Top Banner
TE Ka Ejo Fa K S EZA: S andidati ona Batk akulteti i Katedra STUDIM OCIOLE : ku Gjuhëve e Gjuhë ME PASD EKTET N T 1 e, Kultura ës dhe L DIPLOMI Ë TË FO etovë, 2019 ave dhe Letërsis IKE – CIK OLMEN U Pro 9 Komunik ë Shqip KLI I DY URBANE Me of. dr. M kimit pe YE TË DIB entor: Mustafa BRËS Ibrahimi i
99

K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

Jan 10, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

 

 

 

 

 

 

    

TE     

 

 Ka      Ejo 

           Fa

 

   K

           S

EZA:    S

 

andidationa Batk

akulteti i 

Katedra 

STUDIM

OCIOLE

: ku 

Gjuhëve

e Gjuhë

ME PASD

EKTET N

      

     T

e, Kultura

ës dhe L

DIPLOMI

Ë TË FO

etovë, 2019

ave dhe 

Letërsis

IKE – CIK

OLMEN U

   Pro

Komunik

ë Shqip

KLI I DY

URBANE

     Meof. dr. M

kimit 

pe 

YTË 

E TË DIB

entor: Mustafa 

BRËS 

Ibrahimii 

Page 2: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

2  

     

     Falënderime dhe mirënjohje 

 

Çdo punë shkencore e rëndësishme, nuk mund të realizohet pa kontributin shkencor dhe

emocional të shumë njerëzve. Të gjithë ata meritojnë falënderime të veçanta. Dëshiroj të shpreh

falënderimet e mia të përzemërta për të gjithë personat që ndihmuan dhe dhanë kontribut në

realizimin e këtij punimi.

Falënderimet e mia më të sinqerta e të ndiera dhe mirënjohja ime shkon për udhëheqësin tim

shkencor, Prof. dr. Mustafa Ibrahimin, për përkushtimin e tij të çmueshëm, për punën e tij të

palodhur lidhur me korrektimet e këtij punimi.

Falënderimin më të madh e shpreh për prindërit e mi të cilëve dhe u kushtoj këtë sukses

pasi pa ndihmën dhe përkushtimin e tyre nuk do të arrija këtu. Gjithashtu, falënderoj të gjithë ata

të cilët më kanë mbështetur në këtë periudhë kërkimi, hulumtimi dhe hartimi të tezës së masterit

për mbështetjen morale, kontributet dhe sugjerimet e tyre.

Page 3: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

3  

Përmbajtja Falënderime dhe mirënjohje ............................................................................................................ 2 

HYRJE ................................................................................................................................................ 5 

Struktura e punimit ....................................................................................................................... 9 

Metodologjia e kërkimit ............................................................................................................. 11 

RËNDËSIA E PUNIMIT .................................................................................................................. 13 

KAPITULLI  I PARË ............................................................................................................................ 14 

1. Përkufizime të ndryshme të sociolektit ................................................................................ 14 

1.1 . Të folmet shqipe në Republikën e Maqedonisë ..................................................................... 14 

1.2 .Pozita gjeografike dhe historike e qytetit të Dibrës ................................................................ 16 

1.3 .Rreth prejardhjes së emrit “Dibër” ...................................................................................... 18 

KAPITULLI  I  DYTË ........................................................................................................................... 20 

2.  E FOLMJA E QYTETIT TË DIBRËS BRENDA NDARJES DIALEKTORE TË SHQIPES ....................... 20 

2.1 .  E folmja e Dibrës si pjesë e grupit të gegërishtes qendrore .............................................. 21 

2.2 .Dallimet në rrafshin fonetik ................................................................................................. 23 

2.3. Dallimet në rrafshin morfologjik: ......................................................................................... 27 

KAPITULLI  I TRETË .......................................................................................................................... 29 

3. DALLIMET GJINORE NË RRETHIN E DIBRËS ............................................................................. 29 

3.1. Përshëndetjet: ..................................................................................................................... 36 

3.2 .Ndikimi i fesë në përshëndetjet shqiptare .......................................................................... 39 

3.3 . Përshëndetja e ndarjes (lamtumirës) ................................................................................. 40 

3.4 . Njohja e mënyrës së urimeve në trevat shqiptare ................................................................. 42 

3.5. Përdorimi i mallkimeve popullore ........................................................................................... 46 

3.6. Ofendimet ............................................................................................................................ 50 

3.7. Betimet ................................................................................................................................ 52 

3.8. Përdorimi i ngushëllimeve në raportin burrë / grua ................................................................ 53 

3.9. Ngushëllimet ........................................................................................................................ 54 

KAPITULLI  I KATËRT ........................................................................................................................ 57 

4. FRAZEOLOGJIZMAT ..................................................................................................................... 57 

KAPITULLI  I PESTË ........................................................................................................................... 62 

Page 4: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

4  

5. GJUHA E TË RINJVE – ZHARGONET   5.1. Gjuha e të rinjve, zhargonet e përdorura dhe fjalët e huazuara ................................................................................................................................................. 62 

5.2.Rreth termit ‘’zhargon’’ ........................................................................................................ 65 

5.3. Veçoritë e të folmes tek të rinjtë, jo të pranishme në gjuhën standard ........................................ 67 

KAPITULLI  I GJASHTË ...................................................................................................................... 73 

6. DALLIMET FETARE – PËRDORIMI I FJALËVE ME KUPTIM FETAR ................................................. 73 

6.1. Përdorimi i fjalëve me kuptim fetar te pleqtë dhe të rinjtë ................................................ 73 

KAPITULLI  I SHTATË ........................................................................................................................ 75 

7. GJUHA E FËMIJËVE – BABY TALK ............................................................................................. 75 

KAPITULLI  I TETË ............................................................................................................................. 84 

8.1. DALLIMET KLASORE, PËRDORIMI I TERMAVE TEK INTELEKTUALËT DHE PUNTORËT .......... 84 

PËRFUNDIM .................................................................................................................................... 85 

SHTOJCË .......................................................................................................................................... 88 

Këngë Dibrane ............................................................................................................................. 88 

Alegoritë Dibrane ........................................................................................................................ 94 

Literatura e shfrytëzuar ......................................................................... Error! Bookmark not defined. 

INFORMATORËT: ............................................................................................................................. 96 

PËRMBLEDHJE ............................................................................................................................. 97 

PЕЗИМЕ ...................................................................................................................................... 98 

SUMMARY ................................................................................................................................... 99 

 

Page 5: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

5  

  HYRJE  

Gjuha shqipe është një gjuhë e fuqishme dhe e bukur që duhet të jetë krenaria e folësve të

saj dhe një mjet i shenjtë për zhvillimin kulturor dhe intelektual të kombit të vjetër shqiptar.

Holger Pedersen

‘’Një nga detyrat e gjuhësisë shqiptare...është dhe mbetet pasurimi i gjuhës me elemente të

gurrave vetjake dhe spastrimi i saj prej masës së fjalëve të huaja, që kanë vërshuar së jashtmi

dhe që po vazhdojnë edhe në ditët tona” Eqrem Çabej

Komunikimi në një gjuhë të përbashkët ka shumë përparësi: ne komunikojnë më mirë dhe kjo

lehtëson marrëdhëniet shoqërore duke shmangur keqkuptimet gjuhësore e kulturore dhe ndihmon

në unifikimin e sistemit arsimor. Gjuha standarde jo vetëm që na jep një identitet të fortë

kombëtar, por edhe na jep një pozicion të fortë në kuadrin botëror. Gjuha standarde është

gjithashtu e nevojshme për shkak se është dokumenton një pasuri që do të trashëgojnë brezat e

ardhshëm. Duhet pasur parasysh se gjuha e folur e çdo njeriu, varësisht nga vendlindja,

vendbanimi, arsimi, profesioni, etj., pasqyron gjurmët e përvojës dhe të përjetimeve të tij.

Dialektet dhe idiolektet do të jenë gjithnjë një burim i pashtershëm për gjuhën letrare e cila do të

merr atje fjalë për t’u dhënë kuptimet e një termi dhe do të merr forma e shëmbëlltyra formimi

fjalësh për të krijuar terma të rinj, ndërtime sintaksore dhe modele origjinale. Gjithë lënda që

merr gjuha nga dialektet i nënshtrohet normës së saj sidomos normës fonetike e gramatikore.

(Shkurtaj 2003:234).

Ashtu si në çdo gjuhë tjetër, edhe në gjuhën shqipe, prej ndryshimeve që ka pësuar ajo kohë pas

kohe në krahina të ndryshme, është arritur të konturohet qartazi një degëzim me dy dialekte,

secili dialekt me dy nëndialekte dhe me grupe të folmesh të shkallëve të ndryshme. (Gjinari

2012:151).

Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë

(Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht në të djathtë të tij shtrihet në përdorim i

pari, dhe në të majtë përdoret sot e gjithë ditën, i dyti. Ata kanë dallime mes tyre në të tri rrafshet

e gjuhës: fonetikë, gramatikë dhe leksik, mirëpo këto dallime nuk janë aq të mëdha saqë të

kalojnë në gjuhë të ndryshme.

Page 6: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

6  

Gjendur në këtë stad ku është sot, themi se të folurit e brezit më të vjetër është ruajtës, por i llojit

ruajtës joaktiv, që do të thotë se vërtet ka fjalë apo forma, kuptime apo ndërtime të cilat janë

relativisht të vjetra, por që ato mbijetojnë vetëm në gojën e tyre, pasi kanë rënë praktikat ose

veprimtaritë që i lidhnin me to; e ndërkaq, po ky brez është vetë i prekur nga ndryshimet e reja

që kanë ndodhur në këtë të folme, e ndaj dhe të folurit e tyre është i ndikuar. Ky brez, nuk ruan

për asnjë çast gjuhën e trajtës së hershme të autorëve të vjetër. Sakaq, edhe elementi i ri i sotëm

që e ka prekur të folurën e tyre, nuk është në atë masë sa të jetë aktiv. Ndërsa, brezi i ri nga ana

tjetër, ka një largim konstant nga të folurit e më të moshuarve, në kuptimin që, edhe trashëgon

apo ruan element (në njëfarë mase), por dhe ia ka nënshtruar në pjesën më të madhe të folurin e

vet ndikimit të standardit. Prirja e të folurit të tij është drejt përqafimit të standardit, në mënyrë

aktive (d.m.th që edhe e njeh fjalën, e bën pjesë të fjalorit aktiv edhe e përdor në situata që lidhen

me aktivitete, dukuri a shënime për të cilat duhet fjala). Brezi i mesëm, na shfaqet si njëlloj

spektri, ku larmia e ngjyrave dhe e përthyerjeve të shumta është e atij lloji, ku shënjohen

aktivisht të dyja prurjet e të folurit të brezave të përmendur. Është e pranuar dhe pohuar që ai

është në rolin e një ndërmjetësi, jo vetëm si pozicion moshor, por dhe të shfaqjes tek ai, të

dukurive respektive. Pra, ky brez, në bashkëpërshtatje me faktorë të ndryshëm jashtëgjuhësorë

(ku rol të dorës së parë marrin elementet e veprimtarisë ligjërimore), të cilët ndikojnë pa

përjashtim edhe në të folurit e dy brezave të tjerë, herë përshtatet me të folurën dialektore-

variantin tradicional të brezit të vjetër dhe herë me variantin e brezit të ri që synon standardin.

(Shkurtaj 1998:74). Ndeshet në këtë brez a jo dukuri që njihet si përzierje dukurish gjuhësore. Në

këtë mënyrë varianti tradicional, është në pozita pritëse përkundër variantit standard, që do të

thotë më shumë është i ndikuar dhe ndryshon nën presionin e tij, sesa i jep këtij varianti duke e

ndikuar. Gj. Shkurtaj për këtë pohon: “Të gjitha dukuritë gjuhësore që pasqyrojnë këto variante

më vete, apo që ndodhin përgjatë marrëdhënieve të tyre me njëri-tjetrin, çojnë tek procesi më i

rëndësishëm për sociolinguistikën, tek „motori� i evolucionit të gjuhës, ndryshimi gjuhësor. Ky

i fundit, nxitet dhe përcaktohet nga zhvillimi i përgjithshëm kulturor, shoqëror, por natyrisht dhe

nga forcimi e shtimi përherë e më i fuqishëm i trysnisë (presionit) që ushtron gjuha me prestigj

kundrejt të folmeve krahinore, prirjes së saj rrafshuese kundrejt diferencave dhe forcën unifikue-

se që ka ajo.” (Shkurtaj 2003:174).

Diferenca mes standardit dhe të folmes përbën atë grup tiparesh që janë lakmia e studiuesit. Në

të gjitha rrafshet këto dy variante kanë dallime, të cilat emërtohen si dialektizma (fonetikë,

Page 7: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

7  

morfologjikë, leksikorë). (Gjinari 1985:176). Rruga që ndjekin këto dialektizma, nga studiuesit,

është përcaktuar si dykahëshe:

1) ose tretet dhe zhduket nën ndikimin e standardit, ose

2) bëhet pjesë përbërëse e saj duke e pasuruar atë.

Për të folme të ndryshme, ky proces është i ndryshëm. Të favorizuara janë ato të folme që janë

më afër variantit standard (dialekti i ngritur në nivel kombëtar). Gjuha lind në kohën kur individë

të ndryshëm pranojnë të shkëmbejnë informacione me të njëjtat shenja gjuhësore. Kësisoj nuk

mund të thuhet se lindja e saj përkon me lindjen e kombeve, në kuptimin më modern të fjalës.

Kur bëhet fjalë për gjuhë të hershme, si gjuha shqipe, kjo ende më tepër përforcon idenë se nuk

ka sesi të mjaftojnë të dhënat e sotme për të krijuar fizionominë e plotë për të, apo hedhjes dritë

nëpër fazat dëshmuese të zhvillimit të saj dhe aspekteve që kanë të bëjnë me historinë e popullit

dhe të asaj vetë. “Historia e një gjuhe, është historia e popullit që e flet atë”, - thotë një tjetër

gjuhëtar. Një lidhje kushtëzuese e kësaj natyre, na shpie detyrimisht tek të dhënat historike dhe

në marrëdhëniet që populli ka vendosur me të tjerë popuj fqinjë. Prania në gjuhën shqipe mbarë,

që nga periudha historike shumë të hershme, e elementëve që e lidhin gjuhën, banorët dhe vendin

me të tjerë popuj, gjuhë dhe kombe, të pranuar botërisht si zot të parë të trojeve ku jetojnë,

apriori dëshmon që kontaktet mes tyre kanë ndodhur në kusht fqinjësie, po këtu. Që nga kohët e

lashta ka ekzistuar ideja se çdo gjuhë ka historinë e saj. Për shembull që nga koha romake ka

pasur sprova për histori të gjuhëve, siç do të reagonte edhe Ferdinand de Sosyri, gjuha historike

merrej tepër pak me raportin ndërmjet pjesëve të ndryshme të sistemit gjuhësor. Interesi i tyre

ishte në planin kombëtar, ndoshta edhe nacionalist, por sigurisht jo në planin shoqëror. Ata

studionin historinë e brendshme të gjuhëve, historinë e strukturës së tyre, duke mos treguar

interes për larminë apo llojllojshmërinë (varietetet) brenda së njëjtës gjuhë, të folur nga grupe të

ndryshme shoqërore. (Ibrahimi 2012:13). Pra edhe pse filozofët, kritikët, historianët etj, kanë

treguar interes të madh për gjuhën dhe rolin e saj në gjirin e kulturës në përgjithësi, megjithatë

mbetej gjithnjë një boshllëk ndërmjet disiplinave të ndryshme, ndërmjet historisë, gjuhësisë dhe

sociologjisë (përfshirë këtu edhe antropologjinë sociale). Ky boshllëk mund dhe duhet të

plotësohet nga historia shoqërore e gjuhës. (Ibrahimi 2012:7). Ashtu si të gjitha gjuhët, edhe

gjuha shqipe si dukuri shoqërore qëllim kryesor e ka komunikimin, pra marrëveshjen midis

njerëzve. Gjuha si aktivitet më i lashtë shenjëzues, u fut thellë në botën shpirtërore dhe shoqërore

dhe u bë pjesë e pandashme e jetës dhe e veprimtarive të njeriut. Është shumë e natyrshme që

Page 8: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

8  

gjuha të zhvillohet edhe të ecë me kohën dhe të arriturat e teknikës dhe të teknologjisë që i sjell

ajo. Këto zhvillime më tepër janë të fushës leksikore, prandaj fjalorët e gjuhëve, dita ditës e rrisin

fondin e vet. Meqë gjuha vazhdimisht lëvrohet, hulumtohet dhe studiohet, është normale që

fjalori i një gjuhe të pasurohet edhe me fjalë të vjetra të veprimtarive të ndryshme të njeriut.

(Ibrahimi 2008:7). Ashtu si↓në shumë vende të botës edhe në gjuhësinë shqiptare, sociolinguistik

a është zhvilluar si një vijim i studimeve dialektologjike, sidomos si një kalim i këtyre

kërkimeve nga interesimi, kryesisht për gjeografin gjuhësore apo për dialektet dhe shtrirjen

hapësinore të dukurive e tipareve të tyre (dialektologjia ``rurale``) në një interesim për larminë

dhe variacionet gjuhësore brenda qendrave të mëdha qytetare (dialektologjia ``urbane``).

Andaj në këtë studim do të paraqiten njohuri, aktivitete dhe inventar i temave që bëjnë pjesë

në fushën e ashtuquajtur ``dialektologjia urbane dhe sociale`` që pa mëdyshje paraqet një rast

interesant për kundrimin e sociolinguistikës shqiptare. Lënda e hulumtimit të këtij punimi të

magjistraturës do të jetë “SOCIOLEKTET NË TË FOLMEN URBANE TË DIBRËS’’, duke

hulumtuar sjelljen e shtresave të ndryshme shoqërore ndaj gjuhës dhe veçori të ligjërimit të tyre,

në veçanti ndryshimet sociolinguistike midis folësve, siç kanë ata të: moshës pleq dhe të rinj,

gjinisë meshkuj dhe femra. Megjithatë si bazë krahasimi me gjendjen e sotme të gjuhës do të

jenë edhe studimet e më hershme dialektologjike, duke trajtuar veçoritë fonetiko-gramatikore të

të folmeve, por njëkohësisht, do të studiohen edhe shtjellime të veçanta që lidhen me përdorimin

e të folmeve në varësi të ndryshoreve sociolinguistikë. Me të folmen e krahinës së Dibrës dhe të

rrethit në përgjithësi jemi marrë për një kohë relativisht të gjatë, gjatë studimeve, kryesisht në

lëndët Dialektologji, Sociolinguistikë nga profesori i lëndëve Prof.dr.Mustafa Ibrahimi, me ç’rast

i falënderohem për njohuritë dhe njohuritë dhe përkrahjen e madhe që ma ka dhënë gjatë

hulumtimeve në master.

Së pari puna filloi me hulumtimet në terren duket bërë anketa tek të rinjtë dhe të

moshuarit, burrat dhe gratë. Gjuha shqipe si çdo gjuhë tjetër kohë pas kohe ka pësuar ndryshime

ne krahina të ndryshme, që ka arritur sot të ketë një degëzim me dy dialekte, secili dialekt me dy

nëndialekte dhe me grupe të folmesh të shkallëve të ndryshme. Shqipja me variantet e saj shtrihet

sot në truallin e Republikës së Shqipërisë, në tokat që kanë vijimësi matanë kufijve; toskërishtja

vijon në Greqi, në krahinën e Çamërisë, deri në gjirin e Prevezës dhe në Maqedoni, në rrethinën

e Ulqinit, Krajës, Vranjës, Tuzit, Malësisë së Podgoricës, Plavës, në gjithë krahinën e Kosovës,

Page 9: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

9  

në Jabllanicë, në anët e Preshevës e të Bujanovcit, në anët e Peshterit afër Novi Pazarit dhe në

Maqedoni, në rrethinën e Strugës, Ohrit, Dibrës, Kërçovës, Prilepit, Tetovës, Gostivarit, Shkupit

dhe e Kumanovës. Përveç të folmeve të këtyre trojeve që përmendëm, shqipja ka edhe disa të

folme të tjera të shpërndara nëpër ngulimet e shqiptarëve larg Shqipërisë. Kështu që fillon me

Italinë e Jugut dhe në Sicili që janë të folmet e arbëreshëve të Italisë, në disa ishuj të Egjeut, në

rrethinat e Athinës në Peloponez janë të folmet e arbëreshëve të Greqisë, në Bullgari e folmja e

fshatit të Mandricës, në Ukrainë, në brigjet e Azovit, është e disa fshatrave shqiptare dhe, së

fundi, në bregdetin e Dalmacisë që është e folmja e Arbëneshit të Zarës. Të gjitha këto të folme

shqiptare që janë larg atdheut vetëm ajo e Zarës ka dalë nga treva të dialektit verior (nga rrethinat

e Krajës), kurse të tjerat janë të folme të toskërishtes jugore. E folmja e gjuhës shqipe ndahet në

dy dialekte, të cilat gjeografikisht në të djathtë të lumit Shkumbin që shtrihet dialekti verior ose

gegërishtja, kurse në të majtë të tij shtrihet dialekti jugor ose toskërishtja. Veçoritë që i dallojnë

këto dy dialekte janë; fonetike, gramatikore, dhe leksikore. Për nga shtrirja gjeografike nuk janë

të gjitha tiparet dalluese të njëjta: disa prej tyre e mbulojnë plotësisht territorin e njërit apo tjetrit

dialekt. Të dy dialektet i kanë disa tipare dalluese në strukturën fonetike, gramatikore, të të

folmeve, kurse një numër i madh nuk e prekin funksionin e fonemave, por lidhen me variante

thjesht ndajshtesash në sistemin gramatikor ose me dendurinë e përdorimit të fonemave e të varia

nteve të strukturave e të ndajshtesave gramatikore.

Në fokus të këtij punimi ne jemi munduar të shpalosim dialektin e gegërishtes në rrethin e

Maqedonisë perëndimore, gjegjësisht në krahinën e Dibrës. Karakteristikë e dialektit të

gegërishtes është varësia e zanoreve hundore në të, të cilat hasen mjaftueshëm edhe në të folmen

urbane të qytetit të Dibrës.

   Struktura e punimit  Punimi përveç hyrjes përmban dhe tetë kapituj po ashtu dhe përfundimin. Në kapitullin e

parë flasim shkurt për të folmet shqipe në Republikën e Maqedonisë, më pas jepet historiku i

shkurtër i rajonit, komuna e Dibrës - pozita historike dhe gjeografike e qytetit po ashtu dhe rreth

prejardhjes së emrit ‘’Dibër”. Në kapitullin e dytë flasim për të folmen e qytetit të Dibrës brenda

ndarjes dialektore të shqipes, E folmja e Dibrës si pjesë e grupit të gegërishtes, dallimet në

rrafshin fonetik, dallimet në rrafshin morfologjik. Në kapitullin e tretë kemi dallimet gjinore në

Page 10: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

10  

rrethin e Dibrës, përshëndetjet tek burrat dhe tek gratë, ndikimin e fesë tek përshëndetjet

shqiptare, përshëndetjet e ndarjes (lamtumirës), njohja e mënyrës së urimeve në trevat shqiptare,

urimet tek gratë dhe tek burrat, kur lind fëmijë, kur kemi dasma, kur dalin në rrugë, urimet

dallojnë pra nuk janë të njëjta tek burrat dhe te gratë. Po ashtu kemi përdorimin e mallkimeve

popullore kemi mbledhur një numër të madh të mallkimeve te gratë dhe te burrat. Po ashtu kemi

mbledhur dhe ofendimet te gratë dhe te burrat, betimet te gratë dhe te burrat, përdorimin e

ngushëllimeve në raport burrë-grua, ngushëllimet tek burrat dhe tek gratë. Në kapitullin e katër

kemi frazeologjizmat që përdoren në Dibër. Në kapitullin e pestë kemi gjuhën e të rinjve,

zhargonet e përdorura dhe fjalët e huazuara. Jemi ndalur të flasim rreth termit zhargon, veçoritë e

të folmes tek të rinjtë, jo të pranishme në gjuhën standard, zhargonet nga gjuhët e huaja por që e

ruajnë kuptimin, zhargone që përdoren nga të rinjtë në përditshmëri, zhargonet e përdorura në

formë të shkurtesave gjatë shkrimit në internet. Në kapitullin e gjashtë kemi dallimet fetare

përdorimi i fjalëve me kuptim fetar, përdorimi i fjalëve me kuptim fetar te pleqtë dhe të rinjtë, në

kapitullin e shtatë kemi gjuhën e fëmijëve ‘’Baby Talk’’, në kapitullin e tetë kemi dallimet

klasore, përdorimi i termave tek intelektualët dhe punëtorët. Pas kapitullit të tetë pason

përfundimi, më pas kemi shtojcën, kemi këngët, përrallat dhe alegoritë dibrane me të cilat

dëshmohet se ashtu flitet. Materiali është marrë nga njerëz, gjegjësisht bashkëbisedues të

drejtpërdrejtë, në posta elektronike dhe rrjetet sociale. Në vijim literatura e shfrytëzuar, pastaj

është paraqitur lista e emrave të informatorëve nga të cilët është regjistruar materiali

mikrotoponimik dhe përmbledhja në tri gjuhë: gjuhë shqipe, maqedonase dhe angleze.

Page 11: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

11  

    Metodologjia e kërkimit 

Duke u nisur nga qëllimi i punimit, metodologjia e kërkimit e mbështet në shqyrtimin

sinkronik dhe diakronik të të folmes së qytetit të Dibrës, në përdorimin në situata e në kontekste

të përcaktuara nga pjesëmarrësit në komunikim në vende dhe kohë të ndryshme duke ndjekur dy

drejtime:

1. Së pari, mbledhja e materialit gjuhësor të së folmes në terren duke hulumtuar

konkretisht përdorimin e saj në bashkësinë shoqërore përkatëse. Për këtë u mbështetëm

në pyetësorët e hartuar për mbledhjen e materialit fonetik, morfologjik dhe leksiko-

frazeologjik, onomastik dhe për veçoritë etnolinguistike dhe sociolinguistike të kësaj të

folmeje.

2. Së dyti, shqyrtimi i materialit faktik mbi bazën e literaturës teorike për t’i dhënë

një pamje të plotë leksiko-frazeologjike, sociolinguistike dhe etnolinguistike të së folmes.

         Fazat e kërkimit 

 

1. Studimi i literaturës

2. Hartimi i pyetësorëve

3. Formulimi i platformës studimore “E folmja urbane e qytetit të Dibrës si një e

folme me tipare të veçanta fonetiko-gramatikore dhe sociolinguistike në

bashkëmarrëdhënie me të folme tjetër jashtë dialektit”

Faza e mbledhjes së të dhënave 

 

1. Pyetësorët me studentët, ekspeditat gjuhësore

2. Intervistat e drejtpërdrejta

3. Materialet leksiko-frazeologjike e folklorike në periodikë të kohës

4. Materiale sociolinguistike, ndryshoret siç janë ata të gjinisë, moshës e besimit

Page 12: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

12  

Shqyrtimi i të dhënave dhe analiza e tyre  

1. Përqasja me studime të mëparshme duke plotësuar analizën për një territor më të

gjerë që përfshin mbi 20 pika të grumbullimit të të dhënave.

