Top Banner
Kam diçka që dua ta them... Intervistë me Diellza Dobroshin “Çdo ditë e re, një prioritet për ne” Intervistë me drejtoreshën e shkollës “Mileniumi i Tretë”, znj. Afrore Lila Enigma e Ajnshtajnit
24

Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

Jan 14, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

Kam diçka që dua ta them...Intervistë me Diellza Dobroshin

“Çdo ditë e re, njëprioritet për ne”

Intervistë me drejtoreshën e shkollës “Mileniumi i Tretë”, znj. Afrore Lila

Enigma e Ajnshtajnit

Page 2: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

Redaksia

Kryeredaktore:

Zana Buçinca

Redaktore përgjegjëse:

Donika Elshani

Anëtarë të redaksisë

Adea LoxhaMorea IbrahimajGresa BerishaDita BarutiRita KryeziuFiona AbdullahuIlirida MarmullakuAndra DautiShend SylejmaniAndi HumolliTirana MavrajAgnesa UkaLirika Tafa

Disejni:

Zana BuçincaDina Spahiu

2 Editorial

Kurorëzimin e edhe një viti të suksesshëm shkollor e shënon revista, që po e mbani në duar. Gjatë vitit shkollor 2010/2011, nxënësit e shkollës sonë me punën e palodhshme dhe arritshmëritë e shumta e dëshmuan edhe njëherë se kjo shkollë është në një hap me shkollat e tjera botërore.

Përkrahja e vazhdueshme e prindërve dhe e mësimdhënësve, vazhdoi të na motivojë që të mësojmë, të punojmë, të argëtohemi gjatë punës e të jemi kreativë gjatë saj, po ashtu. Në një ambient të këndshëm, e të pajisur me fjalën e fundit të teknologjisë arritëm që t'u japim formë e t'i vëmë në jetë idetë tona. Marrëdhëniet e afërta nxënës – mësimdhënës dhe fryma e bashkëpunimit, dhe e tolerancës ndërmjet vetë nxënësve, që janë të pranishme çdo herë në shkollën tonë marrin meritat kryesore për jetësimin e këtyre ideve tona.

Shikuar në perspektivë tjetër, risitë në shkollën tonë nuk mungojnë kurrë. Nxënësit sivjet për herë të parë u pajisën me uniforma. Uniforma dha ndjenjën e një barazie, identifikimi e bashkëpunimi në mes nxënësve të shkollës. Pavarësisht veshjes së saj, ata treguan se ishin unik dhe vënë në pah kreativitetin gjatë shprehjes së mendimit të tyre personal.

Me risi të shumta, e partneritete me shkolla botërore, shkolla jonë vazhdon të na hapë shtegun drejt një të ardhme të ndritshme; vazhdon të na përgatisë jo vetëm për pranim në universitete me famë botërore, por edhe për vetë sfidat e jetës, duke e bërë suksesin pjesën tonë të pandashme.

Kryeredaktorja

Shkolla jonë bën suksesin

pjesën tonë të pandashme!

Page 3: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

3

Intervistë me drejtoreshën e shkollës “Mileniumi i Tretë”, znj. Afrore Lila

“Çdo ditë e re, një prioritet për ne”

M3: Pothuajse jemi në përfundim të këtij viti shkollor 2010

/ 2011. Do të donim të dimë cili është vlerësimi juaj për

këtë vit?

Mendoj që vitin e shtatë të punës së saj shkolla “Mileniumi i

Tretë” do ta përmbyll me suksese të shkëlqyera në shumë

objektiva që ia përcaktuam vetes në fillim të vitit shkollor

dhe arritja e të cilave është një sinjal drejt përmbushjes së

vizionit të shkollës.

M3: Cilat janë ngjarjet më me rëndësi që kanë ndodhur në

shkollën tonë gjatë këtij viti shkollor?

Tërë vitin mësimor e ka përshkuar qasja konstruktiviste e të

nxënit. Vlen të theksohet organizimi i mësimit sipas

niveleve të dijes në gjuhën angleze dhe gjermane, Javët e

projekteve ndërlëndore që u zhvilluan në tri nivelet e

shkollimit (klasat 1-11), Javët e gjuhës shqipe, kuizet e

diturisë, dhe aktivitetet e ndryshme jashtëmësimore që i

dhanë ngjyrim tërheqës “të ardhmes së mileniumit të ri”. Po

ashtu, një peshë të veçantë mban pjesëmarrja në projektin

gjerman të Institutit Goethe me titull “Shkollat, partnere të

së ardhmes” – mësimi i gjuhës gjermane nga klasa e parë (si

pilot projekt), përfitimet profesionale për mësimdhënëset

e kësaj lënde, mjete e materiale mësimore si dhe

pjesëmarrja e nxënësve në kampe verore në Gjermani vitin

e kaluar dhe këtë vit, krahas trajnimeve të vazhdueshme që

janë organizuar në shkollën tonë. Parapagimi për qasje në

programin e shkencave të natyrës Yteach - “on line” u ka

bërë të mundur mësimdhënësve e nxënësve të klasave 6-11

që të rrisin të nxënit përmes eksperimenteve/ mësimit

praktik.

M3: Tashmë numri i nxënësve është më i madh se vitin e

kaluar. E konsideroni këtë tregues për mirëvajtjen e

gjithçkaje në shkollë?

Pa dyshim që po. Angazhimi serioz dhe i palodhshëm i të

gjitha palëve në shkollë ka mundësuar që shkolla të krijojë

një stabilitet të kënaqshëm në realitetin kosovar duke qenë

model i mësimdhënies bashkëkohore. Mbase numri i

nxënësve që plotëson hapësirat e dy objekteve janë

treguesit më të mirë se me punë cilësore mëtojmë të

plotësojmë “poret” e arsimit kosovar në përgjithësi.

M3: Si organ udhëheqës, jeni e kënaqur me punën e stafit

dhe suksesin që tregojnë nxënësit?

Ka shumëçka që më bën të ndjehem e entuziazmuar në çdo

ditë të punës sime në shkollë. Iniciativat që mësimdhënësit

ndërmarrin në bashkëpunim me mua, përgjigjja plot vullnet

e nxënësve për ndryshime pozitive shënjojnë rezultate të

njëpasnjëshme dhe e plotësojnë synimin tim si udhëheqës i

“farkëtarisë së dijes”. Këtu të gjithë mësojmë bashkë, çdo

ditë e re lind nga një prioritet për ne dhe natyrshëm

zhvillohemi për Shoqërinë e Dije. Por, para vetes kemi

akoma shumë për të bërë, prandaj pika në të cilën

dëshirojmë të arrijmë na shtytë të rrugëtojmë guximshëm

drejt rritjes së vazhdueshme të cilësisë.

M3: Cilat janë planet e juaja për vitin e ardhshëm?

