Top Banner
Investo në KOMUNA E KAMENICËS KAMENICË
16

Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

Jan 05, 2020

Download

Documents

dariahiddleston
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

Investo nëKOMUNA EKAMENICËS

KAMENICË

Page 2: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

2

Për më shumë informata:Web: http://kk.rks-gov.net/kamenice/

Faqosja dhe dizajni:www.rrota.com

Fotografi :Komuna e Kamenicës

KAMENICËInvesto në

Page 3: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

3SERBIA

MONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

SERBIA

ONTENEGRO

ALBANIA

MACEDONIA

Prizren/Prizren

Ferizaj/Uroševac

Pristina

Kamenicë/Kamenica

Mitrovicë/Mitrovica

Gjilan/Gnjilane

Page 4: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

4

Të dashur qytetar,

Komuna e Kamenicës është komunë e themeluar qysh nga viti 1959 e këndej si njësi komunale.

Ne kemi fi lluar një jetë të re, kemi hyrë në fazën e realizimit të synimeve tona për një komunë më të zhvilluar dhe të qëndrueshme ekonomikisht dhe politikisht.

E ardhmja e Kamenicës është premtuese, duke u bazuar në resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që jetojnë në Komunën e Kamenicës. Jeta e përbashkët e gjitha komuniteteve me një kulturë të shumëllojshme, tolerancë të madhe e begaton jetën e këtij vendi.

Synimi aktual i autoriteteve komunale është krijimi i një mjedisi më të mirë në të gjitha sferat për zhvillim ekonomik dhe për krijimin e vendeve të punës. Duke pasur parasysh një planë për zhvillim komunal është inkurajues për një të ardhme më të mirë të jetës si në infrastrukturë, arsim, shëndetësi, ekonomi, aspektin social, bujqësi, po ashtu investime të mundshme për të rritur mundësin e vendeve të reja të punës.

Ne, vazhdimisht bëjmë përpjekje që Kamenica si qendër komunale, dhe me një rol të veçantë për komunën, të ketë rregullim urbanistik bashkëkohor , me shërbime administrative sa më efi kase dhe cilësore, e integruar në zhvillimet regjionale, qendër me jetë të begatshme kulturore, arsimore dhe sportive, me një jetë të qetë, të rehatshme dhe cilësore për të gjithë qytetarët

Ne jemi shumë të motivuar që të ofrojmë lokacione për mundësi investimi për investuesit potencial të ardhshëm përmes procedurave të lehtësuara administrative, komunikim mbështetës me institucione qeveritare kombëtare dhe lidhje me furnitorë lokal. Përkushtimi ynë ndaj zhvillimit ekonomik është i palëkundur dhe është dëshira ime të shoh rritje të investimeve dhe krijim të vendeve të reja të punës.

Jemi munduar të përmbledhim vetëm informacionet kryesore që kanë të bëjnë me institucione e fusha të caktuara, të tilla që do tërhiqnin më shumë vëmendjen dhe interesimin tuaj.

z. Shaip SurdulliKryetari i Komunës së Kamenicës

Fjala hyrëse e Kryetarit të Komunës

Page 5: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

5Të dhënat e vendit

Kamenica: Vend i resurseve natyrore dhe traditës industriale

Komuna e Kamenicës do të jetë vend i ofertave të mëdha për investitor të brendshëm dhe të jashtëm, vend i përshtatshëm

për zhvillim të bujqësisë moderne dhe të organizuar, komunë policentrike me lidhje funksionale, komunale dhe rajonale si dhe me vlera të trashëgimisë kulturore, vend ku përkrahet dija, puna, mirëqenja, në funksion të kualitetit jetësor dhe mjedisor.

