Top Banner
1 ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtinë, 10.07.2007 AGJENCIA E KOSOVËS PËR MBROJTJEN E MJEDISIT
16

ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

Feb 04, 2016

Download

Documents

usoa

AGJENCIA E KOSOV Ë S P Ë R MBROJTJEN E MJEDISIT. ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007. Baza ligjore. Me LMM/2003/9, neni 39, pika 1: - PowerPoint PPT Presentation
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

1

ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV

Prishtinë, 10.07.2007

AGJENCIA E KOSOVËS PËR MBROJTJEN E MJEDISIT

Page 2: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

2

Kryeshefi Ekzekutiv 1 Përkthyese/Asistente 1 Vozitës

Sistemi Informativ Mjedisor

Hartimi i Raporteve dhe Programeve

Raportimet MjedisoreMonitorimi i mediumeve

Ajri, uji, dheu, zhurma

Monitorimi i Mjedisit

Biodiversiteti (Fauna)

Mbeturinat, radioaktiviteti, kimikatet

Plane dhe programe mjedisore

Biodiversiteti (Flora)

1 x KSH 3 x 9 6 x 8 10 x 7 0 x 6 1 x 5 =22

GIS

Operator i GIS

Baza e te dhenave

Mbrojtja e natyres

Operator i GIS

Zonat e mbrojtura

Operator i BDh

Operatore e GIS

Page 3: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

3

Me LMM/2003/9, neni 39, pika 1:

Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, e themeluar me këtë ligj, është institucion që përfshinë IHMK dhe IKMN, nën autoritetin e Ministrisë, për kryerjen e punëve administrative, profesionale, mbështetëse shkencore dhe kërkimore në fushën e mbrojtjes së mjedisit, zonave të mbrojtura të natyrës, të diversitetit biologjik dhe në fushën hidrometeorologjike.

Baza ligjore

Organizimi i AKMM është bërë me UA Nr. Rëndor 25, Nr. Prot 2/03

Page 4: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

4

Detyrat e AKMM

Detyrat administrative të AKMM-së janë:

• Dhënia e mendimit në procedurën e vlerësimit të raportit mbi ndikimin e aktiviteteve në mjedis në miratimin e pëlqimeve mjedisore për lejet e ndërtimeve;

• Organizimi i monitorimit të gjendjes së mjedisit ;

• Dhënien e mendimeve në procedurën e miratimeve mjedisore për zona të mbrojtura të natyrës;

• Organizimin i sistemit informativ për mbrojtjen e mjedisit dhe

• Detyra të tjera të caktuara me ligj .

Page 5: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

5

Detyrat profesionale, mbështetëse, shkencore dhe kërkimore të AKMM-së janë:

• Hartimi i propozimit të Strategjisë së Kosovës për mbrojtjen e mjedisit dhe përcjellja e zbatimit të saj pas miratimit nga Qeveria (Parlamenti) ;

• Përgatitja e programeve të mbrojtjes së mjedisit nga fusha të veçanta dhe përcjellja e zbatimit të tyre pas miratimit nga Qeveria;

• Vlerësimin e akteve të planifikimit dhe rregullimit hapësinor;• Përgatitja e raporteve për gjendjen e mjedisit;• Mbështetje shkencore dhe të tjera për përgatitjen e masave të

mbrojtjes së mjedisit;• Mbështetje shkencore dhe të tjera për mbrojtjen e diversitetit biologjik,

zonat e mbrojtura të natyrës dhe masa të tjera mbrojtëse të natyrës;• Përgatitjen e propozimeve për mirënjohje dhe shpërblime në fushën e

mbrojtjes së mjedisit • Projekte kërkimore dhe zhvillimi në lidhje me mbrojtjen e mjedisit;• Përgatitje e materialit për mbrojtjen e mjedisit për qëllime edukative

dhe ngritjes së ndërgjegjes publike për mjedisin;• Monitorimi, hulumtimi dhe informimi për atmosferën dhe hidrosferën

duke përfshirë shërbimin e parashikimit meteorologjik dhe hidrologjik;• Përcjellja e zhvillimit e teknologjive të pastra lidhur me mjedisin dhe• Detyra të tjera të caktuara me ligj.

Page 6: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

6

Monitorimi i gjendjes së mjedisit nënkupton :

• vëzhgimin e përhershëm të gjendjes së mjedisit (ujit,ajrit, tokës), të gjendjes dhe karakteristikave të vlerave të natyrës dhe biodiversitetit,

• vëzhgimin e degradimit me përdorimin e resurseve natyrore si dhe ndikimin e tyre në shëndetin e njeriut.

• mbajtjen, ruajtjen, përpunimin dhe publikimin e të dhënave nga ky monitorim

• organizimi i monitorimit të gjendjes së mjedisit

• dhënien e mendimeve në procedurën e miratimeve mjedisore për zona të mbrojtura të natyrës

• organizimi i sistemit informativ për mbrojtjen e mjedisit

• detyra të tjera caktuara me ligj

Page 7: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

7

Rrjeti Monitorues I

• AKMM• Inst. Hidrometeorologjik• IKSHP• Statistikat• MMPH• Min Transportit• Min Bujqësisë & Pylltarisë• Inspektorati

Rrjeti Monitorues II

• MEM• KPM• Operatorët e mbeturinave• Operatorët e Ujërave• Industria• Institutet hulumtuese• Universitetet• Komunat

