Top Banner
12

HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

Aug 29, 2019

Download

Documents

dangquynh
Welcome message from author
This document is posted to help you gain knowledge. Please leave a comment to let me know what you think about it! Share it to your friends and learn new things together.
Transcript
Page 1: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është
Page 2: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

HyrjeQeverisja lokale karakterizohet nga politika dhe veprime jo domosdoshmërisht të mëdha por, që kanë ndikim të drejtpërdrejtë dhe të shpejtë në jetën e qytetarëve. Kjo pasi vetë pushteti lokal nënkupton pushtet “më të afërt me qytetarë”, veprimet dhe vendimet e të cilit afektojnë jetën e përditshme të qytetarëve. Transparenca në shpenzimet publike, për më tepër ka rëndësi edhe më të madhe në qeverisjen e mirë në nivel lokal sepse ndihmon në rritjen e llogaridhënies dhe qeverisjes së mirë në nivel lokal.

Qeverisja e mirë në kuptim të qeverisjes së komunave nënkupton mundësi të qytetarëve që të ndikojnë në vendimet që merren në mjediset ku jetojnë ata. Kjo shprehet përmes dëgjimeve pubike të cilat mbahen në pajtim me Ligjin Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale dhe përmes takimeve të drejtpërdrejta me qytetarë. E drejta për informim buron që nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës. Kjo e drejtë është trajtuar si e drejtë e veçantë me nenin 41 të Kushtetutës, në të cilin është theksuar që kufizimi nga informacionet mund të bëhet vetëm me ligj. Nga kjo rrjedhin dispozitat e Ligjit Nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumente Publike, i cili ua mundëson qytetarëve ta gëzojnë të drejtën e tyre për informim dhe shpjegon edhe procedurat për realizimin e tyre.

Forma e parë e shprehjes së transparencës konsiston me informimin e qytetarëve rreth vendimeve që merren. Pikërisht këtu vjen në ndihmë INVESTOMETRI. Kjo platformë elektronike synon t’u ofrojë qytetarëve një dritare informimi, ku mund të qasen më lehtë. Në vend të realizimit të së drejtës për informim sipas nenit 4 të Ligjit Nr. 03/L-215 për Qasje në Dokumente Publike, qytetari mundet thjesht që përmes një klikimi të informohet rreth investimeve kapitale.

INVESTOMETRI synon të krijojë një hapësirë të qasshme ku publiku mund të qaset dhe të informohet rreth investimeve kapitale dhe ta përcjellë vetë zbatimin e tyre duke përdorur përparësitë e teknologjisë informative.

Page 3: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Informatat vazhdimisht përditësohen dhe qytetarët kanë mundësi ta shohin progresin në kohë reale. INVESTOMETRI ka për qëllim që qytetarëve t’ua krijojë një pasqyrë të përgjithshme të orientimeve të komunës për investime kapitale dhe ta bëjë qytetarin pjesëmarrës në monitorim të zbatimit të tyre.

Investometri synon gjithashtu ta ngushtojë hendekun në mes të vendimmarrjes politike dhe qytetarëve në komunat e zgjedhura. Rrjedhimisht, qytetarët do të jenë të mirëinformuar para dëgjimeve publike me komunën dhe do të rritet numri i të interesuarve për pjesëmarrje. Pjesëmarrja e sa më shumë qytetarëve në vendimmarrje, jo vetëm që do ta rrisë kualitetin e këtyre vendimeve, por edhe do t’i promovojë parimet e qeverisjes së mirë në nivelin lokal.

Pse investometri është i rëndësishëm?

E rëndësishme për qytetarin është niveli i realizimit të shpenzimeve të parapara për investime kapitale, pasi që bëhet fjalë për realizimin e projekteve që ndërlidhen drejtpërdrejtë me rritjen e nivelit të shërbimeve publike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarit. Me qëllim që qytetarët të informohen më detajisht rreth investimeve kapitale në komunën e tyre, INDEP ka filluar ta implementojë projektin INVESTOMETRI, një platformë me anë të së cilës synon të sigurojë transparencë dhe llogaridhënie në shpenzime publike për investimeve kapitale në nivelin lokal.

