Top Banner
Përfaqësuesit e PD-PS bëjnë paqe Shtyhet KQZ-ja, partitë do të rishikojnë zonat »2 SI U ÇLIRUAN HEBRENJTË PREJ SERBËVE Kush ishte Rexhep Mitrovica, kryeministri kosovar për Shqipërinë »18-19 E SHTUNË 8 DHJETOR 2012 VITI VIII, NR. 2843 TEL: 04 2 233 991 FAX: 04 2 233 998 ÇMIMI: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com Vjena, aty ku nisi rënia e perandorisë turke. Koalicionet fituese Gabimet e sulltanit HARTA E TIRANËS Çmimet e banesave sipas tregut të lirë dhe hipotekës »7 Zonat ku janë rritur dhe ulur vlerat e apartamenteve për kryeqytetin. Ç’ndodh me qendrën dhe zonat kufitare KOALICIONET Pëllumbi: Deputetët e vjetër të mos rikandidojnë sërish PERIMET ME HORMONE Braktisen nga blerësit, ulen çmimet në tregje Batutat e deputetëve në seancë. Topalli propozon vaksina për parlamentarët e opozitës. Balla: “Sali, zhduku” OPOZITA NUK VOTON Prodhuesit vënë alarmin për mungesën e tregut. Konsumatorët: Të bukura nga jashtë, por janë plot me stimulues »6 »2-3 »5 PS-ja NUK KA BESIM NË KOALICIONIN ME LSI-në, NA TRADHËTOI NJË HERË PIKAT E PROGRAMIT DHE MARRËVESHJET PARA- ZGJEDHORE ME ALEATËT RAMA: NËSE FITOJ ZGJEDHJET, DO TË JEM KRYEMINISTËR I VENDIT Tregjet mbushen me pemë, drita dhe zbukurime të tjera të Vitit të Ri. Vështrim mbi ofertat e tregtarëve dhe mungesa e blerësve Çmimet e zbukurimeve te çamët e kinezët »14-15 »8 BUXHETI I SHTETIT Ministria e Financave: Thesari po kryen të gjitha pagesat PRESIDENTI I “PARTIZANIT” Arrestohet Paro Laçi. Policia: Italia e kërkonte për drogë »7 »9 Ministrive nuk do t’u lejohen blerje të kota. Çdo faturë që paraqitet paguhet sipas rregullave Nga GËZIM TUSHI Globalizmi, universaliteti dhe vlerat e qytetërimit Nga SANDRA ZOTO Gruaja shqiptare në emigracion Opinion »11 »10
24

Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

Mar 20, 2016

Download

Documents

Gazeta Metropol

Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

Përfaqësuesit e PD-PS bëjnë paqe

Shtyhet KQZ-ja, partitë do të rishikojnë zonat»2

Si u çliruan hebrenjtë Prej Serbëve

Kush ishte Rexhep Mitrovica, kryeministri kosovar për Shqipërinë»18-19

E shtunë8 dhjEtor 2012Viti Viii, Nr. 2843Tel: 04 2 233 991Fax: 04 2 233 998ÇMiMi: 30 lekë • € 1.5 gazetametropol.com

Vjena, aty ku nisi rënia e perandorisë turke. Koalicionet fituese

Gabimet e sulltanit

Harta e tiranësÇmimet e banesave sipas

tregut të lirë dhe hipotekës

»7

Zonat ku janë rritur dhe ulur vlerat e apartamenteve për kryeqytetin. Ç’ndodh me qendrën dhe zonat kufitare

KoalicionetPëllumbi: Deputetët e vjetër të mos rikandidojnë sërish

PeRiMeT Me hoRMoneBraktisen nga blerësit, ulen çmimet në tregje

Batutat e deputetëve në seancë. Topalli propozon vaksina për parlamentarët e opozitës. Balla: “Sali, zhduku”

Miratohet buxheti i shtetit, deputeti i LSI-së voton kundër

oPoZiTa nuK VoTon

Prodhuesit vënë alarmin për mungesën e tregut. Konsumatorët: Të bukura nga jashtë, por janë plot me stimulues

»6

»2-3

»5

Ps-ja nuK Ka besim në Koalicionin me lsi-në, na traDHëtoi një Herë

PiKat e Programit DHe marrëvesHjet Para-zgjeDHore me aleatët

rama: nëse fitoj zgjeDHjet, Do të jem Kryeministër i venDit

tregjet mbushen me pemë, drita dhe zbukurime të tjera të Vitit të ri. Vështrim mbi ofertat e

tregtarëve dhe mungesa e blerësve

Çmimet e zbukurimeve te çamët e kinezët

»14-15

»8

buxheti i Shtetit

Ministria e Financave: Thesari po kryen të gjitha pagesat

PreSiDenti i “Partizanit”

arrestohet Paro laçi. Policia: italia e kërkonte për drogë

»7

»9

Ministrive nuk do t’u lejohen blerje të kota. Çdo faturë që paraqitet paguhet sipas rregullave

nga Gëzim tuShi

Globalizmi, universaliteti dhe vlerat e qytetërimit

nga SanDra zoto

Gruaja shqiptare në emigracion

opinion

»11

»10

Page 2: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

02 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« politikë

Skadon afati ligjor, anëtarët Shtyjnë mbledhjen e kQZ-së

kQZ shtyn përsëri vendimin e ZAZ-ve, kërkesë nga pD

ervin koçi

Shtyhet seanca e Komi-sionit Qendror të Zgjed-hjeve me kërkesë të

Partisë Demokratike. Që para se të niste mbledhja e Komi-sionit, Njazi Kosovrasti i kërkoi kolegut të tij të Partisë Socialiste Genc Gjonçaj që të jepte konsensusin e tij, në mënyrë që mbledhja të shty-hej në një seancë tjetër. Në rendin e ditës ishte miratimi i ndarjeve të zonave admin-istrative zgjedhore, të cilat, sipas propozimit të bërë më parë, ato do të shtoheshim me 10 ZAZ të reja. Argumenti ku u mbështet përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ për shtyrjen e mbledhjes ishte koha e pamjaftueshme, sipas tij, për të shqyrtuar ma-terialin e plotë të paraqitur. Kjo kërkesë e Kosovrastit mori miratimin e kolegut socialist, duke e çuar kërkesën e tyre në votim. Nënkryetari i KQZ-së, Denda Biba, dha miratimin e tij, duke shtuar edhe rezer-vat e tij. Sipas nënkryetarit, shtyrja e vendimit do të për-bënte shkelje të ligjit, pasi dita e djeshme ishte edhe afati i fundit i përcaktuar në ligj, që do të lejonte ndarjen e re të zonave administrative zgjed-hore. “Para dy mbledhjeve, kur unë kërkova shtyrjen e se-ancës për përcaktimin e numrit të mandateve, ju më thatë se ishte afati i fundit ligjor. Do ta miratoj këtë vendim jo për të kënaqur sedrën time, por për të treguar se duhet një frymë e tillë bashkëpunimi, që duhet të na shoqërojë”, - theksoi nënk-

ryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Propozimi i për-faqësuesit politik të Partisë Demokratike u vonua unani-misht nga të gjithë anëtarët e KQZ-së. Mbledhja e radhës për përcaktimin e zonave ad-ministrative zgjedhore nuk u përcaktua, pasi përfaqësuesit politikë thanë se do ta njoftonin vetë administratën për takimin e radhës. Sipas përllogaritjeve të Ministrisë së Brendshme, ndryshimet de-

mografike dhe rritja e numrit të popullsisë do të jenë 120 mijë e 845 zgjedhës më shumë që do t’u drejtohen qendrave të votimit. Kjo rritje e numrit të popullsisë ka bërë që KQZ-ja të shtojë numrin e zonave të administrimit zgjedhor nga 66 që ishin në dy zgjedhjet e fundit në 76. Shtimi i numrit të ZAZ-ve përkthehet ndryshe në shtim vendnumërimesh të vo-tave, pasi KZAZ-të janë ato që kryejnë një proces të tillë.

Mbledhja e Komi-

sionit Qendror të

Zgjedhjeve filloi me

20 minuta vonesë,

pasi përfaqësuesit

e mazhorancës në

KQZ hynë në sallën

e mbledhjeve jo në

orarin e përcaktuar

Para se të fillonte

mbledhja, për-faqësuesi i Partisë

Demokratike në KQZ

bisedoi me kolegun e

tij të PS-së në mënyrë

private, të cilit i kërkoi

konsensusin për

shtyrjen e seancës.

Shtyrja e mbled-

hjes së Komisionit

Qendror të Zgjed-

hjeve edhe këtë

herë u bë me vota

unanime, pasi të

gjithë anëtarët ishin

pro kërkesës për

shtyrjen e saj.

idrizi: Shtetësia për presidentin grek, është çam ortodoks

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Id-rizi, mbështet dhënien e shtetësisë shqiptare pa kushte për të gjithë shqiptarët kudo që jetojnë. Gjatë një leksioni që ai ka mbajtur në një nga universitetet private të Tiranës, kreu u PDIU-së theksoi se shtetësia duhet t’u jepet të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen, edhe atyre në Greqi. “Tu japim pasaportën të gjithë shqiptarëve në Greqi, të cilët deri sot kanë

qenë të shtypur e të pamundur të deklarohen si shqiptarë. T’u japim kurajë çamëve ortodoksë dhe arvanitasve që ta deklarojnë veten si shqiptarë”, - deklaroi Idrizi. Sipas tij, ne si shtet duhet t’ia japim pasaportën shqiptare edhe Presidentit grek Karolos Papulias, i cili është çam ortodoks. “Ka ardhur koha për reciprocitet me Greqinë. Ka ardhur koha që Greqia t’i njohë realitetet etnike dhe minoritetet që jetojnë në Greqi”, - deklaroi Idrizi. Kreu i PDIU-së deklaroi se qeveria shqiptare nuk ka bërë ende asgjë për çështjen çame përveç atyre zhvillimeve që janë realizuar nëpërm-jet presionit pozitiv dhe nismave të PDIU-së. Nismën për dhënien e shtetësisë për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen e propozoi Kryeministri Sali Berisha ditën e 100-vjetorit të themelimit të shtetit shqiptar. Kjo nismë është mbështetur edhe nga partitë e tjera politike, por në bazë të deklaratave ajo do të hyjë në fuqi pas zgjed-hjeve parlamentare për të mos ndikuar në zgjedhje.

Zyrtarizohet shkarkimi i ina ramës

parlamenti miraton Adriatik llallën, emërohet kryeprokurori i ri

Adriatik Llalla do të jetë kryeprokurori i ri i Shqipërisë, pasi mori miratimin e Kuvendit. Me 75 vota pro dhe 54 abstenime Kuvendi miratoi dekretin e Presidentit të Republikës së Sh-qipërisë, Bujar Nishani. Adriatik Llalla pas marrjes së miratimit nga Komisioni i Ligjeve mori miratimin edhe në Kuvendin e Shqipërisë. Opozita, ashtu siç kishte paralajmëruar, ka absten-uar, pasi pak ditë më parë shprehu qëndrimin e saj se ishte dakord me emrin, por e cilëson procesin si antikushtetues. Më 3 dhjetor Presidenti Nishani dekretoi Adriatik Llallën në postin e prokurorit të përgjithshëm të Republikës. Në rela-cionin shoqërues të dekretit presidencial Nishani vlerëson eksperiencën e gjatë të tij në strukturat e organit më të lartë të akuzës në vend, ku ai ka kryer detyra të ndryshme.

Vendimi futet pa rend dite

komisioni hetimor për 21 janarin, shtyhet mandati deri në qershor

U miratua dje në parlament shtyrja e afatit të komisionit hetimor për 21 janarin. Me kërkesë të Partisë Demokratike, Kryetarja e Kuvendit nxori në votim dje shtyrjen e afatit të komisionit hetimor për 21 janarin deri në fundin e mandat të Kuvendit, që përkon para zgjedhjeve të përgjithshme më 23 qershor. Ky vendim u miratua vetëm me votat e mazho-rancës, 71 vota, ndërsa anëtarët e opozitës nuk morën pjesë në votim. Kur u bë prezantimi i projektvendimit, anëtarët e majtë lanë sallën e seancave plenare. Futja e këtij vendimi në votim ishte një surprizë për anëtarët e majtë, pasi kjo ishte jashtë rendit të ditës. Tani komisioni hetimor për ngjarjet e 21 janarit, të mandatar nga parlamenti i Shqipërisë, do ta ushtrojë detyrën e tij deri në qershorin e ardhshëm.

SAli BeriShA - Më së fundi kryetari juaj bëri zbulimin gjenial: ai gjeti metrin e së vërtetës. Por në metrin e tij nga Damiani te Proletari mbetën në klasë, sepse ai tha se i vërtetë është vetëm ai që së bashku me këpucët është dy metër i gjatë. Rama, pasi mashtroi 8 vjet shqiptarët, tani u tha “besomëni se jam i gjatë”. Prandaj përveç Fidelit të partisë ju të tjerët puthuni me Milon për listat që vijnë.

SAli BeriShA - E pres këtë reagim sot. Kreu juaj tha se të vërtetat janë vetëm ato që dalin nga 2 metra së bashku me këpucët gjatësi. E kuptoj që sot është dita e sikletit më të madh të vitit, e kuptoj që sot është dita e shpërthimit madhor të zilisë në këtë sallë, ju do të donit një buxhet të kundërt me këtë që paraqitet, se për ju, për të thënë të vërtetat dy metra të gjata bashkë me këpucët, duhet të thoshim se do ulim rrogat 40%, të ardhurat bien me 30%, papunësia do të rritet me 25%, vetëm atëherë ju do të më duartrokisnit mua, por këto nuk mund t’i them, se realiteti është tjetër”, - tha Berisha.

BAShkim Fino - Ky do të jetë buxheti i fundit që ju do të miratoni.

Genc ruli - I them zotit Fino se ky nuk është buxheti i fundit për ne, por i parafundit, pasi ne do të marrim manda-tin tjetër 4-vjeçar.

JoZeFinA topAlli - Programi për vaksinimin më pëlqeu shumë. Sikur të bëjmë një vaksinim tuajin për të votuar ato tri ligjet! S’po ju vaksinojmë ju, por të vaksino-jmë kryetarin tuaj.

ArBen mAlAJ - Qytetarët preken nga qeveria, kështu që vaksinimi ka dobi më shumë për qeverinë sesa për kafshët.

JoZeFinA topAlli – Kë të vaksinojmë më parë? Janë që të gjithë këtu për t’u vaksinuar.

tAulAnt BAllA - Ky është buxheti i fundit i Sali Berishës. Me t’u mbledhur parlamenti i ri, është momenti i këtij buxheti për t’u kthyer në shërbimin të qytetarëve. Sa për rezultatet në luftën kundër korrupsionit, ti Sali Berisha do të mbahesh mend si i vetmi kryeministër në Europë që ke vrarë qytetarë për të mbrojtur korrupsionin. Nanos i the “ik” kur ishe në opoz-itë, po ne do të themi “Sali zhduku”. Ushtarin e filmit “Ballë për pallë” dhe “Nëndetësen 105” e ke shitur për skrap.

Sandri i merr paratë nga Ministria e Mbrojtjes. Një repart ushtarak e paguan Sandri 15 milionë lekë. Ministri tha se armatim nga ish-komunizmi nuk ekzistojnë më, por ku kanë vajtur paratë, mor zotëri, se armatim nuk ka më?! Për vlerën e këtyre armatimeve të shitura në buxhetin e shtetit nuk figu-ron as një dollar hyrje. Asnjë lekë nga kjo pasuri kombëtare nuk janë bërë hyrje nga ushtari Arben Imami.

JoZeFinA topAlli - Mua më dalin parandjenjat. Herën e fundit i thashë Skënder Gjinushit se nuk do të fliste më në parlament kur u miratua buxheti i atij viti. I them edhe para-folësit se është hera e fundit që flet.

BAtutAt GJAtë SeAncëS Së DJeShme

Page 3: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

03• E shtunë 8 dhjetor 2012

»politikë

naço mbanë fjalën, Voton kundër maZhorancëS, Shkak fondet e pakta për beratin

Buxheti merr votat e nevojshme në parlamentOpozita: Po i futni brezat në borxhe, ky buxhet sjell rrënim

në liStë edhe gjenoVefa gaba, iSh-kryetarja e Shkarkuar e apelit Vlorë klD zgjedh me short 8 gjytarët e kolegjit Zgjedhor

Shorti kishte në përbërje 48 kanditatura gjyqtarëshNë Këshillin e Lartë të

Drejtësisë është hedhur dje shorti që përzgjodhi emrat rinj të gjyqtarëve që do të jenë në përbërje të Kolegjit Zgjed-hor. Në mbledhjen e djeshme, përveç shkarkimit të gjyqtarit Neritan Tabaku, KLD ka për-zgjedhur edhe 8 anëtarët e rinj të Kolegjit Zgjedhor. Mësohet se janë përzgjedhur si anëtarë gjyqtarët Ilir Toska, Andi Civici, Fuat Vjerdha, Valbona Çekrezi, Edlira Petri, Petrit Ceno, Gji-novefa Gaba, Kriton Spahiu. Tetë anëtarët e rinj u zgjodhën mes një shorti në përbërje të të cilit kishte 48 kandidatura. Këshilli i Lartë i Drejtësisë, para pak ditësh shqyrtoi emrat e të gjithë gjyqtarëve të të gjitha gjykat-ave të apelit të Republikës së Shqipërisë dhe vendosi të për-caktojë emrat e gjyqtarëve, që do të përfshihen në shortin për përzgjedhjen e tetë gjyqtarëve,

GABA në liStëNë listë ndodhet edhe Gjenovefa Gaba, ish-kryetarja e Gjykatës së Apelit Vlorë, e cila u shkarkua nga detyra prej KLD-së bashkë me 2 vartësit e saj, Vasil Hanxhallari dhe Sokol Ngresi. Shkarkimi ndodhi në vitin 2008, ndërsa në vitin 2009 u rikthye në detyrë nga Gjykata e Lartë. Ata u shkarkuan nga KLD-ja, pasi u gjetën me shkelje të shumta, që i kishin kryer gjatë ushtrimit të detyrës së gjyqtarit nga qershori 2004 deri në qershor të vitit 2008, kur inspektorët e Këshillit kontrolluan dosjet e gjykuara prej tyre.

të cilët do të përbëjnë Kolegjin Zgjedhor të Gjykatës së Ape-lit Tiranë. Këshilli vendosi që përveç anëtarëve në detyrë të Kolegjit Zgjedhor, të përjashto-jë nga procedura e shortit, një gjyqtar të gjykatës së Apelit Shkodër, për të cilin ka filluar procedimi disiplinor, një gjyqtar të Gjykatës së Apelit për Krime të Rënda, i cili ushtron aktual-isht detyrën e pedagogut të brendshëm në Shkollën e Mag-

jistraturës, si dhe gjyqtarët të cilët mbushin moshën e daljes në pension, para mbarimit të mandatit të këtij Kolegji. Këtij vendimi i është bashkëlidhur lista e gjyqtarëve të gjykat-ave të apelit të Republikës së Shqipërisë, që do i’u nënsh-troa procedurës së shortit, për përzgjedhjen e 8 anëtarëve të Kolegjit Zgjedhor të Gjykatës së Apelit Tiranë. Njëkohë-sisht, partive të mëdha, PD e

PS, u është hequr e drejta për të hequr nga dy gjyqtarë pas përfundimit të shortit. Vendimi i parë që do të shqyrtojë tru-pa e re e Kolegjit do të jetë pikërisht vendimi për ndarjen e mandateve të deputetëve nëpër qarqe. Sipas Komi-sionit Qendror të Zgjedhjeve, vendimi për rishpërndarjen e mandateve nuk është zbard-hur ende, çka vonon dhe an-kimimin e saj nga PD-ja.

ervin koç

parlamenti miratoi dje në parim projektligjin për bux-hetin i vitit 2013. Pas një

seance maratonë, që zgjati rreth 10 orë pa ndërprerje, anëtarët e mazhorancës votuan projek-tligjin në parim për vitin 2013, duke e miratuar atë 74 vota pro. Deputeti i LSI-së Nasim Naço u shpreh kundër këtij projektligji, duke mbajtur të njëjtin qën-drim si disa ditë më parë.

OpozitaDeputeti socialist Ben

Blushi në emër të grupit par-lamentar të PS-së theksoi se shtyrja e kufirit të borxhit mbi 60 për qind është një rrënim i plotë i ekonomisë dhe kërkoi që ai buxhet të mos votohej, pasi sipas tij sjell një rrënim të brezave të ardhshme. “Pas këtij buxheti Shqipëria nuk ka gjasa të bëhet mirë. Për vitin e ardhshëm do të kemi më shumë borxh. Nuk keni para, prandaj mer-rni borxh, ngaqë nuk ka më të ard-hura. Borxhi i Shqipërisë është 9 miliardë dollarë. Këtë vit merrni borxhin më të madh të histori së këtyre 20 vjetve. A keni frikë kur merrni borxh 700 milionë euro? Qeveria është si familje dhe duket që brezat në vijnë të mos i lëmë borxh. Të çohet ndonjë nga ju dhe të thotë në ka qeveri në botë që merr borxh. Para disa muajsh Komisioni Europian vuri sanksione për borxhet, 60% të prodhimit të brendshëm bruto”, - theksoi Blushi.

QeveriaMinistri i Financave, Ridvan

Bode, e konsideroi diskutimin për projekt buxhetin e vitit

të ardhshëm si një moment të rëndësishëm në jetën parlamen-tare. Nga foltorja e Kuvendit Bode deklaroi se opozita i qën-droi larg debatit të buxhetit, pasi sipas tij, deputetët e opozitës u morën vetëm me akuza, duke mos dhënë asnjë alternativë. “Objektivi kryesor i këtij bux-heti ka qenë implementimi me sukses i programit të qeverisë. Ky buxhet ka pasur një objektiv po aq madhor, që përmes politi-kave të sigurojë mbështetjen e zhvillimit të ekonomisë, në mo-mentet delikate të krizës globale dhe rajonale”, - u shpreh Bode.

LSIDeputeti i Lëvizjes Social-

iste Nasip Naço deklaroi dje në Kuvend se do të votojë kundër buxhetit të vitit 2013. Ai vi-

joj me argumentin e para disa ditëve se fondet e parashikuara për vitin 2013 për qarkun e Be-ratit janë tepër të pakta dhe si deputet i atij qarku ai nuk mund ta votonte atë buxhet. “Mendoj se diskutimet, debatet në sallë duhen peshuar dhe gjykuar mirë. Sot kam dalë publikisht për të mbrojtur interesat e qarkut të Beratit dhe të qytetarëve të tij. Edhe në buxhetin e 2013-s qarku i Beratit duket se është lënë në harresë. Qarku i Be-ratit gati është anashkaluar nga projektet e Ministrisë së Trans-porteve. Jam përpjekur të sensi-bilizoj Kuvendin për shqetësimet e këtij qarku. Qytetarët e Beratit nuk kanë ende rrugë për të hyrë në qytetin e tyre, jo më të flasim për unazë në këtë qytet”, - u shpreh Naço.

Seanca plenare

kuvendi zbukurohet nga pema e fundvititKryetarja e Kuvendit, Jozefina Toplli, kishte vendosur në ambientet e sallës së seancave plenare pemën e fundvitit. Si çdo fund viti, ambientet e institucionit ligjvënës zbukurohet nga pema e dekoruar e Krishtlindjeve, ndaj dhe këtë vit Kryetarja e Kuvendit ishte kujdesur që pema që simbolizon fundin e vitit dhe ardhjen e vitit të ri të ishte e pranishme edhe ditën e djeshme gjatë zhvillimit të seancës plenare. Kryetarja ishte kujdesur që ajo të përkonte me datën fikse, ku pema e Vitit të Ri zbukuro-het, duke vijuar traditën e parlamentit në zbukurimin tij në çdo fund viti. Pema ishte e bardhë dhe ishte e zbukuruar me drita shkëlqyese. Deputetët sh-qiptarë ishin të shoqëruar dje gjatë seancës së djeshme plenare për bux-hetin vjetor nga simboli i festave të fundvitit.

kuvenDi

Berisha: ky është buxheti më i madh i shekullit

Kryeministri Berisha ka prezantuar sot në Kuvend pro-jektbuxhetin e vitit 2013, që e cilësoi sërish buxhetin si më të madhin e shekullit. “Buxheti për vitin 2013, më i madh në historinë e Shqipërisë, që arrin vlerën rreth 410 miliardë lekë, që ka si synim më madhor rritjen e mirëqenies suaj, të dashur qytetarë shqiptarë, rritjen duke sjellë të ardhura direkt në xhepat e portofolat e 820 mijë familjeve shqip-tare, duke ndikuar në mënyrë thelbësore në shkollimin e fëmijëve tuaj, shërbimet shëndetësore, rrugë, ujësjellës, që ka si objektiv madhor investimet vendimtare për Shqipërinë vend i zhvilluar brenda vitit 2017”, - tha Berisha. Duke iu referuar deklaratave të fundit të FMN-së, Berisha deklaroi se është pikërisht ajo që pohon se në Shqipëri rritja e GPD-së për banorë indeksuar me paritetin e fuqisë blerëse është rritur 4 herë më shumë se në mesataren e Europës së zhvilluar, mbi 4 herë se në rajon, sa në asnjë vend tjetër të kontinentit.“Kjo rritje ka bërë të mundur që kjo qeveri të ecë e vendosur në objektivat e saj dhe objektivi numër një ka qenë dhe mbetet rritja e pensioneve dhe rrogave të administratës. Ne i qëndrojmë këtij objektivi, se besojmë se me rritjen e rrogave dhe të pensioneve përmbushim dimensionin social, fytyrën njerëzore të qeverisjes”, - tha ai. Sipas Kryeministrit Berisha, buxheti do të ketë në fokus ndërtimin e rrugëve në të gjithë vendin, duke e kthyer infrastrukturën ndër më modernet në Europë.

Page 4: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

04 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« interviStë

SerVet pëllumbi interViStë në emiSionin debat te alfred peZa

Deputetët me disa mandate të mos rikandidojnë, fitojmë pa lSiS

ervet Pëllumbi në një intervistë në emisionin “Debat” te Alfred Peza thekson se deputetët me disa mandate të PS të mos rikandidojnë në zgjedhjet e ardhshme. Kjo sidomos që të mos

krijohen feude të vogla politik. Nga ana tjetër ai shton se fitorja është e mundshme dhe pa LSI. Sipas tij LSI është e pabesueshme pasi në zgjed-hjet e shkuara LSI pavarësisht se ishte me PS më pas u bë në qeveri me PD/

profesor ku ishit ju më 28 nën-tor, në 100 vjetorin e pavarësisë? A mund të ishte ky 100 vjetor i identitetit dhe prosperitetit?

Është e vërtetë, 100 vjetori ishte me të vërtetë një ngjarje e madhe për Shqipërinë. Sigurisht që nuk mund t’i ndajmë të dyja bashkë, krahas identitetit mund të shkojë dhe ai i prosperitetit, por në këtë 100 vjetor ra në sy një vitalitet i veçantë i pop-ullit tonë, ku patëm një shpërthim iniciativash nga poshtë, dhe sidomos rinia ishte në ballë të këtij 100 vjetori. Gabojnë ata që thonë që Shqipëria nuk mund të bëhet! Shqipëria është e bërë dhe do të bëhet edhe më e mirë. Dhe kjo festë na e përforcon këtë.

A u vunë re këto dy realitete, një realitet i njerëzve që u vetor-ganizuan, dhe një realitet tjetër, ai i politikanëve, i medias, e kështu me radhë?

Po fatkeqësisht, kjo do të jetë dhe një nga problematikat më të mëdha të këtij 100 vjetori. Sepse, jo vetëm në ditët e pavarësisë, por dhe më herët u vunë re prirje të dëmshme, për t’i ndarë Vlorën me Tiranën, jugorët me veriorët, etj, të cilat ishin pjesë e kësaj politike të mbrapshtë. Dhe kjo u ndie edhe në Vlorë.

te klasa politike, kjo a u vu re edhe në një dimension tjetër, një në funksion të zgjedhjeve të ardh-shme, për ta shfrytëzuar këtë 100 vjetor?

Pikërisht, ky defekt për të cilin fola ishte i lidhur me këtë situatë që është krijuar për zgjedhjet. Nëse zgjedhjet në kushte normale, janë një moment reflektimi, dhe një moment rrotacioni nëse atë e kërkon elektorati, tek ne ato janë një moment acarimi, lufte, ndeshjesh, frontesh, vëniesh ballë për ballë të forcave politike, shfrytëzim politik të defekteve apo problemeve të njëri-tjetrit. Dhe vetvetiu në këtë rast nuk i shpëtoi as festa e 28 nën-torit. Dikush u mundua të fitojë kapi-tal politik në kurriz të 100 vjetorit të pavarësisë, duke bërë nga këto etike-timet të patriotëve të së kaluarës. Dhe pikërisht, ky do të ishte defekti i dytë nëse do të flisnim për defektet e festës përballë asaj madhështie që manifestoi populli, dhe sidomos rinia.

një tjetër dimension i këtyre festave është dhe ai i çështjeve protokollare. Ju vetë çfarë vutë re?

Unë personalisht vura re, se në drekën e festës që ishte me 28 nën-tor, dreka u shtrua nga kryetari i Bashkisë së Vlorës, në një kohë që ajo duhej të shtrohej nga Kryetari i Shtetit. Dhe atje duhej të kishte një përfaqësim të gjerë nga të gjitha forcat politike, nga të gjitha krahët e politikës, por edhe nga delegacionet që kishin ardhur nga për festën. Kjo nuk ishte. Që do të thotë për ngritjen e flamurit për politikën zyrtare, festa në Vlorë u mbyll, mbaroi. Dhe gjithçka u spostua në Tiranë. Pasi veprimtaritë ishin planifikuar vetëm në Tiranë duke i ngjeshur ato, dhe nuk u mor vesh më pastaj, pasi u bë një lloj rrëmuje në vetë festimet e 100 vjetorit. Dhe ky duhej të ishte defekti i tretë protokollar që his-

toria nuk duhet ta shënojë mirë. nga ana tjetër ka dhe opozitë

në këtë vend. Si u soll ajo në këto festime?

Unë dua të them që ajo kishte rastin e vet përpara festës, se gjatë festës ajo luajti rolin e saj. Por do të thoja që në fushatën përpara 100 vjetorit ajo mund të luante rolin e saj më të madh, sidomos duke aktivi-zuar intelektualët që e simpatizojnë opozitën, dhe në përgjithësi për të zhvilluar një veprimtari kulturore më të dendur. Në këtë drejtim unë do të thoja që opozita e kishte potencialin për ta bërë një gjë të tillë, por nga mungesa e organizimit nuk arriti që bënte ndonjë veprimtari që të mbahej mend që dhe opozita luajti rolin e saj për procesin e festimeve të 100 vje-torit.

Si i konsideroni debatet në lid-hje me figurat e rëndësishme të kombit shqiptar, kam parasysh këtu debatin për figurën e Ahmet Zogut, apo dhe enver hoxhës, që e nxiti vetë kreu i lSi-së, ilir meta?

Unë i quaj normale këto debate, me rishikimin e dokumentave të reja mund të bëhen dhe rishikimet e do-kumentave përkatëse. Historianët e rishkruajnë atë që është bërë më parë nga të tjerët, prandaj sot kërkoj që të mos spekulohet nga politika sidomos, që sipas preferencave të njërit apo tjetrit të kërkojë ndryshimin e histor-isë. Historia nuk mund të ndryshohet në këtë formë. Pasi nuk mund të ketë përmbysje në histori. E aq më tepër nëse kemi të bëjmë me një histori që ka kaluar brez pas brezi dhe tashmë është e konsoliduar. Në rastin e figu-rave të caktuara, u vu re që politikanët ndërhyjnë për ti imponuar historisë dhe historianëve puikëpamje të cak-tuara, siç ndodhi me Ahmet Zogun. Nisi një periudhë në të cilën po flitej vetëm për Ahmet Zogun: sjelljen e eshtrave, homazhet që do i bëheshin, monumentet, etj etj. Është normale që eshtrat të vinin, por ato të vinin jo me protokoll shtetëror, dhe jo me shpenzimet e taksapaguesve. Dhe ajo që ndodhi është një lloj glorifikimi i kësaj çështjeje, që në fund të fundit dihet që ajo është nga më kontradik-toret në historinë e vendit shqiptar. Dhe një glorifikim i tillë siç filloi të bëhej për Zogun ishte i pajustifikuar.

Sa u shfrytëzua kjo për efek-te elektorale? ka parasysh dhe deklaratën e kreut të lSi, ilir meta për figurën e enver hoxhës.

Mbase dhe për efekte elektorale, kjo mund të jetë. Unë nuk është se shoh ndonjë efekt të madh elektoral nga kjo gjë. Por, unë këtu shikoj diçka personale. Që ka të bëjë me faktin që të admirosh një figurë për disa tipare për të cilat përpiqesh ta imitosh atë. E kam fjalën këtu për kryeministrin Berisha, pasi ai kërkon një pushtet të dorës së fortë, dhe Zogu është një njeri i pushtetit të dorës fortë. Është një njeri që është i modelit që i ka në dorë të gjitha pushtetet, dhe Berisha është i prirur që ta bëjë këtë. Ndërsa sa i përket deklaratës së Ilir Metës, ajo mund të them që ishte për qëllime elektorale. Por mënyra se si e shtroi Meta këtë çështje ishte diçka e për-ligjur, pasi ai nuk ka mbetur në rrugë dhe nëse nuk ia dhe atë. Mendoj që të gjitha figurat që kanë bërë historinë tonë do vijë dita që do të vlerësohen

me kalimin e kohës. nacionalizmat nisën një çështje

tifozësh që mbështesnin kombë-taren e futbollit, por tani kanë shkuar deri aty sa këto deklarata kanë shqetësuar dhe Departamen-tin Amerikan të Shtetit. Si e shiko-ni këtë gjë?

Për mua kjo gjë reflekton varfëri ideore të skajshme. Sepse mënyra dhe koha kur shtrohet kjo çështje është e gabuar. Është tregues i problemeve që ka shoqëria dhe qeverisja në vendin tonë. Ta ndajë mendjen Berisha dhe kushdo, me nacionalizma nuk fitohen zgjedhjet. Aq më tepër kur populli e ka marrë mesazhin e demokracisë dhe sa më shpejt do t’i dalë kjo lloj narkoze që përhap Berisha, me nacionalizma dhe shpërndarje të pasaportave. Pra indi-rekt bën ç’popullimin e të tërë krahi-nave dhe të krijojë Bathore në rreth të Tiranës apo të Durrësit.

pra, teza teza e Berishës për dhënien e pasaportave është një tezë për “bathorizimin” e Sh-qipërisë?

