II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 1 II.1. Fizika dhe ambienti jetësor Ajri, toka, ujrat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujrat nëntokësorë dhe gjithcka ku jeton dhe ndikon tek njeriu, përbëjnë mjedisin rrethues. Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës dhe civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin ,ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues. Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjete kimike apo siç i njohim ndryshe, kimikatet dhe mbetjet radioaktive. Të gjitha këto dëmtojnë dhe shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët edhe vetë njeriun. Natyra me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuritë natyrore, si ato atmosferike, tokësore, diellore etj., bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina ndotëse. Por ky ekuilibër është i pamjaftueshëm dhe në mbrojtjen e natyrës sot është shumë e domosdoshme ndihma e njeriut. Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujqit, i cili me teprime të tillla pretendon të rrisi pjellorinë e tokës. Por bima nuk thith të gjithën. Një pjesë e mirë që mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të rreshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot ujrat nëntokësorë, ato të burimeve, liqeneve, lumenjve. Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë shëndetin e vetë fajtorit, njeriut. Një gjë është shumë e qartë. Natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet me shumë vështirësi. Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve. Kujdesja ndaj mjedisit është obligim njerëzor për të evituar katastrofat ekologjike. Njeriu duhet të jetojë në harmoni me natyrën, duhet të kujdeset për atë, dhe të zhfrytëzojë me efikasitet të mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat që do të vijnë. II.2. Shembuj dhe informacione për ruajtjen e ambientit Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë, në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore. Mjedisi në te cilin jetojmë është shumë i rëndësishëm për ne. Ai është burim i jetës së njeriut. Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e rëndësishme e jetës në planetin tonë. Të gjitha proceset që çojnë në një sistem ekologjik të suksesshëm janë të lidhura me programin për përcaktimin e strategjise dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave në ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit. Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme, shkollat e larta, universitetet, organet shtetërore, institutet shkencore por edhe nga Akademia e Shkencave e cila duhet të udhëheq në mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushen e ruajtjes së natyrës dhe mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale. Por po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetësimet e ndotjes së ajrit, ujit të tokës apo efektet e ngrohjes globale. Ekologjia është themeli i ruajtjes së natyrës dhe të
17
Embed
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR - shmk-negotine.edu.mk«sor.pdf · Ndryshimet klimatike dhe energjia Rritja e temperaturave, ndryshimet në sasinë e reshjeve dhe luhatjet e lagështisë,
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR
FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 1
II.1. Fizika dhe ambienti jetësor
Ajri, toka, ujrat e lumenjve, liqeneve, deteve e oqeaneve, ujrat nëntokësorë dhe gjithcka ku jeton
dhe ndikon tek njeriu, përbëjnë mjedisin rrethues.
Sot zhvillimi i vrullshëm ekonomik i botës dhe civilizimi i saj, krahas progresit të madh që kanë
sjellë, kanë ndërhyrë edhe në dëmtimin ,ku më shumë e ku më pak, të mjedisit tonë rrethues.
Sot, mjedisi ku zhvillohet aktiviteti i botës së gjallë, është shumë i ndotur me produkte e
mbeturina të shumëllojshme, ndër to vendin kryesorë e zënë mbetjete kimike apo siç i njohim ndryshe,
kimikatet dhe mbetjet radioaktive. Të gjitha këto dëmtojnë dhe shkatërrojnë pa dallim bimët, kafshët
edhe vetë njeriun.
Natyra me anë të proceseve dekompozuese që shkaktoheshin ose përshpejtoheshin nga dukuritë
natyrore, si ato atmosferike, tokësore, diellore etj., bëjnë të mundur eliminimin e këtyre mbeturina
ndotëse. Por ky ekuilibër është i pamjaftueshëm dhe në mbrojtjen e natyrës sot është shumë e
domosdoshme ndihma e njeriut.