Me anë të Investometrit, ju qytetarë të Prishtinës, mund të informoheni më detajisht rreth investimeve kapitale në komunë; nivelit të realizimit të tyre, vlerën e tyre dhe do të informoheni për vonesat e mundshme. Kemi aplikuar komponentët grafikë si ngjyra, forma dhe elemente tjera vizuale të cilat shfaqin sa më shumë informata.

Page 4: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Komuna dhe investimet kapitalePrishtina është kryeqendra e Kosovës. Ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 572 km2 dhe ka 48 fshatra. Të qenit kryeqytet e bën Prishtinën një vatër shumë të frekuentuar. Prishtina është e banuar nga shumica shqiptare dhe nga komunitetet e tjera: serb, turk, boshnjak, rom dhe ashkali. Sipas regjistrimit të fundit të popullësisë, Prishtina ka një popullsi prej 198,897 banorësh rezidentë. Përveç banorëve rezidentë, të mirat dhe shërbimet e kryeqytetit shfrytëzohen edhe nga dhjetra e mijëra qytetarë të tjerë që e frekuentojnë atë çdo ditë.

Për vitin 2016 komuna e Prishtinës ka aprovuar buxhetin në vlerë prej 65,883,762 €, buxhet ky i ndarë në pesë kategori të shpenzimeve:

1. Paga dhe mëditje 28,108,709 € 2. Mallra dhe shërbime 7,393,190 € 3. Shërbime komunale 1,793,000 € 4. Subvencione dhe transfere 1,816,810 € 5. Investime kapitale 26,772,053 €

Investimet kapitale komunale për 2016

Komuna e Prishtinës për vitin 2016 nga totali i buxhetit të përgjithshëm,i cili është 65,883,762 € për investime kapitale ka ndarë 26,772,053 € apo thënë në përqindje 40% të buxhetit. Ky buxhet do të shërbejë për projekte kapitale për afro 200 mijë banorë të identifikuar si rezidentë të kryeqytetit në regjistrimin e popullsisë së vitit 2011. Investimet kapitale janë të shtrira në tërë territorin e vet, pra në 572 kilometra katror sa ka Prishtina. Lista e projekteve kapitale për vitin 2016 tregon që shumica e këtyre investimeve janë orientuar në drejtim të përmirësimit të infrastrukturës.

Page 5: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Komuna e Prishtinës, në vitin 2016 ka shpenzuar një shumë prej afro një milion e gjysmë euro në infrastrukturë rrugore si në asfaltimin/ndërtimin e rrugëve ashtu edhe në riparimin apo mirëmbajtjen e tyre. Kjo shumë përveç vlerës së lartë financiare ka edhe një vlerë tjetër pasi që një numër i madh i rrugëve bën pjesë në pjesën rurale të qytetit me qëllim të përmirësimit të jetesës së banorëve të kësaj ane.

Ndër projektet me rëndësi të rritjes së infrastrukturës rrugore veçohen:1. Ndërtimi i disa rrugicave në fshatrat Llukar dhe Makovc2. Ndërtimi i rrugëve në fshatin Koliq, lagjja Bicaj dhe Vol3. Ndërtimi i rrugës në fshatin Dabishevc-lagjja Dulaj etj

Fig 1. Ndërtimi i rrugëve në pjesë të ndryshme të Prishtinës

Page 6: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Projekti Rregullimi i oborrit të shkollës fillore “Ismail Qemajli” ka vlerën financiare prej 178,704.48 €. Ky projekt është i financuar një pjesë nga të hyrat vetanake me vlerë prej 35,740.90 € ndërkaq, pjesa tjetër është e financuar nga një grant joqeveritar në vlerë prej 142,963.58 €. Punët që janë duke u kryer në këtë pjesë kanë të bëjnë me ndërtimin e stazave, pjerrinave, tribunave, dyshemesë nga goma e recikluar, rrethojave të terrenit sportiv, ndriçimit të oborrit, largimit të ujërave atmosferikë ndërtimin e klasave verore, rregullimin e gjelbërimit në oborr etj.

