Top Banner
BULETINI LIGJOR Janar 2017
15

Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

Sep 04, 2019

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

BULETINI LIGJOR

Janar 2017

Page 2: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

2

Buletini Ligjor - Janar 2017

BIZNESI

Shtesa në ligjin “Për tatimin mbi të ardhu-rat’’

Fletorja zyrtare nr. 259, datë 6 janar 2017

Më datë 15.12.2016, Kuvendi i Shqipërisë ven-dosi të miratojë ligjin nr. 129/2016 me anë të të cilit bën disa shtesa në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998, “Për tatimin mbi të ardhurat”, të ndryshuar.

Shtesa e parë që ligji i ri bën është ajo e para-shikuar pas pikës 3 në nenin 21, ku shtohet pika 4 sipas të cilës përveç sa parashikohet në pikat 2 dhe 3, të këtij neni, në rastet e kredive, të huamarrjes ose financimeve nga personat e lidhur, nuk njihen si shpenzime të zbritshme të periudhës tatimore teprica e shpenzimit të in-teresit neto që tejkalon 30 për qind të fitimit të tatueshëm para interesit, tatimit, zhvlerësimit dhe amortizimit (EBITDA). Fitimi i tatueshëm para interesit, tatimit, zhvlerësimit dhe amor-tizimit përcaktohet në përputhje me nenin 19 të këtij ligji. Me termin “Tepricë të shpenzimit të interesit neto” nënkuptohet teprica që del nga diferenca e shpenzimeve të interesit me të ardhurat nga interesi. Çdo shpenzim interesi, që nuk zbritet sipas kësaj pike, mbartet në periudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve ose të të drejtave të votës në shoqëri janë transferuar. Përcaktimet e këtij paragrafi nuk zbatohen për bankat, in-stitucionet financiare jobankare të kredidhë-nies, shoqëritë e sigurimeve dhe kompanitë e leasing-ut.

Rregullat për zbatimin e këtij paragrafi përcak-tohen me udhëzim të Ministrit të Financave.

Gjithashtu, në fund të nenit 25 të ligjit shto-het një paragraf sipas të cilit shpenzimet e bankave për kontributet vjetore dhe të jashtëzakonshme, në përputhje me ligjin “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakon-shme në banka në Republikës së Shqipërisë”, janë shpenzime të njohura në përcaktimin e fitimit të tatueshëm.”.

Shtesa dhe ndryshime në vendimin “Për dis-pozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014, ’Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar’’

Fletorja zyrtare nr. 2, datë 16 janar 2017

Më datë 11.1.2017, me vendimin nr. 8 Këshilli i Ministrave vendosi të bëjë disa shtesa dhe ndry-shime në vendimin nr. 953, datë 29.12.2014 ‘’Për dispozitat zbatuese të ligjit nr. 92/2014 ‘’Për tatimin mbi vlerën e shtuar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar’’.

Së pari, pas nenit 5 shtohet neni 5/1 i cili për-cakton të drejtën për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës ose pjesëve të një ndërtese. Sipas këtij neni personat e tatueshëm mund të ushtrojnë të drejtën të zgjedhin të aplikojnë dhe të paguajnë TVSH-në për furnizimin e ndërtesës ose pjesëve të një ndërtese, duke e trajtuar furnizimin jo si të përjashtuar, por si furnizim të tatueshëm me shkallën standarde të TVSH-së prej 20%. E drejta e zgjedhjes ushtrohet për ndërtesat ose pjesë të ndërtesës, të cilat furnizohen (shiten) për qëllim përdorimi për veprimtarinë ekono-mike të blerësit, subjekt i regjistruar, ose për qëllime rishitjeje prej tij, por jo për banim.

Në vijim pas nenit 6 ky akt shton nenin 6/1 i cili trajton modalitetet dhe rregullat e ushtrimit të së drejtës për të zgjedhur aplikimin e TVSH-së për furnizimin e ndërtesës. Sipas këtij neni personi i tatueshëm ushtron këtë të drejtë duke paraqitur pranë Drejtorisë Rajonale Tati-more një deklaratë me shkrim, ku deklaron se furnizimi i ndërtesës do të trajtohet si furnizim i tatueshëm me TVSH 20%. Kjo deklaratë, e cila formalizon qëllimin e personit të tatueshëm për të aplikuar regjimin normal të TVSH-së për furnizimin e ndërtesës, përmban të dhënat për çdo ndërtesë/ambient, të dhënat identifikuese të personit të tatueshëm blerës (emri, NIPT-i adresa etj.) si dhe të dhënat mbi lejen e ndërtimit dhe qëllimin e përdorimit të ndërtesës.

Së fundi, shtohet neni 7/1 pas nenit 7 i cili trajton të drejtën e zbritjes së TVSH-së kur ush-trohet zgjedhja për furnizimin e ndërtesave.

Page 3: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

3

Buletini Ligjor - Janar 2017

Në lidhje me të drejtën e zbritjes së TVSH-së, për çdo ndërtesë ose grup ndërtesash që janë përfshirë për t’u trajtuar si të tatueshme ose për çdo ndërtesë ose grup - ndërtesash të cilat i furnizon si të përjashtuara nga TVSH-ja, furnizuesi duhet të evidentojë veçmas zbritjet e TVSH-së për secilën nga ndërtesat ose grup - ndërtesat.

Ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për dis-pozitat zbatuese të ligjit “Për akcizat”“, të ndryshuar

Fletorja zyrtare nr.4, datë 19 janar 2017

Më datë 18.1.2017, Këshilli i Ministrave përmes vendimit nr. 28 vendosi të bëjë disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 612, datë 5.9.2012 ‘’Për dispozitat zbatuese të ligjit ‘’Për akcizat’’’’, të ndryshuar.

Së pari, në pikën 3 të nenit 43 ndryshon shk-ronja ‘’a‘’. Sipas ndryshimit që i është bërë shkronjës ‘’a’’ sasia e lëndëve djegëse të kon-sumuara për produktet e prodhuara dhe të shitura me fatura tatimore me TVSH, llogaritet jo më shumë se normativat bazuar në kartën teknologjike sipas industrisë si dhe normati-vave bazuar në aneksin 10, “Tabela referuese e normativave të harxhimit të lëndës djegëse”. Vlera e akcizës së rimbursueshme nuk do të jetë më shumë se 50% e akcizës së paguar për blerjet e kryera të lëndës djegëse të përdorur për nevoja teknologjike.

I rëndësishëm është dhe ndryshimi i bërë në pikën 7 të nenit 43 i cili parashikon se autorite-ti doganor nëse pas verifikimit të dokumen-tacionit të paraqitur, si dhe bazuar në kriteret e analizës së riskut, gjykon të nevojshme të verifikojë situatën në vend dhe/ose të ushtrojë kontroll, atëherë kjo procedurë kryhet përpara miratimit të rimbursimit. Në këtë rast kjo pro-cedurë nuk mund të zgjasë më shumë se 30 (tridhjetë) ditë nga momenti i paraqitjes së kërkesës për rimbursim. Drejtoria e Përgjith-shme e Doganave harton një udhëzim të për-bashkët mbi elementët e riskut për këto raste.