Bazuar edhe në vizionin nga Plani hapësinor i Kosovës që rajonin në të ardhmen e sheh si: Urat e Kosovës (Hapësira e verdhë) Urë e zhvillimit të lidhjes së Kosovës me rajonin, rrjet funksional i fuqishëm i qyteteve dhe fshatrave, atraktive për të jetuar dhe punuar në to, me aktivitete ekonomike tregtare, industriale dhe turizëm, atraktive për investime dhe ndërmarrësi në industrinë përpunuese, agrobiznes, turizëm shërues e rekreativ me plotësimin e kritereve për mbrojtje të mjedisit.

Page 6: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

6

Në vitin 1959 Kamenica fi ton statusin Komunë, si njësi e barabartë me komunat tjera në vend. Komuna e Kamenicës

shtrihet në Lindje të Kosovës. Kufi zohet në Jugperëndim me komunën e Gjilanit, në Perëndim me Komunën Novobërdës si dhe në Veriperëndim me Prishtinën. Në Veri me Komunën e Medvegjës dhe Leskovcit, në Lindje me Vranjën dhe në Lindje dhe Juglindje me Bujanocin.

Sipërfaqja e K.Kamenicës është 523 km2. Pozita gjeografi ke e K.Kamenicës eshtë periferike ne skajin me Lindor të Kosovës por është urë lidhëse ne mesë Kosovës dhe komunave të Sërbisë Jugore krysisht të banuara me shqiptar. Nëpërmjet magjistralës Gjilan - Bujanoc, lidhet me qendrat tjera të Kosovës. Gjilani ndodhet në largësi 30 km, ndërsa Prishtina 75 km nga Kamenica. Me Prishtinën mundë të lidhet edhe me rrugë më të shkurtër, nëpër Novobërdë dhe Llabjan, ku në të dy drejtimet rruga shkurtohet për 50-55 km. Stacioni më i afërt hekurudhor është në Ferizaj dhe Bujanoc. Aeroporti më i afërt është ai i Prishtinës 90km dhe i Shkupit 130km.

Profi li i Komunës

Page 7: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

7Administrata komunale

Pushteti lokal në komunën e Kamenicës përbëhet nga dy trupa: nga kuvendi komunal (trupi ligjvënës), njëherit edhe institucioni

më i lartë i pushtetit lokal, i cili përbëhet nga komisione plenare dhe permanente, dhe nga komuna, trupi ekzekutiv, i cili përbëhet nga zyra e kryetarit të komunës, nga drejtorët komunal dhe stafi .

Kryetari i komunës është ekzekutivi më i lartë në komunë dhe zgjidhet drejtpërdrejtë nga votat e popullatës për një mandat katër-vjeçar, që do të thotë se zgjedhjet lokale organizohen çdo katër viteve sipas kornizës legjislative.

Një prej institucioneve shumë të rëndësishme që vepron në komunë është zyra për zhvillim ekonomik. Zyra është e pajisur me një kuadër të trajnuar dhe proaktiv, i cili ofron mbështetje të plotë zhvillimit të biznesit dhe atij ekonomik në komunë, duke fi lluar nga shërbimet për regjistrim të biznesit deri në mbështetje të plotë të investuesve.

Administrata i kushton vëmendje të madhe efi kasitetit. Të gjitha kërkesat e komunitetit biznesor procedohen me shpejtësi dhe

kujdes të veçantë për t’i plotësuar të gjitha nevojat e tyre. Duke

e parë nevojën e krijimit të një mjedisi të përmirësuar biznesor,

komuna ka ndërmarrë një nismë për ofrimin e vëmendjes së

veçantë, tërheqjes së investimeve përmes ofrimit të mundësive të

ndryshme, me fjalë tjera me zvogëlim të tatimit, me stimulim dhe

benefi cione tjera preferenciale investuesve.

