Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i katërt i vitit 2017 Shkurt 2018
Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i
katërt i vitit 2017
Shkurt 2018
KLIMA E BIZNESIT NË KOSOVË
Të gjeturat nga tremujori i katërt i vitit 2017
Klima e biznesit në Kosovë të gjeturat nga tremujori i katërt i vitit 2017
Të nderuar miq dhe kolegë,
Iniciativa për fillimin e publikimit të raportit “ Monitorimi i bizneseve në
Kosovë” nga Oda Ekonomike e Kosovës, është një hap i rëndësishëm që
siguron informacione të sakta për bizneset në Kosovë dhe jashtë vendit. Kjo
do të jetë një udhëzues për komunitetin e biznesit në shtëpi dhe jashtë
vendit në lidhje më klimën e biznesit në vend.
Oda Ekonomike e Kosovës gjatë këtij studimi synon që përveç informimit të perceptimit të
komunitetit të biznesit të trendëve të bizneseve të Kosovës, gjithashtu të promovoj vlerat e biznesit
të Kosovës dhe të kontribuoj në përafrimin e tyre më vlerat Evropiane.
Oda Ekonomike e Kosovës gjatë aktivitetit të saj e ka pasur për qëllim të rrisë nivelin gjeneral të
ndërgjegjësimit të shoqërisë në lidhje në vlerën e sipërmarrësisë që Kosova posedon. Në lidhje më
ketë, rol të rëndësishëm në krijimin e vlerave të brendshme në Kosovë dhe vendosjen e tyre në
tregjet nacionale dhe internacionale e ka komuniteti i biznesit i cili ndikon në ngritjen e mirëqenies
së ekonomisë dhe shoqërisë në tërësi. Prandaj, për ngritjen e imazhit të shtetit tonë dhe për
tërheqjen e investitorëve të huaj kah format e ndryshme të partneritetit.
Ky publikim para se gjithash do t’u shpërndahet të gjitha kompanive që kanë participuar në studim,
të gjitha institucionet shtetërore, organizatat e biznesit, zyrat diplomatike, organizatat e donatorëve
dhe të gjitha grupet e interesit të cilat në mënyrë direkte dhe indirekte influencohen nga promovimi
i aktiviteteve të ekonomisë së Kosovës. Gjithashtu, ky studim do t’u shpërndahet atyre që kanë
ndihmuar në ngritjen e imazhit të Kosovës dhe vlerave të tyre në Kosovë dhe jashtë vendit.
Që nga 2013, ky studim do të ketë vend të rregullt në baza 3 mujore.
I juaji,
Safet Gërxhaliu
Kryetar
1
Përmbledhje
Oda Ekonomike e Kosovës e ka implementuar për herë të parë studimin e klimës së biznesit në
Kosovë. Informacionet që rrjedhin nga anketat iu lehtësojnë marrjen e vendimeve për njerëzit që
udhëheqin biznes dhe politikë bërësit. Gjithashtu edhe investitorët direkt të huaj kërkojnë këto
informacione. Monitorimi i analizës së bizneseve konsiderohet një burim informacioni me shumë
rëndësi në aktivitetin ekonomik të një shteti. Ato përdoren nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së
sikurse edhe në të gjitha ekonomitë e zhvilluara në të gjithë botën.
Anketat fokusohen në 4 sektorë: prodhim, ndërtim, shërbim, tregti.
Monitorimi i analizës së bizneseve mbledh informacionet nga menaxheret e bizneseve gjatë
vlerësimit të tyre për situatën ekonomike dhe në lidhje me synimet dhe pritshmëritë për të
ardhmen e afërt.
Informacionet kualitative mund të sigurohen shpejt, lehtë, dhe janë shpesh më të besueshme se
figurat sasiore.
Rezultatet sigurojnë depërtimin në tendenca, e jo në sasi. Ato plotësojnë statistikat zyrtare sasiore
të cilat dorëzohen më vonë.
Situata e përgjithshme e biznesit konsiderohet të jetë e favorshme për bizneset kosovare. Gjetjet
nga ky tremujor tregojnë se 84 përqind e kompanive vlerësojnë situatën e tyre të biznesit si të mirë
dhe të kënaqshme.
Sa i përket pritjeve për punësim për tre muajt e ardhshëm tremujori i katërt tregon një rritje të
pritjeve. Rreth 46% e bizneseve pjesëmarrëse në këtë studim pretendojnë të rrisin numrin e
punëtoreve, ky parashikim i bizneseve pritet të ndikojë edhe në zbutjen e papunësisë në nivel të
vendit. Vetëm 2% e ndërmarrjeve presin të zvogëlojnë numrin e të punësuarve. Kjo përqindje ka
mbetur konstante përgjatë gjithë vitit.
Në periudhën gjashtëmujore, bizneset presin që aktiviteti i tyre të ketë një zhvillim të favorshëm.
Rreth 66% e bizneseve të intervistuara presin që aktiviteti i biznesit të përmirësohet, ndërsa 29%
e tyre presin që gjendja të mbetet e njëjtë dhe vetëm 5% e bizneseve të anketuara konsiderojnë
se situata biznesore e tyre do të përkeqësohet.