Në vijim, tjetër ndryshim i rëndësishëm është

a i bërë pas pikës 3 të nenit 44 ku shtohen pika 4 dhe 5. Pika 4 parashikon se përqindja maksi-male e lejuar për efekt të rimbursimit të akcizës për praninë e përbërësve BIO në karburant si-pas standardeve EN: 590 për gazoilin ose EN: 228 për benzinën, përkatësisht është jo më shumë se 5 (pesë) për qind. Rimbursimi apli-kohet vetëm për produket e biokarburantit që mishelohen në territorin shqiptar. Ndërsa, pika 5 përcakton kushtet që duhet të zbatohen për-para se të miratohet rimbursimi, të cilat janë:

a) Biokarburanti për të cilin është kërkuar rimbursimi duhet të përdoret si lëndë djegëse në sektorin e transportit;

b) Rimbursimi i akcizës përfitohet në masën e përmbajtjes faktike, por jo më shumë se 5 % të produktit BIO në për-mbajtjen e biokarburantit të deklaruar për konsum, pasi ky fakt të jetë konfirmuar nga laboratori kimik doganor dhe pas ve-rifikimit nga autoriteti doganor.”

Së fundi, një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ai bërë në pikën 10 të nenit 46 sipas të cilit autoritetet doganore kompetente, gjatë shqyrtimit të kërkesës për rimbursim të ak-cizës, kur e gjykojnë të nevojshme kryejnë, gjithashtu,veprimet e mëposhtme:

a) Krahasohen të dhënat e deklaruara me rezultatet e laboratorit doganor;

b) Kryhet kontroll në vend dhe verifiko-hen lëndet e para, sasitë e prodhuara dhe sasitë e shitura sipas faturave të shitjes së produktit biokarburant, inventarin, pasqyrat financiare si dhe cdo dokumen-tacion tjetër të nevojshëm.

c) Nëse është e nevojshme, procedura e verifikimit ose e kontrollit në vend kryhet në bashkëpunim me autoritetin tatimor të juridiksionit përkatës.

Page 4: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

4

Buletini Ligjor - Janar 2017

Shtesa në udhëzimin “Për procedurat tati-more në Republikën e Shqipërisë”, të ndry-shuar

Fletorja zyrtare nr.4, datë 19 janar 2017

Ministri i Financave me anë të udhëzimit nr. 7, datë 10.1.2017 bën disa shtesa në udhëzimin nr. 24, datë 2.9.2008 ‘’ Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar.

Së pari përsa i përket strukturës së apelimit tatimor, Drejtoria e Apelimit Tatimor që nga 1 Janari 2017 është pjesë përbërëse e strukturës organike të Ministrisë së Financave. Në Minis-trinë e Financave, për shqyrtimin dhe vendim-marrjen e apelimeve tatimore, për vlera mbi shumën 20 milion lekë, ngrihet Komisioni për Shqyrtimin e Apelimit Tatimor.

Ndryshime të rëndësishme i janë bërë edhe ras-teve kur administrata tatimore konstaton vep-rimtari tregtare pa u regjistruar. Kur identifikon persona që ushtrojnë veprimtari ekonomiko-tregtare pa u regjistruar në Qendrën Kom-bëtare të Biznesit, vendos masën e bllokimit të mallrave dhe detyron personin të regjistrohet menjëherë në Qendrën Kombëtare të Biznesit si tatimpagues i tatimit mbi vlerën e shtuar.

Nëse mallrat janë duke u transportuar ose janë të ngarkuara në një mjet, masa e bllokimit ven-doset gjithashtu edhe për mjetin.

Masa e bllokimit për mallin edhe për mjetin hiqet pas kryerjes së regjistrimit për veprim-tarinë ekonomike.

Pasi regjistrohet tatimpaguesi pajiset me fatu-rat tatimore me TVSH dhe plotëson një faturë të përgatitur nga blerësi, me të dhënat e inven-tarizimit të mallit, duke i kaluar më pas Drejto-risë Rajonale Tatimore për vlerësim tatimor.

Në rast se një person ushtron veprimtari në fushën e shërbimeve, përveç vendosjes së masës së bllokimit në vendin ku konstatohet shkelja, u propozohet organeve kompetente pezullimi i lejes/licencës/autorizimit për ush-trim të veprimtarisë për një periudhë 6 mu-jore.

Nëse tatimpaguesit i është vendosur masa e bllokimit dhe ai prish shenjat dalluese të ven-

dosura për bllokim të veprimtarisë, ndaj tij merret masa e konfiskimit ndaj gjithë sasisë së mallit.

Nëse konstatohet se një tatimpagues i regjis-truar ushtron veprimtari në një adresë dytë-sore të paregjistruar në QKB, atëherë në këtë rast nuk konsiderohet se tatimpaguesi kryen veprimtari ekonomike tregtare pa u regjistru-ar, por aplikohen dënimet për mospërditësim të të dhënave. Ndërsa për mallin kryhet ri-vlerësim i shitjeve në të njëjtën vlerë me vlerën e tregut.

Përsa i përket regjistrit pasiv, për periudhën e qëndrimit në regjistrin pasiv, tatimpaguesi nuk paraqet deklarata periodike tatimore dhe ndaj tij nuk llogariten gjoba për mos deklarim tati-mor.

Gjatë periudhës që tatimpaguesi është në sta-tusin/regjistrin pasiv atij nuk mund ti shtohen apo ti ndryshohen përgjegjësitë tatimore.

Kalimi nga regjistri pasiv në regjistrin aktiv (ri-aktivizimi) bëhet menjëherë, pa u kushtëzuar nga detyrimet tatimore të papaguara dhe/ose deklarata të pa dorëzuara të tatimpaguesit. Për detyrimet e papaguara dhe/ose deklaratat e pa dorëzuara zbatohen të gjitha procedurat dhe ndërmerren të gjitha hapat ligjore deri në përmbushjen e këtyre detyrimeve.

Për tatimpaguesit që riaktivizohen në QKB, si rezultat i heqjes dorë nga pezullimi i veprim-tarisë, kalimi nga regjistri pasiv në regjistrin aktiv të administratës tatimore bëhet au-tomatikisht nga sistemi elektronik i QKB-së në sistemin e DPT-së, në datën e miratimit të ak-tivizimit në QKB.

Për tatimpaguesit që kërkojnë të riaktivizohen pranë DRT-ve, aktivizimi bëhet menjëherë në sistem nga Drejtoria Rajonale Tatimore dhe si datë e aktivizimit do të jetë data e kërkesës për riaktivizim.

Për të gjithë rastet e aktivizimit, i dërgo-het njoftim edhe tatimpaguesit në lloga-rinë/adresën e tij elektronike apo në një nga mënyrat e komunikimit të përcaktuara në ligj.

Çdo transaksion i kryer nga tatimpaguesit, që

Page 5: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

5

Buletini Ligjor - Janar 2017

janë në regjistrin pasiv, konsiderohet shkelje administrative dhe dënohet në përputhje me dispozitat ligjore.

Gjithashtu për çdo transaksion të kryer nga një tatimpagues blerës me një tatimpagues shitës që është në regjistrin pasiv, i publikuar në faqen zyrtare të tatimeve në listën e tatimpaguesve pasiv, konsiderohet shkelje si për shitësin dhe për blerësin .