Me rishikim të ligjit për dhënie në shfrytëzim të pronës së

paluajtshme komunale, Komuna ka të drejtë në dhënien e pronës

që posedon për stimulim të zhvillimit ekonomik. Në këtë kontekst,

Komuna së fundmi ka identifi kuar 1803 parcela nga prona

komunale me mesatare prej 2.5 ha madhësi e të cilat mund t’i japë

në shfrytëzim në një periudhë deri në 99 vjet. Në përputhshmëri

me këtë mundësi, procesi i dhënies së pronës komunale është

thjeshtësuar shumë përmes organizimit të ankandit. Këto

krijojnë një ambient të favorshëm për tërheqjen dhe realizimin e

investimeve - duke e pasur Komunën partner të denjë përgjatë

tërë procesit dhe aktiviteteve tua afariste.

Page 8: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

8

Komuna e Kamenicës ka 58 vendbanime, me numër të popullësisë rreth 40.000 sipas regjistrimit të popullsisë në vitin

2011. Qyteti i Kamenicës sipas regjistrimit ka rreth 10.000 banorë të komuniteteve të ndryshme. Dendësia e banorëve për një kilometër katror është 123 banorë.

Karakteristikat e terrenitTerreni i Komunës së Kamenicës/Dardanës është kodrinoro- malor me disa lugina rreth lumenjve, me tokë aluviale shumë të përshtatshme për perimtari, dhe kultura tjera bujqësore. Këto shtrihen në pellgun e lumenjve Krivareka, lumit të Desivojcës dhe Hogoshtit nga ana veriore, kurse pjesa jugore shtrihet rreth lumit Anamorava. Shprehur në përqindje territori i Komunës së Kamenicës/Dardanës është :60 % kodrinor-malor dhe 40 % i rrafshët.

Procedurat e regjistrimit të biznesitNga 6 qershor të vitit 2011 është hapë nga UNDP-ja Qendra për regjistrimin e bizneseve në kudër të Drejtorisë për Ekonomi,

Financa dhe Zhvillim dhe ka fi lluar regjistrimi i subjekteve në kë qendër.Të gjitha regjistrimet fi llestare bëhen pa pagesë dhe pa dokumentacion verifi kues dmth.vetëm plotësimi i aplikacionit përkatës dhe dokumenti i identifi kimit ( në bazë të Ligjit 02/L – 123 pë shoqëritë tregtare).

Bazuar në treguesit e raportit biznesor, qeveria e Kosovës ka ndërmarrë nisma thelbësore reformuese për përmirësim të mjedisit biznesor si:

Ka eliminuar leje biznesore.

Ka zvogëluar dokumentacionin e nevojshëm për export – import,

Ka hequr taksën për regjistrimit e të gjitha bizneseve,

Ka hequr kërkesen për depozitimin e kapitalit themelor për kompanitë me përgjithësi të kufi zuar.

Me rastin e marrjes së Çerifi katës, për njëherë i lëshohet nr. fi skal dhe doganor si dhe

Ka rritur mbrojtjen e investuesve.

Popullsia

Page 9: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

9

Ajo që më së shumti i nevojitet biznesit janë kreditë e volitshme për biznes. Këto kredi momentalisht janë të pakta dhe të disfavorshme për një zhvillim të biznesit dhe aktiviteteve prodhuese. Kamatat e lar ta dhe afatet e shkurtra për kthimin,

si të tilla ato janë defi nitivisht të pa përshtatshme dhe jo stimuluese.Komuna e Kamenicës në vitin 2012 u shpall komuna më e mirë në Kosovë, për ofrimin e kushteve më të mira për biznese.

Page 10: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

10

QSHQ - ja ofron këto shërbime:

Shërbimet e gjendjes civile, tatimin në pronë regjistrimin e bizneseve, shërbimet kadastrale dhe të gjitha shërbimet tjera;

Komunikimi korrekt me qytetarët;

Përgatitja dhe vënia në dispozicion e broshurave dhe fl etë-palosjeve informative për qytetarët si dhe publikimin në ueb faqe;

Këshillimi dhe ndihma juridike-administrative për mënyrën e plotësimit të kërkesave dhe parashtresave;

Pranimi dhe regjistrimi i kërkesave dhe parashtresave;