2. Analiza e veçorive fonetiko-

gramatikore dhe shqyrtimi sociolinguistik i frazeologjisë, duke e parë në vështrim

përçarës me punime të mëparshme në këtë fushë.

3. Shqyrtime të thelluara dhe mbështetëse për etnografinë e të folurit të qytetit të

Dibrës.

4. Përgjithësime dhe përfundime.

Page 13: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

13  

    RËNDËSIA E PUNIMIT 

 

Hulumtimit të të folmeve të qyteteve nuk i është rëndësi dhe nuk është hulumtuar në sasi

të mjaftueshme. Pikërisht, ky hulumtim ka vlerë të madhe, para së gjithash, për vetë faktin se ai

trajton një temë mjaft aktuale, të cilës gjer më tani në të folmet shqipe në Maqedoni nuk i është

kushtuar vëmendje. Për ta bërë këtë na nevojiten analiza të gjendjes së sotme. Kurse atë analizë

ne sot nuk e kemi. Ne thjesht sot nuk dimë si flasin nëpër qytete. Ekzistojnë studime për të

folmet e ndryshme krahinore, por edhe të folmet e ndonjë fshati të skajshëm, por se si flitet në

Tiranë, Shkup ose Prishtinë mund të informohemi nga ajo çfarë shikojmë apo dëgjojmë. Meqë

kemi mungesë të studimeve për këtë çështje, pra për të folmen e qyteteve, e folmja e qytetit të

Dibrës nga aspekti sociolinguistik ka një rëndësi të veçantë. Edhe pse ne s’mund të flasim as për

një të folme të veçantë të qytetit apo ndoshta kemi aq të folme të gjuhës së qytetit, sa kemi qytete

të mëdha. Përmes këtij hulumtimi do të prezantohen dallimet kryesore fonetike, morfologjike,

sintaksore dhe leksikore të gjuhës së qytetit të Dibrës, duke përfshirë edhe varietetet dialektore

dhe ato shoqërore. Veç asaj do të zbulohen, analizohen dhe sqarohen vështirësitë gjuhësore të

folësve të ardhur nga treva të ndryshme. Për këtë shkak është me rëndësi esenciale që përdoruesit

të njihen me këtë problematikë për shkak se vetëm në atë mënyrë gjatë procesit të komunikimit

mund të përdoret drejt gjuha standarde shqipe. Ky punim magjistrature dhe hulumtimi i tij mund

të jenë pjesë e librit ose e skriptës e cila nuk do të jetë e përkushtuar vetëm për studentët apo

intelektualët por edhe për individë tjerë të cilët janë para së gjithash në kontakt të drejtpërdrejtë

me ndryshimet e gjuhës shqipe në aspekt sociolinguistik. Prej këtu del imperativi i tij

përfundimtar: të shërbejë si material informues që t’jua lehtësojë përdorimin e gjuhës shqipe dhe

shmangie nga format e gabuara të folësve të shtresave të ndryshme.

Page 14: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

14  

 

          

                                         KAPITULLI I PARË  

1.  Përkufizime të ndryshme të sociolektit      Shpesh, grupmoshat e reja kanë "gjuhën" e tyre, e njohur me përkufizimin gjuhësor Variacion 

i ligjëratës i përdorur nga një grup i caktuar. Penelop Ekert (Penelope Eckert) shprehet se gjatë 

aktit të komunikimit realizohet një nga tiparet e rëndësishme të gjuhës: transmetimi i kuptimit 

social. Katrin  Loren Bishop  (Catherine  Lauren Bishop)  cilëson  sociolektin  si  gjuha e një  grupi 

social,  sikurse  bashkësia  shoqërore  e  gjuhësore  e  studentëve.  (Labov  2008:1).  Trudgill 

përkufizon  sociolektin  si  varietet  që më  tepër  përshkruan mjedisin  shoqëror  të  folësve  sesa 

origjinën e  tyre gjeografike.  (Trudgill 2002:122). Kështu, gjuha e përdorur pasqyron  tipare  të 

grupit shoqëror, ku përfshihen ndryshorët: gjini, moshë, klasë shoqërore, etj. Sociolekti shënon 

veçantinë e një grupi shoqëror nga të tjerët. Ai pasqyron: marrëdhëniet e brendshme të grupit, 

eksperiencën  dhe  përjetimet  e  individëve  si  anëtarë  të  grupit.  (Grabias  1994:239).  Nga 

pikëpamja  sociologjike,  do  të  theksonim  se  përdorimi  i  së  njëjtës  gjuhë  brenda  grupit  jep 

ndjesinë e përkatësisë, e të qenët pjesë e një grupi të caktuar shoqëror. Komunikimi nëpërmjet 

një gjuhe të fshehtë, sa bisedore aq edhe e shkujdesur, përjashton nga bashkëbisedimi këdo që 

nuk  i përket atij grupi shoqëror. Gjuha e çdo grupi paraqet ngjashmëri (shkurtimet, zbunimet, 

nofkat, mbisemantizim  të  kuptimit  e  deri  tek  elemente  gramatikore),  sikurse  shfaqet  edhe 

heterogjene në lidhje me ngjyrimin kuptimor, leksikun, gjuhën e fshehtë etj. Labov shprehet se 

“gjuha e grupit ndryshon kur anëtarët e grupit përdorin struktura dhe modele të ndryshme për 

të komunikuar midis tyre” (Labov 1972:277). Idiolekti dhe sociolekti, së bashku, varen nga kodi 

gjuhësor  i  përdoruesve.  Kodi  gjuhësor  përfshin  element  sintaksor,  semantik  dhe  pragmatik. 

(Louëerse 2004:207‐208). 

 

       

Page 15: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

15  

 

   1.1. Të folmet shqipe në Republikën e Maqedonisë  

          Të folmet shqipe në Maqedoni, si rajon periferik  i të folmes dialektore shqipe, që moti e 

kanë  tërhequr  vëmendjen  e  gjuhëtarëve.  Të  folmet  shqipe  në Maqedoni  kanë  qenë  objekt 

kërkimi nga disa gjuhëtarë të shquar. Për të folmet e veçanta shqipe kanë shkruar G. Han, N. 

Jokl, S. Mladenov, A. M. Selishev, P. Skok, K. Taljavini, Elezoviç dhe disa të tjerë. Më vonë për 

hulumtimin e disa nga këto të folme një kontribut të rëndësishëm kanë dhënë edhe autorë të 

tjerë (P. Janura, R. Nesimi, H. Imeri, Sh. Murati, S. Haruni, Z. Osmani, A. Hamiti, M.Ibrahimi etj).    

 

                  Duke  u mbështetur  në  librin  e Mustafa  Ibrahimit  (Ibrahimi  2005:46‐47),  të  folmet 

shqipe në Maqedoni kanë qenë objekt kërkimi edhe në atlasin shqiptar dialektor (ATLASI 1993). 

Veçanërisht e rëndësishme për ne është se në këtë atlas është ekscepuar edhe material nga e 

folmja e Gostivarit me  rrethinë   me çka  jepet mundësia  të vërehen veçoritë bazike  fonetike‐

fonologjike dhe morfologjike të të folmeve shqipe në Maqedoni, si dhe të përcaktohet vendi të 

cilin ato e zënë në strukturën dialektore të gjuhës shqipe. Në mesin e gjuhëtarëve N. Jokl është i 

pari  i cili bën përpjekje për të vërtetuar vendin e të folmeve gege në Maqedoni në strukturën 

dialektore.  Në  vitin  1915,  duke  folur  për  veçoritë  e  të  folmes  së  Vrapçishtit  (në  veri  të 

Gostivarit),  ai  ka  vërejtur  se  popullata  shqiptare  flet  një  dialekt  që  i  takon  grupit  lindor. 

Domethënë  ai  e  pranon  ekzistimin  e  një  grupi  lindor  të  të  folmeve  gege.  (Jokl  1915:52). 

Gjuhëtari  i njohur gjerman M.  Lamberc, në vitin 1916 nuk  i ka përfshirë  të  folmet  shqipe në 

Maqedoni në mesin e ndarjes dialektore të gegërishtes. (Lambertz 1916:122‐146). Në vitin 1936 

të  folmet shqipe në Maqedoni, nuk  i ka përfshirë në ndarje dialektore  të gegërishtes edhe E. 

Çabej. Megjithatë meritë e tij është që të folmen shqipe të Dibrës e veçon si nëndialekt në vete, 

i  ndryshëm  nga  ato  të  gegërishtes  jugore  (Tirana,  Elbasani, Durrësi),  nga  ato  të  gegërishtes 

veriperëndimore  (Shkodër, Malësi) dhe nga dialekti gegë verilindor (Kosovë).  (Çabej 1916:18).           

Gjithashtu edhe J. Rota nuk i përfshin edhe të folmet shqipe në Maqedoni në ndarjen dialektore 

të  gegërishtes.  (Rota  1942:12).  Në  vitin  1942,  K.  Taljavini  i  përfshiu  të  folmet  shqipe  në 

Maqedoni në një grup të folmesh së bashku me të folmet shqipe në Kosovë. Këto të folme, ai i 

emëroi “të folme të tipit të nëndialektit  lindor gegë.” (Tagliavini 1978:105‐150). Në vitin 1943 

Page 16: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

16  

dhe  1959,  në  përputhshmëri me  K.  Taljavini,  të  folmet  shqipe  në Maqedoni, M.  Lamberc  i 

përfshiu në një tërësi dialektore me të folmet shqipe të Kosovës dhe të njëjtat i quajti “të folme 

verilindore dhe  lindore gege” ose  “të  folme  të Dardanisë veriperëndimore dhe Maqedonisë” 

(Lambertz 1959:16). Që në  vitin  1962, për dallim nga  gjuhëtarët e mëparshëm, dialektologu 

shqiptar, B. Beci, të folmet shqipe në Maqedoni i përfshin në të folmet e gegërishtes së mesme 

bashkë me të folmet e Krujës dhe fushës së Krujës, Matit, Mirditës dhe Dibrës, duke i ndarë ato 

si një njësi dialektore në vete, përkundër të folmeve shqipe të gegërishtes veriore dhe jugore. 

(Beci 1979:14). A. V. Desnickaja, nga njëra anë e pranon dhe e përkrah mendimin për vendin e 

të  folmeve  shqipe  në Maqedoni  të  dhënë  nga  B.  Beci,  ndërsa  nga  ana  tjetër  nuk  e  pranon 

klasifikimin e propozuar nga J. Gjinari, i cili të folmet gege në Maqedoninë veriperëndimore, siç 

thotë ai pa “bazë të qartë”, i vendos në tërësinë e të folmeve të gegërishtes veriore. (Desnickaja 

1972:66).  Marrë  në  përgjithësi,  pa  mos  hyrë  në  detaje  për  mendimet  dhe  diskutimet  e 

paraqitura rreth këtij problemi, mundemi lirisht ta pranojmë mendimin se “të folmet shqipe në 

Maqedoninë e sotme Perëndimore kanë shumë pikë takuese dhe janë të afërta me të folmet e 

Krujës, Matit, Mirditës dhe Dibrës, në perëndim. Bashkë me  këto  të  folme  ato përbëjnë një 

tërësi  të  veçantë dialektore,  të  folmen qendrore gege, e  cila  i  kundërvihet  të  folmes  veriore 

gege dhe asaj jugore.” (Beci 1987:17‐24). 

 

 

                1.2. Pozita gjeografike dhe historike e qytetit të Dibrës 

 

Sipas ndarjes së re territoriale, Dibra është një nga komunat e cila i takon pjesës

jugperëndimore të Maqedonisë. Dibra ska dalje direkte për në det, porti më i afërt është Durrësi

(me ndërtimin e rrugës së Arbërit, Dibra do të jetë dalja më e afërt e Maqedonisë në ujërat

ndërkombëtare).

Dibra kа klimë të butë mediterane gjatë verës dhe klimë malore kontinentale gjatë dimrit (dimra

të ftohtë dhe verë të nxehtë). Sipërfaqja e Komunës Dibër ka një pozitë të atillë ku bashkohen

kanjonet apo luginat piktoreske të lumenjve Radikë dhe Drin i Zi, të cilët derdhen në liqenin e

Dibrës. Ajo është e rrethuar nga malet e Jabllanicës, Stogovës dhe Kërçinit (Deshat). Liqeni i

Page 17: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

17  

Dibrës shtrihet nga HEC “Glloboçica”, nëpër luginën e lumit Drin i Zi dhe atë të Radikës deri te

banjat e Kosovrastit, me gjatësi maksimale prej 22km dhe sipërfaqe prej 13km², ndërsa vëllimi i

përgjithshëm i ujit është 520 milion m³ ujë. HEC Spilja, për një vit prodhon mesatarisht 300

miljon kë/h energji elektrike. Uji i Liqenit te Dibrës shfrytëzohet edhe për ujitje, nëpërmjet

sistemit hidromeliorativ në Fushën e Dibrës. Dibra ka dy burime termominerale: në fshatrat

Banjisht dhe Kosovrast, të cilat janë të njohura si vende shërimi dhe numërohen ndërmjet

banjave me aftësi shëruese më të njohura në Europë (për shërimin e shumë sëmundjeve).

Në territorin e Komunës Dibër ndodhet relievi i vetëm i gipsit në Republikë, i cili shtrihet në

gjatësi prej 9 km. Xehja e gipsit është e kualitetit të lartë (99%), me përmbajtje të gipsit të pastër,

dhe për nga kualiteti radhitet ndërmjet atyre më kualitativë në botë. Qyteti i Dibrës shtrihet në

fushëgropë dhe zë vend rrëzë maleve të Deshatit dhe Korabit. Kufinjtë gjeografik të qytetit janë:

në lindje ka fshatrat Mollniçan dhe Kosovrast ku gjendet edhe banja me ujin termal me aftësi

shëruese; në jug kufizohet me liqenin artificial të Spiljes, ujë i cili shfrytëzohet për prodhimin e

energjisë elektrike si edhe për rekreacion; në veri mbrohet nga rrëzat e maleve Deshat dhe

Korab; ndërsa në perëndim e rrethojnë fshatrat Spas, Sollokiç, Konjarë e Bomovë dhe vetëm disa

kilometra më larg ndodhet kufiri me Shqipërinë, ku përmes vendkalimit kufitar të Bllatës ka 26

vite që qytetarët tanë lirisht mund të vizitojnë shtetin fqinj dhe anasjelltas. Dibra rrethohet edhe

nga malet Bistra e Stogova, në gjirin e Stogovës gjenden edhe gjurmët e qytetit të lashtë të

Svetigradit apo të ashtuquajtur ‘Koxhaxhik’. Malet e Dibrës janë të pasura me kullota që u

mundësojnë blegtorëve që me tufat e dhenve të dalin nëpër bjeshkë. Nga majat e larta të

bjeshkëve të Sharrit zbresin ujëra të shumtë, që në formë përrenjsh lëshohen rrëmbyeshëm në

Radikë dhe bashkë me të derdhen në liqenin e Dibrës. Në jugperëndim të qytetit, përgjatë lumit

Drin, vende-vende gjendet pak tokë pjellore, e cila mundëson që një numër i konsiderueshëm i

banorëve të kësaj ane te merren me kultivimin e kulturave bujqësore. Fushëgropa e Dibrës, me

kanalin ujitës është shpresë e madhe jete e gjallërimi për banorët e rrafshit. Fushëgropa e Dibrës

karakterizohet me strukturë komplekse tektonike. Në territorin e saj kryqëzohen vija çarëse të

tokës. Në vendet ku kryqëzohen këto vija çarëse, gjenden banjat apo ujërat termominerale dhe

atë e Banjishtit që shtrihet në fshatin me po të njëjtin emër, 4 km në veri-perëndim të qytetit dhe

Kosovrastit që gjendet në mbarim të grykës së lumit Radika, 5 km në veri të Dibrës. Cilësia e

lartë fizike-kimike e ujit të Banjave të Dibrës mundëson zhvillimin e turizmit si dhe shërim.

Page 18: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

18  

Turistët dhe vizitorët, përveç ujërave termominerale i tërheq edhe ambient dhe peizazhet e

bukura dhe piktoreske me pyje të gjera dhe të dendura që lëshohen deri te banjat. 

1.3. Rreth prejardhjes së emrit “Dibër”  

Emri i qytetit të Dibrës përmendet që nga shekulli i pestë para erës sonë nga Herodoti, e

më vonë në shekullin e parë të erës sonë nga Straboni dhe Plini. Këta përmendin fisin Ilir, fisin e

Doberëve, të cilët themeluan qytetin e tyre me emrin Dober. Ptolomeu në shekullin e dytë të erës

sonë konfirmon në hartat e tij planin e qytetit të quajtur Dober apo Doberos dhe banorët e tij

Doberët. Hulumtimet arkeologjike dhe historike të deritanishme konfirmojnë se Dibra është

pasardhësi i qytetit të Doberos, prej nga rrjedh dhe emri i sotëm Dibër. Dibra ka qenë qendër e

njohur tregtare dhe e artizanatit në të kaluarën dhe ka luajtur rol të rëndësishëm në historinë e

këtij rajoni. Ky qytet ka qenë udhëkryqi kryesor i këtij rajoni nëpër të cilin kalonte edhe Via

Egnatia. Më vitin 1502 njihet si qendër e rëndësishme qytetare. Në vitet 30-40 të shek. XIX,

kishte afro 8400 banorë dhe 250 dyqane, dhe ishte një nga qendrat më të rëndësishme

ekonomike. Në 1909-të në Dibër u mbajt Kongresi i Dibrës, kongres ky që edhe pse u organizua

nga xhonturqit dhe pak shërbim i solli Lëvizjes Kombëtare, për herë të parë bëri që gjuha shqipe

të mund te jepej mësim nëpër shkolla në mënyrë të ligjshme brenda Perandorisë Osmane. Deri në

vitin 1911-të Dibra ka qenë një nga vendet më të zhvilluara në rajon si nga ekonomia, artizanatet,

tregtia, ndërtimet dhe arkitekturën e saj të veçantë por edhe në planin kulturo-social. Në këtë

kohe Dibra numëronte 10.000 banorë dhe 489 shitore. Por mbas turbullirave dhe luftërave

Ballkanike ky vend e humbi rëndësinë e vet, ashtu që sot është një nder vendet më të

pazhvilluara ne Maqedoni. Dibra është një qytet pa fshatra, pasi pjesa më e madhe e fshatrave

mbetën përtej kufijve, praktikisht në Shqipëri. Qyteti pësoi degradim ekonomik dhe degradim

kulturor të gjithanshëm. Në historinë shqiptare Dibra fillon të përmendet më tepër në kohën e

Skënderbeut, atëherë kur Kështjella e Svetigradit (Koxhaxhikut) u bë mburojë e fortë për

ndalimin e depërtimit të ushtrisë turke në tokat shqiptare. Gjatë kohës së Skënderbeut Dibra jo

rrallë përmendet si çerdhe e fisit Kastriot, si vendi i Moisi Golemit dhe si nyjë e rëndësishme

strategjike. Këtë e përmend edhe Marin Barleti në librin e tij “Historia e Skënderbeut” dhe e

përmend si Dibra e Epërme, për ta dalluar atë nga Dibra e Poshtme (Peshkopia e sotme). Për herë

Page 19: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

19  

të parë emri Dibër vendoset në hartën e Shqipërisë më vitin 1689-të. Aty janë shënuar dy qytete:

Dibra Inferiore dhe Dibra Superiore (kjo më afër Prespës dhe Ohrit). Nga fundi i shekullit të

kaluar dhe fillimi i shekullit tonë, populli Dibrën e quajti Dibra e Madhe sigurisht për ta dalluar

atë nga Dibbra e Vogël (Peshkopia e sotme). Sot emri Dibër është një kuptim gjeografik i

përcaktuar mirë. Me rëndësi është edhe vendosja e shtatores së Skënderbeut në Dibër më vitin

2003 e cila brenda natës u zhduk, por populli dibran e risolli vite më vonë dhe qëndron i

lavdishëm akoma në qendër të qytetit.

Page 20: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

20  

                                        KAPITULLI I DYTË 

 

2.    E  FOLMJA  E QYTETIT TË DIBRËS BRENDA NDARJES DIALEKTORE TË 

SHQIPES 

Dy dialektet e shqipes ndahen nga këto veçori në sistemin fonetik: për gegërishten

është karakteristike seria e zanoreve hundore, pra aty ekziston kundërvënia e zanoreve hundore

me zanore gjegjëse gojore, kurse në toskërishte ka vetëm zanore gojore (hî-ni, rê-ja, vêna, dry-ni,

sy-ni, zâ-ni, hû-ni gegërishtja dhe hi-ri, re-ja, vera, zëri, sy-ri, hu-ri toskërishtja); toskërishtja ka ë

në serinë e zanoreve të theksuara, kurse gegërishtja nuk e ka këtë në fonemë, në këtë rast i

përgjigjet toskërishtes me â (bëj, lëm, hënë në toskërishte dhe bâj, lâm, hâ:n në gegërishte);

gegërishtja ka grupin e zanoreve nistore vo, kurse toskërishtja e ka va (vaj, varr, vatër etj.)

Toskërishtja dhe voj, vorr, votër, gegërishtja), toskërishtja si karakteristikë e ka rotacizmin (rëra,

bëra, zëri etj.), kurse gegërishtja e ka ruajtur bashkëtingëlloren n ndërmjet zanoreve (râna, bâna,

zâni etj.); të folmet e gegërishtes e kanë serinë e fonemave të zanoreve gojore të gjata që

formojnë kundërvënie me të shkurtrat, të cilën toskërishtja nuk e ka një kundërvënie të këtillë.

Në toskërishte ekziston vetëm zanore gojore të shkurta (de:t, be:, tu:f, shpi, “shtëpi” etj.):

toskërishtja ka togzanor ose diftongun ua, kurse gegërishtja në përgjithësi ka u, disa të folme

kanë togun ue, (gua, duar, shkruajta etj. në toskërishte dhe grue/gru, duer/dur,

shkruejsha/shkrujsha etj. në gegërishte), gegërishtja e ka rregullimin mekanik të theksit, që ka

kthyer nga eksitone në paroksitone edhe një grup fjalësh të huazuara nga turqishtja, kurse

toskërishtja i ka ruajtur ato si oksitone (teneqé, bakërr, shishé, babá, pará etj. në toskërishte dhe

tenéqe, bákër, shíshe, ba:b, páre etj. në gegërishte). Çdo dialekt dallohet me grupe të folmesh që,

sipas shkallës formojnë njësi dialektore të madhësive të ndryshme.

Page 21: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

21  

Sipas të dhënave të dialektologjisë shqiptare ndarja e secilit dialekt ndahet në dy nëndialekte:

gegërishtja veriore dhe gegërishtja jugore në dialektin gegë dhe toskërishtja veriore dhe

toskërishtja jugore në dialektin toskë. Të dy dialektet e gegërishtes gjeografikisht ndahen te lumi

i Matit. Gegërishtja veriore shtrihet në të djathtë të Matit: në Mirditë, Pukë, Lumë, Has, në

Malësinë e Gjakovës, Kosovë, Maqedoninë Veriperëndimore, Dukagjin, në Malësi të Madhe (në

të dy anët e kufirit), në Shkodër e në rrethinat e saj, në krahinën e Krajës dhe të Ulqinit; ndërsa

gegërishtja jugore shtrihet në të majtë të Matit: në zonat e Elbasanit, të Durrësit, të Tiranës,

Krujës, Matit, Lurës, Peshkopisë dhe të Maqedonisë Perëndimore, prej Dibrës e deri në Shkup

dhe Kumanovë. Në të folmet e nëndialektit verior të gegërishtes ê-ja shqiptohet e hapët /ê/ (vêna/

fêmën), ë-ja e patheksuar nuk shqiptohet edhe në rrokje fundore që mbyllet nga një

bashkëtingëllore josonante: babs “babës”, thast, “thasët”. Gegërishtja përfshin të folmet e Lurës,

Lumës, rrethit të Dibrës dhe të folmet shqipe të Maqedonisë Perëndimore, Dibrës, Kërçovës,

Tetovës, Gostivarit, Shkupit e Kumanovës. E folmja e gegërishtes së Shqipërisë së Mesme që

janë: Tirana, Durrësi, dhe Elbasani. Gegërishtja verilindore. Edhe kjo ka ruajtur diftongjet e

vjetra ae, oe, në përgjithësi duke dhënë a:, o: (tha:<thae “the”, vo:<voe “vesë), grupet e vjetra

kanë ruajtur kl e gl që janë eliminuar duke mbetur vetëm elementet e para k e g.

Gegërishtja qendrore - kjo e folme është larguar mjaft nga fonetika duke lënë mënjanë disa

dukuri të shtrirjes territoriale, që si tipare të përbashkëta do të ishin: i-ja e theksuar që është

diftonguar dhe ka dhënë ei, ëi, ëi, ai,oi.

 

2.1. E folmja e Dibrës si pjesë e grupit të gegërishtes   

 

Gjuha shqipe si çdo gjuhë tjetër kohë pas kohe ka pësuar ndryshime ne krahina të

ndryshme, që ka arritur sot të ketë një degëzim me dy dialekteve, secili dialekt me dy nëndialekte

dhe me grupe të folmesh të shkallëve të ndryshme. Shqipja me variantet e saj shtrihet sot në

truallin e Republikës së Shqipërisë, në tokat që kanë vijimësi matanë kufijve; toskërishtja vijon

në Greqi, në krahinën e Çamërisë, deri në gjirin e Prevezës dhe në Maqedoni, në rrethinën e

Ulqinit, Krajës, Vranjës, Tuzit, Malësisë së Podgoricës, Plavës në gjithë krahinën e Kosovës, në

Jabllanisë, në anët e Preshevës e të Bujanovcit, në anët e Peshterit afër Novi Pazarit dhe në

Page 22: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

22  

Maqedoni, në rrethinën e Strugës, Ohrit, Dibrës, Kërçovës, Prilepit, Tetovës, Gostivarit, Shkupit

dhe e Kumanovës. E folmja e gjuhës shqipe ndahet në dy dialekte, të cilat gjeografikisht në të

djathtë të lumit Shkumbin që shtrihet dialekti verior ose gegërishtja, kurse në të majtë të tij

shtrihet dialekti jugor ose toskërishtja. Veçoritë që i dallojnë këto dy dialekte janë; fonetike,

gramatikore, dhe leksikore. Për nga shtrirja gjeografike nuk janë të gjitha tiparet dalluese të

njëjta: disa prej tyre e mbulojnë plotësisht territorin e njërit apo tjetrit dialekt. Të dy dialektet i

kanë disa tipare dalluese në strukturën fonetike, gramatikore, të të folmeve, kurse një numër i

madh nuk e prekin funksionin e fonemave, por lidhen me variante thjesht ndajshtesash në

sistemin gramatikor ose me dendurinë e përdorimit të fonemave e të varianteve të strukturave e

të ndajshtesave gramatikore. Dibra si zonë gjuhësore i takon grupit të së folmeve të gegërishtes

së mesme qendrore dhe si e tillë gjithmonë në kohë të vona, ka mbajtur lidhje të vazhdueshme

komunikative të folmet si motra. Grupi i kësaj të folme deri më sot është shkoqitur, përshkruar e

analizuar nga një grup gjuhëtarësh e dialektologësh të vyeshëm, falë të cilëve dialektologjia e

sotme ka një pamje tërësore mbi veçoritë, fonetike, morfologjike, sintaksore dhe leksikore të këti

j grupi. Kjo e folme, në kuptimin e gjërë të fjalës, është vënë në spikamë dhe trajtuar në shënimet

e J.Hahnit "Reise durch die Gebiete des Drin und Vardar"63.

