Jurist/e DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË: • Mbulon të gjitha aspektet ligjore të kompanisë; • Interpreton ligjet dhe jep këshilla të përgjithshme ligjore; • Përgatit çdo akt/vendim të nevojshëm ligjor për Kompaninë; • Përpilon propozime për përmbarim, ankesa e parashtresa të ndryshme të nevojshme për mbrojtjen e interesave të Kompanisë, në të gjitha procedurat e caktuara ligjore; • Analizon kontratat e ndryshme të biznesit dhe siguron që kontratat kanë bazë ligjore dhe mbrojnë kompaninë nga shkeljet e palëve kontraktuese; • Përpilon kontratat e punëtorëve dhe kujdeset për përditësimin e tyre; • Përpilon rregullore të ndryshme, vetëm apo në bashkëpunim me të punësuarit e tjerë të Kompanisë; • Kontakton me organet ligjore të vendit varësisht nga nevojat biznesore. KUALIFIKIMI: • Fakulteti Juridik. • Së paku 1 vjet përvojë pune në lëmin juridike dhe administrative. • Aftësi të mira komunikatave. • Shkathtësi të mira të menaxhimit të kohës. • Njohuri të shkëlqyera të përdorimit paketës MS Office. • Njohuri të shkëlqyera të Gjuhës Angleze në të shkruar dhe të folur. Të gjithë të interesuarit mund të dërgoni CV-në dhe letrën motivuese në e-mail adresën: [email protected] Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 31.01.2019 JU LUTEM SPECIFIKONI POZITËN PËR TË CILËN APLIKONI NË TITULL Vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kërkesat e lartëpërmendura do të ftohen në intervistë.