Pse jo. Më shkon mendja plotësisht, sepse është normale. Po ta analizosh, shumë shtete nuk e kanë dyshtetësi-në. Prandaj, mua më duket që përveç zhurmës dhe joshjes, dhe përpjekjeve që bën vetë kryeministri për të marrë pamjen e një lideri mbarëkombëtar shqiptar, lider të gjithëpërfshirshëm, lider që të kujtohet si Ismail Qemali, prandaj e bëri dhe mbledhjen e qever-isë dhe u ul në karrigen e Ismail Qe-mailit. Domethënë ai tani ka maninë që të bëhet jo thjeshtë lider i PD-së, por lider i mbarë shqiptarëve, dhe sa ti japë ymër Zoti të jetë në atë karrige dhe të jetë gjithmonë në qeverisje. Dhe mendon që vetë PD-në ta bëjë një parti drejtuese me një opozitë satelitë që të vijë vërdallë dhe të jetë gjithnjë opozitë siç ndodh në Rusi e gjetkë.

pse tani?Unë jam vetë dëshmitar se si

është kundërshtuar nga vetë Berisha ideja e bashkimit dhe unitetit kom-bëtar ndër vite. Programin e tij e bënë disa intelektualë me Rexhep Qosen, Krasniqin, Petro Lalajn etj, pasi krye-sisht ishte një iniciativë intelektuale. Ishte vetë Berisha që e inicioi dhe më pas e sabotoi. Por nga ana tjetër, përveç kësaj ky është dhe një projekt elektoral i Berishës, dhe unë pikërisht këtu shikoj dhe rrezikun për zgjedhjet e ardhshme, dhe them që ato do të jenë shumë të tensionuara, pikërisht sepse po krijohen shumë probleme.

Si mund ta përdori Berisha këtë çështjen e pasaportave për zgjed-hjet e ardhshme?

U tha për mbas zgjedhjeve, por çështja ka filluar që tani. Mesa di unë radha nëpër ambasadat ka fill-uar këto ditë për të marrë pasapor-tat. Sepse duhet vetëm një formular për të marrë pasaportën.

mesa duket Berisha ka punuar shumë për të krijuar imazhin se ai është epiqendra e shqipta-rizmës. po opozita ç’po bën në këtë drejtim?

Është e vërtetë kjo, dhe duhet thënë që në këtë drejtim opozita ka punuar jo mirë, dhe Berisha është

superior. Punoi shumë dhe me propa-gandën e tij, për tu dukur se vetëm ai po e bën rrugën e Kukësit, në një kohë që projekti kishte nisur që me fondin “Majko|. Por faktikisht edhe sot meritat i janë dhënë Berishës. Pavarësisht deklaratës, rrugën e bëri, dhe e ka bërë të mirë, dhe nuk duhet mohuar kjo gjë.

kemi hyrë në ditët e fushatës elektorale edhe pse jo zyrtarisht, por ngaqë presidenti dekretoi datën e zgjedhjeve. Si ju duket kjo datë, kjo periudhë deri në qershor?

Është kompetencë e presidentit, e shpalli datën, bëri mirë, pasi forcat politike duhet të bëjnë gati kuadrin e tyre zgjedhor. Por ka disa gjëra që nuk janë zgjidhur. Problemi i zgjedhjeve tek ne nuk është zgjidhur si duhet, vetë ligji i zgjedhjeve vazhdon të ketë defektet e veta. Që ka të bëjnë me koalicionet, favorizon partitë e mëdha dhe penalizon të voglat. Do të ketë domosdo një polarizimi që do të tensionojë situtën. Siç ndodh aktu-alisht që janë përfshirë në koalicion me PD, për të ndarë postet në qeveri dhe institucione. Janë bërë 47 apo 50 zëvendës ministra, që rrinë kot vetëm sa marrin rrogën dhe janë në pushtet. Është një paradoks që në mënyrëtë sforcuar i bën aleatët të tillë, me qël-lim që të mbahet në jetë mënyra e manipulimit, por ka shumë fiktivitet. Për rrjedhojë të njëjtin model do të detyrohet të marrë dhe krahu tjetër. E njëjta gjë dhe për kandidatët. Grupin e kemi dhe prapë këto deputetë do kemi. Por a do të kesh një konusltim me elektoratin. Me këtë elektorat ke korrur sukses apo jo. Gjëja kryesore është vajtja tek elektorati, konsul-timi me ta qoftë për kandidatët qoftë për të gjitha çështjet. Nuk mund t’u thuash atyre thjesht unë e ngrita një komision për mbrojtjen e votës. Nuk ka asgjë të sigurt, duhet vetë njerëzit të ndërgjegjësohen dhe të kuptojnë se është i domosdoshëm rotacioni. Duke i parashtruar elektoratit të gji-tha treguesit që të çojnë domosdosh-mërisht tek një rotacion i tillë.

Për këtë garanci asnjëherë nuk ka garanci. Ndaj duhet menduar mirë dhe të meren masa që vota të jetë në kontrollin e përgjithshëm qytetar.

Që do të thotë?Që vetë qytetari

që e jep votën ta mbrojë atë dhe mos lejojë de-forminin e saj. Mënyrën dhe forma e organizi-mit gjendet ska vështirësi. Por në asnjë mënyrë nuk duhet që të mbahen të mbyl-lura dhe të ricik-lohen të njëjtët njerëz m e

5 apo 6 mandate.Qarkullon ideja që Berisha do

ti marrë dhe njëherë votat me çdo çmim me çdo kusht..

Ajo ide qarkullon dhe unë e kam dëgjuar por në asnjë mënyrë nuk duhet të mendohet se Berisha është “inoksitabël” siç e thoshte gazeta franceze, që për mua është shkruar në Tiranë. Në demokraci nuk ka dhe nuk duhet të ketë “inoksitabël”, në kuptimin të pandryshueshëm dhe të palëvizshëm. Nëse zoti Berisha vërtet është ashtu sikurse thotë që shkrihet për kombin që nuk ka asgjë mbi të, ai vetë duhet të thoshte që po duhet të vijë dikush tjetër që të qeverisë vendin, kështu mund të bëhet bindës dhe të hynte në histori për bëmat e tij.

pse sipas jush duhet të vijë ro-tacioni?

Ai duhet të vijë për shumë arsye. Është krijuar një administratë tërë-sisht e korruptuar, janë përqendruar pushtet në një dorë, duke u krijuar një sistem autokratik, autoritarit dhe nga ana tjetër është bërë një lloj polarizi-mi në shoqëri, nuk ka kohezion social dhe varfëria që është krijuar, janë fak-tor që kërkojnë ndryshim. Vetë ndry-shimi nuk është se vetvetiu zgjidhen problemet. Rotacioni demokratik ka këtë kuptim që problemet e akumulu-ara duhet të njihen mirë nga opozita që e ka vëzhguar dhe kjo ndërkohë ka përpunuar me projektet e veta që ti zgjidhë këto probleme që kjo palë në pushtet nuk i zgjidh dot. Ajo që vjen disa i zgjidh disa jo, dhe pala tjetër do të pretendojë më vonë që të rikthete për t’i zgjidhur . Demokracia pa rota-cion nuk mund të ekzistojë.

Jeni një figurë me kontribut në pS. Si një alternativë në garë për në pushtet, tre elementë thelbë-sirë, lidershpi, programi dhe ekipi, si i shikoni këto elementë, e garan-tojnë synimin?

Në fushatë elektorale duhet të jetë si ti koordonojmë këto hallka që të marrin drejtimin e duhur për të shkuar në fitore. Preokupimi krye-sor është të jemi sa më koheziv më të bashkuar për të arritur objektivin. Duhen lënë mënjanë përplasjet dhe

të punohet bashkë. Dhe kjo është e rëndësishme.

Në këtë kuadër PS të gjejë rrugët të

gjejë format që të mbështesë l i d e r s h i p i n , anëtarësinë, e lektorat in ,

strukturat ti dëgjojë dhe ti mbështesë, jo të krijojë çarje. Nuk duhet të mbi vlerëso-

het një palë e të nënvlerësohet

tjetra. Ndërkohë që çështja kryesore

ë s h t ë

Page 5: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

05• E shtunë 8 dhjetor 2012

»interviStë

anëtari i partisë, me të fillon dhe statusi i PS, ndaj nëse ato di ti vësh në lëvizje punët i ke në rregull. Por kur nis pastaj problemi që unë jam këtu, nuk shkoj atje, po u bënë ndarje të tjera me feude të vogla, atëherë që në fillim e ke nisur keq.

Deri më sot si e ka bërë opozita ro-lin?

Kam qenë kritik për bojktin e zgjatur të opozitës, pasi kur shtrihet në kohë bojkoti krijon probleme për partinë dhe demokracinë në vend. Nëse fjalët janë thënë në kuadër strategjish, ka çaluar në taktika. Në kuadrin e demokracisë në parti, PS është më demokratikja, por nuk ka ditur të gërshetojë me mendimin ndryshe me detyrimin. Nëse mer një vendim duhet ta zbatosh, ky është defekti i PS-së. PS duhet të ketë një harmonizim ndryshe me deba-tin dhe me vendimmarrjen.

Si po punon opozita për të përçuar fyrmën e rotacionit?

Është hartuar një projekt për rilindjen e vendit. Mënyra sesi është ndërtuar ajo në thelb konsiston në një ndryshim substancial të shoqëruar me një strategji dhe program, dhe në këtë anë PS është në kërkim të diçkaje më të mirë më bashkëkohore duke dhënë përshtypjen e një force fituese.

A mund të fitojë pS pa lSi-në?Jo aletatët duhen gjithnjë, sidomos në

kushtet që jemi ne duhen. Por dhe aleatët duhet të ndërgjegjësohen jo thjesht për veten e tyre por për diçka madhore. Ai duhet të thotë unë dua të punoj për vendin dhe jam gati të bashkëpunoj dhe të krijoj një ekip të shëndoshë qever-isës. Duke ofruar kontributet që mund të ketë në këtë drejtim. Ne jemi fillestarë në krijimin e aleancave. Por nuk duhet të shkojmë drejt konceptit që me këtë nuk shkoj me atë jo, do të rri vetëm. Vetë koncepti dua të rri vetëm kur ke rreth e rrotull, është jodemokratik dhe që të gjesh diçka të vlefshme. Duhet të bësh dhe lëshime. E njëjta gjë duhet të ndodhë dhe me qeverinë dhe opozitën. Nëse opozita lëshon disa kërkesa dhe ti si qeveri mësoju që të tërhiqesh, të zba-tosh ndonjë nga ato kërkesa me qëllim që dhe ti të mund të realizosh objektivat e tua, siç është p.sh. miratimi i atyre tre ligjeve. Kompromisi më i lehtë që mund të ishte zbatimi i vendimeve për Fierin dhe votimi i tre ligjeve më pas në Kuvend. Pse nuk bëhet sepse llogaritë bëhen me zgjedhjet e ardhshme, duke synuar që të marrë një apo dy deputetë më shumë.

pro apo kundër atyre që pa lSi-pS nuk vjen dot në pushtet?

Kundër. Nuk mund të shtrohet e kushtëzuar, sepse në 2009 ishim me LSI dhe ajo iku e bëri qeverisje me Berishën. Dhe me katër deputetë mori 20 përqind të pushtetit. Çfarë më garanton mua që me gjithë makinacionet që mund të bëhen po kjo LSI apo një tjetër nëse i ofrohet 25 për qind e pushtetit nuk ikën prapë. Ndaj kur ke një përvojë nuk mund ta shtrosh çështjen që pa këtë nuk mund të fitoj.

Rama: Do të jem në parlament pas qershorit të ardhshëm. Pas krizës së ’97-s kjo është kriza më e madhe e dytë.

- Ka disa largime deputetësh që nga 2009?

- Ky është proces evolutiv. Njerëzit kanë pikëpamjet e tyre dhe duke qenë se jemi në opozitë, nuk është e thënë që ata të qëndrojnë

në opozitë në këto kushte. Ka dhe nga ata që kanë dobësi, kështu që ne nuk jemi në kushtet kur na duhet të bëjmë përm-bysje të mëdha. Grupi i PS-së është i vendosur të zbatojë programin “Për Rilindje Kombëtare”.

- Ka pasur disa kauza taktike, pavarësisht atyre morale, a i keni braktisur kauzat e drejta nga frika e humbjes?

- Ne nuk kemi braktisur asnjë kauzë. Fakti që zgjedhjet e qershorit do të jenë pjesë e kushteve të BE-së për statusin e kandidatit, e cila nuk mund të humbi nga këto çështje. Nga ana tjetër, kauzat nuk humbasin për çështje morale. Jam takuar me kreun e LSI-së në një kohë të cak-tuar dhe do ta bëja sërish, nëse do të duhej ta bëja sërish. Sa i përket kandidaturës së zotit Visha, e kemi mbështetur jo sepse ishte avokat në një proces të caktuar (Gërdecin) dhe ishte koherent në çështjen që ai mbulonte. Nuk ka asnjë cedim nga një kauzë morale për jetën e njerëzve me uljen në një tavolinë me kundërshtarët. Kjo bëhet në funksion të asaj që quhet “e mirë publike” kur bëhet fjalë për një vendimmarrje që na kapërcen ne vetë. Mos har-roni se kam kërkuar që të takohem me të gjithë dhe jam takuar me të gjithë. Ashtu sikurse jam takuar me njeriun që është përgjegjës për vrasjet e 21 janarit, por unë nuk mund të harroj se ai është fajtor për vrasjet e 21 janarit. Saliu është një i rrëzuar që qëndron në karrige nëpërmjet votave të vjedhura.

- Ju doni që ta rrëzoni Berishën me çdo kusht me standardin demokratik, por do ta rrëzoni i vetëm, me aleancë të gjerë? Si do të ndodhë kjo?

- Unë e besoj, jo sepse dua që të besoj kështu, por ky është rezultat i nxjerrë nga takimet me njerëzit, të cilët na kanë kërkuar që ata të zgjedhin lirisht. Ne i kemi fituar zgjedhjet edhe më 2009-n.

Më 2009 kjo qeveri nuk e mori mandatin e dytë. Kjo ishte arsyeja që ne kërkuam vetëm transparencë të atyre zgjed-hjeve. Ne jemi në opozitë, ndërsa LSI-ja është në qeveri dhe ne do t’i fitojmë zgjedhjet si opozitë. Sa u përket zgjedhjeve të 2011-s, kush gjykon mbi votat e numëruara, gjykon mbi një rezultat që është i pavërtetë. Votat në komuna dhe bashki, në këshillat e tyre janë votat më të deformuara sesa vetë votat e 2009-s. Ne fitojmë ndjeshëm pikërisht në zonat urbane. Dhe kjo është një histori që ka një të vërtetë se në këtë Shqipëri rurale, ku zgjedhjet sundohen nga korrupsioni.

- Fiton e vetme PS-ja në zgjedhjet e 2013-s?- PS-ja nuk është e vetme, ajo ka një numër të kon-

siderueshëm aleatësh dhe është e hapur për koalicion me të majtë, të djathtë, të qendrës dhe çfarëdo që të jetë.

Për ne mjafton që të rreshtohemi në përmbysjen e kësaj qeverie korrupsioni dhe varfërie. Programi ynë është i frymëzuar dhe që po formësohet nga çdolloj propozimi që përmirëson këtë program. Ne nuk kemi asnjë dallim dhe nuk na hap asnjë lloj problemi, asnjë parti që mendon se në themelin e marrëdhënieve vendos një dialog mes qeverisë dhe biznesit, si dhe që mendon njësoj si ne sa i përket shërbimeve shëndetësore, e kështu me radhë. Ajo që është e rëndësishme është që vlera e progresivitetit, meritës dhe konkurrencës janë baza e mënyrës se si ne mendojmë se duhet të qeverisim në koalicionet tona. Nëse LSI-ja qëndron aty ku është, ne do ta mundim së bashku me atë koalicion.

- Vendi ishte pranë marrjes së statusit të vendit kandidat. U pengua miratimi i tri ligjeve nga opozita...

- Ne jemi opozitë, kemi detyrimin që të ndërmarrim nisma. Të parashtrojmë ide në formë planesh në pika të caktuara, asnjëherë ato nuk bëhen si kushte. Që nga nisma për hapjen e kutive e deri më sot ne kemi çuar përpara një projekt çlirues opozitar. Ne kemi kërkuar që parlamenti të marrë përsipër të bëjë transparencën e burimit nga ka dalë, pra çështjen themelore, që janë zgjedhjet dhe vota. Ne e kemi arritur qëllimin tonë. Qëllimi ynë ishte që në Shqipëri të kishte sa më shumë presion ndërkombëtar për zhvillimin e zgjedhjeve të lira. Ne çështjen e imuniteteve e kemi trajtuar ashtu siç kemi menduar se ishte më e udhës. Ne nuk jemi këtu për të ndjekur nga pas qeverinë. Nuk ka në historinë e Shqipërisë një periudhë kohe si ajo nga shtatori i shkuar deri në shta-torin e këtij viti, ku një forcë në opozitë të ketë kaluar aq shumë ligje në funksion të integrimit të vendit dhe integrimit në NATO nga pikëpamja e ligjvënies. E kemi bërë çmosin dhe nuk jam penduar për mënyrën se si e kam bërë çmosin. Shqiptarët e dinë shumë mirë se një numër i konsiderueshëm i vendeve anëtare në BE nuk e shikojnë statusin me votimin vetëm këtyre tri ligjeve. Këtu bëhet fjalë për një çështje themelore që kishte të bënte me ligjshëmrinë në Shqipëri. Fierin e mban peng Kryeministri Berisha dhe jo opozita. Ne do ta japim votën në sekondën që vendimi i Gjykatës së Lartë për Fierin të zbatohet nga qeveria. Shqipëria dhe shqiptarët nuk vuajnë për mungesë ligjesh, por për zbatueshmërinë e ligjit. Nëse duam që në Shqipëri të kemi një qeveri të mirë, duhet të kemi shembull se si ajo sillet me ligjin. Në një vend ku i gjithë publiku dhe ku të gjithë aktorët e dorës së dytë në mekanikën e shtetit njihen me atë rezultat skandaloz të nivelit të kor-rupsionit, dhe shohin që vendi ka ikur tërësisht në drejtim të paditur, atëherë kjo nuk e ndihmon ripërtëritjen. Në rast se duam t’i japim një fund të këtij rrënimi, atëherë duhet të fillojmë të zgjedhjet e lira.

- Programi juaj? Pse flisni për 300 mijë vende të reja pune?

- Për ne vota nuk mund të jetë mjaftueshmërisht në rregull përderisa nuk ka një shtet që nuk garanton dhe ata

që mbeten mbrapa, të mos ndihen vetëm dhe të braktisur. Këtu kam parasysh shërbimet, mjedisin, planifikimin. Bazuar mbi këtë, ne besojmë se është koha për një politikë të re zhvillimi. Ne jemi jo për modelin e rritjes ekonomike pa shfrytëzim. Ne tani duhet të kalojmë në një model të ri zhvillimi, ku punësimi duhet të jetë në krye të këtij programi.

Kemi parasysh sektorin e fshatit dhe zhvillimit rural, ku sot ka hapësira tepër të mëdha në shfrytëzimin e kësaj hapësire. Ne sot kemi 43 mijë vende të punës të humbura, në një kohë kur kjo qeveri premton 160 mijë vende pune. Ajo që ne dallojmë është pikërisht ajo që ne duam të ndërtojmë një model të ri ekonomik me zhvillim dhe punësim. Borxhi brendapërbrenda në bizneset e vogla dhe ne do ta heqim taksën e biznesit të vogël. Është një nga instrumentet e punësimit dhe s’mund të lihet më në rënien dhe rrënimin ku ka hyrë, ndaj ne duhet ta nxitim atë. Sa i përket biznesit të madh, ka vetëm 50 biznese që figurojnë me normë fitimi shumë të lartë, ndërsa ka rreth 2200 biznese të tjera që paguajnë rreth 6-7 për qind të fitimit të tyre. Ne do të luftojmë monopolet dhe do të vendosim një sistem taksimi ku ai që shet bukë të paguajë më pak se ai që ka hotel. Taksa e sheshtë është grabitje. Taksa e sheshtë ka sjellë një postim të barrës nga biznesi tek i gjithë populli, ndaj qeveria ka zgjedhur të taksojë më rëndë shtresën e mesme dhe të varfrit.

- Thoni se ka një program, po kur do të publikohet programi i plotë?

- Do ta publikojmë kur ne do ta shikojmë të arsyeshme. Ne po bëjmë konsultime edhe me publikun dhe ai ndry-shon sipas sugjerimeve që na vijnë nga të gjitha konsultat që po zhvillojmë në takimet në terren. Do të nxitim punësimin sipas sipërmarrjes, arsimit etj. Sot ne kemi një ekonomi që shpenzon dhe bazohet tek tregtia dhe nuk kemi një ekonomi prodhuese. Edhe çështjen e pronave, ne jemi të parët që i quajmë “pronarë” këtë kategori dhe jo “ish-pronarë”. Dhe për çështjen e tyre hera-herës më takojnë një pjesë në Partinë Socialiste, se po i krijojmë shumë hapësira në programin tonë.

- Do të ketë një debat Rama-Berisha në këtë fushatë elektorale?

- Jam i gatshëm të bëj debat me të në çdo vend dhe në çdo studio ku ai dëshiron. Por nuk ekziston në asnjë vend që një kryeministër duhet të ndërmarrë vendimin më të rëndësishëm të vendit të tij: marrjen e statusit të vendit kandidat. Unë e kam ftuar tri herë të diskutojmë, por ai nuk pranoi

- Çfarë do të ndodhë me Edi Ramën, në rast se PS-ja nuk i fiton zgjedhjet e ardhshme?

- Në rast se nuk do t’i kisha fituar zgjedhjet më 2009-n, unë do të kisha dhënë dorëheqjen. Duke qenë se vota u vodh, unë kam detyrimin që të vazhdoj përpara. Por jam i bindur se populli shqiptar do të vendosë që unë të jem kryeministër i popullit shqiptar. Unë do të largohem si fitimtar. Më 23 qershor ne do t’i fitojmë zgjedhjet.

interViSta e kreut të partiSë SocialSite për “abc newS”

rama: nëse fitoj, do të bëhem kryeministër. lSi të zgjedhë

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e ProvëS”, znj. AlmonA BAjrAmi

është fitues i konkursit për pozicionin SPECiAliST nË DrEjTorinËE rAjonAlE nË

miniSTrinË E PUnËVE TË jASHTmE

Në përputhje me nenin 13, pika 7 të ligjit Nr.8549, datë 11.11.1999, “Statusi i Nëpunësit Civil” si dhe pikën 20 të Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr.231, datë 11.05 2000

“Për Pranimin në Shërbimin civil dhe Periudhën e ProvëS”, z. ErinD TroKA

është fitues i konkursit për pozicionin SPECiAliST nË DrEjTorinËE BUrimEVE njErËZorE

nË miniSTrinË E PUnËVE TË jASHTmE

rEPUBliKA E SHqiPËriSËministria e Brendshme

Departamenti i Administratës Publike

rEPUBliKA E SHqiPËriSËministria e Brendshme

Departamenti i Administratës Publike

SHPAlljE E rEZUlTATiT TË KonKUrimiTSHPAlljE E rEZUlTATiT TË KonKUrimiT

Page 6: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

06 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« sociale

në tregjet e Tiranës çmimet për zbukurimet dhe dhuratat e festave

sjellin mundësi të ndryshme. Në dy tregjet kryesore dhe më të frekuentuarit të Tiranës çdokush mund të shikojë ndryshime të mëdha, pavarë-sisht se lloji dhe cilësia e mallit të ofruar është i njëjtë. Madje, një kursimtar do të arrijë të shikojë ndryshime çmimesh jo

Programet e tij ishin:• Menaxhimiirrugëvedhe

infrastruktura• Arsimiparauniversitar

dheedukimi• Shërbimepublikevendore

Rikualifikimi urban i

Bllokut i kufizuar nga rrugët “Hoxha Tahsim”, “Nikolla Zoraqi”, bulevardi “Zhanë d’ Ark’’ dhe “Arkitekt Kasemi”

Sip. 21 ha, 2380 ml rrugë kryesore dhe 1820 rrugë dytësore

rikonstruksioni i rrugëve të Bllokut me ndërhyrje në:• Shtresatasfaltike• Trotuare• Infrastrukturënën-

tokësore(K.U.B)• Ndriçim• Sistemimiparkimitdhe

vendgrumbullimittëmbeturinave

• Gjelbërim

arsimi parauniversitar dhe edukimi• Rikonstruksioniplotë

ishkollësspeciale“LuigjGurakuqi’’

• Rikonstruksionishkollës9-vjeçare“KongresiLushnjës”

• Rikonstruksioniplotëishkollës9-vjeçare“NikelDardani”,shtesëobjektidhendërtimpalestre.

“Vodafone Albania”

ka lançuar këshillat për kontrollin e fëmijëve në uebKomuniteti i botës dixhitale rritet çdo ditë dhe duket se shumica e të rinjve ecin lehtësisht në hap me zhvillimet teknologjike, duke përfituar nga të mirat që ofron teknologjia e re për edukimin e tyre, kohën e lirë dhe karrierën e ardhshme. Detyra jonë si prindër është t’u tregojmë rrugën e drejtë për marrjen e informacionit të sigurt dhe të përgjegjshëm nga rrjeti, si dhe t’i ndihmojmë që të dinë të përballen me risqet që hasin në rrjet. Prandaj “Vodafone” ka ndërtuar udhërrëfyesin e sigurt–vendi ku mund të mësoni si të trajtoni teknologjinë më të fundit, të përfshiheni në ato çka bëjnë fëmijët tuaj në rrjet dhe t’i ndihmoni të ruajnë kontrollin kur përballen me sfida të mundshme. Ky udhërrëfyes është pjesë e angazhimit të “Vodafone Albania”-s për t’ju mbrojtur ju dhe familjen tuaj në botën dixhitale dhe pjesë e axhendës së “Vodafone Albania”-s për përgjegjsh-mërinë e korporatës.

REPUBLIKA E SHQIPËRISËKONTROLLI I LARTË I SHTETIT

njoFtim PËr VenD tË LirË PUneMe qëllim plotësimin e vendeve të lira të punës në zba-tim të Vendimit nr. 28, datë 10.07.2012 të Komisionit të Shërbimit Civil sipas të cilit duhet plotësuar struktura e institucionit duke filluar pranimin në shërbimin civil për pozicionet e punës të cilat në kuptim të ligjit janë të lira, por realisht janë të zëna nëpërmjet emërtimeve të përkohshme dhe atyre jo në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nËPUnËsit CiViL”, Personat:

1. Dorino Meçe 2. Saimir Muçmataj3. Ergis Tafalla 4. Dëshira Huqi5. Rafaela Lamçe 6. Evis Pustina

Dosjet e të cilëve rezultojnë me mangësi në procedu-rat e rekrutimit të kryera përgjatë viteve 2004-2011, jo sipas përcaktimeve të akteve ligjore në fuqi, ftohen të konkurrojnë për të fituar statusin e nëpunësit civil, në përputhje me procedurat e përcaktuara në ligjin “Statusi i Nëpunësit Civil” dhe aktet e tjera nënligjore.KontroLLi i LartË i shtetit shPaLL KonKUrsin PËr VenDe tË Lira PUne:

1. Për 1 (një) vend në pozicionin e Përgjegjësit të Sek-torit për Marrëdhëniet me Jashtë në Drejtorinë e Marrëd-hënieve me Jashtë dhe Publikun.

2. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Specialistit të Mar-rëdhënieve me Jashtë në Drejtorinë e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Publikun.

3. Për 2 (dy) vende në pozicionin e Audituesit në De-partament Auditimi.

4. Për 1 (një) vend në pozicionin e Specialistit të Kuali-fikimit dhe Trajnimit në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë. KËrKesat PËr KanDiDatËt e KËtyre VenDeVe tË PUnËs janË:

-Të ketë kryer arsimin e lartë.-Të ketë eksperiencë pune mbi 3 vjet në administratën

publike, preferohen kandidatët që kanë eksperiencë në fushën që përfshin pozicioni për të cilin kryhet konkurrimi.

-Të zotërojë programet bazë të kompjuterit-Të ketë aftësi të mira menaxhuese dhe komunikuese

për të punuar në grup.-Kanë përparësi kandidatët që janë aktualisht të pu-

nësuar në institucionin e KLSH.Paga mujore për këtë vend pune është në nivelin e

pagave të shërbimit civil.PËrshKrimi i PUnËs

Përshkrimi i punës për të pesta pozicionet për të cilat shpallet konkursi, është i përcaktuar në mënyrë të de-tajuar tek “Rregullorja e Brendshme e Organizimit dhe Funksionimit të Kontrollit të Lartë të Shtetit”, miratuar me Vendim të Kryetarit të KLSH Nr. 53 Dt. 16.04.2012.Paraqitja e DoKUmenteVe

Kandidatët duhet të paraqesin në Drejtorinë e Burimeve Njerëzore dhe Metodologjisë deri në datë 06/01/2013 këto dokumente: CV-në, kërkesë për vendin e punës që konkurron, kopje të diplomës së shkollës së lartë dhe të kualifikimeve pasuniversitare, certifikatën e notave dhe librezën e punës së noterizuar, dy rekoman-dime nga punëdhënësit e mëparshëm, dëshmi pe-naliteti, certifikatë personale, si dhe dokumente të tjera (nëse ka), që i çmon se mund t`i vlejnë për vlerësimin epërgatitjes arsimore dhe profesionale.KonKUrrimi

Konkurrimi është i hapur për nëpunësit civilë nëpërm-jet procedurave të pranimit.

Konkurrimi do të bazohet në njohuritë për Kushtetutën, ligjin nr. 8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit”, ndryshuar me ligjin nr. 8599, datë 01.06.2000, ligjin nr. 8549, datë 11.11.1999 “Statusi i nëpunësit civil”, ligjin nr.9131, datë 8.9.2003 “Për rregullat e etikës në ad-ministratën publike”, “Rregulloren e brendshme të organi-zimit dhe funksionimit të KLSH”, “Standartet e kontrollit të KLSH” dhe “Standartet ndërkombëtare të INTOSAI, si dhe mbi përgatitjen arsimore dhe profesionale”.

Kontrolli i Lartë i Shtetit

artiKUjt tregU çam/ çmimet tregU Kinez/ çmimet

Pemëevogël 1000lekë 700lekë

Pemëemesme 7500lekë 6000lekë

Pemëemadhe 13000lekë 11000lekë

Globmengjyra 50–1200lekë 30–900lekë

Lule 200–1500lekë 100–1200lekë

Fjongo 50–700lekë 30–700lekë

Shiritfjongo 150–700lekëmetri 120–500lekëmetri

Drita 350–750lekë 200–500lekë

Shiritdritashmemetër 160–240lekëmetri 120–160lekëmetri

kinez apo çam, dy botët e tregjeve

të vitit të ri

Ndryshimi i çmimeVe për fuNdVitiN, tregtArët qAheN për muNgesëN e blerësVe

vetëm nga njëri treg në tjetrin, por dhe nga njëri tregtar në tjetrin, pavarësisht se mund të jenë thuajse ngjitur.

Megjithatë, në krahasim me vitet e shkuara çmimet do të jenë më të kripura. Madje, nga viti në vit vihet re një rritje e vlerës në varësi dhe të zbukurimit. Edhe pse për këtë vit tregtarët kanë frikë se do të ulin çmimet, pasi nuk ka

blerës. Por vetë blerësit ngrenë shqetësimin për vlerat që do të duhet të shpenzojnë. Për ta të realizojnë zbukurimet e ëndrrave do t’u kushtojë një shumë që kalon mbi rrogën e mesatare. Sot në tregun kinez çdo dekor që gjendet edhe në tregun çam kushton më pak. Artikujt si lulet e dekorit, dritat apo shiriti i dritave me metër në tregun çam janë rreth dyfish

më shtrenjtë se në tregun ki-nez. Ndryshimi i çmimit vërehet në çdo artikull, madje edhe te pemët, ku kemi një diferencë nga 150 lekë në 300 deri në 2000 lekë. Madje, nëse do të bësh një blerje të kënaqshme, tregtarët të ofrojnë dhe një ulje mbi çmimin fillestar. Në tregun çam një pemë e vogël, me dekorimet më të nevo-

jshme të vogla, kushton 5650 lekë për të qenë gati për në shtëpi, ndërsa në tregun kinez e njëjta pemë, me të njëjtat dekorime kushton 2340 lekë. Shiriti i dritave me metër në cilësinë më të ulët në tregun çam kushton 160 lekë metri, kurse në tregun kinez 160 lekë metri kushton shiriti i dritave në cilësinë më të mirë.

KryebAshKiAKu prezANtoN dhe disKutoN iNVestimet me bANorët

Basha: Bizneseve që dalin me fitim do t’u falim interesat e kredisë

kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha,

ka vazhduar dje konsultimet me banorët e njësive bashki-ake nr. 1, nr. 3 dhe nr. 4 për prezantimin e buxhetit të ri. Në këtë kuadër ai ka prezantuar dhe skemën për fondin në dispozicion të bizneseve të reja. “Në bazë të rezultateve që ka dhënë për ekonominë e qytetit, përfshirja e Bashkisë për herë të parë dhe përkun-drejt skepticizmit apo teorisë se Bashkia nuk ka lidhje me punësimin dhe ekonominë, jam i sigurt se një vit më vonë, e trajtuar me kujdes, e vënë në lëvizje me transparencë dhe efiçencë, kjo skemë e garancive të mikrokredive dhe kredive për biznesin e vogël dhe të mesëm do të fillojë të na japë rezultatet e duhura”, - u shpreh kryebashkiaku. “Natyrisht, ne do të stimulojnë suksesin dhe jo fiktivitetin. Për shembull, çdo biznes që në 3 vjetët e parë

deklarohet me fitim, do të ketë shanse të marrë mbrapsht, sa më takon mua, të gjithë interesin e kredisë nga Bashkia e Tiranës, sepse, në fund të fundit, në qoftë se ne arrijmë të krijojmë 1 mijë, 2 mijë apo 3 mijë biznese të reja të suksesshme, që punësojnë 4 mijë, 6 mijë, 8 mijë apo 10 mijë të rinj, të jeni të sigurt se çdo lek i përdorur në këtë drejtim ka realizuar objektivat tona afatg-jata njësoj apo madje edhe më mirë sesa investime të tjera të domosdoshme që po i kryejmë dhe do t’i kryejmë në qytetin tonë. Pra, shpresoj shumë që përtej mbështetjes në këto konsultime këshilli bashkiak ta miratojë këtë iniciativë dhe ne të ecim në këtë drejtim, duke siguruar që jo vetëm ekonomia e qytetit të vazhdojë rritjen, por që ajo pjesë e qytetit, të rinjtë e qytetit, të kenë një shans më shumë për të besuar veten dhe politikat tona”, - theksoi ai.