Një ndër prioritetet do të jetë përforcimi i nxënies së

gjuhëve të huaja, kur jemi te nivelet mendoj që do të na

duhet planifikim i shumë aktiviteteve shtesë për ata që

përfundojnë edhe kurset e TOEFL dhe SAT, të cilat veçmë i

kanë realizuar këtë vit. Gjithashtu, planifikojmë që edhe

gjuha gjermane të avancohet me organizimin e provimeve

që do të bëhen nga projekti PASCH për certifikimin e

diplomave të gjuhës.

Meqë kemi aplikuar në projektin ACES në Vjenë në

partneritet me një shkollë nga Tirana, qëllimi i të cilit është

puna vullnetare e nxënësve tanë me fëmijë të SOS fshatit,

dhe po ashtu planifikojmë të organizojmë përgatitjen e një

grupi të dalluar nxënësish për “peer mediation” – zgjidhje të

konfikteve midis nxënësve.

Ndërsa, pjesëmarrja e nxënësve në kampe verore, dhe

bashkëpunimi me shkolla në vend dhe jashtë do të jenë

objektiv i vazhdueshëm për Ne.

M3: Me profesion jeni gjuhëtare. Mirëpo pasioni juaj për

letërsinë ju ka përcjellë vazhdimisht. Na intereson se cili

është libri që në mënyrë që veçantë ka ndikuar tek ju dhe

që ju ka lënë shumë mbresë?

Edhe pse kohëve të fundit po merrem më shumë me lexime

profesionale të fushës së udhëheqjes arsimore, megjithatë

përpiqem që pas lodhjeve rutinore të gjej kohë për relaks

duke lexuar diçka edhe letërsia psikologjike. Një nga librat e

kohëve të fundit që më ka lënë përshtypje dhe i cili ka

ndikuar në përforcimin tim në karrierë është “Domina” nga

Paul Doherty. Libri flet për ambiciet e një gruaje që me një

përkushtim të madh arrin të mposhtë paragjykimin

mashkullor se femrat nuk janë për udhëheqje, por e cila

bëhet udhëheqëse e një kompanie të suksesshme në saje të

punës së palodhshme.

Intervistë

Page 4: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

4

Mësimi i bazuar në projekte (MBP) është një nga javët më atraktive dhe shumë interesante në shkollë. Kjo për faktin se për një javë rresht zhvillohen një mori aktivitetesh, varësisht nga tema e përcaktuar.

MBP 2010 / 2011

Këshilli i nxënësve përzgjodhi si temë të përgjithshme “Ndërtimi dhe funksionimi i Kosovës si shtet” me pyetjen bazë: Si do të dëshironit të jetë Kosova pas 20 vjetësh?

Kosova pas 20 vjetësh

Të gjithë nxënësit ishin të ndarë në këto nëntema: Turizmi (vendet kryesore, llojet e turizmit, UNESCO); Mbrojtja dhe Siguria (ushtria e shtetit, FSK, policia e Kosovës); Drejtësia (legjistlativi, gjykatat, kushtetuta); E k o n o m i a , I n d u s t r i a d h e T r e g t i a (infrastruktura, llojet e industries, minierat, rrugët tregtare); Sporti (llojet, pjesëmarrja në gara p.sh. Olimpiada); Akademia e shkencave; Sistemi arsimor (titujt shkencorë); Kultura (muzika, arti, filmi); Energjetika (pasuritë natyrore, hidrocentralet, termocentarlet); Mjedisi (agronomia dhe planifikimi hapësinor, mbrojtja e mjedisit); Administrimi i shtetit dhe Integrimet (sistemi i qeverisjes, integrimet rajonale dhe evropiane, marrëdhëniet ndërkombëtare); Shëndetësia (shërbimet spitalore, farmacitë); Sistemi arsimor (shkollat fillore, shkollat e mesme, librat, planprogrami, krahasimet).

Temat

Informacione

Page 5: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

5

Gjatë gjithë javës shkolla vlonte nga puna. Të ndarë nëpër grupe të ndryshme, nxënësit u munduan t'i përfshijnë të gjitha segmentet e një teme kaq të gjerë, duke analizuar situatën aktuale, duke vizituar institucione të ndryshme, duke anketuar qytetarë të rëndomtë dhe duke hulumtuar funksionimin e shteteve të rajonit dhe atyre ndërkombëtare. Në fund të javës nxënësit arritën të paraqesin gjendjen aktuale në të cilën ndodhet shteti i Kosovës si dhe të japin mendime të ndryshme, se si do të ishte shteti ynë pas 20 vjetësh. Të gjitha produktet e çdo projekti, duke nisur nga incizimet e bëra, do të përmblidhen në një dokumentar, i cili do të jetë gjithëpërfshirës.

BukaZëriFotografiaDrejtëza numerikeBimët mjekueseDasma shqiptareZhanri i filmit dhe muzikësPoetry, The Wonders of 3 ancient civilisations: Maya, Incas & AztecsTrafikimi i qenieve njerëzorePasuritë nëntokësore të Kosovës

Filmat për fëmijëBota bimore dhe shtazoreShfaqja me kukullaBota e gjallë dhe jo e gjallëPërdorimi i matematikës në jetën e përditshmeKomunikacioniDizajni i veshjeve-ModaYjet e muzikësSportiShkrimtarët shqiptarëRëndësia e ushqimit

Temat e projekteve për ciklin e ulët Temat e projekteve për ciklin e lartë

Filmi dokumentar

Informacione

Page 6: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

6

Diellza Dobroshi

Ajo ka diçka për të na thënë. Është një sekret adoleshenteje, janë ca fjalë që ajo kësaj here do t'i ndajë me ne. Është vajza që na ka emocionuar me atë zërin e saj sheqer sa herë që dilte të këndonte në ndonjë festë në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Na ka magjepsur me atë fytyrën e saj engjëllore. Dhe së fundi, aspak nuk ishte befasuese paraqitja e saj në skenën e Top Fest 8 me këngën “Kam diçka që dua ta them”. E lumtur për performancën e saj të parë atje, Diellza i është rikthyer shkollës krejt normalisht, me këmbë në tokë, pasi me gjithë pasionin për këngën, primare për të janë mësimet. Ne, në një pasdite, e ndamë nga aktivitetet në shkollë për t'ia bërë disa pyetje. Ja se çfarë na thotë ajo…