Page 8: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

8

Sistemi Informativ Mjedisorë

SIM duhet të përfshijë, pa imitim, si në vijim: • Burimet natyrore; • Çrregullimet mjedisore; • Shfrytëzimi i materialit dhe energjisë; • Substancat e rrezikshme dhe të dëmshme; • Origjina dhe distribuimi i mbeturinave; • Emisionet sipas burimeve të tyre; • Palët përgjegjëse për çrregullimet mjedisore; • Rehabilitimi i masave dhe programeve; • Dëmet mjedisore dhe aksidentet mjedisore; • Shëndeti dhe kushtet mjedisore të ndotjes; • Zonat e konservuara natyrore; • Masat e biodiversitetiti; • Regjistri i veçorive të rëndësishme natyrore dhe • Çështjet e tjera mjedisore të cilat mund të caktohen apo kërkohen nga

Ligji.

Page 9: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

9

Gjendja e MjedisitGjendja e Mjedisit

““Zero Raporti i Gjendjes Mjedisore”Zero Raporti i Gjendjes Mjedisore”

Page 10: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

10

Financimi

AKMM financohet nga:

– Buxhet i veçantë brenda Ministrisë i ndarë prej Departamenteve tjera

– Projektet e donatorëve

– Projekte të ndryshme

– Shërbimet që ofron

Page 11: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

11

Bashkepunimi

• Me EEA( Agjencia Mjedisore Evropiane në Kopenhagë)

• Me agjencionet homologe ndërkombëtare

• Me institucionet vendore: IKSHP , Entin e Statistikave, Institutet e Universitetit të Prishtinës, Ministritë relevante, INKOS, operatorët e ndryshëm që emetojnë në mjedis, etj.

Page 12: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

12

Aktivitetet e deritashme

• Kompletimi i AKMM është bërë me vendim të Ministrit të datës 05.06.2007. me ç’rast është kompletuar stafi me 22 punonjës. Deri në këtë vendim që nga data 06.06.2006, AKMM ka funksionuar vetëm me Kryeshefin Ekzekutiv

Deri me tani AKMM ka zhvilluar këto aktivitete:

• Përgatitja e përshkrimit te vendeve të punës, detyrat, struktura, organigrami• Përgatitja e UA për Monitorimin e Mjedisit në Kosovë- për Qeveri • Organizimi i Konferencës Ndërkombëtare: „Mbrojtja e mjedisit përmes

eficiences se energjisë-roli i komunave“ mbajtur 10-12 dhjetor 2006 në Prishtinë

• Organizimi i dy punëtorive (Ajër dhe Ujë) • Hartimi i raportit zero me mbështetjen e ekspertit të jashtëm nga organizata

ndërkombëtare AGRIFOR dhe plani i veprimit për dy vjetet e ardhshme• Është në zhvillim e sipër projekti për hartimin e raportit për gjendjen e

përgjithshme të mjedisit në Kosovë i cili pritet të përfundojë në fund të vitit• Organizimi i Konferencës “Monitorimi dhe Raportimi Mjedisorë – Nevojat dhe

Mundësitë”, 12.07-2007

Page 13: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

13

Aktivitetet ndërkombëtare:

• Janë zhvilluar disa takime në nivel ndërkombëtar si:

• Kontakte me Agjencinë Evropiane për Mbrojtjen e Mjedisit (European Enviromental Agency – EEA),

• Udhëheq rrjetin Evropian për informim dhe vëzhgim (EIONET - European Environment Information and Observation network). Këtë rrjetë e përbëjnë 34 shtete, 5 asociim

• Vizita dhe kontakte me Agjencitë e Mbrojtjes së Mjedisit të disa shteteve , si : DEPA, UBAD, UBAA, AZO, QIM-Maqedoni, BEPA etj.

• Bashkëpunim i madh me Humbolt Universitet Berlin, GTZ, SIDA, UNDP, REC etj.

Page 14: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

14

Objektivat

• Funksionalizimi sa me i shpejt i AKMM

• Ndarja e detyrave secilit zyrtarë, mundësisht trajnimi i tyre

• Përgatitja e të gjitha dokumentacioneve (udhëzimeve) sipas kërkesave ligjore dhe direktivave KE

• Ngritja e Sistemit Monitorues Mjedisorë në Kosovë, në të dy sektorët (shtetërore dhe privat)

• Ngritja e SIM të qëndrueshëm, si qendër nacionale për grumbullimin, përpunimin dhe shpërndarjen e të dhënave mjedisore

• Anëtarësimi në rrjetet e informimit mjedisorë ne Evropë (EIONET)

• Ngritja e një bashkëpunimi të qëndrueshëm me Agjencitë homologe në rajon dhe UE

• Hartimi i gjendjes mjedisore si terësi dhe raporteve të gjendjes sektoriale, etj

Page 15: ILIR MORINA - KRYESHEF EKZEKUTIV Prishtin ë , 10.07.2007

15

Vështirësitë

• Stafi me pak përvojë paraprake, pamundësia për zgjedhje

• Lokacion i mangët dhe joadekuat për punë

• Mungesë e mjeteve financiare (buxhetin ende nuk e menaxhojmë)

• Përkrahje e vogël institucionale kundruall mbrojtjes së mjedisit (mbrojtja e mjedisit prioritet i fundit)

• Mungesë e pajisjeve monitoruese teknologjike

• Mungesë e pajisjeve teknike për punë, etj