2
Përmbajtja
Përmbledhje .............................................................................................................................................. 1
1. Hyrja dhe metodologjia ......................................................................................................................... 3
2. Rezultatet e përgjithshme ..................................................................................................................... 6
2.1. Treguesi i klimës së biznesit ............................................................................................................. 10
2.2. Indikatori i besueshmërisë (konfidencës) ........................................................................................ 11
2.3. Pamja e përgjithshme sektoriale ..................................................................................................... 12
3. Analiza Sektoriale ............................................................................................................................... 15
3.1. Prodhimi ........................................................................................................................................... 15
3.2. Sektori i ndërtimtarisë ..................................................................................................................... 16
3.3. Tregti me pakicë ............................................................................................................................... 18
3.4. Tregti me shumicë ............................................................................................................................ 19
3.5. Shërbimet ......................................................................................................................................... 20
4. Barrierat për zhvillim sektorial ........................................................................................................... 22
5. Deklarata e Përgjithshme dhe konkluzionet ....................................................................................... 25
3
1. Hyrja dhe metodologjia
Oda Ekonomike e Kosovës e kryen për herë të parë monitorimin e analizës së bizneseve për të
vlerësuar perceptimin e njësive të biznesit në lidhje me mjedisin apo klimën mbizotëruese në vend.
Informacioni që rrjedh nga studimi mund të ndihmoj për të përmirësuar vendimmarrjen për
njerëzit e biznesit dhe politikë bërësit. Gjithashtu investitorët direkt të huaj kërkojnë informacione
të tilla. Monitorimi i analizës së bizneseve është konsideruar një burim shumë i rëndësishëm
informacioni për aktivitetet ekonomike të një vendi. Ato janë aplikuar në të gjitha vendet anëtare
të BE-së, si dhe në të gjitha vendet ekonomikisht më të përparuara në të gjithë botën.
Anketat kryhen në baza 3 mujore dhe sigurojnë detaje në atë se si e perceptojnë kompanitë
situatën aktuale të biznesit dhe si i vlerësojnë pikëpamjet e bizneseve të tyre. Në këtë mënyrë, Oda
Ekonomike e Kosovës mundëson të parashikoj prirjet ekonomike.
Monitorimi i analizës së bizneseve është i dizajnuar dhe udhëhiqet nën përgjegjësinë e Odës
Ekonomike të Kosovës dhe mbështetët nga GIZ.
Në këtë cikël të anketimit 505 kompani janë intervistuar. Këto kompani janë selektuar nga listat e
siguruara nga autoritetet zyrtare të Kosovës. Participimi në anketa ka qenë vullnetar, përderisa
kualiteti i rezultateve varet nga gatishmëria e ndërmarrësve për pjesëmarrje. Intervistat janë
realizuar ballë për ballë Në fillim të Janarit 2018. Të dhënat nga këto anketa përdorën vetëm për
qëllime statistikore dhe nuk shfrytëzohen për qëllime tjera. Të dhënat individuale të marrura nga
bizneset pjesëmarrëse në këtë studim, nuk mund të përdoren për publikime tjera. Të dhënat e
mbledhura janë përpunuar dhe analizuar nga Departamenti për Analiza Ekonomike dhe Politika,
brenda OEK-ut.
Sondazhi i Monitorit të Biznesit mbledh informacione nga menaxheret e bizneseve në vlerësimin e
tyre për situatën ekonomike, për qëllimet dhe pritshmëritë për të ardhmen e afërt. Informatat
kualitative mund të sigurohen shpejt, lehtë dhe shpesh janë më të besueshme se paraqitja sasiore.
4
Anketa është e dizajnuar qe të mbledh pikëpamjet e menaxhereve të lartë në lidhje më çështjet si:
situata e biznesit, volumi i prodhimit, porositë, çmimi dhe punësimi, për të vlerësuar natyrën e
biznesit në shtet.
Pyetjet me opsione të shumëfishta për vlerësimin mbi zhvillimet në 3 muajt e fundit, vlerësimin e
situatës aktuale dhe pritjet për 3 deri në 6 muajt e ardhshëm.
Përgjigjet janë formuluar si në vijim: “rritje, ka mbetur e pandryshuar, rënie” ose “përmirësuar, e
pandryshuar, përkeqësuar”. Duke përdorur një shkallë me tre pikë për opsionet e përgjigjeve,
anketa ofron ndryshim të vogël të të dhënave. Kjo lejon që të fitohen rezultate të përfaqësuara
statistikisht edhe duke tërhequr një numër më të vogël të kompanive se sa do të ishte rasti në
pyetjet sasiore të anketës.
Për të rritur më tej përfaqësimin mostra është stratifikuar sipas sektorëve kryesore që kontribuojnë
(Prodhim (përpunimin e ushqimit, përpunimin e drurit, përpunimin e metaleve, të prodhimit,
materialeve ndërtimore), Ndërtim, tregti, me shumicë dhe pakicë, shërbimet e selektuara
(transporti, shërbimet profesionale, hotelet dhe restorantet) dhe madhësia e kompanisë (e vogël,
e mesme, e madhe ).
Një pjesë më e madhe e mostrës lidhet me kompanitë e vogla, ndërsa një pjesë më e vogël lidhet
me kompanitë e mëdha dhe të mesme. Arsyeja për këtë qëndron në atë se 98.2% e kompanive në
Kosovë janë kompani të vogla, ndërsa 1.8% të mesme dhe të mëdha.
Bujqësia nuk është përfshirë në analizë të këtyre sektorëve sepse lëvizjet janë shumë të varura nga
sezonet dhe kushtet klimatike dhe më pak në bazë të zhvillimeve ekonomike të përgjithshme.
Tabela 1 tregon pyetësorët e kompletuara në bazë të sektorëve dhe mostrës. Siç mund të shihet
nga tabela madhësia e klasave nuk është në vijë me klasifikimet standarde, por këto klasifikime
janë bërë duke marrë parasysh kontekstin e Kosovës p.sh. Një kompani e madhe është konsideruar
me 50 ose më shumë punëtorë, dhe ky klasifikim aplikohet nga Administrata Tatimore e Kosovës.