M3: Për të parën herë ishe pjesë e festivalit të muzikës moderne Top Fest 8. Me çfarë ndjesish u ktheve nga Tirana? Çfarq të thanë shoqet e shokët? Diellza: Ndjesitë që i kam përjetuar në Tiranë kanë qenë të papërshkrueshme, duke marrë parasysh që konkurrova në një eveniment kaq të madh, sikur është Top Festi. Kur u ktheva në Prishtinë të gjithë më pritën mirë dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi më kanë thënë fjalë shumë të mira dhe më kanë inkurajuar që unë të vazhdoj tutje. M3: Kënga jote, sa e kam vënë re në 'facebook' dhe në 'youtube' po pëlqehet shumë. Kush është meritor për këtë, kush janë autorët e saj?Diellza: Kënga i përshtatet moshës sime dhe flet për një adoleshente e cila shpreh ndjenjat e saj duke bërë monolog m e v e t e n . M u z i ka ë s h t ë kompozuar nga Briz Musaraj dhe Indri Topi dhe teksti është shkruar nga Olti Curri. Në facebook po marr shumë pëlqime dhe v l e r ë s i m e p ë r k ë n g ë n . Normalisht po më bëjnë të ndjehem mirë. Dua t'i falënderoj të gjithë ata që më kanë p ë r k r a h u r d h e m ë k a n ë ndihmuar të hedh hapat e

parë, sidomos familjen time, mësimdhënësit e mi, shoqet e shokët dhe kompozitorët. M3: Çfarë mund të thuash për këtë debutim tëndin atje. E prisje të ndodhte kaq shpejt? Si erdhi deri te kjo pjesëmarrje?Diellza: Vërtet ishte diçka e j a s htëza ko n s h m e d h e e veçantë për mua. Jam shumë e lumtur që mora pjesë. Pas prezantimit mora komente shumë të mira nga njerëz të artit dhe menjëherë isha e ftuar në disa emisione televizive dhe në radio. M3: Pret diçka nga Top Festi? Meqë, sikur të kanë vlerësuar, këndon shumë mirë 'live', pret të hysh në finale? Diellza: Nuk pres të fitoj ndonjë çmim, por për mua do të ishte sukses të hyja në finale, meqë konkurroj me emra shumë të njohur të muzikës shqiptare. E rëndësishme për mua është që marr pjesë, pasi është mundësi shumë e mirë e promovimit. M3: Na e zbulo ndonjë plan të radhës? Diellza: Mendoj se do të vazhdoj të merrem me muzikë. Do të realizoj një videoklip, mbase kësaj kënge. Patjetër që do të realizoj edhe këngë të reja, mirëpo më ngadalë. Tashmë jam në klasë të nëntë dhe prioritet për mua është shkolla.

Kam diçka që dua ta them...

Supertalente

Page 7: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

7

ë ë i e as v t h t e i n a s t reNx n s t kl a e ë VII d e ë VIII m n smë e r im a s

b l gj së a Sh a, gj ë j t a z n n ësë io o i Art al at mua i maj org ni ua j

k u si n ë h p e y t n e Ma n ë Në ëe sk r o n S ku , kry q te i qedo is . at

t i l , ë ë i ë ati u i r h ë ëdi ë me d e l nx n s t të p rg t r m rë e mi ë ip n n

a u d re o s u i n p r ë S k . o eutob s he r th rë 9 n së ë n h up Atm sf ra

n a u u d h rë d at k u si n ve, sh eë utob s, sik r n od n om gj ë e sk r o e i t

a ë e k k gu n t e ë e u at. t erg tu se, u nu mun an kë gë dh t q sh r Ish e

p an i a ë ënësi ë i o n K p n zo o i el if ku r q nx t t viz t j ë o shti ol gj k dh

Mu u e n r Në Ko n o gj k at kë aq nze n aty ës. pshti zo lo i a u n ë

d r ë n y m d sa j e p ara mëuke pa ë kafsh të dr sh e, i pre tyr të ap

h rë A az o ë z e at s k x n se t. ventura v hd i n Mu eun n yrë u n ë ë it

m e n j h u e t n gj rat q n eb të go ë ap r ë mah itur nga ë ë pa ë atj .

Në u e ë ua t at ës, ë e rre v u nm z m s n rre h n yr kafsh v , th e ol cio it,

p ej k ë e më ë v gl q l r e o t më har afsh v t o a (një e izo e) deri t at ë d

(g i arë Më as d k n n o l s, u e sh nj t t). p re ua ë McD na d' k mbu ë

b u o dh a aj e ë P hti uk rark n pl t e p st u kthy n n ris nën e b u . Nuk

k sh e j t' e j se i kis n u ë a a ui t nevo ë i py s e s hi kal ar. K n qësi

l o e r re t ura. ex h j në fyty at e ty ë qesh

Ekskursioni njëditor në

Shkup

Spelling Bee është edhe një aktivitet tjetër interesant që organizohet në shkollën “Mileniumi i Tretë”. Në këtë konkurs konkuruan nxënësit nga të gjitha nivelet e gjuhës angleze. Nga niveli i parë 'Elementary' fitues ishte Ardiana Obërtinca. Nga niveli i dytë 'Pre-Intermediate' fitues ishte Yll Fejziu. Nga niveli i tretë 'Intermediate' fituesit ishte Eris Hana. Nga niveli i katërt 'Upper-Intermediate' dhe i pesti 'Advanced' fitues ishte Buena Aziri.

Spelling Bee

Një garë e fortë u zhvillua këto ditë në shkollë,

në një kuis të shkencave. Përmes tri fazave të

testimit, nxënësit arritën në finale, duke lënë

pas të tjerët. Ata triumfuan falë angazhimit të

madh dhe përkushtimit në mësim. Ata ishin

mjaft të përgatitur në lëndët, si: Fizikë, Kimi,

Biologji, Gjeografi, Histori dhe Edukatë

Qytetare.

Kuizi i shkencave

Fituesit e këtij kuizi ishin: Rron Aliu, Uran Alaj dhe Andra Dauti.

Informacione

Page 8: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

8

“Gjuha është pasqyra më e qartë e një kombi dhe e kulturës së tij”, shprehej Çabej. Kjo është thënia që nxënësit e shkollës “Mileniumi i Tretë” i shoqëron çdo ditë mësimi. Edhe gjatë Javës së Gjuhës Shqipe, ndër të tjera, ata kanë kujtuar shpesh këto fjalë të gjuhëtarit të madh, Eqrem Çabej.

Në shkollën “Mileniumi i Tretë”, u organizua “Java e Gjuhës Shqipe”. Aktivitetet kanë qenë të shumta duke i mbajtur nxënësit në maksimum të angazhuar, të motivuar dhe, ajo që është më e rëndësishme, kjo javë i ka bërë ata më syçelë kundrejt atyre që nuk po kujdesen aspak për këtë gjuhë hyjnore.

“Java e Gjuhës Shqipe”, javë e garës për dije

Java ka nisur me kuisin e gramatikës; e marta ishte e rezervuar për drejtshkrim dhe bukurshkrim; të mërkurën janë thurur vargje, janë shkruar ese, apo edhe tregime; të enjten ka qenë ditë e prezantimit të punimeve të ndryshme në hamera, video, fletushka etj., ndërkaq e premtja ishte orë aktrimi. Çdo ditë ka pasur fitues dhe kjo garë i ka frymëzuar nxënësit të jenë edhe më të angazhuar ditën e ardhshme. Të premten nxënësit kanë shfaqur talentin e tyre në aktrim dhe recitim. Ndërkohë janë shpallur fituesit e çdo kategorie, duke u shpërblyer me Certifikata të arritjes.