Sot vihet re gjithmonë e më shumë përdorimi pa kufi i plehrave kimike nga bujqit, i cili me
teprime të tillla pretendon të rrisi pjellorinë e tokës. Por bima nuk thith të gjithën. Një pjesë e mirë që
mbetet e paasimiluar, me anë të ujit të rreshjeve apo vaditjeve depërton në brendësi të tokës dhe ndot
ujrat nëntokësorë, ato të burimeve, liqeneve, lumenjve.
Plehrat dhe hedhja e tyre vend e pa vend, dëmtojnë rëndë mjedisin rrethues, dëmtojnë rëndë
shëndetin e vetë fajtorit, njeriut.
Një gjë është shumë e qartë. Natyra ndotet shumë lehtë, por pastrohet me shumë vështirësi.
Njerëzit duhet të ndërgjegjësohen, duhet të apelojnë për të mbajtur pastër ambientin e tyre. Detyra
parësore e tij është mënjanimi i ndotjeve. Kujdesja ndaj mjedisit është obligim njerëzor për të evituar
katastrofat ekologjike.
Njeriu duhet të jetojë në harmoni me natyrën, duhet të kujdeset për atë, dhe të zhfrytëzojë me
efikasitet të mirat e saj, përndryshe natyra e ndëshkon atë dhe brezat që do të vijnë.
II.2. Shembuj dhe informacione për ruajtjen e ambientit
Mbrojtja e mjedisit është praktikë e mbrojtjes në nivel individual, të organizatave ose të qeverisë,
në dobi të mjedisit natyror dhe (ose) të qenieve njerëzore. Mjedisi në te cilin jetojmë është shumë i
rëndësishëm për ne.
Ai është burim i jetës së njeriut. Mbrojtja e natyrës dhe e mjedisit konsiderohen si pjesa më e
rëndësishme e jetës në planetin tonë. Të gjitha proceset që çojnë në një sistem ekologjik të suksesshëm
janë të lidhura me programin për përcaktimin e strategjise dhe zhvillimin e mëtejshëm të objektivave
në ruajtjen e natyrës dhe të mjedisit.
Koncepti themelor i ekologjisë duhet të njihet fort mirë jo vetëm nga shkollat e mesme, shkollat
e larta, universitetet, organet shtetërore, institutet shkencore por edhe nga Akademia e Shkencave e cila
duhet të udhëheq në mënyrë shkencore zgjidhjen e problemeve në fushen e ruajtjes së natyrës dhe
mjedisit si dhe ato të ngrohjes globale.
Por po të njiheshin mirë të gjitha këto probleme sot nuk do te kishim shqetësimet e ndotjes së
ajrit, ujit të tokës apo efektet e ngrohjes globale. Ekologjia është themeli i ruajtjes së natyrës dhe të
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR
FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 2
mjedisit dhe si shkencë e biologjisë shfrytëzon të dhënat shkencore të kimisë, të fizikës, të matematikës
dhe të shumë shkencave tjera.
Dy janë drejtimet kryesore: 1.Ruajtja e mjedisit që ka si qëllim të kufizojë ndikimin e ndotjeve
të industrisë, bujqësisë, transportit, ndërtimit e tjera veprimtari të njeriut. 2.Ruajtja e natyrës që ka si
qëllim të kufizojë deri në minimum ndryshimet në natyrë (ekosistemet), siç janë efektet e ngrohjes
globale, ruajtja e shtresës së ozonit, paksimi i emetimit të gazrave, evitimi i shirave acide.
Prandaj ka rëndësi të dihet një strategji e cila duhet të ndiqet për të evituar një krizë ekologjike
në vendin tonë. Por një gjë e tillë fatkeqësisht nuk pasqyrohet në webfaqen e Ministrisë së Mjedisit,
bile të dhënat i përkasin vetëm viteve 1997-98, në të cilat jo vetëm ka gabime por edhe pasaktësira dhe
plot teori të pavërtetuara.
Mendoj se prioritetet duhet të jenë në problemet më të mëdha e më të ngutshme për tu zbatuar,
që të sigurojnë një natyrë dhe mjedis të pastër .