E folmja e qytetit të Dibrës siç thamë i takon dialektit të gegërishtes së mesme e në atë kuadër e

kemi përcaktuar. Si e tillë ajo zë një pozitë të veçantë në dialektologjinë shqiptare dhe është një

shëmbëllesë në vete e gërshetuar me tipare të së folmes të gegërishtes së mesme qendrore dhe

asaj të gegërishtes së mesme lindore.

Së pari, përmbledhur po paraqesim veçoritë dalluese që e karakterizojnë këtë të folme. Fonetikë:

1) Emrat: njeri, qiri, veri, dalin me theks në rrokje të fundit.

2) I-ja e theksuar zbërthehet në diftongjet sekondare: ëi, aëi, ai, por gjithsesi duhet

përmendur se më i përgjithësuar dhe më tipik është varianti ëi. Diftongimi ndodh: a) Në

pozicion mesor: bakshëish, fëille, fëis, fëit, indëir (ë), kmëish (ë), krëip (ë), mëisër,

nëip, pështëim(ë), tëim, trëim etj.

  

 

 

Page 23: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

23  

 

2.2. Dallimet në rrafshin fonetik  

Fonetika është degë e gjuhësisë që studion mjetet tingullore të gjuhës, shikuar nga

aspekti i nyjëtimit të tyre, ndërsa fonologjia studion anën funksionale të tyre. Lënda, së

këndejmi, i ofron përshkrimin dhe klasifikimin e tingujve të shqipes, mekanikën e nyjëtimit të

tyre, togjet, transkriptimin, por edhe funksionin e tyre në ligjërim. Kursi përfshin edhe

ndryshimet e gjalla dhe historike të tingujve. Zona gjuhësore ku shtrihet Dibra i takon grupit të të

folmeve të gegërishtes qendrore dhe si e tillë në këtë të folme gërshetohen tipare të saj. E folmja

e Dibrës dallon në rrafshin fonetik ashtu siç dallojnë të gjitha të folmet në rrafshe të ndryshme.

Në të folmen e Dibrës në këtë punim do të cekim dallimet fonetike të theksit, hundorësia, sistemi

vokalik, etj.

Theksi – Shqiptim me zë më të fortë ose me ton më të ngritur i një rrokjeje a i një zanoreje në

fjalë, dallim që i bëhet një rrokjeje a një zanoreje në fjalë gjatë të folurit; shenjë e posaçme që

kur shkruajmë vihet mbi zanoren e shqiptuar në këtë mënyrë. Shqiptimi i një rrokjeje të fjalës me

forcë më të madhe se të tjerat quhet theks. Rrokja që shqiptohet me forcë më të madhe quhet

rrokje e theksuar, të tjerat quhen të patheksuara. Në shqipen theksi mund të bjerë në njërën ose

në tjetrën rrokje të fjalës. Fjalët orientale që në gjenezë mbarojnë me zanore të theksuar, në Dibër

dalin me theks parafundor: dishéme, bába, pásha, penxhére, tenéqe, xhézve, etj.

Ndërsa fjalët: veri, qiri, kalli, dalin me theks fundor.

Hundorësia – Shqiptimi hundor i tingujve. Hundorësia e zanoreve. Zhdukja e hundorësisë.

Zanoret me nuancë hundore përgjithësisht janë të zhveshura nga hundorësia.

Sistemi vokalik – i të folmes së Dibrës karakterizohet me këtë inventar të zanoreve të theksuara

dhe të patheksuara.

Page 24: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

24  

Zanoret e theksuara

Të gjata Të shkurta Të mesme

i: - u: i.– u. I - u

ë: - o: e.-o. e - o

a: a. a

 

    

 

 

 

Këto zanore për nga veçoritë akustike dhe artikulative janë të njëjta me ato të gjuhës së

sotme letrare shqipe, me përjashtim që këtë trevë gjuhësore e karakterizon diftongimi i zanoreve

të theksuara i dhe u. Zanorja i diftongohet në ëi, ai, hei, ei, oi, ndërsa zanorja u në ou dhe au.

Sistemi konsonatik – sistemi bashkëtingëllor i shqipes ka 29 fonema. Të njëjtin numër

fonemash nuk e kanë të gjitha të folmet. Shqipfolësit e Dibrës kanë në përdorin 27 fonema,

bashkëtingëllore me opozicione të ndryshme. Për të thjeshtësuar mënyrën e kuptimit të

bashkëtingëlloreve të kësaj të folmeje, jemi bazuar në konceptin tridimensional të tipareve

dalluese, kështu po bëjmë edhe këtë paraqitje tabelare të sistemit të bashkëtingëlloreve të kësaj të

folmeje. Skemat e bashkëtingëlloreve në këtë të folme duken siç vijon:

Zanoret e patheksuara

i – u

e - ë - o

A

Page 25: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

 

SKEMA:

25 

 

Page 26: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

26  

 Pra, le t’i përmendim dallimet kryesore në fonetikë:

Emrat: njeri, qiri, veri, dalin me theks në rrokje të fundit.

I-ja e theksuar zbërthehet në diftongjet sekondare: ëi, aëi, ai, por gjithsesi duhet përmendur

se më i përgjithësuar dhe më tipik për këtë të folme është variant ëi. Diftongimi ndodh:

a) Në pozicion mesor: bakshëish, fëille, fëis, fëit, indëir(ë), tëim, këmëish(ë), krëip(ë), mëisër,

nëip, pështëim(ë), trëim, etj.

b) Në pozicion fundor: çatë:i, dhë:i, kufë:i, kutë:i, malsë:i, shë:i, turë:i, etj.

Delabilizmi i y-së theksuar në i – bilik, brim(ë), çiçe, deter(ë), dill, grik(ë), ki, k’lish, lips,

ximsa, etj.

Te një grup fjalësh y-ja përveç që ka kaluar në i, ajo pastaj në rrethana fonetike të i-së primare,

ka diftonguar në ëi. P.sh, brryl/bril/brëil, fyt/fit/fëit, frymë/frim(ë), tym/tim/tëim, etj

Zbërthimi i u-së theksuar në të folmen e Dibrës është më i vrullshëm se në të folmet tjera të

gegërishtes dhe del me refleksin ou. Në këtë drejtim kjo e folme më tepër me pjesën veriore të

fshatrave të Peshkopisë se sa me fshatrat e përtej Drinit. Diftongimi duket në të gjitha pozicionet:

a) Në fillim të fjalës e gjejmë te këta shembuj: oudh(ë), oumb, o:un, our(ë), ourth, i ount e ndonjë

tjetër.

b) Në mes të fjalës: aroush(ë), couc(ë), coull, found, joush(ë), katound, kërcoun(ë), nouse,

thoundër, thoupër, etj.

c) Në fund të fjalës më shpesh e gjejmë te fjalët që mbarojnë me diftongun ue. Natyrisht së pari

diftongu është rudhur në u e pastaj u-ja ka kaluar në ou. P.sh, ftou, krou, prou, (kroum) fitou,

(koum), shkou, (koum), shkrou, (kom), trazou, (koum), lirou, etj.

Ruajtja e zanores ë të patheksuar në fund të fjalës tek emrat e pashquar të gjinisë femërore:

dardh(ë), dark(ë), dalt(ë), dor(ë), moll(ë), nan(ë), shpell(ë), pjag(ë), pjak(ë), oudh(ë), etj.

Ruajtja e grupeve të zanoreve ae, oe: dhae, pae, rae, thae, droe, roe, voe, etj.

Fonema bashkëtingëllore prapagjuhore g nuk palatelizohet ashtu siç ndodh në të folmet e

tjera të gegërishtes së mesme. Në këtë drejtim kjo e folme dallon mjaft nga të folmet si motra.

Page 27: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

27  

Bashkëtingëllorja h, ka rënë nga sistemi konsonantik i të folmes së Dibrës. Ajo vetëm në

pozicion fundor zëvendësohet me bashkëtingëlloren f, si p.sh: gjinaf, kref, mçef, shof, etj.

Bashkëtingëlloret mesgjuhore q e gj në të shumtën e rasteve artikulohen si paragjuhore

afrikate ç e xh: çaf(ë), çen, çes, çiçe, face, leçe, musteçe, xhaja, xhak, xheth xhishe, etj.

Bashkëtingëllorja dridhëse rr në sistemin bashkëtingëllor të dibranishtes nuk ekziston. Ajo

zëvendësohet me sonanten, gjegjëse r dhe kështu është zhdukur plotësisht opozicioni rr/r. Kështu

thuhet: fort(ë), rafsh, reth, reze, rezik, rot(ë), roush, sor(ë), zor(ë), etj.

Togjet bashkëtingëllore, pl, bb, fl, janë asimiluar në pi, bi, ti, pjag(ë), pjak, pjep; bjet(ë), bjej,

bjuj, fjak(ë), fjori, fjutur, etj.

Grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd dhe ng, qëndrojnë të paprekura në të gjitha pozicionet.

Grupet e vjetra kl e gl janë asimiluar në mesgjuhoret q, gj: qumësht, qo:ft, (koum), qa (ka),

qe:n; gjua, gjob(ë), gja:t, etj.

Grupet tj dhe dj po ashtu janë palatalizuar në q, gj, shqera, qetër, teqe (tutje); gja:th, gjep,

gjers(ë), gje, etj.

                         2.3. Dallimet në rrafshin morfologjik:  

Edhe në sistemin gramatikor, sidomos në atë morfologjik, dy dialektet dallohen në

mes tyre nga një sërë tiparesh, që nuk kanë prekur strukturën e gjuhës. Morfologjia në gjuhën

shqipe nuk merret me studimin e fjalëve të veçanta. Ajo studion veçoritë e përbashkëta të fjalëve

të të njëjtës klasë, duke nxjerrë kështu rregulla me karakter të përgjithshëm, që kanë vlerë për

mbarë klasën e dhënë e si rrjedhim edhe për secilën nga fjalët e asaj klase. Morfologjia ka lidhje

të ngushtë edhe me fonetikën. Mjaft dukuri të karakterit fonetik luajnë rol gramatikor të caktuar

brenda një paradigme të caktuar. Dallimet në rrafshin morfologjik në të folmen e Dibrës janë

këto: Për ndryshim nga të folmet e tjera verilindore, veriperëndimore dhe nga disa të folme të

tjera të gegërishtes emrat: njeri-u, qiri-u, veri-u, shqiptohen si fjalë oksitone dhe kur shquhen

marrin mbaresën –u, pra këto emra i takojnë lakimit të dytë. Emrat mashkullorë që në të

pashquarën dalin me togun zanor ue/u:/ou, në trajtën e shquar marrin mbaresën –a e para saj

Page 28: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

28  

edhe një –j epentetike: ftou-j-a, patou-j-a, prou-j-a, thou-j-a,

Emrat e gjinisë mashkullore që mbarojnë në njëjësin e pashquar me bashkëtingëlloret velare k, g,

në trajtën e shquar marrin gjithmonë mbaresën –u: shoku, oxhaku, uku, bregu, plougu, etj. Emrat

e gjinisë mashkullore që në të pashquarën mbarojnë me zanore të gjatë, kur shquhen marrin

mbaresën –u: bre-u, dhe-u, ka-u, tra-u, etj. Forma gjinore- dhanore shumës formohet me –ve:

fjalët e bura-ve, pounët e coullë-ve, mbas dizet dit-ve; si dhe: lule-ve, male-ve, nouse-ve, vende-

ve, etj. Ruajtja pjesërisht e zanores –ë në fund të emrave të pashquar të gjinisë femërore: buk-

ë, dor-ë, der-ë, foush-ë, four-ë, lop-ë, shpop-ë, pjak-ë, etj.

Koha e pakryer e mënyrës dëftore në njëjës merr mbaresat e vjetra: -nja, -nje, n-te; ndërsa

në numrin shumës del me mbaresat e reja, të cilat karakterizojnë të folmet e gegërishtes: -shim, -

shi, -shin. P.sh. shko-nja, shko-nje, shko-nte, shkoj-shim, shkoj-shin; dil-nja, dil-nje, dil-te, dil-

shim, dil-shi, dil-shin, etj. Koha e kryer e thjeshtë nuk zbatohet te foljet ndihmëse. Te foljet që

mbarojnë me diftong, veta e tretë njëjës del me mbaresën –jti: shko-jti, shkrou-jti, krou-jti,

mbarou-jti, etj. Foljet sigmatike në të kryerën e thjeshtë e ruajnë grupin –ae: dhae, lae, pae, rae,

etj. Mungon koha e kryer e tejshkuar e mënyrës dëftore, për këtë shkak nevojat komunikative

përmbushen duke përdorur trajtat e të kryerës së plotë. Mënyra paskajore

gati gjithomnë zëvendësohet me lidhoren. Paskajorja e mungesës dëgjohet:

a) Me një parafjalë: pa shkou (shkoum, shkoumun), pa ba (ba:m, bamun), pa da:l (dalun), etj.

b) Me dy parafjalë (shumë rrallë): pa mos shkrou (shkroum, shkroumun), pa mos mbe:t

(mbetun), pa mos pre:k (prekun), pa mos tha:n (thanun), pa mos pa:s (pasun), etj.

E folmja e qytetit të Dibrës, është një urë afruese, që lidh e bashkon të folmet e gegërishtes së

mesme qendrore me të folmet e gegërishtes së mesme lindore.

Page 29: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

29  

                                           KAPITULLI I TRETË 

 

                           3. DALLIMET GJINORE NË RRETHIN E DIBRËS 

 

                Forma speciale në raportin burrë/grua vërehen edhe në të folmet e të dy dialekteve të 

shqipes.  Nga  kërkimet  e  derisotme,  qoftë  edhe  pse  ende  të  pa  thelluara  sa  duhet,  del, 

megjithatë,  se  gratë  flasin  në mënyrë  të  ndryshme  nga  burrat.  Dendur  ato  kanë  edhe  një 

leksematikë të tyren, e cila, sidomos për dukuri e pjesë  intime të  jetës  femërore, po edhe në 

përgjithësi në të folurit e përditshëm, dallohen nga meshkujt, qoftë edhe nga bashkëshorti apo 

nga bijtë e rritur. (Ibrahimi 2006:45). Për këtë çështje, ndonjë ide paraprake si dhe togfjalëshin 

"të  folët  e  grave"  e  kishte  përdorur  edhe  studiuesi  ynë  i  shquar  (Çabej 1978:17‐25). Nga 

albanologët  e  huaj,  gjithashtu,  është  rasti  të  përmendim Maksimilian  Lambercin  (Lambertz 

1923‐1925:51), i cili arriti të na jepte fytyrën e të folmeve arbëreshe të Molizes, duke depërtuar 

edhe në "indin"e tyre social. Ai është i pari nga dialektologët që i qaset kundrimit të përzierjes 

së arbërishtes me italishten, dallon aty vijat e përgjithshme dhe "rrjedhat" e veçantë, siç është 

edhe gjuha e grave. Jasi shprehej ai:"'Gjuha e çdo  individi arbëresh përshkohet nga elementet 

italiane sa më shumë  të dalë ai  jashtë katundit  të  tij dhe  të ketë  të bëjë me  italianët. Nga ky 

shkak edhe gjuha e grave është disa gradë më e pastër nga elementi italian sesa ajo e burrave” 

(Lambertz 1923‐1925). Një dukuri të ngjashme me atë që përmend Lamberci për arbëreshët e 

Molizes dhe që, pastaj, është verifikuar edhe më gjerë edhe në të folmet e tjera në Kalabri e 

Sicili, shohim edhe në ngulimin shqiptar të Mandricës (Bullgari). Edhe aty, përballë meshkujve 

që, për nevoja  të punës  e  takimeve me  grekë, bullgarë,  turq,  ishin  katërfish poliglotë,  gratë 

pothuajse  nuk  i  njihnin  fare  gjuhët  e  tjera  dhe  ishin  të  ngujuar  kryesisht  në  një  situatë 

monolinge. Gratë shqiptare në Mandricë, ashtu si edhe gjetkë në diasporën historike arbëreshe 

e  shqiptare në botë, kanë  shfaqur kurdoherë një  shpirt  të  theksuar  ruajtës  të gjuhës amtare 

dhe të tipareve të tjera etnokulturore të mëmëdheut të lënë.  

 (Shkurtaj 2003:234). Ky dallim është  i pranishëm edhe në  të  folmen e Grupit  të Gegërishtes 

Qendrore  në Maqedoni,  ku në disa  fusha  të  kulturës  së  jetesës përdoren  forma  vetëm nga 

njëra gjini, ndërsa gjinia e kundërt, edhe pse  i njeh, prapë nuk  i përdor. Ky fenomen paraqitet 

Page 30: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

30  

në  raste  të  ndryshme,  por  më  karakteristik  është  gjatë  përshëndetjeve  dhe  urimeve, 

përdorimit  të mallkimeve popullore, gjatë përdorimit  të betimeve  (kur duan sa më shpejt  ta 

bindin dikë), dallime ekzistojnë edhe gjatë ofendimeve të ndryshme si dhe gjatë përdorimit të 

leksemave  të  ndryshme.  (Ibrahimi  2006:46).  Me  sa  duket,  çdo  gjuhë  përmban  disa  njësi 

gjuhësore që pasqyrojnë karakteristikat shoqërore të folësit, të dëgjuesit ose të marrëdhënieve 

midis tyre. Si pasojë, një akt gjuhësor që përmban këto njësi, e informon dëgjuesin se si i sheh 

folësi  këto  karakteristika  dhe  përdorimi  i  pasaktë  i  tyre  përbën  një  shkelje  të  normave 

gjuhësore. Normat që do  t’i  shqyrtojmë më poshtë,  janë ndoshta më  të njohurat dhe më  të 

studiuarat.  (Ibrahimi 2006:13). Rastet më  të  thjeshta përfaqësohen nga njësitë  gjuhësore që 

pasqyrojnë  karakteristikat  shoqërore  të  një  njeriu  të  vetëm,  qoftë  ky  folës,  qoftë  dëgjues 

(marrës). Një nga  rastet më  të njohura,  të përshkruara në  literaturën etnografike, është  ai  i 

abiponëve të Argjentinës, që sipas Hymes (1972) shtojnë –in në fund të çdo  fjale, nëse folësi 

ose dëgjuesi është pjesëtar  i klasës  luftarake. Në  të njëjtën mënyrë, gjuha yana e Kalifornisë 

përmbante forma të posaçme që përdoreshin kur fliste një grua ose kur flitej për një grua (Sapir 

1929:).  

 

Sidoqoftë, në shumicën e rasteve, norma i referohet posaçërisht vetëm folësit ose dëgjuesit. Në 

bashkësitë  fisnore,  rëndësi  të madhe  kanë  pasur  dallimet  sipas  gjinisë, moshës,  shkallës  së 

farefisnisë, etj. Për  sa u përket  folësve, karakteristika më e zakonshme e pasqyruar nga njësi 

gjuhësore  të  posaçme  është  gjinia,  dukuri  që  ka  tërhequr  vëmendjen  te  një  numër  i madh 

linguistësh nga e mbarë bota.  (Trudgill 1974/1983, 78v; Graddol dhe Sëann 1989, McCormick 

1994, Bainbridge 1994). P.sh., në gjuhën koasati që flitet në Luiziana, ekzistojnë disa dallime të 

rregullta morfologjike midis formave foljore të përdorura nga burrat dhe atyre të përdorura nga 

gratë: burrat  i shtojnë një –s  formave  të përdorura nga gratë  (p.sh., një burrë  thotë  lakdaës, 

ndërsa një grua  thotë  lakdaë, që do  të  thotë në  të dy  rastet  "po e ngre atë"). Një  tregues  i 

gjinisë  po  aq  i  ndryshëm  është  ai  i  gjuhës  karaibike  ishullore  në  Amerikën  Qendrore,  vetë 

historia e  të  cilit duket  se  zbulon disa dallime  të  gjinisë,  sepse banorët e  këtij  ishulli e  kanë 

prejardhjen nga meshkuj me gjuhë karaibike dhe nga gra me gjuhë araëak, burrat e  të cilave 

ishin vrarë nga banorët karaibik (gjuha araëak nuk ka lidhje afrie me gjuhën karaibe). Në gjuhën 

Page 31: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

31  

moderne  karaibe,  burrat  dhe  gratë  dallohen  në  aspekte  të  ndryshme  të  gjuhës  së  tyre  të 

përbashkët, përfshirë gjinitë e emrave abstraktë, të trajtuar si të gjinisë mashkullore nga folëset 

dhe  si  të  gjinisë  femërore  nga  folësit  (Taylor  1951:103). Gjuha  në  disa  fise  të  Polinezisë  në 

Australi, kanë forma të posaçme që përgjigjen me lidhjet prindërore të biseduesve, sidomos te 

përemrat  vetorë.  Edhe  gjatë  formulave  për  t’u  drejtuar  të  tjerëve  ekzistojnë  gjuhë  speciale. 

Kështu  dhëndri  ndryshe  i  drejtohet  gjyshit  dhe  gjyshes. Në  Australi  ekziston  edhe  një  gjuhë 

speciale  te  kushërirat në  të  cilat  fjalët  e  thjeshta  janë  zëvendësuar me dialektizma ose  janë 

huazuar nga gjuhët e huaja. (Capell, Studies in Sociolinguisties). Raste të tilla, ku gjuha e gruas 

dallohet nga ai të burrit, ose nuk përdoret nga gjinia e kundërt kemi shumë, do të përmendim 

disa: Te gratë myslimane të Marokos janë ruajtur disa fjalë të vjetra, sidomos numrat e vjetra, 

kështu për numrin 5 thuan afus (dorë), ndërsa për numrin 6 zun‐d‐ufus (një dhe një dorë). Ata 

gjithashtu përdorin edhe emrat e muajve  të vjetër, që  i dinë edhe burrat por nuk  i përdorin. 

(“Orbis”,  libri  II:378).  Aspekte  arkaike  të  gjuhës  së  grave  janë  vërejtur  edhe  në  gjuhën 

amerikane.  Këto  forma  kanë  qenë  të  gjalla  në  ato  rajone  ku  ajo  gjuhë  ka  qenë  në  fazën  e 

shkrirjes për shkak të bilinguizmit. Është interesant se burrat më shpejt i kanë humbur veçoritë 

lokale të gjuhës, ndërsa gratë me vetëdije i kanë refuzuar idiomat e huaja dhe në këtë mënyrë e 

kanë ngadalësuar hyrjen e huazimeve në gjuhë. Ky aspekt është i regjistruar edhe në popullatën 

arumune në Pind të Greqisë (Rekates 1934), për problemin e njëjtë flitet edhe për arumunët e 

Shqipërisë  (Capidon  1943).  Japonishtja  është  një  gjuhë  e  rëndësishme  për  të  studiuar 

klasifikimin  gjuhësor  të  folësit. Nga  fundi  periudhës  feudale,  e  cila  përfundoi më  1867,  disa 

forma përdoreshin ekskluzivisht nga  folëset  femra dhe  forma  të  tjera përdoreshin vetëm nga 

anëtarët  e  klasës  së  luftëtarëve  (Shibatani  1990:124).  Që  nga  ajo  kohë,  rregullat  kanë 

ndryshuar,  por  dallimet  e  gjinisë  kanë mbetur me  të  vërtetë  të  qarta  (Shibatani  1990:371). 

Mbase nuk është kaq befasuese që fjala e cila i referohet folësit ("I/me") ndryshon sipas gjinisë 

së folësit ‐ në fakt, ekzistojnë fjalë të ndryshme, të cilat ndryshojnë sipas formalitetit të situatës, 

por boku përdoret vetëm nga meshkujt dhe atasi vetëm nga femrat. Më befasues është fakti që 

edhe  fjala që përdoret për "ju", ndryshon gjithashtu  sipas gjinisë  të  folësit, megjithëse  sërish 

formaliteti  i situatës është  i rëndësishëm: vetëm meshkujt përdorin kimi anta ose omae, dhe 

vetëm  femrat 

Page 32: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

32  

anta. Këto kufizime kanë një shpjegim historik, por në ditët tona ato janë thjesht fakte arbitrare

 që fëmijët japonezë duhet t'i mësojnë.  

 

                    Nga ky këndvështrim, një dallim mjaft interesant është rregulla që  i  lejon femrat të 

mos përdorin fjalën da, "është/janë" në disa lloj fjalish. P.sh., kirei da yo, "është e bukur", është 

forma e vetme që përdoret nga meshkujt, ndërsa femrat normalisht thonë kirei yo, dhe do të 

gjykoheshin si "të vrazhda dhe mashkullore" po të përdornin tjetrën. Në mënyrë të ngjashme, 

mospërdorimi i fjalës për foljen "është/janë" përbën një karakteristikë për baby‐talk "të folurën 

e bebeve". Ka shumë gjasa që të shtyjnë të mendosh nëse kjo ka lindur si shembull për gratë që 

janë  trajtuar njësoj  si  fëmijët. Të gjitha këto dallime  (dhe  të  tjera)  janë  të  lidhura në mënyrë 

specifike  me  gjininë  e  folësit  dhe  duhet  të  shënohen  në  ndonjë mënyrë  në  gramatikën  e 

brendshme  të  çdo  folësi  japonez. Dallimi më  i  jashtëzakonshëm është ndoshta ai që gjendet 

midis  indianëve  nootka  të  ishullit  të  Vankuverit  (Sapir  1915).  Me  sa  duket,  gjuha  nootka 

disponon disa forma leksikore të veçanta për t'i përdorur kur flitet me njerëz ose për njerëz me 

shformime ose defekte të ndonjë lloji, pra "fëmijë, njerëz jashtëzakonisht të shëndoshë ose të 

rëndë, njerëz në moshë, jashtëzakonisht të shkurtër, njerëz me ndonjë defekt në sy, çalamanë, 

mëngjarashë ose meshkuj të bërë synet". Kur i drejtohesh një njeriu që është me strabizëm ose 

kur  flet  për  të  p.sh,  u  shtohet  një  prapashtesë  foljeve  dhe  ndryshohen  të  gjithë  tingujt 

fërshëllyes  [ës]  dhe  [ëI] në  tinguj  të  shurdhër  anësorë  (si  tingulli  i  galezes  që  shkruhet  "ll"). 