5
Tabela 1: Një përmbledhje e pyetësorëve duke u bazuar në sektor dhe në madhësi të kompanive
Sektorët Pyetësorët % Të vogla (0 – 9)
Të mesme (10 – 49)
Të Mëdha (> 50)
Shërbimet 131 26 94 26 11
Tregti me pakicë 188 37 156 26 6
Prodhim 95 19 34 44 17
Tregti me shumicë 62 12 30 25 7
Ndërtim 29 6 12 9 8
Gjithsej 505 100 326 105 49
Përqindja nga madhësia 59% 30% 11%
Procedura bazike për procedimin e të dhënave është llogaritja e shpërndarjes së frekuencës së
përgjigjeve, përqindjen e shpërndarjes po ashtu balancimin e përqindjes të përgjigjeve pozitive
minus negative. Balancimi mundëson përdorimin e një figure për të karakterizuar gjykime të
ndryshme të shkaktuara nga shkallë 3 pikëshe. Për më shumë anketa aplikon matjen e procedurave
në mënyrë që të përmirësojë reprezentimin e të dhënave. Rezultatet për secilin sektor janë të
peshuara në bazë të kontributit të sektorit në prodhimin e brendshëm bruto.
Tabela 2: Koeficienti
Sektorët Vlera e shtuar (pjesërisht vlerësuar)
Pesha
Prodhim 399.431 0.20
Ndërtim 398.162 0.20
Tregti me shumicë* 361.654 0.18
Tregti me pakicë* 361.654 0.18
Shërbime 511.959 0.25
Të gjitha 2032.860 1
Burimi: ASK; * Meqenëse nuk kemi mundur të sigurojmë të dhënat e sakta nga kontributi nga sektori shtijës me shumicë dhe pakicë
në tregtinë e përgjithshme kemi supozuar se kontributi i tyre është i barabartë.
6
2. Rezultatet e përgjithshme
Gjetjet nga ky tremujor tregojnë se 84 përqind e kompanive vlerësojnë situatën e tyre të biznesit
si të mirë dhe të kënaqshme. Megjithatë, 16 përqind e kompanive të intervistuara kanë deklaruar
se situata e tyre e biznesit është e pakënaqshme. Shikuar në këndvështrim të përgjithshëm, situata
e përgjithshme e biznesit konsiderohet të jetë e favorshme për bizneset kosovare.
Figura 1: Situata e biznesit është vlerësuar si (% e kompanive)
Balanca (diferenca midis vlerësimeve pozitive dhe negative të situatës së biznesit), tregon një trend
pozitiv për këtë tremujor. Nëse e krahasojmë situatën aktuale të biznesit në këtë tremujor me atë
paraprak kemi një rritje prej 2 p.p. Kjo tregon se situata aktuale e bizneseve kosovare ka pasur një
përmirësim të vogël. Tremujori i dytë i vitit 2017 ishte më optimist për këtë vit dhe aktualisht
situata ka filluar të ketë një përmirësim të lehtë pas një rënie që kishte në tremujorin paraprak.
32 3140
31 28 3139
24 21 22 2029 34 30 35 35 37
4534 39
37 40
43
4543 40
47
5150
56 65 45
51 54 46 46 4841
53 45
31 3017
2429 28
1425 29
2216
2615 16
18 18 15 14 13 16
2013TM1
2013TM2
2013TM3
2013TM4
2014TM1
2014TM2
2014TM3
2014TM4
2015TM1
2015TM2
2015TM3
2015TM4
2016TM1
2016TM2
2016TM3
2016TM4
2017TM1
2017TM2
2017TM3
2017TM4
Mirë Kënaqshëm Pa kënaqshme
7
Figura 2: Vlerësimi i gjendjes aktuale: Balanca
Sa i përket pritjeve për punësim për tre muajt e ardhshëm tremujori i katërt tregon një rritje të
pritjeve. Rreth 46% e bizneseve pjesëmarrëse në këtë studim pretendojnë të rrisin numrin e
punëtoreve, ky parashikim i bizneseve pritet të ndikojë edhe në zbutjen e papunësisë në nivel të
vendit. Mbi gjysma e bizneseve të anketuara deklaruan se do të mbajnë numrin e njëjtë të
punëtorëve. Vetëm 2% e ndërmarrjeve presin të zvogëlojnë numrin e të punësuarve. Kjo përqindje
ka mbetur konstante përgjatë gjithë vitit.
Figura 3: Pritjet e punësimit për tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)
1 1
23
7
-1
4
25
-2
-8
1
42
19
14
1717
22
31
2123
2013TM1
2013TM2
2013TM3
2013TM4
2014TM1
2014TM2
2014TM3
2014TM4
2015TM1
2015TM2
2015TM3
2015TM4
2016TM1
2016TM2
2016TM3
2016TM4
2017TM1
2017TM2
2017TM3
2017TM4
4629
1224
3729
17 16 30 33 28 22
38 27
18 21
4233
26
46
48
62
75
6960
6068 65
60 63
64 64
57 68
74 71
55 64
68
52
6 9 13 6 410 15 19
11 4 8 14
5 4 8 8 2 2 2
2
2013TM1
2013TM2
2013TM3
2013TM4
2014TM1
2014TM2
2014TM3
2014TM4
2015TM1
2015TM2
2015TM3
2015TM4
2016TM1
2016TM2
2016TM3
2016TM4
2017TM1
2017TM2
2017TM3
2017TM4
Rritur Mbetur njejtë Zvogëluar
8
Siç shihet nga rezultati, balanca tregon një rritje të konsiderueshme në lidhje me pritjet për
punësim. Nëse krahasojmë këtë tremujor me atë paraprak pritjet janë rritur për 17 pikë përqindje.
