diskutuam për thellimin e bashkëpunimit mes Dibrës së Mad-he dhe Tiranës. Prioritet përfundimi i Rrugës së Arbërit dhe thellimi i zhvillimit ekonomik që sjell edhe afrimin fizik. Edhe për projekte të përbashkëta, ku theksova vendos-mërinë që në këto kohë të vështira për shkak të pandemisë t’i kalojmë me solidaritet. Të avancojmë të gjitha projektet që sigurojnë punësimin, zhvillim edhe në trevën e Dibrës së Madhe”, deklaroi Basha.

Tha se kaloi Covid-19, Braçe i kujton burgun Monika KryemadhitKryetarja e LSI, Monika

Kryemadhi zbuloi dy ditë më parë se ajo ka qenë e prekur me COVID. Ajo u shpreh se këtë ia kanë kon-firmuar mjekë italianë kur shkoi për t’iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Ndërsa për Presidentin Meta ajo thotë se nuk e ka prekur koronavirusi pavarësisht se e ka puthur në buzë. Por në lidhje me këtë ka reaguar ditën e djeshme edhe zv/kryeministri Erjon Braçe. Ky i fundit përmes një statusi në rrjetet sociale e konsideron si krim një veprim të tillë të Kryemadhit dhe shprehet se ajo do të duhej të dënohej edhe me burg, për infektim të qëllimshëm. “Ti thuash njerëzve se, “COVID nuk ekziston” si nisje e një vargu marrëzish të tjera; T'i ftosh njerëzit nëpër takime e t'i grumbullosh, t'i mbash aty, ashtu, pa maskë e distancë, është krim! Kur kjo vepër është kryer nga pakujdesia, dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”, shkruan Braçe.

Askush nuk e kishte vënë në dyshim kandidimin e Sali Berishës si deputet në zgjedhjet e ardhshme, e aq më tepër, askush nuk kishte guxuar t’i tregojë Berishës se “të tjerët” mund të ta mbyllin derën e selisë së Partisë Demokratike. Por një sinjal të kësaj natyre e ka dhënë pak ditë më parë anëtari i Komisionit të Vlerësimit pranë PD, Genc Ruli. “Lavdia e zotit Berisha

do të mjaftonte për dy jetë, jo për një, por ai është një njeri energjik, pa dis-kutim. Por i takon atij të shprehet për këtë gjë. Secili duhet të dijë ta ruajë vetë lavdinë dhe shkëlqimin e tij. Ti vendos që karriera ime politike ka qenë e vrullshme, ka kaluar në të gjitha kulmet e saj, sot është dita që unë ta mbyll, për të mos ta mbyllur të tjerët ty”, deklaroi Ruli.

EMRI I BERISHËS NË LISTA, RULI I TREGON DOKTORIT DERËN E PD

“Mungesa e ndihmës nga qeveria përgjatë dhe pas pande-misë, rënia e fuqisë blerëse, pag-esat e larta për faturat e dritave dhe të ujit, rritja e papunësisë po e çojnë drejt falimentit biznesin e vogël. 60 biznese mbyllen çdo ditë dhe familjeve shqiptare po u shterojnë mundësitë për mbijetesë. Kjo krizë e thellë ka vetëm një zgjidhje: duke kthyer vëmendjen tek qytetarët, duke iu rikthyer atyre një qeverisje nor-male. Ne do t’i fitojmë zgjedhjet së bashku me shqiptarët, do t’i kthejmë qeverisjen normale dhe normalitetin vendit dhe do të punojmë për ringritjen ekono-mike dhe ndërtimin e një ekono-mie të fortë për shqiptarët që të prodhojë mirëqenie dhe vende pune”, deklaroi pak ditë më parë kreu i PD, Lulzim Basha.

Ja pse PD dhe opozita fitojnë

zgjedhjet e 25 prillit

BASHA:

identit Meta, kryedemokrati Lulzim Basha duket se ka futur në panik edhe ish-kryeministrin Sali Berisha sa i takon kandidimit për deputetë në zgjedhjet e ardhme parlamenta-re. Ky i fundit në daljet e shpeshta mediatike nuk e ka fshehur entuzi-azmin se do të jetë sërish kandidat për deputet nën siglën e PD, ndër-kohë që në disa raste ka bërë edhe lojëra fjalësh, duke mos preferuar të tregojë zonën se ku do të garojë për t’iu bashkuar Parlamentit të Legjis-laturës së 2021-2025. Por gazeta ka

mësuar se heshtja e Lulzim Bashës iu ka futur të dridhurat të gjithëve, madje edhe bashkëpunëtorëve të tij më të afërt, sikundër është ish-kryeministri Berisha, njeriu që e katapultoi ata në krye të selisë blu. Kështu, burime të sigurta nga kampi demokrat theksuan se lideri i Partisë Demokratike ka nisur të piketojë 20 për qind të emrave që do plotësojnë listën e kandidatëve, ndërsa po ashtu mësohet se ka pasur kontakte të vazhdueshme me Komisionin e Përzgjedhje së Kandi-daturave në PD, i cili do të plotësojë 80% e listës finale të emrave për deputet. Mësohet se Basha po pe-shon të gjithë emrat, duke vlerësuar kontributin e tyre në parti dhe per-formancën që kanë në bazë dhe në publik. Në këtë kontekst, mësohet se emrat më të anatemuar dhe që

nuk gëzojnë simpatinë e bazës, të tij dhe qytetarëve në përgjithësi apo edhe medias, pritet të lihen jashtë listë së kandidatëve për deputetët në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit të vitit 2021. Mirëpo, fakti që kjo gjë po bëhet larg syrit të gjithëve dhe medias, ka futur në panik ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo pasi ai ndihet i frikësuar dhe nuk e di ende se ku do të kandidojë për zgjedhjet e ardhshme. Madje, të njëjtat burime nga selia blu i pohuan gazetës se ky ankth i është shtuar Berishës, jo vetëm për shkak të kësaj strategjie që po ndjek kryedemokra-ti Lulzim Basha, por edhe pas disa deklaratave të lëshuar nga anëtari i Komisionit të Vlerësimit pranë Par-tisë Demokratike, ish-ministrit Genc Ruli, se ka ardhur koha që Berisha të pensionohet politikisht.

Page 3: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT4 E Enjte 26 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Situata nga koronavirusi në Shqipëri, mjeku Dasho: Më shqetësues bllokimi i kapaciteteve, qytetarët po paguajnë qindra euro për ekzaminime spitalore

Situata nga Covid në vend paraqitet shumë e vështirë, pasi ka një shtim të lartë të numrit të rasteve dhe po ashtu edhe të personave që po sht-rohen në spitale. Ka qenë kjo deklarata e mjekut të njohur Erion Dasho. Specialisti i Shëndetit Publik, Erion Dasho, foli dje për mediat nga Gjermania mbi situatën e pandemisë në vendin tonë, duke theksuar se situata më shqetësuese është bllokimi i kapaciteteve spitalore. Ndër të tjera ai u shpreh se kapacitetet po shfrytëzohen në mënyrë të gabuar, ndërsa theksoi se duhet të kishte një planifikim mbi

situatën. “Situata paraqitet shumë e vështirë, kemi rritje të rasteve dhe rritje të shtrimeve në spital, por më shqetësuese është bllokimi i kapaciteteve spitalore. Kjo ndodh sepse jemi duke i shfrytëzuar ato në mënyrë të gabuar. Që kur kaloi vala e para e pandemisë, ne kemi kërkuar që të fillohej një planifikim mbi situatën. Kjo do të kishte bërë që sistemi ynë shëndetësor të reagonte në mënyrë më organike, më profesionale”, tha epidemiologu. Po ashtu mjeku Dasho ngriti si shqetësim infektimin e bluzave të bardha dhe humbjen e jetëve mes tyre,

ndërsa u shpreh se kjo gjë nuk duhet të ndodhte pasi janë të gjitha mundësitë që ata të mbrohen. “Vazhdojmë të humbasim mjekë në një moment të zhvillimit të epidemisë që nuk duhet të ishte kështu sepse tashmë ekzistojnë të gjitha mundësitë që mjeku të mbrohet nga virusi. Nuk ka nevojë që në këto situata të bëjmë shpikje”, u shpreh ai. Sakaq mjeku ka ngritur edhe problemin se mjekëve të familjes që nuk u sigurohen as maskat nga shteti. Lidhur me trajtimin falas të qytetarëve nga Covid ai u shpreh se kjo nuk është aspak e vërtet pasi

sipas tij ata po paguajnë qindra euro për tu kuruar dhe për të kryer ekzaminime. “Mjekut të familjes i shkojnë një ose dy maska në muaj. Mjekëve u shkon urdhër me mesazh që duhet të sigurojnë vetëm maskat, pasi shteti nuk ua siguron më. Tjetër gjë shohim në propagandë dhe tjetër gjë shohim në praktikë. Thuhet se qytetarët po trajtohen falas, ndërsa qytetarët po paguajnë me qindra euro vetëm për ekzaminime”, u shpreh Dasho. Edhe më herët mjeku ka ngritur shqetësimin për situatën në të cilën ndodhet vendi nga Covid-19.

Përplasje në Presidencë, përfaqësuesi i qeverisë kundër ekspertëve të Metës, debate mbi masat kundër koronavirusit

Zv.ministri Nikolla hedh poshtë akuzat e ngritura

Sidorela BRAÇJA

Presidenti Ilir Meta zhvilloi dje një komunikimin online me një panel mjekësh për situatën aktuale dhe masat anti-Covid,

ku të ftuar ishin edhe zv/ministri i Shën-detësisë, Albert Nikolla, ish-deputeti i PD, Tritan Shehu dhe ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili. Gjatë fjalës së tij Presidenti Meta u shpreh se ky panel u ftua për të dhënë mendime lidhur me situatën nga Covid në vend, ndërsa u shpreh se situata është e vështirë. Ndër të tjera Meta theksoi se gjatë diskutimit u diskutuan tre çështje të rëndësishme. “Paneli i mjekëve dha mendime të dobishme. Shumë çështje që u ngritën kërkojnë vëmendje, sepse situata është dinamike për të gjithë e çdo reflektim ndihmon për t’ju paraprirë situatave në të ardhmen. Roli i mjekëve të familjes është i rëndësishëm. Ne kemi parasysh strategjinë e qeverisë, por ne kemi kri-tikat tona, ato që ne gjykojmë që mund të jenë në konsideratë. U diskutua për rritjen alarmante të rasteve të reja dhe të mortalitetit gjatë muajve tetor-nëntor. Parashikimi për të ardhmen dhe masat parandaluese, kuruese dhe frenuese. Së dyti për kapacitetet pritëse dhe kuruese në vend të pacientëve të prekur nga virusi në përballimin e rasteve të reja. Ku duhet ndërhyrë më me përparësi dhe çfarë duhet bërë më shumë. Dhe së treti për efektshmërinë e testeve analitike Covid-19, lidhur me vonesat në diagnozë, futja e testeve të shpejta për zbulim, gjurmim dhe kontroll”, tha Meta.

Kritikat nga ekspertëtDuke folur mbi testimet e pakta

që ka bërë qeveria lidhur me Covid-19, ish-deputeti i PD-së, Tritan Shehu u shpreh se gjendja nga pandemia ka dalë jashtë kontrollit, ndërsa theksoi se duhet të bëhen më shumë testime. “Sot gjendja është jashtë kontrollit, nesër do jetë akoma më jashtë kontrollit, kur të nisin edhe virozat. Shumë pak teste janë bërë. Popullsia duhet të bëjë testime, duhet të ftohet për këtë gjë. Bëhen vetëm 1400 teste, që janë pak”, u shpreh ai. Sakaq, Shehu u shpreh se mjaft i rëndësishëm është edhe mjeku i familjes, ndërsa ngriti akuza se në vend mungojnë aparatet e ekos. “Mjeku i familjes duhet të futet në lojë, sepse është shumë i rëndësishëm. Po ashtu unë jam për hapjen e spitaleve rajonale,

Spahia: Situata nga koronavirusi shumë e vështirë

Ish-deputeti i Partisë Demokra-tike, Bardh Spahia, e ka cilësuar si të rëndë situatën nga Covid në vend. Gjatë një prononcimi për mediat, ai u shpreh se njerëzit janë duke parë pamje kriminale që vijnë nga spitalet, ndërsa u shpreh se qeveria duhet të kishte një strategji. “Situata nga koro-navirusi është shumë e vështirë, është zgjatje e fazës së parë të pandemisë, që përkeqësohet edhe nga disa fak-torë të tjerë, por edhe humbja e kohës për të ndërhyrë ashtu siç duhet që të frenohet përhapja e virusit. Qeveria duhet të kishte strategji të qartë. Janë pamje kriminale të pacientëve që kalojnë natën në situata tejet të rënda. Duhet të rriten kapacitetet në çdo kuptim, të ekspertëve, të ambienteve spitalore, etj.”, u shpreh Spahia. Po ashtu, Spahia vlerësoi se duhet të rriten testimet, ndërsa theksoi se masat nuk po respektohen nga qytetarët. “Vetëm testet mund të zbulojnë gjurmimin e kontakteve”, tha Spahia.

Berisha: Ja pse duhet të rritet numri i testimeve

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar dje lidhur me numrin e testimeve në vend përmes një postimi në rrjetet sociale. Berisha sjell shembullin e Turqisë, teksa shprehet se qeveria po i bën një tra-jtim kriminal pandemisë në vend. Po ashtu ish-kryeministri theksoi se testimi është arma kryesore për të kontrolluar pandeminë. “Përsëri lidhur me qëndrimin kriminal ndaj testimit, të tutkunit të Surrelit! Një krahasim për trajtimin kriminal të pandemisë në Shqipëri. Shqipëria pati dje 744 raste të reja me Covid apo 265 raste për 1 milion banorë apo 26,5 raste për 100 mijë banorë. Pra, Shqipëria pati dje 4 herë më shumë raste se sa Turqia me Covid. Epidemiologu injorant dhe tutkun i Surrelit mban fjalime kundër tes-timit. Testimi është diagnozë, është shpëtim jete, është mbrojtje nga infeksioni për të tjerët, është arma kryesore për kontrollin e pande-misë”, deklaroi Berisha.

Zv/ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla po ashtu u është përgjigjur akuzave të ngritura për mungesë të kapaciteteve në spitale gjatë takimit online që zhvilloi presidenti Ilir Meta. Nikolla u shpreh se qeveria ka bërë shtim të kapaciteteve, ndërsa theksoi se spitali Covid 4 është gati. “U fol për rritjen e kapaciteteve njerëzore, janë shtuar 270 mjekë. U fol për

problemin në rast të rritje së shifrave, është gati spitali Covid-4 me 100 shtretër, është strategjia 4 që është ajo e futjes së spitaleve rajonal, që shkon deri në 1500 shtretër, pra është një punë kolosale e bërë. Kemi nevojë për këshilla, por këto duhen bërë kur e njeh realitetin. Nuk jemi mjekësia më e mirë në botë, kemi problemet tona, kemi nevojë për përmirësim, po patjetër", tha Nikolla.

Nikolla u përgjigjet akuzave për mungesë kapacitetesh në spitale

Presidenti Ilir Meta edhe më herët ka ngritur akuza në drejtim të qeverisë se nuk ka një strategji për të përballuar pandeminë, ndër-sa kërkon që të kryhen më shumë testime. Me anë të një postimi në rrjetet sociale pak javë më parë Meta u shpreh se shtimi i testimeve është i rëndësishëm për gjurmimin e Covid-19. “Në mungesë të një plani dhe strategjie konkrete për të përballuar përhapjen masive të pandemisë Covid-19, të reflektuar me shtim çdo ditë të numrit të qyte-tarëve të infektuar, fatkeqësisht edhe të humbjeve në jetë, sistemi shëndetësor rrezikon të zhytet në kolaps të thellë, me pasoja tepër të rënda për shëndetin e qytetarëve. Në këto kushte, është tepër e do-mosdoshme të shtohet masivisht numri i testimeve, si një mjet efikas për gjurmimin dhe trajtimin në kohë të qytetarëve të prekur nga koronavirusi”, tha Meta.

META KRITIKA QEVERISË PËR TË

SHTUAR TESTIMET

sepse do të ishin më pranë qytetarit, p.r.sh duhet të ishte aktivizuar spitali në Durrës, Shkodër etj. Sot nuk ka një aparat eko në Shqipëri. Duhen vaksina të konsoliduara”, u shpreh ai. Ndërkohë edhe mjeku Arjan Mezini vuri theksin tek testimet, ndërsa u shpreh se numri i testimeve që duhet të bëhet në ditë duhet të jetë rreth 800. “Testimi masiv është shumë i rëndësishëm, edhe për shkak të shkëputjes së zinxhirit të infektimit. Ne duhet të testojmë së paku 800 vetë në ditë. Nuk mund të ketë shfajësim. Vendeve europiane nuk iu ka dalë jashtë kontrollit, por ata po zbulojnë rrënjën e infeksioneve”, u shpreh Mezini.

Përfaqësuesi i qeverisë kundër kritikave

Por të gjitha këto akuza u hodhën poshtë nga përfaqësuesi i qeverisë, zv/ministri i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albert Nikolla. Nikolla u ndal të analizonte të gjitha kritikat e parashtru-ara në këtë takim, duke thënë se të gjitha janë realizuar si hartimi i strategjisë, për të cilën u shpreh se qeveria ka bërë strategji për parandalimin e përhapjes së virusit. Lidhur me vaksinën Nikolla theksoi se ajo është bërë 5 fish më shumë, ndërsa po ashtu janë shtuar edhe testimet. "Mendova se harruat që jam i vetmi përfaqësues i qeverisë, do kishte qenë e udhës që unë të flisja i pari dhe pastaj kritikat do të ishin. Ne i kemi bërë

të gjitha ato që mjekët e nderuar thanë nuk janë bërë. Kemi bërë strategji për parandalimin e përhapjes, strategjia e dytë për hapjen, strategjia e tretë për për-ballimin e virusit në vjeshtë dimër. 5-fish më shumë është bërë vaksina e gripit, u tha se nuk është bërë. U tha se nuk janë shtuar testet, janë shtuar 4 fish. Testet e shpejta, janë firmosur kontratat dhe brenda vitit vijnë në dhjetor”, u shpreh ai. Duke folur për akuzën e ngritur se duhet të futet në proces dhe mjeku i familjes, Nikolla u shpreh se mjeku i familjes tashmë ka ardhur në ndihmë, ndërsa theksoi se po bëhen trajnime në shtëpi është caktuar terapia për fazën e parë dhe për këtë është marrë vendimi për rimbursimin e ilaçeve.

Mendova se harruat që jam i vetmi për-faqësues i qeverisë, do kishte qenë e udhës që unë të flisja i pari dhe pastaj kritikat do të ishin. Ne i kemi bërë të gjitha ato që të mjekët e nderuar thanë nuk janë bërë...

Page 4: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 5

p o l i t i k e www.sot.com.al

Ja skema e përvetësimit të Kompleksit Partizani, si Berisha-Imami favorizuan Malltezin, nga çmimi qesharak, te loja me aksionet dhe ngritja e kullave

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraDhëndri i Berishës ka ngritur kompleks pallatesh te toka në fjalë

Dalin në dritë të tjera detaje nga skan-dali me privat-izimin e pronave

të ish-Kompleksit Partizani. Deputeti Taulant Balla ka bërë një padi në SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha, dhëndrit të tij dhe ish-ministrit Arben Imami, pasi edhe pse ishte një pronë shtetërore ajo iu dha privatit dhe në fund ai që përfitoi ishte Jamarbër Malltezi, i cili figuron ortak në një kompani që ka ndër-tuar disa pallate sot në atë zonë. Por çfarë ka ndodhur realisht? Sipas të dhënave të Agjencisë së Pronave toka në fjalë ka qenë e pronarëve, por ajo i kaluar shteti dhe në vitin 1940 ata janë dëmshpërblyer nga qeveri italiane, pas vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pronarët janë shpërbly-er me franga ari. Qeveria italiane kishte plane të bënte një aeroport aty dhe prandaj mori tokën. Madje toka është blerë nga Shefqet Vërlaci dhe Jako Mane. Toka, nga Rr. e Kavajës deri tek Rr. Durrësit është blerë nga italianët dhe më pas ka kaluar në duart e shtetit. Pra, pretendentët e këtyre pronave janë kompen-suar një herë nga italianët dhe më pas toka është shtetëzuar, duke i kaluar në pronësi Ush-trisë. Në vitin 2008 një grup peronash që pretendojnë se janë pronarë të truallit, nisë procedurat e kompensimit dhe përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës. Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera. Sot ka me mijëra shqiptarë që luftojnë prej 30 vitesh për pronat e tyre dhe akoma nuk i kanë marrë, por ajo që bie në sy është se pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 mua-jsh. Procesi nisi në qershor 2008 dhe në dhjetor gjithçka mbaroi. Pra këtu pati rol ven-dimtar dyshja Berisha-Imami.

Vlera e pronësAjo që bie në sy është

se kemi një kompensim në qendër të Tiranës me vlerë tepër tëulët. Janë rreth 33 mijë metër katror tokë, ku shteti ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë. Metoda e kom-pensimi përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërsh-tim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 datë 03.07.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes”, të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të pri-vatizuara duhet t’i referohet çmimit të tregut të lirë. “Fakti

banimi nga kompanitë Home-plan shpk si dhe Kontakt shpk. “Nëse ju referohemi ek-strakteve historike publikuar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit të shoqërive Home-plan sh.p.k si dhe Kontakt sh.p.k të cilat themelohen në momentin e tjetërsimit të pronës, funksionin e admin-istrimit dhe të ortakërisë e mban i njëjti person. Shoqëria themelohet nga i njëjti person në vitin 2008, konkretisht i dyshuari Fatmir Bektashi, i cili zotëronte 100% të aksioneve dhe administrimin i vetëm, duke krijuar perceptimin se nuk ka një lidhje direkte në momentin e themelit të këtyre

që ekspertët kane vlerësuar në masën 10.109.000 lek vlerën e objekteve mbi truall për para blerje dhe privatizim, vlerë kjo tepër e ulet në raport me sipërfaqen ndërtimore të saj apo dhe faktin se kjo zonë është zonë e miratuar për zh-villim ndërtimi, vendndodhja e saj në qendër të Tiranës provon fare qartë qëllimin kriminal të të gjithë personave të akuzuar”, thuhet në padinë e Ballës.

Roli i MalltezitNë padinë që Taulant Bal-

la ka bërë tregohet qartë dhe implikimi i dhëndrit të Ber-ishës. Sot që flasim në zonën në fjalë janë ndërtuar 17 kulla

JA VENDIMET QË MERRTE QEVERIA E SALI BERISHËS

Gjatë qeverisjes Berisha, Ministria e Mbrojtjes nxori në ankand qindra prona dhe objekte të Ushtrisë. Në të njëjtën kohë Këshilli i Ministrave kalonte me qindra prona publike në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes. Kjo e fundit i nxirrte në ankand si prona të lira, duke ua shitur njerëzve të pushtetit. Janë me dhjetëra vendime të Këshillit të Ministrave që kalojnë me mijë hektarë tokë nën administrim të Ministrisë së Mbrojtjes. “Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të neneve 8 pika 3, 10 e 12 të ligjit nr. 8743, datë 22.2.2001 “Për pronat e paluajtshme të shtetit”, me propozimin e Ministrit të Brendshëm, Këshilli i Ministrave vendosi: I. Në listën e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, bashkëlidhur vendimit nr. 515, datë 18.7.2003 të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, bëhen këto shtesa dhe ndryshime: 1. Shtohet lista e inventarit të pronave të paluajtshme shtetërore, të cilat i kalojnë në përgjegjësi administrimi Ministrisë së Mbrojtjes, me numrat rendorë 1131 (një mijë e njëqind e tridhjetë e një) -1193 (një mijë e njëqind e nëntëdhjetë e tre), që i bashkëlidhet këtij vendimi”, thotë njëri nga vendimet.

DENONCIMI I SKANDALIT QË NË VITIN 2012

Skandali i tjetërsimit të pronave u denoncua nga deputeti Balla që në 2012, i cili në atë kohë shtroi edhe disa pyetje për Imamin dhe Berishën. “Prona në fund të kësaj rruge është një ndër ish-pronat në administrim dhe pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Për të gjithë ata që e mbajnë mend, këtu ka qenë klubi i futbollit Partizani, një pronë prej 33 mijë metra katrorë, pikërisht në qendër të Tiranës. Kjo ndërtesë është privatizuar dhe shitur nga Ministria e Mbrojtjes në bashkëpunim me Min-istrinë e Financave për 100 milionë lekë. Ministria do dalë dhe do thotë se trualli i kësaj prone prej 33 mijë metrash katrorë u është kthyer ish-pronarëve, ndaj unë po i bëj një kërkesë që në këtë moment: Të sqarojë se cilët janë përfaqësuesit e ish pronarëve? Por njëkohësisht Ministria duhet të sqarojnë pse vetëm atyre që janë të lidhur me again në pushtet, përfaqësues të pronarëve mund t’u kthehet një pronë e tillë në qendër të Tiranës”, theksoi Balla.

GJYQI MES BALLËS DHE MALLTEZIT PËR PRIVATIZIMIN

Pas akuzave që deputeti Taulant Balla bëri në vitin 2012, ndaj tij pati një padi nga dhëndri i Berishës. Por në 2013 gjykata ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e familjarëve të Sali Berishës bashkë me kërkesën për një dëmshpërblim prej 100 milionë lekësh. Po ashtu, vendimi i gjykatës, ka hapur zyrtarisht rrugën për hetimin e këtij skandali, për t’i kthyer shtetit pronat e përvetësuara nga familjarët e Sali Berishës. Ndërkaq, deputeti Taulant Balla deklaroi se vendimi i gjykatës i hap rrugën një hetimi të plotë të privatizimit të “Sport Klub Partizanit” dhe të pronave të tjera të ushtrisë shqiptare, që sipas tij, janë shitur me vlera qesharake. “Vendimi i gjykatës i hap rrugën një hetimi të plotë të privatizimit të Sport Klub Partizanit dhe të pronave të tjera të ushtrisë shqiptare të shitu-ra me vlera qesharake. I bëj thirrje Prokurorit të Përgjithshëm të fillojë menjëherë hetimin për këtë çështje. Provat tona, të cilat ia paraqitëm gjykatës, janë të plota dhe tregojnë qartë abuzimet”, tha Balla në atë kohë.

shoqërive por që në të vërtete fakti që i dyshuari Bektashi shpreh vullnetin e tij duke marrë përsipër detyrimin në momentin e privatizimit dhe po në atë kohë me mbylljen e procedurës me organet pub-like krijon dhe shoqërinë “Homeplan””, thuhet në padi. Sipas Ballës, faktet e më-sipërme përforcohen dhe më tej ku pasi përfundon vepra në vitin 2018, i dyshuari Jamar-bër Malltezi dhe Xhimi Begeja bëhen përfitues maxhoritarë të shoqërisë Homeplan sh.p.k duke kontrolluar tashmë dhe vendimmarrjen e asamblesë ku Z. Fatmir Bektashi iu shet atyre aksionet, konkretisht Jamarbër Malltezit 35.000 lekë në masën 35% dhe Xhimi Begeja 25.000 lek aksione në masën 25% në një shoqëri, e cila ka një kapital 100.000 lekë.

Implikimi i Ministrisë së Financave

Skandali në fjalë është de-noncuar disa herë si nga Balla ashtu dhe nga mediat. Në vitet 2012-2013 edhe gazeta “SOT” ka shkruar për këtë skandal. Në atë kohë Imami reagoi dhe ia faturoi skandalin Minis-

trisë së Mbrojtjes. “Lidhur me akuzën e deputetit Balla, iu bëjmë me dije se: Përgatitja e dosjeve me dokumentacionin për çdo pronë bëhet nga Komi-sionet e Vlerësimit të Pronës, që ngrihen me urdhër të Min-istrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës. Këto komi-sione rast pas rasti bëjnë vlerësimin e pronës dhe pas konfirmimeve nga organet përkatëse AKPP, ZRPP, si dhe

në Prefekturën e Qarkut, dër-gojnë dosjet pranë Ministrisë së Financave për të vazhduar më tej procedurat e shitjes së pronës publike. Si rrjedhojë, në rastin e ambienteve të ish-klubit Partizani ka pasur 10 vendime nga Komisioni i Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qa-rku Tiranë, në favor të ish-pro-narëve të ndryshëm të trojeve ku kanë qenë të vendosura këto ambiente”, tha ai.

■ A është Klubi Partizani nga ato objekte që duhet t’i nënshtrohen privatizimit si dhe kujt i lind e drejta që të marrë këtë iniciativë për privatizim?

■ A është ndjekur e gjithë procedura për miratimin e privatizimit nga institucionet që e kanë patur në administrim këtë objekt ? Të administrohen të gjitha aktet e miratimit për privatizimin e këtij objekti hetimi.

■ Të hetohet se kush e ka iniciativën ligjore për privatizimin e objekteve të një rëndësie të veçantë publike. Çfarë qëndrimi ka mbajtur Ministria e Mbrojtjes dhe a ka ndërhyrë K/Ministri për privatizimin e këtij objekti ?

■ A mund të konsiderohen ambientet e Klubit Partizani objekte nga ato të cilat mund të mos i nënshtroheshin privatizimit për shkak të interesave publike?

■ A kemi shkelje të procedurës se përzgjedhjes së Grupit të Ekspertëve dhe të metodës së vlerësimit nga ana e ekspertëve?

■ Nga ana e Agjencisë së Trajtimit të Pronave a është verifikuar në zbatim të ligjit korrespondenca me organet shtetërore për të verifikuar statusin e pronës para marrjes së vendimit për t’u njohur pronarë 5 familjet; Begeja, Llagami, Alimehmeti, Vaqarri dhe Saliaga?

PYETJET E NGRITURA NË PADI

Sipas të dhënave të Agjencisë së Pronave toka në fjalë ka qenë e pr-onarëve, por ajo i kaluar shteti dhe

në vitin 1940 ata janë dëmshpërbly-er nga qeveri italiane, pas vendi ynë ishte pushtuar nga Italia. Madje pro-narët janë shpërblyer me franga ari...