Më pas është organizuar një garë mes klasash nëpër kategoritë e përmendura, në formë të një kuisi, në të cilin ishin prezent prindër të shumtë. Mënyra e realizimit të kuisit ishte jashtëzakonisht interesante, duke e bërë garën shumë të pëlqyeshme edhe për nxënësit edhe për prindërit pjesëmarrës. Në juri ishin të thirrura, drejtoresha e shkollës, Afrore Lila,arsimtarja Florije Aliçkaj dhe mësuesja Xhevahire Karanezi. Në fund u shpallën fituesit dhe u ndanë kupona shpërblyes.

Fituesit e JGjSh-së

Kuizi Java e

Gjuhës Shqipe

- Gramatikë - Drejtshkrim - Bukurshkrim - Krijime letrare - Projekte (Punime të ndryshme si në Movie maker, Power Point etj.)- Aktrim - Lexim

Kategoritë

Informacione

Page 9: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

9

Ky partneritet shënon një hap drejt mësimit të integruar të gjuhës gjermane, si gjuhë e perspektivës dhe miqësisë së madhe ndërnjerëzore. Edhe këtë vit janë përzgjedhur nxënësit që do të qëndrojnë në kampin veror në Gjermani. Ata janë: Adea Loxha, Enis Krapi dhe Donika Elshani. Në këtë mënyrë shkolla jonë po forcon urat e bashkëpunimit me institucione të rëndësishme në botë dhe po u krijon nxënësve të saj të jenë të barabartë me të tjerët.

Shkolla “Mileniumi i Tretë” tashmë partnere me PASCH-in

Një ndër organizimet më të rëndësishme dhe të vitit 2010/2011 në shkollën tonë ishte ndërtimi i një lidhjeje partneriteti në mes të shkollës “Mileniumi i Tretë” me rrjetin e shkollave gjermane. Kjo u zyrtarizua duke nënshkruar Memorandumin e mirëkuptimit midis shkollës sonë dhe iniciativës gjermane “Shkollat: Partnere të së Ardhmes”. Gjithashtu u bë pranimi i pllakës PASCH. Kjo ceremoni u zhvillua në praninë e Ambasadorit të Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, z. Hans-Dieter Steinbach, përfaqësueses së institutit Goethe dhe iniciativës PASCH, znj. Johanna Nüsse, ministrit të arsimit të Kosovës, z. Enver Hoxhaj, si dhe udhëheqësit të sektorit kulturor në Ambasadën Gjermane, z. Christoph Deißenberger. Në kuadër të këtij bashkëpunimi, dy arsimtaret e gjuhës gjermane Krenare Muriqi dhe Valbona Prekorogja bashkë me dy nxënës Fjoralba Krapi dhe Sharr Rezniqi morën pjesë në kursin veror, organizuar në Bamberg të Gjermanisë.

Drejtoresha e shkollës, znj. Afrore Lila me këtë rast theksoi gatishmërinë e shkollës sonë për të nxënit e gjuhës gjermane që në klasën e parë si dhe rëndësinë e partneritetit me projektin PASCH, si një hap më tutje drejt synimeve afatgjata të shkollës “Mileniumi i Tretë”, e që do t'i përgatisë nxënësit e sotëm për studime të së nesërmes, që të hulumtojnë, të studiojnë dhe të jenë të barabartë në fusha të ndryshme të dijeve me bashkëmoshatarët e tyre në rajon dhe me gjerë. “Ky partneritet, të jetë një shtytje për të gjithë ata nxënës që duan të flasin, të shkruajnë dhe të studiojnë në gjuhën gjermane si dhe ta njohin kulturën dhe qytetërimin e vendeve gjermanofone”, tha ndër të tjera znj. Lila. Ndërkaq, ambasadori i Gjermanisë, ministri i arsimit të Kosovës dhe përfaqësuesja e projektit në fjalë në fjalimet e tyre premtuan mbështetje të madhe ndaj shkollës sonë për të ndihmuar avancimin e nxënësve gjatë të nxënit të gjuhës gjermane.

Nxënësit e klasës së parë mësojnë gjuhën gjermane

Informacione

Page 10: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

10

Edhe një vit tjetër i bukur përfundoi për të vegjlit e shkollës sonë. Është fjala për klasat e para, të cilat iu gëzuan Festës së Abetares. Në ambientin e teatrit Dodona, i cili u mbush plot e përplot, u dëgjuan zëra të gëzuar të fëmijëve që e kremtonin këtë ditë kaq të dashur për ta. Muzikë, këngë, vallëzime, vjersha, shkronja, fytyra të qeshura shihje dhe dëgjoje në atë program të organizuar me shumë përkushtim nga mësueset e klasave të para.

-ja ime e parë...

Festa e Abetares

abc

Page 11: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

11

Prindërit, të gëzuar që shihnin të vegjlit e tyre, nuk pushonin së duartrokituri. Një ndër momentet më interesante ishte kur fëmijët vallëzuan të gjithë së bashku nën ritmin e këngës “Makarena”. Ndonëse ende nuk ka përfunduar viti shkollor, fëmijët ditën t'i falenderojnë mësueset e tyre të dashura duke iu dhuruar buqeta me lule.

Meritore për skenën e mrekullueshme është arsimtarja e Artit figurativ, Mirlinda Ramadani, bashkë me një grup nxënësish-asistentë.

Page 12: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

12

Kulla Eifel

Një nga mrekullitë e botës së lashtë gjendet në Giza, Egjipt – Tri Piramidat e Mëdha. Këto struktura guri u ndërtuan nga egjiptianët e lashtë si varre për faraonët, mbretërit e tyre. Piramida më e madhe është rreth 140m e lartë dhe ndoshta janë dashur 20 vjet për ta ndërtuar. Përpara piramidave qëndron Sfiniksi i Madh, një skulpturë, madhështore e një luani me kokë njeriu. Ndoshta ai u skalit si monument për një faraon, ndonëse askush nuk është i sigurt për këtë gjë. Disa historianë mendojnë se nën Sfinksin ka dhoma dhe tunele të fshehta.

Piramidat dhe Sfinksi

Kulla Eifel në Paris, Francë, u ndërtua në vitin 1889 dhe që atëherë ka pasur mbi 200 milionë vizitorë. Ajo u ndërtua me rastin e një ekspozite ndërkombëtare për arritjet shkencore dhe inxhinieria e kohës. Struktura e hekurt është rreth 300m e lartë dhe ka tre nivele me shumë dyqane dhe restorante. Në pjesën e jashtme të kësaj kulle ka mbi 350 llamba elektrike, që i japin asaj ndriçim mahnitës gjatë natës.

Petra është një qytet historik dhe arkeologjik në Jordani që është e njohur për arkitekturën e saj dhe kanalet e sistemit të ujit. Themeluar dikur rreth shekullit të 6 p.e.s., ky qytet është një simbol i Jordanit.