Gjithashtu sipas ndryshimeve të bëra tatim-paguesi, në kushtet e vështirësive financiare, mund të lejohet në çdo kohë dhe sa herë që është e nevojshme të lidhë marrëveshje të pagesës me këste.

Marrëveshja e pagesës me këste bëhet me shkrim, brenda një afati prej 10 ditë pune nga data e paraqitjes së kërkesës, me kushtin që tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste.

Marrëveshja për pagesë me këste mund të li-dhet për detyrime tatimore si rezultat i vetëde-klarimit (vetëvlerësimit) si dhe për detyrime tatimore si rezultat i vlerësimit tatimor të kryer nga administrata tatimore.

Marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetdeklaru-ar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur, ose mbledhur, ose mbajtur prej tij, përfshirë kon-tributet e sigurimeve shoqërore dhe shënde-tësore.

Marrëveshja për pagesë me këste mund të lidhet edhe në rastet kur ka filluar mbledhja me forcë e detyrimeve tatimore për tatimpa-guesin.

Nuk mund të lidhet marrëveshje nëse për ta-timpaguesin kanë filluar procedurat për sekue-

strimin e pasurisë.

Së fundi, lidhur me dënimet administrative nëse nga verifikimi dhe kontrolli në vendndo-dhjen e biznesit rezulton se tatimpaguesi nuk ka deklaruar në organin tatimor çdo të punë-suar rishtazi, të paktën një ditë kalendarike përpara fillimit të punës, përveç detyrimit për pagimin e shumës së detyrimeve tatimore dhe kontributeve të sigurimeve shoqërore e shën-detësore, të llogaritura nga data e konstatimit, dënohet me gjobë për çdo punonjës të pade-klaruar.

Kjo gjobë nuk aplikohet në rastin kur nga verifikimi dhe kontrolli në vendndodhjen e aktivitetit të personit fizik të vetëpunësuar, evidentohen persona mbi 16 vjeç, të cilët kat-egorizohen si persona të papaguar të familjes. Evidentimi i personit të papaguar të familjes bëhet nëpërmjet kartës së identitetit, lejes së drejtimit të automjetit apo pasaportës.

Mos afishimi i çmimeve të shitjes së mallrave apo shërbimeve dënohet me gjobë.

Në rastet kur çmimet janë të shënuara në kutinë ambalazhuese të mallit si në rastin e barnave, atëherë subjektet tregtuese nuk i nënshtrohen detyrimit të afishimit të listës së çmimeve.

Nuk i nënshtrohen detyrimit për afishimin e çmimeve gjithashtu ata tatimpagues të cilët nuk mund të përcaktojnë çmime të fiksuara paraprakisht për shërbimet që kryejnë, si pa-sojë e kostove që mund të rëndojnë çmimin e shërbimit.

Në rastet e shërbimeve të një natyre të veçantë (p.sh. çmimet e biletave të agjencive), çmimi për të cilat ndryshon dhe nuk është i paracak-tuar, mund të afishohen tarifat orare të shër-bimit.

Page 6: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

6

Buletini Ligjor - Janar 2017

BANKA E SHQIPERISE

Ndryshime në ligjin “Për Bankat në Repu-blikën e Shqipërisë’’

Fletorja zyrtare nr. 263, datë 11 janar 2017

Më datë 22.12.2016, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë disa ndryshime në ligjin nr. 131/2016 “Për Bankat në Repu-blikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar.

Së pari, ligji shfuqizon pikat 36 dhe 37 të nenit 4 të cilat trajtojnë kujdestarinë si dhe pikën 49 të nenit 4 dhe nenet 81/1, 81/2, 81/3 dhe 81/4 të cilat trajtojnë krijimin dhe funksionimin e bankës urë, organizimin dhe drejtimin e bankës urë, mënyrën e kryerjes së veprimtarisë dhe mbylljen dhe/ose likuidimin e bankës urë.

Ndryshimi kryesor i bërë nga ky akt është ai i parashikuar në nenin 121 pika 1, i cili përcakton radhën e detyrimeve për pretendimet e pra-nuara të cilat shlyhen me preferencë, përveç atyre të siguruara me mjete të ekzekutimit të detyrueshëm të detyrimeve si barrë siguruese ose kolateral financiar, në rastet e likuidimit të bankës ose degës së huaj. Radha për shlyerjen e këtyre detyrimeve do të jetë si më poshtë:

a) shpenzimet e domosdoshme dhe të arsyeshme, të bëra nga likuidatori, Banka e Shqipërisë (Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme) dhe Agjencia e Sigu-rimit të Depozitave;

b) kreditorët e kredive të reja të dhëna bankës ose degës së bankës së huaj pas ndërhyrjes së jashtëzakonshme dhe emërimit të likuidatorit;

c) depozitat e siguruara të pa kompensu-ara nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave ose Agjencia e Sigurimit të Depozitave për pagesat e depozitave të siguruara;

d) pjesa e depozitës së sigurueshme të individëve, tregtarëve dhe shoqërive treg-tare, e cila tejkalon nivelin maksimal të mbulimit nga skema e sigurimit të depozi-tave, si dhe depozitat që nuk kanë përfitu-

ar sipas shkronjës “c” të këtij neni;

e) detyrimet e pasiguruara me mjete të ekzekutimit të detyrueshëm të detyri-meve, barrë siguruese ose kolateral finan-ciar;

f ) detyrime të nënrenditura, të cilat përm-bajnë klauzola kontraktore për përcak-timin e tyre në këtë radhë të shlyerjes së detyrimeve, si dhe përmbajnë kushte të tjera, të përcaktuara nga Banka e Shqipërisë;

g) instrumentet e kapitalit të pasiguruara me mjete të ekzekutimit të detyrueshëm të detyrimeve, barrë siguruese ose ko-lateral financiar, dhe të cilat nuk janë ak-sione;

h) detyrimet ndaj aksionarëve që rrjedhin nga pronësia mbi aksionet.

Ndryshime dhe shtesa në ligjin ‘’Për siguri-min e depozitave’’, të ndryshuar

Fletorja zyrtare nr. 263, datë 11 janar 2017

Më datë 22.12.2016, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për sigurimin e depozi-tave’’, të ndryshuar.

Fillimisht, ligji zëvendëson në çdo dispozitë termin ‘’kujdestari’’ me termin ‘’ndërhyrje e jashtëzakonshme’’ si dhe frazën “ose të pjesë-marrjes së Agjencisë në shitjen e bankës ose bankën-urë” me “ose të pjesëmarrjes së Agjen-cisë me transferim mjetesh financiare, në për-puthje me dispozitat e ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë””.

Me anë të këtij akti ndryshon dhe pika 8 e nenit 42 ku tashmë parashikohet se fondet e Agjen-cisë së Sigurimit të Depozitave, sipas legjis-lacionit në fuqi për sigurimin e depozitave, nuk mund të bllokohen, të sekuestrohen apo t’i nënshtrohen ekzekutimit të detyrueshëm, përveç qëllimit për të cilin janë krijuar.