Është  konstatuar  se  forma më  të  zhvilluara  të një gjuhe  speciale  të grave është  vërejtur  tek 

indianët amerikan (Sapir 1915). Kështu p.sh. në disa tubime të fisit QAKO, burrat përdorin një 

gjuhë që është e pakuptueshme nga gratë. Në ishujt e Karibeve ekziston gjuhë tjetër për burrat 

dhe gjuhë e posaçme për gratë. (Adame 1879). Në Paraguai është shënuar rasti, kur misionari 

kishtar së pari mban meshën në gjuhën e burrave, pastaj në gjuhën e grave. Raste të tilla janë 

shënuar edhe në fise tjera, ku gratë kanë përdorur gjuhë tjetër nga burrat. Sipas Rachefortit kjo 

ka  ndodhur,  sepse  këta  fise  kanë  qenë  të  shfarosur  nga  fiset  e  tjera, dhe  këto  dallime  janë 

shënuar diku në shek.19‐të. Me shumë  interes dhe me një mbështetje të gjerë empirike  janë 

edhe vlerësimet e Lebovit, i cili përveç sa përmendëm më lart, në anketat e tij të vitit 1966, ka 

nxjerrë se "gratë janë më të ndjeshme se burrat ndaj formave gjuhësore të prestigjit" dhe se ato 

Page 33: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

33  

dëshmojnë kështu një përthyeshmëri më  të qartë ndaj ndryshimit  të stilit. Kështu, shohim se 

pohimet  e mëparshme  të  Fisherit  përkojnë me  ato  të mëpastajme  të  Lebovit  si  dhe me  të 

dhëna  të  tjera,  si p.sh.me  ato që dalin nga  kërkimet e  Shuy e  Fasold në qytetin e Detroidit. 

Përmendim,  gjithashtu,  sa  thotë  Zvegincevi  për  gjuhën  turke  të  Altait,  ku  "  përkonceptet  e 

përgjithshme  ekziston  një  leksik  femëror,  paralelisht  me  leksikun  mashkullor",  apo  atë  që 

shkruan D. Kantemiri, sipas të cilit "në shekullin XVIII në shqiptimin e grave moldaviane rrokjet 

bivi‐ndryshonin  në  ghi  (gji),  p.sh.  bine>ghine;  vie  >ghie;  rrokja  pi‐  në  chi  (ki),  p.sh.  piatra> 

chiatm; bashkëtingëllorja e parë m ndryshonte në ng, p.sh.mie> ngie".  (Cantemir 1973:367). 

Forma speciale në raportin burrë/grua vërehen edhe në të folmet e të dy dialekteve të shqipes. 

Nga botimet e derisotme (Ibrahimi 2006:13‐116) dhe (Shkurtaj 2009:364‐378), rezulton se gratë 

në disa raste flasin në mënyra të ndryshme nga burrat. Për këtë çështje, ndonjë ide paraprake si 

dhe togfjalëshin "të folët e grave" e kishte përdorur edhe studiuesi ynë i shquar (Çabej 1978:17‐

25).  Nga  albanologët  e  huaj,  gjithashtu,  është  rasti  të  përmendim  Maksimilian  Lambercin 

(Lambertz 1923‐1925:51), i cili arriti të na jepte fytyrën e të folmeve arbëreshe të Molizes, duke 

depërtuar edhe në "indin" e tyre social. Ai është i pari nga dialektologët që i qaset kundrimit të 

përzierjes së arbërishtes me italishten, dallon aty vijat e përgjithshme dhe "rrjedhat" e veçanta, 

siç është edhe gjuha e grave. Ja si shprehej ai:"'Gjuha e çdo  individi arbëresh përshkohet nga 

elementet  italiane sa më shumë të dale ai jashtë katundit të tij dhe të ketë të bëjë me italianët.  

Nga ky shkak edhe gjuha e grave është disa gradë më e pastër nga elementi  italian sesa ajo e 

burrave” (Lambertz M.:1923‐1925:). Një dukuri të ngjashme me atë që përmend Lamberci për 

arbëreshët e Molizes dhe është verifikuar edhe më gjerë edhe në të folmet e tjera në Kalabri e 

Sicili, shohim edhe në ngulimin shqiptar të Mandricës (Bullgari). Edhe aty, përballë meshkujve 

që  për  nevoja  të  punës  e  takimeve me  grekë,  bullgarë,  turq,  ishin  katërfish  poliglotë,  gratë 

pothuajse  nuk  i  njihnin  fare  gjuhët  e  tjera  dhe  ishin  të  ngujuara  kryesisht  në  një  situatë 

monolinge. Gratë shqiptare në Mandricë, ashtu si edhe gjetkë në diasporën historike arbëreshe 

e  shqiptare në botë, kanë  shfaqur kurdoherë një  shpirt  të  theksuar  ruajtës  të gjuhës amtare 

dhe të tipareve të tjera etnokulturore të mëmëdheut të lënë (Shkurtaj 2003:234).  

      Ky  dallim  është  i  pranishëm  edhe  në  të  folmen  e  Grupit  të  Gegërishtes  Qendrore  në 

Maqedoni, ku në disa fusha të kulturës së jetesës përdoren forma vetëm nga njëra gjini, ndërsa 

Page 34: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

34  

gjinia  e  kundërt,  edhe  pse  i  njeh,  prapë  nuk  i  përdor.  Ky  fenomen  paraqitet  në  raste  të 

ndryshme,  por  më  karakteristik  është  gjatë:  përshëndetjeve  dhe  urimeve,  përdorimit  të 

mallkimeve  popullore,  gjatë  përdorimit  të  betimeve  (kur duan  sa më  shpejt  ta  bindin  dikë), 

dallime ekzistojnë edhe gjatë ofendimeve të ndryshme si dhe gjatë përdorimit të leksemave të 

ndryshme  (Ibrahimi 2006:46). Gjatë gjithë historisë, gjithandej  ka  zotëruar një  jetë  shqiptare 

kryesisht tradicionale në katundet e malësitë e pashtruara ndaj Perandorisë Osmane; disi më të 

prekura nga  "qytetërimi osman kanë qenë qendrat urbane,  shumica edhe  të myslimanizuara 

ose gjysmë të tilla, si Shkodra, Korça, Vlora, Prizreni, Tetova, Gostivari, etj. Megjithatë, duhet të 

theksojmë se përshëndetjet shqiptare kanë mbetur gati të paprekura dhe pothuajse gjithandej 

të  përbashkëta.  Ato  pasqyrojnë,  kryesisht  një  bashkësi  shoqërore  shqiptare  e  të  lirë  që 

përputhej  gati  gjithmonë me bashkësinë  gjuhësore përkatëse,  jo  vetëm  shqipfolëse po edhe 

përgjithësisht  të  pandikuar  thellë  nga  diferencimi  shoqëror  e  pasuror, madje  as  nga  ndasia 

fetare që do të ndodhte në disa qytete e në jo pak katunde a krahina. (Shkurtaj 2001). Këtu do 

të shqyrtojmë një lloj tjetër dallimi midis meshkujve dhe femrave. A e përdorin ata (dy sekset) 

gjuhën në mënyra  të ndryshme? Më saktë, a kanë ata prioritete dhe qëllime  të ndryshme në 

bisedë? Më  saktësisht, duket që  ka disa  “stile  bashkëveprimi”  të  përgjithshme,  që  priren  të 

shoqërizohen në njërin seks ose në tjetrin, megjithëse, padyshim, mund të ketë përjashtime në 

nivel individual. Një dallim i tillë përfshin tipin e raportit të preferuar midis folësit dhe dëgjuesit. 

Burrat thuhet se parapëlqejnë modelin “një më shumë”, ku një folës i vetëm ka pjesën tjetër të 

grupit  si dëgjues, ndërsa gratë priren  ta ndajnë grupin e madh në grupe më  të vogla bisede. 

Gjatë këtyre llojeve të bisedave është më se e dukshme se në bisedat e burrave një flet dhe të 

tjerët dëgjojnë dhe natyrisht të moshuarit kanë më shumë përparësi në marrjen e fjalës, ndërsa 

te gratë bëhet një përzierje mes bisedave te tyre, ku ndodh që dy persona të flasin në të njëjtën 

kohë. Një  rrjedhim  i këtij dallimi që me  sa duket ka pasoja më  të mëdha për perspektivën e 

karrierës së grave dhe të burrave është që stili i burrave i përgatit ata më mirë për të folur në 

publik – të bëjnë pyetje pas një leksioni, të flasin në takime, të paraqesin raporte verbale etj. – 

ndërsa stili i grave është më ‘privat’, i përshtatshëm për të vendosur raporte. 

     Një dallim tjetër në sjellje është që femrat priren të bëjnë më shumë përpjekje se burrat në 

mbajtjen gjallë  të një bisede, duke krijuar një  feedback  (marrje‐dhënie) mbështetës  (p.sh. po 

Page 35: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

 

ma, mh

përgjith

bisedës

si: po p

rreth  të

dhe fam

Tiparet

As

na japin

gjendje

hm ose çash

hësi më llafa

s, por vazhd

o, çashto is

ë cilave  flas

milja, por pë

dalluese m

htu si duke

n një panora

s civile.

hto, kështo,

azane se gji

dimësi dhe g

shte pona, e

sin. Këtu nu

ër njerëzit e

es meshkujv

et edhe nga

amë të dalli

, en çashto

nia e kundë

gjallëri duke

etj. Burrat d

uk është  fja

e diskutuar. 

ve dhe femr

të dhënat e

imeve pava

35 

 ma, etj.) d

ërt, kjo bën

e i ndihmua

dhe gratë, m

ala për  tem

 

rave që ndik

e tabelës, da

arësisht mos

he duke py

që në bised

ar në këtë p

me sa duket

mat kryesore

kojnë në nd

allimet e pa

shës, seksit,

yetur. Dihet

dat e tyre të

pjesë futja e

t, ndryshojn

e  të diskutu

dryshimet gj

araqitura jan

besimit fet

t se gratë c

ë mos ketë 

e fjalëve m

në deri edhe

uara, siç ës

juhësore.

në të përgji

tar, nivelit k

ilësohen në

“vdekje” të

bështetëse,

e për gjërat

shtë  futboll

 

ithshme dhe

kulturor ose

ë 

ë 

e

e

Page 36: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

36  

  

 

 

     3.1. Përshëndetjet:  

Përshëndetja në përgjithësi është shprehja gjuhësore paraprake apo e zanafillës për çdo

ndërshkëmbim kulturor: ajo pasqyron një traditë të lashtë sa vetë njeriu, dmth. të drejtuarit me

fjalë dhe nisjen e një komunikimi të vërtetë midis dy individëve; ajo është pikënisje për

komunikimin dhe prandaj ka edhe një funksion të rëndësishëm gjuhësor (Arcuri 2000:135-162).

Studiuesit mendojnë se përshëndetjet e para ndërmjet njerëzve kanë qenë ato me gjeste

pastaj janë shoqëruar me fjalë dhe në rrjedhë të shekujve janë zhvilluar dhe pasuruar, janë

përtërirë e ndryshuar aq shumë saqë sot në çdo gjuhë përshëndetjet e urimet janë të panumërta.

(Merkuri 2010:25).

Me të drejtë thekson Gj.Shkurtaj në librin “Onomastikë dhe etnolinguistikë”*,

“Përshëndetja ka të bëjë me tregues të shumtë ndër të cilat ka rëndësi të madhe caktimi i

ndryshueshmërisë së statusit të tij, të atij që përshëndet ndaj të cilit drejtohet përshëndetja.1”

Për atë që hyn përshëndetja kthehej me fjalët si edhe në Veri: Mirë se vini!

Në një zonë të veçantë kjo ishte e standardizuar me fjalët e shkruara në portën e shtëpisë

dhe në oxhakun e odës.

Largimi nga ndodhia, situata bëhej me përshëndetjet e formuara nga një emër në rasën

kallëzore të shquar plus mbiemrin e mirë, ditën e mirë, drekën e mirë etj.

Në qoftë se në të folmet e arbëreshëve të Italisë ndeshim grupin foljor: rri plus ndajfoljen

mirë; rri mirë, rrini mirë në të folmet e Përmetit dhe në disa rrethina të tjera fqinjë ndeshim po

këtë grup folja rri plus një emër në rrasën kallëzore me parafjalë: rri me shëndet. Ky përdorim

haset krahas urimit: Mirë mbetsh! Mbeç me shëndet!

I përafërt me përshëndetjet në anët e Shqipërisë Veriore sidomos në Malësinë e Madhe, në

anët e Drenicës etj. të formuluara për Ditën e mirë, marrësi i jep përgjigje urimin: Mirë vafsh!

T’u dëgjoj të mirën! Të vesh shëndoshë e udhë e mbarë! Afrinë e gjejmë edhe në zonën e

                                                            

Page 37: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

37  

Tërpanit, Berat, të Vlorës, në të folmen e grave të Malësisë të Madhe, por me ndryshimin që

përdoret nga të gjithë banorët: Dita e bardhë!; duke zëvendësuar mbiemrin e mirë me të bardhë.

Në zonën e Përmetit është e kufizuar në një mjedis më të vogël përdorimi i kësaj përshëndetjeje

(Merkuri 2010:23-24).

Studiuesit mendojnë  se  përshëndetjet  e  para  ndërmjet  njerëzve  kanë  qenë  ato me  gjeste, 

pastaj  janë  shoqëruar me  fjalë  dhe  në  rrjedhë  të  shekujve  janë  zhvilluar  e  pasuruar,  janë 

përtërirë  e  ndryshuar  aq  shumë  sa  që  sot,  në  çdo  gjuhë,  përshëndetjet  dhe  urimet  janë  të 

panumërta dhe ndryshojnë  jo vetëm nga një bashkësi në tjetrën, po deri edhe nga një  individ 

në tjetrin, duke pasqyruar kështu,  jo vetëm anën mirëfilli gjuhësore (dialektore apo krahinore 

etj.), po edhe anën shoqërore, kulturore dhe etnografike të bashkësisë. Por trualli mbi të cilin 

lindin, zhvillohen dhe diferencohen nga një kulturë tek  tjetra, nga një bashkësi shoqërore  tek 

tjetra, është kurdoherë i përbashkët dhe buron nga domosdoshmëria për të nisur komunikimin 

me  të  tjerët..  (Ibrahimi  2006:51).  Edhe  në  gjuhën  shqipe,  ashtu  si  në  çdo  gjuhë  tjetër, 

përshëndetja  ka  pasur  e  vijon  të  ketë  rëndësinë  dhe  vlerat  e  veta, madje,  në  disa mjedise 

ruajtëse të skajeve të trojeve shqiptare, qoftë në Veri, qoftë në Jug, përshëndetjet janë shumë 

të  larmishme  dhe  të  lidhura  ngushtë me  veprimtaritë  bujqësore,  blegtorale,me  praktikat  e 

ndryshme  e  me  jetën  shpirtërore,porse  ato, mjerisht,  nuk  janë  përfillur  sa  duhet  si  lëndë 

etnolinguistike; pak janë mbledhur dhe as gjuhëtarët as etnologët pothuajse nuk kanë denjuar 

të merren me to. (Ibrahimi 2006:52). Në çdo vend të botës, pavarësisht nga veçoritë dhe tiparet 

e mëvetësishme , qysh nga lashtësia e deri në ditët tona, njeriu ka qenë i detyruar të ndërmarrë  

e  të vendosë lidhje me njerëzit e tjerë në  gjitë bashkësisë shoqërore ku ai ka bërë pjesë. (Ibrahi

mi 2012:189). 

Këto ndjenja mbështeten të shumtën e herës në besimin fetar, prej nga buronte edhe ndjenja e 

frikës  që  shpie  në  nënshtrim.  Le  të  përmendim,  ndër  të  tjera,  shprehjet  shqiptare:  "Zoti  na 

ruajtë!",  "Zot  na  ruaj!",  "Ruajna  o  Zot!",  "Fale  zot!',  "Leje  zot!"  etj.  Nga  trevat  shqiptare, 

ndonëse tashmë shumëçka është bjerrë e lënë në harresë, mund të përmendim se, deri vonë, 

në Malësi ka qenë zakon që nuset e reja, kur kalonte para tyre ndonjë nga burrat e katundit, 

duhej  të  ndalonin  dhe  të mermin  qëndrim  "gatitu",  duke  vënë  dorën  në  zemër,    ndërsa  ai 

kalonte dhe, sipas rastit, përshëndeste me zë, kurse nusja vetëm sa lëvizte buzët, pa e shqiptuar 

përgjigjen e përshëndetjes. Po ashtu, duhet theksuar zakoni  i malësorëve të Malësisë për t' u 

Page 38: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

38  

ngritur në këmbë kur duhet të përshëndesin një burrë që vjen. Edhe kur ai që vjen, për modesti, 

thotë: "Mos luani, burra, pse po luani!", përgjigjja është kurdoherë e gatshme: "Si jo, he burri i 

dheut, mos me luojt, paj luo sorra për so:rr e jo ma burri për bu:rr!"Përshëndetja dhe ngritja në 

këmbë për të nderuar burrin që vjen ka qenë shenjë mirësjelljeje e fisnikërie e malësorëve dhe 

jo ndonjë nënshtrim a servilizëm. Kjo i bëhej atij që vjen kur dihej se është një burrë i vërtetë, 

me  vlera  për  t'u  nderuar.  Gjithandej  nëpër  trevat  shqiptare,  dikur  edhe  në  qytete,  njerëzit 

përshëndesin në rrugë jo vetëm të njohurit, po edhe të panjohurit, të ardhur nga viset përreth 

apo  edhe  nga  larg.  Të  gjithëve,  nëse  ishin  meshkuj,  u  drejtohej  përshëndetja 

sipas kohës (mëngjes, drekë, mbrëmje, natë) shoqëruar me fjalën "burrë": "Natja e mir burra!", 

"Pramja / mramja e mir burra!", "A ini burra?", "A je burr?" etj. 

Grave dhe vajzave, përshëndetja e rastit u jepej duke shtuar fjalën "burrneshë" ose "fisnike": A 

je  burrneshë? A  je  fisnike? Në  shumë  vende  të  botës  është  gjithnjë  inferiori  që  përshëndet 

eprorin. Besoj se kështu ka qenë edhe në shumicën e mjediseve shqiptare, pavarësisht se nuk 

kemi asgjë të shkruar për këtë dukuri. Me siguri dihet se, në kohën e pushtimit osman, por edhe 

më pastaj si për inerci, në anët tona ka qenë shpesh e përdorur përshëndetja e tipit "temena", 

që do  të  thotë nderim me kokë e me  fjalën  turke "temena". Më vonë, në gjysmën e dytë  të 

shekullit XX kjo do të zëvendësohej me fjalën shqipe "tungjatjeta / tug‐jattjieta", shkurt edhe: 

njatjeta, tyetjeta, tjeta apo tung. Në Malësi të Madhe, gjatë viteve të para pas Çlirimit tyetjeta 

jepej kryesisht nga njerëzit me pushtet, qofshin edhe vendas e pa shumë shkollë, si tregues i të 

qenit  "zyrtar", kurse përgjigja ndaj  tyre  ishte më e gjatë, me perifraza që plotësojnë  idenë e 

nderimit a të respektit të thellë: "tyefjeta e e mira!", "t' u g‐jatt me ne:r!" etj.  

Kështu gjatë historisë disa shprehje të posaçme dhe disa fjalë specifike janë bërë karakteristike 

për disa klasë të posaçme shoqërore. Pra edhe politika, nga ana e vet, nuk ka ndenjur duarkryq 

në mjediset shqiptare. Mund të përmendim, ndër të tjera urimet: "T past Partia!", "Shëndeti  i 

Partisë!",  "Shëndeti  i  kooperativës!"  që  patën  nisur  të  përdoreshin  në  vitet  '50  ‐  '90  në 

komunikimet formale të masave me kuadrot e pushtetit vendor apo qendror.  

 

 

 

Page 39: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

39  

 

 

    3.2. Ndikimi i fesë në përshëndetjet shqiptare 

Sidoqoftë, në rrjedhë të moteve e shekujve, një farë ndikimi të fesë mund ta shohim edhe

në përshëndetjet shqiptare. Së pari, mund të përmendim ndikimin fetar dhe të përshëndetjes

karakteristike sipas feve (përkatësisht katolike, myslimane, ortodokse) në rastin e komunikimit të

besimtarëve me klerikët vendas: famullitarët dhe përgjithësisht klerikët katolikë, në zonën

katolike të Shqipërisë Veriore me qendër Shkodrën, përdornin përshëndetjen "Qoftë lëvdue Jezu

Krishti!" dhe, sipas rregullit, duhej të merrnin nga besimtarët përgjigjen "Gjithmonë e jetës". Nga

ana e tyre, klerikët e besimit mysliman, patën filluar të ushtronin gati rregullisht përshëndetjen

alla turka: "Selam alekum", në disa zona të Maqedonisë edhe “Selam alejkum”, përgjigja është

Alekum selam! Alejkum selam!". Të kësaj prejardhjeje janë edhe disa përshëndetje të tjera me

fjalë turke, si p.sh: hoshgjelden (ozhgelden –Prilep e Krushevë), hoshbulldun, qefagjelden,

bujrum (bojrum – Prilep e Krushevë) etj. që qenë shtrirë jo pak në vend të përshëndetjeve

shqiptare përkatëse: mirë se ju gjetëm, mirë se vjen, mir'ë se vini. Shpesh, në mjediset shqiptare

të besimit mysliman është përdorur edhe fjala turke selam "të fala, falmeshëndet": na u ban

selam, kam marr selam nga... , marshailah në vend të urimeve tradicionale shqip: "Ruaje Zot!,

Leje Zot! ", "Mos e prektë syni i keq!", etj. Karakteristike për shumë të folme shqiptare është se

këto përshëndetje alla turka përdoren vetëm nga burrat, ndërsa gratë i kanë ruajtur përshëndetjet

shqipe. Disa nga përshëndetjet alla turka, kanë depërtuar edhe në pjesën katolike, natyrisht edhe

duke iu shtruar një procesi ndryshimesh fonetike, si p.sh. në Malësi të Madhe: byrm (bujrum),

hoshgjiedën, qefagjiedën, hoshbudën, mashallah, rahrazolla.

Kemi vënë re se dendur ato përdoreshin edhe në mënyrë të dyzuar, duke dalë kështu si

përshëndetje me fjalë të burrimit prej dy gjuhëve, duke përsëritur të njëjtën gjë në dy gjuhë:

Mirsevjen e hozhgjiedën t' kjoft! Mirsevjen e byrm! Marshallah, mos e paat syni i keq! Lum

kjosh e rahrazolla! etj. Në anët e Kosovës përdoret dendur si përshëndetje ndërmjet burrave edhe

pasthirrma osmane merhaba! (Shkurtaj 2001:206). Në anën e Prilepit dhe Krushevës por edhe në

mbarë trevat tjera shqiptare të Maqedonisë i hasim edhe përshëndetjet të tipit selam alejkum dhe

meraba, që janë me prejardhje arabo-turke, janë karakteristike vetëm për burrat, dhe në asnjë rast

Page 40: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

40  

nuk përdoren nga gratë. Si tek burrat ashtu edhe tek gratë lloje të përshëndetjeve në Dibër ka

shumë. Një dibran asnjëherë s’kalon diku pa përshëndetur dhe kjo është një mënyrë e tregimit të

mirësjelljes dhe kujdesit.

          3.3. Përshëndetja e ndarjes (lamtumirës) 

Ndarja, për kohë të shkurtër apo për një periudhë të gjatë, ashtu si edhe lamtumira e

përhershme kanë qenë kurdoherë bashkudhëtare të jetës njerëzore, prandaj edhe në bashkësitë

shoqërore shqiptare ndarja është përjetuar e përcjellë me një ndjenjë të thellë pjesëmarrjeje gjë që

duket edhe nga begatia e laramania e formulave të përshëndetjes e të urimit në raste të tilla. Së

pari, na duket me interes të themi se, kudo në trevat shqiptare, pavarësisht nga dallimet fonetike

e ndonjë dallim strukturor, zotërojnë formula që përmbajnë fjalën mirë dhe foljen shoh në

mënyrën dëshirore:

(1) Mirupafshim! (Jug dhe standard), Mirupashim! (Veri), që mund të përkthehet me it. A

rivederci!, gjerm, Auf viedersehen!, angl. See You!, ndonëse nga pikëpamja e etnografisë së të

folurit, shqipja qëndron më vete, duke paraqitur një strukturë të vetën që ka në themel idenë e së

mirës.

(2)   U pashim me t’mir!(në Malësi  të Madhe përdorej  nga kryedasmori kur merrte nusen për 

krahu dhe ndahej nga familjaret e saj duke shqiptuar me zë të lartë e të gëzueshëm). 

(3) Të (ju) dëgjofsha të mirën! (Jug dhe standard), Ta (u) niesha t mirënf (Veri), Ta (u)

niesha zanin e mir! (Malësi e Madhe e gjetkë në Veri).

(4) Lamtumirë! (Veri e Jug). Dikur, si në Veri ashtu edhe në Jug, kjo përshëndetje ka pasur kryesisht 

kuptimin e përshëndetjes nga ai që largohet, ndërsa përgjigja nga pritësi ishte: (mirëvafsh!) Ose 

Tumirvosh e udha e mar'. (në Veri) dhe Udha e mbarë! (në Jug). Kohët e reja, lamtumirë ka marrë 

ngjyresën e një ndarjeje të përhershme me një njeri: I dhanë lamtumirën e fundit!  

(5) Mirardhsh(i)! (Dikur kryesisht në Shqipëri të Mesme, tani pothuajse standard), përdoret

në ndarjet në mbarim të ndonjë vizite a dreke ndërmjet miqsh e të afërmish që, zakonisht, shihen

e frekuentohen shpesh.

(6) Ditën e mirë! (Jug e standard), Ditn e mir! Veri)

Page 41: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

41  

(7) Natën e mirë! (Jug e standard), Natn e mir! Veri)

(8) Adio! (kryesisht në të folurit e një shtrese të caktuar, kryesisht italianofilë).

(9) Çao! (kryesisht në të folurit e të rinjve, si ndikim i çastit nga italishtja, mbase më fort

për një farë snobizmi modernist).

Përshëndetjet te gratë në Dibër: 

- Si shkoni?

- Si je?

- Mirse erdhtë!

- Ditën e mëjr!

- Natën e mëjr!

- Mirdita!

- Mirmbrama!

- Mirmëngjesi!

Përshëndetjet te burrat në Dibër:  

- Naqeta!

- Tunjaqeta!

- Si jeni?

- Ëmër gjali?

- Ëmër mëjk?

- Mirse erdhtë!

- Ditën e mëjr!

- Mirmengjesi!

- Mirdita!

- Mirmbrama!

- Kalofshi mejr!

 

Page 42: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

42  

         

  3.4. Njohja e mënyrës së urimeve në trevat shqiptare 

Urimi nuk është tjetër veçse një akt i të folurit që shpreh një qëndrim ndaj sjelljes dhe fatit

të të tjerëve. Urimi është shprehja e një dëshire me fjalë, që pritet të realizohet në një kohë të

ardhshme. (Coulmas 1981). Urimi mund të shprehet me shumë lloje formulash rituale që

ndryshojnë sipas ndjenjave dhe situatave (Shkurtaj 2001). Përshëndetja në përgjithësi është

shprehja gjuhësore paraprake apo e zanafillës për çdo ndërshkëmbim kulturor: ajo pasqyron një

traditë të lashtë sa vetë njeriu, d.m.th. të drejtuarit me fjalë dhe nisjen e një komunikimi të vërtetë

midis dy vetave; ajo është pikënisje për komunikimin dhe, prandaj, ka edhe një funksion të

rëndësishëm gjuhësor (Arcuri 2000:135-162).