Page 5: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT6 E Enjte 26 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Buxheti 2021, Veliaj takim me të rinjtë: Prioritet i bashkisë rindërtimi i shkollave, financim për start-up rinore

Në takimin e zhvilluar me të rinj dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme, krye-bashkiaku Erion Veliaj u shpreh ditën e djeshme se prioriteti i Bashkisë së Tiranës për vitin e ardhshëm do të jetë rindërtimi i shkollave, si dhe financimi i start-up për të rinjtë. Po ashtu, ai theksoi se ashtu si shkolla “Sami Frashëri”, puna po vijon edhe për ndërtimin e 17 shkollave të reja që do të rindërtohen prej tërmetit. “Jemi një vit nga tërmeti shkatërrues i nëntorit, i cili na tregoi se shkollat e bëra në vitet ‘60-’70 ishin vetëm një tërmet larg, duke filluar nga shkolla ime e vjetër, “Sami Frashëri”, që nuk do bëhet

në Paskuqan, por aty ku ka qenë, e tashmë janë hedhur themelet për t’u ringritur dy herë më e madhe, për të pritur fluksin me 1500 nxënës, si një nga shkollat më të kërkuara të Tiranës. Përtej histerisë që ngrihet për çdo projekt, “Sa-miu” është vetëm njëra nga 17 shkollat e reja që po bëjmë, bashkë me qeverinë, me projektin e rindërtimit të shkollave prej tërmetit. Ndërkohë, kishim një proces të nisur me 17 shkolla të tjera, në partneritet 50 me 50 në buxhet”, tha Veliaj. Ndër të tjera, kryetari i bashkisë u shpreh se puna do të vijojë edhe me shtimin e terreneve sportive, ndërsa theksoi se po ashtu do të fillojë

puna edhe për ndërtimin e palestrave në natyrë. “Do të vazhdojmë me terrenet sportive. Kemi filluar me palestrat në natyrë, duke qenë se gjith-monë e më shumë gjëra do të bëhen në natyrë. Liqeni i Farkës pothuajse po mbaron konturin e vet, duam të jetë një park i dytë. Shumë nga shkollat tona po i inkurajojmë të dalin në park, ish-shkolla ime e vjetër “20 Dhjetori” fare mirë mund të përdori tani parkun “Rinia”, një tjetër produkt i histerisë kolektive, por që ja ku është sot, një bizhu në qendër të Tiranës”, tha ai. Veliaj po ashtu bëri me dije se një vëmendje të veçantë në buxhetin e ri i kushtohet edhe transformimit

të Piramidës, për ta kthyer në qendrën më të madhe të inovacionit, ku të rinjtë dhe të rejat do të mësojnë gjuhën e kodimit. “Është bërë rrethimi i Piramidës, aty do të fillojnë punimet për ta kthyer në një qendër të madhe rinore. Megjithatë, tek “Arena Kombëtare” filluam kurset e Tumo-s për moshat 12-18 vjeç. Kurse, për moshën më të mad-he hapëm Akademinë e Zhvillimit të Softuerëve, te Protik-u pas Kryeministrisë, që janë kurse më të specializuara. Një pjesë e madhe e buxhetit tonë për këtë vit do të shkojë tek Piramida. Një pjesë do të financohet këtë vit, pjesa tjetër do të financohet në 2022-shin”, sqaroi Veliaj.

Masat kundër koronavirusit, nga 1 dhjetori mësim online dhe për nxënësit,

ja procedurat si do të veprohet

Manastirliu: Shkollat nuk kanë qenë vatër infeksioni, kjo është masë parandaluese

Sidorela BRAÇJA

Teksa shtimi i rasteve të të infektuarve me Cov-id-19 në vend vijon të rritet, qeveria ka marrë të tjera

masa. Kështu që nga 1 dhjetori mësimi për nxënësit do të zhvillohet i alternuar, online dhe në klasë. Këtë e bëri të ditur ministrja e Shëndetë-sisë, Ogerta Manastirliu në një ko-munikimin me publikun për masat e marra për përballimin epidemisë në vend dhe vendimin për ecurinë e procesit arsimor. Ministrja u shpreh se një vendim i tillë ka ardhur me qëllim minimizimin e përhapjes së Covid, në një kohë që po qarkullon edhe virusi i stinës. Ajo shtoi se shkollat nuk kanë qenë vatër infek-sioni, por sipas ministres kjo është një masë parandaluese. “Ashtu siç e kemi përsëritur në këto javë, për ne shëndeti është i pari dhe mirëqenia e përgjithshme e fëmijëve tanë, shëndeti dhe siguria e tyre, janë prioritet absolut. Deri tani, siç ekspertët analizojnë, fëmijët nuk vlerësohet të jenë transmetues të lartë të infeksionit nga Sars-Cov 2. Rezulton se protokollet e sigurisë në tërësi janë zbatuar nga struk-turat arsimore, gjë që është refle-ktuar dhe në shifra. Ne vendosëm që t’i rekomandojmë MASR që, nga data 1 Dhjetor, të aplikojë ske-narët që parashikojnë kryerjen e mësimit të alternuar, pra në formën tradicionale, me prani fizike duke e kombinuar dhe me mësimin ne dis-tance (online) bazuar në specifikat e sistemit arsimor dhe të dhënave lokale përkatëse në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore", tha ministrja e Shëndetësisë. Mësimi do të zhvillohet i kombinuar, një javë në shkollë dhe një javë në kushtet e shtëpisë. Ora e mësimit do të jetë 25-30 minuta. Mësimi do të zhvillohet me dy orë të njëpasn-jëshme. Koha mësimore që i shto-het çdo mësuesi është afërsisht 2-3 orë mësimi në javë, të cilat mund të paguhen si orë suplementare.

Masat e marra për CovidPor duke iu referuar analizës

së bërë nga OBSH dhe Instituti i Shëndetit Publik, ministrja Manas-

Ulje e numrit të viktimave nga Covid, 8 humbje jete,

644 raste pozitiveDje u shënua një ulje e numrit

të viktimave dhe të infektuarve nga Covid-19, ku kanë humbur jetën 8 persona dhe rezultuan pozitiv 644 raste. Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit janë kryer 2.137 testime prej të cilave u shënuan 644 raste të reja. Në total që prej fillimit të pandemisë janë infektuar 34.944 qytetarë. Po ashtu në njoftim theksohet se aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pa-cientë janë të intubuar. “Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 2.137 testime, prej të cilave 410 janë testime janë kryer për arsye depistimi. Kanë rezultuar pozitivë 644 qytetarë. Në 24 orët e fundit janë shëruar 365 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 17.031 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 3 spitalet Covid, po trajtohen 461 pacientë, 19 në terapi intensive, 7 pacientë janë të intubuar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit, kanë humbur jetën 8 qytetarë me Sars-Cov2 pozitivë në spitalet Covid”, thuhet në njoftim.

Xhaxho: Pacientët në gjendje të rëndë nevojë për intubim

Situata nga Covid në vend vijon të jetë e rënduar edhe pse shifrat e viktimave ditën e djeshme ishin pak më të ulëta në krahasim më ditën e tjera. Kjo ka qenë deklarata e mjekut Roland Xhaxho në një intervistë në Report TV. Mjeku u shpreh se situata është e rëndë dhe se pacientët që shfaqen në gjendje të rënduar apo që kanë nevojë për intubim dhe frymëmarrje të drejtuar janë në një shifër të lartë. "Edhe pse numri në dukje e viktima është pak më i ulët, për faktin se ne si reaniamtor marrim parasysh se sa kandidatë janë për t'u futur në reanimacion dhe respirator të drejtuar. Pavarësisht shifrave të ulëta situata nuk është ashtu, pasi ka mjaft pacientë që janë rëndë dhe janë të intubuar dhe një pjesë e madhe mund të kalojnë në intubacion", tha mjeku Xhaxho.

Drejtuesja e Komitetit Teknik të Ekspertëve, Mira Rakacolli, pak ditë më parë teksa iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve lidhur me mundësinë e rimbylljes së shkol-lave pas rritjes së shifrave të të infektuarve me Covid-19, deklaroi se për momentin nuk po mendohet të merret një masë e tillë, por do të shihet se di do të ndryshojnë numrat në javët në vijim. “Nuk ka ndonjë ndryshim

të rëndësishëm në influencën që hapja e shkollave të ketë pasur në një rëndim të pandemisë. Ajo që Komiteti vlerëson është në radhë të parë mirëqenia në përgjithësi e fëmijëve. Në shifrat që ne jemi tani, ka një rritje. Nuk e diskutojmë për momentin, por është një gjë që ne e nd-jekim. Nëse shifrat do të ndryshojnë dhe do jenë brenda numrave që kërkojnë masë të tillë, po”, u shpreh ajo.

Komiteti Teknik i Ekpertëve: Vlerësim dinamik i situatës për shkollat

Ministrja Ogerta Manastirliu gjatë deklaratës së saj foli edhe mbi përballimin e situatës nga Covid tek-sa theksoi se po shtohen kapacitetet spitalore, si edhe është siguruar vaksina falas ndaj gripit për grupet të cilat janë më të rriskuara. “Ne po vazhdojmë të fuqizojmë kapacitetet tona në gjithë sistemin shëndetësor duke filluar nga përmirësimi i testi-mit dhe gjurmimit dhe përfshirja e testeve të shpejta brenda dhjetorit do të bëjë të mundur kufizimin e mëte-jshëm të përhapjes së virusit. Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e rriskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vaksinash. Si pjesë e planit tonë ka filluar rim-bursimi i paketës së barnave falas të çdo qytetari të diagnostikuar me Covid-19”, tha ministrja.

Manastirliu: Kemi siguruar vaksinën falas ndaj gripit

tirliu u shpreh se situata paraqitet në një nivel risku të shtuar. Ndër të tjera ajo theksoi se janë shtuar 270 mjekë dhe infermierë në betejën me Covid, si edhe ka mbërritur edhe doza e fundit të vaksinës së gripit. "Bazuar në planin tonë të vjeshtë-dimrit kemi siguruar

vaksinimin falas ndaj gripit për grupet e rriskuara për 368 mijë qytetarë dhe sot ka mbërritur sasia e fundit prej 230 mijë vak-sinash. Për t’iu përgjigjur nevo-jave dhe për të mbështetur stafet tona kemi punësuar deri tani 270 profesionistë të shëndetit. OBSH dhe analizën mbi baza dinamike të Institutit të Shëndetit Publik, situata paraqitet në një nivel risku të shtuar", tha Manastirliu. Ndër të tjera ministrja iu drejtua qyte-tarëve që secili duhet të tregojë kujdes dhe të marrë përgjegjësit e tij, ndërsa u shpreh se çdo veprim jo i kujdesshëm mund të ketë pa-soja mbi shëndetin e vet qytetarit dhe të atyre që e rrethojnë. “Në këto 9 muaj, shumë mësime janë nxjerrë kudo në botë, nga kjo pandemi. Një prej tyre mbetet i pandryshueshëm: Masat në mbro-jtje të jetës kanë efekt, vetëm në qoftë se gjithë secili prej jush merr përgjegjësitë e veta. Në këtë pan-

demi, çdo veprim i pakujdesshëm ka pasoja të drejtpërdrejta mbi shëndetin tuaj dhe shëndetin e të afërmve. Përpara kemi një dimër të vështirë, por sot shpresat që të dalim të fituar nga kjo luftë, janë më të mëdha se kurrë më parë. Në fund, ministrja e mbylli deklaratën e saj me një apel duke qenë se për-para janë festat e nëntorit, teksa u shpreh se ky vit na gjen përballë një sfide dhe duhet të qëndrojmë në shtëpi për të mbrojtur vetën. "E kuptojmë fare mirë dëshirën për të festuar, aq më tepër Festat e Nëntorit. Por këtë vit, këto fes-ta na gjejnë përballë një sfide të shëndetit publik, që ndodh një herë në shekull. Patriot sot është kush qëndron në shtëpi, për të mbrojtur shëndetin e vetes, familjes dhe të afërmve. Do të vijë një kohë kur, ndër fitoret tona më të mëdha do të jetë dhe fitorja që arritëm bash-kë në betejën për shëndetin", tha ministrja Manastirliu.

Page 6: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 7

p o l i t i k e www.sot.com.al

Meta thumbon Ramën: Në krahasim me parametrat e sotëm kam qenë kryeministër i suksesshëm, qeveria po tenton të kapë Kushtetuesen

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka thum-buar dje në distancë kryeministrin Edi Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, tek-sa fliste për të shkuarën e tij politike në forumin “Biseda për tranzicionin” në UET. Gjatë fjalës së tij, Meta ka theksuar se duke parë parametrat e sotëm, me të cilën nënkupton indirekt Edi Ramën theksoi se si kryeministër ka qenë i suksesshëm. Madje, ai shtoi se u bë kryeministër në një peri-udhë shumë të vështirë nga 1999 deri në 2002 kur vendi ishte në vështirësi dhe PS në krizë, ndërsa kujton se përballë në atë kohë kishte opozitën e paparë me në krye ish-kryeministrin Sali Ber-ishën, duke injoruar kështu opozitën e drejtuar

nga Basha. “Duke qenë nga Skrapari dhe i lidhur me një familje i lidhur me luftën. E ndjeva pak si cenim të asaj krenarisë të historisë e kështu me radhë. Kam qenë i bindur se të gjithë ikin në një anë, s’ka demokraci. Jam mësuar të zgjedh më të vështirën, kurrë më të lehtë. Nuk do i duhesha as vendit. Secili nga rolet ka patur, si kryeministër kam qenë një kryeministër i suksesshëm po ta shohësh me parametrat e sotëm. E kam marrë drejtimin në një kohë të vështirë, kur ishte PS në krizë. Së dyti kam pasur një opozitë të paparë me në krye Profesor Doktor Sali Berishën. Nuk ishte e lehtë. Institucionet ishin tepër të brishta pas ‘97. Dhe gjendja ekonomiko-financiare ishte shumë

e vështirë. Unë i rizgjodha, por më pas ishte një ritëm i jashtëzakonshëm reformash, që vështirë kanë ndodhur më parë, ndoshta në 2005-2006. Çdo situatë ka pasur kënaqësitë e saj. Situatën më të jashtëzakonshme e kam kaluar më 1998-1999, kur organizoja operacionet humanitare kur vinin shqiptarët nga Kosova gjatë luftës. As vetë nuk e di si e përballuam”, deklaroi ai. Më tej pres-identi Ilir Meta gjatë fjalës së tij është shprehur se mban këtë post në periudhën më të vështirë në historinë e Shqipërisë. Meta ka theksuar se ai ka luajtur një rol kryesor në miratimin e reformës në drejtësi, ndërkohë që ka akuzuar qeverinë se po mundohet të kapë Gjykatën Kushtetuese.

“Jam presidenti me situatën më të vështirë në historinë e Shqipërisë. Me ato ndryshime u bënë edhe listat e mbyllura të deputetëve që janë më shumë pronë e kryetarëve. Atdhedashuria ka ndihmuar gjithmonë për të shmangur debate. Reforma në Drejtësi u bë vetëm me insistimin tim të jashtëzakonshëm, kur aktorët e tjerë bënin lojëra për të futur vendin në krizë. Unë kam para-lajmëruar prej kohësh që synohet të arrihet këtu, vendi të ketë një Gjykatë Kushtetuese. Kjo i in-tereson vetëm sjelljes arbitrare të qeverisë për të qenë e pakontrolluar. Presidentin janë përpjekur ta vendosin gjithmonë para faktit të kryer që të kapin Gjykatën Kushtetuese”, nënvizoi Meta.

Pazaret me Kushtetuesen, palët “konsensus” për anashkalimin e ligjit, SHBA mesazh Ilir

Metës, Tushës e Ruçit të zbatojnë Venecian

KED vulos sot fatin e Gjykatës Kushtetuese

Kliti TOPALLI

Gjykata Kushtetuese pritet që të ngrihet brenda vitit. Edhe pse ka shumë boshllëqe dhe mjaft pikëpyetje mbi punën e

KED, për shkak të presionit ndërkom-bëtar kjo gjykatë pritet të plotësohet me 2 apo 3 emra të tjerë gatë muajit dhjetor. KED do të mblidhet ditën e sotme me këtë rend dite: “Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020:Aldona Sylaj, Ardita Buna (Alsula), Shaqir Hasanaj. Shqyrtimi i gjetjeve në procedurën e verifikimit për kandidatët për vendin vakant, vakancë e parakohshme në Gjykatën Kushtetuese, e shpallur nga Kuvendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020: Ardita Buna (Alsula)”. Kjo do të jetë mbledhja që do të vendosë dhe fatin e Gjykatës Kushtetuese. Pak ditë më parë KED u mblodh dhe për dy vakancat e më-sipërme ku shqyrtoi pjesën e parë të kandidatëve dhe vendosi kualifikimin e Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020; Altin Binaj, për vendin vakant shpallur nga Ku-vendi i Shqipërisë në datën 28.08.2018 dhe rishpallur në datat 21.08.2019 dhe 24.09.2020; Aleksandër Toma, për vendin vakant shpallur nga Presidenti i Republikës në datën 07.02.2018 dhe rishpallur në datat 27.09.2019 dhe 24.09.2020. Pra, nëse shohim me kujdes momentalisht për vakancën e Kuvendit kemi vetëm një emër të kualifikuar, zotin Altin Binaj. Ndërsa sot do të shqyr-tohet emri i zonjës Ardita Buna. Sa i takon vakancës së Presidencës, kemi të kualifikuar zotin Altin Binaj dhe Alek-sandër Toma, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë sot. Ndërkohë kemi dhe një tjetër vakancë të Presidencës ku kemi dy kandidatë të kualifikuar: Sonila Bejtja dhe Altin Binaj.

Anashkalimi i ligjitNëse shohim vakancat, vakanca

e 22.11.2019 e Presidencës ka 2 emra dhe me gjasë dhe vakanca e Kuvendit

Mediu: Të bashkohemi dhe të ndeshemi me

grupet kriminale të RamësKreu i Partisë Republikane, Fat-

mir Mediu gjatë një takimi me struk-turat e Njësisë nr.4 në Tiranë, deklaroi se shqiptarët duhet të marrin në dorë fatin e tyre, të bashkohen kundër varfërisë, papunësisë, korrupsionit dhe krimit të lidhur me qeverinë ”Rama 2”. “Të bashkohemi kundër të keqes, kundër antishqiptarizmit dhe antieuropianizmit, të bashkohemi në çdo shtëpi, lagje e qendër votimi, të ndeshemi me grupet kriminale të Ramës”, deklaroi ai. Më tej, Mediu theksoi se sipas tij, 25 Prilli është dita e kthimit të Shqipërisë në rrugën Europiane. “Është dita e përgjegjësisë kombëtare, është dita ku duhet të tregojmë qartë se Europa dhe Amer-ika janë aleatët tanë dhe jo Serbia dhe interesat antishqiptare. Si parti e besimit kemi bindjen se do ndërtojmë Shqipërinë që duam”, tha ai.

Shqipëria dhe Katari, bashkëpunim në luftën

kundër korrupsionitKryetari i Kuvendit, Gramoz

Ruçi, priti ditën e djeshme në një takim ambasadorin e Shtetit të Kata-rit, Ali bin Hamad Al-Marri. Ambasa-dori Ali bin Hamad Al-Marri e njoftoi Kryetarin e Kuvendit se Emiri i Kata-rit ka vendosur zhvillimin për herë të parë të zgjedhjeve parlamentare në vjeshtë të vitit 2021. Gjithashtu, Ambasadori bëri të njohur edhe leg-jislacionin e ri të Shtetit të Katarit për mbrojtjen e të drejtave të punëtorëve dhe pranimin e punëtorëve të huaj në Katar. Ndërsa kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i vlerësoi këto njof-time si lajme të gëzuara që vijnë nga Katari dhe një hap të rëndësishëm në avancimin e Shtetit të Katarit drejt valëve të demokratizimit, zgjerimit të lirive politike dhe të të drejtave të njeriut. Më tej, Ruçi dhe ambasadori Al-Marri biseduan edhe për zgjerimin dhe fuqizimin e bashkëpunimit të shkëlqyer midis të dy vendeve, rritjen e bashkëpunimit parlamentar dhe bashkëpunimin për luftën kundër korrupsionit.

e datës 24.09.2020 do ketë dy emra, nësekualifikohet zonja Buna. Sa i takon vakancës së tretë të presidentit gjithçka vendoset sot sepse ka shumë kandidatë. Por në kushtet ku jemi, Kushtetuesja nuk bëhet dot funksionale nëse i qën-drojmë strikt ligjit. Ligji për Gjykatën Kushtetues e ka të përcaktuar qartë se KED dërgon 3 emra në Kuvend e Pres-idencë për çdo vakancë. Dy vakanca nuk e plotësojnë dot këtë kriter. Sa i takon vakancës së tretë të presidentit edhe nëse plotësohet numri i nevo-jshëm, duhet së paku dhe plotësimi i një vakancë tjetër që të kemi 6 anëtarë në Kushtetuese dhe ajo të jetë funk-sionale. Sipas burimeve të gazetës, në

prapaskenë është arritur një lloj mar-rëveshje që ligji të anashkalohet dhe të shkohet me 2 vakanca në institucionet e emërtesës. Mësohet sekjo ka gjetur dhe mbështetjen e ndërkombëtarëve në mënyrë që të mos ketë më zvarritje me Kushtetuesen.

Ambasadorët në lëvizjeDitën e djeshme ambasadorja

amerikane Yuri Kim dhe ambasadori i BE, Luigi Soreca patën një takim me kryetaren e KED, Vitore Tusha ku u kërkua që Kushtetuesja të jetë gati bren-da vitit. Por nuk munguan as mesazhet për politikën. "Luigi Soreca dhe unë u takuam sot me Kryetaren e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Tusha, për të

rikonfirmuar afatin kohor për emërimin e kandidatëve të kualifikuar në Gjykatën Kushtetuese. Takimi i nesërm i KED - i cili, si zakonisht, përfshin vëzhgues nga Parlamenti & Presidenca - duhet ta çojë procesin përpara, në mënyrë që Shqipëria të ketë një GJK funksionale deri më 31 dhjetor. Kur kjo të ndodhë, udhëheqësit – sidomos Presidenti Ilir Meta, Kryetari i Parlamentit Ruçi dhe Kryetarja e KED Tusha – do të meritojnë lëvdata për ndërmarrjen e veprimeve urgjente, në përputhje me opinionin e Komisionit të Venecias & në përgjigje të kërkesës së popullit shqiptar për Reformën në Drejtësi", tha ambasadorja Yuri Kim.

Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Pub-like dhe të Drejtat e Njeriut, sipas renditjes, brenda një afati të arsyeshëm, organizon seancat dëgjimore me kan-didatët. Institucionet publike që kanë lidhje me sistemin e drejtësisë, organizata të shoqërisë civile me veprimtari në mbrojtjen e të drejtave të njeriut ose të krijuara për

mbrojtjen e interesave të përdoruesve të sistemit të dre-jtësisë mund të paraqesin opinionet e tyre në lidhje me kandidaturat pranë Këshillit të Emërimeve në Drejtësi. Pas këtyre seancave, Komisioni i dërgon Kuvendit emrat e tre kandidatëve për çdo vend vakant bashkë me raportin e arsyetuar për secilin kandidat të përzgjedhur.

PËRCAKTIMET NË LIGJ PËR KUVENDIN

Presidenti brenda 30 ditëve nga marrja e listës prej Këshillit të Emërimeve në Drejtësi emëron gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese nga kandidatët e renditur në tre vendet e para të listës. Dekreti i emërimit shpallet i

shoqëruar me arsyet e përzgjedhjes së kandidatit. Nëse Presidenti nuk zgjedh gjyqtarin brenda 30 ditëve nga paraqitja e listës nga Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, kandidati i renditur i pari në listë konsiderohet i emëruar.

JA PËRCAKTIMET NË LIGJ PËR PRESIDENTIN

Page 7: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT8 E Enjte 26 Nëntor 2020

p o l i t i k e www.sot.com.al

Lulzim Basha: Rritja e pagës minimale tallje për fushatë, Rama e degradoi ekonominë në këto 7 vite, mijëra biznese u mbyllën

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha e quan si tallje dhe veprim për fushatë elektorale vendimin e qeverisë për rritjen e pagës minimale në 30 mijë lekë. Kryedemokrati Basha ishte dje në Shkodër ku zhvilloi një takim me bizneset, ndërsa deklaroi se në asnjë vend të botës nuk mund të rriten pagat me kërcitje gishtash nga një dekret qeverie. Basha tha se Rama nuk po mendon të nxjerrë vendin nga kriza, por sipas tij, të mbajë karrigen e sigurt, pasi në një situatë pandemie Shqipëria është vendi me nivelin më të ulët të ndihmës ekono-mike. “Rrogat dhe ekonomia nuk rriten me dekret qeveritar, këto janë manovra dhe tallje

në një fushatë elektorale. Plani ynë është që paga minimale të rritet pasi të rriten fitimet e biznesit, pasi të rritet ekonomia. Jemi vendi me paketën më të vogël të ndihmës ekonomike. Propozuam që të paguhet 200 mijë lek në muaj për çdo punonjës. Mungesa e ndihmës dyfishoi rënien ekonomike krahasuar me rajonin”, u shpreh ai. Sipas tij lehtësitë në detyrime dhe uljen e taksave qeveria duhej ta kishte marrë më parë, pasi nuk pinë më ujë tani kur në shtatë vite qeverisje e degradoi ekonominë drejt krizës. Ndërkohë Basha tregoi se taksa e sheshtë dhe ulja e çmimit të karburantit ishin sugjerime të Partisë Demokratike, por që edhe pas vendimit

të nxjerrë qeveria nuk ka për t’i vënë në zbatim. “Ulja e taksave, lehtësirat, mënyra e drejtë për të reaguar në pandemi. Ekonomia ka 7 vite në krizë, por pandemia vetëm sa e rëndoi gjendjen. Sot ka dalë një studim se 4900 biznese janë mbyllur dhe Shkodra ishte një ndër zonat e prekura. Falimentimi i bizneseve është vetëm nga neglizhenca e qeverisë. Taksa e sheshtë 9%, ulja e çmimit të karburantit, sigurimeve shoqërore, rrit fitimet e biznesit. Programi ynë synon të ndërtojë rregulla të qarta, të zbatueshme dhe burokraci minimale”, tha Basha. Ndër të tjera kreu i opozitës tha se në të gjithë vendin kanë falimentuar me mijëra biznese për shkak se u

gjetën të dobët ekonomikisht edhe para se të vinte pandemia, pasi në këto vite qeveria vetëm i ka goditur me taksa dhe gjoba, por nuk i ndihmoi as në përballjen me koronavirusin. “Xhiro e biz-nesit është përgjysmuar. Hoteleria po falimenton, fasoneria po dorëzohet. Dje, një numër rekord vdekjesh u regjistruan në Shqipëri. Pandemia e gjeti Shqipërinë në një krizë të thellë, pas 7 vitesh gjatë të cilave Rama e gjunjëzoi ekonominë dhe rrënoi sistemin shëndetësor. Qytetarët e Shqipërisë janë ata që po e paguajnë çmimin e papërballueshëm. Kostoja e jetesës në Shqipëri vazhdon të rritet, përfshirë çmimet e ushqimeve, ilaçeve dhe transportit”, deklaroi Basha.

Miratohet vendimi, qeveria rritje pagash për punonjësit e burgjeve, kompensim

edhe për ushqimin dhe transportin

Qeveria miratoi vendimin me benefitet që do përfitojnë policët e burgjeve

Esmeralda HIDA

Këshilli i Ministrave miratoi ditën e djeshme vendimin “Për trajtimin me pagë e shtesa mbi pagë dhe

për procedurën e kompensimit fi-nanciar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të policisë së burgjeve”, i cili përcakton trajtimin me pagë shtesë mbi pagë dhe përfitojnë 3559 punonjës. Prej kohësh punonjësit e burgjeve patën kërkuar rritje page dhe trajtim të njëjtë si punonjësit e policisë, duke qenë se ata kanë punë po aq të vështirë sa këta të fundit. Pas shqyrtimit të kërkesave, dje qeveria miratoi vendimin, i cili garanton shtesë në pagë për natyrë të veçantë pune, shtesë për gradë, po ashtu edhe shtesa për çdo vit vjetërsi shërbimi, si dhe kompen-simet e shpenzimeve të udhëtimit kompensimi për qiranë e banesës ashtu edhe trajtimi me ushqim pa pagesë. Sipas të dhënave të ven-dimit kjo rritje page do të eliminojë krejtësisht pabarazitë që qëndronin deri më sot, ndërsa theksohet më tej se edhe këtyre punonjësve do t’u kompensohen shpenzimet e bëra për transportin nga shtëpia në punë dukje 3 mijë deri në 15 mijë lekë, në varësi të distancës që përshkon. Sipas vendimit edhe kjo pikë nuk parashikohej deri më sot si benefite për punonjësit e policisë. “Një nga garancitë kryesore të parashikuara në nismën ligjore të Ministrisë së Drejtësisë të miratuar si ligj nr. 80/2020 nga Kuvendi në qershor të vitit 2020 “Për Policinë e Burgjeve” është edhe krijimi i garancisë për barazimin e punonjësve të Policisë së Burgjeve me pagë dhe përfi-time të tjera financiare shtesë me punonjësit e Policisë së Shtetit për shkak të natyrës së punës që ata kanë. Në VKM përcaktohet e drejta e përfitimit të kompensimeve të shpenzimeve të udhëtimit në vlerë lekësh për muaj bazuar nga distan-ca në kilometra nga vendbanimi i punonjësit që fillon nga shuma 3.000 Lekë në muaj për distancën më të shkurtër prej mbi 36 km deri në 15.000 lekë në muaj për distancën

Fishta ngre alarmin: Qeveria ka braktisur policët

e infektuar me CovidAktualisht në të gjithë vendin re-

zultojnë mbi 700 efektivë të prekur me koronavirus, ndërsa fatkeqësisht prej fillimit të pandemisë, 11 punonjës pol-icie kanë ndërruar jetë. Punonjësit e policisë të infektuar, po zëvendësohen nga kolegët e tyre të cilët po punojnë me orë shtesë. Për kreun e Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta, efektivët, që prej fillimit të pan-demisë janë ngarkuar me shumë punë dhe orë shtesë të cilat sipas tij, nuk paguhen. “Punonjësit e policisë, nëse ato punojnë mbi orarin duhet të mar-rin ditë pushimi. Por pas dy muajsh, ato duhet të trajtohen financiarisht. Këtu kemi më shumë se një vit që akoma qeveria nuk ka nxjerrë fondet për orët suplementare. Në kuadër të emergjencave kombëtare, qeveria duhet të trajtonte edhe efektivët e policisë, jo ti linte në harresë, siç i ka lënë”, deklaroi dje kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadetin Fishta.