Një tjetër ndryshim i rëndësishëm është ai i

Page 7: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

7

Buletini Ligjor - Janar 2017

parashikuar në nenin 52, pika 1 ku shkronja ‘’t’’ pas ndryshimit përmban kompetencën e Këshillit Drejtues për të vendosur për kthimin e fondit të kompensimit të depozitave në mjete likuide, për të përmbushur detyrimet ndaj depozituesve të siguruar, në rast ngjarjeje sigurimi, si dhe për pretendimin e Agjencisë për tagrat e ceduara nga kompensimi i de-pozituesve.

Së fundi, ndryshohet pika “c” e nenit 60 ku pas ndryshimeve mjetet financiare të Agjencisë do të përdoren për mbulimin e të gjitha shpen-zimeve administrative për zbatimin e procesit të kompensimit, sipas neneve 38 e 39, të këtij ligji, si dhe për pjesëmarrjen e Agjencisë me tranferim mjetesh financiare, në përputhje me dispozitat e ligjit “Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakonshme në banka në Republikën e Shqipërisë.

Miratim i ligjit për rimëkëmbjen dhe ndërhy-rjen e jashtëzakonshme në banka, në Repub-likën e Shqipërisë

Fletorja zyrtare nr.263, datë 11 janar 2017

Më datë 22.12.2016, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë miratoi ligjin nr. 133/2016 ‘’Për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakon-shme në banka, në Republikën e Shqipërisë’’ me anë të të cilit krijohet kuadri ligjor për rimëkëmbjen dhe ndërhyrjen e jashtëzakon-shme në banka dhe degët e bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë.

Së pari, ky ligj përmban dispozita me anë të të cilave përcaktohen rregullat, procedurat dhe instrumentet për rimëkëmbjen dhe ndërhyr-jen e jashtëzakonshme në banka dhe degët e bankave të huaja në Republikën e Shqipërisë.

Së dyti ligji përcakton kompetencat dhe de-tyrat e autoritetit të ndërhyrjes së jashtëzakon-shme dhe të autoritetit mbikëqyrës, funksione të cilat sipas ligjit do të kryhen nga Banka e Shqipërisë. Ky ligj i jep Bankës së Shqipërisë (Autoriteti i Ndërhyrjes së Jashtëzakonshme) një tërësi instrumentesh ligjore, në dispozi-cion për të ndërhyrë në një fazë që të jetë

mjaftueshmërisht e hershme dhe e shpejtë në rastin e një banke në pozita jo të shëndosha financiare dhe ekonomike me rëndësi kritike të bankës, gjithmonë duke minimizuar efektin që ka kolapsi i saj tek sistemi financiar, tek kredi-torët dhe tek ekonomia e vendit në tërësi.

Së fundi, ligji përmban dispozita mbi krijimin, financimin dhe përdorimin e fondit të ndërhy-rjes së jashtëzakonshme si dhe administrimin e tij. Instrumentet e parashikuara në ligj siguroj-në që të parët që i mbajnë kostot për një kolaps eventual të bankës të jenë aksionarët dhe pas tyre kreditorët. Për këtë shkak ligji parashikon krijimin e një fondi me kontribute kryesisht të vetë bankave, i cili synohet të konsolidohet në disa vjet dhe në rast të një rreziku në përputhje me kushtet e përcaktuar në ligj të përdoret për të “shpëtuar” një apo disa banka.

Ky fond do të administrohet nga Agjencia e Sigurimit të Depozitave, kjo është dhe arsyeja pse preket ligji “Për sigurimin e depozitave”. Termi i përdorur në ndërhyrjen e jashtëzakon-shme është “bail-in” në krahasim vetëm me ndërhyrjen shtetërore, siç ka qenë e parashi-kuar në ndryshimin e bërë në vitin 2012, duke përdorur para publike dhe ngarkuar tatimpa-guesit me barrën e “shpëtimit” të bankave, të ashtuquajturën “bailout”. Pra ka një ndryshim të instrumentit, shumë cilësor, por edhe sigu-risht më larg kostos së tatimpaguesve. Pra, në rastin konkret ofrohet një instrument pengimi me kontribut të bankave, me një fond të kri-juar me kontributin e bankave ndër vite, i cili përdoret nga Agjencia e Sigurimit të Depozi-tave në bazë të procedurave të detajuara në këtë ligj.

Instrumente të tillë i japin mundësi Autoritetit të Ndërhyrjes, në rastin konkret Bankës së Shqipërisë, për të ruajtur mundësinë e pandër-prerë për grumbullimin e depozitave dhe për të kryer transaksione pagesash, duke shitur pjesët rentabël të bankës kur është e nevojshme dhe për të mbuluar humbjet në mënyrë të atillë që të shmangin destabilizimin e tregut financiar dhe minimizimin e kostove për tatimpaguesit.

Page 8: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

8

Buletini Ligjor - Janar 2017

ADMINISTRATA

Ndryshime dhe shtesa në vendimin “Për Avokatin e Tatimpaguesit’’

Fletorja zyrtare nr. 3, datë 17 janar 2017

Këshilli i Ministrave përmes vendimit nr. 10, datë 11.1.2017 vendosi të miratojë disa ndry-shime dhe shtesa në vendimin nr. 648, datë 28.7.2010 ‘’Për avokatin e tatimpaguesit’’.

Me anë të këtij vendimi Këshilli i Ministrave bën ndryshime strukturore, funksionale dhe në raportim.

Ndryshimet strukturore:

Ndryshon struktura organike, mbi bazën e së cilës Avokati i Tatimpaguesit, duke filluar nga data 1 janar 2017, është pjesë përbërëse e Mi-nistrisë së Financave.

Çdo tatimpagues që do të kërkojë shërbimin e Avokatit ë Tatimpaguesit, duhet t’i drejto-het, Drejtorisë së Avokatit të Tatimpaguesit, në adresën Ministria e Financave, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr.3, Tiranë.

Ndryshimet funksionale:

Avokati i Tatimpaguesit do të ndjekë edhe procesin e informimit e të shërbimit të tatim-paguesit prej administratës tatimore, proces që përfshin, por nuk kufizohet, në informimin dhe publikimin e informacionit të qartë e të kuptueshëm në faqen elektronike të Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve.

Monitorimi mund të kryhet edhe nëpërmjet sondazheve, vëzhgimeve, intervistave, pyetë-sorëve në mënyrë elektronike ose në çdo lloj forme tjetër, për t’u siguruar që kjo e drejtë e tatimpaguesit është përmbushur nga admin-istrata tatimore.

Avokati i Tatimpaguesit ndjek zbatimin e së drejtës për kontrolle të arsyeshme dhe në për-puthje me përcaktimet, procedurat dhe afatet për kryerjen e kontrollit tatimor, periodicitetin e kryerjes së kontrolleve, kohën, vendin dhe kohëzgjatjen, sipas dispozitave të ligjit.

Ai sigurohet për zbatimin e së drejtës së ta-timpaguesit, në rastin e një mosmarrëveshjeje për një vlerësim tatimor, të kryer nga admi-nistrata tatimore, lidhur me arsyet, mënyrën e vlerësimit dhe të vendimit të marrë.