Qysh nga mëngjesi kur ngrihet e deri në mbrëmje kur përmbyll veprimtarinë e shtrihet për të

fjetur, njeriu është i përfshirë në një qerthull sjelljesh (qëndrimesh) e shkëmbimesh ndërvetjake,

të cilat me kohë janë bërë pothuajse stereotipa e, madje, gati të vetvetishme, por që nisin të gjitha

me një përshëndetje.

            3.5. Urimet  

Urimi nuk është tjetër veçse një akt i të folurit që shpreh një qëndrim ndaj sjelljes dhe

fatit të të tjerëve. Urimi është shprehja e një dëshire me fjalë që pritet të realizohet në një kohë të

ardhshme. (Coulmas 1981). Urimi mund të shprehet me shumë lloje formulash rituale që

ndryshojnë sipas ndjenjave dhe situatave (Shkurtaj 2001). Urime - fjalë që i thuhen dikujt për t'i

shprehur një dëshirë të mirë për të ardhmen kryesisht për gëzimet që i bëjmë dikujt në një rast.

Nëpër të folmet e gjuhës shqipe ekziston një numër i madh i përdorimit te përshëndetjeve,

urimeve, mallkimeve dhe ofendimeve. Këto fjalë ndryshojnë nëpër rrethe dhe krahina. Në të

folmen urbane të Dibrës përdorimi i urimeve nga dy gjinitë e kundërta ndryshon po ashtu

ndryshon edhe nga mosha ku të rinjtë kanë filluar të përdorin fjalë më të reja të cilat nga

gjeneratat më të vjetra nuk janë përdorur pothuajse aspak. Një dallim i madh po ashtu vërehet

edhe tek intelektualët apo shtresa e shkolluar që është në numër të madh që mundohen të

reduktojnë ‘sasinë’ e fjalëve të përdorura. P.sh plakat kur kanë uruar për ndonjë lindje thonë:

Page 43: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

43  

‘Me jetë të gjatë u rëjttë me an e bab, i shkoftë jeta si vija ujtit”, fjalia reduktohet vetëm me “jetë

të gjatë”. Në raste të ndryshme ndryshojnë edhe urimet, psh:

    Urimet e grave kur lind fëmijë: 

 

- Me jetë të gjatë!

- U rëjttë me nan e me bab!

- Për nji gjalë çtëj (nëse lind vajzë)!

- Zoti e rëjttë me gjith të mëjrat!

- Ishalla me imër të gjatë!

- Si emrin si ja vëndot ashto u rëjttë!

      Urimet e burrave kur lind fëmijë: 

 

- Me jetë të gjatë

- U rëjttë me nan e bab

 

Urimet e grave për dasma: 

 

- Ngjefshi ta boni dhandër (kur djali bëhet synet)

- Ngjefshi për martëjm (syneti dhe fejesa)!

- U gëzofshin!

- U shtofshin!

- Për nji gjalë u ardhshim!

- Va thkefshim për të mëjr!

- U lumshin kambët!

- Ngjefshi në qerat!

 

Page 44: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

44  

 

Urimet e burrave për dasma: 

 

- Ngjefshi për dhandër (kur djali bëhet synet)

- U gëzofshin!

- U shtofshin!

 

Siç mund edhe të vërehet urimet e burrave dhe grave ndryshojnë paksa. Burrat në Dibër

gjithmonë janë shquar për mençurinë dhe matjen e fjalës, prandaj kjo gjë edhe vërehet si në

urime edhe shumëçka tjetër, vihet re edhe këtu se burrat nuk zgjaten në fjalë ashtu siç bëjnë gratë.

Urime të grave kur nisen në rrugë:  

- Rruga mbar!

- Shkofshi mëjr!

- Ardhshi mëjr!

- Odha pambok!

- Ërzi përpara!

- Zoti u çoftë mëjr e shëndosh!

 

Urimet e burrave  kur nisen në rrugë:  

- Rruga mbar!

- Me Zotin përpara!

- Shkofshi mejr!

- Kalofshi mëjr!

-

Page 45: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

45  

Urime të tjera:  

Gratë  

- Punofsh me allajka!

- Sherbetin ta pëjfsha!

- Rrofsh 1000 vjet!

-U mpjaksh!

-U rëjtsh sa malet!

-U bofsh pjak me mjekër!

-Çish preksh fjori tu boftë!

-Ajr bofsh!

Burrat

- Rrofsh!

 Urimet mund të shprehen me shumë lloje kombinimesh të fjalëve që autorë të tjerë i

emërtojnë me formula që ndryshojnë sipas situatave. Më poshtë po radhisim një pasqyrë të

shkurtër për krahasime:

Dhënës - Marrës

- Mirë se ardhët!

- Mirë se u gjeta! - Mirë se vini miq!

- Rri me shëndet! - Të vesh shëndoshë!

- Udhë të mbarë! - T’u dëgjoj të mirën!

- Mbeç me shëndet!

- Të shkoni mirë si vëllezër!

- Shkofshi mirë me shëndet e lumturi! (kur bëheshin vëllezër ose motra)

- Bukën e ëmbël!

- Me bukë të ëmbël!

Page 46: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

46  

- Shkofshi bukën e ëmbël!

- Shkofshi bukë të ëmbël tejembanë! (kur ndahej pasuria ose kur ndahej një

- U shtofshin e u burofshin! (djalë nga familja e madhe)

- Të vaftë mbarë zanati! Të hartë lehtë!

- Paç dorën e lehtë!

- Të marrtë rrugë të mbarë!

- Vaftë mbarë!

- U bëfsh për zili!

- Ta hash gëzuar!

- U shtofshin! (për bagëtinë)

- Behar gëzuar! (kur milej bagëtia e parë për atë vit)

- Pastë dorën e mbarë!

- U zëntë!

- U lumshin krahët! (Merkuri 2010:23-24).  

 

     3.6. Përdorimi i mallkimeve popullore  

Gjuha popullore veçohet për kuptimin e thënies që vijnë nga studimi i rrethanave në të cilat 

kryhet biseda, përdoren gjeste e mimika, veçohet ritmi i shpejtuar, fjalitë janë më të shkurta, 

folësit ndjehen më të afërt. Mallkimet popullore si shfryrje e mllefit dhe shkarkimit shpirtëror të 

thëna përmes fjalëve ‐ si forcë magjike, përdoren nga të gjitha shtresat popullore, duke filluar 

prej plakave dhe pleqve e deri te fëmijët. Mallkimet janë paraqitur si rezultat i mungesës së 

aftësisë së shpjegimit të ligjërive të shumë fenomeneve natyrore siç ishin krijesat irracionale, si 

shtriga, lugetër, kuçedra, etj. Kjo mosdije bëri që frika prej këtyre fenomeneve të shtohet. 

Njeriu ishte i bindur se këto krijesa irracionale kishin aftësi dhe forcë, madje të mbinatyrshme. 

Andaj njeriu i druante, dhe në analogji me këtë, ai nisi t’i druajë edhe mallkimet. Kështu 

Page 47: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

47  

mallkimet u bënë armë e më të dobëtit dhe të pambrojturit për t’iu kundërvu më të fuqishmit. 

(Ibrahimi 2006:76). Ndër mallkimet më të shpeshta janë ato me të cilat mallkohet individi. Me 

rëndësi është se edhe në përdorimin e mallkimeve paraqiten veçori dalluese sipas gjinisë, 

gjegjësisht gruaja përdor tjera mallkime në krahasim me burrin, edhe pse këto mallkime i njohin 

të dy gjinitë, por nuk është i vogël numri i atyre mallkimeve që përdoren nga të dy gjinitë. 

(Ibrahimi 2006:76). 

 

 

 

      3.7. Mallkimet  

Pjesë e gjuhës popullore janë dhe mallkimet, që bëjnë pjesë në njësitë frazeologjike.

Mallkimet janë pasqyrim i gjendjes emocionale të folësve, flasim për gjendje të rënduar, kur

njeriu ndihet i pafuqishëm, por që beson fuqishëm se fjalët e tij do të kthehen në veprime.

Dëshira që këto fjalë të kthehen në fatkeqësi për të mallkuarin rezulton në përdorimin e

vazhdueshëm të mënyrës dëshirore dhe nga shqiptimi i tingujve me intensitet jo të zakonshëm.

(Dodi 2004:193). Ndryshimet e lartësisë së tonit zakonisht paraqiten grafikisht me anë të

lakoreve të intonacionit. Mallkimet janë forma të reagimit njerëzor ndaj të keqes, nuk janë vetëm

mosaprovim, por kundërshtim e revoltë ndaj të keqes, prapësisë, poshtërsisë apo veprimeve të

padrejta. Mallkimi është i brumosur me mllefin dhe lutjen, nëpërmjet së cilës folësi shpreh

dëshirën. Gjithmonë ai që mallkon e ndjen pamundësinë për të vepruar, për ta kthyer të keqen, që

ai e ka përjetuar. Siç ndodh rëndom gratë janë të prirura të mallkojnë më shumë ndërkohë që

burrat fshehin më shumë urrejtjen duke mos e shfaqur. Lista e mallkimeve te gratë është shumë e

gjatë krahasuar me atë të burrave.

  

 

Page 48: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

48  

 Mallkimet te gratë:  

Ajr mos bofsh!

Belanë e xhetsh!

Copa u bofsh!

Copat mos te mbetçin!

Damblla të raftë!

Emni tu aroftë! Kaur u bofsh! 

Më ngjefsh njer nesër!Më të mbiftë fara! 

Mës ngjefsh njer nesër! 

Mës ngjefsh të vish prap!  

Mës ngjefsh ti martujsh collët! 

Mos e mbrëifsh sabain!  

Mos ja pafsh ajrin!

Njona tu boftë!

Pjaç!

Pjaç në fëjt!

Qor mbetç!

Rufeja të zantë!

Sakat mbetç!

Ta bofsha vorin!

Të faroftë zoti!

Të gjegtë xhenemi!

Të gjektë pjumbi!

Të mçëjftë kolara!

Të raftë çimza!

Të raftë paraliz!

Të raftë pëjka!

Të vraftë zoti!

Page 49: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

49  

Ti zbardhsha sëjt!

Topanxhë u bofsh!

Tu boftë gropa!

Tu shkretë boja!

Tu theftë krëja!

Vdeksh!

Vdeksh ishalla,

Xhama të gjegtë!

Xhama të raftë!

Xhenaze të çitsha!

Mallkimet te burrat:  

Ajr mos bofsh!

Damblla të raftë!

E xhetsh pi zotin!

Eseri mës të mbetë!

Kolara të raftë!

Kor mës ardhsh!

Mortja të mçëjftë!

Mos e mbrëjfsh sabain!

Mos ngjefsh të martoesh!

Shkofsh e mës ardhsh!

Të lafshin me ujë xhenazesh!

Toni më të qoftë!

Toni mos të mbetë!

Xhetsh belanë!

Këto janë mallkimet që janë më të përdorura nga gjeneratat më të vjetra, ndërsa rinia i

ka zëvendësuar këto fjalë me ofendime, sharje dhe zhargone si dhe fjalë të krijuara nga vetë

grupet shoqërore.

Page 50: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

50  

       3.8. Ofendimet 

 

Ofendimet po ashtu ndryshojnë në rrethin e Dibrës pasi burrat ofendojnë në një mënyrë

më të rëndë ndërsa gratë ofendojnë duke krahasuar.

 

Ofendimet te gratë:  

Budallic!

Çapë!

Çumë!

Dërlavojcë!

Dhelpën!

E shashtëjsme!

Egërsëjnë!

Eseri më të mbettë!

Korvë, e beçme!

Lopë!

Macë!

Magarëjc!

Majmonkë!

Pelë!

Piskë!

Piskë!

Qefere!

Qore!

Rugaçkë!

Sëj pa lame!

Seljaçkë!

Shkinë!

Page 51: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

51  

Shtrembaçkë!

Shudrë!

Stropë!

Tënja të raftë!

Torollackë!

Xharpën!

Xherime!

Xhipkë!

Zaspijenëjcë!

Zhirafë!

Ofendimet te burrat:   

Budall!

Çen!

Derr!

Drogirash!

Edepsëz!

Façepalam!

Femën!

I pa gdhendum!

I prapambetum!

Idiot!

Kalë

Kopil!

Krëjmadh!

Lap gjatë!

Lugat,

Magar!

Majmon!

Manjak!

Page 52: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

52  

Matrapa!

Mistrec!

Namqor!

On të kom bo njeri!

Peder!

Pijanicë!

Pis!

Politikan!

Qor!

Rugaç!

Seljak!

Terbiesëz!

Torollak!

Totkun!

Veshmadh!

            3.9. Betimet  

Premtim solemn për të qëndruar besnik, për të kryer deri në fund një detyrë ose për të

vepruar në përputhje me ligjin; fjalët që përmban ky premtim. Betim ushtarak (luftarak).

Formula e betimit. Bëj (mbaj) betimin. Harroi (shkeli) betimin. Kur dibrani të jep besën dije se

ajo punë ka marrë fund, kështu është konceptuar kur një dibran është betuar.

 

 

 

 

 

 

Page 53: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

53  

 

Betimet te gratë: 

- Për di sëjt

- U qerofsha në të rej

- Për krëj tand

- Vallaj

- Zoti më vraftë

- Për krëj të collëve

- Më vraftë buka

Betimet te burrat:  

- Pëër bes

- Vallaj

- Për Zotin

- Për nder  

- Më vdekshin collët

 

     3.10. Përdorimi i ngushëllimeve në raportin burrë / grua 

 

Gjatë vdekjes së ndonjë personi ndjehet dhimbje e thellë dhe ndodh të qahet edhe të

vajtohet. Por ka dallime këtu te gratë edhe te burrat. E gjithë ceremonia e vdekjes është e pleksur

edhe me një varg shartesh e dokesh, në të cilat ka pasur edhe praktikime të një të foluri

karakteristik grarisht që nuk ushtrohej nga burrat. Gratë përveç se qajnë ata edhe të ejkasin, pasi

nuk është zakon që të kukasin që të thërrasin “kuku”. Nga ana tjetër meshkujt qoftë edhe shumë

të rinj, nuk është zakon i tyre që të qajnë me lot, as me psherëtima a pasthirrma me zë si gratë;

ata bëjnë muhabet burrash, flasin rrallë, vetëm kur i pyet kush për ndonjë gjë, u kthejnë

përgjigjen e duhur sipas zakonit atyre që vijnë për “kryeshnosh”. Burrat sipas zakoneve të

moçme të maleve shqiptare, në raste mortesh, qoftë edhe kur bjerrin njerëzit më të shtrenjtë, nuk

Page 54: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

54  

duhet të qajnë e të vajtojnë, por të durojnë e ta mposhtin hidhërimin. Sipas krahinave, në Veri

"bajnë gjd:m" apo "thërrasin vaj", kurse gratë "vajtojnë" duke psherëtirë më pasthirrmën "Ejhe-

ej", e cila në Malësi të Madhe përsëritet si një refren mortor pas çdo vargu a strofe të burrave që

thërrasin vaj. Krejt ceremonia e vdekjes është e pleksur edhe më një varg shartesh e dokesh, në të

cilat ka pasur edhe praktikime të një të foluri karakteristik grarisht, që nuk ushtrohej nga burrat.

Gratë kanë të drejtë të qajnë e të ejkasin (folja është: me ejkatë, ejkas. eikata, ejkatun), por nuk

lejohet të "kukasin", pra nuk është zakon që të thërrasin "kuku". Folklori shqiptar është mjaft i

pasur me vajtime të mbledhura në vende e kohë të ndryshme dhe me të drejtë, krahas këngëve të

kreshnikëve dhe epikës legjendare në përgjithësi, ato përbëjnë "visare të kombit" shqiptar; ato

meritojnë të shqyrtohen e të analizohen enkas edhe nga pikëpamja e kulturës së gjuhës dhe

sidomos nga fiksimi në to i shumë elementeve të etnografisë së të folurit. Një nga perlat e

veprimtarisë grarishte të Malësisë së Madhe mbetet "Ajkuna qan Omerin" dhe, në kohë më të

reja, "Vajtimi i gruas nga Gruda", që fillon me vargun e famshëm "Kur t kenë mirë me ndjellun

zi” Studiuesit e kanë vlerësuar atë si një krijim ku ndeshim "një përrua të papërmbajtshëm

metaforash, krahasimesh, epitetesh, idiomash" (Ibrahimi 2006:85-86).

Dallime gjuhësore me veçori të ndryshme kuptimore në raportin grua/burrë vërehen edhe në të

folmen shqipe të Dibrës, ku gjatë rasteve të vdekjes, anëtarëve të një familje u shprehen

ngushëllime.

3.11. Ngushëllimet  

Kur ndodh një rast vdekje në rrethin e Dibrës dyndet i gjithë qyteti për të shkuar për

ngushëllime te familja që ka humbur ndonjë person. Në ceremoninë e vdekjes në Dibër vizita

nuk zgjat më shumë se minuta si tek burrat ashtu edhe te gratë përveç rrethit më të ngushtë. Në

këto raste edhe fjalët janë të pakta. Mënyra e shprehjes së ngushëllimit te gratë dallohet dukshëm

nga ata te burrat, dhe është e shumëllojshme. Kështu gjatë ndonjë rasti vdekjeje, një grua mund

t’i drejtohet gruas tjetër me këto forma: 

  

Page 55: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

55  

Ngushëllimet te gratë:  

I paçi collet!  

Krëj shëndosh!  

Lantë rëskun mbrapa! 

Më erdh keç!  

Mës bofshi ma për të keç! 

Mës u mërzit!  

Qoftë i/e Xhenetit! 

Qoftë me rend! 

U lantë jetë juve! 

U lashtë jet juve! 

U takofshim në Xhenet!  

Zoti e shpërbleftë me Xhenet! 

Zoti i mer njerzit e mëjr! 

Zoti u dhashtë sabër! 

Zoti më na sprovoftë në collët!  

Ngushëllimet te burrat  

Krëj shëndosh kujt i takon!

Për gëzime mbas sodi!

Për të mëjra mbas sodi!

Prëjtshi për dasma!

U pjekshim për të mëjr!

Edhe pse ekzistojnë me qindra fjalë të tilla si ofendime, përshëndetje, urime e

mallkime në këtë punim kemi përmbledhur vetëm disa më interesante. Gratë janë më

konservative se burrat në aspektin e gjuhës edhe burrat nuk ngelen anash por ata janë më të

ashpër në përdorimin e sharjeve qoftë edhe në prani të grave. Por nga një studim sociolinguistik

është paraparë se gratë i përshtaten më mirë normës së gjuhës standarde. Duke u bazuar në të

folurën urbane të Dibrës nuk hasen dallime të shumta mes personave të thjeshtë dhe atyre

Page 56: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

56  

intelektualë. Thjesht këto të fundit mund të jenë pak më të kufizuar në shprehje. Rinia apo

nxënësit e shkollave të mesme janë ato që e bëjnë dallimin dhe risinë. Ato mes vete gjatë kohës

së pushimeve midis orëve krijojnë biseda dhe zhargone që i kuptojnë vetë ato dhe që për dikë më

të moshuar mund të jenë thuajse fare të pakuptimta.  

Kërcënimet 

Dallime gjatë kërcënimeve: Si forma mjaft karakteristike që paraqiten midis gruas dhe

burrit janë edhe kërcënimet:

Burrat:

Të ta thej krëjën!

Mbëshile gojën!

Të ti këpos kambët!

Të ti shkul fjokët!

Të ta buj vorin!

Tët vras!

Tët mbëjs!

Tët bi me shëpollë!

Gratë

O ta bofsha vorin!

Or majmon Zotin ta kom lan!

Idiot të vi atëj të ta thej krëjën!

Tët la! (nëse janë të martuar i kërcënohet se do ta lë)

Të ndaemi!

Të ta buj vorin!

Ti dëftuj babit!

 

Page 57: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

57  

                                      KAPITULLI  I KATËRT  

                                     4. FRAZEOLOGJIZMAT   

Mjaft me rëndësi, jo vetëm për të folmen e urbane të Dibrës, por edhe për të folmet

tjera të shqipes, paraqesin edhe njësitë frazeologjike që lidhen me komponentë që kanë të bëjnë

me ndonjë emërtim të farefisit. Ne mund të përgjithësojmë në një përkufizim se ç’është njësia

frazeologjike dhe të përcaktojmë ç’vend zë ajo ndërmjet njësive themelore të gjuhës?

Njësia frazeologjike është njësi gjuhësore me kuptim të mëvetësishëm, e përbërë nga dy ose më

shumë fjalë shënjuese, me gjymtyrë e ndërtim të qëndrueshëm, e formuar historikisht e për një

kohë të gjatë, që ka vlerën e një fjale të vetme, riprodhohet në ligjërim si e gatshme dhe

funksionon në gjuhë si njësi e pandashme. Gjithë togfjalëshat e këtij lloji në gjuhën tonë përbëjnë

frazeologjinë shqipe. Nga përcaktimi i konceptit për njësinë frazeologjike varet edhe njohja e

vëllimit dhe e kufijve të frazeologjisë gjuhësore në tërësi, ç’përfshin e studion kjo? Po t’i

përmbahemi kuptimit tradicional për togfjalëshin, si njësi që përbëhet të paktën nga dy fjalë

shënjuese, atëherë nuk do të përfshihen në frazeologjinë gjuhësore të mirëfilltë fjalët e veçanta

me kuptim të figurshëm, qoftë edhe kur shoqërohen nga një parafjalë, si: nën dorë, nën rrogoz,

nën lëkurë, nën hundë, pa zemër etj. Formimi i frazeologjisë shqipe si fushë studimi lidhet me

dy-tridhjetëvjeçarët e fundit të shek. XX. Vëmendja e kërkuesve më parë ishte drejtuar sidomos

në mbledhjen e shprehjeve “të rralla e të bukura” nga goja e popullit. Me punën e kujdesin e

gjuhëtarëve e të dashamirësve të gjuhës shqipe u arrit të grumbullohej një lëndë e mirë dhe nga

fusha e frazeologjisë, e cila u botua nëpër revista e u fut nëpër fjalorë. Që më 1955, me

themelimin e kartotekës së leksikut të shqipes, mbledhjes së frazeologjisë popullore iu kushtua

po ai kujdes si edhe mbledhjes së fjalëve të rralla. Kjo punë u organizua nga sektorë të posaçëm.

Frazeologjia e gjuhës sonë ka zënë vend tashmë si një nga objektet kryesore të studimeve

leksikologjike dhe po vështrohet nga të gjitha anët dhe me metodat bashkëkohore. Gjithë

frazeologjia shqipe, e përgjithshme e dialektore, e gjuhës së shkruar e të folur, është vlerësuar si

thesar i çmueshëm i krijuar brez pas brezi nga populli, si një fond i pa shtershëm për pasurimin e

gjuhës letrare shqipe me njësi kuptimore dhe me mjete shprehëse. Tani mund të themi se një

pjesë e mirë e frazeologjisë shqipe është mbledhur dhe i është nënshtruar botimit e studimit të

Page 58: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

58  

gjerë. “Fjalori frazeologjik i gjuhës shqipe” (1999), me rreth 11000 njësi, dëshmon pasurinë e

madhe e vlerat e shumanshme të frazeologjisë shqipe. (Thomai 1999).

Njësitë frazeologjike ose frazeologjizmat, janë shprehje, ku funksionin e një fjale, e

kryejnë dy a më shumë fjalë, që përdoren si shprehje gjuhësore të ngarkuara. Këto, nga fjalët e

veçanta, jo vetëm që dallohen për nga numri i fjalëve, por edhe për arsye se kanë fuqi më të

madhe shprehëse dhe emocionale. Frazeologjizmat pra, në përgjithësi, janë të barasvlershme me

fjalët e vetme. P.sh, themi: Ish bërë pilin! (Ish hidhëruar shumë). Ish bërë tym! (Po ashtu ish

hidhëruar shumë). Tipar karakteristik i frazeologjizmave është se ata kane kuptim figurativ.

P.sh.: E Shtëjni bishtin ndër shalë (Iku i/e turpëruar). Njësitë frazeologjike në fjali, kryejnë

funksionin e një gjymtyre të vetme dhe nuk zbërthehen në pjesët përbërëse. Në pjesën më të

madhe, elementet përbërëse e humbin pavarësinë kuptimore, kështu që në frazeologjizmat

kuptimi tërësor nuk del nga mbledhja e kuptimeve të fjalëve, por nga shkrirja e kuptimeve të tyre,

ose kanë marrë kuptim të figurshëm që është bërë për një kohë të gjatë. P.sh: I ishte bo çafa pe

(ish dobësuar shumë). Siç shihet, frazeologjizmat jo vetëm që janë pjesë përbërëse e leksikut, por

këto janë thesar shumë i çmueshëm dhe janë mjete të rëndësishme stilistike. Kur përdoren me

vend, shprehjet bëhen më të fuqishme e gjuha më e zhdërvjelltë e më tërheqëse. Përdorimi në

masë të madhe i frazeologjizmave në Dibër ka bërë që ata që shquhen që në lashtësi ku një odë

ku ka pasur burra një i ri është dashur të marrë me vete metër, kandar dhe thikë me dy presa.

Metër që të masë vendin ku ulet, kandar ta masë fjalën dhe thikë me dy presa që të mbrohet se

s’di nga do i vijë sulmi. Në një odë dibrane mund të ulesh edhe mund të qeshësh me një thumb

që thuhet aty pa e kuptuar se ai thumb të është drejtuar ty.

Page 59: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

59  

Disa nga frazeologjizmat më të përdorura në Dibër:

- Dashi nuk majet ditën e Bajramit!

Shpjegim: Nuk kryhet puna momentin e fundit.

- Ka 7 kual mend!

Shpjegim: (Është shumë i mençur).

- Qenka bo lodër!

Shpjegim: Është dehur

- Osht bo tarapanë!

Shpjegim: Nuk kuptohet ç’po bëhet.

- Nuk mbuloet dilli me shoshë!

Shpjegim: Nuk fshihet dot diçka e madhe që ka ndodhur.

- Osht bo si Hani Musës!

Shpjegim: Kur shkojnë shumë mysafirë diku dhe nuk mirret vesh.

- Kor sosht maca, mëjtë jekin valle!

Shpjegim: Psh: Kur mungon profesori, nxënësit kënaqen.

- Derdhet tëlini në pet të vet!

Shpjegim: Kur dikujt në familje i humbet diçka dhe shkon te një familjar tjetër.

- I bon rosh e komblla!

Shpjegim: Harxhon pa nevojë.

Page 60: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

60  

- Dhelpna si sën e mbrëje roshin thot osht i tharët!

Shpjegim: Kur s’mund të arrish diçka në jetë dhe e refuzon ose e shan.

- S’bije rufeja në koprëjva

Shpjegim: Nuk i ndodh gjë e keqe dikujt që është shpirtlig

- Shtrëj kambët sa e ke jorganin

Shpjegim: Bëji gjërat me sa ke mundësi.