Petra

Vende të botës

Page 13: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

13

Koloseumi ose i njohur fillimisht si Amfiteatri Flavian, është një amfiteatër gjigant në qendër të qytetit të , Itali. Struktura origjinale e tij ka një kapacitet rreth 45,000-50,000 ulëse spektatorësh. Kolosumi u shfrytëzua për gara gladiatorësh në sy të publikut. Filloi të ndërtohej në lindje të Forumit Romak gjatë viteve 70 dhe 72 nga imperatori Vespasian. Amfiteatri si një ndërtesë më e madhja e gjithë historisë së Perandorisë Romake u përfundua në vitin 80 nën udhëheqjen e perandorit Titus.

Koloseumi

Aya Sofia apo bazilika e Shën Sofisë në fillim ishte kishë, me pushtimin e Konstantinopojës nga osmanët u kthye në xhami dhe sot është i qytetit turk të Stambollit. Aya Sofia u ndërtua në qindvjeçarin e 6-të dhe ishte kisha kryesore e Perandorisë Bizantine dhe qendër fetare e Ortodoksisë.

Aya Sofia

Çdo dimër në pjesën më veriore të Suedisë ndërtohet një hotel prej akulli. Të gjitha mobiliet gdhenden me akull, madje edhe shtretërit bëhen me blloqe akulli. Klientët flenë në thasë të posaçëm termalë dhe mbulohen me lëkurë kafshësh për të qëndruar sa më ngrohtë.

Hoteli prej akulli

Vende të botës

Page 14: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

14

Leopardi Leopardi (nga latinishtja ''leo'' – luan dhe ''pardos'') është një lloj i maces së madhe, me shumë nën-lloje. K ë t o k a f s h ë j a n ë t ë përqendruara kryesisht në Afrikë por ka edhe në Azi. Në Afrikë, leopardi është e lloji i dytë i maces për nga madhës ia , pas luani t .

Janë banorë të savanave, xhunglës së dendur apo pyjeve bregore. Veçanërisht në pjesën jug-lindore të Azisë, paraqiten shpesh leopardët e zinj, kurse nën-llojet veriore të tij kanë ngjyra më të çiltra. Janë të njohura edhe kryqëzime të leopardit me lloje të luanëve dhe jaguarëve të bëra në k o p s h t e z o o l o g j i k e .

Këta vrapues të mahnitshëm dhe mjaft të shkathët i takojnë gjallesave me gjak të ngrohtë sikurse majmunët dhe kafshët shtëpiake. Leopardët jetojnë të vetmuar, nuk jetojnë në formë të tufave. Për nga madhësia konsiderohet si macja e tretë më e madhe (pas tigrit dhe luanit) por mendohet se është më e vogël se jaguari. Ushqehet me antilopa, derr të egër etj.

Lëkura e leopardëve është përdorur si stof i çmueshëm për mantele dhe veshmbathje tjera. Në lidhje me mbrojtjen e tyre është bërë një marrëveshje e ndër të tjera e njohur edhe si marrëveshja e Uashingtonit për mbrojtje e llojeve të kafshëve.

Përshkrimi fizik

Leopardi ka një gjatësi prej 120cm (femra) deri ne 180 cm. Është nxitues dhe vrapues i dalluar. Gjuan natën ndërsa ditën pushon ose luan me të vegjlit e saj. Leopardët kanë një lëkurë të adhuruar nga njerëzit për tekstile të tyre. Dallojmë: leopardin afrikan (që jeton në savanet) dhe leopardin dëborës (që jeton në Azi në malet e larta te Kinës, Siberisë jeton edhe ne malet e Himalajës).

Bota e kafshëve

Page 15: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

15

Rrjeti i njohur popullor Facebook është bërë pjesë përbërëse e jetës së përditshme të çdo njeriu. Shumë kërkojnë ndihmë përmes këtij rrjeti nga miqtë gjatë zgjedhjes së emrit, por një çift izraelit u frymëzua pikërisht nga Facebook-u dhe vendosën që vajzën ta quajnë Like. Lior Adler dhe gruaja e tij Vardit deklaruan për mediet izraelite se kishin kërkuar “emër modern dhe inovativ”, transmeton BBC. “Origjinaliteti ishte faktori kyç gjatë zgjedhjes së emrit. Nuk dëshironim që edhe dikush tjetër në Izrael të kishte emër të tillë. Vlerësoj se Like është ekuivalent me emrin Ahava (dashuri)”, ka thënë babai i vajzës, Lior Adler. Edhe fëmijët e tjerë të çiftit izraelit kanë emra të pazakonshëm. Pasi Lior dhe Vardit pëlqejnë të gatuajnë, një vajze ia vënë emrin Pie (pite), ndërsa tjetrës Vash, që në hebraisht do të thotë mjaltë.

Çifti izraelit ia vë emrin vajzës Like

Kuriozitete

Zinxhiri kalifornian i i ushqimit të shpejtë "In-N-Out Burger" ka hapur restorantet e para në qytetet Fricko dhe në Texas që janë të njohur si dashamirë të hamburgerit. Banorët e këtyre vendeve menjëherë krijuan kolonën e gjatë tri kilometra për të shijuar këtë ushqim të shpjetë.

Amerikanët presin në kolonën tre kilometërshe për hamburger

A e dini se dallga më e madhe e regjistruar deri më sot ka qenë në vitin 1971 në Ishullin Ishigaki, Japoni, me lartësi 85 m.

Në 1 kg limon ka më tepër sheqer se në 1 kg luleshtrydhe.

Alfabeti më i gjatë është i gjuhës kamboxhiane me gjithsej 72 shkronja.

Kompjuterët modernë janë ndërtuar duke u bazuar në sistemin nervor, por edhe kompjuteri modern nuk i afrohet as nivelit të një zvarritësi.

Page 16: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

16

Intervistë me dr. Bajram Abdullahun

Alergjia, shkaqet dhe mjekimi i saj

Interesimi ynë kryesor në takimin me mjekun Bajram Abdullahu ishte pikërisht alergjia. E pyetëm atë për shkaktarët e saj, mirëpo edhe mënyrën se si t'i shmangemi alergjisë. Ai nuk hezitoi të na shpjegojë. Madje ai ishte prezent në shkollë, duke mbajtur një ligjëratë lidhur me ato çfarë u interesuan nxënësit.

M3: Ç'ka është alergjia?- Alergjia është një sëmundje ku pacienti reagon në mënyrë ndryshe ndaj një substance që normalisht nuk do të reagonte. Reaksioni mund të lajmërohet në mënyrë lokale (skuqje, ënjtje) apo në mënyrë sistemike ku përfshihet i tërë organizmi dhe përcillet me rënien e shtypjes së gjakut, ngushtimin e frymëmarrjes dhe deri në shok.

M3: Si ndahen alergjitë?- Varësisht nga rrugët e hyrjes së shkaktarit alergjik, alergjia ndahet në rrugët ariore, traktit tretës (ushqimore) dhe me shpim.

M3: Në cilat ushqime është njeriu më së shpeshti alergjik?- Njeriu më së shpeshti është alergjik në ushqimet proteinike, sepse e dimë se vetëm proteinat e ngacmojnë sistemin imunitar. Ndër këto më e shpeshta janë veja, qumështi, mishi etj.