Avokati i Tatimpaguesit monitoron respek-timin e së drejtës për të kërkuar nga admin-istrata tatimore, në rrugë elektronike apo me shkrim, çdo dokument që ndodhet në dosjen e tatimpaguesit dhe gëzon të drejtën e njohjes dhe të marrjes me shkrim, nga strukturat e ad-ministratës tatimore, të çdo informacioni të përgjithshëm apo të veçantë për një tatimpa-gues apo një grup tatimpaguesish, në çdo fazë të procesit administrativ. Ai mund të kërkojë informacion pranë çdo strukture të adminis-tratës tatimore, përfshirë Drejtorinë e Hetimit Tatimor, për aq sa nuk cenohen interesat e he-timit tatimor.

Avokati i Tatimpaguesit gëzon të drejtën e njohjes dhe të marrjes së informacionit edhe nga strukturat përkatëse të shqyrtimit admi-nistrativ tatimor në Ministrinë e Financave.

Gjithashtu, në bazë të kërkesës së tatimpa-guesit, ka të drejtë t’i rekomandojë Drejtorit të Përgjithshëm të Tatimeve, nxjerrjen e vendi-meve teknike, në përputhje me përcaktimet e nenit 10, të ligjit nr. 9920/2008.

Ndryshimet në raportim:

Sipas këtij vendimi Avokati i Tatimpaguesit i raporton me shkrim, periodikisht, një herë në tre muaj, ose sa herë që ai e kërkon, Ministrit të Financave. Në të njëjtën kohë, ky raport i dërgohet edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Ta-timeve.

Përveç raportimit periodik, në rastet kur e gjykon të arsyeshme, për situata apo çështje të veçanta, Avokati i Tatimpaguesit i raporton Ministrit të Financave.

Efektet e këtyre ndryshimeve shtrihen nga data 1 janar 2017.

Page 9: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

9

Buletini Ligjor - Janar 2017

Fillimi i procedurave të përzgjedhjes së anëtarëve të Bordit të Mbikëqyrjes Publike dhe Ngritja e Komisionit ad-hoc

Fletorja zyrtare nr. 257, datë 5 janar 2017

Me urdhrin nr. 115 datë 1.12.2016, Ministri i Fi-nancave vendosi fillimin e procesit të përzgjed-hjes së anëtarëve të Bordit të Mbikëqyrjes Pu-blike dhe ngritjen e Komisionit ad-hoc, i cili ka për detyrë shqyrtimin e dokumentacionit të paraqitur nga kandidatët për anëtar si dhe hartimin e listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore

Së pari, urdhri rendit detyrat kryesore të anëtarëve të rinj që do të zgjidhen, të cilat janë:

a) mbikëqyrin kontrollin e cilësisë;

b) mbikëqyrin, monitorojnë dhe vlerë-sojnë zbatimin e procedurave të testimit dhe regjistrimit të audituesve ligjorë dhe të shoqërive audituese;

c) mbikëqyrin programet dhe kualifikimin e vazhdueshëm profesional të audituesve ligjorë;

ç) miratojnë rregulloret e investigimit dhe të procedurave për marrjen e masave di-siplinore;

d) miratojnë programet vjetore të punës dhe raportet e veprimtarive të Bordit;

dh) shqyrtojnë dhe marrin vendim për ras-tet e shkeljeve disiplinore, që janë kompe-tencë e Bordit;

e) shqyrtojnë dhe marrin vendime për as-pekte apo çështje të tjera, të parashikuara në ligjin nr. 10091, datë 5.3.2009, “Për au-ditimin ligjor, organizimin e profesionit të audituesit ligjor dhe të kontabilistit të miratuar”, i ndryshuar, që janë brenda ob-jektit të veprimtarisë së Bordit.

Gjithashtu, kandidatët duhet të plotësojnë disa kritere si:

a) të kenë shtetësi shqiptare;

b) të kenë integritet moral dhe profesio-nal;

c) të mos jenë dënuar penalisht me ven-dim të formës së prerë;

ç) të zotërojnë, të paktën, diplomë “Mas-ter i shkencave” apo të barasvlershëm me to, sipas legjislacionit të arsimit të lartë dhe 10 vite përvojë, ose një gradë apo titull shkencor dhe 7 vite përvojë pune në çështjet e auditimit ligjor dhe të kontabi-litetit;

d) të mos kenë lidhje të afërta, deri në shkallë të dytë, me personat në organet e zgjedhura të organizatës profesionale të audituesve ligjorë.

Në vijim urdhri përcakton dokumentacio-nin e nevojshëm të cilin kandidatët duhet ta paraqesin pranë Ministrisë së Financave. Pra-nimi i dokumentacionit duhet të bëhet brenda 15 ditësh pune nga data e publikimit të urdhrit në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave, Qendrën e Botimeve zyrtare dhe në buletinin e Agjencisë së Prokurimit Publik.

Për shqyrtimin e dokumentacionit të para-qitur nga kandidatët për anëtar si dhe hartimin e listës së kandidatëve që plotësojnë kriteret ligjore urdhri ngarkon një Komision ad-hoc, anëtarët e të cilit në bazë të vlerësimit, i re-komandojnë Ministrit të Financave emërimin e kandidaturave, brenda 10 ditëve pune nga data e mbylljes së afatit të dorëzimit të doku-mentacionit nga kandidatët.

Ndyshime dhe shtesa në ligjin “Për nën-shkrimin elektronik’’, të ndryshuar

Fletorja zyrtare nr. 259, datë 6 janar 2017

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 15.12.2016 vendosi të miratojë ligjin nr. 122/2016, me anë të të cilit bën disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 9880, datë 25.2.2008, “Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar.

Së pari, ligji ndryshon emërtimin nga “Auto-ritet Kombëtar për Certifikimin Elektronik’’ në “Autoriteti Përgjegjës për Certifikimin Elek-tronik dhe Sigurinë Kibernetike’’, si dhe përcak-ton se ky organ shtetëror është i ngarkuar për

Page 10: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

10

Buletini Ligjor - Janar 2017

mbikëqyrjen e kuadrit rregullator, të përcaktu-ar në këtë ligj dhe në legjislacionin në fuqi në Republikën e Shqipërisë

Ligji bën një riformulim të nenit 10, ku shtohet pika 6 sipas të cilës Autoriteti ka të drejtë të nxjerrë udhëzime, për të rregulluar veprimtari-në e ofruesve të kualifikuar të shërbimit të be-suar. Ndërsa në dallim nga ligji i mëparshëm i cili përcaktonte se organizimi dhe funksionimi i Autoritetit miratohen me vendim të Kryemi-nistrit sipas propozimit te Ministrit, ligji i ri për-cakton se miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave.

Ndryshime ka pësuar edhe neni 22 i cili tash-më përcakton në mënyrë taksative, se detyrat që ofruesi i shërbimeve të certifikimit mund t’u transferojë, me marrëveshje, personave të tretë janë:

a) Procesi i identifikimit të zotëruesve të certifikatave

b) Gjenerimi i certifikatave të kualifikuara

c) Dorëzimi i pajisjes përkatëse ku ruhet certifikata e kualifikuar

Një parashikim i rëndësishëm i ligjit të ri është shtesa e bërë pas pikës 2 të nenit 54, i cili traj-ton pranimin dhe përdorimin e nënshkrimeve elektronike dhe produkteve të huaja, sipas të cilës Për Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimit të Besuar, të cilët operojnë në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe janë të akredituar nga autoriteti mbikëqyrës përkatës, identifikimet dhe shërbimet e besuara të lëshuara prej tyre do të kenë të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese, si ato të lëshuara nga një Ofrues i Kualifikuar i Shërbimit të Besuar, që operon në Republikën e Shqipërisë.

Ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për identifi-kimin elektronik dhe shërbimet e besuara’’

Fletorja zyrtare nr. 259, datë 6 janar 2017

Më datë 15.12.2016, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë vendosi të miratojë ligjin nr. 123/2016 nëpërmjet të cilit bën disa ndryshime

dhe shtesa në ligjin nr. 107/2015, “Për identifi-kimin elektronik dhe shërbimet e besuara”.

Së pari, ligji ndryshon paragrafin e fundit të nenit 27 ku sipas formulimit të ri përcaktohet se rregullat për ofrimin e shërbimeve publike elektronike miratohen vetëm me vendim të Këshillit të Ministrave.

E rëndësishme është shtesa e parashikuar pas pikës 1 të nenit 34, sipas të cilës për Ofruesit e Kualifikuar të Shërbimit të Besuar, që operojnë në vendet anëtare të Bashkimit Europian dhe janë të akredituar nga autoriteti mbikëqyrës përkatës, identifikimet dhe shërbimet e besu-ara të lëshuara prej tyre do të kenë të njëjtën vlefshmëri ligjore dhe fuqi provuese, si ato të lëshuara nga një Ofrues i Kualifikuar i Shërbi-mit të Besuar, që operon në Republikën e Shqipërisë.

Kjo shtesë në nenin 34 shpreh edhe njëherë qëllimin e Republikës së Shqipërisë për të har-monizuar dhe unifikuar legjislacionin e brend-shëm me aquis communitaire të Bashkimit Eu-ropian në mënyrë që të përshpejtohet procesi i integrimit në BE. Konkretisht, ligji i ry bën një përafrim të pjesshëm me Rregulloren (BE) nr. 910/2014 të Parlamentit Europian dhe të Këshillit, datë 23 korrik 2014, “Për identifikimin elektronik dhe shërbimet e besuara për tran-saksionet elektronike në tregun e brendshëm, dhe që shfuqizon Direktivën 1999/93/KE”.

Shtesa dhe ndryshime në ligjin “Për gjendjen civile’’, të ndryshuar

Fletorja zyrtare nr. 265, datë 12 janar 2017

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në datën 22.12.2016 miratoi disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 10 129, datë 11.5.2009 “Për gjend-jen civile”, të ndryshuar.

Së pari, ndryshohet neni 17 ku përcaktohet se një person apo një ose më shumë familje kanë të drejtë të banojnë në vendbanimin e një per-soni apo të një familjeje tjetër kur nuk kanë lidhje familjare, kur plotësohen standardet e sipërfaqes së banimit për frymë, si dhe kur

Page 11: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

11

Buletini Ligjor - Janar 2017

zotërojnë një kontratë ose kur kryefamiljari i familjes pritëse apo shtetasi që zotëron titull të ligjshëm pronësie ose përdorimi të banesës, në përputhje me legjislacionin në fuqi për pro-cedurat e ndryshimit të vendbanimit. Në këtë rast, kryefamiljari i familjes pritëse dhe per-soni apo kryefamiljari që kërkon të banojë në vendbanimin e tij shprehin vullnetin e tyre për këtë qëllim para nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës është vendba-nimi i familjes pritëse.

Gjithashtu në rast të lidhjeve familjare të vërtetuara, pranimi i personit apo i familjes në vendbanimin e ri bëhet në bazë të deklari-mit të tyre para nëpunësit të zyrës së gjendjes civile, në juridiksionin e së cilës është vendba-nimi i familjes pritëse. Strukturat komunitare të bashkisë/njësisë administrative, në juridik-sionin territorial të së cilës ndodhet vendba-nimi i ri, kryejnë verifikimet përkatëse, në lid-hje me plotësimin e standardeve të sipërfaqes së banimit për frymë.

Në vijim pas nenit 21 shtohet neni 21/1 i cili përcakton se deklarimi dhe regjistrimi i adresës së shtetasve shqiptarë, të cilët jetojnë jashtë te-rritorit të Republikës së Shqipërisë, bëhet sipas legjislacionit në fuqi për regjistrimin e adresës së shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë terri-torit të Republikës së Shqipërisë.

Ndër ndryshimet kryesore të ligjit janë ato që i janë bërë procedurës në lidhje me fitimin lënien e shtetësisë shqiptare si dhe në lidhje me aktet e gjendjes civile të shtetasve shqiptarë që jetojnë jashtë territorit të Repu-blikës së Shqipërisë.

Së fundi ligji bën ndryshime në dispozitat në lidhje me deklarimin e vdekjes dhe afateve për deklarimin e saj si dhe për organizimin e Shër-bimit Shtetëror të Gjendjes Civile dhe emërim-in dhe lirimin e nëpunësit në zyrën e arkivit të gjendjes civile pranë prefektit të qarkut.

Miratim i Kodit Hekurudhor të Republikës së Shqipërisë

Fletorja zyrtare nr. 265, datë 12 janar 2017

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë më datë 22.12.2016 vendosi të miratojë ligjin nr. 142/2016 ‘’Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë’’.

Ky kod ka si qëllim kryesor:

a) krijimin e një kuadri ligjor të favorshëm dhe të qëndrueshëm për nxitjen dhe zhvillimin e transportit hekurudhor ba-shkëkohor në territorin e Republikës së Shqipërisë;

b) zhvillimin e një transporti hekurudhor efikas dhe konkurrues me llojet e tjera të transportit;

c) organizimin dhe funksionimin e sek-torit hekurudhor në bazë të parimeve të ndarjes së administrimit dhe ndarjes së llogarive midis infrastrukturës hekuru-dhore dhe veprimtarive të transporteve hekurudhore;

d) zhvi l l imin dhe përmirësimin e sigurisë në hekurudhë dhe të qasjes në treg për shërbime të transportit hekuru-dhor nëpërmjet:

i) krijimit të një Autoriteti Rregullator Hekurudhor, një Autoriteti të Sigurisë Hekurudhore, një Autoriteti Licencues Hekurudhor dhe një Autoriteti Kom-bëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore, duke përcaktuar qartë mënyrën e ndërvep-rimit të tyre;

ii) zhvillimit dhe realizimit të objek-tivave të përbashkët të sigurisë dhe metodave të përbashkëta të sigurisë, me qëllim harmonizimin e rregullave kombëtare.

Kodi Hekurudhor i Republikës së Shqipërisë përcakton rregullat e zbatueshme për admin-istrimin e infrastrukturës hekurudhore dhe të aktiviteteve të transportit hekurudhor të sipërmarrësve hekurudhorë dhe operatorëve,

Page 12: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

12

Buletini Ligjor - Janar 2017

kriteret e zbatueshme për Autoritetin Rregu-llator Hekurudhor, Autoritetin e Sigurisë Hek-urudhore, Autoritetin Licencues Hekurudhor dhe për Autoritetin Kombëtar të Investigimit të Aksidenteve dhe Incidenteve Hekurudhore si dhe parimet dhe procedurat e zbatueshme për vendosjen dhe mbledhjen e tarifave të in-frastrukturës hekurudhore dhe ndarjen e ka-paciteteve të infrastrukturës hekurudhore.