- Bonte si miza në dhallt ose Bonte si zorra në prosh!

Shpjegim: Kur revoltohet dikush.

- Mës kërce si xhel!

Shpjegim: Mos reago pa menduar.

- Bonte si dhëja me nji brinjë!

Shpjegim: Kur dikush është kokëfortë pa arsye.

- Me ja këpot krëjën i del qetër!

Shpjegim: Kur ndonjë fëmijë është shumë i lazdruar, i prapë.

- Mal pa derra s’ka!

Shpjegim: Në çdo gjë ka diçka që s’shkon.

- Sën ja drejtujsh dashit brinjët!

Shpjegim: S’mund të shtyhesh me dikë që s’bindet.

- Pi morrin dush të çesish vjam!

Shpjegim: Kur mundohesh nga diçka që s’vlen të nxjerrësh shumë.

Page 61: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

61  

- Ipi çeni në sexhade!

Shpjegim: Kur dikujt i hyn vetja në qejf.

- Si e ama Zeqos në maj të thanes!

Shpjegim: Kur dikush flet vend e pa vend.

- Nanë mës u boftë as derri në mal!

Shpjegim: Kur fëmija e bën nënën të vuajë.

- Ka xhet tenxherja kapakun!

Shpjegim: Kur janë njësoj të dy, njëri më keq se tjetri.

Në përgjithësi fjalori i gjuhës shqipe është i mbushur plot me frazeologjizma. Siç

vihet re edhe e folmja urbane e Dibrës është mjaft e pasur me fjali të tilla. Në një bisedë; të

thjeshtë mes dy miqsh në Dibër mund të përdoren frazeologjizma të shumta pa qenë nevoja të

theksohet se po përdoren fjali të tilla. Ka njerëz të tillë që nga një bisedë krijojnë frazeologjizma

të reja duke mos qenë të vetëdijshëm se kështu pasurojnë fjalorin e qytetit dhe gjuhën.

Page 62: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

62  

                                       KAPITULLI I PESTË 

                  5. GJUHA E TË RINJVE – ZHARGONET  

             5.1. Gjuha e të rinjve, zhargonet e përdorura dhe fjalët e huazuara 

             Në  sociolinguistikën  evropiane  e më  gjerë  janë  realizuar  një  sërë  studimesh  kushtuar 

zhargoneve të studentëve, ku mund  të përmenden: studimet e Teresa e William Labov Social 

and  language  boundaries  among  adolesencts, 1992,  H.  T.  Webster,  J.  Some  notes  on  old 

underground  slang,  College  english,  1943,  Louis  Kuethe  Unconventional  english,  American 

Speech  Journal, 1937,  Jonathan  Lighter  Is  slang  a Ëord  for  linguists, 1978 Harold W. Bentley 

Slang today and yesterday: Dictionary of american slang; Slang, phrase and  idiom  in colloquial 

english  and  their  use,  1935. Ndërsa  në  sociolinguistikën  shqiptare  janë  të  pakta  punimet  e 

gjuhëtarëve tanë në këtë drejtim, megjithatë, mund të përmendim kontributin e vyer të prof. 

Gjovalin Shkurtaj, në gjurmët e zhargonit studentor, Tiranë, 2004. Sot, të rinjtë përdorin terma 

dhe tema të thjeshta nëpërmjet të cilave realizojnë të plotë shprehjen emocionale e subjektive, 

spontane  e  joformale.  Sa  më  shumë  të  mbështeten  tek  faktorët  jashtëgjuhësorë,  mimika, 

intonacioni, etj, aq më  shumë mbizotëron natyra bisedore në  ligjërim. Gjuha e  të  rinjve  ‐ Të 

rinjtë mendojnë se do ta zbukurojnë fjalinë duke dërguar disa figura në vend të fjalëve. Shpesh, 

në komunikimin virtual përdoret “vër8”, duke zëvendësuar fjalën shqipe “vërtetë” apo fjalët e 

huaja  “Hi”,  “Bye”,  “Ciao”  e  të  tjera.  Janë  pikërisht  këto  fjalë  dhe  shumë  të  tjera  që  kanë 

ndërhyrë në komunikimin shqip duke krijuar një kod më vete, i cili ndryshon midis brezave, po 

ashtu edhe midis grupeve të veçanta brenda të njëjtit brez. Të rinjtë shqiptarë gjenden në këtë 

mijëvjeçar  të  ri  përballë  procesit  të  globalizimit  dhe  një  shtysë  komunikimi  të  panjohur më 

parë,  për  shkak  të  shpejtësisë  së  shpërndarjes  së  informacionit  dhe  përparimit  teknologjik. 

Kërkesa  për  ndërlidhje  komunikuese  bashkon  në  një  rrjet  telematik  dhe  informatik miliona 

njerëz në të gjithë planetin dhe pjesa më e madhe e informacioneve që transmetohen përmes 

këtij  rrjeti  është në  gjuhën  angleze. Ky  fakt nënkupton  lidhje  kulturore, politike dhe  sociale. 

Globalizimi në të vërtetë është një term  i ngarkuar me domethënie, mbi të gjitha ekonomike, 

por edhe sociale, teknologjike, politike, gjuhësore e kulturore dhe ka ndikuar si në formimin e 

Page 63: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

63  

linjave  të  mendimit  që  e  mbështesin,  ashtu  edhe  të  atyre  që  e  kundërshtojnë  atë.  Nga 

këndvështrimi kulturor,  globalizimi  shfaqet  sidomos  nëpërmjet  shpërndarjes  së  informacionit 

dhe mjeteve  të komunikimit  (Interneti mbi  të gjitha) dhe gjithnjë e më shumë nëpërmjet një 

raporti me kulturat e tjera. E‐mail‐i, chat‐i dhe lloje të tjera botësh virtuale, edhe pse përdorin 

gjuhën e  shkruar për  të  komunikuar,  shfaqin mjaft  veçori  të gjuhës  së  folur.  (Syla 2015). Në 

shkencën e gjuhës ekzistojnë nivele të shumta që ende nuk  janë të hulumtuara. Një prej tyre 

janë edhe zhargonet me çka linguistika nuk është hermetike, por më e hapur, më komunikuese 

dhe  më  e  gjallë.  Pikërisht  kjo  bën  që  ajo  as  të  mos  vjetërsohet  dhe  as  të  mos  bëhet  e 

papërdorshme. Gjuhët  lindin edhe mund  të vdesin, por këto kanë  të bëjnë me shoqërinë. Sa 

kohë që kjo e fundit është e gjallë, ka veprimtari shoqërore, politike dhe veprimtari në të gjitha 

fushat e  tjera  të  jetës, ajo zhvillohet dhe shkon duke  iu përgjigjur kërkesave  të shoqërisë. Në 

sociolinguistikën  e  sotme,  përgjithësisht  në  gjuhësi  dihet  se  domosdoshmëria  për  zhvillim 

gjuhësor lind mbi bazën e domosdoshmërisë shoqërore.  

 

Pra, nëse shoqërisë i del kjo nevojë ajo duhet ta plotësojë atë me mjetet që ka ose duke krijuar 

mjete  të  tjera  dhe  gjuha  pikërisht  kështu  vepron,  zhvillohet  për  t'iu  përgjigjur  nevojave  të 

shoqërisë, por gjithashtu gjuha është e larmishme dhe në hapësira të ndryshme për motive të 

ndryshme  sipas një  çelësi që quhet  sot  çelësi  i  sociolinguistikës  i  Joshua Fishmanit. Që do  të 

thotë gjuha është e  larmishme sipas këtyre pyetjeve: Kush  flet? Me kë  flet? Ku flet? Kur? Për 

çfarë?  Dhe  në  cilin  varietet  gjuhësor?  Duke  u  mbështetur  në  analizat  dhe  rezultatet  e 

deritanishme të fituara nga hulumtimet e shumta linguistike dhe sociolinguistike për zhargonet, 

sot  para  nesh  shfaqen,  kryesisht  dy  çështje:    së  pari  vetë  termi  zhargon  nxit  paqartësi  dhe 

hamendje  të  shumta  si  tek  laikët  ashtu  edhe  në  qarqet  shkencore,  dhe  ‐  së  dyti,  të 

përqendrojmë  vëmendjen  në  rolin  eventual  që  mund  të  luajnë  zhargonet  në  proceset  e 

ndryshimeve gjuhësore. Por sa herë që flitet për zhargonet, tek gazetarët por edhe tek të gjithë 

tjerët  pa  përjashtim,  ekziston  një  paqartësi  dhe  huti.  Shpesh  herë  shtrohet  pyetja  vallë 

zhargonet e pasurojnë apo e shëmtojnë gjuhën – ndonjëherë na duket se bëjnë të dyja. Vallë 

kjo është e mundshme dhe ku është e vërteta? Në këto pyetje ne nuk duhet të çuditemi, sepse 

dyshimet e këtilla janë të pranishme edhe tek diskursi profesional. Kjo nga fakti se tek të rinjtë 

Page 64: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

64  

zhargonet gëzojnë një popullaritet të madh, kurse tek gjuhëtarët kjo has në kundërshtim, sepse 

ata mendojnë se s’ka përgjigje definitive. (Ibrahimi, Bexheti 2008:155). Gjuhë standarde (apo di

alekt standard, dialekt i standardizuar) quhet një varietet i veçantë linguistik i një gjuhe, i cili ka 

prestigj të lartë brenda një komuniteti gjuhësor.  

Edhe pse shpesh bazohet në të folurën e një zone të caktuar gjeografike, si p.sh të kryeqytetit 

apo të qendrës kulturore, standardi i kapërcen kufijtë linguistikë dhe bëhet mjet gjithpërfshirës 

i komunikimit. Gjuha standarde është modeli i përdorimit të një gjuhe. Ajo mishëron zbatimin e 

përpiktë të tërësisë së normave e rregullave fonetike, leksikore, gramatikore të gjuhës shqipe q

ë janë të detyrueshme për çdo folës zyrtar të saj. Në të shumtën e rasteve standardi institucion

aliz‐ohet,  shpesh  duke  i  dhëne  status  ligjor  dhe mandej  përdoret  si  normë  në masë media, 

arsim,  edukim  dhe  në  institucionet  tjera  publike.  Paralelisht  me  gjuhën  letrare  në  çdo 

kohë ekziston  edhe  zhargoni  i  cili  paraqet  përmbledhje  fjalësh,  fraza,  franema,  konstrukte 

sintaksore dhe sintagma me të cilin njerëzit merren vesh në jetën e përditshme. Në përgjithësi 

zhargon quajmë çdo varietet folës të një gjuhe që shërben për komunikim brenda një grupi të 

caktuar shoqëror, që në një mënyrë anëtarët  i  lidh  interesi  i përbashkët ose mënyra e  jetesës 

që mund të jetë i përcaktuar edhe sipas territorit. Zhargoni në gjuhë si shprehje alternative, hyn

 nga anë të ndryshme nga grupet e mbyllura ose subkulturat siç janë: adoleshentët dhe student

ët, rok muzikantët, narkomanët, kriminelët, banda rrugaçësh, zejtarët, sportistët, kumarxhinjtë,

 etj. 

Zhargoni njëkohësisht është edhe lloj gjuhe dhe mënyrë e të folurit, i cili s’ka kufi.  Zhargoni në 

gjuhë,  si  inventar është  spontan,  kreativ,  imagjinues, humoristik, pra në përgjithësi mund  të 

vlerësohet si pozitiv (zhargonet subkulturore dhe i adoleshentëve). Nga ana tjetër, zhargoni në 

të folur është punë e stilit,  i shabllonizuar, nuk është  imagjinues dhe kreativ dhe vlerësohet si 

negativ zhargonet profesioniste, si ai mjekësor juridik e sidomos ai politik. 

 

 

 

 

Page 65: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

65  

5.2. Rreth termit ‘’zhargon’’ 

               Që të diskutojmë për zhargonet ne duhet të merremi pak edhe me këtë term. Siç dihet 

termi zhargon përdoret në kuptime  të ndryshme. Në përgjithësi zhargon quajmë çdo varietet 

folës  të  një  gjuhe  që  shërben  për  komunikim  brenda  një  grupi  të  caktuar  shoqëror,  sipas 

profesionit, statusit social, moshës etj, që në një mënyrë anëtarët  i  lidh  interesi  i përbashkët 

ose mënyra e jetesës që mund të jetë e përcaktuar edhe sipas territorit. Sipas Otto Jespersenit, 

fjalorët e thjeshtë të zhargoneve përfshijnë  jo vetëm ato fjalë që u përgjigjen zhargoneve, por 

edhe fjalë nga argodialektet, por edhe vulgarizmat. Të gjithë atyre u  jepet veçori lokale, ashtu 

siç përdoren në qytetet e ndryshme, si Parisismen  i Villatit dhe Londonismen  i Baumannit. Në 

fjalorin e gjuhës së sotme shqipe, fjala zhargon shpjegohet si, “e folme e një shtrese të ngushtë 

shoqërore  ose  e  një  grupi  njerëzish  të  një  profesioni,  e  cila  ka  shumë  fjalë  e  shprehje  të 

veçanta, profesionale ose të huaja, të panjohura a të krijuara posaçërisht etj.dhe nuk kuptohet 

lehtë ose nuk  kuptohet  fare  nga  shtresat  e  tjera  shoqërore.  Zhargon  profesional.  Zhargoni  i 

oborrit mbretëror (i aristokracisë). Zhargoni i mjekëve (i piktorëve, i studentëve, i bojaxhinjve)”. 

(QEP – Fjalor shpjegues elektronik) si dhe Fjalori i gjuhës së sotme letrare shqipe (1980). Sipas 

Jani  Stefit,  “zhargonet  janë  të  folura  klasash,  që  kanë  në  themel  sistemin  gramatikor  dhe 

fonetik  të gjuhës amtare, por që bëhen  të pakuptueshme nga  leksiku  i stërholluar me  fjalë e 

shprehje  të veçanta, sidomos  të huaja”. Sipas  fjalorit  të akademisë serbe, “zhargonet  janë  të 

folme të përfaqësuesve të një mjedisi të caktuar shoqëror, profesioni, krahine me fjalë specifike 

e ndonjëherë edhe të pakuptimtë për të tjerët”. Fjala zhargon rrjedh prej gjuhës frënge që do të 

thotë edhe të folurit popullor. Kjo fjalë daton nga shek. XI. Është një “gjuhë”  jointelektuale, e 

çuditshme ose edhe gjuhë apo dialekt barbar, hibrid, dialekt i thjeshtësuar në fjalor e gramatikë 

dhe  i përdorur për komunikim në mes njerëzve të ndryshëm. Për termin zhargon në kontekst 

ndërkombëtar  përdoren  edhe  terme  alternative  ndërkombëtare  si  sleng  (me  burim  nga 

anglishtja) dhe  argo  (me burim nga  frëngjishtja). Këto  terme mund  të  kenë  edhe dallime  të 

vogla  të  interpretimit  të  këtyre  fenomeneve.  Në  gjuhën  shqipe  janë  përdorur  edhe 

argodialekte.  Sipas  Jani  Stefit,  fjala  argo  (regj.  gjuhë  e  rrugëve  franceze,  gjuhë  e  rrugaçëve) 

është e folur e një grupi të ngushtë social, që ndryshon nga gjuha amtare vetëm për nga fjalori i 

pakuptueshëm nga të tjerët. Argotë janë të folme të fshehta të krijuara artificialisht nga nevoja 

Page 66: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

66  

që  të mos kuptohen nga  të  tjerët.  (Ibrahimi,, 2009). Kurse  sipas Fjalorit  të Akademisë  serbe, 

“argo është e  folme e posaçme  të njerëzve  të një profesioni  të caktuar ose  të një mjedisi  të 

caktuar shoqëror”. Para shkencës edhe më tej qëndron e hapur pyetja, si është e mundur me 

një term të tillë të mbulojmë dukuri të ndryshme siç janë gjuha profesionale dhe ajo e rrugës? 

Duke mos pasur qëllim të  japim përgjigje definitive, ne do të orvatemi të paralajmërojmë disa 

drejtime në të cilët duhet shkuar për të sqaruar këtë dilemë. Zhargoni njëkohësisht është  lloj 

gjuhe dhe mënyrë e  të  folurit,  i cili s’ka kufi. Pikërisht këtu paraqiten edhe dilemat, sepse në 

këto dy raste kemi dukuri kundërshtuese. Zhargoni në gjuhë, si inventar është spontan, kreativ, 

imagjinues, humoristik, pra në përgjithësi mund të vlerësohet si pozitiv (zhargonet subkulturore 

dhe  i  adoleshentëve).  Nga  ana  tjetër,  zhargoni  në  të  folur  që  është  punë  e  stilit,  është  i 

shabllonizuar,  nuk  është  imagjinues  dhe  kreativ  dhe  vlerësohet  si  negativ  (zhargonet 

profesioniste, si ai mjekësor, juridik, sidomos ai politik. Zhargoni është gjuhë për të tallur. Në të 

përherë ka diçka humoristike – fjala e re vjen si një zëvendësim  I këndshëm  i të vjetrës. P.sh. 

për danezët transformimi i fjalëve melodonte për melodi, brolly për umbrella ose Frikodonse në 

vend frikadelle  janë vetëm fjalë të thjeshta tallëse dhe shohin vetëm një  lojë fjalësh. Nga ana 

tjetër,  njerëzit  që  kanë  shije më  të  lartë  ndoshta  këto  fjalë  do  t’i  shmangin  dhe  nuk  do  t’i 

përdorin. Prej këtu zhargoni mund të përkufizohet si oscilim midis “gjuhë së profesionit dhe gju

hës së rrugës”. 

 

Zhargonet gjithmonë; duhet të jenë të freskëta, nga këtu nënkuptohet se disa zhargone pas një 

përdorimi e humbin atë vlerë. Disa  fjalë kanë  fat  të shpërndahen dhe  të përdoren nga  i  tërë 

populli,  kurse  disa  përdoren  vetëm  në  një  mjedis  të  caktuar.  Kështu  p.sh.  secili  nga  dy 

universitetet binjak, ai i Oksfordit dhe Kembrixhit në zhargonet e tyre kanë shumë fjalë që nuk i 

njohin njëri – tjetri. E njëjta gjë është edhe me Filadelfinë dhe Njujorkun edhe pse janë vetëm 

dy orë larg njëri‐tjetrit. Nga ana tjetër disa fjalë të cilët fillimisht janë krijuar si zhargone, aq janë 

përshtatur sa që asnjë më nuk kujtohet se ndonjëherë kanë qenë të tillë. Ata janë bërë pjesë e 

përditshmërisë  së asaj gjuhe. Pikërisht kjo e bën  zhargonin aq  tërheqës, që në një mënyrë e 

vështirëson kufizimin e tij me format tjera të gjuhës. (Ibrahimi; Bexheti 2008:156‐157). Zhargoni 

në thelb është sociolekt që përputhet me stilin funksional por edhe me dialektin. Kështu ai merr 

Page 67: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

67  

pjesë  në  tre  tipat  e  shtresimit  të  gjuhës‐  social,  funksional  dhe  territorial. Me  fjalë  të  tjera 

zhargoni njëkohësisht është  lloj  i gjuhës dhe mënyra e të  folurit,  i cili s’ka kufi. Pikërisht këtu 

paraqiten  edhe  dilemat,  sepse  në  këto  dy  raste  kemi  kuptime  kundërshtuese.  Zhargoni  në 

gjuhë,  si  inventar është  spontan,  kreativ,  imagjinues, humoristik, pra në përgjithësi mund  të 

vlerësohet si pozitiv  (zhargonet subkulturor dhe  i adoleshentëve). Për dallim nga ky, zhargoni 

në të folur që është punë e stilit, në përgjithësi është i shabllonizuar, nuk është imagjinues dhe 

kreativ dhe  vlerësohet  si negativ  (zhargonet profesioniste,  si  ai mjekësor,  juridik,  sidomos  ai 

politik. Të dyja llojet e plotësimit të dukurive zhargonike, kanë edhe veti të përbashkëta, nga e 

cila më  kryesorja është  se  jashtë  grupit nuk  kuptohen, por  kjo më  tepër bën pjesë në  anën 

sociopsikologjike  se  sa  në  atë  linguistike.  Kështu  p.sh.  secili  nga  dy  universitetet  binjak,  ai  i 

Oksfordit dhe Kembrixhit në zhargonet e tyre kanë shumë fjalë që nuk  i njohin njëri – tjetri. E 

njëjta gjë është edhe me Filadelfinë dhe Njujorkun edhe pse janë të larguar vetëm dy orë. Nga 

ana tjetër disa fjalë të cilët fillimisht janë krijuar si zhargone, aq janë përshtatur sa që asnjë më 

nuk  kujtohet  se ndonjëherë  kanë qenë  të  tillë. Ata  janë bërë pjesë e përditshmërisë  së  asaj 

gjuhe. Pikërisht kjo e bën zhargonin aq  tërheqës, që në një mënyrë e vështirëson kufizimin e 

zhargonit me format tjera të gjuhës. Çfarëdo burimi që të jetë i zhargoneve, ata karakterizohen 

me  vetitë  gjuhësore  siç  janë:  produktiviteti  leksikor  dhe  inovativ,  fleksibiliteti  gramatikor, 

ekspresiviteti semantik (sidomos në drejtimin pejorativ dhe ironizues), pastaj aspekti metaforik 

dhe asociativ, si dhe loja humoristike me zërin dhe kuptimin. (Ibrahimi; Bexheti 2008:159). 

 

 

     5.3. Veçoritë e të folmes tek të rinjtë, jo të pranishme në gjuhën standard 

 

           Në  të  folmen e sotme, madje  jo  rrallë edhe në shkrime, gjejmë  fjalë e shprehje që nuk 

kanë të bëjnë me leksikun e gjuhës shqipe dhe nuk i përkasin standardit të gjuhës, por që janë 

zhargonet apo dialektet e fshehura, të folme këto sekrete për rrethin e gjerë, që krijohen nga 

njerëzit  në periudha  të  ndryshme  kohore  dhe  gjeneratë pas  gjenerate.  Kjo  veçori, me  siguri 

pothuajse në shumë gjuhë, për të mos thënë të gjitha, të botës, është paraqitur që më parë dhe 

vazhdon sot e kësaj dite të  jetë e pranishme edhe në gjuhën shqipe. Këto fjalë e shprehje, aq 

Page 68: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

68  

më tepër edhe njëfarë marrëdhënie foljore, sidomos e të rinjve megjithëse nuk mund të quhen, 

kurrsesi gjuhë, por as dialekt, janë veçori që gjejnë përditshmërinë në komunikim, kryesisht të 

të  rinjve. Ato përdoren në një rreth  të kufizuar njerëzish dhe s’kuptohen nga gjithë shoqëria, 

janë të folme klasash e shtresash shoqërore të ngushta. Është e kuptueshme se zhargonet ose 

të folmet e fshehura nuk mund të kenë qëndrueshmëri të përhershme. Ato krijohen kohë pas 

kohe dhe mund të vihen në funksion për një kohë të pacaktuar dhe pastaj të mbeten relikte të 

pasqyruara në letërsi apo në shkencë. Po ashtu, me përjashtim fort të rrallë, zhargonet nuk janë 

pjesë e ligjërimit në asnjë aspekt, të folur apo të shkruar. Pra nuk mund të mbeten si shtresim 

në  gjuhën  letrare.  Me  krijimin  e  kushteve  të  reja  ekonomiko  ‐  shoqërore  ato  dalin  nga 

përdorimi dhe me kohën lindin të tjera. 

 

 

 

5.4. Zhargonet nga gjuhët e huaja por që e ruajnë kuptimin   

Zhargonet e përdorura të huazuara nga anglishtja:

- Kauza – nga ang. Shkak

- Kuller – njeri që tërheq vëmendje me veshje karakteristike

- Ten – ngjyra e lëkurës

- Hi/ Hello- përshëndetje

- Bye – mirupafshim

- Kiss – puthje

- Like – më pëlqen

- Nice – bukur

- Cute – lezetshëm

- Stunning – shkëlqen

- Happy – i lumtur

- OK – dakord

- Thanks – faleminderit

Page 69: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

69  

- Love – dashuri

- Anytime – kur të duash

- Anyëay – gjithsesi

- BTË – by the ëay – meqë ra fjala

- TBT – throëback time – kthim pas në kohë,etj

Zhargonet e përdorura të huazuara nga maqedonishtja

- Shminka – grim

- Pushaç – njeri që pi duhan

- Ojme - odime – ikim

- Shminker – kur ndonjë djalë kujdeset për veten

- Quti – hesht

- Zhensko – kur një djalë është I shoqërueshëmm me vajza

- Mushki tip – kur një vajze shoqërohet me djem

- Gazda – pronari

- Knishka- libreza

- Liçna karta – kartë identiteti, etj

Zhargonet e përdorura të huazuara nga turqishtja

- Axhuze – kur merret me thashetheme

- Ashiku – i dashuri

- Jangëllësh – gabim

- Bela – problem

- Bambashka – ndryshe nga tjerët, etj

Page 70: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

70  

5.5. Zhargone që përdoren nga të rinjtë në përditshmëri 

- A e çajsh – A mundesh?

- Shpella e madhe – gojë madhe

- Je shpjak – je hutuar

- Patriot me bateri – patriot i rrejshëm

- Ke lan nji kafe ke on – duhet të me paguash një kafe

- Shom out je – kur dikush s’është në rrjedha me temën

- Minë, legendë – kur dikush është hit

- Baba – shprehje mes miqsh të ngushtë

- Boss – kur dikush ka influencë

- Ka rëshqit – flet pa lidhje

 

5.6. Zhargonet e përdorura në formë të shkurtesave gjatë shkrimit në internet 

- Flm – faleminderit

- Sps – ska përse

- Klm – kalofsh mirë

- Klb – kalo bukur

- Tbm – të bëftë mirë

- Ntm – natën e mirë

- Dtm- ditën e mirë

- Gjes – mirmëngjes

- Krx – korç – asgjë

- Prb – problem

- Tel – telefon

- Psh – për shembul

- P.s - post scriptum

- Tdsh – të dua shumë

- Tkz – të kam zemër,

- Cka t3 –çfarë ka të re?

