MF667 USB Modem Manual Përdorimi INFORMACIONE LIGJORE Copyright © 2013 ZTE Corporation. Të gjitha të drejtat e rezervuara. Asnjë pjesë e këtij botimi nuk mund të shpërndahet, riprodhohet apo përdoret në çfarëdolloj forme apo me çfarëdolloj mjeti, elektronik ose mekanik, duke përfshirë fotokopjimin dhe filmimin, pa lejen paraprake me shkrim të ZTE Corporation. Manuali është botuar nga ZTE Corporation. Ne rezervojmë të drejtën për të bërë ndryshime në gabime të shtypura ose në ndryshim specifikimesh pa njoftim paraprak. Udhëzues i Shpejtë Parathënie MF667 ZTE është një modem USB multi- funksional, i cili punon në rrjetet HSPA + / HSDPA / HSUPA WCDMA / EDGE / GPRS / GSM. Me ndërfaqe USB për të lidhur një kompjuter portativ ose një PC desktop, ai integron funksionalitetin e një modemi dhe një telefoni celular (SMS), dhe kombinon komunikimin celular me internet të përkryer. Ai mbështet të dhënat dhe shërbimet SMS nëpërmjet rrjetit të telefonisë mobile, duke bërë të mundur që ju të komunikoni në çdo kohë dhe kudo. Specifikimet Tabela me poshtë tregon specifikimet e paisjes. Lloji i Ndërfaqes USB 2.0 HIGH SPEED Sistemet që mbështet Mbështet shumicen e llojeve të laptopëve dhe PC Sistemet Operative me të cilat funksionon Windows XP (SP3 and above), Vista, Windows 7 MAC 10.4.11 dhe me te ri. Funksionet Shërbimin SMS, Shërbimin Data, Menaxhimin e aplikacioneve, pranon mi- croSD kartë, etj. Standartet e Rjetit HSPA+/HSUPA/HSDPA/WCDMA/EDGE/GPRS/GSM Shpejtësia e Transmetitmit (Max) HSPA+: 21.6 Mbps DL HSUPA: 5.76 Mbps UL Temperatura Paisja: -20 °C ~ +70 °C Ne perdorim :-10 °C ~ +60 °C Përmasat 76.5 mm * 27.2 mm * 10.5 mm (Pa kapakun e USB) Pesha Rreth 28 g Kapaciteti microSD Deri në 32GB microSD kartë Shënim: Logo e microSD kartës ( ) është një markë e shoqates së microSD . Njihuni me paisjen tuaj. Figura në vijim tregon pamjen e MF667. Kjo është vetëm për referencën tuaj. Produkti aktual mund të jetë i ndryshëm. 1. Foleja e kartës microSD 2. Foleja e kartës SIM/USIM 3. Konektori i USB 4. Kapaku i Modemit 5. Kapaku i Përparmë Instalimi i Paisjes 1. Shtypeni dhe shtyjeni kapakun përpara për ta hequr atë. Shënim: Mos e hapni kapakun e përparmë me force në mënyrë që të shmangni dëmtimin e tij. 2. Futja e kartës SIM/USIM në fole. Futeni kartën SIM/USIM në fole në mënyrë që pjesa metalike të qëndrojë poshtë dhe më pas shtyjeni përbrenda sa të mundeni, sikurse tregohet edhe në figurën më poshtë. 3. Futja e kartës microSD në fole. Shënim: Ky modem lejon vetëm kartë microSD. Futeni kartën microSD në folenë e saj sikurse tregohet në figurën më poshtë. 4. Vendosni kapakun të shtrirë përgjatë trupit të USB-së pastaj shtyjeni kapakun në mënyrë që të bëhet mbyllja e tij. 5. Lidhja e modemit me laptop-in ose PC. Futeni konektorin e USB-së tuaj në portën USB të kompjuterit dhe sigurohuni që është e ven- dosur në rregull. Në mënyrë automatike Sistemi Operativ evidenton kyçjen e një paisje të re, dhe nis instali- min e saj. Paralajmërime dhe e Drejta e Përdoruesit • Disa paisje elektronike janë të ndjeshme ndaj ndërhyrjeve elektromagnetike të dërguara nga modemi nëse është i painstaluar mirë, të tilla si sistemi elektronik i automjeteve. Ju lutem konsultohuni me prodhuesin e paisjes para se të përdorni modem-in nëse është e nevojshme. • Funksionimi i modemit mund të ndërhyjë në paisje mjekësore si, aparate dëgjimi dhe stimulues kardiak. Ju lutemi t’i mbani gjithmonë ata më shumë se 20 centimetra larg këtyre paisjeve mjekësore, kur ata janë të ndezur. Fikeni modemin nëse është e nevojshme. Konsultohuni me një mjek apo me fabrikuesin e paisjes mjekësore para se të përdorni modem-in. • Jini të vetëdijshëm për kufizimin e përdorimit, në vende të tilla si depo të naftës apo fabrika kimike, ku kanë gaze eksplozivë ose produkte eksplozive duke u përpunuar. Fikeni modemin tuaj nëse ju kërkohet. • Përdorimi i paisjeve elektronike të transmetimit