Figura 4: Pritjet për punësim: Balanca
Si gjithmonë, komuniteti i biznesit në Kosovë synon të jetë optimist. Në periudhën gjashtëmujore,
bizneset presin që aktiviteti i tyre të ketë një zhvillim të favorshëm. Rreth 66% e bizneseve të
intervistuara presin që aktiviteti i biznesit të përmirësohet, ndërsa 29% e tyre presin që gjendja të
mbetet e njëjtë dhe vetëm 5% e bizneseve të anketuara konsiderojnë se situata biznesore e tyre
do të përkeqësohet. Megjithatë, pritjet janë rritur në mënyrë të konsiderueshme krahasuar me
tremujorin e tretë të vitit 2017, respektivisht 25 p.p. Pritjet për situatën e biznesit në 6 muajt e
ardhshëm janë rritur më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
40
20
-2
18
33
18
2
-3
19
29
20
8
32
23
10
13
35
27
15
32
2013TM1
2013TM2
2013TM3
2013TM4
2014TM1
2014TM2
2014TM3
2014TM4
2015TM1
2015TM2
2015TM3
2015TM4
2016TM1
2016TM2
2016TM3
2016TM4
2017TM1
2017TM2
2017TM3
2017TM4
9
Figura 5: Pritjet për gjendjen e biznesit në 6 muajt e ardhshëm (% e kompanive )
Këto të gjetura reflektohen edhe tek balanca e cila tregon një trend në rritje. Bazuar në këto
rezultate rritja pritet të jetë prej 30 p.p., kështu situata biznesore në 6 muajt e ardhshëm pritet të
ketë një përmirësim të konsiderueshëm.
Figura 6: Pritjet për 6 muajt e ardhshëm - Balanca
78
5640
6858
5034
43 36
52
35 50
58 45 39
56 61 48
41
66
17
31
45
2533
41
55 41 47
42
56 39
35 46
50
38 32 47
50
29
513 15
6 11 9 11 16 17 6 10 11 7 9 10 5 7 5 9 5
2013TM1
2013TM2
2013TM3
2013TM4
2014TM1
2014TM2
2014TM3
2014TM4
2015TM1
2015TM2
2015TM3
2015TM4
2016TM1
2016TM2
2016TM3
2016TM4
2017TM1
2017TM2
2017TM3
2017TM4
Përmirësohet Mbetet e njejtë Përkeqësohet
73
44
25
62
47
41
2427
19
46
25
43
51
36
27
51 54
43
31
61
2013TM1
2013TM2
2013TM3
2013TM4
2014TM1
2014TM2
2014TM3
2014TM4
2015TM1
2015TM2
2015TM3
2015TM4
2016TM1
2016TM2
2016TM3
2016TM4
2017TM1
2017TM2
2017TM3
2017TM4
10
2.1. Treguesi i klimës së biznesit
Treguesi i klimës është një matës për aktivitetin ekonomik në vend. Është mesatarja aritmetike
ndërmjet situatës dhe treguesit të pritjeve. Treguesi i klimës është mesatarja e balancës së
vlerësimit të situatës aktuale dhe pritjeve për gjashtë muajt e ardhshëm. Ai rregullon pritjet me
vlerësimin aktual të situatës. Për shembull, kur pritjet janë se situata do të mbetet e njëjtë dhe
vlerësimi i situatës aktuale është i keq në këtë rast mesatarja tregon se klima do të jetë negative.
Për shembull, kur pritjet janë se situata do të mbetet e njëjtë dhe vlerësimi i situatës aktuale është
i mirë atëherë mesatarja tregon se klima do të jetë pozitive. Kjo përshtat pritjet nga një pozicion i
mirë fillestar. Treguesi i klimës së biznesit manifestohet me një përmirësim në këtë tremujor,
përkatësisht në numra me rreth 15 p.p. Duket se ambienti i biznesit në Kosovë ka filluar të prodhojë
kushte të favorshme dhe të qëndrueshme për ndërmarrjet e Kosovës.
Figura 7: Klima e biznesit në Kosovë
37
2324
35
23 2224
12
6
24
15
23
35
26
22
34
38 37
26
41
2013TM1
2013TM2
2013TM3
2013TM4
2014TM1
2014TM2
2014TM3
2014TM4
2015TM1
2015TM2
2015TM3
2015TM4
2016TM1
2016TM2
2016TM3
2016TM4
2017TM1
2017TM2
2017TM3
2017TM4
11
2.2 Indikatori i besueshmërisë (konfidencës)
Ndërkohë që treguesi i klimës së biznesit fokusohet në situatën e fitimit të ndërmarrjeve (aktuale
dhe të pritshme), treguesi i konfidencës (indeksi i konfidencës) vë më shumë theks në aktivitetin e
biznesit (aktual dhe të pritur) pavarësisht sa është fitimprurës. Treguesi i konfidencës është
përdorur gjerësisht në analizën ekonomike të Komisionit Evropian dhe është në dispozicion për të
gjitha shtetet anëtare të BE.
Në fillim të vitit 2017 ky tregues filloi të rritet dhe ashtu vazhdoi deri në tremujorin e tretë, ku në
këtë tremujor pati një rënie prej 10.2 p.p, mirëpo ky trend nuk vazhdoi edhe më tutje pasi që në
tremujorin e katërt shënoi një rritje të lehtë prej 3.8 p.p.