Page 7: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

07• E shtunë 8 dhjetor 2012

»ekonomi

miniStria kërkon paraQitjen në kohë të faturaVe për të bërë Shlyerjen Blerjet e fundvitit, Financat apel institucioneve

Thesari vijon me pagesat. Shlyerja sipas datës së faturës

Ministria e Financave u kërkon institucioneve shtetërore të kenë kujdes me shpenzimet e fundit të vit, në mënyrë që të paraqesin në kohë faturat fi-nanciare për të bërë të mundur likuidimin e tyre. Duke marrë shkas nga disa shkrime në mediat e shkruara, Ministria e Financave ka bërë të ditur dje se nëpërmjet një urdhëri të Ministrit të Financave, Ridvan Bode u është kërkuar institu-cioneve shtetërore që të bëjnë kujdes me shpenzimet dhe të mos bëhen tendera në ditët e fundit, por të paraqiten fatu-rat për shylerje në kohë. Duke pasur parasysh që në muajin dhjetor pothuesje të gjitha institucionet shtetërore zhvil-

lojnë një sërë tenderash për të mos djegur fondet e caktuara, konstatohet një shtim i fluksit të faturave që duhen shlyer në degën e Thesarit. Pikërisht për të eleminuar këtë situatë, Min-istri Bode kërkon që të bëhet kujdes dhe kjo mënyrë veprimi do të ndikojë në zgjidhjen e situatës. Pavarëisht kësaj, The-sari po vijon likuidimin e pag-esave ashtu si çdo ditë dhe të gjithë të interesuarit mund të konstatojnë nëse iu është sh-lyer pagesa përkatëse nëpërm-jet faqes së internetit të MF-së ku pasqyrohen të gjitha trans-fertat që bën gjatë ditës The-sari i Shtetit. Ndërkohë, duke iu referuar sistemit të ri ele-ktronik me të cilin fuksionon

që prej disa muajsht Thesari, pagesa më e shpejtë bëhet për faturën me datën më të shpe-jtë. Kjo mënyrë funksionimi e këtij sistemi, pra sipas datave të faturave dhe hyrjes së tyre

në regjistër bën të mundur që të mos ketë abuzime dhe ndë-rhyrjet në këtë mënyrë pune bëhen vetëm për raste speci-fike që mund të jenë rastet e emergjencave.

Situatë optimale në hidrocentralet e drinit

reshjet, garantohet prodhimi i energjisë deri në janar

Reshjet e shumta të ditëve të fundit kanë rritur nivelin e ujit në shtratin e lumit Drin, duke bërë që hidrocentralet në këtë basen të punojnë me fuqi të plotë. Situata energjetike paraqitet optimale në të gjithë vendin, konsumi arrin në diçka më shumë se 22 milionë kilovatorë në ditë dhe një pjesë e mirë e kësaj sasie po përballohet nga prodhimi vendas. Hidrocentralet në të gjithë vendin po gjenerojnë 18 milionë kilovatorë në ditë, ndërsa importi është në vlerat e 4.5 milionë kilovatorë me një çmim mesatar prej 55 euro për gigavatorë. Burime nga Koor-porata Elektroenergjetike Shqiptare deklaruan dje se, me këtë nivel prurjesh dhe rezerva ujore, KESH garanton furnizimin deri në fund të muajit Janar. Megjithatë, situata pritet të përmirëso-het edhe më tej, pasi sipas parashikimeve të sinoptikanëve, stina e ftohtë e këtij dimri do të karakterizohet me reshje të shumta. Aktualisht, niveli në liqenin e Fierzës është në 272.5 metra dhe prurjet 550 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Komanit është në 173 metra dhe prurjet anësore në rreth 200 metër kub në sekondë. Niveli në liqenin e Vaut të Dejës është 74.6 metra dhe prurjet anësore në 120 metër kub në sekondë. Para dy muajsh, qeveria lejoi KESH-in që të merrte një kredi prej 40 milionë euro për të garantuar importin e energjisë.

korporAtA

Vlera e përdorur nga hipoteka, Zona e QendrëS ka ndryShime të mëdha në VlerëSim

Apartamentet, si ndryshojnë çmimet referuesePeriferia çmime të përafërta. Ndryshimi me tregun arrin deri 90 mijë lekë m/2

pavarësisht ndryshimeve të përvitshme për t’i sjellë sa më pranë vlerës reale,

sërish çmimet e referencës të shitjes së apartamenteve të përdorura nga Hipotekat vijoj-në të jenë më të ulëta se tregu. Sipas Agjencive imobliare, të paktën për Tiranën, çmimi i vlerësimit të apartamenteve i afrohet më tepër realitetit në zonat periferike, ndërsa përsa i përket atyre me vlerë më të lartë ai është ulët dhe mesa-tarisht ky ndryshim arrin nga 25 mijë deri në 70 mijë lekë për metër katror. Nëse i referohemi zonës së ish-Bllokut e cila vijon të jetë më preferenciale, cc-mimet variojnë nga 2000 deri në 2500 euro për metër katror. Ndërkohë, çmimi i referencës që aplikohet në Hipotekë është 190 mijë lekë për metër katror. E njëjta situatë vijon edhe për një sërë zonash të tjera që janë pjesa stadiumit Dinamo, ish-ekspozita, Mylsym Shyri, Rruga e Elbasanit si dhe zona e liq-enit artificial, të cilat vijojnë të jenë në nivele të larta të çmi-meve ku mesatarisht një metër katror shitet mbi 1 mijë euro. Ndërkohë ndryshimi për këto zona është nga 95 mijë deri në 145 mijë lekë për metër katror. Ndryshe nga zonat e preferu-ara të kryeqytetit për pjesën tjetër çmimet kanë pothuajse të njëjtën vlerë. Nëse i refero-hemi zonës së Unazës së Re, ish-kombinatit Misto Mamo, apo edhe Yzberishtit, çmimi i shitjes në treg i banesave kap vlerën nga 360 deri në 550 euro për metër katror. Çmimi i vlerësimit në Hipotekë për të njëjtat zona varion nga 380 deri në 530 euro për metër katror. Për sa i përket pjesës tjetër të Shqipërisë çmimet e vlerësimit të apartamenteve

janë më të përafërta me vlerën e tregut, ndërkohë që ndry-shon çmimi i vlerësimit për pro-nat e tjera të paluajtshme, qof-shin këto troje apo edhe tokë bujqësore. Megjithatë duke parë ndryshimet e shpeshta të çmimit të apartamenteve deri në datën 31 gusht u ap-likua amnistia fiskale për të

bërë të mundur rivlerësimin e banesave, në mënyrë që të ishin me vlerën e tregut. Për këtë proces qytetarët paguan vetëm 1 për qind të vlerës që iu shtua banesës së tyre, çka solli një interes mjaft të madh dhe në përfundim të procesit u rivlerësuan gati 38 mijë apar-tamente.

vlera e shitblerjes sipas Agjencive imobiliare Çmimi për m/2

Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 1500 – 2500 euro

V. Shanto, St.Dinamo, Garda 900 – 2000 euro

Pishinat, rruga “Komuna e Parisit” 800 – 1800 euro

Unaza e re-Kombinat-Misto Mame 370 – 550 euro

Ish-Ekspozita-Gjykata-Myslym Shyri 1200 – 1700 euro

Rruga e Durrësit 900 – 1400 euro

Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unazë 800 – 1100 euro

Don Bosko 600 – 900 euro

Rruga e Kavajës 1000 – 1500 euro

Laprake, Kthesës e Kamzës 400 – 800 euro

Zona e Freskut, Dajt 450 – 650 euro

Unaza-Materniteti i Ri 900 – 1200 euro

Uzina e Autotraktorëve 500 – 700 euro

Zona e Bllokut, Liceu 2000 – 2500 euro

Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit 1300 – 1700 euro

Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit 1300 – 1700 euro

Mihal Grameno-Sauk-Parku kombëtar 600 – 1100 euro

Zona e Parkut 800 – 1100 euro

Spitalet - Shkolla e Bashkuar 700 – 950 euro

Kinostudio 600 – 800 euro

Vlera e shitblerjeve sipas ZQRPP-së Lekë për m/2

Unaza-Materniteti i Ri 98 000

Uzina e Autotraktorëve 71 000

Zona e Bllokut, Liceu 190 000

Sheshi A. Rustemi-Unaza-Rruga e Elbasanit 137 000

Min. Jashtme-Rruga e Elbasanit-Q.Studenti 115 000

Mihal Grameno-Sauk-Parku kombëtar 116 000

Zona e Parkut 89 500

Spitalet - Shkolla e Bashkuar 81 000

Kinostudio 67 000

Unazë-Shishtufinë 75 000

Bregu i Lumit 61 500

Zona e Bllokut, Pallatet Agimi 190 000

V. Shanto, St.Dinamo, Garda 135 000

Pishinat, rruga “Komuna e Parisit” 117 000

Rr. “K.Parisit”, Unaza, sh.Teknologjike 95 000

Unaza e re-Kombinat-Misto Mame 70 000

Ish-Ekspozita-Gjykata-Myslym Shyri 124 000

21 Dhjetori, Zogu i zi, Rr. e Ambasadave 120 000

Ish-Uzina Enver, Rr. e Durrësit 91 900

Fusha e aviacionit, Unaza e re 64,350

Pazari i Ri 112 000

Rruga Bardhyl, Tregu ushqimor, Unazë 94 600

Nga Tregu tek Ish-Kombinati 70 000

Sheshi Skënderbej, Muzeu, St. Trenit 135 000

Politeknikumi, St. i Trenit, Siri Kodra 106 500

Don Bosko 72 000

Qendra, Kafe Flora, Sh. Skënderbej, i sh-Eksp. 145 000

Rruga e Durrësit, e Kavajës, Myslym Shyri 142 800

Qemal Stafa, Kafe Flora, Zogu i Zi 110 000

Rruga e Durrësit, Don Bosko 88 000

Lapraka 71 000

Laprake, Kthesës e Kamzës 62 500

Page 8: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

08 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« AktuAlitet

ledia lleShi

elBASAn- Këtë fundviti në Elbasan po haset një fenomen që nuk ishte parë më parë. Shumë fermerë që kanë mb-jellë perime kryesisht domate janë detyruar t’i hedhin ose ti shesin shumë lirë në tregun e Elbasanit. Shkak është fakti se shumica e tyre kanë për-dorur stimulues për skuqjen perimeve. Një lajm i tillë vjen sidomos nga komunat që kanë edhe sipërfaqe më të shumta me sera. Kështu në Mollas shumë fermerë janë detyruar t’i hedhin perimet në lumin Devoll për shkak të tregut të tejngopur. Sipas një prej tyre, T. Venari, kjo situatë nuk ka qenë krijuar më parë por për shkak se këtë vit temperaturat vazhduan të jenë të larta deri në fillim të dhjetorit dhe pro-dhimi ishte tejet i bollshëm. Ai shprehet se çmimi i domateve në këtë periudhë është deri në 3 kg 100 lekë. “Ky çmim s’ka qenë as në verë dhe me kos-ton që kemi pasur në prodhim nuk ia vlen ta dërgosh deri në treg pasi kaq është kostoja e udhëtimit”. Ai shprehet se shumë fermerë të Mollasit janë detyruar t’i hedhin edhe në lumë. Por ndërsa e pyet për stimulimin ai thekson faktin se fermerët të gjithë ndjekin këshillën e special-istëve dhe i përdorin në sasi të moderuara duke mos e quaj-tur si shkak këtë fakt për moss-hitjen e prodhimit.

Mbetjet Por të kundërtën thonë

blerësit. Mjafton një sondazh në markatën kryesore të Elba-sanit për të mësuar se shumë qytetarë nuk i blejnë domatet për shkakun se kanë mësuar se

SkrApAr – Ishte kthyer në tmerr për banorët e qytetit të Çorovodës, por ka rënë në prangat e policisë teksa ishte duke vjedhur pulat e komshiut. Në mesnatën e 48 orëve më parë punonjësit blu të komisar-iatit të Skraparit kanë arrestu-ar 47-vjeçarin Arshin Gogu 47 vjeç banor i lagjes “5 Shtatori” i qytetit të Çorovodës i dyshuar i disa vjedhjeve të kryera njëra pas tjetrës në qytetin në fjalë dhe në rrethinat e tij. Të njëjtat burime bënë me dij e se për autorin e dyshuar Gogu kishte disa denoncime pasi emri i tij ishte kthyer në tmerr i qyteti për vjedhjet e kryera. Burimet blu cituan se Gogu dyshohet si autor i vjedhjes të dyqanit të kompjuterëve si dhe i disa vjedhjeve të kryera në dyqanet ushqimore dhe ato të fruta pe-rimeve dhe të disa banesave të qytetarëve. Pas ndalimit dhe më pas dërgimit të të dy-shuarit për vjedhje kanë qenë oficerët e policisë gjyqësore

Vetëm 26 prej tyre përfitojnë subvencion

elbasani rekord në bletërritje, gjatë këtij viti regjistrohen 2700

elBASAn- Elba-sani numëron 2700 bletërritës dhe kjo shifër ka ardhur duke u rritur nga viti në vit edhe pse çmimi për një kg. mjaltë mbetet i lartë për banorët e këtij qarku. Bletërri-tësit për të përmirësu-ar cilësinë e mjaltit i transportojnë bletët në zona të ndryshme malore në çeljen e luleve që i japin mjaltit dhe aromën përkatëse. Ata pothuajse bëjnë 4 deri në pesë shtegtime në vit. Drejtuesja e shoqatës së bletër-ritësve Lejla Shehu shprehet se nga bletaria janë zhvilluar se zona të ndryshme të qarkut te Elbasanit, duke e parë si një burim që sjell të ardhura të mira për familjen. Ajo theksoi se qarkun e Elbasanit është shtuar edhe sasia e qumështit të bletës ku rreth 40 bletarë në qark janë përqendruar tek kjo pjesë e produktet e bletës. Lejla Shehu tha se institucionet shtetërore duhet të kenë një vëmendje më të madhe në këtë drejtim sepse fitimi nuk është vetëm mjalti por edhe kontributi i bletës që jep në bujqësi. Nga skema e subven-cioneve në qarkun e Elbasanit kanë përfituar 26 bletarë. Ndërkohë shumë bletërritës kanë aplikuar për të përfituar nga skema e subvencioneve në bujqësi. l. lleshi

Sarandë: kfw jep 7.5 milionë euro

për rehabilitimin e rrjetit ujësjellës të qytetit

SArAnDë - Një projekt, me vlerë 7.5 milionë euro i Bankës gjermane KFW, i parashikuar të nis zbatimin e tij në fillim të vitit të ardhshëm në Sarandë, do të përmirësojë ndjeshëm furnizimin me ujë të banorëve të qytetit bregde-tar. Projekti parashikon rehabilitimin e rezervuarit poshtë Gjashtës, ndërtimin e një depoje në Lëkurs, rehabilitimin e kanalizimeve në Gjashtë e Metoq, si dhe vendosjen e 4500 matësve të rinj. Në një takim që kryebashkiaku i Sarandës, Stefan Çipa zhvilloi dje me specialistët e këtij projekti, e vlerësoi këtë investim jetik, pasi sipas tij, furnizimi me ujë dhe sistemi i kanalizimeve gjatë këtij sezoni veror, nuk ishte në parametrat e duhur. Inxhinierja e projektit, Astrid Regler tha se në raportin paraprak përcaktohen pikat kryesore të projektit ndërhyrës në Sarandë, si dhe përmirësimi i rrjetit të ujësjellësit, në pjesën qendrore të Sarandës. Gjatë takimit me specialistët e bankës gjermane KFË, nga ana e Bashkisë u kërkua që brenda projektit të përfshihet edhe përcaktimi i pikave të lidhjes me rrjetin e ujësjellësit, si dhe pikat e shkarkimit, elemente këto që mungojnë në lejet e reja të ndërtimit, pasi mungon një plan i përgjithshëm i organizimit të qytetit bregdetar. t. Skuqi

Shpallen 9 të tjerë në kërkim

policia greke bllokon 320 kg marijuanë, një ndalohet

GJirokAStër - Të paktën 320 kg marijuanë u bllokuan sot gjatë një opera-cioni të përbashkët shqiptaro-grek, ndërsa 1 nga 10 per-son u ndalua, njoftoi dje policia e Gjirokas-trës, në jug të vendit. “Marihuana u bllokua në fshatin Palopergo, 3 kilometra në thellësi të tokës greke”, thuhet në komuni-katën e policisë. Të njëjtat burime thanë se operacioni për bllokimin e lëndës narkotike u organizua në bashkëpunim me policinë kufitare të Gjirokastrës. “Policia greke ka ndaluar në mesditë Xh. Barjamin, 45 vjeç, nga Gjirokastra, ndërsa 9 persona të tjerë, tashmë të identifikuar, janë shpallur në kërkim”, theksoi policia. Policia tha se opera-cioni i përbashkët i policisë shqiptare dhe greke ka vijuar dje dhe sot. “Aktualisht, policia kufitare e Janinës (Greqi) po vijon operacionit në vijën e gjelbër për të ndaluar 9 transportuesit, të cilët janë larguar në drejtime të ndryshme nga vendngjarja”, pohon policia lokale. t. Skuqi

gjenden Shenjat e giShëtrinjVe në Vendngjarje

Arrestohet tmerri i Çorovodës, 40 vjedhje në 6 muaj

ata që kanë marrë nën hetim të dyshuarin për vjedhjet në fjalë. Po të njëjtat burime thanë për gazetën se Arshin Gogu do të hetohet për më shumë se 30 vjedhje të ndodhura në qyte-tin e Çorovodës dhe në rrethi-

nat e tij. Zbulimi i vjedhësit në fjalë erdhi dhe falë shenjave të gishtërinjve që kanë marrë në vendngjarjet ekspertët e poli-cisë antikrimit dhe vjedhjeve gjatë këqyrjes dhe përpilimit të dosjeve. Të njëjtët burime

pohuan që Gogut i kishin dal shenjat e gishtave në tre vjed-hje dhe se ishte nën mbikëqyr-jen e policisë teksa u prangos në momentin më flagrant atë të vjedhje të kotecit të një komshiut të tij. Edhe pse he-timet janë në hapat e para deri në 24 orët e fundit të dysh-uarit për vjedhje Gogu i kanë dalë dhe në disa vjedhje të tjera shenjat e gishtave dhe se për mbi 40 vjedhje do të heto-het. Po gjatë ditës së djeshme oficerët e policisë gjyqësore që kryen dhe hetimin për A. Gogun përpiluan dosjen dhe akuzat përkatëse “vjedhje”, e parashi-kuan në nenin 134 të kodit pe-nal, dosje e cila i kaloj organit të prokurorisë për të vazhduar hetimet e më tejshme.

fermerët: po detyrohemi t’i hedhim në lumë, konSumatorët nuk blejnë

perimet e serave me stimulues hormonal, bie çmimi në treg

janë të stimuluara. “Kur i shiko-jmë të kuqe kështu në këtë kohë habitemi. Duket që janë me hormone siç kemi dëgjuar së fundi. Këto domate nuk kanë shije dhe është e kotë që ti blesh. Për këtë arsye vendo-sim që të mos marrim shumë të tilla. Më mirë marrim perime të tjera sesa ato. Perimet e tjera janë shtrenjtuar dhe vijnë nga jashtë”. Drejtoria e Bujqësisë po e monitoron këtë situatë të krijuar së fundi. Përgjegjësi i shërbimit këshillimor Neshat Sadiku konfirmon përdorimin e hormoneve. “Ka pasur raste të reklamimit të disa produk-teve që nuk janë cilësore. Ne kemi vendosur kritere në rast

të përdorimit të hormoneve. Kemi rekomanduar edhe me fletëpalosje edhe sasinë e hormoneve dhe pesticideve që duhen përdorur pasi në rast të ekzagjerimit pasojat janë në cilësinë e këtyre prodhi-meve”. Por Drejtoria e Bujqë-sisë mbetet vetëm në kuadrin e monitorimit dhe këshillimit të fermerëve por jo në ndalimin e tyre. Specialistët thonë se fer-merët në rast të përdorimit të hormoneve mbi parametrat e lejuara duhet t’i shkatërrojnë por në fakt i shohim në treg me bukurinë e jashtme dhe mungesën e shijes madje me çmim sikur të ishin të cilësisë së parë. Asgjësimi duhet të

bëhet nga strukturat e varura nga Ministria e Bujqësisë por askush nuk di të thotë pse nuk funksionon ky sistem. Disa të tjerë shprehen se duhet ven-dosur sistemi i gjobave që ky fenomen të ndalet. Ashtu si në janar e shkurt fermerët u nxitën t’i stimulojnë produk-tet për t’i nxjerrë më herët në treg e për të fituar më shumë, tani në nëntor e dhjetor ata po përballen me të kundërtën e saj. Edhe pse ishin prodhime të vona, qytetarët hoqën dorë nga blerja e tyre për shkak të stimulimit ndërkohë që thuajse mungon tregtimi jashtë për shkak të cilësisë nga përdorimi i stimulantëve.

Page 9: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

09• E shtunë 8 dhjetor 2012

»AktuAlitet

iu shkrep arma

vetëvritet aksidentalishtnjë 27-vjeçar në tiranë

Ditën e djeshme një 27-vjeçar nga Tirana është vetëvrarë aksidentalisht me armë gjahu. Ngjarja ka ndod-hur pasditen e djeshme në fshatin Vishnje, pranë banesës së viktimës, Agustin Çela. Nga hetimet paraprake mësohet se 27-vjecari i është shkrepur arma aksidentalisht. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

reagon kShh: e papranueshme

ish-të përndjekurit politikësërish në polici, s’dihet shkaku

Për disa orë në Policinë e Tiranës u mbajtën të shoqëruar 5 ish-të përndjekurit politikë, ku mes tyre ndodheshin edhe pjesëmarrës në grevën e urisë. Gjatë gjithë ditës së djeshme, policia nuk e sqaroi motivin e këtyre shoqërimeve, por pati një reagim të ashpër nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që i cilësoi si të pajustifikueshme. Ndërkaq, lirimi pas disa orësh i 5 ish-të dënuarve politikë, u pasua edhe reagimin e disave prej tyre. Ajo që u mor vesh nga policia për shoqërimin në komisariatin numër 3, të 5 ish-të burgosurve ishte vetëm fjalia “për arsye ende të paqarta”, duke lënë të nënkuptohej se përballja me policinë kishte të bënte me planifikime të mundshme të grevës tjetër të urisë apo sqarime rreth grevës së mëparshme dhe disa protestave që e pasuan atë. Mes të shoqëruarve ishte edhe ish-i përndjekuri politik Skënder Tufa, i cili ishte njëkohë-sisht edhe koordinatori i grevës si dhe Agim Kollçaku.

ministri noka në 3 takime të rëndësishme

“Bllokadë trafiqeve, ndalim ngacmimeve, jo azilkërkuesve”

Në tri takime të rëndë-sishme që pati dje Ministri i Brend-shëm Flamur Noka, u diskutua rreth punës së Shqipërisë në luftën kundër kriminalitetit dhe trafiqeve. Në takimin që ai pati me Koman-dantin e Përgjithshëm të Guardia di Finanza, Saverio Capolupo, u thek-sua se “po punohet që kufijtë blu të Shqipërisë të janë një barrierë e pakapërcyeshme nga elementët kriminalë dhe trafikantët”. Ndërkaq, në takimin që zhvilloi në Bruksel me Sekretaren e Shtetit për Azilin dhe Migracionin, të Mbretërisë së Belgjikës Magi De Blok, vlerësoi bashkëpunimin e shkëlqyer mes dy qeverive dhe nënvizoi se Ministria e Brendshme e Shqipërisë është totalisht e përkush-tuar në respektimin e plotë dhe pa ekuivoke të regjimit të lëvizjes së lirë lirë në zonën Shengen. Më tej, ministri Noka, mori pjesë në konferncën ndërkombëtare e cila inicioi për herë të parë iniciativën “Aleanca Globale Kundër Abuzimit Seksual të Fëmijëve nëpërmjet Internetit”, që u zhvillua në Bruksel, në selinë e Komisionit Europian. Noka theksoi se jo gjith-monë prindërit, ata që duhet të përkujdesen ose merren me edukimin e fëmijëve, kanë njohuritë dhe ndërgjegjësimin e duhur për të parandaluar e shmangur orvatjet apo kryerjen e abuzimeve seksuale ndaj fëmijëve.

mariglen mulla

paro Laçi, një ndër aksion-erët kryesorë të F.K “Par-tizani” ra dje sërish në

prangat e policisë. Policia tha se kësaj here ai është arres-tuar, pasi kërkohej në Itali për trafik droge, ku ishte i dënuar me 10 vite burg për këtë vepër penale. Burime nga policia e Tiranës bëjnë të ditur se Laçi u arrestua nga njësia opera-cionale speciale pranë zonës së njohur si “21 Dhjetori”, në kryeqytet. Arrestimi është kryer për llogari të drejtësisë italiane, pasi Paro Laçi re-zulton në listën e personave të kërkuar në Itali për trafik droge, me vendim të Apelit. Nuk jepen shumë detaje nga dënimi me 10 vjet burg, por mësohet se ai ka qenë i impli-kuar në një linjë trafiku droge, për të cilin ka qenë në gjykim.

“CV-ja” policoreVetëm rreth një vit më parë,

Paro Laçi la qelitë e parabur-gimit dhe u lirua nga akuzat për korrupsion, pasi qëndroi nëntë muaj i izoluar. Aso-kohe, Paro Laçi dyshohej se në bashkëpunim me disa per-sona të tjerë kishin tentuar të ndikonin tek gjykatësit e Apelit në Shkodër për lirimin nga burgu të të dënuarit Altin Vigani (Prekndreaj), i dënuar me 25 vite burg për vrasje. Sipas prokurorisë, të pande-hurit Dhurata Kume, Bledar Kume, Agron Arusha dhe Ed-mond Temali kishin premtuar një përfitim të parregullt në shumën prej 125 mijë euro, me qëllim që të ndikonin te gjykatësit e Apelit Shkodër për të shpallur të pafajshëm të dënuarin Artur Vigani. Ad-ministratori i arrestuar ishte paditur para pak muajsh nga ish-presidenti Albert Xhani. Ky i fundit ka regjistruar një padi në Gjykatën e Shkallës

Këshilli i Lartë i Drejtësisë shkarkoi dje nga të gjitha funksionet si gjyqtar, Neritan Taba-kun, ndërsa arsyetimi ishte se ka shkelur rëndë detyrën në çështjen “Xhakja”. Vendimi i KLD-së vjen pas kërkesës së Ministrisë së Drejtësisë për ni-sjen e procedimit disiplinor për gjyqtarin Tabaku. Këshilli i Lartë i Drejtësisë mori dje në shqyr-tim në një mbledhje me dyer të mbyllura kërkesën e Ministrisë së Drejtësisë për procedim disi-plinor ndaj Neritan Tabakut, gjyq-tari i Ilir Xhakjes, që vrau komisarin e Shijakut, Adem Tahiraj. Anëtarët e KLD vlerësuan se Tabaku ka kryer shkelje të rën-da në kryerjen e detyrës si gjyqtar në Dur-

rës, jo vetëm për moszbardhjen e vendimit të “Ilir Xhakja”, por edhe për dosje të tjera penale. Presidenti Bujar Nishani, në cilësinë e kreut

të KLD-së tha se “Raste të tilla duhen të evidentohen e të shqyrtohen me

prioritet”, ndërsa nënkryetari i KLD, Elvis Cefa u shpreh se është “e papranueshme neglizhenca e tij duke sjellë pasoja të rënda”. Ashtu si edhe dy herët e para, gjyqtari Tabaku nuk u paraqit në

mbledhjen e KLD-së, por u për-faqësua nga avokati i tij mbrojtës.

Ai mungoi 2 herë radhazi në mbledhjet e KLD, duke bërë kështu të detyrueshme

shtyrjen e saj. Mungesën fizike në mbledhje gjyqtari e justifikonte me një raport mjekësor.

Teksa dje u bënë 8 ditë nga humbja e Julianit të vogël 10-vjeçar, djalit të nëndrejtorit të antiter-rorit në SHISH, ende s’ka asnjë shpresë për gjetjen e tij. Të afërmit e Skënder Çelës, i cili mban postin e nëndrejtorit të antiterrorit në SHISH, qëndrojnë në gatishmëri prej ditësh në zonën e Laprakës dhe në momentin që ka një telefonatë, ata nisen drejt vendit të caktuar. Megjithatë, asnjë prej tyre nuk ka ndonjë dyshim apo provë të fortë për këtë zhdukje të mister-shme. Babai, Skënder Çela, në një komunikim telefonik me një të përdit-shme tha se “mbaroi kjo punë!”. Një nga in-formacionet që u verifikua, ka qenë ai i ardhur nga një qytetar i thjeshtë, që pohonte se e

kishte parë Julianin në zonën e “Komunës së Parisit”. Familjarët kërkojnë nga qytetarët që mund të kenë parë 10-vjeçarin Julian Çela të

telefonojnë në numrin 129 të policisë. “Ju lutem kush e sheh ose ka ndonje

informacion ju lutem kontaktoni në këtë nr 0696629077 qoftë dhe anonim, po ju lutem na ndih-moni”, shkruan një familjare e Ju-lianit në “Facebook”. Juliani ishte një djalë fjalëpakë, por shumë

i lëvizshëm. Pronarja e qendrës së internetit rrëfen se “Ka ardhur

këtu rreth orës 3:00 të pasdites, dhe shkoi në fund të kompjuterëve. Ndenji nja

2 minuta, por spo lirohej ndonjë vend. E thirri dikush jashtë dhe Juliani doli”

motiVi: kreu Shkelje të rënda në detyrë

klD shkarkon tabakun, gjyqtarinqë liroi Xhakjen, mungoi sërish

familja: kontaktoni në 0696629077 oSe te 129-a

Asnjë gjurmë nga djali i zyrtarittë lartë të ShiSh-it, ende në kërkim

apeli italian, 10 Vjet burg për laçin. hiStoriku i përballjeVe me policinë

pranga paro laçit të “patizanit”,ishte dënuar në itali për drogë

Sherret në kryeqytet

për konflikte të çastit plagosen tre persona në tiranë e vorë

Konflikti i çastit ka degjeneruar në të shtëna armësh në Fushë Prezë ndërsa dy persona kanë mbetur të plagosur. Me 4 plumba pistolete

janë plagosur Gerald Ciku dhe Emanuel Ziri, 34 dhe 25 vjeç, ndërsa burime pranë unifor-mave blu bëjnë me dije se njëri prej të plagosurve, Gerald

Ciku i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin ushtarak është person me precedent kriminalë. Ndërkaq, një tjetër plagosje ka ndodhur orët e fundit në Tiranë. Denis Çera, 18 vjeç është arrestuar sepse në rrugën “Anastas Shundi”, pas një konflikti për motive të çastit ka plagosur me thikë shtetasin Mario Cala, 50 vjeç.

së Parë në Tiranë në drejtim të ish-ortakut të tij, me pretend-imin se në datën 15 dhjetor të

vitit 2009 i ka dhënë hua një shumë financiare, të cilën Paro Laçi nuk ia ka shlyer. Ndërkaq,

Paro Laçi është shoqëruar nga Policia e Tiranës, për një sms kërcënuese ndaj një futbollisti.

Page 10: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

10 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« opinion

kur nisa të shkruaja këto radhë ma zgjuan mendimin gratë emigrante, vështirësitë me të cilat ato hasen në ato realitete ku jetojnë dhe problemet që përballojnë.

* * *Sot gratë dhe vajzat shqiptare gjenden në të

katër anët e planetit tonë: në Greqi, në Amerikë, Angli, Irlandë, Francë, Itali Gjermani, Belgjikë,

Zvicër, Kanada, Australi e gjetkë. Ndërsa shkruaj këto radhë, më vijnë natyrshëm gratë dhe vajzat tona me anët e tyre pozitive dhe negative. Më gëzon zemra kur gjej mes tyre politikane (më të prira për politikë janë gratë në moshë më të re, ka mes tyre edhe anëtare të PS-së franceze, të PD-së e PR-së në SHBA, të kon-servatores në Britaninë e Madhe e gjetkë), mësuese si Reveka në Kretë etj., që dinë t’u transmetojnë nxënësve emigrantë shqiptarë se jemi një popull i lashtë me bina e truall pellazgjik, me gjuhë, histori, psikologji, kulturë të lashtë e të re; pedagoge, profesore në universitete dhe në shkolla të larta me emër, si Alva, mjeke e farmaciste si Evgjenia, kameriere e kuzhiniere nëpër restorante e bufe;  inxhiniere elektrike, mekanike, marketing e turizëm për teknologji të reja e informatikane, si Irisa, Marselina, që e thonë pa ndrojtje fjalën e fundit në shkencë e në teknikë, pastruese e kujdestare për të moshuar në Itali, Greqi, Gjermani (ku janë pu-nësuar me qindra e mijëra gra, zakonisht në punë të zezë, që edhe në këtë krizë të thellë ekonomike që ka pushtuar globin vazhdo-jnë të jenë të zëna me punë), menaxhere e madje edhe kryem-enaxhere në ndërmarrje të mëdha private, si Dorina në Kanada e gjetkë. por më dhëmbin sytë kur hedh vështrimin nga ato gra e vajza që e nxjerrin jetesën nëpër trotuare e rrugëve të qyteteve e kryeqyteteve të Europës: të Parisit, Londrës, Romës, Milanos, Brukselit, Athinës, Bonit, duke shitur trupin e tyre. Tek ato gra e vajza që anët e rrugës i kanë bërë jastëk pa iu skuqur fytyra nga askush që i vështron me dhimbje e me lot në sy (drogmenet).