Mbajtja e dosjeve, statistikave të parashtresave dhe kërke-save të paraqitura nga qytetarët;

Shtypjen e librit të protokollit për kërkesat/parashtresat nga sistemi CMS/CSC;

Vëzhgimi i reagimeve të qytetarëve dhe zyrtarëve të komu-nës ndaj shërbimeve që ofron Qendra edhe përmes forumit dhe B-logut në ueb;

Shërbime të tjera sipas detyrave të ngarkuara nga ud-hëheqësi i drejtpërdrejt;

Leximi dhe përcjellja e lëndëve të paraqitura përmes platfor-mës CMS dhe CSC;

Përcjellja ne mënyrë elektronike e lëndëve tek drejtoritë përkatëse dhe marrja e përgjigjes;

Qasjen unike për qytetarë dhe bizneset përmes internetit dhe informimin e tyre lidhur me procedimin e lëndëve përmes internetit;

Protokollimin e të gjitha akteve të nxjerra nga Kuvendi i Ko-munës dhe publikimi i tyre në ueb faqe;

Protokollimi në shkrimoren me numër unik të protokollit përmes sistemit të softverit;

Qendra e shërbimeve për qytetarë

Page 11: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

11

BletariaBletaria po ashtu është një degë mjaft e rëndësishme e bujqësisë e cila përpos prodhimit të mjaltit dhe produkteve të tjera, rëndësi të madhe ka sidomos në polenizimin e pemëve – bimëve. Duke u bazuar në kushtet ideale që ka komuna e jonë dhe falë aktiviteteve të shoqatës së bletarëve, e cila shoqatë është më aktivja ndër të gjitha shoqatat që veprojnë në komunë, bletaria ka marrë një hov në zhvillimin e saj. Shoqata e bletarëve “Luzma” në gjirin e vet ka 140 anëtarë aktiv. Numri i zgjojeve është rreth 4000 sish dhe gati se nuk ka asnjë fshat në komunën tonë pa ndonjë familje bletarësh. E rëndësishme për zhvillimin e kësaj dege është ngritja e një reparti për përpunimin e mjaltit dhe produkteve të saja.

PemëtPemët kultivohen në një sipërfaqe rreth 137 ha, (mollë, kumbull, qershi, vishnje, arra, manaferrë etj). Prej kulturave dominante janë molla dhe kumbulla, por vlen te ceket se kemi të mbjellura 1.5 ha me manaferrë në 3 fshatra (Kopërnicë, Shipashnicë dhe Muqivërcë), si kultura demonstruese ku rezultatet janë inkurajuse.

Infrastruktura dhe lokacionet atraktive

Page 12: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

12

PylltariaKomuna disponon me një fond prej 18.741 ha pyje, dhe 1.093 ha sipërfaqe të zhveshura. Nga sipërfaqja e mbuluar me pyje sektorit privat i takojnë 9.623 ha, ndërsa sektorit shoqëror 9118 ha. Këto sipërfaqe më herët ishin të mbuluara me pyje cilësore, por gjatë sundimit dhjetëvjeçar të pushtetit serb si dhe dy viteve të para pas luftës, në mungesë të udhëheqjes së mirëfi lltë, këto sipërfaqe dukshëm janë dëmtuar nga keqbërësit e ndryshëm.

Zona për investime biznesit dhe IndustrisëKomuna e Kamenicës ka përfundua punën e hartimit të planit zhvillimor komunal, me të cilën janë identifi kuar toka e pashfrytëzuar, në të cilën mund të jetë e volitshme dhe mundëson zhvillimin e veprimtarive të ndryshme biznesore.

Komuna e Kamenicës është nikoqire e mirë e zonës së përbashkët industriale me komunën e Ranillukut, kjo marrëveshje për zonë të përbashkët industriale është në linjë me bashkëpunimin ndër-komunal për sendërtimin e partneriteteve të bazuar në ligjin e pushtetit lokal.