Figura 8: Konfidenca e bizneseve në Kosovë
25.5
10.5
0.6-1.5
14.412.4
6.8
-2.2
6.3
19.3
10.5
-9.5
22.8
16.1
10.7
5.5
21.3
25.4
15.2
19
2013TM1
2013TM2
2013TM3
2013TM4
2014TM1
2014TM2
2014TM3
2014TM4
2015TM1
2015TM2
2015TM3
2015TM4
2016TM1
2016TM2
2016TM3
2016TM4
2017TM1
2017TM2
2017TM3
2017TM4
12
2.3 Pamja e përgjithshme sektoriale
Në këtë seksion janë analizuar përgjigjet për tri pyetje të përbashkëta sipas sektorëve. Tabela 3
përshkruan informacionin mbi balancën, përkatësisht diferencën ndërmjet përgjigjeve pozitive
(situata e biznesit / punësimi do të përmirësohet / rritet) dhe negative (gjendja e biznesit /
punësimi do të përkeqësohet / zvogëlohet) të gjitha të peshuara sipas tabelës 2. Siç mund të
vërehet nga tabela 3 kompanitë në sektorin e tregtisë me pakicë dhe të atij me shumicë janë më
pak të kënaqura me gjendjen aktuale të biznesit, ndërsa sektori i ndërtimit pasuar nga ai i prodhimit
janë sektorët ku kompanitë janë më të kënaqura, kjo kënaqëshmëri e tyre pasqyrohet nga kushtet
e mira klimatike gjatë kësaj periudhe të vitit. E këto rezultate po ashtu tregojnë një situatë të mirë,
sepse si prodhimi ashtu edhe sektori i ndërtimit janë sektorët që kontribojnë më së shumti në
rritjen ekonomike.
Sa i përket pritjeve lidhur me punësimin në tre muajt e ardhshëm, sektori i tregtisë me pakicë ka
pritjet më të ulëta, pra pritjet e tyre nuk janë aq premtuese, ndërsa prodhimi është sektori më
optimist, pasuar nga sektori i ndërtimit. Për 6 muajt e ardhshëm, tregtia me pakicë është përsëri
njëri nga sektorët me pritjet më të ulëta, edhe pse jo shumë më keq në krahasim me referencën
për tre muajt e ardhshëm. Sektorët me pritjet më të larta janë shërbimet, ndërtimi, prodhimi dhe
tregtia me shumicë.
Tabela 3: Të gjeturat për të gjithë sektorët në tre tregues të përbashkët të monitorimit
Të dhëna më të hollësishme jepen në Figurën 4, 5 dhe 6.
Nd
ërti
m
Pro
dh
im
Treg
ti
me
pak
icë
Treg
ti
me
shu
mic
ë
Shër
bim
e
Bal
anca
e pes
hu
ar
Situata aktuale
Ne e vlerësojmë situatën
aktuale si: të mirë, të
kënaqshme, pakënaqshme
42 31 0 12 21 22
Pritjet për 3 muajt e
ardhshëm
Numri i të punësuarve në 3
muajt e ardhshëm do të: rritet,
mbetet i njëjtë, bien
42 59 25 44 31 32
Pritjet për 6 muajt e
ardhshëm
Situata e biznesit në 6 muajt e
ardhshëm do të: përmirësohet,
mbetet e njëjtë, përkeqësohet
58 53 41 51 71 61
Pesha 0.2 0.2 0.18 0.17 0.25
13
Figura 9 tregon se më pak të kënaqur me gjendjen aktuale të biznesit janë kompanitë që veprojnë
në sektorin e tregtisë me pakicë, pasuar nga sektori i tregtisë me shumicë. Situata aktuale e biznesit
shumë më e mirë është - sipas kompanive të intervistuara - në sektorin e ndërtimit dhe prodhimit
(shih Figurën 9).
Figura 9: Vlerësimi i situatës së biznesit (% e kompanive)
Sa i përket pritjeve sektoriale për punësim në tre muajt e ardhshëm, mbi 60% e kompanive në
sektorin e prodhimit presin që të rrisin numrin e punëtorëve. Nga ana tjetër, një përqindje e lartë
e kompanive (69%) që operojnë në sektorin e tregtisë me pakicë presin që punësimi të mbetet i
njëjtë, pasuar nga sektori i shërbimeve me 65%. Kompanitë që operojnë në sektorin e ndërtimit,
respektivisht 10% e tyre presin të ulin numrin e punonjësve gjatë tre muajve të ardhshëm.
Megjithatë, pritjet që punësimi të bjerë kapin një përqindje në mes 2-10 përqind të kompanive në
të gjithë sektorët. Pra, në total, perspektiva e punësimit në të ardhmen e afërt është mesatarisht
pozitive.
29 30
52
41 38
42
52
38
49 45
29
18
10 10
17
Tregti me pakicë Tregti me shumicë Ndërtim Prodhim Shërbime
Mirë Kënaqshëm Jo kënaqshëm
14
Figura 10: Pritjet për punësimit për tre muajt e ardhshëm
Ndërsa lëvizim tek një pyetje për një kohë më të gjatë (gjashtëmujore), pritjet për perspektivën e
biznesit krahasuar me tremujorin e mëparshëm janë përmirësuar. Megjithatë, perspektivat më të
mira për 6 muajt e ardhshëm janë vërejtur nga sektori i prodhimit ku afër 80% e kompanive të
intervistuara të këtij sektori presin që gjendja e biznesit të përmirësohet, pasuar nga sektori i
shërbimeve dhe ndërtimit, më pak optimistë janë sektorët e tregtisë me pakicë dhe shumicë. Sa i
përket parashikimit të pafavorshëm, pra se situata e biznesit do të përkeqësohet, sektori i tregtisë
me pakicë respektivisht 12% e kompanive që operojnë në këtë sektor kanë pritshmëri për një
zhvillim të pafavorshëm.