* * *Kur hedh vështrimin nga gratë e vajzat tona me profesione

të nderuara, që të bëjnë krenar, e hedh edhe tek ato “profe-sione” që të skuqin fytyrën e të ulin kokën. Këtej natyrshëm të lindin pyetje: janë gjenet që e bëjnë gruan shqiptare edhe pro-fesoreshë, mjeke, informatikane me emër në vendin tonë e në

botë, por njëherazi edhe prostitutë e drogmene apo faktorë të tjerë? Mos ndikon gjendja ekonomike e psikologjike, sidomos e vendeve ku ato emigrojnë? Zakonisht, fjalët që dalin nga goja e çdo qytetari, madje edhe ndonjë politikani, të lënë të kuptosh se ato emigrojnë, të vetme apo me familje, për të gjetur një jetë më të mirë se në atdheun e tyre mëmë. Duke shfrytëzuar gjend-jen e tyre, sekserët matrapazë i mashtrojnë, duke u vënë edhe unazën në gisht, dhe ua bëjnë shesh me lule Greqinë, Italinë, Gjermaninë se mund të jetojnë mirë edhe duke punuar pak. Kjo se nga natyra gratë janë në kërkim të mirësisë e të bukurisë, që pothuaj lindin bashkë me to.

Nuk e them se duhet thënë, por gratë dhe vajzat shqiptare në tërësi në gjen kanë të “vizatuar” zgjuarsinë, ndershmërinë e virtyte të tjera, që i largojnë ato cilësisht nga qeniet e tjera bi-ologjike, madje edhe nga burri. Pukëvili, një personalitet i rëndë-sishëm politik e shkencor në periudhën kur zhvillonte veprim-tarinë e tij Napoleon Bonoparti, konsull tek Ali Pashë Tepelena në Janinë e gjetkë, flet me admirim e pasion për gruan shqiptare. “Gratë e Gegërisë janë vazhdimisht të armatosura. Kanë një vësh-trim krenar, ecje të ngadalshme, disi të madhërishme, mburren që janë luftëtarë dhe pjesë e çetave të burrave […], ngjajnë me amazonat […]. Gratë e toskëve janë të thjeshta dhe të matura, me një bukuri të veçantë femërore. Gratë e Myzeqesë dhe të rrafshit të Tomorrit janë thesare me vlera të vërteta bukurie për kurorën e dashurisë. Me sy të mëdhenj, të kaltër e të ndriçuar me flakë qiellore, me flokë gështenjë në të verdhë apo gështenjë të errët, hundë të hollë, gojë të ëmbël dhe elegante - këto janë dhuratat që të japin gratë toske. Me lëkundjet e tyre trupore, elegante dhe të ndjeshme, me finesën e këmbët e tyre [...] profeti zbuku-roi parajsën kur priste miqtë e tij të nderuar...” »(Pouqueville, F, “Voyage de la Grece”, vëll. III, Paris 1826, f. 213-220.) Këto gjene të mençurisë, mbesa e stërmbesa të Nënë Terezës sonë të madhe, u lëvizin në tërësi shqiptarëve, por sidomos ato gjejnë strehë te gratë dhe vajzat. Me të bukurën shqiptare tregtarët-katilë, që kërkonin dhe kërkojnë të mbushnin xhepat e tyre me vuajtjet e një seksi të bukur e delikat, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë psikologjike dhe ekonomike të gruas në familje, nxorën një pjesë të grave e të vajzave tona rrugëve e trotuareve, duke i kthyer në prostituta e drogmene. Këtej lind pyetja: pse ndodh

një dukuri e tillë, sidomos te gra dhe vajza të mbyllura në familje ose kooperativiste, që merrnin një pagë qesharake, deri në tre lekë në ditë? Pyetje të tjera të lindin kur hedh vështrimin nga realiteti i djeshëm i gjendjes së gruas në familje e në shoqëri. Ndaj, kur po shkruaj këto radhë, veç të tjerash më lindën pyetjet: ndikuaka kaq shumë gjendja ekonomike e psikologjike te disa? Po si ka mundësi që gra të tjera të marrin profesione të nderuara, deri mjeke e pedagoge, nëpër shkolla të larta, të mesme e univer-sitete? Pyetje këto që kërkojnë përgjigje, madje ka ardhur koha edhe për studime të veçanta më serioze, por ka shumë faktorë, të cilët, po t’i analizosh, të lënë pa gjumë net të tëra. Gjendja e rëndë ekonomike në familje i ka bërë disa gra dhe vajza edhe të prostituojnë, edhe të drogohen. Këtej vijnë të tjera pyetje: pse ka gra e vajza shqiptare politikane, artiste e me profesione të tjera të nderuara? Pse gjen kryebashkiake, artiste me famë botërore, informatikane në SHBA dhe në shtete të tilla si Franca, Italia, apo mësuese nëpër ishuj të Greqisë?

Është fakt i njohur se gratë emigrante me profesione të nderu-ara mendoj se janë me karakter të fortë, gjykim të shëndetshëm e të palëkundur (gra të forta) e me prirje vertikale në arsyetim. Kjo se paga në kohën e monizmit pak a shumë prirej drejt barazi-mit. Kontradiktat, që shfaqen kudo, nxiten madje edhe artificial-isht në shoqërinë që sapo kaluam. Edhe në atë periudhë kishte, megjithëse të pakta, gra me emër, si Nënë Tereza, Vaçe Zela, Tefta Tashko, Semiramizi, Eleni, po dhe Rita Ora sot. Mes tyre ka pasur dhe ka gra e vajza të bukura si sorkadhe mali, por me karak-ter të lëkundur, që mund të gënjeheshin e të gënjehen lehtë (ato që nuk e njohin realitetin e qyteteve ku emigrojnë me anët e tyre pozitive, por dhe me vështirësitë e pengesat). Tregtarët ma-trapazë, duke shfrytëzuar gjendjen e rëndë ekonomike e duke gudulisur ndjenjat e tyre egoiste (sidomos ato/ata që drejtonin sektorë politikë) e kishin më të lehtë për t’i kthyer në drogmene e në prostituta. Gjendja e rënduar ekonomike, papunësia, mungesa e mirëqenies për të rritur fëmijët i detyrojnë shpesh emigrantët të marrin vendimin ekstrem dhe t’i thonë “lamtumirë” martesës. Vlen të theksoj se një përqindje e madhe e divorceve vjen kur burri është i papunë dhe gruaja mendon se gjithçka po e ofron ajo.

Problemet që kanë gratë emigrante janë të shumta. Në këtë shkrim mendova të ngre këto probleme.

Jo vetëm ai e kishte besuar se vërtet po jepeshin pasa-portat që kosovarëve do t’ua hapnin udhën për të lëvi-zur të lirë si gjithë bora normale. “A more vesh, sot për nder të 28 Nëntorit, po jepnin pasaporta të Shqipërisë. Por, ishte radha e gjatë....” më thoshte me dëshpërim një koleg i ri pasdreken e 28 Nëntorit, dukshëm i pen-duar pse, megjithatë, nuk kishte hyrë në radhë. Të tjerë i kishte kapluar nostalgjia për Shqipërinë e ëndërruar. Nuk

kish njeri që e bindte plakun se pasaporta që sapo kishte marrë, vetëm i ngjason origjinalit. Ishte i bindur se në atë tendën me mbishkrimin BASHKIA E PRISHTINËS – Republika e Shqipërisë, që ishte hapur në mes të sheshit nga Lëvizja për Bashkim, atë ditë të kremtes së madhe, më 28 Nëntor kur jo vetëm Prishti-nës “i vinte era Shipni” po jepeshin shtetësitë dhe pasaportat shqiptare. Madje, lajmi aq shpejt u përhap sa radhët u bënë tepër të gjatë, sikurse në Rusi dikur për qumësht. Sidomos kur thuhej se me fat janë ata që kanë qëlluar aty sepse kjo vlente vetëm për atë ditë. Veç t’i shiheshe ato fytyra të gë-zuara që tundnin pasaportën e kuqe tek dilnin nga tenda.

“Na kanë rrah veç me ndëgjue lajmet e Shqipnisë. Ba-bagjyshët e kanë ëndërruar këtë .. e tash shkojmë në Shipni si me shkue në Prishtinë .. ” thoshte plaku i emocionuar.

Si ai që nuk e njihte më rrenën së vet që kishte lëshuar në krye të pazarit, Lëvizja për Bashkim, organizatorja e pasa-portave nga “Bashkia e Prishtinës”, duket se edhe vetë i ka besuar asaj që kishte organizuar në shesh. Pas fjalëve të mëdha që ndërkohë dha vetë të kryeministri Sali Berisha, dhe premtimit se çdo shqiptar kudo që të jetë do ta bëjë me pasa-portë shqiptare, një ditë më parë me dosjet e 300 aplikuesve nga tenda ia mësyni Ambasadës së Shqipërisë në Prishtinë.

Jo vetëm ata, por edhe kosovarë tjerë ia mësynë ambasadës

me kërkesa për marrjen e shtetësisë dhe pasaportave të premtuara ditë më parë nga ndërtesa, ku 100 vjet më parë Ismail Qemajli mba-jti mbledhjen historike të parisë së Shqipërisë. Fluksi që po rritej me teorinë e progresivitetit ka shtyrë dje ambasadorin Islam Lauka që kosovarëve t’u drejtohet me një njoftim për opinion. Dhe me lutjen që të mos marrin më kot mundin, sepse fjalët e premtimet shpesh janë të tilla që lënë mundësi për t’u keqkuptuar.

Sektori konsullor i Ambasadës së Shqipërisë detyrohet të qartësojë se kjo puna e të gjithë shqiptarëve me pasaporta ka disa rregulla. Dhe me mirësjelljen e nënkuptueshme diplomatike, “meqenëse pas këtij veprim kanë lindur disa keqkuptime” Amba-

sada bën me dije se sado të mëdha të kenë qenë fjalët, nuk ka ndryshuar asgjë nga procedurat e marrjes së shtetësisë që vazh-don të mbështetet mbi kritere rigoroze ligjore.

Se ato që kryeministri Berisha thoshte në mbledhjen e mbajtur dy ditë më parë në Vlorë, janë një premtim të cilit do t’i paraprijë rishikimi i ligjit mbi shtetësinë, por që krejt kjo është proces rela-tivisht i gjatë që duhet të kalojë edhe procedurat e parapara në Kuvendin e Shqipërisë.

Bërja e të gjithë shqiptarëve me pasaportë të Shqipërisë që, për të mos u lexuar si blof patriotik parazgjedhor, u tha se mund të vijë pas zgjedhjeve të 2013-tës.

Sidoqoftë, edhe nëse premtimet festive dalin të vërteta, Shqipëria nuk do të ishte e para që bashkëkombësve, kudo që gjenden, do t’u jepte shtetësinë pasi pasa saj këtë e ka bërë, për shembull, Kroacia, Hungaria, Bullgaria etj.

Pas entuziazmit të parë, kjo puna e pasaportave edhe pse, sidomos kosovarët, kanë nevoja pragmatiste për pasaporta që do t’ua hapnin udhët, tashmë po vështrohet edhe përtej anës tjetër të medaljes.

“Shqipërinë aty ku janë shqiptarët, apo të gjithë shqiptarët në Shqipëri”, shtronte dilemën një komentues në forumet që këto ditë u “kallen” me temën e pasaportave.

Ambasada e Shqipërisë përveç që thotë se nuk ka pse ia mësyjnë për pasaporta, ka përkujtuar gatishmërinë e institu-cioneve të Shqipërisë për ndihmën e nevojshme në eksper-tizë dhe legjislacion ashtu që procesi i liberalizimit të vizave mes Kosovës dhe BE-se të bëhet sa më shpejt. Dhe të mos kenë më nevojë të kërkojnë pasaporta të kujtdo qoftë.

Atë pasaportën e Shipnisë të cilën e tundte tek dilte nga tenda, plaku i entuziazmuar së paku, mund ta ruajë si kujtim. Kujtim i do ditëve kur gjithandej vinte era Shqipëri.

Gruaja shqiptare në emigracion

Tenda dhe pasaportat shqiptare

Nga sANdrA zoto

Nga Ali CeNAj

Page 11: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

11• E shtunë 8 dhjetor 2012

»

pa dyshim, zhvillimet që po ndodhin me kaq in-tensitet të lartë social në vendin tone, kanë zgjeruar përmasat kohore dhe konturet e vjetra hapësinore të jetës së kufizuar në mentalitetin dhe ngushtësinë e kufijve kombëtarë. Praktik-isht shoqëria shqiptare në ditët tona është në një situatë të re politike, sociale, kulturore dhe ekonomike. Në të gjitha fushat e jetës dhe sfer-

ën e zgjeruar të modernitetit duket se ndryshimet janë të tilla që të detyrojnë të mendosh se shoqëria shqiptare këtej e tutje në mënyrë të domosdoshme dhe obliguese nuk mund të jetë më kurrë e pavarur nga të tjerët, nuk mund të qëndrojë jashtë fuqisë sociale magnetike të diktuar prej rrjedhave të forta, gjithëpërfshirëse të ndikimit mondializues dhe bashkë me të edhe të efekteve të prirjes globale. Praktikisht e gjithë shoqëria është në hullinë e përshtatjes së domosdoshme me procesin e madh të universalizimit të vlerave, jetës sonë kombëtare me ato të qytetërimit modern planetar.

Nga pikëpamja sociologjike vlerësimi i “lëndës kombëtare”, tashmë të ndryshuar, tregon se është në rrugën e duhur për-pjekja politike, sociale dhe qytetare për të bërë ripërshtatjet konceptuale që i duhen kohës. Kjo është arsyeja pse po ndo-dhin transformime globalizuese, të cilat ndihen qartë dhe në mënyrë evidente në ekonomi, kulturë, marrëdhëniet sociale, në mentalitetin individual të njerëzve etj. Gradualisht në shoqërinë tonë globalizmi është bërë filozofia më tërheqëse modernitetit, e përkrahur dhe e mbështetur fuqimisht nga shqiptarët. E njëjta dukuri ndodh edhe në vendet e tjera evropiane, megjithatë ajo nuk është vetëm ide magjepsëse, që nuk duhet analizuar dhe kritikuar për të mirat dhe ekscentricitetet e saj.

Të para në optikën e ndikimeve evidente të procesit globali-zues dhe të vlerësuara në kontekste më të gjëra të përhap-jes së vlerave universaliste, janë dukuri sociale që nuk lidhen thjesht me dukjen moderne të proceseve të jetës së sipër-faqshme të shoqërisë tonë. Ato që po ndodhin, në të vërtetë nuk janë as rastësore, as procese sipërfaqësore, sepse janë me natyrë thelbësore për qytetërimin tonë dhe të lidhura ngushtë me ontologjinë e saj.

Pa dyshim që nuk do të ishte normale që përfytyrimet tona për përmasat dhe efektet politike sociale dhe ekonomike të glo-balizmit të shiheshin të ndara e të shkëputur nga pasojat dhe efektet morale, kulturore, psikologjike e sociale, që janë të na-tyrshme të vijnë nën ndikimin e efekteve globale, transform-uese dhe ndryshuese, sidomos në idetë e njeriut të shoqërisë shqiptare të kohës së sotme.

Duke e parë kurbën e ndryshimit të përmasave klasike të konceptimit të jetës kombëtare dhe vlerësuar transformimet e thella të fenomenologjisë së qytetërimit tonë, sociologjikisht dhe realisht duhet të pohojmë se mo-mentalisht ato nuk janë ndryshime ras-tësore apo koniunkturale. Përkundrazi, ato janë produkte dominuese të përf-shirjes mondializuese të qytetërimit tonë, procese gjithëpërfshirëse e të pashmangshme të kapitalit të vler-ave të qytetërimit tonë në hapësirat e gjëra të globalizimit, të cilat, sipas sociologut modern turk Ahmat Davu-togllu, në përgjithësi në kohën e sotme duken dhe shfaqen qartë në ndryshim-in e formave të prodhimit dhe të kon-sumit e që reflektohen doemos edhe në mënyrën e jetës.

Procesin e adaptimit të qytetërimit tonë me standardet moderne globali-zuese e favorizon përhapja me shpe-jtësi e atraksionit mondializues, që tani në mënyrë të padyshimtë shfaqet pa droje në shoqërinë. Për pasojë, ndi-hen ndikimet e forta te njerëzit tanë të standardeve të edukatës qytetare, zgjerimi i konceptit për kulturën, rolin e teknologjisë, përhapjen e përshpejtuar

të mentalitetit globalizues etj. Këto janë krejt evidente, soci-ologjikisht të prekshme, të matshme në të gjitha proceset e in-tegrimit sociokulturor dhe përfshirjes strukturore të Shqipërisë në hapësirat gjithnjë e më të homogjenizuara të qytetërimit perëndimor.

Në këto kushte, duhet parë në sy e vërteta. Fakti që për ne shqiptarët këto procese globale dhe universalizuese dy dekada më parë, por ndoshta edhe më pak, nuk ka qenë e mundur të kenë qenë të parashikuara deri në fund. Ka qenë e vështirë për ne të mendohej se zhvillimet dinamike të fundshekullit të kalu-ar, sidomos ndryshimet eruptive të këtij shekulli, do ta shpinin qytetërimin tonë në këtë fazë zhvillimi kaq të mondializuar. Pa dyshim, shekulli që sapo kemi hyrë, si çdo shekull tjetër, që ka pasur detyrat dhe përgjegjësitë e veta për ne shqiptarët, ka detyrat e veçanta dhe detyrimet sociale, ekonomike, politike e kulturore më të përgjithshme.

Sfidat e globalizimit dhe gjërat e ndërlikuara të integrimit europian janë detyra shtëpie që kemi përpara, që janë më të qarta për të gjithë e që askush nuk mund t’u bëjë bisht, që duhet të bëhen krejt ipertive për politikën, shtetin, shoqërinë civile, shkollën, fenë dhe qytetarët. E qartë është dhe rruga nëpër të cilën po ecim të vendosur. Ai është magjistrali i glo-balizimit, që na tregon në mënyrë të saktë se ku jemi, cilat janë detyrimet obliguese të arritjes së standardeve të qytetërimit, të plotësimit sa më shpejt të jetë e mundur të vlerave sociale e morale, të parametrave universalë të procesit mondializues, të cilat na ndihmojnë seriozisht për të kuptuar në të njëjtën kohë se ku duhet dhe ku do të shkojmë dhe si duhet të ecë qytetërimi ynë në të ardhmen e afërt.

Pa dyshim që nuk është e vështirë të bësh ligjërata të plo-ta dhe monokolore për globalizmin, duke parë vetëm anën e ndritur të medaljes së saj. Tabloja e globalizmit, të paktën deri tani, nuk është aq e thjeshtë, që të mund të pikturohet vetëm me një penelatë. Sepse, nga njëra anë, ndihet që, edhe pse akoma nuk është në përmasat e plota, efektet e globalizmit në strukturimin e jetës ekonomike, sociale e kulturore në sho-qërinë tonë u kanë dhënë spunto shumë zhvillimeve dinamike proceseve zhvilluese. Pa dyshim që ndikimet më të dukshme të globalizimit në shoqërinë tone janë standardizimet e shpe-jta që po përjetojmë si qytetarë në sferën e konsumit dhe ko-munikimit, në të cilat shpërthimi i potencialit të globalizimit është i madh, i fuqishëm, i papërmbajtur.

Është pozitiv fakti që si shqiptarë, si shoqëri, politikë, sho-qëri civile etj. tashmë jemi plotësisht të bindur për rezultatet e pritshme të ndikimit të globalizimit, të zgjerimit të prirjes mondializuese, intensifikimit të procesit të universalizimit të vlerave të kulturës dhe të qytetërimit modern. Ka rëndësi që të gjitha strukturat e jetës politike, ekonomike, sociale dhe kul-

turore tani kanë mundësi të parashikojnë detyrat e momentit, kurbën e vazhduar të procesit të ndryshimeve të thella kon-ceptuale, strukturore, kulturore, ekonomike e sociale që do të sjellë integrimi dhe globalizimi në qytetërimin tonë. Kështu që në këto momente të zhvillimit të qytetërimit tonë jo vetëm jemi të detyruar të pranojmë sfidën globale, por dhe duhet të bindemi sa më parë se moderniteti dhe globalizimi në kohën e tanishme, si kudo edhe në shoqërinë tonë, është duke u bërë tendencë kombëtare gjithëpërfshirëse, me implikacione të dukshme, të thella, të cilat po shfaqen me natyrë komplekse politike, ekonomike, kulturore dhe sociale.

Duke qenë në kushte të tilla, shoqëria, ekonomia, kultura dhe qytetërimi ynë, nuk mund të mos i ndiejnë në të njëjtën kohë të forta tërmetet e qytetërimit të globalizuar dhe moder-nitetit si koncept mondializues. Sepse goditjet dhe tronditjet e globalizmit në shoqërinë e sotme shqiptare janë procese që na detyrojnë të diskutojmë jo pa shqetësim se duke ecur në hullitë integruese dhe globalizuese krahas sukseseve dhe arritjeve do të kemi edhe problemet tona specifike, të cilat duhen parashi-kuar që sot. Dallgët e shqetësimeve ekzistenciale të globalizmit dhe mondializimit kanë filluar të përplasen edhe në brigjet e vendit tonë të vogël, i cili përfundimisht nuk mund të qëndrojë jashtë dhe nuk mund të mbesë i izoluar nga këto shqetësime universale. Kjo është arsyeja që në shoqërinë tonë kanë filluar të ndihen shqetësimet thelbësore dhe anësore të globalizimit. Megjithëse ende nuk jemi përfshirë sa duhet nga ndikimet per-iferike dhe problemet thelbësore të mondializimit, ngaqë deri tani nuk na kanë lënë problemet tona të politikës, kontradiktat e zgjatura të proceseve të ndërlikuara të tranzicionit kombëtar që të mendojmë për situatat para, gjatë dhe pas globalizimit. Megjithatë, duket se gradualisht te njerëzit tanë, sidomos tek ata që jetojnë “përtej vetes” dhe jashtë kufirit të ngushtë të identitetit të kufizuar personal, po ravijëzohet në mënyrë të na-tyrshme shqetësimi social i shfaqjes dhe mënyrave të realizimit të trajtave dhe formave të ardhmes të njeriut tonë në jetën e globalizuar. Ndërkaq duhet vlerësuar fakti që drejtimet e zh-villimit global nuk kanë ndikime të gjëra vetëm mbi shoqëritë që globalizohen, por dhe mbi njeriun e përfshirë nga rrjedhat e papërmbajtura të mondializimit. Ka kohë që është bërë sun-duese ideja se globalizmi po shoqërohet me ndërtime të sis-temeve globale për të gjitha gjërat që shqetësojnë shoqëritë, popujt, njerëzit që jetojnë në hapësirat e saj.

Edhe pse po aq e ndjeshme është dhe ideja shoqëruese se jetojmë në një shoqëri që nga njëra anë është globale dhe e globalizuar, por nga ana tjetër është “botë të ndarë thellë”. (Jef-frey. D. Sachs, “Fundi i varfërisë”). Në këto kushte, duket se plas-ticiteti i adaptimit, përshtatja e materies psikike të njerëzve me realitetet e universalizuara të jetës moderne është bërë proces

që nuk ecën tërësisht në rrugë të sig-urt. Njerëzit e kohës sonë, shqiptarët e ditëve tona, me gjithë pengesat që kanë nga e kaluara e tyre apo nga par-agjykimet e të tjerëve, janë bërë shumë të aftë të përshtaten për mrekulli me jetën e mondializuar, të bazuar në sis-temin e unifikuar të mendimit globalist dhe po mësohen me interpretimet so-ciale dhe qytetare të globalizuara.

Kjo është një epërsi e dukshme e plasticitetit social dhe modernitetit që karakterizon shoqërinë dhe njerëzit tanë. Jetojmë në kohë kur për sho-qërinë shqiptare është e nevojshme të kuptohen situatat, të vihen në lëvizje ide të reja për të përballuar realitetet e ndryshuara nga ndikimi i fortë i glo-balizimit. Qëllimi është të ndërtojmë ato mekanizma që na ndihmojnë të jetojmë në bashkekzistencë paqësore me globalizmin dhe me të gjitha llojet e qytetërimeve të botën e sotme me zhvillim socioekonomik dhe kultura tërësisht të ndryshme.

Globalizmi, universaliteti dhe vlerat e qytetërimit tonë

Nga gëzim tushi

opinion

Page 12: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

12 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

«gossip

gisele Bundchen bëhet nënë për herë të dytë

Modelja braziliane Gisele dhe burri i saj, futbollisti ameri-kan Tom Brady, kanë shijuar edhe njëherë momentet te të qënit prindër, por kësaj here të një vajze. Çifti e ka quajtur vajzën Vivian dhe është fëmija i dytë për ta. Çifti solli në jetë fëmijën e parë djalin Benjamin Rein Brady në Dhjetor të 2009. Gisele u martua me Tom në 26 shkurt 2009 në Santa Monica. Ish e dashura e Leonardo Di Caprios, bëri të ditur shtatzaninë e saj të dytë në fund të gushtit. Në një intervistë dhënë për People ajo ka deklaruar se të qënit prindër ka sjellë shumë ndryshime në jetën e tyre në çift. “Ne na pëlqen shumë të udhëtojmë, por tani që jemi bërë prindër e bëjmë më pak këtë se në të shkuarën. Nuk ka gjë më të bukur se të kthehem në shtëpi dhe të shikoj ata pas një dite të lodhshme pune’, ka shtuar Gisele. Ajo është një nga femrat më të respektuara në industrinë e modës. Ajo është cilësuar nga Claudia Schiffer dhe Naomi Campbell si një supermodele e vetme e vërtetë.

me paratë e babait blen vilën e dytë më të shtrenjtë në botë

Tamara Ecclestone ia ka hedhur sytë një prej patund-shmërive më të shtrenjta në Amerikë, Fleur de Lys në Bel Air, e cila është ndërtuar sipas modelit të pallatit të Luigjit XIV, kostoja e të cilës kap shumën marramendëse prej 96 milionë dollarësh.Tamara Ecclestone ashiqare mendon për veten si një princeshë moderne, sepse ka vendosur që të ketë kështjellën e vet luksoze të tillë si Fleur de Lys, e cila ndodhet në pjesën elite të qytetit të Los Angelesit, Bel Air. Vila, e cila sipas vlerës së tregut kushton 96 milionë dollarë, ka 12 dhoma gjumi, 15 banja, një kinema private të filmave për 50 persona, nëntë garazhe për makina, si dhe një bibliotekë përplot me botime të rralla. Ka edhe një palestër, dhomën e ballos e bërë bazuar në Dhomën e njohur të cilën e kishte Luigji XIV në Versajë, pishinë të brendshme me qendrën spa, ndërsa rreth shtëpisë ndod-het edhe një shteg vrapimi, kopshti ornamental, terreni i tenisit dhe shumë gjëra të tjera. Është interesante se revista “Forbes” disa vjet më parë e kishte vendosur këtë vilë si patundshmërinë e dytë më të shtrenjtë në SHBA, ndërsa në vendin e parë ishte vila e producentit të mirën-johur holivudian, Aaron Spelling, të cilën tashmë e ka, as më pak e as më shumë se motra e Tamaras, Petra.

Fotografohen së bashku styles dhe swift

Për fat të keq të shumë adhuruesve, thashethemet se këngëtarja e re ka gjetur një të dashur të ri dhe këtë e vërte-tojnë fotografitë.Në fakt, paparacët gjatë një shëtitjeje në “Central Park” kanë kapur këngëtarin e bendit “One Direc-tion”, Harry Styles dhe të dashurën e tij të re, Taylor Swift. Çifti thuhet se është njoftuar disa javë më parë në shoën “X Factor”, ku perfomuan të dy. Megjithatë, edhe pse atëherë kishin filluar spekulimet se si këngëtarja 22-vjeçare e do britanikun katër vjet më të ri, këto janë fotografitë e para të përbashkëta të çiftit të ri. Tek ata mund të shihet se si me buzëqeshje në fytyrë kënaqen gjatë shëtitjes, por edhe në shoqërinë e njëri-tjetrit. Taylor dhe Harry pas shëtitjes shkuan në kopshtin zoologjik, ku u takuan me shoqërinë. Edhe pse janë fotografuar së bashku, as Harry dhe as Tay-lor nuk e ka konfirmuar që janë në lidhje. Kujtojmë se miqtë, të cilët i kanë dhënë këshilla në lidhje me romancën e sapo-filluar me Harryn janë, as më shumë e as më pak, aktoret e reja, Selena Gomez dhe Emma Stone. “Dimë të diskutojmë me orë të tëra për meshkujt. Më thanë se Harry ishte djali i vërtetë për mua”, thotë Taylor.

rihanna do të prodhojë një show për modën

Kjo është një periudhë angazhimi për Rihannën, përveçse dominon klasifikimet me albumin e saj ‘Unapolgetic’, këngëtarja ka prezantuar edhe parfumin e saj ‘Nude’, ka mar-rë pjesë në filmin ‘Battleship’ dhe tani ka vendosur t’i dediko-het ekranit të vogel. Rihanna do të jetë prodhuese dhe pro-tagoniste ekzekutive në ‘Styled to rock’, shoë televiziv që do të transmetohet ne Style Network. Ky shoë nuk do të flasë për jetën private të këngëtares apo për rikthimin e saj me Chris Broën, por do të fokusohet në muzikë dhe në modë, me qëllimin për të zgjedhur yllin e ri të fashion design. Seritë me 10 episode do të nisin vitin tjetër dhe do i japin mundësine 12 stilisteve të zgjedhur nga Rihanna të krijojnë veshje për njerëzit e famshëm dhe të krijojnë tendenca të reja. “Moda ka qënë gjithnjë pjesë integrale e jetës sime, jam shumë e kënaqur nga kjo marrëveshje me Style Network dhe për fak-tin se do të ndaj idetë e mija me 12 stilistë”,- tha këngëtarja nga Barbados në lidhje me këtë çështje.

Nis beteja midis “Facebook” e “twitter”

thashethemete bëjnë më efiçent vëndin e punës

studimi:

thashethemet që bëhen në vendin e punës, janë konsideruar si shpër-dorim kohe. Por në fakt ato duhet të inkurajohen sepse ndihmojnë në paran-dalimin e neglizhencës në punë dhe bëjnë më efiçent

mjedisin ku punohet. Studiuesit kanë gje-tur se nëntë deri në dhjetë biseda në ditë janë thashetheme. Por sipas kërkimit këto thashetheme nuk janë domosdoshmërisht me qëllim të keq. Dhe madje edhe rreziku i thashethemeve mund të ndihmojë për t’i bërë presion personave me performancë të ulët në punë për të kontribuar, ka sugjeruar studimi. “Thashethemet shpesh janë parë si një sjellje vetëshërbyese duke synuar manipulimin e të tjerëve dhe duke i influencuar ata në një rrugë jo të

mirë”, ka thënë kërkuesja e studimit Dr. Bianca Beersma. Por rezultatet e këtij studimi tregojnë se thashethemet jo gjithmonë kanë një konotacion negativ. Ato i ndihmojnë njerëzit që të mbledhin dhe vlerësojnë informacion, të kënaqin veten rtyre me të tjerët dhe të mbro-jnë grupin. Thashethemet kanë fuëi të zhvillojnë një rol social të rëndësishëm. Të qënit social na bën më të sigurt dhe na prezanton me mundësi për të ndarë burime të tilla si ushqim. “Psh një person i vetëm nuk mund të kapë një mamuth ose të luftojë me një ari, por një grup mund ta bëjë” shpjegoi studiuesja. Grupet zhvillojnë standarte të sjelljes dhe fuqia e fjalimit na ndihmon për të paralajmëruar njëri-tjetrin nga ato thashetheme që mund të jenë negative. Më shumë se 220 studentë u pyetën për të përshkruar

herën e fundit që ata kishin folur mbrapa krahëve, dhe më pas i`u kërkua që të plotësonin një formular për të treguar mo-tivin pse e kishin bërë këtë. Dhe u gjet se mbledhja apo kontrollimi i informacionit ishin motivet kryesore. Një studim i dytë përfshiu të njëjtit pjesëmarrës, të cilët u pyetën nëse ata do të bënin thashetheme në lidhje me dikë që i shmangej detyrave të punës të caktuara nga një koleg apo mik. Njerëzit ishin më të predispozuar që të bënin thashethme për shmangien e detyrave të punës nga kolegët që i përkisnin të njëjtit grup se sa për njerëzit të cilët i përhapnin thashethemet miqëve. Dhe arsyeja kryesore ishte mbrotja e grupit të tyre. E nëse qëllimi i vetëm i të bërit thashethem është mbrotja e grupit, të bërit thashethem është më social dhe më pak imoral se situatat e tjera.

Facebook” nisi ditën e enjte zyrtarisht një betejë ndaj rivalit më të madh në treg, rrjetit shoqëror “Twitter”, duke bllokuar fotografitë që publikoheshin në këtë rrjet nëpërmjet programit “Instragram”, të blerë së fundmi nga

kompania e Zuckerberg. Kevin Systrom, drejtori i përgjithshëm i kompanisë së grumbullimit dhe shpërndarjes së fotografive lajmëroi gjatë të enjtes se “Instagram” kishte vendosur që të ndërpriste mbështetjen që i jep “Twitter”-it, duke nisur kështu praktikisht betejën ndërmjet dy rrjeteve më të mëdhenj shoqërorë në botë. Systrom e justifikoi këtë vendim me rritjen e kompanisë në treg, duke argumentuar se nuk ka më nevojë të fshihet pas emrit të kompanive të tjera të mëdha, por specialistët besojnë se pas lëvizjes shihet qartësisht ndikimi i “Facebook”. Si rrjedhojë e tërheqjes së “Instagram”, në vend të fotografive të publikuara nëpërmjet këtij sistemi, tek përdoruesit e “Twitter” shfaqej vetëm një link, i cili të dërgonte tek kjo faqe, nga ku bëheshin të shikueshme fotografitë.”Instagram”, një kompani me 100 milionë përdorues, ka sistemin më të sofistikuar të shpërndarjes dhe zhvillimit të imazheve në rrjet dhe në aparatet celularë, një risi të cilën edhe “Twitter” ka nisur ta zhvillojë. Kompania u ble në muajin shtator nga “Facebook”, për 715 milionë dollarë, pasi kompania e Zucker-berg mposhti konkurrencën e “Twitter”, që kishte paraqitur një ofertë më të ulët.