është i ndaluar në avion, në stacionet e benzinës dhe në spitale. Ju lutemi të respektoni dhe të zbatoni të gjitha shenjat paralajmëruese dhe të fikni modemin tuaj në këto rrethana. • Mos e prekni zonën e brendshme të antenës në qoftë se nuk është e nevojshme. Përndryshe ajo do të ndikojë në punën e modemit tuaj. • Mbajeni modemin larg fëmijëve të vegjël. Modemi mund të shkaktojë lëndim nëse përdoret si një lodër. • Mos i prekni pjesët metalike të modemit në mënyrë që të shmangni djegie kur modemi është duke punuar. Përdorimi i modemit tuaj USB • Ju lutemi përdorni pajise origjinale ose pajise që janë të autorizuara. Përdorimi i ndonjë paisje të paautori- zuar mund të ndikojë në punën e modemit tuaj, dhe të shkelë rregullat përkatëse kombëtare rreth termina- leve të telekomunikacionit. • Shmangni përdorimin e modemit pranë ose brenda strukturave metalike apo institucioneve që mund të lëshojnë valë elektromagnetike. Në të kundërt kjo mund të shkaktojë ndërprerjen e sinjalit. • Modemi nuk është i papërshkueshëm nga uji. Ju lutemi, ta mbani atë të thatë dhe ta ruani në një vend të er- rët dhe të ftohtë. • Mos e përdorni modemin menjëherë pas një ndryshimi të papritur të temperaturës. Në raste të tilla, modemi do të vishet me vesë brenda dhe jashtë, kështu që nuk duhet ta përdorni atë derisa të thahet. • Mbajeni modemin me kujdes. Nuk duhet të bjerë, përthyhet, etj. Përndryshe modemi do të dëmtohet. • Nuk lejohet çmontimi nga jo-profesionistë. Vetëm teknikë të kualifikuar mund të ndërmarrin procesin e ri- parimit. • Temperatura e operimit -10 °C ~ 60 °C dhe lagështia prej 5% ~ 95% janë të rekomanduara. Kufizimi i Garancisë • Kjo garanci nuk aplikohet për defektet apo gabimet e shkaktuara nga: i. Përdorimi i paarsyeshëm. ii. Dështimi i përdoruesit fundor për të ndjekur operacionin e instalimit, instruksionet e mirëmbajtjes ose procedurat. iii. Keqpërdorimi nga përdoruesi fundor, neglizhenca ose instalimi i parregullt apo mungesa e njohurisë së operacioneve të Produktit. iv. Modifikimet ose riparimet të bëra jo nga ZTE ose nga një person i çertifikuar . v. Defekte nga energjia elektrike, zjarri, përmbytja, aksidentet, veprimet e palëve të treta ose ngjarje të tjera jashtë kontrollit të arsyeshëm të ZTE-së. vi. Përdorimi i produktit nga palë të treta, ose rastet kur defekti i shkaktuar vjen si pasojë e ndërveprimit dhe shfrytëzimit të kombinuar me produktin e palës së tretë. vii. Ndonjë shkak tjetër përtej natyrës së përdorimit normal të destinuar për Produktin. Përdoruesi fundor nuk ka të drejtë të refuzojë ose kthejë produktin apo të marrë një rimbursim për produktin nga ZTE për arsyet dhe situatat e lartpërmendura. • Kjo garanci është kompensimi i vetëm për përdoruesit fundor dhe përgjegjësia e vetme ZTE-së për sendet e dëmtuara ose jo të konfirmuara, dhe zëvendëson të gjitha garancitë e tjera, të shprehura ose të nënkup- tuara statutore, duke përfshirë por pa u kufizuar në garancitë e nënkuptuara të tregtimit dhe përshtatsh- mërisë për një qëllim të veçantë, përveç se nëse kërkohet ndryshe në bazë të dispozitave urdhëruese të ligjit. Kufizimi i Përgjegjësisë ZTE nuk do të jetë përgjegjëse për humbjen e të ardhurave ose dëmtime jo të drejtëpërdrejta, specifike, aksi- dentale apo rrjedhimore që rezultojnë, shkaktohen apo kanë lidhje me përdorimin e këtij produkti, si në rastet kur ZTE është këshilluar ose jo, ka patur dijeni ose duhet të ketë patur dijeni për mundësinë e dëmeve të tilla, duke përfshirë, por pa u kufizuar në humbjen e të ardhurave, ndërprerjen e biznesit, koston e kapitalit, koston e produkteve apo objekteve zëvendësuese, ose çdo kosto joproduktive. Si të merrni ndihmë Ju mund të merrni ndihmë: • Duke klikuar Ndihmë (HELP) në program. • Duke dërguar e-mail në [email protected] • Duke vizituar http://www.zte.com.cn • Duke telefonuar Shërbimin Hotline: +86-755-26779999 7 1 8 2 9 3 10 4 11 5 12 6