Figura 11: Pritjet për gjendjen e biznesit për 6 muajt e ardhshëm (% e kompanive)
28
49 52
61
33
69
46
38 37
65
3 5 10
2 2
Tregti me pakicë Tregti me shumicë Ndërtim Prodhim Shërbime
Rritet Mbetet i njëjtë Zvogëlohet
53 56 65
79 71
35 39 28
18 29
12 5 7 3 -
Tregti me pakicë Tregti me shumicë Ndërtim Prodhim Shërbime
Përmirësohet Mbetet e njejtë Zhvillim i pafavorshëm
15
3. Analiza Sektoriale
3. 1 Prodhimi
Sektori prodhues inë Kosovë vazhdon të ketë një nivel të ulët të aftësisë konkurruese e kjo kryesisht
për shkak të faktorëve të brendshëm dhe të jashtëm. Pjesëmarrja e sektorit të prodhimit në GDP-
i është e krahasueshme me disa vende të rajonit, por duke marrë parasysh nevojat e zhvillimit,
duke përfshirë nevojën për të krijuar vende pune, është e ulët. Gjetjet e paraqitura në Figurën 12
tregojnë se aktiviteti prodhues gjatë tre muajve të fundit në 57% të kompanive është rritur, ndërsa
në 8% të rasteve ka rënë dhe ka mbetur i pandryshuar në 33% të kompanive prodhuese. Vetëm 2
përqind e kompanive pjesëmarrëse në këtë hulumtim deklaruan se nuk ushtronin aktivitet
prodhues në Kosovë, por jashtë vendit.
Figura 12: Prodhimi në 3 muajt fundit (% e kompanive)
Rreth 75% e kompanive në sektorin e prodhimit presin që të rrisin linjat e tyre prodhuese në tre
muajt e ardhshëm; 19% presin që niveli i prodhimit të mbetet i pandryshuar dhe vetëm 4 %
deklaruan se presin që aktivitetit i tyre prodhues të bie. Kështu, perspektiva e përgjithshme e
biznesit për tre muajt e ardhshëm duket të jetë optimiste. (Figura 13).
57
33
8 2
Rritur Virtualisht ka mbetur ipandryshuar
Ka rënë Nuk prodhojnë në Kosovë
16
Figura 13: Pritjet për prodhim në tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)
3.2 Sektori i ndërtimtarisë
Rezultatet e paraqitura në figurën 14 tregojnë se kompanitë në sektorin e ndërtimit konsiderojnë
se zhvillimi i aktivitetit të biznesit të tyre në 3 muajt e fundit është rritur (27%); 52 përqind e
kompanive të ndërtimit treguan se situata e biznesit ka mbetur e pandryshuar dhe rreth 21% e
bizneseve pjesëmarrëse në këtë studim kanë deklaruar se aktiviteti i tyre i biznesit është
përkeqësuar. Rezultatet pozitive ishin për shkak të kushteve atmosferike të mira gjatë fundit të
vitit 2017.
75
19
4
2
Rritet
Virtualisht do të mbetet i pandryshuar
Bie
Nuk prodhojnë në Kosovë
17
Figura 14. Zhvillimi i biznesit në tre muajt e fundit (% e kompanive)
Mbi 40% e kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit potencuan se shfrytëzojnë nën 51% të
kapaciteteve të tyre, gjë që është shqetësuese pasi që ato shfrytëzojnë shumë më pak kapacitetet
sesa realisht kanë potencial. Përqindje të njëjtë ndajnë kompanitë respektivisht 17% të cilat
deklaruan se shfrytëzojnë 51-60% dhe 71-80% të kapaciteteve. Vetëm 4% e kompanive
participuese në këtë studim deklaruan se shfrytëzojnë 91 deri 100% të kapaciteteve.
Figura 15. Shfrytëzimi i kapaciteteve
27
52
21
Rritur Ka mbetur i pandryshuar Ka rënë
41
17
14
17
7
4
Below 51%
51-60%
61-70%
71-80%
81-90%
91-100%
18
3.3 Tregti me pakicë
Rreth 44% e kompanive të sektorit të tregtisë me pakicë kanë deklaruar se aktiviteti i tyre i biznesit
në tre muajt e fundit ka mbetur i njëjtë. Përmirësim në aktivitetin biznesor kishin 29 përqind e
kompanive të këtij sektori dhe 27 përqind e kompanive deklaruan se u përballën me vështirësi.
(shih figurën 16)
Figura 16: Zhvillimi i biznesit në tre muajit e fundit (%)
Sektori i tregtisë me pakicë është optimist rreth pritjeve në lidhje me performancen biznesore.
Rreth 61% e kompanive presin që aktiviteti i tyre i biznesit të rritet, 31% presin që të mbetet i
pandryshuar dhe vetëm 8% presin të përkeqësohen.
Figura 17: Pritjet në lidhje më aktivitetin e biznesit në tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)
29
44
27
Përmirësuar Ka mbetur i pandryshuar Përkeqësuar
61
31
8
Rritet
Mbetet i pandryshuar
Zvogëlohet
19
3.4 Tregti me shumicë
Rreth 13% e tregtarëve me shumicë konsiderojnë se zhvillimin i biznesit të tyre gjatë tre muajve të
fundit është përkeqësuar. Bazuar në përgjigjet e kompanive të anketuara të këtij sektori rreth 43%
e tyre potencuan se nuk kishin ndryshim në gjendjen e tyre. Aktiviteti biznesor ishte përmirësuar
dukshëm gjatë 3 muajve të fundit tek 44% e kompanive.