Page 13: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

13• E shtunë 8 dhjetor 2012

»gossip

leann rimes dëshiron të ketë fëmijë me eddie cibrianLeAnn Rimes ka treguar arsyen e rehabilitimit për të luftuar me stresin dhe ankthin pasi ajo dëshiron të ketë një fëmijë. Këngëtarja 30 vjeçare, e cila u përfol gjatë për betejën e saj me çrregullimet e të ngrënit, ka dëshiruar ta marrë veten përpara se të ketë një fëmijë me burrin e saj Eddie Cibrian. “Nuk do të dëshiroja kurrë të sillja në jetë një fëmijë, pa u kujdesur në filim për veten time. Dhe kjo ishte një arsye kryesore pse unë u trajtova”, është shprehur Rimes. LeAnn është njerkë e dy fëmijëve të Eddie me Brandi Glanville. Rimes është kritikuar nga rivalja e saj sa herë që ka dashur të luajë rolin e nënës për fëmijët.

arsyet e Jessica Biel për t’u martuarAktorja Jessica Biel dha disa arsye të rralla se përse duhet të jesh i martuar, në një intervistë për revistën “Elle”. Bashkëshortja e këngë-tarit Justin Timberlake, në intervistën që shoqërohej me disa fotografi tërheqëse të saj të papublikuara më parë, deklaroi se midis të tjerave, gjëja që i pëlqen më shumë tek martesa është fakti se mund të notojë nudo përkrah partnerit të saj. Gjithashtu, 30-vjeçarja u shpreh se i pëlqejnë bisedat mbi shtëpiake dhe ato mbi jetën e përditshme. “Martesa, për mua është që të kesh përkrah një njeri me të cilin të ndash aventurat, me të cilin mund të notosh nudo dhe të bësh gjëra të tilla. Martesa, është gjithashtu të kesh dikë përk-rah për të hapur një kavanoz apo konservë të cilën nuk e hap dot vetë”, deklaroi Biel.

cecilia rodriguez, prezanton kalendarin seksi në milano

Cecilia Rodriguez nudo në kalendarin e realizuar për revistën ‘For Men’. Poza seksi, shumë pak të mbuluara, ashtu sikurse motra e saj Belen, disa kohë më parë. Ajo ka prezantuar në një lokal në Milano kalendarin e ri në shoqërinë e miqve, motrës së saj, ku ka prerë edhe një tortë dedikuar asaj.

Megan Fox do të jetë

më selektive ndaj roleve

Aktorja Megan Fox ka premtuar të jetë "më e kujdesshme", në lidhje me rolet që ajo do të pranojë, pasi tani ajo është një nënë, dhe është e shqetësuar nëse djali i saj do të ndihet keq nga zgjedhjet e saj në të shkuarën. Megan dhe Brian u bënë prindër në Shtator dhe ajo pranon se këndvështrimi i saj mbi jetën ka ndryshuar tani që ajo ka një fëmijë në jetën e saj, dhe është bindur se mëmësia do të ndikojë në rolet e filmave që ajo do të marrë. "Unë do të jem më e kujdesshëme në lidhje me zgjedhjen e filmave, sepse unë tashmë jam duke menduar se kur djali të jetë në shkollë dhe shokët e tij do t`i tregojnë foto e mia me bikini, ai do të tmerrohet. Kështu që kjo do të më pen-gojë mua të bëj zgjedhjet që kam bërë më parë", ka thënë Fox. Aktorja 26 vjeçare është rrëfyer edhe për frikën që ka për sa i përket karrierës së saj, pasi në industrinë e fil-mit femrat humbasin vlerat e tyre kur rriten në moshë.

shakiraTreGon ekon

e FëMijës për FansaT

shakira nuk ngurron të mbajë të informuar gjithë fansat e saj me ecurinë e shtatzanisë. Vetëm një javë më parë ajo nxorri një foto eskluzive në Instagram, duke treguar barkun e saj bashkë me të dashurin Gerard Pique, por kësaj here ajo ka menduar të surprizojë fansat duke treguar ekon e parë të fëmijës. Shakira dëshiron të ndajë çdo emocion që ndjen gjatë kësaj peri-

udhe me të afërmit dhe fansat. Këngëtarja bëri të ditur lajmin në Tetor, dhe prej atëhere ajo ka filluar të bëjë plane për të. “Kur fëmija të lindë do ta marr me vete në udhëtimet për qël-lime bamirësie, që të mësojë se është i aftë për të ndryshuar botën’, ka thënë Shakira në një inetrvistë. Ajo ka treguar me fjalë sesa shumë po e shijon këtë periudhë duke shkruar në tëit se mund të kalojë edhe nëntë muaj të tjerë si këto. Çifti ka konfirmuar lidhjen e tyre në Mars të 2011, ku Shakira e ka cilësuar Pique si dielli i saj në spanjisht në facebook.

Page 14: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

14 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« BotA

vJenAAtje ku nisi rënia e perandorisë turke

Qeveria e Habsburgëve u gjend, atëherë kur më pak e priste, me një territor shumë të madh në portat e Vienës për ta pushtuar dhe aneksuar në zotërimet e veta. Duke filluar nga viti 1684, ushtritë e perandorit Leopoldi e braktisën për një periudhë konfliktin me Francën në perën-dim, u angazhuan në rimarrjen prej otomanëve të të gjithë rrafshnaltës hungareze që e humbën në vijim të betejës së Mohacs në vitin 1526. Buda dhe Pest kapitulluan në 1686; Beogradi në vitin 1688. Në po të njëjtin vit, Transilvania kaloi nën dominimin austriak duke ruajtur privilegje të rëndësishme. Vetëm rifillimi i luftës me Francën frenoi përparimin e Habsburgëve që disa men-donin se mund të vazhdonte deri në Stamboll.

në mesin e shekul-lit XVII dukeshin të largëta ditët kur turqit kishin mbjellë terror në Europë, duke push-tuar fillimisht Ko-standinopojën në

vitin 1453, e më pas thuajse të gjithë mbretërinë e Hungarisë në 1526. Që atëherë, perandoria otomane kishte ruajtur zotërimet e saj në Europën juglindore, pa asnjë shenjë krize. Megjithatë, prej disa dekadash nuk mund të injoroheshin shenjat par-alajmëruese të një farë dobësimi të hegjemonisë së saj antike: vinin lajme të vazhdueshme për komplote pallati, sulltanë të rrëzuar nga froni, rebelime jeniçerësh (këmbësoria që formonte gardën personale të sulltanit), për të mos folur për konfliktet në kufirin me Persinë.

Megjithatë, do të mjaftonte që në vitin 1656 të merrte detyrën e Vezirit të Madh Mehmed Pashai, që skenari të ndryshonte rrënjësisht dhe që, ajo që dukej si një perandori e lëkundur të rifitonte fuqinë e dikurshme. Me origjinë shqiptare, Mehmed Pashai fitoi besimin e Sulltanit Mehmeti IV, një adoleshent vetëm 14 vjeçar, duke arritur t’u japë fund revoltave të jeniçerëve dhe të spahive (trupat e zgjedhura të kalorësisë) si dhe të nën-shtronte guvernatorët provincialë.

Qeverisja e tij solli një rimëkëmbje të shpejtë të fuqisë otomane që u shpreh edhe ushtarakisht, me fillimin e një serie fushatash kundër fiqive të krishtera në kufijtë e Perandorisë së Shenjtë Romane, që në atë kohë kon-trollohej formalisht nga Aubsburgët e Austrisë por në fakt ishte reduktuar në një grumbull shtetesh të pavarur. Veziri i Madh e filloi duke hipur një aleat të tijin në fronin e Transilvanisë (pjesa perëndimore dhe qendrore e Rumanisë moderne) dhe duke anek-suar territore të reja në rajon, siç ishte vendosur në një traktat të vitit 1664 të lidhur me perandorin Leopoldi I i Aubsburgëve. Në vitin 1669, djali i Vezirit të Madh, Fazil Ahmed Pasha shpalli marrjen e Kandias, në Kretë, pas 22 vitesh rrethim të garnizonit venecian. Tre vjet më pas, sërish Fazil Ahmed udhëhoqi një ekspeditë përtej Detit të Zi e cila u pasua me anek-simin e Podolias (rajon në perëndim dhe jug të Ukrainës së sotme) si dhe me vendosjen e një protektorati turk në Ukrainë.

Ekspedita kundër AustrisëNë një klimë të tillë të rikthimit

të besimit tek forcat e veta, doli në skenë figura politike e Kara Musta-fait, Vezir i Madh që nga 1676. I përkushtuar për të zgjatur periudhën e lavdishme të paraardhësve të tij, Mustafa iu fut menjëherë punës në dy fronte. Në Ukrainë, pas disa fushatash kundër kozakëve dhe fuqisë mosko-vite në rritje, firmosi në vitin 1681 një marrëveshje me Carin për ndar-jen e vendit. Kjo gjë i mundësoi të kthejë vëmendjen nga Danubi. Armë-pushimit 20-vjeçar të nënshkruar me Austrinë në 1664 po i afrohej fundi dhe ndërkohë, në rajonet hungareze të nënshtruara perandorit po rritej një lëvizje rezistence që turqit, ashtu si edhe francezët (në atë kohë në luftë me Perandorinë e Shenjtë Romane) kishin shumë interes ta nxisnin. Disa inkursione të trupave perandorake të Aubsburgëve në territorin otoman të Hungarisë i shërbyen si pretekst Kara Mustafait për t’i propozuar sull-tanit një fushatë të armatosur kundër Austrisë. Objektivi ishte pushtimi i disa kështjellave strategjike, për të

konsoliduar pozicionet e pushtuara nga perandoria otomane. Megjithatë, Veziri i Madh transformoi atë që duhej të ishte një ekspeditë e thjeshtë në një sulm masiv kundër Austrisë, që do të kulmonte me rrethimin e famshëm të Vienës në vitin 1683.

Në prill të atij viti, ushtria otomane filloi marshimin e afrimit. Në lartësinë e Beogradit iu bashkuan ushtarëve turq trupat e principatave danubiane të perandorisë otomane (Vllahia, Mol-davia dhe Transilvania) bashkë me kontigjente tartarësh. Ushtria turke ishte e përbërë në pjesë të barabarta nga jeniçerë, kalorësia e spahijve dhe këmbësoria. Në total, numri i forcave luftuese ishte 115000, edhe pse bur-ime europiane të asaj kohe flisnin për 300 000 ushtarë. Me një kontigjent kaq të madh e të dukshëm, Kara Mustafai këmbëngulte se mund të pushtonte më tepër se thjeshtë disa kështjella, dhe kështu në 25 qershor shpalli qëllimin e tij për të sulmuar Vienën.

Historianët kanë dhënë disa shp-jegime të ndryshme për të justifikuar një sipërmarrje kaq të rrezikshme, që në fund rezultoi fatale për Vezirin e Madh dhe për perandorinë otomane.

Një prej hipotezave është thjeshtë in-stikti i imitimit: i dëshirës për të çuar deri në fund atë që as sulltani Sule-jmani i Madh (1494-1566) nuk kishte arritur të bënte, që ishte pushtimi i Vienës, Molla e Artë, etapa e fundit e projektit të zgjerimit drejt Europës. Eshtë hedhur edhe hipoteza që ka qenë thjeshtë ambicia për të patur një zotërim personal, ku të mbretëronte i pavarur nga sulltani.

Cilado të ketë qenë arsyeja e zgjedhjes, në 14 korrik pjesa më e madhe e ushtrisë turke u vendos për-reth mureve të Vienës. Po të shihje horizontin që nga qyteti, deri tutje shtrihej deti i çadrave dhe pajisjeve të armikut. Otomanët nisën men-jëherë operacionet e sulmit, dhe pasi i sprapsi sulmet e parë të vienezëve, Kara Mustafai urdhëroi të gërmo-heshin kanale të nëndheshëm për të mundësuar afrimin në muret mbro-jtës. Do të vazhdonin sulmet nëse au-toritetet nuk do të dorëzoheshin, siç u kish kërkuar disa herë që ta bënin.

Në fillim të shtatorit, pas pothu-ajse dy muajsh rrethimi, operacionet e turqve përreth mureve kishin përpa-ruar kaq shumë saqë në Vienë disku-tohej për mundësinë e luftimeve trup

më trup në lartësinë e mureve. Por, më në fund erdhi ndihma që vienezët e prisnin prej kohësh.

Koalicioni antiturkNë sulmin e turqve, ndonëse Viena

ishte në inferioritet numerik, ajo ishte e vendosur të rezistonte. E pajisur me armë dhe municione, përveç 60 mijë banorëve kishte njëmbëdhjetë regjimente këmbësorie nën koman-dën e gjeneralit Ernst Ruediger von Stahemberg. Leopoldi I ishte larguar nga Viena bashkë me të shoqen shtatzënë disa ditë para rrethimit, për në Bavari, prej ku po ndiqte zhvil-limin e ngjarjeve. Që në fillim vuri në dispozicion të të rrethuarve disa trupa nën komandën e dukës Karli V i Lor-enës, gjenerali kryesor në shërbim të tij: ndonëse ishin veteranë ekspertë, në pjesën më të madhe mercenarë zviceranë, gjermanë dhe italianë, sovrani austriak ishte i vetëdijshëm që 20 mijë burrat nën komandën e dukës së Lorenës nuk mjaftonin për të përballuar Otomanët në fushë të hapur. Megjithatë, muajt që kaluan mes shpalljes së luftës nga turqit në mars 1683 dhe fillimit të pushtimit, i kishin dhënë kohë për të negociuar mbështetjen e shteteve të tjerë fqin-jë, edhe pse me shumë prej tyre nuk kishte marrëdhënie të mira.

Ndërmjetësimi i papatit ishte themelor për të siguruar bashkëpun-

imin e fuqive të krishtera në mbro-jtje të Vienës. Nga Roma, Inoçenti XI u bëri thirrje instancave diploma-tike dhe burimeve monetare që dispononte me qëllim që princërit katolikë të mblidheshin në mbrojtje të krishtërimit. Por jo të gjithë iu bashkuan kauzës. Mbreti i Francës, Luigji XIV nxorri pretekste të ndry-shme që të mos ndërhyne: në të vërtetë, prej kohësh Mbreti Diell syn-onte të dobësonte Austrinë në avan-tazh të Francës dhe disa herë kishte nxitur turqit që t’i turreshin Vienës. Të tjerë ishin në gjendje vetëm të dër-gonin fonde, si monarkia spanjolle, në atë kohë e angazhuar kundër Francës në mbrojtje të zotërimeve të saj në vendet e ulëta. Në fakt ishin princërit gjermanë dhe Polonia që iu përgjigjën thirrjes, edhe sepse përparimi i turqve i prekte direkt. Me mbërritjen e këtyre trupave, fatet e fushatës ushtarake të 1683, e bashkë me të të historisë së Europës qendrore dhe lindore, ndry-shuan rrënjësisht.

Përcaktuese për kthesën ishte ni-sma e Polonisë, edhe pse nuk kishte qenë e lehtë të bindej ansambleja e fisnikëve që kontrollonin vendin, i qeverisur nga një monarki me zgjed-hje. I dërguari i papës, frati Marko i Avianos u desh të premtojë subven-cione shumë bujare me qëllim që fis-nikët polakë të miratonin traktatin e ndihmës së ndërsjellë me Austrinë, negociuar mes Perandorit Leopoldi dhe Jan Sobieskit, mbret i Polonisë që nga viti 1674. Prestigji i këtij të fun-dit si luftëtar, që e kish fituar gjatë viteve të betejave kundër tartarëve, kozakëve dhe otomanëve në rajonet juglindore të vendit, rezultoi vendim-tare në ngjarjet e mëvonshme. Me miratimin e të gjithëve, Sobieski u emëruar kreu u forcave aleate që do të duhej të lironin Vienën nga rrethimi turk. Nën urdhërat e tij ishin 80 mijë ushtarë, nga të cilët 30 mijë polakë.

Fitorja e KahlenbergMbërritja e forcave aleate e kapi në

befasi Vezirin e Madh Kara Mustafa. Pas një inspektimi të shpejtë, Sobies-ki kuptoi që duhej të përfitonte nga momenti, duke mos e lejuar armikun të riorganizohej. Pa hezituar më tej, në pasditen e 12 shtatorit nisi sul-min kundër vendfushimit turk, që nga kodra e Kahlenberg, e gjithë kalorësia

Page 15: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

15• E shtunë 8 dhjetor 2012

»BotA

e aleatëve. Ajo që ndodhi pati një efekt shkatër-

rimtar mbi otomanët, të cilët në deka-dat e fundit kishin qenë shpesh herë viktima të taktikave të kalorësisë po-lake, e në veçanti usarëve: bëhej fjalë në fakt për një formacion të speciali-zuar në sulmet e befasishme, që syn-onte të përçante ushtrinë armike dhe të mbillte panik. Brenda pak orësh, dhe me shumë pak humbje në radhët e tyre, aleatët vunë në zotërim vendfushimin armik. Viena ishte çliruar.

Fitorja nuk ishte vetëm një oepra-cion ushtarak fatlum për koalicionin e gjermanëve, austriakëve dhe po-lakëve. Jehona e saj mbërriti në çdo kënd të Europës dhe për një moment u duk se rilindi vetëdija e përkatësisë në një komunitet, krishtërimi i lashtë i gatshëm që të ndërmerrte kryqëzata kundër armikut të madh të pafe. Për disa javë, bota katolike kishte qenë në ankth për fatet e Vienës, dhe kur mbërriti lajmi për fitoren u përhap një eufori e përgjithshme. Te Deum jehonin në çdo kishë, dhe tipografitë i dhanë shtypit shumë relacione dhe dokumenta në lidhje me rrethimin dhe heroin e madh, Jan Sobieski.

Kjo klimë entuziasmi fetar, që ush-qente çdo lloj hakmarrjeje ndaj të pafeve (por edhe kundër atyre princërve të krishterë që nuk kishin ndërhyrë, si Luigji XIV) kishte një objektiv preçiz: të galvanizonte rezistencën kundër push-tuesit, duke i bërë apel fesë si element identiteti. Vetë Sobieski ishte i pari që i dha një domethënie fetare luftës, duke i kërkuar fratit Mark i Avianos që të or-ganizonte një meshë solemne përpara betejës.

E gjithë kjo ndërfutej në kuadrin e Europës së Kundër-reformës, që kish interes të madh të niste ofensiva, përveç se kundër Islamit, edhe kundër protestantizmit, që ishte afirmuar tashmë në disa shtete. Polonia kishte qenë prototipi i pluralizmit fetar vetëm një shekull më parë: aty bashkëje-tonin në fakt katolikë, kalvinistë dhe socinianë, ndjekësit e mendimtarëve Sozzinë apo Socinë, themelues të një herezie me prirje protestante që mohonte natyrën hyjnore të Krishtit dhe të Trinitetit. Ndërsa tani vendi po shndërrohej në një bastion të katoli-cizmit ekskluzivist dhe integralist.

E njëjta gjë mund të thuhet për Austrinë, ku furia antiturke kishte të

njëjtat rrënjë me intolerancën ndaj “herezive të brendshme”. Edhe Franca ofronte një shembull domethënës të situatës: vetëm dy vjet pas rrethimit, ndoshta për të bërë të harrohet roli i dyshimtë që luajti gjatë ngjarjeve, Luigji XIV vendosi të dëbojë nga vendi kalvinistët, të cilët nuk kishin pranuar të konvertoheshin në katolikë.

Ekzaltimi fetar i lindur në vitin 1683 i përgjigjej kështu një projekti të caktuar politik, që buronte prej situatës së turbullt që mbizotëronte në Europën e luftërave fetare. Por pa-varësisht ndarjes në dukje të idealeve të përbashkët, “fitorja e Krishtërimit” rezultoi fitore e disave më shumë se e disa të tjerëve.

Ekspansioni i pandalshëm austriakJan Sobieski dhe usarët e tij, pa-

varësisht heroizmit që demonstruan, shumë pak avantazhe siguruan në vitet pas fitores. Ndërsa qeveria e Habsburgëve u gjend, atëherë kur më

pak e priste, me një territor shumë të madh në portat e Vienës për ta push-tuar dhe aneksuar në zotërimet e veta. Duke filluar nga viti 1684, ush-tritë e perandorit Leopoldi I brak-tisën për një periudhë konfliktin me Francën në perëndim, u angazhuan në rimarrjen prej otomanëve të të gjithë rrafshnaltës hungareze që e humbën në vijim të betejës së Mo-hacs në vitin 1526. Buda dhe Pest kapitulluan në 1686; Beogradi në vitin 1688. Në po të njëjtin vit, Transilvania kaloi nën dominimin austriak duke ruajtur privilegje të rëndësishme. Vetëm rifillimi i luftës me Francën frenoi përparimin e Habsburgëve që disa mendonin se mund të vazhdonte deri në Stam-boll. Zotërimet austriake u ratifikuan në fund përmes traktatit të paqes së Karlovicit në 1699, me anë të të cilit turqit pranonin supremacinë e Hab-sburgëve në zonën e Ballkanit verior.

Popujt që i ishin nënshtruar për

një kohë të gjatë fuqisë së turqve pritën krahëhapur çlirimin, por shumë shpejt kuptuan që do të paguanin një çmim të konsiderueshëm. Pushtimi i disa qyteteve nga austriakët ishte preteksti për një dhunë të çdo lloji, sidomos kundër banorëve me origjinë hebraike. “Fitorja kristiane” e vitit 1683 i hapi kështu rrugën, në rajonet e çliruara, një rendi të ri, atij të abso-lutizmit monarkik edhe më i hekurt se ai otoman, i karakterizuar nga prania e ushtrive të përhershme, nga një sis-tem fiskal i rreptë dhe nga supremacia e aristokracisë së madhe.

Fundi i rrethimitKur mësuan se turqit kishin ndër-

mend të rrethonin Vienën, autoritetet austriake u angazhuan në përforcimin e mbrojtjes së qytetit. Pikërisht pas rrethimit të parë otoman të 1529, muret e pamjaftueshëm mesjetar ishin zëvendësuar nga një sistem i ri mbrojtjeje, i ndërtuar sipas modelit italian. Me afrimin e armikut, u shem-bën të gjithë shtëpitë private që ishin ndërtuar në afërsi të mureve, duke lënë një fushë të hapur ku turqit, duke tentuar sulmin e kështjellës, do të mbeteshin të ekspozuar ndaj sulmit të artilerisë mbrojtëse. Gjatë të gjithë mëngjeseve në qytetin vienez dhe në pjesën tjetër të perandorisë binin Turk-engloecken, “këmbanat për turqit”, që apelonin për shpëtim të qytetit.

Që nga 14 korriku Viena u gjend e rrethuar nga një det me çadra fushimi turk. Lajmet e parë flisnin për 300 mijë; Jan Sobieski përllogarti që ishin afro 100 000, gjë që bën të men-dosh, duke llogaritur tre ushtarë për çadër, një kontigjent prej 300 000 ushtarësh. Ndërsa historianët mod-ernë këmbëngulin se nuk kanë qenë më shumë se 115 mijë ushtarë. Trashëgimi e të kaluarës nomade të otomanëve, çadrat përbënin një el-ement kyç të fushatave pushtuese që bëheshin në mijëra kilometra dis-tancë nga kryeqyteti i perandorisë turke, dhe kërkonin një organizim logjistik të saktë. Në ditët e para të shtatorit, duke përfituar nga një epi-demi dizenterie që kishte pllakosur në qytet, turqit bënë disa përpjekje për sulm, por pikërisht në atë kohë mbër-riti ushtria aleate kristiane.

Veziri i Madh Kara Mustafa ven-dosi të qëndrojë prapa, ndoshta për shkak të një besimi të tepruar tek khani i Tartarëve të cilit i ishte besuar

detyra e bllokimit të kalorësisë po-lake. Mustafai nuk e pushtoi kodrën e Kahlenbergut, në afërsi të Vienës, dhe neglizhenca rezultoi fatale. Prej aty erdhën, nën drejtimin e mbretit të Polonisë Jan Sobieski, trupat polake, gjermane dhe të shteteve të tjerë që i ishin përgjigjur thirrjes së Papës Inocenti XI. Sulmi i krishterë ishte pro-gramuar për në 12 shtator pasdite, duke filluar me përparimin e krahut të djathtë të kristianëve, nën komandën e dukës Karli V i Lorenës. Turqit u hod-hën në kundërsulm, por në atë pikë u gjendën kundër usarëve polakë.

Sulmi nga krahu i djathtë i ushtrisë kristiane ndodhi në orën 5 të pas-dites. Një pjesë e kalorësisë austro-gjermane dhe asaj polake u lëshuan që nga mali Kahlenberg, duke u futur në vendfushimin e turqve. Jan So-bieski ishte në vijën e parë duke nxi-tur trupat e tij. Roli i husarëve polak ishte vendimtar. Nën thirrjen “Zoti e shpëtoftë Poloninë” asnjëri prej tyre nuk u spraps, deri kur mbërritën në çadrën e Vezirit. Megjithatë, kuadri nuk shfaq veshjet tipike të husarëve (që shpesh herë mbanin peliçe leopar-di, tigri apo jaguari) dhe as përdorimin e bollshëm të artilerisë, që polakët e dominonin me mjeshtëri.

Raportet nga beteja thonë që Kara Mustafai, kur mësoi për sulmin e So-bieskit, u vendos në çadrën e tij me qëllimin që të rezistonte deri në vdekje. Por artilierët kristianë lëshuan kundër saj të gjithë municionet, të nxitur edhe nga premtimet për shpërblim nga vetë Sobieski. Në orën 5 e gjysmë të pas-dites kalorësia polake arriti të futet në vendfushimin otoman, duke e detyruar Vezirin e Madh të largohet me shpejtësi. Në letrat që shkruante nga fushëbeteja, Sobieski rrëfente se ndihej i kënaqur që Mustafai i kishte lënë “çadrën dhe të gjithë pasuritë e tij”.

Pasi u mposhtën turqit në Kahlen-berg, luftimet u transferuan në perif-eri të Vienës. Tentativa e otomanëve për të drejtuar artilerinë nga ushtria e krishterë nuk pati asnjë sukses. Turqit u larguan të terrorizuar, duke u sprapsur përgjatë lumenjve danu-bianë, dhe duke lënë pas një plaçkë të jashtëzakonshme: 300 topa, 5000 çadra, armë, tamburë, flamuj, tonelata me ushqime dhe mijëra kafshë. U vra-në më shumë se 10 mijë ushtarë turq përballë pothuajse 1000 të aleatëve. Sobieski hyri në qytetin e çliruar nën thirrjet e banorëve dhe autoriteteve.

Page 16: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

16 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« replika

Nga ArioNA memi

Flamujt kuqëlonin në çdo dritare dhe kudo ndihej atmosfera e ndezur e ditëve festive të 100 vjetorit.

Sheshi Skënderbej ishte pushtuar nga njerëz të thjeshtë, të cilët përditshmëria i kish bërë të uritur për pak atdhetar-izëm. Edhe pse heshturazi e pa zhurmë, por madhështorë, qëndronin atje bashkë me turmën 8 mbretër ilirë, teksa shihnin pasardhësit shpinkthyer drejt një torte të madhe me ngjyra flamuri.

Të gjithë oreksmëdhenjtë shkonin drejt tortës dhe mbretërit shihnin me habi shpërfilljen. Dhjetëra televizione, kombëtarë e lokalë, madje edhe sytë e vëmendshëm të regjizorëve e kamera-manëve, që mezi i presin të tilla raste, çuditshëm atë ditë filmonin vetëm shpinat e të tubuarve në shesh.

Nga foltoret e Vlorës dhe Tiranës, udhëheqësit shtetërorë e partiakë të të dy anëve të kufirit nxisnin turmat në brohori të një flamuri që gëzonte veç njëqind vjet jetë…, por askush prej tyre nuk hyri më thellë në histori të tij. Nuk hyri më thellë në histori, ndonëse etërit e kombit modern kishin bërë çmos, në vështirësi të pambarimta, ta ngrinin flamurin më 28 nëntor, dhe jo në një ditë tjetër, sepse kjo ditë evokonte 28 nëntorin 1443, kur Gjergj Kastrioti hidhte tej flamurin e peran-dorisë osmane dhe, në kryeqendrën e shqiptarizmës të asaj kohe, Krujën, valviti flamurin që kemi ende sot.

Vlora dhe Tirana ziheshin dhe Kruja harrohej. Atë mbrëmje përballë mbretërve u bë paradë, u mbajtën fjal-ime e u dhanë koncerte, tërë natën, deri në mëngjes.

Nëse përtej-jeta do të kishte gojë, do të druhej ta lartësonte atë gëzim fragmentar ku harrohej mbreti i sh-qiptarëve Skënderbe dhe mbretërit ilirë. Do të druhej teksa do t’u kujtonte ud-hëheqësve dhe shpinëkthyerve se në përkrenaren e Skënderbeut shkruhet “Je-zui i Nazaretit bekon mbretin e arbërve, princin e Matit dhe mbretin e Epirit”.

Mbretin mesjetar të Epirit, Skënderbeun, që ndër beteja përcillte kushtrimin e lashtë të etër-mbretërve ilirë, që gjithashtu në betejat me per-andori kishin fituar, kishin ndërtuar mëvehtësinë e trojeve tona etnike në këtë gadishull, i cili në kohën e tyre quhej Gadishulli ilirik.

Etërit e etërve tanë, mbretërit ilirë, që kishin formuar shtete dhe kishin ndërtuar një qytetërim për të cilin shkruajtën kronikanët bashkëkohës të perandorive që ngritën edhe për-mendore në nderim për ta, edhe pse ishin kundërshtarë të tyre.

Në fund të festës sofra e madhe u ngrit, thërmijat i fshinë shiu i natës dhe fshesarët e mëngjesit, por mbretërit ilirë mbetën sërish aty, sepse historia nuk fshihet. E nesërmja erdhi me dritën që derdhej hijshëm në kurrizformën skulptu-rore të statujave. Dukej sikur këta mbretër magjishëm po ringjalleshin nga harresa e pamerituar dhe e shkuara, tashmë me shkrepëtima blicesh, kureshtje dhe entu-ziazëm atdhedashësish.

Turma që sa vinte e shtohej, po rilindte së bashku me ditën, ndonëse fatkeqe prej kujtesës së shkurtër dhe e ngatërruar ndër histori çalamane, teksa ne shqiptarët, me libra historiko-politikë dritëshkurtër kemi qepur e shqepur fletë e kapituj të historisë sonë duke u rënë mohit turpshëm të vërtetave të saj të mëdha, duke e lënë këtë popull veçse turmë pa origjinë, ndër ideologji e flamuj të rremë.

Shikimet e kalimtarëve ngjiteshin drejt qiellit duke i adhuruar këta mbretër vetëm prej nurit dhe buku-risë, siç adhuroheshin perënditë e lashtësisë. Krenaria e të qenit sh-qiptar, pyeste parreshtur se cilët ishin

turmat kanë nevojë për mësonjës që të shndërrohen në popull të kultivuar me të vërtetat mbi gjithçka e mbi gjenezat, dhe jo mbi lajthitjet.

Në Shqipninë tonë, ndër kohëra u ndeshëm me dy lloj mësonjësish, me kuptime diametralisht të ndryshme: Një palë që predikojnë se qytetërimet, kulturat dhe format e tyre lindin nga kaosi, kontradiktat e revolucionet e pambarimta dhe pala tjetër që predikon se ato lindin nga rregulli dhe rendi që paraprihen prej ligjësish, parimesh e idealesh të formësuar nga dashuria për Gjithëkrijuesin, natyrën, shoqërinë, pop-ullin e origjinën, si dhe nga synimi për të formësuar e përjetësuar në genomën tonë trashëgiminë identitare.

Po cili lloj mësonjësish me nxë-nësit e tij i evokoi dhe jetësoi këta mbretër, që kulmonin të vërtetën si art dhe si histori?

Në shkollat e rilindura shqiptare të pasviteve ‘90 vazhdoi trashëgimia e dy llojeve të mësonjësve. Kësisoj ngjau edhe në Akademinë e Arteve, ku njëra palë mësonjësish rrekej të na e mësonte artin sipas ideologjisë dhe modave, ndërsa pala tjetër sipas ligjësive e parimeve të universit e të shpirtit njerëzor pambarim.

Unë artikullshkruesja kam marrë të rrefej atë që ndodhi në shkollën tonë, ku unë dhe bashkëkohësit e mi morëm mësime.

Në Atelierin e Skulpturës së Ma-terialeve të Përziera ishte projektuar për nxënie mësimi dhe studimi histo-ria e artit si përjetësi me fillim-fillim vetë njeriun e lindur prej Gjithëkri-juesit, ardhur deri në ditët tona me epoka, individë gjenialë e vepra të krijuara prej racës njerëzore, me fokus qartësisht të shquar dhe dritëhedhje mbi fenomenet e artit shqip-shqip, që po merreshin në studim për herë të parë në historinë tonë mijëravjeçare. Dhe mësonjësit që na mësonin e drej-tonin në këtë udhë, ishin vetëm dy të nderuarit: prof. Ilmi Kasemi, si ideues i këtij atelieri dhe prof. Fatos Kola, si pasuruesi i programeve të tij.

Nuk është e rastit që historia e formësimit skulpturor të 8 etërve-mbretër, e më parë ajo e etërve të tjerë, nisi në këtë atelier. Dhe kjo ndodhi sepse vetëm në këtë atelier bëheshin studime mbi skulpturën ilirike, ngaqë në kohën e mbretërimit të tyre iliro-sh-qiptarët kishin krijuar e ngjizur një art identitar përplot me bukuri të pashoqe në mbarë mesdheun zëmadh për kul-turë, art e qytetërime.

Me dritën e hedhur mbi lavdinë që kish nisur t’i binte suvaja, mësonjësit

Kasemi e Kola nisën restaurimin në art dhe ringjalljen e një qytetërimi të tërë plot vepra e kryevepra të varro-sura nën këmbët tona.

Veprat më të shquara të artit si origjinim parailir e ilirik u morën si studim i detyrueshëm për formimin e studentëve, përveç detyrave të tjera të shumëllojshme për nga konceptet dhe sistemet, me qëllim final krijimin e një artisti me botëkuptim të qartë mbi botën e artit me specifikë skulp-turën, jo vetëm si histori e mbështetur në gjetjet arkeologjike, por mbi të gji-tha si dukuri dhe prurje estetike.

Kasemi e Kola ngritën një ndërtesë mësimdhënieje që për të tjerët mëson-jës ngjante me një qytet utopik, ngaqë mbi modat fragmentare si kohësi dhe krijimtari artistike, të shpallura si i vetmi model, ata vendosën idealet e gjithëkohësisë.

Asokohe ne studentëve, me rregul-lore na u la e drejta e zgjedhjes midis dy rrymave mësimore, megjithëse trum-betohej se ekzistonin ndarjet e tyre në dhjetë ateliere pikture dhe skulpture. Por në fakt dy ishin tipat dominantë të programeve: mësimi mbi artin koncep-tual si një art në modë; dhe programi tjetër, ai i Atelierit të Skulpturës së Materialeve të Përziera, ku arti shihej si pambarimësi modelesh, formash e teknikash, epokash e rrymash.