M3: Cilat janë sëmundjet alergjike më të shpeshta?- Sëmundjet alergjike më të shpeshta janë urtikaria (në lëkurë), riniti alergjik (në hundë), konjuktiviti alergjik (në sy) dhe astma bronkiale (ngushtimi i rrugëve të frymëmarrjes).

M3: Çka kuptojmë me alergjinë e polenit?- Me alergjinë në polen kuptojmë tejndjeshmërinë e njerëzve ndaj polenit të bimës së caktuar. Varësisht në cilën polen janë alergjikë edhe simptomat shfaqen në sezon të caktuar. Kështu kemi sezonin e hershme polenike që karakterizohet me alergjinë në drunjtë e gjatë (lajthia, mështekna, verri etj.).Sezoni i mesëm polenik që kryesisht është gjatë muajve maj, qershor karakterizohet me alergjinë në barishte dhe drithëra. Sezoni i vonshëm polenik që është kryesisht në muajt e vjeshtës, karakterizohet me alergjinë në shkurre.

Shëndetësi

M3: Cila është lidhje në mes alergjisë dhe astmës?- Në shumicën e rasteve të alergjive ajrore sëmundja përcillet edhe me ngushtim të rrugëve të frymëmarrjes e cila regjistrohet si astmë. Për shkak të shtimit të alergjive dhe atë në Kosovë në vitin 2003 ka qenë afër 5%, ndërsa tani është mbi 15%. Pra është shtuar numri i të sëmurëve me astmë. Shkaktari alergjik më i shpeshtë i astmës është pluhuri i shtëpisë. Këtu janë disa parazit që jetojnë në vendet ku kanë ushqim (në gjërat e leshta) siç janë: qilim, batanije, perde, kolltukë dhe rroba të leshta.

M3: Cilat janë simtomet më të shpeshta?- Simtomet më të shpeshta janë teshtitja, rrjedhja e hundës, bllokimi i saj, lotimi dhe skuqja e syve deri te kollitja dhe frymëzënia.

M3: Si mund të diagnostikohet një alergji?- Për diagnostikimin e sëmundjeve alergjike përdoren testet alergjike lëkurore dhe analizat e gjakut. Testet alergjike lëkurore janë shumë të thjeshta duke i qitur disa pika në dorë dhe 15 min. lexohet rezultati. Analizat e gjakut kryesisht i përdorim në rastet kur nuk mund të bëhen testet lëkurore ose kur dëshiron pacienti.

M3: Si mund të mjekohet ajo?- Kemi tri rrugë të ndryshme për mjekimin e sëmundjeve alergjike. E parë është largimi nga shkaktari; e dyta me terapi simtomatike dhe e treta mjekimi etiologjik.

Page 17: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

17

Banania? Ja çfarë thotë dietologia

Me një tul të butë dhe të ëmbël, e paketuar në lëkurën e saj të verdhë, banania është një nga frutat më të mrekullueshëm dhe më të gjindshëm gjatë gjithë vitit. Bananet rriten deri në 10m lartësi dhe i përkasin familjes së lilit dhe orkidesë. Ky frutë kremoz, i ëmbël dhe i pasur është një nga të preferuarit për të gjitha grupmoshat, nga bebet deri te të moshuarit.

Të mirat

Ofron mbrojtje për sistemin kardiovaskular nga fibrat dhe kaliumi. Bananet janë shumë të pasura me kalium, një mineral ky nga më të rëndësishmit për të mbajtur presionin e gjakut në nivele optimale dhe për mbarëvajtjen e funksionit të zemrës. Duke qenë se përmban rreth 460mg kalium, një banane në ditë mund të parandalojë hipertensionin dhe të mbrojë në këtë mënyrë nga arterioskleroza.

Bananet mbrojnë kundër ulcerës

Bananet njihen që herët për vetinë e tyre për të ulur aciditetin e stomakut, dhe si rezultat të mbron kundër ulcerës dhe dëmeve që ajo shkakton. Në një studim, një përzierje e qumështit me banane, uli në mënyrë të konsiderueshme aciditetin e stomakut.

Ndihmojnë në periudhat e eliminimit...

Bananet mund të na plotësojnë mangësitë në kalium, një nga elektrolitet më të rëndësishëm, i cili ndihmon në rregullimin e funksionit të zemrës dhe në balancën e lëngjeve në trup. Gjithashtu, bananet përmbajnë pektinë, një lloj fibre e tretshme, e cila ndihmon shumë në normalizimin e aparatit tretës dhe lehtëson konstipacionin.

Bananet mbrojnë shikimin tonë

Në një botim të Archives of Ophthalmology, përmendet se konsumi i të paktën 3 frutave në ditë, ndihmon shumë në parandalimin e përkeqësimit të shikimit me kalimin e moshës. Banania është një nga frutat që, nëse e konsumojmë përditë, në kombinim me fruta të ngjyrave të kuqe dhe jeshile, do të ndihmonte shumë për të pasur shikim më të mirë me kalimin e moshës.

Bananet ndihmojnë shëndetin e veshkave tona kur konsumohen rregullisht, por me masë. Rreth 190.000 raste kanceri të veshkave identifikohen çdo vit në Amerikë. Faktorët e riskut përfshijnë duhanpirjen, obezitetin, hipertensionin dhe ekspozimin në disa substanca toksike, si asbestos dhe kadmiumi. Faktorë dietetikë janë vënë re si parandalues. Konsumi i rregullt dhe i përditshëm i fruta-zarzavateve të pasura me fibra bimore, por kryesisht konsumi i bananeve është lidhur me mbrojtjen e veshkave nga kanceri.

Sa shpesh të konsumojmë banane?

Një banane të vogël mund ta konsumojmë edhe përditë, duke e kombinuar atë me 2-3 fruta të tjerë, të l lo jeve dhe ng jyrave të ndryshme. Banania mund të përfshihet në ëmbëlsira, në kos me fruta dhe pak mjaltë, si dhe në lëng të freskët frutash.

Banania

Shëndetësi

Page 18: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

18

rruga dRejt Suksesit

M3: Si e filluat karrierën tuaj?Arta: Kur kam qenë e vogël dy ose tre vjeçe, gjyshja më thërriste “Shirley Temple (aktore amerikane e cila me pesë ose gjashtë vjet ka marrë Oscar)" sepse i kam pasur flokët pakës kaçurrela. Me 15 vjet në shkollë të mesme kam qenë në një kurs të aktrimit dhe më ka pëlqyer shumë. Pastaj kur i kam pasur 17 vjet, kam luajtur në një shfaqje dhe kemi bërë prova për shfaqjen nga tetë orë në ditë. Pas provave unë e ndihesha shumë mirë, nuk lodhesha fare dhe aty kam filluar të mendoj që ta studioj aktrimin.