Figura 18: Zhvillim i biznesit në tre muajt e fundit (% e kompanive)
Që aktiviteti biznesor të përmirësohet presin rreth 59% e kompanive që operojnë në këtë sektor,
ndërsa 34% nuk parashikojnë ndonjë ndryshim në gjendjen e tyre. Vetëm 7% e respondentëve
presin një përkeqësim në aktivitetin e tyre përkatës.
4443
13
Përmirësuar Ka mbetur i pandryshuar Përkeqësuar
20
Figura 19: Pritjet e aktivitetit biznesor në tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)
3.5 Shërbimet
Në vitet e fundit, zhvillimi i sektorit të shërbimeve kishte një efekt të rëndësishëm në ekonominë
e vendit, kryesisht duke mbyllur deficitin e madh tregtar dhe duke reduktuar problemet e tjera
strukturore në ekonomi, veçanërisht papunësinë. Nga evidenca e marrë nga kompanitë që
operojnë në këtë sektor mbi 80 përqind e kompanive deklaruan se gjendja e biznesit në tre muajt
e fundit ose është përmirësuar ose ka mbetur e pandryshuar; rreth 17 përqind e kompanive nuk
ishin të kënaqura me aktivitetin e tyre biznesor në tre muajt e fundit. (shih Figura 20).
Figura 20: Situata e biznesit në tre muajt e fundit (% e kompanive)
59
34
7
Rritet
Mbetet i pandryshuar
Zvogëlohet
31
52
17
Përmirësuar Ka mbetur i pandryshuar Përkeqësuar
21
Sa i përket qarkullimit në tre muajt e ardhshëm, 34 përqind e kompanive deklaruan se qarkullimi
në tre muajt e ardhshëm do të mbetet i pandryshuar, një zhvillim të favorshëm presin të kenë rreth
63% e bizneseve të anketuara dhe vetëm 3% presin një përkeqësim të aktivitetit biznesor. Kështu,
perspektiva e përgjithshme e këtij sektori për tre muajt e ardhshëm duket të jetë optimiste.
Figura 21: Pritjet e aktivitetit biznesor në tre muajt e ardhshëm (% e kompanive)
63
34
3
Rritet
Mbetet i pandryshuar
Zvogëlohet
22
4. Barrierat për zhvillim sektorial
Një kapitull i pyetësorit është fokusuar në identifikimin e pengesave më të cilat kompanitë
ballafaqohen. Siç mund të vërehet nga figura 17 mungesa e mjeteve financiare është pengesa
kryesore që përballen bizneset dhe kjo është më e theksuar në sektorin e shitjes me shumicë,
pakicë dhe në sektorin e prodhimit. Kjo barrierë kryesore ka qenë prezente që nga fillimi i këtij
studimi dhe përsëri po vazhdon të jetë, arsyeja e kësaj është mungesa e një variteti burimesh të
financimit. Përqindja e firmave që përdorin kredi bankare komerciale për financim është shumë e
lartë në krahasim me vendet rajonit. Megjithatë, financimi është përdorur më shumë për kapital
qarkullues, dhe firmat u ankuan në konsultime me ekipet anketuese për mungesën e qasjes në
fondet e investimeve apo në ato të kapitaleve. Siç është e përbashkët në shumicën e vendeve në
zhvillim, firmat më të vogla në Kosovë mund të përballen me sfida më të mëdha në qasjen në kredi,
përveç asaj që ngarkohen me tarifa më të larta interesi, e kanë të vështirë të përmbushin kërkesat
për kolateral, raporte financiare, biznes plane dhe dokumente të tjera të nevojshme. Është
preferencë e bankave për t'u dhënë hua firmave të mesme dhe të mëdha e të audituara për shkak
se rreziku i kreditimit është më i vogël, prandaj norma e kredive jo-përformuese në Kosovë është
relativisht shumë e ulët. Normat e larta të interesit, vonesat në pagesa nga konsumatorët,
mungesa e stafit të kualifikuar, janë konsideruar si pengesa tjera të rëndësishme më të cilat
përballen bizneset kosovare.
Ndër barriera të tjera bizneset e kanë cilësuar ekonominë informale, koston e lartë të energjisë
elektrike, mungesën e profesionalizmit në institucione publike, procedurat doganore dhe fuqia
blerëse e vogël si pengesa tjera që ndikojnë në aktivitetin e tyre.