Ndotjet e mjedisit duhen përcaktuar dhe vlerësuar drejtë duke i kushtuar rëndësi klasifikimit të
tyre në të ngurta në shkarkimet e lëngëta dhe ndotje të ajrit.
Parimet më të rëndësishme për mbrojtjen e mjedisit:
– Shfrytëzimi racional i burimeve, reduktimi i emetimeve në ajër, reduktimi i ndotjes së
ujit dhe tokës, dhe riciklimi i mbeturinave,
– Ruajtja e vlerave biologjike – ekologjike të mjedisit nëpërmjet ruajtjes së florës dhe
faunës, dhe të vlerave të trashëgimisë natyrore,
– Mbështetja në përdorimin e burimeve të ripërtërishme, bashkë – prodhimin e këtyre
burimeve dhe të llojeve të ndryshme të energjisë,
– Promovimi i kursimit të energjisë në mesin e publikut,
– Shfrytëzimi i pajisjeve shtëpiake me efikasitet të lartë, të tilla si llambat e dritës,
– Reduktimi dhe riciklimi i mbeturinave.
II.3. Ndryshimet klimatike globale
Rritja e temperaturave, ulja e sasisë së reshjeve dhe rritja e nivelit të deteve, për rrjedhojë dimër
më të butë, pranverë më të ngrohtë, verë më të nxehtë e më të thatë dhe vjeshtë më e thatë. Janë këto
disa nga pritshmëritë e ndryshimeve klimatike, sipas skenarëve të klimës.
Vera pritet të shoqërohet me thatësira për shkak të rritjes së temperaturës dhe avullimit, çka nuk
do të balancohet me reshje. Ndërsa, mundësia e fenomeneve ekstreme dhe ndryshueshmërisë së
temperaturave minimale brenda vitit është më e madhe.
Po kështu, rriten mundësitë e thatësirave më të shpeshta dhe më të ashpra që shtojnë më shumë
rrezikun e zjarreve. Ndërkaq, për shkak të rritjes së temperaturave mesatare të dimrit, pritet që sasia
më e madhe e reshjeve të jetë në formën e shiut dhe jo të borës, çka do të shkaktojë rritje si të lagështisë
së tokës, ashtu edhe të prurjeve.
Rritja e nivelit të përgjithshëm të reshjeve mund të shtojë rrezikun e erozionit të tokës në varësi
të intensitetit të shiut. Rritja e temperaturave gjatë verës mund të rezultojë në rritje të shpeshtësisë dhe
të intensitetit të fenomeneve ekstreme të motit. Ndryshimet e pritshme të temperaturës në sipërfaqen e
tokës dhe të lagështisë do të rrisin indeksin e nxehtësisë, por edhe pse pritet ulje e reshjeve në total, ka
mundësi që të përjetojmë rritje të shirave intensivë.
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR
FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 3
Krahasuar me mesataren e periudhës 1951-2000, numri i ditëve me reshje të rënda ka gjasa të
rritet me 1-2 ditë deri në vitin 2025, 2-3 ditë deri në vitin 2050, dhe me 3-5 ditë deri në vitin 2100.
Ndryshimet klimatike dhe energjia
Rritja e temperaturave, ndryshimet në sasinë e reshjeve dhe luhatjet e lagështisë, modelet e erës
dhe numri i ditëve me diell në vit mund të ndikojnë si në konsumin ashtu edhe në prodhimin e energjisë.
Ndryshimet e klimës parashikohet të prekin konsumin e energjisë elektrike për ngrohjen e
ambientit, ajrin e kondicionuar, ngrohjen e ujit dhe ftohjen. Nga këto, ajri i kondicionuar dhe ngrohja
e ambientit parashikohet të preken më shumë, pasi janë funksione të ndryshimit të temperaturës së
ambientit dhe asaj të jashtme. Kërkesa për energji për ngrohje ambienti për shtëpitë pritet të ulet me
10.6%, ndërsa kërkesa për energji për freskim ambienti pritet të rritet me 11.7%.