Kjo zonë gjendet në rrugën Gjilan – Crepë – Bujanoc e cila shpi në kufi me Serbinë. Aty mund të shfrytëzohet edhe për tregti mikse.

Zona industriale do t’ju ofrojë të gjithë investuesve infrastrukturë të shkëlqyeshme

TurizmiDuke marrë parasysh poziten gjeografi ke, komuna e Kamenicës edhe pse ka vende atraktive për turizëm , sidomos në vendet kodrinoro malore (naltësia mbidetare, klima, fl ora dhe fauna, vendet për skijim , fshatra turistike etj) , për momentin në pa mundësi për investime nuk janë të shfrytëzuara këto begati natyrore. Kamenica ka vende interesante për vizitorë të huaj dhe vendor si: Kika, Memoriali i Kadri Zekës në Poliqkë, Tyrbja e Dazhdincës, Shtëpia e Sylë Haskut në Kremenatë, Guri i madh në Busavatë, Manastiri në Moqarë etj.

Komuna e Kamenicës është e pasur me minerale të ndryshme, e sidomos me jometale ( kaolin, magnezit,andezit,bentonit, tuf etj.) Rezervat e mëdha të këtyre mineraleve garantojnë eksploatim të gjatë dhe janë element relevant në përcaktimin e strategjisë për shfrytëzimin e resurseve natyrore. Komuna e Kamenicës mbështetur në vëllimin dhe llojllojshmërinë e xeheve minerale të metaloideve që i ka si pasuri natyrore, mund te thirret se ka një baze solide për zhvillim industrial te komunës.

Page 13: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

13Trashëgimia kulturore Komunale

Vaganesh – Kisha e dëftimit të Shën Mërisë shek.XIV-VI, nr.v.E.K. 474/55

Hajnovc - Manastir Burg, shek. XIV nr.v.E.K.476/55

Moçar - Manastir Rgjavc, shek. XIV nr.E.K 478/55

Berivojcë - Kisha e Shën Gjonit shek. XIV-XVI, nr.v.E.K.02-338/63

Koretin - Nekropolë e hershme shek. VI-VIII, nr.v.E.K. 02-278/70

Hogosht – Mbeturinat e varrit të antikës së vonë, m shek.V-VI,nr.v.E.K. 02-329/72

Topanicë – Teqja e Sheh Zenelit Abedinit shek. XVIII.nr.v.E.K. 02-156/80

Karaçevë e Epërme – Lokaliteti arkeologjik në potezin “Or-dine” shek. IV-VI, nr.v.E.K.01-130/81

Objektet e Kultit Mysliman dhe të Krishtere në Komunën e Kamenicës

Kulina-Kështjellë iliro-dardane mbi 2000 vjeçare Kështjella e Kopernicës

Kështjella e Kranidellit

Page 14: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

14

Objektet e kultit

Manastiri në Moçar

Periudha: Iliro-bizantine

Xhamia në Kamenicë (Dardanë)

Kisha e Shën Mërisë -Vaganesh

Page 15: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

15Cilësia e jetës

Jeta në qytetin e Kamenicës zhvillohet shumë e qetë, ka një traditë të mirë të kulturës, respektit dhe komunikimit ndërnjerzor. Vend

i tolerancës ndëretnike e ndërfetare. Këtu zhvillohet sporti, mësimi

në disa shkolla në disa turne. Rinia është shumë aktive në jetën e përditshme sportive.

Page 16: Investo në KAMENICË · resurset natyrore si dhe njerëzore, me mundësi shfrytëzimi të kapaciteteve ekzistuese, për të krijuar një ardhme më të mirë për qytetarët që

Ky botim është fi nancuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID), Programi i Iniciativës për Komuna Demokratike dhe Efektive në Kosovë.

Mendimet e shprehura në këtë botim nuk refl ektojnë medoemos pikëpamjet e Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar ose të Qeverisë së Shteteve të Bashkuara.