Vendim për përcaktimin e procedurave të funksionimit të komisionit për shqyrtimin e apelimeve tatimore, përbërjen, kryesimin, sekretariatin, ndryshimin e anëtarëve dhe masën e shpërblimit të tyre, të procedurave të shqyrtimit të ankimit e të vendimmarrjes, si dhe përcaktimin e kufirit të vlerës objekt shqyrtimi i Komisionit

Fletorja zyrtare nr. 6, datë 24 janar 2017

Me vendimin nr. 11, datë 11.1.2017 Këshilli i Ministrave vendosi ngritjen e Komisionit të Shqyrtimit të Apelimeve Tatimore në përbër-jen e të cilit janë 7 anëtarë. Ky Komision për Shqyrtimin e Apelimit Tatimor, më poshtë referuar si KSHAT, shqyrton dhe merr vendim për ankimin administrativ tatimor që ka për objekt ankimi vlerën mbi 20 000 000 (njëzet milionë) lekë. Ankimet administrative tatimore deri në këtë vlerë janë objekt shqyrtimi dhe vendimmarrjeje i Drejtorisë së Apelimit Tati-mor.

Sipas këtij vendimi kryetari dhe anëtarët e KSHAT-it caktohen nga ministri i Financave për një afat 2-vjeçar, me të drejtë rizgjedhjeje jo më shumë se 2 mandate, sipas propozimit të institucioneve përkatëse, me përbërjen e më-poshtme:

a) tre përfaqësues nga Ministria e Finan-cave;

b) dy përfaqësues nga Drejtoria e Përgjith-shme e Tatimeve;

c) drejtori i Drejtorisë së Apelimit Tatimor;

ç) një përfaqësues nga Avokatura e Shtetit.

Anëtarët e KSHAT-it duhet të jenë diplomuar në shkencat ekonomike ose juridike, të jenë në nivel drejtues dhe të kenë eksperiencë pro-fesionale në administratën publike, në fushën fiskale, jo më pak se 3 vjet, me përjashtim të përfaqësuesit të Avokaturës së Shtetit, i cili duhet të ketë, të paktën, 2 vjet eksperiencë pranë këtij institucioni.

Gjithashtu, Ministri i Financave mbi bazën e propozimit me shkrim të institucionit që e propozon anëtarin, ka të drejtën e ndryshimit të kryetarit dhe anëtarëve të komisionit, në rastet e mëposhtme:

a) kur kryetari apo anëtari nuk marrin pjesë në tri mbledhje radhazi të komisionit, pa shkaqe të justifikuara;

b) kur kryetari apo anëtari jep dorëheqjen;

c) kur kryetari apo anëtari ushtron ven-dimmarrjen në kushtet e konfliktit të in-teresit, sipas parashikimeve të legjisla-cionit në fuqi për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksioneve publike;

ç) kur kryetari ose anëtari, gjatë ushtrimit të funksioneve të veta, vepron në kundër-shtim me interesat e KSHAT-it;

d) me përfundimin e marrëdhënies së punës pranë institucionit propozues; Fle-torja

dh) për shkak të sëmundjeve fizike ose mendore, që e bëjnë të paaftë për të kryer funksionet e ngarkuara.

Për sa i përket organizimit dhe procedurës së shqyrtimit të ankimimeve, ankimi drejtuar Komisionit për Shqyrtimin e Apelimeve Ta-timore dërgohet në Ministrinë e Financave dhe protokollohet pranë këtij institucioni, në regjistrin për protokollin e apelimeve tatimore të Ministrisë së Financave, i cili shërben vetëm për këtë qëllim. Ankimet merren në dorëzim nga drejtori i Drejtorisë së Apelimit Tatimor. Drejtori i Drejtorisë së Apelimit, brenda tri ditëve, nga paraqitja e kërkesës, në rast se de-tyrimet objekt ankimimi janë mbi shumën e

Page 13: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

13

Buletini Ligjor - Janar 2017

përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, njofton dhe ia përcjell ankimimin administrativ sekre-tariatit të Komisionit të Shqyrtimit të Apelimit Tatimor.

Vendime në lidhje me tarifat dhe procedu-rat për regjistrimin , organizimin dhe klasifi-kimin e të drejtave të autorit mbi veprat dhe krijimi i Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit

Fletorja zyrtare nr. 9, datë 25 janar 2017

Më datë 18.1.2017, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 33, nr. 34 dhe nr. 35 të cilat për-katësisht përcaktojnë tarifat për shërbimet e ofruara nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit, procedurat e regjistrimit, të organizimit dhe klasifikimit të veprave të të drejtave të autorit si dhe mënyrën e funksionimit, të organizimit dhe të shpërblimit të Këshillit Kombëtar për të Drejtën e Autorit.

Me vendimit nr. 33, Këshilli i Ministrave mira-ton tarifat për shërbimet që ofron Drejtoria për të Drejtën e Autorit të cilat janë të paraqitura në aneksin 1. Pagesat e parashikuara në këtë vendim do të kryhen pranë llogarisë së Minis-trisë së Kulturës, në degën e thesarit dhe do të derdhen në buxhetin e shtetit.

Përmes vendimit nr. 34, Këshilli i Ministrave miraton procedurat e regjistrimit, organizimit dhe klasifikimit administrative të të drejtave të autorit. Sipas vendimit procedurat e regjistri-mit dhe të pajisjes me certifikatë të të drejtave të autorit kryhen nga Drejtoria për të Drejtën e Autorit (DDA) pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtat e autorit. DDA-ja shqyrton dhe regjis-tron çdo aplikim për regjistrim të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to, për subjektin aplikues, autor apo mbajtës/titullar i të drejtave të autorit mbi një vepër.

Përsa i përket organizimit dhe klasifikimit ad-ministrativ të regjistrit të të drejtave të autorit ai bëhet sipas radhës së mëposhtme:

a) Regjistrimi i të drejtave të autorit dhe i të drejtave të tjera të lidhura me to;

b) Regjistrimi i kontratave dhe ma-rrëveshjeve që kanë objekt të drejtat e au-torit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to (të shoqëruara me dokumente shtesë, që provojnë kalimin e të drejtave nga pronari ose autori i veprës kundrejt titullarit të të drejtave të fituara);

c) Regjistrimi i agjencive të administrimit kolektiv të të drejtave të autorit dhe të të drejtave të lidhura me të, të licencuara, si dhe çdo informacion që këto agjenci de-tyrohen të paraqesin në DDA;

ç) Pajisja me certifikatë për çdo të drejtë të regjistruar dhe/ose i çdo kalimi të të drejtave, sipas kërkesave të ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”;

d) Depozitimi, sipas nenit 104, të ligjit nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”.

Së fundi, në lidhje me të drejtat e autorit, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 35 i cili krijon një organ të ri të quajtur Këshilli Kombëtar për të Drejtën e Autorit, një organ i specializuar, për vendosjen e tarifave të shpër-blimit mbi shfrytëzimin e veprave të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to në administrimin kolektiv, objekt i përcak-timit të ligjit për të drejtat e autorit.