Page 71: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

71  

- Fax – fakultet

- Fakul8 – fakultet,

- X2, X10 – dy fish, djetë fish,

- X tëj – për ty, etj

 

Shembujt janë zgjedhur nga e folmja e zhargoneve të përditshme të rinisë së sotme

zakonisht prej moshës 15 – 25 vjeçare, d.m.th., nga nxënësit e klasave te larta, të shkollave

fillore, atyre të shkollave të mesme dhe të universiteteve. Përdorimet e këtilla janë edhe më të

gjera. Këtu bëhet fjalë jo vetëm për krijimin e zhargoneve por edhe për huazimin e fjalëve të

huaja që kanë marrë konotacione zhargoni në përdorimin e tyre. Ndoshta jo të gjithë, por një

pjesë e mirë, arrijnë t’i kujtojnë zhargonet e dikurshme, të përdorura si një trend midis

adoleshentëve asokohe, më tepër për të “kamufluar” atë që thuhej. “ta-fa-ko-fo-he-fe-mi-fi te-fe

ce-fe-pi-fi i-fi lu-fu-li-fi-shte-fes”. Kjo ishte të flisje me “F” dhe t’i thoshe atij/asaj: takohemi te

cepi lulishtes. Sot, në epokën e celularit, internetit dhe të rrjeteve sociale (Facebook, Twitter,

Myspace, Skype, Messenger etj), zhargonet kanë ndryshuar, dhe shumë madje. Më tepër sesa për

t’u kamufluar, ata vijnë në funksion të përcjelljes sa më shpejt të informacionit, si e si që ajo që

shkruhet të asimilohet me të njëjtën shpejtësi që do të asimilohej një bisedë verbale, e, veç kësaj,

në rastet e komunikimit me sms, për të thënë gjithçka që duam në limitin e 160 karaktereve

(përfshi këtu dhe hapësirat midis fjalëve).

Shembuj mbi përdorimin e zhargoneve nga disa nxënës të shkollës së mesme, dialogu zhvillohet 

midis dy shoqeve të ngushta Besarta dhe Fortuna të dyja nga e njëjta klasë viti I tretë në shkollë 

të mesme. Shembulli I dytë, është një bisedë mes djemsh, shokë gjenerate, Anili, Drini dhe 

Taulanti e marrë nga grup I përbashkët në WhatsApp. 

 

Biseda 1: 

 

B: Chbujsh mii zemra? 

F: Che loochka krx tëj? 

B: Mësove për nesër 

Page 72: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

72  

F: As skom prek sën e çaj 

    A ja frëjm dekond nesër? 

B: Mëjr e ke kush rëjë ke aj mina  

F: Vallaj kush rëje pldh en pa mëso 

B: Popo nesër vizatoemi ke vendi. Brb se më thret mami 

F: Ok aj folim, klm 

Biseda 2; 

 

A: Bossiii kaj jeni 

T: Ce e pres ket shminkerin ta regullon frizinn  

A: Hahahaha ende ska dal 

T: Joo më, gur më ka bo tëjmm 

A: Ajdeni mëë ejj ne ke vendi u presim  

D: Ëmë ma chkini che dola maa për 2 min ke tëj jem  

T: Ajde … 

… 

D: Ej en ju sën e chani si ochët ato shejtana (telefon)  pi dore skini faj su lan raat  

T: Hahahaha eejj kush floën 

A: hahahaha ejjj chbot për në fax mëë vendosët  

D: Jo më gjal ka koe en 1 sene prëjt hahahaha 

A: Sa chill jenii ej on mbeta tu mendo  

T: Ëmë mëjr se chkujm sna ikën mo pjaku më utujti 

D: ej ik njer se të a buk folim në caffe 

A: aj tbm klmm 

T: aj klm shëjfemi

 

Page 73: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

73  

                                          KAPITULLI I GJASHTË 

6. DALLIMET FETARE – PËRDORIMI I FJALËVE ME KUPTIM FETAR 

Përdorimi i fjalëve me kuptim fetar te pleqtë dhe të rinjtë  

Dallimi i radhës që do të bëjmë në këtë punim është dallimi mes përdorimit të termeve

fetare tek mosha e thyer dhe rinia. Përdorimi i termave fetare në rrethin e Dibrës është mjaft i

madh dhe përdoret nga të gjitha grupmoshat por duke ndryshuar mënyra dhe duke u ‘rinovuar’

frazat. Ekzistojnë edhe dallime gjinore në përdorimin e fjalorit fetar duke u mbështetur në

fjalorin e pasur të grave që urimeve të tyre gjithmonë u vendosin prapashtesat fetare si p.sh në

një urim martese përveç ‘U gëzofshi’ që ka kuptimin “Të trashëgoheni” ato shtojnë “Zoti u

plotësoftë” një urim ky që të lë të kuptosh se e kanë fjalën për një trashëgimtar. Duke u bazuar

tek rinia ata përdorin po ashtu shumë terma fetare por më rrallë se moshat e thyera, tek të rinjtë

mund të hasen këto terma në formë lutjeje si p.sh “Pajzotin ajde të shkujm” ose në forma betimi

si “Vallaj” “për Zotin” etj. Në vazhdim do të sjellim një listë me termat fetare më të përdorura

nga burrat dhe gratë e një moshe të thyer si dhe fjalët të cilat i përdor rinia:

Gratë:

- Allai të ndihmoftë – Zoti të ndihmoftë! (në ndonjë provim)

- Allai u çoftë me ajr! (kur dikush niset në rrugë)

- Alleshkën rëj për darkë! (kur i luten dikujt për të qëndruar)

- Allanë!

- Si të dish Zotin!

- Allajseversën!

- Ërzi përpara! (rruga u shkoftë mbarë)

- Ardhsh mëjr e shëndosh jarebi! (kur dikush pritet të vijë nga larg

Page 74: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

74  

Burrat:

- Pash Zotin!

- Allëjse!

- Allanë ta zona!

- Zot si të dish!

- Zoti gjith të mëjrat!

- Allai Kabull!

Rinia:

- Pajzotin!

- Vallaj!

- Përzotin!

- Nji Zot e die!

Page 75: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

75  

                                      KAPITULLI I SHTATË 

                           7. GJUHA E FËMIJËVE – BABY TALK 

Fëmijët gjithmonë dëshirojnë të dëgjojnë rrëfime nga rriturit sepse kjo u lejon që edhe i

rrituri dhe fëmija të marrin pjesë në lojën bashkë dhe secili për vete. Foshnja përcjell lëvizjet e të

rriturve dhe mëson nga ato, si lëvizjen e buzëve, shikimet, lëvizjen e duarve. Fëmija mëson duke

i përcjell te tjerët çfarë bën, gjithashtu mësohet të dëgjon kur flet me të. Mund ta mësoni për

shumë gjëra duke e shëtitur dhe shpjeguar për vendet qe shihni, duke i lexuar libra, etj. Kështu

mëson gjëra me dobi ku fëmijës i zhvillohet mënyra e të menduarit, gjithashtu i zhvillohet

memoria dhe fjalori i pasurohet. Duke e treguar rrëfimin, i rrituri, varësisht nga vështrimi

personal psikik, gjithashtu do të hasë në mundësinë e kënaqësisë, sepse pjesëmarrja në rrëfim te

i rrituri i mobilizon kujtimet e tij fëmijërore dhe kureshtjen fëmijërore. Por gjatë këtij procesi,

fëmija has në vështirësi të kuptuari, e sidomos në të shqiptuar, që do të thotë se rrëfimin e

kupton sipas logjikës së tij, siç ndodh edhe me fjalët në përgjithësi, sepse fëmija në vete ka një

botë të tërë shenjash të cilat i kupton vetëm ai. Lidhja dhe afërsia e fëmijës me prindërit e

forcojnë mirëqenien e tij. Kjo është edhe parakusht për edukim të baraspeshuar. Fëmija i cili ka

raport të afërt bile me një të rritur, është argument i mirë jo vetëm për suksesin në shkollë por

edhe për gjithë jetën, sepse duke kaluar një kohë të gjatë me të, mund të mësojë shumë fjalë të

reja. Në moshë 15 muajsh fëmija mesatarisht di 10 fjalë. Në moshë mes 18 muaj dhe 2 vjet

mesatarisht ka në dispozicion 50 fjalë. Deri 2 vjet, fëmijët mund ta shprehin me fjalë shumicën e

asaj që duan ta thonë. Fjalitë bëhen më të gjata dhe më të sakta. Të kuptuarit përmirësohet, ashtu

që ata mund të mbajnë mend dy gjëra njëkohësisht-p.sh. ta marrë topin dhe ta çojë te babi. Kur

është i shqetësuar mund të flas me ndërprerje ose të dyshohet rreth ndonjë fjale. Tepër të rralla në

letërsinë shkencore janë studimet për gjuhën e fëmijëve. Vëmendjen e gjuhëtarëve e kanë

tërhequr, krahas problemeve gjuhës letrare, edhe ato të gjuhës së folur e të dialekteve, prandaj ata

kane gjurmuar si shtrirjen e tyre territoriale, ashtu edhe kufizimet e ndryshme shoqërore (argotë,

zhargonet etj.) Interesat shkencore të dialektologëve kanë përfshirë në rrethin e tyre edhe dukuri

të folmesh të një grupi shumë të kufizuar folësish, siç janë, p.sh., të folmet e fshehta, po kanë

lënë pothuajse një truall aq interesant siç është gjuha e fëmijëve, studimi i së cilës mund t'i japë

shkencës përfundime me vlerë të madhe për praktikën e të mësuarit të gjuhës letrare në shkollë.

Kumtesa e prof. Bedri Dedjes "Rreit përshpejtimit psikik dhe ndikimit të tij në mësimin e gjuhës

Page 76: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

76  

letrare", mbajtur :"në Kongresin e Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe në nëntor 1972, është jo vetëm

një kërkesë e argumentuar shkencërisht për të vështruar metodat e punës dhe të mësimdhënies së

lëndës së gjuhës shqipe në shkollat dhe për t'u krijuar fëmijëve që në moshë të njomë një mjedis

që ka kontakt me shqiptimin dhe me të folurit në gjuhën letrare, po edhe një parashtrim i

nevojës së ngutshme për studime dhe ndihmesa shkencore për gjuhën e fëmijëve. Që nga

belbëzimet e para të foshnjave, të tilla si: ba-ba, ma-ma etj., të cilat në fillim janë aq të turbullta

saqë s'përbëjnë ende rrokjet e fjalëve baba, mama e deri në pjekurinë shqiptimore të aparatit të të

folurit, kalon një kohë jo e pakët, gjatë së cilës, shkallë - shkallë, aftësia e të folurit të fëmijës

ngjitet nga imitacionet e riprodhimet e cunguara tingullore, deri në shqiptimin e qartë e të pastër

të mbarë tingujve të gjuhës amtare dhe në përvetësimin e një sasie të madhe fjalësh së bashku me

shprehitë e lidhjes e të ndryshimit të trajtave të tyre (lakimi, zgjedhimi, sintaksa). Duke marrë si

pikëmbërritje të pjekurisë shqiptimore moshën e pranimit të fëmijëve në shkollën fillore (pra,

vitin e gjashtë ose të shtatë të jetës) dhe si pikënisje moshën trevjeçare, kur veshi i të voglit

aftësohet të kapë tingujt dhe zhurmat, ne kemi bërë vrojtime, si në qytete, ashtu edhe nëpër

fshatra dhe kemi mbërritur në përfundimin se përvetësimi i të folurit nga ana e fëmijëve është i

lidhur më fort me kapërcimin e vështirësive të karakterit fonetik e morfologjik sesa të karakterit

leksikor, prandaj edhe kujdesi më i madh në këtë periudhë duhet pikërisht mbi këtë anë të gjuhës.

Nga shembujt që kemi na del se në moshën e njomë, fëmija është prodhues i një të foluri të

palidhur mirë dhe me mungesa e mosrealizime të theksuara shqiptimore, të cilat, në fëmijë të

ndryshëm, shfaqen në mënyra të atilla që pasqyrojnë mikromjedisin gjuhësor që i rrethon

(d.m.th. gjuhën e familjes dhe të rrethit të ngushtë të të afërmve që ka në shtëpi).

Kur ky mjedis është i tillë që e ushqen veshin e fëmijës gjithnjë me një të folur të qartë

e të kujdesshëm (e që ende nuk është i shpeshtë), fëmija shkëputet më parë nga defektet

shqiptimore dhe ngjitet më shpejt nëpër "shkallët" e të folurit; përkundrazi, kur defektet

shqiptimore të fëmijës (të cilat tregojnë se aparati i të folurit të saj nuk është ende i aftë të

realizojë nga ana tingullore atë çka fëmija e ka përvetësuar nga ana leksikore) imitohen "për

lezet" nga prindërit dhe të afërmit, atëherë mënjanimi i tyre bëhet më ngadalë dhe shqiptimi i

fëmijës kërkon një periudhë më të gjatë për të mbërritur pjekurinë. Po, edhe një foshnjë që lind e

rritet në një mikromjedis shumë të mirë gjuhësor, nuk mund të kalojë menjëherë nga belbëzimet

fillestare tek një shqiptim i qartë e i kulluar letrar. Ai kalon, patjetër, nëpërmjet defektesh që janë

fryt i përpjekjeve të pasuksesshme për të mbërritur tek të folurit e të mëdhenjve. Është krejt e

Page 77: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

77  

qartë, pra, që të përkëdhelurit e fëmijëve me anën e të folurit apo imitimi i shqiptimit të tyre për

lezet është shumë pengues për fëmijën. Le të bëjmë një krahasim: kur foshnja zë të marrë këmbë

ne gëzohemi dhe e ndihmojmë pa u kursyer, e mbajmë nga dora, e vëmë në vegla ku të ketë

mundësi të ecë më shpejt sesa po të mos i jepej një ndihme e tillë. Kur në përpjekjet për të ecur

fëmija bie, rrëzohet, ne e ngremë atë menjëherë. Përkundrazi, kur vogëlushi kërkon të flasë dhe

realizon trajta fjalësh të cunguara, me mungesa e mosrealizime të shumta shqiptimore, të paktë

janë ata e ndihmojnë atë. Duke imituar të folurit e fëmijës, apo duke iu drejtuar asaj me fjalë të

një trajte joletrare, jonormative e jonormale në vend që ta ndihmojmë e pengojmë atë në

mbërritjen e qëllimit. Po e keqja është se këtë nuk e kuptojnë ose e nënvlerësojnë shumë prindër.

Nga vrojtimi i të folurit të pesë fëmijëve të moshës 1 deri 6 vjeç, tre nga të cilët nga fshati dhe dy

nga qyteti, që u përkasin mikromjediseve të ndryshme gjuhësore, ne kemi parë se fytyra fonetike

e të folurit të tyre, me gjithë ndryshimet e luhatjet që lidhen me mikromjediset përkatëse,

përputhet në disa anë themelore. Të tilla janë, në radhë të parë, këmbimet (alternimet) e tingujve.

Me ndonjë përjashtim tepër të rrallë e për zona të tilla dialektore si ajo e Mirditës, Gjirokastrës

apo e Çamërisë, ku nuk shqiptohet /y/ sepse ajo kalon në /i/ p.sh: di (dy), si (sy) etj, gjë që del

jashtë asaj për të cilën po flasim, fëmijët nuk kanë vështirësi në shqiptimin e zanoreve.

Prej në moshën e belbëzimeve ata i realizojnë pothuajse të tëra zanoret e shqipes, si: /a/: mama,

babi; /i/: mil (mirë); /u/: buk; /o/; po, moll; /y/; myve (mbylle); /e/: mele (merre). Vetëm për /ë/

shqiptimi fillon vonë. Përkundrazi, bashkëtingëlloret shqiptohen me vështirësi dhe fëmijët, në

pamundësi për t'i realizuar ato, e kryejnë marrëveshjen duke u kapur tek ato më të "butat" d.m.th.

tek ato që aparati i të folurit të tyre arrin t'i shqiptojë. Më tipike nga këto këmbime janë: /rr/ dhe

/r/ në l\l: bul (burrë), litem (rritem), Iota (rrota), Iush (rrush), mele (merre), hel (herë) etj. Ky

këmbim, në fëmijë që rrjedhin nga një mikromjedis gjuhësor i mirë, zë të mënjanohet që në

moshën dy vjeç e gjysmë; në raste të veçanta edhe më përpara. Vështirësi veçanërisht të mëdha

paraqet shqiptimi i bashkëtingëlloreve ndërdhëmbore, sidomos i /th/ dhe /dh/ si dhe i shumë

bashkëtingëlloreve të shurdhëta: /f/, /s/, /q/ dhe i grupeve prej dy a më shumë bashkëtingëlloreve,

si: pl, bl, ngr, fl etj. Bashkëtingëlloren /th/, fëmijët me shqiptim normal rregullisht arrijnë ta

shqiptojnë vetëm pas vitit të tretë të jetës, ndërsa tek ata që vijnë nga mikromjedise gjuhësore

jofavorizuese, shqiptimi i këtij tingulli është mjaft më i vonë. Kështu p.sh., në gjuhën e fëmijëve

është mjaft i shpeshtë këmbimi i /th/ me /sh/: shik (thikë): shere me shik (there me thikë), i mash

Page 78: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

78  

(i madh), sheva (theva), push (puth), u ksheva (u ktheva) etj. Por, /th/ këmbehet edhe me

bashkëtingëllore të tjera, sidomos me /f/: dafi (djathi), fesi (thesi), fot (thotë), fem (them), firri

(thirri) etj. Kemi dëgjuar edhe fëmijë që në vend të /th/ shqiptojnë /s/ p.sh.: das (djathë), i mas (i

madh), sesi (thesi), sem (them).

Mjaft e vështirë për fëmijët e moshës së vogël është edhe bashkëtingëllorja tjetër

ndërdhëmbore /dh/. Edhe kjo, ashtu si korrespondentja e saj e shurdhët, në të folurit e fëmijëve

këmbehet me bashkëtingëllore të tjera. Kështu, për shembull, /dh/ në IM: ela (erdha), let (dhjetë),

leu (dheu), ele (edhe), lepra (dhelpra), lembi (dhëmbi), etj. Këmbimi i /dh/ me /1/ është më i

dendur, por ka edhe raste që /dh/ këmbehet me tinguj të tjerë, p.sh. me /r/: ria (dhia), ose me /v/:

via (dhia), vet (dhjetë), ma va (ma dha). Të vështira për t'u shqiptuar nga fëmijët paraqiten edhe

bashkëtingëlloret qiellëzore /11/, fishkëllyeset /s/, /z/, grykorja /h/ etj., prandaj ato, dendur,

këmbehen me tinguj të tjerë të afërt nga vendi i shqiptimit. Kështu, në vend të /11/ të vegjlit

shqiptojnë /1/: loma (dhoma), petula / petla (petulla), vetula / vetla (vetulla); /11/ në /v/: pëvumb

(pëllumb), hava (halla), të hova (të holla), mova (molla), shkova (shkolla), sova (solla), akuvore

(akullore) etj.; /11/ në /r/: budara (budalla).Në vend të spirantes së shurdhët /s/, fëmijët përdorin

dendur /sh/: shyni (syni / syri), pesh (pesë), koshi (kosi), boksh (boks), fishkulturë (fiskulturë),

sh'dua (s'dua), shpeci (speci) etj. Po kështu, në vend të /z/ përdoret /zh/: tezhe (teze), nizhet

(njëzet), e zhezh (e zezë), buzhët (buzët),vazha (vajza), mazha (mazë / ajkë) etj. Mjaft e vështirë

paraqitet edhe grykorja /h/ për aparatin e shqiptimit të fëmijëve, prandaj ndeshim këmbimin e saj

me /f/: shofa (shoha - pashë), rrafe (rrahe) etj.

Po kështu, është për të vënë re një proces interesant: në të njëjtët fëmijë në të folurit e të

cilëve kemi këmbimin e /h/ në /f/, në ndonjë fjalë vëmë re procesin e përkundërt, d.m.th.

këmbimin e /f/ në /h/: hute (fute), e huta (e futa), apo /f/ në /s/: satos (fatos) etj. Të vështira

paraqiten edhe fjalët në përbërje të të cilave ka grupe me dy ose tri bashkëtingëllore, si p.sh: fl,

bl, rt, ngr, dj, gr, jk etj. Në shumicën e rasteve, fëmijët e moshës së njomë këto grupe nuk i

shqiptojnë dot, prandaj ngjet dukuria e rënies (sinkopës) të ndonjërit nga përbërësit e tyre,

kështu: shpitin a pitin (shpirtin), futuron (fluturon), futurim (fluturim), fokat (flokët), hanga

(hangra), ngiu (ngriu), dal (djalë), das (djathë), guni (grun / grurë), te (tre), uk (ujk), pit (prit),

peva (preva). Për të zhvilluar kompetencat gjuhësore, flitini sa më shumë të mundni. Pjesa më e

Page 79: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

79  

madhe e fëmijëve nga 18 muajsh deri në 2 vjeç mëson një fjalë të re për çdo javë. Sa më shumë

t’i flasë një mama fëmijës së saj, aq më shumë mëson ai. Cutchloë u rekomandon mamave se kur

janë me fëmijët duhet t’u tregojnë atyre gjithçka që bëjnë (sidomos në ambientin e shtëpisë), në

këtë mënyrë fëmija ekspozohet ndaj një varieteti të ndryshëm fjalësh. Një këshillë tjetër është ajo

e të lexuarit të librave dhe ndërkohë që e bëni këtë, është mirë të bëni zëra të ndryshëm për çdo

personazh. Ai që në fakt nuk e ndihmon zhvillimin e gjuhës është televizioni. Dialogët te

kartonët e animuar janë shumë të shpejtë për t’u deshifruar nga një fëmijë, ndërkohë që është një

komunikim jo interaktiv. Fëmijët, për të kuptuar kanë nevojë për të ndërvepruar me të rriturit,

vetëm kështu mësojnë në mënyrë efikase. Baby talk është një mënyrë e të folurit lidhur me

mënyrën se si një i rritur i drejtohet një fëmije. Gjuha drejtuar foshnjave karakterizohet nga një

model i intonimit të ndryshëm nga e folmja monotone dhe e përditshme e të rriturve. Ajo mund

të shfaqë artikulim më të lartë të zanoreve si p.sh., [i], [u], dhe [a] dhe fjalët kanë tendencë të

jenë të shkurtuara dhe të thjeshtësuara. Baby talk është një strategji e qartë dhe e thjeshtuar për të

komunikuar me fëmijët e vegjël, që përdoren jo vetëm nga të rriturit, por edhe nga fëmijët më të

rritur. Fjalori është i kufizuar, fjalimi ngadalësohet me një numër më të madh pushimesh dhe

fjalitë janë të shkurtra dhe gramatikisht të thjeshtuara, shpesh përsëriten. Tri lloje të

modifikimeve ndodhin në fjalimin e drejtuar nga të rriturit në prodhimin e Baby talk.

‐ modifikimet gjuhësore, veçanërisht prozodia, duke përfshirë thjeshtësimin e

njësive të fjalës, si dhe theksimin e fonemave të ndryshme.

‐ modifikime në strategjitë e vëmendjes, duke siguruar viza vizuale përmes gjuhës

së trupit, veçanërisht lëvizjet e fytyrës, për të ruajtur më efektivisht vëmendjen e

foshnjave të tyre.

‐ ndryshime në ndërveprimet mes prindërve dhe foshnjave. Prindërit përdorin baby

talk jo vetëm për të nxitur zhvillimin e gjuhës, por për të nxitur një marrëdhënie pozitive

me foshnjat e tyre.

Duke përdorur baby talk fjalët shtrembërohen duke shtuar ose pakësuar germa për t’i

përkëdhelur fjalitë duke i’u drejtuar prindërit - fëmijëve, fëmijët – prindërve apo kafshëve.

Page 80: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

80  

Përkëdhelja e fjalive:

ma-ma për mami;

ba-ba për babi;

ma-ma për ushqim;

maça për mace;

puja për pula;

qenushi;

lepulushi për lepur të vogël.

Shprehjet dhe fjalët që flasin foshnjat shpesh kalojnë në fjalë të vogla, duke imituar

fëmijët e vegjël të cilët mund të kenë pak kuptim të përbërjes së dënimit. Ndonjëherë, përdorimi i

demonstrimit në vend të përemrave (ai, unë, ajo, ajo etj.), ndikon më mirë pasi ai mund t'i

ndihmojë fëmijët të mësojnë emrat e njerëzve. Në të shumtën e rasteve fjalët standarde të

bisedave të foshnjave përbëhen nga një rrokje e vetme e dubluar, siç mund të jetë: mama, baba,

nana, papa, bubu, xhixhi, tutu, etj. Këto shpesh janë imitime të shprehjeve të para të foshnjës që

marrin formën e një fjale. Këto ndodhin kur fëmija merr një rrokje të theksuar të fjalës kryesore

për ta shkurtuar atë dhe e përsërit për të formuar një shprehje të një fjale.

Fjali të tilla në përdorim në të folmen e Dibrës dalin:

‐ ba-ba për gjysh;

‐ na-na për gjyshen;

‐ me-me për lastikën e improvizuar;

‐ ta-ta për mirupafshim;

‐ tu-tu për makinën etj.

Page 81: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

81  

Shumë fjalë për të folur për kafshët përfshijnë dyfishimin e onomatopeisë së tingullit që ata

bëjnë, duke përfshirë:

‐ muu-muu për lopën;

‐ mau-mau për macen;

‐ hum-hum për qenin;

‐ ciu-ciu për zogun;

‐ bee-bee për qingjat;

‐ ko-ko për pula;

‐ mak-mak për pata;

‐ guak-guak për bretkoca etj.

Ekzistojnë edhe fjalë të tera të përdorura që nuk lidhen me kafshë por me gjësende duke

improvizuar zhurma të ngjashme me ato të automjeteve si psh:

‐ vrum-vrum për motor;

‐ çuf-çuf për tren etj.

Ndryshimet në shqiptim gjithashtu janë të pranishme tek fëmijët e kësaj të folme të cilët

imitojnë mënyrën se si foshnjat gabojnë disa konsonante të cilët marrin ndryshim në shqiptim

duke e bërë fjalën shumë-çom, merr- mel, mos-mosh, kuqe-tuqe, gjum-nina, djeg-xic, etj.

Fjalitë që ndryshojnë shqiptimin:

‐ shumë – çom;

‐ vogël - logël;

‐ madh – mav;

‐ të dua – du;

‐ gjumë – nina;

Page 82: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

82  

‐ djeg – xic;

‐ gjilpërë – pëc, pane;

‐ doktor – toil;

‐ flej – fi, etj.

Përdorimi i fonologjisë tek foshnjat përfshin përdorimin e lartë të katranit në zanoret e gjata

dhe pushimet e gjata që u lejon atyre kohë më të gjatë për të përpunuar informacionin që u

përcillet atyre. Sintaksa e baby talk zakonisht përdoret duke pasur një formë të thjeshtuar të

mënyrës si flitet. Këto njësi të shkurtra shpesh përsëriten, kështu që foshnjat kanë praktikë në një

koncept të veçantë. Më tej, baby talk bën që modelet gjuhësore të zbulohen më lehtë sesa kur

përdoret fjalimi i drejtuar nga të rriturit. Foshnjat fillojnë të kuptojnë rendin e fjalëve përmes

baby talk që ngadalë zgjerohet në një kuptim më të thellë të strukturës së fjalisë si një e tërë.

Komunikimi me fëmijët mund të jetë i vështirë nëse i rrituri nuk mund ta ruajë vëmendjen e tyre,

kështu që tema duhet të jetë në gjërat që i interesojnë atyre. Duke hulumtuar zbuluam se pesë

tema kanë tendencën të dominojnë në bisedën me fëmijët: anëtarët e familjes, kafshët, pjesët e

trupit, ushqimet dhe veshjet. Bisedat me fëmijët janë më së shumti për të tashmen dhe për kohën

e tashme dhe jo për tema që i përkasin një kohe tjetër sepse mund të bëhen të vështira për tu

kuptuar dhe mund të humbin vëmendjen e tyre.