Fig 2. Rregullimi i oborrit të shkollës fillore”Ismail Qemajli”

Page 7: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Komuna e Prishtinës përveç investimeve të infrastrukturës rrugore, objekteve shkollore, kanalizimeve etj., është duke investuar edhe në projekte që rrisin infrastrukturën në sport. Komuna e Prishtinës është duke realizuar projektin: Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Hajvali - Faza e II-të. Punimet në ndërtimin e stadiumit kanë filluar me datë 15.08.2016 dhe janë në ekzekutim e sipër. Sipas planit dinamik periudha e realizimit të këtij projekti është 120 ditë.

Fig 3. Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Hajvali - Faza e II-të.

Page 8: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Mirëmbajtja e sipërfaqeve gjelbëruese në qytetin e Prishtinës: është projekt që komuna e Prishtinës e ka cilësuar si një projekt mjaft të rëndësishëm, pasi që nga të hyrat vetanake prej mjeteve të dedikuara për investime kapitale për këtë projekt ka ndarë një buxhet mjaft të lartë prej 800,000.00€.Ky projekt është duke u realizuar nga data 01.08.2016 dhe sipas planit dinamik periudha e realizimit të këtij projekti është 12 muaj.

Fig 4. Mirëmbajtja e sipërfaqeve gjelbëruese në qytetin e Prishtinës (lagjja Dardania)

Page 9: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Fig 5. Mirëmbajtja e sipërfaqeve gjelbëruese në qytetin e Prishtinës (lagjja Ulpiana)

Page 10: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Investimet kapitale të vonuaraKomuna e Prishtinës pjesën më të madhe të projekteve kapitale i ka realizuar në kohë sipas planit dinamik, mirëpo janë disa projekte të cilat me apo pa arsye nuk kanë arritur të realizohen sipas planit të paraparë. Projektet e vonuara janë kryesisht për shkaqe të ndryshme, ku ka vonesa për arsye të kontesteve gjyqësore, vonesa të shkaktuara nga kushtet atmosferike, dëmtimeve të instalimeve nëntokësore etj. Në mesin e projekteve të vonuara ka projekte të cilat kanë përfunduar, por që nuk kanë arritur të realizohen në kohën e paraparë.

Në tabelën më poshtë mund t’i shihni projektet kapitale të vonuara

Emri i kontratës Shuma në € Periudha e realizimit

Data e nënshkrimit te kontratës

Data e fillimit të punimeve

Data e perfundimit të punimeve

Arsyet e vonesave

Ndërtimi i murit beton-Arme në lagjen Velania

43,79.94€ 14 Ditë 15/07/2016 18/07/2016 Ende nuk ka përfunduar

Vonesa të arsyshme për shkak të instalimve nëntokësore (rrjedhjeve të ujit) si pengesë për ndërtimin e murit mbrojtës.

Implementimi i projektit të nyjës në fund të rrugës Avdyl Rama, dislokimi i trafos, shtyllave elektrike dhe trajtimi i zonë

13,2049.1€ 2 Muaj 09/06/2016 01/07/2016 Ende nuk ka përfunduar

Për arsye të hapësirës së pamjaftueshme (duhet të mos mbyllet qarkullimi i banorëve të lagjes) për ekzekutimin e punimeve si dhe duke pasur parasysh instalimet e vjetra nëntokësore qoftë ato të ujësjellësit, elek-trikës, gjë që duhet evituar dhe dislokuar për vazhdimin e punimve të trases. Ndërtimi i mureve mbrojtëse në një terren të vështirë kodrinor mund të shkaktojë vonesa në realizimin e punimeve.

Përmirësim i gjendjes së Murit Alpin në Gërmi.

7,940.00€ 30 Ditë 13/04/2016 06/05/2016 07/07/2016 Paisjet origjinale për ekzekutimin e murit Alpin në tregun tonë nuk janë gjendur në bazë të specifikimit teknik të kërkuar, ku këto produkte speciale duke e pasur parasysh sigurimin e sportistëve në konsultim dhe bashkëpunim me përfaqësuesin e klubit Alpin Prishtina janë furnizuar nga Slovenia që kanë ndikuar qe punimet të zvarriten.