Ashtu siç bënë europianët me ko-rifejtë e kulturës dhe të qytetërimit shekullor botëror si akademizëm dhe si bazamente për art-krijim, Kasemi e Kola po ashtu menduan të risjellin për herë të parë në mjedisin tonë akademik studimet e thelluara në kahjen estetike të kryeveprave në skulpturë të artit pellazgo-ilirik, si dhe artit të referuar në stilemat formësuese, që tashmë të zbu-luara prej tyre, nëpërmjet studentëve të këtij atelieri rikrijoheshin si kompozime pafund, me të cilat përmbyteshin, jo vetëm hapësirat e atelierit, por edhe korridoret e fakultetit, çdo fund semes-tri apo fund viti.

Sasia e veprave që krijoheshin në këtë atelier, ia kalonte disa herë, si numerikisht, ashtu edhe në pasuri mo-tivesh formale, konceptesh dhe esteti-kash, si pasuri e si cilësi - punimeve të kryera në të gjitha atelieret e tjera të marra së bashku, pa përmendur këtu edhe larminë e materialeve që trajto-heshin shkencërisht vetëm në këtë at-elier, përveç atyre të traditës, siç janë guri, druri, mermeret e metalet…, por më e rëndësishmja është se, për herë të pare, ky atelier futi në përdorim në shkollën tonë të skulpturës, materiale dhe teknika, të cilave të tjerët as që ua

kishin dëgjuar emrin, sikurse janë rezi-nat (polimere), qelqi, asamblazhe dhe kolazhe me përbashkime materjesh si çimento, terrakota, fije dhe fletë meta-like, lini, produkte dhe nënprodukte të materialeve të ndryshme, duke krijuar pamjen e një zgjimi dhe vlimi të një pasurie marramendëse. E po të shtojmë këtu edhe detyrat dhe pun-imet ku trajtoheshin motive e tema, ku formësoheshin e glorifikoheshin ngjarje dhe figura madhore kombë-tare, aroma shqip-shqip në modernitet të spikatur mbretëronte totalisht.

Të frymëzuar të gjitha këto nga një burim i pashterrshëm me harmoni shpirtërore, nga një dituri që gëlonte në mijra vite, me art të kulluar, me unikalitet dhe largpamësi, me krenari mbi faktet e të qënit një pasardhës i denjë i një kombi me gjenialitet krijimi në botën e artit.

Në vitin 1998 prof. Kasemi lar-gohet nga Akademia, dhe prof. Kola, i vetëm, u detyrua ta vazhdonte e thel-lonte programin e Atelierit.

Prof. Kola e pasuroi programin, i cili në vitet mësimore kur ai dha mësim, ishte i vetmi ndër dhjetë atelieret, ku studimet dhe realizimet e progra-muara spikasnin për një udhëtim krejt të ndryshëm në botën e studimit. Dhe kjo sepse të gjithë të tjerët bënin modën “art konceptual”, ku studimi i kulturave dhe fenomeni estetik ndër mijëra vite nuk egzistonin gjëkundi.

Në ndryshim me të tjerët, prof. Kola i konsideronte studimet e atelierit të tij si udhëkalime në përthithje të nektarit estetik ndër mijëra vite, udhëkalime të domosdoshme këto për formimin e dijes si univers i pambarimtë thellësish, që nga fillim-fillimi i botës dhe i artit 292 mijëvjeçar të skulpturës, duke e parë edukimin profesional, jo si kultivim me një fragment mode e modeli, por si një thellësi ku zbulohen aktet më të larta të gjenisë krijuese njerëzore ndër mijëra vite, (si art e jo si histori).

Këto ishin konceptet dhe modelet që mbrujtën formimin e studentëve të Kolës, deri tek rrymat më të fundme, (siç janë ato të pos-posmodernizmit), përveç pasurimit të njohurive mbi teknikat e teknologjitë që, për herë të pare, merreshin si dije shkencore në këtë akademi, të mbathura me lek-sione të specializuara.

Kjo frymë mësimdhënieje tërhiqte dhjetëra e dhjetëra studentë të atel-ierëve të tjerë, të cilët jo vetëm ndiqnin me kureshtje veprat studimore, por ndiqnin leksionet e prof. Kolës, duke lënë orët mësimore në atelierët e tyre.

Ndërkohë në atelierët e tjerë jepej

këta mbretër. “Mbretër”, kjo fjalë fort e urryer për turmën, mësuar rrejshëm në librat ideologjikë, sinonim me fjalët satrap, vrasës jetësh e kobsjellë-sish që nuk sollën kurrë, as shtet, as qytetërim e as përparim. Ndaj dhe turma në kureshtjen e saj s’po e lidhte dot fillin: t’i nderonte dhe adhuronte, apo jo, deri sa bukuria që u fanepsej përballë ua mundi dilemat.

Të gjithë nxitonin se kush më parë, nën këmbët e mbretërve të zgjedhur në çast, të shkrepnin mijëra e mijëra foto. Dikush zgjodhi Epidamnin, të tjerë Bard-hylin, e me radhë Monunin, Glaukun, Agronin, Teutën, Gentin, Pirron.

Mrekullia kish ndodhur: u harruan thirrjet qaramane të historianëve dhe politikanëve. Turma ngadalë dhe magjishëm po shndërrohej në popull që po prekte origjinën e tij zëmadhe.

Ky popull i keqmësuar kishte nxë-në me përdhunë se histora e tij fillon-te, herë më 8 nëntor 1941, herë më 28 nëntor 1912 dhe herë në datën më të largët, 28 nëntor 1443. Më tej, drejt shekujve të errët, historia trego-hej si kohë shumë e largët, e shpesh ngatërrohej me kohët që kishin ngji-zur origjinën tonë prej “majmuni an-tropomorf në evoluim”.

Ky popull me dramë mosnjohjen e gjyshërve, po përjetonte sfidat morale e intelektuale në këtë mëngjes fatlum, përballë me baballarët e baballarëve të tij e të shtetformimit të tij.

Ndërkaq televizionet dhe gazetat jepnin lajme deri edhe për dhimbjen e barkut që kish zënë në Honolulu një qytetar, krahas bëmave qesharake në mbarë planetin, por asnjë sekuencë pamore e asnjë paragraf nuk i kushto-hej mrekullisë që po prekte e përje-tonte populli në shesh.

Një mendje inteligjente e kupton mjaft mirë arsyen e heshtjes, edhe pse shtatoret e mbretërve tanë të mëdhenj janë 8 gjithsej dhe nga 4 metra secila, kurse ato të pushtetit janë 3 gjithsej dhe nga 2.5 metra.

Një palë hesht sepse nuk ka marrë ende urdhëra pushtetesh, ndërsa pala e mbetur hesht sepse nuk e priste këtë sfidë patriotiko-profesionale nga ne 25 vjeçarët, që veprat i realizuam personalisht, estetikisht dhe teknik-isht në teknikat moderne, sikurse janë rezinat, pluhurat e mermerit dhe fijet e xhamit. Teknika dhe dije estetike që i morëm në Atelierin e Materialeve të Përziera, që tashmë nuk egziston në Akademinë tonë të Arteve. Ata që janë profesionistë të fushës e kupto-jnë mjaft mirë këtë që pohova më lart.

Teoritë e edukimit na mësojnë se

etërit e etërve NgjiteN

Page 17: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

17• E shtunë 8 dhjetor 2012

»replika

veç një model dhe kishin shterur stu-dimet mbi kulturat në mijëra vite, teksa ngjashëm me shkollën e Realizmit Socialist, (ku studentëve u vihej para veçse një figurë e veshur njeriu), sërish u vihej para një figurë njeriu, por e çve-shur e që glorifikohej si modernitet.

Kësisoj në lëndën e kompozicionit, dje mbizotëronte metoda e Realizmit Socialist mbi klasën punëtore e nje-riun e ri, kurse sot mbizotëron metoda e artit konceptual, me tematikë nga jeta e përditshmërisë sociale, e sho-qëruar me parulla e hartime politike tetëvjeçaristësh, që medemek shër-bejnë për zbërthimin e konceptit të autorit mbi veprën.

Kësisoj soc-arti i sotëm në aka-demizëm dhe krijimtari ngjan si dy pika uji me artin e djeshëm soc-realist, me temë e ide që i paraprijnë krijimit. Ngjan teksa kanë të përbashkëta tematikat tabu, ku shumë herë përd-hoseshin dje e përdhosen sot, de-heroizoheshin dje e deheroizohen sot ngjarje e figura madhore, ku krijohej dje e krijohet sot pamja se estetika e të shëmtuarës ishte dhe është ajo që mësohej e mësohet, vlerësohej e vlerësohet, duke përzënë me dhunë çdo kategori tjetër estetike, ngjashëm me talebanët e sotëm që shembin e zhdukin kryeveprat e stërgjyshërve të tyre, vetëm e vetëm se ato s’janë kri-juar sipas parimeve të sotme talebane.

Në këtë rrebesh dijesh revolucion-are në Akademinë tonë, para dhe pas 90’-ës, do të shuheshin konceptet dhe identitetet kulturore vetjake e kom-bëtare të studentëve, si dhe ato mbi kombet dhe perandoritë që e jetësuan dhe formësuan këtë planet si univers kulturor, ku të pangjashmit njerëz dhe vlera zhduken e mohohen, në kundër-shti me parimin qytetërimor universal ku njerëzit e ndryshëm pranohen si shenjë diversiteti e pasurie dhe vlerat kësisoj shtohen.

Ne kundërshti me kolegët, prof. Kola i pajiste studentët e tij me një kul-turë solide universale mbi identitetet kulturore të kombeve, si dukuria më e rëndësishme e pohuar në veprat e artit ndër mijëra vite dhe me kryefjalë identitetin kulturor të kombit shqiptar e të çdo studenti në veçanti, duke tra-jtuar me vëmendje prirjet vetjake të tyre si dhe hulumtimet e pareshtura në kërkim të zbulimit të vetvetes.

Në këtë rrugëtim unikal, Atel-ieri i Materialeve të Përziera tërho-qi vëmendjen e studiuesve dhe vlerësuesve të artit, si brenda ashtu edhe jashtë vendit.

Hulumtimi i kryeveprave në artin

e të skulpturuarit, të krijuara nga të parët tanë ilirë, krijoi bazamentin dhe shtratin identitar të formimit të tyre, si akademistë të shkollës shqip-shqip.

Ky model shkollimi jetësuar nëpërm-jet veprave të mirëfillta akademike, u përball dhe doli fitues për dy vite me rradhë (2003-2004), me shkollat më në zë botërore të skulpturës, siç janë aka-demitë italiane.

Pra një atelier me moshë 12 vjeçare mundi shkollat 800 vjeçare italiane, ku shkojnë për të marrë mësim mijëra stu-dentë nga e gjithë bota.

Kjo qe fitorja e parë e një shkolle shqiptare në përballjet me shkollat e huaja në të gjithë kohërat, në lëmin e dijeve akademike, në rastin konkret në ato artistike të skulpturës.

Çuditshëm pushtetarët e të gjitha llojeve të karrigeve nxituan për ta mbytur jehonën e këtij triumfi, teksa me anë të pushtetit zyrtar, ashtu si dje në komunizëm që nuk pranonin asgjë që nuk prodhohej e vulosej prej tyre, nuk lejuan asnjë media të la-jmëronte suksesin e madh.

Kësisoj ata shfaqën të njejtën mendësi, atë të mohimit të gjithçkaje shqiptare që vlerëson bota, nëse nuk e vlerësojnë pushtetet në Shqipëri.

Marrëzia arriti kulmin kur u pushua nga puna një gazetar i televizionit pub-lik, që guxoi ta publikonte lajmin e këtij triumfi. E turpshme, por kjo mendësi u shfaq e vazhdon sërish edhe pas daljes në publik të statujave të mbretërve il-irë, për të cilat rrëfeva më lart, sikurse edhe me fatin e diplomave tona, që do të rrëfej më poshtë. Në Atelierin e Ma-terialeve të Përziera, mësuam se nën-toka e shqiptarëve është më e pasur në vepra arti sesa mbitoka.

Sipas prof. Kolës, ne u kemi borxh etërve tanë dhe gjenisë së tyre kri-juese marrjen në studim të vlerave e të veprave të tyre, gjë të cilën gjer më sot shkollat shqiptare nuk e kanë kryer në asnjë nga lëmitë e dijeve, e jo më në artet pamore. Dhe këtë sipas tij duhet ta bëjmë për të pasuruar mjediset tona kulturore për vetveten dhe të huajt që vinjnë të na njohin. Duhet ta bëjmë risjelljen me vepra arti në skulpturë të këtyre korife-jve që fytyrëzuan dhe përfaqësojnë qytetërimin tonë, e që me gjenialite-tin e tyre dhanë kontribute të vyera edhe për perandoritë ku bëmë e nuk bëmë pjesë, duke ruajtur në mijëra vite identitetin e një kombi me kulturë rezistente, me fuqi të jashtëzakon-shme gjeneruese dhe me krijimtari artistike përplot identitet të spikatur.

Ndaj dhe në këtë frymë, studentët

e Atelierit të Kolës, me rastin e 12 vjetorit të këtij atelieri, në vitin 2005, sollën në Muzeun Historik Kombëtar kryeveprat e artit ilirik, që ishin mar-rë në studim për herë të parë, teksa zbuluan vlerat identitare, unikale dhe estetike të tyre.

Përveç asaj ekspozite të pare, bashkëpunimi ynë me Muzeun His-torik Kombëtar vazhdoi. Nisur nga këto frymëzime, platforma e kon-cepte të qarta akademike, studentët e prof. Kolës, me të si drejtues este-tik, nisën një projekt madhor qysh në vitin 2007, teksa për herë të parë formësuan 16 buste kushtuar per-sonaliteteve të shtet-formimit mod-ern shqiptar (anëtarëve të Qeverisë së Vlorës). Këto 16 buste iu dhuruan Muzeut Historik Kombëtar, ku edhe sot qëndrojnë dhe e pasurojnë atë.

Këtë projekt madhor e zgjeruam dhe kulmuam me 30 buste të tjera të personaliteteve më të rëndësishme kombëtare, si dhe me 3 shtatore e 2 ekuestro, të cilat ua dhuruam përkatë-sisht Muzeut Historik Mat, Muzeut Historik Mirditë, Pallatit të Kulturës Berat dhe Bashkisë Durrës, vende nga të cilët autorët vinin.

Me këtë projekt madhor, i cili u fi-nancua tërësisht nga vetë studentët dhe çdo vepër u dhurua, ne mbrojtëm diplomën me udhëheqës estetik dhe shpirtëror prof. Kolën.

Me këtë rast, në përfundim të vitit akdemik 2010, në Atelierin e Materi-aleve të Përziera u ngulën shtizat për të valëvitur flamujt e lavdisë kombë-tare, teksa po kulmohej patriotizmi kulturor, por shtizat u thyen, flamujt u përdhosën dhe nisma u quajt demode nga “modernistët” pseudomodernistë (pedagogët e Akademisë së Arteve të Bukura). Komisioni shtetëror erdhi i entuziazmuar tek diplomat tona, sipas tyre për shkak të një “kulmimi të vlerave diplomuese”, teksa një stu-dente kish mbushur disa kavanozë me jashtëqitje biologjike mashkullore dhe me këtë punë diplome i kish bërë pro-fesorët tanë të deheshin nga kjo ide ultraliberale.

Ndërsa në ekspozenë e diplomës, pesë studentë që zgjodhën prof. Kolën si konsulent estetik, u përballën me gjithë pushtetin akademik, duke filluar që nga rektori, zv/rektori, dekani, shefi i Këshillit Artistiko-shkencor, shefi i departamentit, shefi i seksionit, e gjer tek pedagogët më të thjeshtë, të cilët tashmë kishin vendosur të zhbënin me çdo kusht programin, prof. Kolën dhe të gjithë studentët ithtarë të tij.

Çuditshëm këta komisionerë, as-

njëri skulptor me profesion, duke shfrytëzuar armën e pushtetit të dhë-në nga shqiptarët, por jo armët e dijes, realizuan sërish dhe turpshëm histori-në e verbër e të kamotshme kundrejt dijetarëve atdhetarë, të cilët patur-pësisht në këtë vend janë etiketuar gjithmonë “démodé dhe folkloristë”.

Diplomat që u morën në gjykim, jo vetëm nuk u nderuan dhe u vlerësuan, por u çnderuan dhe u çvlerësuan me idenë se, kjo racë që ka marrë kësisoj mësimesh duhet të zhbëhet, krahas programit e mësonjësit të tyre, si dhe idealeve e diturive që përfaqësojnë.

Këto diploma jo vetëm u vlerësuan me notat më të ulta, por vlerësuesit insistuan me çdo kusht për mosmbër-ritjen e veprave të krijuara në desti-nacion, pra për të mos u vendosur dhe për të mos e bërë jetën në muzetë e rretheve në fjalë, sipas projektit.

Për të shpëtuar nga turpi i mosm-bajtjes së fjalës së dhënë dhe mosre-alizimit të projektit me qëndrat muzeale me të cilat kishim bashkëpunuar, u de-tyruam të ekspozonim si punë diplome kopjet e tyre, ndërsa punimet origjinale i nisëm dhe i vendosëm në destinacion.

Në kundërshti nga çvlerësimet e pedagogëve të sipërcituar, veprat dhe studentët u vlerësuan me fes-time dhe me akordime titujsh nderues qytetarie nga drejtuesit e pushteteve të rretheve, të cilët panë t’u mbushej zbrazëtia e muzeve, tashmë me korifej të shqiptarizmës, teksa u ndreqën pa-drejtësitë kulturore dhe historike.

Kësisoj patriotizmi kulturor mbetet të pohohet me vepra nga pak ithtarë, në kundërshti me vetë shtetin dhe akademitë e tij.

Deheroizimi, shpërfytyrimi dhe për-çudnimi i figurave madhore të historisë sonë kombëtare dhe vendosja e tyre në sfond pervers, ishin konstante ideore, konceptuale dhe mode në atelieret e tjerë të Akademisë së Arteve (sikurse mbretëresha Teutë, lakuriq dhe me këmbë përpjetë), vepër semestrale kjo që u vlerësua me notën 10 nga grupi i pedagogëve “modernist”. Konstante kjo që u stimulua dhe u mbështet në të gjitha rastet e paraqitjes dhe trajtimit të punës semestrale dhe të diplomës në Akademinë e Arteve.

Kësisoj shkolla jonë që është trum-betuar si një shkollë e lirë, ku idetë, programet, mësimdhëniet e mësim-marrjet janë të lira, eleminoi me forcën e pushtetit të nomenkllaturave të vet-men kundërti konceptuale e akade-mike, teksa ripohoi edhe një herë ku-fizimet e saj dhe mbylljet e hapësirave për ideologët e shqiptarizmës, për dijet

dhe veprat e tyre.Kjo racë e shqiptarëve që shkon për

të marrë mësime në atë akademi, nuk ka më asnjë mësonjës për be të shqip-tarizmës, për edukimin me arte-prove ku nga raca e shqiptarëve të hershëm u derdhën gjenitë e fuqitë krijuese të pashterrshme në mijëra vite.

Historia na mëson se jeta nuk mund të ndërpritet e stigmatizohet nga as-një shtet, shtetar, apo akademist, kur bazament të tyre kanë ideologjitë që kanë jetëgjatësinë e një mode.

Perëndimorët drejt të cilëve ne duam të shkojmë, na bëjnë me dije se përballja e ideve dhe e të ndrysh-mëve e çojnë para diturinë dhe bëjnë që kombet të përparojnë, ndërsa tek ne, të ndryshmit anatemohen dhe luftohen, së bashku me idetë që për-faqësojnë.

Filozofi i madh i lashtësisë, Sokrati, na mëson se edhe i vetëm fitohet mbi turmat, qofshin këto edhe me akade-mikë pa identitet, teksa në vazhdim thotë se “shpirti i njeriut duhet të jetë i ditur, të mbrojë virtytin e dijës” dhe se “njeriu bën keq nga injoranca”.

Fatlumësisht jeta ka ligjet e saj në ndihmë të atyre që mbeten gjallë. Këtë racë të krijuar të skulptorëve të rinj, me formim kulturor e atdhetar, e ndihi të kulmonte projektet dhe veprat kompania “Amadeus Group”, me president z.Besim Elshani, teksa e angazhoi në pasurimin me vepra arti të ndërtesës Amadeus Palace.

Vizioni i këtyre skulptorëve u vesh e u mishërua nga një tjeter idealist me shikim të qartë për të ardhmen, si-kurse z.Besim Elshani, i cili në objektin multifunksional që po ndërton, ” Ama-deus Palace”, bashkëngjiti dëshirën dhe besimin në ngritjen e një kulti Olimpi, për të përjetësuar në materie idhujt shpirtërorë etnikë.

Besim Elshani financoi projektin e mobilimit me art të mirëfilltë të “Amade-us Palace”, teksa ringjizi tek ne krenarinë për vetveten dhe të ndjerit shqiptarë. Angazhimi i marrë nga të dyja palët është një maratonë e gjatë, ku mbahet gjithnjë i ndezur pathosi atdhetar.

Ky qëllim i bashkon bashkë ata që duan të ndjehen krenarë për çka janë.

Evokimi i së shkuarës në këtë rast është dhe mbetet themel i fortë, ngaqë asgjë nuk vjen dhe nuk erdhi nga asgjëja, ndaj edhe ne nuk jemi të rastësishëm në këto troje.

Ne duam të prezantohemi si pasard-hës, e jo si skllevër të historisë, pa origjinë, pasi jemi nipër të Epidamnit (autore Ario-na Memi), Pirros (autor Evis Kabilo), Gentit (autor Perikli Hanxhari), Agronit (autor Drilon Maletaj), Bardhylit (autor Benard Lekgegaj), Teutës me mbretin Pin (autor Bujar Vani), Glaukut (autor Tauland Liçi) dhe Monunit (autor Bujar Vani).

Amadeus Palace (ama-deus - të duash zotat), triumfon si tempulli i Ol-impit, por perënditë tashmë kanë mar-rë formën e atyre që fytyrëzuan këtë qytetërim. Bashkëpunimi me z.Elshani evokon të shkuarën tonë të lavdishme, realizon pasurimin shpirtëror dhe refle-kton një vizion të qartë për një ringritje dhe risjellje në podet e nderit të idea-leve dhe përfaqësuesve më identitarë të racës sonë.

Në këtë përballje midis tipit të qytetarit atdhetar, ndërtuar prej më-sonjësish të ditur e atdhedashës, dhe atij të formuar ndër ideologji, pjestar i turmës, që përplaset kuturu, që dashuron me komandë idhuj të rremë - do të fitojë tipi i qytetarit të parë.

Dua ta mbyll shkrimin me vargjet më kuptimore të himnit tonë kom-bëtar, e që u eleminuan dikur prej më-sonjësve dhe prijësve ideologjikë: “Se Zoti vetë e tha me gojë / se kombet shuhen përmbi dhe / por Shqipëria do të rrojë / për të, për të luftojmë ne”.

Në tempulliN e Nderimit

Page 18: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

18 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« dossier

rexhep mitrovica, një kryeministër nga

kosova për shqipërinë Nga Albert Kotini

nga kabineti i Mitrovicës në gjyqin e organi-zuar në kinemanë “Kosova” u dënuan ish-ministrat e Financës, Zija Bejleri, Sokrat

Dodbiba dhe ministrat e tjerë, Refat Begolli, Kolë Tromara e Bahri Omari si ministër i Jashtëm. Ky gjyq i dënoi deri me vdekje dhe mbi të gji-tha u përdor që të akuzonte Ballin Kombëtar si pjesëtar i kolaboracionit me gjermanët. (Dok, dosja 130, viti 1945, AQSH).

Po cili ishte Rexhep Mitrovica dhe çfarë ka bërë ai?

Rexhep Mitrovica lindi më 1888 në qytetin Buzë i Lumit të Bardhë në një familje patriotike. Ishte koha më sublime historike, ajo e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur vendimet e Traktatit të Berlinit po shkatërronin gjithçka shqiptare. Fëmijëria e tij nën ketë epos historik u rrit në tërë krahinën e ngjarjeve, që kishte përfshire edhe Mitrovicën. Mësimet e para i mori në gjuhen turke, ndonëse në Mitrovicë flitej një gjuhë e pastër shqipe. Në Shkup u regjistrua në gjimnaz dhe për mbiemër mori atë të qytetit të lindjes, Mitrovicës. Ka qenë një nga gjimnazistët më të shquar dhe që lexonte mjaft literaturë, klasike dhe bashkëkohore, por mbi të gjitha ishin ato që i Benin jehonë lirisë. Veprat e rilindësve i lexonte me pasion. Së bashku me Bedri Pejanin e Sali Xhukën më 1908 udhëhoqi një fushatë propagandistike në përgatitjen e Kongresit të Manastiri. Kështu, në fillim të shekullit XX në Shkup e në Manastir, ku lëvizja kombëtare u gjallërua shumë, u themeluan shoqëri, klube kulturore, të cilat u kthyen në qendra për organi-zimin dhe drejtimin e lëvizjes kombëtare. Kur u zhvillua revolucioni xhonturk, pas 20 korrikut 1908, d.m.th. pas shpalljes së konstitucionit, u hapen shkolla në gjuhën shqipe, me synim që populli shqiptar të mbahej i bashkuar pa dallim feje dhe me bazë gjuhën me alfabet latin. Pas Kongresit të Manastirit (14-22 nëntor 1908), ku u miratua alfabeti, Rexhep Mitrovica i hyri punës për të dhënë mësim në shkollat shqipe me ketë alfabet. Deputetët shqiptarë, si Hasan Prishtina, Ismail Qemali, Shahin Kolonja, Nexhip Draga, me veprimtarinë e tyre aktivizuan edhe Rexhep Mitrovicën kundër qëndrimit reaksionar turk. Në prill të vitit 1910 u zhvilluan luftime kundër garnizonit turk në Prishtinë dhe për këtë i para-priu aksioni i pajtimit të gjaqeve, që e përkrahu plotësisht Rexhep Mitrovica.

Rexhepi mbështeti domosdoshmërinë e kry-engritjes së përgjithshme në memorandumin e Gërçes, të miratuar më 23 qershor 1911 në Malësinë e Madhe. Në vitet 1912–1913 ishte në ballë të kërkesave për autonominë dhe pavarës-inë e Shqipërisë. Ai ka nënshkruar peticionin për autonimi drejtuar prefektit të Mitrovicës dhe në të njëjtën kohë u bashkua me Hasan Prishtinën, Mehmet pashë Dërrallën, Ali Riza Kosovën, në një varg betejash kundër Turqisë. Pas kuvendit të Junikut (12 maj 1912) kryengritja u përhap me shpejtësi nga Mitrovica deri në Prevezë. Emri i Rexhep Mitrovicës u bë i njohur në tërë Kosovën për ndjenjën e tij kombëtare dhe në kryengritjen e përgjithshme të vitit 1912. Ai u përball me armë në dorë kundër forcave serbe që pushtuan Kosovën dhe përparuan drejt Elbasanit dhe Dur-rësit për të dalë në det. Pavarësinë e kërkonin të gjithë shqiptarët e Kosovës, Shkodrës, Shkupit, Tetovës dhe Ulqinit, e deri në Prevezë e Janinë. Kështu, më 14 tetor 1912 në Shkup, që ishte kryeqendër e vilajetit të Kosovës, u organizua një kuvend për të mbrojtur fatin kombëtar të Shqipërisë. Në këtë kuvend morën pjesë Rexhep Mitrovica, Mithat Frashëri, Bedri Pejani, Sali Xhu-

simit”; “Mbi ndjekjet e detyrueshme të shkollës”; “Mbi emërime dhe shpërngulje mësuesish”; “Mbi tekstet shkollore” dhe “Mbi bursat”.

Organizoi Kongresin Arsimor të Tiranës (22. 07. deri 3.8. 1922), ku u morën vendime të rëndësishme për demokratizimin e shkollës, laici-zimin e saj; u çelën shkolla profesionale trivjeçare, gjimnazi 6-vjeçar dhe u përcaktua roli i lëndëve shkencore. Ky program forcoi shkollat shqiptare. Në cilësinë e ministrit të Arsimit, më 4 korrik 1922 i shkruan Mithtat Frashërit: “Ministria e Ar-simit të Shqipërisë ju emëron si përfaqësues të saj në Kongresin III Ndërkombëtar të Edukatës Morale, i cili do të mbahet nga 28 korriku deri më 1 gusht 1922” (AQSH, fondi 35, dosja 64 fleta 1).

Gjatë kësaj periudhe mban një korrespond-encë të rregullt me personalitetet me të shquara të kohës: “Kena me pasë kurdoherë nevojë për ndihmën morale e materiale të çdo fuqije të madhe, dhe aq më tepër të Francës”, - i rekoman-

donte Mithat Frashëri, duke shtuar se “edhe një punë sado e vogël që të jetë, nuk bëhet pa durim dhe perseverence”. Në letrën që i dërgon më 23 korrik 1921 ai i kërkon Rex-hep Mitrovicës që të nxitet për themelimin e një shoqate për mbrojtjen e të drejtave kombëtare njerëzore. Ndërsa në letrën që i dërgon më 12 janar 1942, i kthehet punës kulturore dhe problemeve të shoqërisë civile. Ai thotë se së pari, duhet të hapen shkolla në çdo cep të Shqipërisë; së dyti, duhet të çelet në Tiranë një bibliotekë. Mithat Frashëri re-komandon që në Kongresin e Lidhjes Shqip-tare të Shoqërisë së kombeve të hyjë edhe Rexhep Mitrovica etj. Me përkrahjen edhe të Rexhep Mitrovicës u krijuan mjaft organizata për çështjen e arsimit në tërë Shqipërinë, në veçanti për zbatimin e arsimit të detyruar për

femrat dhe për krijimin e konvikteve për nxehësit e zonave malore. Duke qenë ministër i Arsimit në vitet 1922-1924, aktiviteti i tij në ketë fushë është shumë i gjerë, në veçanti bashkëpunoi me Harri Fulcin, Çarls Orling Shet për shkollën teknike shqiptaro-amerikane, që u ngrit në prill të vitit 1922. Pas njohjes së Shqipërisë nga SHBA-të më 28 korrik 1922 Rexhep Mitrovica pati një takim të përzemërt me ministrin e parë amerikan në Sh-qipëri, Julisis Grant-Chmithin, i cili arrin në Tiranë në vitin 1922. Gjatë të gjithë kohës ka dërguar libra të ndryshëm shkollorë në mënyrë të fshehtë dhe mbi të gjitha asnjëherë nuk ka qenë i shkëpu-

ka etj., ku u zgjodhën delegatë për në Kuvendin Kombëtar. Hasan Prishtina mendonte se akti i pavarësisë së Shqipërisë të bëhej në Prizren. Më 16 tetor Rexhep Mitrovica, Mithat Frashëri etj. u nisën për në Mitrovicë, ku kishte filluar shpërndarja e armëve. Nga Mitrovica shkuan në Pejë, Gjakovë dhe së bashku me Isa Boletinin etj. kaloi nëpër Mirditë, në Tiranë e Durrës dhe më 21 nëntor 1912, arriti në Elbasan, me mendimin se ky ishte qyteti më i përshtatshëm për këtë akt madhor. Meqë Prizreni dhe Elbasani ishin të rrezikuar nga pushtuesit serbë, por as Dur-rësi nuk ishte i përshtatshëm, delegatët u nisën për në Vlorë. Rexhep Mitrovica kaloi të njëjtat peripeci të njohura si dhe delegatët e tjerë për t’u takuar në Vlorë. Nga Kosova ishin delegatë Rexhep Mitrovica dhe një ditë më vonë Isa Bo-letini etj. Këta delegatë e nënshkruan aktin e madh historik të pavarësisë së popullit shqiptar.

Regjimi komunist i Enver Hoxhës edhe ketë dokument e ka falsifikuar, duke i hequr emrin e Rexhep Mitrovicës, Mithat Frashërit, Lefë Nosit etj. Në kuvendin e Vlorës Rexhep Mitrovica, mjaft i respektuar, tha: “Si u mbaruan këto punë, kry-etar i kuvendit të zgjidhet Ismail Qemal beu, si shkronjësi i parë Luigj Gurakuqi, e shkro-njës i dytë z. Shefqet bej Dajiu.” (“Delegatët e pëlqyen këtë kërkim dhe të propozuarit me të përplasur duarsh.”).

Rexhepi 24-vjeçar i shpjegoi për situ-atën e vështirë në Kosovë dhe njëkohësisht për dëshirën e bashkimit me Shqipërinë. Në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (17 dhjetor 1912) Rexhepi u rreshtua në radhët e luftëtarëve, duke vepruar sa në Jug e në Veri për të mbrojtur kufijtë etnikë në emër të Shqipërisë së pavarur. Udhëtoi deri në Janinë me idenë se kjo qendër e vila-jetit duhej të mbrohet më çdo kusht, sepse i takonte Shqipërisë. Largohet prej Janinës më 6 mars 1913, sepse aty hyjnë forcat greke, ndërsa ushtria turke dezertoi. Rexhep Mitrovica u indinjua shumë me konferencën e Londrës, e cila më 25 mars 1913 linte jashtë kufijve Ko-sovën dhe territoret e tjera shqiptare. Pas 30 marsit 1913 dhe dorëheqjes së disa anëtarëve të qeverisë në Shqipëri mbretëronte një anarki e vërtetë, ndërsa Rexhepi ndodhej në Shkodër, mjaft i shqetësuar për destabilizimin e shtetit shqiptar dhe rrezikun e shpërthimit të një lufte të brendshme. Ai i kundershtoi vendimet e Esat pashë Toptanit, i cili më 12 tetor 1913 formoi

Pleqësinë e Shqipërisë së Mesme në Durrës dhe doli hapur kundër qeverisë së Ismail Qemalit. Të gjitha ishin bërë mbi bazën e marrëveshjeve të fshehta të shteteve fqinje, që e paraqitnin pop-ullin shqiptar si primitiv, nuk i nënshtrohet ligjit dhe që shkatërron edhe shtetin e vet. Më 7 mars 1914 ai mori pjesë në pritjen që iu bë Princ Vidit. Mirëpo mbas 10 ditësh esatistët sulmuan batal-ionin e vullnetarëve tiranas, që shkonte për në luftë kundër grekëve në Jug. Dhe njëkohësisht u zhvillua edhe lëvizja bolshevike e Haxhi Qamilit. Rexhepi i cenoi këto veprime antikombëtare dhe për atë që po ndodhte në Shqipëri bënte përgjegjës çdo shqiptar.