‐Shembuj që tregojnë më mirë përdorimin e babytalk në këtë të folme me fëmijë të moshave të 

ndryshme:  

 

Ana 6 vjeç  

Yllka 2 vjeç 

 

A: Yllka lem rat se ska tata (çokollata) 

Y: Ana bon tirat (I bën detyrat)  

 

Y: Mami nema tucin (buzëkuqin) 

Y: Ilka mutul mutul (bukur‐bukur) 

 

Page 83: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

83  

Maltin 2 vjeç 

 

M: Oo maqina babit vuum (vozit shpejtë) 

Mami: Ku shkon Maltini? 

M: Atini kon pakuu (Maltini shkon te parku) 

Diar 9 muaj: 

 

Mami: Diari don mama? 

D: Duu (s’mund të theksojë s’dua)    

Mami: Don mama se pic tët buj 

D: Mama aam

  

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Page 84: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

84  

                                        KAPITULLI I TETË  

        DALLIMET KLASORE, PËRDORIMI I TERMAVE TEK                            INTELEKTUALËT  DHE PUNËTORËT 

  Në rrethin e Dibrës ndryshojnë shumë fjalë dhe terme nga gjuha standarde e shqipes,

por kur vjen fjala te dallimet mes intelektualëve dhe shtresës puntore nuk është se hasen dallime

shumë të mëdha. Dallimet mes këtyre dy shtresave zakonisht hasen në të folmen e përditshme

kur ndodhin ngjarje si udhëtim me makinë e thonë rruga e mbarë dhe odha e mbarë, etj.

Shembuj:

Intelektualët Punëtorët Rruga e mbarë! Odha e mbarë!

Kalofshi mëjr! Për të mëjra u pjekshim!

Mos ja fëjt kot! Mës fol në arë në vëneshtë!

Pona mbar! A sose mër (filan) aj Allai takat! (filan = i drejtohet personit)

   

 

 

 

 

 

 

 

Page 85: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

85  

PËRFUNDIM

Zhvillimi i studimeve etnosociolinguistike në shkencën gjuhësore shqiptare nuk janë

as të vonshme, as të pakta. Pavarësisht se në vitet e fundit ato kanë marrë një fytyrë të përcaktuar

mirë, duke u përqendruar në mënyrë të mirëfilltë në studimin e gjuhës si mjet komunikimi në gji

të bashkësisë shoqërore, ato janë paraprirë nga një shumësi studimesh të pjesshme a të plota në

fushën e dialektologjisë. Në këto punime gjejmë trajtimin e veçorive fonetiko-gramatikore të të

folmeve, por, njëkohësisht, vihen re dhe shtjellime të veçanta që lidhen me përdorimin e të

folmeve në varësi të ndryshoreve sociolinguistikë. Në panoramën e përgjithshme të hartës së të

folmeve të shqipes, e folmja e Dibrës ka tipare të veçanta fonetike, gramatikore e leksiko-

frazeologjike. Qëllimi kryesor i këtij punimi ka qenë shqyrtimi i kësaj të folmeje anësore, e cila

ka ruajtur mjaft karakteristika të gjendjes së hershme të shqipes në tërësi, por, gjithashtu, edhe si

një e folme që ka dhënë e ka marrë me të folme të tjera të krahinave përreth.

Kjo krahinë, si pikë etnografike e veçantë, si krahinë kufitare, posedon histori të trazuar

pushtimesh, me lëvizje të mëdha të popullsisë në periudha të ndryshme historike (lëvizje që

vazhdojnë dhe sot), me një mendësi të caktuar shoqërore, me një kulturë të veçantë shpirtërore e

materiale, ka lënë gjurmët e veta dhe në të folmen e saj. Disa nga synimet që e kanë paraprirë

këtë punim janë: cilat janë këto gjurmë, sa dhe si janë bërë pjesë e etnikumit shpirtëror të

bashkësisë që përdor këtë të folme, cilat janë përbashkësitë me mbarë shqipen në tërësi, cilat janë

veçoritë që mund të bëhen shumë lehtë pjesë e gjuhës në komunikim, etj.

Punimi u përqendrua në dy drejtime kryesore:

• së pari, në një analizë të thelluar të të folmes së Dibrës e cila i përket një mjedisi

të kufizuar nga pikëpamja territoriale dhe shoqërore, duke vënë në dukje veçoritë

fonetiko-gramatikore e fjalëformuese të saj në gji të toskërishtes veriore; dhe

• së dyti, në një analizë sociolinguistike të të folmes mbi bazën e faktorëve

gjuhësorë dhe jashtë gjuhësorë që kanë ndikuar dhe ndikojnë në aspektin funksional të

përdorimit të saj.

Page 86: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

86  

Nga studimi në përgjithësi mund të sjellim disa përfundime:

1. Tema e masterit pasqyron të folmen urbane të Dibrës, Në mënyrë të përpiktë jepen disa

veçori gramatikore të kësaj të folmeje, duke u bazuar në tiparet dalluese fonetike, morfologjike,

sintaksore e leksikore.

2. E folmja urbane e Dibrës është shqyrtuar edhe nga një kënd tjetër atë sociolinguistik,

duke sjellë shumë tema dhe studime nga fusha e sociolinguistikës. Duke filluar nga dallimet

gjinore në përshëndetjet, urimet, betimet, mallkimet, ngushëllimet, sharjet, fjalët emocionale dhe

ofenduese, gjuha e fëmijëve etj, të cilat për herë të parë shqyrtohen në këtë të folme, sepse deri

tani nuk kanë qenë objekt studimi. Nga të dhënat e shumta që i mblodhëm në terren arritëm në

përfundime të rëndësishme dhe shumë interesante, sepse në të gjitha këto dukuri sjelljeje

ekzistojnë ndryshime midis raportit grua – burrë dhe ne këtë e kemi ilustruar me shembuj të

shumtë.

3. Gjuha e të rinjve - Zhargoni i sotëm i adoleshentëve në përgjithësi, është krijuar më së

shumti nga ata vetë. Një pjesë janë fjalë të gjuhëve të huaja, fjalët e tjera krijohen me bazë fjalët

ekzistuese, por me përdorim të ndryshuar. Shpeshherë, zhargonet rëndohen deri në masën për të

krijuar një gjuhë të tyren të rrethit shoqëror, për të mos u dalluar apo dhe për të mos u kuptuar

nga pjesa tjetër, e cila nuk bën pjesë në këtë rreth. Nuk përjashtohen dhe rastet kur këto fjalë

përhapen si virus mes gjimnazistëve, sepse konsiderohen në modë. Pjesa më e madhe e fjalorit

që përbën këtë zhargon, ngjizet nga fjalë që përgjithësisht konsiderohen vulgare. Përveçse fjalëve

në shqip, në zhargonin e gjimnazistëve zënë një pjesë të madhe dhe huazimet nga gjuhët e huaja.

Kryesisht, ato nga, anglishtja dhe turqishtja. Zhargonin e adoleshentëve e ushqejnë një sërë

faktorësh.

Por, ajo që ka rëndësi është fakti se këto mënyra të shprehuri me kohën priren të reduktohen dhe

të mbeten thjesht faza kalimtare të gjuhës së tyre brenda kësaj moshe. Mungesa e leximit të

librave është një element që ndikon shumë në vaktësinë e fjalorit të tyre. Janë shumë rrethana që

me kohën kanë sjellë njëlloj largimi të lexuesit në përgjithësi nga libri, por për të rinjtë është

ushqim i domosdoshëm, sepse ndikon drejtpërdrejt në formimin e kulturës së tyre dhe të

shprehive të duhura .Kthimi tek libri është një nevojë e shoqërisë sonë. Komunikimi i shpejtë

përmes teknologjisë në të gjitha format, ka bërë që të rinjtë dhe adoleshentët të jenë të udhëhequr

Page 87: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

87  

nga dëshira për të komunikuar shumë dhe sa më shkurt. Kjo rrugë i bie në qafë gjuhës.

Zhargonet kanë rëndësinë e tyre, sepse përbëjnë një pjesë të gjuhës. Të rinjtë kanë pasur dhe

kanë disa tipare ligjërimore të tyre, që janë emërtuar si një lloj i veçantë i të folurit apo si

“zhargoni i të rinjve”. Ky lloj i të folurit synon të krijojë një “kod” të posaçëm shprehjeje midis

anëtarëve të rrethit shoqëror, kryesisht (apo vetëm) tek të rinjtë.

4. Një fenomen tjetër që me të drejtë rreshtohet tek problematika e sotme e përdorimit të

shqipes, është mënyra e deformimit në shkrim. Nëse më parë shkruheshin letra dhe libri ishte

dritarja e preferuar e komunikimit, tashmë interneti dhe sms-të kanë dhënë ndikimin e tyre te

mënyra e të folurit dhe e të shprehurit me shkrim të adoleshentëve. Duke nxituar që të shkruajnë

sms me fjalë të shkurtuara apo të huaja, adoleshentët “i hanë” shkronjat dhe përdorin të njëjtën

mënyrë të shprehuri, edhe gjatë komunikimit mes tyre, por jo vetëm, ka shume raste kur dhe në

shkrimet e tyre, në detyra, ese, testime, plotësime të dhënash, formularë, në punët me shkrim, ato

përdorin të njëjtat shkurtesa, simbole, forma e trajta të shkurtra, apo modele e mënyra të

shkruari, saqë në vend të krijohet ideja sikur ke hapur ndonjë faqe nga chat-et në internet.

Harrohet shkronja e madhe në fillim të rreshtit, tek emrat e përveçëm, dhe në fjalitë nistore. Nuk

bëhet dallim nëse është fjala në krye apo në fund, kudo ka shkronjë të madhe. Fjala nis me të

madhe, shkronja tjetër me të vogël, tjetra pason me të madhe, e me radhë: p.sh. mEgjIthAtE,

aTdhEu, etj. Shkurtohen fjalët në atë mënyrë, saqë nuk kuptohet cila është trajta e saj. Hiqen

zanoret pothuajse të gjitha dhe lihet fjala në bashkëtingëllore: bkr, m vj m, fls, zmr, njs, shkr. etj.

5. Në vijim, një tjetër gjuhë, e cila ka gjurmë të saj në shqipe dhe me të cilën ajo hyri në

kontakt përmes marrëdhënieve pushtues -i pushtuar, është sllavishtja. Gjendja e sotme e

elementit sllav në këtë të folme, si rezultat i faktit që ka pasur kontakt të gjatë e marrëdhënie të

vazhdueshme me sllavishten, na flet për praninë e tij, por jo në atë masë sa të dallojë nga të

folmet e tjera.

Page 88: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

88  

                                                      SHTOJCË 

 

Këngë Dibrane 

KOUR TA ÇET BABA TEFTERIN 

 

Kour ta çet baba tefterin,

Të na e thret të gjith sherin,

Të thresim sher e katounde,

Soum i lamë të bojn saone.

Çish kan malet që xhumojnë,

Ke Selimi dasëm bojnë,

Gjalin e vet e martojnë. (Fetahu 2013)

O PËLLOUM ME SHOUM FJETË 

 

O pëlloum me shoumfjetë,

Shiqir nana si ka ngjefë,

Shiqir nana si ka ngjefë,

Zoti na e boftë me jetë.

O pëlloum me shoum fjetë,

 Shiqir baba si ka ngjefë, 

Page 89: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

89  

Ta marton gjalin e vet,

Nousja t'i bon izmet.

Shiqir baba, shiqir nana.

Shiqir qi ngjefëm të tana.

Shiqir Iseni ene Ajrija,

Shiqir maalla ene kojshia.

Shiqir nata, shiqir dita,

Të boet nana vet e dita.

Vet e dita ene vet e treta,

Në vak't t'i gatoet peta.

Nisja e shkoizit.                                                                                                                                   

SHKOZI TONË ERDH SI VËRËI 

 

Shkozi tonë erdh si vërëi,

I shkon mëikut në shtëpëi,

I shkon mëikut në shtëpëi,

" Si ta bojmë on e tëi,

Si ta bojmë on e tëi,

Du të zëjemi miqësëi.

Sit a bojmë net ë di,

Aj të thomi pi sot ajli?"

Page 90: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

90  

O ajli mër të kom thanë,

Miç të ri ne jemi zanë. "(Fetahu 2013)

Para fejese  

MËR JARAN, MËR KINXH I NJOMË  

Mër jaran, mër kinxh i njomë,

Epna izën tët fërcojmë,

Ku të duesh tët kërkojmë,

Fjalën di nuk na e bojnë.

Mër gjal, gjal me sëine zi,

Tët fercojmë ne të ri,

Sa ta mbarojsh at ushtri. (Fetahu 2013)

 

KËNDOJNË NJA DI ZOGA  

 

Këndojn nja di zoga

Këndojn e spushojnë

Gjalin ton e mçojnë

Ta lajn e ta ndrojnë

Se sinet ta bojnë. 

 

 

Page 91: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

91  

 Sinet dum ta bojmë

Sinet dum ta bojmë

Nanës s'i dëftojmë

Mizhden t'ja kërkojmë. (Fetahu 2013)

Tredhëit ditë të Ramazanit  

U nëis Xhela për Elbasan,

Për me mar nja dhëit bar duan,

Ta pëim vëlla për ramazan.

Çaj Sul Lala rugën ja ka zan',

Na i thot Xhelos: "Shkarkoje duan!"

Çitma krëijën të ta shof nishanin,

Kaçatore mo t'u dittë nami,

Zdrove Sulën pi n'at majë shkambi.

Sul Lala nji trëim budallë,

Nuk zëet Xheladin Krëifca xhallë.

Tuj pas ji kalë me armë.

Mjeri oun deli bogdani,

N'sher të Dibrës ta falnja bajramin.

 

Page 92: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

92  

 

SHTATIN E NALTË TË BUKUR­O 

 

Shtatin e naltë të bukur-o,

Ene frizurën ujdisun-o,

Shtatin e naltë si degë,

Si me e rëitë ndër shegë.

Moj e rëitmja në Bomovë,

Shtatin e naltë, belin e ollë,

Shtatin e naltë, belin e ollë,

Ene e bukur ene me shkollë.

Mori nouse an e diell,

A të kan rëjtun me tëlien,

Me tëlien ene me asekmek,

Jalla a ke marifet?

Bukur qenka veshun-o,

Buzët tue qeshun-o.

Çish të ndejtkan fjokët-o

Bukur en ujdisun-o.

Bengu zi en i bukur-o

Çish qenke si fjutur-o.

Page 93: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

93  

 

Kor e fejsin nosen në maxhe  

MORI NANO MOS MA SËILL OKOLLE  

Moj nano mos na u sëill okolle

Aj shtëje nousen në kolle.

Mori nouse sa e ollë,

Aj të na frollish nji kollë.

Moj nouse të pastë nana,

Të na e bojsh kollen si ma kanda.

Bone kollen me di gështi,

Që të jet birenxhi,

Birenxhi e ma e mëirë,

Që të presim misafëirë.

Nousja tonë e ollë e gjatë

Na e ftolli kollen si bakllavë. (Fetahu 2013)

Page 94: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

94  

Alegoritë Dibrane 

 

Nji djal donte nji cucë që e kishte baben në kurbet. Cuca i kishte thanë djalit se, pa i

ardh i jati nga kurbeti nuk fejohej. Mbas disa kohe, cucës i erdhi i ati nga kurbeti. Cuca shkon në

dyqan me lan paret e ushqimeve që kishte marrë veresi dhe me marrë ushqime te tjera. Djali e

sheh cucën dhe i çon fjalë për të motrën se i kishte ardhur baba. Cuca dhe motra e djalit hyn në

dyqan. Cuca i thotë dyqanxhiut:” - Merri paret se kur nuk pata më dhae, e tash si kam, merr ato

dhe këto për ushqime të tjera. - “Dyqanxhiu dhe motra e djalit e kuptuan se cucës i kishte ardhur

i ati nga kurbeti. Cuca merr ushqimet dhe niset për në shpi, kurse motra e djalit, kur ven te shpia,

gjen të villain tu bërë muhabet me do miq.

-A erdhe ? – I tha vllai.

-Erdha.

-A erdh (a erdhi vajza te dyqani)

-Erdh.

-Përse s’erdhi ? (Këtu)

-Se i erdh. Po mos ti vinte, do të vinte por erdh e nuk erdhi. (se i kishte ardhur i ati)

-si ishte moti? (si dukej vajza)

- Vrante e kthjellt si loti.

Motër e vëlla u mueren vesh, e miqtë nuk kuptuan gja.

“Dy vetë po shkonin ke Murat Kaloshi. Kalojnë rreth shpisë së nji katunari, i cili ngaqë

vuante nga azma, i vente dy duert në tokë e rrinte sikur donte të ngrihet nga çasti në çast. Njani

prej tyne deshi me u tallë me katunarin e tha me za të naltë; - A e pae atë qenin që bante me të

ngritur e nuk grehej? - E pashë ene une – ja priti katunari - po ai han në korit të vet. Po janë nja

dy karanjak të murrmë, që shkojnë e mbledhin kore të thata ku munen”

Me këtë përgjigje katunari u tha kalimtarve mendjemëdhenj: ”Unë vërtet jam i sëmurë e i varfër,

por nuk ia zgjat dorën kujt, kurse ju shkoni për të lëpirë sahanet e Murat Kaloshit!”

Page 95: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

95  

Literatura e shfrytëzuar: Stanisław Grabias (1994). Jezyk wzachowan iach spolenczynch. Lublin. 

DODI, A. (2004). Fonetika dhe fonologjia e gjuhës shqipe. Tiranë: ASHSH. 

FETAHU, P. (2013). Folklor nga Dibra (adete, këngë të vjetra e vajtime). Dibër. 

GJINARI, J. (1985). Marrëdhëniet e sotme të gjuhës letrare me dialektet. SF. 

GJINARI, J. (2012). Dialektet e gjuhës shqipe. Tiranë: ASHSH. 

IBRAHIMI, M. (2009). FJALOR I ZHARGONEVE DHE EUFEMIZMAVE. Shkup: Interlingua. 

IBRAHIMI, M. (2012). Tema sociolinguistike dhe etnolinguistike. Shkup: Interlingua. 

Penelope Eckert & John R. Rickford (edited by) (2001). Style andSociolinguistic Va r i a t i o n. Cambridge: 

Cambridge University Press. 341 pp. 

Max M.Louwerse. (2008). Investigating idiolect and youth sociolecy. United States. 

LABOV, W. (1972). Sociolinguistic Patters. Philadelphia. 

LOUWERSE, M. (2004). Semantic variation in idiolect and sociolect: Corpus linguistics. Evide. Memphis. 

IBRAHIMI, Mustafa ‐ XHAFERI, Hamit (2006). Shqyrtime sociolinguistike, Dallimet gjuhësore midis gjinive 

dhe figura e gruas në poezinë popullore. Tetovë. 

IBRAHIMI, Mustafa ‐ Bexheti, Vebi, Xhaferi, Hamit (2008). STUDIME ETNOLINGUISTIKE, FOLKLORIKE. 

Tetovë: UEJL. 

SHKURTAJ, G. (1998). Disa dukuri të së folmes së Kurbinit në dritën e sociolingustikës . SF/2. 

SHKURTAJ, G. (2003). Kahe dhe dukuri të kulturës së Gjuhës Shqipe. Tiranë. 

SHKURTAJ, G. (2003). Sociolinguistika. Tiranë. 

SHKURTAJ, G. (2001). Onomastikë dhe etnolinguistikë. Tiranë. 

SYLA, E. (2015, 8 20). ëëë.shekulli.com.al. Retrieved 10 22, 2018, from http://shekulli.com.al/te‐rinjte‐

komunikimi‐virtual‐nepermjet‐figurave/ 

TRUDGILL, P. (2002). A glossary of Sociolinguistics. Oxford. 

MERKURI, Nexhip. (2010). Mbi disa prirje të gjuhës së folur si kod i trashëguar.Nr.1 (fq.20‐31). Zëri i 

Pelagonisë. Shkup. 

BASHA, Naim. (1989). E folmja e qytetit të Dibrës, Studime gjuhësore II (Dialektologji), Prishtinë,  f.137‐221. LUTFIU, M. (1962). Ndikimi reciprok i gjuhëve sllave dhe i shqipes në të folurit e Dibrës, Përparimi, n.1‐2, Prishtinë.  

Page 96: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

96  

 

 

 

INFORMATORËT: 

EMRI

MBRIEMRI

MOSHA DATËLINDJA VENDLINDJA

Qauser Batku 85 22.04.1933 Dibër

Jumnije Basha 64 06.05.1954 Dibër

Bilkiz Mashkulli 72 05.01.1946 Dibër

Farije Mashkulli 63 11.02.1955 Dibër

Mustafa Batku 52 05.03.1966 Dibër

Argëtim Basha 45 28.01.1973 Dibër

Fortuna Papraniku 20 11.09.1998 Dibër

Besarta Fejsko 16 17.09.2002 Dibër

Jon Batku 21 12.01.1997 Dibër

Drita Fejsko 69 02.04.1949 Dibër

Shkëndije Papraniku 44 04.07.1974 Dibër

Mamudie Tollumi 47 21.11.1971 Dibër

Page 97: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

97  

                                                     PËRMBLEDHJE 

Ashtu si në çdo gjuhë tjetër, edhe në gjuhën shqipe, prej ndryshimeve që ka pësuar ajo

kohë pas kohe në krahina të ndryshme, është arritur të formohet qartazi një degëzim me dy

dialekte, secili dialekt me dy nëndialekte dhe me grupe të folmesh të shkallëve të ndryshme. Kufi

natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja),

shërben lumi Shkumbin, përkatësisht në të djathtë të tij shtrihet në përdorim i pari, dhe në të

majtë përdoret sot e gjithë ditën, i dyti.

Ata kanë dallime mes tyre në të tri rrafshet e gjuhës: fonetikë, gramatikë dhe leksik,

mirëpo këto dallime nuk janë aq të mëdha saqë të kalojnë në gjuhë të ndryshme. Gjendur në këtë

stad ku është sot, themi se të folurit e brezit më të vjetër është ruajtës, por i llojit ruajtës joaktiv

që do të thotë se vërtet ka fjalë apo forma, kuptime apо ndërtime që janë relativisht të vjetra, por

që ato mbijetojnë vetëm në gojën e tyre, pasi kanë rënë praktikat ose veprimtaritë që i lidhnin me

to; e ndërkaq, po ky brez është vetë i prekur nga ndryshimet e reja që kanë ndodhur në këtë të

folme, e ndaj dhe të folurit e tyre është i ndikuar. Ky brez, nuk ruan për asnjë çast gjuhën e

trajtës së hershme të autorëve të vjetër. Sakaq, edhe elementi i ri i sotëm që e ka prekur të folurin

e tyre, nuk është në atë masë sa të jetë aktiv.

Ndërsa, brezi i ri nga ana tjetër, ka një largim konstant nga të folurit e më të moshuarve, në

kuptimin që edhe trashëgon apo ruan element (në njëfarë mase), por dhe ia ka nënshtruar në

pjesën më të madhe të folurin e vet ndikimit të standardit. Do të përpiqemi që këtu të vemë në

pah dukuri gjuhën që përdorin të rinjtë dhe të vjetrit, të rinjtë përdorin zhargonet, kemi zhargone

të huazuara nga mqedonishtja, anglishtja, turqishtja, etj., kemi dallimet gjonore: gra dhe burra,

tek përshëndetjet, mallkimet, urimet, ofendimet dhe betimet. Numri më i madh shihet tek gratë

sepse burrat i përdorin më pak .

Page 98: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

98  

                                                       PЕЗИМЕ 

Како и на било кој друг јазик, дури и на албански јазик, од промените што

повремено ги доживувале во различни провинции, било можно јасно да се дефинира

гранка со два дијалекти, секој дијалект со два под-бирање и со различни групи.

Природната граница помеѓу двата предградија на Албанците, Геге (Гегитхја) и Тош

(Тоскишта) служи реката Шкумбин, односно во десното е првото искористено, а од лево

се користи и преку целиот ден, вториот. Тие имаат разлики меѓу нив во три површини на

јазикот, фонетика, граматиката и вокабуларот, но овие разлики не се толку големи што тие

да поминуваат во различни јазици.

Во оваа фаза, каде што е денес, може да се каже дека се зборува само од постарата

генерација и е од видот неактивно зачуван, што значи дека навистина нема зборови или

форми, значењата или објектите кои се релативно стари преживуваат само во нивните

усти, бидејќи практиките или активностите поврзани со нив се изгубени; и со време оваа

генерација е погодена од нови промени кои се случиле во овој јазик, и затоа, нивниот

говор е засегнат. Оваа генерација за еден момент не го задржува старомодниот јазик на

постарите автори. Во меѓувреме, новиот елемент денес кој има влијание на нивниот говор

не е поентата да бидат активни.

Додека помладата генерација, од друга страна, постои постојана бегство од зборувањето

на постарите лица, во смисла дека, и наследува или зачувува елемент (на некој начин), но

не се стави во поголемиот дел од својот говор влијанието на стандардот.

Ќе се обидеме да го покажеме јазикот кој го користат младите и старите лица,

младите користат жаргон, жаргони позајмени од македонски, англиски, турски итн.

Постојат полови разлики: жени и мажи, во честитките, навреди и заклетвата. Најголемиот

број се гледа кај жените, бидејќи мажите помалку ги користат.

Page 99: K S TUDIME PASDIPLOMIKE CIKLI I DY TË · Kufiri natyror mes dy kryedialekteve të shqipes, atij gegë (Gegërishtja) dhe toskë (Toskërishtja), shërben lumi Shkumbin, përkatësisht

99  

                                                          SUMMARY 

As in any other language, even in Albanian, from the changes it has occasionally

experienced in different provinces, it has been possible to clearly define a branch ëith tëo

dialects, each dialect ëith tëo sub-dials, and ëith groups of staves different. The natural border

betëeen the tëo suburbs of Albanian, Gegë (Gegishtja) and Tosk (Toskishtja) serves the river

Shkumbin, respectively on its right is the first used, and on the left is used today the ëhole day,

the second. They have differences betëeen them in the three levels of language: phonetics,

grammar and lexicon, but these differences are not so great that they pass in different languages.

Standing at this stage today, ëe say that the older generation's speech is conservative, but of the

inactive conservation type, ëhich means that there are really ëords, forms, meanings or

constructions that are relatively old but survive only in their mouths, as the practices or the

activities associated ëith them have been lost; and yet, this generation is itself affected by the neë

changes that have taken place in this speech, and their speech is influenced. This generation does

not preserve the old-fashioned language of old authors for an instant. Even so, the neë element of

today that has touched their speech is not to such an extent as to be active. Ëhile the younger

generation, on the other hand, has a constant departure from the speech of the elderly, in the

sense that it inherits or preserves the element (to a certain extent), but has and has subjected it to

most of its oën speech the impact of the standard. Ëe ëill try to shoë here the language used by

young people and the elderly, young people use jargon, slangs borroëed from Macedonian,

English, Turkish etc. There are gender differences: ëomen and men, greetings, curses,

congratulations, insults and oaths. The largest number is seen in ëomen because men use less.