Libra falas edhe për klasën e 5-të, rritet në

800 mln lekë fondi Ministria e Arsimit ka para-

shikuar rritje të fondit për dhënien teksteve shkollore falas për vitin e ardhshëm. Fondi i vënë në dispozicion për të rimbursuar çmimin e librave arrin deri në 800 milionë lekë nga 600 milionë që ishte në vitin 2020. Sipas ministrisë, kjo rritje vjen si nevojë e shtuar e zgjerimit të listës së përfituesve për librat në përdorim falas, ku ndryshe nga një vit më parë, që përfituesit ishin nxënësit deri në klasën e katërt, tashmë libra në përdorim falas do të ofrohen dhe për nxënësit e klasave të 5-ta dhe të 6-ta. Sipas Ministrisë së Arsimit nga këto fonde pritet të përfitojnë 230 deri në 250 mijë nxënës në total, përfshirë ata në arsimin para-universitar nga shtresat sociale në nevojë. Rritje të fondeve nga buxheti i Ministrisë së Ar-simit janë parashikuar të financohen edhe për të mbuluar shpenzimet për bursa, kuotë ushqimore të nxënësve me nevoja të veçanta.

Në një komunikim nëpërmjet rrjeteve sociale dje Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, bëri me dije de-tajet e Vendimit të Këshillit të Ministrave që u miratua dje për Trajtimin me pagë e shtesa mbi pagë dhe për procedurën e kompensimit financiar gjatë qëndrimit në punë të punonjësve të Policisë së Burgjeve. Ministrja e Drejtësisë u shpreh se ky është vetëm një nga nismat e qeverisë për mbështetur dhe lehtësuar në punën e

tyre këtë kategori. “Sot një nisëm madhore e Minis-trisë së Drejtësisë u realizua. Jam krenare që arrijmë një rezultat të tillë në të mirë të punonjësve të sistemit penitenciar shqiptar falë mbështetjes nga qeveria shqiptare. Sfidat janë të realizojmë çdo premtim në të mirë të punonjësve policorë dhe civilë të sistemit pen-itenciar dhe jemi shpresëplotë që edhe nismat e tjera do të finalizohen me të njëjtin sukses”, deklaroi Gjonaj.

ETILDA GJONAJ: DO TË KEMI TË TJERA NISMA PO KAQ TË SUKSESSHME

më të gjatë 200 km kur punonjësi komandohet larg vendbanimit”, përcakton vendimi.

Kompensim qiraje dhe ushqimiGjithashtu çdo punonjësi policie

do t’i paguhet qiraja e banesës, në ato raste kur ai transferohet jashtë vendbanimit të tij për arsye pune së

bashku me familjen. Sigurisht këtë kompensim ai e përfiton nëse trans-ferohet në një distancë më shumë se 36 km. “Në VKM e miratuar përcakto-het gjithashtu edhe drejta e përfitimit të kompensimit për qiranë e banesës kur punonjësi është transferuar apo komanduar larg vendbanimit. Ky

përfitim shtesë i njëjtë me punonjësit e policisë së shtetit dhe merret nga punonjësi i Policisë së Burgjeve që transferohet ose komandohet jashtë vendbanimit të tij të përhershëm për shkak të detyrës ose për nevoja pune. Këtë kompensim punonjësi e përfiton nëse transferohet ose komandohet në largësi mbi 36 km”, thuhet në vendim. Gjithashtu në këtë VKM parashikohet edhe e drejta e kompensimit për ushqim në rastet kur është i pamundur trajtimi me ushqim nga institucioni përkatës, sigurisht në të njëjtat baza si kom-pensimi për Policinë e Shtetit.

Afatet dhe efektet financiare nga përfitimet

Sipas vendimit, nga zbatimi i pagës bazë për gradë për periudhën 07.08.2020 deri 30 nëntor 2020 shtesa është 42.3 milionë lekë. Nga shtesa për vjetërsi shërbimi efektet financi-are për vitin 2021 për pagën bazë për gradën, si dhe efektet për shtesën për vjetërsi shërbimi që hyn në fuqi me datën 01 janar 2021 llogariten rreth 180 milionë lekë. Ndërsa, nga shtesa për natyrë të veçantë pune shtesë që do të fillojë zbatohet nga data 1 Janar 2022 efektet financiare llogariten rreth120 milion lekë. Ndërsa kostoja totale për pikat e lartpërmendura llog-ariten rreth 306 milion lekë. Ndërsa, efektet financiare për kompensim të transporti, për qiranë e banesës si dhe të trajtimit me ushqim llogariten rreth 20.8 milionë lekë në vit. Trajtimi i përmirësuar financiar për Policinë e Burgjeve është një premtim i mbajtur nga qeveria shqiptare me iniciativën e Ministrisë së Drejtësisë miratoi në mbledhjen e qeverisë një nga aktet më të rëndësishme në historinë e trajtimit financiar dhe logjistik të Policisë së Burgjeve.

1. Shtesa për vjetërsi 1% për çdo vit shërbimi deri në 25 vjet.

2. Garantimi i transportit nëpërmjet Përfitimit të kompen-simit të udhëtimit nga 36 km e sipër, i cili vijon deri në ndryshimin e vendbanimit të punonjësit të pol-icisë së burgjeve.

3. Pagesa për shpenzimet e qirasë kur transferohet ose komandohet

jashtë vendbanimit të tij të përher-shëm në largësi mbi 36 km.

4. Trajtimi me ushqim pa pagesë për punonjësit që transferohen ose komandohen jashtë vendbanimit mbi 36 km.

5. Paga për gradë që hynë në fuqi nga viti 2022.

6. Vjetërsia për shërbim hyn në fuqi në 2021.

JA BENEFITET QË DO PËRFITOJNË PUNONJËSIT E POLICISË SË BURGJEVE

Page 8: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 9

e k o n o m i www.sot.com.al

Pas presionit të bizneseve tërhiqet Ministria e Financave, nuk do të ketë bllokim të llogarive

bankare për ortakët dhe administratorët

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraMFE: Nuk do të ketë bllokim të llogarive bankare për ortakët

Esmeralda HIDA

Mi n i s t r i a e F i n a n -cave është tërhequr nga udhëzimi për bllokimin e llogarive

bankare. Pak ditë më parë min-istria ndryshoi udhëzimin për urdhrat e bllokimit të llogarive bankare. Udhëzimi përcaktonte që, pasi të zbatojë të gjithë format për mbledhjen e borxhit përfshirë edhe sekuestrim të pasurive dhe shitje të tyre, Administratës Ta-timore i jepet e drejta që borxhi i pashlyer tu faturohet ortakëve, administratorëve dhe aksion-erëve të kompanisë që ka edhe detyrimet tatimore të papaguara. Menjëherë pas këtij udhëzimi reaguan 22 shoqata biznesi, ato e kundërshtuan çdo pikë të tij duke thënë se po u shkelën të drejtat dhe i hap rrugë abuzimit nga ana e Tatimeve. Me sa duket nga ky presion i vazhdueshëm financat janë tërhequr nga udhëzimi. La-jmin e bëri të ditur kryetarja e Bashkimit të Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë, Ines Mucostepa, e cila tha se në vijim do të bëhen disa ndryshime në këtë dokument. “Pas diskutimeve me grupet e in-teresit Ministria e Financave ven-dosi të tërhiqet nga udhëzimi që

sanksionon bllokimin e llogarive bankare të ortakëve, aksionerëve dhe administratorëve, dhe do të përmirësojë pikën 90.1 të tij. Ud-hëzimi nr. 44 që vendoste arbitrar-

itetin e administratës tatimore mbi llogaritë personale të ortakëve, aksionerëve dhe administratorëve u vendos të modifikohet”, sqaroi në një prononcim publik kryetarja

BSH: U rrit ndjeshëm kredimarrja, 19 miliardë lekë në 9-mujor

AMF: Qytetarët kanë pak besim në pension shtetëror, u rrit shumë ai privat

Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, huama-rrja e biznesit për investime u rrit për të dytin tremujor radhazi, madje paraqitet në nivele edhe më të larta kra-hasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në raport me tremujorin e tretë 2019, kredia e re për investime u rrit. Konkretisht, kredia e re për investime arriti vlerën e 19 miliardë lekëve ose 155 milionë eurove në tremujor-in e tretë të vitit. Sipas BSH, kredia e re për investime arriti vlerën e 19 miliardë lekëve ose 155 milionë eu-

rove në tremujorin e tretë të vitit. Referuar të dhënave mbështetja kryesore e rrit-jes së kredisë për investime vazhdon të jetë kredia për pasuri të paluajtshme. Nga 19.1 miliardë lekë kredi e re e disbursuar gjatë tremujor-it, rreth 60% ishte kredi për pasuri të paluajtshme. Sakaq, në muajin shtator, portofoli i kredisë për investime kishte vlerën e 195.7 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 11%. Kjo normë rritjeje është 65% më e lartë se rritja mesatare e por-tofolit të kredisë për biznesin në të njëjtën periudhë.

Pensionet private pësuan rritje të dukshme gjatë këtij viti, duke neglizhuar kontributin në pensionin shtetërorë. Sipas një raporti të publikuar nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Finan-ciare, pavarësisht pandemisë COVID-19, tregu i pensioneve private vullnetare ka vijuar trendin rritës në 9 mujor, duke mos i ndjerë efektet negative. Referuar të dhënave, asetet neto të fondeve të pensioneve arritën në rreth 3.4 miliardë lekë apo 27,7 milionë euro, me një rritje prej 18.5% krahasuar me fundin e vitit 2019. Sipas shifrave të AMF-së, po ashtu, rritje ka reg-

jistruar edhe numri i anëtarëve në fondet e pensioneve, ku, rezultoi 30,718 anëtarë në fund të Shtatorit 2020, apo rreth prej 8.65% më shumë krahasuar me fundin e vitit që lamë pas. Sipas AMF, kjo vjen edhe për shkak se qytetarët hanë të pakënaqur me pensionin shtetëror dhe ndihen më të sigurt me pension privat. Nga katër fondet e pensioneve që funksionojnë në vend, “Cre-dins Pensions” vijon të mbetet fondi më i madh sipas numrit të anëtarëve. Në fund të Shtatorit, Credins Pension rezulton me mbi 17 543 anëtarë, duke mb-uluar kështu 57.11% të tregut.

Covid-19 goditi konsumin, shqiptarët shpenzuan 210 mln euro më pak

G j a t ë p a n d e m i s ë shqiptarët shpenzuar shumë pak. Sipas të dhënave të pub-likuar nga INSTAT, konsumi u ul për shkak se u reduktuan ndjeshëm dhe të ardhurat e shqiptarëve. Gjatë izolimit, një pjesë e njerëzve punuan online dhe si rrjedhojë nuk kishin çfarë të shpenzonin jashtë, ndërsa rreth 50 mijë të tjerë dolën të papunë në tremujorin e dytë. Të dhënat e INSTAT tregojnë se në tremu-jorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës u reduktua me 7.57%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti

më parë, ose në vlerë absolute janë rreth 210 milionë euro të shpenzuara pak për kafe e restorante, veshje, udhëtime argëtime, apo dhe produkte e shërbime të tjera, që ose nuk ishin të domosdoshme, ose për shkak të mbylljes ishin të pamundura që të kryheshin. Konkretisht, në tremujorin e dytë 2020, konsumi final i popullatës ishte rreth 2.6 mil-iardë euro, nga 2.81 miliardë euro, në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas statistikave të INSTAT, kjo është tkurrja më e lartë në të paktën pesë vjet.

Ditën e djeshme është publikuar në Fle-toren Zyrtare vendimi i cili thotë se, pronat e konfiskuara nga krimi apo korrupsioni do të përdoren për strehim social. Me publikimin në QBZ ky vendim hynë menjëherë në fuqi dhe u jep të drejtën shoqatave që merren me strehim social dhe bashkive për t’u bërë pjesë e këtij projekti, të shumëvlerësuar edhe nga ndërkombëtarët. Më tej në udhëzimin e hartuar nga Ministria e Brendshme përcaktohen rregullat dhe pro-cedurat që duhet të zbatojnë aplikuesit për të përfituar nga fondi i posaçëm për parandalimin e kriminalitetit, duke theksuar se aplikantët

duhet të paraqesin planin e saktë mbi të cilin do ta përdorin atë banesë. “Organizatat e shoqërisë civile dhe jofitimprurëse që merren me dhënien e ndihmës për personat që preken nga krimi i organizuar mund të paraqesin pranë Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara kërkesat për financimin e projek-teve. Kërkesat për financim duhet të përmbajnë të dhëna të qarta për qëllimin, objektivat specifikë, veprimtaritë që do të kryhen për realizimin e tyre, buxhetin dhe rezultatet e synuara. Në vlerësimin e kërkesave për financim mbahet në konsideratë edhe impakti social i projekt-propozimit dhe

rëndësia në parandalimin e kriminalitetit”, thuhet në dokument. Sipas vendimit, përfituesit e këtij fondi kanë detyrimin e raportimit pranë AAPSK-së për mënyrën e përdorimit të tij, çdo 3 muaj, duke filluar nga marrja e së drejtës për financim. Raportimi do të bëhet me shkresë zyrtare dhe përmban: vlerën e përfituar dhe të mbetur; fondin e përdorur; mënyrën e përdorimit si dhe afatin e përfundimit të projektit. Më tej udhëzimi tregon se, kërkesa për aplikim mund të paraqitet edhe nga institucionet qendrore dhe vendore. Ndërsa dokumentet që duhet të paraqesin organizatat e shoqërisë civile apo jofitimprurëse janë: vendimin

Hyn në fuqi vendimi, ja si do të përdoren për strehim social banesat e konfiskuara

e gjykatës së rrethit gjyqësor për regjistrimin e aplikuesit; dokumentin që vërteton se subjekti aplikues nuk është në ndjekje penale dhe nuk është dënuar me vendim të gjykatës së formës së prerë; dokumentin që vërteton se subjekti aplikues nuk është në proces falimentimi dhe/ose likuidimi; kopje të pasqyrave financiare të tri viteve të fundit, të audituara dhe të depozituara në organet tatimore; dokumenti që vërteton se subjekti aplikues ka paguar rregullisht sigurimet shoqërore për stafin e punësuar; dokumenti që vërteton se subjekti aplikues nuk ka detyrime tatimore, lëshuar nga organet tatimore; licencë/leje për ushtrim veprimtarie, vetëm në rastet kur aktiviteti/veprimtaritë e kërkuara për t’u financuar nuk mund të kryhen, pa zotëruar një licencë të akorduar nga autoritetet shtetërore, në përputhje me ligjin.

e BDHTISH-së. Duhej patjetër që Ministria e Financave të kthente pas këto ndryshime pasi situata do të përkeqësohej, duke qenë se shoqatat e bizneseve u shpre-hën qartë se nuk do ta lejojnë t’u shkelet kjo e drejtë dhe madje do ta çonin çështjen në gjykatë. “Në paragrafin që ceket këtë çësht-je të saktësohet më shumë nga Ministria e Financave ose nga Drejtori i Përgjithshëm i Tatimeve, t’u dërgohet degëve rajonale një letër sqaruese se si zbatohet me korrektësi neni 99 i ligjit “Për Procedurat Tatimore”, ose në rast të kundërt do të kemi raste të shumta gjyqësore, në të cilat do të jenë Gjykatat Administrative ato të cilat do të marrin vendim mbi paligjshmërinë e kësaj pike në udhëzim”, u shprehën ata.

Do modifikohet udhëzimiNdërsa bëri të ditur se tërhiqet,

Ministria e Financave tregoi se do të punojë për të bërë disa ndrys-hime në udhëzim. Në udhëzimin e ndryshuar përcaktohej se nëse pas zbatimit të masave shtrënguese, duke përfshirë sekuestrimin dhe shitjen e pasurive, subjektet nuk shlyejnë detyrimet, shuma e pa-paguar i transferohet ortakut, ak-sionerit dhe administratorit. Kjo pikë, sipas shoqatave shtonte më

shumë abuzimet e administratës ndaj tyre dhe prandaj kanë shtuar çdo ditë reagimet për ndryshimin e udhëzimit. “Fillimisht administra-ta tatimore garanton mbledhjen e detyrimit nëpërmjet vendosjes së urdhër bllokimit mbi llogaritë dhe depozitat e ortakëve, aksionarëve dhe administratorëve të subjektit dhe më pas zbaton ndaj tyre masat shtrënguese të mbledhjes me forcë të parashikuara në ligj. Edhe në këtë rast, urdhër bllokimi si masë preventivuese vendoset sipas pro-cedurave të këtij udhëzimi”, thu-hej në paragrafin e udhëzimit për lëshimin e urdhrave të bllokimit të llogarive bankare të tatimpa-guesit. E iniciuar nga Bashkimi i Dhomave të Tregtisë dhe Indus-trisë të Shqipërisë (BDHTISH), në letrën drejtuar më herët ministres së Financave, Denaj, dhe ministrit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, përfaqësuesit e sipërmarrjes thek-sonin se udhëzimi nr. 44 krijonte arbitraritet dhe pasiguri në klimën e biznesit për investitorët e huaj. Reagimi i shtohet kundërshtimi të mëparshëm të ekspertëve dhe shoqërive të konsulencës juridike, që e quajtën këtë ndryshim si an-tikushtetues dhe në kundërshtim me ligjin “Për procedurat tatimore” dhe “Për Shoqëritë Tregtare”.

Page 9: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT10 E Enjte 26 Nëntor 2020

Rrëfimet e Spartak Brahos: Sali Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Deputeti socialist Spartak Braho pak ditë më parë botoi librin “Masakroni Servet Pëllumbin”. Në

këtë libër Braho ka futur pasazhe nga jeta e tij, intervista, shkrime deklarata dhe materiale të tjera. Sot gazeta po publikon disa pjesë sa i takon luftës së Kosovës, ku situata është sërish aktuale.

UÇK-ja ka vënë në dyshim Berishën dhe Bukoshin

-Janë dhënë shumë opinione për takimin Rugova-Millosheviç në Beograd. Për ju çfarë do të thotë ky takim?

Pa dyshim që për mbarë opin-ionin brenda e atë ndërkombëtar takimi Rugova–Millosheviç ka ngjal-lur diskutime të mëdha. Janë hedhur hipoteza nga më të ndryshmet. Unë personalisht i takoj atij opinioni që mendon se nuk kemi të bëjmë as me truk televiziv, as me montazh. Madje as me papërgjegjshmëri. Kemi të bë-jmë me një fund pa lavdi të detyruar të Rugovës, të cilin Millosheviçi dhe strukturat e tij e përdorën si kartë të fundit në një moment delikat, për të manipuluar, për të spostuar vëmend-jen e opinionit ndërkombëtar, të institucioneve dhe të vet popullit të Kosovës. Nëse do të analizohen të tëra lëvizjet politike të Rugovës, në mënyrë kronologjike që nga 1989, vit që përkon me vënien e tij në krye të lëvizjes paqësore, me frytet baras me zero që solli kjo lëvizje, do të thosha që doktor Rugova nuk është tjetër veçse rreshter Rugova, ashtu siç do thosha se doktor Saliu nuk është doktor Saliu, por kapter Saliu si dikur kapter Ramiu, ashtu si zoti Bukoshi nuk është më Bukoshi Kryeministër, por tetar Bukoshi.

-Ç’lidhje ka Berisha dhe Bukoshi në këtë takim?

Tashmë ka ardhur koha t’i hiqen petët lakrorit. Shikoni faqet e shtypit të Partisë Demokratike: sulmohet hapur UÇK-ja, hidhet baltë mbi luftëtarët e lirisë, mbi qeverinë e sapoformuar të Thaçit, madje hidhet baltë edhe mbi qeverinë shqiptare, e cila në kushte kaq të vështira po përpiqet me të gjitha mënyrat t’i bëjë ballë kësaj katastrofe ndërkom-bëtare. Kujt i intereson më tepër se kaq, në dobi të kujt do të ishte të veprohej e të mbahej ky qëndrim? Vetëm Millosheviçi është i interesuar të shuajë rezistencën aktive të pop-ullit të Kosovës. Të shuhet UÇK-ja, që Berisha e quante “marksiste” apo “të formuara nga UDB-ja”, si dhe të destabilizohej Shqipëria, e cila është një prapavijë e sigurt për popullin kosovar. Këta nënoficerë të zellshëm të zbulimeve serbe, natyrisht kanë vegjetuar për një kohë të gjatë dhe në mënyrë aktive, lidhur kryesisht me shkatërrimin e shtetit shqiptar. Nga 1991 ne kemi parë vetëm momente të shkatërrimit të shtetit shqiptar dhe strukturave të tij, veças të shtyllave që mbajnë një shtet si ushtria, poli-cia, financat, ekonomia, organet e zbulimit. Në mënyrë logjike unë kam arritur në përfundimin se ngjarjet e janar–qershorit të ‘97-ës, më shumë se Berishës dhe klanit politiko-ush-tarako agjenturor të tij, i interesonin Millosheviçit dhe UDB-së që të ndodhnin. Këto ngjarje pasohen dhe kanë lidhje me shtatorin e vitit të kaluar. Ka një fakt, i cili nuk është i përgënjeshtruar ende. Berisha për të realizuar grushtin e shtetit, kërkoi dhe ndihmën e mercenarëve, iu premtua kjo ndihmë dhe ai u përpoq ta siguronte dhe nëpërmjet infiltri-meve me drejtues të lartë të qeverisë kosovare, siç ishin bisedimet me

Detaje nga libri “Masakroni Servet Pëllumbin”

Bukoshin, por që për shumë faktorë nuk arritën dot të finalizonin skenar-in e përgatitur. Në sofrën e madhe të shtruar që e ka marrë “çështjen kosovare”, por që padyshim fuqitë e mëdha kanë vendosur të ndryshojnë hartën gjeopolitike të Ballkanit, ne shqiptarët jemi të ftuar jo vetëm si pjesëmarrës aktivë, por edhe për të marrë atë që na takon. Ky është një rast fatlum, gjë që na e dhuroi koha dhe që duhet ta shfrytëzojmë. Përballë këtij fakti me përjashtim të Berishës dhe PD-së forcat politike e kanë kuptuar dhe vlerësuar këtë mo-ment vendimtar jo thjesht të shtetit shqiptar, por të kombit shqiptar. Po të analizosh me qetësi qëndrimet dhe deklaratat e Berishës që nga mesi i vitit të kaluar dhe deri tani e kupton qartë që ai, nëpërmjet zigzageve, nëpërmjet deklarimeve, herë të forta në dukje, herë të pakuptimta, herë të ashpra, herë pa bosht, e kupton se nuk është i interesuar për zgjidhjen e drejtë të çështjes kombëtare. Kjo është në vijën e tij politike, që mua nuk më çudit, pasi unë e kam thënë hapur që ai është një agjent i UDB-së, por tashmë jo një kapter në rezervë, por një kapter aktiv i Millosheviçit.

(“Shekulli”, 4 prill 1999)

Vendim i papritur i Brahos, do të shkojë në Kosovë për të luftuar

Një deputet socialist rreshtohet përkrah ushtarëve të UÇK-së. Gjestin e rrallë do ta kryejë Kryetari i Komi-sionit të Imunitetit dhe Mandateve,

Spartak Braho, i cili ka deklaruar se do të shkojë të shtunën në Kosovë, ku do t’i japë mbështetjen e tij UÇK,-së dhe do të qëndrojë atje deri sa të ndryshojë situata. Braho shprehet se “bijve të partizanëve” u del për detyrë në këto çaste të vështira që po kalon populli i Kosovës të rreshtohen përkrah vëllezërve kosovarë, për çlir-imin e Kosovës nga pushtuesi serb. Duke e konsideruar veten ushtarë të kombit shqiptar, Braho thotë se çlirimi i Kosovës është një nga de-tyrat më imediate të kombit shqiptar “sepse sot nuk është vetëm Kosova që rrezikohet, por edhe Shqipëria dhe populli shqiptar”.Fillimisht, Braho do të shkojë në Kosovë për të dhënë mbështetjen e tij, por më pas ai mund të përfshihet edhe në aktivitetin ush-tarak. Ai nuk harron të përmendë faktin që ka qenë ushtarak. “Kjo iniciativë më buron nga gjaku, nga historia e kombit shqiptar dhe nga fakti që po rrezikohet jo vetëm ek-zistenca e popullit të Kosovës, por edhe Shqipëria”, tha deputeti . Ai kritikon qëndrimin e politikanëve shqiptarë, që konsiston vetëm në deklarata në Parlament dhe në shtyp.

Braho deklaroi se në iniciativën e tij ka shumë mbështetës, por nuk dihet nëse ndërmjet tyre ka edhe deputetë të tjerë shqiptarë. “U bëj thirrje jo vetëm atyre, por tërë in-telektualëve, veçanërisht kuadrove të liruar të ushtrisë të kontribuojnë për Kosovën”, shprehet deputeti, duke bërë kështu thirrje për një mbështetje konkrete ushtarake për UÇK-në. “Unë çmoj se realisht sa kohë që Nano deklaron të bom-bardohet Serbia, opsioni im është

që duhet të rreshtohem krah atij populli që po martirizohet, sepse 110 të vrarë në ditë nuk janë pak”, vazhdon më tej Braho. Akti i tij nuk duket të jetë spontan, pas pohimit se ka marrë kontakte me kosovarë që luftojnë për çlirimin e Kosovës, në Shqipëri dhe me ata që janë në Kosovë nëpërmjet letërkëmbimeve dhe telefonatave. Luftën e UÇK-së, Braho e konsideron një luftë çlirimtare të tipit të luftës partizane nacionalçlirimtare në Shqipëri dhe në Spanjë. Sipas tij, zgjidhja e çësht-jes së Kosovës nuk ka alternativë tjetër, përveç grykës së pushkës, për të kërkuar lirinë. Qëndrimi i Brahos mund të konsiderohet më eks-tremi nga qëndrimet e politikanëve shqiptarë, më radikalët nga të cilët kanë përshëndetur UÇK-në dhe kanë kërkuar ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë. Nuk dihet sesa mund t’i kushtojë deputetit lënia në mëshirë të fatit të elektoratit të tij apo komi-sionit që drejton, të cilat ai do t’i braktisë derisa të marrë udhë zg-jidhja e çështjes së Kosovës. Dekla-rimi i tij vjen, pas njohjes së UÇK-së si faktor në krizën e Kosovës dhe pas kontaktit me të, të amerikanit Hollbruk. Jo më vonë se dje, edhe parlamenti shqiptar bëri aktin e parë zyrtar të njohjes së UÇK-së, me anë te vizitës që Komisioni Par-lamentar i Mbrojtjes i bëri ushtarëve të plagosur, në spitalin ushtarak në Tiranë. Nga ana tjetër një delegacion i BEP është shprehur po dje se asgjë nuk mund të arrihet në Kosovë, pa praninë ë UÇK-së si palë.

(“Koha Jonë”, e mërkurë, 22 korrik 1998)

Gjeneralët e Berishës kanë takuar Arkanin

Hap pas hapi, por pa u ndaluar, siç thotë populli, “lakrorit po i hiqen petët” pas lëvizjes njëzet vjeçare të Berishës, për disa e çuditshme, për të tjerë e dyshimtë në filtrimin e infil-trimin e tij me regjimin serb të Millo-sheviçit dhe UDB-së, që arriti kulmin në deklarimin e tij publik “Të mos firmoset marrëveshja e Rambujesë nga kosovarët”. Tashmë një tjetër fakt përforcon dhe zbulon këtë linjë. Sipas burimeve të afërta kosovare është fik-suar se në muajt e parë të këtij viti dy nga gjeneralët e Berishës janë takuar kokë më kokë me serbin kriminel Ar-kan në një nga kryeqytetet e Europës Qëndrore. Sipas po këtij burimi, janë këta gjeneralë, Agim Shehu, ish-gjen-eral, zëvendës ministër i Brendshëm i ardhur në këtë detyrë pas karrierës si kufitar në rajonin e Peshkopisë aktualisht banues në Hessen të Gjer-manisë pas arratisjes të vitit 1997 dhe Bashkim Gazidede, Kryetari i Shër-bimit Informativ, i emëruar pa dekret Gjeneral i operacioneve të shtypjes së revoltave popullore gjatë marsit të vitit 1997, njëkohësisht i mirënjohur edhe si kreu i fundamentalistëve mys-limanë në Peshkopi e kryetar i kësaj shoqate më pas, i cili pas arratisjes në vitin 1997 jeton në një vend aziatik. Përfundimisht nga ky takim i gjen-eralëve të Berishës me serbin Arkan arrin në po atë konkluzion të cilin e kemi bërë të njohur edhe më parë. Millosheviçi e ka përdorur edhe do ta përdorë kartën e tij, nënoficerin Berisha.

(“Zëri i Popullit”, e premte, 4 qershor 1999)

s p e c i a l e www.sot.com.al

Në mënyrë logjike unë kam arritur në

përfundimin se ngjar-jet e janar –qershorit të 97-ës, më shumë

se Berishës dhe klan-it politiko ushtarako

agjenturor të tij, i interesonin Milloshe-viçit dhe UDB-së që të ndodhnin. Këto ngjar-je pasohen dhe kanë lidhje me shtatorin e

vitit të kaluar...

Page 10: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 11

Rrëfimet e Spartak Brahos: Sali Berisha e quante UÇK-në marksiste dhe të formuar nga UDB-ja, ja si “gjeneralët” e tij takuan Arkanin

Detaje nga libri “Masakroni Servet Pëllumbin”

Berisha përgatit tjetër “grusht shteti”!

-Si e komentoni stërvitjen e tru-pave të FARK-ut stemën e UÇK në territorin shqiptar, nga kush stërvit-en e a është një stërvitje e tillë ligjore. Çfarë precedenti mund të sjellë?

Ekzistenca e strukturave ush-tarake jashtë ligjshmërisë, kam par-asysh se për të legjitimuar ngritjen e strukturave ushtarake, për të legjit-imuar jo vetëm…është përgjegjësi e strukturave shtetërore që kanë lejuar ngritjen e funksionimin e tyre. Në këtë mes unë nuk kam parasysh Minis-trinë e Mbrojtjes por edhe Ministria e Rendit publik dhe sektorët përkatës, duhet të nxjerrin përgjegjësinë dhe unë e çmoj se është me mjaft dobi, me mjaft vlerë urdhri dhe pozicionimi i Ministrit të Rendit Publik, madje edhe të Ministrit të Mbrojtjes që këto struk-tura menjëherë të shpërndahen e me shpërndarjen e tyre kam parasysh që ato të atashohen pranë atij funk-sioni për të cilat janë ngritur, meqë propagandohen që janë ngritur për të vajtur e luftuar në Kosovë kur ishte koha për të luftuar, ose për të vajtur në Kosovë, tashti që është fjala për të ndërtuar strukturat e shtetit kosovar. Është mëse i evidentuar fakti që tani bota, Perëndimi, NATO, SHBA, qever-ia dhe parlamenti shqiptar njohin vetëm një qeveri, vetëm qeverinë Thaçi. Kështu që ekzistenca paralele e këtyre strukturave që përfaqësohen gjoja nga ministri i Mbrojtjes, Bici i ish-qeverisë së Bukoshit, është ilegjit-im dhe i papranueshëm për situatën në Shqipëri dhe Kosovë. Ana e dytë e problemit është se duke mos patur statusin juridik ligjor, duke qenë të papranueshëm, dhe në këtë rast unë do të thosha se ata urgjentisht duhet të shpërndahen, në mos shpërndar-jen dhe në mosveprimin më forcë të shtetit shqiptar, përgjegjësia bie mbi Kryeministrin e organet që varen prej tij. Ata kanë vetëm një status, statusin moral, statusin politik që lidhet me atë angazhim që duhet të bëjnë këtë elementë nga diaspora e kudo për të vajtur në Kosovë.