Sa i takon efekteve të klimës mbi prodhimin e energjisë, prodhimi i energjisë elektrike ka
mundësi të rritet nga 5850 GW/orë në vitin 2000 në 13,620GW/orë në vitin 2025, falë termocentraleve
të reja. Mendohet se, për shkak të ndryshimeve klimatike të pritshme, prodhimi i energjisë elektrike
përmes burimeve hidrike do të ulet deri në vitin 2025 me 700 GW/orë (viti 2025) ose 10-12% e totalit
aktual.
Për të plotësuar kërkesën duhet të rritet kapaciteti i termocentraleve me 700 GW/orë, i barabartë
me 120 MW. Pjesa e energjisë elektrike e prodhuar nga termocentralet do të rritet nga 6% në 2000 në
59,90% në 2025. Ndryshimet klimatike mund të ndikojnë edhe në furnizimin me energji nga burimet
diellore dhe ato të erës.
Rritja e orëve me diell do të çojë në rritje të përdorimit të energjisë diellore për shërbime të
ndryshme që kërkojnë energji. Rritja e pritshme e shpejtësisë së erërave do të nxisë përdorimin e
energjisë së erës.
Ndryshimet klimatike dhe bujqësia
Rritja e temperaturës mund të shkaktojë reduktimin e sezonit të kultivimit për disa të korra.
Drithërat do të korren më shpejt dhe mungesa e ditëve të ftohta gjatë periudhës dhjetor – janar mund
të reduktojë efektet e zhvillimit të shpejtë të bimëve që rriten në temperatura të ftohta dhe si rrjedhojë
do të zgjasë pjesën e parë të sezonit të kultivimit për grurin dimëror.
Rritja e pritshme e temperaturës do të përshpejtojë ritmet e zhvillimit dhe do të shkurtojë
periudhën e rritjes për disa kultura bujqësore, për pasojë do të shkurtohet periudha e farëzimit.
Rritja e temperaturës gjatë sezonit të kultivimit do të rrisë normën e zhvillimin për të gjithë
kulturat e dimrit, të cilat për pasojë do të përballen me fenomene meteorologjike ekstreme (ngrica),
pikërisht në atë fazë kur do të jenë më delikate.
Temperaturat e rritura të verës nuk pritet të jenë shumë të dëmshme për kulturat bujqësore verore,
sepse janë më rezistente se ato dimërore. Por, periudhat e thatësirës mund të përbëjnë një shqetësim
madhor në të ardhmen.
Barërat e këqija pritet të përfitojnë nga përqëndrimet më të larta të CO2. Rezultati i konkurrencës
mes kulturave bujqësore dhe barërave të këqija do të varet nga mënyra se si këto do të reagojnë ndaj
fertilizimit klimatik dhe atmosferik. Por, në përgjithësi, rritja e temperaturës mund të shkurtojë ciklin
riprodhues të shumë insekteve të dëmshme, rrjedhimisht, me ngrohjen e klimës, rritet rreziku që
kulturat bujqësore të dëmtohen nga këta insekte apo sëmundje. Temperatura e ajrit në prill mund të
ngadalësojë rritjen e biomasës dhe mund të reduktojë prodhimin e grurit.
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR
FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 4
II.4. Efekti serë
Jeta në Tokë, siç e dimë është e mundur në sajë të efektit natyral të njohur me termin greenhouse.
Të ashtuquajturat gaze të efektit serë, kryesisht avujt e ujit (H2O), dioksid karboni (CO2), dhe
gjurmë gazesh si metani (CH4), oksidi i azotit (N2O) dhe ozoni troposferik (O3) lejojnë energjinë
diellore të arijë në Tokë si dritë e dukshme, por ndërkohë e kapin atë brenda atmosferës si një nxehtësi
infra të kuqe.