M3: A ju kujtohet shfaqja dhe filmi i parë?Arta: Shfaqja e parë që e kam bërë ka qenë në shkollë të mesme kur i kam pasur 15 vjet. E kam luajtur një valltare. E kam harruar emrin e shfaqjes. Kurse filmi i parë që kam luajtur nuk po më kujtohet, po më duket se ka qenë një film i shkurtër, ndoshta ka qenë filmi I vëllait, Genc Dobroshi dhe atëherë i kam pasur 18 vjet.

M3: Të gjithë e dimë filmin e shumënjohur ,,Heshtja e Lornës" ku e keni luajtur rolin kryesor. Me këtë film keni shkuar në festivalin e filmit Cannes. Si ndjeheni kur keni shkelur në tapetin e kuq mes yjeve botërorë?Arta: Shumë ka qenë ndjenjë e mirë, por ndjenja më e mirë për mua ka qenë kur e kam punuar filmin, procesi i punës, provat, xhirimi dhe kjo është për mua shumë me rëndësi. Kurse tapeti i kuq, është interesant, por nuk është gjëja më me rëndësi. Për mua është më rëndësi që të punoj në filma dhe shfaqje që më pëlqejnë dhe me njerëz të mirë.

M3: A jeni duke punuar në ndonjë film të ri?Arta: E kam një projekt, për të cilin jam duke punuar shumë. Është një film i shkurtër që do të xhirohet këtu në Prishtinë me regjisorin e njohur anglez Daniel Mulloy dhe producente Nita Deda.

M3: Çka duhet për të qenë një aktore e mirë?Arta: Nuk e di. Nuk di se si t'i përgjigjem kësaj pyetjeje. Një gjë e di, se çdo punë që e bën duhet ta bësh me përkushtim, me pasion dhe me dashuri. A je aktore, ekonomiste, mjeke, mësuese, për ta bërë punën mirë duhet përkushtim, shumë punë dhe normalisht pak talent.

M3: Përveç aktrimit, çka tjetër ju pëlqen të bëni?Arta: Shumë gjëra. Më pëlqen shumë të vizatoj, të skijoj, 'rollerblading', të vallëzoj, te këndoj etj. Kisha dashur të shtoj edhe diçka, t'ju falënderoj shumë për këtë intervistë. Më vjen shumë mirë që keni shprehur dëshirën të më intervistoni dhe me gjithë qejf ju kam përgjigjur pyetjeve tuaja. Ju faleminderit!

Arta Dobroshi

Page 19: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

19

Prizreni është një qytet xhevahir në kurorën qyteteve të Kosovës dhe një qytet që “duhet parë”. Karakterizohet me numrin më të madh të ndërtesave të ruajtura të periudhës osmane. Prizreni nuk ka ruajtur vetëm arkitekturën nga koha osmane. Vërehet edhe një ndikim i madh kulturor, si për shembull në gjuhë dhe në ushqim. Një numër i madh I shkollave mësojnë gjuhën turke dhe njihet si qyteti me më së shumti minoritete: boshnjakë, turq, romë, goranë, tërbesh etj.

Numri i popullsisë arrin deri në 221.000 banorë. Qyteti është afër kufirit me Shqipërinë, me male në të dyja anët, Lumëbardhin dhe Kalanë e Prizrenit që e hijeshojnë këtë qytet. Koha më e mirë për ta vizituar Prizrenin është gjatë sezonit të verës, sepse mund të merrni pjesë edhe në disa nga organizimet më të mira në Kosovë, si “Zambaku i Prizrenit”, festival në të cilin shfaqen plot këngë e vallëzime të të gjitha minoriteteve dhe “Dokufesti”, festivali ndërkombëtar i filmave, ku shfaqen dokumentarë dhe filma nga e gjithë bota.

Nëse keni vendosur të mësoni pak nga gjuha e

Prizrenit, sendi i fundit që duhet të konsultoni

është fjalori. Sllengu i qytetit është gjuha e

lindun nga fuzioni i çaravesht i gjuhëve lokale. I

vetmi segment refuzues nga lezeti i kësaj çorbe

linguistike është shkolla, ku përdorimi i këtij

sllengu shpërblehet me notën 1-sh me yll.

- Shka ka, shka ska?- Çka ka të re?

-Bam Bum- Hiç

-Safi lezet- Shumë e shijshme

-Krkma- Hiqmu qafe

-Sarp- Shkelqyeshëm

Fjalori lokal i Prizrenit

Prizreni Kulturë

qytet për t’u vizituar

Page 20: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

20

Në kaleidoskopin e ngjarjeve dhe të njerëzve të shekulli XX, një befasi është ndryshim i madh i mënyrës së jetesës si dhe ndryshimi i botës vetë. Njeriu i cili ka jetuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës rreth vitit 1900, gjatë netëve të dimrit ka ngrënë ose ka lexuar në dritën e qiririt dhe ka shkuar për të vizituar miqtë në këmbë ose me karrocë. Kur ka dalë në shëtitje, femra e asaj kohe ka mbajtur kapelë, dorëza dhe fund të gjatë deri në tokë. Për të shkuar në Evropë ka udhëtuar me avullore dhe i ka njoftuar miqtë për udhëtimin e saj me anë të letrave. Në raste urgjente ka mundur të dërgojë ose të marrë telegram. Femra sot hipën në aeroplan, e veshur me pantallona komode dhe këpucë sportive, me kompjuter portativ dhe celular me vete, merr me qira një veturë në Paris dhe kalon një javë me punë ose vetëm për kënaqësi në Evropën e bashkuar. Bota e zhvilluar eci shumë para me ndihmën e zhvillimit të teknologjisë, por edhe ndryshimet politike dhe shoqërore ishin përshtypjelënëse. Me afrimin e fundit të shekullit këto ndyrshime u shfaqen edhe në vendet në zhvillim. Shekulli XX ishte gjithashtu shekull i konflikteve: dy nga luftërat më brutale të njerëzimit u zhvilluan gjatë këtij shekulli dhe në njëqind vjetët e tij rruzulli tokësor nuk pati paqe asnjë ditë.

Shekulli XX

Në fund të shekullit XX, skamja ende ishte një nga

kërcënimet më serioze për stabilitetin politik, unitetin

social dhe mbarësinë e mjedisit të planetit. Zvogëlimi i

numrit të varfërisë ishte qëllimi kryesor i organizatave

ndërkombëtare humanitare dhe i qeverive të ndryshme.

Ato u përpoqën të përmbushnin këtë qëllim duke krijuar

kushte për arsimin fillestar dhe mjekimin e të gjithëve si dhe

duke ofruar vende pune dhe mundësi për kredi të ndryshmë

në mënyrë që njerëzit të krijonin mirëqenien e tyre.

Pakësimi I skamjes

Ushqimi i çastit u popullarizua në

SHBA në fillim të shek. XX, por

l u l ë z o i k u r “ f o s h n j a t e

suksesshme”, të lindura në vitet

50, u bënë djelmosha. Në vitet70

zingjirë të restoranteve me

ushqim të çastit, ku mund të

blihej lloj-lloj ushqim i shpejtë, u

përhapën në të gjitha vendet e

zhvilluara.