-Por cila është përbërja e këtyre forcave që stërviten në Shqipëri ilegalisht?

Krahas ekzistencës së ele-mentëve të ndershëm dhe patriotë unë kam këqyrur, kam biseduar, jam njohur që në përbërje të këtyre forcave ka elementë aventurierë, or-dinerë, të inkriminuar, pjesmarrës në kryengritjen dhe grushtin e dështuar të shtetit të 14 shtatorit, kontingjente të cilat u përgatitën e morën pjesë aktive në këto situata më 14 shtator. Ata që i stërvitin këto kontingjente janë ish-oficerë të Ministrisë së Brendshme të Berishës. Ndër ta edhe shumë oficerë kontigjentë të UDB-së. Ky është kontingjenti real që angazhohet sot në të ashtuquaj-turin FARK.

-Mendoni që hyrja e këtij kon-tingjenti në mënyrë të pavarur me stemën e UÇK mund të krijojë in-cidente që mund t’i faturohen UÇK dhe qeverisë së Thaçit e si mund të parandalohet kjo?

Unë mendoj këtë që vazhdon i njëjti skenar. Berisha tentoi të bënte një grusht shteti në Shqipëri. Ai nuk ka reshtur së përgatituri për marrjen e pushtetit me anën e një grushti shteti. Ekzistenca, ngritja e mbajtja në këmbë e këtyre strukturave në aleancë me Bukoshin i bën këto struktura të rrezikshme. Jo vetëm në Kosovë por edhe në Shqipëri. Prandaj duhen denoncuar.

-Sipas burimeve, Bukoshi finan-con direkt Berishën për të ardhur në pushtet në mënyrë që t’ia shpërblejë me ndihmë për të ardhur Bukoshi në pushtet në Kosovë. Komenti juaj për këtë përpjekje?

Unë kam denoncuar faktin që Bukoshi ka biseduar me Berishën në prag të grushtit të shtetit më 14 shtator duke u vënë totalisht me mjete fizike, madje dhe me mjete monetare në funksion të realizimit të grushtit të shtetit për të realizuar atë synimin e tyre të përbashkët, Berisha në Tiranë dhe Bukoshi në Prishtinë.

Kështu që Bukoshi është ai që finan-con Berishën, me 3 përqindëshin e kosovarëve Bukoshi që nëpërmjet Berishës financon me kapitale Shijak TV, ATV1, Radio Kontakt, gazetat “Albania”, “RD”, famëkeqen “55”.

(“Zëri i Popullit”, 17 qershor 1999)

Ju flas nga Prishtina e sapoçliruar-Vizita e parë e deputetëve të

parë shqiptarë në Prishtinë i përbërë nga Hamdi Jupe, Spartak Braho, Mu-hamet Bela dhe djali i tij Dardan, Edi Andoni, etj. të shoqëruar nga drejtu-esi i Policisë të Kukësit, Jonuz Hyka?

Ishte kënaqësi veçanërisht e madhe që kur shkelëm në tokën

kosovare pikën doganore në Morinë. Pamë krahas forcave të KFOR-it dhe ushtarë të UÇK-së. Prej aty ne ud-hëtuam përgjatë rrugës në Prizren. Ishte një dyndje e madhe autom-jetesh me kosovarë që ktheheshin me padurim në shtëpitë e tyre. Në të dy anët e rrugës pamë fshatra të djegur e të shkatërruar. Synuam të bënim një takim me prefektin e Prizrenit, por për shkak se ai i ishte përgjigjur një ftese për të vajtur në Kukës, ne nuk arritëm ta takonim. Qëndruam pak kohë në Prizren, takuam shumë njerëz atje, qëndruam e biseduam me ta pastaj u nisëm drejt Prishtinës. Ndalesën e parë e bëmë në qendrën e Kryeqytetit të Kosovës, një qendër ku ishte instaluar KFOR-i dhe e tërë media e huaj. Aty ramë në kontakt, telefonuam dhe kabinetin e Kryeministrit Thaçi, i cili na dërgoi shoqërues dhe prej aty shkuam në hotel “Peja”, hotel ky i një pronari shqiptar, i cili kishte vënë këtë am-bient në dispozicion të qeverisë. Pra ky hotel ishte rezidenca e parë e qeverisë së Kosovës.

-U takuat me zotin Thaçi?Në momentin që ne arritëm në

hotel, kabineti dhe qeveria Thaçi ishin në një mbledhje, prandaj ne nuk i shqetësuam për pak kohë dhe mbasi e mbaruan mbledhjen, qën-druam rreth dy orë me tërë kabinetin Thaçi. Fillimisht raportoi Kryemi-nistri Thaçi, raportuan ministrat e tij, shprehën kënaqësinë që morën takimin e parë me ne, përfaqësuesit e parlamentit shqiptar. Biseduam për hallet dhe shqetësimet e tyre.

-Çfarë kërkonin ata?Problemi kryesor i tyre ishte që

të përballohej me po atë përkush-tim që populli e qeveria shqiptare bënë për pritjen e kosovarëve dhe kthimin e tyre në vatrat e veta. Sepse pavarësisht nga apeli dhe angazhi-mi i institucioneve ndërkombëtare, kosovarët po vrapojnë të rikthehen me shpejtësi individualisht. Disku-tuam gjithashtu për problemet dhe

nevojat që kanë ata veçanërisht për arsimin, kërkuan ndihmë nga qever-ia shqiptare, nga ministria përkatëse. U diskutua për probleme të tjera të funksionimit të pushtetit lokal, të gjykatave, të marrëdhënieve të tyre, me përfaqësuesit e dërguar nga OKB-ja. Ai na informoi për bisedën që kishte bërë më parë me Presi-dentin Klinton, për nënshkrimin e marrëveshjes për çmilitarizimin e bërë me gjeneralin për daljen e tij në mënyrë demonstrative në rrugët e Prishtinës, i shoqëruar nga kabi-neti i tij.

-Zoti Braho, në mënyrë de-monstrative në rrugët e Prishtinës ka dalë edhe zoti Bukoshi? A patë ndonjë gjurmë të tij atje?

Është e vërtetë që zoti Bukoshi para dy tre ditësh ka kaluar në Kukës pa qëndruar fare dhe ka arritur në Prishtinë bashkë me dy-tre ministra të tij, por nuk bëhej fjalë për ndikim të dukshëm të tij në kryeqytetin kosovar.

-Mirëpritet Thaçi në Prishtinë si kryeministër?

Veçanërisht UÇK-ja dhe qeveria e Thaçit janë tepër të mirëpritura në Prishtinë dhe në të gjithë Kosovën. Ata priten si çlirimtarë, përkrah trupave të NATO-s, pasi kanë qënë pikërisht ata që sollën këtë ditë.

-Zoti Braho, qeveria ishte e plotë në mbledhjen e saj, dmth mungonin vetëm LDK-ja?

Vetëm përfaqësuesit e LDK-së mungonin. I tërë kabineti ishte i pranishëm.

-Veç qeverisë funksionon ndonjë institucion tjetër në Kosovë si Presi-dencë, Parlament?

Jo. Veç funksionimit të qeverisë së zotit Thaçi në bazë të detyrimeve që rrjedhin nga marrëveshja e Ram-bujesë dhe Rezoluta e OKB-së, asnjë institucion tjetër nuk funksionon, pasi janë inekzistentë dhe nuk kanë mbështetje, nuk kanë përkrahje, nuk janë të moduluar në marrëve-shjet e përbashkëta me KFOR-in dhe institucionet ndërkombëtare. U kthyem nga Prishtina pas dy ditë qëndrimi. Ishte e dyta herë për mua vajtja në Prishtinë. Në qershor të 1971 kisha qenë për herë të parë, si student në një grup studentor të Fakultetit Juridik të shoqëruar nga dekani i nderuar prof. Luan Om-ari. Një grup deputetësh socialistë kanë përfunduar vizitën e tyre në kryeqytetin kosovar, vetëm dy ditë pas tërheqjes së trupave të KFOR-it dhe të qeverisë së përkohshme në Prishtinë dhe Kosovë. Kanë qënë deputetët socialistë Spartak Braho, Jupe, Koleci, Baci, Pandeli, Andoni, Bela dhe Faber, ata që kanë përfunduar vizitën në Kryeqytetin Kosovar. Gjatë vizitës në Prishtinë deputetët shqiptarë kanë pasur një takim me Kryeministrin e Qeverisë së përkohshme, Thaçi, me të cilin kanë shkëmbyer mendime në lidhje me projektet e ardhshme të Qeverisë së kryesuar prej tij për rikthimin e refugjatëve në Kosovë dhe ndër-timin e institucioneve demokratike. Thaçi kishte mbledhur qeverinë e paplotësuar ende nga ministrat e LDK-së, me të cilët ka diskutuar në lidhje me hapat e mëtejshme të Qeverisë së përkohshme për normal-izimin e jetës në Kosovë. Deputetët socialistë me këtë udhëtim kanë prekur për herë të parë nga afër realitetin e dhimbshëm, por dhe plot shpresë, për Kosovën e pasluftës.

(“Zëri i Popullit”, 22 qershor 1999)

s p e c i a l e www.sot.com.al

Shikoni faqet e shtypit të Partisë Demokratike: sul-mohet hapur UÇK-ja, hidhet baltë mbi

luftëtarët e lirisë, mbi qeverinë e sapofor-

muar të Thaçit, madje hidhet baltë edhe mbi

qeverinë shqiptare, e cila në kushte

kaq të vështira po përpiqet me të gji-

tha mënyrat t’i bëjë ballë kësaj katastro-fe ndërkombëtare...

Page 11: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT12 E Enjte 26 Nëntor 2020

r a j o n www.sot.com.al

Policia malazeze rrëzon zërat: Nuk ka të dhëna se grupet kriminale po

shantazhojnë Dritan Abazoviç

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraKrivokapiç merr në mbrojtje politikanin shqiptar

Sonila ELEZI

Prej dy ditësh tashmë në me-diat malazeze qarkullon la-jmi që lideri i lëvizjes URA, politikan shqiptar Dritan

Abazoviç është kërcënuar me jetë nga njëri prej shefave të një klani mafioz rajonal. Drejtoria e Policisë (UP) njoftoi se Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB) paraqiti një do-kument ku thuhej se bazuar në të gjitha të dhënat në dispozicion të këtij organi shtetëror, nuk ka të dhë-na operacionale dhe informacione që tregojnë se siguria e kryetarit të Lëvizjes Qytetare URA, Dritan Abazoviç është e rrezikuar. Burime të medias së rëndësishme “Vijesti” nga rajoni dhe Mali i Zi kanë mar-rë informacione që Abazoviç ishte shënjestër e një grupi kriminal, kurse në polici thonë se këto të dhëna nuk i posedojnë.“Bazuar në të dhënat që i disponojmë nga njësitë në terren, drejtoria e policisë nuk disponon një të dhënë të tillë sa i përket sigurisë së Dritan Abazoviç dhe familjarëve të tij”, kanë bërë të ditur në policinë malazeze. Ata theksojnë se do të kryejnë kontrolle tjera të detajuara lidhur me çështjen e ngritur nga Vijesti. Në anën tjetër, jo zyrtarisht nga URA bëjnë me dije se disponojnë një informacion të ngjashëm dhe se në këtë rast është i përfshirë edhe një shtetas i Malit të Zi që jeton në Perëndim. Ndërkohë, ditën e djeshme është bërë me dije se e para vizitë zyrtare e Kryeministrit

Kosova dhe Maqedonia me mbledhje të përbashkët të qeverive në janar

Ish-ministri i Jashtëm serb kërcënon Biden: Serbia nuk është më aq e dobët

Ditën e djeshme është zhvilluar një takim mid-is zëvendëskryeministres së Kosovës Albulena Balaj-Halimaj dhe zëvendëskryeministrit të parë të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Në takim është diskutuar lidhur me koordinimin dhe gjithç-ka tjetër që është e nevojshme për të lehtësuar mbledhjen e parë të përbashkët të dy qeverive, e cila pritet të mbahet më së largu në gjysmën e parë të janarit, ku do të nënshkruhen një sërë marrëve-shjesh për bashkëpunim ndër-shtetëror. Në konferencën për

media pas takimit, Balaj-Halimaj ka thënë se me homologun e saj ka biseduar tema për thellimin e bashkëpunimit ndërshtetëror në fusha të ndryshme me interes të qytetarëve të dyja vendeve.“Kemi diskutuar edhe marrëveshjet e mundshme që kanë diskutuar edhe kryeministrat tanë gjatë vizitës së Hotit në Maqedoni, që të jetë një pikë e përbashkët kufitare dhe të mos sorollaten qytetarët në dy pika të ndryshme. Kemi disku-tuar edhe për studim të fizibilitetit të rrugës Prizren-Tetovë që do ta realizojmë shpejt”, tha ajo.

Ish ministri i Jashtëm i Ser-bisë është shprehur se kabineti i ri i presidentit të zgjedhur Biden nuk është një lajm i mirë për shtetin serb. “Lista e pub-likuar e anëtarëve që pritet ta përbëjnë kabinetin e ardhshëm të Biden nuk është inkurajuese për Serbinë. Ata janë kryesisht njerëz nga e kaluara, të cilët do ta kenë të vështirë të dalin prej saj, dhe Biden, njeriu i së kaluarës, do të duhet të për-ballet me një situatë të re në Ballkan”, ka thënë Vladislav Jovanoviç. Ai beson se Biden

do të duhet të llogarisë me një konfigurim tjetër gjeopolitik, i cili nuk ekzistonte më parë, ose nuk ekzistonte në një masë kaq serioze. “Për shkak të kësaj, ai do të duhet të kuptojë, që Trump tashmë kishte filluar ta kuptonte, se Serbia është rritur dhe është bërë hartë politike më e rëndësishme sesa vetë Kosova, dhe se ai do të duhet të masë format e presionit të tij ndaj Serbisë, për t’i çuar ato deri në kufi, gjë që nuk do të rrezikojë interesat gjeopolitike amerikane”, tha ai.

Hoti qetëson Osmanin, premton analizë të misioneve diplomatikeEmërimi i djalit të një prej

deputetëve të Kosovës, në postin e përfaqësuesit diplomatik në Çeki, ka nxitur reagime të forta nga aktorët politikë në vend. Kryeministri Avdullah Hoti ka zhvilluar një bisedë telefonike me ushtruesen e detyrës së Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani. Gjatë kësaj bisede Hoti i ka premtuar Osmanit se do të analizojë funksionimin e misioneve diplomatike. Kjo ka ardhur si rezultat i reagimit të Osmanit pas emërimit të djalit të deputetit të AAK-së, Haxhi

Shala si Konsull i Përgjithshëm në Pragë të Çekisë. “Sot, në një bisedë telefonike, e njoftova znj. Osmani se Qeveria do të përmbyllë së shpejti analizën e rishikimit funksional të rrjetit të misioneve diplomatike të Kosovës. Mbi bazën e kësaj ana-lize, do të ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme: (1) për të siguruar funksionim efikas të misioneve diplomatike të Repub-likës së Kosovës; dhe (2) përbërja e misioneve diplomatike të jetë në përputhje me ligjin”, ka shkru-ar Hoti në Facebook.

AAK: Ose Haradinaj president ose

shkojmë në zgjedhje

Kosnett: Ndihmat për Kosovën kanë si

qëllim të ardhmen

Kosovë, 704 infektime dhe 9 të vdekur brenda 24 orëve nga Covid-19

Gjatë 24 orëve të fundit, në Labo-ratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.651 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 704 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Numri total i rasteve pozitive është 36.253 raste nga 135.969 per-sona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 948 raste vdekje.

Kosova ka bërë dje hapa të rëndësishëm në mbështetje të viktimave të dhunës seksuale. Kryem-inistri ka nënshkruar deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratën publike, madje ai ka thënë se Kosova mbetet e përkushtuar për zbatimin e poli-tikave aktive në fushën e të drejtave të njeriut, mbro-jtjen nga diskriminimi dhe krijimin e mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët. “Bazuar në parimin e mbrojtjes nga diskriminimi e me qëllim zhvillimin e një ambienti të punës të sigurt, të paanshëm dhe profesional, miratojmë Politikën kundër ngacmimit seksual në organet e administratës publike”, ka thënë Hoti. Ai ka kërkuar nga administrata të promovojë dhe shpërndajë politikën e barazisë gjinore si dhe të ndërmarrin hapa konkretë për zbatimin e saj.

Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Mel-iza Haradinaj-Stublla, ka bërë ditën e djeshme një deklaratë e cila i bënte me dije presidentit serb, Aleksan-dar Vuçiç, se nuk do ketë leje për futje në Kosovë, deri në momentin që shteti që ai udhëheq të kërkojë falje për krimet e kryera ndaj shqiptarëve të Kosovës. “Vuçiç paska deklaruar mbrëmë se në përurimin e një spitali në Batajnicë (aty ku u gjetën 744 trupa të shqiptarëve të vrarë e masakruar) se ndihet krenar që është kryetar i një shteti që pas 21 vitesh përfundim të luftës, kanë dhënë leje për të kryer gërmime në varrezat masive të shqiptarëve të vrarë e masakruar nga Serbia. E pyes publikisht: Je ndier “po kaq krenar” edhe kur ke qenë në tavolinën ku u morr vendimi për të kryer këto krime kundër shqiptarëve?!”, shkroi ajo në Twitter.

Hoti nënshkruan deklaratën kundër ngacmimit seksual në administratë MPJ: Vuçiç, ishe krenar kur merrnit vendime për krime kundër Kosovës?

dhe zëvendës kryeministrit të Malit të Zi do të jetë në Bruksel. Një ven-dim i tillë është marrë në takimin e të mandatuarit për përbërjen e qeverisë së re të Malit të Zi, Zdra-vko Krivokapiç dhe kandidatit për zëvendëskryeministër, Dritan Aba-zoviç, me shefin e Delegacionit të BE-së në Mal të Zi, Oan Kristina Pop. Me gjithë raportimet se Abazoviç kërcënohet me jetë, në këtë takim ai as nuk e ka përmendur këtë si fakt e jo më ta shtronte si pikë bisedimi. Lëvizja Qytetare URA e vlerëson këtë marrëveshje si një shprehje të vullnetit politik për integrimin e Malit të Zi në Bashkimin Evropian (BE) dhe një partneritet edhe më të fortë midis Malit të Zi dhe BE-së. URA njofton se ky bashkëpunim do të “intensifikohet menjëherë pas formimit të Qeverisë dhe fillimit

të proceseve të rëndësishme të re-formës, të cilat janë të nevojshme për Malin e Zi”.

Krivokapiç merr në mbrojtje politikanin shqiptar

I mandatari për krijimin e qeverisë së Malit të Zi, Zdravko Krivokapiç i ka vlerësuar kërcëni-met e bëra ndaj Dritan Abazoviçit si kërcënime kundër normalitetit dhe përparimit në Malin e Zi. Ai tha se autoritetet shtetërore duhet të marrin urgjentisht të gjitha masat për të mbrojtur shqiptarin, por edhe qytetarë të tjerë të Malit të Zi. “Mali i Zi nuk duhet të jetë më kurrë një vend në të cilin vihen në diskutim të drejtat themelore të njeriut”, shkroi Krivokapiç në llogarinë personale në Twitter. “Kërcënimet ndaj Dritan Abazoviçit janë kërcënime për gjithçka normale dhe progresive në

vendin tonë! Autoritetet shtetërore të marrin urgjentisht të gjitha masat e mbrojtjes së Abazoviçit, por edhe qytetarë të tjerë të vendit tonë”, shtoi më tej ai. Pretendimi për kërcënim me jetë është konfirmuar edhe nga zëra nga URA. Drejtori ekzekutiv i grupit parlamentar, URA, Zoran Mikiç, tha ditën e djeshme në një konferencë për shtyp se një klan ra-jonal kriminal dëshiron të rrezikojë jetën e politikanit shqiptar.

Deputetët e AAK-së nuk do të votojnë emër tjetër për presi-dent përveç atë të liderit të tyre, Ramush Haradinaj. Deputeti i kësaj partie në Kuvendin e Kosovës, Pal Lekaj, tha se nëse partitë politike nuk e përkrahin propozimin e AAK-së, vendi shkon në zgjedhje. Ndërkohë , ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, ka deklaruar se ai dhe partia e tij nuk do ta votojë Ramush Haradi-najn për postin e kreut të shtetit.

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett deklaroi dje se mbështetja për prosperitetin e Kosovës, sundimin e ligjit dhe paqen me fqinjët, janë aspektet kryesore strategjike të vendit të tij dhe se ndih-ma ekonomike për Kosovën ka qenë gjithmonë e përqendruar t’i mundësojë vendit rrugën drejt së ardhmes. Diplo-mati amerikan tha se qëllimi kryesor i politikës amerikane kanë qenë inici-ativat ekonomike për t’iu mundësuar qytetarëve një të ardhme më të mirë.

Bazuar në të dhënat që i disponojmë nga njësitë në terren, dre-jtoria e policisë nuk disponon një të dhënë të tillë sa i përket sig-urisë së Dritan Aba-zoviç dhe familjarëve të tij”, kanë bërë të ditur në policinë mala-zeze. Ata theksojnë se do të kryejnë kontrolle tjera të detajuara lidhur me çështjen e ngritur nga Vijesti...

Page 12: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 13

b o t e www.sot.com.al

Joe Biden: Amerika është gati të udhëheqë botën, nuk do përfshihemi në konflikte të armatosura pa arsye

Joe Biden bëhet gati të marrë detyrën e presidentit

Sonila ELEZI

Imazhi i Shteteve të Bash-kuara, një imazh veçues dhe jo bashkëpunues i ngritur me ngulm nga ad-

ministrata e presidentit Trump dhe ai vetë, është gati të shem-bet. Presidenti i zgjedhur Joe Biden bëri një deklaratë e cila ngjall besimin e SHBA nuk do të jetë më në garë për të qenë më e mira e më e fuqishmja në idenë për të treguar madhësh-ti, por që madhështinë e saj do ta tregojë duke ndihmuar shtetet e tjera dhe duke bash-këpunuar me aleatët. Biden u shpreh se tashmë Amerikan është gati të udhëheqë botën, e jo të heqë dorë prej saj, një strategji kjo e përdorur nga Trump me idenë“Amerika në plan të parë”. Mandati i presi-dentit të zgjedhur Biden do të fillojë me marrjen e pushtetin në datën 20 janar, ndërkohë që tranzicioni i pushtetit dhe ap-likimi i protokolleve fillestare,

ka marrë tashmë dritën jeshile nga presidenti në ikje Donald Trump, i cili është shprehur se gjithsesi beteja e tij ligjore do të vijojë. Ndërkohë në fjalën e tij Biden tha se Shtetet e Bashkuara janë gati të për-ballen me kundërshtarët, jo të flakin aleatët. “Jemi gati të ngremë zërin në mbështetje

të vlerave tona”, u shpreh ai ndërkohë që prezantoi ekipin e tij të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare.“Këta individë mishërojnë bindjen time esenciale se Amerika është më e fortë kur punon me aleatët e saj. Në këtë mënyrë do ta mbajmë Amerikën vërtetë të sigurt, pa u angazhuar në

konflikte të armatosura të pa-nevojshme dhe do të mbajmë nën kontroll kundërshtarët tanë si dhe terroristët”, deklaroi demokrati Biden. VOA raporton se individët e zgjedhur për poste të larta, sidomos sekretari i ardhshëm i shtetit, Antony Blinken, kanë një botëkup-tim globalist, të ndryshëm nga administrata Trump. Nën administratën e Presidentit Trump, SHBA shpesh u gjend në pozita jo të përputhshme me aleatët tradicionalë perëndi-morë, ndërkohë që zoti Trump dukej se preferonte një qëndrim më të butë ndaj udhëheqësve autokratë si Presidenti rus Putin, Presidenti turk Erdogan dhe udhëheqësi koreano-ver-ior, Kim Jong Un. “Amerika udhëheq jo vetëm me fuqinë e saj, por me fuqinë e shembullit të saj”, u shpreh kreu i zgjed-hur i shtetit më të fuqishëm në botë. Ai tha se zyrtarët që ka zgjedhur jo vetëm që do të ndreqin, por do t’i japin formë

të re politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare për brezin e ardhshëm. “Ata do të më thonë atë që është e nevojshme të di, jo ato që dua të di unë”, thum-boi Biden paraardhësin e tij. Politika e jashtme amerikane nën administratën Biden ka të ngjarë të përqendrohet në një qasje shumëpalëshe dhe diplo-matike që synon të riparojë marrëdhëniet e Uashingtonit me aleatët kryesorë dhe të ndjekë rrugë të reja për çështje të tilla si ndryshimi i klimës. Zoti Biden tha se ishte befasuar nga telefonatat me udhëheqësit botërorë për faktin se sa me pa-durim po presin ata që Shtetet e Bashkuara të afirmojnë rolin e tyre historik si udhëheqës glob-al kudo në Paqësor, Atlantik dhe në të gjithë botën.

Sfidat si shkak i virusitNjë nga sfidat me të cilat

do ti duhet të përballet admin-istrata e Biden është goditja e fortë që ka pësuar ekonomia amerikane ashtu si ajo botërore

si pasojë e pandemisë. Kërk-esat për ndihmën sociale për papunësinë në Shtetet e Bash-kuara, u rritën javën e kaluar për të dytën javë me radhë. Me rritjen e fundit të rasteve, që paraqet një kërcënim të ri për ekonominë më të madhe në botë, një numër i përgjithshëm prej 778.000 personash të pap-unë paraqitën kërkesa të reja për kompensimin e papunësisë, më shumë se 30.000 nga shifra e një jave më parë. Një total prej 6.1 milion punëtorë mbeten të papunë, çka do të thotë një nivel prej 4.1% për javën e dytë të nëntorit, sipas Departamenti i Punës. Kufizimet e reja mund të sinjalizojnë edhe më shumë pa-punësi mes amerikanëve ndër-sa dyqanet shkurtojnë numrin e orëve, restorantet mbyllen dhe qendrat e argëtimit dhe artit anulojnë shfaqjet. Zyrtarë të shumtë të shëndetësisë po u kërkojnë amerikanëve të qëndrojnë në shtëpi për festën e Falënderimeve.

Zgjedhjet e ardhshme të përgjithshme në Gjermani do të zhvillohen më 26 shtator 2021, vendosi qeveria, ndërsa pritet tërheqja e kancelares Angela Merkel nga politika. Zëdhënësja e qeverisë, Martina Fietz prezantoi datën, të cilën presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeier duhet ta nënshkruajë. Merkel ka premtuar se nuk do të kandidojë më pas katër mandateve, duke e lënë të hapur drejtimin e ardhshëm të vendit. Ministri i Brendshëm Horst Seehofer kishte propozuar 26 shtatorin si datë

zgjedhjesh javën e kaluar, pas bisedimeve me 16 shtetet e vendit dhe me partitë e përfaqësu-ara në Bundestag, i cili zgjidhet çdo katër vjet. Në Europë ekziston frika se dobësimi i fuqisë së Merkelit mund të shkaktojë probleme për komunitetin, sepse Angela Merkel është peshë e rëndë në BE. Angela Merkel është kritikuar ashpër për politikën e saj ndaj refugjatëve, por minutën e fundit ajo mundi të bënte bashkë BE-në dhe Turqinë për arritjen e një marrëveshje për refugjatët.

FUNDI I QEVERISJES SË MERKEL FILLON MË 26 SHTATOR TË VITIT TË ARDHSHËM

Kriza e koronavirusit do të lërë më shumë se 2.5 milionë njerëz në Mbretërinë e Bashkuar të papunë vitin e ardhshëm. Papunësia para-shikohet të arrijë kulmin në tremujorin e dytë të 2021 – në 7.5 për qind, çka do të thotë që në total do të ishin 2.6 milionë njerëz pa punë. Meg-jithëse, parashikohet të bjerë çdo vit pas kësaj, papunësia pritet të qëndrojë në 4,4 për qind në fund të vitit 2024. Kancelari Rishi Sunak njof-toi parashikimin e zymtë në rishikimin e tij të shpenzimeve, pasi ai paralajmëroi Mbretërinë

e Bashkuar se po përballej me një “emergjencë ekonomike”. Ai, gjithashtu, paralajmëroi që ekonomia e Mbretërisë së Bashkuar nuk do të rikuperohet në nivelet e para krizës për dy vjet të tjera dhe se borxhi themelor i saj do të vazhdojë të rritet çdo vit, duke arritur 97,5 për qind të PBB në vitet 2025-2026. Sunak njoftoi se gati 3 miliardë euro do të sigurohen për një program të ri trevjeçar “rifillimi” për të ndihmuar ata që janë pa punë për më shumë se një vit të gjejnë një punë.

MBRETËRIA E BASHKUAR, 2021 VJEN ME 2.5 MILIONË TË PAPUNË

Më në fund një lajm i mirë vjen nga një shtet evropian në lidhje me koronavirusin dhe situatën pandemike të krijuar prej tij. Presi-denti i Francës, Emmanuel Macron deklaroi se periudha më e rëndë e valës së dytë në këtë shtet tashmë ka përfunduar dhe se fundjavën e ardhshme do të fillojë lehtësimi i masave parandaluese. “ Për festën e Krishtlindjeve do të hapen dyqanet, teatrot, kinematë dhe qytetarët mund t’i kalojnë së bashku festat e fundvitit”, ishte fjala e Macron drejtuar kom-

bit. Gjithsesi ai theksoi se për të ndaluar një valë të tretë infektimesh, restorantet dhe kaf-enetë do të vazhdojnë të jenë të mbyllura deri më 20 janar. “Duhet të bëjmë gjithçka që është e mundur për të shmangur valën e tretë, duhet të bëjmë gjithçka për të shmangur izolimin e tretë”, ka shtuar Macron, ndërsa theksoi se vaksina do t’i jepet fillimisht grupeve më të rrezikuara. Plani i Francës është që vaksinimi të fillojë në fundin e muajit dhjetor apo nga fillimi i janarit.