Ky fenomen, e mban planetin tonë mjaftueshmërisht të ngrohtë duke siguruar realizimin e
përshtatshëm të funksioneve fiziologjike të të gjithë organizmave.
Mungesa e gazeve të efektit serë do ta ulte temperaturën e planetit tonë rreth 33ºC duke e renditur
Tokën në rradhën e planeteve të tjerë pa jetë të sistemit tonë diellor.
Burimi: Programi për Ndryshimet Globale i US: Ndryshimet Klimatike / Të dhëna
Efekti serë që për miliona vjet ishtë një bekim për Tokën, duket të jetë shndërruar në një rrezik
serioz për Tokën gjatë shekullit të fundit për shkak të aktivitetit njerëzor. Me industrializimin dhe
rritjen e populatës emetimi i gazeve të efektit serë – nga djegia e lëndëve djegëse, shpyllëzimet dhe
pastrimi i tokave për bujqësinë – është rritur në mënyrë të ndjeshme.
Gjate 100 viteve të fundit, ne kemi emetuar në atmosferë gaze të efektit serë me një shpejtësi më
të madhe se ajo që do te duhej për ti eliminuar ato në menyrë natyrale. Për më tepër, gaze të reja
sintetike si klorofluorokarbonet dhe halonet (CFCs) janë emetuar dhe ato sigurisht që veprojnë në favor
të efektit serë.
Gjate kësaj kohe, niveli atmosferik i këtyre gazeve është rritur në mënyrë të qëndrueshme dhe
parashikohet të vazhdojë rritja dhe ndërkohë që ekonomia globale rritet.
Këto rritje të ndjeshme kanë filluar të përvijojnë një balancë delikate, duke rritur në mënyrë të
dukshme sasinë e gazeve të efektit serë në atmosferë, dhe efektin negativ të tyre.
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR
FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 5
Të dhënat klimatike që datojnë rreth 160000 vite më parë vënë në dukje një relacion të ngushtë
midis përqëndrimeve të gazeve të efektit serë dhe temperaturave globale. Në 1896, kimisti i shquar
suedez Svente Arrhenius sugjeronte që djegja e lëndëve djegëse që çon në dyfishimin e CO2 atmosferik
mund të rrisë temperaturën mesatare globale me 5.5ºC.
Kjo nuk është shumë larg nga rritja prej 1.5÷4.5ºC e parashikuar prej simulimeve kompjuterike
të projektit klimatik për dyfishimin e sasisë së CO2 atmosferik.
Në 1995 komuniteti shkencor botëror raportonte që ndryshimi është në rrugë dhe Toka është
nxehur rreth 0.5ºC gjatë shekullit të fundit. Në janar të 2001 UNIPCC (Paneli Ndërkombëtar për
Ndryshimet Klimatike) deklaroi zyrtarisht që ndikimi human është faktori kryesor për ngrohjen
botërore.
Kjo deklaratë ishte e një rëndësie të madhe meqenëse deri atëherë egzistonin zëra që ia atribuonin
ngrohjen botërore aktivitetit diellor, fluktuacioneve klimatike natyrore ose gabimeve kompjuterike.
Parashikimet sasiore për situatën në të ardhmen janë ende të paqarta. Në 1995 IPCC arriti në
përfundimin se temperatura sipërfaqësore botërore e ajrit do të rritet me 1÷3.5ºC në 2100, ndërsa në
2001 rritja e parashikuar e temperaturës arriti në 1.4÷5.8ºC.
Interpretimi më i mirë është se ne do të përjetojmë një ngrohje prej rreth 2ºC në 2100, gjë kjo që
do të përbëjë ndryshimin klimatik më të shpejtë të 10000 viteve të fundit, periudhë kjo gjatë së cilës u
zhvillua qytetërimi human. Ngrohja e këtyre përmasave do të ndikojë në shumë aspekte të jetëve tona
sepse ajo ndryshon temperaturën dhe sistemin e rreshjeve, indukton rritje të nivelit të deteve, dhe
ndryshon shpërndarjen e rezervave të ujit të freskët.