KKDA-ja është organ kolegjial vendimmarrës dhe këshillimor, pranë ministrisë përgjegjëse për të drejtën e autorit dhe përbëhet nga kry-etari dhe 4 (katër) anëtarë.

Ndryshime në ligjin “Për mbledhjen e kon-tributeve të detyrueshme të sigurimeve sho-qërore dhe shëndetësore në Republikën e Shqipërisë’’, të ndryshuar

Fletorja zyrtare nr. 11, datë 27 janar 2017

Më datë 25.1.2017, Këshilli i Ministrave mira-toi aktin normativ nr. 1 ‘’Për disa ndryshime në ligjin nr. 9136, datë 11.9.2003, “Për mbledhjen e kontributeve të detyrueshme të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore në Republikën e

Page 14: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

14

Buletini Ligjor - Janar 2017

Shqipërisë”, të ndryshuar’’ ndryshimet kryesore të të cilit janë:

Për sa i përket regjistrimit të të punësuarve në organin tatimor:

• Personat juridikë ose fizikë, brenda dy ditëve pune pas regjistrimit në Qendrën Kom-bëtare të Biznesit ose në administratën tati-more, duhet të deklarojnë në organin tatimor listën e të punësuarve, pagën përkatëse, përf-shirë për personin fizik edhe punonjësit e pa-paguar të familjes mbi 16 vjeç, me të cilët ai punon e bashkëjeton ligjërisht.

• Personat fizikë të vetëpunësuar pa punë-marrës dhe pa punonjës të papaguar të familjes mbi 16 vjec, me të cilët ai punon dhe bashkë-jeton ligjërisht, pas regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore, duhet të deklarojnë vetëpunësimin e tyre në organin tatimor deri të paktën 3 ditë përpara afatit të paraqitjes së deklaratës (i cili është brenda datës 20 të muajit të parë pas përfundimit të çdo tremujori të vitit kalen-darik)

Llogaritja e detyrimit të kontributeve të sigu-rimeve shoqërore dhe shëndetësore bëhet me efekte nga data e regjistrimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit ose në administratën tatimore.

Për sa i përket llogaritjes së kontributeve për personin e vetëpunësuar dhe punonjësin e pa-paguar të familjes:

• Për personin e vetëpunësuar përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar, kontributet e detyrueshme të sigurimeve shoqërore për personin e vetëpunësuar, llogariten si përqindje mbi një pagë bruto, jo më të ulët se paga minimale në shkallë vendi dhe jo më të lartë se paga maksimale, e miratuar me ven-dim të Këshillit të Ministrave.

• Kontributet e detyrueshme të siguri-meve shoqërore pёr punonjësin e papaguar të familjes llogariten mbi pagën minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshi-llit të Ministrave.

• Kontributet e detyrueshme të sigurimit

shëndetësor për personin e vetëpunësuar, përfshirë punëdhënësin e vetëpunësuar dhe punonjësin e papaguar të familjes, llogariten sipas nivelit të parashikuar si përqindje mbi dyfishin e pagës minimale në shkallë vendi, të miratuar me vendim të Këshillit të Ministrave.

• Kur veprimtaria ekonomike e tatimpa-guesit fillon, ndërpritet, përfundon apo kalon në regjistrin pasiv gjatë një muaji, llogaritja e kontributeve të sigurimeve shoqërore e shën-detësore bëhet në bazë të pagës për ditët e punuara për muajin.

Miratimi i Planit Kombëtar për Integrimin Eu-ropian 2017-2020

Fletorja zyrtare nr. 12, datë 31 janar 2017

Këshilli i Ministrave përmes vendimit nr. 42, datë 25.1.2017 miratoi Planin Kombëtar për In-tegrimin Evropian 2017–2020 (PKIE).

Plani Kombëtar për Integrimin Europian për-fshin masa afatshkurtra dhe afatmesme që shtrihen deri në vitin 2020, me synimin që Shqipëria të ketë përafruar plotësisht legjisla-cionin e saj me acquis të BE-së, si edhe që të gjithë sektorët të kenë përmbushin standardet e përcaktuara në kapitujt e acquis. PKIE rishi-kohet çdo vit duke pasur parasysh progresin e arritur, jo vetëm në ritmin e përafrimit, por edhe në zbatimin e legjislacionit të përafruar. Përafrimi i legjislacionit të brendshëm me ac-quis të BE-së konsiston në këto hapa:

• Analiza e legjislacionit të Bashkimit Eu-ropian;

• Identifikimi i mangësive/akteve kon-tradiktore të legjislacionit shqiptar;

• Hartimi/rishikimi i akteve shqiptare të përafruara;

• Monitorimi i zbatimit të legjislacionit të përafruar.

Page 15: Janar 2017 - benussiinstitute.orgbenussiinstitute.org/benusi/wp-content/uploads/2015/10/buletini-ligjor_janar.pdfperiudhat e ardhshme tatimore, përveç nëse 50 për qind të aksioneve

15

Buletini Ligjor - Janar 2017

PUSHTETI GJYQËSOR

Përcaktimi i procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi

Fletorja zyrtare nr. 8, datë 24 janar 2017

Më datë 24.1.2017, Këshilli i Ministrave miratoi vendimin nr. 3 “Për përcaktimin e procedurës dhe rregullave të hedhjes së shortit për zgje-dhjen e anëtarëve të Këshillit të Emërimeve në Drejtësi’’.

Sipas vendimit, për organizimin e procedurave të hedhjes së shortit dhe dokumentimin e çdo faze të saj krijohet një Sekretariat Teknik. Numri i anëtarëve dhe përbërja e Sekretariatit Teknik caktohen nga Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të Shqipërisë. Kryetari i Kuvendit cak-ton datën dhe orën e hedhjes së shortit dhe njofton zyrtarisht Prokurorin e Përgjithshëm, Sekretarin e Përgjithshëm të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kryetarin e Gjykatës së Lartë dhe

Kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, të cilët fto-hen të dërgojnë përfaqësuesit e tyre për të qenë prezent në organizimin e shortit.

Në datën dhe orën e caktuar për organizimin e shortit, Sekretariati Teknik sigurohet paraprak-isht për praninë e: a) përfaqësuesve të dërguar nga institucionet e përcaktuara nga neni 284 i ligjit nr. 115/2016 “Për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë”; b) Avokatit të Popu-llit ose të përfaqësuesit të autorizuar prej tij; c) Përfaqësuesve të grupeve parlamentare, të përfaqësive të huaja diplomatike të akreditu-ara në Republikën e Shqipërisë dhe të orga-nizatave partnere ndërkombëtare, në cilësinë e vëzhguesve; dhe i fton ata të zënë vendet e caktuara.

Dispozitat e mëtejshme të vendimit përcak-tojnë mënyrën e organizimit të procedurës së hedhjes së shortit duke ngarkuar Sekre-tarin e Përgjithshëm të Kuvendit dhe Sekre-tariatin Teknik për ndjekjen e procedurave të nevojshme për zbatimin e kësaj procedure.

Instituti “Benussi”Rr. “Ibrahim Rugova”, Godina Sky Tower,

Zyra 12/3, TiranëWeb: www.benussiinstitute.org