MACRON: FRANCA E KALOI PIKUN E VALËS SË DYTË, PËR FESTA DO TË JEMI BASHKË

Page 13: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT14 E Enjte 26 Nëntor 2020

k r o n i k e www.sot.com.al

“Ngjarja ka ndodhur paradit-en e djeshme konkretisht

rreth orës 11:50 teksa, një mjet është qëlluar me armë nga dy au-tomjete në ecje, Ford dhe Mazda, ku drejtuesi i kësaj të fundit, E. K. Ç. 28 vjeç, ka mbetur i plagosur…

Iu gjet armë me silenciator në banesë, pranga 65-vjeçarit nga Kavaja të dënuar për përndjekje në Itali

Një 65-vjeçar ka rënë dje në prangat e Policisë së Kavajës, pasi gjatë një kontrolli të ushtruar në banesën e tij është konstatuar një pistoletë e pajisur me silenciator dhe një sasi municioni luftarak. Sipas policisë 65-vjeçari, i identifikuar me iniciale O. I. është me prec-edent të mëparshëm penal për veprën penale “Përndjekje” për të cilën është dënuar në shtetin italian. Tashmë ai do të përballët me veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet. “Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri me silenciator dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri

apo i mbajnë ato në banesë dhe goditjeve të njëpasnjëshme të realizuara kundër armëm-bajtjes pa leje, kanë marrë informacione në rrugë operative se një shtetas në lagjen nr. 3, në Kavajë, mbante armë zjarri në banesë. Bazuar në këto informacione u organizua dhe finali-zua një tjetër operacion dhe falë ndërhyrjes së shpejtë e profesionale u bë e mundur që gjatë kontrollit të banesës së personit të dyshuar, të gjendej arma e zjarrit me silenciator dhe një sasi municioni luftarak, si dhe të kapej e arres-tohej në flagrancë poseduesi i armës, shtetasi O. I., 65 vjeç, banues në Kavajë, i dënuar më parë në Itali për veprën penale “Përndjekja”. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kavajë, për hetime të mëtejshme,

për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërkohë po ditën e djeshme policia ka arrestuar edhe një 23-vjeçar nga Korça pasi ka qenë i dënuar për marrëdhënie seksuale me të mitur. Policia gjithashtu njofton se arrestimi i të riut është bërë në qytetin e Durrësit. “Sipas të dhënave zyrtare shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndaluan shtetasin Kristjan Stojani, 23 vjeç, banues në Korçë. Gjykata e Shkallës së Parë Korçë e ka dënuar 23-vjeçarin me 3 vjet, 5 muaj e 10 ditë burgim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale me të mitur”, të cilën e ka konsumuar në vitin 2016, në Korçë”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraNjë konflikt verbal për makinat ka përfunduar në përdorimin e armëve

Albiona LIPO

Një atentat me armë zjarri ka trondi-tur sërish qytetin e Elbasanit para-

diten e djeshme, teksa një përplasje mes dy grupesh në lagjen Emin Matraxhiu, në një zonë mjaft të populluar, ka përfunduar me plagosjen e një 28-vjeçari. Ngjarja ka ndodhur paraditen e djeshme konkretisht rreth orës 11:50 teksa, një mjet është qëlluar me armë nga dy automjete në ecje, Ford dhe Mazda, ku drejtuesi i kësaj të fundit, E. K. Ç 28 vjeç, ka mbetur i plagosur. Referuar dinamikës së ng-jarjes, E. K. Ç., i njohur me nofkën “Vis Korçari” dhe i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë fillim-isht është konfliktuar me M.Q., 25 vjeç teksa dyshohet se ky i fundit, i cili drejtonte një automjet tip “Ford” nuk i ka hapur rrugë E. K. Ç., i cili drejtonte një automjet tip “Mazda”. Kjo është bërë shkak që fillimisht të dy këta të rinj, që kishin njohje mes tyre, të përfshihen në një konflikt verbal nga mak-inat më pas dhe fizik, duke përfunduar në përdorimin e armëve kundrejt njëri-tje-trit. Si pasojë E. K. Ç. është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar policisë, ka tentu-ar të mjekohej në spitalin ushtarak në Tiranë, por është arrestuar nga policia. Ndërkohë që policia vijon kontrollet intensive për kapjen e autorit të dytë të kësaj ngjarjeje, M. Q. Ndër-kohë, E. K. Ç është një emër mjaft i njohur për policinë në Elbasan, pasi rezulton të jetë i përfshirë në disa ngjarje të tjera kriminale në qytet. Në shkurt të këtij viti ai u padit nga një qyte-tar për dhunë pasi e ndaloi me makinë duke tentuar ta nxjerrë prej saj.

Njoftimi i policisë, detajetNdërkohë, Policia e El-

basanit ka zbardhur detajet e ngjarjes, ku si pasojë e atentatit me armë zjarri të zhvilluar ditën e djeshme ka përfunduar në pranga E. K. Ç. 28 vjeç dhe është shpallur në kërkim M. Q., 25 vjeç, personi që ndodhej në makinën tjetër. Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për një konflikt të çastit, ku E. K. Ç. i njohur edhe si “Vis korçari” që drejtonte mjetin tip “Mazda” dhe M. Q., i cili drejtonte mjetin tip "Ford", të cilët fillimisht janë konfliktuar fizikisht dhe më pas kanë nxjerrë armët dhe kanë qëlluar në drejtim të njeri-tjetrit. Nga shkëmbimi

me armë zjarri ka mbetur i plagosur në shpatull E. K. Ç. person me precedent të mëparshëm penal, i cili për t'i shpëtuar policisë është nisur për mjekim te Spitali i Traumës në Tiranë. Por ai është arrestuar nga policia në spital, ndërsa është bërë edhe ekspertiza e makinës tip "Golf" me të cilin u nis drejt Tiranës. "Strukturat hetimore të Drejtorisë Ven-dore të Policisë Elbasan, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elba-san, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur rreth orës 11:50, në lagjen "Emin Matrax-hiu", Elbasan, ku gjatë një konflikti të çastit mes dy drejtues automjetesh ishin

përdorur dhe armë zjar-ri, organizuan punën dhe falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, bënë të mundur zbardhjen e ngjarjes. Si rezultat i ve-primeve u bë identifikimi, lokalizimi dhe arrestimi i njërit prej autorëve, shtetasi Elvis Koçi (Çaushllari), 28 vjeç, banues në Elbasan. Si dhe u bë shpallja në kërkim e autorit tjetër të kësaj ngjar-jeje, shtetasi Migert Qosja, 25 vjeç, banues në Elbasan. Nga veprimet e para he-timore rezulton se Elvisi, duke drejtuar automjetin tip “Mazda”, është konfliktuar fizikisht me Migertin, i cili drejtonte automjetin tip “Ford” dhe më pas të dy palët kanë qëlluar në drejtim të njëri-tjetrit me armë zjarri. Si pasojë shtetasi Elvis Koçi është plagosur lehtë dhe për t’i shpëtuar Policisë, ka tentuar të mjekohej në Spitalin Ushtarak në Tiranë, por është arrestuar në fla-grancë. Materialet hetimore në ngarkim të dy shtetasve i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale "Vrasje me dashje” e mbetur në tentativë dhe "Armëmbajtja pa leje"”, deklaron Policia e Elbasanit.

Atentat me armë zjarri në Elbasan, qëllohet me breshëri ndaj një makine, një person i plagosur

Aksident i rëndë në Pukë, humb jetën zyrtari shkodran

Një aksident tragjik në Iballë të Pukës i ka marrë jetën M. Ndout 61-vjeç, Drejtor i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Pyjeve në Shkodër. Sipas informacionit paraprak nga poli-cia, mjeti me të cilin po udhëtonte ka dalë nga rruga duke bërë që Ndou të humbë jetën. Ndërsa, dy persona të tjerë, punonjës të pyjores janë dërguar me helikopter drejt Ti-ranës. M.Ndou mësohet se ishte nisur për punë drejt Iballës për inspektim në pyje, por ka humbur jetën në këtë aksident tragjik. “Më datë 25.11.2020, ora 14:15, në fshatin Bugjon një mjet i IKMT Shkodër ka dalë nga rruga dhe si pasojë shtetasi M. N. 60 vjeç, banues në Shkodër ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasit A. B. dhe Ll. Gj. po dërgohen drejt Spitalit të Traumës Tiranë. Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe veprimet po kryhen me grup hetimor, për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje”, deklaron policia.

Falsifikoi dokumentet për një banesë, arrestohet juristi i Kadastrës në Vlorë

Policia e Vlorës ka vënë dje një pranga një jurist të Kadas-trës në Vlorë, pasi ka falsifikuar dokumentet për një banesë. “Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë krimi-nale në fushën e falsifikimit të dokumenteve, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës, ndaluan shtetasin Hydai Shenaj, 56 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë jurist pranë Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Vlorë. Për këtë shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Hetimet për këtë shtetas janë kryer nga Seksioni i Krimit Ekonomik në DVP Vlorë dhe Prokuroria e Vlorës, për një periudhe 1-vjeçare, pasi shtetasi H. Sh. ka falsifikuar dokumentet për një banesë në qytetin e Vlorës”, deklaron policia.

Dhunë e krim në familje, plagosi motrën dhe e dhunoi, pranga 32-vjeçarit

Një ngjarje e rëndë është regjistruar paraditen e djeshme në një familje në Kukës, ku një 32-vjeçar ka goditur me thikë motrën e tij dhe e ka dhunuar. Konkret-isht, ngjarja mësohet të ketë ndodhur në lagjen nr. 6, në qytetin e Kukësit. Bëhet fjalë për arrestimin e 32-vjeçarit të identifikuar me iniciale V.Q., nga Kukësi, i cili pas një konflikti banal ka ushtruar dhunë fizike ndaj të motrës dhe e ka goditur atë me thikë në krah. “Burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet V. Q., 32 vjeç, banues në Kukës. Ky shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës dhe e ka goditur atë me mjet të mprehtë thikë, në krah, duke i shkaktuar dëmtime të lehta. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprën penale “Dhunë në familje””, deklaron policia.

Page 14: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 15

k r o n i k e www.sot.com.alk r o n i k e www.sot.com.al

“I pari në këtë valë arrestimesh është një 25-vjeçar i identifikuar

me iniciale O. Y. i cili në rrugën “George Bush”, është kapur më një sasi lëndësh narkotike të dyshuar kanabis. Më tej poli-cia njofton se në pranga ka rënë edhe një 16-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar...

I shpallur në kërkim për vjedhje e armëmbajtje pa leje, arrestohet 24-vjeçari nga Burreli, në Dibër shpallen në kërkim 4 persona

Një 24-vjeçar është arrestuar dje nga Policia pasi ka qenë i shpallur në kërkim dhe i dënuar më parë për krime kundër personit, vjedhje, armëmbajtje pa leje dhe prodhimit e shitjes së lëndëve narkotike. Nëpërmjet një njoftimi për shtyp policia njofton se bëhet fjalë konkretisht për personin e identifikuar me iniciale M.H., 24 vjeç, banues në Burrel, i cili më 1 shtator dysho-het se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe ka kanosur një person. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë kapur dhe ndaluar shtetasin në kërkim M. H., 24 vjeç, banues në Burrel. Ky shtetas në datë 01 shtator 2020, në qytetin e Burrelit, pas një konflikti për motive

të dobëta dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe kanosur shtetasin S. N., (i ndaluar më parë nga Policia). Në momentin e kapjes së shtetasit M. H., i janë gjetur të fshehura në trup disa doza të vogla me lëndë narkotike e dyshuar canabis sattiva. Për shtetasin e lart-përmendur Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mbajtja pa leje dhe prodhim i armëve, armëve shpërthyese e municioneve”, "Kanosje" dhe “Prishje e qetësisë publike”. Materialet proce-durale i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Ndërkohë gjatë ditës së djeshme Policia e Dibrës ka identifikuar dhe shpallur në kërkim 4

persona pasi gjatë një konflikti banal në qytetin e Peshkopisë kanë sulmuar dhe goditur me sende të forta një 17-vjeçar, i cili është plagosur rëndë. “Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Ko-misariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin, XH. D., 17 vjeç, si dhe u shpallën në kërkim policor shtetasit: R. D., D. D., R. D., A. T., ku pas një konflikti për motive të dobëta, në qytetin e Peshkopisë, kanë goditur me sende të forta shtetasin S. D., 17 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë po vijojnë punën për kapjen e personave në kërkim dhe vënien para përgjegjësisë ligjore. Vepra penale “Plagosje e lehtë me dashje”, e kryer në bashkëpunim”, deklaron policia.

Kume dhe Vishaj: Nano u detyrua të qeveriste 6 muaj pa ministraI pari në këtë valë arrestimesh është një 25-vjeçar i identifikuar me iniciale O.Y

Albiona LIPO

Gjatë 24 orëve të fundit Policia e Tiranës ka zhvillyar një sërë operacionesh anti-

drogë, në kuadër të të cilave kanë përfunduar në pranga plot 4 persona. I pari në këtë valë arrestimesh është një 25-vjeçar i identifikuar me iniciale O.Y. i cili në rrugën “George Bush”, është kapur më një sasi lëndësh narkotike të dyshuar kanabis. Më tej policia njofton se në pranga ka rënë edhe një 16-vjeçar pasi është kapur duke drejtuar mjetin pa leje përkatëse dhe gjatë kontrollit i janë gjetur një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narkotike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi 2 raste të tjera, si rezultat i të cilave u bë arres-timi në flagrancë i shtetasve: O. Y., 25 vjeç, pasi në rrugën “George Bush”, punonjësit e policisë të Komisariati Nr. 1, gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë të dyshuar narkotike e llojit cannabis sati-va. I. M., 16 vjeç, pasi në rrugën “Berisha”, u kap nga shërbimet e Komisariatit Nr. 5, duke dre-jtuar mjetin pa lejen përkatëse. Gjithashtu, nga kontrolli i ush-truar në mjetin me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lënde e dysh-uar cannabis sativa”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia. Gjithashtu policia ka arrestuar edhe një 30-vjeçar me iniciale E. T. pasi Gjykata e Apelit i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” për prodhim shitje të

lëndëve narkotike dhe armëve të ftohta. “Po kështu, nga spe-cialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 1 u bë kapja dhe ekzekutimi i urdhrit të prokurorit, për shteta-sin në kërkim E. T., 30 vjeç, pasi Gjykata e Apelit Tiranë i ka caktuar masën e sigurisë “Ar-rest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike“, “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive””, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Arrestohet një 24-vjeçar në LaprakëNdërkohë, po ditën e

djeshme policia ka arrestuar një 24-vjeçar pasi u kap me një sasi droge, që e kishte bërë gati për shitje. “Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet O. N., i cili thuhet se shiste kanabis në Laprakë. Gjatë kontrollit fizik dhe të mjedisit përreth ku ky shtetas u konstat-ua, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41 doza me lëndë narkotike kanabis, gati për shitje, si dhe një shumë parash të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari

kriminale. Materialet procedur-ale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasit O. N., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narko-tikëve””, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

U kap me kokainë dhe kanabis, arrestohet

28-vjeçari në TiranëNdërsa dy ditë më parë,

Policia e Tiranës ka arrestuar një 28-vjeçar, pasi u kap me një sasi kokaine. Burime nga policia bënë me dije se bëhet fjalë për personin e identifikuar me ini-cialet A.H. “Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të godit-jeve të njëpasnjëshme kundër aktivitetit kriminal në fushën e shpërndarjes së lëndëve narko-tike, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga burime të ndryshme, goditi një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin A. H., 28 vjeç, të cilit gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe u sekuestruan një sasi lënde narkotike kokainë dhe një sasi lëndë narkotike e dyshuar kanabis”, thuhet në njoftimin e policisë.

Policia disa operacione në Tiranë për shpërndarje droge, 4 persona përfundojnë në pranga, ja detajet

Transportonte 4 emigrantë të paligjshëm me mjetin e tij, arrestohet 45-vjeçari

Policia e Tiranës dje ka goditur një tjetër rast të vep-rimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë të huajve, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, teksa në pranga ka rënë një 45-vjeçar i identifikuar me iniciale N.Gj. “Në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme të veprimtarisë krim-inale në fushën e kontrabandimit të emigrantëve nga vendet e treta, drejt vendeve të BE-së, specialistët e Seksionit për Trafiqet goditën një tjetër rast duke vënë në pranga shtetasin N. Gj., 45 vjeç, pasi është kapur në flagrancë në Kamzë, duke transportuar 4 emigrantë të paligjshëm, me mjetin e tij. Ma-terialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore”, thuhet në njoftimin për shtyp nga policia.

Aksident në aksin Tepelenë-Mallakastër, plagosen 5 personaNjë aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në

aksin Tepelenë-Mallakastër ku 5 persona kanë mbetur të plago-sur. Mësohet se një mjet tip “Toyota” është përplasur me kami-onçinën teksa mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6-vjeçar. Gjithashtu mësohet se në makinë ndodheshin 5 familjarë, prej të cilëve një grua është në reanimacion. Ndërkohë, po ditën mbrëmjen e djeshme, një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Krahës të Memaliajt. Sipas informacionit paraprak nga policia. Një furgon në oborr ka lëvizur prej terrenit të pjerrët dhe ka goditur për vdekje 67-vjeçarin. Po ashtu furgoni ka kapur edhe djalin e 67-vjeçarit duke i dëmtuar këmbën. Policia konfirmon se ngjarja ka qenë aksidentale teksa djali E.Sh., ndodhet për ndihmë mjekësore në spitalin e Gjirokastrës.

Të dënuar për grabitje e shfrytëzim prostitucioni, OFL zbarkon në 3 qytete

Operacioni Forca e Ligjit ka zbarkuar dje në Dibër, Kukës e Berat ku iu kërkon të deklarojnë pasurinë 6 subjekteve. “OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve: A. D., banues në Dibër, i dënuar për ve-prën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim;Xh. P., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, e kryer në bashkëpunim; I. T., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bash-këpunim;L. T., banues në Kukës, i dënuar për veprën penale “Vjedhja me armë”, e kryer në bashkëpunim; A. Ç., banues në Berat, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i armëve dhe i municionit”, i mbetur në tentativë; A. K., banues në Berat, i dën-uar për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit” dhe “Vrasja me paramendim””, e kryer në bashkëpunim”, deklaron OFL.

Page 15: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT16 E Enjte 26 Nëntor 2020

Nga Gjon NEÇAJ

Në Shqipëri, me të vërtetë u rrëzua rrëgjimi komunist këtu e tre deka-da më parë, si dhe u ndërrua fy-tyra e formës qeverisëse, por pak

ndryshoi modeli, duke mbetur në modelin e “vjetër” në formën e të vepruarit dhe të qever-isurit. E për këtë fajtore është klasa politike shqiptare. Prandaj, krahas impenjimit me përkushtim në thellimin e reformave në vend, për të dalë nga tranzicioni vendi ynë ka nev-ojë për një frymë të re, për një mentalitet të ri qeverisës të personifikuar me demokracinë moderne perëndimore. Frymën e re dhe mentalitetin e ri askush nuk e përfaqëson më mirë se rinia që po shkollohet duke mar-rë eksperienca të drejtpërdrejta akademike dhe jetësore në demokracitë perëndimore. Ne jemi ndër vendet e pakta të demokracive perëndimore, ku rinia nuk ka asnjë lloj roli

në vendimmarrje, si dhe nuk përbën forcën rinovuese të vendit, po tenton të largohet nga atdheu. Të rinjtë që kanë studiuar duke investuar mundin e tyre familjet shqiptare, me sakrifica dhe vështirësi të shumta fi-nanciare, ku janë vlerësuar vlera të larta intelektuale, me nivele të lakmueshme edhe në fushën e formimit akademik, si dhe me aftësi të jashtëzakonshme inte-gruese në jetën e shoqërisë së vendit, nuk vlerësohen dhe përkrahen as nga shoqëria as nga organizmat shtetërore. Prandaj, kjo rini që mbart vlera përparuese, zhvillimi dhe demokratizuese, duhet jo vetëm të vlerësohet, ashtu siç e meriton nga politika dhe shteti shqiptar, por edhe të përkrahet dhe të mbështetet për t’i dhënë hapësirat e domosdoshme, ku mund të jap ndihmën e saj për të bërë të mundur daljen e ven-dit tonë njëherë e mirë nga tranzicioni i stërzgjatur. Të rinjtë shqiptarë të shkolluar

brenda dhe jashtë vendit, nuk duhet ta lëmë fatin e atdheut në dorën e një klase poltike të demoduar e jashtë mode, që nuk mbart asnjë vizion modern në mënyrën qeverisëse dhe në thellimin e reformave integruese. Duhet të jemi të vendosur dhe të bindur se vendi ynë meriton të jetë si vendet e tjera në Europë, duke qenë të rinjtë intelektualë ata që do ta çojnë Shqipërinë, atdheun e tyre në vizionin e shekullit të ri, me ndryshim nga paraardhësit e tyre, të një politike ndryshe, por sigurisht duke u përkrahur nga sho-qëria dhe opinioni mbarëpopullor. E për mendimin tonë, për politikën shqiptare në përgjithësi, sindromi i mosrespektimit të të rinjve për t’u ingranuar domosdoshmërisht për t’i dhënë kahje pozitive ndryshi-meve sociale, ekomomike dhe shoqërore shqiptarëve të munduar dhe sfilitur nga tranzicioni i stërzgjatur dhe nga postulatet shterpë të bashkimit me familjen europiane,

është bajraktarizmi në politikë, kryesisht, vazhdoi edhe në postdiktaturë, e vazhdon ende aktualisht. Shembulli më tipik është opozita, si e sotmja edhe e djeshmja, me projektoren e shablloneve shterpe të stig-matizimit të çdo veprimi politik, shtetëror e shoqëror të mazhorancës, duke u rreshtuar në vargun e diskutimeve shterpe në Parla-ment ndaj çdo gjëje të qeverisë, a thua atë e udhëhiqnin njerëz që s’dinë ç’është shteti e pushteti, që shëmbëlltyra e drejtimit është vjedhja e korrupsioni, që nëpër ministri drejtojnë të paaftit, etj. Mendojmë se koha e ndryshimeve të lidershipit politik, duhet të jetë në kohezion me përshtatshmërinë e ndryshimeve social-politike. Sovrani kërkon që në zgjedhjet e përgjithshme par-lamentare të vitit të ardhshëm t’i kenë vëth në vesh të metat dhe gabimet e së kaluarës. Ato po u përsëriten, ndëshkimi do jetë i patjetërsueshëm.

k o m e n t e & a n a l i z e www.sot.com.al

Politikanë, jo çdo gjë është ashtu siç duket…

Koronavirusi do ikë nga frika e komitetit me tre Petrita!

Nga Bardhyl BEJKO

Në botën e qytet-ëruar e gjithë shoqëria bëhet bashkë për të

përballuar fatkeqësitë naty-rore apo njerëzore, për t`u vënë fre shpërthimeve, vull-kaneve, përmbytjeve tërme-teve e së pari pandemive, si kjo që ka pllakosur tërë botën dhe Shqipërinë tonë dhe që jo pak shtete mezi ia dalin ta përballojnë me humb-je sa më të vogla. Mjekët janë në vijën e parë, përballen me virusin e tmerrshëm. Ata sakrifikojnë me të gjitha forcat mendore e fizike, me dijet e përvojën e tyre, me medika-mentet e pajisje, me kurajon qytetare për t`i vënë fre pandemisë, këtij rreziku që po merr jetë njerëzore. Mjekë të shquar, ata që kanë mbi supe përvojë gjysmë shekullore dhe që ia kanë zbritur në beteja me sëmundje më të rrezikshme, gjatë jetës së tyre profesion-ale, sot janë përballë rrezikut për të humbur edhe jetën e tyre pasi virusi nuk bën dallim edhe për bluzat e bardha. Nëse çdo sëmund-je tjetër përballohet me përkushtim shken-cor, me përvojë dhe sakrifica, siç është pagjumësia apo qëndrimi në këmbë për orë të tëra, konsulta, shërbimi pandërprerë në roje të jetëve njerëzore dhe mjekimit inten-siv, nëse vihen në eficencë pajisjet moderne që nga pajisjet me ultratinguj, skanerët tre dimensionalë, testet e shumta të analizave të përgjithshme dhe ku ka vlerë absolute përvoja, me pandeminë puna ndryshon. Përballimi i virusit, Covid-19 nuk është i lehtë. I sëmuri me virusin e rrezikshëm kërcënon dy jetë. Vetë pacientin dhe mjekun. Është kjo betejë dipolare që ka shkaktuar edhe humbjen e jetëve të jo pak mjekëve dhe infermierëve. Dhe kur ikën një mjek pasi ka sakrifikuar dhe përjetuar humbjen e pa-cientëve, ka shkaktuar dhimbje të thellë për familjen dhe të afërmit, miqtë e shokët, kolegët që ka punuar një jetë. Ikja e një mjeku është si ikja e një meteori nga qielli i stërmadh i bashkësisë, armatës së mjekëve tanë që qëndrojnë brenda bluzave të bardha si rojtarë të pagjumë të jetëve njerëzore. Sot më shumë se kurrë vlera e punës së mjekëve është e pamat dhe respekti ndaj tyre duhet të jetë në maksimumin e mundshëm. Ndaj tyre duhet të përulemi të gjithë me respekt e mirënjohje pasi pa ta të gjithë të shtruarit në spitale nga virusi, Covid-19 nuk do ia dilnin. Janë të tmerrshme akuzat kundër

tyre. Janë gati kanibaleske insinuatat keq-dashëse. Ndaj edhe revolta që ndodh nga çdo qytetar, veçanërisht gjatë këtyre tetë muajve që përjetojmë pandeminë më të rëndë të shekulli, sytë e qytetarëve janë drejtuar tek mjekët, bluzat të bardha si shpresë për t`ia dalë mbanë, të cilët sot me veshjet e tyre të sofistikuara ngjajnë me kozmonautët që eksplorojnë planetet dhe satelitët në kozmos. Ra pandemia të njihnim thellë, përkushtimin dhe gadishmërinë e mjekëve tanë. Të mësonim biografinë e jetës së tyre shkencore, njerëzore e familjare. Të shkurtonim distancat dhe të korrigjonim opinionet. Të kujtonim përvojën e fituar në betejat pa fund me vdekjen. Kuptohet se Komiteti i Ekspertëve për pandeminë, ka peshën më të madhe dhe përgjegjësinë më të rëndë në këtë betejë me armikun e paduk-shëm, virusin shkaktar që as shfaqet as duket as përfytyrohet pasi është tinzar dhe i fshehtë, i maskuar dhe i kudondodhur. Intelektualë me dije dhe histori, mjekët ek-spert të Komitetit Shtetëror po shkruajnë historinë e jetës së tyre. Me analizat e përditshme. Me transparencën. Me përkus-htimin. Ata kanë vënë bast me virusin. Janë ata që ndjekin në çdo sekondë kurbën e ngjitjes dhe rënies, shtrirjes së virusit, nd-jekin në çdo sekondë zinxhirin e të infektu-arve dhe si gjeneralët në betejë, lëshojnë rekomandime si do veprohet, ku do ndërhy-het, cili do shtrohet në spitalet e infektivit apo kovidit, një, dy a tre apo në pavijonet e spitaleve rajonale. Në këtë betejë pas nuk mbeten as prapavija, ata që shërbejnë me furnizimin e pavijoneve me aparatura të posaçme të cilat blihen me urgjencë pasi askush në çdo cep të globit nuk i ka pasur të instaluara sepse askush nuk e paramen-donte një situatë të tillë. Dhe spitalet për përballimin e kovidit, çelin portat për t`u shërbyer pacientëve më të rënduar, ashtu sikundër shumë të tjerëve u shërbehet në banesë dhe shteti mori së fundi përsipër edhe mbulimin e shpenzimeve për medika-mentet dhe pagesat për mjekimin e tyre. Duke sikur jemi në një luftë me fronte të hapura, ku duket vetëm pacienti dhe mjekët. Virusi, armiku përballë është i padukshëm është tinëzisht i fshehur në skuta në çdo cep në pajisjet që prekim, në tastierat ku shkruhet, në bankomate që tërhiqen para apo në dyert e makinave në të cilat hipim e zbresim. Gjendet kudo dhe nuk konstatohet askund. Dhe për të mbikëqyrur këtë betejë të jashtëzakonshme përkrah mjekëve që gjenden në vijë të parë

disa prej tyre janë në pultin e komandimit andej nga lëshohen urdhëresat dhe jepet drejtimi i goditjes, vija e frontit dhe llogoret. Është vërtet një luftë në përmasa botërore. Edhe dy luftërat e fundit nuk krahasohen me këtë betejë. Së paku atëherë dihej armi-ku. Ishte i pozicionuar. Njiheshin armët dhe kundër armët. Marshimet dhe lëvizjet. Pandemia është ushtria që nuk ka as armë as njerëz, po që gërryen më shumë se lufta e vërtetë me armë dhe betejat që zhvillohen në male, fusha apo qytete. Virusi është po-zicionuar në rrugë e lokale, spitale e zyra, shtëpi e markete, njësi tregtimi, kudo. Të gjithë qytetarët mendjehapur, janë aleatë të bluzave të bardha. Janë inkurajues dhe mirënjohës, mbështetës dhe bashkëpunues. Shikoni si qytetarët e zakonshëm u binden vendimeve të Komitetit të Ekspertëve. Maskat kërkojnë ata. Menjëherë vendosen maskat. Kufizimi i orarit të lëvizjes, mbyllen në shtëpi. Mospjesëmarrja në festa apo morte, menjëherë i binden vendimeve dhe mbajnë qëndrime të qytetëruara. Po fat-keqësisht një numër jo i vogël nga ata që bëjnë politikat e mëdha i kundërvihen një populli të tërë. Dhe këtu shembullin nega-tive, mosbindjen e japin nga qytetari i parë

i Shqipërisë, presidenti Ilir Meta deri tek Zonja e Parë, shkencëtarë të dikurshëm që kanë drejtuar këtë vend, ish-deputetë që i kanë shpallur luftë viruset, duke e deklaru-ar se është imagjinar. Po faktet flasin ndry-she. Shembulli më i fundit është ai i Zonjës së Parë, Monika Kryemadhi, e cila edhe pse e di nga biologjia që virusi është i paduk-shëm dhe njëlloj i rrezikshëm nuk vendosi asnjëherë maskë dhe u infektua edhe për vete, siç deklaroi nga ekrani i televizionit ditën që hoqi bajamet. Duke uruar shërim të shpejtë së paku le të kërkojë të zbatohet vendimi për maskën. Po nuk është vetëm Zonja e Parë që bën rebelen ndaj virusit. Janë shumë vipa që e neglizhojnë maskën dhe nuk i binden ligjit. Fatkeqësitë e mëdha kërkojnë bashkërendim forcash dhe bash-këpunim tërësor. Beteja anti kovid ka nev-ojë për të gjithëve. Nuk ka asnjë individ që mund të vetëpërjashtohet. Bashkimi dhe bashkëpunimi bëjnë fuqinë. Rritin vendim-marrjen reale. Nuk është numri i komiteteve që mbinë si kërpudhat pas shiut, foto nga morgu, loja me numrat e vdekjeve, njof-timet për sensacione as takimet e shkëpu-tura, shpëtimi. Aq më pak nuk janë rezul-tative deklaratat për komitete paralele dhe mbledhjet me mjekë të partive nga Presi-denca, siç po veprohet gjatë këtyre ditëve. Më shumë se zgjidhje është një karshillëk institucional, i cili veç përballjes së komiteteve dhe ekspertëve, kundërvënies, konkurrencës absurde, lojës me komitete nuk sjell asnjë fryt. Nuk mund të mohohet se intelektualët me përmasa kombëtare, ashtu siç pretendohet, janë thirrur në ndi-hmë nga presidenti Meta. Të tre vijnë nga radhët e partive politike, LSI dhe PD. Me tesera dhe diploma. Janë Tani, Titi, Panariti ose tre Titat. Po tesera nuk është asgjë para diplomës që ata kanë marrë në auditoret e universiteteve. Nuk mund të thuhet asnjë fjalë negative për doktor Tritan Shehun, reanimatorin e njohur. As për shkencëtarin e veterinarisë Panariti apo mjekun politi-kan, ish-ministrin e Shëndetësisë, Petrit Vasili. Idetë e tyre mundet të jenë brilante. Tre Titat apo tre muskëtierët mundet të sjellin risi të jashtëzakonshme në ndrys-himin e gjendjes së Covid-19. Ka shumë gjasa të tejkalojnë edhe shkencëtarët e zbulimit të vaksinës dhe të hartojnë plat-forma efikase për të përballuar pandeminë. Po si do të arrijnë këtë produkt dhe a nuk do ishte më e udhës që me urdhër apo lutje presidenciale t`i bashkoheshin Komitetit Shtetëror të betejës kundër pandemisë? Besojmë se po! Vetë presidenti sa herë është gjendur në mauzoleumin e Skënderbeut në Lezhë na ka kujtuar amanetin e famshëm të Heroit tonë Kombëtar se bashkimi bën fuqinë. Po ndarja nuk na jep asgjë. Veç rrëmujën dhe anarshinë. Tre mjekët, tre Titat nuk mund të bëjnë asgjë më shumë kundër virusit, veç karshillëk kundër shën-detësisë dhe të prekurve prej pandemisë!