Ndikimet në shëndetin tonë, vitaliteti i pyjeve dhe rajoneve të tjera natyrore, dhe produktiviteti i
bujqësisë ka të ngjarë të jenë të ndjeshme. Një Tokë më e nxehtë do të shpejtojë ciklin e qarkullimit të
ujit në natyrë: shkëmbimin e ujrave ndërmjet oqeaneve, atmosferës, dhe Tokës. Temperatura më të
larta shkaktojnë më shumë avullim, dhe tokat do të tentojnë të thahen më shpejtë.
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR
FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 6
Sasi të rritura të ujit në atmosferë do të thotë më shumë shi ose borë kudo. Ne mund të shohim
shenjat e para të ndryshimit në ciklin e ujit. Ngjarje të tilla mund të shkaktojnë përmbytje, erosione,
dhe ndoshta humbjen e jetës. Sidoqoftë, në disa drejtime të tjera rritja e avullimit çon në thatësirë sepse
shirat e bollshëm bien diku tjetër.
Rreshjet Vjetore 1901-1995 (Programi i US për Kërkime në Ndryshimet Globale: Ndryshimet
Klimatike / Të dhëna)
Niveli mesatar botëror i detrave është rritur 10÷25cm, gjatë 100 viteve të fundit, kryesisht sepse
uji rrit volumin kur nxehet. Shkrirja e akullnajave, që ka ndodhur kudo në botë gjatë shekullit të shkuar,
gjithashtu kontribuon në këtë rritje. Tokat dikur të ngrira në Alskë dhe Arktikun Siberian kanë filluar
të shkrihen gjithashtu, duke dëmtuar ekosistemet dhe infrastrukturën.
Shkrirja dhe ngrohja e tundrës do të çojnë gjithashtu në kalbjen e lëndëve organike dhe çlirimin
e karbonit dhe metanit, duke krijuar një burim shtesë të gazeve të efektit serë. Ndërsa rreziqet për shkak
të ndryshimeve globale të temperturave rriten, egziston një nevojë reale për t’u fokusuar në aksione
për reduktimin e emetimit të gazeve të efektit serë dhe minimizimin e ndikimeve negative të klimës në
ndryshim.
Në përgjithësi, banorët e vendeve në zhvillim janë më të ndjeshëm ndaj ndryshimeve klimatike
për shkak të infrastrukturës dhe kapitalit të limituar dhe varësisë më të madhe ndaj burimeve natyrore.
II.5. Mbështjellesja e ozonit ndryshon
Ozoni është një shtresë e domosdoshme. Ozoni është një shtresë që mbulon planetin tonë dhe
parandalon rrezet ultravjollcë të dritës së Diellit të depërtojnë në sipërfaqen e Tokës.
Jeta në Tokë do të ishte pothuajse e pamundur nga efekti shkatërrues i këtyre rrezeve. Dëmtimi i
shtresës së Ozonit ndikon në jetën në Tokë. Atomi i oksigjenit në natyrë shfaqet në dy forma të
ndryshme (ose modifikime alotropike) njëra është oksigjeni i zakonshëm "O2" dhe molekula tjetër "O3"
prej tre atomeve të oksigjenit e cila quhet Ozon.
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR
FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 7
Ozoni është gaz helmues më ngjyre të kaltër të çeltë, me erë karakteristikë e cila hetohet edhe në
përqëndrim më të vogël së 0,01 ppm. Ai paraqitet zakonisht pas shirave të mëdha atëherë ajri ka erë të
këndshme të Ozonit.
Në shtresat e ulta të atmosferës gjendet në sasi të vogla. Në një milion molekula të oksigjenit
njëra është molekulë e Ozonit. Pra, Ozoni ndodhet në sasi të vogla në të gjitha shtresat e atmosferës.