Rexhepi student në Vjenë, takimi me armët e Skënderbeut

Me fillimin e Luftës I Botërore, kur Shqipëria u kthye në teatër të luftërave, Rexhep Mitrovica u largua në Vjenë. Studioi 4 vjet në Fakultetin e Shkencave Pedagogjike, ku u kënaq shumë nga vizita për armët e Skënderbeut dhe për gjithçka që flitej për Heroin tonë Kombëtar. Ka studiuar shumë në bibliotekat dhe sallat e leximit dhe arri-ti të zotëronte me lehtësi disa gjuhë, si: gjerman-isht, frëngjisht, anglisht, italisht, turqisht, bosh-njakisht etj. Krahas pedagogjisë e psikologjisë studioi disiplinat shkencore, historinë gjeografi-në, astronominë, kiminë, biologjinë, matematikën, sipas autorëve klasikë e bashkëkohor. Studioi me vëmendje veprat e rilindësve dhe profesorët aus-triakë e kanë vlerësuar mjaft për gjykimin e thellë dhe urtësinë e tij të mendimeve. Shqiptarët e Ko-sovës i ka pritur kurdoherë me adhurim dhe gjith-monë ka marrë pjesë në tubimet kundër padrejtë-sive që bëheshin ndaj Shqipërisë.

Gjatë viteve 1919–1920 ka ndjekur me vë-mendje Konferencën e Paqes në Paris. Në vitin 1915 i dërgon letër Mithat Frashërit në Zvicër, ndërsa formohet në ilegalitet komiteti “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”. Në krye të këtij komiteti, që vepronte në Shkodër, ishte hoxhë Kadri Prishtina. Në gjithë këto vite bashkëvepron me patriotët Hasan Prishtina, Bajram Currin. Pra, edhe kur ka qenë student në Austri nuk u shkëput asnjëherë nga aktiviteti i tij atdhetar. Më 28-31 janar 1920, kur u mblodh Kongresi i Lushnjës, ai ishte me të dhe kundër qeverisë

së Durrësit. Partia Popullore e asaj kohe nxori Rexhep Mitrovicën si delegat për në Kongresin e Lushnjës. Më 26 dhjetor 1921 Rexhep Mitro-vica u emërua ministër i Arsimit në kabinetin e Xhaferr Ypit. Për çështjet arsimore dha një kontribut të veçantë për të krijuar një fizionomi kombëtare në arsimimin shqiptar. Është meritë e punës së tij ky aktivitet i gjerë për hartimin e teksteve shkollore dhe organizimin e institu-cioneve qendrore arsimore, dokumentacionet shkollore etj. Kështu, Këshilli Kombëtar nën udhëheqjen e Rexhep Mitrovicës miratoi ligjet: “Mbi organizimin qendror të Ministrisë së Ar-

Nga majta në të djathtë: Fuat Dibra, Mihal Zallari, Mehdi Frashëri, Anton Harapi, Rexhep Mitrovica dhe Vehbi FrashëriRexhep Mitrovica

Page 19: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

19• E shtunë 8 dhjetor 2012

»dossier

tur nga shqetësimet e Kosovës. Ka qenë nga të parët që krijoi shkollën kombëtare shqiptare dhe u shqua për kulturën e gjerë e drejtësinë e tij. Fja-la e tij plot elokuencë, arsyetimi logjik e mendimi i thellë dëgjohej në parlamentin shqiptar. Ai ishte zëri i Kosovës dhe i gjithë Shqipërisë. Në qershor të vitit 1924 Rexhep Mitrovica nuk mund ta kry-ente dot detyrën e ministrit të Arsimit në kaosin që mbretëronte, ndaj jep dorëheqjen. Pas revolu-cionit të vitit 1924 kthehet në Mitrovicë, pastaj në Pejë, Gjakovë e Shkup, ku vazhdon misionin e tij për edukimin e brezave të rinj. E la Kosovën jo për të shkuar drejt Shqipërisë, por nëpër Europë, me mendimin se mund të ndihmonte më shumë për çështjen shqiptare.

Në Europë ra në kontakt me personalitete të shquara të politikës së kohës, shkroi, botoi një sërë artikujsh duke zbuluar me fakte të kohës tmerret që vuante Kosova prej serbomëdhen-jve. Me burime të ndryshme të besueshme e njohu mbarë opinionin europian se shqiptarët janë një komb i qytetëruar, më i vjetri në Europë, prandaj meriton të hyjë në familjen e madhe europiane. Këto janë të faktuara edhe në letërkëmbimin që ka pasur me tërë studentët shqiptarë nëpër Europë, por në veçanti me Mithtat Frashërin, Hasan Prisht-inën etj. Më 1939, ditën e pushtimit, e ka pritur si gjënë më të zezë për Shqipërinë dhe në fillim të vitit 1940 u kthye në Sh-qipëri, duke u lidhur me atdhetarët e kohës kundër fashizmit. Ai i porosiste të rinjtë të mbanin në gji idealin nacional dhe flamurin shqiptar, pa përshëndetje alla romane, ose simbole të tjera të fashiste. Pavarësinë e atdheut e shihte prej frymëzimit për reali-zimin e një shoqërie etnike. U afrua men-jëherë me mikun dhe këshilltarin e tij më të mirëm themeluesin e Ballit Kombëtar, të nderu-arin Mithtat Frashëri, duke e mbështetur pa rez-erva programin e hartuar në prill të 1909 nga nacionalistët dhe për të cilin shkruan: “Kjo racë, ky komb, ky popull e ndien veten e tij vëlla dhe të pandarë prej shoku-shokut dhe ka vetëm një qëllim...” Në program jepen gjashtë pikat e këtij synimi (shih AQSH, fondi 14).

Mbylljen e bën me këto fjalë: “Nacionalizma shqiptare e këshillon krejt popullin tonë që të lërë mënjanë ideologjitë e të përpiqet vetëm për Shqipërinë rreth flamurit të Skënderbeut me pa-triotizëm të patundur.” Pushtimin e Jugosllavisë

nga Gjermania më 6 prill 1941 e pa si një përfun-dim të barbarive dhe kolonizimit serb në Kosovë. Në maj të vitit 1941, së bashku me 120 atd-hetarë të tjerë kosovarë kthehet në Mitrovicë. U hapen shkolla shqipe, u ngrit flamuri kombëtar, administrata dhe pushteti vendor u la tërësisht në dorë të shqiptarëve. Prefekt i Mitrovicës u zgjodh Ibrahim Lutfiu, kryetar i administratës Ago Agai, kryetar gjyqi Shefqet Shkupi, proku-ror Kudret Kokoshi, komandat i xhandarmërisë Pajazit Boletini. Dy organizata, si “Komiteti për Mbrojtjen e Kosovës” dhe Lidhja Popullore Sh-qiptare që në gusht të vitit 1941, me kryetar të parë Rexhep Mitrovicën u angazhuan totalisht për rend, paqe e qetësi. Aktiviteti i këtyre ishte thjesht shqiptar, ku theksohej qëllimi dhe strat-egjia për bashkimin e të gjithë trojeve etnike. Fjalët se “vetëm me bashkimin dhe vëllazërimin e plotë të gjithë kombit dhe të trojeve etnike, me rritjen e vetëdije kombëtare mund të shpë-tojë kombi shqiptar dhe kultura kombëtare, i

përsëriste shpesh edhe në Asamblenë Kombë-tare më 5.11.1943 me rastin e zgjedhjes si kry-eministër i Shqipërisë.”

Në kohën që ministri serb Aqimoviç akuzon shqiptarët se vrisnin serbët, Rexhep Mitrovica dhe Xhaferr Deva publikuan 20-30 foto të shqiptarëve të masakruar dhe të hedhur nga serbët në lumin Ibër më 1941. Rexhepi këm-bëngulte kundër pikëpamjes së copëtimit të Kosovës. Më 28.11.1941 për herë të parë u festua në Mitrovicë Dita e Flamurit shqiptar.

Kur gjermanët arrestuan dhe burgosën çifutë e romë në Kosovë, me ndërhyrjen e Rexhepit ky

vendim nuk u zbatua, përkundrazi, çifutët nga Drenica u kaluan në Shqipëri dhe u shpëtuan. Në ketë kohë Rexhepi kishte marrë detyrën e komandantit të forcave vullnetare shqiptare në trojet e çliruara. Veç kësaj bëri mjaft aksione për pajtimin e gjaqeve, në veçanti për mbrojtjen e tërësisë territoriale, për të cilat italianët e aku-zuan Rexhepin për veprimtari kundër regjimit italian në Shqipëri dhe e burgosën, dënim që e kreu deri më 13. 9. 1943 në Porto-Romano të Durrësit, bashkë me Mithtat dhe Mehdi Frash-erin, Bedri Pejanin, Xhelal Mitrovicën etj.

Një aktivitet i veçantë është edhe detyra e Rexhep Mitrovicës si kryetar i parë i Komitetit Qendror të Lidhjes II të Prizrenit. Për këtë çështje mund t’u referohemi dokumenteve gjermane për të cilën çështje ai punoi në kohën e emigrimit deri në vitin 1960, kur mbylli sytë. Synimet e Rexhep Mitrovicës si kryeministër i Shqipërisë ishin për realizimin e idesë se një Shqipëri etnike, e pavarur dhe neutrale në të gjithë dokumentacionin e kohës, kur ai krye-sonte qeverinë, janë mjaft telegrame dhe ma-teriale që i kërkon Berlinit për të marrë masa qetësie, me një adminstrim shqiptar, pa u për-zier ushtria gjermane në çështjet e brendshme të Shqipërisë. Më 16 tetor 1943 u mblodh në Tiranë Kuvendi Kombëtar, i cili shpalli Këshillin e Lartë të Regjencës dhe më 5 nëntor regjenca emëroi qeverinë me kryeministër dhe ministër të Kulturës Rexhep Mitrovicën.

Pse e mori detyrën Rexhep Mitrovica? Të gji-tha faktet zbulojnë se ai u sakrifikua për t’i shër-byer situatës kritike që po kalonte kombi. Kabi-neti i tij kishte personalitete të kohës në kulturë dhe arsim. Si p.sh ministri i ekonomisë Ago Agaj, ministri i Drejtësisë dr. Rrok Kolaj, Mehmet Kon-ica, ministër i Punëve të Jashtme, Eqrem Çabej ministër i Arsimit, Xheferr Deva ministër i Brend-shëm, Sokrat Dodbiba ministër i Financave, Musa Gjylbegaj ministër i Punës, e deri zëvendëssek-retar Shteti Vehbi Frashri. Nëntëdhjete e pesë për qind e tyre kishin mbaruar shkollat e larta në Vjenë. Nga këta vetëm Eqrem Çabej e Mehmet Konica refuzuan detyrën për arsye moshe dhe që nuk donin të merreshin me politikë. Synimi që funksionoi deri në mars të vitit 1944 mbahet mend për qetësi rregull dhe përpjekje që vendi të mos shkatërrohej nga lufta.

akuzat e partisë komunisteRexhep Mitrovica dhe regjenca, si tërë ka-

binetet e qeverisë, janë cilësuar “kolaboracion-iste”, “qeveri kukull”, “tradhtare e idealeve kom-bëtare” etj. Këtij zjarri i është fryrë në mënyrë të jashtëzakonshme nga Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviçi për të mbajtur ndezur një luftë vëllavrasëse, por në veçanti kundër bashkimit me Kosovën (vëllazërimi PKSH-PKJ).

Rreziku sllavo-komunist i bashkoi tërë intele-ktualët shqiptarë me edukim perëndimor për shpëtimin kombëtar nga komunizmi. Qeveria nuk ka marrë pjesë në asnjë krim nazist ndaj popul-lit të vet, si dhe as ndaj çifutëve, përkundrazi, e ka zbutur shumë dhe ka shpëtuar mjaft jetë njerëzish, në dallim nga ç’ka ndodhur në Greqi, Serbi etj. Qoftë edhe formalisht, si shtet i pa-

varura e neutral u arrit që me Gjermaninë të shkëmbeheshin ambasadorë; ushtria u legalizua, xhandarmëria po ashtu; u anu-luan të gjitha marrëveshjet me Italinë, duke u rivënë në vend kushtetuta para 7 prillit 1939. Banka Shqiptare u udhëhoq nga Dhimitër Pasko (Mitrush Kuteli). Forcat që luftonin ishin xhandarmëria dhe milicia. Në Shqipëri ishte në fuqi ligji civil e jo ushtarak, si në disa vende të tjera. Rexhep Mitrovica mori premtime të forta nga gjermanët se pas tërheqjes së forcave të saj nga Shqipëria do të respektonte neutralitetin e saj, po qe se qeveria shqiptare do të merrte garanci nga britanikët dhe amerikanët se edhe ata do të respektonin neutralitetin e Shqipërisë (shih dokumentet gjermane të Vermahtit).

Për t’i dhenë fund gjendjes kaotike, Rexhepi kërkoi funksionimin më së miri të administratës civile, ushtrisë, financës, arsimit në mbarë vendin. Beri ndërmjetësinë te shteti gjerman për lirimin e të internuarve në Itali. Gjatë qever-isjes së Rexhep Mitrovicës nuk ka pasur parti na-ziste, është shpalosur vetëm flamuri shqiptar pa asnjë shenjë, asnjë ekspozim të udhëheqësve të huaj dhe as përshëndetje të huaja. Rexhepi i vuri detyrë qeverisë së tij që të parandalon-te depërtimin e ideologjisë komuniste dhe ndikimin serbomadh. Shpresën më të madhe e kishte te anglo-saksonet për të realizuar një Sh-

qipëri gjeografike të plotë. Gjermanët, kur ishin të vetëdijshëm se po e humbnin luftën dhe se do të mund të zbarkonin aleatët në Shqipëri, si preokupim kryesor të tyrin kishin si të siguronin rrugën për tërheqje, nuk donin të përziheshin në punët e brendshme të popullit shqiptar. Formimi i grupit SS “Skënderbej” ishte bërë pa njohjen e qeverisë së Tiranës. Ndërsa regjimenti “Kosova” nuk ka marrë pjesë asnjëherë kundër popullit të vet. Rexhepi shpjegonte se qëndrimi tolerant ndaj ushtrisë gjermane nuk mund të konsidero-het si akt bashkepunimi. Qeveria bëri çmos që të ruajë rendin dhe qetësinë në prefekturat krye-sore, por ishte e kotë. Qeveria krijoi 5 batalione të përbëra nga luftëtarë atdhetarë dhe riorgan-izoi xhandarmërinë etj.

Mirëpo qëndrimi sllavo-komunist u bë mjaft i egër, në veçanti kundër Ballit Kombëtar, Le-galitetit dhe qeverisë, sepse nuk donin që Ko-sova e kosovarët të quheshin Shqipëri. Gjithçka ishte e qartë. Tipike janë akuzat kundër Rexhep Mitrovicës, Xhaferr Devës dhe të gjithë koso-varëve për ngjarjen e 4 shkurtit 1944. Pa ana-lizuar këtë ngjarje të gjitha faktet e zbuluara flasin që ketë veprim e kanë bërë Kadri Cakrani, Xhelal Staravecka dhe Irfan Ohri mbas atentat-eve që komunistët donin t’i Benin Kadri Cakranit dhe mbasi i vranë të nipin xhandar Xhaferr Devës pa urdhrin e qeverisë, por me lejen e gjer-manëve këta kryen natën e 4 shkurtit hakmar-rjen e njohur. Rexhep Mitrovicën e shqetësonte mjaft tendenca sllavo-komuniste për t’i inkrim-inuar me çdo kusht kosovarët. E tronditi vrasja e Iliaz Agushit në fund të tetorit 1943 dhe kolo-nelit Adem Boletini në Shkodër. Vetë ndaloi që të mos i përgjigjeshin dhunës komuniste me të njëjtat mjete, sepse “nuk mund të vrasim e dhu-nojmë vëllezërit tanë”. Thirrja e Rexhep Mitro-vicës më 7 prill 1944 ishte kundër vëllavrasjes… (Gazeta “Bashkimi i Kombit 8.4.1944”).

Largimi nga detyra në mërgim

Rexhep Mitrovica, kur e pa se qeveria e tij nuk po arrinte misionin e normalizimit të gjendjes, as neutralitetin kombëtar të mirëkup-timit dhe për të mos qenë bashkëpunëtor në krimet që po ndodhnin, ose përgjegjës para historisë, vendosi të japë dorëheqjen. U kthye me Xhaferr Devën në Prizren që të mbronte Kosovën nga serbo-malazezët komunistë dhe çetnikët. Në mesin e nëntorit 1944, me Lidhjen II të Prizrenit e vazhdoi misionin e vet edhe në mërgim. Me gjithë tratativat e shpresat për zbarkim të aleatëve në Ballkan, emigroi për plotësimin e detyrave të tij ndaj popullit tyre, Kosovës, me një dëshirë të vetme: një Shqipëri të bashkuar dhe etnike. Të gjitha idealet e tij prej të burgosurve në gjyqin special, në kinema në“Kosova” në mars të vitit 1945 dëshmuan veçse cilësitë e mira të Rexhep Mitrovicës dhe asnjë urdhër për krim nga ana e tij. Rrugën e mërgimit e nisi që nga Kosova i mirëpri-tur nga kryetari i shtetit kroat në Itali dhe më 3.12.1948 në Stamboll. Këtu u formua Komiteti Shqiptar. Rexhepi në aktivitetin e tij të kësaj kohe ka bashkëpunuar me Mithat Frashërin dhe Ali Këlcyrën etj. Mithtat Frashëri kërkoi nga Rexhep Mitrovica që të bënte përpjekje për të krijuar një komitet për Kosovën. Ai i kërkoi që të dërgonte në komitetin “Shqipëria e Lirë” dy për-faqësues të Komitetit të Kosovës. Në një letër që i dërgon Luan Gashit, Rexhep Mitrovica nder të tjera shkruan për gjendjen e vajtueshme për Kosovën dhe që duhet të kryejë një aktivitet të gjithanshëm. Është një çështje me vete e tërë puna e tij për Shqipërinë që ta shihte të çliruar nga komunizmi edhe Kosovën të lirë de-risa mbylli sytë më 1960 në Stamboll. Shtypi i kohës në Shqipëri dhe në Jugosllavi, kur njoftoi vdekjen e tij ka përdorur fjalët më denigruese. U quajt fashist, tradhtar, kriminel.

Kolaboracionizmi është një nocion që nuk mund t’i vishet Rexhep Mitrovicës, sepse ai u internua nga fashistët italianë. Nuk ka dashur asnjë vend që të mos ketë qeveri dhe adminis-tratë në kohë kaotike apo që të mos ketë sta-bilitet për të cilin punoi Rexhepi. I gjithë gjyqi nuk nxori asnjë argument me fakte nga të bur-gosurit e kabinetit të tij. Regjenca u bë vetëm për tranzicion, si një oportunizëm me push-tuesit. Mithat Frashëri e vlerësoi regjencën si një mohim total të perandorisë italiane, që kishte qëllime koloniale. E shikoi dhe e gjykoi njësoj si Rexhep Mitrovica që të funksiononte qeveria e tij, sipas këshillave të Mithatit kundër kolaboracionizmit real, që vinte nga bolsheviz-mi sllav, me shenjat si ylli, drapër e çekani etj.

Nga majta në të djathtë: Fuat Dibra, Mihal Zallari, Mehdi Frashëri, Anton Harapi, Rexhep Mitrovica dhe Vehbi Frashëri

Page 20: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

20 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« Kluturë

Humor për Pavarësinë, premiera kosovare në Tiranë

Presioni i politikës në art dhe kulturë është filli që përshkon gjithë komedinë “Fluturimi mbi teatrin e Kosovës”, e cila është shfaqur dje në Teatrin Kom-bëtar. Autori Jeton Neziraj thotë se trajtimi satirik i shpalljes së pavarësisë së Kosovës është keqkuptuar nga pushtetarët dhe sipas tij - në mënyrë indirekte - ka pasur presione për të penguar premierën në Prishtinë. “Në Kosovë ka qenë dhe nuk ka qenë e lehtë sepse atje gati jemi ballafaquar me një skandal politik, sabotim ose ndërprerje të shfaqjes në teatrin kombëtar të Prishtinës. Skandali është evituar me ndërhyrje të ndryshme që janë bërë në nivele të larta. Thjesht është pjesë e asaj mendësisë e cila si duket nuk është e gatshme akoma të ballafaqohet me një lloj trajtimi të tillë që ne i kemi bërë një teme të ndjeshme siç është pavarësia e Kosovës”, thotë autori Jeton Neziraj. Komedia politike vjen nën regjinë e Blerta Nezirit dhe trajton situata absurde ku përfshihen artistët për të realizuar një vepër të orientuar për pavarësinë. Pas Tiranës, komedia do të udhëtojë në Maqedoni e Beograd.

Instituti i Sllavistikës i Aka-demisë së Shkencave në Rusi ka organizuar një konferencë shkencore mbi 100 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë në kontekstin mbarëballkanik. Të pranishëm kanë qenë studiues rus dhe shqiptar. Në cilësinë e drejtorit të In-stitutit për Studime Politike në Shqipëri, Islam Lauka ka kërkuar nga studiuesit rus që të shohin më me realizëm vlerat njerëzore, intelektuale dhe shtetformuese të pop-

Stolitë e femrave të Komanit dhe Lezhës gjatë Mesjetës, ekspozitë në Muze

Janë objekte të përdorura nga femrat në Mesjetë në Koman dhe në Lezhë. Ato prezantohen në Muzeun Historik Kombëtar nën kurimin e arkeologes Etleva Nallbani. Kostumet që përdoreshin në varrimet e shek. VI, e të paktën katër shekuj në vazhdim, tregojnë veshjet që përdornin njerëzit në zonën e veriut të Shqipërisë. Fibula është objekti më i shquar në veshjen e asaj kohe dhe elementi kryesor kro-nologjik, në përdorim në shek. VI-VIII. Është një objekt që njëherazi luan rol funksional, pasi shërben për të fiksuar veshjet në pjesën e kraharorit ose në pjesën e poshtme, nga ana tjetër është një stoli e çmuar, pasi kontribuon në statusin social të përdoruesit. Fibulat mendohej se i përdornin vetëm për veshjet femërore. Shumëllojsh-mëria e modeleve varion nga prodhimet e veçanta prej ari, argjendi, qelqi e bronzi deri në ato modestet prej hekuri. Janë veshje me origji-na të ndryshme, ballkanike e romake, duke shprehur diferencim të dukshëm social mes banorëve. Pajisjet e kostumit përbëhen dhe nga disa objekte që shërbejnë për të mbajtur rripin apo që vendosen mbi të. Tokëzat, prej hekuri dhe prej bronzi, të përbashkëta për të dyja gjinitë. Që nga tipat më të thjeshta në formë katërkëndore ose ovale, deri tek ato më të përparuarat prej bronzi. Tokëzat janë modele të shek. VI-VIII. Kaluesja e rripit është objekti më karakteristik i rripit mesjetar në Shqipërinë e Veriut. Stolitë si: vathët, tërthoret, unazat, qaforet, gjerdanët e rruazave dhe varëset, ndryshe nga pajisjet e kostumit, kanë sidomos vlerë dekorative. Prania e tyre tregon shije dhe rëndësinë që u jepnin objekteve të luksit banorët. Femrat mbanin vathë argjendi apo të punuar me ar, me varëse sferike e gjysmë sferike të kokërruara, karakteristikë për shek VI-VIII, si dhe formë gjysmëhëne zbukuruar me filigran. Rrathët e thjeshtë prej argjendi e bronzi janë gjithashtu shumë të pranishëm, por dhe vathët në formë trapezi dhe varëset në formë ylli, që imitojnë modelet bizantine janë mbajtur nga femrat në Koman gjatë shek. VIII-IX. Qaforet prej bronzi të pajisura me sfera ose varëse në formë kryqi i përdornin gratë e zonave rurale në Koman. Gjithashtu dhe rruazat e gjetura në varret femërore janë të shumta në shek. VI-XII. Shumicat e rruazave janë prej qelqi, gjysmë të tejdukshme, shpeshherë të pajisura me tuba bronzi ose argjendi. Tek objektet personale hyjnë dhe krëhërat, krua-jtëset e argjendit, çakmakët etj. Tek objektet e jetës së përditshme përfshihen dhe armët. Thikat prej hekuri përbëjnë gjetje shumë të shpeshta në varret mesjetare të të dy sekseve. Ato janë të formave e përmasave të ndryshme, sikurse është modeli 22 cm i gjatë, i gjetur në një varr luftëtari (varri i nekropolit verior të Lezhës). Qeramika është një nga kategoritë e objekteve të gjetura me shumicë në banesat e Komanit dhe të Lezhës, antike të vona dhe mesjetare shek. VI-VIII. Dokumentacioni arkeologjik e antropologjik hedh dritë mbi organizimin e qyteteve mesjetare, morfologjinë e lagjeve, inves-timet e autoriteve kishtare, mbi popullsinë dhe objektet e prodhimit lokal apo të importuara. Kërkimet e para arkeologjike në nekropolin e Komanit, janë marrë në vitet ’60 nga Hëna Spahiu. Më pas janë ndjekur nga ato të viteve 1980 nga Instituti Arkeologjik i Tiranës në shumë site të tjera, të cilat identifikuan potencialin e madh arke-ologjik rajonal për mesjetën. Që prej vitit 2008, institucione kërki-more franceze e shqiptare kanë bërë të mundur rifillimin e gërmi-meve të programuara në të dyja sitet mesjetare të Komanit dhe të Lezhës, të shoqëruara me punime restauruese, nën drejtimin e Etleva Nallbanit dhe Luc Buchet. Problematika kërkimore synon rindërtimin e mekanizmave të formimit të shoqërive mesjetare, ballkanike, mbi bazën e një entiteti gjeografik, atij të luginës së Drinit, në veri të Shqipërisë. Ndërmjet të dhënave arkeologjike, kërkimet përfshijnë si studimin e banesave dhe mënyrës së jetesës, po ashtu dhe të prodhimeve lokale, shkëmbinjve dhe his-torinë e popullsisë. Ekspozita qëndron hapur deri më 14 dhjetor.

Lauka: Rusia të shohë me realizëm procesin shtetformues shqiptar

ullit shqiptar. Ai ka kërkuar të mos deformohen dhe të mos u fryhet politikave dis-kriminuese dhe raciste, të frymëzuara nga mentalitete të vjetëruara apo edhe nga qarqe shoviniste antishqip-tare. Duke iu referuar pa-varësisë së Kosovës, Lauka u shpreh se ajo po konsolido-het gjithnjë e më shumë, se aktualisht, po i afrohet numrit 100 të njohjeve dhe se do të ishte në interes të forcimit të paqes, stabilitetit dhe zhvil-

limit të rajonit të Ballkanit, nëse edhe Rusia do ta njihte atë. Më pas studiues të ndry-shëm rus e shqiptar paraqitën kumtesat e tyre për zhvillimet historike në Shqipëri dhe pasqyrimin e tyre nga histo-riografia ruse. Instituti i Sllav-istikës morri përsipër realizi-

min e një botimi për të gjitha kumtesat në konferencë. Në këtë konferencë shkencore ishte i pranishëm Drejtori i Institutit të Sllavistikës, Kon-standin Vladimirovic Niko-forov, studiuesi i njohur rus i historisë shqiptare të afro 6 dekadave të fundit, Gri-

gori Arsh, si dhe punonjës të tjerë shkencorë rusë. Nga pala shqiptare morën pjesë studiues nga Shqipëria, Kos-ova, nënkryetari i Akademisë së Shkencave të RSH, Akade-mik Muzafer Korkuti, etj. Pun-imet e kësaj konference i ndoqi edhe Ambasadori Sokol Gjoka.

“Different trains”, vijnë në tiranë

4 instrumentistët

Katër virtuoz shqiptar të muzikës rikthe-hen në atdhe për një festival tre di-tor. Violinistët Tedi Papavrami, Klajdi

Sahatçi, Dorian Gjoni dhe violin-çelisti Vlorent Xhafaj, të katër artistë të sukesesshëm në skenat e ndërkombëtare, kanë ndërmarë organizimin e një minifestivali me qëllim rikthim-in te publiku shqiptar në titul-lin “Different Trains”.”Nuk kemi luajtur në Shqipëri që në kohën e shkollës së mesme besoj, të gjithë bashkë, kështu që në një moment kudo që luan, gjithsesi nuk është e njëjta gjë si publiku i vendit tënd, njerëzit që njeh. Kam më shumë emocion. Sallat mund të jenë shumë herë më të mëdh jashtë, kur nuk të njeh njeri është tjetër gjë. Interesi me sa po shohim është shumë i madh dhe mezi po presim sa të fillojmë”, thotë Vlorent Xhafaj, violinçelist. Të tre koncertet të cilët zhvillohen nga e premtja në mbrëmje në sallën e Aka-demsië së Arteve, të dielën në Teatrin e Operas dhe sërish në Akademinë e Arteve të hënën, do të vijnë me një program tepër të larmishëm nga reper-tori botëror. Programi është bazuar në formacione duo, trio, kuartet dhe kuintet dhe të zgjedhur me shumë kujdes nga vetë artistët. Katër instru-

mentistët do të shoqërohen edhe nga tre muzikantë të

huaj, pianisti italian Andrea Rebaudengo, francezi Fran-

sua Frederik Guy dhe violinisti spanjoll Zhakuin Rikuelm.

Page 21: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

21• E shtunë 8 dhjetor 2012

»Kulturëpier paolo paSolini

Për herë të parë hipìtë i ndesha në Pragë. Në hollin e hotelit ku bu-jtja, hynë dy rioshë të huaj, me flokët e gjatë gjer mbi shpatulla. Kaluan përmes hollit, gjetën një cep paksa të veçuar dhe zunë një tryezë. Për ndon-jë gjysmë ore qëndruan ulur ashtu, të vëzhguar nga të tjerët, mes të cilëve edhe unë; më pas ikën. Edhe kur çanë përmes turmës së njerëzve në holl, edhe të ulur, ashtu, në qoshkun e tyre të mënjanuar, ata nuk u ndjenë (ndoshta – edhe pse nuk e kujtoj – pëshpëritën mes tyre diçka: por, ma do mendja, diçka shumë të koduar).

Ç’është e vërteta në atë gjendje të çuditshme që u ndodhën – gjendje kjo që ishte tërësisht publike, apo sociale, madje do ta quaja edhe zyrtare – ata nuk kishin pikën e ngasjes për të folur. Heshtja e tyre ishte përpikmërisht funksionale. Meqë fjala nuk kishte vlerë, ajo e tillë ishte normalisht. Në fakt, për të komunikuar me të pranish-mit, me kureshtarët - me sivëllezërit e atyçastit – ata përdornin një gjuhë tjetër, ndryshe nga ajo që gjallon prej fjalëve. Gjuhën që zëvendësonte të folurën tradicionale, duke e bërë atë të panevojshme - dhe duke gjetur, veç kësaj, rendin e vetëvetishëm në fushën e gjerë të “shenjave”, në lëmin e semiologjisë - ishte gjuha e flokëve.

Bëhej fjalë për një shenjë unike - pikërisht gjatësia e flokëve që u derd-hej supeve – ku ishin të përqendruara gjithë shenjat e mundshme të një gjuhe të folur. Cili qe kumti i mesazhit të tyre të pazëshëm dhe a ishte ai de-tyrimisht fizik?

“Ne jemi dy hipì. I përkasim një kategorie të re njerëzore, asaj që i po shfaqet botës këtyre kohërave, që e ka qendrën në Amerikë, por jemi të shpërfillur në provincë (siç për shembull e për më tepër – këtu në Pragë). Pikërisht për këtë gjë ne jemi thjesht një “Dukje për ju”. Ushtrojmë predikimin tonë, përplot me një di-turi që na rrëmbush dhe na shterron njëhësisht. Nuk kemi ç’t’i shtojmë më me fjalë dhe me arsyetime asaj që fizikisht dhe ontologjikisht shprehin flokët tanë. Dituria që na përplot, dhe predikmi ynë, do ju përkasë edhe juve një ditë. Tash për tash s’është veçse një Risi, një Risi e madhe, që përmes skandalit, krijon në botë një pritje: nga ato që nuk do të tradhtohen. Borgjezët bëjnë mirë të na shohin me urrejtje dhe frikë, sepse ajo që flokët tanë profetizojnë u kundërvihet plotësisht atyre. Veç të mos na pan-dehin si njerëz paedukatë dhe egërsi-ra: jemi plotësisht të vetëdijshëm mbi përgjegjësitë tona. Nuk ju shohim, qëndrojmë në tonën. Bëni edhe ju si ne, dhe prisni Ngjarjet”.

Unë isha ndërmjetësi i këtij komu-nikimi, dhe isha në gjendje ta deshi-froja atë sakaq: ajo gjuhë pa leksik, pa gramatikë dhe pa sintaksë, mund të përvetësohej menjëherë, edhepse, për t’u shprehur semiologjikisht, nuk ishte tjetër, veçse një formë e asaj “gjuhe të pranisë fizike”, që njerëzit janë në gjendje ta përdorin gjithmonë.

Kuptova dhe ndjeva një antipati të menjëhershme për ata të dy.

Më pas, m’u desh ta gëlltisja anti-patinë e t’i mbroja hipìtë nga sulmet e policisë si dhe prej fashistëve: kam qenë natyrisht, në parim, nga ana e Living Theatre të Beats etj.: parimi që më bënte t’u mbaja anën ishte një pa-rim rreptësisht demokratik.

Hipitë flokëgjatë u shtuan shumë - si të krishterët e parë: por, në mënyrë të pashpjegueshme, ata vazhduan të mbeten të heshtur; flokët e gjatë mbetën gjuha e tyre e vetme dhe e vërtetë, dhe nuk u tunduan për hiç t’i shtonin asaj tjetër gjë. E folura pasqy-ronte qenien e tyre. E pagoja, ishte

Përsa u përket hi Pìve…*ars retorica e protestës së tyre.

Çfarë shprehnin me gjuhën e paartikuluar, që përkon me shenjën monolitike të flokëve, “the flower’s children” e viteve ‘66-‘67? “Thoshin këtë: qytetërimi i konsumizmit na ngall neveri. Protestojmë rrënjësisht. Përmes refuzimit, krijojmë imunitet ndaj këtij qytetërimi. Gjithçka dukej se u shkonte fjollë, ë? Brezi ynë duhej të ishte një brez të integruarish? Po ja që dhe punëve u doli boja! Ne kundër-shtojmë marrëzinë ndaj fatit të ekze-kutuesit. Krijojmë vlera të reja fetare në entropinë borgjeze, pikërisht në çastin kur ajo po shndërrohej thu-ajse e tëra në laike dhe hedonistike. Dhe e bëjmë këtë zhurmshëm, dhe me dhunë revolucionare (dhunë e jo të dhunshmëve!) sepse kritika jonë ndaj shoqërisë sonë është gjithëpërf-shirëse dhe e paepur. ”

S’ma do mendja që të pyetur sipas sistemit tradicional të gjuhës së folur, do të ishin në gjendje ta shprehnin në mënyrë kaq të qartë tezën e flokëve: por është fakt se në thelb, ata e shprehnin këtë. Për mua, edhe pse dyshoja që atëherë se “sistemi i tyre i shenjave” qe produkt i një proteste nënkulturore, kundërvënje ndaj kul-turës së pushtetit, se revolucioni i tyre jo marksist ishte i dyshimtë, vazhdova për një farë kohe t’u mbaja anën, duke iu bashkëngjitur së paku elementin anarkist të ideologjisë sime.