Mjekët janë në vijën e parë, përballen me virusin e tmerrshëm. Ata sakrifikojnë me të gjitha forcat mendore e fizike, me dijet e përvojën e tyre, me medikamentet e pajisje, me kurajon qytetare për t`i vënë fre pandemisë, këtij rreziku që po merr jetë njerëzore. Mjekë të shquar, ata që kanë mbi supe përvo-jë gjysmë shekullore dhe që ia kanë zbritur në beteja me

sëmundje më të rrezikshme...

Page 16: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 17

www.sot.com.alk o m e n t e & a n a l i z e

Duke jetuar ditë të bardha, s’duhen harruar ditët e zeza

Nga Sevo TARIFA

Luftën për zgjedhje të l ira, të ndershme dhe demokraci, e shohim si ka flakëruar edhe në regjimet antipopullorë të së kaluarës. Është

pasqyruar dhe në gazetën “Drita”, që bot-ohej në Gjirokastër. Le të sjellim disa të dhëna nga “Ditari” i muzeologut të shquar Lefter Dilo.

“Kuçedra e mjerimitme shumë kokë”

Mjerimi, hante kokën e shumë të varfërve, vdisnin pleq e të rinj edhe për bukën e gojës. Mjerimi revoltonte fukarain, shpirti i rinisë qëndronte i bukur. Por nuk mposhtte ndjenjën e patriotizmit. Edhe ajo pak bukë që ishte gatuhej me pluhurin e druve të sharruara. Ndërsa parësia, ushtarakët e autoritetet e pushtetit ushqe-heshin me bukë të bardhë, popullit i mun-gonte edhe buka e misrit. Muaj me radhë njerëzit rronin duke ngrënë lakra të ziera. Një fshatar nga Erindi punonte në banesën e një diplomati italian Angelo Gabianino, i cili qenin e vet e ushqente me bukë të bardhë. Një ditë që mungoi italiani, erindi-oti e hëngri vetë bukën e bardhë, por qeni u sëmur! Diplomati e kuptoi dhe fshatarin e pushoi nga puna! Nëpër faqe të shtypit lexohen ditët e zeza që kalonin të varfërit. Në ditarin e tij mësuesi i shkollës së Meçites Arshi Çabej shënonte: “Nga data 26 tetor 1918-maj 1919 shkollave u jepej nga 50-70 dërhem bukë një herë në ditë. Në fillim pa të holla, pastaj me pagesë”. Në gusht 1920: “Në Gjirokastër vijnë natën 100 karvanë me bereqet në javë. E blejnë fshatarët me 16 grosh okën. Kjo quhet “Mëkat i madh për të mjerin popull ngrihet gjer në 5 franga dhe më shumë, gjë që do të bëjë të vuajë akoma më tepër populli i mjerë. Shtypi kërkon të ndalohet depozitimi i bereqetit nëpër magazinat e tregtarëve, për ta shitur atë “si frëngu pulën”, pas një kohe”. Nën presionin e popullit hapet një furrë buke, ku kjo shitet 40 franga më pak. Shtresat e varfra nuk janë në gjendje ta blejnë bukën të shtrenjtë. Shtrenjtësia e saj gjatë këtyre ditëve cilësohet “një kuçedër”. Sikur të mos mjaftonte mungesa e bukës, problem ishte edhe mungesa e ujit të pijshëm. Njerëzit “ishin të detyruar të përdornin ujin me shushunja, kafenetë, restorantet e shumë dyqane qelben”. Në kushte të tilla shkon një komision në Itali “për një inxhinier hidraulik, gjoja për të sjellë ujë”. Nga pop-ulli u mblodhën të holla, por ato u bënë “rrush e kumbulla”. Ujë nuk do të shoh me sy populli, gjersa në fuqi të jenë bejlerët. Për këtë udhëtim u harxhuan 28. 000 fran-ga ari”. Kjo jetë nuk durohej. Një pjesë e burrave dhe e djemve ishte e detyruar të merrte rrugën e kurbetit. Në Amerikë do të hyjnë vetëm 287 shqiptarë në vit. Nga këta 58 çdo muaj. Një pjesë e shqiptarëve donin të shkonin në Australi. Por për këtë kishte kushte të rënda: ata që do të niseshin nga ana e Brindizit, duhet të paguajnë 28 stërlina dhe të kenë në xhep 15 stërlina, të cilat ishin të detyruar t’i merrnin nga treg-tarët fajdexhinj, duke venë peng shtëpi e katandi. Deri më 6 dhjetor 1924 shkuan në Australi për punë 300 shqiptarë. Emigrimi nga fshati në qytete e deri jashtë shtetit do të bëhej më i theksuar në vazhdim. Më pas poeti Ilia Q. Laska në Tiranë do të shkruante “Lëvizja demografike në këta vjet, shumë toka pjellore të lëna djerr, prapa shpine fshatin, me vrap në qytet, rrugën drejt botës secili e merr…”.

“Beu nuk duhet të dalë deputet”

Për liri e demokraci realiteti ishte edhe më keq. Kjo dukej qartë ne zgjedhje. Ishte koha e Revolucionit demokratik me në krye Fan Nolin, i cili vizitoi Gjirokastrën më 27 gusht 1923. Gazeta “Drita” shënon se më 20 nëntor do të luftohet kandidatura e Mufit beut, me arsye e me dokumente, se “beu nuk duhet të dalë deputet”. Ligji për zgjedhjet e deputetëve parashikon se votimi do të bëhet

4 bashkëpunëtorë të Mufit beut, sikurse ai vetë nuk e zotëronin gjuhën shqipe… Në 16 prill 1921 në Gjirokastër, nga 2800 veta u paraqitën në votime 1130 zgjedhës. U vërtetua se grupi i beut të vogël u ndi-hmua nga klerikët, agallarët, pleqtë dhe efendilerët. Megjithëse fitoi grupi i beut të vogël, njerëzit përparimtarë kundër-shtuan përfundimin e zgjedhjeve. Gjyqi vendosi anulimin e tyre. “Drita” shkroi: “Ty popull, që të kursehet një mirëdita, ti që nuk përfillesh fare në shumë raste, vijnë kohëra që të lusin për një votë dhe zemra jote e kthjellët, ndërgjegjja jote e pastër, gabohet… Mos ki besim te efendilerët, që kanë mend më pak se ju, dhe dy shkronja të Turqisë, po nuk vlejnë asnjë pesëshe”. Më 11 dhjetor 1923: “Mufit Libohova s’ka për të qëndruar dot në betejën elektorale. Ai bën propagandë dhe blofe për të fituar miq. Bredh nëpër katunde, në Tepelenë, në Përmet, nuk i zënë këmbët dhè. U bën fshatarëve mijëra komplimente dhe ha e pi me ta në rrogoz, që të tregohet se është nga sua (fis demokratik). Populli atij i njeh dhëmbë e dhëmballë dhe asnjëherë nuk u mashtrua nga kompania e vet. Beu i madh kishte shokë Fejzi Alizotin, Islam beun, Vehip Runën… Më 27 janar 1924 jepet një lajm gazmor: “Avni Rustemi kishte fituar në Kosovë. Demokratët mbushën qytetin gjithë duartrokitje. Thirrja e zjarrtë ishte: Rroftë demokracia! 23 mars 1924: Mufit Libohova, për hakmarrje, pasi u vendos në kolltukun e Tiranës, pushon nga puna kundërshtarët e vet, të gjithë ata që votuan kundër tij në zgjedhjet elektorale. Ai arrin të pushojë zgjedhës të dytë në Delvinë, po kështu Ramiz Harxhin, që ishte komisar i Bashkisë së Këlcyrës. Këtu arriti të emërojë nëpunës edhe çaushët (policët e bashkisë).

***Do të mjaftonin këto për të krijuar një

ide për gjendjen e regjimit feudo-borgjez antipopullor dhe shpirtin fisnik e atdhetar të popullit të varfër, njëherazi edhe duke reflektuar për ditët e sotme, në lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe krimin të organizuar, për të cilat flitet përditë. Ideja që përshkon faqe të gaztës “Drita” është: “Më mirë të vdesësh dhjetë ditë më parë, se të jetosh dhjetë vjet në varfëri”!

me zgjedhje të dyta, jo i drejtpërdrejtë. Kandidati duhet të jetë 26 vjeç e lart. Në 12 mijë banorë 1 deputet. Zgjedhësin e dytë e zgjedhin 250 qytetarë. Mufit Libohova ka deklaruar se “kërkon votat e nikoqirëve, domethënë të pronarëve të parësisë dhe jo të “helezë-belezës”, fjalë turqisht që shqip do të thotë të “këpucëgrisurve”. Fjalë që përbuzin njerëzit e “opingës”. 3 janar 1921. Në qarkun e Gjirokastrës kërkohet një Asamble Kushtetuese, sepse Kushte-tuta turke nuk durohet më në kushtet e Shqipërisë, i jepet fuqi tiranisë, nuk pajto-het me karakterin e shqiptarit liridashës, se shqiptari tani nuk do më sulltanë mbi kokë dhe prandaj ngulte këmbë që “të mblidhet sa më pare Asambleja Kushtetuese”. Duke e sjellë këtë në kohën e sotme, Izet S. Çulli e shpreh bukur me një fabul: “O kaproll, i tha një dre, një mendim pse nuk ma dhe: “Ç’dallim ka prej Skënderbeut princi ynë, i madhi i dheut?” -Skënderbeu, o llapush, thoshte “Lirin’ e gjeta mes jush”, ndërsa sot “Sulltani ynë” thotë: “Ua solla unë lirinë”!

Vazhdojnë kërkesat për votime të drejtpërdrejta dhe me zgjedhje të dyta. “Drita” shkruan: “Në qoftë se do të votohet për kokë, do të fitojë “opinga”, se po të jetë për “okë”, do të fitojnë kundërshtarët, domethënë mufidistët”. Me këtë shkrim demokratët duan të thonë se po t’i jepet popullit e drejta direkte e votës, do të dojë t’i japë votën “opingës”, që mbron interesat e tij, duke kundërshtuar kështu votimin për okë, që ishte votim sipas sistemit turk të trashëguar nga sundimi otoman. Opinion i popullit është se zgjedhjet e dyta janë për ata “që kishin ca napolona, se i varfëri dhe i riu nga mosha sado mend që të ketë, nuk fiton asnjëherë”. Më tej: “Sot puna ka ndryshuar, populli kërkon të dijë biografinë e atyre për të cilët do të japë votën. Votuesi do të mendohet mire dhe të dijë se për kë do ta hedhë votën. Në qoftë se ai që kërkon të zgjidhet është i dyshimtë, populli nuk du-het t’i japë as gjysmë vote. Të mos gënjehet askush si herët e tjera, por të hapë sytë, të votohen ata që do ta përdorin votën siç do populli vetë. Shpallet në Gjirokastër pro-grami i Partisë Demokratike (Popullore), e cila synon të tërheqë votat e popullit”.

Në 17 shkurt 1921, beu i vogël, krye-bashkiaku Javer beu botoi një shpallje tërë demagogji, në emër të bashkisë, ku thotë se “pasi të dalë deputet Mufit beu, do të largohet nga Bashkia”. Kryetari i bashkisë shkruante e vepronte me intriga kundër atyre që bënin pjesë në partinë e “opin-garëve”, i mënjanonte nga puna, i pushonte, i largonte, me qëllim që të mos veprojnë

në dëm të interesave të bejlerëve. Beu “i vogël” luftonte patriotët që kishin marrë pjesë në Luftën e Vlorës, ishin kthyer andej me flamurin e fitores. Partia e “Opingarëve” drejton shigjetat ndaj “asllanistëve” ose Asllan Partisë, (siç quhej atëherë partia e beut të Libohovës). Gazeta shkruan artikuj e fejtone kundër Mufit beut. Mufit Libohova urrehet kudo në Shqipëri dhe grushti ven-dimtar i jepet në Gjirokastër. Në Delvinë, Libohovë dhe Tepelenë filluan zgjedhjet për deputet. Krahinat e tjera mbaruan. Kudo fituan kundërshtarët e Mufit beut, të cilët kishin me javë të tëra që përpiqeshin për të mos lejuar beun “e madh” të dilte fitues. Më 17 mars 1921 populli e pret shumë ftohtë Mufit beun që shkon në Delvinë për kandidaturën e tij. Të nesërmen përfunduan fare zgjedhjet për deputetët e parë. Fusha-ta elektorale zgjati 4 muaj, ku u ndeshën një grup djemsh të varfër intelektualë e të burrëruar në një anë, me injorancën, pasurinë dhe intrigat e bejlerëve ose “ty-mit të oxhakut”, nga ana tjetër. Borgjezia luftoi dhelpërisht dhe dinakërisht me anë të parasë, por populli nuk mposhtej. Beu i Libohovës u thye keq dhe shtypi shkroi se “Shqipëria është e shqiptarëve dhe jo çiflig i tij”. Në këtë situatë njerëzit përparimtarë luftojnë të vjetrën: Sami Dalipi shkruan një artikull kundër heqjes nga puna të 22 arsimtarëve, të cilët nga presioni pop-ullor u morën përsëri në punë. Kronisti i atyre ditëve shkruan se “Agallarët nuk e kanë dashur dhe s’kanë qenë të lidhur me punën, ata shikojnë punën me ozura, me bastun në dorë dhe e kishin për mburrje që s’punonin”. Kundërshtohej regjimi qeveri-tar, sepse “një ditë regjim në Shqipëri është si një të ecur bishulla dhe praptazi”. Më 11 prill 1921. Gjirokastra përcjell deputetët e parë për në Parlamentin e parë të vendit. Automobili ishte zbukuruar me flamurë dhe me një pale opinga në krye, që ishin varur si shenjë e Partisë Popullore. Në ceremoninë e përcjelljes mungonte vetëm kryebashkiaku i qytetit, ose “beu i vogël”, i cili mbante zi për humbjen në votime të efendiut të tij, Mufit beut të Libohovës…

Në 15 prill 1921 zhvillohen votimet për anëtarët e Këshillit të Bashkisë së qytetit. Konservatorët, agallarët dhe efendilerët arhondë dhe pleqtë rreshtohen kundër djalërisë dhe ideve përparimtare, duke anuar nga “beu i vogël”. Kur u panë votat doli se disa tregtarë, agallarë e arhondë, që kishin fituar me mashtrime, nuk dinin as shkrim e këndim në gjuhën shqipe! Ndaj u kërkua të anuloheshin zgjedhjet. Kësh-tu ndodhi dhe në Libohovë, ku u rrëzuan

Muaj me radhë njerëzit rronin duke ngrënë lakra të ziera. Një fshatar nga Erindi punonte në banesën e një

diplomati italian Angelo Ga-bianino, i cili qenin e vet e ushqente me bukë të bard-hë. Një ditë që mungoi ital-iani, erindioti e hëngri vetë bukën e bardhë, por qeni u sëmur! Diplomati e kuptoi dhe fshatarin e pushoi nga puna! Nëpër faqe të shtyp-it lexohen ditët e zeza që

kalonin të varfërit...

Page 17: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT18 E Enjte 26 Nëntor 2020

Polifonia është pasuri e njerëzimit, që është marrë në mbrojtje nga UNESCO këtu e 15

vite më parë dhe nuk është marrë në konsid-eratë sa duhet nga ministritë e Kulturës ndër

vite, që e kanë lënë në dorë të bartësve...

k u l t u r e www.sot.com.al

Polifonia shqiptare 15 vjet në UNESCO, artistët kritika për Ministrinë e Kulturës

skenë, bashkudhëtar i Demir Zykos, i Lefter Çipës, i Maliq Lilos, Mero Mukës, etj, që kjo vlerë tradicionale është në venitje”, shprehet në reagimin e Yzeir Llanaj “Mjeshtër i Madh”.

Të dëgjohen specialistëtNë reagimin e tij këngëtari i pol-

ifonisë që prej vitesh zhvillon dhe festivalin “Bylispolifonia”, pohon se shumë vëmendje duhet të tregohet dhe për angazhimin e të rinjve me polifoninë. Yzeir Llanaj thotë se duhet të bëhen dhe simpoziume shkencore, por që sipas tij kanë munguar nga institucionet. “Është si një specie në zhdukje polifonia shqiptare. I bëj thirrje ministres Margariti që ti dëgjojë fjalët tona për arsye se janë në dobi të polifonisë sonë. Për polifoninë duhet të bëhen simpoziume shkencore nga institucionet. Të ftohen bartësit që pak kanë ngelur nga ata të parët. Çfarë thir-rje u bën këtyre bartëse për ta mbajtur apo organizuar ndonjë aktivitet? Kur bëhet festivali në atë vend shekullor ku është dhe identiteti nuk vjen një nga MK, që të thotë iu vaftë mbarë. Ku është ministria, që të interesohet për vlerat

dhe këta bartës? Apo i lë që të marrin dhe bukën me vete. Unë i kam bërë thir-rje disa herë, por kanë rënë në vesh të shurdhër”, vijon Llanaj, që në aktivite-tin mban urdhrin “Naim Frashëri i Artë” dhe titullin “Mjeshtër i Madh”. Por pak ditë më parë nga Ministria e Kulturës u bë me dije për një memorandum bashkëpunimi për përgatitjen e dosjeve të aplikimit dhe regjistrimit të katër dukurive të trashëgimisë jo-materiale shqiptare në “Listën Përfaqësuese të Dukurive Jo-Materiale të Njerëzimit” të UNESCO-s. Ministrja Elva Mar-gariti bëri të ditur se këto pasuri janë “K’cimi i bjeshkës me tupan i Tropo-jës”, pasuri e folklorit koreografik, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore kombëtare shqiptare, rituali i lashtë i shtegtimit të bagëtive”, ritual shumë i vjetër, që zhvillohet nga Veriu në Jug të Shqipërisë, “Xhubleta”, kjo veshje e rrallë, e mrekullueshme, si teknologji dhe ribërje artizanale unikale dhe të formave të përdorimit të saj dhe “Eposi i Kreshnikëve”, i kënduar dhe shoqëruar në lahutë, si tipologji e trashëgimisë shpirtërore jo materiale shqiptare”.

Kisha e Shën Triadhës, në proces restaurimi afresku

Artistët: Polifonia po venitet, Ministria e Kulturës nuk tregon interes për vlerat dhe bartësit

Julia VRAPI

Më 25 nëntor 2005 poli-fonia shqiptare u fut në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të

njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO. Polifonia shqiptare është një ndër vlerat e folklorit dhe sipas specialistëve të trashëgimisë dhe artistëve, futja e pol-ifonisë në listën kryevepër që mbrohet nga UNESCO ka rëndësinë për njohje dhe përhapje të mëtejshme. Dje u shënua 15 vjetori i polifonisë shqiptare në UNESCO, ku artistë të ndryshëm shprehen se duhet të ketë dhe më tepër angazhime për kryerjen e aktiviteteve, që i kushtohen polifonisë. Por sipas tyre nga ministritë e qeverive ndër vite nuk është treguar kujdesi i duhur dhe kjo po ndodh dhe tani. Kompozitorja e njohur Lejla Agolli, që për disa vite ka qenë dhe drejtuese artistike e Ansamblit Popullor shprehet se është përgjegjësi e institucioneve, që të marrin në mbro-jtje vlerat e trashëgimisë sonë. Sipas saj, edhe polifonia shqiptare duhet të trashëgohet dhe të mos humbasë. “Nor-mal që duhet të investohet në punët, që bëhen për trashëgiminë tonë. Kur unë kam qenë në Ansamblin Popullor janë bërë disa festivale për polifoninë. Vlora është qytet që i bën festivalet dhe bravo i qoftë. Është dhe polifonia toske, që nuk po e dëgjojmë më shumë. Duhet të ketë aktivitete për polifoninë. Mirë që janë disa bartës, që ruajnë tra-ditën për polifoninë. Polifonia duhet të trashëgohet të mos humbasë. Polifonia ka nevojë për zërat e rinj, sepse ecën dhe nuk ngec. Është një gjini e veçantë polifonia, që mbrohet nga UNESCO dhe duhet shumë më tepër vëmendje nga institucionet”, thotë kompozitorja e njohur Agolli. Me kritika për Min-istrinë e Kulturës, artistë të polifonisë shprehen se duhet bërë më shumë për vlerat e saj dhe bartësit, pasi polifonia po venitet. President i shoqatës “Polifo-nia shqiptare”, Yzeir Llanaj shprehet se polifonia nuk ka qenë sa duhet në kujdesin e ministrive të Kulturës ndër vite. “Polifonia është pasuri e njerëzimit, që është marrë në mbrojtje nga UNE-SCO këtu e 15 vite më parë dhe nuk është marrë në konsideratë sa duhet nga ministritë e Kulturës ndër vite, që e kanë lënë në dorë të bartësve që ata tërë jetën e pasojnë tek e ardhmja. Për polifoninë i bëj thirrje Ministrisë së Kulturës si një bartës 60 vjeçar në

Artistët e Ansamblit Popullor, performojnë për pacientët dhe mjekët

TOB kujton violinistin Ibrahim Madhi në 75 -vjetorin e lindjes

Ansambli Popullor ishte dje në spitalin "Shefqet Ndroqi", ku artistët per-formuan për pacientët dhe stafin mjekësor. Teatri i Op-erës, Baletit dhe Ansamblit Popullor shkruan se kjo u bë në emër të jetës dhe të ardhmes së shëndetshme. “Ansambli Popullor sot në spitalin "Shefqet Ndroqi" për ti rikthyer sado pak buzëqeshjen pacientëve në luftë me covid -19 dhe për të falenderuar mjekët dhe infermierët, që luftojnë çdo ditë në vijën e parë me rrezi-

kun, për të shpëtuar jetët e pacientëve të tyre. Në emër të jetës dhe të ardhmes së shëndetshme për të gjithë”, shprehej TKOBAP dje në një mesazh. Ansambli i Këngëve e Valleve Popullore (AKVP) apo Ansambli Shtetëror është krijuar në vitin 1957, si një ansambël profesionist. Ky ansambël përbëhet nga solistët këngëtarë, orkestri-na, grupi i valleve dhe kori. Qëllimi i AKVP-së është në përpunimin, zhvillimin dhe përhapjen e thesarit folklorik të Shqipërisë.

Teatri i Operës dhe Bal-etit kujtoi violinistin Ibrahim Madhi "Artist i Popullit", në 75-vjetorin e lindjes. Ibrahim Madhi u lind në 25. 11. 1945 në Tiranë. Në vitin 1953 konkur-ron në Liceun Artistik “Jordan Misja” në klasën e violinës me pedagog G. Bogdon, ku spikat mes dhjetëra konkurrentëve dhe fiton simpatinë e profe-sorit të tij. Më pas vazhdon stu-dimet për violinë në Konserva-torin e Tiranës (sot Universiteti i Arteve) ku arrin rezultate të shkëlqyera. Krahas pedagog-jisë violinistike dhe të muzikës

së dhomës, me iniciativën e tij krijoi orkestrën e harqeve si solist dhe drejtues i saj. Si solist dhe me orkestrën e har-qeve, Ibrahim Madhi ka real-izuar me shumë sukses me dhjetëra koncerte si brenda dhe jashtë vendit si në Kinë, Itali, Austri, Francë, Kosovë, me vepra të kompozitorëve shqiptarë si Zadeja, Harapi, Simoni, Peçi, Jakova dhe nga literatura botërore si Bah, Vivaldi, Paganini, Bethoven, etj. Pas një sëmundjeje të rëndë, Ibrahim Madhi u nda nga jeta në shkurt të 2014.

Festat e nëntorit, dokumentet e rralla ekspozohen në Kosovë

Në Kosovë, me rastin e 28 Nëntorit, është hapur ekspozita me titull “Nga nën-torët vijmë në nëntorë shko-jmë” nga bashkëpunimi mes Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave dhe Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës. Ekspozita u in-augurua në lapidariumin e Muzeut të Kosovës, dhe morën pjesë drejtori i Dre-jtorisë së Përgjithshme të Arkivave, Ardit Bido, dre-jtori i Agjencisë Shtetërore të Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, studentë e studiues.

Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave Ardit Bido, në fjal-imin e tij tha se kjo ekspozitë është dëshmi e integrimeve mes institucioneve të të dy vendeve. “Kjo ekspozitë, por edhe bashkëpunimet e tjera janë dëshmi e funk-sionimit dhe frymimit të institucioneve tona”, tha Bido. Në këtë ekspozitë janë paraqitur disa dokumente që nga fillesat e kryengritjeve antiosmane para shpall-jes së Pavarësisë më 1912, fotografi të festimeve pas Pavarësisë dhe aktivitete.

Procesi i restaurimit të afreskut po vazhdon në kishën e Shën Triadhës në Berat. Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Berat shprehet se në këtë fazë punimesh gjatë këtyre ditëve, po punohet për plotësimin e bordurimeve dhe konsolidimit të pelikulave. “Vazhdon procesi i restaurimit të afreskut të kishës së Shën Triadhës. Në këtë faze specialistët restauratorë po punojnë për plotësimin e bordurimeve duke vijuar me tej me konsolidimin e pelikulat”, shprehet DRTK, Berat. Kisha e Shën Triadhës është një nga më të vjetrat në qytetin e dritareve një mbi një. Monumenti ngrihet në afërsi të mureve të garnizonit dhe atyre jugore të kalasë së Beratit dhe ka një pozicion shumë të bukur e panoramik. Është ndërtuar në një terren të pjerrët, drejtpërdrejti mbi shkëmbin natyral. Kisha është e stilit kryq i brendashkruar me mbështetje të brendshme në dy kolona në anën perëndimore dhe nga dy pilastra në atë lindore. Pjesët përbërëse të kishë janë; narteksi, naosi dhe mjedisi i altarit. Narteksi është i ngjitur me mu-raturën e naosit nëpërm-jet fugave mjaft të qarta dhe duhet të jetë ndërtuar menjëherë pas naosit. Në narteks hyhet nga tre dyer, ku ajo perëndi-more është kryesorja që mbulohet me një hark tullash, ndërsa dy të tjer-at mbulohen me arkitrarë guri monolit. Prej nartek-sit nëpërmjet një porte të mbuluar me hark komu-nikohet me ambientin e naosit me planimetri katrore dhe me një kuotë më të lartë se narteksi, duke ndjekur linjën e terrenit. Në qendër të dyshemesë ndodhet kupola gjysmësferike e ngri-tur mbi tamburin cilindrik, në të cilin ndodhen katër dritare të larta. Fragmentet e kolonave dhe kapiteleve duket që janë ripërdorime dhe i përkasin periudhave më të hershme se koha e ndërtimit të kishës. Ambienti i altarit i ndodhur në kuotën më të lartë është ndërtuar direkt në shkëmb, dhe nga ana e jashtme absida aktualisht ndodhet e rrethuar nga struktura muresh relativisht të vona. Edhe në këtë kishë ashtu si në rastin e Vllahernës kemi zbatimin e teknikës së klausonazhit (ndërthurja e tullës me gurin) jo që në fillim të nuraturës, por në mesin e saj. Piktura murale brenda në kishë ka skena me temë biblike. Nga mbishkrimi i ruajtur mbi hyrjen jugore të narteksit del se monumenti është ndërtuar nga themeli në kohën kur sundonte Androniku II Paleolog (1282-1328), pra fundi shekullit të XIII dhe fillimi i shek. XIV.