E rëndësisë së veçantë është se shtresa më e përqëndruar e Ozonit shtrihet 20÷40 km mbi
sipërfaqen e Tokës. Kjo shtresë nën ndikimin e rrezeve të Diellit mund të bashkëveprojë me ndotësit e
tjerë të ajrit duke formuar mjegullën (smogun) i cili ndikon në shëndetin e njeriut, në organet e
frymëmarrjes, shkakton kancerin, kataraktet e syrit, etj.
Vëllimi i atmosferës në të cilin është zvogëluar dukshëm përqëndrimi i Ozonit, quhet vrimë e
Ozonit. Formimi i vrimave të Ozonit shpjegohet me veprimin negativ të klasës së komponimeve
organike, që janë të njohura si klorflourkarbone (CFC), që ndryshe quhen "freone".
Në botë bëhen përpjekje të mëdha për të zvogëluar prodhimi e freoneve. Smogu është një
përzierje tymi dhe blozë me ngjyrë kafe që mbulon në formë mjegulle shumë qytete ku qarkullojnë
automjete.
Në vitin 2065 pothuajse dy të tretat e sasisë së përgjithshme të Ozonit do të zhduken, jo vetëm
në pole por kudo. Rrezet ultraviolete apo radioaktive do të bien në gjerësi të mesme gjeografike dhe
do shkaktojnë pasoja në qytete si Washington.
Këto rreze do jenë mjaft të forta për të shkaktuar djegie nga Dielli për vetëm 5 minuta. Ozoni
është mbrojtësi natyral i Tokës nga rrezet, absorbon dhe bllokon pjesën më të madhe të rrezatimeve të
dëmshme që vinë nga Dielli.
Ky gaz (Ozoni) është krijuar në mënyrë natyrale, ku në atmosferë një molekulë e Oksigjenit O2
bashkohet me një atom të tij O, duke formuar Ozonin O3.
Vrima më e madhe e Ozonit është regjistruar në Antartik në vitin 2006. Freonët dhe Halonët janë
subsancat të cilat ndikojnë në zvogëlimin e sasisë së Oksigjenit në Atmosferë, prandaj njerëzimi duhet
të bëjë diçka që ta ndalojë këtë fenomen. Ky fenomen siç u tha dhe me lartë është një ndodhi që mund
të japë fundin e botës.
II.6. Ndikimi i zhurmave në organizmin e gjallë
Ndryshe nga sa ndodh në botë, ndotja akustike është një nga problemet e mëdha në botë. Mirëpo,
ndërsa para viteve ’90 njiheshin zhurmat e prodhimit në industrinë tekstile, minerale, mekanike, etj.,
aktualisht ankesat dhe shqetësimet e qytetarëve tregojnë që ato janë të pranishme gjatë ditës dhe natës,
krijohen dhe nga aktivitete private, qofshin këto lokale nate, apo sallone të ndryshme.
Por, shqetësimet e banorëve lidhen me furrat e bukës, klinikat dentare në godina banimi, apo
borritë e makinave e trafikut të rënduar. Inspektorët e mjedisit ndërmarrin herë pas here aksione për
zbatimin e ligjit të zhurmave, ndërsa kanë marrë masat përkatëse në çdo rast konstatimi të shkeljes së
ligjit.
Megjithatë, zhurma me burim të ndryshëm është prezente. Banorët ngrenë shqetësime edhe për
rënien papushim të borrive, apo dhe sinjalet kundër vjedhjes, që sipas tyre, "kur fillojnë të bien nuk
dinë të mbarojnë". Por, burime zhurmash, të cilët na qëllon ta dëgjojmë rëndom, janë edhe pompat e
ujit nëpër pallate, apo aktivitete të ndryshme pranë godinave të banimit, etj.
II. FIZIKA E AMBIENTIT JETËSOR
FIZIKA – IV – Rrahim MUSLIU – ing.dipl.mek. 8
Rreziqet në shëndet nëse ndokush mund të shfaqë zemërim, apo pakënaqësi, shkak mund të kenë
qenë dhe zhurmat e larta. Perceptimi i zhurmave në jetën e përditshme ka një rëndësi të madhe për
mirëqënien e shëndetit të popullatës, shprehen specialistët e shëndetit publik.