23
Figura 22: Barrierat e të bërit biznes sipas të gjithë sektorëve
Në këtë seksion janë të analizuara 4 top barrierat e të bërit biznes për tremujorin e katërt të vitit
2017 në bazë të madhësisë së bizneseve. Bazuar në këto të dhëna mund të konkludojmë se
bizneset e vogla në sektorin e tregtisë me pakicë janë ato që përballen më shumë me këto barriera
e sidomos me mungesën e mjeteve financiare ku 75 kompani nga gjithsej 146 të kësaj kategorie
kanë pohuar se e kanë këtë problem. (Shih tabelën)
41
34
30
24
20
18
12
11
11
8
59
66
70
76
80
82
88
89
89
92
Mungesa e mjeteve financiare
Konsumatorët nuk paguajnë në kohë
Norma e lartë e interesit
Mungesa e personelit të kualifikuar
Mungesa e porositjeve
Vështirësi në marrjen e kredive
Mungesa e hapësirës dhe mjeteve
Kapacitete teknike të vogla
Barriera tjera
Kostoja e punës
Po Jo
24
Barrierat Të vogla (0-9)
Të mesme (10-49)
Të mëdha (50 e më shumë)
Tregti me pakicë
Mungesa e mjeteve financiare 75 8 2
Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 39 3 2
Norma e lartë e interesit 48 7 2
Mungesa e personelit të kualifikuar
16 7 2
Tregti me shumicë
Mungesa e mjeteve financiare 14 12 5
Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 14 14 4
Norma e lartë e interesit 9 8 4
Mungesa e personelit të kualifikuar
9 8 2
Ndërtim
Mungesa e mjeteve financiare 2 4 3
Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 4 6 4
Norma e lartë e interesit 3 3 3
Mungesa e personelit të kualifikuar
5 7 2
Prodhim
Mungesa e mjeteve financiare 17 24 8
Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 8 24 10
Norma e lartë e interesit 10 18 6
Mungesa e personelit të kualifikuar
8 15 7
Shërbime
Mungesa e mjeteve financiare 18 3 1
Konsumatorët nuk paguajnë në kohë 23 5 2
Norma e lartë e interesit 14 4 3
Mungesa e personelit të kualifikuar 18 5 3
25
5. Deklarata e Përgjithshme dhe konkluzionet
Për këtë studim të monitorimit të bizneseve është mbledhur informacion nga menaxheret e
bizneseve për vlerësimin e situatës ekonomike, për synimet dhe pritjet e tyre për të ardhmen e
afërt. Rreth 505 kompani janë intervistuar në sektorin e prodhimit, ndërtimit, shërbimeve dhe
tregtisë. Gjetjet kryesore të nxjerra nga ky studim janë se, siç janë të kualifikuara nga kompanitë
në mbulimin e sektorëve, gjendja e përgjithshme e biznesit konsiderohet të jetë e favorshme për
bizneset kosovare. Kompanitë në sektorin e tregtisë me pakicë dhe të atij me shumicë janë më pak
të kënaqura me gjendjen aktuale të biznesit, ndërsa sektori i ndërtimit pasuar nga ai i prodhimit
janë sektorët ku kompanitë janë më të kënaqura, kjo kënaqshmeri e tyre pasqyrohet për shkak të
kushteve të mira klimatike gjatë kësaj periudhe të vitit. E këto rezultate po ashtu tregojnë një
situatë të mirë, sepse si prodhimi ashtu edhe sektori i ndërtimit janë sektorët që ndikojnë më së
shumti në rritjen ekonomike.
Sa i përket pritjeve lidhur me punësimin në tre muajt e ardhshëm, sektori i tregtisë me pakicë ka
pritjet më të ulëta, pra pritjet e tyre nuk janë aq premtuese, ndërsa prodhimi është sektori më
optimist, pasuar nga sektori i ndërtimit. Mbi 60% e kompanive në sektorin e prodhimit presin që
të rrisin numrin e punëtorëve. Nga ana tjetër, një përqindje e lartë e kompanive (69%) që operojnë
në sektorin e tregtisë me pakicë presin që punësimi të mbetet i njëjtë, pasuar nga sektori i
shërbimeve me 65%. Megjithatë, pritjet që punësimi të bjerë kap një përqindje në mes 2-10
përqind të kompanive në të gjithë sektorët. Pra, në total, perspektiva e punësimit në të ardhmen
e afërt është mesatarisht pozitive.
Pritjet për gjendjen e biznesit për gjashtë muajt e ardhshëm: janë përmirësuar për perspektivën e
biznesit krahasuar me tremujorin e mëparshëm. Megjithatë, perspektivat më të mira për 6 muajt
e ardhshëm janë vërejtur nga sektori i prodhimit ku afër 80% e kompanive të intervistuara të këtij
sektori presin që gjendja e biznesit të përmirësohet, pasuar nga sektori i shërbimeve dhe ndërtimit,
më pak optimistë janë sektorët e tregtisë me pakicë dhe shumicë.
Një e gjetur e rëndësishme që është evidencuar nga ky studim lidhur me shfrytëzimin e
kapaciteteve është se mbi 40% e kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit potencuan se
shfrytëzojnë nën 51% të kapaciteteve të tyre, gjë që është shqetësuese pasi që ato shfrytëzojnë
26
shumë më pak kapacitetet sesa realisht kanë potencial. Vetëm 4% e tyre deklaruan se shfrytëzojnë
91 deri 100% të kapaciteteve.
Përveç analizave të përgjithshme dhe të detajuara sipas sektorëve, ky studim gjithashtu ka
vlerësuar edhe barrierat e bizneseve. Nga të dhënat e mbledhura është konstatuar se mungesa e
mjeteve financiare është pengesa kryesore që përballen bizneset dhe kjo është më e theksuar në
sektorin e shitjes me shumicë, pakicë dhe në sektorin e prodhimit. Normat e larta të interesit,
vonesat në pagesa nga konsumatorët, mungesa e stafit të kualifikuar, janë cilësuar si pengesa tjera
të rëndësishme më të cilat përballen bizneset kosovare.
Ndër barriera të tjera bizneset e kanë cilësuar ekonominë informale, koston e lartë të energjisë
elektrike, mungesën e profesionalizmit në institucione publike, procedurat doganore dhe fuqinë
blerëse të vogël si pengesa tjera që ndikojnë në aktivitetin e tyre.
Si konkluzion, partneriteti i shtuar mes komunitetit të biznesit dhe qeverisë, respektivisht mes
Odës Ekonomike të Kosovës dhe Ministrisë së Financave dhe orientimi i kësaj të fundit në favor të
bizneseve ka krijuar një ambient më të mirë dhe më të favorshëm të të bërit biznes në vend.
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara © 2018
Oda Ekonomike e Kosovës