Page 18: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 19

k u l t u r e www.sot.com.al

“Nëntori i Lirisë”, hapet në Muzeun Kombëtar ekspozita për Kongresin e Manastirit

hës shqipe. Data 22 nëntor përbën tashmë një ditë përkujtimore. Përpara kongresit, gjuha shqipe përfaqësohej prej gjashtë ose më shumë alfabetesh, pa llogaritur nënvariantet. Kongresi i Manastirit vlerësohet si kuvendi më i rëndësishëm kombëtar në historinë politike e kulturore të shqiptarëve në fillim të shek. XX. Ky kongres u mbajt për të shqyrtuar disa çështje të rëndë-sishme të lëvizjes kombëtare, në radhë të parë u paraqit me rëndësi shqyrtimi i çështjes së alfabetit të gjuhës shqipe. Në të morën pjesë 50 delegatë të shoqërive, klubeve dhe organeve kombëtare të trevave shqiptare. Kongresi u mbajt prej shoqërisë "Bashkimi" në shtëpinë e Fehim Zavalanit, ku ishte edhe selia e shoqërisë. Pjesëmarrësit në kongres ishin figura të dalluara të jetës kulturore

e politike mbarëshqiptare. U thirrën 50 delegatë, përfaqësues të njëzet e tre qyteteve të banuara nga shqiptarët, sho-qërive kulturore e patriotike, tridhjetë e dy nga të cilët kishin të drejtë vote dhe tetëmbëdhjetë vëzhgues. Ndër delegatët më të shquar qenë Gjergj Fishta, Mid'hat Frashëri, Sotir Peçi, Ndre Mjeda, Shahin Kolonja, Bajo Topulli, Parashqevi Qiria-zi, Fehim Zavalani. Delegat tjetër nga familja Zavalani ishte Izet Zavalani, përfaqësues i Follorinës. I zoti i shtëpisë, Fehim Zavalani, mbajti fjalën hyrëse. Në këtë kongres u morën vendime të rëndë-sishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

“Darka mistike”, ikonë që shquhet për një

kompozim të veçantë

Ekspozita “Kongresi i Manastirit, rruga drejt bashkimit kombëtar", me rrugëtimin e përpjekjen

e rilindasve për alfabetin e gjuhës shqipeJulia VRAPI

Ekspozita "Kongresi i Manas-tirit, rruga drejt bashkimit kombëtar" u çel të mërkurën në atriumin e Muzeut Historik

Kombëtar. Një ekspozitë retrospektive, që u çel në kuadër të muajit “Nëntori i Lirisë” dhe në përkujtim të 112-vjetorit të Kongresit të Manastirit. Kjo ekspozitë vjen si një pasqyrim i përpjekjeve të shqiptarëve për të pasur një alfabet dhe për ti dhënë frymë fjalës shqipe. Për vizitorët janë të ekspozuara disa nga alfabetet, të cilat përdoreshin përpara se të mblidhej Kongresi i Manastirit. Një pjesë tjetër e ekspozitës “Kongresi i Manastirit, rruga drejt bashkimit kom-bëtar” pasqyron jetëshkrimet e disa prej anëtarëve të Kongresit të Manastirit, të cilët janë edhe të pasqyruar në Muze-un Historik Kombëtar si përshembull Mit'hat Frashëri, Shahin Kolonja, Sami Pojani, etj. Në fjalën e tij përshëndetëse në hapje të kësaj ekspozite drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, dr. Dorian Koçi, u shpreh se ekspozita “Kongresi i Manastirit, rruga drejt bashkimit kom-bëtar” u hap në një kohë të vështirë, por ajo i kushtohet një prej ngjarjeve më të rëndësishme të historisë sonë përgjatë shekullit XX. "Është një kënaqësi e veçantë për Muzeun Historik Kom-bëtar, që në këto kohë të vështira të hapjes së ekspozitave dhe të aktiviteteve kulturore, në kuadër të "Nëntorit të Li-risë", muajit të shpallur nga Ministria e Kulturës, të hapë ekspozitën kushtuar Kongresit të Manastirit, si një prej ng-jarjeve më të rëndësishme të historisë së shqiptarëve përgjatë shekullit XX”, tha mes të tjerave në fjalën e tij drejtori Dorian Koçi. Ekspozita që u hap dje në atriumin e Muzeut Historik Kombëtar vjen në vijim dhe të veprimtarive të tjera, që janë zhvilluar gjatë kësaj kohe nga ky institucion, ku nuk kanë munguar dhe ekspozitat.

Kongresi i Manastirit112 vjet më parë në Kongresin e

Manastirit u unifikua alfabeti i gjuhës shqipe. Kongresi i Manastirit, ose Kon-gresi i Alfabetit, ka qenë një konferencë akademike në qytetin e Manastirit, mes datave 14 nëntor - 22 nëntor 1908, për standardizimin e alfabetit të gju-

Shoqata folklorike “Vëllezërit arbëreshë”, në mbrojtje të kulturës

Muzeu “Marubi” mbyllur deri më datë 27 nëntor

Shoqata kulturore dhe folklorike “Vëllezërit ar-bëreshë” nga Frasnita e Kozencës së Kalabrisë është themeluar 4 vjet më parë. Qen-dra e Studimeve dhe Publiki-meve për Arbëreshët shkruan se kryetar i kësaj shoqate është profesori dhe artisti Michele Greco. “Shoqata Kulturore dhe Folklorike “Vëllezërit ar-bëreshë”, ka një qëllim shumë specifik, atë mbrojtjes së gju-hës, zakoneve dhe riteve fetare arbëreshe, të cilat promovohen përmes këngëve dhe valleve. Aktiviteti i kësaj shoqate shtr-

ihet edhe përtej trevave ar-bëreshe, pasi herë pas here janë organizuar aktivitete kulturore në pjesë të tjera të diasporës shqiptare në Zvicër, Kroaci, Francë, Greqi, por edhe Kosovë e Shqipëri. Veprimtaria krye-sore e saj dhe përfaqësuesit më të rëndësishëm, vijnë në mate-rialin bashkëngjitur”, shprehet QSPA. Arbëreshët jetojnë në Itali nga shekulli XV, ku ka qenë mërgata arbëreshe deri shekullit XVIII, në rajonet e Abrucos, Kampaniës, Apulias, veçanërisht në Bazilikat, Moliz, Kalabri dhe Siçili.

Muzeu kombëtar i foto-grafisë "Marubi" do të qëndrojë mbyllur deri më datë 27 nëntor. Në një njoftim muzeu bën me dije se kjo vjen për shkak të disa punimeve, që po kryhen në pe-donalen e Shkodrës. “Si pasojë e ndotjes së ajrit në të gjithë god-inën e muzeut, shkaktuar nga kanalizimet në zonën e pedon-ales, për sigurinë e shëndetit të vizitorit, muzeu do të qëndrojë i mbyllur në datat 25-27 nën-tor 2020. Ju falenderojmë për mirëkuptimin”, shkruan muzeu. Në qendër të muzeut kombëtar “Marubi” qëndron “Foto-Studio

Marubi”, e cila u themelua në Shqipëri në vitin 1856 nga Pietro Marubbi, një piktor dhe fotograf italian që kishte ardhur dhe ishte vendosur në Shkodër. Kjo ndodhi vetëm 19 vjet pas shpikjes së foto-grafisë. Më tej “Foto-Studio Marubi” do të drejtohej dhe pasurohej nga tre breza foto-grafësh deri në vitin 1946, kur Gegë Marubi vendosi edhe mbylljen e saj për të mbërri-tur te fototeka “Marubi”, që u krijua si një sektor i Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës në vitin 1970.

Shfaqja “Grua”, një premierë me regji nga Arlinda Morina

Shfaqja “Grua” me regji nga Arlinda Morina do të jetë pre-mierë më 27 nëntor në Teatrin Kombëtar të Kosovës. Në një reagim të saj regjisorja Arlinda Morina thotë se në vepër tra-jtohet një histori e dhimbshme e grave. “Sikur të gjitha gratë, të cilat nuk janë të barabarta në asnjë aspekt edhe këto dy gra të braktisura mundohen ta gjejnë një vend, një strehë në një shoqëri patriarkale. Histo-ria e këtyre grave si shumë të tjerave është e dhimbshme dhe e padrejtë, janë të braktisura dhe të hedhura në rrugë për

të vetmen arsye, sepse mitra e tyre nuk mban më fëmijë”, thotë regjisorja Morina. Adap-tuar nga vepra “Ara” e autorit Mario Calivaj dhe nën regjinë e Arlinda Morinës, dhe asistent regjie Butrint Lumi, kjo shfaq-je vjen nën lojën e aktorëve Minka Berisha dhe Qëndresa Loki. Në një reagim të saj më parë, regjisorja Morina po-hoi se mbyllja nga pandemia nuk kishte qenë aq problem. “Për artistët mbyllja sjell ide, akumulon dhe kur del jashtë shpërthen si një bombë me plot artë”, pohon ajo.

Ikona “Darka mistike” ose “Darka e fundit” është vepër e fundit të shekullit XVIII (i atribuohet Eftimi e Terpo Zografit). Vepra është marrë nga ikonostasi i Kishës “Lindja e Shën Mërisë” në fshatin Vokopolë të Beratit. Në një material që ka publikuar Qendra Muze-ore Berat thuhet se është një ndër ikonat e programit ikonografik të “Festave të mëdha” në liturgjinë kristiane. “Teknika e përdorur është temperë mbi pano druri. Ikona shquhet për kompozimin e saj të veçantë. Krishti në qendër, rrethohet nga 12 apostujt të kompozuar në formë rrethi. Në të majtë të Jezuit dhe në plan të parë Joani dhe Juda pa aureolën e shenjtorëve thyejnë simetrinë e kompozimit në formë rrethi. Tavolina është e rrumbullakët tipike e stilit oriental. Edhe orenditë që plotësojnë skenën, janë po ashtu objekte të kulturës orientale. Ibriku për shembull ka pasur për-dorim te gjerë në terri-torin ballkanas përgjatë dominimit otoman. Ky stil harmonizohet bukur me subjektin e krishterë të “Darkës së fundit”. E gjithë skena përfshi-het brenda arkitekturës trenefëshe të kishës. Emërtimi i ikonës është në greqisht”, bëhet me dije në materialin, që ka publikuar Qendra Muzeore Berat. Kjo ve-për është ekspozuar në Munih të Gjermanisë më 2001 dhe në Ankona e Vicenza të Italisë më 2002. Ikona “Darka mistike” ose “Darka e fundit”është pjesë e koleksionit të ekspozuar në muzeun e ikonografisë "Onufri". Muzeu kombëtar “Onufri” në Berat është përshtatur në ambientet e kishës “Fjetja e Shën Mërisë”, në kala, që prej 27 shkurtit të vitit 1986. Muzeu mban emrin “Onufri”, njëri prej kryemjeshtrave të pikturës shqiptare të shek. XVI. Kisha është rindërtuar në vitin 1797 në lagjen Kala, ka qenë katedralja e qytetit. Katedralja është monumenti më përfaqësues i arkitekturës pasbizantine në qytetin e Beratit. Koleksioni i muzeut përbëhet nga objekte të përzgjedhura nga një fond prej më se 1500 objektesh që i takojnë fondeve të kishave dhe manastireve të Shqipërisë, dhe të qytetit të Beratit. Ikonat janë punuar nga piktorë e ikonografë shqiptarë që kanë krijuar në shekujt XIV - XX: Onufri, Nikolla i biri i Onufrit, Onufër Qiprioti, David Selenica, Kostandin Shpatarakut dhe Çetirët ( Gjergji, Nikolla, Johani, Naumi, Gjergji i riu), dhe të shumë piktorëve të tjerë anonim.

Page 19: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT20 E Enjte 26 Nëntor 2020

Tirana-Bylis 0-0Apolonia-Partizani 0-3Skënderbeu-Kastrioti 1-2Kukësi-Laçi 1-0Teuta-Vllaznia 0-0

RENDITJA1.Vllaznia 102.Kastrioti 83.Partizani 74.Teuta 65.Tirana 46.Skënderbeu 47.Kukësi 48.Laçi 39.Bylis 310.Apolonia 2

KATEGORIA SUPERIORE/ JAVA 4

SOTSOT sport www.sot.com.al

Vllaznbia më në fund është ndalur, por ka dalë me pikë nga dueli me “Djemtë e detit”. Në fakt, durrsakët vinin me motivim maksi-mal dhe dëshirën për të marrë maksimumin në këtë takim, pasi në tre javët e para kishin grumbulluar vetëm 5 pikë, por bënë shumë pak për të merituar fitoren, ndonëse për 20 minuta luajtën me një futbollist më tepër. Kjo pasi arbitri Hamiti ndëshkoi me kartonin e dytë të verdhë mbrojtësin nga Maqedonia e Veriut, Isaevski dhe la shkodranët me 10 vetë, pavarësisht protestave të shumta të kuqebluve, pasi pamjet filmike konfirmuan se ndërhyrja e mbrojtësit ishte e rregullt. Rastet më të mira Teuta i pati me Dejvi Bregun e Emiliano Vilën,

të cilët gabuan në finalizim, ndërsa Hebaj arri-ti të dërgojë topin në rrjetë me roveshatë, por loja ishte ndalur më parë nga arbitri Hamiti. Nga an tjetër shkodranët kërcënuan me Kru-jën e Dilaver, ndërsa rastin më të mirë e patën në minutën e fundit shtesë, me Dajan Shehin që gjuajti me kokë dhe topin që kaloi ngjitur me shtyllën e portës së Frashrit. Pas ndeshjes, trajneri edi martini kujtoi se rezultati ishte i ngjashëm me humbjen, pra u shfaq totalisht i pakënaqur. Për këtë “fajësoi” mbrojtjet kundër-shtare që rrinë ngjeshur, por edhe otivimin e madh të rivalëve ndaj Teutës. “Barazimi i sotëm është si humbje, Po krijojmë shumë, por nuk po arrijmë të finalizojmë. Ndoshta është çësht-

je fati, por fatin duhet edhe ta kërkosh. Më vjen keq pasi po vuajmë shumë para porte. Ekipet kur vijnë këtu, mbrohen me forca të shumta, ndryshe nga më përpara, kur na sulmonin më shpesh. Ne po arrijmë të krijojmë raste, por nuk po I finalizojmë. Duhet të zgjidhim më shpejt ndeshjet, për të vijuar lojën të qetë. Ana e mirë e medaljes është se krijojmë, por ana e dytë e medaljes, e kërkojmë golin me shumë nerva. Duhet ta rregullojmë patjetër dhe në 30 metrat e fundit të jemi më të saktë. Duhet të kishim fituar të tre ndeshjet në shtë-pi dhe duhet të kishim pikë të plota. Uroj të kthjellohemi para portës”, theksoi Martini pas ndeshjes së djeshme.

Teuta sërish barazim, Vllaznia nuk del pa pikë nga Durrësi

Sulmuesi i Kukësit, Besar Ibraimi, i cili ka luajtur dhe spikatur më parë me Shkëndijën e Tetovës, u duk i kënaqur me fitoren e djeshme të verilindorëve dhe e çmoi lart Superioren se kampion-atin maqedonas. “Luhet futboll i ashpër në Shqipëri, kategorizohet me futbollin slloven. Por duhet lobuar më shumë, për t’u transferua lojtarë nga Superiorja. Ka shumë cilësi. Duhet lob i përbashkët i të gjithë agjentëve, për të bërë të njëjtën gjë si Kroacia apo Serbia. Liga e Shqipërisë është shumë më e fortë se e Maqedonisë. Në Ligën e Maqedonisë ka 2-3 klube, në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, çdo ekip është me potencial të lartë. Me kualitetin që kemi besoj do t’i arrijmë synimet”, tha ai.

Lojtarët e përfaqësueses tonë po bëjnë paraqitje të mira, duke siguruar një prestigj më të mirë individual tek ekipet dhe ligat ku aktivizohen. Dje ishte radha e mbvrojtësit Ardijan Isma-jli që spikati në fitoren dhe kualifikimin e skuadrës së tij Specias. Në fazën e 1/8-ave edhe Specia triumfoi me rezu-ltatin 2-4 në transfertën ndaj Bolonjës. Koha e rregullt në “Dall’Ara” përfundoi në barazim 2-2, ndërsa në shtesë miqtë shënuan edhe dy herë të tjera, duke siguruar kualifikimin. Siç thamë, titul-lar për Specian ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Ardian Ismajli, që luajti 120 minuta dhe bëri një ndesh-je mjaft të mirë, duke marrë notë të lartë nga mediat sportive italiane.

SULMUESIVerilindorët marrin fitoren e parë, mundin 1-0 Laçin. Fitorja për trajnerin Gega në spital

Adriatik BALLA

Kukësi ka gjetur më në fund fitoren e parë në kampionat. U desh të vinte java e katërt e Superiores, që verilindorët të

merrnin tri pikë të plota në një përballje, diçka që kishi9n dështuar ta siguronin në tri javët e para të garës. kjo fitore u ka dhënë kurajë lojtarëve të Kukësit, të cilët ia dedikuan këtë sukses trajnerit të tyre Skënder Gega, i cili ndodhet i shtruar në spital në Turqi, si pasojë e koronavirusit. Pra, Kukësi gjen fitoren e parë, këtë herë nën drejtimin e Rrahman Hallaçit, duke fituar me vështirësi 1-0 ndaj Laçit, e në të njëjtën kohë duke e zhytur në krizë rezultatesh skuadrën kurbinase. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi fantazisti Agim Ibraimi, ndërsa me këtë fitore Kukësi u ngjit në kuotën e 4 pikëve, duke iu larguar fundit të renditjes. Nga ana tjetër Laçi mbetet në kuotën e tre pikëve, me tre barazime dhe një humb-je në 4 javët e para, ndërsa pankina e Armando Cungut duket se dridhet sërish, pasi kurbinasit e nisën sezonin me pritshmëri të mëdha dhe pretendime për të fituar titullin kampion, por kanë gabuar totalisht në start.Hallaçi flet me “gjuhën” e Gjicit: Ky

ekip ka marrë investimeTrajneri në detyrë tek Kukësi, Rrah-

man Hallaçi, tha pas takimit se skuadra nuk është ende në 100% të formës së saj, por Kukësi është ekip i investuar për të fituar titullin. “Vinim nga rezultate jo të mira, më gëzon fakti që pas dy ndeshjesh të para morëm atë kualifikim në Kupë, edhe me Teutën ia dolëm të

marrim pikë. Edhe sot me Laçin morëm fitore, një ekip i fortë, skuadër me grintë. Ishte fitore e merituar, pavarësisht se ishte gabim i portierit. Ajo që më gëzon është se lojtarët po pranojnë gjithçka dhe zbatojnë detyrat. Për momentin nuk kemi qenë 100%, se me përjashtim të pak emrave, pjesa tjetër janë të ardhur e na duhet kohë. Por nuk duhet të na pengojë të marrim tre pikët në ndeshje. I thashë lojtarëve që nuk është hera e parë që fiton Kukësi. Kemi investuar në vite që të jemi në krye. Kemi marrë një kthesë të mirë sot, jemi me kokën lart, ekipi ka prodhuar futboll. Donim të bënim gol, por kemi punë për të bërë, kemi skuadër të re. Të mos harrojmë se në qendër të mbrojtjes kemi 19/vjeçar. Nga java në javë jemi në rritje, kemi cilësi, ka lojtarë me kualitet por nuk jemi në maksimum. Nga dita në ditë

jemi në rritje”, tha Hallaçi. Më pas kujton se fitorja shkon për Gegën. “Kjo fitore shkon për Gegën dhe gjithë skuadrën, por sot gjej rastin të falënderoj skuadrën se ka bërë maksimumin për të marrë këtë fitore. Kemi bërë merkato cilësore, por kuptohet që disa lojtarë nuk kanë pasur gjendjen fizike se kanë ardhur nga një pushim, kanë vuajtur minutat. Na duhet pak kohë sa të marrim pak veten. Sot pamë edhe Ibraimin i cili po merr nga dita në ditë veten dhe do të jetë në gjendje më të mirë tha Hallaçi”, nënvizoi më tej ai.

Cungu: Sot humbëm se e bëmë vetë golin

Laçi nuk po funksionon aspak mirë në këtë start të sezonit, pasi në 4 javët e para ka marrë vetëm tre pikë, ndërsa dje pësoi edhe humbjen e parë, ndonëse me rezultat minimal 1-0 ndaj

Java e 4-t në Superiore dësh-moi se Tirana, pavarësisht se ka ndryshuar timonierin, është në krizë loje dhe rezultati. Tirana po vuan në këtë moment dhe ky është fakt. Por për çudi, riv-ali historik, Partizani, po rritet ndjeshëm, aq sa po kthehet në makineri pozitive. Pra, fitorja e parë në stolin e Tiranës për Nevil Deden nuk vjen as në sfidën shtëpiake ndaj Bylis. Barazim pa gola në Selman Stërmasi mes bardhebluve dhe ballshiotëve aty ku në fund Tirana ishte me fat pasi shtylla i tha jo golit të Bylisit

me Laëal pas një kundërsulmi të shpejtë të skuadrës së Dovedan. Vazhdon të kenë shumë prob-leme kampionët në fuqi madje as rikthimi nuk riktheu bardheblutë në rrugën e duhur. Ndryshe nga Tirana është në formë shumë më të mirë Partizani që triumfoi lehtësisht 0-3 në transfertën fi-erake ndaj Apolonisë. Golat për skuadrën e Ilir Dajës u realizuan nga Eneo Bitri në pjesën e parë dhe Jurgen Bardhi e Hektor Idrizaj në fraksionin e dytë. Me suksesin në Loni Papuçiu, Parti-zani u ngjit në kuotën e 7 pikëve,

1 më pak se Kastrioti i vendit të dytë që vazhdon të surprizojë. Skuadra e Ndreut fitoi 1-2 në Korçë përballë Skënderbeut me gola të De Silvas dhe Okebugëut. Goli i Armah i vlejti vetëm për statistika skuadrës së Ahmatajt që luajti me një lojtar më pak që nga minuta e 55-të pas daljes me karton të kuq të Mensah. Duhet thënë se Kastrioti në vend të dytë me 8 pikë pas katër javë gare, duket një nisje shumë e bukur për krutanët, pothuajse e papri-tur. Një start shumë i bukur për Kastriotin.

Tirana zhgënjen sërish, Partizani kthehet me 3 pikë nga Fieri

Ismajli bën superndeshje në fitoren dhe

kualifikimin e Specias

Ibraimi: Superiorja e Shqipërisë më e fortë se

kampionati maqedon

Adili: Vllaznia për titull? Pse jo, ne do të

luftojmë deri në fund

VLERËSIMI

MBROJTËSI

Mbrojtësi i Vllaznisë, Mevlan Adili, tha dje pas barazimit në Durrës me Teutën, se skuadra shkodrane do të përpiqet të punojë deri në fund si duhet për objektivin titull. “Flitet shumë për titull dhe e kam ëndërr të bëj diçka me Vllazninë, por kampionati është ende shumë i gjatë dhe na pret shumë punë përpara. Ka shumë skuadra që nuk e kanë nisur mirë sezonin, por janë aty dhe do të kthehen shumë shpejt”, tha ai. Më pas ka një kritikë për Shkëndijën e Tetovës që u eliminua në kupë. “Si është vendi, bëhet edhe kuvendi. Nuk i kanë respektuar lojtarët. Nëse nuk i vlerëson futbollistët, jo vetëm nga Sileksi, por dhe nga një ekip më i dobët elimino-hesh”, shtoi ai.

Kukësi merr trepikëshin e parë, fiton edhe për Gegën

Kukësit. Trajneri Armando Cungu pra-noi vështirësitë e fillimit dhe theksoi se sot skuadra ia dhuroi fitoren kundër-shtarit, por u shfaq i bindur që shumë shpejt do të kthehen në rrugën e duhur. “Pas 3 barazimesh luajtëm çdo gjë për çdo gjë, me një kundërshtar si Kukësi që nuk duhej marrë lehtë. Nuk kishte shënuar asnjë gol, edhe sot e bëmë ne vetë golin, jo se na i shënoi kundërshtari. Ekipi duhet të punojë shumë. Unë jam i bindur që ky ekip ka potencial dhe du-het të rikthehet fuqishëm. Ka një ngërç momental, kjo për shkak të problemeve fizike. Në startin e këtij sezoni, ne akoma nuk kemi zgjedhur 11-shen e duhur. Ky është ngërç momental që i shtohet ngërçi psikologjik”, nënvizoi Cungu.

Page 20: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 21

SOTSOT sport www.sot.com.al

Koronavirusi është kthyer në një prob-lem serioz në Shqipëri gjatë ditëve të fundit, me rastet e shtuara së tepërmi të infektimeve dhe shtrimet e shumta në spitale. Jashtë këtij shqetësimi nuk kanë mbetur as njerëzit e sportit e një prej tyre ndodhet në gjendje të vështirë, tekniku i njohur Skënder Gega. Në fakt, pranohet dhe nga informacionet pranë klubit të Kukësit që trajneri i skuadrës ver-ilindore, prej disa ditësh është duke zhvilluar luftën e tij ndaj COVID-19. Tekniku i verilin-dorëve nuk ka pasur një gjendje të lehtë të infeksionit, ndërsa së fundmi nëpërmjet një reagimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale, klubi i Kukësit njofton se gjendja e Gegës

është rënduar. Kështu, për një trajtim më të specializuar të mushkërive, trajneri Gega është nisur drejt Turqisë, në Stamboll. Shpresa është që Gega të rikthehet sërish në gjendje optimale e më pas për të vazhduar pasionin dhe profesionin e tij, atë të trajner-it, në krye të Kukësit. Të shumtë kanë qenë njerëzit e sportit dhe figura të rëndësishme që i kanë uruar shërim të shpejtë Skënder Gegës, teknikut të spikatur dhe ish-futbollist i shquar i Partizanit dhe Kombëtares. “Lajmi për rëndimin e gjendjes shëndetësore të tra-jnerit dhe mikut Skënder Gega më shqetësoi në këto ditë të vështira të pandemisë. Uroj, që sa më shpejt gjendja e tij të përmirësohet

dhe ai të kthehet në fushat dhe stadiumet e futbollit për të dhënë kontributin e tij të pazëvendësueshëm. Kurajo Skënder! Jemi të gjithë me ty në këto çaste delikate dhe të vështira. Jam i bindur që ti do ta fitosh edhe këtë betejë, siç ke bërë gjatë gjithë jetës tënde”, shkruan presidenti i FSHF-së, Armand Duka, në postimin e tij. Statuse inkurajuese në rrjetet sociale dhe ku i urojnë shërim të shpejtë kanë vendosur edhe figu-rat e mëdha të futbollit tonë si Demollari e Kushta. Të gjithë urojnë që Gega të kthehet sa më parë me shëndet të plotë dhe të vihet në dispozicion të skuadrës së Kukësit, për ta drejtuar në suksese të reja atë.

Skënder Gega rëndohet nga kovidi, kalon me urgjencë në Turqi

Shkëndija e Ernest Gjokës humbet mundësinë për të të fituar të dy trofetë sezonalë në Maqedoninë e Veriut gjatë këtij sezoni. Skuadra tetovare u eliminua në çerekfinalet e Kupës pasi u mposht nga Sileksi pas goditjes së penalltive. Koha e rregullt përfundoi në barazim pa gola ndërkohë që nga goditjet e penalltive lojtarët e Sileks u treguan më të saktë duke triumfuar me shifrat 4-2. Në çerekfinale u eliminua edhe skuadra tjetër shqiptare ajo e Shkupit që u mposht 2-1 në transfertën ndaj Akademija Pandev. E vetmja skuadër shqiptare që avancoi në gjysmëfinale ishte Struga Trim Lum që fitoi 1-0 derbin me Renovën me një gol të realizuar me penallti në fillimin e pjesës së dytë.

Lorenco Vila po spikaste tek Teu-ta këtë sezon. Por pas ndeshjes me Kukësin, mes tij dhe trajnerit Edi Martini ka pasur debate. Në fakt para ndeshjes flitej për një pezullim. Në emisionin“Gol pas Goli” në “Supersport” u mësua se ai kishte probleme me trajnerin. “Vila është përjashtuar nga ekipi. Në momentin e zëvendësimit ka shkëmbyer fjalë me trajnerin Martini”, tha gazetari Ylli Aga. Fillimisht në media ishte raportuar për një pezullim të përkohshëm, pikërisht për shkak të debatit me Martinin. Mbetet të shihet nëse në vazhdim te Teuta do të marrin ndonjë vendim tjetër, pasi Vila është nga lojtarët kryesorë të sulmit dhe që klubi synonte që ta shiste në merka-ton e janarit, ose në verë.

MAQEDONISulmuesi kuqezi po kalon një moment të shkëlqyer, imitoi portugezin dy ditë më parë

Adriatik BALLA

Një nga futbollistët e Kombëtares i cili po lë gjurmë në këtë edicion është sulmuesi anësor

Myrto Uzuni, i cili ishte protag-onist me Ferencvaroshin hun-garez në Ligën e Kampioneve, përballë Juventusit, ku edhe pse Ferencvaroshi humbi, shqiptari shënoi një gol historik në këtë sfidë, gol të cilin e festoi ngjashëm si Kristiano Ronaldo, gjithashtu në fushë e që shënoi gjithashtu një gol. Ndeshjen e festoi Juven-tus 2-1 me një gol në sekondat e fundit nga Morata, por i pari që hapi “festivalin” ishte shqiptari Uzuni, me një gol të zgjuar në pozicion të vështirë, gol që më shumë sesa vlera për ekipin e tij tërhoqi vëmendjen për mënyrën se si beratasi e festoi, duke kop-juar pikërisht Ronaldon që ishte në fushë në ato momente. E thënë ndryshe, për shkak të golit dhe festës, emri i Myrto Uzunit ka bërë xhiron e rrjeteve sociale dje dhe jo vetëm në Shqipëri. Sulmuesi i talentuar arriti t’i shënonte Juven-tusit në fushën e këtij të fundit, por ajo që u ra më shumë sport-dashësve të shumtë ishte mënyra se si Uzuni festoi pas këtij goli.

Imitoi RonaldonAi nuk ngurroi që të festonte

si Ronaldo, pikërisht para syve të portugezit me kërcimin tipik dhe me “Siuuu” që e shoqëron dhe

është kthyer në një shenjë dal-luese të “CR7”. Një veprim i cili në rrjetet sociale është interpretuar si sfidë e tallje ndaj Ronaldos i cili iu përgjigj pak minuta më vonë me golin e tij. Në të njëjtën mënyrë e kanë interpretuar edhe mediat italiane, të cilat i kanë kushtuar menjëherë shkrime sulmuesit shqiptar dhe kësaj “sfide” që ai nisi ndaj Ronaldos në stadiumin e Juventusit, mes të cilave edhe “Sportmediaset” e “Gazzetta Dello Sport”. Por ndoshta askush mes italianëve nuk e di që Ronaldo është një prej idhujve të Uzunit dhe ai është munduar ta kopjojë atë, e jo të sfidojë lojtarin të çilit është munduar t’i ngjajë që në hapat e parë të karrierës.