Në qoftë se ka një ‘bombardim’ nga zhurma, të përditshëm, me kalimin e kohës, kjo ndikon edhe
në shëndet. Në radhë të parë, zhurmat ndikojnë duke shkaktuar një traumë të strukturave kokleare të
veshit të brendshëm që çojnë deri në një humbje të dëgjimit të pakthyeshme. Por, edhe në sëmundjet e
hipertensionit, pasi duke çliruar më tepër adrenalinë në gjak rritet tensioni i këtyre njerëzve që marrin
nivel zhurmash më të madh se norma, në sëmundjet ishemike të zemrës, në çrregullime të gjumit, por
edhe në performancën e përditshme të njerëzve të ekpozuar karshi zhurmave, sqarojnë specialistët.
Ndërkohë, ka evidenca të pjesshme që vijnë nga perëndimi që japin dhe dëmtime në sistemin
imunitar dhe defekte në lindje.
Specialistët shpjegojnë se veç zhurmës janë një sërë faktorë social-psikologjikë dhe ekonomike,
por ka dhe faktorë të tjerë personalë, demografikë, si mosha, gjinia, statusi social, që të gjithë së bashku
ndikojnë në shëndet.
Ndikimi i zhurmave në shëndet varret dhe nga kohëzgjatja, por dhe eksperienca e popullatës ndaj
tyre (sa e ndjeshme është ajo ndaj zhurmave dhe faktorëve të mësipërm). Ndërkohë, niveli kufi i
zhurmave varet nga zonat ku do të bëhen matjet.
Në rrugët kryesore dhe duke qenë sa më në qendër niveli duhet të jetë më i ulët. Niveli kur fillon
të çrregullohet gjumi është 42-45 dB, ndërsa kur niveli është mbi 80 dB, atëherë shkohet drejt një
shurdhimi të plotë. Por, Organizata Botërore e Shëndetësisë ka ndarë nivelet, sipas zonave ku
gjenerohet zhurmë. Ndotja akustike është kthyer në një tipar të zakonshëm të jetës moderne.
Fatkeqësisht, në shumicën e rasteve në shtëpitë tona, në punë, madje edhe gjatë pushimeve,
zhurmat e padëshirueshme ndikojnë negativisht cilësinë e jetës tonë.
Dihet se zhurmat e larta mund të shkaktojnë dëmtimë permanente të shëndetit tonë. Njerëzit që
janë subjekt i niveleve të larta të zhurmës, p.sh. në diskoteka dhe koncerte muzikore, mund të vuajnë
nga humbja e dëgjimit si rezultat i dëmtimit të shkaktuar në sistemin e dëgjimit nga tinguj me intensitet
të lartë.
Dëmtime të ngjashme mund të ndodhin si rezultat i fishekzjarreve dhe i të shtënave të armëve.
Përveç këtyre niveleve të larta të zhurmës, edhe zhurmat e moderuara të shkallës 85 decibel, si
tingulli i alarmit të orës ose i kositëses së barit, mund të dëmtojë dëgjimin. Dëgjimi mund të preket nga
zhurma të moderuara nëse jemi subjekt i tyre për një përiudhë të gjatë kohore.
Por çfarë ndodh me zhurmat me intensitet të ulët vazhdimisht ekzistuese në mjedisin tonë
rrethues? Tinguj të tillë janë ata të prodhuar nga trafiku, paisjet elektro-shtëpiake si lavapjata, muzika,
pastruesi me vakum, ajri i kondicionuar dhe aeroplanët.
Tingujt me intensitet të ulët mund të mos kërcënojnë të dëgjuarit në mënyrë të drejtpërdrejtë
megjithatë, si në shtëpi ashtu edhe në punë, ato mund të ndikojnë në shëndetin tonë fizik dhe mendor.