M ë 1 j a n a r 1 9 9 9 ,

njëmbëdhjetë shtete të

Evropës Perëndimore u

dakorduan të fillonin me

përdorimin e monedhës

së re (euro) dhe të

sistemit të centralizuar

bankar.

Sistemi politik i aparteidit në

Afrikën e Jugut, njëri ndër

kapitujt më të turpshëm të

historisë së shekullit XX,

përfundoi në vitet e hershme

90. Qeveria e re shumëracore u

zgjodh në vitin 1994, të cilën

me sukses e udhëhoqi Nelson

Mandela, kundërshtarë i flaktë

i aparteidit vite me radhë.

Vendet me teknologji të

l a r t ë p r o d h i m i

grumbulluan pasuri

përrallore në dekadat e

fundit të shek. XX.

Shtetet e Azisë Lindore

dhe SHBA janë më të

suksesshmet në këtë

fushë.

“Realiteti virtual” u bë

dukuri e njohur e

shekullit XX.

Retro

Page 21: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

21

Pas Luftës së Dytë Botërore, numri i shteteve

demokratike u rrit gradualisht kur demokracia

filloi të shtrihej (me ndihmën e Amerikës) në

shtetet e dikurshme fashiste: në Gjermani, në

Japoni dhe në Itali. Diktatura ushtarake

mbijetoi në Spanjë, por në Portugali dhe në

Greqi deri nga mesi i viteve 70. Zhvillimi me i

madh i demokracisë filloi një dekadë më vonë

kur vendet e Bashkimit Sovjetik dhe ato nën

influencën e tij fituan lirinë në të njëjtën kohë.

Jashtë Evropës, India e pavarur mbeti

“demokracia më e madhe në botë”, ndërsa

përparim në këtë drejtim u shënua edhe në

Amerikën Latine dhe ne një shkallë më të ulët

edhe në Afrikë.

Përparim i madh u shënua në lëminë e

mjekësisë. Deri në fund të shekullit, shumë

sëmundje vdekjeprurëse, si p.sh. lija, polio,

tuberkulozi, lebra, tetanosi dhe fruthi, u

zhdukën fare ose u vunë nën kontroll. Por,

duke u bazuar në normat morale, disa i

kundërshtonin hulumtimet dhe teknikat e

reja mjekësore, siç janë terapia me gjene dhe

fekondimi artificial.

Dolly, kafsha e parë e klonuar me sukses

Periudha atomike filloi në

korrik të vitit 1945, kur

shkencëtarët amerikanë, nën

u d h ë h e q j e n e R o b e r t

O p e n h a j m e r i t ( R o b e r t

Oppenheimer), e testuan me

sukses bombën e parë

atomike. Bomba e parë

a t o m i k e n ë S H B A u

eksperimentua në vitin 1952.

Ekonomitë anembanë globit u

lidhën ngushtë gjatë shekullit XX.

Kjo solli shumë përparësi,por edhe

pasoja, sepse tani problemet

mund të përhapeshin shumë

shpejt nga një skaj i botës në skajin

tjetër. Falimentimi i tregut

financiar amerikan në vitin 1929,

e hodhi tërë botën në depresion.

Kriza aziatike, që ndodhi në fund

të shekul l i t , e ngadalësoi

zhvillimin e Azisë Lindore dhe të

Amerikës Latine dhe i tronditi

tregjet e aksioneve.

Eksperimente me jetën

Rënia e murit të Berlinit në vitin 1989 u shënua në tërë botën si mundësi e

lirisë politike për të gjithë njerëzit të cilët jetojnë në shtete jodemokratike.

Përhapja e demokracisë

Orë nga Hiroshima e ngurosur në çastin kur e goditi bomba.

Jeta me bombë

Retro

Page 22: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

22

Muzika po luan rol të madh në jetën tonë. Janë të shumtë ata që ngado që shkojnë janë të shoqëruar me zërin e këngëtarëve të preferuar, lista e të cilëve radhitet në Ipod, telefon apo Iphon. Ajo po ndikon edhe në rafinimin e shijes sonë artistike, qoftë atë të veshjes, por edhe në mënyrën e perceptimit të jetës. Ja disa prej këngëtarëve më të pëlqyer dhe më të dëgjuar së fundi.

Ndikimi i muzikës në jetën tonë

Chris Brown ft. Lil Wayne & Busta Rhymes – Look at me now Zhanri: Rep

Ludacris ft. Kaci Battaglia – Body ShotsZhanri: Pop, R ep.

Adele – Make you feel my loveZhanri: Pop

Keri Hilson – Still a girlZhanri: Pop

DJ Khaled ft. Ludacris & Rick Ross, T-Pain – All I do is winZhanri: Rep

J. Lo ft. Pitbull - Hit on the floorZhanri: Rep, Pop

Chris Brown ft. Keri Hilson – One night standZhanri: Pop

Jessie J ft. B.o.B – PricetagZhanri: Pop, Rep

Bruno Mars – The Lazy songZhanri: Pop

Bota e muzikës

Page 23: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

23

Ajnshtajni thotë se 98% e popullsisë botërore nuk mund ta zgjidhin këtë enigmë.A thua i takoni ju, atij 2% të njerëzve më inteligjent në botë? Nuk ka ndonjë truk, ka vetëm logjikë. Ekziston vetëm një zgjidhje e qartë.Detyra:Janë pesë shtëpi, secila ka një ngjyrë tjetër.Në secilën shtëpi banon një person i një kombësie tjerër.Secili banor preferon një pije të veçantë, duhan të llojit të veçantë dhe mban një kafshë shtëpiake të veçantë.

Pyetja: I kujt është peshku?

- Britaniku jeton në shtëpinë e kuqe.- Suedezi ka një qen.- Danezi me dëshirë e pin çajin.- Shtëpia e gjelbër gjendet në anën e majtë të shtëpisë së bardhë.- Pronari i shtëpisë së gjelbër pi kafe.- Pronari, që pi duhan Pall Mall, ka një zog.- Njeriu që banon në shtëpinë që gjendet në mes, pi qumësht.- Pronari I shtëpisë së së verdhë, pi duhan Dunhill.- Norvegjezi banon në shtëpinë e parë.- Ai që pi duhan Marlboro, banon afër atij, që ka një mace.- Ai që ka kalin, banon afër atij që pin Dunhill.- Ai që pi duhanin Ëinfield, e pi edhe birrën.- Norvegjezi banon afër shtëpisë së kaltër.- Gjermani pi duhanin Rothmans.- Ai që pi Marlboro ka një komshi i cili pi ujë.

Enigma e Ajnshtajnit

Logjiko

Page 24: Kam diçka që prioritet për ne”s/Revista e shkolle_Qershor 2011.pdf · dhe e shprehën pëlqimin e tyre ndaj këngës dhe performancës sime atje. Edhe shoqet dhe shokët e mi

Kjo është faqja e parë e stripit, që është duke u përgatitur nga një grup nxënësish të klasës së gjashtë, së shkollës “Mileniumi i Tretë”.