Renovimi në disa qendra dhe ambulanca mjeksore në Prishtinë

34,320.00€ 30 Ditë 08/03/2016 21/03/2016 17/05/2016 Vonesat në realizimin e punimeve janë bërë për shkak të moslirimit të disa hapësirave gjer në ditët e vikendit, me qëllim të mos pengimit të pacientëve nëpër ambulanta

Ndërtimi i rrugës në lagjen e Dulev-itëve-Suteske RITENDER

219,999.80€ 60 Ditë 13/04/2016 29/04/2016 Ende nuk ka përfunduar

Vonesa për shkak të kontesteve pronësoro - juridike dhe kushteve tjera gjatë punimeve.

Page 11: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është

investometri.com

indep.info

Sfidat kryesore në implementimin e projekteve

Gjatë kësaj periudhe, komuna e Prishtinë është përballur me disa sfida në realizimin e projekteve kapitale ndër të cilat më kryesoret ishin:

• Mungesa e Ligjit për Prishtinën • Mos realizimi i kontratave nga ana e operatorëve • Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe probleme në planifikim të punimeve bazuar në kushtet e terenit

Emri i kontratës Shuma në € Periudha e realizimit

Data e nënshkrimit te kontratës

Data e fillimit të punimeve

Data e perfundimit të punimeve

Arsyet e vonesave

Ndërtimi i murit beton-Arme në lagjen Velania

43,79.94€ 14 Ditë 15/07/2016 18/07/2016 Ende nuk ka përfunduar

Kemi vonesa të arsyshme për shkak të instalimve nëntokësore (rrjedhjeve të ujit) si pengesë për ndërtimin e murit mbrojtës.

Implementimi i projektit të nyjës në fund të rrugës Avdyl Rama, dislokimi i trafos, shtyllave elektrike dhe trajtimi i zonë

13,2049.1€ 2 Muaj 09/06/2016 01/07/2016 Ende nuk ka përfunduar

Për arsye të hapësirës së pamjaftueshme (duhet të mos mbyllet qarkullimi i banorëve të lagjes) për ekzekutimin e punimeve si dhe duke pasur parasysh instalimet e vjetra nëntokësore qoftë ato të ujësjellësit, elek-trikës, gjë që duhet evituar dhe dislokuar për vazhdimin e punimve të trases. Ndërtimi i mureve mbrojtëse në një terren të vështirë kodrinor mund të shkaktojë vonesa në realizimin e punimeve.

Përmirësim i gjendjes së Murit Alpin në Gërmi.

7,940.00€ 30 Ditë 13/04/2016 06/05/2016 07/07/2016 Paisjet origjinale për ekzekutimin e murit Alpin në tregun tonë nuk janë gjendur në bazë të specifikimit teknik të kërkuar, ku këto produkte speciale duke e pasur parasysh sigurimin e sportistëve në konsultim dhe bashkëpunim me përfaqësuesin e klubit Alpin Prishtina janë furnizuar nga Slovenia që kanë ndikuar qe punimet të zvarriten.

Renovimi në disa qendra dhe ambulanca mjeksore në Prishtinë

34,320.00€ 30 Ditë 08/03/2016 21/03/2016 17/05/2016 Vonesat në realizimin e punimeve janë bërë për shkak të moslirimit të disa hapësirave gjer në ditët e vikendit, me qëllim të mos pengimit të pacientëve nëpër ambulanta

Ndërtimi i rrugës në lagjen e Dulev-itëve-Suteske RITENDER

219,999.80€ 60 Ditë 13/04/2016 29/04/2016 Ende nuk ka përfunduar

Vonesa për shkak të kontesteve pronësoro - juridike dhe kushteve tjera gjatë punimeve.

Page 12: HyrjeQvijQsHa vi - investometri.cominvestometri.com/wp-content/uploads/2016/11/prihstineedited-1.pdf · HyrjeQvijQsHa vi HyljoaHykv Komuna dhe investimet kapitale Prishtina është