Gjuha e flokëve, edhe pse jo fort e qartë, shprehte “elemente” të së Majtës. Mbase të së Majtës së Re, lin-dur brenda universit borgjez (në një dialektikë të krijuar ndoshta artificial-isht nga Mendja që rregullon, përtej ndërgjegjes së Pushteteve të veçanta dhe historike, fatin e Borgjezisë).

Mbërriti 1968-a. Flokëgjatët u përthithën nga Lëvizja Studentore; valvitnin flamuj të kuq mbi barrikada. Gjuha e tyre shprehte gjithmonë e më shumë “gjëra” të së Majtës. (Che Gue-vara ishte flokëgjatë !!!)

Në 1969-tën – në masakrën e Milanos, Mafia, emisarët e kolonelëve grekë, bashkëfajësia e Ministrave, komploti i zi, provokatorët – hipìtë, ishin përhapur së tepërmi: edhe pse nuk ishin ende shumicë numerike, ata ishin të tillë për nga rëndësia ide-ologjike që kishin fituar. Në këtë pikë, flokëgjatët nuk ishin më heshturakë: nuk ia delegonin sistemit të shenjave të flokëve të tyre aftësinë e plotë komunikuese dhe shprehëse. Përkun-drazi, prania fizike e flokëve kishte degraduar, në një farë mënyre, nga funksioni veçues. Ishte shndërruar në funksionin e përdorimit të zakonshëm të gjuhës së folur. Dhe nuk them ras-tësisht të folur. Për më tepër, që po e nënvizoj. U fol shumë nga ’68 në ’70, aq shumë sa, për një farë kohe, mund t’ia dalim mbanë edhe pa tëvfolurën: u teprua me fjalën, dhe verbalizmi u bë një ars retorika i ri i revolucionit (gaukizmi, sëmundja verbale dhe marksizmit!).

Megjithëse flokët - të përthithur në furinë verbale - nuk u flisnin më në mënyrë të pavarur përfituesve të shastisur, unë gjeta forcën t’i fitoja aftësitë e mia dekodifikuese dhe në rrëmujë, u përpoqa të dëgjoja fjalimin e heshtur, në dukje të pandërprerë, të atyre flokëve gjithnjë e më të gjatë.

Çfarë thoshin ata tani? Thoshin:

“Po, është e vërtetë, themi gjëra të së Majtës; kuptimi ynë - edhe se vërtetë-sisht mbështetës i kuptimit të mesaz-heve verbale - është një kuptim i së Majtës… Por… Por… ”

Arsyetimi i flokëgjatëve mbeti në vend: më duhej ta vijoja unë. Me atë “por” ata deshën të theksonin dy gjëra:

1) “Pashprehshmëria jonë nxjerr gjithmonë e më shumë në dukje natyrën racionale dhe pragmatike: epërsia që ne ia njohim heshturazi aksionit, ka tipar nënkulturor dhe kë-sisoj thelbësisht i djathtë.”

2) “Ne na u përshtatën edhe pro-vokuesit fashistë, që iu përzien rev-olucionarëve verbalë (madje verbal-izmi që mund të sjellë edhe aksion, mbi të gjitha mitizohet): dhe sajo-jmë kështu një maskë të përkryer, jo vetëm për nga këndvështrimi fizik - rrjedhja dhe tallazitja jonë e çrregullt mëton t’i pranojë të gjitha pamjet - por edhe nga këndvështrimi kulturor: në të vërtetë një nënkulturë e Djathtë mund të ngartërrohet mjaft mirë me një nënkulturë të Majtë.”

Së fundmi, kuptova se gjuha e

flokëgjatëve nuk e shprehte më «gjëra» të së Majtës, por shprehte diçka të dyshimtë, Djathta-Majtas, gjë që krijoi kushte për shfaqjen e provokatorëve.

Nja dhjetë vjet më parë mendoja se mes nesh, brezit paraardhës, provoka-tori ishte thuajse i papërfytyrueshëm (përveçse në rastin kur ai qe një ak-tor gjenial): në të vërtetë, nënkultura e tij do të ishte e dallueshme, edhe fizikisht, nga kultura jonë. Do e kishim njohur nga sytë, hunda, nga flokët! Do ta kishim demaskuar menjëherë, dhe do ia kishim dhënë mësimin e merituar sy për sy. Tanimë kjo nuk është e mundur. Kurrkush mbi faqe të dheut nuk do të mund ta dallojë nga pamja e jashtme një revolucionar nga një provokator. E Djathta dhe e Majta fizikisht janë bërë një.

Mbërritëm në vitin 1972. Këtë shta-tor, isha në qytezën Isfahan, në zemër të Persisë. Vend i prapambetur, siç thuhet në mënyrë të pamëshirshme, dhe sa i pamëshirshëm po aq dhe në zhvillim e sipër qe.

Në Isfahanin e dhjetë viteve më parë - një ndër qytetet më të bukur të botës, ndoshta më i bukuri - lindi një Isfahan i ri, modern, dhe…tepër i shëmtuar. Por nëpër rrugët e tij, dalë për punë ose për në shëtitje,

ndanë mbrëmjes ia byrr rinia, të cilën nja dhjetë vjet më parë e shihnim të shfaqej në Itali: bij krenarë dhe të thjeshtë, me zverkët e tyre të hijshëm, me fytyra qashtërsisht të bukura, nën cullufet rebele dhe të dlira. Dhe ja, një mbrëmje, teksa ecja nëpër rrugën kryesore, mes gjithë kësi rioshësh antikë, të pashëm dhe të pasur me dinjitet human nga ai i lashti, dallova dy qenie të përbindëshme: nuk ishin tëpkë si flokëgjatët, na i kishin prerë europiançe leshrat, të gjata nga pas, të shkurtër mbi ballë, rripa-rripa si pras, ngjitur artificialisht përreth fy-tyrës me dy cullufe të pahijshme mbi veshë.

E dini se çfarë thonin këta flokë: “Ne nuk kemi të bëjmë me këta zor-rëtharë, këta qyrarë të pazhvilluar, ardhur nga epokat barbare! Ne jemi punonjës banke, studentë, fëmijë prindërish të pasur, që punojnë në shoqëri naftënxjerrëse; e njohim Eu-ropën, jemi të lexuar. Jemi borgjezë: ja ku janë edhe flokët tanë të gjatë, të cilët e dëshmojnë modernizmin ndërkombëtar të të privilegjuarve!”

Ata flokë të gjatë aludonin për “gjëra” të së Djathtës.

Cikli u krye. Nënkultura në pushtet thithi nënkulturën në opozitë, dhe ia doli mbanë: me zotësi djallëzore dhe pa bujë e ktheu në një modë që, nëse nuk mund ta quajmë tamam fashiste, në kuptimin klasik të fjalës, është ama e një të “djathte ekstreme” reale.

Dhe për t’i dhënë një përkufizim të trishtuar, maskat e neveritshme, që përdorin të rinjtë, duke u bërë të shëmtuar si kurvat plaka të një ikonografie të zhdrejtë, objektivisht rikrijojnë mbi fizionominë e tyre atë që ata vetë e dënuan përherë verbal-isht. Na u shfaqën njëherazi fytyrat e vjetra prej murgjësh, gjykatësisht, prej zyrëtarësh, prej anarkistësh të rremë, prej nëpunësish qesharakë, prej Azzeccagarbugli*, prej Don Fer-rante**, prej mercenarësh, mash-truesish dhe banditësh konformistë. Me një fjalë, dënimi radikal dhe i pa-kushtëzuar që u shpallën prindërve të tyre – etërve, historia në zhvillim dhe kultura pararendëse – ky sulm dhe pengesat e padepërtueshme që e ndërtuan, nuk

* Azzeccagarbugli: emri i është një avokati në Lecco, shfaqur në edicionet e para (1840) të romanit, “Dottor Pet-tola e dottor Duplica”. Emri i tij është një italianizim i dialektit milanez për fjalën zaccagarbùj –grindavec, ngatërrestar. Ai është një personazh letrar i famshëm për bëmat e tij në shmangien e tela-sheve, po jo ndershmërisht A. Manzoni ka arritur ta përshkruajë mrekullisht personalitetin e tij gjersa e ka shnder-ruar në një simbol.

** Don Ferrante është burri i Prassede-s, në “I promessi sposi” të

Alessandro Manzoni-t. Autori e vesh atë me karakterin tipik të dijetarit të shekullit të shtatëmbëdhjetë, intelek-tualin e kredhur frikshëm në studimin e çdo disipline shkencore, nga historia e shkencës në mjekësi dhe në filo-zofi, por pa qenë i ngulitur seriozisht askund. Megjithatë, për ironi, është theksuar edhe pasioni i tij të thellë për dijetarët e harruar. Pasionet e tij kryesore janë astrologjia dhe kalorë-sia, edhepse nga astrologjia kishte vetëm njohuri të përgjithshme, ai nuk mund të rinte pa folur për të si një sharlatan. Ky lloj intelektuali i thelluar mendon se të gjitha ngjarjet në botën tokësore janë shkaktuar nga ndikimi i yjeve. prodhuan marrëdhënie diale-ktike mes tyre dhe baballarëve, por krijoi izolimin e atyre vetë. Sot, vetëm përmes një marrëdhënie të tillë - edhe pse dramatike dhe të tepruar – mund të kishin krijuar realisht vetëdije his-torike mbi veten dhe të ecnin përpara, duke i lënë etërit pas. Në të kundërt, veçimi që zgjodhën - si në një univ-ers më vete, në një gheto vetëm për të rinjtë - i bllokoi ata nga realiteti i patjetërsueshem historik: pikërisht kjo solli – në mënyrë fatale - një re-gres. Krahasuar me etërit, ata, në të vërtetë bënë prapa kthehu, duke ringjallur tmerr dhe konformizëm në shpitin e vet, dhe në paraqitjen e tyre fizike, konvencionalitet dhe mjerim, gjëra këto që dukeshin si të kapërcy-era prej kohësh.

Këtë mesazh përçojnë tashmë flokët e gjatë, që me gjuhën e tyre të pafjalë dhe të tërbuar, të shenjave të pazëshme dhe me stilin strukturor huligan, i gjen në “lojrat” e televizionit apo të réclames të produkteve, mes së cilash tanimë është krejtësisht e papërfytyrueshme të mos vëresh një riosh me flokë të gjatë: fakt ky që sot do të quhej skandaloz për pushtetin.

Ndjej keqardhje të madhe dhe të sinqertë teksa më duhet ta them këtë që vijon më pas (është një dëshpërim përnjimend i vërtetë): por, tani qindra e mijëra fytyra të rinjsh italianë, i ngja-jnë gjithnjë e më shumë formës së magjistarit Merlin. Liria e tyre për të mbajtur flokët siç i duan, nuk mund të mbrohet më, sepse nuk është më liri. Erdhi dita t’u themi, se bota e tyre e të ujdisjurit te flokëve është e turpshme, sepse është servile dhe vulgare. Erdhi çasti që të jenë ata vetë që vendosin çlirimin nga ndjenja e fajit për mosz-batimit e urdhrave poshtërues që u vijnë nga turma.

Përktheu nga italishtja Arian Leka (Marrë nga “Poeteka”)

* Ky shkrim u botua së pari me tit-ullin “Contro i capelli lunghi” në Corri-ere della Sera, në edicionin e 7 janar, 1973 dhe më pas në përmbledhjet me ese të P.P.Pasolini-t e ndeshim me tit-ullin “Discorso sui capelli”.

Page 22: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

22 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

«speciale

Profilpërgjatë rrugës kryesore, kartelat publici-

tare nuk kërkojnë të shesin shtëpi, por fto-jnë ata që mendojnë se kanë të dhëna për

kësi punësh që të vijnë në një panair pune pranë “Cafe Joe”, që nuk është një bar dosido. Pallati i ri i zyrave ngjyrë gri të errët është në të vërtetë një lloj hoteli ku mund të jepen me qira dhoma që u rezistojnë interceptimeve. Madje edhe ka-panxha, që duket nga dy ndërtesat e ulëta dhe të zgjatura, nuk është një kapanxhë e thjeshtë. Rrethuar nga cilindra betoni, është një pikë ak-sesi për një central për transmetimet kabllorë. “Fshehtësi maksimale”, pëshpërit një funksion-ar, që do të thotë se shumë pak personave u le-johet të dinë se çfarë transmeton. Vende të tillë ndodhen në rrethinat e Uashingtonit, në atë që është shndërruar në një kryeqytet të një gjeo-grafie alternative të Shteteve të Bashkuara, për shkak të përqendrimit të organizatave qeveri-tare sekrete dhe sipërmarrjeve private që puno-jnë për to. “Fort Meade” është më i madhi i një sërë kompleksesh të ngjashëm të ngritur në të gjithë vendin, që përbëjnë qendrat nevralgjike të Amerikës top sekret dhe 854 mijë punonjësve të saj. Zyra të tjera të ngjashme ndodhen në Dulles-Chantilly, në Virginia, në Denver-Aurora, në Kolorado dhe në Tampa, në Florida. Të gjithë financohen nga qeveria federale.

Në komplekset e Amerikës topseret askush nuk flet për punë. As për operacione. Për rolin e zbu-limit në mbrojtjen e vendit diskutohet vetëm kur diçka shkon keq apo kur qeveria është e detyruar të hetojë, apo kur një lajm i rezervuar përfundon në gazeta. Ekzistenca e këtyre komplekseve vi-het kaq pak re, saqë shumica e njerëzve as nuk e kuptojnë se po afrohen në epiqendrën e “Fort Meade”, as edhe kur navigatori i makinës fillon papritur të japë të dhëna të gabuara. Kur ndodh një gjë e tillë, do të thotë që agjencia për sigurinë kombëtare është pranë. Por nuk është e lehtë të dish ku ndodhet me saktësi. Pemë, gardhe me tela dhe skarpate fshehin ndërtesat nga pothuajse të gjithë këndet. Pengesa betoni, venderojë dhe sinjale rreziku nuk u lejojnë personave të paautori-zuar që të hyjnë në zyrat e agjencisë më të madhe të zbulimit të Shteteve të Bashkuara.

Prapa të gjithë këtyre pengesave shfaqen ndërtesa të mëdha kanosëse me radhë të tëra dritaresh me xhama antiplumb e antibombë. Dhe prapa xhamave janë rreth 30 mijë vetë, shumë prej të cilëve janë duke lexuar, dëgjuar apo analizuar një fluks të pafundmë bashkëbisedimesh të inter-ceptuara 24 orë rresht në shtatë ditë të javës.

Shkolla ekskluziveNga rruga është e pamundur të kuptosh se sa

e madhe është qendra e NSA, edhe pse zyrat e saj zënë 2 milionë kilometra katrorë, pak a shumë sa Pentagoni, dhe janë të rre-thuar nga 30 hektarë parkime. Dhe do të vazhdojnë të rriten: në 15 vitet e ardh-shëm janë parashikuar 10 mijë pranime të reja. Faza e parë e ekspansionit do të kushtojë 2 miliardë dollarë dhe do ta çojë hapësirën që zë “Fort Meade” në më shumë se 4 milionë kilometra ka-trorë. Zyrat qendrore të NSA ndodhen në brendësi të bazës ushtarake të “Fort Meade”, që përmbledh 80 organizata qe-veritare, mes të cilave shumë kompani të zbulimit. Në tërësi injektojnë çdo vit dhjetë miliardë dollarë paga dhe kontrata në ekonominë e rajonit, një shifër që shp-jegon dimensionet e kompleksit, që shtri-het 15 kilometra në çdo drejtim.

Jashtë perimetrit të NSA fillojnë duken zyrat e agjencive dhe kompanive që punojnë për këtë agjenci dhe për organizatat e tjera të lidhura me të. Në disa zona zënë lagje të tëra. Në të tjera

spiuni

te dera përballëjanë qendra të mëdha të lidhura me kampusin e NSA nga rrugë private që kanë në hyrje të tyre tabela kërcënuese për moslejim hyrjeje. Më i madhi i këtyre komplekseve është “National Business Park”, 70 hektarë pallate xhami të fshehur mirë. Këtu qëndrojnë kompani të kon-traktuara dhe në vendet ku të gjithë dinë për praninë e tyre përpiqen që të shfaqen sa më pak të jetë e mundur. Por në “National Business Park”, ku mund të vijnë vërdallë vetëm punonjës të agjencive të tjera të ngjashme, shenjat e tyre janë shumë të mëdha dhe natën ndizen me drita të kuqe, të verdha e të kaltra “Booz Allen Ham-ilton”, “L-3 Communications”, “CSC”, “Northrop Grumman”, “General Dynamics”, “SAIC”.

Në kompleksin “Fort Meade” janë të pran-ishëm më shumë se 250 kompani, 13 për qind e të gjithë atyre që janë pjesë e Amerikës top seret. Punonjësit u nënshtrohen vazhdimisht testeve të makinës së të vërtetës, firmosin për detyra të rezervuara dhe çdo herë që da-lin jashtë vendit hartojnë raporte të gjatë. Janë të stërvitur për marrëdhëniet me fqinjët e zhurmshëm dhe miqtë kuriozë. Disa marrin edhe identitete falsë. Nëse pinë shumë, mar-rin shumë borxhe apo bëjnë miqësi me njerëz të nënshtetësive të caktuara, mund të humba-sin pasaportën që u mundëson të punojnë për NSA dhe agjencitë e tjera të zbulimit. Zakonisht janë të zotë në matematikë: NSA ka të punësuar numrin më të madh të matematikanëve në botë. Ka gjithashtu nevojë për ekspertë në gjuhë të huaja dhe teknologji, dhe natyrisht edhe për kriptologë. Shumë quhej “Istj”, që do të thotë “introverted for sensing, thinking and judg-ing”, domethënë sipas testit të Myers-Briggs, janë per-sona që kanë prirjen të jenë introvertë sa i përket ndjeshmërisë, mënyrës së të menduarit dhe të gjykuarit. Këto janë ti-paret mbizotëruese të atyre që punojnë në “Fort Meade”. Një batutë e vjetër që qarkullon në atë ambient është: “Si mund të njohësh një ekstorvers në NSA? Është ai që sheh këpucët e tjetrit”.

“Janë ndër personat më inteligjentë në botë”, - thotë Ken Ulman, një drejtues i “Howard County”, një prej gjashtë konteve që hyjnë në sferën e influencës gjeografike të NSA. “Kërko-jnë shkolla të mira dhe një cilësi të mirë jetese”. Shkollat janë padyshim ndër më të mirat dhe vitin tjetër disa prej tyre do të përshtatin një

program studimesh që parashikon t’u mësojë fëmijëve 10-vjeçarë se cilin stil jetese duhet të ndjekin për të qenë të përshtatshëm për këto lloje pune.

Jashtë njërës prej shkollave ka një radhë me autobusë të verdhë. Ata shoqërojnë fëmijët në disa prej lagjeve më të pasura të vendit. Mirëqe-nia ekonomike është një tjetër tipar i Amerikës top sekret. Sipas institutit të statistikës, kom-pleksi i NSA përfshin gjashtë nga dhjetë kontetë më të pasura të Shteteve të Bashkuara.

Në të gjithë zonën gjen shembuj se si bota topsekret ndërthuret me atë publike. Këtu një restorant “Quiznos” i ngjan çfarëdolloj lokali tjetër të zinxhirit, me përjashtim të radhës që nis të krijohet në 11 të paradites. Shumë perso-na në pritje mbajnë syze dielli “Oakley”, marka e preferuar e atyre që kanë punuar në Afganistan apo në Irak. Dhe mbajnë veshje me ngjyrën e rërës së shkretëtirës. 40 për qind e personelit të NSA përbëhet nga ushtarakë në shërbim aktiv.

Në një tjetër zonë, një prej banorëve, Je-rome Jones flet për pallatin që sapo është ngri-tur prapa shtëpisë së tij. “Një herë e një kohë ishte kudo fshat, më pas nisën të gërmojnë, - thotë. - Nuk di çfarë po ndërtojnë, por nuk më

shqetëson”. Pallati, i fshehur prapa një gardhi është më i madh se një fushë

futbolli. Nuk ka asnjë tabelë. Ka një adresë, por “Google Maps”

nuk e njeh. Nëse provoni ta kërkoni, shfaqet gjithmonë si “6700”. Asnjë emër rru-ge. Vetëm 6700.

Njerëz misteriozëSipas kompanisë që

merret me bonifikime mjedisore “Walsh”, në zo-

nën e Uashingtonit janë 4 mijë zyra që merren me infor-

macione të rezervuar, 25% më shumë se vitin që kaloi. Çdo ditë,

personeli i “Walsh” ka 220 zyra për t’u kujdesur. Në të gjithë pallatet ka diçka për

të kontrolluar. Pas pak, në kompleksin e “Fort Meade” do të ketë një të ri: një pallat me katër kate që po ngrihet përbri një ndërtese private luksi. Sipas ndërtuesit, është në gjendje t’i rezis-tojë edhe një autobombe. Dennis Lane thotë se punëtorët e tij kanë futur më shumë shufra se

normalja në të gjithë kolonat e hek-urit për ta bërë më solide strukturën.

Lane është zëvendëspresident i “Ryan Commercial Real Estate”. Sot është 55 vjeç dhe ka punuar dhe jetuar nën hijen e NSA gjatë të gjithë jetës dhe ka mësuar të mbajë parasysh faktin që agjencia ka një prani gjithnjë e më të madhe në komunitet. Mbledh informacione të fshehtë duke përdorur rrjetin e tij të informatorëve privatë, drejtues si ai që shpresojnë të pasurohen me një organizatë të cilën fqinjët e tij as nuk e dinë që ekziston.

Tashmë ka kuptuar që çdo herë që NSA apo një tjetër organizatë e fshehtë e qeverisë merr me qira një

ndërtesë të re, do të thotë se do të pranojë kon-traktorë të rinj dhe do të zgjerojë kontaktet me kompanitë lokale. Ndjek prej kohësh projektet e ndërtimit, transferimit të vendeve të punës,

vendimet e kompanive. E di që me zgjerimin e NSA, urbanistët e zonës parashikojnë krijimin e dhjetë mijë vendeve të reja të punës, të cilëve do t’u shtohen 52 mijë të tjerë me mbërritjen e njësive të reja të zbulimit që do të transferohen në “Fort Meade”. Lane ishte informuar tashmë për gjithçka muaj përpara lajmërimit zyrtar që komanda e radhës gjigante ushtarake, “US Cyber Command” do të drejtohej nga i njëjti gjeneral me katër yje që drejton NSA-në. “Do të jetë diçka e madhe”, thotë. “Një komandë kibernetike mund të zërë të gjithë zyrat që ndodhen këtu”. Lane e di sepse ka asistuar në zhvillimin e NSA pas 11 shtatorit. Tashmë, agjencia trajton 1.7 miliard ko-munikime të interceptuar çdo 24 orë: email, chat, postë, adresa interneti, telefonata nga numra fiks apo celularë. Në mënyrën e saj edhe Jeani Burns ka parë se si ka ndodhur e gjithë kjo. Burns, një biznesmene në kompleksin e “Fort Meade”, është duke pirë diçka pas pune dhe tregon me gisht disa burra që rrinë më këmbë në një qoshe tjetër të barit. “I njoh me një të parë, - thotë. - Veshja. Prerja e flokëve. Qëndrimi. Kanë pamje dyshuese, sikur të kenë frikë se mos dikush i pyet se kush janë.” Edhe agjentët e fshehtë vijnë këtu për t’i kontrol-luar e “për t’u siguruar se ndokush nuk flet shumë”.

Burns e di mirë: jeton me një prej atyre njerëzve misteriozë prej njëzetë vitesh. Më parë ishte një agjent i NSA. Tani punon me kontratë për agjencinë. Ka qenë në luftë. Nuk e di se ku. Bën diçka të rëndësishme. Nuk e di çfarë. Është dashuruar me të njëzetë vite më parë dhe që atëherë i është dashur të përshtatet. Kur dalin me njerëz të tjerë, ajo i paralajmëron: “Mos e pyesni për asgjë”. Ndonjëherë kuptojnë, po kur nuk kuptojnë. “Është telash, nuk i takojmë më”.

E quan një “vëzhgues”. “Jam unë e ndërfutura, - thotë. - Më vjen keq që nuk më çon asnjëherë në një udhëtim, që nuk mendon asnjëherë për diçka interesante për të bërë së bashku... Ndi-hem pak e gënjyer”. Por shton: “E respektoj se-riozisht për atë që bën. Ia ka dedikuar të gjithë jetën e tij punës për të siguruar që të ruajmë sti-lin tonë të jetesës dhe nuk ka marrë asnjëherë një falënderim publik”.

Jashtë barit, kompleksi është në aktivitet të plotë. Natën në kufijtë e “National Business Park” dritat e shumë ndërtesave qëndrojnë të ndezura. 140 dhomat e “Marriot Courtyard” janë të gjitha të zëna, si ndodh zakonisht, nga klientë si ky burrë që vjen dhe thotë vetëm: “Jam nga ushtria”. Matematikanët, ekspertët e gjuhëve, teknikët dhe kriptologët hyjnë dhe dalin nga NSA. Ata që largohen zbresin me ashensorë në katin përdhes dhe secili ka në dorë një kuti të vogël plastike me kode. Në brendësi është një çelës që tingëllon teksa ecin. Për ata që punojnë këtu, është sinjali i ndërrimit të turnit.

Ndërkohë që ata që vijnë shtyjnë dyert e rrotullueshme, ata që largohen futin badge-n e tyre në një makinë. Hapet një derëz. Lënë të bjerë çelësi dhe dalin më pas nga dyert e rrot-ullueshme. Makinat e tyre kalojnë me ngadalë dyert që mbrojnë NSA-në, duke sfiluar përk-rah një fluksi të vazhdueshëm automjetesh që janë duke hyrë. Në kompleksin e “Fort Meade”, kryeqytet i Amerikës topsekret, që nuk fle kur-rë dhe që sa vjen e zmadhohet, tashmë është pothuajse mesnatë.

Page 23: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

23• E shtunë 8 dhjetor 2012

»Sport

s t a f f

kryeredaktorBrahim Shima

zv/kryeredaktor: armand maho

mariglen mulla

politika: alBana lika, oli Xhilaga ekonomia: Brikena derviShaj sociale: pranvera kola rrethet: Blerina Spaho kronika: mariglen mulla kultura: Blerina goce design&layout: daniel prifti, gëzim duzha

marketing: eligerta dyrmiShi

cel: 067 20 62 200

adreSa: rr. dull keta, nr. 5. (rr. e diBrëS), tiranë

www.gazetametropol.com

e-mail:[email protected]

e-mail:[email protected]

pas betejës në lidhje me deklaratën në rrjetin social “Twitter” , Uesli Shnajder do të mun-dohet të kërkojë zgjid-hjen e kontratës së tij

aktuale me Interin, në mënyrë që t’i japë që në janar lamtumirën “zi-kaltërve” me kushtet më të favor-shme të mundshme. Pas vendoss-hmërisë së tij në lidhje me largimin nga Interi, duket se qëndron fakti se holandezi kërkon të përcaktojë vetë fatet e së ardhmes së tij dhe të jetë vetë padron i kartonit. Më pas të kërkojë dhe transferimin tek një klub të parapëlqyer nga vetë 28-vjeçari, dhe të përfitojë sërish 6-milionë euro në sezon. Ku? Në hije është Milani. “Kuqez-injtë luajnë në Ligën e Kampio-nëve dhe këtu pikërisht Shnajder ka gjithashtu mjaft miq. Gjithash-tu një tjetër fakt mjaft i rëndë-sishëm qëndron se, si holandezi po ashtu dhe bashkëshortja e tij preferojnë të vazhdojnë të jetojnë në Milano. Kontakte mes klubit nga rruga “Turati” dhe agjentëve të Shnajderit ka pasur, por është mjaft e qartë që nëse 28-vjeçari ka ndërmend të ndryshojë fanellë, atëherë duhet të arrijë të zgjidhë kontratën e tij aktuale. Një manovër që e kreu dhe Zhulio Sezari së bashku me qendërmbrojtësin Lusio (ky i fun-dit që u transferua tek Juventusi). Sot në një hotel në Milano është zhvilluar dhe një takim tjetër ek-splorues mes Marko Brankës dhe Soren Larbit, agjent i holandezit. Vetë negociatori i 28-vjeçarit, tashmë duket se i ka thënë drej-tuesve të klubit “zikaltër” se klienti i tij largohet vetëm në rast të ofer-tave nga Mançester Junajtidi, Reali i Madridit apo dhe Barcelona. Një manovër që duket mund të fshehë projektin Milan. Tek “zikaltërit” tani që është kthyer në modë dhe një rikthim i mundshëm i Mario Ba-lotelit, një largim i Uesli Shnajderit nuk është më një çështje e pa-mundur. Morati është rikthyer fort në pistën për të sjellë 22-vjeçarin në klub dhe Interi kërkon para në mënyrë që dëshira e presidentit “zikaltër” të realizohet. Një shitje e mundshme e Uesli Shnajderit do të bënte të mundur që Interi të siguronte fondet e duhura për 22-vjeçarin, i cili aktualisht e sheh veten larg e më larg Mançesterit.

Mario Baloteli është kthyer sërish në qendër të vëmendjes. Jo për ndonjë tjetër çudi të tij, jo për faktin se tashmë është bërë baba, por për diçka tjetër që ka të bëjë me profesionin e tij. tri skuadrat më të mëdha në Itali, Milani, Juventusi dhe Interi janë gati të bëjnë disa sakri-fica financiare për të pasuar në përbërje super Marion. Duke përfituar nga kriza e lojtarit me trajnerin e Sitit Mançinin, veç Milanit tashmë në garë janë futur edhe

Juve dhe Interi. I pari që ka lëvizur ka qenë Milani. Galiani ka filluar të kontak-tojë me drejtuesit e Sitit për të marrë një miratim në lidhje me të ardhmen e sul-muesit. Por nuk mbeten më pas as Ju-ventusi dhe Interi, që gjithashtu duan ta kenë në skuadër lojtarin. Një garë treshe pra për sulmuesin problematik në sjelljen e tij. të tri klubet italiane kanë nisur të bëjnë llogaritë e tyre, por sigurisht që gjyqtari i çështjes është pa

dyshim Mançester Siti. Shumë gjëra pritet të sqarohen në Angli. Në javët në vazhdim, mundësisht pas ditëve të para të vitit të ri do të mësohet nëse Baloteli do të nxir-ret në shitje nga klubi. Dhe nëse po, do të pritet se cili do të çmimi që pritet të ketë dhe çfarë kushtesh të tjera. Milani duket më shumë i interesuar drejt formulës së huazimit, ndërsa në Angli ndonëse nuk di-het zyrat thonë se italiani mund të nxirret përfundimisht në shitje.

Napoli hidhet në sulm për Imobilen

Vazhdon sulmi i Napolit për një sulmues që mund t’i japë Kavanin ndërrimin në ndeshjet e duhura. Sipas të përditshmes italiane “Il Corriere Dello Sport” jugorët kanë trokitur tek dera e Xhenoas për t’i kërkuar presidentit En-riko Preciozi Çiro Imobilen. Ish-shok skuadre me Insinjen tek Peskara, aktualisht Imobile është i mbyllur në sulm nga Marko Borrielo, kështu që nuk po gjen paqe me aktivi-zimin në mënyrë të rregullt. Ideja duket se ështa ajo e një shkëmbimi me Vargasin, i cili kërkon të zhvillojë eksperi-encën në Serinë A, dhe me Napolin i janë dhënë shumë pak mundësi. Vetë trajneri Valter Maxarri është një adhu-rues i flaktë i Imobiles, kjo për shkak se ai që në merkaton e verës ka qenë i interesuar për ish-sulmuesin e Peskarës. Së bashku me Insinjen 52-vjeçari mund të krijojë dhe një herë dyshen e ëndrrave të Serisë B të një sezoni më parë.

Juventusi, 6 milionë euro për Jorenten në janar

Pas deklaratës së Jorentes se e ka vendosur për t’u larguar nga Atletiko e Bilbaos, Juventusi është vënë men-jëherë në lëvizje. Bardhezinjtë prej kohësh në kërkim të një sulmuesi të dorës së parë tashmë mund t’i kthehen sërish pistës së lojtarit të kombëtares spanjolle, madje që në merkaton e janarit. Sipas “Gazzetta dello Sport” Juventusi është gati t’i bëjë një ofertë të menjëhershme Bilbaos prej 5 ose 6 milionë eurosh për të pasur lojtarin 27 vjeçar për pjesën e dytë të sezonit. Më pas, nisur dhe nga fakti se Juventusi ka arritur të kualifikohet në fazën e 1/16 e finaleve, mundet që në qershor Juventusi të vërë përfundimisht nën zotërimin e vet sulmuesin shtatlartë.

Alarm për borë në ndeshjet e Serisë A

Vala e të ftohtit që ka goditur Italinë rrezikon të bëhet faktor pengues edhe për ndeshjet e Serisë A në program për këtë fundjavë. Problemet më të mëdha duken në veri ku në rrezik janë ndeshjet Atalanta-Parma, Torino-Milan, Inter-Napoli dhe Bolonja-Lacio.

UEFA: Vetëm 63 nga 9 mijë ndeshje janë të trukuaraSipas UEFA-s vetëm 63 ndeshje nga 9 mijë të marra

në analizë janë nën dyshimin për trukim. Në fakt në UFA nuk duken shumë të shqetësuar për këtë fakt, duke qenë se bëhet fjalë vetëm për 0,7% të totalit të ndeshjeve, megjithatë nuk përjashtohet mundësia që vlerësimi të mos jetë i saktë. Për të luftuar fenomenin e fiksimit të ndeshjeve UEFA dhe presidenti Platini kanë bërë një propozim për futjen në legjislacionin penal të vendeve ev-ropiane – Shqipërinë përfshirë – krimin e vjedhjes sportive.

Garë treshe për Balotelin, Juve, milan, inter

holandeZi ka kërkuar Zgjidhjen e kontratëS me interin

rihapet pista milan për Shnajderin

Page 24: Koalicionet, cmimet e banesave, paro laci

24 E shtunë 8 dhjetor 2012 •

« reklamë