Klubet italiane nisin të gjurmojnë sulmuesin shqiptar,

vënë kontakte me RejënPas golit dhe performancës

mjaft cilësore që bëri në Champi-ons, ndaj Uzunit kanë vërshuar in-teresimet e shumë klubeve italiane të Serisë B dhe Serisë A, pasi goli dhe festimi i golit kanë ngjallur shumë kureshtje. Mediat italiane shkruajnë se sulmuesi anësor shqiptar po kalon një moment të mirë dhe është pjesë edhe e pro-gramit të Edi Rejës në ekipin për-faqësues, ku ka siguruar një vend titullari. Madje ata thonë se prej mbrëmjes të së martës, kanë nisur interesimet ndaj talentit shqiptar, duke qenë se është futbollist që ka pasur një progres cilësor në karri-

Në Kosovë po rritet rival-iteti ndër radhët e klubeve të Superligës dhe shumica e skuadrave pretendojnë të fitojnë diçka gjatë këtij sezo-ni. Nuk është e lehtë, pasi ka shumë rivalitet, por gara është e gjatë dhe të gjitha skuad-rat kanë treguar se mund të korrin sukses e po të gjitha kanë shfaqur dobësitë e tyre që shfrytëzohen nga kundër-shtarët. Sidoqoftë, Prishti-na është ekip që ruan një farë autoriteti në kampionatin kosovar. Kështu, dje,erdhi fitor-

ja e dytë radhazi për Prishtinën në kampionat dhe e treta në 4 ndeshjet e fundit me skuad-rën kryeqytetase që ka gjetur ritmin e duhur në këto javë të fundit duke qëndruar aty në vendin e 4-t, ende në garë për titullin. Në javën e 14-të, skuadra e Zekirija Ramadanit triumfoi 0-2 në transfertën e Podujevës ndaj Llapit duke fundosur gjithnjë e më shumë në renditje Llapin që pozicion-ohet në vendin e parafundit me 8 pikë. Një 11-metërsh i hum-bur nga “sh”-i i madh i kësaj

sfide Ahmed Januzi në minu-tat e para i ndryshoi rrjedhën takimit në favor të Prishtinës që realizoi dy herë në pjesën e dytë me Endrit Krasniqin dhe Leotrim Kryeziun. Një fitore të rëndësishme mori edhe Trepça ’89 që e largoi akoma edhe më shumë nga fundi i renditjes. Në Mitrovicë Trepça ’89 mposhti me rezultatin 4-2, Besën e Pe-jës që pozicionohet në fund të renditjes me 6 pikë. 2-golëshat e Berishës dhe Darëish nderu-an vendasit që me këtë fitore u ngjitën në kuotën e 17 pikëve.

Kosovë/ Prishtina kalon Llapin, fitore dhe për Trepça 89’

Teuta ka probleme, Martini përzuri Vilën nga ekipi

Shkëndija e trajnerit Gjoka eliminohet nga

kupa, vendosën penalltitë

Bie interesimi i Leverkusenit

për Milot Rashicën

SITUATA

LAJMI

Milot Rashica mund të mbetet pjesë e Verder Bremenit deri në verën e vitit të ardhshëm. Gazeta gjermane, “Bild”, shkruante dje se Bajer Leverkuseni është tërhequr nga transferimi i Rashicës në janar të vitit të ardhshëm. Rashica ishte në planet e Leverkusenit gjatë verës së këtij viti, por transferimi i tij dështoi në ditën e fundit. Futbollisti nga Vushtrria është larg formës që kishte sezonin e shkuar. Ndërkohë, Verder Bremeni është i interesuar që gjatë dimrit ta shesë Rashicën për të përfituar finan-ciarisht. Futbollisti 24-vjeçar shqiptar është tek Verderi që prej vitit 2018 dhe ka kontratë me klubin gjerman deri në qershor të vitit 2022.

I shënoi gol Juves e festoi si Ronaldo, klubet italiane hidhen në sulm për Uzunin

erën e tij. E nisi në baltën e Beratit, kaloi tek Apolonia, më pas tek Laçi ku bëri një ngjitje cilësore e më pas vjen radha e klubeve të huaja, fillimisht me Lokomotivën e Za-grebit e më pas me Ferencvaroshin hungarez, për të cilin ka shënuar gola me vlerë dhe në Champions e i fundit ishte ai kundër Juven-tusit, një mbrëmje për tu mbajtur mend. Nëse u referohemi medieve italiane, sezonin tjetër shqiptar me shumë gjasë do të jetë pjesë e ndonjë ekipi të Serisë A, pasi ka të dhëna të shkëlqyera që pëlqehen nga shumë klube, prandaj goli në Torino në Champions mbrëmjen e së martës i ka hapur atij dyer të rëndësishme dhe që do të kenë vlerë për merkaton e ardhshme.

Kombëtarja, aty ku lojtarit i duhet dhënë pozicioni realE ndërsa mediat në Itali thonë

se Uzuni mund të marrë një ftesë të fortë sezonin tjetër, në Kom-bëtare ai ende nuk po shfaqet në maksimumin e vet dhe shkak është pozicioni që trajneri Edi Reja i ka dhënë në fushë. të gjithë e pranojnë se Uzuni nuk po luan në pozicionin e tij natyral dhe kjo nuk është gjë e mirë. Trajneri e aktivizon atje ku vetë tekniku mendon se ka nevojë skuadra, por Uzuni duhet të luajë sulmues i mirëfilltë, pasi ka forcë, shpejtësi dhe një potencial në rritje, dëshmuar dhe me performancën që ka pasur me Ferencvaroshin si në kampionatin hungarez dhe në UEFA Champions League deri tani.

Page 21: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT22 E Enjte 26 Nëntor 2020

SUDOKU

FJALEKRYQI SOT

HORIZONTAL VERTIKAL

Këngëtari The Weeknd: “Grammy Awards” të korruptuar

1- Thikë e mprehur në të dyja anët 2- Qoshe 3- Personazh tek filmi “Botë e padukshme” 4- Çekiç i madh 5- Tani, me dialekt 6- Lezha në maki-na 7- Një qytet në veri-perëndim të Italisë, pa fund 8- Njëri pol i baterisë, i pashquar 9- Shprehje që e përdorim kur luajmë poker 10- Ismet Tahiri 11- Alibegaj e basketbollit, (Klodi) 13- “ ... në botën e çudirave”, tregim për fëmijë nga Luis Karoli 14- Mal në Librazhd 16- Një shpend grabitqar që jeton shumë 17- Marçelo ... ish futbollist kilian që ka luajtur me Ju-ventusin 18- Emër i përhapur qeni 20- Personazh tek filmi “ Komisari i dritës” pa fund 21- Qyl 22- Janë kodra prej rëre në shkretëtirë 23- Qytet në Maqedoninë e Veriut, kufi me Kosovën 24- Regjisori Milkani 25- Është miku më i mirë i njeriut 26- Titull i Kryeministrit në kohën e sulltanit 27- Koha 29- Lati që na bën të qeshim 30- Një mineral me ngjyrë 31- ... Ababa 33-Fuçi druri për verë 34- Një për anglezët 35- Alikaj e skenës 36- Bën lopa 37- I thonë kalit që tërheq karrocën me një vend.

1- Solo në klarinetë 4- Shtëpi e ulët banimi private me oborr përpara 7- Është një fshat dhe lum në mes Krujës dhe Tiranës 12- Një nënë gjirokas-trite 13- Është dythundrak në Peru me lesh të mirë 14- Pjesë muzikore për një ose dy vegla 15- E kërkon i dënuari kapital 17- Fondacion bamirësie 18- Babaliu e këngës në inic 19- Është burim frymëzimi poetik 20- Një ekip futbolli i Vjenës 21- Fitim, leverdi, përfitim 22- Një gazetë e përditshme 23- Qytet bregdetar francez, në Gjirin e Lionit 24- Një kafshë shtëpiake femër 25- Pikë turistike në veri 26- Kokona i letrave, njihet edhe si formuluesi i fjalori frëngjisht 27- Politikani dhe historiani Paskal ... 28- Rama e drejtë-sisë 29- Pjesë e syrit 30- Një shtet gadishull në Lindjen e Largët 32- Alibali i këngës në inic 33- Një dythundrak i egër i viseve të Amerikës së veriut, me një gungë mbi shpatulla 34- Mjek për kocka 36- Arsye, shkak 37- Mori anën e dikujt 38- Një pije freskuese 39- Përkrahës i flaktë i një partie apo individi 40- Emblema e një shteti, pa fund 41- Një perime vjeshte.

The Weeknd i ka akuzuar organizatorët e “Grammy Awards”, duke i etiketuar si të korruptuar, pasi nuk ka marrë asnjë nominim për ceremoninë e vitit 2021. Është pritur që këngëtari kanadez të ishte një konkurrent serioz për çmime, duke marrë parasysh albumin e tij “After Hours”, që ka kryesuar në top-lista dhe hitin “Blinding Lights”. Megjithatë, diçka e tillë nuk do të ndodhë, pasi ai as që është nominuar për edicionin e ri. “Grammy-t mbesin të korruptuar. Më keni borxh mua, fansave të mi dhe transparencës së industrisë”, ka shkruar The Week-nd në rrjetet sociale. Ndërkaq që organizatorët kanë thënë se e kuptojnë zhgënjimin e tij, mirëpo çdo vit

ndodh që disa realizime të mira të mos përfshihen në nominime. “Grammy Award” (Grammy) është një çmim muzike që nga viti 1957 jepet çdo vit në gjithsej 108 kategori për artistët më të dalluar, dre-jtues të prodhimit dhe teknikë akustik. “Grammy” jepet nga National Academy of Recording Arts and Sciences në Los Angeles. Nominimet edicionin e 63 për çmimet “Grammy” në muzikë u bënë me dije pak ditë më parë. Këngëtarja Dua Lipa është në mesin e yjeve me më së shumti nominime, gjashtë prej tyre, aq sa kanë edhe Taylor Swift e Roddy Ricch. Megjithatë, më së shumti nominime ka Beyonce, e cila është nominuar në nëntë kategori.

Telefonata dhe babai koprac

Një djalë niset për në Itali me gomone dhe i lë porosi prindërve se do t’i lajmëroj nëpërmjet telefo-nit për çfarëdo gjë që do t’i ndodhi. Pasi kalojnë natën papritur gomo-nia fundoset në mes të detit dhe djali që lajmëron të parët prindërit duke i thënë:

-Baba, gomonia po fundoset e ne po mbytemi, të lutem bëni diçka për të na shpëtuar.

I ati nga ana tjetër e telefonit:-Mirë, mirë biri im, por mbylle

tani telefonin se u harxhove.

ZgjuarsiaPasi ishte përzgjedhur si per-

son tepër i mirë, sepse gjatë gjithë jetës së tij nuk i kishte bërë keq askujt, zoti e fton djalin dhe i thotë:

-Këtu janë tre gjëra enkas për ty, pasuria, dashuria dhe zgjuarsia.

Djali u mendua dhe tha zg-jedhjen e tij:

-Zgjedh zgjuarsinë.Këtë gjë ua tregon shokëve

dhe ata i thonë për të vërtetuar zgjuarsinë:

-Nëse më propozojnë edhe një tjetër ofertë do të zgjidhja pasurinë.

k u l t u r e www.sot.com.al

5 6 4

9 8

6 4 7

9 4

4 8 6 5 9

1 3

6 1 3

7 1

5 3 4

9 5 2

8 1 4 3

1 8 6

9 2 6

4 7

7 8 1

4 6 1

8 5 7 3

4 8 5

7 2 3

5 2

2 1 5 3

6 9 4

4 7

3 5 6

4 6 5 9

5 2

3 9 7

FILMI ME SPIUNE GRA “THE 355”, NË VITIN 2022

Filmi i ri me spiune gra “The 355”, në të cilin shfaqet aktorja e njohur hollywoodiane Jessica Chestain, ka pësuar sërish ndry-shim në datën e lançimit. Projekti kinematografik i regjisorit Simon Kinberg, me një ekip aktoresh gra që shfaqen në rolet e spiuneve profesionale, pritej të lançohej nëpër kinema më 15 janar të vitit 2021. Studioja filmike “Universal Pictures” ka njoftuar të mërkurën se filmi nuk do të shfaqet nëpër kinema deri më 14 janar 2022, për shkak të ndikimit që pandemia e koronavirusit ka pasur në oraret e lançimeve të projekteve kine-matografike. Në rolet kryesore të filmit veç Chestainit, paraqiten aktoret Lupita Nyong’o, Diane Kruger, Fan Bingbing dhe Penelo-pe Cruz. Filmi shpalos historinë e një grupi spiunesh nga agjenci të ndryshme botërore, të cilët duhet të bashkëpunojnë për ta paranda-luar krijimin e konflikteve midis shteteve.

Page 22: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT E Enjte 26 Nëntor 2020 23

`

20 shkurt – 20 marsPeshqit

22 nëntor-21dhjetor 22 dhjetor – 21 janarBricjapi Shigjetari

22 janar –1 9 shkurtUjori

23 tetor – 21 nëntor Peshorja Akrepi

Mundohuni të gjeni qetësinë në dashuri dhe mos u lodhni shumë. Në punë, jeni pak i lodhur sot. Gjithashtu, dikush do t’ju kërkojë një favor ose për të zëvendësuar një person.

23 shattor-22 tetor

Energji e mirë pasdite, sot në dashuri mund të përjetoni plotësisht emocionet që ndjeni. Në punë, do të ketë disa disku-time për krijimin e një projekti që ju intereson.

Virgjëresha 23 korrik – 22 gusht

Luani 22 gusht-22 shtator22 maj- 21 qershor

Binjakët Gaforrja

Tranziti i Venusit është përsëri pozitiv, por kjo ditë sjell me vete disa dyshime në dashuri. Në punë, tashmë ju keni një shans për të rregulluar një problem.

Kjo ditë nuk do të jetë e qetë për ju. Pritet të ketë tensione në punë, por duhet të tregoni shumë kujdes dhe gjatë një takimi që mund të keni për një marrëveshje.

Kjo pjesë e fundit e muajit mund të sjellë me vete disa probleme dhe dyshime në dashuri. Në punë ju mendoni se diçka nuk shkon, nuk jeni plotësisht të kënaqur.

Dashi Demi

Nëse kohët e fundit ka pasur një ndarje, është normale që ju nuk doni të riktheheni në lojë, nuk jeni akoma gati për të dashur. Në punë, përpiquni të jeni më të kujdesshëm.

`

21 mars 20 prill

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

Një propozim në dashuri mund t’ju shkaktojë pak shqetësime, yjet janë pak nervozë. Në punë, mos u ngut-ni. Nëse jeni lodhur duke bërë diçka është koha të ndryshoni.

Situatë e bukur edhe për historitë e dashurisë që lindin papritur. Në punë ju jeni të lodhur, por nëse keni punuar shumë një lajm i mirë mund të vijë.

VERTIKAL

HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI HOROSKOPI

22 qershor- 22 korrik21 prill – 21 majDielli dhe Hëna në favor,

ka ardhur koha të vendosim një gur të bukur mbi ndrys-himet e së kaluarës. Në punë, mbështesni idetë tuaja por gjithashtu dëgjoni këshillat.

Snapchat do t’i paguajë përdoruesit për të krijuar përmbajtje

Hëna është në një pozitë të mirë, një lajm i shkëlqye-shëm për dashurinë, do të përjetoni emocione të veçan-ta. Në frontin e punës, mund të jeni nervoz.

HORIZONTAL

Mos u ktheni përsëri në po-lemikat e ditëve të kaluara dhe përpiquni ta jetoni dashurinë me më shumë qetësi. Në punë, mos u bëni të nxituar pasi pritet një situatë premtuese.

Mundohuni të mos mër-ziteni, dita do të sjellë shumë polemika në sferën sentimen-tale. Në punë, bëni gjithçka me qetësi dhe bëni kujdes me shpenzimet tuaja!

Përgjigjet e fjalëkryqit

Fjalëkryq i shifruar

Bie nga ballkoni, 6 vjeçarja shpëton falë

grumbullit të borës

1- Një kryeqytet ballkanik 4- Shqetësim, sevda 7- Shifër 9- Fjalë apo shprehje që kanë kuptim të njëllojtë me një tjetër 11- Përemër vetor 13- Ngastra të mbjella 14- Aktori amerikan Merfi 16- Janë dy ato të globit 18- Ndotja e ajrit 19- Rita e humorit 20- I thonë priftit uratë apo ... 21- Nasi i shkrimeve 22- “Qeveria” e fshatit 23- Paloka i politikës 24- Jam në hall, në mëdyshje apo në ... 26- Lumë në krahinën e Lombardisë në Italinë e Veriut 27- I thonë plëndësit të pulës 28- Posedon 29- Litarë çeliku, shumës 30- Pjesa kryesore e portit ku qëndrojnë anijet 31- Personazh te filmi “Komisari Dritës”, pa fund 32- Një shtet afrikan me kryeqytet Bamako 33- Vjershë lirike popullore për heronjtë legjendarë 34- Këngëtarja popullore dibrane Rasha 35- Ish-aktori egjiptian i laureuar Sharif 37- Është figurë gjeometrike 39- Kular që u vihet qeve në qafë kur janë të mbrehur në qerre 40- ... apo çift 42- Mes apo qemer siç i thonë rrobaqepësit 43- gjendja materiale dhe financiare e një vendi 46- Është kryeqyteti i Kanadasë 47- Tip automjeti italian 48- Mung-esë e theksuar gjaku.

1- Bimë me farëza djegëse dhe të hidhura, përdoret në mjekësi dhe përgatisim mustardën 2- Njëlloj si egoja 3- Ajo është burimi i të gjitha të mirave materiale 4- Agjencia e lajmeve egjip-tiane 5- Kafshë e egër e pyjeve tona 6- “Shtëpia” e qenit 8- Kryeministri italian Moro që u vra nga mafia 9- Vendlindja e Selam Musait 10- Njëlloj si të thuash ide 12- Qytet historik në Spanjë në jug të Madridit 15- Filmi artistik “... e ngrohtë” 17- Organizatë terroriste baske 18- Është çallma e hoxhës 20- Ata të merren vesh, të ulen e të bisedojnë 21- Këngëtarja sllave Brema 22- Gjarpër i madh aziatik pa helm 24- ... Koperfild një roman nga Dikensi 25- Patrioti Nivica 27- Janosh ..., protagonist i ngjarjeve rë vitit 1960 në kundërrevolucionin në Hungari 28- Njëlloj si nr 6 vertikalisht 29- Ish-fshatarë të pasur të pasluftës, shumës 30- Kel ... i foto-grafisë 31- Regjisori durrsak Haxhi ... 32- Më shumë se shok 33- Një shtet amerikano-latin me kryeqytet La Paz 36- Lumi i Parisit 38- Kështu quhej më parë vendi ynë 40- Nofkë e humoristit italian Antonio Dekurti 41- Po u këput litari ajo mbeti brenda 44- Lloj qymyri industrial 45- Shkrimtari gjerman Thomas ...

k u l t u r e www.sot.com.al

Një vajzë gjashtëvjeçare që ra nga ballkoni prej 12 metrave lartësi, shpëtoi mrekullisht falë një grumbulli bore në oborr. Sipas mediave të huaja, pamjet tronditëse tregojnë fëmijën e cila pas incidentit ngrihet dhe kthehet në shtëpi, pavarësisht që pësoi dëmtim të lehta. Rënia ndodhi nga kati i katërt i një blloku të sheshtë, në qytetin rus të Tomsk. Sipas raporteve lokale ajo ishte e vetme në shtëpi. Ngjarja thuhet se ndodhi të shtunën në mbrëmje dhe temperatura ishte minus 6 gradë Celsius. Nuk shihet asnjë dëshmitar në video, por u bë me dije që dikush thirri shërbimet e urgjencës, sepse vajza e pa identifikuar u dërgua në spital.

TikTok tani ka një tjetër konkurrent në treg, Snapchat. Snapchat ka lançuar Spotlight, një segment të ri në aplikacion që do të shfaqë video të krijuara nga për-doruesit. Megjithëse nuk është hera e parë që aplikacioni ka “video të përdoruesve të tjerë”, është hera e parë që këto video janë në një vend të veçantë, domethënë që ato janë të spikatura. Nëse kjo nuk mjafton për të motivuar njerëzit të bëjnë përmbajtje, Snap ka vendosur të paguajë përdorues të caktuar për të krijuar përmbajtje të tillë. Kompania shprehet se do të paguajë deri në një milion dollarë në ditë për të gjithë përdoruesit deri në fund të vitit.

Page 23: Konferenca e Kryetarëve miraton kërkesën, PS nis punën mbi ...

GAZETA SOT24 E Enjte 26 Nëntor 2020

C M Y K

SOTSOT sport www.sot.com.al

DREJTOR/ Arjan PRODANI; KRYEREDAKTOR/ Kliti TOPALLI; KULTURË/Julia VRAPI; SPORT/Adriatik BALLA; MENAXHER SHITJE/Shpëtim Caco

MARKETING: Glen PRODANI Cel: 068 60 33 098; email: [email protected] T A F I /

Adriatik BALLA

U nda dje nga jeta një prej sportistëve më të mëdhenj që ka parë bota e futbollit,

Diego Armando Maradona, argjentinasi i famshëm, njeriu që fitoi Botërorin e Meksikës thuajse i vetëm më 1986, fama e të cilit kishte pushtuar plan-etin për dekada me radhë. ka qenë një ditë tronditëse për futbollin botëror, sepse Mara-dona pranohet gjerësisht se ishte përfaqësuesi më i denjë ndër më të denjët e më të mëdhenjtë, praktikisht një nga më të mirët e historisë së kësaj loje në të gjitha kohërat. Kësh-tu, vetëm pak ditë pasi festoi 60-vjetorin, “El Pide D’oro” pësoi një arrest kardiak pas-diten e djeshme në shtëpinë e tij në San Andres, lagje në periferi të Buenos Aires, ku edhe ishte vendosur prej disa ditësh. Në shtëpi bashkë me Maradonën ndodhej edhe vajza e tij, Xhanina. Kujtojmë që më 30 tetor Maradona fes-toi 60-vjetorin, ndërsa vetëm pak ditë më vonë iu nënsh-trua një operacioni në tru, për të eliminuar një mpiksje gjaku dhe pas ndërhyrjes

FORMULA 1/ Hamilton tregon sekretet e sukseseve të tij

SURPRIZA Edhe pse ka qenë një vit i vështirë, si pasojë e pandemisë së koronavirusit, ku u shtynë shumë aktivitete, u anuluan shumë të tjera dhe pati largim total të tifozëve nga stadiumet, sërish organizatat drejtuese të futbollit vijojnë t’i bë-jnë “adetet” e tyre. Kështu, FIFA ka publikuar emrat e 11 futbollistëve që do të garojnë për çmimin e futbollistit më të mirë për vitin 2020 “The Best FIFA Men’s Player 2020”. Si favorit shikohet Robert

Levandovski, i cili fitoi gjithçka me Bajernin e Mynihut sezonin e fundit dhe vazhdon të shënojë rregullisht me kampionët e Gjer-manisë dhe të Europës. I përzg-jedhur tjetër nga Bajerni i tripletës është spanjolli Thiago Alkantara, i cili këtë verë kaloi te Liverpul. “The Reds” dominojnë, pasi në listën e kandidatëve janë edhe Sadio Mane, Mohamed Salah dhe Virgil Van Dijk. Lista e 11 kandidatëve plotësohet me yjet e PSG, Nejmar

dhe Kilian Mbape, si dhe me emra të njohur si Serxhio Ramos nga Real Madrid dhe Kevin De Bryjn nga Mançester Siti. Ky çmim do të jepet më 17 dhjetor, pas një cere-monie që do të mbahet në Zurih. Fituesi do të vendoset pas votimit të tifozëve, gazetarëve, trajnerëve të kombëtareve dhe kapitenëve. Tre finalistët do të zbulohen gjatë ditëve në vijim, ku me shumë gjasa përkrah Levandovskit mund të jetë asnjë mes Mesit dhe Ronaldos.

Shuhet legjenda Diego Armando Maradona, ikona e futbollit argjentinas dhe botëror

FIFA publikon listën për më të mirin e vitit, Robert Levandovski favorit

Ai ka tejkaluar çdo para-shikim, pasi ka thyer rekordet e Majkëll Shumakerit, duke marrë titullin e shtatë botëror në Formula 1. Sepse, britaniku Ljuis Hamilton është njeriu i momentit në Formula 1. Prej vitesh në këtë sport flitet vetëm për pilotin anglez i cili po ven-dos rekorde të njëpasnjëshme. Me titullin Botëror që fitoi pak javë më parë, Hamilton barazoi legjendën gjermane Majkëll Shumaker me 7 tituj të fituar në Formula 1, ndërsa e parakaloi gjermanin përsa i përket garave të fituara, me 35-vjeçarin britanik që kryeson me 94 gara të fituara në total. Në një intervistë për faqen

zyrtare të Formula 1, Hamilton ka treguar çelësat e suksesit të tij. “Është dashur kohë, shumë kohë për t’u bërë ky që jam sot. Nuk ka qenë aspak e thjeshtë të bëhem kaq i aftë, edhe pse talenti nuk më ka munguar kurrë. Sekreti i fitimit të 7 titujve kampionë dhe rreth 100 garave? Disiplinë e madhe dhe përpjekje e vazhdueshme dhe sistematike për t’u përmirësu-ar. Çdo vit shkruaj një shënim për t’i kujtuar vetes gjërat që nuk kam arritur akoma. Pyes veten “si mund ta bëj këtë, si mund t’ia dal?‘. Kjo është mënyra e vetme për të arritur rezultate të larta“, deklaron Hamilton.

kirurgjikale ishte vendosur në rezidencën ku edhe humbi jetën dje pasdite. Ishte gazeta “Clarin”, ndër më të mëdhatë në Argjentinë, e cila publikoi lajmin se është ndarë nga jeta Diego Aramando Maradona në moshën 60-vjeçare. Sipas gazetës në fjalë, Maradona është ndarë nga jeta pasi ka pësuar një atak kardiak në shtëpinë e tij gjatë paradites së djeshme. Në fakt, gjendja e tij raportohej si stabël dhe jo e rrezikuar, por situata ka ndryshuar në mënyrë tragjike. Në Argjentinë, që pas publik-imit të këtij lajmi nga gazeta në fjalë, ka filluar një zi kom-

bëtare e mirëfilltë. Maradona është një legjendë e futbollit botëror dhe një nga figurat më të dashura në historinë e Argjentinës jo vetëm futbol-listike. Të shumtë kanë qenë mesazhet që personalitetet e sportit dhe jo vetëm kanë adresuar për këtë ngjarje, për ndarjen nga jeta të një prej më të mëdhenjve të futbollit. “Sot i them lamtumirë një miku, bota i thotë lamtumirë një gjeniu të përjetshëm. Një nga më të mirët ndonjëherë. Një magjistar i pashembullt. Ai largohet shumë shpejt, por lë një trashëgimi pa kufij dhe një boshllëk që nuk do të plotëso-

Lojtari i madh, fitues i Botërorit “Meksiko-1986”, një prej më të mirëve të të gjitha kohërave, vdiq dje në moshën 60-vjeçare, në Buenos Aires

Pasi ka vendosur duart për herë të 12-të në karrierë mbi Topin e Artë suedez, në një intervistë për mediat në vendlindjen e tij, Zlatan Ibra-himoviç ka qetësuar tifozët e Milanit përsa i përket dëmti-mit që pësoi në ndeshjen ndaj Napolit duke theksuar se do të mungojë nga 1 deri në 2 javë dhe jo më tepër, ndërsa ka shprehur edhe një dëshirë të

het kurrë. Pusho në paqe, Die-go! Ju kurrë nuk do të harro-heni kurrë", shkruan Kristiano Ronaldo. Mbresëlënës ka qenë dhe mesazhi i brazilianit Pele. “Një ditë do ta godasim topin së bashku në qiell. Miqtë më të mirë po na lënë”, shkruan Pele, mjaft i prekur nga vdekja e Maradonës. Edhe kryeminis-tri edi Rama bëri një postim prekës për humbjen e Diegos. “Dora e Zotit iu bashkua Zotit”, shkruan Rama, duke e cilësuar Maradonën si Mox-artin e futbollit. Nuk mungoi as mesazhi i Lionel Mesit, që cilësohet shpesh “identik” me legjendën argjentinase. “Një ditë e mërzitshme për të gjithë Argjentinën dhe futbollin. Ai u largua por do të jetë ende këtu me ne, sepse Diego është i pavdekshëm. I kam përmbled-hur të gjitha momentet e mira që kisha më të dhe dëshiroj që t’i shpreh ngushëllimet të gjithë familjes së tij dhe shokëve. RIP”, ka shkruar Mesi në rrjetin social “facebook”. Kujtojmë në fund, që Maradona fitoi kupë bote me Argjentinën, ndërsa me klubet korri suksese të mëdha me Barcelonën, Napolin e padyshim ekipin e zemrës, Boka Juniors.

GRUPI EAjaks-Bajern 3-3Benfika-AEK 1-0

RENDITJA1.Bajern 142.Ajaks 123.Benfika 74.AEK 1

GRUPI FM.Siti-Hofenheim 2-1Shakhtar-Lion 1-1

RENDITJA1.Mançester Siti 132.Lion 83.Shakhtar 64.Hofenheim 3

GRUPI EAjaks-Bajern 3-3Benfika-AEK 1-0

RENDITJA1.Bajern 142.Ajaks 123.Benfika 74.AEK 1

GRUPI FM.Siti-Hofenheim 2-1Shakhtar-Lion 1-1

RENDITJA1.Mançester Siti 132.Lion 83.Shakhtar 64.Hofenheim 3

tijën për të luajtur futboll deri në moshën 50-vjeçare. “Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron kampioni dhe li Sulmuesi/

Ibrahimoviç: Milan mos u step, kthehem për një javë!

Pasi ka vendosur duart për herë të 12-të në karrierë mbi Topin e Artë suedez, në një intervistë për mediat në vendlindjen e tij, Zlatan Ibra-himoviç ka qetësuar tifozët e Milanit përsa i përket dëmti-mit që pësoi në ndeshjen ndaj Napolit duke theksuar se do të mungojë nga 1 deri në 2 javë dhe jo më tepër, ndërsa ka

shprehur edhe një dëshirë të tijën për të luajtur futboll deri në moshën 50-vjeçare. “Do të vazhdoj të luaj futboll deri në momentin që në stadiume të rikthehen tifozët. Nuk mund ta mbyll karrierën time para tribunave të boshatisura. Jam 39 vjeç dhe fitova ‘Topin e Artë’ të Suedisë. Synimi im është ta fitoj këtë trofe edhe në moshën 50-vjeçare“, deklaron kampioni dhe lideri i Milanit.

Sulmuesi/ Ibrahimoviç: Milan mos u step, kthehem për një javë! Pasi ka vendosur duart për herë të 12-të në kar-rierë mbi Topin e Artë suedez,

në një intervistë për mediat në vendlindjen e tij, Zlatan Ibrahimoviç ka qetësuar ti-fozët e Milanit përsa i përket dëmtimit që pësoi në ndeshjen

Sulmuesi/ Ibrahimoviç: Milan mos u step, kthe-hem për një javë Sul-muesi/ Ibrahimoviç